GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN ...

31
University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center Theses and Dissertations Student Work Spring 3-2021 GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN SHËNDETËSOR GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN SHËNDETËSOR NË KOSOVË NË KOSOVË Egzona Hajrizi Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd Part of the Nursing Commons

Transcript of GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN ...

University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Spring 3-2021

GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN SHËNDETËSOR GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN SHËNDETËSOR

NË KOSOVË NË KOSOVË

Egzona Hajrizi

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Nursing Commons

Kolegji UBT

Fakulteti i Infermierisë

GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN SHËNDETËSOR

NË KOSOVË Shkalla Bachelor

Egzona Hajrizi

Mars, 2021 / Ferizaj

Kolegji UBT

Fakulteti i Infermierisë

Punim Diplome

Viti akademik 2017-2018

Egzona Hajrizi

GLOBALIZIMI DHE EFEKTET E TIJ NË KUJDESIN SHËNDETËSOR

NË KOSOVË

Mentori: Dr. sc. Kushtrim Ahmeti

Mars/2021

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të pjesshme

për Shkallën Bachelor

I

ABSTRAKT

Në këtë hulumtim trajtohet variabli i globalizimit dhe kujdesit shëndetësor tek popullata e

Republikës së Kosovës përmes metodologjisë kuantitative, duke shqyrtuar literaturën shkencore

dhe verifikimet përshkruese nga pacientët e infektuar me Covid 19 në institucionet publike,

gjegjësisht tek repartet që ofrojnë shërbime për kujdesin shëndetësor si atë fizik po ashtu edhe

psikik.

Pasi që e dimë se planeti në të cilin jetojmë ndodhet në një pikë kritike dhe që kërkon zgjidhjen e

shumë problemeve shëndetësore, prandaj edhe unë si studente në degën e infermierisë dhe si një

infermiere e ardhshme, dua që përmes këtij punimi te zgjerojë njohuritë e mia njëkohësisht të

ofroj njohje rreth globalizimit dhe efekteve të tij në kujdesin shëndetësor në Kosovë.

Globalizimi është një çështje mjaft e rëndësishme të cilës i është kushtuar vëmendje e veçantë.

Në konceptet dhe përkufizimet e sotme, termi globalizim i parë në tërësinë e tij nënkupton

zhvillimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet njerëzve, ideve dhe

informacionit, aktiviteteve financiare e tregtare, atyre politike e kulturore në shkallë planetare.

Punimi i kësaj teme përmban: 29 faqe, 1 figurë dhe 6 tabela.

Fjalët kyçe: Globalizimi, efekti, kujdesin shëndetësor.

II

MIRËNJOHJE/FALËNDERIME

Unë, Egzona Hajrizi studente e “Kolegjit UBT”, deklaroj se punimi që kam dorëzuar është

shkruar në mënyrë të pavarur dhe se ai është tërësisht rezultat i punës sime origjinale dhe është

bërë personalisht nga vetë unë.

Asnjë pjesë e këtij punimi nuk është marrë nga askush pa qenë e cituar.

E gjithë literature dhe burimet e tjera që kam shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuar dhe

plotësisht të cituar.

Një falënderim dhe mirënjohje shkon për familjen time, për kurajon dhe mbështetjen që më kanë

ofruar në rrugën e gjatë të arsimimit, ku unë gjeta mbështetjen e duhur që t’i mbarojë studimet

Bachelor.

Gjithashtu falënderim shkon edhe për të gjithë profesorët, që nga viti 2017 deri në vitin 2020,

posaçërisht për Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, për mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë

punës sime në finalizimin e këtij punimi të diplomës, me këshillat, konsultimet dhe

rekomandimet.

Mars, 2021

Ferizaj

3

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT..................................................................................................................................... I

MIRËNJOHJE/FALËNDERIME ................................................................................................... II

LISTA E FIGURAVE .................................................................................................................... V

LISTA E TABELAVE ................................................................................................................... V

FJALORI I TERMAVE ................................................................................................................. V

1. HYRJE ........................................................................................................................................ 1

2. KORNIZA TEORIKE ................................................................................................................. 3

2.1 Historia dhe përkufizimet mbi globalizimin ...................................................................... 3

2.2 Dimensionet e globalizimit ................................................................................................... 4

2.2.1 Politik ............................................................................................................................. 4

2.2.2 Ekonomik ....................................................................................................................... 6

2.2.3 Kulturor .......................................................................................................................... 7

2.2.4 Shoqëror ......................................................................................................................... 7

2.2.5 Mjedisore ....................................................................................................................... 8

2.3 Problemet e globalizimit ....................................................................................................... 9

2.4 Shëndetësia globale ............................................................................................................. 10

2.5 Shëndetësia në ditët e sotme ............................................................................................... 13

2.6 Përshkrimi i gjendjes së shëndetësisë në Kosovës .............................................................. 13

3. DEKLARIMI I PROBLEMIT .................................................................................................. 15

4. METODOLOGJIA .................................................................................................................... 16

4.1 Mostra ................................................................................................................................. 16

4.2 Marrja e të dhënave ............................................................................................................. 16

4.3 Etika dhe konfidencialiteti .................................................................................................. 16

4.4 Analiza e të dhënave ........................................................................................................... 16

4

5. REZULTATET ......................................................................................................................... 17

5.1 Mostra e vlerësuar me COVID 19 – Kosovë ...................................................................... 17

6. DISKUTIME DHE KONKLUZIONE ...................................................................................... 21

7. REFERENCAT ......................................................................................................................... 22

8. SHTOJCA ................................................................................................................................. 23

Pyetësori ................................................................................................................................... 23

5

LISTA E FIGURAVE

Figura 1. Dimensionet e globalizimit ............................................................................................. 5

LISTA E TABELAVE

Tabela1. Rastet e infektuara me virusin COVID-19 të konfirmuara në Botë gjatë muajit Dhjetor

2020............................................................................................................................................... 17

Tabela 2. Struktura gjinore e pjesëmarrësve në studim ................................................................ 18

Tabela 3: Gjendja shëndetësore gjatë momentit të anketimit të pacientëve me COVID-19 ........ 18

Tabela 4: Simptomat e COVID-19............................................................................................... 18

Tabela 5. Familjarë të tjerë me COVID-19. ................................................................................. 19

Tabela 6. Periudha inkubacionit ................................................................................................... 19

Tabela 7. Paraqet rastet e konfirmuara në Kosovë ....................................................................... 20

FJALORI I TERMAVE

FMN - Fondi Monetar Ndërkombëtar

OKB - Organizata Kombëtare Botërore

UE - Unioni Evropian

OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë

RFSJ – Republika Sociale Federative Jugosllave

QKMF - Qendra Kryesore Mjekësisë Familjare

OBT - Organizata Botërore Tregtisë

1

1. HYRJE

Ky studim ka për qëllim që të shqyrtoj literaturën shkencore dhe verifikimet përshkruese rreth

globalizimit dhe kujdesit shëndetësor, përmes metodologjisë kualitative dhe pyetjeve

përshkruese për variablat kryesore të studimit.

