64 vjet në mbrojtje të hapësirës ajrore, krenari, sakrificë dhe ...

16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 17 (82618) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 1 maj 2015 Ceremonia Takimi Me rastin e përfundimit të misionit në Shq- ipëri të instruktorit francez, piloti, major Thier- ry Solignac, më datë 27 prill 2015, zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Ajrore atasheu ushtarak i Francës për Shqipërinë, rezident në Romë kolonel Daniel Venturi, i cili... Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, më 28 prill 2015 priti në një takim gjeneral brigade Steven Ferrari, zv.komandant i Divizionit të 42-të të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të New Jersey-it, i cili ishte në vendin tonë për një vizitë në kuadër të... Piloti francez, major Thierry Solignac, përfundon misionin në Shqipëri Ministrja e Mbrojtjes Kodheli priti gjeneral brigade Steven Ferrari Gjeneralmajor Jeronim Bazo vizitë zyrtare në SHAPE http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] MINISTRJA KODHELI NË KONFERENCËN “TRANSFORMIMI I MADH: 25 VJET PËRVOJA SHQIPTARE E TRANZICIONIT DHE DEMOKRATIZIMIT” M inistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ishte e ftuar në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë: “Transformimi i Madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit”, në kuadër të “Ditëve të studi- meve shqiptare” të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. Kjo është një konferencë shkencore ndërkombëtare e ndërtuar me sistemin e “peer review” për të debatuar sipas fushave të ndryshme në lidhje me problema- tikën e shoqërisë shqiptare, të ekonomisë, të institucioneve juridike, debateve historike, mediave, institucioneve politike, politikave publike apo të zhvillimit të edukimit dhe arsimit, impakteve në zhvillimin shqiptar dhe politikave publike. Në këtë konferncë morrën pjesë studiues të huaj të cilët kanë objekt dhe fokus të studimeve të tyre ose punimeve të tyre doktorale Shqipërinë... faqe 4 » faqe 2 » AVIACIONI USHTARAK SHQIPTAR faqe 3 » 64 vjet në mbrojtje të hapësirës ajrore, krenari, sakrificë dhe përkushtim faqe 4 » Delegacioni i Gardës Kombëtare të New Jersey-it vizitë në Batalionin e Xhenios Dita Ndërkombëtare e solidaritetit të punëtorëve faqe 4 faqe 5 BASHKËPUNIMI 1 MAJI Një jetë në artilerinë kundërajrore, ku gatishmëria ishte motoja e ditës faqe 8-9 » INTERVISTA faqe 2 » “Kontributet tona në Operacionet e Aleancës, në raport me mundësitë, kanë qenë gjithmonë prezent dhe jemi të angazhuar të vazhdojmë të kontribuojmë”

Transcript of 64 vjet në mbrojtje të hapësirës ajrore, krenari, sakrificë dhe ...

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 17 (82618) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 1 maj 2015

Ceremonia

takimi

Me rastin e përfundimit të misionit në Shq-ipëri të instruktorit francez, piloti, major Thier-ry Solignac, më datë 27 prill 2015, zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Ajrore atasheu ushtarak i Francës për Shqipërinë, rezident në Romë kolonel Daniel Venturi, i cili...

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, më 28 prill 2015 priti në një takim gjeneral brigade Steven Ferrari, zv.komandant i Divizionit të 42-të të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të New Jersey-it, i cili ishte në vendin tonë për një vizitë në kuadër të...

Piloti francez, major Thierry Solignac, përfundon misionin në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli priti gjeneral brigade Steven Ferrari

Gjeneralmajor Jeronim Bazo vizitë zyrtare në SHAPE

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

MiNistrja KodhEli Në KoNfErENCëN “traNsforMiMi i Madh: 25 VjEt përVoja shQiptarE E traNziCioNit dhE dEMoKratiziMit”

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ishte e ftuar në Konferencën Ndërkombëtare

Shkencore me temë: “Transformimi i Madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit”, në kuadër të “Ditëve të studi-meve shqiptare” të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. Kjo është një konferencë shkencore ndërkombëtare e ndërtuar me sistemin e “peer review” për të debatuar sipas fushave të ndryshme në lidhje me problema-

tikën e shoqërisë shqiptare, të ekonomisë, të institucioneve juridike, debateve historike, mediave, institucioneve politike, politikave publike apo të zhvillimit të edukimit dhe arsimit, impakteve në zhvillimin shqiptar dhe politikave publike. Në këtë konferncë morrën pjesë studiues të huaj të cilët kanë objekt dhe fokus të studimeve të tyre ose punimeve të tyre doktorale Shqipërinë...

faqe 4»

faqe 2»

aViaCioNi ushtaraK shQiptarfaqe 3»

64 vjet në mbrojtje të hapësirës ajrore, krenari, sakrificë dhe përkushtim

faqe 4»

Delegacioni i Gardës Kombëtare të New Jersey-it vizitë në Batalionin e Xhenios

Dita Ndërkombëtare e solidaritetit të punëtorëve

faqe 4

faqe 5

bashkëpunimi

1 maji

Një jetë në artilerinë kundërajrore, ku gatishmëria ishte motoja e ditës

faqe 8-9»

inTErviSTA

faqe 2»

“Kontributet tona në Operacionet e Aleancës, në raport me mundësitë, kanë qenë gjithmonë prezent dhe jemi të angazhuar të vazhdojmë të kontribuojmë”

ushtriaE prEmtE, 1 maj 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DarDha

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita hysaJ

redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKJa

Albert Zholi

Gazetarë:saimir aliJaetleva sMaçi

piloti francez, major thierry solignac, përfundon misionin në shqipëri

për zbatimin e detyrave. Ata do të mbeten në kujtesën tonë shqiponja të hekurta, shqiponja të pavdekshme. Të gjitha këto sakrifica dhe realiz-ime ndër vite kanë hedhur themele të sigurta për ecjen e mëtejshme të kësaj arme, të ruajtjes së traditave të

mira dhe për të çuar më tej arritjet e paraardhësve. “Anëtarësimi i vendit tonë në NATO ishte një nga sfidat e rëndësishme të FA-së dhe në këtë drejtim një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Forca Ajrore, e cila është udhëhequr nga objektiva të qarta, të

Në ambientet e Bazës Ajrore të Helikopterve në Farkë u zhvillua sot një ceremoni me rastin

e e 64-vjetorit të krijimit të Avia-cionit Ushtarak Shqiptar. Me këtë rast ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjen-eralë, ushtarakë të lartë të Forcës Ajrore, ish-drejtues të Aviacionit Luftarak Shqiptarë ndër vite, ish-pilot dhe veteranë të kësaj arme, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Cermoninë e hapi zv.komandanit i Forcës Ajrore, kolonel Mehmet Metko.

Zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, u ka uruar të pranishmëve 64-vjetorin e krijimit të Aviacionit, duke e cilësuar si një ditë të veçantë jo vetëm për Forcën Ajrore, por për të gjithë Forcat tona të Armatosura. Më tej, z. Koçi ka nënvizuar se, në këtë ditë ne shohim me krenari një rrugë të përshkruar me sakrifica, përpjekje e përkushtim të madh, por edhe me plot realizime në fushën e mbrojtjes së hapësirës tonë ajrore. Në këtë rrugë, jo pak pilotë dhe teknikë të devotshëm të kësaj arme kanë dhënë jetën e tyre në përpjekje

Ceremoni për 64-vjetorin e Aviacionit Ushtarak Shqiptar

“Anëtarësimi i vendit tonë në NATO ishte një nga sfidat e rëndësishme të FA-së dhe në këtë drejtim një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Forca Ajrore, e cila është udhëhequr nga objektiva të qarta, të mirëpëcaktuara me prioritete e faza zhvillimi për të realizuar me nder misionin e caktuar”.

‘zv.ministri Petro Koçi

Me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri të instruktorit francez, piloti, major Thierry Solig-

nac, më datë 27 prill 2015, zhvilloi një vizitë në Ko-mandën e Forcës Ajrore atasheu ushtarak i Francës për Shqipërinë, rezident në Romë kolonel Daniel Venturi, i cili shoqërohej nga instruktori francez major Thierry Solignac. Qëllimi i kësaj vizite ishte përshëndetja me drejtuesit e Forcës Ajrore me rastin e përfundimit të misionit nga instruktori francez, major Thierry Solignac, i cili shërbeu në Forcat tona Ajrore për disa vite për trajnimin e pilotëve të helikopterëve COUGAR.

Dy ushtarakët francez u pritën në një takim të veçantë nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Mehmet Metko, shefi i Shtabit i Forcës Ajrore, kolonel Flamur Hadushi, komandanti i Bazës Ajrore në Farkë, nënkolonel Kuto Hasani dhe shefi i Sigurisë së Fluturimit të Forcës Ajrore, nënkolonel Ndrec Llusku. Gjatë takimit zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Metko falënderoi atasheun ushtarak francez, kolonel Daniel Venturi, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë nga Forcat e Arma-tosura Franceze për Forcën Ajrore Shqiptare për projektin e trajnimit të pilotëve dhe teknikëve të Bazës Ajrore Farkë. Falënderime dhe vlerësime të veçanta shkuan gjithashtu për

punën dhe kontributin e instruktorit francez, major Thierry Solignac, i cili gjatë viteve të qëndrimit në Bazën Ajrore Farkë ndikoi ndjeshëm në rritjen e aftësive pilotuese të ekuipazheve fluturuese në helikopterin COUGAR. Majori Solignac me profesionalizmin e tij, jo vetëm që përcolli eksperiencën e tij të pilotimit, por gjithashtu mori pjesë edhe në shumë operacione të vështira ajrore dhe kontribuoi në përshtatjen e manualeve

të fluturimit, duke bërë që ekuipazhet tona fluturuese të operojnë me të njëjtat manuale dhe standarde fluturimi si NATO.

Kolonel Venturi falënderoi Komandën e Forcës Ajrore për bashkëpunimin dhe vlerësoi ecurinë e realizimit me sukses të trajnimit të ekuipazheve fluturuese, si dhe mbështetjen në fushën e mirëmbajtjes së helikopterëve Cougar. Në përfundim të misionit të tij në Forcën Ajrore shqiptare, piloti instruktori francez, major Thierry Solignac, falënderoi drejtuesit dhe personelin e Forcës Ajrore dhe ata të Bazës Ajrore Farkë për mikpritjen dhe frymën e bashkëpunimit që i karakterizon. Major Solignac gjithashtu u shpreh se, ka qenë një eksperiencë e vyer, duke vlerësuar aftësitë

fluturuese dhe frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes ekui-pazheve fluturuese në interes të realizimit sa më mirë të misionit të ngarkuar. Në fund të këtij takimi, nga të dy palët u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm që ekziston midis dy vendeve, si dhe u shpreh dëshira dhe vullneti për vijimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të realizimit me sukses të projekteve në interes të modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.

mirëpëcaktuara me prioritete e faza zhvillimi për të realizuar me nder misionin e caktuar”, - është shprehur zv.ministri Petro Koçi.

Në këtë ceremoni ka përshëndetur edhe gjeneral brigade (R) Astrit Jau-pi, ish-komandanti i Forcës Ajrore

dhe ish-pilot i mirënjohur i armës së Aviacionit. Më pas, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, kanë vizituar nga afër mjediset e Bazës Ajrore të Helikoptërve në Farkë.

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 3zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ishte e ftuar në Konferencën Ndërkombëtare Shken-

core me temë: “Transformimi i Madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit”, në kuadër të “Ditëve të studimeve shqiptare” të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. Kjo është një konferencë shkencore ndërkombëtare e ndërtuar me sistemin e “peer review” për të debatuar sipas fushave të ndryshme në lidhje me problematikën e shoqërisë shqiptare, të ekonomisë, të institucioneve juridike, debateve historike, mediave, institu-cioneve politike, politikave publike apo të zhvillimit të edukimit dhe arsimit, impakteve në zhvillimin shqiptar dhe politikave publike. Në këtë konferncë morrën pjesë studiues të huaj të cilët kanë objekt dhe fokus të studimeve të tyre ose punimeve të tyre doktorale Shqipërinë, pedagogë shqiptarë që punojnë në universitetet perëndimore dhe që kanë Shqipërinë si objekt të tyre të studimeve, doktorantë të huaj që kanë një temë të tyre për Shqipërinë, doktorantë shqiptarë të cilët ndodhen në universitetet perëndimore, doktorantë të UET etj.

Ministrja Kodheli mbajti një ligjëratë në këtë Konferencë.

Më poshtë fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli:

Henri, faleminderit. Kur më dërgove ftesën për të marrë

pjesë në këtë Konferencë, menjëherë m’u kthyen kujtimet e ditëve jo fort të largëta, kur kam dhënë mësim në Uni-versitetin Europian të Tiranës. E ndjej që më paska munguar ky ajër dhe kjo atmos-ferë, tipike për një ambient ku përpjekja intelektuale të lejon reflektim mbi ato që menaxherët e të gjitha profesioneve bëjnë në të përditshmen e tyre.

Të nderuar kolegë, miq e të ftuar,E kujtoj Tiranën e para 25 viteve, e

zhytur e gjitha në atmosferën e heqjes së pistoletave nga brezat e punonjësve të policisë dhe krekosjen e tyre me shkopinjtë e dhunshëm të gomës. Vizita e pritshme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Shqipëri në mesmajin e viti 1990 duhej shoqëruar me pamje sa më pak represive e totalitare. E për këtë arsye, në fillim të atij maji të largët, u ndryshua legjislacioni penal me heqjen e nenit të tradhëtisë ndaj atdheut.

Por “izaurat”, furgonët famëkeq të policisë, gjithsesi lëviznin kudo nëpër Tiranë për të ndaluar, rrahur e mbajtur nën mbikëqyrje të gjithë të padëshiruarit e regjimit. E duket se fraza e diplomatit peruvian Perez de Kuelar, se “është për t’u vlerësuar evoluimi hap pas hapi i Shqipërisë”, është shndërruar në lajt-motivin e këtyre 25 viteve demokraci e

tranzicion për vendin tonë.Sepse neve na është vlerësuar

gjithnjë evoluimi, por rezultatet varet se nga cili kënd i shohim. Kemi bërë shumë e kemi dalë jashtë natyrës sonë për të mirën e shoqërisë dhe vendit? Apo e kemi nisur nga hiçi dhe sado pak të kemi bërë, gjithsesi do të kishte ndryshim? Nuk mendoj se ndonjëri prej

nesh këtu hyn në radhët e pesimistëve, por jemi të gjithë të aftë të analizojmë me skepticizmin e nevojshëm atë që është arritur, apo nuk është arritur në këtë çerek shekulli.

Unë jam financiere në profesion dhe nuk marr përsipër për asnjë moment të bëj historianen apo gjykuesen. Ne të shifrave e kemi më racional mendimin, jemi në gjendje të kuptojmë instinktiv-isht trendet pozitive apo negative të përparimit të një shoqërie.

Është bërë shumë, pa fund shumë. Por krahasuar me kë dhe me çfarë? A mundet që vendi më i izoluar në Eu-ropë, më i varfëri, më i prapambeturi teknologjikisht, të barabitet minimal-isht me fqinjët tanë direktë? A mund të superohen dekada të tëra paranoje

totalitare brenda pak viteve?Megjithëse Shqipëria duhet marrë

si një shembull më shumë se pozitiv në rajon, pasi në një panoramë të përgjithshme, vendi ynë ka dalë nga krizat e viteve ’90, me një nivel të rafinuar demokracie, i paprekur nga konfliktet etnike, nacionaliste apo fetare, gjatë tranzicionit të gjatë

nëpër të cilin Shqipëria kalon kemi parë që disa sisteme, në vend që të ngriheshin duke funksionuar sipas një modeli perëndimor, ose degrad-uan rëndë, ose u karaketerizuan nga një kalbëzim sistematik, akoma pa u ndërtuar mirë.

Me sisteme si ai i drejtësisë apo i shtetit të së drejtës, me trashëgiminë kulturore apo pasuritë tona nën e mbi tokë, jo vetem që u abuzua, por kjo u justifikua si një gjë e bërë në emër të tranzicionit, të shkeljes në rrugë të paditur e shpesh herë në emër të disa fjalëve inflacioniste si: demokraci, popull, liri etj.

Çdo njëri prej nesh duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe pjesën e vet të detyrimeve. Të asaj që shkoi

dhe të asaj që vjen. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të të bërit shtet, të largimit një orë e më parë nga rruga e gjatë e tranzicionit, për t’u bërë një vend i drejtë, normal, i begatë e i mirëqënë dhe po ashtu i sigurtë.

Në këtë frymë reforma vazhdon të mbetet një fjalë kyçe, pa të cilën nuk do mund të shkojmë shumë larg. Por të mos harrojmë se një reformë e shtyrë në kohë bën më dëm se një reformë e pa nisur. Pasi çdo gjë që i lemë pasardhësit dhe shoqërisë është një akumulim që kërkon kosto gjithmonë e më të larta.

