Mobingu dhe Nepotizmi Alb

16
1 MOBINGU DHE NEPOTIZMI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS HULUMTIM I OPINIONIT PUBLIK Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

Transcript of Mobingu dhe Nepotizmi Alb

1

MOBINGU DHE NEPOTIZMI Në REPUBlIkëN E kOsOvës

HUlUMTIM I OPINIONIT PUBlIk

Instituti për kriminologji dhe kriminalistikë

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

2

Botues:Instituti për Kriminologji dhe Kriminalstikë Kosovë

Kryetar i ICCJ-së:Nasuf Prenku

Drejtor i ICCJ-së:M.Sc Kaltrina Pajaziti

Kordinator i Projektit:Memetali Bajrami

Hulumtues:Islam Morina Bukurije Haxhiu

Dizajn dhe faqosje: Sejhan Ibraimi

Shtyp:“Migjeni”, Prishtinë

Tirazhi 500 copë

©Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për ICCJ.

Prishtinë, shkurt 2014

Adresa: Sheshi Miss Edit DurhamSol.1, hyrja 1, nr.4Prishtinë, 10 000, KosovëTel: +377-45-556-058E-mail: [email protected]

Përmbajtja:

4

5

7

10

10

15

HYRJE

DEFINICIONET E PËRGJITHSHME; MOBINGU DHE NEPOTIZMI

DISPOZITA LIGJORE

PERSPEKTIVA

ANALIZA E REZULTATEVE TË HULUMTIMIT TË OPINIONIT PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

KONKLUZIONET,REKOMANDIMET

3

Në nëntor të vitit 2013-të, Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë (Institute of Criminology and Criminal Justice, ICCJ), bëri një hulumtim mbi Nepo-

tizmin dhe Mobingun në Kosovë. Me këtë analizë, synojmë që t’i bashkohemi luftës kundër dukurive negative, si ko-rrupsioni dhe kriminaliteti, dhe për fuqizimin e transpar-encës në shoqërinë ku jetojmë.

Ekipi i punës i ICCJ-së, i përbërë nga 6 anëtarë, ka zh-villuar një anketë të opinionit publik për të parë se çfarë mendojnë qytetarët lidhur me Nepotizmin dhe Mobingun, qasjen institucionale për luftimin e tyre dhe shumë tema të tjera të lidhura ngushtësisht me këto dy fusha. Si rezultat i observimit tonë, ICCJ publikon këtë raport analizë.

Ky raport jep një pasqyrë të plotë të shumë mangësive të cilat u vërtetuan me analizimin e rezultateve dhe kra-hasimin me ligjet vendore, si dhe praktikat rajonale të luftimit të këtyre dukurive.

Qëllimi i këtij studimi është që të gjeturat dhe rekomandi-met e tij t’u shërbejnë aktorëve politikë në Republikën e Kosovës, organeve përgjegjëse shtetërore, institucioneve civile dhe qytetarëve të tjerë, për dizajnimin e politikave kundër këtyre dukurive.

Të dhënat e analizës, përveç në gjuhën shqipe, janë përk-thyer edhe në gjuhën angleze. Financimi i projektit është bërë nga vetë Instituti për Krimi-nologji dhe Kriminalistikë në Kosovë.

Drejtor,Nasuf Prenku

Parathënie:

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

4

Demokratizimi i shoqërisë në kohët moderne i refero-het vendeve në tranzicion. Ato duhet të jenë të ba-zuara në parimet e drejtësisë dhe të shtetit social e

transparent, si dhe të një shoqërie të hapur, çka nënkupton riafirmimin në këto sfera. Pa transparencë dhe përgjegjësi adekuate, secila qeveri, sado që të jetë demokratike dhe legjitime në zgjedhjen e saj, me kalimin e kohës shndër-rohet në burokraci dhe me veprimet e saj bëhet e kundër-ta e qëllimit që duhet të ketë në parim: përfaqësimin e qytetarit dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta sho-qërore. Besimi tek qytetarët i fituar në zgjedhje të lira dhe demokratike, paraqet një obligim për besimin që vota e lirë i ofron një qeverie, por jo një besim të gjithëfuqishëm, me të cilin pastaj qeveritë të bëjnë çfarë të duan duke harruar se interesat e kujt përfaqësojnë ata. Qeveritë, gjatë man-datit që fitojnë, duhet ta vërtetojnë nëpërmjet veprimeve të tyre besueshmërinë që qytetari u jep. Teoritë juridike dhe politike e kanë të pranueshëm definicionin se besimi i qytetarëve është i mirë, por kontrolli (nga ta - qytetarët) është më se i domosdoshëm. Ekzistojnë praktika shekul-lore që thonë se secila qeverisje dëmton ata të cilët i përfaqëson, raste kur askujt nuk i jepet llogari për veprimet e veta. Historia e njerëzimit tregon se “fshehtësia“ shpeshherë është ajo që keqpërdoret dhe shfrytëzohet si bazë për të qenë në pushtet. Korrupsioni dhe kriminaliteti, nga njëra anë, janë sinonim i pushteteve të mbyllura dhe jodemokra-tike, por nga ana tjetër as shtetet më demokratike nuk janë imune ndaj këtyre fenomeneve. Kurse, për shtetet të cilat janë në tranzicion, këto dukuri bëhen pengesë për funksionimin e tyre. Edhe sistemet më të zhvilluara ndodh ndonjëherë që disa nga këto aktivitete t’i zhvillojnë nën moton e të fshehurit me qëllim që të mos humbet publicite-ti elektoral, sepse krimi është si kërpudha e cila më së miri zhvillohet në “terr”. Walter Bagehot, një nga teoricienët e njohur britanikë mendonte se demokracia mund të funk-sionojë vetëm nëse bartësit e pushtetit janë të mbrojtur nga hulumtimet vulgare.“1 Volter Lipman nga ana tjetër e oqeanit në SHBA, mendonte se “zyrtari i zgjedhur i jep llog-ari padronit të tij e jo zgjedhësve të tij dhe aty ku dominojnë

1 Bagehot, W. (1899). Physics and Politics Or, Thoughts on the Application of the Principles of” natural Selection” and” inheritance” to Political Society (Vol. 12). Colonial Press.

mendimet e masës në raport me qeverisjen, ekziston një qeverisje me fuqi patologjike”2 Edhe pse gjatë shekullit XX kanë mbretëruar teori të tilla, sot, në ditët tona të shekullit XXI, vendet e zhvilluara demokratike mbisundojnë teoritë e qeverisjes së hapur, që zgjidhjen e problemeve e shohin tek transparenca. Sot llogaritet si tipar thelbësor i shtetit të përparuar ju-ridik dhe i shoqërive demokratike mbisundimi i mendimit të hapur dhe transparent. Edhe pse sot mediat vendore dhe ato ndërkombëtare janë të stërmbushura me sakrificën dhe punën që bëjnë vendet në tranzicion në rrugën drejt demokratizimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), problemet me korrupsionin, kriminalitetin, nepotizmin dhe mobingun si duket s’kanë të zgjidhur. Nga vlerësimet e fundit të bëra në Raportin e Progresit (2013) për Kosovën, del se ajo përballet me shumë sfida të shtetndërtimit. Ky raport tregon se korrupsioni, sundimi i ligjit, gjykatat joefikase dhe dobësitë strukturore në tre-gun e punës, po bëjnë që Kosova të mos thithë investime të huaja në masën që ajo i ka të domosdoshme për të përmirësuar gjendjen ekonomike. Tregu i punës në Kosovë nuk përballet vetëm me problemin strukturor, por një sfidë shumë e madhe për të janë edhe nepotizmi dhe mobingu. Ndonëse nepotizmi si shprehje duket të jetë më e njohur për qytetarët, e dyta rrallë përmendet nga publiku i gjerë, ndoshta për mungesë të sensibilizimit të opinionit për një dukuri të tillë. Studimi ynë ka hulumtuar perceptimin e opinionit publik në lidhje më këto dukuri, njëra e sank-sionuar me ligj nëpër shumë vende të botës (mobingu), kurse për tjetrën të rralla janë shtetet (si Italia) që kanë një ligj të veçantë i cili e sanksionon me norma juridike atë (nepotizmin).

2 Freedom of information (Training Manual for Public Officials), Article XIX, Chapter One: What is Freedom of Information?, London, 2004. p. 10.