Për variablin e Globalizimit në këtë studim është marr për bazë koncepti “se globalizimi është

proces që thyen kufijtë e vendeve dhe lidhë botën së bashku në një botë të tillë edhe problemet

bëhen globale, por mbi të gjitha njerëzimi është ai i cili qëndron përpara problemeve dhe sfidave

në botë (Leiv Mjeldheim, Solvi Lillejrod, Erik Solvberg Spektri)”.

Globalizimi duket se është tregues karakteristik i shekullit të XX, që sapo ka dal, e megjithatë ai

është në gojën e të gjithëve. Ne fakt bota është shndërruar në një horizont përvojash të shoqërisë.

Mediat në mbarë botën informojnë se lidhjet e transportit janë globale, korporatat ndërkombëtare

përfaqësohen në shumë vende të botës. Globalizimi përdoret edhe në mënyrë argumentative për

ndryshime të dëshiruara në politikë dhe ekonomi. Kjo shërben për inskenimin e shndërrimit

politik (Easterly, 2002)

Globalizimi është një proces i cili shikohet në dy aspekte, nga shumë grupe të ndryshme shikohet

si një mundësi e madhe e zhvillimit, kurse nga disa të tjerë si një kërcënim.

Për herë të parë termi “Globalizim” u shfaq në vitin 1962.

Pasojat e globalizmit mbi shëndetin paraqesin një dimension të dyfishtë, nga njëra anë ndikon në

shëndetin e popullatës dhe nga ana tjetër organizimin dhe funksionimin e sistemeve

shëndetësore. Si rezultat i globalizmit, ka pasur një zhvillim të pamohueshëm ekonomik dhe

progres teknologjik për të mbështetur nivelin e shëndetit në të gjithë botën, duke përmirësuar

statusin shëndetësor të disa popullsive.

Janë konsideruar dimensione të ndryshme të globalizmit (ekonomik, teknologjik, kulturor dhe

politik).

Në aspektin e kujdesit shëndetësor, janë shqyrtuar institucionet e nivelit parësor të kujdesit

shëndetësor, janë shqyrtuar shërbimet, diagnostikimet e kujdesit fizik dhe atij psikik i popullatës

së Kosovës nga Institucionet: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Ambulanca Shëndetësore,

2

Qendra e Mjekësisë Urgjente, në Komunat me më tepër se 150.000 banorë, Barnatorja, Qendra e

Rehabilitimit.

Diskutohen aspektet e efekteve të tij në shëndet (epidemiologjik, etike dhe mjedisore), si dhe

marrëdhëniet e tij me shëndetin publik, shpërndarjen e energjisë dhe barazinë.

3

2. KORNIZA TEORIKE

2.1 Historia dhe përkufizimet mbi globalizimin

Globalizmi në thelbin e tij, përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet

me rrjete të lidhjeve që i kapërcejnë hapësirat multi-kontinentale.

Përkundër kësaj, globalizimi shënon rritjen ose zvogëlimin në shkallë të globalizmit dhe

fokusohet në forcën e dinamizmit ose shpejtësisë se këtyre ndryshimeve.

Globalizmi, pra e përshkruan realitetin e të qenurit i ndërlidhur, kurse globalizimi përfshinë

shpejtësinë në të cilën këto lidhje shtohen apo pakësohen. Fjala globalizim u fut shpejtë në

fjalorin e përgjithshëm, duke treguar lidhjen gjithnjë e më të ngushtë midis shteteve ndërmjet

tregtisë në rritje, investim, turizmit, ndikimit kulturor nëpërmjet mediave etj. (Karl - Erik Kval,

2006). Ne këtu do të merremi me konceptin “globalizim”, dhe pse për të njëjtën dukuri shpesh e

hasim edhe termin globalizëm, sidomos e hasim të përdoret si një rrymë apo tendencë e cila

mbështetet fort në procesin e globalizimit. Ç ‘është e vërteta, ekzistojnë shumë përkufizime

(definicione) për atë se ç ‘është në të vërtetë globalizimi dhe lirisht mund të thuhet se këto

përkufizime në të shumtën e rasteve janë tepër subjektive dhe varen nga përvoja dhe pozita e

përkufizuesit. Globalizmi është një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet

ekonomike, sociale, politike karakteristike për dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX dhe përbën

një realitet të ri.

Globalizmi është zhvillim përtej tregut dhe ekonomisë botërore dhe nënkupton të ashtuquajturën

“botë pa kufi”. Globalizmi nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment fiks fillimi

dhe nuk ka një përkufizim të saktë. Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë që të

gjitha vendet e botës të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve dhe shërbimeve që

ofrohen nga vendet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe për pasojë nuk mund ti prodhojnë.

Ai nxiti lëvizshmërinë e madhe të njerëzve nga njeri vend në një vend tjetër dhe kjo ka bërë që të

kemi një ndërthurje të kulturave nëpërmjet përshtatjes kulturore dhe sociale të tyre.

Një rol tepër të rëndësishëm në globalizimin e vendeve luajnë edhe emigrantët, të cilët

kontribuojnë si në nivelin ekonomik të vendeve pritëse të tyre, por edhe të vendeve përkatëse nga

4

ata vijnë po ashtu edhe në nivelin social, kulturor gjë që sjell edhe përfitime. Dhe vetë fjala

“globalizëm” nuk përfshin të gjitha vendet e globit.

Globalizimi është një çështje mjaft e rëndësishme të cilës i është kushtuar vëmendje e veçantë.