Amullia dhe rrezultatet modeste të reformave në këto vite mendoj se i bënë shqiptarët më shumë të ndërgjegjshëm në kërkesën e tyre për reforma reale, paçka se të dhimshme. Tranzicioni i pa fund, shoqëruar me një lëngatë të gjatë, nuk po zgjidhte dhe nuk do të mund të zgjidhte thuajse asnjë prej problemve tona. Por shoqëria jonë ka ndjeshmërinë dhe zgjuarsinë e mjaftueshme për t’i kuptuar vendimet e drejta.

Theksoj gjithashtu se në gjithë këtë cirk dhe kaos të tranzicionit dhe demokratizimit të Shqipërisë, lidhja shpirtërore me Europën ka qenë ab-solutisht e pacënuar. Perëndimi është parë si ideal, shembull, model dhe synim. Kuptohet që kaq nuk ka mjaf-tuar, për sa kohë që ne jemi këtu ku jemi dhe ndoshta, po të kishim bërë zgjedhje më të mira gjatë këtij çerek shekulli, do të ishim më mirë e më të zhvilluar.

Në fakt, shpesh herë prano-het lehtësisht se krizat ekonomike, ideologjike dhe shoqërore, i shtyjnë njerëzit drejt ideologjive apo vepri-meve të ekstremit. Por ne shqiptarët, megjithëse eksperimentuam shumë politikisht, asnjëherë nuk u dhamë të drejtë përfaqësimi ekstremeve. Dhe kjo është një vlerë të cilën duhet ta mbajmë fort afër vetes, madje ta ruajmë dhe zhvillojmë.

Do të doja të ndalesha pak edhe në të mirat e të këqijat e lëvizjeve migratore të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, si procese thelbësisht të lira, por për fat të keq të ndikuara nga kushtet e vështira ekonomike të shoqërisë.

Nëse deri para 25 vjetësh, lëvizja brenda vendit ishte e kontrolluar, kurse jashtë ishte e pamundur, në 1991 gjithçka iu la në dorë rrëmujës që akoma na karakterizon. Dhe të gjithë të lëvizurit, ndihmuan ekono-mikisht familjet që kishin lënë pas. Nga veriu në jug. Një trend gjithëpërf-shirës dhe human deri në detaje.

Sot, ky fenomen po bëhet shqetë-sues, pasi lëvizja e lirë e njerëzve nuk presupozon qëndrimin me synim jetesën në vendet e Europës perën-dimore. Por më lejoni të bëhem pak kontroverse dhe të vë në dukje faktin se drejt cilit rajon synojnë instinktiv-isht shqiptarët? Shqiptarët që kërkojnë Perëndimin, megjithë shqetësimin e madh që krijojnë, janë një shembull shumë më i mirë se ai grusht njerëz-ish që shkojnë drejt Lindjes fanatike fundamentaliste.

Unë mendoj se shprehja e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që vlerësonte evoluimin hap pas hapi të Shqipërisë, përveç kujdesit diplo-matik të kohës dhe kontekstit të thënë ndaj personave të një prej diktaturave më të egra, nuk mjafton.

Im bir ka lindur, është rritur dhe bërë burrë duke ndjerë, perceptuar e dëgjuar fjalën tranzicion. Detyrimi ynë si pushtetarë sot është të flasim me gjuhën e rezultateve, për ta bërë Shq-ipërinë një vend të aftë që të shfrytëzojë zotësitë e veta dhe t’i transformojë ato në histori suksesi ekonomik dhe shoqëror, me qëllim që fëmijët e djalit tim fjalën tranzicion ta gjejnë vetëm në librat e historisë.

Ju faleminderit!

Ministrja Kodheli në konferencën “Transformimi i Madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit”

Kodheli: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të të bërit shtet

Çdo njëri prej nesh duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe pjesën e vet të detyrimeve. Të asaj që shkoi dhe të asaj që vjen. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të të bërit shtet, të largimit një orë e më parë nga rruga e gjatë e tranzicionit, për t’u bërë një vend i drejtë, normal, i begatë e i mirëqënë dhe po ashtu i sigurtë.

ushtriaE prEmtE, 1 maj 20154

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli priti gjeneral brigade Steven Ferrari

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, më 28 prill 2015 priti në një takim gjeneral bri-

gade Steven Ferrari, zv.komandant i Divizionit të 42-të të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të New Jersey-it, i cili ishte në vendin tonë për një vizitë në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcave tona të Armatosura dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it, të SHBA-së.

Në qendër të këtij takimi ishin çështje të bashkëpunimit ushtarak mes Shqiperisë dhe SHBA-ve, si partneri ynë strategjik, veçanërisht bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Yersey-it. Ministria e Mbrojtjes Kodheli shprehu vlerësimin e saj të lartë për bashkëpunimin e ngushtë në përgatitjen e kadetëve të rinj shqiptarë pranë Shkollës së Përgatitjes së Ofi-cerëve të Gardës Kombëtare të New Yersey-it, duke theksuar se kjo praktikë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, gjeneral brigade Fer-rari u ndal te kontigjenti i ushtarakëve shqiptare që shkollohen në Gardën

e New Yersey-it, duke vlerësuar veçanërisht përgatitjen, disiplinën dhe kërkesën që ata kanë ndaj vetes për cilësi të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë men-dimin se baza e një ushtrie moderne nis që nga rekrutimi, i cili duhet të përthithë brenda radhëve të Forcave të Armato-

sura të rinj me integritet të lartë moral dhe me përgatitje fizike.

Gjithashtu, gjeneral brigade Steven Ferrari është pritur në një takim edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Gjatë këtij takim u vlerësua bash-këpunimi ushtarak i suksesshëm midis

zyrtare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zhvilloi në datën 27 prill 2015 një vizitë zyrtare në

Komandën e Aleancës për Operacionet (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe –SHAPE). Vizita filloi me ceremoninë zyrtare të pritjes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për të vijuar me takimin me komandantin e Ko-mandës së Aleancës për Operacionet, Gjeneral Breedlove dhe më tej me një tur njohës në Qendrën Operacionale të Menaxhimit të Krizave (Compre-hensive Crisis Operation Management Center – CCOMC).

Në fillim të takimit me Gjen-eral Breedlove, gjeneralmajor Bazo i shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për lidershipin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Operacionet për të përballuar me sukses spektrin e sfidave me të cilat është dhe po përbal-let. Më tej gjeneralmajor Bazo e njohu bashkëbiseduesin me atë çfarë Forcat e Armatosura të Shqipërisë po bëjnë për të qenë në nivelin e angazhimeve të premtuara ndaj taksapaguesve shq-iptarë dhe ndaj Aleancës. “Kontributet tona në Operacionet e Aleancës, në raport me mundësitë, kanë qenë gjith-monë prezent dhe jemi të angazhuar të vazhdojmë të kontribuojmë”, - theksoi gjeneralmajor Bazo. Në vijim shefi i Shatbit të Përgjithshëm të FA Shqiptare u ndal në faktin se Aleanca e ka kapër-cyer dilemën që e shoqëroi ekzistencën

(reason d’être) e saj në vitet e para të pas-Luftës së Ftohtë.

Në vëmendje të bashkëbiseduesve gjatë takimit ishte edhe situata në kufijtë lindor dhe jugor të Aleancës. Ruajtja e kohezionit mes anëtarëve të Aleancës është në thelb ajo çfarë Gjen-eral Breedlove dhe gjeneralmajor Bazo konsideruan si mënyra më e mirë për të

dërguar mesazhin e duhur tek të gjithë ata që përpiqen apo po kërcënojnë në fakt paqen e sigurinë.

Gjatë qëndrimit në shtabin e Ko-mandës së Aleancës për Operacionet, gjeneralmajor Bazo vizitoi edhe Qen-drën Operacionale të Menaxhimit të Krizave (CCOMC), ku drejtuesit e saj e njohën me konceptin e funksionimit

Gjeneralmajor Jeronim Bazo vizitë zyrtare në SHAPE

Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it, në kuadër të Programit të Partneritetit, i cili ka filluar që në vitin 1993. Gjeneralmajor Bazo theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, i cili edhe pse në format dypalësh, ka kontribuar jashtëzakonisht në trans-formimin e Forcave të Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, gjë e cila u finalizua me hyrjen e Shqipërisë në NATO. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së vlerësoi se gjatë këtyre dy dekadave të bashkëpunimit, ushtarakët e dy vendeve kanë qenë krah për krah njeri-tjetrit, jo vetëm në trajnime e stërvitje, por edhe në operacione, gjë e cila kulminoi në dërgimin e 5 kon-tingjenteve të përbashkëta OMLT me mision trajnues të Ushtrisë Kombëtare Afgane.

Aktualisht, Programi i Partneritetit me Gardën Kombëtare të New Jersey-it është i fokusuar në fushat e edukimit, trajnimeve nëpërmjet Skuadrave të lëvizshme trajnuese (EOD), planifi-kimi për emergjencat civile, zhvillimi i trupës së nën/oficerëve, stërvitjeve të përbashkëta (Joint Reaction 15) dhe në kuadër të NATO-s (Trident Junc-tion 15).

Gjeneral brigade Ferrari dhe del-egacioni ushtarak i Gardës Kombëtare të New Jersey-it që ai kryeson, gjatë ditëve të qëndrimit në vendin tonë viz-itojë edhe disa reparte dhe qendra stër-vitore të Forcave tona të Armatosura.

Në Batalionin e Xhenios, në vartësi të Komandës Mbështetëse, zhvilloi vizitë pune një delegacion ushtarak i Gardës Kombëtare të Neë Jersey-it, i kryesuar nga gjeneral brigade Steven Ferrari, zëvendëskomandanti i Diviz-ionit 42 të Këmbësorisë i kësaj Garde Kombëtare të New Jersey, SHBA. Në përbërje të këtij delegacioni ishin edhe kolonel John Didonna, nënkolonel Car-men Tucker, major Karcher, si dhe kryekapter Edëard Santiago. Delegacioni shoqërohej nga zëvendëskomandanti i AFA kolonel Roland Berzani.

Ekipi amerikan u prit nga komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandanti i Batalionit të Xhenios, kolonel Gasper Lala, si dhe komandanti i Kompanisë EOD, nënkolonel Ajet Dalti. Gjen-eral brigade Ylber Dogjani i uroi mirëseardhjen delegacionit dhe falënderoi zëvendëskomandantin e Divizionit 42 të Këmbësorisë të Gardës së New Jersey-it për këtë vizitë pune, kontributin dhe ndihmën e dhënë në modernizimin, arsimimin dhe trajnimin e efektivave të EOD. Takimi vijoi me dy brifingje të shkurtëra në lidhje me misionin, organizimin, përgjegjësitë dhe punën e bërë nga Kompania EOD, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Kombëtare të New Jersey-it për modernizimin, arsimimin dhe trajnimin e personelit të Kompanisë EOD. Gjeneral brigade Steven Ferrari siguroi që bashkëpunimi me FA të Republikës së Shqipërisë do të thellohet në të gjitha fushat e bashkëpunimit ushtarak, me fokus të veçantë arsimimin, trajnimin dhe modernizimin e Kompanisë EOD.

Delegacioni i Gardës Kombëtare të New Jersey-it vizitë në Batalionin e Xhenios

dhe mbi të gjitha me efektivitetin e saj në informimin e lidershipit të ACO në procesin e vendimmarrjes.

Para largimit nga SHAPE, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo mori një takim ehe me personelin e Forcave tona ë Armatosura që shërben në Përfaqësinë Ushtarake në SHAPE dhe ata që shër-

bejnë në shtabin e SHAPE. Duke i falenderuar për punën dhe përkushtimin që ata tregojnë në zbatimin e detyrave, gjeneralmajor Bazo iu kërkoi atyre të vi-jojnë të bëjnë maksimumin e mundësive të tyre për të qenë jo thjeshtë përcjellësit e informacionit, por këshilluesit e parë të procesit të vendimmarrjes politike dhe ushtarake.

“Kontributet tona në Operacionet e Aleancës, në raport me mundësitë, kanë qenë gjithmonë prezent dhe jemi të angazhuar të vazhdojmë të kontribuojm딑

Gjeneralmajor jeronim Bazo

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 51 maji

1 Maji, Dita e Punës ose Dita e Punëtorëve, në shumë vende të botës përkujtohet çdo vit, duke synuar të kujtojë angazhimin

e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin të garantonin të drejtat e tyre dhe që më së shumti konsistonin në 8 orëshin e ditës së punës. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në Il-linois në SHBA. Ndërkohë, Kongresi i Internacionales së Parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në SHBA nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor, shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezo-lutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndër-kohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja në Haymarket në Çikago. Këto ng-jarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Majit është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve këtu i referohej marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në vitin 1872. Në Evropë 1 Maji, festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të Kongresit të Internaciona-les së Dytë në Paris, në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

histori e shkurtër e Ditës së 1 Majit

Rrënjët e Ditës së 1 Majit nisin në luftën për 8 orë të ditës së punës në Çikago më 1886. 1 Maji u bë ditë ndërkombëtar për të kujtuar sakrificën e tyre edhe pse shumica e njerëzve në botë dinë pak për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, madje për shumë prej tyre ka një supozim se kjo është një festë e vendeve komuniste, si p.sh e Kubës apo vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik. Në fund të shekullit të 19-të, klasa punëtore ishte në luftë të vazhdueshme për të ulur orarin e punës. Kushtet e punës ishin të rënda, të pasigurta, punohej nga 10-16 orë në ditë, por dhe vdekjet dhe lëndimet që shkaktoheshin në vendet e punës ishin të shpeshta. Që nga viti 1860, punëtorët kanë qenë të shqetësuar për orarin e tyre të zgjatur të punës dhe në fund të vitit 1880 ky shqetësim mori formën e organizuar dhe qe në gjendje të grumbullonte fuqi të mjaftueshme për të deklaruar ditën e punës 8-orësh. Kjo proklamatë e kërkuar prej klasës punëtore nuk kishte pëlqimin e punëd-hënësve. Në atë kohë, socializmi ishte një ide e re dhe tërheqëse për njerëzit e punës, tërhiqeshin nga ideologjia e tij për kontrollin e klasës së punës mbi prodhimin dhe shpërndarjen e të gjitha mallrave dhe shërbimeve. Punëtorët ndërkohë shihnin se nga kapitalizmi përfitonin vetëm bosët e tyre dhe se puna e punëtorëve shfytëzohej si burim fitimi prej tyre. Mijëra burra, gra dhe fëmijë humbnin jetën pothuaj çdo vit në vendin e punës, jetëgjatësia ishte e ulët, shpresat e pakta dhe mjerimi ishte në rritje. Nga ana tjetër, idetë social-iste ofronin një tjetër mundësi. Një shumëllojshmëri organizatash socialiste

ishin krijuar deri në gjysmën e dytë të shekullit të 19, duke filluar nga partitë politike. Ndërkohë në fakt, shumë so-cialistë u zgjodhën në zyrat qeveritare në zonat e tyre, por dhjetëra mijëra prej tyre refuzuan procesin politik, i cili u pa si asgjë më shumë se sa mbrojtje për të pasurit dhe kështu në të gjithë vendin u krijuan grupet anarkiste. Që do të thotë se mijëra njerëz që punonin përqafuan idealet e anarkizmit, që kërkonin t’i jep-nin fund të gjitha strukturave hierarkike (duke përfshirë qeverinë) dhe t’i jepnin theksin punëtor kontrollit të industrisë dhe veprimit të drejtpërdrejtë procesit politik burokratik. Megjithëse është e pasaktë të thuhet se sindikatat e punës “u morën përsipër” nga anarkistët dhe socialistët, por në fakt nga ana tjetër anarkistët dhe socialist në atë kohë përbënin sindikatat.

