Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë? Ese mbi Origjinat e Diskurseve të Ideologjizuara në...

235

Transcript of Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë? Ese mbi Origjinat e Diskurseve të Ideologjizuara në...

Përpjekja 1

Viti XX, nr. 30-31 Tiranë, pranverë - vjeshtë 2013

E përtremuajshme kulturore Botim i Qendrës Përpjekja

LËNDA

2 Rishikim i Pavarësisë Nga Fatos Lubonja

5. Të rimendosh nacionalizmatballkanike: Rasti i figurës së Ismailbej Qemalit dhe i nacionalizmitshqiptar

Nga Nathalie Clayer

15 Shqiptarët e rinj: Identiteti, ideologjiadhe veprimi shoqëror në revolucioninkushtetues osman të 1908-s

Nga E. Peter Licursi

41 Austro-Hungaria dhe Shqipëria(1878-1914) Nga Krisztián Csaplár-Degovics

54 Lufta e Parë Ballkanike dheshqiptarët. Një kontribut përhistorinë e shpalljes së pavarësisësë Shqipërisë (28 nëntor 1912) Nga Krisztián Csaplár-Degovics

85 Edhe një herë mbi kryengritjetshqiptare të pas vitit 1908

Nga Nathalie Clayer

123 Francesco Crispi dhe Shqipëria Nga Guido Pescosolido

134 Lufta e parë ballkanike,mëvetësimi i Shqipërisë dheGreqia

Nga Dr. Ledia Dushku

147 Origjinat e pretenduara tëoxhaqeve shqiptare. Orvatje përkontekstualizim

Nga Holta Vrioni

180 Rilindja Bullgare si një periudhëe veçantë historike, shqyrtuar nëkontekstin e RilindjevekombëtareNga Alexander Vezenkov

199 Romantizmi apo përkatësi edyfishtë?Nga Slobodan Naumovi

221 Kosova 1912 në tekstet mësimoretë historisë të Kosovës, Shqipërisëdhe Sërbisë

Nga Shkëlzen Gashi

230 Festa si harbim amnezik

Nga Dr. Ermal Hasimja

Përpjekja 2Pavarësia

RISHIKIM I PAVARËSISË

Nga Fatos Lubonja

Para disa kohësh në shtypin shqiptar doli një peticion i mbiquajtur: Kundër rishikimittë historisë nën mbikqyrjen e autoriteteve shtetërore turke i firmosur nga një numër i madhintelektualësh, i cili na tërhoqi veçanërisht vëmendjen pasi rishkrimi i histori/ografisë është njënga seksionet kryesore të Përpjekjes. Edhe ky numër mbi Pavarësinë është, sipas nesh, njërishkrim i historiografisë. Po botojmë tekste që e interpretojnë ndryshe këtë ngjarje nga si einterpreton historia jonë zyrtare. Prandaj, duke paraqitur këtë numër, nuk mund të mosballafaqohemi me këtë peticion në mbrojtje të punës që kemi bërë dhe bëjmë.

Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinëe një kombi. Ato s mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme thuhet në hyrje të peticionit.Në këtë pohim, që përbën si të thuash preambulën e peticionit, bien në sy tre gjëra: Së pari,sipas firmëtarëve faktet historike dhe argumentet shkencore identifikohen me njëri-tjetrinduke u quajtur ngjarje dhe momente historike . Kjo të çon tek ideja e së vërtetës objektiveaq e ekzaltur në kohën e sundimit të ideologjisë. Ndërkaq, ne mendojmë se ka shumë kohë, tëpaktën që me Kantin, që e dimë se shkenca nuk na thotë të vërteta objektive apo absolute, se ajoështë produkt i mendjes njerëzore, një përpjekje për të organizuar kaosin nëpërmjet formës .Aq më pak historia mund të konsiderohet thënëse të vërtetash objektive. Përkundrazi, ajokonsiderohet par definition subjektive. Nuk ka fakte; ka interpretime të tyre . (Niçe). Së dyti,këta fakte historike apo argumente shkencor , mbiquhen prej firmëtarëve jetikë përekzistencën e kombit duke u bërë, si të thuash, të paprekshëm e duke marrë, kësisoj, njëkonotacion përtej shkencor. Një historiografi e trajtuar si shkrim i shenjtë nuk është kompatibëlme shkencën. Së treti, firmosësit më një anë bëjnë thirrje për mosndryshimin e historiografisëme ndërhyrje nga jashtë në emër të lirisë shkencore, më anë tjetër përcaktojnë qartazi vijatideologjike se si duhet shkruar historia. Në fakt, peticioni është një ilustrim par exellence i asajqë Naumovic në artikullin e tij të këtij numri e quan sindromi i përkatësisë së dyfishtë : qëshfaqet kur grupet e studiuesve dhe intelektualëve vendas i venë vetes detyrë që, me punën etyre, t i shërbejnë jo shkencës, por ideologjisë kombëtare të grupit të gjerë të cilit i përkasin.

Po t i bashkosh këta elementë të peticionit nuk është e vështirë të arrish në përfundiminse fryma e tij është ajo ideologjisë së diktaturës apo e diktaturës së ideologjisë që na ka sunduarpër pesëdhjetë vjet mënyrën e të menduarit e të vështruarit edhe të historisë. Karakteristikë ekësaj ideologjie ishte se ajo tentonte të ishte njëherësh edhe teori e argumentuar shkencërisht,edhe fe që kërkonte besimin absolut të besimtarëve të vet e ku intelektualët vendas bëheshinklerikët e saj. (Shih për këtë edhe Privatësia në sistemin totalitar , F. Lubonja Përpjekja 23).

Përpjekja 3Rishikim i Pavarsisë

Nuk është vështirë të kuptosh se firmosësit e peticionit kërkojnë ruajtjen e ideologjizimitnacional - romantik të historisë të përpunuar më së pari nga rilindasit dhe të ripërpunuar nëkohën e nacional - komunizmit të Enver Hoxhës, madje duke e radikalizuar diskursin vetorientalisttë rilindasve që synonin shkëputjen e çdo lidhjeje me botën orientale në emër të evropianizimit.

Nisur nga ky pozicionim thellësisht i ideologjizuar, prandaj dhe shumë pak shkencor,ata kërkojnë të zhbëjnë çdo tentativë për të rishkruar një historiografi sipas të cilës pushtimiosman shkaktoi një gropë të zezë ne historinë e kombit shqiptar duke ndërprerë procesinnormal historik te zhvillimit të kombit tonë si dhe atë sipas të cilës shqiptarët luftuan vazhdimishtpër lirinë e tyre, për gjuhën duke ruajtur në thelb të pacënuar identitetin e tyre, - një qëndresëqë përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë eEvropës. Dihet se shpallja e pavarësisë konsiderohet si momenti kulminant i kësaj historiografiemitologjike.

Lidhur me këtë Noel Malcolm në shkrimin e tij Mitet e identitetit kombëtar shqiptar(Përpjekja 15-16 f. 183) bën qartazi diferencën midis mitit të betejave të vazhdueshme kombëtaretë ndërtuar nga rilindasit mitndërtues dhe realitetit historik të marrëdhënieve të shqiptarëve nëPerandorinë Osmane. Duke ballafquar protagonistët e asaj kohe ai citon Ismail Qemalin qëshkruan:

Që nga ajo kohë (vdekja e Skënderbeut), megjithëse shqiptarët asnjëherë nuk kanëhumbur dëshirën pasionante për pavarësi, ata kanë qenë i vetmi popull i Ballkanit me të vërtetëi lidhur me Perandorinë Osmane, gjithmonë të gatshëm për ta mbështetur atë, gjithmonë tëlumtur që ndihmonin fuqizimin e saj dhe përfitonin nga ky fuqizim. (Ismail Qemal Vlora,Albania and the albanians botuar së pari në The Quarterly Review (1917, ribotuar në Ylli iMëngjesit, vol. 2, n.5 (29 shtator 1917), f. 129-34. Një pasqyrim i ngjashëm - shkruan Malcolm- mund të nxirret edhe nga shkrimet e Eqrem Bej Vlorës ose edhe nga komentet e Isa Boletinit,të raportuara nga Aubrey Herbert. Ndërkaq ai citon Faik Konicën i cili në numrin e parë tëgazetës së tij The Trumpet of Croya (Trumpeta e Krujës), botuar në St Louis, Missouri, më1919 shkruan: Uroj që të shkëpus çdo lidhje ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, të çrrënjos mesa të jetë e mundur rezultatet e pushtimit dhe të lidh të tashmen me të shkuarën, duke bërë tëmundur që vendi im te rifillojë evolucionin e tij të natyrshëm, pikërisht aty ku ai u ndërpre ngapushtuesit e huaj.

Sipas Malcolmit divergjenca vjen për dy arësye. Së pari se publicistët e vendosur jashtëShqipërisë si Konica, Noli, Çekrezi dhe Dako kishin një mendim më të plotë të kërkesavepolitike të ditës të diktuara nga politikat e Fuqive të Mëdha, por edhe sepse ata shkruanin sipasdiktatit të skicave mitike, të rrënjosura në mendimin e tyre. Duke komentuar thënien e

Konicës, Malkolm shkruan: Vështirë se mund të gjendet një përcaktim më i qartë i botkuptimitmitik mbi kohën: një gjysëm mijëvjeçari historie njerëzore fshihet me lehtësi, dhe ajo që mbetetnga ana tjetër lidhet , sikur asgjë të mos kishte ndodhur brenda kësaj kohe. Kjo mund të jetë emundur jo në botën reale të kohës njerëzore, por në botën e pakohë (mitike), ku në thelbidentiteti përcaktohet me supozim.

Sikurse e kemi shprehur edhe herë tjetër ne mendojmë se është tejet e rëndësishme tëhidhet drita e studimit shkencor mbi botën reale të kohës njerëzore për ta njohur historinëtonë në kompleksitetin e vet dhe jo sipas thjeshtëzimeve mitike dhe manipulimeve ideologjike.

Ky numër siç e thamë i dedikohet pavarësisë. Historianët Nathali Clyer, Peter Likursi,

Përpjekja 4Pavarësia

Krisztián Csaplár-Degovics, Guido Pescosolido, Ledia Dushku na japin një pasqyrë pikërishttë kompleksitetit të asaj periudhe, të faktorëve të shumtë që sollën pavarësinë e Shqipërisë.Clayer, pasi shtjellon faktorët makro dhe mikro, na jep në tekstin e parë historinë e qëndrimitdhe veprimit të Ismail bej Vlorës në këtë kontekst, duke formuluar edhe disa refleksione mbistudimin e nacionalizmave ballkanikë. Në shkrimin e dytë, ajo u rikthehet kryengritjeve tëviteve 1908 - 1912 të vlerësuara në historiografinë shqiptare si një kryengritje e vetme dukehedhur dritë mbi natyrën shumë më komplekse dhe diverse të këtyre kryengritjeve, ashtusikurse edhe të pozitave e qëndrimeve të aktorëve të ndryshëm, e duke vënë në dukje edhekufizimet e studimeve të derimësotshme në lidhje me to. Likursi merret me kontributin eshqiptarëve në Revolucionin Xhonturk, ku bije në sy se në atë periudhë shumë veprime të tyre,deri edhe një përkushtim ndaj Perandorisë që krahasohej me atë të turqve, ishin të kushtëzuaredhe nga identiteti osman i tyre çka në historiografinë zyrtare thuajse nuk është folur kurrë.Krisztián Csaplár-Degovics, në artikullin e tij të parë jep një pasqyrë përmbledhëse të rolit tëAustro-Hungarisë në konsolidimin e nacionalizmit shqiptar dhe shpalljen e Pavarësisë. Kursenë të dytin analizon Luftën e Parë Ballkanike, duke na dhënë edhe një kronologji të ngjarjeve tëvjeshtës së vitit 1912 dhe duke rindërtuar rrethanat lokale të shpalljes së pavarësisë. GuidoPescosolido analizon figurën e Francesco Crispi-t, një prej burrave të shtetit më të rëndësishëmnë historinë e Italisë në kapërcyell të shekujve XIX-XX, duke na treguar se si origjina dhekultura e tij arbëreshe ndikoi në vizionin e tij për problemin e nacionalitetit dhe veçanërisht nëvizionin e tij për raportet e Italisë me Ballkanin e posaçërisht me Shqipërinë. Ledia Dushkupërqëndrohet në raportet midis Shqipërisë dhe Greqisë në prag të shpalljes së Pavarësisë, duketreguar evoluimin e interesave aneksioniste greke dhe sygjeron se përpjekjet greke për tëparandaluar shpalljen e pavarësisë çuan në shpalljen e saj tre ditë më herët nga sa ishte planifikuar.

Një pjesë e dytë shkrimesh me autorë Holta Vrioni, Alexander Vezenkov, SllobodanNaumovi , Shkëlzen Gashi janë ese dhe studime kritike mbi mënyrën se si është shkruarhistoriografia e ndikuar nga ideologjizimet e vjetra apo të reja. Vrioni pasqyron dhe analizonpretendimet e artikuluara të oxhaqeve shqiptarë rreth origjinave të tyre, si origjina fisnike apo tëpastra shqiptare, duke i vendosur këto pretendime në perspektivën historike dhe kontekstualetë asaj kohe. Vezenkov analizon Rilindjen Kombëtare në ligjërimin e historiografisë bullgareduke e krahasuar atë me ligjërimet e historiografive ballkanike, përfshirë edhe atë shqiptare.Naumovic në esenë e tij mbi origjinat e diskurseve të ideologjizuara në etnologjinë ballkanikeshtjellon se është sindromi i përkatësisë së dyfishtë (double insider syndrom) më fort sesadashuria për romantizmin ai që ka sjellë ideologjizimin nacionalist të shkencave të etnologjisë nëBallkan. Gashi, në punimin e tij analizon tekstet mësimore të shkollave fillore e të mesme tëKosovës, Shqipërisë e Sërbisë mbi vitin 1912. Artikulli nxjerr në pah shpërputhjet meshistoriografive në fjalë dhe falsifikimet përkatëse të secilës palë.

Së fundi, Ermal Hasimja nëpërmjet një reflektimi tejet kritik mbi festimin e 100 vjetorittë shpalljes së pavarësisë del në përfundimin se ky festim nuk ishte veçse një harbim amnezikndaj faktit se këta 100 vjet pavarësi kanë prodhuar në periudhën më të madhe tragjedi përshqiptarët, duke na sugjeruar edhe se sa e nevojshme është njohja e historisë reale për të ndërtuarnjë Shqipëri më të mirë.

Përpjekja 5

TË RIMENDOSH NACIONALIZMAT BALLKANIKE: RASTI I FIGURËSSË ISMAIL BEJ QEMALIT DHE I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Nga Nathalie Clayer

Në kuadrin e këtij simpoziumi kushtuar figurës së Alexandre Exarque (AleksandërEksarkut) dhe rrugëve bullgare drejt Europës së shekullit të XIX-të, m u dukinteresante që të formuloj disa refleksione mbi studimin e nacionalizmave ballkanikë,duke u nisur nga puna shumëvjeçare, jo mbi nacionalizmin bullgar, por mbi nacionalizminshqiptar1. Për ta qasur këtë çështje më konkretisht, nën një këndvështrim të ngjashëmme atë mbi të cilin është ndërtuar simpoziumi, do të marr shembullin e qëndrimit dheveprimit të njërës prej figurave më emblematike të nacionalizmit shqiptar, atë të Ismailbej Vlorës, i shndërruar në baba i kombit pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisëmë 28 nëntor 1912.

Le të shënojmë se ky personazh nuk është fare pa lidhje me historinë bullgare;i thirrur më 1866 në Rusçuk/Ruse nga Mithat Pasha i cili po realizonte atëherë reformate para të administratës provinciale, është Ismail Qemali ai që, për dy vjet me radhë,botoi gazetën e famshme të vilajetit të Danubit, Tuna/Dunav2. Më 1869, ai u emëruaguvernator i Varnas dhe, pak kohë më pas, u transferua në postin e guvernatorit tëDanubit të Poshtëm, në Tulçea, duke mveshur gjithashtu edhe funksionin e Presidentittë Komisionit Europian të Danubit. Më 1876, u emërua anëtar i komisionit të ngarkuarme hetimin e revoltës së Batakut dhe shtypjes së saj të ashpër nga autoritetet osmane.

1 Në veçanti, ky studim ka çuar në hartimin e një vepre më vete që ka dalë në Paris, tekKarthala, më 2006, nën titullin, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar. Libri është botuar edhe nëshqip.

2 Shiko Sommerville Story, The memoirs of Ismail Kemal Bey (Kujtimet e Ismail Bej Qemalit),Londër, Constable and Co, 1920, f. 39. Në mars-dhjetor 1867, ai qe gjithashtu redaktor i një revisteturko-bullgare që dilte në Ruse, të titullur Istoènik Mnenija/Mecra-i Efkâr (Rryma e ideve), që pativetëm dy numra, dhe që përmbante në veçanti artikuj mbi historinë e Perandorisë osmane,kozmografinë, etikën dhe tekste të marra nga Voltaire (H. Kaleshi, Vlora, Ismail Qemali , në M.Bernath u. K. Nehring (bot.), Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas, München,Oldenbourg, B. IV, 1984, f. 431; M. Türker Acaroðlu, 120 ans de journalisme turc en Bulgarie(1865-1985) (120 vjet gazetari turke në Bullgari: 1865-1985), në N. Clayer, A. Popovic dhe Th.Zarcone (bot.), Presse turque et presse de Turquie (Shtypi turk dhe shtypi në Turqi), Istanbul, Isis,1992, f. 317-353 (shiko f. 335).

Përpjekja 6Pavarësia

Së fundi, rreth njëzet vjet më vonë, botoi në Bullgari, prej Stambollit, një gazetë të re, tëdestinuar, në fakt, për t u shpërndarë në Perandorinë osmane3.

Qasja e çështjes së nacionalizmave përmes një personazhi na lejon që të marrimparasysh dy nivele themelore në zhvillimin e nacionalizmave, nivelin makro dhenivelin mikro , të cilët, natyrisht, nuk janë krejt të shkëputur nga njëri-tjetri. Me nivelmakro unë kuptoj kontekstin politik dhe shoqëror dhe dinamikën e tij, një përmasë kjoqë nganjëherë shihet në mënyrë tepër të pjesshme dhe karikaturale. Në rastin tonë,bëhet fjalë për një gamë të gjerë faktorësh të lidhur me politikën e Fuqive të Mëdha, metkurrjen territoriale të Perandorisë osmane, me krijimin e shteteve-kombe ballkanike,me kërkesat territoriale të këtyre të fundit, me ndryshimin e pushtetit që shoqëroikrijimin e tyre, me ndryshimet politike dhe shoqërore si në Perandorinë osmane ashtuedhe në shtetet ballkanike, veçanërisht zhvillimi i arsimit, formimi i elitave të reja apokonfecionalizimi i cili po fuqizohej në atë fundshekulli të XIX-të dhe fillimshekulli tëXX-të. Ndërsa me nivel mikro , unë kuptoj strategjitë individuale dhe kolektive tëpërqafuara në nivel lokal, në varësi gjithashtu të karakterit dhe profilit të individëveapo grupeve. Në veçanti, nacionalizmi duhet parë, për mendimin tim, si një mjet veprimipolitik midis mjetesh të tjera veprimi të përdorura nga aktorët, qoftë në rrafshin lokal, eqoftë në atë jo lokal; gjë që i jep nacionalizmit shumë domethënie të veçanta, dheimplikon që i njëjti nacionalizëm s mund të ketë një karakter të vetëm.

Një udhë individuale në një botë në ndryshim

Ismail Qemal bej Vlora lindi më 1844 dhe vdiq më 1919. Pra bëhet fjalë për njëshqiptarist të brezit të vjetër, si vëllezërit Frashëri, Naim dhe Sami (të lindur më 1846 dhe1850), por më i moshuar se disa figura të tjera të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar,siç Shahin Kolonja (lindur më 1865 ose 1867), Faik Konica (lindur më 1876) apo FanNoli (lindur më 1882). Për të, si dhe për shqiptaristët e tjerë, konteksti i përgjithshëmështë së pari ai i tkurrjes së vazhdueshme të Perandorisë Osmane në Europë dhe izgjidhjeve politike të destinuara për ta shmangur këtë, ose, në të kundërt, për ta siguruarsa më mirë e mundur të ardhmen. Por, në dallim nga vëllezërit Frashëri dhe mjaftshqiptaristëve të brezit të ri, ai beson vërtet në mundësinë e reformimit të Perandorisë,aq më tepër që ai e sheh veten si një nga personat e aftë që t i frymëzojnë dhe drejtojnëkëto reforma. Për rrjedhojë, për të, nacionalizmi shqiptar është i ndërlidhur si me çështjene reformave të Perandorisë (Tanzimati), ashtu dhe me atë të mbajtjes së Rumelisë nëPerandori përballë rrezikut sllav , edhe pse këto dy probleme përfundojnë së lidhuri

3 Thuhet se ai kishte botuar fillimisht gazetën Sada-i Millet (Zëri i kombit) në Sofje, që nga 15janari 1897, porse kjo gazetë politike anti-hamidiane ndaloi së botuari po atë vit (Bulgaristan daTürk Basýný, s.l.n.d, f. 146, pjesa e parë). Megjithatë, në Kujtimet e tij, Ismail Qemali përmendvetëm një titull tjetër, Mecra-i efkâr (ai kishte rimarrë pra titullin e revistës që e kishte botuar nëRuse 30 vjet më parë, veç në mos pastë aty ndonjë ngatërrim). Shiko Acaroðlu, vep. e cit. : f. 335 ;S. Story, vep. e cit., f. 275-278).

Përpjekja 7

pazgjidhshmërisht. Humbja e Bullgarisë, provincë në të cilën ai ka dhënë ndihmesën evet për ta reformuar, përkrah Mithat Pashës, e ka prekur shumë.

Për t i kuptuar më mirë zgjedhjet e Ismail Qemalit, le të rikthehemi më mirë tekprofili i tij4. Ai vjen nga një mjedis bejlerësh të mëdhenj provincialë: i ati i përket familjessë madhe të bejlerëve-qeverisës të Vlorës (në jugperëndim të Shqipërisë së sotme); eëma vjen nga një tjetër familje e madhe bejlerësh të Gjirokastrës dhe Janinës, ngaAsllanpashalinjtë. E zhveshur nga pushteti i saj lokal pas reformave të Tanzimatit, dheduke mos pasur më toka, dega e familjes së cilës i përket, arrin sidoqoftë të ruajë disandjekës të besuar në nivel lokal, falë pozicionit të saj në gjirin e administratës qendroreperandorake.

Përsa i përket arsimit, Ismail bej Qemali ndjek fillimisht ca mësime në një shkollëfillore osmane në Selanik ku e ëma është në mërgim5. Më vonë, pasi ka mësuar gjithashtudhe pak italisht në Vlorë ku është kthyer familja, dërgohet në liceun grek të Janinës, nëshkollën e njohur të vëllezërve Zosimea, ku ai është, në epokën e luftës së Krimesë, ipari nxënës mysliman. Ai ka marrë pra një edukim të dyfishtë, njëherësh oriental, tësiguruar nga kurse të veçanta, dhe klasik , të marrë në një shkollë greke tejet tëmirënjohur. Nga ky kalim në liceun Zosimea, ai do të ruajë një ndjeshmëri të madhe përGreqinë dhe helenizmin, e cila do t i përforcohet më vonë nga antisllavizmi i tij. Veçkësaj, Ismail bej Qemali familjarizohet gjithashtu dhe me botën perëndimore, falë miqësivetë të atit me konsuj të huaj dhe kurseve të gjuhës frënge dhe italiane që i janë dhënë.Vetë i ati kishte fituar një edukim perëndimor, përveç atij oriental, gjë që ishte mjaft errallë në atë kohë. Situata gjeopolitike e rajonit të Vlorës, pranë Italisë dhe Greqisë,sigurisht që është për t u marrë parasysh në këtë interesim familjar.

Me këtë bagazh dhe falë rrjetit familjar, ai futet drejtpërdrejt në sferat e larta tëadministratës osmane. Më 1860, kur është vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, dajua i madh,Ismail pashë Plasa dhe ministri i punëve të jashtme Fuad Pasha, e sjellin në kryeqytetku hyn në zyrën e përkthimeve, njëra nga vatrat kryesore reformatore në Perandorinëe asaj kohe. I detyruar të kthehet në vendlindje pas vdekjes së motrës, ai merret ngavaliu (guvernatori) i Janinës si ndihmës drejtor për çështjet politike. Disa vite më vonë,më 1864, ai detyrohet ta lerë postin, por emërohet menjëherë si sekretar i kabineti tëxhaxhait të vet Ismail Rahmi Pasha, vali i Thesalisë, me ftesë të këtij të fundit. Passhkarkimit të valiut, ai e kalon dimrin në Trikalla në pronën e tij, pastaj kthehet bashkëme të në Konstandinopojë, në pranverën e vitit 1865. Aty futet sërish në zyrën epërkthimeve. Pas vdekjes së të atit, e cila ndodh vetëm pak kohë më pas, veziri i madhFuad Pasha i premton Ismail Qemalit që t i japë çdo lloj posti që të dëshirojë. Kuremërohet sekretar i përgjithshëm i valiut të Janinës, Mithat Pasha i propozon të shkojëtë punojë me të në Rusçuk/Ruse, gjë që e pranon me dëshirë, aq më tepër që xhaxhai itij, Mustafa bej Vlora, është asokohe zëvendës i valiut.

4 Kjo që vijon më poshtë është marrë kryesisht nga Kujtimet e tij (S. Story, vep. e cit.) dhe ngaartikulli i H. Kaleshi (cit. më lart).

5 I ati asokohe gjendej në mërgim në Konya.

Të rimendosh nacionalizmat ballkanike

Përpjekja 8Pavarësia

I përfshirë në sferat më të larta të pushtetit osman sipas sistemit patrimonial,Ismail bej Qemali bëhet atëherë i mbrojtur dhe dishepulli i Mithat Pashës. Pranë tij,ai njihet më nga afër me çështjen e administrimit dhe decentralizimit të provincave, dhepërqafon liberalizmin dhe anglofilinë, i bindur se një fuqi e madhe si Anglia do të mundta ndihmonte Perandorinë që të reformohej. Në vijim të karrierës së tij, ai mban madjemarrëdhënie të ngushta me qarqet e huaja diplomatike, veçanërisht ato angleze. Kjokarrierë, në të cilën s mund ta ndjekë për një kohë të gjatë Mithat pashën që i ka rënëylli, shënohet nga disa poste të ndryshme: më 1868 ndjek Mithat Pashën, i emëruar nëKëshillin e Shtetit në Stamboll, por kur ky i fundit emërohet një vit më pas guvernatori Bagdadit, ai qëndron në kryeqytet. Atëherë emërohet guvernator i Varnas, pastajguvernator i provincës së Danubit të Poshtëm, siç e kam përmendur më lart. Refuzonmë pas postin e guvernatorit në Nish, për t iu kushtuar çështjeve vetjake. Kur MithatPasha bëhet ministër i Drejtësisë, ai emërohet kryetar i gjykatës së Peras, në Stamboll.I bashkohet ish-konsullit anglez në Varna në një sipërmarrje minierash. Më 1875, kryennjë udhëtim në Europë ku takon qeveritarë anglezë dhe negocion, në Paris, me njëndërmarrje për shfrytëzimin e bitumit të prodhuar në rajonin e Vlorës. Më 1876, kurMithat Pasha thirret nga sulltan Murati V, mbrojtësi i tij e emëron sekretar të përgjithshëmtë ministrisë së Punëve të Jashtme6. Kur Mithat Pasha detyrohet të mërgojë më 1877,edhe Ismail Qemali duhet të marrë udhën e mërgimit në Anadoll, në Kütahya, pastaj nëEskishehir. Shtatë vjet më vonë, më 1884, emërohet guvernator i Bolusë, gjithnjë nëAnadoll, ku përpiqet gjithashtu të bëjë biznes (për shembull, blen një kripore nëEskishehir). Gjashtë vjet më pas, jep dorëheqje për t iu përkushtuar punëve të veta,duke ruajtur kontakte të shumta me të huajt. Më pas, zë një post sanxhakbeu nëGelibolu, pastaj valiu në Bejrut. Kur më 1900 emërohet guvernator i Tripolitanës, njëpost ky sinonim dëbimi, ai zgjedh të largohet në Europë, falë ndihmës së diplomatëveanglezë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, për shkak të miqësisë me Mithat Pashën dhe anglofilisësë tij, karriera prej administratori dhe zyrtari të lartë e Ismail bej Qemalit sigurisht që nukka qenë në lartësinë e aftësive dhe ambicjeve të tij. Megjithatë, më 1892, ai thirret tëhartojë dy raporte për sulltanin, mbi çështjen egjiptiane dhe situatën e Perandorisë. Nëkëtë të fundit, ai hedh idenë e një marrëveshjeje ndërmjet shteteve ballkanike dheTurqisë, në fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë, që do të ishte etapa e parë drejtkrijimit të një shteti të madh oriental, me Turqinë si qendër, por edhe drejt rindërtimit tëPerandorisë osmane në kufinjtë e saj të dikurshëm7. Me përkeqësimin e situatës sëbrendshme të Perandorisë, si zyrtar i lartë që dëshiron reforma, kundër gjermanofilisë

6 Asokohe, Mithat Pasha kishte hartuar një reformë administrative, që parashikonte në veçantikrijimin e një province të madhe shqiptare, guvernator i së cilës do të ishte Ismail Qemali (Kaleshi,cit. më lart).

7 Shiko tekstet në T. Hoxha (bot.), Ismail Qemal. Përmbledhje dokumentesh (1888-1919),Tiranë, 2002, f. 25-33 ; dhe për të dytin gjithashtu në Story, vep. e cit., f. 208-219 (Ismail Qemalipohon në Kujtimet e tij se princi i Malit të Zi i kishte paraqitur tashmë sulltanit një projekt të tillështeti federal oriental).

Përpjekja 9

së sulltanit dhe duke dashur të luajë një rol në ndryshimet e Perandorisë, ai ubashkangjitet radhëve të opozitës ndaj regjimit hamidian. Gjatë krizës së 1895-ës, ailuan një rol qendror në orvatjen për grusht shteti të përgatitur nga Qamil Pasha. Më1897, pas krizave armeniane dhe kretase, i paraqet sulltanit një memorandum në favortë reformave administrative, të cilin e boton gjithashtu në shtypin europian, dukedashur kështu të nxisë ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha8. Pas disfatës së Greqisë dhendërrimit të konjunkturës, fillon të botojë në Bullgari një gazetë, siç u përmend më lart.Në nëntor 1899 u bën gjithashtu një thirrje anglezëve. Dhe pikërisht, ca muaj më vonë,pas një vale të re arrestimesh dhe masash që prekin mjediset anglofile, kur merr vesh see kanë emëruar si guvernator në Tripoli, arratiset në bordin e një anijeje angleze9.

Nuk është e mundur të gjurmohet këtu rrugëtimi plot kthesa i Ismail Qemalit nëmërgim gjatë tetë viteve që paraprinë revolucionin xhonturk. Veç kësaj, vetëm njëanalizë e hollësishme do të mundësonte shpleksjen e atyre veprimeve që, në këtërrugëtim, futen tek bindjet, ambicjet, oportunitetet nga ato që futen tek nevojat e tij përtë mbijetuar. Atë e gjejmë në Athinë, Napoli, Romë, Zvicër, Paris, Bruksel, Londër apodhe në Egjipt. Gjasat janë të mëdha që të jetë mbështetur financiarisht nga disa qeveri(veçanërisht ajo greke dhe italiane). Bashkëpunon me veprimtarët xhonturq dheshqiptaristë në botime gazetash, në lobingje pranë autoriteteve diplomatike dhe nëorvatjet për strukturim dhe mobilizim të opozitës ndaj sulltan Abdulhamidit, që do t irikthehem më poshtë.

Pas revolucionit xhonturk, kthehet në Perandorinë ku, si deputet i krahinës kuka lindur, bëhet kësaj here një nga figurat kryesore të opozitës ndaj Komitetit Bashkimdhe Përparim. Më 1909, në momentin e kundër-revolucionit, ai shfaqet madje në plan tëparë dhe i duhet të mërgojë sërish pas dështimit të lëvizjes. I rikthyer në Perandori,themelon një parti opozitare, që favorizon decentralizimin e Perandorisë. Situata e reqë rezulton nga Lufta e Parë ballkanike dhe shpartallimi i ushtrisë osmane, e nxit tëkryejë një udhëtim diplomatik në kryeqytetet europiane dhe të deklarojë, më 28 nëntor1912, pavarësinë e Shqipërisë ku bëhet kryeministër. I detyruar të japë dorëheqjen nëfillim të vitit 1914 nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që ka marrë në ngarkimmbikqyrjen e shtetit të ri, ai e mbyll jetën e tij në Nice dhe vdes në Itali më 24 janar 1919.

Profili i Ismail bej Qemalit ndryshon kështu nga profili i vëllezërve Frashëri dhei shumicës së shqiptaristëve të brezit të ri në një pikë të rëndësishme. Ai nuk i përketasaj klase së mesme e cila formohet në dekadat e fundit të epokës osmane, kapitalishoqëror i së cilës është i bazuar vetëm mbi një edukim të tipit modern , dhe jo mbi njëpozicion bejlerësh10. Edhe pse, ashtu si të tjerët, ai e ka këtë edukim modern , këtënjohje gjuhësh e cila i hap horizonte që nuk i kishin brezat më të hershëm të Osmanëve,

8 Shiko Story, vep. e cit., f. 272-273 dhe shtojcën.9 Mbi qëndrimin e Ismail Qemalit në vitet 1892-1900, shiko gjithashtu Þ. Hanioðlu, The Young

Turks in opposition (Xhonturqit në opozitë), Oxford, Oxford Univ. Press, 1995, f. 64-67, 139,146-147.

10 Për më shumë hollësira, shiko N. Clayer, Aux origines du nationalisme albanais (Në fillimete nacionalizmit shqiptar), botuar tek Karthala, Paris.

Të rimendosh nacionalizmat ballkanike

Përpjekja 10Pavarësia

dhe është familjar me botën e jashtme, statusin e vet prej zyrtari të lartë, të cilin nukarrijnë ta kenë anëtarët e kësaj klase të mesme në ngjizje e sipër, ai ua detyronnjohurive dhe aftësive të veta, por sidomos origjinës dhe rrjeteve familjare. Gjithësesi,edhe ai do të gjendet në shumë raste në fushën e veprimtarisë së nacionalizmit shqiptar,derisa të mbërrijë të konsiderohet si babai i kombit shqiptar . Sidoqoftë, shqiptarizmii tij do të marrë një ngjyrë krejt tjetër nga ai i shqiptaristëve të tjerë, dhe imazhi i tij siudhëheqës i lëvizjes shqiptare është mjaft i mitizuar.

Nacionalizmi si burim politik

Në Kujtimet e tij, të diktuara pak para vdekjes një miku anglez (ndërkohë qëLufta e Parë Botërore bën ende kërdinë), shqiptarizmi shfaqet shumë pak. Ismail bejQemali dëshiron (ose është i shtyrë nga miku i tij) të shfaqet aty pikësëpari si një zyrtari lartë osman, dëshmitar i një periudhe të rëndësishme. Megjithatë, ka dy periudha tëjetës së tij, gjatë së cilave ai ka qenë i pranishëm në fushën e shqiptarizmit: e para, ngafundi i viteve 1860; e dyta, ndërmjet 1900, ikjes së tij në mërgim, dhe 1914, dorëheqjessë tij nga detyra e kryeministrit të qeverisë së përkoshme shqiptare.

Në fakt, ai është fillimisht njëri prej atyre që morën pjesë më 1869, në Stamboll,në disa mbledhje që kanë për synim zgjedhjen e një alfabeti për gjuhën shqipe. Këtombledhje ishin nxitur nga reforma e arsimit publik, reformë e cila ishte filluar asokohenga krerët osmanë. Disa reformatorë osmanë parashikuan në fakt që të fusnin nëprovincat rumeliote mësimin në gjuhë amtare. Si zyrtar i lartë me prejardhje shqiptare,Ismail bej Qemali, i cili anon nga alfabeti grek ose ai latin, duke e hedhur poshtëalfabetin arab, merr aty pjesë vetëm në fillim, për shkak të emërimit në Varna që edetyron ta braktisë kryeqytetin11. Madje, ai nuk e përmend këtë episod në Kujtimet etij, dhe vetëm tre dekada më vonë, emri i tij do të lidhet sërish me çështjen shqiptare .

Duke u nisur nga 1900, në kontekstin e mërgimit dhe opozitës së tij ndajsulltan Abdulhamidit, ndaj gjermanofilisë dhe vullnetit të këtij të fundit për centralizim,pastaj për shkak të opozitës të tij ndaj Komitetit Bashkim dhe Përparim, dhe së fundipër shkak të shpartallimit të ushtrisë osmane në Ballkan, Ismail Qemali bëhet shqiptarist.Nëse i shqyrtojmë më nga afër diskutimet dhe ngjarjet, shohim se ai e përdornacionalizmin si një mjet veprimi politik, ngaqë ky mjet mund të pranohej si i ligjshëmnga aktorët e tjerë politikë. Megjithatë, shqiptarizmi nuk është i vetmi burim i përdorurnga Ismail Qemali kundër sulltanit, kundër KBP-së (Komitetit Bashkim dhe Përparim)apo kundër shteteve ballkanike fqinje. Ai di gjithashtu ta përdorë xhonturqizmin, madjedhe helenizmin, dhe sipas rastit të dyja bashkë.

Kështu, ndërmjet 1900 dhe 1908, ai është njëri prej udhëheqësve të opozitësxhonturke në mërgim. Pas kongresit të Parisit më 1902, ngarkohet nga grupi i ashtuquajtur

11 Mbi këto mbledhje, shiko librin tim, në botim e sipër. Le të theksojmë se, përfundimisht,gjuha shqipe nuk u fut dot në shkollat publike për arsye të qëndresave të forta që u shfaqën në qarqete pushtetit.

Përpjekja 11

mazhoritar në të cilin bën pjesë, që të tërheqë armenët, me shpresën mos Fuqitë eMëdha do të ndërhynin, por më kot. Gjithashtu, orvatet të ndërmarrë veprime tëpërbashkëta me komitetet maqedonase apo me shqiptaristë. Në verën e 1900-ës, ai kahyrë tashmë në lidhje me Faik Konicën i cili boton revistën shqiptare Albania. Botonbashkë me të për disa kohë gazetën Albania e vogël, por në nëntor ata prishen, përshkak se Faik Konica s mund ta durojë prirjen grekofile dhe italianofile të ish-guvernatorit. Faik Konica u shkruan autoriteteve diplomatike austriake:

Në fakt, më duhet të them me keqardhje se Ismail Bej s më dukettë jetë aq shqiptar sa ç e mban veten: sepse, nga njëra anë, me netregohet tepër patriot, dhe nga ana tjetër, shkon dhe bën në Paristakime të fshehta me Princin Nicolas të Greqisë, dhe gjithashtu meprincin Hussein të Egjiptit, xhaxhain e Khédives, duke u bërë tëgjithëve premtime patjetër kontradiktore. Turqia do t i propozontepostin e ambasadorit në Paris.

Mbështetja e tij është sidoqoftë e rëndësishme, mendoj se nëthelb ai ka mbetur patriot, dhe se të gjithë Shqiptarët myslimanë dotë duhet të imitojnë patriotizmin e tij 12.

Në pranverën 1901, Ismail bej Qemali bën gjithashtu një udhëtim të shkurtër nëEgjipt ku përpiqet t i japë një shtytje krijimit të një vëllazërie shqiptare 13. Veç kësaj, aimerr kontakt me Shahin Kolonjën, nënprefekti i Malit Athos, dhe i kërkon t i bashkohetnë mërgim, me qëllim që të botojnë një gazetë. Megjithatë, projekti dështon për shkaktë mospajtimit të dy burrave mbi alfabetin që duhej përdorur14. Në qershor 1901, aifillon vetë një gazetë në turqisht, pastaj në greqisht dhe në shqip, të titulluar Selamet/Sotiria/Shqipnia. Në bashkëpunim me komitetin O Ellenismos , Ismail bej Qemalimbron aty idenë e ekzistencës së një kombi shqiptar. Gjithashtu, thekson lidhjen epazgjidhshme ndërmjet fatit të Shqipërisë dhe atij të Perandorisë: rënia e Perandorisëdo të nënkuptonte gjithashtu rënien e Shqipërisë, dhe copëtimi i kësaj të fundit do tëvuloste humbjen e Rumelisë dhe të Stambollit. Për pasojë, sipas tij, duhet forcuarpushteti në nivelin e provincave. Me Greqinë, ai dëshiron të ndërmarrë një veprim tëpërbashkët kundër sllavizmit15. Megjithatë, gazeta pushon së botuari në janar 1902,

12 Haus-, Hof- und Staatsarchiv (Vienne), PA XIV/18, 18/11/1900.13 Shiko Clayer, La presse albanaise en Égypte au début du XXe siècle. De la contestation

publique aux querelles privées ( Shtypi shqiptar në Egjiptin e fillimshekullit të XX-të. Ngakundërshtimi publik tek grindjet private , në Christoph Herzog, Raoul Motika dhe Michael Ursinus(bot.), Querelles privées et contestations publiques. Le rôle de la presse dans la formation del opinion publique au Proche Orient (Grindje private dhe kundërshtime publike. Roli i shtypit nëformimin e opinionit publik në Lindjen e Mesme), Stamboll, Isis, 2003, f. 183-207.

14 Piro Tako, Shahin Kolonja, Tiranë, 1984, f. 46 dhe më poshtë.15 Thanos Anagnostopoulos-Paleologos, Ellas ke Alvania stis arhes tou ikostou eona,

Thessaloniki, 1995 ; Story, vep. e cit., f. 305.

Të rimendosh nacionalizmat ballkanike

Përpjekja 12Pavarësia

kur mbahet kongresi xhonturk në Paris. Me komitetin xhonturk, fillon të punojë atëherë për një grusht shteti ushtarak,

që mundohet ta organizojë më 1902-1903, me mbështetjen e Rexhep Pashë Matit, njëtjetër personazh me prejardhje shqiptare, guvernator i Tripolit. Megjithë mbështetjenmorale të Britanisë së Madhe, projekti dështon. Atëherë, Ismail Qemali do t i kthehejpersonalisht propagandës shqiptare, duke iu paraqitur një gazete italiane, në gusht1903, si një patriot shqiptar16. Në të vërtetë, qoftë në këndvështrimin xhonturk, e qoftënë atë shqiptar, Ismail Qemali, në përpjekjet e tij për mobilizim, ka përdorur gjithmonërrjetet e ndjekësve të besuar të cilët i kishte nga radhët e personazheve me prejardhjeshqiptare, dhe në veçanti nga krahina e vendlindjes, Vlora. Nga ana tjetër, opozitaxhonturke në mërgim, duke u bërë gjithnjë e më turke dhe duke i parë gjithnjë e më tepërjo-Turqit si separatistë (gjë që Ismail Qemali nuk ishte aspak), bëri që ky i fundit,sigurisht, të shtyhej më tepër drejt shqiptarizmit sesa xhonturqizmit.

Në vitet që pasojnë, atë e shohim duke u bërë sidomos një nga hallkat kryesoretë një afrimi greko-shqiptar17. Më 1907, me kërkesën e qeverisë së Theotokisit, ai biedakort me presidentin e shoqërisë O Ellinismos, Neoklis Kazazis, për krijimin e njëkomiteti greko-shqiptar dhe harton një manifest, të botuar në të dyja gjuhët dhe të

përhapur gjerësisht nga veprimtarët helenikë. Në këtë tekst, bëhet fjalë për një afrimmes dy popujve, për shkak të një bashkësie race dhe interesash18. Me këtë, ai ikundërvihet hapur qëndrimit të disa shqiptaristëve, myslimanë dhe madje edheortodoksë, të cilët e luftojnë gjithnjë e më tepër helenizmin. Përkundrazi, ai shkon nëkahun e disa shqiptaristëve të tjerë ortodoksë të cilët dëshirojnë të mbeten në gjirin ehelenizmit.

Pas revolucionit xhonturk, ndërkohë që është rikthyer në Perandori dhemundohet të luajë një rol të dorës së parë në skenën politike osmane, Ismail bej Qemalipërdor sërish mjete të ndryshme veprimi politik, të tilla si osmanizmi, por edheshqiptarizmin dhe helenizmin. Ai e paraqet veten si udhëheqësi i opozitës liberale dhezgjidhet deputet në krahinën e vendlindjes. Në fillim, si dhe në momentin e kundër-revolucionit të 1909-ës, kur vjen puna të mobilizojë pasuesit e vet, i bën thirrjeshqiptarizmit, por në mënyrë të tërthortë. Si shqiptarist i dorës së parë shfaqet vetëmmë 1911-1912, atëherë kur zaptimi i hallkave të pushtetit nga Komiteti Bashkim dhePërparim e shtyn që të instrumentalizojë, dhe madje të nxisë revolta. Në fakt, që ngaKorfuzi dhe Mali i Zi, ai është artizani kryesor i instrumentalizmit të revoltave të

16 Mbi orvatjen për grusht shteti dhe dështimin e saj, shiko . Hanio lu, Preparation for arevolution. The Youngs Turks, 1902-1908 (Përgatitje për një revolucion. Xhonturqit, 1902-1908),Oxford, Oxford Univ. Press, 2001, f. 16-27.

17 Në përmbledhjen e dokumenteve të botuara nga Teuta Hoxha, ku nxirret në pah shqiptarizmii Ismail Qemalit, ka vetëm dymbëdhjetë dokumente të viteve 1903-1906 (ku tetë janë për vitin1903).

18 HHStA, PA XXXVIII/422, Kral, Scutari, 29/1/1906 ; AMAE, NS Turqi, vëll. 15, Ferté,Scutari, 31/8/1907.

Përpjekja 13

malësorëve të sanxhakut të Shkodrës më 1911. Pasi ka folur me këta të fundit, ai hartonnë emër të tyre një memorandum të drejtuar autoriteteve osmane, të njohur me emrinMemorandumi i Gërçes. Aty theksohet besnikëria tradicionale e shqiptarëve ndajPerandorisë Osmane dhe roli i luajtur prej tyre në vendosjen e regjimit të ri; por gjithashtu,aty dënohet ashpër paligjshmëria e politikës së qeverisë osmane, dhe krimet e kryerandaj shqiptarëve. Kërkesat e paraqitura në memorandum janë thelbësisht kërkesanacionaliste, që shkojnë në kahun e një decentralizimi administrativ , kalë beteje ky iIsmail bej Qemalit. Vetëm fjalia e fundit u bënte drejtpërdrejt referencë kërkesave tëMalësorëve, me ç rast kthimit të armëve të konfiskuara19.

Më 1912, pasi ka humbur në zgjedhje, të vjedhura gjerësisht nga KomitetiBashkim dhe Përparim, nxit kësaj here, së bashku me Hasan Prishtinën, një revoltëshqiptare . Tani bëhet fjalë për të rrëzuar qeverinë20. Pas shpartallimit të ushtrisë

osmane, në nëntor 1912, në qytetin e vendlindjes, Ismail bej Qemali shpall pavarësinëe Shqipërisë, si një zgjidhje në mungesë të më së mirës, me shpresën që ta ruajë njëpjesë të territoreve shqiptare prej shteteve ballkanike fqinje, ndërkohë që ai vetë s mundtë luajë më asnjë rol në skenën politike osmane. Disa muaj më vonë, ai hyn në lidhje menjë oficer osman, Beqir Grebene, i cili orvatet të rivendosë sovranitetin osman, përparase Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ta shtyjë për dorëheqje nga posti i kreut tëqeverisë shqiptare.

Disa vërejtje në shenjë mbylljeje

Për të avancuar në analizën e nacionalizmave, duhet shmangur përdorimi ikonceptit rilindje , jo vetëm ngaqë ai maskon apo nuk nxjerr në pah ndërtimin ekombeve në një kuptim modern, por edhe e mbyll ndërtimin e identiteteteve kombëtaretë veçanta në një skemë tejet të ngushtë, duke i veçuar nga të tjerët, ndërkohë që kanëekzistuar dukuri kontakti dhe hibridizimi. Në fakt, në rastin e Ismail Qemalit shihet qartësesi mënyra e tij e përpunimit dhe përdorimit të nocionit të kombit shqiptar , ka qenëe kushtëzuar si nga ecuria e tij politike dhe nga përdorimi që ai i bëri këtij nocioni siburim politik, ashtu dhe nga osmanizmi i tij, xhonturqizmi i tij, afria e tij me helenizmin,apo dhe nga përkatësia krahinore dhe origjina shoqërore.

Veç kësaj, për mendimin tim, duhet gjithashtu të shtrojmë pyetjen nëse ështëme vend nocioni i lëvizjes , domethënë i Lëvizjes Kombëtare . Në fakt, ky nocionmund të shtrojë dy lloj problemesh. Nga njëra anë, ai implikon një unitet ndërmjetshqiptaristëve që, deri më 1912, nuk ekzistonte, as në rrafshin organizativ, as në atëshoqëror, e as në atë ideologjik. Sigurisht, në gjirin e kësaj fushe shqiptariste ka pasurprirje përbashkuese, dhe madje një orvatje organizimi mes viteve 1908 dhe 191021, por

19 Mémorandum mbi vêndimét é dhânuna préj Kuvéndit te pergjitheshem te Krénevét Shqypetarene Gerçé me 10/23 te Qershorit 1911 si pergjigjejé te proklamacjonit te Shéfqèt Turgut Pashes.

20 Shiko librin tim në botim e sipër.21 Në lidhje me këtë, shiko librin tim.

Të rimendosh nacionalizmat ballkanike

Përpjekja 14Pavarësia

natyra e lidhjeve që kanë ekzistuar ndërmjet nacionalistëve të ndryshëm ishte tejet elarmishme: ato mund të ishin të paqena; mund të ishin lidhje bashkëpunimi (tëdrejtpërdrejtë ose të tërthortë), por edhe marrëdhënie gare, madje marrëdhëniekonfliktuale. Ismail bej Qemali ka pasur kontakte me disa shqiptaristë dhe jo me ca tëtjerë. Mes tij dhe të tjerëve, ka pasur gjithashtu moskuptime, mospajtime, madje grindje.Nga ana tjetër, nocioni i lëvizjes të shpie shumë lehtë në kahun e finalizmit, në njëqasje tepër teleologjike, a thua se përkufizimi i një identiteti kombëtar ishtedomosdoshmërisht i lidhur me një dëshirë për sovranitet, a thua se zhvillimi i tij ishte injëtrajtshëm, duke u zgjatur kështu vetëm drejt këtij qëllimi siç e trumbeton këtë ligjëriminacionalist. Analiza e ecurisë së Ismail bej Qemalit tregon qartë sesi, në të vërtetë,afirmimi i ekzistencës së një kombi mund të jetë i lidhur me pozicionime politike tëndërlikuara dhe që ndryshojnë me kohën dhe rrethanat.

Meqë titulli i simpoziumit evokonte edhe rrugët bullgare drejt Europës , do tështoja se zëvendësimi i horizontit kombëtar me horizontin europian rrezikon të shpjerëtek i njëjti gabim finalizmi dhe tek e njëjta mungesë distance ndaj ligjërimit nacionalisttë epokës, madje edhe ndaj disa skemave bashkëkohore të analizave tona. Eshtë pra edëshirueshme që të jemi po aq të kujdesshëm ndaj idesë kombëtare sa dhe asajeuropiane, ngaqë edhe Europa është një koncept i ndërtuar në varësi të kontekstevepolitike dhe shoqërore, si dhe në varësi të strategjive individuale dhe kolektive tëindividëve apo grupeve që e kanë përdorur apo që e përdorin atë.

Përktheu nga frëngjishtja: Urim Nerguti

Përpjekja 15

SHQIPTARËT E RINJ: IDENTITETI, IDEOLOGJIA DHE VEPRIMISHOQËROR NE REVOLUCIONIN KUSHTETUES OSMAN TË 1908-S

Nga E. P. Licursi1

Për të kuptuar zanafillën e nacionalizmit shqiptar, Kryengritjen Shqiptare të1912-s dhe shpalljen e mëpasme të Pavarësisë nga Perandoria Osmane, në radhë tëparë duhet të shpjegosh qartë rolin e shqiptarëve osmanë në Revolucionin Xhonturktë 1908-s. Qysh nga shek. i 15-të shqiptarët ndërtuan me Perandorinë Osmane njësimbiozë që i dha jetë një marrëdhënieje të veçantë sinergjike midis shqiptarëve dheturqve. Revolucioni Kushtetues i 1908-s shënoi si kulmin e bashkëpunimit shqiptaro-turk, nën flamurin ideologjik të osmanizmit (Osmanl1c1l1k) dhe konstitucionalizmit,ashtu edhe fillimin e prishjes së dhe braktisjes përfundimtare të asaj sinergjiebashkëpunimi. Ndërsa revolucioni nxiti shfaqje të pashoqe solidariteti midis grupeveetnike të perandorisë, ai solli gjithashtu edhe nje zhvendosje meta-historike që patipasoja të thella për politikën, shoqërinë dhe ideologjinë osmane.

Si qytetarë osmanë, shqiptarët dhe turqit u detyruan të ballafaqoheshin mebesnikëri konkurruese që përkonin me identitete të mbivendosura2. Identitetet politikekarakterizoheshin nga një plasticitet i ngjashëm; shqiptarët mund të përqafoninosmanizmin, shqiptarizmin3 dhe panislamizmin dhe asnjëra nga këto ideologji nuk epërjashtonte njëra-tjetrën. Është e rëndësishme të vërehet se në këtë ese unë u referohempikësëpari myslimanëve shqiptarë. Edhe pse ka momente kur katolikët dhe ortodoksëtshqiptarë morën pjesë në revolucionin e xhonturqve, eksperienca e tyre nuk është nëfokusin e këtij artikulli. Më tej, jam i vetëdijshmën se shqiptarët nuk vepruan në mënyrëhomogjene dhe fokusohem në numrin e madh të shqiptarëve që mbështetenrevolucionin e 1908. Gjatë revolucionit, feja, gjuha, dhe përkatësia etnike u përfshinënga kauza e vetme e kushtetutës osmane. Megjithatë, pas suksesit të revolucionit,kompleksiteti i këtyre identiteteve konkurruese doli sërish në sipërfaqe në një atmosferë

1 Autori dëshiron të falënderojë Karen Barkey për udhëzimet dhe këshillat e saj. Ky punim nukdo të ishte shkruar pa to.

2 Rashid Khalidi, Palestinian Identity: The Construction of Modern National Consciousness(New York: Columbia University Press, 1997), 63, 85.

3 Shqiptarizmi, si dhe turqizmi, ishte një formë e nacionalizmit etnogjuhësor që nuk kishteirredentizëm, domethënë, që nuk kërkonte ngritjen e një shteti-komb të pavarur.

Përpjekja 16Pavarësia

politike krejt të ndryshme, të mbizotëruar nga Komiteti Bashkim dhe Përparim (KBP),që solli një çarje të pariparueshme midis shqiptarëve dhe turqve për sa i përketdomethënies së osmanizmit dhe të ardhmes së perandorisë. Në këtë proces, të dyjagrupet e hodhën poshtë ideologjinë osmane që kishte ruajtur për një kohë kaq të gjatëperandorinë multietnike, me shumë besime dhe gjuhë, në favor të nacionalizmaveetno-gjuhësore, të ngjashëm me ata që kishin gërryer sovranitetin osman në Ballkan.

Kthesa shqiptare drejt irredentizmit kombëtar ishte e ndryshme nga lëvizjet etjera nacionaliste në Ballkan e gjetiu, meqenëse ajo qe rezultat i një lufte të gjatëideologjike një mjet i fundit pas dështimit të dukshëm të osmanizmit dhekonstitucionalizmit. Ky nacionalizëm ngurrues qe rezultat i një procesi të dhimbshëmtë eksperimentimit ideologjik dhe dështimit, në të cilin konfliktet e kryehershme, lavditëe moçme dhe rrëfenjat për racën, karakteristike për nacionalizmat e tjerë, u sajuan në njëpërpjekje frenetike për të siguruar paprekshmërinë territoriale të bashkësisë shqiptarenë perandori. Ai qe një reagim ideologjik dhe politik kundrejt zhvendosjes që u bë nëfrymën e periudhës pas-revolucionare, reagim i po të të njëjtit lloj me atë të turqistëve,po që nuk kishte fuqinë e tyre politike. Sfidat e rëndësishme me të cilat u ndeshperandoria i shtynë si shqiptarët ashtu edhe turqit që të kërkonin mënyra se si tëkombëtarizonin bashkësitë e tyre, si mjet për t iu përshtatur modelit mbizotërues të

shtetit komb evropian4. Theksi i papritur tek identiteti etno-gjuhësor ishte një lustër,një mjet për të kuptuar në mënyrë kolektive probleme të ndërlikuara që po i hasnin sibashkësitë e veçanta, ashtu edhe perandoria në tërësi një mjet pothuajse pragmatikpër t iu përshtatur çarjeve të paparashikuara midis shqiptarëve dhe turqve5.

Për të kuptuar një fenomen ideologjik si nacionalizmi, duhet të përpiqesh tërindërtosh dhe interpretosh domethëniet e shpërndara të lidhura me ngjarjet historikeqë përkojnë me rryma ideologjike në zhvendosje e sipër6. Në rastin shqiptar, kristalizimete papritura të veprimit shoqëror ndodhën në ngjarje të veçanta që u shoqëruan dukshëmme struktura ideologjike si konstitucionalizmi, osmanizmi dhe nacionalizmi, dhe tëgjitha këto ushqyen botëkuptimin e individëve të veçantë dhe të kolektivit7. Ndërkohëqë një ngjarje e tillë si grumbullimi i 1908-s në Ferizaj pati si rezultat pranimin për habinë çdo cep të konstitucionalizmit, ajo kontribuoi edhe në një revolucion që solli ndryshimvigan tek marrëdhëniet e pushtetit në Perandorinë Osmane dhe që shënoi fillimin e njëgare për natyrën e osmanizmit.

Në këtë punim paraqitet shtrirja e kontributit të shqiptarëve në RevolucioninXhonturk (e Turqve të Rinj) dhe shkalla në të cilën besimi i tyre në cilësitë shpëtimtaretë kushtetutës i motivoi për sakrifica të mëdha si qytetarë osmanë. Unë argumentoj sevullneti i tyre për të ofruar këto sakrifica, ishte rezultat i natyrës së ndërlikuar të

4 Ernest Gellner, Nations and Nationalism (Ithaca: Cornell University Press, 1983), 47.5 Rogers Brubaker, Mara Loveman, dhe Peter Stamatov, Ethnicity as Cognition, Theory and

Society 33, no. 1 (2004): 50.6 Rogers Brubaker, Nationalism Reframed: Nationhood and the National Question in the New

Europe (Cambridge: Cambridge University Press, 1996), 21.

Përpjekja 17

identitetit osman të shqiptarëve, dhe i një përkushtimi ndaj perandorisë që krahasohejme atë të turqve. Edhe pse pjesëmarrja shqiptare dhe turke në revolucion u motivua nëpjesën e saj më të madhe nga përkushtimi ndaj osmanizmit, ajo u motivua edhe ngadëshpërimi, pasiguria si dhe frika prej kërcënimeve të jashtme e të brendshme ndajsecilës bashkësi. Shekulli i 19të qe dëshmimtar i shpalljes së pavarësisë prej PerandorisëOsmane të Serbisë, Greqisë, Moldavisë, Vllahisë, Malit te Zi, dhe, pas luftë mePerandorinë Ruse, edhe Bullgarisë. Këto ndjenja ankthi ndikuan në politikat turqiste tëKBP, që përvijuan edhe aftësinë e shqiptarëve për të kultivuar jetën e tyre politike dhekulturore, dhe më pas i shtynë ata drejt përvetësimit pa dëshirë të irredentizmit etno-gjuhësor.

Lëvizjet opozitare osmane dhe shqiptare të fundit të shek. të 19-të dhe fillimit tëshek. të 20-të bashkekzistuan me nje nivel të lartë sinergjie dhe patën të përbashkëtatipare ideologjike dhe strukturore. Politikanë osmanë si Pashko Vasa udhëhoqën lëvizjenpër shqiptarizëm, themeluan organizatat e saj kryesore dhe hodhën në letër disa ngatekstet e saj themeltare, ndërkohë që shërbyen si burra shteti osmanë dhe qenë përkrahëstë reformave. Intelektualë osmanë si Sami Frashëri botuan punime në gazeta shqiptareqë përhapnin shqiptarizmin, krahas botimeve në gazetat opozitare osmane, ku përkrahninideologjitë e konstitucionalizmit, osmanizmit, madje edhe turqizmit.

Shumë nacionalistë shqiptarë qenë anëtarë, e madje edhe mbajtën pozita tëspikatura udhëheqëse, si tek kuvendet nacionaliste shqiptare, ashtu edhe në organizatatxhonturke, si psh, KBP. Ndërsa shqiptarët shërbyen në masë të konsiderueshme nëpararojë të grupeve militante që bënë revolucionin xhonturk të 1908-s në Ballkan, atazinin gjithashtu edhe pozita nga më të lartat në udhëheqjen politike dhe intelektuale tërevolucionit. Ibrahim Starova, që osmanët e njihnin edhe si Ibrahim Temo, themeloiShoqërinë e Bashkimit Osman bashkë me katër studentë të tjerë të AkademisëMbretërore të Mjekësisë njëri ishte çerkez e dy të tjerët ishin kurdë8. Shoqëria eBashkimit Osman më vonë u shndërrua në Komitetin për Bashkim dhe Përparim, boshtipolitik i opozitës konstitucionaliste osmane dhe dirigjenti i revolucionit të 1908-s9.Përveç përkatësisë së tij tek xhonturqit, Temo ishte po ashtu edhe një anëtar i dalluari Shoqërisë së të Shtypurit të Shkronjave Shqip, dhe themelues e nënkryetar i shoqërisënacionaliste shqiptare Bashkimi 10.

7 Clifford Geertz, The Interpretation of Cultures: Selected Essays (New York: Basic Books,1973), 5.

8 George Walter Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Alba-nians, 1874-1913 (London: I. B. Tauris, 2006), 141.

9 M. ükrü Hanio lu, The Young Turks in Opposition, Studies in Middle Eastern History;Variation: Studies in Middle Eastern History (New York, N.Y.) (New York: Oxford University Press,1995), 57.

10 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,141.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 18Pavarësia

Ismail Qemali, apo siç njihej në qarqet osmane, Ismail Kemal Vlora, është njëtjetër prej këtyre figurave interesante osmano-shqiptare. Ai ishte një njeri që e ushtroirolin e tij politik tek të dyja lëvizjet e opozitës politike, në atë shqiptare dhe osmane,dhe që njihet për memuaret e tija të hollësishme që paraqesin këtë periudhë të historisëosmane. Ismail Qemali lindi në Vlorë, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, në njëfamilje të aristokracisë latifondiste osmano-shqiptare. Pas mbarimit të studimeve nëgjimnazin grek Zosimea në Janinë, ku qe i pari nxënës mysliman, ai filloi karrierën nëadministratën civile osmane si këshilltar dhe njeri i besuar i reformatorit të famshëm,Mithat Pashës11. Ismail Qemali ishte i domosdoshëm për gjetjen e mbështetjesndërkombëtare për përpjekjet reformuese të Mithat Pashës, duke udhëtuar në Anglidhe Francë në 1865 për të mësuar rreth demokracisë, administratave kushtetuese dhefinancave publike liberale të atyre vendeve.

Kur Mithat Pasha dhe Turqit e Rinj rrëzuan nga froni Sulltan Abdylazizin në1876. Ismail Qemali dhe shokët e tij të ideve u munduan të nisnin ndërtimin e shteti tëri osman, kushtetues dhe liberal, por u penguan nga një bashkim tragjik fatkeqësish,gjë që çoi në mërgimin e tyre12. Ismail Qemali e kaloi këtë kohë në Evropë, duke u marrëvesh me grupe opozitare shqiptare dhe osmane, dhe pasi i hodhi poshtë propozimet eSulltan Abdylhamidit të II-të, që i kërkoi të kthehej në perandori me ofiq zyrtar, ai ugjykua si tradhtar, u zhvesh nga rangjet dhe pronat e tij dhe u dënua me vdekje13. Si njëzyrtar i administratës civile osmane, intelektual evropian, reformist liberal,konstitucionalist dhe nacionalist shqiptar, Ismail Qemali personifikon rrjetet e koklavituratë besnikërive politike që i kishin të përbashkëta shumë figura të opozitës osmane ngaçfarëdolloj identiteti etno-gjuhësor, duke përfshirë, e sidomos (ndoshta), turqit.

Mbretërimi i Abdylhamidit të II-të shënoi daljen e grupeve opozitare nga tëgjitha shtresat e perandorisë, nga burokracia, ushtria, nga shtresa e mesme myslimane,si dhe nga shumica e grupeve etnike minoritare. Në 1902, grupet opozitare nga e gjithëperandoria u mblodhën në Paris në Kongresin e Partive Opozitare Osmane. Gjatëpërgatitjes së kongresit, koordinatori i tij kryesor, princ Sabahedini dhe i vëllai, princLutfullai, që të dy nipër të Sulltanit, rekrutuan personalisht liberalë osmanë me rangjetë larta dhe udhëheqës të grupeve të ndryshme opozitare me karakter kombëtar osepolitik14. Duke qenë një përkrahës i dalluar dhe aktiv i reformës liberale në perandoridhe partizan i opozitës shqiptare, prania dhe pjesëmarrja e Ismail Qemalit në organizimine konferencës ishte përparësi për princin. Në një takim privat në banesën e tij nëBruksel, Ismail Qemali e dha pëlqimin ndaj lutjes së princit me dy kushte:

11 David Barchard, The Man Who Made Albania, Cornucopia 2005, 39.12 Po aty, 37.13 Ismail Kemal Vlora, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, ed. Sommerville Story (London:

Constable and Company LTD 1920), 303.14 Hanio lu, The Young Turks in Opposition, 188-97; M. Þükrü Hanioðlu, Preparation for a

Revolution: The Young Turks, 1902-1908 (Oxford: Oxford Univeristy Press 2001), 8.

Përpjekja 19

Konkretisht, që të përfaqësoheshin të gjithë elementët etnikë nëTurqi, në mënyrë që të mund të formuloheshin dëshirat e të gjithëpopujve të Perandorisë. Ishte vendimtare, sipas mendimit [të tij], tëtregohej se ata që ishin kundër Abdylhamidit po vepronin thjesht evetëm me idenë që të krijohej një qeveri kombëtare që do të ishtenjëlloj e paanshme dhe dashamirëse me të gjithë popujt e Perandorisë.Kushti i dytë [i tij] ishte që fuqitë firmatare të Traktateve të Parisitdhe Berlinit duhet ta dinin që në sytë e popullit osman ato ishinbetuar me nderin e tyre për futjen e reformave për të mirën ePerandorisë. Po t i bëhej thirrje ndihmës së Evropës, kongresi mundtë kishte ndonjë farë vlere, por po të mos shkonte përtej shprehjessë ca opinioneve dhe të mos bëhej asgjë më shumë, unë nuk shikojandonjë dobi tek ai 15.

Princi i pranoi të dy këto kushte dhe konferenca u mbajt më 4 shkurt në banesënprivate të princ Sabahedinit në Paris. Ismail Qemali, që kishte qenë veçanërisht idobishëm për të bindur delegatët të merrnin pjesë në konferencë, ishte i lumtur qëdyzet delegatët pjesëmarrës përfaqësojnë të gjitha racat e Perandorisë Turke 16. Nërastin më të mirë ky pretendim ishte apokrif, dhe ka gjasa që të jetë përdorur për t u bërëpërshtypje evropianëve rreth natyrës përmbledhëse të kongresit, megjithëse grekët,maqedonasit, arabët, hebrenjtë, sllavët dhe vllehët nuk kishin ndonjë përfaqësim tërëndësishëm17. Pavarësisht nga kjo, kushti i Ismail Qemalit për ndihmë nga Evropasillte rrezikun e një çarjeje të madhe midis atyre që ishin në favor të bashkëpunimit meEvropën dhe atyre që ishin vendosmërisht kundër tij. Kampi i të parëve, i udhëhequrnga Ismail Qemali, ngulte këmbë se ndërhyrja evropiane do të siguronte që reforma tëbëhej me stabilitet si brenda sulltanatit, ashtu edhe për minoritetet e shumta etnike dhefetare në perandori18. Kampi i te dytëve, i udhëhequr nga Ahmet Rizai, e kundërshtonteme ashpërsi bashkëpunimin me Evropën, qoftë si çështje të dinjitetit kombëtar ,qoftë edhe për shkak të mosbesimit ndaj ambicieve imperialiste të evropianëve19.

Ismail Qemali dhe pasuesit e tij, që përfshinin shumë prej delegatëve shqiptarëdhe armenë, pretenduan se Ahmet Rizai dhe fraksioni i tij përkrahnin vetëm interesatturke , ato të myslimanëve etnikisht turq, dhe shpërfillnin shqetësimet e shumë grupevetë politizuara etnike dhe fetare osmane20. Ahmet Rizai dhe pasuesit e tij nuk e pranuanfare këtë pretendim dhe nxorrën përpara me dinakëri Albert Fua-n, një hebre osman

15 Vlora, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, 306.16 Po aty, 307.17 Hanio lu, The Young Turks in Opposition, 181-82.18 Vlora, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, 308.19 Hanio lu, The Young Turks in Opposition, 188-99.20 Vlora, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, 314.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 20Pavarësia

joturk për të paraqitur qortimin e tyre kundër intervencionizmit21. Ata shpallën seintervencionistët ishin në favor të asaj që supozohej si ndërmjetësim dashamirës iEvropës për arsye interesi politik personal të atyre që do të ndihmonin bashkëpunimin,dhe të grupeve kombëtare shqiptare dhe armene që u pikonte zemra për mbrojtje ngaEvropa22. Pra, kongresi i opozitës nuk pati ndonjë rezultat më të madh se sa krijimi i njëndarjeje të papajtueshme brenda opozitës osmane ose lëvizjes së Turqve të Rinj. Njërikamp ishte për bashkëpunim me Evropën që të ngrihej një Perandori Osmane edecentralizuar, e qëndrueshme, kushtetuese. Kampi tjetër dëshironte të rikonceptonterrënjësisht shtetin dhe shoqërinë osmane racionale, kushtetuese, e pavarur dhe ebashkuar23.

Pavarësisht nga mënjanimi relativ që pësuan në kongres, antiintervencionistëte forcuan hapin pas kongresit. Më vonë ata ia arritën të mbizotëronin në lëvizjenopozitare osmane, orkestruan Revolucionin e 1908-s dhe sunduan në shtetin e pas-revolucionit si KBP. Intervencionistët, përkundrazi, dështuan në sigurimin embështetjes evropiane, dhe në fund të fundit u përçanë në fraksione. Epërsia eantiintervencionistëve u vu re në Kongresin e mëpasëm në 1907 të Partive të OpozitësOsmane, ku udhëheqësit e KBP shuajtën një mori mosmarrëveshjesh dhe i detyruan tëgjitha partitë të pranonin një objektiv të vetëm: rrëzimin e Abdylhamidit të II-të. Për tërealizuar këtë, KBP, tashmë i plotfuqishëm, lidhi aleanca taktike me secilin prej grupeveopozitare që ishte i pranishëm. Kjo përçapje dinake i siguroi KBP rolin e dirigjentit nëorkestrën e revolucionit, por shkaktoi edhe ndjenja euforike solidariteti, sidomos ndërpartitë etnike. Shumë shqiptarë u radikalizuan nga thirrja e KBP për unitet të patundurdhe egërsi. Ata mbështetën modelin e KBP dhe dolën vullnetarë për revolucionin duke formuar çeta militantësh nën drejtimin e rrjetit të gjerë të degëve të KBP nëBallkan24.

Në 1905, KBP ngriti një bazë qendrore në Manastir, si fanar ndriçues përpropagandë dhe aktivitete revolucionare në Ballkan. Nga Manastiri, anëtarët e KBP ushtrinë në territoret shqiptare, duke themeluar degë të reja të KBP në Resnjë, Ohër,Strugë, Shkodër, Shkup, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren25. Në shumë raste, anëtarët ekëtyre degëve të KBP ishin edhe anëtarë të komiteteve nacionaliste shqiptare. Nëqytetet e Gjirokastrës dhe të Dibrës komitetet nacionaliste lokale u shkrinë me degën eKBP. Anëtarët e KBP i bindën kaq mirë nacionalistët lokalë që të dy palët kishin njëkauzë të përbashkët, saqë këta të fundit e lejuan KBP të fuste në përbërje të sajkomitetin e tyre duke pranuar që të vazhdonin luftën e tyre nën flamurin e KBP dhetë përmbysnin Sulltanin26.

21 Hanio lu, The Young Turks in Opposition, 189-90.22 Po aty, 191.23 Po aty, 197.24 Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 191-209.25 Stavro Skendi, The Albanian National Awakening, 1878-1912 (Princeton: Princeton Uni-

versity Press, 1967), 338.26 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 256.

Përpjekja 21

Është e qartë se suksesi i fushatës rekrutuese të KBP mbështetej tek angazhimii tij për vendosjen e një qeverie kushtetuese që do të lejonte të drejtat kombëtare.Fushata e tyre propagandistike rrëfente për një revolucion në emër të osmanizmit tëripërtëritur, një etos që do ta mbronte kushtetuta prej tiranëve si puna e Abdylhamidittë II-të. Megjithatë, është e qartë se shumica e anëtarëve të KBP ishin të përkushtuarndaj turqizmit dhe i kishin të gjitha synimet që t i anullonin angazhimet e tyre ndajminoriteteve etnike osmane, siç ishin shqiptarët, pasi të vinin në pushtet. Prandaj,sakrificat e shqiptarëve, të paraqitura për kauzën e heqjes së sulltanit, u ofruan nënidenë mashtruese të unitetit të reklamuar nga KBP. Ismail Qemali shkruan se mebashkim shqiptarët kuptonin një grupim të racave të ndryshme nën flamurin ekushtetutës osmane, që do të forconte perandorinë me anë të bashkimit të popujve tësaj, duke i garantuar secilit ekzistencën kombëtare. Nga ana tjetër, Komiteti [për Bashkime Përparim], e kishte mendjen vetëm tek bashkimi i të gjitha racave të ndryshme duke idetyruar të mohonin prejardhjen e tyre 27. KBP kishte nevojë për mbështetjen eshqiptarëve për të kryer revolucionin e tij, gjë që u arrit duke destabilizuar vilajetettashmë të pasigurta të Rumelisë zemra e Perandorisë Osmane që po tkurrejpandërprerë. Për të rekrutuar shqiptarët dhe për të siguruar pjesëmarrjen e tyre nëmanovra ushtarake dhe fushata propagandistike që ishin vendimtare për suksesin erevolucionit, KBP përhapi rreth e qark ide që në fakt nuk i përkrahte dhe që më vonë dot i prapsonte. Megjithatë, derisa erdhi në pushtet në 1908, dukej se KBP dhe aleatët etij po luftonin në mënyrë harmonke për një perandori të re, më të fortë, më të drejtë.

Në dhjetor 1907 KBP shquajti një moment paqëndrueshmërie dhe vendosi tashfrytëzojë. Një valë trazirash të dhunshme në Maqedoni midis OrganizatësRevolucionare të Brendshme të Maqedonisë (VMRO), ushtrisë osmane, bandave serbedhe bandave greke arriti kulmin e saj në fund të 1907-s. Kjo i shqetësoi fuqitë evropianeme atë që ato e quanin Çështja Maqedonase , ose çështja e trajtimit të administratësosmane në Maqedoni, që ishte bërë fushë beteje për një tufë aktorësh vendas qëkonkurronin për ndikim. Diplomatët britanikë dhe ata rusë propozuan programin eashtuquajtur Sollsbëri-Ignatiev, që i jepte pseudo-autonomi Maqedonisë dhe e vintekëtë rajon të trazuar nën qeverisjen e përbashkët të fuqive28. KBP e përdori këtë rritje tëinteresit të huaj në Maqedoni për të nisur një fushatë masive propagandistike qëparashikonte pushtimin së shpejti të Maqedonisë nga evropianët që nënkuptonteshkatërrimin e popullsisë myslimane dhe të Perandorisë Osmane në Evropë. Në mars1908, oficerë të përzgjedhur të KBP nisën plane për të organizuar banda që do tëshkonin nga fshati në fshat duke siguruar mbrojtje, vendosur drejtësi dhe rekrutuarmyslimanë. Bandat e KBP-së do të siguronin mbrojtjen dhe zbatimin bazë të ligjit qështeti osman kishte qenë vazhdimisht i paaftë ta realizonte, dhe të fitonin besimin emyslimanëve që jetonin në Maqedoni, që pësonin kërcënime të përhershme nga bandate të krishterëve29.

27 Vlora, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, 366.28 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 235.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 22Pavarësia

Përfshirja e shqiptarëve në këtë përpjekje ishte e domosdoshme, dhe udhëheqësite KBP ishin shumë të ndërgjegjshëm për këtë fakt. Organizimi i një fushate të armatosurnë Maqedoni do të kishte qenë i papërfytyrueshëm pa pjesëmarrjen e një numri tëkonsiderueshëm shqiptarësh, që përbënin pjesën më të madhe të popullsisë myslimanenë Evropën osmane dhe kishin formuar tashmë bandat e tyre në Maqedoni e përreth30.Kjo bëri që KBP të intensifikonte fushatat e tij propagandistike dhe përpjekjet përrekrutim në qytetet e fshatrat shqiptare. Anëtarët e KBP me origjinë shqiptare udhëtoningjerë e gjatë për të bindur bashkëfshatarët e tyre se pjesëmarrja në revolucion jo vetëmqë do të siguronte lehtësimin e barrës së rëndë të taksave dhe të politikave shtypëse,por do të siguronte mbrojtje nga bandat e tjera për fshatrat e tyre dhe do të parandalontepushtimin e pritshëm nga ana e evropianëve. Ata u bënin thirrje sidomos shqiptarëvemyslimanë me një retorikë që profetizonte rivendosjen e dinjitetit të perandorisë dheshtetasve të saj, dhe kishin kujdes të mos flisnin keq për sulltanin, që shumë shqiptarëmyslimanë e nderonin si kalif, por ua hidhnin fajin këshilltarëve të tij si burim i hallevetë perandorisë31. KBP e paraqiste kushtetutën si liri liri nga taksat, liri nga burokratëte korruptuar, liri nga pushtimi dhe liri për të përhapur kulturën shqiptare me autonomirelative.

Këto premtime siguruan me sukses një pjesëmarrje të gjerë të shqiptarëve nërevolucion, sidomos në fushatat e armatosura. Psh., në Resnjë, kryetari shqiptar ibashkisë bashkë me pjesëtarë të tjerë të parisë së qytetit u bashkua me batalioninkombëtar të Resnjës duke e rritur efektivin e tij deri në më shumë se njëmijë. Në maj1908, i gjithë rajoni i Çamërisë, rajoni më jugor i bregdetit shqiptar, u bë vatër e aktivitetittë KBP32. Pavarësisht nga mbizotërimi relativ i bastioneve të KBP në Shqipërinë ejugut, pati ende çeta nacionaliste shqiptare që luftuan ashpër kundër ushtrisë osmanedhe forcave të tjera nacionaliste, qofshin ato greke, serbe apo bullgare. Ishte njëambicie e udhëheqësve të KBP, si psh. e ndihmësmajor Ahmet Njaziut që t i rekrutoninkëto çeta dhe t i bënin ato të ndihmonin revolucionin, sidomos në fushatat e armatosuranë Maqedoni. Ahmet Njaziu rregulloi një takim me udhëheqësin de facto të çetave,Çerçiz Topullin; ky shprehu shqetësimin e tij të sinqertë rreth besnikërisë së KBP përosmanizmin, përkushtimit të tij ndaj diversitetit të perandorisë dhe për fiksimin e tijndaj turqizmit. Ahmet Najziu, që etnikisht ishte vetë shqiptar, e siguroi Topullin se KBPishte i palëkundur në devotshmërinë e tij ndaj osmanizmit dhe të drejtave autonome tëshqiptarëve, gjë që i bëri atij të mundur të siguronte besnikërinë, en masse, të të gjithërrjetit të çetave nacionaliste të Shqipërisë së Jugut33.

Me këtë lëvizje, KBP kishte kooptuar me sukses një rrjet të tërë të organizataveparaushtarake dhe politike në Shqipërinë e Jugut e më tej. Ndihmësmajor Ahmet Njaziu

29 Nader Sohrabi, Revolution and Constitutionalism in the Ottoman Empire and Iran (NewYork: Cambridge University Press, 2011), 100-01.

30 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 255.31 Ibid; Sohrabi, Revolution and Constitutionalism in the Ottoman Empire and Iran, 101-02.32 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 256.33 Po aty, 257.

Përpjekja 23

kishte orkestruar një aleancë taktike masive që i vuri çetat nacionaliste, komitetetpolitike, anëtarët e parisë vendase grupet fisnore e madje edhe teqetë e bektashinjvenën drejtimin e oficerëve të KBP. Ky grup i madh i armatosur, që përbëhej kryesisht ngafshatarë shqiptarë toskë, u bashkua më vonë me regjimentin kombëtar të Ohrit tëdrejtuar nga ndihmësmajor Ejup Sabriu, batalionin kombëtar të Resnjës, të drejtuar ngaNjaziu dhe çetën e KBP të Manastirit dhe secila prej tyre ishte në përgjithësi shqiptarenga përbërja e saj.

Më 3 korrik 1908, ndihmësmajor Ahmet Njaziu e dërgoi regjimentin osman tëResnjës jashtë qytetit për të nënshtruar një çetë bullgare të trilluar34. Më pas ai, zyrtarëtmë të lartë të Resnjës dhe fshatarët shqiptarë vodhën armët dhe municionin eregjimentit, u arratisën në male dhe shpallën fillimin e revolucionit me një telegram tëfirmosur nga batalioni kombëtar i Resnjës duke kërkuar zbatimin e kushtetutës35. Sulltanidërgoi Shemsi Pashën për të ndëshkuar Njaziun dhe parandaluar përhapjen ekryengritjes më gjerë në Ballkan. Shemsi Pasha mbërriti në Manastir dhe u vra vetëmpas dhjetë orësh nga një grup guerril i KBP, pa ndonjë kundërshtim të madh prejnjëzetë rojeve të tij shqiptare, që nuk pranuan të kapnin ose identifikonin vrasësin36.

Këto manovrime ishin goditjet e para dhe më të rëndat kundër regjimit tëAbdylhamidit të II-të. Teatri maqedonas konsiderohej në fakt kaq i rëndësishëm përpërpjekjen revolucionare, saqë kur ajo përfundoi KBP i shpërbleu dy nismëtarët e saj,Enver Pashën (e ëma e të cilit ishte shqiptare) dhe Ahmet Njaziun me titullin honorifikhero i lirisë (hurried Karman)37. Forcat e armatosura që komandonin ata në Maqedoni

përbëheshin në shumicë dërrmuese nga fshatarë, njerëz të parisë, ushtarë e madjeedhe oficerë shqiptarë. Fotografi prej asaj kohe të batalioneve të KBP tregojnë seshumica e luftëtarëve të KBP mbanin qeleshen e bardhë të burrave shqiptarë. Kontributii shqiptarëve për revolucionin ishte kaq i rëndësishëm saqë Ahmet Njaziu shkroi nëkujtimet e tij se shumica e revolucionarëve që luftuan në emër të kushtetutës në tëashtuquajturin revolucion të Turqve të Rinj, nuk ishin turq po shqiptarë një pretendimqë e mbështesin historianë si ükrü Hanio lu38. Ndërkohë që kontributi i shqiptarëvepër fushatën e armatosur të revolucionit ishte i pakrahasueshëm me atë të çdo grupitjetër osman, ata shpalosën demonstratën civile më të madhe e më të rëndësishme kukërkuan zbatimin e kushtetutës.

34 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,150-51; Sohrabi, Revolution and Constitutionalism in the Ottoman Empire and Iran, 106-07.

35 Sohrabi, Revolution and Constitutionalism in the Ottoman Empire and Iran, 105-06.36 Po aty, 208.37 Mark Mazower, Salonica, City of Ghosts: Christians, Muslims, and Jews, 1430-1950 (New

York: Alfred A. Knopf, 2005), 255; Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islamand the Albanians, 1874-1913, 150.

38 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 258.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 24Pavarësia

Këtu është e rëndësishme që të hidhet dritë mbi dikotominë midis udhëheqjessë KBP, atyre që planifikuan dhe orkestruan revolucionin, dhe atyre oficerëve, ushtarëvedhe civilëve që e realizuan atë në terren. Ndërsa shqiptarët u gjendën në të dy kampet,kontributi i tyre më i rëndësishëm ishte tek trazirat e armatosura dhe civile në të gjithëBallkanin, që kërcënoi stabilitetin e perandorisë dhe legjitimitetin e sundimit të Sulltanit.Të pakta janë ngjarjet që e karakterizojnë kontributin e shqiptarëve për revolucionin e1908-s dhe kauzën e zbatimit të kushtetutës aq mirë sa grumbullimi në Ferizaj, nëvilajetin e Kosovës. Ferizaj ishte një stacion i rëndësishëm i Chemins de fer Orientaux,që kalonte përmes Ballkanit dhe lidhte Vjenën me Stambollin. Ai ishte njëri nga tëpaktat qytete ku kosovarët komunikonin me të huaj që udhëtonin me hekurudhën qëlidhte Mitrovicën me Selanikun.

Më 5 korrik 1908, vetëm dy ditë pasi Njaziu dhe çeta e tij nisën revolucionin,3000 shqiptarë gegë u mblodhën në qytetin e Ferizajt nga fshatrat përreth. Ata erdhënatje si përgjigje ndaj një zhurme të përhapur ndër banorë se Austro-Hungaria po bënteplane për pushtimin e Kosovës; kjo zhurmë u shtua edhe nga fakti që punëtorëtaustriakë të hekurudhës u mblodhën për piknik në një fshat aty pranë39. Zyrtarëtvendas u orvatën ta shpërndanin turmën, madje edhe ulematë u munduan të merreshinvesh me fshatarët, por lajmi për grumbullimin u përhap në të gjithë Kosovën dhe mijëraveta vazhduan të marshojnë në Ferizaj40. Veziri i madh, i tronditur nga lajmet e traziravetë mëtejshme në Ballkan, dërgoi menjëherë kolonel Mirliva Galip Beun për të shpërndarëgrumbullimin spontan, por që kishte përmasa të mëdha. Por veziri i madh nuk e dinte qëGalip Beu ishte anëtar i komitetit ekzekutiv të degës së Shkupit të KBP. Ai rekrutoiNexhip dhe Ferhat Dragën, anëtarë shqiptarë të KBP nga Shkupi, si dhe Bajram Currin,udhëheqës i dalluar i shoqërisë Bashkimi në Bukuresht41.

Duke pasur 20000 veta në këtë moment, turma e shqiptarëve, që përfshinte çetatë armatosura nga veriu, pushtoi zyrën lokale të postës dhe dërgoi qindra telegrame nëqytete të tjera shqiptare, duke i ftuar të gjithë të bashkoheshin me grumbullimin etyre42. Galip Beu, Curri dhe vëllezërit Draga i hynë punës duke bindur parinë dheklerikët vendas se kushtetuta do të ndihmonte në përmirësimin e situatës së tyre dhedo të mbante larg ndërhyrjen evropiane. Ata patën sukses dhe fituan mbështetjen qëu duhej për të siguruar pranim kolektiv nga turma. Me kërkesën e një kleriku dijetar iislamit ( alim) vendas, që u bë anëtar i KBP nga Galip Beu, mijëra njerëzit e grumbulluardhanë besën mbi kuran (pati të tjerë që u betuan mbi bibla), duke u zotuar për angazhimine tyre për rivendosjen e parlamentit dhe kushtetutës. Njëqind e nëntëdhjetekatërshqiptarë, duke përfshirë myftilerë, ulema, shehlerë, pjesëtarë të parisë vendase,udhëheqës të KBP, nacionalistë shqiptarë dhe krerë fisesh firmosën një version të

39 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,151.

40 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 271.41 Po aty, 272.

Përpjekja 25

kodifikuar të besës. Më 20 korrik, besa u zbardh në letër në dy telegrame, ku njëri iu çuavezirit të madh dhe tjetri Shehulislamit. Potenciali i një kryengritjeje masive në Kosovëshkaktoi frikë të madhe në administratën e Abdylhamidit të II-të. Sulltani e moritelegramin më 21 korrik dhe mëngjesin tjetër i çoi telegram Ismail Qemalit në Paris:

Po të më lejonte koha do t i kisha dërguar njeriun tim të besuar, Iljaz Beun,Ismail Qemal Beut për t u këshilluar me të se ç duhet bërë në këtë situatë të rëndë.Shkoni tek ai dhe lutjuni t ju japë mendimin e tij me shkrim, që ju të ma çoni metelegraf.43.

Ismail Qemali vuri në dukje se ngjarjet e Ferizajt i bënë atij [Sulltanit] përshtypjemë të madhe se ankesat e të gjithë turqve ose të gjitha notat diplomatike të Evropës44 .Në përgjigjen e tij, Ismail Qemali e këshilloi Madhërinë e Tij që pa humbur asnjë çasttë shpallte kushtetuten pa ngurrim, meqenëse kjo qe e vetmja zgjidhje efikase dhe evetmja mënyrë e sigurtë që të mblidhte rreth fronit të tij të gjithë popujt e Perandorisë45 .Më 24 korrik 1908, Abdylhamidi i II-të rivendosi kushtetutën e 1876-s dhe me të nëhistorinë osmane filloi një epokë e re46. Këta shqiptarë që ishin grumbulluar me dhjetëra-mijëra syresh kapërcyen barrierat fetare, politike dhe klasore në emër të një kauze qëata e konsideronin si mishërim të ëndrrave të ndryshme politike të tyre vënia në jetëe kushtetutës.

Gjatë shtatëmbëdhjetë ditëve, ata që u mblodhën në Ferizaj kishin investuar tëgjitha aspiratat e tyre politike tek kushtetuta, sepse për ta ajo përfaqësonte një thirrjendaj drejtësisë universale. Të gjitha ëndrrat për siguri, për të drejtën e ruajtjes dhezhvillimit të kulturës së tyre, për të drejtën e jetës në pavarësi nga pushtimet e huaja umishëruan në këtë moment. Në këtë kuptim, ata e investuan të tërë identitetin e tyre tekkushtetuta si shqiptarë ata i bënë thirrje zakonit të lashtë të besës, si myslimanë atapërmendën konceptin e shura-s (konsultimit) dhe si shtetas besnikë osmanë ata i bënëthirrje detyrës së tyre për të mbrojtur vatanin.

Ky kolektiv masiv njerëzish që fillimisht u mblodh për shkak të zhurmave të njëpikniku për të protestuar nga frika e sigurimit të tyre personal, ishte shndërruar në njëmasë revolucionarësh konstitucionalistë. Kjo nuk donte të thoshte që secili prej atyre20000 demonstruesve merrte vesh nga nuancat e qeverisjes kushtetuese apo e dininç ishte kushtetuta para se t ua kishte thënë njeri. Mund të thuhet më saktë që ishtedomethënia e veprimit të tyre kolektiv shoqëror që kishte ndryshuar krejt, nga njëshqetësim i veçantë në interes universal47. Pasiguritë që pollën këtë grumbullim masiv

42 Po aty, 272-73; Stefanaq Pollo and Arben Puto, The History of Albania: From Its Origins tothe Present Day, trans. Carol Wiseman and Ginnie Hole (London: Routledge & Kegan Paul, 1981),137-38.

43 Vlora, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, 315-16.44 Po aty45 Po aty46 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,

153.47 Max Weber, Economy and Society, trans. Guenther Roth and Claus Wittich (Berkeley:

University of California Press, 1978), 4.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 26Pavarësia

i kishin shndërruar demonstruesit individualë në një trup kolektiv, të politizuar, tëmotivuar nga kuptime më të thella revolucioni, patriotizmi, islami, konstitucionalizmi.Ky qe një moment gjallërie kolektive , i një energjie kolektive mahnitëse që i shtyuindividët të silleshin në mënyrë të jashtëzakonshme, duke zgjeruar interpretimet e tyre,duke prishur dhe ngritur rrjetet shumëpalëshe të identiteteve, kuptimeve dhe motivimevetë tyre në një të vetëm, kushtetutën48.

Në të vërtetë, edhe zyrtarët osmanë nuk mbetën pa e vënë re natyrën mahnitësetë këtij grumbullimi. Ata u shtangën kur panë pjesëtarët e turmës, që i merrnin përfshatarë të paditur, të lexonin kopje të Dritës, gazeta politike e botuar nga shoqëriaBashkimi 49. Por kjo nuk nënkupton mënjanimin e rëndësisë së Galip Beut, Dragajve

ose Bajram Currit për shkathtësinë e tyre në bindjen e turmës dhe të udhëheqësve tësaj për të mirat e revolucionit dhe kushtetuës. Askush nuk mund t i ulë vlerënkontekstualizimit delikat të këtyre koncepteve, në botëkuptimin e fshatarit të zakonshëmshqiptar ndërkohë që ato u përhapën në turmën masive. Mund të thuhet më mirë sepasoja më e pashlyeshme e grumbullimit qe sinteza e koncepteve të njohura prejkohësh dhe e atyre të shpallura nga revolucioni ksenofobi dhe patriotizëm, sheriatdhe konstitucionalizëm, osmanizëm dhe unitet politik. Energjia kinetike politike emishëruar në shkrirjen e 20000 fshatarëve shqiptarë dhe një grushti revolucionarëshpolitikë, shërbeu për të lartësuar dhe shndërruar masën kolektive duke i shkëputurindividët nga botëkuptimet e tyre të përditshme dhe duke çliruar potencialin e tyrepolitik dhe aftësinë për veprim shoqëror.

Ngjarjet në Ferizaj mishërojnë atë që Uilliam Sjuell (William Sewell) e quanngjarje historike , shkrirjen përfundimtare të rastësisë me strukturën. Sipas Sjuellit,

një ngjarje historike është një renditje e degëzuar ngjarjesh që njihen si të shënuaranga bashkëkohësit dhe që rezultojnë në shndërrim jetëgjatë të strukturave 50.Grumbullimi i Ferizajt, që fillimisht u motivua nga kërcënimi i papritur i një pushtimi tëpërfolur, u shndërrua në një ngjarje që pati si motiv çmontimin e rrjeteve strukturoreekzistuese të perandorisë. Domethënë, të zhbëheshin politikat e Abdylhamidit të II-të,të ndryshohej marrëdhënia e përulësisë ndaj Evropës dhe të vendosej një qeverisjekushtetuese që do të përfaqësonte dhe do t u sillte përfitim të gjithë shtetasve osmanë.Domethënia e grumbullimit kishte ndryshuar gjatë shtatëmbëdhjetë ditëve dhe më 20korrik 1908 ishtë veprimi shoqëror, shumë më tepër se edhe fushatat ushtarake nëBallkan, që e bindën Abdylhamidin e II-të se vonesat në rivendosjen e kushtetutësishin të kota dhe të rrezikshme.

48 Brubaker, Nationalism Reframed: Nationhood and the National Question in the New Eu-rope, 21; Emile Durkheim, The Elementary Forms of the Religious Life., Free Press Paperbacks;(New York: Free Press, 1965), 171-80.

49 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 272.50 William Hamilton Sewell, Logics of History: Social Theory and Social Transformation,

Chicago Studies in Practices of Meaning; (University of Chicago Press, 2005), 228.

Përpjekja 27

Për Sjuellin, një ngjarje historike klasike është marrja e Bastijës gjatë RevolucionitFrancez më 14 korrik 1789. Unë kam mendimin se Ferizaj ishte Bastija e Revolucionit të1908-s. Grumbullimi i Ferizajt, njëlloj si Sulmi i Bastijës, mishëroi një shndërrim madhorskematik, një zhvendosje të veçantë në semiotikën, domethëniet, interpretimet dhemotivimet e kulturës politike osmane. Skemat strukturore të konstitucionalizmit,patriotizmit dhe osmanizmit fuqizuan veprimin shoqëror shqiptar, që nga ana e tij u dhafuqi atyre skemave dhe shndërroi domethënien e tyre. Ndërkohë që KBP përhaptekëto ideale fisnike, ai nuk mund ta kontrollonte mënyrën se si interpretoheshin ata oseevolucionin e domethënies së tyre tek njerëzit që u rekrutuan për të luftuar në emër tëtyre. Ata që luftuan dhe demonstruan në emër të konstitucionalizmit dhe osmanizmit,jo vetëm që u fuqizuan prej këtyre koncepteve, por edhe i ndryshuan gjatë veprimevetë tyre sociale51. Kjo dinamikë dialektike ndihmoi që revolucioni të kishte sukses tëmadh dhe shërbeu për prishjen e strukturave të politikës dhe shoqërisë osmane, pornga ana tjetër ajo ndërlikoi periudhën pas-revolucionare meqenëse pretendimet ekundërta rreth domethënies dhe trashëgimisë së konstitucionalizmit dolën në skenëme pasoja shkatërrimtare.

Natyra e politikës dhe shoqërisë osmane u shndërrua në mënyrë marramendësenga Revolucioni i 1908-s. Politika e lartë osmane u zëvendësua shpejt nga strukturapolitike e KBP, duke sjellë oficerë ushtrie të rangut të mesëm në pozitat më të larta tëpushtetit politik. Rivendosja e kushtetutës osmane më 24 korrik u prit me një euforimarramëndëse anembanë perandorisë. Një dëshmi mbresëlënëse, që u botua në njërevistë studentore në Toronto, tregon me hollësi reagimin euforik ndaj ardhjes së këtijlajmi. Ky tregim nxjerr në pah sidomos mënyrën me të cilën kushtetuta rrëzoi ndarjet errënjosura në shoqërinë osmane, ku theksohet sidomos uniteti i grupeve të ndryshmeetnike dhe fetare.

Ne po i afroheshim Ismidit. Një varkë tjetër, njëlloj si e jona porqë vinte nga Ismidi, iu afrua tërthorazi bashit tonë. Ata na thirrën porbërtimat e tyre me zë të ashpër nuk i kuptonim dot. Kur u afruan, nepamë një burrë që u ngrit dhe tundi diçka drejt nesh. Ne u kthyemdhe u dhamë rremave drejt tij. Tani po i kuptonim thirrjet: RroftëSulltani! Padishahum chok yasha! Canoni Issassi! Hurriet!Kushtetutë! Liri! . Ngazëllimi u bë më i zjarrtë. Vapën përvëluese e

harruam. Ne e zumë veten në befasi duke bërtitur, ulëritur me sa fuqiqë kishim. Varka mezi na nxinte. Më në fund dy varkat prekën njëratjetrën. Pritja u bë e padurueshme. Burrat e varkës tjetër dukeshin sitë shkalluar. Ata mezi prisnin të na thoshin lajmin. Ne kapëm copafjalish aty-këtu Kanë dhënë kushtetutën , jemi të lirë-të lirë-tëlirë! , poshtë hafijet, poshtë spiunët, poshtë Izeti me pashallarëttiranë , rroftë Sulltani! Entuziazmi ishte i pakufishëm. Ne brohoritëm

51 Po aty, 250.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 28Pavarësia

e ulëritëm derisa na lanë fuqitë. Djersët na rridhnin çurk. Njërin ngatë ekuipazhit tonë e zuri histeria, një tjetër po qante me ngashërim.Një burrë më dha një gazetë, Puzantion, një e përditshme armene eKostandinopojës. Me tituj të stërmëdhenj të parët që kisha parënë një gazetë turke ishin shkruar fjalët: Liri! Vëllazërim! Barazi!Drejtësi! Të gjithë shtetasit e Perandorisë Osmane, muhamedanë,të krishterë, hebrenj, të çfarëdo feje ose kombësie që të ishin tani dotë quheshin osmanllinj. Ata ishin të gjithë të barabartë para ligjit.

Neve na u desh të fërkonim sytë që të besonim atë që po shihnim.Entuziazmi i zhurmshëm, i egër i linte vendin herë pas here habisë sështangur e të zbrazët nga drejtimi i pazarit, nga një distancë elargët vinte një ulërimë e shurdhër. Ne vrapuam aq sa shumë prejnesh s kishin vrapuar ndonjëherë më parë. Pamë të tjerë që povraponin në të njëjtin drejtim, burra pleq e djem të rinj, gra, fëmijë,hebrenj, të krishterë e myslimanë duke nxituar me të shtyra e mepërpjekje të shkalluara. E prapëseprapë dhuna ishte zhdukurfare .Një ushtar turk ndaloi për të ndihmuar një grua plakë. Dukejfare qartë që ajo ishte armene, e krishterë, gjaure. Çfarë mrekullie!Mos po vinte fundi i botës? Turq hijerëndë u hidheshin në supearmenëve, grekëve. Një grek anash meje po përqafohej me një armen.Mua më pa një turk. Ai më përqafoi fort e më puthi në ballë Umbajtën fjalime nga një armen, një grek, një hebre, një mulla turk që të gjitha ishin përsëritje të një të vërtete të madhnueshme. Ajrin eçanin brohorimat. Të panjohurit shtrëngonin duart, putheshin e qaninbashkë me të panjohur të tjerë. Në Turqi po lindte një ndjenjë e re.Shpresë, shpresë për veten, për të ardhmen, dhe entuziazmin qësillte ajo nuk e zbusje dot52.

Euforia që përshkoi perandorinë menjëherë pas 24 korrikut ishte e prekshme,dhe shpërthimi emocional që dukej se ishte i kudogjendur, ndodhi në lidhje të ngushtëme zgjimin sociopolitik. Pavarësisht nga feja, identiteti etnik ose klasa, shtetasit osmanëndjenin se kushtetuta i kishte nxjerrë në dritë, gjithçka kishte ndryshuar dhe ata festuanardhjen e një realiteti krejt të ri. Ashtu si në Ferizaj, në të gjithë perandorinë turmatpërjetuan një trazim kolektiv. Të motivuar nga fryma e përbashkët, ata kapërcyenkufizimet e tyre personale dhe strukturore duke përqafuar kuptime të reja politike,sociale dhe kulturore53. Ata përkrahën konstitucionalizmin, lirinë dhe barazinë; thirrënfqinjët e tyre me besime dhe kombësi të ndryshme dhe dhanë shfaqje solidariteti në sy

52 Robert Chambers, Liberty and the Ottoman, The University Monthly 1909, 9-11.53 Durkheim, The Elementary Forms of the Religious Life., 240; Sewell, Logics of History:

Social Theory and Social Transformation, 149.

Përpjekja 29

të të gjithë botës. Në këtë moment, menjëherë pas revolucionit, kishte një frymë të re qëdepërtoi kudo, e cila i motivoi osmanët të prishnin kufizimet e vjetra e të ngrinin njëshoqëri të re.

Në Ballkan, ndërkohë që çetat militante ngazëlleheshin në rrugë dhe ia dorëzuanarmët e tyre KBP-së në mënyrë ceremoniale, dhjetëra të syrgjynosur e mërgimtarë ukthyen në rajon, mes tyre edhe shumë kundërshtarë shqiptarë të regjimit. Për herë tëparë, në territoret albanofone u shfaq një shtypshkronjë shqip që vepronte ligjërisht,dhe gazeta të tilla si Korça, Lidhja Orthodhokse, Tomorri, Bashkimi i Kombit dheBashkimi u botuan në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Afro një dyzinë botimesh tëtjera shqipe botoheshin në Stamboll, Selanik dhe Kajro54. Deri në 1909 ishin formuargjashtëdhjetegjashtë shoqëri kombëtare shqiptare për të ndihmuar pozitën kulturoredhe politike të shqiptarëve në rajon. Këto organizata kishin mbi 10000 anëtarë nënjëzetë qytete, duke përfshirë Manastirin, Selanikun, Janinën, Korçën, Elbasanin,Gjirokastrën, Beratin, Vlorën, Filatin, Starovën, Shkupin dhe Stambollin55.

Tek shqiptarët ekzistonte ndjenja e prekshme që kushtetuta ishte hapi i parë irëndësishëm për lëvizjen e tyre politike dhe kulturore domethënë që ajo garantontetë drejtën për të kultivuar bashkësinë e tyre nën kujdesin e një sistemi të ri osman. Psh,në gusht 1908, vetëm pak javë pas rivendosjes së kushtetutës, një grup anëtarëshshqiptarë të KBP në qytetin e Vlorës themeluan Lidhjen Kombëtare për Nxitjen eShkollave Shqip. Ata iu përkushtuan dy programeve, konsolidimit të shtetitkombëtar të Turqve të Rinj dhe prirjeve separatiste dhe autonomiste të patriotëveshqiptarë dhe të Lidhjes56. Dhe vërtet, vetëm për dhjetë muaj u ngritën pesëdhjetenëntëshkolla shqipe me 3748 nxënës57. Për anëtarët shqiptarë të KBP, liria dhe barazianënkuptonte të drejtën për zhvillim politik dhe pavarësi kulturore. Me bashkëvendasite tyre osmanë ata ndanin euforinë për kushtetutën, po për shumë shqiptarë, kishteende shumë për të bërë. Ata që kishin luftuar me trimëri për revolucionin kishin pandehurse regjimi i ri kushtetues do t i mbështeste përpjekjet e tyre politike dhe kulturore,megjithëse ky optimizëm e pati jetën të shkurtër.

Në Maqedoni, ku fermenti i kërdisë ndëretnike dhe fetare u shndërrua në harmonieuforike, Enver Pasha mbajti një fjalim para çetave të mbledhura dhe thërriti, Që tanie tutje nuk ka më bullgarë, grekë, rumunë, hebrenj ose myslimanë; jemi të gjithë tëbarabartë nën të njëtin qiell të kaltër, e kemi për krenari të jemi osmanë58 . Atyrë që pou drejtohej Enver Pasha, që ishin mijëra militanë shqiptarë, kucovllehë, bullgarë, grekëdhe maqedonas të dehur nga solidariteti, u shpëtoi një nënkuptim ogurzi tek deklarata

54 Skendi, The Albanian National Awakening, 1878-1912, 346-47.55 Leften Stavros Stavrianos, The Balkans since 1453 (New York: Rinehart, 1958), 508.56 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,

165.57 Stavrianos, The Balkans since 1453, 508.58 William Miller, The Ottoman Empire and Its Suçessors, 1801-1927 (New York: Octagon

Books, 1966), 476.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 30Pavarësia

e tij. KBP nuk e konsideronte identitetin osman si një amalgam lara-lara të identitetevefetare, etnike dhe kulturore. Ata nuk pajtoheshin me këtë koncept të vjetër të osmanizmitsepse në sytë e tyre ai binte ndesh me trajektoren e progresit që mishëronte shteti-komb. Në të vërtetë, identiteti osman, që për turkomanët mbizotërues në KBPnënkuptonte identitetin turk, përfshinte brenda vetes identitetin e kujtdo që kishtemarrë pjesë në revolucion.

KBP kishte manipuluar qëllimisht shumë grupe joturke për të marrë pjesë nërevolucion; në propagandën e tyre ata shkartisnin pa ngurrim me njëri-tjetrinosmanizmin, panislamizmin e madje edhe turqizmin, për aq kohë sa këto tërhiqninrekrutë59. Ata u zotuan për të përkrahur osmanizmin dhe ngulnin këmbë se kushtetutado të siguronte liri për çdo grup një koncept që u la kastile i vagullt nga propagandistëte KBP. Shumica e shqiptarëve, që patën derdhur më shumë gjak për revolucionin e1908-s se çdo grup tjetër në perandori, e bëri këtë nën premtimin e rremë që kushtetutado të binte autonomi politike dhe kulturore. Ndërkohë që anëtarët e KBP-së i hëngrënfjalët e tyre për një qëndrim më të favorshëm ndaj autonomisë dhe diversitetit, konceptii tyre për osmanizmin gjithashtu ndryshonte si nata me ditën nga ai i shqiptarëve. Përshqiptarët osmanizmi nënkuptonte bashkimin e decentralizuar të grupeve të pangjashmeetnike dhe fetare, nën një autoritet të përbashkët perandorak që impononte harmonidhe siguronte mbrojtje nga të huajt. Nga ana tjetër, KBP e shoqëronte këtë koncept tëosmanizmit me një model perandorak të dalë qëkur nga moda dhe kërkonte që perandoriae re të pasqyronte përbërjen politike dhe shoqërore të shtetit komb e centralizuar,uniforme dhe efikase.

Prandaj nuk është për t u habitur që shumë shpejt pasi KBP e konsolidoipushtetin, shqiptarët u zhgënjyen keqas prej përpjekjeve të tij për t i vënë shkopinj nërrota gjuhës shqipe në mjetet e informacionit dhe arsim. KBP besonte se kishte fituartë drejtën për të përcaktuar drejtimin e shoqërisë së re osmane. Meqenëse ai kishtepërhapur konceptet e lirisë, barazisë, konstitucionalizmit dhe osmanizmit tek shqiptarët,anëtarët e tij pretendonin se kishin autoritet për interpretimin dhe zbatimin e tyre. PërKBP liria ishte mungesa e tiranisë, barazia nënkuptonte homogjenitet,konstitucionalizmi ishte ligj racional dhe osmanizmi ishte centralizim kulturor dhe politik.Përplasja midis elitës turqiste të KBP dhe mijëra vullnetarëve joturq që kishin vënë nëjetë revolucionin, ishte e pashmangshme.

KBP e përdori osmanizmin si pretekst për zbatimin e politikave që konsolidoninpushtetin e tij, por karakteri i markës së tij të osmanizmit ishte i ndryshëm në theksin qëvinte për centralizimin politik dhe kulturor. Politikisht, KBP u mundua të zëvendësonterrjetin e gjerë administrativ të shtetit osman me një burokraci racionale, të frymëzuarnga shkenca që pasqyronte strukturën hierarkike të vetë KBP-së. Nga ana kulturore,KBP zbatoi politikat e turqizimit (Türkle tirme). Këto synonin të ngrinin në koncept

59 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 296.

