PROCESI I ISLAMIZIMIT TË POPULLSISE ALBANE NË KOSOVË DHE MAQEDONI ( Sipas defterëve osmanë...

25
1 Kumtesë e lexuar në Simpoziumin Ndërkombëtarë, Feja dhe Kultura Islame ndër shqiptarët, mbajtur në Prishtinë, 15-17 tetor 1992. ----------------------------------------------------------------------------------------- Prof. Dr.Iljaz Rexha PROCESI I ISLAMIZIMIT TË POPULLSISE ALBANE NË KOSOVË DHE MAQEDONI ( Sipas defterëve osmanë shek.15-16 )* 1 Për procesin e islamizimit të popujve Ballkanit gjatë perudhës 500 vjeçare osmane janë shkruar një numër i madh i artikujve dhe studimeve nga autorë të huaj dhe vendas nga këndvështrime të ndryshme. Shumica e këtyre studimeve, shihetse janë me përmbajtje subjektive dhe tendencioze dheshumë pak shkrime dhe vëmshtrimejanëme përmbajtje reale dhe objektive. Popullsia sllave dhe ajo greke që i takonin fesë ortodokse nuk u islamizua, vetëm në raste individiuale dhe grupe të vogla, meqë , ajo i kishte kishat e tyre nacionale, të cilat edhe gjatë perudhës500 vjecare tësundimit osman në Ballkan ishin të mbrojtura me fermanet e sulltanëve dhe ligjet osmane. Këto dispozita ligjore osmane ndikuan që kjo popullsi e këtyre popujve të mos sllavizohet ndërsa, dy popuj tjerë autoktonë të Ballkanit:Albanët dhe Boshnjakët në mënyra të ndryshme e përqafuan fenë islame, meqë, qysh para depërtimit osman në Ballkan kishin mbetur pa kishat e tyre, të cilat gjatë shek.13-14,sipas dokumenteve të Vatikanit ishin uzurpuar, ndërsa popullsia josllave,përdjekej dhesipas dispozitave të Kodit të StefanDushanit, ndëshkohej me masa të ashpëra,dëmkosje në fytyrë e në trup me hekur të zjarrt, madje në shumë raste edhe persokutohejsi herezënga sunduesit sllavë, që me dhunë tentonin këtë popullsita sllavizojnë dhe ta konvertojnë në fenë ortodokse të ritit pravosllav. Shumica e popullsisë albane, para depërtimit sllav në Ballkan,i takonte fesë ortodokse, ritit greko-bizantin, meqë kishte jetuar nën sundimin e Bizantit më se tetë shekujdhe pjesa e saj më vogël i takonte fesë katolike të ritit romano-latine ndikuar nga Selia e Shenjtë eVatikanit dhe sundimi i Venecisë në qytet brgdetare tëArberisë mesjetare. Pas pushtimit tëterritoreve të banuara në shumicëmepopullsialbanenga Nemanjiqët e Rashkës dhe pas pavarsimit tëKishës serbe pravosllave nga ajo bizantino-greke,filloi mënjë intezitet edhe më tëmadh konvertimi i populsisë albane,që realisht kishte filluar me të madhe përhapja teologjikee ortodoksizmit tëcilin e predikonin priftnjëtQirili dhe Metodi nëkohën e sundimit të mbretërisë bullgare (850-1018),edhe nepërmjet të peshkopatavetëShkupit,Ulpianes, Prizrenit dhe tëMitroplisë sëDurësit , administrativisht të lidhurame Kryepeshkopatën e Ohrit nën juridikcionin e Patrikanës së Kostantinopolisit. Sipas disa të dhënave tëdisa autorëve, shihet se edhe në trojet albane, para depërtimit osmannë Ballkan,kanë egzistuar edhe grupe të vogla që i kanë takuar Lëvizjes së Bogumilizmit,rrymës fetare që kishte depëtuar nepërmjet kolonistve siriijan dhe armen që disa herë i kishte vendos Bizanti në Thraki në rrethinat e Filipolisit (Plovdivit), që e mohonte kultin e Shen Mërisë, kryqin dhe paraqitjen e Jezu Krishtit të martirizuar në kryq. Sipas disa studiuesve, këtë levizje fetare e kishte themeluar një prift bullgar me emrin Bogumil, me kuptim, mëi dashuri te 1 Ky punim është verzioni i fundit i zgjeruar dhe i plotësuar .

Transcript of PROCESI I ISLAMIZIMIT TË POPULLSISE ALBANE NË KOSOVË DHE MAQEDONI ( Sipas defterëve osmanë...

1

Kumtesë e lexuar në Simpoziumin Ndërkombëtarë, Feja dhe Kultura Islame ndër shqiptarët, mbajtur në Prishtinë, 15-17 tetor 1992.

-----------------------------------------------------------------------------------------

Prof. Dr.Iljaz Rexha PROCESI I ISLAMIZIMIT TË POPULLSISE ALBANE NË KOSOVË DHE MAQEDONI ( Sipas defterëve osmanë të shek.15-16 )*1 Për procesin e islamizimit të popujve të Ballkanit gjatë perudhës 500 vjeçare osmane janë shkruar një numër i madh i artikujve dhe studimeve nga autorë të huaj dhe vendas nga këndvështrime të ndryshme. Shumica e këtyre studimeve, shihetse janë me përmbajtje subjektive dhe tendencioze dheshumë pak shkrime dhe vëmshtrimejanëme përmbajtje reale dhe objektive. Popullsia sllave dhe ajo greke që i takonin fesë ortodokse nuk u islamizua, vetëm në raste individiuale dhe grupe të vogla, meqë , ajo i kishte kishat e tyre nacionale, të cilat edhe gjatë perudhës500 vjecare tësundimit osman në Ballkan ishin të mbrojtura me fermanet e sulltanëve dhe ligjet osmane. Këto dispozita ligjore osmane ndikuan që kjo popullsi e këtyre popujve të mos sllavizohet ndërsa, dy popuj të tjerë autoktonë të Ballkanit:Albanët dhe Boshnjakët në mënyra të ndryshme e përqafuan fenë islame, meqë, qysh para depërtimit osman në Ballkan kishin mbetur pa kishat e tyre, të cilat gjatë shek.13-14,sipas dokumenteve të Vatikanit ishin uzurpuar, ndërsa popullsia josllave,përdjekej dhesipas dispozitave të Kodit të StefanDushanit, ndëshkohej me masa të ashpëra,dëmkosje në fytyrë e në trup me hekur të zjarrt, madje në shumë raste edhe persokutohejsi herezënga sunduesit sllavë, që me dhunë tentonin këtë popullsita sllavizojnë dhe ta konvertojnë në fenë ortodokse të ritit pravosllav. Shumica e popullsisë albane, para depërtimit sllav në Ballkan,i takonte fesë ortodokse, ritit greko-bizantin, meqë kishte jetuar nën sundimin e Bizantit më se tetë shekujdhe pjesa e saj më vogël i takonte fesë katolike të ritit romano-latine ndikuar nga Selia e Shenjtë eVatikanit dhe sundimi i Venecisë në qytet brgdetare tëArberisë mesjetare. Pas pushtimit tëterritoreve të banuara në shumicëmepopullsialbanenga Nemanjiqët e Rashkës dhe pas pavarsimit tëKishës serbe pravosllave nga ajo bizantino-greke,filloi mënjë intezitet edhe më tëmadh konvertimi i populsisë albane,që realisht kishte filluar me të madhe përhapja teologjikee ortodoksizmit tëcilin e predikonin priftnjëtQirili dhe Metodi nëkohën e sundimit të mbretërisë bullgare (850-1018),edhe nepërmjet të peshkopatavetëShkupit,Ulpianes, Prizrenit dhe tëMitroplisë sëDurësit , administrativisht të lidhurame Kryepeshkopatën e Ohrit nën juridikcionin e Patrikanës së Kostantinopolisit. Sipas disa të dhënave tëdisa autorëve, shihet se edhe në trojet albane, para depërtimit osmannë Ballkan,kanë egzistuar edhe grupe të vogla që i kanë takuar Lëvizjes së Bogumilizmit,rrymës fetare që kishte depëtuar nepërmjet kolonistve siriijan dhe armen që disa herë i kishte vendos Bizanti në Thraki në rrethinat e Filipolisit (Plovdivit), që e mohonte kultin e Shen Mërisë, kryqin dhe paraqitjen e Jezu Krishtit të martirizuar në kryq. Sipas disa studiuesve, këtë levizje fetare e kishte themeluar një prift bullgar me emrin Bogumil, me kuptim, mëi dashuri te

1 Ky punim është verzioni i fundit i zgjeruar dhe i plotësuar .

2

Zoti dhe sipas tij e ka marr emrin.Doktrina e kesaj lëvizjeje i përkiste Rrymësgnostiko-dualiste,që ishte në kundërshtim me doktrinën e kishave mesjetare tëasaj kohe lidhur me interpretimin e fesë, të cilat më tepër i jepnin rëndësi anës materiale, se sa asaj shpirtrëore dhe sociale, meqë atoishin vënë në shërbim tëmbretërve dhe aristokracisë mesjetarepërshfryzimin e shtresave të varfëra popullore dhe fshatare,që ishin të shtypura në mënyrë mizore, jo humane, veprim ky që ishte vepër e djallit-satanes e jo e Zotit, se Zoti nuk e kakrijuar të keqën,por atë e kakrijuar djalli, nëshërbim të cilit, sipas Lëvizjes Bogumile, ishte kisha mesjetare. Doktrina ekësaj lëvizje bogumile, e qujtur siLëvizje heretike fetare, nga kisha mesjetare, për shkak se ajo, sipas tyre,predikonte, besim jo të drejtë, dhebesim të rrejshëm që ishte paraqitur si rivale ekishave mesjetare. Këjo lëvije, nëesencëka pasur,jo vetëm karakter religjioz, por edhe social me përmasa politike, meqë ajo ishte vazhdimishte përrndjekur si herezëedhe nga sundimtarët mesjetarë të shteteve balkanike, njëkohësisht edhe nga tëdy kishat e ritit ortodoks dhe të atij katolik. Këjo lëvizje fetare bogumile, që nuk arrti t’i lëshojë rrënjët e veta më thellë në vendin ku së pari u paraqit, kaloi dalngadalësi tranzit nga Bullgaria, Maqedonia, Arberia, Kosova, Rasia-Serbia, por duke i lënë gjurmët e veta tëherezësbogumileedhe te njëpjesëe vogël të popullsisë sëkëtyre vendeve, e cila nëfund duke gjetur strehim më të sigurtë vendoset në Bosnje dhe atje me bogumilët vendas e formonKishen Boshnjake (Crkva Bosanska), e cila gjatë tërëekzistimit të sajë shtë konsiderua si kishë heretike dhe pjestarët e sajbogumilëttë qujtur edhe sipataren në Dalmaci, por edhe sikatarnë Itali,albizhannë Francë, kanë qenë të përndjekur nga Kisha Lindore, dhe nga ajo Romane Katolike.Këto grupe heretike për t’iu ikur ndëshkimeve`dhe persekutimeve kanëgjetur strehim në Bosnje, nën mbrojtjen e Kishes Bogumile Boshnjake. Për shkak të strehimit të tyre atje, disa herë në Bosnje janë zhvillua luftëra nëformë kryqzatash. Në mesin ekëtyre grupevetë vogla të përndjekura si herezë edhe nga mbretërit e shetit mesjetar tëRashkës, kishte edhe idhtar të etnisë albane nga Kosova dhe Maqedonia.Si heretikë janë prndjekur edhe albanët e besimit katolik nga mbretërit e Rashkës. Me depërtimin dhevendosjen e admiistratës osmane nëterritoret e Bullgarisë Lindore dhe të Greqisë Veriore, ku kishte ende edhepopullsi albane,qysh nga koha e sundimit bizantin, këto grupe të vogëla heretike për t’i ikur përndjekjeve, gradualisht,nepërmjet mësimeve dhe predikimeve të misionarëve për përhapjen e fesë islame tëAhi dervishve endacakë nga Anadolli,kanë kaluar në fenë islame dhe qysh heret, janëinkadruar në kalorsinë e akinve osmanë si edhe në sitemin e timarit-spahi-ushtarak osman.Për kalimin e popullsisë së krishterë albane në fenë islame,natyrisht se kanë ekzistuarfaktorë të ndryshëm: politikë,socialë, konomikë,psikologjikëetj. Sipas mendimit tonë,ekzistoninedhefaktorë tjerë, që kanë quar në islamizimin eshumicës së popullsisë albane,ky ishte, konvertimi me dhunë në fenë ortodokse të ritit pravosllav,rit ky, të cilinshpirtërishtdhe vullnetarishtnuk e kishte pranue, por vtëm formalisht, për t’iu ikur ndëshkimeve drakonike dhe ndaj te cilit kishte qenë gjate tërë kohës së sundimit sllav indiferent, meqë mesha, uratatdhe ceremonit tjera fetarejanë mbajtë vetëmm nëgjuhënkishtaresllave,ecila për ta ishte fare e pa kuptueshme.Sipas një diplome të mbretit serb Dushan thuhet: Edhe albanëtqë sillen rreth e rrotull kishave duhet të punojnë sikurseserblit(i Arbanasi koji se obretaju u crkve da rabotaju kao Srblji”).Që ka kuptim: Albanët duhet tësillen sipas parimeve dhe rregullave fetare serbe,esic shihet nga veprimet e tyre, ata nuk kanë deshiruar t’i ndjekin predikimet fetare të ritit pravosllav.Natyrisht se edheantagonizmi dhe rivaliteti shekullor ne mes Kishës së Lindjes dhe të asaj të Perendimit,secila me pretendime të veta,për