Konventa Kombëtare në Çikago, e mbajtur në tetor të vitit 1884, organizuar nga Federata e Sindikatave dhe e Punë-torëve, (më vonë Federata Amerikane e Punës) caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë, “8 orë përbënin punën e një dite juridike nga dhe pas 1 Majit 1886”. Në muajt përpara kësaj date, mijëra punëtorë ishin përpjekur në kërkesën e tyre për shkurtimin e ditës së punës, por vetëm pas kësaj date punëtorë të kualifikuar dhe të pakualifikuar, të zinj dhe të bardhë, burra dhe gra, vendas dhe emigrantë, të gjithë, tashmë ishin të përfshirë. Një vit para se të ndodhte masakra në Haymarket, theksohej në gazetën anarkiste, Alarm, se “nëse një njeri punon më shumë se 8 orë në ditë, ose 10 orë në ditë, ai është ende një rob”. Rreth çerek milioni punëtorë në zonën e Çikagos “u përfshinë drejtpërsëdrejti në kryqëzatën” e zbatimit të ditës së punës 8 orësh. Vetëm një shpallje e shtypur përpara 1 Majit 1886, nga një botues i bënte thirrje njerëzve që punonin, “....sistemi i pagave është shkaku i vetëm i mjerimit botëror. Ajo mbështetet nga klasat e pasura....”. Më 1 Maj 1886, më shumë se 300.000 punëtorë nga 13.000 biznese në të gjithë Shtetet e Bashkuara lanë punët e tyre në festimin e parë të Ditës së 1 Majit në histori. Çikago ishte epiqendra e kërkesë së ditës 8-orësh të punës. 40.000 punonjës dolën si fillim në grevë me anarkistët në ballë. Me fjalimet e tyre të zjarrta dhe

ideologjinë revolucionare të veprimit të drejtpërdrejtë, anarkistët dhe anarkizmi u bënë të respektuar dhe u përqafuan nga njerëzit e punës. Paradat, bandat dhe dhjetëra mijëra demonstrues në rrugë ilustruan fuqinë dhe unitetin e punëtorëve, por që “ende nuk ishin të dhunshme”, siç parashikonin gazetat e kohës dhe autoritetet. Punëtorët lanë punët e tyre derisa numri u rrit në gati 100.000 dhe që demonstronin paqësisht, por pas dy ditëve, më 3 maj 1886, gjendja ndryshoi në afërsi të uzinës McCormick, gjatë një fjalimi ku rreth dyqind demonstrues u bashkuan me punonjësit e çelikut dhe ku më pas situ-ata u përshkallëzua me hedhjen e gurëve nga ana e grevistëve dhe me të shtëna si përgjigje e policisë. Ngjarjet një ditë më vonë në sheshin Haymarket dhe hedhja e një bombe në radhët e policisë sollën ndryshimin që do të hynte në histori. Numri i policëve të vrarë ishte 7-8 dhe më shumë se gjashtëdhjetë të tjerë u plagosën. Tetë anarkistë u arrestuan dhe u dënuan me vdekje, 4 nga të cilët më 11 nëntor 1887 u ekzekutuan, njëri u vetëvra dhe tre të tjerët u falën më vonë, pas gjashtë vjetëve burg nga Guvernatori Altgeld. Që nga ajo ditë 1 Maji është festë zyrtare në 66 vende dhe festë jozyrtare e njohur në shumë më tepër vende.

Kanë kaluar afro 130 vjet që prej asaj dite kur Çikago me grevën e punëtorëve u bë qendra kryesore e

1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve

mImOZa GOLIKja

agjitacionit me anarkistët në ballë të lëvizjes punëtore dhe sindikat-ave në kontributin më të madh në lëvizjen 8 orësh. Lëvizja e Çikagos në 1884 prodhoi gazetën e parë të përditshme anarkiste në botë, të Chicagoer Arbeiter-Zeitung, gazetën javore Fackel dhe botimin e së dielës, Vorbote. Në 1886, këto gazeta kishin një tirazh prej mbi 26.000 kopjesh, lexoheshin nga ana e komunitetit më të madh të klasës punëtore emigrante gjermane të qytetit së bashku me gazetat ang-lisht, bohem dhe skandinave. Përveç këtyre, anarkistët e Çikagos ishin aktivë në organizimin e pikniqeve, ligjëratave, valleve, bibliotekave dhe ngjarjeve të tjera për punë-torët. Këto ndihmonin në krijimin e lidhjeve të forta të solidaritetit të klasës së punëtorëve.

Dita e Punës si festë publikeData 1 Maj për Ditën Ndërkom-

bëtare të Punëtorëve është zgjedhur nga Internacionalja e Dytë për të përkujtuar ngjarjen në Haymarket më 4 maj 1886 në Çikago. Duke qenë në pranverë ajo festohet si një festë kombëtare publik në shumë vende, por në vetëm disa prej këtyre vendeve ajo festohet në mënyrë specifike si “Dita e Punës” ose “Dita e Ndërkombëtar e Punëtorëve”. Në 1904, takimi i Konferencës Ndërkombëtare Social-

iste në Amsterdam u bëri thirrje “të gjitha organizatave të Partisë Social Demokratike dhe sindikatave të të gjitha vendeve për të demonstruar energjikisht në maj për krijimin ligjor të ditës 8-orësh, për kërkesat e klasës së proletariatit, dhe për paqen universale”. Kongresi e bëri atë “të detyrueshme për të gjitha organizatat proletare të të gjitha vendeve për të ndaluar punën më 1 maj, kudo që është e mundur pa lëndimin e punëtorëve”. Në shumë vende, klasat punëtore kanë kërkuar ta bëjnë Ditën e 1 Majit festë zyrtare dhe përpjekja e tyre e arriti këtë në një masë të madhe. Në të gjithë globin, aktivistët e punës kërkuan që të bënin ditën e 1 Majit festë zyrtare në nder të punës dhe shumë vende e kanë bërë këtë. Dita e 1 Majit ka qenë një festë e rëndësishme zyrtare në vende të tilla si Kina, Koreja e Veriut, Kuba, ish-Bashkimi Sov-jetik etj. Në ish-vendet komuniste festimet zakonisht funksionin si parada të përpunuara popullore dhe ushtarake në këto vende. Madje gjatë Luftës së Ftohtë, Dita e 1 Majit u bë rasti i paradave të mëdha ushtarake në Sheshin e Kuq në Bashkimin Sovjetik ku merrnin pjesë udhëheqësit më të lartë të Kremlinit. , sidomos të Byrosë Politike. Lenini ishte simboli i qëndrueshëm i asaj periudhe. Kështu ka ndodhur edhe në vendin tonë përgjatë dekadave të regjimit komunist.

Por disa vende Ditën e Punës e festojnë në data të tjera të rëndë-sishme të tyre. Meqenëse në fund të shekullit 19, u rritën lëvizjet e sindikatave dhe të punës janë zgjed-hur një shumëllojshmëri ditësh nga sindikalistët për të festuar ditën e punës. Në Shtetet e Bashkuara, p.sh. dhe Kanada, kjo festë është në shtator, e quajtur Dita e Punës, e propozuar për herë të parë në vitin 1880. Në vitin 1882 ishte Mateu Maguire, një mekanik, që propo-zoi së pari festën si Dita e Punës, ai shërbente atëherë si sekretar i Bashkimit Qendror të Punës të Nju Jorkut. Por ka dhe argumente të tjera, se ajo është propozuar së pari nga Peter J. McGuire nga Federata e Punës e Amerikës në maj të vitit 1882. Në 1887, Oregon ishte shteti i parë i Shteteve të Bashkuara që do ta bënte Ditën e Punës një festë zyrtare publike. Deri në kohën që ajo u bë festë zyrtare federale në vitin 1894, tridhjetë shtete të SHBA zyrtarisht festonin Ditën e Punës. Kështu që nga 1887 në Amerikën e Veriut, Dita e Punës është caktuar festë zyrtare në shtator.

Gjithsesi, tragjedia në Haymar-ket mbahet mend në të gjithë botën nga fjalimet, muralet dhe monumen-tet. Respektimi amerikan i ngjarjes në Haymarket i ka kushtuar një monument në përkujtim për “dësh-morët e Haymarket” e ndërtuar në varrezat Ëaldheim në vitin 1893 dhe në vitin 1889 një statujë në Haymar-ket e ndërtuar për të nderuar policit e rënë, e cila pas viteve 1969-1970 u zhvendos në Akademinë e Policisë në Çikago.

ushtriaE prEmtE, 1 maj 20156 Qendra e menaxhimit të materialeve

si lindi QMMQendra e Menaxhimit të Materia-

leve të Forcave të Armatosura është ndër strukturat e reja të krijuara vitet e fundit (2014) mbështetur në ristrukturimin e FA-së. Edhe më parë ka ekzistuar një strukturë e ngjashme në vartësi të Brigadës Logjistike, por ristrukturimi dhe krijimi i një qendre të veçantë lidhet më së pari me krijimin e një modeli të ri perën-dimor në lidhje me menaxhimin e materialeve. Kjo kushtëzuar nga fakti se jemi tashmë një vend anëtarë i NATO-s dhe nga domosdoshmëria e kalimit nga inventarizimi i trashëguar prej modelit lindor, në automatiz-imin e gjithçkaje që nënkupton, që përmes një sistemi të automatizuar, Qendra të kontrollojë, koordinojë dhe menaxhojë administrimin dhe shpërndarjen e të gjitha klasave të furnizimit nga (1-5), operacionet e riparimit, tjetërsimin e materialeve dhe pajisjeve të tepërta në depot e strukturave të FA etj. Për të realizuar gjithë çfarë u përmend më sipër në QMM shfrytëzohen programe speci-fike të zhvilluara nën mbështetjen e CUBIC. Programi bazë është ai i Automatizimit të Burimeve Logjis-tike. Duke pasur parasysh kohën e shkurtër të veprimit të Qendrës, mund të thuhet se janë akoma hapat e para të implementimit dhe të vënies në eficiencë të Sistemit të Automatiz-imit Logjistik, si dhe të funksionimit të Sistemit të Kodifikimit të NATO-s (NSC) për menaxhimin material në bashkëpunim me strukturat në SHPFA (J-6, ASNI, Drejtoria e Automatizimit dhe Inovacionit dhe komandat e njësive dhe reparteve të FA). Por sigurisht disa rezultate janë të prekshme. Moduli i parë ka përfunduar me sukses, pavarësisht vështirësive të hasura gjatë punës. Sidomos kanë qenë të dukshme vështirësitë përsa i përket zgjedhjes së opsioneve se çfarë ky program do të ofronte për target grupin që është me spektër të gjerë. Ai iu vjen në ndihmë të gjithë specialistëve të logjistikës pavarësisht rangut ku e zhvillojnë këtë detyrë. Kështu nëse një komandanti njësie i nevojitet një informacion mbi një mjet, këtë

përgjigje e merr në mënyrë të shpejtë dhe të saktë nga programi, por nëse informacioni duhet të jetë më i gjerë se një njësi në lidhje me mjetin dhe shpërndarjen e tij, gjithashtu pro-grami ofron informacion të shpejtë e saktë përmes filtrimit të të dhënave në databazën e krijuar. Po ashtu në programin e automatizuar përmes modulit të parë, tashmë të përfun-duar, pasqyrohen të gjitha markat dhe modelet që janë në TOP. Puna e stafit është përqendruar në përfundimin e ndërtimit të programit për modulin e dytë (menaxhimi dhe furnizimi).Vetë ky modul aktualisht ka funk-sional klasën e pestë. Për të kuptuar rëndësinë e këtij moduli mjafton të themi se gjithë dokumentacioni që tani jepet në formë shkresore do të shkojë drejt automatizimit. Kështu, nëse materiali do të transferohet nga njësia X në njësinë Y, të gjitha vep-rimet e transferimit dhe lëvizjes së materialeve nga një njësi në tjetrën do të kryhen automatikisht në sistem. Pra, kjo Qendër në finale mund të thuhet pa frikë se lindi si nevojë e krijimit të dhe funksionimit të një sistemi të centralizuar të llogarisë materiale për materialet e klasave të furnizimit (I -V), identifikimin dhe kodifikimin e materialeve që janë në Tabelën e Organizim-Pajisjeve të FA, mbështetjen logjistike të forcave tona me detyrë në misione jashtë vendit,

sipas Matricës së aktiviteteve të FA, pse jo edhe mbikëqyrje e industrisë ushtarake apo proceset e demontimit. Veçori tjetër e Qendrës është mosha e re e stafit, një staf me një formim akademik cilësor, me përkushtim në detyrën që bën.

Përse është i nevojshëm sistemi i Kodifikimit të NATO-s (NCS)

doruesit ushtarak ose civil të jetë i karakterizuar saktë dhe i shënjuar në mënyrë të standardizuar nga një NSN unike. Për këtë është e nevojshme edhe mbajtja e një databaze me informacion të natyrës përshkruese për çdo pikë furnizimi. Përpara se të lëshohen numrat e rinj të identifikimit të NATO-s, padyshim bëhet një veri-fikim për numrat që tashmë ekzistojnë dhe janë pjesë e inventarit logjistik. Sistemi i Kodifkimit të NATO-s mbështetet në disa parametra:

• Ndërveprimi-me të gjitha vendet anëtare dhe agjencitë që janë pjesë e sistemit.

• Standardizimi-përdorimi i pro-cedurave standard, cili bën që bar-rierat gjuhësore të shmgangen.

• Disiplina-përdroimi i NCS është qartësisht i kuptueshëm dhe i përcaktuar saktë për të gjithë vendet përdoruese.

• Të qënurit unik–çdo pajisje

NCS është një procedurë për klasifikimin e artikujve të furnizimit, që nuk siguron vetëm një vazhdimësi të lartë të cilësisë së të dhënave, por edhe shkëmbimin ndërkombëtar të këtyre të dhënave. Pikërisht qëllimi kryesor është krijimi i një sistemi të përbashkët logjistik, i cili garanton që çdo mjet i veçantë i çdo pajisjeje që është i vlefshëm për të gjithë për-

QMM, model i ri i menaxhimit të aseteve në Forcat e Armatosura

EtlEva smaçi

Në vend të defterëve të rëndë, tashmë çdo njësi do të jetë pjesë e një sistemi unik të automatizuar logjistik. Një hap përpara në

teknologji, një hap përpara në NATO dhe në sigurinë kombëtare

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 7Qendra e menaxhimit të materialeve

e përbashkët furnizimi, e cila vepron në mënyrë efektive në një mjedis shumëgjuhësh (po të kemi parasysh vendet anëtare të NATO-s flasin gjuhë të ndryshme). I gjithë ky aspekt lidhet me lehtësimin e ndërveprimit, shërben si barrierë për dublikimet (si brenda një vendi, ashtu edhe mes vendeve anëtare), lejon shkëmbimin dhe ajo ç’ka është e rëndësishme e maksimizon mbështjetjen logjistike në mënyrën më ekonomike të mundshme. Mjafton të sjellim në vëmendje se në vendin tonë, për shkak të keqadmin-istrimit të dokumenteve shoqëruese të materialeve, si pasojë e mungesës së njohurive gjuhësore apo edhe ato shkencore është bërë regjistrimi i së njëjtës markë me dy emra të ndryshëm si : shervolet dhe shevrolet. Një gjë e tillë është tashmë e pamundur të ndodh, pasi për të bërë regjistrimin e markës apo modelit, së pari, bëhet verifikimi i saj me standardet e NATO-s. Në përfundim të regjistrimit

të markës me NSN, bëhet trasferta në programin NMCRL (Nato Master Catalogue of Reference for Logistic), një bazë të dhënash në kohë reale në internet. Kjo bazë të dhënash ndih-mon në marrjen e informacionit jo vetëm për çdo vend anëtarë në lidhje me asetet e disponueshme, por edhe për biznesin vendas, pasi kjo bazë të dhënat edhe pse u ideua për t’u përdorur nga specialistët e logjistikës së NATO-s, tashmë është edhe në funksion të vendeve jo anëtare të NATO-s, si dhe civilëve. Sektori i Kodifikimit në QMM iu mundëson bizneseve vendase që të pajisen pranë tij me kodin tregtar, i njohur ndryshe i NCAGE (Nato, Commercial and Government Entity Codes) dhe të bëjnë tregti me çdo forcë të armatosur kudo në botë.

Përparësitë e një sistemi unik për Fa

Padyshim benefitet që përftohen

është unike (nuk mund të dubli-kohet), parimi bazë i NCS.

