Assessment of land movements from mining impacts on Mëzezi Region and Tirana-Durres highway -...

84
Minierat dhe Mjedisi S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 1 RAPORT I STUDIMIT “VLERSIMI I LEVIZJEVE TE TRUALLIT NGA NDIKIMET MINERARE NE RAJONIN E MEZEZIT DHE SEGMENTIN E AUTOSTRADES TIRANE DURRES PRANE KESAJ MINIERE”. (Projekt i programit për kërkim shkencor në universitete dhe shkollat e larta) (Tetor 2006 Tetor 2007) Drejtuesi i Projektit Bashkëpunëtorë shkencorë: Prof. as. dr. Skënder Lipo Prof. dr. Reshat Kuka Dr. Gafur Muka Dr. Edmond Hoxha Student Jeton Pekmezi TIRANE 2007

Transcript of Assessment of land movements from mining impacts on Mëzezi Region and Tirana-Durres highway -...

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 1

RAPORT I STUDIMIT

“VLERSIMI I LEVIZJEVE TE TRUALLIT

NGA NDIKIMET MINERARE

NE RAJONIN E MEZEZIT DHE SEGMENTIN E

AUTOSTRADES TIRANE – DURRES

PRANE KESAJ MINIERE”.

(Projekt i programit për kërkim shkencor në universitete dhe shkollat e larta)

(Tetor 2006 – Tetor 2007)

Drejtuesi i Projektit Bashkëpunëtorë shkencorë:

Prof. as. dr. Skënder Lipo Prof. dr. Reshat Kuka

Dr. Gafur Muka

Dr. Edmond Hoxha

Student Jeton Pekmezi

TIRANE 2007

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 2

HYRJE

Industria e nxjerrjes së mineraleve, si një industri globale dhe me një reputacion

jo shumë të lakmueshëm në qarqet e sotme ekonomike, po përballet vitet e

fundit me sfidën për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e vlerave të shoqërisë. Kjo

sfidë ka detyruar shumë shtete të hartojnë ligje dhe rregulla mbi zhvillimet e

aktiviteteve minerare dhe ndikimet e tyre në mjedis. Sanksionet civile të

përcaktuara në këto ligje, i detyrojnë pronarët dhe operatorët teknikë të

minierave, të jenë të përgjegjshëm për parandalimin e impakteve në mjedis nga

aktiviteti minerar që ato kryejnë, të njohin mirë kërkesat për mbrojtjen e

mjedisit dhe të përshtatin aktivitetin prodhues me kërkesat mjedisore dhe

zhvillimet e rajonit ku punojnë.

Dukuria e mbylljes së një sërë minierash dhe mungesa e fillimit të

operacioneve të reja minerare është sot prezent në shumë vende që kanë qënë

lider të prodhimeve minerare për vite me radhë. Një dukuri e tillë, por me

përmasa edhe më të mëdha, takohet edhe në vendit tonë në vitet e fundit. Shumë

miniera janë mbyllur, kryesisht ato të hekurit, qymyreve, boksiteve dhe

pjesërisht te bakrit, ndërsa në minierat e kromit punohet me kapacitete

prodhuese te vogla. Edhe pse disa miniera kromi janë dhënë me konçension,

edhe pse në disa miniera bakri po punohet pjesërisht për saktësimin e rezervave

minerare, edhe pse në disa miniera hekur nikeli po prodhohen sasira të vogla

minerali për eksport, këto janë shumë pak për potencialet minerare të vendit.

Interesimi i shoqërive të huaja për mineralet e kromit, bakrit dhe nikel-

silikatit, në këto vitet e fundit, është një shpresë për rihapjen e industrisë së

nxjerrjes së mineraleve në vendin tonë. Duhet kujdes, që në rihapjen e këtij

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 3

aktiviteti, të mos bëhen gabimet që u bënë vite me radhë, në drejtim të ndikimit

të pakontrolluar të aktiviteteve minerare në mjedis.

Në këtë sfidë është thelbësore të shënohet që, përpjekja për minimizimin

e efekteve në mjedis të një aktiviteti minerar, fillon me trajtimin e plotë të

problemit të impaktit minerar në mjedis, si një komponente thelbësore e

projektit minerar. Zgjedhja e teknologjive për zhvillimin e punimeve minerare

me ndikime minimale në mjedis, dhe plani i mbylljes se minierës me

rigjenerimin e dëmeve të sjella, vlersohen që në fazën e projektimit të punimeve

mineare. Kostua e vlersuar për prodhimin minerar ngarkohet dhe me koston për

punimet e rigjenerimit të mjedisit të dëmtuar.

Shfrytëzimi i pasurive minerare në vendin tonë është konsideruar si një

nga degët e zhvillimit me përparësi të ekonomisë me drejtim të centralizuar,

pavarsisht nga efektiviteti ekonomik në prodhimin e mineraleve. Shfrytëzimi

instensiv i minierave, me një teknologji në përgjithësi jo bashkohore, krahas

problemeve të karakterit tekniko – minerar që shtroheshin për zgjidhje, është

ballafaquar dhe me probleme jo të vogla sociale, që lidheshin kryesisht me

dëmtimet fizike të terenit dhe ndotjen e mjedisit. Këto dukuri kanë qënë prezent

edhe në minierën e qymyrit Mëzes.

Punimet minerare në minierën e Mëzezit janë kryer në një vendburim

qymyri me kushte gjeologo – minerare specifike. Shtresat e qymyrit, me dalje

në sipërfaqe, kanë një pjerrësi mjaft të madhe ( rreth 80o

), dhe janë të mbuluar

nga disa shtresa të holla ronorësh pa vazhdimësi të qartë dhe mjaft të

paqëndrueshëm. Në përgjithësi mbulesa e shtresave të qymyrit është shumë e

paqëndrueshme, gjë e cila ka bërë që shfrytëzimi në këtë minierë të shoqërohej

me ndikime të dukshme në mjedis. Këto ndikime, kryesisht në dëmtimin e

rrjetit të ujrave nëntokësor, ndryshimet fizike të terenit, si rezultat i uljeve të

terenit mbi zonat e shfrytëzuara, dhe ndotjen e mjedist nga hedhja e mbetjeve

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 4

sterile të nxjerra nga nëntoka, janë evidentuar si të tilla, por masat e marra për

minimizimin e tyre kanë qënë minimale.

Thyerjet e terenit pranë daljes së shtresës në sipërfaqe, duke qënë se

sillnin probleme mjaft shqetësuese për banorët e kësaj zone, janë trajtuar me

mbushje me materiale të dala nga miniera. Dëmtimet e tjera të ujrave

nëntokësor e sipërfaqor, ndotjeve të mjedisit si dhe thyerje e çarje të terenit janë

konstatuar dhe rilevuar, por pa marrë ndonjë masë mbrojtëse.

Veçoritë gjeologo minerae të takuara në këtë minierë, mendojmë që

mund të sjellin një impakt negativ edhe në ditët e sotme. Ka shumë gjasa që

procesi i uljeve të tereneit mbi zonat e shfrytëzuara të ketë përfunduar. Masivi i

nënshfrytëzuar, në levizjen e tij drejt hapësirave të krijuara nga nxjerrja e

qymyrit, është ngjeshur në masën e duhur. Në kushte normale të zhvillimeve të

punimeve bujqësore mbi këtë sipërfaqe, nuk do të ngriheshin hipoteza mbi

mundësinë e lëvizjeve të mëtejshme të këtij masivi. Sot mbi këto sipërfaqe kemi

një bum ndërtimesh të objekteve të ndryshme, me një apo edhe më shumë kate.

Ndërtimet e shumta në këtë zonë duhet të orientohen për të mos lejuar

ndërtime shumë katëshe në zona ku mendohet se mund të kemi lëvizje të

terenit. Duke njohur lëvizjet e terenit në këtë zonë, disa ndërtues janë interesuar

dhe kanë marrë një mendim të specializuar për objektet që do ndërtonin. Në

përgjithësi janë kufizuar ndërtimet shumë katëshe, por kohët e fundit vihet re

një tendencë për të ngritur objekte të larta.

Evidentimi i zonave me qëndrueshmëri të ulët, një brez ky mjaft i gjërë

që kalon mbi punimet minerare dhe zonat e shfrytëzuar në këtë minierë, janë

hapi i parë i këtij studimi. Gjatë këtij materializimi do të evidentohen dhe

objekte të ndërtuara në këtë brez.

Monitorimi i problemeve të shfaqura në objektet e ngritura, gjëndja e

tyre aktuale dhe projektimi i stacioneve për monitorimi i lëvizjeve të pritëshme,

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 5

duke vendosur reperë markshajderik për vrojtimin e uljeve dhe çarjeve në këto

mjedise, janë një tjetër objektiv i këtij studimi. Më pas monitorimi do të

vazhdojnë edhe në kuadrin e praktikave mësimore që kryejnë studentët e

specialitetit markshajderi.

Rezultatet e këtij studimi, krahas vlerave në fushën mësimore dhe

shkencore, do të orientojnë edhe punimet e ndërtimit të objekteve të ndryshme

të infrastrukturës në këtë zonë.

DISA TERMA TE PERDORUR

Lëvizjet e terrenit – Lëvizjet vertikale dhe horizontale te terrenit si rezultat i

lëvizjeve te masivit shkëmbor te nen shfrytëzuar.

Mbrojtja e mjedisit – tërësia e masave statike dhe dinamike ne miniera për

ruajtjen e mjedisit nga ndotjet dhe përmirësimin e jetës shoqërore.

Mjedis – Bashkësia e jetës se gjalle, florës, faunës dhe jetës shoqërore të një

territori të caktuar.

Monitorim i mjedisit – krijimi kushteve për matjen e ndryshimeve fizike dhe

vlerësimin e përgjithësimin e te dhënave mjedisore për një territor te caktuar.

Mulda e uljeve – Pjese e ulur ne forme govate e sipërfaqes se tokës nga

ndikimi i shfrytëzimit nëntokësor te një blloku minerar.

Stacion vrojtimi – Një rrjet pikash gjeomatike te vendosura sipas një skeme te

caktuar, për matjen dhe vlerësimin e lëvizjeve te vogla te terrenit.

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 6

Përmbajtja

I. Hyrje --------------------------------------------------------------- 1

II. Disa terma te përdorur ----------------------------------------- 5

1. Dëmtime te mjedisit nga nxjerrja e qymyrit ne Mëzezit ------- 14

2. Gjendja e mjedisit sot ne këtë zone minerare ------------------ 27

2.1 Puset kryesore te minierës ---------------------------------------- 29

2.2 Pusi i ajrimit -------------------------------------------------------- 31

2.3 Grumbujt e sterileve ----------------------------------------------- 32

2.4 Zonat e daljes se hinkave dhe uljeve maksimale --------------- 35

2.5 Punimet minerare -------------------------------------------------- 40

3. Vlerësimi i lëvizjeve te mundshme te terrenit ne zonën minerare

Mëzes ------------------------------------------------------------------ 42

4.1. A janë shuar lëvizjet e masivit te sjella nga shfrytëzimi 43

4.2. A do te shemben punimet minerare --------------------- 46

5. Monitorimi i disa objekteve ne zonën e ndikimit minerar - 50

5.1 Monitorimi i lëvizjeve te pritshme pranë pusit kryesor -- 51

5.2. Monitorimi i lëvizjeve te pritshme pranë pusit te ajrimit 55

5.3. Monitorimi i disa ndërtesave ---------------------------------- 56

5.4. Monitorimi i lëvizjeve te mundshme ne dy objekte ------- 57

6. Plani i zhvillimit rajonal --------------------------------------- 62

6.1 Përgatitja e planit te punimeve ne përshtatje me mjedisin- 62

6.2. Marrëdhëniet legale pronareve miniere - komunitet ---- 66

7. Projekti mjedisor dhe miniera --------------------------------- 70

8. Përfundime Rekomandime -------------------------------------- 79

9. Referenca ------------------------------------------------------ 81

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 7

1. LEVIZJET E TRUALLIT GJATE SHFRYTEZIMIT MINERAR NENTOKESOR NE

SHTRESA TE PJERRTA

Një ndër veçoritë kryesore të minierës së qymyrit Mëzes është pjerrësia e

madhe e shtresave të qymyrit. Në këtë minierë shtresat kanë një pjerrësi që

luhatet midis këndeve 75o deri 85

o, pjerrësi kjo që ndikon dukshëm në dukuritë

e lëvizjeve të sipërfaqes mbi zonën e shfrytëzuar.

Në shtresat e pjerrëta, këndet kufizues (limit) dhe të thyerjes përgjatë

rënies (γ, β), në anën e poshtme të panelit ( γH, βH) dhe në anën e sipërme te tij

( γL, βL), ndryshojnë dukshëm në madhësi, krahasuar me vlerat e tyre në

shfrytëzimin e shtresave gati horizontale, ose me pjerrësi të vogël (Fig. 1). Nga

vrojtimet është e njohur që këndi kufizues (γH) në anën e poshtme të panelit,

krahu horizontal i të cilit fillon në tavan të shtresës (pika B), bëhet më i sheshtë

më rritjen e pjerrësisë së shtresës, ndërsa këndi kufizues γL në anën e sipërme

bëhet më i pjerrët. Kështu në minierën e Mëzezit, ku pjerrësia e shtresës është

rreth 75o, këndet kufizues janë përkatësisht γH = 30

o deri 45

o , γL = 80

o deri 85

o.

Në shtresat shumë të pjerrëta këto ndryshime në këndet kufizues të

uljeve arrijnë një pikë kulmore, dhe më pas fillojnë të bien përsëri, me rezultatin

që këndet kufizues për shtratimet horizontale dhe vertikale të jenë të barabarta.

Këndet kufizues dhe të thyerjes luhaten në madhësi edhe nga kompozimi i

qëndrueshmërisë të shtratimeve të mbivendosura mbi shtresën e qymyrit.

Dukshëm ndikon në madhësinë e këndeve edhe trashësia e mbulesës e

mbivendosur mbi shtratimet e pjerrëta karbonifere. Këndet limit γ, γH dhe γL të

ndërtuar nga pika e sipërfaqes “P” formojnë konin e sipërfaqes kritike të

nxjerrjes, i cili është praktikisht eliptik në planin e shtresës dhe planin

horizontal të projeksionit.

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 8

Në shtratimet e pjerrëta mulda e uljeve është gjithmonë jo-simetrike.

Pika më e ulët e saj zhvendoset drejt pjesës së sipërme të panelit me rritjen e

pjerrësisë së shtresës, ndërsa mbi skajin e poshtëm të panelit (pika B) mulda

bëhet më e sheshtë dhe shkon larg mbi shtresën akoma të pa shfrytëzuar. Pjesa e

sipërme e muldës nuk e kalon shumë kufirin e sipërm të panelit. Në minierën e

Mëzezit, edhe pse në panelin pranë sipërfaqes lihej një pjesë e shtresës e pa

shfrytëzuar, si rezultat i paqëndrueshmërisë së madhe të shtratimeve të sipërme,

kemi krijimin e hinkave me thellësi jo të vogël.

Kurba e zhvendosjeve tregon një zhvendosje të madhe mbi kufirin e

poshtëm të panelit (Vymax1) dhe një zhvendosje të vogël në kufirin e sipërm të

panelit (Vymax2).

Kurbat e tensioneve dhe ngjeshjeve të derivuara prej kurbës së

zhvendosjeve, tregojnë një tension të rritur në pjesën e poshtme të muldës, diku

mbi shtresën e pa shfrytëzuar, ku mulda ndërpritet nga këndi i thyerjes, dhe një

ngjeshje të rritur në gjysmën e sipërme të kurbës së uljeve. Tensionet në pjesën

e sipërme të panelit janë relativisht të vegjël, krahasuar me tensionet e pjesës së

poshtme të panelit. Në minierën e Mëzezit, thyerjet e sipërfaqes në pjesën e

poshtme të panelit, janë kapur mjaftë qartë dhe ndihmojnë në formimin e

këndeve të thyerjes në këtë minierë.

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 9

Figura 1 Lëvizjet e truallit mbi një shtresë qymyri të pjerrët (sipërfaqe nen kritike)

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 10

Në shtratimet e pjerrëta vihen re dhe lëvizje të masivit nën shtresën e

shfrytëzuar. Kjo sjell dëmtime të punimeve minerare të hapura në këto

horizonte. Një dukuri e tillë është vënë re edhe në minierën e Mëzezit.

Në rastet kur shtratimet e deluvioneve kanë trashësi të mëdha dhe kanë

një qëndrueshmëri shumë të dobët (të pa lidhur mirë me formacionet

rrënjësore), dukuritë e zhvendosjeve në sipërfaqe nuk pasqyrojnë si duhet

dukuritë e zhvendosjeve në formacionet rrënjësore (Fig. 2). Lidhja e dobët e

deluvioneve bën që ato të lëvizin më shumë sipas drejtimit vertikal, duke mos

pasqyruar drejt komponenten horizontale të madhësisë së zhvendosjeve.

Megjithatë është e vështirë që të përcaktohen elementët e saktë të një mulde për

shtratime shumë të pjerrëta, përmasa të ndryshme të hapësirës së shfrytëzuar

dhe përbërjes te ndryshme gjeologjike të formacioneve që vendosen mbi

shtresën e qymyrit që shfrytëzohet.

Ka raste në praktikë kur zhvendosjet e terrenit kanë qenë më të mëdha

në krahun e ngritur të panelit, krahasuar me zhvendosjet e krahut të ulur të

panelit. Edhe përmasat e hapësirës së shfrytëzuar ndikojnë dukshëm në

elementët e një mulde uljeje. Me rritjen e përmasave të hapësirës së shfrytëzuar,

përtej hapësirës kritike kemi lëvizje të këndit nadir që përcakton pikën me ulje

maksimale.