3

përhapjen e doktrinëssë tyre fetare, për të dominuar në tokat albane, në njëfarë mënyre, i’a ka hap rrugënpëhapjes së fesë islame.Gjithashtu mosfunksionimidhe uzurpimi i kishave të pakta katolike në Kosovë, Mal Zi dhe nëMaqedoni, që ligjërisht gjatësundimit mejtetar sllav, veprimtaria e së cilave ishtendaluar. Pikërisht,kjo ndalesë ka lënëpasoja për më vonë, meqë në fillim të sundimit osman, predikimi dhe veprimtaria e Kishes Katolike edhe pse filloi të zhvillohet pa pengesa, por nëmungesë të madhe të priftnjëve të shkolluar për t’i kryer sherbesat fetare,por edhe për shkak të detyrimeve te mëdha fiskale, ndikuan aq shumë, sa qëalbanët e besimit katolik, (sipas raporteve të relatorëve katolikë të Vatikanit, të fund shekullit 16 dhe fillimit të atij 17), po kalonin me të madhe në fenë ortodokse dhe bëheshin serbë ose grekë, por një pjesë e tyre kalonin dhe në fenë islame dhe bëheshin turq sic!- myslimanë-I.R.Duhet pranuar faktin se tëgjithë ata që kaluan në fenë islame e kanë rujtur identiten etnik dhe gjuhën shqipe, ndëssa ata që kaluan në fenë ortodokse të ritit pravosllav, ukonvertuan në sllavë: bullgarë,maqedonë, serbë dhe maleziasë, që mjerisht edhe sot e kësaj dite, ky proces në mënyrë të heshtur, po vazhdonnë Mal të Zi, Maqedoni dhenë Greqi, këtë fakt as kush nuk mund ta mohojë. Sistemi i devshirmes, rekrutimi-grumbullimi- me dhunë i djelmoshave trë rinj nga te krishterët për yenicer,sistemi i gulamit, marrja e fëmijve si peng në shërbim tësulltanitsi edhe sistemi icoglanve,po ashtu marrja në shërbimtë Pallatit te sulltanitnë Stambolldhe pas edukimit dhe shkollimit te tyre në frymën islame, janë emrua në poste të larta shtetërore, të cilët kanëlujtur një rol tërëndësishëm nëpërhapjen e islamit. Pervec faktorëve që më latrtë i përmendëm, mendojmë, se arsyen kryesore për kalimin në islam të bujarisë dhe të popullsisë albane, që ishte e shpronsuar në hapsirën e gjërë Kosovës dhe Maqedonisë Veriperidimore, gjatë sundimit mesjetar sllav, duhet kërkuar në sistemin e timarit-spahi -ushtarak, që pa dallim klasor apo fetar, ofronte lehtësira në sferën ekonomike dhe beneficione tjera për avansimin e statusit shoqëror, për ato kategori njerzish, që kalonin në fenë islame. Nuk ka dyshim se gjatë sundimit bizantin, jo vetëm në Kosovë, e Maqedoni, por edhe nëMal të Zi, sikurse në Arberinë mejetare, ka ekzistua një klasë feudale albane në shërbim të administratës bizantine e cila gjatëkohës sundimit bullgar (850-1018), e sidomos gjatë sundimit të shtetit mesjetar serb, tëshek. 13-14, kjo kalasë feudale albane ishteshpronsua dhe eleminue. Por kanë mbetur gjurmë të pakta në burimet shkrimore sllave për fisnikët me prejardhje albane si: Dera e fisnikëve tëMuzaeqve të Prokupit,që përmendet në vitin 1318, edhe me formën e deformuar si Musiqi e Celnik Musa. Fshati i tyre Muzaq, përmendet ne defterët osmanë te shekullit 15, tëcilët e kishin pasur edhe një minierë argjenti në Bëvenikë. Fisniku GurgjeMazarak -Gjergj-Mazreku, nga fshti Mazrek i Vranjes, ishte logofet dhe inspektor i minjerave të Rudnikut dhe Ostrovicës gjatë administratës së depotit serb.Nikolla Gjergjashi,Lesh dhe Peter Spanovic, nga qytezae Novaberdës, Gjon Gjinie kishte një galeri argjendi nëfshatin Markofc të Novëaberdës.FisnikuRajko Krizma,( i ati Bogdan Krizmas, tregtar dhe minister i financave në administaratën e despotit serb), në shek.14, në Prizren e kishte ndërtue kishën familjare Shen Nikolla,e disa fisnikë të tjerë, që janësllavizuar dhe nuk i kanë rujtur emrat karekteristikë ,eshtë shumë vështirë tëidentifikohet përkatësia e tyre etnike, sepse ishin veshur me emra tipikë sllavë. Por me shemebjene klasës feudale serbe dhe me vendosjen e administratës osmane,pas vitit 1451-55, në Kosovëdhe Maqedoni,shumica e poseduesve të feudeve-timareve ishin muslimanë nga Anadolli, por edhe nga Ballkani Lindor,ku në mesin e tyre kishte edhe spahinjë muslimanë të etnisë albane,por edhe të kristerë , po ashtutë etnisë albaneme emra krishterë-sllavë.Edhe

4

historiani i njohur S.Pulaha, me plotë akribi shkencore,para 30 vjet e kishte hetuar këtë fenomen të ndryshimit tëstrukturës etnike të klasës feudale, për të cilin edhe ne e kemi të njëjtin mendim. Me kalimin e një pjese të albanëve të krishterënë fenë islame dhe inkuadrimin et tyre në klasën askere- ushtarake dhe admiministrative te pushtetit osman,e sidomos nga fillimi i shekullit të 16, pothuajse shumicën e timareve neKosovë e Maqedoni i kanë poseduar albanët autoktonë. Nga kjo situatë e re e krijuar, mund të konkluodjmë se elementi iklases feudale serbe si element i huaj i ardhur nga jasht Kosoves dhe Maqedonisë,gatikrejtësisht ishte zhdukur,ndërsa në anen tjeter elementi i klasës feudale vendase albanekishte filluar persëri tëringjallet dhe të dalë në siperfaqe, duke qeverisur në sanxhaqetë banuara kryesisht me popullsi albane, sikurse pjesa tjetër e klasës feudale albane që më heret ishte paraqitur në Arberinë mesjetare, pas vdekjës së mbretit serb Dushan. Për këtë arsye dhe për tëdëshmuar pohimin tonë, në fund të këtij punimi e kemi dhënë regjistrin e posedusve të timareve,të spahinjëve me origjinë albane nga Kosova dhe Maqedonia. Në bazë të dhënave që na i ofrojnë defterët e shek. 15, shihet se antoponimia dhe patronimia tradicionale mesjetare e kryefamiljarëve albanë ishte shenuar në simbiozë me emra tipikë sllavë në regjistrat kadastralë osmanë, fakte këto,që dëshmojnë se shumica e popullsisë albane që banonte në territoret e Kosovës dhe në Maqedonisë së sotme, gjatë sundimit mesjetar sllav ishte konventuar me dhunë në fenë ortodokse të ritit pravosllavnga administrata sllave. Prandaj, është fakt evidentdhe i pamohueshëm historik, se depërtimi osman në Ballkan dhe vendosja epushtetitdheadministratës së tij, gradualisht e nderpreuprocesin e sllavizimit të popullsisë albane, që në mesjetë jetonte në hapsirën e Kosovës dhe Maqedonisëdhe greqizimin e kësaj popullsie në pjeën Jugore të Albanisë mesjetare. Depërtimi i osmanlinjëve në Ballkan nga fundi i shekullit 14 dhe në fillim të atij të 15, popullisinë albane dhe tokat e saj i gjeti në një dezintegrim të plotë, të ndarë , si në aspektin territorial- gjeografik, ashtu edhe në atë etno-kulturor , religjoz dhe socialo-ekonomik që kishin qenë nën sundimet e huja 1500 vjeçare: romak,bizantin,venedikas, bullgar dhe së fundi të atij sllavo-serb. Albanët në këtë periudhë dhe në këto rrethana historike qenë të detyruar të shkolloheshin dhe të mbanin administratën në gjuhë të huaja : greke , latine, sllave e më vonë edhe në atë turke, varësisht se nën sundimin e kujt gjendeshin. Edhe pse disa princë dhe fisnikë albanë kishin arritur në vitiet (1043-1050) të pavarsohen nga Bizanti,vetëm në një pjesë të Albanisë Qendrore deri përmbi Prizeren, por pjesët tjera të saj, të banuara kryesisht me popullsi albane prej Prizrenie deri pertej Nishi dhe Jeni Pazari dhe në julindje deri te Velesi dhe Shtipi kishin mbetur nën sundimin sllavo-bullgar (850-1018), e pastaj gjatë shek.13-14 të atij sllavo-serb. Pas vdekjes së mbretit serb Stefan Dushan (1355), dhe birit te tij Urosshit (1371), shteti serb mesjetar,që më heret i kishte pushtuar territoret e Kosovës, Maqedonisë, Malit Zi dhe pjesë të Arberisë mejetare, të banuara në shumicë me populsi albane të krishterë, defacto dhe dejure ishte shpartalluar,meqë në hapsirën e këtij shteti serb të dezintegruar, filluan të sundonin në mënyrë separative disa princa dhe fisnikë me origjinë jo vetëm serbe,por edhe ata albanë. Princat albanëtë Balshajve,Kastriotëvedhesëfunditë Dukagjinasve, arritën ta shtrijnë pushtetin e tyre administrativ në Albaninë Veriore, në Malë të Zi dhe në një pjesë të KosovësPerendimore. Ndersa, fisnikët e principatave albane të Gropajve dhe të Muzakajve poashtu e kishin shtrirë pushtetin e tyre politik dhe administrativ, në një pjesë të Maqedomisë Perendimore, në rrethinen e Ohrit në Luginën e Polugut të Tetovës. Në krahinën Nishit dhe të Toplicës,duke perfëshirë

5

njërryp toke me minjerën e Novaberdës dhe Leskofcin, që ishte e banuar edhe me populsi albanesundonte princi serbLazar Hrebelanoviç, me qendër në Krushefc, ndërsa fisniku kosovar Vuk Brankoviç(me origjinëtëerrtë,(gjyshi dhe babai i tij nga Ohri), ende e sundonte pjesen më te madhe tëRrafshi tëKosovës me Shkupin deri pertej Kurshumlisë në verilindje dhe të Yeni Pazarit në veriperendim. Pjesët e Maqedonisë Lindore dhe rrethinen e Prilepit e sundonin fisnikët serbë Uglesha,Vukashini dhe vëllezerit Dejanoviç, të cilët më vonë u bënë edhe vazalë të Sulltan Muratit. Pas betejës së Maricës 1371 dhe asaj të Kosovës me 1389,për të cilën nuk ka dëshmi materiale, arkeologjike as arkivore se fareështë zhvilluar, përvec një konflikti konspirativ,ku sipas marrëveshjes sekrete, në mesëtë princ Bajazitit dhe fisnikut Vuk Brankovic, (të dytë pretedent për fron në pushtet), u vranë në mënyrëtejet misterioze sulltan Murati dheprinc Llazari. Pas disa betejave ngadhnjimtare, ushtria osmane arriti ti pushtoj dhe nënshtrooj principatat e shteteve ballkanike, qysh në vitin 1390/91, nëShkup e vendosi administratën e vet ushtarake, që bazohej në parimet dhe legjislacionin e fesë ilame.Njëkohsisht shteti osman nepërmjet të instucioneve shtetërore,sistemit të timarit, sistemit të gulamëve dhe të atij të içoglanëve,natyrisht edhe nepërmjet të instucioneve fetare angazhohej në mënyrë maksimale që të përhapte fenë islame ndër popujt e krishterë të Ballkanit për t’i bërë aleat besnik të vetin dhe për t’i angazhuar në luftërat e tij invaduese kundëe shteteve tjera të Evropës. Siç e kemi theksuar edhe më lartë, nga regjistrimet e defterëve osmanë del se shumica e popullsisë albane të Kosovës dhe Maqedonisë Perendimore që mbante emra të sferës së onomastikës sllave dhe të asaj greko-bizantine, ishte e besimit ortodoks, por një pjesë e saj që mbante antroponimi dhe patronimi të sferës romane-latine i takonte besimit katolik. Popullsia albanegjatë periudhës mesjetare, paraosmane, nën presionin e përhershëm të administratës së mbretërve sllavë- serbë, ishte detyruar ti nënshtrohej konvertmit. Këto deshmi të konvertimit të albanëve, shihën nga dokumentet e administratës kishtare sllave të shek. 13-14, si edhe nga regjistrrimet e hershme të administratës osmane gjatë shekullit 15, ku zakonisht, gjatë sundimit mesjetar serb, bijët- fëmijët e albanëve kishin marrë emra tipikë sllavë, ndërsa, prindërit e tyre mbanin patronimet (mbiemrat), apo etnonimet karakteristike të traditës mesjtare albanesic shihet nga dfteret osmane te shekullit 15:Bogdan Bardo,Stepan Bardo, BogoslavGjoni , Radonja Gjini, Bozhidar Gjoni , Radonja Gjini, Bogdan Tanushi, Jovan Gjoni Radoslav Leshi, Rajko Ljulji, Vlado Progoni, Branko Arbanas, Radic Arbanas, Milosh Arbanas, Radonja Berisha, Dabzhiv Mazreka,Vukashin Koljshala, Bogdan Muzaka etj . Siç shihet nga të dhënat e lartpërmendura antroponimia dhe patronimia albane kishte psuar ndryshime të mëdha gjatë sundimit mesjetar sllav, ku popullsia albane ishte pagëzuar me emra tipikë sllavë e këtë e kishte bërë, pikërisht kisha ortodokse- pravosllave, në mungesë të funksionimit të kishave katolike gjatë sundimit mesjetar të shtetit të Rashkës, sidomos gjatë sundimit të mbretërve serbë Mulutin dhe Dushan, meqëato ishin uzurpuar dhe shndërruar në kisha sllave.Këto fakte, para30 vjet më parë, i dëshmoi dhe i dokumentoi Dom.dr. Gaspër Gjini në bazë të dokumentave orgjinale të Arkivit të Vatikanit. Nga këto dokumente shihet qartazi se papa i Romës, me shkresë ju kishte drejtuar disa mbretrëve të Rashkës duke kërkuar dhe lutur që kishat katolike të lirohen dhe ato të vëhen përsëri në sherbim të besimtarëve të popullsisë katolike.Këto veprimetë tyre antihumane dhe anti religjioze ishin bërë, me qllime te caktuara politike për t’i zdukur gjurmët parasllave të trashigimisë së monumenteve materiale të popullsisë