Përpjekja 31

dhe të homogjenizonin identitetin osman, në kuptimin e dhënies së një karakterikombëtar osmanizmit. Në periudhën pas revolucionit, ata shqiptarë që luftuan përkultivimin e gjuhës dhe kulturës së tyre në shtyp dhe në klasa shkollash u përplasënme ashpërsi me KBP dhe programet e tij për asimilim kulturor. Shqiptarët qenë të bindurse revolucioni për të cilin kishin luftuar kishte për qëllim të hiqte qafe ligjet drakonianepër përdorimin e gjuhës së tyre, që kishte qenë një nga ankesat e tyre kryesore ndajregjimit të Abdylhamidit të II-të.

Kur u shfaq kjo mosmarrëveshje e pakapërcyeshme, partneriteti midisudhëheqësve politikë shqiptarë dhe osmanë, shumë prejt të cilëve ndanin së bashkushumë nga përkatësitë e tyre ideologjike, dha frymën e fundit. Megjithëse edhenacionalistët shqiptarë, edhe ata turq pretendonin përkushtimin e tyre ndaj osmanizmit,asnjë grup nuk kishte ndërmend të bënte lëshime në çështjen e kulturës sidomos tëgjuhës. Në luftën që pasoi, osmanizmi u bë i parealizueshëm si ideologji dinamike qëparaqiste edhe unitet edhe barazi në diversitet dhe prej tij u shtjelluan dy nacionalizmaqë përjashtonin njëri-tjetrin, që prapëseprapë qenë të ngjashëm nga ana strukturore, aiturk dhe ai shqiptar.

Njëra nga shtyllat e përpjekjes centralizuese të KBP ishte përdorimi idetyrueshëm i turqishtes osmane nga qytetarët osmanë, pavarësisht nga përkatësia etyre etnike apo fetare. Përdorimi i kudogjendur i turqishtes osmane në klasat e shkollavedhe në hapësirat publike, i shërbente interesit të KBP për të ngritur një administratëracionale, efikase, të mbështetur nga një popullsi homogjene dhe e bashkuar. Në sytëe KBP, përdorimi në sferën publike i një gjuhe tjetër përveç gjuhës zyrtare të shtetitishte reaksionar, një mbeturinë e topitjes që karakterizonte perandorinëpararevolucionare. Shkollat, gazetat, dhe komitetet politike shqiptare u konsideruan siprovokim ndaj shoqërisë së re osmane të parashikuar nga komiteti i shenjtë (cemiyet-i mukkades)60. Por shumë shqiptarë i qëndruan idesë se të drejtën për autonomi ekishin fituar me sakrificat e tyre. Ata parashikonin një federatë të grupeve osmane nëntë njëjtin flamur, por politikisht autonomë dhe të lirë për të folur, lexuar dhe mësuarçfarëdo gjuhe që të donin. Edhe për nacionalistët turq, edhe për ata shqiptarë, çështjae gjuhës kishte rëndësi madhore për kombësinë koncept që mund të gjendet qyshnga zanafillat më të hershme intelektuale të nacionalizmave turk dhe shqiptar.

Përfshirja e shqiptarëve në vizionin e tyre proto-nacional për identitetin osmankishte rëndësi të veçantë për turqistët e KBP. Kjo ndodhi për dy arsye. Së pari, ngafakti që shqiptarët përfaqësonin popullsinë më të madhe myslimane në Evropën osmanedhe bastionin e fundit evropian të shtetit osman. Së dyti, turqizmi mbështetetej në njëkoncept të identitetit që kryesisht ishte ndërtuar më shumë në drejtim të gjuhës dhefesë se sa të etnisë

gjë që i bënte shqiptarët objektiva të lehtë për turqizim. Shumëprej udhëheqësve të KBP ishin myslimanë nga Ballkani dhe Kaukazi territore periferikeku të krishterët qenë në shumicë. Atje, pavarësisht nga identiteti i tyre etnik ose

60 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,156.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 32Pavarësia

gjuhësor, myslimanët cilësoheshin si turq, një term që gjendjen e besimit të tyre elidhte me shtetin osman dhe me konvertimet masive të shekujve të kaluar61. Në kontekstinosman, fjala türk cilësonte fshatarët e anadollit deri në shek. e 19-të, kur ajo gradualishtu bë sinonim me osmanët myslimanë, turkofonë62.

Turqizmi (Türklük) pati qenë imponuar mbi shtresën e mesme, myslimanët earsimuar të Ballkanit dhe Kaukazit, nga e cila përfundimisht u krijua KBP. Por në fundtë shek. të 19-të, ata përqafuan një identitet që i lidhi qenësisht me prestigjin e sulltanatitdhe që pasqyronte identitetet e harlisura nacionaliste të fqinjëve të tyre të krishterë.Përvetësimi i identitetit turk qe për shumë anëtarë të KBP një mënyrë për të thjeshtëzuaridentitetet e tyre të ndërlikuara gjeografike, etnike, gjuhësore dhe fetare63. Prandaj nukështë për t u habitur që ata prisnin që shqiptarët, shumë prej të cilëve ishin futur nëKBP e madje edhe e pranuan identitetin turk, të ndiqnin shembullin e tyre.

Programi i KBP për turqizimin (Türkle tirme) e Shqipërisë ishte përpjekje për tëkonsoliduar copat e fundit të Evropës osmane, me shpresën që popullsia më e madhemyslimane në Evropën osmane të pranonte një identitet të ri që do të shërbente përforcimin e shtetit osman. Siç vuri re Ismail Qemali,

Turqit e Rinj (KBP), që tek shqiptarët panë thjesht një popullmysliman që s kishte ideal tjetër politik përveç dëshirës për tëshmangur pagesën e taksave, ishin të bindur që me administrim dheushtrim force do t i bënin ata osmanë të zakonshëm e të urtë, gjë qëdo të shërbente si shembull për kombësitë e tjera Por përkundrazi,politika agresive e Turqve të Rinj qe tharmi që e bëri ndjenjën e tyrekombëtare të ringjallej e të lulëzonte rishtaz64.

Ismail Qemali i akuzon turqistët në KBP për përçmimin e identitetit shqiptar përhir të pushtetit, por nuk i njeh ngjashmëritë midis identitetit turk dhe atij shqiptar nëkontekstin osman, që mund t i kishin bërë ata të besonin se akulturimi ishte irealizueshëm. Edhe shqiptarët ndesheshin po aq sa ç ndesheshin turqit me identitetetshumëzërëshe etnike, fetare, gjuhësore dhe gjeografike. Shqiptarët ishin të bashkuarnë njëfarë mase nga gjeografia, por brenda gjeografisë qëndronte kokëfortë një larmi emadhe etnogjuhësore, fetare dhe kulturore. Në Shqipërinë e Veriut, gjuha e folur quhetgege dhe po të tillë quhen dhe ata që e flasin. Tek gegët ishte shumë i përhapur një

sistem fisnor i veçantë i bazuar në fise, që diktonte organizimin e tyre social dhe

61 Erik Jan Zürcher, The Young Turks: Children of the Borderlands?, International Journalof Turkish Studies 9, no. 1/2 (2003).

62 David Kushner, Self-Perception and Identity in Contemporary Turkey Journal of Con-temporary History 32, no. 2 (1997): 219.

63 Kemal H. Karpat, The Politicization of Islam: Reconstructing Identity, State, Faith, andCommunity in the Late Ottoman State (New York: Oxford University Press, 2001), 356.

64 Vlora, The Memoirs of Ismail Kemal Bey, 367.

Përpjekja 33

politik65. Në jug, gjuha kryesore është toskërishtja dhe toskët ishin të organizuar në njësistem feudal-agrar. Në Shqipërinë e fundit të shek. 19 kishte rreth një million myslimanë,treqindmijë të krishterë orthodoksë dhe njëqindetetëdhjetmijë katolikë66. Në qytete siManastiri, ku kishte njëzetekatër xhami, pesë kisha dhe nëntë sinagoga, shqiptarëtjetonin në paqe me turqit, grekët, hebrenjtë, bullgarët, armenët dhe vllehët67.

Përvoja e shumë shqiptarëve ishte e njëjtë me atë të shumë udhëheqësve tëKBP atyre iu desh të kapeshin me identitete të shumta, e nganjëherë kontradiktore,ndërkohë që jetonin në periferi të një perandorie, bashkësitë etnike të së cilës po ikthenin sytë drejt nacionalizmit etno-gjuhësor. Ndërkohë që si shqiptarët ashtu edheturqit i shihnin lëvizjet irredentiste në Ballkan me pezmatim e frikë, ata gjithashtuadmironin fuqinë elektrizuese të ideologjive të tyre kombëtare, me të cilat osmanizminuk mund të krahasohej. Ka dy intelektualë që përfaqësojnë thelbin e krizës së identitetitqë ishte e përbashkët për turqit dhe shqiptarët në lidhje me marrëdhënien e tyre përkatëseme osmanizmin. Sami Frashëri, ose Shemsedin Samiu ( emseddin Sami), siç e njihteinteligjenca osmane, ishte një intelektual shqiptar mysliman që kontribuoi për zhvilliminteorik të osmanizmit, nacionalizmit shqiptar e madje edhe turqizmit. Jusuf Akçura (YusufAkçura) ishte një intelektual tartar mysliman dhe imigrant në Perandorinë Osmane ngaRusia. Si student i akademisë ushtarake mbretërore ai ishte një përkrahës i hershëm ilëvizjes së Turqve të Rinj dhe më vonë kontribuoi shumë për lëvizjen e saj turqiste, pornga mërgimi. Ndonëse që të dy këta njerëz e konsideronin veten osmanllinj myslimanë,ata dolën me zgjidhje rrënjësisht të ndryshme për problemin e osmanizmit në epokën enacionalizmit.

Në fillim të karrierës së tij, Samiu u mundua të pajtonte osmanizmin me ndjenjatnacionaliste që po rriteshin vrullshëm, ato të shqiptarëve dhe të të tjerëve në perandori.Në dhjetor 1878 ai botoi një artikull në gazetën e Stambollit Tercüman-ý Hakikat(Lajmëtari i së Vërtetës), duke pasur ndërmend këtë pajtim68. Samiu formuloi një teoriqë pohonte bashkekzistencën e dy vataneve për të gjithë shtetasit osmanë, ku secilizotëronte një vatan të veçantë që pasqyronte prejardhjen gjeografike, fetare dheetnogjuhësore të një individi69. Në përpjekjen e tij për të rifreskuar osmanizmin Samiuinkurajonte besnikërinë ndaj shtetit osman, ashtu siç bënte edhe thirrje përzemërgjerësinë e qendrës osmane kur ishte puna për aspiratat e grupeve etnike përkultivimin e ndjenjës së ekzistencës kombëtare. Idetë e tij nuk patën ndikim vetëm nëStamboll, po patën efekt të konsiderueshëm edhe mbi mënyrën se si e ndërtuanshqiptarët konceptin për osmanizmin dhe marrëdhëniet e tyre me shtetin. Prandaj, nën

65 Miranda Vickers, The Albanians: A Modern History (London: I.B. Tauris, 1999), 22.66 Ger Duijzings, Religion and the Politics of Albanianism : Naim Frasheri s Bektashi Writ-

ings, in Albanian Identities: Myth and History, ed. Stephanie Schwandner-Sievers and BerndFischer (Bloomington Indiana University Press, 2002), 60-69.

67 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,28.

68 Po aty, 55.69 Po aty, 56.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 34Pavarësia

dritën e këtyre rrethanave, nuk është për t u habitur që koncepti i shqiptarëve përosmanizmin përmbante një sens autonomie për zhvillimin e interesave të tyre pakonflikte.

Për Jusuf Akçurën zgjidhja e problemit të osmanizmit ishte si pajtimi me ndjenjatnacionaliste, ashtu edhe përvetësimi i këtyre ndjenjave krijimi i një ideologjie të reosmane të përmbytur nga nacionalizmi etno-gjuhësor. Akçura pohonte se turqit eperandorisë duhej të kultivonin identitetin e tyre kombëtar, njëlloj siç kishin bërëbullgarët, grekët dhe serbët. Në një artikull të tijin në 1904, me titullin Tre llojepolitikash (Üç Tarz-i Siyaset), që u botua në revistën Türk në Kajro, Akçurapropozon një program që do të rishikonte nga e para ideologjinë mbizotëruese osmane,duke ia nënshtruar edhe osmanizmin edhe panislamizmin një nacionalizmi me ngjyraturke, një kombi politik turk të bazuar në një racë një kombësi turke që përbënte mëshumë një subject shkencor se sa politik70 . Në traktatin e tij, Akçura kritikonsistematikisht tre trajektoret që mund të kishin përkufizuar botëkuptimin osman:osmanizmin, panislamizmin dhe turqizmin. Sipas Akçurës, osmanizmi kishte dështuarnë orvatjen për shkrirjen e shoqërive të ndryshme nën një subjekt të vetëm politik:

Prandaj, njëlloj si tek speciet e gjalla që luftojnë për mbijetesë, nejemi dëshmitarë të një konflikti të pareshtur ndërmjet shoqërive. Nejemi të detyruar ta pranojmë këtë gjendje. Interesi i çdo shoqërieështë të ekzistojë, domethënë, të jetë e fuqishme në shumicën erasteve interesat e një bashkësie sigurohen në dëm të një tjetre,ngaqë, për çfarë arsyeje të imagjinueshme mund të justifikojmë dëminqë i shkaktojmë një pjese tjetër të njerëzimit? Kësaj pyetjeje mund t ijepet përgjigje me anë të prirjeve tona natyrore, ose ta themi ndryshe,me anë të emocioneve tona, që mendjet tona nuk kanë mundur dott i shpjegojnë ose arsyetojnë. Unë jam osman dhe turk myliman.Prandaj, unë dua t i shërbej interesave të shtetit osman, islamit dhetë turqve.71.

Ndërkohë që Samiu dhe Akçura ndajnë së bashku një përvojë dhe identitettepër të ngjashëm si osmanë myslimanë nga tokat kufitare, ata dalin me zgjidhjeideologjike tepër të ndryshme për problemet e perandorisë. Samiu kërkon që të sintetizojëosmanizmin me një nacionalizëm kulturor në mënyrë që çdo grup etnik të mund tëkultivojë gjuhën dhe kulturën e tij nën sistemin perandorak. Nga ana tjetër, Akçurasheh një shans politik për turqit osmanë të perandorisë për të lidhur PerandorinëOsmane me interesin e turqve myslimanë dhe për të shndërruar osmanizmin në turqizëm- një ideologji nacionaliste që sintetizonte ngjashmëritë etnike, linguistike e, madje,

70 Yusuf Akçura, Three Kinds of Policy (Üç Tarz-I Siyaset), trans. David S. Thomas, Nos. 24-34vols., Türk (Cairo1904).

71 Po aty

Përpjekja 35

edhe ato fetare. Samiu do të përqafonte më vonë potencialin politik të nacionalizmit, tëcilin, ashtu si Akçura, e konsideroi si mjetin më të mirë për bashkësinë e tij për tëpërballuar rendin mbizotërues politik ndërkombëtar. Prandaj nuk është ndonjë habi emadhe, duke pasur parasysh faktin që këto ide u botuan shumë përpara revolucionit,që edhe shqiptarët edhe turqit iu rikthyen këtyre idealeve nacionaliste. Madje aseuforia për suksesin e revolucionit nuk e fashiti ankthin që kishin shqiptarët dhe turqitpër njëri tjetrin përsa i përket realizueshmërisë së drejtimit që kishte marrë secili ngakëto grupe për fatet e perandorisë.

Nacionalistët shqiptarë dhe turqistët qenë njëlloj kokëfortë në përkrahjen që ibënë unitetit gjuhësor; secili grup ngulte këmbë në përdorimin e detyrueshëm të gjuhëssë tij në shkollat shqipe si dhe në funksionimin e përditshëm të jetës publike72. Edhepropaganda më osmaniste e KBP nuk lëshonte pe për çështjen e gjuhës dhe përmbantenuanca turqiste. Në një pamflet të vitit 1910 në Selanik shkruhej:

Kombi osman është një organizëm i krijuar nga përfshirja epopujve të ndryshëm, si psh.turqit, arabët, shqiptarët, kurdët,armenët, grekët, bullgarët dhe hebrenjtë që ka fe dhe kombësi tëndryshme. Megjithëse këta popuj flasin gjuhë më vete, gjuha e tyrezyrtare është e njëjtë. Është gjuha osmane 73

Ndonëse KBP thërriste me të madhe për përkushtimin e tij ndaj osmanizmit dhegjuhës osmane , për shqiptarët ishte e qartë se gjuha osmane në fakt ishte gjuha

turqishte, dhe se KBP i jepte përparësi turqve dhe identitetit turk. Në mars 1910 KBPnxiti shehulislamin të lëshonte një fatva (dekret me karakter fetar) që e ndalontepërdorimin e alfabetit latin për shtypjen e gjuhës shqipe, një risi e kohëve të vona që upropagandua nga nacionalistët shqiptarë për të nxjerrë në pah dallimin midis gjuhës sëtyre dhe turqishtes74. Edhe pse jo aq i ashpër, ky veprim për shqiptarët pati njëngjashmëri të zymtë me përdorimin që Abdyhamidi i II-të i bënte shehulislamit për tëpenguar shtypin në gjuhën shqipe, dhe u prit me indinjatë të ngjashme. Po atë vit,shkollat shqipe në Shqipërinë e Mesme e të Jugut u mbyllën en masse. Në këtë stad,KBP po zbatonte të njëjtat ligje drakoniane që i nxitën shqiptarët të bashkoheshin meRevolucionin e 1908-s.

Këto taktika represive tradhtuan si njerëzit që kishin derdhur gjak në emër tërevolucionit të KBP, ashtu edhe idetë që kishte synuar të mbronte revolucioni.Megjithatë, përpara se të akuzojmë KBP për përdhosjen që i bëri osmanizmit dhehelmimin e idealeve të Revolucionit Xhonturk, është e rëndësishme të njohim pozitëne tij të brishtë në këtë qeveri të re. Duke mos e shfajësuar KBP, këmbëngulja e anëtarëvetë tij për centralizim kulturor dhe politik shihej si nevojë taktike. Paranoja e tyre rreth

72 David Kushner, The Rise of Turkish Nationalism, 1876-1908 (London: Cass, 1977), 56-70.73 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 301.74 Gawrych, The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913,

181-83.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 36Pavarësia

mungesës së stabilitetit të përforcuar nga irredentizmi i përhapur që nxitej nga fuqitë ehuaja nuk ishte fare e paarsyeshme. Shumë prej po këtyre shqetësimeve kishin motivuaredhe nacionalistët shqiptarë, sepse edhe ata e njihnin në majë të gishtave situatënpolitike ndërkombëtare dhe vepruan për shkak të shqetësimeve që patën për tërësinëterritoriale, socialpolitike dhe kulturore të vendit të tyre. Në fund të 1909-s, pas njëgrushti shteti jetëshkurtër, KBP jo vetëm që e mori përsëri pushtetin por fitoi edhe njëshumicë të madhe në parlament, kishte 360 degë aktive në të gjithë perandorinë dhe mëshumë se 800000 anëtarë, si dhe kishte shtënë fort në dorë strukturën burokratikeosmane75.

Me sa duket, KBP nuk e priste intensitetin shpërthyes me të cilin e kundërshtuanpushtetin e tij shqiptarët, pavarësisht nga represioni ushtarak që u bë gjithmonë e mëbrutal. Në fillim të 1911-s, revoltat sporadike ishin shndërruar në kryengritje të përhapuranë të gjithë Shqipërinë. Kur Italia pushtoi Libinë në shtator 1911, grupet militanteshqiptare e panë këtë si shans për të dyfishuar përpjekjet e tyre. Në zgjedhjetparlamentare të vitit 1912, Bashkimi Liberal dhe parti të tilla si Partia e Lirisë dheMarrëveshjes (Hürriyet ve Itilâf Fýrkasi), që ishin për decentralizim dhe lëshime ndajshqiptarëve, ishin në vështirësi. Përfundimisht, në tetor 1912 plasi Lufta e I-rë Ballkanikedhe fakti që një grumbullim i ushtrive bullgare, serbe, malazeze dhe greke nisi sulmetkunder territoreve osmane, u rriti shqiptarëve ndjenjën e urgjencës që konfirmonte senuk kishte më kthim prapa në status quo76.

Përfaqësues nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Vlorë për të diskutuar se sitë dilej nga kjo situatë, meqenëse ushtritë serbe kishin pushtuar qytete osmaneshqiptare pa rezistencë nga ushtritë e cfilituara osmane. Më 28 nëntor 1912, IsmailQemali doli në ballkonin e shtëpisë së familjes së tij dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisëduke përdorur flamurin e Skënderbeut, heroit folklorik të Shqipërisë, si flamur të vendittë ri. Teksti i shpalljes së pavarësisë thotë sa më poshtë:

Në Vlorë, më 15/28 të nëntorit 1328/1912.Në vijim të fjalimit të mbajtur nga Kryetari, Ismail Qemal Beu, ku aifoli për rreziqet e mëdha që i kanosen sot Shqipërisë, të gjithë delegatëtkanë vendosur unanimisht që Shqipëria, që sot e tutje të jetë mëvete, e lirë dhe e pavarur77.

Gjithashtu, Ismail Qemali, si kryetar i zgjedhur i qeverisë së përkohshme, idërgoi telegrame çdo fuqie evropiane si dhe Portës së Lartë. Me kërkesë të IsmailQemalit, sekretari i jashtëm britanik, Sër Eduard Grej, thirri një konferencë midis Britanisë,Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë më 17 dhjetor 1912.Konferenca e Londrës u mblodh pesëdhjetekatër herë dhe debatoi si marrëdhënien

75 Hanio lu, Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908, 288.76 Skendi, The Albanian National Awakening, 1878-1912, 424-26.77 Shpallja E Pavarësisë Së Shqipërisë (the Declaration of Independence of Albania) , in

Dokumenta Historike Për T i Shërbye Historiës Tone Kombëtare. Tirana: Instituti I Historisë ed. LefNosi and translated by Robert Elsie (Tirana: Instituti i Historisë 2007), 99, 176-79.

Përpjekja 37

administrative të mundshme të Shqipërisë me Perandorinë Osmane, ashtu edhe kufijtëe saj territorialë. Më 29 korrik 1913, u mor një vendim formal. Shqipëria do të humbtenjë pjesë të rëndësishme të territorit të saj, sidomos vilajetin e Kosovës, ndaj Serbisë,Malit të Zi e Greqisë, por u bë vend i pavarur.

Megjithatë, pavarësia e Shqipërisë qe vetëm formale. Në fakt, edhe pse epavarur nga Perandoria Osmane, Shqipëria tani varej politikisht dhe administrativishtnga fuqitë evropiane. Konferenca e Londrës vendosi që Kontrolli i administratëscivile dhe financave të Shqipërisë t i jepet një Komisioni Ndërkombëtar të përbërë ngadelegatë të gjashtë Fuqive dhe një delegati nga Shqipëria

78. Fuqitë vendosën gjithashtuqë Shqipëria të bëhej monarki e trashëgueshme dhe caktuan një mbret nga njëra prejshtëpive mbretërore më të vjetra të Evropës recetë e zakonshme kjo për shtetetballkanike që kishin fituar pavarësinë rishtas dhe që kërkonin patronazh nga fuqitëevropiane. Zgjidhja e tyre, një princ gjerman që quhej Vilhelm fon Vid (Wilhelm vonWied), doli se ishte e katastrofike. Mbretërimi i tij pesëmuajsh ishte sa i shkurtër aqedhe i trazuar atë e tronditën kryengritjet e myslimanëve shqiptarë, të anëtarëve tëparisë vendase si dhe veprimet e ushtrisë greke79. Mbështetja entuziaste tek Evropapër të vendosur të ardhmen e Shqipërisë rezultoi se i zvarriti më shumë aspiratatkombëtare shpresëpakta të vendit.

Tek Tetëmbëdhjetë Brymeri i Lui Napoleonit, Karl Marksi e zgjeron në mënyrëtë shkëlqyer shprehjen e Hegelit për natyrën periodike të historisë. Ai shkruan Hegelithotë diku se të gjitha faktet madhore historike të botës ndodhin, si të thuash, dy herë.Ai harroi të shtonte: herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë 80. Është e vështirëtë mos ta përvetësosh këtë shprehje kur krahasohet pjesëmarrja e shqiptarëve nërevolucionin kushtetues të 1908-s me pjesëmarrjen në revoltën e 1912-s, dhe shpalljene mëpasme të pavarësisë. Revolucioni i 1908-s, që kishte elektrizuar një pjesë të madhetë popullsisë shqiptare në mbështetje të kushtetutës dhe ripërtëriti besimin e tyre tekosmanizmi, kishte patur sukses. Më 24 korrik 1908 shqiptarët ngazëllenin së bashkume fqinjët e tyre osmanë pasi kishin triumfuar mbi ndarjet etnike, fetare dhe gjuhësorepër të përmirësuar jetën e bashkësive të tyre dhe atë të perandorisë në tërësi. Porndarjet që ishin mposhtur njëherë, e nxorrën prapë kokën pas revolucionit dhe ishinmë të këqia se më parë meqenëse synimet që kishin motivuar si shqiptarët ashtuedhe turqit për revolucion, edhe pse aq të ngjashme, qenë të papajtueshme.

Duke qenë në rrugë pa krye, me frikë për sigurimin dhe tërësinë e territoreve tëtyre, shqiptarët ngritën edhe njëherë krye, por kësaj radhe vetëm. Kur tetëdhjetetredelegatët e mbledhur në Vlorë vendosën në 28 nëntor 1912 të prisnin lidhjet e Shqipërisëme zotin e saj qysh prej më shumë se katër shekujsh, ata nuk e parashikuan se po ezëvendësonin me një zot të ri Koncertin Evropian. Që nga ajo kohë Shqipërisë idhanë një mbret gjerman, e pushtuan Greqia dhe Serbia, e ndanë midis Francës, Austro-

78 Eleven Points for the Basis of International Recognition for Albanian Independence,(Conference of London: translated from the French by Robert Elsie, July 29 1913).

79 Stavrianos, The Balkans since 1453, 511-12.

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 38Pavarësia

Hungarisë dhe Italisë, dhe vuajti nga qindra revolta të brendshme deri vonë në vitet20. Tragjedia qëndronte tek tradhëtia e sakrificave në emër të revolucionit, kushtetutës,

osmanizmit që u shuan pas revolucionit. Farsa qëndron tek fati i shqiptarëve, qëluftuan aq me vrull për pavarësi dhe autonomi, vetëm e vetëm për të parë vendin e tyretë trajtohej si mall pazari në garën territoriale të fuqive evropiane.

Shqiptarët nuk u shkëputën nga Perandoria Osmane me një frymë, dhe as nuke hodhën poshte osmanizmin pa u menduar mirë. Grushtin përfundimtar osmanizmit iadha KBP me refuzimin e tij për të biseduar rreth programit të tij politik Në procesin eshndërrimit strukturor të nisur nga revolucioni, njëra nga fushat kryesore të betejës qepërplasja e traditave që po rilindnin dhe rindërtimi i kuptimeve të tyre. Suksesi politiki turqistëve pas revolucionit u dha atyre lirinë për të përcaktuar domethënien eosmanizmit, gjë që u lejoi nacionalistëve shqiptarë të rikonfiguronin aspiratat e vetapolitike. Po të kuptosh anët e ngjashme midis nacionalizmave turk dhe shqiptar, del mëi qartë fluiditeti i nacionalizmit si pasqyrim politikisht i institucionalizuar i identitetit.Dhe vërtet, nacionalizmi ka disa struktura të qëndrueshme por këto çfaqen në mënyratepër të larmishme dhe varen nga një shumëllojshmëri rrethanash të paparashikueshmedhe domethënies që përdorin aktorët shoqërorë. Në Bashkësi të Përfytyruara (Imag-ined Communities), Benedikt Andersoni (Benedict Anderson) e portretizonnacionalizmin si produkt të modernizmit, si një ideologji që e zëvendësoi fenë ndërsarevolucionet iluministe përmbysën institucione të moçme, duke i zëvendësuar meshtete laike, racionale dhe moderne81.

Prapëseprapë, kjo paradigmë është e ndërlikuar kur analizon PerandorinëOsmane. Veçantia në kontekst e kuadrit perandorak osman jep një shembull të mirë tëzhvillimit unik të nacionalizmave. Ekzistojnë nacionalizma oportunistë, si ai i turqistëve,që e përdorën pozitën e tyre unike për të kooptuar jo vetëm shtetin osman por edheideologjinë e tij. Ekzistojnë pastaj edhe nacionalizma ngurrues, si ai i shqiptarëve, tëcilët u ndeshën me sfida të pashembullta ndaj tërësisë së bashkësisë së tyre në emër tëosmanizmit, derisa vendosën më në fund të largoheshin nga perandoria e tyre në emërtë një kombi të ri. Nacionalizmi shqiptar nuk bazohej në pakënaqësinë ndaj zgjedhësosmane, por ishte një reaksion ndaj shkatërrimit të Perandorisë në Evropë - një zgjedhjepothuaj e fundit pragmatike. Në Perandorinë osmane, për këto grupe nacionalizmiishte një zgjidhje vendimtare pragmatike, një armë e fundit. Procesi në të cilin lindënkëto nacionalizma karakterizohet nga përplasja tragjike e rastësisë dhe strukturës, emodernizmit të perceptuar dhe idealeve anakronike, të gjërave që mbase do të ishinbërë, dhe atyre që u bënë.

Përktheu nga anglishtja: Idlir Hoxha

80 Karl Marx and Friedrich Engels, The Marx-Engels Reader, ed. Robert C. Tucker (New York:Norton, 1978), 594.

81 Benedict Anderson, Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Na-tionalism, Revised and Extended ed. (London: Verso, 2006).

Përpjekja 39

Literatura

Akçura, Yusuf Three Kinds of Policy (Üç Tarz-I Siyaset). Translated by DavidS. Thomas. Nos. 24-34 vols, Türk. Cairo1904.

Anderson, Benedict Imagined Communities: Reflections on the Origin andSpread of Nationalism. Revised and Extended ed. London: Verso, 2006.

Barchard, David. The Man Who Made Albania. Cornucopia 2005, 35-39.

Brubaker, Rogers. Nationalism Reframed : Nationhood and the NationalQuestion in the New Europe. Cambridge: Cambridge University Press, 1996.

Brubaker, Rogers, Mara Loveman, and Peter Stamatov. Ethnicity as Cogni-tion. Theory and Society 33, no. 1 (2004): 31-64.

Chambers, Robert. Liberty and the Ottoman. The University Monthly, 1909,9-15.

Duijzings, Ger. Religion and the Politics of Albanianism : Naim Frasheri sBektashi Writings. In Albanian Identities: Myth and History, edited by StephanieSchwandner-Sievers and Bernd Fischer. Bloomington Indiana University Press, 2002.

Durkheim, Emile. The Elementary Forms of the Religious Life., Free Press Pa-perbacks; New York: Free Press, 1965.

Eleven Points for the Basis of International Recognition for Albanian Inde-pendence. Conference of London: translated from the French by Robert Elsie, July 291913.

Frashëri, Sami. Albania: What It Was, What It Is, and What It Will Become?Translated by Robert Elsie. Bucharest 1899.

Lisân Ve Edebiyatýmýz (Our Language and Literature) in Servet-I Fünün(1898). In emseddin Sami nin Kaleminden Dil Ve Edebiyat Meseleleri (Issues ofLanguage and Literature from the Pen of emseddin Sami) edited by HüseyinDo ramacio lu: Uluslararasi Sosyal Ara tirmalar Dergisi (The Journal of InternationalSocial Research) 2010.

Gawrych, George Walter. The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islamand the Albanians, 1874-1913. London: I. B. Tauris, 2006.

Geertz, Clifford. The Interpretation of Cultures: Selected Essays. New York:Basic Books, 1973.

Gellner, Ernest. Nations and Nationalism. Ithaca: Cornell University Press,1983.

Hanio lu, M. ükrü. Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908. Oxford: Oxford Univeristy Press 2001.

The Young Turks in Opposition, Studies in Middle Eastern History; Variation:Studies in Middle Eastern History (New York, N.Y.). New York: Oxford University

Shqiptarët e rinj

Përpjekja 40Pavarësia

Press, 1995.

Karpat, Kemal H. The Politicization of Islam: Reconstructing Identity, State, Faith,and Community in the Late Ottoman State. New York: Oxford University Press, 2001.

Khalidi, Rashid. Palestinian Identity: The Construction of Modern NationalConsciousness. New York: Columbia University Press, 1997.

Kushner, David. The Rise of Turkish Nationalism, 1876-1908. London: Cass,1977.

Self-Perception and Identity in Contemporary Turkey Journal of Contem-porary History 32, no. 2 (1997): 219-33.

Marx, Karl, and Friedrich Engels. The Marx-Engels Reader. Edited by RobertC. Tucker. New York: Norton, 1978.

Mazower, Mark. Salonica, City of Ghosts: Christians, Muslims, and Jews,1430-1950. New York: Alfred A. Knopf, 2005.

Miller, William. The Ottoman Empire and Its Successors, 1801-1927. NewYork: Octagon Books, 1966.

Puto, Stefanaq Pollo and Arben. The History of Albania: From Its Origins tothe Present Day. Translated by Carol Wiseman and Ginnie Hole. London: Routledge& Kegan Paul, 1981.

Sewell, William Hamilton. Logics of History: Social Theory and Social Trans-formation, Chicago Studies in Practices of Meaning: University of Chicago Press,2005.

Shpallja E Pavarësisë Së Shqipërisë (the Declaration of Independence of Al-bania) . In Dokumenta Historike Për T i Shërbye Historiës Tone Kombëtare. Tirana:Instituti I Historisë edited by Lef Nosi and translated by Robert Elsie. Tirana: Institutii Historisë 2007.

Skendi, Stavro. The Albanian National Awakening, 1878-1912. Princeton:Princeton University Press, 1967.

Sohrabi, Nader. Revolution and Constitutionalism in the Ottoman Empireand Iran. New York: Cambridge University Press, 2011.

Stavrianos, Leften Stavros. The Balkans since 1453. New York: Rinehart, 1958.

Vickers, Miranda. The Albanians: A Modern History. London: I.B. Tauris, 1999.

Vlora, Ismail Kemal. The Memoirs of Ismail Kemal Bey. Edited by SommervilleStory. London: Constable and Company LTD 1920.

Weber, Max Economy and Society. Translated by Guenther Roth and ClausWittich. Berkeley: University of California Press, 1978.

Zürcher, Erik Jan. The Young Turks: Children of the Borderlands? Interna-tional Journal of Turkish Studies 9, no. 1/2 (2003): 275-85.

Përpjekja 41

1 Ndër të tjera: Stefanaq POLLO / Selami PULAHA (Hgg.), Akte të Rilindjes KombëtareShqiptare 1878-1912. Tiranë 1978; Peter BARTL, Die albanischen Muslime zur Zeit der nationalenUnabhängigkeitsbewegung (1878 1912). Wiesbaden 1968; Hans Ch. LÖHR, Die albanische Frage.Konferenzdiplomatie und Nationalbildung im Vorfeld des ersten Weltkrieges unter besondererBerucksichtigung der deutschen Außenpolitik. Bonn, Phil. Diss., 1992; Hanns Dieter SCHANDERL,Die Albanienpolitik Österreich-Ungarns und Italiens 1877-1908. Wiesbaden 1971 und StavroSKENDI, The Albanian National Awakening 1878-1912. New York 1967

2 SCHANDERL, Die Albanienpolitik, 19713 Anna Hedwig BENNA, Studien zum Kultusprotektorat Österreich-Ungarns in Albanien im

Zeitalter des Imperialismus (1888-1918), Mitteilungen des österreichischen Staatsarchives 7 (1954),14-35.

4 Herbert P. SCHWANDA, Das Protektorat Österreich-Ungarns über die Katholiken Albaniens(unter besonderer Berücksichtigung der Jahre 1912-14). Wien, Phil. Diss., 1965

AUSTRO-HUNGARIA DHE SHQIPËRIA (1878-1914)

Nga Krisztián Csaplár-Degovics

Kërkimet historike që merren me historinë e shqiptarëve në mbyllje të shekullittë 19-të, kanë si pikënisje1 krizën e Orientit. Epoka që nis në 1878, të cilën shqiptarët equajnë Rilindja , përfundon me fillimin e Luftës së Parë Botërore. Brenda kësaj epoke,vitet 1908 dhe 1912 konsiderohen si kufinj të brendshëm kohorë. Paralelisht mepërcaktimin e kësaj kornize kohore, për mendimin tim, ngjarjet domethënëse mund t istudiojmë në tri plane. Në plan të parë qëndron roli i Shqipërisë në politikën e Fuqivetë Mëdha. Kjo çështje, prej 1890-ës, duhet të hetohet në pasqyrën e aspiratave të dyFuqive të Mëdha të Adriatikut (Austro-Hungarisë dhe Italisë). Kjo fushë ështëhulumtuar intensivisht, por vetëm deri në 1908. Këtu mund t i referohemi mbi të gjithalibrit të Hanns Dieter Schanderl2. Në plan të dytë unë konsideroj marrëdhëniet direktemidis Shqipërisë dhe Austro-Hungarisë. Megjithëse këto marrëdhënie ishin shumëkomplekse, historianët janë përqëndruar, mbi të gjitha, në aspektin e të drejtave tëProtektoratit të Kultit, që Monarkia i ushtronte si fuqi mbrojtëse e katolikëve nëPerandorinë Osmane që prej shekullit 17-të, ose në albanologjinë austro-hungareze.(shih artikullin e Anna Benna Hedwig3 dhe librin e Herbert P. Schwanda4 ose punimet

Përpjekja 42Pavarësia

5 Ndër të tjera: Engelbert DEUTSCH, Das k.(u.)k. Kultusprotektorat im albanischenSiedlungsgebiet: in seinem kulturellen, politischen und wirtschaftlichen Umfeld. Wien-Köln-Weimar,2009, Böhlau; Das Albanerkonvikt in Wien, Österreichische Osthefte 24 (1982) dhe StatistischeAngaben über Albaniens Katholiken im letzten Viertel des 19. Jahrhunderts in k.u.k.Konsulatsberichten, Österreichische Osthefte 31(1989) H. 3.

6 Kurt GOSTENTSCHNIGG, Zwischen Wissenschaft und Politik die österreichisch-ungarischeAlbanologie 1867-1918. Graz, Phil. Diss., 1996.7 Peter BARTL, Die albanischen Muslime zur Zeit der nationalen Unabhängigkeitsbewegung

(1878- 1912). Wiesbaden 1968.8 Karl KASER, Hirten, Helden, Stammeskämpfer. Ursprünge und Gegenwart des balkanischenPatriarchats. Wien-Köln-Weimar 1992.9 Fatos BAXHAKU / Karl KASER, Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens. Berichte und

Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehrter (1861-1917). Wien-Köln-Weimar 199610 Nathalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar Lindja e një kombit me shumicë

myslimane në Evropë. Tiranë 2009.11 Ndër të tjera: Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881. Tiranë 1997; Muin

CAMI, Grundaspekte der albanischen nationalen und demokratischen Bewegung in den Jahren1913-1920. (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Konferenca Kombëtare me rastin e 70vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 19 nëntor 1982). Tiranë 1983; Muin ÇAMI, Shqipëria nëmarrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918. Tirana 1987; Stefanaq POLLO, Die Proklamation derUnabhängigkeit Albaniens. Eine große Wende in der Geschichte des albanischen Volkes. Tirana,1983, 8 Nëntori; Zef PRELA, Problemi shqiptar dhe politica austro-hungareze (1897-1912). në:Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Tirana 1962; Zef PRELA, Mbi politikën austro-hungare nëShqipëri në çerekun e fundit të shek. XIXtë, Buletin i Universitetit shtetëror të Tiranës. Ser.Shkenc. Shoq. (1960), 183-216; Kristaq PRIFTI, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentetosmane 1878-81. Tirana 1978; Arben PUTO, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhëssë imperializmit. Përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik. Vël. 1-2. Tirana 1987; ArbenPUTO, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha 1912-1914. Tirana 1978; ArbenPUTO, Historia diplomatike e çeshtjes shqiptare 1878-1926. Tirana 2003; Stavro SKENDI, Alba-nia. New York 1956; Stavro SKENDI, The Albanian National Awakening 1878-1912. New York

e Engelbert Deusch5 dhe Kurt Gostentschnigg6). Planin e tretë e përbën historia ebrendshme shqiptare, e hulumtuar rrallë nga studiuesit e huaj. Këtu vlen të përmenden

monografitë e historianit nga Mynihu Peter Bartl7 dhe e historianit nga Graz-i KarlKaser8, në publikimet e të cilit dominojnë aspektet e antropologjisë kulturore (si dhebotime burimore të publikuara nga z. Fatos Baxhaku, shih: Shoqëritë fisnore tëShqipërisë veriore. Raportet dhe hulumtimet e konsujve dhe dijetarëve austriake1861-19179).

Monografia shumë interesante e Nathalie Clayer10 është padyshim puna mëngacmuese e shkruar nga autorët e huaj. Autorja ka analizuar formimin si komb tëshqiptarëve jo nga këndvështrimi i shkencave politike dhe marrëdhënieve diplomatike,por nga pikëpamja e historisë shoqërore.

Nga pala shqiptare, marrëdhëniet e Fuqive të Mëdha me Shqipërinë janëshqyrtuar, ndër të tjerë, nga Kristo Frashëri, Muin Çami, Stefanaq Pollo, Zef Prela,Kristaq Prifti, Arben Puto dhe Stavro Skëndi etj, të cilët i kanë publikuar përfundimet etyre, pjesërisht, edhe në gjuhët e Europës Perëndimore11.

Përpjekja 43

1967 dhe Stavro SKENDI, Albanian Political Thought and Revolutionary Activity 1881-1912,Südost-Forschungen 13 (1954).

12 Shih edhe tekstin e traktatit: Alfred Francis PRIBRAM, Die politischen GeheimverträgeÖsterreich-Ungarns (1879-1914). vël. 1. Wien 1920, 44 dhe Sander BUSHATI, Enstehung desFürstentums Albanien. Wien, Phil. Diss., 1940, 123. dhe Tomasso TITTONI, Italiens Außenpolitik (=Questioni del giorno. Tunesia, Abissinia, Bessarabia, Libia, Jugoslavia, Albanian. Me parathënie tëBenito Mussolini. Milano, 1928). Përkthyer në gjermanisht nga A. Dresler. München 1928, 61 62.

13 Për historinë e marrëdhënieve Austro-Ruse shih Johann Heinrich BLUMENTHAL,Österreichische und russische Balkanpolitik 1853 bis 1914, Donauraum 8 (1963), 118.

Ky punim përqëndrohet në kornizën kohore të sipërpërmendur dhe mbështetetmbi aspektet e cekura më lart. Në pjesën e parë do të shpjegoj pse dhe si Shqipëria fitoi,përherë e më tepër, rëndësi për politikën e jashtme të Austro-Hungarisë, si dhe rolin qëka luajtur Shqipëria në diplomacinë e konferencave të Fuqive të Mëdha. Vitet 1912-1914, hapësirë kohore kaq e rëndësishme në historinë e formimit të shtetit shqiptar nëprag të Luftës së Parë Botërore, pothuajse nuk janë hulumtuar fare nga historianët ehuaj. Në pjesën e dytë do të reflektoj pikërisht mbi Shqipërinë në vitet 1912-14 dhe dotë kumtoj këtu përfundimet e studimit tim.

Aleancat e Fuqive të Mëdha në mbyllje të shekullit të 19-të, si dhe ngjarjet nëGadishullin Ballkanik, përcaktuan në një masë të madhe hapësirën e veprimit të ministrittë jashtëm përkatës të Austro-Hungarisë. Pasi pësoi disfatë në Luftën Gjermane më1866, kundër Prusisë, perandoria e Habsburgëve, e shtrënguar të tërhiqet nga hapësiragjermane drejt lindjes, e drejtoi ambicien e saj për ekspansion për nga juglindja. Kyzhvillim u kushtëzua edhe nga arritja e unifikimit të Italisë dhe Gjermanisë dhe ngavendosja e hegjemonisë ruse në Evropën lindore. Fillimisht politika e Monarkisë nëBallkan doli e suksesshme, megjithatë, pas Kongresit të Berlinit, Ballhausplatz humbi,gjithnjë e më tepër, pothuajse të gjithë pushtetin në shtetet ballkanike. Interesat eFuqive të Mëdha vendimmarrëse dhe politika e Aleancës së viteve 80-të i kufizuanaspiratat e Habsburgëve në drejtim të Europës Juglindore. Ky kufizim u bë i dukshëmpas ripërtëritjes së Dreibundit (Lidhjes/Aleancës Treshe, shën. përk.) më 1887, kurBerlini dhe Viena u dhanë hapësirë aspiratave italiane12

Meqë realizimi i një Entente-je mesdhetare midis Vienës, Londrës dhe Romësdoli i pamundur dhe Austro-Hungaria nuk gjeti në Gjermani përkrahjen e shpresuar nëpolitikën e jashtme, atëherë, në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit, Monarkisë s imbetej tjetër veçse, për interes të ruajtjes së status quo-s, të bashkëpunojë me Rusinëdhe Italinë për të gjetur një modus vivendi të mundshëm.

Marrëdhëniet me Rusinë u kushtëzuan nga rivaliteti për Ballkanin13. Gjithashtu,Viena nuk u tregua e aftë të ndërtonte dhe të mirëmbante marrëdhënie miqësie tëqëndrueshme me shtetet e Gadishullit të Ballkanit, ca për arsyen se Fuqitë e Mëdhaushtronin një ndikim të madh në këto vende, e ca për arsye të aspiratave për mëvetësi,por edhe për hir të politikës së lëkundur të këtyre vendeve. Gjatë kësaj periudhe,marrëdhëniet me Serbinë u përkeqësuan dukshëm. Ndërrimi i dinastisë në Serbi nëvitin 1903 do të pasohej gjithashtu nga një orientim më i madh drejt Rusisë. Rivalitetet

Austro-Hungaria dhe Shqipëria (1878-1914)

Përpjekja 44Pavarësia

14 Për historinë e marrëdhënieve Austro-Serbe shih Balcanicus (=Stojan M. PROTIC,), Dasalbanische Problem und die Beziehungen zwischen Serbien und Österreich-Ungarn (përkthyer ngaL.Markowitsch). Leipzig 1913; Milo BOGHITSCHEWITSCH, Die auswärtige Politik Serbiens 1903-1914. vëllimi 1-3. Berlin 1928-1931; K. GERSIN, (Niko UPANIC), Altserbien und die albanischeFrage. Wien 1912; Roderich GOOS, Das österreichisch-serbische Problem bis zur KriegserklärungÖsterreich-Ungarns an Serbien, 28. Juli 1914. Berlin 1930; Gerhard HILLER, Österreich-Ungarn undSerbien bis zur Annexionskrise. Halle, Phil Diss.,1934; Leopold MANDEL, Österreich-Ungarn undSerbien. Wien 1911; Hans ÜBERSBERGER, Österreich zwischen Rußland und Serbien. Zur südslawischenFrage und der Entstehung des Ersten Weltkrieges. Köln-Graz 1958 dhe Hans ÜBERSBERGER, Zurvorkriegsgeschichten Serbiens, Berliner Monatshefte 11 (1933), Nr. 1.

15 Ernst Christian HELMREICH, The Diplomacy of the Balkan Wars 1912-1913. (HarvardHistorical Studies 42) Cambridge (Mass.) 1938, 36-68 dhe Edward C. THADEN, Russia and theBalkan Alliance of 1912. Pennsylvania 1965, 58-82.

16 Mbi kushtet në Shqipëri në kapërcyllin e shekullit shih ndër të tjera: 1. Mbi etnosin: PëllumbXHUFI, Migrimet shqiptare në Greqi në shekullin XIV, në: Studime Historike 28 (1991), 3 4, 3 32;Titos JOCHALAS, Über die Einwanderung der Albaner in Griechenland. në: Giuseppe VALENTINI,Dissertationes Albanicae. München 1971, 91 94 dhe106; Françesko ALTIMARI, Vëzhgime gjuhësoredhe letrare arbëreshe. Prishtina 2002, 17 27 dhe Irena STAWOWY-KAWKA, Die Albaner inMakedonien Vergangenheit und Gegenwart, Österreichische Osthefte 40. (1998), 115 120; 2. Mbigjuhën: Seit MANSAKU, Die Entwicklung der albanischen Sprache von ihren ersten Schriftzeugnissenbis zum Ende des 18. Jahrhunderts, në: Werner DAUM, Albanien Zwischen Kreuz und Halbmond.Innsbruck 1998, 286; Stavro SKENDI, The Albanian National Awakening 1878 1912. New York1967, 14 dhe Jorgji GJINARI, Dialektologjia shqiptare. Prishtina 1970, 120; 3. Mbi besimet: StavroSKENDI, Religion in Albania during the Ottoman Rule, Südostforschungen 15. (1956), 312-319;Georg STADTMÜLLER, Die Islamisierung bei den Albanern, Jahrbücher für Geschichte Osteuropas6. (1955), 408 424; Robert ELSIE, A Dictionary of Albanian Religion, Mythologie, and FolkCulture. London 2001, 51, 92, 132-133, 197; Peter BARTL, Kryptochristentum und Formen desreligiösen Synkretismus in Albanien, në: Walter WÜNSCH / Hans Joachim KISSLING, Grazer undMünchener Balkanologische Studien. München 1967, 117-126; Skënder RIZAJ, The Islamisationof the Albaniens during the XVth and XVIth centuries, Studia Albanica (1985) H. 2, 128; NathalieCLAYER, Der Bektaschi-Orden in Albanien, në: DAUM, Albanien, 153; John Kingsley BIRGE,The Bektashi Order of Dervishes. London 1937, 15, 78 82; 4. Mbi shoqërinë: Kristaq PRIFTI(Hg.), Historia e Popullit Shqiptar. Vël. 2, Rilindja kombëtare. Tirana 2002, 39-55; MiroslawVUKELIC, Die städtische Kultur auf dem Balkan (XV XIX. Jahrhundert), Balkan Studies (1988)

politike u ndërthurën me tensionet ekonomike, që çuan drejt së ashtuquajturës Luftae Derrave 14 (ose Lufta Doganore, shën. përk.). Drejt Petersburgut u orientua gjithashtuedhe Bullgaria. Ballhausplatz e respektoi kufirin e sferës së ndikimit rus në BallkaninLindor. Pas vitit 1906 filloi afrimi midis Beogradit dhe Sofies, kurse Rumania (e cila i qebashkëngjitur Dreibundit që me 1883, shën. i përk.), nuk i përmbushi shpresat qëDreibund-i kishte pasur tek ajo. Pas krizës së aneksimit, pushteti i Monarkisë u vuveçanërisht në një pozicion të pafavorshëm, pasi Viena me këtë ngjarje e ktheu politikëne jashtme ruse përfundimisht kundër vetes15. Në këtë çast Ballhausplatz kërkoi tëgjente një aleat tek një popull në Ballkanin Perëndimor; tek një popull, që karakterizohejnga dy dialekte të mëdha gjuhësore, katër besime dhe nga kushte gjeografikejashtëzakonisht të papërshtatshme16

Përpjekja 45

H. 2, 351 358; Nikolai TODOROV, The Balkan City. 1400 1900. Seattle-London 1983, 14 16,309; Andromaqi GJERGJI, Mënyra e jetesës në shekujt XIII XX. Tirana 2002, 44-57; Edith MaryDURHAM, Some tribal origins, laws and customs of the Balkans. London 1928, 39 52 dhe FranzBaron NOPCSA, Die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht, në: Karl KASER /Fatos BAXHAKU, Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens. Wien 1996, 207 318; 5. Mbi gjendjene transportit: Antonio BALDACCI, Itinetari albanesi (1892 1902). Roma 1917, 1 35, 277-321dhe 445-513; Herbert LOUIS, Albanien. Beiträge zur Landeskunde des Albanischen Epirus. Stuttgart1927, 1 35; Fran Baron NOPCSA, Geographie und Geologie Nordalbaniens. Budapest 1929, 5 33;Capitolo II. Gli itinerari stradali, në: Eugenio BARBARICH, Albania. Monografia antropogeografica.Roma 1905.

17 Mbi çështjen e Adriatikut shih ndër të tjera: Gustav BECKMANN, Der Kampf um die Adria,Die Grenzboten 64 (1905); Gellio CASSI, Il Mare Adriatico. Sua funzione attraverso i tempi.Milano 1915; Leopold CHLUMECKY, Österreich Ungarn und Italien. Das westbalkanische Prob-lem und Italiens Kampf um die Vorherrschaft in der Adria. Leipzig-Wien 1907; Jovan CVIJIC, DerZugang Serbiens zur Adria, Petermanns Mitteilungen 58 (1912); Die Grossmachtpolitik Italiens aufdem Balkan und in der Adria, Der Parlamentär 22. (1904), Nr. 974; Norbert KREBS, Die strategischenPunkte der adriatischen Ostkuste, Geographische Zeitschrift 19 (1913); Franz-Josef KOS, Diepolitischen und wirtschaftlichen Interessen Österreich-Ungarns und Deutschlands in Südosteuropa1912/13. Die Adriahafen-, die Saloniki- und die Kavallafrage. Wien 1996; Josef MÄRZ, Die Adria-Frage. Berlin 1933; Ennio MASERATI, Momenti della questione adriatica (1896-1914) Albaniae Montenegro fra Austria ed Italia. S. Martino B. A. 1981. dhe Walter SCHINNER, Derösterreichischitalienische Gegensatz auf dem Balkan und an der Adria von seinen Anfängen bis zurDreibundkrise 1875-1896. Stuttgart 1936

18 Denn in Albanien liegt der Schlussel zur Balkanfrage vergraben. Shprehja është e PaulSiebertz dhe Richard Riedl. Paul SIEBERTZ (1877 1954): biznesmen austriak në Shqipëri, drejtorii shoqatës tregëtare Austro-Shqipare, botues dhe kryeredaktor i gazetes konservative Vaterland nëVienë dhe autori i librit: Albanien und die Albanesen. Wien 1910. Richard RIEDL (1865 1944):ekonomist politik, prej 1907 Sekretar i dhomës së tregëtisë dhe zanatçinjve të Austrisë së Ulët, prej1909 shefi i seksionit i ministrisë austriake të tregëtisë ; autor i studimit: Albanisch-montenegrinischeVerkehrsfragen. Eine wirtschaftspolitische Reisestudie. Wien 1906. Citati është përmendur prejGunther RAMHARDTER, Das Kultusprotektorat im Dienste der Außenpolitik, në: AdamWANDRUSZKA / Peter URBANITSCH (Hg.), Die Habsburgermonarchie 1848 1918. Bd. VI/1.Wien 1989, 523. Per këtë temë shih edhe: BLUMENTHAL, Österreichische und russischeBalkanpolitik, Donauraum 8 (1963), 118.

Mosmarrëveshjet Italo-Austriake, përsa i përket Shqipërisë, të çojnë prapa nëçështjen e Adriatikut dhe në politikën Irredenta të Italisë. Por ç duhet kuptuar meçështjen e Adiatikut? Diplomacia Austro-Hungareze që prej Kongresit të Berlinit ishtepërpjekur të pengonte Italinë që të binte gjithashtu në zotërimin e Adriatikut Lindor etë porteve të tij, duke e bërë kështu të gjithë Adriatikun italian, si dhe që Serbia tëkishte sa më pak mundësi për të dalë në Adriatik. Në këtë mënyrë ajo donte të shmangteedhe bllokimin e marinës së luftës dhe të tregëtisë së Monarkisë në Adriatik17

Për këtë arsye Austro-Hungaria po përpiqej që hapësirat e banuara ngashqiptarët t i shndërronte në një zonë tampon kundër këtyre shteteve. Shqiptarët dhesimpatitë e tyre duhet të lidheshin në mënyrë të qëndrueshme me Monarkinë18. Plani injë Shqipërie autonome ose të pavarur, miqësore karshi Vienës, u stimulua edhe nga

Austro-Hungaria dhe Shqipëria (1878-1914)

Përpjekja 46Pavarësia

19 Arkivi i luftës Vienë, Operationsbureu, Fasz. 46, Nr. 29, Beiträge zur Klarstellung der bei eineretwaigen Änderung des status quo auf der Balkanhalbinsel in Betracht zu ziehenden Verhältnisse

20 Cituar edhe nga: SCHANDERL, Die Albanienpolitik, 64.21 Shih shënimin 11.22 SCHANDERL, Die Albanienpolitik, 57; Michael BEHNEN, Rustung-Bundnis-Sicherheit.

Dreibund und informeller Imperialismus 1900-1908. Tubingen 1985, 52. dhe 359.23 LÖHR, Die albanische Frage, 34 35.24 PRIBRAM, Die politischen Geheimverträge, 83 85; Heinrich FRIEDJUNG, Das Zeitalter

des Imperialismus 1884 1914. Bd.1. Berlin 1919, 364; Francis Roy BRIDGE, The Habsburg Mon-archy and the Ottoman Empire 1900 1918, në: Marian KENT (Hg.), The Great Powers and theEnd of the Ottoman Empire. London 1984, 35; Albert Gottfried KRAUSE, Das Problem deralbanischen Unabhängigkeit in den Jahren 1908 14. Wien, Phil. Diss., 1970, 28 und BEHNEN,Rustung, 362.

shtabi i përgjithshëm i Austro-Hungarisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, FriedrichBeck, shkruante në memorandumin e tij të 2 prillit 1897 mbi interesin jetik të Monarkisënë këtë marrëdhënie19 dhe insistonte për realizimin me vendosmëri të këtij interesi:

Në detin Adriatik ne duhet të sigurojmë për çdo rast kalimin e lirë për në detin Jondhe atë të Mesdheut, përmes kanalit të Otrantos ... (Gjithë bregu lindor i Adriatikut)dhe pikërisht në jug, nga gjiri i Valonës e tutje, deri në zonën e Korfuzit, duhet tëkalojë prej duarve të Turqisë Evropiane ose në posedim të mirëfilltë tonin ose në atëtë atij vendi të vogël, që hyn në nji raport të qartë e të vendosur varësie me monarkinëAustro-Hungareze. 20

Politika ballkanike e Italisë në vitet 70-të dhe 80-të të shekullit të 19-të mund tëkarakterizohet, pak a shumë, si koha e eksperimentimit të suksesshëm. Gjatë krijimit tëDreibundit në 1882, Italia e njohu status quo-n në Gadishullin e Ballkanit, por nuk ishtee aftë të realizonte interesat e saj në Adriatik karshi Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.Megjithatë, përtëritja e Dreibundit më 1887 u pasua nga një hap cilësor për Consultanpër shkak se Viena, për arsye të krizës në Bullgari, ra në konflikt me Shën Petersburgun,kurse Gjermania po shkonte drejt nji konfrontimi me Francën. Roma shfrytëzoi rastinpër të shtuar në marrëveshjen e Dreibundit një nen të ri. Sipas nenit VII, Italia duhej tëdëmshpërblehej, nëse status quo-ja, dhe me këtë balanca e pushteteve, në Ballkan dotë çekuilibrohej21. Me këtë rinovim të marrëveshjes Monarkia kontribuoi që fqinjijugor i saj t i bëhej rival në bregun lindor të Adriatikut 22. Italia e përdori pozicionin e riqë fitoi dhe demonstroi prezencën e saj në Gadishullin ballkanik gjithmonë e më shumë.Pas 1896 shteti Appenin i shtoi investimet në Shqipëri dhe hyri në konkurencë meMonarkinë, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në atë kulturore, si p.sh, nëfushën e politikës kishtare dhe në subvencionimin e shtypit, dominanca të monarkisëkëto, që rridhnin nga të drejtat e Protektoratit të Kultit23.

Interesat e kundërta të dy partnerëve të Lidhjes i detyruan më në fund ministrate jashtëm të hyjnë në negociata. Agenor Goluchowsky dhe Emilio Visconti-Venostaranë dakort më Nëntor 1897 në Monza mbi ruajtjen e status quo-s në Ballkan24, një

Përpjekja 47

25 BEHNEN, Rustung, 372; Das albanisch-mazedonische Chaos, në: Leopold CHLUMECKY,Österreich- Ungarn und Italien, 55 153; Fritz FELLNER, Der Dreibund. Europäische Diplomatievor dem Ersten Weltkrieg. Wien 1960, 65. dhe 79; KRAUSE, Das Problem, 29; SCHANDERL, DieAlbanienpolitik, 72-73 dhe PRIBRAM, Die politischen Geheimverträge, 99 100.

26 TITTONI, Außenpolitik, 63.

kompromis që u ripërtërit edhe më pas më 1900, 1904, 1905, 1907, 1909 dhe 191225

Me këtë kompromis, të dyja Fuqitë e Mëdha kërkonin që, në favor të paqes, tëhiqnin dorë nga politika aktive për pushtet në hapësirat shqiptare. Siç u interpretuaprej ministrit të mëvonshëm, të jashtëm italian Tommaso Tittoni më 14 maj 1904, nëdhomën italiane të deputetëve: Vetë Shqipëria nuk paraqet ndonji rëndësi të madhe;rëndësia e saj e veçantë qëndron në portet dhe në bregdetin e saj, posedimi i të cilavepër Austrinë ose Italinë nënkupton dominimin e padiskutueshëm në detin Adriatik.Gjë që as Italia nuk ja lejon Austrisë dhe as Austria Italisë dhe, nëse njëra do esynonte një diçka të tillë, tjetrës do t i duhej t a kundërshtonte me të gjitha mjetet.Meqenëse të dyja shtetet preferojnë paqen dhe urojnë seriozisht t a ruajnë lidhjen,kanë hequr dorë nga pushtimi i Shqipërisë, në rast të ç ekuilibrimit të status quo-s.Siç ma tha saktë Konti Goluchowski: Me qëllim që Austria dhe Italia të jetojnë nëpaqe, Shqipëria duhet të mbetet për të dyja një noli me tangere 26. Pas kësajmarrëveshjeje politika e Ballhausplatzit dhe e Consultas për Shqipërinë, pak a shumë,u harmonizua.

Në kapërcyellin e shekullit Monarkia ra në pozita të pafavorshme në Ballkan jovetëm për arsye politike, por edhe nga një këndvështrim ekonomik. Prapambetja rela-tive ekonomike karshi Europës perëndimore i mundësoi Austro-Hungarisë nëdhjetëvjeçarët e fundit të shek. 19-të të arrijë një pozicion të mirë në Evropën juglindore,gjë që i ofroi nji perspektivë të favorshme kur po kërkonte të fuqizonte ndikimin e saj nështetet e Ballkanit. Por si këto aspirata, ashtu dhe ato politike mbetën pa sukses.

Që në fund të shek. të 19-të u bë e qartë se Viena nuk ishte në gjendje tërealizonte synimet e saj hegjemoniste në çështjet e transportit në Danub dhe ato tëndërtimit hekurudhor. Humbja e hapësirës ekonomike të Monarkisë bëhet e qartë p.sh.përmes kontratave të ndryshme tregëtare që kreu me shtetet ballkanike. Dominanca esuksesshme e fillimit u dobësua dhe tregëtia e jashtme Austro-Hungareze humbishumicën e tregut të saj në juglindje të Europës. Në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit tëri shteti dual u katandis të mbrohej prej shteteve të vogla ballkanike. Kjo gjendje upërkeqësua edhe më tepër me perforcimin e ekonomisë gjermane në gadishull.

Arsyet e politikës së jashtme dhe ato ekonomike të përshkruara më sipër çuan,si përfundim, në atë që krijimi i një Shqipërie të pavarur, të aftë për të jetuar dhe luajalepërkundrejt Monarkisë në rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, të bëhej njënga interesat qëndrore të Austro-Hungarisë.

Në këtë kontekst duhen përmendur edhe të drejtat ekskluzive të Monarkisë sëDanubit në Shqipëri. Nëpërmjet Protektoratit të Kultit, Austo-Hungaria mundi praktikishttë ushtronte të drejtat e protektoratit ndaj popullsisë katolike të Shqipërisë së Veriut.

Austro-Hungaria dhe Shqipëria (1878-1914)

Përpjekja 48Pavarësia

Krijimi i Protektoratit të Kultit lidhet me paktet e paqes midis Austro-Hungarisë dhePerandorisë Osmane, që pasuan luftrat turke në shekullin e 17-të dhe u hartua sipasshembullit francez të Protektoratit të Kultit në Vendin e Shenjtë. Këto të drejta ekskluziveu linin diplomatëve të Austro-Hungarisë në Perandorinë Osmane dorë të lirë në çështjete politikës së kishës dhe shkollave, dhe po kështu në ato të kulturës. Korniza eProtektoratit të Kultit ofroi bazën formale për aspiratat politike gjatë ndërrimit tëshekujve XIX-XX. Si përgjigje ndaj kërkesave në rritje të Italisë dhe Serbisë, PerandoriaHabsburge u kushtoi katolikëve të Shqipërisë së Veriut më shumë vëmendje dhembështetje financiare. Por, në opinionin tim, këto reaksione nuk duhen parë si aspirataimperialiste, pasi veprimet e Perandorisë nuk e kapërcyen kurrë një lloj caku. Duke eformuluar me fjalë të tjera, kjo strukturë e marrëdhënieve austro-shqiptare mbartte nëvetëvete vetëm mundësinë potenciale të një politike imperiale, mundësi të cilën nërealitet Austro-Hungaria nuk e shfrytëzoi. Në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të 19-të, Shqipëria fitoi gjithmonë e më shumë rëndësi në planet ballkanike të Ballhausplatzit.Në prag të fundshekullit, në situatën ku nga njëra anë u bë e nevojshme ndalja esynimeve të Italisë dhe Serbisë dhe, ku nga ana tjetër rënia e Perandorisë Osmane përMinistrinë e Jashtme të Monarkisë po konsiderohej thjesht një çështje kohe, u poq nëVjenë vendimi për një politikë të re në Shqipëri. Konferenca e thirrur për formulimin enjë politike të re u zhvillua në dhjetor të 1896-s nën titullin Hapja e një veprimienergjik në Shqipëri . Pjesëmarrësit (punonjës të ministrive të interesuara) ranë dakortqë përfaqësimi dhe realizimi i interesave të Austro-Hungarisë duhej bërë nëpërmjetinstitucionit të Protektoriatit të Kultit. Meqë subvencionet financiare të investuaraderi atëkohë nuk kishin përmbushur krijimin e pritur të një organizate kishtare luajale,ekspertët e ministrisë përpunuan një program të ri, përkatësisht një strategji të re, përtë bërë të mundur tërheqjen e klerit vendas. U sigurua mbështetja e Selisë së Shenjtë,me të cilën Italia gjendej në një raport të tensionuar, dhe u vendos që mësuesit eardhshëm në shkollat e Shqipërisë së Veriut që ishin nën mbrojtjen e Protektoriatit tëKultit, të rekrutoheshin vetëm nga qytetarët e Austrisë ose Hungarisë dhe këta duhettë jepnin mësim vetëm me libra në gjuhën shqipe dhe jo si deri atëkohë me libra nëgjuhën italiane. Kjo politikë e re shkollore, ashtu si e gjithë politika e Austro-Hungarisë,kishte për qëllim forcimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në këtë mënyrë Vjenasynonte, në rast të rënies së Perandorisë Osmane, hedhjen e bazës për krijimin e njëShqipërie të pavarur. Konsullatat e Austro-Hungarisë u urdhëruan të lidhnin kontakteedhe me popullsinë muslimane, për të zgjuar simpatinë për Monarkinë. Si rrjedhim imasave reformuese, politika e Austro-Hungarisë në Shqipëri u përmirësua dukshëm.Ballhausplatz i rriti subvencionet financiare nga viti në vit, dhe prej vitit 1901 këtosubvencione u shpërndanë jo vetëm tek drejtuesit e fiseve katolike, por edhe tek pariae popullsisë muslimane.

Territoret e banuara prej shqiptarëve, aq të rëndësishme për Monarkinë, ishinnë fund të shekullit praktikisht të pazbuluara . Ministria e Jashtme, Shtabi iPërgjithshëm (Instituti i Gjeografisë Ushtarake dhe Instituti i Matjes së Tokave),Shoqëria e Gjeografëve të Vjenës dhe Akademia e Shkencave organizoi dhe financoiekspedita të shumta, të cilat drejtoheshin nga studiues të njohur austro-hungarezë.

Përpjekja 49

Kërkimet u përqëndruan kryesisht në matjet gjeografike dhe në analizën statistikore tërealitetit ekonomik të Shqipërisë. Përkrah anglezes Edith Mary Durham dhe baroneshësnga Bajerni Marie Amalie Goldin, një prej atyre që u bë i njohur falë këtyre ekspeditaveishte hungarezi Franz Baron Nopcsa, i cili la një pasuri të madhe shkrimesh tërëndësishme mbi shoqëritë e fundit fisnore të Evropës. Jeta shkencore e Austro-Hungarisë pati, me mbështetje shtetërore, rolin e saj në gjithë politikën mbi Shqipërinë.Albanologjia u krijua si një disiplinë e pavarur në Austro-Hungari (shih Johann GeorgHahn: Albanische Studien/Studime shqiptare, Vjenë 1853) dhe nën drejtimin e treshkencëtarëve të mëdhenj vjenezë, Konstantin Jireèek, Milan ufflay dhe LajosThallóczy, nisën rrugën e tyre edhe kërkimet historike mbi Shqipërinë (Acta et diplomatares Albaniae mediae aetatis illustrantia. Vindobona 1913 dhe 1918, në dy vëllime).

Revolucioni i xhonturqve më 1908 u pasua nga ndryshimi i kursit të politikës sëBallhausplatzit në Shqipëri. Sipas opinionit të ministrit të jashtëm Alois Lexa vonAehrenthal, Monarkia ishte e interesuar në stabilitetin territorial të Turqisë dhe përkëtë arsye ai rrëzoi planin e Goluchowsky-t për një Shqipëri të pavarur. Kështu, krijimidhe mbështetja e lëvizjes kombëtare shqiptare kaloi në plan të dytë. Megjithatë, këtody tendenca të politikës së jashtme do të përplaseshin gjithnjë e më shpesh dheBallhausplatz do të lëkundej midis këtyre dy tendencave teksa kërkonte zgjidhjen eçështjeve ne Balkan.

Si përfundim, për politikën e Austro-Hungarisë në Shqipëri mund të themi seplanet dhe projektet politiko-ushtarake që u hartuan me shumë entuziazëm, nuk urealizuan sepse mungoi vullneti i vërtetë politik. Në momentin kur ky vullnet politik, nëprag të luftrave ballkanike, ekzistoi, koha për të realizuar qëllimet afatgjata ishte epamjaftueshme. Shqipëria e pavarur u krijua në vitet 1912-13, veçse krijimi i shtetit të rinuk ishte meritë e Monarkisë, por një kompromis i gjashtë Fuqive të Mëdha.

Kështu, kemi mbërritur në pikat kyçe të kërkimit tim. Historia e Shqipërisë nëkohën e paraluftës kristalizohet në dy grupe problemesh: Grupi i parë i problemeveështë krijimi faktik i shtetit të ri ballkanik (për këtë shih: Krause, Albert Gottfried: DasProblem der albanischen Unabhängigkeit in den Jahren 1908-1914 / Problemi ipavarësisë shqiptare në vitet 1908-1914"), tjetri është realizimi apo, ndryshe, shtrirjadhe historia e Shqipërisë së pavarur para Luftës së Parë Ballkanike. Zgjidhja e çështjesshqiptare në prag të Luftës së Parë Botërore ishte akti i fundit i dramës së Fuqive tëMëdha evropiane. Në dhjetor të vitit 1912 u mblodh në Londër Konferenca eAmbasadorëve, e cila, mes të tjerash, kërkonte edhe një zgjidhje për çështjen shqiptare.Mbas Luftës së Parë Botërore do të duhej, para së gjithash, të përcaktoheshin kufijtëe rinj. Pjesëmarrësit e Konferencës përfytyronin në dhjetor 1912 - pranverë 1913 njëShqipëri mbi të cilën ushtronte suzerenitetin e tij Sulltani, por e cila de facto organizontejetën e saj shtetërore në mënyrë të pavarur. Në përcaktimin e kufijve duhej të merreshinparasysh aspekte të ndryshme: nga njëra anë nuk kishte pasur kurrë në histori njështet shqiptar të pavarur shtrirja gjeografike e të cilit do të mund të shërbente si pikëkrahasimi (me termin Shqipëri perceptohej atëkohë thjesht një nocion gjeografik:Shqipëria ishte hapësira ku jetonin shqiptarët) dhe nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha nukmund të injoronin kërkesat e shteteve fitimtare ballkanike. Në Konferencën e

Austro-Hungaria dhe Shqipëria (1878-1914)

Përpjekja 50Pavarësia

Ambasadorëve në Londër, Fuqitë e Mëdha ishin organizuar në dy aleanca përballënjëra-tjetrës: nga njëra anë aksi Romë-Vjenë, që llogariste edhe mbështetjen diplomatiketë Berlinit, i interesuar për një Shqipëri të aftë për të ekzistuar, dhe nga ana tjetër Francame Rusinë që dëshironin një Shqipëri të dobët dhe të parëndësishme, të parrezikshmepër shtetet e Aleancës ballkanike. Anglia, e cila nuk kishte asnjë interes të drejtpërdrejtënë këtë çështje, u limitua në rolin e ndërmjetëses. Duke qenë se fortesat më të mëdha tëPerandorisë Osmane, Shkodra (një territor shqiptar), Janina (popullsi e përzierëshqiptaro-greke) ishin akoma nën rrethim, gjetja e një kompromisi dukej e pamundur.Përcaktimi i kufijve u krye në dy pjesë: caktimi i kufijve veriore dhe caktimi i kufijvejugore. Në çështjen e kufijve të veriut ishte Monarkia ajo që drejtonte diplomacinë eDreibund-it, kurse në përcaktimin e kufijve të jugut rolin udhëheqës mes aleatëve emori Italia. Negociatat për kufijtë e veriut dhe veri-lindjes, në drejtim të Serbisë dheMalit i Zi, u dukën si më të lehtat për t u realizuar pasi aspektet gjeografikë luanin njërol më të madh se ato etnografikë. Por mes diplomatëve rusë dhe atyre austro-hungarezepati mosmarrëveshje thelbësore. Monarkia nga ana e saj synonte që Konferenca t ijepte shtetit të ri qytetet e zonës perëndimore të Kosovës së sotme (Ipek/Peja-Gjakova-Prizreni-Linie). Argumenti i ekspertit austro-hungarez Theodor Ippens ishte, nëopinionin tim, i arsyetuar mirë: nga njëra anë Shkodra me Pejën, Gjakovën dhe Prizreninformonin një njësi ekonomike dhe, përveç kësaj, shumica e popullsisë ishte shqiptare.Por duke qenë se ushtria serbe kishte pushtuar gjithë Kosovën, qeveria serbe insistonteqë t i mbante këto qytete. Edhe pse diplomacia Austro-Hungarize pati mbështetjen eplotë të Dreibund-it, ajo u detyrua në fund t u bënte vend hap pas hapi kërkesave ruse.Për Ballhausplatz kjo ishte një shenjë e qartë që Monarkia, që prej Kongresit të Berlinit,gati e kishte humbur influencën e saj si Fuqi e Madhe. Gjatë leximit të raporteve mbiKonferencën e Londrës krijohet përshtypja se tashmë arritja që Shkodra t i njihejShqipërisë duhej konsideruar si sukses i madh, ngaqë qyteti u pushtua në 23 Prill 1913nga Mali i Zi dhe Serbia.

Caktimi i kufijve në jug dhe juglindje gjithashtu nuk kaloi pa probleme. Shqipëriae Jugut, ose Epiri i Veriut, siç e quan këtë zonë historiografia greke, banohej prejortodoksëve, përkatësia etnike e të cilëve shpesh nuk ishte e qartë. Edhe sot ka akomazona ku është e pamundur të vendosësh një kufi të qartë midis kombësive të ndryshme(shqiptarë, grekë dhe arumunë), duke u bazuar në gjuhën e përdorur dhe besimin fetar.Pjesëmarrësit e Konferencës së Londrës ndoqën për zgjidhjen e kësaj çështjeje njërrugë të ngjashme si në Veri: ata morën vendimin e përbashkët për t ja njohur qytetetaq të diskutuara të Korcës dhe Gjirokastrës Shqipërisë dhe më vonë dërguan një tëashtuquajtur Komision i Jugut , që gjithashtu përbëhej nga përfaqësues të Fuqive tëMëdha, për të përcaktuar kufijtë faktikë. Komisioni i Veriut përbëhej nga oficerë tështabeve gjenerale të ushtrive të Dreibund-it, detyra e të cilëve ishte përcaktimi ikufijve të qartë gjeografikë. Komisioni ishte aktiv në fund të 1912-ës dhe fillim të 1914-ës. Oficerët e Dreibund-it, veçanërisht koloneli austriak August Mietzl dhe koloneliitalian Marafini, ia dolën të realizonin interesat e vendeve që përfaqësonin, interesa qëpërputheshin tërësisht me ato të shqiptarëve, duke caktuar një linjë kufitare në favor tëShqipërisë. Në ndryshim nga veriu, Komisioni i Jugut përbëhej nga diplomatë

Përpjekja 51

profesionistë, puna e të cilëve u karakterizua nga debate të shumta. Rezultatet pozitivetë Komisionit janë të lidhura ngushtësisht me komisarin anglez të Komisionit tëKontrollit Ndërkombëtar në Shqipëri, Henry Lamb, i cili përdori të gjitha aftësitë e tijdiplomatike dhe gatishmërinë për kompromise për të arritur në një marrëveshje. Duhetpërmendur, që në çështjet më të rëndësishme ai votoi në favor të Dreibundit.

Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Ballkanike u sqarua edhe pozicioni ligjor iShqipërisë: ambasadorët në Londër votuan më 29 Korrik 1913 për një Shqipëri tëpavarur dhe monarkike. Në këtë pikë politika e jashtme ruse dhe franceze e konsideroidetyrën e saj në lidhje me çështjen shqiptare të mbyllur dhe ia delegoi çështjet e tjeradiplomatëve të tyre, të zgjedhur në organizatat ndërkombëtare të Shqipërisë (KomisioniNdërkombëtar i Kontrollit, Administrimi Ndërkombëtar i Shkodrës).

Gjatë Konferencës së Londrës, Shqipëria u zhyt në një anarki të plotë pasiekzistonin paralelisht shumë qendra lokale pushtetesh. Ekzistonte një qeverirudimentare nën drejtimin e Ismail Qemalit: ky kishte shpallur më 28 Nëntor 1912pavarësinë e Shqipërisë dhe kishte ngritur në Vlorë, një qytet-port, qeverinë epërkohshme, dhe kishte nën influencën e tij pak a shumë jugperëndimin e Shqipërisë.Rivali dhe armiku më i madh i Ismail Qemalit ishte Esat Pashë Toptani, pronari më imadh i tokave në Shqipërinë e Mesme, i cili e ushtronte pushtetin e tij në rrethinat eDurrësit dhe Tiranës. Përkrah Vlorës dhe Durrësit ekzistonin dy qeveri më pak tërëndësishme në Elbasan (Aqif Pasha) dhe në qytetin-port verior Lezhë (Ded Zogu).Fiset katolike të Shqipërisë së Veriut jetonin sipas ligjit të vjetër të Kanunit. Një pjesëe tyre, nën drejtimin e udhëheqësit të fisit të Mirditës, Prenk Bib Doda, ishte në gjendjelufte me Esat Toptanin. Qyteti më i madh i vendit, Shkodra, gjendej nën drejtimin e njëorganizate ndërkombëtare, që e kishte marrë pushtetin prej trupave malazeze në maj1913. Në këtë kohë në Shqipëri nuk kishte asnjë fuqi të armatosur që mund të garantontenjë paqe të përgjithshme. Në një situatë të tillë, Italia dhe Austro-Hungaria insistuanqë mbreti i ri i Shqipërisë për të cilin kishin rënë dakort të ishte princi gjerman Wilhelmvon Wied të shkonte sa më shpejt në atdheun e tij të ri dhe, në bashkëpunim me njëqeveri të përbërë nga vendasit, të vendoste rregullin në vend.

Wied doli i papërshtatshëm për këtë përgjegjësi. Ai ishte i paaftë të kapërcentevështirësitë politike, si ato të brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Princi humbi luftëndipomatike dhe atë të armatosur kundër grekëve në Epir. Në të njëjtën kohë, për shkaktë hapave të pamenduara të tij, kryengritja në Shqipërinë e Mesme, e cila në fillimet esaj ishte kundër pronarëve të tokave (bejlerëve), filloi të zgjerohej në përmasa të mëdha.Kjo kryengritje ishte dhe një nga shkaqet kryesore të dështimit të mbizotërimit tëWied-it.

Gjatë epokës së Wied-it, Fuqitë e Adriatikut u përpoqën me çdo mjet t i jepninfund anarkisë në Shqipëri, por organizatat ndërkombëtare që Fuqitë e Mëdha u kishinimponuar shteteve të reja të Ballkanit, i bënin të pamundura ndërhyrjet e shpejta.Avancimi i kaosit të përgjithshëm filloi të prekte dalëngadalë paritetin deri atëkohëpolitikisht funksional midis Austro-Hungarisë dhe Italisë. Prej prill-majit të 1914-ësmidis dy Fuqive, që ishin edhe më të interesuarat për ekzistencën e Shqipërisë, plasinjë rivalitet i hapur.

Austro-Hungaria dhe Shqipëria (1878-1914)

Përpjekja 52Pavarësia

Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore mbylli kapitullin e parë të Shqipërisë sëpavarur. Diplomatët e Entente-s u urdhëruan të kthehen në shtëpi dhe ndërsa divizionete Monarkisë marshonin kundër Serbisë, Italia pati papritur hapësirë të lirë veprimi nëShqipëri.

Politika e Austro-Hungarisë në Shqipëri mes 1912 dhe 1914 u përcaktua nëmënyrë decizive nga fakti që për Vjenën ishte e qartë, të paktën që prej 1908, qëpërballë Italisë, luftën e saj për influencë në Shqipëri e kishte të humbur. Për këtë arsye,ministrat e jashtëm përkatës të Monarkisë së Danubit u përpoqën që pas krizës sëaneksimit të ruanin të njëjtin pozicion pushteti si Italia nëpërmjet kontratavendërkombëtare. Fuqitë e Adriatikut e penguan njëra-tjetrën deri në prag të Luftës sëParë Botërore. Vjena ishte e ndërgjegjshme për dobësitë e saj dhe se përballë Italisëishte relativisht e pambrojtur, prandaj ajo ishte edhe më e interesuar në krijimin e njëkombi shqiptar, meqë kështu ajo shpresonte se një vetëdije e fortë e shqiptarëve mundta mbante më vonë influencën e Italisë larg prej brigjeve shqiptare. E përmbledhur -dhe këtu kam parasysh përsëri fillimet e albanologjisë, respektivisht, të kërkimeve nëShqipëri - konkluzioni i punës sime së deritanishme do të ishte se roli i Austro-Hungarisëishte vendimtar për statusin e shtetit shqiptar dhe i rëndësishëm për ndërtimin ekombit.

Në studimin tim kam lënë, me vetëdije, pa trajtuar nivelin e tretë, të cilin e kampërkufizuar më herët si historia e brendshme shqiptare . Ky nivel përfshin pyetje tëtilla si p.sh., si e përjetuan shqiptarët krijimin e shtetit të tyre dhe vitet e tij të para.Arsyeja e mostrajtimit qëndron në faktin se, nga njëra anë dhënia e një përgjigjeje kësajpyetjeje është shumë e vështirë për shkak të mungesave të burimeve shqiptare dhesepse në aktet austro hungareze ka shumë pak të dhëna. Për këtë arsye informacionetpërkatëse prej burimeve vjeneze duhen vlerësuar me shumë durim. Për momentinshpresoj se pas shqyrtimit të qendrave të veçanta shqiptare të pushtetit, do të kem tëdhëna të mjaftueshme, në bazë të të cilave, do të mund të analizoj përgjigjet shqiptarendaj ngjarjeve të veçanta. Do të ishte interesante jo vetëm për rastin e Esat Pashës,njeriut me influencë në regjimin e Wied-it, por edhe nga pikëpamja e besimeve fetare tëkohës dhe historisë së shoqërisë shqiptare.

Së fundi, dëshiroj të tërheq vëmendjen e lexuesit mbi një fakt të rëndësishëm.Shqipëria është e ndarë nga një vargmal i lartë 2000-2500m dhe për shkak të kësajkarakteristike gjeografike është pothuajse e izoluar nga pjesa e brendshme. Për këtëarsye është konsideruar gjithmonë si një zonë kufitare dhe asnjë nga fuqitë që e zotëroivendin nuk arriti të ndërtonte një administratë funksionale. Krahasuar me zonat e tjeratë Balkanit, p.sh. me Bullgarinë, Shqipëria, përpara luftrave ballkanike, ishte shumë epazhvilluar dhe jetonte që prej 1908-ës, praktikisht, në gjendje permanente lufte. Kjosituatë preku shumë edhe vetë shoqërinë tradicionale shqiptare. Nga jeta e mëparshmenuk mbeti praktikisht asnjë kornizë e qëndrueshme, asnjë strukturë funksionale, prandaj,pikërisht në këtë moment ekzistenca fizike e Shqipërisë varej prej faktit se si dhe, mbi tëgjitha, sa shpejt do të vendosnin Fuqitë e Mëdha për fatin e saj. Mendoj se elitapolitike dhe intelektuale e këtij populli, shumica e të cilit ishte e besimit musliman, undesh me probleme të pazgjidhshme teksa duhej të tregonte veten përballë një

Përpjekja 53

diplomacie evropiane dhe kulture politike që kishte një tradite njëqindvjeçare. Kjorrethanë duhet të merret patjetër në konsideratë në vlerësimin e veprimeve të politikanëveshqiptarë bashkëkohës dhe të shoqërisë shqiptare, por këtu bëhet e domosdoshmenjohja e thellë e historisë së brendshme të shqiptarëve.

Përktheu nga gjermanishtja: Migena Beqiri & Albana Rexhepaj

Austro-Hungaria dhe Shqipëria (1878-1914)

Përpjekja 54Pavarësia

1 Ky studim u bë i mundur falë mbështetjes me bursën për kërkime shkencore János Bolyai tëAkademisë Hungareze të Shkencave (Bolyai János Kutatási Ösztöndíj, Magyar TudományosAkadémia).

2 Në lidhje me origjinën e Lidhjes së Parë Ballkanike shih Gábor DEMETER, Kisállami törekvésekés nagyhatalmi érdekek a Balkán-háborúk idején (1912-1913). Budapest 2007, 93-166.

LUFTA E PARË BALLKANIKE DHE SHQIPTARËT NJË KONTRIBUTPËR HISTORINË E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

(28 NËNTOR 1912)

Nga Krisztián Csaplár-Degovics

Si studiuesit shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë që merren me shpalljen epavarësisë së Shqipërisë, operojnë në shumë raste me një kronologji të pasaktë dhe tëdhëna shumë të paqarta. Kjo është për të ardhur keq, pasi në këtë mënyrë me ndihmëne shkencës së historisë u hapet rruga përcjelljes dhe vazhdimit të ekzistencës tëinformacioneve bashkëkohore gjysmë të sakta, e madje të gabimeve, në lidhje me këtëçështje. Historia e themelimit të shtetit kombëtar shqiptar është plot paqartësi, pasiguridhe çështje që kanë mbetur të hapura. Në bazë të burimeve austro-hungareze që keminë dispozicion, do të përpiqemi të gjejmë përgjigje për disa nënpyetje, për të përcaktuarnjë kronologji të ngjarjeve të vjeshtës së vitit 1912 dhe për të rindërtuar rrethanatlokale të shpalljes së pavarësisë dhe listën e themeluesve të kombit. 1

1. Lufta e Parë Ballkanike dhe trojet shqiptare

Lidhja e Parë Ballkanike u arrit në vitin 1912. Edhe pse anëtarët e parë të saj,Serbia dhe Bullgaria, vendosën fillimisht një marrëveshje ushtarake kundër Austro-Hungarisë, aleanca, në të cilën më vonë u anëtarësuan edhe Greqia dhe Mali i Zi, udrejtua në mënyrë të qartë kundër Perandorisë Osmane që po shpërbëhej.2 Prej grupittë aleatëve qenë Athina, Beogradi dhe Cetinja që farkëtuan plane lufte, me synimndarjen e territoreve shqiptare. Qëllimet e qeverisë së Athinës që kishin të bënin meMaqedoninë, preknin në radhë të parë shqiptarët që jetonin përreth Liqenit të Prespësapo në qytetet përreth.

Por konflikti qendror midis grekëve dhe shqiptarëve kërcënonte Epirin, i cilipërfshinte nga Himara deri në Gjirin e Artës edhe territoret thelbësore të Jugut tosk.

Përpjekja 55

3 Shih memorandumin e përpiluar në frëngjisht të kryeministrit grek Eleutherios Venizelos,Londër, 4 janar 1913, nn: Heinrich Ritter von SRBIK et. Al. (bot.), Österreich Ungarns Außenpolitikvon der bosnischen Krise 1908 bis zum Kriegsausbruch 1914. Wien, Leipzig 1930. Vol.5, Telegramine Mensdorff, Londën, 4 janar 1913, No.5190.

4 Pa ic was legitimizing Serbia s right to be concerned with Kosovo; namely, he was legitimiz-ing Serbia s rights to Kosovo. He claimed [...] that Old Serbia s territory encompassed the followingareas of European Turkey: Kosovo, Metohija, the Sanjak of Novi Bazar, the Sanjak of Skoplje andDebar (the northern and eastern part of the Bitola vilajet, including Drimkola, Debar and Porec),and the northwest part of the Shkodër vilajet with the section of the Adriatic coast extending fromSan Giovanni to a little below Drac. Mihajlo VOJVODIC, Serbia and the First Balkan War: Politicaland Diplomatic Aspects, në Béla K. KIRÁLY/Dimitrije DJORDJEVIC (bot.), East Central Euro-pean Society and the Balkan Wars. New York 1987, 240 260, 248v.

5 The Serbian Prime Minister, Milovan Milovanovic, declared that Serbia s vital interests layin future Serbian-Albanian coexistence. VOJVODIC, Serbia, 244.

Sipas përfytyrimeve greke, kufiri i ri që do të caktohej duhej të shtrihej të paktën mesHimarës dhe Korçës, dhe në rastin më të keq për shqiptarët, deri tek lumi Shkumbin.3

Shtabi i Përgjithshëm malazez i vuri në këtë mes vetes si qëllim kryesor pushtimine Shkodrës duke ndjekur në këtë mënyrë përfytyrimet e mbret Nikollës. Përveç kësaj,një brigadë e vogël duhet të pushtonte pjesën perëndimore të sanxhakut të Novipazarit.Nëse kjo detyrë ushtarake do të përfundonte me sukses, do të vazhdonte sulmi ndajDibrës dhe Prizrenit.

Qëllimi kryesor i luftës që kishte Beogradi, i cili u përshtat në bazë të bisedimeveserbo-bullgare të pranverës së vitit 1912, ishte pushtimi i vilajeteve të Kosovës dhe tëShkodrës apo sanxhakut të Novipazarit (pjesa lindore), Shkupit dhe Dibrës. Kufiri i riperëndimor i Serbisë duhej të kalonte në bregdetin mes Shëngjinit (San Giovanni diMedua) dhe Durrësit.4 Përgatitjet e Serbisë për luftë u përshpejtuan nga disa faktorë:Pas pushtimit dhe aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, shtetit kombëtar serb juhap një rrugë natyrore për ekspansion, pikërisht ajo në drejtim të jugut. Politika engritjes së hekurudhave në drejtim të Jugut ( Penetrimi drejt Selanikut ), me të cilënmonarkia austro-hungareze kërkonte të pengonte planet rivalizuese të Serbisë përngritjen e lidhjeve hekurudhore në drejtim të Adriatikut, dhe mbështetja dashamirësediplomatike e Vjenës lidhur me çështjen e kryengritjeve shqiptare të viteve 1910-1912ishin për qeverinë e Beogradit tregues se Vjena po përpiqej të nxirrte kapital prejdobësisë së Perandorisë Osmane, për të bllokuar kësisoj rrugën për në Serbinë e Vjetër.Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 1912, në vilajetin e Kosovës filloi organizimi i njëkryengritjeje të armatosur të shqiptarëve. Kur drejtimi politik i kësaj lëvizjeje kaloi nëduart e Hasan Prishtinës, qeveria serbe filloi të mendonte dhe të merrte seriozisht nëkonsideratë mundësinë e një bashkëpunimi serbo-shqiptar.5 Por dobësia e ushtrisëosmane në Luftën Italo-Turke 1911/1912 dhe zhdukja e gjurmëve të fundit të autoritetitadministrativ shtetëror në pjesën më të madhe të vilajeteve të Kosovës dhe të Manastiritbënë në të njëjtën kohë, që të lindnin shqetësime të reja. Kjo sepse prej tyre lindtemundësia që kryengritja shqiptare të ishte atë vit me të vërtetë e suksesshme dhesulltani të binte dakord për organizimin e një vilajeti (të bashkuar) shqiptar me status të

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 56Pavarësia

6 Hellenic Army History Directorate, Army General Headquarters, Hellenic Army Operationsduring the Balkan Wars, in: KIRÁLY / Dimitrije DJORDJEVIC (bot.), East Central EuropeanSociety, 100 103.

7 Novica RAKOCEVIC, The Organisation and Character of the Montenegrin Army in the FirstBalkan War, in: KIRÁLY / Dimitrije DJORDJEVIC (bot.), East Central European Society, 112123.

veçantë ligjor në kuadër të Perandorisë Osmane, apo në rastin më të keq nën protektoratine Austro-Hungarisë. Kur në gusht të vitit 1912, komiteti osman i bisedimeve pranoi 14pikat e Hasan Prishtinës dhe lindja e mundshme e vilajetit të Shqipërisë po bëhej tepëre afërt, qeveria e Beogradit u alarmua në shkallën më të lartë.

Mes 3 dhe 15 tetorit 1912 ushtria serbe u mobilizua për ndërhyrje dhe zuripozicion në kufirin jugor të shtetit. Forcat e armatosura, që do të sulmonin PerandorinëOsmane, ishin ndarë në tri ushtri. Ushtria I serbe (përafërsisht 132.000 vetë), nënudhëheqjen e trashëgimtarit të fronit Aleksandrit, u mblodh afër Vranjës; Ushtria II(rreth 74.000 vetë) priste urdhërin për sulm në afërsi të Dupnicës. Sipas planit të luftës,përpara se të bashkoheshin me njëra-tjetrën, të dyja ushtritë duhet t u jepnin forcavearmike osmane një goditje dërrmuese, dhe, më pas, duke kaluar nëpër Mitrovicë,Prishtinë dhe Kumanovë, të depërtonin në Perandorinë Osmane, për t u bashkuar mëpas poshtë Shkupit dhe për të përparuar pastaj në drejtim të Tetovës (Kalkandelen)dhe Ohrit ose në Luginën e Vardarit. Në të njëjtën kohë dy brigada të vogla duhej tëpushtonin sanxhakun e Novipazarit. Ushtria III (rreth 76.000 vetë) qe vendosur përgjatëlumit Toplica dhe duhej të vëzhgonte forcat e armatosura të Habsburgëve në Bosnjë-Hercegovinë.

Ushtria greke përbëhej prej dy ushtrish. Ushtria I (rreth 80.000 vetë) po përgatitejpërreth Larisës për një fushatë kundër Maqedonisë. Detyra e ushtrisë II (rreth 15 -20.000 ushtarë) ishte mbrojtja e Tesalisë kundër forcave osmane përreth Janinës. Njëbrigadë duhej të pushtonte Prevezën për të zbarkuar pastaj me mbështetjen e marinësgreke në Himarë. Luftanijet greke në detin Jon mbikqyrnin bllokadën detare në bregdetine Adriatikut.6

Mali i Zi kishte kontigjentin më të dobët të aleatëve, por ushtria malazeze nukduhej të zhvillonte ndonjë betejë të hapur. Detyra më e rëndësishme e trupave malazezeishte, që t i mbante të lidhura forcat e divizioneve osmane kryesisht përreth Shkodrës.Ky vend i vogël (rreth 9.500 kilometra katrorë me rreth 220.000 banorë) bëri përpjekje tëposaçme për të krijuar një ushtri sa më të fortë dhe të armatosur që të qe e mundur. Pasnjë reforme të ushtrisë në vjeshtën e vitit 1912, arritën të mobilizoheshin 35.600 per-sona të armatosur. Ushtarët qenë të pajisur relativisht mirë me armë dhe municion, porme oficerët e papërgatitur mirë dhe me stërvitje të pamjaftueshme, qe e dyshimtë nëseata do të ishin në gjendje që të përballeshin me sukses me forcat osmane. Ushtriapërbëhej nga 52 batalione, por ajo ishte më shumë një turmë e armatosur, se sa njëushtri e rregullt.7

Përpjekja 57

8 Friedrich IMMANUEL, Der Balkankrieg 1912 13. H. 1-4, Berlin 1913, 63.9 Arkivi i Luftës Vjenë [KA], Manuscriptensammlung, Allgemeine Reihe: Ernst Wisshaupt,

Geschichtliche Entwicklung der Balkanstaaten bis zur eigentlichen Vorgeschichte des Krieges 1912/13, No.78, 9.

10 Wisshaupt, Geschichtliche Entwicklung. 8 15.11 Kemal SOYUPAK & Huseyin KABASAKAL, The Turkish Army in the First Balkan War, in:

KIRÁLY / Dimitrije DJORDJEVIC (Hgg.), East Central European Society, 158 161.12 Veç kësaj, popullsia sllave e vilajeteve të Kosovës dhe të Maqedonisë u terrorizua prej

kaçakëve shqiptarë, shih Francis Roy Bridge (bot.), Austro-Hungarian Documents Relating to theMacedonian Struggle 1896 1912. Selanik 1976.

Në frontin lindor gjendej ushtria bullgare, e cila kishte nën armë rreth 300.000burra të stërvitur mirë, që prisnin urdhërin për të zënë pozicionet e luftës.8

Edhe pse Perandoria Osmane e priste prej vitesh një luftë të madhe ballkanike,ajo nuk qe në gjendje të krijonte një forcë cilësisht dhe numerikisht të mjaftueshme. Qëprej vitit 1869 ushtria osmane kishte përjetuar një sërë përpjekjesh për reforma. Në vitin1912 kjo ushtri përbëhej nga tri lloj trupash. Trupat e nizamëve që përbënin bërthamëne ushtrisë. Ushtarët profesionistë të kësaj trupe, rekrutoheshin nga e gjithë perandoriapër shërbimin ushtarak, që zgjaste gjashtë vjet. Megjithëse si përgatitja edhe pajisjet etyre linin shumë për të dëshiruar, ushtarët nizamë ja dolën mbanë ndaj kundërshtarëvetë tyre gjatë gjithë Luftës së Parë Ballkanike. Këto formacione plotësoheshin ngatrupat e redifëve, që rekrutoheshin sipas parimit territorial. Kjo pjesë e ushtrisë ishtenë çdo pikëpamje inferiore ndaj ushtarëve të aleatëve ballkanikë. Linja e tretë e ushtrisëpërbëhej nga trupa e përgjithshme rezervë (mustahfiz), që bazohej tek pjesëtarët efiseve luftarake.9

Pas vitit 1908 ushtria u përfshi nga një krizë, të cilën nuk qe në gjendje takapërcente vetë: shumica e oficerëve nuk kishte njohuri ushtarake. Mungonte përvojapraktike, logjistika thuajse nuk ekzistonte. Morali i ushtarëve dhe ndjenja e solidaritetitsi ndaj perandorisë edhe ndaj njëri-tjetrit kishin rënë mjaft poshtë. Në të njëjtën kohë,forca numerike e ushtrisë perandorake osmane ishte, madje dhe në kohë paqeje,mbresëlënëse: 250 deri 300 mijë ushtarë, 13.000 oficerë dhe 100.000 rezervistë.10 NëEvropë qenë të stacionuara dy ushtri osmane: njëra mbronte Trakën dhe vetëkryeqytetin, tjera qe përqendruar në Maqedoni. Përveç këtyre forcave, ishin dhedivizionet e Shkodrës dhe Janinës, që kishin komandën e tyre.11

Stambolli reagoi menjëherë ndaj përgatitjeve të aleatëve ballkanikë për luftë.Nën maskën e manovrave ushtarake Porta e Lartë urdhëroi në shtator 1912 dislokimine regjimenteve të mëtejshme për në Maqedoni dhe në Traki.12 Aleatët ballkanikë imobilizuan forcat e tyre në mes të 23 shtatorit dhe 3 tetorit. Në përputhje me traditatdiplomatike të Evropës aleatët më 30 shtator i kërkuan qeverisë xhonturke nëpërmjetnjë demarshe të përbashkët, që të ndërmerrte reforma të reja për përmirësimin e gjendjessë popullsisë së krishterë të perandorisë si dhe garanci për reformat e brendshme.Menjëherë pas mbërritjes së përgjigjes negative, ata i përsëritën kërkesat e tyre më 13tetor në formën e një ultimatumi. Ajo që pasoi qe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike.

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 58Pavarësia

13 Gábor DEMETER, Háborús tervek és reform elképzelések a Balkánon, in: Erzsébet BODNÁR/ Gábor DEMETER (bot.), Tradíció és modernizáció a XVIII-XX. században. Budapest 2008, 280-291.

14 Për ngjarjet e luftës shih: Katrin BOECKH, Von den Balkankriegen zum Ersten Weltkrieg.Kleinstaatenpolitik und ethnische Selbstbestimmung auf dem Balkan. München 1996, 35 36.

15 Edward Ritter von STEINITZ, Berchtolds Politik während des ersten Balkankrieges, BerlinerMonatshefte 1931, H. 9, 229-248, 231; si dhe Gábor DEMETER, A két Balkán-háború története,Debrecen 2008, 162-185.

16 Hellenic Army History Directorate, Hellenic Army Operations, 104.17 STEINITZ, Berchtolds Politik, 240.18 Rreth operacioneve malazeze shih Mitar DURI IC, Operations of the Montenegrin Army

during the First Balkan War, in: KIRÁLY / Dimitrije DJORDJEVIC (Hgg.), East Central EuropeanSociety, 126 141, 126 130.

Aleatët i filluan veprimet luftarake pa pasur ndonjë plan të përbashkët lufte dhepa synuar një bashkëpunim më të ngushtë të veprimeve të mëtejshme ushtarake.13 Më8 tetor trupat malazeze kaluan kufirin veriperëndimor të Perandorisë Osmane. Ushtritëbullgare, serbe dhe greke kaluan në sulm disa ditë më vonë, më 17 tetor. Drejtimi igoditjes së bullgarëve qe Trakia dhe Stambolli. Këtu ata arritën disa fitore të qarta, më24 tetor në Kirkilise dhe në mes të 28 tetorit dhe 3 nëntorit në Lyleburgaz. Edirne urrethua nga njësitë bullgare.14

Ushtritë serbe çanë rrugën e tyre përmes vilajetit të Kosovës dhe fituan në dybeteja jashtëzakonisht të përgjakshme, më 24 tetor në Kumanovë, dhe 18 nëntor nëManastir. Pas fitoreve disa nga divizionet serbe vazhduan t i ndiqnin pas forcat osmaneqë po tërhiqeshin dhe depërtuan deri në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Më 25nëntor një njësi serbe pushtoi qytetin port të Durrësit. Operacionet në sanxhakun eNovipazarit ishin deri në fillim të nëntorit gjithashtu të suksesshme, dhe për këtëushtria serbe qe në gjendje të përqendronte trupat dhe të priste zhvillimin e ngjarjevetë tjera të luftës në Kosovën perëndimore në Shkup dhe në Shqipërinë qendrore.15

Forcat kryesore greke kaluan më 19 tetor lumin kufitar të Arakanthosit. Pasisulmuan garnizonet e vogla osmane, ato vazhduan marshimin e dhunshëm drejtMaqedonisë. Më 24 tetor ra Koçani, më pas grekët pushtuan, para ardhjes së forcavetë armatosura të Bullgarisë, qytetin port të Selanikut. Flota greke e shtriu kontrollin esaj në Detin Egje dhe mbështeti pushtimin e shumë ishujve. Por ushtria greke nukmundi ta pushtonte Epirin. Njësitë greke që mbanin nën vëzhgim si vetë qytetin eJaninës edhe fortesat e qytetit, depërtuan vetëm me kujdes shumë të madh dhembështetën në këtë mënyrë divizionet që luftonin në Maqedoni. Brigada, që zbarkoinga Arta, e pushtoi atë më 3 nëntor dhe mori më vonë Himarën.16 Në mes të nëntoritkomanda e lartë greke përqendroi trupa përreth Janinës, Selanikut dhe Korçës.17

Pushtimi i Shkodrës dhe i ultësirës rreth Shkodrës qe për Malin e Zi një çështjejetike, si politikisht dhe ekonomikisht. Forcat kryesore të shtetit të vogël sllav tëpërbëra prej rreth 24.000 vetësh iu afruan qytetit të Shkodrës nëpërmjet Tivarit dhepërgjatë Liqenit të Shkodrës. Në këtë kohë një ushtri tjetër prej 12.000 vetësh u nis ngaPodgorica për të pushtuar Novipazarin.18

Përpjekja 59

19 BOECKH, Von den Balkankriegen, 37.20 Peter BARTL, Albanien. München 1995, 135.

Trupat osmane ishin duke u përgatitur në parim për operacione mbrojtjeje nëveri të Shqipërisë. Shkodra mbrohej nga një ushtri prej rreth 14.000 vetësh nën komandëne Hasan Riza Pashës, një oficer nga Damasku me prejardhje arabe. Detyra e tyre ishteqë t i mbronte pozicionet e forcave të armatosura osmane sa më gjatë që të ishte emundur prej sulmeve të mundshme nga perëndimi dhe në rastin e një humbjeje tëmundshme të siguronte për këto forca rrugën e arratisjes në drejtim të Adriatikut.Forcat e Hasan Riza Pashës mbështeteshin prej një brigade kufitare (3 4.000 vetë),nga trupat e Xhavid Pashës (rreth 13.000 vetë) në Novipazar dhe prej njësive të redifëvetë Esat Pashë Toptanit (10 13.000 vetë). Njësitë e Toptanit marshuan në mes të tetoritnga Shqipëria qendrore për në Shkodër.

Trupat malazeze dhe serbe, të cilat hynë në Novipazar, e mundën Xhavid Pashëndhe deri më 23 tetor pushtuan Sanxhakun. Ndërsa divizionet serbe u vunë në ndjekjetë njësive të mundura të Xhavid Pashës, trupat malazeze pushtuan më 31 tetor Pejën.Meqenëse kontigjenti kryesor arriti të depërtonte në ultësirën e Shkodrës, në fund tëmuajit filloi rrethimi i Shkodrës. Një batalion i vogël malazez pushtoi më 16 nëntorShëngjinin, gjë që çoi në ndërprerjen e rrugëve të furnizimit të trupave osmane ngajugu. Regjimenti i parë serb i ndihmës si dhe pajisjet e nevojshme për rrethimin erdhënnga Selaniku më 18 nëntor.

Deri nga mesi i nëntorit, ushtria osmane u shkatërrua plotësisht dhe ushtritë ealeatëve kishin pushtuar pothuajse të gjithë sanxhakët e Turqisë evropiane. Vetëmqytetet kala të Edirnesë, Shkodrës dhe Janinës po bënin me sukses rezistencë, ndërkohëqë trupat e Anadollit në linjën e Çatalcas po mbronin kryeqytetin. Pasojat e ngjarjeveqeveria xhonturke i kishte të qarta që në fillim të muajit: më 3 nëntor ajo u bëri fuqive tëmëdha thirrje për të ndërmjetësuar dhe më 13 nëntor qeveria xhonturke u shprehualeatëve gatishmërinë e saj për të negociuar.19 Veprimet luftarake u ndërprerë më 3dhjetor 1912 me vendosjen e një armëpushimi ndërmjet Perandorisë Osmane dheBullgarisë. Këtij armëpushimi ju bashkuan dhe Serbia dhe Mali i Zi. Vetëm Athinarefuzoi të nënshkruajë, sepse donte ta vazhdonte luftën patjetër deri në dorëzimin eqytetit të Janinës.20 Disa ditë para nënshkrimit të armëpushimit, në qytetin e Vlorës,porti i fundit i bregdetit të Adriatikut lindor, i cili teorikisht ishte ende nën kontrollinosman, u shpall më 28 nëntor pavarësia e Shqipërisë.

2. Shqiptarët dhe lufta

Roli që kanë luajtur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike nuk është sqaruarende plotësisht. Në hulumtimin e kësaj çështjeje duhet bërë domosdoshmërisht njëdallim mes historisë së ushtarëve që bënin pjesë në ushtrinë osmane dhe popullsisëcivile. Roli i shqiptarëve në fushat e betejave të vjeshtës së vitit 1912 është plotkontradikta, sikurse ishin edhe kryengritjet kundër qeverisë xhonturke në vitet e

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 60Pavarësia

21 KA, Përmbledhje manuskriptesh, Wisshaupt, Geschichtliche Entwicklung, Nr.78, 13-14, dhe 53.22 KA, Zentralstellen, Generalstab, AOK-Evidenzbureau, Kt. 3461, Mobilizimi në vilajetin e

Manastirit më 14 tetor 1912, Nr.122.23 KA, Militärkanzlei Erzherzog Franz Ferdinand [KA MKFF], Kt. 195.2, Vermutliche Stärke

der türkischen Streitkräfte in Albanien. [Oktober?] 1912, T.No.1510.

mëparshme. Në këtë sfond duhen theksuar dy çështje, të cilat përbënin dilemat eLuftës së Parë Ballkanike për shqiptarët: Nga njëra anë shqiptarët dëshironin tëvazhdonin luftën kundër pushtetit osman për arritjen e kërkesave dhe pretendimeve tëtyre, nga ana tjetër ata nuk mund t i shihnin vendet e tjera të Ballkanit si aleatë natyrorë,pasi këta të fundit donin t i shkëpusnin nga Perandoria Osmane zonat e banuara ngashqiptarët dhe t i aneksonin ato duke i përfshirë në territoret e tyre. Po ashtu duhet tëtheksohet se ushtria osmane zhvilloi mes viteve 1910 dhe 1912 fushata të mirëfilltahakmarrjeje kundër veriut të Shqipërisë, të cilat kishin si qëllim çarmatosjen e popullsisësë atyre zonave. Për shkak të rezistencës së madhe të armatosur Torgut ªevket Pashakishte në dispozicion për aksionin e çarmatosjes në vitet 1910/1911 një ushtri të rregullt(40 50.000 vetë). Se deri në ç masë ishte i suksesshëm ky aksion, nuk është e qartë.Por në vjeshtën e vitit 1912 divizionet serbe dhe malazeze nuk ndeshën praktikisht nëasnjë rezistencë të popullsisë civile shqiptare, gjë që mund të kishte dëmtuar operacionete tyre (edhe pse në fakt pritej një rezistencë e armatosur, të tillë nuk pati).

