masat dhe dënimet e zbatueshme të së drejtës penale në ...

37
University for Business and Technology in Kosovo University for Business and Technology in Kosovo UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center Theses and Dissertations Student Work Spring 6-2018 MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Filloretë Qorri University for Business and Technology - UBT Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd Part of the Law Commons Recommended Citation Recommended Citation Qorri, Filloretë, "MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 354. https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/354 This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For more information, please contact [email protected].

Transcript of masat dhe dënimet e zbatueshme të së drejtës penale në ...

University for Business and Technology in Kosovo University for Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Spring 6-2018

MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE

NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Filloretë Qorri University for Business and Technology - UBT

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Law Commons

Recommended Citation Recommended Citation Qorri, Filloretë, "MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 354. https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/354

This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For more information, please contact [email protected].

Kolegji UBT

Fakulteti Juridik

MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE

NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Shkalla Bachelor

Filloretë Qorri

Shtator / 2018

Prishtinë

Kolegji UBT

Fakulteti Juridik

Punim Diplome

Viti akademik 2014/2015

Filloretë Qorri

MASAT DHE DËNIMET E ZBATUESHME TË SË DREJTËS PENALE

NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Mentori: Dr. Sc. Albulena Ukimeraj

Shtator / 2018

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të

pjesshme për Shkallën Bachelor

I

ABSTRAKT

Për masat dhe dënimet si çështje kryesore të së drejtës penale të çdo shteti, ka pasur

studime dhe komentime të mjaftueshme në Republikën e Kosovës.

Synimi kryesor i kësaj çështje është analizimi i dënimeve ose sanksioneve penale, si dhe

mënyra e ekzekutimit të tyre që nga kohërat më të hershme e deri tek evoluimi i tyre në

ditët e sotme. Si qëllim tjetër i këtij punimi është studimi dhe analizimi i dënimeve që

aplikohen ndaj të miturve në Republikën e Kosovës.

Në këtë aspekt, do të analizohen kodet dhe ligjet më të rëndësishme të cilat kanë shërbyer

gjatë historisë së Kosovës.

Në kapitullin e II, të këtij hulumtimi kam diskutuar se cila është lënda dhe funksioni i së

drejtës penale, në kapitullin e III, është folur për karakteristikat e së drejtës penale gjatë

periudhës së shteteve skllavo-pronare dhe atyre feudale si dhe për të drejtën penale të

Kosovës gjatë periudhës së feudalizmit. Në kapitullin e VI, është diskutuar funksioni dhe

sistemi i sanksioneve penale në përgjithësi dhe në Republikën e Kosovës, si dhe në

kapitullin e V, të këtij hulumtimi është folur për sanksionet penale dhe shqiptimi i tyre ndaj

të miturve.

Fjalët kyqe: Sanksionet penale, masat, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Dënimet për

të Mitur, Kriminaliteti, E Drejta Penale.

II

MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME

Para së gjithash, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të sinqertë për drejtuesen

shkencore të këtij punimi Prof. Dr.Sc. Albulena Ukimeraj, për mbikqyrjen e saj të

shkëlqyer, kohen, durimin, mirekuptimin, këshillat si dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë

të gjitha fazave të përgatitjes së këtij punimi.

Falënderim i posaçëm i takon familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, të cilëve i’u

dedikoj çdo rezultat që kam arritur, sado modest të jetë.

III

PËRMBAJTJA

1 HYRJE ............................................................................................................................ 1

2 SHQYRTIMI I LITERATURËS .................................................................................... 2

2.1 Lënda e së Drejtës Penale dhe Funksioni Mbrojtës i saj ......................................... 3

2.2 Zhvillimi i së Drejtës Penale në Botë dhe në Republikën e Kosovës ...................... 4

2.2.1 Disa Karakteristika të Përgjithshme të Zhvillimit të së Drejtës Penale ............ 4

2.2.2 Karakteristikat Themelore të së Drejtës Penale të Shteteve skllavo-pronare

dhe atyre feudale…. ........................................................................................................ 5

2.2.3 E Drejta Penale gjatë Periudhës së Feudalizmit ............................................... 8

2.2.4 Ligji Penal i RSFJ, Ligji Penal i Krahinës Social Autonome të Kosovës dhe

Kodi Penal i Republikës së Kosovës ............................................................................... 9

2.3 Sanksionet Penalet ................................................................................................. 11

2.3.1 Nocioni, Funksioni, Sistemi, Karakteristikat e së Sanksioneve Penale .......... 11

2.3.2 Llojet e Sanksioneve Penale në Përgjithësi .................................................... 12

2.3.3 Sistemi i Sankioneve Penale në të Drejtën Penale të Kosovës ....................... 13

2.4 Sanksionet Penale ndaj të Miturve ......................................................................... 17

2.4.1 Kuptimi, Karakteristikat dhe Qëllimi i Sanksioneve Penale ndaj të miturve . 17

2.4.2 Pozita e të miturve dhe Sanksionet Penale ndaj tyre në Kosovë deri në

nxjerrjen e Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës ......................... 19

2.4.3 Masat e Diversitetit ......................................................................................... 20

2.4.4 Masat Edukative ............................................................................................. 22

2.4.5 Dënimet ndaj të miturve ................................................................................. 23

3 DEKLARIMI I PROBLEMIT ...................................................................................... 25

4 METODOLOGJIA ........................................................................................................ 26

5 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ................................................................. 27

6 REFERENCAT ............................................................................................................. 28

IV

1

1 HYRJE

Duke qenë se sanksionet penale dhe dënimet të cilat zbatohen ndaj kryerësve të veprave

penale janë çështje kryesore dhe epiqendër e së drejtës penale të çdo shteti, të njëjtat

shërbejnë si mënyra me të cilat mbrohet shoqëria dhe me të cilat luftohet kriminaliteti.

Sa i përket të drejtës penale të Kosovës, aspekti ligjor dhe praktika e ekzekutimit të

saksioneve penale ka pësuar disa ndryshime përgjatë zhvillimit dhe ndryshimeve

shoqëroro-politike. Praktika e ekzekutimit të sanksioneve penale ka kaluar në disa periudha

të ndryshme për shkak së Kosova ishte pjesë e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë. Pas luftës së

vitit 1999 Kosova filloi të ngritet në cdo aspekt, ku në vitin 2003 është përgatitur edhe

versioni përfundimtar i kodit penal. Pastaj në vitin 2008, pas shpalljes së pavarsisë së

Kosovës është nxjerrur kushtetuta e saj, në bazë te së ciles janë nxjerrë shumë ligje dhe

është bërë kodifikimi i shumë ligjeve tjera ekzistuse. Analizimi i sanksioneve penale zgjon

interes të posacem në shoqëri për shumë arsye.

Në kuadër të këtij hulumtimi do të trajtoj këto çështjet:

1.Cilat janë llojet e sanksioneve penale që zbatohen në Republikën e Kosovës?

2. Cilat janë karakteristikat e sanksioneve penale?

3. Si dhe cfarë lloje të masave dhe sanksionve penale aplikohen ndaj te miturve?

2

2 SHQYRTIMI I LITERATURËS

E Drejta Penale është degë e sistemit të së drejtës pozitive, si nga aspekti ligjor ashtu edhe

nga aspekti shkencor. Veprat me të cilat cenohen, dëmtohen apo asgjësohen vlerat juridike

të njeriut dhe të bashkësisë së caktuar, në të drejten penale quhen vepra penale apo

kriminalitet (Salihu, 2012). Shoqëria është ajo e cila mbrohet me të drejtën penale dhe

mënyra kryesore më të cilen luftohet kriminaliteti.

Sipas legjislacionit pozitiv, e drejta penale është sistem i normave ligjore në bazë të së ciles

përcaktohet se cilat vepra të njerëzve konsiderohen vepra penale dhe çfarë lloje të

dënimeve apo të sanksioneve penale do t’u shqiptohen kryesve të tyre (Franjo,1978).

Egzistojnë dy kuptime të cilat e përcaktojnë të drejtën penale: kuptimi formal dhe kuptimi

material. Nocioni i së drejtës penale në kuptimin formal nuk është i plotë pasiqë krahas

elementeve juridike nuk është e cekur funksioni social dhe qëllimi i së drejtës penale.

Andaj veprat penale nuk janë vetëm dukuri juridike, por edhe reale ngase kryhen në

rrethana të caktuara shoqërore –ekonomike. Në kuptimin material, e drejta penale

përkufizohet duke pasur parasysh veprat penale, qellimin dhe funksionin e kësaj dege. Së

këndejmi, e drejta penale në kuptimin material përkufizohet si degë e drejtësisë me të cilën

mbrohen nga veprat penale marrëdhëniet e caktuara të shoqërisë (Franjo, 1978). Sidoqoftë

si qëllim kryesor i këtyre dy definicioneve është mbrojtja e marrëdhënieve shoqërore nga

kriminaliteti, mbrojtje e cila bëhet duke shqiptuar dënime dhe sanksionet penale ndaj

kryersve të veprave penale.

Sanksionet penale janë llojet më të rënda të sanksioneve që njihen në një sistem juridik,

zbatohen duke përdorur dhunën dhe me to, kryesve të veprave penale u kufizohn apo u

merret liria, nderi, pasuria, të drejtat e tjera, madje në ato shtete ku akoma parashihet

dënimi me vdekje, merret edhe jeta në rastet kur shqiptohet dhe ekzekutohet dënimi me

vdekje (Salihu 2012). Karakteristikë kryesore e lëmisë penale është se kjo e drejtë i takon

të drejtës ligjore, ngase i rregullon çështje nga lëmi i saj vetëm me ligj, e jo edhe me ndonjë

akt tjeter nënligjor apo norma të tjera juridike (Vlado, 2004).