Është një termë që haset shpesh qoftë në biseda të ndryshme e media, me pak fjalë në të tërë

sferat e jetës, por që në fakt paraqet vështirësi kur na duhet të japim shpjegim të qartë e të saktë

për kuptimin e tij.

Globalizim: quajmë atë proces që thyen kufijtë e vendeve dhe lidh botën së bashku në një botë

të tillë edhe problemet bëhen globale, por mbi të gjitha njerëzimi është ai i cili qëndron përpara

problemeve dhe sfidave në botë . (Mjeldheim, et al., 2006)

Globalizimi duket se është tregues karakteristik i shekullit të XX, që sapo ka dalë. E megjithatë

ai është në gojën e të gjithëve. Në fakt bota është shndërruar në një horizont përvojash të

shoqërisë. Mediat në mbarë botën informojnë se lidhjet e transportit janë globale, korporatat

ndërkombëtare përfaqësohen në shumë vende të botës. Globalizimi përdoret edhe në mënyrë

argumentative për ndryshime të dëshiruara në politikë dhe ekonomi. Kjo shërben për inskenimin

e shndërrimit politik. (Easterly, 2002)

Ndërkombëtarizimi i ekonomisë botërore i ka fillimet e veta në mes të shek. të XIX-të, pra

korporatat ndërkombëtare në mesin e viteve të 60-ta, vetëm se e kanë zgjeruar atë që kishin

filluar më parë.

Por, në termin e globalizimit luhatet edhe një kuptim tjetër sistematik. Globalizimi nuk përmban

thjesht rreze veprimi, por edhe varësi.

Termi i globalizimit tregon drejt por jo shumë qartë, se pozicioni i shtetit në fund të shekullit të

XX-të, ka ndryshuar në mënyrë të dyfishtë.

2.2 Dimensionet e globalizimit

2.2.1 Politik

“Aspekti politik i Globalizimit”- Zakonisht, politika përkufizohet në raport me fusha të tjera të

shoqërisë, si jeta private, puna, shkenca dhe tregu të gjitha format e shpërndarjes që kanë të bëjnë

me politikën (Karl - Erik Kval, 2006). Historiku i shkurtë dhe zhvillimi i globalizimit politik.

5

Figura 1. Dimensionet e globalizimit

Globalizmi është një koncept që nisi të përdorej gjerësisht në mesin e dytë të shekullit XX.

Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojnë hapësirën e veprimit për politiken kombëtare.

Shumë probleme mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivelin ndërkombëtar

apo global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës për ti dhënë këtyre problemeve.

Kështu integrimi evropian premton sukses ndaj sfidave të globalizimit. Politika e organizuar

sikurse edhe më parë kryesisht në nivel territorial dhe kombëtarë ka mbetur prapa në krahasim

me ekonominë e organizuar gjithnjë e më tepër në mënyrë ndërkombëtare apo globale, e çliruar

nga kufijtë material.

Globalizimi nuk është përgjegjësi i vetëm për gjithçka që ndodh, edhe pse shpesh politikanët e

përdorin globalizimin si argumente për të arritur synimet e tyre.

Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj nga fusha e politikës, që nuk bëjnë pjesë

në fushëprerjen me globalizimin.

6

2.2.2 Ekonomik

Një definicion tipik mirëpo kufizues mund të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë (FMN),

i cili e thekson ndërvarësinë ekonomike gjithnjë në rritje të vendeve rreth e përqark botës përmes

shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tej-kufitare në mallra e në shërbime.

Përsa i përket dimensionit ekonomik mund të thuhet se ai qëndron në plan të parë në shtypin e

ditës ku trajtohen çështje të ndryshme si: rritja shumë e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte,

globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar,

konkurrenca lokale të shteteve dhe rajoneve.

Si komponentë kryesore të Ekonomisë Politike Botërore paraqiten shteti dhe tregu. Shteti si

komponentë elementare, është komponentë politike që përkufizohet si tërësi qe posedon

sovranitetin territorial dhe politik, e që në vete përmban popullsinë, e cila përmes zgjedhjeve

formon qeverinë, që është përgjegjës për udhëheqjen e shtetit.5 Kurse, si komponentë ekonomike

të Ekonomisë Politike Botërore, tregu është mekanizëm koordinues i cili rregullon raportet

ndërmjet blerësve dhe shitësve të cilët këmbejnë të mira materiale dhe shërbime. (Skenderi,

2003)

Me fjalë të tjera tregu trajtohet si një kuti e zezë, që ka faktorët e tij hyrës dhe dalës. Faktorët

hyrës të tregut janë: oferta, kërkesa dhe çmimet. Ndërsa faktorët e kësaj kutie janë marrëveshjet

midis blerësve dhe shitësve dhe zbatimi i kësaj marrëveshje. (Skenderi, 2003)

Sipas, Janos Koranit tregu nacional paraqitet si grupi i tregut i të gjithave produkteve dhe

shërbimeve në kuadrin e një shteti. Në ekonomin e tregut sistemi i çmimeve paraqitet si

ndërmjetësues kryesor midis prodhueseve.

Kurse, në ekonominë bashkëkohore mund të identifikohen tre lloje të tregut:

• Tregu i mallrave dhe i shërbimeve,

• Tregu i faktorëve të prodhimit, duke përfshirë tregun e kapitalit, dhe

• Tregu i gjithave formave të tjera të pronës dhe të vlerës së këmbimit siç janë

transaksionet kreditore dhe monetare dhe rrjedhat e pasurisë së patundshme.

Kurse në kuptimin hapësinor, mund të identifikohen tre lloje të tregjeve:

• Tregu lokal,

7

• Tregu nacional, dhe

• Tregu global si shembull për këtë dimension mund të marrim prodhimet e Hollywood-it

të cilat mund të shihen në të gjithë botën. Duke patur parasysh këtë nuk mund të mohohet

një lloj “Amerikanizimi” i kulturës, por kjo nuk nënkupton që kulturat rajonale apo lokale

po zhduken. (Skenderi, 2003)

2.2.3 Kulturor

Ndodhë krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bënë pjesë pikërisht në dukuritë

shoqëruese të globalizimit. Po të studiohen me vëmendje dimensionet e sipërpërmendura vihet re

se dimensionet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Kështu mund të thuhet se problemet e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i

ekonomisë dhe as nga ai i politikës. Ndërthurja ndërkombëtare e aktorëve dhe e fushave tematike bën

pjesë tek ato që konsiderohen si të veçanta të globalizimit.

