Artur mecollari UNCLOS 19082 DHE VIJA BAZE E RSH

97

Transcript of Artur mecollari UNCLOS 19082 DHE VIJA BAZE E RSH

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 2 në 97

PROJEKT STUDIMI

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES

UNCLOS 1982 DHE VIJA BAZË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Kapiten i Rangut të Parë (L)

Artur Meçollari

Tiranë, 2014

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 3 në 97

E drejta e autorit

Copyright © 2013 nga Qendra Kombëtare e Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) të Ministrisë së Mbrojtjes. Copyright © 2013 by the National Center for Security and Defence Studies (NCSD) of the Ministry of Defence. Politika e mos-diskriminimit dhe anti-plagjiaturës Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/ autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, apo institucioneve të tjera qeveritare. Autori/autorët e këtij shkrimi nuk janë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale, edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të tyre. Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 4 në 97

FALËNDERIM

Për këtë studim do të dëshiroja të falënderoja në veçanti Prof. Dr. Ksenofon

Krisafi, për konsulencën e tij të pakursyer juridike. Gjithashtu, do të dëshiroja të

falënderoja Z. Ëngjëll Pazaj për mbështetjen hartografike në përllogaritjen

matematikore të të dhënave të gjireve dhe të thelluarave në bregdetin, si dhe të

hapësirave detare të Shqipërisë.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 5 në 97

ARTUR MEÇOLLARI KAPITEN I RANGUT TË PARË (L)

Artur Meçollari ka lindur në Vlorë më 29 prill 1966. Ai është diplomuar nga Akademia e Detarisë në Vlorë në vitin 1989 dhe ka shërbyer për 23 vjet si oficer në Forcat Detare të Republikës së Shqipërisë. Ai fillimisht ka shërbyer si Shef Armatimi (OL-2-3) në bordin e Gjuajtësit të Madhë Detar P-207 (ish F-322) në Pashaliman. Në vitin 1990 ai u emërua Zëvendëskomanant dhe në vitin 1993 Komandant i Gjuajtësit të Madh Detar P-207 deri në vitin 1997. Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari ka shërbyer si oficer shtabi në në disa detyra: specialist i Forcave Detare pranë Qendrës Taktike të Forcave të Armatosura në Tiranë (1999-2000), Oficer Shtabi pranë Zyrës së NATO/PfP (2000) dhe Specialist i Programit të Partneritetit në J5 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (2000-2001), Shef i Departamentit të Lëndëve Ushtarake dhe Pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e Detarisë në Vlorë (2000-2001), Shef i Shtabit i Distriktit të Dytë Detar në Vlorë (2003-2005) dhe Shef i Degës së Planifikimit (N5) të Forcave Detare (2005-2006). Si oficer komandues Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari ka shërbyer: Komandant i Grupit Luftarak në Bazën Detare të Pashalimanit (2006-2007) Komandant i Flotiljes Detare Jugore (2007-2010), dhe Zëvendëskomandant i Forcës Detare (2010-2012). Në tetor 2012 Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari është liruar nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur shërbente në detyrën e Shefit të Degës së Arsimimit dhe Stërvitjes në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari është diplomuar nga Kolegji i Shtabit të Forcave Detare pranë Kolegjit të Luftës Detare të SHBA (1998), Shkolla e Oficerit të Shtabit të Bashkuar dhe Përbashkët pranë Kolegjit të Forcave të Bashkuara të SHBA (2001), Kolegji i Komandimit të Forcave Detare pranë Kolegjit të Luftës Detare të SHBA (2003) dhe Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë (2010). Gjithashtu, ai ka ndjekur një numër kursesh trajnimi në vendet aleate dhe partnere.

Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari është graduar me gradën Lejtnant në vitin 1990, me gradën Kapiten Lejtnant i Parë në vitin 1995, me gradën Kapiten i Rangut të Tretë në vitin 1999, Kapiten i Rangut të Dytë në vitin 2002 dhe Kapiten i Rangut të Parë në Shtator 2008.

Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari është autor i disa artikujve mbi të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare të detit, si dhe sigurinë kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë: “Forcat Detare Amerikane drejt Shekullit të 21” – 1999; “E drejta Ndërkombëtare Detare dhe Interesat Kombëtare” – 2005: “Politika detare e SHBA dhe UNCLOS 1982” – 2006; “Në kërkim të një Strategjie Kombëtare Detare të Republikës së Shqipërisë” – bashkautor

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 6 në 97

2011-2012 (botuar gjashtë herë: shqip, anglisht dhe italisht), “Kundërshtitë juridike detare midis Republikës së Shqipërisë de SHBA”- 2012, etj. Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari është autor i Librit “Incidenti i Kanalit të Korfuzit: drejtësi e anuar”, botuar në vitin 2009. Ai është gjithshtu bashkëautor i Manualit të Rojës Bregdetare (2004), Doktrinës Taktike të Forcave Detare DFD 200 – draft (2005), Manualit të Poçedurave Standarde të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (2011) dhe Raportit të Vlerësimit të Marrëveshjes Detare me Greqinë (2012). Aktualisht është në fazën përfundimtare të mbrojtjes së Gradës Shkencore “Doktor i Shkencave”, pranë Akademisë së Mbrojtjes me temën “Aplikimi i të drejtës detare gjatë operacioneve të ushtrimit të ligjit dhe konflikteve të armatosura në det”. Kapiteni i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari është i martuar me Znj. Mirela Petani dhe ka dy djem Matthew Miri Meçollari, 11 vjeç dhe Samuel Miri Meçollari, 8 vjeç. Kapiten i Rangut të Parë (L) Artur Meçollari është dekoruar me Medaljen për Shërbime të Veçanta, Medaljen e Karierës (15 vjet shërbim) dhe Medaljen e Karierës (20 vjet shërbim). Ai është Qytetar Nderi i Shtetit të Rhode Island në SHBA dhe “Protagonist i Vitit 2010” titull i dhënë nga Bashkia e Qytetit të Vlorës. Ai është njohës i gjuhës italiane dhe angleze.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 7 në 97

PËRMBAJTJA

I HYRJE 8

II UNCLOS 1982 DHE INTERESAT KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

9

PJESA I

III UNCLOS 1982 DHE VIJA BAZË 14

IV VIJA BAZË E FQINJËVE DETARË TË SHQIPËRISË 22

PJESA II

V EVOLUCIONI I VIJËS BAZË I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 26

VI KRONOLOGJIA E EVOLUCONIT TË VIJËS BAZË TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

31

PJESA III

VII PËRSHKRIMI HIDROLUNDRIMOR I RAJONIT VERIOR TE KANALIT

TE KORFUZIT

35

VIII STUDIMI I VIJËS BREGDETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 51

PJESA IV

IX VLERËSIMI I VARIANTEVE PËR NDËRTIMIN E VIJËS BAZË TË

REPUBLIKËS SË SHQPËRISË

79

X PËRMBLEDHJE E HAPËSIRAVE DETARE TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

87

XI PROJEKT-LIGJI I KUFIJVE DETAR PËR “NDRYSHIMIN E KODIT DETAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

89

KONKLUZIONE 94

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 8 në 97

I. HYRJE

ija bazë e Republikës së Shqipërisë është ndërtuar 44 vjet më parë si një vijë bazë e kombinuar. Për rajonin nga Derdhja e Lumit Buna deri në Kepin e Mërtesës (hyrja veriore e Kanalit të Korfuzit) ajo është kryesisht një vijë e drejtë bazë, ndërsa për

pjesën tjetër një vijë bazë normale. Vitet e fundit ka patur argumente se vija e drejtë bazë e Shqipërisë ka qenë e kontestuar. Ajo është kontestuar për një periudhe të kufizuar kohore vetëm nga SHBA, por jo nga fqinjët detarë të Shqipërisë. Gjatë kohës së ekzistencës së saj, vija bazë e Shqipërisë është përdorur për arritjen e Marrëveshjes së delimitimit të shelfit kontinental me Italinë në vitin 1992, si dhe marrëveshjet e papërfunduara për delimitimin e detit territorial me ish Jugosllavinë në vitin 1977 dhe atë detare me Greqinë në vitin 2009.

Vija bazë e Shqipërisë, pavarësisht se është pranuar tashmë, ajo ka mangësi, por jo esenciale, përmirësimi i të cilave në thelb nuk përbën përfitime strategjike nga ana e shtetit Shqiptar dhe si të tilla mund të përmirësohen në çdo moment. Vija e drejtë bazë krijon detin e brendshëm, hapësirë me juridiksion të njëjtë me territorin tokësor të një shteti. Vija e drejtë bazë është baza e nisjes për legjitimimin e të gjitha hapësirave detare, dhe kjo është përcaktuese për çdo shtet detar. Por, vija e drejtë bazë e Shqipërisë nuk është miratuar në formatin e kërkuar nga nenin 16 të UNCLOS 1982, konventë që Shqipëria e ka aderuar qysh në vitin 2003.

Studimi “UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë”, synon të paraqesë nga pikëpamja historike evolucionin e vijës bazë të Shqipërisë, vlerësimin mbështetur në parimet e UNCLOS 1982, si dhe mundësitë për përmirësimin e saj. Ky studimi merr në konsideratë bazën ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, rrethanat historike, eksperiencën e aplikimit nga fqinjët tanë, si dhe konfiguracionin gjeografik të bregdetit Shqiptar dhe në përfundim studimi rekomandon përmirësimin e vijës bazë aktuale ligjore kombëtare të Shqipërisë.

Qëllimi i këtij studimi është që: 1) të argumentojë se vija bazë e Shqipërisë jo vetëm që është e ligjshme, por edhe në përputhje me UNCLOS 1982; 2) t’u argumentojë niveleve vendimmarrëse politike opsionet për mbylljen me vijë të drejtë bazë të bregdetit të Shqipërisë në brendësi të Kanalit të Korfuzit; 3) të propozojë formatin e miratimit të vijës së drejtë bazë të Shqipërisë në përputhje me UNCLOS 1982, dhe 4) duke u nisur nga eksperiencat jo pozitive të viteve të fundit të propozojë një projekt-ligj për kufijtë detarë të Republikës së Shqipërisë.

Përllogaritjet e të dhënave të gjireve, të të thelluarave dhe hapësirave detare të Republikës së Shqipërisë në këtë studim, janë bërë në programin Google Earth. Pavarësisht saktësisë që paraqet ky program, studimi nuk merr përsipër të garantojë saktësinë e të dhënave me besueshmëri të mjaftueshme. Saktësia është e mjaftueshme për arritjen e konkluzioneve të besueshme. Marrja në konsideratë e këtij studimi, do të kërkojë angazhimin e institucioneve të specializuara hartografike për përpunimin dhe nxjerrjen e të dhënave.

V

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 9 në 97

II. UNCLOS 1982 DHE INTERESAT KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Më 24 prill të vitit 2013 u mbushën 11-vjet nga dita që Shqipëria aderoj në Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, akt i cili përfshiu atë në familjen e 154 shteteve palë të saj. Aderimi i Shqipërisë në UNCLOS 1982 nuk përbën vetëm një akt formal, por dhe një refleksion për pozicionin kundërshtues që Shqipëria ka mbajtur deri në fillim të viteve 90-të lidhur me këtë konventë, si dhe të drejtën dhe institucionet ndërkombëtare.

Hapja për firmosje e UNCLOS 1982 më 10 dhjetor 1982 në Montegobay të Xhamajkës, ishte kurorëzimi i një përpjekje 13-vjeçare të komunitetit ndërkombëtar për negocimin e kësaj marrëveshje kaq të rëndësishme. Tashmë, nën drejtimin e OKB-së, ishte mundësuar negocimi i një marrëveshje të plotë dhe shumëdimensionale. Hartimi i konventës përfaqëson një përpjekje për të arritur një traktat vërtet universal për arritjen e një regjimi juridik dhe ekonomik ndërkombëtar të drejtë dhe të ekuilibruar në menaxhimin e hapësirave dhe burimeve detare.

Pavarësisht suksesit të LOS 1958, zhvillimet teknologjike, kërkesa për burime dhe nevoja për mbrojtjen e mjedisit detar, shtruan nevojën e arritjes së një konvente gjithëpërfshirëse. UNCLOS 1982 me 320 nenet dhe nëntë anekset, ka provuar tashmë se ia ka arritur qëllimit në ndarjen e hapësirave detare botërore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të mbarë njerëzimit, administrimin e kontrollit të mjedisit detar, kërkimin shkencor në det, aktivitetin ekonomik dhe tregtar detar, teknologjinë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me çështjet detare, etj. Nëpërmjet përcaktimit të qartë të sovranitetit dhe të drejtave sovrane që shteti bregdetar zotëron, kjo konventë arrin të balancoj parimin e lirisë së lundrimit me të drejtën e shteteve për ushtrimin e sovranitetit kombëtar, duke kodifikuar të drejtën e lundrimit paqësor, si dhe të drejtën e kalimit transit, si një risi e saj. Gjithashtu, konventa krijon një balancë të pranueshme për konsiderimin e pasurive detare dhe nëndetare si një trashëgimi të mbarë njerëzimit me nevojën e shteteve bregdetare dhe jo bregdetare për shfrytëzimin e tyre në hapësirë për qëllime paqësore.

Shqipëria ka marrë pjesë në mënyrë aktive si në fazën e negocimit të LOS 1958 ashtu edhe të UNCLOS 1982. Në ndryshim nga pozicioni ndaj LOS 1958, Shqipëria nuk ishte firmëtare e UNCLOS 1982 më 10 dhjetor 1982 në Montegobay. Pretendimet e tepruara të Shqipërisë të shpallura përpara dhe gjatë fazës së negocimit të Konventës, si dhe pengesat ideologjike tashmë të thelluara mbas prishjes me Bllokun Lindor, bënë që Qeveria Komuniste e Shqipërisë, jo vetëm të refuzonte firmosjen e UNCLOS 1982, por ta denonconte atë si një mekanizëm të OKB-së në shërbim të Imperializmit Amerikan dhe Socialimperializmit Sovjetik.

Mbas Incidentit të Parë të Kanalit të Korfuzit më 15 maji 1945, Qeveria e Shqipërisë vendosi kufizime mbi regjimin e kalimit paqësor nëpër detin e saj territorial për anijet e luftës, kufizime të cilat binin në kundërshtim me të drejtën zakonore ndërkombëtare të detit. Në vitet 70-të Shqipëria formalizoi me ligj këto kufizime, si dhe deklaroi pretendimin 15 milje detare të gjerësisë të detit territorial, të dyja në kundërshtim me LOS 1958. Gjithashtu, në këtë periudhë Shqipëria ndërtoi për herë të parë sistemin e vijës bazë me metodën e kombinuar, nga i cili matet deti territorial.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 10 në 97

Raportet e Shqipërisë me UNCLOS 1982 dhe pretendimet e saj të tepruara, do të ishin objekt i Departamentit të Shtetit të SHBA dhe do të përfshinin Shqipërinë në “Programin e lundrimit të lirë”, synimi i të cilit ishte zvogëlimi i pretendimeve të tepruara të shteteve bregdetare dhe rritja e lëvizshmërisë operacionale të anijeve të Forcave Detare të SHBA. Vetëm një muaj mbas fillimit të firmosjes së UNCLOS 1982, në janar 1983, Forcat Detare të Shqipërisë do ti rekomandonin Qeverisë Komuniste të Shqipërisë ndryshimin e legjislacionit kombëtar të detit në përputhje me UNCLOS 1982.

Pavarësisht rekomandimit të Forcës Detare dhe notës verbale të SHBA-së, më 13 Qershor 1989 të shoqëruar me veprime deklaruese të anijeve të Forcave të saj Detare në periudhën 1984-1987, Shqipëria do të ndryshonte pozicionin lidhur me UNCLOS 1982 dhe legjislacionin kombëtar të detit në prag të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri, kur ndihej nevoja për mbështetje ndërkombëtare dhe veçanërisht ajo e SHBA. Me Dekretin Nr. 7366, datë 24.3.1990 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë kishte kapërcyer kundërshtitë me SHBA dhe formalisht kishte pranuar UNCLOS 1982. Por, do të duheshin edhe 13 vite të tjera, që pikërisht më 24 prill 2003, me miratimin e Ligjit Nr. 9055 Shqipëria të aderonte në UNCLOS 1982.

Mbas vitit 1990, marrëdhëniet e Shqipërisë me UNCLOS 1982 janë parë në tërësi si një raport i përgjithshëm kredibiliteti me të drejtën dhe institucionet ndërkombëtare, si dhe SHBA dhe më pak si një traktat me influence direkte në sigurinë kombëtare të Shqipërisë. UNCLOS 1982, përbën një paket ligjor me fleksibilitet të mjaftueshëm, aplikimi i të cilës me pragmatizëm lejon maksimizimin e hapësirave detare të ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtave sovrane të shteteve bregdetare. Në rastin tonë, mungesa e artikulimit qartë të një politike kombëtare të detit, nuk ka mundësuar që Shqipëria të shfrytëzojë fleksibilitetin e parimeve të UNCLOS 1982 si një instrument efektiv për interesat e saj kombëtare detare. Konventa mund të mos jetë zgjidhja perfekte për çështjet e sigurisë kombëtare detare të shtetit bregdetar, por ajo u jep përgjigje shumë çështjeve të sigurisë detare dhe kundërshtive ndërkombëtare, dhe ka fituar kredibilitet absolut në zgjidhjen e tyre.

Shqipëria është një vend bregdetar me interesa detare rajonale. Historia e Shqipërisë ka qenë dhe do të jetë e lidhur ngushtësisht me mjedisin detar. Kërcënimet nga dhe nëpërmjet mjedisit detar shpesh kanë tentuar të sfidojnë interesat jetike të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, deti ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe garantimin e sigurisë së saj kombëtare. Shumica e popullsisë së Shqipërisë jeton në brezin bregdetar dhe aktiviteti i tyre influencohet direkt nga aktiviteti dhe siguria në det. Republika e Shqipërisë zotëron një pozicion gjeografik favorizues në një nga rrugëkalimet më të rëndësishme detare; Autostradën Detare të Adriatikut. Kontrolli dhe sigurimi i trafikut detar në Kanalin e Otrantos është detyrim dhe interes i Republikës se Shqipërisë, ashtu sikurse është përplasje interesash me fuqitë detare të mesme rajonale, përplasje të cilat kanë lënë rajonin e Detit Mesdhe në një paqartësi juridike detare.

Paqartësia e një regjimi juridik detar në rajonin e Detit Mesdhe është e lidhur me këndvështrime të ndryshme të fuqive të mesme detare rajonale mbi zbatimin e UNCLOS 1982. Këto kundërshti burojnë nga interesa detare të papajtueshme të këtyre vendeve me njëra-tjetrën dhe me fuqitë më të vogla detare në rajon. Shtetet detare rajonale, rezervojnë

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 11 në 97

qëndrime pragmatiste të qarta lidhur me aplikimin e UNCLOS 1982. Aplikimi i UNCLOS 1982 në hapësirën detare të interesit të Shqipërisë dhe më gjerë, do të krijojë një regjim të qartë juridik detar duke shmangur kundërshtitë dhe është qartësisht dhe plotësisht në interes të Republikës së Shqipërisë. Ka edhe shumë shtete të tjera detare rajonale, të cilat ndajnë të njëjtat interesa me Shqipërinë lidhur me përcaktimin e regjimit juridik detar në rajon.

Zhvillimi aktual dhe i pritshëm ekonomik i Shqipërisë, padyshim do të ndjej nevojën e kërkimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore edhe ne hapësirën e saj detare me të drejta sovrane. Si rrjedhim, është interes thelbësor i Republikës se Shqipërisë të nisi negociatat për përcaktimin e kufijve detare me fqinjët e saj. Sot, në kushtet e ekzistencës së kundërshtive delimituese të pazgjidhura me fqinjët në krahë për një sipërfaqe detare prej 500 km2, Shqipëria zotëron 11.234 km2 hapësirë detare ose rreth 40% të territorit tokësor, nga të cilat 6098 km2 hapësirë kombëtare me sovranitet të plotë ose rreth 21% të territorit tokësor.

Përcaktimi i kufijve detare do të legjitimojë hapësirat detare ku Shqipëria ushtron sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane, të cilat do të mundësonin shfrytëzimin e burimeve detare dhe nëndetare në interes të zhvillimit ekonomik, do të evidentonte qartazi pozicionin gjeografik dhe përgjegjësitë e Shqipërisë në rajonin detar të interesit, si dhe do të shmangte përplasjet e interesave në zhvillimet rajonale në të ardhmen. Shqipëria gjithashtu duhet të fillojë marrjen e përgjegjësive, duke nisur gjithashtu edhe negociatat për marrëveshjet mbi zonën e kërkimit dhe shpëtimit (SAR) detar, detyrime të cilat burojnë nga ratifikimi i UNCLOS 1982 si dhe SAR 1979.

Eksperienca e deritanishme kombëtare dhe ndërkombëtare ka treguar se arritja e marrëveshjeve delimituese ndërmjet fqinjëve detar është një proçes politik, diplomatik, juridik dhe teknik në të njëjtën kohë, pra nuk është një proçes i lehtë. Shqipëria ka mundur deri tani të arrijë vetëm Marrëveshjen për delimitimin e shelfit kontinental me Italinë. Dështimi i arritjes së marrëveshjeve detare me ish Jugosllavinë në vitin 1977 dhe Greqinë në vitin 2009, kanë treguar se negocimi i marrëveshjeve të tilla duhet të konsiderohet një proçes afatgjatë dhe shumëdimensional. Kërkimi i aleancave, jo vetëm rajonale por edhe më gjerë, me shtete të cilat janë të interesuara në aplikimin e UNCLOS 1982, do të rezultonte një taktikë efektive.

Axhenda e përcaktimit të kufijve detarë ka nevoje të trajtohet me kujdes nga Shteti Shqiptar, si një çështje me prioritet, që ka nevojë për kohë të mjaftueshme, dhe që duhet të orientohet qartë nga interesat kombëtare. Në këtë kuadër, është e një rëndësie thelbësore shfrytëzimi i të gjitha mundësive dhe oportuniteteve që krijohen në marrëdhëniet diplomatike, kryesisht me fqinjët tanë detarë, por edhe ato shtete që kanë interesa në rajon.

Delimitimi i hapësirave detare duhet të marrin në konsideratë disa kufizime që lidhen me pozicionet e fqinjëve tanë, si p.sh: të gjitha marrëveshjet detare të Greqisë janë të kushtëzuara nga objektivi i saj për ndryshimin e regjimit detar në Detin Egje; delimitimi i zonës ekonomike ekskluzive në Detin Mesdhe është bllokuar nga Italia, pasi kjo e fundit ka shprehur rezerva mbi këtë term të UNCLOS 1982; Mali i zi pavarësisht se e ka ratifikuar

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 12 në 97

UNCLOS 1982 qysh në periudhën e ish Jugosllavisë, për delimitimin e detit territorial me Shqipërinë synon të aplikojë Protokollin e Firences për kufirin tokësor të vitit 1926. Si rrjedhim, njohja e politikave detare të fqinjëve tanë, pozicioni i tyre në lidhje me UNCLOS 1982 dhe regjimet specifike detare që ato aplikojnë, janë të rëndësishme për hartimin e platformave të besueshme dhe racionale për negocimin e kufijve detarë.

