aMbasaDorI qe I FaLI vjehrrI shtate shtepI Dhe 2 Dyqane

24
Cyan magenta yellow black SAMITI I 6 KRYEMINISTRAVE Edi Rama: Plan me 115 pika për integrimin në BE Komisioneri Hahn: S’ka datë hapjesh negociatash për Shqipërinë, zbatoni Vetingun dhe luſtoni korrupsionin FAQE 2-3-4 INTERVISTA NE REPORT TV ÇMIMI 30 LEKë VITI VII - NR. 202 E DIEL, 27-08-2017 www.shqiptarja.com Kjo gazetë përdor teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Shikoni Lexoni DENONCIMI I PRIFTIT TRAFIKU ME POSTE MINISTRAT E RINJ Nikolla Marku: Grekët tentuan të më vrasin me helm në verë Pakot me armë nga Rinasi në Angli, kapet njëri nga autorët Rama shpall sot në Asamblenë e PS përbërjen e qeverisë së re FAQE 12 FAQE 10-11 FAQE 5 Kryeministrja e Serbisë: Marrëdhënie fantastike me Shqipërinë. Zaev: Ligji për shqipen do të votohet BRNABIç: KOSOVA ESHTE E JONA, JO NE UNESCO Klaudja Karabolli RILINDASI FISET E SHQUARA HIMARJOTE QE MERGUAN NE ITALI DHE ARBERORET E GREQISE Banorët autoktonë të Bregut / Mërgimi i shek.XV, ngjarjet historike që sollën shpërnguljen e popullsisë. Pse u krijua legjenda e të ardhurve nga veriu i Shqipërisë FAQE 13-20 AMBASADORI QE I FALI VJEHRRI SHTATE SHTEPI DHE 2 DYQANE FAQE 6-7 nga Rami Memushaj Adriatik Doçi Çuditë në diplomaci Boston, 23 qershor ’44: SHBA ndahet me komunistët por edhe me Zogun Sir. Edwin Bolland: Dokumenti i ‘81, një skaner i demonstratave të Kosovës nga Ylli Polovina Ja kush është ambasadori shqiptar i pastrehë, diplomati me 7 pasuri të paluajtshme në Greqi dhe 200 mijë euro fitime nga qiratë

Transcript of aMbasaDorI qe I FaLI vjehrrI shtate shtepI Dhe 2 Dyqane

Cyan magenta yellow black

SAMITI I 6 KRYEMINISTRAVE

Edi Rama: Plan me 115 pika për integrimin në BEKomisioneri Hahn: S’ka datë hapjesh negociatash për Shqipërinë, zbatoni Vetingun dhe luftoni korrupsionin

► Faqe 2-3-4

IntervIsta ne report tv

Çmimi 30 Lekë Viti VII - Nr. 202 e dIeL, 27-08-2017 www.shqiptarja.com

Kjo gazetë përdor teknologjinë

QR-CODE

Dëgjonishikoni

Lexoni

DenonCIMI I prIFtIt

traFIKU Me poste

MInIstrat e rInj

Nikolla Marku: Grekët tentuan

të më vrasin me helm në verë

Pakot me armë nga Rinasi në Angli, kapet

njëri nga autorët

Rama shpall sot në Asamblenë e PS përbërjen

e qeverisë së re

► Faqe 12

► Faqe 10-11

► Faqe 5

Kryeministrja e Serbisë: Marrëdhënie fantastike me Shqipërinë. Zaev: Ligji për shqipen do të votohet

BRNABiç: KOSOvA EShtE E jONA, jO NE UNESCO

Klaudja Karabolli

Rilindasi FIset e shqUara hIMarjote qe MergUan ne ItaLI Dhe arberoret e greqIseBanorët autoktonë të Bregut / Mërgimi i shek.XV, ngjarjet historike që sollën shpërnguljen e popullsisë. Pse u krijua legjenda e të ardhurve nga veriu i Shqipërisë

► Faqe 13-20

aMbasaDorI qe I FaLI vjehrrI

shtate shtepI Dhe 2 Dyqane

► Faqe 6-7

nga Rami Memushaj

Adriatik Doçi

Çuditë në diplomaci

Boston, 23 qershor ’44: ShBA ndahet me komunistët por edhe me Zogun

Sir. Edwin Bolland: Dokumenti i ‘81, një skaner i

demonstratave të Kosovës

nga Ylli Polovina

Ja kush është ambasadori shqiptar i pastrehë, diplomati me 7 pasuri të paluajtshme në

Greqi dhe 200 mijë euro fitime nga qiratë

2 E diEl, 27 gusht 2017www.shqiptarja.comSamiti në DurrëS

Hahn: Zbatoni Vetingun dhe luftoni korrupsionin

Komisioneri i BE: Mos kërkoni azil, është në dëmin tuaj

Kristi Gongo Tirane

“Do të ketë një rekomandim për Shqipërinë, por nuk dua të them ndonjë datë. Do të jetë zgjuarsia politike ajo që

do ta vendosë këtë. Të jeni të siguritë që ekipi ynë është i vendosur për ta çuar Shqipërinë para dhe kjo është arsyeja që kemi shpenzuar kaq shumë energji

gjatë këtyre muajve të fundit”.

Hahn

Prioriteti kyç Johannes Hahn gjithashtu deklaroi se prioriteti kyç për Ballkanin Perëndimor është bashkëpunimi për zonën ekonomike rajonale, i cili ka nisur me një iniciativë me të rinjtë që të punojnë në vend të tjera të rajonit

Në s a m i t i n e gjashtë kryemi-nistrave të Ball-kanit Perëndi-mor në Durrës,

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se vëmendja e BE në Ballkan është e madhe, por shtoi se nuk ka një datë për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian edhe pse procesi zg-jedhor shkoi me sukses. Hahn e vuri theksin tek zbatimi i Vetingut si kusht për çeljen e negociatave. “Zgjedhjet e drej-ta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justi-fikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete te Vettingut. Do të ketë një reko-mandim për Shqipërinë, por nuk dua të them ndonjë datë. Do të jetë zgjuarsia politike ajo që do ta vendosë këtë. Të jeni të siguritë që ekipi ynë është i vendosur për ta çuar Shqipërinë para dhe kjo është arsyeja që kemi shpenzuar kaq shumë energji gjatë këtyre muajve të fundit”, deklaroi Hahn.

kusHtet Për në Be Johannes Hahn kërkoi që

të zbatohet Vettingu dhe të luftohet korrupsioni, pasi tani nuk pranohen më justifikime. “Sot diskutuam se si të zba-tojmë planet e përbashkëta ekonomike, për të cilat kemi rënë dakord në Trieste. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes të shteteve dhe të qeverive për procesin e Berlinit. BE- ja i mbështet të gjitha vendet në aspiratat e tyre drejt integrimit evropian. Gjithashtu ne duam të rritet cilësia e jetës në këto vende. Edhe pse qytetarët ndonjëherë bezdisen nga kërkesat tona për zgjedhjet të lira dhe reformat në sistemin

Johannes Hahn gjithashtu deklaroi se prioriteti kyç për Ballkanin Perëndimor është bashkëpunimi

për zonën ekonomike rajonale, i cili ka nisur me një iniciativë me të rinjtë që të punojnë në vend të tjera të rajonit. “Hapi tjetër është zona ekonomike rajonale, në Paris kemi rënë dakord për një iniciativë të tillë, që të rinjtë të punojnë në vende të tjera të rajonit dhe po prodhon rezultate konkrete. Ka rezultate konkrete, disa më të dukshme dhe disa jo. Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit. Çdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale. Tregtia mes vendeve nuk është rritur dhe mund të themi se ka shumë potencial, por duhet investuar dhe ka një marrëveshje për të emëruar koordinator rajonal. Në çdo zyrë duhet të ketë koordinues për marrëveshjet ekonomike dhe ne po bëjnë ç’të mundemi për të bërë që këto marrëveshje të zbatohen” deklaroi ai.

Zona ekonomike rajonale Prioriteti

samiti/ Rama shtRon daRkë në tiRanë pëR kRyeministRat

Policia: Masa për të parandaluar akte terroristeNë valën e paralajmëri-

meve dhe sulmeve të kryera nga ISIS, Poli-

cia e Shtetit ka marrë masa maksimale për Samitin me Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Durrës. Policia deklaroi se ishte në gatishmëri për të parandaluar ndonjë akt të mundshëm terrorist. Shër-bimet e FNSH-së Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore, të Drejtorisë Vendore të

meve në Durrës, delegacionet me kryeministrat e Ballkanit janë zhvendosur në kryeqytet, pasi i zoti i shtëpisë ka shtruar

një darkë për miqtë. Kryem-inistri Edi Rama ka shtruar një darkë te vila ‘Padam’ në kryeqytet për kryeministrat

e Ballkanit Perëndimor. Për-pos tyre në darkë ndodhet komisioneri Hahn, zyrtari i Bankës Botërore, por edhe ministri i Jashtëm Bushati. Ashtu si gjatë ditës edhe në darkë në qendër të bash-këbisedimeve ishin çështjet e Ballkanit Perëndimor lidhur me aspektin ekonomik dhe integrimin në BE. Siguria është në nivele maksimale në Tiranë deri në përfundimin e samitit jo formal.

Shërbimet e FNSH-së Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, si dhe agjentë të Drejtorisë Antiterror ishin të organizuar në aksin rrugor Rinas-Tiranë-Durrës.

masat Policisë Tiranë e Durrës, si dhe agjentë të Drejtorisë Antiterror ishin të organizuar në aksin rrugor Rinas-Ti-ranë-Durrës. Megjithatë, policia ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë incident dhe asnjë problem për sa i përket rendit të sigurisë. Policia e Shtetit është në gatishmëri prej disa ditësh pas sulmeve që u regjistruan në disa shtete në Europë nga terroristët e ISIS. Pas përfundimit të diskuti-

e drejtësisë, duhet të dinë se ato reforma janë të mira për vet ata. Ka një marrëveshje për të nominuar koordina-tor rajonal, dhe si u tha nga

kryeministri, çdo kryeministër duhet të kujdeset për këtë reformë. Çdo vend duhet të nominojë koordinatorët e tyre për të zbatuar këtë reformë.

Kam qenë shumë i ashpër me secilin vend dhe për herë të parë kemi pasur projekte konkrete, që do të zgjerohen. Kemi filluar të ndërtojmë autostrada dhe disa projekte te tjera në fushën e energjisë”, u shpreh komisioneri Hahn.

aZilantët Hahn ka drejtuar edhe një

thirrje publike për shqiptarët të cilët kërkojnë azil në ven-det evropiane, duke thënë se “Është e pabesueshme që sot qytetarët e Shqipërisë të marrin azil në vendet e Bashkimit Europian. Ju lutem mos e bëni pasi dëmtoni edhe vendin tuaj, duke krijuar idenë se Shqipëria nuk është gati të behet pjesë e Bashkimit Euro-pian”. Hanh gjithashtu shtoi se disa vende Europiane ishin duke e njohur përpjekjen e Shqipërisë për të ulur numrin e azilkërkuesve në Europë.

Johannes Hahn dhe Edi Rama

Komisioneri Johannes Hahn me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

3www.shqiptarja.com

E diEl, 27 gusht 2017Samiti në DurrëS

Rama: Plan me 115 pika për integrimin në BE

Shqipëria-Holandës: Refuzoj përpjekjet e vendeve të BE për të shënjestruar shqiptarët, kriminelët nuk kanë atdhe

Kristi Gongo Tirane

U zhvillua dje në Durrës takimi mes komisionerit për Politikat Evropi-ane të Fqinjësisë

dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn me kryem-inistrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi u organizua nga kryeministri Edi Rama me shpenzimet e shtetit shqiptar. Samiti i kryeminis-trave të Ballkanit Perëndimor nisi punimet në orën 9:40, pasi mirëpriti të gjithë kryeministrat në vilën qeveritare në Durrës, me një siguri maksimale. Të pranishëm në këtë takim ishin

takimi në Durrës filloi me një batutë nga Rama për Cyril Muller, Zëvendës Presidentin e Bankës

Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. Pasi zbriti nga makina dhe po i drejtohej vilës qeveri-tare, Rama iu drejtua me fjalët ‘Pranohen vetëm pa kollare’. Ndërsa Cyril Muller ktheu batutën “Do të jem shumë i lumtur që ta heq …”... Disa minuta me pas në foton zyrtare Cyril Muller e kishte hequr kollaren. Gjithashtu , kryeministri Edi Rama, pa-varësisht kritikave, edhe në takimin e djeshëm me kryeministrat e Ballkanit në Durrës ka zgjedhur të vishet me kostum si dhe atlete të bardha.

Rama i ‘heq’ kollaren zyrtarit të Bankës Botërore

Batuta

Diskutimet / sfidat kRyesoRe pëR qeveRinë e Re

rama premton: Lufta kundër kanabisit e mbyllur brenda vitit

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, se me komisionarin Hahn ka diskutuar për sfidat kryesore ku duhet të përqendrohet qeveria e re: Vettingu, lufta kundër korrupsionit, fenomenin e azilkërkuesve dhe hapat për hapjen e negociatave me BE.

sfiDat Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar gjatë fjalës së tij në konferencën

për shtyp, se me komisionerin Hahn ka diskutuar për sfidat kryesore ku duhet të përqen-drohet qeveria e re: Vettingu, lufta kundër korrupsionit, fenomenin e azilkërkuesve dhe hapat për hapjen e nego-ciatave me BE. Kryeministri u shpreh se nuk ka shqiptarë azilkërkues, por shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në kërkim të një pune në Europë, ndërsa shton se historia me kanabisin mbyllet se shpejti. “Shkëmbyem me Hahn opinionet për statusin aktual të Shqipërisë me BE, folëm për zgjedhjet si një mo-

ment me rëndësi i kapërcyer me sukses, folëm për vullnetin për të vazhduar ajo që u nis si

një qasje e re mes qeverisë dhe opozitës. E njoha me planin e këtij mandati në funksion të

reformave, një transformi-mi të shërbimeve, luftë ko-rrupsionit, domosdoshmëri vettingu për Shqipërinë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit. Ndamë pikëpam-jen se përpjekja për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve po jep rezultate inkurajuese dhe nuk ka shqiptarë azilkërkues, por shqiptarë në kërkim të një pune dhe një jete më të mirë në një treg pune ku shqiptarët nuk e kanë lirinë dhe ky është kufizimi që gjendet nga pozi-cioni që gjendemi. Duhet të përshpejtojmë procesin e in-tegrimit dhe së fundmi ndamë pikëpamjen se po bëhet një punë fantastike në luftën kundër kanabisit. Ky do të jetë

viti që e mbyll këtë histori. BE do të financojnë edhe një muaj më shumë fluturime. Në fund

të këtij sezoni Shqipëria do të dalë nga harta e vendeve prob-lematike për kanabisin”, për-fundoi Rama. Nuk munguan edhe ‘thumbimet’ nga Rama për Bashkimin Europian për shpenzimet e samitit, ndërsa shtoi se nuk është në dijeni se cili vend mori më shumë lekë nga BE.“S’na ka ftuar Brukseli. Ne kemi ftuar Brukselin dhe jemi këtu me shpenzimet tona. S’ka nevojë të kemi tutor për të organizuar. Por nuk duhet të harrojmë se Brukseli është jetik dhe bashkëpunues. Jam mirënjohës që Hahn e pranoi ftesën. Se dimë se kush mori më shumë lekë nga bankoma-ti. Këto takime bëhen për secilin vend”, tha Rama.

kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa(i cili mbërriti i pari në vilën qeveritare), i Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi, Dush-ko Markoviçm (i cili mbërriti i fundit në destinacion), si edhe Komisioneri Europian për zgjerimin, Johanes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore për rajonin, Cyril Mulle. Në samit morën pjesë edhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Pas përfundimit të diskutimeve në sesionin e parë të samitit, takimi i dytë ky pas samitit të Triestes, kryeministri Edi Rama dhe komisionari Johannes Hahn dolën në një deklaratë për mediat për të folur konkretisht për projektet, por edhe për problemet që shqetësojnë Shqipërinë dhe Ballkanin në muajt e fundit.

rama: Plan me 115 Pika, treg i PërBasHkët në Ballkan

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se ka strukturuar një plan me rreth 115 pika për përshpejtimin e afrimit me Bashkimin Europian. Rama u shpreh se synimi i mbledhjes së kryetarëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor është krijimi i një zone ekonomike të përbashkët, e cila ka për qëllim rritjen e nivelit të punësimit dhe mirëqenies, heqjen e bar-rierave mes vendeve dhe më pas integrimin në BE. “Është një moment me shumë rëndësi

është e qartë që kemi një plan veprimi me rreth 115 pika në funksion të një transformimi në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe punonjësve të kualifikuar për ta bërë rajonin më tërheqës për investimet duke përshpejtuar afrimin me BE, por edhe mirëqenien. Jemi shumë të inkurajuar nga fakti

që në nivelin politik ka një da-kordësi të plotë, me komisionin ka një sinergji të plotë, BB është përfshirë me kërkesën tonë, BERZH është në dispozicion. Ky reflektim do të na vlejë për një axhendë më intensive për lëvizjen e mallrave për shman-gien e barrierave. Për të rritur maksimalisht përfitimet nga lëvizja e lirë e shërbimeve për të fuqizuar ekonominë dixhitale”, deklaroi Rama, i cili shtoi se 4 vite janë mjaftueshëm për këtë ‘proces historik që po ndërtojmë’.

rama i ktHen PërgJigJe HolanDës Për ViZat

Kryeministri Edi Rama, në Samitin me kryeministrat e Ballkanit në Durrës, reagoi për raportin e autoriteteve holandeze, i cili kërkon rik-thimin e vizave për shqiptarët, për shkak të nivelit të lartë të

kriminalitetit. Rama deklaroi prerë se refuzon përpjekjet politike apo mediatike të ven-deve të Bashkimit Evropian për të shënjestruar shqiptarët për kriminalitetin, pasi kriminelët nuk kanë atdhe, dhe ky për Ramën nuk është arsyetim për të bërë me gisht Shqipërinë, por justifikim si në rastin e Britanisë së Madhe për të dalë nga BE. “Dua ta them për opinionin publik se unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, apo ata që kryejnë krimin, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminel, kudo dhe pa dallim. Nuk ka flamur, kombësi, kanë thjesht raport me ligjin. Refuzoj çdo përpjekje politike, medi-atike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët. Holanda është një shtet, një mbretëri nuk kemi problem as me Holandë dhe as me një shtet tjetër. Unë flas për mënyrën sesi në media apo përmes zërave që kanë axhendat e tyre në BE, targetohen të ardhurit nga vendet e tjera, po ashtu edhe shqiptarët. Në momentin që një etni lidhet me krimin, kjo është e papranueshme. Më lejoni t’u them, janë 700 mijë polakë në Angli dhe 650 mijë nga gjithë Ballkani dhe për të propaganduar daljen nga BE u përdor Ballkani dhe shqiptarët. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë, por as nuk bëhet fjalë që të pranojmë të identifikohemi për propagandë për kriminalet, të cilët nuk kanë atdhe”, deklaroi kryeministri, Edi Rama.

Kryeministri Rama, deklaroi se ka strukturuar një plan me rreth 115 pika për përshpejtimin e afrimit me Bashkimin Europian. Rama u shpreh se synimi i mbledhjes së kryetarëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor është krijimi i një zone ekonomike të përbashkët.

Plani

Më 26 gusht në Durrës, u zhvillua një takim jo formal i organizuar nga Rama me shpenzimet e shtetit shqiptar, mes komisionerit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

samiti

4 E diEl, 27 gusht 2017www.shqiptarja.cominterviSta

Studio Permbarimore “SHKRELA”Do te ZHVilloJe ankanDin e Pare

Per Pasurite a)“Njesi Tregtare” me nr. Pasurie 2/1132-N27, Vol. 49, Fq. 12, Zona Kadastrale 8591, me siperfaqe 238.1 m2, e ndodhur ne Rr.”Studenti”, Shkoder, ne pronesi te Zef dhe Anton Gurakuqi, pasuri e hipotekuar ne favor te bankes. Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 163,744 (njeqind e gjashtedhjete e tre mije e shtateqind e dyzete e kater) Euro.

b)“Njesi Tregtare” me nr. Pasurie 2/1132-N31, Vol. 49, Fq. 20, Zona Kadastrale 8591, me siperfaqe 197.68 m2, e ndodhur ne Rr.”Studenti”, Shkoder, ne pronesi te Zef dhe Anton Gurakuqi. pasuri e hipotekuar ne favor te bankes.Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 136,000 (njeqind e tridhjete e gjashte mije) Euro.

ankandi i pare zhvillohet me dt.29.08.2017, ora 16:00 ne ambientet e studios permbarimore shkrela, me adrese :

Brnabiç: kosova është e jona, jo në unesCoKryeministrja e Serbisë: Marrëdhënie fantastike

me Shqipërinë. Zaev: Ligji për shqipen do të votohetKlaudja Karabolli

Tirane

Pas samitit me liderat e Ballkanit Perën-dimor në Durrës, kryeministrja ser-be Ana Brnabiç

në një intervistë për Report TV, theksoi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe për këtë arsye Beogradi e kundërshton fort anëtarësimin e Kosovës në UN-ESCO. Ndërkaq, në lidhje me mar-rëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë, Brnabiç shprehet tepër e kënaqur si dhe deklaron se raportet po p ë r m i r ë s o h e n dita-ditës. “Ne kemi mar-rëdhënie fantastike me Shqipërinë që sa vijnë dhe po përmirësohen dita-ditës dhe unë shoh një të ardhme të

samiti / edi paloka këRkon tRanspaRencë

PD: Rama diktator si Enveri, plani do të rrënojë ShqipërinëSamiti me kryeministrat

e Ballkanit Perëndimor në Durrës ka sjellë rea-

gime të ashpra nga opozita. Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Rama, nuk ka vonuar edhe reagimi nga Par-tia Demokratike, ku kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, kthehet pas në kohë duke e konsideruar planin e Ramës, të njëjtë me atë të diktatorit Enver Hoxha, ku sipas tij plani i bashkimit ra-jonal do të rrënojë Shqipërinë. “Në periudhën e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin për bashkimin ekonomik të Shqipërisë me Jugosllavinë. Siç do të pranon-te vetë diktatori pas “prish-jes” me dashurinë e parë në kampin komunist ( jugosllavët formuan PK të Shqipërisë dhe vunë Hoxhën në krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavinë fshihte qël-limin politik të bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë në kuadrin e federatës. Ndërkaq, zbatimi i planit, për aq kohë sa u zbatua, shënoi rrënimin e plotë dhe të asaj ekonomie që kishte Shqipëria në atë

periudhë”, shkruan Paloka, ndërsa kërkon që të bëhet më shumë transparencë për atë që ai e cilëson si “bashkim” te ri. Në fund të reagimit të tij, Paloka thotë se i vetmi vend që nuk ka përfituar nga samitet e zhvilluara është Shqipëria e Ramës. Pa marrë përsipër as rolin e historianit e as atë të specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i këtij vendi, do doja që të bëhej transpar-encë për ketë “bashkim” te ri , informacioni për të cilin deri tani ka mbetur në kuadrin e

thashethemeve. Një gjë është e konfirmuar të paktën deri më sot( përfshi takimin e Triestes); i vetmi vend që nuk ka përfituar është Shqipëria e Ramës” përfundon reagimi i Edi Palokës.

meDiu: tregu s’munD të Jetë monoPol i ramës

Edhe kryetari Partisë Re-publikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas takimit të kryem-inistrave ballkanikë në Durrës, duke mbështetur mendimin e Palokës, që ideja e tregut ballkanik nuk është histori e re për rajonin. “Ish Ju-gosllavia është një histori e hidhur marrëdhëniesh të komunistëve të bashkuar në qëllime politike dhe të ndarë në interesa pushteti. Ideja e tregut ekonomik rajonal është elaboruar herët nga Serbët dhe vëllai i Ramës Vuçiç. Mediu shprehet se deri më tani kryeministri Edi Rama nuk ka treguar asgjë konkrete në lidhje me planin në të cilin bën pjesë. Kësisoj, sipas kreut të PR-së, shumëkush mbetet i lënë jashtë tablosë së madhe duke bërë që marrëdhënie sipas Mediut të

jetë monopol vetëm i Ramës. “Kjo marrëdhënie nuk mund të jetë monopol i një njeriu qoftë ky Kryeministri. Ai duhet të jetë rezultat i një gjykimi ekspertësh ekonomik dhe ven-dimi gjithëpërfshirës politik, mbi të gjitha me shumë trans-parencë me opinionin publik. Në asnjë nga këto takime qoftë edhe për këtë të sotmin Rama nuk flet për ndonjë projekt konkret apo përfitim konkret, përveçse demagogjisë dhe show-t që e ka kthyer në art të mashtrimit”, shkruan Mediu.

