Pushteti i frikës dhe globalizmi neoliberal

56
1 Kapitulli i shtatë Pushteti i frikës dhe globalizmi neoliberal Copyright: please cite your reference. Revolucion për demokraci gjithëpërfshirëse dhe Fronetike, Dudaj, 2013. Ylli Përmeti Objektivi këtij studimi është i trefishtë: së pari, të tregojë shkallën e frikës në modernitet në përgjithësi dhe në Rendin e Ri Botëror të Globalizmit Neoliberal në veçanti; së dyti, të tregojë dinamikën e kapitalizmit dhe të tregut të marketingut të ndërkombëtarizuar i cili ka çuar në rrugë pa krye dhe kooptim të çdo organizate politike nga elitat dhe tiraní globale; dhe së fundmi, të tregojë se periferitë e integruara në rendin aktual nuk kanë asnjë mundësi për të krijuar kushtet për një rend demokratik dhe paqe sociale, ekonomike, politike, arsimore dhe ekologjike. Sa më e lartë shkalla e përqendrimit të pushtetit brenda totalitetit, aq më e madhe shkalla e nënshtrimit mbi njësitë e dominuara. Takis Fotopoulos

Transcript of Pushteti i frikës dhe globalizmi neoliberal

1

Kapitulli i shtatë

Pushteti i frikës dhe globalizmi neoliberal

Copyright: please cite your reference. Revolucion për demokraci gjithëpërfshirëse dhe

Fronetike, Dudaj, 2013.

Ylli Përmeti

Objektivi këtij studimi është i trefishtë: së pari, të tregojë shkallën e frikës në

modernitet në përgjithësi dhe në Rendin e Ri Botëror të Globalizmit Neoliberal në

veçanti; së dyti, të tregojë dinamikën e kapitalizmit dhe të tregut të marketingut të

ndërkombëtarizuar i cili ka çuar në rrugë pa krye dhe kooptim të çdo organizate

politike nga elitat dhe tiraní globale; dhe së fundmi, të tregojë se periferitë e

integruara në rendin aktual nuk kanë asnjë mundësi për të krijuar kushtet për një

rend demokratik dhe paqe sociale, ekonomike, politike, arsimore dhe ekologjike.

Sa më e lartë shkalla e përqendrimit të pushtetit brenda totalitetit, aq më e madhe

shkalla e nënshtrimit mbi njësitë e dominuara.

Takis Fotopoulos

2

Kuptimi i burimit të frikës dhe sigurisë

Frika mund të përcaktohet si një dhimbje ose shqetësim për arsye të një tabloje mendore

të disa të këqijave shkatërruese ose të dhimbshme që kanë lidhje me të ardhmen.

Vetëm i të këqijave shkatërruese dhe të dhimbshme; sepse atje janë disa të këqija p.sh.,

ligësia ose marrëzia, perspektiva e të cilave nuk na tremb: me këtë dua të them atë që ka

rëndësi për dhimbjet e mëdha ose humbjet. Qoftë edhe këto vetëm nëse ato shfaqen jo

larg, por aq afër sa për të qenë kërcënuese: ne nuk kemi frikë nga gjërat që janë shumë

larg: për shembull, ne të gjithë dimë se do të vdesim, por ne nuk shqetësohemi nga ajo,

sepse vdekja nuk është afër. Nga ky përcaktim pason se frika shkaktohet nga çdo gjë që

ne ndjejmë, që ka pushtet të madh për shkatërrim ose për të na dëmtuar ne në rrugë

që kanë për prirje që të na shkaktojnë dhimbje të madhe. Kështu që, vetëm dëftimet e

këtyre gjërave janë të tmerrshme, duke na bërë të ndjehemi se vetë gjërat e tmerrshme

janë pranë; qasja e asaj që është e tmerrshme është ajo se çfarë kuptojmë me

‘rrezikshmëri’. Këto dëftime janë armiqësia dhe zemërimi i njerëzve që kanë pushtet për

të na bërë diçka; sepse është e thjeshtë se ata mbartin dëshirën për ta bërë, dhe kështu

ata janë në vendin e duhur për ta bërë atë. Gjithashtu, padrejtësia në zotërimin e

pushtetit; sepse është dëshira e njeriut të papërshtatshëm për të bërë të keqen që e bën

atë të papërshtatshëm. Virtyti i shkeljes së zotërimit të pushtetit; sepse është e qartë se

kur dikush është në shkelje, ai ka gjithnjë dëshirën për t’u shpaguar, dhe tani ka

pushtetin për të bërë kështu. Frika ndjehet nga ata që kanë pushtetin/forcën për të bërë

diçka te ne, pasi këta persona janë sigurisht gati për ta bërë atë. Meqenëse shumica e

njerëzve kanë prirjen për të qenë të këqij - skllevër të pamasë dhe frikacakë në rrezik -

është si rregull një gjë e tmerrshme për të qenë në mëshirën e një njeriu tjetër; dhe

rrjedhimisht, nëse ne kemi bërë ndonjë gjë të ndyrë, ata në sekret na tmerrojnë me

mendimin se ata mund të presin në besë ose të na braktisin. Ata që mund të na bëjnë

një gjë të keqe janë të tmerrshëm për ne kur ne jemi përgjegjës për të qenë të gabuar;

sepse, si rregull, njerëzit bëjnë dëme te të tjerët sa herë që ata kanë pushtet/forcë për ta

bërë atë. Ata që kanë gabuar ose besojnë veten e tyre për të qenë të gabuar, janë të

tmerrshëm; sepse ata janë gjithnjë në pritje të rastit të tyre. Gjithashtu, ata që kanë

dëmtuar njerëzit, sepse ata zotërojnë pushtet/forcë, pasi ata qëndrojnë në frikë të

shpagimit: ne kemi thënë tashmë se ligësia nëse zotëron pushtet është e tmerrshme.

Sërish, rivalët për një gjë na shkaktojnë frikë kur ne nuk mundemi ta zotërojmë atë

menjëherë; sepse ne jemi gjithnjë në luftë me njerëz të tillë. Ne kemi frikë nga ata që janë

për t’u frikësuar nga njerëz më të fortë/pushtetshëm sesa vetja jonë: nëse ata dëmtojnë

ata që janë më të fuqishëm, ende ata mund të na dëmtojnë ne më shumë; dhe, për të

njëjtën arsye, ne kemi frikë se ata që janë më të fuqishëm/pushtetshëm sesa jemi ne. Ata

që sulmojnë njerëzit më të dobët sesa jemi ne: ose ata janë tashmë të tmerrshëm ose ata

do të jenë kështu kur ata bëhen të tillë. Nga ata që ne kemi gabuar, dhe nga armiqtë

3

tanë ose rivalët, nuk është pasionanti dhe i çiltri që ne duhet të kemi frikë, por të qetin,

të heshturin, të pandërgjegjshmin; pasi ne kurrë nuk mund të dimë se kur ata gjenden

mbi ne, ne nuk mund të jemi të sigurt se ata janë në një distancë të sigurt. Të gjitha

gjërat e tmerrshme janë më të tmerrshme nëse ato që nuk na japin asnjë shans për të

ndrequr një gabim ose absolutisht asnjë shans, ose vetëm një gjë që varet nga armiqtë

tanë dhe jo nga vetja jonë. Më të këqija janë ato gjëra që nuk mund ose nuk mund

lehtësisht të ndihmojnë. Duke folur përgjithësisht, çdo gjë që na shkakton të ndjejmë

frikë se kur ajo ndodh ose kërcënon, të tjera gjëra na shkaktojnë që të ndjejmë mëshirë,

sepse njeriu që shpëton nga mëshira dhe nuk ka frikë nga asgjë dhe nuk arsyeton

kundër ndonjë gjëje bëhet frikacak, dhe njeriu që nuk ka frikë nga asgjë, por shkon për

t’u përballur me çdo rrezik bëhet i përpjekur; dhe njëlloj njeriu që shkon pas çdo

kënaqësie dhe s’mungon nga asnjëra bëhet vetë-plotësues i dëshirave të tij, ndërsa

njeriu i cili i shmanget çdo kënaqësie, siç bëjnë të pagdhendurit, bëhet në një farë

mënyre i pandjeshëm; përkorja dhe kuraja, atëherë, shkatërrohen nga teprimet dhe

defektet, të cilat janë ruajtur përmes mjetit. Pra, duke analizuar se ç’është frika, ne

mund të kuptojmë se ç’është e kundërta e saj, dhe është, natyrisht, Siguria.1

Në kuadrin modern institucional pasiguria është e lartë për të gjitha klasat. Sepse

mbi çdo klasë qendron një klasë tjetër. Por klasa e mesme e ulët ndjen pasiguri më të

madhe se gjithë klasat e tjera. Sepse qeveritë post-moderne dominohen ose nga

korporatat dhe bankat (mbi)kombëtare ose nga vetë axhenda e oligarkisë

mbikombëtare. Për shembull, në Britani, 68 deputetë dhe anëtarë të dhomës së lordëve,

të cilët influencojnë ligjet e taksave në Britani janë ose drejtorë, ose drejtorë jo-

ekzekutivë të firmave që lidhen me tavane taksash në vende të huaja me juridiksion

favorizues (Islandë, Zvicër, Bermudes etj.).2 Njëlloj si në vitet 1970-të kur korporatat

anglo-amerikane filluan të investonin offshore për të rritur fitimet, dhe më vonë

parlamentet përkatëse ndërmorën ndryshime të “përshtatshme” politike. Partia

konservatore në Britani, pavarësisht se hendeku i shmangies ligjore nga taksat është

thuajse 14% dhe të paktën 13 trilion pound (₤) është fshehur jashtë vendit, propozon

ndryshime që t’u përshtaten deputetëve.3 Deputetët nuk është se shkelin vetëm ligjin

me të dyja këmbët por ata i përshtaten tregut që imponon ‘globalizimin’ e deputetëve.

Fakti që tashmë mbi çdo komb dhe qeveri kombëtare qëndron një qeveri globale, si

pasojë e globalizmit neoliberal, deputetët, njëlloj si pronarët e korporatave, do të

shfrytëzojnë vendet që favorizojnë kapitalin, dhe kombi, nga i cili zgjidhen, do të jetë i

dorës së dytë! Shkurt, deputetët janë në shërbim të korporatave dhe bankave përsa kohë

që ata financohen dhe financojnë në këto entitete. Në këtë proces përqendrimi i

pushtetit dhe homogjenizimi i kulturave bëhet edhe më i madh. ‘Siguria’, për më

shumë, shkatërrohet me konceptin e konkurrencës dhe rritjen ekonomike që imponohet

1 Aristotle, Rhetoric, p, 38. 2 Tory treasurer wants UK to become more like a tax haven, The Guardian, 21 Sep 2012. 3 Po aty.

4

mbi çdo njësi prodhuese dhe tregëtare. Prona private, rrjedhimisht, konkurrenca dhe

ideologjia e rritjes ekonomike, jo vetëm që rritë shkallën e antagonizmit midis njësive

përkatëse por rritë shkallën e pasigurisë. Kjo e fundit, me rradhë, shkatërron shëndetin.

Sepse, siç citon Aristoteli, është pronësia e pronës në vende të atilla dhe nën kushte të

atilla kur përdorimi i saj gjendet nën pushtetin/zotërimin tonë; dhe është e ‘jona’

nëse ajo është nën pushtetin tonë për ta qeverisur ose zotëruar atë. Me ‘qeverisje’ dua

të them dhurimin ose shitjen e saj. Pasuria si e tërë përputhet me përdorimin e

gjërave sesa me pronësimin e tyre; ajo është, përnjëmend, aktiviteti, që është,

përdorimi i pronës që krijon pasuri.4 Siguria në nivelin shpirtëror është një prirje

shpresëdhënëse5...ose prirja shpresëdhënëse krijon siguri.6 Sa i përket gjendjes sonë

mendore, ne ndjejmë siguri nëse ne besojmë se ne kemi arritur diçka me sukses dhe

kurrë nuk vuajtëm përmbysje ose kemi përballur rrezik dhe kemi shpëtuar të sigurt.7 Sa

i përket tjetrit, atij njeriu që ligjëron në massmedia, të cilit i kemi veshur pushtetin tonë

dhe e quajmë orator, ‘atje janë tre cilësi që frymëzojnë siguri te karakteri i oratorit - të

tria, d.m.th cilësi që na bëjnë të besojmë atë çka thotë pavarësisht mungesës së

vërtetimit të tij: gjykim i shëndoshë, karakteri i një morali të shëndoshë dhe

dashamirësia’.8

Në fjalë të tjera, nëse në ‘demokracitë’ moderne rezervimi dhe kursimi i kartë-

monedhave dhe pasurive e patundshme, që vihen në shërbim të njeriut dhe shoqërive

dhe përbëjnë mjetin për të krijuar kushtet për siguri materiale (ekonomike), ato rrallë

herë ‘përdoren’ për pasuri njëherësh mendore dhe shpirtërore, sepse ‘siguria’ e jetës së

individit nuk është një-dimensionale, siç pretendojnë kretinët, politikanët profesionistë,

d.m.th vetëm në nivelin material, por ajo është kryesisht mendore dhe shpirtërore. Me

‘siguri’ mendore kuptoj ato kushte që individi ndjehet i sigurt në lidhje me

bashkëkohësit e tij; dhe me ‘siguri’ shpirtërore kuptoj ato kushte që individi lidh dhe

mishëron botën e tij me botët e të tjerëve (jashtme).

Ndryshe nga kjo qasje elitat moderne kanë shpikur mekanizma kontrolli.9 Për

shembull, manipulimi i një qytetareje amerikane, Cathy O’Brien, mbi të cilën është

eksperimentuar për një kohë të gjatë nga CIA, se si do të vepronin drogat në mendjen e

saj...sigurisht për të kontrolluar stimujt e njeriut, pavarësisht se institucioni e justifikon

një veprim të tillë, se është ndërmarrë për qëllime “inteligjente”. Dhe ky rast nuk do të

jetë as i pari dhe as e fundit për qeveritë. Të njëjtën qasje bëjnë politikanët dhe

“inteligjenca” shqiptare: një pjesë merret me kritikën dhe inefiçencën e administrativit

(rasti i Lisen Bashkurtit, ish-ambasador në Amerikë dhe anëtar i AK-së është tipik), pa

konsideruar dhe qartësuar kurrë se cilën njohuri po praktikojnë këta të fundit: teoriken

4 Ibid, Rhetoric, p, 9-10. 5 Ibid, Nicomachean ethics, 24-25. 6 Ibid, Rhetoric, Book II, p, 45. 7 Ibid, f, 39. 8 Ibid, f, 32. 9 Për më shumë, Big borther: lëvizja drejt totalitarizmit.

5

apo empiriken, dhe se si mund të zhvillohen të dyja. Një pjesë tjetër flet në emër të

popullit dhe kurrë nuk konsideron dhe aktivizon mençurinë e tij në vendimmarrje. Këtë

gjullurdi e gatuajnë mjaft mirë burokratët e partive në vend si Mark Marku etj.

Ndërkohë që elitat fetare do të flasin për mëkate. Por

...mëkatia njerëzore ishte kaq e madhe saqë e vetmja viktimë më e përshtatshme për

sakrificë ishte vetë Zoti. Kjo është e vërtetë. Krijuesi i universit, shpikësi madhështor i

matematikës, një kohë-hapësirë relative, e kuarkëve dhe kuantumeve, i vetë jetës, Zoti i

plotfuqishëm, i cili lexon çdo mendim dhe dëgjon lutjet tona, gjithë-njohës, gjithë-pushtetar, i

gjithëgjendshëm Zot, nuk mund të mendonte një rrugë më të mirë për të na falur ne, sesa të

torturonte dhe të ekzekutonte veten e tij. Për lavdinë e qiellit, nëse ai donte të na falte ne, përse ai

thjesht nuk na fali pa u derdhur gjak? Kush, fundja, kishte nevojë për t’u impresionuar nga gjaku

dhe agonia? Asnjëri, por vetja e tij!10

Rëndësia e integrimit në “tregun e përbashkët” dhe i traktatit të

Maastricht-it

“Ekonomistët” e atashuar pranë qeverive, si Sherefedin Shehu dhe “kundërshtari” i tij

Arben Malaj, për zgjidhjen e krizës ekonomike në vend, kanë kohë që mbështesin

borxhet! Në anën tjetër, Fullani, në kohën e tij, sugjeronte ‘teorinë’ ekonomike të

konkurrencës në nivel korporatash, ndërmarrjesh dhe shoqërishë, me qëllim që të rriste

prodhimin në sektorët e ekonomisë përmes një ‘fuqie punëtore’ të lirë, duke e

shoqëruar me tre “liritë” e tjera, të cilat janë:

1. Heqjen e kontrollit në tregjet e të mirave materiale;

2. Kapitalit; dhe

3. Shërbimeve

Këtë qasje e mbështet thuajse gjithë klasa politike, ekonomike e akademike shqiptare.

Por, sa të drejtë ka kjo klasë? Megjithëse doktrina e ‘katër lirive’ erdhi në faqet e

Historisë si pasojë e shfaqjes së korporatave në dekadën ‘70-‘80 në nivel global,

kryesisht me origjinë anglosaksone, të cilën e ka adoptuar FMN-ja që nga viti 1957-të,

me Traktatin e Romës, i cili formalizoi synimin zyrtar të kapitalit perëndimor për

bashkimin e tregjeve të vendeve të Europës, kaluan edhe 30 vjet të tjerë që të formohej

nga Komisioni Europian, Akti i Tregut të Përbashkët (Korrik 1987). Ky Akt zyrtarizoi

angazhimin e pothuajse 300 urdhrave që do të materializonin deri në fund të vitit 1992,

lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe punës në Komunitet, me heqjen e të gjithë

pengesave doganore. Kjo do të thotë jo vetëm hapjen, por edhe “çlirimin” nga kontrollet

10 A shameful Thought for the Day, Richard Dawkins, The Guardian, 24 December 2010.

6

komunitare (në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë) të katër tregjeve (mallrave,

shërbimeve, kapitalit dhe punës) - “katër liritë” e mirënjohura. Bashkimi Europian -

d.m.th transformimi i Bashkimit Ekonomik Europian (BEE), në bazë të Traktatit të

Maastritcht-it të vitit 1992, që themeloi kompletimin e tregut europian - u bë fakt në 1

Janar 1993. Kompletimi i tregut europian u gjykua i nevojshëm në kuadrin e

ndërkombëtarizimit intensiv të ekonomisë kapitaliste të tregut dhe të ashpërsimit të

konkurrencës me blloqet e tjera të kapitalit ndërkombëtar, d.m.th bllokut amerikan dhe

të vendeve të J.L së Azisë (Japonia, Korea, Tajvan, Hong Kongu, Singapori dhe më vonë

Kina dhe India). Sidoqoftë, ishte viti 1980 që luajti rol vendimtar për hapjen dhe

kompletimin e tregut europian, ku zgjerimi i përhershëm i ekonomisë midis këtyre

blloqeve (Europës dhe J.L. së Azisë) në kushte ku blloqet ekonomik ndanin pjesët në

tregjet e eksportit ndërkombëtar për të realizuar proceset lidhur me kompletimin e

Unionin Europian. Kështu, gjumi letargjik që kishte përfshirë periudhën 1950-80 në

Europë nuk është i rastësishëm: ai ishte një gjumë kryesisht si pasojë e rezistencës ose

mos rënies së regjimeve lindore. Vetëm pasi këto regjime ranë ose u dobësuan për arsye

të pamundësisë për rritje ekonomike të vazhdueshme, Europa përshpejtoi proceset e saj

integruese mbi zhargone të tjera politik. Gjithashtu, ky dështim i Komunitetit ishte

rezultat i faktit që konkurrenca e mallrave rritej me ritme shumë të ngadalta krahasuar

me vendet e tjera konkurrente.11 Siç pretendonin mbështetësit e bashkimit dhe

kompletimit europian, vetëm një treg me dimensione kontinentale mund të disponojë

sigurinë dhe shkallën ekonomike që ishte e nevojshme për të mbijetuar kapitali

europian në tregun tejet konkurrent global të shekullit XXI që lindi.

Por, siç citon Fotopoulos, problemi i konkurrencës për qendrat e metropoleve të

Bashkimit Ekonomik Europian (BEE) paraqitej krejt ndryshe krahasuar me problemet e

vendeve periferike. Kështu, në qendrat BEE/BE, problemi ishte si të ndalonin, përmes

stabilitetit të çmimeve, de-industrializimin total të tyre, si pasojë e pushtimit të tregjeve

në J.L. të Azisë. Megjithëse ishin shumëkombëshet që kishin bazat e tyre në këto vende

të cilat krijuan ndarjen e re ndërkombëtare të punës me transportimin e të gjithë stadeve

të prodhimit, për mos të thënë edhe prodhimin e shumë mallrave dhe shërbimeve, në

“parajsat” e kostove të lira të J.L. së Azisë, megjithëkëtë, përveç vendeve Anglosaksone

(SHBA, Britania etj.) që shihnin rolin e tyre në ndarjen e re ndërkombëtare të

përqendrohej në sektorin financiar (me rezultat plasjen e “flluskës” së tyre që çoi në

krizën financiare globale, e cila sot është kthyer në krizë buxhetore), vende të tjera të

metropolit (kryesisht në Eurozonë) shikonin rolin e tyre që të përqendrohet jo vetëm te

prodhimi i studimeve të larta dhe teknologjisë, por edhe në zhvillimin e një teknologjie

11 Takis Fotopoulos, Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και

για μια Αυτοδύναμη Οικονομία, pp, 15-16. Greqia si Protektorat i Elitës Transnacionale: Nevoja për daljen e menjëhershme nga BE

dhe për një Ekonomi të Pavarur. Publikuar Tetor 2010 nga shtëpia botuese, Gordhios. Kapitulli 6: Tregues karakteristik i zgjerimit

ishte fakti që, ndërsa pjesa e Komunitetit në eksportet globale qëndroi i pa lëvizshëme midis 1979 dhe1989, dhe pjesa amerikane u

rrit 3.5%, pjesa lindore shpërtheu në 48%.

7

përpunuese me parametra analogë të lartë (p.sh., Gjermania, Franca etj.). Por, një

teknologji e njëjtë në Perëndim rrezikonte që të stërkëmbëzohej, si fillim nga industria e

Japonisë dhe sot nga e Kinës. Sa i përket industrisë japoneze që kishte lindur para këtij

zhvillimi industrial lidhur me qendrat e vendeve metropolitane, rënia e stërzgjatur në të

cilën ra ky vend nga fillimi i dekadës pararendëse (1990) zvogëloi efektivisht pjesën e

eksporteve të saj (nga 8,5% në vitin 1995 në 4,8% sot). Ndryshe u shfaq konkurrenca me

industrinë kineze të rrogave shumë të ulëta e cila ndoshta nuk prodhon studime dhe

teknologji të lartë, por ofron kryesisht imitacione të lira të prodhimeve të përpunuara të

perëndimit ose mirëpret shumëkombëshet perëndimore që shpërngulen atje për të

shfrytëzuar “parajsën” e punës kineze. Rezultati ishte se, pjesa eksportuese e Kinës u

trefishua në të njëjtën periudhë (nga 3% në vitin 1995 në më shumë se 9% sot!).12

Në fjalë të tjera, siç thekson i njëjti autor, përmirësimi i konkurrencës në qendër

(duke pasur për bazë konkurrencën e lartë të vendeve metropolitane) varet kryesisht

nga mbajtja poshtë e çmimeve dhe rrogave, me qëllim që të konkurrojnë prodhimet

gjermane për shembull, prodhimet industriale dhe prodhimet e lira made in China,

qoftë edhe nëse prodhohen nga filialet apo nga ndërmarrjet vendore. Ndryshe,

përmirësimi i konkurrencës në vendet e periferisë brenda Komunitetit Ekonomik

Europian/Bashkimi Europian, si fjala vjen Greqia dhe Shqipëria, bashkë me të gjithë

vendet e tjera që përbëjnë njëherësh periferi dhe vend pa struktura të zhvilluara

ekonomike, varet nga mjeti i përmirësimit të prodhimit dhe investimeve të reja.

Problemi tek ato është zhvillimor dhe i përket krijimit së bazës së fuqishme prodhuese

që nuk do të themelohej në zhvillim të pabarabartë (si sot) dhe me nivele prodhimi të

njëjta, krahasuar me ato të qendrave metropole.

Megjithëkëtë, përveç ndryshimit rrënjësor të shkaqeve të zvogëlimit të

konkurrencës, politika që u ndoq në kuadrin e Europës post-Mastricht-te ishte e

përbashkët për të gjithë anëtarët që përcaktoheshin nga nevojat dhe interesat e qendrës.

Kështu, kapitali europian avancoi me Tregun e Përbashkët në një bashkim ekonomik të

karakterit neo-liberal (e cila u kompletua në vazhdim me Bashkimin Ekonomik

Nomizmatik/Monetar dhe Eurozonën), në të cilin shkuan menjëherë qoftë ish-social-

demokratët dhe tani-social-liberalë, qoftë edhe e Majta Europiane. Viti “1992” dhe

“1994” nuk donin të thoshin bashkim popujsh, siç e paraqet propaganda e Komunitetit,

as edhe bashkim shtetesh, por thjesht bashkimin e tregjeve të lira. Por, tregje të “lira”

nuk do të thotë vetëm tregje të hapura (d.m.th., lëvizje e papenguar e mallrave,

kapitalit dhe punës), por edhe tregje elastike, (d.m.th zhdukjen e “pengesave” në

krijimin e lirë të çmimeve, por edhe të rrogave, gjithashtu dhe kufizimin e

përgjithshëm të rolit të Shtetit në kontrollin e aktivitetit ekonomik) – në fjalë të tjera,

kufizimin efektiv të elementit të “ekonomisë kombëtare”. Kjo ishte esenca e

12 Po aty.

8

konsesusit neoliberal që karakterizonte kuadrin e ri institucional të Komunitetit

Ekonomik Europian.