Në kushtet e minierës së Mëzezit, përmasat e hapësirave të krijuara nga

nxjerrja e qymyrit kanë qenë mjaft të kufizuara. Kjo ka sjellë që elementët e

plotë të një mulde uljeve të mos përftohen asnjëherë gjatë punës në këtë

minierë. Si do shohim në paragrafët e mëposhtëm, daljet e hinkave në sipërfaqe,

gjatë shfrytëzimit sidomos në horizontet e sipërm të minierës, largohen nga

njëra tjetra, duke treguar kështu edhe ndarjen e fronteve të punës në nëntokë.

Mungesa e matjeve të plota markshajderike mbi dukuritë e lëvizjeve të

shtratimeve në horizonte të ndryshme të punës në nëntokë, nuk na lejon të

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 11

krijojmë një tablo të qartë mbi dukuritë e lëvizjeve të masivit dhe elementët e

muldave të uljes. Megjithatë në kohën e punës në minierë, ishte përcaktuar dhe

zona e ndikime në nëntokë.

Figura 2. Zhvendosjet në shtratimet e pjerrëta, duke vlerësuar dhe lidhjet midis

shkëmbinjve rrënjësor dhe mbulesës. (1) zhvendosjet në tavanin direkt, (2)

zhvendosjet në sipërfaqe pa marrë parasysh fërkimin e mbulesës - tavanin

direkt, (3) zhvendosjet që rezultojnë nga (1) dhe (2).

Vy

V

z

Hapësira e punes

Mbulesa e

punueshme H

1

3

2

P 1

P'

1

Y

Tavani Direkt

a

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 12

Ne punimet minerare qe avanconin ne drejtim te shtresave te qymyrit

ndiheshin lëvizjet e dyshemesë te punimeve pasi ato afroheshin pranë shtresave

te qymyrit (rreth 30 metra). Ne disa raste ka pasur dhe shembje te punimeve.

Kjo tregon që ndikimet në anën e shtruar të shtresave të qymyrit, kur shtratimet

janë shumë të pjerrëta nuk duhet të mos vlerësohen me kujdes.

Në figurën 3 jepet paraqitja e zonave të lëvizjeve gjatë shfrytëzimit në

një shtresa e trupa minerar me pjerrësi të madhe. Zonat e paraqitura në këtë

figurë japin një pamje të plotë të lëvizjeve të masivit, nga ndikim i hapësirave të

krijuara nga nxjerrja e qymyrit në dy horizonte.

Figura 3. Zonat e lëvizjeve të masivit gjatë shfrytëzimit në shtresa të pjerrëta

H

Zona e çarjeve Zona e përkuljeve Zona e shembjes

Niveli 400

Niveli 200

Kufiri Çarje - Përkulje

Kufiri Çarje - Shembje

1

2

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 13

Elementët e lëvizjeve të masivit, të sjella në këtë figurë, janë

përfaqësuese për trashësi shtrese të qymyrit nga 1 – 2 metra e më shumë, tavane

të qëndrueshme dhe hapësira pune mbi njëqind metra sipas shtrirjes dhe rënies.

Duket qartë që për shtresa me pjerrësi të madhe, zona e ndikimeve minerare

shtrihet kryesisht në anën e varur të shtresës, ku dallohen qartë zona e

shembjeve, zona e çarjeve dhe zona e përkuljeve. Edhe për këto kushte gjeologo

– minerare, zona e shembjeve ndodhet mbi daljen e shtresës në sipërfaqe, dhe

ka gjasa të mos zgjerohet me kalimin e shfrytëzimit në thellësi të mëdha (mbi

200 metra), dukuri e cila nuk vihet re në minierën e Mëzezit. Kjo ndodh pasi

qëndrueshmëria e masivit shkëmbor të nën – shfrytëzuar këtu është shumë më i

madh se qëndrueshmëria e shisteve argjilo – qymyrore që mbulojnë shtresat e

qymyrit në minierën Mëzes.

Në kushtet e minierës së Mëzezit, si do e shohim në paragrafin tjetër, ka

qenë e vështirë të përcaktohen saktë me matje këndet e thyerjes të sipërfaqes.

Në anën e shtruar të shtresës (pjesa e ngritur) kufijtë e ndikimit të shfrytëzimit

janë përcaktuar me kufijtë e shembjes së terrenit, ndërsa në anën e varur të

shtresë, shpesh janë takuar disa thyerje të terrenit, të ndodhura në kohë të

ndryshme, gjatë shfrytëzimit në të njëjtin panel. Kjo dukuri ka sjellë

pështjellime gjatë punimeve markshajderike në këtë minierë.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 14

2. DEMTIME TE MJEDISIT TE SJELLA NGA NXJERRJA E QYMYRIT

NE MINIEREN E MEZEZIT

Miniera e Mëzezit, e pozicionuar jo shumë larg qytetit të Tiranës, ka filluar

aktivitetin minerar në vitin 1964, dhe vetëm pas dy vitesh, në vitin 1966, në këtë

minierë filluan të shfaqen ndikimet e para në mjedis. E pozicionuar pranë rrugës

auto Durrës Tirane (sot autostrada), hekurudhës Tiranë – Durrës dhe lumit të

Lanës, u vlerësua si nevojë urgjente fillimi i punimeve matëse, për monitorimin

e ndikimeve të punimeve minerare në këto objekte, të rëndësishme për

ekonominë e atyre viteve. U ndërtuan stacionet e para për vlerësimin e lëvizjeve

të masivit të nën shfrytëzuar, dhe shumë shpejt u përcaktuan parametrat e

muldave të uljeve të sipërfaqeve. Mbështetur në këto parametra, u përcaktuan

kufijtë e shfrytëzimit, duke parashikuar lënien e një kolone qymyri të pa prekur,

për mbrojtjen e objekteve të mësipërme.

Kryerja e punimeve të shfrytëzimit në nivele jo shumë larg nga

sipërfaqja (40 deri 50 metra), shoqërohej me daljen e hinkave në sipërfaqe dhe

uljen e terrenit, pak ditë pasi përfundonte shfrytëzimi i një njësie prodhuese.

Dukuria e shfaqjes së hinkave dhe uljeve të terrenit, u bë një dukuri e

zakonshme në ato vite. Shërbimi markshajderik përcaktonte me saktësi të mirë

jo vetëm pozicionin e daljes së hinkave, por edhe kohën e shfaqjes së tyre. Po

kështu ishin përcaktuar dhe kufijtë e ndikimit në sipërfaqe, në anën e varur të

shtresave, ku shfaqeshin kryesisht ulje të vogla dhe zhvendosje horizontale.

Disa objekte në shërbim të minierës që ndodheshin në këto zona u larguan, dhe

uljet e terrenit të krijuara, mbusheshin me materiale shkëmbore të dala nga

punimet minerare që kryheshin në këtë minierë.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 15

Me fillimin e punimeve të nxjerrjes së qymyrit në nivelin e mëposhtëm

(rreth 50 metra më poshtë), u konstatua që hapësirat e mbushura me materiale

shkëmbore filluan të ulen përsëri, ndërkohë që u shfaqën dhe shqetësime në

rrugën auto Tiranë – Durrës dhe linjën hekurudhore që lidhte minierën me

linjën hekurudhore Tiranë – Durrës. Edhe pse ishte lënë një kolonë qymyri për

mbrojtjen e shtratit te rrugës, përsëri u vunë re plasaritje më gjerësi rreth 5 deri

7 centimetra. Shtrirja e ndikimit minerar përtej rrugës auto ishte e vështirë të

vlerësohej, pasi mungonin stacionet e vrojtimit dhe bimësia në tokat bujqësore

nuk lejonte vlerësimin e lëvizjeve të vogla. Në këtë zonë nuk ishin vendosur

reperë për vrojtimin e lëvizjeve, pasi nuk mendohej që ndikimi të shtrihej deri

në këto kufij. Këto dukuri çuan në vlerësimin edhe njëherë të këndeve kufij të

zhvendosjeve, duke dhënë një pamje përfundimtare të muldave të uljeve në këtë

minierë (Figura 4)

Duke studiuar me kujdes parametrat e muldës së uljeve në këtë minierë

(shih figurën 4), po shënojmë disa dukuri të shfaqura këtu, të rrjedhura si

rezultat i pjerrësisë së madhe të shtresë.

Së pari kurba e uljeve në këtë minierë nuk paraqitet me formën e asaj

klasikes. Pjerrësia e madhe e shtresës bën që masivi i shfrytëzuar, i vendosur

pranë kufirit të shtresës, të rrëzohet në formën e hinkave me një thellësi deri 1 –

1.2 metra, dhe gjerësi sipas rënies së shtresë 5 deri 6 metra, dhe sipas shtrirjes

së shtresës deri 20 metra (në varësi të përmasave të njësisë prodhuese). Mbas

kufirit të hinkës (sipas drejtimit kryq me shtrirjen e shtresës), vihej re një ulje e

vogël e terrenit (40 deri 60 cm.), ulje e cila ruhej pothuajse në të njëjtat përmasa

deri pranë linjës ku takohej thyerja e terrenit.

Ndërkohë zhvendosjet horizontale të terrenit janë në vlera të rritura (10

deri 20 cm) dhe vihej re një rritje e tyre duke ju afruar linjës së thyerjes. Në

disa raste, në linjën e thyerjes janë matur vlera të zhvendosjeve horizontale deri

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 16

në 30 centimetra. Mbas linjës së thyerjes ishte e vështirë të viheshin re ulje apo

zhvendosje të terrenit me përmasa të dukshme.

Sa më sipër krijohet mendimi që masa shkëmbore (shiste qymyri me

ranor e argjila) që mbulon suitën e shtresave të qymyrit, është shumë e

paqëndrueshme, dhe ka ndjekur lëvizjen drejt hapësirave të krijuar nga nxjerrja

e qymyrit. Vlerat e rritura të zhvendosjeve horizontale, tregojnë që masa

shkëmbore ka lëvizur drejt hapësirave të krijuara mbas shembjes së hinkave, në

zonën mbi hapësirën e njësisë prodhuese. Paqëndrueshmëria e lartë e kësaj

mase shkëmbore, tregohet dhe në shfaqjen e hinkave dhe muldave në sipërfaqe.

Edhe pse njësitë prodhuese, merreshin njëra mbas tjetrës, duke lënë mes tyre

një kolonë qymyri rreth 6 deri 8 metra, hinkat dhe uljet e sipërfaqeve ndërpriten

në hapësirat mbi këto kolona. Pra masa shkëmbore nuk ka krijuar konsola duke

u mbështetur mbi kolonat e lëna të qymyrit, por ka shoqëruar shembjen e

“tavanit direkt”, mbi hapësirën e krijuar nga nxjerrja e qymyrit, si një masë

shkëmbore e pa lidhur. Dalja e hinkave të veçuara u realizua gjatë shfrytëzimit

në nivelin e parë (kuota 0.0 m). Uljet e krijuara ne këto hinka së bashku me

muldat e krijuara nga ulja e terrenit u mbushën me materiale sterile të nxjerra

nga punimet minerare.

Shfaqja e hinkave, mjaft shqetësuese për formën dhe përmasat e tyre,

larguan vëmendjen nga kryerja e vrojtime markshajderike në zonën e uljeve të

qeta. Në këto vite të para të punës në minierë, nuk u morën të dhëna mbi

parametrat e muldave të uljeve, por vetëm kemi konstatime të lëvizjeve dhe

uljeve të rrugës auto që lidhte minierën me rrugën nacionale.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 17

Fushore V3

Fushore V2

Fushore V1

Shtresa 10

˜32°L

˜62°H

˜45°

Hekurudha Lumi Lanes Rruga

Tr. V1 (0.0 m)

Tr. V2 (-50 m)

Tr. V3 (-100 m)

+50 m

L

ZONA E ULJEVE

HINKA

ZONA E ULJEVE ZONA E ÇARJEVE

Kjo pjese e traverbankut

u demtua gjate punes ne

horizontet e meposhtem

Figura 4. Këndet kufizues të shfaqjeve të uljeve dhe hinkave në minierën Mëzes

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 18

Me fillimin e shfrytëzimit në horizontin e mëposhtëm (pas më shumë se dy

vitesh), hinkat u gjallëruan prapë, por tashmë përmasat e tyre ishin më të mëdha

në plan dhe më pak të thella. Si shihet dhe në figurë, hinkat e veçuara, të

shfaqura disa kohë më parë, u bashkuan me hinkat e reja, duke sjellë ndryshime

fizike të sipërfaqeve më të mëdha.

1

1

1

1

2

2

3

3

3

3

3

3

3

3

6.1

18.2

m

m

1 - Hinkat e krjuara nga

nxjerrja e qymyrit

ne nivelin 0.0 m

2 - Hinkat e krjuara nga

nxjerrja e qymyrit

ne nivelin - 50.0 m

3 - Kollonat e qymyrit

Galeri shtresore

Niveli 0.0 m

Traverbanku

Niveli - 50.0 m

Galeri shtresore

Niveli -50.0 m

Figura 5. Krijimi i hinkave të veçuara nga kolonat e qymyrit

Në hapësirat mbi traverbanget, ku përmasat e kolonave janë më të mëdha (rreth

20 metra), nuk vihen re shfaqje të hinkave, edhe pse tereni pëson një ulje të

lehtë.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 19

Një situatë e ngjashme si ajo e figurës 5, takohet pothuajse në të gjithë

gjatësinë e shtrirjes së punimeve të shfrytëzimit. Në ato vite, sipërfaqet e

dëmtuara nga uljet e terrenit, ishin toka bujqësore dhe ndonjë rrugë rurale, që

lidhte Mëzezin me rrugën Tiranë Durrës. Nuk kishte shtëpi banimi apo ndërtime

të tjera. Dëmtimet e sjella në këto toka bujqësore nuk vlerësoheshin si

problematike, ndërsa dëmtimet e rrugëve riparoheshin shpejt me mbushje me

material të përshtatshëm.

Po paraqesim disa nga dëmtimet e terrenit, të dokumentuara me foto

bardhë e zi në ato vite. Në figurën 6, jepet një pamje e pjesshme e një hinke të

krijuar, pranë daljes së shtresë, gjatë shfrytëzimit në nivelin e parë të kësaj

miniere.

Figura 6 Pamje e pjesshme e dalje e hinkës në sipërfaqe, foto 1970.

Si shihet dhe në foto, fillimisht tereni ulej pranë daljes së shtresës në

sipërfaqe, dhe më pas ulja vazhdonte për në drejtim të rënies së shtresës. Tereni

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 20

ulej në masën më të madhe për gjatë një periudhe 20 ditore, pas shfaqjes së

rrëzimit të terrenit (krijimit të hinkës). Më pas ulja vazhdonte në përmasa shumë

të vogla, për gjatë një periudhe kohe më shumë se 6 muaj. Mbushja e hinkave

dhe muldave të krijuara nga ulja me materiale shterpë, bëhej mbas periudhës së

parë të uljes.

Në figurën 7, tregohet linja e thyerjes së tereni, në krahun e varur të

shtresës, të sjellë nga shfrytëzimi në nivelin e dytë të kësaj miniere ( - 50

metra). Thyerja në këtë zonë shfaqej qartë dhe me përmasa të ndryshme. Në

këtë linjë thyerjeje janë matur zhvendosje të terrenit deri 30 centimetra dhe ulje

30 deri 40 centimetra. Mbas kësaj linje thyerjesh, uljet e terrenit ishin të vogla

dhe nuk trajtoheshin me mbushje nga miniera. Këto thyerje janë kapur edhe në

një linjë hekurudhore që lidhte minierën me stacionin e Kasharit. Këto thyerje

dëmtonin hekurudhën duke ndërprerë transportin deri në riparimin e shinave.

Figura 7, Linja e thyerjes së terrenit nga shfrytëzimi në nivelin e dytë të

minierës, foto e vitit 1976.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 21

Në figurën 8, tregohet dëmtimi i një godine nga uljet e terrenit në

pjesën e varur të shtresës. Edhe pse godina ndodhej jo afër linjës me zhvendosje

maksimale, vëmë re që çarjet e saj tregojnë për një zhvillim të theksuar të

lëvizjeve zhvendosëse. Kjo tregon që masa shkëmbore e paqëndrueshme, pas

krijimit të hinkës, tenton të lëvizë drejt hapësirave të krijuar nga formimi i

hinkës. Kjo shpjegon dhe çarjet e rrugës nacionale me gjerësi çarjeje 7 deri 9

centimetra, kur ulja në këtë pjesë rruge nuk e kalon vlerën e zhvendosjeve.

Një tjetër dukuri që tregon paqëndrueshmërinë e theksuar të masës

shkëmbore që mbulon suitën e shtresave të qymyrit, janë dhe disa shembje të

terrenit, në formë hinke, gjatë para shpënies së punimeve minerare.

Në këtë minierë janë takuar disa fenomene të tilla, ku më i rëndi ka qenë

shembja e punimeve fushore midis profileve 8 dhe 8a, ku u aksidentuan disa

punëtorë.

Figura 8, Objekt i dëmtuar nga lëvizjet e terrenit në minierën Mëzes.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 22

Edhe pse punimet minerare fushore, kryheshin në thellësi rreth 35 metra nga

sipërfaqja, shembja e terrenit u bë e menjëhershme. Vërshimet e ujërave të

grumbulluara në një zonë të ulur të sipërfaqes, mbas disa ditëve me shi, në

hinkën e krijuar nga shembja dhe më pas drejt punimeve minerare, dërguan në

frontin e punës një sasi të konsiderueshme uji dhe llurbe, që shkaktoi këtë

tragjedi. Nuk ka ndonjë foto të kësaj shembje, por e ngjashme me të është

shembja e një punimi fushor të treguar në figurën 9. Edhe pse punimi hapet në

thellësi rreth 35 metra nga sipërfaqja, tereni shembet duke krijuar një hinkë të

thellë.