3

2.1 Lënda e së Drejtës Penale dhe Funksioni Mbrojtës i saj

Si lëndë kryesore e kësaj të drejte është: kryerësi i veprës penale, vepra dhe sanksionet

penale, të cilat përveç që konsiderohen si institucionet kryesore të kësaj lëmie ato janë edhe

dukuri reale të cilat i përkasin jetës shoqërore. Vepra penale përveç formës së saj juridike,

që është caktuar me ligj, në fakt është edhe një ngjarje reale në botën e jashtme me të cilën

cenohen apo asgjësohen të mirat juridike të bashkësisë shoqërore dhe të njeriut (Salihu

2008). Kushtet dhe rrethanat në të cilat jeton kryerësi, janë ato të cilat kanë ndikuar që pjesa

më e madhe e kësaj dukurie negative të jëtë e pranishme në të gjitha vendet e botës. Në

nenin 1 paragrafi 1 të KPRK, është parashikuar se veprat penale parashihen vetëm për ato

sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të

drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e

Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të

mund të realizohej pa dhunën penalo juridike (Kodi Penal, 2013).

Si funksion mbrojtës i së drejtës penale është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti (Salihu

2012), me anë të mjeteve penalo-juridike.

Kjo realizohet duke përcaktuar se cilat vepra konsiderohen si vepra penale dhe me anë te

saj të shqiptohet lloji përkatës i masave dhe sanksioneve penale. Shqiptimi i tyre ushtrohet

duke u respektuar forma e caktuar me Kodin e Procedurës Penale në bazë të parimit “që

askush i pafajshëm të mos dënohet, kurse fajtorit t’i shqiptohet dënimi i merituar në kushtet

që i parasheh ligji penal dhe në bazë të procedurës së ligjshme” (Kodi i Procedurës Penale

të Kosovës,2013). Jo çdo vepër konsiderohet si vepër penale dhe të shqiptohen sanksionet

penale sepse mjetet penale-juridike shqiptohen vetëm në rastet kur nuk mund të mbrohet në

masë të mjaftueshme shoqëria nga kriminaliteti, kjo d.m.th se funksioni mbrojtës i së

drejtës penale është i karakterit subsdiar ngase shprehet vetëm në rastet kur vlerat më të

rëndësishme të shoqërisë nuk mund të mbrohen me mjete apo mënyra tjera ( Salihu, 2012).

4

2.2 Zhvillimi i së Drejtës Penale në Botë dhe në Republikën e Kosovës

2.2.1 Disa Karakteristika të Përgjithshme të Zhvillimit të së Drejtës Penale

Meqenëse, e drejta penale është rezultat i zhvillimit afatgjatë historik të njerëzimit, ajo ndër

vite ka pësuar ndryshime të shumta duke krijuar institute të reja të cilat të drejten penale të

mëvonshme e kanë bëre më humane, krahas të drejtës penale të lashtë e cila për nga natyra

ishte më e vrazhdë dhe johumane për shkak të dënimeve të rënda që aplikoheshin në atë

kohë. Në zhvillimin e së drejtës penale në të kaluarën dhe tani ndikojnë faktorë të shumtë

dhe të natyrës së ndryshme, siç janë karakteri i rregullimit shoqëror dhe politik, shkalla e

zhvillimit dhe forcat e shtetit, zhvillimi i teknikës dhe i civilizimit, religjioni e në veçanti

shkenca e së drejtës penale dhe shkencat e tjera të cilat merren me studimin e kriminalitetit,

si dhe praktika gjyqësore dhe organizimi i organeve të juridikaturës (Garacic, 2004).

Në periudhën e bashkësisë së parë njerëzore kishte shumë vepra, të cilat ndikonin në

zhvillimin e jetës shoqërore. Duke pasur parasysh mos zhvillimin e shtetit njëkohësisht

edhe të drejtës penale, e drejta zakonore ishte ajo që mizotëronte si ligj që si qëllim kishte

mbrojtjen e bashkësisë shoqërore nga veprimet e dëmshme dhe ushtrohej nga familja apo

fisi. Ndëshkimet në këto kohë ishin mjaft arbitrare dhe primitive, ndaj kryerësve të veprave

penale në këte bashkësi më së shpeshti bëhej dëbimi nga bashkësia, hakmarrja dhe

kompozicioni (Gashi, 2005).

Dëbimi nga Bashkësia- është forma e parë dhe më e lashtë e reagimit ndaj sjelljeve të

ndaluara dhe është shqiptuar vetëm ndaj anëtaëve të bashkësisë vetëm në rastet më të rënda

të delikteve ( Salihu, 2012). Ky lloj dënimi ishte i ashpër dhe e ngjashme me dënimin me

vdekje sepse kur kryerësi dëbohej nga bashkësia atij i rrezikohej jeta.

Hakmarrja- Përvec që hakmarrja ishte aplikuar në periudhën e bashkësisë së parë

njerëzore, pra në kohën kur e drejta penale nuk ishte e zhvilluar, aplikimi i hakmarrjes

vazhdoi edhe pas krijimit të shtetit dhe të drejtës penale, mirëpo nuk ishte në nivelin e

njejtë. Gjithnjë e më tepër ngushtohej rrethi i personave që mund ta kryenin dhe rrethi i

personave që mund të kryhej. Kështu, sipas të drejtës zakonore shqiptare, të afërmit e

personit që jetonin të ndarë janë detyruar të ruhen vetëm 24 orë pas kryerjes se vrasjes. Pas

5

këtij afati ata kanë mundur të lëvizin lirisht, sepse ndaj tyre nuk ka guxuar të merret gjaku

(Anastasi, 2005).

Gjakmarrja u kufizia me institucionit e talionit, i cili ka qëndruar në aforizimin “ sy për sy,

dhëmb për dhëmb”, sipas këtij institucioni me rastin e kryerjës së gjakmarrjes ka mundur

të shkaktohet vetëm i njëjti lloj dhe intensiteti i se keqës së pësuar më parë. Qëllimi i këtij

insitucioni është që të ndalohet që për një njëri të vrarë të vriten shumë persona dhe

vështruar në aspektin penalo-juridik, kjo është faza e parë e aplikimit të ekuivalencës midis

së keqës së pësuar dhe dënimit të shqiptuar.” (Gashi, 2005).

Kompozicioni- Ndryshe njihet edhe si shpagimi i gjakut dhe shënon një zhvillim të madh

njerëzimit dhe konsiston në zbutjen dhe kufizimin e gjakmarrjes (Maier J. 2001).

Konsistonte në dhënien e një dëmshpërblimi të caktuar viktimës ose familjes së tij, me

ç’rast kërkohej falje, përkatësisht shprehej keqardhje për atë qe ndodhi ajo e keqe (Gashi,

2005). Përveç që është zbatuar për veprat penale që kanë pasur të bëjnë më vrasje, më vonë

është zbatuar edhe në vepra penale të tjera më të lehta.

Duke e parë zhvillimin e këtij institucioni, njerëzit vetëdijesoheshin edhe më shumë për

faktin se kompozicioni ishte më shumë i dobishëm sesa gjakmarrja.

2.2.2 Karakteristikat Themelore të së Drejtës Penale të Shteteve skllavo-pronare dhe

atyre feudale

Duke e pasur parasysh ekzistimin për një periudhë të gjatë kohore të shteteve skllavo-

pronare, pavarsisht nivelit të zhvillimit të shteteve skllavo-pronare shprehen disa dallime

midis këtyre shteteve dhe kategorisë se drejtës penale.

Përkundër dallimeve të cilat ekzistojnë midis këtyre të dyjave ato kanë edhe disa

karakteristika themelore të përbashkëta dhe me të cilën karakterizohet e drejta penale e

shteteve skllavo-pronare është rëndesia të cilen i’a ka kushtuar mbrojtjes së pronës,

prodhimeve bujqësore si dhe skllevërve si në pikëpamje të përgjegjësisë së tyre penale

ashtu edhe në mbrojtjen e personalitetit të tyre sepse ata në një mënyrë janë konsideruar si

6

pronë e skllavopronarit. Në pikëpamje të përgjegjësisë penale dhe mbrojtjen e

personalitetit, shprehet dallimi shoqëroro-ekonomik ndaj njerëzve të lirë të cilët kanë kryer

vepër penale të rëndë dhe ndaj tyre është aplikuar parimi i talionit ose kompenzimi i dëmit,

si dhe ndaj skllevërve të cilve edhe për kryerjen e krimit më të vogël është ndëshkuar me

dënime të rënda për arsyen se skllavi është konsideruar send dhe jo njeri dhe ishte pa

mbrojtje. Nisur prej kësaj vrasja e skllavit është konsideruar si krim kundër pasurisë, më

vonë sidomos në perandorinë romake gradualisht në një masë u parapa edhe mbrojtja e

personalitetit të skllavit e sidomos jeta e tij. Karakteri sakral i së drejtës penale nuk ka pasur

intensitetin e njejtë në të gjithë shtetin skllavo-pronar të bazuar në tërë sistemin e tij me

karakter teologjik (Manacorda, 2001). Përvec disa rrethanave tjera e drejta penale ka

kushtëzuar të njohë numër të madh të veprave penale të karakterit fetar (Statovci, 1999).

Përkitazi me veprat penale dhe dënimet në shtetet skllavopronare, nuk është i njohur parimi

i ligjshmërisë, numri më i madh i madh i marrëdhënieve shoqërore janë rregulluar me të

drejtën zakonore qe ishte burim kryesor i së drejtës penale dhe një pjesë e vogël e veprave

penale është rregulluar me ligj.