Në fjalë të tjera, kontrollin e shtetit të tregut të brendshëm të anëtarëve të

Komunitetit, që u kufizua efektivisht me Tregun e Përbashkët në vitin 1992, nuk

zëvendësuan kontrolle të njëjta Komunitare. Kështu, institucionet e rinj synonin lirinë

maksimale të mundshme të kapitalit të organizuar, përqendrimi i të cilit lehtësohej me

çdo mënyrë, dhe minizimin e lirisë së mundshme të organizmit të forcës punëtore, së

cilës, me radhë, bashkë-organizimi i kufizohej me çdolloj mjeti dhe kryesisht me

kërcënimin e papunësisë.13 (Theksi u shtua)

Për më shumë, siç përfundon i njëjti autor, rrënimi i Shtetit kombëtar të

asistencës nuk u zëvendësua me një politikë Komunitare që do të garantonte mbulimin

e nevojave bazë (shëndet, arsim, sigurim), gjithashtu edhe garantimin e një rroge

minimale për të gjithë, me qëllim që të sigurohej “Euro-varfëria”. Përkundrazi,

subvencionimi i shërbimeve për mbulimin e nevojave bazë kaloi në një shkallë të

rëndësishme në sektorin përfitues privat në kuadër të një sistem-rrjeti (rrjeti i

sigurimeve dhe sektori privat). Kështu, për hir të konkurrencës më të madhe, “ideali”

europian tregoi se nuk ishte gjë tjetër veç një alternativë më e pjekur (vetëm si fillim,

siç duket qartë sot!) e një modeli anglosakson, në kuptimin e bashkë-ekzistencës

krah-për-krah të luksit dhe varfërisë, të jetës së rehatshme të “dy të tretave” dhe

mjerimit të një të tretës. Për më shumë, Traktati i Maastricht-it, institucionalizoi në

nivel pan-europian ndryshimet që ishin prezantuar nga Thatcher-i në Britani dhe

Reagan-i në SHBA. Këto ndryshime, me radhë, ishin imponuar “nga poshtë”, nga

shumëkombëshet, në procesin e ndërkombëtarizmit të tregut (p.sh., me blerjen e euro-

dollarëve, euro-jenëve etj.).

Ndryshe nga kjo gjendje, një tjetër imazh jepte teksti e Komisionit Europian me

titull The challenges ahead: A plan for Europe i vitit 1979, i cili në esencë parashikonte një

“plan dëshmues” në nivel pan-europian. Kjo ishte esenca e propozimit social-demokrat:

njëlloj Keinsianizmi i ndërkombëtarizuar (d.m.th ndërhyrje Komunitare në kontrollin e

procesit ekonomik) që do të zëvendësonte pashmangshmërisht Keinsianizmin

kombëtar. Pashmangshmërisht, sepse strategjia Keinsiane është e pa zbatueshme në

kuadër të ngushtë kombëtar, kur mbizotërojnë kushte të lirisë së kapitalit dhe punës.

Fundosja, d.m.th e konsesusit social-liberal, që filloi me lulëzimin e rrymës neoliberale

në dekadën e vitit 1980, mënjanoi edhe propozimet relative për një strategji europiane

Keinsiane.

Kështu, ideologjia neoliberale që erdhi në faqet e historisë, nuk erdhi si pasojë e

disa njerëzve apo politikanëve të këqij apo ndonjë konspiracioni siç gumëzhijnë në

media, për të çorientuar opinionin publik, por erdhi si pasojë e konkurrencës së

korporatave dhe ekonomisë së marketingut që çoi në ndërkombëtarizim. Për më shumë,

13 Po aty.

9

neoliberalizmi nuk erdhi as si pasojë e disa dëshirave për të përmirësuar gjendjen

aktuale dhe mirëqenien e punëtorëve, por ishte detyrim “nga poshtë” i dinamikës së

tregut të marketingut që çoi në ndërkombëtarizimin e tij dhe tkurrjen paralele të

ekonomisë kombëtare, por pa themelimin paralel të një kontrolli

sipërkombëtar/supranacional - përtej, sigurisht, politikës së përbashkët

nomizmatike/monetare me synim kontrollin e inflacionit, të konkurrencës dhe

kontrollin e deficiteve buxhetore, sërish me synim konkurrencën dhe jo papunësinë.

Në këtë pikë, nivelet e aktivitetit ekonomik, por edhe të punësimit, u lanë

esencialisht për t’u përcaktuar nga dinamikat e tregut dhe konkurrencës së flaktë,

ndërsa pushteti ekzekutiv në Komunitet u kufizua në rolin e krijimit të një kuadri

institucional homogjen që do të garantonte aktivitetin ekonomik papengesë, me

sigurimin paralel të disa garancive minimale (sa lejojnë proceset konsesuale) për

mbrojtjen e mjedisit dhe të hapësirës Komunitare. Nuk është i çuditshëm slogani i

Anglisë Thatcher-iane kur u pranua Tregu i Përbashkët në vitin 1992 në Britani:

“Europa është e hapur për biznes”. Hipoteza bazë mbi të cilën u mbështet bashkimi

ekonomik ishte se ekonomitë e Komunitetit vuajnë nga mungesa e “përshtatjes

strukturale”, d.m.th nga papërsosuria “strukturale” që shkaktohet për arsye të

papërkulshmërisë së mekanizmit të tregut dhe pengesave në konkurrencën e lirë. Këto

papërkulshmëri dhe pengesa, që citohen qartë në Ekspozénë “Gecchini”, mbi të cilën u

mbështet ideologjia zyrtare e tregut të përbashkët të vitit 1992, përbëjnë kufizime të

ndryshme juridike, doganore dhe teknike (d.m.th kontrolle sociale!) që vendosin

pengesa në rrjedhën e mallrave, kapitalit dhe punës. Por, pengesat më domethënëse në

konkurrencën e lirë ishin ato që nuk citoheshin qartë, por rezultojnë si kundërvënie nga

e gjithë fryma e Ekspozésë dhe theksimi i saj në konkurrencë. Bëhet fjalë për ndërhyrjen

Keinsiane Shtetërore në ekonomi dhe të shtetit gjigand të asistencës sociale që çonin ose

në deficite ose në koefiçentë të lartë taksash (të cilët funksiononin si kundër-prodhues

në aktivitetin ndërmarrës), në ndërmarrjet shtetërore, në ”praktikat e kufizuara” të

sindikatave etj.

Fundja, është karakteristikë rreth kësaj problematike se zhvillimi që parashikonte

ekspozéja zyrtare vinte kryesisht nga zvogëlimi i kostos së prodhimit, për arsye të

organizmit më racional që do të impononte konkurrenca në tregun e zgjeruar, dhe jo

nga një proces zhvillimi të aktiviteteve të reja prodhuese. Qoftë edhe 5 mil. vende pune

ku, me hipoteza të dyshimta, parashikonte ekspozéja që të krijonte deri në vitin 2000, do

të ishte rezultat i konkurrencës më të madhe, përmirësimit të prodhimit dhe të

shkallëve ekonomike, d.m.th përdorimit më të mirë të burimeve dhe strukturave

ekzistuese. Ky fakt sqaron edhe baticën e shkrirjeve/bashkimeve (merger) dhe

eksporteve që i parapriu Tregut të Përbashkët dhe vazhdon ende. Por, ishte pikërisht

zhvillimi i aktiviteteve të reja dhe jo konkurrenca me gjigandët europianë që do të

mund të sillte dobi veçanërisht ekonomitë e periferisë, siç është ekonomia greke,

[shqiptare etj]. Zhvillimi i zonave të pazhvilluara në Komunitet u la në programet e

10

pamjaftueshëm struktural ku, pavarësisht dyfishimit të fondeve, vetëm rëndësi të

kufizuar kishin në procesin e zhvillimit, dhe patjetër do të mund të kompensonin

katastrofën e industrive vendore që solli procesi i ç-sigurimit të tyre (d.m.th procesi i

heqjes se kontrolleve sociale në kuptim të gjerë brenda në Tregun e Përbashkët).

Programet synonin vetëm në zvogëlimin e pabarazive të shtuara që krijonte vetë

bashkimi i tregjeve dhe jo të pabarazive historike që kishte nxitur procesi kapitalist i

pabarabartë zhvillimor [social-demokracia].

Pikërisht, d.m.th në njëjtën mënyrë siç përforcon pabarazitë çlirimi neoliberal i

tregjeve në brendësi të një vendi (siç ndodhi për shembull në Anglinë thaçeriane dhe

më pas në social-liberalizmin, ku qoftë shpërndarja periferike dhe qoftë ajo personale u

përkeqësua dramatikisht) njëlloj edhe çlirimi i tregjeve të Komunitetit çoi në pabarazi

më të madhe midis periferive më të pasura dhe më të varfra të Komunitetit, në të cilat

përfshihet edhe Greqia, [Spanja, Portugalia etj.] dhe ndryshimet analoge në prodhim

dhe konkurrencë, sepse pa përforcimin e vetëdijshëm dhe programatik të zonave të

varfra, ku vetëm një ekonomi e pavarur, që kontrolli i saj ushtrohet drejtpërdrejt nga

populli i saj, mund të krijojë stabilitet, ndryshe, nuk ekziston asnjë mekanizëm i

tregut që të mund të garantojë përmirësimin e këtyre zonave.14

Ideologjia e globalizmit neoliberal dhe kuptimi i elitës

mbikombëtare: planet dhe pasojat

Ideologjia e globalizmit neoliberal mbështetet mbi dy akse kryesore: mbi dogmën e

sovranitetit kombëtar të reduktuar dhe mbi dogmën e sovranitetit ekonomik të

reduktuar. Kjo ideologji imponohet nga pushteti ekonomik i korporatave dhe nevoja

për ekspansion. Kjo nënkupton se bota duhet të ketë organe mbikombëtare. Të dyja

këto dogma u themeluan në fillim të mijëvjeçarit të tretë me deklaratën e Tony Blair, që

mbajti në Çikago, në 22 Prill të vitit 1999-të, që njihet ndryshe si ‘doktrina e Blair-it’ ose

alternativisht ‘doktrina e komunitetit ndërkombëtar’ ose elitës mbikombëtare, i cili

lançoi një paketë kriteresh15 për vendime se kur dhe si të ndërhyjë elita mbikombëtare

ushtarakisht në çështjet e një shteti tjetër, ku kërcënimi direkt nuk është bota e jashtme,

por popullata e brendshme, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Irak.

Megjithëse kjo doktrinë u adoptua menjëherë nga OKB-ja dhe u përpunua më thellë,

elita mbikombëtare asnjëherë nuk është përpjekur që t’i përmbahet kritereve. Lufta në

Irak p.sh., siç tregoi koha, ishte një mashtrim i vetë Blair-it dhe i elitës mbikombëtare,

14 T. Fotopoulos, Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και για

μια Αυτοδύναμη Οικονομία. 15 Tony Blair në këtë ligjëratë ravijëzoi pesë pyetje, të cilat, nëse elita mbikombëtare u përgjigjet me një ‘po’, atëherë ndërhyrja

ushtarake justifikohet. Ato janë: 1. Are we sure of our case? 2. Have we exhausted all diplomatic options? 3. Are there military

operations we can sensibly and prudently undertake? 4. Are we prepared for the long term? 5. Do we have national interests involved? Për më shumë: The 'Blair doctrine' and after: five years of humanitarian intervention, JOHN SLOBODA and CHRIS

ABBOTT, 22 April 2004, Open Democracy.

11

dhe në shkelje të hapur qoftë të kritereve që kishte vendosur vetë Blair-i më herët, qoftë

të principit të Nurembergut.16 Ndërsa lufta e fundit në Kosovë, siç kam treguar në vend

tjetër,17 ishte një luftë e nxitur nga shërbimet sekrete anglo-amerikane, sipas strategjisë

së politikës së jashtme amerikane, për të vendosur njëherësh bazat ushtarake në Ballkan

dhe për të larguar influencën ruse nga rajoni dhe tregun e marketingut (kapitalizmin).

Për të njëjtën arsye ishte ndërhyrja amerikane në Irak. Në fjalët e administratës së

Bushit: ‘arsyeja e ndërhyrjes ishte për të mbajtur mbizotërimin e ushtrisë amerikane në

rajon’.18

Ndryshe nga traktati i Westphalia-s,19 që themeloi dogmën e sovranitetit kombëtar

në shekullin e 17-të dhe themelimin e një tregtie që mbështeste prodhuesit në vendet në

zhvillim duke paguar çmime të barabarta dhe duke siguruar se punëtorët kishin kushte

të mira pune dhe pagesë të drejtë (fair trade) përkundrejt dogmës liberale të free trade, kjo

dogmë themelon, përveç humbjes së sovranitetit kombëtar dhe ekonomik, nën

dinamikën e ‘katër lirive’, disa principe që mbizotërojnë sovranitetin kombëtar, siç janë

‘të drejtat dhe vlerat njerëzore’, që nëse shtypen, elita mbikombëtare ka të drejtë të

ndërhyjë, qoftë edhe ushtarakisht për të “eliminuar” dhimbjen sociale. Kjo tingëllon

demokratike, por mbart implikime. P.sh., sipas kësaj dogme, Amerika, meqenëse ka

adoptuar rolin e “gardianit” global, ka të drejtë të ndërhyjë në vendet e tjerë nën

justifikimin e të ‘drejtave’ njerëzore, por vendet e tjerë nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë

nëse elita amerikane shtyp të drejtat e qytetarëve amerikanë, siç shtypen

metodologjikisht përmes taksave, pavarësisht se aplikohet principi i taksave progresive

etj., ku shtresat e varfra dhe të mesme paguajnë taksa njëlloj sa të pasurit, për mos të

thënë më shumë se ata. Kjo do të thotë se kjo dogmë është e padrejtë dhe krejtësisht

asimetrike.

Amerika, meqenëse këtë dogmë e ka institucionalizuar në OKB dhe NATO është

zbatuesi i saj, merr rol të dyfishtë: edhe të gjykatësit edhe të ndërhyrësit. Në fakt, ajo

ndërhyn aty ku asaj i intereson gjeopolitikisht. Sepse nëse ajo kishte adoptuar

përnjëmend rolin e “gardianit” demokratik, do të kishte ndërhyrë p.sh., në Arabinë

Saudite që është një vend autoritar dhe vlerat “demokratike” perëndimore mungojnë.

Për më shumë, nëse një qeveri ndërmerr politika ndryshe nga sa ka institucionalizuar

kjo elitë, d.m.th ‘mohimin e principit të së drejtës njerëzore mbi pronën private’, kjo

elitë ndërhyn nën justifikimin e dhunimit të të drejtave njerëzore. Në fakt, ky princip,

meqenëse FMN-ja imponon ‘katër liritë’, fsheh privatizimin e globit, pasi në kapitalizëm

16 Në të drejtën ndërkombëtare përcaktohet në dy forma: krimi i agresionit dhe krimi kundër paqes. Në principin i Nurembergut

përcaktohet si ‘planifikimi, parapërgatitja, fillimi ose pagimi i një lufte për agresion. Shih për më shumë: We're one crucial step

closer to seeing Tony Blair at The Hague, George Monbiot, The Guardian, 3 Sep 2012. 17 Pushtimi i MassMedias, Propaganda e Elitës Vendore dhe Ndërkombëtare dhe Diktati Neoliberal, nën: Përse NATO nuk e

Parandaloi ‘Genocidin’ në Dardani, gjithashtu dhe Kapitulli’ Parë, Tiranía Post-Moderne: Siría, Roli i SHBA-së në Konfliktet Luftarake dhe

21 Janari. 18 Nga referenca nr, ‘20’. 19 Shih për më shumë, The Treaty of Westphalia, 1648, Pierre Beaudry, May, 2003, The Schiller Institute.

12

fuqia blerëse sundon çdo vend. Gjithashtu, ky princip eliminon çdolloj forme tjetër

organizative. Ky princip është plotësuar më vonë nga e njëjta elitë për ndërhyrje, edhe

nëse një qeveri dhunon protestuesit. Nëse sjellim si shembull rastin e qeverisë Berisha, e

cila dhunoi, masakroi dhe vrau disa protestues në 21 Janar të vitit 2011, që nuk ishte as

hera e parë dhe as do të jetë hera e fundit, çdokush e kupton se sa i drejtë është ky

princip.

Në fjalë të tjera, ndërsa elitat adoptojnë principin e fair play në sport, në treg

adoptojnë principin e kundërt: free trade. Ndërsa ndërhyrjet e elitës mbikombëtare janë

asimetrike, selektive dhe gjeostrategjike, tregu i elitave është gjithashtu strategjik; ai

synon shfrytëzimin dhe okupimin e masës në favor të riprodhimit të pushtetit politik

dhe ekonomik. Principi ndërhyrjes, në rast se shtypen ‘protestat’, nënkupton

themelimin e përjetshëm të protestë-kracisë dhe jo të demokracisë dhe paqes sociale.

Por, nëse kjo është situata lidhur me humbjen e sovranitetit të kombeve, që synon në të

vërtetë pushtimin metodologjik të lirive të popujve dhe themelimin e Rendit të Ri

Global, d.m.th ‘demokracinë’ parlamentare dhe tregun e marketingut, pyetja që lind

është se nëse mund të konsiderohet ‘oligarkia mbikombëtare’ ‘klasë’ më vete, në

kuptimin marksist,20 dhe nëse popujt e kombeve përbëjnë një klasë tjetër? Kështu, Leslie

Sklair, një post-marksist, e konsideron oligarkinë globale si ‘klasë’ ndërkombëtare që

hallkat e saj bazë janë praktikat transnacionale (PTN), praktika që kryqëzojnë kufijtë

shtetëror, por nuk e kanë origjinën te agjencitë apo aktorët e shtetit.21 Në fjalë të tjera,

PTN-ët operojnë në tre sfera:

a. Në sferën ekonomike;

b. Politike; dhe

c. Ideologjiko-kulturore.22

Blloqet mbështetës të kësaj teorie janë korporatat transnacionale (TNC), format

karakteristike institucionale të praktikave ekonomike transnacionale, dhe klasa

kapitaliste transnacionale në sferën e politikës dhe në sferën e ideologjisë kulturore

imponon ideologjinë e kulturës së konsumerizmit.23 Nuk do të ishte e çuditshme që ky

sistem, ngaqë korporatat s’kanë rrugë tjetër për të ruajtur fitimet veç të shtrydhin më

20 Koncepti i Marksit dhe Engelsit mbi klasat është i bazuar mbi një model abstrakt klasash, në të cilin klasa lidhet kryesisht me

ndryshimet në pronësimin e ‘mjeteve të prodhimit shoqëror’ dhe anëtarësia e klasave është vendimtare për përcaktimin e

parapëlqimeve politike, zgjedhje jetese, akses në mundësitë e shëndetit dhe edukimit, nivele të ardhurash dhe pasuri. Një element

tjetër i rëndësishëm në konceptin Marksist të klasës, e cila theksohet nga shkrimtarë ‘ortodoksë’, është se klasa nuk është thjesht një

formë e stratifikimit, një shtresë në strukturën hierarkike, e ndarë sipas kritereve ‘ekonomike’ siç janë të ardhurat, shanset e tregut

ose punësimi, por një marrëdhënie sociale d.m.th., ‘një marrëdhënie midis përvetësuesve dhe prodhuesve, në të cilën në frazën e

Marksit “tepricat e punës nxirren direkt nga prodhuesit”. Por, siç analizon me vend Takis Fotopoulos, një qasje e tillë s’ka lidhje me

realitetin e sotëm: Class Divisions Today ― The Inclusive Democracy approach, TAKIS FOTOPOULOS, DEMOCRACY & NATURE:

The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, vol.6, no.2, (July 2000). 21 The Transnational Capitalist Class and the Discourse of Globalization, Dr Leslie Sklair. 22 Po aty. 23 Po aty.

13

shumë rrogat e punëtorëve dhe të udhëtojnë si nomadë nga një kënd i botës në një

tjetër, për të “kapur” parajsat e kapitalit, me qëllim që të shmangin rezistencat mbarë-

popullore, imponon teknologji kibernetike: përtej teknologjive që kam cituar në vend

tjetër,24 një teknologji tashmë që kontribuon sadopak në realizmin e strategjisë së

unioneve ekonomike, është sistemi ECHELON, me bazë Britaninë e Madhe. Ky sistem

quhet ndryshe “Vëllai i Madh” ose “Veshi i Madh”.25 Në fjalë të tjera, ai është një “rrjet

masiv stacionesh me interceptorë automatik shumë të lartë që përgjon komplet globin,

e që mirëmbajtja dhe operimi i tij paguhet kryesisht nga taksat e qytetarëve amerikanë

etj.26 Për më shumë, ky sistem është në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare dhe

favorizon korporatat e mëdha amerikane (pushtetin ekonomik), duke u çuar

informacion të dobishëm; madje, brenda këtij sistemi përfshihen edhe shumëkombëshet

Kanadeze, Britanisë, Zelandës së Re dhe Australisë.

Si mund, rrjedhimisht, të konsiderohen krimet e një të ‘urituri’, ‘nevojtari’ apo

‘punëtori’ në krahasim me krimet që shkaktojnë këto shtete, në dëm të shteteve ose

ndërmarrjeve të tjera —që operojnë në nivel global? Ose sa mundësi kanë ndërmarrjet e

vende të tjera të kenë sukses në tregun ndërkombëtar të marketingut, kur ato përgjohen

dhe vrojtohen në favor të një elite shumë të ngushtë korporatash? Edhe në këtë rast,

vendet periferike, siç janë vendet e Ballkanit, nuk kanë asnjë mundësi që të sfidojnë

pushtetin ekonomik. Globalizimi ekonomik për ndërmarrjet e tjera është një mit dhe të

gjithë ata politikanë profesionistë dhe nën-oligarkë që fërkojnë duart se nga ky treg

masiv do të përfitojnë, janë naivë. Por qasja e Sklair hidhet poshtë me vend dhe

bindshëm nga Fotopoulos, mbi argumentin se ajo përshkruan pjesërisht realitetin e

ndarjes së “klasave” në novatorizmin neoliberal. Kështu, siç thekson i njëjti autor:

ajo është një elitë, sepse anëtarët e saj zotërojnë rangun kryesor në shoqëri për

arsye të pushtetit të tyre ekonomik, politik ose gjerësisht social dhe,

ajo është një elitë mbikombëtare, sepse anëtarët e saj, ndryshe nga elitat kombëtare,

shohin se mënyra më e mirë për t’u siguruar rangu i tyre privilegjues nuk është

duke siguruar riprodhimin e ndonjë komb-shteti real ose imagjinar, por

riprodhimin e ekonomisë ndërkombëtare të marketingut dhe “demokracisë”

përfaqësuese (dhe jo thjesht shtyrjen e interesave kapitaliste globale, siç mbështet

qasja e klasës kapitaliste ndërkombëtare). Kjo ndodh sepse elita e re

mbikombëtare/supranacionale i shikon interesat e saj që të bashkë-varen më

24 Shih, Big Brother: lëvizja drejt totalitarizmit 25 Eleftherotipia, Haker kundër ESELON, është një sistem amerikano-britanik, i cili shërben për përgjimin dhe deshifrimin e

gjithçkaje që prodhohet në sipërfaqen e rruzullit tokësor. Baza gjendet në Menwith Hill, me kod, F83. U ndërtua në fillim të viteve

1950 për qëllime ushtarake. Më vonë u quajt NSA, dhe u vu nën kontrollin e këtij shërbimi, ku CIA është një kokërr mollë për të.

Përgjon e-mail-e, telefonata, fax-e, dhe gjthçka tjetër që bie ndesh me interesat tregtare të korporatave. Është pronë e

shumëkombësheve, ndonëse filloi si ndërmarrje shtetërore, tashmë është vegël e përbindëshave privatë, të cilët duan të gllabërojnë

gjithë globin. 26 ECHELON: The Global Eavesdropping Scheme, Dwarfs Murdoch's "News of the World", Sherwood Ross, Global Research, July 20,

2011.

14

shumë me çështjet ndërkombëtare sesa me çështjet konkrete kombëtare.

Megjithatë, jo vetëm që elita mbikombëtare nuk ngurron të përdorë pushtetin e

shteteve konkret, d.m.th të atyre që ushtrojnë kontroll të rëndësishëm mbi

sistemin e tanishëm ekonomik dhe politik, për realizimin e synimeve të saj (qoftë

edhe më shumë kur një vend i tillë ndodh të jetë fuqia hegjemonike), por realisht

mbështetet te mekanizmat shtetërorë të ekonomive të mëdha të tregut për t’i

konkretizuar. (Theksi në origjinal)

Një ndryshim tjetër që karakterizon qasjen neo-marksiste të “klasës kapitaliste

mbikombëtare” nga qasja e Demokracisë Gjithëpërfshirëse është po ashtu edhe kritika e

ashpër që ushtron kundrejt të Majtës Marksiste të ditëve tona (ku qoftë në nivelin

teorik, qoftë në nivelin politik janë kryesisht reformiste) mbi bazën se kjo e fundit jo

vetëm nuk e sheh faktin evident se proceset e ndryshme të globalizimit që ndërmerren

këtë moment janë reale, por më keq se kaq, e karakterizon marrëzisht si një lloj

ideologjie, për mos të thënë një mit, ose kimerë/përbindësh. Qasja e klasës kapitaliste

mbikombëtare bën një hap të rëndësishëm përtej qasjeve të zakonshme marksiste dhe

velershtaine, të cilat konsiderojnë se kapitalizmi organizohet kryesisht për mos të thënë

ekskluzivisht, përmes ekonomive kombëtare - fakt që i bën të pamundura që të shohin

se ndërkombëtarizimi i sotëm i ekonomisë së tregut është një fenomen i ri. Por, përtej

këtij elementi, qasja e klasës kapitaliste mbikombëtare të jep përshtypjen se klasa e re

mbikombëtare është shkaku i globalizmit të sotëm ndërsa, në realitet, ajo është rezultati

i dinamikës së ekonomisë së tregut në lidhje me rezultatin e Betejës Sociale.

Një element tjetër që bën vërtet të dyshimtë qasjen e klasës kapitaliste

mbikombëtare është kur ai përfshin politikanë, burokratë, anëtarë të mediave,

akademikë etj., të cilët është e vështirë që të përfshihen në anëtarët e klasës kapitaliste

mbikombëtare.27 Kjo është një elitë më shumë informale sesa e institucionalizuar.

Kështu, në të njëjtën mënyrë globalizmi ekonomik shpreh një përqendrim informal

të pushtetit ekonomik në duart e anëtarëve të elitës ekonomike, globalizimi politik

shpreh një përqendrim informal të pushtetit ekonomik në duart e anëtarëve të elitës

politike. Pra, elita ekonomike përbën atë pjesë të elitës

mbikombëtare/transnacionale, e cila kontrollon tregun ndërkombëtar të marketingut,

ndërsa elita politike përbën atë pjesë të elitës mbikombëtare e cila kontrollon

dimensionin e veçantë politiko-ushtarak të Rendit të Ri Global (RtRG/NWO).

Institucionet kryesore që sigurojnë përqendrimin e pushtetit ekonomik dhe politik

në duart e elitës mbikombëtare janë tregu i marketingut dhe ‘demokracia’

parlamentare respektivisht, ndërsa organizatat kryesore për të cilave elita

mbikombëtare ushtron kontrollin e saj informal janë BE, NAFTA, G8, WTO, FMN,

27 Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και για μια

Αυτοδύναμη Οικονομία, Taki Fotopoulos, f, 99.