Për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë, të gjitha hapësirat detare të saj, do të përcaktohen ose delimitohen të matura nga vija bazë. E ndërtuar qysh në vitin 1970, pavarësisht nga kundërshtitë e SHBA, vija bazë e Shqipërisë tashmë ka fituar legjitimitet. Ajo, gjatë ekzistencës së saj, nuk është kontestuar nga fqinjët tanë detarë, përkundrazi është pranuar dhe shfrytëzuar në marrëveshjen për delimitimin e shelfit kontinental me Italinë, tashmë në fuqi, si dhe në marrëveshjet e tjera të pa finalizuara.

Vija e drejtë bazë është baza e nisjes për legjitimimin e të gjitha hapësirave detare, dhe kjo është përcaktuese për Shqipërinë. Ndërtimi i saj në përputhje me UNCLOS 1982 dhe me pragmatizëm, lejon maksimizimin e hapësirave sovrane si dhe atyre me të drejta sovrane. UNCLOS 1982, ka fleksibilitetin e mjaftueshëm, veçanërisht të dispozitave specifike, për arritjen e objektivave kombëtare të shteteve bregdetarë. Shtetet tanë fqinjë detar, veçanërisht Italia në shumë raste ka shfrytëzuar me pragmatizëm nenet 7 dhe 10(6) të UNCLOS 1982, për ndërtimin e vijës së drejtë bazë.

Vija bazë e Shqipërisë, pavarësisht se është pranuar tashmë, ajo ka mangësi, por jo esenciale, përmirësimi i të cilave në thelb nuk përbëjnë përfitime strategjike nga ana e shtetit Shqiptar dhe si të tilla mund të përmirësohen në çdo moment. Kështu, vija bazë nuk mbyll me vijë të drejtë bazë bregdetin në brendësi të Kanalit të Korfuzit dhe formulimi i saj, nuk paraqitet në përputhje me nenin 16 të UNCLOS 1982. Bregdeti i Shqipërisë në brendësi të Kanalit të Korfuzit, në Gjirin e Tetranisit dhe të Butrintit, lejon aplikimin e nenit 10 të UNCLOS 1982, si gjire të ligjshëm, dhe në pjesën tjetër nenin 7, si vijë bregdetare me të thelluara dhe ishuj pranë bregdetit.

E drejta kombëtare e detit në Shqipëri, historikisht është dominuar nga një qëndrim i dyzuar midis ideologjisë dhe konformizmit në raportet me të drejtën dhe institucionet ndërkombëtare. UNCLOS 1982, edhe pse Shqipëria ka 11 vjet që aderon, ka nevojë për një vlerësim më objektiv si instrument në shërbim të interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Si një shtet bregdetar, me pozitë të favorshme dhe perspektiva të mëdha në zhvillimin e industrisë detare, Shqipëria duhet të konsolidojë kulturën dhe shkollën juridike mbi të drejtën e detit.

Shfuqizimi i Marrëveshjes detare me Greqinë të vitit 2009 nga ana e Gjykatës Kushtetuese duhet të përbëj një moment që ka nevojë për reflektim dhe një orientim strategjik të qartë të politikave detare të Republikës së Shqipërisë. Zhvillimet në mjedisin kombëtar dhe rajonal kërkojnë aplikimin pragmatist të UNCLOS 1982 dhe legjitimimin e hapësirave detare sovrane, ato me të drejta sovrane dhe të përgjegjësisë të Shqipërisë. Zhvillimi ekonomik dhe tendencat e tij në Shqipëri, do të kërkojnë domosdoshmërisht burime të reja ekonomike të pashfrytëzuara më parë. Pavarësisht se Shqipëria është një vend detar, në të

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 13 në 97

kaluarën shfrytëzimi i burimeve detare, sidomos i atyre në shtratin e fundit të detit, ka qenë i kufizuar.

Të gjitha ndryshimet e ndodhura dhe ato të pritshme në mjedisin e sigurisë kombëtare dhe rajonale kanë bërë të nevojshme ridimensionimin e sigurisë kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë. Përcaktimi përfundimtar i kufijve në Ballkan dhe mjedisi i ri i sigurisë rajonale i mbizotëruar nga objektivat e përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE, gradualisht po e kthejnë Ballkanin nga një konsumator në kontribuues të sigurisë. Vendet fqinje me Shqipërinë pa dalje në det, si Serbia, Maqedonia dhe Kosova, në mjedisin e ri të pritshëm ekonomik në përmirësim, gradualisht do të kërkojnë rritjen e përdorimit të transportit detar, për aq kohë sa ai vazhdon të mbetet transporti më ekonomik. Po ashtu korridoret e tranzitimit lindje-perëndim nëpër hapësirën detare të Shqipërisë, do të evidentojnë më qartë rëndësinë e pozitës gjeografike të Shqipërisë. Avantazhet kombëtare në mjedisin gjeopolitik rajonal domosdoshmërisht duhet të kthehen në avantazhe ekonomike dhe tregtare kombëtare për Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për një koncept të qartë dhe të unifikuar të strategjisë së sigurisë kombëtare detare. Një koncept, me objektiva të qarta dhe të arritshme, duhet të përfshijë të gjithë përpjekjet kombëtare për një integrim më të mirë të politikave qeveritare dhe të sektorit privat drejt objektivave kombëtar detarë të përbashkëta nëpërmjet optimizmit të përdorimit të kapaciteteve të kufizuara kombëtare. Përcaktimi i kufijve detarë të Shqipërisë me fqinjët e saj detarë, detit territorial, zonës ekonomike ekskluzive, shelfit kontinental dhe zonës së kërkimit dhe shpëtimit në det, duhet të jetë një nga objektivat kryesorë të strategjisë së sigurisë kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 14 në 97

PJESA I

III. UNCLOS 19821 DHE VIJA BAZË

Deti territorial dhe hapësirat e tjera detare mbi të cilat shteti bregdetar ushtron sovranitetin dhe të drejtat e tij sovrane, duke përfshirë edhe dy raste specifike të përcaktimit të kufijve të shelfit kontinental2, maten gjithmonë nga vija bazë. Vija bazë është një nga konceptet bazë të përfshira në UNCLOS 19823. Ajo përcakton kufirin e jashtëm të detit të brendshëm, kufirin e brendshëm të hapësirave të tjera detare, si dhe shërben për delimitimin e të gjitha hapësirave detare midis shteteve në krahë dhe përballë. Vija bazë është "vija mbi të cilën kufijtë detar të shtetit, të detit territorial dhe disa zonave të tjera detare nën juridiksion, maten” 4.

Në varësi të konfiguracionit të bregdetit ka disa teknika për matjen e vijës bazë, të cilat mund të jenë:

1. Vijë bazë normale, e cila ndjek vijën bregdetare;

2. Vijë e drejtë bazë, e cila aplikohet për bregdete jo të rregullt;

3. Vija bazë e kombinuar, e cila kombinon dy vijat e mësipërme.

Rasti i parë i ndërtimit të vijës së drejtë bazë nga një shtet bregdetar është ai i ndërtuar nga Norvegjia, por që u kthye në një çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin

1 UNCLOS III ose UNCLOS 1982 - United Nation Convention on the Law of the Sea, 1982 (Konventa e OKB-së mbi të Drejtën e Detit e vitit

1982). (Shënim i autorit). 2 UNCLOS 1982, Neni 75 (4a dhe 6). Përcaktimi i shelfit kontinental. 3 UNCLOS 1982, Neni 8 (1). Deti i brendshëm. “ujrat nga vija bazë e detit territorial në drejtin të tokës formojnë detin e brendshëm të n jë

shteti”. 4 Myron H. Nordquist, University of Virginia. Center for Oceans Law and Policy. Center for Oceans Law and Policy, 1993 - Business &

Economics. Faqe 361.

Regjimi juridik detar sipas UNCLOS 1982

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 15 në 97

1951 dhe që njihet “Rasti i peshkimit midis Norvegjisë dhe Anglisë”5. Britania e Madhe argumentoi në Gjykatë kundër ndërtimit të vijës së drejtë bazë norvegjeze, por Gjykata vendosi në favor të metodologjisë së Norvegjisë për ndërtimin e vijës së drejtë bazë. Shtatë vjet më vonë, UNCLOS 1958 me Konventën për Detin Territorial dhe Zonën Fqinje kodifikoi vendimin e GJND të vitit 1951 duke shtuar më shumë rregulla për ndërtimin e vijës së drejtë bazë. UNCLOS 1958 hyri në fuqi 10 shtator 19646, por deri në vitin 1982 vetëm dhjetë shtete bregdetare kishin përcaktuar vijën e drejtë bazë.

UNCLOS 1982 u hap për firmosje më 10 dhjetor 1982 dhe hyri në fuqi më nëntor 19947. UNCLOS 1982 përcaktoj më shumë rregulla, krahasuar me UNCLOS 1958, lidhur me ndërtimin e vijës së drejtë bazë. Kjo konventë detajoi rastet e ndërtimit të vijës së drejtë bazë dhe përfshiu për herë të parë konceptin e gjirit historik. Nëse bregdeti paraqet një vijë homogjene, në këtë rast aplikohet hedhja e vijës bazë normale, matja e saj nis nga “vija e zbaticës në buzë të ujit përgjatë bregdetit”8.

“Rasti i peshkimit midis Norvegjisë dhe Anglisë” të ndërtimit të vijës së drejtë bazë në UNCLOS 1982 ju kushtua një nen i veçantë në UNCLOS 1982. Sipas konventës “në rajone, ku bregdeti është thellësisht i dhëmbëzuar dhe i çarë ose kur një unazë ishujsh gjendet pranë bregut dhe shumë ngjitur me të, si metodë për matjen e vijës bazë mund të shfrytëzohet bashkimi i pikave përkatëse dhe duke formuar vijën bazë nga e cila matet gjerësia e detit territorial9”. Ky përcaktim në UNCLOS 1982 përfaqëson rastin e përgjithshëm të ndërtimit të vijës së drejtë bazë. Ndërtimi i vijës së drejtë bazë në përputhje me nenin 7 të UNCLOS 1982 krijon lehtësi në ndërtimin e vijës basë në një bregdet kompleks, por ai nuk duhet të përdoret në mënyrë abuziviste. Ndërtimi i një vije të drejtë bazë sipas Nenit 7 të UNCLOS 1982 duket në ndjekë vijën bregdetare, nuk duhet të krijojë zhvendosje të madhe të kufijtë të detit territorial duke futur nën juridiksionin e shtetit bregdetar hapësira të mëdha të detit të hapur, si dhe nuk duhet të ndikoj në kufizimin e lirisë së lundrimit në det të hapur.

5 Rasti i peshkimit midis Norvegjisë dhe Anglisë ishte pika kulminante e një kundërshtie midis këtyre dy vendeve duke nisur nga viti 1933

lidhur me hapësirën detare të pretenduar nga Norvegjia, mbështetur mbi metodologjinë e ndërtimit të vijës së drejtë bazë. Sipas Britanikëve, kjo metodologji u jepte norvegjezëve të drejta ekskluzive në det të hapur. Në 24 shtator 1949 Britania e Madhe çoj në GJND çështjen duke kërkuar edhe kompensim për dëmin që Norvegjia i kishte shkaktuar peshkatoreve britanike në hapësirën detare të kundërshtuar. Më 18 dhjetor 1951 GJND vendosi që pretendimet e Norvegjisë mbi hapësirat detare ishin në përputhje me të drejtën zakonore ndërkombëtare. (Shënim i autorit).

6 Arkiva e OKB-se. http://untreaty.un.org/cod/avl/ha/gclos/gclos.html 7 UNCLOS 1982 hyri në fuqi më 14 nëntor 1994 dhe aktualisht është ratifikuar dhe aderuar nga 154 shtete. (Shënim i autorit). 8 UNCLOS 1982, Neni 5. 9 UNCLOS 1982, Neni 7(1).

Aplikimi i nenit 7 të UNCLOS 1982 për vijën e drejtë bazë

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 16 në 97

Në rastin e aplikimit të nenit 7 të UNCLOS 1982 do të duhet të përdoret vija e drejt bazë, e cila bashkon kepet më të dalë të bregdetit dhe shërben si pikënisje për matjen e detit

territorial. Këto kepa nuk duhet të jenë shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e tokës, si edhe hapësira ujore që përfshihet brenda tyre duhet të jetë në mënyre të dukshme afër, në mënyrë që këto zona të përfshihen në regjimin e ujërave të brendshme. Përdorimi i vijës së drejtë bazë për matjen e detit territorial kufizohet nga fakti që një shtet duhet ta përdorë atë në mënyrë që të mos ndërpresë:

a) detin e hapur;

b) detin territorial të një shteti tjetër;

c) zonën ekonomike ekskluzive të një shteti tjetër10. UNCLOS 1982 në nenet 8-13 përcakton metodologjinë e ndërtimit të vijës së drejtë bazë për bregdete të cilat nuk përfaqësojnë rastin e “bregdeteve thellësisht të dhëmbëzuar” sipas nenit 7, ku vendin kryesor e zë metodologjia e ndërtimit të vijës së drejtë bazë në gjire dhe gryka, duke përfshirë për herë të parë parimin e gjysmërrethit. Në vartësi të konfiguracionit të bregdetit ka disa elementë të cilët ndikojnë në përcaktimin e një bregdeti si jo homogjen (komplekse), dhe që duhet të merren në konsideratë për përcaktimin e vijës së drejtë bazë. Këto elementë mund të jenë:

Grykëderdhjet e lumenjve;

Gjiret dhe grykat;

Portet, skalierat dhe kalatat;

Punimet në rada;

Cekëtinat e përkohshme;

Gjiret historike;

Shkëmbinjtë.

10 Idem, Neni 7 (6).

Aplikimi i nenit 7 të UNCLOS 1982 për vijën e drejtë bazë

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 17 në 97

Cekëtinat e përkohshme. Cekëtinat e përkohshme janë formime natyrale toke, të rrethuara nga uji në periudhën e zbaticës, dhe të zhytur në periudhën e baticës11. Parimi i vijës së drejtë bazë aplikohet në këtë rast, duke i përfshirë ato, vetëm në rastet kur mbi ishullin e përkohshëm gjendet një fener ose instalim tjetër i ngjashëm dhe që qëndrojnë mbi sipërfaqen e detit në mënyrë të përhershme12.

Grykëderdhjet e lumenjve. Nëse një lumë derdhet direkt në det, vija bazë është një vijë e drejtë, e cila shtrihet midis pikave të tokës në derdhje të lumit13.

Shkëmbinjtë. Shkëmb quhet një masë shkëmbore ose

korali e cila gjendet pranë sipërfaqes së detit ose shfaqet gjatë periudhës së zbaticës14.

Shkëmbinjtë mund të përdoren si pika për matjen e vijës bazë për ishujt të rrethuar me ta15.

Skalierat dhe kalatat. Skalierat dhe kalatat që shtrihen në drejtim të detit, në një port konsiderohen si pjesë integrale e vet portit d.m.th pjesë e bregut. Ato mund të përdoren si pika për matjen e vijës bazë16.

Punimet në rada. Punimet në rada të cilat janë pjesë integrale e sistemit të porteve dhe radave, janë pjesë e bregut dhe merren në konsideratë në hedhjen e vijës bazë. Punime në rada konsiderohen si: molet, bankinat, barrierat, etj, të vendosura në hyrjet e porteve, gjireve dhe derdhjeve të lumenjve për qëllime bregëzimi dhe strehimi17.

Gjiret dhe grykat

Një debat i ashpër, gjatë 13 viteve të negocimit të UNCLOS 1982, ka qenë zhvilluar në lidhje se ku mbaron deti i brendshëm i gjireve dhe grykave dhe ku fillon deti territorial. Më parë,

11 Idem, Neni 13 1). 12 Idem, Neni 7 (4). 13 Idem, Neni 13. 14 Idem, Neni 121 (1 dhe 2). Shkëmbinjtë në kuptimin e UNCLOS 1982 janë ishuj, të cilët nuk mund të përballojnë banime njerëzore ose jetë ekonomike në pronat

e tyre. Ndërsa ishull është një formë natyrale toke i rrethuar me ujë dhe i cili është mbi nivelin e ujit në kohën e zbaticës më të madhe UNCLOS 1982, Neni 121 (1 dhe 2).

15 Idem, Neni 6. 16 Idem, Neni 8. 17 Idem, Neni 11.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 18 në 97

nga praktika ndërkombëtare, ishte përcaktuar që në rastet kur hyrja e një gjiu ose gryke është më pak se 6 milje detare, deti territorial fillon nga vija bazë e hequr midis tangjenteve të hyrjes së tyre në drejtim të detit. Të gjitha ujërat që shtriheshin në brendësi të tokës nga kjo vijë konsideroheshin si det i brendshëm.

Rregulli i gjysmërrethit. Në fakt, përcaktimi i vijës së drejtë bazë në gryka dhe gjire është një formulë shumë komplekse. Për këtë qëllim përdoret parimi i gjysmërrethit. Ky rregull përdoret vetëm për të përcaktuar nëse një “e thelluar” në tokë është gji apo jo. Pra rregulli i gjysmërrethit na bënë një klasifikim nga pikëpamja ligjore të të thelluarave, të cilat nga pikëpamja toponimike mund të quhen edhe gjire. Gjiret gjeografik (te thelluarat) të cilët kalojnë testin e gjysmërrethit klasifikohen gjire juridik ose që UNCLOS 1982 i emërton thjesht “GJI”. Testi i gjysmërrethit është i vlefshëm vetëm për të thelluarat në bregdet, të cilat i përkasin vetëm një shteti18. Por, të qënurit i klasifikuar gji, nuk nënkupton automatikisht mbylljen e tij me vijë të drejtë bazë të tij.

Në kuptimin e UNCLOS 1982 gji do të quhet një e thelluar e dukshme, e cila plotëson dy kushte: a) penetron në proporcion të tillë në gjerësinë e hyrjes së saj, sa të krijojë ujëra të mbyllura dhe një kurbë të qartë në tokë. b) nëse hapësira e saj është më e madhe se e një gjysëmrrethi, diametri i të cilit është vija e drejtë e cila bashkon hyrjen e të thelluarës (rregulli i gjysmërrethit) 19.

Rregulli i distancës në hyrje të gjirit. Në qoftë se distanca midis shenjave të bregut që dalin gjatë zbaticës dhe pikave natyrale të hyrjes së një gjiri nuk i kalon 24 milje detare, një vijë mbyllëse duhet të hiqet midis këtyre pikave dhe e gjithë hapësira ujore që përfshihet

18 Idem, neni 10 (1). 19 Idem, neni 10 (2).

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 19 në 97

brenda kësaj vije të drejtë bazë quhet det i brendshëm20. Ky rast është i vlefshëm edhe në rastet kur në hyrje të gjirit gjenden ishuj. Në këtë rast përmasat e ishujve sipas drejtimit të hyrjes së gjirit, nuk përfshihet në diametrin e gjysmërrethit21.

Kur distanca midis shenjave të bregut që duken gjatë zbaticës të një gjiri të ligjshëm i kalojnë 24 milje, një vijë e drejtë bazë duhet të hiqet në mënyrë që të përfshijë një sipërfaqe ujore sa më të madhe që të jetë e mundur, por me gjatësi të vijës së drejtë bazë jo më të madhe se 24 milje detare”22.

Gjiret Historikë

Koncepti i gjirit historik nuk është i kodifikuar nga e Drejta Ndërkombëtare e Detit. Neni 10 (6) i UNCLOS 1982, i cili flet për gjiret historikë, parashikon vetëm që këto gjire janë një përjashtim për të cilin vendi bregdetar ka të drejtën të vendosi një regjim të detit të brendshëm. Për herë të parë një gji historik u shpall nga Egjipti në vitin 1951. Me Dekretin Mbretëror të 15 janarit 1951, Egjipti shpalli si gjire historike Gjirin e Solum-it, Gjirin e Abu Hashaifa, Gjirin El Arab, Gjirin Pelusium dhe Gjirin Arih, duke krijuar një vijë të drejtë bazë të përgjithshme prej 284 (45, 31, 94, 49 dhe 65) milje detare23.

Çështja e gjireve historike është më shumë një çështje e praktikës së të drejtës zakonore ndërkombëtare. Neni 10(6) vetëm shpreh ekzistencën e termit “gji historik”, dhe se ai përbën një rast përjashtimor të gjireve. Në fakt, UNCLOS 1982 e trajton fare pak çështjen e gjireve historike. UNCLOS 1982 shprehet se “dispozitat e mësipërme (Neni 7 dhe 10) nuk aplikohen për të ashtuquajturit “gjire historik” ose në rastet kur sistemi i vijës së drejtë bazë parashikohet të aplikohet në përputhje me Nenin 7”24. Kjo nënkupton se në rastin e “gjireve historike” për hedhjen e vijës mbyllëse nuk aplikohen rregullat e klasifikimit të gjireve. Por nga ana tjetër Neni 10 (6) e quan atë “gji” dhe e klasifikon si rast të veçantë të nenit 10 që

20 Idem, Neni 10 4). 21 Idem. 22 Idem, Neni 10 (5). 23 Caffio, Fabio. Glossario di Diritto del Mare. Rivista Marittima. Romë. Maj 2001. Faqe 12. 24 UNCLOS 1982, Neni 10 (6).

Regjimi juridik në Gjirin e Sidrës dhe Gjirin e Tarantos

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 20 në 97

trajton klasifikimin e gjireve. Në kuptimin e UNCLOS 1982 termi “gji” nënkupton “gji i ligjshëm”, i cili plotëson rregullin e gjysmërrethit të parashikuar nga Neni 10 (2), ndërsa termi “gji gjeografik” klasifikohet si “e thelluar”

Në praktikën ndërkombëtare, për një gji historik, për faktin që qysh në përcaktimin e tij UNCLOS 1982 e emërton gji, duhet të aplikohet kriteri i “gjiut të ligjshëm”, pra parimi i gjysmërrethit, Neni 10(2). Gjiret historikë mund të shpallen gjiret e klasifikuar juridik, por me distancë hyrje më të madhe se 24 milje detare. Që një shtet bregdetar të shpalli një gji të ligjshëm me distancë hyrje më të madhe se 24 milje detare, gji historik, ai njëkohësisht duhet të demonstroj:

a) ushtrimin e autoritetit të tij në gji në mënyrë të vazhdueshme dhe për një kohë të gjatë;

b) të jetë i hapur;

c) të bashkëpunojë me vendet e tjera për studimet oqeanografike të tij.

Duke patur parasysh se çështja e gjireve historikë është një çështje e të drejtës zakonore ndërkombëtare, njohja e gjireve historikë bëhet mbi bazën e njohjes ndërkombëtare, dhe jo nëpërmjet traktateve ose organizmave ndërkombëtare. Në botë janë aktualisht 18 shtete që kanë shpallur 38 gjire historikë, nga të cilët 11 të përkohshëm,25. Në Detin Mesdhe janë shpallur dy gjire historikë, Gjiu i Tarantos26 nga Qeveria Italiane dhe Gjiu i Sidrës27 nga Qeveria Libiane. Të dy këta gjire ende nuk janë njohur si gjire historikë dhe kundërshtitë mbi njohjen e tyre vazhdojnë, kryesisht nga SHBA.