Kushtëzimi ka qenë në fushën e së drejtës penale në mënyrë që të shprehet arbitrariteti i

gjykatave brenda ciklit shoqëror e ekonomik. Dënimi me vdekje ndaj të ndëshkuarit është

ekzekutuar me prerjen e kokës, duke e djegur në grumbullin e drunjëve duke e çuar me

anën e kuajve etj. Dënimi me vdekje, dënimet e tjera fizike janë ekzekutuar në mënyrë

publike me qëllim që të ushtrojë frikësues ndaj të tjerëve (Pella, 2001). Varësisht prej llojit

natyrës dhe mënyra e ekzekutimit te cilat për nga natyra e tyre ishin më të të rënda dhe

johumane, dënimet e kanë pasur si qëllim hakmarrjen ndaj kryerësit të veprës penale pasi

që e drejta penale në periudhën e shteteve skllavopronare nuk e ka njohur dënimin me burg.

Burim tjetër kryesor në këtë periudhë ka qenë e drejta zakonore edhe pse në këtë periudhë

ka pasur shumë pak burime të shkruara apo ligje. Si pjesë e së drejtës zakonore dhe qe ka

qenë e rëndësishme ishte Ligji i Hamurabit e shekullit XVII. Një pjesë të dispozitave me

karakter penalo-juridik i hasim edhe në burimet e shkruara të së drejtës romake.

Perimetri kohor i shteteve skllavopronare zhvillohej në mënyrë kaotike duke u kushtëzuar

7

nga çështjet e përditshme e kështu duke i lënë menjëanë zhvillimin real e racionl të së

drejtës penale (Chiavario, 2004).

Si rezultat i revolucioneve të skllevërve që përmbysi rendin skllavopronar, rendi feudal

ishte ai që e zevendësoi atë. Dhe kjo epokë filloi nga shek. V dhe zgjati deri në fund të

shek. XVIII, ku edhe kishite filluar revolucioni francez borgjez. Qëllimi dhe llojet e

dënimeve të veprave penale në shtetet feudale nuk ndryshuan shumë nga ato të shteteve

skllavopronare, sepse edhe në feudalizëm vend dominant kishe dënimi me vdekje si dhe

lloje të tjera të denimeve fizike. Pastaj në masë të madhe ka kontribuar edhe e drejta

kishtare në “sistemin e shenjtë të inkvizicionit” (Salihu, 2008).

Duke marrë parasysh ndryshimet bazë legjislative të bëra brenda perimetrit të gjatë kohor

përparësia ështe evidente dhe dallimi midis klasave dhe shtresave shprehet në të gjitha

ligjet e sidomos ndëshkimin në shtetet feudale, pra për të njejtën vepër penale të kryer nga

bujkrobi dhe feudali, bujkrobi ka qenë ai i cili është dënuar më rëndë në krahasim me

feudalin. Marrë në përgjithësi e drejta penale shprehte dhe sanksiononte në mënyrë të hapur

edhe vullnetin, interesin e klasës sunduese feudale dhe të shtresave të tjera të larta siç ishin:

kastat, fisnikëria dhe kisha (Statovci, 1999). Sikurse në të drejtën penale të shteteve

skllavopronare ashtu edhe në atë feudale, si burim dhe bazë kryesore e së drejtës penale

feudale ishte e drejta zakonore edhe pse vetëm një numër i vogël i çështjeve ishin rregulluar

me ligj. Si pasojë e mossigurimit të parimit të ligjshmërisë lidhur me veprat dhe dënimet

penale bëri që kjo situatë të kontribuoi në paraqitjen e arbitraritetit të gjykatave. Gjykata ka

mundur të shqiptojë dënim shumë të rëndë apo më të lehtë, nuk ka mundur që të shqiptojë

vetëm dënim që ka qenë i rëndomtë për mbretërinë. Kësisoj matja e dënimit në tërësi i

është besuar bindjes dhe ndërgjegjies së gjykatësit, ky arbitraritet përkitazi me matjen e

denimit ka qenë një e keqe shum e madhe e sistemit feudal. (Conforti, 2006). Burim tjetër i

rëndësishem ishte e drejta romake dhe akceptimi i saj praktika gjyqësore, dekretet e

mbretërve etj. Si karakteristikë tjetër e rëndësishme e ligjeve të shteteve feudale ishte

mbrojtja primare e pronës dhe rëndësi të posaçme i kushtohej vjedhjeve, grabitjeve dhe

vjedhjeve grabitqare (Zoran, 2003). Në përgjithësi e drejta penale. Në veçanti shkenca e së

drejtës penale gjatë kohës së feudalizmit të hershëm dhe në mesjetë gjet në shek. XI nuk

8

shenon ndonjë zhvillim (Lemkin, 1944). Përkundër vështirësive dhe pengesave që e

përcollën zhvillimin e së drejtës penale rrethana këto që në masë të konsiderueshme

kontribuan që kjo degë e drejtësisë të shënojë stangim në feudalizëmin e hershëm, prapë e

drejta penale duke filluar prej shek. XII, kur edhe u lajmërua shkolla glostare dhe

postglostare e sidomos në shek. XVII u zhvillua dukshëm (Anastasi, 2005).

2.2.3 E Drejta Penale gjatë Periudhës së Feudalizmit

Në Kosovë dhe në përgjithësi në tëre territorin e Shqipërisë, nuk është se janë ruajtur

monumente juridike siç janë ligjet, kodet apo përmbledhje të së drejtës zakonore përmes së

cilave do të nxirreshin përfundime për të drejtën penale në periudhën e feudalizmit.

Shqipëria dhe viset e tjera etnike shqiptare dhe pothuajse të gjitha shtetet e tjera ballkanike

u pushtuan nga perandoria turke e cila sundoi në këto vise për gati pesë shekuj. E drejta

zakonore dhe e drejta zakonore penale ishte ajo që aplikohej në Kosovë dhe Shqipëri gjatë

kësaj periudhe, krahas kësaj aplikoheshin Kodi Penal i Turqisë 1868, sheriati, kanunet turke

(Elezi, 2009).

“Krahas zbatimit të sheriatit dhe të drejtës penale turke, është aplikuar edhe e drejta

zakonore shqiptare dhe në kuadrin e saj edhe e drejta penale zakonore shqiptare.” (Halili,

2002). Ajo që konsiderohet si pjesa më e madhe e drejtës zakonore shqiptare quhet Kanuni

i Lekë Dukagjinit, dënimet të cilat aplikoheshin sipas këtij kanuni ishin: hakmarrja, dënimi

me vdekje, gjoba, rrënimi i pasurisë, leqitja. Sidoqoftë në vitin 1912 pas largimit të

perandorisë osmane Shqipëria e shpalli pavarsinë, por Kosova ishte ajo e cila e vuajti edhe

më pas për shkak se u okupua nga Mbretëria Serbe. Në territorin e Kosovës në fillim u

aplikuan kapitulli IX dhe X i Kodit Penal të Serbisë mbi krimet dhe kundërvajtjet kundër

shtetit, mbretit dhe kushtetutës, ndërsa në vitin 1921 u aprovua Ligji i posaçëm mbi

mbrojtjen e sigurisë dhe rendit shtetëror i cili për nga ashpërsia dhe dënimet drakoniane që

u parapanë dhe u zbatuan, ndryshe emërtohej edhe si ligj famëkeq për mbrojtjen e shtetit

(Salihu, 2012). Edhe pas aprovimit të kodit penal të ish-Jogusllavisë te vitit 1930 i cili u

9

vlerësua si kod modern, shqipëtarët e Kosovës të cilët ishin nën juridiksionin e Jugosllavisë

prapë ishin të privuar prej të drejtave elementare të cilat u takonin atyre.

2.2.4 Ligji Penal i RSFJ, Ligji Penal i Krahinës Social Autonome të Kosovës dhe

Kodi Penal i Republikës së Kosovës

Me nxjerrjen e Kushtetutës se Jugosllavisë të vitit 1974, Kosova për dallim nga gjashtë

njësitë tjera të cilat konsideroheshin si njësi federale, Kosova kshte statutin e njësisë

konstituive të federatës së Jugosllavisë. Është më rëndësi të ceket se me Kushtetuën e

lartëpërmendur në të drejtën penale është aprovuar për herë të parë koncepocioni i

decentralizimit të kompetencave ligjëdhënëse në republika dhe krahina autonome (Bajrami,

2002), pra duke e përfshirë këtu edhe Kosovën si njësi konstituive të federatës Jugosllave.

Kosova për herë të parë në histori të saj e nxori Ligjin e vet penal i cili hyri në fuqi më 1

korrik 1977 (Salihu, 2012). Çështjet e përgjithshme të lëmisë penale ishin ato të cilat

rregulloheshin si pjesa më e madhe ë këtij ligji, ndërsa veprat penale prej të cilave

rrezikonin ose dëmtonin të mirat juridike, veprat penale të kryera nga personat zyrtarë

trajtoheshin në pjesën e posaçme të ligjit penal të Kosovës. Pra nxjerrja e ligjit penal të

Kosovës për arsye të zhvillimit dhe begatimit të gjithmbarshëm shqëroro-politik e sidomos

në të drejtën penale, në organet gjyqësore të Kosoves në polici kosovarët ishin ata të cilët

administronin pjesën më të madhe të këtyre organeve. Përkundër 75% të autonomisë që

posedonte Kosova në organet gjyqësore, polisisë, entet ndëshkuese, regjimi i Serbisë të

cilët kishin një “politikë” kriminale tendecioze dhe selective ndaj shqipëtarve arriti ta

kriminalizojë një numer të madh pjësëtarësh të kosovarëve duke ushtruar trysni të

ndryshme politike policore (Revista E Drejta, 1995). Përvec trysnimeve të ndryshme që

Serbia kishte ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës, serbët kishin aplikuar edhe dënimet

drakoniane dhe mesjetare ndaj shqipëtarëve, rrëfimet e të cileve janë rrënqethëse për shkak

të maltretimeve dhe torturave bestiale të cilat u ekspozuan gjatë hetuësisë dhe vuajtjeve të

denimeve” ( Revista E Drejta, 1995). Abuzimi i së drejtës penale dhe i judikaturës nën

10

regjimin e Serbisë duke i kriminalizuar shqiptarët në mënyrë sistematike dhe masive vetëm

se angazhoheshin për lirinë individuale dhe kombëtare vazhdoi me intensitet edhe më të

madh pas vitit 1990 deri në çlirimin e Kosovës (Revista E Drejta, 1995).