Figura 9, Dalja e hinkës mbi traversë, degëzim nga galeria fushore V1.

Krahas dëmtimeve të mjedisit nga ndryshimet e theksuara fizike të

terrenit, si rezultat i shembjes së masivit shkëmbor të nën shfrytëzuar, janë

takuar dhe ndotje të mjedisit për shkaqe të tjera.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 23

Me fillimin e punimeve të minierës, materialet e nxjerra nga nëntoka

grumbulloheshin në sipërfaqet përreth minierës. Edhe pse një pjesë e

konsiderueshme e sterileve të nxjerrë nga nëntoka, përdoreshin në mbushjen e

hapësirave të krijuara nga shembjet, ose përdoreshin në shtrimin e rrugëve apo

shesheve që ndërtoheshin në atë kohë, përsëri një pjesë e mirë e këtij materiali

hidhej mbi tokat bujqësore. Shtogjet e materialeve krahas zënies së një

sipërfaqeje toke bujqësore, sillnin ndotje të mjedisit edhe për shkak të gazrave

që lëshoheshin nga shtogjet nën ndikimin e agjentëve atmosferik. Shpesh në

këta stogje, kur bashkë me sterilin hidheshin dhe mbetje qymyri, shfaqeshin

zjarre të vegjël që gjatë djegies lëshonin një erë shumë të keqe. Pamja aspak e

këndshme e tyre krijonte një mjedis të rrëmujshëm dhe të ndotur.

Edhe stogjet e qymyrit të nxjerrë nga nëntoka ishin një tjetër burim i

ndotjes së mjedisit pranë kësaj miniere. Në kohën e verës nga stogjet e qymyrit

shpërndaheshin re pluhuri shumë të dëmshme për shëndetin e banorëve të kësaj

zone. Kur stogjet qëndronin për një kohë relativisht të gjatë në sipërfaqe, në

qiell të hapur, shfaqeshin zjarre që shpërndanin re tymi dhe një erë shumë të

keqe. Mungesa e kapanonëve për grumbullimin e stogjeve të qymyrit sillte

shpesh situata të tilla të pakëndshme për banorët e kësaj zone.

Krahas problemeve të mësipërme vihej re dhe një prishje e ekuilibrit të

ujërave sipërfaqorë dhe nëntokësor në rrethinat e kësaj minierë. Edhe pse nuk

ka studime të kryera mbi dëmtimet e rrjetit të ujërave natyral në këtë zonë, vihej

re që, në periudhën e verës, shume toka bujqësore nuk kishin lagështinë e

nevojshme. Kjo ndodhte pasi ujërat e sipërfaqes largoheshin nëpërmjet të çarave

të terrenit, drejt galerive të nëntokës. Ndërsa në periudhën e dimrit, në muldat e

krijuara nga uljet e terrenit, kishim grumbullime ujërash dhe një lagështirë të

rritur për bimësi e këtyre sipërfaqeve.

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 24

Në ditët e sotme është vështirë që me një vështrim të shpejtë të dallosh

ndikimet minerare në këtë zonë. Nuk duken më gjurmët e hinkave të krijuara, as

gjurmët e sipërfaqeve të ulura, as stogjet e materialeve sterile, dhe as objektet e

dëmtuara. Vetëm një ulje jo normale e autostradës mund të kapet me një

vështrim të kujdesshme. Fotoja e sjellë ju kujton specialisteve të kësaj fushe

uljet e terrenit në këtë zonë shumë vite më parë.

Problemet e ndotjes së mjedisit, të renditura më lart, janë takuar në

shumicën e minierave të vendit. Edhe pse këto dukuri negative evidentoheshin,

nuk merreshin masat e duhura teknike minierave për minimizimin e tyre.

Mungesa në projektet e shfrytëzimit minerar, i pjesës mbi dëmet e pritshme në

mjedis dhe mundësitë e rigjenerimit të sipërfaqeve të dëmtuara, sillte në një

vlerësim të pjesshëm të dëmeve në mjedis dhe një veprimtarie të munguar për

minimizimin e dëmeve të sjella.

Figura 10, Foto e autostradës Tiranë Durrës pranë stacionit Kashar

Minierat dhe Mjedisi

_____________________________________________________________________

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 25

Edhe sot në shumë miniera të vendit, edhe pse ka vite që nuk punohet,

gjurmë të këtyre dëmtimeve në mjedis janë akoma të dukshme. Shpesh këto

dëme të sjella vite më parë, vazhdojnë të ndikojnë negativisht mbi mjedis.

Ndërmarrja e një studimi të plotë, për evidentimin e dëmeve të tilla dhe rrugët e

mundshme për minimizimin e tyre, duhet të jetë një detyrë jo e largët e

shoqatave mjedisore dhe punonjësve të këtij fakulteti.

Në figurën e sjellë më poshtë, jepet një pamje e zonës të marrë në

studim, marrë nga interneti. Aty gjejmë të shënuar dhe disa nga objektet

kryesore që lidhen me punimet minerare dhe dëmtimet në mjedis.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 26

Figura 11, Pamje e zonës minerare Mëzes dhe disa objekteve të marrë në studim

4

2

6

1

3

2

12

6 5

10

11

9

7

7 6

8 9

OBJEKTET KRYESORE 1 - Puset e Minieres 2 - Pus Ajrimi 3 - Sheshi grumbullimit te qymyrit 4 - Bunkerat 5 - Autostrada 6 - Hekurudha e minieres 7 - Lumi Lana 8 - Stacioni Kashar 9 - Hekurudha Tirane - Durres 10 - Rruga Mezez 11 - Rruga Yrshek 12 - Shembja mbi punim

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 27

3. GJENDJA E MJEDISIT SOT NE KETE ZONE MINERARE

Miniera e Mëzezit vazhdoi aktivitetin minerar deri në vitet 1993. Mbas këtij

viti, përgjysmohet numri i punëtoreve, reduktohet ndjeshëm nxjerrja e qymyrit

dhe miniera ngadalë po mbyllte aktivitetin e saj. Mbas disa viteve në

konservim, miniera mbyllet plotësisht. Ne vitet e fundit është vene re mungesa e

rilevimeve te shërbimit te matjeve. Nxirren nga nëntoka ajo pjesë e materialeve

që ishte vlerësuar se mund të përdorej diku dhe, sipas një projekti, mbyllen

grykat e dy puseve kryesor.

Mbas mbylljes së nëntokës, privatizohen edhe ato pak ambiente në

sipërfaqe që nuk ishin privatizuar akoma. Materialet e zyrave u morën jo me

procedura te përcaktuara mirë, dhe sot është e vështirë të gjesh një planimetri të

plotë të punimeve të kësaj miniere. Mungojnë sidomos punimet e kryera mbas

viteve 92, pasi nuk ka rilevime dhe hartografim nga shërbimi markshajderik.

Edhe pse miniera nuk ekzistonte më si një aktivitet, ajo ishte aty dhe

vazhdonte të ndikonte në mjedis dhe jetën e një pjesë të banorëve që u afruan të

ndërtonin mbi sipërfaqet e ndikuara nga shfrytëzimi minerar. Privatizimi i

sipërfaqeve pranë minierës, u shoqërua edhe me shitjen e parcelave të veçanta

për ndërtim. Fillimisht të interesuarit për ndërtime konsultoheshin me

inxhinierët e kësaj miniere, për të parë nëse objekti i ndërtuar do të dëmtohej

nga ndikimet e minierës. Kështu filluan te ndërtoheshin objekte të reja, të

shpërndara në zona të vlerësuar si më të sigurta.

Më pas ndërtimet filluan të mbulojnë gjithë sipërfaqen edhe pse disa

ndërtime pësuan dëmtime jo të vogla. Sot nga gjithë ajo sipërfaqe e ndikuar nga

aktiviteti minerar, vetëm disa zona të vogla vlerësohen si të rrezikshme për

ndërtime objektesh. Këto zona lidhen me disa punime minerare që janë shembur

vite më parë, apo pranë puseve kryesor dhe një pusi ajrimi, që janë sot prezent

ne sipërfaqe dhe ju kujtojnë banoreve te rinj se pranë dhe nen shtëpitë e tyre

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 28

është një miniere e mbyllur. Pronarët e këtyre trojeve nuk rrezikojnë të

ndërtojnë mbi këto sipërfaqe, pasi presin ulje të terrenit nga aktiviteti minerar i

mbyllur vite më parë.

Ndërtimet e objekteve të ndryshme, sidomos në të dy anët e autostradës,

mbulojnë sot gati gjithë sipërfaqen e ndikuar nga shfrytëzimi nëntokësor. Pamja

e marrë nga googel earth (fig. 11) tregon qartë për ndërtimet e shumta në këtë

zonë. Gjithashtu në këtë pamje, tregohen dhe disa nga objektet kryesore që

lidhen me aktivitetin e kësaj miniere. Sot është e vështirë me një vështrim të

vetëm, të vlerësosh ndikimet negative në mjedis, të sjella vite më parë, nga

ndikimi minerar. Po sjellim më poshtë shkurtimisht, gjendjen e punimeve

minerare sot dhe ndikimet e tyre në mjedis.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 29

3.1 PUSET KRYESOR TE MINIERES

Miniera e qymyrit në Mëzes, në përshtatje me terrenin ku kryhen aktivitetin,

është hapur me dy puse kryesor, pranë njëri tjetrit. Puset fillojnë në kuotën + 50

metra dhe shkojnë deri në kuotën – 150 metra. Gjithë aktiviteti i minierës është

kryer nëpërmjet këtyre dy puseve, si dhe disa pusëza ajrimi të hapura në mesin e

fushës minerare.

Me mbylljen e minierës, sipas një projekti të realizuar vite më parë,

kullat e dy puseve u prishën, ndërsa grykat e tyre janë mbyllur me disa mbulesa

metalike. Para kësaj mbylljeje, nga miniera u larguan të gjitha materialet që

mund të përdoreshin diku tjetër. Puset nuk u çarmatosën, por vetëm u larguan

disa nga tubacionet dhe kabllot që kalonin nëpërmjet tyre.

Fig. 12. Pamje e grykës të pusit kryesor (maj 2007).

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 30

Si shihet dhe nga fotot, mbulesat e grykave të puseve janë dëmtuar, dhe

duhet të riparohen. Nga të çarat e krijuara, mund të hidhen objekte të madhësive

të ndryshme. Duhet të bëhet kujdes, pasi këto të çara, mund të jenë burim

rreziku dhe për njerëzit apo kafshët.

Nga vrojtimet e kryera mbi këto mbulesa, vihet re që kolonat e puseve

janë mbushur me mbeturina dhe ujë. Nuk kemi rrjedhje të ujërave nga grykat e

puseve, pasi ujërat e minierës dalin në disa pika më kuotë më të vogël. Edhe në

rastet e ditëve me shi, në periudhën e dimrit, nuk kemi rrjedhje te ujit nga këto

gryka pusesh.

Theksojmë edhe njëherë që mbulesat e grykave të puseve të kësaj

miniere duhet të mirëmbahen. Nuk vihen re çarje në zonën përreth pusit, por

ndoshta një ditë, kolona e pusit mund të lëvizë dhe të krijojë çarje në sipërfaqe.

Mbushja e kolonës së pusit me ujërat e minierës, ndihmon në ruajtjen e një

ekuilibri të presioneve që ushtrohen mbi kolonë.

Fig. 13. Pamje e grykës të pusit ndihmës (maj 2007).

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 31

3.2 PUSI AJRIMIT

Për përmirësimin e ajrit në punimet minerare, në këtë minierë janë hapur disa

shpime me sonda, me diametër të madh (0.4 deri 0.6 metra). Këto shpime

hapeshin nga sipërfaqja dhe takonin një nga punimet minerare fushore të

minierës. Krahas hapjes së disa shpimeve, u hap dhe një pus ajrimi, pus i cili

përmirësoi dukshëm ajrin e kësaj miniere.

Me mbylljen e punimeve të minierës, ashtu si dhe puset kryesore, gryka

e këtij pusi u mbyll me një mbulesë hekur betoni. Pamje e gjendjes se mbulesës

të këtij pusi jepet në foton e mëposhtme.

Fig. 14. Pamje e pusit të ajrimit (qershor 2007).

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 32

Pusi i ajrimit është marrë në pronësi nga pronari i tokës, dhe pranë tij

është ngritur një lavash makinash. Sipas të dhënave të marra nga biseda me

pronarin e këtij pusi, gjatë gjithë vitit nga ky pus ka rrjedhje të lirë të ujit. Në

ditët e verës merret ujë me ndihmën e një pompe. Në periudhat me reshje,

prurjet nga ky pus rriten jo shumë.

Uji që del nga ky pus nuk ka ndotje të dukshme edhe kur kemi periudha

me rreshje. Uji përdoret për larjen e makinave, për vaditjen e tokave aty pranë

dhe si përdorim për punët shtëpiake. Uji nuk konsumohet për tu pirë. Nuk janë

bërë analizat e këtij uji, por uji duket i pastër dhe pa ndonjë erë karakteristike.

Në zonën përreth pusit të ajrimit nuk vihen re çarje të tokës, edhe pse

armatura e grykës së pusit është e dëmtuar. Në afërsi të pusit kalon rruga që lidh

fshatin Mëzez më autostradën, një rrugë që vite më parë, ka pësuar dëmtime

pikërisht në zonën pranë këtij pusi. Nuk ka objekte përreth pusit, pasi pronari i

tokës nuk është ende i bindur që në këtë zonë nuk do të këtë zhvillime të uljeve

dhe zhvendosjeve të terrenit.

Duhet të theksojmë këtu që në thellësi jo shumë të madhe (≈ 40 m) nga

sipërfaqja shtrihen disa punime minerare. Edhe pse nuk dihet gjendja e tyre, nuk

përjashtohet mundësi që shembja e këtyre punimeve të sjellë edhe lëvizje të

sipërfaqes në këtë zonë.

3.3 GRUMBUJT E STERILEVE (stogjet)

Ashtu si dhe në shumë miniera të tjera, materialet shkëmbore të nxjerra nga

nëntoka, gjatë para shpënies së punimeve minerare, grumbulloheshin në sheshe

jo shumë larg puseve të minierës. Edhe në këtë minierë kemi pasur disa stogje

materialesh sterile. Një pjesë e materialeve të këtyre stogjeve, janë hedhur në

hinkat e krijuara nga shembjet e sipërfaqeve nën ndikimin e shfrytëzimit

minerar. Disa stogje mbetën aty edhe sot. Me një vështrim të shpejtë është e

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 33

vështirë që këto stogje të evidentohen. Disa pjesë të stogjeve janë sheshuar dhe

sistemuar nga pronarët e trojeve ku ndodhen këta stogje. Shpesh këto stogje

janë ushqyer dhe me toka të mira, dhe mbi to sot kultivohen pemëtari, kryesisht

agrume dhe vreshta.

Materiali i stokut paraqitet shumë kompakt, pasi është ngjeshur nga vetë

pesha e tij për disa vite. Në afërsi të stokut të sterileve janë ndërtuar shtëpi

banimi me dy kate, ndërsa mbi sipërfaqen e stogjeve takohet dhe ndonjë

ndërtesë me një kat. Nga vrojtimet e kryera në një shtëpi të ndërtuar mbas

gërmimit të stokut, nuk vihen re presione të stokut mbi muret e shtëpisë.

Fig. 15. Pamje nga anash e një stoku të veshur me bar (qershor 2007).

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 34

Mbulesa e sipërfaqeve të stogjeve me bar dhe pemë të ndryshme, ka

bërë që jo vetëm ndikimi i tyre në mjedis të jetë minimal, por edhe pamja e

afruar nuk të le ndonjë shije të keqe. Ndikimi i mëvonshëm i këtyre stogjeve në

mjedis nuk pritet të jetë me probleme. Nuk janë bërë analiza mbi ndikimet në

mjedis të materialeve që përbëjnë stogjet, por dihet që shistet qymyrore dhe

ranorë të përzierë me argjila, janë përbërësit kryesor të materialit në stogje.

Edhe ndonjë zjarr i mundshëm i shisteve qymyrore, të hedhura në këto stogje,

tashmë duket i përjashtuar. Për gjithë 10 vitet e fundit nuk janë vënë re dalje

tymi apo zjarri nga materialet e stogjeve, dukuri të cilat ndodhnin jo rrallë gjatë

viteve të punës në këtë minierë.

Me privatizimin e pronave, edhe sipërfaqet e stogjeve janë bërë pronë e

disa pronarëve. Aty duhet të bëhet kujdes që mos kërkohet të ngrihen objekte të

ndryshme pa bërë pastrimin më parë të materialit të stokuar.

Fig. 16. Pamje nga lart e një stokut (qershor 2007).

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 35

Theksojmë që thellësia e materialit të stokuar shkon deri në disa metra (rreth 4

deri 10 metra), dhe ndërtimi i një objekti mbi këtë material do të dëmtohej nga

lëvizjet e materialit të stokuar.

3.4 ZONA E DALJES SE HINKAVE DHE ULJEVE MAKSIMALE.

Si e theksuam dhe më lart në këtë punim, zona e shfaqjes së hinkave shtrihet

gati për gjatë gjithë gjatësisë së kryerjes së punimeve. Ndërprerje të shfaqjes së

hinkave ka vetëm në zona të ngushta, ku janë lënë dhe kolonat e qymyrit për të

ndarë njësitë prodhuese (blloqet apo panelet) nga njëra tjetra. Në figurën e sjellë

zona e shembjeve (daljes së hinkave në sipërfaqe) është shënuar me një shirit të

dukshëm.