Samiti me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Durrës ka sjellë reagime të ashpra nga opozita. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, kthehet pas në kohë duke e konsideruar planin e Ramës, të njëjtë me atë të Enver Hoxhës, ku sipas tij plani i bashkimit rajonal do të rrënojë Shqipërinë.

reagime

kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili duke komentuar Samitin në Durrës ka

kërkuar zgjidhje urgjente të varfërisë, ndërsa shton se Shqipërisë i duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare. Sipas tij kryeministri Rama është një Don Kishot delirant që nuk e di se ku e ka vendin. “Shqipëria ka nevojë klithëse për vizion për punët e zhvillimin e saj dhe këtë vizion as e ka as do ta ketë me këtë kryeministër, që s’di ku e ka vendin. Delirimet e donkishotizmat e një madhështie, që nuk ekziston, por që gjallon si e tillë vetëm në çoroditjen mendore të kryeministrit shkollëpak, mos humbisni kohë ta komentoni”, shkruan në Facebook Vasili. Reagimet e Vasilit vijnë edhe pse ministrat e LSI janë akoma në qeveri Rama.

Vasili: Rama, Don Kishoti delirant, populli në varfëri

Samiti

ndritur për rajonin”, shprehet Ana Brnabiç. Kryeministrja serbe e viziton për herë të parë Shqipërinë, ndërsa ndodhet së bashku me homologët e saj nga Ballkani Perëndimor në Durrës në punimet e Samitit joformal.

ZaeV: ligJi Për sHqiPen Do të VotoHet

Nga Durrësi, kryeminis-tri i Maqedon-isë, Zoran Zaev ka folur edhe për ligjin e gjuhës shqipe, e cila ka shkaktuar shumë debat në Shkup, pasi kundërshto-het fort nga opozi-ta e drejtuar nga ish-kryeministri Gruevski. Zaev deklaroi se ligji

për gjuhën shqipe tani është pjesë e programit dhe do te miratohet ne Parlament, ndërsa ftoi edhe opozitën që ta votojë. “Ligji është pjesë e

programit tonë qeveritar, do të diskutohet në Parlament. Ftoj opozitën që ta pranojë këtë ligj. Ne duam ta miratojmë këtë ligj, është në të mirë të qytetarëve tanë dhe ne duam të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Pas votimit të tij, Komi-sioni Evropian dhe Gjykata Kushtetuese do të japë fjalën e fundit”, deklaroi ai. Për sa i përket votës së Maqedonisë në UNESCO, Zaev ka deklaruar se nuk është vendosur se si do të jetë vota e Shkupit, pas tensionit me Serbinë.

Për serBinë Kryeministri i Maqedon-

isë nga Durrësi deklaroi se Shkupi dhe Beogradi kanë shumë interesa të përbashkëta dhe perspektivë evropiane. Zoran Zaev artikuloi se dy vendet mund të punojnë në përmirësimin e ekonomisë e cila do të mundësonte jetë më të mirë për të gjithë. “Ngjarja e përbashkët në planin ekono-

mik të shteteve të rajonit para Evropës do të thotë krijim të tregut më të madh dhe interes më të madh për investim në shtetet tona, ndërsa me të edhe investime të reja dhe vende të reja pune për qytet-arët tanë. Rajoni është i drejtu-ar drejt paqes dhe të ardhmes së përbashkët në integrimet euro-atlantike. Ka klimë pozi-tive për bashkëpunim dhe kjo do të kontribuojë ndaj përpa-rimit të shteteve në integrimet euro-atlantike. Maqedonia me Serbinë kanë shumë interesa të përbashkëta, perspektivë evropiane, dhe mund të puno-jnë në përmirësimin e ekono-misë e cila do të mundësonte jetë më të mirë për të gjithë”, ka deklaruar Zoran Zaev.

a d o t ë v o t o n i p ë r anëtarësimin e Kosovës në uneSCO?

Kjo nuk është axhendë mesa di unë dhe Serbia nuk mund të votojë. Nëse është në axhendë kjo çështje ose nëse

do të jetë në axhendë, Serbia e kundërshton fortë këtë.

Përse?Janë shumë arsye përse!

E para Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pa-varur, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është arsye e fortë pse nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Pa s kë t i j t a k i m i p ë r

ekonominë rajonale, a do të bashkëpunoni ju me Kosovën për shkëmbimet e produkteve ose të punoni së bashku për ekonominë?

Për këtë sigurisht, shkëm-bimet ekonomike janë shumë

mirë. Ne kemi një numër biznesmenësh që kanë in-teres të përbashkët si një treg i vetëm dhe nuk shoh një problem me këtë dhe çdo gjë që mund të bëjmë për ta bërë ekonominë sa më të fortë që të jetë e mundur në mënyrë që kualiteti i jetës të jetë sa më i mirë që të jetë e mundur dhe ne jemi të hapur për bashkëpunim.

Ky takim do ju ndihmojë ju

për lidhjen me Kosovën dhe Shqipërinë?

Ne kemi marrëdhënie fan-tastike me Shqipërinë që sa vijnë dhe po përmirësohen dita-ditës dhe unë shoh një të ardhme të ndritur për rajonin.

“Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është arsye e fortë pse nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.

Brnabiç

në foto:Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç

Zoran Zaev

5www.shqiptarja.com

E diEl, 27 gusht 2017KërKeSat Për aziL

Studio Permbarimore “SHKRELA”” Do te ZHVilloJe ankanDin e trete Per Pasurine “truall + nDertese”

me siperfaqe trualli 196.1 m2, dhe ndertese kombinuar tre kateshe” me siperfaqe 151.7 m2, me nr. Pasurie 1/241, Vol. 15, Fq. 45, Z.K 8190, e ndodhur ne Rr.”Petro Nini Luarasi” Tirane, ne pronesi te Petrit dhe Lumnie Hasa, pasuri e hipotekuar ne favor te bankes.

cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 199,803.24 (njeqind e nentedhjete e nente mije e teteqind e tre pike njezete e kater) euro.

ankandi zhvillohet me dt.31.08.2017, ora 16:00 ne ambientet e studios permbarimore shkrela, me adrese:

Blv.”Zogu i i”, pall. “agimi”, h.2, k.3, ap. 5, tirane.

Basha: rama përgjegjës për eksodin e shqiptarëve

Kreu i opozitës: Shqiptarët po ikin nga vendi pasi qeveria mbështet kriminelët dhe grabitqarët

Kr e u i P a r t i s ë D e m o k r a t i k e , Lulz im Basha, ka reaguar dje në Facebook për

numrin e larët të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bash-kimit Evropian. Kreu i opozitës shkruan se kryemi-nistri Edi Rama është përgjeg-jësi kryesor për eksodin masiv të shqiptarëve drejt vendeve të BE. Sipas Bashës shqiptarët po ikin nga vendit pasi qeveria mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët. “Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë. Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegjja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës. Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favo-rizon e mbështet vetëm krim-inelët dhe grabitqarët. Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv të shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me

Detajet

lulZim BasHa “Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt”.

sali BerisHa “Në 18 muaj, nga Shqipëria janë larguar 270 mjekë, nga të cilët 145 janë larguar gjatë vitit të kaluar dhe 125 të tjerë kanë ikur në 7 muajt e parë të këtij viti. Në një seri rrethesh në periferi të vendit mungojnë specialistët për fëmijët”.

drogë”, shkruan Basha. Kreu i Partisë Demokratike thek-soi se dita-ditës po shtohen raportet që tregojnë qeverinë me gisht për kanabizimin. “Ndaj dita-ditës po shtohen raportet dhe vendet evro-piane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminal-

izimin e vendit.Vetëm të bashkuar dhe të

vendosur për t’u përballur me të keqen mund ta ndry-shojmë qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë”, shkruan Ba-sha. Ndërkaq, dy ditë më parë, zëdhënësja e Bashkimit

Europian, Maja Koçijançiç, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që mandatin e dytë të përqendrohet edhe tek çështja e azilkërkuesve. “Të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e

Shengenit”, tha ajo.

eksoDi i mJekëVe D i s a d i t ë m ë p a r ë ,

ish-kryeministri Sali Beri-sha, ka folur për një eksod të mjekëve. “Në 18 muaj, nga Shqipëria janë larguar 270 mjekë, nga të cilët 145 janë larguar gjatë vitit të kaluar dhe 125 të tjerë kanë ikur në 7 muajt e parë të këtij viti. Ndërkohë në një seri rrethesh në periferi të vendit mungojnë specialistët për fëmijët, gratë dhe fusha të tjera kryesore. Shkaku i kësaj braktisje të madhe të vendit nga mjekët, janë rrogat e tyre që u ngrinë për tre vite me radhë, instalimi i sistemit të megakorrupsionit nga Rama-Beqja dhe kërcëni-met e përsëritura të jetës së tyre. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qeverinë, që me politikat dhe qëndrimet e saj ka shkaktuar këtë rrokullisje, theksoj gjithashtu se këto të dhëna janë një kambanë e vërtetë alarmi për shëndetin dhe jetën e qytetarëve të të gjitha moshave të Shqipërisë”, shkroi Berisha.

Kryeministri Edi Rama pritet të shpallë sot emrat që do të përbëjnë qeverinë e re.

Kureshtja e ndezur për ministrat e rinj pritet të shuhet sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Lajmin e ka konfirmuar vetë Rama tre ditë me parë gjatë një takimi me ambasadorët e Shqipërisë në botë. Edi Rama dhe Niko Peleshi në cilësinë e kryetarit të grupit të punës për reformën në adminis-tratë do të prezantojnë të dielën përpara Asamblesë Socialiste formatin e qever-isë së re. Burime nga grupi i punës bëjnë me dije se skeleti i qeverisë së re është në përfundim dhe se disa ministri do të shkrihen në një duke i rishpërndarë përgjegjësitë. Parlamenti pritet të mblidhet në 7 shtator, ditën e enjte. Emrat e propozuar nga Rama duhet të marrin “bekimin” e Metës si President, i cili duhet t’i dekretojë ministrat përpara se seanca parlamentare e 7 shtatorit t’i votojë ata duke i vendosur zyr-tarisht në detyrë. Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

renDi i Ditës i asamBlesë se Ps

1. Çelja e punimeve të Asamblesë nga kryetari i Asamblesë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruci; Miratimi i rendit të ditës

2. Raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare, Taulant Balla

3. Raporti i Dëgjesave Publike, përmbledhja e 12 qarqeve, Milva Ekonomi.

4. Raporti i Grupit të Punës për Ristrukturimin e institucioneve, Niko Peleshi.

5. Raporti i Grupit të Punës për Lehtësimin e Procedurave Burokratike, Arben Ahmetaj.

6. Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe Raporti i Grupit të Punës për Organizimin dhe Koordinimin Elektoral të PS, Blerina Gjylameti.

7. Miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.

8. Fjala përmbyllëse nga kryetari i partisë. Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri.

qeVeria e re / iRoniZon deputeti i pd

Kryeministri Rama shpall sot qeverinë në Asamblenë e PS-së

Boçi“Mbani frymën

sepse lajmi “i madh” po na

vjen! Nga nesër (sot), PS shpall

“qeverinë e mosvarme”….

nga PS-ja! Nga nesër, mbaron

qeveria e duarve në tepsi dhe

fillon qeveria e lezetit të

tenxheres e sahanëve”.

ka ironizuar përmes një statusi në Facebook. “Mbani frymën sepse lajmi “i madh” po na vjen! Nga nesër (sot), PS shpall “qeverinë e mosvarme”…. nga PS-ja! Nga nesër, mbaron qeveria e duarve në tepsi dhe fillon qeveria e lezetit të tenxheres e sahanëve (lëpirëseve), e kusisë dhe kusarisë. Dora vetë Rama II-të, e ka shpalosur devizën

për qeverinë e re: Vidh “më shumë, me më pak” njerëz! Nga nesër, “124” kriminelët e rrezikshëm, pas kërcënimeve “live” të Ramës, “s’do kenë vrimë miu ku të futen”……përveç zyrës së Ramës. Nga nesër, hashashi shpallet “non grata”….. për qeveritarët! Është jashtë mode….. se kena nevojë për “koka”- shteti e jo për gjethe… Nga nesër, zjarret “do

ngrijnë” nga hutimi për “zjarrmin” e plasur të qeverisë së re! Nga nesër shqiptarët do gjejnë “lumturinë” e humbur, sipas parimit “ishim keq, kur ishim mirë”…. përveç njërit, “hallexhiut timonier” Ramë. Nga nesër, shpallet, më në fund, fillimi i procesit të hyrjes së BE – së në Shqipëri….. me atlete. Rrnoftë qeveria! Lavdi votuesve”, shkruan

Boçi. Gjatë muajit gusht qarkulluan lajme për një përfshirje të mundshme të Partisë Demokratike në qeverinë ‘Rama 2’. Dy-shimet u shtuan në kushtet kur opozita nuk tërhoqi ministrat e saj nga qever-ia. Disa ditë më parë ata deklaruam dorëheqjen, ndërsa prezantuan rapor-tin për zgjedhjet parlamen-

tare të 25 Qershorit, por çuditërisht nuk u larguan nga zyrat. Siç duket, ata po presin formimin e qeverisë së re, për t’u larguar përfundimisht. Nga ana tjetër, ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, janë adresuar kritike për opozitë të butë, ndërsa nuk mundojnë as aludimet për vijimin e bashkëpunimit politik në linjën e marrëveshjes së 18 Majit.

6 E diEl, 27 gusht 2017www.shqiptarja.comÇuDitë në DiPLOmaCi

ambasadori që i fali vjehrri 7 shtëpi

dhe dy dyqaneJa kush është ambasadori shqiptar i pastrehë,

diplomati me 7 pasuri të paluajtshme në Greqi dhe 200 mijë euro fitime nga qiratë

adriatik Doçi Tirane

RekaAmbasadori i Shqipërisë

në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se

është pronar i shtatë

apartamenteve dhe i

pjesërisht i dy dyqaneve,

lënë trashëgim nga prindërit e

bashkëshortes.

TrakoAmbasadori i Shqipërisë

në Portugali, Edmond Trako,

rezulton se është

pronar i pesë apartamenteve

dhe i dy qyqaneve në

Greqi. Ai thotë se këto pasuri

i ka përfituar me trashëgimi

nga familja.J

o vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe am-basadorët deklarojnë pasuri të paluajtshme trashëgim nga vjehrri, vjehrra dhe

nëna. Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, deklaron se është pronar i shtatë apartamenteve dhe pjesërisht i dy dyqaneve, lënë trashëgim nga prindërit e bash-këshortes. Shtatë apartamentet ndodhen në Durrës dhe kanë një sipërfaqe prej 67.5 m2, 87.3 m2, 94.1 m2, 38.5 m2, 23.1 m2, 66 m2 dhe 66 m2. Gjithashtu, ambasadori rezulton pronar i 1/5 së një dyqani, me sipërfaqe 40 m2 në Durrës si dhe i një tjetër dyqani me sipërfaqe 28 m2 në Durrës, trashëguar gjithashtu nga prindërit e bashkëshortes. Am-basadori Reka është pronar edhe i tre apartamenteve të tjera në Tiranë dhe Durrës, me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, me vlerë 27 000 dollarë, me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro dhe me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro. Am-basadori rezulton gjithashtu se është pronar 1/6 i një shtëpie dykatëshe në Durrës, 186.60 m2, i një trualli 595.48 m2 si dhe i një trualli tjetër me sipërfaqe 321.88 m2, në Durrës, trashëgim nga nëna. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Arben Gazioni, rezulton i pastrehë deri në vitin 2015, kur ka marrë këtë detyrë. Ambasadori Gazioni deklaron

fatos rekaamBasaDor i sHqiPërisë në maqeDoni

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 67.5 m2 në Durrës trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 87.3 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 94.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 38.5 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 23.1 m2 në Durrës, trashëguar nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 40 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i 1/5 së një dyqani 28 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në Tiranë, vlera 27 000 dollarë.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro.

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2, në Durrës, vlera 35 500 euro.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 595.48 më në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një trualli prej 321.88 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna.

Pronar i 1/6 së një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 186.60 m2 në Durrës, trashëguar nga nëna.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 546.2 euro.

Obligacion 2-vjeçar në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 000 euro.

Bono thesari në Bankën e Shqipërisë për llogari të qeverisë, 12 110 000 lekë.

eDmonD trakoamBasaDori i sHqiPërisë në Portugali

(Pasuria në Disa Vite)

Qira në vlerën 36 000 euro për dy dyqane në Greqi, përfituar me trashëgimi.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Qira në vlerën 60 000 euro për një apartament banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Pasuria paradoksale e ambasadorëve shqiptarë

raPorti i ilkDP Për fsHeHJen e Pasurisë nga isH-amBasaDori në slloVaki, agim isaku

■ Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 268 m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e elbasanit, Tiranë.

■ Fshehje e likuiditeteve, zotërim bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë dhe 2.000.000 lekë në emër të subjektit dhe vajzës së tij në Bankën e Shqipërisë.

■ Fshehje e likuiditeteve, depozitë bankare në shumën prej 60.495 USD në Bankën intesa San Paolo.

■ Fshehje e likuiditeteve, bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë në Bankën intesa SanPaolo.

■ Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 169.663 lekë dhe në shumën prej 2.049.087 lekë në Bankën intesa SanPaolo.

■ Fshehje e llogarisë së pagës në shumën prej 346.705 lekë në Bankën intesa SanPaolo.

■ Fshehje e depozitës në shumën prej 253.327 lekë në Bankën Tirana.

■ Fshehje e depozitës në shumën prej 9,893 USD në Bankën Tirana.

■ Fshehje e depozitës në shumën prej 7.076.420 lekë në Bankën Tirana.

■ Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 634.975 lekë në Bankën Tirana.

■ Fshehje e llogarisë në shumën prej 2.780 euro në Bankën Tirana.

■ Fshehje e llogarisë rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën prej 1.463.839 lekë në Bankën Tirana.

■ Fshehje e depozitës së bashkëshortes në shumën prej 7.671.325 lekë në Bankën Tirana.

■ Fshehje e depozitës në shumën prej 57.084 euro në Union Bank.

■ Fshehje e depozitës në shumën prej 7.000.000 lekë në Bankën Credins.

■ Fshehje e depozitës në shumën prej 100.000 USD në Bankën Credins.

■ Mungesë e burimit financiar të identifikuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, me sipërfaqe 110,94 m, në pronësi të vajzës, në vlerën prej 49.920 euro.

■ Mosdeklarim të interesave private periodike vjetore për vitin 2010.

se deri kur është emëruar për të për-faqësuar Republikën e Shqipërisë në Moskë, ka jetuar në apartamentin e vjehrrës në Tiranë. Edhe ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi deklaron vetëm pagën dhe vijimin e shlyerjes së një kredie për shtëpi. Ambasadori i Shqipërisë në Portugali, Edmond Trako, rezulton se është pronar i pesë apartament-eve dhe i dy qyqaneve në Greqi. Ai thotë se këto pasuri i ka përfituar me trashëgimi nga familja. Ambas-adori i ka dhënë pesë apartamentet me qira, ku vetëm brenda një viti kalendarik deklaron 180 mijë euro të ardhura nga qiratë. Ndërkaq, nga dhënia me qira e dy qyqaneve, po në Greqi, deklaron 36 mijë euro të ardhura brenda një viti. Ai deklaron gjithashtu një tjetër parlament në Durrës, ndërsa bashkëshortja e tij, zonja Iris Trako ka depozituar në bankë 142 mijë euro nga shitja e një terreni në Greqi, për të cilin ajo thotë se është gjithashtu pjesë e

trashëgimisë. Ambasadori deklaron edhe një garazh si dhe një depo të papërfunduar në Tiranë.

amBasaDorë të tJerë Ambasadori i Shqipërisë në Emir-

atet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha, thotë se bashkëshortja e tij është pronare e një shtëpie banimi, me sipërfaqe 110 m2, më vlerë 140 000 euro, ndërsa ka edhe një biznes familjar. Ndërkaq, ambasa-dori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në vitin 2014 ka deklaruar shitjen e një apartamenti në Kopen-hagen, Danimarkë, më vlerë 236 000 euro. Djali i tij, Sidrit Minxhozi është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 65 m2 në Pogradec, me vlerë 22 000 euro. Djali tjetër, Blerti Minxhozi, është pronar i një apartamenti me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, me vlerë 73 000 euro. Gjithashtu, Blerti Minxhozi është pronar i një tjetër apartamenti me sipërfaqe 70 m2 në Boros, Suedi, me vlerë 30 000 euro.

7www.shqiptarja.com

E diEl, 27 gusht 2017ÇuDitë në DiPLOmaCi

Vijojnë polemikat dhe reagimet rreth kon-statimeve të kryem-inistrit Edi Rama për rrënimin e shërbimit

diplomatik shqiptar. Gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme, kryeministri Edi Rama parala-jmëroi shkundjen e diploma-cisë, ndërsa i cilësoi ambas-adorët të lodhur, të avashtë dhe parazitë që vetëm marrin rrogën nga paratë e taksapa-guesve shqiptarë. Pas para-lajmërimeve të kryeministrit Rama ka reaguar ish-ambasa-dori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha. Në një status në Facebook, ai shprehet se ka ndjerë dhimbje për fyerjet që kryeministri u bëri ambas-adorëve. Mal Berisha, i njohur

Berisha “Vërtetë ndjeva

dhimbje, jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik,

por se vendin tonë e paskan zënë

ambasadorë prej leshi të cilët e

paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne

e hapëm me aq përkushtim”.

Qira në vlerën 60 000 euro për tre apartamente banimi në Greqi, përfituar me trashëgimi nga familja.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Lura shpk për një apartament të papërfunduar në Durrës.Detyrime të papaguara në vlerën 2 000 euro si pagesë e mbetur e një kuote ndaj firmës Beta shpk për një garazh dhe depo të papërfunduar në Tiranë.Bashkëshortja zonja Iris Trako para të depozituara në vlerën 142 061 euro pas shitjes së një terreni në Greqi pjesë e trashëgimisë.

qemal minxHoZiamBasaDori i sHqiPërisë në kosoVë

Të ardhura nga shitja e apartamentit në Kopenhagen, Danimarkë, vlera 236 000 euro.