25 SHBA, si fuqia më e madhe detare dhe shteti kryesor i interesuar për aplikimin e UNCLOS 1982 nuk ka njohur 13 gjire historikë të

përhershëm dhe ka kryer veprime demonstruese kundër shtatë prej tyre. SHBA nuk e kanë firmosur dhe as nuk aderojnë në UNCLOS 1982. Pozicioni I SHBA nuk lidhet me regjimin juridik në det. Ata e kanë pranuar në tërësi UNCLOS 1982, por kanë rezerva lidhur me Kapitullin XI qe lidheshin me shfrytëzimin e burimeve minerare të nëntokës së fundit të detit, veçanërisht të dispozitave mbi ndarjen e përfitimeve dhe transferimin e teknologjisë, si dhe mungesës së garancisë për SHBA dhe vendeve të tjera, si shfrytëzuese të burimeve minerare ne procesin e vendimmarrjes. Megjithatë qysh prej vitit 1979 SHBA vazhdojnë të mbajnë aktive “Programin e Lirisë së Lundrimit”, i cili synon aplikimin pa pretendime të tepruara të UNCLOS 1982. (Shënim i autorit).

26 Gjiu i Tarantos u kualifikua si gji historik nga Parlamenti Italian me Dekretin Nr. 816 të datës 26 Prill 1977, me vijë të dr ejtë bazë 60 milje detare nga Santa Maria di Leuca tek Pika e Alices. Kjo vijë mbyllëse shërbenë si vijë bazë për matjen e detit territorial të Italisë. SHBA kundërshtojnë statusin e Gjiut të Tarantos, qysh prej vitit 1984 “për motivet e mungesës së argumenteve historike”. Ky kundë rshtim është pjesë e programit të Departamentit të Shtetit të SHBA “Liria e Lundrimit”. Fillimisht amerikanët protestuan në lidhje me statusin historik të Gjiut të Tarantos më 1984, por edhe më pas. Nga fundi i vitit 1984 nisën takimet bilaterale midis Italisë dhe SH.B.A., në të cilat amerikanët mbronin pikëpamjen se nuk ekzistojnë atribute legjitime për statusin historik . Më 24 Shkurt 1982, u verifikua nga italianët rasti i kalimit në gjendje të nënujshme në Gjiun e Tarantos të një nëndetëse me kombësi të panjohur. Nëndetësja u identifikua si një nëndetëse e tipit “Victor”, në armatim të Flotës së Bashkimit Sovjetik. Ish Bashkimi Sovjetik dhe sot Rusia nuk kanë marrë ende përsipër veprimin e hyrjes një detin e brendshëm italian të nëndetëses së tipit “Victor”. Nga këto fakte italianët mendojnë se ky veprim ishte një kundërshtim, i cili lidhet me statusin historik të Gjiut të Tarantos. Britania e Madhe, gjithashtu, me Deklaratën e Dhomës së Lordëve, të datës 13 Tetor 1981, ka manifestuar rezerva lidhur me statusin e Gjiut të Tarantos, duke u shprehur se pretendimi italian “nuk është në linjë me interpretimin tonë lidhur me Konventën e Gjenevës 1958 mbi Detin Territorial”. (Shënim i autorit).

27 Mbyllja e Gjiut të Sidrës u shpall nga Libia me Deklaratën e datës 10 Tetor 1973, e cila parashikoj hedhjen e një vije të drejtë bazë të gjatë 306 milje, nga qyteti i Bengazit deri në qytetin Misurata, sipas gjerësisë gjeografike 32o 30’ V. Qysh në fillim SH.B.A. kundërshtuan deklarimin e Gjiut të Sidrës me statusin e Gjiut Historik, në të cilin Libia gëzonte të drejtën e ushtrimit të sovranitetit të plotë. SH.B.A. në vazhdimësi kanë ndjekur zbatimin e projektit të tyre “Liria e Lundrimit”. Në mesin e gushtit të vitit 1981, aeroplanmbajtësja amerikane Nimitz po zhvillonte stërvitje fluturimi në rajonin e Gjiut të Sidres, që sipas Triplit gjendeshin në detit territorial libian. Incidenti u shoqërua me hyrjen në dyluftim të dy avionëve amerikan F-16 dhe dy avionëve libanez. Edhe pse libanezët sulmuan të parët avionët amerikan i rrëzuan të dy avionët libiane. Lidhur me Gjiun e Sidrës, Komunitetit Ndërkombëtar është pothuajse unanim, që mbyl lja e Gjiut të Sidrës dhe shpallja e tij gji historik është jo i ligjshëm. Legjitimiteti i gjiut është njohur vetëm nga Siria dhe Sudani. Pothuajse të gjitha vendet europiane kanë shprehur rezervat e tyre dhe në vitin 1986 Komuniteti Europian ka formuluar një notë proteste lidhur me statusin e Gjiut të Sidras. (Shënim i autorit).

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 21 në 97

Publikimi i vijës bazë

UNCLOS 1982 parashikon publikimin e vijës bazë vetëm në rastin kur shteti bregdetar shpall një vijë të drejtë bazë, dhe specifikisht sipas kërkesave të neneve 7, 9 dhe 1028. UNCLOS 1982 parashikon shpalljen e njëanshme të vijës së drejtë bazë nga ana e shtetit bregdetar29. Në këtë kuptim, nëse vija e drejtë bazë nuk është kontestuar për një kohë të arsyeshme, ajo konsiderohet e pranuar. Rast të veçantë paraqet vija e drejtë bazë që mbyll gjiret historikë. Për shkak të praktikës ndërkombëtare, dhe mungesës së dispozitave të UNCLOS 1982, vija e drejtë bazë e hedhur për mbylljen e një gjiri historik të shpallur, konsiderohet e pranuar, kur vetë gjiri historik është njohur ndërkombëtarisht.

UNCLOS 1982 përcakton edhe metodologjinë e paraqitjes së vijës së drejtë bazë dhe procedurën e depozitimit të saj në OKB. Sipas UNCLOS 1982 shteti bregdetar mund të shpallë vijën e drejtë bazë me hartë ose me anë të një liste të koordinatave gjeografike30.

Me termin “hartë” UNCLOS 1982 nënkupton të gjitha ato harta që klasifikohen si harta detare dhe që përdoren nga detarët për lundrim në det, sepse vetëm hartat detare paraqesin të gjitha karakteristikat e një bregdeti, duke përfshirë vijën e ujit, shkëmbinjtë, cekëtinat e përkohshme, etj31. UNCLOS 1982 nënkupton se çdo shtet ka hartat e tij zyrtare detare, në shkallë të mjaftueshme për publikimin e vijës bazë, dhe në rast se jo, ai mund të adaptoj harta

28 UNCLOS 1982, neni 16 (1). 29 Idem, neni 16 (2). 30 Idem, neni 16 (1). 31 Idem, neni 5).

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 22 në 97

të një shteti tjetër, të cilat janë produkt i studimeve të tija bregdetare. Shkalla e hartës që do të përdoret për publikimin e vijës bazë do të varet nga kompleksiteti i buzës së ujit dhe vijës bazë. Por në përgjithësi rekomandohet të përdoren harta me shkallë 1:50.000 - 1:200.00032. Shpallja e vijës së drejtë bazë me listë koordinatash gjeografike është praktika më e përdorshme nga shtetet bregdetare. Kjo metodë është e thjeshtë në përpilim, por ka edhe saktësi të mjaftueshme, në krahasim me përdorimin e hartave detare. Shoqërimi i listës së koordinatave gjeografike me hartë detare me karakteristikat e nevojshme, si dhe toponimet e paraqitura në listën e koordinatave është publikimi më i besueshëm i vijës së drejtë bazë. Mbas publikimit një kopje e secilës prej tyre duhet të depozitohet tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së33.

IV. VIJA BAZË E FQINJËVE DETARË TË SHQIPËRISË Për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë hapësirat e saj detare do të përbëhen si me poshtë:

a) deti i brendshëm;

b) deti territorial;

c) hapësira ajrore;

d) zona fqinje (në vazhdim);

e) zona ekskluzive ekonomike;

f) shelfi kontinental;

g) zona e kërkimit dhe shpëtimit në det (SAR).

Në përputhje me UNCLOS 1982, nenet 15, 49, 74, 83 dhe 98, dhe karakteristikave gjeografike të rajonit detar, Shqipërisë do të duhet të delimitoj me shtetet fqinje detare hapësirat detare si më poshtë:

1. Italia – delimitim i shelfit kontinental, zonës ekonomike ekskluzive, zonës fqinje dhe zonën SAR;

2. Mali i Zi - delimitim i detit territorial, shelfit kontinental, zonës ekonomike ekskluzive, zonës fqinje dhe zonës SAR;

3. Greqia - delimitim i detit territorial, shelfit kontinental, zonës ekonomike ekskluzive, zonës fqinje dhe zonës SAR;

Për shkak të influencës që do të kenë vijat bazë të shteteve fqinjë detarë të Shqipërisë në delimitimin e hapësirave detare të Shqipërisë, në vijim po bëj një analizë të vijave bazë të këtyre shteteve.

32 Kjo shkallë është e pranuar nga SHBA (Shënim i autorit). 33 UNCLOS 1982, neni 16 (2).

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 23 në 97

Italia

Italia ka shpallur vijën e drejtë bazë me Dekretin Presidencial Nr. 816 të datës 26 Prill 1977. Për ndërtimin e vijës së drejtë bazë Italia, ku përdorur metodën e kombinuar, e cila ka kombinuar vijën bazë normale (neni 5), vijën e drejtë bazë sipas nenit 7, vijën e drejtë bazë sipas neneve 8-13 dhe vijën e drejtë bazë në Gjirin Historik të Tarantos sipas nenit 10(6). Pjesa me e madhe e vijës së drejtë bazë të Italisë është ndërtuar mbështetur në nenin 7 të UNCLOS 1982, dhe deri më sot nuk ka qenë kontestuar nga fqinjët e saj detarë.

Siç shihet qartë nga harta e mëposhtme, vija e drejtë bazë në hapësirën e Tirenit Verior është ndërtuar mbështetur në nenin 7. Ishujt në jug të Ishullit Elba, edhe pse janë shumë larg nga bregdeti janë konsideruar “si një unazë ishujsh gjendet që pranë bregut dhe shumë ngjitur me të”, edhe pse distanca e tyre nga bregu e kalon 12 milje detare. Vija e drejtë e ndërtuar nga Italia ka drejtim të ndryshëm nga vija bregdetare, dhe sipërfaqja e përfshirë në të si det i brendshëm nga deti ndërkombëtar është e konsiderueshme.

Më 1 tetor 1986 SHBA i ka dërguar Italisë notën verbale Nr. 1174 (Departamenti i Shtetit telegrami 309312) ku theksonte se “e drejta zakonore ndërkombëtare, siç reflektohet UNCLOS 1982, parashikon që vija e drejtë bazë mund të implementohet në rajone ku bregdeti është shumë i dhëmbëzuar dhe me të thelluara, ose gjenden një numër ishujsh në afërsi. Vija e drejtë bazë e ndërtuar nga një shtet bregdetar nuk mund të nisi nga një drejtim çfarëdo i bregdetit. Në opinionin e SHBA një numër vijash të drejta të ndërtuara nga Qeveria Italiane

Vija e drejtë bazë e Italisë. Sipas Dekreti Presidencial Nr. 816 të datës 26 Prill 1977 për vijën bazë të Republikës së Italisë

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 24 në 97

Vija e drejtë bazë dhe hapësirat detare të Malit të Zi

nuk përmbushin kriteret, si të tilla ato nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare” 34. Në vijim të sqarimeve të Ambasadës së SHBA në Romë më 10 dhjetor 1986 (telegrami Nr. 29799 theksohet se “ashtu sikurse nota verbale bën të qartë, Qeveria e SHBA beson se shumë elementë të pretenduar, shkelin parimet e të drejtës ndërkombëtare të reflektuara si në Konventën mbi Detin Territorial dhe Zonën Fqinjë të vitit 1958 ashtu dhe UNCLOS 1982. Për shembull, vija që bashkon ishujt larg bregdetit midis derdhjes së Lumit Arno dhe Çivitavekias, kur këta ishuj nuk mund të klasifikohen ishuj pranë bregdetin në termin ligjor” 35

Pavarësisht protestës së SHBA, Italia me vijën bazë të shpallur me Dekretin Presidencial Nr. 816 të datës 26 Prill 1977 deri në vitin 1992 arriti marrëveshje për delimitimin e shelfit kontinental me të gjithë fqinjët e saj detare, përveç Libisë36. Pra, në këtë kuptim, vija e drejtë bazë e Italisë, përjashtuar vijën që mbyll Gjirin e Tarantos, ka marrë juridiksion të plotë.

Mali i Zi

Vija e drejtë bazë e Malit të Zi është ndërtuar me Ligjin Nr. 01-1469/2 datë 26 dhjetor 2007 “mbi deklarimin e të drejtës së detit”. Kjo vijë është ndërtuar mbështetur në pjesën më të madhe të saj në nenin 7 të UNCLOS 1982. Deri më sot nuk ka qenë kontestuar nga fqinjët detarë. Mali i Zi e ka deklaruar vijën bazë jo në përputhje me formatin e UNCLOS 1982, neni 16, i cili kërkon paraqitjen e saj me koordinata gjeografike.

Vija e drejtë bazë e Malit të Zi sipas Nenit 14 të Ligjit Nr. 01-1469/2 datë 26 dhjetor 2007 “mbi deklarimin e të drejtës së detit”37, shtrihet nga bashkimi i pikave në bregdet ose ishujve. Më parë po kjo vijë ka qenë e deklaruar me “Ligji mbi vijën bregdetare dhe shelfin kontinental” të Jugosllavisë të 23 korrikut 1987. Shqipëria i ka pranuar vijën e drejtë bazë të Malit të Zi gjatë negociatave për delimitimin e detit territorial 34 Roach and Smith. Excessive Maritime Claims. Naval War College. Volumi 66. Fq. 60. 35 Idem. 36 Marrëveshjet e Italisë mbi kufijtë e shelfit kontinental: “1. Kroacia, 8 Janar 1968. 2. Sllovenia, 8 Janar 1968. 3. Mali i Zi, 8 Janar 1968. 4. Tunizia, 20 Gusht 1971. 5. Spanja, 19 Shkurt 1974. 6. Greqia, 24 Maj 1977. 7. Franca, 28 Nëntor 1986. 8. Shqipëria, 18 Dhjeto r 1992. 9. Libia, nuk ka marrëveshje. Ps. Kroacia, Sllovenia si dhe Mali i Zi kanë në fuqi marrëveshjen e firmosur nga ish Jugosllavia në 8 Janar 1968”. (Shënim i autorit). 37 Official gazette of Montenegro", Nr. 17/07 datë 31.12.2007, 06/08 datë 25.01.2008. Faqe 239.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 25 në 97

të vitit 1977. SHBA kanë protestuar në vitin 1988 dhe 1990 dhe kanë kryer operacione deklarimi në vitin 1990. Nga pikëpamja formale vija e drejtë bazë e Malit të Zi tashmë ka fituar legjitimitet, pasi ajo është përdorur edhe për Marrëveshjen e delimitimit të shelfit Kontinental midis Italisë dhe ish Jugosllavisë të 8 janarit 1968.

Greqia

Greqia nuk ka të shpallur me ligj vijë të drejtë bazë. Kjo nënkupton se Greqia nuk ka det të brendshëm dhe hapësirat detare i mat nga vija bazë normale. “Nuk ka arsye përse Greqia të kapet pas rregullit të vijës bazë normale. Megjithatë, aplikimi i vijës së drejtë bazë do të rriti detin territorial të Greqisë shumë pak (vetëm rreth 5%). Aplikimi i sistemit të vijës së drejtë bazë, veçanërisht në disa gjire grek, do të demonstroj gatishmërinë e Greqisë për të aplikuar në favor të saj dispozitat e UNCLOS 1982. Në të vërtet ky sugjerim i është bërë38.

Delimitimi i hapësirave detare midis shteteve bregdetare behet me marrëveshje ndërkombëtare39, ndërsa shpallja e vijës së drejtë bazë është një akt i njëanshëm i shtetit bregdetar40. Marrëveshja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë41 e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese42, përveçse përcaktoi vijën delimituese të hapësirave detare midis dy shteteve, përcaktoi edhe vijën e drejtë bazë për katër gjire për Shqipërinë dhe dy gjire për Greqinë43. Një veprim i tillë ishte në kapërcim të autoritetit të Grupit Negociator44 dhe në shkelje të dispozitave të UNCLOS 198245.

38 Josnnou, Kraterios M. Greece and the Law of the Sea. Kluwer Law Inernational. 1977. ISBN 90-411-0394-5. Faqe. 138. http://books.google.com/books?id=RTLA2arF4iMC&printsec=frontcover&hl=it#v=onepage&q=&f=false 39 UNCLOS 1982 neni 15, 74 dhe 83.. 40 Idem, neni 16 (1) 41 Marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u

përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare detare. Kjo marrëveshje u firmos nga ministrat e jashtëm të dy vendeve më 27 prill 2009. (Shënim i autorit).

42 Marrëveshja shkoj për gjykimnë Gjykatën Kushtetuese në fund të vitit 2009, e cila me datën 26 janar 2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi me unanimitet të deklaroj si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit” dhe që e shpalli me Vendimin Nr. 15 datë 15 Prill 2010. (Shënim i autorit).

43 Urdhëri i Kryetarit të Këshillit të Ministrave Nr 135, datë 23.08.2007, “për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje”. (Shënim i autorit).

44 Urdhëri i Kryetarit të Këshillit të Ministrave Nr 135, datë 23.08.2007, “për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje” shprehet se “1) Ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për përcaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje dhe 2) Grupi i punës ka për detyrë të përgatisi marrëveshjen për percaktimin e shelfit kontinental me vendet fqinje”. Në kohën e daljes së urdhërit, në përputhje me Ligjin 8771 date 19.4.2001 "Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërise” ishte në fuqi vija e drejtë bazë e cila mbyllte nga Gjiri i Gramës, tek Gjiri i Palermos, mbyllte Gjirin e Borshit dhe Gjirin e Sarandës. Ligji 9861 i datës 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, ka shfuqizuar Ligjin 8771 date 19.04.2001 dhe në datën 27 prill 2009, duke shfuqizuar vijën e drejtë bazë të miratuar me ligj më parë nga Shqipëria. Po kështu edhe Greqia hyri në marrëveshje pa një vijë të drejtë bazë. Duke miratuar vijën e drejtë bazë për katër gjire të Shqipërisë dhe një të Greqisë, Grupi Ndërinstitucional kapërceu kompetencat e parashikuara nga Urdhëri i Kryetarit të Këshillit të Ministrave Nr. 135 datë 23.8.2007 dhe veproi në kundërshtim me nenin 16 (1) të UNCLOS 1982. Vija delimituese e përcaktuar në marrëveshje është vija e mesme, por jo e mesmja e drejtë, pasi ajo është përllogaritur si vijë e mesme e vijës bazë normale të Shqipërisë dhe vijës bazë të drejtë. (Shënim i autorit).

45 Harta e Marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare detare. Kjo marrëveshe u firmos nga ministrat e jashtëm të dy vendeve më 27 prill 2009. (Shënim i autorit).

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 26 në 97

PJESA II

V. EVOLUCIONI I VIJËS BAZË TË REPUBLIKËS SË SHQPËRISË

Tentativa e parë për përcaktimin e gjerësisë së detit territorial të Shqipërisë dhe krijimin e një regjimi detar u bë mbas Luftës së Dytë Botërore. Mbas Incidentit të Parë të Kanalit të Korfuzit të datës 15 maj 1946 Qeveria e Shqipërisë me ”urdhrin ekzekutiv” të datës 21 maj 1946 pezulloi përkohësisht të drejtën e kalimit paqësor në Kanalin e Korfuzit nëpër detin territorial të Shqipërisë për të gjitha anijet e huaja, pa një autorizim paraprak të Qeverisë së Shqipërisë. Mbas Incidentit të Dytë të Kanalit të Korfuzit të datës 22 tetor 1946 Qeveria e Shqipërisë me Vendimin Nr. 168 të datës 9 dhjetor 194646 përcaktoi gjerësinë e detit territorial 6 milje detare dhe në të njëjtën kohë përcaktoi kufirin detar me Greqinë në Kanalin e Korfuzit. Ky akt nuk ka vlerë juridike, pasi kufijtë midis shteteve përcaktohen me anë të një traktati dhe jo në mënyrë të njëanshme. Në mungesë të deklarimit të vijës së drejtë bazë, gjerësia e detit territorial matej nga vija bazë normale. Deri në vitin 1970 gjerësia e detit territorial u rrit në 12 milje detare, por gjithmonë matur nga vija bazë normale.

Në vitin 1970, Republika Popullore e Shqipërisë miratoi Dekretin Nr. 4650 datë 9.3.197047, akt i cili ndërtoi për herë të parë një sistem të vijës së drejtë bazë përgjatë Detit Adriatik dhe Detit Jon. Teoria e ndërtimit të vijës së drejtë bazë në ligj mishëronte në shumicën e saj parimin e shprehur në Nenin 7 të UNCLOS 1982 dhe që në zhargonin e përditshëm quhet ”bashkimi me vijë të drejtë i kepeve me të dala të bregdetit”. Vetëm për Gjirin e Drinit dhe Gjirin e Vlorës është zbatuar neni 10 (gjiret) i UNCLOS 1982, pasi vetëm këto gjire plotësojnë kriteret për tu klasifikuar si gjire juridik. Në vitin 2001 Parlamenti i Shqipërisë miratoi Ligjin 8771, i cili shfuqizoi Dekretin Nr. 4650, por përcaktimi i vijës bazë mbeti i njëjtë, me disa përmirësime jo thelbësore.

Në datën 13 Qershor 1989, SHBA, nëpërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë, i drejtuan Qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë një notë zyrtare me anë të telegramit Nr. 193134, në të cilën protestonin mbi kufijtë e saj detar, të shpallur me ligjin e mësipërm. Në notën zyrtare thuhej: SHBA do të dëshironin të theksonin se për pjesën më të madhe të bregdetit Shqiptar, i cili nuk ka shumë të thelluara dhe nuk ka ishuj në afërsi të tij, nuk i përmbush kushtet gjeografike në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare për të krijuar një vijë të drejtë bazë. Për më tepër, vija e drejtë bazë nga Kepi i Rodonit deri në Derdhjen e Vjosës dhe nga Kepi i Gjuhëzës deri në Kepin e Sarandës48, ujërat e mbuluara nga kjo vijë e drejtë bazë nuk janë as gjire juridik as gjire historikë49.

46 Arkivi Qëndror i FA. Dosja Nr. 12 Viti 1946. Seksioni i Marinës. 47 Përmbledhës i Përgjithshëm i Legjislacionit në Fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1945-1985. Volumi i Dytë.

Tiranë 1986. Fq. 1544. 48 Udhëzuesi i Lundrimit për Detin Adriatik dhe Jon (Bregdeti Shqiptar). Shtëpia Botuese e Ushtrisë. Botimi i Dytë. Viti 1992. Faqe 64.