Pasojat e rënda të gabimeve ushtarake që bënë politika xhonturke dhe komandae lartë në Shqipëri, patën një ndikim fatal në prag të luftës. Ushtarët e trupave tënizamëve të stacionuar në Shqipëri ishin vetëm pjesërisht me origjinë shqiptare. Pasvitit 1908, si këto njësi edhe njësitë e redifëve, të cilët qenë rekrutuar pothuajse vetëmnga radhët e popullsisë shqiptare, merrnin një përgatitje shumë të keqe ushtarake dhenuk kishin në dispozicion municion të mjaftueshëm. Manovra të mëdha kishte vite qënuk zhvilloheshin më, dhe shumica e gjeneralëve dhe e oficerëve nuk kishte pasurmundësi të përgatiteshin dhe të stërviteshin për udhëheqjen dhe drejtimin e trupaveushtarake. Kryengritjet dhe dezertimet e vazhdueshme çuan në kundërlëvizje në radhëte trupës së oficerëve, pra në krijimin e një Bashkimi të fshehtë të oficerëve dhe të njëLidhjeje të oficerëve shqiptarë , synimet e të cilëve gjetën në verën e vitit 1912 miratim

të plotë tek oficerët e Dardaneleve dhe të ushtrisë së Smyrnas. Qëllimi i përbashkëtishte që ministri i Luftës, Mahmud ªevket, të detyrohej të jepte dorëheqjen,21 gjë që mënë fund edhe u arrit më 10 korrik 1912.

Mobilizimi në Shqipëri u krye mes 23 shtatorit dhe 12 tetorit. Në sanxhakët evilajetit të Kosovës dhe të Manastirit shqiptarët qenë të gatshëm të merrnin pjesë nëluftë, por nuk donin që t i shpërndanin nëpër njësitë e redifëve. Në vend të këtyrenjësive ata donin të krijonin grupe të pavarura kaçakësh nën udhëheqjen e bajraktarëvetë tyre.22 Edhe në Shqipërinë e Mesme, grumbullimi i trupave të redifëve po kryhej mengadalë, megjithatë Esat Pashë Toptani ja doli që të mblidhte aty më shumë se 10.000burra të aftë për armë dhe të pushtonte me ta qytetin e Shkodrës. Numri i kaçakëveshqiptarë nuk dihet, por sipas vlerësimeve të Zyrës austro-hungareze të Evidencaveata duhet të kenë qenë të paktën disa mijëra.23 Në formacionet e rregullta osmane

Përpjekja 61

24 Muhamed MUFAKU, Kujtimet e kapitenit Ahmet Hamdi për luftën ballkanike dhe shqiptarët,Gjurmime Albanologjike 15 (1985), 301 303.

25 Shih për këtë edhe bisedën mes një refugjati nga Kosova dhe baroneshës Godin (fundi inëntorit 1912): Serbët nuk na kanë bërë ne asgjë, turqit na e kanë bërë gjithë të keqen. MariaAmalie von GODIN, Aus dem neuen Albanien. Politische und historische Skizzen. Wien 1914, 12.

26 Rreth reagimeve shqiptare: Sidomos rezistenca e pjesshme që bënin disa fise, ndërkohë qëfisi fqinjë, edhe pse ndoshta i armatosur nuk i merrte armët, provon gjithashtu se kundrejt interesavefisnore ndjenja e përgjithshme kombëtare nuk është e zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme [...]Ai që do të gjykojë drejt për qëndrimin e shqiptarëve gjatë kësaj lufte, nuk duhet të lërë pa vënë re

faktin, se sa ngadalë shpërndaheshin në Shqipëri lajmet e sakta nga lugina në luginë. Ndoshta rastii Isa Boletinit nuk është i vetmi: Bajraktari ishte duke qëndruar në veri të Kosovës, kur aty u shfaqëntrupat serbe. Ndërkohë që pas kësaj kaluan edhe dy ditë deri sa Boletini mësoi se kishte shpërthyerlufta! Krh. GODIN, Aus dem neuen Albanien, 12 dhe14.

(trupat e nizamëve dhe të redifëve) që qenë stacionuara në Turqinë evropiane, duhettë kenë shërbyer rreth 70.000 ushtarë shqiptarë. Si rezultat i pezmatimit për shkak tëhumbjes katastrofike në Luftën e Parë Ballkanike, në radhët e politikanëve xhonturqfilloi që në fund të vjeshtës të vitit 1912 të qarkullonte parulla për tradhtinë shqiptare ,sipas së cilës shqiptarët ishin përgjegjës për shpërbërjen e Turqisë evropiane.24

Shqiptarët, të cilët përndryshe kishin qenë gjithmonë të gatshëm kur ishte fjala përndonjë kryengritje të armatosur kundër perandorisë, këtë herë me sa duket i ndoqënngjarjet e dy javëve të para të luftës duke qëndruar duarkryq apo reaguan shumëngadalë. Arsyet për këtë mund të kërkohen pjesërisht në politikën shqiptare tëxhonturqve në periudhën 1908-1912. Sidomos aksionet për çarmatimin e popullsisëkanë luajtur në këtë mes një rol vendimtar. Këto bënë që rezistenca e armatosur të ishtepër shumicën e popullsisë e pamundur që në vezë. Sipas mendimit të njëbashkëkohëseje, baroneshës Godin, në qëndrimin e përgjithshëm të gegëve ka luajturnjë rol të rëndësishëm edhe mosbesimi themelor kundrejt Stambollit. Kështu, në zonëne Lumës urdhëri i sulltanit për mobilizim u konsiderua si ndonjë kurth.25 Në këtë mesnuk duhet të lihet jashtë vëmendjes edhe një karakteristikë e mentalitetit shqiptar,pikërisht mosbesimi që kishin ata ndaj njëri-tjetrit dhe armiqësitë midis fiseve tëndryshme, klaneve dhe familjeve. Kur bëhej rezistencë, secili grup mbronte në parimvetëm territorin e vet. Një gjë e tillë e bënte të pamundur një mbrojtje të organizuarbashkarisht. Mungesa e frymës së bashkësisë (kombëtare) ishte e dukshme. Vendlindjedo të thoshte në radhë të parë fshati apo lugina ku banonte dikush, dhe ndoshta edhenjësia e drejtpërdrejtë administrative. Në kushtet e luftës moderne rezultuan sidisavantazhe edhe pozita gjeografike dhe infrastruktura e pazhvilluar.26 Një arsye tjetërpër mungesën në shkallë të gjërë të rezistencës nga ana e popullsisë myslimane, mundtë kërkohet në marrëdhëniet kontradiktore mes shqiptarëve dhe serbëve. Në vilajetet eKosovës dhe të Manastirit komunikimi serbo-shqiptar, dhe në këtë mënyrë edheadministrimi praktik, pengohej nga tensione etnike, fetare dhe llojesh të tjera. Përveçkësaj, nuk ishte e pazakontë që disa krerë ushtarakë apo bajraktarë shqiptarë, si për

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 62Pavarësia

27 Në mënyrë të përsëritur raportohet se ndërsa Turqia po përpiqej vitet e fundit që t içarmatoste shqiptarët, Serbia ka zhvilluar një kontrabandë të fortë armësh në Shqipëri. Kjokontrabandë u vazhdua me zell të shtuar në shtator [1912]. Që kjo kishte të bënte me përpjekjet përtë fituar aleatë, e dëshmon edhe mënyra e trajtimit në Beograd të udhëheqësit shqiptar Boljetinac,i është shfaqur disa herë aty, dhe i cili është pritur dhe nga vetë mbreti dhe princi i kurorës dhe qëështë larguar gjithmonë me dhurata të shtrenjta KA MKFF, Kt 193, Raporti i Gellinekut ngaBeogradi për Zyrën e Evidencave, 2 dhjetor 1912, B.Nr.1600 res., 1.

28 Österreichisches Haus-, Hof-und Staatsarchiv, Politisches Archiv, XII. Türkei [ÖHHStA PAXII. Türkei], Kt. 414/ 5o, Raport i Ugronit nga Beogradi, 30 tetor 1912, Nr.122C

29 Rreth spastrimeve etnike dhe vendosjes së administratës ushtarake: ÖHHStA PA XII. Turqia,Kt 414/5o, një raport dhe një telegram të Heimroth dërguar nga Shkupi, 18 nëntor 1912, Nr 126,1-2. dhe 20 dhjetor 1912, nr 4486.

30 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 2: Rilindja kombëtare. Tiranë 2002, 504.31 Jusuf BAJRAKTARI, Roli i Kosovës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Studime Historike

40 (2003), H. 1-2, 139. Ky gjest i kotë u përsërit edhe prej shqiptarëve të kryeqytetit: Më 18nëntor Halil Pashë Gjirokastra u shkroi një letër Fuqive të Mëdha, në të cilën proteston kundërndarjes së Shqipërisë. Krh. Arben PUTO, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha(1912 1914). Tiranë 1978, 108.

32 Krisztián CSAPLÁR, Az elso koszovói albán politikus, në: Tamás KRAUSZ (Hg.), Kelet-Európa: történelem és sorsközösség. Palotás Emil 70. születésnapjára. Budapest 2006, 80 82.

shembull Isa Boletini,27 merrnin për revoltën e tyre kundër qeverive në pushtet, furnizimetë rregullta me armë dhe municione pjesërisht prej kontrabandistëve kufitarë serbë dhemalazezë, dhe pjesërisht prej qeverisë së Beogradit. Pas shpërthimit të luftës, ushtriaserbe u lëshua kundër shqiptarëve, të cilët jetonin ende në botën romantike tëheroizmave individuale dhe qenë të pambrojtur në të gjitha aspektet, me të gjithësuperioritetin e vet ushtarak (artilerinë) dhe me trupa të rregullta dhe të stërvitura mirë.Komandanti serb filloi madje edhe çarmatosjen me dhunë të popullsisë dhe dëbimin emuslimanëve nga territoret e pushtuara.28 Një valë e re refugjatësh, spastrimet etnikedhe vendosja e administratës ushtarake, i vështirësuan edhe më tej mundësitë e njërezistence eventuale.29 Në vigjilje të luftës, u mblodhën në Shkup politikanët dhebajraktarët më me ndikim të shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia. Më 14 tetor 1912ata krijuan nën drejtimin e Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Bajram Currit dhe MithatFrashërit Shoqërinë e zezë për shpëtim .30 Ata përpiluan një letër për qeveritë e fuqivetë mëdha, në të cilën theksonin se në luftën që po kanoste të fillonte, shqiptarët do tëluftonin kundër aleatëve, por jo për Perandorinë Osmane, por për mbrojtjen e territorevetë ngulimeve të tyre.31 Por kjo shoqëri nuk pati kohën e nevojshme për të ndërmarrëveprime të mëtejshme, dhe kështu as popullsia dhe as qytetet nuk qenë në gjendje tëpërgatiteshin për luftë. Pas shpërthimit të luftës, komandantët ushtarakë u kthyen nëfshatra për të luftuar me luftëtarët e fiseve të tyre. Në këtë moment vendimtar,udhëheqësit më të rëndësishëm si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u arrestuan ngaushtria pushtuese serbe dhe u mbajtën deri në maj 1913 në një burg të Beogradit, gjë qëdo të thoshte një dëm i pallogaritshëm për shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni.32

Përpjekja 63

33 Në librin e tij Isa Blumi përpiqet që në bazë të burimeve osmane të gjejë përgjigje për këtëpyetje duke u fokusuar tek Izet Ahmet Pasha, Esat Toptani dhe Isa Boletini. Rethinking the LateOttoman Empire. A Comparative Social and Political History of Albania and Yemen 1878 1918.Stamboll 2003, 171 191.

34 Sipas historiografisë shqiptare gjatë muajve tetor dhe nëntor 1912 në territorin e sotëm tëKosovës dhe të Maqedonisë nga forcat serbe janë vrarë 25.000 civilë shqiptarë, shih Historia ePopullit Shqiptar, vëll. 2, 507, dhe Bajraktari, ROLI I KOSOVËS, 140. Në bazë të burimeve austro-hungareze kjo shifër duket e mundshme.

35 Shih ndër të tjera: KA MKFF, Kt. 192, Tagesbericht Epirus und Albanien vom 3. März 1913,Evb. No.300/3.

36 Shifrat e sakta nuk dihen. ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 420/6f, Raporti i Bilinski-t ngaJanina, nga 4 mars 1913, No. 9, 3 4.

37 Ahmad HAMDI, Asbab indihar al-xhajash al- uthmasi va al-albanijun. Al-Kahira [Kairo]1913. Libri u botua më vonë në osmanishte. Për shkak të kritikave të tij ndaj politikës xhonturkekapiteni u dënua në vitin 1914 me vdekje. Për kujtimet e Ahmad Hamdiut shih MUFAKU, Kujtimet,303 324

38 Ibidem, 311.

Arkivat e kohës që kemi tashmë në dispozicion në lidhje me rolin e shqiptarëvenë ushtrinë osmane, janë shumë të mangëta.33 Teza xhonturke për tradhti nuk ishte njëkonstrukt i pabazë. Dezertimet e ushtarëve me origjinë shqiptare vazhduan edhe gjatëveprimeve luftarake. Në të njëjtën kohë, është thuajse e papërfytyrueshme që shqiptarëttë cilët në sanxhakët e Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës luftonin në vendin e tyre,të mos u jenë kundërvënë me të gjitha mjetet dhe të mos kenë bërë rezistencë ndajagresorëve grekë dhe serbë, sepse këta ndërmorrën edhe atje spastrime etnike.34 Ngamaterialet arkivore austro-hungareze konfirmohet që gjatë dy betejave, asaj tëKumanovës (24 tetor) dhe të Manastirit (më 18 nëntor), vërtet që disa mijëra ushtarëshqiptarë kishin dezertuar për arsye të panjohura në momentet kritike.35 Se ku shkuanata, vazhdon të mbetet një pikëpyetje, gjithësesi, të paktën për dezertorët e Janinëskemi në dispozicion informacione. Një pjesë e tyre u shfaq në shkurt dhe mars të vitit1913 në Çamërinë jugore për të luftuar kundër kaçakëve grekë, ndërsa të tjerët umblodhën rreth Gjirokastrës dhe Delvinës për t u kthyer tek Esat Pashë Halasti,komandanti i Janinës.36 Nga ajo kohë ka një burim, i cili është shkruar nga një oficerosmano-turk. Oficeri, i cili e kishte përjetuar Luftën e Parë Ballkanike në Ballkan,përfaqëson grupin i cili ishte me kokëfortësi e deri në urrejtjen më të madhe, nëkundërshtim me politikën ushtarake xhonturke.37 Ahmad Hamdiu shërbente si oficerartilerie në korpusin XXI. Hamdiu ishte një ushtar i sprovuar që nuk politizonte përluftën. Ai e shihte botën kryesisht nga perspektiva e ushtrisë dhe i kërkonte arsyet përhumbjen tek mungesa e investimeve në ushtri, përgatitja e dobët e trupave dhe kalbjae moralit ushtarak. Në veprën e tij, Hamdiu i merr në mbrojtje oficerët dhe ushtarëtshqiptarë; ai kritikon politikën e xhonturqve ndaj Shqipërisë pas vitit 1908 dhe hedhposhtë, përmes shembujsh nga raste konkrete burrërie e trimërie, pikëpamjet seshqiptarët qenë frikacakë.38 Sipas pikëpamjes së tij, divizionet perandorake nuk kishinasnjë shans kundër ushtrisë masive moderne të Serbisë: nga batalioni shqiptar i Gjilanit,

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 64Pavarësia

39 Për rezistencën shqiptare dhe mizoritë e ndërsjella në përgjithësi, shih KA MKFF, Kt 193,raportet e Gellinekut dërguar Zyrës së Evidencave nga Beogradi, 2 dhjetor 1912, Ord.No. 1600 res.,1-3. dhe 3 dhjetor 1912, [pa no.] 1-3.

40 ÖHHStA PA XII. Turqia, Kt. 414/5o., Telegrame nga Heimroth, Shkup/ Üsküb 22 nëntor1912, nr 4632, dhe 25 nëntor 1912, nr 5869. Zona e Lumës gjendet në trekëndëshin mes Drinit tëZi dhe të Bardhë dhe lumit të Lumës. Mbi lumenj ka ura guri që janë në gjendje të mirë, dhe qafat emaleve qenë e vetmja rrugë mes Serbisë së Vjetër dhe Shkodrës. Gjatë gjithë luftës furnizimet serbemund të kalonin nëpër këtë zonë vetëm të shoqëruar mirë me roje.

41 Fatmira MUSAJ, Isa Boletini (1864 1916). Tiranë 1987, 163.42 KA MKFF, Kt. 193, Raport i Hubkas drejtuar Shtabit të Përgjithshëm nga Cetinja, 2 dhjetor

1912, B.Nr. 1559. res. Qëndrimi i shqqiptarëve.43 KA MKFF, Kt. 191, Referat i Urbansky-t, Vjenë, 26 dhjetor 1912, B.Nr. 1930. rreth gjendjes

ushtarake në Malin e Zi apo. Kt. 195.1, Raport i Hubka-s drejtuar Shtabit Qendror nga Cetinja, 12tetor 1912, B.Nr. 881.

44 KA MKFF, Kt. 195.1, Raport i Hubka-s drejtuar Shtabit Qendror nga Cetinja, 18 tetor 1912,B.Nr. 1041 data 23.10.1912 [Data: sic!]

që përbëhej prej 1500 vetësh, pas betejës së Kumanovës mbijetuan vetëm 15. Kaçakëtshqiptarë, që luftonin në anën e osmanëve, ishin kësaj here të pafuqishëm.39 Vetëmfiset e Lumës ishin në gjendje të përballonin dhe t u rezistonin me sukses trupaveserbo-malazeze, sepse ata operonin në kushte gjeografike shumë të favorshme.40 Dikutjetër, bajraktarët shqiptarë si Isa Boletini apo Bajram Curri, që gëzonin reputacion tëmadh, synonin vetëm që luftëtarët që kishin nën vete të dilnin prej betejave tëpërherëshme me humbje sa më të ulta dhe të tërhiqeshin drejt bregdetit. Gjatë tërheqjesata përpiqeshin të bënin rezistencë në çdo qytet apo kala, por kjo ishte e kotë. Boletinisulmoi në luftën për Mitrovicën më 18 tetor; por në fund të nëntorit ai u detyrua tëtërhiqej deri në Vlorë.41

Fiset e Shqipërisë veriore u përpoqën të mos bënin rezistencë ushtarake dhe ilanë trupat malazeze thjeshtë që të kalonin. Fiset që jetonin në kufi, ose pranë rrugëveprej nga hynin trupat, dhe për këtë shkak ishin praktikisht të pambrojtura, i ndihmuanmadje njësitë e huaja që të kalonin. Shumica e shoqërive fisnore qe në gjendje t ivlerësonte mirë mundësitë dhe shanset e një rezistence të mundshme dhe nuk donte t ihynte rrezikut. Prandaj, ata u tërhoqën luginave të tyre dhe prisnin.42 Qëndrimi i tyrendaj betejave ishte praktikisht neutral.43 Gjatë gjithë luftës mbreti Nikollë mbajti kontaktme bajraktarët e Shqipërisë së Veriut dhe u përpoq që me anë të parave apo të premtimevepër autonomi t i fitonte ata për synimet e Malit të Zi, ose të paktën të siguronteasnjanësinë e tyre.44 Në këtë mënyrë, ai arriti të fitonte për një kohë të shkurtër kinsebesnikërinë e mirditorëve.

Në fund të nëntorit, kur as nga pala serbe e as nga pala malazeze nuk pritejndonjë kalim njësish ushtarake të mëdha, fiset e mëdha guxuan të sulmonin karvanet evogla që transportonin furnizime, apo patrullat e armikut. Priftërinjtë dhe murgjit eAlpeve Shqiptare i inkurajonin ata gjithashtu që të luftonin edhe kundër trupave që

Përpjekja 65

45 44 KA MKFF, Kt. 195.1, Raporte të Hubka-s drejtuar Shtabit Qendror nga Cetinja, 20 tetor1912, B.Nr. 1161. dhe 21 tetor 1912, B.Nr. 1021.

46 KA MKFF, Kt. 191, Referat i Urbansky-t, Vjenë, 26 dhjetor 1912, B.Nr. 1900.res. Serbia.47 Këto 12 pika u plotësuan në fillim të gushtit 1912 me dy pika të tjera. Shih Csaplar, Az elsö

albán koszovói politikus, 95.48 Ekrem Bey VLORA, Lebenserinnerungen. Vëll. 1. Munih 1968, 253.

kishin rrethuar Shkodrën.45 Në Shqipërinë e Mesme rezistenca u zgjua në dhjetor.46

Në Jugun tosk, me përjashtim të Himarës, trupat greke nuk mundën të depërtojnënë vjeshtën e vitit 1912 thellë, sepse fortesat e Janinës mbroheshin nga thuajse 40.000ushtarë turq dhe shqiptarë, në krye të të cilëve qe një komandë e shkolluar shumë mirëdhe e vendosur.

3. Në buzë të katastrofës

12 pikat që kishte përpiluar Hasan Prishtina në Junik që më 21 maj 1912,47 kishinsi qëllim që ta fitonin popullatën shqiptare për çështjen kombëtare. Në sfondin eLuftës Ballkanike disa pjesëtarë të parisë mendonin se ishte i nevojshëm një hapshumë më radikal. Pasi kishin dëgjuar lajmet rreth përgatitjeve për luftë të aleatëveballkanikë, deputeti i respektuar shqiptar Syrja Bej Vlora (1860-1940) dhe i biri, EkremBej Vlora (1885-1964), bënë në fund të shtatorit një përpjekje për t u dalë përparangjarjeve dhe për të penguar ndarjen e parashikuar të territoreve shqiptare. Ata bënëthirrje për një kuvend kombëtar në Vlorë, në të cilin pritej të vinin përfaqësuesit e tëgjithë sanxhankëve të banuar nga shqiptarët. Të ftuarit u mblodhën, por ata nuk qenëtë bindur seriozisht. Syrja Vlorës ju desh që brenda këtij kuvendi të luftonte mevështirësitë më të mëdha, sepse shumica e pjesëmarrësve karakterizohej ngaparagjykimet, xhelozitë, një mendjengushtësi filistinësh dhe nga pasiviteti. Të pranishmitnuk ranë dot dakord as për çështje të thjeshta, si p.sh. rendi i ditës. Gjatë konsultimevekonkrete Syrja Bej Vlora u raportoi të pranishmëve për gjendjen e përgjithshme tëPerandorisë Osmane dhe, nisur prej ngjarjeve të verës, për situatën e vilajeteve tëbanuara nga shqiptarët. Sipas tij, Perandoria Osmane do të binte që në vitin 1912.Reformat që u kishin premtuar xhonturqit shqiptarëve gjendeshin mbi një bazë tëdobët dhe për realizimin e tyre nuk do të mbetej thuajse fare kohë. Aleanca midisshteteve ballkanike tashmë ishte krijuar dhe ushtria osmane, e cila kishte kohë që ekishte humbur moralin dhe kohezionin e brendshëm, nuk mund ta mbronte më me luftëintegritetin territorial të Perandorisë. Për këtë shkak shqiptarët duhet të merrnin sa mëshpejt që të ishte e mundur një vendim, se si do të shpëtonin veten nga anija që pofundosej .48

Syrja Vlora nuk e rrotulloi shumë përgjigjen: Ai e shihte zgjidhjen tek shpallja epavarësisë dhe neutraliteti, si dhe në mbështetjen e një fuqie të madhe, e cila kishteqëndrim miqësor ndaj shqiptarëve. Thënë më saktë tek Perandoria Austro-Hungareze,e cila duhej fituar për këto qëllime. Shumica e publikut, por edhe vetë përkrahësit e

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 66Pavarësia

49 Rreth këtij kuvendi shih kujtimet e Syrja Vlorës në gjuhën turke me titull: Hâtirat ve terâcim-i ahvâl, krh. po aty, 254.

50 Sipas Ekrem Bej Vlorës ideja e mbajtjes së një kuvendi qe e parakohëshme, krh. po aty, 256.51 GODIN, Aus dem neuen Albanien, 12.52 51 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, letër e shkruar me dorë nga Ekrem Bej Vlora nga

hoteli Sacher në Vjenë [pa datë].

familjes së Vlorajve! i pritën sqarimet e Syrja Bej Vlorës me të qeshura, keqardhje dhekritikë.49 Ata ishin thjesht të paaftë për të besuar se shtetet aleate të Ballkanit mund t ishpallnin vetë luftë Perandorisë Osmane dhe se ndoshta fuqitë e mëdha nuk donin tapengonin ndarjen e Gadishullit Ballkanik. Pjesëmarrësit ranë në parim dakord që duhejorganizuar një lidhje dhe duhej hartuar një shpallje, por ata nuk arritën të binin në njëmendje për çështje të veçanta.50 Puna e kuvendit u pengua me të gjitha forcat prejpasuesve të kundërshtarit kryesor politik të Syrja Bej Vlorës, Ismail Qemal Bej Vlorës,i cili në atë kohë qëndronte në Stamboll.

Shpërthimi i Luftës në Ballkan i gjeti babë e bir në Vlorë. Kur mbërritën lajmet epara rreth betejave, Syrja Bej Vlora vendosi të shkonte në Shqipërinë e Mesme dhe atëVeriore për të hyrë drejtpërdrejtë në tratativa me përfaqësuesit e parisë së atyre zonavedhe për të thirrur përsëri asamblenë e planifikuar kombëtare në një qytet të Shqipërisësë Mesme. Kurse Ekrem Bej Vlora, po zhvillonte ndërkohë në Vjenë bisedime përmundësinë e shpalljes eventuale të pavarësisë dhe neutralitetin e Shqipërisë.51

Aty, i riu i familjes Vlora zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm austro-hungarezLeopold Graf Berchtold, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Conrad von Hötzendorfdhe ekspertë të Ministrisë së Jashtme për Shqipërinë, si Karl Macchio dhe AlfredRappaport. Beu shqiptar, i cili kishte studiuar dikur në Theresianum, priste nga Berchtoldpërgjigje për nëntë pyetje themelore. Prej tyre duhen theksuar patjetër tri: Nëse Vjenado të merrte përsipër ose jo garancinë për bregdetin shqiptar deri në Prevezë, (dhenëse jo, deri ku mund të shtihej një garanci?); nëse Ballhausplatz-i do ta mbështesteeventualisht caktimin e kufijve territorialë dhe organizimin e territorit të banuar kryesishtprej shqiptarëve nën sovranitetin turk 52 dhe kontrollin austro-hungarez (dhe papërpjekjet për reforma dhe autonomi sipas modelit maqedonas); dhe së fundi, nësemonarkia do të ishte e gatshme, që në rast se integriteti i territoreve shqiptare nuk dotë mund të ruhej përmes një konference ndërkombëtare, ajo t i përfaqësonte shqiptarëtme diplomacinë e saj dhe të mbështeste përmes furnizimeve të fshehta me armë dhe mendihma të tjera, organizimin e një lidhjeje shqiptare? Në këtë mes lindi edhe pyetja,nëse dhe në rast çfarë të papriturash duhej marrë në konsideratë edhe pushtimi ngaPerandoria austro-hungareze?

Ministri Berchtold u shpreh në përgjigjet e tij për një status quo. Gjithësesi nërastin e një lufte të gjërë, synimet e Austro-Hungarisë do të shkonin deri në mbrojtjene integritetit të Shqipërisë që do të krijohej, të paktën deri tek lumi i Kalamajt. Për njëpushtim me forcë ose ndonjë kontroll të tërthortë austro-hungarez mbi një vilajetshqiptar brenda Perandorisë turke nuk mund të bëhej fjalë. Edhe pse ministri Berchtolde konsideronte si të pamundur që Vjena ta pengonte ndarjen e Shqipërisë në ndonjë

Përpjekja 67

53 Po aty, përgjigja e daktilografuar është gjithashtu këtu.54 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Telegram i Lejhanec-it nga Vlora, 31 tetor 1912, No.

1359.55 54 Albert Gottfried KRAUSE, Das Problem der albanischen Unabhängigkeit in den Jahren

1908 14. Wien, Phil. Diss. 1970, 269.56 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 411/5a., Raport i Lejhanec-it nga Vlora, 4 nëntor 1912, No. 59.57 Syrja Bej Vlora dhe Esat Pashë Toptani ishin të afërm dhe miq. ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt.

417/6a, Raport i Manussi-t nga Triestja, 20 nëntor 1912, z.Zl. 11.824/M.I. ex 1912.58 VLORA, Lebenserinnerungen, vëll. 1, 258.59 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Telegram i Rudnay-i nga Durrësi, 15 nëntor 1912, No. 2846.60 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Letër e Lejhanec-it nga Vlora, 13 nëntor 1912, No. 64.

konferencë ndërkombëtare, ai u tregua i gatshëm që ta ndihmonte fshehurazi njërezistencë të mundshme të armatosur të shqiptarëve.53 Zyrtarët e ministrisë i propozuanEkrem Beut edhe që, në rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, të mblidhet njëasamble kombëtare për të shpallur pavarësinë dhe neutralitetin. Por pikërisht përorganizimin e një konference të tillë kishte ndeshur në pengesa pak javë më parë SyrjaBej Vlora. Ekrem Bej Vlora u kthye nga udhëtimi në Vjenë pa rezultate konkrete.

Në fillim të nëntorit Syrja Vlora u nis për rrugë dhe zhvilloi bisedime në Durrësdhe në Tiranë. Kuvendi Kombëtar, që planifikonte ai, kishte disa objektiva: duhet tëzgjidhej një delegacion, në mënyrë që shqiptarët të mund të përfaqësoheshin vetë nënjë konferencë ndërkombëtare për Ballkanin.54 Ideja e shpalljes së pavarësisë u pranuanë parim edhe në Shqipërinë e Mesme, por shumë anëtarë të familjes Toptani dhe njëpjesë e konsiderueshme e malësorëve në veri, për shembull, në Mirditë, nuk qe emundur t i fitoje për këtë ide.55 I diskutueshëm qe edhe vendi se ku do të mblidhejAsambleja Kombëtare: në Elbasan, në Tiranë, apo në Durrës? Po ashtu duhej llogarituredhe rezistenca e myslimanëve, të cilët e shprehën besnikërinë dhe përkushtimin e tyrepër sulltanin me demonstrata të shumta.56 Të gjitha këto e bënë organizimin e njëkuvendi në Shqipërinë e Mesme të pamundur.

Deputeti energjik shkoi më tej në Shkodër dhe u përpoq t i bindte komandantëtushtarakë Hasan Riza Pashën dhe Esat Pashë Toptanin57, që në rast të një humbjeje tëmundshme të osmanëve, të shpallin menjëherë pavarësinë dhe neutralitetin e Shqipërisëdhe të ngrinin flamurin shqiptar 58 Interesant është fakti që Hasan Riza Pasha epranoi këtë propozim me simpati, kurse Toptani qëndroi shumë i rezervuar. Toptani epranoi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kur erdhën lajmet për afrimin e trupavemalazeze dhe serbe. Ky vendim e ndryshoi edhe reagimin e popullsisë muslimane tëShqipërisë së Mesme, e cila në qëndrimin e saj orientohej nga feudali i tyre i fuqishëm,Esat Pashë Toptani.59 Pas pëlqimit të tij, filloi të ngjallej sërish shpresa se konferencamund të mbahej në Tiranë. Pikërisht aty kishin filluar të mblidheshin që në fillim tënëntorit, shumë përfaqësues të Shqipërisë veriore dhe qendrore. Syrja Bej Vlora eudhëzoi të birin, Ekremin, i cili sapo ishte kthyer nga Vjena, t i dërgonte për në Tiranëpërfaqësuesit e fundit, që ende vazhdonin të ishin në Vlorë.60 Por Ekrem Bej Vlora nukpati asnjë shans për këtë.

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 68Pavarësia

61 KA MKSM, 18 1/7 (Kt. 1095.), 18 1/7 5 de 1913, K.Nr.2360, Johann Hofmann: Berichtüber Albanien 1913, Wien, 27 mars 1913, 16.

62 BARTL, Albanien, 134.63 Letër e përfaqësuesve të parisë toske nga vilajeti i Janinës drejtuar kryepeshkopit Sereqi në

Shkodër (në përkthim gjermanisht), ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Letër e Bilinski-t ngaJanina, 7 nëntor 1912, Nr.86, Beilage.

64 Për t i thyer duart e poshtra të armiqve që duan t i shtrijnë ndaj atdheut tonë të shenjtë dhepër të shpëtuar vendin dhe kombin tonë, ne shqiptarët e Jugut kemi rrokur të gjithë pa përjashtimarmët dhe u bashkuam me ushtrinë. Ne jemi të sigurt se edhe vëllezërit tanë të të njëjtit fis në verido të veprojnë po kështu. Ndonëse e kemi të pamundur të përfytyrojmë, se qoftë edhe një i vetëmdo ta tradhtonte vendin e tij, ne megjithatë kemi derdhur lot të përgjakur, sepse siç thuhet - disaprej vëllezërve tanë të të njëjtit fis nuk pajtohen me këtë mënyrë veprimi. Nëse këto thashetheme,vërtetësinë e të cilave ne nuk e besojmë, janë megjithatë të vërteta, ne ju përgjërohemi që të bënipërpjekjet tuaja me synimin që këta vëllezër opozitarë të sqarohen për qëndrimin e tyre. Ibid; Idejae atdheut nuk është përcaktuar.

65 Rreth politikës së përfaqësuesve të parisë toske shih ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a,Letra të Bilinski-t nga Janina, 7 nëntor 1912, Nr. 86 dhe No. 87.

Pa ndihmën e parisë shqiptare Syrja Bej Vlora nuk mund t i arrinte qëllimet eveta. Kuvendi që kishte thirrur ai, nuk qe në gjendje të punonte në mënyrë efektive.Shpallja e pavarësisë u anullua, për shkak se ai nuk mundi ta bindte parinë e Shqipërisëpër një politikë të përbashkët. Kundërshtarët e tij politikë e sulmuan Syrja Bej Vlorënduke thënë se misioni i djalit të tij në Vjenë kishte përfunduar në një fiasko. Beu izhgënjyer nuk u kthye në Vlorë, por la atje të birin që të mbante pozicionin, dhe u nisme një avullore për në Stamboll.61

Në fillim të nëntorit doli parashikimi i Syrja Bej Vlorës: vendet aleate të Ballkanitfilluan të përparonin në mënyrë të pandalshme dhe pushtuan pothuajse të gjitha trojetshqiptare. Paria e vendit dhe intelektualët konstatuan me dhimbje, se tani kishte ardhurvërtetë momenti kritik, në të cilin shqiptarët duhej të vendosin nëse do ta ndërtonin tëardhmen e tyre me Perandorinë Osmane, apo në mënyrë të pavarur prej saj?62

Në Jugun tosk, në vilajetin e Janinës, i cili kërcënohej kryesisht nga divizionetgreke, u zhvilluan disa takime. Paria e Shqipërisë Jugore miratoi mbështetjen e armatosurtë ushtrisë osmane dhe i bëri thirrje veriut geg 63 që të merrte një vendim të ngjashëm.Në këtë letër, e cila i ishte drejtuar klerit katolik dhe qyteteve myslimane, ata njoftoninse të gjithë shqiptarët e Jugut do të merrnin armët për të shpëtuar vendin dhe kombine tyre (sic!).64 Sekretari dhe një anëtar i klubit kombëtar shqiptar të Janinës shkuannjëkohësisht për të takuar konsullin e atjeshëm austro-hungarez, Konstantin Bilinski,dhe e informuan atë në lidhje me një vendim të mëtejshëm të përfaqësueve të parisë:nëse ndarja e Perandorisë do të bëhej e pashmangshme, toskët do t i bënin thirrjeVjenës për mbrojtje. Nëse do të ishte e nevojshme, ata këtë vendim do ta merrnin edhenë një kuvend kombëtar. Të këtij mendimi ishin gjithashtu edhe shumë baballarë tënjohur të bektashinjve.65 Pas gjithë gjasash, përfaqësuesit e kësaj parie i ishin drejtuaredhe konsullatës së Italisë me kërkesa të ngjashme. Megjithatë, dukej pothuajse esigurt, se ata preferonin monarkinë austro-hungareze. Vjena ishte në fund të fundit një

Përpjekja 69

66 65 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Letër e Rudnay-t nga Durrësi, 13 nëntor 1912, No.74, Me shënimin tepër sekret .

67 Po aty68 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Telegram nga Cattaro [sic!], më 20 nëntor 1912. [o. Nr.].69 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Telegram i Zambaur-it nga Shkodra, 16 nëntor 1912,

No. 3862.

fuqi e madhe, e cila ishte më larg, dhe shqiptarët muslimanë kishin parasysh shembulline fatit të myslimanëve në Bosnje-Hercegovinë, të cilin e vlerësonin si pozitiv.

Një numër intelektualësh katolikë shqiptarë dhe anëtarësh të parisë myslimane,pjesën më të madhe të të cilëve i kishte mbledhur Syrja Bej Vlora, po kërkonin ndërkohënë Durrës një rrugëzgjidhje të mundshme. Ata zhvilluan në qytetin port të Durrësitbisedime me zëvendëskonsullin e Austro-Hungarisë (dhe ndoshta edhe me atë tëItalisë) për t u informuar, nëse Vjena qe e gatshme për të penguar përparimin e trupaveserbe, në rast nevoje edhe përmes pushtimit të vendit. Zëvendëskonsulli Lajos Rudnay,i cili u përmbahej udhëzimeve të Vjenës, mohoi se Austro-Hungaria kishte plane përpushtim. Pak pas kësaj, më 12 nëntor, delegatët, të cilët ndoshta ndoqën sugjerimin eSyrja Bej Vlorës, përpiluan vetë një letër për perandorin dhe mbretin Franc Jozef [Shtojca1]. Autorët, në krye të të cilëve qenë Nikollë Kaçorri, prift katolik nga Durrësi, dhe AbdiToptani, pronar i madh tokash në zonën e Tiranës, i kërkuan sundimtarit ndihmë, qëprej katër vilajeteve të banuara nga shqiptarët (Kosovë, Manastir, Janinë, Shkodër) tëorganizonte një njësi administrative autonome në kuadër të Perandorisë Osmane. Nësekjo nuk do të qe e mundur, kështu thuhet më tej në letër, perandori duhet të ndihmojëqë nga këto katër vilajete të ndërtohet një shtet i pavarur sipas shembullit të vendevetë tjera të Ballkanit. Si model për këtë shtet neutral duhet të shërbente Belgjika apoZvicra.66 Vlen të përmendet se në prag të pushtimit malazez, serb dhe grek, grupet endryshme të interesit të shqiptarëve mund ta imagjinonin të ardhmen në një vilajet tëbashkuar brenda perandorisë. Ideja e pavarësisë së plotë ishte për ta e pranueshme,vetëm në rast të një humbjeje katastrofike, pra si të thuash si një strehë e fundit.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se popullsia myslimane shqiptare në Shqipërinëe Mesme, e cila deri tani nuk kishte treguar ndonjë interes të madh për politikën efuqive të mëdha, e shihte lëvizjen e parisë si një tradhëti. Ajo ishte armiqësore ndajkuvendit të planifikuar kombëtar, sepse, sipas mendimit të saj, ky rrezikonte pushtetine sulltanit. Myslimanët e Durrësit kërkonin gjatë demonstratave të tyre nga mutasarrifii qytetit, që t i largonte delegatët, aristokratët dhe përfaqësuesit që kishin arritur ngapjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe që janë të huaj në qytet .67

Disa fise shqiptare të veriut dhe refugjatët gegë që ishin strehuar në Kotorr,mendonin në mënyrë të ngjashme si përfaqësuesit e parisë të cilët qenë mbledhur nëDurrës: ata ju drejtuan ministrit të Jashtëm austro-hungarez, Leopold Graf Berchtold,që të ndërhynte për autonominë e katër vilajeteve. Po ashtu ata i bënë thirrje ministrit,që, në rast shpërbërjeje të Perandorisë, ta pushtonte të gjithë Shqipërinë.68 Klerikëtkatolikë e konsideronin të nevojshme ndërhyrjen e Austro-Hungarisë edhe ndaj Malittë Zi.69

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 70Pavarësia

Përpjekja 71

70 VLORA, Lebenserinnerungen, Bd. 1, 261 26671 Piro TAKO, Luigj Gurakuqi jeta dhe vepra. Tirana 1980, 178.72 Arben PUTO, Historia diplomatike e çështjes shqiptare. Tirana 2003, 78.73 Ismail KEMAL, The Memoirs Ismail Kemal Bey [New York 1920]. Tirana 1997, 370.74 Letra e Luigji Gurakuqit drejtuar parisë së Elbasanit më 7 shtator 1912, erdha me sa duket nga

Stambolli. Dhimitër KOTINI (bot.), Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj nëntor 1912 janar 1914. Tirana 1963, 24.

Më 19 nëntor, kolonel Spiro Spiromilo zbarkoi me një trupë greke prej rreth 3.000vetësh në zonën e Himarës. Komandanti shqiptar i Janinës, Esat Pashë Halasti, dërgoinë Himarë 500 xhandarë kosovarë nën drejtimin e tre oficerëve turq dhe i shkroi njëletër Ekrem Bej Vlorës, në të cilën i lutej që të organizonte mbrojtjen në këtë zonë. EkremBej Vlora, i cili kurrë nuk kishte kryer ndonjë shkollim ushtarak, për shkak të mungesëssë rezistencës nga ana e shqiptarëve, e ndjeu veten si të ishte vetë përgjegjës dhedonte të jepte shembullin e vet të mirë. Kështu ai mblodhi shërbëtorët e armatosur tështëpisë së tij dhe kaçakët përreth Vlorës dhe shkoi bashkë me ta, që bëheshin gjithë-gjithë 500 deri 2.500 vetë, për në Himarë.70

Pas largimit të Ekrem Bej Vlorës nga qyteti, aty nuk kishte mbetur asnjë politikani përshtatshëm, që të mund të përpiqej për të ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve. Kjogjendje i hapi politikanit me përvojë Ismail Qemal Bej Vlora mundësi, për të realizuarobjektivat e tij. Ajo që Syrja Bej Vlora nuk e arriti dot në paqe , u përfundua prej tëafërmit të tij, nën presionin e gjendjes dhe të situatës.

4. Shpallja e pavarësisë

Në vitin 1912, Ismail Qemal Bej Vlora ishte vazhdimisht në udhëtim meskryeqytetit dhe kolonive shqiptare të Gadishullit Ballkanik (Cetinjë, Bukuresht, Sofje,Stamboll). Në kryengritjen e Hasan Prishtinës ai nuk pati asnjë ndikim të drejtpërdrejtë.Ismail Qemali po përpiqej që, përmes kontakteve personale dhe bisedimeve, të rifitonteautoritetin që gëzonte deri tani dhe reputacionin në jetën politike të shqiptarëve. Nëfillim të vitit 1912, ai, duke u kthyer nga Triestja, arriti në Stamboll. Në kryeqytet atë epreokuponte kryesisht zhvillimi i mëtejshëm i politikës së Perandorisë dhe reagimet emundshme të fuqive të mëdha.71

Kur revolta e shqiptarëve të Kosovës po festonte sukseset e para, ai shkoi nëveri për të zhvilluar në korrik dhe gusht në Cetinjë bisedime të drejtpërdrejta me mbretine Malit të Zi. Më vonë, ai arriti të binte dakord me Isa Boletinin mbi gjendjen e krijuarrishtazi në Shqipëri dhe përfytyrimet e bajraktarit kosovar.72

Shtatori e gjeti atë përsëri në Stamboll, ku veziri i madh i ri, Qamil Pasha, i ofroinjë post ministri, të cilin Ismail Qemali nuk e pranoi.73 Në këtë kohë ai e shihte zgjidhjene problemeve të popullit të tij në njohjen e kombit dhe të gjuhës së tij, edhe në kuadrine një autonomie brenda Perandorisë. 74 Ka të ngjarë që ka një lidhje ndërmjet 12 (mëvonë 14) pikave të famshme të Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit.

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 72Pavarësia

75 Nëse Syrja Bej Vlora i kishte ftuar apo jo përfaqësuesit e kolonive shqiptare mbetet njëçështje e hapur.

76 Protokolli i mbledhjes te KOTINI (bot.), Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, 26, Nr. 2. (Citimibëhet nga përkthimi gjermanisht i këtij cititati prej K. Csaplár-Degovics)

77 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Telegram i Lejhanec-it nga Vlora, 6 nëntor 1912, No.61. Pasuesit e Ismail Qemalit në Vlorë përhapën fjalë që Syrja Bej Vlora do ta kalojë Shqipërinë nëduart e monarkisë, krh. GODIN, Aus dem neuen Albanien, 40 41.

Refuzimi i propozimit të Qamil Pashës nuk ishte rastësi. Ismail Qemal Bej Vlora,i cili e njihte mirë kuzhinën shtrigane të politikës, vendosi, më së voni në shtator, që,për të siguruar lirinë e tij të lëvizjes, nuk duhej ta lidhte më çështjen e së ardhmes së tijpersonale me fatin e Perandorisë. Pas shpërthimit të luftës ai u largua bashkë mesekretarin e tij besnik, Luigj Gurakuqi (1879-1925), nga Stambolli për të vizituar koloninëmë me ndikimin të shqiptarëve në Ballkan, atë të Bukureshtit. Në Hotel Continental uzhvillua një konferencë e shqiptarëve (dhe e arumunëve!) të Bukureshtit, në të cilën udiskutua për të ardhmen e mundshme të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit e konferencës nuk ishin në gjendje të merrnin një vendim për këtëçështje. Ata luhateshin midis autonomisë dhe pavarësisë, por ranë dakord që ndarja evendit duhej penguar me çdo kusht dhe që në Shqipëri duhet të thirrej një AsambleKombëtare. Në këtë takim duhet të merrnin pjesë edhe delegatë nga kolonitë shqiptare;njëkohësisht duhej përpiluar një memorandum për fuqitë e mëdha, në të cilin shqiptarëttë bënin thirrje për një Shqipëri autonome brenda perandorisë. 75 Edhe vetë IsmailQemali qe i lëkundur mbi këtë çështje. Para një vendimi të tillë ai donte të dinte,medoemos, se cilat ishin pikëpamjet e fuqive të mëdha.

Ditën e fundit të punës së konferencës, më 5 nëntor, u miratua një rezolutë në tëcilën pjesëmarrësit deklaronin sa më poshtë:

Meqë qeveria osmane aktualisht nuk është në gjendje të ruajërendin e administratës, shqiptarët janë të detyruar të mbledhin gjithëforcën e tyre dhe të themelojnë një Komitet Drejtonjës, i cili merrpërsipër drejtimin e vendit dhe përpiqet që populli shqiptar të mosmposhtet dhe të mos qëndrojë në asnjë mënyrë prapa popujve tëtjerë të Ballkanit. 76

Të nesërmen, delegatët e kolonisë së Bukureshtit u nisën bashkë me Gurakuqinnga kryeqyteti rumun për në Trieste. Ismail Qemali ngriti pretendimin për të luajturrolin vendimtar në formësimin e të ardhmes së Shqipërisë. Nga Bukureshti, ai i udhëzoipasuesit e tij në Shqipëri, që t i pengonin përpjekjet e Syrja Bej Vlorës, dhe sidoqoftë,të mos ndërmerrnin asnjë lloj veprimi pa praninë e tij. Paralelisht me të afërmin e tij SyrjaBej Vlorën, Ismail Qemali nisi një fushatë për mbledhjen e një kuvendi kombëtar, gjë qëe shtoi edhe më tej kaosin në Shqipëri.77 Politikani i zgjuar shkoi pas mbledhjes sëBukureshtit nga Budapesti për në Vjenë për t u takuar aty me ministrin e Jashtëm

Përpjekja 73

78 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 2, 509.79 Dje [1912.11.12.] erdhi në Ballhausplatz Ismail Qemali, beu nga Vlora, një nga përfaqësuesit

e parisë shqiptare, për të prezantuar aspiratat e njohura kombëtare të shqiptarëve dhe për të kërkuarmbështetjen e qeverisë austro-hungareze. Ai u përpoq gjithashtu të merrte informacione, se cilatjanë qëllimet tona në lidhje me organizimin e ardhshëm të një Shqipërie autonome dhe se cili ështëqëndrimi i këtushëm në lidhje me qëllimin e tij për t i formuluar dëshirat kombëtare të shqiptarëvenë një mbledhje të parisë dhe në memorandume që do t u drejtoheshin fuqive të mëdha. Duketheksuar simpatitë tona të gjera për zhvillimin kombëtar të popullit shqiptar hyrja në detaje urefuzua duke tërhequr vëmendjen se diskutimi i problemeve të tilla, kur jemi në kushtet e vazhdimittë gjendjes së luftës, është ende i parakohshëm. ÖHHStA PA XIX. Nachlässe, Nachlaß Berchtold,Kt. 1, Bd. IV, 13. nëntor 1912, 366 367.

80 80 KEMAL, The Memoirs Ismail Kemal Bey, 370.81 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Raport ditor, Vjenë, 12 nëntor 1912, [pa No.] dhe një

telegram të Berchtold-it për Mérey në Romë nga Vjena, 22 nëntor 1912, No. 196.

austro-hungarez. Ai e informoi ministrin dhe referentët që merreshin me këto çështje,për ngjarjet në konferencën e Bukureshtit dhe i njoftoi për planin e tij për thirrjen eAsamblesë Kombëtare. Sipas historiografisë shqiptare, Ismail Qemali e kishte marrëvendimin pro pavarësisë përpara bisedimeve të tij në Vjenë,78 por një gjë e tillë nukmund të vërtetohet qartë nga dokumentet arkivore austro-hungareze. Ministri i JashtëmBerchtold shkruan në ditarin e tij, se Ismail Qemali kërkoi në Vjenë mbështetje diplomatikepër pretendimet kombëtare shqiptare dhe kërkoi në veçanti informacione për këtoçështje: Si e përfytyron Vjena organizimin e ardhshëm të Shqipërisë autonome (sic!)?Çfarë mendon për thirrjen e një kuvendi kombëtar dhe për një memorandum drejtuarfuqive të mëdha, në të cilën të shënohen pretendimet shqiptare? Kreu i diplomacisëaustro-hungareze i garantoi Ismail Qemalit mbështetje politike, por ai nuk donte tëhynte në sqarime të detajuara, deri sa të përfundonte lufta.79

Berchtold u pozicionua vetëm në lidhje me synimet e Serbisë për të pasur aksesnë ndonjë port në detin Adriatik: Austro-Hungaria do të pengonte patjetër që Serbia tëarrinte të kishte dalje në bregun lindor të Adriatikut. 80 Arsyeja e mungesës së dëshirësdhe gatishmërisë e ministrit të Jashtëm për të zhvilluar bisedime nuk lidhej vetëm mepërfundimin e pasigurt të luftës. Nga njëra anë Ballhausplatz ishte i interesuar përKuvendin Kombëtar të Syrja Bej Vlorës, dhe, nga ana tjetër, diplomacia austro-hungareze, ashtu si dhe Consulta italiane, e konsideronin Ismail Qemalin si personrelativisht të pabesueshëm. 81 Pas takimit me Berchtold politikani shqiptar shkoi dhe judrejtua me të njëjtat pyetje edhe ambasadave të Italisë dhe të Britanisë së Madhe.

Është e vështirë të thuhet me qartësi, nëse Ismail Qemali e kishte vendosur, apojo, qëndrimin e tij përfundimtar mbi çështjen e pavarësisë para bisedimeve të Vjenës,pra para datës 12 nëntor 1912. Por e mundshme duket që pasi kishte marrë lajmet përrrjedhën e luftës, ai ishte i prirur që opcionin e autonomisë brenda Perandorisë osmaneta konsideronte si një iluzion bosh, që përpara se të zhvillonte këto bisedime. Por ajoqë mund të thuhet me siguri është se politikani i konsideroi tratativat që zhvilloi nëkryeqytetin e monarkisë së Danubit si një inkurajim dhe, për këtë arsye, i dërgoi ngaVjena një telegram djalit të tij Edhem në Vlorë, me një deklaratë shumë optimiste: E

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 74Pavarësia

82 TAKO, Luigj Gurakuqi, 183. dhe ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Letër e Lejhanec-itnga Vlora, 13 nëntor 1912, No. 64.

83 KOTINI (Hg.), Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, 27, Nr. 3.84 Renzo FALESCHI, Ismail Kemal Vlora s thought and work, in: KEMAL, The Memoirs

Ismail Kemal Bey, 469.85 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6a, Raport i Manussi-t nga Triestja, 20 nëntor 1912, z.Zl.

11.824/M.I. ex 1912.86 VLORA, Lebenserinnerungen, Bd.1, 271. Në Durrës kundër grupit të Ismail Qemalit ishin

vetëm pakica turke dhe ata banorë që kishin ardhur si emigrantë nga Bosnja. Çuditërisht ata merrinvetëm lajme për fitore të osmanëve dhe nuk po e merrnin vesh se trupat serbe po afroheshin me njëmarshim të dhunshëm. Ata kujtonin se Ismail Qemali dhe pasuesit e tij ishin provokatorë. KEMAL,The Memoirs Ismail Kemal Bey, 371.

ardhmja e Shqipërisë është e siguruar . 82

I entuziazmuar, Ismail Qemali ju bashkua në Trieste delegatëve nga Bukureshtidhe Luigj Gurakuqit. Në këtë moment, është e sigurt se ai po e troshiste në mendjeidenë e shpalljes së pavarësisë. Nga Triestja, ai dërgoi më 18 nëntor përsëri një tele-gram për në Vlorë, në të cilin theksoi sërish me forcë, se në Durrës ose Vlorë duhet tëmblidhet një kuvend i përgjithshëm kombëtar. Por Ismail Qemali nuk shkroi asgjëkonkrete për idetë a përfytyrimet e tij, 83 sepse donte që gjithçka ta mbante nën kontrolline vet personal. Sikurse vë më vonë në dukje në kujtimet e tij, Ismail Qemali dha më 19nëntor një deklaratë për gazetën Il Piccolo të Triestes, ku u shpreh në lidhje meplanet e veta dhe pikëpamjet e delegatëve:

Diçka jashtëzakonisht e thjeshtë, por që ne e dëshirojmë me aqzjarr: shpallja e pavarësisë për atdheun tonë. Ne duhet ta vëmëEvropën para një fakti të kryer. Duhet krijuar një qeveri provizoredhe ndoshta unë do të jem në krye të saj (...) Unë ju siguroj se ne tëgjithë jemi dakord me idenë e pavarësisë, ne të gjithë jemi të njëmendjeje. 84

Pas kësaj deklarate, gjithsesi po më 19 nëntor, Ismail Qemali u nis me djemtë e tijMahmutin dhe Kazimin, disa pjesëtarë të parisë, njërin nga djemtë e Syrja Bej Vlorës,Xhemal Vlorën, si dhe me delegatët e Bukureshtit (gjithsej 14 vetë) për në qytetin evetëm port të Shqipërisë, i cili nuk ishte pushtuar ende, për në Durrës. 85

Ismail Qemali dhe pasuesit e tij zbritën pa asnjëlloj problemi në qytetin port, icili qe i shkëputur pothuajse tërësisht nga bota e jashtme. Në Durrës funksiononteteorikisht administrata osmane nën drejtimin e Mahmud Mahir Efendiut, mutesarrifitshqiptar. Rendi mbahej nga xhandarët e Hamdi Bej Toptanit, i cili ishte pronari më ifuqishëm i zonës. Zbarkimi i grupit në fjalë, i cili donte t i kundërvihej hapur PerandorisëOsmane, u bë pra në parim i mundur falë tij. 86 Në Shqipërinë e Mesme perandoria nukkishte më praktikisht asnjë fuqi, dhe kjo i dha forcë Ismail Qemal Bej Vlorës për planete tij. Nga mesi i nëntorit edhe përkrahësit e fundit të autonomisë në Shqipëri e kuptuanse një vilajet i bashkuar në kuadër të perandorisë nuk mund të realizohej dot më. Në

Përpjekja 75

87 87 BARTL, Albanien, 134.88 Rreth shpalljes së pavarësisë në Elbasan shih KOTINI (bot.), Qeveria e Përkohëshme e

Vlorës, 8, Nr. 6.89 89 Historia e Popullit Shqiptar, Bd. 2, 510. Paria e këtyre qyteteve i njihte planet e Ismail

Qemalit dhe e njohu pushtetin e qeverisë së ardhshme provizore paraprakisht. ÖHHStA PA XII.Türkei, Kt. 417/6c, Telegrame të Rudnay nga Durrësi, 26 nëntor 1912, No. 6371 dhe 27 nëntor1912, No. 6501, apo No. 6645.

90 Kjo zonë moçalore nuk kontrollohej prej ushtrisë osmane. Sipas historiografisë shqiptarekarvani qe mjaft entuziast: pjesëmarrësit e vlerësonin lart domosdoshmërinë dhe rëndësinë emomentit historik. Ata ishin krejtësisht të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në jetën e ardhshme tëkombit. Shih ndër të tjera: Historia e Popullit Shqiptar, vëll. 2, 510 511. apo TAKO, LuigjGurakuqi, 187 188. Ekrem Bej Vlora vëren me ironi se ky akt do të kishte qenë shumë më i lehtë,në rast se politikanët shqiptarë do të kishin dëgjuar me kohë babain e tij apo atë vetë, krh. VLORA,Lebenserinnerungen. Vëll.1, 271

91 91 VLORA, Lebenserinnerungen. Bd.1, 272.

qytetet e Shqipërisë së Mesme, si në Elbasan, Tiranë, Lushnjë apo Durrës, që nukishin pushtuar ende, u krijuan komitete kombëtare, të cilat ishin të gatshme që nënhijen e kërcënimit ushtarak, të shpallnin pavarësinë. 87

Grupi rreth Ismail Qemalit qëndroi disa ditë në Durrës. Ai zhvilloi bisedime mekomisionin kombëtar lokal dhe mblodhi njëkohësisht rreth vetes disa pjesëtarë të parisësë vendit dhe shumë refugjatë nga Durrësi, Tirana, Shijaku dhe Kavaja. Kur Ismail QemalVlora mësoi se kundërshtari i tij më i madh politik, Syrja Bej Vlora, qe nisur për nëStamboll, dhe nipi i tij Ekrem Bej Vlora po luftonte në Himarë, ai u nis për në Vlorë. Tënesërmen, më 25 nëntor, trupat serbe pushtuan Durrësin. Pas kësaj, paria e Elbasanitshpalli pavarësinë e Shqipërisë,88 këta u pasuan më 27 nëntor nga politikanë të qytetevetë Shqipërisë së Mesme, Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Lushnjës. 89

Karvani i përbërë nga dhjetëra vetë mezi po përparonte në kushte shumë tëpafavorshme: Rrugët qenë shumë të zbutura prej lagështisë, kështu që grupit, i cili qei vendosur për shpalljen e pavarësisë, i duhej të marshonte nëpër baltë të thellë. Përarsye sigurie, burrat lëviznin në anë të një moçalishteje. 90 Gjatë rrugës, njerëzit qenë tëdetyruar ta ndërprisnin për një ditë udhëtimin, pasi komandanti i pjesës tjetër të ushtrisësë Vardarit, Kara Pashë Saidi, i cili ishte tërhequr me trupat e tij midis Lushnjës dheBeratit, donte ta arrestonte të gjithë kolonën për tradhti. Por në fund Kara Pashë Saidindërroi mendje, në mënyrë të ngjashme si dhe Esat Pashë Halasti në Janinë.91 Grupiarriti krejtësisht i rraskapitur në Fier, ku u prit në shtëpinë e Vrionëve. Këtu grupit jubashkuan disa refugjatë nga dyert e mëdha të Kosovës nga familjet Draga, Dëralla dheBegolli (Pejë, Gjakovë, Prizren), të cilët u konsideruan automatikisht si delegatë tëvendlindjes së tyre të ngushtë. Pas Fierit u shfaqën edhe disa dhjetëra refugjatë tëtjerë, të cilët, duke ju bashkuar karvanit të Ismail Qemalit, shtuan numrin e delegatëve .

Ismail Qemali dhe pasuesit e tij arritën më 27 nëntor në Vlorë, qytetin e fundit nëShqipëri, që nuk ishte ende nën pushtimin e të huajve, por ndaj të cilit flota grekekishte filluar që më 6 nëntor një bllokadë. Edhe pse një numër i konsiderueshëm

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 76Pavarësia

92 92 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6b, Telegram i Berchtold-it nga Vjena për Mérey nëRomë, 29 nëntor 1912, Nr. 217.

93 GODIN, Aus dem neuen Albanien, 43.94 BARTL, Albanien, 13595 U mbajt dhe protokoll: KOTINI (Hg.), Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, 31-34, Nr. 16.96 KOTINI (Hg.), Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, 34, Nr. 16.

delegatësh që priteshin ishin ende rrugës (p.sh. Isa Boletini me luftëtarët e fisit të tij),ose nuk kishin arritur të çanin rrugën për të arritur në Vlorë (p.sh., kapiten Mark Gjoninga Mirdita), të pranishmit mbajtën më 27 nëntor një takim të shkurtër, në të cilin morënvendim, që ditën e nesërme të shpallnin pavarësinë. Meqenëse politikanët shqiptarëishin të vendosur dhe trupat serbe kishin arritur në Adriatik, diplomatët e Italisë dhe tëAustro-Hungarisë që gjendeshin në Vlorë, i kumtuan Ismail Qemal Bej Vlorës, sipasudhëzimeve që kishin marrë më parë nga Vjena dhe Roma, se fuqitë e Adriatikut ishintë interesuara për një Shqipëri të pavarur.92

Në këtë kohë, Ismail Qemal Vlora, thuajse 70-vjeç, ishte i vetmi politikan shqiptarnë Vlorë, i cili gëzonte me të vërtetë prestigj të madh tek shqiptarët. Ndikimi i tij bazohejkryesisht tek aftësitë e tij personale, por edhe tek fakti se ai qe shumë i zoti për tësiguruar informacione dhe lajme.93 Nga delegatët, që kishte pas vetes dhe që embështetnin, gjithsej 37 vetë ,94 vetëm pak ishin përfaqësues të vërtetë të zonave tëtyre. Shumica ishin refugjatë, të cilët kishin vendosur ta mbështetnin një hap të tillëradikal, vetëm për shkak të ngjarjeve të luftës dhe humbjeve të tyre personale. Njëarsye tjetër për shpalljen e pavarësisë ishte zhgënjimi i shqiptarëve ndaj PerandorisëAustro-Hungareze. Ata kishin llogaritur që Vjena do ta ndalonte, madje edhe me forcëushtarake, pushtimin e bregdetit shqiptar nga forcat serbe. Meqë kjo nuk ndodhi,politikanët panë në Vlorë vërtet vetëm një mundësi për veten e tyre.

Më 28 nëntor 1912, kur pothuajse të gjitha territoret e banuara me shqiptarëqenë pushtuar nga aleatët ballkanikë (në Lezhë dhe Shëngjin ishin njësitë malazeze,vilajeti i Kosovës, Maqedonia Perëndimore dhe Shqipëria e Mesme ishte nën kontrollinushtarak serb, Sazani dhe Himara i përkisnin de facto Greqisë; Shkodra, Janina dheKorça qenë rrethuar), në praninë e delegatëve nga Shqipëria e Mesme dhe Jugore nëorën 14:00 shënoi zanafillën ngjarja më e rëndësishme e historisë shqiptare në shekullinXX. Ismail Qemal Vlora mbajti një fjalim të shkurtër në shtëpinë e të afërmit të tij XhemalBej Vlorës, ku raportoi shkurt mbi planet e aleatëve ballkanikë dhe pafuqishmërinë ePerandorisë Osmane. Ai shpjegoi se shqiptarisë i mbetej vetëm një rrugëdalje: meqëqeveria e Stambollit nuk i kishte përmbushur kërkesat më të rëndësishme të shqiptarëve,shqiptarët duhet të ndahen nga Perandoria. Ata duhet të ngrinin një qeveri provizore,për të përfaqësuar interesat shqiptare jashtë vendit. Nga fuqitë e mëdha shpalljen epavarësisë do ta kundërshtonte pas gjithë gjasash vetëm Rusia.95 Pastaj Ismail QemalBej Vlora doli në ballkon dhe ju drejtua delegatëve ose kurreshtarëve që ishin mbledhurnë sheshin para shtëpisë, dhe deklaroi përmbushjen e ëndrrave shekullore tëshqiptarëve dhe shpalli pavarësinë: Shqipëria të bëhet që sot më vehte, e lirë, epamvarur nën një qeveri të përkohëshme! 96 Pas kësaj mbajtën nga një fjalim Nikollë

Përpjekja 77

97 GODIN, Aus dem neuen Albanien, 48.98 Rroft Shqypënija! Rroft Austrija! Rroft Italia! ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6c,

Telegrame të Lejhanec-it nga Vlora, 28 nëntor 1912, No. 7174 dhe No. 7168.99 KEMAL, The Memoirs Ismail Kemal Bey, 372. ose shih për këtë dhe KOTINI (bot.),

Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, 34f. (Nr. 18), 37 (Nr. 23) und 42f (Nr. 33).100 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6c, Telegram i Lejhanec-it nga Vlora, 28 nëntor 1912, No.

7394.101 ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417, Jan-Mars 1913, Raport i Lejhanec-it nga Vlora, 29 nëntor

1912, No. 70.102 Telegrame miratuese erdhën edhe prej Myfid Bej Libohovës apo nga Mati dhe Mirdita.

ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417/6c, Telegrame të Lejhanec-it nga Vlora, 3 dhjetor 1912, No.71dhe No. 568; si dhe Historia e Popullit Shqiptar, Bd. 2, 510.

103 MUSAJ, Isa Boletini, 166 167.

Kaçorri dhe Murat Bej Toptani. As prifti katolik nga Durrësi, as çifligari mysliman nukfolën për përfytyrime konkrete për të ardhmen.97 Më pas përpara shtëpisë së XhemalBej Vlorës u ngrit flamuri kombëtar shqiptar. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve tëqytetit dhe e refugjatëve nuk ishin ndoshta të vetëdijshëm për rëndësinë e vërtetë tëkësaj ngjarjeje. Por në mesin e tyre ishin edhe disa dhjetra shqiptarë me frymëzimpatriotik, të cilët me sa duket kanë zbatuar udhëzimin e Ismail Qemalit, kur brohoritënpara shtëpisë së Syrja Bej Vlorës dhe godinave të konsullatave jo vetëm për pavarësinëe Shqiperisë por edhe për fuqitë e Adriatikut dhe sundimtarët e tyre. 98

Themeluesi i shtetit Ismail Qemali u dërgoi po atë ditë një telegram fuqive tëmëdha, qeverive të aleatëve ballkanikë, ofiqarëve të territoreve shqiptare dhe EsatPashë Halastit, me anë të të cilit i njoftoi zyrtarisht për shpalljen e pavarësisë. 99 Nëtelegramet që u dërgoi komandantit serb dhe atij grek të luftës, ai theksonte përveçnjoftimit të mësipërm edhe dëshirën e shqiptarëve për bashkëjetesë paqësore me fqinjët.Ismail Qemali tërhoqi vëmendjen se ai do të protestonte kudo kundër operacioneveluftarake që po ndërmerrnin aleatët ballkanikë kundër Shqipërisë së pavarur. 100

Pas shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali u ngarkua nga delegatët e KuvenditKombëtar me formimin e një qeverie. Babai i Pavarësisë shkoi që mbrëmjen e 28nëntorit në konsullatat e Italisë dhe të Austro-Hungarisë për të shprehur falënderimetpër qëndrimin dashamirës të fuqive të Adriatikut dhe për të kërkuar ndihmë të mëtejshmekundër sulmeve serbe, greke dhe turke (sic!) që kërcënonin qytetin. 101

Ndërkohë mes 29 nëntorit dhe 3 dhjetorit numri i delegatëve u rrit në 63. 102 Njëditë pas shpalljes së pavarësisë arriti në Vlorë një delegacion i luftëtarëve të fiseve tëKosovës, i cili kishte arritur ta çante rrugën vetëm me përpjekje të mëdha. Midis tyreishin Isa Boletini dhe njerëzit e tij, rreth 200 burra. Isa Boletini gëzonte emër dhe nderimtë lartë edhe në Jugun tosk. Ismail Qemali u përpoq të përfitonte menjëherë prej ardhjessë komandantit geg, i cili tashmë ishte bërë legjendë që në gjallë. Pas bisedimeve tëshkurtra, ai arriti ta fitonte atë dhe njerëzit e tij, që të nxitnin dhe të mbështetninShqipërinë e pavarur.103 Në këtë mënyrë qeveria e përkohshme siguroi forcën e vet tëarmatosur. Boletini e mbështeti politikën e Ismail Qemalit, sepse ai priste nga qeveriashqiptare, çlirimin e armatosur të Kosovës.

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 78Pavarësia

104 Ekrem Bej Vlora vërente në kujtimet e tij, se njerëzit e tij i kishin bërë thirrje ta merrtepushtetin në Vlorë me dhunë dhe të shpallte pavarësinë. Por ai kishte refuzuar, sepse autoriziminpër rekrutimin ja kishte dhënë një komandant osman dhe Perandoria vazhdonte të ekzistonteakoma. Veç kësaj edhe ai vetë e kishte kuptuar se nuk ishte aq e lehtë që pas një bashkëjetese 500-vjeçare mes shqiptarëve dhe osmanëve/turqve ata të ndaheshin nga Perandoria. VLORA,Lebenserinnerungen, vëll. 1, 269.

105 Burrat që la pas Ekrem Bej Vlora u kthyen në shtëpi dhe grekët pushtuan Himarën. VLORA,Lebenserinnerungen, vëll. 1, 273-274.

106 Ndërkohë është botuar në Tiranë një artikull për shpalljen e pavarësisë si dhe lista ethemeluesve të shtetit; deri në përfundimin e këtij shkrimi ky artikull nuk qe i mundur të gjehej nëHungari, në: Lef NOSI, Dokumenta historike për t i shërbye historiës tone kombëtare. Tirana2007, 176-179. (http://www.albanianhistory.net/en/texts20_1/AH1912.html)

107 Historia e Popullit Shqiptar, vell. 2, 510, si dhe KOTINI (bot.), Qeveria e Përkohëshme eVlorës, 3233, Nr. 16.; dhe ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417, Jänner-März 1913, Telegramm vonLejhanec aus Valona, 29. Nëntor 1912 [pa No.].

Pasi Imail Qemali siguroi një ushtri të vetën, ai eliminoi kundërshtarin e vetëmqë mund ta rrezikonte nga ana e shqiptarëve. Ismail Qemali i shkroi një letër nipit të tij,Ekrem Bej Vlorës, i cili po zhvillonte në Himarë një betejë të ashpër me grekët, ku einformonte në lidhje me ngjarjet e 28 nëntorit. Ai i kumtonte Ekrem Bej Vlorës seShqipëria e pavarur dëshironte të jetonte në paqe me grekët dhe se prandaj përleshjete mëtejshme qenë pa kuptim. Po ashtu Ismail Qemali i kërkoi Ekrem Bej Vlorës tashpërndante trupën e tij me luftëtarë vullnetarë dhe të vihej në shërbim të pushtetit tëri si përfaqësues i Vlorës. Beu i ri, i cili nuk donte që me ndonjë veprim të tij kundërqeverisë së përkohshme të dëmtonte kauzën shqiptare, kaloi në anë të xhaxhait.104 Ai ulargua prej trupave të tij në Himarë dhe shkoi në Vlorë për t i shërbyer qeverisë.105

Qeveria e përkohshme u zgjodh nga Kuvendit Kombëtar më 4 dhjetor, pas hyrjes nëfuqi të armëpushimit.

Për të kuptuar 28 nëntorin duhet analizuar, se cilët ishin në fakt politikanët qëshpallën pavarësinë. Por lista e emrave të themeluesve të shtetit mund të rindërtohetvetëm me përafërsi, sepse është e pamundur të nxjerrësh me saktësi, se sa vetë votuan,apo kur pikërisht votoi secili syresh. Mu për këtë çështje burimet e kohës dhehistoriografia shqiptare ofrojnë lista të ndryshme.106 Një problem tjetër është, se sipashistoriografisë kombëtare shqiptare, pjesëmarrësit në shpalljen e pavarësisë qenëpërfaqësuesit e zgjedhur të të gjithë Shqipërisë. Por e sigurtë është, se një pjesë ekonsiderueshme e tyre nuk ishin të pranishëm si delegatë të zgjedhur, por ishin refugjatëpër shkak të luftës. Një pjesë e deklaratave në të cilat miratohej shpallja e pavarësisë,u bënë me telegrame. Nuk është e qartë se kush dhe mbi ç bazë mori pjesë në votim: më28 nëntor 1912 në Vlorë ishin të pranishëm disa anëtarë të shtëpive të mëdha si dhedisa intelektualë, emrat e të cilëve nuk gjenden në listat përkatëse, por që morën postee funksione pas formimit të qeverisë.107 Historiografia shqiptare e preu këtë nyjë gordianeme pretendimin se numri i delegatëve që votuan për pavarësinë u rrit deri më 3 dhjetornë 63, edhe pse disa syresh, si p.sh. Isa Boletini, e dhanë votën e tyre vetëm me fjalë.

Përpjekja 79

108 Për këtë analizë patëm në dispozicion këto burime: KOTINI (bot.), Qeveria e Përkohëshmee Vlorës, 32-33, Nr. 16; dhe ÖHHStA PA XII. Türkei, Kt. 417, Jänner-März 1913, Telegramm vonLejhanec aus Valona, 29. Nëntor 1912 [pa No.].

109 Shih për këtë Muin ÇAMI, Grundaspekte der albanischen nationalen und demokratischenBewegung in den Jahren 1913 bis 1920. Tirana 1983, 13 dhe Ana LALAJ, Shpallja e pavarësisë dhedisa aspekte të veprimtarisë së qeverisë e Vlorës, Studime Historike 34 (1997), H. 1-4, 100.

Meqë një listë e saktë e themeluesve të shtetit nuk mund të rindërtohet, origjinashoqërore dhe përkatësia fetare e pjesëmarrësve mund të përcaktohet vetëm mehamendje.108 Numri i atyre që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë duhet të ketë qenëmes 40 dhe 43 vetë (numri prej 37 vetësh, që jep historiografia shqiptare duket shumëi vogël) [shih shtojcën 2]. Sipas burimeve, shpërndarja e përfaqësuesve që morënpjesë nga zonat e ndryshme të Shqipërisë në Kuvendin Kombëtar në Vlorë ishte sivijon: nga Shqipëria e Veriut (Shkodër) 1, nga Shqipëria e Mesme (Durrës, Tiranë,Krujë, Shijak, Elbasan, Berat) rreth 15, nga Jugu i Shqipërisë (Fier, Lushnjë, Vlorë,Korçë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet) rreth 15 dhe nga pjesët serbe të Kosovës dhe tëMaqedonisë, rreth 10 delegatë, kështu që pas gjithë gjasash kanë qenë më shumëtoskë sesa gegë. 10 deri në 12 delegatë, një e katërta e pjesëmarrësve, u dërguan ngashtëpitë e mëdha të familjeve Vlora, Vrioni, Toptani, Tetova dhe Përmeti, po ashtu tëpranishëm qenë dhe rreth 15 intelektualë, ndër ta 6 nga kolonia e Bukureshtit (gjithsejnjë e treta e atyre që votuan). Sa i përket përkatësisë fetare rezulton kjo panoramë: rrethdy të tretat e pjesëmarrësve ishin myslimanë, një e treta ortodoksë. Katolikëtpërfaqësoheshin vetëm nga Nikollë Kaçorri dhe Luigj Gurakuqi.

Shpallja e pavarësisë ishte thuajse një pasojë e natyrshme e veprimtarisë politikeqë kryenin prej dekadash kolonitë shqiptare në mërgim dhe përkrahësit e idesë kombëtarenë Shqipëri. Asambleja Kombëtare e Vlorës, e përbërë kryesisht nga intelektualë dherefugjatë, sigurisht që nuk përfaqësonte mendimin e shumicës së shqiptarëve. Kjoshumicë, pavarësisht nga përkatësia fetare, vazhdonte ta ndjente veten në mënyrë tëpandryshuar të lidhur me rrënjë të thella me Perandorinë Osmane. Prandaj, shpallja epavarësisë, nuk mund të konsiderohet si një pasojë thuajse natyrore e aspiratave tëpopullit shqiptar.109 Shpallja e pavarësisë qe meritë personale e Ismail Qemal Bej Vlorës,i cili e dinte se kishte pas vetes forcën legjitimuese të Asamblesë Kombëtare, i cili qe nëgjendje të shfrytëzonte rrethanat e shumta fatlume dhe i hyri me guxim rrezikut. IsmailQemali, i cili i dinte planet e aleatëve ballkanikë, ishte mjaft mirë i informuar për rrjedhëne luftës, ishte i vetëdijshëm për pafuqinë e Perandorisë Osmane dhe i kishte të qartaparimet themelore dhe reagimet e politikës së fuqive të mëdha, ndërmori një politikë tërrezikshme sulmi. Ai donte t i jepte botës një shenjë të qartë se shqiptarët ishin nëgjendje të mbronin interesat e tyre. Ngjarjet e 28 nëntorit ishin një bazë e mirë argumentimipër Italinë dhe Austro-Hungarinë, të cilat u shprehën pro krijimit të një shteti të ri nëbregun lindor të Adriatikut. Pa shpalljen e pavarësisë do të kishte qenë më emundimshme që të vendosje në hartën e Ballkanit një shtet të ri, sovraniteti i të cilit unjoh më së fundi nga të gjitha fuqitë e mëdha më 29 korrik 1913. Në këtë moment

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 80Pavarësia

110 Sipas Krause-s shpallja e pavarësisë u karakterizua edhe prej sigurimit të pushtetit personaltë Ismail Qemalit dhe të tjerëve ( Luftë për sundim ), shih KRAUSE, Das Problem, 254 255.Edhe pse rëndësia e këtij argumenti nuk mund të nënvlerësohet, nisur nga njohja e rrethanave të 28nëntorit ky argumentim duhet t i nënshtrohet patjetër debatit. Në një territor që ishte pothuajsetërësisht i izoluar nga rrjedha e informacionit dhe ku mbizotëronte lufta, karriera personale aposigurimi i pushtetit nuk mund të konsiderohen, sipas mendimit tim, si motive të mjaftueshme.

111 Nga perspektiva historike është interesante të mendohet se në ç drejtim mund ta kishinudhëhequr zhvillimin historik të shqiptarëve në kohën kur shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike, nërrethana më fatlume, një grup politikanësh shqiptarë (Hasan Prishtina, Nexhip Draga, etj) dhebajraktarësh (Isa Boletini, Bajram Curri, etj), të cilët gjatë viteve të mëparshme kishin dëshmuar sinë fushën e luftës edhe në atë të politikës së brendshme, aftësinë e tyre për organizim dhe bashkëpunimtë suksesshëm.

112 GODIN, Aus dem neuen Albanien, 35.113 Të dhënat për trupat osmane janë marrë nga këto burime: KA MKSM, 18 1/7 (Kt. 1095),

18 1/7 5 de 1913,Wien, 27. März 1913, K.Nr.2360. Beilagen: Bruno Thomas, Bericht überAlbanien. I. Die gegenwärtigen Verhältnisse in Albanien 1913, 2. S. 10-14; dhe Johann Hofmann,Bericht über Albanien 1913, 5, 8 10, S. 28. Harta u përgatit nga univ.-adjunktant Dr. Zsolt Bottlik(Universiteti ELTE Budapest, Institut für Geographie und Erdkunde).

historik Ismail Qemal Bej Vlora qe i vetmi politikan shqiptar, që e ndërmori këtë hap dheqë guxoi edhe ta bënte. 110 Sipas mendimit të autorit kishte vetëm një politikan tjetër, icili posedonte cilësi të ngjashme, dhe mund të guxonte të ndërmerrte një hap të tillë(por jo në zonën e Shqipërisë së sotme!): ish-deputeti nga Kosova, Hasan Bej Prishtina.Por në atë kohë Hasan Prishtina ishte në burg në Beograd. 111

Ismail Qemali ja doli mbanë ta shpallte pavarësinë me ndihmën e intelektualëve,disa anëtarëve të shtëpive të mëdha dhe të refugjatëve. 112 Me këtë akt ai ngriti në emërtë popullit të tij pretendimin për vetëqeverisjen dhe kohezionin e vendbanimeveshqiptare. Për këtë atë e ndihmoi dhe fati, sepse mbeturinat e ushtrisë perandorake, tëcilat duke marrë arratinë ishin vendosur në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut dhemund të rrezikonin politikën e Ismail Qemalit, mbajtën me praninë e tyre larg trupatserbe dhe greke (shih hartën). 113

E sigurt është se shpallja e pavarësisë i dha fund një epoke dhe hapi një të re,e cila do të sillte vështirësi të reja. 28 nëntori 1912 i dha zhvillimit të identitetit shqiptarnjë drejtim të ri. Lufta e Parë Ballkanike e ndërkombëtarizoi përfundimisht çështjenshqiptare dhe shpallja e pavarësisë qe gjithashtu e rëndësishme: elita shqiptare, ose tëpaktën një pjesë e saj, ngriti pretendimin për një përfaqësim të barabartë të popullit tëvet përballë fuqive të mëdha.

Përpjekja 81

114 114 ÖHHStA, XII. Türkei, Kt. 417/6a, Letër e Rudnay-t nga Durrësi dt. 24. nëntor 1912 [paNo.], Shtojca (shkruar me dorë në shqip).

Shtojcë 1: Letra e intelektualëve nga Shqipëri e Mesme dhe e refugjatëve ngaKosova drejtuar kaizerit dhe mbretit Franc Josef, (më 12 nëntor 1912, ngaDurrësi)114

Madhnië

Shum të vështira e të rrezikshëme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanënt on Shqypninë, qi të kater shtetet e Ballkanve po rrâin me e perpië a me e captue. Name sa fugië kena mundohena edhe Përendisë i lutena qi Mbretnia jon të muisi këtaanmiq e të na prui prej sish. Por per fat të keq gjasat nuk po na duken fort të mira, e poshohim se shum vende të kater vilajeteve te Shqypnisë, Kosovë, Manastir, Shkodër eJaninë gjinden nden kambë të hueja. Per këtë shkak po marrim lejen m u sjellë KahMadhnia Jote si Përandorit të nji Përandorisë të madhe, qi asht ma e afermia e jon e kapiesë në Ballkan me Bosnie-Herzegovinë, e me Ju lutun qi në çeshtjet të Ballkanve tëmerret para syshë edhe Shqypnia në mënyrë qi kufit e sajë mos të bërkiten e mos tështyhen prej kurkui e qi Shqypnia kështu e pa bërkame e e pa vaglnëme të ketë njiAutonomië të plotë nden Mbretninë Otomane.

Por në Kioftë se per fat të zië qillon, qi Kio Mbretnië nuk ka me muit ma mbasluftesë të sotshme me sundue në kurrfar mënyre Shqypninë, na nga Fhebbi i zembrës ilutena Madhnisë s ate qi Shqypnia prej kater vilajetesh permendun sipri me tre milion esa Shqyptarë të bahet nji Mbretnië në vehte sikurse të tjerat shtete të Ballkanve, në daçperse Shqaptarët jan nji kombë ma i vjetri ner këta, me nji gjuhe e me zakone fare tëveçanta, e gjaku i tyne nuk mundet me paitue kurrsesi me çdo gjak të kombëve qi jan rrethe rrotull; në daç perse nuk do t ishte e drejtë humbja as vaglimi i nji kombi Shqyptarë, icilli nuk âsht aspak ma i poshtem se kombët e tjera të Ballkanve si per numer, ashtu permendë, si per vjeften morale, me të cillën, sado qi per nji kohe shekuish shum të gjatë kjerrahun në çdo krah e në çdo mënyrë prej shum e shum tallazeshë politike, qindroi nëkombësië të vet e në zakone të veta, porsi nji shkambë i fort në mjedis detit; e kjarishtë ediftain edhe theroritë e mëdhaja, qi Shqyptarëtë hoçën per rain, gjytetërimin, e perparimine kombit të vet në këtë kohë të mrame të Turqëvet të Rie: në daç edhe perse na duket senji Mbretnië Shqyptare mban peshën jo vetëm të Ballkanve, por edhe të gjith shtetevet Europës, e sidomos në muit n u bâa, mbas dishirit t on, nji mbretnië e pa anë (neutre),sikurse Belgji e Svizzera. Prej gjith këtyne shkaqeve e arsynave na e pështesim të tanëshpresën t onë në ma të madhen mirsine e Madhnisë Tande per të cillën na e gjith kombiShqyptarë ka per të Jau ditun per nderë per gjithmonë.

Me shpresë të madhë qi të lutunat t ona kan me e bërka zembrën e Madhnueshmetë Madhnisë Tande kemi nderjen ma të madhen me unë këtu duërt t ona e m u permendun

Shqypnië, 12 Nanduër 1912 Të Detyrushmit Sherbëtarë Të Madhnisë s ate

Nikoll Kaçorri Prift, Mustafa Asim Kruja, Rexep Mitrovica, Fuad Toptani, AbdiToptani, Murad Toptani, Salik-Gjecka Ipek, Bedri Pejoni

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 82Pavarësia

115 Listat u rindërtuan mbi bazë të këtyre burimeve KOTINI, Qeveria e Përkohëshme e Vlorës,32f, Nr. 16, dhe ÖHHStA, XII. Türkei, Kt. 417, Jänner-März 1913, Telegrami i Lejhanec-it ngaVlora, 29. nëntor 1912 [pa No.]. Vini re: Lista e dytë e pjesëmarrësve u botua prej qeverisëprovizore vetëm në vitin 1914, në kolumnat e Përlindja e Shqypniës (Nr. 6 7/1914, ndoshtajanar shkurt). Kurse konsulli austro-hungarez njoftoi për të një ditë më pas (29. nëntor 1912).

116 Lejhanec, Wenzel (1878 ?); konsulli austro-hungarez në Vlorë: 6. dhjetor 1911 2. janar1914 dhe zëvendëskonsull në Durrës: 9. tetor 1911 20. janar 1912.

117 Sipas të dyja listave Toptani ishte edhe delegat i Tiranës.118 Shprehja nuk është i pranishëm do të thotë që delegati kishte votuar me telegram ose më

29. nëntor. Mungesa është shënuar edhe nga Lejhanec-i.119 Sipas Lejhanec-it edhe Cakrani nuk ishte i pranishëm.120 Format e ndryshme të emrave i ndaj me vizë të pjerrët.

Qytetet dhe

distriktet

Emrat e atyre që

gjenden në të dyja listat

Emrat e atyre që

gjenden vetëm në

listën e Lejhanec-it1

Emrat e atyre që

gjenden në listën e

Përlindja e Shqypniës

Shkodër Luigj Gurakuqi

Krujë Mustafa Asim Efendi Abdi Bej Toptani2

Tiranë Abdi Bej Toptani, Murad

Bej Toptani

Shijak Omer Bej, Xhelal Bej

Elbasan Shevqet Bej Daiu, Lef

Nosi, Qemal Bej

Dervish Bej (nuk

është i pranishëm)3

Berat Dudë Karbunara, Iljas Bej

Vrioni, Hajredin Bej

Cakrani4

Aziz Bej Vrioni Xhelal Bej Skrapari,

Taq Tutulani

Durrës Abas Efendi, Mustafa

Aga/Mustafa Ibrahim

Efendi,5 Jahja Efendi,

Nikollë Kaçorri

Lushnjë Qemal Bej, Ferid Bej

Vokopola, Nebi Efendi

Sefa

116

117

118

119

120

Shtojcë 2.: Listat me emrat e atyre që shpallën pavarësinë më 28 nëntor1912115

Përpjekja 83

121 Sipas Lejhanec-it Zografi përfaqësonte qytetin e Korçës.

Fier Kemal Bej Vrioni

(nuk është i

pranishëm)

Vlorë Ismail Kemal Bej Vlora

(Kryetari), Ekrem Bej

Vlora (sic!) (qe në

Himarë), Qazim Kokoshi,

Zyhdi Nuri Efendi

Kanina, Jan Minga,

Aristidh Ruci

Tepelenë Sejdylah Efendi

Gjirokastër Veli Efendi, Elmas

Efendi, Azis Efendi (nuk

janë të pranishëm)

Përmet Veli Bej Përmeti/Klisura,

Sureya Bej Vlora (sic!)

(nuk janë të pranishëm)

Debër Myfti Bej Efendi

Kosovë Rexhep Bej, Bedri Bej,

Salih Xhuka

Isa Boletini, Riza Bej

Gjakova, Ali Bej

Draga, Mehmed Pasha

Tetova (nuk janë të

pranishëm)

Ohri dhe

Struga

Nuri Efendi Bakali,

Murteza Efendi, Zuhdi

Bej

Xhemal Bej, Ymer Bej,

Ibrahim Efendi; Hamdi

Bej, Mustafa Barotçi

(dy të fundit me

telegram)

Nga kolonia e

Bukureshtit

Dhimitër Mborja,

Dhimitër Berati, Dhimitër

Zografi1

Kristo Meksi, Pandeli

Mborja

Dhimitër Ilua

121

Lufta e Parë Ballkanike

Përpjekja 84Pavarësia

Përktheu nga gjermanishtja: Pandeli Pani

Nga

Bukureshti

por si

përfaqësues të

Korçës

Pandeli Cale Spiro Ilua, Athanas

Floqi

Si përfaqësues

të Kosovës dhe

të Përmetit

Mithat Frashëri Frashëri del këtu edhe

si delegat i Elbasanit

Sami Bej

Vrioni

Si delegat i Fierit Si delegat i Beratit

Përpjekja 85

EDHE NJË HERË MBI KRYENGRITJET SHQIPTARE TË PASVITIT 1908

Nga Nathalie Clayer

Përgjatë tri viteve të njëpasnjëshme 1910, 1911 dhe 1912 shpërthejnë kryengritjenë veri të vilajetit të Kosovës dhe në vilajetin e Ýþkodra/Shkodrës dhe në një masë mëtë vogël në të tjera rajone të njohura aso kohe si provincat shqiptare të PerandorisëOsmane. Kjo seri kryengritjesh e vlerësuar nganjëherë si një kryengritje analizohetpërgjithësisht si një prej momenteve qendrorë të historisë së shqiptarëve në Perandorigjatë kësaj epoke. Atë e gjejmë kështu në pjesën më të madhe të punimeve që trajtojnëhistorinë shqiptare apo historinë osmane. Studimet e posaçme që i janë kushtuar1, janëgjithashtu pjesë e këtij rrëfimi kombëtar . Asnjë syresh nuk e shqyrton saktësishtnatyrën e këtyre kryengritjeve, aq më pak vendin dhe pozitat e aktorëve të ndryshëmtë përfshirë në to, shtypjen apo negocjimet që i ndoqën.

Pa hyrë në të gjitha detajet e një analize, e cila do të mundësohej nga moria eburimeve veçanërisht ato diplomatike2 , do të dëshiroja t u rikthehesha këtu këtyrekryengritjeve. Do të marr në fillim në konsideratë këndvështrimin dhe kufizimet estudimeve të derimësotshme në lidhje me kontekstin dhe analizën e mekanizmave nëthemel të kryengritjeve, përpara se t i rikthehem vetë këtyre dy aspekteve.

1 Shih për shembull, S. Pollo, Kryengritja shqiptare e vitit 1911 , Revista ushtarako-politike,Tiranë, 1962, nr.3; G. Shpuza, Kryengritja shqiptare e vitit 1911 , I, Buletini shkencor, Tiranë,1966, nr.4, f.66-98; II, 1967, nr.6, f.185-218; R. Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës1911, Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi , Phoenix , Shkodër, 2002; Nevila Nika,Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), Prishtinë, Intituti i Historisë,2003; Gjergj Nikprelaj, Kryengritja e Malësisë e vitet 1911, New York, Gjonlekaj Publishing, 2004.

2 Arkivat austro-hungareze, veçanërisht, janë tejet të pasura. Në arkivin politik të Haus-, Hof-und Staatsarchiv në Vjenë, një seri kartonash janë klasifikuar nën zërin Albanisches Aufstand(Kryengritja shqiptare). Gjithsesi, vështrimi kohor ndaj kësaj kryengritjeje nuk përkon me serinëqë merret parasysh përgjithësisht, që nis në pranverën 1910, me fillimin e një kryengritjeje nëKosovë, deri në kryengritjen më 1912. Ajo nis në fakt vetëm me kryengritjen e malësorëve tëvilajetit të Shodrës, në kufirin malazez, duke filluar nga vera 1910. Do t i kthehem më vonë kësajpike.

Përpjekja 86Pavarësia

Kryengritje(t) dhe lëvizje kombëtare

Përfshirja sistematike e kryengritjeve në historinë shqiptare ose në historinëe shqiptarëve në Perandorinë Osmane ka pasoja të rëndësishme mbi analizën e tyre,qoftë kur është fjala për një rrëfim nacionalist ose jo, dhe kjo, thuajse pavarësishthistoriografive (shqiptare, turke apo perëndimore ) dhe rrymave të tyre të ndryshme.Karakteri i tyre shqiptar , me atë që kjo nënkupton në përgjithësi, nga një këndvështrimesencialist, në thelb as nuk është vënë në diskutim, ndërkohë që as nuk është formuluar.Kësisoj, studime të ndryshme, në shkallë shumë të ndryshme, sigurisht, ndjekinngushtësisht ligjërimet bashkëkohore të ngjarjeve, në të cilat këto të fundit janë ndjerë,shpjeguar, trajtuar apo përfaqësuar si kryengritje shqiptare 3.

Kjo optikë, na shpie në tre lloje paradigmash interpretative. Fillimisht,kryengritjet shihen njëkohësisht si rezultat dhe si motor i lëvizjes përbashkuese, gjithnjëe më të organizuar, të shqiptarëve. Në historiografinë shqiptare komuniste dhe pas-komuniste shohim kështu një përshkallëzim : më 1910 një koordinim do të bëhej imundur në Kosovë, por ai do t u mungonte rajoneve të tjera, sepse kushtet nuk do tëishin ende të favorshme ; më 1911 shqiptarët do të kuptonin nevojën e kalimit në luftëtë armatosur (thirrja për kryengritje e lëshuar nga njëfarë Shoqata e zezë vlerësohetsi shprehëse e mendimit të të gjithë shqiptarëve) ; më 1912 do të ishte kryengritja epërgjithshme që do të shpinte në pavarësinë e Shqipërisë, shpallur pas Luftës së ParëBallkanike, në nëntor 1912. Aktorët e përfshirë në këto ngjarje do të merrnin pjesë,secili në mënyrën e vet, në përmbushjen e të njëjtit qëllim. Midis kryengritësve tëkrahinave veriore, deputetëve, patriotëve/nacionalistëve dhe lëvizjes së çetave nëJugun shqiptar do të krijohej një koordinim për një lëvizje gjithnjë e më të bashkuar4.Nëse historiografitë joshqiptare nuk e ndjekin këtë skemë shpjegimi nacionalist, edheato e kanë gjithsesi prirjen të shohin një lëvizje që vjen duke u zgjeruar dhe që shpiedrejt një kryengritjeje të përgjithshme, e më pas drejt pavarësisë shqiptare5.

3 Mbi shpjegimet që shfaqen gjatë epokës në shtypin osman, shih Bilgin Çelik, Ittihatçilar veArnavutlar, Istanbul Büke Kitaplarý, 2004. Mes shpjegimeve të përhapura jashtë Perandorisë, shihE.b.V. [Ekrem bey Vlora], Die Wahrheit über das Vorgehen der Jungtürken in Albanien, Wien undLeipzig, Hof-Buchdruckerei, 1911; Leopold Freiherr v. Chlumecky, Die Jungtürken und Albanien ,Österreichische Rundschau, vëll. 26, jan.-mar. 1911, f. 268-274. Do t u kthehem në tekstshpjegimeve të administratorëve osmanë e diplomatëve të huaj.

4 Shih posaçërisht veprën e referencës Historia e Shqipërisë, vëll. 2, Tiranë, Instituti i Historisë,1965, f. 305 ss.

5 Shih kryesisht trajtimin e kryengritjeve nga Stavro Skendi, «Revolts, demands, and interven-tions», The Albanian National Awakening. 1878-1912, Princeton, Princeton University Press, f.405 ss.; Noel Malcolm, «The great rebellions», Kosovo. A short history, London, Macmillan, 1998,f. 239 ss.; George Gawrych, «Road to independence», The Crescent and the Eagle.Ottoman Ruleand the Albanians, 1874-1913, London-New York, I.B. Tauris, f. 170 ss; Peter Bartl, Albanien,Regensburg, Friedrich Pustet, 1995, Albanische Aufstände zu Begin des 20. Jahrhunderts , f. 121

Përpjekja 87

Paradigma e dytë interpretative ka të bëjë pikërisht me qëllimin e kryengritjeve.Këto, në të vërtetë, në pjesën më të madhe të kohës, shpjegohen si shpërthime kundërsundimit osman (në historiografinë shqiptare, që nga epoka komuniste flitet për luftëtë armatosur të shqiptarëve kundër Perandorisë 6) ose si njëra prej mënyrave kryesoretë përdorura nga shqiptarët për të kërkuar autonominë në gjirin e Perandorisë, osepavarësinë e plotë. Në këtë kuadër të përcaktuar prej kërkesave nacionaliste, kryengritjete viteve 1910-1912 lidhen me periudhën e Lidhjes së Prizrenit , e mistifikuar edhe ajogjerësisht. Më tej, legjitimimi i kërkesave nacionaliste përforcohet nga fakti se shtypjae kryengritjeve nga turqit ose nga xhonturqit kulmon me akte barbare. Nësepërmenden motive të tjera, të tilla si kundërshtime ndaj taksash e tatimesh të caktuara,shumëllojësia e motiveve të veprimit apo e shprehjes së aktorëve të ndryshëm merretparaysh më rrallë si e tillë7. Për sa i takon zhvillimev të mundshme gjatë kohës, HüseyinÇelik flet për një ndryshim në natyrën e kryengritjeve, duke vënë re se të parat janëkoservatore , ndërsa të fundit jo, por edhe ai i përshkruan të dytat se në thelb qenë

për autonominë ose pavarësinë.Së fundi, paradigma e tretë interpretative lidhet me aktorë, të cilët, kur janë të

shquar, vendosen përgjithësisht në dy rryma kundërshtare: konservatorët dhenacionalistët. Nëse këto dy kategori aktorësh bashkohen në kryengritjen finale, njëvështrim elitist dhe intelektual e vendos pjesën më të madhe të të parëve kryengritësite armatosur në rangun e aktorëve dytësorë. Këta nuk supozohen ta dinë se çkakërkojnë vërtet, ndërsa janë nacionalistët ata që i tregojnë botës së jashtme se edhekëtu bëhet fjalë për një kryengritje kombëtare8. Kur flitet për instrumentalizimin ekryengritjeve, bëhet fjalë thelbësisht për instrumentalizimin e kryer nga vendetballkanike dhe Fuqitë e Mëdha, sepse nacionalistët, deputët e të tjerë shqiptarë qëato kohë mbajnë atëherë ligjërata mbi kryengritjet, konsiderohen si aktorë në kryengritjenjësoj me kryengritësit e armatosur. Por edhe kur kjo nuk ndodh, nocioni iinstrumentalizimit nuk është ndoshta koncepti më i përshtatshëm për të kuptuarmekanizma të caktuara ndërkëmbimesh me të tretë, që përfshihen në çështjen ekryengritjeve; do t i rikthehem kësaj9.

ss; Hüseyin Çelik, «Arnavutluk Sorunu ve Arnavutluk Isyanlari», Ittihatçilar ve Arnavutlar. II.Me rutiyet Döneminde Arnavut Ulusçulu u ve Arnavutluk Sorunu, Istanbul, Büke Kitaplar1, 2004,f. 345 ss.; Banu I let Sönmez, «Siyasal Mücadeleden Silahli Mücadeleye: Isyanlar», II. Me rutiyetteArnavut Muhalefeti, Istanbul, Yap1 Kredi Yayinlari, 2007 f. 173 ss.

6 Shih për shembull Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), Prishtinë, Instituti i Historisë, 2003, f. 6.

7 Studimi i vonë nga Antonio d Alessandri e merr parasysh këtë shumëllojësi. Cf. Antoniod Alessandri, «Le rivolte albanesi del 1910-1912 tra localismo e nazionalismo», në Alberto Bascianiet Antonio d Alessandri, Balcani 1908. Alle origini di un secolo di conflitti, Trieste, Beit, 2010, f.153-166.

8 Bëhet fjalë për një vështrim të përhapur ndërkaq ndër shqiptaristë të kohës, si Sejfi Vllamasi(cf. Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë, 2002 (bot. 2-të), 2000,f. 54-55).

9 Vetë unë e kam përdorur këtë koncept instrumentalizimi në studimin tim mbi origjinat e

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 88Pavarësia

E pra, në këto skema interpretative, qofshin ato nacionaliste apo jo, aspekte tëshumta të kryengritjeve, edhe kur nuk deformohen, mbeten të turbullta ose tëpatrajtuara. Studimet paraqesin përfundimisht pak elementë që mundësojnë përgjigjendaj pyetjeve të tilla si: si ndërlidhen saktësisht kryengritjet; cilat janë vendndodhjete tyre; cilët janë drejtuesit; cili është profili i tyre sociologjik; cilat janë motivet e tyre;si mobilizojnë ata; cilat janë kërkesat; prej kujt shprehen ato; me ç lloj shtypjeje përballen;kur vihet tek negocjatat? Kur këto studime e përmendin faktin se krahina të caktuara,grupe të caktuara apo individë të caktuar nuk ngrenë krye, kjo shpjegohet duke thënëse këta janë tradhëtarë, se nuk mund të veprojnë dot apo se mendojnë që është më eudhës të presin, por ndërkaq qëllimi është detyrimisht i pranishëm. Po ashtu, nivelet endryshme diplomatike, perandorake, rajonale dhe lokale të cilat shtresëzohen njërambi tjetrën, vihen në dukje rrallë.

Burimet, megjithatë, sikurse e km shprehur më lart, janë të bollshme, veçanërishtburimet konsullore austro-hungareze, pasojë kjo e interesit që ushqente Monarkia eDyfishtë për rajonin si dhe e veprimit të saj për një zhvillim të kontrolluar tëshqiptarizmës10. Nisur nga punimet ekzistuese si dhe nga këto raporte konsullore, dotë mundohem kështu të vendos theksin mbi mekanizmat e mobilizimit që çuan drejtkëtyre kryengritjeve, ashtu sikurse dhe mbi aktorët që hynë në lojën e sekuencavekryengritje-shtypje-negocjata. Më parë, do të paraqes disa të dhëna mbi kontekstinshoqëror dhe politik të rajoneve që qenë vatrat kryesore të kryengritjeve.

Rajonet kufitare me status të veçantë

Rajonet në të cilat ndodhin pjesa më e madhe e kryengritjeve të viteve 1910-1912 janë, më një anë, veriu i vilajetit të Kosovës (domethënë, pak a shumë Kosova esotme) dhe, në anën tjetër, krahina të caktuara malore të sanxhakut të Shkodrës/Ýþkodra,në veri të vilajetit me të njëjtin emër11. Qysh prej Kongresit të Berlinit më 1878, bëhetfjalë për rajone që gjenden në kufirin veri-perëndimor të zotërimeve osmane në Evropë,përballë Serbisë dhe Malit të Zi. Meqenëse ndodhen në kufi dhe janë vështirësisht tëkontrollueshme, gjatë epokës hamidiane këto dy krahina kanë status tëjashtëzakonshëm (müstesna). Kjo do të thotë, sidomos, se popullata myslimane nukpaguan veçse një kategori të caktuar tatimesh, se nuk detyrohet me shërbim ushtarak,por se rekrutohet në rangjet e ushtrisë osmane, në rast lufte, në njësi të posaçme nënudhëheqjen e bajraktarëve, dhe, më në fund, se armëmbajtja është e lejuar. Në malet e

nacionalizmit shqiptar (cf. Nathalie Clayer, Aux origines du nationalisme albanais, Paris, Karthala,2007).

10 Mbi këtë teme, Clayer, Aux origines du nationalisme albanais.11 Në krahina të tjera, para 1908, heseshin forma të ndryshme kundërshtimesh, veçanërisht

formime çetash si në Maqedoni, me një kufi nganjëherë të mjegullt midis çetave politike dhe çetavetë hajdutëve (ibid., f. 561-572). 

Përpjekja 89

sanxhakut të Shkodrës, fiset katolike kanë status të ngjashëm dhe armëmbajtja poashtu lejohet. Kjo gjendje ka pasoja të rëndësishme në organizimin shoqëror, në raportete forcave në nivel lokal dhe në përdorimin e dhunës. Revoltat shfaqen shpesh si njëmënyrë që përdor popullata për të hyrë në negocjata me autoritetet lokale ose qendrore.Të tretët, lokalë ose jo, munden kështu të ndërhyjnë për t i nxitur apo penguarkryengritjet sipas njërit interes gjeopolitik apo tjetrit12.

Organizimi shoqëror, raportet e forcave dhe monopoli i dhunës

Le të bëjmë dallimin mes vilajetit të Kosovës dhe sanxhakut të Shkodrës. Nëveri të vilajetit të Kosovës, shoqëria, përpos rripit perëndimor në kufi me sanxhakun eShkodrës, përgjithësisht, nuk është e strukturuar në fise. Pjesa më e madhe e rrjetevetë solidaritetit dhe të pushtetit ndërtohen përreth personazhesh, krerësh , të cilëtarrijnë të krijojnë ndikim në shoqëri përmes solidariteteve të prejardhjes familjare, poredhe solidariteteve fshatare dhe krahinore. Këta krerë janë të pasur dhe ndikimi ityre matet me numrin e pushkëve që disponojnë, domethënë me numrin e burraveqë janë në gjendje të mobilizojnë. Janë ata që marrin të gjitha vendimet në mbledhje.Midis këtyre krerëve, disa janë ish-kaçakë (që jetojnë me deruhdecilik, do të thotë mesistemin e mbrojtjes së detyruar përmes pagesës), të cilëve sulltani Abdyl Hamid u kadhënë poste në xhandarmëri, ushtri dhe administratë për t u paguar nënshtrimin dhepër t i përdorur si hallkë për të kontrolluar popullsinë. Ndikimi i secilit prej këtyrekrerëve matet kështu me numrin e pushkëve që mund të mobilizojnë falë aleancave

krahinore dhe atyre fisnore që janë në gjendje të lidhin, në veçanti në zonat malore, nëpërputhje me pushtetin e tyre ekonomik dhe/ose autoritetin e tyre personal. Ali Draga,pashai i Mitrovicës dhe tre djemtë e tij kanë kështu ndikim në krahinat e Kolashinit,Rozhajës dhe Pejës e deri në qendrën e vilajetit Shkup/Üsküp. Zona e ndikimit të IsaBoletinit zgjatet nga Mitrovica në Novi Pazar.

Megjithatë, në secilën mikro-krahinë një qytet me rrethinat e tij ka rivalitetmidis shumë tarafesh (domethënë midis shumë rrjetesh ndikimi të lidhura me krerë tëndryshëm), përgjithësisht dy ose tre. Në këtë luftë ndikimesh, që lë gjurmë në skenënpolitike lokale, hyjnë në lojë lidhje që mund të kenë vendosur disa prej këtyre krerëveme administratën lokale dhe kryesisht me Pallatin Yýldýz. Lidhjet me pallatin janë osetë drejtpërdrejta, ose përmes personash me origjina nga këto krahina apo nga sanxhakui Shkodrës, pasojë kjo e marrëdhënieve ekonomike midis dy rajoneve. Ndikimi i njëkreu mund të përforcohet gjithashtu prej mbështetjes së qeverive të huaja të caktuara:konkretisht, prej shpërndarjes së fondeve në të holla, dhënë përmes konsujsh apo tëtjerë agjentësh.

12 Mbi këto konfigurime gjeopolitike e shoqërore, shih ibid., p. 62-74 et 74-89, linjave kryesoretë të cilave u rikthehem këtu.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 90Pavarësia

Me ndikimin e tyre të fortë dhe respektues ndaj kanunit (ligjit zakonor) mëtepër se ndaj rendit osman, krerët ushtrojnë ligjin e tyre përgjatë gjithë kufiritverior të vilajetit të Kosovës. Një mënyrë presioni e përdorur rëndom kundërautoriteteve është mbyllja e pazarit. Kjo mund të arrihet në dy mënyra: ose në mëngjesine ditës së caktuar dyqanet mbahen të mbyllura; ose pazari i hapur mbyllet papritmas.Në rast problemesh, një ose disa krerë mund të vendosin gjithashtu të thërrasin kuvendeqë kanë për qëllim, në njërën anë, të japin besën, domethënë të ndalojnë gjakmarrjet jothjesht midis dy palëve (dy shtëpi, dy fshatra ose dy fiseve), por në të gjithë krahinën,me qëllim vendosjen e një lloj paqeje publike ; dhe, në anën tjetër, të marrin angazhimetë caktura të përbashkëta për të zgjidhur problemin në fjalë, përmes themelimit të njëlloji lige (ittifak në turqisht). Megjithatë, këto tentativa ligash janë shpesh delikate, tëpafrytshme madje, sepse nënkuptojnë ndërprerjen e luftës ndërmjet tarafeve dhesynojnë të afrojnë grupe nga krahina të ndryshme, interesat e të cilëve ndryshojnëndjeshmërisht. Për rrjedhojë, numri i aktorëve mbetet shpesh i kushtëzuar, e po ashtuedhe zona gjeografike që përfaqësojnë. Ligat përndryshe lidhen për periudha të caktuara,për shembull, deri për shën Dhimitrin në nëntor ose deri për shën Gjergjin në maj.