Sektori i Automatizim KodifikimitKy sektor është “porta hyrëse”

e gjithë veprimtarisë mbi të cilën funksionon QMM. Thënë më konk-retisht këtu bëhet krijimi i markave dhe modeleve. Kjo realizohet përmes identifikimit ndërkombëtar nëpërmjet sistemeve të NATO-s, NSN (Nato Stock Number). Ky sistem është një mekanizëm sipas të cilit komponentët e pajisjeve dhe pjesëve të sistemeve të furnizimit ushtarak emërtohen në mënyrë unike, të përshkruara të klasifikuara dhe të shënuara me një numër të standardizuar NSN. Ky numër së bashku me përshkrimin e mjetit publikohen në katalogët e pa-jisjeve, si dhe në listat e riparimit të tyre duke shërbyer në këtë mënyrë si një identifikues kyç brenda sistemeve të informacionit logjistik. NSN pa frikë mund të konsiderohet një gjuhë

nga ky sistem unik janë të qarta dhe të njohura tashmë në fushën e logjistikë në 65 vende ku ky sistem përdoret. Përsa i përket materialeve ky sistem ka vendosur një “gjuhë” unike duke mundësuar informacionin e nevojshëm mbi pajisjet. Për FA nga momenti i përdorimit të këtij sistemi kodifikimi është vendosur një stan-dard që mbështet ndërveprimin, pasi pajisjet dhe pjesët e këmbimit të për-dorura prej tyre mund të indentifohen si plotësisht të këmbyeshme me forcat e tjera të armatosura të NATO-s. Nga ana tjetër, duke pasur njohuri të gjera ndërkombëtare mbi asetet dhe burimet ushtarake në dispozicion të vendeve partnere, mund të racionalizohet me-naxhimi dhe aktiviteti i mirëmbajtjes. Po kështu edhe përsa i përket furniz-imit. Përshkrimi i saktë i artikujve mbi të gjitha i lejon përdoruesit të gjejnë më lehtë ato pajisje, të cilat plotësojnë kërkesat e tyre dhe në këtë mënyrë furnizimi të kryhet në kohën e duhur. Vetë përdorimi i teknologjisë kompjuterike që lejon regjistrimin, përpunimin dhe transmetimin e të dhënave e bën bazën e të dhënave lehtësisht të qasshme në mënyrë të ndërsjelltë. Por ajo për të cilin spe-cialistët e QMM janë më entuziastë ka të bëjë me përparësitë ekonomike. Duke pasur parasysh buxhetet mar-ramëndëse të harxhuara sidomos gjatë periudhës së Luftë së Ftohtë për armatimin, ekzistenca e një databaze të dhënash të kodifikuar i lejon për-doruesit të shohin se cilat pajisje janë tashmë në stok dhe mund të përdoren akoma, pa qenë nevoja të fusin në për-dorim një produkt të ri. Kjo praktikë zvogëlon shumëllojshmëri të artikujve që do të menaxhohen dhe eliminon shpenzimet e panevojshme për eks-perimentimin, identifikimin, ruajtjen dhe funksionet e tjera të furnizimit të ngjashme. Paraqet tepër interes fakti se duke pasur një njohuri të gjerë mbi pjesët e këmbimit të përdo-rura brenda forcave të armatosura të vendeve partenere mund të shmangen prokurimet e panevojshme nga një përdorues kur një tjetër përdorues ka sasi stoku në lidhje me produkte të caktuara. Gjithashtu edhe qasja në disa burime blerjesh jo vetëm nxit konkurrencën, por edhe promovon kursimin përmes blerjeve më të lira. Politika e kursimit është e lidhur pashmangshmërisht me eleminimin e dublikatave, që çon në uljen e nivelit të stokut. Shumë i vlefshëm paraqitet NCS në ndjekjen që i bëhet përmes tij shitësit të produktit, pasi ai përfshin një sistem për identifikimin e shitësit. Kombinuar me sistemet e prokurimit, menaxherët sistematikisht mund të gjejnë informata të rëndësishme të tilla si performancën e kaluar nga kontraktori, adresat dhe numrat e tele-fonit, dhe të dhëna politike - sociale (të tilla si shpërndarjen gjeografike të shitësit dhe prodhuesit brenda një vendi. Gjithashtu specialistët e logjis-tikës duke njohur historinë e burimeve komerciale mund të përdorin NCS për të përcaktuar burimet e kaluara për blerje e furnizime. Kjo mund të jetë e dobishme kur pajisjet janë të vështira për t’u gjetur. Por edhe vetë industria e brendshme e armatimit ka përfimet e saja, pasi kur numri i referencës së një kompanie vendase është e regjistruar në një artikull të

furnizimit në Katalogun e NATO-s për Logjistikën (NMCRL), kjo është e dukshme në vende të tjera, si një burim potencial për këtë artikull. Si rrjedhim mundësitë e kompanisë për të realizuar shitjen përmirësohen ndjeshëm. Dhe së fundmi, por jo e fundit për nga rëndësia, NCS sig-uron njohuri të thella për përbërjen e materialeve përmes përshkrimeve të hollësishme duke nxitur veprimtaritë e duhura për trajtimin e materialeve të rrezikshme të riciklueshme duke siguruar mbrojtjen e mjedisit. Ky informacion gjithashtu siguron aktiv-itetet e kërkuara të demilitarizimit të pajisjeve ushtarake.

Stafi i përkushtuar i QMMQendra e Menaxhimit të Mate-

rialeve të Forcave të Armatosura drejtohet nga nënkolonel Petraq Ciko. Edhe pse është një qendër e re, që është vënë në eficiencë të plotë prej janarit të vitit 2015, duket se objek-tivi është i qartë. Qendra duhet të arrijë të bëhet menaxheri kryesor i materialeve të FA. Për përmbushjen e këtij objektivi stafi që punon është përgjedhur të jetë cilësor, jo vetëm për nga mosha e re që ofron, por, së pari, për nga formimi akademik dhe ushtarak. Të gjithë janë njohës shumë të mirë të kompjuterit, gjuhës angleze dhe njohurive në fushën e menaxhimit. Mjafton të përmendim faktin se një pjesë e personelit kanë përfunduar studimet në kolegjet e njohura ushtarake jashtë vendit, si p.sh, toger Albion Tangu në Turqi, apo togere Elona Canaj në Itali, specialiste IT. Edhe pjesa tjetër e stafit si toger Alket Papa, kapitene Etleva Bufi, kapiten Bledian Dulo apo togere Ermira Hoxha kanë përfunduar studimet e larta dhe janë njohës të mirë në fushën e menaxhimit dhe elektronikës. Në mënyrë harmonike ndërlidhet ky brez me eksperiencën e N/kolonel Dodë Vukaj që drejton Labratorin e Forcave të Armatosura apo të n/kolonel Arben Dhulit, në detyrën e shefit të Sektorit të Menax-himit të Furnizimit. Një personel i përkushtuar, i gatshëm për kryerjen e detyrave të ngarkuara, që bën të gjitha përpjekjet për krijimin e kushteve dhe të infrastrukturës së nevojshme për punë dhe aktivitet normal të Qendrës. Vetë natyra e punës kërkon më së pari përgjegjshmëri dhe ndershmëri, cilësi këto të domosdoshme jo vetëm për ushtarakët, por edhe civilët që janë pjesë e ushtrisë. Por si çdo qendër e re edhe këtu ka vend për përmirësim.

Qendra e Menaxhimit të Mate-rialeve i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për t’u bërë një model i ri, i përparuar i menaxhimit të aseteve të FA, në një epokë të re të globalizmit që ka prekur edhe ushtrinë. Pritsh-mëritë janë të mëdha dhe rezultatet e deritanishme janë të kënaqshme, vlerësuar të tilla edhe nga partnerët ndërkombëtar. Edhe për logjistikën ka mbërritur era e re e dixhitaliz-imit, që do të shënojë dhe fundin e një përvoje të mëparshme, ku sak-tësia dhe produktiviteti ishin qartë të cënueshme. Në vend të defterëve të rëndë, tashmë çdo njësi do të jetë pjesë e një sistemi unik të automa-tizuar logjistik. Një hap përpara në teknologji, një hap përpara në NATO dhe në sigurinë kombëtare.

ushtriaE prEmtE, 1 maj 20158 intervista

Ishte viti 1952, kur ai përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, por një nga ditët më të bukura të tij mbetet viti 1973, kur në

Hamallaj të Durrësit zhvilluan qitjen e parë me raketa V 750, si në kushte lufte. Dolën shkëlqyeshëm. Ai veçon se raketat kundërajrore V 750 ishin raketa shumë cilësore, por që donin përgatitje dhe gatishmëri të lartë. Në punën e tij, një detyrë të veçantë quan edhe atë të komandantit të Garnizonit të Tiranës. Mendoi se do ishte më mirë, pro gaboi. Probleme pa fund. Në këtë garnizon kujton se ka përgatitur shtratin e topit ku janë përcjellë për në banesën e fundit disa nga udhëheqësit kryesor të regjimit komunist. Por, mbi të gjitha bisedën e veçon për rëndësinë që i kishte dhënë shteti i asaj kohe Mbrojtjes Kundëra-jrore. Ajo ishte një mbrojtje e forte dhe unike në llojin e saj.

Vitet e shkollës janë më të buku-rat në jetën e një njeriu. Kur keni filluar shkollën për oficer?

Si se mbaj mend?! Si sot e mbaj mend, madje më del e gjallë si në film ajo ditë. Kisha shumë dëshirë të shkoja për oficer dhe dëshira mu realizua. Kam shkuar në shkollë me lot në sy nga gëzimi. Unë rrjedh nga një familje patriotike dhe profesioni i oficerit më dukej më i bukuri në botë. Nuk i mendoja fare vështirësitë dhe shërbi-met. Shkova në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha” në vitin 1950 dhe e mbarova në vitin 1952. Atëhere ashtu ishte shkolla, 2 vjeçare, pasi kishte shumë nevojë për kuadro. Koman-dant shkolle kishim gjeneral Qazim Kapisyzi. Kërkesat ishin të mëdha, disiplina shumë e fortë. Por ne ishim të privilegjuar në atë kohë. Për ne kujdesishin deri edhe udhëheqësit më të lart të shtetit.

Pasi përfunduat shkollën si vijoi rrugëtimi yt në karrierën ushtar-ake?

Shkollën e mbarova në korrik apo gusht të vitit 1952 dhe më pas na dhanë një muaj pushim. Në muajin tetor u paraqita në Vlorë tek komanda e Brigadës aty. Më thanë se nga Shkolla e Bashkuar je caktuar në Sazan, pra në ishull. Në ishullin e Sazanit kishte dy kodra, të cilat në atë kohë ishin emërtuar, kodra “Stalin” dhe kodra

“Salvadore”. Unë me gjithë një shokun tim, Petro Markon (jo shkrimtarin, por oficer) ishim në një repart që ishte vendosur në kodrën “Salvadore”. Në atë kodër italianët kishin lënë një bateri 75.6 mlm prodhim të tyre. Ajo pikë ishte dominuese, ku në ditë të kthjellta,sidomos në mëngjes, aty mund të shikoje Barin, kaq e lartë ishte. Por ishte dhe pikë strategjike, pasi kishte lartësi dhe mund të vrojtoje dhe mund të hapje zjarr lehtësisht. Por ne i hoqëm topat italianë 76 mlm dhe vendosëm topat 20 mlm gjerman, pasi topat 76 mlm nuk kishim kunjat për zmbrapsje. Kishin vështirësi në zmbrapsje që mund të sillnin dëmtime edhe të vetë ushtarëve.

Ishulli i bukur si magji, por i izoluar. Sa vjet qëndrove dhe si ishte ndërtuar aty regjimi i oficerëve?

Jo pak për moshën rinisë. Unë aty qëndrova mbi dy vjet 1952-1954. Aty ishim shumë të kufizuar. Ishte garnizon me vete, kishte më shumë ushtarakë, por kishte dhe civilë. Pjesa perëndi-more ishte e thepisur ku thellësia e detit arrinte deri në 100 metër. Por ajo pjesë ishte e minuar dhe kishte shumë kujtesa xheniere, ku thuhej “Kujdes, zonë e minuar”. Ne aty thuajse jetonim në repart me ushtarët. Aty rrinim, aty hanim, aty luanim. Ishim në kulmin e rinisë dhe asgjë nuk kishim për argëtim. Thuajse ishim në gjendje lufte. Unë isha komandant toge. Kushte të vështira. Ushqimet vinin me traget nga Vlora. Vetëm ti merrje ushqimet nga anija ishte shumë e vështirë. Por kryesorja ishte mungesa e ujit. Uji vinte nga Vlora me cisterna dhe as mund te flitej për ujë të freskët. Italianët e mblidhnin ujin

e shiut nëpërmjet kanalizimeve dhe e grumbullonin në cisterna prej betoni, ku dhe i filtronin. Në Sazan kishte dhe shumë lepuj, por nuk na linin ti vrisnim. Pesë muajt e parë ne nuk lëvizëm nga Sazani. Një ditë vjen Petrit Dumja. Ne i ngritëm si problem që duam dhe pushim. Ai na tha që njëherë në muaj të shkoni me traget në Vlorë. Pra për dy vjet mund të kem dalë 10 herë në Vlorë ku takoja njerëzit e mi dhe shokët.

Rruga jetësore me uniformë vazh-don, ku shkove pas vitit 1954?

Gjithnjë në lëvizje. Më erdhi trans-ferimi dhe do të shkoja tek Rrapi Treshit në Tiranë ku do të jepja mësim tek

shkolla e instruksionit, pra për kundëra-jror. Aty gjeta topa 76 mlm prodhim çek, kishte topa 37 mlm, 12, 7 mlm dhe 20 mlm. Unë isha përgatitur për të gjitha kalibrat. Kështu dhashë mësim deri në vitin 1955. Pas një viti më vjen transferimi për të shkuar komandant bateria aty afër dhe pa mbushur muajin më del e drejta e studimit për në ish-Bashkimin Sovjetik. Tashmë kishte hyrë viti 1956. Ishim rreth 16 veta nga kundërajrori që shkuam në shkollë në gadishullin e Krimesë, në një qytet të vogël të tij, qytet bregdetar. Ka qenë një udhëtim i gjatë me vapor quhej “Pompjeta”. Ishte vapori më i mirë i

BS së asaj kohe. Kur erdhi në Durrës u shkulën të gjithë që ta shihnin. Kur shkuam qëndruam pak në Stamboll dhe në Rumani. Stambolli na habiti. Një mrekulli. E shikonim dhe nuk ngope-shim. U nisëm për Sevastopol. Këtu na pritën me disa mikrobusë dhe na çuan tek vendi ku do mësonim. Në shkollë na priti një kolonel, i cili na ndau në dhoma katërshe. Ishin kushte shumë të mira, nuk krahasoheshin me Shkollën e Bashkuar. Kudo kishte rregull dhe pastërti.

Për çfarë studjove aty?Sigurisht aty shkollimi ishte i nivelit

të lartë. Mësuam për topat e rëndë

Një jetë në artilerinë kundërajrore, ku gatishmëria

ishte motoja e ditës

aLbErt Z. ZHOLI

Flet ish-oficeri i lartë i Mbrojtjes Kundërajrore, Bejo Hoxhaj

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 9intervista

“Raketat për herë të parë erdhën në vitin 1960, dy grupe të prodhimit rus. Plani i vendosjes së tyre ishte i ndryshëm.

Një grup u vendos ne Grec në kodrat e Pezës së Madhe, ndrysa Grupi i Dytë në Sukth, ai ishte mësimor. Ishin rake-ta tokë-ajër V 750. Këto e kishin rrezen e veprimit 35 km. Ndërsa si lartësi deri në 20 km. Unë u caktova të shkoj në

Krujë, në malin e lartë, por u kthyem, pasi motorët aty nuk punonin mirë nga të ftohtit dhe u vendosëm në Sukth”.

kundërajror të drejtuar, 57 mlm, 100 mlm dhe 130 mlm. Mësimi bëhej me nivel. Deri në vitin 1957 qëndruam këtu dhe më pas na çuan në Siberi. Kështu ishte planifikuar. Atje duhet të mësonim për raketa kundëra-jrore tokë-ajër. Ato ishin instaluar aty për efekt sigurie dhe ruajtje sekreti. Ishin raketa V-750, raketat e prodhimit të fundit ruse, shumë të mira. Këtu qëndruam një vit e gjysmë. Aty bënte shumë ftohtë, 30 gradë nën zero. S’kishim ku të shkonim. Ishim si në burg. Ndaj ju përkushtuam më shumë mësimeve. Veshja ishte veshje ariu dhe duke-

shim të gjithë njëlloj. Aty kishte nga të gjithë vendet ish-komuniste. Për një vit e gjysmë ne mësuam shumë gjëra për raketat. U kthyem në vitin 1959. Kur u ktheva më cak-tuan në shkollën e instruksionit në Pezë-Helmës për raketat. Do jepja mësim për frekuencën e ulët. Këto frekuenca kishin kabina me vete. Ushtarët ishin të gjithë me shkollë të mesme ose që kishin lënë përgjysëm shkollën e lartë. Akoma tek ne nuk kishin ardhur raketat, por stërvitja bëhej njëlloj. Kishte shumë kërkesa llogarie.

Kur erdhën për herë të parë

raketat në Shqipëri?Raketat për herë të parë erdhën

në vitin 1960, dy grupe të prodhimit rus. Plani i vendosjes së tyre ishte i ndryshëm. Një grup u vendos ne Grec në kodrat e Pezës së Madhe, ndrysa Grupi i Dytë në Sukth, ai ishte mësimor. Ishin raketa tokë-ajër V 750. Këto e kishin rrezen e vep-rimit 35 km. Ndërsa si lartësi deri në 20 km. Unë u caktova të shkoj në Krujë, në malin e lartë, por u kthyem, pasi motorët aty nuk punonin mirë nga të ftohtit dhe u vendosëm në Sukth. Këtu qëndrova një vit dhe më vonë në vitin 1961 shkova në Grec të Pezës së

Madhe në detyrën komandant i Baterisë Radioteknike. Në këtë kohë krijova familje. Isha 28 vjeç. Këtu xhenio kishte bërë disa shtëpi për ushtarakët. Këtu kam jetuar me familjen time të re. Më pas u bëra shef i Shtabi të Grupit dhe më vonë komandant Grupi. Në Grecë kam qëndruar deri në vitin 1967. Këtu na lindën dhe fëmijët.

Kush ka qenë komandanti i MKA-së në atë periudhë dhe a kishit gatishmëri të lartë?