15

BB, NATO dhe Kombet e Bashkuara.28 Kjo sintezë mund të konsiderohet qeverisje

globale ose qeveri globale, siç argumenton bindshëm në Financial Times Gideon

Rachman katër vjet më parë: ‘një “qeveri globale” do të përfshijë më shumë se

bashkëpunim midis shtetesh. Ajo do të jetë një entitet me karakteristika shtetërore,

mbështetur nga një trup ligjesh. Bashkimi Europian ka ndërtuar tashmë një qeveri

kontinentale të 27 vendeve, që mund të jetë një model. Bashkimi Europian ka një

gjykatë supreme, një kartëmonedhë, qindra faqe ligjesh, një shërbim shumë të madh

qytetar dhe mundësinë për të zhvilluar në fuqi ushtarake’.29 Pranohet se të gjitha

këto struktura janë anti-demokratike dhe anti-popullore - por individët që i përbëjnë

ato nuk mund ta ndryshojnë sistemin, pasi kjo barrë bie mbi të varfrit që janë të

vuajturit realë të mjerimit post-modern dhe shpëtimtarët e ekosistemit.

Pushteti ekonomik që zotërohet nga elita mbikombëtare parapërcakton

axhendën e politikave kombëtare. Atje s’ka asnjë mundësi që partitë politike, përtej

koncepteve që nuk i kanë të qarta dhe interesit të ngushtë që riprodhojnë, të sjellin

ndryshimin në nivel vendor - ose ekziston vetëm një mundësi: nëse një popull e ka

kuptuar mjaft qartë realitetin vendor dhe global dhe, unanimisht, kërkon të çlirohet

nga dhuna post-moderne. Kjo është, fundja, e vetmja rrugë që siguron ndryshime

radikale sociale. Rasti i rotacionit politik në Francë është tipik nëse duam të kuptojmë se

sa të pamundur e kanë politikanët profesionistë të ndryshojnë sistemin apo ta

rregullojnë atë në shërbim të kombeve të cilëve u përkasin. Siç citon Le Monde

Diplomatique: ‘në vitin 1997 kur erdhi Jacques Chirac në Elysée dhe mori pushtetin,

kushtet ishin më të favorshme për të sjellë ndryshime sociale, sepse Europa dominohej

më shumë nga krahu i Majtë, por pavarësisht kësaj koniukture, Chirac-u, nuk ia arriti

dot që të mbante premtimet’30, jo sepse ai nuk donte, por sepse i bëri hesapet pa

hanxhinë, d.m.th duke mos pasur një projekt të qartë politik, ekonomik dhe filozofik

për vendin, iu nënshtrua pushtetit ekonomik të kohës, që sot Hollande, presidenti e ri i

Francës, megjithëse premtoi shumë në fushatën e tij para-elektorale, nuk ka asnjë

mundësi që, fjala vjen, të anulojë Traktatin e nënshkruar për Stabilitet, Koordinim dhe

Qeverisje (TSCG), që imponon politikat e kursimeve, shkurtimet ose dhunën

ekonomike, bashkë me pa sigurigurinë e krijuar për të ardhmen e shumicës dërrmuese,

me qëllim që të sjellin buxhetet e kredhur në balancat e dikurshme. Dhe, siç jam

munduar të tregoj përgjatë këtij kapitulli, por edhe në kapituj të tjerë, krijimi i kushteve

për balancë buxhetesh në një treg të globalizuar dhe me praktikat që kanë adoptuar

qeveritë është i pamundur.

Në këtë situatë, pavarësisht se literatura dhe praktika e institucioneve vendore

është e varfër, ‘teoria’ që propozon Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës Qendrore, dhe

28 Këtu citoj ‘Recent Theoretical Developments on the Inclusive Democracy Project’, TAKIS FOTOPOULOS, sepse autori ka bërë një

analizë mjaft të thekur rreth RtRG dhe gjithashtu rreth zhvillimeve teorike të fundit. 29 And now for a world government, Gideon Rachman, FT, December 8, 2008. 30 Sacking Sarkozy won’t be enough, Serge Halimi, Le Monde Diplomatique, April 2012.

16

qeveria që ai përfaqësonte (konvergim etj.)31 të adoptojë modelin e “Irlandës”, që është,

nxitja e teknologjisë dhe e novacioneve. Por këtë qasje e kanë adotuar dekadat e fundit

thuajse të gjithë shtetet e perëndimit dhe tashmë gjënden në depresion jo vetëm në nivel

përfitimi por edhe në shëndet. Siç citon një studim i radhës në lidhje me Europën dhe

shëndetin e saj publik:

Nga Instituti Europian i Psikofarmakologjisë, një meta-analizë e një studimi të mbledhur më

parë, raporton se një numër i pabesueshëm europianësh prej 164.8 milionë - 38.2% e popullatës -

vuan nga çrregullimet mendore brenda një viti. Gjithashtu, sikurse edhe depresioni, kjo përfshin

çrregullime neurale, siç janë çmendia (dementia) dhe Parkinson; probleme fëmijërore shkaktuar

nga ADHD që “rregullon çrregullimin”; dhe çrregullimet ankcioze – çdo gjë duke filluar nga

goditjet nga paniku deri tek obsesioni - çrregullime shtrënguese deri te turpi. Depresioni dhe

ankthi, na thotë studimi, janë në përpjesëtim me sëmundjet e femrave. Meshkujt duket se kthehen

në alkoolikë (një kategori tjetër sëmundjeje), sesa depresantë, veçanërisht në Europën lindore.32

Por studimi nuk identifikon shkaqet e sëmundjeve; dhe ajo është pasojë e rendit aktual

dhe ‘pasigurisë’ së lartë që ai krijon. Për më shumë, konferenca “shkencore” e

organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe gazeta

“Shqip”, duke pasur të ftuar disa “ekonomistë” të asociuar, si Anastas Angjeli,

kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Majkëll Granof,

pedagogen Kozeta Sevrani etj., nuk sjell asnjë shpresë. Pë shembull, Angjeli heziton për

të propozuar masa konkrete, as edhe në analizën e radhës nuk sjell propozime serioze,33

përveç këmbënguljes së tij për rritjen e konkurrencës në nivel rajonal, siç bëjnë

homologët e tij, ku nxiton që ta rendisë ekonominë tonë së shpejti në një ekonomi të

zhvilluar, përmes një modeli të qartë zhvillimi; ndërkohë Kozeta duket se

bashkërendon me Fullanin, kur mbështet modelin amerikan të teknologjisë dhe

inovacioneve; ndërsa Granof sugjeron kujdes të madh në vendimmarrje, por gënjen kur

thotë se SHBA ushtron kontroll të vazhdueshëm në sistemit e saj monetar pas krizës të

2008.34 Dhe gënjen sepse me politikën monetare që po ndjek Ben Bernanke (Q3+),

Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane (Fed), ekonomia amerikane është e destinuar

që ta thellojë krizën edhe më shumë. Në të njëjtën vazhdë paraqiten edhe “ekonomistë”

të tjerë: nga Bode deri te Sherefedin Shehu, i cili mbështet ekonominë e borxheve dhe

emetim eurobondesh për të shpëtuar situatën e qeverisë aktuale, dhe deri te “socialisti”

Arben Malaj, i cili mbështet huamarrjen për financimin e investimeve publike.35

Përfundimi i të gjitha këtyre është se me tre shkallët e pushtetit post-modern që i

kam quajtur ‘Trializmi’ Pushtetit’ (d.m.th kalimi i pushtetit të një qytetari te

31 Shih, për më shumë, Kriza shumë-dimensionale. 32 The mental illness industry is medicalising normality, The Guardian, 6 September 2011. 33 Çfarë e shqetëson ekonominë tonë? ANASTAS ANGJELI, Panorama, 14 Tetor 2010. 34 Konferenca shkencore, debati mes ekspertëve mbi gjetjen e skemave të reja ekonomike, Shqip, 11.10. 2010. 35 3.2 miliardë euro?! Arben Malaj, Panorama, 23 Korrik, 2010.

17

përfaqësuesit – i cili pengon zhvillimin e urtësisë dhe sigurisë të çdo qytetari,

gjithashtu dhe krijimin e aktualitetit dhe realitetit, dhe nga pushteti i legjislativit te

pushteti ekonomik i korporatave – i cili përmbys më tej urtësinë, sigurinë dhe të

ardhmen e kombeve) që janë krijuar përgjatë modernitetit neoliberal (1970-sot), jo

vetëm që partitë politike në vend nuk kanë asnjë mundësi të sjellin ndonjë politikë të re

dhe të zhvillojnë strukturat ekonomike, me qëllim që të stabilizojnë krizën shumë-

dimensionale që ka përfshirë të gjithë aspektet e shoqërisë, natyrës dhe ekosistemit, por

asnjë individ nuk duket se e ka kuptuar mirë situatën ku jetojmë, nëse gjykojmë nga

shtypi, massmedia dhe literatura vendore, dhe cilat do të jenë pasojat e vendit tonë nëse

integrohemi plotësisht në strukturat e Bashkimit Europian dhe më tej, në globalizmin

neoliberal.

Kështu, ndryshe nga pak zotërues të njohurisë teorike të komunizmit,

neoliberalët duket se nuk i kanë mësuar mirë mësimet ose disa vrojtime me vend të

Marksit, pasi janë studentë të ish-socializmit që, me gjithë gabimet e tij në disa vrojtime,

gjykonte me vend se pavarësia politike dhe ekonomike është e domosdoshme dhe

parakusht për zhvillimin e një shoqërie, dhe se Unionet ekonomike, të çdo lloji

qofshin, janë shkatërruese për periferitë, nëse pabarazitë midis anëtarëve janë të

mëdha. Madje, ato janë shkatërruese për vetë-dijshmërinë, sigurinë dhe solidaritetin e

popujve. Pra, siguria e kombeve dhe e qytetarëve, gjendet nën kërcënim serioz, sepse

siguria dhe shpresa fillon nga mendja, shpirti dhe solidariteti i qytetarëve të një

komuniteti dhe kombi, dhe jo nga konkurrenca dhe individualizmi siç na

propagandojnë elitat kapitaliste. Dhe nëse kjo është elita kombëtare dhe mbikombëtare

dhe pasojat që do të pësojnë vendet e rajonit, kryesisht shtresat e varfra dhe ekosistemi,

cila është lidhja e ideologjisë së globalizmit neoliberal me “rendin e ri global” që

përflitet nga politikanët profesionistë: nga Bush deri te Sarkozy, dhe që nga Brown deri

te Blair? Sa pasuri zotërojnë shumëkombëshet nëse i krahasojmë me pasuritë e komb-

shteteve? Si do të shfaqet hegjemonizmi amerikan në shekullin XXI? Cila është strategjia

e pushtetit ekonomik dhe politik, d.m.th elitës mbikombëtare dhe elitave kombëtare për

ruajtjen e status quo-së dhe kuadrit prezent?

Bilderberg dhe Davos: mbledhjet e axhendës së globalizmit

neoliberal dhe qeverisjes botërore

Përqendrimi pushtetit ekonomik dhe politik në pak duar në kuadër të një qyteti është

vrojtuar që në vitet ‘50 në Amerikë dhe nuk do të ishte e çuditshme që...

...në një ndër mbledhjet e Bilderberger të vitit 1968-të, nënsekretari i shtetit amerikan për

çështjet ekonomike, George Ball, të hedhë tezën e një “Shoqërie Botërore” (“World

Company”), e cila do të fitojë pasuri kombëtare jo përmes kolonizimit luftarak, por

18

përmes korpokracisë dhe duke nënshtruar kombet nën një sistem bankar ndërkombëtar të

qendërzuar!36

Në të vërtetë mbledhja e Bilderberg, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme,

veprimtaria e së cilës filloi në Hollandën e vitit 1954, dhe në vitin 2013-të u mblodh në

Hertfordshire të Britanisë, kostua e së cilës kaloi 1.3 milion stërlina,37 me pjesëmarrës 21

vende d.m.th. Europa Perëndimore, SHBA-ja dhe Kanadaja, është një mbledhje Anglo-

Perëndimore Europiane-Amerikano Veriore që trajton kryesisht çështje gjeopolitike. Në

këtë mbledhje, nuk merr pjesë asnjë përfaqësues nga vendet e Lindjes dhe Ballkani, por

në vitin 2013-të morri pjesë zëvendës-kryeministri turk, Ali Babakan! Përgjithësisht atje

ishin 140 pjesëmarrës dhe 14 gra, kryesisht, politikanë profesionistë, drejtorë

korporatash -dhe bankash, dhe oligarkë.38 Në maj-qershor të vitit 2014-të, kjo elitë, u

mblodh në Kophenhagen të Danimarkës.39 Qoftë në Britani, qoftë në Danimarkë,

politikanët profesionistë shkelin ligjin, sepse Kushtetutat përkatëse ndalojnë politikanët

për të hyrë në bisedime private me të huaj (1799 Logan Act/Parliament’s Ministerial

Code). Në mbledhjet e “Bilderberg”, në fjalë të tjera, jo vetëm që mblidhen trilionerët

por politikanët profesionistë shkelin ligjet në fuqi. Dhe janë këto mbledhje dhe këta

anëtarë që imponojnë mekanizmat dhe politikat e G/N përmes politikanëve

profesionistë që kooptojnë dhe përzgjedhin përgjatë procesit zgjedhor.40 Kjo mbledhje

sponsorizohet kryesisht nga “Goldman Sachs” dhe “BP” ose nga “Shoqëria e

Bilderberg” — e cila është regjistruar në Britani. Nëse konsiderojmë kriterin e Musolinit,

se zemra e fashizmit është bashkimi i pushtetit të një qeverie me pushtetin e

korporatave,41 në këtë mbledhje, bashkohen —si asnjë herë në Historinë moderne, dhe

njerëzore— gjithë pushtetet e qeverive të Elitës Mbikombëtare me pushtetin e

korporatave dhe bankave perëndimore!

Nga delegimi i ‘pushtetit’ politik te përqendrimi i pushtetit

ekonomik dhe politik: pasuria e botës në duart e 00.1%

Do të ishte mirë të ndriçojmë, edhe një herë, pasojat e një praktike moderne: delegimin e

pushtetit. Sepse nëse ushtrimi i ‘pushtetit’ përcakton realitetin, aktualitetin dhe lëvizjen

e një subjekti, atëherë ky është një lloj pushteti. Dhe nëse një pushtet bashkëvepron me

36 Titanic Battle or Insider Trading? Global Research, August 18, 2011. 37 Cost of policing Bilderberg conference was £1.3m, The Independent, 17 June 2013. 38 New World Order Secrecy: Who will be Attending the Bilderberg Meeting? Michel Chossudovsy, Global Research, June 05, 2013.

Bilderberg 2013: welcome to 1984, The Guardian, 5 June 2013. Bilderberg 2011: The Rockefeller World Order and the “High Priests

of Globalization”, Andrew Gavin Marshall, Global Research, June 16, 2011. 39 Bilderberg 2014: War Criminals, Big Oil and “Too Big to Jail” Banksters Meet in Secrecy, Julie Levesque, Global Research, May 30,

2014. 40 Global Power Project: Is the Bilderberg Group Picking Our Politicians? Andrew Gavin Marshall, Occupy. com, 27 November 2014. 41 Introduction to Political Theory, John Hoffman dhe Paul Graham, Chapter 12, ff, 286-314.

19

pushtete të tjerë dhe pajtohet mbi një problematikë ekonomike, sociale dhe ekologjike,

atëherë ky është një pushtet tjetër që përbëhet nga shumë pushtete, por ai është në

vetvete një pushtet, sepse atje bën pjesë vetëm një ‘izëm’ si, për shembull, ne të gjithë

shqyrtuam, venduam dhe ‘lëvizëm’. Përmes këtij procesi nuk prodhohet asnjë

dualizëm. Ndryshe nga ky proces, kur pushteti delegohet te një përfaqësues dhe bartësi

i pushtetit të tjetrit vendon për këtë të fundit, atëherë krijohet dualizëm; në kuptimin që

‘tjetri’ që ndikohet drejtpërsëdrejti nga pushteti ose vendimmarrja e atij që ka veshur me

pushtet (përfaqësuesit) nuk bart të njëjtën njohuri me vendim-marrësin, sepse

‘vendimmarrja’ bart dhe çliron njohuri teorike dhe empirike e cila përvetësohet kur

ushtrohet pushteti. Nëse gjykojmë nga pushtetet e modernitetit neoliberal, mund të

themi se lëvizjet sociale nuk burojnë nga unizmi i një shoqërie ose ndërgjegjeja e saj

kolektive. Sepse ndërgjegjja kolektive përputhet me demokracinë dhe vendim-marrjen

që ajo zhvillon dhe nuk është thjesht pushtet i popullit, por ajo qëndron mbi një

vendimmarrje kolektive, dhe vendimmarrja, me rradhë, mbi një sërë ontologjizmash.

Demokracia, në fjalë të tjera, lidh ontologjikisht një kolektiv të tërë dhe (para)përcakton

lëvizjet e pjesëmarrësve. Sepse vetëm përmes këtij procesi ajo përputhet me natyrën

njerëzore: teleologjinë e tij. Braktisja e këtij procesi krijon kushtet për përqendrimin e

pushtetit politik dhe ekonomik në pak duar.

Kështu, ndërsa pushteti (gjeo)politik është përqendruar në “Bilderberg”, pushteti

ekonomik dhe politik, është përqendruar në ‘Forumin Ekonomik Global’, i cili

organizohet çdo vit në Davos të Zvicrës, ku mblidhen thuajse 2500 pronarë

shumëkombshesh, bashkë me 35 lider shtetesh, të cilët ruhen nga më shumë se 4 mijë

policë. Në vitin 2016-të, trilionerët e korporatave dhe bankave, politikanët profesionistë

të vendeve kryesore dhe 14 luareatë të çmimit “nobel”, ndërsa u vetë-quajtën

“delegatë”, diskutuan temën me titull: “Revolucioni i Katër Industrial”. D.m.th. një

“revolucion” i cili nënkupton se do të ‘robotizojë’ sektorët kryesorë të ekonomisë

kapitaliste botërore dhe do të shkatërrojë rreth 14 përqind vende pune! Ky

“revolucion”, nëse mund t’a quajmë kështu, buron nga Revolucioni i Tretë Industrial:

elektronika dhe teknologjia e informacionit e cila synonte automatizimin e prodhimit.

Këtij dimensioni i shtohet shifrarizimi (“dixhitalizimi”) i teknologjisë, i cili ka filluar në

mesin e shekullit të kaluar: ai karakterizohet nga bashkimi i teknologjive të sferave

fizike, shifrare dhe biologjike! Si mund, rrjedhimisht, të krahasohet ‘pushteti’ i

shoqërive kapitaliste ose pushteti ekonomik me pushtetin politik të vendeve të

ashtuquajtura sovrane? Siç citon një studim:

Vetëm në vitin 2007-të, për shembull, PPB-ja globale u vlerësua se ishte $47 trilionë. Në të

njëjtin vit, maja e 250 shoqërive në botë kishin shitje të kombinuara më shumë se $14.87 trilionë,

e barasvlershme me thuajse një të tretën e PPB-së globale dhe një sasi që tejkalon PPB-në e

Shteteve të Bashkuara ose të Bashkimit Europian ($13.20 trilionë dhe $13.74 trilionë,

respektivisht). Vetëm maja e njëqind shoqërive kishte një vlerë shitjeje më shumë se $9.72 trilionë,

20

dhe shitjet e kombinuara të majës së pesçes (Wal-Mart, ExxonMobil, Royal Duch Shell, BP, dhe

General Motors) ishin afërsisht $1.5 trilionë - më i madh se PPB-ja e totalit të shtatë shteteve!42

Në vitin 2012-të, New Scientist publikoi se pushteti ekonomik ishte përqendruar në ‘1300

ndërmarrje shumëkombëshe të cilat kontrollonin 80% të të ardhurave botërore, dhe nga

1300 ndërmarrje, 150 kontrollojnë 40%...ndërkohë, në fillim të shekullit XX, pasuria ishte

e përqendruar në pak duar - kryesisht te klasa e “rentierëve”, të ardhurat e të cilëve

buronin kryesisht nga trashëgimia dhe pronësia e tokave...tani pjesa më e madhe e të

pasurve nuk janë rentier, por pronarë ndërmarrjesh. Në Britani, dy të tretat punojnë në

financë, ndërsa në SHBA, një e treta janë drejtues ndërmarrjesh, 14% në financë dhe 16%

në profesionin e mjekësisë...të gjithë bashkë, anëtarët e më të pasurve marrin në shtëpi

një të pestën e të gjithë të ardhurave në SHBA...gjysma e popullatës më të varfër

zotërojnë vetëm 1% të pasurisë globale. Edhe ata që mundohen të jenë në më të pasurit

e 1 për qindëshit në SHBA, duke fituar $350,000, janë lehtësisht në 1 përqindëshin e më

të pasurve, duke fituar 300 herë më shumë se mesatarja globale’.43

Një studim tjetër i vitit 2013-të përllogarit se atje janë 13 banka dhe korporata me

161 drejtorë (nga këta 84 janë meshkuj) që kontrollojnë 23.91 trilion dollarë.44 Atje janë

35 korporata nga vende të ndryshme, kryesisht nga Amerika dhe Europa (që

kontrollonin 63% të totalit, ndërsa gjysma e varfër e popullatës globale kontrollonte më

pak se 2%). Sipas studimit, bankat e mëdha —ato që konsiderohen “shumë të mëdha

për të dështuar”— nuk janë dënuar asnjë herë nga autoritetet amerikane. Bankat e

mëdha përgjithësisht refuzojnë të përputhen me ligjin kundër larjes së paráve. Për

shembull, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Breuer pranon se nëse autoritet

amerikane vendonin për dënime kriminale për bankën HSBC, asaj do t’i ishte hequr

lishenca dhe gjithë sistemi bankar do të ishte destabilizuar. Skandali me përqindjet e

qokave (Libor dhe ISDAfix) që u zbulua në vitin 2012-të, për të cilin gjoja autoritet po

hetojnë,45 jo vetëm që fallsifikonte dhe fiksonte në mënyrë të paligjshme informacionin,

por përdornin parátë e depozitorëve në veprimtari kriminale, pa dijeninë e tyre,

kryesisht për kumar jashtë vendit, lidhur me shit-blerjen e tokave me vlerë.

Më në fund, 300 njerëzit ose familjet më të pasura në botë shtuan përgjatë vitit

2013-të —krizës globale!— $524 miliard ose vlera neto agregate e majës së trilionerëve

botëror u rritë me $3.7 trilion në mbylljen e tregut në 31 Dhjetor. Fitimet më të mëdha

buruan nga industria e teknologjisë - të cilët u rritën me 28%. Vetëm 70 nga 300 njerëzit

më të pasur regjistruan humbje neto për 12 muajt e vitit 2013-të. Bill Gates, themelues

42 Superclass, David Rothkopf, f, 33. 43 The Age of Inequality, New Scientist, 28 July 2012, ff, 37-45. 44 Exposing the Financial Core of the Transnational Capitalist Class, Global Research, September 13, 2013. 45 Libor: Icap fined £55m as ex-staff face criminal charges, Jill Treanor, The Guardian, 25 September 2013. Libor stands for London

interbank offered bank offered rate and is a benchmark rate based on submissions by major banks about the price they think rivals

would charge them to borrow money over different periods of time. It in turn is used a benchmark against which financial contracts

around the world are set, affecting the price at which companies borrow money for instance.

21

dhe president i “Redmond”, Korporatës së Microsoft-it me rezidencë në Uashington,

vazhdon të udhëheq listën e më të pasurve. Ai shtoi në pasurinë e tij edhe $15.8 miliard

ose 40 për qind, duke e çuar shumën totale në $78.5 miliard. Pas tij u rradhit korporata e

kazinove me rezidencë në Las Vegas me rritje 71%. Më shumë në këtë sektor ka

kontribuar Kina, me 18.6%.46

Shkurt, ‘85 më të pasurit e botës’, emrat dhe vendbanimet e të cilëve gjënden

këtu,47 ‘zotërojnë një pasuri prej më shumë se 110 trilion dollarë, thuajse sa ç’zotërojnë

3.5 miliard njerëz në botë, ose 65 herë më shumë se të varfërit’!48 Një vit më pas, pasuria

përqendrohet edhe më shumë: në 62 vetë, të cilët zotërojnë më shumë se $1.76 trilion!

Ndërkohë që pasuria e gjysmës së më të varfërve të botës —3.6 miliard njerëz— ka rënë

me 41 për qind, ose 1 trilion dollarë amerikanë, që nga viti 2010-të.49 DSepse që nga viti

1970-të, të pasurit, jo vetëm që shfrytëzojnë rrogat e mjerimit në vendet në zhvillim

(Kinë etj.), por përqindjet e taksave kanë rënë në 29 vende nga 30 ku korporatat dhe

bankat rezidentojnë dhe operojnë. Të gjitha këto, në kohën kur papunësia në nivel

botëror është më shumë se 200 milion.50 Duke shpërnjohur këtë përqendrim gjigand të

pushtetit, dhe kuadrin institucional të Rendit të Ri Botëror të globalizmit neoliberal, i

cili mundëson përqendrimin e pushtetit për herë dhe më shumë në më pak duar, dhe

homogjenizimin e kulturave botërore, në Shqipëri, “dijetarët” e “majtë” flasin për luftë

klasash, ndërsa të “djathtët”, për rigjallërim të “lagalistëve”, d.m.th. të monarkisë së

shekullit të kaluar, e cila, pikërisht sepse s’kishte njohuri për administrimin e shtetit

modern, dështoi, meqënse “demokratët” dhe “socialistët” aktualë kanë dështuar, jo

vetëm lidhur me humbjen e sovranitetit tonë por edhe shkatërrimin e plotë të strukturës

ekonomike dhe ekosistemin! Megjithëse pushteti ekonomik tashmë ble dhe shet

qeveritë dhe luan me fatet e kombeve, është i njëjti pushtet që parapërcakton axhendën

e politikave në nivel supra-nacional. Për të kuptuar efektet e kësaj “rrjete” botërore më

shumë, në vazhdim do të analizojmë doktrinën e shoqërisë së madhe, ‘politikën e

jashtme amerikane dhe britanike’ dhe disa individë që dominojnë ‘konsesusin

neoliberal’.

Doktrina e “shoqërisë së madhe” dhe mjerimi i popujve

Parafabrikimi i “disidentëve” dhe i “revolucioneve” nga elitat nuk është i vështirë.