Pranë këtyre krerëve gjenden bejlerë dhe agallarë, pronarë tokash dhe tregtarëtë mëdhenj, të vendosur kryesisht në qytete dhe që formojnë një grup endogam. Prejgjirit të brezit të ri të këtyre familjeve, formuar në shkollat e reja të kryeqytetit osmanose në Selanik, do të krijohet gjatë fillimit të shekullit XX një elitë e vogël moderniste,që përfshin personazhe si Hasan Bej Prishtina ose Nexhip Bej Draga, vizioni i të cilëvenuk i përgjigjet më atij të krerëve të përshkruar më lart.

Gjendja ndryshon në sanxhakun e Shkodrës, në kuptimin që ky territor ruanveçantinë e të qenit i populluar prej një numuri klanesh, të cilat jetojnë në mënyrëthuajse autonome nëpër male të vështira për t ju qasur. Një Komision Malesh, me selinë Shkodër, është ngarkuar ndërkaq të trajtojë raportet midis klaneve të caktuara dheadministratës osmane, dhe të përpiqet të kontrollojë gjithnjë e më shumë të parët.Klane të tjera janë integruar gjithnjë e më shumë në rendin osman përmes mënyrash tëtjera (emërime nëpunësish lokalë kryesisht). Edhe pse në shumicë të krishterë, anëtarëte këtyre klaneve janë të armatosur për të formuar një lloj mbrojtjeje të kufirit osmano-malazez. Në kufirin e shekujve XIX dhe XX, barinjtë shumë të varfër, kaçakët epërkohshëm, malisorët (malësorët), sikurse quhen këta banorë malesh, mikloheshin siprej Malit të Zi ashtu edhe prej Austro-Hungarisë, që rivalizonin për shpërndarjen efondeve dhe armëve. Përplasjet brendaklanore, përplasjet ndërmjet klaneve, ato midisklaneve dhe autoriteteve osmane apo midis klaneve dhe autoriteteve malazeze (nërastet e vajtje-ardhjeve të shpeshta nga malet për në kullotat dimërore në fusha, dhe ekundërta, që ndonjëherë gjendeshin në anën tjetër të kufirit) janë të shpeshta, pormbeten në nivel të kufizuar lokal.

Përpjekja 91

Kryengritjet lokale dhe përfshirja e të tretëve para vitit 1908

Nuk është fjala këtu që të hartohet një gjenealogji e kryengritjeve në rajonetkufitare të Perandorisë, duke u nisur në veçanti nga Lidhja e Prizrenit (1878-1881)dhe Lidhja e Pejës (1899), episode gjerësisht të mistifikuara në historiografinë ederitanishme. Do të dëshiroja thjesht të nënvizoja dy elementë: më një anë, përfshirjene shpeshtë të të tretëve në kryengritjet e këtyre zonave kufitare; dhe, në tjetrën,shpeshtimin e revoltave në pesë vitet që paraprinë revolucionin e xhonturqve.

Në fakt Lidhja e Prizrenit përbën një shembull të mirë për këtë të tretët,domethënë aktorët që ndjekin të tjera qëllime, të pajtueshme ose jo me mbrojtjen einteresave të kryengritësve13, u përfshinë shpesh në zhvillimet e kryengritjeve dhekanë ditur të përdorin veçanërisht sistemin e ligës (ittifak), që rrjedh nga ligji zakonor.Autoritetet osmane lokale dhe/ose qendrore, të cilat ruanin një ekuilibër të vështirëndërmjet mbajtjes së statutit të jashtëzakonshëm të këtyre rajoneve dhe përpjekjes përt i përfshirë ato në rendin osman, u munduan kësisoj të rikthenin rendin e brendshëmose të kundërshtonin ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha. Këto të fundit u përpoqëngjithashtu ta ndikonin zhvillimin e situatës lokale në favor të tyre kundër Perandorisë,Fuqive të tjera të Mëdha apo vendeve ballkanike fqinje. Shqiptaristët po ashtu ipërdorën në mënyrë të tërthortë kryengritjet në argumentimet e tyre nacionaliste, çkanuk do të thotë, në të kundërt, se kryengritësit nuk i përdorën këto mbështetje tëndryshme në drejtimin që u leverdiste14.

Ky ishte veçanërisht rasti ndërmjet viteve 1903 dhe 1908 në vilajetin e Kosovës,teksa kryengritjet po shtoheshin. Ndërkohë që gjendja është shumë e paqëndrueshme,nis një cikël i ndërlikuar kryengritjesh, shtypjesh dhe negocjatash, si pasojë etentativave për të futur reforma administrative dhe fiskale, kundër të cilave krerëtkosovarë ngrihen më së shpeshti në mënyrë sporadike. Në këtë cikël, përfshihen,drejtpërdrejt ose tërthorazi, të tretët. Autoritetet osmane shtyhen prej Fuqive të Mëdhat i paraqesin fusin këto reforma në kuadrin e zgjidhjes së « çështjes maqedonase  ».Veriu i vilajetit të Kosovës, gjithë duke qenëedhe pse pjesë e « Tre Vilajeteve  »(vilayet-i selâse) nuk është zyrtarisht pjesë e zonës në të cilën, për shembull,xhandarmëria është riorganizuar prej specialistëve të huaj. Në fillim të vitit 1903 tëkrishterët nisin megjithatë të rekrutohen në xhandarmërinë lokale, ndërkohë që nëkrahinë hapen gjykata të reja me gjykatës myslimanë dhe të krishterë. Reformat japinkështu ndjesinë e risive të parashtruara në favor të jo-myslimanëve sipas kërkesave tëFuqive të Mëdha. Autoriteteve osmane u duhet të shmangin zgjerimin e kryengritjeveqë mund të shpien në ndërhyrje më të mëdha prej Fuqive të Mëdha ose që mund të jenë

13 Rimarr këtu përkufizimin e bërë nga Elise Massicard në lidhje me të tretët në lëvizjen aleviste(Elise Massicard, L Autre Turquie, Paris, PUF, 2005).

14 Shih N. Clayer, Aux origines du nationalisme albanais, f. 245-258 et f. 596-602.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 92Pavarësia

në favor të lojës së vendeve ballkanike fqinje; por u duhet gjithatu të mbajnë myslimanëte kufijve në gjirin osman dhe të tregojnë se këto reforma nuk mund të vihen në jetë; prejku buron pastaj ndonjëherë mosndërhyrja, ndonjëherë nxitja e marrëveshjeve të besëspër një mobilizim më të gjerë kundër reformave, ose në të kundërt, nxitja për të ndërprerëluftimet apo marrja e masave kundër kryengritësve (burgu, internimi, etj.). Pozita zyrtareosmane është po aq e paqartë dhe e ndryshueshme, sa edhe ajo e aktorëve qëpërfaqësojnë autoritetin e që janë, në fakt, të shumtë e kanë vizione te ndryshme.Kështu, sulltani, veziri i madh, guvernatori i përgjithshëm i vilajetit dhe i dërguari iposaçëm i mbikëqyrësit të përgjithshëm të Tre Vilajeteve , Shemsi Pasha, nismëtarikryesor i negocjatave në nivel lokal, nuk veprojnë krejtësisht në bashkërendim. Tëmarrim një tjetër shembull, atë të Austro-Hungarisë, përfaqësuesit e së cilës mund tëjenë të interesuar t i shohin kryengritjet të zhvillohen ose në të kundërt të shuhen, nëpërputhje me pozitat e saj në terren përkundrejt atyre të Fuqive të Mëdha dhe tëvendeve ballkanike, në lidhje me prestigjin që ajo kërkon të ruajë pranë shqiptarëve përshkak të politikës së saj shqiptare apo sipas marrëdhënieve të saj me Perandorinë.

Në ciklin kryengritje-shtypje-negocjata luajnë rol gjithashtu edhe interesat eaktorëve të caktuar jo-shtetërorë, lokalë dhe jo-lokalë, si për shembull, furnitorët eushtrisë, të cilët kanë interes që ushtria të jetë e pranishme në rajon, dhe shqiptaristët,pozita e të cilëve është më e paqartë. Këta të fundit, që ndërhyjnë vetëm tërthorazi,duke i përcjellë ngjarjet në gazeta, mund t i skicojnë në fakt kryengritjet si pjesë elëvizjes shqiptare kundër politikës së sulltanit, sikurse mund t i kritikojnë krerëtkryengritës për shkak të imazhit negativ që ata japin për shqiptarët në Perëndim sinjerëz të përçarë dhe gjaksorë . Më 1908, ndërsa tensionet midis myslimanëve dhe tëkrishterëve rriten në rajon, janë kundërshtarët e regjimit hamidian ata që do të përfshihennë kryengritje për t u dhënë një rrjedhë të veçantë asaj. Mbledhja e famshme e krerëvelokalë e thirrur në Ferizaj për të lidhur besën, prej së cilës vetë Shemsi Pasha dëshirontë përfitojë, kthehet në avantazh të të dërguarve të pranishëm të xhonturqve. Kërkesate kryengritësve, të cilët i kundërshtojnë thelbësisht reformat dhe ndërhyrjen e huaj,shndërrohen në një kërkesë për rivendosjen e Kushtetutës, e cila do të ndikojë nëpërmbysjen e ekulibrit në favor të xhonturqve15.

Le të vijmë tek kryengritjet e quajtura kryengritjet shqiptare , të cilat ndodhënpas revolucionit të xhonturqve. Përgjithësisht ato paraqiten sipas një vije kronologjike,vit pas viti, duke nisur me vitin 1910. Është e vërtetë se dimri është përgjithësisht njëperiudhë armëpushimesh, si për lëvizjet kryengritëse ashtu edhe për fushatat epaqëtimit. Por nëse do të analizonim format që morën kryengritjet, aktorët e përfshirënë terren dhe jashtë tij, ashtu sikurse edhe format e veprimit të autoriteteve përkundërkryengritjeve, do të mund të propozojmë një tjetër klasifikim, me një tjetër kronologji.Grupi i parë i kryengritjeve është ai që përkthen, qysh të nesërmen e revolucionit më1908 dhe jo duke nisur nga viti 1910 , qëndresën e krerëve të caktuar lokalë të veriuttë vilajetit të Kosovës përkundër pushtetit të ri të xhonturqve, që tenton të afirmohet

15 Ibid., f. 603-608.

Përpjekja 93

në vend. Një grup i dytë kryengritjesh shfaqet ndërmjet verës së vitit 1910 dhe asaj tëvitit 1911, si pasojë e veprimeve ushtarake drejtuar nga Turgut Pasha. Këtë herëvendndodhja e tyre është kryesisht në vilajetin e Shkodrës/Ýþkodra, duke implikuarkështu të tjerë aktorë vendas, ashtu sikurse edhe të tretë, osmanë dhe jo-osmanë, eduke marrë gjithashtu forma të reja. Sa i përket kryengritjeve të vitit 1912, ato i përkasinnjë kategorie të tretë, kur në terren shfaqen aktorë të rinj dhe kur kërkesat ndryshojnë.Mënyrat e shtypjes dhe të negocjatave, njësoj si ngjarjet e politikës së brendshme dhetë jashtme osmane, ishin vendimtare në këto zhvillime.

Rezistenca lokale ndaj regjimit të ri në veri të vilajetit të Kosovës(verë 1908 - pranëverë 1910)

Revolucioni xhonturk e shndërron të gjithë peizazhin politik osman. Ai modifikonpo ashtu edhe raportet e forcave lokale, deri aty sa Komiteti i Bashkimit dhe Progresitpërpiqet të kontrollojë apo përndryshe të marrë në dorë pushtetin në provinca, dhe umundëson kësisoj disa aktorëve të caktuar të ripozicionohen16. Ai fut gjithashtu njëtjetër mënyrë për ta parë marrëdhënien midis qendrës dhe periferisë, me synimin tekintegrimi i mëtejshëm. Në fund, revolucioni i jep një vend të ri ushtrisë. Pasojat e këtyreshndërrimeve, që do të varen po ashtu nga ngjarje të mëpasme si humbja përfundimtaree Bosnjë-Hercegovinës dhe e Bullgarisë në vjeshtën e vitit 1908 apo kundër-revolucionii prillit 1909 janë të ndryshme në varësi të krahinave. Megjithatë, në veri të vilajetit tëKosovës ato shpien në qëndresën e krerëve të caktuar, e cila, pas masave të shtypjesdhe reformave, shndërrohet në kryengritje.

Qëndresë ndaj rendit të ri, shtypje e dhunshme dhe kryengritje

Pas revolucionit të korrikut 1908, në gjendjen fare të veçantë në veri të vilajetittë Kosovës, komitetet e lidhura me KBP-në, të formuara nga ushtarakë, nëpunës dhedisa bejlerë të rinj vendas si Nexhip Bej Draga, nuk ndërfuten veçse pjesërisht nëskenën vendase të zotëruar nga krerët e fraksioneve të armatosura. Përtej garnizonit tëfuqishëm të Mitrovicës, komitetet arrijnë të sigurojnë aty-këtu disa mbështetje në sajëtë bejlerëve, por partizanët e tyre janë të paktë në numër. Mbështetjet e tyre në vendkrijohen sajë antagonizmit midis fraksioneve konkurruese. Krerë të caktuar myslimanëvendas bëjnë gjithashtu kompromise me xhonturqit, por pjesa më e madhe e tyre dhee partizanëve të tyre, megjithëse nënshkrues të « besës » së Ferizajt, e kanë të vështirëta pranojnë këtë pushtet të ri që i kundërvihet sulltanit dhe përkrah barazinë me të

16 Për këtë temë shih artikulin tim Le temps de la liberté, le temps de la lutte pour le pouvoir :la révolution jeune turque dans les provinces albanaises , Actes du colloque L ivresse de la liberté.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 94Pavarësia

krishterët, duke lëkundur kështu nga themelet fuqinë e pozitave të tyre në rajon.Kjo rezistencë ndaj regjimit të ri do të gjenerojë gradualisht shtypje të dhunshme,

pasojë kjo si e përdorimit të forcës nga autoritetet kundër saj (edhe pse anëtarët e KBP-së nuk e mbështesin njëzëri) edhe e përpjekjes së tyre për të futur një rend të ri,sinonim, ndër të tjera, me rekrutimin e detyrueshëm dhe taksa të caktuara. Veëanërishtjehona pozitive e kundër-revolucionit në vend e detyron KBP-në të vendosë ta shtrijëpushtetin e vet jo dhe aq përmes kërkimit të hallkave të mbështetësve në vend sesapërmes eleminimit të kundërshtarëve të vet më të ethshëm me ndihmën e ushtrisë17

Në fakt, që prej nëntorit 1908 (pas zgjedhjeve të para të kuvendit), meqenësekrerë të caktuar shqiptarë vendas shfaqen gjithnjë e më tepër të panënshtruar ndajregjimit të ri, por edhe për shkak të rivalitetit midis Nexhip Dragës anëtar i parisë sëMitrovicës dhe pjesëtar i shquar i Komitetit lokal dhe kreut Isa Boletini18, dërgohentrupa kundër krerëve vendas. Mbrritja e ushtarëve mjafton për të shpërndarë disaqindra burra të thirrur për t u bashkuar në Ferizaj nga Rustem Kabashi, ndërsa batalionii 5-të i pushkatarëve thyhet përballë Isa Boletinit, që arrin të largohet nga krahina eMitrovicës19. Në pranverën vijuese, Xhavid Pasha ngarkohet me një tjetër ekspeditëkundër Isa Boletinit në krahinën e Ipekut/Pejës. Ai arrin ta vendosë autoritetin e qeverisëme forca krahasimisht të pakta dhe pa gjakderdhje. Por shkatërrohen kulla nga ushtria,e cila ndihmon gjithashtu në mbledhjen e tatimeve dhe në regjistrimin e popullsisë përqëllim rekrutimi20.

Kundër-revolucioni gjeneron masa ushtarake dhe valë arrestimesh akoma mëtë mëdha. Xhavid Pasha kërkon fillimisht të frikësojë përmes organizimit të manovraveushtarake në Fushë-Kosovë. Më pas, ai marshon drejt Pejës dhe Gjakovës, qytete nëtë cilat shfronësimi i Abdyl Hamidit vetëm se e ka rritur pakënaqësinë21. Krerët ndalohen,kullat shkatërrohen dhe fshatrat dëmtohen gjithashtu, por Xhavid Pasha përfundimishttërhiqet. Mahmud Shevqet Pasha duhet ta ketë udhëzuar të heqë dorë nga ekspeditanë Malësi dhe të kufizohet në kthimin e rendit në qytet, në kryerjen e regjistrimit tëpopullsisë dhe çarmatimin, me qëllimin shmangjen e provokimeve të panevojshme nëkrahinë. Paralelisht, bëhen ndalime në Novi Pazar, e pas tij edhe tjetërkund, çka i bënvëzhguesit të besojnë se vullneti i KBP-së është spastrimi energjik i partizanëve të

17 HHStA, PA XXXVIII/403, Prizren, Prochaska, raportet n°126 du 3/8/1908 dhe n°137 të 15/8/1908; PA XXXVIII/404, Prizren, Prochaska, 16/5/1909; PA XXXVIII/386, Mitrovitza,VonZambaur, raportet n°65 të 10/8/1908, n°105 të 25/11/1908, n°107 të 27 /11/1908; PA XXXVIII/387, Mitrovitza, Zambaur, raportet n°5 të 24/1/1909, n°28 të 10/4/1909, n°31 të 17/4/1909, n°33të 23/4/1909, n°39 të 13/5/1909, n°42 të 23/5/1909 dhe n°44 të 30/5/1909.

18 Nexhip Dragës i duhet të shkojnë në Selanik për të bindur Komitetin qendror të marrë masakundër Isa Boletinit (Gawrych, The Crescent, f. 161-162).

19 HHStA, PA XXXVIII/386, Zambaur, Mitrovitza, raporti n°105 i 25/11/1908.20 HHStA, PA XXXVIII/387, Zambaur, Mitrovica, raporti n°28 i 10/4/1909; PA XXXVIII/404,

Prizren, von Rudnay, telegrami n°9 i 27/3/1909 dhe nën-konsull Prochaska, raportet n°27 të 16/4/1909 dhe n°39, të 20/5/1909.

21 Është kundërshtuar madje edhe përmendja e emrit të sulltanit të ri nëpër xhami.

Përpjekja 95

regjimit të vjetër22. Pavarësisht këtyre masave, autoritetet nuk arrijnë në të vërtetë tëmbledhin taksa. Përkundrazi, mësymjet e dhunshme të Xhavid Pashës mbiquajturGjaur Pasha (pashai i pafe) shtyjnë malësorë të caktuar t i hedhin poshtë edhe mëvendosmërisht masat e reja në lidhje me taksat, armëmbajtjen, regjistrimin e popullatësdhe rekrutimin, dhe të kërkojnë rivendosjen e sheriatit dhe të autoritetit të sulltanit.Xhavid Pasha vendos atëherë të përdorë edhe një herë forcën dhe udhëheq njëekspeditë, posaçërisht në krahinën e Lumës (në jug-perëndim të Prizrenit). Shtypjaështë e dhunshme. Shumë fshatra, me përjashtim të xhamive, shkatërrohen krejtësishtnga ushtria. Luftimet shkaktojnë rreth njëqind të vrarë në kahun e malësorëve.Megjithatë, përfundimisht Xhavid Pasha tërhiqet pa mundur ta nënshtrojë krejtësishtkrahinën kryengritëse. Konsujt austro-hungarezë shkruajnë se ai duhet të ketë marrëurdhër ta ndërpriste këtë fushatë. Rezultati, sipas përfaqësuesve të Monarkisë sëDyfishtë, ështe se kryengritësit u vetëquajtën fitues dhe se autoriteti i qeverisë nëvend që të forcohej, vetëm u zvogëlua. Rreth fundit të vitit malësorët do të guxonin tëkundërshtonin edhe negocjatat për një zhdëmtim të mundshëm që mytesarifi dëshirontetë niste. Nga ana tjetër, konsujt vlerësojnë se këto ngjarje ndihmuan në forcimin ekohezionit të shqiptarëve në veriun e vilajetit të Kosovës, çka do t u mundësontemobilizim të organizuar në shkallë më të gjerë23. Pikërisht kjo do të ndodhte gjatëpranverës që vijoi.

Në fillim të vitit 1910, kryengritjet shpërthejnë fillimisht aty ku disa muaj më parëshfronësimi i sulltanit ndihmoi në rritjen e pakënaqësisë së segmenteve të mëdha tëpopullsisë nën drejtimin e krerëve të tyre, dhe ku Xhavid Pasha kishte ndërmarre njëveprim të parë paqëtimi të pjesshëm. Sipas konsullit të vendosur në Mitrovicë, shpalljae ligjit kundër çetave dhe vendosja e një gjykate lufte në Üsküp/Shkup (e vendosur mënë fund), e po ashtu edhe ndalimi i armëmbajtjes nuk kanë asnjë ndikim në krahinë:asnjë armë nuk është dorëzuar apo konfiskuar, grabitjet lulëzojnë si kaherë dhe autoritetii qeverisë është kudo i dobët24.

Qëndresa ndaj autoriteteve është nganjëherë pasive: në mars, thirrja erezervistëve (redif) jep rezultate të varfra; Drenica (krahinë në perëndim të Prishtinës),e injoron krejtësisht. Megjithatë, asnjë masë nuk merret nga autoritetet25. Në raste tëtjera, qendresa është aktive. Në fund të shkurtit, mytesarifi i Pejës, që donte të arrestonte

22 HHStA, PA XXXVIII/387, Mitrovitza, Zambaur, raporti i 29/4/1909,  telegrami n°23 i 11/5/1909 dhe raporti n°41, 16/5/1909, raportet e 22/5/1909, 23/5/1909, 30/5/1909, 4/7/1909; PAXXXVIII/404, Prizren, Prochaska, raportet n°51 të 9/6/1909, n°53 të 13/6/1909 dhe n°56, 23/6/1909.

23 HHStA, PA XXXVIII/387, Mitrovitza, Zambaur, raportet e 9/8/1909, 5/10/1909, nën-konsull dhe Gerent von Tahy, raporti n°1 i 12/1/1910; PA XXXVIII/404, Prizren, Prochaska,raporti n°77 i 16/8/1909, telegramet n°33 të 4/9/1909 dhe n°36 të 12/9/1909, raportet n°87 të 14/9/1909, n°94 të 26/9/1909, n°100, 5/10/1909, n°103, 11/10, n°120 të 20/12/1909.

24 HHStA, PA XXXVIII/387, Mitrovitza, nën-konsull dhe Gerent von Tahy, raporti n°1 i 12/1/1910.

25 HHStA, PA XXXVIII/387, Mitrovitza, von Tahy, raporti n°9 i 23/3/1910.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 96Pavarësia

në një fshat disa krerë të gatshëm për të lidhur besën, rrethohet prej 2000 burrash ngafshatrat përreth. Trupat djegin një kullë, por përfundimisht detyrohen të tërhiqen. Nëkrahinën midis Gjakovës dhe Pejës, krerët shpallen haptas kundër risive të këqija(bidat), domethënë kundër çarmatimit, shërbimit ushtarak dhe tatimeve të reja. Nëkrahinën e Lumës, e shkelur nga ekspedita e Xhavid Pashës, tubimet kundër regjimit tëri organizohen qysh prej muajit shkurt, pa ndërhyrje nga autoritetet. Ndërsa mytesarifinis një delegacion parlamentar për marrëveshje, ata i kërkojnë mosfutjen e risive , nëveçanti sa u takon taksave; riparimet e shtëpive të shkatërruara nga Xhavid Pasha;faljen e gjithë lumianëve të dënuar dhe rivendosjen e të gjitha autoriteteve të kazasë, jonë Bicaj, por në një vend më pranë Prizrenit (domethënë, në një vend më larg zemrës sëkrahinës). Në Prizren gjendja tendoset për shkak të rritjes së taksave mbi fitimin(temettü)26. Pazari mbyllet pjesërisht dhe më 26 mars me qindra njerëz mbidhen nëklubin civil. Më pas një delegacion niset pranë mytesarifit, i cili refuzon çdo ankesëkolektive. Pazari atëherë mbyllet krejtësisht. Megjithatë, është qeveria ajo që del fitimtarenë këtë pëballje, meqenëse pas arrestimit të shumë udhëheqësve, pazari rihapet pas triditësh, ndërkohë që dy anëtarë të gjykatës ushtarake të Selanikut nisin hetimet27.

Nëse autoritetet arrijnë ta kontrollojnë gjendjen në një qytet si Prizreni, gjetiunuk ndodh e njëjta gjë. Në qytete të tilla si Gjakova dhe Peja, dhe sidomos në krahinatmalore, situata në fund të dimrit 1909-1910 është para-kryengritëse, e madje kryengritësenë mjaft zona. Gjendja do të përkeqësohet kështu jo thjesht për shkak të një çështjeje(ajo e rivendosjes së tatimit doganor të qytetit në Prishtinë) sikurse e paraqesinzakonisht, por për shkak të dy çështjeve që shpërthejnë thuajse në të njëjtën kohë nëfillim të muajit prill. Në Pejë, gjendja tendoset pas një atentati të kryer nga kaçakuJashar Abas Balonja kundër mytesarifit dhe majorit të këmbësorisë, Rushdi Beut.Trupat duhet të ndërhyjnë, por detyrohen të ndalojnë në Prishtinë për të luftuar kundërkryengritësve llapjanë (në veri të Prishtinës)28. Disa ditë pas atentatit, një kryengritje epërgjithshme shpërthen në fakt në krahinën e Llapit, pas vendosjes së tatimit doganor(duhulie) për mallrat hyrëse në qytet, vendosur nga këshilli i përgjithshëm i vilajetit,por në ngarkim të qeverisë lokale. Si rrjedhojë e rritjes së çmimit të ushqimit dheprodhimeve të nevojës së parë shkaktuar nga ky vendim, një kryengritje shpërthen nëkrahinën e Llapit dhe Gollakut, përgjatë kufirit serb. 5000 burra të armatosur pengojnësi përfaqësuesit qeveritarë të hyjnë në territoret e tyre, ashtu edhe njerëzit të shkojnënë tregun e Prishtinës. Kundër tyre nisen trupa. Pas negocjatash të pafrytshme nis

26 Ndërkoohë që kjo taksë më parë përcaktohej nga këshilli administrativ lokal në bashkëpunimme muhtarët (krerët e lagjeve) që përfaqësonin popullsinë, tashmë ajo vendoset nga qeveria, e cilae rrit mjaft.

27 HHStA, PA XXXVIII/404, Prizren,  nën-konsull Prochaska, raportet n°29 të 1/3/1910; n°40të 22/3/1910, n°47 të 5/4/1910; Shih po ashtu dëshminë e arqipeshkvit Lazër Mjeda në NevilaNika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), Prishtinë, Instituti iHistorisë, 2003, f. 25-26.

28 HHStA, PA XXXVIII/404, Prizren,  telegrami n°1, 3/4/1910; PA XXXVIII/387, Mitrovitza,von Tahy, telegrami n°1, 2/4/1910 dhe raportet n°10 të 6/4/1910 dhe n°12 të 6/4/1910.

Përpjekja 97

përplasja, e ndërkohë kryengritësit i dërgojnë sulltanit një telegram ku riafirmojnëbesnikërinë e tyre, kërkojnë heqjen e tatimit doganor qytetas dhe ankohen kundërautoriteteve civile dhe ushtarake. Më saktësisht, ata paraqesin kërkesat vijuese: largimine oficerëve mektebli dhe zëvendësimin e tyre me alaylý; mosndërtimin e postës sëxhandarmërisë; heqjen e bidateve të futura përmes Kushtetutës (Hürriyet) dherivendosjen e gjendjes së vjetër ku figurojnë vetëm katër tatimet e mëparshme ( dörtkalem ) dhe sheriati29.

A priori bëhet fjalë për një tjetër kryengritje lokale: konsujt vërejnë se popullsiae Pejës, Gjakovës dhe Lumës ka mbetur në pritje; vetëm në krahinën e Podrimës (nëveri të Prizrenit) të dërguarit e krahinës së Llapit kanë mundur të bindin disa njerëz përt u bashkuar me ta. Përndryshe, më 11 prill, një pjesë e kryengritësve i ndërpresinluftimet dhe tërhiqen në fshatrat e tyre, përveç 2000 syresh, që i ruajnë pozicionet përt i rinisur luftimet nëse qeveria do të ndërmerrte masa të rrepta shtypjeje30.

Përballë trupave qeveritare që vërshojnë në krahinë, kryengritja do të marrë njëformë që nuk e kishte më parë, me grupe të ndryshme kryengritësish të ngarkuar tësulmojnë trupat ose të presin linjën e hekurudhës për përforcimet në njerëz dhemunicione, duke vërtetuar kështu parashikimin e konsujve autro-hungarezë. Të flasëshpër kryengritjen e parë të gjerë të planifikuar nga krerët shqiptarë të të gjitha krahinavetë Kosovës qysh prej 1881 (1881 është data e shtypjes së Lidhjes së Prizrenit ngaautoritetet osmane) është megjithatë e tepruar, sikurse e dëshmojnë edhe raportet ekonsujve. Këta sigurisht përmendin disa vatra kryengritëse dhe lidhjet midis tyre.Megjithatë, nga njëra anë, ka krahina që nuk ngrenë krye, e nga ana tjetër, lidhjetnganjëherë nuk janë organike dhe jo të gjitha janë të planifikuara.

Në fakt, luftimet kryesore ndodhin prej 23 prillit deri më 12 maj 1910 në malin eCaralevës prej ku kryengritësit sulmojnë trupat. Gjatë kësaj kohe, një tjetër grupkryengritësish (në një lëvizje sigurisht të planifikuar) ndalon karvanin e hekurudhësushtarake në Kaçanik, duke prerë kështu përforcimet dhe furnizimet. Luftimet e ashprai mundësojë ushtrisë të kontrollojë sërish linjën hekurudhore. Në Caralevë, trupat ikundërvihen kreut Hasan Hyseni nga Budakova, i cili udhëheq banorët e fshatrave nëafërsi dhe luftëtarët e Podrimës dhe Drenicës; megjithatë, ato detyrohen të tërhiqen.

Më në perëndim, e këtë herë pa kurrfarë plani paraprak, kjo disfatë e parë i shtynmalësorët e krahinës së Gjakovës, që po grumbulloheshin gjithnjë e më tepër në Junik,të niseshin për në Llukë, pranë Deçanit, për të lidhur besën. Gjatë ngjarjes, në të cilën

29 HHStA, PA XXXVIII/387, Mitrovitza, von Tahy, telegrami n°3 i 5/4/1910; raportet n°10 të6/4/1910 e n°15 të 13/4/1910. Sipas Skëndit (The Albanian national Awakening, f. 405), kryengritësitkërkojnë shfuqizimin e taksës doganore dhe përmbushjen e premtimeve të Ferizajt. Por sipas njëdokumenti osman përdorur nga B. Çelik (Ittihatçilar ve Arnavutlar, f. 371), ata kërkojnë më saktë:asnjë tatim përtej « dört kalem »; heqjen e « liri drejtësi barazisë », të shkollave, xhandarëvedhe rajoneve të policisë (karakol), çka i përgjigjet më shumë raportit të konsullit Tahy, meqë gjithëkëta përbërës perceptohen si « risi të këqija», të lidhura me shpalljen e Kushtetutës.

30 HHStA, PA XXXVIII/404, Prizren,  raporti n°50 i 12/4/1910; PA XXXVIII/387, Mitrovitza,Von Tahy, telegrami n°4 i 12/4/1910 e raporti n°15 i 13/4/1910.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 98Pavarësia

është e pranishme gjithë paria e Pejës dhe e krahinave përreth, ashtu sikurse bajraktarëte Hasit, Rugovës dhe të Malësisë të shoqëruar nga disa mijra njerëz, paria dhe krerëtankohen se ndjehen të mashtruar nga xhonturqit pas mbledhjes së Ferizajt. Ata pajtohenpër ruajtjen e « privilegjeve të vjetra » (katër tatimet dhe sheriatin) dhe mbikundërshtimin e bidateve (risive të këqia). Ata vendosin për më tepër t i qëndrojnëbesnikë dinastisë osmane, t ia paraqesin dëshirat e tyre një prej anëtarëve të dinastisëqë do të vinte në Kosovë, të jepnin vetëm ushtarë jorekrutë në rast lufte, duke e hedhurkështu poshtë regjimin e ri. Kësisoj, kërkesat e tyre kryesore janë, sikundër ato tëkryengritësve të Llapit më herët, të të njëjtës përmbajtje me ato të kryengritësve më1909. Ata vendosin gjithashtu të djegin shtëpitë e pesë anëtarëve të parisë së Gjakovës,të cilët nuk dëshironin ta firmosnin këtë marrëveshje. Për këtë arsye sulmojnë qytetinqë mbrohej nga trupat, të cilat dorëzohen pas dy ditë luftimesh. Megjithatë, krerët ekësaj kryengritjeje duket sikur ngurojnë, dhe përfundimisht, heqin dorë nga djegia eshtëpive. Në të kundërt, ata kërkojnë largimin e oficerëve që mbajnë posteadministratorësh. Shumica prej tyre përfundimisht shpërndahet, ndërsa vetëm disasyresh nisen për t iu bashkuar të tjerëve kryengritës më në lindje.

Të tjera vatra kryengritëse shpallen: banorët e Lumës marshojnë drejt Prizrenit,por ndalojnë gjatë rrugës; të tjerë, të udhëhequr nga Ramadan Zaskoci, zënë kalimin emalit të Sharrit; në Budakovë dhe Jezercë, Hasan Hyseni dhe partizanët të tij mbështetennga 700 lumjanë nën drejtimin e Islam Spahisë, 500 nga Berisha të drejtuar nga MaxhumNizami dhe thuajse i njëjti numër nga Podrima. Ndërsa më 8 dhe 10 maj Turgut Pashaarrin t i zmbrapsë kryengritësit e Caralevës, këta bashkohen në Duhël. Shumë syreshdëshirojnë të kthehen për të mbrojtur krahinat e tyre, aq më tepër që problemi imunicioneve dhe ushqimit bëhet i ndjeshëm. Pikërisht këtë bëjnë kryengritësit ePodrimës, Lumës, Berishës, Hasit, si dhe ata të Gjakovës e Krasniqes, të udhëhequrprej Shaban Binakut dhe Sulejman Batusha, të cilët mbërrijnë pas luftimeve. Vetëm IsaBoletini dhe drenicarët mbrojnë një pozicion, të cilin mundin ta ruajnë vetëm për disaorë, përpara se të tërhiqen drejt veriut ose drejt Drenicës31.

Ministrit të luftës dhe valiut të vilajetit të Kosovës u krijohet kështu mundësiatë shkojnë në vend për t i shpjeguar parisë që nuk do ta tolerojnë më qëndresën. Përmë tepër, Turgut Pasha nis një fushatë energjike, për të mos thënë brutale, çarmatosjejedhe vendosjeje të rendit të ri, mbi çka do të kthehem kur të trajtoj çështjen e metodëssë shtypjes të përdorur prej autoriteteve.

31 Për të gjitha këto ngjarje që prej përforcimit të trupave, shih HHStA, PA XXXVIII/387,Mitrovitza, Von Tahy, telegramet n°5, 17/4/1910 dhe n°7 të 23/4/1910, raportet n°8 të 24/4/1910dhe n°19 të 3/5/1910, telegrami n°20 i 6/5/1910, raportet n°21 të 7/5/1910, n°22 të 10/5/1910 dhen°23 të 11/5/1910; PA XXXVIII/404, Prizren, Prochaska, raportet n°51 të 15/4/1910 dhe n°54 të19/4/1910; telegramet n°  du 24/4/1910, n°3 të 25/4/1910, n°6 të 2/5/1910 dhe n°9 të 13/5/1910,raporti n°60 i 15/5/1910.

Përpjekja 99

Kryengritjet si problem publik

Fushatat e shypjes të Xhavid Pashës ndihmuan kështu në përforcimin ekohezionit rajonal për të mobilizuar kundër regjimit të ri, kohezion ky i cili shfaqet që mekryengritjet e reja të pranverës 1910. Këto kryengritje dhe trajtimi i tyre prej autoriteteveosmane përfaqësojnë dy aspekte të tjera. Ato shndërrohen në problem publik, i cilidebatohet në parlament dhe në shtyp, teksa, për më tepër, gjenerojnë edhe një shtypjetë përmasave të reja.

Rivendosja e Kushtetutës dhe hapja e parlamentit në fund të vitit 1908 umundëson, në fakt, deputetëve të caktuar t i kërkojnë shpjegime qeverisë për politikate ndjekura. Që gjatë qershorit 1909, ndërkaq, gjatë një seance drejtohet një protestënga pesë deputetë kundër abuzimeve të kryera nga Xhavid Pasha. Sipas tyre, djegia eshtëpive është në kundërshti me Kushtetutën dhe mund të provokojë një kryengritjetë përgjithshme. Përmes zërit të Ferid Pashës qeveria përgjigjet se ekspedita synontevetëm ata që nuk dëshironin të paguanin tatimet, si dhe « reaksionarët ». Ndërsa njëtjetër deputet pohon se shqiptarët janë partizanë të Kushtetutës, Ferid Pashakundërpërgjigjet se fjala është vetëm për dy kaza që hapin probleme, dhe jo për gjithëShqipërinë. Shihet kështu se qasja ndaj problemit nga njëra palë dhe tjetra bëhet nëterma të ligjshmërisë kushtetuese dhe politike (për deputetët, politika qeverisëse ështënë kundërshtim me Kushtetutën; për qeverinë, « reaksionarët » nuk duhen toleruar),dhe në terma të rendit publik (respekti ndaj ligjit, kryengritje që nuk duhen provokuar).Për më tepër, përdorimi i kategorive « Shqipëri » dhe « shqiptarë » lidhet me çështjetnë mënyrat sesi këto përshfaqen nga aktorë të ndryshëm. Ndërsa qeveria pretendonse trajton një problem « shqiptar », deputetët që ndërhyjnë flasin për një politikë që katë bëjë me Shqipërinë. Pak kohë më vonë të njëjtët deputetë ndihen për më tepër tëdetyruar të botojnë një deklaratë në gazetën Tasvir-i efkar për t iu përgjigjur shkrimevetë dala në shtyp që shprehen se « shqiptarët » ngrenë krye sepse kërkojnë pavarësinë32.

Kryengritjet e reja të pranverës 1910 ngjallin debate të reja në parlament. Gjatë29 marsit 11 prillit 1910 disa deputetë shtrojnë pyetje mbi ngjarjet e Prishtinës dhevendosjen e ligjit të gjendjes së luftës në Gjakovë. Posaçërisht, Nexhip Draga, i cili deriatëherë e kishte mbështetur KBP-në dhe kishte shtyrë më 1908 nisjen e përndjekjeskundër Isa Boletinit, kritikon zbatimin e ligjit kundër çetave, të cilin e vlerëson tëpavend, meqenëse nuk bëhet fjalë për çeta politike. Sikundër të tjerë, ai denonconpaafësinë (idaresizlik) e autoriteteve, si lidhur me vullnetin e tyre për të futur tatimindoganor qytetas, ashtu edhe për shpalljen e ligjit të gjendjes së luftës dhe përdorimine forcës. Për zgjidhjen e problemeve, ai mbron idenë e dërgimit të një komisioni hetimordhe thekson faktin se reformat duhet të jenë graduale. Deputetët që marin fjalën apodërgojnë telegrame, arsyen ekryengritjes e shohin të lidhur me tatimet, dhe kërkojnëlehtësimin e tyre. Ata ngrenë po ashtu çështjen e sjelljes së ushtrisë gjatë vitit

32 Çelik, Ýttihatçýlar ve Arnavutlar, f. 369-371; Sönmez, II. Meºrutiyette, f. 147-148.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 100Pavarësia

pararendës, e cila kishte kryer mizori (zulüm) në emër të Kushtetutës. Këtu edhe njëherë debatet shpien rreth « çështjes shqiptare » dhe « regjimit kushtetues ». Për NexhipDragën, Ismail Qemal Bej Vlorën dhe kolegët e tyre që marrin fjalën, « shqiptarët » janëpa dyshim në anën e përmirësimeve (islahat), jo kundër Kushtetutës dhe as partizanëtë « reaksionit » (irtica). Përkundrazi, ushtria, përmes sjelljes së saj barbare, shkelKushtetutën dhe nëse vazhdon kështu, pasojat për në mund të jenë të këqija. Sa ipërket përfaqësuesit të qeverisë, ai rishprehet se « shqiptarët » janë xhevahiri i së, porse shpallja e gjendjes të luftës është e nevojshme sepse « Shqipëria » përbën një zonëtë ndjeshme në kufi me Bullgarinë, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Dikutimet e tri javëve më pas, ndërsa gjendja në terren përqësohet, janë të tënjëjtit rend. Nexhip Bej Draga dhe disa kolegë të tij theksojnë nevojën e dërgimit e njëkomisioni hetimor në vilajetin e Kosovës, të përbërë nga deputetë. Në rradhë të parë,ideja është të provohet se kryengritja nuk ka të bëje as me « reaksionin », dhe as mendonjë ndikim të huaj, sikurse thuhet në gazeta; se bëhet fjalë vetëm për ngjarje që,fillimisht të përmbajtura, u përforcuan kryesisht nga traumat e shkaktuara nga XhavidPasha gjatë vitit pararendës, nga paaftësia e autoriteteve lokale dhe nga mbërritja eushtrisë, aq më tepër që popullsia është e paditur dhe e armatosur. Përndryshe, përdeputetin Hasan Prishtina, « shqiptarët », tek të cilët ai bën pjesë, janë partizanë tëzbatimit të reformave. Kësaj rradhe, qeveria e mohon idenë që problemi qenkërkësh« shqiptar » meqenëse kryengritja kufizohet vetëm në sanxhakët e Pejës dhe Prishtinësdhe e kundërshton hipotezën e një dore të huaj. Sa i përket parlamentit, pas votimit, aikundërshton dërgimin e një komisioni hetimor. Pasojë e kalendarit të sesioneve, debatettë mëtejshme nuk do të vijojnë mbi ngjarjet e pranverës 191033.

Është sidomos përmes shtypit që kryengritjet bëhen problem publik, sikurse etregojnë shprehjet e deputetëve të caktuar, të cilët detyrohen të pozicionohen nëraport me të dhënat ose analizat e gazetave. Kështu, në vjeshtën e vitit 1909, penat enjohura të Hysen Xhahidit dhe Ebu Zija Tevfikut, tok me të tjerë gazetarë, analizojnëshumë faktorë që iu duket se shpjegojnë gjendjen në veri të vilajetit të Kosovës:paditurinë e popullsisë, por sidomos sistemin e vendosur nga Abdyl Hamidi, i cilipërmblidhej në miklimin e kaçakëve të caktuar për të mbajtur nën trysni pjesën tjetër tëpopullsisë; ashtu sikurse edhe rolin e të huajve të caktuar, në veçanti austriakëve, tëcilët vepronin përmes priftërinjve katolikë dhe shkollave, aq lirshëm sa nacionalizmishqiptar kishte marrë hapje tashmë në jug. Pamja e analizës së tyre është më tepër« makro »; optika është politike dhe analiza përfundon e larguar nga ngjarjet në terren,e kthyer kah marrëdhëniet mes osmanitetit (Osmanlilik) dhe shqiptarizmës. Përndryshe,çështja e alfabetit dhe gjuhës shqiptare që nis të debatohet në shtyp, përzihet në këtogazeta me çështjen e kryengritjeve34.

33 Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar, f. 384-402; Sönmez, II. Me rutiyette, f. 150-155.34 Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar, f. 360-369. Mbi çështjen e alfabetit, cf. N. Clayer, Aux

origines du nationalisme albanais, f. 615 ss.

Përpjekja 101

Trajtimi i kryengritjeve të pranverës 1910 nuk është i ndryshëm. Ndoshtagazetarë të caktuar i theksojnë më fort këto ngjarje për të shtruar çështjen e strukturaveshoqërore në rajon, dhe sidomos atë të dominimit të « derebejve » si Isa Boletini dheIdris Seferi, të cilët i shquajnë si përgjegjës për gjendjen. Sipas këtyre gazetarëve,duhen zhdukur « derebejlerët »35, të cilët e kanë kuptuar se rrezikohen për shkak tëligjit kundër çetave; i duhet dhënë fund sistemit të tyre dhe duhet hequr ligji zakonor,sepse këto pengojnë zhvillimin e rajonit në fjalë dhe dobësojnë njëherësh edheautoritetin e qeverisë edhe osmanitetin. Në fakt, interpretimet i tejkalojnë edhe një herëmikro-analizat. Në këta shkrime, çështjet shtrohen sërish rreth politikës së shkuar tëAbdyl Hamidit, karakterit reaksionar të kryengritjes, rolit të qeverive të huaja(posaçërisht, Italisë dhe Autrisë, të cilat kishin rënë në ujdi për të krijuar një Shqipëriautonome në rast prishjeje të statu quo-së dhe mbrojnë një alfabet latin për gjuhënshqipe), apo rolit të hamendësuar të princit Gjika dhe komitetit Kombi36. Të gjitha këtoargumente, në pjesën më të madhe, justifikojnë veprimin energjik të Turgut Pashës, qëlëvdohet po ashtu nga gazetat e huaja në emër të vendosjes së rregullit, ndërkohë qëanalizat e këtyre gazetave rimerren gjerësisht nga shtypi osman.

Shtypja shumëdimensionëshe nga Turgut Pasha

Një dimension i dytë del në pah në krahasim me periudhën hamidiane: mënyrae shtypjes së kryengritjeve. Shtypja merr, në fakt, qartësisht përparësi mbi negocjatat.Forca e përdorur shumëfishohet, ndërkohëqë hapësira e shtypjes zgjerohet: më njëanë, mbi të tjera krahina, të cilat gëzojnë deri më tani status të jashtëzakonshëm, dhe nëanën tjetër, mbi veprimtaritë shqiptariste.

Një prej përgjegjësve kryesorë të këtij zhvillimi është ministri i luftës, MahmudShevqet Pasha, i cili, në pranverën e vitit 1910 merr mbi vete drejtimin e trupave tëngarkuara për paqësim së bashku me Shevqet Turgut Pashën. Pas disfatës së parë,këto trupa ndërkaq përforcohen ndjeshëm për të arritur në shifrën 35 deri në 40 000njerëz. Operacionet ushtarake zgjaten pas shpalljes së ligjit të gjendjes së luftës dhenis kështu edhe çarmatosja e popullsisë. Çdo qëndresë dënohet ashpër: ata që mbajnëarmë i nënshtrohen rrahjes; nuk mungojnë as ekzekutimet pa gjyq. Kur qëndresa ështëkolektive, sikundër në krahinën e Gjakovës, digjen edhe shtëpitë, kullat shkatërrohenose u zgjerohen dritaret. Fshatra të caktuar shkatërrohen krejtësisht. Anëtarë të parisëhidhen në burgje ose keqtrajtohen, klerikët myslimanë përfshirë (hoxhallarë e shehlerë).Krerë të caktuar ekzekutohen; të tjerë dënohen me dëbim ose thirren në qendrat evilajetit. Ushtarët, ndërkaq, ndërtojnë kazerma dhe rrugë37.

35 Në fakt, ata që më lart i quaj « krerë ».36 Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar, f. 372-382.37 HHStA, PA XXXVIII/387, Mitrovitza , telegrami n°27 i 30/5/1910 dhe raporti n°27 i 29/10/

1910; PA XXXVIII/403, Prizren, telegrami n°15, 8/6/1910 ; raporti n°75 i 17/6/1910; telegrametn°17 të 18/6/1910 dhe n°18 të 21/6/1910, raportet n°83 të 8/7/1910 dhe n°95 të 28/7/1910,

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 102Pavarësia

Kryesisht Shevqet Turgut Pasha dhe Mahmud Shevqet Pasha e zgjatin këtëfushatë paqësimi në dy mënyra. Fillimisht gjeografikisht, meqenëse Turgut Pashapërparon me trupat e tij në pjesën tjetër të vilajetit të Kosovës, në vilajetin e Shkodrësdhe në një pjesë të vilajetit të Manastirit, duke lënë mënjanë vetëm zona të caktuara tëndjeshme në afërsi të kufirit malazez. Qëllimi i fushatës, e cila prek kësisoj edhe zona jo-kryengritëse, është të detyrojë çarmatimin, pagimin e taksave dhe regjistrimin përrekrutim: me një fjalë, për të vënë rregull në krahina që deri atëherë gëzonin status tëjashtëzakonshëm ose për të zbatuar ligje që nuk respektoheshin. Në mes të gushtit,autoritetet austriake vërejnë suksesin e pamohueshëm të « Turqisë ». Sidoqoftë, atamendojnë se do të ishte e vështirë të ndalohej trafiku i armëve dhe riarmatimi i krahinavekufitare. Politikisht, diplomatët austriakë janë më skeptikë sesa shqiptaristë të caktuar,të cilët mendojnë se këto ngjarje do t i detyrojnë shqiptarët të kuptojnë nevojën për t ubashkuar dhe zhvilluar një lëvizje kulturore38.

Sidoqoftë, fushata e shtypjes nuk mbaron këtu, meqenëse zgjatet edhe në njëmënyrë tjetër, përmes masave të shtypjes kundër shqiptaristëve. Mbyllen kështu gazeta,ndërsa botuesit e tyre dënohen. Bëhet fjalë veçanërisht për Fehim Bej Zavalanin,botues i gazetës Bashkim-i Kombit, që del në Manastir, gazetë e cila kishte guxuar tëbotonte një dëshmi mbi abuzimet e kryera prej ushtrisë në veri të vilajetit të Kosovës,rimarrë edhe prej disa gazetave të huaja. Më përgjithësisht, shkollat dhe klubet shqiptarembyllen, dhe çdokush që ishte shfaqur në favor të alfabetit latin për shkrimin e gjuhësshqipe përndiqet. Pas kundër-revolucionit ndërkaq, arrestimet, të cilat ishin përhapurnë veri të vilajetit të Kosovës, por edhe në krahinën e Manastirit dhe Vlorës, kishinnisur të porceptoheshin jo më si masa kundër « reaksionarëve », por kundër« shqiptarëve ». Në verën e vitit 1910, këto masa shtypëse i përgjigjeshin vullnetit tëKBP-së për të shpërbërë rrjetin shqiptarist, të cilin kishin provuar më parë ta kontrolloninmidis vjeshtave 1908 dhe 1909, e me të cilin më pas ishin përballur deri në pranverën1910 për çështjen e alfabetit39.

Pasojat e shtypjes (verë 1910 - verë 1911)

Ndërmjet verës 1910 dhe verës 1911, gjatë zhvillimit të kryengritjeve ndryshojnëshumë faktorë. Shtypja e dhunshme dhe shumëdimensionëshe e drejtuar nga TurgutPasha shkakton tri seri pasojash. Fillimisht, ajo do të rrisë në përmasa të pazakontanumrin e kaçakëve, individë të cilët i ikin ushtrisë ose drejtësisë, dhe do të ndihmojë në

telegrami n°27 i 1/9/1910, raporti n°126 i 14/10/1910. Shih edhe Gawrych, The Crescent, f. 177-178. 

38 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Wien, 13/8/1910.39 HHStA, PA XXXVIII/396, Monastir, Posfai, raporti n°34 i 25/5/1909 dhe n°35 i 7/6/1909.

Shih edhe Skendi, The Albanian national Awakening, f. 406-408, Gawrych, The Crescent, f. 183,Clayer, Aux origines du nationalisme albanais, f. 616-634 et 692; Hafiz Ibrahim Dalliu, Patriotizminë Tiranë, Tirana, Imazh, 1995, f. 37 ss. dhe Nika, Përmbledhje, f. 42-44 et 44-46.

Përpjekja 103

forminin e çetave në krahina të caktuara, kryesisht në vilajetin e Kosovës, por gjithashtuedhe në vilajetin e Shkodrës dhe gjetiu. Më tej, ajo do t i shtyjë disa syresh meprejardhje nga kufijtë e epërm të vilajetit të Shkodrës të përdorin mbështetjen e Malittë Zi fqinj dhe ta vendosin kështu « kryengritjen shqiptare » në zemrën e një tronditjejediplomatike, të lidhur me një konflikt të mundshëm të armatosur midis shteteve tëBallkanit. Dhe, së fundi, shtypja do t i shtyjë shqiptaristët dhe të tjerë kundërshtarë tëKBP-së t i përdorin këto kryengritje (ose « kryengritjen ») për qëllimet e tyre kundërKomitetit, aq më tepër që mënyrat e tjera të mobilizimit (klubet dhe gazetat) do t undaloheshin.

Përforcimi i fenomentit të kaçakëve

Pas nënshtrimit të kryengritësve në veri vilajetit të Kosovës, Turgut Pasha nisnjë fushatë çarmatimi dhe vendosjeje të rendit të ri. Kjo zgjon kryesisht qëndresë nëkrahinat malore, por ushtria osmane duket se po cek pak nga pak limitet e saj. Qysh prejtërheqjes së trupave, konsujt austro-hungarezë perceptojnë megjithatë shenja të njëgjendje kryengritëse. Ata vërejnë zhvillimin e një kontrabande armësh prej Malit të Zidhe Serbisë. Sidomos fushata e Turgut Pashës nxit, qysh prej verës, një tjetër formëqëndrese: ikjen e njerëzve, të cilët nuk pranojnë të kryejnë shërbimin ushtark apo tëpaguajnë taksat. Këta « ikanakë », që mbiquhen kaçakë, janë të shumtë në Drenicëdhe krahinën e Shalës dhe Llapit, në lindje dhe po ashtu në jug të Lumës. Disa fshihennë afërsi të fshatrave të tyre, të tjerë gjejnë strehë në krahina me kalim më të vështirë siMalësia dhe Gjakova. Këta formojnë çeta të vogla me 4-6 burra nganjëherë më shumë

dhe shpesh i detyrojnë fshatarët t i strehojnë e ushqejnë. Një fakt për t u shënuar qëvërehet nga konsujt është se në mes tyre ka edhe katolikë, fenomen i cili do të përftojënjë tjetër përmasë në vilajetin e Shkodrës40.

Formimi i çetave të kaçakëve shfaqet në fakt edhe në malet e vilajetit të Shkodrës,ku ushtria e Turgut Pashës ka hasur pak qëndresë frontale kur ka përshkuar malet prejvilajetit të Kosovës e deri në Shkodër për të vendosur, edhe aty, rendin e ri41. Fenomenizhvillohet veçanërisht ndër fiset katolike të maleve: burrat dalin në mal për t i shpëtuarçarmatimit, tatimeve dhe rekrutimit që janë futur edhe këtu nga autoritetet osmane42. I

40 HHStA, PA XXXVIII/387, Konsulat Mitrovitza, raporti n°20, 19/7/1910 dhe n°27, idem,29/10/1910; PA XXXVIII/404, Konsulat Prizren, raporti n°126, 14/10/1910; PA XIV/33, DenguXXXIV, Albanesiches Aufstand, Prizren, Von Rudnay, raporti n°13, 23/2/1911.

41 Qëndresa kryesore haset nga Mehmed Shpendi, kreu i fisit të Shalës, dhe njerëzit e tij (Skendi,The Albanian national Awakening, f. 406). Më vonë, ndodhin disa përplasje edhe në Velë, pranëLezhës, ku bajraktari nuk dorëzon armët dhe nuk pranon detyrimin e rekrutimit. Mbledhja etatimeve nxit lëvizjen edhe në Mirditë në fillim të gushtit (cf. HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV,Albanesiches Aufstand, Scutari, Von Zambaur, raporti n°87, 4/10/1910).

42 Prifti françeskan Libardi e përshkruan shumë mirë zhvillimin e fenomenit (I primi moti,patriottici albanesi, Trento, 1935, f. 81 ss.).

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 104Pavarësia

njëjti fenomen vërehet gjithashtu edhe në fillim të vitit 1911 në sanxhakun e Durrësit,ku kaçakët vlerësohen të jenë rreth 8000 burra, të cilët kthehen nganjëherë në shtëpitëe tyre, por marrin malet në rast alarmi. Në male, ata kryesisht merren me grabitje dhetrafik armësh43.

Në veri të vilajetit të Kosovës, nëse autoritetet ndjekin kaçakët dhe ka përplasjemidis këtyre çetave të vogla dhe ushtrisë, as paria dhe as popullata nuk janë të gatshëmtë bashkohen me ta përpara fillimit të vitit 1912. Gjatë një fushate pajtimi drejtuar ngavaliu i Kosovës në fillim të vjeshtës 1911, kaçakët e krahinës së Gjakovës dhe Pejëskanë pranuar majde të nënshtrohen44. Kurse në vilajetin e Shkodrës ngjarjet marrin njëtjetër rrjedhë duke nisur nga vera 1910 si pasojë e ikjes së një pjese të rëndësishme tëkëtyre kaçakëve në Malin e Zi fqinj.

Ikja e malësorëve të vilajetit të Shkodrës në Mal të Zi

Raportet austro-hungareze na flasin në fakt për këtë ikje drejt Malit të Zi të disaqindra malësorëve të fiseve katolike shqiptare që jetonin në kufirin osmano-malazez.Të parët 30-40 njerëz nga fisi i Hotit, nën drejtimin e disa krerëve kalojnë kufirin dheshkojnë në Podgoricë, pasi qëllojnë nga larg një patrullë që ishte nisur të mblidhtearmë. Nisjet janë edhe individuale ato të burrave të armatosur edhe kolektive(bashkë me gra dhe fëmijë) nën drejtimin e bajraktarëve dhe bëhen kryesisht nga fisete Hotit, Grudës, Shalës, Kastratit dhe Shkrelit. Deri rreth 1500 malësorë kalojnë kufirin.Në të vërtetë, Mali i Zi pret gjithashtu edhe të ardhur të tjerë: Isa Boletini, Jakup Ferridhe disa partizanë të tyre, rreth 70 persona gjithsej; rreth njëqind myslimanë të krahinëssë Gjakovës; 2000 deri në 2500 serbë të krahinës së Beranes, sidomos të rinj që ilargohen shërbimit ushtarak; dhe përfundimisht serbë nga fshati mysliman Vinicka.Nërkohë, gjithë këta të fundit nuk do të ndihmohen rregullisht prej qeverisë malazeze,sikurse malësorët katolikë të vilajetit të Shkodrës 45.

Zgjidhja diplomatike e krizës shkaktuar nga prania e këtyre refugjatëve në Maltë Zi, zgjidhje të cilën do ta cek më tutje, përfundon me kthimin e thuajse të gjithërefugjatëve në vatrat e tyre në fund të vitit 1910. Megjithatë, shumë shpejt malësorëtdo ta kalojnë sërish kufirin prej veriut të vilajetit të Shkodrës. Nëse këta malësorë ukthyen lirisht në shtëpitë e tyre dhe morën lehtësime për shërbimin ushtarak, kërkesate tyre lidhur me taksat nuk u plotësuan. Për më tepër, ata vërejnë se edhe myslimanëtformulojnë peticione me të njëjtat kërkesa. Sidomos mjaft të rinj myslimanët përfshirë

nuk pranojnë të rekrutohen as edhe nën kushtet e reja, ndaj largohen për t i shpëtuar

43 HHStA, PA XIV/33, Dendu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Halla, Durazzo, raporti, n°2, 14/1/1911.

44 HHStA, PA XXXVIII/387, Konsulat Mitrovitza, von Tahy, raporti n°25, 6/10/1911.45 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Scutari, Von Zambaur, 4/10/

1910, n°87; Cetinje, Freiherr von Giesl, 9/10/1910, Cetinje, Ritter von Jurystowski, 19/10/1910dhe 23/10/1910, Cetinje, Giesl 5/12/1910, raporti n° 104.

Përpjekja 105

rekrutimit duke nisur nga fillimi i vitit 1911, disa drejt Malit të Zi, disa nëpër male. Disashpresojnë, në fakt, se mund të rezistojnë duke iu mbështetur ndihmës malazeze.Priftërinjtë katolikë kërkojnë udhëzime pranë hierarkisë së tyre, se si të sillen me këtëdukuri. Fermentet e një situate të re kryengritëse vërehen, edhe në kundërshtimin qëvendos të zbatojë fisi i Kelmendit ndaj çdo lloj autoriteti osman46.

Në fakt, dhuna shpërthen në fund të muajit mars 1911. Rreth 4000 malësorësulmojnë postet kufitare osmane, duke tentuar të presin rrugën Tuz-Shkodër, e dukekërcënuar edhe vetë qytetin e Shkodrës47. Burimet tregojnë për një ndërhyrje tëautoriteteve malazeze në këto ngjarje të dhunshme, madje përmes shpërndarjes sëarmëve dhe pjesëmarrjes së oficerëve të ushtrisë malazeze48. Lëvizja do të mbytet disajavë më pas nga Turgut Pasha që erdhi me përforcime të ushtrisë. Por kryengritësit, tëshoqëruar prej atyre që i ikin shkatërrimeve të trupave osmane, do të mbeten si refugjatënë Mal të Zi deri në trajtimin e krizës në gusht 1911. Përveç kësaj kryengritjeje të fisevekufitare, një tjetër krahinë ngre pjesërisht krye gjithashtu gjatë kësaj kohe, por pa lidhjetë mirëfillta organike me kryengritësit e strehuar në Mal të Zi: Mirdita. Në fillim të prillit,600 mirditorë vendosin të luftojnë kundër përfaqësuesëve të qeverisë. Kanë bërë edhetentativa aleancash me krahinat më në lindje (Lumë e Dibër). Kryengritja materializohetsidomos gjatë muajit maj49.

Çfarë kërkojnë kryengritësit? Në tetor 1910, gjatë një faze të parë negociatash,malësorët refugjatë në Mal të Zi kërkojnë t u kthehen armët, heqjen e tatimeve të reja,emërimin e një kaymakami (nën-prefekti) të krishterë, ndërtimin e rrugëve dhe hapjene shkollave « kombëtare ». Një muaj më vonë, kërkesat që ata i formuluan mbretit tëMalit të Zi ishin për të gjithë malësorët (fiset e Hotit, Grudës, Kastratit, Kelmentit,Shkrelit, Shalës dhe Shoshit) ishin: amnisti e përgjithshme e dekretuar me iradeperandorake, shërbim ushtarak në vilajet ose në Stamboll, krerë komunash (müdür)

46 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Scutari, Ritter Von Zambaur, 4/8/1910, raporti n°70, 4/10/1910, raporti n°87 et telegrami du 30/9/1910; Cetinje, Freiherr vonGiesl, 9/10/1910; Scutari,  telegrami n°43 i 11/10/1910; Cetinje, 23/10/1910; Scutari, Kohlruss,telegrami n°46 du 25/10/1910; Cetinje, telegrami n°90 i 17/11/1910; Cetinje, raporti n°102 i 20/11/1910; Salonik, Para, raporti n°319 i 28/11/1910; Cetinje, Giesl, raporti n°104 i 5/12/1910;Skutari, von Zambaur raporti, n°109 i 12/12/1910. Shih edhe Nevila Nika, Përmbledhje dokumenteshmbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), Prishtinë, Instituti i Historisë, 2003, f. 74 et 76.

47 Rreth njëzet shkodranë të rinj luftojnë me ta (Nika, Përmbledhje, f. 182).48 Më 3/9/1911, një protagonist rrëfen se disa ditë para nisjes së kryengritjes, në fushën

Rapshës, ushtarët osmanë profanojnë kryqet e varreve. Kjo duhet t i ketë nxitur fshatarët kundërtyre, por jo sa të mendojnë hakmarren, sepse nuk kishin armë. Ndërkohë, dy syresh gjenden nëPodgoricë. Guvernatori malazez ishte tallur me ta, pse nuk po hakmerreshin. Këta i ishin përgjigjurse qeveria mund ta shihte që nuk kishin armë. Atëherë secilit iu dha nga një armë, çka u mundësoi tësulmojnë ushtarët. (Nika, Përmbledhje, f. 174-176).

49 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Zambaur, telegrami n°11 i 9/3/1911 dhe PA XIV/36, telegrami i Scutari, n°80 du 2/6/1911. Nika, Përmbledhje, f. 80-81.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 106Pavarësia

shqiptarë, kaymakam të krishterë50 dhe shqipfolës, shpagim të vlerës të pushkëve tëkonfiskuara, armatosjen e katolikëve nëse qeveria armatos myslimanët, dhepërfundimisht zhdëmtim për të mirat materiale të sekuestruara ose shkatërruara. Sa itakon kryengritësve mirditorë, kërkesat e tyre nuk u shprehën zyrtarisht. Sipas ditarittë një prifti dimë se në pranverën 1911, motivet e tyre ishin divergjente. Krerët e tyrethoshin se nuk dëshironin të ndaheshin nga sulltani, por se donin një guvernator ngarradhët e tyre. Të tjerë thoshin se donin kthimin e gjendjes përpara shpalljes sëKushtetutës51. Në fundin e muajit maj, pas kryengritjes së dhunshme të marsit 1911,konsujt europianë në Shkodër u bëjnë të ditur kancelarive se kërkesat e kryengritësvejanë garancia e të drejtave kushtetuese52. Një muaj më vonë paraqiten kërkesa të rejaprej Malit të Zi, në memorandumin që mban emrin e Greçës, hartuar nga një burrë shtetiosman me origjinë shqiptare, Ismail Qemal Bej Vlora. Bëhet fjalë në thelb për kërkesanacionaliste, të cilat anojnë drejt « decentralizimit administrativ », sipas termave tëpërdorura në tekst. Vetëm fjalia e fundit i referohet drejtpërdrejt kthimit të armëve tëkonfiskuara53.

Vërejmë kësisoj një ndryshim të rëndësishëm midis kërkesave të hartuarazyrtarisht përmes të tretësh dhe kërkesave të shprehura jozyrtarisht. Zhvillimi i kërkesavetë përfaqësuara zyrtarisht nga kërkesat « lokale » në ato « kombëtare » dhe« prandorake » përkthejnë, në fakt, ndërhyrjen e aktorëve jolokalë në procesin endërlikuar kryengritje-shtypje-negocjata, aktorë të cilët bëjnë pjesë në arenëndiplomatike ose në atë perandorake.

Nga kryengritjet në kufinj, në krizën diplomatike

Është domethënëse që klasifikimi i arkivës austro-hungareze, nën rubrikën« kryengritje shqiptare », nis me një raport të datës 4 shkurt 1910 të një konsulli me selinë Shkodër, në të cilin bëhet fjalë për ikjen e shqiptarëve të parë katolikë të fisit të Hotitdrejt Malit të Zi. Çfarë e shqetëson posaçërisht konsullin është se, midis refugjatëve,të cilët duket se dëshirojnë të strehohen në Mal të Zi, gjenden edhe njerëz të cilët i kanëqenë gjithnjë besnikë konsullatës së përgjithshme autro-hungareze54. Me nisjen ekaçakëve drejt Malit të Zi, mosnënshtrimi i shqiptarëve bëhet kështu një çështjediplomatike: « kryengritja shqiptare » vendoset në zemër të marrëdhënieve tëtensionuara midis Perandorisë Osmane dhe fqinjve të saj. Për Austro-Hungarinë, e cila

50 Për këtë tipar të krishterë, cf. ligjërimit të arqipeshkvit raportuar në ditarin e Pal Dodajt,Nika, Përmbledhje f. 101.

51 Nika, Përmbledhje, f. 76-77 (ditari i priftit Pal Dodaj).52 Skendi, The Albanian National Awakening, f. 412-413.53 Gawrych, The crescent and the Eagle, f. 186-187; Skendi, The Albanian National Awakening,

f. 416-417.54 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Scutari, Ritter Von Zambaur,

raporti n°70 i 4/8/1910.

Përpjekja 107

prej më tepër se dhjetë vitesh mundohet të zhvillojë një ndjenjë kombëtare shqiptare,tashmë thuajse të gjitha ngjarjet që lidhen me Shqipërinë do të hyjnë nën këtë rubrikë :« kryengritje shqiptare ».

Nëse marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve osmane dhe kryengritësve marrin njërrjedhë të posaçme duke nisur nga vera 1910, arsyeja gjendet në këtë përmasëdiplomatike që merr kriza. Vendi pritës i refugjatëve, Mali i Zi, ose të paktën aktorë tëcaktuar malazezë, e përdorin, nëse nuk e kanë kanë mundësuar vetë ata, praninë emalësorëve katolikë dhe dëshirën e tyre për t u larguar nga ushtria osmane: në mes tëudhëheqësve malazezë, « partia e luftës » kërkon gjithashtu të sulmojë Perandorinë.Austro-Hungaria, e cila është afruar me qeverinë osmane, nuk dëshiron ta humbëndikimin e saj ndër shqiptarë. Më një anë, përfaqësuesit e saj në Stamboll përpiqen tëmoderojnë administratorët dhe ushtarakët osmanë; nga ana tjetër, përfaqësuesit nëprovinca mundohen të favorizojnë kërkesat kulturore shqiptare dhe të frenojnë ata qëduan të shtyjnë për kryengritje. Pasi kanë duartrokitur veprimin më së paku energjik, tëushtrisë osmane në veri të vilajetit të Kosovës dhe atij të Shkodrës, konsujve austro-hungarezë u vjen keq që autoritetet osmane nuk morën më pas masa pajtuese, sidomospërsa i takon administratës dhe ekonomisë. Në fakt, udhëheqësit austro-hungarezëdruajnë qysh në verën e vitit 1910 se të tjera vende, si Serbia, Bullgaria, Mali i Zi apoItalia, mund të përfitojnë nga kjo gjendje. Posaçërisht, që prej majit, ata dinë se janënënshkruar marrëveshje midis Malit të Zi dhe krerësh të caktuar shqiptarë, të cilëtpranojnë të luftojnë për llogari të Malit të Zi në rast konflikti midis tij dhe PerandorisëOsmane. Ata kanë vënë re gjithashtu se Mali i Zi ka pranuar të strehojë edhe IsaBoletinin55.

Pikërisht në këtë kontekst do të trajtohet kriza e refugjatëve në Mal të Zi, nëkuadrin e një konfigurimi të ndërlikuar marrëdhëniesh midis malësorëve, krerëve të tyreshekullarë e shpirtërorë, dhe përfaqësuesve të vendeve të ndryshme me hapësirëmanovrimi pak a shumë të mëdha krahasuar me qeveritë e tyre. Pas ikjes së malësorëve,në një fazë të parë autoritetet osmane u propozojnë refugjatëve të kthehen lirisht, mepërjashtim të krerëve të tyre të cilët duhen ndëshkuar. Por në rast se nuk kthehen,shtëpitë do t u shkatërrohen dhe familjet do t u degdisen në mërgim. Kundërshtimindaj këtij propozimi shkakton një masë shtypëse (djegien e shtëpive), dhe armatosjene popullsisë myslimane të krahinave kufitare nga guvernatori i përgjithshëm i Shkodrës,ndërsa autoritetet osmane lokale mundohen të bindin malësorët kryengritës përmesfamiljeve të tyre. Megjithatë, në një tjetër nivelnegocjatat nisin shpejt midis Malit të Zi,Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Perandorisë Osmane; nëse Mali i Zi i mbështetkryengritësit, ai nuk mundet ose pretendon se nuk mundet ta përballojë këtëmbërritje refugjatësh. Përfaqësuesit osmanë, të cilit pas këtij problemi shohin Malin eZi dhe Italinë, por që në të njëjtën kohë duhet të përballojnë rinisjen e veprimtarisë sëçetave në Maqedoni, shtyhen nga qeveria austro-hungareze ta zgjidhin çështjen më

55 John D. Treadway, The Falcon and the Eagle. Montenegro and Austria-Hungary, 1908-1914, Purdue University Press, 1983, f. 70-71 dhe 72-73.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 108Pavarësia

butë. Në nëntor, Porta e Lartë u parashtron një tjetër zgjedhje kryegritësve: kthim pakushte për të gjithë, përfshirë edhe krerët, të cilët nuk do të gjykohen, ndërprerjen etaksave, shërbim ushtarak në vend ose në Stamboll. Pikërisht në këtë çast vjen edhekërkesa e re e kryegritësve, e transmetuar përmes autoriteteve malazeze. Autoritetetosmane shohin këtu dorën e Malit të Zi. Por Rusia dhe Austro-Hungaria, që nuk janëtë gatshme ta shprishin statu quo-në, shtyjnë për një zgjidhje të krizës. Mali i Zi pranonkërkesat e Fuqive të Mëdha në fund të vitit, aq më tepër që do t i ishte dashur t iushqente refugjatët gjatë dimrit, ndërkohë që luftimet do të mund të rinisnin vetëm nëpranverë. Autoritetet malazeze pranojnë kështu të luajnë ndërmjetësit gjatë bisedimevemidis Portës së Lartë dhe refugjatëve, ndërsa Austro-Hungaria ushtron trysni mbiqeverinë osmane që të pranojë kërkesat e malësorëve. Më 18 nëntor 1910, çështjaështë thuajse e përfunduar56, dhe dhjetë ditë më pas refugjatët kthehen në shtëpitë etyre57.

Kjo ngjarje nuk kalon pa lënë gjurmë në skenën diplomatike, aq më tepër që, nëtë njëjtën kohë, masat e marra nga qeveria osmane kundër shqiptaristëve, të cilave dot u rikthehem, kanë nxitur projekte veprimesh të dhunshme kundër KBP-së. Gjatëdimrit 1910-1911, ideja e një « kryengritjeje të përgjithshme shqiptare » shëtit nëpërkancelaritë europiane, si në Romë dhe Beograd; një kryengritje e cila do të ndizej nganjë vend kundërshtar. Kryengritje të përgjithshme nuk do të ketë gjatë pranverës 1911;edhe pse çetat formohen në Shqipërinë e Mesme dhe në krahinën e Manastirit, sipasmodelit të çetave të Maqedonisë, kryengritjet do të kufizohen vetëm nëpër malet ekufirit me Malin e Zi dhe në Mirditë. Në këtë fazë të re kryengritëse në vilajetin eShkodrës, përmasa ndërkombëtare është gjithsesi e pranishme. Aktorë të caktuarmalazezë ndihmuan në rinisjen e veprimeve të dhunshme58. Për më tepër Mali i Zipërpiqet, më kot, të bëjë një aleancë me Serbinë59.

56 Porta propozon një « amnisti të përgjithshme », emërimin e një müdür-i shqiptar vetëm nëHot, Grudë dhe Kastrat, d.m.th. në fiset e refugjatëve; emërimin e kaymakam-ëve të krishterë;zhdëmtimin, jo të armëve, por të të veshjeve të tyre ornamentale prej argjendi; dëmshpërblim përshtëpitë e djegura; armatosjen e të krishterëve në rast armatosje myslimanësh; dhe për shërbiminushtarak, detyrimin për ta kryer në Stamboll vetëm për të rinjtë 21-vjeçarë, të tjerët duhet tëkryenin vetëm tre muaj, përpara se të njiheshin si rezervistë (HHStA, PA XIV/33, Liasse XXXIV,Albanesiches Aufstand, Cetinje, raporti n°102 i 20/11/1910).

57 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Scutari, telegrami n°43 i 11/10/1910; Wien, telegram i shifruar Pallavicini-t i 15/10/1910; Cetinje, Ritter von Jurystowski, raporti 19/10/1910; Scutari, telegrami n°44 i 20/10/1910; Yeniköy, Pallavicini, raporti n°322 i 21/10/1910; Scutari, Kohlruss, raporti n°92 i 21/10/1910; Salonique, Gregovich, raport n°292 i 21/10/1910; udhëzimet e Vjenës ndaj Pallavicini-t, 21/10/1910; Yeniköy, Pallavicini, telegrami n°327 i25/10/1910; Cetinje, telegramet n°84 të 11/11/1910 dhe n°87 të 13/11/1910. Shih edhe Nika,Përmbledhje, f. 59-60 ; Treadway, The Falcon and the Eagle, f. 73-74.

58 Cf. Nika, Përmbledhje, f. 181-183, sipas ditarit të priftit Pal Dodaj. HHStA, PA XIV/33,Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Prizren, Von Rudnay, raporti, n°20 i 14/3/1911.

59 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Monastir, Bornemisza, raportn°1 i 3/1/1911; Yeniköy, Pallavicini, raporti n°1 i 5/1/1911; Rome, Von Merey, raporti n°3 i 17/1/

Përpjekja 109

Midis marsit dhe fillimit të gushtit 1911 përmasa diplomatike bëhet sërishqendrore në procesin kryengritje-shtypje-negocjata në veri të vilajetit të Shkodrës.Pasi autoritetet lokale kishin pranuar të ndërmerrnin bisedime me kryengritësit përmespriftërinjve60, autoritetet qendrore osmane vendosën të dërgojnë sërish Turgut Pashënpër të shtypur kryengritjen. Pas mbërritjes së tij në Shkodër më 11 maj, ai premton falje,përpos ndaj krerëve. Kryengritësit nuk pranojnë dhe kërkojnë nga Mali i Zi garantimine të « drejtave kushtetuese ». Luftimet bëhen atëherë të ashpra përreth një muaj, dhetrupat osmane kryejnë mjaft shkatërrime. Rusia dhe Austro-Hungaria ndërhyjnë atëherëpranë Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane për të ruajtur ndikimin e tyre përkatës nërajon. Veçanërisht Austro-Hungaria e shtyn sërish Portën e Lartë që ta zbusë politikëne saj. Në fillim të muajit qershor, qeveria osmane pranon dhe njofton se sulltani do tëdekretojë amnistinë. Përkundrejt amnistisë dhe zhdëmtimeve ofruar për shkatërrimet,në këmbim të dorëzimit të armëve, kryengritësit përgjigjen me memorandumin e Greçës,i cili, sikurse e pamë më lart, kërkon decentralizim kushtetues dhe autonomi për provincatshqiptare. Memorandumi është hartuar sigurisht nga Ismail Qemal Beu, ardhur në Maltë Zi me këshillën e ambasadorit rus në Stamboll. Kundërshtimi i amnistisë nënshkruarnga sulltani më 3 korrik, gjatë vizitës së tij në Kosovë, i shtyn autoritetet osmane tashkarkojnë Turgut Pashën, figura e të cilit është tepër e lidhur me paraqitjen e rendit tëri dhe me shtypjen në rajon. Edhe pse pasardhësi i tij, Abdullah Pasha, bën lëshime tëreja, malësorët sërish e kundërshtojnë. Ndërsa Fuqitë e Mëdha mendojnë se ështëMali i Zi ai që i shtyn të mos bien në ujdi, është sërish trysnia e ushtruar nga Rusia dheAustro-Hungaria, të cilat dëshirojnë të mënjanojnë konfliktet ndërshtetërore, që eshtyjnë Malin e Zi të ndikojë tek malësorët të pranojnë kushtet e Portës. Më 3 shtator1911, nënshkruhet një marrëveshje paqeje dhe malësorët kthehen në shtëpitë e tyrebrenda dy javëve, ndërsa trazirat vijojnë vetëm në zona të caktuara në Mirditë61.

Një konflikt ndërshtetëror shpërthen në vjeshtën e vitit 1911, por nisja e tij nukkishte lidhje të drejtpërdrejtë me krizën e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi. Më 29shtator 1911, nis në fakt lufta italo-turke në Tripolitana. Ky konflikt i shtyn shtetetballkanike të përgatiten për luftë kundër Perandorisë Osmane. Mali i Zi, në veçanti, ipropozon Italisë të pushtojë Shqipërinë osmane, por propozimi kundërshtohet ngaautoritetet italiane. Mali i Zi kthen atëherë sytë nga Austro-Hungaria, e cila kërkon tëruajë status quo-në. Përfundimisht, Mali i Zi do të mjaftohet me një kërkesë tëdrejtpërdrejtë ndaj Perandorisë Osmane për rishikim kufinjsh62.

1911; Belgrade, telegrami n°27 i 5/2/1911; Cetinje, Giesl, raporti n°8-B i 9/2/1911; Monastir,Bornemisza, raporti n°14 i 26/2/1911; Cetinje, Giesl, raporti n°18 i 19/3/1911; Scutari, Zambaur,raporti, n°27 i 27/3/1911; dhe raporte të tjera nga Shkodra dhe Cetinja për kryengritjet në kufi.

60 Nika, Përmbledhje, f. 81-82.61 HHStA, PA XIV/36, Letra e Dervish Himës Rappaport-it e 3/6/1911; Skendi, The Albanian

National Awakening, f. 411-420; Për baletin diplomatik mbi këtë temë, cf. Treadway, The Falconand the Eagle, f. 79-82.

62 Treadway, The Falcon and the Eagle, f. 88-93.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 110Pavarësia

Kryengritje të reja dhe kundërshtia ndaj Komitetit të Bashkimit dhe Progresit

T i kthehemi hartimit të memorandumit të Greçës nga Ismail Qemal Bej Vlora.Ky na tregon se, përtej qeverive të Fuqive të Mëdha dhe qeverive ballkanike, ashtusikundër dhe përfaqësuesve të tyre, të tjerë aktorë ndërhynë në margjinat e terrenit tëkryengritjeve, të lidhur me kryengritësit (por nganjëherë edhe pa lidhje me ta) për njëmobilizim në skenën politike perandorake kundër Komitetit të Bashkimit dhe Progresitdhe politikës së tij. Në fakt, veprimi i Turgut Pashës dhe KBP-së gjatë verës 1910, i cilipreku edhe shqiptaristët, pati gjithashtu si pasojë t i japë një tjetër përmasë përtej-lokale « kryengritjeve » ose « kryengritjeve shqiptare ». Malësorët, shtëpitë e të cilëveu shkatërruan sepse nuk dëshironin të dorëzonin armët apo të paguanin taksa të reja,janë viktima të Turgut Pashës, së bashku me shqiptaristët që hidhen burgjeve aposhtrëngohen të largohen jashtë shtetit. Përmasa diplomatike që mori trajtimi ikryengritjeve në vilajetin e Shkodrës u mundëson po ashtu këtyre aktorëve të tjerë tëtentojnë të nxjerrin përfitime nga kriza, në veçanti në kundërshtinë e tyre ndaj Komitetittë Bashkimit dhe Progresit.

Aktorët për të cilët bëhet fjalë këtu, nuk mund të identifikohen lehtë sepseveprimet e tyre në përgjithësi botimi dhe shpërndarja e memorandumeve bëhennganjëherë në emër të kryengritësve. Kësisoj, gazeta italiane Corriere d Italia botonnjë memorandum, i cili mendohet të jetë shkruar gjatë mbledhjes së kryengritësvembajtur në Cetinjë më 30 mars 1911. Kërkesat drejtuar Fuqive të Mëdha nuk përputhenme kërkesat e kryengritësve të njohura më parë. Bëhet fjalë për kërkimin e integritetitterritorial shqiptar, gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në katër vilajetet, në shkolla, nëadministratë, në gjykata; për njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare prej autoriteteveosmane dhe emërimin e guvernatorëve të përgjithshëm me kombësi shqiptare;shpenzimet e të ardhurave të Shqipërisë në përfitim të shqiptarëve; shërbimin ushtarakjo jashtë Shqipërisë, përveçse në rast lufte63. Në fakt, të tretët që e përqafojnë kauzëne kryengritësve dhe bëhen trumpetuesit e saj janë përgjithësisht kundërshtarë tëpolitikës së KBP-së, në më të shpeshtën e rasteve shqiptaristë.

Në shtyp dhe në letërkëmbimet personale, kundërveprimet e « inteligjencies »pas masave të marra për shtypjen e kryengritjes në vilajetin e Kosovës në pranverën1910 janë të shumta. Por ato marrin një tjetër përmasë kur kjo « inteligjencie » preketdrejtpërdrejt prej një tjetër serie masash të marra gjatë verës 1910 kundër gazetave,klubeve, shkollave, gazetarëve dhe shqiptaristëve në veçanti64. Nis e zhvillohet kështu,tema e tiranisë dhe e barbarisë së Turgut Pashës, turqve dhe ushtrisë kundër popullitshqiptar në sy të Europës së qytetëruar65. Disa e interpretojnë në këtë kuptim mërgimin

63 Nika, Përmbledhje, f. 80-81.64 Shih veçanërisht reagimin e Ibrahim Temos që, më 28/8/1910 i shkruan nga Stambolli

Asdrenit, dhe e shtyn t i shkruajë një memorandum Europës për të denoncuar regjimin e xhonturqve(Nika, Përmbledhje, f. 48).

65 Nika, Përmbledhje, f. 49, 51, 53-54, 54-56.

Përpjekja 111

e malësorëve katolikë në Mal të Zi: bëhet fjalë për ikje nga monstruoziteti turk66. Nësenevoja për t u organizuar përsëritet shpesh67, zhvillohet po ashtu edhe ideja për t ihartuar memorandume Europës68. Bëhet shpesh fjalë për thirrje drejtuar shqiptarëvepër t u mobilizuar, kryesisht në favor të autonomisë, e nganjëherë qartësisht kundërxhonturqve. Nevoja për t u bashkuar është gjithashtu një temë që përsëritet69.

Formimi i mjaft çetave kaçakësh në terren, shtyn shqiptaristë të caktuar tëpërfytyrojnë mënyra veprimi më të prekshme përmes përdorimit të forcës ushtarake tëkëtyre çetave. Kështu, në një letër drejtuar, ndoshta nga Shqipëria e Mesme, DervishHimës (një shqiptarist me emër), dikush sugjeron të politizojë një çetë mjaft të madhe,formuar nën drejtimin e Bahtiar Dodës në krahinën e Lurës (në perëndim të Dibrës), përtë luftuar kundër barbarisë., Duheshin bindur kaçakët të zhveshur nga idetë politike,që i largoheshin rekrutimit, të luftonin për idenë kombëtare, por pa e ndikuar gjithsesindjesinë e tyre të fortë fetare duke u folur, për shembull, për alfabet kombëtar70.Shqiptaristët janë kështu të ndërgjegjshëm për distancat që ndajnë kërkesat e tyre meato të kaçakëve.

Një mobilizim i tillë duket se nisi në krahinën e Manastirit, dhe në janar, konsulliaustro-hungarez shprehej për një ndjenjë « kryengritjeje të përgjithshme »71. Megjithatë,disa shqiptaristë apo kundërshtarët e KBP-së veprojnë në terren në pranverën 1911kryesisht në lidhje me kryengritësit e vilajetit të Shkodrës. Mjaft personazhe shkojnënë fakt në Mal të Zi ku ndodhen refugjatët, për t i furnizuar me armë dhe ushqime siFazil Pashë Toptani, Luigj Gurakuqi dhe sidomos Ismail Qemal Bej Vlora, me të cilin dytë parët janë të lidhur. Ata kërkojnë prej shqiptarëve të diasporës (sidomos nga Ruma-nia dhe Egjipti) ngritjen e fondeve të nevojshme, duke u shpjeguar se malësorët luftojnëpër të drejtat dhe liritë e kombit. Fytyra publike e kontakteve të tyre me malësorët do tëjetë memorandumi i Greçës, hartuar nga Ismail Qemal Beu72. Ky i fundit synon mbi tëgjitha të luftojë xhonturqit në skenën politike perandorake, duke përdorur më një anëshqiptarizmën, dhe në tjetrën kryengritjen e malësorëve. Për malësorët, përdorimi i këtijzëdhënësi i jepte veçse më shumë peshë kauzës së tyre kundër një kundërshtari tëpërbashkët, regjimit të xhonturve, përgjegjës për rendin e ri73.

Një tjetër shqiptarist, shqiptaro-italiani Terenzio Tocci, do të shkojë edhe mëlarg meqenëse, i ardhur nga Italia, ai niset drejt një tjetër vatre kryengritëse vendase,në Mirditë, ku më 27 prill 1911, shpall formimin e një qeverie të përkohëshme shqiptarenën presidencën e tij, dhe pavarësinë e vendit në kufijtë e tij historikë, gjuhësorë dhe

66 Nika, Përmbledhje, f. 57.67 Nika, Përmbledhje, f. 61-62. 68 Cf. shënimi 51.69 Nika Përmbledhje, f. 66-67, 67-68, 68-70, 70-71, 80-81, 87-88.70 Nika, Përmbledhje, f. 53-54. 71 HHStA, PA XIV/33, Dengu XXXIV, Albanesiches Aufstand, Monastir, Bornemisza, raporti

n°1 i 3/1/1911.72 Nika, Përmbledhje, f. 89-90, 90-94, 110-111, 121-124.73 Nika, Përmbledhje, f. 183. Shih edhe Çelik, Ittihatçilar, f. 435.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 112Pavarësia

kombëtarë. Në mungesë të mbështetjes lokale apo përtej-lokale, i duhet ndërkaq tëlargohet shpejt drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë74.

Së fundi, duhet përmendur se, nën shtytjen e Ismail Qemal Bej Vlorës, në vilajetine Janinës dhe në Shqipërinë e Mesme, grupe të vogla janë të gatshme të ngrenë kryepër të kërkuar të drejtat e tyre dhe letërkëmbejnë me njëri-tjetrin për t u koordinuar. Nëkrahinën e Gjirokastrës, disa formulojnë një memorandum, të quajtur Memorandumi iCepos, me emrin e manastirit ku është hartuar, që kërkon, në emër të popullatës sëLabërisë (krahina e Ismail Qemal Bej Vlorës), të njëjtën gjë si edhe malësorët. Të lidhurme diasporën shqiptariste, disa shprehin vullnetin e tyre për t i bashkuar lëvizjetpërreth një qendre të caktuar75. Një akt edhe më i guximshëm, formimi i çetave të vërtetanë vilajetin e Janinës dhe të Manastirit,76 përalajmëron natyrën e ndryshme tëkryengritjeve që do të shpërthejnë më 1912 në kontekstin e një mobilizimi politik nërritje kundër KBP-së.

Nga kryengritjet si reagim në kryengritjet aktive kundër KBP-së (1912)

Ajo që i shquan kryengritjet që zhvillohen në « provincat shqiptare » më 1912në krahasim me ato të periudhës midis verës 1910 dhe verës 1911, është jo aq ndryshiminë shkallë hapësinore (bëhet fjalë tashmë për një « kryengritje të përgjithshme ») sesanjë ndryshim i dyfishtë në natyrë. Më njërën anë, një kalim nga kryengritjet si reagimnë kryengritjet aktive, dhe në anën tjetër, një pjesëmarrje e drejtpërdrejtë, në veprimete mosbindjes dhe të dhunës, e aktorëve të rinj me kërkesa tashmë jo më në shkallëlokale, por në shkallë perandorake. Këto zhvillime i detyrohen kryesisht kontekstitdiplomatik mjaft të tendosur dhe tensioneve shumë forta që gjallojnë në skenën politikeperandorake pas sulmit të Italisë në Tripolitanë në vjeshtën e vitit 1911, të cilat ngjallinfrikën e dobësimit (të zhdukjes, madje) të Perandorisë në Ballkan. Shpërbërja e paramentitnë janar 1912 dhe shpështjellimi problematik i zgjedhjeve të pranverës 1912, vetëm irrisin tensionet dhe i shtyjnë këta aktorë të rinj, të privuar nga mundësia e shprehjespolitike prej KBP-së, të rebelohen përkrah kryengritësish të tjerë, lëvizja e të cilëve nëpamje të parë shfaqet e krahasueshme me periudhën pararendëse, edhe pse këtu mundtë zbulohet një prirje për të kaluar nga një formë veprimi kolektiv reagues në një formëveprimi aktiv77.

74 Për një kritikë nga një shqiptar ndaj veprimit të T. Tocci-t, cf. Nika, Përmbledhje, f. 179-80.Një grup i vogël garibaldianësh (më pak se 15 vetë) paskësh luftuar me kryengritësit (cf. Nika,Përmbledhje, f. 182).

75 Nika, Përmbledhje, f. 131-133, 135, 149-150,191.76 Skendi, The Albanian National Awakening, f. 421-424.77 Rimarr këtu skemën e analizës propozuar nga Ch. Tilly, L. Tilly dhe R. Tilly (The rebellious

Century. 1830-1930, f. 49-50).

Përpjekja 113

Kryengritjet aktive në skenën vendase

Pjesëmarrja e qeverive të huaja, e diplomatëve dhe e kundërshtarëve të KBP-sënë lëvizjet kryengritëse të vilajetit të Shkodrës më 1911 dhe raportet e forcave ndërmjetkëtyre aktorëve dhe qeverisë osmane, e shtrënguar të bëjë lëshime, ndihmojnë nëzhvillimin e kryengritjeve fillimisht « reaguese », domethënë si rezistencë ndaj masavetë shtetit (rekrutimi, taksat dhe çarmatosja), në veprime kolektive pjesërisht « aktive».Në fakt, fjala është gjithashtu për të kërkuar të drejta, për të cilat lypet ndërhyrja e njëtë treti (Fuqitë e Mëdha, konsulli lokal, Mali i Zi fqinj). Amnistia dhe masat e pajtimit tëvendosura nga autoritetet osmane në verën e vitit 1911, nuk kanë mundur t i qetësojnëmalësorët e veriut të vilajetit të Shkodrës. Në njërën anë, masat nuk janë vënë tërësishtnë jetë në terren. Në tjetrën, krahinat që nuk kanë ngritur krye kërkojnë masa të njëllojta.Përtej vullnetit për të vazhduar rezistencën ndaj reformave të futura me forcë,kryengritësit kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre për lëshimet dhe zhdëmtimet epremtuara. Kërkesat vijojnë gjithsesi t i përkasin nivelit lokal: çështjet e ngritura janëato të emërimit të müdür-ëve, ndërtimit të shkollave në fshatra, shtrimit të rrugëve në tëgjithë krahinën, shpagimit të shtëpive dhe kishave të dëmtuara, zhdëmtimit për bagëtitë,të korrurat dhe lëndën e drurit. Pas këtyre kërkesave fshihen çështjet ekonomike tëpopullatave, që jetojnë në kushte shumë të pasigurta, dhe marrëdhëniet me pushtetinlokal, përmes emërimit të müdür-ëve, por edhe nevoja e krerëve të caktuar për të krijuarpozita në këtë kontekst tensionesh me autoritetet provinciale dhe qendrore. Megjithatë,në fillim të vitit 1912, në veri të vilajetit të Shkodrës, nuk është kaluar ende në dhunë,edhe pse malësorë të caktuar përpiqën të sigurojnë armë pranë autoriteteve malazeze78.

Përveç kësaj krahine, ku kanë ndodhur kryengritjet më 1910-1911, kërkesakolektive shprehen gjithashtu edhe në krahina fqinje. Në krahinën e Dibrës, apo nëkrahina të caktuara në veri të vilajetit të Kosovës, kërkohen të njëjtat lëshime me ato qëiu bënë malësorëve që u strehuan në Mal të Zi. Ndërkohë, çprej muajit shkurt, gjendjaështë ndërkaq thuajse kryengritëse në krahinat e vilajetit të Kosovës. Armët qëqarkullojnë janë të shumta, qoftë për shkak të riarmatimit të segmenteve të caktuara tëpopullsisë nga autoritetet osmane, qoftë për shkak të kontrabandës që lulëzon prejMalit të Zi dhe sidomos Serbisë. Çetat e kaçakëve dhe hajdutëve shtohen. Atokontrollojnë rrugët, pengojnë punimet e ndërtimeve të rrugëve të reja të komunikimit,sulmojnë nganjëherë të krishterët, por sidomos përfaqësuesit e autoriteteve. Autoritetetlokale kundërveprojnë pak, aq më tepër që një komision pajtimi i drejtuar prej ministrittë brendshëm, Haxhi Ali Beut, shëtit nëpër rajon. Ndërkaq, edhe ky sulmohet79.

78 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Cetinje, R. Weinzetl, raporti n°1-C, i 2/1/1912; Skutari,von Zambaur, telegrami n°2 i 12/1/1912, raporti n°7 i 19/1/1912, telegrami n°9 i 26/1/1912,raporti n°12 i 26/1/1912, telegrami n°22 i 11/2/1912, raporti n°26 i 13/2/1912; Nika, Përmbledhje,f. 198-199.

79 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Skutari, von Zambaur, raporti n°12 i 26/1/1912; Cetinje,Giesl, raporti n°10-A i 29/1/1912; Monastir, Halla, raporti n°5 i 5/2 ; Prizren, Adamkiewicz,telegrami n°6 i 23/2/1912; Mitrovitza, raport n°15 i 28/2/1912; Prizren, Adamkiewicz, telegramin°7 i 11/3/1912; Mitrovitza, Vizekonsul und Gerent von Pözel, raporti n°20, 15/3/1912.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 114Pavarësia

Fillojnë të shprehen kërkesa në nivel lokal. Njëri prej krerëve të çetavekryengritëse, Mahmut Zaimi, kërkon shpërndarjen e armëve për të gjithë shqiptarët,mospërdorimin e rekrutëve shqiptarë përtej Üsküp/Shkupit dhe faljen e Riza BejGjakovës, dëbuar pas kryengritjes së pranverës 1910. Bajraktarët e krahinës së Pejëskërkojnë të njëjtën gjë, ashtu sikundër edhe një amnisti të përgjithshme, 30 000 liratturke të premtuara nga sulltani dhe zhdëmtim për kullat e shkatërruara. Ndërkaq njëveprim i shkallës më të gjerë nis një muaj më vonë nga fiset Gashi, Bytyçi, Krasniqi dhekrerët e krahinës së Hasit. Çështja që shtrohet është ajo e dëbimit të müdür-ëve dhexhandarëve të emëruar rishtas, si dhe e marshimit drejt Gjakovës për të kërkuar tënjëjtat masa me ato që u janë premtuar malësorëve të vilajetit të Shkodrës nga qeveria,përsa i përket shërbimit ushtarak, tatimeve, emërimit të nëpunësve dhe xhandarëvevendas, dhe shpagimit për dëmet e pësuara. Kryengritësit kalojnë në veprim dhe ubashkohet edhe Mahmut Zaimi, i cili dëshiron, po ashtu, të sulmojë qytetin80.

Ndërkohë, dy javë më vonë, në fillim të muajit maj, konsujt shënojnë një zhvillimtë rëndësishëm. Ata vënë re në fakt një ndryshim të natyrës së grupeve kryengritëse,pas zhvillimeve problematike të zgjedhjeve, dhe flasin për « çeta politike ». Duhet parëkëtu pjesëmarrja e aktorëve të rinj në kryengritjen në terren, aktorë të cilët nukkundërveprojnë ndaj futjes së reformave apo masave shtypëse në nivel lokal, por epërdorin kryengritjen si një mënyrë mobilizimi në skenën politike perandorake.

Kryengritjet aktive në skenën perandorake

Gjatë dimrit 1910-1911, në skenën politike perandorake, ashtu sikundër gjatëdimrit pararendës, gjallon një frymë planesh « kryengritëse », për vete apo për të tjerë.Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria druajnë se Mali i Zi dhe Italia janë dukepërgatitur një « kryengritje shqiptare », secili për përfitim vetjak81. Në Itali, posaçërisht,disa anëtarë të diasporës shqiptare si Terenzio Tocci dhe Francesco de Rada kanëvërtet plane kryengritjesh82. Në anën e tyre, aktorë osmanë me origjina shqiptare, tëtillë si deputeti Hasan Prishtina dhe krerët e krahinës së Korçës në Shqipërinë e Jugut,mendojnë ta përdorin këtë mënyrë veprimi për të zgjidhur problemet politike, tëshqetësuar për fatet që mund të kenë provincat europiane pas kësaj gjendjeje. Ata do

80 HHStA, PA XXXVIII/388, Konsulat Mitrovitza, Vizekonsul und Gerent von Tahy, 3/1/1912;PA XIV/39, Dengu XXXIV, Monastir, Halla, raporti n°5 i 5/2/1912; Prizren, telegrami n°6 i 23/2/1912; Mitrovitza, raporti n°15 i 28/2; Prizren, Adamkiewicz, telegrami n°7 i 11/3/1912; Mitrovitza,Vizekonsul und Gerent von Pözel, raporti n°20, i 15/31912; Prizren, Prochaska, raporti n°35 i 17/4/1912.

81 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Cetinje, R. Weinzetl, raporti n°1-D i 2/1/1912; Belgrade,Stephan von Ugron, raporti n°2-B i 5/1/1912; Corfu, Ranzi, raporti n°3 i 8/1/1912; Skutari,telegrami n°10 i 26/1/1912; Cetinje, von Giesl, raporti n°10-A i 29/1/1912.

82 Nika, Përmbledhje, f. 168-170, 213-214, 219-220.

Përpjekja 115

të shkojnë deri aty sa të provojnë terrenin pranë konsujve austro-hungarezë, për tëkuptuar nëse mund të përfitojnë mbështetjen e tyre. Po më kot pasi Monarkia e Dyfishtëmbron rreptësisht status quo-në83. Për sa i takon Ismail Qemal Bej Vlorës, pasi hartonmemorandumin e Greçës në pranverën vitit 1911, ai zhvillon që nga Europa Perëndimorenjë veprimtari rrjetore në përpjekje për të bashkuar shoqëritë shqiptare të diasporës.Me Fazil Bej Toptanin dhe Luigj Gurakuqin, dhe përmes të tjerë informuesish e agjentëshnë terren, ai tenton të krijojë një organizim të përbashkët, apo të mobilizojë diasporat,gjithë duke sensibilizuar qarqet diplomatike ndaj « kërkesave shqiptare », të shprehuranë kuadër të çështjes së administrimit të Perandorisë, me qëllim rrëzimin e kundërshtarëvetë tij politikë, anëtarët e Komitetit të Bashkimit dhe Progresit84.

Megjithatë, përfshirja e aktorëve të këtij lloji në terrenin konkret fillon veçseduke nisur nga muaji maj. Elementi që i jep shtysën është zhvillimi i zgjedhjeve dherezultati i tyre. Megjithë masat paqëtuese të marra nga qeveria osmane qysh prejfundit të janarit për të qetësuar gjendjen, përmes vendimit për të dërguar në Shqipëridhe në Maqedoni një komision për vlerësimin e nevojave të popullsisë në administratënlokale dhe marrjen e masave të shpejta85, të kryesuar nga Ministri i Brendshëm dhe ipërbërë madje nga përfaqësues të Ministrave të Kulteve, të Punëve Publike dhe tëLuftës zhvillimi i zgjedhjeve në Rumeli nxit rritjen e pakënaqësive ndaj politikëszyrtare dhe jo-zyrtare të KBP-së. Komiteti, i cili ka shtyrë drejt militarizimit tëadministratës, ka bërë gjithçka edhe për të nxitur fitoren e kandidatëve të tij gjatëvotimeve. Bile në krahina të caktuara të veriut të vilajetit të Kosovës, në Vuçitern dhePrishtinë kryesisht, ku këta humbasin, KBP-ja i anullon rezultatet86. Kjo politikë agresivee Komitetit, e Cemiyet-it sikundër e quanin aso kohe, e cila, për më tepër, duket se vënë rrezik vetë Perandorinë kundrejt fqinjëve, nxit kundërveprimin e shumë kategoriaktorësh në Rumeli: jo vetëm të deputetëve të vjetër që humbasin mundësinë e veprimitpolitik që u lejonte kjo detyrë, por edhe të ushtarakëve dhe administratorëvekundërshtarë të politikës së KBP-së, e madje edhe të studentëve.

Fillimisht, rreth fillimit të muajit maj, janë bejlerët që privohen nga fitorjazgjedhore, ata që përfshihen në formimin e atyre që konsujt i quajnë « çeta politike ».Bejlerët e Vuçiternit, Mitrovicës, Prishtinës, Novi Pazarit, dhe kryesisht Hasan BejPrishtina, Ferhad Bej Draga e Zejtullah Beu formojnë çeta që i presin udhëzimet prejtyre. Edhe për bejlerët e Prizrenit ky lloj mobilizimi bëhet zgjidhja e vetme për të

83 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Salonique, Kral, raporti n°6 i 5/1/1912 dhe n°15 i 18/1/1912.

84 Nika, Përmbledhje, f. 177-178, 180-181, 188, 191, 196-198, 202, 204-205, 206-209, 221-222, 243-246.

85 PA XIV/39, Dengu XXXIV, Pallavicini, telegrami n°26 i 26/1/1912. Fondi i arkivës austriakepërmban shumë raporte për vizitën e komisionit. Përtej nisjes së tij, duhet shënuar midis masavepajtuese edhe vendimi për të rihapur shkollat shqipe dhe rifutjen e mësimit të shqipes në shkollat eshtetit (cf. Skendi, The Albanian National Awakening, f. 424).

86 HHStA, PA XXXVIII/388, Konsulat Mitrovitza, Vizekonsul und Gerent von Pözel, raporti i5/5/1912.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 116Pavarësia

kundërshtuar KBP-në87. Në ditët që vijojnë, nga çetat që janë në aktiviteet kryengritësenë krahinës që prej disa javësh ndërmerren kësaj herë veprimtari të dhunshme nëkrahinat e Pejës dhe sidomos në Gjakovë. Autoritetet lokale osmane mendojnë seështë Hasan Bej Prishtina ai që fshihet pas rinisjes së kryengritjeve, ndërkohë që nëStamboll dyshojnë se shpirti i tyre është në Mal të Zi. As njëra as tjetra prej këtyrehipotezave nuk është e sigurt. Pas disa luftimesh, hapen negocjatat në Gjakovë, pormë 17 maj rinisin sërish përplasjet e përgjakshme. Autoritetet sulmohen ndërsa vendosingurin e parë të një shkolle në Pejë dhe atë të një ndërtese për një müdür të ri në Istok.Mytesarifi i Pejës dëshironte të dendësonte hallkat administrative përmes rritjes sënumrit të nahijeve (nahiye). Në Vuçitern, Lumë dhe gjetiu sulmohen të tjera posterojesh dhe depo armësh. Ky është momenti kur vetë bejlerët dalin në mal. Ndërkohë qëhapen negocjatat midis kryengritësve dhe autoriteteve lokale, në Junik, një fshatndërmjet Gjakovës dhe Pejës, organizohet që nga 21 maji një mbledhje e kryengritësve.Ish-deputeti Hasan Prishtina, i cili është i pranishëm, planifikon një kryengritje për tashtyrë qeverinë osmane t i japë autonomi Shqipërisë. Vijon një fazë negocjatash nënivel lokal, ndërkohë që, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjera, bëhen përgatitje përluftime. Në këtë kontekst, Austro-Hungaria i druhet shpërthimit të luftës nga Mali i Zidhe i kërkon autoriteteve osmane t i shtojnë lëshimet. Cilat janë kërkesat ekryengritësve? Sipas të dhënave që qarkullojnë, ndjekur më pas nga shpërndarja etrakteve, kërkesat janë për një autonomi në gjirin e Perandorisë : për vendosjen ekufijve të një vilajeti shqiptar; kryerjen e shërbimit ushtarak në Shqipëri në kohë paqeje;pasjen e nëpunësve dhe gjykatave shqiptare; shfrytëzimin nga provinca të tatimeve tëmbledhura në vend; hapjen e shkollave shqipe. Në të vërtetë, konsujt shënojnë seqëllimet e krerëve kryengritës janë të ndryshme: disa, ish-deputetët kryesisht, luftojnëpër autonomi; të tjerë për rrëzimin e qeverisë; të tjerë akoma për një qeveri të re që dotë lejonte armëmbajtjen88.

Në marrëdhëniet që themelohen gjatë kësaj përballjeje midis autoriteteve osmanedhe kryengritësve, të cilët e kontrollojnë gjithnjë e më shumë gjendjen në krahina tëcaktuara në veri të vilajetit të Kosovës, një elementi ri hyn në lojë duke nisur nga mesi

87 HHStA, PA XXXVIII/388, Konsulat Mitrovitza, Vizekonsul und Gerent von Pözel, raporti i5/5/1912; PA XIV/39, Dengu XXXIV, Prizren, Prochaska, raporti i 7/5/1912; Cetinje, Giesl, raportin°32-C i 7/5/1912.

88 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Prizren, telegrami n°11 i 8/5/1912; Kral, Salonique,telegramet n°61 e n°62 të 11/5/1912; Prizren, Prochaska, telegrami n°12 i 11/5/1912; Pera,Pallavicini, telegrami n°151 i 11/5/1912; Prizren, Prochaska, telegramet n°13 të 13/5/1912 dhen°15 të 17/5/1912; Salonique, Kral, raporti n°35 i 17/5/1912; Mitrovitza, Tahy, raporti n°33 i 18/5/1912; Prizren, Prochaska, telegrami n°16 i 22/5/1912; Kral, Salonique, telegrami n°69 i 22/5/1912; Mitrovitza, Tahy, raporti n°34 i 28/5/1912; Monastir, Halla, raporti n°47 i 31/5/1912;Wien, udhëzime Kolossa-s në Stamboll, 1/6/1912; Uskup, Heimroth, raporti n°64 i 1/6/1912;Valona, Lejhanec, raporti n°27 i 16/6/1912; Mitrovitza, raporti n°35 i 18/6/1912. Shih edhe Nika,Përmbledhje, f. 223-225, 233-240.

* Partia Liri dhe Mirëkuptim (Hürriyet ve Ýtilâf ). (Shënim i përkthyesit)

Përpjekja 117

i qershorit 1912: një kryengritje në ushtrinë e Rumelisë, që zë fill në Manastir dheshpërhapet më pas në garnizone të tjera. Kryengritësit janë shqiptarë dhe joshqiptarë.Sidoqoftë, kërkesat e tyre nuk janë shqiptariste, edhe pse aty-këtu ata ndiqen në malnga paria e jugut shqiptar. Të ndikuar ndoshta nga Marrëveshja liberale*, kryengritja etyre lidhet edhe me pakënaqësinë ndaj KBP-së. Ata duan largimin e Talsat, Xhavid dheEjup Sabriut, largimin e KBP-së nga çështjet politike, shpërbërjen e Parlamentit dhezgjedhje të reja. Ata dëshirojnë gjithashtu që ushtria t i përmbahet rolit të saj ushtarakdhe që anëtarët e saj të mos mbajnë më poste nëpunësish. Ata kërkojnë neutralitetinpolitik të kabinetit të ri dhe dorëheqjen e Ministrit të Luftës89.