Hyrje

5

1.1 Mobingu

Mobingu është një nga llojet e dhunës në vend të punës që po rritet më së shpejti në Bashkimin Ev-ropian (BE) 3 . Rreth 13 milionë punonjës i ekspo-

zohen çdo vit kësaj dhune në vendin e punës, në BE4 . Nga shtetet me numrin më të madh të mobingut prin Finlanda me 15%, Britania dhe Holanda me 14%, Suedia me 12%, Belgjika 11%, Franca dhe Irlanda 10% Danimarka me 8%, ndërsa Gjermania dhe Luksemburgu 7%, Austria dhe Greqia me nga 5%, kurse Italia dhe Portugalia me 4% 5. Diferenca e përqindjeve në dukurinë e mobingut është si rezultat i diferencave kulturore, dhe mënyrës se çka klas-ifikojnë kulturat si normale.6

Mobingu në vend të punës është lloj i presionit psikik ose fizik që ushtrohet nga një grup individësh ose nga një individ i caktuar kundrejt një personi tjetër. Njëri nga shkencëtarët lider që identifikoi këtë dukuri, ishte suedezi Heinz Leymann. Një varg studimesh të cilat janë bërë në këtë fushë tregojnë se problemet që shkaktohen nga mob-ingu në vend të punës, lënë pasoja afatgjate në psikologji-në e viktimës.Gjetjet e një studimi të bërë në spitalet e Turqisë, tregojnë se nga 500 të anketuarë sa ishin në studim, 86% e tyre kishin përjetuar mobing në 12 muajt e fundit, kurse 10% e tyre kishin menduar të bënin vetëvrasje si pasojë e dhunës psikike që ishte ushtruar ndaj tyre.7

Mobingu si dukuri është kategorizuar në 5 fusha të ndry-shme nga Leymann.8 Ai flet për mobingun në vende të punës i cili vjen përmes komunikimit (injorimi i email-ave, refuzimi i telefonatave dhe fshehja e informatave), sulm

3 Maria Isabel S. Guerrero, The Development of Moral Harassment (or Mobbing) Law in Sweden and France as a Step Towards EU Legislation, 27 B.C. Int’l & Comp. L. Rev. 477 (2004), http://lawdigitalcommons.bc.edu/iclr/vol27/iss2/10

4 ibid

5 ibid

6 Yildirim, A., & Yildirim, D. (2007). Mobbing in the workplace by peers and managers: mobbing experienced by nurses working in healthcare facilities in Turkey and its effect on nurses. Journal of Clinical Nursing, 16(8), 1444-1453

7 Ibid

8 Leymann, H. (1996). The content and development of mobbing at work. European journal of work and organizational psychology, 5(2), 165-184.

ndaj lidhjeve sociale të personit (thirrje emrash, izolim, bërtitje etj.), sulm ndaj reputacionit të individit (thasheth-eme, gënjeshtra, shantazhe etj), sulm ndaj kualiteteve pro-fesionale (sabotim i projekteve në punë, afatizimi joreal për kryerjen e punëve, mosdhënia e avancimeve dhe rritja e pagës etj.), sulm direkt në shëndetin e personit (të quajturit të personit i çmendur ose i sëmurë psikik, rritja e stresit ndaj atij personi në mënyrë që ai të sëmuret vërtet mentalisht, etj). Kur këto dukuri ushtrohen ndaj një individi mund të kri-jojnë stres, panik, shqetësim etj., thonë psikologët. Në disa raste, target viktima ka përfunduar me vetëvrasje.9 Sa i përket terminologjisë, fjala rrjedh nga anglishtja “to mob”, që do të thotë të bashkohesh, të mbledhësh në gang-grupacion,10 ndërsa në legjislacionin francez mob-ingu paraqitet si: “Ngacmim psikologjik i përsëritur përmes veprimeve që kanë qëllim apo pasojë, degradimin e kush-teve të punës të punonjësit, të cilat mund të rrezikojnë dhe të shkaktojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dinjite-tin, dëmtimin e shëndetit fizik dhe mendor, ose të rrezikojë të ardhmen profesionale të punëtorit”.11 Mobingu është proces dhe nuk është ngjarje e izoluar12, e cila mund të ndodhë si paraqitje e konfliktit mes punë-torëve gjatë përditshmërisë në punë. Shtetet e Bashkimit Evropian (BE) kanë zhvilluar legjislacione të specifikuara në lidhje me mobingun në vende të punës. Disa nga shtetet e BE-së kanë adaptuar legjislacion specifik në lidhje me mobingun, e në veçanti Suedia, kurse Italia është në diza-jnim e sipër të politikave të cilat tentojnë ta eliminojnë këtë dukuri. Duke u bazuar në një anketë që është bërë nga Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës, rezultatet e dala nga kjo anketë kanë ndikuar që shumica e shteteve të BE-së, të marrin më me seriozitet problemin e mobingut dhe shumë shtete kanë shqyrtuar mundësinë që të ofrojnë më shumë qasje në konsulta për shëndetin mendor në vend të punës, në mënyrë që stresi dhe problemet e shëndetit mental të adresohen13.Një studim i bërë nga Federata e Sindikatave të Maqe-donisë të cilët kanë anketuar 510 respondentë kanë gjetur se 41% e të anketuarve kishin identifikuar veten si vik-timë e mobingut, dhe si rezultat kanë problem shëndetësor, 30% kishin presion politik në vend të punës, 14% kishin deklaruar se ishin nën presion për shkak të origjinës, kurse 5% e të anketuarve kishin thënë se kishin ngacmime sek-suale ose fizike në vend të punës14.

9 ibid

10 Todorova, B. (2012). Mobing in labour legislation of Republic of Mace-donia vs. the regulation of the European Union countries. списание за европски прашања евродијалог, (16), 257-266

11 Ibid

12 Leymann, H. (1996). The content and development of mobbing at work.European journal of work and organizational psychology, 5(2), 165-184

13 Eurofound (2013), Quality of employment conditions and employment relations in Europe, Eurofound, Dublin.

14 Todorova, B. (2012). Mobing in labour legislation of Republic of Mace-donia vs. the regulation of the European Union countries. списание за европски прашања евродијалог, (16), 257-266. p. (261).

e përgjithshMeDefinicionet1

Mobingu dhe nepotizMi

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

6

1.2 Nepotizmi

Në shoqëritë perëndimore nepotizmi ngre brenga të mëdha legale. Nepotizmi shpesh quhet edhe korrup-sioni i ditëve moderne dhe në shumicën e shteteve,

sanksionet ligjore për këtë dukuri hyjnë nën kodin penal kundër korrupsionit. Në SHBA ligji nuk e ndalon marrjen në punë të një të afërmi, megjithatë studimet tregojnë se diku nga 10-40% e kompanive në SHBA mundohen të mbajnë politika formale të cilat ndalojnë një praktikë të tillë15. Trendi i politikave kundër nepotizmit në SHBA ka fil-luar të jetë më rigoroz në vitet 1950, për të pamundësuar punëdhënësit që të punësojnë meshkujt të cilët nuk ishin të aftë për punë. Në vitet 1960-1970, kur femrat po hynin në masë më të madhe në tregun e punës, politika të tilla paraqiten barrierë për to dhe shumë nga këto femra u bënë viktima të këtyre politikave (nepotizmit)16.Termi Nepotizëm vjen nga fjala latine “Nepos” që do të thotë “nip”17. Në mesjetë disa nga peshkopët dhe klerikët fetarë, u jepnin pozita të preferuara nipërve të tyre (pasi nuk kishin bij) kundrejt meritave18. Nepotizmi është praktikë në mesin e atyre me pushtet ose me ndikim që favorizojnë të afërmit apo miqtë, duke u dhënë atyre vende pune. Disa studiues arabë theksojnë se nepotizmi ka pasur një ndikim shumë të fortë në botën arabe. Ata tre-gojnë se ka disa faktorë kryesorë që qëndrojnë pas nepotizmit në bizneset arabe: Struktura kulturo-shoqërore (fisnore dhe farefisnore), struk-tura ekonomike (vështirësitë e mëdha për gjetjen e një vendi të punës në një formë tjetër), struktura edukative (përgatitje e dobët arsimore për zhvillim ekonomik), struktura politike (njerëz që janë në pushtet caktojnë bijtë dhe të afërmit e tyre në pozita kyçe për t’i kontribuar mbretërisë.)19 Shumica e sipërmarrjeve në Azi shikojnë në familje dhe jo në popullsinë e gjerë për të gjetur ata të cilët do të vazh-dojnë biznesin20. Sipas Leon Richardson, nepotizmi nuk është praktikë e keqe, përderisa nuk lejohet që njerëzit e paaftë të zënë vendin e punës. Në vendet amerikanojugore, praktika e nepotizmit është një normë e cila pranohet hapur. Një biznes-men nga Amerika Jugore kishte thënë “nëse unë nuk mund t’i besoj njeriut tim të afërt, kujt mund t’i besoj?”21 Megjithatë, politikat dhe perceptimi i nepotizmit mund të ndryshojnë gjatë kohës. Në vitin 2008-të, Gjykata Supreme

15 Mynatt, J. (2009). Encyclopedia of management. (6th ed., p. 1104). Gale, 2009.

16 Ibid

17 Dictionary.com. Retrieved 20 December, 2013.

18 Ciulla, J. B. (2005). In praise of nepotism?.

19 Hayajenh, Abdalla F., Ahmed S. Maghrabi, and Taher H. Al-Dabbagh. “Research note: Assessing the effect of nepotism on human resource man-agers.” International Journal of Manpower 15.1 (1994): 60-67.

