Rreziku i (mos) kufizimit të lirisë së medias, rasti shqiptar

22
Rreziku i (mos) kufizimit të lirisë së medias, rasti shqiptar Jonaid MYZYRI Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë Abstrakt Me konsolidimin e medias si pushteti i katërt dhe rolit të saj si “watchdog“ i demokracisë, logjikshëm ngrihet pyetja: Meqënëse asnjë pushtet nuk është i pakufizuar, a duhet kufizuar pushteti i medias, nesë po, në ç‘masë? Përmes këtij studimi synohet të arrihet zbërthimi i një sërë çështjeve tepër të rëndësishme që kanë të bëjnë me median dhe raportet e saj me të drejtat e tjera të njeriut. Rasti i cili është marrë në studim është tranzicioni 20 vjeçar i Shqipërisë dhe tabloja e dyfishtë që na paraqet ky tranzicion përsa i përket (mos) kufizimit të lirisë së shtypit. Boshllëku juridik gjatë viteve të tranzicionit dhe efekti i tij në tentativën e vazhdueshme të pushteteve ( ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) në ndikimin dhe cënimin e lirisë së shprehjes, informimit dhe një sërë të drejtash të tjera themelore të medias do të jenë pjesë e këtij studimi. Përmes analizës konkrete të rasteve synohet të analizohet edhe efekti i kundërt që ka patur liria e pakontrolluar e medias. A ka abuzuar media me lirinë e saj dhe a është legjislacioni ynë i gatshëm për të ndëshkuar rastet e tejkalimit të lirisë së medias? Cilët duhet të jenë kufijtë juridikë dhe moral në të cilën media do të duhet të funksionojë dhe të ushtrohet liria e shprehjes? Sa të mbrojtura janë të drejtat e çdo individi, (sidomos ato mardhënie juridike që kanë në themel mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit) nga redaksionalet të publikuara online të cilat ruajnë anonimatin e opinion-bërësve? Kështu përmes studimit synohet të evidentohet rreziku eventual që i vjen demokracisë nga kufizimi i medias nga njëra anë dhe nga pakufizueshmëria e saj nga ana tjetër. Jashtë fokusit të studimit nuk mund të qendrojë edhe fenomeni më i ri, ai i gazetarisë online me avantazhet dhe disavantazhet e saj. Përmes studimit krahasimor të legjislacionit shqiptar mbi median dhe atij të Bashkimit Europian synohet të evidentohet situata ligjore në Shqipëri përsa i përket kornizës në të cilën funksionon media. Gjithashtu në studim janë përdorur dhe raportet e organeve ndërkombëtare monitoruese përsa i përket evidentimit të problemeve kyç në lirinë e shprehjes së medias si edhe raportet e saj me të drejtat e njeriut si edhe pushtetet e tjera. Praktika ligjore e ndjekur si edhe rastet që mund të bëjnë precedent për të ardhmen përsa i përket kufizueshmërisë së lirisë së medias do të shërbejnë në analizën përfundimtare të studimit. Fjalët kyç: Bashkim Europian, kufizime, legjislacion, liria e individit, media 1

Transcript of Rreziku i (mos) kufizimit të lirisë së medias, rasti shqiptar

Rreziku i (mos) kufizimit të lirisë së medias, rasti shqiptar

Jonaid MYZYRI

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë

Abstrakt Me konsolidimin e medias si pushteti i katërt dhe rolit të saj si “watchdog“ i demokracisë, logjikshëm ngrihet pyetja: Meqënëse asnjë pushtet nuk është i pakufizuar, a duhet kufizuar pushteti i medias, nesë po, në ç‘masë? Përmes këtij studimi synohet të arrihet zbërthimi i një sërë çështjeve tepër të rëndësishme që kanë të bëjnë me median dhe raportet e saj me të drejtat e tjera të njeriut. Rasti i cili është marrë në studim është tranzicioni 20 vjeçar i Shqipërisë dhe tabloja e dyfishtë që na paraqet ky tranzicion përsa i përket (mos) kufizimit të lirisë së shtypit. Boshllëku juridik gjatë viteve të tranzicionit dhe efekti i tij në tentativën e vazhdueshme të pushteteve ( ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) në ndikimin dhe cënimin e lirisë së shprehjes, informimit dhe një sërë të drejtash të tjera themelore të medias do të jenë pjesë e këtij studimi. Përmes analizës konkrete të rasteve synohet të analizohet edhe efekti i kundërt që ka patur liria e pakontrolluar e medias. A ka abuzuar media me lirinë e saj dhe a është legjislacioni ynë i gatshëm për të ndëshkuar rastet e tejkalimit të lirisë së medias? Cilët duhet të jenë kufijtë juridikë dhe moral në të cilën media do të duhet të funksionojë dhe të ushtrohet liria e shprehjes? Sa të mbrojtura janë të drejtat e çdo individi, (sidomos ato mardhënie juridike që kanë në themel mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit) nga redaksionalet të publikuara online të cilat ruajnë anonimatin e opinion-bërësve? Kështu përmes studimit synohet të evidentohet rreziku eventual që i vjen demokracisë nga kufizimi i medias nga njëra anë dhe nga pakufizueshmëria e saj nga ana tjetër. Jashtë fokusit të studimit nuk mund të qendrojë edhe fenomeni më i ri, ai i gazetarisë online me avantazhet dhe disavantazhet e saj. Përmes studimit krahasimor të legjislacionit shqiptar mbi median dhe atij të Bashkimit Europian synohet të evidentohet situata ligjore në Shqipëri përsa i përket kornizës në të cilën funksionon media. Gjithashtu në studim janë përdorur dhe raportet e organeve ndërkombëtare monitoruese përsa i përket evidentimit të problemeve kyç në lirinë e shprehjes së medias si edhe raportet e saj me të drejtat e njeriut si edhe pushtetet e tjera. Praktika ligjore e ndjekur si edhe rastet që mund të bëjnë precedent për të ardhmen përsa i përket kufizueshmërisë së lirisë së medias do të shërbejnë në analizën përfundimtare të studimit.

Fjalët kyç: Bashkim Europian, kufizime, legjislacion, liria e individit, media

1

1. Media dhe tranzicioni Rrëzimi i sistemit komunist në vitin 1990 i dha fund dhe kontrollit, të paktën de juro, të medias nga pushteti. Por a do të ishte politika e gatshme për shkëputjen e kontrollit mbi median dhe garantimit të një kuadri ligjor që do ti siguronte asaj pavarësinë? A do të ishte vetë media e gatshme të merrte rolin e saj duke qendruar e pavarur nga politika? Problemi thelbësor në atë periudhë qendronte si në aspektin ligjor edhe në atë moral. Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor dhe mbi të gjitha një model i mëparshëm për të marrë si shembull. Në vitet e para të demokracisë, media mund të quhej “kaotike dhe e pastrukturar, ashtu siç ishin edhe strukturat shtetërore e shoqëria në përgjithësi”1. Koha vërtetoti se nevoja për një ligj ‘mbi Median” do të ishte jo vetëm një nevojë por një domosdoshmëri e kohës, vendit dhe të ardhmes së tij.

2. Raportet e medias me pushtetet, tentativa për të kufizuar lirinë e shprehjes

Me vendosjen e sistemit pluralist dhe përcaktimit të raporteve të reja midis medias dhe pushteteve, në Shqipëri janë evidentuar dy qasje, të cilat vijojnë, në raporte dhe forma të tjera, edhe sot. -Nga njëra anë kemi pushtetet ( legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor) në tentativën për të kufizuar lirinë e shprehjes; -Nga ana tjetër vetë median, e cila në fazat e ndryshme të zhvillimit të saj është vënë në shërbim të partive politike, ku nën emrin e lirisë së shprehjes, jo pak herë ka cënuar interesat e individëve. Në këtë punim synoj të sjellë modestisht disa argumente në favor të këtyre dy qasjeve si dhe të tregoj problemet që mendoj se duhet të kenë përparësi rëndësie në legjislacion por edhe në lirinë e medias në vendin tonë.