Referenca në telegram “Kepi i Sarandës” është në përputhje me emërtimin e bërë në Dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e Republikës Popullore të Shqipërisë. Ky kep në fakt emërtohet Kepi i Mërtesës. “Gjiri i Tetranisit (i katër ishujve). Ndodhet midis Kepit Qafa e Përmetit ne jug (1 milje në veri të Kepit të Shkallës) dhe Kepit të Mërtesës ne veri”.

49 Roach and Smith. Excessive Maritime Claims. Naval War College. Volumi 66. Fq. 55.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 27 në 97

Sipas vlerësimit të bërë nga SHBA kjo vijë e drejtë bazë në të ashtuquajtura gjire, në më të shumtën e rasteve, përveç Gjirit të Vlorës dhe Drinit, nuk përputhet me konceptin e gjirit juridik të dhënë në nenin 10 të UNCLOS 1982. Vija e drejtë bazë e Shqipërisë për Detin Adriatik është studiuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA. Tabela e mëposhtme50 bën krahasimin e te thelluarave në bregdetin e Shqipërisë të mbyllura me vijë të drejtë bazë si nga Dekreti Nr. 4650 datë 9.3.1970, por edhe nga Ligji Nr 8771 datë 19.4.200151.

Pika veriore e vijës së drejtë

bazë

Pika jugore e vijës së drejtë

bazë

Sipas ligjit

Nr Sipërfaqja e “gjirit” (në km2)

Gjatësia e vijës

së drejtë bazë (në

milje)

Sipërfaqja e

gjysmërrethit (në km2)

Diferenca (në km2)

Përputhja me Nenin

10

erdhja e Bunës Kepi i Rodonit Po 1 439,05 15,649 329,503 109,547 Po Kepi i Rodonit Kepi i Palit Po 1 2 91,622 9,272 115,636 -24,014 Jo

2 3 49,376 7,165 69,057 -19,681 Kepi i Palit Kepi i Lagjit Po 4 84,584 9,505 121,542 -36,958 Jo Kepi i Lagjit Kepi i Semanit Po 5 35,189 5,374 38,869 -3,68 Jo Kepi i Semanit Lumi i Vjosës Po 6 37,898 10,169 139,13 -101,541 Jo Lumi i Vjosës Ishulli i Sazanit Po 7 315,878 14,352 310,828 5,049 Po Ishulli i Sazanit Kepi i Gjuhëzës

Për shkak të mos ndërtimit të saktë të vijës së drejtë bazë, në përputhje me Nenin 10 të UNCLOS 1982, sipas vlerësimit të Departamentit të Shtetit të SHBA, rezulton që Shqipëria të ketë përfituar më shumë det territorial. Deti territorial matet nga vija e drejtë bazë, dhe çdo ndryshim në këtë vije reflektohet në kufijtë e detit territorial, si dhe në hapësirat e tjera detare si: zona fqinje, zona ekonomike ekskluzive dhe në vartësi të metodologjisë së përcaktimit të vijës kufirit edhe shelfi kontinental.

50 Tabela gjendet në hartën e prodhuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA në vitin 1995 dhe që pasqyron vijën e drejtë baze të Shqipërise

nga Derdhja e Lumit Buna deri ne Kepin e Gjuhëzës (Deti Adriatik). Harta është sjellë në Shqipëri nga Kapiteni i

Rangut të Dytë Adnand Agastra. (Shënim i autorit). 51 Manual Përmbledhës i Ligjeve të Detit. Ministria e Mbrojtjes. Tiranë 2004. Fq. 273.

Skemat e mësipërme janë ndërtuar mbështetur në hartën e prodhuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA në vitin 1995

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 28 në 97

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Departamenti i Shtetit të SHBA për shkak të këtij ndryshimi midis vijës së drejtë bazë të pretenduar nga Shqipëria dhe asaj që duhet të ndërtohet në përputhje me Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, Neni 10, rezultojnë që Shqipëria të ketë marrë nën juridiksionin e saj kombëtar 33,145 milje2 ose113,684 km2 det territorial më shumë. Kjo sipërfaqe është përfituar nga gjashtë trekëndësha të vegjël që shtrihen nga Kepi i Rodonit deri në Ishullin e Sazanit në kufijtë e detit territorial. Më lart po paraqesim tabelën e sipërfaqeve detare të tepruara të Shqipërisë dhe të përllogaritur nga Departamenti i Shtetit të SHBA.

Numri (referoju Hartës) Sipërfaqja në km2 Sipërfaqja në milje2 1 13,484 3,931 2 29,048 8,469 3 42,319 12,338 4 12,213 3,561 5 7,064 2,06 6 1,278 0,373

SHUMA 113,684 33,145

Përllogaritjet janë bërë nga Departamenti i Shtetit të SHBA dhe që pasqyrohen në hartën e prodhuar prej tij në vitin 1995

Vija e drejtë bazë në Detin Adriatik nuk u konsiderua asnjëherë nga Shqipëria si kundërshti me SHBA dhe pretendim i tepruar i saj. Nga pikëpamja lundrimore gjashtë trekëndëshat nuk krijojnë kufizim të lirisë së lundrimit dhe sipërfaqja e përftuar nga Shqipëria është vetëm 1,8% e sipërfaqes së përgjithshme kombëtare detare.

SHBA në kundërshtinë e tyre për vijën e drejtë bazë i referohen Nenit 10 të UNCLOS 1982. Por, në fakt, po ti referohemi Nenit 7 të po kësaj konvente, kjo vijë e drejtë bazë mund te konsiderohet e ligjshme. Gjithashtu, Italia, fqinji ynë përballë, me Dekretin Nr. 816 të datës 26 Prill 1977, ka ndërtuar vijën e saj të drejtë bazë me të njëjtën metodologji, duke aplikuar Nenin 7 të konventës në pjesën më të madhe të vijës së saj bazë. SHBA e kanë kundërshtuar vijën e drejtë bazë të Italisë52, dhe specifikisht atë të Gjirit të Tarantos53, si dhe disa rajone të tjera në Tirenin Verior dhe Adriatik.

52 Roach and Smith. Excessive Maritime Claims. Naval War College. Volumi 66. Fq. 58. “SHBA kanë protestuar vijën e drejtë bazë të Italisë

në vitin 1986” 53 Idem. “SHBA kanë protestuar shpalljen e Gjirit të Tarantos si gji historik në vitin 1984, 1986 dhe1987”.

Harta e prodhuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA në vitin 1995 dhe që

pasqyron vijën e drejtë baze të Shqipërise nga Derdhja e Lumit Buna

deri ne Kepin e Gjuhëzës (Deti Adriatik)

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 29 në 97

Nga pikëpamja formale, sipas mendimit tim, kundërshtia midis Shqipërisë dhe SHBA lidhur me vijën e drejtë bazë në Detin Adriatik quhet e kapërcyer, pasi vija e drejtë bazë e Shqipërisë është ndërtuar mbështetur në nenin 7 të UNCLOS 1982, dhe jo Nenit 10 siç pretendojnë SHBA, përveç Gjirit të Drinit dhe Vlorës. SHBA nuk janë pale në UNCLOS 1982, dhe në të njëjtën kohë nuk njohin ndërtimin e vijës së drejtë bazë në përputhje me nenin 7 të saj. Në të njëjtën kohë, vija bazë e Shqipërisë nuk është kundërshtuar asnjëherë nga fqinjët tanë detar, shtete të interesuara direkt dhe që shfrytëzojnë atë për delimitimin e hapësirave detare.

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Delimitimin e Shelfit Kontinental midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i ka dhënë karakter të plotë ligjor kësaj vije bazë në fuqi qysh nga viti 197054. Po ashtu gjatë negociatave në vitin 1977 me ish Jugosllavinë55, vija e drejtë bazë e Shqipërisë për Detin Adriatik është pranuar nga kjo e fundit. Vija e drejtë bazë e Shqipërisë u shfuqizua pas 38 vjetësh në mënyrë të pashpjegueshme, jo për shkak të kundërshtisë së SHBA. Shfuqizimi i Ligjit 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” (ligj material) me Ligjin 9861 datë 24 janar 2008 “Mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” (ligj proçedurial) gjatë fazës së negocimit të marrëveshjes detare me Greqinë ishte një nonsens juridik, me pasoja në përcaktimin e vijës delimituese midis dy shteteve. Ajo u rivendos me ndryshimin që iu bë ligjit 9861 me Ligjin 60/2012 datë 25 prill 2012. Po ashtu, fqinjët tanë detarë përveç Greqisë, me të cilët Shqipëria ka delimituar ose do të delimitojnë hapësirat detare, në shumicën e vijës së drejtë bazë të tyre kanë aplikuar nenin 7 të UNCLOS 1982.

Vija bazë e Shqipërisë në Detin Jon është kontestuar nga SHBA, por jo nga Greqia, si vendi i interesuar për këtë vijë. Vija e drejtë bazë e përcaktuar qysh nga Ligji 4650 datë 9.3.1970, me të njëjtin formulim, vazhdon të jetë në fuqi edhe sot mbas miratimit të Ligjit Nr. 60/2012 datë 25 prill 2012. Për rajonin jugor të Shqipërisë (Detin Jon) ligji shprehej se: “vija e drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos56, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë”. Ky përcaktim i bërë në ligj është konfuz në pjesën e fundit të tij ”si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë”, dhe është plotësisht në kundërshtim me kërkesat e Nenit 16 të UNCLOS 1982. Përcaktimi i bërë në ligj për vijën bazë në rajonin e Kanalit të Korfuzit përfaqëson vijën delimituese të detit territorial midis dy shteteve, shpallje që nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme.

54 Shqiperia dhe Italia nisën së bashku qysh në vitin 1986 përpjekjet për ndarjen e shellfit kontinental në Adriatikun e Jugut dhe Jonin Verior.

Marrëveshja teknike është firmosur më 18 Dhjetor 1992. Marrevëshja ka fuqi të plotë ligjore tashme, por do të duhet të konsiderohet e përfunduar mbas përcaktimit të dy pikave ekstreme treshe me Greqinë dhe Malin e Zi. Marrëveshja është ratifikuar nga Parlamenti Italian me Ligjin Nr. 147 datë 12 prill 1995 dhe ka hyrë në fuqi më 26 shkurt 1999. Po ashtu Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar marrëveshjen me Ligjin Nr.7685, datë 15 mars 1993 dhe është dekretuar nga Presidenti i Republikës me Dekretin Nr.500, datë 26 Mars 1993. Per palën shqiptare marrëveshja ka hyrë në fuqi më 15 Mars 1993. (Shënim i autorit).

55 Mbas incidentit të peshkatores shqiptare “Islam Mustafa” më 15 dhjetor 1975 ku ngeli i vrarë kapiteni i saj Fran Ivanaj, në vitin 1977 Shqipëria dhe Jugosllavia zhvilluan bisedimet për delimitimin e detit territorial midis dy vendeve. Vijat e drejta bazë të të dy shteteve nuk u kontestuan, por marrëveshja nuk u arrit pasi palët nuk ranë dakord për bazën ligjore për ndërtimit të vijës delimituese. Ndërsa jugosllavia mbështeste delimitimin sipas Protokollit të Firences së vitit 1926, Shqipëria mbështetste delimitimin sipas të drejtës së detit të kodifikuar nga UNCLOS 1958. (Shënim i autorit).

56 Udhëzuesi i Lundrimit për Detin Adriatik dhe Jon (Bregdeti Shqiptar). Shtëpia Botuese e Ushtrisë. Botimi I Dytë. Vti 1992. Faqe 82. Referenca në Ligj “Gjiri i Pelermoss” është gabim. Ky gji në fakt emërtohet Gjiri i Panormës. “Gjiri i Panorëes (i Palermos) ndodhet 10.5 milje në V-VP të Kepit të Qefalit. Ai formohet nga Kepi i Panormës ne juglindje (gjeresi 40°02'8V gjatësi 19°47'8L) dhe Kepi i Kavadonit në veriperëndim, që ndodhet 8 kabëll nga Kepi i Panormës”.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 30 në 97

Shqiptaria aderoi në UNCLOS 1982 me Ligjin 9055 datë 24.04.2003 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit. Në dokumentin e aderimit të UNCLOS 1982 më 23 Korrik 2003 tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Shqipëria duhet të kishte bërë deklarimet në përputhje me nenet 16 (2) (koordinatat e vijës së drejtë bazë), 47 (9), 75 (2) dhe 84 (2). Më 24.10.2003 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nëpërmjet notës verbale me Referencë MZ/SP/5357 i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme të Republikës se Shqipërisë58 paraqitjen e koordinatave të vijës së drejtë bazë dhe kërkesave të tjera në përputhje me UNCLOS 1982, neni 308(2) 59. Forcat Detare morën këtë dokument në korrik të vitit 2006, dhe mbas studimit të dokumentit i propozuan Ministrisë së Brendshme me Shkresën Nr. 2179 datë 03.08.2006 ndryshimin e Ligjit 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” duke i bashkëlidhur edhe një projekt-ligj, i cili parashikonte paraqitjen e vijës bazë me koordinata gjeografike, por që u arkivua si propozim. Po ashtu, në janar të vitit 2011 Forcat Detare i prezantuan Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme një projekt-ligj të ri për ndryshimin e Kodit Detar të RSH, brenda të cilit në nenin 12 të përfshihet ligji për kufirin detar në RSH. Propozimi i fundit, nga pikëpamja e formulimit të projekt-ligjit, ishte i njëjtë me atë të vitit 2006, por u propozua të përfshihet në Kodin Detar, me qëllim që të shmangej një handikap kushtetues, ku ligjet për kufirin e Shqipërisë miratohen me shumicë të zakonshme60.

Vija e drejtë bazë e Shqipërisë sipas Ligjit Nr. 60/2012 datë 25 prill 2012 nuk është në përputhje me kërkesat formuluese të UNCLOS 1982. Është e nevojshme një ligj i ri për kufijtë detar, sipas propozimit të Forcës Detare të bërë në janar 2011. Kjo do të kërkonte prezantimin e vijës së drejtë bazë në formë tabelore dhe me koordinata gjeografike. Gjithashtu, Forca Detare ka propozuar që vija e drejtë bazë e Shqipërisë të mbylli të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë dhe të jetë e kombinuar, duke aplikuar nenin 10 dhe 7 të UNCLOS 1982. Pra, kjo nënkupton që pjesa jugore nga Kepi i Mërtesës deri në Gjirin e Ftelias, e pa mbyllur nga ligji në fuqi, të mbyllet me një vijë të drejtë bazë.

Propozimi i bërë për ndërtimin e një vije të drejtë bazë nga Kepi i Mërtesës deri në Gjirin e Ftelias nuk ka ndikim në zotërimin e hapësirave shtesë të ndjeshme detare, por vetëm i jep paraqitje më komode vijës bazë të Shqipërisë për një marrëveshje të mundshme me Greqinë në të ardhmen. Kjo pasi, të thelluarat kryesore në bregdetin e Shqipërisë në këtë rajon janë tashmë të mbyllura me ligjin aktual (nga Gjiri i Gramës, tek Gjiri i Palermos, Kepi i Qefalit dhe Kepi i Mërtesës). Qëllimi është që atje ku vija bregdetare e Shqipërisë në Kanalin e Korfuzit është normale, të kthehet në vijë të drejtë në përputhje me nenin 7 dhe 10 të UNCLOS 1982.

57 Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Shkresa Nr. 5945/1 datë 10.7.2006. 58 UNCLOS 1982 Neni 308 (1dhe 2). Hyrja në fuqi. “1. Kjo Konventë do të hyjë në fuqi 12 muaj pas datës së depozitimit të gjashtëdhjetë

instrumentave të ratifikimit ose aderon. 2. Për secilin shtet që ratifikon ose aderimit me këtë Konventë pas depozitimit të gjashtëdhjetë instrumentave të ratifikimit ose aderimit, Konventa do të hyjë në fuqi pas tridhjetë ditëve të depozitimit të instrumentave të ratifikimit ose aderimit, mbi bazën e paragrafit 1”.

59 Arkivi i OKB-së. Shqipëria ka depozituar dokumentin e aderimit ne UNCLOS 1982 me 23 Korrik 2003. http://www.un.org/Depts/los/reference_files/chronological_lists_of_ratifications.htm#The United Nations Convention on the Law of the Sea

60 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Neni 81 (2). “Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: a) ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji për shtetësinë; c) ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore; ç) ligji për referendumet; d) kodet; dh) ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; e) ligji për statusin e funksionarëve publikë; ë) ligji për amnistinë; f) ligji për ndarjen administrative të Republikës”.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 31 në 97

Çështja nuk duket e komplikuar për bregdetin e Detit Jom, por po ta shikosh me vëmendje nuk shkakton zotërim të hapësirave detare shtesë. Gjiri i Butrintit përfaqëson hapësirën detare më të madhe dhe që ka ndikim në delimitimin e detit territorial me Greqinë. Por, Gjiri i Butrintit përfaqëson një gji të ligjshëm i konsideruar si i tillë edhe në marrëveshjen detare me Greqinë të vitit 2009, dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Forca Detare ka propozuar mbylljen e Gjirit të Butrintit në një vijë tjetër nga ajo e pranuar në Marrëveshje. Çështja e vijës së drejtë bazë në Gjirin e Butrintit mund të jetë e vetmja vijë e diskutueshme.

Gjiri i Tetranisit është një gji i ligjshëm i pranuar edhe në Marrëveshjen me Greqinë. Lidhur me Gryken e Fokjanos, Forca Detare ka propozuar ndërtimin e një vije të drejtë bazë që kalon nga Kepi i Stillos, Ishulli i Stillos dhe Kepi Lindor i Gjirit të Fokjanos. Prezenca e Ishullit të Stillos mundëson mbylljen me vijë bazë në përputhje me nenin 7 të UNCLOS-it pa krijuar hapësira detare shtesë të detit territorial. Gjiri i Ftelias nuk mund të mbyllet, pasi bie në kundërshtim me nenin 10 (1) të UNCLOS 1982. Ai është gji i përbashkët për të dy shtetet.

Ndryshimi i vijës së drejtë bazë në bregdetin e Detit Jon edhe mund të jetë çështje e kontestueshme nga pala greke. Por, duke patur parasysh se Gjiri i Korfuzit plotëson kriteret për të qenë një gji i ligjshëm, megjithatë, nuk është shpallur i tillë nga Greqia.Pranimi i tij si gji i mbyllur nga pala shqiptare pa një akt ligjor nga pala greke, mund të jetë një pikë kompromisi, ashtu siç ishte parashikuar në Marrëveshjen Detare me Greqinë dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

VI. KRONOLOGJIA E EVOLUCIONIT TË VIJËS BAZË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË 1946 Mbas Incidentit të Dytë të Kanalit të Korfuzit të 22 tetorit 1945, me Vendimin e

Këshillit të Ministrave Nr. 168 datë 9 dhjetor 1946 u shpall për herë të parë gjerësia e detit territorial 6 milje detare e matur nga vija bazë normale.

1970 Dekreti Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH” shpalli vijën e drejtë bazë të Shqipërisë nga Derdhja e Lumit Buna deri në Ishullin e Sazanit.

Neni 4

Ujërat territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare (22.224 m), duke filluar nga vija e drejtë që shkon nga derdhja në det e lumit të Bunës, nëpër Kepin e Muzhit (Rodomit), të Pallës së Durrësit, të Lagjit (kalasë së Turrës), të Semanit, bregut të ishullit të Sazanit dhe gjer në mes të ngushticës së Kanalit të Korfuzit.

Janë ujëra të brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë që përshkon kepet që përmenden në paragrafin e parë të këtij neni, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 32 në 97

1976 Dekreti Nr. 5384, datë 23.2.1976 ndryshoi Nenin 4 të Dekretit Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Mbi kufirin e Republikës Popullore të Shqipërisë”. Ky ndryshim bëri mbylljen e bregdetit të Detit Jon nga Kepi i Gjuhëzës deri në Kepin e Mërtesës (Sarandës), si vijon:

“Ujërat territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj, në një gjerësi prej 15 miljesh detare (27.780 km) duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga kepi i Rodonit (Muzhit), kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), i Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, kepi i Gjuhëzës dhe Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve grekë deri përmes kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shtetëror shqiptaro-jugosllav.

Janë ujëra të brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit Buna, kepat që përmenden në paragrafin e parë të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që bashkon kepin e Gjiut të Gramës, kepin e Gjiut të Palermos, kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë”.

1977 U mbyllën negociatat për delimitimin e detit territorial me Jugosllavinë. Nuk u ra dakord pasi Shqipëria kërkonte përdorimin si bazë ligjore të LOS 1958, ndërsa Jugosllavia Protokollin e Firences për kufirin tokësor të vitit 1926. Nga aplikimi i Protokollit të Firences Shqipëria humbet 132 km2 det territorial. Komisioni ekspertëve për negocimin e marrëveshjes nga pala shqiptare përbëhej nga Ali Hamzaj, Hasan Haxhia, Vasil Trimçav, Arben Puto, Çarçan Danaj, Shefqet Pinari, Guljelm Shoshi dhe Ksenofon Krisafi

1986 Fillimi i negociatave me Italinë për delimitimin e shelfit kontinental.

1989 Nota verbale e SHBA me lidhur rezervat për vijën e drejtë bazë të Shqipërisë. Në datën 13 Qershor 1989, SHBA nëpërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë i drejtuan Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë një notë zyrtare me anë të telegramit Nr. 193134. Nota verbale gjithashtu shprehte rezerva lidhur me kufizimet ndaj regjimit të kalimit paqësor të anijeve të luftës nëpër detin territorial të Shqipërisë dhe gjerësinë e detit territorial të Shqipërisë prej 15 milje detare.

1990 Me Ligjin Nr. 7366, datë 24.3.1990, u ndryshua Dekreti Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”. Ndryshimi konsistoi në heqjen e kufizimeve ndaj regjimit të kalimit paqësor të anijeve të luftës nëpër detin territorial të Shqipërisë dhe zvogëlimin e pretendimit të tepruar për gjerësinë e detit territorial të Shqipërisë prej 15 milje detare në 12 milje detare. Shqipëria pranoi zyrtarisht UNCLOS 1982.

1992 Më 18 Dhjetor 1992 u firmos marrëveshja për delimitimin e shelfit kontinental me Italinë. Marrëveshja u arrit mbi vijën e mesme të llogaritur nga vija bazë e parashikuar nga Dekreti Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 33 në 97

1999 Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Italinë për delimitimin e shelfit kontinental. Marrëveshja është ratifikuar nga Parlamenti Italian me Ligjin Nr. 147 datë 12 prill 1995 dhe ka hyrë në fuqi më 26 shkurt 1999. Po ashtu Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar marrëveshjen me Ligjin Nr. 7685, datë 15 mars 1993 dhe është dekretuar nga Presidenti i Republikës me Dekretin Nr. 500, datë 26 Mars 1993. Për palën shqiptare marrëveshja ka hyrë në fuqi më 15 Mars 1993.

2001 Ligji 8771 datë 19.04.2001 “për kufirin e Republikës së Shqipërisë”, shfuqizoj Dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”, të ndryshuar me Dekretin Nr. 5384, datë 23.2.1976 duke ruajtur të njëjtin formulim për vijën e drejtë bazë.

Neni 3 Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme

1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.