6

autoktone albane. Kjo lidhet me tezën e falsifikuar dhe të lansuar të historianvedhe tëhitoriografisë serbe,se kinse kur ata e pushtuan Kosovën,ajo ishte vakum, nuk kishte qenë e banuar nga ndonjë popullsi tjetër, përvec grupevenomade vllehe-arumunetëromanizura.Gjetjet e materialeve arkeologjike, epigrafike, toponomastike, historike,etnolinguistike dhe të dokumenteeve arkivore mesjetare që u zuluan kohëve të fundit, dëshmuan se në Kosovë dhe Maqedoni, para sllavëve, disa shekuj më parë, jetonin fiset iliro-dardane, e pasardhsit e tyre janë albanët mesjetar, shqiptarët e sotëmn. Këtë realitet epohon edhe bizantologu i njohur francez Alain Ducellier.Në kohë të fundit, në burimet dhe dokumentet shkrimore, u zbuluan gjurmët e disa kishave dhe manastirve te ritit greko-bizantin dhe atij romano-katolik që i ndërtuan albanët të krishterë gjatë mesjetës në hapsiren e Kosovës dhe tëMaqedonisë, madje edhe me etnonimin poullor Arbanas dhe Arnaut,sic ishte Manastiri SvetiArbanas dhe Manastiri Arnaudije Sveti Nikolla ne arealin e Leskocit, sot në Serbinë jugore, në Ohër kishaSveti Nikolla Arbanashki, e shek.14, në Kratov ë Kisha Arnaut ( Kilise-i Arnavut), ne Prizren ne vitin 1348, ka ekzistuar kishaSveti Nikolla e ndertuar nga fisniku Rajko Krizmic- Krizma-, i ati i Bogdan Kizmas, logofet dhe ministër i financave të despotit serb,me prejardhje albanedhe një mori kisha tjera, që sic e cekem më lartë janë shndërruar në kisha pravosllave. Në një periudhë të tillë të errtë historike, kur ishte intensifikuar dhe marrë hov

procesi i sllavizimit të popullsisë albane të Arbërisë mesjetare, Kosovës dhe Maqedonisë, pikërisht, depertimi i osmanlinjëve, mund të thuhet se e nderpreu këtë proces, duke e çpronsuar klasën politike sunduse serbe nga tokat e banuara me shumicë albane. Me vendosjen e administrates osmane në tokat albane, filloi një strukturë e një sistemi tjetërfare më i avansuar i shoqërisë osmane, e ky ishte sistemi i timarit ushtarak osman që mundsonte, që edhe shtresat e ulta të shoqërisë së krishterë, që ishin shpronsuar gjatësundimit mesjetar sllav tëavansohen dhe të integrohen në shoqërinë dhe klasen feudale osmane duke u mundësuar që të inkuadrohen në të gjitha sherbimet e administratës lokale dhe qendrore osmane, natyrisht për të punuar dhe kontribuar për fuqizimin e sundimit osman në Ballkan.

Spahinjët osmanë ishin pjesë e strukturëssë ushtrisë osmane të cilët vinin nga provincat dhe etnitë e ndryshme të Perandorisë Osmane. Këta spahinjë pjesa ma e madhe e kalorësisë së tyre që i shërbente sulltanit dhe shtetit osman gjatë fushatave të luftës invaduese, vinte nga fitimet dhe pasuria që sillte sistemi i timarit. Nga analizat e bëra për timarin dhe funksionet e tij administrative, financiare dhe militare, shifet se çfarë roli gëzonte ky sistem i timarit ushtarak osman.

Spahinjët e gëzonin të drejtën e shfrytëzimit të timarit për një kohë të caktuar,sepse toka ishte pronë shtetrore, dhe në raste të mos kryrjes sëobligimeve ndaj shtetit, ajo e drejtë menjëherë ju mirrej. Këtë të drejtë ata e gëzonon si feud (pronë ) apo si formëtëardhurash prej të cilave ata jetonin, dhe për këmbim, ata ofronin shërbimet e tyre për shtetin , që kishin përgjithësisht karakter ushtarak .

Timari në këtë mënyrë kompenzonte rrogën që merrnin zyrtarët dhe ushtarakët e shtettit si shpërblim për shërbimin e tyre të vazhdueshëm ushtarak dhe gatishmërinë që tregonin për të luftuar në çdo moment, duke sjellur me vete çdo armë , furnizime

7

dhe ushqime që nevojiteshin gjatë luftës, duke mos i krijuar probleme financiare arkës së shtetit .

Meqë, ky sistem shoqëror osman themelet i kishte në parimet e fesë islame dhe legjislacionin e sheriatit, që për moto kishte; asnjë individ nuk mund tëkonvertohet apo të kthehet me dhunë në fenë tjetër . Për këtë çështje egzistojnë shumë dekrete dhe fermane të sulltanëve osmanë që e ndalonin konvertimin me forcë, mirëpo ka pasur raste individale, kur qeveritarët lokalë e kanë keqpërdorë pozitën për llogari te tyre personale dhe kanë përdorë dhunën duke i ngakuar të krishterët me taksa më të mëdha kundër lijgore, por personat e tillë janë larguar dhe ndëshkuar nga Porta e Lartë. Është vetëm një rast, gjatë sundimit osman, kur sulltan Selimi kishte propozuar ti konvertonte me dhunë të krishterët, i cili nuk është aprovuar,meqë ishte plotësitshtnë kundërshtim me dispozitat e Kuran-it , Librit të Shenjët, dhe ky propozim i tij nuk është miratuar nga Shejhulislami, (Prijësi i fesë islame) dhe Këshilli i Ministrave.

Andaj politika e pushtetit qendror osman, nepërmjet të sisitemit të timarit ushtarak osman, kishte përdorë një politikë toleruse,duke zgjedhur metoda dhe forma tjera joshëse, se si të përfitonin individët dhe pjestarët e besimit të krishterë të angazhohendhe tëinkuadrohen në sistemin e shoqërisë feudale osmane, që ata të jenë në shërbimin e këtij sistemi i cili favorizonte besimtarët e fesë islame duke iu dhënë atyre pozita dhe funksione të larta në administraten osmane, e sidomos në inkuadrimin e sistemit të timarit ushtarak osman, ku edhe të krishterët, sipas ligjeve osmane kishin të drejtë të posedonin feude të vogla, nëse i kryenin sherbimet e caktuara dhe tregonin besnikrindaj shtetit.Më për këtë arsye administrata osmane, përdori disa forma lehtësuese të përfitimeve ekonomike, për ata të krishterë që kalonnin në islam,ndërsa për ato grupe eindividëqë e kundërshtonin këtë proces tëislamizimit nuk parashihej lirimi nga llojet e ndryshme dhe të shumta të taksave fiskale dhe obligimeve tjera ndaj shtetit, si për kategoritë e privilegjuara të shoqërisë osmane.Edhe pse ky sistem nuk e ka praktikua forcen fizike për islamizim e tëkrishterëve, sa do pak në këtë drejtim, shihet se në njëfarë forme,ka ekzistue e presioni ekonomik dhe psikologjikë, por as përsëafermi dhe me asjnë formë tjetër, nuk mund të krahasohet me dhunën fizike që kanë perdorë mbretërit e Rashkes, Milutini dhe Dushani për konvertimin e popullsisë autoktonealbane në fenë ortodokse te ritit pravosllav. Për tëdepërtuar në pozitat e larta shtetrore dhe për të fituar privilegje të tjera në shoqerinë e lartë osmane, kushti i parë ishte, pranimi i fesë islame nga individi dhe grupet tjera shoqërore, për ta fituar besimin te organet e pushtetit osman .Në feudalizmin osman, toka ishte shpallur pronë shtetërore ,e cila ne posedim iu kishte dhënë klasës sunduese. Andaj ishin formuar dy klasa; ajo ushtarake-askere, apo ushtarako-administratve- sunduese me sulltanin në krye, e cila pëfshinte në korpusin e saj tëgjita kategoritë e nëpunësve të administratës ushtarake, civile dhe fetare dhe ishte eliruar nga taksat shtetërore.Ndësarsa klasa tjetër, apo e dytë, përfëshite tëgjithë popullsinë që nuk posedonte tokë dhe nuk ishte e inkudruar në klasën ushtarake dhe administrative dhe që ishte e detyruar tëpunonte në haset, zeamete dhe timaret e klasës ushtarake-administrative dhe të pagunte tëgjitha taksat shtetërore, e kjo shteresëepopullsisëështë qujtur edhe klasa e raya-s që në periudhen e hershme të feudalizmit osman ka përfshirë edhe muslimanët dhe jomuslimanë,që i’a kanë paguar taksat shtetit,vetëm në shekujt e fundit të sundimit osman, shprehja raja,është përdorë për fshatarsinë e krishterë. Andaj për të mos mbetur raja,dhe për tu liruar nga taksat e

8

mëdha, kushti për pranimin e islamit ndikoi shumëdhe së pari në fenë islame kaluan fisnikët,me origjinë albane dhe familjet aristokrate për të ruajtur ato privilegje që më parë i kishin , por njëkosisht edhe mos ti humbnin ato, se nëse i humbnin nuk do të mund të përparonin apo të mbanin pozita të larta shtetërore, ndërsa antarët e familjes së këtyre fisnikëve dhe të kryefamiljarëve të tjerë nuk shpejtonin ta pranonin fenë islame, meqë, në njëfarë mënyre e kishin njëlloj mbrojtje prej tyre. Islamizimi në tokat e banura me popullsi albane është zhvilluar shumë ngadalë. Ky proces shihet nga regjistrat kadastralë të shek. XV dhe të gjysmes se parë të atij XVI, shumica e popullatës ishte ende e besimit të krishterë dhe vetëm pas gjysmës së dytë të shek. XVI dhe fillimit të atij XVII, islamizimi fillon të përhapet me një intenzitet më të shpejtë .

Në literaturën shkencore konsiderohet se deri në fund të shekullit 15, osmanlinjët nuk kanë udhhequr, në asnjë formë; politikë të islamizimit tëpopulsise së krishterë, jo vetëm në trojet tona, por edhe në vendet tjera të Ballkanit, nga kjo mund tëshihet dhe konkuludohet, sidomos me dhënjen dhe ndarjen e timareve edhe spahinjëve të krishterë . Mirpo, që nga fillimi i shekullit 16 , vërehet zvoglimi i timareve të krishterë dhe rënja e prestigjit të tyre në shoqërinë e asaj kohe, që ka quar gradualisht në likuidimin e timarevetëspahinjëve të krishterë dhe heqjen e privilegjeve tatimore të disa shtresave të priveligjuara (Vllehet, vojnukët , martolosët). Ky zhvillim i ngjarjeve politike ka pasur ndikim të dukshëm te spahinjët të krishterë në drejtim të pranimit të fesë islame. Sipas dëshmive të dokumenteve nga koha e hershme e pushtetit osman në hapsirën e Arbërisë Qendrore, ku ka egzistue nje klasë feudale,vërehet shqetësimi dhe gjendja e spahinjeve të krishterë, shihet se ata ishin të vetëdijshëm se duhet taruajnë prestigjin e tyre nëshoqërinë shqiptare. Ndërsa, në Kosovë e Maqedoni, qysh heeret ishte shpronsua klasa feudale albane, sitemi i timarit u mirëprit, por edhe fshatarësia qëgjatë sundimit mesjetar sllav e kishte pasur statusisin e meropsëve, me pranimin e islamit në pikpamje ekonomike kishte përfituar, në radhë të parë, ajo është liruar nga haraçi prej tatimit i cili në tërë Botën islame, është sanksionuar sipas ligjeve të sheriatit që ju kanë nënshtruar të gjithë të krishterët e moshëssë rritur, kryesisht si ekvivalent, për çka, ata nuk kanë qenë të obliguar të shërbejnë në ushtrinë osmane. Ky tatim kapte shumën prej një deri në dy ispenxhe. Ispenxha (tatim i tokës), paraqiste tatimin më të madh feudal në të holla (25 akçe ). Me pranimin e fesë islame, dhe inkuadrimin në klasën feudale osmane, të krishterët i sillte në pozita më të favorshme shoqërore. Në fillim të shekullit 15, osmanlinjët kanë inkuadruar një numër të madh të spahinjëve të vegjël të krishterë duke ju ndarë atyre timare pa kurfarë kushtëzimesh, përveç që kërkohej nga ata,të tregojnë besnikrinë e sinqertë ndaj sulltanit dhe pushtetit osman, dhe të përkrahin klasën ushtaraketë spahinjëve. Qysh nga fillimi i administrimit të tyre, motoja kryesore e osmanlinjëve në politiken etyre, ka qenë qët’ikushtojnë sëpari vemendje muslimanëve dhe të kërkojnë mbështetjen e plotë në elementin muslimanë.Pradaj në pëhapjen e islamit, një rol të tillë e kane pasur edhe vakufet dhe institucionet tjera kulturo-arsimore islame. Për këto rrethana dhe kushte tjera spahinjët të krishterë ishin të vedijshëm si edhe për inkuadrimine tyre në këtë sistem,qysh se ishte përforcua pushteti osman në Ballkan e sidomos në Kosovë dhe Maqedoni dhe kjo gjithnjë ka ndikuar në drejtim të islamizimit të spahinjëve të krishterë dhe te shtresave tjera, që me pare, kanë qenë të çpronsuara gjatë sundimit mesjetar serb. Në këtë drejtim, posaqërisht ka ndikuar rrethi i