Qëllimi i parafabrikimit është krijimi i një gjendje “revolucionare” që gjoja buron nga

“disidentët” e regjimeve. Pushtetet despotikë e kanë ushtruar gjatë gjithë kohës këtë

strategji, dhe pushtete despotikë janë të gjithë ata që kur sigurojnë një shkallë pushteti,

46 Billionaires Worth $3.7 Trillion Surge as Gates Wins 2013, Bloomberg, Jan 2, 2014. 47 Who are the world's richest 85? The Guardian, 24 January 2014. 48 Oxfam: 85 richest people as wealthy as poorest half of the world, The Guardian, 20 January 2014. 49 Just 62 people now own the same wealth as half the world's population, The Independent, 18. 01. 2016. 50 Global unemployment to ris by 3.4 milion in two years, The Guardian, 19 January 2016.

22

mundohen me mish dhe thonj që ta përjetësojnë atë. Por kjo strategji krijon kostot dhe

politikat analoge. P.sh., udhëheqësi i “konservatorëve” dhe kryeministri i Britanisë,

David Cameron, propagandoi dhe vazhdon të propagandojë, midis të tjerash konceptin

e “Big Society/Shoqërisë e Madhe”. Ky është një koncept që synon, ndryshe nga shteti i

asistencës sociale (Welfare State) mjerimin e britanikëve; dhe meqenëse politika angleze

bashkë me Amerikën vazhdon të ruajë rol hegjemonik, ajo synon mjerimin e shtresave

popullore. Siç thekson vetë Cameron:

Zhvillimin e pushtetit nga niveli më i ulët me qëllim që lokalitetet të marrin nën kontroll fatet e

tyre; duke hapur shërbimet tona publike, duke ngarkuar me besim profesionistët dhe me pushtet

duart e njerëzve që ata u shërbejnë; duke nxitur vullnetarët dhe veprimet sociale, me qëllim që

njerëzit të kontribuojnë më shumë në komunitetin e tyre.51

Për më shumë, Cameron, na sjell disa shembuj se si do të “fuqizojë” nivelet e ulëta

popullore, kur ai citon:

...nëse lokalitetet duan të marrin në dorë një postë, park apo kënd lojërash, ne do t’i ndihmojmë

ata. Nëse një institucion bamirësie ose një grup besimtarësh do të organizojë një shkollë të re dhe

të madhe në sektorin shtetëror, ne do t’i lëmë ata. Nëse dikush do që të ndihmojë fëmijë, ne do të

fshijmë procesverbalet kriminale, shëndetësore dhe ligjet e sigurisë që i ndalon ata... ne jemi në

procesin e hapjes së biliona stërlinash që kanë vlerën e kontratave qeveritare me qëllim që

institucionet bamirëse dhe ndërmarrjet sociale mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën!52 (theksi u

shtua)

Por, pas thuajse katër vjetësh, ky “projekt”, jo vetëm që është quajtur

“çamokraci/chumocracy”, në kuptimin që ai dominohet nga “donatorët”, por ka

dështuar krejtësisht.53 Siç thekson Richard Seymour, ‘burimi ideologjik i doktrinës së

“Big Society” është Marvin Olasky, konceptet e të cilit mbi “konservatorizmin e

dhembshur” kanë udhëhequr republikanët [në Amerikë] dhe konservatorët [në Britani].

Premisa e Olasky’it është se ‘nozullimi’ i shtetit social duhet të zëvendësohet duke

financuar shërbimet bamirëse që mbikëqyren nga kishat dhe grupe të tjerë vullnetarë.

Në këtë mënyrë, sugjeron ai, ata që kanë më shumë nevojë do të marrin jo vetëm jetesë,

por mundësinë për përplasje transformative me një qenie tjetër njerëzore’.54

Institucionalizimi i këtij koncepti në kuadrin e G/N, që kalon dora-dorës nga një parti

në tjetrën, nënkupton themelimin e një baze shoqërore për imitime (memes) ideologjike,

siç është nënklasa ose të pasigurtët (the precariat). Kodi ideologjik për efektin e kërkuar

është imponimi “disiplinës së tregut”. Përllogaritja politiko-kalorike është se, duke

51 Have no doubt, the big society is on its way, David Cameron, The Observer, Sat 12 Feb 11. 52 Po aty. 53 Exclusive: Cameron’s Big Society in tatters as charity watchdog launches investigation into claims of Government funding misuse,

The Independent, 26 July 2014. 54 How food insecurity keeps the workforce cowed, The Guardian, Richard Seymour, 23 Aug 2012.

23

imponuar pasiguri ushqimi mbi popujt, ai do të luajë rolin e forcës motivuese për

përmirësimin e prodhimit.

Në fjalë të tjera, hiqi ndihmat klasës së varfër dhe ata do të fillojnë të punojnë.

Ideja se kërcënimi me uri është e vetmja dorëzani e vërtetë e dinamikës kapitaliste, dhe

shkaku i stanjacionit të shtetit të asistencës sociale, është një ide e vjetër në mendimet

konservative dhe shkon pas te Edmund Burke, që u pasua më vonë nga konceptet i

Thomas Malthusit etj., për kontrollin e popullsisë përmes urisë.55 Dhe është ky

institucionalizim që ka krijuar kushtet për një shoqëri trikotomike: të varfër/nënklasa,

klasa e mesme dhe të pasurit/elita. Kjo është arsyeja që në Britani dhe vende të tjerë

perëndimor janë zhvilluar në një dimension më të madh se në të kaluarën tre dekadat e

fundit ‘bankat e ushqimit’56 për nënklasën, me më shumë se 350,000 njerëz (mes tyre

120,000 mijë fëmijë) të lypin ushqim në këto banka.57 Sipas shifrave, gjashtë muajt e parë

të vitit 2013 ishin sa gjithë viti 2012, ndërkohë që “Kryqi i Kuq” do të shpërndajë, për

herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, ushqim këtë vit për njerëzit në nevojë. Kjo

tregon qartë se sa e rëndë dhe e mjerë është situata në Britani.

Rrjedhimisht është e qartë se Kryeministri i Britanisë, Cameron, vazhdon ta

mbështesë politikën e rajonit te propaganda e politikanëve profesionistë dhe “pushteti”

i fondacioneve bamirëse. Në fakt, në esencë, fondacionet “bamirëse” s’janë aspak të

tilla, sepse gjithçka që shkon në formë ndihme te shtresat e varfra përmes vullnetarëve,

gjenerohet diku tjetër nga mëditjet e punëtorëve. Sepse shfrytëzimi i dinamikës

punëtore është esenca e “bamirësisë” moderne. Sidoqoftë, Nick Clegg, zëvendës-

kryeministër në Britani, luan rolin e “fraksionistit” konservator, duke cituar: ‘ju nuk

duhet të besoni asnjë qeveri, në të vërtetë, as edhe këtë. Ju nuk duhet të besoni qeveri -

dhe pikë. Prirja natyrale është të mbledhësh pushtet dhe informacion’.58 Një studim i

radhës zbulon se “konservatorët” u sponsorizuan nga financierë londinezë në më

shumë se 50%, duke nxitur pretendimet se kjo qeveri është ‘skllave’ e bankave.59 Në

fakt, kjo është një pjesë e vogël e realitetit, sepse partitë politike moderne janë kryesisht

“skllave” të korporatave që nga koha kur u shfaqën në faqet e historisë. Në Amerikë,

për shembull, sipas një studimi,60 vëllezërit Charles dhe David Koch, të dy trilionerë

dhe pronarë korporatash (energji, minerale dhe kimikate), ndërsa s’paguajnë asnjë taksë

në Amerikë, shpenzuan rreth 400 milionë dollarë përmes 17 grupeve, të cilët gëzojnë

statusin e fondacioneve “mirëbërëse”, që të ndikonin në zgjedhjet e vitit 2012 në favor të

Republikanëve. Në anën tjetër, Obama u financua nga trilionerë të tjerë, të cilët synojnë

55 Shih për më shumë, Demokraci apo Barbarizëm, nën Mbipopullimi i Globit: Genocidi’ i Shtetit Modern dhe Koncepti’ ‘Shoqërisë Globale’. 56 Në Amerikë p.sh., janë më shumë se 200 mega-ushqim banka që i shërbejnë rrjetit vullnetar të më shumë se 63,000 strehëve

ushqimore. Në Kanada, gjithashtu, politika vendore, për të përballur urinë e ‘sajuar’, ka krijuar banka të të njëjtit lloj. Për më shumë:

Food banks: Lambeth holds its breath, and its nose, The Guardian, 21 Aug 2012. 57 Hungrier than ever: Britain’s use of food banks triples, The Independent, 16 October 2013. 58 David Cameron to rescue ‘big society’ with extra cash, The Guardian, Sat 12 Feb 11. 59 Revealed: 50% of Tory funds come from City, Nicholas Watt and Jill Treanor, The Guardian, Tue 8 Feb 11. 60 Charles and David Koch: The billionaire brothers ‘trying to buy America’, The Independent, 31 January 2014.

24

të njëjtin objektiv: manipulimin e publikut. Kështu, pasi argumentoi fuqizimin fiasko të

pushtetit të popullit, Cameron, harroi të shfuqizojë ‘ligjin e konkurrencës’, i cili

përpjekjet lokale i sfidon duke i nxjerrë në tender, dhe korporatat globale, ku ligji i

‘kapitalit’ dhe ‘konkurrencës’ dominon, vendosin dhe vulosin të ardhmen e politikës

kombëtare, ndërmarrjeve publike dhe komuniteteve. Siç citon Allyson Pallock, Profesore

në Universitetin e Londrës për Shëndetin dhe Politikën Publike:

Që nga viti 1948, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) në Britani ka qenë modeli i kujdesit të

shëndetit për të gjithë mbi bazën e nevojave dhe falas në nivelin e përdorimit. Në vitin 2012,

parlamenti i Anglisë miratoi një ligj që efektivisht ndalon e NHS-in pas 60 vitesh pune mbi

qeverinë për të siguruar dhe furnizuar kujdes shëndeti për të gjithë. Me vitin 2013, atje s’do të

ketë Shërbim Kombëtar Shëndeti në Angli, dhe fondet e taksave do të lëvrohen nga korporatat e

kujdesit të shëndetit... spitalet dhe shërbimet e NHS-it po shiten ose po inkorporohen; tokat dhe

ndërtesa po shkojnë te bankierët dhe te investitorët e aksioneve... besimi se tregjet shpërndajnë

burimet me efektivitet me të madh është baza e marrëveshjeve ekonomike rajonale siç është

Bashkimi Europian, gjithashtu dhe politika që imponohen mbi vende në zhvillimi nga Banka

Botërore dhe FMN-ja. Britania udhëheq rrugën që filloi me gazin, ujin, telekomin dhe hekurudhat

[që siç tregon një raport, hekurudhat në Britani, për arsye se janë privatizuar, janë mashtrimi më

gjigand për të zhvendosur parátë publike në duar private61]. Që nga viti 2004, i gjithë Whitehall-i

[administrata qeveritare] u angazhua që të vendoste korporatat në kontroll të shërbimeve që më

parë ishin administruar publikisht. Për këtë vit është radha e NHS-it.62

Por, siç citon më tej e njëjta autore, humbja e kontrollit publik do të thotë kosto më të

lartë dhe shërbime më pak, siç kemi mësuar nga dëshmitë toksike të korporatave të

SHBA-së, të cilat janë tashmë pjesë e tregut të kujdesit shëndetësor të Anglisë dhe

ndihmuan për planifikimin e tij. Faturimi, tregtimi dhe reklamimi do të shtojnë kostot

midis 30% dhe 50% krahasuar me 6% në burokracinë e NHS-it të parë [publik]. Faturimi

i pacientëve do të bëhet i zakonshëm. Faturimi mashtrues dhe përvetësimi do të jenë

endemik. Konsidero p.sh., HCA një nga zinxhirët më të mëdhenj dhe më përfitues në

SHBA që kontrollohet nga firma të aksioneve private, duke përfshirë Kryeqytetin Bain

të Mitt Romney-it. Në vitin 2006 HCA International regjistroi ndërmarrjen e parë të saj

me kapital të përbashkët (join venture) me NHS, PFI University College London

Hospital (UCLH), si dhe “themelimin e Rrugës Harley në UCLH”. HCA-UCLH ofron

trajtime kanceri tek ata që mund të paguajnë nga kati i 15-të i spitalit. Por,

momentalisht, disa spitale të HCA në Amerikë janë nën hetim për refuzim përkujdesjeje

dhe ekzekutimin e hetimeve dhe trajnimeve të panevojshme, duke përfshirë operacione

kardiake. Një dekadë më parë ajo pagoi qeverinë federale $1.7 bilion për gjykimin e

akuzave për mashtrim, ndërsa ish-ekzekutivi kryesor Rick Scott - tashmë guvernatori

61 Rail is a gigantic scam for siphoning off public money, The Guardian, 28 Aug 2012. 62 NHS franchising: the toxic world of globalised healthcare is upon us, Allyson Pollock, The Guardian, 27 August 2012.

25

Republikan i Floridës - ia arriti që t’i shmangej dënimit.63 Raste të ngjashëm tregu

neoliberal anglo-sakson ka me mijëra. Fundja, siç do të analizohet në vazhdim, këto janë

‘simptomat’ e ndryshimit të kursit të politikave social-liberale që u praktikuan përgjatë

viteve 1930-70 në neoliberale që imponuan mbi politikanët e kohës, kryesisht korporatat

amerikane. Qëllimi është themelimi i një blloku të përbashkët midis SHBA-së,

Kanadasë, Meksikës, një pjese të mirë të Amerikës Latine dhe Afrikës me eurozonën.

Ndërsa bllok i përbashkët nuk do të thotë se të gjithë do të shijojnë pasurinë

ekstravagante të perëndimit, por do të thotë qarkullim i lirë i mallrave, pasi politikanët

profesionistë të vendeve në zhvillim, siç është Shqipëria, po punojnë në mënyrë

rigoroze dhe sipas udhëzimeve të elitës mbikombëtare vetëm për ndërtim rrugësh, me

qëllim që liria e mallrave që prodhojnë korporatat dhe blerjen konsekuente të pasurive

publike të popujve të bëhet e mundshme. Skenari nuk ndalon këtu; siç kam treguar në

vend tjetër,64 qëllimi final është krijimi kushteve për ndërtimin e një ‘shoqërie globale’,

ku OKB-ja do të luajë rolin e ‘Qeverisë Globale’, pasi momentalisht ajo luan një rol të

pjesshëm, sidomos mbi Azinë (Rusi dhe Kinë). Sipas këtij skenari do të “bashkohen”

pjesët e pasura të botës, d.m.th elitat kombëtare dhe mbikombëtare, pasi ato gëzojnë liri

veprimi dhe pasurimi, gjithnjë duke shfrytëzuar në mënyrë kaotike burimet e kombeve

që do të unifikojnë vlerat dominuese sociale. Por, meqenëse kalimi në një sintezë të tillë

është shumë afër dhe kushtet e favorizojnë (themelimi i tregut të marketingut dhe

‘demokracisë’ parlamentare bashkë me katër liritë), elitat do të kuptojnë se tregu nuk

ofron vetëm lëndën e parë për ruajtjen e privilegjeve dhe pasurive të tyre, por edhe

shkatërrimin konsekuent ekosistemik - që në fund do të imponojë një diktaturë dhe

mjerim të shtresave popullore në nivel global. Por, sa mundësi ka pushteti lokal të

fuqizojë popullin apo ‘shoqërinë e madhe’ të Cameron-it, në kuadrin financiar dhe

marrëdhënieve pushtetare që Anglia dhe vende të tjerë gjenden? Kuadri financiar

tashmë dihet: ai është global dhe ai që dominon quhet ‘globalist’! Pushteti, gjithashtu,

dihet: ai është global dhe zotërohet nga elita ekonomike. Në fjalë të tjera, tregu lokal

nuk ka asnjë mundësi që të vetë-organizohet apo të vetë-kontrollohet, kur paralelisht

punohet nga elitat për dominimin e pushtetit të kapitalit dhe pushtetit të administratës,

për të vetmen arsye, sepse tregu gjendet brenda kuadrit të konkurrencës, spekulimeve

globale, monopolizimit të resurseve vendore dhe nën dritën e tenderave ku shteti post-

modern ka ligjësuar të “drejtën” e më të fortit.

Rendi i ri botëror: kaosi dhe lufta

Perandoritë për të administruar popujt e pushtuar, kanë përdorur dhe përdorin, një

doktrinë administrative mjaft të vjetër: ‘ndarjen pushteteve’ në forma më të vogla. Këtë

63 Po aty. 64 Shih, Demokraci apo Barbarizëm?

26

doktrinë popujt e lidhin me ‘përçarjen e një populli dhe sundimin e tij’. Ajo është

“skalitur” nga latinët, të cilët e quajtën ‘divide ud regnes’, është praktikuar për herë të

parë nga izraeliti Gabinius dhe më vonë nga Jul Çezari. Kjo është një doktrinë kryesisht

ushtarake, politike dhe ekonomike, e cila ka për qëllim të fitojë pushtet duke ndarë

pushtete të tjerë, në pushtete më të vegjël. Në kohët moderne, përveç koncepteve të tjerë

që kam cituar në vend tjetër,65 në nivel ekonomik dhe social, kjo doktrinë shprehet

përmes principeve të ‘konkurrencës’, ‘individualizmit’ dhe ‘konsumerizimit’, të cilët, të

gjithë bashkë, krijojnë ideologjinë e rritjes ekonomike. Kaosi fillon në ekonomi dhe

shkaktohet sa “nga lartë” (institucionet botërore) po aq edhe “nga poshtë” (dinamika e

tregut). FMN-ja, për shembull, e cila megjithëse pranon në disa raste se nuk ka mundësi

të parashikojë ‘flluskat’ e tregut ndërkombëtar të marketingut, rrënimet dhe krizat

ekonomike, vazhdon të njëjtat politika: të krijojë kushtet për varësinë e popujve nga

kreditë dhe “reformat” e saj “strukturore”.66 Me orientimin e vendeve për t’u integruar

në globalizmin neoliberal nuk do të ishte e çuditshme që “akademikët” dhe

parlamentarët t’a kenë FMN-në dhe institucione të tjerë globalë, për qokë në analizat e

tyre!67 Doktrina e “përçarjes” së pushteteve është përdorur edhe nga rusët në

Revolucionin e Tetorit kundër lëvizjes së Bardhë. Qëllimi ishte të themelonin një Parti

Komuniste. Por pas krizës ekonomike që shpërtheu në fund të vitit 2007-të dhe fillim-

vitit 2008-të, u shfaq një doktrinë e re për hegjemonizmin amerikan në veçanti dhe

elitën mbikombëtare në përgjithësi: “doktrina e krijimit të kaosit botëror” arkitekti i së

cilës është Zbigniew Brzezinski, një polako-amerikan, gjeo-strategjist dhe këshilltar i

Presidentit Jimmy Carter (1977-1981) për marrëdhëniet me jashtë. Dhe ishte i njëjti

këshilltar që kurthoi rusët në “kurthin afgan” të vitit 1980-të, duke bindur presidentin

Karter për të dërguar ndihmë sekrete për kundërshtarët e regjimit pro-sovjet në Kabul.68

Tashmë ai këshillon elitën mbikombëtare e cila duhet të veprojë duke kombinuar

doktrinën “teknetronike”. Sipas tij, elita amerikane duhet të synojë mbajtjen nën

mbikëqyrje dhe nën kontroll sjelljen e masës, dhe se i takon asaj ta ushtrojë këtë

teknikë. Pajisjet teknologjike për elitat janë pjesë e kësaj strategjie, e cila di se si

zgjidhen problemet konkrete me metodologji “shkencore”. Në fjalët e tij: e vetmja

alternativë për një rol amerikan konstruktiv është krijimi i kaosit botëror!69

Meqënse e ka vizituar Shqipërinë dhe ka krijuar celulat dhe shkollarët e tij, nuk do

të ishte e çuditshme që të përbëjë frymëzim, sidomos lidhur me nofkën e ‘arkitektit të

rënies së Rusisë’, për të cilën ai dhe shumë si ai, krenohet, i cili, pasi kritikon për lakmi

65 Shih Miti i progresit dhe themelet e njohurisë, pjesën e tretë, Big brother: lëvizja drejt totalitarizmit. 66 Shih për më shumë, FMN dhe Banka Botërore: organe të globalizmit neoliberal dhe juntave parlamentare. 67 Shih, Dhjetë "urdhëresat" e FMN-së, ADRIAN CIVICI, Panorama, 03, 07, 2010. 68 In the Foreign Policy shodow of Dr. Brzezinski: Obama, Islamic fundamentalism and Russia, Part I, Bruno Adrie, Global Reaserch,

October 31, 2015. 69 The global political awakening, Zbigniew Brzezinski, New York Times, December 16, 2008.

27

të tepërt sistemin amerikan, u thur lavde pronarëve të globit (Rockefeller etj.).70 Lavdet

nuk mungojnë as tek “akademikët” tanë: Moikom Zeqo, për shembull, citon se

Brzezinski konsiderohet si ‘realist, profet dhe proponent i vlerave demokratike’!71

Kështu, për të ruajtur hegjemoninë e saj SHBA-ja duhet të zbatojë, sipas Brzezinski-t,

katër hapa ose faza strategjike: bashkim, shtrirje, angazhim dhe paqe:

Bashkimi lidhet me përpjekjen e rithemelimit të një sensi qëllim-plotë të

ndarë midis Amerikës dhe Europës...e vetmja zgjidhje praktike është të

kultivosh një dialog të matur midis SHBA-së dhe tre vendeve europiane

që kanë një orientim global: Britani, Franca dhe Gjermania. Siç do të shohim

më poshtë, kjo strategji përputhet ekzaktësisht me strategjinë që kanë

thurur kryetarët e korporatave europiane vite më parë.

Të shtrish, sipas tij, ka lidhje me një përpjekje të matur për të ushqyer një

koalicion më të gjerë të lidhur me principet e ndërvarjes dhe përgatitje për

të luajtur një rol duke promovuar një drejtim më efektiv global. Në këtë

mënyrë, disa formula për këshillime të shpeshta, me qëllim radhitjen e një

kompozicioni nga G-14 në G-16 duhet të ndahet për të sjellë bashkë

vendet me influencë gjeopolitike, por edhe me peshë ekonomike.

Të angazhosh do të thotë, sipas tij, kultivimin e zyrtarëve të lartë përmes

bisedave jozyrtare midis pushteteve kyç, sidomos SHBA-ja, triada

europiane, Kina, Japonia, Rusia dhe mundësisht India.

Të paqëtosh, kërkon një përpjekje të matur nga SHBA-ja për t’iu

shmangur moçalimit në hapësirën midis Suezit dhe Indisë. Me këto

politika të ravijëzuara, Brzezinki arrin në përfundimin se Obama me

dhuntitë e tij intelektuale dhe retorike mund të promovojë hegjemonizmin

Amerikan.72 Të gjitha këto strategji përbëjnë thelbin e bllokut ekonomik

modern që elitat ekonomike dhe politike po mundohen të themelojnë në

mijëvjeçarin e tretë. Por, si mund të flasësh për ‘paqe’, vlera demokratike,

shkencë etj., kur në thelb bëhet fjalë për ‘luftë’. Kaos, në mos gaboj, do të

thotë ‘luftë’. Meqenëse Brzezinski flet dhe bën pjesë te të pasurit e botës,

përse nuk na thotë ai se si u pasuruan këta fundit? Ndërsa tregu i

marketingut dhe ‘demokracia’ parlamentare luajnë rolin e çarjes vertikale

të shoqërive perëndimore në kontekst, politika e jashtme amerikane luan

rolin e shkatërrimit të strukturave tradicionale, me qëllim që t’i ikorporojë

në të njëjtat struktura. Qëllim final është vendosja e të njëjtit “rend”

gjithandej, përtej plaçkitjeve që sjellin luftërat.

70 Brzezinski shpjegon ekuilibrat botërorë: Putinizmi është fenomen i rrezikshëm, por afatshkurtër, Bisedoi: Janusz Bugajski,

Albanian Screen. 71 ZBIGNIEV BRZEZINSKI, RIZGJIMI POLITIK GLOBAL, Moikom Zeqo, Shqip, 2011-02-26. 72 The global political awakening, Zbigniew Brzezinski, New York Times, December 16, 2008.

28

Politika e Jashtme Amerikane në anën tjetër, në fillim të vitit 2014-të, siç analizon Petras,

një autor anti-imperialist amerikan,73 gjëndet midis presionit të brendshëm, duke

gjykuar nga sondazhet, d.m.th. më shumë se 52% e opinionit publik amerikan nuk

mbështet luftrat dhe ekspansionin ekonomik të qeverisë Amerikane, mbi arsyen se

populli amerikan po varfërohet meqënse korporatat krijojnë vende pune jashtë vendit

duke braktisur vendin e origjinës dhe, luftrat dhe NATO, bartin një kosto tejet të lartë.

Për këtë arsye, departamenti i politikës së jashtme amerikane, vendosi përparësitë për

vitin 2014-15të: Lindja e largët, Kina, Japonia dhe Korea Jugore gjënden në majë të listës.

Kina, sepse, sipas Uashingtonit, ajo kërcënon hegjemoninë ekonomike amerikane dhe

duhet, sipas tij, të kontrollohet. Për të njëjtën arsye Uashingtoni mbështet politikat

ekspansioniste të Japonisë, sidomos lidhur me ishullin Senkaku; gjithashtu dhe të

Koresë Jugore, të cilën e mbështet të zgjerojë zonën e fluturimit me qëllim që të

mbikalojë zonën kineze. Shkurt, Uashingtoni kërkon jo vetëm t’a kërcënojë Kinën

përmes aleatëve të tij në rajon, por, përmes kërcënimit ushtarak, t’a mbajë atë nën

kontroll me qëllim që të mos sfidojë hegjemoninë ekonomike dhe ushtarake amerikane.

Por Kina mund t’a kërcënojë gjithashtu Uashingtonin, veçanërisht me bondet e qeverisë

amerikane që zotëron Kina, prej 2 trilion dollarësh, të cilët, nëse i shet me humbje në

treg, do të çonin në zhverësim të madh të devizës Amerikane, në panik në Wall Street

dhe në depresion më të madh ekonomik. Kina mund t’i përgjigjet kërcënimeve të

SHBA-së me (1) konfiskimin e aseteve të 500 korporatave më të mëdha të SHBA-së që

janë vendosur në vend duke tronditur seriozisht tregun e aksioneve dhe (2) duke

shkëptur burimin e vargut të madh furnizues, dhe duke prishur më tej ekonominë

botërore të SHBA-së.