Prej vitit 1989, kur në mënyrë kundërshtuese u suprimua autonomia e Kosovës dhe njeherit

u shfuqizua edhe Ligji Penal i Kosovës deri në vitin 1999 në Kosovë është zbatuar Ligji

Penal i Jugosllavisë dhe Ligji Penal i Serbisë. Pas çlirimit të Kosovës u rikthye në fuqi Ligji

Penal i Kosovës dhe për shkak që të mos lejohet vakumi juridik në këtë lëm shum të

rëndësishme u vendos që derisa të nxirret Kodi Penal i Kosovës të zbatohet edhe Ligji

Penal i Jugosllavisë (Salihu, 2012).

Nxjerrja e kodit është elementi kryesor i procesit të kodifikimit të së drejtës, etapa e fundit

e ndërtimit të rendit juridik dhe dëshmi e pjekurisë dhe stabilitetit (Pravna enciklopedija,

savremena administracija, 1989).

Puna për përgatitjen e Kodit Penal të Kosovës ka filluar në shtator 1999, version i parë

punues i këtij Kodi është përgatitur vetëm në gjuhën shqipe nga ekspërtë kosovarë dhe në

fund të dhjetorit pot ë të njëjtit vit është dërguar në Neë York në zyrën për çështje ligjore

për Kosovën dhe është përkthyer në gjuhën angleze” ( Salihu, 2012). Kodi Penal i Kosovës

u emërtua si kod i përkohëshem penal i Kosovës nga zyrja ligjore, për arsye sepse Kosova

nuk kishte statusin e pavarsisë.

Në vitin 2003 është përgatitur versioni përfundimtar i Kodit Penal i cili për nga mënyra e

rrethanave në të cilat është nxjerrë, përvec që ishte i domosdoshëm kodifikimi ishte edhe i

natyrshëm pas përmbysjeve të sistemeve të ndryshimeve revolucionare.

Realizimi i procesit kodifikues, nxjerrja e Kodit dhe zbatimi i tij është e kundërta e të qenit

i përkohëshëm, ky proces është rrjedhojë e qëndrueshmërisë së jetëgjatësisë legjislative

(Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, 2004).

Përvec të qenit kode të përkohshme këto kode kishin edhe një karakteristikë tjetër e cila në

të dyja rastet ka të bëjë me normat e tyre te fundit sipas të cilave versionet ne gjuhën

angleze shqipe,serbe janë njësoj autentike, megjithatë në rast konflikti mbizotron versioni

11

në gjuhën angleze” ( Kodi i Përkohëshem i Procedurës Penale, 2004). Sidoqoftë, pas

shpalljes së pavarsisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 me ligjin për plotësimin dhe

ndryshimin e Kodit Penal të Përkohshëm të Kosovës (nr. 03/L-002), i’u hoq atributi i

përkohshëm ( Elezi, 2009). Vite me rradhë është punuar në ndryshimet dhe plotësimet e

Kodit Penal të Republikës së Kosovës të cilat kanë hyrë në fuqi në vitin 2003. Ndryshimet

dhe plotësimet e mëdha janë bërë në pjesën e posaçme dhe të pakta ato ndryshime dhe

plotësime janë bërë në pjesën e përgjithshmë, ku si ndryshim më i rëndësishëm është lidhur

me dënimin me burgim, ngase në vend të dënimit me burgim afatgjatë është paraparë

burgimi i përjetshëm (Elezi, 2009).

2.3 Sanksionet Penalet

2.3.1 Nocioni, Funksioni, Sistemi, Karakteristikat e së Sanksioneve Penale

Sanskionet penale janë epiqendër dhe çështje kryesore të së drejtës penale dhe politike

penale. Janë preokupim kryesorë i së drejtës nga fakti se në të gjitha rastet kur personi i

caktuar kryen vepër penale të rrezikshme e cila është e kundërligjshme dhe e përcaktuar në

ligj si vepër penale është e domosdoshme që shoqëria ndaj kryerësit të tillë të ndërmarrë

ndonjë masë e cila ka për qëllim pengimin e kryerjës së veprës penale në të ardhmen. Në të

drejtën penale masat të cilat zbatohen ndaj kryerësve të veprave penale quhen sanksione

penale (Franjo, 1972). Janë pjesa më dinamike e së drejtës penale që i nënshtrohen

vlerësimit të opinionit të gjerë publik, professional, shkencor dhe laik (Franjo, 1998).

Përveç sanksioneve penale për parandalimin e kriminalitetit, një shtet demokratik duhet të

ndërmarrë edhe masa si ngritja e nivelit të arsimit, respektimi i ligjit, lirive të drejtave dhe

barazia e qytetarëve. Këto masa janë mjeti më efikas për parandalimin e veprave penale.

Qëllimi i sanksioneve penale është që të sigurohen kushtet elementare të një jete të

përbashkët të të gjithë qytetarëve sa i përket kësaj çështje.

Sanksionet penale përgjithësisht janë mjete ndëshkimore, mjete ndëshkimore juridike

penale dhe shtrënguese të përcaktuara me ligj të cilat i shqipton gjykata në procedurë

gjyqësore ndaj kryerësve të veprave penale me qëllim të mbrojtjës së vlerave më vitale të

individit dhe shoqerisë, e që kanë për efekt kufizimin ose heqjen e lirive dhe të drejtave të

caktuar pse paralajmrimin e mundësisë së heqjes ose kufizimit të tyre nëse përseritet vepra

12

penale (Halili, 2002). Ekzistojnë disa parime të cilat duhet respektuar dhe përmes së cilave

vërtetohet se funksioni i së drejtës penale është duke u ushtruar me sukses. Këto parime

janë: respektimi i drejtësisë, të postulateve social-etike, parimi i ligjshmërisë, legjitimitetit,

integritetit të njeriut, parimi i dinjitetit, parimi i humanizmit” (Franjo, 1998). Si mjete më të

shpeshta të reagimit të shoqerisë ndaj kriminalitetit, sanksionet penale kanë disa

karakterisika: (pravnifis.rs, 2012)

a) Me anë të sanksioneve penale shoqëria mbron nga kriminaliteti vlerat më të rëndësishme

të individit dhe bashkësise themelore,

b) Sanksionet penale mund t’u shqiptohen vetëm kryerësve të veprave penale,

c) Me anë të sanksioneve penale, kryerësve të veprave penale u merren apo u kufizohen

liritë dhe të drejtat e tyre. Madje edhe sanksionet penale në një mënyrë paraqesin një të

keqe e cila e godet kryerësin e veprës penale,

d) Sanksionet penale mund t’i shqiptojë vetëm gjykata në baze të procedurës të përcaktuar

me ligj.

2.3.2 Llojet e Sanksioneve Penale në Përgjithësi

Kushtet objektive të jetesës, personaliteti janë ato të cilat i dallojnë kryerësit e veprave

penale dhe të cilat në një masë e kanë vendosur kriminalitetin dhe në mënyrë që të luftohet

kriminaliteti me sukses janë parashikuar disa lloje të kriminalitetit siq janë: dënimet

kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësuese, masat siguruese, masat educative, dënimi

me kusht dhe vërejtja gjyqësore (Salihu, 2008). Si sanksion penal dënimi është masa

kryesore për të luftuar kundër kriminalitetit, më vonë është paraqitur një lloj tjetër i

karakterit jo penal pra masat edukuese të cilat shqiptoheshin ndaj kryerësve të mitur të

veprave penale dhe i takojnë karakterit edukues pedagogjik. Fillimi i shekullit XX solli

edhe disa të reja sa i përket llojeve të sanksioneve penale, qëllimi i së cilave do të ishte

mjekimi dhe përmisimi me elemente të mbrojtjes dhe mbikqyrjës së kryerësve të veprave

penale të cilët vuajnë nga sëmundjet psikike apo kanë shprehi negative, si pasojë e së cilave

paraqitet edhe dukuria e kriminalitetit. Këto janë masat siguruese te cilat sipas Kodit Penal

13

të Republikës së Kosovës emërtohen si masa të trajtimit të detyrueshëm.

Në fund të shekullit XIX evolucioni i së drejtës penale shpie në zbutjen, humanizmin dhe

reagimin e shtetit ndaj kryerësve të veprave penale dhe në inaugurimin e disa llojeve të reja

të sanksioneve penale, mirëpo mjaft efektive që të mbrohen interesat kombëtare e ato

shtetërore. Keto janë dy lloje të sanksioneve penale: dënimi me kusht dhe vërejtja gjyqësore

të cilat u shqiptohen personave që kryejnë vepra penale të lehta dhe të cilët janë

personalisht përgjegjës (Kambovski, 2004).

2.3.3 Sistemi i Sankioneve Penale në të Drejtën Penale të Kosovës

Duke e pasur parasysh sistemin pluralist të sanksioneve penale, Kodi Penal i Kosovës

parasheh tetëmbëdhjetë lloje të sanksioneve penale të ndara në tri kategori: dënimet

plotësuese, dënimet alternative dhe dënimet kryesore, si dhe një kategori të veçantë e cila

është vërejtja gjyqësore.