Kjo kryengritje në ushtri ndryshon raportet e forcës ndërmjet kryengritësve nëveri të vilajetit të Kosovës dhe autoriteteve osmane. Fillimisht, kërkesat e shprehurazyrtarisht janë pjesërisht në linjë me ato të ushtarakëve kryengritës. Në shtyp, krerët ekryengritjes në Kosovë lajmërojnë se veprimi i tyre drejtohet kundër KBP-së, jo thjeshtpër nevojat e kombit shqiptar, por gjithashtu për një Kushtetutë të vërtetë për të gjithëPerandorinë. Ata denoncojnë kushtet në të cilat u zhvilluan zgjedhjet, si dhe nënshtrimine Parlamentit ndaj pushtetit të KBP-së. Për më tepër, gjendja e re inkurajon kryengritësittë kalojnë në veprim: kryengritja rinis në fillim të korrikut me dëbimin e mbledhësve tëtatimeve dhe me sulmet ndaj xhandarëve dhe ushtarëve. Qeveria kundërpërgjigjetpërmes ndërhyrjes së ushtrisë në krahinën e Mitrovicës, e kontrolluar nga Isa Boletini,dhe përmes urdhrit për dëbimin e familjeve të krerëve të kryengritjes. Por ja ku shfaqetnjë pasojë e fillimeve të kryengritjes në ushtri: në krahinën e Gjakovës dhe gjetiu nëveri të vilajetit të Kosovës, vërehen shenjat e para të kundërshtisë së trupave për tëvijuar përndjekjet90.

Autoritetet osmane detyrohen atëherë jo vetëm të përpiqen të zbutin shtypjennë terren (të shtyra për më tepër nga Austro-Hungaria), por të bëjnë edhe lëshime nëskenën politike perandorake. Por këtë e bëjnë veçse gradualisht, si pasojë e trysnisë së

89 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Monastir, Halla, telegrami n°10 i 22/6/1912, telegramin°7 recte 11 i 23/6/1912, raporti n°59 i 23/6/1912, telegrami n°12 i 24/6/1912; Salonique, Kral,telegrami n°82 i 23/6/1912; Monastir, Halla, telegrami n°14 i 26/6/1912, telegrami n°16 i 27/6/1912, raporti n°63 i 27/6/1912, raporti n°68 i 29/6/1912; Salonique, Kral, telegrami n°87 i 30/6/1912; Yeniköy, Pallavicini, raporti n°57 A-D  i 5/7/1912; Kral, Salonique, raporti n°107 i 8/7/1912 ; Uskup, Heimroth, raport n°81 i 12/12/1912. Duhet shënuar kështu se telegramet dheraportet austro-hungareze sa i përket kësaj kryengritjeje në ushtrinë e Rumelisë gjenden në kartonatKryengritje shqiptare , edhe pse përmbajtjet e tyre tregojnë raportet e ndërlikuara të kryengritjes

me të tjera syresh që ngjajnë aso kohe në Rumeli.90 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Salonique, Kral, raporti n°103 i 30/6/1912; Yeniköy,

Pallavicini, telegrami n°216 i 30/6/1912; Mitrovitza, Tahy, raportet n°36 i 1/6/1912 dhe n°37 i 4/7/1912; Prizren, Prochaska, raporti n°63 i 4/7/1912; Uskup, Heimroth, n°76 i 5/7/1912; Salonique,Kral, raporti n°108 i 10/7/1912; Mitrovitza, Tahy, raporti n°39 i 11/7/1912; Yeniköy, Pallavicini,telegrami n°237 i 12/7/1912.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 118Pavarësia

kundërt ushtruar nga KBP-ja. Më 12 korrik, Mahmud Shevqet Pasha, ministër i luftës,jep dorëheqjen. Luftimet, ndërkaq, vijojnë ende në Kosovë. Më 15 korrik kryengritësite Kosovës i kërkojnë sulltanit tërheqjen e kabinetit dhe pranimin e kërkesave shqiptare,duke iu bashkuar kështu (sa i përket propozimit të parë) kërkesave të oficervekryengritës në vilajetin e Manastirit. Që të nesërmen, shfaqet edhe një përputhjemidis kryengritësve shqiptarë dhe oficerëve të ngarkuar me shtypjen e kryengritjesnë veri të vilajetit të Kosovës. Në këto krahina, autoriteti civil dhe ushtarak shpërbëhettërësisht. Kabineti bie dy ditë më pas, dhe më 21 korrik, sulltani lajmëron nisjen e njëkomisioni në Shqipëri. Por kryengritësit (ushtarakë dhe joushtarakë) kërkojnë edheshpërbërjen e Parlamentit për t i dhënë fund pushtetit të KBP-së, i cili tenton tëmobilizojë oficerë të caktuar në favor të tij dhe të ruajtjes së Parlamentit91. Parlamentishpërbëhet më në fund më 5 gusht dhe më 16 gusht qeveria e re, e cila nuk mund tëmbështetet më në trupat e saj dhe i druhet sulmit malazez, i pranon thuajse të gjithakërkesat e kryengritësve, të cilët prej Kosovës kanë zbritur deri në kryeqendrën evilajetit, Shkup. Shumica e kryengritësve atëherë rikthehen në krahinat e tyre, duke idhënë kështu fund kryengritjes.

Dy seri vëzhgimesh përmbyllëse. Kur shikon kërkesat e fundit të paraqiturandaj komisionit prej kryengritësve92, vihet re, sikurse e bëjnë edhe konsujt gjatë kësaj

91 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Mitrovitza, Tahy, raporti n°26 i 13/7/1912; Salonique,Kral, telegrami n°97 i 15/7/2010; Mitrovica, Tahy, telegrami n°27 i 15/7/1912; Berlin, Szögynei,telegrami n°146 i 15/7/1912; Janina, Bilinski, raporti n°43 i 15/7/1912; Edirne, Herzfeld, telegramin°18 i 16/7/1912; Mitrovica, Tahy, telegrami n°29 i 16/7/1912 e raporti n°28 i 16/7/1912; Salonique,Kral, raporti n°100 i 16/7/1912 e n°109 i 16/7/1912; Mitrovica, Tahy, telegrami n°30 i 17/7/1912;Prizren, Prochaska, telegrami n°28 i 18/7/1912; Mitrovitza, Tahy, raporti n°40 i 18/7/1912;Salonique, Kral, telegrami n°102 i 19/7/1912; Uskub, Heimroth, raporti n°83 i 19/7/1912; Prizren,telegrami n°29 i 20/7/1912; Salonique, Kral, raporti n°110 i 20/7/1912; Mitrovitza, telegrami n°31i 21/7/1912; Edirne, Herzfeld, telegrami n°19 i 22/7/1912; Salonique, Kral, raporti n°111 i 24/7/1912, telegrami n°106 e raport n°112 të 28/7/1912; Monastir, Halla, telegrami n°26 i 30/7/1912;PA XIV/41, Dengu XXXIV, Salonique, Kral, raporti n°118 i 5/8/1912; Yeniköy, Pallavicini, raportin°66 i 5/8/1912; Monastir, Halla, raporti i 7/8/1912; Kral, telegrami n°114 i 7/8/1912. Shih edheNika, Përmbledhje, f. 256-257.

92 Lista e katërmbëdhjetë kërkesave është si vijon: 1) zbatimi i ligjit të maleve (cibal) të LekëDukagjinit në rastet kur e drejta e gjykatave nuk operon (në male, por edhe në vende të tjera kugjykatat nuk arrijnë t i ndalojnë aktorët); 2) shërbimi ushtarak në Rumeli, përveç rasteve të luftësdhe rasteve të jashtëzakonshme; 3) shpërndarje armësh të reja nga qeveria; 4) emërimi i nëpunësveqë njohin shqipen dhe doket vendase; 5) në qendrat e vilajeteve Kosovë, Manastir, Shkodër eJaninë, dhe në gjithë sanxhaqet ku popullsia tejkalon 300 000 banorë, duhet hapur një shkollësultaniyye dhe një shkollë bujqësore si e Selanikut; gjuhët vendase duhet të pranohen po ashtu; 6)atje ku është e nevojshme, ndërtimi i një medreseje dhe garantimi i financimit të saj; 7) liri përhapjen e shkollave private në Shqipëri; 8) në shkollat fillore, të mesme dhe të larta, mësimet duhettë jepen në gjuhën vendase; 9) përmirësimi i tregtisë dhe i bujqësisë, ndërtimi dhe riparimi indërtesave publike, rrugëve, hekurudhave; 10) formimi i nahiye-ve; 11) marrja parasysh e zakonevedhe traditave të Islamit në Kushtetutë; 12) gjykimi në gjykata i anëtarëve të dy kabineteveparaprake; 13) amnisti e përgjithshme pa dallim race dhe feje për gjithë ata që morën pjesë në luftën

Përpjekja 119

epoke, një heterogjenitet shumë i madh ndër kryengritësit e veriut të vilajetit të Kosovës,të cilët gjatë kësaj faze bashkohen në një kauzë. Kërkesat kanë njëherësh përmasalokale dhe përmasa pastërtisht perandorake, dhe u përgjigjen ndjeshmërive dheinteresave pjesërisht diverguese. Kërkesat janë në fakt të lidhura me dënimin e politikëssë KBP-së (gjykimin e anëtarëve të dy kabineteve paraprakë), me autonominë e rajonit(përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, shërbim ushtarak në vend, zhvillimin e arsimit,bujqësisë dhe mjeteve të komunikimit93), apo me shpërndarjen e armëve, me ruajtjen eIslamit dhe hapjen e medreseve, me zhdëmtimet për shkatërrimet gjatë shtypjes dhe meamnistinë. Më tej, dihet se midis kryengritësve pati mosmarrëveshje përsa i takonmarshimit mbi Shkup, e madje, po ashtu, edhe atij mbi Selanik, për të liruar sulltanin evjetër Abdyl Hamid. Gjatë bisedimeve me autoritetet osmane, u shfaqën tre grupe: njëshumicë që ishte për programin e Marrëveshjes Liberale kundër pushtetit të KBP-sëdhe për zbatimin ligjor të Kushtetutës; një grup më i vogël (që përfshinte përfaqësuestë Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut) që ishte për autonominë në kuadër të Perandorisë;dhe një grup i tretë, që kërkonte kthimin e Abdyl Hamidit dhe rivendosjen e gjendjespërpara shpalljes së Kushtetutës94.

Seria e dytë e vëzhgimeve ka të bëjë me faktin se, midis majit dhe gushtit 1912,në provincat shqiptare kishte edhe të tjera vatra kryengritëse, të cilave lipset t ushqyrtohen marrëdhëniet me kryengritjet e përshkruara më lart. Në veri të vilajetit tëShkodrës shpërthejnë veprime të dhunshme pak pas fillimit të muajit maj, ndërkohë qëkanë shpërthyer trazira edhe në krahinën e Gjakovës dhe Pejës. Pavarësisht disa masavepajtuese (kryesisht zhdëmtimet), banorë të Mirditës dhe Zadrimës sulmojnëpërfaqësuesit e qeverisë. Veprimet e tyre ndërmerren në kundërveprim ndaj masave tëautoriteteve për vendosjen e selive të xhandarëve dhe ndarjen e re administrative, qëzvogëlonte pushtetin e bajraktarëve. Konsujt mendojnë ndërkaq se kjo ka ardhuredhe nga nxitja e shkaktuar nga dërgata e grupeve kryengritëse të krahinës së Gjakovëssi dhe nga Mali i Zi95.

Në fakt, luftimet që në veri të vilajetit të Kosovës shtyjnë, drejtpërdrejt osetërthorazi edhe aktorë , të tjerë të ngrenë krye. Përveç malësorëve që i hedhin poshtëmasat e marra së fundmi prej autoriteteve lokale, shqiptaristë të profileve të ndryshme

për Kushtetutën, gjithë nëpunësit, oficerët e ushtarët që lanë postet, gjithë të burgosurit që janëliruar gjatë kryengritjes ose që kanë ikur; 14) dëmshpërblim për shtëpitë e shkatërruara gjatë kësajkryengritjeje dhe asaj të dy viteve më parë.

93 Në Prishtinë, disa ditë më parë kërkesat e paraqitura ishin, në thelb, kërkesa për autonominëe Shqipërisë (Nika, Përmbledhje, f. 297-299).

94 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Mitrovitza, Tahy, raporti n°48 i 11/8/1912; Yeniköy,Pallavicini, telegrami n°315 i 16/8/1912; Uskub, Heimroth, raporti n°103 i 21/8/1912 e telegramin°73 i 20/8/1912; Mitrovitza, Tahy, raporti n°50 i 21/8/1912.

95 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Scutari, Zambaur, raportet n°70 i 2/5/1912 e n°73 i 12/5/1912, telegramet n°91 i 11/5/1912 e n°95 i 17/5/1912; Mitrovitza, Tahy, telegrami n°13 i 3/6/1912; Scutari, raporti n°85 i 19/6/1912. Shih edhe Nika, Përmbledhje, f. 181-82.

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 120Pavarësia

bejlerë, intelektualë të rinj që po ashtu, për arsye të ndryshme, dëshironin tëshihnin fundin e hegjemonisë së KBP-së, nxiten të mobilizohen. Duke filluar nga fundii qershorit sidomos, pranë vatrave të tjera kryengritëse që shfaqen në malet e vilajetittë Shkodrës, të nxitura ndoshta nga Mali i Zi96, grupe shqiptaristësh marrin malin osepërpiqen të përgatitin një kryengritje. Çeta kryengritëse formohen në Dibër, nëShqipërinë e Mesme (Tiranë, Elbasan) dhe në Shqipërinë e Jugut ku nganjëherëkrijojnë lidhje me ushtarakë kryengritës, dhe ku janë formuar gjithashtu disa çeta ngastudentë që vijnë nga Selaniku97.

A mund të flitet për një kryengritje të përgjithshme? Jo, sepse bëhet fjalë përgrupe mjaft të kufizuara. Nuk mund të vlerësohen thirrjet e bëra qeverive europianeapo shqiptarëve, hartuar nga aktorë jokryengritës, si shprehje të të gjitha grupevekryengritëse. Megjithatë, lidhjet midis çetave të formuara prej kryengritësve ekzistojnë.Çetat, në përgjithësi në pozita pritjeje nëpër male, kanë pjesërisht lidhje me njëra-tjetrën, sajë disa shqiptaristëve që lëvizin apo shkëmbehen midis tyre, si dhe me ish-deputetin Hasan Prishtina, një nga krerët kryesorë të kryengritjes në veri të vilajetit tëKosovës. Disa këmbejnë letra me Ismail Qemal Bej Vlorën dhe rrjetin e tij, që e vazhdojnëveprimtarinë në rrjet. Kryengritësit këmbejnë të dhëna, përpiqen ndonjëherë tëbashkojnë kërkesat, ngase të paktën disa syresh janë të ndërgjegjshëm për dallimet nëpikëpamje dhe tentojnë të parashikojnë aksione të përbashkëta. Kryengritësit e Jugutdhe të Shqipërisë së Mesme, që janë në kontakt me Ismail Qemal Bej Vlorën, vendosennë të njëjtën linjë me kërkesat e hartuara më 1911 në memorandumin e Greçës; ose ish-deputeti i shtyn t i adoptojnë ato. Sidomos në fillim të muajit gusht, në kohën enegocjatave midis kryengritësve në veri të vilajetit të Kosovës dhe autoriteteve osmane,Hasan Prishtina u kërkon të gjithëve t i nisin delegatë. Shumë pak do të shkojnë.Megjithatë, kryengritësit kërkojnë të dinë për ecurinë e negocjatave dhe përfundimete tyre. Hasan Prishtina i njofton letërkëmbyesit me të për zhvillimet e gjendjes nëvilajetin e Kosovës, gjithë duke u kërkuar të qëndrojnë të mobilizuar. Kur autoritetetosmane i pranojnë kërkesat e kryengritësve kosovarë, ai i njofton ata menjëherë.Ndërkohë, pas marrjes së mesazhit, ndjenjat divergojnë. Luigj Gurakuqi bashkëpuntori afërt i Ismail Qemalit zhgënjehet me përfundimin. Për të, « krahut fanatik », që ushfaq « më turk se turqit » i është dhënë tepër rëndësi, duke ditur që të tjerë delegatësi ai nuk kanë mundur të mbërrijnë në kohë dhe nuk kanë ndërhyrë. Mungesa e« patriotëve » do të ndjehej gjatë bisedimeve98.

96 Luftimet reshtin pjesërisht gjatë korrikut (Scutari, HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV,Scutari, Zambaur, raporti n°100 i 25/7/1912).

97 HHStA, PA XIV/39, Dengu XXXIV, Tirana/Durazzo, Von Rudnay, raporti n°38 i 24/5/1912;Scutari, Zambaur, raporti n°88 i 1/7/1912; Durazzo, Rudnay, telegrami n°17 i 1/7/1912; Monastir,Halla, raportet n°71 i 4/7/1912 e n°77 i 22/7/1912; Salonique, Kral, raportet n°102 i 25/6/1912 en°106 i 3/7/1912; Monastir, Halla, raporti n°72 i 6/7/1912. Shih edhe Nika, Përmbledhje, f. 216-217, 241-243, 246-48, 250-51, 252, 258-59, 295-296.

98 Nika, Përmbledhje, f. 227-229, 229-231, 253-254, 258, 262-265, 266, 271, 273, 274, 277-78, 279-80, 283-84, 291-92, 292-294, 300-301, 303, 308, 309, 312-314, 325 (326).

Përpjekja 121

Përfundime

Për të kuptuar çfarë qenë ato që zakonisht quhen « kryengritjet shqiptare » pasvitit 1908, është e rëndësishme të qartësohen ndryshimet e vërteta të natyrës që atopësuan, po aq sa dhe arsyet e këtyre ndryshimeve. Për këtë është veçanërishtthelbësore të merret parasysh konteksti i ri i krijuar, njëherësh jashtë dhe brendaPerandorisë, si dhe zhvillimet e tij. Në fakt do të vemë re se kalohet nga kryengritjet sireagim ndaj imponimit të reformave fiskale dhe ushtarake më 1908, në kryengritjeshumëformëshe, të cilat mpleksen pak a shumë njëra me tjetrën kryengritje aktivekundër reformave të drejtuara nga krerët vendas, formimi i çetave politike të udhëhequranga deputetët kundërshtarë të KBP-së, kryengritje ushtarake kundër politikës së KBP-së (edhe pse kjo e fundit vlerësohet shpesh më vete).

Dy kthesa janë të rëndësishme në këtë zhvillim. Fillimisht vera e vitit 1910, kurzhvillohet shtypja mizore dhe shumëdimensionëshe e drejtuar nga Turgut Pasha, e cilapason fushatat po ashtu brutale të Xhavid Pashës më 1909, dhe që, ndër të tjera, ka përpasojë përdorimin nga Mali i Zi të kryengritësve katolikë refugjatë në tokën e tij. Mëpas, pranvera e vitit 1912, me vënien në kontroll të procesit zgjedhor nga KBP-ja, dukepërdorur edhe rrugë joligjore e të dhunshme, ndërkohë që ndaj grupesh të caktuarakryengritëse në terren qenë vënë në jetë masa pajtuese qysh nga vera e vitit 1911.

Vumë re në fakt se, në verën e vitit 1910 çetat e kaçakëve u shumëfishuan, jothjesht aty ku ishin shfaqur gjatë kryengritjeve të para, në veri të vilajetit të Kosovës,por edhe në sanxhakun e Shkodrës, deri dhe në Shqipërinë e Mesme, duke formuarkështu një terren pjellor për kryengritje në një hapësirë më të gjerë se ajo e trazirave qënisin më 1908 deri në fillimin e vitit 1910. Sidomos ikja e disa prej kryengritësve në Maltë Zi dhe marrëdhëniet që qeveria malazeze vendos me ata më 1910 e më pas më 1911,gjenerojnë një tension diplomatik shumë të rëndësishëm, i cili, veçanërisht në Stambolldhe në kancelaritë europiane i rrit mundësitë e shpërthimit të një konflikti ballkanik nganjë çast në tjetrin. Duke nisur nga ky çast, çështjet e lidhura me këto kryengritjekufitare e tejkalojnë kështu gjerësisht kuadrin e kryengritjeve lokale reaguese ndajpërfshirjes së këtyre krahinave kufitare në rendin e ri. Si pasojë kemi përpjekjet eAustro-Hungarisë dhe Rusisë për të ruajtur status quo-në; politikat e pajtimit tëndërmarra nga autoritetet osmane, duke filluar nga vera e vitit 1911, shfaqur simbolikishtpërmes vizitës së sulltanit edhe në varrin e sulltan Muratit në Fushë Kosovë.

Megjithatë, duke filluar nga pranvera e vitit 1911, përftohet një tjetër dimensioni tyri: ai perandorake. Shtypja e udhëhequr nga Turgut Pasha dhe Mahmud ShevqetPasha lidhet me vullnetin për të mos e lejuar më regjimin e statuseve të veçanta nëadministrimin e territoreve osmane, sidomos kur këto kërkohen apo perceptohen sisinonime të regjimit të vjetër. Vijmë kështu në periudhën e shtypjes së çdo shenje sadotë zbehtë kundër-revolucionare dhe po ashtu të kur çdo opozite që përfundon tëcilësohet si kundër-revolucionare. Paqëtimi i zonave kufitare shoqërohet atëherë metentativën për të zhdukur rrjetin shqiptarist në Rumeli. Ndërkaq sfidat ndërshtetëroreqë kanë nisur të luhen përreth kryengritjeve në gusht 1910 do të bëhen një kartë e

Edhe një herë mbi kryengritjet shqiptare të pas vitit 1908

Përpjekja 122Pavarësia

99 Arlette Farge, Le goût de l archive, Paris, Le Seuil, 1989, f. 121. A. Farge komenton këtustudimin nga Jean-Clément Martin (La Vendée et la France, Paris, Seuil, 1987) mbi « luftën eVendée-së », duke treguar kryesisht se si ngjarja njohu një « zbutje të dyfishtë », fillimisht medështimin e shtypjes, e më pas me leximin simbolik bërë prej Parisit (cf. f. 51).

rëndësishme për kundërshtarët e KBP-së shqiptaristët pak a shumë të bindur qëpërndryshe kanë qenë të privuar nga tribunat. Çdo kryengritje në këto krahina mund tëprovokojë shpërthimin e një konflikti midis shtetesh. Si pasojë kemi planet,thashethemet, « kërcënimet për kryengritje » dhe përfundimisht, pjesëmarrjen gjithnjëe më drejtpërdrejtë në terren. Kësisoj, Ismail Qemali do të implikohet më 1911 në hartimine memorandumit të famshëm të Greçës. Sidomos në pranverën e vitit 1912, ish-deputetëte veriut të vilajetit të Kosovës do të arrijnë deri në forminin e çetave politike dhe do tëbëjnë kauzë të përbashkët me kryengritësit e tjerë për të luftuar politikën e KBP-së, përtë kërkuar rrëzimin e kabinetit, ushtri të depolitizuar, demilitarizim të administratës, etj.

A pkanë pasur kryengritjet edhe një dimendion shqiptar? Jo në mënyrë organike.Megjithatë, qoftë në dimensionin e tyre ndërshtetëror apo në atë perandorak,kryengritjet, si problem publik, ngjallën debat rreth kësaj teme. Për më tepër, qoftë dhepërkufizimi i këtyre kryengritjeve « shqiptare », « të përgjithshme », « lokale » -përbënte një sfidë për trajtimin e tyre nga aktorët e ndryshëm, qoftë në parlamentinosman, në shtyp atë osman apo të huaj , në organet e pushtetit osman në nivele tëndryshme apo në kancelaritë e huaja. « Kryengritje(t) shqiptare » (në njëjës apo nëshumës) ishin një pretekst për të çrrënjosur nacionalizmin shqiptar, për të kërkuarautonominë shqiptare, decentralizimin e pushtetit osman apo për të trajtuar marrëdhënietndërshtetërore në këndin e « çështjes shqiptare ». « Kryengritje(t) lokale » kishin nevojëpër një qasje të posaçme, ato nuk e vinin në pikpyetje besnikërinë e « shqiptarëve »ndaj Perandorisë, etj. Duhet pranuar ndërkaq se është pikërisht pamja e parë, ajo si« kryengritje(t) shqiptare », që mbizotëron kryesisht në shtypin e kohës, në opinionpublik, në administratat osmane dhe nëpër kancelari (sikundër në kancelarinë Austro-Hungareze). Apo, për të rimarrë thënien e Arlette Farge-s « faktet nuk janë asgjë nësenuk kornizohen në përshkrimin që u bëhet atyre, përshkrim që më pas i ushqen, osenë të kundërt ua mpak zhvillimin dhe fortësinë »99. Kjo përmasë ka pasur kështurëndësinë e saj në zhvillimin e ngjarjeve, përtej faktit se ajo ka ndihmuar në farkimin enjë baze të fortë për një paradigmë të ardhshme historiografike.

Përkthim nga frëngjishtja (redaksional)

Përpjekja 123

FRANCESCO CRISPI DHE SHQIPËRIA

Nga Guido Pescosolido

Francesco Crispi ka qenë, së bashku me Cavur-in, Giolitti-n dhe De Gasperi-n,një prej politikanëve dhe burrave të shtetit më të rëndësishëm në historinë e Italisë1.Personalitet energjik dhe kompleks, me një veprimtari politike jashtëzakonisht të gjatëdhe të niveleve më të larta, ka ngjallur, si pak të tjerë, ndjenja të përziera dhe gjykimeshpesh kontradiktore tek brezat bashkëkohës dhe pasardhës. Revolucionar dhereaksionar, republikan dhe monarkist, antiklerikal dhe përkrahës i lirisë së besimit,konservator dhe reformist, mbrojtës i vendeve të shtypura dhe imperialist, aq sandonjëherë është cilësuar nga ndonjë vrojtues i nxituar si pararendës i Musolinit,Crispi ngre ende shumë pikëpyetje, jo të papërfillshme, rreth pasojave të veprimtarisësë tij si burrë shteti, qoftë brenda vendit, qoftë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Përnjë kohë të gjatë figurën e tij e kanë lidhur ngushtë me politikën e represionit të ashpërzbatuar ndaj zonave Siçiliane dhe lëvizjes socialiste si edhe me disfatën e Aduas, më emadhja që një ushtri europiane kishte pësuar ndonjëherë në Afrikë deri në vitin 1896.Autoritarizmi dhe imperializmi janë theksuar si tipare dalluese të punës së tij duke lënënë hije veprimtarinë reformuese në politikën e brendshme dhe kompleksitetin e vizionitqë ai pati për marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke nisur nga vitet shtatëdhjetë të shekullittë XX iu hap rruga një vlerësimi më të kujdesshëm dhe më të ekulibuar të aktivitetit tëtij qeverisës dhe u morën parasysh një sërë arritjesh të rëndësishme objektive që kanënxitur një këndvështrim tjetër, më pozitiv, të figurës dhe rolit të tij në historinë e Italisë2.Përkundrejt theksimit të politikave të mbajtjes me forcë të rendit publik, gjithsesi jo mëtë ashpra se ato që u zbatuan në vitet e fundshekullit nga pasardhësit e tij, u përvijuanjë vlerësim gjithnjë e më i kujdesshëm për reformat administrative, ligjore dhe juridike,që u realizuan gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër nga 1887 deri më 1891. Është

1 Për bibliografinë e Crispi-t unë i referohem biografisë së C. Duggan, Creare la nazione (Tëkrijosh kombin). Vita di Francesco Crispi ( Jeta e Francesko Crispi-t), Laterza, Roma-Bari 2000,por sa i takon gjykimit historik për shtetarin siçilian mbetet i paarritshëm qëndrimi i ekuilibruar iA.C Jemolo, Crispi, Vallecchi, Firence 1922.

2 Një prej zhvendosjeve të para të vizionit të historiografisë në këtë kuptim është G. Pescosolido,Stato è Società (Shteti dhe shoqëria 1870-1898), Botime shkencore italiane, Napoli 1976, VëllimiI, Storia dell Italia contemporanea( Historia Bashkëkohore Italine), drejtuar nga Renzo De Felice.

Përpjekja 124Pavarësia

reflektuar më mirë mbi atë se si në atë kohë u ndërtua një skelet i shtetit unitar që, dukelënë mënjanë deformimet e periudhës fashiste, ka mbajtur në këmbë jetën publikeitaliane deri në vitet shtatëdhjetë të shek. XX. Po ashtu është reflektuar më mirë mbifaktin se disa nga kushtet më të rëndësishme që favorizuan lindjen e një shoqërieindustriale në Itali në periudhën geolittiane, në veçanti ekzistenca e një strukturekreditimi moderne dhe e ndjeshme ndaj industrializimit, barazia e bilancit shtetëror,proteksionizmi doganor, u krijuan dhe u konsoliduan gjatë dy mandateve qeverisësetë Francesco Crispi-t. Në fakt ishte Crispi ai që, pas skandalit të Banca Romana në vitin1893 dhe kolapsit të gjithë sistemit kreditor italian në vitin 1894, nga i cili vareshininstitutet italiane për kreditë mobiliare, favorizoi krijimin e dy bankave mikse sipasmodelit gjerman, Banca Commerciale dhe Credito Italiano, të cilat formuan dy shtyllatku u bazua lindja e sektorit elektrik dhe financimi i pjesës më të madhe të industrisë sërëndë italiane përgjatë pjesës së parë të shek. XX. Ishte qeveria e Crispi-t ajo qëmiratoi në vitin 1894 një sërë masash jopopullore që bënë të mundur barazimin ebilancit të shtetit dhe reduktimin e ndikimit të kapitalit në tregun financiar nëpërmjetletrave me vlerë, duke krijuar kështu më shumë burime në dispozicion të investimeveindustriale. Hyrja e Crispi-t në qeverinë e Depretis-it në vitin 1887 përkoi me miratimine taksës proteksioniste, nën veprimin e së cilës u arrit zhvillimi industrial italian nëshekullin e XX deri te liberalizimi që nisi pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndërtimi itregut të përbashkët evropian3

Me një fjalë, po konsolidohet një gjykim historik që, krahas shtypjes së lëvizjespunëtore e socialiste dhe disfatës së Adua-s në luftën e Afrikës, merr në konsideratëedhe faktin se Crispi la në vitin 1896 një Itali shumë më të fortë dhe më moderne nëstrukturat e saj administrative, ekonomike, kreditore nga ajo që kishte trashëguar ngaDepretis dhe se, gjatë mandatit të tij qeverisës, u krijuan një tërësi kushtesh strukturore,që shërbyen si bazë e procesit të modernizimit të vendit që u realizua në shekullin e XX.

Nënvlerësimi dhe madje gjykimet e nxituara ndaj figurës dhe veprimtarisë së tijpo i lënë vendin një perceptimi më pak të paragjykuar dhe më realist edhe ndajkompleksitetit të mendimit dhe veprimtarisë që karakterizoi vizionin e tij të marrëdhënievendërkombëtare, gjykimi i të cilit u kushtëzua shumë, në një kuadër më specifik, ngagabimet taktike dhe strategjike që ai bëri në menaxhimin e marrëdhënieve me komandëne lartë të ushtrisë në prag të disfatës së Adua-s dhe, në një kuadër më të përgjithshëm,nga futja e tij në mënyrë mjaft skematike dhe të nxituar në kategorinë e imperialistëve tëthekur, duke mos vlerësuar aq sa duhej se sa i rëndësishëm ishte në vizionin e tij tëmarrëdhënieve ndërkombëtare koncepti i kombit të shekullit të tetëmbëdhjetë dherespektimi i të drejtave të popujve në territoret e tyre. Në këtë perspektivë, jam imendimit se nuk është vlerësuar aq sa duhet, ndikimi që pati mbi vizionin e tij përproblemin e nacionalitetit dhe të raporteve ndërkombëtare fakti se ai i përkiste njëfamiljeje me origjinë dhe kulturë shqiptare, çka ai kurrë nuk e mohoi, madje i referohejme krenari.

3 Shih G. Pescosolido, Unità nazionale e sviluppo economico (Uniteti Kombëtar dhe zhvillimiekonomik), 1750-1913, Laterza, Roma-Bari 2007, fq. 211.

Përpjekja 125

Faktikisht familja Crispi ishte me origjinë shqiptare. Crispët kishin mbërritur nëSiçili në njëmijë e katërqindën dhe deri pak vite para lindjes së Francescos kishin jetuarnë Palazzo Adriano, një komunitet i vogël bujqish midis territorit të Palermos dheAgrigento-s, themeluar në fund të 1400-ës nga koloni shqiptare që i ishin arratisuravancimit turk. Identiteti etniko-kulturor i Palazzo Adriano-s u ruajt mjaft mirë ndërshekuj, madje u forcua në kontekstin e përballjes mes pjesëtarëve të ritit greko-ortodoksdhe atyre të ritit katolik, që shenjuan një pjesë të mirë të jetës kulturore dhe fetare tëSiçilisë në epokën moderne, e si pasojë edhe të familjes Crispi, në të cilën edukimi dhekultura arbëreshe ishin transmetuar në mënyrë rigoroze 4. Kriza e rëndë ekonomike evitit 1815 i vuri në provë të madhe financat e familjes Crispi dhe, menjëherë pas kësaj,i ati i Crispi-t u shpërngul për në Ribera, ku kishte arritur të mbante një dhomë tregtiedhe ishte bërë gjithashtu edhe administrator i Dukës së Ferrandinës, pronar i madh izonës. Francesco, i dyti nga nëntë fëmijët, lindi kështu në një qytezë joshqiptare, nëRibera, por u pagëzua, gjithsesi, sipas ritit greko-ortodoks, si të gjithë vëllezërit dhemotrat e tij, dëshmi kjo e qartë e ruajtjes së traditave shqiptare brenda familjes, tëpërforcuara më tej nga lidhjet e ngushta të ruajtura me të afërmit në Palazzo Adriano-s.Babai i Crispit, Tommaso, një burrë rigoroz, i ashpër, tradicionalist, kërkues ndajshkollimit, mbeti, paçka vështirësive financiare, një prej përfaqësuesve më autoritarë,më të integruar dhe më të pasur të komunitetit shqiptar. Dëshironte për fëmijët njëshkollim rigoroz shqiptar dhe kështu në vitin 1829 e regjistroi 11 vjeçarin Francesco nëseminarin arbëresh të Palermos që, veç të tjerash, drejtohej nga një kushëri i tij, Giuseppe,asokohe anëtari më i shquar dhe më autoritar i familjes Crispi. Ky ishte një studiues injohur, autor i rreth 30 veprave me karakter historik dhe filologjik, ndër të cilat edhe njëfjalor greqisht-latinisht i shpërndarë në të gjitha shkollat e gadishullit, peshkop iLampasco-s, profesor i greqishtes në Palermo, rektor i seminarit greko-shqiptar nga1825 deri më 1845. Francesko Crispi ruajti ndaj tij një respekt dhe mirënjohje të madhe.

Vitet që kaloi në seminarin arbëresh ishin vendimtare për formimin e të riutCrispi, saqë në jetën e tij të përditëshme vazhdoi të fliste në dialektin siçilian dhe, meraste, edhe në shqip. Në planin e ngushtë personal ngjarje jo pak domethënëse qenëvarrimi në S. Nicolo dei Greci i gruas së parë Rosalia d Angelo, e cila vdiq duke sjellënë jetë fëmijën e tij të dytë, dhe ai i vajzës së tij të parë Giuseppa Crispit, e cila u larguanga jeta pak para se të mbushte një vjeç. Por vitet në seminar ishin vendimtare sidomosnë planin ideologjik dhe politik. Crispi fitoi aty një stil jete që orientohej nga përkorja,studimi i vazhdueshëm, respekti ndaj autoritetit, prirja për kah dialektika dhe kritikakonstruktive, por edhe për kah indiferentizmi kundrejt praktikave fetare dhe antipatiakundrejt klerit katolik dhe kishës së Romës. Madje ishte pikërisht në vitet e seminaritkur ai filloi të identifikojë si një prej shkaqeve kryesore të varfërisë së popullsisë

4 Për informacione më të detajuara dhe më të gjera shiko C. Duggan, Creare la nazione (Tëkrijosh kombin). Vita di Francesco Crispi( Jeta e Francesco Crispi-t) cit. fq. 3-15 e R. Composto,Le origini albanesi in Francesco Crispi (Origjinat shqiptare tek Francesco Crispi-t), në Fletoret ereja të Jugut , XII, 47, korrik-shtator 1974, fq. 302.

Francesco Crispi dhe Shqipëria

Përpjekja 126Pavarësia

siçiliane, për të mos thënë pikërisht atë më kryesorin, përqëndrimin e pjesës më tëmadhe të pasurive të patundshme të ishullit në duart e Kishës, të institucioneve tëmanastireve dhe atyre bamirëse. Kisha e ritit grek, që ishte shumë më e varfër nga ajoromane, madje në mënyrë të pakrahasueshme, përjashtohej nga kjo përgjegjësi. Kjoishte shenja e parë e rëndësishme e lindjes së orientimit laik e antiklerikal tek Crispidhe, në të njëjtën kohë, e orientimit të tij kundër përqendrimit të pasurive të patundshme,çka u konsolidua më pas në zgjedhjet politike demokratiko-mazziniane në vitet eunifikimit e që u rishfaq përsëri më vonë në disa momente të rëndësishme të qeverisjessë tij. Duke lënë mënjanë ngritjen e monumentit për Giordano Bruno-n dhe projektinpër ndarjen e tokave të latifondistëve siçiliane, që megjithatë u rrëzua në vitin 1894 nëkuadrin e kolonializimit të pllajës së Eritresë tentuar nga Leopoldo Franchetti, mendjatë shkon veçanërisht në ligjin për veprat bamirëse të vitit 1890 dhe antipatinë e tij tëthellë ndaj kishës Romane si kishë Tridentine, pengesë e pakapërcyeshme e vendosjessë harmonisë me pushtetin politik që frymëzon Ungjilli, çka Crispi kërkoi më kot tarivendoste në mandatin e tij qeverisës. Ishin bindje, qëndrime dhe akte politike që mesiguri i kishin rrënjët e tyre thellë në klimën e vështirësisë dhe të vartësisë të përjetuarqë në rininë e hershme në kontekstin e një kishe të vogël, të varfër dhe të diskriminuarsi ajo arbëreshe. Në vizionin e Crispit për marrëdhënien midis shtetit dhe kishës,shumëçka që dukej si një antiklerikalizëm i pastër ishte thjesht kundërshtimi i njëshpirti laik jo ndaj ndjenjave dhe praktikave fetare në vetvete, por ndaj kishës romanedhe pushtetit politik të papatit. Në parlamentin Siçilian në vitin 1848, duke diskutuarnjë nen mbi fenë shtetërore ai deklaroi hapur: nuk e shoh të drejtë që, ndërkohë që nëRomë lejohet sinagoga, të ndalohet në Siçili toleranca ndaj çdo kulti . Kurse në vitin1860, në kulmin e fushatës garibaldiste, jo rastësisht ishte ai që inicioi dekretin e datës12 tetor, që u lejonte arbëreshëve të Siçilisë të cilët janë dalluar në ishull në të gjithaluftrat kundër tiranisë të gëzonin çdo liri të praktikimit të kultit ortodoks lindor 5. Njëdekret tjetër i po asaj dite përcaktonte se Ipeshkvia e kishës së ritit grek duhet tëmundësonte mjetet për të krijuar brenda seminarit arbëresh të Palermos ato shkolla qëadoleshenti Crispi ishte detyruar t i ndiqte jashtë, në kishën romane, meqë seminariishte i privuar nga to. Edhe pse në vitet e pjekurisë Crispi shprehu keqardhje përshkallën e ulët të modernizimit të studimeve të tij bazë, njohuritë e përgjithshme dheshpirti kritik e dialektik të fituar në seminarin arbëresh patën një rol parësor në zhvillimine bindjeve të tij për çështjen e lirisë së kultit dhe mësimit të fesë nëpër shkolla. Ishtemjaft i prerë sa i përket qëndrimit të mbajtur në vitin 1884 me rastin e diskutimit të ligjittë Baccellit mbi arsimin e lartë. Crispi në fjalimin e tij drejtuar Dhomës së Deputetëve,duke iu referuar nenit 1 të Statutit, që e shpallte fenë katolike apostolike romane tëvetmen fe të shtetit, vuri në dukje rrezikun se një qeveri klerikale mund t u hiqte kultevemë të vogla mundësinë që të mësoheshin nëpër shkolla, çka ishte në kundërshtim menenet e dekreteve mbi lirinë e kulteve të vogla si ai i arbëreshëve. Të gjitha këto janësinjale të transpozimit në një nivel më të lartë politiko-ideologjik të origjinës së tij

5 Po aty, fq. 310-311.

Përpjekja 127

etniko-kulturor shqiptare, që ai kurrë nuk pati problem ta shfaqte në rastet dhe niveletmë të ndryshme.

Në planin e angazhimeve publike është kuptimplotë fakti se, në vitin 1839, ainuk pati asnjë vështirësi t u drejtohej si bashkëqytetarë arbëreshëve të Siçilisë,nëpërmjet kollonave të Oretèos , duke i ftuar të lexonin odet e Jeronim de Radës, eduke nxjerrë në pah se si në to muza shqiptare, me mënyrat e veta, e shkrin në njëshpirtin e lashtë dhe atë modern 6. Në kongresin gjuhësor arbëresh, që u organizuapesëdhjet e gjashtë vite më vonë nga vetë Jeronim de Rada në Corigliano Calabro,Crispi, i emëruar president nderi i kongresit, dërgoi këtë mesazh: Arbëresh me gjak ezemër i gëzohem kësaj nisme, që uroj të jetë e dobishme për historinë e qytetërimitarbëresh dhe zhvillimin e letërsisë së tij. 7 Arbëresh me gjak e zemër : përcaktim isaktë i mënyrës së tij të të ndjerit arbëresh në Itali, që shfaqet edhe në shkëmbimin epolemikave me deputetin Cuccia në Dhomën e Deputetëve më 21 shkurt të 1884: Ne ipërkasim - deklaroi asokohe të njëjtës racë, që dallohet për qëndrueshmëri dhe vlera;është e vërtetë që jemi në Itali që prej katër shekujsh e gjysmë dhe që ndonjë familjeështë kryqëzuar duke mos e ruajtur traditën: por ne të dy jemi me origjinë arbëreshe .Sjelljet e Cuccias po e bënin të dyshonte se tashmë shumçka prej traditës së vjetërnuk ruhej më - prandaj e fshikulloi bashkëatdhetarin e tij.8

Ruajtja e identitetit arbëresh katër shekuj pas eksodit ishte për të, pra, burimqëndrueshmërie dhe vlerash, zanafilla e mënyrës së tij për t u përballur psikologjikishtdhe moralisht me jetën, për të jetuar italianitetin e tij. Përkatësia në një familje që, përnga trungu familjar, ishte me origjinë arbëreshe, edukimi me traditën dhe kulturënarbëreshe, jo vetëm që nuk i krijonin probleme, por bëheshin elemente force për tëqenë e për t u ndjerë plotësisht italian e për t ia kushtuar jetën e tij çështjes së kombititalian dhe shtetit të unifikuar kombëtar, duke u bërë një prej themeluesve dhe shtetarëvemë të mëdhenj. Në këtë perspektivë, marrëdhënia e veçantë që ai pati dhe kultivoigjithmonë, emocionalisht dhe intelektualisht, me Shqipërinë, historinë dhe rolin e sajnë Mesdhe, nuk konfliktoi kurrë me konceptimet e tij të politikës së jashtme dhekoloniale. Kjo i dedikohej si konceptimit të veçantë që ai pati për idenë e kombit, ashtuedhe vizionit të tij mbi Shqipërinë si komb i strukturuar etnikisht dhe kulturalisht dhepër rolin që ajo duhet të luante, bashkë me vendet e tjera të Gadishullit Ballkanik, nëekuilibrat e Evropës Qendrore dhe të Mesdheut.

Për Crispin karakteri determinues i kombit ishte i një natyre anteriore dhesuperiore ndaj çdo vullneti individual apo kolektiv , parimi i kombësisë ishte një apriori, një e drejtë natyrore e gjallë e çdo qytetari. Natio quia nata. Kombësia merrejnga të gjithë që prej lindjes. Vullneti i qytetarëve mund të pyetej për formën e shtetit,

6 R . Composto, Le origini albanesi in Francesco Crispi (Origjinat shqiptare tek FrancescoCrispi), cit., fq. 315.

7 Teksti është risjellë tek G. Laviola, Shoqëria, Komitetet dhe Kongreset Italo-Shqiptare 1895-1904, Pellegrino, Napoli 1974, fq. 13.

8 Botuar në R. Composto, Le origini albanesi in Francesco Crispi (Origjinat shqiptare tekFrancesco Crispi), cit., fq. 316.

Francesco Crispi dhe Shqipëria

Përpjekja 128Pavarësia

por jo për të vendosur nëse i përkiste apo jo atij, e aq më pak qe e mundur për një pjesëtë kombit të vendoste të ishte, psh: italian, francez apo gjerman9. Kombësia ishte njëelement natyror, etniko-gjenetik, një a priori e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme.Në këtë konceptim kishte një pjesë të mirë të ligjërimit të Mazzini-t, pak nga ligjërimi iRousseau-it dhe akoma më pak nga ai i Renan-it. Nërkohë që ndjehej shumë më pranëligjërimi i Herder-it. Sipas këtij konceptimi ishe italian sepse ishe lindur në territorin dhenë shtetin kombëtar italian. Pakicat kishin të drejtë të mbronin veçantitë kulturore,fetare, të gjakut dhe të racës së tyre, por nuk mund të ishin një trup i huaj në komunitetinkombëtar. Për të, pakicat mund të përbënin një element vitaliteti të madh, pasurie dheforce biologjike, kulturore dhe etiko-civile, të komunitetit kombëtar. Dhe kjo ështësaktësisht ajo që ndodh me rastin e tij, të qenit me kombësi italiane dhe me gjak ekarakter arbëreshi.

Duhet thënë se në linjat e përgjithshme të politikës së tij të jashtme, çështja eLindjes dhe e Ballkanit, bashkë me atë të marrëdhënieve me Fuqitë Qendrore, patën njëvend të rëndësishëm, por u trajtuan gjithmonë në kontekstin e ekuilibrit në Mesdhedhe të luftës së gjatë të ftohtë që Italia pati me Francën. Vizioni i tij për evoluiminhistorik të Gadishullit Ballkanik ishte gjithmonë shumë i qartë. Osmanët kishin penguaratje zhvillimin e popujve, atë që kishte ndodhur në botën evropiane nga shek i V e nëvazhdim , duke shuar me shpatë e zjarr çdo filiz të zhvillimit njerëzor. Kjo qe njëbarbari e një lloji të ri, së cilës nuk qe e mundur t i kundërvije as bashkimin e Kishës, aspavarësinë e komuniteteve dhe as koezionin e feudeve. Në këtë krim të madh ndajinteligjencës dhe të drejtës kishte ndikuar jo pak situata topografike dhe shpeshbashkjetesa e racave të ndryshme në të njëjtën hapësirë 10. Qysh në vitin 1862, endeshumë larg çdo lloj detyre qeveritare në Mbretërinë e re, Crispi kishte konstatuar serizgjimi i kombësive të gadishullit të Ballkanit do t i fuste shumë shpejt në krizë ekuilibrate pushtetit ekzistues në atë zonë. Në tokat e zaptuara nga myslimanët po afrohet ditae luftës së fundit, suksesi i së cilës do të çojë në riorganizimin e hartës evropiane 11. Edrejta e autonomisë së plotë dhe e pavarësisë politike të kombeve ballkanike ishte njëkonstante e vizionit të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare me atë zonë. Brenda gadishullitai dallonte katër kombësi: rumunët, sllavët, shqiptarët dhe grekët. Shqipëria, pra, nësytë e Crispit, hynte në rangun e kombësive të mëdha, me të gjitha cilësitë edomosdoshme për të pasur të drejtën e pavarësisë së plotë politike. Shtetet ballkanikeqë do të dilnin nga shpërbërja e perandorisë Osmane duhet të përbashkoheshin në njëkonfederatë të lirë, që të mund t i bënin ballë presionit të interesave të Rusisë dheAustrisë që ishin në konflikt midis tyre.

Ideja e një konfederate shtetesh të pavarura, që i kishte rrënjët në mendimindemokratik dhe atë mazzinian të Risorgimento-s, i shkonte për shtat interesave specifike

9 Chabod, L idea di nazione (Ideja e kombit), Laterza, Roma-Bari 1996, fq. 75.10 F. Crispi, Pensieri e profezie (Mendime dhe profeci), e Tiber, të Romës 1920, fq. 41.11 F. Crispi, Discorsi parlamentari (Fjalime parlamentare), nën kujdesin e C. Finocchiaro-

Aprile, Shtypshkronja Dhoma e Deputetëve, Romë, 1915, vëll. I, fq. 190

Përpjekja 129

të Italisë. Në vitin 1880 ai shkruante: Koncepti i hershëm i një konfederatë ballkanike,formuluar së pari nga Mazzini, është i vetmi që mund të parandalojë fatkeqësi më tëmëdha dhe të shmangë daljen e Rusisë në Adriatik dhe daljen e Austrisë në Egje 12.Kongresi i Berlinit në vitin 1878 kishte nxjerrë në pah në mënyrë skandaloze dobësimine pushtetit të Italisë në rang ndërkombëtar dhe kishte vendosur një ekuilibër të ri midisimperializmit austriak dhe atij rus, duke u njohur të dyve një zgjerim të konsiderueshëmndikimi në kurriz të Perandorisë Osmane. Kongresi nuk kishte marrë aspak në konsideratëidenë e Italisë për një kompensim sado të vogël në kufirin lindor italo-austriak, e cilanga ana e saj kishte pretenduar se kishte marrëdhënie të vjetra dhe ndikime të gjera etë shumfishta edhe në Dalmaci e në Ballkan. Megjithatë duket qartë se Crispi nuk ishtei bindur se shpresa e Cesare Balbo-s për marrjen e territoreve të kufirit malor lindorduke orientuar Austrisë për nga Ballkani ishte një zgjidhje realiste dhe përfundimtaree çështjes lindore. Sipas idealeve rinore të Crispit dhe të të gjithë të majtës risorgimentale,kjo mund të arrihej vetëm nëpërmjet miratimit të plotë të parimit të kombësisë në Ballkan,që do të çonte në mënyrë të natyrshme drejt asaj që ishte tipari karakterizues i historisëevropiane të shek. të XIX: ngritja e njësive etno-kulturore të Evropës Qendrore eLindore në kombe politikisht të pavarura në dëm të perandorive multietnike dhemultinacionale. Kjo ishte zgjidhja e vetme që do të zhdukte praninë turke duke shmangurpërparimin qoftë të Rusisë qoftë të Austrisë. Nga afirmimi i këtij parimi dhe i kësajzgjidhjeje do të mund të arrihej me siguri edhe zgjidhja e çështjes së tokave italiane tëpapërfshira.

Bindjet e Crispit në këtë drejtim nuk ndryshuan kurrë thelbësisht, përkundrazinë disa raste u forcuan. Nuk ndryshuan as në 1881, kur Franca zgjeroi, de fakto,protektoratin e saj në Tunizi, duke provokuar reagime të dhunshme të Italisë, që eshikonte Tunizinë si vendin me koloninë më të madhe të emigrantëve italianë në brigjete Afrikës Veriore dhe si hapësirën më të natyrshme të zgjerimit politiko-ushtarak, dukebërë kështu që Italia të drejtohej për nga Perandoritë Qendrore. Nuk ndryshuan edhepasi Italia kishte nënshkruar me këta të fundit, në vitin 1882, Traktatin e AleancësTripalëshe, duke dalë nga izolimi ndërkombëtar ku ndodhej, faktikisht, që nga viti 1870e që çoi në një qëndrim më të kujdesshëm në kundërvënien ndaj qëllimeve Austriake nëBallkan. Nuk ndryshuan edhe kur, pas pushtimit të Assab-it dhe Massaua-it në vitin1885, Italia ndërmori politikën e zgjerimit kolonial, për objektivat territoriale të të cilësCrispi, fillimisht, nuk ishte dakord, por më vonë, me marrjen e detyrës si kryeministër epa të domosdoshme të mos i braktiste, e madje t i mbronte, deri në humbjen e Aduas nëvitin 1896, për arsye të prestigjit dhe mbrojtjes së interesave të rëndësishme kombëtare,për të cilat qe investuar tashmë në Bririn e Afrikës13.

12 F. Crispi, Discorsi parlamentari (Fjalime parlamentare), Cit., Vëll. II, fq. 408.13 G. Pescosolido, Il dibattito coloniale nella stampa italiana e la battaglia di Adua (Debati

kolonial në shtypin Italian dhe beteja e Aduas), në Historinë bashkohore IV, 4, 1973, fq. 675-711.

Francesco Crispi dhe Shqipëria

Përpjekja 130Pavarësia

Në të vërtetë, përveç rastit kur mbrojti me ashpërsi protektoratin mbi Etiopinë,imperializmi i Crispit nuk pati asnjëherë karakter tërësisht dhe përgjithësisht agresiv,por kryesisht dhe konkretisht mbrojtës. Ai aq më pak kishte synime në Ballkan, por asnuk donte t i linte fushë të lirë Austrisë (aleate e Italisë) dhe Rusisë. Bindja e tij mbinevojën e Italisë për të ndërmarrë politika koloniale u maturua me shfaqjen e imperializmittë rinovuar dhe galopant të Anglisë e Francës si dhe me atë të ri të Belgjikës dheGjermanisë. Ajo nuk buronte nga vullneti i pushtetit absolut, që ndër të tjera do tëkishte ngritur pikpyetje serioze dhe dyshime mbi koherencën e tij në lidhje me parimetmazziniane mbi kombin, të cilat e kishin frymëzuar gjithmonë, por i buronte nga nevojapër të frenuar dhe për t iu kundërpërgjigjur goditjeve që imperializmi francez po i bënteItalisë në Mesdhe. Ballafaquar me këtë situate iu duk më e përshtatëshme të ngrinteshtysat irredentise italiane dhe të pranonte faktin e shtrirjes së influencës së Austrisënë Ballkanin e viteve 1878, me bindjen që herët a vonë kontradiktat e asaj fushë betejedo të shpërthenin dhe historia do të rimerrte rrugën e saj normale me shpërbërjen eperandorive shumëkombëshe. Crispi nuk ishte një nacionalist ala Corradini apo alaOriani, ishte një politikan dhe shtetar konkret i cili në vitet 1878 - 1881 u bind se çështjae Mesdheut ishte kthyer në një prej problemeve më të mëdha të politikës së jashtmeitaliane sepse në Mesdhe ndodheshin garancitë e tregëtisë dhe të interesave ekonomikee politike të Italisë në nivel botëror. Në vitin 1880 shkruante se: Italia është midis detitMesdhe dhe atij Adriatik Portet tona gjejnë në këto dete rrugën për të arritur tëgjitha vendet e botës. Prandaj, nëse kemi interes që të nxisim dhe mbështesim nëLindje politikën e lirisë, kemi interes që të mbajmë të lira edhe këta dy dete, ose, tëpaktën të ndalojmë që të na hiqet ajo e drejtë natyrore që na nevojitet për tregtinë tonë

një pjesë e mirë e Adriatikut, për fat të keq14, me traktatin e Berlinit, iu siguruaAustrisë Mesdheu na u kundërshtua nga Franca dhe Anglia Plazhet afrikane,nga Ngushtica e Gjibraltarit deri në Egjipt, janë populluar nga italianë. Punëtorët tanëjanë të drejtë, aktivë, më të përkorë se ata të kombëve të tjera, e për këtë arsye të gjithëi tremben konkurencës së tyre. Disa muaj më parë një gazetë franceze në Algjeri jovetëm ankohej për praninë e punëtorëve tanë në plazhe, por edhe i kërcënonte 15.Dukej qartë se në vitin 1880 Franca, për Crispin, nuk ishte më vendlindja e lirisërepublikane dhe, sëbashku me Anglinë, shfaqej me fytyrën e pushtetit ekspansionist,keqpërdorëse e pushtetit, mbytëse, armike e drejtpërdrejtë e interesave italiane nëMesdhe, njëherazi në gjithë botën. Edhe Anglia ishte e angazhuar në Mesdhe, por nëpolitikën e saj të jashtme kishte hapësirë dhe respekt edhe për interesat e Italisë. MadjeAnglia, në vitin 1882, kur vendosi të ndërhynte në Egjipt, i ofroi kësaj mundësinë që tëndërhynte në krah të saj. Ishte qeveria e Depretis-it ajo që, kundër mendimit të Crispit,refuzoi16. Kurse Franca nuk ngurroi të vinte nën protektoratine saj Tunizinë, që ndodhej

14 Theksim i shtuar nga unë.15 F. Crispi, Discorsi parlamentari (Fjalimet parlamentare), Cit., Vëll. II, fq. 412.16 G. Pescosolido, Alle origini del colonialismo italiano: la stampa italiana e la politica

coloniale dell italiadal rifiuto di intervento in Egitto alla vigilia dell occupazione di Massua(Origjina e kolonializmit Italian: Shtypi italian dhePolitikat koloniale të Italisë nga refuzimi për tëndërhyrë në Egjipt në vigjiljen e pushtimit të Massauas), në Clio , e XXVII, 1, 1991, fq. 55-84.

Përpjekja 131

vetëm disa kilometra larg brigjeve të Siçilisë, pa asnjë respekt për interesat ekonomikedhe preokupimet ushtarake të Italisë. Meqenëse duhet të zgjidhnin, si Depretisi siCrispi, ishin të dy të mendimit se Franca përbënte për Italinë një rrezik shumë më tëmadh se Austria, kështu që bënë aleancë me këtë të fundit, duke pranuar, edhe pse jome shumë dëshirë, ekuilibrat ballkanikë të vendosuara në Kongresin e Berlinit në vitin1878.

Pra, pushtimi i territoreve në Mesdhe, më shumë se sa një akt i politikës koloniale,në sytë e Crispit ishte i detyrueshëm si masë e vetëmbrojtjes legjitime dhe e riekuilibrimittë dominancës së imperializmit francez, i cili kishte shkelur i pari parimin e kombësisë.Ishte Franca ajo që kishte ndryshuar balancat politiko-territoriale të Afrikës së Veriut,kurse Italia duhej të përpiqej të mbronte nga monopolizimi përjashtues i fuqive të tjera,territoret që për të kishin rëndësi jetike. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq duke ulejuar fuqive të tjera të pushtojnë, vetëm ato, të gjitha pjesët e pashkelura të botës;përndryshe do të ishim fajtorë të një krimi karshi vendit tonë sepse kështu do t umbyllnim përgjithmonë rrugët anijeve tona dhe tregjeve për produktet tona 17. Ishtenjë fjalim me natyrë të përgjithshme, pa specifikime. Në fakt kishte lindur nga shqetësimemjaft të sakta dhe të afërta, në hapsirë dhe kohë. Përballë ekspansionizmit të shtetevetë tjera, ne, të vendosur në qendër të Evropës, midis detit dhe kontinentit të vjetër,disa hapa larg Afrikës, në afërsi të Oqeanit dhe Detit të Kuq, ... do të jemi fajtorë ndajatdheut nëse nuk do të zgjerojmë fushën e aktivitetit tonë ekonomik 18. Pra, tëzgjeroheshe në një kohë si ajo e imperializmit do të thoshte të mbroje interesat kombëtarepërballë sulmeve të fuqive të tjera, çka mund të ndodhte vetëm në disa territore. Nëpjesë të ndryshme të botës, vende të pa pushtuara nuk ka përveç disa rajoneve tëAfrikës ... Edhe në Afrikë duhet të veprojmë shpejt, para se të paraprijnë të tjerët 19.Tripolitania, ashtu si Egjipti, ishte edhe Afrikë edhe Mesdhe njëkohësisht, prandaj mbitë u përqëndrua vëmendja dhe shpresa e Crispit duke filluar që nga viti 1882. Për Detine Kuq Crispi nuk mendoi asnjëherë përpara vitit 1885. Filloi të mendonte për të vetëmpas pushtimit të Massaua-s, që nuk e kishte me entuziazëm, por që e shihte si njëparakusht për sulmin pasues ndaj Sudanit, që do të mundësonte dërgimin e trupaveItaliane me rrugë tokësore në Egjipt dhe Tripolitani. Por ishte kjo e fundit, në fakt, evetmja mbi të cilën vazhdonte të mendonte, deri kur u gjend përballë faktit të kryer tëpushtimit të Massaua-s20. Sidoqoftë, ajo që vlen të theksohet është se, kur Crispi flistepër ekspansion kolonial, i referohej gjithmonë Afrikës dhe jo Ballkanit dhe as tokave të

17 F. Crispi, Discorsi parlamentari (Fjalime parlamentare), Cit., Vëll. III, fq. 75.18 Shih fjalim në Palermo 14 Tetor, 1889, në F. Cispi, Shkrimet dhe fjalimet politike Francesco

Crispi, Shtëpia Botuese Kombëtare Roux dhe Viarengo, Torino -Roma 1890-92², fq. 730.19 F. Crispi, Discorsi parlamentari (Fjalime parlamentare), Cit., Vëll. III, fq. 296.20 G. Pescosolido, L opinione pubblica e le colonie (Opinioni publik dhe kolonitë): Shtypi

italian dhe pushtimi i Massauas,Alla ricerca delle colonie (në Në kërkim të kolonive) (1876-1896),nën kujdesin e P.L. Ballini dhe P. Pecorari Instituti i Shkencave, të Letrave dhe Arteve, Venecia,2007, f. 275-322.

Francesco Crispi dhe Shqipëria

Përpjekja 132Pavarësia

tjera të Kontinentit të Vjetër. Ai fliste për koloni vetëm për zonat gjeografike në të cilatkolonializmi ishte praktikuar gjerësisht nga fuqi të tjera dhe ku niveli i organizimit tëpopullsive vendase konsiderohej pak më shumë se fisnor. Ai mendonte se me kombetballkanike duheshin ndërtuar në të gjitha nivelet marrëdhënie bashkëpunimi dhendërshkëmbimi mes të barabartësh; pa asnjë formë kolonializimi, as edhe të maskuar.Raca Shqiptare ishte, në sytë e tij, një komb i lashtë. Historia politike, institucionale,kulturore, fetare, dhe ajo e gjuhës, e Shqipërisë, ishte qartësisht e identifikueshme dheorganikisht e rrënjosur në historinë e Evropës Jug-Lindore; një histori që kishte qenëpër një kohë të gjatë pjesë përbërëse e historisë së Evropës. Kështu, ai vijoi të mbronteenergjikisht dhe me vendosmëri si interesat italiane në Shqipëri edhe interesat kombëtaretë shqiptarëve, duke e mbajtur këtë rajon, me aq mundësi sa kishte, larg synimevehegjemoniste austriake dhe duke theksuar vazhdimisht se krijimi i shtetit të lirë e tëpavarur shqiptar ishte shkruar në mënyrë të pashmangshme në të ardhmen e GadishullitBallkanik, dhe se ky do të ishte faktori i stabilitetit, paqes dhe prosperitetit, qoftë përkombin shqiptar, për Italinë, për vetë Austrinë dhe gjithë Europën.

Ndërsa gazeta e tij Reforma impenjohej në frontin e parë të shtypit kolonialist,në mbështetje të nevojës për një politikë koloniale me ndikim të gjerë, në vitin 1885Crispi shkruante në lidhje me çështjen ballkanike: Duke kujtuar origjinën tonë, misioninqë ka qytetërimi latin në botë, ne duhet t i mbështesim shtetet e vogla që ndodhen nëGadishullin Ballkanik, duhet t i ndihmojmë këta popujt të emancipohen dhe të rifitojnëautonominë që aspirojnë 21. Ndonëse i nënkuptuar dhe jo i drejtpërdrejtë, ky ishte njëpozicionim anti-austriak. Në vitin 1894, duke iu referuar eksperiencës së tij të parë sikryeministër, i rikthehej këtij argumenti, duke kujtuar se ishte kjo politika jonë nëLindje. Nxitja e zhvillimit gradual të kombeve, respekti i autonomisë së tyre jo përllogari të ndonjë fuqie, por vetëm në përfitim të vetë popujve ... Italia, e lindur ngarevolucioni dhe e ndërtuar në sajë të plebishitit, nuk mund të mos mbështeste tekpopujt e tjerë ato të drejta me ndihmën e të cilave ajo vetë ishte bërë një komb ifuqishëm 22. Pra, aleanca e tij me Austro - Hungarinë dhe Gjermaninë nuk do të thoshtepranim i hemogjenisë austriake në Ballkan, as i asaj ruse dhe aq më pak i asaj turke. Kjoishte një pikë fikse, një shtyllë në vizionin e tij të marrëdhënieve të Italisë me vendet ejashtme, që pati mundësinë edhe ta përforconte në vitin 1897, në një intervistë për LeFigaro: Partia Kombëtare Italiane, në të cilën unë jam një ushtar modest, do tëpreferonte një konfederatë ballkanike me kryeqytet të saj Kostandinopojën. Elementëte këtij sistemi të ri politik ekzistojnë në pesë shtete, pavarësia e të cilava është njohurnga Europa: Rumania, Bullgaria, Serbia, Greqia, Mali i Zi. Ndërtoni shtete të tjera nësedëshironi ... dhe kështu do të vendoset paqja përgjithmonë në ato rajone 23. Ndërshtetet me të drejta të plota të autonomisë, siç kishte shkruar edhe 35 vite më parë,ishte edhe Shqipëria, që duhej shkulur nga dara austro-ruse dhe mbrojur në aspiratën

21 F. Crispi, Discorsi parlamentari (Fjalime parlamentare), Cit., Vol. II, f. 736.22 Shih vëll. III Fq. 746.23 Intervistë e botuar në F. Crispi, Questioni Internazionali (Çështje ndërkombëtare), 1913,

fq.243.

Përpjekja 133

e saj për pavarësi. Në fund të shekullit, përballë hipotezës së zgjerimit të protektoratitaustriak në zonën e Shqipërisë, ai shkruante: Shqipëria nuk është sllave, është njëkomb i cili ka personalitetin e vet, që ka gjuhën dhe traditat e veta, që të kujtojnëorigjinën e moçme pellazge. Duke qenë e tillë, është e qartë se, si njohje e kësaj aspiratetë gjatë e të lashtë, Shqipëria duhet ndihmuar të shpallë pavarësinë e saj - por do tëishte gabim i madh pretendimi i përfshirjes së saj bashkë me vendet sllave të Evropës.Shqipëria është ajo që, më shume se kushdo, i ka rezistuar pushtimit turk. Nëse në sheke XV, e mundur pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, asaj iu desh t i nënshtrohej zgjedhësosmane, ajo kurrë nuk u nënshtrua dhe, gjatë këtij shekulli ishte e para që u ngritfuqishëm. Figurat më fisnike të heronjve të rilindjes helenike janë shqiptarë dhe nëseGreqia do të kishte patur veti asimiluese, këta popuj, meqenëse kishin shumë pika tëpërbashkëta me të përsa i përket aspiratave politike dhe besimit fetar, sot ndoshta dotë ishin pjesë e Greqisë. Po, në fakt, një numër i madh shqiptarësh zunë vend në jug tëItalisë dhe në Siçili ... Shqipëria ka në vetvete të gjithë elementët për një shtet autonom,edhe më të mirë se ç i ka pasur Serbia dhe Bullgaria prandaj, duke i lejuar asajautonomi qeverisjeje të barabartë me ta, Evropa do të kryente një vepër civile 24

Pra, autonomi totale dhe të plotë në kuadrin e një federate shtetesh të pavarurame të cilat Italia mund të zgjeronte dhe intensifikonte lirisht tregtinë e vendit,shkëmbimet kulturore, ndikimin dhe bashkëpunimin e saj politik. Politika e istitucioneveshkollore italiane në Shqipëri, e promovuar gjatë mandatit të tij të parë qeveritar, ishtenë koherencë me këtë vizion të tij të çështjes shqiptare dhe ballkanike dhe jo me njëstrategji para-koloniale. Në këtë optikë, nga e cila frymëzohej politika e intensifikimitpaqësor të marrëdhënieve tregtare dhe kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë, ai arriti,përgjatë gjithë kohës që ishte kryeministër, të harmonizojë thuajse mrekullisht interesatitaliane, interesat ballkanike dhe interesat shqiptare në kuadrin e sistemit të aleancavendërkombëtare të Italisë. Për aq kohë sa Crispi ishte në qeveri, ekuilibrat e Kongresit tëBerlinit në vitin 1878 nuk u ndryshuan dhe lindja e një shteti të ardhshëm të pavarurshqiptar nuk u rrezikua nga prania shumë e rëndë austro-ruse. Kështu që nuk është etepërt të thuhet se, nëse shteti shqiptar pa dritën e lirisë dhe pavarësisë në shek. e XX,kjo ndodhi pjesërisht edhe për shkak të veprimtarisë së Francesco Crispit në njëzetvitet e fundit të shek. XIX. Crispi arriti të kombinojë përveç një numri interesash dheidealesh politike komplekse dhe kontradiktore, edhe dy komponentë të thellë të identitetittë tij: atë të kombësisë italiane dhe atë të kulturës, historisë, gjakut dhe prejardhjesarbëreshe, për të cilën, deri në ditën e fundit të jetës, u ndje gjithmonë krenar.

Përktheu nga italishtja: Arjana Kabili

24 F.Crispi, Ultimi scritti e discorsi extraparlamentari (Shkrimet dhe diskutimet e funditjashtëparlamaenatre), nën kujdesin e T.Palamenghi Crispi, Universelle, Roma, fq.335.

Francesco Crispi dhe Shqipëria

Përpjekja 134Pavarësia

LUFTA E PARË BALLKANIKE, MËVETËSIMI I SHQIPËRISË DHE GREQIA

Nga Dr. Ledia DushkuQendra e Studimeve Albanologjike. Tiranë

Greqia në mbështetje të planit serb

Në fund të shtatorit të vitit 1912, shtetet ballkanike filluan haptazi tëdemonstronin përgatitjet për luftë. Më 8 tetor, një ditë pasi morën notën austro-ruse,që i paralajmëronte të ruanin paqen dhe të respektonin status quo-në, shteti më i vogëldhe më i dobët i Ballkanit, Mali i Zi i deklaroi luftë Perandorisë Osmane. Më 17 tetoredhe Serbia e Bullgaria deklaruan pjesëmarrjen e tyre. Një ditë më pas, koalicionit tështeteve ballkanike iu bashkëngjit edhe Greqia. Filloi kështu Lufta e Parë Ballkanike.

Ecuria e Luftës në favor të shteteve ballkanike, shtroi çështjen e ndarjes sëterritoreve të Perandorisë Osmane, pjesë e të cilave ishin edhe viset shqiptare.Diskutimet mes Aleatëve u intensifikuan në fund të tetorit, kohë kur Fuqitë e Mëdhadeklaruan prishjen e status quo-së në Ballkan. Serbia ishte e qartë dhe e prerë nëqëndrimin e saj. Rikrijimi i Serbisë së Vjetër përbënte qëllimin final të politikës serbe.Përfitimi i territoreve të Shqipërisë së Veriut, të cilat konsideroheshin si pjesë eqenësishme e kombit historik serb , përligjnin qëllimin e mësipërm. Serbia kërkonte t ipërfitonte këto territore edhe për të dalë në bregdetin Adriatik, dalje të cilën ekonsideronte jetësore për ekzistencën e saj. Kryeministri, Nikola Pasiç, shprehej se pakëtë dalje, shteti serb nuk do të kishte frymëmarrje dhe do të ziente si kazan me kapaktë mbyllur. Ta privosh atë nga kjo e drejtë me pretekstin se ajo tokë është shqiptare,do të thotë të pengosh zgjidhjen e natyrshme të çështjes ballkanike dhe të krijosh njëgjendje të re që nuk mund të jetë e qëndrueshme , përfundonte ai1. Dalja në Adriatik isiguronte Serbisë edhe shkëputjen e shumëdëshiruar nga varësia ekonomike dhetregtare austro-hungareze. Sa i përket mundësisë së krijimit të një minishteti shqiptar,qoftë ky edhe autonom, qeveria serbe shprehej qartazi kundër, ndërkohë që pranontet u jepte shqiptarëve, që do të ishin pjesë e shtetit serb, një autonomi arsimore-kulturore.

1 Zekeria Cana, Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1913, Prishtinë:Shtypshkronja KGT , 2006, f. 311-312. Qarkore e Pasiçit për legatat serbe, 25 tetor 1912.

Përpjekja 135

Duke dashur të shmangte një herë e përgjithmonë ndërhyrjen e Austro-Hungarisë nëbregdetin Adriatik, Serbia pretendonte t i ndante territoret shqiptare me Malin e Zi dheGreqinë, pretendim ky i sanksionuar që më 13 mars 1912, në shtojcën sekrete të Traktatitserbo-bullgar. Vija kufitare me Greqinë, duhet të fillonte në veri të Vlorës, afër Semanitdhe të dilte në Manastir, midis liqenit të Ohrit dhe atij të Prespës2. Duke ndjekur këtëvijë, shteti grek duhej të përfshinte në kufijtë e tij, veç të tjerash, edhe Vlorën e ishulline Sazanit.

Qeveria greke ishte jo shumë e qartë në lidhje me të ardhmen politike të territoreveshqiptare. Në parim, ajo nuk ishte kundër një shteti autonom shqiptar, por kufijtë e tijjugorë duhej, pa diskutim, të kënaqnin pretendimet territoriale greke në viset e poshtmetë vilajetit të Janinës3. Në momentet e para të Luftës së Parë Ballkanike, Greqia e shihtetë udhës krijimin e një Shqipëri autonome, me territore të kufizuara vetëm në sanxhakune Elbasanit dhe të Beratit. Qëndrimin e saj Athina zyrtare e përligjte me frikën e ndërhyrjessë Austro-Hungarisë4.

Mbretëria e Dyfishtë e konsideronte rajonin e Ballkanit si zonën e saj tëinfluencës dhe të vetmen ku mund të matej me Fuqitë e tjera të Mëdha. Humbja endikimit ndaj shteteve sllave pas vitit 1878 dhe interesi për të mos ia lënë Italisëpërparësinë në rajon, kishin ndikuar në rishikimin e politikës austro-hungareze. Çështjashqiptare dhe Shqipëria ishin bërë kështu pjesë e rëndësishme e programit politik dhestrategjik të Ballhausplatz-it5 në Gadishullin Ballkanik. Pozicioni gjeografik i territoreveshqiptare, shtrirë në bregun lindor të Adriatikut, më pak se 60 milje larg bregdetititalian, e bënte Shqipërinë një interes të sigurt të Austro-Hungarisë, e cila nuk dëshirontetë kishte një shtet-satelit rus, të vendosur në këto brigje. Krijimi i një shteti shqiptarpengonte zgjerimin tokësor të fqinjëve sllavë. Shqipëria së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Greqinë, krijonte kordonin antisllav në Ballkan, aq shumë i dëshiruarnga Mbretëria e Dyfishtë. Interesi lidhej edhe me popullsinë katolike në Veri, e cila, nëkuadrin e Kultursprotektoratit, ishte marrë në mbrojtje nga Perandoria Vjeneze. Ngaana tjetër, duke mbështetur shqiptarët, Vjena jo vetëm siguronte influencën e saj nëShqipëri, por balanconte, madje edhe shmangte, influencën italiane aty. SipasMemorandumit të vitit 1907, programi politik i Austro-Hungarisë për Shqipërinë dheshqiptarët përmblidhej në togfjalëshin Shqipëria për shqiptarët 6.

2 Po aty, f. 316.3 Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej: HHSt.A.PA.A), në

Arkivin e Institutit të Historisë (më tej:AIH), Vj. 22-23-2364, Raport dite mbi vizitën e ministritfuqiplotë grek në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, Vjenë, 9 nëntor 1912.

4 Zef Prela, Problemi shqiptar dhe politika austro-hungareze (1897-1912) në Mbi LëvizjenKombëtare Shqiptare (përmbledhje studimesh kushtuar 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë sëShqipërisë), Tiranë: Mihal Duri , 1962, f. 190.

5 Kështu quhej Ministria e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë.6 HHSt,A,PA,A në AIH, Vj. 17-3-373, Memorandum në lidhje me çështjen shqiptare, Szovalany,

4 tetor 1907.

Lufta e parë ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqi

Përpjekja 136Pavarësia

Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike dhe ecuria e saj, mbarte në vetvete pasojatë rrezikshme për Mbretërinë e Dyfishtë7. Ajo e ndjeu nevojën e një ndërhyrjeje energjikesidomos ditët e fundit të tetorit, atëherë kur u kuptua se në Ballkan ishte e vështirë tëruhej status-quo-ja. Humbjet e ushtrisë osmane në frontet e luftës e detyruan Vjenënzyrtare të hiqte dorë nga koncepti i kancelarit, Andrassy, i cili e lidhte mbisundiminabsolut të Austro-Hungarisë në viset shqiptare me ekzistencën e Perandorisë Osmanenë Ballkan. Në këto rrethana në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvilluan një sërëtakimesh, për të përshtatur qëndrimin austro-hungarez. Pas diskutimesh të gjata, zyrtarëte lartë përcaktuan se një nga prioritetet e politikës vjeneze të ditës ishte krijimi i shtetitshqiptar, autonom ose i pavarur8. Ai duhej krijuar për të ruajtur baraspeshën ballkanikedhe për të penguar hegjemoninë e pakufizuar të sllavëve në Ballkan. Shqipëria shihejsi pengesë ndaj Serbisë, e cila kërkonte dalje në detin Adriatik, në mënyrë të pavarurnga Mali i Zi. Ndërkaq, Austro-Hungaria ishte në përpjekje për të sjellë në orbitën eAleancës Trepalëshe, shtetet e tjera ballkanike, Greqinë dhe Rumaninë9.

Përfshirja e shtetit grek në influencën e drejtpërdrejtë të Trepalëshit ishte evështirë. Ai ishte anëtar i Aleancës Ballkanike dhe, si i tillë, kishte detyrime ndaj saj.Nga ana tjetër, pozita greke aty ishte e brishtë. Greqia shikohej nga Bullgaria si aleati ivogël dhe nga Serbia si më pak e rëndësishme se Bullgaria10. Për të siguruar marrëdhënietë mira dhe të qëndrueshme me Serbinë dhe një marrëveshje të kënaqshme kufitare meBullgarinë, qeveria greke ishte e gatshme ta sakrifikonte ekzistencën e Shqipërisë.Shqetësim për të duhej të përbënte fakti se, nëse Athina zyrtare nuk e mbështesteSerbinë për daljen në detin Adriatik, kishte mundësi që kjo e fundit ta siguronte atënëpërmjet një aleance me Italinë. Në kushtet e takimeve të shpeshta italo-serbe, nëfund të tetorit dhe fillim të nëntorit, aleanca serbo-italiane nuk dukej e pamundur11.Realizimi i saj ishte një hap drejt legjitimimit të influencës italiane në viset jugoreshqiptare dhe kontrollit prej saj të ngushticës së Otrantos. Një gjë e tillë sigurisht që

7 Ndër pasojat e rrezikshme për Austro-Hungarinë mund të listojmë: zgjerimin dhe forcimin eshteteve sllave në Ballkan; shtimin e influencës ruse aty; dobësimin dhe shthurjen e PerandorisëOsmane; rritjen e luftës çlirimtare të popullsisë sllave në përbërje të Austro-Hungarisë, luftë që vintenë rrezik tërësinë territoriale të shtetit habsburgas, pa lënë mënjanë edhe gjallërimin e aspiratave tëItalisë në bregun lindor të Adriatikut. Për më shumë shih: Stefanaq Pollo, Shpallja e Pavarësisë sëShqipërisë , në: Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (Përmbledhje studimesh kushtuar 50 vjetorit tëShpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë), Tiranë: Mihal Duri , 1962.

8 Karl Kaser, The Balkan Wars, 1912-13: an Austrian perspective , në: Crossroads of Euro-pean Histories, Counsil of Europe, December, 2006, f. 135.

9 Raymond Poincaré, Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës (1912-1913), Prishtinë: Logos , 2006, f. 288.

10 Michael Llewellyn Smith, Venizelo s diplomacy, 1910-1913", në: Eleftherios Venizelos: Thetrials of Statesmanship, Edited by Paschalis M. Kitromilides, Edinburgh Universitety Press, 2006,f. 147.

11 Në lidhje me takimet serbo-italiane shih: Z. Cana, Politika e Serbisë... , f. 305-312.

Përpjekja 137

binte ndesh me interesat greke aty. Nga ana tjetër, kishte gjasa që Serbia, nëse nuk dotë siguronte mbështetje për daljen në detin Adriatik, të kërkonte dalje në detin Egje, tëcilën Greqia e kundërshtonte kategorikisht12.

Greqinë e shqetësonte edhe mospajtimi që kishte me Bullgarinë, në lidhje mekufirin mes tyre. Pretendimet bullgare konsideroheshin të tepruara prej saj13. Shqetësimisa vinte e shtohej edhe për faktin se Sofja nuk u kishte dhënë përgjigje përpjekjevegreke për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët në lidhje me saktësimin epretendimeve territoriale. Dukej se Bullgaria nuk kishte ndërmend t i lëshonte pe Greqisëpër territoret e Trakës.

Në këtë situatë Athina iu përgjigj pozitivisht ftesës së Beogradit për bisedime,bërë më 20 tetor 1912. Takimet serbo-greke filluan në fund të tetorit dhe vazhduan edheditët e para të nëntorit. Greqia i kërkoi Serbisë të luante rolin e ndërmjetësit në arritjene një marrëveshjeje kufitare greko-bullgare, duke e përligjur ndërmjetësinë mejetëgjatësinë e Aleancës Ballkanike. Po ashtu, ajo iu përgjigj pozitivisht propozimit përt i ndarë mes tyre territoret shqiptare. Në këmbim, Greqia pranoi të mbështestepretendimet serbe për daljen në detin Adriatik, jo vetëm me rrugë diplomatike, por edheme forcë të armatosur14.

Më 8 nëntor të vitit 1912, kreu i diplomacisë greke, Koromilas i deklaroipërfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe, se me vendosjen e kufirit tëpërbashkët serbo-grek, mendimi për krijimin e një shteti autonom shqiptar, do tësakrifikohej15. Këtë qëndrim ai e përforcoi edhe në takimin që pati me homologun e tijrus. Tanimë, qeveria greke e konsideronte formimin e Shqipërisë autonome si tërrezikshëm për Aleancën Ballkanike dhe të favorshëm për ndërhyrjen e Austro-Hungarisë në Ballkan16.

Në përmbushje të premtimit dhënë Serbisë, kryeministri dhe ministri i Jashtëmgrek zhvilluan takime me ministrin fuqiplotë austro-hungarez në Athinë. Në to u mbështetcopëtimi tërësor i territoreve shqiptare mes aleatëve ballkanikë, madje Koromilasiguximshëm deklaroi se një veprim i tillë ishte edhe në interes të politikës së Austro-Hungarisë. Vetëm kështu do të zhdukeshin një herë e përgjithmonë ndërlikimet nëBallkan sepse këto territore nuk do të ishin më molla e sherrit midis dy Fuqive tëAdriatikut17. Sa për shqiptarët, ata me kohë do ta ndjenin veten të lumtur në dorën e

12 British Documents on the Origins of the War, 1898-1914, Vol. 9 (Part II), Edited by G.P.Gooch and Harold Temperley, London: 1934, f. 118, Telegram i ambasadorit britanik në Berlin përsekretarin e Punëve të Jashtme, Grey, Berlin, 8 nëntor 1912.

13 Ch. Fragistas, The Balkan wars, their meaning in the history of Greece , në: Balkan Studies,Vol. 3, No. 2, Thessaloniki: 1962, f. 252-253.

14 Lefter S. Stavrianos, The Balkans since 1453, Holt, Rinehart and Winston, 1958, f. 510.15 Z. Cana, Politika e Serbisë..., f. 316.16 Z. Prela, Problemi shqiptar dhe politika... , f. 190.17 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 22-24-2414, Telegram i ministrit fuqiplotë të Austro-Hungarisë në

Athinë për eprorët e tij, Athinë, 14 nëntor 1912. Mbi takimin e tij me Koromilasin; Po aty, Vj. 22-24-2423, Telegram i ministrit fuqiplotë të Austro-Hungarisë në Athinë për eprorët e tij, Athinë, 15

Lufta e parë ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqi

Përpjekja 138Pavarësia

sundimtarëve të rinj. Për kreun e diplomacisë greke, një Shqipëri e vogël dhe e cunguarishte një foshnjë e dështuar, kurse një Shqipëri e madhe, punë që s bëhej18. Njëkohësisht,në takime nuk u fsheh mbështetja që qeveria greke kishte vendosur t i jepte homologesserbe, veprim ky, që përligjej me faktin se dalja e Serbisë në detin Adriatik dhe çështjashqiptare kishin lidhje edhe me interesat e Greqisë.

Në këtë situatë, që sa vinte e bëhej më e ndërlikuar e shqetësuese, ministriaustro-hungarez i Punëve të Jashtme, konti Berchtold, më 17 nëntor 1912, kërkoibashkëpunimin e Italisë lidhur me rregullimin e problemit shqiptar. Në telegramin drejtuarhomologut të tij italian, ai bënte me dije interesin e përbashkët që palët kishin nëkrijimin e një Shqipërie autonome, që duhej të përfshinte në kufijtë e saj të gjithaterritoret që banohen ekskluzivisht prej shqiptarëve, ose të paktën, krahina të banuaranë shumicë prej tyre 19. Austro-Hungaria nuk e mbështeste daljen e Serbisë në Adriatik,ndërsa në lidhje me kufijtë e Jugut, pranonte t i jepte Greqisë territorin në jug të lumitKalamas20.

Në dallim nga Vjena, Roma ishte skeptike, veçanërisht sa i përket pjekurisë sëshqiptarëve për të siguruar dhe mbrojtur autonominë. Ministri i Jashtëm italian, markeziSan Giuliano nuk ngurronte ta përcaktonte Shqipërinë si vend të vobektë e primitiv,që çdo shtet fqinj donte ta priste nga të katër anët 21. Po ashtu, ai dyshonte që Greqiatë kënaqej me kufirin deri në Kalamas, sepse aspiratat e saj shkonin shumë më në Veri22.Pavarësisht sa më sipër, Italia e kishte kuptuar se fati i mëtejshëm i territoreve shqiptarekishte rëndësi të veçantë edhe për të. Me to lidhej jo vetëm rivaliteti me Austro-Hungarinë për supremacinë në Adriatik, por edhe gjithë politika e saj ekspansionistenë drejtim të Gadishullit të Ballkanit23. Qarqet italiane nuk mund të ishin të shkujdesurapërballë forcimit të Serbisë e të Greqisë në Adriatik e Jon. Po ashtu, thënia e vjetër sipastë cilës mes Italisë dhe Austro-Hungarisë ishin të mundura vetëm dy gjendje: aleanca

nëntor 1912. Mbi takimin e tij me Koromilasin; Po aty, Vj. 22-25-2546, Telegram i ministritfuqiplotë të Austro-Hungarisë në Athinë për eprorët e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Athinë,28 nëntor 1912. Mbi takimin me Venizelosin dhe Koromilasin.

18 Po aty, Vj. 22-25-2546, Telegram i ministrit fuqiplotë të Austro-Hungarisë në Athinë përeprorët e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Athinë, 28 nëntor 1912, Mbi takimin me Venizelosindhe Koromilasin.

19 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 22-7-709, Telegram i ministrit të Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë për homologun e tij italian (nëpërmjet ambasadorit austro-hungarez në Romë), Budapest,17 nëntor 1912

20 Po aty21 Po aty, Vj. 22-11-1163, Telegram i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë për Ministrinë

e Punëve të Jashtme, Romë, 19 nëntor 1912. Mbi takimin me ministrin italian të Punëve tëJashtme, San Giuliano.

22 Po aty.23 Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare, 1878-1926, Tiranë: Albin , 2003, f.

85.

Përpjekja 139

ose lufta, vazhdonte t i qëndronte kohës. Për të evituar çdo surprizë, Konsulta zgjodhitë parën, pra aleancën. Roma zyrtare mbështeti kështu qëndrimin e Vjenës për çështjenshqiptare, kundër pretendimeve serbe e greke dhe ndërhyrjes së Fuqive të Antantës.Më 26 nëntor 1912, San Giuliano njoftoi përkrahjen italiane ndaj propozimit tëBerchtoldit24. Sakaq, nisën diskutimet për ripërtëritjen e Paktit Trepalësh, ripërtëritja etë cilit u deklarua në fillim të dhjetorit. Pakti i siguronte Italisë përkrahjen e Austro-Hungarisë për të bllokuar depërtimin e ndikimeve të tjera në Adriatik dhe e detyrontekëtë të fundit të mos ndërmerrte asnjë veprim në Ballkan, pa u marrë vesh me Italinë25.Në këtë mënyrë, të dyja Fuqitë ndanin ndikimin e tyre edhe në Shqipëri.

Qëndrimi i dy Fuqive të Adriatikut dhe mbështetja që ato kishin vendosur t ijepnin çështjes shqiptare nxiti shtetet ballkanike të përshpejtonin veprimet ushtarake.Ato pretendonin t i pushtonin territoret e pretenduara në Veri dhe Jug sa më shpejt tëishte e mundur, pa u arritur marrëveshja e armëpushimit me Perandorinë Osmane dhepa u mbledhur Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Viset jugore përballë sulmit të ushtrisë greke: pushtimi i Himarës

Në kuadrin e përgjithshëm të operacioneve ushtarake, shtetet ballkanike ikonsideruan viset shqiptare si territore osmane. Greqia nuk bëri përjashtim. Qëllimikryesor i operacioneve greke ishte çlirimi dhe më pas bashkimi i tyre me shtetin grek.Nëse kjo nuk mund të arrihej për të gjitha viset e mëtuara, një pjesë e tyre mund tëpërdorej si mjet këmbimi për të aneksuar, të paktën, territoret e patolerueshme . Kështuquheshin nga qeveria greke viset në jug të vijës Himarë-Korçë.

Menjëherë, sapo deklaroi pjesëmarrjen në Luftën Ballkanike, Greqia vendosibllokadën detare. Ky veprim nënkuptonte bllokimin e të gjitha porteve osmane, çka dotë thoshte asnjë qarkullim i anijeve në brigjet detare që kontrolloheshin nga flotagreke. Bllokada preku edhe vijën bregdetare të detit Jon: nga gjiri i Artës deri në jug tëIgumenicës. Vendosja e bllokadës i parapriu marrjes së qyteteve-porte nga flota grekedhe njëkohësisht lehtësoi operacionet ushtarake të ushtrisë greke në tokë. Më 3 nëntor1912, trupat grekë morën Prevezën, një qytet i konsideruar si një pozicion i avancuarmbrojtjeje për kështjellën e Janinës. Më pas, flota greke bombardoi Igumenicën eSarandën. Më 4 nëntor 1912, bllokada greke avancoi deri në Vlorë.

Marrëveshja e arritur me Serbinë dhe mbështetja që Greqia kishte vendosur t ijepte asaj, dukej se përligjnin jo vetëm vendosjen e bllokadës detare deri në Vlorë, poredhe marrjen e qytetit. Planin për pushtimin e qytetit bregdetar e lëkundi nota italianedhe ajo austro-hungareze, të cilat mbërritën në dyert e Ministrisë së Jashtme greke, më

24 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 22-14-1424, Përgjigja që Italia i jep propozimeve të Austro-Hungarisë, në lidhje me çështjen e autonomisë së Shqipërisë, Romë, 26 nëntor 1912

25 A. Puto, Historia diplomatike e çështjes..., f. 85-86.

Lufta e parë ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqi

Përpjekja 140Pavarësia

5 dhe 6 nëntor 191226. Për Romën dhe Vjenën, bllokimi i bregdetit deri në Vlorë nukmund të justifikohej kurrsesi vetëm me arsye ushtarake. Nëse qeveria greke do tëvazhdonte të këmbëngulte, atëherë opinioni politik në Austri dhe Itali do tëinfluenconte në dëm të interesave grekë 27. Bllokimi i bregdetit të Vlorës prektedrejtpërsëdrejti interesat strategjikë italianë dhe tregtinë austriake. Për dy Fuqitë eAdriatikut Vlora-porta e Mesdheut, vetëm 40 milje larg Otrantos, konsiderohej të ishtefyti . Nëse njëri prej nesh e shtrëngon , shprehej ambasadori austro-hungarez në

Romë, tjetri vdes sepse nuk merr dot frymë . Për këtë arsye, vazhdonte ai, Vlora nukduhet të jetë as e jona, as e Italisë, as e ndonjë shteti të vogël ballkanik [nënkupto:Greqinë], politika e nesërme e të cilit nuk është e sigurt. 28

Ndërhyrjet e mësipërme detyruan qeverinë greke të përshtaste qëndrim. Ajovendosi të avanconte vetëm në Himarë. Marshimi për më tej do të varej nga qëndrimiqë qeveria italiane do të mbante ndaj zbarkimit në bregdetin himarjot. Meqë zotërimi iHimarës lidhej më shumë me politikën e jashtme greke, sesa me nevojat ushtarake, ugjet e udhës që marshimin aty të mos e bënte ushtria e rregullt, por vendasit himarjotë.

Zbarkimi në zonën e Himarës filloi me pëlqimin e qeverisë dhe të Komandës sëPërgjithshme të ushtrisë greke29. Në krye të forcave ushtarake, me urdhër të Athinëszyrtare, u vendos i vetëquajturi Prijës i Himarës , Spiros Spiromilos30, i angazhuar nëKomandën e Ishujve Jonianë me qendër në Korfuz. Ai kishte lindur në Himarë, porishte rritur dhe jetonte në Greqi. Si oficer xhandarmërie, majori Spiromilos i shërbenteme devotshmëri çështjes kombëtare greke. Ishte dalluar si vullnetar i zellshëm në çetatgreke që kishin vepruar në krahinën e Kosturit dhe nxisnin frymën heleniste te popullsiae krahinës. Meqenëse Himara ishte një zonë larg çdo kontakti me armatën e Epirit,Komanda e Përgjithshme e ushtrisë vuri në dispozicion të Spiromilos anijen e luftësAcheloos , në bordin e së cilës zunë vend vullnetarë himarjotë me banim në Greqi, si

edhe 200 vullnetarë kretas, të dërguar nga komandanti grek i Armatës së Epirit31. Më 18

26 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 22-18-1839, Telegram i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisëpër Legatën në Athinë, Romë, 5 nëntor 1912; Po aty, Vj. 22-23-2343, Njoftim i Ministrisë sëJashtme të Austro-Hungarisë për Legatën në Athinë, Vjenë, 6 nëntor 1912.

27 Po aty, Vj. 22-23-2343, Njoftim i Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë për Legatën nëAthinë, Vjenë, 6 nëntor 1912.

28 HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 22-25-2531, Raport i ambasadorit austro-hungarez në Romë përministrin e Punëve të Jashtme, Romë, 26 nëntor 1912

29 Milton Spyromilios, , Kajro: 1942. Shfrytëzuar materiali në AIH, A-IV-213, Milto Spiromilo, Shqipëria dhe Greqia, fl. 30.

30 , : , , , 1897-1918, A :

,

2004, (Grekët e Epirit të Veriut dhe marrëdhëniet greko-shqiptare, nën kujdesin e VasilKondisit. Dokumente nga Arkivi Historik i Ministrisë së Jashtme, Vëllimi I, 1897-1918, Athinë:Estias, 2004), f. 301-302, Komandanti i pushtimit të Himarës, Spiromilo për Ministrinë e Jashtme,Himarë, 7/20 shtator 1913.

31 Greek lands in history, Epirus, 4000 years of Greek history and civilization, Editor: M.B.Sakellariou, Ekdotike Athenon S.A. Athens: The Demetrius and Egle Botzaris Foundation, 1997, f.367.

Përpjekja 141

nëntor 1912, trupa zbarkoi në Spille. Shpejt u pushtua Himara Qendër, Qeparoi, Kudhësi,Piluri, Vunoi, Dhërmiu e Palasa. Për të mos implikuar drejtpërsëdrejti Athinën zyrtaredhe për të krijuar përshtypjen e një revolte vendase, në zonat e pushtuara nuk u ngritflamuri grek, por i ashtuquajturi flamur himarjot. Ai kishte ngjyrat e flamurit grek dhe 7yje në mes, që simbolizonin shtatë fshatrat e krahinës së Himarës.

Sipas studiuesit Timo Dilo, kryerja e aksionit nga vendasit dhe ngritja eflamurit himarjot bëhej për t u paraprirë zhvillimeve të mëvonshme dhe qëndrimit tëndërkombëtarëve32. Në rast se Fuqitë e Mëdha do të binin dakord që krahina e Himarëst i mbetej Shqipërisë, atëherë, më së paku, asaj duhej t i siguroheshin privilegjet egëzuara në Perandorinë Osmane. Në këtë kuadër duhet konsideruar edhe porosia qëSpiromilos i dha trupës të tij për të marrë nën zotërim vetëm krahinat, që gëzoninprivilegje nga shteti osman dhe për të ngritur aty flamurin himarjot . Qeveria e Athinësishte e mendimit se privilegjet mund të siguroheshin më lehtë, nëse ushtria e rregulltgreke qëndronte larg pushtimit të krahinës.

Pasi Spiromilos u vendos në Himarë, anijet greke bombarduan Vlorën33. Çështjae pushtimit të qytetit dukej se kishte dalë sërish për diskutim në qeverinë greke.Spiromilosi ndihej i pasigurt në Himarë, pasi, siç i raportonte Athinës, në tokën qëkishte okupuar i vinin sulme të shumta nga shqiptarët. Nën drejtimin e Eqerem Vlorës,në atë kohë komandant i trupave mbrojtëse territoriale të ushtrisë osmane, shqiptarëtishin bërë shqetësim i vazhdueshëm për forcat e tij. Për të përballuar sulmet e tyrehimarjoti Spiromilos kërkonte pushtimin e Vlorës. Në pamundësi ta bënte vetë, sepsei mungonin forcat, ai këmbëngulte që aksionin ta merrte përsipër ushtria greke34.

Zotërimi i Vlorës kushtëzohej edhe nga pushtimi i ishullit të Sazanit. Në dallimnga Himara, aksioni në Sazan u mor përsipër nga flota greke, e cila e legjitimoi vepriminme ngritjen e flamurit grek në ishull. Rëndësia strategjike e Sazanit ishte epakundërshtueshme, pasi ai, së bashku me gjirin e Vlorës, zotëronte ngushticën eOtrantos. Por vlera e ishullit pa Vlorën ishte relative. Për këtë arsye, përpara qeverisëgreke shtrohej për diskutim çështja e pushtimit të qytetit bregdetar35. Duke i zotëruar tëdy, si qytetin, ashtu edhe ishullin përballë tij, ajo do ta kishte më të lehtë të bëntepresion te Fuqitë e Mëdha, për të përfituar territoret e patolerueshme . Por, qeveriagreke ishte e ndërgjegjshme për vështirësitë që kishte në mbajtjen e ishullit për njëkohë të gjatë. Si për rëndësinë e tij strategjike edhe për interesin e përbashkët të paqesnë Evropë, Fuqitë e Mëdha nuk do të lejonin që Sazani të ishte në duart e një fuqiedetare, qoftë kjo edhe e dorës së dytë, siç ishte Greqia36.

32 Timo Dilo, Invazionet greke në Shqipërinë e Jugut, dorëshkrimi në AIH, A-IV-330, fl. 4.33 Lef Nosi, Dokumente Historike, 1912-1918, Tiranë: Nënë Tereza , 2007, f. 52-53.34 M. Spyromilios, ... (përkthimi në AIH, fl. 31).35 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 22-18-1839, Fjala e kryeministrit Venizelos në Parlamentin e

Greqisë, për çështjen e Sazanit.36 Po aty.

Lufta e parë ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqi

Përpjekja 142Pavarësia

Kryeministri Venizelos mbeti i pavendosur në lidhje me sulmin për Vlorën.Fillimisht ai pranoi dhe ra dakord për të filluar përgatitjet, por, disa ditë më pas, utërhoq. Vlora nuk konsiderohej prej tij si qytet që përligjte veprimet luftarake. Arsyejalidhej me frikën nga Italia. Duke e konsideruar Italinë armikun më të madh të racësgreke, kryeministri mendonte se pushtimi i Vlorës prej ushtrisë greke do t i jepte shkasreagimit ushtarak italian. Në gjendjen e ndërlikuar në të cilën ndodhej Greqia, për shkaktë ftohjes me Austro-Hungarinë dhe fërkimeve që kishte me Bullgarinë, numri një iqeverisë greke nuk guxonte t i shtonte vetes edhe armiqësinë e hapur me Italinë. Faktiqë qeveria italiane kishte reaguar fort ndaj zbarkimit në Himarë, e bënte atë hezitues nëndërmarrjen e aksionit për Vlorën. Por, në takimet diplomatike, Greqia vazhdoi të mostërhiqej nga dëshira për ta zotëruar qytetin bregdetar. Koromilasi vazhdoi të këmbëngultese ai duhej t i jepej medoemos shtetit grek, kufiri verior i të cilit duhej të niste nga gjirii Vlorës, për të vazhduar në veri të Tepelenës e mandej nëpër malet e Dangëllisë e tëPanaritit duke përfshirë edhe fshatin piktoresk të Voskopojës 37.

Zmbrapsja nga Vlora u zëvendësua me orientimin dhe më vonë me vendimin eqeverisë greke për të zbarkuar në Sarandë. Zbarkimi aty u lidh drejtpërsëdrejti merëndësinë që kishte marrja e kështjellës së Janinës, e cila më 8 nëntor 1912 ishterrethuar nga ushtria greke. Venizelosi pretendonte se zbarkimi i ushtrisë në Sarandë ishërbente zotërimit të rrugës që lidhte Vlorën me Janinën. Në këtë mënyrë ushtriagreke e bllokonte kështjellën nga të katër anët, duke e pasur më të lehtë marrjen e saj38.

Në këtë situatë tejet të rrezikshme për të ardhmen politike të viseve shqiptare,mbërriti reagimi i shqiptarëve.

Nisja drejt Vlorës dhe pengesat greke

Ditët e fundit të tetorit, kur Ismail Qemal Vlora u nis nga Stambolli për nëBukuresht, Lufta e Parë Ballkanike po hynte në fazën e fundit. Ushtria e thyer osmanepo mundohej më kot t i bënte ballë sulmit të ushtrive ballkanike. Disfata në LuleBurgas, qytet i vogël 10 km larg Stambollit, do të hynte në histori si Dita e Humbjes sëMadhe. Parimi i ruajtjes së status quo-së, i kërkuar nga Fuqitë e Mëdha, ishte tashmënjë kartë e djegur. Qëllimet parimore të fillimit të Luftës ia kishin lënë vendinkontradiktave të Aleatëve Ballkanikë në lidhje me ndarjen e trashëgimisë territorialeosmane. Ecuria e Luftës dhe përparimi i ushtrive ballkanike në viset shqiptare, rritishqetësimin dhe ndërgjegjësimin e elitës politike shqiptare. Koha kërkonte veprime tëshpejta dhe konkrete, në harmoni me lëvizjet e Fuqive të Mëdha, mirëfilli të interesuarapër të ardhmen politike të territoreve shqiptare.

37 Po aty, Vj. 22-25-2541, Telegram i Berchtoldit për ambasadorin e Austro-Hungarisë nëRomë, Vjenë, 27 nëntor 1912. Mbi takimin me Koromilasin.

38 M. Spyromilios, ... (përkthimi në AIH, fl. 33).

Përpjekja 143

Rrugëtimi i Ismail Qemalit për në kryeqytetin rumun lidhej në mënyrë tëdrejtpërdrejtë me përpjekjet e shqiptarëve për të reaguar në kuadrin e Luftës Ballkanike.Dhimitër Berati, pjesëmarrës në takimet e pinjollit të Vlorajve në Bukuresht dëshmonmbi projektin që ai pretendonte të realizonte39. Përfundimi i Luftës Ballkanike do tësillte ripërcaktimin e kufijve në Ballkan. Zgjerimi i frontit sllav ishte i dukshëm. Në njësituatë të tillë, Ismail Qemali mendonte se Rumania, së bashku me Shqipërinë dheGreqinë, duhej t i jepnin jetë një grupimi të dytë në Ballkan, i cili do të duhej të ekuilibronteatë sllav, pjesë e të cilit pretendohej të ishin Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi. Vetëm mekëtë ndarje, në Gadishullin e Ballkanit do të mund të arrihej një lloj baraspeshe dhepaqeje. Dëshira për vendosjen e këtij ekuilibri ishte, sipas tij, një nga arsyet evendosmërisë së Austro-Hungarisë për të mbështetur krijimin e shtetit shqiptar40. Përjetësimin e këtij projekti, nuk mjaftonte vetëm mbështetja e Mbretërisë së Dyfishtë,duhej përkrahja e Rumanisë dhe e Greqisë.

Me të mbërritur në Bukuresht, Ismail Qemal Vlora u takua me ministrin eBrendshëm rumun, Take Ionescu, i cili garantoi mbështetjen që Rumania do t i jepteçështjes shqiptare41. Ndër të tjera, ky interes lidhej edhe me popullsinë vllahe, të cilënajo pretendonte ta shkëpuste nga ndikimi grek, duke e bërë pjesë të shtetit të ardhshëmshqiptar42. Ismail Qemalit i mbetej të konfirmonte mbështetjen nga Fuqitë e Trepalëshitdhe Greqia.

Në zbatim të vendimeve të mbledhjes së Bukureshtit, javën e parë të nëntorit,Plaku i Vlorës, nën shoqërinë e Luigj Gurakuqit, la Bukureshtin dhe iu drejtua Budapestite Vjenës, ku, me të drejtë, priste të gjente mbështetje për të ardhmen politike të territoreveshqiptare. Në takimet që zhvilloi me përfaqësuesit austro-hungarezë e italianë ai u bindse ishte koha për ta lënë mënjanë projektin e autonomisë dhe për të kaluar në atë tëpavarësisë. Pas garantimit të mbështetjes nga Fuqitë e Adriatikut mbetej të bisedonteme qeverinë greke.

Ismail Qemali nuk hezitoi të kërkonte mbështetjen e Athinës zyrtare. Ai vazhdontetë mendonte se qeveria greke përkrahte luftën e popullit shqiptar dhe po ashtu tëbesonte se ajo do të mbështeste interesat e përbashkëta shqiptaro-greke43. Në mes tënëntorit të vitit 1912, me anën e ministrit fuqiplotë grek në Vjenë, I. Qemali vuri në dijeniministrin e Jashtëm, Koromilas, në lidhje me iniciativën për shpalljen e pavarësisë dhembështetjen që ai kishte arritur të siguronte nga Austro-Hungaria44. Qeveria provizore

39 Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSh), Fondi (më tej: F.) 20(Ismail Qemali), dosja (më tej: D.) 12, fl. 9, Dhimitër Berati për Shpalljen e Pavarësisë.

40 British Documents on the Origins..., Vol. 9 (Part II), f. 130, Telegram i ambasadorit britaniknë Vjenë për sekretarin e Punëve të Jashtme, Grey, Vjenë, 10 nëntor 1912. Mbi takimin me IsmailQemalin.

41 AQSH, F. 20, D. 12, fl. 9, Dhimitër Berati për Shpalljen e Pavarësisë.42 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 22-7-729, Telegram i ministrit fuqiplotë austriak në Bukuresht për

Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bukuresht, 22 nëntor 1912.43 Vasilis Kondis, Greqia dhe Shqipëria në Shekullin XX, Selanik: Paratiritis , 2007, f. 52.44 Po aty.

Lufta e parë ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqi

Përpjekja 144Pavarësia

shqiptare që do të krijohej prej tij nuk do të merrte pjesë në Luftën Ballkanike. Nëpërmjetkëtij njoftimi Ismail Qemali dukej se synonte nga njëra anë, të ndalte pushtimin eterritorit shqiptar nga ushtria greke dhe, nga ana tjetër, të qetësonte disi Greqinë nëlidhje me pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftë, si pjesë e ushtrisë osmane. I vetëdijshëmpër problemet që do të shkaktonte çështja e kufijve, ai i kërkoi qeverisë greke njohjene qeverisë shqiptare, me rezervën e përcaktimit në të ardhmen të kufirit shqiptaro-grek.Në këmbim, Shqipëria merrte përsipër të mbështeste Greqinë kundër sllavëve45. Kjombështetje të lë të mendosh se Ismail Qemali vazhdonte të besonte ende në krijimin enjë fronti antisllav në Ballkan, duke dashur ta shkëpuste Greqinë nga koalicioni ekzistuesdhe ta bënte atë pjesë të tij.

Por a ishte e gatshme Greqia të mbështeste shqiptarët në këtë ndërmarrje tepërtë rëndësishme për të ardhmen e tyre politike?

Në gjirin e shtetarëve grekë dallohej një rrymë që mbante një qëndrim premtuesndaj çështjes shqiptare. Ajo promovohej nga drejtori i Drejtorisë për Çështjet Politikenë Ministrinë e Jashtme Greke, njëkohësisht edhe këshilltar politik i komandantit tëushtrisë së Epirit, arvanitasi prej Hidre, Andonis Sahturis46. Ai ishte njohës shumë imirë i çështjes shqiptare dhe hartues i disa raporteve e studimeve të hollësishme përqeverinë greke në lidhje me të. Duke mbështetur shqiptarët për Shpalljen e Pavarësisënë Vlorë, Sahturisi dhe përkrahësit e tij pretendonin të evitonin një pushtim tëmundshëm të qytetit prej Italisë dhe njëkohësisht t i tregonin Evropës, dhe pjesësdërrmuese të shqiptarëve, qëllimet e mira që Greqia kishte në themelimin e shtetitshqiptar, por pa toleruar në çështjen e kufirit jugor. Duke i ndihmuar shqiptarët, ajorrymë mendonte të shkëpuste Shqipërinë nga ndikimi i Austro-Hungarisë dhe mbi tëgjitha nga ai i Italisë. Por mendimet e Sahturisit nuk rezultuan bindëse për shumicën eanëtarëve të qeverisë greke. Ato u mbështetën vetëm nga një ministër, të tjerët qenëkundër.

Qëndrimin i Athinës zyrtare në lidhje me pavarësimin e viseve shqiptare eshpreh përgjigja e datës 16 nëntor 1912, që ministri i Jashtëm i transmetoi Ismail Qemalit,nëpërmjet konsullit të përgjithshëm grek në Trieste. T i thuash - i rekomandonte aikonsullit, - se nuk ke marrë ende orientime nga qeveria jote, por je i mendimit se qeveriagreke do të duhej të njihte kufijtë e Shqipërisë 47. Në pamje të parë, teksti mbështesteshqetësimin që kishte Ismail Qemali, atë të kufijve. Ai të krijon përshtypjen se qeverinëgreke nuk e shqetësonte Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu duket se u kuptuapërgjigja greke edhe nga vetë Ismail Qemali. Në takimin me nënkonsullin austro-hungarez në Durrës, Rudnay, para se të nisej për në Vlorë, ai konfirmoi premtimin përmbështetje të qeverisë greke për Shpalljen e Pavarësisë48.