Në vend të dytë, është Lindja e Mesme, kryesisht Irani, për të cilin, shërbimet

inteligjente Sioniste po bëjnë ç’është e mundur që ai të jetë në përparësitë e

Uashingtonit. Sanksionet ekonomike do të jenë një mekanizëm, por, Uashingtoni mund

të përdorë edhe shërbimet “inteligjente” për destabilizimin e brendshëm të Iranit me

protesta etj. Tashmë, shërbimet “inteligjente” israelite kanë paraqitur kushtet për Iranin,

kushte, të cilët do t’i propagandojë Uashingtoni. Qëllimi është Uashingtoni të

ndërmarrë një luftë kundër Iranit dhe burimet e naftës që ndodhen atje të kontrollohen

nga korporatat Sionisto-Amerikane me qëllim të mëtejshëm, mbajtjen e çmimit të naftës

poshtë dhe ngritjen e hegjemonisë izraelite në rajon. Në këtë përpjekje ndihmojnë edhe

Sauditët me shërbime: duke lejuar ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në vend

dhe duke blerë armë nga Uashingtoni. Në vendin e tretë është Ukraina. Qëllimi i

Uashingtonit është vendosja e Ukrainës nën diktatin e Brukselit dhe Uashingtonit dhe

integrimit të saj në Rendin e Ri Botëror. Qëllimi është i shumëfishtë: dobësimi dhe

73 The Changing Contours of US Imperial Intervention in World Conflicts, Prof, James Petras, Global Research, December 21, 2013.

29

rrethimi Rusisë — meqënse Rusia nuk dëshiron të integrohet në RRB dhe ndoshta, në

një të ardhme jo shumë të largët, t’a gjunjëzojë atë. Por Rusia dhe Kina tashmë kanë

marrë masa duke krijuar bllokun e ri ekonomiko-ushtarak: euroazinë.74 Konfliktet e

dorës së dytë në Afrikë (Mali, Republika Qendrore e Afrikës etj.) i ka marrë përsipër

Franca e Hollande, me mbështetjen e Uashingtonit. Vendet e tjerë gjënden nën

kontrollin absolut të Uashingtonit: nga Jemeni, Tajlanda, Honduras, Pakistani,

Afganistani, Somalia dhe Egjipti. Në Honduras, për shembull, SHBA mbështeti

grushtin ushtarak, i cili shkaktoi vrasjen e më shumë se 200 aktivistëve desidentë në një

periudhë kohore dy vjeçare, një grusht, që u pasua nga zgjedhje të manipuluara dhe

pushtet klientelist për regjimin e SHBA-së. Për vitin 2016-të parparësitë kanë ndryshuar

disi por Rusia mbetet në krye të listës.75

Elita Mbikombëtare, NATO dhe Rusia

NATO: nga mbrojtëse në ‘hesht’ drejt Rusisë

Ndërsa mbretëritë e antikitetit dhe Mesjetës krijonin ushtri për të ruajtur pushtetin dhe

privilegjet, njëlloj ndodh edhe në modernitetin neoliberal: pushteti ekonomik mbikombëtar në

bashkëpunim të ngushtë me pushtetin politik (mbi)kombëtar, ka ngrituar NATO-n në nivel

mbikombëtar për të ruajtur dhe ekspansionuar të njëjtin pushtet: pushtetin mbikombëtar!

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, në një nga ligjëratat dhe platformat e

tij të fundit (“Smart Defence”), citoi se ‘roli i NATO-s është vendosja e një drejtimi

strategjik që të identifikojë zona të mundshme bashkëpunimi, të veprojë si një zyrë

qendrore (“clearing house”) dhe të ndajë praktikat më të mira’.76 Ky përcaktim

ndryshon kryekëput nga përcaktimi fillestar i NATO-s, kur ajo u krijua në vitin 1949: se

ajo do të ‘mbronte’ vendet anëtare të NAFTA-s dhe Eurozonës nga çdo rrezik. Në të

vërtetë, NATO u planifikua në Evropë në vitin 1948, nga Belgjika, Hollanda,

Luksemburgu, Franca dhe Britania, për të frenuar ekspansionin e bllokut socialist që

ishte instaluar në Lindje. Kontradikta kryesore këtu është se socializmi, si sintezë, nuk

është ekspansionist, sepse ai mbështetet kryesisht në burimet vendore. Një vit më pas

kësaj organizate iu bashkua SHBA-ja, Kanadaja dhe pesë vende Evropiane: Portugalia,

Italia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda, duke u bërë me plotë 28 anëtarë në vitin 2014.

Sidoqoftë, në vitin 1990 blloku lindor ra dhe NATO duhet të ripërcaktonte rolin e

saj. Arsyeja ishte se “armiku” u rrënua dhe bashkë me të, edhe pakti i Varshavës, që

shërbente si “nyjë lidhëse” e bllokut. Me rënien e bllokut socialist, u rrënua dhe

74 Shih për më shumë, Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e popujve. Pjesa e parë. 75 Pushteti, lufta e përhershme e elitës mbikombëtare dhe islamofobia. 76 “Smart Defence can help nations to build greater security with fewer resources but more coordination and coherence” Secretary

General NATO, Anders Fogh Rasmussen, (Speech at the Munic Security Conference 2011).

30

COMECO-ni (Këshilli i Ndihmës Ekonomike së Ndërsjellë që ishte krijuar nga vendet

socialiste). Paralelisht me këtë zhvillim Amerika filloi t’u ofronte vendeve në nevojë

borxhe me interes të ulët (“Plani Baker”), meqënse kishte ngritur kuadrin institucional

të G/N përgjatë periudhës social-demokrate dhe praktika e “borxheve” kishte patur

sukses në Amerikën Latine.77 Duhet të theksohet këtu se përgjatë Luftës së Ftohtë,

Amerika, gjithnjë minonte veprat e vendeve socialiste, herë me diversantë dhe herë

duke financuar organizata anti-qeveritare brenda vendeve që konsideronte armiqësore

(kryesisht në Amerikën Latine).

Kështu, shumë vende ranë në grackën e borxheve të FMN-së. Gradualisht ato

pranuan edhe kushtet që ajo impononte. Kushtet kryesore ishin hapja dhe çlirimi i

tregjeve dhe privatizimi i sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë. Vendet e vegjël,

kryesisht vendet e Ballkanit, u orientuan drejt integrimit në BE, ndërkohë që Rusia u

ftua të bëhësh anëtare e G7+1. Por ndryshe nga vendet e Ballkanit, Rusia u rimëkëmb

shumë shpejt ekonomikisht, duke e orientuar ekonominë e saj drejt sektorit të energjisë

teknologjike, meqënse zbuloi dhe zhvilloi burime të rëndësishme. Por me një hegjemoni

të sigurtë dhe “armik” të shkatërruar, SHBA-ja duhet të ripërcaktonte dhe justifikonte

rolin dhe misionin e NATO-s. Kjo është arsyeja që Rasmussen bën një përcaktim

ndryshe nga përcaktimi kur NATO u themelua. Por kjo s’do të thotë se Rasmussen i

thotë të gjitha në përcaktimin e lartëpërmendur. Sepse, siç pamë në pjesën e parë të këtij

studimi, roli i NATO-s ndryshoi kryekëput në vitin 1999, kur Tony Blair themeloi

doktinën e re, me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. D.m.th. NATO, nga një ushtri që

mbronte aleatët u kthye në një ushtri që “mbronte” çdo popull që vuan nga dhuna që

ushtrojnë regjimet despotike mbi popujt përkatës. Misioni dhe roli i NATO-s, në një

botë të globalizuar, ku hegjemonia e Amerikës nuk sfidohet, është, në princip, të

ndërhyjë ushtarakisht në çdo vend ku ushtrohet dhunë e organizuar sistemike nga

regjime despotike. Kjo nënkupton sovranitet të cunguar për popujt që nuk përfshihen

në G7. Kjo nënkupton gjithashtu krijimin e një despoti tjetër: despotin e G/N. Dhe

‘despot’, në kuptimin që Amerika është edhe gjykatës edhe xhalat. D.m.th. ajo ndërhyn,

duke gjykuar, aty ku ka interes gjeopolitik, dhe ushtron dhunë “ligjore”. Dhe ‘interesi

gjeopolitik’ i saj është të instalojë qeveri klienteliste rreth botës kundrejt Uashingtonit.

Qeveritë e vendeve të integruar në BE, ose ato që aspirojnë të integrohen në BE, nuk

është e nevojshme të ndryshohen, përsa kohë që ato janë të orientuara drejt integrimit

në BE. Sepse orientimi në vetë-vete i bënë qeveritë e vendeve në fjalë, klienteliste,

kasnece dhe marjoneta kundrejt Uashingtonit. Por në rastin e Rusisë ajo nuk mund ta

justifikojë ndërhyrjen e saj: sepse në Rusi mungon despotizimi – pa përmendur faktin

që Putin gëzon mbështetje nga populli i republikës thuajse dyfish më shumë se

udhëheqësit perëndimorë.

77 Shih, për më shumë, FMN dhe Banka Botërore: organe të globalizmit neoliberal dhe juntave parlamentare.

31

Dekada e parë (1990-) kaloi pa armiq konkret. Dekada e dytë dhe dekada e

mijëvjeçarit të tretë, bashkë me ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, krijoi një armik të ri:

‘terrorizmin’. Kjo nënkupton se të gjithë ata, siç shprehet nga ligjëratat e proponentëve

amerikanë (Dick Cheney etj.) dhe legjislacionet që ka miratuar Kongresi Amerikan —

duke u ndjekur nga Parlamenti Britanik— që sfidojnë Amerikën, konsiderohen

‘terroristë’! Kështu, terroristët dhe “qeveritë joklienteliste” ndaj Uashingtonit do të ishin

“armiqt” e rinj të hegjemonisë amerikane, dhe rrjedhimisht, të NATO-s. Kjo është

arsyeja që Lindja e Mesme zien nga luftrat: sepse atje ka patur dhe vazhdon të ketë

qeveri joklienteliste, siç qe, Gadafi në Libi, Sadami në Irak, dhe siç është, Asadi në Siri

dhe Putin në Rusi. Qëllimi është kontrolli i rajonit përmes qeverive marjoneta nga

Uashingtoni. Por Euroazia nuk mund të kontrollohet duke kontrolluar Lindjen e

Mesme. Kjo është arsyeja që Brzezinski sugjeron kontrollin e Ukrainës, me qëllim që të

kontrollohet nga Uashingtoni qoftë Rusia qoftë Euroazia. Por me fuqizimin e ekonomisë

ruse dhe krijimin e Bashkimit Euroaziatik, bllokut të ri ekonomik, që ndryshon nga

blloku perëndimor kryesisht në politikat proteksioniste, Amerika përballet me një

“armik” të ri: sërish me Rusinë.78

Përcaktimi i Rasmussen nënkupton gjithashtu se NATO, megjithëse Brzezinski e

citon mjaft qartë më lart, kur thotë se vendet që kanë një orientim global, janë vendet e

mëdha dhe me ato duhet politika e jashtme amerikane të bashkëpunojë më shumë, jo

vetëm që vendeve të vogla nuk u shërben, por ajo kthehet automatikisht në një ushtri

private ose administratë që operon larg vendimeve demokratike, syrit, veshit dhe

kundrimit të një populli. Për më shumë, kuotat që paguajnë vendet anëtare për të

mbajtur ushtrinë gjigande Të NATO-s me ushtarë dhe teknologji, frymë dhe luftë, për

interes të elitës mbikombëtare, përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme për korporatat

botërore. Fundja, ato janë të vetmet që do të shtrijnë krahët përtej shtrirjes që kanë

realizuar, sepse vetëm ato zotërojnë kapitalin e mundshëm për të blerë kombet. Vende

si Shqipëria thjesht shoqërojnë marrëzinë e pushtetit mbikombëtar ose të përfituesve të

vërtetë nga kjo aleancë. Argumenti se ne kërcënohemi nga ‘terrorizmi’ dhe për këtë na

duhet NATO, nuk qendron, sepse shkaku i terrorizmit rreth botës ose dhunës sistemike

është vetë Elita Mbikombëtare (E/M). As qendron argumenti se ne mund të sulmohemi

nga fqinjët kur të gjithë qinjët pretendojnë të integrohet në NATO dhe G/N ku pushteti

e korporatave dhe bankave ndërkombëtare mund të kërcënojë cilindo shtet me largim

të bankave dhe shumë-kombsheve. As mund të justifikohet mbështetja jonë ‘solemne’

me argumentin se NATO na ndihmoi në konfliktin Serbi-Kosovë. Sepse ky është një

argument që shpërnjeh qëllimin e E/M: shpërbërjen e konfederatave socialiste me qëllim

që të bënte të mundur vërshimin e kapitalit.

Nuk është e rastit që intesifikimi i luftës për pavarësi në Kosovë filloi pas vitit

1991, me krijimin e UÇK-së. Në këtë konflikt, E/M shfrytëzoi dëshirën e shumicës së

78 Shih për më shumë, Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e kombeve, pjesa e parë.

32

popullit të Kosovës për pavarësi dhe e mbështeti atë, bashkë me ndihmën e Shqipërisë,

me armë, strategji politiko-ushtarake dhe propagandë, meqënse agresioni i Serbisë nuk

vonoi. Nëse krahasojmë Kosovën me Lindjen e Ukrainës, ne duhet të marrim në

konsideratë, ab initio, shkakun fillestar të ngjarjeve. Në Kosovë, E/M mbrojti pakicën e

konfederatës, jo sepse iu këput barku për ne, por sepse shkaktar i ‘agresionit shtetëror’

ishte Milosheviçi. Në Ukrainë, mbron qeverinë e Poroshenkos dhe krimet e saj, sepse

shkaktar i agresionit është vetë E/M. Në të dy rastet, E/M kërkon të realizojë shumë

qëllime: jo vetëm të instalojë qeveri klienteliste kundrejt Uashingtonit por edhe

instalimin e filialeve të korporatave dhe bankave amerikane në këto vende.

Lidhur me qëndrimin “armiqësor” të Rusisë kundrejt pavarësisë së Kosovës, dy

janë arsyet kryesore: njëra lidhet me pakicat kombëtare që jetojnë atje, (jetojnë më

shumë se 185 grupe kombëtare) dhe tjetra lidhet ngushtë me “vëllazërinë historike”

Ruso-Serbe (doktrina e sllavizmit). Arsyeja e parë është më e rëndësishme se e dyta,

sepse nëse kryengriheshin disa grupe -dhe jo të gjithë- për pavarësi brenda Rusisë, do të

destabilizohësh gjithë Rusia dhe do ta shfrytëzonte E/M. Sidoqoftë, sot, Putin e ka

pranuar pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe jozyrtarisht, meqënse kaq vite asnjë

kryengritje e armatosur nuk u ndërmorr brenda Rusisë (përjashto, rastin e Gjeorgjisë

etj.) dhe meqënse Krimea iu bashkangjit Rusisë. Për këto arsye, E/M paraqitet me dy

standarte dhe shkel drejtën ndërkomëbtare me të dyja këmbët. Siç citon Seumas Milne,

një komentator i ndershëm, i drejtë dhe i vëmendshëm në The Guardian, lidhur me

zhvillimet e fundit të NATO-s dhe Rusisë:

Sekretari i përgjithshëm e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen – ndihmoi si kryeministër Danez

në vitin 2003 duke argumentuar se “Iraku ka armë të shkatërrimit në masë...ne e dimë këtë” – ka

publikuar fotografi satelitore që supozohet se tregojnë se Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë. Duke

tejkaluar këtë qendrim kryeministri Britanik e krahasoi Vladimir Putin me Hitlerin...zakonisht

pretendohet se aleanca ruajti paqen në Europë për 40 vjet, kur në të vërtetë atje s’ka as edhe

një fakt të vetëm se Bashkimi Sovjetik synonte ndonjë sulm...Nëse synohësh paqja, ajo

mund të kthehësh në një siguri kolektive duke përfshirë edhe Rusinë, nën mbrojtjen e Kombeve të

Bashkuara. Në vend të kësaj, ajo i dha vetes një mandat të ri “jashtë zonës” për të paguar luftën

unilaterale, nga Jugosllavia në Afganistan dhe Libi, si garda e përparuar e rendit të ri botëror të

dominuar nga SHBA-ja. Në Europë ajo shtroi planet për luftë në Ukrainë duke shkelur një zotim

të SHBA-së kundrejt Moskës dhe pa u zbutur u shtri drejt lindjes: si fillim në shtetet e ish-Paktit

të Varshavës dhe më vonë drejt vetë ish Bashkimit Sovjetik...NATO-s i pëlqen ta shikojë veten

si komunitet ndërkombëtar. Në të vërtetë ajo ëshë një klub intervencionist dhe

ekspansionist i shteteve të pasura botërore dhe satelitëve të tyre që përdoren për të

përparuar interesat strategjike ekonomike të perëndimit. Siç na tregon rasti i Ukrainës,

Nato jo vetëm që nuk ruan paqen ndërkombëtare por ajo e kërcënon atë.79

79 Far from keeping the peace, Nato is a threat to it, Seumas Milne, The Guardian, 3 September 2014.

33

Pikërisht për këtë arsye, OSCE, ndryshe nga propaganda e E/M, argumentoi se “nuk ka

dëshmuar trupa ushtarake, armatime dhe armë që të kenë kaluar kufirin e Rusisë dhe

Ukrainës dy javët e fundit”.80 Ndërsa Putin harton plane paqeje dhe armëpushimi hyri

në fuqi, E/M dhe aleatët e saj, “paqëruajtësit”, përgjigjen me armë, me ushtri

“heshtore”81 dhe sanksione të tjera.82 Sigurisht, pas “diplomacisë” armëkërkuese të

Poroshenkos në “samit”.83 Të gjitha këto, në kohën kur Amerika është në prag të

depresionit ekonomik dhe kontributi i saj në NATO është shtuar krahasuar me

shpenzimet e saj në kulmin e luftës së ftohtë (50%). Sot, ajo shpenzon rreth 75 për qind

të shpenzimve të NATO-s kur dihet se NATO është më e madhe se tridhjetë vjet më

parë. Vitin e kaluar nga 28 anëtarë, vetëm SHBA-ja, Britania, Greqia dhe Estonia

plotësuan kushtet e aleancës për të kontribuar me 2% të PBB-së. Por, ndërsa E/M, në një

Kardif të rrethuar me policë, agjentë dhe ushtarë, planifikoi se si do të nënshtrojë

drejtpërdrejt popullin e Ukrainës Lindore të cilit i imponohet me një juntë

parlamentare, dhe tërthorazi edhe Popullin rus, i cili në shumicën e tij mbështet betejën

e tyre, vetë elita Ruse përballet me një zgjidhje kritike: integrimin e mëtejshëm në G/N

apo zhvillimin e pavarësisë ekonomike dhe rrjedhimisht dhe politike përmes Bashkimit

Euroaziatik. Përpjekjet janë për pavarësi ekonomiko-politike.84 Putin, fundja, e bëri të

qartë edhe një herë se:

Është e tepërt të shtosh se e ‘drejta ndërkombëtare’ (një eufemizëm që përdoret

nga elita mbikombëtare dhe akademitë perëndimore në vend të ‘imperializmit’)

paracakton ligje se si vriten “armiqtë” ose vendet e pushtuara. Për shembull, sipas një

raporti,85 Britania rrezikon të dënohet në sajë të përfshirjes së saj në furnizimin me

informacion për një “listë vrasjesh” që ndërmerren nga NATO në Afganistan dhe vende

të tjerë, pasi, sipas avokatëve, ajo me organizatën që përfaqëson (shih në vazhdim),

është subjekt ligjor pasi paska “shqetësime” në rritje ndërkombëtare rreth goditjeve të

synuara kundër kryengritësve të dyshuar dhe tregtarëve kontrabandistë. Në të vërtetë,

me ngritjen e pushtetit ekonomik në nivel global u ngrit dhe e “drejta” ndërkombëtare.

Kjo nënkupton se e “drejta” ndërkombëtare, përtej Konventës së Gjenevës,86 shoqëron

80 Obama is a Liar. Fake NATO Evidence. OSCE Confirms that No Russian Troops, No Tanks, have Crossed the

Russia-Ukraine Border, By Prof Michel Chossudovsky, Global Research, September 04, 2014. 81 Kështu e quajti, —‘spearhead’, misionin e saj të ri NATO në Wales! 82 NATO to give Ukraine 15mn euros, lethal and non-lethal military supplies from members, RT, September 04, 2014. 83 Nato leaders cautiously welcome Ukraine ceasefire agreement, The Guardian, 4 September 2014. Poroshenko caught

Nato officials off-guard with the disclosure. He did not name the country involved but only a relatively small

number of countries, such as the US, Poland or even Britain, have both the necessary equipment and the sympathy

for the Ukrainian cause. 84 Shih për më shumë, Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e popujve. 85 Britain faces legal challenge over secret US 'kill list' in Afghanistan, Nick Hopkins, The Guardian, 9 August 2012. 86 Konventa e Gjenevës është e përbërë nga disa konventa rreth ligjeve të luftës. Ligji i parë u formulua në Gjenevë në

vitin 1864. Kjo konventë dhe konventa e vitit 1906 ruajnë ushtarë të sëmurë dhe të plagosur. Protokolli i Gjenevës i

vitit 1925 ndalon përdorimin e gazit dhe metodat bakteriologjike të luftës dhe u vrojtua nga gjermanët përgjatë Luftës

së Dytë Botërore, megjithëse më vonë është shkelur nga shtete të tjera. Konventat e vitit 1949 shqyrton me radhë: (i)

34

pushtetin ekonomik dhe përcaktohet nga pushteti politik. Nuk është e rastit që

Konventa e Gjenevës është krijuar përgjatë ngritjes së shtetit modern. Ajo nënkupton

ekzistencën e luftës, meqënse krijon ligje për “rregullimin” e luftës!

Kështu, E/M ka krijuar një institucion në Britaninë e Madhe që quhet ‘Serious

Organised Crime Agency’ (“Soca”).87 Ky institucion në bashkëpunim me NATO-n, kur

kjo e fundit sulmon objektiva të veçantë, ndjek principin që vijon: ‘çdokush që

shoqëron një grup të organizuar që nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftime

“mbetet civil që prezumohet si veprim ndihmës” dhe afërsia (“proximity”) në një

objektiv të listuar është nga vetvetja, e mjaftueshme për t’u konsideruar një objektiv

i ligjshëm për sulm’. Soca (bashkë me agjenci “inteligjente” të tjera amerikane) krijon

listën, ndërsa NATO gjuan dhe ata që dëmtohen nga sulmet e saj kanë mundësi të

ndërmarrin procese ligjore sipas të “drejtës” ndërkombëtare. Por meqenëse zbatohet

principi i mësipërm, ata nuk mund të zhdëmtohen. Si të thuash, shumë zhurmë për

asgjë. Kjo nënkupton se e “drejta” ndërkombëtare, në emër të terrorit global dhe

hegjemonisë, konsideron të fajshëm dhe objekt sulmi këdoqoftë që përfshihet me

vetëdije apo pavetëdije, në operacione lokale. Soca, për arsye “sigurie” operacionale,

refuzon të diskutojë me masmedian hollësitë rreth ‘listave’ të vdekjes. Kjo nënkupton se

ajo vendos rregullat, objektivat dhe ngarkon operacione mbi NATO-n në emër të

aleancës!

Duhet thënë këtu se e “drejta” ndërkombëtare, përtej karakterit eufemistik të saj,

ndryshe nga drejtësia e kombeve, është një e “drejtë” e pa themeluar gjëkundi

(“ungrounded law”). Për shembull, nëse juridiksionin anglo-sakson e karakterizon

autoriteti i precedentëve, d.m.th ndryshe nga e drejta zakonore që zbatohet te të gjithë

“njëlloj” dhe që ka karakter të përgjithshëm, një gjykatë kur ndeshet me një rast të

veçantë krahasuar me raste të mëparshëm, mund të krijojë një precedent që mund të

përdoret në raste analoge në bazë të të njëjtit vendim brenda hapësirës së një shteti. Sa

më e lartë të jetë shkalla e gjykatës, aq më i madh dhe i gjerë është efekti detyrues mbi

një popullatë. Kjo nënkupton se vendimi i gjykatës përbën njëherësh ligj dhe themel për

një popullatë. Ndryshe nga ky proces, e “drejta” ndërkombëtare, siç është Konventa

Europiane për të Drejtat Njerëzore, bashkë me Gjykatën Europiane të të Drejtave

Njerëzore (EctHR), që është gjykata më e lartë ku mund të dëgjohen raste nëse të drejtat

(pasive) shkelen, nuk ka asnjë themel dhe zakonisht vendosin në fuqi një paketë të

të plagosur dhe të sëmurë në forcat ushtarake në fushë; (ii) të plagosur, të sëmurë dhe të rrënuar në fuqitë ushtarake

në det; (iii) burgjet e luftës; (iv) qytetarë. Akti i Konventës së Gjenevës të vitit 1957 jep fuqi direkte te Konventa e vitit

1949; shkelje varresh që ushtrohen në çdo vend janë të gjykueshëm në Britani dhe të dënueshëm me burgosje të

përjetshme. Konventat janë pajisur me dy protokolle në vitin 1977; i pari i të cilëve lidhet me ruajtjen e viktimave të

konflikteve ndërkombëtare ushtarake dhe imponon një detyrim që të ndajë midis popullatës civile dhe luftëtarëve

dhe kështu ndalon sulme pa dallime. 87 Serious Organised Crime Agency (SOCA), është krijuar nën Krimin Serioz dhe të Organizuar dhe Aktit Policor

2005. Ajo është një trup korporativ e cila zëvendësoi Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës për Krimin dhe Skuadrën

Kombëtare të Krimit në Britani.

35

drejtash (pasive) me efekt të përgjithshëm, dhe nëse vendimet e gjykatave nuk

përputhen me të drejtat që ravijëzojnë Traktatet, detyron legjislativin dhe gjykatat e një

shteti për ‘interpretim’ për t’u ‘bindur’ nën efektin e ligjeve që kjo konventë citon. Fjala

“kyç” këtu është ‘bindje’: ajo zëvendëson ‘detyrimin’. Kjo është arsyeja që e “drejta”

ndërkombëtare jo vetëm që është pa asnjë themel, por ajo ka efekt detyrues mbi anëtarët

e një konglomerati, siç karakterizohet Eurozona, pavarësisht se në Traktate citohet disi e

kundërta.