Dënimet kryesore- Janë dënime të cilat u shqiptohen kryerësve të veprave penale të cilët

janë penalisht të përgjegjshëm (Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2013).

Dënimet kryesore shqiptohen ndaj personave madhorë, të cilët janë penalisht të

përgjegjshëm për vepren penale të kryer. Nga kjo del se të mund të shqiptohet dënimi si lloj

i sanksionit penal personi duhet të jetë psiqikisht i shëndoshë dhe qe veprën penale ta ketë

kryer me fajin e tij (Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2013).

Për nga brendia dhe natyra e tyre, në tërë sistemin e sanksioneve penale dënimet kryesore

janë qortim social-etik të intensitetit të lartë, më të cilat kryerësit e veprës penale i merren

apo i kufizohen liritë dhe të drejtat e rëndësishme (Komentar - Kodi Penal i Republikës së

Kosovës , 2014). Egzistojnë tri lloje të denimeve kryesore qellimi i së cilave është luftimi

më efikas i kriminalitetit dhe përmes tyre mund të zbatohet në përpikmëri dhe të

funksionojë më mirë ndëshkim. Këto dënime janë: dënimi me burgim të përjetshëm, dënimi

me burgim dhe dënimi me gjobë (Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2013).

Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat penale më të rënda të

kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja

14

shumë të rënda. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet përsonit i cili në

kohën e kryerjës së veprës penale nuk i ka mbusht njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në

kohen ë kryerjës së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogluar mendore

(Komentar Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2013).

Në legjislacionin e mëparshëm të Kosovës, pra Kodin e Përkohshëm Penal ky lloj i dënimit

është paraparë si dënim me vdekje, mirëpo me miratimin e kodit të ri penal ky dënim është

paraparë si dënim me burgim të përjetshëm në kohezgjatje 30 apo 40 vjet. E njejta është

vepruar edhe në legjilacionet e shumë shteteve tjera që njihet si dënim me burgim afatgjatë.

Sipas nenit 94, paragrafi 3, personi i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet më

kusht pasi që të ketë mbajtur dyzet (40) vjet nga dënimi me burgim i shqiptuar dhe periudha

minimale e mbikqyrjes nga ana e shërbimit sprovues do të jetë së paku pesë (5) vjet (Kodi

Penal i Republikës së Kosovës, 2013).

Pra, sipas këtij neni, dënimi me burgim të përjetshëm për të ruajtur ashpërsinë, efikasitetin

dhe represionin e domosdoshëm për t’u liruar me kusht personi i dënuar, kushtet janë tejet

të ashpëra.

Dënimi me burgim- Sipas nenit 45, paragrafi 1 dhe 2 dënimi me burgim nuk mund të

shqiptohet në kohëzgjatje më pas se tridhjetë (30) ditë e as më tepër se njëzetepesë (25)

vjet. Dënimi me burgim shqiptohet në vite dhe muaj të plotë, e në rastet kur dënimi është

deri në gjashtë (6) muaj, dënimi shqipthet në ditë të plota” (Kodi Penal i Republikës së

Kosovës, 2013). Në legjislacionet penale të të gjitha shteteve dënimi me burgim është më i

përshatshëmi dhe i duhuri për kryerjen e veprave penale, të krimit të organizuar, trafikimi

me narkotikë etj.

Dënimi me gjobë- Në nenin 46 paragrafi 1 dhe 2, dënimi me gjobë nuk mund të jetë më

pak se njëqind (100) euro dhe nuk mund të tejkalojë njëzet e pesëmijë (25) euro, ndërsa për

veprat penale lidhur me terrorizëm, trafikim me njerëz, krim të organizuar nuk mund të

kalojë 500.000 euro dhe në aktgjykim caktohet afati i pagesës (Kodi Penal i Republikës së

Kosovës, 2013). Është dënim të cilin e praktikojnë legjislacionet e të gjitha shteteve dhe i

cili gjithnjë e më shumë është duke u praktikuar, “e sidomos në vendet në te cilat janë të

15

zhvilluara ekonomikisht dhe ky lloj dënimi është duke u konsideruar si “sanksion i së

ardhmes”.

Dënimet alternative- Janë rezultat i trendeve bashkëkohore në të drejtën penale dhe

paraqesi reform të rëndësishme kualitative në konceptin dhe sistemin e sanksioneve penale.

Në brendinë e tyre janë sanksione parapenale dhe kanë për qëllim që në të gjitha rastet e

mundshme të parapara me ligj, në vend të dënimit me burgim të shqiptohen dënimet

alternative që janë dënime jo me burgim dhe jo izolues (Komentari- Kodi Penal i

Republikës së Kosovës, 2014).

Duke u mbështetur në dispozitat e rregullave të Tokios si dhe rekomandimet e Këshillit

Europian për aplikimin e tyre dhe në bazë të modeleve të kodit penal të disa shteteve

evropiane në kodin penal të Kosovës janë bërë perpjekje që të anticipohet shumica e

korpusit të këtyre dënimeve dhe masave alternative (Salihu, 2012). Neni 49 i Kodit Penal

parasheh tri lloje të dënimeve alternative: dënimi me kusht, gjysmëliria dhe urdhëri për

punë në dobi të përgjithshme. Janë dënime të cilat i’u shqiptohen një numri të madh

personash të cilët kanë kryer vepra penale.

Dënimet plotësuese- Janë të parapara në nenin 62 të kodit penal të Kosovës. Për të qenë sa

më efikas ndëshkimi i sanksioneve penale ndaj kryerësve të veprave penale duhet të

shqiptohen edhe dënimet plotësuese si sanksione penale. Më dënime plotësuese kufizohen

ose merren disa të drejta të kryerësit të veprës penale, te cilat nuk mund të mërren dhe

kufizohen gjatë shqiptimit të denimeve kryesore dhe alternative. Siq e cekëm më lartë

dënimet plotësuese janë të parapara edhe në Kodin Penal të Kosovës të cilat ndahen në disa

lloje të dënimeve: heqjen e së drejtës per t’u zgjedhur, urdhëri për kompenzimin e humbjes

apo dëmit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin

publik, ndalimin e ushtrimit të profesionit (Kodi Penal i Republikës së Kosovës –

Komentar, 2014). Në legjislacionin e Kosovës egzistojnë edhe tri lloje te masave të trajtimit

të detyrueshëm të cilat u shqiptohen personave të paaftë mendërisht si dhe personave të

varur nga substancat narotike. Këto lloje janë: trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim

në institucionin e kujdesit shëndetësor, trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri dhe trajtimi

me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur nga droga apo alkooli (Kodi Penal i

16

Republikës së Kosovës, 2013). Me ekzekutimin e masave të posaçme apo të trajtimit të

detyrueshëm kufizohen të drejtat e kryerësit të veprës penale, por vetëm me kusht që të mos

shkelen te drejtat e dinjitetit njerëzor perkundrazi të respektohen ato të drejta sepse janë

masa me te cilat mund te shqiptohen personave mendërisht te paaftë apo me aftësi mendore

te zvogluar si dhe personave të varur nga droga e alkooli (Kodi Penal i Republikës së

Kosovës, 2013).

Procedura për shqiptimin e masave të para parashihen me ligj të veçant, ndërsa shqiptimin e

trajtimit më anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga droga dhe alkooli

si dhe kushtet të cilat duhet të përmbushen për shqiptimin e tij janë të percaktuara në nenin

91 të Kodit Penal (Salihu, 2012).

1. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit

shëndetësor- Këtë masë të trajtimit të detyrueshëm, gjykata e shqipton në rastet kur

konstaton se veprën penale personi e ka kryer në gjendje tërësisht të papërgjegjshmë ose të

aftësisë esencialisht të zvogluar (Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2013). Dmth që

personi gjatë kryerjës së veprës penale ka pasur sëmundje mendore gjë që nuk ka qenë në

gjendje të kuptojë apo të jetë i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe e vetmja masë e cila mund

t’i shqiptohet këtij personi është mjekimi i detyrueshëm, pasi që kjo lloj mase edhe për nga

natyra është masë mjekësore.

2. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri- Në rastet kur personi nuk është tërësisht i

privuar nga aftësia mendore, përkatësisht kur posedon zakonisht aftësi të zvogluar mendore

dhe nëse në këtë gjendje ka kryer veprën penale gjykata mundet, është autorizuar që në

vend të dënimit më burgim të shqiptojë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri ( Kodi

Penal i Republikës se Kosovës, 2013). Ekzistojnë disa kushte për shqiptimin e këtij lloji të

masës: të egzistojë rrezik serioz se kryerësi do të kryejë vepër tjetër penale, trajtimi i

detyruëshëm psikiatrik në liri është i nevojshëm për të shmangur kryerjën e veprës tjetër

penale dhe është mjaftueshëm për të shmangur rrezikun serioz (Kodi Penal i Republikës së

Kosovës, 2013).

17

3. Trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur nga droga apo

alkooli- Qëllimi i kësaj mase të trajtimit të detyrueshëm është që të evitojë arsyet dhe

rrethanat të cilat kanë kontribuar që personi të kryejë veprën penale. Duke qenë se droga

dhe alkooli janë faktorë të cilët ndikojnë në të shumtën e rasteve në kryerjen e veprave

penale trajtimi mjekësor, psikiatrik i tyre ka efekt më të madh preventive se dënimi (Salihu,

2012). Këtë masë gjykata mund t’i shqiptojë kryerësit penalisht të përgjegjshëm nëse

plotësohën këto kushtë: që kryerësit të veprës penale t’i jetë shqiptuar dënim, vërejtja e

gjykatës apo lirimi nga dënimi, që kryerësi ta ketë kryer veprën penale për shkak të

varshmërisë nga droga apo alkooli, nëse ka gjasa për mjekimin e tij të sukseshëm (Kodi

Penal i Republikës së Kosovës, 2013).