Komandantët tanë kanë qenë oficerë legjendarë. Komandat i MKA ishte gjeneralmajor Arif Hasko, një ushtarakë shumë i përgatitur dhe shumë i zoti. Ne ishim më shumë në gatishmëri se në shtëpi. Në vitin 1968 Grupi i Raketave zhvendos nga Greca e Pezës së Madhe në Petrelë, pasi duhej një pozicion më i lartë, më i madh. Para se të shkonim ne Petrelë ne shkuam dhe bëmë rikonicion me helikopter. Shikuam në gjithë zonën e Durrësit dhe të Tiranës, spese Grupi i Raketave ishte si një uzinë me vete. Në Petrelë pamë një kodër, kodrën më të madhe të zonës. Aty e vendosëm grupin. Aty ulëm kodrën 15 metër. Por edhe me këto ndryshime ne vendosëm 4 shtretër lëshimi raketash, dy i lamë gjysmë në gatishmëri. Njërin e lamë për stërvitje. Këtu qëndrova deri në vitin 1973 si komandant Grupi.

Të vijmë një moment të veçantë, qitjet me raketa. A keni bërë qitje me raketë, ku e bëtë dhe cili ishte vlerësimi?

Po, bëmë një qitje luftarake me raketë luftarake në Hamallaj. Ishte viti 1973. Unë isha komandant Grupi i raketave në Petrelë. Raketa ishte V 750 dhe e graduam asgjësimin në 20 klm. Bëmë një qitje të shkëlqyer. Ishte një qitje që askush nuk e besonte. Në qitje erdhi gjeneral Hito Çako. Ai na falënderoi dhe tha se këtë rezultat do ia raportonte Komandantit të Përgjith-shëm. Nqs nuk do pëlciste në 20 klm kjo raketë do përshkonte rrugën mbi 35 klm dhe mund të sillte probleme, por ne dolëm shkëlqyeshëm...Pas disa kohësh u largova nga Grupi i Raketave dhe u emërova në poli-gonin e AKA në Rrapin e Treshit, si zëvendëskomandant për qitje me raketa. Ishte viti 1974. Këtu qëndrova deri në vitin 1976 dhe më pas më komanduan si drejtues i punimeve të rrugës së Vaut të Dejës. Ishte një front i vështirë për mua...

Mos vallë kjo do të thotë që u largove nga profesioni?

Jo, jo. Ishte një lëvizje e za-konshme. Fill pas kësaj detyre të përkohshme më çuan komandant i Regjimentit të Raketave në Laç. Nuk e pranova dhe duke pasur parasysh kërkesat e mia më çuan shef Operativ të Regjimentit në Vorë njëkohësisht dhe shef i Stërvitjes. Ishte viti 1979 dhe vazhdova deri në vitin 1981. Ky regjiment kundërajror ishte regjiment rezervë i Ministrisë së Mbrojtjes. Aty gjeta shumë shokë të mirë, kuadro të

përgatitur. Në këtë regjiment kam punuar mme shumë pasion dhe jam autor i disa racionalizimeve dhe për këtë më nderuan me një dekoratë.

Ju jeni vëllai i Herot të Popul-lit, Vebi Hoxhaj, çfarë mund të na thoni për jetën e tij?

Vebiu ka qenë gjatë Luftës Nacio-nalçlirimtare përgjegjësi i njësiteve guerile të Vlorës. Më vonë kaloi përgjegjës i zonës Vlorë-Gjirokastër. Në këtë kohë ndodhi i ashtuquajturi “Fraksioni i Vlorës, i Xhepit”, i Sadik Premtes. Vebiu kishte shumë miqësi me Sadikun, ata madje punonin bashkë. Për këtë Vebiu u shkarkua nga detyra dhe u dërgua partizan i thjeshtë në Brigadë të Parë. Vebiu ka qenë shumë i zoti, e them këtë jo se është vëllai im, por i tillë ishte. Pas një muaji e caktojnë komandnat kompanie. Në historikun e Brigadës së Parë kompania e tij është shkruar si kompania heroike. Më vonë Vebiu u bë komandant batalioni deri në çlirimin e Shqipërisë. Pas çlirimit për meritat në luftë e caktuan komandant Regjimenti Këmbësorie në Vlorë. Më vonë shërbeu në Gjirokastër dhe në Tiranë. Mbaroi dy akademitë ush-tarake më të larta në BS me rezultate shumë të mira. Me dënimin që iu bë shefit të Zbulimit, Teme Sejko, e caktojnë drejtor në Drejtorinë e Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më vonë caktohet drejtor i Drejtorisë së Stërvitjes dhe zv.sheh i Shtabit të Përgjithshëm, komandant Korpusi në Burrel, komisar i Korpusit të Veriut në Shkodër dhe më pas komandant i Akademisë Ushtarake. Karrierën e mbylli si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Po, ju komandant Bejo, ku e keni mbyllur karrierën ushtarake?

Në Tiranë, në detyrën e shefit të garnizonit të Tiranës, aty ku është sot Lulishtja 1 Maji. Thashë se do isha më mirë, por dola më keq. Këtu ndjenja deri sa dola në pension. Kur e kujton nuk e besoj. Garnizoni kishte probleme nga më të ndrysh-met. Aty kishte dhe shumë civilë, jo vetëm ushtarakë. Nuk kishte ditë pa probleme, nuk kishte kurrë qetësi. Na thërrisnin edhe në mes të natës për çdo problem. Ishte koha dhe kur ushtria nuk e kishte më atë vigjilencë apo rregull dhe disiplinë. Të dilnin probleme kur nuk e prisje. Pastaj ne ishim në qendër të Tiranës dhe çdo veprim binte në sy.Më ka rastisur shpesh të takoja ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Prokop Murrën dhe Kiço Mustaqin. Prokop Murra ishte korrekt, i aftë dhe shumë serioz. Ai kur jepte një urdhër e çonte në fund. Ndërsa Kiço Mustaqi që ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm ishte një ushtarak i zoti dhe idealist. Me këtë detyrë mbylla karrierën time gati 40 vjeçare në ushtri, në armën e artilerisë kundërajrore, një armë plot gatish-mëri dhe vështirësi. më se të gja

ushtriaE prEmtE, 1 maj 201510 bashkëpunimi

arbEn mollajspecialist i Emergjencave

Civile në j9 shpFa

Në kuadër të programit të part-neritetit të bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Ar-matosura të Republikës së

Shqipërisë dhe SHBA (Gardës Kom-bëtare të Nju Xhersit), në periudhën 27-30 prill 2015 në ambientet e Min-istrisë së Mbrojtjes u zhvillua work-shopi me teme: Mbështetja ushtarake ndaj autoriteteve civle në situata të emergjencave civile ose krizash, “De-fense Support to Civil Authorities”. Në këtë aktivitet morën pjesë përsonel nga strukturat e ndryshme të Forcave të Armatosura, që nga Ministria e Mbrojtjes (Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik të Mbrojtjes dhe Drejtoria e Legjislacionit), Shtabi i Përgjithshëm i FA-së (përfshija me personel nga J1- J9 SHPFA), Qendra e Bashkuar Operacionale (QBO), Forca Tokësore, Forca Detare, Forca Ajrore, Komanda e Mbështetjes dhe Komanda e Doktrinave dhe Stërvitjes. Personeli pjesëmarrës ishte kryesisht nga opera-cionaliteti dhe BCU. Pjesa më e madhe e pjesëmarrjes ishte nga Komanda e Mbështetjes, për vetë arsyen se kjo Komandë ka në përbërje juridiksionin e saj Batalionin e Mbështetjes Rajonale, Batalionin e Xhenios, Batalionin e Transportit, Batalionin e Furnizimit dhe Detashmenti i CIMIC.

Ekspertët e ardhur nga SHBA, për-katësisht 6 persona, sollën ekspertizën e tyre dhe paraqitën një ekspoze të qartë mbi aktivizimin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe mbështetjen e auto-riteteve civile, bazuar kjo në legjisla-cionin bazë të SHBA. Drejtuesi i ekipit, Mattheë Vaccaro, Manaxher i Pro-gramit të Iniciativës Bashkëpunuese dhe Adaptive të Sigurisë (CASI) dhe Pro-gramit për Parandalimin, Lehtësimin e Rimëkëmbjen (PR & R)-programi në

kuadër të Qendrës për Çështjet Civilo-Ushtarake në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, Kaliforni; Donald Loren (Kunderadmiral në rezervë), një profesionist i pavarur kombëtar dhe ndërkombëtar dhe një këshillues në shërbimet e asistencës për qeverinë dhe biznesin tregtar; nënkolonel Bryan, i cili shërben si zëvendës J3, Asistentdrejtor i Sigurisë Kombëtare, Gardës Kombëtare të Nju Xhersit; kryekapteri Gary David-son, aktualisht shërben pranë Qendrës së Operacioneve të Përbashkëta Nju Xhersi; Mark S. Roupas, shërben si këshilltar i Politikave të Larta dhe personi ndërlidhës në kuadër të Zyrës së Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes Kombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë

Globale; Ashley Ëoodson është Koor-dinatore e Programit për Parandalimin, Ndihmës dhe Rimëkëmbjes (PR & R) program në Qendrën për Marrëdhënie Civile-Ushtarake, Shkolla Pasuniversi-tare Detare në Monterey, Kaliforni.

Gjatë ditëve të aktivitetit u brifuan materiale nga Forcat e Armatosura, si: Roli i Forrcave të Armatosura në mbështetje të autoriteteve civle, bash-këpunimi dhe Kordinimi i strukturave të Forcave të Armatosura për përmbush-jen e misionit, Qendra e Bashkuar Op-eracionale dhe mbështetja e autoriteteve civile gjatë situatës së përmbytjes në zonën jugore, në fillim të vitit 2015.

Ekipi amerikan brifoi rreth: Poli-tikave që ndiqen në mbështetjen e au-

toriteteve civile, konceptet dhe aftësitë ushtarake; Menaxhimit të emergjencave civile, qasjet strategjike; Krahasimi i qasjeve strategjike gjatë menaxhimit të emergjencave civile; Aftësiëtë dhe sfidat në mbështetjen e autoriteteve civile; Integrimi i përpjekjeve civile, programet, ushtrimet dhe angazhimet praktike; Disa aspekte rreth mbështetjes ushtarake ndaj autoriteteve civile në Uraganin Sandi etj.

Drejtori i Drejtorisë se Planifikimit të Mbrojtjes në SHPFA, kolonel Bard-hyl Kollcaku u shpreh mbi rëndësinë e këtij ëokshopi dhe ballafaqimi me aktizimin tonë, bazuar në ligjëslacionin në fuqi. Forcat e Armatosura kanë vijuar me rishikimin e mundësive dhe kapaciteteve duke analizuar faktorët kritikë dhe planifikuar në mënyrë që të jemi të aftë në përballimin e situatave të ndryshme emergjente.

Ky aktivitet u vlerësua edhe nga gjeneral brigade Steven Ferrari nga gjeneral brigade Steven Ferrari, zëvendëskomandanti i Divizionit 42 të Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, SHBA, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Pasi

ndoqi këtë aktivitet, ai u shpreh se, është kënaqësi që jam këtu dhe falënderoj të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë për shërbimet e tyre. Mbështetja ushtarake ndaj autoriteteve civile është një vep-rim shumë i rëndësishëm. Si ushtarak qëllimi ynë është të ballafaqohemi me armikun, por në këtë rast që po flasim armiku është fatkeqësia, apo ngjarja emergjente. Vlerësoj aktivizimin e strukturave të FA gjatë situatave emergjente here pas here dhe konkre-tisht, situatat e fundit në zonën jugore të Shqipërisë, përmbytja.

Vlerësime mbi këtë aktivitet u dha edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim BAZO, i cili priti dhe vlerësoi punën e ekspertëve të ekipit amerikan. Në takim, u vlerë-sua puna e ushtarakëve shqiptarë dhe

bashkëpunimi i ngushtë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Gjithashtu, gjeneralmajor Bazo theksoi se mbështet-ja e ushtarakëve ndaj autoriteteve civile do të vijojë, duke bërë të mundur edhe inicimin e referencave ligjore.

Zhvillimi i këtij ëorkshop u fokusua edhe në veprimet aktuale që ndërmarrin strukturat e Forcave të Armatosura, që nga marrja e kërkesës për mbështetje dhe ndjekjen e procedurave përkatëse nga të gjitha njësitë për mbështetjen e autoriteteve civile. Nuk u diskutua vetëm në nivel strategjik, por këto të ndërthurura edhe me nivelin operacio-nal dhe atë taktik.

Si përfundim, nga drejtuesit e këtij ëorkshop u arrit në konkluzionin se, bazuar në stërvtijen e ardhshme JR 15, pjestarët e FA, kanë aftëstitë, njohuritë dhe janë të familjarizuar me preocedurat e veprimit për mbështetjen e auto-riteteve civile. Bashkëbisedimi, debate, vlerësimi dhe analizimi i çeshteve gjatë gjithë prezantimeve bën të mundur që strukturat ushtarake, si element krye-sor i mirëorganizuar, i përgatitur, me kapacitete në njerëz dhe mjete i kanë aftësitë dhe mundësite për të kontribuar

dhe mbështetur autoritetet civile në situ-ata të ndryshme emergjente apo krizash. Ushtria konsiderohet si mjeti më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes civile në nivel kombëtar, roli kryesor i të cilit është të lehtësojë bashkëpunimin dhe ndihmesën në ndërhyrjen e mbrojtjes civile në rast të emergjencave të mëdha që mund të kërkojnë veprime urgjente. Në bazë të parimit të ndihmës, kjo mund t’i sjellë vlerë të shtuar mbrojtjes së vendit, duke ofruar mbështetje të disponueshme, sipas kërkesave nga autoritetet civile. Qasja e përgjith-shme për mbështetjen e autoriteteve civle siguron një platformë optimale dhe të sigurtë për vendin për të ushtruar procedurat, vendosjen e ndërhyrjes dhe koordinimin e ndihmës sipas situtave të krijuara.

MaJor ® arBeN MollaJMbështetja e Forcave të Armatosura ndaj Autoriteteve Civile

Para pak ditësh ka mbushur 50 vjeç. Me këtë rast, redaksia e gazetës “Ushtria”, ku ai prej vitesh ka dhënë një kontribut të vyer si bashkëpunëtor i saj, i uron gëzuar, shëndet dhe vijimësi të suksesshme në punë e tij. Pas daljes në rezervë në 2010, ai ka vijuar punën si civil në Forcat e Armatosura në fushën e emergjencave civile. Koordinator dhe bashkepuntor me strukturat e tjera të shtetit shqiptar, kryesisht me Drejtorine e Emergjencave Civile ne MBP, për ndërtimin e politikave, koncepteve dhe procedurave të veprimit në raste emergjencash civile. Pjesëmarrës në ushtrimet fushore për mbrojtjen civile në kuadër të projekteve të IPA-s dhe drejtues i ekipit shqiptar për mbrojtjen civile ne BE.

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 11nato

Marriët Schuurman: Gratë faktor kyç për paqen dhe sigurinë në AfganistanPërfaqësuesja Speciale e nATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Kabul

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerëson Kroacinë për kontributet në sigurinë e përbashkët

Stoltenberg: Kroacia, “aleat i patundur” i NATO-s

BashKëPUNiM

NATO – Australi, në sfida tëpërbashkëta aktuale të sigurisëSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpriti ministrin

e Jashtëm australian Julie Bishop në selinë e NATO-s më 24 prill 2015, për bisedime mbi çështje me interes të ndërsjellë, si dhe në forcimin e mar-rëdhënieve NATO-Australi. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se Australia është një partner natyror për Aleancën dhe mjedisi aktual i sigurisë ka rritur nevojën për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit.

Në takimin me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, Sekre-tarit të Përgjithshëm dhe aleate e falënderuan ministren Bishop për bash-këpunim e ngushtë të Australisë me Aleancën, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj të rëndësishëm në NATO, udhëhequr misionet dhe operacionet. Sekretari i Përgjithshëm shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Aus-tralisë dhe sakrificën në Af-ganistan gjatë shumë viteve. Stoltenberg mirëpriti më tej pjesëmarrjen e Australisë në Operacionin “Ocean Shield”, në luftën kundër piraterisë në brigjet e Somalisë. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Aus-tralinë edhe për angazhimin e saj në stërvitjet e NATO-s, projektet intelegjente të Mbrojtjes, si dhe bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji.

Sekretari i Përgjithshëm dhe ministrja Bishop diskutuan sfidat aktuale të sigurisë, duke përfshirë edhe veprimet agresive të Rusisë në Ukrainë, rritjen e destabilitetit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe kërcënimin e kthimit të luftëtarëve të huaj. Ata ranë dakord se NATO dhe Australia janë më të forta kur ato qëndrojnë së bashku për të mbrojtur dhe promovuar sigurinë ndërkom-bëtare.