Globalizimi nuk duhet konceptuar thjeshtë si një proces ekonomik por si një proces që ndërlidh

në vetvete një sërë dimensionesh, gjë që e bënë atë një forcë të rëndësishme lëvizëse. Është e

rëndësishme të kuptohet se jo gjithçka bënë pjesë në globalizim apo përcaktohet prej tij në

mënyrë vendimtare.

Duhet pranuar që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit,

kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror. Një prej tyre është edhe interneti, i cili

në shumë pikëpamje duket si shtyllë e globalizimit. Globalizmi i tregjeve të financës, dërgimi

brenda sekondës i shumave në madhësi të imagjinueshme anembanë botës.

2.2.4 Shoqëror

Bota po shndërrohet në një “global village”, përveç komuniteteve tradicionale si familja apo

fqinjësia që po dalin në skenë, komunitetet e reja komunikimi por ato nuk zëvendësojnë dot

hapësirat tradicionale të komunikimit.

Vlerat dhe mesazhet e të gjitha kulturave qarkullojnë të thuash lirshëm dhe në njëfarë mënyre

janë, apo më mirë thënë, konsiderohen si burim të një lloji të rilindjes globale kulturore. Lidhjet

8

kulturore, ndikimet dhe interaksionet e dinamizojnë zhvillimin kulturorë, por edhe zhvillimin

shoqërorë në gjithë botën. Mbase një shembull i mirë për ta ilustruar këtë tezë mund të jetë

pikërisht çështja e emancipimit të femrës në gjithë rruzullin, e madje edhe në shoqëritë shumë

tradicionale. Dhe ky në fakt del të jetë një proces i ri shoqëror, i induktuar, i cili të thuash në

mënyrë latente të pahetueshme do të thoshin, po përfshinë të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato të

pazhvilluara, duke kontribuar në formulimin e vlerave të reja kulturore.

2.2.5 Mjedisore

Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve

tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrë më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa

diskutim për probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, në

aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale edhe atëherë kur ato

dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve, e mjedisit etj.

Në vitet e 80-ta, OKB-ja e drejtoi vëmendjen mbi problemet globale të mjedisit dhe përgatiti një

raport që tregoi sa ngushtë lidhet shkatërrimi i mjedisit me rritjen ekonomike. Për të arritur një

zhvillim ekonomik, kujdesi për mjedisin duhet treguar në të gjitha planet ekonomike.

Njëkohësisht, burimet botërorë duheshin shfrytëzuar në mënyrë të tillë që vendet e varfëra te

dalin nga varfëria. Raporti u pasua nga shumë takime ndërkombëtare, në vitin e 90-të, ku shtetet

u përpoqën të bien në një mëndje për masat konkrete që duheshin marrë për mbrojtjen e mjedisit.

Rëndësi të veçantë pati Konferenca e Kyoto-s në Japoni, në vitin 1997, ku 149 shtete u mblodhën

me qëllim që të pakësonin ndotjen nga gazet që mund të dëmtojnë klimën mbi tokë. Mirëpo, kjo

gjë kërkonte marrëveshje të reja që preknin interesat kombëtare të disa shteteve. Marrëveshja do

të hynte në fuqi, kurë 55 vende do ta miratonin atë. Kjo kërkesë u plotësua në shtator të vitit

2004 dhe do te zgjaste deri në vitin 2012. Shtetet e bashkuara nuk kanë miratuar këtë

marrëveshje. (Mjeldheim, et al., 2006)

9

2.3 Problemet e globalizimit

Globalizimi na prekë të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në një artikull të Daniel Bell, në

vitet e 80-ta, të shekullit të kaluar, fjalia e shumë-cituar se shtetet kombëtare janë shumë të

mëdha për problemet e vogla, dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, është zhvlerësuar.

Problemet globale janë aq të mëdha saqë shtetet e ndryshme, individualisht nuk mund ti zgjidhin.

Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve, si nën, ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar, dalin në

skenë. Kufijtë, dikur të ngurtë të territorit, të pushtetit dhe të popullit të një shteti, tashmë janë

më të zgjeruar. Ky proces ka ardhur në shprehje sidomos brenda Unionit Evropian (EU), ku

shtetet e këtij Unioni ia kanë dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësinë e përbashkët

monetare. Të gjitha këto fenomene nuk janë të reja, por proceset janë përshpejtuar dhe kanë

arritur në përmasa të reja, si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu qëndron

edhe risia e globalizimit.

Një rol qendror luan vlerësim objektiv i mundësive dhe rreziqeve.

Globalizimi është një dukuri shumë dimensionale. Teknologjitë e informacionit bashkë me një

sërë teknologjish të reja po zhvillohen me shpejtësi dhe po përhapen gjerësisht. Tregtia po

zgjerohet në mbarë botën po kështu dhe qarkullimi i kapitalit dhe investimeve private.

Ndërvarsishtë po shtohen në çdo fushë të jetës sonë. Këto zhvillime krijojnë mundësi reale për të

rritur mirëqenien ekonomike, për të përhapur lirinë politike dhe për të nxitur paqen. Sidoqoftë

këto zhvillime po krijojnë gjithashtu mundësi të mëdha për pabarazi shoqërore, po krijojnë pika

të dobëta si dhe po mbjellin farën e dhunës dhe konfliktit.

Kriza ekonomike shtrihen nga njëri shtet në tjetrin dhe po sjellin situate globale të vështira. Të

gjitha këto pjesë janë pjesë e asaj çka zakonisht i referohemi me emrin “globalizim” dhe të gjitha

këto sjellin pasoja për sigurinë. (Nye & Donahue, 2000)

Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizimi hasen në shumë fusha si : në ekonomi, mjedis,

papunësi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qenieve njerëzore, drogën, krimin e organizuar etj.

Papunësia është një tjetër problem global, i papunë quhet ai individ që ka moshë ligjore për punë,

që shkon në zyrën e punësimit dhe është në kërkim të një pune.