Djali Sidrit Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 65 m2 në Pogradec, vlera 22 000 euro.

Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, vlera 73 000 euro.Djali Blerti Minxhozi, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 70 m2 në Boros, Suedi, vlera 30 000 euro.

arBen gaZioniamBasaDori i sHqiPërisë në rusi

I pastrehë (deri në marrjen e detyrës aktuale më 16.01.2015, ka jetuar në Tiranë, në apartamentin e vjehrrës).

leonarD DemiamBasaDor i sHqiPërisë në nato

Vijon shlyerje e kredisë për shtëpi.

Paga si ambasador 1 810 euro në muaj.

ermal DreDHaamBasaDori i sHqiPërisë

në emiratet e BasHkuara araBe

Bashkëshortja Ani Hasanaj, biznes familjar.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e një shtëpi banimi në proces legalizimi me sipërfaqe 110 m2, vlera 140 000 euro.

tonin BeCiisH-amBasaDor në mal të Zi

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 430 639 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 542 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci paga nga mësimdhënia në vlerën 104 883 lekë.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 249 135 lekë./

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 3 945 euro.

Bashkëshortja zonja Anila Beci fituar me trashëgimi prej prindërve vlerën 293 dollar.

“Z. Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vëmendje diçka

që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqësitë tona”.

Mal Berisha: Ndjej dhimbje për fyerjen e diplomatëveIsh-ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Ne

nxorëm vendin nga diktatura, Edi Rama na pushoi nga puna për lidhje të forta me Partinë Demokratike, e konsideron veten si pjesë e diplomatëve dinjitozë që nxorën vendin nga diktatura, por që u pushuan nga puna nga qeveria ‘Rama’. “Koment aga një ish-ambasa-dor ç’izolacionist. Edhe pse e kam dashur me zemër punën e diplomatit, sot jam shumë i lumtur që nuk isha në sallën ku u fyen njerëzit më emi-nentë të shoqërisë shqiptare, ambasadorët, shkëlqesitë e vendit tim! Besoj se shprehem në emër të tërë diplomatëve d in j i tozë që patën nderin të shërbejnë për hapjen e Shqipërisë dhe nxjerrjen e saj nga izolimi diktatorial, por që u pushuan nga puna nga qeveria e viteve 2013-2017.

Nuk e di sesa e meritojnë atë fyerje që iu bë sot të gjithë ambasadorët shqiptarë, por vërtetë ndjeva dhimbje, jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik, por se vendin tonë e paskan zënë ambasadorë prej leshi të cilët e paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne e hapëm me aq përkushtim”, shkruan Berisha. Ai thotë se ambasadorët kanë vetëm dy zgjedhje. “Zgjohuni të lodhur dhe shlodhuni gjatë ditës Ambasadorët e Leshit! Mos

harroni asnjëherë, kush ju vuri në ato poste këto katër vjet! Duroni çdo fyerje që t’ju bëjnë dhe mos pipëtini, pasi keni vetëm një zgjedhje: Ma mirë Derra te kën-aqun sesa Sokrate të vujtun! Unë për vetë pata zgjedhë Sokratin”, shkruan Mal Berisha.

selim BelortaJa Ambasadori i Shqipërisë në

Kinë, Selim Belortaja, jo vetëm mbështet kritikat e kryeministrit për diplomatët, por ai thotë se

do të ishte edhe më i ashpër nëse do të ishte në vend të kryeministrit. “KM ishte krejt realist në mirëkuptimin e vet se rezultati (i investimit të huaj apo tregtisë me jashtë) nuk mund t’i faturohej njëanshmërisht vetëm një faktori: punës së Shërbim-it të Jashtëm. Ai deklaroi se njihte edhe gjithë defektet e hallkave të tjera relevante në proces. Por askush s’mund të mohojë se puna e përfaqësive tona dhe shërbimit të jashtëm ka një rol kyç në jetësimin e projekteve dhe flukseve të bashkëpunimit. Z. Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vëmendje diçka që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqësitë tona”, shpjegon ambasadori shqiptar në Kinë, i cili shton se Rama i hoqi petën një lakrori me lloj-lloj lakrash, ku sipas tij një pjesë e diplomatëve janë ferra e mbetje të padobishme”, shkruan Belortaja.

reagimi i oPoZitës Paralajmërimi i kryeministrit

Edi Rama për ambasadorët është lexuar nga opozita si një tentativë për të bërë pjesë të tepsisë shërbimin diplomatik. “Mbasi Rama ndërroj ligjin për trupin diplomatik me qëllim që të vendostë nëpër amba-sada militantët e Rilindjes, tani kërkon që ambasadorët të kthehen në sekserë të intere-save të tij ekonomike. Duke ju drejtuar ambasadorëve me një gjuhë të papranueshme, Rama kërkon ta zhvendos përgjeg-jësinë drejt ambasadorëve për mungesën e investimeve të huaja në Shqipëri”, ka pohuar kreu i PR, Fatmir Mediu.

Belortaja

në foto: Dy Ambasadorët Mal Berisha dhe Selim Belortaja

8 E diEl, 27 gusht 2017www.shqiptarja.comShqiPëria në fLaKë

qarku sHkoDërVijojnë të jetë aktiv zjarri në pyllin me pisha

në fshatin Karmë, të Pukës. Forcat zjarrfikëse të mbështetur nga punonjës të pyjores kanë punuar deri në orët e mbrëmjes, por pa arritur të izolojnë flakët. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe. Në lagjen nr.4 të qytetit të Shkodrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarri ndodhej pranë banesave. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe 20 pisha. Në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.

qarku DiBërVijon operacioni për shuarjen e vatrave të

zjarrit në fshatin Lenë, Bulqizë. Ditën e djeshme zjarri i favorizuar nga era është përhapur në drejtim të fshatit Peshk dhe Ndërfushas. Shërbimi zjarrfikës i mbështetur nga forcat e ushtrisë, ato të pyjores dhe banorë të zonës kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Peshk dhe Ndërfushas, si dhe disa vatra zjarri në fshatin Lenë, duke shpëtuar banesat. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm është ndërhyrë edhe me anë të helikopterit për shuar vatrat e zjarrit. Në Parkun Kombëtar të Lurës në zonën e Liqenit të Zi dhe Liqenit të Madh ka pasur disa vatra zjarri. Forcat e pyjores

dhe disa vullnetarë kanë punuar për shuar flakët ndërkohë në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i cili ka bërë të mundur fikjen e zjarreve. Në fshatin Gurrë e Madhe, Klos ka rënë zjarr në pyll dushku dhe ahu. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 25 forca ushtarake të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me pyll dushku dhe ahu.

qarku leZHëNë fshatin Perlat Qendër, Mirditë ka rënë

zjarr në zonë pyjore me dru lisi. Zjarri ka rënë në një terren të thyer dhe i favorizuar nga era e fortë ka rrezikuar banesat e fshatit. Si pasojë e tymit të krijuar nga zjarri një banor i fshatit pësoi gjendje asfiksie dhe u dërgua menjëherë me helikopter në Spitalin Rajonal të Rrëshenit. Forcat në terren vazhduan punën dhe në orët e mbrëmjes duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe pyll lisi. Në fshatin Skuraj, Kurbin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre. Për izolimin e vatrave të zjarrit kanë punuar me mjete rrethanore deri në mbrëmje forca zjarrfikësve të Kurbinit, të pyjores, ushtria të mbështetur dhe nga një helikopter. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon ende.

qarku fierNë qytetin e Patosit ka rënë zjarr në një

sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë izoluar. Si pasojë u dogjën

shkurre dhe ferra. Në Qafën e Lalërit në Patos ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe rreth 100 rrënjë ullinj. Në fshatin Peshtan i Vogël, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë u dogj rreth 5 ha me shkurre dhe ullishte. Në fshatin Radostinë, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi zjarrfikës ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës të cilët të ndihmuar dhe nga disa banorë të zonës kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj rreth 1.5 ha me shkurre dhe ullishte.

qarku VlorëNë fshatin Finiq ka rënë zjarri në një sipërfaqe

me pyll Dushku. Zjarri ka rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 25 forca ushtarake dhe 1 automjet zjarrfikës. Zjarri është shuar gjatë mbrëmjes. Si pasojë u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe pyll dushku.

qarku gJirokastërNë fshatin Suhë, Libohovë ka rënë zjarr në një

sipërfaqe me shkurre. Zjarri i favorizuar nga era është përhapur në drejtim të banesave të fshatit Suhë dhe Stegopull. Zjarrfikëset së bashku me banorët e zonës kanë bërë të mundur që deri në orët e vona të natës të izolojnë zjarrin që ka rrezikuar banesat e të dy fshatrave. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bar.

Përkeqësohet situata e zjarreve, 14 vatra në 24 orë

Në Patos shuhet zjarri në gropat e hidrokarbureve. Në Lezhë, masivi pyjor në flakë, dërgohet një banor në spital

Situata e zjarreve në vendin tonë është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit, ku numri i vatrave të

zjarrit është dyfishuar. Nëse gjatë ditës së premte, Emerg-jencat Civile raportonin 7 vatra zjarri në të gjithë vendin, ditën e shtunë kanë raportuar 24 vatra aktive. Gjithashtu Emergjencat civile bëjnë me dije se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 135 punonjës zjarrfikës, 16 automjete zjar-rfikëse, 80 forca ushtarake, rreth 100 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikop-terë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytet-arëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Patos,ZJarri në groPat e HiDrokarBureVe

Disa gropa me hidrokar-bure në zonën e naftës, në fshatin Sheqishte të Pa-tosit, janë përfshirë nga flakët. Mësohet se dy mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve pas një orë e 30 minuta. Gropat ishin mbushur me hidrokarbure, ndërsa nga zjarri rrezikoheshin edhe disa ullinj. Për momentin nuk dihen ende shkaqet që kanë bërë që këto gropa hidrokarburesh të merrnin flakë. Ndërsa një tjetër zjarr raportohet edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës mesditën e sotme. Mësohet se nga zjarri janë djegur sipërfaqe toke me bimësi. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, por puna e tyre pengohet edhe nga shkëmbi.

leZHë, masiVi PyJor në flakë

Në fshatin Perlat Qendër, Mirditë ka rënë zjarr në zonë pyjore me dru lisi. Zjarri ka rënë në një terren të thyer dhe i favorizuar nga era e fortë ka rrezikuar banesat e fshatit. Si

Situata e zjarreve në vendin tonë është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit, ku numri i vatrave të zjarrit është dyfishuar. Nëse gjatë ditës së premte, Emergjencat Civile raportonin 7 vatra zjarri në të gjithë vendin, ditën e shtunë kanë raportuar 24 vatra aktive.

Numri i vatrave

pasojë e tymit të krijuar nga zjarri një banor i fshatit pësoi gjendje asfiksie dhe u dërgua

menjëherë me helikopter në Spitalin Rajonal të Rrëshenit. Një zjarr tjetër ka rënë ditën

e djeshme në masivin pyjor, në fshatin Brezane në Lezhë. Mësohet se për fat të mirë, nga

zjarri nuk rrezikohen banesa, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve. Në zonë

po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter, dhe situata po mbahet nën kontroll.

Situata e zjarreve sipas Emergjencave Civile

9www.shqiptarja.com

E diEl, 27 gusht 2017raPOrti

ofertë PunësimiKompania mediatike Shqiptarja.com

kërkon të punësojë agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme:

Personat e interesuar të dërgojnë Cv e tyre në adresën:

[email protected]

të Ketë arSim të Lartë

të Ketë PërvOjë Pune

të jetë i GatShëm Për të Punuar në terren

30 raStet e Shqyrtimeve me KOhezGjatjen me eKStreme

nr vendimi Data e rregjistrimit

Data e seances

Dite shqyrtimi gjithesej

Paditesi

28.02.2013 01.11.2016 1342 SHOQeria “TranS” SH.a2180 07.11.2012 12.07.2016 1343 SPirO LUaraSi

08.04.2013 20.12.2016 1352 SHOQeria “aTLanTiK” SH.a1007 10.07.2012 29.03.2016 1358 BLeDar PaCi

676 18.06.2012 15.03.2016 1366 SHOQeria “MiSiSiPi” SH.P.K ; anDrOniQi anGari ; BeHar Zere Paditës: aGrOn KaDHaJ

2179 04.10.2012 12.07.2016 1377 Gani Cira675 05.06.2012 15.03.2016 1379 aLi CaKaJ

11.03.2013 20.12.2016 1380 SHOQeria “MaMiDOiL aLBania”SH.a06.03.2013 20.12.2016 1385 erTOn KaSHTa

474 04.05.2012 23.02.2016 1390 SHOQeria “reGenCY inTernaTiOnaL COSinO Tirana” SH.

2178 30.08.2012 12.07.2016 1412 KUJTiM nerJaKU1070 15.05.2012 05.04.2016 1421 SHOQeria “COnTinenTaL GrOUP” SH.a

29.01.2013 20.12.2016 1421 KeSHiLLi i QarKUT Tirane1974 23.05.2012 19.04.2016 1427 KaDri DOMi491 06.03.2012 24.02.2016 1450 SHOQeria “aK-COn” SH.P.K536 05.03.2012 01.03.2016 1457 arBen FrrOKU

2742 05.09.2012 13.09.2016 1469 raHMi iSUFi2741 03.08.2012 13.09.2016 1502 GaZMenD LaGJi1483 07.03.2012 19.04.2016 1504 MUSa LUZaJ2744 06.03.2012 11.05.2016 1527 SHOQeria “SHPreSa” SH.P.K

2447 02.07.2012 20.09.2016 1541 SHOQeria “SiSTeMe nDerTiMi KOKOneSHi BeTOn” SH.P.K

3226 11.07.2012 04.10.2016 1546 SHOQeria “SinaMeTa” SH.P.K2072 01.09.2011 09.02.2016 1622 SHeFQeT BaMi541 22.09.2011 01.03.2016 1622 PeTriT SULeJMani2051 16.09.2011 01.03.2016 1628 Liri TaSHi3095 25.05.2012 13.12.2016 1663 LeOnarD TaSeLLari2625 21.10.2011 17.05.2016 1669 iLia BanO

11.05.2012 13.12.2016 1677 SHOQeria “SaUDiT BrOTHerS COMMerCiaL COMMPanY” SH.P.K

23.04.2012 14.12.2016 1696 LOrenC CaPeLi

04.04.2011 13.12.2016 2080 SHOQeria “SaUDiT BrOTHerS COMMerCiaL COMPanY”

ProCesi ka ngeCur

Bllokohet gara për gjyqtarët qëgarojnë për në Kushtetuese

Gjyqësori në situatë kolapsi për plotësimin e vendeve

Prej shtatë muaj procesi për plotësimin e mangësive me gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese ka ngecur, duke sjellë për

pasojë një situatë të paprecedent në këtë gjykatë. Mos realizimi i procesit të vettingut dhe mos funksionimi i këshillit të emërimeve në drejtësi kanë bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve në gjykatën kushtetuese e cila dje funksionon me 6 anëtarë dhe pse duhet të ishte me nëntë. Kur kanë kaluar 7 muaj nga nisja e procesit të përzg-jedhjes së gjyqtarëve në garë për tu bërë anëtarë të kushtetueses procesi ka ngecur, dhe askush nuk di të thotë si nga vetë gjyqtarët apo gjykata e lartë dhe kushtetuese se çfarë po ndodh? Më 16 Janar 2017 siç dhe shihni në këtë faksimile gjykata kushtetuese njoftonte gjykatën e lartë se duhet të niste procedurën për të përzgjedhur zëvendësuesin e gjyqtares Vitore Tusha të cilës i mbaronte mandati. Gjykata e lartë nisi procedurat dhe në shkurt 2017 nga garuesit për këtë post u paraqiten tre kërkesa mes tyre, dy gjyqtarë të

lartë dhe një nga krimet e rënda. Por cilët janë gjyqtarët që prej 7 muaj qëndrojnë në pritje për tu bërë gjykatës kushtetues? Medi Bici gjyqtar i lartë, Ardian Dvorani gjyqtar i lartë me mandate të përfunduar prej 3 vitesh në këtë gjykatë, Luan Hasneziri gjyqtar i krimeve të rënda. E ndërsa pritet që këta gjyqtarë të përzgjidhen për të plotësuar vakuumin në Kushtetuese, vetë këshilli emërimeve në drejtësi nuk ka nisur funksionimin pasi 2 nga nëntë anëtarët e KED janë tërhequr.

LaJMeshkurt

elton qyno Tirane

30 dosjet me kohën ekstreme në

gjykatën e lartëDosja e kompanisë “Saudi Bradhers”

u mbajt 2080 ditë në gjykatë

Gjykata e Lartë, që është kupo-la e drejtësisë Shqiptare, kon-siderohet si një

ndër gjykatat që ka sjellë zvaritjen më të madhe të proceseve gjyqësore, për sa i përket nxjerjes së një vendimi përfundimtar. Kjo për shkak të numrit të madh të dosjeve që rregjistrohen në sekretar-inë e kësaj gjykate, por edhe të numrit të vogël të trupave gjyqësore që ka në dispozicion kjo gjykatë. Pavarësisht këtij probabiliteti, në shumë raste Gjykata e Lartë, ka vepruar në zgjidhjen e shpejtë të çështjes duke dalë me vendime për-fundimtare. Por kjo sipas një studimi të kryer nga Qëndra për Çështje të Informimit Publik (INFOCIP) ka ndodhur në shumë pak raste. Sipas këtij studimi në këto pak raste, trupat gjyqësore të Gjykatës së Lartë kanë vepruar me procedurë të përshpejtuar duke i dhënë zgjidhje konf-likteve gjyqësore.Gjatë ana-lizimit të këtij raporti gazeta “Shqiptarja.com”, mësoi se gjatë vitit 2016 Gjykata e Lartë ka marrë vendim për-fundimtar, për më shumë se 600 dosje.Pra në një vit, kjo

gjykata ka arrirtur të nxjerë mbi 600 vendime. Ndërkohë në raport evidentohen dhe 30 rastet e shqyrtimeve gjyqësore me kohëzgjatjen më ektreme, duke arritur rekordin kohor të shqyrtimit të një dosje gjyqësore.

rekorDi, 2 DosJet e “sauDi BraDHers”

Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon listën e plotë të dos-jeve civile që janë gjykuar në ekstremin kohor nga Gjykata e Lartë. Bëhet fjalë për 30 dosje, ku mes tyre një çështje i përket shtetasit Arben Frroku, kundër hipotekës së Tiranës, disa kompanive amerikane dhe dosja e shoqërisë “Saudi Bradhers Comercial Company” kundër hipotekës së Durrësit. Tashmë dihet që kjo kompani, ka hyrë në një kalvar gjyqesh të pafundme me hipotekën e Durrësit, shtetasin Zanmir Hasa dhe persona të tjerë. Për një nga çështjet gjyqësore të gjykuara nga trupa gjyqësore e kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, mësohet se kjo kompani ka fituar kundër palës kundërsh-tare, duke rikthyer dosjen për rigjykim në gjykatën Admin-istrative. Ndërkohë raporti zbulon se kjo dosje ka qëndruar në ekstremin e mundshëm të pritjes për tu gjykuar, pasi ka qëndruar në Gjykatën e

Lartë plot 2080 ditë, duke thyer rekordin e çdo çështje tjetër. Ndërkohë një tjetër dosje e kësaj kompanie, ka

qëndruar në gjykatën e Lartë në pritje për tu gjykuar plot 1677 ditë. Ndërkohë lista me 30 dosje vijon me cështjen e

shtetasit Lorenc Capeli kundër Dashurije Dino etj,, dosje e cila ka qëndruar plot 1696 ditë në pritje për tu gjykuar.

26 vjeçari me 102 kg kanabis në makinë, prangoset102 kilogramë e 500 gramë kanabis janë sekuestruar ditën e djeshme nga policia në Vlorë. Eshtë bërë i mundur edhe arrestimi i poseduesit ët lëndës narkotike, i cili rezulton 26 vjeçari Eraldo Canaj, banues në Vlorë. Sekuestrimi i kanabisit u bë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku Eraldo Canaj, po lëviste me automjetin e tij tip “Polo” me targa AA 428 KC, të mbushur me kanabis. Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

merr flakë autobusi me turistë, nuk ka të lënduarNjë autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët masive të zjarrit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së djeshme në rrugën e kombit në afërsi të kryqëzimit të Fushë-Milotit. Autobusi me 50 pasagjerë po lëvizte nga Prizreni në drejtim të Shkodrës dhe flakët janë shfaqur teksa mjeti ishte në lëvizje. Ka qenë njëri nga pasagjeret i cili ka konstatuar tymin dhe i ka kërkuar drejtuesit të autobusit që të ndaloje. Në ato momente të gjithë pasagjeret kanë dalë nga mjeti pa marrë dëmtime. Siç shihet dhe nga pamjet flakët e zjarret janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar frikë dhe panik te udhëtarët. Për shuarjen e zjarrit ndërhynë zjarrfikësit dhe brenda pak minutash situata u vu nën kontroll. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në motorin e autobusit. Për shkak të zjarrit qarkullimi në rrugën e kombit u bllokua për më shumë se 30 minuta, ndërsa u deshtë ndërhyrja e policisë për normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Pasagjeret të cilët udhëtonin në autobusin që u përfshi nga zjarri u transportuan me një tjetër për në destinacionin ku ishin nisur.

10 E DIEL, 27 GUSHT 2017www.shqiptarja.comARME ME POSTE

Elton QynoTIRANE

Saimir Çullhai, një 32-vjeçar nga Xhaf-zotaj i Durrësit i dë-n uar më parë për akuzën e “Trafikimit

të narkotikëve”, rezulton të jetë personi që ka dërguar tre pakot me pjesën e çmontuara të tre automatikëve kallash-nikovë. Ndërkohë me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, është shpallur në kërkim 47-vjeçari me iniclaet N.F, banues në Durrës. “…në kuadër të proçedimit penal të nisur për këtë ngjarje, është bërë e mundur të dokumentohet vep-rimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në datë 23 gusht 2017 rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjensive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza…”-thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Hetimi provoi se armët luftarake ishin çmontuar dhe pjesët përbërëse të tyre ishin futur në pantallona dhe më pas ishin izoluar mirë me ngjitës në kuti kartoni, me qëllim shmangien nga vazhgimi me sy të lirë. Një burim pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, i tha “Shqiptarja.com” se jemi përballë një rasti të veçantë të trafikimit të armëve, pasi porosia, pagesa dhe ko-munikimi për inicimin e këtij trafiku, është kryer nëpërmjet rjeteve sociale në internet. “Për momentin nuk e dime se sa është çmimi që është paguar për tre armët, destinacioni i

të cilave ka qënë Mbretëria e Bashkuar. Mister mbeten edhe motivet se për çfarë do të përdoreshin tre automatikët dhe në dorë të kujt grupeve kriminale apo terroriste do të binin në këtë shtet”-thotë burimi pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

BASHKËPUNIMI ME ANGLINË

Për të hedhur dritë në këtë pjesë strukturat e anti-terrorit në Policinë e Shtetit

dhe Shërbimit Informativ Shtetëror prej tre ditësh janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet e zbulimit Anglez, për të mësu-ar, më tepër rreth personit pritës të tre automatikëve në Mbretërinë e Bashkuar.Nga hetimet paraprake rezulton se emri i përdorur për të postuar pakot me pjesë armësh është i rremë dhe i përket një personi të moshuar në Durrës. Emër i remë dyshohet të jetë dhe adrre-sa dhe emri i personit pritës në Britani. Policia e Shtetit informoi se zbulimi i pakove të dyshimta nëpërmjet linjës ajrore u arrit falë masave të shtuara antiterror dhe skanimin e çdo kutie postare. Personi i vetëm i arrestuar si dërguesi i tre pakove ku ishin fshehur kallashnikovët e çmontuar, Saimir Çullhaj, është ndaluar pas një pune të mirëorgani-zuar nëpërmjet strukturave të antiterrorit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burimet pranë policisë dhe prokurorisë thanë se janë siguruar prova të mjaftueshme, si gjurmë gishta dhe pamje filmike që vërtetojnë se Çullhaj është personi që ka bërë dërgimin e tre pakove nga pika postare e DHL në Durrës drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“S’KISHA DIJENI PËR PREZENCËN E ARMËVE”

Gjatë marjes në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës, 32-vjeçari Çullhai nuk ka pranuar në asnjë mo-ment të kishte dijeni për praninë e armëve automatike brenda në kuti. “Po jam unë personi që jam paraqitur në pikën postare. Tre kutitë mi ka dhënë një person tjetër,

Kallashë brenda në pantallona drejt Anglisë

Policia kap Çullhain, dërguesi: Jam përdorur, nuk kisha dijeni për armët

duke ma kërkuar si nder që ti dërgoja unë. Por realisht nuk kam pasur asnjë dijeni se brenda në këto kuti do të kishte armë”-mësohet të jetë

shprehur përpara grupit të hetimit Saimir Çullhai. Nga dëshmia e Çullhait, policia ka zbuluar dhe emrin e personit tjetër të dyshuar si organizator

i këtij trafiku. Ai është shtetasi me inicialet N.F 47 vjeç nga qyteti i Durrësit. Prej 24 orësh ai është shpallur në kërkim policor, ndërkohë prokuroria ka kërkuar kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda masën e “arrestit në burg” në mungesë. “…në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mari-uanë “çokollatë”. Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Satti-va…”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vijuar me shpejtësi, ndërkohë pritet që në ditët e para të javës, Saimir Çullhaj të dala para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e arrestit në burg që do kërkojë prokurori i çështjes.