Australia është një nga pesë partnerët, së bashku me Finlandën, Gje-orgjinë, Jordaninë dhe Suedinë, të cilët Aleanca i ka identifikuar si vende që japin kontribute të rëndësishme veçanërisht në operacionet e NATO-s. Në Samitin e Uellsit vitin e kaluar, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin praktik me këta partnerë kyç “Opportunity Enhanced”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, priti presidentenn kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç në selinë e

NATO-s më 29 prill 2015, në bisedime mbi mjedisin e sigurisë dhe përshtatjen e vazhdueshme të NATO-s. Stolten-berg, tha se Kroacia është një “aleat i patundur” i NATO-s dhe falënderoi Presidenten personalisht për “forcën dhe përkushtimin e thellë në këtë Aleancë për shumë vite”. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Kroacinë për kontributin e saj në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë. Ai përshëndeti edhe më tej mbështetjen e Kroacisë për projektet e Smart De-fence të NATO-s. Stoltenberg shprehu gjithashtu mirënjohjen për udhëheqjen e Kroacisë në Evropën Juglindore. “Përvojat tuaja dhe udhëheqja juaj është e rëndësishme për shumë nga fqinjët tuaj”, tha ai. Ata theksuan se Rusia vazhdon të destabilizojë Ukrainën, dhe se respektimi i armëpushimit dhe i mar-rëveshjes në Minsk mbetet perspektiva më e mirë për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Stoltenberg theksoi se kriza në Ukrainë dhe përhapja e trazirave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut janë një sfidë të re dhe se NATO është përgjigjur duke i bërë forcat e saj më të përgatitura. Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se Aleanca ka më shumë se dyfishuar madhësinë e Forcës së Reagimit të NATO-s në 30.000, duke

krijuar një reaksion të ri të shpejtë të Forcës majë shtize, me elemente që është në gjendje për të lëvizur brenda 48 orëve. Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti faktin se Kroacia i ka ndalur reduktimet e shpenzimeve të

saj të mbrojtjes. Stoltenberg theksoi se respektimi i premtimit të aleatëve për shpenzimin e 2% të GDP-së për mbrojtjen brenda një dekade do të ndihmojë për të mbajtur në NATO të fortë.

Paqja dhe siguria nuk mund të jenë të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e plotë të grave në të gjitha aspektet e sho-

qërisë, duke përfshirë edhe ofrimin e sigurisë, theksoi Marriët Schuurman, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, gjatë përfundimit të vizitës 3-ditore në Afganistan. “NATO do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin për të ruajtur një mjedis të përshtat-shëm për gratë që të kontribuojnë plotësisht në ndërtimin e një shoqërie të sigurt”.

Në thelb të diskutimeve të Ambasadores Schuurman me am-basadorin Ismail Aramaz, Përfaqësues i Lartë Civil i NATO-s në Afganistan dhe me John F. Campbell, komandant i Përgjithshëm i Misionit Mbështetja e Vendosur të udhëhequr nga NATO, ishte se si NATO do të mbështetesë më tej nëpërmjet spektrit të saj, të këshillojë dhe ndihmojë Misionin e Mbështetjes së Vendosur dhe Partneritetin e saj të Qëndrueshëm me Afganistanin.

“Është e rëndësishme të dini se është bërë shumë tashmë nga vetë populli afgan, në fuqizimin e grave dhe nxitjen e pjesëmar-rjes së tyre në paqe dhe çështjet e sigurisë, në formësimin e të ardhmes së shoqërive të tyre”, tha ambasadorja Schuurman. “NATO ka qenë shumë e etur për të mbështetur këtë proces dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë nëpërmjet Misionit Mbështetja e Vendosur”. Ambasadorja Schurrman u takua gjithashtu me zonjën e Parë Rula Ghani, një mbrojtës aktive dhe avokate e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Afganistan. Së bashku, ato shqyrtuan progresin e arritur që nga fillimi i përfshirjes ndërkombëtare në vend në vitin 2001, dhe diskutuan sfidat në të ardhmen, sidomos në fushën e arsimit të lartë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. “Në të vërtetë ndërsa flasim për të drejtat e grave, unë mendoj se është pjesë e të drejtave të njeriut. Kjo është e drejta e të gjithëve. Çdo njeri duhet të respektohet për atë cilët që ai ose ajo është dhe për atë që ai ose ajo bën’, tha Zonja e Parë afgane Rula Ghani. “Pra, në këtë kontekst unë mendoj

se ka ende vend për përmirësim të grave afgane. Mendoj se ne do të merremi ende me këtë”. Në takimin e saj me përfaqësues të ministrive afgane të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, si të Mbrojtjes Kombëtare afgane dhe të Forcave të Sigurisë, Ambasadorja Schuurman adresoi çështjen e rekrutimit dhe pu-nësimit aktiv dhe kuptimplotë të grave si pjesë e ushtrisë afgane dhe policisë. “Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet mbështetjes së sigurisë dhe mirëqenies ofruesve të sigurisë afgane femër” tha Ambasadorja Schuurman dhe “unë kam dëgjuar për gratë në ANDSF për disa nga sfidat me të cilat përballen në punën drejt këtij qëllimi”. Afganistani ka vendosur objektivin për të rekrutuar dhe mbajtur gratë në masën 10% të gradave mbi dhjetë vjet. Aktualisht janë 869 gra në Ushtrinë Kombëtare Afgane dhe 2334 gra në Policinë Kombëtare Afgane. Vizita përfshiu

edhe takime me gratë afgane mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, ku u theksua rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e grave, në Afganistan dhe domosdoshmërinë e fuqizimit të mëtejshëm të grave në përpjekjet për pajtim dhe për të rindërtuar një shoqëri elastike.Kjo ishte hera e parë që ambasadorja Schuurman udhëtoi në Afganistan, që nga pozicioni i saj zyrtar e saj në tetor 2014. “Për këtë vizitë të parë në Afganistan, unë kam qenë kryesisht i interesuar për të dëgjuar, dhe të mësuar nga përvojat e grave afgane”, tha ajo. “Ata kanë treguar guxim të madh dhe ka përvoja nga të cilat ne të gjithë mund të mësojmë”.

Mimoza GolikjaNato.int

ushtriaE prEmtE, 1 maj 201512 analizë

Koncepti dhe disa doku-mente të tjera që kanë marrë fillesën edhe nga iniciativa të tilla, Koncepti

i “Mbrojtjes së Zgjuar”, e cila është linçuar zyrtarisht që nga viti 2012, gjatë Samitit të Çikagos, ka ende aktu-alitet të lartë në çështjet e vlerësimeve të sigurisë dhe mbrojtjes. Ajo zë një vend të veçantë në sistemin e plani-fikimit të Mbrojtjes për objektivat, zhvillimin e mjedisin e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta. Po kështu, vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut ranë dakord në Samitin e Well-sit për planifikimin një sërë masash të përbashkëta për forcimin e Aleancës me qëllim forcimin e mbrojtjes kolek-tive kundrejt sfidave të reja.

Këtë koncept ne e konsiderojmë si një aspekt dhe punë e përbashkët për kapërcimin e sfidave, të cilat sjellin zgjidhjet më të mira në ditët e sotme. Gjatë viteve të fundit, shtetet anëtare të NATO-s dhe buxhetet e mbrojtjes tyre kanë qenë në mënyrë të qëndrueshme, por edhe në rënie. Kriza aktuale ekonomike ka dhënë efektet negative dhe kërkon më shumë koordinim midis shteteve, rrjedhimisht ka dhënë efekte dhe ne buxhetet e mbrojtjes. Kjo prirje mund të vazhdojë edhe në e ardhmen, veçanërisht për vendet e përfshira në zonën e euros dhe që janë me nivele të larta të borxhit në mënyrë progresive. Një numër i boshllëqeve të aftësive vazhdojnë të ekzistojnë dhe të zbulohen në fushën e pajisjeve, modernizimit, të teknikës dhe logjistikës etj.

Iniciativa e “Mbrojtjes së Zgjuar” e deklaruar nga Sekretari i Përgjith-shëm NATO, në Samitin e Çikagos të NATO-s 2012, kjo qasje dhe ka qëllimin të kombinojnë përpjekjet politike të vendeve anëtare të NATO-s për të identifikuar mundësitë dhe për të përmirësuar efektivitetin dhe efikasite-tin e Aleancës, me burime të kufizuara. “Duke vepruar së bashku, kombet mund të kenë qasje të aftësive lidhëse, të cilat nuk mund të përballohen në mënyrë individuale. Mund të marrë forma të ndryshme të bashkëpunimit, të tilla si një grup të vogël të operacio-neve të udhëhequr nga një tjetër komb, apo duke ndarë ata se kush është i afërt në aspektin e gjeografisë, kulturës ose pajisje të përbashkët.

Bazuar në analizën e mjedisit të sotëm, mundësia është për të iden-tifikuar vështirësitë e mundshme, rreziqet, sfidat dhe zgjidhjet e duhura

për zhvillimin dhe vënien në praktikë të iniciativës së Mbrojtjes së Zgjuar. Ajo lidhet me integrimin dhe ndarjen e kapaciteteve ekzistuese të sotme dhe të ardhshme të mbrojtjes së shteteve anëtare (bashkimit dhe ndarjen). Vlera e shtuar e kësaj qasjeje mund të arrihet nëse shtetet anëtare të veprojnë në mënyrë të ngjashme.

Sfida tjetër është përcaktimi i prior-iteteve të përbashkëta që të zhvillojë me vendet partnere. Në praktikë, procesi kalon nëpër fazat e identifikimit, për-caktimi i aftësitë thelbësore për arritjen e tyre, të transformimit (zvogëlim) të strukturave dhe reduktimit të burokra-cisë, etj. Zhvillimi dhe përdorimi i kon-ceptit të “Mbrojtjes së Zgjuar” është një sfidë në kuptimin e IST (The Mission of the Information Systems Technology (IST) . Mbrojtja e Zgjuar është inova-cion, por jo në aspektin e burimeve (mjetet) për të ndërtuar kapacitete në interes të mbrojtjes kolektive, por në aspektin se si të përdorin në praktikën burimet në dispozicion (mjetet). Vlera e shtuar nga koncepti i Mbrojtjes së Zgjuar mund të rrjedhi përmes një ndryshim cilësor, d.m.th. për të zbuluar mënyra të reja të përbashkëta. Procesi krijues gjen mënyra të reja për të ap-likuar për burimet (mjetet) në mënyrë që të arrihet efikasiteti më i madh në ofrimin e produktit për mbrojtje.

Zbatimi i konceptit të “Mbrojtje e Zgjuar” kërkon një vullnet të fortë në nivel kombëtar dhe rajonal. Ai do të kërkojë gjithashtu rregullime ligjore të reja nga të gjitha vendet e rajonit që përfshihen në të, si ato anëtare apo aspi-rantë për NATO dhe BE. Ndryshimet e reja reflektohen në Strategjitë e Sigurisë Kombëtare dhe në projekt Strategjitë Ushtarake. “Mbrojtje e Zgjuar” mund të kërkojë zgjidhje afatshkurtra, afat-

përdorim të dyfishtë, qoftë ato ush-tarake dhe civile, e cila mund të jetë objekt i ‘mbrojtjes së mençur’. Disa nga rastet mund të jenë në ato që lidhen me pajisjet e komunikimit, infrastrukturat e mirëmbajtjes dhe të logjistikës, pajisjet e transportit, institucionet e trajnimit dhe të arsimimit, prokurimet e integru-ara dhe shumë fusha të tjera. Për këtë qëllim, për të siguruar kapacitetet e nevojshme për sigurinë dhe mbrojtjen, si një vend anëtar i NATO-s, zbatimi i dokumentit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes (RSM), si dhe procesi për implementimin e kërkesave të do-kumentit të Strategji të re të Sigurisë, si dhe vijimi i procesit të rishikimit të Strategjisë Ushtarake, duhet të bazohen në elementët e konceptit të ‘mbrojtjes së mençur’.

Një çështje tjetër që kërkon vëmend-jen tonë për të ndërtuar një ‘mbrojtje të mençur’, është përparësia për zhvillimin e kapaciteteve më kri-

mesme dhe afatgjata. Ajo ka të bëjë jo vetëm me përdorimin e kapaciteteve ekzistuese, por edhe me ndërtimin e kapaciteteve të reja. Për kapacitetet ekzistuese, ajo ka të bëjë vetëm me identifikimin dhe përdorimin e tyre, ndërsa për ndërtimin e kapaciteteve të reja, së pari, nevojitet vullnet i për-bashkët. “Mbrojtje e Zgjuar”mund të shtrihet në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me sigurinë, sepse siguria dhe mbrojtja janë çështje të lidhura me njëra-tjetrën. Siguria dhe mbrojtja kanë gjithnjë çështje të përbashkëta. Ne kemi sfida të përbashkëta, pasi edhe rreziqet dhe kërcënime rajonale dhe ndërkom-bëtare janë të përbashkëta dhe kërkojnë kapacitete dhe zgjidhje me interesa të përbashkëta.

Ndër të tjera, disa nga fushat kryesore të një përqasjeje të ‘mbrojtjes së mençur’, në nivel kombëtar, dyp-alësh, shumëpalësh dhe rajonal mund të jenë:

Ne duhet të kuptojmë dhe ndërtojmë një ‘mbrojtje të mençur’ të integruar në nivel kombëtar, duke evituar dublikimet ekzistuese të kapaciteteve tokësore, ajrore dhe detare apo dhe ato të insti-tucioneve të ndryshme kombëtare. Kjo vjen nga shkaku se ne kemi një ekonomi të vogël, por edhe një ushtri të vogël, me mundësi financiare të kufizuara dhe që duhet të mos përballojmë kapacitetet paralele me institucione të ndryshme të vendit. Kapacitetet paralele duhet të shmangen dhe eliminohen ndërmjet forcave të armatosura, policisë, shërbi-meve inteligjente, njësive të kontrollit kufitar, shërbimeve doganore, apo të ndonjë institucioni tjetër të sigurisë kombëtare.

Në këtë aspekt ende mbeten prob-lem të përdorimit të teknologjisë me

Sfidat për iniciativa të “Mbrojtjes së Zgjuar”

në Forcat e Armatosuran/kol. msC kanan himaj

Qendra e Doktrinës dhe kërkimit (QDk)

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 13analizë

gjitha kapacitetet e nevojshme që t’i bëjë ballë i vetëm të gjithë spektrit të kërcënimeve të sotme apo të nesërme. Kur është e nevojshme ato rrisin bash-këpunimin e kapaciteteve mbrojtëse, bazuar në standardet e NATO-s.

Një ‘mbrojtje e mençur’ në zhvil-limin dhe standardizimin e Procesit të Planifikimit të Mbrojtjes, në kuadër të NATO-s (NDPP). Sigurisht që kjo lidhet me Nenin 5 të Traktatit të Atlan-tikut apo të kontributeve jashtë Nenit 5. Më e rëndësishme për Forcat tona të Armatosura është e rëndësishme për të krijuar më shumë kapacitete me më pak resurse. Më mirë duhet ta gjejmë veten në zbatimin e një plani të mirë men-duar për bashkëpunim për Objektivat të Forcës me vende të rajonit, por edhe me aleatët, sidomos për zbatimin e atyre Objektivave që kanë kosto të lartë. P.sh, nga zhvillimi më vete i FG 0035 me nga një Grup-Batalion për secilin vend, mund te kalohet në zhvillimin e një

Grup-Batalioni/Brigade Rajonale. Raste të eksperiencës ndihen në zhvillimin e konceptit për një “grupim forcash” (Single Set of Forces), për Grupet e Luftimit të BE (“EU Battle Groups”) dhe për “UN Pool of Forces”, të cilat mund të shihen si një mundësi racionale e ‘mbrojtjes së mençur’, por edhe si pjesë e bashkëpunimit me vendet në rajonin tonë. Në çështje e planifikimit të mirë të mbrojtjes duhet të shohim me kujdes kushtet dhe mundësitë e fushave prioritare, ku është e mundur, të krijojmë kapacitet e duhur nëpërmjet bashkëpunimit reciprok.

Ajo që njihet mirë për nga përvoja e fituar, ne na duhet një ‘mbrojtje e mençur’ përse i përket pjesëmarrjes në misionet e përbashkëta, të drejtuara nga NATO/BE/OKB apo Koalicione. Arsyeja është se ka leverdi që të shkojmë dhe kryejmë së bashku opera-cione ndërkombëtare. Përvoja e ekipit mjekësor të përbashkët në kuadër të Kartës së Adriatikut (A3), e Ekipeve të Këshillimit Operacional (OMLT), si dhe të Këshillimit Policor (POMLT) në rastin e ISAF-it etj, janë shembuj mjaft të mirë që mund t’i promovojmë më tej në rajon, vendet partnere apo Koalicione Ad-hoc, etj;

‘Mbrojtje e Mençur’ lidhet edhe me zhvillimin e kapaciteteve ‘niche’ të specializuara të vendeve tona. Të gjitha vendet tona kanë njësi tradicio-nale dhe specialitete për të cilat NATO ka nevojë. Sot kërkohet më shumë ekipe të specializuara për eliminimin e municione plasëse (EOD), ekipe të trajnuara kundër pajisjeve plasëse të improvizuara (C-IED), polici ushtarake (MP), ekipe të këshillimit operacional (OMLT), ekipe policore për këshil-lim operacional (POMLT), ekipe të bashkëpunimit civil-ushtarak (CIMIC), ekipe rindërtimit lokal (PRT), si dhe kapacitete të tjera të specializuara, të cilat sigurohen më mirë nga vendet e vogla. Kapacitetet “niche” mund të gje-jnë hapësirë edhe me Kosovën e vendet fqinje, si dhe pjesëmarrje me kapacitete “niche”, në rajon e më gjerë.