2.1 Pushteti legjislativ

Pushteti legjislativ është treguar përgjithësisht i kujdesshëm në hartimin e politikave të qarta dhe mbrojtëse përsa i përket lirisë së shprehjes dhe medias në tërësi. Por ka patur një rast të vetëm, i cili, sipas grupeve të interesit të asaj kohe është cilësuar si tentativë e legjislativit për të kontrolluar median. Në vetvete dhe kjo përbën një vullnet të ekzekutivit dhe të shumicës parlamentare, e cila për herë të parë e materializon jo në akte administrative, por në një ligj, dëshirën e saj për të kufizuar lirinë e shprehjes përmes kontrollit. Ligji Nr 7756 “ Mbi median” dt 11.10.1993, ndër të tjerat parashikonte në nenin 18 të tij se : “Prokurori apo ndihmësit e tij zyrtarë kanë të drejtë të tërheqin nga

1 Gross. Peter, Between Reality and Dream: Eastern European Media Transition, Transformation, Consolidation, and Integration, East European Politics and Societies, Sage 2004

2

qarkullimi një botim për qëllime të ndryshme nga ato të sigurimit të provave edhe pa urdhër konfiskimi (sigurim i përkohshëm), në rastet kur nxjerrja apo shpërndarja e atij botimi përbën një vepër të kundërligjshme, e cila vërteton objektin e shpërndarjes së shkrimeve që përbëjnë rrezik moral për rininë si dhe në rastet kur nuk mund të ekzekutohet në kohë një urdhër gjyqësor konfiskimi.”2 Në historinë e tranzicionit shqiptar mbetet rasti i vetëm kur legjislativi me anë të një ligji u mundua të vinte në pikëpyetje raportin e medias me pushtetet e tjera.

2.2 Pushteti Ekzekutiv

Pushteti ekzekutiv në të kundërtën, ka ndërhyrë disa herë për të kufizuar lirinë e shprehjes. Madje mund të themi se këto ndërhyrje apo tentativa kanë qenë edhe më të shpeshta dhe të shtrirë më gjatë në kohë, e jo vetëm të mbetura të izoluara nga parti apo qeveri të vetme.

Format që ka përdorur pushteti ekzekutiv kanë qenë të ndryshme.

-Në periudhën 1992-1997, ndër më të përhapurat kanë qenë presionet dhe kërcënimet apo ndjekjet penale.

-Ndërkohë gjatë trazirave të 1997 nuk kanë qenë të pakta rastet, kur gazetarët janë vrarë nga grupe të ndryshme kriminale në konteksin e një situate të acaruar politike. “Kështu në një letër drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha në 26 Mars 1997, Canadian Journalist for Free Expression (CJFE), evidenton rastet e vrasjes së 12 gazetarëve. Njëkohësisht letra i referohet edhe vrasjes në periferi të Sarandës së gazetares gjermane Vilma Gundabel sipas AFP”.3 Ndërkaq media jo pak herë është vënë në rrezik, ku incidenti më i rëndë i asaj periudhe padyshim do të mbetet djegia e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, në mars të 1997 nga një grup personash të pa identifikuar.

-Pas vitit 1998, pushteti ekzekutiv zgjodhi një formë të re në rrugën e vazhdueshme për të kufizuar lirinë e medias; Presionin ekonomik. Kjo dukuri u shfaq dy planëshe: nga njëra anë përmes gjobave dhe nga ana tjetër përmes joshjes që u bëhej pronarëve të mediave. Për më tepër, “situata financiare kritike e medias shqiptare e bën atë edhe më të prekshme ndaj korrupsionit dhe interesave të politikës dhe të biznesit”.”4 Ndërkaq sipas raportit të Freedom House për Shqipërinë në kapitullin e “ Pavarësisë së medias“ ngren shqetësimin se shumica e mediave të printuara dhe ato elektronike përkrahin qeverinë dhe Partinë

2 Neni 18. Ligji Nr. 7756 dt 11.10.1993, “Mbi Median” 3 Letër drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha, 26 Mars 1997 nga CJFE. http://www.cjfe.org/resources/protest_letters/journalist-kill-list-albania 4 Freedom House, 2003 Raporti mbi Shqipërinë. http://www.freedomhouse.org/report/nations-transit/2003/albania

3

Socialiste dhe se në raportimet e tyre janë më pak të butë dhe shpesh herë agresiv me opozitën.5

Vendimi i Këshillit të Ministrave në vitin 2006 për zhvendosjen e Top Channel nga godina e Piramidës, një pronë qeveritare për të cilën ajo ( grupi mediatik) paguan taksë u cilësua nga organet monitoruese si një tentativë të ekzekutivit për të kontrolluar median. Po në qershor të 2006, pas kontrollit të organeve tatimore pranë grupit mediatik Top Media, këtij të fundit iu akordua një gjobë prej 14.1 milion dollarë apo 1.71 bilion lekë për detyrime fiskale të pa paguara. Në një deklaratë, Organizata Mediale e Europës Juglindore (South East Europian Organisation (SEEMO)) deklaron se : “në situatën shqiptare, presioni ekonomik është një nga format e nënshtrimit të medias, duke besuar se “qeveria po mundohet të intimidojë median”6 .

Një tjetër formë e presionit ekonomik që ushtron pushteti ekzekutiv ndaj medias, është edhe favorizimi me reklamat qeveritare ndaj mediave që ndodhen më pranë pushtetit. Në vitin 2006 Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që kishte si qëllim reduktimin e varësisë ekonomike të medias nga pushteti dhe burimet shtetërore. Vendimi ndalonte publikimin e lajmërimeve shtetëore në media duke i publikuar këto në Buletinin e Lajmërimeve Zyrtare. Por, megjithatë ligji nuk arriti të përcaktojë qartë “çfarë kuptonte me ‘reklamë shtetërore’, duke lënë përsëri hapësira për manipulimnë ”7

Presioni ekonomik, nuk ka mbetur i vetëm gjatë kësaj periudhe.

Dhuna dhe presionet e drejtpërdrejta ndaj gazetarëve kanë qenë po kaq të shpeshta. Kështu në vitin 1998, Free Speech Forum denoncoi arrestimin pa një urdhër gjyqësor apo të prokurorisë, të gazetarit z. Alfons Zeneli8. Tritoli i vendosur në makinën e deputetit dhe kryeredaktorit të asaj kohe të “Zërit të Popullit” z. Erion Braçe, mbrëmjen e 6 Prillit 2006 nuk ka mbetur jashtë kritikave të organizatave monitoruese9.

Formë tjetër e presionit që pushteti ekzekutiv , por edhe ai vendor, i bën medias është përdorimi i procedurave burokratike apo pengesave të tjera të pa justifikuara që i vështirësojnë medias aksesin për marrjen e informacionit. Kështu në një deklarim për organizatën ndërkombëtare IREX, kryeredaktori i gazetës “Shqip“ z. Aleksandër Çipa ngren shqetësimin se gazetarët e gazetës “Shqip” dështuan të merrnin informacion mbi

5 Freedom House 2004, Raporti mbi Shqipërin. http://www.freedomhouse.org/report/nations-transit/2004/albania 6 SEEMO 18 Qershor 2007, letër dërguar Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli http://www.seemo.org/activities/pressfreedom/07/press0708.html 7Besnik Baka, Media Vs. Politika: Trancizioni drejt (pa)varësisë politike, Instituti Shqiptar i Medias. 8 Deklarata për shtyp e Free Speech Forum, 21shtator 1998, Tiranë http://groups.google.com/group/bit.listserv.albanian/browse_thread/thread/6ef8a06a8d16bfd3/a9acacd6ca446c71%3Fq%3D%2522%2BZeneli%2522%23a9acacd6ca446c71&ei=iGëTS6eaOpË8Qpmqic0O&sa=t&ct=res&cd=1&source=groups&usg=AFQjCNFcHXBMflZ2Fq5ëSDKëx78LyaqhEg 9 SEEMO 18 Qershor 2007, letër dërguar Parlamentit të Republikës së Shqipwrisë

4

kampusin universitar për Qytet Studentit pranë kreut të planifikimit urban pranë Bashkisë Tiranë, megjithëse ato ndoqën “të gjitha rrugët ligjore për marrjen e informacionit.”10

1 Tabela 1 është hartuar duke u bazuar në raportet e Freedom House për Shqipërinë, sipas viteve përkatëse. Tabela paraqet kuotimin e Freedom House në kategorinë e “pavarësisë së medias” Horizontalisht jan vendosur vitet në të cilët janë hartuar raportet dhe Vertikalisht kuotimi i bërë.