Edhe disa shembje të sipërfaqes, në formën e hinkave, të krijuara gjatë

para shpënies të punimeve minerare fushore, tashmë është e vështirë të dallohen

Fig. 17. Foto e një tereni ku kalon galeria fushore (qershor 2007)

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 36

Në figurën e sjellë jepet sipërfaqja e një toke private ku vite më parë shikonim

një shembje mbi një punim fushor (shigjeta tregon pikën markshajderike mbi

këtë shembje).

Galeria me seksion normal hapej për qëllime ajrimi. Nga kjo galeri do të

hapej një pus ajrimi, i cili e kishte daljen larg shtëpive të fshatit. Mbas rreth 100

metra para shpënie, galeria u shemb, dhe mbas disa ditësh, shembja doli deri në

sipërfaqe. Edhe pse disniveli midis tavanit të galerisë dhe sipërfaqes ishte më

shume se 35 metra, shembja e galerisë arriti të dalë në sipërfaqe në formë hinke.

Në vendin ku dikur ishte shembja, sot kemi vendosur një bllok betoni për të

monitoruar uljet e mundshme të terrenit.

Sot është e vështire të dallohet edhe një element i vetëm që të tregojë se

në këtë shirit toke, dikur janë shfaqur hinkat e krijuara nga nxjerrja e qymyrit.

Pronarët e vjetër të tokave i mbajnë mënd këto hinka dhe të tregojnë me saktësi

të mirë se ku kanë qenë ato. Në kalimin që bëmë mbi këtë shirit toke, e vetmja

gjë që mundëm të vinim re ishte tereni pak më i ulur. Kjo dallohej më mirë në

zona ku nuk janë bërë punime ndërtimi apo punime bujqësore.

Ndërtimet e bëra në këtë zonë, ku mendojmë se mund të priten lëvizje të

vogla të tokës, për arritjen e një ekuilibri të plotë natyror, mund të pësojnë

dëmtime të vogla. Kjo na obligon që disa nga këto ndërtime të mbahen në

monitorim edhe për disa vite. Edhe pse ishte e vështirë të merreshim vesh me

gjithë pronarët e këtyre objekteve, disa na lejuan të vendosnin disa reperë në

këto ndërtesa. Si do shpjegojmë më poshtë në këtë punim, këto reperë u lidhën

me matje në lartësi me reperë të vendosur në zona me të qëndrueshme.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 37

Fig. 18. Objekti që ka pasur probleme në ne fazën e parë të ndërtimit të tij.

Disa objekte të vendosur në këtë zonë, të ndërtuar disa vite më parë, kanë

pësuar çarje të ndryshme, që mendojmë se kanë ardhur nga lëvizjet e terrenit

drejt një rikompaktësimi, pas marrjes së ngarkesës nga objekti i ndërtuar mbi të.

Kjo ka ndodhur me objektin e paraqitur në foto.

Gjatë ndërtimit të këtij objekti, u vunë re ulje të kolonave të ndërtesës në

një masë rreth 0.10 deri 0.15 metra. Kjo detyroi ndërtuesin të konsultoi

specialistët markshajder që kishin punuar në këtë minierë. Mbas disa

verifikimeve, u konstatua që ndërtimi ngrihej mbi zonën me ulje maksimale të

terrenit. Edhe pse miniera kishte më shumë se 4 vite që ishte mbyllur, ngarkesa

e kolonave të ndërtesë solli një ri lëvizje të terrenit të gjendur në një ekuilibër jo

përfundimtar.

Në një pjesë të madhe të kësaj zone, që janë në pronësi të personave që e

njohin fenomenin e uljeve të sipërfaqes nga ndikimi minerar, akoma nuk janë të

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 38

bindur për kryerjen e ndërtimeve. Këto toka janë përdorur kryesisht për

mbjelljen e kulturave bujqësore.

Objektet më të mëdha janë ndërtuar në të dy anët e autostradës. Si shihet

dhe në foton e sjellë, pranë rrugës për në stacionin e Kasharit, janë ngritur disa

objekte, për qëllime komerciale. Shumica e objekteve janë jo me shumë kate

dhe me një shtrirje të konsiderueshme, elementë këta që minimizojnë ndikimet

e sjella nga uljet e vogla të terrenit.

Ndër objektet e ndërtuar, të cilët janë të shumtë, përzgjodhëm për

monitorim vetëm disa objekte, të ndodhur në zona ku dikur kemi pasur ulje të

mëdha të terrenit.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 39

Fig. 19, Pamje e zonës minerare ku tregohet dhe zona me ulje maksimale dhe daljes së hinkave

4

2

6

1

3

2

12

6

5

10

11

9

7

7 6

8 9

OBJEKTET KRYESORE 1 - Puset e Minieres 2 - Pus Ajrimi 3 - Sheshi grumbullimit te qymyrit 4 - Bunkerat 5 - Autostrada 6 - Hekurudha e minieres 7 - Lumi Lana 8 - Stacioni Kashar 9 - Hekurudha Tirane - Durres 10 - Rruga Mezez 11 - Rruga Yrshek 12 - Shembja mbi punim

Minierat dhe Mjedisi

S. LIPO Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 40

3.5 Punimet minerare

Eshtë e vështirë të flitet me siguri për gjendjen e punimeve minerare sot, 10 vite

mbas braktisjes së minierës. Mbas mbylljes së grykave të puseve, si të vetmet

hyrje në këtë minierë, nuk kemi asnjë informacion mbi gjendjen e punimeve

minerare. Deri në vitet kur kjo minierë punonte (1997), gjendja e punimeve të

vjetra ka qenë relativisht e mirë. Në përshkrimet që jepen në projektin e

mbylljes së punimeve, flitet për punime minerare në gjendje të mirë.

Kujtojmë që punimet fushore në këtë minierë mbaheshin me armatura

hekur betoni të para-tensionuara, të vendosura në distancë 20 deri 40 cm. larg

njëra tjetrës. Punimet fushore më të vjetra, sipas bisedave me inxhinierë të kësaj

miniere, edhe pse të braktisura për vite me radhë, mbaheshin në gjendje të mirë.

Punimet e braktisura, kryesisht punimet fushore të nivelit të parë, në pjesën më

të madhe të tyre, janë në gjendje të mirë. Në sektorë të veçuar vihen re

shtrembërime të armaturave, si rezultat i kalbjes së mbështetësve prej druri që

lidhnin armaturat me njëra tjetrën. Edhe pse materiali shkëmbor nuk ishte

shumë i qëndrueshëm, mbi armaturat krijohej një qemer natyral, me lartësi rreth

3 deri 5 metra në qendër të qemerit, që ruante në gjendje të mirë armaturat e

punimeve minerare.

Sot këto punime minerare janë të mbushura me ujë, dhe është e vështirë

të gjykohet se kur këto punime do të shemben. Nga disa punime shpimi me

sondë nga sipërfaqja, të kryera nga persona privatë, për qëllime të marrjes së

ujit nga miniera, ka rezultuar se shpimi ka takuar hapësirën e punimit, afërsisht

në atë kuotë që pritej. Kjo tregon se këto punime janë akoma të pa shembur.

Në rast se këto punime do të shembeshin, kemi mendimin se kjo

shembje do të vinte deri në sipërfaqe, dhe mund të ishte me pasoja shumë të

rënda për objektet e ngritura pikërisht mbi këto shembje. Bëhet fjalë kryesisht

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 41

për shembjen e punime fushore të nivelit të parë, pasi punimet e niveleve të

tjera, me thellësi më të madhe se 80 metra nga sipërfaqja, ka shumë gjasa të

mos ndikojnë në objektet e sipërfaqes.

Punimet e nivelit të parë, me mundësi më të mëdha për të ndikuar në

sipërfaqe, janë ato të shpërndara më afër rrugës auto Tiranë – Durrës, ku dhe do

të vendosim disa reperë markshajderike, për monitorimin e lëvizjeve. Kjo zonë

është me e ndikuar nga këto punime, pasi disniveli midis tavanit të punimeve

dhe sipërfaqes zvogëlohet në kufijtë e 30 metrave. Kjo vjen pasi kuota e

punimeve ngrihet, ndërsa kuota e terrenit bie në këtë zonë.

Sollëm kështu disa nga ndikimet në mjedis në zonën minerare të

Mëzezit. Thamë që është e vështirë që me një vështrim të shpejtë të dallosh këto

ndikime. Duke përjashtuar pamjen jo të këndshme që të afrojnë dy puset

kryesor dhe pusi i ajrimit, si dhe terrenet e ngritura të stogjeve të sterileve,

duket sikur këtu nuk ka pasur ndonjëherë aktivitet minerar. E megjithatë duhet

të japim një përgjigje për dy probleme që lidhen me këtë aktivitet minerar:

A do të kemi më ulje të terrenit, si rezultat i mbushjes së hapësirave

nëntokësore, të krijuara nga nxjerrja e qymyrit?

A do të shemben punimet minerare të nivelit të parë, dhe a do të përcillet

kjo shembje deri në sipërfaqe?

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 42

4. VLERSIMI I LEVIZJEVE TE MUNDESHME TE TERENIT

NE ZONEN MINERARE MEZEZ

Zhvillimi i procesit të lëvizjeve të masivit shkëmbor të nën shfrytëzuar, është

një proces i njohur dhe i studiuar mirë. Në literaturën e gjerë të botuar në këtë

fushë, lexon për parametra të ndryshëm të muldave të uljeve, për fazat e

zhvillimit të uljeve e zhvendosjeve të terrenit, kohëzgjatjen e secilës fazë, dhe

shumë dukuri të tjera që lidhen me këtë fenomen (1).

Veçorit gjeologo minerare të takuara në vendburime të ndryshme dhe

parametrat teknik të sistemeve të shfrytëzimit të përdorur, ndikojnë kryesisht

në elementët e mësipërm të këtij fenomeni. Por gjithmonë në morinë e

ndryshimeve, dallohen edhe shumë pika takimi (ngjashmëri) të këtij zhvillimi.

Mbështetur në këto veçori dhe pika takim, janë ndërtuar klasifikime për

parametrat e pritshëm të uljeve e zhvendosjeve të masivit shkëmbor, nën

ndikimin e shfrytëzimit nëntokësor të mineraleve, ku mund të gjejnë hapësirë

edhe dukurit e shfaqura në minierat e vendit tonë.

Miniera e Mëzezit, si e kemi theksuar edhe më sipër në këtë punim, bën

pjesë në grupin e minierave të vështira për tu studiuar nga pikëpamja e uljeve të

masivit të nën shfrytëzuar. Pjerrësia e madhe e shtresave të qymyrit, përbërja jo

homogjene e pakos shkëmbore të vendosur mbi këto shtresa, trashësitë e vogla

të shtresave të qymyrit, thellësia e vogël e zhvillimit të punimeve të

shfrytëzimit, dhe veçorit e metodës së nxjerrjes së qymyrit, janë disa elementë

që nuk takohen së bashku në miniera të vendeve të tjera.

E me gjithë këto vështirësi, monitorimet e uljeve të terrenit, të kryera për

vite me radhë nga shërbimi markshajderik, kanë sjellë një pamje pothuajse të

plotë të dukurive të lëvizjeve të masivit edhe në këtë minierë. Njiheshin mirë

pozicionet e kufijve të hinkave dhe muldave në sipërfaqe. Dihej koha e shfaqjes

së tyre në sipërfaqe. Ishin përcaktuar përmasat e kolonave mbrojtëse për të

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 43

shmangura daljen e hinkave dhe uljeve pranë një objekti në sipërfaqe. Njiheshin

metodat për rigjenerimin e dëmeve të sjella në mjedis. Pra duket se monitorimet

e kryera kishin shpënë në një tablo të qartë të zhvillimit të dukurive të

mësipërme.

4.1 A janë shuar lëvizjet e masivit të sjella nga shfrytëzimi në minierën

Mëzez?

Krijimi i hapësirave në nëntokë, nga nxjerrja e qymyreve, kur përdoret

sistemi i shfrytëzimit me rrëzim të tavanit direkt, detyrimisht shoqërohet me

mbushjen e tyre me materiale që vijnë nga shembja e shtratimeve të vendosura

mbi shtresën e qymyrit qe nxirret. Më pas kemi prishjen e ekuilibrave natyror të

materialeve shkëmbor që formojnë tavanin kryesor, lëvizjen e këtij masivi drejt

hapësirave të krijuar, deri në vendosjen e një ekuilibri të ri dhe të qëndrueshëm.

Në varësi të përmasave të hapësirave të krijuara, thellësisë së kryerjes së

punimeve minerare, sistemit të shfrytëzimit, dhe qëndrueshmërisë të masivit

shkëmbor të nën – shfrytëzuar, lëvizja e masivit mund të vazhdojë deri në

sipërfaqe. Kemi kështu krijimin e muldave (uljeve në formë govate) të uljeve,

që më rrallë shoqërohen edhe nga shembje në formë hinke.

Mbështetur në matjet markshajderike të kryera në stacione vrojtimi, dhe

në një sërë faktorësh gjeologo – minerar, jepen kohët e shfaqjes së muldave të

uljeve, dhe koha kur kjo lëvizje fillon të shuhet (1). Parë në dritën e të dhënave

të literaturës dhe kohën kur punimet minerare në minierën Mëzez kanë

përfunduar, duhet të themi me siguri të plotë që uljet e terrenit, të sjella nga

nxjerrja e qymyrit në njësitë prodhuese të kësaj miniere, janë shuar plotësisht.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 44

Edhe pse duhet të besojmë që uljet e terrenit në këtë minierë janë shuar,

duhet të shpjegojmë pse disa objekte, të ngritura në zonën e muldës së uljeve,

kanë pësuar dëmtime në strukturën e tyre. Eshtë konstatuar se mbasi janë

ngritur strukturat e disa objekteve, kemi pasur lëvizje të tyre, të ardhura nga

uljet e themeleve. Kjo ishte dhe një nga arsyet që në vitin 1997 – 1998 kur u

realizua studimi “Riaktivizimi i truallit dhe i objekteve të infrastrukturës të

dëmtuara në zonat minerare të Tiranës dhe Shqipërisë”, problemet e uljeve në

minierën Mëzez zinin një vend të konsiderueshëm ( 3 ).

Në këtë studim u ngrit dhe një stacion vrojtimi për të monitoruar lëvizjet

e mundshme të terrenit në këtë zonë minerare. U fiksuan një seri reperësh, sipas

dy linjave kryesore. Njëra linjë sipas aksit të autostradës Tiranë – Durrës, dhe

linja tjetër sipas rrugës hekurudhore që lidhte minierën me stacionin hekurudhor

Kashar. Mbas fiksimit të pikave, u kryhen dhe disa seri matjesh.

Meqenëse po ngrihej një stacion vrojtimi, për monitorimin e një procesi

uljeje në shuarje, largësia midis reperëve u zgjidh 50 metra. Reperët e linjës së

parë (sipas aksit të autostradës), u vendosën nga ish karburant “Shkumbini” deri

70 metra mbas rrugës që lidh autostradën me stacionin hekurudhor të Kasharit.

Reperët u fiksuan me pllaka metalike, të betonuara në fole të hapura në aksin e

autostradës.

Nga matjet e nivelacionit të kryera në këtë stacion vrojtimesh, gjatë

periudhës shtator 1997 deri janar 1998, u vu re që, për një periudhë 5 mujore,

nuk kishim ulje të kuotave të reperëve të fiksuar. Matje të tjera nuk u kryen mbi

këtë stacion vrojtimesh, pasi projekti u ndërpre për arsye fondesh. Edhe pse nuk

u kryen matje të tjera, u vlerësua që për një periudhë 5 mujore nuk kishim

lëvizje të reperëve të monitoruar.

Sot, mbas gati 10 viteve, kërkuam të vlerësonim përsëri gjendjen e

reperëve të ngritur vite më parë. Konstatuam se të dy linjat janë dëmtuar

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 45

pothuajse plotësisht. Linja e reperëve sipas aksit të hekurudhës, është dëmtuar e

gjitha dhe nuk mund të gjendej asnjë reper, pasi aksi i hekurudhës që lidhte

stacionin e Kasharit me minierën e Mëzezit nuk funksionon më. Edhe linja

sipas aksit të autostradës është dëmtuar pothuajse plotësisht. Arritëm të gjenim

vetëm një reperë të vendosur në këtë linjë, ndërsa reperët e tjerë janë dëmtuar,

nga disa punime që janë bërë pranë aksit të kësaj autostrade. Reperi i gjetur nuk

na krijon asnjë mundësi për të realizuar matje mbi ndonjë ndryshim të

mundshëm të kuotës së këtij reperi. Shënojmë qe në projektin e realizuar vite

më parë, nuk është punuar me kuotat absolute të reperëve, por janë vlerësuar

disnivelet midis reperëve të njëpasnjëshëm.

Gjetja e reperëve të vendosur në këto stacione vrojtimesh, do të ishte një

ndihmesë e madhe për të vlerësuar nëse aktiviteti i uljeve të terrenit, nga

ndikimi i shfrytëzimit minerar ka vazhduar për një kohë të gjatë. Edhe nëse me

matje mbi këtë stacion, do të konstatonim se nuk kemi pasur lëvizje të terrenit,

përsëri edhe kjo do të ishte një rezultat jo pa vlera shkencore.

Para këtij fakti vrojtuam me kujdes aksin e kësaj rruge. Vihen re çarje të

vogla të asfaltit, të orientuara jo sipas një rregulli, dhe me përmasa të tilla që

nuk të bëjnë të dyshohet për një vazhdimësi të procesit të uljeve në këtë zonë

minerare. Nuk mund të jemi plotësisht të sigurt për shuarjen e plotë të lëvizjeve

të masivit në këtë zonë, por jemi të bindur se lëvizjet mund të jenë në përmasa

të tilla që nuk mund të përbëjnë një problem serioz për ndërtimet e realizuara në

këtë zonë minerare.

Pra mund të arrijmë në konkluzionin që procesi i uljes së sipërfaqes nga

ndikimi minerar në këtë zonë është shuar.