Sot, një ndër fushat më të ndjeshme është zhvillimi i kapaciteteve të për-bashkëta bilaterale apo multilaterale të emergjencave civile që vijnë nga fatkeqësitë natyrore, industriale apo të shkaktuara nga njeriu, që nuk njohin kufij kombëtarë. Krijimi i elementëve të domosdoshëm deri në njësi të përbash-këta por me kapacitete të plota opera-cionale krijon sigurinë për të përballuar

spektrin e emergjencave civile të rajonit për shtetet tona të vogla.

Bashkëpunimi në fushën e krijimit të kapaciteteve të arsimimit dhe stërvitjes, të Infrastrukturës dhe Mirëmbajtjes është e rëndësishme dhe një mënyrë mjaft efikase për të sjellë më pranë forcat tona të armatosura, si dhe për të kursyer shpenzime të konsiderueshme. Përpjekjet që janë bërë në këtë drejtim janë për t’u përshëndetur, por një nx-itje e re sipas konceptit të “Mbrojtje e Zgjuar” do të ishte një projekt, që mund të mbështetej nga vendet e rajonit/Kartës së A5. Në këtë kuadër, Shqipëria ka vënë në dispozicion një Kurs Rajonal të Sigurisë dhe Mbrojtjes i cili ka qenë i suksesshëm deri tani.

Po ashtu, përdorimi i kapaciteteve të infrastrukturës dhe të logjistikës nga vendet në nivel rajonal, ose në baza shumëkombëshe është një bashkëpunim për t’u eksploruar. Tjetër ne mund të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet pasi ne jemi vendi që të kemi kapacitete te veçanta në infrastrukturën për shkatër-rimin e municioneve të rrezikshme, ajo për riparim e mirëmbajtje, për ndërtimin e anijeve, ose në fushën e infrastrukturave të mbështetjes logjis-tike, te mirëmbajtjes, të mbështetjes mjekësore, të transportit apo të zbulimit strategjik. Shfrytëzimi i tyre edhe për vendet e interesuara është një tjetër fushë e mendimit të zgjuar, që mund të shtrihet në infrastruktura të tjera.

Duke vlerësuar gjithçka që për-mendëm më lartë mund të mendojmë se kjo kërkon vlerësim dhe vullnet të fortë në nivel kombëtar apo më gjerë, përmasime të reja ligjore. Shtrirja e zba-timit të çështjeve të tilla kërkojnë afate kohore. Tashmë duhet të jemi të bindur që ne nuk mund t’i përballojmë gjithçka me kapacitetet tona por të vlerësojmë ato. Së pari “Mbrojtja e Zgjuar” është një ndryshim i madh në politikën e mbrojtjes së vendit, si i tillë ai duhet të reflektohet në dokumentet madhore të planifikimit strategjik të mbrojtjes. Të gjitha projektet e reja në funksion të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes, brenda kontekst të konceptit “Mbrojtja e Zgjuar” japin një impakt pozitiv në përmirësimin e solidaritetit politik dhe të sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe global.

Bibliografi: • NATO Strategic Concept, Approved

by the Heads of States and Government of the Alliance, Lisbon Summit 2010

• Samiti i Wellsit: NATO, 4 shtator 2014• Anders Fogh Rasmussen, speech at

the European Policy Centre in Brussels, 30 September 2011

• General Stephane Abrial, Speech at Defence Ministerial meeting, October 5-6 in Brussels.

• Foreign Affairs, “The Atlantic Alliance in Austere Times, NATO After Libya”, July/August 2011 edition, Anders Fogh Rasmussen, www.ForeignAffairs.com

• “The New Strategic Concept – Three different perspectives”, NATO Defence College ‘Vox Collegii’ Magazine, January 2011.

• “Security policy in an era of bud-getary constraint’’, 21 Jun. 2010. NATO Secretary General Anders Fogh Rasmus-sen speech at the conference of the Secu-rity and Defense Agenda in Brussels

• Chicago Summit Declaration, Is-sued by the Heads of State and Govern-ment participating in the meeting of the North Atlantic Council in Chicago on 20 May 2012

njësi të pa dislokueshme, të cilat janë të destinuara të qëndrojnë në baraka, ne duhet të riorientojmë investimet tona drejt forcave të armatosura të zh-dërvjellëta, të lëvizshme dhe moderne, për t’i përdorur ndaj sfidave që ne po përballojmë aktualisht”.

Në vijim të kësaj logjike mund të themi se ne duhet të ndërtojmë një ‘mbrojtje të mençur’ në nivel bilateral, multilateral apo rajonal. Ne mund jemi më vizionarë: të bashkëpunojmë më ngushtë kur veprojmë bashkë, si dhe të zhvillojmë kapacitete të përbashkëta, të cilat nevojiten për të përballuar rr-eziqet dhe kërcënimet e përbashkëta. Ky mentalitet bënë të mundur të ecim përpara, duke ndërtuar ura të besimit reciprok dhe të arritjes së frymës së konsensusit.

Tashmë është e ditur që në situ-ata kritike për sigurinë, asnjë vend i koalicionit apo anëtar i BE-së nuk ka mundësi të zhvillojë apo të mbajë të

tike, duke eliminuar njëkohësisht kapacitetet e tepërta, të vjetra apo ato që përdoren rrallë. Jemi disa

vite larg qenies së burimeve të vjetra të mbrojtjes. Ato nuk mund të mbije-tojnë së bashku me kapacitetet e reja. Duhet që gradualisht të evidentojmë si ‘mangësitë’ ashtu dhe ‘tepricat’ e kapaciteteve. Po edhe mundësitë tona dhe luksi ynë nuk është që mund të zhvillojmë dhe të mirëmbajmë elementë të vjetër, të cilat i përkasin të kaluarës dhe nuk i rezistojnë situatave të sotme apo situatave të pritshme të sigurisë. Këto kapacitete mund të thithin burime të konsiderueshme që mund të përdo-ren për ngritjen e kapaciteteve të reja me frekuencë përdorimi të lartë në të tashmen apo të ardhmen. Sipas fjalës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: “Parimi ynë kryesor duhet të jetë të eliminojmë dhjamërat dhe në vend të tyre të ndërtojmë muskuj. Ne vend që të shpenzojmë për infrastruktura dhe

“Mbrojtja e Zgjuar” është një ndryshim i madh në politikën e mbrojtjes së vendit, si i tillë ai duhet të reflektohet në dokumentet madhore të planifikimit strategjik të mbrojtjes. Të gjitha projektet e reja në funksion të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes, brenda kontekst të kon-ceptit “Mbrojtja e Zgjuar” japin një impakt pozitiv në përmirësimin e solidaritetit politik dhe të sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe global.

ushtriaE prEmtE, 1 maj 201514 histori

Lufta e popullit shqiptar për liri e pavarësi është zhvilluar përgjatë gjithë historisë së tij, herë spontane dhe herë e

organizuar, me armë në dorë dhe duke derdhur gjakun e bijëve dhe bijave të tij më të mirë. Organizimi i kësaj rezistence shekullore njeh me dhjetëra çeta dhe grupime luftarake vullnetare, të cilat kanë shkruar historinë e tyre të lavdishme me një heroizëm të pashoq. Nga mesi i shek. XIX e deri në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri ndeshemi me çeta të emërtimeve të ndryshme, si çetë e komitëve (e kaçakëve, e “hajdutëve”), çetë atdhetare, çetë kryengritëse, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe çetë nacionaliste, partizane, balliste, çetë vullnetare territoriale, etj. Çetat ngriheshin mbi baza vullnetare. Kishin një bërthamë luftëtarësh apo drejtue-sish të përhershëm dhe, sipas rastit, shumoheshin numerikisht nga popullsia vendase për kryerjen e aksioneve të ndryshme. Armatimin e siguronin vet nëpërmjet sulmeve mbi forcat push-tuese, ndërsa për ushqim mbështeteshin kryesisht në popullsinë vendase.

Një hov të madh mori veprimtaria e çetave patriotike sidomos në prag të pavarsësisë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, kur edhe rreziku për ricoptmin e Shqipërisë u bë më i madh. Shqetësuese dhe e ndërlikuar qëndronte largimi i trupave greke nga Shqipëria e Jugut. Korça ndodhej nën presionin e forcave greke. Nevoja e saj për ndihmë ushtarake ishte urgjente. Gatishmëria e masave popullore për të mbrojtur trojet e tij ishte mjaft e madhe. Qindra emi-grantë dhe nxënës të shkollës normale të Elbasanit, kishin shfaqur dëshirën të shkonin vullnetarë, shkruan gazeta “Populli” e datës 16. 5. 1914. Forcat greke pas ripushtimit të Korçës në korrik, nga fundi i gushtit, pushtuan krahinën e Tepelenës dhe depërtuan deri në Salari e Lopës. Në këto përpa-rime të saj, forcat greke ndeshën me një qëndresë të armatosur të popullit vendas. Rezultati i kësaj punë ishte dalja në skenë e mjaft çetave patriotike të Sali Butkës, Qamil Panariti, Spiro Ballkamenit, Themistokli Gërmenjit, Muharrem Rushitit, Demo Eminit etj. Megjithëse të paorganizuar, me një armatim primitiv për kohën dhe inferior ndaj forcave greke, popullsia e këtyre krahinave zhvilloi luftime të ashpra për të mbrojtur trojet e saj.

Në luftimet e zhvilluara në krahi-nën e Tepelenës, nga forcat shqiptare ishte një qëndresë e paorganizuar përballë forcave ushtarake greke. Më 27 shtator forcat greke të maskuara si “aotonomistë” hynë thellë në tokat shqiptare, pushtuarn Beratin me synim për të dalë në Shkumbin. Këtu ato

ndeshën me qëndresën e organizuar të fshatarësisë kryengritëse. U detyruan të tërhiqen shpejt me humhje të ndjeshme. Ndërkaq, italianët në fund të dhjetorit 1914 pushtuan Vlorën. Para një grusht burrash me ndjenja atdhetare si Ibra-him Abdullau, Alem Mehmeti, Zigur Lelo, Zaçe Xhelo, Laze Malo, Murat Tërbaçi, Selam Abazi, Azem Sulo dhe Sali Vranishti, Çerçiz Topulli shpalosi pikëpamjen për ngritjen e çetave pa-triotike. Nga fundi i vjeshtës së vitit 1908, Sali Vranishti, një ish-komit i famshëm, që ishte arratisur nga ka-laja e Janinës, kishte formuar një çetë patriotike me luftëtarë nga Vranishti, Kallarati, Smokthina, Tërbaçi Brataj e Kaninë. Çeta u njoh me emrin “Firarët e kapedan Saliut”.

Fqinja verilindore e nxitur nga etja për të pushtuar sa më shumë territore shqiptare filloi operacionin e saj. Forcat shqiptare nuk ishin të organizuara për t’i bërë ballë ushtrisë serbe që sulmonte me forca të shumta. Forcat më të përgatitu-ra ishin fshatarët kryengritës që luftonin me armë kundër reaksionit esadist. Ishin pikërisht këto forca që organizuan qën-dresen me armë. Është fakt që në këtë kohë rreth 300 forca (kalorës) me në krye Haxhi Qamilin dhe Sadi Toptani, sapo morën vesh sulmin serb, u nis së bashku menjëherë drejt Qafë Thanës dhe forcat agresive serbe ndeshën në qëndresën e shqiptarëve sapo kaluan kufirin. Dan Cami me forca të pakta organizoi pritën e parë në Sepetovë. Forcat e shumta serbe nuk e patën të vështirë ta kapërcenin atë. Për shkak të kësaj qëndrese shtëpia e Camëve u bë preja e parë e terrorit serb. Megjithëse në kushtet e atëhershme të vendit nuk u realizua dot mobilizimi i përgjithshëm, kjo nuk e pengoi popullin të organizohej

lokalisht me veprime spontane të orga-nizonte një qëndresë heroike ndaj push-tuesit. Megjithatë forcat serbe e thyen rezistencën e forcave shqiptare dhe, pa përfillur as protestën e italianëve, hynë në Elbasan. Më pas ato u ndanë në dy pjesë: njëra kaloi nga ana e Rrogozhinës në drejtim të Durrësit, ndërsa tjetra nga ana e Kërrabës në drejtim të Tiranës ku ishte qendra e lëvizjes fshatare. Më 6 qershor u nisen forcat e Tiranës në Krrabë. Këto pasi zunë pozicionet me anë të manovrimeve u përpoqën ti krijonin armikut përshtypjen sikur kishte shumë forca në dispozicion. Në përpjekjet e para sulmi i ushtrisë serbe u thye dhe ajo pësoi humbje të rënda. Gjëndja filloi të ndryshojë pas disa gabimeve të kryengritësve.

Me 11 qershor 1915 ushtritë serbe hynë në Tiranë e pas dy ditësh arritën në afërsi të Durrësit. Për shkak të protestave energjike të qeverisë ital-iane, ushtria serbe nuk hyri në qytet. Gjatë marshimit të saj drejt Durrësit ushtria serbe goditi me artileri fshatrat që ndodheshin rreth rrugës. U dogjën Mamli, Krraba, etj. Me dhjetra qenë fshatrat që u asgjësuan në pikat ku ajo ndeshi në qëndresën popullore. Vetëm në katundin Shkallë të rrethit të Tiranës u vranë 70 burra dhe u dogjën shumë shtëpi luftëtaresh. Ushtria serbe asgjësoi pa masë dhe dogji shtëpitë e personave që ishin shquar në qëndresën kundër saj.

Gjatë vitit 1914 dhe deri në fund të Luftës së Parë Botërore, Islam Spahia, i njohur dhe me emrin Baba Lam, siç i thoshin lumjanët, e gjejmë në krye të lëvizjes patriotike të malësisë së Lumës. E veçanta është se ka vazhduar shkolla e Kolosjanit, e mbajtur dhe e mbrojtur nga patriot e arsimdashës, me Babë

Lamin në krye. Princ Vidi u habit nga kërkesat e këtij malësori analfabet dhe të largët, por që çështje kryesore kishte shkollat dhe mësuesinë.

Kështu më 19 korrik malësorët e Lezhës sulmuan forcat e Esatit në Le-zhë. Mirditorët bllokuan për mëse një javë, te vendi i quajtur Mali i Shenjtë, 450 ushtarë serbë. Me mirditorët po bashkëpunonin kundër serbëve edhe zadrimorët. Nga ana tjetër edhe koso-varët të udhëhequr nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri vazhdonin qëndresën kundër pushtuesve serbomëdhenj në trevat verilindore shqiptare. Përpjekjet e pushtuesit për të mobilizuar shqiptarët në Selitë e Lurë, e për ti përdorur ata kundër njetri-tjetrit nuk dhanë rezul-tat. Ata deklaruan se kurrë nuk do të luftonin kundër vëllezërve të tyre.

Pakënaqësia dhe revolta kundër shovinistëve serbë po ashtu edhe kundër Esatit si konseguencë, u shtri në mbarë vendin nga veriu në jug. Kështu në Mal-lakastër u prenë linjat telefonike. Push-tuesit shqetësime mjaft të mëdha i solli lëvizja në krahinën e Skraparit. Në fund të viti 1915 dhe fillimit të viti 1916, kjo lëvizje mori përmasa të gjera duke përfshirë edhe Tomorricën dhe kërcënoi seriozisht qendrën e tërë Prefekturës, Beratin. Kështu nga Skrapari u dëbuan autoritetet pushtuese, u prenë linjat telefonike me Beratin dhe u ngrit fla-muri kombëtar. Në Skrapar u formuan në fillim çetat e kaçakëve, të komitëve dhe në fund patriotike. Të tilla ishin: çeta e Laçe Backës me 22 luftëtarë, çeta e Riza Kodhelit me 31 luftëtarë, çeta e Sulo Qorrajt me 15 luftëtarë, çeta e Servet Zaloshnjës me 22 luftëtarë, çeta e Ali Farmaqit (Çepanit) me 23 luftëatrë, çeta e Sulejman Spatharës me 8 luftëtarë dhe çeta e Tajar Vëndrezhës

me 20 luftëtarë. Çetat e Skraparit, të cilat kishin mbajtur peshën në luftën kundër forcave greke, u ingranuan në ushtritë e huaja sipas zonave respek-tive. Patriotët Ali Koprencka, Mustafa Spathara, Avni Kapainova, Riza Kod-heli, Ali Farmaqi, Servet Zaloshnja etj., pavarësisht nga synimet apo kontrakdi-tat që kishin mes tyre fuqitë e huaja, bashkëpunimin me to, e shikonin si një mundësi në të ardhmen, për zgjidhjen e çështjes kombëtare:ruajtjen e tërësisë tokësore.