2.4 Sanksionet Penale ndaj të Miturve

2.4.1 Kuptimi, Karakteristikat dhe Qëllimi i Sanksioneve Penale ndaj të miturve

Sanksionet penale ndaj të miturvë ashtu si sanksionet penale përgjithësisht janë preokupim

kryesor is ë drejtës penale dhe të politikës kriminale, sepse kur kryhet një vepër penale e

rrezikshme dhe që është kunderligjshmë dhe e përcaktuar me ligj si vepër penale është e

domosdoshme që shoqëria ndaj kryerjës te veprës penale të ndërmarrë ndonjë masë me

qëllim të pengimit të veprës penale në të ardhmën (Salihu, 2008). Avancimi i sanksioneve

penale ndaj të miturve me qëllim të mbrojtjës së vlerave më vitale të të miturit dhe

shoqërisë dhe luftimin e kriminalitetit në përgjithësi në shoqrinë bashkohore, duke përfshirë

edhe shoqërinë kosovare kanë të bëjnë me: (European Commission, Study on criminal

sanction legislation an practice in representative Member States, 2013).

1. Zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, ndjenjës së humanitetit dhe avancimin e

vazhdueshëm të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve;

2. Riedukimin e të miturve që kanë kryer veprën penale në mënyrë që ata në të ardhmen të

mos persërisin sjelljet kriminale;

18

3. Rehabilitimi i të miturve përmes ekspertëvë që punojnë nëpër institucione educative,

shërbimin provues, organin e kujdestarisë;

4. Zhvillimi adekuat i të miturve;

5. Mbikqyrjën ndaj të miturve përmes përcjelljes së sjelljeve dhe aktiviteteve të tij dhe

ushtrimit të ndikimit ndaj tij në kuptimin e evitimit të shkaqeve te cilat mund te ketë ndikim

negative në sjelljen tij.

Me shqiptimin e sanksioneve penale, kryerësit te mitur të veprës penale i kufizohen të

drejtat dhe liria e lëvizjes pasuria etj, pra janë mjete ndëshkimore qëllimi i së cilave është

parandalimi dhe mospërsëritja e një krimi tjetër në të ardhmen. Pastaj sanksionet penale

ndaj të miturve kanë edhe disa elemente:

1. Ato paraqesin vlerësim negative moralo-etik ndaj veprës penale dhe kryerësit të mitur të

saj (Hautamaki, 1951).

2. Sanksionet penale kanë qëllim të caktuar, i cili dëshirohet të arrihet në ekzekutimin e

tyre, qëllimi i përgjithshëm i tyre është që të arrihet mbrojtja ë shoqërisë dhe qytetarëve nga

veprat penale. (Komentar- Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 2014).

3. Sanksionet penale ndaj të miturve janë të parapara në ligj, kjo dmth që nëse sanksioni

penal i cili i shqiptohet të miturit për veprën e tyre dhe po i njejti nuk është i paraprë me ligj

ai sanksion nuk mund të ekzekutohet.

4. Sanksionet penale ndaj të miturve mund t’i shqiptojë vetëm gjykata, e në rastet e masave

të diversitetit edhe prokurori i shtetit, sipas procedurës se përcaktuar me ligj. Kjo procedurë

duhet të garantojë ligjshmërinë e shqiptimir të sanksioneve penale. Asnjë organ tjetër nuk

mund të shqiptojë sanksionet penale ndaj të miturve (Cejovic, 1999), të gjitha këto

elemente i takojnë deges konstituive, dmth se të gjitha masat dhe sanksionet penale të cilat

u shqiptohen ndaj të miturve duhet që patjetër t’i ketë elementet e sipërpermendura.

Qëllimi i sanksioneve penale ndaj të miturve dhe masave të cilat shqiptohen ndaj të miturve

është që të kontribuojë në rehabilitimin dhe zhvillimin adekuat të kryerësit të mitur, duke

ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikqyrje si dhe duke siguruar edukim dhe aftësim

19

professional dhe duke zhvilluar përgjegjësinë e tij personal dhe kështu për te parandaluar

recidivizmin e të miturve. (Kodi, nr. 03/L-193 i Drejtësië për të Mitur, 2010). Si qëllim

tjetër i masave dhe dënimeve i cili synohet në shqiptimin e tyre është riedukimi, edukimi

dhe zhvillimi i duhur i kryerësit të mitur.

Edukimi i të miturve bëhet duke u aftësuar të rinjëtë në ushtrimin e veprimtarive të cilat

janë të dobishmë për vetën, dhe shoqërite, të rinjtë duhet të fitojnë njohuri të përgjithshmë

lidhur me profesione, vlera indivuduale dhe sociale (Adzajlha-Dedovia, 2007).

Riedukimi ka të bëjë me ndërtimin e normave pozitive të sjelljes e cila realizohet në

institucionet educative, shërbimin provues (Salihu I, 2005). Zhvillimi i drejtë i delikuentit

të mitur, ka të bëjë me krijimin e kushteve jetësore, që mundëson që i mituri të formohet si

personalitet dhe ti respektojë normat e sjelljes në shoqeri (Salihu I, 2005).

2.4.2 Pozita e të miturve dhe Sanksionet Penale ndaj tyre në Kosovë deri në

nxjerrjen e Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Republikës së Kosovës

Zhvillimi historik i pozitës penalo-juridike të të miturve nëpër periudha të ndryshme ka

specifikat e veta dhe rruga drejt zhvillimit sa më të avancuar ka qenë mjaft e vështirë. Sipas

ligjit penal të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene 1929, të mitur konsideroheshin personat

prej moshës 14-21 vjecare dhe i ndante në dy grupe: të mitur të rinjë (14-17 vjec) dhe të

mitur të rritur (17-21 vjec). Të miturit e rinjë kanë mundur të jenë përgjegjës në aspektin

penal nëse ata e kuptonin peshën e veprës penale të kryer dhe silleshin sipas gjykimit të tillë

(Hajdari, 2004). Sipas ligjit përvec në rastet ku veprat penale të kryera nga të miturit ishin

më të rënda u shqiptohej dënimi, ndërsa në rastet tjera shqiptoheshin masat edukative.

Kur të miturit e rritur ishin penalisht përgjegjës, kishte mundësi t’u shqiptohej dënimi me

kusht që të aplikoheshin dispozitat e vecanta me rastin e individualizimit të dënimit

(Hajdari, 2004). Sipas Kodit Penal të Jugosllavisë të vitit 1947, të miturit më të rinjë se 14

vjec nëse kryenin ndonjë vepër penale u dorëzoheshin organeve të kujdestarisë ose

20

prindërve me qëllim të aplikimit të masave të edukimit, sepse ata nuk konsideroheshin

penalisht të përgjegjshëm (Cejovic, 1979). Ndërsa për personat më të vjetër se 14 vjec deri

në 18 vjec konsideroheshin penalisht të përgjegjshëm nëse zhvillimi psikik i tyre

mundësonte që ata të kuptonin rëndësinë e veprës së kryer dhe pasojat e saj, ndaj këtyre

personave shqiptohej vetëm masat edukative (Cejovic, 1979). Në kodin penal të

Jugosllavisë të vitit 1951, përvec masave edukative që u shqiptoheshin të miturve duke e

pasur parasysh rëndësinë e veprës penale aplikoheshin edhe dënimet. Një zhvillim tejet i

rëndësishëm në legjislacionin penal të Jugosllavisë u bë me nxjerrjën e Ligjit Penal të

RSFJ-së në vitin 1977, sepse tashmë edhe Kosova kishte nxjerrë ligjin penal të saj, i cili

pavarsishtë mangësive arriti të rregullonte shumë cështje të rëndësishme nga e drejta

penale. E rëndësishmë është edhe kreu i IV i ketij ligji sepse përmbante një sërë dispozitash

sa i përket pozitës së të miturve ku bënin pjësë masat educative dhe dënimet (dënimi me

burgim për të mitur, me gjobë, dhe me kusht) (Hajdari, 2004). Sipas këtij ligji të miturit e

moshës 14-16 vjec pavarsisht veprës së kryer masat edukative ishin të vetmet masa që

mund t’u shqiptoheshin. Ndaj të miturve të rritur (16-18vjec) parimisht ndaj tyre

shqiptoheshin masat edukative dhe përjashtimisht në raste të caktuara me ligj edhe dënimi

me burgim për të mitur (Hajdari, 2015).

Sipas këtij legjislacioni që zbatohej në Kosovë ndaj kryerësve të mitur që kishin kryer

vepra penale nuk do të mund të aplikoheshin dispozitat mbi vërejtjen gjyqësore dhe ato mbi

dënimin me kusht, pasi që aplikimi i këtyre sanksioneve penale për arsye të specifikuara që

kishin ishte e pamundur (Hajdari, 2015). Sidoqoftë, gjatë këtyre periudhave zhvillimin

historike penalo-juridike ndaj të miturve nuk është se ka qenë edhe jo e kënaqshme, por

cështje tjetër është mënyra e aplikimit të ktij ligji sepse vepra qe u vihej barrë të miturve

kosovar kishte karakter politik.

2.4.3 Masat e Diversitetit

U shqiptohen kryersve të mitur të veprave penale dhe konsiderohen si masat më të lehta të

cilat u shqiptohen të miturve të cilët kanë kryer vepër penale më të lehta ose nga

21

pakujdesia. Masat e diversitetit rezultojnë nga rregullat e Tokios, në të cilën janë paraprë

masat dhe sanksionet alternative si dhe Rregullat e Pekinit mbi drejtësinë për të mitur

(Salihu, 2005). Përvec që parashihen në të drejtën penale të të gjitha shteteve, të njejta i

parasheh edhe Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Kosovës. Masat e diversitetit

kanë edhe disa karakteristika të tyre sic janë:

1. Mundësia e parandalimit të fillimit të procedurës penale në rast se dëmi kompenzohet

palës së dëmtuar (Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Republikës së Kosovës, 2010).