Ndërtimi i objekteve të reja mbi këtë zonë, qofshin këto rrugë apo

ndërtesa me disa kate, mund të sjellë një gjallërim të lëvizjeve të truallit ku

ndërtohet, për të vendosur një ekuilibër të ri mbas marrjes së një ngarkese jo të

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 46

vogël. Kjo duhet të kihet parasysh nga ndërtuesit për zgjedhjen e formës më të

përshtateshe të konstruksionit të themeleve.

4.2 A do të shemben dikur punimet minerare fushore të kësaj miniere dhe

a do përcillet kjo shembje deri në sipërfaqe?

Miniera e Mëzezit është hapur me dy puse qendror, prej nga janë hapur

punimet fushore, në katër nivele të ndryshëm. Disniveli midis niveleve është

marrë rreth 50 metra. Miniera ka realizuar nxjerrjen e qymyrit nga tre nivelet e

sipërm, ku në nivelin e parë dhe të dytë, punimet e shfrytëzimit kanë shkuar deri

në fund të fushës minerare. Në nivelin e tretë është punuar në pjesën më të

madhe të tij, ndërsa niveli i katërt ishte në fillimet e tij kur miniera u mbyll.

Punimet minerare fushore janë hapur në anën e varur të shtresave, në

largësi rreth 50 metra nga shtresa kryesore që është shfrytëzuar. Punimet

fushore, në pjesën më të madhe të tyre, janë të armatosur me armatura betoni të

para tensionuara, të vendosura në largësi 20 deri 40 centimetra larg njëra tjetrës.

Armaturat mbështeten tek njëra tjetra me tako druri, të vendosura në dhëmbin e

sipërm të secilës armaturë. Në pjesë të veçanta, kur viheshin re shembje të

tavanit, armaturat vendoseshin njëra pas tjetrës.

Punimet fushore janë hapur në shkëmbinj ranorë me qëndrueshmëri të

dobët, shpesh të ndërthurur me argjila dhe shiste qymyrore. Hapja e punimeve

nuk përcillte probleme shembjesh, dhe me kalimin e kohës nuk viheshin re rritje

të presioneve mbi armaturat. Krijimi i qemerëve natyral mbi punime, lehtësonte

mjaft mbajtjen e tyre, dhe nuk kishte probleme me mirëmbajtjen e tyre, ashtu si

rëndom ndodhte në disa miniera të tjera qymyri. Pra e thënë qartë, punimet

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 47

minerare fushore në këtë minierë dukeshin se do të qëndronin në këmbë për një

kohë të gjatë.

Lëvizja e masivit nga shfrytëzimi i shtresave të qymyrit nuk ndikonte

pothuajse fare në punimet fushore te pozicionuara larg shtresave te qymyrit..

Kjo favorizohej nga pjerrësia e madhe e shtresave të qymyrit, dhe shpërndarje të

lëvizjeve të masivit jo shumë larg kufijve të shfrytëzimit. Në përmasat jo të

mëdha të shpërndarjes së zonës së lëvizjeve ndikon edhe qëndrueshmëria e

dobët e shkëmbinjve të tavanit të shtresës.

Traverbanget (traversat) që hapeshin nga punimet fushore për në kontakt

me shtresën, në pjesën afër shtresës (rreth 20 metra larg shtresës), merrnin

presione të mëdha mbas shfrytëzimit, dhe shpesh ishte e vështirë të mbaheshin

në gjendje pune. Me mbarimin e shfrytëzimit të panelit që i shërbenin, këto

punime, në metrat e fundit të tyre, mbylleshin nga presionet që merrnin nga

lëvizjet e masës shkëmbore të nën shfrytëzuar.

Në këto kushte, mbetet të vlerësohet nëse punimet fushore në këtë

minierë, do të shemben një ditë, dhe nëse kjo shembje do të arrijë deri në

sipërfaqe?

Pjesa e parë e kësaj pyetjeje duhet të marrë një përgjigje pozitive.

Punimet minerare fushore, edhe pse mbas krijimit të qemerëve natyral, provojnë

mbi armaturë një presion jo të konsiderueshëm, do vijë një ditë që, me kalbjen e

mbështetësve (takove) prej druri, armaturat do të humbasin ekuilibrin dhe do të

rrëzohen. Kjo do të ndodhë në segmente të ndryshëm të galerive fushore, dhe

më pas do të shpërndahet në të gjithë galerinë. Hapësirat e këtyre punimeve një

ditë do të mbyllen. Koha e mbylljes së punimeve mund të zgjasë një ose disa

vite, kjo është e vështirë të përcaktohet.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 48

Theksojmë që punimet minerare fushore nuk do të shemben

njëkohësisht në të gjithë gjatësinë e tyre. Ato do të shemben në sektorë të

veçuar, aty ku do të kemi elementë tektonikë dhe rritje të ngarkesave mbi

armaturë.

Fakti që disa punime shpimi me sonda, për marrjen e ujit nga miniera,

janë drejtuar mbi punimet minerare fushore, dhe i kanë takuar ato në kuotat e

pritshme, tregon që këto punime akoma nuk janë shembur. Kanë kaluar disa

vite dhe këto punime janë akoma në këmbë. Armatimi i mirë, krijimi i

qemerëve natyral dhe mbushja e tyre me ujë, mund të zgjasin jetën e këtyre

punimeve edhe për vite të tjera, por një ditë këto punime do të shemben.

Pjesa e dytë e pyetjes të ngritur më lart, nëse kjo shembje e punimeve do

të përcillet deri në sipërfaqe, është dhe një nga problemet me të mëdha për

mbrojtjen e mjedisit dhe jetës së qytetarëve në këtë zonë minerare. Përcjellja e

mundshme e shembjes së punimeve deri në sipërfaqe, do të sillte probleme

serioze për çdo ndërtim të vendosur mbi këto punime.

Në pikën më të afërt të tavanit të punimeve fushore me sipërfaqen

merren vlerat e disnivelit prej jo më pak se 35 metra. Ky disnivel arrihet vetëm

nga pjesa fundore e punimeve fushore të nivelit të parë, pra për pjesën e

punimeve nga pusi i ajrimit deri në kufijtë e shfrytëzimit të shtresave të

qymyrit. Pra shanset që shembja e punimeve fushore të përcillet deri në

sipërfaqe janë, dhe do të takoheshin vetëm për punimet fushore të nivelit të

parë.

Në konsultim me literaturën minerare dhe specialistë të fushës së

minierave, u përpoqëm të nxirrnim një përfundim të saktë nëse shembja e

punimeve minerare të nivelit të parë, do të përcillet deri në sipërfaqe. Mbas disa

konsultime u arrit në përfundimin që, për kushte normale tekniko minerale,

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 49

shembja e punimeve minerare të nivelit të parë mund të arrijë deri në sipërfaqe,

por ndikimi i kësaj uljeje do të ndihej lehtë në sektorë të ndryshëm.

Në kushtet kur punimet minerare janë të mbushura me ujë, dhe kur ky

ujë është gjithmonë në lëvizje, shfaqen një sërë problemesh që lidhen me rritjen

e lartësisë së qemerit dhe përmasave të hapësirave të punimet në zonat ku do

kemi shembjet e para të armaturave. Në sektorë të veçuar, shembja e punimeve

minerare do të përcillet në sipërfaqe në mënyrë problematike, me ulje të

ndjeshme të terrenit. Kjo do të ndodhë në ato zona, ku pas krijimit të një

qemeri të lartë mbi punim, materiali i rrëzuar do të largohet nga ujërat që

rrjedhin sot nëpër punimet minerare. Kjo do të sjellë që lartësia qemer -

dysheme punimi të jetë e konsiderueshme. Në të njëjtën kohë mund të kemi dhe

zgjerim të bazamentit të punimit nga rrjedhja e ujërave minerarë. Për pasojë

shembja e qemerit mund të jetë e menjëhershme dhe të arrijë deri në sipërfaqe,

në formë të një hinke. Një situatë e tillë do të sillte dëmtime serioze në çdo

strukturë të ndërtuar mbi këtë punim.

Në praktikën e punimeve minerare fushore në këtë minierë, kemi pasur

edhe disa dukuri, që përforcojnë përfundimet e sjella më lart. Kemi disa raste,

kur gjatë para shpënies të punimeve fushore të nivelit të parë, kemi pasur

shembje të punimit, dhe përcjelljen e kësaj shembje deri në sipërfaqe. Më tipike

është shembja e një galerie fushore të nivelit të parë, dhe krijimi i hinkës në

sipërfaqe me përmasa jo të vogla (shiko figurën 9).

Ky rast nuk mund të përgjithësohet, pasi punimi u ndërpre në pikën e

shembjes nga një prishje e pastër tektonike, e orientuar tërthor aksit të punimet

dhe me një amplitudë rreth 0.8 metra. Zhvillimi i kësaj prishjeje, që dallohej

edhe në sipërfaqe, krijoi kushte shumë të favorshme që shembja e punimit

minerar të përcillej në formë hinke deri lart në sipërfaqe.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 50

Mbetemi të mendimit që punimet minerare fushore të zhvilluara në këtë

minierë do të shemben një ditë, dhe ndikimi i kësaj shembje në sipërfaqe do të

përcillet në një masë jo të vogël. Do te theksojmë që pikërisht mbi këto punime

nuk duhet te ndërtohen objekte banimi, apo të kryheshin punime të tjera

industriale. Nëse ka objekte banimi, tashme te ndërtuara mbi këto punime, ato

duhet te monitorohen dhe mbase duhet te largohen nga këto zona te rrezikshme.

Mbështetur në materialet grafike markshajderike, të ruajtura në

departamentin e minierave, pranë ish Institutit të Teknologjisë Minerare, duhet

të punohet për evidentimin e punimeve minerare të nivelit të parë, në të gjithë

minierën. Në një hap të dytë duhet të materializohen në sipërfaqe pozicionet e

këtyre punimeve. Pikërisht mbi këto gjurmë të punimeve në sipërfaqe, duhet të

kryhen monitorime mbi objektet e ngritur dhe duhet të ketë një kufizim të rreptë

të ngritjes së objekteve të reja.

Do të propozonim këtu një vlerësim të gjendjes së punimeve minerare

me ndihmën e matjeve gjeofizike.

5. MONITORIMI I DISA OBJEKTEVE TE NDERTUARA NE ZONEN E NDIKIMIT

MINERAR

Miniera e qymyrit Mëzez tashmë ka mbyllur jo vetëm aktivitetin e saj prodhues,

por edhe ndikimin intensiv në mjedisin përreth. Kudo në këtë zonë, që dikur

quhej zonë e rrezikshme nga ndikimi minerar, punohet në ngritjen e një

infrastrukture të re, rrugë e ndërtesa dhe rritjen e kulturave bujqësore.

Nuk flitet më për aktivitet minerar, dhe nuk kemi më stacione vrojtimi

për monitorimin e lëvizjeve të terrenit. Në këto kushte, mbështetur dhe në

vlerësimin që ju bë në paragrafin e kaluar, lëvizjeve të mundshme të terrenit në

këtë zonë minerare, stacionet e monitorimit të lëvizjeve të mundshme të terrenit

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 51

marrin një formë tjetër. Nuk do të ketë stacione vrojtimi klasik, pasi edhe

aktiviteti minerar është larguar nga skema klasike, por do të përshtaten disa

skema me reperë të veçuar, ku dhe priten këto lëvizje.

Folëm më sipër për shumë ndërtime në terrene që dikur kanë qenë nën

ndikimin minerar, dhe për zona apo linja ku priten lëvizje të terrenit. Edhe

stacionet e vrojtimit që do të ngrihen, në përshtatje me këto kushte, do të

monitorojnë pikërisht këto zona. Veçojmë monitorimin e disa objekteve që

ndodhen në zona me ndikim minerar, monitorimin e një linjë ku priten uljeve të

terrenit mbi një galeri fushore, të hapur në nivelin e parë të punimeve minerare,

si dhe zonat përreth puseve kryesor dhe pusit të ajrimit. Për secilën zonë, në

varësi të elementëve të lëvizjeve të terrenit që mendohet të monitorohen, do të

përshtaten dhe skemat e stacioneve të vrojtimit dhe metodikat e matjeve.

Meqenëse lëvizjet e terrenit që priten të ndodhin do të jenë funksion i

një kohe relativisht të gjatë, edhe monitorimi i tyre do të shtrihet në kohë.

Stacionet e vrojtimeve që do të ngrihen në këtë fazë të parë të këtij projekti, do

të monitorojnë lëvizjet e terrenit në afërsi të puseve të minierës, dhe në disa

objekte që ndodhen në anë të autostradës. Mbi këto stacione, që do të shërbejnë

dhe për zhvillim të praktikave mësimore të studentëve të departamentit të

inxhinierisë të gjeoburimeve, do të kryhen vazhdimisht matje, në intervale të

gjatë kohorë (tre dhe më shumë muaj). Kur të vlerësohen lëvizjet e para, atëherë

do të shpeshtohen matjet, për një shpjegim më të mirë të dukurive të tilla.

Në një fazë të mëvonshme të këtij projekti, do të ngrihen dhe stacione të

tjerë për monitorimin e lëvizjeve të terrenit me origjinë minerare.

5.1 Monitorimi i lëvizjeve të pritshme të terrenit në afërsi të puseve

kryesor.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 52

Grykat e puseve kryesor të minierës, si u theksua me lart në këtë punim, janë

mbyllur me pllaka metalike. Sot puset janë të mbushur me ujë deri afër grykave

të tyre (rreth 15 metra poshtë nivelit të grykës së pusit). Sot vihen re prishje të

armaturave metalike që mbyllin grykat e puseve, si dhe disa çarje jo të vogla në

blloqet e betonit të armaturave të puseve. Edhe pse armaturat e kolonave të

puseve nuk janë çmontuar, mendojmë se do të kemi lëvizje të vogla të terrenit

përreth puseve.

Edhe pse këto lëvizje do të përfshijnë një sipërfaqe jo të madhe, edhe

pse do të jenë lëvizje me përmasa të vogla, pra pa pasoja për objektet që mund

të ngrihen në këtë zonë, mendojmë ti monitorojmë për të parë sjelljen e

armaturave të puseve në kushte të tilla. Kryesisht pritet të kemi lëvizje vertikale

dhe më pak lëvizje horizontale. Disa çarje të armaturave të puseve dhe terrenit

përreth, na japin të drejtë të mendojmë që kemi pasur lëvizje të vogla

horizontale gjatë këtyre 10 viteve kur miniera ka mbyllur aktivitetin.

Lëvizjet e terrenit përreth kolonave të dy puseve kryesor do të jenë më

tepër lëvizje vertikale dhe më pak lëvizje horizontale. Për monitorimin e

lëvizjeve të tilla, duke vlerësuar dhe rëndësinë jo të drejtpërdrejtë të këtyre

lëvizjeve në mjedisin përreth, ngritëm një stacion të thjeshtë vrojtimi. Sipas

linjës që lidh akset e dy puseve u vendosën dy pika vrojtimi, dhe dy pika të tjera

u vendosën jashtë “zonës së ndikimit”. Pikat nr. 1 dhe nr. 2, u fiksuan mbi

blloqet e betonit të armaturave të dy puseve, pranë akseve të puseve. Pika e

centrimit nr. 3 është fiksuar me bllok betoni, në një linjë gati pingul me linjën e

dy pikave të para. Nga pika nr. 3, ku do të centrohet instrumenti për matjen e

këndeve dhe distancave, vizohet fillimisht në pikën nr. 4, një bllok betoni i

vendosur larg zonës së ndikimit.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 53

Skema e zgjedhur është e thjeshtë (shiko figurën 20) dhe do të

evidentonte çdo lëvizje të mundshme të pikave markshajderike të vendosura në

këtë skemë.

Për vrojtimin e lëvizjeve horizontale, në skemën e ndërtuar të stacionit

të vrojtimit u parashikua dhe matja e dy këndeve. Skema e reperëve është e tillë

që të lejon matjen e këndeve me një saktësi të mirë. Në rast të ndryshimeve në

këndet e matur, do të vlerësohen dhe lëvizjet e mundshme horizontale. Matja e

këndeve u realizua me teodolit me lexim të këndeve deri 1 sekonda. U matën

vetëm dy këndet që formohen në skemë, me dy seri të plota. Matja e parë u

realizua në fillim të qershorit 2007, dhe matja e dytë u realizua në tetor 2007.

Nga këndet e matur në dy periudha të ndryshme nuk u vunë re ndryshime në

pozicionin e pikave.

88°31'19"

27°51'45"

Pusi ndihmes

Pusi kryesorReperi nr. 4

Reperi nr. 3

Reperi nr. 1 Reperi nr. 2

Figura 20. Skema e matjes së këndeve në stacionin pranë puseve kryesor

Theksojmë që gjatë matjeve në muajin tetor u vunë re dëmtime serioze të

mbulesave të puseve. Mbulesa e pusit kryesor, si dhe një pjesë e bazamentit të

pusit, janë dëmtuar seriozisht. Banorët e kësaj zone janë munduar të mbulojnë

zgavrat e hapura me mjete rrethanore (shih figurën 22 ), por vlerësojmë që aty

duhet të ndërhyhet nga specialistët e fushës së minierave.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 54

Krahas matjes së këndeve u realizuan dhe matjet e disniveleve midis

reperëve nr. 1 dhe nr. 2.

Figura 21. Matja e disniveleve midis reperëve nr. 1 dhe nr. 2 (tetor 2007)

Matjet u kryen me nivelën vetë horizontuese Ni – 040, me pozicion të nivelës

midis dy reperëve. Matjet u kryhen për dy lartësi të nivelës. Në të dy matjet e

nivelacionit, të kryera në dy periudha të ndryshme, rezultoi se disniveli midis dy

reperëve (Δh = 135 mm) mbetet i pa ndryshuar.