10

Me zhvillimin e globalizimit rënia e nivelit të punësimit vihet re si në sektorin publik dhe në atë

privat. Papunësia vjen si pasojë e zhvillimit teknologjik si dhe si pasojë e kompjuterizimit dhe

mekanizmit të shumë sektorëve. Vihet re se korporatat janë të prirura për arsye tregtare dhe

përfitimi që të punësojnë njerëz të arsimuar dhe të specializuar në finalet e tyre në vendet në të

cilat ato ushtrojnë aktivitetin. Ky fenomen bënë që numri i të punësuarve në to të mos përfshijnë

atë shtresë të shoqërisë që e ka të domosdoshme një pagë duke mos ndikuar në rehabilitimin e

vendeve të botës.

Emigracioni është një tjetër dukuri problematike, e cila i bashkëngjitet dukurisë së globalizimit.

Njerëz të moshave të ndryshme, por më së shumti mosha vitale dhe e afërt për punë 18-50 vjeç,

emigron nga vendet e varfëra drejt vendeve të pasura, kryesisht atyre perëndimore, emigracioni

ndikon pozitivisht në vendet pritëse të emigrantëve pasi rritë krahun e punës, por gjithashtu rrit

problemet që vijnë nga mos legalizimi i tyre. Emigracioni sjellë edhe pasoja sociale si: ndarjen e

familjeve, rreziqet e jetës ilegale, punës së zezë etj. Trafikimi i qenieve njerëzore mund të

cilësohet si skllavëri e kohëve moderne.

Trafikimi është proces global që ka për qëllim shfrytëzimin e njeriut në forma të ndryshme. (Nye &

Donahue, 2000)

Trafikimi është një formë e kulluar skllavërie dhe punë të detyruar, abuzim i pushtetit të më të

fortit ndaj më të dobëtit, gjendje ku një person a një grup personash kontrollojnë veprimtarinë e

një personi tjetër me qëllim përfitimi dhe që funksionon duke përdorur mashtrimin, forcën ose

rrëmbimin e personit.

Shkaqet e trafikut lidhen me faktorët:

• Ekonomia e dobët,

• Sociale (divorcet, dhuna ne familje, lëvizja e lirë),

• Politike.

2.4 Shëndetësia globale

Dhjetë kërcënimet ndaj shëndetësisë globale sipas OBSH janë:

1. Ndotja e ajrit dhe ndryshimet klimatike

11

Nëntë nga dhjetë vetë marrin frymë nga ajri ndotur çdo ditë. Në 2019, ndotja e ajrit konsiderohet

nga OBSH-ja, si rreziku më i madh mjedisor për shëndetin. Ai shkak kryesorë i ndotjes së ajrit

(djegia e lëndëve djegëse fosile) është gjithashtu një kontribuues i madh në ndryshimet

klimatike, gjë që ndikon në shëndetin e njerëzve në mënyra të ndryshme.

2. Sëmundjet jo ngjitëse

Sëmundjet jo të komunikueshme, të tilla si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës janë

kolektivisht përgjegjës për mbi 70% të ë gjitha vdekjeve në mbarë botën, ose 41 milionë njerëz.

Kjo përfshinë 15 milion njerëz që vdesin para kohe, të moshës ndërmjet 30 dhe 69 vjeç.

Midis shumë gjëra, këtë vit OBSH-ja, do të punojnë me qeveritë për t’i ndihmuar ata të

përmbushin objektivin global të reduktimit te pasivitetit fizik nga 15% deri në vitin 2030-

Përmes veprimeve të tilla si implementimi i mjeteve të politikave AKTIVE për të ndihmuar që

më shumë njerëz të jenë aktiv çdo ditë.

3. Pandemia e influencës

Bota do të përballet me një pandemi tjetër të gripit, e vetmja gjë që nuk e dimë është kur ajo do

të godasë dhe sa e ashpër do të jetë. Mbrojtjet globale janë po aq efektive sa lidhja më e dobët në

sistemin e gatishmërisë dhe reagimet ndaj emergjencave shëndetësore të çdo vendi.

OBSH-ja vazhdimisht monitoron qarkullimin e viruseve të influencës për të zbuluar tendosje të

mundshme pandemike: 153 institucione në 114 vende janë të përfshira në mbikëqyrjen dhe

përgjigjen globale.

4. Ambientet të brishta dhe vulnerabile

Më shumë se 1.6 miliard njerëz (22% e popullsisë globale) jetojnë në vende ku kriza të zgjatura

(përmes një kombinimi të sfidave të tilla si thatësira, uria, konflikti dhe zhvendosja e popullsisë)

dhe shërbimet e dobëta shëndetësore i lënë ata pa qasje në kujdesin themelorë.

5. Rezistenca antimikrobiale

Zhvillimi i antibiotikëve, barnave antiviralë janë disa nga sukseset më të mëdha të mjekësisë

moderne.

12

Rezistenca antimikrobiale-aftësia e bakterieve, parazitëve, viruseve për t’i rezistuar këtyre

barnave kërcënon të na kthejë në një kohë kur nuk kemi qenë në gjendje të trajtojmë lehtësisht

infeksione të tilla. Pamundësia për të parandaluar infeksionet mund të komprometojë seriozisht

ndërhyrjet kirurgjikale dhe procedurat si kimioterapia.

6. Ebola dhe patogjenë të tjerë me kërcënime të lartë

Në vitin 2018 Republika Demokratike e Kongos pati dy shpërthime të veçanta të epidemisë

Ebola, të cilat u përhapen në qytete me më shumë se 1 milion njerëz.

7. Kujdesi i dobët shëndetësor primar

Ky neglizhim mund të jetë një mungesë e burimeve në vendet me të ardhura të ulëta ose të

mesme, por ndoshta edhe një fokus në dekadat e fundit për programet e sëmundjes së vetme.

Në tetor të vitit 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë organizoi një konferencë te madhe

globale për ta ripërtëri angazhimin për kujdesin primar shëndetësorë.

8. Hezitimi në vaksinim

Fruthi, për shembull, ka një rritje prej 30% në rastet globalisht. Arsyet për këtë rritje janë

komplekse, dhe jo të gjitha këto raste janë për shkak të hezitimit të vaksinimit.

Në vitin 2019, OBSH do të rrisë punën për të eliminuar kancerin e qafës së mitrës në mbarë

botën duke rritur mbulimin e vaksinës HPV, ndër ndërhyrjet tjera.