Për të hedhur dritë në këtë pjesë strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror prej 3 ditësh janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet e zbulimit Anglez.

Bashkëpunimi

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kg lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiv

4.5 kg drogë

Pjesë e çmontuar e kallashit e futur në pako

11www.shqiptarja.com

E DIEL, 27 GUSHT 2017ARME ME POSTE

Elton QynoTIRANE

Gjatë operacionit të koduar “Dorëzim” në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhai,

në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e

llojit mariuanë, e përpunuar si “çokollatë”. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”. Po punohet për kapjen e personit në kërkim N.F dhe dokumentimin e mëtejshëm l ig jor për të arri tur në

arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Lidhur me këtë çështje materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Një rast i ngjashëm me trafikun e armëve nga pikat e kalimit kufitar, ka ndodhur në vitin 2015

ku një shtetas Italian Gino Negro, ka tentuar të trafikojë nga porti i Durrësit një automatic dhe mbi 700 fishekë. Në atë periudhë, Negro, deklaroi se armën e kishte blerë tek dy pertsona në zonën e Shijakut, Adrian Elezi dhe Argjent Lleshi. Por italiani pretendoi se nuk e dëshironte armën për të kryer krime, por për ta mbajtur atë si, relike, koleksion në banesën e tij në Itali. Por ky pretendim nuk është besuar nga hetuesit. Pas ndalimit të italianit në atë periudhë, u arrestuan dhe dy shtetasit Adrian Elezi dhe Argjent Lleshi, të cilët u akuzën si shitës së armës automatike për qëllime trafikimi. Në vitin 2016 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 6.8 vite burg italianin Negro, me 2.8 vite burgim Elezin dhe me 1.8 vite burgim Leshin.

Zbulon kanabis çokollatëdhe 4.5 kg lëndë narkotike

"Kallashin do e çoj në shtëpi, për qëllim muzeal"

Operacioni “Dorëzim”

Italiani në 2015:

Ekspertët kibernetikë

skaner profileve në internet

Verifikim emrave në agjensitë e transferimit të parave dhe banka

Zbulimi i tre armëve a u t o m a t i k e n ë aeroportin “Nënë Tereza”, ka sjellë mobilizimin e një

sërë strukturave të policisë së Shtetit dhe Shërbimit In-formativ Shtetëror. Pas ar-restimit të 32-vjeçarit Saim-ir Çullhai dhe shpalljes në kërkim të 47-vjeçarit N.F, prej 48 orësh oficerët e sek-torit kibernetik në Policinë e Shtetit dhe SHISH, po punojnë për gjetjen e të dhënave të tjera, kryesisht biseda të zhvilluara në in-ternet, profilet e përdorura etj. “Punë e vështiërë, por e pamundur”-i tha një burim gazetës “Shqiptarja.com”, i cili shtoi se tashmë janë fokusuar tek aparatet telefonike dhe profilet online të dy personave të zbuluar si të implikuar në këtë trafik armësh. “Deri në këto momente nuk kemi të provuar se sa ishte çmimi i kësaj porosie, dhe kush ishte personi që shqiptarët kanë biseduar në internet në Mbretërinë e Bashkuar. Sigurisht që ata kanë lënë gjurmë, por kjo na mbetet ne ti zbulojmë”-u shpreh një burim pranë policisë së Shtetit. Në këtë drejtim që prej tre ditësh, policia dhe prokuroria janë duke bashkëpunuar ngushtë dhe me autoritet angleze, me qëllim zbulimin e të gjithë personave që kishin arritur të organizonin më së mirë një trafik të tillë armësh nga Shqipëria në drejtim të Anglisë. Ndërkohë që nuk dihet ende nëse nga aeroporti i “Nënë Tereza”, janë përcjellë dhe në raste të tjera, kuti postare ku brenda të cilave ishin fshehur automatikë dhe municione luftarake.

VERIFIKIM EMRAVE PËR DËRGESA TË TJERA

Në vijim të hetimeve të policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda,në ditët në vijim pritet të kryehen disa verifikime nëse Saimir Çullhai dhe shtetasi tjetër me inicialet N.F, kanë kryer

dërgesa të tjera ose jo. Po ashtu verifikimeve do i nën-shtrohet dhe emri i remë, që pretendohej se ishte pritësi në Mbretërinë e Bashkuar. E gji-tha kjo procedurë për policinë dhe prokurorinë do kryhet për të mësuar nëse këta emra janë përdorur për të kryer një mekanizëm të njëjtë trafikimi,

apo jo. Dishimet e prokurorëve janë se kjo skemë mund të jetë aplikuar dhe herë të tjera, por nuk është zbuluar. Një tjetër verifikim që është bërë gjatë këtyre ditëve është dhe fakti se personave në fjalë po verifiko-hen me imtësi, për tërheqjen e pagesave në banka apo në shoqëri të tjera të transferimit të parave. Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, u ka kërkuar të gjitha bankave dhe agjensive të transfertave të parave në vend, të japin in-formacion nëse Saimir Çullhai dhe shtetasi me inicialet N.F. kanë bërë tërheqjen e lekëve në sportelet e tyre.

ÇMIMI QESHARAK E FITIMI MARAMËNDËS

Besohet se tre armët au-tomatike Kallashnikov model 56 të çmontuara dhe paket-uara me përpikmëri në tre kuti kartoni, janë blerë me një çmim qesharak në Shqipëri. Specialistët e hetimit thonë se armët mund të jenë sigu-ruar kundrejt një çmimi prej 100 deri në 150 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që çmimi i një kallashnikovi në Angli, shkon deri në 8 mijë paund. Nuk dihet se në adrresë të kujt grupi kriminal ose terrorist mund të binin këto armë, luftarake.

Specialistët e hetimit thonë se armët mund të jenë siguruar kundrejt një çmimi prej 100 deri në 150 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që çmimi i një kallashnikovi në Angli, shkon deri në 8 mijë paund.

8 MIJË PAUND

Saimir Çullhai

12 E DIEL, 27 GUSHT 2017www.shqiptarja.comDENONCIMI I PRIFTIT

MINISTRIA E MJEDISIT

Mungesa e mirëmbajtjes, thahen pemët në aksin Tiranë-Rinas

68 mln lekë për vendosjen asnjë qindarkë për mirëmbajtjen

68 milion lekë janë paguar nga taksat e shqiptarëve për vendosjen e pemëve

në aksin Qafë - Kashar- Rinas, por Ministria e Mjedisit, e cila ka bërë tenderin s’ka vendosur asnjë qindarkë për mirëmbajtjen e tyre. Sot kur kanë kaluar tre vite nga shpallja e fituesit të tenderit dhe mbjelljes së pemëve situata është e trishtë, asnjë pemë s’është më e gjelbër dhe të gjitha janë tharë. Ajo ç’ka duket me sy të lirë është se këto pemë janë tharë dhe mungesa e

ujit apo mos mirëmbajta janë shkaqet që kanë prodhuar këtë pasojë. Sipas kësaj kontrate që disponon Report Tv, në korrik të 2014 Ministria e Mjedisit ka tenderuar 68 396 651 lekë për “Gjelbërimin dhe sistemin anësor të aksit rrugor, mbikalimi i Kazmës – Qafa e Kasharit – Rinas”. Por 3 vjet më vonë askush nuk kujdeset më për gjelbërimin, duke bërë që shpenzimi prej miliona lekësh të shkojë dëm për mungesë të mirëmbajtjes.

Nikolla Marku: Tentuan të më vrasin

me helm në verë “Një skenar makabër i përgatitur nga qarqet të errëta të kishës dhe shovinistëve grekë”

At Nikolla Marku në Elbasan ka de-noncuar një ten-tativë për helmim. Lajmi konfirmo-

het nga vetë at Nikolla i cili u shpreh se “perëndia e shpëtoi për mrekulli dhe se tani ndod-het nën kujdesin e saj”. Prifti i kishës Shën Maria në këtë qytet tregon se kjo është dorë e kishës greke që, sipas tij, ka kohë që kërkon ta eliminojë për shkak të kundërshtive, veçanërisht me Kryepeshko-pin Janullatus, shkruan infoel-basani.al. At Nikolla shprehet se ka zbuluar edhe personin që ka kërkuar ta helmojë duke i hedhur helm në verë. Por ajo që e ka lënë të shokuar priftin

është fakti se personi në fjalë është pagëzuar në këtë kishë dhe ka qëndruar pranë at Nikollës për vite me radhë. Kisha Shën Maria në Elbasan njihet për oponencën e saj me Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. At Nikolla Marku ka kërkuar që kisha autoqefale kombëtare shqiptare të drejto-het nga një Kryepeshkop me gjak shqiptar.

RRËFIMI I PLOTË I AT NIKOLLA MARKUT

Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur. Kemi fakte historike, kam lexuar e dëgjuar për bëmat e kishës greke por, se do të isha edhe unë protagonist këtë, se kisha imagjinuar. Kam

menduar se kohët kanë ndrys-huar, pavarësisht divergjencave tona, puna nuk do të arrinte deri këtu. Por ja që është një fakt rrëqethës. Unë zbulova skenar-in se si do të më eliminonin. Dhe ky eliminim ishte përgatitur me kohë, dalëngadalë për të pasur një fund të sigurt. Një skenar makabër i përgatitur nga qarqet të errëta të kishës dhe shovinistëve grekë. Mor-tati ishte brenda në kishë, fare pranë meje. Në momentin final personi në fjalë duket se nuk do ta bante më mëkatin ndaj më tregoi gjithçka. Ai më tha se ishte instruktuar që të vidhnin dhe kopjonin çelë-sat e kishës, të hynin brenda saj, të hidhnin helm në verë.

Madje ishin interesuar edhe për peshën time trupore që gjithçka të ishte e sigurt. Kur më tregoi, i thashë personit në fjalë: A do ti deklarosh këto gjëra para shokëve të tjerë? Që nga ajo kohë u zhduk. Të gjitha këto ia kam deklaruar organeve kompetente. Unë vuaj nga parkinsoni dhe sëmundja natyrisht që është e rëndë.

Një nga shkaqet e sëmundjes është edhe stresi që kam hequr gjatë këtyre viteve në luftë i vetëm me kishën greke. Dhe ata po nxitojnë të më elimi-nojnë duke e justifikuar si një aksident të sëmundjes sime. Madje kanë përgatitur edhe pasardhësin. Por janë të hum-bur. Perëndia më ka ndriçuar rrugën dhe kam zbuluar gjithç-

ka. I zbulova dhe po i demaskoj para gjithë shqiptarëve, para gjithë botës. Kurrë nuk kanë për të na e marrë kishën tonë të themeluar nga Kryepeshkopi Visarion Xhuvani. At Nikolla rron dhe do të rrojë deri sa përpjekja për të pasur kishën tonë të jetë një realitet. Hiqni dorë nga skenaret e zeza se do iu mallkojë historia!”

NË FOTO: At Nikolla Marku

Cyan magenta yellow black

Suplement i SHQIPTARJA.com

Viti VII - Nr: 34e-mail: [email protected]

27 gusht 2017E diel

Kryeredaktore;Admirina Peçi

SIR. EDWIN BOLLAND:

faqe 20

Dokumenti i ‘81-shit, një skaner i demonstratave të Kosovës

Dokumenti/Kosova ‘81

BOSTON, 23 QERSHOR’44:

faqe 16-17

SHBA ndahet me komunistët, por edhe me Ahmet Zogun

Hoteli/Stalter

Fiset e shquara himarjote që mërguan në Itali dhe arbërorët e Greqisë

Banorët autoktonë të Bregut/ Mërgimi i himarjotëve që nga shekulli i 15-të

Ngjarjet historike që detyruan shpërnguljet e popullsisë

Pse u krijua legjenda e të ardhurve nga Veriu i Shqipërisë

faqet 14-15nga Rami memushaj

14 E DIEL, 27 GUSHT 2017SUPLEMENT JAVOR I

Hoteli Stalter

nga Rami memusHaj

Fiset e shquara himarjote që mërguan te arbëreshët e

Italisë dhe arbërorët e GreqisëMërgimi i himarjotëve që nga shekulli i 15-të. Ngjarjet historike që detyruan shpërnguljet e popullsisë. Pse u krijua

legjenda se një pjesë e himarjotëve janë të ardhur nga Veriu i Shqipërisë pas

shpërnguljeve të 4-5 shekujve më parë

Gjatë shekujve të pushtimit oto-man, në Labëri ka pasur lëvizje të shumta të popullsisë. Nga kjo krahinë ka pasur largime drejt Greqisë edhe para shek. XV, por

lëvizjet më të mëdha për Greqi dhe Itali kanë ndodhur gjatë shek. XV–XVI, për t’u shpëtuar raprezaljeve që pasuan vdekjen e Skënderbeut dhe shtypjen e kryengritjeve të fuqishme të viteve 1492 e 1537. Nga emigrimet e dokumentuara, vala e parë është më 1442, një tjetër më 1448, pastaj më 1482, më 1492 dhe më 1537. Ikje të tjera ka pasur edhe gjatë periudhës 1628–1740 nga epidemitë e murtajës dhe të kolerës që prekën krahinën. Ndër të ikurit, kanë qenë qindra e qindra familje të fshatrave të Bregut. Në Greqi, shumica e tyre u vendosën në Peloponez, ku shqiptarët qenë vendosur që në kohën e perandorit bizantin Andronikut. Arbërori Krokondil Klada, prijës i krahinës së Manit në Peloponez, që u bashkua me ekspeditën e Gjon Kastriotit më 1481, e kishte farefisin në Himarë. Ndër arbërorët e Greqisë, prej Himare kanë qenë Xhavellat; Kollokotroni e ka prejardhjen nga familja Kotroni e Vunoit, e mërguar qysh herët në Greqi; kurse artistja e njohur greke Melina Mërkuri ka pohuar me gojën e vet se e ka prejardhjen nga Piluri, një nga fiset e të cilit janë Mërkurajt.

Edhe më i madh ka qenë numri i familje-ve nga fshatrat e Bregut që u shpërngulën në Itali. Prania e tyre në ngulimet arbëreshe dëshmohet nga mbiemrat që gjenden në dokumente historike dhe në regjistrat e lindjeve pranë kishave. Shkrimtari ar-bëresh Zef Skiroi është përpjekur në shumë shkrime të zbulojë prejardhjen e banorëve të vendlindjes së tij, Horës së Arbëreshëve në Sicili. Duke u mbështetur në dokumen-tin e themelimit të kësaj kolonie më 1488, në të cilin përmenden emrat e katër për-faqësuesve kryesorë të shqiptarëve, Giovani Barbati, Pietro Bua, Giorgio Golemi e Gio-vanni Schirò, Zef Skiroi arriti në përfundimin se një pjesë e tyre rrjedhin prej Himare.

Përmendja e Pjetër Buas si një nga kr-erët e themeluesve të Horës do të thotë se ndër banorët e hershëm të saj ka pasur një bërthamë familjesh nga Bregdeti i Sipërm. Lidhur me Pjetër Buan, Skiroi shkruan: “E fuqishme ishte në Akrokeraunet familja Bua, që duhet të ketë pasur si zotërim të vet edhe Gjirokastrën, dhe dihet që në Dhërmi lindi Mërkur Bua, i cili u dallua aq shumë në Itali me stratiotët e tij, në shërbim të mbretit të Francës Françesk I.” E. Çabej, duke folur për prejardhjen e ngulimeve arbëreshe të Italisë, përmend një varg mbiemrash të arbëreshëve, që në Labëri janë emra vendesh. Nga emrat që u takojnë fshatrave të Himarës së sotme, ai përmend Cudes (Kudhës), Dirmi (Dhërmi) e Pillora (Pilur). Kurse si emra familjesh të arbëreshëve të cilëve u përgjigjen emra fisesh ose familjesh

nga trevat prej Vlore në Prevezë, nga e kanë prejardhjen shumica e arbëreshëve të Italisë, ai përmend Andronico, Bala, Bar-baçi, Bellusci, Granà (Vranà), Ghisci, Lucci, Macri, Stamati, Strati, Sciarra, Tanasi, Thani, Zuppa (Zhupa), Basta, Bua, Losha, Muriqi, Spata. Në regjistrat e lindjeve të Horës së Arbëreshëve, të cilat autori i këtij libri ka pasur rastin t’i shfletojë, gjenden mjaft emra familjesh me prejardhje nga kjo trevë. Që nga viti 1568, në këta regjistra përsëriten shpesh mbiemrat Dirmi, Bua, Pilora/Pillora, pa folur për emra familjesh tipike edhe për këtë trevë, si: Chulla/Ciulla, Lala, Schillirò, Helmi, Cipi, Dimasi, Verza, Maja etj. Kjo do të thotë se familjet nga fshatrat e Bregdetit të Sipërm përbëjnë një element të rëndë-sishëm të këtij ngulimi. Mbiemrat e disa lëvruesve e dijetarëve arbëreshë tregojnë se këta e kanë prejardhjen nga Bregdeti i Sipërm. Mbiemri Matrënga i shkrimtarit Lekë Matrënga jeton në Himarë në toponimet

Ara e Matrënge, Kisha e Matrënge, Lisi i Matrëngës; mbiemri i humanistit shqiptar Mikel Maruli (1453–1500) në Itali lidhet me familjen Maruli të Himarës, e shuar aty nga çereku i fundit i shek. XIX, emri i së cilës sot ruhet në toponimet

Varret e Marulëve, Sheshi i Marulit, Lisi i Marulit; edhe mbiemri Skutarioti që del në Itali, lidhet me Skutará, një fshat i shkatër-ruar nga tërmeti i vitit 1410, rrëzë malit me të njëjtin emër midis Vunoit e Himarës. Prania e elementit himarjot nga ana e Bregut në kolonitë arbëreshe të Kalabrisë është aq e madhe, sa, duke u nisur nga mbiemrat e familjeve dhe toponimet në veprat e poetit arbëresh Jeronim de Rada, sidomos në po-emën “Milosao”, këto kohët e fundit është vënë në dyshim mendimi i gjertanishëm se ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Shkodër. Toponime të tilla, si Skutari, stani i Marlules, Mesosporitë, lumi i Vodit, emri Kallogre, mbiemrat Skutarioti (Rina, heroina

e poemës, është bija e “Kallogresë së Sku-tariotëve”) dhe parganiot, që dalin në këtë vepër, gjejnë shpjegim vetëm në truallin e Himarës. Aty kemi toponimet Skutará, Marul, Shën Mëria e Mesosporitës,

lumi i Bellovodit dhe fisin Pagnatatë të Vunoit. Mbi këtë bazë, është formuluar hi-poteza se poema “Milosao” “nuk lidhet me qytetin e Shkodrës, por lidhet esencialisht me Himarën”, pra që ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Himarë dhe personazhet e saj janë himarjotë.