Shënojmë që akoma nuk vihen re lëvizje në kolonat e puseve edhe pse

vihen re disa dëmtime të një krahu të mbulesës natyrore të pusit kryesor dhe

mbulesës metalike.

Nga fotoja e paraqitur në figurën 22 duken qartë dëmtimet e terrenit në

drejtimin jugor të armaturës së pusit. Aty është krijuar një hinkë me përmasa në

pjesën e sipërme 3.5 me 2.5 metra dhe e pjerrur në drejtim të trungut të pusit.

Masat e marra, nga banorët e kësaj zone, për mbushjen e kësaj hinke me

materiale rrethanore, nuk ka dhënë rezultat.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 55

Figura 22. Dëmtimi i mbulesës së pusit kryesor dhe shembje e një pjese të

bazamentit të shinave

Materialet e hedhura kanë humbur në hapësirën e pusit. Duhet që të

ndërhyhet me ndërtimin e një mbulese të re hekur betoni, me përmasa edhe më

të mëdha se mbulesa e parë, një kërkesë kjo nga banorët e kësaj zone. Rrethimi i

zonës përreth puseve kryesor dhe pusit të ajrimit duhet të vlerësohet me kujdes

dhe sa më shpejt.

5.2 Monitorimi i lëvizjeve të pritshme të terrenit pranë pusit të ajrimit

Situata pranë pusit të ajrimit paraqitet më e ndërlikuar. Vetë trungu i pusit të

ajrimit lidh horizontin e dytë të minierës me sipërfaqen. Traverbangu nga është

hapur pusi i ajrimit, ka qenë nën ndikimin e punimeve të nxjerrjes së qymyrit,

DEMTIMI

MBULESES

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 56

dhe është dëmtuar pjesërisht që në ato vite. Kjo ka sjellë dhe dëmtimin disa herë

të rrugës auto, që lidh autostradën me fshatin Mëzez. Sot rruga, mbas zgjerimit

dhe asfaltimit në vitin 2006, paraqitet në gjendje shumë të mirë (shiko figurën

23).

Figura 23. Foto e rrugës së Mëzezit pranë pusit të ajrimit.

Në krah të rrugës janë ndërtuar vite më parë, disa mure me blloqe betoni, që ju

shërbejnë ndarjes së pronave. Në muret e ndërtuar vërehen shumë çarje, të cilat

mendojmë që mund të kenë ardhur edhe nga lëvizjet e terrenit, por mund të jenë

edhe si rezultat i ndërtime jo cilësore (shih disa foto në shtesën e projektit).

Në afërsi të pusit të ajrimit është duke u ndërtuar një kompleks sportiv

me disa fusha futbolli. Kjo na e vështirëson ndërtimin e një stacioni vrojtimi në

këtë zonë. Fillimisht po mjaftohemi me vendosjen e tre reperëve pranë pusit të

ajrimit. Një reper është vendosur pranë pusit dhe dy reperë në anë të rrugës.

Pusi ajrimit

10 metra

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 57

Edhe në zonën përreth këtij pusi vihen re çarje të truallit dhe dëmtime

serioze të mbulesës së pusit. Duhen marrë masa me ndërtimin e një mbulese të

re dhe rrethimin e zonës përreth këtij pusi.

5.3 Monitorimi i disa ndërtesave

Disa nga ndërtimet e shumta të ngritura në këto 10 vitet e fundit, në të dy anët e

autostradës, janë vendosur mbi sipërfaqe toke që dikur kanë qenë nën ndikimin

minerar. Kur i pyet sot pronarët e ndërtimeve të reja, të ngritura mbi këto truaje,

nëse e dinë që poshtë ndërtesave të tyre janë disa punime minerare, përgjigja

është jo. Eshtë e vështirë sot të marrësh një informacion mbi problemet që kanë

pasur ndërtuesit me qëndrueshmërinë e tokës dhe themeleve. Disa nuk

dëshirojnë të japin informacion, ndërsa disa tregojnë se nuk kanë pasur asnjë

problem me qëndrueshmërinë e objektit, as në fazën e ndërtimit, as më vonë.

Të ndodhur para një mungese gati të plotë të një informacioni të tillë,

përzgjodhëm për monitorim disa objekte, të vendosur në sipërfaqe, dikur të

ndikuara nga aktiviteti prodhues i minierës.

Monitorimi i objekteve të përzgjedhura do të konsistojë në vlerësimin e

uljeve të mundshme të ndërtesave, duke vendosur disa reperë në strukturat

kryesore të objekteve. Mendojmë që objektet do të monitorohen kryesisht për

kapjen e lëvizjeve në planin vertikal, si dhe do të maten disa kënde, për

vlerësimin e lëvizjeve horizontale. Në varësi të konstruksionit të objekteve, do

të përzgjidhen dhe format e reperëve për monitorim.

5.4 Monitorimi i lëvizjeve të mundshme në dy objekte pranë autostradës.

Objektet e paraqitura në figurë, janë ndërtuar mbi sipërfaqe, që dikur kanë

pësuar ulje dhe zhvendosje horizontal, të sjella nga ndikimi minerar. Në këtë

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 58

zonë uljet dhe zhvendosjet e terrenit kanë qenë në parametra nën mesatarë të

kapura me matje gjatë punës në minierë.

Sipas një projekti të hartuar, për mbrojtjen e rrugës auto nga ndikimet

minerare, u bënë disa ndryshime në parametrat e shfrytëzimit për panelet e katit

të parë. Në panelin e katit të dytë parametrat e nxjerrjes së qymyrit nuk u

ndryshuan. Kjo bëri që ndikimet e shfrytëzimit në sipërfaqe të shfaqeshin vetëm

me disa ulje dhe zhvendosje të terrenit, pa u krijuar hinkat e shembjes.

Figura 24 Objektet e marrë në monitorim

Për të mbrojtur rrugën auto, në katin e parë, panelet e nxjerrjes së

mineralit merreshin me shirita me gjerësi 20 metra, duke lënë mbas secilit shirit

nga një kolonë 10 deri 15 metra. Lënia e kolonave të tilla ka shmangur daljen e

disa hinkave në sipërfaqe dhe zonat e uljeve (muldat e uljeve) kishin shtrirje

dhe thellësi më të vogla. Monitorimet e uljeve dhe zhvendosjeve në këtë zonë

janë bërë vetëm me disa reperë markshajderik, ku vlerësohen se uljet maksimale

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 59

kanë kapur vlera rreth 0.3 metra, ndërsa nuk jepen të dhëna për vlerat e

zhvendosjeve.

Gjatë punimeve të shfrytëzimit në nivelin e dytë, përsëri janë vënë re

ulje të terrenit, por mungojnë të dhënat për parametrat e muldave të uljeve.

Gjatë kësaj faze pune, nuk ka pasur shfaqje të hinkave në sipërfaqe.

Figura 24 Marrja e leximeve mbi vizoren e vendosur në reverin nr.1

(27 tetor 2007, seria e dytë e matjeve)

Mbështetur në këtë informacion jo të plotë, vendosëm të monitorojmë

objektet e më sipër, në drejtim të uljeve të mundshme të terrenit. Monitorimi i

këtij objekti do të bëhet vetëm për parametrin e lartësisë. U vendosën dy reperë

në objektin majtas (reperët 1 dhe 2), një reper (nr. 3) në objektin afër tij

(djathtas ) dhe një reper (nr. 4) në aksin e autostradës (shih fig. 24).

Reperi nr. 1

VIZORE

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 60

Konstruksioni i objektit mbështetet në kolona, ku kolonat anësore janë

dhe më të qëndrueshmet. Pikërisht mbi këto kolona vendosëm reperët, me

ndihmën e disa kunjave metalike në trupin e kolonave anësore.

Monitorimi i lëvizjeve të mundshme të terrenit, pra dhe kolonave të

objekteve, do të bëhet me vlerësimin e ndryshimeve të disniveleve të reperëve

të vendosur mbi këto objekte, mbështetur në disa seri matjesh në kohë të

ndryshme. Njëkohësisht do të vrojtohen dhe muret e këtij objekti, për të

vlerësuar ndonjë çarje mbi to. Koha e kryerjes së matjeve niveluese të reperëve

do të jetë çdo tre muaj, dhe periudha e monitorimit do të zgjasë dy vjet.

Mbas fiksimit të reperëve në të dy objektet u realizua nivelimi midis

kokave të reperëve për të llogaritur disnivelin midis tyre. Matjet u realizuan me

një nivelë vetë horizontuese me saktësi teknike, të tipit NI – 040. Para pune

nivela ishte e kontrolluar për kushtet kryesore të saj. Për të marrë një rezultat sa

më të mirë, nivelacioni u krye me pozicion të nivelës në mes të reperëve. Mbi

reperët u vendos një vizore e shkallëzuar, ku u morën dhe leximet deri në kufijtë

e milimetrit. Largësia e vogël nivelë – vizore krijoj mundësinë që leximet të

dukeshin qartë, ku mund të dalloje dhe hapësirën e mjaftueshme midis vijave

ndarëse të milimetrave.

Në figurën e sjellë dallohet pozicioni i reperit dhe vizorja e vendosur

mbi të, ku janë marrë dhe leximet me nivelë. Gjithashtu në anë të ndërtesës

dallohet dhe rruga që të shpie tek stacioni i trenit Kashar.

Seria e parë e matjeve u krye gjatë muajit gusht, ndërsa seria e dytë e

matjeve u krye gjatë muajit tetor. Rezultatet e matjeve jepen në tabelë.

Si shihet dhe nga tabela leximet në tre reperët e parë janë marrë mbi një

vizore të vendosur mbi secilin reper. Leximet janë marrë në milimetra. Në

reperin nr. 4, i pozicionuar mbi autostradë, leximi është marrë në latën e

vendosur mbi reper. Duke pranuar lartësinë e vizurës në kuotën 10.000 metra,

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 61

janë llogaritur kuotat e reperëve sipas leximeve të marra. Gjatë matjeve të serisë

së dytë, reperi mbi autostradë është dëmtuar dhe nuk mund të bënim matje (shih

fig. 25).

Nga vlerat e dhëna në tabelë, vlerësohet se disnivelet midis reperëve

janë të pandryshuar në të dy seritë e matjeve të kryera. Kjo tregon se gjatë kësaj

periudhe nuk kemi pasur zhvillime të lëvizjeve të terrenit.

Tabela nr 1. Rezultat e matjeve në dy seritë e para në dy objektet anës autostradës

REPERET

SERIA E PARE E MATJEVE

(15 KORRIK 2007)

SERIA E DYTE E MATJEVE

(15 KORRIK 2007)

LEXIMI NE

VIZORE

KUOTA

LEXIMI NE

VIZORE

KUOTA

REPERI

NR. 1

181 mm

10.181 mm

173 mm

10.173 m

Disniveli Nr.1 – nr.2 294 mm 294 mm

REPERI

NR. 2

475 mm

10.475 mm 467 mm 10.467 mm

Disniveli Nr.2 –nr.3 372 mm 372 mm

REPERI

NR. 3

103 mm 10.103 mm 95 mm 10.095 mm

REPERI

NR. 4

0.875 mm 9.125 mm Reperi është dëmtuar

Matjet mbi këtë stacion monitorimi të lëvizjeve të terrenit, do të

vazhdojnë për një periudhë disa vjeçare, duke shërbyer dhe si poligone

praktikash për studentët e departamentit të inxhinierisë së gjeoburimeve.

Aktiviteti minerar i zhvilluar në këtë zonë, por edhe në zona të tjera të

vendit, ka sjellë një seri problemesh në mjedis, probleme të cilat janë evidente

edhe sot. Krahas kësaj, hapja e një numri të madh aktivitetesh minerare, në

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 62

shërbim të prodhimit të materialeve inerte, po krijon probleme jo të vogla në

mjedisin përreth.

Figura 25. Foto e një reperi të dëmtuar në autostradën Tiranë – Durrës

Në këto kushte del e nevojshme përgatitjen e një kuadri ligjor, ku të detyrohen

projektuesit që në projektin minerar të marrin parasysh dëmtimet e mundshme

të mjedisit dhe të përcaktojnë rrugët dhe fondet për rigjenerimin e dëmeve të

pritshme në mjedis.

6. PLANI I ZHVILLIMIT RAJONAL

Si shënuam dhe në fillim të këtij studimi, industria e nxjerrjes së mineraleve, si

një industri globale dhe me një reputacion jo shumë të lakmueshëm në qarqet e

sotme ekonomike, po përballet vitet e fundit me sfidën për mbrojtjen e mjedisit

REPERI I

DEMTUAR

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 63

dhe rritjen e vlerave të shoqërisë. Kjo sfidë ka detyruar shumë shtete të hartojnë

ligje dhe rregulla mbi zhvillimet e aktiviteteve minerare dhe ndikimet e tyre në

mjedis. Sanksione civile të përcaktuara në këto ligje, i detyrojnë pronaret dhe

operatorët teknike të minierave, të jenë të përgjegjshëm për parandalimin e

impakteve mjedisore nga aktiviteti minerar që ato kryejnë, të njohin ne mënyrë

perfekte kërkesat për mbrojtjen e mjedisit dhe të përshtatin aktivitetin prodhues

me kërkesat mjedisore dhe zhvillimet e rajonit ku punojnë.

Ne këtë sfidë është thelbësore të shënohet që, përpjekja për minimizimin

e efekteve mjedisore të një aktiviteti minerar, fillon me trajtimin e plotë të

problemit të impaktit minerar në mjedis, si një komponente thelbësore e

projektit minerar. Zgjedhja e teknologjive për zhvillimi e punimeve minerare

me ndikime minimale, dhe plani i mbylljes së minierës me rigjenerimin e

dëmeve të sjella, vlerësohen që në fazën e projektimit të punimeve minerare.

Kostua e vlerësuar për prodhimi minerar ngarkohet dhe me koston për punimet

e rigjenerimit të mjedisit të dëmtuar.

6.1 Përgatitja e planit të punimeve minerare në përshtatje me kërkesat e

mjedisit.

Çdo aktivitet minerar konsiston në nxjerrjen e mineraleve të dobishme duke

kaluar ne tre stade, ndërtimin e minierës, nxjerrjen e mineralit dhe mbylljen e

aktivitetit minerar. Në çdo stad të veprimtarisë minerare takohen transformime

negative të mjedisit natyral dhe atij të krijuar nga aktiviteti i njeriut. Fusha e

veprimtarisë dhe amplituda e këtyre transformimeve varet nga zhvillimet

sociale të rajonit, tipi i vendburimit, mënyrat e përgatitjes, nxjerrjes e

përpunimit të mineralit, monitorimi i dëmeve të shkaktuara dhe masat që

merren për minimizimin e tyre (1).

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 64

Kërkesat në rritje për mbrojtjen e mjedisit nga këto transformime

negative, detyrojnë përgatitjen e planit rajonal të zhvillimit të shoqërisë dhe

aktiviteteve minerare. Në planin e zhvillimit të rajonit vlerësohen ndërtimet e

kategorisë së pare, si autostradat dhe rrugët hekurudhore, stacionet e prodhimit

të energjisë, tubacionet kryesore të linjave të gazit, energjisë elektrike dhe ujit,

ndërtesa të mëdha e historike dhe rrjetet ujore natyrale. Prioriteti i mbrojtjes së

këtyre ndërtimeve, detyron grupin projektues që të planifikojë zhvillimin e

punimeve minerare duke mos penguar aktivitetin e tyre. Ndërkohe vlerësohen

dhe zhvillimet e ndërtesave të banimit, rrugët e brendshme, parqet, tokat

bujqësore, pyjet e kullotat, të cilat pranojnë dëmtime të shkalleve të ndryshme

dhe mund të riparohen apo zëvendësohen me ndërtime të tjera.

Mbas njohjes së planit rajonal të zhvillimit, grupi i specialistëve harton

projektin e punimeve minerare dhe e paraqet atë për leje në institucionet

minerare përkatëse. Mbështetur në studimet e kryera, në fushën e zhvillimit

perspektive të rajonit dhe aktivitetit minerar, organet kompetente japin lejen e

zhvillimit të aktivitetit minerar, duke botuar dhe planin e përdorimit të tokës për

gjithë rajonin. Duke pranuar prioritetin e nxjerrjes së mineraleve, si një pasuri

kombëtare e papërsëritshme, zhvillimi i rajonit i përshtatet planit të përdorimit

të tokës të botuar nga organet kompetente. Skema e hartimit të planit të

zhvillimit rajonal jepet ne figurën nr. 26.

Për të mbrojtur ndërtimet në sipërfaqe, grupi i inxhiniereve projektues

duhet të hartojë planin e punimeve dhe radhën e kryerjes së tyre, me qëllim që

efekti i minierës të ndihet pak, ose çdo dëmtim i shkaktuar të jetë lehtë i

riparueshëm. Në rastin e instalimeve industriale, kërkohet që efekti i minierës të

mos pengojë funksionimin e tyre apo prodhimin (demi minerar indirekt).

Mbështetur në kërkesat e objekteve që kërkojnë mbrojtje, dhe kërkesës për

parametra teknike dhe ekonomike të pranueshëm për një aktivitet minerar, grupi

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 65

projektues ju jep zgjidhje një seri pyetjesh me karakter minerar dhe

markshajderik:

Si do drejtohet tavani me mbushje apo me shembje?

Sa duhet të jenë përmasat e kolonave dhe mundësia për një shfrytëzim të

pjesshëm të tyre?

Do punohet me ritme të larta apo të ngadalta në frontin e nxjerrjes së

mineralit?

Punimet nxjerrëse do përqendrohen në një panel apo do shpërndahen në

disa panele?

Si do të mbahet pozicioni hapësinor i objekteve që kërkojnë mbrojtje, në

raport me frontet e nxjerrjes së mineralit dhe vijueshmërinë e operacioneve

minerare individuale?