Ndërsa ky është karakteri kaotik i juridiksionit ndërkombëtar, për NATO-n

vendimet dhe kriteret për sulme ndërmerren në nivel sekret dhe nga një grup i ngushtë

njerëzish. Ndërsa NATO furnizohet nga Soca dhe shërbime të tjera “inteligjente” për

hollësi rreth sulmeve që pasojnë, Soca dominohet përgjithësisht nga vendimet e

Bilderberg dhe G7-tës. Ky triumvirat, nga vende ose klasa vasale, siç është klasa politike

shqiptare, konsiderohet “demokraci” dhe arritja më e madhe e shekullit! Nuk do të

ishte e çuditshme që klasa jonë politike, në asamblenë e NATO-s —e cila u zhvillua në

fund të majit të vitit 2016-të, në Tiranë— të shtirësh tre herë: një herë kur e konsideroi

“privilegj” mbledhjen në fjalë: sepse, sipas saj, ajo rritë ‘sigurinë’ tonë — hamendësisht

nga fqinjët dhe veçanërisht nga Ballkani Perëndimor! Në të vërtetë, asambleja

rikonfirmoi qasjen e përgjithshme të aleancës për Mbledhjen (“Samitin“) e Varshavës në

korrik: se NATO do të jetë e gatshme për luftë me Rusinë! Mbështetja e anëtarësisë së

Malit të Zi, në anën tjetër, lidhet me qasjen e politikës së jashtme ruse: ajo tashmë ka

hequr dorë nga çlirimi i popujve të Europës Lindore, ose vendeve që çliroi shekullin e

kaluar nga nazizmi gjerman, dhe do të përqendrohet kryesisht në Ballkan për

bashkëpunim ekonomik. Është pikërisht kjo qasje që shkaktoi mbledhjen në Tiranë të

NATO-s: për të integruar Malin e Zi përpara si ai të orientohet drejt Rusisë. Hipokrizia

e dytë lidhet me mbështetjen e qasjes luftarake të krerëve kryesorë të aleancës, se gjoja

ne kërcënohemi nga Rusia, dhe e treta, kur nuk u përmend nga asnjëra palë, dhe

veçanërisht nga pala jonë, bashkimi ynë kombëtar! Të gjitha këto, në ditën kur Putin

rikonfirmoi se “vendi i tij nuk do të tregëtojë sovranitetin e tij pavarësisht se Rusia

mund të mbetet mbrapa në disa aspekte dhe se ai do të mbrojë sovranitetin e Rusisë

deri në fund të jetës së tij”. Se çfarë nënkupton aleanca më tej është krijimi i tensioneve

në vendet Baltike ku banojnë pakica rusofone dhe nxitja e Rusisë që të përfshihet, edhe

një herë, në mbrojtje të popullit të saj. Ndryshe nga Ukraina, i cila kur u përfshi në luftë

civile, nuk ishte anëtare e NATO-s, vendet Baltike —Lituania, Estonia dhe Latvia, dhe

ndoshta së shpejti, do të nxisë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës— duke përdorur të

njëjtën propagandë, se ato kërcënohen nga Rusia, dhe do të nënkuptonte, më tej,

përdorimin e Artikullit 5 të aleancës: domethënë luftë të hapur me Rusinë!

Së fundmi, NATO ka avancuar projektin e saj, “Allied Ground Surveillance” (“AGS”),

me avion të tipit “Fajkua Global” (“Global Hawk”), ose që prodhohen nga korporata

amerikane “Northrop-Grumman”, të cilët do të stacionohen në Sigonella të Siçilisë,

36

operacioni i të cilëve fillon në vitin 2017-të, një projekt që synon vrojtimin e Europës ose

të vendeve anëtare dhe përgjithësisht të gjithë globit, me pjesëmarrjen e 14 shteteve, për

të cilin Gjermania bëri naze se do të qëndrojë jashtë këtij projekti dhe në favor të

programit kombëtar, por në fund, jo vetëm që do të jetë pjesë e tij, por do të paguajë

edhe kuotën përkatëse.88

Përfundimi i të gjitha këtyre është se NATO, jo vetëm që nuk është një organizatë

demokratike, sepse ajo kontrollohet kryesisht nga Amerika, dhe si e tillë, është organi

ushtarak ose dhuna ushtarake i Elitës Mbikombëtare, por monopoli i saj ushtarak

është në fazë kritike: sepse ndërsa Perëndimi është në krizë politike, ekonomike, sociale

dhe ekologjike - Rusia tashmë është një fuqi ushtarake e gatshme të sfidojë hegjemoninë

amerikane.89

Shtypja e organizatave revolucionare: rasti i Martin Luther King

Politika e jashtme amerikane shoqërohet me ‘politikën e brendshme’ kur ajo sulmon

dhe eliminon organizata revolucionare. Për shembull, ‘Lëvizja e të Drejtave Civile’,

themeluar në vitin 1950 nga zezakët e Amerikës, nën regjimin e mafies Hoover, me

udhëheqës Martin Luther King, i cili u vra nga elita amerikane në 4 prill të vitit 1968, një

vrasje e cila iu atribua ‘viktimës shlyese’ (!) James Earl Ray-it, (por, në fakt, ‘cjap i

shushavës’ ishte vet Hoover), i cili vdiq në burg dhe që në vitin 1999, që u rigjykua,

duke dhënë verdiktin e mëposhtëm:

Loyd Jowers, pronar i Grill-it të Jim-it, kishte marrë pjesë në një konspiracion për të vrarë King-

un, një konspiracion që përfshinte J. Edgar Hoover dhe FBI-në, Richard Helms dhe CIA-n,

ushtrinë, Departamentin Policor Memphis (DPM) dhe krimin e organizuar. Ky verdikt shfajësoi

James Earl Ray, i cili kishte vdekur në burg.90

Këtë fakt e vërteton edhe një raport i fundit i New York Times ku tregohet se si FBI-ja,

nën dirigjimin e Drejtorit Hoover, i kishte kërkuar King-ut, vetë-vrasje!91 Kështu, pas

vdekjes së King, kjo lëvizje gradualisht u kooptua nga elitat. Kooptim s’do të thotë

asgjë tjetër sesa përfshirje me vullnet në proceset politike të elitës. Nëse një

organizatë politike nuk dëshiron të përfshihet në proceset e saj politike, lënia e “lirë’

për të “kundërshtuar”, operuar dhe për të krijuar përshtypjen se elitat “lejojnë”

“kundërshtarë” që kundërshtojnë politikat e elitave - në sipërfaqe, por jo në esencë,

d.m.th për sa kohë që përmbysja e pushtetit ekonomik dhe atij politik nuk rrezikon, 88 NATO vazhdon programin e saj Global Hawk, DW, 25.05.2013. 89 America: from economic to neclear war. 90 Maria Gilardin, Who Killed Martin Luther King? Dissident Voice: April 4, 2008 ose “The American Oligarchy, Civil Rights and the

Murder of Martin Luther King, The ‘Foundations’ of Social Control”, Andrew Gavin Marshall. 91 What an uncensorde letter to M.L.K reveals, New York Times, Nov. 11, 2014.

37

organizatat lihen të “lira”. Fundja, në një regjim ku dominon frika dhe paqartësia për

të drejtat qytetare, kuajt gjithnjë do të shijnë grurë atje ku s’u takon.

Hija e pushtetit ekonomik dhe qeveria botërore

Brzezinski u integrua në Këshillin Amerikan të Marrëdhënieve me Jashtë nga David

Rockfeller pas publikimit të librit të tij në vitin 1965, ku të dy prezantuan idenë e grupit

tri-palësh (SHBA, Europë dhe Japoni) në takimet vjetore të Bilderbergut. Kështu, në

korrik të vitit 1972, shtatëmbëdhjetë burra të fuqishëm u takuan në pronën e David

Rockfeller-it në Nju Jork për të planifikuar krijimin e një komisioni tri-palësh, komision

i cili përfundimisht u krijua në vitin 1973. Ky komision, më vonë, u dominua nga

konkluzionet e Samuel Huntington, i cili në librin e tij aludonte se bota ka nevojë më

shumë për autoritet, sesa për demokraci.92 Është pikërisht koha (1970) kur erdhi

konsensusi neoliberal në faqet e historisë. Komisioni tri-palësh u krijua si rezultat i

presionit kapitalist nga poshtë.

Pasi mbaroi lufta e ftohtë, NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut)

me kapitalizmin, ekonominë e marketingut dhe social-demokracinë si përmbushëse,

doli “fitimtare”, ndërsa Amerikës i duhej që të ripërcaktonte konturet dhe detyrat e saj

të reja, dhe në vitin 1992, nën komandën e Dick Cheney etj., hartuan një dokument që të

udhëzojë politikën e jashtme amerikane të erës së post-luftës së Ftohtë, e njohur si

‘Rend i Ri Global’. Dokumenti udhëzues për Planin e Mbrojtjes rrodhi në vitin 1992

dhe zbuloi se, në një qëndrim politik të gjerë dhe të ri, që është në fazën e tij edituese,

Departamenti i Mbrojtjes pohon se misioni Amerikan politik dhe ushtarak në erën e

post-luftës së ftohtë do të jetë që të sigurojë se asnjë superfuqi rivale nuk do të lejohet

të lind në Europën Perëndimore, Azi ose në territoret e ish-Unionit Sovjetik dhe kjo -

sipas dokumentit të klasifikuar - e bën çështjen se bota do të dominohet nga një

superfuqi e vetme, pozicioni i së cilës mund të përjetësohet me sjellje konstruktive

dhe pushtet të mjaftueshëm ushtarak për të penguar çdo shtet ose grup shtetesh nga

sfidimi i epërsisë amerikane.

Për më shumë, drafti i ri skiconte një botë në të cilën është vetëm një pushtet

ushtarak dominues, udhëheqësit e së cilës duhet të mbajnë mekanizmat për të penguar

konkurrentë të mundshëm, qoftë edhe ata që frymëzojnë një rol më të gjerë rajonal

apo global. Midis sfidave të nevojshme kundrejt epërsisë amerikane, dokumenti

postuloi luftëra rajonale kundër Irakut dhe Koresë së Veriut dhe identifikoi Kinën dhe

Rusinë si kërcënuesit e saj më të mëdhenj. Ai sqaron më tej se SHBA mund të

konsiderojë gjithashtu zgjerimin e angazhimit të sigurisë së vendeve të Europës Lindore

92 Po aty.

38

dhe Qendrore njëlloj me ato që janë zgjeruar në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe shtete të

tjerë Arabe përgjatë Golfit Persian.93

Por nëse kjo strategji përbën pushtetin politik në nivel global, është pushteti

ekonomik ai që përcakton fatin e hegjemonisë amerikane. Kjo duket qartë edhe nga

plani i fundit i NATO-s: “smart defence” në thelb është një plan që vë në dukje

paaftësinë e kësaj organizate që të gjenerojë kapital ose fitime në arenat ku zhvillohet

luftë (Afganistan, Libi etj.). Jo më kot, zëdhënësi i kësaj organizate, Rasmussen,

përqendrohet te koordinimi dhe kohezioni i anëtarëve. Koordinim nuk do të thotë

vetëm politikë rrufe, por veprim rrufe; kohezion nuk do të thotë vetëm përputhje, por

më shumë propagandë në favor të veprimeve të aleancës. P.sh., sipas mbledhjes së

fundit të 28 anëtarëve në Çikago nënkuptohet që proceset parlamentare për miratim të

shumave që kërkon organizata të mënjanohen. Gjermanisë p.sh., meqenëse është

kontribuesi i dytë pas SHBA-së, i duhet që shpenzimet totale të kalojnë nga

Bundestagu. Ky proces përbën pengesë për aleancën. Ajo që do të synojnë është

përshpejtimi i këtyre proceseve pa kaluar nga parlamenti gjerman. Fundja, krijimi i

super-kongresit në Amerikë këtë rol luan: kalimin e projektligjeve direkt nga super-

kongresi dhe jo nga kongresi. Kjo, në të vërtetë, eliminon pengesat, por errëson

projektligjet, dhe transparenca është minimale deri në in-ekzistente. Siç kam treguar në

vend tjetër,94 përmes fjalëve të Paul Krugman-it, projektligjet thuren nga interesat e

korporatave dhe në super-kongres shkojnë thjesht për të marrë firmat dhe ndarë thelat.

Duket se Bundestagu i ka mjetet juridike për ta bërë diçka të tillë: ai mund të votojë që

gjatë vendimit mbi ngritjen e kapacitet ushtarak njëkohësisht për misionin në parim

(pavarësisht nëse është dorëzuar në radhë të parë një kërkesë për mision). Kjo do të

thotë të heqësh dorë nga sovraniteti kombëtar.95 Sidoqoftë, nëse gjykojmë nga

kontributet e anëtarëve për vitin 2011, që është 2% e PPB-së, vetëm Britania dhe

Amerika kanë qenë të afta për të paguar; vendet e tjera e kanë dërguar aleancën në

kalendat greke.

Nëse pushteti politik transferohet në kontinente të tjera, atëherë Amerika është e

destinuar që të dështojë. Një transferim serioz i pushtetit politik nga Uashingtoni drejt

pushtetit ekonomik është shumë i mundur nëse Amerika vazhdon të dobësohet

ekonomikisht. Për shembull, ai mund të kërcënohet seriozisht nga pushteti ekonomik i

Europës, nëse kjo e fundit konsolidon kuadrin aktual dhe krijon një qeveri europiane të

përbashkët. Por, edhe kjo strategji nuk lë shumë hapësirë. Ajo që mbetet është ndarja e

thelave, sesa monopolizimi i tyre. Këtë e shohim sot me liderët europianë: pavarësisht

kundërthënieve për politika popullore, ata janë më shumë se kurrë në një mëndje, dhe

njëmendësia e tyre konsiston në ruajtjen e regjimit aktual, sesa në sfidimin e tij. Kështu,

93 An Imperial Strategy for a New World Order: The Origins of World War III Part 1, Andrew Gavin Marshall, Global Research, October

16, 2009. 94 Ekonomia ekstroverte kapitulloi Greqinë: Shqipëria drejt të njëjtës greminë. 95 Më shume guxim për pranim mungesash, DW, 22, 05, 2012.

39

nëse Uashingtoni organizon takimet tre-palëshe (në Bilderberg), të cilat synojnë

strategjitë e mundshme dhe të reja për politikën e jashtme amerikane, bashkë me

organizatat e saj ndërkombëtare (NATO, FMN, BB), Europa ka themeluar takimet e

fshehta të krerëve të shumëkombësheve. Siç citon The Guardian:

Rritja e Bashkimit Europian është një nga projektet qendrore që është formuluar dhe kontrolluar

nga një grup-lob që qëndron në hije, i cili ka ushtruar një darë të hekurt në politikë-bërjen e

Brukselit përgjatë 15 viteve të kaluara. Tryeza e rrumbullakët e Europës së Industrialistëve

(ERT) është një aleancë e ekzekutivëve kryesorë të ndërmarrjeve më të mëdha europiane, që

qëllimi i tyre është që të formojnë politika për adoptim nga Komisioni Europian. Ajo ka qenë, deri

tani, çuditërisht e suksesshme. Akti i Vetëm Europian u formulua jo nga Komisioni Europian

(KE), por nga Wisse Dekker, presidenti i Philips dhe më vonë kryetar i ERT. Propozimi i tij u bë

baza e KE në librin e bardhë të vitit 1984. ERT ka planifikuar dhe drejtuar zbatimin e aktit që nga

ajo kohë. Plani i zgjerimit i miratuar nga kryetarët e qeverive të Europës u rilevua/planifikua nga

Percy Barnevik, kryetar i ndërmarrjes Suedeze Investor AB dhe kryetar i ERT të grupit të punës.

Tryeza e rrumbullakët këmbënguli jo vetëm që BE të zgjerohet sipas rendit rënë dakord në

Helsinki, por, gjithashtu, rekrutët e rinj të detyrohen që të de-rregullojnë dhe privatizojnë

ekonomitë e tyre dhe të investojnë masivisht në infrastrukturë dizenjuar për transportime të

gjata... mendimi pas kësaj skeme bëhet i qartë kur ti zbulon se çfarë tjetër grup-lobi korporatist ka

bërë. Që nga viti 1995, KE i shtrënguar nga ERT dhe trupa të tjerë tregu, ka qenë duke

parapërgatitur qetësisht për një treg të vetëm me SHBA-në. Partneriteti Ekonomik Transatlantik

është një krijesë më e ngadaltë dhe më e pakapshme sesa Organizata Botërore e Tregut ose MAI.

Një nga një, ajo synon që të prishë “barrierat rregullatore” që pengojnë këmbimin e lirë të

mallrave dhe shërbimeve midis Europës dhe Amerikës. Se çfarë do të thotë kjo në praktikë është se,

menjëherë sa është miratuar një produkt në një pjesë të bllokut të ri tregtar, ai duhet të pranohet

gjithandej. Nëse qeveria e SHBA-së, për shembull, vendos se të injektosh gjedhët me hormone

rritëse është e sigurt, Europa duhet ta adoptojë si standard rregullues. Masterplani po bie tashmë

në vendin e tij. Një Europë më e madhe do të formojë një pjesë të një blloku të vetëm tregtar me

SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën, tregjet e të cilëve janë tashmë integruar me mjetet e North

American Free Trade Agreement ose NAFTA-ës. NAFTA do të rritet për të përpirë të gjithë

Amerikanët dhe Karaibët. Senati ka miratuar tashmë një projekt-ligj (The Africa Growth and

Opportunity Act), duke detyruar vendet e Afrikës për të pranuar kushtet e NAFTA-ës për treg.

Rusia dhe shumica e Azisë janë vonuar në linjë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Së

shpejti, në fjalë të tjera, vetëm një minoritet kombesh do të qëndrojnë jashtë një rendi global

neoliberal të harmonizuar dhe ligjësuar, dhe ata do të gjejnë shpejt veten e tyre të detyruar për t’u

bashkuar. Në kohën kur marrëveshja tregtare e botës është gati për t’u rinegociuar, ajo do të jetë e

parëndësishme, sepse puna WTO do jetë bërë tashmë. Bota do të përbëhet nga një treg i vetëm i

rregulluar, e kontrolluar nga ndërmarrje ndërkombëtare, në të cilën asnjë ligj i fortë që synon

ruajtjen e mjedisit ose të drejtat e njeriut nuk do të lejohet për të mbijetuar. Siç kanë treguar

imponimet e dështimeve pararendëse, skema të tilla mund të mbijetojnë vetëm në errësirë:

40

ekspozimi i bën ato të rrudhen dhe vdesin. Nëse masterplani i ri është për t’u penguar, ne duhet

ta nxjerrim në dritë.96

Së fundmi, General Agreement on Trade in Services (Gats), i cili është pjesë i regjimit të

World Trade Organisation (WTO) e bën sistemin të përkryer që të bjerë për bukuri në

orekset e super-elitës përmes nenit të saj VI.4, i cili citon: Autoriteti final do të qëndrojë

me Panelin e Diskutimit të Gats për të përcaktuar se një ligj ose rregullim është në

gjuhën e memos, ‘më shumë i bezdisshëm sesa i nevojshëm’. Gats, jo parlamenti, do të

vendojë se çfarë është e ‘nevojshme’!97 Por mbi këtë strukturë, qëndron “G30”, d.m.th

instituti i themeluar nga “Fondacioni Rockfeller” që në vitin 1913, por që ka marrë

formë zyrtare pas vitit 1978, që synon, gjoja të kuptojë, ekzaminojë dhe eksplorojë

çështjet ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, dhe të sugjerojë zgjidhjet e

mundshme për prakticienët dhe politikanët e tregut. Grupi përbëhet nga 30 akademikë,

financierë, bankierë dhe drejtorët të institucioneve ndërkombëtare. Jean Claud Trichet,

ish Presidentit i Bankës Qendrore Europiane, për shembull, është Kryetar i këtij grupi.98

Ky Grup ushtron influencë të madhe mbi politikat që adoptohen në nivel blloqesh

ekonomik. Pra, ky është një plan për të krijuar një agjenci ndërkombëtare me pushtet

vetoje mbi parlamentet dhe vendimet rregulluese, dhe menjëherë sa neni i traktatit të

jetë miratuar nga një qeveri ose bllok tregu (p.sh., BE), Testi i Domosdoshëm do të

kontribuojë.

Tirania amerikane

Pas goditjes së vitit 2001 (“9/11”) së dy kullave në mes të Nju Jorkut, e cila u konsiderua

nga qeveria amerikane si vepër “terroriste” e cila në emër të ‘terrorizmit’ miratoi “Aktin

e Patriotit”, duke kufizuar në njërën anë të drejtat e emigrantëve dhe qytetarëve

amerikanë dhe duke përshpejtuar procesin e luftës kundër terrorizmit rreth botës, në

anën tjetër. Sipas një profesori amerikan, kufizimi i emigrantëve ka ardhur duke u

rritur:

Gërryerja graduale e lirive tona civile erdhi në formën e përgjimeve të bisedave telefonike pa

autorizim gjykate, abuzimi i Aktit PATRIOT i SHBA-së, Sistemi i Regjistrimit të Sigurisë së

Hyrje/Daljes (NSEERS), Akti i vërtetë i ID, Akti Ushtarak i Komisioneve, Mos Fluturimi dhe

Listat e Rekrutëve, Abuzimi i Materialeve të Statutit së Dëshmisë, Sulme mbi Lirinë e

Akademikëve dhe monitorimi i grupeve paqësore.99

96 Still bent on world conquest, George Monbiot, The Guardian, Thursday 16 December 1999. 97 Necessity test is mother of Gats intervention, The Observer, Sunday 15 April 2001. 98 The Group of Thirty and the "Good Discussion" They're Still Having, Andrew Gavin Marshall, 11/27/2013. 99 2001-2011: A decade of civil liberties' erosion in America -- Part One, Abdus-Sattar Ghazali.

41

Kjo situatë ka çuar në krijimin e një shteti policesk dhe tiranik të dimensioneve të

paprecedentë në historinë amerikane dhe humane; siç citon një tjetër analist në

Washington Post:

Prirja e qeverisë [amerikane] që nga 11 Shtatori i vitit 2011-të, për të operuar në fshehtësi dhe

duke u fshehur pas doktrinës së të “fshehtave shtetërore” e një dege ekzekutivi ka dëmtuar

sigurinë tonë kombëtare afatgjatë dhe karakterin kombëtar. Ajo ka sjellë në pah një kompleks

mbikëqyrjeje ushtarake-industriale-inteligjente të vazhdueshme nga kongresi, duke sakrifikuar

mirëqenien e përgjithshme të Amerikanëve dhe liritë civile.100

Si pasojë, kjo situatë terrori ka çuar në burgosje të shumë qytetarëve të pafajshëm pa

afat dhe pa paralajmërim, madje pa urdhër prokurorie dhe gjykate; përgjime

elektronike nga një numër i paditur agjencish private; punësimin e një spiunazhi të

paprecedentë në historinë kushtetuese amerikane; cenimin e lirisë edhe brenda në

familje; krijimin e një gjykate të fshehtë e të tjera si këto.

Kaosi botëror dhe shpenzimet marramendëse: universitetet

shoqërojnë rrjedhën

Në fakt kaosi që propozon Brzezinski është kaos mbi kaosin, sepse vetë ekonomia e

marketingut dhe kapitaliste është kaotike. Dhe, është me të vërtetë ironike, sepse elitat e

modernitetit i thonë kaosit ‘demokraci’ dhe demokracisë ‘kaos’. Këtu e kam fjalën për

demokracinë politike, jo elitë-kracinë moderne. Ndërkohë, strategjia e krerëve të

korporatave globale është e njohur historikisht: bota e perandorive gjithnjë ka

praktikuar strategji të këtij lloji. Ndryshimet janë domethënëse: p.sh., nëse dikur

perandoritë operonin brenda një kontinenti, sot hapësira është më e madhe dhe rreziqet

gjithashtu. Nëse pushteti ekonomik dhe politik është më efiçent, në kuptimin që

imponon strategjitë e tij pa pengesa dhe rezistencë popullore, atëherë konceptet

eugjenike, d.m.th dominimi dhe përkryerja e një specieje super-elitare, e cila të

nënshtrojë dhe kontrollojë ato specie që s’janë të denja për t’u vetë-kontrolluar ose

pranojnë në një mënyrë apo në një tjetër skllavërimin ose zgjedhën, ose besimi në

një superioritet biologjik dhe të drejtën të sundojnë (duke justifikuar pushtetin e

tyre) – dhe që më vonë shtruan themelet për lëvizje të reja sociale dhe shkencore,101

janë shumë të mundshëm për t’u konkretizuar. Në planin universitar dhe studimor,

elita mbikombëtare sponsorizon të gjithë ata universitete dhe studime që ndihmojnë në

riprodhimin dhe efiçencën e saj, disa prej tyre janë:

100 Why are we subverting the Constitution in the name of security? Thomas Drake, Washington Post, August 26 2011. 101 New Eugenics and the Rise of the Global Scientific Dictatorship, The Technological Revolution and the Future of Freedom, Part 3,

Andrew Gavin Marshall, Global Research.

42

Harvard; Yale; Cambridge etj., ku studiojnë bij dhe bijat e super-elitës. Shtresat e

varfra nuk mund ta shijojnë “njohurinë” e universiteteve elitarë as në ëndrrat e

tyre, sepse kostot janë marramendëse. Këta universitete promovojnë studime që

karakterizohen më shumë nga i njëjti këndvështrim, d.m.th ato i marrin

marrëdhëniet pushtetare - të statizmit dhe modernitetit neoliberal - si të

mirëqena dhe propozojnë reforma pa asnjë objektiv të qartë, duke u dhënë

studimeve ngjyra shkencore. Shih p.sh., Aldous Huxley, Brave New World - 1932;

1952, Bertrand Russell, The Impact of Science on Society; Zbigniew Brzezinski,

Technetronic Revolution - 1970 etj.