9

ri dhe inkuadrimi i spahinjëve të krishterë në mesin e numrit të madh të spahinjëve muslimanë me origjinë etnike të ndryshme. Në periudhën e parë të administratës osmane ndryshimet konfesionale nuk kanë quar

në asnjë ndarje, apo dallim, sikurse që është theksuar më lartë shumë kohë kalimi në islam, në fillim kishte vetëm karakter deklarativ,që kerkohej prej individit të krishterë të merrë emrinmusliman. Të rinjët e moshës së rritur që formalisht e pranoin islamin dhe jetonin së bashku me prindërit e tyre të krishterë, femrat e muslimanve të rinjë shumë kohë i kanë mbajtur emrat e tyre të mëparshëm të krishterë. Muslimanët e rinjë dhe të krishterët së bashku i mblidhnin dhe i grumbullonin të ardhurat e mëdha shtetrore, dëshmonin në gjykatat dhe e ndihmonin njëri tjetrin në të gjitha punët e tyre, dhe origjina e tyre e krishterë askujt nuk i pengonte. Mirpo, me zhvillimin e qyteteve (kasaba) muslimane, si qendra të administratës osmane, si edhe me ndërtimin e objekteve fetare të arkitektures islame-osmane, muslimanët, kishin siguruar kushte më të favorshme jetësore, kishte filluar të ndjehet në njëfarë mënyre polarzimi, sidomos në aspektin kulturor. Lagjet e qyteteve të muslimanëve kanë qenë të ndërtuara sipas stilit të arkitekturës orientale të rrethuara me mure tëlarta dhe me dyrë të mbyllyra, që dalloheshin prej lagjeve të tjera të krishtera të qytetit . Sikurse është e njohur qëndrimi i shtetit osman , ndaj pjestarëve të feve të tjera ka qenë i rregulluar dhe i sanksionuar me Ligjiin e Sheriatit i cili i pranonte të gjitha religjionetmonoteistike. Liria e praktikimit të fesë së pjestarëve jomuslimanë ka qenë e garantuar dhe e sakcionuar nga shteti osman. Nga këto të dhëna shihet se administrata osmane nuk e ka përdorëfenë islame si qëllim për ti islamizuar me forcë popujt e Ballkanit.

Sipas defterëve të shek.XV shihet qartë se në fillim timaret,zeametet, feudet, (pronat e mëdha), në shumicën e rasteve i mbanin të huajët e besimit islam nga Anadolli dhe Rumelia Lindore, por kishte edhe individë të paktë të krishterë me origjinë albane nga Kosova dhe Maqedonia që i kishin timaret e tyre të vogla. Pas gjysmës së dytëtë shekullit XVI , shumicën e timareve -feudeve e posedonin të krishterët vendas, që ishin me origjinë albane dhe që kishin kaluar në fenë islame.Mirëpo, për dallim nga Koosova dhe Maqedonia, ky proces i zhvillimit të timarit osman,siç shihet nga regjistrimet e defterëve të viteve 1431/32 të asaj kohe, hasi në kundërshtim me interesat enjë pjesë të princave dhe fisnikëve të mdhenjë albanë,që sundonin në mnyrë të pavarur në Albaninë Qendrore,të cilët nuk pranonin të humbnin pushtetin politik o-shoqërorëdhe të çpronsohen nga pronat e tyre, andaj u ngritën në shumë kryengritje dhe së fundi me Skenderbeun në krye kundër vendosjes së pushtetit osman dhe të sistemit të timarit osman në Arberinë Qendrore,që zgjatën afër një çerek shkulli. Kryngritje këto që lënë pasoja të rënda duke shkaktuar shkatrrime dhe dëme të mëdha materiale dhe vktima të shumta njerëzore. Më në fund, pas vdekjes se strategut të madh Skenderbteut, duke parë epërsinë e ushtrsë osmane, një pjesë ekëtyre fisnikëve filloi gradualisht të inkuadrohet,(në fillim si të krishterë e pastaj si muslimanë) në sistemin e timarit ushtarak osman, duke arritur pozita të larta në administraten osmane deri në rangun e ministrave dhe kryeministrave, e disa fisnikë tjerë emigruan në Itali dhe Spanjë.Duke u bazuar nëdokumentet mesjetare, mund të thuhet se Albania Qendrore ka qenë e pushtuar në kuptimin klasik nga Perandoria osmane, meqë,ajo qysysh ne vitet 1043/45 kishte arritur të pavarsohet nga Bizanti, edhe pse një pjese të saj e mbante nën sundimin e vet Vennecia, ndërsa Albania verilindore

10

me emërin tjetër,Kosova mesjetare, ka qenë e çliruar nga sundimi shekullor sllavo-serb, nga ana ushtrisë osmane në vitet 1454/55, në të cilën muarrën pjesë edhe spahinjë ushtarakë me origjinë albane nga Maqedonia, qekishin kaluar në islam në fund shekullit 14 dhe ishin inkadrua ne sistemin ushtarakte timarit osman.Disa albanë fisnikë të Kosovës, që permendenedhe në burime sllave dhe ato osmane, si Rajko dhe Bogdan Krizmiq (Krizmajt) tePrizrenit, Pjetër dhe Lesh Spanovic (Spanajt) të Novaberdes,Gjergj Mazreku dhe Nikolla Mazreku nga Novaberda apo nga fhati Mazrek i Vranjës si edhe Musiqi,forrme sllavepër(Muzakajt) nga fshati Muzaq i vitit 1318 i Toplicës së Nishit,Zhivko dhe Gjuka Kastrati nga Kushumlia,Nikoll Peci nga Decani e shumë të tjerë për të cilët nuk kemi të dhëna të sakta, kishin hyrë në shërbim të administratës serbe mesjetare në Kosovë dhe qysh në mesjetë, heret stërgjyshërit e tyre ishin konvertuar dhe sllavizuar,meqë i kishin humburedhe ndjenjat dhe traditat etnke, ata nuk e panë arsyen që të luftojnë për tu pavarsuar nga sllavët, sikurse fisnikët e Arberisë Qendrore që luftuan kundër grekëve dhe sllavëve. Po të mos kishin depertuar osmanët në Ballkan,Kosova dhe Maqedonia Perindimore me Shkupinsi kryeseli e ish shtetit të Dardanisë, realisht dotëkishin mbetur nën sundimin e fisnikëve sllavë, në asnjë rrethanë tjetër nuk do të mund të bëheshin pjesë integrale të Arberisë etnike,por me vendosjen e sundimit osman, keto dy njësi territoriale,jo vetëm qëu cliruan nga sundimi shekullor skllav,por njëkohësishtato u ringjallen dheu konsoliduan në aspektin etnik, duke formuar, nepëmjet njësive administraive -sanxhqeve osmane, ne trojetalbane edhetregun e perbashkët ekonomik, që funksinoi gjatë periudhës osmane,andaj këto dy njësi territorialeukonsideruan si pjesë përbërse tëArberisë etnike, që edhe zyrtarisht,shpeshëhere, janë qujtur dhe shenuar në dkomente osmane si Arberia e Veriut (SimaliArnavutluk ),edhe pse ishintë ndara nënjësi administrative, nësanxhaqe-vilajete, në kuadër të Perandorisë osmane.

Nëkëto sanxhaqe dhe vilajete, gjatë shek.16-19 ,kryesisht janë emruar sanxhakbenjët valinjët dhe mytesarfëtme origjine albane, e sidommos Pashallaqet shqiptare (1770-1840)si njësi jurdiko-administrative-teritoriale,poashtu janë drejtuar nga pashallarëtshqiptar që kanë pasur një sistem juridiko-administrativ në formë gjysmë autonomie,dërsa Malesia e Mirëditës gjatë tërë kohës së sundimit osman e ka pasur një formëtë vecantorganizative të autonomiisë lokale deri në Lidhjen e Prizrenit. Vetem pas gjysmës së dytë të shekullit 19, e sidomos pas Lidhjes Shqiptare,raportet në

mes të popullit shqptar dhe Qeverisë Osmane tejet acarrohen që shkaktuan tensione, kryengritje dhe konflikte të armatosura pa ndërpre kunder kesaj perandorie për tu pavarsuar dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar. Qeveria Osmane udhëheqi politikë dhe diplomaci të gabuar, duke perdorur masa represive dhe shtypse ndaj popullit shqiptar dhe nuk lejoi që ai ta formojë shteitin e vet në mënyrë paqësore.Ajo bëri një padrejtësi historike që si pasojë e kësaj politike, 3/4 e tokave kryesisht të banuara me popullsi shqiptare në fillim të shekullit 20 u pushtuan dhe u coptuan nga shtetet monarkiste ballkanike, pasoja keto, që sot e kësaj dite kanë mbetur jashtë Shqipërisë etnike. Ne fillim të pushtimeve osmane nga populli shqiptarpati rrezistencë dhe kryengritje të shumta kunder vendosjes se pushtetit osman në Arberinë mesjetare, nderasa ne Kosovë dhe Maqedoni nuk pati, meqë ato defacto ishin nën sundimin e feudalve sllavë, ndërsa beteja e parë e Kosovës, nuk ka fare deshmi arkivore dhe

11

arkeologike se është zvilluar. Por duhet pranuarfaktin se gjatë shek, 16,17,18 dhe deri ne gjysmën e dytë të shekullit 19 , kryesisht kanë qeverisur

pashallaret dhe nëpunësit me origjinë shqiptare në sanxhaqet dhe viljaetet shqiptare në Ballkan.Ndërsa Malësia Saahkodrës dhe Mirëdita e kanë pasur njëlloj gjysëm autonomie gjatë tërë periudhës osmane dhe në luftë kanë shkuar nën komandën e prjsëve dhe bajraqeve të tyre. Kur Qeveria osmane tentoi t’i largojë pashallarët shqiptarënga pozitat udhëheqëse që tentonin të qeverisnin në mënyrë të pavarur dhe të shkupten nga shteti osman, sidomos pas Lidhjes Shqiptare e cila faktikisht arriti të formojë një autonomi me një qeveri të përkohëhme shsqiptare,por të cilen Porta e Lartë me forca ushtarakee shtypi në mënyrë brutale me perkrahjen dilomatike te Fuqive të Mëdha që ishin ende për ruajtjen e staus quos te kësaj perandorie. Prandaj nuk mund te dëshmohet se shqiptarët deri ne Lidhjen e Prizrenit ishin te robëruar dhe të shtypur nga Qeveria Qendrore e shtetit osman, në të cilën bënin pjesë edhe ministrat dhe deputet shqiptarë si pefaqësues të sanxhaqeve dhe vilajeteve shqiptare.Vetëm pas Lidhjes së Prizrenit raportet në mes shiptarëve dhe Qeversë Osmane tepër u ashpërsuan dhe sillen deri te konflktet dhe kryngritjet e armatosura kuder pushtetit osman dhe vazhduan me intesitete të pa ndërprera deri në fuhd të vitit 1912, kur Shqipëria e Mesme e fitoi pavarësinë, ndërsa Shqipëia Veri-lindore,Kosva dhe Maqedonia Perendimore u pushtuan nga Serbia, ndërsa ajo jugore- Ҫamëria u pushtua nga Greqia dhe popullsine e saj me dhunë e teror e shpërnguli në Turqi. Para depertimt osman në Ballkan, albanët autoktonë që gjendeshin në një amulli

shekullore nën sundimëin e gjatë bizantin, pastaj të atij bullgar dhe së fundi te atij sllav te Rashkes, ata mbijetuan dhe dolën në skenen politike , nepërmjet sistemit të timarit osman duke u inkuadruar në administratën osmane arritën gradualisht të rikthejnë administrimin e vet në tokat e tyre, prej Nishi në Veri dhe deri te Shtipi ne Jug , ku më parë egzistonin vendbanime të lashta albane parasllave, që i kishin pushtuar sllavët si edhe trojet e Epirit që i kishin pushtuar grekët. Kalimi i shumicës së albanëve mesjetarë, te Kosoves dhe Maqedonise në fenë islame nën ato rrethana historike ishte e vetmja rrugëdalje,me synim të shpëtimit të qenies etnike nga asimilimi i kishave sllavëve dhe i atyre greke si edhe për t’i mbrojtur tokat e veta nën ambrellën e Perandorisë osmane. Poashtu është fakt se me vendosjen dhe përforcimin e administratës shtetërore osmane në Kosovë dhe Maqedoni u bë edhe shkatërrimi përfundimtar i aparatit shtetror që kishte qënë në dorë të klasës sunduesefeudale mesjetare serbe dhe të pozitës mbizotëruese të kishës sllave. Kah i fundi i shekullit 15 dhe fillimi i atij 16, vërehet edhe paksimi i emrave tipikë sllavë,që iu kishin imponuar populsisë albane nga kisha sllave,në mungesë të funkcionimit të kishave katolike,që ishin uzurpuar nga ato sllave. Krahas këtij fenomeni konstatohet edhe shtimi i emrave te traditës mesjetare albane të sferës latino-romane dhe greko-bizantine, në pjeësn veriore të Arbërisë mesjetare me rrethinen e Shkodrës dhe në pjësn perindimore të Kosovës, pas vdejes së Dushanit (1355) dhe birit te tij Uroshit (1371),filluan te sundonin princat e Balshajve dhe Dukagjinasve,por nëhapsirën e Kosovës Qendrore dhe Lindore, administrata e feudalëve serbë dhe kisha sllave vazhduan edhe për 70 vjet si vazalë të shtetit osman tësundonin, dukevazhduar slavizimin e mëtejmë të antorponimisë së popullsisë albane dhe konvertimin e kësaj popullsie në fenë ortodokse te rirtit pravosllav. Kisha sllave edhegjatëshek.15 dhe 16, vazhdoi të bëjë pagëzimin dhe kungimin e fëmijve me emra tipikë sllavë, vetëm gjatë