Për t’ju përgjigjur saktë këtyre pyetjeve është e rëndësishme të përcaktohen

fillimisht, me studime markshajderike, çfarë është më e mirë për strukturat

konkrete që kërkojnë mbrojtje:

Lëvizja e truallit (ulje, pjerrje, zhvendosje), apo deformim i truallit

(ndryshime lineare, përkuljet)?

Cili nga këto parametra duhet të mbahet në vlera minimale në zonën e

objektit që duhet mbrojtur?

Ose nëse vetëm një lloji i caktuar i deformimit të truallit (zgjatje, ngjeshje,

përkulje konkave ose konvekse) mund të lejohet në një objekt të caktuar?

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 66

Efektet dëmtuese të parametrave të muldës së uljeve në raport me strukturat që

kërkojnë mbrojtje, janë të studiuara dhe mund të përdoren me sukses në kushte

konkrete të operacioneve minerare (8).

Figura 26. Skema e planit të zhvillimit rajonal

Zgjidhja e parametrave të mësipërm do të sigurojë një shfrytëzim të

vendburimet me parametra teknike dhe ekonomikë të justifikuar dhe në

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 67

përshtatje me kërkesat për një dëmtim të kontrolluar të mjedisit brenda kufijve

të lejuar.

6.2 Marrëdhëniet legale mes pronarëve të minierës dhe komunitetit

Mbas botimit të planit të zhvillimit rajonal dhe planit të përdorimit të tokës,

fillojnë negociatat për detyrimet që pronari i minierës ka ndaj dëmeve që

shkakton në rajonin ku kryhet aktiviteti minerar. E drejta minerare për

shfrytëzimin e pasurive kombëtare nuk përjashton detyrimet e pronarëve të

minierave, për kompensimin e vlerave të humbura të ndërtimeve dhe tokave të

ndikuara nga shfrytëzimi minerar. Deri ne vitet 1980, në legjislacionet minerare

të vendeve të ndryshëm, pronari i minierës nuk “kufizohej” në dëmet që sillte

aktiviteti i tij minerar, por detyrohej të paguante për të gjitha dëmet e sjella.

Një praktikë e tillë vështirësonte zhvillimin normal të aktiviteteve të pronareve

të tokave, sidomos ne rastet e përdorimit të tokave të dëmtuara për qëllime

ndërtimi. Më pas, mbështetur ne zhvillimet sociale dhe me kërkesën e pronarëve

të tokave e shoqatave ambjentaliste, u vunë kufizime të dëmeve që pengojnë

zhvillimin e zonës dhe eliminimin e atyre dëmeve që cenojnë vlerat e

ndërtimeve publike të kategorisë së pare.

Eshtë rregulluar me ligj që ndërtimi i instalimeve publike të komunikacionit,

të gëzoje të drejtën të mos ketë pengesa nga aktivitete të tjera private, qofshin

këto edhe punime minerare. Drejtuesit e minierës njoftohen paraprakisht për

kalimin e traseve të rrugëve publike, hekurudhave, dhe kanaleve kryesore pranë

zonës minerare. Mbi këtë bazë, inxhinieret e minierës bëjnë vlerësimin e dëmit

ekonomik minerar për masat shtrënguese që duhen marrë për mbrojtjen e

sipërfaqes, pa pasur të drejtën e vetos për ti ndaluar ato, apo kompensohen për

këtë dëm. Përjashtohen raste të veçanta që vështirësojnë mjaft procesin e

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 68

prodhimit. Këto kompensime jepen kur, për arsye të ndryshme, kërkohet

devijimi i trasesë së veprës së komunikacionit për arsye publike, nga pozicioni i

para vlerësuar nga shërbimi minerar, duke rritur kështu masat shtrënguese në

minierë. Përcaktimi i kompensimit bëhet mbi koston shtesë të prodhimit, si

rezultat i masave të reja shtrënguese minerare, për mbajtjen e hapësirave të

krijuar nga shfrytëzimi, për të mbrojtur trasenë e re të rrugës. Shënojmë që këto

kompensime nuk jepen në rast se traseja e instalimeve të komunikacionit ka

qenë përcaktuar përpara fillimit të aktivitetit minerar.

Eshtë me rendësi të vlerësohet që mbrojtja e instalimeve publike të

komunikacionit, nuk rekomandohet të bëhet me lënien e kolonave minerare të

pa nxjerra. Pronarët e minierave janë të detyruar të nxjerrin pasuritë

nëntokësore me humbje sa më të vogla, pasi ajo është një pasuri kombëtare e

papërsëritshme e një vendi. Në rastet kur mbrojtja e objekteve të rëndësishme të

komunikacionit, duhet të behet me lënien e kolonave minerare, atëherë

pronareve të minierave nuk ju jepen kompensime për rritjen e kostos së

përgatitjes së minierës, si rezultat i rritjes së humbjeve, pasi kjo është një

humbje kombëtare (5).

Pronarët e tokave ku zhvillohen aktivitete minerare, janë të detyruar të

pranojnë dëmet e pasurive të tyre, përkundrejt një kompensimi në vlerat e

humbura. Ata kërkojnë të njihen me demet e pritshme, që me fillimet e

punimeve minerare dhe, kanë të drejtë të kërkojnë që masa e dëmit të mos

kaloje kufijtë e planifikuar. Për të ushtruar kontrollin mbi aktivitetin minerar të

planifikuar, organet kompetente kërkojnë nga shërbimet inxhinierike të

minierës, hartat e uljeve të terrenit dhe të dhëna të tjera mbi veprimtarinë

minerare. Gjithashtu, këto organe kanë të drejtë të ushtrojnë kontrolle në

minierë dhe, të mbrojnë çdo të drejtë të pronareve të tokave të prekura nga

ndikimi i veprimeve minerare të pa parashikuara.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 69

Meqenëse dëmtimet minerare vazhdojnë edhe mbas braktisjes së aktivitetit

minerar, pronarët e minierave janë të detyruar të ngrijnë një fond rezervë për të

gjitha dëmet e pritshme në vitet e ardhshme. Ky fond menaxhohet nga organe

kompetente, dhe në rastet kur ky fond nuk harxhohet, ai ju kthehet ish

drejtueseve të minierave.

Zgjidhja me e mirë konflikteve midis pronarëve të minierave dhe pronarëve

të tokave është kur, pronarët e minierave arrijnë të blejnë, me shitje të lirë, tokat

që do të dëmtohen nga veprimtaria minerare. Plani i zhvillimit të minierës dhe

ndikimet minerare në mjedis, përsëri ndjekin rrugën e mësipërme, vetëm se

detyrimet e minierës për kompensimet e pronarëve të tokës, tani nuk paraqesin

probleme për ushtrimin e kontrollit nga një palë e tretë. Në këto raste, pronarët e

minierave ju nënshtrohen përsëri kërkesave për mbrojtjen e mjedisit, dhe

detyrimit për nxjerrjen e rezervave minerare me sa me pak humbje.

Metodikat e monitorimit të dëmeve në mjedis, dhe mënyrat e shlyerjes të

dëmeve të sjella janë të njohura, vetëm se kërkohet një bazë ligjore që

marrëveshjet e arritura të zbatohen me rigorozitet. Kërkohen përmirësime në

ligjin tonë minerar, ku problemet e mësipërme të shprehen qartë. Kompetencat e

njësive vendore duhet të ngrihen në një shkallë më të lartë, duke kërkuar

ndërtimin e një plani zhvillimi, ku të merren parasysh prioritet e zhvillimit të

rajonit dhe përmirësimi i jetës së komunitetit.

Fuqizimi i njësive vendore me specialistëve nga fusha e mjedisit dhe atij

minerar, duhet të jetë detyrë parësore në zona ku kemi pasur, apo pritet të kemi

zhvillime të aktiviteteve minerare.

Të gjitha këto marrëdhënie pronar miniere – njësi vendore – komunitet,

trajtohen me kujdes nga organe kompetente, sipas procedurave të përcaktuara

në Ligjin Minerar të një vendi. Ligji ynë minerar ka nevoja të mëdha për tu

plotësuar dhe përshtatur me aktivitetet e sotme minerare, kur vihet re dhe një

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 70

bum në hapjen e minierave për nxjerrjen e materialeve të ndërtimit (7) . Me

gjithë disa masa të marra për dhënien e lejeve për fillimin e një aktiviteti

minerar, vihen re mangësi të mëdha, më pak në legjislacion, dhe më shumë në

zbatimin e atyre ligjeve që sot janë në fuqi.

7. Projekti mjedisor minerar

Në të gjitha kohërat, punimet minerare për nxjerrjen e mineraleve, edhe pse

kanë dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, kanë

sjellë vazhdimisht edhe ndikime negative në mjedis. Shkalla e ndikimit minerar

në mjedis dhe vlerësimet negative të tyre në zhvillimin e shoqërisë, janë

vlerësuar ndryshe në kohë të ndryshme.

Ne ditët e sotme nevoja për lenden e pare minerare, edhe pse dekadat e

fundit për disa lloje mineralesh ka tendence te lehte uljeje, është akoma e

madhe. Aktivitetet minerare për nxjerrjen dhe përpunimin e lendeve te para,

krahas vështirësive teknike ne rritje për menaxhimin me sukses te aktivitetit, i

është shtuar sot edhe sfida për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e vlerave te

shoqërisë. Projekti mbi mbrojtjen e mjedisit ne një aktivitet minerar është bere

pjese integrale e projektit minerar ku parashikohen fondet, mjetet dhe

teknologjitë e nxjerrjes se mineralit për marrjen e një sere masash qe lidhen me:

Promovimin e gjithë ndikimeve te pritshme ne mjedis ne fazën e

aktivitetit minerar dhe mbas mbylljes se minierës

Përmirësimi i vazhdueshëm ne teknikat e punës ne miniere për një

performancë sa me te mire mjedisore.

Parandalimi i dëmeve te pa riparueshme gjate aktivitetit minerar, pra

përputhshmëri te plote te projektit minerar me te gjitha detyrimet

mjedisore

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 71

Përdorimi optimal i te gjitha mbetjeve qe gjenerohen nga nxjerrja dhe

përpunimi i mineraleve

Ndikimet e pritshme ne mjedis pasi miniera te mbyllet dhe monitorimi i

tyre

Për te arritur performancën e kërkuar mjedisore, projektuesit e minierës duhet te

punojnë me shume përgjegjësi qe ne fazën fillestare te fillimit te projektit

minerar.

Përgatitja e një projekti mjedisor duhet te realizohet nga specialiste te

fushës se minierave, pasi ndikimet e pritshme ne mjedis nga impakti minerar

nuk mund te vlerësohen dhe mbahen nen kontroll, nëse nuk njohim ne detaje

projektin minerar dhe masat për minimizimin e dëmeve ne mjedis. Po sjellim

me poshtë shkurtimisht çfarë duhet te përmbajë një projekt mjedisor qe

përgatitet ne baze te një projekti minerar.

7.1 Kërkesat mjedisore gjate përgatitjes se projektit minerar

Ne çdo aktivitet minerar, kërkesa e pare është minimizimi i sipërfaqes se truallit

qe do te përdoret nga aktiviteti minerar dhe sipërfaqes qe do te ndikohet nga ky

aktivitet. Ne studimet e shumta ne fushën minerare shënohet qe minierat

nëntokësore janë me te pranueshme nga pikëpamja mjedisore. Pra pyetja e pare

qe ngrihet ne një projekt mjedisor minerar është:

a) A mund te shfrytëzohet një vendburim konkret me punime

minerare nëntokësore? Nëse po atëherë kjo metode shfrytëzimi

duhet te zbatohet.

Marrja e këtij vendimi nuk është e lehte pasi ai lidhet me një numër te madh

faktorësh objektiv dhe subjektiv ku me kryesoret janë sasia e rezervave te

shfrytëzueshme te mineralit, pozicioni e tyre hapësinor ne plan dhe lartësi

(thellësia e trupave xeheror), mjedisi gjeologjik ku vendosen trupat mineral,

vlera mesatare e mineralit ne treg, kostua për nxjerrjen e tij si dhe mjedisi ku do

te zhvillohet ky aktivitet minerar.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 72

Mbas marrjes se këtij vendimi projekti mjedisor kërkon nga grupi i

projektimit te minierës te dhëna mbi përmasat e dëmeve te pritshme ne mjedis

qe lidhen me:

b) Sipërfaqet qe do te përdoren nga miniera për vendosjen e punimeve te

hapjes se minierës, për stokimin e mineralit dhe mbetjeve, për ndërtimin e

fabrikës se pasurimit, dambën e sterileve, për ndërtimin e objekteve te

shërbimit, rrugët e minierës, etj.

c) Ndryshimet fizike te sipërfaqes nga shfaqja e muldave apo hinkave ne

sipërfaqe si rezultat i lëvizjeve te masivit mbas fillimit te shfrytëzimit. Nëse

fenomene te tilla pritet te shfaqen, ne bashkëpunimin me shërbimin e matjeve,

vlerësohen përmasat e ndryshimeve fizike te sipërfaqes dhe pozicioni i tyre ne

sipërfaqe.

d) Ndotja e pritshme e ajrit nga aktiviteti minerar.

e) Ndotja e ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor nga aktiviteti minerar

f) Niveli i zhurmave gjate punës ne miniere dhe lëkundjet e tokës nga

shpërthimet masive ne nëntokë apo sipërfaqe.

Mbas njohjes se dëmeve te pritshme ne mjedis dhe krahasimit te tyre me normat

e lejuara fillon diskutimi i këtij projekti me komunitetin qe jeton pranë minierës,

kërkohet leja ne organet kompetente për fillimin e këtij aktiviteti, si dhe bëhen

pagesat (fonde te ngrira) për riparimin e dëmeve te sjella gjate aktivitetit

minerar dhe mbas mbylljes se këtij aktiviteti. Mbas dhënies se lejes minerare

për fillimin e aktivitetit vazhdon bashkëpunimi midis organeve kompetente te

mbrojtjes se mjedisit dhe drejtueseve te minierës.

7.2 Marrëveshjet e nënshkruara për fazën e aktivitetit minerar

Fillimi i një aktiviteti minerar mbështetet mbi një projekt minerar te plote dhe te

miratuar. Ne këtë projekt janë parashikuar dhe masat për mbrojtjen e mjedisit

sipas kërkesave te projektit mjedisor. Por objekti i një aktiviteti minerar janë

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 73

trupat minerare te vendosur ne një mjedis gjeologjik te studiuar dhe gjithë

punimet minerare qe do te hapen për nxjerrjen e mineralit dhe përgatitjen e

produktit përfundimtar. Prishja e ekuilibrave te masivit shkëmbor nga rrëzimi

dhe nxjerrja e mineralit, edhe pse te studiuara mire, shpesh mund te sjellin te

papritura qe kërkojnë rivlerësim te elementeve te projektit minerar, pra edhe

ndikime te pa parashikuara ne impaktin ne mjedisi. Për te përballuar situatat qe

do te krijohen gjate aktivitetit minerar lidhen një sere marrëveshjesh ku me

kryesoret janë:

Nënshkrimi i një marrëveshjeve midis drejtuesve te minierës dhe

organeve kompetente te mbrojtjes se mjedisit për një auditim te

vazhdueshëm (zakonisht vjetor) te aktivitetit minerar.

Monitorimi i vazhdueshme i lëvizjeve te terrenit nga ndikimi i punimeve

minerare dhe reklamimi i lëvizjeve ta pa parashikuara ne projektin e

minierës.

Monitorimi mjedisor i ajrit, ujit dhe nivelit te gazrave që çlirohen nga

miniera dhe përgatitja e raporteve nga organet kompetente.

Monitorimi nëpërmjet teknologjive satelitore për të mbështetur

reklamimin biologjik te sipërfaqeve te dëmtuara.

Monitorim i kujdesshëm i lëvizjeve te ujërave qe përdoren ne miniere,

përdorimit te materialeve te rrezikshme, lëvizjeve te solucioneve kimike

qe përdoren dhe baterive.

Reklamimi teknik i vazhdueshëm i gjendjes se dampave.

Një raportim çdo gjashte muaj mbi gjendjen mjedisore ne miniere dhe

rajonin ku impakti mjedisor është i vlerësueshëm.

Plotësimi i vazhdueshëm i projektit mjedisor ne raport me dukuritë e

reja te shfaqura gjate aktivitetit minerar.

7. 3 Monitorimi i ndotjes se ajrit.

Ndotja e ajrit nga aktivitetet minerare është i pashmangshëm dhe shkalla e

ndotjes lidhet kryesisht me llojin e mineralit te prodhuar dhe teknologjinë e

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 74

shfrytëzimit. Operacionet minerare si shpimi i birave, shpërthimet e minave dhe

lëvizjet e masave te mëdha minerare, lëvizja e makinerive ne punimet minerare

ne nëntoke dhe sipërfaqe, proceset e ngarkimit dhe shkarkimit, proceset e

mesatarizimit te mineraleve, proceset e thyerjes dhe perpunimit te mineraleve, e

shume aktivitete te tjera shoqërohen me çlirimin e gazrave dhe ndotjen e

atmosferës. Shpërthimet e zjarreve kryesisht ne minierat nëntokësore te

qymyreve, janë një tjetër burim i rëndësishëm i ndotjes se atmosferës.

Shënojmë qe nga monitorimet e vazhdueshme të ndotjeve të ajrit nga aktivitetet

minerare është vërejtur qe ndotja e ajrit nga aktivitetet qe lidhen me

teknologjinë e nxjerrjes se mineralit janë shume me te mëdha krahasuar me

çlirimin e gazrave te metanit, te dyoksidit te sulfurit dhe oksideve te nitrogjenit,

e krahasuar kjo ne minierat me regjim gazi.