http://www.freedomhouse.org/report-types/nations-transit

Në vite Shqipëria ka ruajtur një nivel pothuajse të njëjtë në kuotimin nga organizatat ndërkombëtare përsa i përket lirisë së medias. Kështu sipas Freedom House, liria e medias në Shqipëri kuotohet me 4 pikë në raportet e viteve 2003, 2005 dhe 2011 dhe me 3.75 në raportet e viteve 2004, 2006, 2007, 2008 dhe 3 në raportin e vitit 2012

Radio Televizioni Publik Shqiptar

Një ndër rastet klasikë në tranziocionin shqiptar të ndërhyrjes së shtetit në lirinë e medias, është kontrollimi politik që i është bërë Radio Televizionit Publik Shqiptar ( R.T.Sh.). I përdorur gjerësisht si zëri i propagandës komuniste gjatë viteve të regjimit totalitar, politika shqiptare e pati shumë të vështirë që të largojë këtë mendësi edhe me vendosjen e pluralizmit. Megjithëse ligjërisht, R.T.Sh është apolitike dhe zotohet të mbulojë paanshmërisht lajmet e vendit dhe ato ndërkombëtare,11 ndjeshëm është vënë re tendenca për të përkrahur qeverinë në pushtet. Kjo gjë është theksuar në raportet monitoruese

10 Aleksandër Çipa, Irex study 2012, faqe 5 11 Neni 66/2 Ligji Nr. 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin publik e Privat ”

5

ndërkombëtare. Buletinet e lajmeve të Televizionit Publik Shqiptar kanë qenë të kritikuara vazhdimisht gjatë 20 viteve të fundit.

2.3 Pushteti gjyqësor

Ndërsa analiza e ndikimit të dy pushteteve të tjera (legjislativ dhe ekzekutiv) ndaj medias, është disi më e lehtë, në rastin e raportit të medias me pushtetin gjyqësor është më e komplikuar. Kjo për vetë faktin se vetë ligji material dhe ai procedurial nuk të lë hapësira për të të diskutuar vendimet e gjykatave. Gjykata, si e pavarur në punën e saj, e jep vendimin duke çmuar provat dhe në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre të rrethanave të çështjes12. Parë në këtë kontekst është e vështirë të interpretosh vendimet gjyqësore, por gjithsesi mund të analizojmë shkaqet që krijojnë hapësira që gjykata të cënojë lirinë e shprehjes.

Aktualisht marrdhëniet e medias me personat e tretë, qofshin të veshur me pushtet apo qytetarë, nëse media cënon interesat e tyre, rregullohen përmes Kodit Penal dhe Kodit Civil.

Përsa i përket Kodit Penal, ai përmban dy nene të cilat mund të kenë si subjekt të konsumimit të veprës penale dhe gazetarët përsa i përket realizimit të detyrës së tyre, e që rëndomë janë përdorur kundra tyre në gjykime.

Neni 119 i Kodit Penal sanksionon veprën penale të fyerjes. Aktualisht sipas Ligjit Nr. 23/2012 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal”, ( Neni 119 i ndryshuar) fyerja dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë në një million lekë, ndërsa kur kryhet botërisht maksimumi i dënimit shkon në tre million lekë. “Praktika gjyqësore ka pranuar se fyerja bëhet botërisht kur janë të pranishëm më shumë se 7-8 persona që ti dëgjojnë fjalët poshtëruese, fyese në drejtim të personit ose të disa personave”13. Kështu masmedia duke patur parasysh karakterin publik të saj, bën pjesë në subjektet të cilët mund të konsuomojnë veprën penale.

Neni 120 i Kodit Penal sanksionon veprën penale të shpifjes. Kjo vepër penale konsumohet përmes përhapjes së qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit14 Sipas ndryshimeve të bëra me Ligjin 8733, date 24.01.2001 shpifja është në rrethana të cilësuara kur ajo kryhet botërisht, d.m.th në prani të shumë personave ose kur vihen në dijeni shumë persona apo me radio, televizor, ose nëprmjet përhapjes së shkrimeve p.sh., artikujve në shtyp15.

12 Neni 28, Kodi i Procedures Civile 13 Ismet Elezi, E drejta Penale (Tiranë, 2009), fq 172 parag. 1 14 Neni 120, Ligji Nr. 23/2012 dt.01.03.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr 7895 dt, 27.11.1995 “Kodi Penal” 15 Ismet Elezi, E drejta Penale ( Tiranë, 2009) fq 175 p. 8

6

Aktualisht shpifja dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një million e pesëqind mijë lekë, ndërsa kur kryhet botërisht maksimumi i dënimit shkon në tre million lekë. Inkurajues është fakti që me ndryshimet e fundit të Kodit Penal,nenet 239, 240, 241 që përcaktonin veprat penale të fyerjes dhe shpifjes drejtuar funksionarëve publik përfshirë dhe Presidentin u shfuqizuan. Jo në pak raste këto nene janë përdorur nga ana e qeverive për të trembur dhe ndëshkuar median kritike16.

Për tu vlerësuar qendron fakti i angazhimit të Qeverisë Shqiptare, pas vitit 2005 që, asnjë gazetar të mos paditet nga organet e qeverisë, apo vetë funksionarët publikë, përsa i përket ushtrimit të detyrës.

Në vlerësimin tim, praktika 20 vjeçare ka evidentuar dy probleme kryesore përmes vendimeve të dhëna nga gjykatat përsa i përket medias dhe lirisë së saj.

Së pari : vlerësimet e gazetarëve dhe shprehjet si “bandit”, “kriminel” etj., do të cilësohen si fyerje, apo shprehje e opinionit të 0lirë të tyre, bazuar në Nenin 23 të Kushtetutës mbi lirinë e shprehjes?

Së dyti : cili do të jetë kufiri midis jetës private të funksionarit shtetëror dhe interesit publik?

2.3.1 Çështja Koçi vs Patozi

Në vitin 1999, z. Petro Koçi, ish-Ministër i Brendshëm i asaj kohe padit në gjykatë kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike” z. Astrit Patozi duke e akuzuar për veprat penale të fyerjes dhe shpifjes. Në artikullin e botuar ishte përdorur fjala “banditi Koçi”17 dhe për këtë ai e akuzonte z. Patozi për konsumimin e veprave penale të shpifjes dhe fyerjes. Në përfundim të gjykimit në sesionin penal, gjykata nuk e gjeti fajtor z. Patozi për veprën penale të shpifjes,”18, ndërsa e shpalli fajtor për veprën penale të fyerjes, duke e cilësuar fjalën “bandit” si një sulm të pa justifikuar ndaj nderit dhe dinjitetit të personit. Kështu ajo e dënoi me gjobë 30.000 lekë. Patozi e apeloi vendimin e tij në Apel, i cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë19. Ndërkaq, Gjyakata e Lartë rrëzoi rekursin e z. Patozi “ si të pabazuar ligjërisht”20. Ndërkohë gjykimi civil ndaj z. Patozi përfundoi në vitin 2001, ku gjykata e dënoi me 750.000 lekë gjobë. 21

Në një çështje të ngjashme me çështjen Koçi vs. Patozi, kur Gjykata Kushtetuese Spanjolle që shqyrtoi dënimin e një gazetari që e kishte quajtur mbretin “fashist” për

16 The Cost of Speech: Violations of Media Freedom in Albania, Human Rights Watch, 13 janar 2002 http://www.unhcr.org/refworld/topic,45a5199f2,45ae0aa82,3d11cef04,0,,,ALB.html 17 Artikull,gazeta Rilindja Demokratike, 10 shtator 1999, Petro Koci dhe Gjolek Malaj nisin të ndërtojnë në Tiranë, 18 Vendim Nr 361, 26 Maj 2000, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë (e pa publikuar) 19 Vendim Nr 306 , 3 qershor 2000 Gjykata e apelit ( pa publikuar) 20 Vendim Nr 338, dt 6 tetor 2000 Gjykata e Lartë ( e pa publikuar) 21 Vendimi, i 4 Prill 2001 Gjykata e Tiranës.