EKSODI I HIMARIOTËVE EDHE BRENDA VISEVE TË LABËRISË

Veç eksodit drejt vendeve fqinje, një pjesë e popullsisë së fshatrave të Bregut u drejtua për shpëtim në viset e brendshme të Labërisë. Në “Historinë e Shqipërisë” thuhet se nga fundi i shek. XV dhe më vonë, “me mijëra fshatarë u shpërngulën nga bregdeti i Himarës dhe u vendosën në malësitë e Kurveleshit”. Por në Labërinë e brendshme mbahen mend vetëm raste të rralla të ard-hurish nga Himara. Kështu, në Gjorm, lagjja Keshej është e ikur nga Vunoi për hasmëri; lagjja Elezaj e ardhur nga Dhërmiu me tufa të mëdha dhish në shek. XVII. Me prejardhje nga fshatrat e Bregdetit janë Gjovarfët e Tragjasit, Sinovarfët e Kuçit, Lekvarfajt e Bor-shit, etj. Në krahinën e Vurgut, me prejardhje nga Qeparoi janë familjet Kardhashi, Lilo dhe Theodhori; kurse nga Himara familjet Çavo, Çuka dhe Ziso. Familje me prejardhje nga Himara ka edhe në zonën e Topalltisë së Vlorës, të cilat janë shpërngulur me dhunë nga turqit pas vdekjes së Ali Pashës. Edhe më të mëdha kanë qenë lëvizjet drejt Himarës. Këto lëvizje masive u takojnë sidomos shekujve XV–XVII, kur varfëria e madhe e kishte bërë të pamundur jetesën e popullsisë që ishte shtuar ndjeshëm dhe që e kishte të vështirë të siguronte jetesën në krahinat malore. Emigrimet e brendshme drejt fshatrave të Bregut u mundësuan nga zbrazja e tyre si rrjedhim i eksodeve të njëpasnjëshme. Dëshmi të këtyre lëvizjeve gjenden të shpërndara andej-këndej në dokumente, që janë gjithsesi të pakta dhe të paqëmtuara, po më shumë ruhen në kujtesën e banorëve të fshatrave të Hima-rës. Nuk kanë qenë vetëm arsyet ekono-mike që kanë nxitur lëvizjet nga krahinat e tjera të Shqipërisë drejt Himarës; ajo ka qenë gjithmonë edhe një vend i sigurt për kundërshtarët e pushtuesit. Për këtë, udhë-tari çek Jan Lobkovcasi, që kaloi nga brigjet e Himarës më 1493, shkruan se “në këtë vend gjejnë strehim të gjithë ata që ndiqen prej turqve”. Sipas ndonjë autori, rreth 90% e popullsisë së Himarës janë të ardhur krye-sisht nga zona e Kurveleshit, Korçës, Krujës, Dukagjinit e gjetkë. Hipoteza e prejardhjes, jo vetëm të himarjotëve, por të të gjithë banorëve të Labërisë nga Veriu i Shqipërisë është hedhur gati një shekull më parë. Por kjo hipotezë nuk qëndron, pasi nuk ka asnjë të dhënë për braktisje të plotë të Labërisë gjatë shekujve të pushtimit osman. Pastaj,

▶ Profesor Rami Memushaj

15E DIEL, 27 GUSHT 2017 SUPLEMENT JAVOR I

edhe në raste zbrazjesh, siç tregon përbërja e të ardhurve të këtyre dhjetë vjetëve të fundit në Himarë, ata që e kanë ripopul-luar Bregun e Detit, kanë qenë shqiptarë, kryesisht banorë të Labërisë. Pohimet për prejardhjen veriore të banorëve të Himarës dhe të Labërisë nisen nga ngjashmëritë në emrat e njerëzve dhe të vendeve, po këto ngjashmëri janë provë e njësisë kombëtare dhe jo rrjedhim i emigrimeve. Kështu, duke nisur me Palasën, pak nga familjet e saj janë të vjetra. Sipas pleqve të këtij fshati, familjet Billa, Çeço e Petrokokushta janë të ardhur nga veriu, Gjini e Nikdedat nga Dukati; (ndonjë autor këta të fundit i nxjerr me prejardhje nga Mirdita), Sinanajt nga Sinanjt e Lopësit; ndërsa fiset Vera, Petra e Konomi nga Shallona e Greqisë. Në Dhërmi, lagjja Gjilek mbahet si e ardhur nga Kruja, banorë të së cilës u vendosën këtu fill pas rënies së qytetit në duart e turqve. Me pre-jardhje nga Kruja është edhe fisi Beja, kurse fisi Ziu nga Kavaja; Vretajt nga Brataj, Lizajt, Çaçëdhimitrët dhe Trekot nga Tërbaçi; Box-hilajt nga Borshi; Tavajt nga Velça; Ninajt nga rrethet e Janinës; kurse Zhupajt farefis me Milajt e Himarës. Sipas të moshuarve të Iljazit, banorët e këtij fshati kanë zbritur në

shek. XVI nga Progonati bashkë me bagëtitë e tyre; kurse Gjomemot janë të ardhur nga fshati i Tërbaçit

Në Vuno, Kaçupajt janë me prejardhje nga Hundëcova,

Gjomemojt nga Tërbaçi, Latajt nga Bo-lena, Simajt nga Llënga e Mokrës, Zotajt nga Vithkuqi, Koçajt nga Zagoria, Stolajt (Vasilajt) e Mitrushajt nga rrethet e Korçës, Makajt e Dikajt nga Jonufri, Thopajt nga Dukagjini e Gjidedejt nga Kruja. Në qytetin e Himarës mbahen të ardhura këto fara: Meko nga Nivica e Kurveleshit; Karo, Zhupa, Dhima, Milaj, Gegëgjikaj nga Progonati; Lekaj, Gjikaj, Beleri nga Kuçi; Bollano nga Rexhini i Kur-veleshit; Bodinaj nga Piqerasi; Zotaj, Totaj, Mitraj nga Vithkuqi; Çinajt nga Gjirokastra; Gumajt nga Nivica e Kurveleshit; Totajt e Mitrajt nga Vithkuqi. Zhupajt e Himarës kanë pasur deri vonë lidhje me Zhupajt e Progonatit. Gogoçkatët janë të ardhur nga Progonati; edhe për fisin Milaj dihet se është vendosur në Himarë në shek. XVII, kur fil-loi islamizimi i Labërisë. Nga kjo familje ka dalë një kolonel i regjimentit napolitan, një gjeneral grek dhe së fundi majori Spiro Milo, i cili, duke shfrytëzuar këto lidhje farefisnie, i bëri thirrje më 1913 Progonatit dhe Kurve-

leshit për t’u bashkuar me gjithë Himarën në shtetin e “Vorio-Epirit”. Kurse familjet Dhimopulli, Xhaku e Gjikopulli janë me pre-jardhje arvanite, dy të parat nga Konica dhe e fundit nga Qefallonia. Sipas F. Bixhilit, jo vetëm në Himarë, po edhe në fshatrat e tjera të krahinës nuk ka fise të ardhura nga jugu grek. Në Qeparo, vetëm mëhalla Peçolat është vendëse, kurse të tjerat të ardhura. Fisi Bragjinaj është nga Tërbaçi, i larguar nga ky fshat aty nga mesi i shek. XVIII për shkak të konfliktit mes banorëve të islamizuar dhe priftit Papa Gjikë Bragjini e vëllezërve e bijve të tij. Papa Gjika me gjithë të vetët u detyruan të largoheshin nga fshati i lindjes dhe të strehoheshin në Qeparo, ku iu dha strehim dhe tokë buke. Mbahet mend se në vitin ‘40 të shek. XIX, Bragjinët e Tërbaçit kanë ardhur për ngushëllim në Qeparo. Po kështu, familja e Koçajve nga Qeparoi dhe familja e Liftajve nga Kuçi deri në brezin e fillimit të shek. XX ishin kushërinj të katërt dhe shkëmbeheshin në dasma e vdekje me harxhe. Me prejardhje nga Tërbaçi janë edhe fiset Gjikëbitaj e Popanikaj. Fisi Ndregjini e ka prejardhjen nga Velça, fisi Rusha nga Progonati, fisi Ballëguras nga fshati Ballaur i Korçës, Bogdanët nga Zhulati, Mërtokajt

nga Kallarati dhe fisi Dhimëgjonas nga fshati Kardhashezë i Korfuzit.

PREJARDHJA E PILURIOTËVE NGA KUVELESHI E DEVOLLI

Piluri mbahet si fshat të parët e të cilit janë me prejardhje nga Kallarati i Kur-veleshit, ndonëse ka edhe hipoteza për prejardhje më të lashtë të tyre nga Devolli. Emrin e Kudhësit ka autorë që e lidhin me malin e Kudhësit mbi Sevaster, krahina rrëzë të cilit quhet Kudhës-Grehot, prej nga men-dohet se janë shpërngulur kudhësjotët para pushtimit osman. Nga familjet e këtij fshati, Qurkajt janë me prejardhje nga Golemi; kurse Priftajt pasardhës të mësues Zaharisë nga Kuçi, i cili u dorëzua prift, por u detyrua të largohej për shkak se fshati i tij po islam-izohej. V. Baraçi në librin “To Dhelvinon” (1937) thotë se varri i tij ka mbishkrimin “Papa Zaharia nga fshati Kuç”.

Në mungesë të dokumentimit, që kurrë nuk mund t’i ndjekë këto lëvizje, sidomos kur është fjala për shekuj të tërë e për zona

që kanë pësuar shumë nga pushtimet, kujtimi i lidhjeve të prejardhjes si gjith-

një humbet në mjegullën e historisë, duke u kthyer në legjenda, si ato që prejardhjen e popullsisë së Himarës dhe të gjithë Labërisë e nxjerrin me prejardhje nga Kruja, Mirdita e Dukagjini, për të cilat folëm më sipër. Për sa i përket elementit joshqiptar të Himarës, ky është me prejardhje kryesisht nga kra-hinat minoritare të Shqipërisë; familje të ardhura në fshatrat e Himarës nga jashtë vendit janë në numër të papërfillshëm. Në Dhërmi, të tillë janë Averbahët, familje austriake me prejardhje hebreje. Në Qeparo, i ardhur nga

Korfuzi është fisi Dhimëgjon, emri i të cilit tregon se kemi të bëjmë

me një familje shqiptare të mërguar më herët atje dhe që është kthyer

në Shqipëri. Në Himarë, me prejardhje greke janë Trolajt; Stolajt, të ardhur nga

Dropulli; Konomajt (jo Konomët), të ardhur nga Sopiku; dhe Zisajt, të ardhur nga Pogoni.

Pra, migrimi i brendshëm i elementit shqiptar vetëm se e ka forcuar karakterin autokton të popullsisë së Himarës, kurse migrimi i elementit autokton nga jashtë dhe nga zonat e minoritetit ka qenë kaq i papërfillshëm në madhësi, sa nuk ka mundur të ndikojë në përbërjen shqiptare të kësaj krahine. Ky përfundim, i arritur prej nesh pas shqyrtimit të prejardhjes së familjeve të krahinës së Himarës duke u mbështetur në traditën vendëse, mbështetet edhe nga të dhënat e autorëve të shek. XIX. Autori grek P. Aravantino, njohësi më i mirë dhe më objektiv i Shqipërisë poshtë Vjosës, thotë se në gjashtë kazatë e sanxhakut të Vlorës – kazasë së Vlorës (ku përfshihej edhe krahina e Himarës), të Beratit, Skraparit, Tomoricës, Përmetit dhe të Tepelenës – kishte 29.429 familje shqiptare dhe asnjë greke. Rreth 40 vjet pas tij, S. Frashëri shkruan në encik-lopedinë “Kamus ul-Alam” se sanxhaku i Gjirokastrës, ku përfshihej edhe Himara si kaza, “ka një popullsi prej 140.000 vetësh, prej të cilëve 72.000 janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë, të gjithë shqiptarë”. Dhe që nga mesi i shek. XIX e deri në ditët tona popullsia e krahinës së Himarës s’ka pësuar ndryshime për sa i përket përbërjes së saj etnike.

Në Greqi, shumica e tyre u vendosën në Peloponez, ku shqiptarët qenë vendosur që në kohën e perandorit bizantin Andronikut. Ndër arbërorët e Greqisë, prej Himare kanë qenë Xhavellat; Kollokotroni e ka prejardhjen nga familja Kotroni e Vunoit, e mërguar qysh herët në Greqi

Shkrimtari arbëresh Zef Skiroi duke u mbështetur në dokumentin e themelimit të kësaj kolonie më 1488, përmend emrat e katër përfaqësuesve kryesorë të shqiptarëve, Giovani Barbati, Pietro Bua, Giorgio Golemi e Giovanni Schirò, Zef Skiroi arriti në përfundimin se një pjesë e tyre rrjedhin prej Himare.

FAMILJET E VUNOIT

ZEF SKIROI

▶ Himara e vjetër, fshat

▶ Pamje nga Vunoi i sotëm dhe Teodor Kolokotronis

16 E DIEL, 27 GUSHT 2017SUPLEMENT JAVOR I

Boston, 23 qershor’44: SHBA ndahet

me komunistët, por edhe me Zogun

Kongresi i Përmetit i dërgoi mesazh Fan Nolit, por ai nuk mbërriti kurrë atje. A kishin dorë jugosllavët? Pse Edith Durham ishte

kundër Fan Nolit dhe qeverisë zogiste të pas luftës?

nga Ylli Polovina

Pjesa e tretë

FAN NOLI LËSHON GJUHËN MË SHUMË NGA SA I DUHEJ QEVERISË AMERIKANE

Në fjalimin e gjatë të Fan Nolit në fu-neralin e Faik Konicës u bënë dy deklarime që habitën jo vetëm një pjesë të të pran-ishmëve, por edhe vetë Uashingtonin. E para ishte: “Zogu e emëroi përsëri Faikun si përfaqësues të tij në Uashington dhe kërkoi njohje zyrtare të qeverisë shqiptare në mërgim. Faiku i shkroi menjëherë De-partamentit të Shtetit në emër të Mbretit Zog lidhur me njohjen dhe ky ishte akti i fundit i tij”. Deklarata e dytë qe: “Qeveria amerikane ka vendosur ta dërgojë trupin e Konicës në Shqipëri në kohën e duhur pasi të ketë mbaruar lufta. Ndere të tilla zakonisht u bëhen vetëm diplomatëve të huaj që kanë vdekur në shërbim aktiv. Sido që të jetë, ne e vlerësojmë thellë këtë gjest të bukur të qeverisë amerikane dhe e dimë se Faik Konica e meriton atë plotësisht”.

Por sipas librit të Ilir Ikonomi për Faik Konicën “Më 22 dhjetor Noli i dërgoi Sek-retarit Hull dhe nënsekretarit Ëelles letra, në të cilat kishte bashkangjitur fjalimin që mbajti në varrimin e Faikut. Nuk vonoi dhe një zyrtar i një rangu më të ulët u përgjigj: “Dokumentet e Departamentit të Shtetit nuk përmbajnë informacione për ndonjë synim apo vendim të kësaj qeverie, të cilave i referohen dy paragrafet e fundit të fjalimit”. Ndërkaq Noli i ka pohuar Behar Shtyllës dhe ky këtë gjë e ka shkruar tek libri i tij “Fan Noli, siç e kam njohur”, se “Pas disa ditësh nga vdekja e Faikut, i bëra një letër të gjatë Sekretarit të Shtetit, ku, me pak fjalë, i kërkoja njohjen e një qeverie shqiptare në mërgim dhe njohjen e Shqipërisë si pjesëtare e Kombeve të Bashkuara. Po kjo nuk ishte gjë e lehtë. Duket kohët nuk ishin pjekur dhe propaganda greke luante gurët e saj, po duket dhe Anglia nuk influenconte për mirë”.

Por përse Fan Noli u ngut në këto dy deklarime të tij në fjalimin mortor, kur ato nuk qenë të vërteta? Përse bëri fakt një gjë që deri ato çaste nuk ekzistonte realisht e qe një projekt: qeverinë shqiptare në mërgim?

Sigurisht fjalimi mortor për përcjelljen e Faik Konicës ishte një rast i shfrytëzueshëm politikisht për t’u paraqitur si njeri i qever-isë së re të shqiptarëve. Me pak fjalë në 20 dhjetor 1942 Fan Noli mbajti fjalimin e tij të parë elektoral. E kish marrë me pasion misionin e ri.

LETRA E 27 MAJIT 1943: ZOG, JAM TËRËSISHT ME TY

Noli bëri korigjimin e “shënjestrës. Si udhëheqës i Vatrës, por jo si përfaqësues i ndonjë qeverie në mërgim në 8 janar 1943 i dërgoi telegrame falënderimi ministrave të jashtëm amerikan, britanik dhe sovjetik, Kordel Hull, Antoni Iden dhe Vjeçesllav Molotov. Në to theksonte se ishte në interes të Kombeve të Bashkuara të njihej një qeveri zyrtare shqiptare në mërgim me Ahmet Zogun në krye.

Ndërkohë në 7 prill 1943 Ahmet Zogu u bëri gjithë shqiptarëve një kushtrim. Ky gjest mund të konsiderohet edhe thirrja e tij publike për të krijuar Frontin e Bashkuar, paralelin, bashkëpunuesin (apo rivalin) me dy tashmë ekzistuesit: Frontin Nacionalç-lirimtar dhe Ballin Kombëtar. Fjalët e tekstit thirrës qenë: “Të besojmë në kuptimin e drejtësisë së Britanisë së Madhe e të Shteteve të Bashkuara, të Rusisë Sovjetike

e të Kombeve të Bashkuara dhe t’i intensi-fikojmë përpjekjet tona për të siguruar pra-nimin e Shqipërisë me nji Qeveri Legale, si një aleate e Demokracive. Kjo është mënyra më e mirë për të siguruar indipendencën e vendit tonë me kufijtë kombëtarë”.

Më tej në tekstin kushtrues Ahmet Zogu deklaronte se “Çdo shqiptar ka vendin e vet në këtë bashkim pa dallim qëllimi politik ose shoqëror”.

Në vijim ai ofron programin e vet politik, sipas të cilit “sapo të jetë vendi ynë tërësisht i lirë, do të zgjidhet lirisht dhe demokratik-isht një Asamble Kombëtare prej popullit shqiptar, e cila do të ftohet menjëherë për të vendosur Regjimin politik e shoqëror të Shqipërisë së re”.

Në 27 maj 1943 është shkëmbyer edhe korespondenca më intensive mes Zogut dhe Nolit, ku kemi zbuluar një të fshehtë: manipulimin nëpërmjet censurimit të letrës së vërtetë të këtij të fundit dërguar mbretit për çështjen e kryeministrit të qeverisë sh-qiptare në mërgim. Ndërhyrjen deformuese e ka bërë “mjeshtri” i madh i këtyre punëve, Enver Hoxha. Siç e kemi informuar lexuesin në pjesën e parë të këtij cikli shkrimesh, në librin e vet “Rreziku anglo-amerikan” për Shqipërinë” (Kujtime, 1982), ai ka shkruar: “Në përgjigje të letrës që S. Martini (“ministër i oborrit”) i dërgonte Fan Nolit në emër të Zogut në 7 prill 1943 në lidhje me krijimin e një qeverie shqiptare ku thuhej se “Mbreti do të kishte qejf të shihte hirësinë tuaj në krye të kësaj qeverie” Fan Noli në 27 maj 1943 i shkruante “Jam gati të bëj gjithçka që më takon...nën udhëheqjen e mbretit Zog...duhet ta bëj të qartë se mund të shërbej vetëm në cilësinë e këshilltarit për arsye të nënshtetësisë sime amerikane...”.

Këtu Hoxha e mbyll tekstin, duke nënk-uptuar se më pas, për të përcaktuar qën-drimin e Fan Nolit, rreshtohen gjëra pa asnjë rëndësi. Por e vërteta nuk është kjo. Pikërisht atje ku edhe kryebolsheviku shqiptar e mbyll citimin prej Nolit gjendet fjalia kyçe, ajo thelbësore: “ç’ka përjashton çdo formë bashkëpunimi me ju”.

Madje në këtë letër, të cilën Fan Noli ja ka dërguar këshilltarit të oborrit mbretëror Sotir Martini, ndodhet edhe një frazë, e cila nuk mund të anashkalohet. Ajo thotë: “Këtë punë dëshiroj ta bëj pa pagë, ngase mendoj se kështu do të jem më i vyeshëm”.

Hysen Selmani, autor i librit më të vëllim-

shëm për jetën e Ahmet Zogut, në të paraqet si dokument të 27 majit 1943, të nisur prej adresës së Fan Nolit (Albanian Orthodox Church in Amerika), Boston Massachusetts) në “in the Lord Parmmor Henley on Thames, England”, këtë telegram në anglisht: “Mad-hëria Juaj, Unë jam shumë i nderuar për të pasur letrën tuaj dhe për të thënë sepse koha nuk është shumë larg, kur ne mund të takojmë njëri-tjetrin për çlirimin e vendit. Le të shpresojmë se do të jetë shpejt sepse ne kemi shumë gjëra për të biseduar dhe është shumë e vështirë për të ndryshuar pikëpam-jet vetëm nëpërmjet postës. Ndërkohë, unë kam shumë nevojë për t’ju siguruar se do të kemi shumë bashkëpunime për Frontin e Bashkuar shqiptar nën drejtimin tuaj. Në opinionin tim, kjo është rruga më e mirë për të ndihmuar Shqipërinë dhe po ashtu edhe Kombet e Bashkuara. Unë jam duke shkruar me detaje nëpërmjet mikut tim Z. Sotir Martini”.

Hysen Selmani regjistron në librin e tij për Ahmet Zogun se ky telegram i erdhi këtij të fundit me postë ajrore në 10 qershor 1943.

FJALËT E TIJ NË RADION “ZËRI I AMERIKËS” I PËLQEN EDHE GAZETA KOMUNISTE “ZËRI I POPULLIT”

Pikërisht këtë kohë, në pranverë 1943, në një letër pa datë drejtuar në Londër Tajar Zavalanit, Fan Noli e shpjegon kështu këtë sjellje të vet prozogiste: “Si duket, ju men-doni se çështja e regjimit të ardhshëm të Shqipërisë vjen në radhë të parë, kurse unë në rend të parë vë ekzistencën e Shqipërisë dhe çështjen sa mund të bëjmë ne rreth anëtarësimit të Shqipërisë (në Kombet e Bashkuara-shënimi ynë). Këto gjëra duhet të na preokupojnë në momentin e tanishëm. E më vonë do të kemi kohë sa të duash të atakojmë regjimin”.

Edhe kur pak muaj më parë nga kjo letër për Zavalanin, në dhjetor 1942, i pati shkruar një të tillë Anton Logorecit, edhe ky banues në Londër, ku jetonte Zogu, Fan Noli e cilë-sonte këtë të fundit si të keqen më të vogël.

Të qendrojmë një çast në një hollësi. Në fundgusht 1943 nëpërmjet stacionit radi-ofonik “Zëri i Amerikës” Noli i bëri një thirrje popullit shqiptar dhe kjo u botua edhe në gazetën ilegale të PKSH-së, “Zëri i Popullit”. Behar Shtylla në librin e tij “Fan Noli, siç e kam njohur” vëre se teksti i publikuar në gazetën komuniste nuk ishte i plotë. Prej

Hoteli Stalter

▶ Ahmet Zogu

▶ Enver Hoxha

17E DIEL, 27 GUSHT 2017 SUPLEMENT JAVOR I

origjinalit të lexuar kishte mungesa fjalish dhe përdorim të trajta gegërishte, aspak të natyrshme për Nolin. Po ashtu Shtylla vë në dukje se në tekstin e botuar kishte “përzjerje me ndonjë lajm apo koment të mëvonshëm”, por gjithsesi nuk ndesh me ndonjë shtrëmbërim të qëllimtë.

Duke iu referuar asaj që Fan Noli ka shqiptuar realisht tek “Zëri i Amerikës” dhe publikuar në “ZP”, në tekst gjenden këto thënie: “Vëllezër shqiptarë, ndonëse kam qenë larg nga vendi juaj për një kohë të gjatë dhe jam bërë qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prapë nuk e kam harruar vendin tim. Jam mejtuar për ju shpesh në gjithë këto vjete dhe jam për-pjekur më çdo mënyrë që t’ju ndihmoj. Mejtohem për ju më tepër me ditët kritike të sotme, kur e pritmja e të gjithë kombeve, dhe veçanërisht e Shqipërisë, është në bal-lancë...”

Disa paragrafë më pas: “Duhet të veproni për të shpëtuar Shqipërinë... Çdo komb çli-rohet dhe shpejtohet me përpjekjet e veta. Vetëm ju mund ta çlironi dhe ta shpëtoni Shqipërinë me të vërtetë... Në qoftë se doni të shpë-toni Shqipërinë, duhet të veproni. Askush nuk mund shpëtojë Shqipërinë përveçse ju vetë. Guvernat e Shteteve të Bashkuara, të Bretanjës së Madhe dhe të Rusisë e kanë njohur të drejtën tuaj për liri dhe për jetë kombëtare indip-endente. Ushtritë e tyre po luftojnë për restoratën tuaj, por duhet të luftoni edhe ju”.

Në mbyllje të thirrjes ra-diofonike të Nolit gjenden këto fjalë: “Vëllezër shqiptarë, kujtoni se e pritmja e kombit tuaj dhe e vendit tuaj varet nga ndihma që u jepni Kombeve të Bashkuara për të përmbysur forcat e despotizmës”.

Siç e shihni në këtë kushtrim që Fan Noli u bën shqiptarëve, nuk ka asnjë përmendje të emrit të Ahmet Zogut e po ashtu të Frontit të Bashkuar apo projektit të mbretit, përfshi platformën e ngritjes së një qeverie në mërgim.

Po të referohej emri i Zogut “Zëri i Popullit” sigurisht nuk do ta kishte botuar dhe shpërndarë këtë thirrje. Duhet thënë, ndërkohë, që kushtrimi radiofonik i Fan Nolit u dëgjua maksimalisht për kohën dhe u mbajt mend për mjaft vite prej dëgjuesve.