20 Redding, S. G. (1982). Cultural effects on the marketing process in South-east Asia. Journal of the Market Research Society.)

21 Richardson, Leon. “Family Planning Can Work Wonders.” Asian Business, September 1993, 72.

e Italisë vendosi që ta sanksionojë me ligj nepotizmin 22. Në një artikull të botuar në BBC News, ekonomistët Italianë mendojnë se pikërisht nepotizmi është ai që po e mban vendin mbrapa në aspektin e zhvillimit ekonomik.23

Politikat kundër Nepotizmit shpesh implementohen për të penguar favorizimin e një individi pa meritë në vend të punës. Gjykata Supreme e Kanadasë në rastin e Line Laurin vendosi që vendimi i komunës për të mos e pran-uar në punë si shpëtimtare në pishinën e qytetit, me arsyetimin se nëna e saj punonte në komunë, ishte dis-kriminues 24. Një gjykatë tjetër kanadeze vendosi se praktikat kundër nepotizmit përbënin shkelje të të drejtave të njeriut, posa-çërisht në ato raste kur personi që ishte aplikues nuk kishte dikë në pozitë vendimmarrëse brenda asaj organizate. Në kohët moderne, shumë kompani kanë filluar që të aplikoj-në politika të brendshme kundër nepotizmit (posaçërisht kur në pyetje ishin bashkëshortët që punonin për të njëjtën organizatë me pretekstin se punësimi i dy bashkëshortëve nga e njëjta organizatë, do të mund të paraqiste problem për orarin e punës, gjegjësisht për marrjen e pushimeve të të dy bashkëshortëve në të njëjtën kohë) do t’i shkaktonte dëm kompanisë.25 Shumica e problemeve që dalin kur organizatat mundohen që të bëjnë politika kundër nepotizmit është, sepse në një mënyrë, ligje të tilla janë të sanksionuara nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut kundër një individi apo grupi bazuar në statusin, në ngjyrën apo në besimin e tyre.26

Nepotizmi është një problem global i cili nuk është direkt i sanksionuar me ligj në shumë vende të botës dhe atë për faktet që i përmendëm më lart. Si problem paraq-itet theksueshëm nëpër vendet në tranzicion. Megjithatë, edhe disa nga organizatat më të mëdha botërore përbal-len me një problem të tillë. Para disa vitesh, presidenti i Bankës Botërore, Paul Wolfowitz, kishte dhënë dorëheqje pas akuzave për nepotizëm sepse i kishte dhënë bonuse të dashurës së tij, Shaha Riza, e cila më pastaj ishte gjetur fajtore për thyerjen e rregullave bankare.2728

22 Moor, M. (2008, Mar. 25). Italian court rules nepotism is illegal. The Telegraph. Retrieved from http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/1582783/Italian-court-rules-nepotism-is-illegal.html

23 Butler, E. (2013, Feb. 20). Nepotism alive and kicking in italy.BBC News magazine. Retrieved from http://www.bbc.co.uk/news/magazine-21507168

24 CONSTITUTIONNELS, T., & RÉGLEMENTAIRES, L. E. Charte des droits et libertés de la personne, LRQ, c. C-12. Code civil du Québec,(projet de loi 125) LQ 1991, c. 64, adopté le 1991.12. 18. Code criminel, LRC (1985), ch. C-46. Code du travail, LRQ, c. C-27. Loi assurant l’exercice des droits des personnes handicapées, LRQ, c. E-20.1.

25 MacNeil, M. (2007, October). Labour Law and Discrimination on the Basis of Marital and Family Status. In Labour Law Conference--The Charter and Human Rights at Work (Vol. 25).

26 Universal Declaration of Human Rights, Article 19.

27 Benny, A. (2007, April 23). Nepotism, Wolfowitz & the U.N.The Sun.

28 PARKER, J. (2007, Mar. 17). World bank chief paul wolfowitz resigns. Abc News. Retrieved from http://abcnews.go.com/Politics/story?id=3152373

7

Problemi i nepotizmit në Ballkan posaçërisht në vendet e dala nga ish-Jugosllavia nuk është diçka e re. Mund të thuhet se ky fenomen është trashëguar qysh nga koha kur sistemi ko-munist luante rol në favorizimin e atyre që ishin besnikë të sistemit, duke mos u bazuar në meritokraci.29 Nepotizmi si dukuri negative në Kosovë nuk përmendet vetëm nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, por një theks të veçantë ia jep edhe Raporti i Progresit, i cili thekson se kjo dukuri po e mban vendin mbrapa në sektorin e zhvillimit, duke mos treguar një ekonomi stabile.30

Andaj institucionet e Kosovës duhet që këto vërejtje t’i marrin më me seriozitet sepse neglizhenca e tyre po e mban vendin mbrapa në rrugën e tranzicionit dhe antarësimit në BE.

Kur bëhet fjalë për kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, për mbrojtjen nga Nepotizmi dhe Mobingu, mbetet problem serioz mospasja e një ligji përkatës

për mbrojtje nga këto dukuri. Edhe pse nuk ka ligj të posa-çëm i cili sanksionon drejtpërsëdrejti këto dukuri, Republika e Kosovës ka në legjislacionin e vet dispozita ligjore të cilat në mënyra të ndryshme e mbrojnë qytetarin dhe dënojnë këto dukuri negative. Legjislacioni i Republikës së Kosovës i rregullon këto dukuri në disa aspekte si:

• Kushtetuta e Republikës së Kosovës • Ligji për punë i Republikës së Kosovës • Kodi Penal i Republikës së Kosovës

2.1 Kushtetuta e Republikës së Kosovës Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë shkruar disa nene që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të cilat njëherësh janë vlera themelore të rregullimit Kush-tetues. Këto dispozita kushtetuese janë të lidhura ngush-tësisht edhe me parandalimin e shkeljes të së drejtave të punëtorëve si dhe shfaqjes së mobingut dhe nepotizmit

29 Naum Panovsi Asistent professor në kolegjin Rode Island, Institutin e hulumtimeve “Willson Center”.

30 Commission, E. (2010).KOSOVO 2010 PROGRESS REPORT.Brussels: EC.

në vende pune. Në nenin 26 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, paragrafi 1, është e rregulluar e drejta e in-tegritetit personal, ku thuhet se “...secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj...”.31 Ky nen parandalon format e mobingut që kanë për qëllim sulmin e integritetit fizik dhe psikik ndaj çdo individi, kurse në Nenin 28, paragrafi 2, thuhet se “...Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar...”32. Paragraf ky me të cilin parandalohet shtrëngimi në vend të punës që shpeshherë u bëhet njerëzve për t’i shantazhuar, frikësuar dhe larguar nga puna, ose për t’i penguar në kar-rierën e tyre në mënyrë indirekte. Një garanci tjetër në të cilën bien shpesh viktimat e mobingut e që rregullohet me ligj, është paraparë në Nenin 49 (E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit), në paragrafin 1 dhe 2 thuhet se e drejta e punës i garantohet secilit, përveç kur ligji e thot të kundertën33. Dispozitat në nenin 49, njëherësh, janë baza e hartimit të Ligjit për Marrëdhënie Pune në Republikën e Kosovës.