2003 Aderimi i Shqipërisë në UNCLOS 1982 me Ligjin Nr. 9055 datë 24.04.2003 dhe dorëzimi i instrumentit të aderimit të UNCLOS 1982 më 23 Korrik 2003 tek sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

2003 Nota verbale e OKB-së për deklarimin e vijës së drejtë bazë në përputhje me Nenin 16 të UNCLOS 1982.

2006 Propozimi i Forcës Detare për Ligjin për Kufirin Detar dhe vijën e drejtë bazë.

2007 Fillimi i negociatave me Greqinë për delimitimin e hapësirave detare.

2008 Shfuqizimi me Ligjin Nr. 9861 datë 24.1.2008 “për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror” i vijës së drejtë bazë të Shqipërisë. Neni 53 i këtij ligji shfuqizon edhe Ligjin Nr. 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të republikës së Shqipërisë”

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 34 në 97

Neni 53 Shfuqizime

Ligjet Nr. 8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, Nr. 8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

2009 Më 27 prill 2009 u firmos nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Greqisë në Tiranë Marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së Drejtës Detare.

2010 Rrëzimi nga Gjykata Kushtetuese e Marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së Drejtës Detare me Vendimin Nr. 15, datë 15 Prill 2010.

2012 Propozimi i Forcës Detare për ligjin mbi kufijtë detar dhe vijën e drejtë bazë, nëpërmjet ndryshimit të Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë.

2012 Rikthimi i vijës së drejtë bazë të Shqipërisë me Ligjin 60/2012 datë 25 prill 2012 duke ruajtur vijën e drejtë bazë të Ligjit Nr. 8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”. Nëpërmjet këtij ndryshimi u rikthye vetëm neni 3 i Ligjit 8771, datë 19.04.2001.

Neni 53 Shfuqizime

Nenet 1, 2, 4 dhe 5 të ligjit Nr. 8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, ligji nr. 8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj,

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 35 në 97

PJESA III

VII. PËRSHKRIMI HIDROLUNDRIMOR I RAJONIT VERIOR TË KANALIT TE KORFUZIT

Kanali i Korfuzit ose Ngushtica e Korfuzit është një hapësirë e ngushtë detare midis Gadishullit Ballkanik (tokës kontinentale) nga ana lindore dhe Ishullit të Korfuzit nga ana perëndimore. Nga pikëpamja gjeografike Kanali i Korfuzit përbëhet nga Kanali Jugor i Korfuzit dhe Kanali Verior i Korfuzit. Gjatësia e Kanalit te Korfuzit është rreth 34 milje detare (63,3 km) dhe ka një drejtim veri-veriperëndim drejt jug-juglindjes.

Ishulli i Korfuzit me një shtrirje veri-veriperëndim drejt jug-juglindjes përbëhet nga vetë Ishulli i Korfuzit me një sipërfaqe 6136 km2 dhe një grup ishujsh në veri të tij nga të cilët më të dallueshmit janë Ishulli i Erikuzës (4.449 km²), Othonoit (10.078 km2) dhe Mathrakit (3.532 km2), të cilët nuk janë pjesë e Kanalit te Korfuzit, por njihen si ishujt jonian.

Kanali Jugor i Korfuzit është hapësirë e ngushtë detare midis tokës kontinentale të Greqisë nga ana lindore dhe jugut të Ishullit të Korfuzit nga ana perëndimore. Kufiri jugor i Kanalit të Korfuzit është vija e cila bashkon Kepin Asprokavos (Kepi Jugor i Ishullit të Korfuzit) dhe Ishullit Sivota (toka kontinentale greke) me një gjerësi prej 4,24 milje detare (9,7 km) me drejtim lindje-verilindje.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 36 në 97

Kanali Jugor dhe ai Verior i Korfuzit ndahen nga vija që bashkon Kepin e Stillos (toka kontinentale e Shqipërisë) dhe Kepit Sidhero (Ishulli i Korfuzit - Greqi), me një gjatësi prej 4,54 milje detare (8,4 km).

Kanali Verior i Korfuzit është hapësirë e ngushtë detare midis tokës kontinentale të Shqipërisë nga ana lindore dhe pjesës veriore të Ishullit të Korfuzit nga ana perëndimore. Kufiri i tij jugor është kufiri verior i Kanalit Jugor të Korfuzit (Kepin e Stillos dhe Kepin Sidhero), me një gjatësi prej 4,54 milje detare). Kufiri i tij verior i Kanalit te Korfuzit është vija e cila bashkon Kepin e Qefalit (toka kontinentale e Shqipërisë) dhe Kepin Shën Katerina (Ishulli i Korfuzit) me një gjatësi prej 5,91 milje detare (10,95 km).

Një pjesë e Kanalit të Korfuzit midis Shqipërisë (në lindje) dhe Greqisë (në perëndim - Ishulli i Korfuzit) konsiderohet si pjesa veriore e Kanalit të Korfuzit. Kanali Verior i Korfuzit ka një shtrirje në formë ”S”-je, me një ngushtësi të dallueshme në mesin e tij.

Gjerësia maksimale e Kanalit Verior të Korfuzit në kufirin e tij verior (Kepi i Qefalit - Kepi i Shën Katerinës) është 5,91 milje detare (10,95 km). Gjerësia minimale e tij është 1.1 milje

detare (2,04 km), në rajonin e brigjeve të Kepit të Shkallës nga ana lindore (Shqipërisë) dhe të Kepit Stefanos (Agios Stefanos) nga ana perëndimore (Ishullit të Korfuzit – Greqi). Gjerësia minimale e pjesës së lundrueshme, në vendin më të ngushtë të kanalit, ndërmjet Shkëmbinjve Serpa në anën perëndimore dhe bregdetit shqiptar në lindje-juglindje të këtyre shkëmbinjve, është 1 milje detare (1,852 km). Në pjesën më të ngushtë ka grupe shkëmbinjsh të mbiujshëm dhe të nënujshëm. Përveç kësaj, gjatë hyrjes në pjesën e ngushtë të kanalit nga veriu, pothuajse në mesin e tij, ndodhen dy shkëmbinj të mbiujshëm: Shkëmbi i Pëllumbit dhe Shkëmbi i Pleshtit.

Bregdeti perëndimor i Kanalit të Korfuzit nga Kepi Agni shkon në drejtim veri-verilindje me një gjatësi prej 2,8 miljesh deri në Kepin e Shën Stefanit, prej ku kthehet për në drejtimin perëndim-veriperëndim dhe shtrihet në këtë drejtim në një gjatësi prej 5-6 miljesh detare deri të Kepi i Shën Katerinës. Kjo pjesë e

bregdetit të Ishullit të Korfuzit është mjaft e përthyer dhe në pjesën më të madhe të shtrirjes së saj është e thellë.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 37 në 97

Thellësitë në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit janë të mëdha, si përgjatë boshtit të Kanalit, ashtu dhe pranë brigjeve. Gjatë lundrimit këtu duhet pasur parasysh që ana lindore e Kanalit (Shqipërisë) është më e pastër nga rreziqet nënujore, sesa ana perëndimore. Rajoni midis Shkëmbit të Pleshtit dhe bregdetit të Ishullit të Korfuzit ka prezencë shkëmbinjsh të nënujshëm, dhe paraqet rrezik lundrimor. Thellësitë gjatë gjithë shtrirjes së Kanalit të Korfuzit janë të njëtrajtshme dhe variojnë nga 55 deri në 70 m, duke përfshirë edhe rajonin më të ngushtë që ndodhet në pjesën veriore te tij. Me afrimin drejt brigjeve, thellësitë zvogëlohen pak. Trualli në Kanalin e Korfuzit është kryesisht deltinë dhe lym.

Rrjedha detare vërehet në pjesën e ngushtë të Kanalit, ndërmjet Kepit të Shkallës dhe Kepit të Shën Stefanit. Drejtimi i përgjithshëm i kësaj rrjedhe është me drejtim verior, megjithëse zakonisht drejtimi dhe shpejtësia e rrjedhës në sipërfaqe varet nga forcat dhe drejtimi i erës. Kur fryn erë e fortë, rrjedhja e sipërfaqshme arrin shpejtësinë 2 nyje (3,7 km/h). Një rrjedhje pak të rëndësishme me drejtim veri ka edhe përgjatë bregdetit lindor të Kanalit të Korfuzit.

A. Ishujt e Jonit të Veriut

Në grupin e ishujve të Jonit Verior, d.m.th. në pjesën verilindore të Detit Jon dhe në afërsi të bregdetit shqiptar bëjnë pjesë këta ishujt e Korfuzit, Erikuzës, Othonoit, dhe Samothraka. Të tre këta ishuj, duke përfshirë edhe Ishullin e Korfuzit, janë pjesë e të njëjtës njësi administrative; Bashkisë së Korfuzit, me qendër në Qytetin e Korfuzit me një popullsi rreth 110.000 banorë.

Ishujt e Jonit Verior

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 38 në 97

Ishulli i Korfuzit (Nisos Kerkyra], është ishulli më i madhi i grupit të ishujve jonian dhe shtrihet prej kepit Asprokavo në jug-juglindje deri në Kepat Dhrasti dhe Shën Katerina në veri, me drejtim të përgjithshëm jug-juglindje drejtë veri-veriperëndim me një gjatësi rreth 33 milje detare (61 km) dhe gjerësi maksimale rreth 16 milje detare (30 km). Ishulli i Korfuzit ka një sipërfaqe prej 6136 km2 (237 milje2) dhe një popullsi prej 110.000 banorë, nga të cilët 36.000 në Qytetin e Korfuzit.

Emri Korfuz është një version italian i emërtimit të ishullit, i cili do të thotë ”qyteti i majave”. Në greqisht ishulli emërtohet Kerkera, emri i Cercias, një figurë mitologjike e lidhur dhe mbesë e Perëndisë së Deteve Poseidon, i cili ra në dashuri me të.

Në përgjithësi ishulli është i ngushtë, duke pasur një gjerësi prej rreth 3 miljesh detare (6 km) në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij. Vetëm pjesa veriore e tij, ku ngrihet dhe Mali Pandokrator me lartësi 906.4 m ka një gjerësi prej 16 miljesh detare (30 km).

Ishulli i Korfuzit është malor dhe i veshur me ullinj. Mali Pandokrator, që ndodhet 4,07 milje detare (7,5 km) në jug të Kepit të Shën Katerinës, në pjesën veriore ka dy maja që dallohen mirë, njëra 906.4 m e lartë dhe tjetra 851.5 m e lartë, dhe me një kreshtë ndërmjet tyre.

Ishulli i Erikuzës ndodhet 6.0 milje (11 km) në veri-veriperëndim të Kepit Dhrasti (Veriu i Ishullit të Korfuzit) dhe 13.4 milje detare (24,8 km) në jugperëndim të Gjirit të Panormës (Bregdeti Shqiptar) dhe është ishulli më verior i të tre ishujve të mëdhenj, që ndodhen në veriperëndim të Ishullit të Korfuzit. Ishulli ka një sipërfaqe prej 4.449 km² (2 milje2). Në ishull ka vetëm një vendbanim të quajtur Erikuza me një popullsi prej 698 banorësh (2001).

Ishulli i Erikuzes dhe Othonoit. Foto e realizuar nga bregdeti shqiptar

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 39 në 97

Shtrirja e tij më e madhe ka drejtimin juglindje-veriperëndim me gjatësi 1.5 milje detare (2,8 km), ndërsa gjerësia më e madhe ndërmjet dy kepeve të kundërt është 1.2 milje detare (12 km). Ishulli është i lartë. Më e lartë është pjesa veriore e tij që arrin lartësinë 133 m. Brigjet veriore dhe veriperëndimore përbëhen prej greminash të pjerrëta dhe të bardha.

Ishulli i Othonoit (Othoni) ose italisht i Fano-s, ndodhet 11.2 milje detare (20,7 km) në veriperëndim të Ishullit të Korfuzit dhe 20.3 milje detare (37,6 km) në jugperëndim të Gjirit të Spilesë (Himarës – bregdeti shqiptar). Ai është ishulli më i madhi nga të tre ishujt që ndodhen këtu. Shtrirja më e madhe e tij nga perëndim-jugperëndim në verilindje është 3 milje detare (5,5 km), ndërsa gjerësia e tij arrin deri 2 milje detare (3,7 km). Ishulli ka një sipërfaqe prej 10.078 km2 (4 milje2) dhe një popullsi prej 662 banorësh (2001).

Ishulli është malor dhe pjesa jugperëndimore e tij është më e lartë. Këtu ndodhet maja e dukshme në trajtë konike me lartësi 393 m. Maja e malit në pjesën veriperëndimore të ishullit arrin 315 m. Prandaj, kur vjen nga perëndimi ishulli duket si i ndarë në dysh. Ky ishull është i veshur me pyll të dendur me pisha. Bregdeti perëndimor i tij është në trajtë gremine.

Ishulli Samothraka (Greqisht Mithraqi) me gjatësi 2 milje detare (3,7 km) me drejtimin veri-veriperëndim drejt jug-juglindjes, me gjerësinë më të madhe në pjesën jugore të tij 7 kabëll (1,2 km) ndodhet 5.5 milje detare (10 km) në juglindje të Ishullit të Othonoit dhe 4,5 milje detare (8,2 km) në perëndim të Ishullit të Korfuzit. Ishulli ka një sipërfaqe prej 3.532 km2 (1 milje2). Në ishull ka një popullsi prej 297 banorësh (2001).

Ishulli Samothraka ka një sipërfaqe kodrinore të çrregullt. Lartësia e ishullit është 152 m në pjesën qendrore të tij. Skaji verior i ishullit përbëhet nga Kepi Saki. Gjatë ardhjes nga verilindja dhe jugperëndimi ishulli duket sikur përbehet prej dy ishujve të vegjël të lartë dhe të veçuar. Në perëndim të bregdetit perëndimor të Samothrakës, në distancën 8 kabëll (1,2 km), ndodhet ishulli i vogël Trahia. Midis Ishullit Samothraka dhe Ishullit të Korfuzit gjendet një ishull i vogël, i quajtur Dhjapolo dhe me lartësi 46m.

B. Nga Kepi i Stillos deri tek Kepi i Qefalit (bregdeti lindor i Shqipërisë)

Bregdeti lindor i Kanalit Verior të Korfuzit, nga Kepi i Stillos deri në Kepin e Qefalit, është bregdet i tokës kontinentale të Shqipërisë ka një gjatësi të përgjithshme rreth 24 milje detare (45 km). Në përgjithësi ky bregdet nuk paraqet pengesa lundrimore, është i thellë dhe jo i dhëmbëzuar, përveç Gjirit të Tetranisit.

Gjiri i Fteljas ndodhet në skajin jugor, ku kalon kufiri shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Gjiri paraqet një të futur brenda në kontinent me gjerësi të hyrjes 5 kabëll (900 m) për në veri dhe zgjatet në drejtim për në lindje 4.5 kabëll (850 m), pastaj bën një kthesë në jug me gjerësi 3.4 kabëll (600 m).

Gjatë gjithë shtrirjes brigjet e gjirit janë shkëmbore dhe bien në trajtë të thepisur me pjerrësi të madhe mbi vijën bregdetare. Në pjesën lindore të gjirit derdhet një përrua malor që në kohë reshjesh mbledh shumë ujë dhe sjell material të ngurtë të cilin e depoziton mbi

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 40 në 97

grykën e derdhjes. Thellësitë në gji janë të mëdha dhe barazthellësia 5 m kalon nga bregu 50-70 m, kurse në skajin juglindor të gjirit kjo barazthellësi është larg bregut 200-225. Barazthellësia 10 m futet në kthesë për në lindje, por nuk arrin deri në fund të saj dhe mbetet 250 m para se gjiri të kthehet për në jug.

Në jug të Gjirit të Ftelias ndodhet Ishulli shkëmbor Tongo që shtrihet në drejtim veriperëndimor me gjatësi 250 m dhe me gjerësi më të madhe se 100 m. Në veri të ishullit thellësitë janë më të mëdha se në jug të tij. Barazthellësia 5 m në veri kalon 20-25 m dhe kjo barazthellësi nuk kalon veçse 45-50 m nga bregu lindor. Ishulli ndodhet brenda territorit të Shqipërisë. Anijet e vogla mund të gjejnë mbrojtje në Gjirin e Ftelias për të gjitha drejtimet e erërave, kurse për anijet e mëdha nga ana jugore ose jugperëndimore ai është i hapur.

Në perëndim të Gjirit të Fteljas gjendet Gryka e Fokjanos. Gryka e Fokjanos formohet nga Kepi i Stillos dhe Kepi në lindje të Grykës së Fokjanos. Gryka futet në kontinent 4 kabëll në drejtim për në veri dhe gjerësia e hyrjes është 2 kabëll. Thellësitë në grykë janë të mira dhe barazthellësia 5 m kalon 20-25 m nga vija bregdetare.

Kepi i Stillos. Është kepi më jugor i Shqipërisë dhe del për në det nga vija e përgjithshme në largësi 7 kabëll (1200 m) në drejtim jugperëndimor. Kepi është shkëmbor dhe duke u larguar nga bregu formon një majë të rrumbullakët ku 3700 m në veri-verilindje të tij arrin

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 41 në 97

lartësinë 268.1 m mbi nivelin e detit. Brigjet e kepit janë të larta dhe thellësitë afër vijës bregdetare janë të mëdha. Barazthellësia 5 m kalon nga vija bregdetare e kepit 40-50 m larg, kurse barazthellësia 20 m kalon 220-225 m larg. Kepi është i pastër nga rreziqet e nënujshme.

Në juglindje të Kepit të Stillos, rreth 3 kabëll (550 m) në juglindje gjendet Ishulli i Stillos. Ishulli është shkëmbor dhe pjesërisht i veshur me shkurre me një shtrirje paralele me bregun. Ishulli ka një gjatësi rreth 150 m dhe gjerësi 60-65 m. Përreth ishullit thellësitë janë të njëllojta dhe barazthellësia 5 m kalon nga bregu i ishullit 20-25 m. Thellësia ndërmjet bregut dhe Ishullit është 7.3 m.

Në veri të Kepit të Stillos gjendet Gryka e Batit, e cila formohet ndërmjet Kepit të Stilos në jug dhe Kepit të Shën Mëhillit në veri. Kjo grykë futet në kontinent sipas drejtimit verilindje me gjatësi 3.0 kabëll (550 m) dhe gjerësi të hyrjes 0.6 kabëll (rreth 100 m). Anijet e vogla gjejnë mbrojtje nga erërat dhe deti në drejtim verior, lindor dhe juglindor. Kjo grykë është e hapur nga jugperëndimi dhe pjesërisht nga jugu.

Gjiri i Butrintit. Futet në kontinent rreth një milje detare (1,8 km) në

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 42 në 97

lindje ndërmjet Kepit të Shën Nikollës në jug dhe Hundës së Kazanit në veri. Bregdeti lindor i këtij gjiri është i ulët dhe prej këtej nis Lugina e Vrinës. Gjerësia e hyrjes është rreth 1.1 milje detare (2 km). Në këtë gji derdhen dy lumenj, Lumi i Pavlit dhe Lumi i Butrintit. Të dy këta lumenj, sidomos Lumi i Pavlit, sjellin shumë llum. Si rrjedhojë e kësaj, zona bregdetare e mbarimit të gjirit formon cekëtina llumore, që vende-vende dalin edhe mbi ujë. Barazthellësia 5 m kalon nga vija bregdetare në drejtim të derdhjes së Lumit të Butrintit 500 m dhe barazthellësia 50 m kalon 2040 m nga bregu. Në drejtim të derdhjes së Lumit të Pavlit barazthellësia 5 m kalon 300 m nga bregu, kurse barazthellësia 50 m kalon 1800 m nga bregu. Gjerësia në derdhjes së Lumit të Pavlit arrin 45-50 m dhe nuk është i lundrueshëm, pasi është i cekët, ku thellësitë nuk janë më të mëdha se 0.4-0.5 m. Në derdhje të Lumit të Butrintit gjendet Kalaja e Ali Pashës.

Gjiri i Tetranisit (i katër ishujve). Ndodhet midis Kepit Qafa e Përmetit në jug (1 milje detare (1,8 km) në veri të Kepit të Shkallës) dhe Kepit të Mërtesës në veri. Ky gji futet në tokë 7 kabëll (1,3 km) në lindje të vijës bregdetare që bashkon kepat e mësipërm. Gjerësia e hyrjes në gji është 1.5 milje detare (2,8 km). Bregdeti i gjirit është i thepisur dhe i thellë.

Pjesa veriore e tij është krejtësisht e pastër nga rreziqet e nënujshme dhe thellësitë janë të mëdha. Barazthellësia 5 m kalon 25 m nga vija bregdetare kurse barazthellësia 20 m kalon 100 m nga bregu. Në pjesën jugore të gjirit ndodhen 4 ishuj të vegjël, që quhen Ishujt e Tetranisit, prej të cilëve merr emrin dhe gjiri.

Në jug të Gjirit të Tetranisit gjendet Kepi i Shkallës, e cila nga vija bregdetare ngrihet në trajtë thike deri në lartësi 144 m. Në të dalë të skajit të tij në det ndodhet një shkëmb

brenda në ujë, 25 m nga vija bregdetare. Midis Kepit të Shkallës dhe atij të Shën Stefanit në Ishullin e Korfuzit është gjerësia më e vogël (1.2 milje detare ose 2,2 km) e Kanalit të Korfuzit. Me përjashtim të këtij skaji, ku barazthellësia 5 m kalon 100-120 m nga bregu, në të gjithë vijën bregdetare të kepit thellësitë janë të mëdha dhe barazthellësia 5 m kalon vetëm 20-50 m. Kur lundron nga Saranda për në Kanalin e Korfuzit, Kepi i Shkallës projektohet në horizont dhe duket më mirë së gjithë kepat e tjerë.

Kepi i Shkallës. Pamje e marrë nga perëndimi (Kanali i Korfuzit)

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 43 në 97

Gjiri i Sarandës. Gjiri i Sarandës është një e thelluar që shtrihet në brendësi të vijës që bashkon Kepin Denta me Kepin Paladha rreth 2 milje detare (3,9 km) në veri-veriperëndim

të Kepit Denta. Në brendësi të Gjirit të Sarandës gjendet Qyteti i Sarandës. Vija bregdetare futet në kontinent 6 kabël (1,1 km) në trajtën e një harku në drejtim të veriut dhe përbën këmbët e vargmalit që shkon paralel me bregdetin. Bregu në këtë gji shkon paralel me bregdetin dhe është i gjithi shkëmbor. Pika më dominuese në Gjirit e

Sarandës është Kalaja e Lëkurësit, një vendbanim i hershëm.

Në Gjirin e Sarandës, gjendet një bankinë me drejtim jug-veri me një mbrojtje shumë të mirë nga erërat me drejtim nga perëndimi, por jo ato nga lindja. Në përgjithësi Gjiri i Sarandës është i thellë. Në hyrje të tij thellësitë janë 20-50 m. Barazthellësia 5 m kalon 20-30 m nga bregu. Barazthellësia 10 m kalon 100-120 m nga bregu. Por pjesa veriore e bregdetit përbën një cekëtinë me gjerësi 1.5 kabëll (300 m). Trualli është lym me një trashësi 3 m dhe poshtë tij është shkëmbor. Nga Kalaja e Lëkurësit në drejtim të Kanalit të Korfuzit ka një pamje të qartë të tre kepeve më të dukshëm: Kepit Denta, Kepit të Mërtesës dhe Kepit të Shkallës.