Duhet thënë se thirrja e tij u formulua në atë formë për manovër politike. Pa e pohuar me terma të drejtpërdrejtë Noli fliste në emër të Frontit të Bashkuar, të tretit front rezistence që sipas tij ekzistonte deri ato çaste krahas atij Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Çfarë shqiptoi në radion “Zëri i Amerikës” në fundgusht 1943 qe aksion për legjitimimin e afërm të platformës së ris-jelljes pas lufte të Ahmet Zogut në pushtet.

EDITH DURHAM ËSHTË KUNDËR FAN NOLIT DHE QEVERISË ZOGISTE TË PAS LUFTËS

Ndërkohë Noli kreu edhe një surprizë tjetër. Kjo ndodhi në 7 shtator 1943, në një intervistë dhënë tek “The Daily Neës”.

Aty deklaronte se “Qysh prej asaj të Premteje të Zezë (7 prill 1939) kur ushtria italiane zbarkoi në tokën e Skënderbeut të madh, lëvizja e fshehtë rritej muaj pas muaji, thuajse natë pas nate...”

Më pas vinte në dukje për lexuesin amerikan dhe të huaj një fakt tepër spikatës:

nuk ka dëgjuar për prishjen e mbledhjes së Mukjes, sepse ky rrënim i dakordësisë u mbajt sekret dhe në Shqipëri doli mbi sipër-faqe vetëm në fillim tetor të atij viti.

Fjalët e mira të Fan Nolit për Këshillin Përgjithshëm Nacionalçlirimtar kanë si qël-lim frymën e afrimit për projektin politik , të cilin tashmë e ka me shumë pasion ta real-izojë: ngritjen e Frontit të Bashkuar, grum-bullimit më të madh të atëhershëm, atij të shqiptarëve brenda vendit dhe jashtë tij.

Ndërkohë tek “The Daily Neës” Noli shpallet i mendimit se edhe vetëm lufta çlirimtare që po zhvillon në Shqipëri Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar mjafton si dëshmi për Kombet e Bashkuara që ta njohë sovranitetin e vendit pas lufte.

Porse në 11 nëntor 1943 Edith Durham i shkruante Fan Nolit një gjykim të saj mos-

përputhës: “Sipas meje, se çfarë qeverie do të ketë në Shqipëri, duhet lënë ta zgjedhin patriotët e vendit, të cilët kanë luftuar për çlirim dhe kanë vuajtur nga okupatorët italianë. Ata e dinë më mirë se çdo njeri tjetër si janë punët në Shqipëri. Shpresoj se ata do të kenë sukses në formimin e një qeverie të përkohshme dhe, kur trupat aleate të shkojnë në këtë vend, do të bëhen të mundshme zgjedhjet, me çfarë do të vendoset forma e qeverisë për të ardhmen”.

Këtë mendim të saj Edith Dur-ham ia përsëriti Fan Nolit në 31 mars 1944. Ajo i vuri në dukje se kur trupat aleate do të hynin në Shqipëri “do të vendosnin marrëdhënie miqësore me ud-hëheqësit trima, që tash lufto-jnë për Shqipërinë, dhe do t’u japin mundësi të formojnë një qeveri të përkohshme”.

Në 3 qershor Durham ia përsëriti Fan Nolit qën-drimin e saj të palëkundur: “Unë shpresoj, i nderuari Peshkop, se ju do të pajto-heni me idetë e mia. Kur njeriu është larg vendit të ngjarjeve, e ka shumë

të vështirë të formojë një mendim të drejtë. Për këtë shkak

mendoj se drejta për të vendosur u përket njerëzve, të cilët me trimëri u kanë rezistuar italianëve, ashtu edhe gjermanëve. Janë ata të cilët e kanë çliruar atdheun dhe ata kanë të drejtë të zgjedhin”.

Edith nuk gabonte, të paktën në aftësinë për të ndjekur logjikën e ngjarjeve reale. Partia Komuniste Shqiptare dhe Fronti i saj Nacionalçlirimtare e ngritën qeverinë e tyre, e cila pretendonte se e meritonte të përfaqësonte gjithë Shqipërinë e luftës dhe sidomos të pas saj. Kjo ndodhi në Kongresin e Përmetit, periudhë midis 24 dhe 28 majit 1944. Ndërkaq qeveria në mërgim, projekti i Ahmet Zogut me në krah të djathtë Fan Nolin, ishte ende një ëndërrim.

SHBA I KTHEN SHPINËN AHMET ZOGUT DHE KOMUNISTËVE SHQIPTARË

Në 9 qershor 1944 Ushtria e Kuqe shpërtheu ofensivën për të çliruar dhe marrë Finlandën. Në Paqësor në 19 qershor Shtetet e Bashkuara të Amerikës me flotën e tyre i dhanë një goditje të rëndë asaj japoneze. Tre aeroplanmbartëse ua fundosën bashkë me shumicën e avionëve që kishin në ku-vertë. Në 20 qershor armata sovjetike filloi sulmin në Bjellorusi, duke i çliruar qytetet një pas një.

Aleatët antifashistë qenë në revansh të plotë.

Ndërkohë në 23 qershor në hotelin °Stalter” në Boston të Shteteve të Bashkuara

të Amerikës u zhvillua një ngjarje nyje. Ishin autoritetet zyrtare të këtij vendi që mblodhën në këtë bujtinë në madhe disa nga krerët e emigracionit të “vendit të sh-qiponjave”. Ndodheshin të pranishëm jo vetëm drejtues të organizatave “Vatra” dhe “Shqipëria e lirë”, por edhe individë të shumë spikatur si Fan Noli, Hulusi Kavo, Dr. Nikolla Prifti, S. Theollos Kotelli e jo pak të tjerë.

Mbledhja qe mjaft konfidenciale.Pala amerikane e ardhur nga Uashingtoni

u komunikoi pjesëmarrësve se në projektet që shqiptarët e emigracionit kishin nëpër duar dhe që synonin bashkë me krijimin e Frontit të Bashkuar dhe të qeverisë në mër-gim, edhe rikthimin e Ahmet Zogut si mbret në krye të vendit, duhej të hiqnin dorë.

Kjo shkaktoi irritim të Fan Nolit. Fjalët e tij qenë të vendosura për të mos u tërhequr. “Po të heqim dorë nga Zogu, ahere heqim dorë edhe nga kufiret e Shqipërisë”, u shpreh.

Por përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit qenë edhe ata mjaft të vendosur në pikëpamjen e tyre dhe për-plasja me Fan Nolin mbërriti në një pikë të lartë tensioni, kur ky i fundit u ngrit ta braktiste takimin dhe të largohej fare nga hoteli “Stalter”. Por pikërisht në këtë moment delikat të mbarëvajtjes së asaj mbledhje “në sekret”, njëri prej zyrtarëve amerikanë tha se në Shqipëri, në qytetin me emrin Përmet, qe ngritur një qeveri e forcave të rezistencës.

Ajo kishte në krye të saj një vendas me emrin Enver Hoxha.

Askush prej të shqiptarëve të pranishëm nuk dinte gjë rreth kësaj ngjarjeje dhe zyr-tarët amerikanë mbetën të befasuar kur Fan Noli ndryshoi menjëherë qëndrim. Ai u çel në fytyrë dhe shqiptoi: “Aherë ne heqim dorë nga Zogu për të përkrahur qeverinë e re”.

“Jo, - tha zyrtari i Departamentit të Shtetit, që sapo kish dhënë këtë lajm, - nuk do ta përkrahim sepse, sipas informatave tona, ajo duhet të jetë qeveri prokomuniste, në mos komuniste”.

Fan Noli reagoi menjëherë me fjalët: “Pa ç’ka, ata janë djemtë tanë”.

Këtu u mbyll edhe mbledhja konfiden-ciale e hotelit Statler në Boston. Ahmet Zogu qe djegur. SHBA i kishte kthyer krahët njëlloi si komunistëve.

NJË KËRSHËRI NË FUND TË KËTIJ CIKLI SHKRIMESH

Ngjarja në Hotel “Stalter” dëshmon se Fan Nolit deri në datën 23 qershor 1944, duke mos ditur asgjë rreth ngjarjes së Kongresit të Përmetit, sigurisht as edhe i ka rënë në duar teksti i mesazhit që miratoi unanimisht dhe që premtoi se do t’ia dërgonte atij ud-hëheqja komuniste: kryetari i porsazgjedhur i qeverisë Enver Hoxha si edhe kryetari i këtij Kongresi, Omer Nishani me sekretarin Koço Tashko.

Historiania Ana Lalaj na e konfirmoi këtë hollësi, duke pohuar se historiografia sh-qiptare deri tani nuk ka asnjë dëshmi nëse u nis vërtetë drejt Nolit ky mesazh, madje edhe ata për Titon, Stalinin, Çërçillin dhe Ruzveltin. Ajo shton se ka të ngjarë që tek-stet e mesazheve me jashtë t’i kenë marrë të dërguarit jugosllavë dhe t’i kenë dorëzuar tek shefat e tyre. Kështu në adresat përkatëse të kenë ikur nëpërmjet teknikës së fuqishme të ndërlidhjes që ata kishin.

Ndërkohë shkrimtari, por edhe studi-uesi e njohësi më i mirë i Fan Nolit, Nasho Jorgaqi, na pohon se në të nëntëmbëd-hjetë udhëtimet e tij të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kushtuar zbulimit dhe plotësimit dokumentar për jetën e vep-rimtarinë e Nolit, në asnjë rast dhe në asnjë vend nuk ka ndeshur me fijen e letrës të mesazhit përshëndetës që iu dërgua prej Kongresit të Përmetit.

Tiranë, më 6 gusht 2017

“Vetëm disa milje larg Tiranës vepron Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Partizanët shqiptarë, vullnetarët e lirisë, janë trupë e disiplinuar....kurse çetat guerile, të gatshme të rrokin armët kur partizanët dhe vullne-tarët luftojnë. Tani Shqipëria e meriton të zërë vendin në Kombet e Bashkuara. Kjo është më se e mundshme, se ajo e meri-ton atë vend më shumë sesa të tjerët, para mbarimit të luftës”.

Me Këshillin e Përgjithshëm Nacion-alçlirimtar Fan Noli nënkupton më së pari aleancën e komunistëve me mbretërorët (zogistët). Kjo formalisht ekzistonte. Me siguri nënkupton me këtë Këshill edhe me nacionalistët e Ballit Kombëtar. Ai duket

Porse në 11 nëntor 1943 Edith Durham i shkruante Fan Nolit një gjykim të saj mospërputhës: “Sipas meje, se çfarë qeverie do të ketë në Shqipëri, duhet lënë ta zgjedhin patriotët e vendit, të cilët kanë luftuar për çlirim dhe kanë vuajtur nga okupatorët italianë.

EDITH DURHAM

▶ NË FOTO: Fan Noli dhe faksimile e mesazhit të Kongresit të Përmetit drejtuar Fan Nolit

18 E DIEL, 27 GUSHT 2017SUPLEMENT JAVOR I

Dokumenti KoSova ‘81

Dokumenti konfidencial i ‘81-shit, një skaner i

demonstratave të Kosovës

Sir. Edwin Bolland:

Një raportim i ngjarjeve dhe një analizë e hollësishme e ambasadorit britanik në Beograd për ngjarjet e ndodhura gjatë

periudhës 11 mars - 31 maj 1981, shkaqet që çuan tek këto demonstrata dhe pasojat që do të vinin prej tyre...

Dokumenti i përzgjedhura për botim është pjesë e l ibrit: 1981-Demonstratat e Kosovës në Arkivin Kombëtar të Londrës, të botuar së fundi nga Instituti i

Historisë në Prishtinë, me autorë Prof. as-soc. dr. Sabit Syla dhe Prof. dr. Hamit Kaba. Ai është shkruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd Sir. Edwin Bolland-njohës shumë i mirë i botës komuniste në përgjithësi dhe i Jugosllavisë në veçanti. Dokumenti konfidencial sjell në vëmendjen e diplomatëve britanikë në Londër një mo-ment të rëndësishme të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë: periudhën e muajit prill, kur demonstatat ishin në zhvillim e sipër. Do-kumenti i diplomatit britanik në Beograd nuk është thjeshtë përshkrim e raportim i thjeshta i situatave. Në thelb ai përcjell gjykime, anal-iza dhe parashikime që kishin të bënin me fatin e nesërm të Kosovës e të vetë Jugosllavisë. Bollan i gjykon situatat sipas këndvështrimit të tij, përgjithësisht objek-tiv, por jo domosdosh-mërisht ai që do të donin shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë. Kërkesa ‘Kosova Republikë’ ishte e ligjshme dhe e drejtë për shqiptarët, por re-alizimi i saj nuk ishte një problem thjeshtë ‘lokal’. Arritja e saj kushtëzohej nga faktorë jugosllavë e ndërkombëtarë, të cilët në kohën kur ndodhi nuk e favorizonin realizimin e saj. Por, Bollan, nuk e she-hte problemin e kërkesës së shqiptarëve një çështje të mbyllur, pavarësisht se qeveria që ai përfaqë-sonte e gjykonte të par-ealizueshme arritjen e saj në atë kohë.

Sir Edwin Bolland (1922-2008), ka patur karrierë të suksesshme si diplomat në Foreign Office [FO]. Ai studioi në University College, Ox-ford. Pjesën më të madhe të karrierës së tij ai e kaloi si diplomat në Moskë dhe në kryeqytetet e Ev-ropës Lindore. Bolland iu përkushtua njohjes së botës komuniste dhe ishte një ndër specialistët më të mirë për njohjen e saj. Ai shërbeu si diplomat në Moskë në dy nga krizat më të rëndësishme të Luftës së Ftohtë: në krizën e Berlinit të viteve 1948-49 dhe në krizën e raketave të Kubës të vitit 1962. Bolland drejtoi Departamentin e Kërkimit dhe atë të Lindjes së Largët në FO, duke u marrë kryesisht me botën komuniste. Eksperienca e tij për vendet komuniste u pasurua më tej vitin 1973, kur Bolland u emërua ambasador i Britanisë së Madhe në Bullgari dhe sidomos në Jugosllavi në vitin 1980. Emërimi në Beograd mund të konsiderohet si pikë kulminante në karrierën e tij të pasur diplomatike.

Bolland shërbeu në Jugosllavi në një pe-riudhë pritjesh, kthesash e sfidash me të cilat do të ndeshej Jugosllavia pas vdekjes së Titos në vitin 1980. Demonstratat e Kosovës të vitit 1981 përbëjnë një objekt të rëndësishëm të punës së diplomatit me shumë eksperiencë të Madhërisë së Saj në Beograd. Raportet, analizat dhe vëzhgimet e ambasadorit britanik për këto ngjarje i përcillen lexuesit përmes botimit më të fundit dokumetar: 1981-Demonstratat e Kosovës në Arkivin

Kombëtar të Londrës, të botuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë me autorë Prof. Assoc. Sabit Syla dhe prof. dr. Hamit Kaba.

Ad.Pe.

TNA, File ENU 015/3, FCO 28/4645, Viti 1981

KonfidencialeRt. Hon Lord Carrington KCMG MC27Ambasada britanikeZyra e Jashtme dhe e KomonuelthitBeogradLondër S W1, 24 prill 1981Shkëlqesia Juaj,Kosova1.Demonstratat dhe trazirat e kohëve të

fundit në Kosovë, krahinë jugore e Serbisë, kanë theksuar përsëri problemet me sa duket të pazgjidhshme të kësaj pjesë të shtetit multinacional jugosllav. Në telegramin tim Nr. 45, të datës 7 prill, kam bërë një vlerësim fillestar të ngjarjeve. Në këtë dokument ju ofroj, mbi bazën e informacioneve që kam aktualisht në dispozicion, një përshkrim më

të studiuar të asaj se çfarë ka ndodhur, pse dhe çfarë pasojash mund të ketë.

Ngjarjet2. Demonstratat filluan rreth orës 7 pm

më 11 mars pas disa ditë ankesash nga stu-dentët e Universitetit të Prishtinës në lidhje me marrëveshjet e bëra për furnizimin e tyre me ushqime. Një student flaku tej me neveri një tabaka me ushqim, por kjo nuk e ndezi dhunën që pasoi. Dhuna u shkaktua me sa duket nga një grup prej rreth 30 studentësh, të cilët shpërthyen nëpër mensë, duke bër-titur dhe duke hedhur karrige dhe tryeza nga dritarja dhe në banakun e sportelit. Më pas studentët dolën në rrugë, duke formuar një turmë prej 400 vetash, dhe u drejtuan për në qendër të qytetit ku u përplasën me milicinë, duke plagosur rreth dhjetë prej tyre. Përfundimisht forcat e milicisë arritën që t’i kthenin mbrapsht studentët në konviktet e tyre, por një pjesë qëndruan jashtë deri rreth orës 2 am duke thirrur parulla politike. Të nesërmen, rektori dhe disa nga peda-gogët e stafit u takuan me studentët dhe diskutuan mbi mënyrat për përmirësimin

e kushteve të tyre të jetesës dhe studimit. Dukej më pas sikur kjo trazirë kishte marrë fund, megjithëse një zjarr misterioz në Pa-triarkanën Ortodokse Serbe në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 16 mars, mund të ketë qenë vepër e nacionalistëve shqiptarë, me gjithë mohimet zyrtare, të cilat mbështeteshin me entuziazëm nga Kisha.

3. Megjithatë, më 26 mars një grup prej rreth 40 studentësh u hodhën përsëri në veprim rreth orës 6 am duke mbyl-lur dyert e tre konvikteve të studentëve, kështu që studentët e tjerë nuk mund të dilnin jashtë. Më pas ata i bindën këta të fundit që të bashkoheshin në territorin e Universitetit, ku formuan një turmë prej disa qindra vetash, e cila shpejt u takua me rektorin dhe disa prej stafit të pedagogëve. Udhëheqësit e studentëve filluan të nego-cionin me rektorin për të drejtat e tyre por ai i ndërpreu kur ata filluan të paraqisnin kërkesa politike. Demonstratat politike duket se kanë filluar në këtë pikë, kur demonstruesit nxorën flamujt e bërë gati dhe thirrën më zë të lartë parulla politike. Rreth orës 4 pm ata filluan

19E DIEL, 27 GUSHT 2017 SUPLEMENT JAVOR I

të gjuanin me gurë milicinë, duke krijuar një kordon rreth tyre, në përpjekje për t’u lar-guar nga kampusi dhe për të dalë në qytet, ku rreth 40,000 veta ishin mbledhur për të përshëndetur mbërritjen e stafit përfaqësues të Titos në udhëtimin e tij përmes Ko-sovës me rastin e stafetës së përvitshme të rinisë përreth Jugosllavisë. Milicia u përgjigj fuqimisht, disa thonë brutalisht, dhe 23 demonstrues u plagosën, 22 veta nga udhëheqësit e tyre u arrestuan, ndërkohë që gjithashtu u plagosën 14 milicë. Gjatë ditëve në vazhdim, pati akte të tjera dhune, si p.sh. thyerja e xhamave të dritareve dhe prishja e makinave, veçanërisht në komunat përreth Prishtinës, por edhe deri në Prizren.

4. Trazirat rifilluan më 1 prill në Prishtinë me bojkotin e mësimit nga disa studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Rreth orës 1 pm tre grupe demonstruesish u zhvendosën drejt qendrës së qytetit, duke grumbulluar gjatë rrugës fëmijë shkollash dhe disa punëtorë. Sipas një dëshmitari okular britanik, dhuna filloi kur me turmën u bashkuan punëtorët dhe kur demonstruesit u tërbuan duke thyer xhamat e dritareve dhe duke i vënë flakën makinave dhe një shtëpie ndërkohë që marshonin drejt ndërtesës së Komitetit Krahinor. Grupet, secili i përbërë prej 6-800 vetash, u grumbulluan rreth orës 3 pm përpara ndërtesës, ku valëvitnin flamuj dhe thirrnin me zë të lartë parulla, të cilat qarkullonin më shirita letre, të tilla si: “Kosova Republikë”; “Jemi shqiptarë, jo jugosllavë”; “Nuk e duam kapitalizmin, duam social-izmin”; “Poshtë revizionizmi” dhe “Duam Shqipërinë e bashkuar”. Rreth orës 6.30 pm dy nga demonstruesit iu afruan milicisë tek dyert dhe thanë se po prisnin që të fillonin negociata me dikë. Por, turma më pas filloi të shtynte përpara dhe milicia reagoi duke hedhur bomba me tym dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit. Këta të fundit duket se ishin të përgatitur për këtë: ata kishin peshqirë të lagur të gatshëm për të reduktuar efektet e gazit lotsjellës dhe vazhduan të grumbullohen sërish a thua se, siç thanë disa, po drejtoheshin me radio marrëdhëse-dhënëse. Në asnjë fazë forcat e milicisë nuk hapën zjarr në Prishtinë megjithëse dy demonstrues u gjetën të goditur për vdekje, por ata u detyruan t’i përgjigjeshin zjarrit në vende të tjera. Njësitë e Forcave të Armatosura u zhvendosën më pas në Prishtinë nga pjesë të ndryshme të vendit për të siguruar pikat strategjike në këtë qytet dhe gjetkë në zonat përreth, ku raportohej për demonstrata më 2 prill dhe, në mënyrë sporadike, gjatë dy ditëve në vazhdim.

5. Që atëherë, nuk janë raportuar shqetësime të tjera. Ndalimqarkullimi i ven-dosur më 2 prill u hoq më 8 prill, por masa të tjera kufizuese kanë mbetur në fuqi, duke përfshirë ndalimin e tubimeve jozyrtare pub-like, e madje edhe ndeshjet e futbollit, kon-trollet e rrepta fizike për të gjithë udhëtarët në këtë zonë dhe ndalimin e vizitave nga të huaj. Pas mbylljes së shkollave fillore për një periudhë dy javore, ato u hapën përsëri më 13 prill, dhe një javë pas tyre u hapën shkollat e mesme dhe universiteti.

6. Duke folur para një grupi të ftuar gazetarësh të huaj në Prishtinë, më 17 prill, kryetari i Komitetit Krahinor të Kos-ovës, pranoi se të gjithë organizatorët dhe mbështetësit i përkisnin komunitetit shqiptar, se punëtorët dhe studentët ishin nga ky komunitet, dhe se ata përfshinin gjithashtu disa anëtarë të Lidhjes së Komunistëve. Ai dha statistika të shqyrtuara për të treguar se vetëm 75 civilë ishin dëmtuar dhe 8 ishin vrarë, ndërsa 131 anëtarë të forcave të sigurisë ishin dëmtuar, katër prej tyre rëndë dhe një ishte vrarë, të gjithë shqiptarë. Ndërkaq, 29 njerëz ishin burgosur nën akuzën e të qenit

organizatorë të demonstratave, ndërsa 194 njerëz ishin dënuar se kishin marrë pjesë në demonstrata dhe veprime të tjera arm-iqësore.

Shkaqet7.Të gjitha të dhënat tregojnë se

demonstratat ishin organizuar dhe drejtuar me qëllim nga shqiptarë të motivuar politik-isht, kryesisht studentë. Parullat dhe bande-rolat ishin qartazi të natyrës irredentiste dhe nacionaliste shqiptare. Mund të kenë qenë të përfshirë edhe elementë të tjerë të spektrit të majtë dhe të djathtë politik, siç pretendonin zëdhënës të ndryshëm zyrtarë, por shkakun kryesor duhet ta kërkojmë tek nacionalizmi shqiptar. Në të vërtetë, një anëtar drejtues i Komitetit Qendror i Sllovenisë tha kohët e fundit në lidhje me Kosovën se “shkaqet kryesore të të gjithë krizave të rënda të Ju-gosllavisë deri më sot duhet të gjenden tek nacionalizmi dhe jo aq shumë tek problemet sociale”.