12

gjysmës së fudit të shek.16 dhe fillimit te shek 17, kur me një ritëm pak më të shpejtë fillon të përhapet besimi islam dhe pagëzimi i fëmijve me emra të sferës islame dhe orintale, endëprenë gadualisht pagezimin me emra të sferës tipike sllave. Braktisja e emrave sllavë nga popullsia e Kosovës dhe të Maqedonisë dhe përqafimi i fesë islame, solli si rrjedhim zhveshjen e saj nga emrat ortodoksë sllavë dhe marrjen e mrave të sferës orientale islame, e ky proces erdhi si rezultat i kushteve dhe rrethanave të reja historike që u krijuan në tokat albane gjatë perudhës së sundimit osman. Disa autorë të huuaj që janë marrë me përhapjen e islamit, sidomos ata anglezë pohojnë se përhapja e Islamit si fe hyjnore, nuk është përhapur medhunë në Balkan ( Islam was not spread by force in the areas of Balkans),shih veprën:The spreading of islam- A histry of the propagation of Muslim faith by Thomas W. Arnold, London, Constable-Company Ltd,1913. Kështu mendon edhe përkëthysi i Kur’anit, anglezi James Seal; My Quran Study- Leaarn Quran word for word, the same;Transalation of Koran. Mendim të përafërt ka edhe historiani i njhur anglez Neol Malcolm.

13

Lidhur me përhajen e islamit ndër albanët e Albanisë qendrore, historiani i njohur çek Konstantin Jireçeku theksonte se pas disa lufëtrave që ata patën me ushtrinë e madhe tëPerandorisë osmane, më në fund disa prej princave albanë ishin të deturar të emigrojnë në vendet fqinje, sidomos në Itali dhe Greqi, mirpo një pjesë e fisnikëve albanë nuk u largua nga vendi i tyre, por gradualisht filloi ta pranojë fenë islame dhe të inkuadrohet në administratën osmane . Ky historian ndër të tjera thekson se ligjet osmane në krahasim me ligjet e shteteve ballkannike të asaj kohe ishin më liberale . Për shtresat e ulta dhe fshatarët e Ballkanit, pushteti i ri osman duket të ketë qenë më i lehtë dhe më përballushëm sa u përket taksave dhe obligimeve tjera ndaj shtetit, në krahasim me pushtetet e vjetëra të popujve të Ballkanit. Për të kuptuar epërsinë dhe dallimin në mes të administratës qendrore osmane dhe administratës lokale në vendet ballkanike, ështënjë dallim i dukshëm, po të krahasohen ligjet osmane me kodet e mbretit serb, ku shihet se Kodi i Dushanit, kërkonte që fshatarët të punonin për pronarin e tokave dhe të kishave dy ditë në javë, ndërsa ligjet osmane kërkonin që raja të punonte vetëm tri ditë në vit në tokën e spahinjëve . Mbrojtja e fshatarësisë nga shfrytëzimi i tepërt, nga autoritetet lokale, ishte parimi kryesor i administratës osmane . Osmanlinjët njëherit, njohën zyrtarisht edhe kishën ortodokse (greke-sllave ), duke e shtypur Kishën katolike në Ballkan gjatë gjithë periudhës së sundimit të tyre, për shkak të politikës së kësaj kishe që ndiqte përkunder pushtetit osman në Ballkan. Vladislav Skariç, historian konsideronte se përhapja e islamit në Ballkan nuk ishte zhvilluar me ritme të shpejta dhe pushtuesit osmanë ishin në njëfarë mase tolerant në aspektin fetar dhe shumë rrallë i kanë detyruar të krishterët për të kaluar në fenë islame. Vetëm fëmijet e krishterëve, sipas mendimit të tij janë islamizuar me forcë, që janë marrë dhe rgrutuar për jeniqerë . Gjatë shekullit 15 përhapja e islamit ishte zhvilluar shumë ngadalë vetëm disa fisnikë albanë dhe grupe e vogëla të shtresave të pasura e kishin pranuar atë, kryesisht për përfitime ekonomike dhe për ti rujtur pozitat e tyre shqërore të më parëshme, ndërsa gjatë gjysmës së dytë të shekullit 16, feja islame fillon të përhapet me një ritëm më të shpejtë nepër qytete, kurse nepër venbanimet rurale me një ritëm më të ngadalshëm. Në vijim po japim disa të dhëna vetëm për numrin e shtëpive muslimane dhe të atyre të krishtera nepër qendrat urbane, si pasqyre krahasimi, për strukturën fetare në qendrat urbane dhe gjysëm urbane. Në kasabën e Vlçiterrnit, që ishte seli e sanxhakut, sipas defterit të timareve të të vitit 1477,ishte regjistruar Bashkësia e muslimanëve me 64 shtëpi, dhe Bashkësia e të krishterëve me 94 shtëpi,ndërsa lagjet tjera të kësaj qyteze, kësaj radhe nuk ishin regjistruar, arsyeja nuk dihet. Në vitin 1478,dhjetë vjet më vonë, në Vlçiterrn ishin regjistruar përsëri Baskësia e muslimanëve vetëm me 43 shtëpi dhe kësaj radhe 4 mahhalla [(lagja) të krishterëve, gjithësejt me 76 shtpi. Pakësimi i shtëpive të banorëve muslimanë për 21 shtëpi dhe i atyre të krishterë për 18 shtëpi nuk dihet,vetëm nëse kanë lëvizur banorët e tyre në vendbanime rurale, meqë në këtë defterë gjejmë të regjistruaranga 1 e diku nga 2 shtëpi me gjithsej 50 shtpi muslimane në 30 vendbanime rurale të sanxhakut të Vlçiterrnit. Pas një shekulli,sipas defterit të hollsishëm të sanxhakut të Vlçiterrnit të viteve 1566-74, në qytezën e lartëpërmendur ishin regjistruar 228 shtëpi muslimane dhe vetëm 58 shtëpi të krishtera. Qyteti Prishtina, në vtin 1477 kishte 41 shtëpi muslimmane edhe pse nuk ishte regjistrua Bashkësia muslimane, ajo del nga rekapitulimi i lagjeve të krishtera me

14

gjithsej 288 shtëpi, ku ishte shenuar numri i pësgjithshëm i shtëpive 329, nga kjo shihet se numri ishte rritur për 41 shtëpi, meqë këto shtëpi muslimane, kësaj radhe i takonit hasit të sulltanit për tatime, andaj nuk bënin pjesë në hasin e bejlerbeut të Vlçiterrnit.Në vitin 1478 në këtë qytezë ishte regjistruar Bashkësia muslimane me 51 shtëpi,sepse bënte pjesënë zeametin(feudin) e sanxhakbeut të Vlçiterrnit për tatime, e cila ishte rritur vetëm për 10 shtëpi. Sipas deterit të vitit 1566/74, Prishtina kishte 307 shtëpi muslimane dhe 199 shtëpi të krishtera. Sipas defterit osman nr. 600 të vitit 1668-1682, nëPrishtinë ishin regjistruar: lagja-mahalla Arnaut dhe mahalla me formën shqipe KuqatdhemahallaPojatar mekëta kryefafiljarë: Margjin i biri Aaranitit, Mata i biri Aranitit, TomLleshi, Jani Dimko Aren Jako. Nëqytetin e Novabërdës, sipas defterit të fundshekullit 15 (1497/98), nuk del e regjistruar Bashkësia muslimane, ajo ka egsistue, por meqë, nuk bënte pjesë në hasin(feudin) e sulltanit për tatime, ajo ka mbetur jashtë regjistrimit. Prandaj mendimi i orientalistit të njohur Nedim Filipoviç nga Sarajeva se në këtë defter nuk ishte regjistruar asnjë shtëpi muslimane, kjo apsolutisht, nuk do të thotë se në këtë kohë nuk ka egzistue Bashkësia muslimane në këtë qytet. Në këtë kohë në Novabërdë kishte nëpunës muslimanë që banonin me familjet e tyre, në krye me kadiun, mustahfizin, eminin dhe zyrtarë të tjerë të administratës lokale osmane,që qeverisnin me qytetin dhe minjerën më të njohur mesjetare në Ballkan, ku nxirreshin metalet fisnike dhe farkoheshin monedhat turke. Në këtë defter nepër venbanimet rurale janë regjstrua 25 individë me emra muslimanë që ishin posedues të bashtinave, prej tyre, përveç 4-5 personave që kishin ardhur si nëpunës nga jasht, të tjerët duket se ishin banorë vendas të ilamizuar, edhe pse vetëm dy prej tyre mbanin epitetin Abdullah në vend të mbiemrit të më parshëm të krishterë. Sipas defterit të vitit 1566/74 në Novabërdë kishte 138 shtëpi muslimane dhe 228 shtëpi të krishtera. Në Novabërdë, në vitin 1668 ishte regjistruar mahalla,Arnaut,me kryefamiljarë :Aaranit i biri Domit, Mateja i biri Aranitit. Në qytezën e Janoves, në vitin 1497-98, përveç 4 lagjave të krishtera ishte regjistruar edhe Lagja e Albanëve,e shenuar në këtë defter me emrin (Mahale-i Arbanas) me 90 shtpi, të besimit katolik, por nuk ishte regjistruar asnjë kryefamiljar i besimit islam. Edhe Sipas dfterit të viteve 1566-74, në Janovë kishte vetëm 45 shtëpi muslimane dhe 288 shtëpi të krishtera. Vendbanimi Trepça kishte vetëm 96 shtpi muslimane dhe 353 shtëpi të krishtera. Qyteti i Prizrenit,sipas defterit të vitit të vitit 1530, kishte 278 shtëpi muslimane dhe 222 shtëpi të krishtera, ndërsa sipas deterit të mëvonshëm të vitit 1591 kishte 320 shtepi muslimane dhe 237 shtëpi të krishtera. Qyteti i Pejas sipas defterit të sanxhakut të Shkodrës në vitin 1485, kishte vetëm 35 shtëpi muslimane dhe 105 shtëpi të krishtera, ndërsa një shekull më vonë, pikërisht, sipas defterit të vitit 1582, Peja kishte 142 shtëpi muslimane dhe vetëm 15 shtëpi të krishtera. Në nahijen e Opojes, sipas defterit të vitit 1591 kishte 233 shtëpi muslimane dhe vetëm 64 shtëpi të krishtera, edhe në nahijen e Hoçës,sipas defterit të vitit 1591, kishte 248 shtëpi muslimane.

Nga të dhënat e sipërme shihet se npër vedet urbane ku kanë ekzistuar qendrat e administratës lokale osmane dhe objektet fetare islame, gati më shumë se gjysma e