Gjiri i Sarandës është i pastër nga rreziqet e nënujshme me përjashtim të rajonit të Kepit të Paladhës, ku në largësi 0.5 milje detare (930 m) prej tij shtrihet cekëtina me emrin Cekëtina e Sarandës. Kjo cekëtinë ka një gjerësi prej 4 kabëll (740 m) dhe një shtrirje jug-juglindje nga kepi. Në skajin e saj jug-juglindje thellësia më e vogël është 1,5 m, kurse në skajin perëndim-jugperëndim 2.4 m. Fundi i detit në cekëtinë është shkëmbor. Midis cekëtinës dhe bregut të Kepit Paladha ndodhet një kalim me thellësi deri në 3 m, por është shumë i ngushte dhe jo në vijë të drejtë, prandaj kalimi këtu (për të hyrë ose për të dalë nga Gjiri i Sarandës) është shumë i

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 44 në 97

vështirë dhe nuk këshillohet. Të gjithë lundërtarëve u këshillohet të mos lundrojnë në afërsi të Kepit Paladha më afër se 5 kabëll (930 m) prej tij.

Kepi i Dentës është kepi që formon skajin jugor të Gjirit të Sarandës dhe që njihet edhe me emrin Hunda e Kuqe. Brigjet e kepit janë shkëmbor dhe të lartë. Kepi nuk është shumë i pjerrët dhe përbën zbritjen e shpatit të Kodrave të Gërmatit me largësi 167 m mbi nivelin e detit. Është krejtësisht i zhveshur dhe ka shumë vende me gurë të rrëzuar. Rreth 1,0 milje detare (1,85 km) në lindje të kepit është hapur Kanali i Çukës, kanal artificial nëpërmjet të cilit derdhet në det Lumi i Bistricës, i cili me parë derdhej në Liqenin e Butrintit. Kanali është formuar duke çarë Qafën e Çukës me gjerësi 25 m. Gjatësia e përgjithshme e kanalit është 450 m.

Në perëndim të Gjirit të Sarandës gjenden Gjiri i Limionit dhe Gjiri i Vorrezave. Gjiri i Limonit formohet nëpërmjet Kepit te Paladhës (Kodra e Limionit) në lindje dhe Kepit të Varesë (Kodrës së Varesë) në perëndim Gjiri i Limionit është një gji i futur rreth 2,5 kabëll (450 m) në tokë sipas drejtimit jug-veri. Thellësitë në gji janë relativisht të pranueshme dhe sot gjiri shërben si bazë ushtarake dhe për akomodimin e flotës së peshkimit të Sarandës. Gjiri i Vorrezave është emërtuar i tillë pasi në atë gji gjenden varrezat e Qytetit të Sarandës. Gjiri është një e thelluar në tokë rreth 2,5 kabëll (450 m) me drejtim lindje. Të dy gjiret formohen nga Kodra e Varesë.

Kepi i Qefalit. Kepi Qefalit është vazhdimi i vargut të kodrave që duke u shkëputur nga drejtimi i përgjithshëm veriperëndimor i bregdetit merr drejtimin perëndimor në drejtimin e lartpërmendur. Ka trajtë të rrumbullakët, nga e cila ka marrë dhe emrin Qefal (që në greqisht do të thotë ”kokë”).

Lartësia e tij është 140.5 m mbi nivelin e detit dhe del nga vija bregdetare në drejtimin veriperëndimor me gjatësi të përgjithshme 6 kabëll (1,1 km). I gjithë kepi është veshur me

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 45 në 97

shkurre me gjelbërim të përhershëm dhe me pyll të rrallë. Skaji perëndimor i kepit përbën një shkëmb të madh me lartësi 25 m që bie thikë në det në formë shpelle.

Në majën më të lartë (140.5 m) të kepit ndodhet një ndërtesë prej guri dy katëshe, që duket mirë nga larg. Thellësitë në afërsi të kepit janë të mëdha dhe ujërat janë të pastra nga rreziqet e nënujshme. Barazthellësia 5 m kalon nga vija bregdetare e kepit në largësinë 20 m; ajo 10 m kalon në largësinë 50 m; barazthellësia 20 m kalon në largësinë 175 m ndërsa ajo 50 m kalon në largësinë 325 m nga bregu.

Bregdeti prej Gjirit të Varesë deri tek Kepi i Qefalit është shkëmbor dhe mbi të ngrihet një vargmal që zbret në det me pjerrësi mesatare. Maja më e dukshme është Maja Ofta 507 m e lartë dhe Maja e Lasarës 1.5 milje detare (2,8 km) në veri-veriperëndim të Majës së Oftës me lartësi 584.7 m. Duke filluar nga Kepi i Varesë deri në Kepin e Qefalit ka disa gryka që formohen në këtë bregdet. Po ashtu midis Kepit të Varesë dhe Kepit të Qefalit gjendet Gjiri i Kasolles, një e thelluar rreth 0,5 kabëll (930 m) në drejtimin verilindje.

Gryka e Pogajetës formohet nëpërmjet Kepit të Qefalit në jugperëndim dhe Kepit Hunda e Dosës në verilindje, duke u futur 3 kabëll (550 m) në drejtim juglindje. Gjerësia e hyrjes së grykës nga deti është një kabëll (160 m) dhe vjen e ngushtohet në fundin e saj në 38 m. Gryka është e thellë dhe krejtësisht e pastër nga rreziqe të nënujshme. Barazthellësia 5 m kalon 8-10 m nga vija bregdetare e bregut jugor e verior dhe 80 m nga vija bregdetare e bregut juglindor. Në mes të grykës në largësinë 75 m nga bregu verior e jugor, thellësitë arrijnë deri në 20 m.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 46 në 97

Gryka e Kakomesë ndodhet 1.5 milje detare (2,8 km) në veri-verilindje të Kepit të Qefalit dhe futet tre kabëll (550 m) në drejtimin jug-juglindje, duke pasur gjerësinë e hyrjes 1.5 kabëll (280 m). Bregu lindor i grykës është i ulet dhe vija bregdetare është ranore, kurse bregu verior e sidomos ai jugor janë shkëmbore të lartë dhe bien thikë mbi det. Lartësia e shkëmbit të bregut jugor arrin 10-15 m. Bregu jugor është i veshur me pyll kurse ai verior me kaçube të rralla. Nga ana e bregut lindor ka ara të punuara.

C. Nga Kepi Sidero tek Ke pi i Shën Katerinës (bregdeti perëndimor – Ishulli i Korfuzit, Greqi)

Bregdeti perëndimor i Kanalit Verior të Korfuzit, i cili është bregdet i Ishullit të Korfuzit, ka një gjatësi të përgjithshme rreth 30 milje detare (56 km) nga Kepi Sidero deri tek Kepi i Shën Katerinës. Në përgjithësi ky bregdet paraqet pengesa lundrimore vetëm në pjesën e tij veriore, është i thellë dhe disi i dhëmbëzuar, në rajonin më të ngushtë të kanalit.

Kepi Sidero. Është një masiv shkëmbor me dy maja më lartësi 72 m, mbi të cilat është ndërtuar Fortesa e Korfuzit. Kepi Sidero del rreth 3 kabëll (550 m) nga vija bregdetare e përgjithshme e Ishullit të Korfuzit në drejtim të lindjes. Vija që bashkon Kepin Sidero me Kepin e Stillos (Shqipëri) përbën vijën ndarëse midis pjesës veriore dhe jugore të Kanalit të Korfuzit.

Gryka e Kakomesë

Kepi Sidero

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 47 në 97

Gjiri i Korfuzit. Gjiri i Korfuzit është një e thelluar në tokë në drejtimin perëndimor më gjerësi në hyrje 7,2 milje detare (13,3 km), midis Kepit Sidero dhe Kepit të Kalamisë. Gjiri i Korfuzit futet në tokë 4,5-5 milje detare (8,3 – 9,2 km) në drejtim të perëndimit në Ishullin e Korfuzit. Gjiri i Korfuzit ka një formë gjysëmrrethi me një sipërfaqe rreth 72 km2. Gjiri në përgjithësi është i mbrojtur nga të gjitha drejtimet.

Pjesa veriore e Gjirit të Korfuzit ka një konfiguracion vije bregdetare të vijueshme. Në pjesën jugore të Gjirit të Korfuzit konfiguracioni i vijës bregdetare është jo i vijueshëm.

Në pjesën më jugore të tij, rreth 8 kabëll (1,5 km) në veri të Kepit Sidero dhe përballë Portit të Korfuzit gjendet Ishulli Vidos. Po ashtu 4 kabëll (750 m) në veriperëndim të Ishullit Vidos gjendet shkëmbi Nasvika dhe po në të njëjtin drejtim në distance 1,6 milje detare (1,7 km) gjendet Ishulli Guvinon. Porti i Korfuzit gjendet në Gjirin Potami.

Duke vijuar në drejtim të perëndimit, në pjesën jugore të Gjirit të Korfuzit gjenden njeri mbas tjetrit Gjiri Guvja, Kepi Kommeno, Gjiri Krevastula dhe Gjiri Ipsu.

Pamje nga Gjiri Potami

Gjiri i Korfuzit

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 48 në 97

Nga Kepi i Agnit, (3 kabel (550 m) në jugperëndim të Kepit Kalamisë) deri në Kepin Varvara, vija bregdetare e Ishullit të Korfuzit është e thyer duke krijuar kepe dhe gjire si: Gjiri i Kalamisë, Kepi i Kalamisë, Gjiri i Karagolit, Gjiri i Shën Stefanit, Kepi i Shën Stefanit dhe Kepi Varvara. Kjo vijë bregdetare nga Kepi Angit deri në Kepin e Shën Stefanit nuk paraqet pengesa lundrimore. Kepi i Shën Stefanit është pika më e afërt e Ishullit të Korfuzit me bregdetin shqiptar (Kepit të Shkalles – 1,2 mije detare ose 2,2 km). Nga Kepi i Shën Stefanit deri në Kepin Varvara lundrimi është i kufizuar për shkak të pengesave lundrimore në formën e shkëmbinjve të nënujshëm.

Kepi Varvara është skaji veri-lindor i Ishullit të Korfuzit. Gjiri i Ballanos futet 5 kabëll (930 m) në bregdetin veri-lindor të Ishullit të Korfuzit, ndërmjet Kepit Varvara, që ndodhet 1.1 milje detare (2 km) nga Kepi i Shën Stefanit dhe Kepit Atolikos, që ndodhet 5 kabëll (930 m) në perëndim të tij. Thellësitë në hyrje dhe në mes të gjirit janë 14-25 m.

Kepi i Shën Katerinës, është kepi më verior i Ishullit të Korfuzit. Vija që bashkon Kepin Shën Katerina me Kepin e Qefalit, me një gjatësi prej 5,91 milje detare (10,95 km) është kufiri verior i Kanalit të Korfuzit. Ky kep dallohet me lehtësi, pasi në këtë kep ndodhet një kish në lartësinë 61 m dhe lehtësisht e dallueshme. Kepi është i rrethuar nga një cekëtinë me gjerësi deri 1.5 kabëll (280 m). Barazthellësia 20 m kalon 3-4 kabël (500-600 m) nga bregu.

D. Lundrimi në Kanalin Verior të Korfuzit

Në përgjithësi Kanali Verior i Korfuzit ka thellësi të mjaftueshme për lundrimin e anijeve të tonazheve të ndryshme. Pjesa e tij veriore, nga vija që bashkon Kepin e Qefalit me Kepin e Shën Katerinës deri në hyrjen në ngushticë (Shkembi i Pleshtit) nuk ka pengesa lundrimore. Po ashtu edhe pjesa e tij jugore midis vijave nga Kepi i Mëhillit - Kepi i Koulourës dhe Kepi i Stillos – Kepi Sidero.

Rajoni më i rrezikshëm për lundrim në Kanalin Verior të Korfuzit është rajoni me gjerësinë minimale i cili për një gjatësi prej 4,5 milje detare(8,4 km) ka gjerësi nga 1,1-1,2 milje detare (2-2,2 km) dhe me pengesa

Kepi i Shën Katerinës

Hyrja nga drejtimi verior ne Kanalin e Korfuzit

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 49 në 97

lundrimore. Kjo zonë përfshihet midis vijave Kepi i Mërtesës – Shkëmbi i Pleshtit – Shkëmbi i Pëllumbit dhe Kepi Psaromita në veri dhe Kepi i Mëhillit - Kepi i Kouloures në jug.

Në këtë rajon ka disa pengesa lundrimore të cilat janë:

Cekëtina 16 m. Në jug-perëndim të Kepit të Shkallës në distancën 9 kabëll (1,7 km) ndodhet një cekëtinë 16 m. Kjo cekëtinë ndodhet në rrugëkalim, prandaj rekomandohet kujdes gjatë lundrimit.

Shkëmbinjtë Sepra. Në veri-veriperëndim të Kepit të Shën Stefanit në distancën 3 kabëll (550 m) gjenden një grumbull shkëmbinjsh të quajtur Shkëmbinjtë Sepra. Mbi shkëmbin lindor të këtij grumbulli shkëmbinjsh është ndërtuar një fener (Feneri Sepra). Në kohë të mirë rajoni i Shkëmbinjve Sepra dallohet nga ngjyra e

kuqërremtë e ujit. Anijet rekomandohen të lundrojnë jo më afër se 2,5 kabëll (460 m) në lindje të Fenerit Sepra.

Shkëmbi i Pëllumbit. Është i lartë 10 m. Mbi shkëmb gjendet një kullë feneri qysh prej vitit 1828. Kulla aktuale është ndërtuar në vitin 1879. Feneri gjendet në lartësinë 23 m dhe ka një dukshmëri 5 milje detare (9,3 km). Shkëmbi i Pëllumbit (i cili njihet edhe me emrin Tignoso) ndodhet 8 kabëll në lindje-verilindje të Kepit Varvara. Në anglisht njihet me emërtimin ”Peristeri Rock” dhe në greqisht me emërtimin ”Vrachonisis Peristeres”.

Hapësira detare përreth Shkëmbit të Pëllumbit paraqet rrezik për lundrimin detar për shkak të shkëmbinjve të nënujshëm. Po ashtu hapësira midis Shkëmbit të Pëllumbit dhe Shkëmbit të Pleshtit për shkak të thellësive të vogla, deri 16 m, është e pa rekomandueshme për lundrimin.

Shkëmbi i Pëllumbit

Feneri Sepra. Pamje nga drejtimi jugor

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 50 në 97

Shkëmbi i Pleshtit. Shkëmbi i Pleshtit, ose siç quhet edhe Barchetta Rock njihet gjithashtu edhe me disa emra alternativ greqisht si: Vrákhos Barkéta, Vráchos Barkétta, Vrákhos Barkétta dhe Psíllos. Shkëmbi i Pleshtit gjendet 1,12 milje detare (2 km) në perëndim të Kepit të Mërtesës dhe 5 kabëll (930 m) në lindje të Shkëmbit të Pëllumbit. Shkëmbi është me ngjyrë të errët rreth 6 m i gjate dhe vetëm 1-1.5 m mbi ujë. Në mot me det 3-4 ballë shkëmbi është i dallueshëm me vështirësi. Në këtë rajon lundrimi rekomandohet midis Shkëmbit të Pleshtit dhe Kepit të Mërtesës.

Gjatë lundrimit me drejtimin jug-veri nëpër Kanalin Verior të Korfuzit, mbas kalimit të vijës që bashkon Kepin e Stillos me Kepin e Sideros, anijeve iu rekomandohet të kapin pikën 2,75 kabëll (500 m) në jug të Kepit Kouloura dhe të ndjekin drejtimin veri-verilindje. Nëse do të mbahet Feneri i Kepit Sedero në pelengun 192°, lundrimi në lindje të Fenerit Sepra do të jetë i sigurt.

Lundrimi më tej mund të vijoj me drejtimin veriperëndim duke e lënë Shkëmbin e Pëllumbit në perëndim, por jo më afër se 2 kabëll (370 m). Po ashtu, thellësia prej 16 m midis Shkëmbit të Pëllumbit dhe Shkëmbit të Pleshtit lejon lundrimin midis tyre të anijeve me tonazh të kufizuar. Në përgjithësi rekomandohet lundrimi në lindje të Shkëmbit të Pëllumbit në distancën 6 kabëll (1 km), distancë e cila garanton siguri lundrimi duke e lënë edhe Shkëmbin e Pleshtit në perëndim në distancën 1-2 kabëll (200-300 m).

Pamje e marrë nga lindja (Kepi i Mërtesës)

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 51 në 97

VIII. STUDIMI I VIJËS BREGDETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Për realizimin e këtij studimi, zonën bregdetare të Shqipërisë do ta ndajmë në dy rajone, të cilat janë qartësisht të ndara nga pikëpamja gjeografike. Rajoni i vijës bregdetare të Detit Adriatik dhe i Detit Jon. Këto dy rajone bregdetare janë plotësisht të dallueshme nga njëra tjetra. ”Vija e tanishme bregdetare në përgjithësi ndahet në dy zona, që dallohen nga njëra-tjetra, në zonën me bregdet depozitues, që përfaqësohet nga bregdeti i Adriatikut dhe në zonën me bregdet gërryes, karakteristike për detin Jon. Si në zonën e parë ashtu edhe në të dytën në gjendjen e tanishme dallojmë edhe proceset e kundërta” 61.

Rajoni i Detit Adriatik. Rajoni bregdetar i Detit Adriatik paraqet një vijë bregdetare të thyer por në pjesën më të madhe të tij qartësisht të dallueshme dhe pjesërisht bregdet depozitues. Vija bregdetare më e paqëndrueshme është ajo e rajonit të ultësirës bregdetare në derdhjen e Lumit Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Megjithatë, në tërësinë e saj ajo krijon të thelluara të dukshme.

Vija bregdetare e këtij rajoni është mbyllur plotësisht me vijë të drejtë bazë qysh në vitin 1970 “Ujërat territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare (22.224 m), duke filluar nga vija e drejtë që shkon

61 Udhëzuesi i Lundrimit për Detin Adriatik dhe Jon (Bregdeti Shqiptar). Shtëpia Botuese e Ushtrisë. Botimi I Dytë. Vti 1992. Faqe 8.

Majtas: Ndarja e zonave të vijës bregdetare të Rajonit të Detit Adriatik.

Djathtas: Harta e vijës së drejtë bazë e ndërtuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 52 në 97

nga derdhja në det e Lumit të Bunës, nëpër Kepin e Muzhit (Rodomit), të Pallës së Durrësit, të Lagjit (Kalasë së Turrës), të Semanit, bregut të Ishullit të Sazanit“ 62.

Me qëllim studimin e hollësishëm të kësaj hapësire atë do ta ndajmë në gjashtë zona, të cilat i përgjigjen si të thelluarave të krijuara në bregdet ashtu edhe vijave të drejta bazë të përcaktuara me ligj. Studimin e rajonit bregdetar të Detit Adriatik e ka bërë edhe Departamenti i Shtetit të SHBA, të cilët gjithashtu e kanë ndarë në gjashtë zona. Nga studimi i bërë nga SHBA rezulton se vetëm Gjiri i Drinit dhe Gjiri i Vlorës plotësojnë kriteret për tu klasifikuar si gjire juridik. Ndërsa, vija tjetër e bregdetit, nga Kepi i Rodonit deri tek Derdhja e Lumit Vjosa nuk plotëson këtë kriter63).

Megjithatë në këtë studim, vija e drejtë bazë në këtë rajon është konsideruar ajo e shpallur me ligj, pasi vija e drejtë bazë e Shqipërisë për rajonin e Detit Adriatik (nga Kepi i Rodonit deri tek Derdhja e Lumit Vjosa) është e ligjshme dhe ka fituar legjitimitet të plotë, pasi:

1. Vija e drejtë bazë është plotësisht në përputhje me nenin 7, të UNCLOS 1982.

2. Vija e drejtë bazë ndjek vijën bregdetare.

3. Nuk është kontestuar nga fqinjët detarë të Shqipërisë.

4. Aplikimi i nenit 7 ka përfshirë 220 km2 (24%) më shumë det të brendshëm se aplikimi vetëm i nenit 10 të UNCLOS 1982.

5. Ka shkaktuar vetëm 113 km2 zotërim të detit territorial ose 51% të 220 km2 det të brendshëm.

6. Sipërfaqja e detit territorial shtesë të përfituar nuk është e madhe. Ka spostuar kufirin e detit territorial vetëm 680 m (3% të gjerësisë prej 12 milje detare)

7. Nuk kufizon lirinë e lundrimit në det të hapur.

8. Është marrë në konsideratë gjatë Marrëveshjes për Delimitimin e Shelfit Kontinental me Italinë në vitit 1992.

9. Është marrë në konsideratë gjatë negociatave për Marrëveshjes për delimitimin e detit territorial me ish Jugosllavinë në vitit 1977, marrëveshje e cila nuk u finalizua jo për kontestime të vijës së drejtë bazë.

62 Dekreti Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Per kufirin e RPSSH”, neni 4. 63 Përllogaritjet për Rajonin e Detit Adriatik janë ato të bëra nga Departamenti i Shtetit të SHBA dhe të pasqyruara në Hartën e prodhuar nga në vitin 1995 që pasqyron vijën e drejtë bazë të Shqipërise nga Derdhja e Lumit Buna deri ne Kepin e Gjuhëzës (Deti Adriatik). (Shënim i autorit)

DERI ADRIATIK

VDB

(md) DB (km2) GJR (km2) DIF(KM2)

ZONA A 15.649 439.547 329.503 110.044

ZONA B 12.3 91.622 115.636 -24.014

ZONA C 16.1 117.717 121.542 -3.825

ZONA D 19.3 104.61 38.869 65.741

ZONA E 10.169 37.898 37.898

ZONA F 15.8 345.328 310.828 34.5

Shuma 89.318 1136.722 916.378 220.344

Të dhënat e gjireve dhe vijës së drejtë bazë të Rajonit të

Detit Adriatik

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 53 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 54 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 55 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 56 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 57 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 58 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 59 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 60 në 97

Rajoni i Detit Jon. Rajoni bregdetar i Detit Jon paraqet një vijë bregdetare të thyer por në pjesën më të madhe të tij qartësisht të dallueshme dhe kryesisht bregdet gërryes. Vija bregdetare e këtij rajoni është mbyllur pjesërisht me vijë të drejtë bazë nga Kepi i Gjuhëzës tek Gjiri i Arushës dhe mandej nga Gjiri i Gramës, Kepi i Panormës, Kepi i Kavadonit, Kepi i Qefalit dhe deri tek Kepi i Mërtesës (Kepi i Sarandës). Dekreti Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”, neni 4 nuk mbylli me vijë të drejtë bazë bregdetin jonian. Kjo mbyllje u bë me ndryshimin që ju bë Dekretit Nr. 4650 me Dekretin Nr. 5384, datë 23.2.197664. Ligji 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin e RSH” shfuqizoi Dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”, duke ruajtur formulimin e mëparshëm të vijës së drejtë bazë nga Derdhja e Lumit Buna deri tek Kepi i Mërtesës (Sarandës) 65.