45 Po aty.46 M. Spyromilios, ... (përkthimi në AIH, fl. 32- 33).47 V. Kondis, Greqia dhe Shqipëria .., f. 52.48 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 22-6-694, Telegram i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Durrës,

Rudnay për Berchtoldin, Durrës, 23 nëntor 1912.

Përpjekja 145

Ndonëse qeveria greke nuk dukej e gatshme t ia deklaronte hapur qëndrimin esaj Ismail Qemalit, ajo nuk do ta mbështeste aktin e lartë të shqiptarëve. Pavarësishtsimpative reciproke që zyrtarët e lartë grekë dhe pinjolli i Vlorajve kishin pasur përnjëri-tjetrin49, rrethanat e reja të krijuara në Ballkan, marrëdhëniet e afërta dhe planet epërbashkëta me Serbinë, përcaktonin dukshëm qëndrimin real të Athinës ndajmëvetësisë së Shqipërisë. Por, nga ana tjetër, ajo ndjehej e pafuqishme t i pengonteshqiptarët në hedhjen e një hapi të tillë, sidomos pas mbështetjes që Ismail Qemalikishte siguruar nga Austro-Hungaria dhe Italia. Në këto rrethana, qeveria greke umundua ta vononte kurorëzimin e aksionit të tyre politik, të paktën deri në mbajtjen eKonferencës së Ambasadorëve. Në mungesë të këtij reagimi, Fuqitë e Adriatikut do takishin të vështirë ta mbronin çështjen shqiptare në tryezat diplomatike në Londër,ndërsa fqinjët do ta kishin më të lehtë për të legjitimuar pretendimet e tyre ndaj viseveshqiptare.

Politika penguese u shpreh, së pari, në mos-heqjen e bllokadës detare në brigjete Vlorës. Kjo e zgjati udhëtimin e Ismail Qemalit, i cili nga Triestja u drejtua për nëDurrës dhe prej andej me rrugë tokësore u nis në drejtim të Vlorës. Së dyti, në atmosferënaspak bashkëpunuese që iu rezervua delegatëve shqiptarë në Durrës nga mitropoliti iqytetit, greku nga Izmiri, J. Ngjingjilas, i njohur si mitropoliti Jakovi. Qëndrimet e tij, sindaj mëvetësisë së shqiptarëve, ashtu edhe ndaj pushtimit të qytetit nga ushtriaserbe, ishin në mbështetje të politikës greke e asaj serbe. Zbritja e ushtrisë serbe nëqytetin bregdetar, shikohej nga shtypi grek, si faktor frenues për Shpalljen ePavarësisë50. I cilësuar nga një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve si nacionalist mendjenja të larta patriotike greke, Jakovi, në marrëveshje me autoritetet osmane të qytetit,doli në mbrojtje të sistemit të vjetër, duke kundërshtuar hapur ngritjen e flamurit shqiptarnë Durrës51. Me asistencën e Konsullatës greke në Durrës, ortodoksëve të qytetit iukërkua të mbështesnin pushtimin e qytetit nga ushtria serbe, e cila do t u jepnin atyrepërkrahje. Mitropoliti dhe ekuipazhi i kryqëzorit grek ishin të parët që pritën ushtrinëserbe në port52. Parullat e hedhura nga besnikët e tij shprehnin hapur kënaqësinë përpushtimin e qytetit.

49 Për më shumë mbi marrëdhëniet e Ismail Qemal Vlorës me rrethet e larta të politikës grekeshih: Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia 1912-1914, Tiranë:Kristalina-KH, 2012, f. 59-84 dhe 94-110.

50 Shkëlzen Raça, Shpallja e Pavarësisë dhe shtypi grek . Kumtesë e mbajtur në Konferencënshkencore kushtuar 90-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Tiranë, 27 nëntor 2002 (e pabotuar).

51 AQSH, F. 20, D. 3, fl. 24, Kujtime të Mehmet Ndroqit, sekretarit të komandantit tëxhandarmërisë së Durrësit, Hamit Toptanit; AQSH, F. 1501/3 (Koleksion dokumentesh nga Arkivii Ministrisë së Jashtme të Italisë), D. 33, fl. 1-2, Telegram i nënkonsullit italian në Durrës përMinistrinë e Punëve të Jashtme në Romë, Durrës, 28 nëntor 1912.

52 HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 22-15-1563, Telegram i nënkonsullit austro-hungarez në Durrëspër ambasadorin e Austro-Hungarisë në Stamboll, Durrës, 3 dhjetor 1912.

Lufta e parë ballkanike, mëvetësimi i Shqipërisë dhe Greqi

Përpjekja 146Pavarësia

Por rrethanat duken se kishin rezervuar një surprizë. Megjithëse u përpoq tavononte Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, pa dashjen e saj, Greqia ka mundësi tëketë ndikuar në të kundërtën, duke e përshpejtuar atë. Sipas një materiali të gjetur nëArkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë, në fondin e Ismail Qemalit, Kuvendi ishqiptarëve, i cili do të Shpallte Pavarësinë, pritej të mbahej të hënën, më 2 dhjetor191253. Mbajtja e tij në atë datë, sipas materialit në fjalë, lidhej me ardhjen e MyfitLibohovës nga Janina, ku ai kishte shkuar për të takuar komandantin e ushtrisë osmane,Esad Pashën dhe prej nga ku kishte arritur të shmangte arrestimin e Ismail Qemalit ngaforcat osmane54. Duke tentuar të priste lidhjen telegrafike nënujore Vlorë-Otranto, ecila pretendohej se përdorej nga nëpunësit osmanë për të transmetuar lajme tërëndësishme ushtarake, Greqia duhet t i ketë detyruar shqiptarët të shpejtonin mbajtjene Kongresit, pa pritur ardhjen e Myfit Libohovës dhe të një pjese të delegatëve shqiptarë.Të vënë në dijeni mbi përpjekjen greke, përfundimi me sukses i së cilës shkëpustelidhjen e Vlorës me botën e jashtme, duke penguar përhapjen e lajmit telegrafik përshpalljen e pavarësisë, delegatët shqiptarë e shpallën atë tri ditë më shpejt, të enjten,më 28 nëntor 1912.

53 AQSH, F. 20, D. 3, fl. 33, Shënime të Mehmet Ndroqit, sekretarit të Hamit Toptanit.54 HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 22-8-870, Njoftim i konsullit austriak në Vlorë për Ministrinë e

Punëve të Jashtme, Vlorë, 3 dhjetor 1912; AQSh, F. 20, D. 3, fl. 33, Shënimet e Mehmet Ndroqit,sekretarit të Hamit Toptanit.

Përpjekja 147

ORIGJINAT E PRETENDUARA TË OXHAQEVE SHQIPTARE

ORVATJE PËR KONTEKSTUALIZIM

Nga Holta Vrioni

Pluralizmi i rigjetur gjatë dekadës së fundit të shekullit XX pruri në vëmendjenpublike edhe Shqipërinë e dikurshme, fashitur e zvetënuar nga mbretërimi i gjatë dhei mundimshëm i Shqipërisë së diktaturës të proletariatit. Kuptueshëm, vendi që iurezervua asaj në këtë erë të re nuk mund të ishte veçse simbolik e muzeal. Nuk munguan,natyrisht, zërat e saj ngjethës me dëshmitë makabre të sadizmit diktatorial, por as pozate rënda e dëshpërimisht naive, mbijetuar mrekullisht në ndonjë sënduk të harruar. Tëgjithë të dëshiruar për drejtësi, të gjithë sakaq të përdorur mjeshtërisht, herë për tëpërligjur rendin e ri pluralist, herë për ta neveritur atë me kërkesat e bezdishme të njëShqipërie të cilësuar pa legjitimitet.

Të rrallë e të paktë, por sidoqoftë të qartë, u shfaqën zërat që e shkruan medorën e tyre zanafillën e historisë së Shqipërisë. Botimet në gjuhën shqipe të kujtimeve,monografive apo veprave të një pjese të elitave të Shqipërisë së dikurshme, edhe psetë kursyera, i dhuruan diskursit historik një fond tejet të pasur me qëndrime dhefaktologji në raport me ngjarje të cilësuara madhore në perspektivën e zhvillimevehistorike kombëtare dhe shtetërore shqiptare. Figura emblematike kombëtare, osedëshmitarë të privilegjuar figurash e ngjarjesh madhore, gjithë pa e pretenduar rolin ehistorianit të mirëfilltë, insistuan ta rrëfejnë historinë prej pozitës së historibërësit, osedëshmitarit të bërjes të saj e, kësisoj, dhuruan dëshmi të kultivuara për atmosferën dheshpirtin e epokave historike gjatë të cilave u formësua kombi dhe shteti shqiptar.Merita e ringjalljes së atmosferës së gjithë një epoke tashmë të shuar, i takon pikërishtdëshmisë së tyre të vyer.

Si pjesë e pashmangshme e kësaj atmosfere u shfaqën edhe dëshmitë dhekumtet e elitave të dikurshme shqiptare në raport me origjinat e tyre. Pinjollë të spikatur,ose më pak të tillë, të oxhaqeve me role posaçërisht vendimtare në historinë e kombitdhe shtetit shqiptar, kanë përcjellë kështu kumte dhe qëndrime të caktuara rrethorigjinave dhe prejardhjeve të tyre, insistimi tek të cilat zgjon natyrshëm kuriozitet.Artikuluar në momente, gjuhë dhe gjeografi të ndryshme, botimet u përcollën nëgjuhën shqipe po aq parregullsisht në kohë dhe hapësirë edhe pse u shfaqën kryesishtpas dekadës së fundit të shekullit XX. Sidoqoftë, vëmendja margjinale që iu rezervuadhe mungesa e interesit për t i klasifikuar dhe studiuar e kanë pamundësuar zbardhjen

Përpjekja 148Pavarësia

e qëllimit të përpjekjes së kumtit të tyre për të komunikuar, po aq sa edhe perspektivënapo koherencën e mesazhit të tyre.

Mbetet sakaq fakt se, dëshmitë, kumtet dhe qëndrimet e pasardhësve tëoxhaqeve shqiptare e pasurojnë diskursin historik rreth prejardhjes së tyre duke hapurperspektiva domethënëse, neglizhimi i të cilave do ishte i pajustifikueshëm. Larg tëqenit të rastësishëm, kumtet dhe qëndrimet e secilit zë ndaj origjinave të oxhaqeve,shtresës më emblematike të elitave shqiptare të dikurshme, thërrasin për një qasje tëvëmendshme, pikërisht sepse janë përzgjedhur për t iu imponuar diskursit historik.Konceptuar si përpjekje për të kuptuar më qartë kumtet e larmishme mbi origjinat eoxhaqeve shqiptare në kohë dhe hapësirë, artikuluar nga anëtarë të shquar apo më paktë tillë të këtyre oxhaqeve, ky vështrim analitik nuk merr përsipër të hulumtojë tëvërtetat e origjinave. Qëllimi i këtij vështrimi nuk është veçse pasqyrimi dhe shqyrtimii pretendimeve të artikuluara rreth origjinave të oxhaqeve shqiptarë, për t i vendosurato në perspektivë historike dhe kontekstuale.

* * *Kumtet më të plota për origjinat e oxhaqeve1 shqiptare gjenden të artikuluara

1 Përkufizimi i termit oxhak në Fjalorin e Gjuhës Shqipe: fig. hist. familje e vjetër dhe edëgjuar, shtëpi e parë dhe e dëgjuar; familje e pasur : oxhaqet feudale . Fjalor i Gjuhës Shqipe,Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2006, f. 726.Përshkrimi i termit oxhak sipas Zija Shkodrës : Çdo krahinë apo qytet ishte nën sundimin e njëpashai lokal, një beu, një agai, një fisniku të lindur i tillë (oxhak), të një shefi klani ose bajraktari .Shkodra, Zija, La ville albanaise au cours de la renaissance nationale: 1831-1912, Académie dessciences de la RPS d Albanie, Institut d Histoire, Tirana,1988, f. 41. Termi oxhak në frengjishtene këtij botimi jepet i përfshirë si pjesë e tekstit në kllapa sikurse është riprodhuar edhe ngapërkthimi. Përkthimet e burimeve të huaja të përdorura për qëllimin e këtij studimi janë origjinale.Përshkrimi i termit oxhak sipas Ludwig Von Thalloczy : Familjet e mëdha të Shqipërisë, ngafillimi i sundimit turk e deri në Tanzimat janë quajtur përgjithësisht oxhak. Për analogji me portënturke, thuhet edhe portë e madhe (derë e madhe) = shtëpi e madhe. Në fillim këto emërtime do tëpërdoren krahas njëra-tjetrës. Shprehja derë e madhe dhe oxhak i lartë vijnë nga kohë të lashtadhe rreken të tregojnë një shtëpi zotërinjsh, në dallim me kasollen ose kullën që kishin një derë tëvogël dhe ishin pa oxhak . Cituar nga Vlora, Eqrem Bej, Kujtime 1885-1925, Shtëpia e Librit &Komunikimit, Tiranë, 2003, f. 30. Përshkrimi i termit oxhak sipas Eqrem Bej Vlorës: Titulli beui (emri i kryeqendrës së sanxhakut) mbahej vetëm nga ofiqari personalisht. Anëtarët e familjessë tij nuk kishin asnjë titull. Por, nëse ofiqi i sanxhankbeut mbetej në të njëjtën shtëpi disa herërradhazi, atëherë shtëpia quhej oxhak dhe anëtarët e saj përmendeshin pastaj si fjala vjen [ ]nga bejlerët e shtëpisë së . Por për ta mbajtur këtë emërtim nevojitej edhe një taraf, edhe një farë

pasurie me të cilën mund të mbaheshin miqësia dhe klientët. Beu ishte kryetari ushtarak dhe civilnë provincën e tij. Me kohë, e sidomos në periudhën e rënies së Perandorisë (1650-1839), filluantë vetëquhen bej edhe anëtarët e familjeve që nuk kishin qenë oxhak, domethënë të atyre që kishinnxjerrë kalimthi një a dy sanxhakbej, pra ishin vetëm dyer të mëdha . Kjo praktikë u përgjithësuadhe ndihmoi që numri i atyre që mbanin këtë titull të rritej shumë. Kështu vazhdoi përdorimi i këtijtitulli deri në kohën e Tanzimatit. [ ] Pas reformës së Tanzimatit, pra pas heqjes së të gjitha

Përpjekja 149

në librin Kujtime2 të Eqrem Bej Vlorës. Në një kapitull të shkurtër, dedikuar oxhaqevemë të rëndësishme, Eqrem Beu ofron fillimisht përkufizimet dhe qëndrimet e tij ndajtyre, gjithë duke tentuar të hedhë dritë, përmes njohurive dhe perceptimeve të tij, edhembi origjinat e prejardhjet e secilit. Lipset të theksohet se, në perceptimin e Eqrem BejVlorës oxhaqet më të rëndësishme shqiptare mbeten të paktë në numër. Në gjykimin etij, kriteret përzgjedhëse për t u përfshirë në listën oxhaqeve më të rëndësishme në tëcilën rradhiten oxhaqet e Janinës me Asllan Pashallinjtë e Libohovitët, Vlorës meVlorat, Pejës me Begollët, Dibrës me Hoxhollët, Delvinës me Dostllarët e Delvinatët,Beratit e Fierit me Vrionasit3 mbeten shtrirja kohore, po aq sa dhe rëndësia dhe larmiae kontributit të secilit përgjatë shekujve të historisë osmane shqiptare, në shërbim tëstrukturave të larta të shtetit osman në trevat e vendit e më gjerë4.

I sigurt dhe elokuent në trajtimin e kontributeve të vyera të oxhaqeve tërëndësishme, Eqrem Bej Vlora shfaqet i kujdesshëm gjatë trajtimit të origjinave të

privilegjeve feudale, ishin autoritetet qendrore që përcaktonin se cili zyrtar civil duhej ta mbantetitullin bej, pavarësisht nëse ai drejton një provincë (vilajet) apo një qark (kajmekamlik). Ndërkaq,të gjithë oficerët e lartë (toger apo kolonel) morën tutullin bej. Ligji i ri kishte qëllim të shkaktontenjë inflacion të titullit të beut, për t i hequr atij kështu peshën që kishte pasur. Mirëpo në Shqipëri(dhe në Kurdistan) kjo masë nuk e ndryshoi aspak vlerësimin popullor . Vlora, Eqrem Bej, Kujtimef. 561-2. Përshkrimi i termit oxhak sipas Tahir N. Dizdarit: Familje e vjetër simbas botëkuptimittë mëparshëm, derë e madhe që s i shuhet zjarmi kurr në votër, shtëpi e qenun, fisnik, bujar, injerëzishëm . Dizdari, Tahir N., Fjalor i Orientalizmave ne Gjuhën Shqipe, Instituti Shqiptar iMendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2005, f. 736.

2 Vlora, Eqrem Bej, Kujtime 1885-1925, Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë, 2003.3 Në këtë listë të shkurtër të oxhaqeve të mëdhenj shqiptarë, lexuesi mund të habitet me

mungesën e Bushatllinjve të Shkodrës. Kjo listë po ashtu lë në hije cilësorët për të tjera familje tëmëdha të kësaj epoke, të tilla si ato të Mitrovicës me Dragat, Prevezës me Dinenjtë, Gjakovës meKryezinjtë e Jakovat, Prizrenit me Rotullat, Kavajës me Alltunët, Elbasanit me Biçakçinjtë dheVërlacët, Këlcyrës me Këlcyrat, Peqinit me Bonotët, Mirditës me Markagjonajt, Ohrit me Çokët,Matit me Zogollët, Krujës me Toptanasit, Tiranës me Bargjinët e Toptanasit. Eqrem Bej Vlorashpjegon se cilësori oxhak ose derë i përgjigjej mbajtes së një posti të lartë administrativ sanxhakbej,vali ose vezir të paktën në dy breza, ndërkaq që midis cilësorëve oxhak dhe derë Eqrem Beu ofronsërish kriter klasifikues. Sidoqoftë, mungesa e familjeve të mësipërme në listën e tij të shkurtërmund të ketë një logjikë të sajën, logjikë e cila për momentin mbetet ende opake. Megjithatë,mungesa e Bushatllinjve në këtë listë, të cilët e trashëguan pushtetin provicial në më shumë se katërbreza, duket se e ndërlikon përdorimin e kriterit të sugjeruar. Dokumentet e arkivave osmanekonfirmojnë se Bushatllinjtë e kanë dominuar Shkodrën që prej gjysmës së dytë të shekullit XVIInëpërmjet Sulejman Pashë Bushatlliut, fillimisht sanxhakbej i Shkodrës e më pas bejlerbej i Rumelisë.Shih: Anscombe, Frederick, F., The Ottoman Empire in recent international politics II: the caseof Kosovo , The International History Review, 28/4, 2006, f. 785, 790.

4 Për një përshkrim më të hollësishëm të fisnikërisë shqiptare dhe ndarjes së saj në kategori tëcilësura si oxhaqe, konakë, dyer të mëdha apo shtëpi të mëdha, apo bejlerë të mëdhenj, të mesëmdhe të vegjël, shih Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 554-587 ; Clayer, Nathalie, Aux Origines duNationalisme Albanais: La naissance d une nation majoritairement musulmane en Europe, Edi-tions Karthala, Paris, 2007, f. 33-41.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 150Pavarësia

secilit prej tyre. I detyruar të veprojë në një territor të kushtëzuar prej mungesës sëprovave dhe dokumenteve, qëndrimet e Eqrem Beut tentojnë të strehohen në vagullsitëe traditës orale shqiptare, gjithë duke iu ruajtur teorive absolutizuese, sikurse dëshmondhe ky pohim: Gojëdhënat për zanafillën e pothuaj të gjitha shtëpive të mëdhashqiptare janë një përzierje e legjendës me të vërtetën. Dhe se ç përqindje të vërtetëka legjenda, kjo është e vështirë të thuhet. Por për mendimin tim, në Shqipëri, kupopulli dhe traditat e tij nuk janë prekur nga ndikime të tjera të huaja në atë masë sadhe në vendet e tjera të përparuara, atyre u duhet dhënë një rëndësi më e madhe, aqmë tepër që burimet historike janë të kursyera dhe të pasakta5.

Pohimi i Eqrem Beut e artikulon qartë faktin se, territori i zanafillave të oxhaqeveshqiptare është jo vetëm i paqëndrueshëm, por lëkundjet e tij të vazhdueshme ndërmjettë vërtetës dhe legjendës e vështirësojnë ndjeshëm edhe përcaktimin e kufinjve midistyre. Duke e cilësuar këtë territor si të paqartë, pritshmëria që dëshmia e Eqrem BejVlorës të shërbejë si vendimtare për të qartësuar përfundimisht kufinjtë midis të vërtetësdhe legjendës zvogëlohet ndjeshëm, duke e bërë sakaq të pamundur vendosjen eorigjinave në një perspektivë krejtësisht të besueshme, pikërisht sepse burimet historikejanë të kursyera dhe të pasakta6. Sidoqoftë, dëshmia e Eqrem Beut mbetet vendimtarepër të kuptuar perceptimet dhe qëndrimet e tij për legjendën dhe të vërtetën e origjinavetë oxhaqeve shqiptarë. Në fakt, kumti që Eqrem Beu ka dëshiruar t i trashëgojë historisëpër këto origjina gjendet në perceptimin e tij ndaj të vërtetës dhe legjendës së origjinave,po aq sa edhe në qëndrimin që ai zgjedh të mbajë ndaj secilës prej tyre.

Do të mjaftonte vetëm një vështrim i hollësishëm i kumtit të Eqrem Bej Vlorëspër origjinën e oxhakut të Vlorave ndaj të cilit pritshmëria që ai të shfaqet bindëspretendohet e lartë për të kuptuar sa i lëvizshëm dhe i paqartë mbetet interpretimi dheqëndrimi i Eqrem Beut rreth pretendimeve të cilësuara legjendare apo realiste përoxhaqet. Duke respektuar metodologjinë e Eqrem Beut e cila mbron idenë se, në njëterritor ku burimet historike janë të kursyera dhe të pasakta, i duhet dhënë njërëndësi më e madhe traditës orale popullore, cilësuar si e paprekur nga ndikime tëtjera të huaja në atë masë sa dhe në vendet e tjera të përparuara do të vërejmë se,në trajtimin që Eqrem Beu i rezervon pretendimeve legjendare dhe realiste rreth origjinavetë oxhakut të Vlorave, kundërthëniet midis qëndrimeve të tij, natyrës së sistemit osman,pretendimeve të tregimtarëve të tjerë të këtij oxhaku, por dhe vetë traditës oralepopullore, nuk janë aspak të papërfillshme.

* * *Shkurtimisht, pretendimi i mbrojtur nga Eqrem Bej Vlora për origjinën e oxhakut

të Vlorave përmblidhet në këtë formë: Zanafilla e Vlorajve humbet në mjegullën ekohës. Gojëdhëna popullore thotë sikur ata paskan ardhur nga Kanina; të parët etyre, paskan qenë të krishterë dhe në kohën që turqit pushtuan Vlorën, një djalosh

5 Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 566-7.

Përpjekja 151

prej tyre, i biri i një farë Golemi , qënka kthyer në fenë muhamedane dhe paskamarrë emrin Mehmed bin Abdullah . Më vonë ky djalosh qënka emëruar kështjellar(dizdar) i kalasë së Kaninës7. Ndërkaq, Eqrem Beu nuk mjaftohet vetëm me gojëdhënën.Për të mbështetur vërtetësinë e pretendimit të tij për origjinën e oxhakut të Vlorave,Eqrem Beu sjell në vëmëndje se gojëdhëna mbrohet edhe nga historianë të konfirmuarduke siguruar se, ajo [origjina] pranohet edhe nga Glavani edhe Aravanitasi8.9

Këtij pretendimi origjinash shqiptare i bashkohet edhe anëtari më i spikatur i këtijoxhaku, Ismail Qemal Bej Vlora, teksa shprehet se, [th]emeluesi i familjes Vlora, nga ecila rrjedh unë, ka qenë Sinan Pasha, i cili pasi kish lënë postin e Vezirit të Madh,erdhi në Vlorë në kohën e Sulejmanit të Madhërishëm, me cilësi të Kapiten Pashait,domethënë të Admiralit të Madh të Flotës. Ai vendosi përfundimisht rezidencën e tij nëVlorë, ku sosi dhe ditët e tij. Pas fitores Turke, e sidomos pas kthimit të shumicës sëpopullsisë në fenë islame, shumë shqiptarë kërkuan të zbulonin e të siguronin një titullfisnikërie për familjet e tyre, duke u lidhur me origjinën anadollake[ ]Por e vërtetaështë se paraardhësi ynë Sinan ishte shqiptar i vërtetë [ ]10.

Sigurisht që pohimi i origjinave shqiptare të oxhakut të Vlorave, mbrojur prejIsmail Qemal Beut, i bashkohet pretendimit të Eqrem Beut. Ndërkaq, ky pohim ështëformuluar në një formë që kundërshton një tjetër pretendim origjinash, të cilave IsmailQemal Beu u referohet si origjina anadollake. Cilit pretendim për origjinë anadollakevallë i referohet i ndrituri Ismail Qemal Bej? Kësaj pyetje i përgjigjet qartë Eqrem Beuteksa shprehet se, [ ]në kohën turke anëtarët e kësaj familjeje [Vlorat] pohonin sekatragjyshi i tyre Gjejgju11Sinan Pasha, ka ardhur nga Konia e Anadollit, dukemenduar se ata legjitimoheshin si turq të vërtetë dhe myslimanë të mirë, madje si

saitë . Kështu e kërkonte asokohe politika dhe moda sepse nuk ishte aspak ehijshme që një derë , e cila për katër shekuj me rradhë kishte qënë mëkëmbëse eSulltanit në vend, ta ketë prejardhjen prej një të krishteri të rëndomtë e të panjohurnga malet e Labërisë12.

6 Ibid, f. 567.7 Ibid, f. 571-2.8 Vlen për t u evidentuar se William Miller, i cili citon pikërisht Aravantinos, Panagiotes,

Chronologia tis Epeiru, Athinë, 1856, për origjinën e Sinan Pashës, shprehet ndryshe për origjinëne këtij të fundit. Miller thotë se, Sinan Pasha kish qenë një gouvernator [sanxhakbej] aq i mirëe popullor sa, edhe pse me origjinë nga Konia, ai u mbiquajt arnauti [shqiptari] dhe trashëgimtarëte tij e mbajtën aq gjatë emërimin [në postin drejtues], pothuaj sikur ta kishin domenin e familjes .Miller, William, Essays on the Latin Orient, Cambridge University Press, 1921, f. 440.

9 Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 572.10 Vlora, Ismail Qemal Bej, Kujtime, Toena, Tiranë, 1997, f. 20-1.11 Në botimin shqip (Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 571-3) Gjejgju është përcjellë herë Gjergju

e herë Gjejgju, ndërkaq në në original, Eqrem Bej Vlora i referohet vetëm si Gjejgju. Shih origjinalin:Vlora, Ekrem Bey, Lebenserinnerungen, Band II, R Oldenburg, München, 1973, f. 241-6.

12 Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 572.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 152Pavarësia

Shkëputja e Eqrem Beut, gjithë sikurse ajo e Ismail Qemal Beut prej këtij pretendimiorigjinash anadollake, të nënkuptuar kështu si legjendare, përcillet qartë. Formulime si,pas fitores Turke, e sidomos pas kthimit të shumicës së popullsisë në fenë islame,shumë shqiptarë kërkuan të zbulonin e të siguronin një titull fisnikërie për familjete tyre, duke u lidhur me origjinën anadollake apo kështu e kërkonte asokohe politikadhe moda sepse nuk ishte aspak e hijshme që një derë [ ] ta ketë prejardhjen prejnjë të krishteri të rëndomtë e të panjohur nga malet e Labërisë, nuk lënë vend përdyshime për sa i takon pozicionimit të ligjëruesve ndaj këtij pretendimi. Sidoqoftë, kjoshkëputje, nuk e pengon Eqrem Bej Vlorën të theksojë se, origjinave të pretenduaralegjendare koniane dhe sejide të Vlorave, artikuluar sigurisht përgjatë shekujve tëhistorisë osmane shqiptare, u shtohet edhe [ ]një kronikë turke e hoxhës së fshatitArenen, Falih Efendiut (1766) që pohon: Prejardhja e oxhakut tonë është Konia,ai ka gjak princëror dhe, në rast se ndonjë ditë dinastia mbretërore osmane do tëshuhej, atëherë anëtarët e kësaj shtëpie kanë të drejtën e trashëgimit [ ] Kjo,doemos është një marrëzi dhe nuk ka asnjë bazë juridike apo gjenealogjike. Porpopulli (deri para 70-80 vjetëve) i besonte plotësisht kësaj përralle13.

Paqartësitë që përmbajnë kumtet e Ismail Qemal Bej Vlorës dhe Eqerem BejVlorës për origjinat e oxhakut të Vlorajve, nuk janë të papërfillshme14. Si Ismail Qemal

13 Ibid, f. 572-3.14 Ky studim nuk merret me hulumtimin e origjinave të vërteta të oxhaqeve shqiptarë. Megjithatë,

në rastin e kumteve të Ismail Qemal Beut dhe Eqrem Beut mospërputhja e personazhit cilësuar ngasecili si themeluesi i familjes meriton të evidentohet. Thënë ndryshe, Sinan Pasha, përmendur ngaIsmail Qemal Bej Vlora si themeluesi i familjes Vlora, përpos emrit, duket se nuk ka tjetër gjë tëpërbashkët me Gjejgju Sinan Pashën e përmendur nga Eqrem Bej Vlora si paraardhësi i familjesVlora. Sinan Pasha i Ismail Qemal Bej Vlorës [ ]erdhi në Vlorë në kohën e Sulejmanit tëMadhërishëm, me cilësi të Kapiten Pashait [ ] , shih : Vlora, Ismail Qemal Bej, Kujtime, f. 21.Pra, sipas Ismail Qemal Bej Vlorës Sinan Pasha është dukur në Vlorë diku midis viteve 1520-1566.Ndërkohë që Gjejgju Sinan Pasha i Eqrem Bej Vlorës, [ ] mbeti i vrarë në një betejë detare [ ]më 26.4.1503 [ ] .Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 573. Cilëtdo qofshin personazhet e Sinan Pashësapo Gjejgju Sinan Pashës është evidente se, Ismail Qemal Bej Vlora dhe Eqrem Bej Vlora duket senuk i referohen të njëjtit personazh. Sidoqoftë, Sinan Pasha të cilit duket i referohet Eqrem BejVlora është një personazh tejet i njohur i historisë osmane dhe posaçërisht asaj osmane shqiptare.Emri i tij i plotë është Sinananudin Jusuf Pasha dhe ai ishte vërtet Bejlerbeu i Rumelisë dheAdmirali i Flotës Osmane, por gjatë mbretërimit të Sulltan Bajazitit II. Emri i tij si Bejlerbej iRumelisë përmendet në vakëfnametë e tij në vitin 1502, të cilat ruhen ende. Ky Sinan Pashëhistorik, ishte anëtar i i familjes së vjetër fisnike boshnjake Boroviniæ, i lindur nën emrin RadoslavPavloviæ. Sinan Pasha historik themeloi në Elbasan një teqe dhe një mualimhane (shkollë) gjatëkohës së shërbimit të tij si zyrtar i lartë osman. Sipas Evlija Çelebiut Gazi Sinan Pasha ndërtoixhaminë e madhe brenda kalasë së vjetër në Elbasan dhe përpos saj edhe një imaret, një hamam dhenjë teqe xhelvetije. Themelimi i teqesë së tij në Kaninë është kështu në vazhdën e themelimeve tëtij në qendra të ndryshme urbane në trevat shqipfolëse dhe si i tillë aspak domethënës për etnicitetine tij. Për më tepër, Kanina dhe sidomos kalaja e saj gjatë këtyre viteve shërbente si kryeqendra eVlorës, meqenëse qyteti i Vlorës kishte pësuar rënie dhe nisi të ringrihej vetëm pas ndërtimit tëKalasë madhëshhtore të Vlorës më 1537 nga Sulejmani i Madhërishëm. Shih: Kiel, Michiel, Otto-man Architecture in Albania: 1385-1912, IRCICA, Istanbul, 1990, f. 109

Përpjekja 153

Beu ashtu dhe Eqrem Beu nuk mjaftohen t i ofrojnë historisë vetëm pretendimin embrojur prej tyre për origjinat e Vlorave, por zgjedhin të evidentojnë dy versionet qëqarkullojnë rreth tyre edhe pse në të dy kumtet, pretendimi i origjinave të cilësuaralegjendare shërben për të përforcuar paradigmën e atyre të cilësuara si të vërteta.Ligjërimi i Eqrem Beut bëhet ende më i paqartë teksa vijon të citojë burime historikeqoftë për pretendimin legjendar, e qoftë për atë të mbrojtur prej tij si të vërtetë. Gjithëduke favorizuar pretendimin e origjinave shqiptare të Vlorave, Eqrem Beu sugjeronçuditërisht se është gojëdhëna popullore e Gjejgju Sinan Pashës me origjine shqiptaretë krishterë nga Kanina ajo që duhet besuar dhe kurrësesi besimi popullor përprejardhjen princërore sigurisht selxhukide koniane dhe sejide të Vlorajve15.

Në trajtimin e territorit të origjinave, në të cilin lëkundjet e vazhdueshme ndërmjettë vërtetës dhe legjendës e vështirësojnë përcaktimin e kufinjve midis tyre, Eqrem Beusugjeron mbështetje tek tradita popullore së cilës i duhet dhënë një rëndësi më emadhe. Ndërkaq, pikërisht gjatë trajtimit të pretendimeve për origjinat e oxhakut tëVlorave, Eqrem Beu shfaqet tejet i paqartë gjatë përcjelljes së dëshmisë tij duke pohuarse, të dy pretendimet e origjinave të Vlorave mbështeten, në fakt, në gojëdhëna dhebesime të trashëguara popullore. Pyetja se cilës traditë popullore i duhet besuar,gojëdhënës së Gjejgju Sinan Pashës apo besimit popullor se Vlorat kanë prejardhjeprincërore dhe sejide, shtrohet fare natyrshëm gjatë trajtimit të pretendimeve të EqremBeut për origjinat e oxhakut të Vlorave. Paqartësia e dëshmisë behet ende më turbulluesendërsa disa pak rradhë më tutje siguria e Eqrem Beut për origjinat shqiptare të GjejgjuSinan Pashës merr këtë trajtë: Fakti që në vitin 1501 [Gjejgju Sinan Pasha] ndërtoinjë teqe (bektashiane?) dhe për vete një seli në kala (1498), [ ] mund16 të ishte një

15 Studiuesi Robert Elsie duke cituar Geoge Von Hahn-in, i cili shprehet në lidhje me origjinat eVlorajve, shkruan: George Von Hahn raporton: (Pronarët e kështjellës) janë trashëgimtarë tëpushtuesit të parë turk të kësaj krahine, të famshmit Sinan Pasha nga Konia, varri i të cilit mundtë shihet në një teqe të vogël rrëzë kështjellës. Njerëzit vijnë këtu në pelegrinazh nga vise të largëtasepse turqit e vlerësojnë Sinanin si shenjtor (1854) . Elsie, Robert, A Dictionnary of AlbanianReligion, Mithology and Folk Culture, C. Hurst & Co., London, 2001, f. 26.

16 Theksojmë se ky studim është bazuar në qëndrimet përfundimtare historike të Eqrem BejVlorës sikurse përvijohen në librin e tij Kujtime. Megjithatë, nuk mund të lëmë pa përmendur se, nëDitarin e hartuar më 1908 dhe botuar nën titullin Nga Berati në Tomorr dhe Kthim, teksa paraqetraportet konfesionale në Sanxhakun e Beratit, Eqrem Bej Vlora nuk shfaq asnjë dyshim, porpërkundrazi qartësi, për sa i përket origjinave koniane të Vlorajve : [ ] Tek lebërit e kazasë sëVlorës dhe në Myzeqe [Bektashinjtë] nuk kanë ithtarë. Ato vise prej kohësh janë nën ndikimin efamiljes Vlora, e cila për shkak të prejardhjes së saj nga Konia, qendra e sektit të mevlevive, nuk ido bektashinjtë . Vlora, Eqrem Bej, Nga Berati në Tomorr dhe Kthim, Botimet Koçi, Tiranë, 2003,f. 42. Në monografinë Kalaja e Kaninës, botuar në Itali më 1961, Eqrem Bej Vlora nuk flet përorigjinat e hershme të familjes së tij, por mjaftohet me përmendjen e shfaqes së paraardhësit të tij,Gjejgju Sinan Pashës, në Kaninë në fund të shekullit XV dhe nuk sugjeron kurrfarë lidhje gjinoremidis Dizdarit të Kaninës më 1428, Mehmet Bej Bin Abdullah, Qefal i dikurshëm i Janinës, dheGjejgju Sinan Pashës: [Tyrqit] Vendosën pra të dërgojn në Vlorë një Sanxhakbej të provuar, të zote të rrepët, që ish në gjindje të përballonte situatën. Në vjesht të vitit 1485 Sulltan Bajezidi II emnojdhëndrrin e vet, Gjejgju Sinan Pashën, Sanxhakbej në Vlorë. [ ] më 1487 u ngarkua me detyrën

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 154Pavarësia

dëshmi se ai kishte lindur në Kaninë17.

* * *Në këtë kontekst paqartësish, dy elementë lipset të izolojmë në rrëfimin e Eqrem

Bej Vlorës për të tentuar të kuptojmë më qartë:

Së pari, nëse në një moment të caktuar historik, oxhaku i Vlorave ka pretenduarorigjinë sejide pasardhës të Profetit Muhamed nëpërmjet linjës së nipit të tij, Hysenit18

mundësitë që ky element t i ketë shpëtuar vëmendjes së administratës dhe arkivaveosmane janë të vogla, por sigurisht jo të papranueshme. Në Perandorinë Osmane, ecila gjatë gjithë historisë së saj ka demonstruar vullnet solid në institucionalizimin efenomeneve, trashëgimtarët e Profetit të Islamit, përkatësisht sejidët dhe sherifët, kanëpërbërë një shtresë të mirënjohur të elitave shoqërore osmane, të paktën që prej epokëssë Sulltan Bajazitit II19. Institucionalizimi i shtresës sociale që përbënin sejidët dhesherifët20 të cilët gëzonin dhe privilegjin e një kodi specifik vestimentar të dallueshëmnga të tjerët21 nën autoritetin e Nakib el-Eshrafit22, relatohet të jetë bërë ende më i

Bejlerbeu i Anadollit edhe shkoj në Konjë. [ ] Më 1491, në prill, ky u emnua Amiral i math(Kapudan i Derja) edhe Kryekumandant (Serdar) edhe me 300 anije lufte erdhi në Pasha Liman .Vlora, Eqrem Bej, Kalaja e Kaninës, Gazeta Tema, Tiranë, 08/10/2007.

17 Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 573.18 Ihsanoglu, Ekmeleddin Ed., History of the Ottoman State, Society & Civilisation, Volume I-

II, IRCICA, Istanbul, 2001, Vol. I, f. 276.19 Canbakal, Hülya, The Ottoman State and Descendants of the Prophet in Anatolia and the

Ballkans (c. 1500-1700) , Journal of the Economic and Social History of the Orient, n°52, 2009,f. 545.

20 Yücel, Yasar Ilhan, Mehdi M., Sultan Suleyman the Grand Turk, Türk Tarih KurumuBasýmevý, Ankara, 1991, f.138-9.

21 Në librin e tyre Suraiya Faroqui dhe Christoph K. Neumann, relatojnë se sejidët ruaninprivilegjin e mbajtes së një turbani me ngjyrë jeshile, dhe se këtë privilegj kishte të drejtë ta kishedhe sulltani, i cili edhe pse nuk ishte trashëgimtar sejid, e preferonte mbajten e turbanit me ngjyrëjeshile pikërisht sepse kjo ngjyrë simbolizon ngjyrën me të cilën identifikohet Islami. Duke cituar,ndër të tjera, dhe veprën e White-it, Three Years in Constantinople, vol. 2 : 54-55, autorët Faroquidhe Neumann relatojnë se tradita e mbajtes së jeshiles nga trashëgimtarët e Profetit të Islamit,sejidët, u trashëgua tek osmanët prej abasidëve dhe se mosrespektimi i kësaj tradite dhe kodivestimentar rrezikonte masa të ashpra ndëshkimi, duke përfshirë rëndom edhe burgosjen efalsifikatorëve të këtij kodi. Faroqui, Suraiya & Neumann Christoph K., Ottoman Costume : FromTextile to Idenity, Eren, Istanbul, 2004, f. 25, 119; shih për këtë praktikë edhe Canbakal, Hülya, TheOttoman State and Descendants of the Prophet in Anatolia and the Ballkans, f. 549, 550, 567.

22 Nakib el-Eshraf është emërtimi i drejtuesit të institucionit të regjistrimit të trashëgimtarëvetë Profetit të Islamit, i cili përdorej edhe për institucionin, i cili zyrtarisht quhej Nakib el-Eshrafllëkdhe ndodhej në kryeqendrën e Perandorisë Osmane, Stamboll. Në provincat e perandorisë drejtuesite insitucionit njiheshin nën emërtimin e kajmakamëve të Nakib el-Eshrafit. Karakteristika themeloree drejtuesit Nakib el-Eshraf ishte se vetë ai duhej të ish anëtar i provuar i kësaj dinastie, i mirënjohur

Përpjekja 155

rreptë gjatë dhe pas epokës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, përkatësisht gjatëdhe pas fillimshekullit XVI23.

Rrjedhimisht, dokumentet e çertifikuara gjenealogjike të sejidëve dhe sherifëve,të cilat zakonisht ruheshin edhe nga vetë pasardhësit e këtyre dinastive në breza,vërtetoheshin dhe homologoheshin nëpërmjet një procedure të imët, jo vetëm ngaautoritetet qendrore përkatëse, por edhe nga autoritetet lokale në provincat eperandorisë24, duke përfshirë rëndom edhe ato të trevave shqiptare25. Sipas relacioneve,procedura e imët nëpërmjet të cilës lipsej të kalonin pretendentët dinastë26, shërbentesi bazë për statusin shoqëror të pasardhësve, i cili relatohet të ketë qenë favorizues27.Në këtë kontekst institucionalizimi të fenomenit, mundësia që oxhaku i Vlorave të ketë

si i tillë në shoqëri, por edhe anëtar i shtresës Ilimije. Ihsanoglu, Ekmeleddin, History of the OttomanState, Society & Civilisation, Vol. I, f. 276 -7.

23 Yasar Yücel dhe Mehdi M. Ilhan relatojnë se : Gjatë epokës së sundimit të Sulltan Bajazit,u formua një zyrë e posaçme për për regjistrimin e trashëgimtarëve të Profetit dhe për t u kujdesurpër çështjet e tyre. Kjo zyrë gjithsesi më vonë u neglizhua dhe e humbi funksionin e saj vetëm për t urigjallëruarr rreth një shekull më pas, gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit I. Sulltan Sulejmani Iemëroi një dijetar, sejidllëku i të cilit ish i provuar, për të drejtuar zyrën e quajtuar Nakib el-Eshrafme qëllim regjistrimin e gjenealogjisë sejide në një regjistër. Njerëzit e shquar që deklaroheshin sisejidë, por që nuk mund ta provonin këtë fakt, burgoseshin. Sidoqoftë, ata nuk burgoseshin me tëburgosurit ordinerë. Këto masa ishin të nevojshme për të ruajtur shtresat shoqërore dhe qarqet edijetarëve po aq sa edhe ato sejide. Në të vërtërtë, në kohërat e shkuara, grumbuj të mëdhenjnjerëzish mblidheshin rreth këtyre dy klasave e si rrjedhim, duheshin ndërmarrë masa parandaluesepër të evituar gabimet eventuale .  Yücel, Yasar Ilhan, Mehdi M., Sultan Suleyman the GrandTurk, f.138-9.

24 Robert Mantran, duke përshkruar qytetin e Halepit, ndër të tjera shquan se, Sherifët,trashëgimtarët e Profetit [të linjës së Hasanit], gëzonin të tillë respekt, privilegje dhe imunitete tëcilat ishin konsoliduar prej osmanëve, e që zgjonin aq lakmi sa që shumë myslimanë mundoheshintë bënin pjesë midis tyre. Një nga obligimet kryesore të sindikatës së tyre (nakîb) ish mbajtja e njëregjistri që ruante emrat dhe gjenealogjinë e sherifëve dhe regjistrimin e anëtarëve që pas lindjes .Mantran, Robert, Histoire de l Empire Ottoman, f. 376; për kajmakamët e Nakib el-Eshrafit nëprovincat ballkanike të perandorisë shih edhe Canbakal, Hülya, The Ottoman State and Descen-dants of the Prophet in Anatolia and the Ballkans, f. 549, 559.

25 Në Seyhatnâme-në e tij, Evlia Çelebiu, gjatë përshkrimit të qyeteve në trevat shqiptare,ofron një panoramë të hollësishme të dinjitarëve lokalë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVII. Nërastin e qyetit të Beratit, tradicionalisht kryeqendër e një prej sanxhaqeve të Vilajetit të Janinës,Evlia Çelebiu përshkruan se qyteti kish një Sheih ul-Islam në kuptimin e Myftiut të qytetit, njëNakib el-Eshraf drejtuesi i institucionit të regjistrimit të pasadhësve të Profetit të Islamit nëqytet, kadiun, me 300 akçe rrogë dhe 120 katunde, nga të cilët, sipas të drejtës, kadiu nxjerr 6 qesetë ardhura vjetore, kurse pashai 30 qese. Është ky përshkrim, i cili përkon me politikat administra-tive osmane qendore dhe lokale gjetiu që mundëson të hamendësojmë se, regjistrimi i sejidëve dhesherifëve në trevat shqiptare ka qënë po aq prezent sa edhe në gjithë hapësirën osmane.

26 Ihsanoglu, Ekmeleddin Ed., History of the Ottoman State, Society & Civilisation, Vol. I, f. 276.27 Në veprën History of the Ottoman State, Society & Civilisation hartuar prej Qëndrës Kërkimore

për Histori, Art dhe Kulturë Islame (IRCICA) nën drejtimin e profesor Ekmeleddin Ihsanoglu-së, nënjë kapitull të posaçëm titulluar Marshalli i Trashëgimtarëve të Profetit (Nakib el-Eshraf), lexojmë :

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 156Pavarësia

pretentuar origjinë sejide në mungesë të verifikimeve gjenealogjike përkatëse, qoftëgjatë epokës kur ky oxhak ruante postin e mëkëmbësit të sulltanit në vend sanxhakbej

e qoftë gjatë epokës kur anëtarë të këtij oxhaku shërbenin në administratën qëndroresi bejlerbej e sadrazamë, edhe pse nuk mund të përjashtohet krejtësisht, si pasojë eabuzimeve që relatohen gjithsesi të kenë ngjarë, mbetet sidoqoftë e vogël dhe, sipasgjasave, e rrezikshme28.

Së dyti, pretendimi i Eqrem Bej Vlorës se, trillimi i kësaj prjeardhjeje dyfishfisnike sejide e koniane është bërë si rezultat i kërkesave të politikave dhe modës sëkohës, e cila nuk e konsideronte aspak [të] hijshme që një derë [ ] ta ketëprejardhjen prej një të krishteri të rëndomtë e të panjohur, është ende më i habitshëmse trillimi i origjinës sejide të oxhakut të Vlorave. Në fakt, erudicioni i Eqrem Beut përhistorinë e Perandorisë Osmane29 dhe metodat e funksionimit të saj nuk përbën kurrfarësekreti, prej ku dhe habia e pohimit të mësipërm. Njohës i hollë i historisë osmane,Eqrem Bej Vlora nuk mund të mos i njihte origjinat anonime të krishtera të shqiptarëveqë shërbyen në administratën osmane si titullarë të lartë gjatë pesë shekujve të historisëosmane shqiptare. Shifrat më konservatore që relatojnë për sadrazamët e PerandorisëOsmane rrëfejnë se, së paku njëzet e pesë shqiptarë30 kanë shërbyer si titullarë të postitmë të rëndësishëm të administratës osmane burime të tjera relatojnë së paku tridhjetë31

ndër të cilët, një pjesë e mirë qenë me origjina anonime të krishtera.

[ ] gjatë sundimit të Bajazitit, Sejid Mahmudi u emërua drejtuesi i Sherifëve dhe Sejidëve, oseNakib el-Eshrafi, e kësisoj u formua një institucion i ri, i cili do të vazhdonte deri në fund tëPerandorisë Osmane. Zyra e Nakib el-Eshrafit i akordohej sejidëve dhe sherifëve prej shtresësilimije. Prej Kazaskerëve dhe Shejh ul-Islamëve, disa emëroheshin Nakib el-Eshrafë, të cilët gëzoninstatus të privilegjuar në hierarkinë shtetërore. Sejidët bartnin veshje specifike, ndër të cilat më erëndësishmja ish turbani jeshil. Si anëtarë të një shtrese të privilegjuar, ata përjashtoheshin ngadetyrimet tatimore, gjithë sikurse shtresa askerije, dhe nuk dënoheshin asnjëherë me dënime tërënda. Edhe pse Nakib el-Eshraf-ët nuk kishin punë të rëndë, ata kishin një organizim të caktuar.Ndihmësat e Nakib el-Eshraf-ve (kajmakamët Nakib el-Eshrafë) punonin në provinca. Detyra etyre më e rëndësihme përfshinte identifikimin e sejidëve dhe sherifëve fallsë dhe anullimin eçertifikatave të identifikimit. Të gjithë sejidët dhe sherifët pajiseshin me një çertifikatë identifikimie cila quhej sijadet huxheti . Për më tepër, emrat e tyre regjistroheshin në regjistrat e sijadetit .Ihsanoglu, Ekmeleddin Ed., History of the Ottoman State, Society & Civilisation, Vol. I, f. 277.

28 Shih shënimet 21 & 23.29 Eqrem Bej Vlora është autor një punimi historik për historinë e Perandorisë Osmane në

trevat shqiptare, njohur si Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historischeSkizze, 1956. Kjo vepër, unike në llojin e saj, fatkeqësisht ka munguar t i përcillet lexuesit shqiptardhe fle ende në raftet e harruara të përkthyesve dhe botuesve.

30 Në tekstin e Sami Bej Frashërit në Kâmûs al-A alâm lexojmë: Shqiptarët morën pozita tëlarta në shtetin osman; vetëm pashallarë të cilët u bënë sadriazemë (kryeministra) ishin njëzet epesë, madje, në mesin e tyre kishte të tillë që në kohën e Sulltan Selimit I dhe Sulltan Sulejmanit I,arritën të bëhen sadriazemë nga pesë herë . Frashëri, Sami, Vepra IX: Personalitetet Shqiptare nëKâmûs al-A alâm, Logos-A, Shkup, 1994.

31 Referencë për tridhjetë sadrazamët shqiptarë jepet nga Jelavich, Barbara, History of the

Përpjekja 157

Natyrisht, jo të gjithë shqiptarët e krishterë anonimë, vjelë dhe përpunuar ngainstitucioni i devshirmesë, përfunduan sadrazamë në Perandorinë Osmane. Por mijrahamendësohen të kenë qenë ata shqiptarë me origjina të krishtera anonime32, të cilëtlanë në histori gjurmë të patjetërsueshme gjatë shërbimit të tyre në shtetin osman nëpostet e vezirëve, bejlerbejve, kapiten pashave, valinjve, sanxhakbejve e kështu merradhë, në të gjitha instancat e institucioneve të shtetit osman, qoftë si elita ilmije,sejfije, kalemije apo mylkije33. Ndryshe, ndërhyrjet e djemve të suksesshëm tëdevshirmesë për të vjelë, gjithnjë nëpërmjet të njëjtit institucion, të afërmit e tyre, do tëkishin qenë të vështrira të shpjegoheshin34. Sidoqoftë, habia që përbën pohimi i EqremBeut thërret për një vështrim më të hollësishëm të kontekstit historik.

Balkans : Eighteenth and Nineteenth Centuries, Cambridge University Press, 1983, f. 81, e cila ireferohet Skendi, Sravro, The Albanian National Awakening, 1878-1912, Princeton UniversityPress, 1967, f. 21. Ndërkaq, Stavro Skëndi i referohet veprës autoritative The Encyclopaedia ofIslam, Volume I: Arnawutluk-Albania, E.J. Bill, Leiden and Luzac & Co., London, 1960.

32 Edwin E. Jacques i tajton në këtë mënyrë karrierat e spikatura të shqiptarëve ne PerandorinëOsmane: Qoftë edhe një pamje e zakonshme e historisë turke do ta habiste lexuesin me numrin eshqiptarëve që arritën majat e fuqisë administrative atë të kryeministrit të Perandorisë Osmane.Regjistri është befasues, i pabesueshëm bile. Mid tat Bej Frashëri, duke shkruar me pseudoniminLumo Skëndo (1919, 24-25), citon autorin turk Osman Zade Naip, i cili i referohet Shqipërisë si

Kopështi i Vezirave në librin me të njëjtin titull, botuar në Konstantinopojë më 1853. Autori turkshprehej i mrekulluar me numrin shproporcionalisht të madh të ministrave të kabinetit me të cilinkish kontribuar ky popull i nënshtruar. Ai rradhiste 26 sadrazamë ose kryeministra me gjakshqiptar të cilët kishin drejtuar punët e Perandorisë Osmane që prej viteve 1500. Këta sadrazamëvinin nga vende si Ohri, Arta, Manastiri, Pojani i Korçës, Vlora dhe Berati . Jacques, Edwin E., TheAlbanians: An Ethnic History From Prehistoric Times to the Present, McFarland, NC, 1995, f. 325-6. Machiel Kiel relaton ndërkaq së paku njëqind shqiptarë në postin drejtues të trupave të elitësushtarake osmane, Agait të Jeniçerëve. Kiel, Machiel, Ottoman Architecture in Albania: 1385-1912, IRCICA, Istanbul, 1990, f. 23. Për një vlerësim të mëtejshëm të fenomenit të karrierave tëspikatura të shqiptarëve në Perandorinë Osmane shih gjithashtu: The Encyclopaedia of Islam,Volume I: Arnawutluk-Albania, E.J. Bill, Leiden and Luzac & Co., London, 1960; ªemsettin Sami,Kamusu l A lam, I-VI, Ankara: Kaºgar Neºriyat, 1996 [1889-1898]; Lewis, Bernard, The MuslimDiscovery of Europe, Phoenix, London, 2000, f. 190-191; Mazower, Mark, Salonica, City ofGhosts: Christians, Muslims and Jews 1430-1950, Harper Perennial, London, 2005, f. 106; Faroqhi,Suraiya, The Ottoman Empire and the World Around It, I.B. Tauris, London & New York, 2004, f.114; Skendi, Sravro, The Albanian National Awakening, 1878-1912, Princeton University Press,1967, f. 21; Kunt, Metin Ibrahim, Ethnic-Regional (Cins) Solidarity in the Seventeenth centuryOttoman Establishment , International Journal of Middle East Studies, Vol. 5, N° 3, CambridgeUniversity Press, 06/1974, f. 233-239; Goodwin, Godfrey, The Janissaries, Saqi Essentials, Lon-don, 2006.

33 Ilmije - Elitat e Dijes, Sejfije - Elitat e Shpatës, Kalemije - Elitat e Penës, Mylkije - Elitat eOborrit. 

34 Shih: Faroqhi, Suraiya, Subjects of the Sultan: Culture and Daily Life in the Ottoman Empire,I.B. Taurus, London & New York, 2005, f. 62; Kunt, Metin Ibrahim, Ethnic-Regional (Cins)Solidarity in the Seventeenth century Ottoman Establishment , International Journal of MiddleEast Studies, Vol. 5, N° 3, Cambridge University Press, 06/1974, f. 235-236

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 158Pavarësia

Në rast se vërtet nuk ka qenë aspak e hijshme që një derë [ ] ta ketëprejardhjen prej një të krishteri të rëndomtë e të panjohur, me theks mbi togfjalëshine origjinës së një të krishteri të rëndomtë e të panjohur, historia do ta kish të vështirëtë relatonte për rastet e shqiptarëve me origjinë sigurisht anonime, dhe po aq sigurishttë krishterë, në të cilin numërohen edhe tre prej sadrazamëve të Sulejmanit tëMadhërishëm, përkatësisht, Ajaz Pasha35 bir devshirmeje, i pari sadrazam i emëruarnga Sulejmani i Madhërishëm në fillimshekullin XVI, Lutfi Pasha36 i dyti sadrazam iemëruar nga Sulejmani i Madhërishëm në fillimshekullin XVI pas vdekjes nga epidemiae murtajës së Ajaz Pashës, dhe Kara Ahmet Pasha37 sadrazam i Sulejmanit tëMadhërishëm gjatë mesit të shekullit XVI. Historia do ta kish të paktën po aq tëvështirë të trajtonte edhe raste si ai i Sinan Pashës38, një shqiptar i thjeshtë me prejardhjenga malet e Dibrës, i cili shërbeu pesë herë si sadrazam gjatë gjysmës së dytë tëshekullit XVI, qoftë gjatë mbretërimit të Sulltan Muratit III, e qoftë gjatë atij të SulltanMehmetit III.

Duke qëndruar në kontekstin shqiptar, është gjithashtu me vlerë të përmendetedhe fati i dinastisë së Qyprillinjëve, dinasti e cila e dominoi administrimin e PerandorisëOsmane gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVII nëpërmjet institucionit të sadrazamit.Prejardhja e kësaj familjeje, që relaton me origjina të krishtera më se modeste nga njëfshat i Beratit39, nuk i pengoi dinastët e saj të merrin në dorë fatet e PerandorisëOsmane gjatë një momenti historik tejet delikat. Shquar kryesisht gjatë shërbimeve nëpostin e sadrazamit detyrë e mbajtur nga së paku pesë anëtarë të kësaj dinastie,përkatësisht Mehmet Pasha, Fazil Ahmed Pasha, Fazil Mustafa Pasha, Hysen Pashadhe Numan Pasha, ky i fundit sadrazam gjatë fillimshekullit XVIII40 dinastia eQyprillinjëve i la historisë një trashëgimi të pasur dhe tejet emblematike, trashëgimi e

35 Goodwin, Godfrey, The Janissaries, Saqi Essentials, London, 2006, f. 124.36 Clot, André, Soliman Le Magnifique, Fayard, Paris, 1983, f. 162.37 Goodwin, Godfrey, The Janissaries, f. 145, 275.38 Goodwin, Godfrey, The Janissaries, f. 67, 96, 152-3. Për origjinën dibrane të Sinan Pashës

Goodwin citon Allen, W. E. D., Problems of Turkish Power in the Sixteenth Century, Central AsianResearch Centre, London, 1963, f. 55, n. 75.

39 Në tekstin e Sami Bej Frashërit në Kâmûs al-A alâm lexojmë: [Qyprilli Mehmet Pasha]është me origjinë shqiptare. Lindi në njërin nga fshatrat e kazasë së Timuricës të Sanxhakut tëBeratit . Frashëri, Sami, Vepra IX: Personalitetet Shqiptare në Kâmûs al-A alâm, Logos-A, Shkup,1994; Një tjetër vezir i famshëm osman, Mehmed Pashë Qypriliu, ndërtoi një xhami dhe njëshkollë në fshatin Ruznik në Shqipëri, të cilin ai e përshkroi si vendin e origjinës (vatan-ý aslî) nëvakfijen e tij , shih: Ethnic-Regional (Cins) Solidarity in the Seventeenth century Ottoman Estab-lishment , International Journal of Middle East Studies, Vol. 5, N° 3, Cambridge University Press,06/1974, f. 235. Kunt citon aktin e vakfijes hartuar prej Mehmet Pashë Qyprilliut në BibliotekënKöprülü, Stamboll, N°. I, f. 42.

40 Për karrierën emblematike të Qyprillinjve shih: Goffman, Daniel, The Ottoman Empire andEarly Modern Europe, Cambridge University Press, 2002, f. 65, 120-122 ; Quataert, Donald, TheOttoman Empire 1700-1922, Cambridge University Press, 2005, f. 34, 43 ; Goodwin, Godfrey, TheJanissaries, f. 36, 59, 101, 151, 170-4, 180-1.

Përpjekja 159

cila nuk duket të jetë fashitur nga origjinat e dikurshme të krishtera të familjes.Në kontekstin rajonal vlen të përmendet më së pari një nga sadrazamët më të

shquar të historisë osmane, njëkohësisht një nga më të pushtetshmit, Pargali IbrahimPasha41, i njohur ndryshe edhe si Makbûl, i Preferuari. Lindur në fshatin e Pargës nënjë familje modeste të krishterë42, Ibrahim Pasha u edukua në shkollën e oborrit për t ubërë miku më i mirë dhe sadrazami më i devotshëm i Sulejmanit të Madhërishëm, pozitëtë cilën e ruajti për një duzinë vitesh gjatë gjysmës së parë të shekullit XVI. Sikurseedhe të tjerë përapara e pas tij, Ibrahim Pasha i ruajti haptas origjinat e tij të krishtera nëmbiemërin me të cilin vazhdon të njihet edhe sot. Gjithë si Pargali Ibrahim Pasha,Mehmet Pashë Sokoloviçi43, me origjina modeste të krishtera nga fshati Sokoloviç nëBosnjë, pasi u rekrutua dhe u përgatit nëpërmjet insitucionit të devshirmesë, njohu njëkarrierë të gjatë dhe tejet emblematike në Perandorinë Osmane. Shquar në detyrën eBejlerbejit të Rumelisë, Mehmet Pasha do të emërohej në postin e sadrazamit gjatëgjysmës së dytë të shekullit XVI për t u shquar si sadrazami më i lavdishëm i fundepokëssë mbretërimit të Sulejmanit të Madhërishëm. Fakti që edhe Mehmet Pasha e ruajti kaqhaptas shenjën e ish përkatësisë së krishterë, tregon qartë se ajo nuk e pengoi aspaknë karrierën e tij të mirënjohur.

Por, edhe në rast se theksin e vendosim tek origjina e pahijshme e krishterë enjë dere të madhe, një mori rastesh me origjina të lavdishme të krishtera dalin ngahistoria osmane për ta kundërthënë pohimin e Eqrem Beut. Rastet e familjeve dinjtarebizantine të konvertuara gradualisht përgjatë historisë selxhukide e më pas osmane tëAnatolisë së dikurshme bizantine44, mbeten sigurisht më domethënëset dhenjëkohësisht më pak të njohura në këtë kategori45. Një pjesë aspak e papërfillshme e

41 Clot, André, Soliman Le Magnifique, f. 73.42 Për origjinën etnike të Pargali Ibrahim Pashës nuk ka konsensus ndër specialistë. Një pjesë

e tyre, mbron idenë e origjinës së tij shqiptare, një tjetër atë të origjinës greke dhe një tjetër, atë tëorigjinës italiane, ndryshe franke. Gökbilgin, Tayyib, Ibrâhîm Pasa, Pargalý, Frenk, Makbûl,Maktûl, Islâm Ansiklopedisi, Istanbul, 1949, f. 908-915.

43 Clot, André, Soliman Le Magnifique, f. 408; Goodwin, Godfrey, The Janissaries, f. 26.44 Për trajtimin e kësaj teme shih veprën monumentale të bizantinistit Vryonis, Speros Jr., The

Decline of Medieval Hellenism in Asia Minor and the Process of Islamization from the Elevenththrough the Fiftheenth Cenury, University of California Press, 1971 dhe atë të Babinger, Franz,Mehmed the Conqueror and His Time, Princeton University Press, 1978.

Për një trajtim të përqendruar të fenomenit të konvertimeve masive të popullatave të krishteratë Azisë së Vogël pas Betejës së Manzikertit, më 1071, e deri në fillimet e sundimeve të para osmanenë Ballkan në shekullin XIV shih, Vryonis, Speros Jr., The Byzantine Legacy and Ottoman Forms,Dumbarton Oaks Papers, Volume 23, 1969-1970, f. 251-308.

45 Tek Vryonis lexojmë: Aktiviteti i aristokratëve armenë në fillimet e sundimeve turke dheadministratës ushtarake është krejt i qartë në kronikën e Mateos së Edesës. Eposi turk,Danishmendnameja, thurur në shekullin XIII për të përkujtuar fillimet e sundimeve në verilindje tëAnadollit, e përcjell bujshëm dhe në detaje të hollësishme pjesëmarrjen e këtyre zotërinjve armenë.Tregtarët dhe latifondistët sirianë mbetën në lindje të Azisë së Vogël, të frikësuar prej grekëve dhearmenëve po aq sa prej turqve, ndërkaq që ekzistojnë gjithashtu referenca për prezencën e një

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 160Pavarësia

këtyre elitave bizantine46 të konvertuara, e ruajtën në mbiemër përkatësinë e tyre tëlavdishme të krishterë. Rastet emblematike të familjeve Iskender-ogllu47, Evrenos-ogllu48

dhe Mihal-oglullar49, familje këto me rëndësi të patjetërsueshme në historinë ePerandorisë Osmane50, shërbejnë si shembuj domethënës në këtë kontekst51. Në këtëvazhdë, më se emblematik shfaqet sidomos rasti i sadrazamit të Bajazitit II gjatë

numri të kufizuar aristokratësh gjeorgjianë midis turqve. Përfaqësuesit e aristokracisë ushtarakedhe latifondiste bizantine gjenden kudo të evidentuar në shoqërinë selxhukide dhe osmane tëhershme. Familja Gabras u ofroi tre breza emirësh selxhukëve të shekullit XII. Anëtarë të klanitMaurozomes mbajtën marrëdhënie zyrtare me oborret turke, administrative dhe martesore, prejshekullit XII deri në shekullin XIV. Pinjollët e klaneve të Komnenëve dhe Taronitëve shfaqen nëshërbim të turqve të Anadollit dhe përfaqësues të dinastive të Paleologëve, Angelusve, Kantakuzenëve,Komnenëve dhe Kalkondilëve në shërbim të osmanëve në Ballkan. Dinjitarë grekë tokash, nëzotërim të titujve të tyre bizantinë, vijuan të ekzistonin në hapësirën selxhukide të shekullit XIII,ndërkaq që njeri prej tyre shfaqet me titull dhe veshje zyrtare selxhukide në një murale të shekullitXIII. Këta zotërinj feudalë armenë, grekë, sllavë dhe shqiptarë, figuruan të spikatur në klasën edinjitarëve të hershëm osmanë. Ndër ta Mihalogllullarët, tekfur-ët e ndryshëm të Bithinias, Glavasëte Thesalisë, Laskaridët e Vlorës, Kurtikët dhe Arianitët e Shqipërisë, etj . Vryonis, Speros Jr., TheByzantine Legacy and Ottoman Forms, f. 269.

Tek Goodwin lexojmë: Ata që kthyen gunët qenë ushtarë me përvojë që nuk kishin nevojë përtrajnim të gjatë [ ]. Ishin vullnetarë të krishterë sikurse Murat Pasha, i lindur Paleolog, apo dyerte Iskender-oglluve dhe Mihal-oglluve, të lindur Aleksandër dhe Mihal . Goodwin, Godfrey, TheJanissaries, f. 33.

46 Për trajtimin e fenomenit të përfshirjes së elitave bizantine në ato osmane shih gjithashtuedhe Lewis, Bernard, The Muslim Discovery of Europe, f. 106.

47 Goodwin, Godfrey, The Janissaries, f. 33. Iskender është forma osmane po aq sa edhe arabedhe perse e emrit Aleksandër. Në traditën islame shqiptare, emri Iskender përdoret kryesisht nëtrajtën Skënder.

48 Ibid, f. 27.49 Goodwin duke cituar Gibb & Bowen, Islamic Society and the West, vol I, part I, por edhe

Arnakis, Early Ottomans dhe Ibn Batutën, shtjellon rolin historik të këtyre dy familjeve dheshprehet : [ ] Qose Mihali, themeluesi i familjes Mihalogllu, i cili më parë i ish bashkuarmercenarëve të Kompanisë Katalane, iu bashkangjit grekëve të tjerë të zhgënjyer të cilët u bënëmyslimanë dhe ndihmuan Orhan Gazin në marrjen e Bursës [ ] Spahinjtë u vendosën nëndrejtimin e një tjetër oficeri brilant grek nga Karasi, Evrenos Beut, i cili u bë gjithashtu komandanti skajeve evropiane [të perandorisë] . Ibid, f. 27. Vryonis shprehet në këtë mënyrë për dinastinë eMihaloglluve: Qysh prej fillimeve të nënshtrimit të Bithinisë prej Osmanit, zotërinjtë feudalëbizantinë iu bashkuan ushtrive osmane, ndër më të famshmit prej tyre ish Mihal Beu, i cili themeloinjë prej dinastive më të gjata aristokratike myslimane . Vyonis, Speros, Jr., The Byzantine Legacyand Ottoman Forms, f. 273.

50 Inalcýk, Halil, The Ottoman Empire: The Classical Age 1300-1600, Phoenix, London,1973, f. 105; Babinger, Franz, Mehmed the Conqueror and His Time, f. 362, 148, 152, 349, 360-1, 374-6.

51 Për origjnën heleno-bizantine të familjes Evrenos ekziston një konsesus i përgjithshëm ndërspecialistët e historisë osmane edhe pse vlen të evidentohet se një pjesë e vogël e tyre mbrojnë idenëe origjinës selxhukide të kësaj familjeje.

Përpjekja 161

fundshekullit XV, Mesih Pashë Paleologut, trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit tëdinastisë perandorake të Paleologëve52, fronin e të cilës perandori MehmetNgadhënjimtari e fitoi pikërisht gjatë mbretërimit të kësaj dinastie.

Rasti i Mahmut Pashë Angjeloviçit53 bir i derës bizantine të Angjelëve tëDespotatit të Serbisë, derë që i kish dhënë Perandorisë Bizantine Perandorin AleksiusIII, Angjelus Filantropenus i cili qe një ndër sadrazamët më të shquar të SulltanMehmetit II, emëruar pikërisht gjatë vitit të parë të vendosjes së kryeqytetit perandoraknë Konstandinopojë, shërben si shembull domethënës i përkujtimit të përkatësisë sëtij të lavdishme të krishterë. Duke qëndruar në kontekstin rajonal, vlen gjithashtu tëpërmendet edhe shembulli i Ahmet Pashës Hersekzades54 - djali i Dukës së fundit tëHercegovinës55 - sadrazam po aq mirënjohur i Perandorisë Osmane, i cili shërbeu gjatëgjysmës së dytë të shekullit XVI, gjithë duke e ruajtuar të paprekur origjinën e lavdishmetë krishterë që mbart mbiemri i tij. Gjithë sikurse Ahmet Pashë Hersekzade, edhepasardhësi i viskontëve gjenovezë Scipione Cicala, i njohur si Çigalazade Jusuf SinanPasha, përkatësisht sadrazam56, admiral dhe gjeneral i Jeniçerëve57 gjatë gjysmës sëdytë të shekullit XVI, shërben edhe ai si shembull i ruajtjes së lavdisë së origjinës sëkrishterë në mbiemrin me të cilin njihej rëndom nga bashkëkohësit e tij, e me të cilinvazhdon të njihet ende sot.

Në kontekstin shqiptar është rasti i Ahmet Pashë Dukagjinzades që ekundërthotë pohimin e Eqrem Bej Vlorës. Ahmet Pasha, i cili në dokumentet osmanerelatohet të ketë qenë biri i prijësit shqiptar Pal Dukagjini58, i shërbeu edhe ai perandorisësi sadrazam gjatë periudhës së Sulltan Selimit II59, duke i siguruar jetë të gjatë dinastisë

52 Lowry, Heath W., The Nature of Early Ottoman State, SUNY Press, Albany, f. 115-116.53 Babinger, Franz, Mehmed the Conqueror and His Time, f. 23.54 Peirce, Leslie P., The Imperial Harem: Women and Sovreignity in the Ottoman Empire,

Oxford University Press, New York & Oxford, 1993, f. 66.55 Tek Goodwin lexojmë: [ ] Hersekogllu, i cili qe një osman tipik, djali i dukës së fundit të

Hercegovinës [ ] Goodwin, Godfrey, The Janissaries, f. 119. Mbaresat zade (persisht) dhe ogllu(turqisht) kanë të njëjtën domethënie, bir, dhe si të tilla janë alternuar rëndom gjatë historisë dhesigurisht edhe në pasqyrimet historiografike.

56 Goodwin, Godfrey, The Private World of Ottoman Women, Saqi Essentials, London, 2006, f.137.

57 Tek Goodwin lexojmë : Më 1561 Turgut [Reisi] zë rob piratin gjenovez, Viskontin ScipioneCicala, i cili pasi lirohet kundrejt pagese, lë pas djalin e tij 16-vjeçar që të bëjë prokopi me osmanët.Djali u bë mysliman dhe u ngrit në ofiqet më të larta, përfshi postin e agait [gjeneralit] të Jeniçerëve,si Jusuf Sinan Pasha Çigalazade. Familja e tij kish kohë që ish vendosur në Mesinë, ku Scipione kishdrejtuar një skuadron të Mbretit të Spanjës . Goodwin, Godfrey The Janissaries, f. 104.

58 The Encyclopaedia of Islam, Volume I: Arnawutluk-Albania, E.J. Bill, Leiden and Luzac &Co., London, 1960 ; Babinger, Franz, Mehmed the Conqueror, f. 151, 265, 354.

59 Në tekstin e Sami Bej Frashërit në Kâmûs al-A alâm lexojmë: Është nga vezirët e kohës sëSulltan Selim Hanit dhe të kohës së Sulltan Sulejman Ligjëdhënësit [të Madhërishëm]. Është më imbrami djalë nga princat e Dukagjinit. Ishte nga ata që më së shumti i shërbeu Sulltan Selimit.Ishte dhëndri i padishahut të lartpërmendur. Pas një kohe shërbeu si vali në Halep e më pastaj në

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 162Pavarësia

së tij aristokratike edhe në Perandorine Osmane, gjithë pa e fshehur ish përkatësinë etij të krishterë, të dallueshme në mbiemër60. Djali i Ahmet Pashës, Mehmet PashëDukagjinzade, vijoi edhe ai ta ruajë ish përkatësinë e tij të krishterë në mbiemër edhepse dhëndër i Sulltan Bajazitit II, bejlerbej i Halepit dhe vali i Egjiptit gjatë shekullitXVI. Pohimi i Eqrem Bej Vlorës bëhet ende më i habitshëm ndërkaq që në dorëshkrimine tij61, Eqrem Beu relaton për pasardhësit e dinastisë Dukagjinzade, të cilët, sipas tij,vijojnë të jetojnë në Halep me njëjtin emër.

Fakti që Dukagjinzadet, Çigalazadet, Mihalogllullarët, Sokologllullarët, por edheshumë të tjerë62, e ruajtën mbiemrin, dëfton drejt një krenarie për prejardhjen e lavdishmetë krishterë të secilit. Shembujt që dalin nga historia e gjatë e Perandorisë Osmanerrëfejnë se gjenealogjia e gjatë, e lavdishme ose jo e krishterë, dhe vetëm më pas islameështë konsideruar e rëndësishme, ose të paktën aspak problematike, ndaj dhe ështëruajtuar kaq bujshëm. Sigurisht që, gjatë historisë së gjatë osmane shqiptare, individëtë caktuar mund të jenë orvatur të krijojnë gjenealogji dhe prejardhje të caktura për tëmbuluar me petk lavdesh arritjet e tyre personale, konstante kjo e gjithë historisënjerëzore, përfshi rëndom edhe atë bashkëkohore. Por pohimi i Eqerem Bej Vlorës sekëtë e kërkonte asokohe politika dhe moda, ndërkaq që politika dhe moda osmane qendërtuar mbi bazat e një sistemi meritokrat, në të cilin robërit e luftës apo bijtë edevshirmesë, dalë nga fshatrat e panumërt të Rumelisë së krishterë, përfundonin rëndomadministratorë të lartë në të gjitha sferat e Perandorisë Osmane, tingëllon i tepruar përnjë erudit të historisë osmane.

Sidoqoftë e vërteta e origjinave të oxhakut të Vlorave, Ismail Qemal Bej Vloradhe Eqrem Bej Vlora nuk munden të na e mësojnë. Megjithatë, kumti i tyre e pasuronhistorinë me dy pretendime të ndryshme për origjinat e këtij oxhaku të rëndësishëm,gjithë duke ia ngarkuar shkencës së historisë barrën e hulumtimit të së vërtetës. Ndërkaq,nuk mund të neglizhohet se, përtej paqartësive që përmbajnë dy pretendimet e artikuluraprej tyre, ravijëzohet qartë fakti se, si Ismail Qemal Beu ashtu edhe Eqrem Beu nukkursehen të përdorin autoritetin që përfaqësojnë për t i sugjeruar historisë perceptimindhe preferencën e tyre për origjinën shqiptare të oxhakut të Vlorajve. Arsyet epreferencës së origjinës shqiptare, kundrejt asaj fisnike koniane dhe sejide, mbetensakaq të paqarta e kërkojnë edhe ato një vështrim më të hollësishëm kontekstual.

Egjipt. Në vitin 962/1554 u largua dhe u kthye në Stamboll, ku pas një kohe vdiq . Frashëri, Sami,Vepra IX: Personalitetet Shqiptare në Kâmûs al-A alâm, Logos-A, Shkup, 1994.

60 Tek Leslie P. Peirce lexojmë : [ ] Tre prej sadrazamëve të [Sulltan] Selimit [II] ishindhëndurë [të Sulltanit]: Ahmed Hersekzade, Ahmed Dukagjinzade (sikurse Hersekzade, ish i konvertuardhe prej një origjine princërore) dhe Junusi . Peirce, Leslie P., The Imperial Harem, f. 66.

61 Vlora, Eqrem Bej, Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historischeSkizze, 1956. Marrë nga botimi i pjesshëm i këtij dorëshkrim në faqen e internetit të Robert Elsie-t: elsie.de

62 Tek Goodwin lexojmë : [ ] në 170 vitet ndërmjet 1453 dhe 1623 vetëm 5 prej 47 sadrazamëveqenë turq të lindur . Goodwin, Godfrey, The Janissaries, f. 124.

Përpjekja 163

* * *Në një vështrim të vëmendëshëm shfaqet qartë se, origjinat që favorizohen nga

kumtet e Ismail Qemal Beut dhe Eqrem Beut tentojnë të nxjerrin në pah origjina shqiptaremodeste dhe malore për oxhakun e Vlorave kundrejt atyre të huaja, qofshin këto edheprincërore. Formulime të tipit, ardhur nga Kanina, nga malet e Labërisë, paraardhësiynë Sinan ishte shqiptar i vërtetë apo biri i një farë Golemi 63, nuk lënë vend përmëdyshje për sa i takon interpretimit që preferohet t i jepet këtij prentendimi origjinash64.Por pretendimi për origjina lokale, malore dhe modeste nuk mund të dëftojë përveç sedrejt një pikëpamjeje të caktuar romantike, e cila e supozon lokalitetin e izoluar malorshqiptar si një entitet etnik të pastër dhe të paprekur nga kaosi kozmopolit urban65, imirënjohur ky i fundit për rolin e tij si pikë takimi popujsh e kulturash që në fillimet eqytetërimit.

63 Eqrem Bej Vlora është i paplotë në përcjelljen që i bën origjinave të Vlorajve në kapitullin eShtëpive të Mëdha. Në pemën gjenealogjike të familjes Vlora, Eqrem Beu është më elokuent. Aivendos në krye të linjës së Vlorajve një përsonazh që mban emrin Gjerg Golemi, personazh të cilinEqrem Beu e prezanton në këtë mënyrë : Gjerg Golemi-Qefali i Janinës rreth 1398 (sipas Glavanit)ose Abdullah (sipas [ ] Mishan Mehmet Efendi) . Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 605. Vlen për t upërmendur se insistimi i Eqrem Bej Vlorës për t i mveshur origjinave të oxhakut të tij ngjyrat erëndomta dhe të panjohura nga malet e Labërisë është kundërthenës me prezantimin që Eqrem

Beu i bën kreut të linjës së Vlorajeve, Gjerg Golemit, në pemën gjenealogjike të Vlorajve. GjergGolemi, sipas Eqrem Beut, në fundshekullin XIV ish Qefali i Janinës dhe si i tillë, Gjerg Golemi nukmund të vlerësohet si një njeri i rëndomtë dhe i panjohur nga malet e Labërisë. Insistimi për t iprezantuar origjinat e Vlorajve si modeste dhe lokale, edhe pas kësaj kundërthënieje evidente, nukmundet veçse të tregojë drejt një origjine të romantizuar lokale, tipar i ideologjisë së nacionalizmitromantik, ithtar i së cilës Eqrem Bej Vlora vetëportretizohet pa komplekse gjatë narrativës së tij.

64 Sidoqoftë, zëra autoritativë në osmanistikë pohojnë se, megjithë rreziqet e caktuara tënatyrës politike që mund të paraqiste emërimi i vendasve si administratorë të lartë në provincat prejtë cilave origjinonin, emërime të tilla nuk janë aspak të panjohura në praktikat osmane të qeverisjesvendore. Ky fenomen paraprihej sigurisht nga një proces formimi dhe inkuadrimi në gjirin eadministratës qendrore pas vjeljes së individit nëpërmjet institucionit të devshirmesë. Shih: Faroqhi,Suraiya, Subjects of the Sultan, f. 233.

65 Eqrem Bej Vlora, por jo vetëm ai, e ka shprehur shpesh vizionin e tij romantik për pastërtinëdhe vitrytet e supozuara të fshatit dhe sidomos të malit shqiptar. Një prej pasazheve më elokuentëtë artikulimit të këtij vizioni gjendet në ditarin e tij Nga Berati në Tomorr dhe Kthim, botuar nëSarajevë më 1911, të cilin e përcjellim të plotë : Nëse disa udhëtarë tregojnë për shpirtin e fortësipërmarrës dhe për qëndresën e madhe të shqiptarëve, ata kanë harruar ta ndajnë popullin në dypjesë, mendësia, karakteri dhe aftësitë e të cilave ndryshojnë kryekëput prej njëra-tjetrës. Duhetbërë pra, dallimi midis gjysmë të qytetëruarve dhe të paqytetëruarve. Të parët i kanë këmbyerguximin dhe gjithë virtytet që karakterizojnë popujt natyrorë me cenet më të liga të të ashtëquajturitqytetërim dhe janë zvetënuar plotësisht në çdo drejtim. Janë ata shkaktarët e çdo fatkeqësie tëvendit, janë ata çirakët zvarranikë të sistemit administrativ të pështirë, ndaj edhe prishës të zakonevetë popullit. Udhëtarët, të cilët në qytete dhe skela bien në kontakt vetëm me këto fytyra, doemos qëdo të krijojnë një përfytyrim të keq për shqiptarët. Kush kërkon ta njohë përnjëmend këtë popull nuk

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 164Pavarësia

Në fakt, si Ismail Qemal Beu, ashtu edhe Eqrem Beu qenë pjesëmarrës aktivë tëLëvizjës Kombëtare me synime të shpallura komb-shtet formuese. Si të tillë, personate tyre nuk mund të shihen si të pandikuar nga nga ideologjia romantike kombëtariste,e cila frymëzoi dhe përshkoi narrativën e Lëvizjes Kombëtare. Më saktë, lindja eideologjisë dhe e narrativës së nacionalizmit romantik në kufijtë e shekujve XVIII dheXIX, do të sillte shndërrime shoqërore dhe politike madhore në historinë modernebotërore, pjesë përbërëse e së cilës ishte edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare. E imponuarnga elitat shqiptare osmane në një kontekst historik gjatë të cilit synohej formatimi irealitetit të vjetër e të shumëllojtë osman drejt një rendi të ri politik e shoqëror vetëmshqiptar, lëvizja e nacionalizmit romantik shqiptar e imponoi deri në skaje intimenarrativën shqiptarizuese të vetë entitetit të elitave, segmenti më emblematik i të cilaveqenë natyrisht oxhaqet shqiptare66.

E vërtetë apo e dyshimtë, narrativa e origjinave dyfish fisnike të Vlorave, eshfaqur si një narrativë paqëtuese me rendin kozmopolit shumëshekullor osman kyi fundit i mbivendosur mbi një tjetër rend kozmopolit, prej ku dhe shprehja e goditur eIorgës Byzance après Byzance67 do të zëvendësohej tashmë me narrativën e origjinavelokale shqiptare për t iu përshtatur me guxim rendit të pastërtisë romantike etnike, sinevojë historike e formësimit të një kombi dhe shteti modern. Shqiptarizma, vetëm epërshtatur në këtë trajtë do të mund t i mbijetonte historisë së turbullt që premtoninkujfijtë e shekujve XIX dhe XX. Të paktën, kështu duket se e gjykonin elitat shqiptaretë kohës, të cilat e udhëhoqën me sukses, mjerisht të pjesshëm, procesin e komb-shtetformimit, në dëm të rendit të rrezikuar osman për të cilin Eqrem Beu shprehet se, rrymatfetare dhe nacionaliste do ta shkatërronin dhe do ta përmbysnin [perandorinë]pashmagshmërisht68.

Sidoqoftë, ndryshe nga pretendimet për origjina modeste shqiptare të Vloraveartikuluar prej Ismail Qemal Beut dhe Eqrem Beut, një tjetër zë nga oxhaku i Vlorave i

duhet t i trembet vatjes në fshat e sidomos në malësi. Aty do të gjejë ai karakterin e mirëfilltë tëpopullit, karakter që përmban në vetvete edhe bërthamën e shumë virtyteve . Vlora, Eqrem Bej,Nga Berati në Tomorr dhe Kthim, Botimet Koçi, Tiranë, 2003, f. 31-2.

66 Clayer, Nathalie, Aux Origines du Nationalisme Albanais, f. 572-596.67 Iorga, Nicolae, Byzance après Byzance, Éditions de l Institut d Études Byzantines, Bucarest,

1935. Speros Vryonis Jr. flet gjatë për dimensionin që përfaqësuan këto dy perandori kozmopolitegjatë ekzistencës së tyre, sidomos për qendrat e influencës që përbënë për secilën prej tyre rajonete Anatolisë/Anadollit dhe Ballkanit. Ai shprehet : Që prej fillimeve të epokës së krishterë e deri nëshekullin e XVIII, kur Perandoria Osmane nisi të shpërbëhej si rezultat i goditjeve nga jashtë dheseparatizmit të brendëshëm, banorët e mbarë krahinave të Ballkanit dhe Azisë së Vogël njohëndominimin politik të dy perandorive botërore . Perandoritë poliglote dhe multietnike Bizantinedhe Osmane, të cilat gjatë pjesës më të madhe të kësaj kohe të gjatë ushtruan kontroll dhe influencëtë drejtëpërdrejtë ose të tërthortë prej qytetit perandorak të Konstantinit dhe Mehmetit, i shtuanshtresat e eksperiencës së pasur historike dhe kulturore të këtyre zonave . Vryonis, Speros Jr., TheByzantine Legacy and Ottoman Forms, f. 251.

68 Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 135.

Përpjekja 165

pretendon ato aristokratike që prej epokës paraosmane. Gjatë artikulimit të pretendimitpër vijimësi aristokratike të pandërprerë prej epokës bizantine të historisë shqiptareNedim Vlora shprehet se, pasardhësit e Ismail Qemalit, brezat që do të vijnë, janë dhedo të jenë krenarë, që i përkasim familjes së Araniti Komneni Vlora69. Ky pretendim,në të cilin mbiemrit Aranit Komneni i mbivendoset ai Vlora, rreket t i sugjerojë historisëprejardhjen e Vlorave prej aleancës së familjes bizantine të Komnenëve, despotë tëJaninës, me atë të prijësve Aranitas, familje të cilën historia shqiptare mesjetare eshekullit XV e relaton si sunduese në zonat e Gjirokastrës70.

Një prej elementeve që tërheq menjëherë vëmendjen gjatë këtij artikulimi ështëpërfshirja e autoritetit që përfaqëson emri i Ismail Qemal Bej Vlorës për të mbështeturnjë pretendim të ri origjinash për oxhakun e Vlorave, ndërkaq që nuk ekziston asnjëprovë publike që Ismail Qemal Beu ta ketë sugjeruar këtë prejardhje. Sidoqoftë, elementiqë nuk mund të anashkalohet lehtësisht në këtë pretendim, artikuluar prej një pasardhësipa kontribute të spikatura në historinë shqiptare, është përdorimi i emrit të IsmailQemal Bej Vlorës në trajtën e përdorur rëndom gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX,përkatësisht, Ismail Qemali. Interesant mbetet sakaq fakti se, përdorimi i trajtës IsmailQemali përkundrejt emrit të vërtetë, Ismail Qemal Bej Vlora, bëhet nga një anëtar ioxhakut të Vlorajve, i cili publikut i prezantohet si Nedim Vlora dhe jo, fjala bie, siNedim Qemali. Ndërkohë, përdorimi i emrit të Ismail Qemal Bej Vlorës në trajtën IsmailQemali, i përket një tjetër pretendimi origjinash.

Artikuluar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, pretendimi përkon me ardhjennë fuqi të elitave të reja shqiptare, të cilat prunë me vete ideologinë e tyre. Ideologjiae elitave të reja, nacional komunizmi, u shfaq me ambicje të natyrës fetare71 dhembretëroi e vetme në gjithë spektrin politik, kulturor dhe socio-ekonomik të shtetitshqiptar, sidomos gjatë dekadave të fundit të shekullit XX, pas dështimit tëbashkëjetesës me internacionalizmin komunist. Në përputhje me ideologjinëkomuniste, e cila zbatonte luftën civile të klasave në dobi të një shoqërie teorikisht tëzhveshur nga dallimet klasore, dhe njëherësh e detyruar ta njihte si të mirëqenë terreninpolitik dhe sovran të shenjuar nga elitat e dikurshme, narrativa komuniste e zhveshipersonazhin që personifikoi pavarësinë e vendit nga titulli i tij fisnik, por edhe ngaidentiteti familjar që e evokonte natyrshëm prejadhjen e tij fisnike, dhe i mveshi atijtrajtën e një personazhi të zakonshëm dhe pa identitet të spikatur, në përputhje mefrymën e kultit proletaro-fshatar, mishëruar bujshëm nga ideologjia komuniste ediktaturës së proletariatit.

Ky pozicionim i ri ideologjik ndaj origjinës së Ismail Qemal Beut, më i skajshmii këtij lloji, nuk mungoi të shtrihej edhe më gjerë. Në fakt, gjithë personazhet e elitës së

69 Vlora, Nedim, Nedim Vlora: Varri i djalit të Ismail Qemalit nuk është gjetur akoma, GazetaShqiptare, Tiranë 25/01/2009.

70 The Encyclopaedia of Islam, Volume I: Arnawutluk-Albania, E.J. Bill, Leiden and Luzac &Co., London, 1960.

71 Ceka, Egin, Muzeu Kombëtar dhe Muzeu i Skëndërbeut si Institucione të Religjonit CivilShqiptar të Komunizmit, Revista Përpjekja, N° 21, 2005.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 166Pavarësia

dikurshme, cilësuar si pozitivë ose të dobishëm për narrativën e elitave të diktaturës sëproletariatit, u zhveshën nga titujt e fisnikërisë për t u veshur me petkun ideologjikproletaro-fshatar përkundrejt gjithë personazheve negative, të cilëve iu ruajtën mefanatizën titujt e fisnikërisë për t i shquar më qartë si armiq të betuar të klasës dhepërparimit. Në këtë mënyrë, emrat e personazheve historike të Hasan Bej Prishtinës,Abdyl Bej Frashërit apo Naim Bej Frashërit, të cilëve ideologjia nacional-komuniste uanjohu kontributet patriotike, u ruajtën në historiografinë e saj si Hasan Prishtina,Abdyl Frashëri apo Naim Frashëri. Ndërkaq, emrat e personazheve të cilësuartradhëtarë si, Shevqet Bej Vërlaci, Esad Bej Toptani apo Mit hat Bej Frashëri ky ifundit edhe pse bir i Abdyl Beut u ruajtën të paprekur për të shërbyer si tabelë qitjejepër dufin klasor të diktaturës së proletariatit72.

Për pasojë, Nedim Vlora, duke përdorur emërtimin tendencioz Ismail Qemalidhe jo emrin e vërtetë, Ismail Qemal Bej Vlora, bie ndoshta pa dashur në gracën einterpretimit ideologjik nacional-komunist të figurës së Ismail Qemal Bej Vlorës, gjithëduke tentuar të mbrojë një tezë të re, diametralisht të kundërt me gjithë tezat paraprake.Sidoqoftë, pretendimi i Nedim Vlorës për lashtësi aristokratike të oxhakut të Vlorajveqë prej periudhës bizantine nuk spikat si risi. Tendenca për vijimësi fisnikërore oselashtësim të mëtejshëm të prejardhjes aristokratike, sakaq evidente osmane, tejet e renë rastin e diskursit të origjinave të Vlorave, por i vjetër si fenomen, përbën në fakt,tendencën mbizotëruese në diskursin e pretendimeve të oxhaqeve shqiptare, qofshinkëta të mëdhenj apo më pak të tillë.

* * *Pavarësimi i kombit dhe krijimi i shtetit shqiptar më 1912, përpos ideologjisë

nacional-romantike mbi të cilën u formësua dhe organizua, u mbrojt gjithashtu në emërtë përparimit të kombit sipas standardeve moderne të vendeve të emancipura,përsonifikuar prej Evropës përparimtare. Asokohe, elitat e kombit shqiptar dëshironinta shihnin kombin dhe shtetin e tyre jo thjesht si gjeografi evropiane, por si pjesëpërbërëse e progresit modern që projektonte evropianizmi73. Si pjesë përbërëse e këtyreperceptimeve evropianizuese u shfaqën edhe pretendimet e para prej segmenteve tëcaktuara të elitave të dikurshme shqiptare, të cilat u rrekën t i përshtateshin terrenit tëri me narrativa të reja origjinash.

72 Pretendimet e ideologjisë nacional-komuniste nuk iu përmbajtën vetëm origjinave tëpersonazheve historikë, por u shtrinë rëndom edhe në emërtimet e vendbanimeve. Kështu, fshatime emrin tradhëtar Vrion ai pranë Beratit dhe jo ai pranë Sarandës i njohur si i tillë të paktënqë nga viti 1685, vit gjatë të cilit Islam Bej Vrioni ndërtoi atje një krua, u shdërrua në Ullinjas.(shih : Guga, Mariela, Vrionasit Ndryshe, Erik Botime, Tiranë, f 23). Fatin e tij e pati edhe aiAlibejas shndërruar në Adriatik, ai Shën Vasil në Përparim, ai Dervishas në Fshati i Ri, ai Kurd-Begnë Fshati i Vogël, e kështu me rradhë edhe shumë të tjerë, në përputhje me konceptin luftës klasoretë ideologjisë nacional-komuniste, por edhe me atë të luftës për çrrënjosjen e fesë, koncept të cilindiktatura e proletariatit e legalizoi më 1967.

Përpjekja 167

Në një terren të parapërgatitur me traktate dhe qëndrime orientaliste nga njëpjesë e elitave që ndërmorrën aksionin e komb-shtet formimit, përshtatja e narrativavetë origjinave, edhe pse mungoi të ishte një fenomen gjthëpërfshirës, mbetet epamohueshme. Fillimisht, tejet sugjeruese mbeten traktatet letrare me frymë orientalistetë Naimit të madh tek Dituritë, vargjet e të cilës kumbuan fort në ndërgjegjjen kombëtareshqiptare në formim. Njerëzit ndahen në disa farë/secila ndryshe e ka tiparë/far ebardhë është m e mir e tyre/se pej së gjithash dhe pej fytyre74, janë vargje që sugjerojnëafinitete natyrale racore me Evropën e bardhë e rrjedhimisht, edhe me sistemin e saj tëpërparuar politik e shoqëror, sugjeruar tek Istori e Skënderbeut nëpërmjet, Evrop eshkretë atëherë/ishte për djall e për lumë/pritte Ruson e Volterë/ta xgjuanin ng ajygjumë75.

Sugjeruese mbeten sidomos prognozat orientaliste të një pjesë të elitave tëkohës, të cilat evropianizimin e shqiptarëve përmes krishterizimit e shihnin si shpëtimine vetëm pas kësaj daljeje në det të hapur. Paroksizmi vetëorientalizues u mishëruaqartë në traktatin politik të Faik Bej Konicës, nëpërmjet të cilit autori, duke analizuarterrenin më 1909, sugjeron:

1) Osmanllinjtë në pakë vjet do të dëbohen nga Evropa; 2)Shqipëria, e pabashkuar dhe e paqytetëruar, e mbetur nga faji isaj pa miq të fortë përjashta, do të ndahet; 3) Shqiptarëtmuhamedanë do të dëbohen duke humbur mallin dhe kamjen; 4)Osmanllinjtë nuk do t i qasin n Anadoll shqiptarët e dëbuar; 5)Në mos idealismi, të paktën buka dhe detyra që kini te fëmija juajju shtrëngon të bëni nga dy gjëra njërën: a të ktheheni te feja estërgjyshërve t uaj, a të mbeteni muhamedanë, por duke u lidhurme aqe vërtetësi dhe zemrë me të krishterët nga gjaku juaj, sa t ijepni kombit t uaj një karakter gjysmë të krishterë76.

Terreni i prognozave disfatiste dhe sugjerimeve orientaliste që parapërgatitënnjë pjesë e elitave shqiptare të dikurshme, mishëruar si rrallë herë në elokucionin e FaikBej Konicës77, nuk mungoi t i shfaqë rezultatetet e para të evropianizimit të aristokracisë

73 Për një trajtim më të plotë të kësaj teme, shih: Sulstarova, Enis, Arratisje nga Lindja:Orientalizmi Shqiptar nga Naimi te Kadareja, Dudaj, Tiranë, 2006, f. 33-93; Clayer, Nathalie,Aux Origines du Nationalisme Albanais, f. 449-474.

74 Frashëri, Naim, Vepra, Vëllimi II, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 62.75 Frashëri, Naim, Histori e Skënderbeut, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë, 1967 : IV,

vargjet 9-12.76 Plasari, Aurel, Ngjallja Nr. 8 (139) Viti XIII, 2004, citon : Konica, Faik Bej, Rreziku i Afërm

i Shqiptarëve Muhamedanë. Një Lajmërim i Shkurtër Muhamedanëve, Albania, Nr. XII, 1909.77 Clayer e përcjell në këtë formë aktivitetin dhe qëndrimin e Faik Bej Konicës : Vetëm Faik

Konica u përkul pëballë ndërhyrjeve dhe një kontrolli më të plotë gjatë viteve të para të botimit tëgazetës së tij. Ai faktikisht pranoi të botonte artikujt që i dërgonte konsulli Theodor Ippen nga

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 168Pavarësia

shqiptare me prejardhje evidente osmane. Përshtatjet orientaliste që ndërmori shtresae aristokracisë shqiptare për t u konformuar me narativën e erës së re, gjithë duke upërftuar si pararojë në ndryshimet e mëtejshme të kombit, i përcjell edhe kjo dëshmi eJusuf Vrionit: Ne ishim katër shqiptarë në Janson78: im vella Aliu, kushëriri im Azizi,unë dhe një djalosh nga një derë e madhe shqiptare, por me nënë franceze, i cili i kishshtuar mbiemrit të tij një pjesëz, dhe që shqipen e njihte pak; ky njihej me emrinSkander de Vila79. Një dëshmi e ngjashme përcillet edhe në kujtimet e ambasadorit tëRepublikës së Turqisë në Mbretërinë e Shqiptarëve në vitet 1930, të cilit kjo dukuriduket t i ketë bërë jo pak përshtypje: Sidomos ky Alizoti ma vuri kaq e kaq herë nëdukje me mburrje se Alizotët rridhnin nga një familje e vjetër italiane. Ky Alizotndërkaq, emri i vërtetë i të cilit ka qenë Ali Fevzi Bej, ka qenë një prej mytesarrifëvetanë. Gjithashtu, vëllai i tij i vogël, ose i madhi, ka qenë anëtar i gjykatës së Republikëssë Turqisë. Ky person, për të justifikuar gabimin e Alizotit tjetër, theksoi se ai ështëi çmendur 80.

Sidoqoftë, shembulli ndoshta më domethënës i tentativave për të evropianizuararistokracinë shqiptare mbetet ai i derës së Zogollëve. Zogollët, nëpërmjet figurës sëAhmet Bej Zogollit, fillimisht, do të mjaftoheshin me heqjen e prapashtesës turqizante

Shkodra. Ishin austriakët ata që i sugjeruan të përdorte shkronjat arabe për disa tekste, me qëllimqë të prekte shqiptarët myslimanë të Verilindjes dhe Lindjes. Baroni Zwiedinek, i cili mbantekorrespondencë të rregullut me të, ish i ngarkuar që ta udhëzonte . Në një letër të 30 Marsit 1899,për shembull, ai i shkruante se nuk kish ndonjë vërejtje serioze në lidhje me numrin e fundit tëAlbania-s. Gjithsesi, ai shprehte rezerva në lidhje me polemikën me Nuova Albania-n, një botim qëdilte në Itali. Ai i rekomandonte Faik Konicës që të mos i përgjigjej sulmeve dhe të përqendrohejnë studimet historike dhe letrare. Në veçanti, ai i sugjeronte t i rikthehej mbledhjeve të Pejës dheDibrës : [ ] duke ekspozuar arsyet që e provokuan këtë lëvizje dhe rezultatet që mund tëshpresojmë. Ju duhet të vini në pah se në Pejë shqiptarët e treguan edhe një herë se janë subjektebesnikë të Sulltanit dhe mbështetja më e sigurt e fronit të tij ; ju duhet të përfundoni duke i bërëthirrje Madhërisë së Tij t i ofrojë shqiptarëve, si kompesim ndaj këtij qëndrimi besnik, mjetet tëcilat i nevojiten për të dalë nga ky stad primitiv i kulturës së tyre dhe para së gjithash autorizimintë themelojnë shkolla . Më vonë, autoritet austro-hungareze do ta qortonin Faik Konicën përnatyrën tejet katolike të gazetës së tij dhe për mungesën e korrespondencës apo të miqësisë së tijme myslimanët e Qendrës apo të Jugut të Shqipërisë. Për më tepër, që prej vjeshtës së 1899, nisëntë shfaqen tensionet midis Faik Konicës dhe baronit Zwiedinek. Ato u rritën me kalimin e kohës aqshumë sa Faik Konica shkruante më 1903 se ai preferonte më mirë të prishej me Austrinë se sa tëndryshonte pozitën e tij. Më 1904, raportet u shtendosën sërish. Faik Konica nuk i niste më asnjëinformacion Zwiedinek-ut rreth lëvizjes kombëtare , çka e kish bërë rregullisht deri askokohe dhepërmbajtja e gazetës kish ndryshuar ndjeshëm. Monarkia Austro-Hungareze vijoi megjithatë tafinanconte Albania-n nga frika se mos e hidhte Faik Konicën në krahët e konkurrentëve të saj .Clayer, Nathalie, Aux Origines du Nationalisme Albanais, f. 425-6.

78 Janson de Sailly është emri i liceut në të cilin ndoqi studimet fillore dhe të mesme JusufVrioni. Liceu Janson de Sailly vijon të ekzistojë në të njëjtën adresë në Paris.

79 Vrioni, Jusuf, Mondes Effacés: Souvenirs d un Européen, JC Lattès, Paris, 1998, f. 51.80 Karaosmanoðlu, Yakup Kadri, Zoraki Diplomat, III Baský, Iletiºim Yayýnlarý, Istanbul,

1984, f. 111

Përpjekja 169

ogllu për të formuar kështu një mbiemër të pandehur evropianizues, por sidoqoftëaspak turqizues, Zog81. Gjatë mbretërimit si Mbret i Shqiptarëve, Ahmet Bej Zogu do tëprovonte t i zhvishte gjithashtu edhe h-në emrit të tij mysliman, duke i dhënë këtij tëfundit një karakter hibrid, të pandehur ndoshta emancipues e modern, ose së pakudistant prej tingullit të tij islamizant82. Në këtë mënyre, Ahmet Bej Zogolli do të kryentekapërcimet e nevojshme për t u distancuar mjaftueshëm prej prijësit të vogël fisnik,njëherësh funksionar i dikurshëm i administratës osmane në trevat shqiptare. Prej hirittë personazhit të mëparshëm kish lindur tashmë personazhi Amet Bej Zog, i cili ngaemri i tij i oriental do të ruante vetëm titullin fisnik, si domosdoshmëri e paevitueshmepër të dëshmuar origjina aristokrate.

Detyrimi për të mos iu shkëputur prejadhjes aristokratike osmane do tëshoqërohej ndërkaq me tendencën për ta përligjur prejardhjen në fjalë si vijimësifisnikërore që prej epokës së krishterë83. Kësisoj, rreth personazhit të Ahmet Bej Zogutu artikulua pretendimi për prejardhje nga familja e Kastriotëve. Në rastin e Zogollëve,pretendimi për origjina nga dera e Kastriotëve nuk duhet parë thjesht si një pretendimpër të justifikuar vazhdimësi aristokratike që nga periudha paraosmane, edhe pse aiqëllon të përkojë deri diku me gjeografinë e prejardhjeve të dy dyerve. Ky pretendim,artikulon qartë kumtin e personazhit Ahmet Bej Zogolli për të justifikuar gjenin mbretëror,trashëguar tek ai nga figura legjendare e Skënderbeut, simboli më emblematik mbi tëcilin u mbështet gjithë lëvizja komb-shtet formuese me synime evropianizuese.

Për këtë arsye, artikulimi i titullit të plotë mbretëror formulimi i të cilit njohuedhe trajtën Zog I, Skënderbeu III, Mbret i Shqiptarëve84 nuk mund të vlerësohet si

81 Albania: Zog, Not Scanderbeg, Time Magazine, Monday, 17 qershor, 1929.82 Shih pasyrimin e monedhave të shtypura me emrin Amet Zog, relatuar prej : Bruce, Colin R.

& Michael, Thomas, Standard Catalog of World Coins 1901-2000, Krause, 2007, f. 47. Shih edhe :Pallatet mbretërore, pasioni i Zogut, Gazeta Shekulli, e Hënë, 1 shtator 2008, artikull i cili ështëndërtuar rreth përshtypjeve të shtypit të huaj të kohës.

83 Prej një adrese në domenin e Internetit, e cila publikut i prezantohet si faqja zyrtare efamiljes mbretërore në Internet [Site Officiel], mësojmë se historiani Patrice Najbor është autori injë studimi historik me pesë vëllime, vepër e cila në shqip përcillet nën emërtimin, Historia eShqipërisë dhe e Familjes së Saj Mbretërore, 1443-2007. Ky titull, i cili sugjeron pa kurrfarëtensioni pretendimin se origjinat e familjes mbretërore shqiptare izolohen që në shekullin XV, nukmungon të shfaqet që ne faqen e hapjes së faqes zyrtare të familjes mbretërore, duke qartësuar sakaqedhe miratimin që i bën familja mbretërore pretendimit të shpalosur që në titullin e kësaj veprehistorike. (shih : http://albania.dyndns.org. Faqja është konsultuar për herë të fundit më 11/11/2009, CET 19:30 ; shih edhe : Najbor, Patrice, Histoire de l Albanie et de sa maison royale, 1443-2007, Vol I-V, Je Publie, 2008.

84 Duke cituar një fjalim të mbajtur më 25 gusht 1928 në Asamblenë Kushtetuese nga PandeliEvangjeli, President i Asamblesë Kushtetuese, Owen Pearson relaton se Evangjeli është shprehurpër ndryshimin e Artikullit I të kushtetutës me qëllim ndryshimin e sistemit politik në vend nëmbretëri, me mbret Ahmet Bej Zogun nën emërtimin Zog I, Skëndërbeu III, Mbret i Shqiptarëve.Propozimi relatohet të pritur me ovacione nga anëtarët e Asamblesë Kushtetuese. Pearson, Owen,Albania and King Zog : Independence, Republic and Monarchy 1908-1939, IB Tauris, 2004, f.293.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 170Pavarësia

rastësor. Por, pretendimi i Zogollëve për prejardhje Kastriote, edhe pse solemn, vështirëtë cilësohet se ku bazohet. Pretendime të caktuara e supozojnë këtë prejadhje si pasojëe një martese Zogollësh me motrën e Skëndërbeut, Mamicën, në shekullin XV85, por tëtjera rrëfejnë se prejardhja nga Kastriotët supozohet prej linjës së nënës së Ahmet BejZogollit, Sadije Hanëm Toptanit86.

Toptanasit, nëpërmjet figurës historike të Refik Bej Toptanit, e shpallën edheata herët pretendimin për prejardhje aristokratike paraosmane. Pretendimi i artikuluarështë se linja e tyre rrjedh nga Topiajt87 familje kjo e cila dokumentohet në histori qëprej vitit 1260 si zotëruese e zonave të Durrësit, Krujës dhe Elbasanit, por në periudhatë caktuara, dokumentohet të ketë zotëruar territore edhe mbi zonat e lumit Mat e deri

85 Bernd Jürgen Fischer e relaton këtë pretendim të Ahmet Bej Zogollit në këtë formë :Origjina e klanit është e mbuluar me mister e legjendë dhe është bërë subjekt përrallash që kalojnë

nga një gjeneratë në tjetrën. Zyrtarisht, Ahmedit i pëlqente të mendonte se familja e Zogollëve fitoifillimisht përparësi gjatë fundshekullit XV, kur Princesha Mamicë e Krujës, motër e heroit kombëtarshqiptar Gjergj Kastrati [Kastrioti] Skënderbeu, u martua me Zogollin, zotërinë e kështjellës sëBurgajetit . Referenca që Bernd Jürgen Fischer jep për këtë pretendim nënvizohet me këtë shënim :USDS 875.001 ZOG/86: Tirana (No. 886), 9 October 1933. Fischer, Bernd Jürgen, King Zog andthe Struggle for Albania, East European Monographs, Boulder, Columbia University Press, NewYork, 1984, f. 1. Lidhur me këtë pretendim origjinash, lexuesit të painformuar të internetit iofrohet prej anonimëve një pemë e detajuar gjenealogjike të shtëpisë së Zogollëve në të cilën Zogu[Zogoll] Pasha i Madh relatohet të jetë martuar me Mamicën, motrën e Skënderbeut, në shekullinXV, pasi ka emigruar nga fshati Zagut, Kosovë për në Mat. Shih: http://osdir.com/ml/politics.region.albania.shqiperia/2005-01/msg00055.html. Faqja është konsultuar për herë të funditmë  01/11/2009, CET 14:00.