15

popullsisë,gjatë gjysmës së dytë shekullit 16, e kishte përqafuar fenë islame, por ky proces ishte zhvilluar me një ritëm mjaftë të ngadalshëm, nepër vendbanimet rurale, sidomos në sanxhkun e Vuçiterrnit, ku ende shumicën e popullsisë nepër fshatra e përbënte ajo e krishtere, me përjashtim të nahijes së Opojës dhe të asaj të Hoçës. Ky proces eshtë zhvilluar me një ritëm, po ashtu të ngadalshëm edhe në Novabërdë, Janjevë dhe Trepçë si dhe në rrethinat e tyre, meqë në këto qendra ekzistonin disa kisha katolike dhe priftrinjët katolikë, kryesisht me origjinë albane, gjatë shek. 15 dhe 16 deri në gjysmën e shekullit 17 i kanë kryer sherbimet fetare pa pengesa të mëdha,por vetëm pas luftrave që u zhvilluan gjatë viteve 1683-1690 në mes të Austrisë dhe Perandorisë osmane, gjendja e një pjesetë popullsisë albane që i takonte fesë katolike, e sidomos ajo e klerikëve katolikë në Kosovë e Maqedoni jashzakonisht keqsohet. Në mungesë të priftrinjëve katolikë dhe situatës së krijuar të re, pas këtyre luftërave bëri që një pjesë e kësaj popullsie të kaloj në islam dhe një pjesë në fenë ortodokse sllave,meqë kleri dhe kisha sllave, ne krahasim me ate katolike, veprimtarinë e vetë e zhvillonin pa pengesa. Përhapja e fesë islametek opullsiae krishterëalbane që banonte që nga koha antike në territorin e Maqedonisëkishte filuar shumë më heret,60 vjet mëparëse sa në Kosovë nepërmjet të kontakteve me Ahi dervishët endacakë, e sidomos pas viteve 1391-92, kur definitivisht në Shkup vendoset administrata e pushtetit osman dhe institcionet fetare islame. Sipas burimeve sllave disa venbanime albane i hasim në këtë hapsirë 100 vjet para derpërtimitosman, ku banonin edhe etni tjera të ndryshme. Popullsia sllave meqë i kishte kishat dhe manastiret e tyre të mbrojtura me ligjet osmane, nuk e shihte të nevojshme të kaloj në fenë islame,përveç në raste të rralla kur individët e pasur apo fisnikët deshironin ti ruanin pronat feudale dhe pozitat e tyre shoqërore ose të merrnin pozita të larta në administratën osmane. Kurse popullsia e krishterë albane, siç e kemi theksuar më lartë gjatë sundimit mejetar bullgar e pastaj atij serb ishte çpronsuar dhe kishat e tyre qysh heret ishin uzurpuar dhe shndërruar në ato sllave. Andaj depërtimi osman në Maqedoni, njësoj sikurse në Kosovë e nderpreu sllavizimin e popullsisë albane. Ndër qendrat kryesore, ku procesi i islamizimit filloi të lëshojë rrënjët e veta ishin : Shkupi, Tetova, Ohri, Struga, Kërçova Dibra, Manastiri, Velesi, Kumanova etj . Më vendosjen e pushtetit osman në këto qendra, në fillim u formuan vijaleti i Shkupit dhe ai i Tetovës, pastaj sanxhaqet, si njësi administrative terrtoriale të administratës osmane. Sipas defterit më të vjetër të Rumëlisë nga viti 1451/53 për hapsirën e Maqedonisë,shihet se në haset e vezirit të madh të Rumelisë, përfshiheshin 25 fshtëra. Ndërsa, qyteti i Shkupit si qender administrative dhe territoriale përfshihet në haset e Ali Beut që gjatë vitit 1451-53, kishte 23 mahalla muslimane me 434 shtëpi dhe 72 individë muslimanë , ndërsa 8 mahalla të krishterë me 312 shtëpi. Sipas regjistrit tjetër të vitit 1467/68 Shkupi kishte, 33 mahalla muslimane me 637 shtëpi , ndërsa 11 mahalla të krishterë me 277 shtëpi.Vetëm pas 15 vjetëve poullsia muslimane ishte dyfishua. Në gjysmën e dytë të shekullit 16, sipas deferit të vitit 1568/69, Shkupi kishte 52 mahalla muslimane, diku rreth 1240 shtepi dhe 8 mahalla të krishterë me 210 shtëpi. Nga këto të dhëna të defterëve, shihet qartë se gjatë një shekulli, numri i shtëpive të popullsisë muslimane ishte dyfishuar oserritur për 603 shtëpi,ndërsa ai i popullsisë së krishterë ishte zvogluar për 102 shtëpi, meqë kishin kaluar në fenë islame.Për këtë vit në defter ishin shënuar vetëm emrat e mahallave dhe emrat e kryefamijarëve, por jo edhe të dhënatdemografike për numrin e shtëpive të këtij qyteti, andaj numri i përgjithshëm i shtëpive është dhënë në mënyrë aproksimative.

16

Në lagjat e Shkupit si në ato të krishtera ashtu edhe në ato muslimane janë regjistruar edhe kryefamiljarë me origjinë albane me emra karekteristikë. Është i njohur fakti se emrat e albanëve në mesjetë ishin të njëtë me e mrat popujve të krishterë dhe pas islamizimit me ata të atyre muslimanë, andaj është vështirë që përkatësia etnike të përcaktohet në bazë të emrave të njerzëve, por përcaktimi i etnisë, mund të bëhet vetëm në bazë të emrave karakteristikë dhe të etnonimit popullor të një etnie, si edhe në bazë të formave gjuhësore që dallojnë me prapashtesat e tyre etnike. Andaj të dhënat antroponimike dhe patronimike të defterëve osman të shekullit XV janë dëshmi të pakontestueshme që e vërtetojnë praninë e albanëve jo vetëm nepër venbanimet urbane por edhe në ato rurale në arealin e Maqedonisë sotme para depërtimit osman në Ballkan. Në mahallën Ahriyan Hasan të Shkupit në defterin e vitit 1451-53 ishte regjistruar kryefamiljari, me prejardhje të vllezërisë mesjetare albane, vetëm me mbiemrin Muzak, që kishte kaluar në islam, pa e theksuar emrin dhe profesionin e tij. Ndërsa në mahallën e krishterë Svetko Samarci të Shkupit, në defterin e vitit 1467/68 ishte regjistruar kryefamiljari me emrin Nikolla i biri i Muzaka, që ende nuk kishte kaluar në islam.Si duket këta dy banorë të Shkupit me preardhje albane njëri musliman e tjetri i krishterë ishin në farefisni njëri me tjetrinqë banonin në Shkup.Këta po ashtu ishin në lidhje të gjakut me RadislavMuzakën dhe Ivan Muzakën nga fshati Ponorisht të Tetovës,me emra tipikë sllavë që i takonin ritit ortodoks. Kryefamiljarë albanë të ritit ortodoks me mbiemrat e vllezërive Muzak dhe Mazrek, në këtë kohë kishte edhe në vendbanimet tjera të Maqedonisë që më vonë kaluan në fenë islame. Në mahallën e “Menteshali Ali” të Shkupit, në defterin e vitit 1467/8 në mesin kryefamiljarëve tjerë muslimanë ishte regjistruar edhe kryefamiljari Hamza Arnauti i cili e kishte timarin e vet në fshatin Gumaleva të Shkupit. Në defterin e vitit 1451/52, në fshatin Niçevo të Shkupit ishte regjisruar edhe një kryefamiljar tjetër me emrin Hamza Arnauti në mes të kryefamiljarëve të tjerë muslimanë, që kishte kaluar në islam. Në defterin e vitit 1451/53 në qytetin e Shkupit ishin regjistruar 8 mahalla të krishterë . Një ndër këto, ishte regjitruar mahalla me emrin e familjës mesjetare albane të formës sllave Gjinko(Gjinaj).Turski dokumenti -TD.III,fq.166. Studiuesit nga Shkupi prof.M.Sokoloski dhe dr. A.Stojanovski nuk kanë arritur që këtë ligaturë të palografisë osmane të këtij mikrotoponimi me origjinë albane ta lexojnë në mënyrë të drejtë dhe të saktë duke dhënë transkribimin e tij me formën e shtrembëruar si Malo Genko në vend të formës së drejtë Mahale-i Gjinko që rrjedhë nga patronimi Gjinaj i falmijës mesjetare albane. Familja të shumta albane me patronime Gjinaj gjatë shekullit 15 dhe 16 na dalin në shumë vendbanime mesjetare në territorin e Maqedonisë dhe të Kosovës. Kjo mahallë që në gjysmën e shekullit XV kishte 58 kryefamiljarë të krishterë, në mesin e tyre edhe kryefamiljarë me origjinë albane:Gjin-ko, Todor-i i vëllai i Gjin-it, Mark-o i biri Gjin-it etj, ndërsa një shekull më vonë, gjatë viteve 1568/69, kjo lagjë kishte 53 kryefamijarë muslimanë dhe vetëm 3 kryefamiljarë të krishterë. Nga këto të dhëna të dhëna të defterëve osmanë, shihet shumë qartë se shumica e kryefamiljarve të shekullit XV, që mbanin emra të krihterë dhe tipikë sllavë në simbozë me ata albanë, nepër vendbanimet urbane dhe rurale të Maqedonisë veriore dhe perendimore që gradulisht kaluan në islam ishin me prejardhje albane e jo sllave.

17

Në defterin e vitit 1467/8, nëMahallenYazici Shahin, tëShkupit në mesin e kryefamiljarëve tjerë muslimanë ishte regjistruar edhe kryefamiljari me mbiemrin albanZenebishi, që kishte kaluar në islam, pa theksuar profesionin apo pozitën e tij, i cili kishte prejardhje prej familjës fisnike të krishtrë tëGjin Zenebishëve, që në fund të shekullit 14 dhe në fillim të atij 15 e kishin shtrirë pushtetin e vet edhe në Luginën e Pologut të Tetovës, meqë nga një degë e kësaj familje origjinën e kishte edhe Hasan BejZenebishi, që sipas defterit të vitit 1451/53 ishte emruar në pozitën e subashit të vilajetit të Tetovës , dhe haset (pronat ) e tij përfshinin 11 vendbanime së bashku me Gostivarin dhe vendbanimin e lashtë Sobrin. Vendbanime me popullsi muslimane sipas defterit të vitit 1451/53 në rrethin e Shkupit ishin : Vendbanimi Topçe Ishakli, që kishte 20 shtëpi muslimane, në mesin e kryefamiljarve të këtij vendbanimi i hasim edhe 2 kryefamiljarë albanë:Hamza Prenka dhe Jusuf Arnauti, ky i fundit më vonë i ka pasur timaret e veta, në territorin e Maqedonisë, edhe të Kosovës. Në qytezën e Tetovës sipas defterit 1451/53, ishte regjistruar Bashkësia muslimane me 60 shtëpi muslimane, në mesin e kryefamiljarve muslimanë kemi të regjistruar edhe 5 kryefamiljarë, që kishin kaluar në islam, me prejardhje albane: Jusuf i biriGjonit , Hamza i biri Ulkos, Murati i biri Domjanit, Mustafa i biri i Jonçes ( Gjonçes), Hamza i biri Mjellkit, ndërsa, shtëpi të krishterë kishte pasur 146 shtëpi . TD.III. fq. 103 . Vetëm 18 vjet më vonë, në vitin 1467/68 shihet një ndryshim i vogël, kupopullsia e krishterë e Tetovës ishte shtuar nga 153 shtëpi në 180, ndërsa popullsia muslimane ishte zvogluar nga 60 shtëpi në 41. Mirëpo,pas një shkulli, pikërisht sipas defterit të vitit 1568/69, në qytetin e Tetovës shihet një ndryshim i dukshëm i strukturës fetare, ku tashti popullsia muslimane, me 6 mahhalla, ishte rritur 6 herë më shumë dhe numronte 390 shtëpi, ndërsa popullsia e krishterë me 5 mahhalla ishte zvogluar për 87 shtëpi dhe tashti numronte vetëm 97 shtëpi. Edhe në qytezën e Kërçovës sipas defteri të viteve 1467/68, Bahkësia muslimane kishte 31 shtëpi muslimane. Mahalla sllave-serbe kishte 90 shtëpi, ndërsa MahallaArnavut kishte 55 shtëpi. Pas një shekulli, sipas defteritt të viteve 1568/69, qyteza e Kërëovës kishte 4 mahalla muslimane me 90 shtëpi, andaj, gjatë kësaj kohe popullsia muslimane e këtij qyteti ishte rritur 3 herë më shumë , ndërsa popullsia e krishterë, që banonte në dy mahalla të lartëpërmendura ishte zvogluar për 81 shtëpi dhe tani kishte vetëm 64 shtëpi. Në qytezën Pripepit sipas regjistrit të viteve 1467/68 kishte 2 mahalla musimane me 21 shtëpi, ndërsa sipas defterit të viteve 1568/69 kishte 325 shtëpi muslimane dhe 320 shtëpi të krishtera. Nga të dhënat e më sipërme shihet se në gjysmën e dytë të e shkullit 16, shumicën e popullsisë në venbanimet urbane të Maqedonisë Perendimore e sidomos në Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Manastir e përbënte, kryesisht populsia muslimane vendase albane, ndërsa pakicën ajo e krishterë. Mirëpo në vendbanimett rurale të Maqedonisë, në këtë kohë, populsia e krishterë ende e përbënte shumicën. Gjatë gjysmës së parë të shekullit 17 përhaja e fesë islame ka shkuar me një ritëm më të shpejtë, kështu që edhe në shumicën e vendbanimeve rurale ka dominuar popullsia muslimane,deri në vitet 1912/13, kur pas tërheqjes së administratës së Perandorisë osmane, Serbia me ndihmën e Rusisë e okupon, Vilajetin e Koosvës në kuadër të cilit bënte pjesë edhe territori i Maqedonisë së sotme. Serbia për ta ndryshuar strukturën etnike dhe fetare, me një politikë agresive dhe me ide nacionalshoviniste, filloi ta bënte pastrimin etnik të popullsisë muslimane