2.2 Ligji për Marrëdhënie Pune në Republikën e Kosovës Format e sipërpërmendura të abuzimeve në vende të pu-nës si dhe favorizimi i të afërmve në punësim janë bërë evidente në dekadën e fundit. Ligji i Punës i miratuar në vitin 2010, paraqet një nxitje të fuqishme drejt ofrimit të sigurisë dhe avancimit të gjendjes së punëtorëve. Ky ligj nga njëra anë e rregullon marrëdhënien e punës, kurse nga ana tjetër parandalon keqpërdorimet dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe disa nga format e nepotizmit dhe mobingut që njëherësh janë qëllimi i hulumtimit tonë. Qëllimi i këtij ligji është që t’i rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e pu-nës34 në Republikën e Kosovës, dispozitat e këtij ligji zbato-hen për të punësuarit dhe punëdhënësit në sektorin privat dhe publik në gjithë territorin e Republikës së Kosovës35. Në nenin 3, paragrafi 1.17. është shkruar përkufizimi i diskriminimit në vend të punës. Në këtë paragraf thuhet se diskriminimi paraqet: “Çdo dallim që përfshin përjash-tim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim, profesion apo ngritje profesionale”36. Këtu shpjegohet qartë se çka paraqet

31 Kushtetuta e Republikës së Kosovës , 7 Prill 2008

32 Ibid

33 Ibid

34 Ligji për Marrëdhënie Pune në R.Kosovës , Nr.03/L-212; neni 1.

35 Ligji për Marrëdhënie Pune në R.Kosovës, Nr.03/L-212 neni 2 ,paragrafi 1.

36 Ibid

LigjoReDispozita2

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

8

diskriminim dhe njëherësh parandalon keqinterpretimin e mundshëm të Ligjit për Marrëdhënie Pune për interesa per-sonale apo çfarëdo lloj tjetër të interesit. Diskriminimi është përfshirë edhe në nenin 5, paragrafi 1, ku thuhet se “diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disi-plinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi”37. Ky paragraf njëherësh pa-mundëson disa forma të keqpërdorimit që mund të lidhen me mobingun dhe nepotizmin. Puna e detyruar shpesh herë paraqitet si formë e mobin-gut në vende të punës. Në Ligjin për Marrëdhënie Pune të Republikës së Kosovës në nenin 6, shkruhet qartë për ndalimin e punës së detyruar ose të dhunshme. Në para-grafin 1 thuhet se “puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar”38. Me këtë dispozitë ligjore i pamundësohet pu-nëdhënësit ta shfrytëzojë punën e detyrueshme si formë të ushtrimit të çfarëdo lloji të dhunës ndaj punëtorëve .Edhe për kundër faktit se dispozitat ligjore ndalojnë dis-kriminimin dhe ushtrimin e dhunës ndaj punëtorëve, shpeshherë, këto dispozita ligjore shkelen nga punëdhë-nësi. Të drejtat e punëtorëve janë të garantuara me Ligjin e Punës, (neni 78 dhe 79, ku i referohet mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në vend të punës). Në nenin 78, shkruan se “i punësuari i cili vlerëson se punëdhënësi ka shkelur të drejtën e marrëdhënies së punës, mund të paraqesë kërkesë te punëdhënësi apo organi përkatës i punëdhënësit nëse ekziston, për realizimin e të drejtave të shkelura”39.

2.3 Sanksionet në kodin penal2.3.1 Kapitulli xvIveprat penale kundër jetës dhe trupit

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës i cili hyri në fuqi në janar të vitit 2013, në kapitullin XVI, ku dënohen veprat penale kundër jetës dhe trupit, neni 186 mbi ngacmimin parasheh sanksionimin e çdo individi i cili në një mënyrë shkakton frikësimin, lëndimin, dëmtimin e pasurisë apo vrasjen e personit tjetër ose të afërmve të tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vite. Kodi Penal e parasheh sanksionimin e këtyre akteve ose të çdo akti tjetër të ng-jashëm në ambiente të ndryshme, duke përfshirë edhe vendin e punë40.

37 Ibid

38 Ibid

39 Ibid

40 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.19 / 13 KORRIK 2012, PRISHTINË.

2.3.2 Kapitulli xvIIveprat penale kundër lirivedhe të drejtave të njeriut

Ndërsa në Kapitullin XVII, ku citohen veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, në nenin 193 sanksionohet me deri 3 vjet burg dhënia e çdo privilegji ose mohimi apo kufizimi i të drejtave të çdo individi në Republikën e Kos-ovës41 i cili mund të merret si bazë për dënimin e rasteve të shfaqjes së Nepotizmit

2.3.3 Kapitulli xIxveprat penale kundër të drejtave nëmarrëdhëniet e punës

Në këtë kapitull të Kodit Penal të Republikës së Kosovës sanksionohet çdo abuzim me punëtorin, duke u bazuar në dispozitat ligjore. Neni 221 i referohet cenimit të drejtave në marrëdhëniet e punës, ku sanksionon cilëndo palë që nuk respekton kontratën. Në mes të tjerash, ky nen parasheh sanksionimin e mosdhënies së pagës, të ardhurave të tjera, pushimit ose të mirat të tjera që dalin nga kontrata e nën-shkruar në baza vullnetare, me gjobë ose burgim deri në një (1) vit42. Sanksionet në bazë të nenit 222 do të mund të mbronin punëtorët ndaj të cilëve në raste mobingu (si fjalë nuk përdoret në Kodin Penal), punëdhënësi refuzon t’i përmbahet kontratës duke e detyruar individin që të punoj jashtë orarit të punës, ose të bëjë punë të cilat nuk janë të parapara me kontratë43.

2.3.4 Kapitulli xxveprat penale kundër integritetit seksual

Degradimi i integritetit seksual është një tjetër praktikë që shpesh viktimat e mobingut bien pre e tij. Individët ose grupe individësh të cilët organizohen kundër një individi tjetër në mënyrë të vazhdueshme, përdorin degradimin e integritetit seksual të viktimës duke i bërë presion të vazhdueshëm i cili rezulton në vështirësi të kryerjes së punës. Neni 232 (sulmi seksual) i Kodit Penal të Republikës së Kosovës44, sanksionon këdo që prek personin tjetër me qëllime seksuale pa pëlq-imin e palës, dënohet me gjobë ose me burg deri në një (1) vit. Ky nen mund të shërbejë për dënimin e dukurive të tilla të cilat mund të shfaqen në vend të punës.

2.3.5 Кapitulli xxvIIveprat penale kundër pasurisë

Shantazhi është një tjetër akt i cili ushtrohet kundër vik-timave të mobingut. Këto viktima shpesh përballen me

41 Ibid

42 Ibid

43 Ibid

44 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.19 / 13 KORRIK 2012, PRISHTINË.

9

shantazhe të ndryshme, të cilat si cak kanë degradimin e karakterit dhe moralit të individit. Kodi Penal i Repub-likës së Kosovës nenin 341 (shantazhi) dënon me gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vite burg çdolloj shantazhi, i cili bëhet me qëllim të dëmtimit të imazhit ose moralit të një individi duke e detyruar për kryerjen ose moskryerjen e një veprimi45.

2.3.6 Kapitulli xxxivKorrupsioni zyrtar dhe veprat penalekundër detyrës zyrtare

Edhe pse Nepotizmi si fjalë nuk përdoret askund në Kodin Penal si princip një akt i tillë është i rregulluar në kapitullin kundër korrupsionit zyrtar. Neni 422 i po këtij Kodi Penal sanksionon çdo tejkalim të kompetencave të personit zyr-tar me qëllim të përfitimit të tij ose të ndonjërit nga të afërmit. Ky nen dënon çdo vepër të tillë të kryer me apo pa vetëdije nga kushdo i cili është ngarkuar me pozitë zyrtare. Neni në fjalë gjithashtu dënon edhe çdo lloj ve-primi me dashje nga një person tjetër, veprim ky për të cilin personi zyrtar është i vetëdijshëm që është i kundër-ligjshëm. Çdo individ i cili ngarkohet më një vepër penale të paraparë me nenin 422 dënohet me gjashtë (6) deri në pesë (5) vite burgim46.