9. Dengue.

Dengue, një sëmundje që bartet nga mushkonjat te njeriu, shkakton simptoma të ngjashme me

gripin dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

10. HIV

Megjithatë, epidemia vazhdon të brengoset me gati një milion njerëz çdo vit, duke vdekur nga

HIV-AIDS. Sot rreth 37 milion njerëz jetojnë në mbarë botën me HIV. Arritja e njerëzve si

punëtorët e seksit, njerëzit në burg, njerëz trans gjinorë, është jashtëzakonisht sfiduese (WHO,

2019).

13

2.5 Shëndetësia në ditët e sotme

Miratimi i Ligjit për Shëndetësinë, ligji nr. 2004/4, paraqet nismën e parë institucionale në nivel

legjislativ, për të rregulluar sistemin shëndetësorë dhe, njëkohësisht, edhe tendencën e parë për

krijimin e sigurimeve shëndetësore. Me miratimin e këtij ligji, sistemi shëndetësor u organizua

ashtu që u sistemua në tri nivele, atë primar, sekondar dhe terciar. Në këtë drejtim sipas

dispozitave të Ligjit për Shëndetësinë, sistemi shëndetësorë është i organizuar si në vijim:

Institucionet e nivelit parësor të Kujdesit Shëndetësor janë:

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendra e mjekësisë familjare, Ambulanca shëndetësore,

Qendra e mjekësisë urgjente, në Komunat me më tepër se 150.000 banorë, Barnatorja, Qendra e

Rehabilitimit.

• Institucionet e nivelit dytësor të Kujdesit Shëndetësor janë: Spitali, Qendra diagnostiko –

terapeutike, Qendra e shëndetit oral dhe kujdesit dental, Qendra e shëndetit mendor,

Shtëpia për integrim në bashkësi, Qendra speciale rehabilituese.

• Kujdesi tërësor shëndetësor përfshin shërbimet specialistike që ofrohen në institucionet

shëndetësore të autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë ku zhvillohet procesi mësimor

universitar, puna kërkimore-shkencore dhe edukimi specialistik pasdiplomatik. (RKS,

2007)

2.6 Përshkrimi i gjendjes së shëndetësisë në Kosovës

Është tejet e rëndësishme që në kuadër të trajtimit të rëndësisë së sigurimeve shëndetësore, të

merret parasysh sistemi shëndetësorë. Rëndësia e sistemit shëndetësorë në relacion me sistemin e

sigurimeve shëndetësore konsiston në atë se vetë funksionimi i këtyre sigurimeve përqendrohet

në ofrimin e shërbimeve, të cilat kryhen nga institucionet shëndetësore. Në këtë drejtim, në pika

të shkurta do të paraqesim gjendjen e sistemit shëndetësorë, duke bërë një analizë retrospektive

nëpër etapa të ndryshme. Nisur nga fakti se Kosova ka kaluar disa faza të rëndësishme historike,

pa dyshim se të gjitha segmentet shoqërore kanë pësuar ndryshime, duke përfshirë këtu edhe

sistemin shëndetësorë. Pra, që nga viti 1945 e deri në vitin 1989 Kosova ka qenë e përfshirë në

sistemin shëndetësorë të ndërtuar brenda Federatës Jugosllave, ku brenda kësaj periudhe në

aspektin statusorë, Kosova brenda rregullimit federativ ka pasur një dinamikë të statusit juridik

në aspektin e pozitës së saj brenda RSFJ-së.

14

• Faza e parë, që shënon periudhën nga viti 1999 e deri më 2001, është faza emergjente në

të cilën tendenca ishte që të krijohen burime financiare për funksionimin e institucioneve

publike shëndetësore. Në këtë fazë financimi i sistemit shëndetësorë është bërë nga

buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe donacionet e ndryshme që janë siguruar nga

organizatat e ndryshme ndërkombëtare

• Faza e dytë i përket periudhës nga viti 2002 e deri më vitin 2004, që konsiderohet si fazë

në zhvillim e financimit të sistemit shëndetësorë nga Buxheti i Kosovës dhe

bashkëpagesës (të hyrave vetanake të institucioneve shëndetësore). Kjo periudhë

karakterizohet edhe me miratimin e kornizës së parë ligjore që nga përfundimi i luftës, e

që nënkupton miratimin e Ligjit për Shëndetësinë 2004/4. Pas miratimit të Ligjit për

Shëndetësi 2004/4, sistemi shëndetësor u sistemua në tri nivelet e ofrimit të shërbimeve

dhe kujdesit shëndetësor.

• Faza e tretë përfshinë periudhën nga miratimi i Ligjit për shëndetësi nga viti 2004 e deri

në nismën e draftimit të rishqyrtimit të Ligjit për Shëndetësinë, i cili synon që ta

reformojë sistemin shëndetësor në aspektin organizativ dhe financiar.

Kjo fazë ka përcjellë sistemin shëndetësor me mangësi e ndryshme, duke përfshirë jo-efikasitetin

financiarë të sistemit shëndetësorë, dështimin e krijimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore, si

dhe krijimin e sistemit informativ në sektorin e shëndetësisë.

• Faza e katërt, që mund ta konsiderojmë periudhën nga nisma për ndryshimin e Ligjit për

Shëndetësi, përfshinë tendencat që janë në zhvillim e që kanë për objektiv reformimin e

sistemit shëndetësorë, si në aspektin financiarë, organizativë dhe sistemorë (informative).

15

3. DEKLARIMI I PROBLEMIT

Pandemia COVID-19, e njohur gjithashtu si pandemia e koronavirusit, është një pandemi e

vazhdueshme e sëmundjes koronavirus (COVID-19) e shkaktuar nga sindroma e rëndë akute e

frymëmarrjes koronavirus 2 (SARS-CoV-2), e identifikuar për herë të parë në dhjetor 2019 në

Wuhan-Kinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin një Urgjencë të Shëndetit

Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar në Janar 2020 dhe një pandemi në Mars 2020. Që nga 1

Dhjetori 2020, më shumë se 63.4 milion raste janë konfirmuar, me më shumë se 1.47 milion

vdekje nga COVID-19.

Nga të dhënat e shkencore nga organizata botërore e shëndetësisë për COVID-19, u deklarua se

ky virus nuk ndikoi vetëm në aspektin fizik në shëndetin e njeriut, por edhe psikologjik.