Ne gjithë aktivitete minerare duhet te kryhen monitorime te vazhdueshme ne :

Vlerësimi i sasive te pluhurave te ngritura nga aktivitete minerare (me

problematike kjo ne minierat sipërfaqësore).

Vlerësimi i gazrave dhe pluhurave të çliruara nga makineritë që lëvizin

ne një aktivitet minerar (me shumë sipërfaqësor).

Monitorimi i gazrave qe dalin nga punimet minerare

Ne punimet e sjella mbi këtë teme vlerësohet si problem kryesor çlirimi i

gazrave nga makineritë qe punojnë ne një miniere sipërfaqësore. Modelimi i

cilësisë te ajrit është një mjet i rëndësishëm për parashikimin, planifikimin dhe

vlerësimin e aktiviteteve te kontrollit te ndotjes se ajrit. Ai ndihmon dhe ne

identifikimin e kërkesave te masave te kontrollit për te siguruar standardet e

pranuar te ajrit.

7. 4 Ndotja e ujit dhe kontrolli

Aktivitet minerare te vendosura ne minierat nëntokësore apo sipërfaqësore

sjellin një impakt negativ ne dëmtimin e rrjetit ujor natyral dhe cilësinë e ujit.

Impakti minerar ne rrjetin ujor dhe cilësinë e ujit vlerësohet ne dy

këndvështrime kryesore:

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 75

Dëmtimi i rrjetit ujor natyral sipërfaqësor dhe nëntokësor nga aktiviteti

minerar

Dëmtimi i cilësisë se ujit nga ndotja e rrjeteve ujore sipërfaqësorë dhe

nëntokësorë nga ujërat qe dalin nga miniera.

Gërmimet ne minierat sipërfaqësore dhe nëntokësore krijojnë një sistem

çarjesh ne gjithë mjedisin gjeologjik përreth minierës duke dëmtuar te gjitha

burimet ujore dhe drejtimet e rrjedhjes te ujërave natyral. Vetëm nga

shpërthimet masive qe kryhen ne miniera kemi një tronditje te rrjetit ujor qe

shoqërohet me tharjen e burimeve ne sipërfaqe. Niveli i ujërave natyral lidhet

tashme me nivelin e punimeve minerare. Kjo është me e dukshme ne minierat

ku kemi lëvizje te masës shkëmbore dhe sipërfaqes drejt hapësirave te krijuara

nga nxjerrja e mineralit (krijimi i muldave te uljeve apo hinkave ne sipërfaqe).

Dëmtimet e rrjeteve ujore natyrale nga impakti minerar është përgjithësisht i pa

riparueshëm dhe me pasoja shume negative ne mjedisin përreth zonave

minerare.

Dëmtimi i cilësisë se ujit si rezultat i përzierjes se ujërave qe dalin nga

miniera me ujërat e pastra qe rrjedhin ne sipërfaqe është me pasoja të renda për

mjedisin. Ujërat nëntokësore që dalin nga miniera janë të ndotura me mbetje

acide apo sulfite ne varësi kjo te mjedisit gjeokimike që ato shpëlajnë ne

rrjedhjen e tyre neper miniere. Ne projektin e mbrojtjes se mjedisit nga një

aktivitet minerar gjithmonë duhet te jepet (mbas studimeve përkatëse) mënyra e

trajtimit e pastrimit te ujërave qe dalin ne miniera, ne varësi kjo te mjedisit

gjeologjik ku punohet.

Aktivitetet minerare krijojnë një prishje te ekuilibrave ne sistemin e regjimit

te ujërave natyrale. Rrezja e këtij impakti është e gjerë dhe mund të varjojë nga

50 metra deri 500 metra nga kufijtë e karierës apo ndikimit te punimeve

minerare nëntokësore. Me fillimin e një aktiviteti minerar duhet te ngrihen

stacione monitorimi te nivelit te ujërave natyrale, pasi është e vështirë te

parashikohen aftësitë e shtratimeve gjeologjike në ruajtjen e niveleve te ujerave

nëntokësorë. Matjet e kryera ne shpimet e hapura për këtë qellim japin

mundësinë për modelimin e nivelit te ujërave ne shtratimet rreth fushës

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 76

minerare. Megjithatë ndërhyrjet ne rregullimin e regjimit te ujërave nëntokësor

janë te vështira dhe shpesh te pasuksesshme, sidomos kur kërkohet rritja e

nivelit te ujërave nëntokësor.

7. 5 Monitorimi i zhurmave dhe lëkundjeve të tokës

Zhurmat në minierat janë të pashmangshme, sidomos ne minierat sipërfaqësore.

Për te minimizuar dëgjimin e këtyre zhurmave zona minerare rrethohet me një

brez te gjelbër dhe ne disa raste dhe me mure te ngritur me materiale te nxjerra

nga miniera. Edhe brenda territorit te minierës ngrihen breza te gjelbër dhe

mure përgjatë rrugëve te transportit për te minimizuar zhurmat dhe përhapjen e

pluhurave.

Për operatoret qe punojnë ne ambiente me zhurme ndërtohen gabina te

vogla për të minimizuar nivelin e zhurmave. Te gjithë punëtoret qe punojnë ne

mjedise me zhurma e pluhura janë te pajisur me mbrojtëse personale nga

zhurmat dhe pluhurat.

Shpesh ne miniera, sidomos në minierat sipërfaqësore, kryhen shpërthime

masive qe shoqërohen me tronditje te tokës dhe shpërndarjen e një vale goditëse

ajri, duke sjelle dëmtime te strukturave, çarje te mureve e thyerje te xhamave të

objekteve qe ndodhen ne territorin e minierës ose pranë tij. Për të kontrolluar

ndikimet negative të shpërthimeve masive merren një sere masash ku do te

veçonim:

Përdorimin e teknikave te kontrolluar te shpërthimeve masive

Sasia dhe cilësia e eksplozivit dhe skemat e shpërthimeve masive

kontrollohen nga organet kompetente te ngritura nga Drejtoria qendrore

e minierave. Për çdo shpërthim masiv përgatitet një material i detajuar

dhe dërgohet për kontroll dhe miratim ne këto organizma.

Përdorimi i rërës si material mbushës

Përdorimi i detonatorëve me vonesa mili sekondare.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 77

7. 6 Masat mbrojtëse për degradimin e tokës

Aktivitetet minerare zënë sipërfaqe te mëdha toke dhe shoqërohen me

dëmtime fizike te sipërfaqes, dëmtime te rrjetit ujor dhe dëmtime te florës dhe

faunës. Ne minierat sipërfaqësore është problem dhe kërkesa për sipërfaqe

shtese për grumbullimin e materialeve shkëmbore qe largohen gjate zbulimit te

trupave minerar. Edhe pse behën përpjekje qe ky material te grumbullohet

brenda kufijve te karierës, ne shkallet e mbyllura, kjo nuk është gjithmonë e

mundur.

Ne kërkesat e sotme mjedisore kërkohet qe zonat pyjore qe dëmtohen

nga aktiviteti minerar, duhet te rikuperohen me mbjelljen e pemëve te reja ne

ato sipërfaqe ku kjo është e mundur. Dendësia e pemëve ne zonat e rikuperuara

duhet te jete me e madhe për te balancuar zonat e gjelbëruara te dëmtuara.

Degradimi i tokave ne zonat minerare mund te minimizohet duke marre një sere

masash për rigjenerimin e tyre.

Me fillimin e punësimeve te gërmimit ne minierat sipërfaqësore duhet te

tregohet kujdes ne ruajtjen e tokave te mira të pasura me humus, për tu përdorur

me vonë ne mbulimin e zonave te mbushura me materiale shkëmbore. Tokat e

mira ne fazën e fillimit te zbulimit ne kariera ruhen ne depozita te mbrojtura dhe

përdoren me vonë për krijimin e sipërfaqeve te reja te gjelbëruara.

Brezat e gjelbër ne sipërfaqe te tjera ndërtohen për qëllime estetike,

mbrojtjen nga zhurmat dhe kapjen e pluhurave. Ne këto breza mbillen peme dhe

shkurre te zonës qe kane një sinteze ekologjike te mire ne ato kushtet

klimaterike. Mbillen gjithashtu peme dekorative, peme qe shërbejnë si ushqim

për kafshët, peme frutore te zonës dhe bime medicinale. Sipërfaqet ku mbillen

këto peme janë rreth objekteve industriale apo shtëpive te banimit, ne rrugët e

transportit dhe kudo ku ka hapësira te lira.

Denduria e pemëve te mbjella është me e madhe se ajo natyrale, duke

krijuar një brez te dendur gjelbërimi. Behet një kombinim i pemëve te gjata,

pemëve me gjatësi mesatare dhe pemëve te shkurtëra ose shkurret. Ky

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 78

kombinim krijon një mur te gjelbër te dendur për pengimin e zhurmave dhe

kapjen e pluhurave. Ne projektet e rigjenerimit te zonave te dëmtuar synohet qe

sipërfaqja e gjelbër e krijuar te jete sa dyfishi ose trefishi i sipërfaqes ekzistuese

para fillimit te punimeve minerare.

7. 7 Mbyllja e minierave.

Ne përputhje me raportin e Komisionit Botëror mbi Mjedisin dhe

Zhvillimin 1987, “zhvillimi i qëndrueshëm” është bere një konsiderate parësore

për arritjet ekonomike te një vendi. Mbyllja e minierave, një koncept qe është

sjelle ne vëmendjen e komunitetit minerar ne këto 30 vitet e fundit, është bere

pjese thelbësore ne planifikimin dhe zhvillimin e një aktiviteti minerar te

suksesshëm.

Mbyllja e minierave përmbledh procesin e rehabilitimit si një program

pune ne vazhdim te projektit minerar për rigjenerimin fizik, kimik dhe biologjik

te mjedisit te dëmtuar nga aktiviteti minerar ne një nivel te pranueshëm nga

gjithë te prekurit nga ky projekt. Qëllimi i tij është lënia e sipërfaqes te ndikuar

nga aktiviteti minerar ne një gjendje te tillë që rigjenerimi i dëmeve te sjella jo

vetëm nuk është një problem i pa realizueshëm, por asetet e krijuara mund te

vihen ne shërbim te një zhvillimi te qëndrueshëm te komunitetit lokal.

Plani i mbylljes se minierave ka dy komponente kryesore:

Mbyllja e minierave pasi është realizuar me sukses përvetësimi i

rezervave minerale te një vendburimi.

Mbyllja e minierave për shkaqe te ndryshme sociale apo mjedisore, pra

ndërprerja e një projekti minerar pa përfunduar detyrën e dhënë.

Ne rastin e pare ne projektin e minierës është parashikuar dhe faza e

mbylljes se minierës. Për këtë faze te mbylljes se minierës janë parashikuar

proceset e punës qe do te zhvillohen për rigjenerimin e mjedisit, pra janë

parashikuar fondet e nevojshme për këtë faze te projektit minerar.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 79

Ne rastin e dyte flitet për një projekt te ndërprerë si kërkesë e pa parashikuar

ne projektin e minierës. Një ndërprerje e tille e aktivitetit minerar duhet

minimalisht te parashikohet 5 vite para mbylljes se aktivitetit minerar. Ne këtë

faze përgatitore për mbylljen e minierës, krahas nxjerrjes se mineralit,

përcaktohen fondet qe do te shoqërojnë mbylljen e minierës dhe hartohet

projekti i mbylljes ne kushtet e reja ku vlerësohen një sere aktivitetesh qe duhet

te kryhen ne vazhdimësi.

8. PERFUNDIME DHE REKOMANDIME

Mjedisi pranë minierave të mbyllura ndihet akoma i rrezikuar nga ndikimet

minerare të sjella në vite. Studimi i ndikimeve të tilla, specifik për çdo zonë

minerare, është një detyrim i shoqërisë sonë dhe specialistëve të kësaj fushe.

Gjurmët e ndikimeve negative minerare në mjedisin pranë minierës Mëzes

janë të dukshme dhe kërkojnë një trajtim më të plotë nga organet

kompetente.

Rimbyllja e puseve kryesore të minierës dhe rrethimi i zonës përreth tyre

është një detyrë urgjente për tu realizuar me cilësi dhe siguri. Gjendja e

pusit kryesor sot paraqitet e rrezikshme për jetën e banorëve të kësaj zone

Vihen re lëvizje të terrenit pranë puseve kryesor dhe pusit të ajrimit. Duhet

të vlerësohen këto lëvizje me shumë kujdes dhe duhen rindërtuar elementët

mbyllës të këtyre puseve.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 80

Ngritja e objekteve industrial në këtë zonë duhet të marrë më mirë parasysh

ndikimet e truallit të pa stabilizuar nga ndikimet minerare. Njohja e kësaj

gjendje duhet të pasqyrohet në përshtatjen e konstruksioneve të themeleve

për çdo objekt që do të ngrihet në këtë zonë.

Eshtë më se e nevojshme materializimi në teren i pozicionit të punimeve

minerare fushore të nivelit të parë dhe mos lejimi i zhvillimit të ndërtimeve

në këtë zonë, ku mund të priten zhvillime të hinkave të shembjeve mbi këto

punime.

Monitorimi i objekteve të përzgjedhura në këtë punim, si dhe monitorimi i

objekteve të tjera, duhet të jetë një detyrë e vazhdueshme e specialistëve të

Departamentit të Inxhinierisë të Gjeoburimeve.

Hartimi i projekteve për aktivitete të reja minerare, duhet të paraprihet nga

përgatitja e planit rajonal të zhvillimit. Të përgatiten hartat dhe planet e

zhvillimeve të punimeve minerare dhe lëvizjeve të truallit nën ndikimin e

punimeve të nxjerrjes. Të përcaktohen masat minerare dhe ekonomike për

mbrojtjen e mjedisit dhe planin e rigjenerimit të dëmeve të sjella.

Monitorimi i lëvizjeve të truallit me matje markshajderike, në stacione

vrojtimesh të përgatitur me kujdes, duhet të finalizohet me botimin e hartave

të uljeve të truallit dhe përcaktimin e treguesve të tjerë të muldës së uljes në

kohë dhe hapësirë.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 81

Hapja e një numri të madh aktivitetesh minerare për nxjerrjen e materialeve

të ndërtimit, si dhe hapja vitet e fundit të disa aktiviteteve minerare për

nxjerrjen e kromit, hekur nikelit dhe bakrit, po shoqërohet me dëmtime të

tjera të mjedisit. Në këto kushte është e nevojshme ndërmarrja e një projekti

afatgjatë për studimin e ndotjeve në këto zona dhe përcaktimin e rrugëve për

rigjenerimin e mjedisit të dëmtuar.

Eshtë e domosdoshme kryerja e një serie matjesh gjeofizike për vlerësimin e

gjendjes së punimeve minerare të nivelit të parë. Matje të tilla do të

përcaktojnë më qartë gjendjen e këtyre punimeve, mbi të cilat do të gjykohet

mbi zhvillimet e mundshme të uljeve dhe lëvizjeve të terrenit.

Projekti mjedisor duhet te jete pjese integrale e projektit te minierës.

Ndryshimet ne projektin minerar te sjella për shkaqe te ndryshme natyrale

dhe teknologjike duhet te reflektohen dhe ne projektin mjedisor.

Monitorimi i ndikimeve minerare ne mjedis është një pune e specializuar

dhe me kosto, prandaj duhet te kryhet nga shërbimet e matjeve ne miniera

dhe te raportohen ne organet kompetente mjedisore. Organet mjedisore

mund te ushtrojnë kontrolle mbi raportimet e kryera, por nuk mund te

monitorojnë ne vazhdimësi impaktin minerar ne mjedis.

Sot ne vendin tone ka një numër te madh minierash te mbyllura. Monitorimi

i impaktit ne mjedis te minierave te mbyllura duhet te vlerësohet me shume

nga organet kompetente mjedisore dhe te ndërmerren projekte për

minimizimin e ndikimit te tyre ne mjedis.

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 82

9. REFERENCA

1. Kratzsch. H. Mining subsidence engineering. New York 1983.

2. Zoto V. 1987, Ligjësitë e dëmtimit të truallit të tokës nga shfrytëzimi në

Minieren e Valiasit. (punim doktorature). Tirane 1987.

3. Grup Autoresh “Riaktivizimi i truallit dhe i objekteve të infrastruktures

të demtuara në zonat minerare të Tiranës dhe Shqipërisë”. Projekt shkencor,

Fakulteti i Gjeologjise dhe i Minierave, 1998, Tiranë

4. Ostrowski J. “The problems of mining areas protection in actual situation

of mining industry in Poland”, ISM Congress, 1999.

5. S. LIPO, A. Bakiu, V. Jorgji: “Transformimet e mjedisit të shkatuara nga

aktiviteti minerar dhe rigjenerimi i tyre”. Tiranë, Dhjetor 2000.

6. Popiolek E. & others. “The impact of a strong mining tremour on the

subsidence of the area surface in the Legnica-Glogow Copper mine”.

California USA 2001.

7. V. Jorgji, S. Lipo, A. Bakiu: “The monitoring of damaged areas affected by

mining activity and the possibilities for regeneration” Ankara, 2001.

8. Hoxha E. “Demtimi i objekteve të infrastrukrurës, tokave bujqësore dhe

pyjeve të ndikuara nga shfrytëzimi minerar në rajonin Rehovë, Korçë,

Minierat dhe Mjedisi

S. Lipo Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave 83

përspektiva e rigjenerimit të dëmeve të sjella”. (punim mikroteze). Tiranë,

2003.

9. Lipo S. Hoxha E. Ndikimet negative të aktiviteteve minerare në mjedis,

kontrolli dhe vlersimi i dëmeve të pritëshme. Konferenca Kombëtare

“Degradimi dhe mbrojtja e tokës në Shqipëri”, Tiranë, 22 – 23 Prill 2003.

Minierat dhe Mjedisi

84