Në vija të përgjithshme, këto studime mbështesin argumentin se bota ka

nevojë që të shmangë problemet e saj përmes një mobilizimi dhe vendimi

global. Natyrisht, kuadrot dhe punëtorët që prodhojnë universitetet përbëjnë

instrumente të pronarëve të korporatave, hierarkisë globale dhe aspak vlerë-

racionalitet, d.m.th vendimmarrës aktivë. Gjithashtu, studimet e universiteteve

elitarë uzurpojnë direkt ose indirekt praktikat, njohurinë dhe autonominë e

universiteteve kombëtare. Promovimet e studimeve, politikave dhe organizatave

të gjelbra (Greenpeace etj.) sponsorizohen direkt apo indirekt nga korporatat.102

Kjo bëhet gjoja për të justifikuar ndotjen e mjedisit nga shpimet për naftë etj. Një

shembull tjetër është “Deklarata e Bolonjës”: ajo kishte për qëllim unifikimin e

kualifikimit universitar, me qëllim që të siguronte konkurrencën ndërkombëtare

të ekonomisë europiane kundrejt ekonomive konkurrente të bllokut atlantiko-

perëndimor (NAFTA) dhe të ekonomive Aziatike. Ky zhvillim ishte si rezultat i

ekonomisë së marketingut dhe fleksibilitetit të tregut të punës që ekonomia

globale e marketingut imponon, d.m.th., të ofrojë unifikim esencial të tregut të

punës për sa i përket de-rregullimit të tregut - por jo lëvizjen e tij, i cili pengohet

me çdo lloj mënyre, sidomos nga Jugu drejt Veriut, me qëllim që i pari të ofrojë

avantazhet krahasuese që ofrohen te shumëkombëshet e të dytëve. Në fjalë të

tjera, unifikimi i sistemeve kualifikuese përbën homogjenizimin e tregut të

punës që imponon ndërkombëtarizimi i ekonomisë së tregut.103

Super-elita, me qëllim që të sigurojë ‘mbledhje’ të qeta dhe pa dëme fizike nga

anti-globalistët, megjithëse kooptimet nuk mungojnë, duhet të paguajë shuma

marramendëse për të ruajtur rendin. Për shembull, Forumi Ekonomik Global

është një organizatë e dominuar dhe e paguar nga korporatat e mëdha: më

shumë se tridhjetë sponsorizues paguajnë çdo vit $300,000 si pagesë e rregullt,

ndërsa një grup që përbëhet nga pothuajse njëqind persona, paguajnë

mesatarisht $150,000, dhe më shumë se dyqind anëtarë të tjerë paguajnë më

102 Sklair, The Transnational Capitalist Class, p. 207. 103 Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και για μια

Αυτοδύναμη Οικονομία, Nga Taki Fotopoulos, f, 211.

43

shumë se $30,000 në vit për pjesë-marrjen.104 Në fjalë të tjera, shuma e

përgjithshme shkon $25 milionë dollarë. Në këtë shumë nuk përllogariten 4000

mijë policë, kostot e kamerave dhe televizioneve me amplitudë globale.

Sidoqoftë, ajo që është e rëndësishme është se të gjitha këto mbledhje nuk ofrojnë

asnjë zgjidhje konkrete për ekonomitë dhe problemet lokale, përkundrazi, me

pushtetin që zotërojnë ato i izolojnë dhe degradojnë më tej kombet dhe klasat

punëtore, me ekositemin, pasi gjendet nën presione të vazhdueshme artikullimi

(commodification), të rrezikojë degradim të mëtejshëm.

Kjo situatë imponon kontrolle më të sofistikuara të popujve, si p.sh., lindshmëria

të kontrollohet përmes “sterilizimit”105 të organeve riprodhuese. Kjo praktikë

mund të kryhet mjaft mirë dhe në heshtje me medikamentet e korporatave të

cilave, duke qenë se nuk kontrollohen mjaftueshëm dhe lëvizja e tyre është e lirë

dhe e imponuar mbi popujt, u injektohen substanca që shkaktojnë sterilizim dhe

një sërë efektesh të tjera anësore,106 dhe që shkojnë tek ata popuj që konsiderohen

se kërcënojnë ekuilibrin e ekosistemit, në formë ndihmash ose janë të

papërshtatshëm dhe të padëshirueshëm për të jetuar, nën koncepte eugjenike

(Rockefellerët p.sh., kanë qenë financierë të lëvizjeve eugjenike të cilat lindën

Hitlerin. Shkencëtarët nazistë kërkuan një racë superiore gjenetikisht. Tekstet e

librave të anatomisë që përdoren në universitetet e SHBA-së bazohen mbi këtë

shkencë naziste. Kërkimi i ADN-së është caku i radhës i kësaj rrjedhe të

shfrenuar. Ideja është që të bindin njerëzit se ata janë gjenetikisht me të meta dhe

duhet të “riparohen” nga monopoli farmaceutik/medikal i Rockfellerit),107 me

qëllim që të bjerë numri i popullsisë, në kuadër të de-popullimit të globit108 ose

duke emetuar në hapësirë sëmundje gripale, përmes spërkatjeve të cilat dëmtojnë

njerëzit që kanë një sistem imunitar të dobësuar -zakonisht janë ata njerëz që

vuajnë për bukën e gojës. Zia e bukës shkaktohet nga monopolizimi i drithërave

nga të njëjtat elita etj.

Nuk është vetëm se e Majta e degjeneruar nuk i studion këto struktura dhe

përqendrimin e pushtetit (në përgjithësi dhe veçanti) në pak duar, por ajo nuk pranon

as të vetë-kuptueshmet. D.m.th se tregu i marketingut dhe ndarja e shoqërisë nga

pushteti politik dhe ekonomik dhe përqendrimi i pushtetit politik dhe ekonomik në pak

duar është shkaktari kryesor i masakrës aktuale. Institucionet globale janë produkt i

social-demokracisë dhe tregut të marketingut dhe jo i një borgjezie të pamëshirshme.

Fundja, të gjithë gjenden dhe jetojnë brenda të njëjtës perandori: Perandorisë së Frikës.

104 “SUPERCLASS”, David Rothkopf, f, 272. 105 Shihm The Seeds of Destruction, The Hidden Agenda of Genetic Manipulation, F. William Engdahl. 106 Shih p.sh., GlaxoSmithKline gjobitet me 3 miliardë USD për mashtrim në SHBA, Shqip, 3 Korrik 2012. 107 The Illumination Merchants, July 1, 2012 — Dean Henderson. 108 Shih për më shumë, Demokraci apo Barbarizëm, nën seksionin e Mbipopullimi i Globit: Genocidi’ i Shtetit Modern dhe Koncepti’

‘Shoqërisë Globale’

44

Delegimi i pushtetit dhe mos-kontrollimi tij nga popujt gjeneron çdolloj strukture,

imagjinate dhe komploti. Marrëveshjet e “padukshme” dhe të “pakapshme” nga

massmedia do të ishin të natyrshme. Dhe kjo, jo se massmedia nuk do që të

dekonspirojë ‘shkaqet’ e problemeve sociale, ekonomike, ekologjike dhe politike, por

massmedia, duke qenë pronë e të njëjtës elitë, promovon ata individë që nuk dëmtojnë

seriozisht avancimin e ideologjisë neoliberale. D.m.th ajo rrallë herë shteron shkaqet e

një dukurie. Siç arrin në të njëjtin përfundim filozofi politik Takis Fotopoulos:

...fakti që e Majta e Degjeneruar nuk protestoi kundër luftës në Libi mbart rreziqe vdekjeprurës

për paqen ndërkombëtare dhe kjo në epokën tonë, pasi është e dukshme se kjo ekspeditë që u

mbështet indirekt nga pjesa më e madhe e të majtës ndërkombëtare përbënte thjesht provën

gjenerale për ekspeditat kriminale të përgatitura për Sirinë, Iranin dhe Libanin që kanë për qëllim

jo vetëm inkorporimin e çdo regjimi jo klientelist në Rendin e Ri Global, por edhe te “zgjidhja”

përfundimtare e çështjes Palestineze, me kompletimin e komb-zhdukjes (ethnokatharsit) së

palestinezëve që ka shpërthyer këtu e 60 vjet. Dhe, jo vetëm! Gjithë dinamikën totalitare të elitës

mbikombëtare që do të shënojë suksesin e këtyre synimeve sinjalizon edhe shkatërrimin e çdo

rezistence kundër globalizimit neoliberal, i cili do të themelohet si Rendi i Ri Global për shumë

shekuj në Mesjetën e re që po lind, përpara së cilës Mesjeta e vjetër do të duket si parajsë...109

Nëse shtojmë borxhin kundrejt investitorëve, i cili është për çdo amerikan (300 milionë)

është më shumë se $500 mijë, ku 1 % e oligarkisë (elitës) amerikane kontrollon më

shumë 40 % të pasurisë vendore; dhe ndotjen e ekosistemit me elementë kimikë,

manipulimin e motit dhe spërkatjen e bimësisë nga gjeo-inxhinierë që përfaqësojnë dhe

i shërbejnë pushtetit ekonomik - të elitës kapitaliste globale, ku vetëm në një zonë

malore të Amerikës, Kalifornia, uji është i ndotur dhe i helmuar në nivele alarmante, me

61000 mikrogram alumin për litër, 61 herë më shumë se ç’duhet (plus barium dhe

stroncium, respektivisht 83-343), duke kontaminuar, toksikuar dhe vrarë gradualisht

mikroorganizmat e tokës, të cilët janë të domosdoshëm për të vendosur në ndërveprim

metalet dhe mikroorganizmat e saj. Në fjalë të tjera, nëse këto elementë mungojnë ose

nuk janë në nivelin e domosdoshëm, toka vdes ose s’është për t’u kultivuar dhe bashkë

me të jeta. Për më shumë, sipërfaqja në fjalë mbartte pehásh (pH, forcë hidrogjene)

neutral prej më shumë se 6.8 që, ndërkohë niveli normal duhet të jetë midis 4.5-6.0, nën

justifikimin se elita me këto spërkatje ul temperaturën e planetit, në kuadër të efektit të

serës, shkaktuar nga industritë moderne, shoqëritë konsumeriste dhe dioksidi i

karbonit. Por, nëse në kaosin e parë ka kontribuar në mënyrë domethënëse tregu dhe

sistemi, në të dytin ka kontribuar privatizimi i motit 50 vite më parë.110 Nuk është e

çuditshme që edhe Franca, vendi i produkteve cilësore dhe metropol i Europës dhe e

109 Οι ΝΑΤΟϊκοί "επαναστάτες" και η άθλια "Αριστερά", Ελευθεροτυπία (27 Αυγούστου 2011), ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ. 110 Shih Video-Dokumentarin në anglisht. Të intervistuar janë shkencëtarë amerikanë. Faktet gjithashtu janë aty. Informacioni i

dhënë në tekst është sipas studimit të Biologjistit Francis Mangels. Cosa Stanno Spruzzando nei Cieli del Mondo? 2/4 - 5° Velo: Tecnologie

Soppresse e di Controllo

http://www.youtube.com/watch?v=fw7V5Jz6UD0&feature=relmfu

45

integruar në strukturat globale prej tre dekadash, të gjendet përballë një katastrofe

ekologjike analoge.111

Kuptimi i globalizmit neoliberal

Megjithëse çdokush mund të kuptojë nëse analiza e mësipërme është brendësuar, qoftë

edhe si një tablo se ç’është globalizmi neoliberal për botën dhe të ardhmen e saj, mirë do

të ishte që ta përcaktonim, me qëllim që qëndrimet e ndryshme rreth kësaj dukurie të

bëjnë krahasimet e mundshme dhe të vetë-korrigjohen, por kryesisht të kuptojnë

pasojat e këtij lloj globalizmi, gjithashtu, të bëjnë krahasimet e mundshme me

‘globalizimat’ e së kaluarës. Kështu, globalizmi sot, ndryshe nga periudha statiste,

dominohet nga pushteti ekonomik, d.m.th nga kapitali dhe interesat e korporatave

(TNS), të cilat kanë ardhur në faqet e Historisë si pasojë e tregut të marketingut që u

themelua pothuajse dy shekuj më parë në Europë.

Pas dështimit të social-demokracive në Perëndim (konsensusi social-liberal) dhe

zëvendësimit gradual të tij me konsensusin neoliberal, në mes të vitit 1970, ndërmarrjet

që operonin brenda kufijve të shteteve perëndimore, u detyruan, për arsye të dinamikës

së tregut, që çon ose në kapitullim ose në ekspansion, të avanconin interesat e tyre

përmes dogmës së re të globalizmit që erdhi në faqet e Historisë përmes

Reagan/Thatcher economics. Dinamika që karakterizoi këtë treg që në fillimet e tij,

d.m.th që nga koha kur u themelua dy shekuj më parë, ishte dinamika ‘rritu ose vdis’.

Që të merrte formën e tij konkrete, ndarja e shoqërisë nga pushteti politik dhe

ekonomik bëri që të shfaqej ‘konkurrenca’ në nivel ndërmarrjesh dhe përqendrimi i

pushtetit në pak duar u bë i pashmangshëm. Për më shumë, ndryshe nga Mbretëritë e

Mesjetës, në ndarjen e shoqërisë nga pushteti politik dhe ekonomik, kanë kontribuar

konsiderueshëm konsolidimi dhe themelimi i bankave përgjatë fundit të Mesjetës,

d.m.th themelimi dhe uzurpimi i instrumentit të tregut nga pak njerëz. Për arsye të

dinamikës së tregut që ishte themeluar në Amerikë, shteruan edhe burimet kryesore

energjitike të Amerikës (naftë etj.) në vitet 1970. Kjo solli kamuflimin e saj politik dhe

globalizmin neoliberal. D.m.th vitet e arta amerikane me burime të bollshme, që krijuan

superfuqinë e kohës, 1930-70 shteruan dhe e sollën, duke mos pasur asnjë rival serioz në

arenën ndërkombëtare, detyrimisht në faqet e Historisë dhe në dukurinë prezente. Por,

një sqarim plotësues rreth ‘globalizmit’ aktual, lidhur me dallimet e së kaluarës - me

neoliberalizmin - duhet të dëftohet. Kështu, siç argumenton dhe analizon bindshëm

Takis Fotopoulos:

111 Shih, De l'effet du climat sur les conflits armés, LE MONDE.FR | 26.08.11. Biodiversité menacée: les abeilles se cachent pour

mourir....., 18 févr. 2011, Francis Gruzelle. Le plan Ecophyto: quels objectifs pour 2018? 24 avr. 2010, Aurélien Ausset. Pesticides,

insecticides : le sang des Français très contaminé.

46

Themelimi i shoqërisë moderne përfshiu institucionalizimin e ndarjes së shoqërisë nga ekonomia

(sistemi ekonomik i tregut) dhe institucionalizimi paralel i ndarjes së shoqërisë nga polity

(‘demokracisë’ përfaqësuese’). Menjëherë sa sistemi i ekonomisë së marketingut u themelua, një

betejë e gjatë sociale filloi të zemëronte keq për rreth 150 vjet, nga Revolucioni Industrial deri në

çerekun e fundit të shekullit XX, midis atyre që kontrollonin tregun, d.m.th elita kapitaliste që

kontrollonte prodhimin dhe shpërndarjen, dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Ata që kontrollonin

ekonominë e marketingut (me ndihmën e grupeve të tjera sociale të cilët përfitonin nga kuadri

institucional) synonin që të tregtonin punën dhe tokën sa më shumë të ishte e mundur, që ishte

minimizimi e të gjithë kontrolleve social që synonin ruajtjen e punës dhe tokës, me qëllim që

rrjedha e tyre e lirë, në një kosto minimale mund të sigurohej. Ata në fundin tjetër, dhe

veçanërisht klasa punëtore që ishte në rritje gjatë kësaj periudhe, synonte maksimizimin e

kontrolleve sociale mbi punën që është, në maksimizimin e vetë-ruajtjes së shoqërisë përkundrejt

rreziqeve të ekonomisë së marketingut, veçanërisht papunësia edhe varfëria.112

Siç thekson i njëjti autor, faktorët ‘subjektivë’, në kuptimin e betejës së mësipërme

sociale, kanë luajtur gjithnjë një rol vendimtar në përcaktimin e natyrës dhe

karakteristikat kryesore të modernitetit në çdo periudhë historike, ndaj do të ishte

gabim të nënvlerësojmë influencën kushtëzuese të faktorëve ‘objektivë’, siç bën

Castoriadi, mendimtar i spikatur në traditën demokratike, kur ai mbi-theksonte

elementin imagjinar në histori në dëm të elementëve korrespondues ‘sistemik’. Faktorët

‘objektivë’ ishin në operim përgjatë gjithë historisë të sistemit të ekonomisë së

marketingut, megjithëse jo në kuptimin e ngurtë që hamendësohej nga ‘shkenca’

ekonomike Marksiste (‘ligje/prirje’ të rënies së përqindjes së përfitimit, ‘faza akumulimi’

dhe të tjera si këto), por në kuptimin e përgjithshëm të dinamikës së ‘rritu ose vdis’ të

tregut të marketingut, e cila çoi në ndërkombëtarizmin e saj. Këta faktorë ‘objektivë’

mund të sqarojnë arsyet dhe veprimet e elitave ekonomike, megjithëse rezultati

eventual ekonomik dhe social i rrjedhës së betejës sociale ka qenë gjithnjë i

papërcaktuar dhe i pa parashikuar.

Rezultati i kësaj beteje sociale çoi si fillim në formën liberale të modernitetit në

shekullin XIX, e cila mezi zgjati gjysmë shekulli midis 1830 dhe 1880, dhe e cila pas një

intervali relativ të shkurtër në formën e modernitetit statist në shekullin XX u pasua në

mes të vitit 1970 nga forma e sotme neoliberale. Përgjatë formës liberale të modernitetit,

dinamika ‘rritu ose vdis’ e ekonomisë së marketingut çoi në një ndërkombëtarizim

rritës të ekonomisë së marketingut, e cila u shoqërua me përpjekjen e parë sistemike të

elitave ekonomike për të themeluar një ekonomi marketingu ndërkombëtare të pastër

në kuptimin e tregut të lirë, një treg pune ‘fleksibël’ dhe një sistem përqindjeje këmbimi

standard (Standardi i Arit). Përpjekja e parë dështoi dhe moderniteti liberal u rrënua,

sepse ai nuk plotësonte kushtet e nevojshme për një treg vetë-rregullues, d.m.th tregje të

112 Globalisation, the reformist Left and the Anti-Globalisation ‘Movement’, TAKIS FOTOPOULOS, Democracy & Nature, Vol. 7, No. 2,

2001.

47

hapura dhe fleksibël për mallrat dhe kapitalin. Dukshëm, këto tregje nuk ishin të

mundshëm në një periudhë në të cilën fuqitë koloniale, si Anglia dhe Franca, vazhdonin

të ushtronin kontroll monopolist rreth pjesëve domethënëse të globit në dëm të fuqive

jo-kolonialiste (si SHBA-ja) ose fuqive më të vogla koloniale (si Gjermania). Dështimi i

kësaj përpjekjeje fillestare për ndërkombëtarizim ishte e pashmangshme, duke ditur se

elitat ekonomike në atë kohë ishin vetëm kombëtare, ndryshe nga situata aktuale, në të

cilën një elitë ndërkombëtare ekonomike është shfaqur - një kusht i nevojshëm për

zhvillimin e vërtetë të një ekonomie ndërkombëtare të marketingut.

Pas një periudhe kalimtare të proteksionizmit, forma liberale e modernitetit u

pasua me ndihmën vendimtare të lëvizjeve socialiste, me një formë të re të modernitetit

- statizmin - e cila mori formën e demokracisë sociale në Perëndim dhe statizmit Sovjet

në Lindje. Forma statiste e modernitetit ishte e karakterizuar nga një përpjekje sistemike

për të eliminuar shpërndarjen e burime bazuar në tregun e Lindjes, dhe një përpjekje

paralele për të vendosur kontrolle të rëndësishme mbi tregjet për të ruajtur punën në

Perëndim. Kështu, forma e Lindjes së modernitetit statist u rrënua për arsye të pa

përputhjes në rritje midis kërkesave të një ekonomie rritëse ‘efiçente’ dhe rregullimit

institucional (veçanërisht planit qendror dhe demokracisë partiake), të cilat ishin

prezantuar në këto shoqëri sipas ideologjisë marksiste-leniniste. Njëlloj, forma

perëndimore e modernitetit u rrënua për arsye të pa përputhjes fondamentale midis

kërkesave të një statizmi rritës dhe përshpejtimit paralel të ndërkombëtarizmit të tregut

të marketingut. (ibid) Ndryshime të rëndësishme në kushtet objektive dhe efektet e tyre

në ndryshimin e betejës sociale solli rrënimin e formës statiste të modernitetit në

Perëndim. Këto ndryshime, siç thekson i njëjti autor, ishin hapja në rritje e tregjeve të

mallrave dhe kapitalit, si dhe ndryshimet korresponduese në kërkesat e biznesit, të cilat

çuan në rritjen e lëvizjes neoliberale dhe në dobësimin e klasës punëtore, si rezultat e

de-industrializimit dhe ndryshimeve teknologjike, që çoi në një ri-trajtim të lëvizjes

punëtore.

Ndryshimet strukturore që u shfaqën në formën re neoliberale ishin ‘objektive’

lidhur e dinamikën e tregut të marketingut. Faktorët ‘subjektivë’ në kuptimin e betejës

sociale luajtën një rol pasiv për sa i përket ndërkombëtarizmit të tregut të marketingut.

Në këtë kuptim, ndryshimet e politikave të institucioneve ndërkombëtare (IMF, WTO,

World Bank etj.) dhe ndryshimet korresponduese në politikat kombëtare, të cilat

synonin në hapjen dhe liberalizmin e tregjeve ishin ‘endogjene’, sesa eksogjene, siç

sugjerojnë ata të së Majtës reformiste. Forma e tanishme neoliberale, siç përcakton i

njëjti autor, paraqet në fakt një sintezë të re midis formës së vjetër liberale të saj dhe

formës stapiste - një sintezë në të cilën tregu vetë-rregullues esencial liberal është

integruar në një sistem të kontrolleve të shtetit për të siguruar një nivel proteksionizmi

minimal për jetën e njeriut dhe mjedisit. Roli i shtetit, për sa i përket tregut sot, është

shumë i ndryshëm nga të dy fazat liberale, kur ai shtrëngoi veten e tij në rolin e rojës,

edhe të fazës statiste, kur ai luajti një rol të gardianit engjëllor mbi tregjet. Në

48

sintezën e re, shteti duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e mjedisit të tregut, rritjen e

‘anës furnizuese’ të ekonomisë (me qëllim që konkurrenca dhe ‘efiçenca’, d.m.th

përfitimet të përmirësohen) dhe mbijetesën dhe kontrollin e pjesëve të skajuara të

popullatës. E gjithë kjo përfshin një humbje të sovranitetit ekonomik që është

reflektuar edhe në krijimin e blloqeve gjigandë ekonomikë, brenda kontekstit në të

cilin roli ekonomik i individit komb-shtet është duke rënë dhe duke u rritur në favor

të institucioneve ndërkombëtare. (Theksi u shtua)

Kjo strukturë e re nënkupton një hierarki analoge me gjithë pasojat negative që e

shoqërojnë. D.m.th pushteti ekonomik që zotërojnë elitat ekonomike do të përcaktojë

dhe ‘sjelljen’ e njerëzve në fshatin global, e cila do të homogjenizohet gjithnjë dhe më

shumë, dhe veçoritë dalluese nga një popull te tjetri, që është esenca e jetës dhe

demokracive, do të eliminohen gradualisht, sepse siç arrin në përfundim edhe

Fotopoulos, globalizmi ekonomik, megjithëse është kryesori, është vetëm një aspekt (ose

një komponent) i globalizmit aktual. Ndaj, dikush mund të flasë edhe për globalizëm

teknologjik, politik, kulturor dhe social. Kështu, globalizmi teknologjik i referohet

komunikimeve të reja teknologjike dhe revolucionit të informacionit. Globalizmi politik i

referohet venitjes së komb-shtetit (të paktën sa i përket shqetësimit të sovranitetit

ekonomik). Globalizmi kulturor i referohet homogjenizmit aktual të kulturës, siç shfaqet

për shembull me faktin se pothuajse çdonjëri në ‘fshatin global’ të sotëm shikon pak a

shumë të njëjtët seriale televizive dhe video, konsumon ose lakmon të konsumojë të

njëjtat prodhime dhe kështu me radhë. Së fundmi, globalizmi social i referohet

homogjenzimit të mënyrës së jetës së sotme, që është e bazuar mbi kulturën

individualiste dhe konsumeriste. (Theksi në origjinal)

Pushteti ekonomik është elementi dominues i globalizmit neoliberal, dhe hallkat e

tjera ndikohen natyrshëm. Dikush mund të flas për globalizim të shkencës në

përgjithësi. P.sh., nëse në një stad më të vonshëm, megjithëse në blloqet e Bashkimit

Europian dhe amerikan, korporatat kanë çuar, bashkë me filialet, edhe praktikat, nëse ato

vendosen në të gjithë pjesët e globit, ato çojnë gjithashtu praktikat e tyre dhe bllokojnë

paralelisht praktika indigjene ose origjinalitetin e kombeve (demokracive). Nuk do të

ishte çuditshme që edhe Marksi besonte te një e ardhme e shkencës së unifikuar, siç e

tregon vetë ai: shkenca natyrale do të përmbledhë në kohë shkencën humane, njëlloj si

shkenca humane do të përmbledhë shkencën natyrale: atje do të jetë një shkencë!113

Vetëm se Marksi e nënkuptonte realizmin e kësaj superstrukture përmes komunizmit

dhe jo përmes globalizmit neoliberal. Marksi në teorinë e tij shkencore dhe me

praktikën e ish-socializmit ekzistues e arriti disi këtë dukuri, kur programet shtetërore

dhe pushteti politik përcaktonte kulturën, sjelljen, shkencën, traditën etj., të një populli,

duke eliminuar origjinalitetin e demokracive.

113 Thomas S. Kuhn, The Structure of Scientific Revolutions, second revised ed. (Chicago: Univeristy of Chicago Press, 1970), and

Making Social Science Matter, Bent Flyvjerg, f, 26.

49

Kuptimi i Pushtimit në Rendin e Ri Botëror

Sipas kësaj superstrukture të re dikush duhet të kuptojë jo vetëm strategjitë e elitës

mbikombëtare, por edhe kuptimin e Pushtimit të popujve. Dhe ‘strategjitë’, sepse në

G/N nuk bëhet fjalë për luftë klasash, siç mundohen t’a reduktojnë “luftën” në

përgjithësi post-marksistët. Por, për objektiva që vendosen nga E/M dhe realizohen

përmes strategjive të ndryshme. Sepse, siç thekson Takis Fotopoulos, ‘qëllimi kryesor i

E/M nuk është thjesht gjeopolitik, as edhe shpreh kontradikta endo-imperialiste, siç

mbeshtesin analizat jo sistemike, ose të njëjta, Marksiste paleolitike, të cilat i bashkon

elementi i përbashkët kur shpërnjohin rëndësinë e globalizmit. Qëllimi kryesor është

përmbysja e komb-shteteve, përmes humbjes së sovranitetit kombëtar dhe ekonomik të

tyre, në një lloj vetë-administrimi të lokaliteteve periferikë brenda një sistemi të

qeverisjes botërore. Domethënë, periferive që do kenë sigurisht monopolin e dhunës

shtetërore dhe do të marrin vendime për administrimin e çështjeve lokale, por gjithnjë

brenda kuadrit të vendimeve përcaktues të përgjithshëm ekonomik ose politik dhe

karakterit ideologjik/kulturor që do të marrin vetëm anëtarët e E/M.