18

autoktone për në Turqi, nëpërmjet të programeve të saj për shpërngulje me shenjën sekrete(Strogo poverljivo), tashmë të njohur në historografnë balkanike, dhe arritiqë gjatë viteve 1912- 1941, të shpërngul afro 400.00 banorë muslimanë,kryesisht te etnise shqiptare, nga Kosova dhe Maqedonia. Në vijim po sjellim disa të dhëna për spahinjët-timariotët me origjinë albane nga Kosova dhe Maqedonia e sotme që i kemi hulumtuar dhe nxjerrë nga defterët e shekullit 15 të viteve 1455, 1477 dhe 1478, që i përkasin sanxhkut tëVuçitërrnës si edhe nga defterët e viteve 1451/53 dhe 1467/8 që i përkasin vilajeteve të Shkupit dhe të Tetovës. Këta spahinjë e shumë të tjerë që nuk janë përfëshirë në këtë punim, fillimisht është me rëndësi të dihet, jo vetëm për historiografinë shqiptare, por më tepër për atetë huaj, e sidomos për atë sllave, e cila tenton të mohojë se kinse këta spahinjë e më vonë bejlrë, pashallarë e vezirë i ka sjellur administrata osmane nga Albania Qendrore, gjoja në “tokën eshenjët serbe”për t’i shqiptarizuar sërbët e Kosovës dhe të Maqedonisë, sepse sipas tezës së historiografisë së falsifikuar serbe, në Kosovë dhe Maqedoni, kinse fare nuk ka pasur popullsi albane para fundshekullit 17 dhe fillimit të atij 18. Këtë tezë të falsfikuar serbe e kanë zhvlerësuar, jo vetëm burimet arkivore të Arkivit Qendror të Osmanlinjëve në Istanbul dhe Ankara, por edhe arkivat e Raguzes, Romes,Vatikanit, Venedikut dhe tëVienes. Falsifikatorët e historiografisë serbe e dinë mirë se në vet burimet sllave të shek.13-14 janë shenuar albanët dhe toponimet-vendbanimet e tyre si: Arbanaski Potok ne Kosovë i vitit 1254, Muzaq i Toplicës i vitit 1318, Arbanashko e Kumanovës, dhe\ Arbanash e Shtipit te vitit 1330, nëMaqedoni, e me qindra vedbanime të tjera të banuara me popullsi të krishterë albane që dalin të regjistruara në regjistrat e administratës zyrtare osmane të shekullit 15, pa farëhezitimi,dëshmojnë se popullsia albane ishte autoktone dhe banonte në vazhdimsi, që nga antika e mesjeta, në këto vende jo vetëm para ardhjes së osmanlinjve, por edhe shumë më heret, para pushtimit të tokave albane nga ana e sllavëve. Sipas defterit të vilajetit Vilk ( Rrafshi i Kosovës ) të vitit 1455 janë regjistraur haset e Mirialemit të vilajetit Vilk, zeametet dhe timaret e spahinjëve osmanë. Në mes të shumë spahinjëve të ardhur nga Anadoli dhe Rumelia na dalin të regjistruar edhe poseduesit e parë të timareve me origjinë albane nga Kosova dhe Maqedonia sic shihet ne vijim: Timari i Hamza-s, në fshatin Dolna Tushimla e Poshtme, ishte shenuar në këtë defter spahiu Hamza,pa ia përmendur mbemrin e krishterë,duke theksuar se ai është muslimanme prejardje nga Vilajeti i Vlkit-Vuciterrnit dhe ky timar është regjistraur në emër të tij, meqë është i obliguar për të marrë pjesë në ekspoditat ushtarake. Fshati i tij kishte 10 shtëpi me10 kryefamiljarë të krishterë me emra të sferës sllave, por në mesin e tyre ishin regjistruar 2 kryefamiljarë me origjinë albane si zot shtëpie e këta ishin :Novak i biri Arnautit dhe Jovani i vëllai i Hamzait i poseduesit të këtij timari,që dëshmon qartazi seky spahi ishte nga Krahina e Kosovës e jo i ardhur nga Arberia Qendrore . Timari i Nikolles, i vëllai i Zoganosit ishte kusheri me sharapdarin eZoganosit që ishte prodhues dhe shitës i venësë hardhisë, e kishte timarin e vet në fshatin Babinos të Vuçitërrnës. Timari i Zoganosittjetër, kusheri i çeribashit–kryeushtarit- të Vuçitërrnës, ekishte timarin në fshatin Stuxhinnci, në nahijen e Vuçitërrnës.

19

Timari i Ali Zoganosit, përfshinte 4 fshatra në nahijen e Vuçitërrnës. Këta dy posedues te timareve,Nikolla i vëllai i Zoganosit dhe Aliu biri Zoganosit,shihet se janë të njëfarefisnie të gjakut dhe janë të etnisë albane,meqë edhe toponimi i lagjësZoganos në Vuçitërrn, sikur e sinjalizon prejardhjen e tyre. Ka gjasë që këta timariotë të kenë pasur lidhje gjaku me Zoganos Pasha i cili ishte marrësi devshirrmenë vitet e para të pushtimeve osmane nga tokat e banura me populsi albane.Edhe nga dy studiues të njohur të historisësëPerandorisë osmaneprof. Nikolla Jorga edhe prof. H. Inalcik, Zaganos Pashën ekonsiderojnë me pejardhje salbane,por disa studiues tjerë hezitojnë duke lënë mundësinë edhe me prejardhje greke, meqë patronimi i tij e mban prapashtesën greke-os. Mirpo emri si pas grafisë arabo-osmane mund te lexohet vetëm si Zogonos e kursesi si Zaganos, sepse nuk është shkruar shenja e grafisë arabo-osmane që do të duhej ta reprodukonte zanoren-a, por vetëm shenja e konsonantit që në këtërast e ka vlerën fonetike të zanores-o,u , y. Si duket qysh nga koha e adminisratës bizantine e pastaj asaj sllave ky emër është deformuar nga Zog+an- nëZag+an+os me prapashtesen greke- os. Këto dy dëshmi dhe qindra të tjera që i hasim në regjistrimet e defterëve osmanë, deshmojnë qartë se albanët e Kosovës dhe të Maqedonisë nën ndikim e administratës dhe kishës pravosllave kishin qenë të detyruar të marrin emra tipikë sllavë . Në vazhdim po sjellim dëshmi tjera se albanët mesjetarë në vendbanimet e Kosovës dhe Maqedonisë së sotme ishin autoktonë dhe me dhunë ishin konvertuar ne fenë ortodokse-pravosllave. Timari i Behadirit, çeribash i Moravës, dhe të bijëve të tijë Hamzës dhe Aliut së bashku e posedonin timarin në fshatin Stublla të Vitisë së Moravës . Ky spahi me emrin Behadir,në defterin e Rumelisë të vitit 1451-53 ishte regjistruar në fshatin Poroj (Prroj ) të Tetovës,me emër dhe mbemër të plotë Behadir i biri Shoqit.Në mesin e kryefamiljarëve të tjerë të krishterë,i vetmi e kishte emrin muslimanBehadir i birii Shoqit . Patronimi Shoqi ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe dhe është përdorë në mesjetë nga popullsia albane, sot per mbiemer e mbajne disa familje malazeze me prejardhje albane, të sllavizuara gjatë mesjetës. Në mesin e 70 krefamiljarëve të krishterë të këtij vendbanimi ishin regjitruar: Nikolla, i biri Arnautit dhe Nikolla i biri iShoqit. Siç shihet,Behadiri ishte farefis meNikolla Shoqin,çka dëshmon se ata ishin vendas të këtij vendbanimi, meqë, paguanin ispenxhen dhe taksat e tjera shtetit osman TD.III. f.37-38. Timari i Jusuf Arnautit, që përfshinte 3 fshatra në nahijen e Moravës, ishte me prejardhje nga vendbanimi Topçe Ishakli afër Drançevës së Shkupit. Zeameti i Ali Beut, përfshinte 27 vendbanime, në nahijen e Vuçitërrrnit dhe Moravës . Ky Ali Beu , si duket është identik meGazi Ali Beun, që sipas një burimi që ruhet në Arkivin e Osmanlinjëve në Stamboll ishte i vëllai i Isa Beut dhe i biri i Evronos Beut nga Yenice Vardari, i cili konsiderohet me prejardhje albane, prandaj ai del si fisnik vendas nga trojet të banuara me popullsi albane.Në këtë kohë sulltani,pas miralem Ilyas beut te birit te Bahshiyashbeut i’a besoi administrimin në vilajetin Vilk e më vonë në sanxhakun e Vuçitërrnës të formuar në vitin 1462 . Gazi Ali Beu, qyshnë vitin 1444 e kishtendërtuar xhaminë dhe banjën publike( hamamin) të vjetër

20

nëVuciterrn. Mirëpo, sipas një mbishkrimi në një guri të varrit që është gjetur në oborrin e kësaj xhamie të cilin e ka deshifruar studiuesi amerikan Andrea Hercher prof. i Univerzitetit të Harvardit, dhe sipas mendimit te tij, del se xhamia e Gazi Ali Beut ishte ndërtuar në vitin 1410, por, për datën e saktë duhet bërë hulumtime më të thella, meqë guri kishte qenë shumë i dëmtuar dhe nuk dihet saksisht se a është deshifrar në mnyrë të saktë dhe mjerisht dhe për fat të keq, ai guri sot nuk egsiton, e kjo ishte një papërgjegjësi e pa lejushme e organeve të Bashkësisë Islame, që ai guri me kohë nuk është vënë nën mbrojtjen e trashigimisë sonë kulturo-historike. Timari i Shirmerd Arnautit, përfshinte 2 fshatra në nahijën e Vuçitërrnës. Zeameti i Sinan Beut përfshinte 21 fshatra , në nahijen e Kalopotnikut. Timari i Muhamedi Arnautit, përfshinte 4 fshatra në nahijën e Llapit . Timari i Arnaut Karaxhozit përfshinte 4 fshatra në nahijën e Llapit . Zeameti i Hasan Bej Zenebishit, gjate viteve 1452/53, perfshinte qytezen e Tetoves dhe 6 fshatr tjera me Sobrin, tani vendbanim i zhdukur ,ndersa ne vitin 1487, perfshinte 14 fshatra në nahijën e Moravës . Timari i Onuç Ibrahim Arnautit, përfshinte 2 fshatra në nahijën e Llapit. Timari i Arnaut Shahinit përfshinte 2 fshatra në nahijën e Moravës . Timari i Ali Zogaonosit përfshinte 4 fshatra në nahijën e Vuçitërrnës. Timari Hamza Beligradit( Beratit ), përfshinte 1 fshatë në najijën eLlapit. Timari i Jakos dhe Kostes, përfshinte 1 fshat në nahijën e Llapit . Timari i Ibrahimit i vëllai Ajas Kukit, përfshinte 3 fshatra në nahijën e Llapit . Timari i Mustafa Ali bejArjanitit dhe te birit te tij Mahmudit, perfshinte 3 fshatra ne nahijen e Tergovishtes. Timati i Mustafa Ajas Kuka-s, perfshinte 2 fshatra ne sanxhakun e Prizrenit. Timati i Arnaut Mehmetit , perfshinte 1 fshat ne sanxhakun e Prtizrenit. Timari i Ahmet Kasimit, perfshinte 3 fshatra ne sanxhakun e Prizrenit. Timari i Hysein Ipekli-ut (Pejanit), perfshinte 6 fshatra ne nahijen e Bihorit. Timari i Mehmedit te birit te Ahmed Dukagjinit, perfshinte fshatin Cajla me 200 shtepi dhe tregun e tij. Zeameti i Hasan Elbasali-ut, perfshinte 17 fshatra ne sanxhakun e Prizrenit. Haset e Ajas Pasha-s, perfshinte 33 fshatra ne Vilajetin Arnavut, ne kuader te sanxhakut te Prizrenit. Timari i Lazar Arnautit, përfshinte 2 fshatra në sanxhakun e Dukagjinit. Timari i Ali Kercova (Kircovali) , perfshinte 1 fshat ne vilajetin e Tetoves. Timari i Hamzas (Kircovali) , perfshinte 1 fshat ne vilajetin e Tetoves. Timari i Mehmet (Kircovali), perfshinte 1 fshat ne vilajetin e Tetoves. Timari i Dominik Shytkos, perfshinte 1 fshat ne vilajetin e Tetoves. Timari i Dukagjinit, perfshinte 7 fshatra ne vilajetin e Tetoves. Timari i Jak-ut , perfshinte 1 fshat ne vilajetin e Tetoves. Timari i Jusuf Qelebi-ut, i biri i Jakup beut te birit te Todor Muzakes,gjindej ne vilajetin e Tetoves dhe ne sanxhakun e Nishit. Timari i Shirmerd Vardarli-ut , perfshinte 1 timar ne vilajetin e Sjenices. Timari i Zogan-it – Zagan-it, 1 fshat ne vilajetin e Sjenices. Timari i Mustafa-it dhe i vllait tijGjergjit, përfshinte 4 fshatra në nahijën e Tetovës. Timari i Ferhat Arnautit, përfshinte 1 fshat në nahijën e Tetovës. Timari i Ali Arnautit përfshinte 2 fshatra në vilajetine Tetovës.

21

Timari i Jusuf Arnautit përfshinte 3 fshatra në vilajetine Tetovës . Timari i Arnaut Sinanit përfshin 2 fshatra në nahijën e Moravës. Timari i Emin Novabërdali-ut përfshinte 1 fshat në nahijën e Topanicës. Timari i Hizri Prizerenasit(Prizrenli), përfshinte 1 fshatnë nahijën e Moravës. Timari i Ali Prishtinasit (Pristineli),përfshinte 2 fshatra në vilajetin e shkupit. Timari i Dukagjinit përfshinte 1 fshat në vilajetin e Tetovës . Timari i Hamza Arnautit, përfshinte 1 fshat në sanxhakun e Shkupit. Timari i Orhanit, i te birit Arnaut Shahinit, 1 fshat ne sanxhakun e Shkupit. Timari i Hamza Arnutit nga mahalla e Mentesheli e Shkupit , gjindej ne fshatin Gumaleva ne rrethine te Shkupit. Timari Shahin Arnautit tjeter, dizdar i kalase se Shkupit, perfshinte 3 fshatra ne sanxhakun e Shkupit. Timari Hamzait tjeter me prejardhje nga fshati Nikova (Nokova) perfshinte 1fshat ne Sanxhakun e Shkupit. Ne vijim po japim edhe disa te dhena per spahinjte e krishtere me prejardhje albane, qe i kishin timaret e veta se bashku me individe te tjere, ne simbioze me antroponimi sllave ne rrethinen e Shkupit, ku shihet se edhe keta ishin vendas, meqe ne deftere, posacerisht theksohet se keta individe ishin spahinj te vjeter, cka kuptohet se edhe para viteve 1467-68, ne regjistrimet e mahershme, qe nuk jane ruajtur, i kane pasur timaret e tyre. Timari i Mirashit te birit te Todorit , i Dobrosllavit, i te birit te Jarosllavit, i Kojcinit i te birit te Gjonit,......(dhe 4 individe te tjere). Timari i Gjures i biri i Todorit, Petko i vellai i Ibrahimit , Gjoni i vellai i Petko (Ibrahimit), Gjura i biri Petko (Ibrahimit) dhe Lazori- Lazeri i biri Petko (Ibrahimit). Timari i Hamza-s i vellai i Ibrahimit, Gjoni i vellai i Hamzait te vellait te Ibrahimit, Nikolla i vella i Gjonit dhe i Ibrahimit, Pavli i biri i Mihos, Pejo i biri i Pavlit, Petko i biri i Gjonit i vellai i Hamzait te vellait te Ibrahimit. Te gjithe keta individe – spahinj ishin ne lidhje të ngushte te farefisnise dhe te gjakut, edhe pse mbanin emra te ndryshem, heterogjene, te krishtere, sllave dhe orientale, ata ishin me perkatesi etnike albane. Këto dëshmi të fundit antopponomike si edhe ato që i paraqitem me larte , ne menyre transparente na deshmojne se popullsia albane ne Kosove e Maqedoni, pervec emrave te krishtere- kalendarike, gjate sundimit mesjetar sllav , jane veshur edhe me emra tipike sllave. Per te gjithe keta timariote-spahinje, thuhet ne deftere se ishin spahinj te vjeter dhe cdo vit, njeri prej tyre eshte i obliguar te sherbeje ne ekspodita ushtarake. Përfundim. Vendosja e administratës osmane dhe formimi i vilajeteve dhe sanxhaçeve si njësi administrative dhe territoriale në territoret e Kosovës dhe të Maqedonisë së sotme , që më shekuj qendronin nën sundimet e huaja : romake,bizantine, bullgare dhe sllave- serbe, piksëpari nëpërmes të instuticioneve shtetrore dhe fetare e nderpreu sllavizimin dhe greqizimin e popullsisë albane , dhe në anën tjetër e përhapi fenë islame me parime