86 Shih pemën e detajuar gjenealogjike të shtëpisë së Zogollëve, në të cilën nëna e Ahmet BejZogollit, Sajide Hanëm Toptani, pasqyrohet si motër e Esad Pashë Toptanit dhe trashëgimtare eMamicës, motrës së Skënderbeut. Është interesante të vërehet se pema gjenealogjike e Zogollëvepërfaqësuar në këtë faqe interneti të specializuar lajmërohet të jetë çertifikuar edhe prej M. ErgunZogas, nga pasardhësit e familjes mbretërore që jetojnë në Turqi. Shih: http://www.royalark.net/Albania/zogu.htm. Faqja është konsultuar për herë të fundit më 01/11/2009, CET 15:20.

87 Gabriel Louis-Jaray e relaton këtë pretendim të Refik Bej Toptanit në këtë formë : Kështu,kur mendohej t i jepej një shef Shqipërisë së pavarur, nuk është e habitshme që i pari i Toptanasveish në rradhë ; ai nuk mund të harronte origjinat e tij, sikurse m i tregoi Refik Beu. Në kohën eSkënderbeut të madh, Topia ose Tobia, ish duka i Durrësit ; ai kish tre vëllezër nga të cilët njëri umartua me motrën e Skënderbeut ; më 1467 erdh vdjeka e Skënderbeut në Lezhë ; Topia moripushtetin në qytetin e Krujës, të cilin më parë ia kish lënë Skënderbeut në shenjë miqësie ; u munde u vra edhe ai nga turqit të cilët morën me vete një fëmijë të lindur nga martesa e motrës sëSkënderbeut ; një nga oficerët e shtepisë së Topiajve e ndoqi gjatë robërisë, e rriti dhe kështu u bëAli Beu, themeluesi i familjes së Toptanëve. Këto kujtime ende jetojnë në memorjen e trashëgimtarëvedhe më kujtohet kërshëria dhe krenaria me të cilën bashkëbiseduesi im më tregonte një pemëgjenealogjike ku ishin shenjuar përpikmërisht të gjithë trashëgimtarët. Në vend, dhe sidomos nëDurrës, qarkullon një legjendë e habitshme : i pari i Topiajve qenkërka një stërnip ilegjitim i Karlittë Anzhuinëve (Charles d Anjou) dhe pohohet se në rrethinat e Durrësit paskan gjetur emblemën qëbart shiritin, shenjë prejardhjesh ilegjitime[ ] Pasardhësit e aleancës martesore me Skënderbeundëshironin të ishin trashëgimtarët e tij dhe të lartësonin të parin e familjes së tyre . Louis-Jaray,

Përpjekja 171

në jug të Vjosës88, duke e bërë atë të rivalizonte për nga rëndësia me derën bizantine tëKomnenëve, despotë të Janinës. Sërish, afërsia gjeografike e origjinave të dyerve, poredhe ngjashmëria fonetike e mbiemrave, mund të ketë qenë vendimtare në fomulimin ekëtij pretendimi. Gjithsesi, në kushtet kur Refik Bej Toptani89 nënshkruante me emrinRefik Bej Topia90 pretendimi mori trajtën e shpalljes publike, fakt i cili shtresëzon edhepretendimin e Ahmet Bej Zogut për prejardhje Kastriote prej linjës amësore, si pasojëe një martese të supozuar midis Mamicës dhe Topiajve në shekullin XV91.

Gabriel, Au Jeune Royaume d Albanie : Ce qu il a été - Ce qu il est, Librairie Hachette et Cie,Paris, 1914 në http://www.gutenberg.org/files/13676/13676-h/13676-h.htm, konsultuar për herëtë fundit më 03/11/2009, CET 17:15.

88 The Encyclopaedia of Islam, Volume I: Arnawutluk-Albania, E.J. Bill, Leiden and Luzac &Co., London, 1960, shih edhe: Sturdza, Mihail Dimitri, Grandes Familles de Grèce, de l Albanie et deConstantinople Dictionnaire Historique et Généalogique, Editions Sturdza, Paris 1999, f. 432-3.

89 Gabriel Louis-Jaray ofron këtë potret të Refik Bej Toptanit në fillimshekullin XX: Ndërgjithë Toptanasit, - dhe sot ka më shumë se pesëmbëdhjetë familje të tilla, - Refik Beu është ndoshtamë i dhëni ndaj gjërave të jashtme dhe më i informuari; ma kishin rekomanduar nxehtësisht dhenjë ditë prej ditësh shëtitëm nëpër Tiranë dhe në rrethinat të saj ; është një burrë në fillim tëdyzetave, me shtat të mesëm, mbahet mirë në veshjen e tij evropiane që jep përshtypjen se vjendirekt nga Londra : pantalloni i kavalierit shtrënguar në kallçinat e lëkurës dhe xhaketa e puthiture cila kulmon me një jakë të linjtë, i japin atij çehren e një gentleman-i të përsosur ; sytë janë tëkafenjtë, shikimi i hollë dhe energjik, mustaqet gështenjë e çelët, lëkura e praruar nga dielli ;Refiku flet me kënaqësi për gjërat e oksidentit të cilat i ka parë dhe për Parisin që e ka vizituar ishoqëruar nga një interpret [drogman] ; ai është delegat i Tiranës së bashku me një hoxhë dhe njëefendi nga fshati në kongresin e Elbasanit [El-Basam] dhe ka gatitur bagazhe të cilat një oksidentalnuk do t i refuzonte : valixhe lëkure, krevat udhëtimesh, rrjetë mushkonjash, gjithçka do t ungarkohet kuajve dhe karvani duhet të marrë udhën po atë natë . Në kontrast me atë të RefikBeut, Louis-Jaray ofron këtë portret për Esad Pashë Toptanin : Veshur si evropian i vërtetë, festenmbi kokë, një bastun të hollë e të gjatë me kokë ari në dorë, tregonte gjithë rëndësinë e moshës.Sapo i ka kapërcyer të dyzetat ; shtat mesatar, sy përçues, nuk i mungon sigurisht as inteligjencae as stili, por kultura e tij duket shumë e përciptë dhe i mungon edhe llustra që i ka dhënë kushëririttë tij, Refikut, kontakti me gjërat e oksidentit dhe impakti direkt i qyteteve dhe qytetërimit tonë.Ndjehet tek ai luftëtari, energjik, i vendosur, i vrazhdë [ ] . Louis-Jaray, Gabriel, Au Jeune Royaumed Albanie : Ce qu il a été - Ce qu il est, Librairie Hachette et Cie, Paris, 1914 në http://www.gutenberg.org/files/13676/13676-h/13676-h.htm, konsultuar për herë të fundit më 04/11/2009, CET 16:50. Kontrasti që krijohet përmes portretizmit që autori frëng i bën dy personazheve,sugjeron prirjen e theksuar të Refik Beut ndaj modës evropianizuese. Për pasojë, është e natyrshmeqë ish pikërisht figura historike e Refik Beut ajo që i personifikoi dhe u identifikua me pretendimetpër origjina fisnike paraosmane të Toptanasve, si pjesë e tendencës për evropianizim.Sidoqoftë,epitafi i varrit të Adem Agë Toptanit në Krujë shfaq linjën gjenealogjike të dinastisë së Toptanasvederi në anëtarin më të parë të njohur të familjes Toptani, Ali Bej Akçahisari (Kruja), i cili duhet tëketë qenë një anëtar fisnikërisë modeste së aparatit shtetëror osman. Asnjë përmendje e Topisë nukshfaqet. Baba Ademi duhet të ketë lindur ndoshta në fillimet e shekullit XVIII. Gjyshi i tij, Aliu, jetoinë mesin e shekullit XVII, rreth 250 vite pas vdekjes së Karl Topisë. Shih: Kiel, Machiel, TheOttoman Architecture in Albania: 1385-1912, IRCICA, Istanbul, 1990, f. 184.

90 Kordha, Hysen, Revolucioni i Qershorit 1924 - Përpjekje tjetër për afrimin e Shqipërisë meEvropën, Studime Historike, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Nr.3-4/2001.

91 Referencë për martesën e Mamicës me Karl Muzakën Topinë ofron edhe Mihail Dimitri

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 172Pavarësia

Në vazhdën e pretendimeve për prejardhje aristokratike paraosmane, rradhitetedhe ai i oxhakut të Këlcyrave. Artikulimi i pretendimit për lashtësi aristokratike që prejepokës bizantine, mblidhet rreth personazhit historik të Ali Bej Këlcyrës. Formalizuarpërmes monografisë kushtuar Ali Bej Këlcyrës nga autori Tanush Frashëri92, porsidomos nëpërmjet pretendimeve të vajzës së Ali Bej Këlcyrës, Hëna Këlcyra, aliasHana Klissura93, pretendimi që artikulohet është ai i vijimësisë aristokratike që prejperiudhës paraosmane, më saktë, prej kontëve të Klisurës. Titulli i kontëve të Klisurësështë mbajtur ndërkaq nga dera e Muzakajve, dhe pikërisht nga djali i Teodorit I tëMuzakëve, në fundshekullin XIV94 dhe pretendimi për prejardhje nga kontët e Klisurës,një ndër emrat e mëparmë për Këlcyrën sikundër dhe Klisania, artikulon në faktpretendimin për vijimësi të pandërprerë aristokratike nga Muzakët në Këlcyrat95. Faktiqë Ali Bej Këlcyra shfaqet edhe me mbiemrin Klissura, gjithë sikurse edhe vajza e tij,tenton të komunikojë një pretendim me të cilin së paku një pjesë e anëtarëve të këtijoxhaku nisën të identifikoheshin.

Një shembull i fundit që meriton vëmendje në këtë kontekst domethënës ështëedhe ai i oxhakut të Vrionasve. Prej oxhakut të Vrionasve, përpos figurës së JusufVrionit, asnjë anëtar tjetër i tij nuk dokumentohet të jetë shprehur publikisht në lidhjeme origjinat. Ndërkaq, Jusuf Vrioni, edhe pse i përmend origjinat e oxhakut të Vrionasvenë kujtimet e tij mjaftohet me pasqyrimin e artikulimeve që personazhe të caktuarhistorikë, përtej këtij oxhaku, kanë ofruar për origjinat e Vrionasve: Vepra të shumta,ndër të cilat edhe një enciklopedi e rëndësishme greke, pohojnë se familja ime ështëpasardhëse e dinastisë bizantine të Paleologëve96, shfaqur rreth mesit të shekullit X[ ] Në veprën e tij Udhëtim nëpër Greqi, Pouqueville97, i cili ish konsull i

Sturdza nën zërat Castriota dhe Thopia. Sturtza i referohet pemëve gjenealogjike hartuar nga Hopfnë Croniques grèco-romaines. Nën zërin Castriota martesa e Mamica Kastriotit me Karl Muzakën

Topinë përcillet më 1445, ndërsa nën zërin Thopia në vitin 1444, fill pas një divorci të këtij tëfundit me Serafina Muzakën gjatë të njëjtit vit. Për më tepër, shih veprën: Sturdza, Mihail Dimitri,Grandes Familles de Grèce, de l Albanie et de Constantinople, f. 263, 433.

92 Frashëri, Tanush, Ali Këlcyra, Aristokrati Kuqezi, Çabej, Tiranë, 2005, f. 21.93 Klissura, Hana, Përse ia keni ndërruar emrin Ismail Qemal Bej Vlorës, Gazeta TemA, 21/11/

2007.94 The Encyclopaedia of Islam, Volume I: Arnawutluk-Albania, E.J. Bill, Leiden and Luzac &

Co., London, 1960.95 Burimi që Tanush Frashëri citon për këtë tezë është Eqrem Bej Vlora, Aperçu sur l Histoire

des Ordres Réligieux et en particulier du Bektachisme en Albanie, f. 8.96 Paleologët, dinastia e fundit e perandorëve të Bizantit 1261-1453 e cila mbretëroi pasi

rimëkëmbi Konstantinopojën si kryeqendër të perandorisë, pushtuar nga kryqtarët e Kryëqezatës sëKatërt më 1204. Paleologët u shfronësuan nga dinastia e Osmanëve më 1453, datë që shënoi edhefundin e Perandorise Bizantine.

97 Titulli që citon Jusuf Vrioni është: Pouqueville de, F.Ch.H.L., Voyage de Grèce, Firmin DidotPère et Fils, 1824. Por është më se e mundur të bëhet fjalë për : Pouqueville de, F.Ch.H.L., Histoirede la régénération de la Grèce, Tome I-IV, Firmin Didot Père et Fils, 1824, pikërisht sepse nëTome I, f. 311, Pouqueville relaton për figurën historike Omer Bej Brionès, të cilin ai e identifikon

Përpjekja 173

përgjithshëm i Francës pranë Aliut, Pashait të Janinës përmend paraardhësintim, Omer [Pashë] Vrionin98, si pasardhësin e njërës prej degëve të kësaj dinastie99.

Pasqyrimin e pretendimeve të Pouqueville-it për prejardhjen Paleologe tëoxhakut dhe ndoshta edhe ato të Aravantinos100, historian i cili artikulon të njëjtinpretendim për prejardhjen e Vrionasve Jusuf Vrioni preferon të mos e mbrojë teksashprehet se, për sa më takon, jam paksa skeptik sepse një boshllëk gati një shekullor,gjatë shekullit XVI, lë disa dyshime për këtë origjinë [ ]101. Fakti që Jusuf Vrionirefuzon të idnetifikohet me këtë pretendim, por zgjedh gjithsesi ta përmendë atë, gjithëduke sugjeruar qenësinë e një peme gjenealogjike, dëshmon sidoqoftë se preokupimidhe tendenca për ta zgjatur prejardhjen aristokratike përtej epokës osmane ka qënëprezente edhe në oxhakun e Vrionasve102. Cilatdo qofshin origjinat e pretenduaraaristokrate bizantine për oxhakun e Vrionasve, mbetet fakt se vjetërsia e artikulimit tëpretendimit dhe dëshmitë nga burime përtej oxhakut, tentojnë ta veçojnë rastin eVrionasve në morinë e pretendimeve të dyerve të tjera, të cilat nuk mungojnë tëidentifikohen me pretendimet, gjithë duke e rradhitur atë në tendencën për ta zgjaturprejardhjen aristokratike përtej epokës osmane.

Sigurisht që përgatitja e terrenit për kontekstin shqiptar pasosman, nëpërmjetdiskurseve të drejpërdrejta, apo sugjerimeve të holla, artikuluar nga një pjesë e elitaveshqiptare, u mirëkuptua si domosdoshmëri për ndryshime të pjesshme ose thelbësoretë identitetit në emër të përshtatjes me progresin e dëshiruar evropian. Por Evropa eiluminuar moderne dhe progresiste nuk përpiqej asokohe të fshihte as frymën e sajraciste dhe as qëndrimet e saj orientaliste ndaj kombeve të Perandorisë Osmane.Mesazhet e saj iu përcollën saktë elitave shqiptare të kohës, të cilat në rastin më të mirëshërbyen si mburojë pritëse për shumëkënd dhe mëtuan për t i negociuar qëllimet esaj, dhe në rastin më pak të mirë aderuan krejtësisht në diskursin evropian103. Përshtatjae diskursit të elitave shqiptare asokohe, qoftë edhe përmes akrobacive linguistikeshpesh qesharake të tipit Amet Bej Zog, mundet së paku të mirëkuptohet në kontekstinbrenda të cilit zhvillohej. Sidoqoftë, përshtatja e diskursit asokohe nuk mund tëjustifikojë pretendimet e Nedim Vlorës për origjina aristokratike paraosmane për oxhakun

si të njëjtin njeri të cilin gazetat e kohës e quanin Omer Bej Vrioni. Ndërkaq, Pouqueville nukmungon ta cilësojë Omer Bej Vrionin si trashëgimtar të Paleologëve. Pouqueville e cilësonpersonazhin si bartës i titullit bej dhe jo pasha, titull i cili do të bartej më vonë nga ai e me të cilini referohen më së shumti relacionet historike.

98 Omer Pashë Vrioni, i njohur, ndër të tjera si, një nga komandantët kryesorë të Mehmet AliPashës së Misirit, kryekomandant i forcave të Ali Pashë Tepelenës, Vezir i Sanxhakut të Janinës,Delvinës dhe Vlorës, Sanxhakbej i Sanxhakut të Selanikut, Sanxhakbej i Tërhallës (Trikalës) dheSerarsker i Greqisë. Shquar si gjeneral i ushtrive osmane dhe shqiptare osmane gjatë Luftës Ruso-Osmane 1828-1829 dhe gjatë kryengritjes së Moresë, cila rezultoi në pavarësinë e Moresë dhe nëformimin e shtetit të parë grek më 1830.

99 Vrioni, Jusuf, Mondes Effacés, f. 29.100 Aravantinos, Panagiotes, Chronologia tis Epeiru, Athena, 1856, tom. a., f. 302.101 Vrioni, Jusuf, Mondes Effacés, f. 29.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 174Pavarësia

e Vlorave, shpallur në fillim të shekullit XXI. Ndaj, një vëshrim më i kujdeshëm i kontekstitnë të cilin këto pretendime shfaqen imponohet natyrshëm për të kuptuar më qartëripërtëritjen e tendencës së artikulimeve në këtë kontekst të ri.

* * *Rënia e diktaturës së proletariatit në fundshekullin XX, provokoi nisjen e një

procesi të ndërlikuar gjestikulacionesh adaptuese të sistemit monopartiak, me qëllimqë ky i fundit t i përshtatej rendit të dëshiruar pluralist. Përshtatja e elitave të sistemitmonist ndaj rendit të ri, kryer sigurisht në mungesë të distancave të mjaftueshmeideologjike, nuk mundi gjithsesi të shmangë importimin e pjesës më të madhe të korpusitdhe simboleve të ideologjisë së vjetër në ideologjinë me të cilën lipsej të indentifikohejtashmë sistemi i ri plural. Kësisoj, pjesa më e madhe e korpusit dhe simboleve tëideologjisë nacional-komuniste, triumfatore gjatë dekadave të fundit të rendit diktatorial,i mbijetoi realitetit post nacional-komunist po aq sa elitat e trashëguara prej tij.

Modifikimet që elitat e sistemit diktatorial kryen mbi ideologjinë nacional-komuniste në vetvete një derivat i banalizuar marksist i ideologjisë së nacionalizmitromantik të shekullit XIX qënë kryesisht të natyrës fetare dhe raciale. Për pasojë,përjashtimeve ideologjike klasore, mishëruar kaherë prej ideologjisë komuniste, do t imbivendoseshin tashmë edhe ato fetare dhe raciale, fenomen i cili do t i jepte ideologjisësë re në pushtet një trajtë të ngjashme me përthyerjet shqetësuese që fitoi ideologjia enacionalizmit romantik evropianizues gjatë fillimshekullit XX. Kjo duket se është edhearyeja përse mendimtari Fatos Lubonja e ka emërtuar ideologjinë e sotme me termin eqëlluar nacional-evropianizëm. Analiza e simboleve që Lubonja i bën ideologjisë së rekur shprehet se, elita shqiptare në pushtet predikon Naton, Perëndimin, Jezu Krishtine Nënë Terezën si fe pushteti104 pa harruar simbolin më emblematik, konstant dhetranscendues të nacionalizmës shqiptare, Skënderbeun nuk lë vend për dyshime përsa i përket trajtës së theksuar orientaliste të ideologjisë triumfante të këtij fillimshekulli.

Pretendimi i Nedim Vlorës për origjina aristokratike paraosmane të oxhakut tëVlorave shfaqet pikërisht në këtë kontekst historik dhe ideologjik. Natyrisht, mundësiaqë Nedim Vlora ta shpallë këtë pretendim origjinash pasi është pajisur me dokumentet

102 Shtrirja e origjinave fisnike të oxhaqeve shqiptarë përtej epokës osmane është diskutuaredhe në shtypin e viteve 1920. Kristo Flloqi, në një artikull për Omer Pashë Vrionin, pasi siguronse ky i fundit ish pasardhës direkt i despotëve të Myzeqesë, vijon: Paleologët Vrionas ndaheshinnë dy fise, prej të cilëve njeri u bë mysliman dhe tjetri mbeti i krishterë i vendosur në Korfuz . Flloqi,Kristo, Omer Pashë Vrioni, Gazeta Agimi, 1920, f. 92, cituar nga: Guga, Mariela, Vrionasit Ndryshe,Erik Botime, Tiranë, f 24.

103 Duke ananlizuar rolin e elitave të dikurshme shqiptare gjatë shekujve të administrimit tëvendit, Eqrem Bej Vlora ofron edhe këtë vizion të qëlluar : [ ]shtresa e lartë [ ] për të ruajtuarinteresat e veta është sakrifikuar si ndërmjetëse dhe rrufepritëse .  Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f.565.

104 Lubonja, Fatos, E ardhmja e Shamisë, Gazeta Korrieri, 07/05/2009.

Përpjekja 175

që e vërtetojnë atë, është krejtësisht e qëndrueshme. Ndërkohë, dokumentet mungojnëtë bëhen publike edhe pse pretendimi i ri mohon haptas pretendimin e Ismail Qemal BejVlorës dhe Eqrem Bej Vlorës për origjinat e krishtera modeste dhe lokale të oxhakut tëVlorave105. Artikuluar në një kontekst të favorshëm, në të cilin jo pak oxhaqe kanëripërsëritur qartas pretendime për vijimësi aristokratike që prej epokës së krishterëparaosmane, është krejtësisht e parrezikshme të hamendësojmë se Nedim Vlora tentontë korrigjojë një pretendim paraprak, të gjykuar ndoshta diskriminues në raport mepretendimet e oxhaqeve të tjerë.

Sidoqoftë, në thelb, pretendimi i Nedim Vlorës për prejadhje nga AranitKomnenët, i bashkërendohet plotësisht tendencës së konsoliduar të oxhaqeve shqiptarepër vijimësi aristokratike paraosmane që prej epokës së principatave arbërore. Kushtete krijuara tashmë në terren janë më se të volitshme për artikulime, të cilat jo vetëm ipërshtaten termave dhe logjikës së ideologjisë dhe simbolikës nacional-evropianiste,por edhe shërbejnë, me apo pa dashje, në konsolidimin e saj. Sakaq, të gjitha këtoprentendime, të bazuara në dokumente historike ose perceptime të trashëguara familiare,apo të formulura si domosdoshmëri përshtatjesh në rende e sisteme të reja politike,ideologjike dhe gjeostrategjike, vërtetojnë, me qëllim ose jo, një tezë tashmë klasike tëhistoriografisë osmane106. Teza në fjalë artikulon idenë se, familjet pricërore shqiptaretë epokës paraosmane i paraprinë shekuj më herët konvertimit në Islam të popullataveshqipfolëse dhe për pasojë, e ruajtën statusin e tyre të privilegjuar edhe në epokënosmane.

Faktikisht, në një vështrim të përgjithshëm, me qëllim repertorimin e pretendimevetë origjinave të oxhaqeve dhe dyerve shqiptare, konvertimi i Topiave në Toptanas,Muzakëve në Këlcyra, Kastriotëve në Zogollë, Dukagjinasve në Dukagjinzade, Aranit

105 Ndoshta, një ndër arsyet që e ka shtyrë Nedim Vlorën ta artikulojë këtë pretendim gjendettek afërsia e emrit Gjerg Golemi, përmendur nga Eqrem Bej Vlora si paraardhës i Vlorajve në pemëngjenealogjike të Vlorajve, me një personazh të traditës orale, Gjorg Golemi, pas të cilit supozohetse fshihet figura historike e Gjergj Aranit Komnenit. Për hollësi të mëtejshme rreth artikulimit tëkëtij supozimi, shih: Shuteriqi, Dhimitër, Kënga e Gjorg Golemit midis legjendës dhe historisë,Gazeta Shqiptare, 10/6/2007. Sidoqoftë, afërsinë midis personazhit të Gjerg Golemit dhe atij tëGjorg Golemit, mund ta kish sugjeruar edhe Eqrem Bej Vlora, i cili përkundrazi insiston gjatëartikulimit të tij tek origjinat e krishtera të rëndomta dhe të panjohura nga malet e Labërisë

tëVlorajve edhe pse Gjerg Golemin, të parin e linjës së Vlorajve sipas Eqrem Beut tek Kujtimet, eprezanton si Qefalin e Janinës gjatë fundshekullit XIV. Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 605. Ndërkaq,në monografinë Kalaja e Kaninës, Eqrem Bej Vlora e përmend personazhin e djalit të GjergjAranitasit, i cili rreth vitit 1487 emërohet, sipas Eqrem Beut, myteselim i sanxhakbeut të Vlorës nëHimarë, por nuk sugjeron kurrfarë lidhjeje gjinore midis djalit të Gjergj Aranitasit, Konianos/Komninos dhe Dizdarit të Kaninës më 1428, Mehmet Bej Bin Abdullahut, djalit të ish Qefalit iKaninës(!), Golemit. Gjithë sikurse nuk sugjereon kurrfarë lidhjeje gjinore midis tyre dhe Vlorajve.Vlora, Eqrem Bej, Kalaja e Kaninës, Gazeta Tema, Tiranë, 08/10/2007.

106 The Encyclopaedia of Islam, Volume I: Arnawutluk-Albania, E.J. Bill, Leiden and Luzac &Co., London, 1960.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 176Pavarësia

Komnenëve në Vlora, Paleologëve në Vrionas dhe Balshajve në Begollë107 e plotësonpanoramëm e dyerve princërore arbërore pothuaj krejtësisht108.

* * *Është e vendit që përmbyllja e kësaj teme rreth pretendimeve të oxhaqeve

shqiptarë për origjinat, të nisë me një homazh për gjithë ata që insistuan ta pasurojnëmemorjen e historisë me dëshmitë e tyre për një epokë të rrëfyer keq dhe turbullt prejhistoriografisë bashkëkohore shqiptare. Në kontekstin e origjinave, mirënjohja i takonkryesisht Eqrem Bej Vlorës, por edhe Ismail Qemal Bej Vlorës e Jusuf Vrionit, të cilëtnëpërmjet kujtimeve të tyre i dhanë jetë orvatjes për të kuptuar perspektivën dhekumtet e oxhaqeve shqiptare. Ishte sigurisht falë larmisë së kumteve për origjinat eoxhakut të Vlorave, artikuluar nga burime brenda këtij oxhaku, që u mundësua ndërtimii një skice të përgjithshme të perspektivës së kumtit të elitave të dikurshme rrethorigjinave të tyre.

Sajë artikulimeve të Eqrem Beut dhe Ismail Qemal Beut për origjinat e oxhakut tëVlorave u shfaq e plotë perspektiva e qenësisë së një kumti, i cili u cilësua nga rrëfyesitsi i përshtatur me prerogativat e epokës osmane shqiptare. Janë sigurisht këto dëshmitë vyera për diskursin e origjinave, të cilat mundësojnë hamendësimin, deri në provëne të kundërtës, se pretendimet e oxhaqeve shqiptarë, ose të një pjese të rëndësishme tëtyre, duhet të kenë përkuar me frymën e elitave kozmopolite të sistemit osman. Duke einterpretuar qënësinë e këtij pretendimi me argumentin se, kështu e kërkonte asokohepolitika dhe moda sepse nuk ishte aspak e hijshme që një derë , e cila për katërshekuj me rradhë kishte qënë mëkëmbëse e Sulltanit në vend, ta ketë prejardhjenprej një të krishteri të rëndomtë e të panjohur nga malet e Labërisë109, Eqrem BejVlora nuk e fsheh dot sugjerimin se leximet e pretendimeve mbi origjinat e oxhaqeveshqiptarë duhen bërë sipas politikave dhe modës së epokës gjatë të cilave artikulohen.

Në këtë pikëpamje, pretendimi i oxhakut të Vlorave për origjina dyfish fisnikekoniane dhe sejide, i përkon plotësisht politikës dhe modës së epokës omane, gjatë tëcilës nuk qe fare e pamundur që elitat drejtuese osmane të kishin origjina nga më tëndryshmet, duke përfshirë rëndom edhe elitat e dikurshme bizantine të Anatolisë, edhe

107 Eqrem Bej Vlora mbron pretendimin se sipas gojëdhënës, oxhaku i Begollëve të Pejës ështëpasardhës i derës princërore të Crnojeviçëve, derë të cilën ai e cilëson si një degë e Balshajve .Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 576.

108 Clayer e vëren shkurtimisht këtë tendencë dominante të oxhaqeve shqiptarë për t i përshtaturorigjinat e tyre aristokrate osmane si vijimësi e dyerve princërore arbërore. Sakaq, Clayer duket sei pranon si të mirëqena interpretimet e Eqrem Bej Vlorës për origjina përgjithësisht modeste dheshqiptarizuese të oxhaqeve shqiptarë, pa i kushtuar vëmendje vërtetimit të hollësishëm të diskursittë këtij të fundit. Për trajtimin që Clayer i rezervon diskursit të origjinave të oxhaqeve shqiptarë,shih: Clayer, Nathalie, Aux Origines du Nationalisme Albanais, f. 578-9.

109 Vlora, Eqrem Bej, Kujtime, f. 572.

Përpjekja 177

ato selxhukide të Anadollit110, edhe ato të krishtera të Rumelisë111, edhe bijtë edevshirmesë, por edhe më gjërë112. Sidoqoftë, kumtet e Ismail Qemal Beut dhe EqremBeut pasqyrojnë shkëputje dhe distancim prej pretendimeve të origjinave formuluar

110 Tek bizantinisti Vryonis lexojmë : Ushtritë selxhuke, që prej fillimeve të eksperiencës sëtyre anadollake, karakterizoheshin nga diversiteti i theksuar etnik. Ato përfshinin turq, arabë,persë, gjeorgjianë, armenë, rusë, frankë dhe grekë. Shkurt, ato ngjasonin shumë me ushtritëmultietnike të Kalifatit dhe Bizantit. Kontigjentët ushtarakë armenë, nën drejtimin e patricëvearmenë, i shërbyen selxhukëve gjatë fundit të shekullit XI dhe filimit XII në Anadollin lindor.Niceforus Gregoras dëshmon se sulltanët rekrutonin trupa ushtarakë prej grekëve të krishterë midisgrekëve që banonin në hapësirat selxhukide dhe se këta shërbenin nën gjeneralët dhe uniformat etyre. Ish pikërisht mbi këta trupa që Mihal Paleologu u emërua kondistab pasi u arratis për nëKonia. Mbijetesa e grupeve ushtarake të krishtera dhe përfshirja e tyre në makinën luftrake osmanejanë femomene të studiuara gjërësisht dhe në detaje dhe me të drejtë janë theksuar si elementë qëndihmuan në procesin e përparimit të shpejtë ushtarak të osmanëve, të cilët, në mungesë të fuqisëndihmëse, nuk do të kishin qënë numerikisht të mjaftueshëm ta ndërtonin dhe mbanin perandorinëe tyre të gjerë. [ ] grupet e krishtera ushtarake, së bashku me spahinjtë e krishterë, formoninshumicën e forcave ushtarake osmane në Ballkan rreth fundit të shekullit XV dhe fillimit XVI .Vryonis, Speros Jr., The Byzantine Legacy and Ottoman Forms, f. 272-3.

111 Tek orientalisti dhe osmanisti Lewis lexojmë : Nuk ishin barbarë prej stepave të AzisëQendore ata që nënshtruan Evropën Juglindore, por një popull i civilizuar mysliman, dhe Islami,pavarësisht konfliktit të tij të gjatë me Krishtërimin, ngjason shumë me të. Të dy i bashkontrashëgimia profetike hebraike, revelatat, monoteizmi etik dhe ligji i shenjtë. Të dy bashkoheshin

ose më mirë, ndanin trashëgiminë helene, prej të cilës Islami ruajti filozofinë dhe shkencën,ndërsa Perëndimi letërsinë dhe artin. Islami është shumë herë më i ngjashëm me Evropën nëtraditat kulturore se sa me Orientin e vërtetë në Indi dhe Kinë. Ndërkaq, turqit ishin të familiarizuarnë një sens më të afërt dhe material. Prezentë në Anatoli që prej shekullit XI ndërkaq që absorboninracat e hershme të gadishullit dhe në Evropë, që prej shekullit XIV. Teksa nënshtroninKonstantinopojën, ishin familiarizuar me Ballkanin, përzier me gjak grek, sllavon dhe shqiptar.Burra të lindur të krishterë shquheshin në oborr dhe ushtri trupat e Jeniçerëve përbëheshinkrejtësisht prej të tillësh. Mehmeti II, Fatihu, me greqishten dhe në Greqi ndjehej në shtëpinë e tij.Në shumë aspekte, turqit ishin më pak të huaj për Konstantinopojën se sa të krishterët e perëndimit .Lewis, Bernard, Europe and the Turks: The Civilization of the Ottoman Empire, History Today,Volume 3, Issue 10, October 1953.

112 Në këndvështrimin etnik shtresa e lartë osmane qe një shkartisje shumëngjyrëshe. Ndëranëtarët e saj gjendeshin të huaj spanjollë, italianë dhe iranianë, të cilët kishin mbërritur si robër,imigrantë vullnetarë apo refugjatë. Ndër subjektet e sulltanit, anadollakë e boshnjakë, egjiptjanëe serbë shërbyen të gjithë njëlloj në degët e ndryshme të ushtrisë dhe administratës. [ ] Sidomosnë provincat e Afrikës së Veriut, por edhe në Stamboll, kish po ashtu spanjollë, italianë dhehungarezë, të cilët i ishin bashkuar osmanëve me dëshirë. Disa të shtyrë prej përndjekjes fetare nëtokat e tyre; kjo për sa i takon kalvinistëve hungarezë të cilët kishin vuajtuar represion tëkonsiderueshëm gjatë Kundër-Reformës në Perandorinë Habsburge. Në Afrikën e Veriut, ushtarëtspanjollë të fortesave (presidios), të keqpajisur e keqpaguar, shpesh dorëzoheshin tek jeniçerët. Përmë tepër, në provincat e Afrikës së Veriut, ku personeli ushtarak dhe njësitë pirate përmbaninnumra të lartë të huajsh, ish shumë më e lehtë për individin të përmirësonte statusin e tij social sesa në shoqëritë e ngurtësuara të fillimeve të modernizmit në Evropë, ku gati të gjithë ishin të lidhurme çifligun në të cilin kishin lindur . Faroqhi, Suraiya, Subjects of the Sultan, f. 40 & 63.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 178Pavarësia

sipas politikës dhe modës së epokës omane, në favor të politikës dhe modës romantikeshqiptarizuese të epokës së nacionalizmit romantik.

Ky diskurs pretendimesh që zhvillohet në terrenin e lëvizshëm dhe të paqartë tëorigjinave të oxhaqeve shqiptare lipset të mos e shpërqëndrojë vemendjen nga përpjekjapolitike e këtyre aktorëve të spikatur të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Aderues nëideologjinë nacional-romantike mbi të cilën tentuan të ndërtonin një komb-shtet tëqëndrueshëm për t i bërë ballë sfidave që premtonte epoka e re e komb-shtet formimeve,këta personazhe frymëzuese dhe pararojë të këtij realiteti të ri mëtonin të formonin njëkomb, i cili idealisht lipsej të qëndronte mbi bazat e pastërtisë etnike. Në këtë kontekst,nuk është veçse një spekulim i logjikshëm hamendësimi se, Ismail Qemal Beu dheEqrem Beu, në përputhje me pikëmapjet e nacionalizmit romantik, nuk ngurojnë tëpërdorin autoritetin e tyre për të theksuar origjina modeste dhe lokale për oxhakun eVlorave. Eqrem Beu nuk do të kursehet sakaq ta mbrojë këtë pretendim edhe përorigjinat e oxhaqeve të tjerë. Ndër gjashtë oxhaqet që hyjnë në listën e shkurtër tëEqrem Beut si oxhaqet më të rëndësishme shqiptare vetëm ai i Pejës i shpëton origjinavemodeste, por jo atyre shqiptarizuese.

Por nacionalizmi romantik i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare erdh e u përthye nëtrajta të forta orientaliste, sidomos gjatë fillimshekullit XX. Dhe sigurisht që politika dhemoda e frymëzuar prej ideologjisë evropianizuese nuk vonoi të shfaqej edhe në kumtet eorigjinave të dyerve shqiptare. Rastet e spikatura të Amet Bej Zogut, Refik Bej Topisëapo Ali Bej Klissurës, nuk mund të kuptohen përveç se si një tentativë përshtatjeje ndajpolitikës dhe modës progresiste dhe evropianizuese, me të cilën përshtatja identitareartikulohej edhe nëpërmjet kërcënimit. Gjykimi për të përligjur fisnikërinë evidente osmanesi vazhdimësi e një linje fisnikërore që prej epokës së krishterë artikulohej si domosdoshmërimbijetese në rendin e ri politik dhe gjeostrategjik, dhe theksi mbi identitetin aristokratik tëkrishterë të dyerve shqiptare nuk duhet kuptuar ndryshe përveç se si një tentativë edëshpëruar për t i bërë ballë tipareve raciste dhe qëllimeve paternaliste dhe orientalistetë Evropës së kohës ndaj kombeve në proces lindjeje.

Politika dhe moda evropianizuese e fillimshekullit XX nuk mungoi të ndërrojëpër t ia lënë vendin ideologjisë së elitave të reja nacional-komuniste, të cilat i përshtatënorigjinat e personazheve të oxhaqeve shqiptarë sipas politikës dhe modës së ideologjisëklasore marksiste. Kësisoj, në përputhje me politikën dhe modën e luftës civile tëklasave por edhe kundër fesë dhe autoriteteve të saj emrit të Ismail Qemal BejVlorës do t i mvishej petku anonim proletaro-fshatar, sublimuar nga ideologjia ediktaturës së proletariatit në trajtën e emërtimit Ismail Qemali, e bashkë me të edhegjithë personazheve të tjerë të elitës së dikurshme, vlerësuar të dobishëm në narrativëne diktaturës së proletariatit. Përballë tyre, do të qëndronin tashmë të spikatur përarmiqësinë e tyre të betuar ndaj modernitetit proletar, një shtresë e tërë fisnikësh,armiqësisë të së cilëve nuk munguan t i bashkoheshin edhe elitat fetare të shoqërisë.

Ndërkaq, konvertimi i elitave të diktaturës së proletariatit në ideologjinënacional-evropianiste, rimundësoi përshtatjen e ideologjisë nacional-komuniste nëepokën e integrimit evropian. Sikurse gjithë ideologjitë pararendëse, edhe nacional-evropianistja u dëftye pjellore për përshtatjen e diskurseve të origjinave me politikën

Përpjekja 179

dhe modën e kohës. Oxhaqet që nuk kishin pasur rast ta përligjnin fisnikërinë osmane sivazhdimësi e një fisnikërie që prej epokës së krishterë, politika dhe moda e ideologjisënacional-evropianiste, nëpërmjet thirrjeve aspak të mbytura nga tribunat presidencialepër thelbin e krishterë të shqiptarëve113, akuzave publike për tradhëti kombëtare në dëmtë krishtërimit të kombit114 dhe traktateve politike për identitetin evropian të shqiptarëve115,do t u mundësonin sërish terrenin e përshtatshëm për t i shpalosur këto pretendime.

Politika dhe moda e spikatur orientaliste e ideologjisë nacional-evropianistengjasojnë dukshëm me përthyerjet e forta orientalizuese që pësoi nacionalizmi romantikgjatë fillimshekullit XX. Sidoqoftë, gjithë duke pasur të përbashkët pozicioniminpërjashtues në nivel fetar dhe racor, ideologjia nacional-evropianiste ka ruajtur tëpaprekur edhe tiparin e saj përjashtues në nivel klasor, trashëguar nga origjina e sajnacional-komuniste. Ironia e vijimësisë inflacionare të pretendimeve, artikuluar ngatrashëgimtarët e shtresës së fisnikëve për origjinat e tyre gjatë kësaj epoke, qartësohetvetëm pas mirëkuptimit të këtij tipari të ideologjisë së sotme nacional-evropianiste ecila, sikurse kaherë ideologjia mëmë nacional-komuniste, i konsideron jo vetëm palegjitimitet elitat e Shqipërisë së dikurshme, por vazhdon t u mbajë ende veshur petkunanonim proletaro-fshatar, prerë e qepur me teritalin e Kombinatit të Tekstileve Stalin.

Në këtë kontekst, tentativat e trashëgimtarëve të oxhaqeve për t i përligjurprejadhjet fisnike përtej epokës osmane, mbeten përthyerje të dëshpëruara për t iupërshtatur një rendi, i cili është ndërtuar mbi mohimin dhe deligjitimin e rolit dhekontributit të tyre historik. Në një territor të shenjuar nga politika dhe moda përjashtuesendaj klasës së përmbysur fisnike personifikuesja e bashkësisë së gjithë të këqijave tëkombit me në krye konvertimin tradhëtar fetar tentativat e trashëgimtarëve të oxhaqevepër t iu përshtatur ideologjisë nacional-evropianiste i shërbejnë politikës dhe modëssë përjashtimeve ndaj trashëgimisë së pasur osmane dhe islame dhe përftohen sijustifikime për të stigmatizuar dhe alienizuar një pjesë tejet të konsiderueshme të historisëdhe identitetit shqiptar.

* * *Ismail Qemal Beu teksa mëtonte t i jepte prejardhjes së tij një fytyrë të pastër

dhe modeste shqiptare, dhuroi edhe këtë gjykim, i cili në këtë kontekst origjinash tëpretenduara fiton një kuptim tejet domethënës: Pas fitores Turke, e sidomos pas kthimittë shumicës së popullsisë në fenë islame, shumë shqiptarë kërkuan të zbulonin e tësiguronin një titull fisnikërie për familjet e tyre [ ] pikërisht si grekët e vjetër qëpohonin se rridhnin nga familje fisnike egjiptiane116. Një vështrim kontekstual nëkohë dhe hapësirë do të mjaftonte për ta kuptuar universalitetin e kësaj tendence, sëcilës nuk munguan t i përshtaten shqiptarët e shkuar e sigurisht as të tashmit.

113 Shih fjalën e ish-presidentit të RSH, Alfred Moisiu, Toleranca ndërfetare në traditën epopullit shqiptar, mbajtur në Nëntor 2005 në Forumin e Oxford-it.

114 Velo, Maks, Qoseizmi, ose teoria e urrejtjes, Gazeta Shekulli, Nr. 168, 20 Qershor, 2006.115 Kadare, Ismail, Identiteti Evropian i Shqiptarëve, Onufri, Tiranë, 2006.116 Vlora, Ismail Qemal Bej, Kujtime, f. 21.

Origjinat e pretenduara të oxhaqeve shqiptare

Përpjekja 180Pavarësia

RILINDJA BULLGARE SI NJË PERIUDHË E VEÇANTË HISTORIKE,SHQYRTUAR NË KONTEKSTIN E RILINDJEVE KOMBËTARE *

Nga Alexander Vezenkov

Sipas historiografisë bullgare Rilindja Bullgare (Bylgarsko vyzrajdane osemë thjeshtë Vyzrajdaneto) është një nga periudhat më të rëndësishme në historinëbullgare, e cila mbulon shekujt XVIII dhe XIX, deri në krijimin e principatës autonomebullgare pas luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878. Në të kaluarën, termi Vyzrajdanepërkthehej si Renaissance (duke i korresponduar kështu një interpretimi krejt tëndryshëm), ndërkaq që përpos tij përdoret gjithashtu edhe termi Zgjim (Probujdane).Vyzrajdane konsiderohet si një periudhë transformimesh të shpejta në të gjitha fushate jetës ekonomike, shoqërore e kulturore të bullgarëve përgjatë shekullit të fundit aposhekujve të fundit të rendit osman. Studimet historike i kushtojnë më tepër vëmendjerritjes së ndjenjës kombëtare; rritjes së veprimtarisë ekonomike të bullgarëve; zhvillimittë formave të ndryshme të organizimeve autonome politike në nivel lokal; krijimit tëshkollave, shtypit dhe letërsisë bullgare; betejës për krijimin e Kishës Bullgare tëpavarur prej Patriarkanës së Konstandinopojës; lëvizjes për pavarësi politike.

Gjatë dekadave së fundit pati përpjekje të ndryshme për t i rivlerësuar arritjethistoriografike në fushën e ashtëquajtuar Rilindja Bullgare . U ekzaminuan variantetnacionaliste dhe komuniste të Ligjërimit të Madh dhe bashkë me ta edhe

marrëdhieniet e Rilindjes me proceset e ndryshme në Evropë (Rilindjen, Iluminizmin,Romanticizmin, Revolucionin Industrial, etj.)1. Këtu, do të dëshiroja të shkoja më largduke parashtruar një problem që mbeti pa përgjigje e të cilin e konsideroj si më tërëndësishmin. Ajo çka duket me interes është vetë fakti se, historiografia bullgare e

* Kjo kumtesë është një version i shkurtuar dhe i përmirësuar i një artikulli të botuar më parënë bullgarisht: Ochevidno samo na prav pogled: Balgarskoto vazravdane kato otdelna epoha.(E qartë vetëm në pamje të parë: Rilindja kombëtare bullgare si një erë e veçantë historike). Në:Literaturen vestnik, N 25 / 23-29.06.2004, f.10-11; më e detajuar në: Balkanskiyat XIX vek.Drugi prochiti. D. Mishkova, bot. Sofia: CAS, Sofia / Riva, 2006, f. 82-127. Titulli është redaksional(shënim i përkthyesit).

1 .  , . : , 2002. = RoumenDaskalov, The Making of a Nation in the Balkans: Historiography of the Bulgarian Revival.Budapest and New York: Central European University Press, 2004.

Përpjekja 181

konsideron Rilindjen si një periudhë të qartë historike, në vend të një prej proceseveqë e shenjoi jetën e shoqërisë bullgare gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Thënë ndryshe,çështja shtrohet nëse kishte vetëm Rilindje Kombëtare përgjatë shekullit ose shekujvepërpara formimit të shtetit të sotëm bullgar. Nuk ka kurrfarë dyshimi se gjatë kësajperiudhe pati ndryshime madhore, por janë ato të mjaftueshme për ta konsideruar këtëperiudhë veçmas nga shekujt e tjerë nën sundimin osman ? Qenë vallë këto ndryshimetë lidhura drejtpërdrejt me Rilindjen Kombëtare ?

Përpos kësaj, shtrohet po ashtu një pyetje e dytë e rëndësishme: cilat janëpasojat e studimit dhe paraqitjes së Rilindjes Kombëtare si një periudhë e veçantëhistorike?

Edhe pse ekzistojnë opinione të ndryshme rreth fillimeve dhe vetë fundit tëRilindjes, në historiografinë bullgare pranohet gjërësisht se ajo përbën një periudhë tëveçantë historike. Jo vetëm historianët, por e gjithë shtresa relativisht e edukuar nëBullgari, kanë së paku një ide të përgjithshme për Rilindjen Kombëtare si një ngaperiudhat më të mëdha në historinë bullgare. Po ashtu, të shumtë janë edhe akademikëte huaj që e pranojnë konceptin e Rilindjes Kombëtare si një periudhë e veçantë,sidomos teksa insistojnë të propozojnë një panoramë të përgjithshme të historisëbullgare2.

Megjithatë, duhet nënvizuar se perceptimi i Vyzrajdane-s si një periudhëqartësisht e veçantë është një konstrukt historiografik. Edhe nëse ndjesia e fillesës sënjë ere të re ishte faktikisht reale përgjatë shekullit XIX dhe për më tepër, edhe nësetermi Vyzrajdane u përdor në raste të ndryshme, prezantimi i kësaj periudhe si Vyzrajdaneështë një shpikje shumë e vonët. Në dekadat e para pas vitit 1878 flitej dhe shkruhejthjesht për një kohë përpara Çlirimit (predi Osvobojdenieto) ose nën sundiminturk (pod tursko). Koncepti i Rilindjes si një periudhë e veçantë historike e moriformën e tij përfundimtare përmes shkrimeve të njerëzve të cilët nuk ishin bashkëkohëstë saj.

E rrënjosur tashmë në historiografinë bullgare, perceptimi i Rilindjes si njëperiudhë e veçantë historike nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje. Edhe historiografiakomuniste, e cila e rishikoi ligjërimin historik në shumë aspekte, vazhdoi ta studiontedhe prezantonte atë si një prej periudhave më madhore të historisë kombëtare. Një faktky simptomatik sepse në këndvështrimin marksist një periudhë e tillë e veçantë nukduhej të ekzistonte. Nëse krahasohet periodizimi i historisë bullgare nëpërmjet skemësmarksiste të formimeve socio-ekonomike , do të vërehej qartë fakti se sa problematikeështë të gjeturit e një vendi për periudhën e Rilindjes . Ky fakt ngjalli debate tëqenësishme nëse periudha e Rilindjes duhej të konsiderohej si pjesa e fundit efeudalizmit apo si fillesa e kapitalizmit . Përfundimisht, periudha u etiketua si tranzitore

midis tyre3.

2 R. Crampton, A Concise History of Bulgaria. Cambridge: Cambridge University Press,1997, f. 46.

3 .  , ..., 2002, f. 102-109.

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 182Pavarësia

Megjithatë, historiografia komuniste pati një impakt të rëndësishëm, të paktënnë dy drejtime të ndryshme. Fillimisht, e zgjeroi historinë e Rilindjes në fushën ehistorisë shoqërore dhe ekonomike. Në vazhdim, vetë qenësia e ligjërimit komunisti dha një joshje të pabesueshme rizbulimit të interpretimeve të vjera nacionaliste .Kështu, në terma afatgjatë, krijoi mundësi të mëtejshme për konsolidimin e ligjërimitnacionalist .

Ndryshimet pas vitit 1989 sollën revizionimin e disa interpretimeve pro-komunistedhe pro-ruse, por sërish në totalitetin e tij ligjërimi mbeti i pandryshuar. Edhe ataakademikë që u munduan të kalonin përtej problematikave tradicionale të Vyzrajdane-s, duke aplikuar qasje të reja dhe duke kërkuar subjekte të reja, ndoqën linjat kryesoretë paradigmës ekzistuese. Botimet më të fundit mbi çështje relativisht neutrale , tëtilla si jeta urbane4, publiciteti5 dhe higjena publike6, vazhdojnë t i ndërlidhin të gjithatendencat e reja me Rilindjen .

Institucionalizimi i Rilindjes

Ideja se Rilindja përbën një periudhë të veçantë historike nuk është thjeshtgjerësisht e pranuar, por është e institucionalizuar. Rilindja Bullgare perceptohet sinjë fushë e veçantë për specializimet profesionale të historianëve bullgarë, sikursehistoria bashkëkohore, mesjetare, bizantine apo osmane. Për rrjedhojë paradigma eRilindjes Bullgare riprodhon vetveten sajë një inercie të fortë institucionale:

specialistëve të Rilindjes Bullgare u rezervohet një vend i posaçëm në librat shkollorëdhe në kurrikulat e të gjitha niveleve arsimore.

Për pasojë, specialistët e studimeve osmane në Bullgari i përqendrojnë zakonishtpërpjekjet e tyre në studimin e shekujve para Rilindjes , ndërsa studimet osmane tëshekullit XIX janë minoritare, mund të thuhet bile se përbëjnë një aks të shpërfillur.Nëse do ta krahasonim situatën në Bullgari me studimet osmane në përgjithësi (Tanzimatipërbën një prej drejtimeve kryesore në kërkimet historike, sidomos në vitet 1960-1980),shfaqet një kontrast i fortë në favor të bollëkut historiografik mbi Rilindjen Bullgare .Ky kontrast është kryesisht pasojë e faktit se studimet osmane në Bullgari u zhvilluanvetëm pas institucionalizimit të studimeve të Rilindjes .

Studimet mbi shekujt XV-XIX të historisë bullgare duhen zhvilluar në lidhjetë ngushtë me studimet osmane. Faktikisht, pa një bashkëpunim të tillë ato janë thuajsetë pamundura të zhvillohen. Në fakt, studimet osmane mbi shekujt XV-XVIII qenë njëndër degët kryesore të historiografisë bullgare prej viteve 1950. Drejtimi i interesit tëkërkimit historik krejtësisht kah shekulli XIX mbi Rilindjen , theu lidhjen me studimetosmane dhe çoi kështu në një njëanëshmëri të paevitueshme të të gjithë panoramës.

Mundemi kështu të arrijmë në përfundimin se, imazhi i njëanëshmërisë së shekullit

4 .  , ..., 1999 = ...5 .  , . : , 1995.6 . - , (1700-1850). : 94, 2004.

Përpjekja 183

të XIX bullgar nuk rezultoi vetëm si pasojë e injorancës: ata që e prodhuan atë janëakademikë të edukuar dhe profesionistë të mirëtrajnuar. Amatorët që punuan gjatëfundit të shekullit XIX dhe dekadave të para të shekullit XX mblodhën në mënyrë josistematike gjithë informacionet e mundshme; për pasojë, në shkrimet e tyre gjendetmë tepër diversitet për periudhën përpara Çlirimit , përfshi edhe dimensionin e sajosman. Kërkuesit bashkëkohorë e identifikojnë më qartësisht objektin e kërkimeve tëtyre ( Rilindjen Bullgare ) dhe braktisin gjithçka që del përtej saj, qoftë si subjekt eqoftë si burim. Rezultati është një panoramë koherente, por shumë herë më pak realistese panorama e së shkuarës.

I. Impakti i konceptit të Vyzrajdane-s si një periudhë e veçantëe shkrimit të historisë në Bullgari

Perceptimi i Vyzrajdane-s si një periudhë e veçantë historike ka krijuar njëimpakt të madh në mënyrën se si përfaqësohen në historiografinë bullgare shekujtXVIII-XIX. Ky impakt mund të shquhet në disa drejtime.

Mbipërfaqësimi i proceseve të Rilindjes

Përmasa e vërtetë e proceseve që konsiderohen si elementë thelbësorë tëRilindjes është në të vërtetë shumë e kufizuar. Kështu, pas një periudhe diç më

shumë se gjysmë shekullore edukimi kombëtar bullgar , proces ky i cili konsiderohetsi një manifestim masiv dhe ligjor i Vyzrajdane-s, regjistrimi i parë në Principatën eBullgarisë (1.1.1881) tregon se vetëm 3.3 përqind e popullatës (5.0% e meshkujve dhe1.5% e femrave) ishin në gjendje të shkruanin dhe lexonin. Ky proporcion ështëjashtëzakonisht i ulët, aspak më i lartë se ai që pritet të gjendet në një shoqëri para-moderne. Mospërputhje të ngjashme gjenden në përshkrimet e betejave për pavarësipolitike. Botimet ekzistuese krijojnë ndjesinë e një përfshirjeje në rritje të të gjithëkombit në betejën për çlirim. Megjithatë, në kulmet e këtyre betejave kryengritja eprillit dhe majit 1876 vetëm disa mijëra njerëz të armatosur morën pjesë në to.

Prezantimi i transformimeve të ndryshme politike, shoqërore dhe ekonomikesi pjesë e Rilindjes

Fillimisht, rritja e veprimtarisë ekonomike ndër bullgarë shihej si një parakushtpër Rilindjen , por historiografia komuniste nisi ta prezantojë rimëkëmbjen ekonomikesi një pjesë thelbësore të vetë Rilindjes . Shpesh harrohet se, shekulli XIX shënoi nëfakt një rritje ekonomike në të gjithë Perandorinë Osmane. Në të njejtën mënyrëmanifestimet e ndryshme të modernizimit shihen gjithashtu si një aspekt tipik iRilindjes .

Duhet shënuar se shumë fenomene të jetës së bashkësisë bullgare qëkonsiderohen si pjesë e Rilindjes ishin së paku pjesërisht pasojë e reformave osmane:

- përfshirja e elitave shekullare në administrimin e kishës u kërkua nga autoritetet

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 184Pavarësia

përmes traktatit të reformës së vitit 1856- pavarësia e Kishës Bullgare (1870) përkoi me kodifikimin e sistemit të mileteve

në vitet 1860- zhvillimi i arsimit modern ndër bullgarë u inkurajua nga politika e shtetit, që

promovoi arsimin duke përfshirrë edhe jo-myslimanët7

- modernizimi urban (zakonisht i parë në lidhje me Rilindjen 8) rezultoi poashtu nga influencat evropiane dhe politikat shtetërore

Reformat dhe transformimet që nuk mund të integroheshin në Rilindjeinjorohen

Në shkrimet historike mbi Vyzrajdane-n gjendet zakonisht një përshkrim i shkurtëri tentativës për të reformuar Perandorinë Osmane, por pa asnjë rol në skemën eshpjegimeve. Në fakt, në disa botime, përpjekja për reformë përshkruhet me më shumëdetaje9, të tjerë nuk e përmendin fare10, por kjo nuk ka asnjë impakt mbi ligjërimin nëpërgjithësi. Fakti se shumë prej këtyre reformave (centralizimi, përmirësimi ikomunikimeve, etj.) ndryshuan jetët e gjithë subjekteve nuk diskutohet.

Një vëmendje e caktuar i kushtohet reformave administriative të Mit hat Pashësnë Vilajetin e Tunës, por pa i parë këto si pjesë e një tendence të përgjithshme në tëgjithë Perandorinë Osmane. Faktikisht, kjo është pjesë e një përpjekjeje për t i paraqiturprovincat bullgare si më pararojë në krahasim me pjesën tjetër të Perandorisë Osmane.

Perpektiva krahasuese

Historianët bullgarë kanë këmbëngulur gjithnjë në faktin se Vyzrajdane nukduhet parë vetëm në kuadrin e ngushtë kombëtar , por duhet shqyrtuar në lidhjen esaj natyrale me procese dhe fenomene më përgjithësuese , në kontekstin epërgjithshëm të historisë Evropiane 11. Botime më të reja mbrojnë po ashtu nevojënpër një lexim të ri të historisë së Rilindjes2 përmes prizmit të historisë perëndimoreevropiane, nëpërmjet nocioneve të tilla si rilindja, reformimi, iluminizmi, nacionalizmi,liberalizmi, konstitucionalizmi, irredentizmi12. Kjo ambicje fisnike shpie në fakt kah njëdrejtim i gabuar. Historianët tentojnë ta krahasojnë shekullin XIX bullgar me gjithë

7 S.A. Somel, The Modernization of Public Education in the Ottoman Empire, 1839-1908.Islamization, Autocracy and Discipline. Leiden: Brill, 2001; B. Fortna, Imperial Classroom.Islam, the State, and Education in the Late Ottoman Period. Oxford: Oxford University Press,2002, f. 9-10.

8 R. Gavrilova, 1999.9 P.sh.: . : : . V, 1985, c. 227 .; . VI, 1987, c. 32 .10 P.sh..: .  , . : , 2001.11 .  , . B:

. : , 1980, . 44; .  , ..., 2001, . 13.12 .  , . : , 2000, 1-2,

. 158-171.

Përpjekja 185

çfarë ndodhi në Evropë midis shekujve XIV dhe XIX, duke përfshirë edhe reformiminnë shekullit XVI, por nuk i kushtojnë pothuaj fare vëmendje reformave të vetëPerandorisë Osmane gjatë të njëjtit shekull XIX.

Nga ana tjetër, figurat kryesore të Rilindjes prezantohen si bashkëkohës tëgjithçfarë ndodhte në Evropë gjatë kësaj kohe, edhe kur këta nuk kishin asnjë kontaktdirekt me to. Kështu, murgu Paisii shfaqet si një figurë e Iluminizmit (prosveshtenskafigura) dhe si bashkëkohës i Herder-it ( syvremennik na Herder , M. Tod), dhe nëdisa raste edhe si pararendës mendimtarësh të tjerë evropjanë13. Përgjithësisht,ambicja për ta studjuar Rilindjen Bullgare në kontekstin e gjerë evropjan shpie nëdëmtimin e mëtejshëm të kontekstit osman.

Pjesë e një përgjithësie të njëjtë dhe të pandarë

Proceset e ndryshme, ngjarjet dhe individët prezantohen artificialisht si pjesëtarëtë një lëvizjeje të njëjtë. Simptomatik është përshkrimi i bejetës së armatosur , në tëcilën kryengritjet që ndodhën gjatë kohëve dhe në vende të ndryshme, dhe për arsyefare të ndryshme, listohen kronologjikisht sikur të ishin ndjekëse të njëra-tjetrës dhekështu edhe pjesë e një lëvizjeje politike për pavarësi14.

Meqenëse historia e Rilindjes përbëhet në një masë të madhe prej historisësë biografive të figurave të saj madhore, në të njëjtën mënyrë, këto figura prezantohensi të lidhura me njëra-tjetrën, si pararendës dhe ndjekës në shërbim të një kauze tënjëjtë e të vetme.

Për sa i përket kufinjve territorialë, shpesh këmbëngulet, dhe studime të shumtamundohen të tregojnë se, procesi i rilindjes u zhvillua në të gjitha territoret bullgare 15.Kjo i aplikohet njëlloj edhe jetës kulturore edhe betejave politike. Për më tepër,historiografia komuniste i paraqiti proceset ekonomike të shekullit XIX si formimin e njëtregu të njëjtë kombëtar , ide e cila gjendet edhe në disa botime të reja.

Përfundimisht, proceset e rilindjes ndërkaq të ndryshme, shihen si tëndërlidhura; së fundmi, disa nga historianët më në zë këmbëngulën se manifestimet endryshme të Rilindjes nuk duhen ndarë ose kundërvënë (arsimi/beteja për njëkishë të pavarur/betejat e armatosura)16. (E njëjta logjikë vlen për të moderuarit dherevolucionarët .) Rilindja kështu u kthye në një proces të vetëm, të pandarë në

kohë dhe hapësirë.

13 .  ( . : , 1999, . 20) e paraqet Paisii-n si pararendës i Johann

Gottlieb Fichte-s.14 . , ..., 1988, 210-227.15 .  , ,

. : , 1878-1944. . 1. : , 1994, . 13-36

16 .  , , . : , ..., 1995,

. 11-39. Sharova bile e emërton bashkimin e këtyre tre procesese si trini (f. 13).

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 186Pavarësia

Prezantimi i gjithçkaje turke si e vjetër dhe gjithkaje të re si e lidhurme Rilindjen Bullgare

Gjithçka osmane/turke shihet si e ngrirë në kohë dhe Perandoria Osmane (osesiç quhet rëndom Turke ) nuk ishte vetëm e prapambetur , por sipas ligjërimit tëRilindjes ishte edhe krejtësisht e paaftë të ndryshonte. Historiografia bullgare,

zakonisht e obseduar me historinë e politikës dhe të institucioneve shtetërore, i injoronkëto krejtësisht në lidhje me Vyzrajdane-n edhe kur pasqyron historinë isntitucionale17.Gjithçka e re dhe moderne i bashkohet Rilindjes Bullgare , sikur në një tranzicionprej një kohe të vjetër në një të re , sikur fillesa e modernitetit bullgar . Shenjat emodernizimit raportohen vetëm kur ato lidhen me bullgarët, ndërsa ato që lidhen memyslimanët injorohen me heshtje.

Do të ishte çorientuese të pohonim se historianët e Rilindjes thjesht e injorojnëkontekstin osman. Në raste të shumtë bëhen krahasime me shekujt e mëparshëm tërendit osman, me kohën para Rilindjes ; kështu, gjithçka osmane/turke shihet sitrashëgimi nga e shkuara. Ata pak historianë që i përdorin studimet osmane, zakonishti referohen botimeve për periudhën klasike dhe atyre për periudhën pas-klasike mëtepër se periudhës së Tanzimatit, e cila është periudha që diskutohet në të vërtetë18.

Një ligjërim vërtet i madh/madhor

Pikërisht sepse Vyzrajdane shihet si një periudhë e veçantë historike dhefaktikisht si një e tillë tejet e rëndësishme, asaj i përkushtohet një trajtesë e gjatë dhe ehollësishme në të gjitha historitë e përgjithshme të Bullgarisë, që prej teksteve shkolloree më tej. Në të gjitha llojet e historisë së përgjithshme sektori mbi Rilindjen ështëndjeshëm më i gjatë se ai mbi shekujt XV-XVIII . Në këtë mënyrë, Rilindja , jo vetëmi mbulon krejtësisht shekujt XVIII dhe XIX, por dominon në fakt gjithë ligjërimin përperiudhën osmane në tërësi.

Keqinterpretime

Në përgjithësi, perceptimi për Vyzrajdane-n si një periudhë e veçantë historikeka një impakt kyç mbi mënyrën se si historianët i kuptojnë dhe i shpjegojnë fenomenete ndryshme të shekullit XIX. Shumë prej tyre etiketohen me mbiemrin vyzrojdenski(rilindas/e). I njëjti përdoret për të identifikuar jo vetëm figura politike dhe ide, gazetadhe shkolla (vyzrojdentzi, vyzrojdenski uchilishta, vyzrojdenski vestnitzi, etj.), poraplikohet edhe për veprimtaritë ekonomike, jetën shoqërore apo arkitekturën(vyzrojdenski zanayati, vyzrojdenska kyshta, vyzrojdenski grad). Në disa raste,përdorimi i mbiemrit vyzrojdenski mund të konsiderohet si një mënyrë e pafajshme përtë dhënë një ide të qartë për kohën, por zakonisht është një keqinterpretim për natyrëne fenomenit, duke sugjeruar kështu një lidhje të paqenë.

Përpjekja 187

Përmbledhtas, në vend të prezantimit të Rilindjes Bullgare në kontekstin e sajosman të shekullit XIX, kërkuesit shkuan aq larg sa të shpjegojnë gjithçka që ndodhigjatë kësaj kohe përmes prizmit dhe kontekstit të Rilindjes Bullgare . Në vend të pohimitse Rilindja Kombëtare ndodhi gjatë shekullit XIX, historianët bullgarë aritën nëpërfundimin se gjithçka gjatë kësaj periudhe ndodhi gjatë Rilindjes Bullgare .

II. Koncepti i Rilindjes Kombëtare në disa historiografi të tjera

Duket se është më me vend të krahasohet koncepti i Rilindjes në historiografinëbullgare me, fillimisht, interpretimet e historiografive të tjera të hapësirës osmane.Krahasimet e nxituara me Rilindje dhe Renaissance gjetiu në Evropë mund të nashpien në drejtime të gabuara. Për më tepër, këtu do të dëshiroja të kufizohesha vetëmnë provincat e Ballkanit, edhe pse historia e Armenisë dhe nahda e arabëve paraqesindisa paralele të volitshme.

Rilindja Shqiptare

Historiografia shqiptare, sikurse ajo bullgare, e konsideron rilindjen si një kohëtë veçantë, duke përdorur kështu një term të qartë: Rilindja Kombëtare. Nëkëndvështrimin akademik të Historisë së Shqipërisë, Rilindja prezantohet si njëperiudhë qartësisht e veçantë prej shekujve të tjerë nën sundimin osman dhe nëbotimin e saj të fundit përbën një vëllim më vete19. Ky i fundit madje, nis edhe me njënënkapitull që titullohet Rilindja Kombëtare një epokë e re historike .

Për atë çka lidhet me kontekstin osman, ka një prezantim të shkurtër të reformave,duke nënvizuar një prej tipareve të saj: centralizimin. Megjithatë, shumë më tepër vendi jepet revoltës kundër reformës. Në krahasim me historiografinë bullgare, njohja ereformave është më e mirë, ka edhe më tepër familiaritet me arritjet e studimeve osmanedhe historiografitë e tjera të Ballkanit. Sidoqoftë, kjo ka një impakt të kufizuar nëtërësinë e ligjërimit. Për shembull, nuk ka asnjë shpjegim se si qe e mundur që shumëfigura madhore të Rilindjes shërbenin në administratën osmane (Ismail Qemal BejVlora, Vaso Pasha, etj.)

Sigurisht që ligjërimi ndryshon nga ai bullgar, jo thjesht sepse Rilindja Shqiptareu zhvillua diç më vonë, por për shkak të disa ndryshimeve të mëdha midis dy kombeve.Qartësisht, në rastin shqiptar nuk ka një betejë për një kishë të pavarur , dhe problemii jetës së bashkësive të ndryshme fetare zvogëlohet në përgjithësi. Më shumë vëmendjei kushtohet çështjes së gjuhës dhe zhvillimit të një alfabeti shqiptar. Gjithsesi, duhetmbajtur parasysh ajo që këto dy historiografi kanë të përbashkëta: të dyja e shohindhe e prezantojnë Rilindjen si një periudhë të veçantë madhore në historitë e tyre.

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 188Pavarësia

Historiografia greke dhe serbe

Situata është shumë e ndryshme në historiografinë greke dhe serbe. Përpospërdorimit të termave rilindje dhe zgjim dhe përshkrimit të proceseve reciproke,nuk ka një periudhë të tillë e cila emërtohet në këtë formë. Historiografia greke përshkruanprocese që ngjasojnë shumë me Rilindjen në rastet e Bullgarisë dhe Shqipërisë rritjen e veprimtarisë ekonomike të subjekteve greke (tregtare sidomos), lëvizje politikedhe intelektuale që do të çonin në revolucionin grek dhe në pavarësi. Gjithsesi, nuk kanjë periudhë të quajtur Rilindje midis asaj që emërtohet turkokratia dhe kryengritjeveqë nisën në vitin 1821. Shekulli i fundit nën rendin osman nuk ka një vlerë simbolike tëngjashme me rastin bullgar dhe shqiptar. Për pasojë, paraqitet relativisht shkurtimisht20.I ngjashëm me të është edhe rasti i historiografisë serbe.

Rasti i Maqedonisë

Rasti i Maqedonisë është disi më specifik, por kjo nuk i detyrohet edhe aqkonteksteve historike të ndryshme se sa kontekstit historiografik të ndryshëm.

Sikurse shihet edhe në analizën e Tçavdar Marinovit për historiografinë maqedonase21,i njëjti realitet mund të përshkruhet përmes kontekstit të Rilindjes (Kombëtare) ,huazuar prej versionit bullgar (prej viteve 1930 deri në vitet 1950), dhe fill më pas pa të,duke e mënjanuar, në fakt, atë bullgar me ndërgjegjeje për ta ndërruar me modelin eshpjegimit serb/jugosllav. Në ditët e sotme, termi përdoret në një mënyrë krejt tëndryshme nga historiografia bullgare dhe shqiptare.

17

. .  , . : -94 - , 1996. Në disa artikuj merret parasysh roli ishtetit ( .  , .  ), por parathënia ( .  ) është një shembull se si mund tëflitet për institucionet moderne edhe pa i përmendur ato. Ndryshe, kur shteti përbën vështrimqendror, zhvillimet para vitit 1878 thjesht injorohen, p.sh. Probleme der ModernisierungBulgariens im 19. und 20. Jahrhundert. Z. Todorova, rsg. Sofia, 1994.

18 R. Gavrilova, Bulgarian Urban Culture in the Eighteen and Nineteenth Centuries.Selinsgrove: Susquehanna University Press, 1999. .  ( ..., 2002) ...

19 Historia e Shqipërisë, gjendet në rrjet: http://historia.shqiperia.com/ Në botimin e parë tëlibrit, pjesa që i kushtohet Rilindjes daton nga viti 1965, ribotuar më 1972 dhe 1984. Njëalternativë madhore që përdoret gjerësisht është: S. Skendi, The Albanian National Awakening,1878-1912. Princeton, New Jersey: Princeton University Press, 1967.

20 Për shembull në tekstet shkollore (P.sh.: . .  , . . . . : , 1999, . 99-142/150-

203), në enciklopedi ( .: . . 10. : , 1934,. 560-565/565-575), veprat populllore: . ,

.

: 20

, 1956 . 9, 10). ; . . IA , , 1975).E njëjta gjë edhe në historitë e shkurtra të Greqisë nga . Vakalopoulos, P. Tzermias, etc..

21 Tchavdat Marinov, Shto e toa makedonska prerodba? Kym makedonskata istoriografskakontzeptziya za natzionalno vyzrajdane in: Balkanskiyat XIX vek, f. 128-158

Përpjekja 189

Rasti rumun

Për të mënjanuar disa keqkuptime duhet të përmendim këtu edhe rastin eRumanisë. Disa historianë rumunë flasin për zgjim kombëtar (redeºteptareanaþionalã)22 për të përshkruar lindjen e nacionalizmit modern në fund të shekullitXVIII dhe fillim të shekullit XIX, pa e konsideruar atë si një periudhë të qartëhistorike. Ndryshe, akademikë të ndryshëm e përdorën termin rilindje kombëtare përtë emërtuar periudhën ndërmjet të ashtëquajturve rregullimeve organike (1830-1831)dhe Luftës së Parë Botërore23. Qartësisht, kjo është historia e një shteti të ri dhe tëpavarur dhe nuk ka aspak të bëjë me rilindjet për të cilat flasim, pavarësisht faktit sekronologjikisht ajo përkon me Rilindjen Shqiptare, për shembull. Përfundimisht, përposfaktit se termi rilindje shfaqet në disa raste, numri më i madh i botimeve që e përdorkëtë term merret me rilindjet e bashkësive migratore shqiptare dhe bullgare në Rumani.

Iluminizmi si një erë në historiografinë e Ballkanit

Këtu lypet të konsiderohet gjithashtu edhe ,Iluminizmi Modern Grek 24, i cili disa herë paraqitet si Era e Diafotismos , një periudhë

që nis më 1750, më shpesh në vitet 1770, dhe përfundon me kryengritjet greke të vitit1821.

Së pari, Iluminizmi Modern Grek, ashtu sikurse Iluminizmet ballkanike , përbënnjë konstrukt historiografik të plotë, i cili u shfaq shumë më vonë se konceptetVyzrajdane/Rilindja të merrnin një formë të qartë. I pari që nisi të shkruajë përDiafotismos ishte K. Dimaras në një artikull në vitin 194525. Që prej asaj kohe termi

nisi të fitojë popullaritet, ndërkaq që nuk përdoret gjithmonë, qoftë edhe për të

22 f. B. Popovici : Istoria României în texte. B. Murgescu, coord. Bucure ti: Corint, 2001,f. 178-183.

23 Në një nga artikujt e tij Dan Berindei e quan kohën pas vitit 1831 si fillimin e periudhëssë rilindjes/renaissance kombëtare

(inaugurarea perioadei de rena tere na ional ): D. Berindei,Românii i Europa în perioadele premodern i modern . Bucure ti: Editura Enciclopedic ,1997, . 286; Vl. Georgescu, Istoria românilor de la origini pîn în zilele noastre. Bucure ti:Humanitas, 1992, kapitulli IV quhet Koha e Renaissances/Rilindjes (Vremea Rena terii), f. 133-202, mbulon periudhën 1831-1918. Për sa i përket: A. Caragea. Epoca Rena terii Na ionale(1750-1878). Bucure ti: Editura Univerit ii Bucure ti, 2003, - teza kryesore është roli ikapitulacioneve në mbrojtje të interesave rumune.

24 . , 1945-1995. . . ,. . . , 1998.

25 .  , 1800. Në: , 1945, 6, 11-12. . : . ...,

1998, . 9-10; Për koincidencë botimi i parë që paraqet letërsinë rumune në epokën e Iluminizmitshfaqet në të njëjtin vit: D. Popovici, La littérature roumaine à l époque des Lumières. Sibiu,1945

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 190Pavarësia

periudhëzuar historinë e kulturës. Vetë Dimaras-i nuk e quajti Diafotismos ose Erae Diafotismos-it kapitullin përkatës në Historinë e Letërsisë Moderne Greke , ndërsatermin Diafotismos e përdor sporadikisht26. Në ditët e sotme shkruhet gjithnjë e mëshpesh për Diafotismos dhe termi ka fituar një vend të posaçëm në mësimdhënien ehistorisë. Sidoqoftë, e gjitha kjo i shëmbëllen një përpjekjeje për ta evropianizuarretrospektivisht historinë greke.

Në ndryshim madhor nga Vyzrajdane/Rilindja, Era e Diafotismos-it i referohetvetëm historisë intelektuale dhe termi nuk pranohet në periudhëzimin e përgjithshëmtë historisë greke27. Shembuj përdorimi të tillë të mund të gjenden në studimet mbihistorinë kulturore (për shembull në botime28), por jo në vepra për historinë epërgjithshme. Ndërsa botimet mbi Diafotismos-in përqendrohen qartas në historinëkulturore dhe intelektuale, ato mbi Rilindjen bullgare apo shqiptare paraqesin gjithçkaqë ndodhi gjatë periudhës respektive29.

Krahasimi midis

dhe Bylgarsko Vyzrajdanemundëson nxjerrjen në pah të një tjetër ndryshimi të rëndësishëm. Diafotismos-i shihetsi një pjesë (periferike dhe e vonuar) e të njëjtit proces evropian. Në të kundërt, nërastin e Vyzrajdane-s paralelet ndërtohen me Rilindjen, Reformimin, Iluminizmin,Romanticizmin, Nacionalizmin modern, modernizimin, industrializimin, etj. Historianëtbullgarë këmbëngulin se Rilindja nuk i korrespondonte njërës apo tjetrës prej tyre, portë gjitha këtyre proceseve30. Kështu, pikërisht sepse historianët nuk mundën tëshquajnë kontekstin e duhur, gjetën shumë kontekste, disa prej të cilave tepër tëpasigurta dhe problematike në raport me rilindjen.

Iluminizmi (në rastin grek) dhe Rilindja (në rastin bullgar dhe shqiptar) nuk

26 .  , . 9. : , 2000, . 187 sqq.(bot. I 1949).

27 P.sh. në citimine mësipërm . - ND paraqitet me një tekstnga K.Dimaras (vëll. 11, f. 328-359), sidoqoftë arsimi, letërsia, etj. paraqiten veçmas (

. . , , 1975).28 E.g.: (1499-1999).

. . , . . . , , 2000, . 49-60.29 Veprat kryesore: .  , . 6 bot. : , 1993 (1

bot. 1977). Përmbledhje artikujsh që përfshin dy përmbledhje të përgjithshme për subjektin,artikuj nga A. Korais, D. Katardzi, për arsimin gjatë dekadës së fundit të shek. XVIII, e Voltaire-t në Greqi, etj; .  , .

2 bot. : , 1999 (1 bot. 1996  .). Përkthimi i tezës së doktoraturës së Kitromilides

nga Harvard: Tradita, Iluminizmi dhe Revolucioni (1978); .  , . . : , 2000. (1- . 1988  .). Përmbledhje

artikujsh mbi nocione si filosofia dhe metafizika, për Korais, sistemi heliocentrik, etc..30 .: .  , ..., ( . 39-96);

.  ( ..., 1995, f. 44).

Përpjekja 191

mund të konsiderohen si një dhe të ngjashme: përpjekjet për ta parë Iluminizmin Mod-ern Grek në një perspektivë ballkanike krahasuese nuk e marrin parasysh RilindjenBullgare (apo zhvillimet e tjera ndër bullgarë) si një ekuivalente e saj31.

Në rastin serb Iluminizmi vjen prej impaktit të mjedisit Habsburg dhe u zhvilluanë territoret habsburge32.

Ashtu sikurse në rastin grek, pas Luftës së Dytë Botërore historiografia rumunenisi të flasë për Iluminizëm në Principatat Danubiane33. Arsyeja e kësaj paraleleje idetyrohet kryesisht rolit të të ashtëquajturve fanariotë në Principatat Danubiane,ndërsa zhvillimet ndër rumunët e territoreve habsburge mbeten të papërfaqësuara nëkëto botime. Këtu, gjithashtu, Iluminizmi nuk shfaqet kurrë si një periudhë e qartë nëperiudhëzimin e përgjithshëm, pavarësisht faktit se se botime të ndryshme e përdorinshprehjen gjatë erës së Iluminizmit 34.

Rilindjet kombëtare në Perandorinë Habsburge

Gjatë debateve të fundit rreth Vyzrajdane-s në Bullgari, shumica e studiuesveranë dakord se kjo e fundit nuk mundej veçse vështirësisht të shihej si e barazvlefshmeme Rilindjen Evropiane (Renaissance). Megjithatë, shumë syresh këmbëngulën serilindje dhe zgjime të tilla ndodhën gjatë shekullit XIX edhe në Evropë, duke marrë

për shembull kryesor Rilindjen Çeke 35. Në fakt, paralelet me rastin çek janë vërtetmbresëlënëse; edhe këtu flitej për rilindje (znovuzrozený), zgjim (probuzení) dheringjallje2 (vzk í ení). Përfundimisht, u stabilizua termi rilindje/renaissance

(obrození) dhe më saktësisht ai Rilindja/Renaissance Kombëtare Çeke ( eské národníobrození). Figurat kryesore të rilindjes çeke janë zgjuesit (buditele), dhe Rilindjaedhe këtu shënoi fundin e një epoke të errët , etj36. Rilindja përfshin preferenca të

31 P. Kitromilides, Enlightenment, Nationalism, Orthodoxy. Studies in the Culture andPolitical Thought of South-eastern Europe. Variorum, 1994, artikulli I: The EnlightenmentEast and West: A comparative Perspective on the ideological origin of the Balkan politicaltraditions (1983).

32 E.g.: j . . IV-1 IV-2. .  , . : , 1986.

33 First: D. Popovici, La littérature roumaine , 1945; Vl. Georgescu, Ideile politice iiluminismul în principatele Române, 1750-1831. Bucure ti: EARSR, 1972.

34 Botimet e para të këtij lloji zakonisht në gjuhë të huaja: D. Popovici, La littératureroumaine.... Sibiu, 1945 ; K. Dimaras, La Grèce à l époque des Lumières. Genève: Droz, 1969;N. Isar, Principatele Române în epoca Luminilor (1770-1830). Cultura, spiritul critic, genezaideii na ionale. Bucure ti: Editura Univerit ii Bucure ti, 1999.

35 I referohen përgjithësisht: M. Hroch, Social Preconditions of National Revival in Europe:A Comparative Analysis of Patriotic Groups among the Smaller European Nations. Cambridge:Cambridge University Press, 1985. Një punimi më të ri: M. Hroch, V národním zájmu: po adavkya cíle evropských národních hnutí devatenáctého století ve srovnávací perspektiv . Praha: Lidovénoviny, 1999.

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 192Pavarësia

ndërgjegjshme për gjuhën amëtare, stërhollimin dhe standardizimin e saj në vazhdim,krijimin e një kulture kombëtare çeke në shtyp, letërsi, teatër, etj37.

Më përgjithsisht, ky konsiderohet si një proces i përbashkët për popujt nënrendin e Perandorisë Habsburge38. Përshkrime mjaft të ngjashme mund të gjenden përpopujt e tjerë sllavë sikundër sllovakët39. Zgjimi i kombeve (a nemzetiségek ébredése)në historiografinë hungareze përkon gjithashtu me rilindjen kombëtare ndër çekë,gjithë duke ruajtur karakteristika të ngjashme40. Zhvillime të ngjashme mund të vërehenedhe ndër kroatë41 dhe sllovenë42, por këtu i kushtohet më tepër vëmendje impaktit tëRevolucionit Francez për aq kohë sa luftrat napoleoniane çuan në krijimin e tëashtëquajturave Provinca Ilire (1809-1813/16).

Paralelet midis Rilindjes Bullgare dhe zgjimeve në Evropën Qendrore i detyrohennë rradhë të parë ndikimit të kombeve më të zhvilluara sllave, por edhe faktit se konceptihistoriografik u huazua prej tyre. Kanalet e transferimit janë relativisht të mirënjohura,ndërkaq që rasti i parë dhe më i mirëdokumentuari është ai i Yuriy Venelin-it (1802-1839). Shpesh Venelin-i paraqitet si specialist ukrainas , herë edhe si rus , në studimetsllave. Në fakt, ai lindi dhe u edukua në pjesën hungareze të Perandorisë Habsburge,më konkretisht në Nagy Tibor (krahinën Bereg), studioi në Ungvar (sot Ó î îä) dheSatmar (Satu Mare) dhe më vonë në Lviv. Në librin e tij Bullgarët e vjetër dhe tësotëm (1829) dhe në letrat e tij private (?) ai mbronte një rilindje (sipas gjasës i parii kësaj linje) të bullgarëve. Ideja zhvillohet në vijim prej Vassil Aprilov-it dhe më pasnga Ivan Seliminski (pas kontaktit të tij me Aprilov-in), të cilët qenë bullgarët e parë që

36 H. Le Caine Agnew, Origins of the Czech national renascence. Pittsburgh, Pa.: Universityof Pittsburgh Press, 1993, f. 4-10.

37 Përpos punimeve të M. Hroch dhe H. Le Caine Agnew, shih: V. Macura, Problems andparadoxes of the national revival. In: Bohemia in History. M. Teich, ed. Cambridge: CambridgeUniversity Press, 1998, f. 182-197.

38 .: R. W. Seton-Watson, A history of the Czechs and Slovaks. London: Hutchinson,1943, f. 258.

39 P. Brock, The Slovak national awakening: an essay in the intellectual history of EastCentral Europe. Toronto: University of Toronto Press, 1976; S. Kirschbaum, A history of Slovakia:the struggle for survival. Houndmills: Macmillan, 1995, f. 89.

40 .: I. Bertényi, G. Gyapay, Magyarország rövid története. Budapest: Maecenas, 1993,f. 320-321; Millenniumi magyar történet: Magyarország története a honfoglalástól napjainkig.I. Tóth, ed. Budapest: Osiris Kiadó, 2001, f. 331-374.

41 Edhe pse ligjërimi nis zakonisht me reformat e Jozefit II, si rilindja kombëtare kroate(hrvatski narodni preporod) kuptohen kryesisht veprimtaritë e lëvizjes Ilire nën Ludevit Gaj më1830 1840: T. Ma an, Povijest hrvatskoga naroda. 2. izd. Zagreb: kolska knjiga, 1992,f. 274; I. Goldstein, Croatia: a history. Montreal: McGill-Queen s University Press, 1999,f. 58; L. Steindorff, Kroatien. Vom Mittelalter bis zur Gegenwart. Regensburg: Friedrich Pustet,2001, f. 98-101.

42 J. Prunk, A brief history of Slovenia: historical background of the Republic of Slovenia.Ljubljana: Grad, 2000, f. 58 sqq .

Përpjekja 193

shkruan për vyzrajdane-n e kombit të tyre43.Ekziston ndërkaq një ndryshim shumë i madh. Rilindja në rastin bullgar dhe

shqiptar është një lëvizje që përfundoi suksesshëm me krijimin e një shteti kombëtar.Për popujt e Perandorisë Habsburge ajo përbënte një dallgë veprimtarie politike dheintelektuale (?) gjatë një apo dy gjeneratash, deri në mesin e shekullit XIX. Pas saj,popujt qenë rilindur dhe zgjuar , por jeta kombëtare e tyre vijoi nën PerandorinëHabsburge. Simptomatik për ndryshimin midis këtyre dy interpretimeve është edheperceptimi i Konstantin Jirecek-ut për Rilindjen Bullgare. Në veprën e tij Historia eBullgarëve, ai i paraqet zhvillimet e Bylgarsko Vyzravdane-s deri në vitet 1830-184044,periudhë e cila korrespondon me konceptin e Rilindjes Çeke si një dallgë zgjimesh nëfund të shekullit XVIII e deri në mes të shekullit XIX.

Pikërisht sepse Rilindja në rastin shqiptar dhe bullgar do të çonte drejtpavarësisë, asaj iu dha një rëndësi më e madhe në historiografitë kombëtare përkatësese rilindjeve në Evropën Qendrore. Në rastet e këtyre të fundit, ajo përbënte vetëmnjë prej etapave të zhvillimit kombëtar.

Në të gjitha këto raste (Evropën Qendrore/Perandorinë Habsburge), Rilindjaështë thjesht një proces kombëtar, pavarësisht faktit se historiografia komunistekërkonte tek ajo sfondin soci-ekonomik 45. Periudha në totalitetin e saj nuk quhetRilindje në botimet akademike46. Disa popullarizime e përdorin këtë term për të emërtuar

periudhën e viteve 1780/1790-184747, dhe më rrallë deri në 186748, por edhe këtu ajo nukemërtohet Epoka e Rilindjes , ndërkaq që gjithçka lidhej me Rilindjen. Së fundmi,historiografia sllovake termin Rilindja Kombëtare Sllovake (narodné obrodenie) ezëvendëson shpesh me termin formimi i kombit modern sllovak 49. Parë në totalitet,edhe pse ekziston një Rilindje ndër çekë, kroatë, etj., në ndryshim nga historiografitëshqiptare dhe bullgare, të parët nuk e trajtojnë atë si një periudhë të veçantë.

43 .: .  , ..., 2002, . 13-14, 31-32.44 .  , . : , 1978, . 553-559, 575.45 Në pjesën përkatëse të historisë së Sllovakisë, botuar në fund të periudhës komuniste

(Dejiny Slovenska. II (1526-1848). Bratislava: Veda, 1987) periudha 1780-1848 ekzaminohet nëdy kapituj të ndryshëm: IV Zhvillimet politke dhe ndryshimet socio-ekonomike , dhe V Rilindjakombëtare sllovake .

46 P.sh.: J. Ln ni k vá, eské zem v dob p edb eznové, 1792-1848. Praha: Libri, 1999.47 R. W. Seton-Watson, A history of the Czechs and Slovaks. London: Hutchinson,

1943, kapitulli X The rebirth of Czech nationality (1790-1848) ; A. Marès, Histoire desPays tchèques et slovaque. Paris: Hatier, 1995, f. 197, 239; Magyar kódex. J. Szentpéteri,f szerk.

Budapest: Kossuth Kiadó, 2000, vëll. IV, f. 7 ., A nemzetté válás kora(1790-1848) etc.

48 S. H. Thomson, Czechoslovakia in European history. Hamden, Conn.: Archon Books,1965, f. 187.

49 Lexikón slovenských dejín. D. kvarna, bot. Bratislava: Slovenské pedagogickénakladate stvo, 1997, f. 90; D. Ková , Dejiny Slovenska. Bratislava: Lidové Noviny, 1998,f. 87-88.

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 194Pavarësia

Ekziston një Renaissance ballkanike2?

Paradigma e Rilindjes është rrënjosur kaq thellë në historiografinë bullgaresa që kur historianët bullgarë shkruajnë për historinë e Ballkanit kanë tendencë tëflasin për për një Rilindje Ballkanike si një periudhë e rëndësishme e historisë sëgadishullit. Veprat e përgjithshme mbi historinë e Ballkanit që shkruhen prej autorëvebullgarë ndjekin paradigmën e historiografisë kombëtare dhe shquajnë në historinë egadishullit periudhën osmane të shekujve XV-XVII/XVIII (e cila nganjëherë emërtohetme eufemizmin Mesjeta e vonë ) dhe epoka e Rilindjes 50. E njëjta skemë përdoretedhe në mësimdhënien e historisë së Ballkanit në nivel universitar51. Në të njëjtënmënyrë, vëllimi i dytë akademik i të sipërpërmendurës Historia e Shqipërisë nis mepërfaqësimin e Rilindjes si një erë e re për Ballkanin në tërësi: Shek. XIX shënoi përpopullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë të re, atë tëRilindjes .

Në të kundërt, shumica e botimeve të tjera mbi historinë e përgjithshme tëBallkanit nuk paraqesin një erë të Rilindjes Ballkanike (për shembull, Barbara Jelavic52).Disa e përmendin Rilindjen Shqiptare ose Bullgare, por nuk e përdorin këtë term përBallkanin në përgjithësi (L.S. Stavrianos, G. Castellan)53. Edhe ata të paktë që e përmendinRilindjen Ballkanike diskutojnë në fakt thuajse ekskluzivisht për rastin bullgar dhe

shqiptar (E. Hösch)54. Në të njëjtën kohë, duhet mbajtur parasysh fakti se të gjitha këtoRilindje kombëtare u zhvilluan ose në Perandorinë Habsburge ose në Perandorinë

Osmane. Nuk duhet të habitemi me faktin se rilindja ndër kroatë u zhvillua në njëmënyrë tejet të ndryshme në krahasim me kombet e tjera ballkanike 55.

Nga pikëpamja kronologjike shquhet qartë se koncepti i erës së Rilindjesshfaqet në historiografinë e atyre vendeve që mundën të pavarësohen pas Tanzimatit

Bullgaria, Shqipëria dhe në disa raste edhe Maqedonia. Në vendet që mundën tëpavarësohen para erës së re , kjo periudhë nis ose me fillesat e kryengritjeve që çuannë krijimin e shteteve të tyre të reja (1804 për Serbinë; 1821 për Greqinë) ose, sikundërnë rastin e Rumanisë, me fundin e sundimit të fanariotëve (domethënë sërish më 1821).

50 . , .  , . .1 (XV-XIX ). . : , 1999.

51 http://www.clio.uni-sofia.bg/BG/pass/Nova_balkanska_pasport.pdf.52 B. Jelavich, History of the Balkans. Eighteenth and Nineteenth Centuries. New York:

Cambridge University Press, 1983.53 L. S. Stavrianos, The Balkans since 1453. New York: Rinehart & Co, 1958, f. 364-380,

496-512; G. Castellan, Histoire des Balkans, XIVe-XXe siècles. Paris: Fayard, 1991.54 E. Hösch, Geschichte der Balkanländer. Von Frühzeit bis zur Gegenwart. 2. Aufl. München:

C.H.Beck, 1993. Hosch prezanton fillimisht Rilindjen bullgare (f. 152-153) dhe shqiptare( . 156-159), ndërsa pjesën e titulluar The national Revival as a cultural epoch (?) (f. 159-163)e nis me vërejtjen se emri i termit rilindje kombëtare është me përdorim të kufizuar ( nur vonbeschränkter Brauchbarkeit ) për historinë e popujve të Balkanit.

55 <> .  , . : , 1998, . 141:

Përpjekja 195

56 .  , ....

[1929], c. 25 = 2. . , 1971, . 61.

Nga ana tjetër, historiografia turke dhe studimet osmane në përgjithësi, shekullin XIXe konsiderojnë po ashtu si një erë të re. Sigurisht që kjo nuk quhet Rilindje apoRenaissance , por përbën erën e reformave, Tanzimatin. Kështu që duhen ekzaminuar

me kujdes ngatërresat midis erës së Rilindjes dhe erës së reformave .

III. Konteksti osman i Rilindjes Bullgare: Tanzimati

Nuk do të ishte e mjaftueshme të pohohej se, gjatë studimit të shekullit XIX tëhistorisë bullgare duhet medoemos të merret parasysh konteksti osman, sikurseështë bërë në shumë raste për shekujt e mëparmë. Teza ime kryesore është se, eashtëqujatura Rilindje Bullgare mund të kuptohet vetëm brenda kontekstit tëndryshimeve të cilat morrën jetë në Perandorinë Osmane gjatë Tanzimatit. Kjo përbëngjithashtu edhe çelësin për të kuptuar pse dhe si Vyzrajdane u shfaq si një erë e re.

Në historiografinë bullgare argumentohet përgjithësisht se reformat nëPerandorinë Osmane mbetën në letër duke patur parasysh barazinë midismyslimanëve dhe jo-myslimanëve ndërkaq që kjo i ngjason më tepër një ankese se sanjë analize. Së pari, sepse përmasa në të cilën këto reforma u zbatuan përbënte njëparakusht për procesin e Rilindjes bullgare. Bashkëkohësit e saj (midis të cilëve V.Aprilov, G. Rakovski) dhe shumë autorë të shkollës së vjetër (si për shembull P. Nikov)e theksuan këtë vazhdimisht56.

Së dyti dhe më me rëndësi, reformat e Tanzimatit nuk kishin për qëllim tëvendosnin barazi midis subjekteve, kështu që nuk mund të gjykohet për rezultatet etyre vetëm duke ekzaminuar përmirësimin apo jo-përmirësimin e pozitës së jo-myslimanëve. Reformat përfaqësonin një sasi masash që mëtonin të modernizoninperandorinë në të gjitha fushat: ushtrinë, policinë, tatimet, administratën publike, ligjet,drejtësinë, transportet dhe komunikacionet, arsimin, shëndetin, etj. Kjo lidhej me njëtendencë të përgjithshme për modernizimin e administratës publike, po aq sa mezhvillimet teknologjike të kohës. Për shembull, telegrafi ndihmoi në qendërzimin eadministratës gjatë fundit të viteve 1850 e më sipër. Nga vetë natyra e tyre, ndryshimetqë pësoi Perandoria Osmane gjatë shekullit XIX e bëjnë ende më të rëndësishmepërfilljen e kontekstit osman. Edhe pse historiografia bullgare e paraqet Rilindjen siepokën e një beteje gjithnjë e më të përhapur për pavarësi shpirtërore dhe politike, nërealitet kjo ishte një kohë e një rritjeje të vazhdueshme kontrolli dhe influence e qeverisëqendrore në jetët e subjekteve. Injorimi i impaktit të autoriteteve osmane gjatë dekadavetë fundit pëpara vitit 1878 është ende më i rrezikshëm se për cilëndo tjetër periudhë tëmëparshme.

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 196Pavarësia

Së treti, dhe më e rëndësishmja, fryma e Vyzrajdane-s korrespondon me frymëne Tanzimatit në shumë pikëpamje; besimi në shkencë dhe në progresin teknologjik, nëarsim dhe sidomos në përshtypjen se shoqëria kishte hyrë në një erë të re, në të cilënprogresi arrihej shpejt në të gjitha sferat. Edhe intelektualët myslimanë turqishtfolësedhe ata ortodoksë bullgarishtfolës u ndjenë të shtrënguar të edukonin njerëzitende të pandriçuar dhe konfuzë. Të dyja palët mëtuan ta zgjidhin detyrën kundërthënësetë të mësuarit prej vendeve më të zhvilluara evropjane dhe të të mbrojturit të identitetittë tyre.

Përfundimisht, duket se ndjesia e të hyrit në një erë të re vinte prej propagandëszyrtare të reformatorëve të Tanzimatit, dhe u përdor vetëm më pas prej protagonistëvetë Rilindjes . Vëretjet e tyre se tashmë po jetonin në një erë të re dhe se kjo ishte njëerë përmirësimesh dhe progresi të vazhdueshëm i referohen përgjithësisht veprimeve

dashamirëse të sulltanëve. Historiografia bullgare e sheh Rilindjen si një proces tëngadalshëm, progresiv zhvillimi që nisi nga poshtë . Por vetë ndjesia e një ere të reerdhi në fakt nga lart dhe përfaqësoi një fenomen të përbashkët për të gjithë PerandorinëOsmane.

Për të mundësuar krijimin e ndjesisë së hyrjes në një epokë të re (tëRilindjes ), nuk qe thjesht e rëndësishme qenësia e një procesi të përkufizuar sirilindje , por edhe ndjesia e një ndryshimi të thellë dhe radikal, ndjesia e një fillimi të

ri. Për nga vetë natyra e saj si një proces progresiv, Rilindja nuk mundet të krijojëvetvetiu rilindje. Propaganda zyrtare u provua e aftë ta bënte këtë dhe krijoi kështundjesinë e një thyerje të madhe. Kjo shpjegon edhe pse në rastin bullgar, por edhe nëatë shqiptar, nisën të shihen fillime të reja në vitet 1839, por edhe që më 1830 dhe 1820,pavarësisht faktit se procesi fillimisht ishte shumë i dobët57. Në të njëjtën kohë,pavarësisht veprimtarisë së zgjeruar ndër grekë përpara vitit 1821, nuk pati kurrë njëndjesi hyrjeje një një erë të re . Në rastin bullgar, ndërsa Aprilov dhe Rakovski ureferoheshin hapur reformave si fillesat e Rilindjes , figurat kryesore të shekullitXVIII dhe fillimit të shekullit XIX, si Paisii apo Sofronii asnjëherë nuk pretenduan se pojetonin në një erë të re .

Thirrjet për zgjimin e popullit bullgar dhe propaganda zyrtare se era e renisi me reformat e gjetën shpejt dhe lehtësisht gjuhën e përbashkët. Kjo është më se eqartë në rastin e të sipërpërmendurit Vassil Aprilov, i cili i pranoi sugjerimet e Venelin-it se bullgarët duheshin zgjuar/rilindur , dhe në të njëjtën kohë këmbënguli se pika enisjes së kësaj rilindjeje ishin reformat e Mahmutit II (duke iu referuar eliminimit tëjeniçerëve)58.

57 Në fakt autorët shqiptarë të periudhës parakomuniste e konsideronin Lidhjen e Prizrenit,1878-1881, si fillesën e Rilindjes (Historia e Shqipërisë, v. 2 , 1965, f. 20). Në mënyrë tëngjashme më vonë edhe: S. Skendi, The Albanian National Awakening, 1878-1912...., 1967.Nikola Rizov mbronte po ashtu se Rilindja nis në vitet 1870: ( [ .  ],

...., . 4). Qartësisht, ndryshe nga rasti bullgar, ideja se Rilinda nisi në të njëjtën kohëme Tanzimatin u prezantua në një stad më të vonë.

Përpjekja 197

Fillime të reja, por kur?

Në stadin fillestar, që gjatë viteve 1870, historiografia bullgare e pranoi faktin seRilindja nisi me një dorëshkrim të quajtuar Historia Sllavo-Bullgare , shkruar nga

murgu Paisii më 1762. Më pas, pati debate të ndryshme nëse Rilindja nisi me shkrimine këtij libri të caktuar, apo nisi në fillim ose në mes të shekullit XVIII (sipas versionevekryesore), apo edhe në fillimin e shekullit XVII, sikurse pretendohet prej disave(Gandev). Megjithatë, shekulli XVIII nuk përmban ndonjë ngjarje të posaçme për t utreguar. Ngjarjet konsistojnë në disa libra të pabotuar dhe në disa iniciativasipërmarrjesh, të cilat u përkufizuan si manifaktura . Këtyre u shtohet edhe informacionii mëtetjshëm për rënien e Turqisë dhe luftës që perandoria humbi gjatë shekullitXVIII.

Edhe pse vështirësisht bindëse, idea se Rilindja nisi në shekullin XVIII oseedhe më parë, pati pasoja të rëndësishme: ndihmoi në injorimin e rolit të reformave tëshekullit XIX. Nëse Rilindja nis në shekujt XVII-XVIII, atëherë reformat nuk mundenmë të shihen si fillesa e saj; kështu, ato nisin shumë më vonë fillesës së ligjërimit dukembetur kësisoj margjinale.

Në interpretimin e sotëm dominant, rilindja shihet si një lëvizje bullgare, e cilapërfitoi nga disa influenca të huaja prej Perëndimit, nganjëherë nëpërmjet grekëve,serbëve dhe Rusisë59. Për sa i përket Perandorisë Osmane, historianët bullgarëpërmendin në rend të parë rënien e perandorisë që prej shekullit XVI dhe në vazhdim60.Ndërsa historiografia bullgare përshkruan si rilindje më tepër procesin që prej vitit1820 ose 1830 deri më 1870, konteksti i saj osman është rënia e perandorisë passhekullit XVI. Kështu, nisja e Rilindjes përshtatet me shekujt XVII-XVIII dhe jo mereformat e shekullit XIX61.

Megjithatë, periudhëzimi faktik i Vyzrajdane-s paqyron periudhëzimin eTanzimatit. Nëse lihet mënjanë Rilindja e Hershme , vetë Rilindja (Syshtinskovyzrajdane) nis sërish në të njëjtën kohë me reformat e Mahmutit II (në vitet 1820 dhejo me shpalljen formale të Hat-i Sherifit të Gylhanes më 1839), ashtu sikurse shihejfillimisht prej udhëheqësve intelektualë dhe politikë bullgarë të shekullit XIX.

58 .  , . .  , . : ,1940, . 51 ( , 1841  .) . 170-172 ( , 1842  .).

59 .  , ..., (1946), . 22 .; . , ...,. 94 .

60 .  , ..., (1946), . 38-51.61 .  , ...., 1988. Ch. II

përfshin nën-kapitullin XVI-XVIII ( . 63 .), Kapitulli. III

nis me XVIII . .( . 68 .).

Rilindja Bullgare si një periudhë e veçantë

Përpjekja 198Pavarësia

Nënperiudha e rilindjes në vijim (Zryalo vyzdarjdane), nis më 1856 (historiografiabullgare thotë pas luftës së Krimesë ), e cila përkon me një tjetër valë ndryshimeshpas Islahat Fermanit, periudhës së dytë të reformave.

Pamë se për historiografinë zyrtare shqiptare fillesat e Rilindjes përkuan fillimishtme shpalljen e Tanzimatit (1839) dhe se së fundmi ndryshuan në vitet 1830, por me njëpohim të qartë se fillimi i lëvizjes kombëtare përkon me reformat qendërsuese . Stadete tjera të rëndësishme përkojnë me pika të tjera kthesash në historinë osmane, të tilla si1878 dhe 1908 si dhe me konfliktet me Greqinë më 1866-7 dhe 1897.

Fillimisht, proceset të cilat tashmë konsiderohen si Rilindje u zhvilluan mepulsin e Perandorisë Osmane dhe politikave të saj reformuese. Në këtë mënyrë shiheshinnga bashkëkohësit dhe gjenerata e parë e historianëve. Gradualisht, kjo mënyrë uminimizua dhe u harrua, por edhe në historiografitë kombëtare të ditëve të sotmekronologjia vazhdon të dëftojë se gurët kilometrikë të proceseve të Rilindjes qenëndryshimet madhore në perandori.

Më tej, edhe nëse Rilindja Bullgare është më pranë kohës së rilindjeve tëpopujve të Evropës Qendrore, ngjarjet kryesore për to (reformat e perandorit austriakJosef II, Revolucioni Frëng, luftërat e Napoleonit, revolucioni i vitit 1848) nuk kanëasgjë të përbashkët me kronologjinë e rilindjes bullgare.

* * *Përmbledhtas, perceptimi i Rilindjes si një epokë e veçantë nuk është një

çështje teknike; ai e influencon kërkimin në mënyrë negative. Punimet e disa studiuesëvepër historinë bullgare dhe shqiptare, të cilët nuk e ndjekin këtë paradigmë, e tregojnëqartë se sa çorientuese është ajo. Qartësisht, i ashtëquajturi proces i Rilindjes mundtë kuptohet më mirë nëse merren parasysh disa influenca evropjane, duke përfshirëedhe ato prej kombeve sllavë të Evropës Qendrore dhe Rusisë. Por vetë perceptimi seera e re nisi, erdhi nga Perandoria Osmane. Shfaqet kryesore të Vyzrajdane-s përkojnëme preokupimet e reformave të shekullit XIX në Perandorinë Osmane. Kësisoj, shekullii XIX bullgar mund të kuptohet vetëm në kontekstin e Tanzimatit. Kjo vlen për vetëRilindjen dhe për të gjitha transformimet. Në rastin shqiptar, duhet pasur qartësisht

parasysh konteksti pas-Tanzimatit dhe ai i vitit 1908.

Përktheu nga anglishtja:  Holta Vrioni

Përpjekja 199

ROMANTIZMI APO PËRKATËSI E DYFISHTË?

Ese mbi origjinat e diskurseve të ideologjizuara në etnologjinë ballkanike

Nga Slobodan Naumovi 1

Të qenët vendas dhe antropologjia nuk i përkasin të njëjtit regjistër.

Kirsten Hastrup

I.Ka një tis ironie, që të kujton Marc Twain-in, në faktin që studimi i ideologjisë

nxit ende interes të konsiderueshëm mes studiuesve të shkencave sociale, edhe psekanë kaluar më shumë se dyzet vjet nga profetizimi i fundit të saj. Ndoshta na ngushëllonfakti, edhe pse në mënyrë perverse, se me rrjedhën e kohës vetë teza e fundit tëideologjisë po konsiderohet si shenjë e prirjes së ideologjizimit të shkencave sociale.Në këto momente ka arsye të besojmë se fantazma e ideologjisë do të vazhdojë tëndjekë çdo brez të ri të studiuesve të shkencave sociale, duke i dënuar me rimendimtë përjetshëm të problemeve të shkaktuara prej saj, dhe me rishpikje të vazhdueshmetë përgjigjeve ndaj tyre.

Ky punim do të përpiqet të kritikojë një grup shumë të përhapur idesh, të cilinmund ta quajmë teoria e prejardhjes njëlineare të ideologjisë në etnologjinë ballkanike .Kjo teori e konsideron trashëgiminë e romantizmit si faktorin parësor që shtyuetnologjinë t i dorëzohej sharmit të ideologjisë. Fatkeqësisht, obsesioni i saj me pyetjesi: kush është prindi i vërtetë (veritable genitor) në gjithë këtë mishmash ideologjik dhecilës linjë (lineage) intelektuale i përket pasardhësi i saj (progeny), përfshirë përgjigjetshpesh rrethore që u jep këtyre pyetjeve, e detyron teorinë e prejardhjes të riprodhojëkonceptin se ideologjia është në gjakun e etnologjisë së Balkanit. Duke e çuar edhe më

1 Dr. Slobodan Naumovi

është antropolog, lektor në Departamentin e Antropologjisë dheEtnologjisë, Fakulteti Filozofik në Universitetin e Beogradit. Shkrimi Romanticists or DoubleInsiders? An Essey on the Origins of Ideologised Discourses in Balkan Ethnologiy është botuarfillimisht ne revistën Ethnologia Balcanica, 2, 1998. Falënderojmë autorin si dhe kryeredaktorin erevistës, Prof. Klaus Roth për lejen që ky artikull të vijë edhe në gjuhën shqipe.

Përpjekja 200Pavarësia

tej metaforën do të thonim se: teoria e shpjegon moralin e keq të pasardhësve memëkatet e trashëguara prindërore. Qëllimi i sfidës që do të paraqitet këtu nuk ështëpërmbysja revolucionare e argumentave të kësaj teorie, por kryesisht riorganizimi ityre, duke synuar kësisoj një zgjerim të mundshëm të perspektivës. Thënë ndryshe,qasja që unë ofroj, në vend se të japë mëkatet prindërore si shpjegim të kënaqshëm,synon të shpjegojë pasojat e mëkateve ideologjike individuale duke i lidhur ato melogjikën e rrethanave në të cilat u kryen. Kësisoj, pa u konsideruar si faktori qendrorshpjegues i ideologjizimit të disiplinave të tyre, afeksioni i gjatë dhe i thellë i etnologëvetë Ballkanit për konceptet bazë të romantizmit meriton të shpjegohet.