45 Ibid

46 Ibid

Në anën tjetër, neni 424 (konflikti i interesit) ndalon çdo person zyrtar që të përfshihet në ndonjë akt nga i cili ai ose ndonjë anëtar i familjes së tij, ka përfitime financia-re47, e që në këtë rast mund të nënkuptohet edhe sigurimi i vendit të punës. Për më tepër ky kapitull, në nenin 428 (marrja e ryshfetit) sanksionon marrjen e çdolloj dhurate në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga vetë per-soni zyrtar ose dikush tjetër në emër të personit zyrtar për kryerjen apo moskryerjen e ndonjë veprimi në pajtim me detyrën e tij zyrtare48. Kodi Penal nuk sanksionon vetëm marrjen e ryshfetit, ai gjithashtu sanksionon edhe dhënien e tij ku me nenin 428 (dhënia e ryshfetit), dënohet çdo individ që i ofron ryshfet një personi zyrtar49. Ndërsa Neni 431 (ushtrimi i ndikimit) parasheh dënimin me gjobë ose me burgim deri në tetë (8) vite për cilindo zyrtar i cili në mënyrë direkte ose indirekte ushtron ndikimin e tij për përfitime personale ose të ndonjërit nga të afërmit e tij50.Edhe pse korniza ligjore dhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës sanksionon këto dukuri në mënyrë të tërthortë, mbetet shumë për t’u dëshiruar në ndjekjen e këtyre rasteve nga prokuroria dhe gjykatat. Nenet e cekura më sipër ofrojnë mjaft fuqi ligjore për të sjellë aktorët para drejtësisë po qe se ekziston një vullnet i dyanshëm, nga qytetarët për t’i raportuar rastet si dhe nga prokuroria dhe gjykatat për t’i ndjekur dhe denuar ato.

2.4 Praktikat ndërkombëtareNepotizmi si dukuri në vendet e Ballkanit duket se ka një përhapje të madhe. Kjo mund të jetë pasojë e kushteve ekonomiko-sociale, demografisë shoqërore të regjionit (shoqëri kolektive) si dhe sistemit politik që po kalon fazën e tranzicionit në dekadat e fundit. Edhe pse hulumtimet shkencore janë të pakta në këtë drejtim, të shumta janë bllogjet dhe artikujt nëpër të përditshmet të cilat trajtojnë dukurinë e nepotizmit. Një tranzicion goxha të gjatë po e përjeton edhe Shq-ipëria, e cila përkundër përpjekjeve ende ka ngecje në këtë fushë. Gazeta shqiptare “Telegraf” në njërin nga artikujt e saj trajton pikërisht këtë tematikë. Kjo gazetë shkruan se përfaqësues diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë janë emëruar fëmijët, gratë dhe kushërinjtë e pushtetarëve51. Ndërsa, Edlira Gjoni, në blogun e saj, Nepotizmin e quan pjesë gjenetike të shqiptarëve, kur tregon se si për të

47 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.19 / 13 KORRIK 2012, PRISHTINË.

48 Ibid

49 Ibid

50 Ibid

51 Bajrami, P. (2013, Prill 26). Emërtimet nepotike në përfaqësitë diplo-matike të Shqipërisë. Telegraf. Retrieved from http://gazetatelegraf.com/emerimet-nepotike-ne-perfaqesite-diplomatike-te-shqiperise/.

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

10

Perspektiva

Mobingu dhe nepotizmi paraqesin një sfidë të veçantë për zhvillimin e demokracisë në Repub-likën e Kosovës si dhe detyrim kryesor në rrugën e

anëtarësimit në BE. Megjithatë, duhet pranuar fakti i hidhur se në vendin tonë nuk ekziston një ligj që do të parand-alonte, sanksiononte ose luftonte në mënyrë konkrete këtë dukuri negative. Vërejtjet e shumta nga ana e institucioneve të ndryshme joqeveritare kanë të bëjnë me prezencën e nepotizmit dhe mungesa e kapaciteteve të nevojshme për luftimin e kësaj dukurie. Të gjitha këto vërejtje u dëshmuan në pjesën e parë të kësaj analize ku u shqyrtuan aspektet ligjore për luftimin e mobingut dhe nepotizmit.

E REzultatEvEanaliza4

4.1 Metodologjia dhe korniza kohore

Në periudhën prej muajit nëntor e deri në dhjetor të vitit 2013, një grup i punës i Institutit për Krimi-nologji dhe Kriminalistikë në Republikën e Kosovës

realizoi një kërkim të mendimit publik, në kuadër të projek-tit “Mobingu dhe Nepotizmi në Kosovë”. Studimi i mendimit publik u realizua përmes anketave në terren në një kampion reprezentues prej 999-të të anketuarve të ndarë në disa kat-egori: gjinia, mosha, arsimimi, statusi i punësimit, sektori i punësimit dhe rajoni. Ky hulumtim si traget grup ka pasur popullsinë në qendrat më të mëdha të qyteteve të Kosovës. Përzgjedhja e mostrës ka qenë e rëndomtë duke përdorur

tË HuluMtIMIt tË OPINIONIt PuBlIK NË tEMËN “MOBINGu DHE NEPOtIzMI NË KOSOvË”

gjetur një vend të punës në Shqipëri, nuk mjafton vetëm të kesh diploma dhe certifikata jashtë vendit, por duhet edhe për të njohur dikë52.Edhe pse të pakta janë vendet të cilat e ndalojnë nepo-tizmin me ligje të posaçme, disa nga shtetet e kanë të ndaluar nepotizmin nëpër nivele të ndryshme të shtetit. Shteti i Brazilit në vitin 2006 (Gjykata Supreme - Supremo Tribunal Federal)53 e shpalli të jashtëligjshme që në gjyka-ta të punojnë familjarët e gjykatësve, dhe kërkoi që ata të largohen nga puna menjëherë porsa ligji hyri në fuqi. Megjithatë shumica e shteteve mundohen që këtë problem ta rregullojnë me ligje të veçanta të quajtura “konflikt i interesave”.Në Serbi, Agjencia Kundër Korrupsionit e cila filloi punë në ja-nar të vitit 2010-të, e cila modifikoi dhe ndërroi ligjet kundër korrupsionit, e me theks të veçantë në monitorimin e konflik-teve të interesit; ndjekja e pronave dhe pasurive të politika-nëve, monitorimin e financimit të partive politike etj54.Sa i përket rajonit në lidhje me mobingun, Serbia në qer-shor të vitit 2010 miratoi Aktin për Parandalim të Ngacmimit në Vend të Punës, i cili ndalon çdo lloj abuzimi në punë dhe në lidhje me punën (Gazeta Zyrtare e RS” nr 36/2010)55. Ndërsa Maqedonia në gusht të vitit 2009, i ka amanda-mentuar dy nene që kanë të bëjnë me mobingun dhe me mbrojtjen e punëtorëve në vend të punës, e që sipas Federatës së Sindikatave të Maqedonisë, është e pamjaf-tueshme për të mbrojtur punëtorët56. Në mars të vitit 2013, Maqedonia miratoi ligjin e plotë kundër mobingut.Kroacia në vitin 2007, ka paraqitur ligjet e para të cilat tentonin të mbrojnë punëtorët në vende të punës kundër mobingut, megjithatë këto ligje sipas ekspertëve nuk ishin efektive, gjë që bënë që në vitin 2013, të fillojë një peticion për ligje më efektive në lidhje me mobingun (Avaaz.org)57.

52 Gjoni, E. (2009, Prill 05). [Web log message]. Retrieved from http://edli-ragjoni.wordpress.com/2009/05/04/nepotizimi-gjenetik/.

53 Lana, C. (2006, February ). With nepotism banned in brazil by supreme scores lose jobs in courts. Retrieved from http://www.brazzilmag.com/component/content/article/33/5582-with-nepotism-banned-in-brazil-by-supreme-scores-lose-jobs-in-courts.html

54 U.S. Department of State , BUREAU OF ECONOMIC AND BUSINESS AF-FAIRS. (2013). Remarks and releases » other releases » investment climate statements » investment climate statements 2013 » serbia 2013 investment climate statement - serbia. Retrieved from website: http://www.state.gov/e/eb/rls/othr/ics/2013/204728.htm.

55 Alavantid, Z. (2012). Act on prevention of mobbing – possible problems in implementation . Retrieved from http://serbia-business.eu/wp-content/uploads/2012/12/Act-on-Mobbing.pdf

56 Federation of Trade Unions of Macedonia. (2013).Legislation in mace-donia. Retrieved from http://www.ssm.org.mk/index.php?option=com_content&view=article&id=435&Itemid=151&lang=en.