22

paqësore (nepërmjet të metodave dhe formave të përfitimeve ekonomike ) e jo në mënyrë administrative . Islami dhe sistemi i timarit spahi osman, ia mundësuan albanëve që nga një amulli ( moçalike ) shekullore të dalin në skenën politike osmane , dhe nepërmjet të këtyre dy faktorëve si shtylla kryesore të pushtetit osman arritën të inkuadrohën në shoqërinë dhe administraten osmane duke marrë pozita të larta në instuticionet shtetrore dhe fetare të shtetit osman , deri në rangun e ministrave dhe kryeministrave në Qeverinë osmane ( Porta e Lartë ). Nëpërmjet administratës osmane , ata arritën që ta rikthenin administrimin dhe qeverisjen në të gjitha sanxhaqet dhe vilajetet osmane që ishin formuar në tokat albane dhe të banuara me shumicë të popullsisë albane . Albanet gjatë periudhës osmane sipas burimeve arkivore osmane dhe atyre perendimore, përveç disa xhamive dhe monumenteve të tjera kulturo-historike , që u ndërtuan nga Sulltan Murati i II dhe Sulltan Fatih Mehmeti i II, ndërsa me qindra objekte tjera fetare islame dhe vakufe si instuticione bëmirëse dhe humane që i shërbenin popullsisë muslimane në përgjithsi pa dallim etnie, i kanë ndërtuar pashallarët muslimanë me origjinë albane. Sikurse më parë kur ishin të krishterë, kishin ndërtuar manastiret dhe kishat e ritit romano-katolik dhe të ritit greko- biantin në Kosovë e Maqedoni, të cilat sllavët më vonë i shndërruan në kisha të tyre sllave. Feja islame, nuk u përhap me forcë as në tokat albane, po as në vendet e tjera të Ballkanit , për këtë fakt egzistojnë dëshmi arkivore, meqë osmanlinjët qysh në fillim të pushtetit të tyre i kishin inkuadruar spahinjët e vegjël të krishterë ( që ishin të shtypur nga feudalët e mdhenjë sllavë), duke u ndarë atyre timarepa kurrfarë kushtëzimsh,vetëm nga ata kërkohej që të tregojnë besnikri të sinqertëndaj sulltanit dhe organeve të larta shtetrore të shtetit të tijë. Dëshmia tjetër se islami nuk u përhap me forcë është edhe mbrojtja e kishave dhe manastireve të krishterë me fermane dhe dekrete speciale të hartuara në zyret e sulltannëve osmanë . Feja islame me parimet e saj kontriboi që popullsia albane të lirohet nga presioni shekullor i kishave greke dhe sllave, që me forcë tentonin gjatë periudhës mesjetare të konvertonin këtë popullsi në fenë e ritit pravosllav dhe ta asimilonin krejtësishtedhe në aspektin etnik. Feja islane si fe tolerante nuk ndikoi, që gjatë periudhës 500 vjҫare të sundimit osman në sanxhqet dhe vilajetet osmane të banuara me popullsi albane të zhdukën zakonet, tradita dhe gjuha popullore, edhe pse zyrtarisht arsimimi në gjuhën albane nuk ishte lejuar, por nuk pati ndonjë rrezik të madh që ajo të zhduket, meqë në kontaktet e jetës së përditshme gjuha albane flitej dhe përdorej nga popullsia lirshëm, madje edhe në zyret e vilajetit të Kosovës me nënpunsit me prejardhje shqiptare, komunikohej në gjuhën shqipe , madje edhe disa ministra që ishin në funksione te larta në Istambul, shpeshherë me nënpunsit shqiptarë kanë komunikuar në gjuhën popullore të shqipes dhe sipas një dokumenti osman, njëri prej këtyre pashallarëve që sherbente me detyrë në Istambul, e ky ishte Merre Hasan Pasha, nga Peja, i cili në zyrën e tij, pëërveç gjuhës zyrtare turke, flitej edhe gjuha shqipe, ai nëpunësëve të tij shqiptarë që në atë kohë shërbeninin në Stamboll në administratën osmane, aiju fliste shqip dhe ju ipte urdhëra në shqip “ Merre këtë dokument dhe kryje punën”, ky ishte një pasha me grad veziri që mori epitetin apo nofkën zyrtare në bazë të fjalës shqipe Merre, që përdorte në komunikim me nëpunësit e tij. Me këtë ofiq ishte bërë i njohur dhe ishte shenuar në dokumentet zyrtare të adminitratës osmane. Duke përfunduar kumtesën tonë, mund të pohojmë se

23

Perandoria osmane, jetoi dhe sundoi gati 500 vjet, përveç në pjesën e e kontinetit të Azisë dhe të Evropës juglindore përkatsisht, të Ballkanit, duke ju përmbajtur ligjeve të saj relativisht të drejta, për atë kohë mjaft demokratike, si edhe duke mos lejuar diskriminin racor në baza etnike, as zbatimin me dhunë të politikës asimiluse ndaj popujve të krishterë të Ballkanit. Burime dhe literatura e shfrytëzuar: - H.Inalcik , Hicri 835 Tarihli, Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara, 1954. - Basbakanlik 0smanli Arsivi, Istanbul , Defter-i mufassal-i vilajeti Vlk, No.2, Oblast Brankovica, opsirni katastarski popis iz 1455godine, Sarajevo, 1972. -Basbakanlik Osmanli Arsivi, Istanbul, Maliye mudevver defteri No.12, Turski dokumenti za istorijata na Makedonskiot narod, Opsirrni popisni defteri od XV vek, tom, III. Shkup, 1976. - Basbakanlik 0smanli Arsivi, Istanbul, Tapu tahrir defteri No-4, Turski dokumenti za istorijata na Makedonskiot narod,Opsirni popisni defteri No-4,(1467-1468), tom,I. Shkup, 1971. - Basbakanlik 0smanli Arsivi, Istanbul, No-190, Turski dokumenti za istorijata na Makedonskiot narod, Opsirni popisni defteri za Skopskiot Sandzak od (1568-69), tomVI. Shkup, 1984 . - Iljaz Rexha, Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë së kazaseë seë Novaberdës sipas defterit te fundshekullit XV, Vjetari i Arkivit te Kosoves, nr.(XXVII-XXVIII), Prishtine, 2002. - Iljaz Rexha, Disa vendbanime sipas Defterit të hollësishëm të sanxhakut të Vushtrrisë të viteve të 1556/1574, Vjetari i Arkivit të Kosovës, Prishtinë , 2004. - Iljaz Rexha, Defteri i hollësishëm i sanxhakut të Prizrenit,nga viti 1530, dorëshkrim, përgatitur për botim. - Iljaz Rexha, Dy defterë sumarë të sanxhakut të Vushtrrisë nga vitet 1477 dhe 1478, dorëshkrim, përgatitur për botim. - BOA, Defter-i mufassal-i liva-i Alaca Hisar, No.179 dhe TD . No.567. - BOA, Tapu tahrir defteri No.28 -BOA,Defter-i mufassal-i liva-i Alaca Hisar nr 179, TD No.576. -BOA ,Defter-i esam-i voynugan-i liva-i Kustendil, No.21. -BOA,Defter-i mufassal-i liva-i Iskenderiyye No.17. -BOA,Defter-i icmail-i liva-i Alaca Hisar, Timar Defteri, No.404. - BOA, 167 Numarali Muhasebe-i vilayet-i Rumeli defteri. -TKA, Defter-i mussafal-i liva-i Vlcitern No.124. -TKA, Defter-i mufassal-i liva-i Iskenderiyye No.59. -TKA, Defter-i mufassal-i liva-i Kustendil, No.89. -Thomas W.Arnold, The spreading of Islam- A history of the propagandion, of the Muslim Faith, London, Constable&Company Ltd, 1913. - Neol Malkolm, Kosovo, A Short history, First published 1998 by Makmillan, London, 1998. -Povijest Islama-historijski tokovi misije, El-Kalem, Izdanje djelatnost. III,

24

izdanje,Sarajevo, 1990. - Historia e përhapjes së Islamit, Rrjedhat historike të misionit, përktheu : Nexhat S.Ibrahimi , Prishtinë, 2004. - I.Zamputi , Relacione mbi gjendjen e Shqiperis Veriore dhe te Mesme ne Shek. XVII, vellimi 1, II Tirane , 1963. -S.Pulaha, Defteri i hollesishem i sanxhakut te Shkodres, Tirane , 1974. -S.Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV-XVI-XVII, Prishtinë, 1982. -M.Tërnava, popullsia e Kosoves, gjatë shekujve XIV-XV, Instituti Albanologjik , Prishtinë, 1995. - Hazim Sabanovic , Krajiste Isa- Bega Ishakovica, Zbirni Katastarski Popis iz 1466. godine, Sarajevo, 1964. -Adem Handzic, Nekoliko vijesti o Arbanasima na Kosovu i Metohiji sredinom XV vijeka, Simpoziumi per Skenderbeun, Prishtine 1969. Aleksander Stojanovski, Vranjski Kadiluk u XVI veku, Vranje,1985 . - Stojan Novakovic, Zakonski Spomenici srpski drzava srdenjega veka , Beograd , 1912. -R. Ivanovic, Decansko Vlastelinstvo, Istrorijski casopis,. Knj. IV Beograd, 1954. - Gasper Gjini, Skopsko- Prizrenska Biskupia, kroz stoljeca, Zagreb, 1986. -M.Purkovic, Popis sela u srednjovekovnoj Srbiji, Godisnjak, Skopskog Filozofskog Fakulteta, Skopje, 1940 . -K.Jirecek , Romani u gradovima Dlamacije tokom srednjega veka, Zbornik Konstantina Jireceka II , SANU, Beograd, 1962. - P.Xhufi Shqipetaret nen Mbreterine Serbe te Nemanjiceve, Ceshtja e Kosoves, Nje problem historik dhe aktual, Tirane 1996. - P. Xhufi , Heretikët shqiptar në Mbretërinë mesjetare serbe. E verteta mbi Kosovën dhe shqiptarët ne Juposllavi, Tirane 1994. - S.Pulaha, Popullsia Shqiptare e Kosovës, gjatë shek.XV-XVI,Tiranë,1983. -F. Duka, Vështrim rreth islamizimit të shqiptarëve të Maqedoni (shek,XV-XVII ), Libri , për Shqiptarët e Maqedonisë, Meshihati i BI, në RM, Shkup 1994. - R. Abdyli , Shqiptarët e Maqedonisë, sipas të dhënave të defterëve të (shek. XV- XVI ) , Libri për Shqiptarët e Maqedonisë, Meshihati i BI, në RM, Shkup 1994. -I.Rexha, Slavization of The Onomastics of The Medieval Albanian Settlements in The Area of Kosova and in The Regions of Nish and Shtip. Discussions, represented in IX-th International Congres of South East European Studies, Tirana, 30 August, until 3 Septemnbre, 2004. - I. Rexha , Onomastika Mesjetare Arbane në Arealin e Dardanisë, Prishtinë, 2005 . I. Rexha, Sllavizimi i onomastikës së vendbanimeve mesjetare arbane në arealin e Novobërdës, Nishit,Vranjës dhe Shtipit, Vjetari nr. XXIX- XXX, Arkivi i Kosovës , Prishtinë,2003. -I. Rexha, Vedbanimet dhe popullsia albane gjatë mesjetës në hapësirën e Maqedonisë së sotme- ( sipas burimeve sllave dhe osmane)- Seria historike,nr.41/42, Prishtinë,2012. - I.Rexha , Kosova before and during the ottoman periot of XV and XVI centuries, Sakarya Universitesi, Ada Pazar, 2013. - I. Rexha, Kosova para dhe gjatë periudhës së herëshme të periudhës osmane të shekujve XV dhe XVI : Monografia e Degës së Orientalistikës- 1973-2013, Prishtinë , 2013. -I.Rexha , Gjurmë të kishave dhe manastireve albane të ritit romano-katolik dhe

25

ortodoks në arealin e Dardanisë-Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipëtare , Prishtinë, 2010. - Zaduzbine Kosova, Spomenici i znamenja srpskog naroda o Kosovu, Prizren-Beograd, 1987,Stapa, C.G.P. Ljubljana ,1987.