Gjatë Luftës së Parë Botërore patri-otët skraparas kishin më shumë besim tek Italia, e cila vlerësohej prej tyre si aleati më i mundshëm. Këtë e tregon një fakt. Në Nishicë në gusht të vitit 1916 bëhet një mbledhje, ku morën pjesë përfaqësues të shumtë, që bënin pjesë në ushtrinë italiane si Kasem Radovicka, Mehmet Pavari, Mustafa Spathara, Ali Farmaqi, Ali e Riza Cerova, Riza Vër-zhezha, Ali Koprencka. Në këtë mbled-hje u vendos që të goditeshin austriakët, e të ruhej autonomia e çetave shqiptare. Qëllimi i takimi ishte që çetat patriotike të informonin njera-tjetrën për planet e komandave përkatëse ushtarake.

Shqipëria Veriore u pushtua dhe nga ushtria malazeze. Qëndresa e armato-sur e shqiptarëve kundër pushtuesve malazeze ishte diku më e fortë, diku më e dobët. Në Gash dhe Krasniqe shqiptarët kishin rrokur armët dhe u grumbulluan vullnetarisht duke luftuar me pushtuesin. Pas një rezistence të ashpër ato u thyen. Kolona tjetër e ushtrisë malazeze nuk hasi në ndonjë qëndresë serioze, por ajo që goditi në drejtim të Kelmendit nuk e pati dhe aq të lehtë përparimin e saj dhe e arriti objektivin vetëm më 13 qershor duke pushtuar Krastën. Pjesa shqiptare e malit të Taraboshit u mor më 10 qershor.

Për çështjen e qëndresës së arma-

Çetat kryengritëse shqiptare gjatë Luftës

së Parë BotëroreproF. asoC. Dr. bErnarD Zotaj

ushtriaE prEmtE, 1 maj 2015 15histori

tosur për zhvillimin apo për hezitimin janë dhënë deri tani mendime nga më të ndryshmet. Për mungesën e orga-nizinit të kësaj qëndrese patrioti i njohur shkodran Nikolla Ivanaj e shpjegon me faktin se Vjena kishte një farë ndikimi mbi borgjezinë shkodrane dhe mbi klerin katolik të cilët ishin dakort me politikën e Vjenes. “Malësorët shqiptarë i banë një kundërshtim të madh sulmit malazeze megjithatë Shkodra kishte qenë e par-matosur nga kontrolli ndërkombëtar dhe u muarr lehtë”, ka shkruar studjuesja angleze Edith Durhan. Sali Nivica në gazetën “Populli” shkruan: “Populli shqiptar nuk i qëndroi dot invaziorit me pushkë” … “pse një popull i pak-rye, i parregull dhe organizim, pa top

e mitroloz, i padroje e mbështetje, i ngatërruem me propaganda gjithfarësh, s’mund t’i qëndronte dot një ushtrie”. Megjithkëtë për këtë luftë duhej një organizim “sepse kundërshtarët i ka të shumtë ky popull” dhe më tej vazhdonte Sali Nivica “në këtë ditë të vështirë për popullin tonë shqiptari asht në luftë me grekun, asht në luftë me serbin, asht në luftë me Malin e Zi, asht në luftë me Austrinë e me Italinë, asht në luftë me Turqinë!...”. Sali Nivica me këto pohime donte të vinte në dukje gjendjen tepër të vështirë të Shkodrës e të Shq-ipërisë. Populli nuk ishte në gjendje të organizonte një luftë të armatosur në plan të gjerë kundër pushtimit. Por ai nuk e pushoi asnjëherë qëndresën e tij,

qëndresë e cila shpeshherë u kthye në heroike duke i shkaktuar humbje të kon-siderueshme pushtueshme. Një pengesë për ushtarët malazezë u bë veçanërisht Malësia e Shalës. Mbasi kaluan nja dy tre javë nga pushtimi shalianët u ngritën duke rrethuar fillimisht postkomandat dhe duke asgjësuar disa prej tyre. Kjo qëndresë e shalianëve në korrik 1915 u zgjerua më tej. Në luftimin e kryer në qafën e Kalçit nga 150 malazezë mezi shpëtuan 40 prej tyre. Qëndresa e armatosur kundër pushtuesve malazezë vazhdoi, por me goditje të vogla dhe spontane. Ajo do ndërpritej kur vendin e pushtuesve malazezë e zunë pushtuesit e rinj austro-hungarezë në janar 1916.

Pushtuesit e rinj austro-hungarezë

vendosën një regjim ushtarak në tokën shqiptare. Pasojat e tij me kalimin e kohës populli shqiptar filloi t’i ndjente. Gradualisht lindën dhe reagimet e para. Heroike ishin luftimet e zhvilluara në Malësinë e Gjakovës kur atje depërtuan trupat austro-hungareze. Në Gash ve-pronin çetat e Mal Bajramit dhe Hazis Colit, në Shishpan e Sharr Ahmetit, etj. Gjithashtu kishte grupe të vogla që vepronin në krahinat përreth. Më pas fillon zgjerimi i lëvizjes në fshatrat si në Lekbibaj, Valbonë, Krasniqe, Pac, Berishë ku vepronin çetat e Gjelosh Ramës, Syl Brukut, Zog Binakut, Bi-nak Gashit, etj. Këto çeta organizuan sulme kundër garnizoneve të pushtuesit. Organizimi u rrit ndjeshëm në vitin e fundit të luftës.

Në pranverën e viti 1918 në luftë me pushtuesit u vranë me dhjetra malësorë trima. Më të kombinuara veprimet luf-tarake të çetave u kryen gjatë vjeshtës të vitit 1918. Duke bashkëpunuar me çetat e Kosovës, si me Azem Galicës në Drenicë, Bajram Baklanit në rrethet e Gjakovës, me çetat e Kaçanikut e Cërrnavilës, me të rretheve të Pejës, Hasit e të Pukës etj., që vepronin në Rrafshin e Dukagjinit, në Kosovë e në krahina të tjera përreth. Në këto moment qëndresa e patritotëve shqiptarë mori karakterin e një lufte të organizuar. Tipik ishte sulmi i përgjith-shëm kundër forcave austro-hungareze në Malësinë e Gjakovës në fillimin e tetorit 1918. Batalioni i 145-të austro-hungarez që ndodhej në Bujan u rrethua nga çetat e malësorëve. Ky garnizon u asgjësua në pjesën më të madhe të tij. Ndihmat që u nisën nga Tropoja nuk mundën të arrinin, malësorët me veprime të shkathta prenë rrugët e furnizimit. Forcat kryesore të garnizonit u dorëzuan.

Është për t’u përmendur fakti se në çetat dhe grupet e armatosura shqiptare të Kosovës u vu re gatishmëria për të bashkëvepruar e për të lidhur luftën e tyre me atë të çetave boshnjake dhe serbo-malazeze kundër pushtuesve austro-hungareze, e bullgarë. Dihet se në verën e vitit 1916 u formuan çetat në rajonet Koloshin të Ibrit, në Rogozne dhe në Ko-panik në veri të Mitrovicës. Këto çeta, që vareshin nga organizata serbe me qendër në Rashkë e Kralevë, bënin luftë të drejtë kundër pushtuesve austro-hungarezë, por duke pasur prirje shoviniste, herë mbas here u përpoqën të dëmtonin adminis-tratën lokale shqiptare.

Në vitin 1917, kur kaloi në malësinë e Koloshinit të Ibrit, Azem Galica u takua me të në katundin Pridvoricë; aty u arrit një marrëveshje për luftë kundër push-tuesve të përbashkët austro-hungareze e bullgarë. Në bisedimet me Azem Gal-icën, Kostë Vojvoda tha se komanda dhe qeveria e emigruar serbe njihte të drejtat e Kosovës dhe kërkonte që lufta kundër pushtuesve të përbashkët austro-hungar-ezë të bëhej në aleancë me njeri-tjetrin. Në këto bisedime Azemi e shokët e tij u nisën nga qëllimi i drejtë për të dëbuar pushtuesin e përbashkët.

Në këtë kohë çeta luftarake e Drenicës, nën drejtimin e Azemit e të Shotës, mbas disa ditë luftimesh të rrepta, asgjësoi postkomandat austro-hugareze në katundet Vojnik, Kopiliç dhe Mikushnicë të Drenicës. Aftësia luftarake dhe popullarizimi i çetës trime u shtua shumë. Midis luftërave më të mëdha kundër pushtuesve austro-hungareze është edhe lufta në rajonin Radishevë-Rudnik-Rakosh. Megjithëse armiku këtu kishte më shumë njerëz dhe armë, u mund keq dhe një pjese e madhe e ushtrisë së tij u dorëzua.

Buzë xhadesë Pejë-Mitrovicë, njësiti luftarak i Azemit shpartalloi një garnizon prej gati dy mijë ushtarësh. Qindra ushtarakë austro-hugarezë dhe krejt shtabi e komandanti i një

regjimenti ranë në duar të njësitit të Drenicës. Krejt bagëtia dhe pasuria që pushtuesit austro-hungarëze i kishin grabitur popullit dhe i mbanin në kampin e Rudnikut, iu ndanë prapë popullit. Shumë mjete të transportit ushtarak, municione dhe armë ranë në dorën e njësitit. Numri i luftëtarëve të njësitit të Azemit e të Shotës mbërriti në atë kohë në 350-400 veta.

Viti 1918. Lufta e armatosur kundër pushtuesve zgjerohej nëpër krahinat e ndryshme të Kosovës. Në Gilan, kundër ushtrisë bullgare, vepronte aktivisht e në kushte të rënda çeta e plakut të vjetër Idriz Seferi. Në Vuçitemë e Llap luftonte kundër austro-bullgarëve çeta e Bel Baçinofcit dhe e Mehmet Kojuhit. Në Plavë-Guci vepronin çetat e ud-hëhequra nga trimi i shquar Mulla Agan Koja, i cili, në bashkëpunim me çetat e Hysen Boshkoviqit, Isuf Mehaniqit dhe te Rek Bishevës, nga krahinat e Tutinit, Rozhajës, Bihorit e Senicës, kryenin aksione të guximshme. Në afërsi të Plavës Mulla Agan Koja me çetën e tij vrau kapitenin austriak Haufman Gustav Haslor dhe në vjeshtën e 1918-es, pas një lufte të rreptë, mundi të çarmatoste 3 batalione të ushtrisë austriake. Me armët e kapura ai armatosi popullin e Plavës e të Gucisë.

Në zonën franceze të pushtimit pati organizime të luftës së armatosur të popullit. Më të organizuara u shfaqën çetat e Sali Butkës dhe të Themistokli Gërmenjit. Pas përpjekjeve të arma-tosura të zhvilluara në fund të tetorit e sidomos në fillim të nëntorit 916, Komanda Ushtarake Franceze konstatoi se: në zonë ata, nuk kishin të bënin me forca të pakta, të paorganizuara, por forca të shumta shqiptare dhe të armato-sura. Rrjedhime të rëndësishme të kësaj lufte ishin edhe nënshkrimi i Protokollit të 10 dhjetorit 1916 dhe ngritja e Kra-hinës “autonome” të Korçës.

Kur ushtritë franceze që kishin okupuar Korçën dhe qarkun e saj, mbështesnin kërkesat e Venizellosit për Shqipërinë e Jugut, Sali Butka, në krye të forcave të tij, që arrinin në 1500 veta u nis drejt Korçës dhe e rrethoi atë. Në krah të tij ishte edhe çeta e Themistokli Gërmenjit me 22 vetë. Të rrethuar, francezët kërkuan bisedime. Themistokli Gërmenji shkoi në Korçë, ndërsa Sali Butka qëndroi me ushtritë e tij në rrethinat e qytetit. Ndërsa bisedimet e Themistokli Gërmenjit me autoritetet franceze po zvarriteshin, Sali Butka u dërgoi atyre kërkesat shqiptare prej 14 pikash për vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës nga ana e autoriteteve shqiptare. Nën presionin e brendshëm dhe sidomos atë ushtarak të forcave të Sali Butkës, autoritetet franceze e shpallën “Vetqeverisjen e Kazasë së Korçës me gjithë rrethet nga autoritetet shqiptare”. Po kjo punë nuk vazhdoi gjatë. Në fund të luftës, autoritetet franceze e kthyen fletën, arrestuan Themistokli Gërmenjin dhe e push-katuan në Selanik si dhe u përgatitën t’ja dorëzojnë Korçën Greqisë. Atëhere Sali Butka mblodhi forcat që arritën në 20.000 dhe mbasi e rrethoi Korçën, përsëri, i dërgoi komandantit të forcave franceze një ultimatum. Sali Butka mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga sulmet e forcave greke.

Historiografia ushtarake shqiptare, për vendin dhe rolin e çetave kry-engritëse në këtë periudhë të vështirë të historisë së popullit tonë më tepër dhe më mirë duhet ta kishte dhe duhet ta thotë fjalën e saj. Veprimtaria e kë-tyre çetave që vepruan në këtë Luftë të Madhe, ku vendi ynë u rrezikua seioz-isht, mbart vlera të pakontestueshme patriotike kombëtare.

ushtriaE prEmtE, 1 maj 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

Aktivitetet sportive në Forcën Tokësore i kalojnë kufijtë e reparteve

Këto ditë, në repartet e Forcës Tokësore u zhvil-luan aktivitete të ndryshme sportive si, futboll, shah, ping-pong etj. Kështu, në ambientet e garnizonit Zall-Herr,u zhvillua kampionati i shahut, ndërsa në venddislokimin e Batalionit të Tretë në Poshnje Berat u zhvillua një kampoinat futbolli me pjesëmarrjen e nënreparteve të këtij batalioni. Në kampionatin e shahut u ndeshën midis tyre efektivë nga të gjitha repartet dhe nënrepartet vartëse të FT. Pjesëmarrësit vinin në këtë kampionat, pasi kishin siguruar titul-lin e kampionit në repartet e tyre përkatëse, pas zhvillimit të kampionateve të shahut, në të gjitha repartet e Forcës Tokësore. Një risi në këtë kampionat ishte përfshirja edhe e përfaqë-suesve të pushtetit lokal, të komunës Zall-Herr dhe zonës përreth vend dislokimit të repareve te Forcës Tokësore. Ky aktivitet është në vijim të aktiviteteve të iniciuar nga ministrja e Mbrojtjes Kodheli, e cila vitin e kaluar i dhuroi shkollës së mesme “ Mustafa Qemal Ataturk” të komunës Zall-Herr rreth 400 libra atrtistik.I njohur ndryshe edhe si “sporti i mendjes”, kampionati i shahut u vlerësua maksimalisht nga të gjithë efektivat. Përballjet ishin të forta dhe loja po ashtu ishte mjaft e bukur, nga të gjithë lojtarët. Në përfundim të kampionatit, fitues doli nëntetar Bedri Hidri efektiv i Batal-ionit “Komando”, kurse në vend të dytë u rendit major Latif Bajraktari, efektiv i Batalionit të Parë të Këmbësorisë, Vau i dejës, shkodër.Ndërkohë , në Batalionin e Tretë të Këmbësorisë në Poshnjë, Berat, u zhvillua minikampionati i futbollit midis nënreparteve vartëse, i cili u karakterizua nga loja e fortë e të gjithë ekipeve pjesëmarrëse në të. Në përfundim, Kompania e dytë e meritoi titullin e kampionit të repartit Ushtarak Nr.1030. edhe ky aktivitet tregoi se b3k në Poshnjë i Forcës Tokësore, karakterizohet jo vetëm nga shpirti i sakrificës dhe i vetëmohimit, të cilin e manifestoi gjatë situatës së emergjen-cave Civile vetëm dy muaj më parë, por edhe nga një shpirt i madh sportiv.Aktivitete sportive të këtij lloji do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen në Forcën Tokësore, duke synuar që këto aktivitete të shtrihen dhe në komunitetin pranë venddislo-kimit të FT në Zall-Herr, Poshnje, Vaun e dejës etj. Këto veprimtari sportive dhe çlodhëse të ditëve të fundit në repartet e FT tregojnë dhe një herë atë që trupat tona janë në radhë të parë qytetarë dhe pastaj ushtar për mbrojtjen e integritetit territorial të republikës së shqipërisë. Në këtë konetkst, dega e Operacioneve dhe stërvitjes, në bashkëpunim me degën e BCU-së së Forcës Tokësore kishin marrë të gjitha masat tekniko-organizative për zhvillimin sa më të mirë të këtij evenimenti. Ndërsa dega e BCU-së vazhdon vendosjen e urave të bashkëpunimit me autoritetet dhe shoqërinë civile me qëllim krijimin e klimës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjelltë.

Kapiten ervin hoDo