57 Avaaz.org. (2013, April 9). Croatia- we want effective mobbing legisla-tion!. Retrieved from https://secure.avaaz.org/en/petition/CROATIA_We_WANT_effective_mobbing_legislation/?cYAkyeb.

3

11

Perspektiva

4.2 Rezultatet e kërkimitPjesa e parë: Të dhënat e përgjithshmetë të anketuarve

Struktura demografike e kampionit në bazë të cilit u realizua kërkimi, përputhet në tërësi me strukturën demografike të popullsisë në Republikën e Kosovës. Sipas gjinisë, rreth 449 (45%) e të anketuarve janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 550 (55%) e të anketuarve janë të gjinisë femërore. (Shih grafikonin nr.M-6)

M-6 Gjinia

Në raport me moshën, rreth 360 prej tyre apo 36% e të anketu-arve janë në moshën 18-25 vjeç, 184 prej tyre apo 19% e të anketuarve janë në moshën 25-40 vjeç, 391 prej tyre apo 39% e të anketuarve janë në moshën 40-65 vjeç dhe 64 prej tyre ose shprehur në përqindje 6% e të anketuarve janë të moshës mbi 65 vjeç. Struktura arsimore e të anketuarve është si në vijim: Me arsim të mesëm - 594 prej tyre apo 59%, me fakultet - 340 ose 34%, me magjistraturë - 49 ose 5%, dhe me doktoraturë - 16 të anketuar apo 2% e të anketuarve. Në raport me statusin e punësimit, 303 të anketuar ose 32% janë të punësuar, 620 prej tyre apo 62% janë të papunësuar dhe 76 të anketuar ose 8% janë të pensionuar. Sipas sektorit të punësimit, 130 prej tyre apo 13% janë të punësuar në sektorin privat, kurse 181 prej tyre ose 18% janë të punësuar në sektorin publik, 48 të anketuarë apo 5% në sektorin jofitimprurës, ndërsa pjesa më e madhe e të anketuarve, 640 syresh apo 64%, të papunë.

Pjesa e dytë: Mobingu nëRepublikën e Kosovës

Në kuadër të pjesës së dytë të kërkimit, fokusi kryesor i interesit janë perceptimet e qytetarëve për prezencën e mobingut në vendet e punës. Në fillim, është me rëndësi të përmendet se qëndrimet e qytetarëve në këtë pjesë bazohen para së gjithash në paragjykimet dhe emocionet e tyre për prezencën e mobin-gut. Janë raste të rralla kur të anketuarit janë ballafaquar person-alisht me këtë dukuri negative. Megjithatë, ky perceptim ofron bazë të mirë për elaborimin e mëtutjeshëm dhe pikënisjen për përcaktimin e pikave të dobëta në kuadër të sistemit punëdhë-nës në Republikën e Kosovës.Në pyetjen e parë, të anketuarit janë pyetur për përhapjen e mobingut në vendet e punës në Kosovë dhe ata u përgjigjën si në vijim: pjesa më e madhe e të anketuarve, gjegjësisht 672 apo 67%, mendon se mobingu është shumë i përhapur në ven-det e punës, 187 prej tyre apo 19% e të anketuarve mendojnë se mobingu është i përhapur deri diku, ndërsa dhe 43 respon-dentë apo 10% e tyre, mendojnë se mobingu nuk është aspak i përhapur, ndërsa 17 respondentë apo 4% e tyre, nuk e dinë dhe refuzojnë të përgjigjen. (Shih grafikonin nr.P-1)

P-1 A mendoni që mobingu është i përhapur në vende të punës në Kosovë?

metodën e ditëlindjes. Margjina e gabimit në rezultatet e këtij hulumtimi është 3% me interval confidence 95%.Një ekip i përbërë prej gjashtë anketuesish, e zbatoi kër-kimin në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Pyetësori përbëhej gjithsej prej 23 pyetjeve, të ndara në tre anekse kryesore:

• Pjesa e parë – Të dhënat e përgjithshme, • Pjesa e dytë – Mobingu në Republikën e Kosovës, dhe • Pjesa e tretë – Nepotizmi në Republikën e Kosovës.

Secila pjesë kishte për qëllim të hulumtojë aspektet e ndry-shme të mobingut dhe nepotizmit në Republikën e Kos-ovës, edhe atë për arsye se secila nga këto pjesë në analizë do të shikohet veçmas.

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

12

ekzistimin e nepotizmit në sektorin privat janë përgjigjur 221 respondentë apo 22% e numrit të përgjithshëm, ndërkaq 282 respondentë apo 28%, mendojnë se nepotizmi në të dy sek-torët e punësimit është prezent. Një numër i vogël i qytetarëve prej 23 respondentësh apo 2%, nuk e di ose ka refuzuar të përgjigjet në këtë pyetje.Nga kjo del se 98% e të anketuarëve besojnë që ka nepotizëm në Kosovë (Shih tabelën P-5)

Pyetja në vijim e përfshirë në kërkim ka të bëjë me përfitimet gjinore nga nepotizmi. Të pyetur se “Cila gjini ka më shumë përfitime nga Nepotizmi” shumica e respondentëve ose 450 prej tyre (45%), janë përgjigjur se të dyja gjinitë kanë përfitime të barabarta, kurse 265 respondentë apo 27%, mendojnë se gjinia femërore ka më shumë përfitime. Gjithashtu, 261 respondentë ose 26% janë përgjigjur se meshkujt janë ata që kanë më shumë përfitime nga nepo-tizmi, ndërkaq 23 respondentë apo 2%, nuk e dinë apo refuzojnë t’i përgjigjen pyetjes. (Shih grafikonin P-6)

Perceptimi i qytetarëve është se në Kosovë ka shumë keqpër-dorime. Këtë e tregojnë edhe gjetjet e hulumtimit tonë, ku në pyetjen se “Cilat nga format e keqpërdorimeve janë më të shfaqura në Kosovë?”, ka rezultuar se 497 respondentë ose 50%, mendojnë se ryshfeti është forma me e përhapur e keqpërdorimit, duke u përcjellë më pas me nepotizmin me 13% ose 129 respondentë. Qytetarët mendojnë se Mobingu dhe shfrytëzimi seksual janë përafërsisht në të njejtën shkallë të keqpërdorimit me vetëm 2% diferencë, kurse 18% ose 177 e respondentëve të anketuar mendojnë se nepotizmi, mobingu, ryshfeti dhe shfrytëzimi seksual janë të gjitha të përhapura në Kosovë. (Shih tabelën P-7)

P-5

P-6 Cila gjini mendoni që ka prfitime më shumë nga nepotizmi?

P-7

P-2 A keni vënë re manifestime të mobingut në organizatën ku punoni?

P-3 A keni qenë ju apo dikush i familjes suaj pre e mobingut?

P-4

Pyetja e dytë, ishte nëse kanë vënë re manifestimin e mobingut në organizatën ku ata punojnë dhe ne morëm këto përgjigje: me “Po, unë jam viktimë e mobingut”, janë përgjigjur 67 të anketuar apo (7%), me “Po, një nga kolegët/et e mi(a) është viktimë e mobingut”, janë përgjigjur 419 respondentë apo 42% e tyre, kurse me “JO” janë përgjigjur 441 respondentë ose 44% e tyre, me “Nuk e di ose refuzoj”, janë përgjigjur 72 respondentë apo 7%. (Shih grafikonin P-2)

Pjesa e tretë: Nepotizminë Republikën e Kosovës

Pjesa e tretë e analizës, ka të bëjë me Nepotizmin si dukuri negative dhe mendimin e qytetarëve lidhur me të. Në fillim të kësaj pjese, përkatësisht në pyetjen P-4 qytetarët ishin pyetur “A jeni në dijeni për ekzistimin e nepotizmit në Kosovë“. Pjesa më e madhe e respondentëve, 888 respondentë apo 89%, mendon se “Po”, me “Jo” janë përgjigjur 85 respondentë apo 8%, kurse me “nuk e di/ refuzoj të përgjigjem“, janë përgjigjur 26 respondentë apo 3%. (Shih tabelën P-4)

Në pyetjen e dytë lidhur me Nepotizmin, qytetarët janë pyetur se “Ku mendoni që dominon më shumë nepotizmi?”. Shumica prej tyre, përkatësisht 473 respondentë, apo 48%, mendojnë se sektori publik prin për prezencën e nepotizmit, kurse për