Legjislacioni aktual përfshin vetëm nenin 3 të Ligjit Nr. 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të RSH”, i cili u rikthye në fuqi me ndryshimin që ju bë ligjit 9861 datë 24.1.2008 me Ligjin Nr. 60/2012 datë 25 prill 2012. Pra, aktualisht legjislacioni shqiptar për vijën e drejtë bazë vazhdon të ketë në fuqi mbylljen me vijë të drejtë bazë të bregdetit shqiptar për rajonin e Detit Jon nga Kepi i Gjuhëzës deri tek Kepi i Mërtesës, po ashtu siç u përcaktua

64 Përmbledhës i Përgjithshëm i Legjislacionit në Fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1945-1985. Volumi i Dytë. Tiranë 1986. 65 Qendra e Publikimeve Zyrtare – http://www.qpz.gov.al

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 61 në 97

nga Dekreti Nr. 4650 i vitit 1976. Nga të gjitha të thelluarat e bregdetit ne rajonin jonian vetëm Gjiri i Panormës plotëson kriteret e gjirit juridik, sipas vijës së hedhur.

Me qëllim studimin e hollësishëm të kësaj hapësire (Detit Jon) atë do ta ndajmë në dhjetë zona, të cilat i përgjigjen si të thelluarave të krijuara në bregdet ashtu edhe vijave të drejta bazë të përcaktuara me ligj. Nga dhjetë zona, gjashtë i përkasin vijës bregdetare ku vija e drejtë bazë është deklaruar me ligjin në fuqi Nr. 60/2012 datë 25 prill 2012. Ky rajon nuk është studiuar me parë nga pikëpamja e ndërtimit të vijës së drejtë bazë.

Gjiri i Sarandës. Formohet midis Kepit Denta në jug dhe Kepit Paladha ne veriperëndim66. Kjo vijë (2,36 milje detare) mbyll një të thelluar që përfaqëson gji juridik, dhe plotëson kriteret e nenit 10 të UNCLOS 1982. Në fakt, me ligj është mbyllur nga Kepi i Qefalit deri tek Kepi i Mërtesës (7,35 milje detare), një sipërfaqe prej 43,883 km2, dhe që nuk plotëson kushtet e gjirit juridik, por është e mbyllur me vijë të drejtë bazë me ligj në përputhje me nenin 7 të UNCLOS 1982.

Gjiri i Sarandës u mbyll për herë të parë me vij të drejtë bazë me Dekretin Nr. 5384, datë 23.2.1976. Kjo vijë lidhte Kepin e Qefalit me Kepin e Mërtesës dhe ishte e gjatë 7,35 milje detare dhe mbyllte një sipërfaqe prej 43,883 km2. Me Ligjin 9861 datë 24.1.2008 u shfuqizua vija e drejtë bazë e Gjirit të Sarandës (Kepi i Qefalit - Kepi i Mërtesës) , por ajo u rivendos me Ligjin 60/2012 datë 25 prill 2012. Gjatë negocimit dhe firmosjes së Marrëveshjes Detare me Greqinë, Gjiri i Sarandës është konsideruar i hapur, duke u mbyllur vetëm hapësira në brendësi të vijës që bashkon Kepin Paladha me Kepin Denta.

Ka patur shumë diskutime për ta shpallur Gjirin e Sarandës me statusin e gjirit historik. Gjiri i Sarandës në përputhje me UNCLOS 1982 nuk mund të shpallet gji historik, pasi nuk plotëson kriteret e gjirit juridik, sipas vijës mbyllëse, Kepi i Qefalit dhe Kepi i Mërtesës. Njëkohësisht, mbyllja e tij si gji historik do të kërkonte njohje ndërkombëtare, një praktik jo e lehtë për tu provuar sovraniteti i shtetit dhe arritur njohjen ndërkombëtare. I gjithë ky diskutim, nuk ka vlerë edhe për faktin se ky gji është mbyllur me ligj në përputhje të nenit 7 të UNCLOS 1982.

Gjiri i Tetranisit. Gjiri i Tetranisit formohet midis Kepit të Mërtesës dhe Kepit të Qafës së Përmetit. Në brendësi të tij gjenden katër ishuj të vegjël. Gjiri i Tetranisit paraqet karakteristikat e një gjiri të ligjshëm, pasi sipërfaqja e gjirit është 3,368 km2, ndërsa sipërfaqja e gjysmërrethit është 3.155 km2, me një diferencë pozitive prej 0,213 km. Vija mbyllëse e Gjirit të Tetranisit, midis Kepit të Mërtesës dhe Kepit të Qafës së Përmetit është 1,41 milje detare.

Gjiri i Tetranisit nuk ka qenë asnjëherë i mbyllur me vijë bazë me ligj. Gjatë Marrëveshjes Detare me Greqinë ai u mbyll midis Kepit të Mërtesës dhe Kepit të Qafës së Përmetit, në një distancë prej 1,41 milje detare. Mbyllja e tij është plotësisht në përputhje me nenin 10 (1) të UNCLOS 1982, por nuk është i shpallur me ligj në përputhje me nenin 16 të UNCLOS 1982.

66 Udhëzuesi i Lundrimit për Detin Adriatik dhe Jon (Bregdeti Shqiptar). Shtëpia Botuese e Ushtrisë. Botimi I Dytë. Viti 1992. Faqe 66.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 62 në 97

Gjiri i Butrintit. Formohet gjeografikisht ndërmjet Kepit të Shën Nikollës në jug dhe Hundës së Kazanit në veri. Nga pikëpamja juridike ai mund të mbyllet midis Kepit tek Pema e Thatë dhe Kepit Jugor të Grykës së Batit. Kjo vijë është e gjatë 3,51 milje detare dhe mbyll një sipërfaqe prej 4,093 km2. Sipërfaqja e gjysmërrethit me diametër 3,51 milje detare është 16,59 km2. Pra, sipas kësaj vije Gjiri i Butrintit nuk mund të mbyllet në përputhje me nenin 10 (1), por 7 të UNCLOS 1982, por nuk është i shpallur me ligj në përputhje me nenin 16 të UNCLOS 1982.

Gjiri i Butrintit nuk ka qenë asnjëherë i mbyllur me vijë bazë me ligj. Gjatë Marrëveshjes Detare me Greqinë ai u mbyll midis Kepit të Shën Nikollës deri tek Kepi i Mëhillit, me një vijë 1,43 milje detare. Mbyllja e tij u bë në përputhje me nenin 10 (1) të UNCLOS 1982.

Kepi i Stillos. Vija detare pranë Kepit të Stillos, nga Kepi Jugor i Grykës së Batit – Kepi i Stillos – Ishulli i Stillos – Kepi Lindor i Grykës së Fojkanos nuk ka qenë asnjëherë e mbyllur me vijë të drejtë bazë. Ky rajon mund të mbyllet me vijë të drejtë bazë në përputhje me nenin 7 të UNCLOS 1982. Gjatë Marrëveshjes Detare me Greqinë u mbyll vetëm Gryka e Fokjanos në përputhje me nenin 10 (1) të UNCLOS 1982.

Gjiri i Ftelias. Gjiri i Ftelias nuk mund të mbyllet me vijë bazë, pasi është gji që u takon dy shteteve: Shqipërisë dhe Greqisë. Por, pjesa e bregdetit shqiptar në Gjirin e Ftelias (Kepi Lindor i Grykës së Fokjanos – Ishulli Tongo – Kufiri tokësor me Greqinë) mund të mbyllet me vijë të drejtë bazë në përputhje me nenin 7 të UNCLOS 1982. Gjatë Marrëveshjes Detare me Greqinë u mbyll vetëm pjesa detare në brendësi të Ishullit Tongo me nenin 10 (1) të UNCLOS 1982, por nuk është i shpallur me ligj në përputhje me nenin 16 të UNCLOS 1982.

Në rajonin e Detit Jon të Shqipërisë qysh prej vitit 1976 ka qenë e mbyllur me vijë të drejtë bazë nga Kepi i Gjuhëzës tek Gjiri i Arushës dhe mandej nga Gjiri i Gramës, Kepi i Panormës, Kepi i Kavadonit, Kepi i Qefalit dhe deri tek Kepi i Mërtesës (Kepi i Sarandës). Por Marrëveshja Detare me Greqinë është ndikuar vetëm nga rajoni që përfshin Gjirin e Gramës – Kepi i Panormës – Kepi i Kavadonit – Kepi i Qefalit – Kepi i Mërtesës. Duke u shfuqizuar vija e drejtë bazë me Ligjin 9861, datë 24.1.2008, vija nga e cila u spostua matja e vijës delimituese drejt lindjes, duke përjashtuar nga përllogaritja një sipërfaqe prej 145,908 km2. Duke i shtuar kësaj sipërfaqe edhe sipërfaqen e Gjirit të Korfuzit prej 72 km2, që ndikoi në spostimin e vijës delimituese drejt lindjes, gabimi në llogaritjen e detit të brendshëm është 217,908 km2.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 63 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 64 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 65 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 66 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 67 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 68 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 69 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 70 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 71 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 72 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 73 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 74 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 75 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 76 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 77 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 78 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 79 në 97

PJESA IV

IX. VLERËSIMI I VARIANTEVE PËR NDËRTIMIN E VIJËS BAZË TË REPUBLIKËS SË SHQPËRISË

Siç, e theksuam edhe më lartë, vija bazë e Republikës së Shqipërisë për rajonin e Detit Adriatik (Derdhja e Lumit Buna deri tek Kepi i Gjuhëzës) është ndërtuar qysh në vitin 1970 me Dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970, ndërsa për bregdetin e rajonit të Detit Jon nga Kepi i Gjuhëzës deri tek Gjiri i Arushës dhe nga Gjiri i Gramës deri tek Kepi i Mërtesës është ndërtuar qysh në vitin 1976 me Dekretin Nr. 5384, datë 23.2.1976. Vija bregdetare nga

Gjiri i Arushës deri tek Gjiri i Gramës dhe nga Kepi i Mërtesës deri tek Gjiri i Ftelias, është vijë bazë normale (vija bregdetare), pavarësisht se Gjiri i Tetranisit dhe Gjiri i Butrintit plotësojnë kriteret për tu klasifikuar gjire të ligjshëm dhe mund të mbyllen në përputhje me nenin 10 (1), kurse pjesa tjetër e bregdetit mund të mbyllet me vijë të drejtë bazë në përputhje me nenin 7 të UNCLOS 1982.

Për të bërë vlerësimin e nevojshëm të sistemit të vijës bazë të Shqipërisë, do të vijojmë vlerësimin sipas rajoneve detare të Detit Adriatik dhe Detit Jon.

Rajoni i Detit Adriatik. Vija bazë në rajonin e Detit Adriatik (Derdhja e Lumit Buna deri tek Kepi i Gjuhëzës) është ndërtuar qysh në vitin 1970 me Dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970. Ajo tashmë është e ligjshme dhe nuk është kontestuar nga fqinjët tanë detar. Përkundrazi, është përdorur për arritjen e Marrëveshjes së delimitimit të shelfit kontinental me Italinë

Vija bazë e Republikës së Shqipërisë në Rajonin e Detit Adriatik

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 80 në 97

në vitin 1992, si dhe marrëveshjen e papërfunduar për delimitimin e detit territorial me ish Jugosllavinë në vitin 1977. Kjo vijë:

1. Është plotësisht në përputhje me nenin 7 dhe 10 të UNCLOS 1982.

2. Ndjek vijën bregdetare pa krijuar deformime të saj.

3. Ka shkaktuar vetëm 113 km2 zotërim të detit territorial të Shqipërisë nga deti ndërkombëtar, një sipërfaqe e papërfillshme krahasuar me detin kombëtar të Shqipërisë.

4. Nuk kufizon lirinë e lundrimit në det të hapur.

5. Pavarësisht se është kontestuar përpara viteve 90-të nga SHBA, sot kjo kundërshti mund të konsideruar e tejkaluar.

Duke marrë në konsideratë vlerësimin e mësipërm, Republika e Shqipërisë duhet të vazhdoj të ruaj vijën bazë në Rajonin e Detit Adriatik të ndërtuar me Dekretin Nr. 4650 datë 9.3.1970, por vetëm ta paraqesë atë në përputhje me formatin e kërkuar nga Neni 16 të UNCLOS 1982.

Rajoni i Detit Jon. Vija bazë e Republikës së Shqipërisë në rajonin e Detit Jon është komplekse dhe përfshin:

A. Nga Kepi i Gjuhëzës deri tek Kepi i Mërtesës (duke përjashtuar bregdetin nga Gjiri i Arushës deri tek Gjiri i Gramës), është vijë e drejtë bazë e ndërtuar me Dekretin Nr. 5384, datë 23.2.1976, në përputhje me nenin 7 të UNCLOS 1982;

B. Nga Gjiri i Arushës deri tek Gjiri i Gramës dhe nga Kepi i Mërtesës deri tek Gjiri i Ftelias, vija bazë është vijë normale (vija bregdetare), në përputhje me nenin 5 të UNCLOS 1982,

A. Vija bazë, nga Kepi i Gjuhëzës deri tek Kepi i Mërtesës (duke përjashtuar bregdetin nga Gjiri i Arushës deri tek Gjiri i Gramës), është përdorur për arritjen e Marrëveshjes së Delimitimit të Shelfit Kontinental me Italinë në vitin 1992. Kjo vijë:

1. Është plotësisht në përputhje me nenin 7 dhe 10, të UNCLOS 1982. Vetëm vija e drejtë bazë që mbyll Gjirin e Panormës është në përputhje me nenin 10 të UNCLOS 1982.

2. Ndjek vijën bregdetare pa krijuar deformime të saj.

3. Nuk kufizon lirinë e lundrimit në det të hapur.

Duke marrë në konsiderate vlerësimin e mësipërm, Republika e Shqipërisë duhet të vazhdoj të ruaj vijën bazë në Rajonin e Detit Jon, nga Kepi i Gjuhëzës deri tek Kepi i Mërtesës (përveç bregdetit nga Gjiri i Arushës deri tek Gjiri i Gramës), të ndërtuar me Dekretin Nr. 5384, datë 23.2.1976, por vetëm ta paraqesë atë në përputhje me formatin e kërkuar nga neni 16 i UNCLOS 1982.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 81 në 97

B. Vija bazë, nga Kepi i Mërtesës deri tek Gjiri i Ftelias mund të aplikohen katër variante për vijën e drejtë bazë:

1. Vijë bazë normale (vija bregdetare) (VARIANTI 1);

2. Vijë bazë e drejtë (me mbylljen e Gjirit të Butrintit sipas vijës së drejtë bazë nga Kepi i Shkallës deri tek Kepi Jugor i Grykës së Batit) (VARIANTI 2A);

3. Vijë bazë e drejtë (me mbylljen e Gjirit të Butrintit sipas vijës së drejtë bazë nga Kepi i Pemës së Thatë tek Kepi i Mëhillit) (VARIANTI 2B);

4. Vijë bazë e drejtë (duke mbyllur katër gjiret sipas Marrëveshjes Detare me Greqinë të vitit 2009 dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetues në vitin 2010 (VARIANTI 3).

Variantet e paraqitura më lart janë kombinacionet më të përshtatshme për interesa e Shqipërisë për krijimin e detit të brendshëm në këtë zonë dhe për arritjen e një marrëveshje delimituese të detit territorial me Greqinë me përfitim optimal. Secili nga variantet e paraqitura ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Vlerësimi i mëposhtëm pavarësisht se trajton të gjithë bregdetin e Shqipërisë është i varur plotësisht nga zgjidhja për rajonin nga Kepi i Mërtesës deri tek Gjiri i Ftelias, pasi për pjesën tjetër nuk rekomandohet ndryshimi ligjit aktual.

VARIANTET PER ZONAT M, N, O, P (Kanali i Korfuzit)

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 82 në 97

VARIANTI 1

Konsiston në ruajtjen e vijës së bazë sipas ligjit aktual, duke mbajtur të mbyllur me vijë të drejtë bazë vijën bregdetare nga Derdhja e Lumit Buna deri tek Kepi i Mërtesës dhe vijë bazë normale nga Gjiri i Arushës tek Gjiri i Gramës dhe nga Kepi i Mërtesës deri në Gjirin e Ftelias.

Anët pozitive:

1. Është e miratuar me ligj nga viti 1976;

2. Është i pranuar tashmë dhe nuk ka kontestime.

Anët Negative:

1. Lë të hapur rajonin jugor nga Gjiri i Arushës tek Gjiri i Gramës , si dhe nga Kepi i Mërtesës deri në kufirin tokësor me Greqinë (Gjiri i Ftelias);

2. Nuk mbyll dy gjire të ligjshëm: Gjirin e Tetranisit dhe Gjirin e Butrintit.

VARIANTI 1

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 83 në 97

VARIANTI 2A

Konsiston në ruajtjen e vijës së drejtë bazë sipas ligjit aktual, duke mbajtur të mbyllur me vijë të drejtë bazë vijën bregdetare nga Derdhja e Lumit Buna deri tek Kepi i Mërtesës. Vija bregdetare nga Gjiri i Arushës tek Gjiri i Gramës dhe nga Kepi i Mërtesës deri në Gjirin e Ftelias të jetë e mbyllur me vijë të drejtë bazë (me mbylljen e Gjirit të Butrintit sipas vijës së drejtë bazë nga Kepi i Shkallës deri tek Kepi Jugor i Grykës së Batit - VARIANTI N2A).

Anët pozitive:

1. Bën mbyllje të plotë të vijës bregdetare;

2. Krijon detin e brendshëm me sipërfaqe maksimale;

3. Është komod për delimitimin e hapësirave detare.

4. Mbyll dy gjiret e ligjshëm: Gjirin e Tetranisit dhe Gjirin e Butrintit.

Anët Negative:

1. Mund të ketë kontestime për rajonin jugor;

2. Gjiri i Butrintit kërkon negocim.

VARIANTI 2A

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 84 në 97

VARIANTI 2B

Konsiston në ruajtjen e vijës së drejtë bazë sipas ligjit aktual, duke mbajtur të mbyllur me vijë të drejtë bazë vijën bregdetare nga Derdhja e Lumit Buna deri tek Kepi i Mërtesës. Vija bregdetare nga Gjiri i Arushës tek Gjiri i Gramës dhe nga Kepi i Mërtesës deri në Gjirin e Ftelias të jetë e mbyllur me vijë të drejtë bazë (me mbylljen e Gjirit të Butrintit sipas vijës së drejtë bazë nga Kepi te Pema e Thatë deri tek Kepi i Mëhillit – VARIANTI N2B).

Anët pozitive:

1. Bën mbyllje të plotë;

2. Krijon detin e brendshëm me pothuajse sipërfaqe maksimale;

3. Është komod për delimitimin e hapësirave detare.

4. Mbyll dy gjiret e ligjshëm: Gjirin e Tetranisit dhe Gjirin e Butrintit.

Anët Negative:

1. Mund të ketë kontestime për rajonin jugor;

2. Lejon pothuajse maksimizim të delimitimit të detit territorial.

VARIANTI 2B

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 85 në 97

VARIANTI 3

Konsiston në ruajtjen e vijës së drejtë bazë sipas ligjit aktual, duke mbajtur të mbyllur me vijë të drejtë bazë vijën bregdetare nga Derdhja e Lumit Buna deri tek Kepi i Mërtesës me përjashtim nga Gjiri i Arushës deri tek Gjiri i Gramës. Vija bregdetare nga Kepi i Mërtesës deri në Gjirin e Ftelias të jetë e mbyllur me katër vijë të drejta bazë sipas Marrëveshjes Detare me Greqinë të vitit 2009 dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetues në vitin 2010 (Gjiri i Tetranisit, Gjiri i Butrintit sipas vijës së drejtë bazë nga Kepi te Pema e Thatë deri tek Kepi i Mëhillit, Gryka e Fokjanos dhe Ishulli Tongo).

Anët pozitive:

1. Nuk mund të ketë kontestime për rajonin jugor;

2. Krijon oportunitet të lartë për delimitimin e hapësirave detare.

3. Mbyll dy gjiret e ligjshëm: Gjirin e Tetranisit dhe Gjirin e Butrintit.

Anët Negative:

1. Nuk bën mbyllje të plotë;

2. Është pothuajse komodë për rajonin jugor.

VARIANTI 3

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 86 në 97

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 87 në 97

Si përfundim, duke vlerësuar të katër variantet e mësipërme variantet 2A dhe 2B janë ato që plotësojnë më mire dy kushte:

1. Përmbushja e interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë për përfshirje maksimale të detit të brendshëm dhe oportunitet të lartë gjatë marrëveshjeve delimituese;

2. Paraqitja e vijës së drejtë bazë në përputhje me UNCLOS 1982.

Përzgjedhja e njërit prej tyre do të varet nga zgjidhja që do bëhet për Gjirin e Korfuzit (cili do të jetë pozicioni i Shqipërisë lidhur me mbylljen e tij) dhe pozicioni i Greqisë mbi mbylljen e Gjirit të Butrintit. Kombinacionet e mundshme mund të jenë:

1. Gjiri i Korfuzit i mbyllur me ligj nga Greqia – Varianti 2A;

2. Gjiri i Korfuzit i mbyllur me marrëveshje me Shqipërinë – Varianti 2A;

3. Gjiri i Korfuzit i hapur – Varianti 2B.

X. PËRMBLEDHJE E HAPËSIRAVE DETARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Republika e Shqipërinë minimalisht, pa marrë në konsideratë kundërshtitë për hapësirat detare me fqinjët detarë ka:

1. 1315.3 km2 – det të brendshëm;

2. 4783.2 km2 – det territorial;

3. 6098.4 km2 – det kombëtar (det i brendshëm dhe det territorial). Kjo sipërfaqe

përbën 21% të sipërfaqes së territorit tokësor. Në këtë hapësirë Shqipëria ushtron

sovranitet të plotë.

4. 5144.6 km2 – shelf kontinental dhe zonë ekonomike ekskluzive. Në këtë hapësirë

Shqipëria ushtron të drejta sovrane.

5. 11243.0 km2 – sipërfaqja e përgjithshme e hapësirës detare të Shqipërisë që i

takojnë në bazë të së Drejtës Detare. Kjo sipërfaqe përbën 39,1 % të sipërfaqes së

territorit tokësor.

Këto përllogaritje janë bërë mbështetur në hipotezat e mëposhtme:

1. Në sipërfaqen e përgjithshme detare të Shqipërisë prej 11243.0 km2 nuk është

përfshirë sipërfaqja e kontestueshme me fqinjët prej rreth 470 km2 dhe që përbën

4,2% të sipërfaqes aktuale .

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 88 në 97

2. Vija delimituese me Malin e Zi është konsideruar ajo sipas Protokollit të Firences.

Kundërshtia e Shqipërisë është për 353 km2 det nga të cilat 132 km2 det territorial

dhe 221 km2 shelf kontinental dhe zonë ekonomike ekskluzive.

3. Kufijtë e zonës ekonomike ekskluzive me Italinë, Greqinë dhe Malin e Zi përputhen

me ato të shelfit kontinental, pasi për delimitimin e tij është përdorur metodologjia

e vijës së mesme dhe vijës me distanca të barabarta, që përdoret nga UNCLOS 1982

për zonën ekonomike ekskluzive.