Sipas kuptimit të mësipërm, anëtarët e integruar plotësisht në RRB gjënden në

gjëndje të Pushtuar, në lidhje me E/M që e administron atë. Një Pushtim, i cili, nuk është

ushtarak por shumëpërmasor, në të njëjtat përmasa me globalizmin ekonomik, politik,

ideologjik dhe kulturor.

Pushtim Ekonomik, në kuptimin se përveç shteteve mbi të cilët bazojnë fuqinë e tyre

ndërmarrjet shumëkombshe që kontrollojnë ekonominë botërore (kryesisht, “Grupi 7”)

të cilat planifikojnë politikën ekonomike botërore përmes institucioneve ndërkombëtare

që kontrollojnë (OBT, FMN, Komision etj.) të tjerët luajnë thjesht rol ekzekutues të

vendimeve të E/M.

Pushtim Politik, në kuptimin që juntat lokale parlamentare, të cilat zgjidhen përmes

proceseve pseudo-demokratike, kanë detyrë kryesore zbatimin e përpiktë të çdo

direktive që imponohet nga E/M, duke mashtruar qytetarët e çdo vendi se gjoja ato janë

vendimet e tyre!

Pushtim Ideologjik, në kuptimin që vlerat dhe idetë, që përcaktojnë hegjemoninë

ideologjike në çdo vend që është integruar plotësisht në RRB, janë ato që shoqërojnë

ideologjinë e globalizmit (ideologjia e të drejtave të njeriut, të identitetit politik etj.). Kjo

ideologji përdoret sistematikisht nga E/M për forcimin e dallimeve sociale (p.sh fetare,

kulturore, etnike etj.) me qëllim që të dominojë për gjithnjë rëndësia e tyre.

Pushtim Kulturor, në kuptimin që vetë shumëkombshet, të cilat kontrollojnë procesin

ekonomik, politik dhe ideologjik, kontrollojnë gjithashtu dhe procesin kulturor, përmes

50

kontrollit direkt ose indirekt që ushtrojnë mbi kombet mjetet e prodhimit dhe

shpërndarjes së prodhimeve kulturore që në RRB janë plotësisht të tregëtueshme...114

Rëndësia e ‘revolucionit’ në globalizmin neoliberal

Duke gjykuar nga analiza e mësipërme, d.m.th nga pushteti ekonomik mbikombëtar

dhe axhendat politike të parafabrikuara për vendet që janë integruar plotësisht apo

pjesërisht në globalizmin neoliberal, dikush mund të argumentojë se nëse ia vlen

dikush të dalë në rrugë për të protestuar dhe të kërkojë të drejtat e tij apo të bëjë

revolucion? Dhe kjo, sepse, nëse marrim në konsideratë reduktimin e pushtetit të

shtetit, atëherë, për cilat të drejta t’i drejtohesh atij? Për të drejtat që vendosin korporatat

apo demokracitë/popujt e ndërgjegjshëm? Nëse marrim nën konsideratë qasjet e

reformistëve (socialistë dhe social-demokratë) për ndryshime sociale radikale nga lartë,

cilat ndryshime mund të ndërmarrin ata, kur ata ngjiten në pushtet me ndihmën e

pushtetit ekonomik, d.m.th me parátë që sponsorizojnë korporatat dhe bankat? Nëse

supozojmë se një parti politike do të ngjitet në pushtet, qoftë edhe me sponsorizimin e

korporatave, dhe pasi të ngjitet të sjellë ndryshime sociale, d.m.th të refuzojë pushtetin

ekonomik të korporatave dhe të vendosë në vendin të tij pushtetin politik për

ndryshime të vërteta sociale, sa mundësi do të kishte ajo? Ose, sa mundësi kanë partitë

politike në Perëndim (Obama, Cameron, Merkel etj.) që të përmirësojnë situatën

ekologjike, kur kjo kërkon politika agresive dhe mos zhvillim ose përmbysjen e

fleksibilitetit të tregut, që do të thotë se përftimet për korporatat do të bien, presione

mbi kartëmonedhat respektive do të ushtrohen, çmimet e aksioneve do të bien në masë,

d.m.th një politikë e tillë do të çonte në reçesion më të thellë, për mos të thënë

depresion, dhe korporatat do të largoheshin. Ndryshime të tilla çojnë në depresion,

sidoqoftë, të përkohshëm, sepse shumë shpejt një vend mund ta riorganizojë

ekonominë e tij mbi principe të tjera. Por, edhe në këtë rast, nëse një vend ndërmerr

ndryshime sistemike dhe vendet e tjera jo, ai rrezikon të izolohet, nëse korporatat

vazhdojnë të operojnë paralelisht në pjesë të ndryshme të globit. Ajo që kërkohet është

Revolucion lokal, rajonal dhe global njëherësh. Dhe është kjo arsyeja që Mitteran dhe

Jospin u desh që të braktisnin përdorimet e politikave të vjetra demokratike, ndërsa

Lafontaine u desh që të përjashtohej nga qeveria gjermane. Siç thekson një studim

ndriçues lidhur me çështjen e pushtetit të korporatave në Gjermani dhe globalizmin në

përgjithësi thuajse një dekadë më parë:

Në Gjermani, ku të ardhurat nga taksat e korporatave kanë rënë me 50% në njëzetë vitet e fundit,

pavarësisht rritjes së përfitimeve të korporatave prej 90 %, një grup ndërmarrjesh, përfshirë

Deutsche Bank, BMW, Daimler-Benz dhe RWE, energjinë gjermane dhe grupe industriale

114 Η έννοια της Κατοχής στη Νέα Διεθνή Τάξη, ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ, Κυριακάτικη Ελευθεροτυπία (1-2 Μαρτίου 2014)

51

penguan në vitin 1999 përpjekjen e Ministrit të Financave Oskar Lafontaine për të rritur barrën

e taksave mbi firmat gjermane, duke kërcënuar për të lëvizur investimet ose fabrikat në vende të

tjera, nëse politika e qeverisë nuk u përshtatej atyre. ‘Bëhet fjalë për të paktën 14,000 vende pune’,

kërcënoi Dieter Schweer, një zëdhënës për RWE. ‘Nëse pozicioni i investimeve nuk është më

tërheqës, ne do të analizojmë çdo mundësi duke i çuar investimet tona jashtë vendit’. Daimler-

Benz propozoi për t’u zhvendosur në SHBA; kompani të tjera kërcënuan për të ndaluar blerjen e

bondeve qeveritare dhe investimet në ekonominë gjermane. Në lidhje me ushtrimin e pushtetit të

këtyre korporatave, kërcënimet e tyre u morën seriozisht. Brenda disa muajve gjermania planifikoi

shkurtime të taksave mbi korporatat të cilat do të reduktonin taksat mbi ndërmarrjet gjermane

poshtë përqindjeve të SHBA-së. Siç komentoi një këshilltar gjerman i kancelarit Gerhard Schröder

në atë kohë: ‘Deutche Bank dhe gjigandët industrialë, si Mercedezi, janë shumë të fuqishëm për

qeverinë e zgjedhur në Berlin’.115

Më shumë se një dekadë më vonë dhe në mes të krizës europiane, me Francën e

Presidentit “socialist” ndodhi thuajse njëlloj si në Gjermani: Hollande, pasi premtoi

zvogëlimin e deficitit me rritjen e taksave mbi të ardhurat duke shkurtuar shpenzimet

në sektorin publik ndërsa u mundua të shtynte pas papunësinë me skema punësimi

(shih për më shumë, Ylli Përmeti, ‘Demokraci apo barbarizëm?’, shkaqet se përse Franca

është zhytur në borxhe), ndërsa premtoi uljen e taksave mbi borderot e rrogave

(detyrime sociale) që paguanin punëdhënësit (pas pagimit të këtyre detyrimeve, kostua

mesatare e punës në Francë është 35.50 euro krahasuar me 32.50 në Gjermani), një

premtim që u bë gjithashtu nga pararendësit e tij, Sarkozy dhe Chirac, por nuk e mbajtë,

sot, ekonomia e Francës, jo vetëm që rradhitet pas Gjermanisë dhe Britanisë, sepse

papunësia është rritur, por, tashmë, Hollende uli taksat mbi detyrimet sociale, meqënse

federata e punësimit ushtroi presion duke premtuar paralelisht se nëse ulen taksat mbi

detyrimet sociale, punëdhënësit do të krijojnë 1 milion vende pune!116 Në fjalë të tjera,

Hollende ngriti taksat mbi të ardhurat dhe uli taksat mbi detyrimet sociale me qëllim që

të ulë koston e punës dhe të çlirojë punëdhënësit nga detyrimet sociale. Kjo lëvizje,

është, si të thuash, ngrejmë në njërën anë dhe ulim në anën tjetër. Lidhur me këtë

zhvillim e “Majta” e degjeneruar franceze e kritikoi Hollende se ai braktisi qasjen

statiste që adoptoi në fillimin e presidencës së tij, në një kohë kur Franca është integruar

e tëra në globalizmin neoliberal, d.m.th. në katër liritë, një kuadër, ku kthesat ‘statiste’

përbëjnë thjesht demagogji.

Situata nuk është e ndryshme në blloqe të tjera ekonomike. Kështu, riprodhimi i

pushtetit ekonomik në kuadrin aktual është më i mundur se kurrë, sepse, siç kam cituar

në vend tjetër,117 ai gëzon të gjitha ato struktura për t’u riprodhuar, ndaj, nëse atje do të

kishte një Revolucion, ai duhet të jetë lokal, kombëtar dhe global njëherësh, por me

projekt të qartë, ndryshe aktivistët janë të destinuar që të vuajnë sindromat e elitave

115 Noreena Hertz, ‘Why We Must Stay Silent No Longer’, The Observer, 8 April 2001. 116 Francois Hollande makes drastic U-turn on tax cuts and welfare in bid to save presidency, The Independent, 06 January 2014. 117 Këtu nënkuptoj ‘katër’ parametrat e Polany-it që kam cituar në kapitullin, ‘Kaosi i Globalizmit Neoliberal’.

52

socialiste, komuniste, etj. Megjithëse, nëse gjykon dikush nga zgjedhja politike e Merkel

për bllokun ekonomik europian, d.m.th., politikat e kursimeve dhe konsolidimin e

dhunës sistemike, mund të gjykojmë se pushteti ekonomik kërkon që të depresionojë

tregun perëndimor, pasi korporatat përfitimet mund t’i ruajnë edhe nga investimet e

bëra në pjesë të tjera të botës, por edhe nga shtrydhja e rrogave të punëtorëve. Pra,

humbësit sërish janë popujt dhe jeta e Planetit.

Lëvizja drejt totalitarizmit parlamentar

Një tjetër masë që u shfaq për fuqitë e mëdha në Europë përgjatë krizës së fundit ishte

taksa mbi bankat tregtare globale. Kjo taksë ka për qëllim që të ngrejë të ardhurat e

qeverive, me qëllim që të zbusë sado pak borxhin publik që ka përfshirë vendet

perëndimore, sidomos vendet europiane.118 Por, sesa do të kontribuoi kjo masë në

zgjidhjen e krizës është një tjetër çështje. Në fakt, ajo do të kontribuojë, por shumë pak

dhe përkohësisht ose në afatshkurtër, sepse bankat janë element dytësor i ekonomisë

dhe jo parësor; sepse, pavarësisht përmbysjes së principit ekonomik, d.m.th., ekonomia

varet nga kartëmonedhat, investimet etj., dhe jo nga njeriu dhe vlerat e tij, demokracia

dhe vendimmarrja racionale etj., ato e shoqërojnë ekonominë dhe nuk e përcaktojnë

detyrimisht atë, si dhe e shoqërojnë, sepse këtu bëhet fjalë për banka private, që në disa

raste kanë aksione edhe shtetet korrespondues dhe qëllimi i tyre është të bëjnë kapital

nga ‘prodhimet financiare’, sesa nga ‘burimet e vërtetë’. Kjo nënkupton se në një kohë

afat gjatë shkatërrojnë ekonomitë e rajoneve - pavarësisht se çfarë përbën rajon. Shih

gjithashtu: Miti’ Progresit dhe Themelet e Njohurisë

Nuk do të ishte e çuditshme që komentuesi gjerman, Wolfgang Münchau, në

Financial Times, të rekomandojë rikapitalizimin e sektorit financiar, kur e quan

Gjermaninë një hegjemonist politik, mbi bazën se Gjermania po fut me zor rendin e saj

social dhe ekonomik mbi vendet e tjerë, duke ngritur tavanin e huamarrjes të EFSF

(European Finacial Stability Facility) përmes kancelares gjermane, e cila flet rreth

konkurrencës dhe nuk lejon vendet, si Spanja, për të folur rreth bondit të Eurozonës,

pasi Spanja është dënuar për të pasur ligje që vijnë nga Berlini, një kartëmonedhë nga

Frankfurti dhe me borxhet që mbeten në Spanjë.119

Duket qartë se ‘demokracitë’ parlamentare, me marrëdhëniet pushtetare që ka

krijuar globalizmi neoliberal, kanë vdekur. Ajo çka është ngjallur, për herë të parë në

historinë humane, janë marrëveshjet e fshehta dhe pasiguria e ‘jetës’ së planetit në të

118 Banks set to gain from Osborne's tax regime, James Moore and Nikhil Kumar, The Independent, 24 June 2010

http://www.independent.co.uk/news/business/news/banks-set-to-gain-from-osbornes-tax-regime-2008692.html Në këtë lajm fuqitë

e mëdha ndahen në dy grupe: Në ata që duan t’u imponojnë bankave taksë bankare dhe në ata që s’duan. Kjo taksë është propozuar

nga Konservatorët e Britanisë së Madhe, me qëllim që të vjelin kapital nga bankat dhe të reduktojnë borxhin e tyre publik. Me

Britanikët radhiten Shtet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania. Kampi tjetër, ai i Kanadasë dhe Japonisë nuk bie dakord për diçka të

tillë, nën justifikimin se bankat e tyre nuk duhet të penalizohen për gabimet e të tjerëve. 119 Europe planning to solve the wrong crisis, Wolfgang Münchau, FT, February 6 2011.

53

gjithë dimensionin e saj. Kështu, siç kam theksuar në vend tjetër,120 hegjemonia

gjermane është e përkohshme dhe është e destinuar që të dështojë. Ose, ajo ka vetëm një

rrugë që të mbijetojë: të nënshtrojë dhe të shtrydhë më shumë vendet e rajonit për të

ruajtur hegjemoninë e saj. Nuk do të ishte e çuditshme që sugjerimet e fundit të

ekonomistëve të jenë në favor të metropoleve, nëse eurozona kërkon të mbijetojë.

D.m.th që të shpëtojë eurozona nga kriza, duhet që të rregullojë (adjustment) shpejt

ekonominë e saj. Por, çdo të thotë ‘rregullim’ i shpejtë? Siç citon kur sugjeron

guvernanden Merkel, Martin Wolf, kryeredaktor i Financial Times: ‘përgjigjja është

përmes një ekonomie të lartë të eurozonës dhe rritje pagash më të larta dhe inflacion në

ekonomitë qendrore sesa në periferitë e ligështuara’.121 Wolf-i nuk është i vetmi që

sugjeron një masë të tillë për Berlinin; njëlloj bëjnë të gjithë ekonomistët ortodoksë. Kjo

tregon qartë se e vetmja rrugë që ka mbetur, që të mbijetojë eurozona, është shtrydhja e

pagave të periferisë dhe krijimi i një klase më të pasur në qendër përmes rrogave të larta

dhe inflacionit, që do të dirigjohet, sipas gjasave, nga Banka Qendrore Europiane ose

guvernatorët gjermanë.

Ndërsa kjo është situata politike në Europë dhe në Amerikë, një grup

akademikësh në amerikanë publikojnë122 parashikimin e Emanuell Todd: rënien e

“Perandorisë Amerikane”. Todd-i, në librin e tij të quajtur “Pas Perandorisë”, e sheh

ekonominë amerikane si një mister të paperceptueshëm dhe ajo, sipas tij, është duke

humbur gradualisht kontrollin e globit. Ai e quan Xhorxh. W. Bush si varrmihësin e

Perandorisë Amerikane.

...SHBA-ja kërkon gjithnjë që vendet e tjera të pranojnë se shtete të rëndësisë së dytë përbëjnë një

“aks djalli”, të cilët duhen luftuar dhe shkatërruar. Çdo gjë tregon qartë se SHBA-ja është, për

arsye obskure, duke u përpjekur për të mbajtur një nivel tensioni ndërkombëtar, një situatë të

kufizuar, por luftë të përhershme. Sipas Todd-it, pika e dobët e SHBA-së është vet demokracia.

Ajo nuk ka demokraci dhe do ta çojë në “rënie”. Amerika është tashmë në izolim dhe e gjen veten

e saj vetëm në një glob që nuk ka nevojë më për të.123

Po Todd-i dhe akademikët amerikanë janë disi të shpejtuar për përfundimet që nxjerrin;

dhe kjo sepse, për sa kohë që perandoria amerikane nuk ndeshet me ndonjë rezistencë

serioze brenda dhe jashtë vendit, për aq kohë ajo do të ruajë hegjemoninë dhe rendin e

ri global pavarësisht se 48 nga 50 shtetet amerikane ndeshen me një deficit më shumë se

20% vetëm gjatë vitit 2010.124

120 Shih, Demokraci apo barbarizëm? 121 A fragile Europe must change fast, Martin Wolf, FT, 22 May 2012. 122 The Fall of America and of the Western Empire. http://www.thefallofamerica.net/ 123 AFTER THE EMPIRE, AMERICA IN DECLINE, Emmanuel Todd, 2004, The Radical Essentials Pamphlet Series Edited, Yusef

Progler, Citizen’s International. 124 Mega-Projektet dhe energjia teknologjike.

54

Si përfundim, siç kam treguar në vend tjetër në detaje (energjinë teknologjike,

burimet amerikane etj.),125 Perandoria amerikane (dhe jo vetëm) është në rënie, dhe nëse

ajo nuk shkurton shpenzimet ekstravagante në luftërat që zhvillohen rreth globit dhe të

heqë dorë nga hegjemonizimi, të eliminojë demokratikisht tregun e marketingut dhe

kapitalizmin dhe të forcojë demokracinë, ajo është e destinuar që të shkatërrojë veten

dhe gjithë të tjerët. Kindleberger-i dha idenë e një hegjemonie në Shtetet e Bashkuara

pas ngjarjes së depresionit të madh të viteve 1929. Kjo dukuri çoi në vende konkurruese,

të cilat zhvilluan armë nukleare pas Luftës së Dytë Botërore dhe, këtë çast që ky shkrim

ndërmerret, ato janë në duar private dhe shpata e Demoklit qëndron mbi kokat e gjithë

njerëzimit. Por, historia e hegjemonëve është një histori e gjatë dhe shkon pas në

Perandorinë Greke, duke u ndjekur më vonë nga perandori të tjera të cilat kanë rënë.

Kjo ide u përqafua nga ithtarë të tjerë të disiplinës. Në esencë, thuajse të gjithë

politikanët midis tyre dhe disa filozofë e përqafojnë këtë ide si një rrugë për udhëheqjen

e botës. Por ky është një rreth vicioz, dhe në fund do të rezultojë në rrënim të gjithë

botës.

Kështu, nëse ne e pranojmë këtë histori siç është shtruar nga “ekonomistë

mediokër” ose “ithtarë të koncepteve universalë” ose “marrëveshjeve të errëta” -

Bilderberger etj., - ose ‘ekonomisë konkurruese’, nën një Shoqëri Botërore, TCC, TNS,

BIS, BCBS e kështu me radhë, pa dhënë një vlerë të rëndësishme në fuqizimin e arsyes

humane, në ngjarje kontekstuale, lokale, ekonomive ose fuqizimin e të veçantës së

qenies humane, duke reduktuar pushtetin e sotëm ekonomik dhe politik zotëruar nga

pak njerëz - atëherë ‘huamarrësi i fondeve të gardhuar (hedge funds)’, ‘huamarrësit

spekulativë’ dhe ‘huamarrësi Ponzi’ do të jetë banesa jonë e fundit.

Siç pamë përgjatë këtij kapitulli, as pushteti politik (ushtruar nën dy blloqet), as

pushteti ekonomik (sot) nuk mund të zgjidhë problemet e shoqërive. Sepse i pari krijoi

parakushtet për ndarjen e pushtetit popullor nga pushteti qendror (dualizmi i pushtetit)

dhe i dyti nënkupton ndarjen e pushtetit popullor nga pushteti i politikës dhe i

ekonomisë (trializmi i pushtetit). Të dy modelet janë shkatërrues dhe të destinuar që të

dështojnë. Dështimet, si gjithnjë, do të ngarkohen mbi popujt dhe ekosistemit. Në

përmbledhje: social-demokracia e viteve 1930-70 krijoi kushtet për ngritjen e

korporatave me pushtet të fuqishëm ekonomik; kur ky konsensus dështoi -

neoliberalizmi e zëvendësoi. Nga vitet 1980 dhe këtej, pushteti ekonomik dhe

institucionet ndërkombëtare, janë përqendruar kryesisht në dobësimin e vendeve që

nuk janë pjesë e këtij konsensusi. Qëllimi nuk është thjesht pushtimi socio-ekonomik,

por rrënjosja e principeve kryesore të tregut të marketingut dhe ‘demokracisë’

parlamentare. Mjeti për ta justifikuar këtë strategji është frika dhe krijimi artificial i

organizatave “terroriste” (Al-Qaida etj.) anë e mbanë globit. Qëllimi është krijimi i

125 Shih Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e popujve.

55

armiqve artificialë. Siç arrin në përfundim Takis Fotopoulos kur analizon të njëjtën

problematikë:

Portretizimi i elitës ndërkombëtare të Al-Qaida-ës si gogol lejon elitën të arrijë një sërë

synimesh kritike:

Së pari, ky portretizim ‘ligjëson’ sulmet e elitave kundër çdo regjimi vendor ose

lëvizjeje etiketuar si ‘kriminel’, (një etiketim që zakonisht i atribuohet një regjimi

ose lëvizjeje e cila pengon integrimin e plotë të një vendi në Rendin e Ri Global,

p.sh., Jugosllavia, Afganistani, Iraku. Ky është tregues madhor i faktit që

globalizmi politik, që është një plotësues i nevojshëm i globalizimit kapitalist

neoliberal, është kryer nga elita ndërkombëtare dhe jo nga shtet-kombet.

Së dyti, ai justifikon zbritjen e ‘demokracisë’ përfaqësuese perëndimore në një lloj

totalitarianizmi parlamentar, në të cilin dy parti kryesore (zakonisht një

neoliberale dhe një tjetër social-liberale) trashëgojnë njëra-tjetrën në pushtet dhe

nuk ofrojnë ndonjë zgjedhje të vërtetë te zgjedhësit, pasi ata zbatojnë kryesisht të

njëjtat politika neoliberale në nivelin ekonomik dhe pothuajse politika identike

totalitare në nivelin politik (SHBA, Britania, Austria, Gjermania, Spanja etj.). Kjo

zbritje ne totalitarianizëm parlamentar është gjoja pjesë e mbrojtjes kundër

sulmeve nga ‘superfuqia terroriste ndërkombëtare’, e cila nuk heziton që të vrasë

gra të pafajshme dhe fëmijë në Londër ose Madrid. Kjo është, mesa duket, në

ndryshim nga gratë masive të ‘fajshme’ dhe fëmijët në Irak, Afganistan ose

Palestinë që po vdesin çdo ditë si një ‘dëm kolateral’ ose, dje, si viktima të

embargos. Ende sipas elitës ndërkombëtare, sulmet terroriste nuk synojnë

kundër dhunës së saj, por kundër vetë ‘demokracisë’ - diçka që hamendësisht

bën të nevojshme shkallmimin efektiv të demokracisë për hir të riprodhimit të

saj!

Së treti, në klimën e tanishme, elita kalon lehtë masat e dhunës ekonomike që

përbëjnë globalizmin e kapitalizmit neoliberal. Sot, të drejtat socio-ekonomike që

ishin fituar pas shumë betejave (p.sh., e drejta në punësim të plotë, e drejta për të

punuar një tetë orësh, e drejta për pension në moshën madhore etj.) janë minuar

sistematikisht ose qoftë edhe shkallmuar për hir të (neo)liberalizmin ekonomik.

Njëherësh, shumë liri civile - që ishin elementët kryesor të liberalizmit politik

dhe plotësuesit e nevojshëm për liberalizëm ekonomik p.sh., e drejta për të dalë

në grevë dhe për të demonstruar, liria e të folurit etj - janë shkelur në mënyrë

efektive. Britania, djepi i liberalizmit, po krijon shumë shpejt një shtet gjysmë-

policor në të cilin shërbimet e sigurisë janë fuqizuar për të qëlluar dhe për të

‘vrarë’ çdonjërin që ata konsiderojnë si të dyshuar terrori, dhe partia social-

56

liberale e Tony Blair-it shpalli plane për penalizim mendimet që do të

konsiderohen se ‘lavdërojnë ose justifikojnë terrorizmin’, dhe largimin e njerëzve

që “vizitojnë librari të veçanta dhe faqe interneti”.126

Çfarë duhet të bëhet në këto rrethana? Atje janë dy zgjedhje: ose Lëvizjet e reja sociale

rreth botës pajisen me një Projekt Politik me qëllim që të dekompozojnë elitat aktuale

dhe të realizojnë demokracinë politike, ose ata duhet t’i nënshtrohen një Robërimi të

përhershëm dhe botëror shumë më i keq se i tanishmi. Nëse atje është ndonjë projekt

për t’u konsideruar nga aktivistët e kësaj bote, Projekti ID (Inclusive Democracy) do të

ishte ideal. Ndërkohë, Projekti PHD (Phronetic and Democracy), përbri Projektit ID

shkon në detaje, me qëllim që të sugjerojë Lëvizjet e reja se si të organizojnë ekonominë,

demokracinë, drejtësinë etj., bazuar në konceptin e autonomisë.127 Pa një Projekt Politik,

ata do të dështojnë, dhe bashkë me ta do të dështojë njerëzimi dhe jeta e Planetit.

126 The drift into parliamentary totalitarianism, The International Journal of INCLUSIVE DEMOCRACY, Vol. 2, No. 4 (November 2006)

TAKIS FOTOPOULOS. 127 Shih ‘Drejt Demokracisë Virtuoze’, por edhe propozimet e kapitujve të tjerë.