7

politikat e qeverisë, në kuadër të kampionatit botëror të futbollit u shpreh se “shtrirja maksimale që ka liria e shprehjes në kushtetutën tonë duhet vënë në dukje pasi ajo është baza, ku sëbashku me dinjitetin e personit dhe të drejtave të tij të padhunueshme, në tërësinë e të drejtave dhe lirive22.

Lira e shprehjes është një ndër mjetet kryesore të demorkacisë që posedon individi. Kjo liri garantohet si nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë23, po ashtu edhe nga Konventa Europiane e të drejtave të Njeriut24, e cila është pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm25. Pyetja që shtrohet për diskutim është se nëse shprehjet e tilla të përdorur nga shtypi ndaj politikanëve si “bandit”, “kriminel” etj., do të cilësohen si shprehje e opinionit të lirë të medias apo cënojnë lirinë e individëve. Padyshim që kjo nuk është një çështje e prerë me thikë dhe e vendosur përfundimisht në të gjithë legjislacionet e shteteve.

Në mendimin tim personal, është me rëndësi theksimi i faktit se një qendrim i tillë i gjykatave shqiptare ndër vite, ka qenë ndëshkues për gazetarët, të cilët jo pak herë kanë abuzuar me lirinë e shprehjes. Gjykatat në tilla raste duhet të tregojnë një kujdes të veçantë duke parë nëse çështja në fjalë, që është shtruar në tërësi në artikull ,prek ose jo interesin publik. Nëse prek interesin publik, padyshim që çështja duhet shtruar më gjerë dhe duhen vërtetuar ose rrëzuar akuzat e bëra. Nëse fyerjet, apo shpifjet janë të një karakteri individual dhe nuk përmbajnë në tërësi asnjë argument apo shtrojnë fakte për tu vërtetuar me interes për qytetarët, atëherë është e drejtë ekskluzive e personit të kërkojë dëmshpërblim. Në praktikën e saj, GJ.E.D.NJ e cilëson interesin publik si një prej aryseve të legjitimuara që shtypi mund të kapërcejë kufijtë e tij. Shtypi luan një rol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike. Edhe pse ai nuk duhet të kalojë disa kufij, në veçanti në ato që kanë lidhje me reputacionin dhe të drejtat e tjera, e në përputhje me detyrimet e përgjegjësitë e tij, duhet të japë informacion mbi të gjitha çështjet që kanë interes publik26. Madje sipas GJ.E.D.NJ, liria gazetareske përfshin burime të ndryshme në një shkallë ekzagjerimi dhe provokimi27.

2.3.2 Ylli Pango vs. Top Channel

E një natyre pak më të ndryshme do të ishte çështja Pango vs Top Channel. Pa dashur të sjell në vëmëndje të gjithë çështjen, pasi tani kjo çështje ende nuk ka marrë formë të prerë dhe ndodhet për gjykim në Gjykaten e Lartë, mund të ngremë disa pyetje:

Pyetja e parë që shtrohet për diskutim është :

22 Cështja, Punto y Hora, STC 20/1990, Boletín de Jurisprudencia Constitucional 107, 48 23 Neni 22 I Kushtetutës 24 Neni 10/2 KEDNJ 25 Neni 17/2 I Kushtetutës 26 Observer and Guardian v. the United Kingdom, gjykimi i 26 nëntori 1991, Series A no. 216, p. 29-30, § 59, dhe Bladet Tromsø and Stensaas v. Norëay [GC], no. 21980/93, § 59, ECHR 1999-III 27 Çeshtja Prager dhe Oberschlick kundër Austrisë, aktgjykimi i datës 26 prill 1995, Seria A nr 313, fq 19, § 38;

8

A përbën ky rast cënim të të drejtave të individit apo duhet të prevalojë interesi publik.?

Dënimi i dhënë me gjobë prej 400 mijë eurosh, a përbën në themel një tentativë të gjyqësorit, ku përmes vendimeve dhe presioneve mundohet të cënojë parimet e lirisë së medias?

Në çështjet kur gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut i është dashur të balancojë mbrojtjen e jetës private kundër lirisë së shprehjes, ka patur gjithmonë parasysh kontributin në debatin me interes të përgjithshëm të bëra nga publikimi i fotove apo artikujve28. Po të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe gjykata Franceze, kur ka gjykuar çështjen me paditës z. Pango kundër shoqërisë “France 24”. “Interesi legjitim i publikut për të qenë i informuar dhe kontributi në një debat me interes të përgjithshëm lejojnë që të bëhen publikë elementë të jetës private të një personi të tretë dhe të riprodhohen imazhet e tij, me kusht që gazetarët të sillen ndershmërisht, duke u bazuar në fakte ekzakte dhe të japin informacione të pakta dhe preçize duke respektuar etikën gazetareske. Fakti që një ministër në funksion i kërkon një vajze të zhvishet në kuadrin e një interviste pune, mund ti paraqitet ligjërisht publikut për shkak të rëndësisë së funksioneve të tij”.29

Përsa i përket çështjes së dytë, nëse vendimi i dhënë kundër një prej grupeve mediatike më me influencë në Shqipëri përbën në vetëvete një tentativë të gjyqësorit për të kufizuar lirinë e shprehjes mendoj se gjoba e dhënë prej 400.000 eurosh është një shumë e madhe, parë kjo edhe në standardin e jetesës shqiptare. Një shumë e tillë, padyshim është një ndër format e moderuar të intimidimit të medias, përmes presionit ekonomik, por me të njëjtën rrezikshmëri ndaj lirisë së shprehjes sa dhe format e tjera të presionit. Në një çështje, që pati po në themel videon e publikuar nga Top Channel, por tashmë jashtë Republikës së Shqipërisë gjykata mori një vendim simbolik përsa i përket dëmshpërblimit ndaj z. Pango. Kështu gjykata e Lartë e Nanterre gjobiti shoqërinë mediatike franceze me shumën prej 1 euro për dëm moral ndaj z. Pango, megjithëse vendimi në tërësi i akordonte një shumë në total prej 3000 euro, por për kërkesa të tjera, të ndryshme nga dëmi moral, paraqitur në gjykim.

3. Kufijtë moralë të medias

Qënia pushteti i katërt në sistemet demokratike, kurrësesi nuk mund ta bëjë median të pakufizuar. Ashtu sikundërse dhe çdo individ në shoqëri dhe media kufizon veprimtarinë e saj në kornizën e kufijve ligjorë dhe moralë. Është pikërisht kjo kornizë, respektimi i së cilës garanton palët e treta nga abuzimi i medias me lirinë e saj.

28 Çështja News Verlags GmbH & CoKG v. Austria, no. 31457/96, § 52 et seq., ECHR 2000 29 Vendim dt 11/03/2011, Gjykata e Lartë e rrethit Gjyqësor Nanterre, Departamenti i Hauts de Siene

9

Në vitin 2006, Instituti Shqiptar i Medias hartoi Kodin e Etikës i Medias Shqiptare. Megjithëse në ngjashmëri me emërtimin e një ligji, ky kod është i vetmi dokument i shkruar nga vetë përfaqësues të medias shqiptare të cilët përcaktojnë kufijtë e veprimit të tyre. Me rëndësi është fakti se Kodi e shtrin veprimtarinë e tij si ndaj personave që ndërmarrin veprimtari gazetareske por edhe atyre që ndërmarrin veprimtari editoriale.30 Në ndryshim nga Ligji nr 8410 datë 30.09.1998,“ Për radion dhe televizionin publik dhe privat në Shqipëri” i ndryshuar, ky Kodi, megjithëse me fuqi morale e shtrin fushën e zbatimit të tij edhe ndaj medias së shkruar. Kështu përmes një kodi moral dhe etike, I.SH.M mundohet të “plotësojë” vakumin ligjor. Kodi parashikon se shtypi duhet të njohë të drejtat dhe detyrimet para publikut, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të individëve, por duke patur parasysh dhe interesin e publikut. Përsa i përket raportit që duhet të ketë media me të drejtat e tjera të individëve, e sidomos të asaj për jetën private dhe familjare, Kodi i Etikës shprehet se vetëm mbrojtja e interesit të shoqërisë duhet të justifikojë ndërhyrjen gazetareske në jetën private të personit31.