2. Shumë llojshmëria e tyre. Kodi i Drejtësisë për të mitur ka përcaktuar tetë lloje të

masave të diversitetit të cilat prokurori i shtetit apo gjykata mund t’ia shqiptojë kryerësit të

mitur të veprës penale ( Kodi i Drejtësisë per të Mitur i Republikës së Kosovës, 2010).

3. Ndërlidhja në vepra penale të lehta.

4. Autoriteti i dyllojtë i shqiptimit (Salihu, 2005).

Qëllimi kryesor i këtij lloji të masës është që në të gjitha rastet të jetë e mundur

mospërfshirja e delikuentit të mitur në procedura pënale dhe që ndaj tyre të mos shqiptohen

sanksione penale. Pra, synimi kryesor që do të arrihet përmes kësaj qasje është mbrojtja e të

miturit nga përjetimet e pakëndshmë, të cilat janë prezente vazhdimisht në vet natyrën e

procedurës penale, pastaj rehabilitimi, riintegrimi i të miturit në bashkësinë e tij dhe

parandalimi i sjelljes recidiviste, dmth që i mituri të kuptojë efektet e dëmshme që

shkaktojnë veprat penale (Hajdari, 2010).

Në shqiptimin e masave të diversitetit janë të përcaktuara edhe disa kushte. Këto kushtë në

Kodin e Drejtësisë për të mitur janë të parapara në nenin 17 dhe ndahen në dy grupe:

1. Kushtet që ndërlidhen me peshën e veprës penale të kryer, sipas kësaj dispozite masat e

diversitetit shqiptohen ndaj të miturit i cili ka kryer veprën penale në të cilën është paraparë

dënim me gjobe, me burgim deri në tri vjetë ose vepra penale e cila është kryer nga

pakujdesia (Hajdari, 2010).

2. Dhe Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit të cilat ndërlidhen me kryerësin e

mitur të veprës penale. Janë të parapara ne paragrafin 2 të nenit 17 të Kodit të Drejtësisë për

22

të mitur. Sipas kësaj dispozite kushtet janë: pranimi i përgjegjësise për vepren penale të

kryer nga i mituri, shprehja e gatishmërisë nga i mituri që të pajtohet më palën e dëmtuar

dhe pëlqimi nga i mituri për të zbatuar masën e shqiptuar të diversitetit (Salihu, 2012).

Masat e diversitetit kanë edhe disa lloje të cilat paraqesin subjektin e masave të cilat u

shqiptohen të miturve për kryerjen e veprës penale ato janë: pajtimi në mes kryerësit të

mitur dhe palës së dëmtuar duke përfshirë edhe kërkim faljen, vijimi i rregullt në shkollë,

kompensimi i dëmit palës së demtuar, keshillimi psikologjik. ( Xhambazi, 2012).

2.4.4 Masat Edukative

Sipas Kodit të Drejtësisë per të Mitur, janë masat kryesore dhe të cilat kanë përparësi në

shqiptimin e kryerësve të mitur të cilët kanë kryer vepër penale sepse mbrojtja, edukimi dhe

rehabilitimi i të miturit ushtrohet më së miri përmes masave educative. Masat edukative

janë sanksione penale te lehta, paraqesin masat e vetme krahas masave të diversitetit qe

mund t’u shqiptohen të miturve të rinj (14-16 vjec). Si të tilla kryesisht janë të përshtatshmë

pë rata kryerës te mitur të veprave penale tek të cilët nuk është manifestuar ndonjë shkallë e

lartë e devijimit social. (Hajdari, 2010).

Qëllimi i masave edukative në aspektin e përgjithshëm është po ai qëllim që në fakt i

karakterizon edhe sanksionet tjera penale që u referohen të miturve. Ky qëllim është

mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti. Megjithatë, sic do lloj tjetër i sanksioneve penale

edhe masat edukative i karakterizon qëllimi i ashtuquajtur specifik i tyre. (Hajdari, 2010).

Si masa themelore për arritjen e qëllimit të tyre shtrohet e nevojshme që t’i kushtohet

kujdes gjetjës së masës përkatëse edukative me qëllim të mbrojtjes sa më të mirë të të

miturve (Hajdari, 2005). Llojet e masave edukative të cilat i shqipton gjykata ndaj

kryerësve të mitur të veprave penale janë: qortimi gjyqësor, dërgimin në qendrën

disiplonore, mbikqyrja e shtuar, dërgimin në institucionin edukativ korrëktues dhe dërgimin

në institucionin për kujdes të posacëm (Salihu, 2005).

23

2.4.5 Dënimet ndaj të miturve

Për të qenë e mundur luftimi i suksesëshëm i kriminalitetit të të miturve, përvec masave

edukative dhe atyre të diversitetit, është paraparë edhe shqiptimi i dënimeve ndaj kryerësve

të mitur. Marrë në përgjithësi, dënimi është sanksion penal të cilin e shqipton gjykata pas

zhvillimit të procedurës së përcaktuar me ligj, ndaj kryerësve të veprave penale penalisht të

përgjegjshëm dhe të fajshëm me qëllim të luftimit të kriminalitetit, mbrojtjës së vlerave më

vitale të njeriut dhe shoqërisë në tërësi i cili konsiston në marrjen ose kufizimin e të

drejtave të caktuara kryerësit të veprës penale të kryer ( Salihu, 2008). “Dënimet te cilat

shqiptohen ndaj kryerësve të mitur të veprave penale kanë edhe disa elemente: ( Ukaj,

2008)

1. Dënimi paraqet vlerësim negativ moralo-etik, ndaj veprës penale dhe kryerësit;

2. Dënimet duhet të jenë rrjedhojë e veprës penale të kryer;

3. Dënimet duhet të jenë të përcaktuara me ligj;

4. Kanë qëllim të caktuar, dmth zhvillimi i drejtë i të miturit, edukimi dhe riiedukimi,

mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti;

5. I’u shqiptohen vetëm kryerësve të përgjegjshëm të veprave penale;

6. Dënimet mund t’i shqiptojë vetëm gjykata sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

Qëllimi i dënimeve ndaj të miturve është edukimi, rehabilitimi dhe zhvillimi i drejtë i tyre

(Salihu, 2008).

Sipas paragrafit 2 të nenit 7 të Kodit të Drejtësisë për të mitur ndaj kryerësve të mitur të

veprave penale shqiptohen këto lloje të dënimeve:

1. Gjoba;

2. Urdhëri për punë në dobi të përgjithshmë dhe

24

3. Burgimi për të mitur.

Përvec këtyre llojeve të dënimeve të miturve u shqiptohen edhe dy dënime të masave të

posacme: dënimet plotësuese dhe masat e trajtimit të detyrueshëm.

Dënimi me gjobë- është dënim i karakterit pasuror i cili konsiston në vendosjen e detyrimit

të kryerësit të veprës penale që brenda një afati të caktuar të paguaj një shumë të hollash në

llogari të shtetit (Aktgjykimin PM. nr. 256/2013 të Gjykatës Themelore të Prishtinës). Është

lloj i lehtë i dënimeve dhe i përshtatshëm në rastet e kryerjes së veprave penale të lehta.

Urdhëri për punë në dobi të përgjithshme- është dënim i karakterit subsidiar, është

zëvendësim i dënimit me burgim apo me gjobë, qëllimi i dënimit për punë në dobi të

përgjithshme është që kryerësi ti veprës penale, në vend se të dënohet me burgim apo me

gjobë, t’i caktohet detyrimi që brenda afatit të caktuar të kryej një punë në interes të

përgjithshëm pa pagesë. Qëllim të njëjtë ka edhe për kryerësit e mitur të veprave penale.

(Salihu, 2005).

Burgimi për të mitur- Burgimi për të mitur është lloji më i rëndë i dënimit i cili mund t’u

shqiptohet kryerësve të mitur të veprave penale. Me këtë lloj dënimi të miturit i merret liria

e lëvizjes. Burgimi për të mitur mund të shqiptohet vetëm përjashtimisht dhe për llojet e

veprave penale shumë të rënda dhe nëse plotësohen kushtet të cilat janë paraparë në mënyrë

taksative në Kodin e Drejtësisë për të Mitur. (Aktgjykimin PM. nr. 5/2014 të Gjykatës

Themelore në Prizren).

25

3 DEKLARIMI I PROBLEMIT

Cka janë Sanksionet Penale dhe pse zbatohen ato? Sa lloje te Sanksioneve Penale

përfshihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës? A është sistemi ynë i karakterit

hakmarrës apo i karakterit të riedukimit?

Sanksionet Penale si masa mbrojtëse cilësohen si mjete për pengimin e kriminalitetit,

sigurimit e rendit shoqëror nga atakimet e rrezikëshme dhe kundërligjore të individëve dhe

dhe grupet e cakuara, konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave dhe

shqiptohen kundër vullnetit të kryerësit të veprës penale.

Sanksionet Penale të cilat u shqiptohen kryerësve të veprave penale kanë më pak karakter

hakmarrës e më shumë si qëllim e kanë përmisimin ose riedukimin e kryerësit.