8.Kosova ka dalë në shpërthime të dhun-shme të nacionalizmit në disa raste që prej Luftës së Dytë Botërore. Që nga fillimi, Kosovarët ngurronin të bashkoheshin me Jugosllavinë dhe një kryengritje e viteve 1944-1945 u shtyp pa mëshirë, megjithëse pas kësaj vazhdoi për njëfarë kohe një rez-istencë në shkallë të kufizuar. Në vitin 1955, u shpall gjendja e jashtëzakonshme për të shuar trazirat që me sa duket ishin nxitur prej terroristëve nga Shqipëria. Rankovic dhe policia e tij sekrete e dominuar nga serbët (UDBA) u shoqëruan veçanërisht me shtypjen brutale të shumicës shqiptare në Kosovë. Pas rrëzimit të tij në vitin 1966 dhe ndryshimeve në UDBA, shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni u ndjenë të inkurajuar në qer-shor 1967 që të kërkonin Republikë më vete brenda Federatës dhe organizuan demon-strata në shkallë të gjerë në nëntor 1968, të cilat u shtypën përfundimisht nga Forcat e Armatosura. Megjithatë, trazirat nacionaliste

vazhduan gjatë gjithë viteve ‘70: anëtarët e “Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” u burgosën në vitin 1975; 31 studentë u burgosën në vitin 1976 si anëtarë të Lëvizjes; arrestime të tjera vijuan në vitin 1979 dhe vetë Tito vizitoi Kosovën për të qetësuar situatën; dhe në vitin 1980, tetë nga personat e arrestuar më parë u dënuan me tre deri në tetë vite burgim. Kërkesat e nacionalistëve të Kosovës luhaten midis bashkimit me Shqipërinë dhe pavarësisë nga Serbia si Republikë brenda Jugosllavisë, megjithëse kjo e fundit mund të jetë gjithashtu vetëm një fazë drejt së parës. Përmes shpërthimeve dhe ndryshimeve të mëvonshme në statusin kushtetues të Krahi-nës, Kosova ka lëvizur një hap më afër vetëv-endosjes në Jugosllavi, por është e qartë se nacionalistët nuk janë ende të kënaqur me tutelën formale të Serbisë, megjithëse ata kanë fituar barazinë pothuaj në çdo drejtim tjetër me Republikat e Jugosllavisë.

9. Ngjarjet kanë edhe një dimension ndërkombëtar. Unë nuk kam asnjë provë për përfshirjen e sovjetikëve dhe Grliçkov, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve, e përjashtoi hapur këtë, në një bisedë me mua, më 6 prill. Përfshirja e Shqipërisë, megjithëse është mohuar zyrtarisht në Tiranë dhe nuk është pranuar haptazi në Beograd, është e mundur. Natyrisht tundimi për bashkim mund të jetë i fortë, kur përtej kufirit jeton një popullsi shqiptare etnike që është sa gjysma e vetë popullsisë në Shqipëri. Dhe Tirana e bëri të qartë në një artikull të shprehur me forcë në gazetën “Zëri i Popul-lit” më 8 prill, gjë që e vuri Jugosllavinë në siklet, se Shqipëria kishte po aq të drejtë sa Jugosllavia apo ndonjë vend tjetër që të mbronte pakicat e veta kombëtare. Për më tepër, ambasadori shqiptar këtu nuk mban të fshehtë pakënaqësinë e vendit të tij në lidhje me kufijtë aktualë me Jugosllavinë. Por, siç kanë theksuar udhëheqës të ndryshëm jugosllavë në ripërtëritjen e shkëmbimeve

kritike me Tiranën, stabiliteti në Kosovë është në interes të Shqipërisë po aq sa edhe të Jugosllavisë. Ata mund të kenë shtuar se kjo zbatohej veçanërisht kur Enver Hoxha po i afrohej fundit të mbretërimit të tij, dhe mund të zhvillohej luftë për pushtet. Me të vërtetë, ka shumë spekulime se në mesin e demonstruesve kishte elementë të cilët këtë situatë e kishin në mendje si një motiv për të krijuar shqetësime sot. Ka disa të dhëna për përfshirjen në demonstrata të kosovarëve të kthyer që kanë punuar jashtë vendit të cilët mund të kenë qenë në kontakt me organizata shqiptare emigrantësh që kërko-jnë ndryshimin e vetëregjimit në Shqipëri. Raporte mbi protestat e emigrantëve në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara tregojnë të paktën mbështetje morale për demonstruesit e Kosovës.

10. Ka të ngjarë që këto shkaqe politike janë bërë më të dukshme nga ankesat ekonomike dhe sociale. Me gjithë përpjekjet e konsiderueshme për zhvillimin e Kosovës me ndihma nga Fondi Federal për zonat e pazhvilluara dhe kohët e fundit me inves-time direkte nga Republikat dhe ndërmarrjet individuale, Krahina ka mbetur ende prapa në çdo aspekt (përveç lindshmërisë fenom-enale!). Perspektivat për punësim nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm me aspiratat e një numri tejet të lartë të rinjsh që lënë shkollën apo universitetin, të cilët meqenëse janë arsimuar kryesisht në gjuhën shqipe, nuk kanë të njëjtën lëvizshmëri për të gjetur punë tjetërkund në Jugosllavi. Kështu, pop-ullsia kaloi nga 733,000 veta në vitin 1948 në 1,566,000 veta në vitin 1979, nga të cilët 382,000 ishin në shkollë dhe 47,497 ishin në universitet, ndërkohë që vetëm 168,000 ishin punësuar në sektorin social. Mungesa e punës nuk i ka penguar njerëzit, veçanërisht fshatarët me arsim të ulët, që të vërshojnë në Prishtinë dhe qytete të tjera, të cilat janë shumë të mbushura dhe mezi përballojnë problemet e panumërta sociale.

11. Një tjetër faktor, që po del në dritë, ishte dështimi i udhëheqjes lokale për të dëgjuar paralajmërimet për pakënaqësinë në rritje në mesin e studentëve dhe, natyrisht pas shpërthimit të parë më 11 mars, për të marrë masat e duhura korrigjuese. Kolegu im gjer-man më tha se udhëheqësit e lartë të Partisë i folën për këtë z. Willy Brandt gjatë një vizite të fundit në Beograd, duke nënkuptuar se vetë Bakalli, kryetar i Lidhjes së Ko-munistëve në Kosovë, ishte keqinformuar dhe i kënaqur.

Pasojat12.Megjithëse ndoshta do të duhet kohë

që të shfaqen pasojat e brendshme politike, ka të ngjarë që të ketë ndryshime në ud-hëheqjen e Kosovës për shkak të trajtimit të dobët të ngjarjeve nga ana e saj. Është pranuar qartazi nga udhëheqja e Partisë se shkaqet shtrihen jo në kërcënimin e jashtëm, por “në vetë dobësitë tona, në zhvillimin e pamjaftueshëm të sistemit socialist të vetë-menaxhimit.” Lidhja e Komunistëve dhe organizata të tjera socialo-politike po ana-lizojnë se si ishte e mundur që ata të jenë zënë në befasi dhe të kenë llogaritur gabim shenjat e para të trazirave politike. Por, cilado qofshin rezultatet e këtyre kërkimeve, konkluzioni i pashmangshëm është se përsëri udhëheqja e Kosovës tregoi shenja paaftë-sie për të zgjidhur dilemën e vjetër që të përfaqësojë aspiratat kombëtare të Krahinës së saj duke iu përmbajtur vijës së Partisë e cila nuk pranon asnjë ndryshim themelor në statusin e Kosovës.

13. Duke u nisur nga çdo kriter logjik, Kosova brenda kufijve të saj aktualë, duhet të ketë status të barabartë në Jugosllavi me republikat e Malit të Zi, Sllovenisë dhe Maqe-donisë, meqenëse popullsia e saj është po aq e madhe dhe etnikisht homogjene sa ç’është secila prej tyre. Por, udhëheqja jugosllave ka refuzuar me vendosmëri që t’i hapte rrugë një logjike të tillë për arsye të brendshme politike dhe të sigurisë...

vijon në faqen 20

20 E DIEL, 27 GUSHT 2017SUPLEMENT JAVOR I

Dokumenti KoSova ‘81

Bolland: Jugosllavia nuk mund të rrezikojë me një republikë tjetër

Frika e bashkimit

Pas vitit 1948 Shqipëria ka qenë një vend armiqësor dhe Jugosllavia nuk mund të rrezikonte të kishte një Republikë

shqiptare më vete në Kosovë e cila mund të tjetërsohej...

...Menjëherë pas Luftës, Partia nuk dëshi-ronte t’i kundërvihej serbëve më tej duke shkëputur Kosovën, meqenëse këta të fundit e kishin “humbur” tashmë Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinën nga Serbia e Madhe e paraluftës. Kosova, si zemra e mbretërisë mesjetare serbe e shkatërruar nga turqit në vitin 1389, ka qenë atëherë dhe sot, në gjendje të trazojë ndjenjat e forta në radhët e serbëve. Për më tepër, pas vitit 1948 Shqipëria ka qenë një vend armiqësor dhe Jugosllavia nuk mund të rrezikonte të kishte një Republikë shqiptare më vete në Kosovë e cila mund të tjetërsohej. Duke miratuar një politikë të tillë, Partia ishte e detyruar të ndiqte atë pa kompromis që atëherë, sepse ndryshimi i saj tani do të thoshte hapja e Kutisë së Pandorës me kërkesa të tilla: së pari, nga komunitetet e konsiderueshme shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi për t’u bashkuar me Republikën e Kosovës; më pas nga Krahina Autonome e Vojvodinës për barazi, gjë që do të shqetësonte serbët si aty dhe në Serbi; dhe, përfundimisht, për rishikimin e kufijve të Republikave për të marrë parasysh dëshirat e pakicave. Siç është shprehur Dolanc, anëtar i Kryesisë së Partisë: “Krijimi i një Republike do të thoshte abso-lutisht pa dyshim një sulm për integritetin e Jugosllavisë”. Dhe Sekretari i Partisë, Dragosa-vac, tha pa mëdyshje: “Çështja e Kosovës është zgjidhur, ajo është pjesë integrale e Serbisë dhe Federatës Jugosllave.”

14. Kështu, duket se jemi edhe një herë dëshmitarë të një situate klasike të një force të parezistueshme të nacionalizmit që ndeshet me objektin e patundur të politikës zyrtare. Diçka, diku duhet të japë: problemi i Jugosllavisë duhet të vendosë se çfarë. Në të kaluarën, Jugosllavia ia ka dalë pas çdo shpërthimi të nacionalizmit në Kosovë që të qetësojë situatën duke ofruar lëshime kushtetuese të cilat në tërësinë e tyre i kanë dhënë Kosovës praktikisht statusin e Repub-likës. Vështirë të kuptohet - siç e pranojnë privatisht vetë udhëheqësit e Partisë - se sa larg ata mund të shkojnë menjëherë pas dhënies së statusit të Republikës. Por, nuk kam dyshim se ek-spertët e zgjuar kushtetues të Jugosllavisë do ta rishqyr-tojnë problemin.

15. Ndërkohë, një pjesë tjetër e aparatit të Lidhjes së Komunistëve është duke shqyrtuar gabimet që kanë zb-uluar këto ngjarje në sistemin e informimit publik. Shtypi, i drejtuar nga disa kryeartikuj sarkastikë në gazetën “Poli-tika”, është i mbushur me kri-tika për vonesa në sigurimin e informacioneve për atë që ka ndodhur në të vërtetë. Megjithëse sipas standardeve të shtypit të vendeve të tjera komuniste ngjarjet janë do-kumentuar mjaft mirë, Kosova, dhe në të vërtetë autoritetet qendrore, ngurronin fillim-isht të tregonin ndonjë gjë si ngjarje të plotë. Për shembull, një ditë pas përleshjeve të 1 prillit në Prishtinë, shtypi kishte të nesërmen vetëm një përmbledhje tepër të shkurtër të raporteve. Asnjë televizion nuk u lejua që të pasqyronte ngjarjet direkt. Siç e vunë në dukje shumë njerëz: “Ne jemi informuar më shumë për Brikston se për Kosovën”! Gazeta “Politika” u ankua se bllokimi fillestar dhe kufizimet e mëvonshme nuk ishin zgjedhje e medies. Në qarqet politike po bëhen pyetje

për rolin e medies dhe detyrimin e saj për të informuar menjëherë publikun për çështje që kanë interes legjitim, të cilat mund të kenë rëndësi të konsiderueshme për zhvillimet e mëtejshme në Jugosllavi.

16. Nga ana e jashtme, pasoja kryesore politike ishte përkeqësimi i marrëdhënieve ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë pas një përmirësimi të qëndrueshëm gjatë dy viteve të fundit. Udhëheqja jugosllave ishte e kujdesshme në deklaratat e saj pub-like për të shmangur implikimin e Sh-qipërisë. Ky qëndrim ndryshoi pas artikullit të udhëheqësit në gazetën “Zëri i Popullit” i datës 8 prill, gjë që u denoncua si ndërhy-rje në çështjet e brendshme për t’i ofruar mbështetje nacionalistëve dhe për t’i nxitur ata në revolta të hapura. Megjithatë, është e

qartë se Jugosllavia nuk ka dëshirë të reagojë më shumë se kaq. Natyrisht Jugosllavia nuk mund t’i kalojë në heshtje komentet e formuluara me zgjuarsi nga shqiptarët për ngjarjet, por u përpoq t’i përgënjeshtronte akuzat për neglizhencë dhe prapambetje në Kosovë dhe të tregonte vendosmërinë e saj për të trajtuar çdo pretendim ndaj integritetit territorial të saj. Kjo nuk i ka dhënë fund tregtisë së mbarë dhe lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve, të cilat u ruajtën gjatë gjithë kohës së ngjarjeve, por marrëdhëniet politike kanë të ngjarë të mbeten të ngrira për një periudhe të gjatë në vazhdim.

17. Ndërkohë, autoritetet përleshen me problemet imediate për ndreqjen e situatës. Kështu është vënë re një fillim për përmirësimin e kushteve për studentët në

Universitetin e Prishtinës dhe janë marrë masa të tjera afat-shkurtra të tilla si ulja e çmimeve të disa produkteve ushqimore bazë. Udhëheqësit politikë nuk janë duke u përqendruar në masat afatgjata. Anëtarët e Lidhjes së Komunistëve i janë kthyer me vendosmëri rregullit dhe organizata të tjera politike dhe shoqërore janë duke marrë masat për të rikthyer linjën zyrtare. Gjatë pesë viteve të ardhshme Kosova do të marrë rreth 20 miliardë £ për zhvillimin e ekonomisë dhe shërbimeve sociale nga Fondi Federal, ku pjesa e saj është rritur nga 30 deri në 40%. Sipas Planit të ri 5-vjeçar, Kosova do të marrë gjithashtu fonde të tjera në një shkallë më të gjerë se kurrë më

parë gjë që do të mundësojë një zgjerim të madh në arsim, kulturë dhe shëndetin publik, ngritjen e 40,000 apartamenteve të reja dhe ndërtimin ose zgjerimin e fabrikave industriale, veçanërisht për të shfrytëzuar burimet energjetike dhe pasuritë minerale të Kosovës, duke ofruar kështu më shumë punë dhe një normë rritjeje prej 60% mbi mesataren jugosllave.

Përmbledhje18. Ngjarjet në Kosovë erdhën si një

zgjim i ashpër ndaj udhëheqjes jugosllave në përfundim të vitit të parë të saj pa Titon.

Sidoqoftë, këto ngjarje nxorën në pah jo një problem të ri, por një problem endemik, të cilin as vetë Tito nuk kishte mundur ta zgjid-hte me gjithë autoritetin dhe karizmin e tij. Po kështu, as udhëheqësit aktualë, siç e pranojnë edhe vetë, nuk mund t’i japin zgjidhje këtij problemi. Por në këtë rast ata treguan, pas befasisë së fillimit, një pjekuri për t’u për-shëndetur për mënyrën e përmbajtur dhe pozitive me të cilën e trajtuan situatën. Me një përdorim minimal të forcës, ata vunë me shpejtësi nën kontroll trazirat dhe nuk lejuan që të përfshihej i gjithë populli i Kosovës. Ky qëndrim së bashku me refuzimin e tyre për të pranuar thirrjet për përdorimin e “dorës së fortë” dhe në vend të kësaj, për të vazhduar me rrugën e zgjedhur drejt demokratizimit më të madh, ofrojnë argumente të arsyeshme për të besuar se udhëheqja do të jetë në gjendje që të mbajë Federatën të bashkuar.

19. A ka të ngjarë që ngjarjet në Kosovë të ndikojnë tek ne? Këto ngjarje ndikojnë në masën që autoritetet jugosllave mund të pritet të tregojnë rritje të shqetësimit të tyre në lidhje me unitetin dhe integritetin territo-rial të tyre, dhe për pasojë një ndjeshmëri më të mprehtë ndaj nacionalizmit si forcë përçarëse, e më në veçanti të shprehur në aktivitetet e emigrantëve apo fqinjëve të tyre. Nga ana jonë, pak gjë mund të bëhet në përmbushjen e kërkesave të jugosllavëve për të përmbajtur emigrantët e tyre armiqësorë dhe nuk kemi ndërmend të përfshihemi në mosmarrëveshjet lokale ballkanike. Por, me deklaratën e saj të vendosur vitin e kaluar mbi vlerën që i japim integritetit territorial dhe pavarësisë së vendit të tyre, Kryeminis-trja jonë i dha shumë kënaqësi jugosllavëve. Vizita e ardhshme në Londër në qershor e sekretarit të Jashtëm, z. Vrhovec, do të në japë një mundësi tjetër për të riafirmuar këtë mbështetje.

20. Këtë informacion po jua dërgoj për-faqësuesve të Madhërisë së Saj në Uash-ington, Moskë, Athinë, Sofje, Bukuresht, Budapest, Romë, Bon, Paris, përfaqësuesit të përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe Konsullit të Përgjithshëm të Madhërisë së Saj në Zagreb.

Shkëlqesia Juaj,Mbetem,I Juaji besnikërisht,E. Bolland

vijon nga faqja 19

Ngjarjet në Kosovë erdhën si një zgjim i ashpër ndaj udhëheqjes jugosllave në përfundim të vitit të parë të saj pa Titon. Sidoqoftë, këto ngjarje nxorën në pah jo një problem të ri, por një problem endemik, të cilin as vetë Tito nuk kishte mundur.

EDITH DURHAM

21www.shqiptarja.com

E DIEL, 27 GUSHT 2017FUTBOLLI EUROPIAN

Pushimet këtë verë në Shqipëri janë?

Lezhë, ‘skifterat’ grabisin 30 telefona dhe kasafortën në 30’’

Biznesmenët e mermerit bëjnë ‘Kurban’ Malin e Tomorit

Europa League, ja kush janë kundërshtarët

e ‘Skënderbeut’

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të REPORT TV që shkarkohet falas

SHËNIM: Sondazhet online të Shqiptarja.com, nuk kanë vlerë statistikore. Bëhet fjalë për pyetje

që u bëhen të gjithëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore. Pra, kanë si qëllim të vetëm të lejojnë lexuesit të shprehin mendimin e tyre rreth temave të aktualitetit.

Megjithatë, çdo lexues, mund të votojë vetëm një herë në ditë

Rezultati i SondazhitPO 42.68%JO

Nuk e di32.93%

24.39%

■ Vizat,Rama i përgjigjet Holandës BE:Duhet Vetingu për negociatat

■ Vilat, paratë dhe makinat e ambasadorëve nëpër Evropë

■ VIDEO/Dy të fortët që lëviznin të armatosur e makinë të blinduar

■ Armët në Rinas, zbardhet skema identifikohet grupi kriminal

■ Kryeministrja e Serbisë: Kosova është e jona, jo në UNESCO/VD

■ Foto/Dua Lipa me pushime në Itali me të dashurin ri

■ Femrat e lindura në këto shenja janë tradhëtare të lindura

■ Aksidenti ku humbi jetën Xhenisa Trebeshina, shkon në gjykatë shoferi

■ Dridhet Saranda nga tërmeti panik në qytetin bregdetar

■ FOTO/Kur shkretëtira më e thatë në botë kthehet në parajsë të lulëzuar

■ Takimi në Durrës, Rama sërish me atlete të bardha/ FOTO

■ Vilat, paratë dhe makinat e ambasadorëve nëpër Evropë

■ Samiti, Petrit Vasili: Rama, Don Kishot delirant, populli në varfëri

■ Kryeministrja e Serbisë: Kosova është e jona, jo në UNESCO/VD

■ Kërkesat për azil,Basha:Eksodi shqiptarëve, përgjegjës Rama

MË TË KOMENTUARA

MË TË KLIKUARA

LAJMET

VIDEOT

I DITESSONDAZHI

MË TË LEXUARALAJMET DJE

4.215TOTALI LIKEKOMENTET E DJESHME

432 256

Në fokusin e lexuesit online

Juventusin nuk e ndal dot as VAR. Për të dytën javë radhazi, bardhezinjtë ndëshko-hen nga sistemi VAR,

që i erdhi në ndihmë kryesorit për një penallti në favor të Genoas, por pavarësisht kësaj skuadra e Allegrit fitoi 4-2 në një transfertë historikisht të vërtetë për të duke përmbysur për më tepër një disavantazh të dyfishtë, falë Cuadrados e Dybalas që mori topin me vete në shtëpi pas një 3 golëshi fantastik. Ndeshja nuk filloi aspak mirë për bardhezinjtë. Genoa kaloi në avantazh që në sekondat e para të sfidës, ku Miralem Pjaniç shënoi një au-togol në portën e Buffon. Vetëm gjashtë minuta më pas, vendasit dyfishuan rezultatin me anë të një 11 metërshi të diskutueshëm,

të kthyer në gol nga Galabinov. 2-0 për Genoan dhe u duk se do të ishte nëj mbrëmje e vështirë për bardhezinjtë, por djemtë e Allegrit morën lojën nën kon-troll dhe arritën të barazojnë rezultatin brenda 45 minutave të para. Paolo Dybala shënoi dy herë, fillimisht pas asistit të Pjaniç dhe më pas me 11 metërsh, duke mbyllur pjesën e parë në barazim. Juan Cuad-rado ishte autori i golit të tretë për Juventusin, në minutën e 62-të, ndërsa Dybala shënoi një tjetër gol të mrekullueshëm, në minutën e parë shtesë, duke vulosur rezultatin dhe tripletën personale. Takimi tjetër i Serisë A, midis Beneventos dhe Bo-lognas, përfundoi me fitoren e miqve, 0-1. Për Beneventon aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat

Gjimshiti, i cili ndoqi takimin nga pankina.

BARCELONABarcelona ka marrë një

tjetër fitore 2-0, këtë herë në transfertën ndaj Alaves, ku heroi ishte argjentinasi Lionel Messi. Pas largimit të Neymar dhe dëmtimit të Suarez, Messi është i vetmi sulmues i mbetur nga treshja e famshme MSN dhe tifozët e Barcelonës do të vazhdojën t’i kenë sytë te ai. Argjentinasi nuk zhgënjeu dhe shënoi dy herë në transfertën ndaj Alaves, duke i dhënë tre pikët Barcelonës. Në pjesën e parë Messi humbi një 11 metërsh, por në pjesën e dytë korrigjoi gjithçka me dopietën personale, që pati vlerën e tre pikëve për katalanasit.