Risi është se për herë të parë, në mungesë të një përcaktimi ligjor apo edhe të një interpretimi të zgjeruar nga gjykatat të “interesit publik“, Kodi i Etikës, si një kod moral për median e përcakton këtë të fundit si mbrojtje të shëndetit të pubikut dhe sigurisë, si parandalimin e një krimi, skandali apo abuzimi me pushtetin, si mbrojtjen e publikut nga çorjentimi duke bërë edhe dallimin mes intersit të publikut dhe asaj ç’ka është intersante për publikun.

Ekzistenca e Kodit të Etikës së Medias shqiptare është me një rëndësi të veçantë. Në rradhë të parë, ai krijon mundësinë që gazetarët të njihen me kufijtë moral të veprimtarisë së tyre, duke ruajtur balancat e repsketimit të të drejtave në një shoqëri demokratike, por duke përmbushur dhe misionin e tyre.

4. Abuzimi i medias me pushtetin

Keqpërdorimi i lirisë së shprehjes, shkelja e etikës, vendosja e intresave klientelistë dhe politikë mbi interesin e publikut, si edhe mungesa e profesionalizmit dhe një kuadri të mirë monitorues ligjor janë ndër shkaqet kryesore të abuzimit të medias me pushtetin e dhënë. Duke qenë arsye subjektivë dhe jo të një debati juridik, do të doja të qendroja në analizimin e defekteve në mekanizmat ligjorë, që i japin rrugë të lirë medias të abuzojë me pushtetin e dhënë.

30 Kodi i Etikës i Medias Shqiptare, 2006 ISHM 31 Kodi i Etikës i Medias Shqiptare, 2006 ISHM fq.7

10

4.1 Media e shkruar, kontrolli

Aktualisht, 26 gazeta ditore publikohen në Shqipëri32, duke përfshirë tre gazeta partiake “Rilindja Demokratike”-organ i Partisë Demokratike, “Zëri i Popullit”-organ i Partisë Socialiste dhe “Integrimi”-organ i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Megjithëse tirazhi i kopjeve të shitur asnjëherë nuk është bërë publik, mendohet se tirazhi i përgjithshëm nuk i kalon në 70.000 kopje, ku gazeta me shitjet më të larta nuk i kalon 25.000 kopje.33

Pavarësisht nga numri i gazetave të hedhura në treg në shtypin e përditshëm, media e shkruar nuk i nënshtrohet asnjë mekanizmi ligjor kontrolli. Ligji nr 8410 dt 30.09.1998 për “Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, parashikon si objekt të tij vetëm veprimtarinë e radios dhe televizionit publik34 duke lënë jashtë fushës të rregullimit ligjor median e shkruar. I vetmi mekanizëm jo ligjor që shtrin fushën e zbatimit të tij edhe mbi median e shkruar dhe editorialet është Kodi i Etikës,35 por gjithësesi ai mbetet në kuadrin e parimeve morale të gazetarisë.

4.2 Radio dhe televizioni,kontrolli

Aktualisht në Shqipëri ka dy televizone kombëtar, 71 televizione lokalë që transmetojnë në analog, tre televizione që transmetojnë në satelit si edhe 83 kanale televizivë kabllorë që trasmetojnë në mbarë vendin, pa përfshirë televizionin publik shqiptar.36 Njëkohësisht në territorin e Shqipërisë operojnë dhe dy radio kombëtare dhe 56 radio lokale, përveç Radio Tirana dhe degëve të saj në të gjithë vendin. 37

Në aspektin ligjor, radio dhe televizionet, qofshin publike apo private rregullohen nga Ligji nr 8410 dt 30.09.1998, “Për Radio Televizionin Publik dhe Privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ky ligj me kujdes ka parashikuar dhe organin kompetent i cili do të merret me kontrollin e zbatimit të këtij ligji. Njëkohësisht ligji është treguar i kujdesshëm për përcaktimin e një mekanizmi kontrollues, përsa i përket raporteve të medias me të drejtat të tjera, lidhur kjo ngushtësisht me etikën në televizion.

Përsa i përket organit monitorues për zbatimin e ligjit, është përcaktuar, Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit38 duke i dhënë po këtij organi kompetencat e sanksioneve administrative, nga vërjetjet deri në heqjen e licencave39.

32 “Mapping Digital Media: Albania” 20 janar 2012, Open Society Foundation, fq.19 33 “Footprint of Financial Crisis in the Media, Open Society Fondation ,dhjetor 2009 ” fq. 2 34Neni 1, Ligji Nr. 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin publik e Privat ” 35 Pjesa e parë, Kodi I Etikës 36 Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, KKRT Lista e operatorëve të lincensuar, http://kkrt.gov.al/sq/operatoret/telvizionet (parë më 20 Prill 2012) 37 KKRT, Raporti Vjetor 2010, fq. 73. 38 Neni 6, Ligji Nr. 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin publik e Privat ”

11

Në frymën e tij, ligji tregohet i kujdesshëm duke vendosur kufij moralë dhe ligjorë të veprimtarisë së radio dhe televizioneve publikë dhe shtetërore. Kështu ligji përcakton se radio dhe televizionet e ushtrojnë veprimtarinë e tyre duke u përcaktuar kufizimeve të përcaktuar në ligj, si edhe ato të Nenit 10 të KEDNJ.40 Për këtë qëllim, ligji, brenda KKRT-së ngren organin monitorues të radio dhe televizioneve, Këshillin e Ankesave, njohur ndyrshe si Këshilli i Etikës.41

4.2.1 Abuzimi i medias ( elektronike dhe të shkruar) me lirinë e shprehjes

Megjithë kuadrin e përcaktuar ligjor dhe mekanizmin kontrollues, nuk kanë qenë të pakta rastet, kur subjektet televizivë kanë abuzuar me pushtetin e dhënë. Në raportin e KKRT-së për veprimtarinë gjatë vitit 2009, vihet theksi në pasqyrimin me probleme përsa i përket etikës dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të rasteve të aksidenteve apo fatkeqësive natyrore, në mbrojtjen e publikut nga çorjentimi apo nëpërkëmbjen e rregullave të drejtshqiptimit apo drejtshkrimit të gjuhës shqipe42. Kritika KKRT ngren edhe përsa i përket respektimit nga ana e televizioneve të shenjave paralajamëruese për moshën e këshillueshme për programe të caktuara.

Jo vetëm fëmijët kanë qenë subjekte të prekura nga tejkalimi i caqeve të lirisë së medias. Kështu Këshilli i Ankesave konstaton se edhe rikthimi përmes cikleve të dokumentareve të kohës së regjimit komunist cënon ndjenjat dhe dinjitetin e një shtrese të madhe njerëzish të persekutuar dhe viktima të diktaturës komuniste.43

Në vlerësimin tim, probleme aktuale të abuzimit të medias me lirinë e shprehjes paraqiten në tre drejtimi.

-Parimi i prezumimit të pafajësisë nga mediat,

-Ruajtja e sekretit hetimor.

-Etika në emisionet publike.

Parimi i prezumimit të pafajësisë është një element thelbësor i demokracisë, ky parim sanksionohet si në Kushtetutë44 ashtu edhe në Kodin e Procedurës Penale45. Parimi i

39 Neni 7 Ligji Nr. 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin publik e Privat ” 40 Neni 35/2 Ligji Nr. 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin publik e Privat ” 41 Neni 18/2 Ligji Nr. 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin publik e Privat ” 42 KKRT raporti vjetor 2010 fq29-30 43 Reagim i Këshillit të Etikës, dt 2.10.2008 “Mbi trajtimin e figurave të regjimit komunist http://www.kkrt.gov.al/sq/arkiva/83-29022008-mblidhet-tryeza-e-rrumbullaket-per-etiken” 44 Neni 30 i Kushtetutës 45 Neni 4 Kodi i Procedurës Penale

12

prezumimit të pafajësisë duhet të respektohet në të gjitha fazat e procedimit46. Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur mediat, që në çastin e arrestimit e kanë quajtur vrasës të dyshuarin për kyrerjen e veprës penale. Kështu në një artikull të datës 9 janar 2012, gazeta “Panorama” shkruan : “Tiranë, arrestohet vrasësi i biznesmenit vlonjat”47. Dhënia e një informacioni të tillë si në shtypin e shkruar edhe në median elektronike bie ndesh me parimin kushtetor që asnjë person nuk mund të quhet fajtor përderisa fajësia e tij nuk është vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë48.

Ndërkohë nuk kanë qenë të pakta rastet, kur gazetarët kanë shkelur detyrimin e ruajtjes së sekretit hetimor. Kodi ynë i Procedurës Penale, jo vetëm ndalon publikimin e akteve që përbëjnë sekret hetimor, por gjithashtu edhe të çdo akti jo sekret deri në përfundim të hetimeve paraprake49. Por për shkak të komercialitetit jo pak herë është abuzuar. Kështu në vitin 2006, në media u publikua një video e cila ndodhej në celularin e të ndaluarit të asaj kohe z. Arjan Selimi50, i cili shfaqej me të dashurën e tij znj. Ingrid Gjoni51 nudo, duke konsumuar lëndë që dyshohej se ishte narkotike. Prokuroria, madje, hapi një hetim pa rezultat për mënyrën sesi videoja, që gjendej në celularin e Arjan Selimit, kishte bërë xhiron e botës në internet e më pas ishte publikuar në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara. 52 Ky është një nga rastet, kur media, jo vetëm ka shkelur parimin e sekretit hetimor, por edhe të drejtat e individit.

Etika në debate përbën një problem tjetër. Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur persona të veshur me pushtet, kanë abuzuar me lirinë e dhënë nga televizionet ( shprehja e opinioneve në debate të ndryshme) duke shkelur të gjithë normat e etikës në televizione. Kështu përshembull, gjatë një debati televiziv, në datë 2 prill 2012, në Televizorin Kombëtar Klan, në emisionin “Opinion” mbi të drejtat e homoseksualëve, një përfaqësues i një partie politike (Partia Lëvizja e Legalitetit) z. Murat Basha deklaroi se “Unë djalit tim do i fusja plumbin ballit po të ishte gay”53. Deklarata të tilla, jo vetëm nxisin urrejtjen homofobe, por njëkohësisht shkelin çdo parim të etikës në media si edhe liritë dhe të drejtat e njeriut.

46 H. Islami, I. Panda, A.Hoxha “Procedura Penale” ( Tiranë, 2011) fq 52 p.3 47 Artikull i botuar në media,“Arrestohet vrasësi i biznesmenit vlonjat“ janar 2012 Gazeta Panorama, http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundit/tirane-arrestohet-vrasesi-i-biznesmenit-vlonjat / 48 Deklaratë, “Të respektohet liria e shtypit dhe e dhënies së informacionit duke respektuar dhe të drejtat e individit“, 2002, Komiteti Shqiptar i Helsinkit http://www.ahc.org.al/index.php?mid=29&art=267&info=more 49 Neni 103/1/2 Kodi i Procdurës Penale. 50 Vrarë në një atentat në 26 shtator 2012 në Tiranë 51 Personazh publik në Shqipëri, artiste

52 Artikull, gazeta “Panorama”, http://www.panorama.com.al/aktualitet/sot-ishte-gjyqi-ekzekutohet-me-pese-plumba-arjan-selimi/ pjesa me titull “Dëshmia e Inisit ktheu në gjykim dosjen e Selimit”

53Artikull botuar online në „Shqiptarja.com“ http://www.shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=75580&IDCategoria=1

13

4.3 Media online dhe Blogosphera

Përhapja e internetit në Shqipëri ka patur një rritje të ndjeshme vitet e fundit. Kështu sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (A.K.E.P), aktualisht në Shqipëri ka 161.000 përdorues familjarë të internetit dhe 13.000 biznese në të gjithë Shqipërinë që kanë një lidhje interneti. Përkthyer në statistika, numri i lidhjeve me akses broadband (fiks dhe 3G-USB/modem) për 100 banore është rreth 6.2%. Ndërkohë llogariten mbi 280 mijë përdorues të internetit nga celularët.54

Përgjithësisht, grupet mediatike kanë web-siten e tyre në të cilat përditësojnë lajmet më të fundit nga vendi dhe bota. Kështu Balkan Web, faqja zyrtare e një prej grupeve mediatike, renditet sipas kuotimit online, në vendin e 7-të në Shqipëri, i ndjekur pas nga Top Channel në vendin e 8-të. Njëkohësisht shumë agjenci të tjera lajmesh si NOA, Lajmi i fundit, apo Web-saite të mediave si gazeta “Tema” apo gazeta “Panorama”, apo “Shekulli” qendrojnë në 25 web-sitet më të klikuara në Shqipëri.55

Përhapja e lajmit përmes rrjeteve sociale dhe blogjeve të ndryshme online është një dukuri e cila është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe shkon në të njëjtin nivel rritje me vendet e tjera. Kështu Facebook, Google, Youtube, Yahoo, Windows Live, Ikub.al, Balkanweb, Top Channel, Blogspot.com dhe Wikipedia janë 10 sitet më shumë vizituara në ditë në Shqipëri56.

Me gjithë zhvillimin e vrullshëm të kësaj forme të re informacioni, kuadri ligjor që rregullon media online dhe blogospherën është ende i vakët. Ligji për ratifikimin e Protokollit Shtesë të Konventës për Krimet Kibernetike mund të konsiderohet si i vetmi rregullim ligjor specifik, në këtë fushë.57 Kështu, Kodi Penal parashikon veprat penale të shpërndarjeve të materialeve raciste ose ksenofobike përmes sistemeve kompiuterike58 apo fyerjen me motive racizmi apo ksenofobike përmes sistemeve kompiuterike59. Përgjithësisht pranohet se nenet e Kodit Civil përsa i përket dëmit të shkaktuar dhe atyre të Kodit Penale ( fyerja dhe shpifja) mund të përdoren edhe përsa i përket veprave penale apo dëmeve të ardhura nga veprimet e kryera përmes rrjeteve kompjuterike. Përsa i përket një kuadri rregullues specifik, ai mungon. Kështu Ligji “mbi Transmetimet“ e përjashton fushën e zbatimit të tij në median online60, ligji mbi “Komunikimet Elektronike” e kufizon fushën e zbatimit të tij në median online vetëm përsa i përket pjesës teknike. “ Ky ligj nuk

54 Treguesit statistikot dhe financiarë të tregut të komunikimeve elektronike“ AKEP, 2011, (pare më 20 prill 2012 )http://www.akep.al/images/stories/AKEP/statistika/STATISTIKA-KOMUNIKIMEVE-11.pdf 55 ALEXA http://www.alexa.com/topsites/countries/AL (parë më 30 Prill 2012) 56 ALEXA http://www.alexa.com/topsites/countries/AL (parë më 30 Prill 2012) 57 “Mapping Digital Media: Albania” 20 janar 2012, Open Society FoundationOSFA, fq. 72 58 Neni 119/a, Kodi Penal 59 Neni 119/b Kodi Penal 60 Ligji Nr. 9742 dt. 28.05.2007 “Për Transmetiminet Numerike”

14

zbatohet për përmbajtjen e shërbimeve të ofruara nëpërmjet rrjeteve të komunikimeve elektronike.”61 I vetmi Kod që përcakton kufijtë moral të medias online është Kodi i Etikës.

4.3.1 Abuzimi me lirinë e shprehjes, media online

Përsa i përket zhvillimit të ri mediatik, medias online dhe blogospherave ekzistojnë tre probleme, të cilat janë burim i abuzimit të medias me lirinë e shprehjes. –Mungesa e një filtri monitorues të brendshëm të vetë mediave online,- paqartësi përsa i përket autorit të shkrimit dhe ruajtja e anonimatit përgjithësisht.

Një ndër problemet shqetësuese të mediave online si edhe të blogjeve të ndryshme është mungesa e një filtri monitorues nga vetë media. Mediat online dhe forumet janë shpesh herë të dominuara dhe të prirura nga gjuha e urrjetjes, shpifjes dhe fyerjes. Kjo e minimizon vlerën e informacionit dhe mundësinë e shkëmbimit të mendimve. 62 Në vlerësimin tim, mungesa e një mekanizmi gjysmë kontrollues brenda vetë medias, në praktikë ka sjellë dy probleme kryesore. Publikimin e shkrimeve dhe opinioneve me përmbajtje të thellë individuale që fyejnë dhe demigrojnë figurën e personaliteteve të ndryshme dhe nga ana tjetër lejimin e çdo lloj komenti pranë shkrimeve respektive që sërish cënojnë rëndë nderin dhe dinjitetin e personave.

Kështu, opinionet e vendosura online, shpesh herë nuk kanë në themel të trajtimit të tyre problemin e caktuar, apo vetë cilësitë për shkak të detyrës së një personi, por merren thellësisht me pesonalitetin dhe jetën private të personit. Po të së njëjtës formë janë edhe komentet mbi shkrimet, të cilat jo vetëm që dalin jashtë objektit të debatit, por në shumicën e rasteve merren personalisht me individin duke e fyer dhe ulur figurën e tij në publik. Kjo qasje e medias online është e rrezikshme pasi ajo ndikon në formimin e opinionit të përgjithshëm të publikut dhe të një perceptimi të keq mbi figurën e një individi të caktuar.

Mbrojtja efektive e të drejtave të individëve bëhet akoma dhe më e vështirë për shkak se në shumicën e web-saiteve, ruhet anonimati i autorit të shkrimit apo të komenteve në blogje të caktuara. Përsa i përket autorit të shkrimit, vetëm disa websajte parashikojnë se përgjegjësia e shkrimit bie mbi autorin, veçanërisht në diskutime apo forume63. Mungesa e një politike të qartë brenda faqeve online, si edhe e emrit të autorit, lejon që jo në pak raste, personat të abuzojnë duke përfituar nga “mbrojtja” e anonimatit. Megjithëse është herët të flasim për çështje gjyqësore përsa i përket medias online64 në të ardhmen do të

61 Neni 2, Ligji Nr. 9918 dt 19.05.2008 “Për Komunikimet elektronike ” 62 “Mapping Digital Media: Albania” 20 janar 2012, Open Society Foundation fq. 87 63 “Mapping Digital Media: Albania” 20 janar 2012, Open Society Foundation fq.74 64 “Mapping Digital Media: Albania” 20 janar 2012, Open Society Foundation fq.74

15

paraqitet vështirësi përsa i përket përcaktimit të përgjegjësisë ligjore për fyerjet dhe shpifjet, nëse këto do të bien mbi autorin e shkrimit apo mbi administratorët e faqes.

5. Konkluzione

-Media, si pushtet i kartët, e ushtron veprimtarinë e saj brenda kufijve të ligjit dhe të së drejtës. Lira e shprehjes është e qënësishme për demokracinë e një vendi. Kështu, Kushtetuta e Shqipërisë e ka parashikuar këtë në Nenin 22 të saj. “Vendosja e saj në plan të parë (menjëherë pas lirisë për të jetuar) na bën të kuptojmë se sa e rëndësishmë dhe themelore është një liri e tillë, në një sistem demokratik”65.

-Qënia si pushtet i katërt e vë median në një pozitë të ndërmjetme, duke e vendosur nga njëra anë në raporte me pushtetet, e nga ana tjetër në raporte me individët. Në këtë mardhënie shpesh herë media ka qenë e cënuar nga pushtetet ( legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor) e nga ana tjetër ka qenë abuzuese me lirinë dhe të drejtat e saj. Mos balancimi i duhur i këtyre dy elementëve sjell pasoja për demokracinë e një vendi.

-Parë në konteksin e rastit shqiptar të marrë në studim, mund të evidentojmë rrezikun që i vjen demokracisë nga kufizimi i lirisë së medias. Sidoqoftë forma e kufizimit, ( me ligj, me akte administrative të ekzekutivit, me presion, me dhunë, me presion ekonomik apo me vendime gjyqësore) kjo ndikon drejtpërdrejtë në balancet e peshores së demokracisë. Nuk është rastësi, që në rastin shqiptar, sa herë ka patur tentativa për kufizimin e lirisë së medias është paraprirë apo pasuar me probleme të demokracisë ( rastet e vitit 1997). Edhe nëse nuk ka patur luhatje të forta të shtyllave të demokracisë, cënmi i lirisë së medias është shoqëruar me kaos në informacion apo krijimin e “monopoleve shtetërore të medias” ( rasti tipik në 20 vite demokraci, Televizioni Publik Shqiptar). Në Shqipëri, media është “përgjegjësia” kryesore për informimin e publikut. Megjithëse çdo individ e gëzon këtë të drejtë kushtetuese66 dhe që rregullohet me ligj të veçantë67 janë të pakta rastet kur individi e ushtron drejpërsëdrejti. Kështu medias i mbetet “barra” e informimit të publikut. Respektimi i të drejtës për informim, në të gjitha aspektet, jep rezultate të sigurta për mirëqeverisjen, për një shoqëri më të shëndetshme e më pak të korruptuar68.

-Kufizimi i pushtetit të medias, sjell mungesën e transparencës në demokraci. Si një vend aspirant për anëtarësimin në Bashkimin Europian, nuk kanë qenë të paktat kritikat adresuar Shqipërisë ndër vite nga raportet monitoruese dhe ato të Stabilizim Asocimit përsa i përket lirisë së medias. Cënimi i lirisë së medias, jo vetëm se krijon probleme të

65 Aurela Anastari, Luan Omari “E Drejta Kushtetuese”, fq 124 par. 3 66 Neni 23 Kushtetuta e Shqipërisë 67 Ligji Nr. 8503 dt.30.06.1999 “Për të drejtën e informimit në Republikën e Shqipërisë” 68 Aurela Anastari, Luan Omari “E Drejta Kushtetuese”, fq 124 par. 3 Aurela anastasi . fq. 130, par.1

16

brendshme në demokracinë e një vendi, por njëkohësisht krijon edhe opinionin e përgjithshëm në arenën ndërkombëtare si një vend me probleme për demokracinë.

-Por nga ana tjetër, sikundërse çdo tejkalim pushteti sjell probleme në balancat e demokracisë dhe vetë tejkalimi i lirisë së medias sjell probleme serioze. Kështu një media e cila është e pakufizuar dhe e pa rregulluar ligjërisht, në raste të abuzimit me lirinë e saj, sjell prishje të raporteve mes saj si pushtet dhe pushteteve të tjera apo të drejtave të individëve. Me gjithë rregullimet ligjore, nuk kanë qenë të pakta rastet kur media ka ndërhyrë në pushtetin gjyqësor, duke shkelur sekretin e hetimit, paragjykuar hetimet, paragjykuar vendimet e gjykatave, publikimin e emrave të miturve që kanë kryer vepra penale apo edhe duke shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë. Të gjitha këto janë detyrime kushtetuese dhe të drejta bazë të individit dhe shkelja e tyre cënon demokracinë.

-Mungesa e etikës, përdorimi i fyerjeve, i një fjalori aspak të denjë në median e shkruar apo elektronike sjell jo pak probleme, sidomos lidhur me mbrojtjen e të miturve.

-Njëkohësisht problem shfaqet edhe format e reja të komunikimit përmes medias online dhe blogospherave, ku individët janë më të hapur si për të qenë viktima të shkeljeve të të drejtave të tyre dhe cënime të personalitetit, por edhe dhunues dhe shkelës të të drejtave të të tjerëvë. Mungesa e një filtri monitorues nga vetë media e vë atë në një situatë të vështirë, ku në të ardhmen do të ketë probleme përsa i përket përgjegjësisë së opinioneve.

Vlerësoj se në këtë kuadër do të ishte me rëndësi që të kishte mekanizma specifik ligjor, sidomos për rregullimin dhe kontrollimin e medias asaj të shkruar dhe elektronike, e cila aktualisht nuk i nënshtrohet asnjë rregullimi specifik. Gjithashtu, implementimi i Kodit të Etikës nga një kod moral në një ligj do të ishte me interes për përcaktimin e kufijve të funksionimit të medias duke kaluar nga faza e vet-kontrollit përmes normave morale, në atë të kontrollit ligjor.