COVID-19, si ngjarje e rastësishme dhe e paparashikueshme, do të ketë ndikim negativ si në

nivel global, ku përpos që ka shkatërruar rendin shoqërorë në fakt ky virus ka shkatërruar edhe

ekonominë.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është të shqyrtoj literaturën dhe të dhënat përshkruese shkencore

për globalizimin dhe kujdesin shëndetësor tek popullata e Republikës së Kosovës.

1) Përcaktimi i faktorëve socio demografik;

2) Përcaktimi i gjendjes shëndetësore, simptomave, kohëzgjatjes së sëmundjes të pacientëve me

COVID-19.

3) Paraqitja e raportit të numrit të rasteve me COVID-19 në RKS.

16

4. METODOLOGJIA

Variablat e globalizimit dhe kujdesit shëndetësorë tek popullata e Republikës së Kosovës janë

hulumtuar përmes metodologjisë kualitative duke shqyrtuar literaturën që e trajton dhe analizon

rrethanat dhe efektet e mundshme të globalizimit tek kujdesi shëndetësorë dhe verifikimit të të

dhënave nga të infektuarit me virusin COVID 19, si pandemia më e përhapur në botë ditët e

fundit duke i dhënë fokus edhe globalizimit për përhapjen e saj.

4.1 Mostra

Përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyrë selektive. Në këtë hulumtim si mostër studimi janë

përfshirë gjithsej 66 subjekte, gjegjësisht pacient të infektuar me virusin COVID-19. Anketimi

është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Pozheran dhe Viti, ku

ishin të shtrirë persona të prekur nga virusi Covid-19.

4.2 Marrja e të dhënave

Të dhënat janë marrë përmes anketimit të pacientëve përmes pyetësorit të hartuar. Në pyetësor

janë përfshi edhe të dhënat demografike si gjinia. Gjithsej janë parashtruar 6 pyetje rreth

shëndetit dhe simptomave të pacientëve.

4.3 Etika dhe konfidencialiteti

Për realizimin e këtij punimi është marrë leja nga Drejtoria në kuadër të QKMF-së në Viti dhe në

Pozheran, po ashtu nga Komiteti Etik në kuadër të SHSKUK-së. Të gjitha të dhënat e marra nga

ky hulumtim do të mbeten konfidenciale dhe të tillat nuk do të përdorën për qëllime të tjera

përveç asaj çka është cekur në këtë hulumtim.

4.4 Analiza e të dhënave

Për analizimin më të saktë të gjetjeve nga të dhënat e pyetësorëve është përdorur programi

Microsoft Office Excel. Poashtu, është përdorur programi SPSS, për analizimin dhe interpretimin

e të dhënave dhe përgjigjeve të të anketuarve në mënyrë deskriptive.

17

5. REZULTATET

Tabela1. Rastet e infektuara me virusin COVID-19 të konfirmuara në Botë gjatë muajit Dhjetor

2020

Shteti Rastet Vdekjet Të shëruar Rastet aktive

Kina 86.542 4.634 81.631 277

Spanjë 1.664.945 45.069 0 1.619.876

Itali 1.620.901 56.361 784.595 779.945

Gjermani 1.075.702 17.047 758.800 299.855

Francë 2.222.488 52.731 162.281 2.007.467

Turqi 668.957 13.936 409.320 245.701

Zvicër 330.874 4.893 250.200 75.781

Austri 285.489 6.769 0 253.960

Bullgari 145.300 4.035 50.565 90.700

Kroaci 131.342 1.861 108.231 21.250

Greqi 107.183 2.517 9.989 94.964

SHBA 13.933.653 274.743 8.230.001 5.482.909

Iran 957.951 48.628 677.963 249.360

Kanada 379.846 12.137 301.345 66.346

Slloveni 77.106 1.490 55.476 20.140

Hungari 221.073 4.977 64.802 151.294

Mali i zi 35.849 504 24.637 1.348

Shqipëri 39.014 822 19.384 18.808

5.1 Mostra e vlerësuar me COVID 19 – Kosovë

Në këtë pjesë do të përshkruhen verifikimet e pacientëve të përfshirë në këtë studim me virusin

Covid 19.

Në tabelën 2 tregohet se në këtë studim janë shqyrtuar gjithsej 66 pacient me Covid 19 ku prej

tyre 58 (95%) janë të gjinisë mashkullore dhe 8 (5%) të gjinisë femërore.

18

Tabela 2. Struktura gjinore e pjesëmarrësve në studim.

Të anketuarit Pacient/e Përqindja%

Meshkujt 58 95%

Femrat 8 5%

Total 66 100%

Pacientët u pyetën se si e vlerësojnë shëndetin personal në atë moment dhe përgjigjet e tyre

variuan si në tabelën 3.

Tabela 3: Gjendja shëndetësore gjatë momentit të anketimit të pacientëve me COVID-19

Të anketuar Meshkuj Të anketuar Femra

15 Mirë 4 Mirë

23 Keq 3 Dobët

20 Dobët 1 Keq

Në tabelën 2 kemi paraqitur përgjigjet e pyetjes së parë në anketë. Nga gjinia mashkullore kemi

23 persona të cilët ishin me shëndet të mirë, 23 prej tyre ishin me shëndet të dobët si dhe 15

pacientë u shprehen se ishin me shëndet të keq. Femrat u përgjigjen në këtë mënyrë të cilat 4 prej

tyre ishin me shëndet te mirë, 3 prej tyre ishin me shëndet të dobët si dhe 1 prej tyre ishin në

gjendje të vështirësuar gjendje të keqe.

Pyetja 2. Çfarë simptoma keni pasur gjatë kësaj periudhe?

Tabela 4: Simptomat e COVID-19.

Të anketuar Meshkuj Të anketuar Femra

11 A,C,D 3 A,C,D,E

8 E,F 2 E,F

16 A,B 2 B,D

6 A,B ,D 1 A,D,F

14 C,D

3 F,D

19

Përgjigjet: a) Ethe/Temperaturë , b) Diarre , c) Humbjen e shijes dhe nuhatjes, d) Kokë dhembje,

e) Plogështi , f) Vështirësi në frymëmarrje.

Pyetja 3. A keni pasur ndonjë familjarë të sëmur me COVID-19.

Tabela 5. Familjarë të tjerë me COVID-19.

Të anketuar

Meshkuj Të anketuar Femra

47 B 6 A

11 A 2 B

Përgjigjet: a) Po, b) Jo

Në tabelën 5 kemi marrë përgjigje se një numër i vogël i pacientëve qe ishin të shtrirë kishin

edhe familjarë të tjerë të prekur me COVID-19.