Pyetja e fundit, se “A keni qenë ju apo dikush i familjes suaj pre e mobingut” 204 respondentë apo 20%, janë përgjigjur me “PO”, ndërsa 795 nga ta ose 80% janë përgjigjur me “JO”. (Shih grafikonin P-3)

13

Diskriminimi në vend të punës është një problematikë tjetër e cila zë vend në shqetësimet e shumë organizatave të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky hulumtim rezulton që një dukuri e tillë nuk është shumë e përhapur në Kosovë, ku 47% ose 467 respondentë, janë përgjigjur negativisht në pyetjen tonë nëse janë ndjerë ndonjëherë të diskriminuar në vend të punës. Në anën tjetër, hulum-timi gjen se problemi më i madh në vend të punës vjen për shkak të origjinës së regjionit prej nga vijnë punëtorët, 19% e tyre kanë pohuar se janë ndjerë të diskriminuar pikërisht për këtë arsye. Përkundër faktit se në tregun e punës në Kosovë, ekziston një dallim shumë i madh gjinor, vetëm 14% e respondentëve të anketuar janë ndjerë të diskriminuar për shkak të gjinisë. Për sa i përket bindjeve politike dhe diskriminimit, 17% e respondentëve të mostrës së zgjedhur të këtij hulumtimi janë ndjerë të diskriminuar për këtë arsye. (Shih animacionin P8)

Bindjet politike në Kosovë nuk luajnë rol vetëm në diskrim-inimin e qytetarëve në vend të punës, por ata mendojnë gjithashtu se për të gjetur një vend të punës në Kosovë, duhet patjetër që qytetari të jetë i afiliuar në ndonjë sub-jekt politik. Shumica dërmuese e të anketuarve, 70% apo 694 respondentë, mendon se bindjet politike luajnë shumë rol në gjetjen e një vendi të punës, kurse 18% e tyre men-dojnë se bindjet politike luajnë rol deri diku. Vetëm 9% e respondentëve të anketuar në këtë hulumtim, mendojnë se bindjet politike dhe vendi i punës nuk kanë ndonjë lidhje reciproke, kurse 3% e të anketuarve kanë refuzuar të flasin në lidhje me këtë problem. (Shih animacionin P-9)

Gjetjet e hulumtimit tonë tregojnë se qytetarët e Kosovës mendojnë se institucionet e tyre nuk po bëjnë aq sa duhet për luftimin e këtyre dukurive. Në pyetjen se: “Sa mendoni që institucionet e Kosovës e luftojnë mobingun dhe nepo-

P-8 A jeni ndjerë ndonjëherë i/e diskriminuar në vend të punës ?

P-9 A luajnë rol bindjet politike në gjetjen e vendit të punës në Kosovë ?

tizmin?”, 55% e të anketuarve mendojnë që këto dukuri nuk luftohen aspak nga institucionet e Kosovës, deri diku janë përgjigjur 29% ose 294 e të anketuarve, kurse që in-stitucionet po e bëjnë punën e tyre mendojnë vetëm 12% e të anketuarve. (Shih grafitin P-10)

Në anën tjetër, për sa i përket besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës për të luftuar nepotizmin dhe mob-ingun, të anketuarit tregojnë se kanë më shumë besim në Policinë e Kosovës, ku 41% thonë se në rast të nepo-tizmit ose mobingut do të drejtoheshin në polici. Gjykatat, ndërkaq, gëzojnë vetëm gjysmën e besimit që gëzon poli-cia tek të anketuarit, me vetëm 21% të tyre të cilët thonë se do të drejtoheshin në gjykatë. Shoqëria dhe familja janë ato ku qytetarët do të drejtoheshin në rast të shfaqjes së këtyre dukurive: në shoqëri 16%, ndërsa në familje 12%. Kurse EULEX-i, në lidhje me këto dukuri, nuk gëzon ndonjë besim të madh tek qytetarët dhe kjo shprehet me vetëm 6%. (Shih tabelën P-16)

Respondentët e anketuar të këtij hulumtimi, mendojnë që Ko-sova nuk ka ndonjë kornizë të fuqishme ligjore për t’i luftuar këto dukuri (Shih tabelën P-11), edhe pse 86% e të anket-uarve shprehen pro politikave që do të eliminonin mobingun dhe nepotizmin në vend të punës. (Shih figurën P-15)

P-10 A Mendoni që institucione e Kosovës e luftojnë mobingun dhe nepotizmin?

P-16

P-11

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

14

Në pyetjen e fundit të këtij hulumtimi, pyetja ishte orientuar se në çka më shumë ndikojnë nepotizmi dhe mobingu, një pjesë e vogël e qytetarëve, ose rreth 17 të anketuar (2%), është përgjigjur se “s’ka fare ndikim”, ndërsa nga ana tjetër, një përqindje e lartë prej 53% e numrit të përgjithshëm të respondentëve, ka dhënë përgjigje se ka ndikim në “Të gjitha fushat e lartpërmen-dura” ku më të përfshira ishin: keqadministrimi i vendit, gjykata joefikase, administrata e korruptuar, pasiguria tek qytetarët. (Shih tabelën P-14)

me politikat e këqija në tregun e punës në Kosovë, kurse vetëm 9% e qytetarëve janë shumë të kënaqur me punën e deritanishme të mediave. (Shih grafikonin P-17)

P-17 Sa mendoni që mediat në Kosovë kontribuojnë rreth sensibilizimit të këtyre dukurive negative?

P-14

Nepotizmi dhe mobingu nuk duken të jenë dukuri të reja në tregun e punës në Kosovë, edhe pse ato mendohet të kenë marrë një përhapje shumë të madhe kohët e fundit. Nëse mobingu dhe nepotizmi ishin më të shfaqura gjatë adminis-tratës së UNMIK-ut apo pas Pavarësisë së Kosovës, kur Kosova mori në dorë shumicën e institucioneve, 43% e të anketuarve mendojnë se këto dukuri ishin të shfaqura si gjatë admin-istrimit të UNMIK-ut, ashtu edhe pas Pavarësisë së Kosovës. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se mobingu dhe nepo-tizmi ishin më pak të shfaqura para luftës, në krahasim me periudhën e pasluftës së fundit. (Shih animacionin P-13)

Duke pasur parasysh që mediat luajnë një rol të veçantë në informimin e opinionit në lidhje me problemet që ndodhin në Kosovë, kur është fjala për këto dy dukuri (Mobingu dhe Nepotizmi), shumica e respondentëve mendon se mediat nuk janë duke e bërë punën e tyre në sensibilizimin e opinionit

Në pyetjen se “A keni qenë ju apo dikush i familjes suaj, viktimë e nepotizmit ose mobingut?”, rezultatet janë deri diku të përafërta. 53% e të anketuarve mohojnë të kenë qenë pre e këtyre dukurive, kurse 42% e tyre thonë që ata vetë ose dikush nga familja e tyre kanë qenë pre e nepotizmit ose mobingut në periudha të ndryshme ko-hore. (Shih tabelën P- 12)

P-15 A do ti përkrahnit politikat që e eliminojn nepotizmin dhe mobingun?

P-12

P-13 Në cilën periudhë kohore mendoni që nepotizmi dhe mobingu kan qenë më të përhapura në Kosovë?

15

Në pyetjen për luftimin e korrupsionit ku bëjnë pjesë edhe nepotizmi dhe mobingu, Republika e Kosovës ballafaqohet edhe më tutje me problemet

e mospasjes së një politike koherente që t’iu kundërvihet këtyre dukurive negative. Duhet që të bëhen përpjekje serioze në mënyrë që të jepet një mesazh i qartë për mos-tolerancë ndaj korrupsionit, për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, për forcimin e besimit tek qytetarët nëpërmjet shprehjes së lirisë dhe transparencës.Duke u bazuar në të gjeturat e analizës së rezultateve dhe në hulumtimet e tjera, të cilat u prezantuan në këtë studim, mund të konkludohet se nepotizmi dhe mobingu, janë probleme të cilave duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje nga institucionet e Kosovës. Rezultatet e këtij studimi, tregojnë se qytetarët besojnë që të dy këto dukuri janë shumë të përhapura në Re-publikën e Kosovës, dhe prej këtu del nevoja për disa rekomandime në formë të komponentëve që do të mund të ndihmonin në parandalimin dhe luftimin e këtyre du-kurive .