Në Republikën e Kosovës parashihen vetëm për sjelljet me të cilat cenohen a dëmtohen në

atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat e tjera të njeriut e vlerat shoqërore,

mbrojtja e të cilave nuk mund të realizohet pa dhunën juridike penale dhe llojet e

sanksioneve penale të cilat përfshihen në Kodin tonë Penal janë: dënimet kryesore,

alternative, dënimet plotësuese dhe vërejtja gjyqësore. Si dhe masat e trajtimit të

detyrueshëm të cilat janë: trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e

kujdesit shëndetësor, trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri dhe trajtimi me rehabilitim të

detyrueshëm të personave të varur nga droga apo alkooli. Problematikë tjetër është edhe ajo

se qfar lloji të karakterit i përket sisemi i sanksionit penal sipas Kodit Penal të Republikës

së Kosovës. Duke e parë se Republika e Kosovës ka akceptuar parimet e përgjithshme për

të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe ka garantuar në Kushtetutën e saj këto të drejta

edhe në aspektin e shqiptimit dhe zbatimit të sanksioneve penale ka avancuar duke e

humanizuar sanksionin penal për ta zhdukur karakterin hakmarrës dhe duke e ndaluar

kështu dënimin me vdekje dhe duke e garantuar të drejtën e njeriut për jetën. Pra sipas kësaj

sistemi ynë i përket karakterit të riedukimit sepse ekzekutimi i menjëhershëm i sanksioneve

penale konsiston rehabilitimin e kryerësit dhe parandalimin e veprave penale në të

ardhmen.

26

4 METODOLOGJIA

Si pikënisje për studimin e sanksioneve penale në përgjithësi dhe sanksioneve penale në

Republikën e Kosovës, ka qenë metoda historike. Përmes zbatimit të kësaj metode është

arritur të studiohen në një periudhë te gjatë te zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi duke

përfshirë edhe atë kosovare, duke qenë se sanksionet penale janë epiqendër dhe cështje

kryesore të së drejtës penale dhe politikës penale. Si dhe janë pjesa më dinamike e së

drejtës penale që i nënshtrohen vlerësimit të opinionit të gjera publil, profesional, shkencor

dhe laik. Pra sanksionet penale përvec që janë dukuri juridike, ato janë edhe dukuri

shoqërore sepse kur person i caktuar kryen vepër penale është e domosdoshme që shoqëria

ndaj personit të tille të ndërmarrë masa për parandalimin e kryerjes së veprës penale në të

ardhmën.

Si metodë tjetër e përdorur në këtë studim është metoda juridike-dogmatike, me ndihmën e

kësaj metode është përcaktuar nocioni, funksioni, specifikat dhe qëllimet e sanksioneve

penale. Për studimin e sanksioneve penale kam përdorur edhe metodën e krahasimit, ku

përmes kësaj metode është prezantuar krahasimi i sanksioneve penale në botë dhe në

Kosovë në periudha të ndnryshme si dhe llojet e tyre të parashikuara në legjislacionet

përkatëse si vendore ashtu edhe ato të disa shteteve bashkohore.

27

5 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Gjatë hulumtimit dhe analizimit të literaturës mbi sanksionet penale dhe dënimet që

zbatohen ndaj kryerësve të veprës penale kemi ardhë në përfundim së këto janë cështje

kryesore dhe epiqendër e së drejtës penale të cdo shteti.

Në fillim të punimit kemi shtjelluar nocionin, lëndën dhe mënyrën e finksionimit të drejtës

penale. Në mënyrë që të shqiptohen dhe analizohen ne detaje sanksionet penale dhe

dënimet që zbatohen ndaj kryerësve, kemi folur edhe mbi zhvillimin e së drejtës penale në

botë dhe në Republikën e Kosvës, ku vijmë në përfundim se në zhvillimin e së drejtës

penale ndikojnë faktorë të shumtë si shoqërore ashtu edhe politike. Duke studiuar pjesën

historike të zhvillimit të drejtës penale, kemi folur mbi karakteristikat themelore të së

drejtës penale të shteteve skllavo-pronare dhe atyre feudale, kun ë mes këtyre dy sistemeve

të ndryshme vërehen dallime dhe të përbashkta në të drejtën penale të zhvilluar në atë kohë.

Në këtë punim kemi trajtuar edhe mënyrat e ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë

historikisht, ku kemi analizuar ligjin e ish- Jugosllavisë, ligjin penal të Kosovës si krahinë

social-autonome. Kjo njëherit konsiderohet si periudhë e suksesëshme dhe mjaft produktive

e Kosovës. Vijmë në përfundim se llojet e sanksioneve penale që zbatohen në Republikën e

Kosovës janë: dënimet kryesore, dënimet alternative. Dënimet plotësuese, vërejtja

gjyqësore. Kurse karakteristikat themelore të sanksioneve penale janë: mbrojtja e vlerave

më të rëndësishme të një individi dhe të bashkësisë shoqërore si dhe sanksionet penale

mund të shqiptohen vetëm nga gjykata dhe në bazë të procedurës të përcaktuar me ligj. Në

këtë punim kemi trajtuar edhe sanksionet penale që zbatohen ndaj të miturve si pjesa më e

ndjeshme e shoqërisë, ku vijmë në përfundim se avancimi i sanksioneve penale ndaj të

miturve kanë për qellim mbrojtjen e vlerave më vitale të të miturit dhe shoqërisë. Qëllimi

kryesor i tyre është që të konsistojë në rehabilitimin dhe zhvillimin adekuat të kryerësit të

mitur. Vijmë në përfundim se sanksionet penale që zbatohen ndaj të miturve në Republikën

e Kosovës janë: masat e diversitetit, masat edukative si dhe dënimet ndaj të miturve.

28

6 REFERENCAT

Salihu, I. (2012). E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme, fq. 25. Prishtinë

Salihu, I. (2008). E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshmë, fq.28. Prishtinë

Anastasi, A. (2005). Historia e shtetit dhe e së Drejtës, botimi i tretë, Tiranë.

Manacorda, S. (2001) Los extrechos caminos de un derecho penal. Problemas y

percpectivas de una competencia, fq. 208, Berlin-Neë York. [Online]

http://www.cienciaspenales.net/files/2017/06/caminos_penal.pdf [Qasja: 02 Qershor 2018)

Pella,V. (2002), La guerre-crime el les criminels, Paris-Geneve [Online]

https://www.amazon.fr/guerre-crime-criminels-guerre-Vespasien-Pella/dp/B0000DY0J

[Qasja: 04 Qershor 2018)

Chiavario B. (2006), La justice penale internacionale entre passé et avenir. Paris.

Cantori, B. (2006), E Drejta Internacionale,edicioni i shtatë , Verona

Lemkin, R. (1944), Axis Rule in Occupiec Europe, Washington. [Online]

https://books.google.com/books?id=y0in2wOY-

Ë0C&printsec=frontcover&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false

[ Qasja: 07 Qershor 2018]

Elezi, Ismet & Kaçupi, Skënder & Haxhia, Maksim. (1999) Komentar i Kodit Penal të

Republikës së Shqipërisë, Pjesa e përgjithshme, Tiranë.

Franjo, B. (1998) Kaszneno Pravo opci deo, fq. 361, Zagreb.

Halili, R. (2002), Penologjia, fq. 65-66, Prishtinë

Kambovski, V. (2004), Kazneno Pravo, Opsti del, Skopje

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, (neni 1, paragrafi 1), Parlamenti i Kosovës, Prishtinë,

hyri në fuqi më 01 Janar 2013, Kodi nr.04/L-082.

29

Salihu, I. Zhitija H. Hasani, F. (2014), Kodi Penal i Republikës së Kosovës- Komentar,

Botimi i I, Prishtinë

European Commission, Study on Criminal sanction legistation on practice in

representative, Member States, Final Report, (2013), fq. 18

[Online] https://ec.europa.eu/transport/sites/transport/files/modes/road/studies/doc/2013-

02-harmonisation-of-sanctions-commercial-road-transport-part-v.pdf [Qasje: 08 Qershor

2018].

Edward W. Hautamaki, (1951), The element of mens rea in recklessness and criminal

negligence, fq. 68. [Online] https://scholarship.law.duke.edu/dlj/vol2/iss1/5/ [Qasje: 08

Qershor 2018].

Cejovic, B. (1999), Kriviocno Pravo, opsti deo, fq.449, Beograd

Kodi i Drejtësisë për të Mitur, (2010), Kodi nr.03/L-193

Adzajlha- Dedovia, A. (2007), Drejtësia Restorative, fq.5, Sarajevë-Prishtinë

Salihu, I. (2005), E Drejta Penale për të Mitur, fq.32, Prishtinë

Hajdari, A. (2004), Kriminaliteti it ë miturve në Kosovë 2001-2003, fq.49, Prishtinë

Cejovic, B. (1979), E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme (me përkthim), fq. 485, Beograd.

Hajdari, A. (2005), E Drejta e Procedurës Penale e të miturve, (me ligjin penal për të

mitur), Prishtinë.

Hajdari A. (2015), Juvenile criminality in Kosovo, vol. 3, no.1, fq.46, Macrathink Institute.

Hajdari, A. (2010), Procedura Penale- Komentar, fq.47, Prishtinë.

Ukaj, B. (2008), Sanksionet Penale ndaj të Miturve në Ligjin Penal për të mitur të Kosovës,

të vitit 2004, E Drejta, nr.1-2, fq. 109. Prishtinë

Revista, E Drejta, nr. 1, fq. 35-36, Prishtinë (1995)

30

Maier. J. (2001). Inquisition oder Komposition. [Online] https://books.google.com [Qasja:

02 Qershor 2018]

[Online] http://www.pravnifis.rs/Download/Zbornik-Prava-djeteta/PDRPIII1.pdf

[Qasja: 08 Qershor 2018]

Franjo, B. (1978), Krivicno Pravo, Opci dio, Zagreb

Franjo, B. (1972), Krivicno Pravo, Opst del, Skopje

Garacic, A. (2004), Kazneni zakon u sudskoj praksi, Zagreb

Stojanovic, Z. (2003), Krivicno Pravo, Opsti deo, Beograd