Pyetja 4. Sa kanë zgjatur simptomat që keni pasur?

Tabela 6. Periudha inkubacionit

Të anketuar Meshkuj Të anketuar Femra

35 C 5 A

15 B 3 B

8 A

Përgjigjet: a) 7ditë, b) 10 ditë, c) 14 ditë.

Pyetja 5. Si ishte oreksi juaj gjatë kësaj kohe?

Përgjigjet: a) Apetit normal, apo b) Apetit i dobët,

Gjinia mashkullore, këtu kemi të bëjmë me 58 të anketuar dhe te cilët 45 prej tyre ishin me apetit

normal dhe 13 prej tyre ishin me apetit të dobët. Gjinia femërore ku prej tyre ishin 8 dhe të

gjithat ishin me apetit normal si më parë.

Në tabelën 7 janë paraqitur statistikat e COVID-19 në Kosovë në disa qytete.

20

Tabela 7. Paraqet rastet e konfirmuara në Kosovë

Qytetet e Kosovës Raste Vdekje Të shëruar Raste aktive

Prishtinë 19,336 175 14,109 5,052

Gjilan 3,024 84 2,497 443

Ferizaj 2,355 77 1,986 292

Mitrovicë 2,261 66 1,616 579

Pejë 2,064 77 1,642 346

Gjakovë 2,015 95 1,708 212

Prizren 1,991 136 1,400 455

Lipjan 1,332 24 887 421

Viti 952 40 808 104

Malishevë 555 32 385 138

Klinë 508 29 376 103

Vushtrri 1,657 46 1,333 278

Podujevë 2,088 45 1,424 619

Shtime 474 17 383 74

21

6. DISKUTIME DHE KONKLUZIONE

Globalizimi tashmë është shndërruar në një termë që po përdoret shpesh kohët e fundit në fusha

të ndryshme të jetës. Konsiderohet nga studiues të ndryshëm edhe si një mundësi e mirë por edhe

si një rrezik apo kërcënim për shtetet.

Globalizimi ndërthur dimensione të ndryshme të cilat ndërveprojnë me njëra tjetrën. Një

rëndësi të madhe ka dimensioni ekonomik i cili shërben si një forcë lëvizëse edhe për

proceset e globalizimit në fusha të tjera. Një vend të rëndësishëm zënë edhe dimensionet e

tjera si dimensioni shoqërore ku bota pothuajse është shndërruar tashmë në një “global

village”; dimensioni politik ku shumë probleme mund ti jepet zgjidhje në rrafsh

ndërkombëtar; dimensioni kulturor i cili i jep një shtrirje më të gjerë ndërgjegjësimit për

kulturën lokale çka është një dukuri shoqëruese e globalizimit; si dhe dimensioni mjedisor ku

ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale përbejnë

probleme globale të cilat duhen trajtuar e zgjidhur në nivel global.

Në këtë kapitull janë përmbledhur pikat kryesore nga i gjithë punimi për të shpjeguar më mirë

pyetjen hulumtuese.

Në kuadër të hulumtimit janë të përfshirë 66 të anketuar të cilët kryesisht vinin nga komuna e

Vitisë.

Në hulumtim dominon gjinia mashkullore, të cilët janë në numër më të madh në raport me

gjininë femërore. Aktualisht, mbi 50% të pacientëve ishin në gjendje shëndetësore të mirë dhe

kishin simptoma të lehta. Pamëvarsishtë që të anketuarit ishin të shtruar në spital, mora lejen nga

drejtoria e spitalit për të intervistuar pacientët të cilët ishin me virusin COVID-19. Në

Republikën e Kosovës nuk janë shqyrtuar shumë variablat përkatëse sipas metodologjisë cilësore

(kualitative), andaj edhe ky punim është shumë i varfër në rekomandimet shkencore për variablat

e efektit të globalizimit dhe kujdesit shëndetësor.

22

7. REFERENCAT

Easterly, W. R., 2002. The Elusive Quest for Growth. Cambridge: MIT Press.

Karl - Erik Kval, A. J. M. B. S. T., 2006. Politika dhe Demokracia. Botimi i dytë ed. Prishtinë:

Rozafa.

Mjeldheim, L., Lillejord, S. & Solvberg, E., 2006. Spektri Shkencat Shoqërore Për nxënësit e

Shkollave të Mesme. Botimi i dytë ed. Prishtinë: Rozafa.

Nye, J. S. & Donahue, J. D., 2000. Governance in a Globalizing World. Washington: Brookings

Institution Press.

RKS, M. e. S. e., 2007. https://gzk.rks-gov.net. [Online]

Available at: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2465

[Accessed 31 1 2021].

Skenderi, N., 2003. Ekonomia dhe Politika Botërore. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti

Filozofik.

WHO, 2019. https://www.who.int/. [Online]

Available at: https://www.who.int/news-room/spotlight/ten-threats-to-global-health-in-2019

[Accessed 31 1 2021].

23

8. SHTOJCA

Pyetësori

Të nderuar qytetarë,

Ky pyetësorë do të realizohet nga Egzona Hajrizi, studente e departamentit të

Infermierisë.

Tema: Ndikimi i COVID-19 në Shëndetin tuaj.

Të dhënat tuaja do të mbesin konfidenciale, ato do të përdoren vetëm gjatë këtij

hulumtimi.

Faleminderit për bashkëpunimin!

1.Gjinia?

a) M , b) F

2.Si e vlerësoni shëndetin tuaj të tanishëm?

a) Mirë , b) Dobët , c) Keq

3.Çfarë simptoma keni pasur gjatë kësaj periudhe?

a)Ethe/Temperaturë , b)Diarre, c) Humbje e shijes dhe nuhatjes, d) Kokë dhimbje, e)

Plogshti, f) Vështersi në frymëmarrje

4.Akeni pasur ndonjë familjarë të sëmurë me COVID-19?

a) Po , b) Jo

5.Sa kanë zgjatur simptomat që keni pasur?

a) 7 ditë, b)10 ditë, c) 14 ditë

6.Si është oreksi juaj gjate ksaj kohe?

a) Apetit normal , b)Apetit i dobët

Ju faleminderit për pjesëmarrje!