4. Vijë delimituese me Greqinë është marrë ajo e Marrëveshjes midis Republikës së

Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të

shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së Drejtës

Detare e 27 prillit 2009. Kontestimi i Shqipërisë shkon midis 110-120 km2.

5. Vija e drejtë bazë e Republikës së Shqipërisë është marrë ajo sipas Variantit 2A të

këtij studimi.

6. Janë përllogaritur në mënyrë të përafërt pikat treshe për delimitimin e shelfit

kontinental midis Shqipërisë-Italisë-Malit të Zi dhe Shqipërisë-Italisë-Greqisë

Harta e hapësirave detare të Republikës së Shqipërisë

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 89 në 97

TABELA

E TË DHËNAVE MBI SIPËRFAQET DHE DISTANCAT E HAPËSIRAVE DETARE TË RSH

Kodi Pikat në

Hartë EMERTIMET KM MD KM2 MD2 %

A1 Sipërfaqja e territorit tokësor 28748.0 8381.6

B1 (1-2) Gjatësia e vijës bregdetare 407.0 219.8

C1 (1-2) Gjatësia e VDB 272.9 147.4

C2 1-2-VB Sipërfaqja e DB 1315.3 383.5

D1 1-6 Gjatësia e vijës delimituese të DT me Malin e Zi 32.3 17.5

D2 3-6 Gjatësia e vijës së kufirit të DT me detin e hapur 182.7 98.7

D3 2-3 Gjatësia e vijës delimituese të DT me Greqinë 92.4 49.9

D4 1-2-3-6 Sipërfaqja e DT 4783.2 1394.6

D5 2-3-6-1 Kufiri i përgjithshëm i DT (D5=D1+D2+D3) 307.4 166.0

D6 Sipërfaqja e detit kombëtar (D6=C2+D4) 6098.4 1778.0

D7 Raporti i territorit detar dhe tokësor kombëtar (D7=D4/A1*100) 21.2

D8 Raporti midis DB dhe DT (D8=C2/D4*100) 27.5

E1 5-6 Gjatësia e vijës delimituese të SHK/ZEE me Malin e Zi 70.2 37.9

E2 4-5 Gjatësia e vijës kufirit të SHK/ZEE me Italinë 143.6 77.5

E3 3-4 Gjatësia e vijës delimituese e SHK/ZEE me Greqinë 27.0 14.6

E4 3-4-5-6 Sipërfaqja e SHK/ZEE 5144.6 1499.9

E5 3-4-5-6 Kufiri i përgjithshëm i SHT/ZEE (D5=E1+E2+E3) 240.7 130.0

F1 Sipërfaqja e përgjithshëm e hapësirës detare (F1=D6+E4) 11243.0 3277.9

F2 Raporti i SHK/ZEE me detin kombëtar (F2=E4/D6*100) 84.4

F3 1-6-5 Kufiri i përgjithshëm detar me Malin e Zi (F2=D1+E1) 102.5 55.3

F4 4-5 Kufiri i përgjithshëm detar me Italinë (F4=E2) 143.6 77.5

F5 2-3-4 Kufiri i përgjithshëm detar me Greqinë (F5=D3+E3) 119.4 64.5

F6 Raporti i hapësirës detare me atë tokësore (F6=F1/A1*100) 39.1

XI. DRAFT LIGJI PËR KUFIJTE DETARË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Mbështetur në konkluzionet e këtij studimi rekomandoj si vijë të drejtë bazë të Republikës së Shqipërisë Variantin 2A, variant i mbështetur nga Forcat Detare në vitin 2012. Projekt-ligji për kufijtë detarë të Republikës së Shqipërisë është një përmirësim i projekt-ligjit të propozuar nga Forca Detare në vitin 2012 Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme.

Draft-ligji për përmirësimin e legjislacionit të Republikës së Shqipërisë për kufijtë detarë dhe të vijës bazë për arritjen e qëllimeve të mëposhtme:

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 90 në 97

1. Përmirësimin e vijës bazë të Republikës së Shqipërisë, e cila të jetë vijë e drejtë përgjatë gjithë bregdetit. Kjo do të mundësoj përfshirjen në detin e brendshëm të sipërfaqes detare maksimale të mundshme, si dhe do të optimizoj në interes kufijtë e jashtëm të hapësirave të tjera detare;

2. Paraqiten e vijës së drejtë bazë me koordinata gjeografike atje ku ajo është vijë e drejtë bazë në përputhje me formatin e kërkuar nga nenin 16 të UNCLOS 1982

3. Deklarimin e pretendimeve detare të Shqipërisë në kufijtë maksimal të lejuar nga UNCLOS 1982, dhe

4. Duke e përfshirë në Kodin Detar, kufijtë detarë do të miratohen në përputhje me nenin 81(2) të Kushtetutës së Shqipërisë.

P R O J E K T L I G J

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

LIGJ

Nr.______, datë __.___._____

PËR NJË NDRYSHIM TË LIGJIT NR. 9251, DATË 8.7.2004 “PËR KODIN DETAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 12 i Ligjit Nr. 9251, datë 8.7.2004 ndryshon si me poshtë:

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 91 në 97

Neni 1

Neni 12 “Hapësirat detare” ndryshon si më poshtë:

Neni 12 (a)

Hapësirat detare të Republikës së Shqipërisë përbehen si më poshtë:

a) deti i brendshëm;

b) deti territorial;

c) hapësira ajrore

ç) zona fqinje (në vazhdim);

d) zona ekskluzive ekonomike;

f) shelfi kontinental;

g) zona e kërkimit dhe shpëtimit në det (SAR).

Neni 12 (b)

Kufijtë shtetërorë detar të Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare dhe në aktet e tjera ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të përfunduara mes shtetit shqiptar dhe shteteve fqinje. Ai nuk mund të ndryshoj përveçse në bazë të marrëveshjeve, akteve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura dhe të nënshkruara nga Shteti Shqiptar.

Neni 12 (c)

Vija bazë (e drejtë) detare e Republikës së Shqipërisë është vija e përftuar nga bashkimi i pikave të mëposhtme:

SISTEMI I VIJËS SË DREJTË BAZË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

PIKA E FILLIMIT PIKA E MBARIMIT

DETI ADRIATIK

Nga Derdhja e Lumit Buna (41°50'46.67" V - 19°22'34.74" L)

Deri tek Kepi i Rodonit (Kepi i Skënderbeut) (41°35'14.89" V - 19°26'39.59" L)

Nga Kepi i Rodonit (Kepi i Skënderbeut) (41°35'14.89" V - 19°26'39.59" L)

Kepi i Palit (Bishti i Pallës) (41°24'49.16" V - 19°23'28.89" L)

Kepi i Palit (Bishti i Pallës) (41°24'49.16" V - 19°23'28.89" L)

Deri tek Kepi i Lagjit (Kalaja e Turrës, Kepi i Selitës) (41° 8'46.19" V - 19°26'7.98" L)

Deri tek Kepi i Lagjit (Kalaja e Turrës, Kepi i Selitës) (41° 8'46.19" V - 19°26'7.98" L)

Deri tek Derdhja e Lumit të Semanit (40°49'42.46" V - 19°21'47.19" L)

Deri tek Derdhja e Lumit të Semanit (40°49'42.46" V - 19°21'47.19" L)

Deri tek Derdhja e Lumit të Vjosës (40°40'3.33"V - 19°19'0.48" L)

Deri tek Derdhja e Lumit të Vjosës (40°40'3.33"V - 19°19'0.48" L)

Tek Kepi Perëndimor i Ishullit të Sazanit (40°30'19.99" V - 19°15'50.70" L dhe deri tak Kepi i Gjuhëzës (40°25'13.36" V - 19°17'20.73"

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 92 në 97

SISTEMI I VIJËS SË DREJTË BAZË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

PIKA E FILLIMIT PIKA E MBARIMIT

L)

DETI JON

Nga Kepi i Gjuhëzës (40°25'13.36" V - 19°17'20.73" L)

Tek Kepi i Gjirit të Arushës (Hunda e Gjimarës) (40°18'30.56" V - 19°22'19.14"L), tek Pika (40°17'54.81" V - 19°22'48.64" L), tek Kepi Jugor i Grykës së Gjimbirit (40°14'8.20" V - 19°26'36.89" L) dhe eri tek Kepi Jugor i Gjirit të Gramës (40°12'50.36" V - 19°28'23.83" L)

Nga Kepi i Gjirit të Arushës (Hunda e Gjimarës) (40°18'30.56" V - 19°22'19.14"L)

Tek Pika (40°17'54.81" V - 19°22'48.64" L), tek Kepi Jugor i Grykës së Gjimbirit (40°14'8.20" V - 19°26'36.89" L) dhe eri tek Kepi Jugor i Gjirit të Gramës (40°12'50.36" V - 19°28'23.83" L)

Nga Kepi Jugor i Gjirit të Gramës (40°12'50.36" V - 19°28'23.83" L)

Deri tek Kepi i Panormës (40° 3'27.90" V - 19°46'32.61" L)

Nga Kepi i Panormës (40° 3'27.90" V - 19°46'32.61" L)

Deri tek Kepi i Kavadonit (40° 2'50.33" V - 19°47'42.90" L)

Nga Kepi i Kavadonit (40° 2'50.33" V - 19°47'42.90" L)

Deri tek Kepi i Qefalit (39°54'1.65"V - 19°54'53.11" L)

Nga Kepi i Qefalit (39°54'1.65"V - 19°54'53.11" L)

Deri tek Kepi i Mërtesës (39°47'38.98" V - 19°59'35.07" L)

Nga Kepi i Mërtesës (39°47'38.98" V - 19°59'35.07" L)

Tek Kepi i Qafës së Përmetit (39°46'9.38" V - 19°59'3.15" L) dhe deri tek Kepi i Shkallës (39°45'15.74" V - 19°58'22.79"L)

Nga Kepi i Shkallës (39°45'15.74" V - 19°58'22.79"L)

Deri tek Kepi Jugor i Grykës së Batit (39°41'45.13" V - 19°58'50.53" L)

Nga Kepi Jugor i Grykës së Batit (39°41'45.13" V - 19°58'50.53" L)

Tek Kepi i Stillos (39°41'21.19" V - 19°58'57.85" L), tek Bregu Jugor i Ishullit të Stillos (39°41'6.64" V - 19°59'23.02" L) dhe deri tek Kepi Lindor i Grykës së Fokjanos (39°41'8.87" V - 19°59'57.38" L)

Nga Kepi Lindor i Grykës së Fokjanos (39°41'8.87" V - 19°59'57.38" L)

Tek Bregu Lindor i Ishullit Tongo (39°41'21.96" V - 20° 0'24.83" L) dhe deri tek Kufiri Tokesor Shqipëri – Greqi (39° 41' 30.05” V - 20° 00' 30.87” L)

Neni 12 (d)

Deti i brendshëm i Republikës së Shqipërisë është sipërfaqja detare që krijohet ndërmjet vijës bregdetare dhe vijës së drejtë bazë të Republikës së Shqipërisë.

Neni 12 (e)

Deti territorial i Republikës së Shqipërisë është sipërfaqja detare kufijtë e të cilës janë vija bazë dhe bashkimi i pikave të brazlarguara 12 milje detare nga vija bazë në drejtim të detit

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 93 në 97

dhe kufijtë e përcaktuar me akte ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe të përfunduara ndërmjet shtetit shqiptar dhe shteteve fqinje detare.

Neni 12 (f)

Hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe mbi detin e brendshëm dhe detin territorial deri në kufijtë e detit territorial.

Neni 12 (g)

Zona fqinje (në vazhdim) e Republikës së Shqipërisë është sipërfaqja detare përtej detit territorial, kufijtë e të cilës janë bashkimi i pikave të brazlarguara 24 milje detare nga vija bazë në drejtim të detit dhe kufijtë e përcaktuar me akte ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe të përfunduara ndërmjet shtetit shqiptar dhe shteteve fqinje detare.

Neni 12 (h)

Zona ekskluzive ekonomike e Republikës së Shqipërisë është sipërfaqja detare përtej detit territorial, kufijtë e të cilës janë bashkimi i pikave të brazlarguara 200 milje detare nga vija bazë në drejtim të detit dhe kufijtë e përcaktuar me akte ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe të përfunduara ndërmjet shtetit shqiptar dhe shteteve fqinje detare.

Neni 12 (i)

Shelfi kontinental i Republikës se Shqipërisë është sipërfaqja e tabanit të fundit të detit dhe nëntoka e tij përtej detit territorial, kufijtë e të cilës janë bashkimi i pikave të brazlarguara 200 milje detare nga vija bazë në drejtim të detit dhe kufijtë e përcaktuar me akte ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe të përfunduara ndërmjet shtetit shqiptar dhe shteteve fqinje detare.

Neni 12 (j)

Zona e kërkimit dhe shpëtimit në det (SAR) e Republikës së Shqipërisë është sipërfaqja detare kombëtare (deti i brendshëm dhe deti territorial), si dhe ajo ndërkombëtare, kufijtë e të cilës përcaktohen me akte ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe të përfunduara ndërmjet shtetit shqiptar dhe shteteve fqinje detare.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI I KUVENDIT

ILIR META

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 94 në 97

KONKLUZIONE

Vija e drejtë bazë është baza e nisjes për përcaktimin dhe legjitimimin e të gjitha hapësirave detare, dhe kjo është përcaktuese për Shqipërinë, si për çdo shtet bregdetar. Ndërtimi i saj në përputhje me UNCLOS 1982 dhe me pragmatizëm, lejon maksimizimin e hapësirave detare sovrane si dhe atyre me të drejta sovrane. UNCLOS 1982, ka fleksibilitetin e mjaftueshëm, veçanërisht të dispozitave specifike, për arritjen e objektivave kombëtare të shteteve bregdetarë. Për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë, të gjitha hapësirat detare të saj, do të përcaktohen ose delimitohen të matura nga vija bazë. Shtetet tanë fqinjë detarë, veçanërisht Italia në shumë raste ka shfrytëzuar me pragmatizëm UNCLOS 1982, për ndërtimin e vijës së drejtë bazë

E ndërtuar qysh në vitin 1970, pavarësisht nga kundërshtitë e SHBA, vija bazë e Shqipërisë tashmë ka fituar legjitimitet. Ajo, në 44 vjet, nuk është kontestuar nga fqinjët tanë detarë, përkundrazi është pranuar dhe shfrytëzuar në marrëveshjen për delimitimin e shelfit kontinental me Italinë, tashmë në fuqi, si dhe në marrëveshjet e tjera të pa finalizuara. Shqipëria, si aderuese në UNCLOS 1982, kërkuar kjo edhe nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në vitin 2003, ka detyrimin të deklaroj vijën bazë në përputhje formatin e kërkuar nga neni 16 të UNCLOS 1982.

Vija bazë e Shqipërisë, pavarësisht se është pranuar tashmë, ajo ka mangësi, por jo esenciale, përmirësimi i të cilave në thelb nuk përbëjnë përfitime strategjike nga ana e shtetit Shqiptar dhe si të tilla mund të përmirësohen në çdo moment. Kështu, vija bazë nuk mbyllë me vijë të drejtë bazë bregdetin në brendësi të Kanalit të Korfuzit dhe formati i paraqitjes së saj, nuk paraqitet në përputhje me nenin 16 të UNCLOS 1982. Bregdetit i Shqipërisë në brendësi të Kanalit të Korfuzit, në Gjirin e Tetranisit dhe të Butrintit, lejon aplikimin e nenit 10 të UNCLOS 1982, si gjire të ligjshëm, dhe në pjesën tjetër nenin 7, si vijë bregdetare me të thelluara dhe ishuj pranë bregdetit.

Duke marrë në konsideratë legjislacionin kombëtar mbi detin, i cili ka nevojë për përmirësime gjithashtu, ka ardhur koha që Shqipëria të hartoj një ligj të plotë për kufijtë detar, legjislacion i cili do ti mundësoj optimizimin e aftësive negociuese në marrëveshjet e ardhshme detare, do të legjitimojë hapësirat detare aktuale, por do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e industrisë detare në të ardhmen. Sot, në kushtet ekzistencës së kundërshtive delimituese të pazgjidhura me fqinjët në krahë, Shqipëria zotëron 11.234 km2 hapësirë detare ose rreth 40% të territorit tokësor, nga të cilat 6098 km2 hapësirë kombëtare me sovranitet të plotë ose rreth 21% të territorit tokësor.

Ky studim, kërkon t’ju rekomandoj autoriteteve politike vendimmarrëse në Shqipëri një draft-ligj për kufijtë detar në Republikën e Shqipërisë. Duke e përfshirë këtë ligj si ndryshim të Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë, rregullohet një handicap kushtetues, ku ligjet për kufijtë e Republikës së Shqipërisë, trajtohen për miratim si ligje me shumicë të zakonshme. Natyrisht, që zgjidhja më e mirë do të ishte një ndryshim kushtetues, i cili të mundësojë miratimin e ligjeve për kufijtë e Republikës së Shqipërisë me tre të pastat në përputhje me Nenin 81(2) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 95 në 97

BIBLOGRAFIA

1. Arben Puto. E Drejta Ndërkombëtare Publike II. Tiranë 2000. 2. Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura. 3. Bernhardt, Rudolf. Encyclopedia of public international law. Amsterdam: North-

Holland. ISBN 0-444-86245-5, Volume 2. (1992) 4. Brittin, Burdick H. International law for seagoing officer. Fifth Edition. Naval

Institute Press. Annapolis. Maryland. 1994. 5. Caffio, Fabio. Glossario di Dirito del Mare. Rivista Marittima. Maj 2001. 6. Canadian Department of National Defense. Handbook on the Law of Naval

Operations, MAOP-331 (Ottava, 1991). 7. Captain George Galdorisi. The United State Law of the Sea: Changing Interests and

New Imperatives. Naval War College Review. Autumn 1996. Newport. RI. Autumn. 1996.

8. Dokumenta të OKB-së mbi të Drejtën e Detit. http://www.un.org/Depts/los/ 9. Dokumentat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. www.un.org 10. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Dokumentet mbi Çështjen e Kanalit të

Korfuzit. www.icj-cij.org/homepage/index 11. Goga, Anastas. Ligji Ndërkombëtar dhe e Drejta Detare. Shtëpia Botuese e Ushtrisë.

Tiranë. 2000. 12. Josnnou, Kraterios M. Greece and the Law of the Sea. Kluwer Law Inernational.

1977. ISBN 90-411-0394-5. 13. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. 14. Manuali – Përmbledhje e ligjeve te detit – Qendra e Shtypit, Botimeve dhe

Përkthimeve Ushtarake. Tirane 2004. 15. Mecollari, Artur. E drejta Ndërkombëtare Detare dhe Interesat Kombëtare. Revista

Ushtarake Nr. 1 2005. 16. Mecollari, Artur. Incidenti i Kanalit te Korfuzit: drejtësi e anuar. Shtypshkronja

TRIPTIK. ISBN 879-99956-600471 17. Meçollari, Artur. Në kërkim të një Strategjie Kombëtare Detare të Republikës së

Shqipërisë. Simpoziumi: Sistemi detar shqiptar dhe përvoja europiane. Universiteti “Ismail Qemali, Vlorë. 14-15 Maj 2010. ISBN 9781609850012.

18. Meçollari Artur. Politika detare e SHBA dhe UNCLOS 1982. Gazeta Ushtria. Nr. 13, 14 dhe 15. Viti 2006.

19. Myron H. Nordquist, University of Virginia. Center for Oceans Law and Policy. Center for Oceans Law and Policy, 1993 - Business & Economics.

20. Milo, Paskal. Të vërtetat e fshehura të Incidentit të Kanalit të Korfuzit. Shtëpia Botuese Toena. 2010.

21. Natalino Ronzitti. Diritto Internazionale per Ufficiali della Marina Militare. Rivista Militare. Roma. 1991.

22. Përmbledhës i Përgjithshëm i Legjislacionit në Fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1945-1985. Volumi i Dytë. Tiranë 1986.

23. Puto, Arben. E Drejta Ndërkombëtare Publike II. Tiranë 2000. 24. Qendra e Publikimeve Zyrtare – http://www.qpz.gov.al 25. Roach and Smith. Excessive Maritime Claims. Naval War College. Volumi 66.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 96 në 97

26. Sokrat, Plaka Dr. E drejta e re detare ndërkombëtare dhe Shqipëria. Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, 2003. P. 123.

27. The Law of the Sea. United Nation Convention on the Law of the Sea. United Nation. New York. 1997.

28. U.S. Department of State. Buletin 68. (Tetor 1986). 29. U.S. Department of the Navy. Annotated Supplement to the Commander’s Handbook

on the Law of Naval Operations, NWP 9 (Rev. A)/FMFM 1-10 (1989). 30. U.S. Department of the Navy. Commander’s Handbook on the Law of Naval

Operations, NWP 9 (Rev. A)/FMFM 1-10 (1989) 31. U.S. Department of the Navy. National Security and the Convention on the Law of

the Sea. Botimi i Dyte. Janar 1996. 32. US Senate. The Third United Nation Law of the Sea Conference. 33. USA NAVY. Operational Law Handbook. Department of the Army.1989. 34. Udhëzuesi i Lundrimit për Detin Adriatik dhe Jon (Bregdeti Shqiptar). Shtëpia

Botuese e Ushtrisë. Botimi I Dytë. Viti 1992.

UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) faqe 97 në 97

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM)

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) është institucion kërkimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel strategjik. Misioni i QKSM është: “Mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të shtetit me studime e kërkime shkencore, rajonale e teknologjike, në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE”.

Në thelb të projekteve kërkimore të QKSM është qasja aplikative e tyre; paraqitja e gjetjeve dhe rekomandimeve cilësore dhe ofrimi i zgjidhjeve dhe alternativave përkatëse për autoritetet vendimmarrëse në procesin e reformave të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

QKSM synon ta realizojë misionin e saj nëpërmjet zhvillimit të projekteve kërkimore si monitorime strategjike, analiza, raste studimore, zhvillim politikash dhe konceptesh, studime rajonale, studime teknologjike në interes të axhendës aktuale dhe perspektive të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Puna kërkimore e QKSM respekton të drejtën e autorit. Ajo është kundër plagjiaturës, shpifjeve, apo mbajtjes së anësisë politike në çështjet kërkimore. Produktet e QKSM respektojnë ligjet kombëtare dhe standardet aleate për sigurinë e informacionit.

Janë të mirëpritur të gjithë studiuesit, kërkuesit, pedagogët, studentët, dhe analistët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të kontribuojnë me shkrime, artikuj dhe tema studimore që plotësojnë kërkesat dhe standardet e kërkimit shkencor.

Na vizitoni tek: www.mod.gov.al/qksm

Rruga e Dibrës, Tiranë, Shqipëri

Kutia Postare 2423

E-mail: [email protected]

Formati i artikujve/ temave studimore

Formati i shkrimit i temave studimore të ndryshme të QKSM do të ketë këto të dhëna: font

“Cambria”, font size “12”, spacing after “12”, Line spacing “multiple”, at ”1.5” format

“justify”.

Në Header vihet: Titulli i shkrimit/artikullit në pozicionin djathtas. P.sh. “Angazhimet e

Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”.

Në Footer vihet: QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM), e cila ka në

të djathtë numrin e faqeve të artikullit/ temës studimore.