17

Lista e shkurtesave dhe tabelave

Shkurtesat

C.J.F.E Canadian Journalist for Free Expression

R.T.Sh Radio Televizioni Publik Shqiptar

T.V.Sh Televizioni Publik Shqiptar

GJ.E.D.NJ Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

K.E.D.NJ Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut

S.E.E.M.O South East Europian Organisation

I.SH.M Instituti Shqiptar i Medias

K.K.R.T Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit

A.K.E.P Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

A.F.P Agence France Press

O.S.F Open Society Foundation

Tabela 1

Përmban të pasqyruar kuotimin e bërë lirisë së medias nga Freedom House, për Shqipërinë, në raportet e viteve 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2011, 2012

Horizontalisht vendosur vitet në të cilët janë hartuar raportet dhe Vertikalisht kuotimi i bërë

18

Bibliografia

Çështje Gjyqësore

1.1 Çështja Koçi vs Patozi 1.1.1 Vendim Nr 361, 26 Maj 2000, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë (e pa

publikuar) 1.1.2 Vendim Nr 306 , 3 qershor 2000 Gjykata e apelit ( pa publikuar)

1.1.3 Vendim Nr 338, dt 6 tetor 2000 Gjykata e Lartë ( e pa publikuar)

1.1.4 Vendim, dt. 4 Prill 2001 Gjykata e Tiranës.

1.2 Çështja Pango vs. Top Channel 1.2.1 Vendimi dt 03/12/09 te Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tirane “Për pushimin e

hetimeve te procedimit penal nr 3724/2008”, te administruar ne dosjen gjyqesore

1.2.2 Vendimi dt 18.06.2010, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë 1.2.3 Vendimi Dt 21.09.2011, Gjykata e Apelit Tiranë 1.3 Cështja Punto y Hora, STC 20/1990, Boletín de Jurisprudencia Constitucional 107,

48 1.4 Cështja Handyside v. United Kingdom, paragrafi. 49.

1.5 Observer and Guardian v. the United Kingdom, gjykimi i 26 nëntori 1991, Series A no. 216, p. 29-30, § 59,

1.6 Bladet Tromsø and Stensaas v. Norëay [GC], no. 21980/93, § 59, ECHR 1999-III

1.7 Prager dhe Oberschlick kundër Austrisë, aktgjykimi i datës 26 prill 1995, Seria A nr 313, fq 19, § 38;

1.8 Neës Verlags GmbH & CoKG v. Austria, no. 31457/96, § 52 et seq., ECHR 2000 1.9 Vendim dt 11/03/2011, Gjykata e Lartë e rrethit Gjyqësor Nanterre, Departamenti i

Hauts de Siene

2. Libra

2.1 Luan Omari, Aurela Anastasi “E drejta Kushtetuese” ( ribotim, Tiranë 2011)

2.2 H. Islami, A.Hoxha, I.Panda, “Procedura Penale” ( Tiranë 2011)

2.3 Ismet Elezi “E drejta Penale” ( Tiranë, 2009)

19

3. Legjislacion

3.1 Ligji Nr.8417, date 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikes se Shqiperise", 3.2 Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut 3.3 Ligji Nr.7895 dt, 27.11.1995 “Kodi Penal” 3.4 Ligji Nr. 23/2012 dt.01.03.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr

7895 dt, 27.11.1995 “Kodi Penal” 3.5 Ligji Nr. 7905 dt.21.03.1995 “ Kodi i Procedurës Penale i Republikës së

Shqipërisë” 3.6 Ligji Nr.7850 dt. 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” 3.7 Ligji Nr.8116 dt 29.03.1995 “Kodi i Procedurës Civil i Republikës së Shqipërisë”, 3.8 Ligji Nr. 7491 dt. 29.04.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" 3.9 Ligji Nr . 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik dhe privat”

sëbashku me ndryshimet 3.10 Ligji Nr. 9742 dt. 28.05.2007 “Për Transmetiminet Numerike në Republikën e

Shqipërisë“ 3.11 Ligji Nr 7756 dt, 11.10.1993 “Mbi median”

3.12 Ligji Nr .10019 dt. 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Repulikës së Shqipërisë”

3.13 Ligji Nr. 8410 dt. 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin publik e Privat në Republikën e Shqipërisë”

3.14 Ligji Nr. 9918 dt 19.05.2008 “Për Komunikimet elektronike në Republikën e

Shqipërisë ”

3.15 Ligji Nr. 8503 dt.30.06.1999 “Për të drejtën e informimit në Republikën e Shqipërisë ”

4. Botime

4.1 Instituti Shqiptar i Medias, 2006 Kodi i Etik i Medias Shqiptare

5. Studime 5.1 “Footprint of Financial Crisis in the Media, Open Society Fondation ,dhjetor 2009

5.2 IREX Study, Albania 2012

http://www.irex.org/sites/default/files/u105/EE_MSI_2012_Albania.pdf

5.3 “Prirjet kryesore të zhvillimit të medias në periudhën e tranzicionit post-komunist”, dhjetor 2011 Instituti Shqiptar i Medias ^ Friedrich Ebert Stifung

20

5.4 „Media vs Politika: Tranzicioni drejt (pa) varësisë politike)“ Dhjetor 2011, Insituti

Shqiptar i Medias dhe Friedrich Ebert Stiftung

5.5 Gross. Peter, Betëeen Reality and Dream: Eastern European Media Transition, Transformation, Consolidation, and Integration, East European Politics and Societies, Sage 2004

6. Raporte monitoruese 6.1 “Mapping Digital Media: Albania” 20 janar 2012, Open Society Foundation

6.2 Raporti i Stabilizim Asocimit për Shqipërinë, Komisioni i Europian, 2004 6.3 Raporti mbi Shqipërinë, Freedom House, 2003

http://www.freedomhouse.org/report/nations-transit/2003/albania

6.4 Raporti mbi Shqipërinë, Freedom House, 2004 http://www.freedomhouse.org/report/nations-transit/2004/albania

6.5 The Cost of Speech: Violations of Media Freedom in Albania, Human Rights

Watch, 13 janar 2002 http://www.unhcr.org/refworld/topic,45a5199f2,45ae0aa82,3d11cef04,0,,,ALB.html

6.6 RTSH, Raporti Vjetor,2010

6.7 KKRT, Raporti Vjetor 2010

6.8 Treguesit statistikor dhe financiarë të tregut të komunikimeve elektronike“ AKEP

2011, aksesi 20 prill 2012 http://www.akep.al/images/stories/AKEP/statistika/STATISTIKA-KOMUNIKIMEVE-11.pdf

7. Deklarata për shtyp

7.1 Deklarata për shtyp e Free Speech Forum, 21shtator 1998, Tiranë http://groups.google.com/group/bit.listserv.albanian/browse_thread/thread/6ef8a06a8d16bfd3/a9acacd6ca446c71%3Fq%3D%2522%2BZeneli%2522%23a9acacd6ca446c71&ei=iGëTS6eaOpW8Qpmqic0O&sa=t&ct=res&cd=1&source=groups&usg=AFQjCNFcHXBMflZ2Fq5wSDKwx78LyaqhEg

7.2 Reagim i Këshillit të Etikës, dt 2.10.2008 “mbi trajtimin e figurave të regjimit

komunist” http://www.kkrt.gov.al/sq/arkiva/83-29022008-mblidhet-tryeza-e-

21

rrumbullaket-per-etiken

7.3 Deklaratë, “Të respektohet liria e shtypit dhe e dhënies së informacionit duke

respektuar dhe të drejtat e individit”, 2002, Komiteti Shqiptar i Helsinkit http://www.ahc.org.al/index.php?mid=29&art=267&info=more

8. Korespondencë zyrtare

8.1 Letër drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha, 26 Mars 1997 nga CJFE. http://www.cjfe.org/resources/protest_letters/journalist-ill-list-albania4

8.2 SEEMO 18 Qershor 2007, letër dërguar Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli http://www.seemo.org/activities/pressfreedom/07/press0708.html

9. Artikuj botuar në media

9.1 Petro Koci dhe Gjolek Malaj nisin të ndërtojnë në Tiranë, RD 10 shtator 1999 9.2 “Arrestohet vrasësi i biznesmenit vlonjat“ janar 2012 Gazeta Panorama,

http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundit/tirane-arrestohet-vrasesi-i-biznesmenit-vlonjat/

9.3 “Dëshmia e Inisit ktheu në gjykim dosjen e Selimit” gazeta “Panorama”, http://www.panorama.com.al/aktualitet/sot-ishte-gjyqi-ekzekutohet-me-pese-plumba-arjan-selimi/

9.4 “Murat Basha: Po të më bëhej djali gay do ti fusja plumbin ballit”: “Shqiptarja.com” http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=75580&IDCategoria=1

22