Një sfidë e tillë mund të përballohet nëse refleksioni drejtohet për nga analiza ekarakteristikave të konteksteve sociale ku u ngjiz dhe vazhdon të ngjizet mendimietnologjik. Nëse ndjekim Karl Mannheimin dhe pranojmë supozimin se mendimi njerëzor,përgjithësisht, nuk ngjizet lirisht dhe në hapësira të lira sociale, por, përkundrazi, i ka,zakonisht, rrënjët të ngulura në një vend konkret të kësaj hapësire, atëherë mund tëpërqëndrohemi në dy aspekte qendrore të mbështetjes sociale të ideve etnologjike(Mannheim 1929). I pari mund të emërtohet si pozicioni ekzistencial i subjektit menduesdhe mund të konsiderohet me rëndësi konstitutive për aktivitetin e tij mendor. Në kontekstine Ballkanit, pozicioni ekzistencial i etnologut (ose i intelektualit dedikuar hulumtimit tëtraditave të grupit lokal në periudhën përpara se entologjia të bëhej një disiplinë)karakterizohet, pa përjashtuar faktorët strikt individualë, nga sindromi i përkatësisë sëdyfishtë: si princip, etnologu2 i përket grupit që ai studion dhe me të cilin ndan gjuhën,traditat, vlerat bazë, e po ashtu edhe interesat - çka do të thotë se ai, në mënyrë pak ashumë të ndërgjegjshme, e identifikon veten me objektin e studimit të tij.

Në të njëjtën kohë entologu i përket edhe një nëngrupi të veçantë shoqëror(intelektualët, apo intelektualë që sillen edhe si politikanë), roli i të cilit është të studiojë,konsolidojë, dhe nëse është e nevojshme të shpikë identitetin dhe interesat e grupitmë të madh, e gjithashtu t i mbrojë ato me forcë kur vihen në pikëpyetje nga grupetrivale, - domethënë: ai funksionon si intelektual që mbron objektin e studimit te tij. Sianëtar dhe avokat i grupit të tij etnologu do të jetë veçanërisht i tunduar të reagojënëse percepton se grupi i tij gjendet në një pozitë inferioriteti kulturor, apo të çdo llojinferioriteti, dhe nëse grupi i tij dhe kultura e tij perceptohen si të viktimizuara.

Një nga tezat qendrore të këtij punimi është që, pozicioni ekzistencial specifik ietnologëve të Ballkanit, i shprehur nëpërmjet sindromës së përkatësisë së dyfishtëprej të cilës ata kanë vuajtuar përgjithësisht, ka influencuar thellësisht sjelljen e tyreprofesionale dhe duhet të konsiderohet si një prej faktorëve kryesorë që ka çuar nëideologjizimin e disiplinave së tyre. Më tej supozohet se efektet e këtij faktori janëamplifikuar më pas nga faktorë të tjerë të kushtëzuar edhe ata nga specifikat e historivetë shteteve të Balkanit. Pra, që të dyja, si natyra edhe shkalla e ideologjizimit tëetnologjive ballkanike, konsiderohen këtu si të determinuara nga bashkëveprimi ipozicionit ekzistencial të etnologëve me kushtet politike, ekonomike dhe sociale të

2 Fjalët etnolog , folklorist përfaqësojnë si shkollarët meshkuj ashtu edhe ato femra.

Përpjekja 201

imponuara historikisht dhe jo prej mbërthimit të pamotivuar pas konceptesh intelektualetë dala nga qarkullimi. Nëse iu rikthehemi metaforave, diskutimi për mëkatin nuk kavlerë nëse nuk shpjegojmë gjarprin.

IIPër të arritur këtë le të shpjegohet fillimisht dallimi midis sistemeve të besimit,

ideologjive në kuptimin e tyre të gjerë dhe ideologjive në kuptimin e tyre strikt, e poashtu ai midis diskutimeve ideologjike dhe të ideologjizuara. Në këtë punim, marrëdhëniames këtyre koncepteve konsiderohet si hierarkike dhe përfshirëse. Sistemet e besimitqë përfshijnë gjithë kategoritë e tjera mund të përkufizohen si grupe pohimesh mbiboten të strukturuara në mënyrë pak a shumë koherente dhe që konsiderohen si tëvlefshme prej mbartësve të tyre. Disa sisteme besimi mund të konsiderohen si ideologjinë kuptimin e gjerë të termit, për aq kohë sa janë grupe idesh të organizuara që mbartinvlera dhe e orientojnë veprimin drejt sferës politike të ekzistences njerëzore. Atopërmbajnë një teori të kuptueshme për botën e jashtme dhe kondicionin njerëzor: kanënjë program që specifikon format e dëshiruara të organizimit politik e shoqëror;përmbajnë besimin në nevojën e përpjekjes për realizimin e këtij programi; kërkojnëpërkushtimin e plotë të pasuesve të tyre; shfaqin intolerancë ndaj programevekonkurrente; kanë kërkesa për audiencë të gjerë, por i atribuojnë një rol të veçantë tëshkolluarve; dhe, në fund, shfaqin prirjen për t u asociuar me institucione që kanë përdetyrë forcimin dhe realizimin e besimeve dhe vlerave në fjalë (Cranston 1974). Kuptimistrikt i termit ideologji ndryshon nga ai i gjerë kryesisht sepse ky legjitimohet prejargumentit shkencor, apo thuajse shkencor, dhe jo prej argumenteve teologjike apo tëllojeve të tjera. Ose, siç thotë Raymond Boudon:

Le mot idéologie s impose au XIXe siècle parce qu il décrit uneréalité sociale nouvelle, à savoir la tentation de plus en pluscommunément répandue de fonder l ordre social et l action politiquesur des analyses de type scientifique. (Boudon 1986: 45; Fjalaideologji u imponua në shekullin XIX sepse ajo përshkruan njërealitet social të ri, dmth. tentativën gjithnjë e më të përhapur për tathemeluar rendin social dhe aksionin politik mbi analiza të karakteritshkencor. )

Në këtë kuptim, a mund të jemi të sigurtë se përgjigjja e Boudon-it është e saktë,e bashkë me të edhe kriteri i propozuar në këtë artikull i dallimit mes kuptimit të gjerëdhe atij strikt të termit ideologji? Edward Shils në artikullin e tij më të rëndësishëmthekson se ideologjia nuk e ka konsideruar kërkimin e strukturuar të së vërtetës sipjesë integrale të detyrimeve të saj (Shils 1968:73). A do të thotë kjo se shkenca duhetpërjashtuar prej çdo përkufizimi të ideologjisë? Unë besoj se jo. Edhe pse është evërtetë se kërkimi sistematik i të vërtetave të verifikueshme apo fallco me anë të mjeteveracionale nuk është përgjithësisht synimi kryesor i ideologjive të ndryshme, është po

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 202Pavarësia

ashtu e vërtetë se, në mënyrë që të rrisin mundësinë e realizimit të synimeve të tyre jo-shkencore, pothuajse të gjitha ideologjitë, kur veprojnë në një botë të bazuar në shkencë,kanë nevojë t i legjitimojnë ato shkencërisht. Në të vërtetë, Shilsi lejoi një përjashtimnga ky rregull Marksizmin (1968 :74). Çështja është, a duhet të kishte përfshirë nëlistën e tij të përjashtimeve edhe shumë izma të tjerë liberalizmin me prapavijën e tijtë ekonomisë dhe filozofisë politike, neokonservatorizmin me sociologjinë që ai ushqen,ose, për të provokuar, nacionalizmin, e bashkë me të historinë, gjuhësinë, etnologjinëe gjeografinë? Paradokset e ideologjizimit të shkencës bëhen më transparente atëherëkur nuk anashkalojmë afrinë e ideologjive moderne me shkencën.

Çështja e premisave gnoseologjike të ideologjisë i shton pjesën e vetparadokseve të ideologjizimit të shkencave sociale. Nëse shumica e studiuesve do tëbinin dakord me pohimin se ideologjitë nuk janë veçanërisht të përkushtuara ndajkërkimit të së vërtetës, jo të gjithë do të pranonin se ideologjitë, nga vetë natyra e tyrejanë fallco. Kërkuesit që përkufizojnë ideologjinë si pikëpamje për botën apo sisistem simbolik , mes tyre edhe Geertz, e konsiderojnë çështjen e së vërtetës si

keqorientuese për studimin e ideologjisë. Në grupin tjetër janë studiuesë si Parsons, icili vuri re se problemi i ideologjisë ngrihet aty ku ekziston një mospërputhje mes asajqë besohet dhe asaj që mund të jetë [të vendoset si] shkencërisht korrekte (Geertz1964:50). Boudon shkon aq larg saqë e përfshin këtë kriter në përkufizimin e tij, sipas tëcilit ideologjia konsiderohet si doctrine reposant sur une argumentation scientifiqueet dotée d une crédibilité excessive ou non fondée (Boudon 1986: 52.; doktrinë qëmbështetet mbi një argument shkencor dhe e karakterizuar nga një kredibilitet i tepruarose i pabazuar. ) Mua më duket se përkufizimi i ideologjisë i bazuar në marrëdhënien qëai ka me shkencën nuk duhet domosdoshmërisht të nënkuptojë fallsitetin e saj. Disaideologji në fakt kanë sy të mprehtë për realitetin, ndërkohë që historia e shkencaveshoqërore ofron shembuj të shumtë teorish fallco ose që nuk mund t u provohetsaktësia/fallciteti. Nga ana tjetër ideologjitë përgjithësisht janë të pajisura më mirë meinstrumente për ta ndryshuar botën, ose të paktën për të imponuar satus quo-në mbitë, sesa për investigimin racional dhe të verifikueshëm të mënyrës së funksionimit tësaj. Heuristikisht më provokuese sesa kredoja e falcitetit të ideologjisë, që e ndanin siMarks-i, Parsons-i ashtu dhe Boudoni, do të ishin dy ide korrektuese. E para nënkuptonatë se ushtrimi i dyshimit sistematik ndaj vlefshmërisë së premisave të dikujt, ndërkohëqë është kusht i detyrueshëm për grumbullimin e fakteve të verifikueshme, mund tëjetë efikas edhe kundër llogjikës së profecive vetëpërmbushëse, të cilën Popper-i me tëdrejtë e konsideron si tipar të rëndësishëm të ideologjive. Ideologjitë duke u përpjekurtë zbatojnë një grup vlerash dhe idesh, kanë tendencën të jenë intolerante ndaj atyrekonceptimeve të realitetit që nuk u japin vend dëshirave të tyre. Ideja e dytë ka të bëjëme mënyrën si Karl Manheim-i ka neutralizuar gnoseologjikisht idenë marksiste tëideologjisë si vetëdije fallco, duke e kthyer atë në koncept të mendimit të kushtëzuarprej shoqërisë (Miliæ 1978: xxi-xxv). Faktorët jo-teorikë që rrjedhin nga kushtet jetësoretë grupeve shoqërore, nga dëshirat e tyre kolektive dhe që janë të lidhura me interesatdhe tipet e angazhimit, nuk janë thjesht stimuj për mendimin. Ato janë të integruar nëvetë rrjedhën dhe llogjikën e mendimit, e në këtë mënyrë përcaktojnë natyrën e vetëdijes

Përpjekja 203

së grupit dhe të ideologjive. Në këtë kuptim, mënyra sesi kuptohet bota prej grupeveshoqërore varet nga lloji i marrëdhënieve të tyre të vullnetshme me kushtet e ndryshmetë jetesës.

Në kushte të caktuara, grupet shoqërore mund të mos i kuptojnë fare frenat qëdeterminojnë vetëdijen e tyre, duke e bërë atë të papërputhëshme me realitetin. Nëekstremin tjetër të një serie vetëdijesh ideologjike gjejmë situata në të cilat grupetmund të manipulojnë në mënyrë të vetëdijshme aktorë të tjerë shoqërorë duke i kthyerbesimet e këtyre aktorëve mbi realitetin shoqëror në objekt të lojës së tyre. Për natyrëne një sipërmarrjeje të tillë ka rëndësi kardinale nëse përpjekja për ta ngjyrosur shkencënme ideologji bëhet nga persona që ndodhen në kushte shoqërore që i bëjnë ata tëpaaftë të kuptojnë papërputhshmërinë e konceptit të tyre për botën me faktet shoqëroreekzistuese, nga persona makiavelistë përllogaritës, të gatshëm të shfrytëzojnëkonceptet e gabuara të të tjerëve, apo nga inxhinierë shoqërorë që punojnë hap pashapi , të kujdesshëm e dashamirë.

Tani mund të përkufizojmë kategorinë e fundit dhe më pak përfshirëse, porgjithsesi të rëndësishme, atë të diskurseve të ideologjizuara. Ajo përfaqëson grupe tëorganizuara pohimesh verbale ose tekstuale me origjinë jo-ideologjike të përqëndruarnë një çështje apo problem të caktuar, të ngjyruara pak a shumë në mënyrë tëvetëdijshme me qëndrime të ngarkuara me vlera që rrjedhin prej një ideologjie tëidentifikueshme. Është e qartë se kuptimi i termit diskurs përkufizohet afërsisht në tënjëjtën mënyrë si në gjuhësi, ku ai paraqet shprehje verbale të një rëndësie më tëmadhe sesa fjalia, dhe jo në kuptimin e përdorur në poststrukturalizëm dhe semiotikë(O Sullivan 1994: 82-95). Koncepti faucaultian i diskursit si proces shoqëror i krijimitdhe riprodhimit të kuptimeve, i determinuar prej strukturës së marrëdhënieve shoqërorekarakteristike të një konteksi të dhënë historik dhe i përfaqësimit të subjektiviteteve tëndryshme apo interesave të institucionalizuara, nënkupton tashmë një dimensionideologjik. Në optikën foucaultiane, lufta e përditshme e diskurseve deshifrohet simënyrë simbolike e vendosjes së marrëdhënieve të pushtetit mes institucioneve aposubjektiviteteve të ndryshme. Nëse e shohim betejën e të gjitha diskurseve si njëkontekstualizim konkret të luftrave të ideologjive, atëherë ekziston një arsye që tëgjithë diskurset t i konsiderojmë si verbalizime të ideologjive. Por nëse ndiqet njëllogjikë e tillë, atëherë vështirë të konsiderojmë si të paideologjizuar çfarëdolloj

verbalizimi apo kontekstualizimi të kuptimit. Duke përdorur termin diskurs për të shenjuartë gjitha shprehjet ideologjike të mundëshme, nuk përftojmë më shumë sesa një theksimtë faktit të mirënjohur se të gjitha verbalizimet e ideologjisë priren të organizohen dhetë jenë eventualisht retorike.

Gjithsesi, nëse secila shprehje që ka një kuptim e që përbën diskurs ështëideologjike, atëherë edhe konceptet e diskursit dhe të ideologjisë, që të dy, humbasinshumë nga potenciali i tyre heuristik dhe shpjegues. Strategjia e conceptual locust eFaucault-it është dukshëm provokuese, por ndoshta fatale ose, për ta thënë në tënjëjtin stil me tipin e tij të të menduarit është fatalisht provokuese, porprovokueshmërisht fatale. Unë besoj se mund të përftojmë më shumë nëse: a) ruajmëdallimin mes shprehjeve të cilat shprehin informacionin mbi kohën dhe atyre përmes të

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 204Pavarësia

cilave ngulmohet se shfrytëzimi i klasës puntore nga kapitalistët duhet të rezultojë nërevolucion; b) e përdorim termin diskurs për të nënkuptuar të dyja; dhe c) e rezervojmëtermin diskurs i ideologjizuar vetëm për tipin e dytë të shprehjeve. Në këtë kuptim,diskurset e ideologjizuara mund të jenë produkt i asaj që e kam quajtur lidhja e dyfishtëmidis ideologjisë dhe shkencës sociale. Diskurset e ideologjizuara nuk duhet tëngatërrohen me fragmentet e shprehura individualisht dhe të lidhura me një konteksttë caktuar të një ideologjie të dhënë, për të cilat do të rezervoja termin diskurseideologjike. Kështu, në këtë artikull, do t ia nis nga besimi anti-foucaultian në natyrate tyre të dallueshme, por do të kem interes edhe për llogjikën e artikulimit të tyre,domethënë, në mënyrën se si janë thurur me njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, ajo që do tafrymëzojë vëmendjen tonë është ieologjizimi i shkencës, i demonstruar nga përpjekjete atyre që janë të gatshëm t ua shtojnë titujt e disertacioneve të tyre emrave në murete përlotur të revolucioneve të mundshëm politikë, seksuale apo të tjerë.

Ky diskutim disi i gjatë i koncepteve kyçe ishte i nevojshëm sepse mund të naçojë në disa përfundime të një rëndësie jetike për analizën e ideologjisë në etnologjinëbalkanike:

Shkencat shoqërore kanë nevojë për vlera të orientuara kah kërkimi, ndërkohëqë në të njëjtën kohë ideologjitë moderne varen nga legjitimimi shkencor. Pra, ekzistojnëkushtet e mjaftueshme për marrëdhënien e tyre të dyfishtë. Megjithatë, kjo nuknënkupton se shkencat shoqërore duhen konsideruar si nën-specie të ideologjisë, porsi viktima të saj part-time. Në këtë kuptim, etnologjia ballkanike nuk përbën ndonjëpërjashtim.

Meqë ideologjia nuk mund të përcaktohet si domosdoshmërisht fallco, konceptii ideologjizimit të shkencës nuk nënkupton domosdoshmërisht se një proces i tillë endan shkencën nga kërkimi i të vërtetës në fakt, është tipi i marrëdhënies që njëideologji e caktuar ndërton me një marrëdhënieve ekzistuese sociale, bashkë me qëllimete saj politike, ai që konsiderohet se determinon shkallën e të vërtetës së diskurseve tëideologjizuara që vijnë nga brendia e shkencës që ajo ka ngjyruar.

IIITashmë jemi gati t i qasemi teorisë së prejardhjes njëlineare të etnologjisë

ballkanike . Siç mund ta marrim me mend, teoria është në fakt një tip ideal nëkuptimin weberian. Ajo përbëhet nga një grumbullim pak a shumë koherent zërashindividualë ekzistues, dhe ka për qëllim të lehtësojë rrokjen e një realiteti empirikkompleks dhe kaotik. Argumentuesit e ndryshëm të kësaj teorie përpiqen ta shpjegojnëprirjen natyrore të etnologjisë ballkanike drejt ideologjisë kryesisht duke iu referuarprindit të saj intelektual, si dhe linjës së mendimit të cilës ai i përket. Përfaqësuesit ekësaj teorie besojnë se përqafimi i romantizmit i dha udhë pjesës më të madhe tësëmundjeve në komunitetet e imagjinuara ballkanike nga proto-nacionalizmi i shek.XIX tek etnonacionalizmi modern. Ai solli në skenë idealin shkencor të një disiplinekomb-ndërtuese, siç ishte Volkskund-ja e shek. XIX me dogmën e saj se doket ezakonet ishin vendi i shpirtit të kombit. Ai e ngriu intelektualin punonjës kombëtar

Përpjekja 205

në një pozë përpara pasqyrës, me prirjen për të adhuruar reflektimin e saj, si dhe mbytishpirtin shkencë-dashës të racionalizmit në ujrat e turbullta të sentimentalizmit. Edhenjëherë, është ironik fakti që kjo teori ka një numër të konsiderueshëm adhuruesishmes vendasve , pra mes etnologëve ballkanas.

Disa autorë mendojnë se kombinimi i ideve të keqkuptuara të filozofëve tëiluminizmit, me një lexim të shpejtë të Herderit, plus me versionin lokal të Romantizmittë prirur drejt mërisë dhe zemërimit duhet të jetë mënyra më e saktë e prezantimit tëtrashëgimisë intelektuale të etnologjive ballkanike. I tillë është koncepti i studiuesitfrancez Claude Karnouh, idetë e të cilit do të citohen gjerësisht për shkak të mënyrësdomethënëse sesi ato lidhin shqyrtimin e thellë intelektual me ideologjizimin e hollë.Gjithsesi, këto ide janë vetëm përpunime të teorisë kryesore, pasi prezantojnë njëportret më të detajuar të prindit intelektual të etnologjisë së ideologjizuar, dhe nukpërbëjnë një koncept rival që të shpjegojë se si u bënë gjërat kështu si janë sot.

Siç duket qartë, teoria ka një numër presupozimesh mbi të cilat ngrihet argumentikryesor. Për të filluar me to, konsiderohet se mëkati prindëror kishte origjinë intelektuale.Ose, siç thotë Karnoouh (1990:78):

terrain à ce qui, un demi-siècle plus tard, constituera l aspirationdes peuples à l indépendance politique fondée sur des principeséthiques et scientifiques s articulant autour des traditions paysanneset, un siècle après, marquera le début des grandes boucheriesnationalistes au nom d une identité nationale qui aura su confondrela démocratie de masse avec les plus prosaïques intérêtséconomiques des États-nations. ( terren që, një gjysëm shekullimë vonë, do të ndërtojë aspiratën e popujve për pavarësi politike tëthemeluar mbi principe etike dhe shkencore, duke u artikuluar rrethtraditash vendase dhe, pas një shekulli, do të shenjojë fillimin ekasaphanave të mëdha nacionaliste në emër të një identiteti kombëtarqë do të dijë të ngatërrojë demokracinë e masave me interesat mëprozaike ekonomike të shteteve-kombe. )

Gjithsesi, nëse tek idetë përpiqemi të shohim jo vetëm dukuritë sui generis dhelëvizësit e palëvizshëm universalë, por edhe konstruksionet konceptuale që mund të

instrumentalizohen njëherësh si mjete simbolike dhe si armë shoqërore, atëherë duhettë jemi më të ndjeshëm ndaj problemeve të motivimit të sjelljes individuale, të grupit,apo asaj institucionale, si dhe ndaj pyetjeve të tipit: kush po përpiqet të bëjë çfarë e nëcilën mënyrë kur i bën thirrje një ideje apo ideologjie në një kontekst të caktuar. Në këtërast ne i shmangemi shpjegimit të prezencës ngulmuese të ideve dhe ideologjive meargumentin se kjo prezencë është në natyrën e tyre.

Nëse i kthehemi ideve të Karl Manheim-it dhe Edward Shils-it, mund të vëmë reqë ata konsiderojnë se Romantizmi shfaq tipare tipike të ideologjive. Të dy autorëtishin pak a shumë të qartë në atë pikë. Shils-i vë re se: Romantizmi është ushqyer

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 206Pavarësia

nëpër detrat e politikave ideologjike dhe i ka fryrë ata, nëpërmjet kultit të idealit dheneverisë ndaj gjërave të arritura nga përllogaritja dhe kompromisi (Cranston 1974:196).Ai e thotë madje në një mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë: Shpirti romantik priret nëmënyrë të natyrshme drejt politikave ideologjike (ibid). Një tezë e tillë është erëndësishme për teorinë që po eksplorojmë. Sepse nëse Romantizmi ishte një ideologji,atëherë pasardhësit e tij intelektualë mund ta kenë trashëguar sëmundjen. Novalis najep një konfirmim implicit të tezës ideologjike në përkufizimin e tij të famshëm të elementitromantik (cituar prej Wolf 1971:186):

Bota duhet romantizuar. Kjo është rruga drejt kuptimit të sajorigjinal. Romantizim nuk do të thotë gjë tjetër përveçse ngritje nënjë nivel më të lartë cilësie. Përmes këtij veprimi vetja më e ulëtidentifikohet me një vete më të lartë, meqenëse shpirti ynë përbëhetnga një sërë nivelesh të ndryshme cilësore. Duke i dhënë vulgaresnjë kuptim fisnik, të rëndomtës një dukje misterioze, të njohurësdinjitetin e të panjohurës, të fundmes pamjen e të pafundmes, unë eromantizoj botën.

Kështu, vazhdon teoria, nëse etnologjia posedohet prej ideologjisë, kjo kandodhur sepse ajo u konceptuar brenda një tradite ideologjike të mendimit. Fatmirësisht,nuk është detyra jonë këtu të hetojmë sesi filozofia organiciste e Schellingut, ideja eFichtes e shtetit të mbyllur, teoria e vazhdimësisë historike e Burkes dhe esprit definesse e Chateaubriand-it janë bërë bashkë në mënyrë konspirative për ta kthyertrashëgiminë herderiane romantike në një ideologji të reaksionit politik (Tadiæ 1972:119).

Këtu na shqetëson më shumë ai aspekt i romantizmit si ideologji që ka të bëjëme mënyrën sesi ai e ktheu folklorin në një armë të politikës dhe të krenarisë kombëtare,pasi shpjegon drejtpërdrejtë prej nga lindi nevoja për një shkencë të popullit (Cocchiara1984: 229-342). Shpjegimi i ofruar është ndoshta aspekti më stimulues i teorisë sëprejardhjes së ideologjisë në etnologji. Dimensioni i jashtëm i një politike të tillë tëfolklorit rrjedh nga dhimbja që fitoret e Napoleonit shkaktuan në shpirtrat e atyre qëbesonin se misioni i tyre ishte të kqyrnin, shprehnin, ose mbronin shpirtin e popullitgjerman. Kjo dhimbje së bashku me atë të shkaktuar nga suksesi shoqëror ikonkurrentëve iluministë, i hodhën benzinë shpirtërore pyllit të zjarrtë, që ishin këtolëvizje romantike dhe pangjermaniste. Paradoksalisht, kërcënimi që rridhte prej reagimitgjerman ndaj zemërimit kombëtar, bashkë me kërcënimin që rridhte prej topave tëNapoleonit, nxiti një zemërim të ngjashëm mes rusëve dhe elitave të tjera intelektualesllave, dhe çoi në lindjen e pansllavizmit (Greenfeld 1992). Ky paradoks u vu re edhenga Ernest Renan, i cili komentonte në një letër drejtuar një miku të tij gjerman se:Filologjia krahasuese, të cilën ju e transferuat në mënyrë të pakujdesshme në fushën

e politikës, mund t ju kthehet në bumerang: kjo i ka ekzaltuar sllavët (Cocchiara 1984:341). Sllavët, ose le të themi më mirë sllavofilët e më vonë pansllavistët, nuk ishin tëvetmit që u treguan të ndjeshëm ndaj mënyrës sesi gjermanët reaguan ndaj pasigurive

Përpjekja 207

të veta. Për t i komplikuar më tepër gjërat, anëtarë të tjerë të elitave kombëtare, si atagrekë, reaguan jo vetëm ndaj pangjermanizmit, por edhe ndaj pansllavizmit (Prevlakis1995:105). Kështu, pra, gjatë gjithë shekullit XIX, nëpër vendet më të largëta të Evropës,por edhe në ato jo aq të largëta, u dogj flaka e reaksionit zinxhir të frustrimeve kombëtaretë imponuara reciprokisht dhe e ekzaltimeve reaguese. Këto frustrime dhe ekzaltimereaguese ishin forca lëvizëse e romantizmit dhe u trashëguan nga truri i tij fëminor,folklori apo etnologjia.

Karnouh përpiqet të analizojë dimensionin e politikave të brendëshme tëdisa prej këtyre praktikave reaguese, atyre që mund të quhen si instrumentalizim etatisti folklorit, ose, thënë në mënyrë më neutrale, folklorizmit :

Aussi, ce que certains nommeront plus tard, le folklorisme,doit-il être entendu comme «discours» et mise en scène dupaysanisme nécessaire et essentiel à l affirmation de la légitimitéhistorique de l Etat-nation. Ce trait fondamental parce qu iltient aux fondements mêmes de la possibilité de l Etat-nation repose sur le «folklorisme» parce qu il peut, à lui seul, et doncéconomiquement, créer le consensus culturel général où serencontrent, unis dans une foi unique, d une part, l aristocratefoncier et le paysan et, d autre part le fonctionnaire, le commerçant,l artisan et l ouvrier issus directement des campagnes. Seul lieuoù se manifeste au moindre coût la communion nationale dans leco-partage d un savoir minimal commun, le «folklorisme» aurapour fonction de ré-interpréter toutes les différences, sociales,économiques et historiques dans le cadre d une unité culturelleoriginelle plus ou moins imaginaire. Ré-interprétant les différencesinternes, tout en accusant les différences externes, le «folklorisme»,quelles que soient ses ambitions esthétiques, n oublie jamais qu ilest aussi au service des ambitions de l Etat (Karnoouh 1985: 57.;Gjithashtu, ai që disa do ta quajnë më vonë folklorizëm, duhet të

kuptohet si diskurs dhe inskenim i traditave vendore tëdomosdoshme dhe thelbësore këto .për afirmimin e legjitimitetithistorik të shtetit-komb. Ky tipar themelor - që ka të bëjë mefondamentet e vetë mundësisë së ekzistencës së shtetit-komb -mbështetet mbi folklorizmin sepse ai dhe vetëm ai mundet, edheekonomikisht, të krijojë konsensusin e përgjithshëm ku takohen, tëbashkuar në një fe të vetme, nga njëra anë aristokrati pronar tokashdhe fshatari e, më anë tjetër, funksionari, tregëtari, artizani dhepunëtori që kanë ardhur direkt nga fshati. Duke qenë i vetmi vend kubashkimi kombëtar manifestohet me çmimin më të lirë, nëpërmjetbashkëndarjes së një minimumi dijeje të përbashkët, folklorizmi dotë ketë si funksion riinterpretimin e të gjithë diferencave sociale,ekonomike dhe historike në kuadrin e një uniteti kulturor origjinal

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 208Pavarësia

pak a shumë imagjinar. Duke riinterpretuar diferencat e brendshme,e duke akuzuar diferencat e jashtëme, folklorizmi , pavarësishtambicieve të tij artistike, nuk harron kurrë që është në shërbim tëambicieve të shtetit ).

Në mënyrë që këto vepra të kryheshin profesionalisht nevojitej një profesion. Përkëtë arsye, vazhdon teoria, u krijua superegoja shkencore e shteteve-kombe: disiplina eetnologjisë (Volkskunde, folklore, laographia). Të pajisur me koncepte nga nacionalistëtromantikë lokalë - inteligjencia me vështrimin nga Evropa, princat që kërkonin mbretëri tëpavarura dhe oficerë të uritur për hakmarrje historike - Leviatanët e ri të shteteve-kombeballkanike zakonisht kishin nevojë urgjente për të dyja, edhe për një komb edhe për njështet, ose të paktën për një shtet të pavarur. Ndjehej nevoja për një shkencë ose grupshkencash që do të mund të kryenin detyra të rëndësisë kombëtare :

a. Do të konfirmonin se kombi ekzistonte me të vërtetë (dukeimponuar unitet kulturor dhe gjuhësor mbi popullsitë heterogjenefshatare)

b. Do të konfirmonin se kombi, në pretendimet për një shtet tëpavarur, kishte të drejta ligjore historike (duke nxjerrë në dritë mbretëritë lavdishme, por të harruara të së shkuarës, ose duke i shpikur atokur e donte puna), ose të paktën legjitimitet kulturor, (dukegrumbulluar volume masive të letërsisë gojore vendase, dukedeklaruar se janë të një cilësie homerike, dhe duke insistuar se atojanë unike mes shumësisë të kulturave rivale fqinje).

c. Do të konfirmonin se kombi ka vazhdimësi territoriale (idealishtduke evokuar parimin e prejardhjes autoktone dhe duke skicuarnjë numër hartash etnografike )

d. Do të krijonin liturgji si dhe altarë ku do të performohejkulti i kombit dhe i derivateve të tij nën vëzhgimin e duhur intelektual(prototipet e të cilave janë festivalet folklorike si dhe muzetëetnografikë kombëtarë)

Karnoouh e ka kuptuar në mënyrë të pagabueshme qëllimin e përzierjes sëliturgjive arkaike me komponentë ideologjikë modernë, detyrë kjo e shkencës së re,

e cila duhet të sigurojë provat:

En effet, le musée national d ethnographie, représente bien lelieu d un nouveau culte laïque, celui de l ethnie-nation en sesnombreuses incarnations, se pratiquant sous les auspices des deuxmuses de la modernité: La Culture et la Science (Karnoouh 1990:149.; Në fakt, muzeu kombëtar i etnografisë e paraqet shumë mirëaltarin e një kulti laik, atë të etnisë-komb në mishërimet e saj të shumta,që ushtrohet nën bekimin e dy muzave të modernitetit: kulturës dheshkencës .)

Përpjekja 209

Kështu, koncepti i etnologjisë si shkencë kombëtare , bashkë me tërë çka ibashkangjitet kësaj detyre shoqërore, duhet të konsiderohet si një invencion iromantizmit.

Zador-i merr përsipër të zbulojë tërësisht fytyrën e shëmtuar të meduzësetnologjike dhe folklorike të Evropës Lindore dhe Qendrore duke bërë bashkë akuzatpër mëkatet e jashtme (pretendimet territoriale nacionaliste dhe persekutimin eminoriteteve) dhe ato të brendëshme (homogjenizimin kulturor me forcë të popullsiveautoktone):

Le folklore devint non seulement une réalité imaginaire, maisencore une réalité mythique qui parlait d un peuple imaginaire,d un peuple mythique pour ne pas dire mystifié, qui plaçait d embléele folklorique dans le champ des mythologies nationales. Ce sontces contenus mythologiques qui fournissent les formes parfaitesdes identifications abstraites et a-sociales c est-à-dire des formesirrationnelles et essentiellement émotionnelles qui se prêtent à lagenèse des unifications étrangères à toute conception de ladémocratie et du libéralisme politique. Leur abstraction mêmeoffre une base à toutes les formes d intolérance qui aliment lesconflits nationaux reposant sur la négation extérieure, cependantqu au même moment s instaure l intolérance intérieure. Et c estbien cette intolérance intérieure qui donne au folklore imaginaireson véritable sens, parce qu il propose une unification collectiveoppressive. Ces formes apparaissent lorsque l unité nationale estplus idéologique que sociale, quand l unité se réalise moins autravers des aspirations et des solutions sociales que pour satisfaireà des buts exclusivement politiques. En raison de l évolutionsingulière prise par les nations du Centre et de l Est de l Europe,cette forme de folklore fut très largement employée par lesEtatsnations de la région; et seules des différences dues à leurniveau de développement particulier provoquèrent les variationsque d aucuns sont à même d observer localement

(Zador 1985:30.; Folklori nuk bëhet vetëm një realitet imagjinar, por edhe njërealitet mitik që flet për një popull imagjinar, për një popull mitik përtë mos thënë të mistifikuar, që e vendos menjëherë folkloriken nëfushën e mitologjive nacionale. Janë këto përmbajtje ideologjike atoqë ushqejnë forma perfekte të identifikimeve abstrakte dhe asociale- d.m.th. forma irracionale dhe thelbësisht emocionale që qëndrojnënë bazën e atyre bashkimeve që janë krejtësisht të huaja përdemokracinë dhe liberalizmin politik. Vetë abstragimi i tyre ofron njëbazë për të gjitha format e intolerancës së brendëshme, duke i dhënëfoklorit imagjinar kuptimin e tij të vërtetë, sepse ai propozon njëbashkim kolektiv shtypës. Këto forma shfaqen kur uniteti kombëtar

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 210Pavarësia

është më shumë ideologjik sesa social, kur uniteti realizohet jo dheaq nëpërmjet aspiratash dhe zgjidhjesh sociale sesa për të realizuarqëllime krejtësisht politike. Si pasojë e evolucionit të veçantë tëkombeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kjo formë folklori u përdorgjerësisht nga shtetet-kombe të rajonit dhe vetëm diferencat përshkak të nivelit të tyre të zhvillimit specifik provokuan variacione,disa prej të cilave vërehen lokalisht.)

Provat e mëtejshme që vijnë prej ndarjes antropologji/etnologji do të kishin njërëndësi të jashtëzakonshme për teorinë. Interesante është se prova të tilla nuk mungojnë.Vintilã Mihãilescu shpreh me elegancë pikëpamjen e tij mbi rolin e romantizmit nëformimin e identitetit rumun:

On peut aisément imaginer ce qu il y avait d attractif pour lajeune culture roumaine dans la vision romantique du monde: celle-ci lui apportait la légitimation, dans et par un discours moderne ,des anciennes valeurs communautaires. Née en réaction au seinmême de la modernité occidentale, l hérésie herderienne conféraitau projet culturel roumain la possibilité de principe de faire sonentrée dans la modernité, tout en gardant sa charge holisteD autre part, par la structure même de son discours, la cultureroumaine moderne» s appliqua à donner à la société rurale l imaged identité nationale. En retour, cette image finira par s appliquer à lasociété roumaine tout entière, la plaçant dans une identité ruralistepar excellence La roumanité , comme identité nationale, s estforgée à partir d un mélange stratégique de ruralité et de latinité ,selon une recette romantique sui generis (Mihãilescu 1991: 82. ;Mund të imagjinohet lehtë se çfarë ishte tërheqëse për kulturën e

re rumune në vizionin romantik të botës: kjo i sillte asaj legjitimitetinnë dhe nëpërmjet një diksursi modern të vlerave të vjetrakomunitare. E lindur si reaksion në gjirin e modernitetit perëndimor,herezia herderiane i jepte projektit kulturor rumun mundësinë

principiale për të hyrë në modernitet, gjithë duke ruajtur ngarkesëne vet holiste Më anë tjetër, nga vetë struktura e diskursit të vet,kultura moderne rumune u aplikua për t i dhënë shoqërisë ruraleimazhin e identitetit kombëtar. Si pasojë, ky imazh do të arrijë t iaplikohet më në fund krejt shoqërisë rumune duke e vendosur atënë një identitet rural par exellence Rumunësia si identitetkombëtar, është farkuar nisur nga përzjerja strategjike e ruralitetitme latinitetin sipas një recete romantike sui generis ; më shumëshembuj mund të gjenden në veprat e renditura në bibliografinë etij.)

Përpjekja 211

Kur shkon në ekstrem teoria e prejardhjes njëlineare e ideologjisë në etnologjinëballkanike transfigurohet në atë që mund të quhet teoria e përplasjes të sistemevebotërore shkencore. Një numri studiuesish u duket më se e qartë se probleme, si ato qëu përmendën më sipër, duhet të rrjedhin prej barbarëve shkencorë romantikë që jetojnënë një botë radikalisht të ndryshme intelektuale dhe profesionale. Siç e kemi parë,Karnoouh është prej atyre autorëve që janë të gatshëm për të gjetur linjën që ndan tëdy botët:

cependant, c est seulement au-delà du Rhin, en direction duNord, de l Est, du Sud-est, que l ethnographie et le folklore (avec laphilologie et l histoire) servirent, outre de gages et de preuvesscientifiques au politique, de fondement au discours politique desorigines (Karnoouh 1990: 141.; ... megjithatë, vetëm përtej Rhinit,në drejtim të Veriut, të Lindjes dhe të Juglindjes, etnografia dhefolklori [së bashku me filologjinë dhe historinë] shërbyen jo vetëmsi peng dhe provë shkencore për politikën, por edhe si bazë e diskursitpolitik të origjinave. )

Karnoouh nuk është argumentuesi i vetëm i gjeopolitikave të etnologjisë, siçmund të dëshmohet nga rreshtat e mëposhtëm nga Carol Silverman (1989: 149):

Europa Lindore është një zonë veçanërisht e frutshme për të eksploruarmarrëdhëniet mes nacionalizmit dhe folklorit. Në Evropën Lindore shtetet-kombe nëlindje i kërkuan përkufizimet dhe racionalizimet në traditat fshatare që u mbijetuanpushtimeve dhe sundimeve të huaja. Fshatarët vendas u panë si shpirti dhe identitetii kombit, dhe folklori ishte shprehja legjitime e fshatarëve. Prandaj nuk është erastësishme që ngritja e nacionalizmit koincidon me fillimet e veprimtarisë mbledhësefolklorike. Mbledhja dhe botimi i folklorit ishte pjesë e racionalizimit të unitetit kulturordhe politik .

Gjithsesi duhet mbajtur mend se obsesioni për të implementuar kufij kulturorëose shpirtërorë është ndoshta po aq i rrezikshëm sa edhe gjakimi për hekurosjen ekufijve gjeografikë apo etnikë. E sigurt është që ato i përkasin të njëjtit arsenal ideologjik.Kështu, qasjet që synojnë gjuetinë e trashëgimisë intelektuale shpesh priren të krijojnërezervate intelektuale (ose zona të frutshme ) me hyrje vetëm për gjuetarët eprivilegjuar. Kurse reflektimi mbi origjinat shoqërore dhe funksionet e ideve dhe tëideologjive mund të ndihmojë në zhvillimin e një perspektive krahasuese. Joel Halperndhe Eugene Hammel, duke mbrojtur një qasje të tillë, na kujtojnë se shkencat shoqërorenë një shoqëri formojnë një pjesë të rëndësishme të ideologjisë së saj subjektive mbiveten dhe botën, e si rrjedhim një pjesë të teorisë së saj popullore mbi marrëdhëniet enjeriut me shoqërinë dhe të njeriut me njeriun (Halpern/Hammel 1969:17). Në të njëjtintekst ata i godasin rëndë të gjitha teoritë e prejardhjes njëlineare të ideologjisë nëetnologjinë ballkanike, duke respektuar në të njëjtën kohë ndryshimet historikeekzistuese. Etnologjia dhe disiplinat e lidhura me të janë për nga origjina dhe natyra etyre thellësisht politike në të gjitha kombet, por lloji i sfondit politik i përfshirë në rritjen

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 212Pavarësia

e antropologjisë sociale britanike apo në etnologjinë amerikane, dhe ai i lidhur meetnologjinë jugosllave janë shumë të ndryshme dhe kësisoj, disiplinat që rezultuanprej tyre një etnologji e lidhur me kolonializimin dhe një etnologji e shoqëruar kryesishtme zhvillimin e shtetit-komb, - i reflektojnë fuqishëm historitë e tyre të ndryshme (ibid.,f18).

IVNëse ndjekim idetë e Halpern dhe Hammel, mund të themi se shpjegimi i llogjikës

së instrumentalizimit të folklorit prej intelektualëve lokalë dhe prej shteteve, si dheanaliza e aspekteve të përbashkëta të retorikës së etnologjive ballkanike dhe tënacionalizmit ballkanik, sigurisht që zë pjesën kryesore të teorisë së marrë në shqyrtim.Por nëse shohim më me imtësi, do të zbulojmë disa të meta:

a. Ajo nuk ofron shpjegim për të gjithë, apo për pjesën më tëmadhe të tipeve të ideologjizimit të etnologjisë që ekzistojnëempirikisht në Ballkan, ndaj mund të konsiderohet si një teori epjesëshme.

b. Ajo e bazon argumentin e vet në efektet e supozuara të njëfaktori qëndror, trashëgimisë romantike, që nëse reflektohet, del seështë një fakt historik më vete që kërkon shpjegim

c. E mbivlerëson rëndësinë e traditave intelektuale dhenënvlerëson rëndësinë e llogjikës së situatave historike në tëkuptuarin e motivimeve dhe sjelljeve të aktorëve shoqërorë

Në kundërshtim me opinionet e shprehura tashmë, këtu konsiderohet që burimikryesor i diskurseve të ideologjizuara në etnologjinë ballkanike nuk duhet kërkuar nërrënjët e tij romantike, por mes kushteve të ndryshme të jetës që prodhojnë ideologjindaj të cilave ishin të ekspozuar etnologët ballkanas dhe paraardhësit e tyre në shekujtXIX dhe XX (Manheim 1929). Siç e kemi parë, këtyre kushteve mund t u qasemi sëpaku prej dy këndeve. Në njërën anë qëndron fakti që çdo subjekt mendues ka njëpozicion ekzistencial specifik që mund ta ndikojë në mënyrë domethënëse llogjikën ereflektimit të tij. Në rastin e etnologëve ballkanas, aspekti i përbashkët i pozicionit tëtyre ekzistencial mund të quhet sindromë e përkatësisë së dyfishtë. Pra, në parim, atai përkasin grupit që studiojnë, me të cilin ndajnë gjuhën, traditat, vlerat kryesore dheinteresat e përbashkëta, dhe njëkohësisht i përkasin një nëngrupi të veçantë shoqëror,detyra e të cilit është të studiojë, shpikë dhe eventualisht të mbrojë qëllimin e grupittë madh. Është e rëndësishme të shënojmë se të dy situatat e përkatësisë janë faktorëpotencialë të ideologjizimit të diskurseve etnologjike. Ndryshimi i vetëm mes tyreqëndron në faktin se në rastin e parë etnologu mund të përfshihet në një ideologjizimpër të cilin nuk është i vetëdijshëm tërësisht, ndërsa në rastin e dytë ai i ideologjizondiskurset haptazi. Këto dy tipe të ideologjizimit nuk janë përjashtues të njëri-tjetrit. Nëtë kundërt, rezultati më i mundshëm në kontekstin ballkanik është kombinimi i efekteve

Përpjekja 213

të tyre. Pikërisht për këtë lloj kombinimi të ideologjizimeve të pavetëdijëshme me ato tëvetëdijëshme kam rezervuar termin sindromë e përkatësisë së dyfishtë. Në anën tjetër,kushtet politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të shoqërive ballkanike tëdeterminuara historikisht, krijuan një klimë tejet të favorshme për prodhimin apoadoptimin e një harku gjithëpërfshirës zgjidhjesh ideologjike (Greenfeld 1992). Mjerimii kombeve të vegjël të Evropës Juglindore kishte disa burime:

Konstelacioni specifik i faktorëve historikë (kolapsi i shteteve feudale lokale;inkorporimi i popullsive agrare etnikisht dhe kulturalisht jo-homogjene në perandori tëmëdha kulturalisht të ndryshme; strukturat shoqërore të pabalancuara, të dominuaranga fshatarësia, që nxitën marrjen e pushtetit prej inteligjencies gjysmë të arsimuar dheelitës ushtarake, përpjekjet e së cilës duhet të orientoheshin si drejt çlirimit dhe ndërtimitapo rindërtimit të shtetit, ashtu edhe drejt komb-ndërtimit, apo unifikimit të kombit ,duke nxitur më tej qasjet diktatoriale ndaj politikës në vend të atyre demokratike) iktheu vendet në lindje, apo ato që sapo ishin çliruar, në rastin më të mirë në të vonuargjysmë të suksesshëm ndaj prirjes së përgjithshme të modernizimit politik, shoqërordhe ekonomik evropian.

Prapambetja e padiskutueshme krijoi një ndjenjë therëse armiqësie dhe i bërielitat intelektuale lokale ta konsiderojnë nacionalizmin romantik si një strategji tëvlefshme për kapërcimin e problemeve historike me të cilat përballej grupi i tyre(Greenfeld 1992).

Ndjenja e mërisë nxiti gadishmërinë për ta tejkaluar inferioritetin kombëtar meanë të forcës emocionale absolute të ekzaltimit kombëtar, në vend se me mjetet esugjeruara prej planifikimit racional.

Tipari më i rëndësishëm i nacionalizmit lindor të udhëhequr nga mëria, ishtenatyra paradoksale e tij, sepse, në mënyrë që të ruanin identitetin e tyre kulturor, prasensin e tyre të kombësisë, përballë superfuqive ushtarake, ekonomike dhe kulturore,apo përballë fqinjëve kërcënues, ata duhej të imitonin pikërisht këta shtypës apoagresorë potencialë, dhe, kështu, minuan vetë themelet e tyre, në të njëjtën mënyrë sibaballarët e tyre.

Kështu, pra, ekzistonte një sens i dyfishtë ambivalence për tu kapërcyer, qërridhte nga një refuzim i dyfishtë që duhej kryer ai i sunduesit të huaj, për të cilinmënyra e vetme ishte kapërcimi i standarteve që ai vetë kishte vënë, si dhe refuzimi itraditave të të parëve që duheshin përkëdhelur si simbole identiteti, por që gjithashtuduhet të konsideroheshin si pengesa ndaj një të ardhmeje të dëshiruar.

Emocionet ambivalente që u nxitën nëpërmjet arratisjes nga prapambetja, e cilaishte gjithsesi burimi i vetë identitetit, favorizuan zgjidhje politike të nxituara dhe jo-liberale, për të mos thënë jo-demokratike dhe intolerante, pra, zgjidhje që shenjuanthellësisht historinë e këtyre vendeve si ende jo-ende-evropiane (Plamenatz 1973).

E thënë me fjalë të tjera, kontekstet historike ballkanike e zmadhuan rëndësinëe përgjithshme të ideologjive në jetën shoqërore dhe çuan në ideologjizimin, apombiideologjizimin e një numri shkencash strategjike , si historiografia, filologjia dheetnografia. Në këtë kuptim, ato ecnin dorë për dore me sindromën e përkatësisë sëdyfishtë dhe i forconin më tej efektet e tij mbi prodhimin intelektual të etnologëve

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 214Pavarësia

ballkanas. Për më tepër ky kombimin faktorësh jo vetëm që rriti përqindjen e diskursevetë ideologjizuara, por edhe përcaktoi se cila prej ideologjive ekzistuese duhet të kishteprioritet si faktor ideologjizues për etnologjinë ballkanike. Kështu, anësia epavetëdijshme që kërcënon etnologun të veprojë edhe si vendas nëpërmjet një qasjejetë përllogaritur që i devijohet fakteve, e cila shkon zakonisht me rolin e etnologut siavokat i grupit të tij, edhe me dëshirën e flaktë për ta kapërcyer sa më shpejt pozicionine padurueshëm dhe të pamerituar të shoqërisë si tërësi, karakteristikë e etnologut siobjekt dhe subjekt i historisë, komplotuan për të prodhuar një përzierje eksplozive:etnologun si ideolog të kombit. Nëse, gjithsesi, grupi i përkatësisë së etnologut, të cilitai i mbron interesin, nuk përcaktohet si etnos, por si klasë, atëherë kemi të bëjmë me njëtjetër variant lokal, etnologu si ideolog të klasës së shtypur, ose, për të qenë mëprecizë, të avantgardës së kësaj klase. Sepse nacionalizmi, dhe ca më vonë marksizmi/komunizmi/socializmi, ishin dy ideologjitë që kishin mundësinë të kënaqnin më meefekt nevojat shoqërore të determinuara historikisht të intelektualëve ballkanas, si dhenevojat e një pjese të konsiderueshme të popullsisë.

Mua më duket se qasja që po prezantoj ofron mundësinë që të jemi në gjendjetë konsiderojmë disa faktorë të cilët nxitën një ndjenjë të fortë ndaj trashëgimisëromantike mes etnologëve ballkanas, duke na lejuar, në anën tjetër, të shpjegojmëburimet jo-romantike të diskurseve të ideologjizuara në këtë disiplinë. Kështu, neduhet ta interpretojmë përqafimin e ideve romantike dhe insistimin në to të etnologjiveballkanike në dritën e mjeteve që ato u ofrojnë nëngrupeve me sindromin e përkatësisësë dyfishtë për kapërcimin simbolik të pozitave të sikletshme të grupeve të tyrerespektive. Në këtë kuptim ndoshta do ta kuptojmë më mirë pse ndodhi që ishinromantikët dhe jo racionalistët ata që brumosën identitetin intelektual të etnologjisë nëBallkan.

Por, siç e kemi vënë re tashmë, konceptet romantike nuk ishin të vetmet nëkryerjen e kësaj detyre. Kështu, nëse marrim shembullin e fillimeve të etnologjisëserbe, do të vëmë re se rastet e para të diskurseve ideologjike nuk vijnë prej romantikëve,por prej racionalistëve. Ata ishin dy llojesh. Në njërën anë ishin kritikat përvëluesendaj supersticioneve të krishtera, ritualeve kishtare dhe traditave e zakoneve nëpërgjithësi, të cilat sipas racionalistit Dositej Obradoviæit i mbajtën serbët për shekujlarg Evropës së civilizuar (Kovaèeviæ 1981: 71-91). Në anën tjetër ishte prodhimi ikarakterologjive nacionale të idealizuara, si ajo e përpiluar nga Joakim Vujiæ.Karakterologjitë racionaliste e paraqisnin popullsinë serbe intelektualisht e moralishttë barabartë ose edhe superiore ndaj kombeve që kishin patur me shumë fat historikisht(Ibid: 151-160). Por, në të dyja rastet diskurset e ideologjizuara u prodhuan ngaintelektualë racionalistë lokalë që aspironin të fitonin një të ardhme më të mirë përgrupin e prapambetur dhe të shtypur të cilit i përkisnin. Me fjalë të tjera, në humanizmine tyre kishte nje përbërës të fuqishëm nacional.

Kështu, pra, ideologjizimi i reflektimit humanist mbi njeriun, që do të zhvillohejme pas si disiplina e etnologjisë në Serbi, nisi në mënyrë të pavarur nga revolucioniromantik i Vuk Karad iæit, por në të njëjtën frymë me të. Qasja racionaliste ishte thjeshtmë pak e adaptueshme ndaj detyrave specifike shoqërore që duhej të kryente. Për më

Përpjekja 215

shumë, praktika e ideologjizimit të diskurseve etnologjike në Serbi nuk përfundoi meperiudhën romantike. Etnologët marksistë, të kryesuar nga piro Kuli iæ, luftuan përdinjitetin, barazinë, vëllazërinë dhe unitetin e kombeve dhe kombësive të JugosllavisëSocialiste, që supozohej se ishin të rrezikuara nga spektri i nacionalizmit serb dhe/osei jugasllavizmit unitarian të shprehur në punimet e para luftës nga Jovan Cvijiæ dheJovan Erdeljanoviæ (Kuli iæ 1951: 27 31; idem 1967: 75-83). Është ironike të shohëshsesi ndjekja e zellshme e këtij antinacionalizmi marksist e çoi Kuli iæin drejt nacionalizmitdhe separatizmit ekstrem malazez (Kuli iæ 1980). Pra, edhe pse me pak thjeshtëzime,mund të thuhet se dilema qendrore politike, ekonomike dhe shoqërore e rajonit, spiraljavdekjeprurëse dashuri-urrejtje e nacionalizmit dhe komunizmit, la si trashëgimi nëhistorinë e shkencave shoqërore të shekujve XIX dhe XX të Ballkanit dy modeledominante të ideologjizimit të diskurseve shkencore.

Për më tepër, etnologët nuk ishin të vetmit me sindromin e përkatësisë sëdyfishtë të Ballkanit. Inteligjencia ballkanase si e tërë, ose të paktën qarqet e sajhumaniste dhe letrare, mund të konsiderohen si të njollosura nga sindromi e përkatësisësë dyfishtë. Përveç etnologëve kishte shumë historianë, filologë, poetë, shkrimtarë,ose gazetarë që i përkisnin popujve për të cilët shkruanin, me të cilët ndanin besimin sepërmes penës do të mund të siguronin një të ardhme më dinjitoze. Në këtë kuptimshpresoj se modeli i prezantuar këtu mund të shpjegojë llogjikën e ideologjizimit jovetëm të diskurseve dhe teksteve etnologjike, por edhe të tipeve të tjera të prodhimitintelektual në Ballkan.

Nëse i besojmë këtij modeli, atëherë Ballkani nuk duhet konsideruar si njërezervat natyror intelektualësh të etur për të tejkaluar fatet e këqia të grupeve të tyre meanë të forcës së flaktë të diskurseve të ideologjizuara. As etnologjia nuk duhetkonsideruar si kampioni i padiskutueshëm në fushën e ideologjizimit të shkencës.Logjika e ideologjizimit në etnologjinë romantike ballkanike mund të konsiderohet engjashme, ose të paktën e krahasueshme, me llogjikën e ideologjizimit në antropologjinëfeministe, në antropologjitë e ndryshme vendase apo në antropologjinë avokatore.Kështu nëse ndeshim një intelektual specialist që është njëkohësisht anëtar i një grupitë dhënë ose avokat i tij, dhe nëse ky specialist mendon se grupi i tij është i kërcënuar,i shtypur apo i privuar prej grupeve të tjera, atëherë është e pritshme që ky specialistdo të angazhohet në prodhimin e diskurseve të ideologjizuara, në mënyrë që të ndikojënë ndryshimin e pozitës së grupit të tij, pavarësisht nëse është nga Ballkani apo ngaAmerika, dhe pavarësisht nëse merret me etnologji apo antropologji.

Gjithsesi, sindroma e përkatësisë së dyfishtë përshkruan vetëm një situatë tëveçantë mes shumë mënyrave të mundshme të praktikimit të shkencave shoqërorë tëangazhuara dhe ideologjizuara. Shpresojmë që kjo të ndihmojë për të hapur njëperspektivë krahasuese, në vend që të ofrojë thjeshtë një tjetër markë orientalizmi oseballkanizmi. Mbi premisat e kësaj qasjeje mund të ndërtojmë shumë thjesht një matricërudimentare krahasuese:

1.I përket grupit të studiuarA) Po B) Jo

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 216Pavarësia

2.Është mbrojtës i grupit të studiuarA) Po B) Jo

3.I duket se grupi i studiuar është në disavantazh dhe / ose i viktimizuarA) Po B) Jo

Duke i grupuar përgjigjet sipas pyetjeve të matricës mund të krijojmë njëkontinuum që përshkruan pozitat ekzistenciale të mundshme të studiuesve dheperceptimet e tyre të pozitave ekonomike, politike e kulturore të shoqërive që atastudiojnë:

1. 1:A + 2:A + 3:A2. 1:A + 2:B + 3:B3. 1:B + 2:A + 3:A4. 1:B + 2:B + 3:B

Në këtë kuptim sindroma e përkatësisë së dyfishtë (1:A + 2:A + 3:A) mund tëthuhet se përfaqëson një pol në spektrin e krijuar. Ky pol mund të përfshijë etnologjinëromantike ballkanike apo evropiano lindore, antropologjinë feministe si dhe disa prejantropologjive mbi vendasit. Poli tjetër përfshin atë që mund të quhet sindromaMalinovski ose sindroma e jashtësisë së dyfishtë (1:B + 2:B + 3:B) që karakterizonteantropologjinë e hershme perëndimore. Diku në mes mund të gjenden disa speciehibride, siç është së fundmi antropologjia avokatore në perëndim (1:B + 2:A + 3:A) oseantropologjia e vendit lindore e pangazhuar me vetëdije (1:A + 2:B + 3:B). Duket

qartë që vlera kryesore e kësaj matrice si dhe boshti qëndron në aftësinë e tyre për tëgjeneruar pyetje në vend të përgjigjeve.

Në vend të përfundimeve do të doja të ritheksoja dy ideale shkencore, të cilat umundova t i përvijoj në këtë artikull. I pari ka të bëjë me paanshmërinë: Mund të jetëthuajse e pamundur për studiuesit socialë të mbeten objektivë dhe të mos i lejojnëshpresat dhe frikërat e tyre të ngjyrosin besimet e tyre; por ka shumë ndryshim mespërpjekjeve për të bërë diçka shumë të vështirë dhe përpjekjeve për të bërë diçka qënuk ka kuptim (Ryan 1970:240).

I dyti i jep të parit një përmasë njerëzore të nevojshme:Cilado qoftë vendlindja jonë, ne si antropologë nuk mund t ia lejojmë vetes të

jemi fundamentalistë pa rrezikuar vlerën më të dashur të antropologjisë: aftësinë së sajpër të folur me një gjuhë ku mund të ruhet e veçanta dhe e përbashkëta në të njëjtënkohë, duke lënë hapësirë kështu për mënyra alternative të të parit të botës (Hastrup1996:80).

Këta dy ideale na kujtojnë mësimin paradoksal që kanë arritur të na e përcjellinnjë romanticist ballkanas i menduar si fanatik, si Vuk Karad iæi, e më vonë JovanCvijiæi,. Me një fjalë, edhe nëse jemi duke mbrojtur një çështje joshkencore, nëse këtëe bëjmë në mënyrën më të ndershme që njohim, rezultatet mund të mos jenë tëpanevojshme për shkencën. Sa i përket ndershmërisë në qëllimin shkencor kjo do të

Përpjekja 217

thotë të respektosh rregullat që ka shtjelluar Max Weberi (Weber 1922). Sa për qëlliminmë të gjerë, ende nuk ka një udhëzues më të mirë sesa imperativi kategorik i Kantit: tatrajtosh njerëzimin, qoftë vetveten apo të tjerët, gjithnjë si qëllim dhe kurrë vetëm simjet.

Përktheu nga anglishtja: Nolian Seitaj

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 218Pavarësia

Literatura

Apter, David E. (ed.) 1964: Ideology and Discontent. London: The Free Pressof Glencoe, Collier-Maxmillan.

Boudon, Raymond 1986: L Idéologie. Paris: Fayard.

Cocchiara, Giusepe 1952: Storia del folklore in Europa. Torino (transl. The His-tory of Folklore in Europe. Philadelphia 1981).

Cocchiara, Giusepe, Djusepe Kokjara 1984: Istorija folklora u Evropi. Belgrade.

Cranston, Maurice 1974: Ideology. In: Encyclopaedia Britannica 9, 194 198.

Cvijiæ, Jovan 1918: La Péninsule balkanique. Géographie humaine. Paris: ArmandColin.

Damianakos, Stathis 1985: Représentations de la paysannerie dansl ethnographie grecque. In: Paysans et Nations d Europe centrale et balkanique. Paris:Maisonneuve et Larose.

Damianakos, Stathis 1989: Folklore and Historical Process. Zagreb: Institute ofFolklore Research.

Geertz, Clifford 1964: Ideology as a Cultural System. In: D. Apter (ed.), IdeologyAnd Discontent. London: The Free Press of Glencoe, Collier-Macmillan.

Greenfeld, Liah 1992: Nationalism. Five Roads to Modernity. Cambridge, Mass.,London: Harvard University Press.

Halpern, Joel M., Eugene A. Hammel 1969: Observations on the IntellectualHistory of Ethnology and other Social Sciences in Yugoslavia In: Comparative Studiesin Society and History 11: 17 26.

Hastrup, Kirsten 1996: Anthropological Theory as Practice In: Social Anthro-pology 4,1: 75 81.

Hobart, Mark 1996: Ethnography as a Practice, or on the Unimportance ofPenguins. In: Europaea 2,1 (Nuoro-Brussels) 3 37.

Hobsbawm, Eric 1989: Nations and Nationalism Since 1780. Programme, Myth,Reality. Cambridge: Cambridge UP.

Karad iæ, Vuk Stefanoviæ 1965: Predislovie za malu prostunarodnuslavenuserbsku pjesnaricu Foreword to the Small Slaveno-Serbian Songbook of theSimple Folkw. In: Sabrana dela V. Karad iæa I. Belgrade.

Kamenka, Eugene (ed.) 1973: Nationalism. The Nature and Evolution of an

Përpjekja 219

Idea. London: Edward Arnold.

Karnoouh, Claude 1985: De l usage du folklore ou les avatars du folklorisme .In: Paysans et Nations d Europe centrale et balkanique. Paris : Maisonneuve et Larose,49 62

Karnoouh, Claude 1990: L Invention du peuple. Chroniques de Roumanie. Paris:Arcantere.

Kligman, Gail 1988: Ideology, Ritual and Identity. In: The Wedding of the Dead.Ritual, Poetics, and Popular Culture in Transylvania. Berkeley, Los Angeles: Univer-sity of California Press: 249 282.

Konstantinov, Milo 1988: Ethnology of the Macedonians. In: EthnologicalReview 23 24 (Belgrade) 75 88.

Kosiæ, M. 1934: Problemi savremene sociologije - Problems of ContemporarySociology. Belgrade, 103 104.

Kovaèeviæ, Ivan 1977: Uticaj romantizma na razvoj na e etnologije - The Influ-ence Of Romanticism on the Development of Our Ethnology. In: Marksistièka Misao1/77, Belgrade, 54 67.

Kovaèeviæ, Ivan 1981: Etnologija u srpskom prosvetiteljstvu - Ethnology inSerbian Enlightenment. PhD thesis, Belgrade University.

Kuli iæ, piro 1951: Idejna i teorijska osnova u razvitku na ih etnografskihmuzeja - Conceptual and Theoretical Basis of the Development of Our EthnographicMuseums. - In: Zbornik etnografskog muzeja u Beogradu 1901 1951. Belgrade, 27 31.

Kuli iæ, piro 1967: Neka shvatanja i neke tendencije u na oj savremenojetnologiji - Some Concepts and Tendencies_in_Our_Contemporary_Ethnology. In:Sociologija 1 (Belgrade) 75 83.

Kuli iæ, piro 1980: O etnogenezi Crnogoraca - On the Ethnogenesis of theMontenegrins. Titograd: Pobjeda.

Mannheim, Karl 1952: Ideologie und Utopie. Frankfurt/M. (transl. Karl Manhajm:Ideologija i utopija. Belgrade: Nolit 1978).

Mihãilescu, Vintilã 1991: Nationalité et nationalisme en Roumanie. In: Terrain17 (Paris) 79 90.

Mihãilescu, Vintilã 1993: Nous, les autres. Histoire d une identité non-moderne.In: idem, Enquête d identité. (Special issue of) Civilisations 42,2 (Brussels) 105 117.

Miliæ, Vojin 1956: Sociolo ka koncepcija Jovana Cvijiæa - The SociologicalConcept of J. Cvijiæ. In: Knji evnost 11 12 (Belgrade).

O Sullivan, Tim et al. 1994: Discourse (by John Hartley). In: Key Concepts in

Romantizmi apo përkatësi e dyfishtë?

Përpjekja 220Pavarësia

Communication and Cultural Studies. London, New York: Routledge.

Papiæ, arana, Lydia Sklevicky (eds.) 1983: Antropologija ene - The Anthro-pology of Women. Belgrade.

Pavkoviæ, Nikola, Du an Bandiæ, Ivan Kovaèeviæ 1988: Aspirations and Di-rections of the Development of Ethnology in the Socialist Republic of Serbia. In:Ethnological Review 23 24 (Belgrade) 5 16.

Prevlakis, Georges 1992: Laographie greque ethnographie ou idéologie? In:Géographie et cultures 2: 75 84 (Bulg. Translation in: Balkanistic Forum 3 (1995) 103111).

Plamenatz, John 1973: Two Types of Nationalism. In: Kamenka 1973, 22 36.

Ryan, Alan 1970: Science, Social Science and Ideology. In: idem, The Philoso-phy of the Social Sciences. London: MacMillan, 220 242.

Silverman, Carol 1989: The Historical Shape of Folklore in Bulgaria. In:Damianakos 1989, 149 158.

Shils, Edward 1968: The Concept and Function of Ideology. In: David L. Sills(ed.), International Encyclopedia of the Social Sciences, vol. 7. London: MacMillan,66 76.

Slavec, Ingrid 1988: Slovenian Ethnology Between the Past and thePresent. In: Ethnological Revieë 23 24 (Belgrade) 37 59.

Supek, Olga 1988: Ethnology in Croatia. In: Ethnological Review 23 24(Belgrade) 17 35.

Tadiæ, Ljubomir 1972: Tradicija i revolucija - Tradition and Revolution. Belgrade:SKZ.

Trgovèeviæ, Ljubinka 1986: Nauènici Srbije i stvaranje jugoslovenske dr ave1914 1920 Scholars of Serbia and the Making of the Yugoslav State 1914 1920.Belgrade: Narodna knjiga.

Weber, Max 1922: Gesammelte Aufsätze zur Wissenschaftslehre. Tübingen 1968(transl. Metodologija dru tvenih nauka Zagreb 1989).

Wolff, Kurt H. (ed.) 1971: From Karl Mannheim. New York.

Zador, Tordai 1985: Les metamorphoses de Folklore: Quelques repères pourune compréhension. In: Paysans et nations d Europe centrale et balkaniques. Paris:Maisonneuve, 19 33.

Përpjekja 221

KOSOVA 1912 NË TEKSTET MËSIMORE TË HISTORISË TË KOSOVËS,SHQIPËRISË DHE SËRBISË*

Nga Shkëlzen Gashi

Hyrje

Ky artikull synon me vu nën objektiv qasjen ndaj zhvillimeve më të rëndësishmenë Kosovë gjatë vitit 1912 nëpër tekstet mësimore për shkolla fillore e të mesme tëKosovës, Shqipërisë e Sërbisë. Tekstet e Kosovës e përdorura për këtë artikull janëbotime të shpisë botuese Libri Shkollor, ato të Shqipërisë botime të shpisë botueseAlbas, kurse ato të Sërbisë të Zavod za ud benike. Tekstet e lëndës së historisë të të trijavendeve, të miratuara nga ministritë përkatëse të arsimit, kanë shërby si burim themelori këtij raporti. Janë krahasuar përshkrimet e bëra në këto historiografi duke i nxjerrëngjashmëritë dhe dallimet mes tyre. Autorë ndërkombëtarë që trajtojnë zhvillimet dhengjarjet në Kosovë gjatë vitit 1912, janë vënë po ashtu përballë me argumentet e tyrepërkatëse. Artikulli synon t i vë në pah shpërputhjet mes historiografive në fjalë, poredhe falsifikimet përkatëse të cilësdo palë. Në mënyrë të tërthortë raporti nxjerr në pahedhe se çfarë marrëdhëniesh ndërfqinjësore po u sugjerojnë nëpërmjet këtyre teksteve,qeveritë e këtyre vendeve, brezave që po i arsimojnë.

Kryengritja shqiptare e vitit 1912

Në periudhën 1878-1912 pikën kulmore për realizimin e synimit për autonomibrenda Perandorisë Osmane, shqiptarët e arrijnë me atë që historiografitë e Shqipërisëdhe Kosovës e njohin si kryengritja e përgjithshme e vitit 1912. E nisur në pranverë1912, kjo kryengritje e kryesuar nga Hasan Prishtina, synonte autonomi territorialebrenda Perandorisë Osmane. Kjo autonomi parashihej të ngërthente në vete edhenjohje zyrtare të kufijve të territorit me shumicë shqiptare dhe autoritete civile e ushtaraketë kombësisë shqiptare.1

* Ky artikull është pjesë e raportit të titulluar Kosova 1912-2012 në tekstet mësimore tëhistorisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë , botuar në pranverë të vitit 2012 në Prishtinë ngaKAHCR dhe KEC me mbështetje financiare nga KFOS.

1 Për kërkesat e kryengritjes së vitit 1912 shih: Prishtina, Hasan. Nji shkurtim kujtimesh përkryengritjen shqyptare të vjetit 1912. Prishtinë: Rrokullia, 2009. faqe 30.

Përpjekja 222Pavarësia

Tekstet mësimore të historisë në Sërbi s e pasqyrojnë hiç këtë kryengritje,kurse disa prej teksteve mësimore të historisë në Kosovë i ekzagjerojnë qëllimet politiketë kryengritjes nga autonomia në pavarësi.2 Tekstet mësimore të historisë në Shqipëri,në anën tjetër, qëllimin e kësaj kryengritjeje e prezantojnë si autonomi brenda PerandorisëOsmane.3

Pasi e fusin nën kontroll territorin e Kosovës në verë të vitit 1912, udhëheqësitkryengritës shqiptarë, për arsye të përçarjeve të brendshme,4 ndryshe prej platformëspolitike fillestare për autonomi territoriale, paraqesin një platformë të re politike me 14kërkesa, që njihen si 14 pikat e Hasan Prishtinës.5 Këto 14 pika parashihnin autonomijoterritoriale, sepse në to nuk kishte fjalë eksplicite as për ushtrinë e as për kufijtë eShqipërisë. Në këto pika trajtoheshin kryesisht arsimi, bujqësia, tregtia e transporti,por përfshihej edhe shpallja e amnistisë së përgjithshme për kryengritësit,dëmshpërblimi për shpitë e shkatërruara dhe hedhja në gjyq e kabineteve qeveritare tëturqve të rinj.6

Tekstet e Kosovës këto 14 pika i paraqesin si ...kërkesa të reja e me disandryshime ,7 por pa ua specifikuar përmbajtjen dhe ndryshimet. Tekstet e Kosovësdhe të Shqipërisë nuk i paraqesin ndryshimet e qëllimeve politike të kryengritësveshqiptarë nga autonomia territoriale në autonomi joterritoriale. Sipas teksteve tëKosovës, kryengritësit shqiptarë shpallin përfundimin e kryengritjes pasi ...fillojnëprovokimet e armatosura të Malit të Zi në kufi .8 Pak a shumë të njëjtën e pohojnë edhetekstet e Shqipërisë: ...krerët e kryengritjes i pranuan ndryshimet sepse situata ejashtme po keqësohej nga përpjekjet e shteteve ballkanike për t i shpallë luftë PerandorisëOsmane dhe për t i copëtuar midis tyre viset shqiptare .9

2 Rexhepi, Fehmi dhe Frashër Demaj. Historia 5. Prishtinë: Libri Shkollor, 2009. faqe 69.3 Dërguti, Menduh, Sonila Boçi dhe Ledia Dushku. Historia 9. Tiranë: Botime Shkollore Albas,

2011. faqe 65.4 Për dallimet mes udhëheqësve kryengritës shih kujtimet e Hasan Prishtinës: Prishtina, Hasan.

Nji shkurtim kujtimesh për kryengritjen shqyptare të vjetit 1912. Prishtinë: Rrokullia, 2009. faqe33-35. Po ashtu, shih: Bartl, Peter. Shqipëria nga mesjeta deri sot. Prizren: Drita, 1999. faqe 123-126.

5 Teksti i 14 pikave të Hasan Prishtinës në: Nika, Nevilla. Përmbledhje dokumentesh mbikryengritjet shqiptare (1910-1912). Prishtinë: Instituti i Historisë, 2003. faqe 286-288 dhe 297-299.

6 Për analizë të kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, e posaçërisht për bisedimete kryengritësve shqiptarë me përfaqësuesit e Perandorisë Osmane, shih: Rahimi, Shukri. Lufta eshqiptarëve për autonomi (1897-1912). Prishtinë: Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i KSA tëKosovës, 1980. faqe 193-225. Po ashtu, shih edhe: Gawrych, George. Gjysmëhëna dhe shqiponja sundimi otoman, islamizimi dhe shqiptarët 1874-1913. Tiranë: Bota Shqiptare, 2007. faqe 291-301.

7 Bajraktari, Jusuf, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj. Historia 10. Prishtinë: Libri Shkollor,2010. faqe 76.

8 Po aty. faqe 76.9 Dërguti, Menduh, Sonila Boçi dhe Ledia Dushku. Historia 9. Tiranë: Botime Shkollore Albas,

2011. faqe 65-66.

Përpjekja 223

Pra, mosrealizimi i kërkesave politike të liderëve shqiptarë të kohës, në tekstet eKosovës e të Shqipërisë u faturohet shteteve përreth. Prandaj, këto tekste nuk e zënënë gojë askund që shqiptarët në këtë kohë ishin të përçarë: në njërën anë shumica epërfaqësuesve të qyteteve - bejlerë e agallarë - që kundërshtonin autonominë, e nëtjetrën udhëheqësit e kryengritjes që synonin autonominë, por që ishin po ashtu tëpërçarë pasi një pjesë e tyre pëlqenin me mbetë fuqimisht të lidhur me PerandorinëOsmane.10 Në tekstet e Kosovës e të Shqipërisë nuk përmendet as se përçarjet mesudhëheqësve kryengritës shqiptarë ishin të nxitura edhe prej përfaqësuesve të Sërbisënë Prishtinë, të cilët i furnizonin me armë disa prej udhëheqësve kryengritës shqiptarë.11

Në këto tekste nuk paraqiten përçarjet, përkatësisht rrymat politike të kohës,andaj të gjithë veprimtarët e kohës paraqiten si pjesëtarë të asaj që tekstet e quajnëLëvizja Kombëtare Shqiptare, e cila paraqitet si strukturë homogjene e me kërkesa tëqarta. Pasqyrimi i këtyre përçarjeve është boshtor, sepse ato patën ndikim vendimtarpër ndryshimin e platformës politike prej autonomisë territoriale në autonomijoterritoriale. Mirëpo, kryengritësit shqiptarë nuk e realizojnë as autonominëjoterritoriale sepse, në vend që t i krijojnë organet e tyre të pushtetit, ata shpërndahenfill pasi Perandoria Osmane ua pranon zyrtarisht të 14 pikat, duke përjashtuar inicimine procesve gjyqësore kundër qeverive të turqve të rinj.

Çlirimi/Okupimi i Kosovës

Në fund të shtatorit 1912 regjimentet osmane nisin të largohen prej Kosovës,kurse në fillim të tetorit 1912, Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane. Brendajavës njësoj bëjnë edhe anëtarët e tjerë të Lidhjes Ballkanike, e cila ishte formuar më13 mars 1912 fillimisht nga Sërbia dhe Bullgaria, e së cilës më vonë ju bashkëngjitenedhe Greqia e Mali i Zi. Traktati i Lidhjes Ballkanike e protektuar kjo nga Rusia

përshkruante ndarjen e territoreve pas largimit të Perandorisë Osmane, e cila ikontrollonte edhe hapësirat e populluara me shumicë shqiptare në Ballkan, duke epërfshi Kosovën.12 Shqiptarët vendosin mos me marrë pjesë në luftën midis aleatëveballkanikë e osmanëve. Në mes të tetorit 1912, Mbreti i Sërbisë, Petar Kara or evi -i, lëshon deklaratën e titulluar Popullit Sërb, ku, mes të tjerash, thotë:

...Kam urdhëruar ushtrinë time trime që, në emër të Zotit, të bëjëluftë të shenjtë për hir të lirisë së vëllezërve tanë dhe për jetë më të

10 Shih: Malcolm, Noel. Kosovo - A Short History. London: Pan Macmillan, 2002. faqe 246.Hasan Prishtina në kujtimet e tij thotë se Riza Gjakova e Isa Boletini filluan të thonë ...na nukduem autonomi dhe nuk mund të dahemi prej osmanlijve .

11 Për furnizimin me armë të Isa Boletinit e Riza Gjakovës nga përfaqësuesit sërbë, shihdokumentet sërbe të botuara në: Cana, Zekeria. Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentetsërbe. Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2008. faqe 480-488.

12 Më shumë për aleancën Lidhja Ballkanike shih: Schwartz, Stephen. Kosovo: Background toa War. London: Anthem Press, 2000. faqe 41-42. Po ashtu, shih: Castelan, Georges. Histori eBallkanit. Tiranë: Çabej, 1996. faqe 390-396.

Kosova 1912 në tekstet mësimore të historisë

Përpjekja 224Pavarësia

mirë. Ushtria ime do të takohet në Sërbinë e Vjetër me sërbë të krishterëe myslimanë, që na janë njëlloj të dashur, po edhe me shqiptarë tëkrishterë e myslimanë, me të cilët kombi ynë ka nda për 13 shekuj pandërprerje, gëzimin e hidhërimin. Kemi me ju sjellë liri, vëllazëri ebarazi të gjithëve .13

Armata e Tretë Sërbe depërton në Kosovë dhe më thellë në viset e Shqipërisë.Për tekstet e Sërbisë ...me depërtim të rrufeshëm e çliron Kosovën, dhe më tej përmesShqipërisë veriore depërton në Detin e Adriatikut .14 Ndërsa, sipas teksteve të Kosovës...ushtria sërbe e pushton Kosovën dhe i drejtohet pjesëve të tjera të Shqipërisë së

Veriut dhe të Mesme .15 Saktësisht të njëjtën e thonë edhe tekstet e Shqipërisë,16

ndërsa Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore,17 që mëton tandryshojë mënyrën tradicionale të të mësuarit të historisë moderne të kësaj pjese tëEuropës, në një botim në kuadër të Projektit për Histori të Përbashkët, të titulluar TheBalkan Wars, thotë se në gjysmën e muajit tetor 1912 ...në Kosovë vihet në zbatimsistemi administrativ serb .18

Ndonëse shqiptarët u kundërvihen forcave sërbe, më 23 tetor 1912, në fushënku është zhvilluar Beteja e Kosovës e vitit 1389, sërbët e festojnë atë që tekstet eSërbisë e përshkruajnë si çlirimin e Kosovës... djepit të shtetësisë së Sërbisë... që ekishin pritë shumë gjenerata gjatë shekullit të 19 .19 Ndërsa ky çlirim i Kosovës arsyetohetme pretendimin se Kosova është djepi i shtetësisë së Sërbisë ,20 depërtimi në DetinAdriatik paraqitet veç si plotësim i njërit prej qëllimeve të luftës 21. Ky është shembulli promovimit të nacionalizmit ofensiv në tekstet e Sërbisë.

Në anën tjetër, mbetjen nën Sërbi të Kosovës dhe viseve të tjera të banuara meshqiptarë, tekstet e Kosovës e arsyetojnë me pozitën e vështirë të shqiptarëve që...duhej të luftonin kundër osmanëve për t u çliruar dhe kundër shteteve fqinje për t u

mbrojtur .22 Shembuj të tjerë të promovimit të nacionalizmit defensiv në tekstet e

13 Freundlich, Leo. Golgota e Shqipërisë. Prishtinë: Rrokullia, 2010. faqe 8.14 urié, orde dhe Mom ilo Pavlovi . Istorija 3. Beograd: Zavod za ud benike, 2010. faqe 67.

(nënvizimet janë të origjinalit)15 Bajraktari, Jusuf, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj. Historia 10. Prishtinë: Libri Shkollor,

2010. faqe 77. (nënvizimet janë të origjinalit)16 Dërguti, Menduh, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi. Historia 12. Tiranë: Botime

Shkollore Albas, 2011. faqe 84.17 Më shumë për këtë organizatë në http://www.cdrsee.org/18 Kolev, Valery dhe Christina Koulouri. The Balkan Wars. Thesaloniki: Centre for Democracy

nd Reconciliation in Southeast Europe, 2009. faqe 17.19 uri , or e dhe Mom ilo Pavlovi . Istorija 3. Beograd: Zavod za ud benike, 2010. faqe 67.20 Po aty.21 Po aty.22 Rexhepi, Fehmi. Historia 5. Prishtinë: Libri Shkollor, 2005. faqe 70.

Përpjekja 225

Kosovës janë edhe kundërpërgjegjet e patriotëve shqiptarë ndaj forcave sërbe të cilatpo përparonin drejt Shqipërisë së Mesme. Sipas këtyre teksteve, ata ...e ngritënflamurin kombëtar për ta vënë ushtrinë sërbe para aktit të kryer 23 ose ...u detyruan tëtërhiqeshin... por fryma e qëndresës shqiptare vazhdoi edhe në vitet e mëvonshme 24

apo ...Qeveria e Ismail Qemailit u përpoq që të mos hynte në konflikt të armatosur meforcat pushtuese sërbe .25

Krimet e luftës

Gjatë çlirimit/okupimit të Kosovës kryhen krime të tmerrshme, por tekstet eSërbisë nuk e thonë asnjë fjalë për këto krime, kurse tekstet e Kosovës nxjerrin kualifikimetë tipit ...pushtimi nga ushtritë e shteteve fqinje u shoqërua me veprime terroriste egjakatare kundër popullsisë shqiptare ose shqiptarët... iu nënshtruan dhunës dheterrorit të shovinizmit të shteteve ballkanike .26 Tekstet e Shqipërisë thonë se pushtimii Kosovës dhe i viseve shqiptare nga ushtria serbo-malazeze ...u shoqërua me rrënimine fshatrave, qyteteve dhe me humbje njerëzore .27

As tekstet e Kosovës e të Shqipërisë, por as ato të Sërbisë, nuk i referohen, tazëmë, raportit të socialdemokratit austriak Leo Freundlich Golgota e Shqipërisë , qëthotë se numri i shqiptarëve të vrarë në fund të vitit 1912 e në fillim të vitit 1913 del tëketë qenë 25 mijë. Asnjëri nga tekstet e të trija vendeve nuk u referohet shkrimeve tëkorrespodentit të luftës për ditoret ruse, Leon Trocki, ose të dhënave të Raportit ngaKomisioni ndërkombëtar për hetimin e shkaqeve dhe sjelljeve në Luftën Ballkanike,hartuar nga Donacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.28

Po ashtu, asnjë nga tekstet e të trija vendeve s u referohen as artikujve tësocialdemokratëve sërbë: Kosta Novakovi , Du an Popovi , Dragi a Lap evi e Tri aKaclerovi , të botuara këto në gazetën socialiste të Beogradit Radni ke Novine.Posaçërisht do të ishin të dobishëm artikujt e socialdemokratit sërb Dimitrije Tucovi ,njëri ndër të cilët thotë: ...ne bëmë tentativë vrasjeje me paramendim mbi një komb tëtërë .29

23 Bajraktari, Jusuf, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj. Historia 10. Prishtinë: Libri Shkollor,2010. faqe 78.

24 Po aty. faqe 84.25 Po aty. faqe 81.26 Bajraktari, Jusuf, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj. Historia 10. Prishtinë: Libri Shkollor,

2010. faqe 77 dhe 79.27 Dërguti, Menduh, Sonila Boçi dhe Ledia Dushku. Historia 9. Tiranë: Botime Shkollore Albas,

2011. faqe 72.28 Report of the International Commission to Inquire into the Causes and Conflict of the

Balkan Wars. Washington: Carnegie Endowment for International Peace, 1914.29 Tucovi , Dimitrije. Zgjedhje punimesh II. Prishtinë: Rilindja, 1981. faqe 346.

Kosova 1912 në tekstet mësimore të historisë

Përpjekja 226Pavarësia

Pavarësia e Shqipërisë

Në kohën kur po ndodhnin këto ngjarje të përgjakshme, më 28 nëntor 1912Shqipëria e shpall pavarësinë e saj në Vlorë, qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, qëishte i vetmi qytet shqiptar ende i papushtuar nga trupat e Lidhjes Ballkanike. Sipasteksteve të Sërbisë, ...kjo shpallje praktikisht nënkuptonte që Serbia nuk do të fitojëdalje në det ,30 ndërkaq sipas teksteve të Kosovës ...rreth gjysma e tokave shqiptaredhe e popullit shqiptar nuk e gëzoi pavarësinë e shpallur në Vlorë sepse këto treva upushtuan nga shteti serb, malazez dhe grek .31 Të njëjtën e thonë pak a shumë edhetekstet e Shqipërisë.

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve nëLondër, e nisur në dhjetor 1912 për ta diskutuar çështjen shqiptare, vendosi përautonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane. Në janar 1913 Qeveria e Sërbisëi dërgoi një memorandum Fuqive të Mëdha, i cili përmbante tri arsye në favor të çlirimitsërb të Kosovës: të drejtën historike, të drejtën etnografike dhe të drejtën morale...si një komb më i qytetëruar .32 Më 29 korrik 1913 Konferenca e Ambasadorëve në

Londër vendosi që Shqipëria të jetë principatë sovrane, e trashëgueshme dhe neutralenën garancitë e Fuqive të Mëdha.

Shtetet ballkanike, të përkrahura nga Rusia, propozuan që territori i Shqipërisëtë jetë përgjysmë më i vogël sesa është sot, kurse qeveria e Ismail Qemailit, e mbështeturnga Austro-Hungaria, propozonte që territori i Shqipërisë të jetë edhe një herë më imadh sesa është sot. Vendimi i Fuqive të Mëdha, me propozim të Anglisë, binte në mestë mëtimeve ruse e austriake. Fuqitë e Mëdha realisht ua njohën shqiptarëve njëterritor më të madh sesa ai që këta arritën ta vinin nën administrimin e vet. Tekstetshkollore të historisë të Kosovës, të Sërbisë e të Shqipërisë i fajësojnë shtetet e tretapër mosrealizimin e synimeve të tyre politike. Ndërsa tekstet e Kosovës i shohinshtetet europiane si vendimmarrës për ...copëtimin e viseve shqiptare ,33 tekstet eSërbisë e shohin Austro-Hungarinë pengesë të forcimit të Sërbisë pasi përkrahteshpalljen e pavarësisë së Shqipërisë që ...nënkuptonte se Serbia s do të ketë dalje nëdet .34

30 uri , or e dhe Mom ilo Pavlovi . Istorija 3. Beograd: Zavod za ud benike, 2010. faqe 67.31 Bajraktari, Jusuf, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj. Historia 10. Prishtinë: Libri Shkollor,

2010. faqe 79. (nënvizimet janë të origjinalit)32 Ky fragment i Memorandumit të Qeverisë së Sërbisë gjendet në librin: Ahrens, Geert-Hinrich.

Diplomaci mbi tehun e thikës. Tiranë: Toena, 2010. faqe 292.33 Rexhepi, Fehmi. Historia 5. Prishtinë: Libri Shkollor, 2005. faqe 77.34 uri , or e dhe Mom ilo Pavlovi . Istorija 3. Beograd: Zavod za ud benike, 2010. faqe 67.

Për ndihmën e Autro-Hungarisë në themelimin e Shqipërisë, shih: Rich, Norman. Diplomacia eFuqive të Mëdha 1814-1914. Tiranë: Toena, 2006. faqe 423-439.

Përpjekja 227

Përfundime

Dallime të qarta dhe të shumta hetohen në qasjen e historiografisë shkollore tëSërbisë dhe të Kosovës e Shqipërisë ndaj zhvillimeve në territorin e Kosovës. Këtodallime, që tregojnë se palët s e mbjellin te të rinjët frymën e pajtimit, mund të grupohensi më poshtë:

1. Pronësia ndaj territorit

Depërtimi i ushtrisë sërbe në Kosovë në fund të vitit 1912 paraqitet në mënyratë përkundërta në tekstet e Sërbisë dhe në ato të Kosovës e Shqipërisë. Kjo meqë palëtpretendojnë pronësinë ndaj territorit të Kosovës. Mënyra se si paraqitet çlirimi,përkatësisht okupimi i Kosovës më 1912 përvijon nacionalizëm ofensiv në tekstet eSërbisë, kurse në ato të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, nacionalizëm defensiv. Nëtekstet e Sërbisë depërtimi i ushtrisë sërbe paraqitet si çlirim i djepit të shtetësisë sëSërbisë, kurse depërtimi në Detin Adriatik si plotësim i njërit prej qëllimeve të luftës. Nëtekstet e Kosovës, por edhe në ato të Shqipërisë, futja e trupave sërbe në Kosovëparaqitet si okupim, si pasojë e pozitës së vështirë të shqiptarëve.

2. Krimet e Lufës

Sa u takon krimeve gjatë okupimit/çlirimit të Kosovës nga Sërbia, tekstet eSërbisë nuk e thonë asnjë fjalë, tekstet e Kosovës kryesisht nxjerrin kualifikime, kursetekstet e Shqipërisë janë më të përmbajtura. Asnjë nga tekstet shkollore të historisë nëKosovë, Sërbi e Shqipëri nuk merr në konsideratë raporte a artikuj ndërkombëtarë përkëto krime, si raporti i socialdemokratit austriak Leo Freundlich, shkrimet e korrespodentittë luftës për ditoret ruse, Leon Trocki, të dhëna të raportit të hartuar nga DonacioniCarnegie për Paqe Ndërkombëtare apo artikuj të socialdemokratëve sërbë: KostaNovakovi , Du an Popovi , Dragi a Lap evi e Tri a Kaclerovi , e Dimitrije Tucovi .

3. Bashkëpunimet e heshtura

Ndërsa depërtimi i ushtrisë sërbe në Kosovë paraqitet në mënyra të ndryshme,në asnjërën prej teksteve të të trija vendeve nuk paraqitet takimet, marrëveshjet ebashkëpunimet e përfaqësuesve politikë e ushtarakë të shqiptarëve me ata të sërbëve.Nëpër tekstet e këtyre vendeve nuk përmendet askund, ta zëmë, bashkëpunimi i disaprej liderëve kryesorë kryengritës shqiptarë të vitit 1912 me përfaqësuesit sërbë nëPrishtinë, prej të cilëve marrin edhe armë për të luftuar kundër Perandorisë Osmane;

Kosova 1912 në tekstet mësimore të historisë

Përpjekja 228Pavarësia

4. Qëllimet e shtrembëruara

Karakterisike për tekstet e Kosovës janë hiperbolizimet e qëllimeve tëorganizimeve politike e ushtarake të shqiptarëve. Ta zëmë, kërkesa e kryengritësveshqiptarë në vitin 1912 për autonomi brenda Perandorisë Osmane në disa tekste tëKosovës paraqitet si kërkesë për pavarësi. Mosrealizimin e qëllimeve politike të liderëvepolitikë shqiptarë, tekstet e Kosovës e të Shqipërisë ua faturojnë kryesisht shtetevepërreth. Për më shumë, ndërsa tekstet e Kosovës i fajësojnë shtetet europiane përcopëtimin e viseve shqiptare, tekstet e Sërbisë i mbajnë ato si fajtorë që pengojnëSërbinë të dalë në det.

5. Njësimi i rrymave

Tekstet e Kosovës e Shqipërisë i paraqesin rrymat politike të kësaj kohe duke idhënë vetëm nën ombrellën Lëvizja Kombëtare Shqiptare , kurse tekstet e Sërbisënuk merren fare me këto rryma. Në tekstet e Kosovës e të Shqipërisë nuk paraqitetaskund se në kryengritjen e armatosur të vitit 1912 për autonomi në kuadër të PerandorisëOsmane, në njërën anë ishin shumica e përfaqësuesve të qyteteve - bejlerë e agallarë- që kundërshtonin autonominë, e në tjetrën udhëheqësit e kryengritjes që synoninautonominë, por që ishin të përçarë, mbasi një pjesë e tyre pëlqenin me mbetë fuqimishttë lidhur me Perandorinë Osmane. Për më shumë, tekstet e Kosovës, bashkë me ato tëShqipërisë, përveç që s i evidentojnë këto ndarje, për pasojë s i evidentojnë askoncesionet nga autonomia territoriale në autonomi jo-territoriale.

Burimet

tekstet mësimore

- Rexhepi, Fehmi dhe Frashër Demaj. Historia 5. Prishtinë: Libri Shkollor, 2009.

- Rexhepi, Fehmi. Historia 9. Prishtinë: Libri Shkollor, 2010.

- Bajraktari, Jusuf, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj. Historia 10. Prishtinë:Libri Shkollor, 2005.

- Bicaj, Isa dhe Isuf Ahmeti. Historia 12. Prishtinë: Libri Shkollor, 2005.

- Dërguti, Menduh, Sonila Boçi dhe Ledia Dushku. Historia 9. Tiranë: BotimeShkollore Albas, 2011.

- Dërguti, Menduh, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi. Historia 12.Tiranë: Botime Shkollore Albas, 2011.

- uri , or e dhe Mom ilo Pavlovi . Istorija 8. Beograd: Zavod za ud benike,2010.

- uri , or e dhe Mom ilo Pavlovi . Istorija 3. Beograd: Zavod za ud benike,2010.

Përpjekja 229

tekste të tjera

- Ahrens, Geert-Hinrich. Diplomaci mbi tehun e thikës. Tiranë: Toena, 2010.

- Bartl, Peter. Shqipëria nga mesjeta deri sot. Prizren: Drita, 1999.

- Cana, Zekeria. Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet sërbe. Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2008.

- Castelan, Georges. Histori e Ballkanit. Tiranë: Çabej, 1996.

- Freundlich, Leo. Golgota e Shqipërisë. Prishtinë: Rrokullia, 2010.

- Gawrych, George. Gjysmëhëna dhe shqiponja sundimi otoman, islamizimidhe shqiptarët 1874-1913. Tiranë: Bota Shqiptare, 2007.

- Judah, Tim. Kosova Lufte dhe Hakmarrje. Prishtinë: Koha, 2002.

- Malcolm, Noel. Kosovo - A Short History. London: Pan Macmillan, 2002.

- Nika, Nevilla. Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912). Prishtinë: Instituti i Historisë, 2003.

- Prishtina, Hasan. Nji shkurtim kujtimesh për kryengritjen shqyptare të vjetit1912. Prishtinë: Rrokullia, 2009.

- Rahimi, Shukri. Lufta e shqiptarëve për autonomi (1897-1912). Prishtinë: Entii Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, 1980.

- Rich, Norman. Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914. Tiranë: Toena, 2006.

- Schwartz, Stephen. Kosovo: Background to a War. London: Anthem Press,2000.

- Tucovi , Dimitrije. Zgjedhje punimesh II. Prishtinë: Rilindja, 1981.

Kosova 1912 në tekstet mësimore të historisë

Përpjekja 230Pavarësia

FESTA SI HARBIM AMNEZIK

Nga Dr. Ermal Hasimja

Çdo festë historike është një vendim për rishikimin e historisë në një moment tëcaktuar. Ky vendim nuk është neutral e as shkencor. Ai varet tërësisht nga nevojatpolitike të kohës. Jo thjesht të politikave partiake, por të politikave identitare nëpërgjithësi. Kujtimi i së shkuarës mund të bëhet për të njohur më mirë problemet qëduhen shmangur, ose mund të bëhet për të shndërruar kuptimin e së shkuarës sipasoreksit të çastit. Më 28 nëntor 2012 shqiptarët e festuan 100 vjetorin e shpalljes sëpavarësisë në mënyrën më të padobishme të mundshme. Në këto festime shqiptarëtvendosën t i çertifikojnë 100 vitet e fundit si të lavdishme e të suksesshme. Ky çertifikimnuk ka të bëjë me nderimin e parardhësve, por me përligjien e të tashmëve. Kjo festë uzhvillua e tillë në konsensus të plotë mes qytetarëve dhe elitave tona politike eintelektuale. Elitat përligjën rolin aktual të tyre si aktorë, por edhe si gjykatës të historisë.Kur Berisha, Rama, Topalli e të tjerë çertifikojnë punën e lavdishme të parardhësve evendosin veten automatikisht në të njëjtën linjë. Madje edhe më lart, sepse natyrishtai që gjykon presupozohet si garant i parimeve mbi të cilat gjykohet. Kur ngre në qiellpunën e firmëtarëve të pavarësisë dhe figurave të tjera të shquara të vendit, politikaninënkupton veten si vazhdues i së njëjtës vepër.

Problemi këtu është i dyfishtë. Së pari, sepse natyrisht nuk jemi të kënaqur meelitat qeverisëse aktuale. Sondazhet tregojnë qartazi një mungesë të rëndë besueshmëriee respekti për punën e tyre. Së dyti, sepse lavdërimi i elitave të shkuara rrezikon të jetëpo aq artificial. Të dhënat historike na tregojnë se shqiptarët nuk kanë qenë të kënaqurme udhëheqësit e tyre. Ato tregojnë gjithashtu se konfliktualiteti dhe banaliteti qëkonstatojmë sot në politikën tonë ka qenë rregull në të gjithë këta 100 vjet. Ismail bejVlora, Esat pashë Toptani, Ahmet Zogu, Avni Rustemi, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina,Fan Noli, Faik Konica janë personazhet e konflikteve të pafundme që vetëm një sistemautoritarist realisht monarkik i vuri në fre në një mënyrë që gjithsesi shumëkujt nuk ipëlqeu: zgjedhje të vjedhura, atentate të suksesshme ose jo, farsa politike, krime politikedhe papërgjegjshmëri e skajshme politike. E kotë më pas të flasësh për periudhën ekomunizmit. Festimi pa reflektim i 100 vjetorit të pavarësisë mbulon hareshëm të gjithëproblematikën e këtyre viteve dhe faktin kokëfortë se shqiptarët në këtë periudhëvetëqeverisjeje kanë dështuar dramatikisht në të gjithë provat historike, përveç vetëaktit të shpalljes së pavarësisë. Dështimi nis që më Ismail bej Vlorën që qeverisi vetëmnjë vit pa mundur ta bëjë realitet shtetin që kishte shpallur.

Përpjekja 231

Mjafton të shohësh strukturën grafike të 100 viteve të fundit për të kuptuarrëndësinë e shmangies së analizës:

Në këto 100 vitet e fundit, diçka më pak se 2 i përkasin ngritjes dhe dështimit tëthemeluesve për të qeverisur, 11 prej tyre janë pushtim i huaj (Lufta e Parë dhe e DytëBotërore), 14 lidhen me regjimin autoritar të mbretit Zog, 46 janë totalitarizëm komunistdhe 27 janë demokraci e konstestuar përpara mbretërisë si dhe demokraci e konstestuare tranzicionit. Është e vërtetë se çdo vend në botë ka patur periudha problematike, porasnjë vend nga ata të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi nuk ka një historitë tillë.

Nëse bëjmë një ndarje tjetër të thjeshtë na rezulton se vetëm 11% të këtyreviteve ne kemi vuajtur nga të huajt. Ndërsa gati 90% të kohës ia kemi bërë gjëmën vetes,duke kulmuar me totalitarizmin më të frikshëm në Europë (nuk guxoj të them në botë,sepse mund të na afrohet Koreja e Veriut). Shqipëria u shpall e pavarur nga vullneti i njëelite të guximshme, por të vonuar në krahasim me fqinjët, në kushtet e abstenimit të njëpjese të shqiptarëve, të kundërshtimit të një pjese tjetër dhe madje edhe të konkurrencësnë gjirin e vetë familjes Vlora. Shtetin e Ismail bej Vlorës e hodhën në tokë paaftësia përtë vënë nën kontroll vendin e përçarë. Vetëm pak muaj përpara shpalljes së pavarësisëshqiptarët tronditën Perandorinë Osmane duke kërcënuar rrezikshëm prej Shkupit. Porpak muaj më vonë ata ishin zbythur plotësisht prej serbëve, grekëve e malazezëve.Shkodrën e rrethuar nga malazezët e mbrojti një pasha turk me origjinë arabe, Hasan RizaPasha, i vrarë nga një shqiptar që më pas ua shiti qytetin e fortifikuar malazezëve: EsadPashë Toptani. I njëjti shqiptar do të rrënonte pothuajse çdo përpjekje serioze për stabilitetnë vitet e mëpasme. Qeverisjen e Princ Vidit e shkatërroi një kryengritje shqiptarësh qënuk ngurruan të bashkëpunojnë me serbët dhe grekët për të hequr qafe të vetmen

Festa si harbim amnezik

Përpjekja 232Pavarësia

garanci perëndimore të vendit. Në periudhën mes dy luftrave shqiptarët kaluan ngapaqëndrueshmëria e plotë (duke thyer rekorde me qeveri që zgjatën jo më shumë se pakorë) në autoritarizëm monarkist. Në 1939 mbreti i la ushtarët e tij të luftonin vetëm ndërkohëqë dihej prej kohësh skenari që përgatitej. Gjatë Luftës së Dytë botërore shqiptarëtkaluan sërish nga mosmarrëveshjet deri në luftë civile në mes të luftës çlirimtare. Praniae pushtuesit, nuk i pengoi ballistët e të tjerë të bashkëpunojnë me ta, partizanët të ndajnëBeratin me gjermanët, apo partizanë e nacionalistë të vriten ethshëm me njeri-tjetrin. Prejvitit 1945 e keqja na vjen sërish prej shqiptarëve. Pa folur për problemet e sotme që injohim më mirë.

Pikërisht kjo lloj tabloje i ikën syve tanë në këto festime. Madje edhe atyre mëcinikëve të befasuar disi nga vërtetimi i tezave të tyre prej pamjeve të turmave që luajnëluftash me tortën e pavarësisë.

Natyrisht ka plot çaste pozitive në të cilat individë të shquar kanë mundur tëngrenë kokën mes turmave injorante e fanatike e të guxojnë të ndërtojnë diçka. Porkëto çaste nuk mund ta eklipsojnë të vërtetën e hidhur. Në 100 vitet e fundit shqiptarëtkanë marrë në qafë veten e tyre në mënyrat më dramatike të mundshme.

Festat janë natyrisht një çast i gëzueshëm dhe nuk duhet të prishen, mund tëthotë dikush. Ndoshta, por amnezia jonë nuk përfundon pas festës. Nuk është sekthjellohemi me datën 30 nëntor dhe i hyjmë analizës së asaj çfarë kemi bërë në 100 vjet.Madje vështirë se e kemi bërë seriozisht ndonjëherë. Pse e them këtë?

Së pari, sepse aktualisht historiografia shqiptare është relativisht e heshtur.Disa nga librat më të lexuar historikë të kohëve të fundit vijnë jo nga historianë, por ngagazetarë. Në kopertinën e njërit, lavdërohet autori, sepse e ka shkruar librin meatdhedashuri. Problemi më i madh nuk është se e ka bërë këtë gjë, por sepse as nukmendohet se shkrimi i një libri me atdhedashuri nuk përputhet me misionin e historianit.Pa le pastaj kur përfytyron se çfarë pasojash jep atdhedashuria në përshkrimin e sëshkuarës problematike të elitave tona të së shkuarës.

Së dyti, sepse politika shqiptare ka marrë mbi supe barrën e pakërkuar dhe tëpamerituar të zbardhjes të së vërtetave historike . Vetëm sot, me 29 nëntor 2012televizionet paraqitën 4 deklarata që premtojnë këtë gjë. Deklarata politikanësh qëkërkojnë vota dhe që në mënyra të ndryshme e kanë vërtetuar sa të lehtë e kanë tëtregtojnë përgjegjshmërinë politike për interesa elektoralë.

Së treti, sepse të shkruarit e historisë është një proces i vazhdueshëm. Vetëtermi histori vjen nga historein që nënkupton në greqishten e lashtë të kërkuaritdhe hulumtuarit. Historia nuk mund të zbardhet përfundimisht e as të arrijë tek evërteta objektive. Historiani është pashmangshmërisht politik në punën e tij. Ai ipërzgjedh faktet që i duken të rëndësishme duke lënë në harresë të tjerë që mund tëkenë qenë vendimtarë. Ai i shpjegon dhe interpreton ngjarjet e së shkuarës mbi bazëse racionalitetit të tij, pra i formaton qëllimshmëritë e së shkuarës sipas mënyrës sësotme të të menduarit. Gjithashtu i duhet të shpjegojë dukuri të së shkuarës përmeskoncepteve të së tashmes. E thënë ndryshe, ajo që ne konsiderojmë si historia jonë nëfakt është një projektim i së tashmes sonë në të shkuarën. Është gjithashtu një mënyrëe të parit të të shkuarës me syzet e vlerave që përpiqemi t i imponojmë publikut në të

Përpjekja 233

tashmen. Është fare e qartë se në një procedurë të tillë personazhet i humbin ngjyratdhe nuancat, sepse publiku kërkon foto bardh e zi. Të mirë e të këqinj. Është e vështirëpër një politikan që të përdorë në alkiminë e tij personazhe me nuanca, me dilema, meulje e ngritje, të ndihmuar nga fati apo të gjendur rastësisht në vendin e duhur për tëhyrë në histori pa e merituar, të paguar nga një shtet që sot konsiderohet armik e në atëkohë shihej thjesht si burim financimi. Politikanit, në përrallën e tij i duhet një draguamizor dhe një hero sublim. Fatkeqësisht gazetari i nënshkruhet shpesh kësaj logjikemarketingu. Akoma më fatkeqësisht edhe disa historianë e bëjnë, qoftë edhe pa dashje.

Pra, shkrimi i historisë ka probleme. Por ama historiografia mund të na ndihmojëtë kuptojmë lehtësisht se nuk mund të presësh rezultate të ndryshme nga veprime tënjëjta. E thënë ndryshe, historiografia të ndihmon të kuptosh çfarë nuk funksionondhe të ecësh përpara. Përtej stërhollimeve faktike, e kemi të lehtë të konstatojmë sot senë shumicën e kritereve që janë të rëndësishëm për ne (ekonomi, kulturë, institucione,etj) ne vazhdojmë të jemi duke ndjekur të rraskapitur një tren që na ikën prej 100vjetësh. Ëndrra oksidentaliste e themeluesve është ende e parealizuar. Të vetmitelementë në të cilët jemi ndër të parët janë ata me të cilët nuk mburremi dot hapur,pavarësisht se në njëfarë mënyrë shumë prej nesh ndihen disi krenarë teksa iinterpretojnë si tregues të sipërmarrjes e guximit: e kam fjalën për trafiqet e ndryshmetë paligjshme në të cilat shqiptarët shkëlqejnë.

Së katërti, duhet shtuar se shmangia e vetanalizës historike nuk vjen rastësisht.Ajo motivohet nga një formë mikluese servilizmi të çuditshëm që elitat i bëjnë qytetarëve.Lavdërimi i së shkuarës ofron nga një copë tortë vetëkënaqësie identitare për secilinvotues-shënjestër. A nuk i lavdërojmë njerëzit prej të cilëve presim të marrim diçka nëkëmbim? Ky miklim iluzor është shumë i frytshëm. Aq i frytshëm sa një pjesë e mirë eshqiptarëve janë të bindur, për kundër lajmeve që shohin në televizor dhe asaj qëshohin në rrugë, se jemi populli më i zgjuar, më punëtor e më trim në botë. Aksesorishtedhe më i vjetri, gjë që përtej nonsensit, nënkupton edhe shumë gjëra pozitive që ilihen mendjes së dëgjuesit për t u gjetur.

Kjo mënyrë festimi shoqërohet edhe nga një element nacionalist. Dalja në skenëe forcave politike nacionaliste ka bërë të pashmangshëm konkursin e më të fortit.Deklaratat e fundit të Berishës, pavarësisht se shumicës mund t i duken si tëparrezikshme, synojnë të japin mesazhin se edhe ai është po aq nacionalist sa edhekundërshtarët e rinj. Rama e ndjek nga pas me njëfarë hezitimi. Përgjigjet e menjëhershmetë qeverisë greke e maqedonase dhe mbi të gjitha deklaratat e ashpra të Agimit të Artënë Greqi premtojnë tashmë futjen në një spirale ligjërimi nacionalist, tepër të rrezikshmenë dy vende të mbërthyera nga kriza ekonomike dhe me qytetarë thellësisht të zhgënjyernga partitë tradicionale.

Ky element nacionalist, i hapur ose i nënkuptuar, është pjesë e gjellës që i ofrohetelektoratit. Përforcimi i idesë së armikut të jashtëm bëhet në kurriz të analizës sëpërgjegjësisë kolektive të shqiptarëve ndaj shtetit të tyre. Sa më shumë i hidhet fajiarmikut të jashtëm, aq më mirë mbulohet fakti se fajin kryesor për gjendjen tonë e kemivetë ne. Dhe gjithashtu aq më shumë harrohet përgjegjësia e elitave aktuale në ditët esotme.

Festa si harbim amnezik

Përpjekja 234Pavarësia

Në përfundim festimi i pavarësisë vështirë se mund të konsiderohet ipaorganizuar. Ai është organizuar shumë mirë, në një mënyrë që shumica e qytetarëvenuk e percepton. Në këtë kontekt komentet për teprimet apo mungesat dekorative tëfestimit tingëllojnë akoma më absurde, pikërisht sepse konfirmojnë se festa, edhe meproblemet e saj është konsumuar ashtu siç ishte planifikuar të konsumohej, si një

harbim amnezik. Kjo mënyrë festimi arriti me sukses:1. Të shmangë (përsëri) analizën e përgjëgjesisë kolektive shqiptare ndaj

problemeve të vendit duke çertifikuar rolin tonë në këta 100 vjet.2. Të shmangë përgjegjësinë e elitave aktuale ndaj problemeve aktuale duke u

dhënë mundësinë të luajnë rolin e gjykatësit të historisë dhe eventualishtedhe të vijuesve të themeltarëve në versionin e tyre ideal-tipik.

3. Të rihedhë në treg fuqishëm fantazmën e armikut të jashtëm duke krijuarvende të reja pune në frontin e politikanëve nacionalistë.