Komponenti 1:Korniza Ligjore

Korniza ligjore nuk ka fuqi të mjaftueshme për t’i luftuar këto dukuri. Qytetarët nuk janë të kënaqur me kornizën ligjore aktuale, prandaj Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të draftojë një ligj i cili do ta ndalonte mobin-gun ose “ngacmimin” në vende të punës ose në shkolla. Këto rregulla dhe ligje duhet të jenë të qarta, të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë dhe të thjeshta për t’u kuptuar. Për sa i përket nepotizmit, edhe pse Kosova në Kodin Penal ka paraparë disa nene që e sanksionojnë atë, gjetjet e hulumtimit tonë tregojnë se ato nuk kanë fuqi që ta parandalojnë atë, e aq ma pak ta luftojnë dukurinë e tillë, prandaj është e nevojshme që të rishi-kohet Kodi Penal dhe të ketë masa ndëshkimore më të rrepta dhe mekanizma më efikas që të mundësohej vep-rim adekuat në luftimin e kësaj dukurie.

Komponenti 2: Parandalimi i Nepotizmit dhe i Mobingutnë vende të punës

Të gjeturat e hulumtimit pasqyrojnë faktin se të dy duku-ritë janë prezente si në sektorin privat, ashtu dhe në atë publik. Gjetjet tregojnë se nepotizmi është dukuri prej

së cilës përfitojnë të dyja gjinitë, ndërsa diskriminimi në vend të punës nuk del të jetë problem shumë i madh në tregun e punës në Kosovë. Regjioni nga vijnë të punë-suarit duket të jetë problemi më i madh që i bënë ata të ndihen të diskriminuar. Nga kjo del se, institucionet përkatëse duhet të luajnë një rol më të madh në paran-dalimin e nepotizmit sesa në luftimin e tij, duke e marrë parasysh faktin se përhapja e kësaj dukurie në shoqërinë tonë, nuk lë sferë të jetës pa e atakuar. Parandalimi më i mirë në rastin e Kosovës do të ishte që politika të mbajë duart sa më larg nga punësimi klientelist, bazuar mbi bindjet politike. Bordet e agjencive publike dhe institucioneve ku vendim-marrja behet në shkallë të lartë (bordi) të gjithë brenda vetës kanë njerëz të ndikuar politikisht, andaj Kosovës i duhet që urgjentisht të merr masa ndaj një praktike të tillë ani-pse këta njerëz ndoshta teknikisht nuk janë mili-tant partiak, por dihet që ndikimi politik në këto agjenci është në nivel shumë të lartë. Nëse politika ka ndikim në agjencitë publike të cilat duhet të jenë tërsisht të pa-varura, atëherë, nuk mund të flasim për një rekrutim ko-rrekt të punëtorëve në vend të punës. Është shqetësues fakti se 70% e të anketuarve besojnë që për të gjetur një vend të punës në Kosovë, duhet të jesh anëtar i ndonjë partie politike të njërit apo tjetrit krah politik. Një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjitha institucionet relevante, është Policia e Kosovës, ku nga rezultatet e Hulumtimit del se: besimin më të madh tek qytetarët e gëzon Policia, kurse familja dhe shoqëria bashkë gëzojnë më shumë besim sesa vetë gjykatat.

Komponenti 3:Shkollimi, trajnimi dhe senzibilizimii opinionit publik

Realizimi i këtij komponenti duhet të fillojë sa më parë nga institucionet relevante, kjo për arsye se me hartimin e një planprogrami mësimor, gjeneratat e reja të cilat vijojnë procesin mësimor do t’i përgatiste në mënyrë adekuate që të mos përfshihen në këtë dukuri dhe ta parandalojnë atë duke e raportuar në institucionet kom-petente. Trajnimi i personelit në vende të punës do të luante një rol të rëndësishëm, së paku për raportimin e mobingut dhe të nepotizmit në vende te punës. Kjo argumentohet me gjetjet e këtij hulumtimi, ku qytetarët hezitojnë të flasin për viktimizimin nga mobingu, kurse 42% e të anketuarve raportojnë për kolegët e tyre, se kanë qenë viktima të mobingut. Për sa i përket senzibi-lizimit të opinionit publik, qytetarët me rreth 50% janë shprehur se mediat kontribuojnë shumë pak. Kjo do të ishte një inkurajim për ata që të fillojnë t’i qasen më seriozisht këtyre dukurive, kurse nga ana tjetër do të duhej të ishte obligim i institucioneve që të mos fshi-hen pas sloganit të “informatave konfidenciale” por të jenë transparentë para mediave dhe opinionit publik, kur është në pyetje mobingu dhe nepotizmi, sepse këtu s’ka asgjë konfidenciale, përveç rasteve që janë në procedurë hetimore.

5KonkluzionetReKoMaNdiMet

Mobingu dhe nepotizmi në Republikën e Kosovës

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë

16

Rre

th n

esh

Inst

ituti

për K

rimin

olog

ji dh

e Kr

imin

alis

tikë

Fusha e Kriminologjisë dhe Kriminalistikës si shkenca të posaçme janë të reja në Kosovë dhe kryesisht më herët janë studiuar në kuadër të Akademisë Policore ose si lëndë në kuadër të Fakultetit Juridik, por as-

sesi si shkenca të posaçme. Andaj edhe profesionalizmi i kuadrove nga kjo fushë deri më tani ka qenë i mangët përveç disave që kanë studiuar në këtë fushë në vendet jashtë Kosovës.Shfaqja e dukurive negative në vendin tonë, mënyra joadekuate e paran-

dalimit të kriminalitetit, renditja e vendit tonë në listën e vendeve më të korruptuara në listën botërore si dhe shumë dukurive të tjera ka bërë që të ndërmarrim një hapë për të ndihmuar sa do pak Republikës së Kosovës, pasi që krimi nuk njeh asnjë dallim kombi, race, gjuhe dhe ngjyre. Duke u nisur nga kjo, erdhi ideja që të themelojmë Institutin për Kriminologji dhe Kriminalistikë në Prishtinë, si Institut i parë i këtij lloji në Kosovë. Besojmë se përmes këtij Instituti do të ndihmojmë edhe shtetin Kosovës dhe do të bëjmë më lehtë të tejkalohen disa sfida para të cilave sot gjendet Kosova.

Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë është themeluar në tetor të vitit 2011 si organizatë joqeveritare.

Qëllimi i Institutit për Kriminologji dhe Kriminalistikë është të merret me :

• Hulumtime shkencore në fushën e Kriminologjisë• Hulumtime shkencore në fushën e Kriminalistikës• Bashkëpunim me Institucionet e zgjedhura vendore dhe ndërkombëtare.• Botimin e hulumtimeve e revistave shkencore.• Organizimin e konferencave dhe simpoziumeve për të këmbyer

pikëpamjet e veta dhe përvojat në fushën profesionale të Krimi-nologjisë, Kriminalistikës dhe çështjeve të Sigurisë në mënyrë që të zhvilloj dhe trajnoj personat të cilët punojnë në këtë fushë.

Disa nga fushat në të cilat Instituti për Kriminologji dhe Krimi-nalistikë është i interesuar janë:

• Kriminaliteti i të rinjve në Kosovë.• Shitja, blerja dhe përdorimi i drogës.• Shitja, blerja dhe përdorimi i Alkoolit tek të rinjtë e moshës jomadhore.• Kriminaliteti Grupor (Gangs).• Mobingu në Shkollë.• Mobingu në vende Pune.• Vetëvrasja në Kosovë në periudhën e pasluftës.• Parandalimi i Krimit të Organizuar• Trafikimi me qenie njerëzore• Krimi Kibernetikë• Krimi në formë lëmoshe-(Lypësit)• Krimi Jakave të Bardha• Korrupsioni• Kryerja e veprave penale nga personat me sëmundje mentale në Kosovë• Shkaqet e aksidenteve në Komunikacion.• Risocializimi i të burgosurve në Kosovë.• Format e rënda të kriminalitetit në Kosovë nën kushtet e tranzicionit• Gatishmëria e raportimit të dukurive negative në polici.• Dhënia dhe marrja e mitos nga personat zyrtar.

Këto janë disa nga temat të cilat planifikojmë ti realizojmë në formë të projekteve.