Super Dybala, Juventusi

përmbys GenoanBardhezinjtë fitojne 4-2. Në Spanjë, Messi

me gy gola I jep fitoren Barcelonës

Manchester United nuk ndalet as nga Leicester

Dygolësh i Lewandowskit, Bayern kalon edhe Werder

— Manchester United vazhdon ecurinë pozitivë në këtë fillim të kampionatit anglez, ku ka marrë tre fitore në po kaq takime të luajtura, ashtu si asnjë ekip tjetër. Ekipi i Mourinho mposhti 2-0 Leicester, në një takim, ku pavarsisht dominimit, fitorja nuk ishte aspak e lehtë. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesë së dytë, sulmuesi belg Lukaku humbi një 11 metërsh duke komplikuar takimin. Por “dja-jtë e kuq”, gjetën golat në 20 minutat e fundit të takimit, me anë të Rashford dhe Fellaini, dy futbollistë të ardhur nga stoli. 10 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, për Manchester United, në këtë start të frikshëm të kampi-onatit, e bëjnë ekipin e Mourinhos, një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion.

— Bayerni i Mynihut nuk ndalet as në javën e dytë të Bundesligës. Kampionët në fuqi të Gjermanisë, pas suksesit në premieren e kampionatin me Leverkusen, fituan edhe në fushën e Werder Bremenit me rezultat të pastër 0-2. Një dygolësh i sulmuesit kryesor të ekipit Robert Lewandowski ishte mëse i mjaftueshëm për marrijen e tri pikëve të radhës dhe ruajtjes së kryesimit me golaverazh më të mirë se Hamburgu. Më të njëjtin rezultat 2-0 triumfoi edhe Borussia e Dortmundit ndaj Herthës së Berlinit. Në Signal Iduna Park ven-dasit shënuan nganjë gol në çdo pjesë. Në të 15-ën Pierre-Emerique Aubameyang, i shërbyer nga Nuri Sahin ngriti peshë murin verdhezi. Nërsa në të 57-ën ishte turkogjermani, që shkarkoi të djathtën me një gjuajtje fluturimthi, që ishte e pakapshme për portierin Jarstein.

AngliGjermani

Shku

rt

DY GOLA Paolo Dybala

shënoi dy herë, fillimisht pas

asistit të Pjaniç dhe më pas me

11 metërsh, duke mbyllur pjesën e parë në barazim.

Juan Cuadrado ishte autori i

golit të tretë për Juventusin

22 E DIEL, 27 GUSHT 2017www.shqiptarja.comREFUGJATËT NË EVROPË

LAJME SHKURT

Anulohen tubimet e ekstremistëve racistë në Kaliforni

Trump vendos sanksione më të forta për shtetin e Venezuelës

Koreja e Veriut lëshon tri raketa të reja balistike

Forcat e Irakut rimarrin qendërn e qytetit Tal Afar

Hapet hetimi për tentativë vrasjeje ndaj ushtarakëve në Bruksel

Udhëheqësit e grupimeve të djathta dhe anti-marksiste amerikane njoftuan se kanë anuluar tubimet e planifikuara për këtë fundjavë në zonën e Gjirit të San Fransiskos. Ata thanë se i ndryshuan planet për shkak të frikës se kundërprotestuesit e dhunshëm do të prishnin tubimet. Kryetari i bashkisë së San Fransiskos, Ed Lee, i pati bërë thirrje banorëve të zonës që ta bojkotonin tubimin. Fillimisht, ai u përpoq pa sukses të bindte Shërbimin Kombëtar të Parqeve që të mos jepej leje për tubimin.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos “sanksione të forta dhe të reja financiare ndaj diktaturës në Venezuelë”. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se “Diktatura e Maduros vazhdon t’i mohojë popullit venezuelian ushqimet dhe ilaçet, fut në burg

oprozitën e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe shyp me dhunë lirinë e fjalës”. Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjet që në Venezuelë të rikthehet demokracia, të mbahen zgjedhjet e drejta dhe të lira dhe të lirohen të gjithë të burgosurit politikë Javën e kaluar, Asambleja Kushtetuese e Venezuelës votoi për patur të drejtën

që të miratojë ligje të cilat lejojnë marrjen me forcë të fuqisë legjislative nga Kongresi i udhëhequr nga opozita. Zgjedhja e asamblesë muajin e kaluar u bojkotua nga opozita dhe u dënua nga komuniteti ndërkombëtar. Asamblesë së re i është caktuar detyra të rishkruajë kushtetutën e vitit 1999 dhe i jep autoritetin Presidentit Nicolas Maduro, që ta sundojë vendin me dekret, pra duke i marrë vetë vendimet, një tipar tipik për një diktator.

Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike me rreze të shkurtër, raporton ushtria amerikane. Dy nga raketat ranë në brigjet lindore të provincës Kangwon të Koresë së Jugut pasi fluturuan rreth 250 km, shprehen zyrtarët në Korenë e Jugut. Që nga lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale muajin e kaluar, Pheniani ka kërcënuar se do të godasë territoret pranë ishullit Guam. Ushtria amerikane thotë se testi i tre rakteva balistike me rreze të shkurtër nuk kërcënonte SHBA dhe Guamin. Testet e raketave të Koresë së Veriut shpesh vijnë si përgjigje e ushtrimeve ushtarake të Koresë së Jugut që përfshijnë dhe SHBA. Mijëra trupa amerikane dhe koreano jugore po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara me kompjuter. Raketat u nisën në orën 06:49 të së shtunës me orën lokale, raporton Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. Ushtria amerikane tha se dy raketa shpërthyen në fluturim dhe tjetra shpërtheu pothuajse menjëherë sapo u lëshua.

Forcat irakiane thonë se kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit veriperëdnimor të Irakut Tal Afar nga grupi Shteti Islamik, përfshirë edhe qendrën e qytetit, ku ata ngritën flamurin irakian. Zyrtarët kanë thënë se shpresojnë të vendosin kontrollin e plotë në qytet deri në në festën e myslimanëve që fillon më 2 shtator në Irak. Ofensiva në Tal Afar, që ndodhet 80 kilometra në perëndim të Mosulit, bastioni i Shtetit Islamik, filloi më 20 gusht. Sipas komandantëve ushtarakë amerikanë dhe irakianë, në këtë qytet që dikur kishte 200 mijë banorë, kanë mbetur vetëm 10 deri më 20 mijë civilë. Organizatat e ndihmave kanë paralajmëruar se banorët e mbetur në Tal Afar janë nën kërcënimin e militantëve, që ka patur kontrollin e qytetit që nga viti 2014.

Prokurorët e Belgjikës e kanë hapur një hetim për “përpjekje terroriste për vrasje”, pasi një person i sulmoi dy ushtarë me thikë në Bruksel. Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Belgjikës deklaroi sot se i dyshuari 30 vjeçar, mbrëmë ishte qëlluar dy herë nga policia. Sulmuesi është dërguar më pas drejt spitalit në një gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ndërroi edhe jetë. Prokuroria belge ka deklaruar se autori i sulmit ishte një shtetas belg me origjinë nga Somalia. Gjithashtu bëhet e ditur se është bastisur edhe banesa e tij në qytetin Bruzh, rreth 100 kilometra në veriperëndim të Brukselit. Belgjika ka kaluar në gjendje të gadishmërisë së lartë, pas sulmit të marsit vitin e kaluar, ku në aeroport dhe metro të Brukselit u vrarë 32 persona nga një sulm terrorist.

Duke vënë në zba-tim konventën e Dublinit, shumë shtete të BE-së kanë deklaruar

se do të fillojnë menjëherë procedurën e rikthimit në Greqi të refugjatëve që kanë kërkuar azil politik, të cilët për herë të parë kanë regjistruar si pikë hyrje Greqinë. Gjermania ka bërë gati tashmë një listë me të paktën 400 emra ap-likantësh, por edhe Britania, Franca, Holanda dhe Nor-vegjia kërkojnë që të kthejnë azilantët në Greqi. Ministri grek i Emigracionit, Giannis Mouzalas ka deklaruar se ky proces do të fillojë menjëherë në muajin e ardhshëm. Numri i të kthyerve, do të jetë i vogël dhe se ky do të ishte një vep-rim simbolik dhe një “gjest i vullnetit të mirë” ndaj një vendi që ka pranuar dhjetëra mijëra refugjatë dhe do te ishte absurde në mos një tragjedi rikthimi i mijëra të tjerëve,

ka deklaruar Muzalas për britaniken “Guardian”. Min-istri grek ka pranuar gjithash-tu se Athina e ka shumë të vështirë integrimin e rreth 50 mijë refugjatëve që mban ajo ne territorin grek, ndërsa vihet re një tendencë në rritje në javët e fundit me valë të

reja emigrantesh në ishujt e Egjeut ku ndodhen tashmë rreth 14500 refugjatë. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar OJQ-të ndërkombëtare, të cilat kritikojnë Gjermaninë që ka edhe kushtet edhe nevojën për të dhënë azil dhe për të mbajtur qindra mijëra

refugjatë, por po insiston të kundërtën duke i kthyer ata përsëri në Greqi, një vend në krizë dhe me mundësi të pakta për integrimin e tyre. Procesi i rikthimit gjithsesi nuk ka të bëjë me refugjatët, të cilët kanë mbërritur në BE para muajit mars të vitit 2017.

Gati kthimi në Greqi i refugjatëve që duan azil

Kishin kërkuar strehim në shtetin helen, por për ta duhet të aplikohet konventa e Dublinit

KRITIKATNdaj këtij vendimi kanë reaguar OJQ-të ndërkombëtare, të cilat kritikojnë Gjermaninë, e cila insiston t’i kthejë azilantët në Greqi, një vend në krizë dhe me mundësi të pakta për integrimin e tyre

Uragani “Harvey” shkakton

katastrofën e radhës

TEKSAS

Uragani “Harvey” mbërriti në Teksas me gjithë furinë e tij, duke sjellë me vete shira të dendur dhe erëra deri

në 215 kilometra në orë. E shndërruar në një stuhi të kategorisë se katërt, ajo është më e forta që godet token amerikane në 12 vjet. “Harvey” pritet të sjellë një metër shi dhe me t’u përplasur në bregdetin teksan rrëzoi pemët dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e katastrofës, çka mundëson zhbllokimin e ndihmave federale për zonat më të prekura. Guvernatori teksan Greg Abbott paralajmëroi për përmbytje rekord në disa rajone. Sipas tij, vendi përballet me një katastrofë madhore dhe më shumë se 1 mijë pjesëtarë të Gardës kombëtare do të ndihmojnë në operacionet e shpëti-mit. “Do të përballemi me përmbytje katastrofike në disa rajone. Siç e dinë, uragani pasi të prekë tokën do të qëndrojë për disa ditë me radhë në shtetin e Teksasit”, tha Greg Abbott, guvernator i Teksasit. Kryebashkiaku i qytetit të afërt Rockport, Patrick Rios, i bëri thirrje banorëve të mbetur të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar zemërimit të uraganit që është i destinuar të shkundë një zonë të mbushur me rafineri e impiante kimike. Autoritetet thanë se disa njerëz kishin mbetur të bllokuar në një azil për të moshuar, ku çatia e godinës ishte shembur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të hynin atje. Radhë të gjata trafiku u krijuan në disa zona. Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikon se gjatë ditëve në vazhdim niveli i detit pritet të rritet me 4 metra

23www.shqiptarja.com

E diEl, 27 gusht 2017???????????Qendrimet

fjalËkryqesh

Pavarësisht te gjitha vështirësive qe do ju dalin gjate kësaj dite, ju do dini si te menaxhoni gjithçka dhe si ta mbani marrëdhënien te qëndrueshme. partneri do ju vlerësoje për këtë fakt dhe do ju dashuroje me më shume pasion. Edhe për beqaret, e gjithë puna e bere do kurorëzohet me sukses. Me shpenzimet mos u tregoni kapricoze dhe te pamatur sepse keni për te pasur probleme serioze..

Mëngjesi do jete disi i ftohte për te dashuruarit, por pas mesdite gjithçka do ndryshoje. Do jeni me te përkujdesur për njeri-tjetrin, do toleroni dhe do jeni gati te merrni vendime te mëdha. Beqaret do realizojnë me ne fund një takim te veçante, i cili shume shpejt do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Buxheti do mbetet gjithë kohës i mire e pa problemin me te vogël.

Yjet do jene ne anën e te dashuruarve sot dhe do ua bëjnë atyre ditën te jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë as surprizat ne momente te veçanta. Beqaret me mire te mos nxitohen për asgjë sepse shume shpejt do vije dita e tyre më me fat. Ne planin financiar gjendja do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Po bëtë gabime mund te ketë edhe tronditje, po u treguat te matur qëndrueshmëria do mbizotërojë.

Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar sot. Marrëdhënia me partnerin do jete delikate dhe debatet te vazhdueshme. Kokerfortesia e te dy palëve do sjelle probleme te jashtëzakonshme. Beqaret edhe te duan nuk do mund ta shmangin sot një dashuri me shikim te pare. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen pak nga pak. Beni durim dhe keni për ta pare qe gjendja shpejt do përmirësohet ndjeshëm.

Sot do i kushtoni rëndësi absolute jetës tuaj ne çift dhe do bëni gjithçka qe çdo çast te jete flakërues. Do ndiheni mire dhe nuk do doni te ndaheni asnjë çast nga partneri. Beqaret do kenë veçse aventura afatshkurtra, por qe për momentin do ju duken te mjaftueshme. Financave po nuk ju kushtuar rëndësinë e duhur shume shpejt mund te përballeni me probleme serioze.

Jeta juaj ne çift do lulëzojë gjate kësaj dite. Ne çdo moment emocionet do jene te fuqishme dhe do ndiheni mire ne çdo çast. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën për asnjë çast sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Buxhetin do e keni me ne vëmendje se kurrë me pare kështu qe do kujdeseni mjaft qe ai te mos ketë asnjë tronditje.

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire sot. Debatet do jene te forta dhe do ju duket sikur po afrohet fundi i gjithckaje. Mundohuni te gjeni kohe për te folur qetësisht me partnerin sepse po i late gjerat pas dore asgjë nuk mund te rikthehet me si me pare. Beqaret gjithashtu do jene te pafat ne dashuri. Nëse shpenzimet dini t’i menaxhoni gjendja e financave do jete e qëndrueshme gjithë kohës.

Do jeni shume te organizuar sot ju te dashuruarit dhe do bëni çdo gjë kur duhet dhe ashtu si duhet. Mes jush dhe partnerit nuk do ndodhe asnjë lloj keqkuptimi. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te veprojnë sepse përndryshe mund te gabojnë dhe do lëndohen. Shpenzimet kontrollojini gjithë kohës sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Sot do jete një dite shume e paqëndrueshme për ju te dashuruarit. Here do ja kaloni mire pranë njeri-tjetrit e here do debatoni me te e do thoni fjale lënduese. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do fillojnë një lidhje. Jetëgjatësia e saj do varet nga sjellja e te dy palëve. Me financat bëni kujdes. Mundohuni te shmangni shpenzimet e mëdha sepse nuk është momenti i përshtatshëm.

Venusi dhe Jupiteri do jene planetët qe do kenë ndikimin me te madh tek jeta juaj ne çift. Ata do bëjnë qe gjithçka te ece si duhet dhe do ju nxitin t’i shprehni akoma me shume ndjenjat. Beqaret me mire te bëjnë pak durim dhe te mos nxitohen pasi sot mundësitë nuk janë me te mirat e mundshme. Për te kryer shpenzime te mëdha duhet patjetër te merrni masa ne mënyrë qe te mos mbeteni me xhepat bosh.

Dite goxha e ndërlikuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Disa persona te trete do futen ndërmjet jush dhe do nxisin konflikte te zjarrta. Beqaret kësaj radhe do takojnë personin ideal për te cilin do ju rrahe zemra shume fort dhe do ndihen gati për te hedhur edhe hapa. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, megjithatë me një menaxhim te mire mund t’ia dilni edhe me aq para.

Yjet do kombinohen aq bukur gjate kësaj dite saqë do ua bëjnë jetën ne çift te jashtëzakonshme. Kënaqësitë do jene te mëdha dhe shpesh nuk do e besoni se jeni ne realitet. Beqaret do jene ne humorin e duhur për te joshur e për te flirtuar me këdo qe do pëlqejnë. Një pjese do jene me fat. Me shpenzimet do jeni te matur dhe gjendja ka për te qene e qëndrueshme.

Departamenti i Marketingut:Patricia CostantinescuCel: [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAllTEzi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PEPA kryErEdaktor Genc KoNDi adMinistrator i PërgjithshëM ; Admirina PEçi kryErEdaktorE E “rilindasi” ; dEsign: Altin AliAJ, Erjon YMEri, shPërndarja: Spiro MESHiNi cEl: +355696088847

DASHI

LuAnI

SHIgjeTARI ujoRI

VIRgjëReSHA

BRIcjApI peSHqIT

peSHoRjA AKRepI

DeMI BInjAKëT gAfoRRjA

Fjalëkryqi pa skemë

Fjalëkryqi sportivDuHeT Të nxInI 37 KuTI

HORIZONTAL1. Janë tek në kupë. -Inicialet e Ancelotti-t -Eshtë progres.2. Eshtë shok armësh. -Inicialet e Moravia-s. -Një si minder.3. Sundonte në provincat persiane. -Kështu fillon muzika. -Vegla e Arkimedit.4. Nicolas, bomber francez. -Janë vrasje masive.5. Ëolfe i Rex Stout. -Janë aleanca... qeveritare.6. Janë tek në detra. -Janë gabimet për pivot. -Pak majinacione.7. Fund janari. - Ai i Parmës u shkrua nga Stendhal. -Fillojnë temën.8. Eshtë dhelpra. -Model i shkurtër. 9. Gjysma e ciklit. -Qendër Universitare Ndërkombëtare. -Eshtë ndjekja në gjyq. 10. Poirot i Agatha Christie. -Ishin rivalë e babilonasve. 11. Një peshë e pastër. -Rolet pa zë. -Kalime në ekstreme. -Ajo qeveritare rrezikon kabinetin.

PëRgjIgje e fjALëkRyqIT PA skemë

PëRgjIgje e fjALëkRyqIT sPORTIv

F I N A L I S T E T M A N P I EA N O M A L I T E P A P I R U SK I L O N I T R L I K O M E D IT N I N E R T D O N I Z E T T IE M N A T I H E L E N I S T TT E S S I A P O L I D E T E Y J ET L R E D K I T A R A T W A MZ A K O T I A R A T I T T O M IE M L T A K T I A A M O M A R

P O R O S I A E E G P O H A R AT I R A N I N R T K A M B A N A TE L I T E T M I C H I G A N T I

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10 11 12 13

14 15 16 17 18

19 20 21

22 23 24 25 26 27

28 29 30 31

32 33 34 35 36

37 38 37 38 39 40

41 42 43 44 45 46

47

nga kadri vokopoLa

paradË

N D D A R A S T A SN I K O M I L A N R O M A

M A R S N A A D E R E KH A M I R A B R A S H I R T

N O V A R I A N T M I C N D EO L E R I O N J O B I OT A U T A N S E K R OA S K I I T I M U A JR E A L S E P O R T AI L I L I R D A J A S N

i kriptografuar13 2 18 3 13 14 9 9 2 15 7

2 9 17 8 7 1 3 1 9 14 18 7 1 2

16 6 14 2 9 2 15 1 5 1 16 9

2 7 2 9 1 14 2 7 1 13 1 7

9 8 11 7 1 5 1 2 15 6 14 2

4 7 8 15 2 19 16 14 9 2 7 8 9

7 2 7 2 7 2 2 2 14 2 19 1

6 3 17 7 7 2 4 5 18

11 2 9 2 1 12 7 9 8 17 18U8 5 8 3 8 19 7 2 9 8 19 2 9 R14 6 7 8 5 8 7 8 4 3 8 9 1 I2 2 19 8 4 7 8 16 1 4 7 8 2 A

Fjalekryqi

S E C K K D U E LP S I K O L O G U I T VE M A R I N K A P A R IC S P A R A K A L I M E TI D E L I K A T E T V EA P L E K E T T O P A TL K A T E T E T N RE T A N T G A T I V G

E M E R I K O S U P I RA P A T I K R M P E L ER E T M E D I A A R A PG R A C E P A N I K U

shkronja e njëjtë për numër të njëjtë

PëRgjIgje

HORIZONTAL1. Jordi te Barça6. Turan mesfushor turk.9. Një binar.10. Pak kilometra.12. Matteo ish-kryemimister italian.14. Kanë tribuna.17. Fillojnë romanin.19. Studiojnë në faultet të tillë.20. Njëlloj për latinët.22. Emër vajze.25. Janë norma gjykimi27. Një pjesë e akademikëve.28. Djeg nostalgjikun.30. Të parat më atlerikë31. Marubi i fotografisë.32. Fillojnë traditën

PloTëSoNi VENDET BoSH Në MëNYrë që çDo rrESHT E

KoloNë Të KETë NuMrAT NGA 1 9

rg

jig

je

Sudoku 12. Një burrë në Katar. -Kufij itinerari. -Tre asa. -Bëjnë arte me re.

VERTIKAL1. Qe dënuar të mos i besoheshi n profecitë. -Fillojnë nazet.2. Ai i Kuq është Marsi. -Këndon Dov’è l’amore.3. Eshtë si e gjithë. -Mbahet me linjën.4. Emri i Goldoni-t.

-Një bakterie.5. Sulmi... i zemrës. -Peter i James Barrie.6. Ka varur buzët.7. I famshëm ai i Delfit.8. Diftong në teori. -Kompozoi Manon.9. Hector i Pa familje.10. Laura këngëtare -Një marrëveshje.11. Të parat në ambient. -Kështu është diçka që të ngre nervat.12. Thirrej Pelidi.

-Nisin nga kreu.13. Fillojnë ideologjinë. -Teke rrote. -Është edhe ajo e fabrikës.14. Kundera shkrimtar. -Është sëmundje me vibrionin.15. Ashtui si jeton heremiti. -Eshtë edhe ai i Kuq.16. Me të nxjerrin një tavë. -Gjysmë tatimi -Zakonisht janë në krye.17. Kush ka... ka zët. -Thahen me bonisfikim.

33. Iniesta te Barça.35. Inicialet e Ravel.36. Inicialete Delon37. Fillojën nazet.39. Dy asa40. Mbyllin takimin41. Personazhi në foto.47. Personazhi në foto

VERTIKAL1. Ai dhe ajo.2. Ekstreme në letër3. Mund të vihet në skedinë4. ... Maximo siç thirrej Fisdel Castro.5. Një beton.6. Parashtesë për kundër.7. Robert Zemeckis8. Është transmetimi live10. Një nzënës ushtar.11. Një metër tub.13. Ekstreme në ekstreme.15. Janë veshje sportive.16. Futet pa fe.18. Emri i Sivori-t.19. Ekstreme në sirtar.21. Fillojnë daljen.22. Kush e thotë... lutet23. Peterson traijner basketbollit24. Agkenci Lokale Durrës25. Krime pa çifte26. Bull skuadrën në Formula 129. Ekstreme në litar.31. Immanuel filozof.34. Një që hiqet si mondan35. Një planet i kuq.38. Përshëndetja e Jul Qezarit.39. Ështtë për medaljen e parë40. Italia në tabela41. Kufizojnë mjetet42. Fare pa fe.43. Qendër kurimi44. Inicialet e Tevez45. Janë në derë46. Mbyllin një krah

24 E diEl, 27 gusht 2017www.shqiptarja.com???????????

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror