130 rekrutë të rinj nisen drejt Bunavisë - Ministria e Mbrojtjes

16
Nga 130 kandidatë, 10 kandidate janë femra dhe 10 kandidatë janë me arsim të lartë 30 vjeçarja Luiza Gega, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërise, ka dalë e parë në garën ballkanike të 3000 m, që u zh- villua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkom- bëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë duke i ka shtuar vetes edhe një tjetër medalje. Garat e atletikës u zhvilluan më 17 shkurt 2018. Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9 minuta... 130 rekrutë të rinj nisen drejt Bunavisë Qendra Stërvitore e FA-së USHTRIA Viti i 71-të i botimit Nr. 8 (827556) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 23 Shkurt 2018 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] Kapiten Feti Vogli në “Hollin e Trimërisë” Stërvitje me nënrepartet e grup-batalionit e FP në Letoni faqe 9 faqe 16 MISIONE NDËRKOMBËTARE KABUL, AFGANISTAN KONFERENCA E SIGURISë Në MYNIH PËRKUJTIMORE Platformë e rëndësishme për dialog faqe 3 » N ë mjediset e batalionit të Forcave Speciale, u zhvillua të martën më 20 shkurt, ceremonia përkujtimore me rastin e 6 -vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, në misionin luftarak “Eagle 4”, në Kandahar, Afganistan.Në ceremoni morën pjesë min- istrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale kolonel Ilirjan Dauti, komandantë forcash dhe repartesh autonome të Shtabit të Përgjithshëm, miq, familjarë dhe të afërm të Dëshmorit të Atdheut... 6 vjet pa Dëshmorin e Atdheut kapiten Feti Vogli N ë Qendrën Stërvitore të Forcës Ajrore, filloi të hënën më 19 shkurt 2018, Kursi i Avancuar i Ofic- erit të Forcës Ajrore (KAO). Për këtë qëllim, në ambientet e Garnizonit të Kuçovës, u zhvillua edhe ceremonia e fillimit të këtij kursi. Në alën e hapjes shefi i Qendrës... Fillon Kursi i Avancuar i Oficerit të Forcës Ajrore (KAO) Qendra Stërvitore e Forcës Ajrore Shpallet Kampione e Ballkanit Ushtarakja Luiza Gega fiton medalje ari në Stamboll faqe 4-5 » Viti 2018 vit sfidash dhe prioritetesh faqe 7 » faqe 10 » faqe 7 » faqe 2 » Intervistë me gjeneralbrigade Vladimir AVDIAJ, Komandant i Forcës Ajrore

Transcript of 130 rekrutë të rinj nisen drejt Bunavisë - Ministria e Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 1

Nga 130 kandidatë, 10 kandidate janë femra dhe 10 kandidatë janë me arsim të lartë

30 vjeçarja Luiza Gega, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërise, ka dalë e

parë në garën ballkanike të 3000 m, që u zh-villua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkom-bëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë duke i ka shtuar vetes edhe një tjetër medalje. Garat e atletikës u zhvilluan më 17 shkurt 2018. Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9 minuta...

130 rekrutë të rinj nisen drejt Bunavisë

Qendra Stërvitore e FA-së

uShtriAViti i 71-të i botimit Nr. 8 (827556) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 23 Shkurt 2018

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

Kapiten Feti Vogli në “Hollin e Trimërisë”

Stërvitje me nënrepartet e grup-batalionit e FP në Letoni

faqe 9

faqe 16

Misione ndërkoMbëtare

kabul, afganistan

Konferenca e SiguriSë në Mynih

PërkujtiMorE

Platformë e rëndësishme për dialog

faqe 3»

Në mjediset e batalionit të Forcave Speciale, u zhvillua të martën më 20

shkurt, ceremonia përkujtimore me rastin e 6 -vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, në misionin luftarak “Eagle 4”, në Kandahar, Afganistan.Në ceremoni morën pjesë min-istrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, shefi i

Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale kolonel Ilirjan Dauti, komandantë forcash dhe repartesh autonome të Shtabit të Përgjithshëm, miq, familjarë dhe të afërm të Dëshmorit të Atdheut...

6 vjet pa Dëshmorin e Atdheut kapiten Feti Vogli

Në Qendrën Stërvitore të Forcës Ajrore, filloi të hënën më 19

shkurt 2018, Kursi i Avancuar i Ofic-erit të Forcës Ajrore (KAO). Për këtë qëllim, në ambientet e Garnizonit të Kuçovës, u zhvillua edhe ceremonia e fillimit të këtij kursi. Në fjalën e hapjes shefi i Qendrës...

fillon Kursi i avancuar i oficerit të forcës ajrore (Kao)

Qendra Stërvitore e Forcës Ajrore

Shpallet kampione e Ballkanitushtarakja Luiza gega fiton medalje ari në Stamboll

faqe 4-5»

Viti 2018 vit sfidash dhe prioritetesh

faqe 7»

faqe 10» faqe 7»

faqe 2»Intervistë me gjeneralbrigade Vladimir AVDIAJ, Komandant i

Forcës Ajrore

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 20182 zyrTAre

STAFiDeD KoLA

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

AdresA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySAJ

Redaktore/Korrektore:Anila DoDA

Gazetarë:Mimoza GoLIKJA

Albert ZHoLI

Gazetarë:saimir ALIJA

Ilir LAme

Në mjediset e batalionit të Forcave Speciale, u zhvil-lua të martën më 20 shkurt, ceremonia përkujtimore me

rastin e 6 -vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, në misionin luftarak “Eagle 4”, në Kandahar, Afganistan.Në ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale kolonel Ilirjan Dauti, komandantë forcash dhe repartesh autonome të Shtabit të Përgjithshëm, miq, familjarë dhe të afërm të Dëshmorit të Atdheut kapiten Feti Vogli. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në fjalën e saj u shpreh se ve-pra e të rënëve nuk harrohet, por ajo do të kujtohet e do të respektohet brez pas brezi dhe se do të vlerësohet edhe në të ardhmen për arritjen e objektivave.

“Nga Afganistani në Irak, nga Çadi në Bosnje, nga Kosova në Mali, nga Adriatiku në Egje dhe kudo që na kërkohet, shembulli i Feti Voglit na mëson se detyra dhe përkushtimi për sigurinë e paqen, i bën ushtarakët tanë të marrin mbi vete rrezikun e sfidave të përditshme, veçanërisht në misione. Rënia në krye të detyrës e kapiten Feti Voglit, është dëshmi e faktit, se ju, jo vetëm keni zgjedhur një profesion të vështirë, por edhe se kurajo, përkush-timi, vetëmohimi dhe mbi të gjitha, profesionalizmi juaj, janë tiparet, që përshkojnë integritetin tuaj si bij fisnikë të popullit, si shërbëtorë besnikë të atdheut. Është kjo arsyeja që shembulli i kapiten Feti Voglit dhe ushtarakëve shqiptarë në misione, frymëzon brezat e rinj sot e kurdoherë”, - deklaroi ministrja.

Sipas ministres Xhaçka, prania e Shqipërisë në Aleancën e NATO dhe përkushtimi ynë, sikundër e dëshmon edhe shembulli i Feti Voglit, janë pjesë e vlerave të patjetërsueshme që shoqëritë e vendeve partnere me ne, besojnë, mbrojnë dhe promovojnë.

“Ne si shqiptarë, këndej dhe andej kufirit, nuk harrojmë për asnjë mo-ment, se NATO është mburoja më e besueshme përballë çdo agresioni dhe barbarie që shfaqet pranë dhe larg vendndodhjes sonë gjeografike. Çmimi sublim i kapiten Feti Voglit na tregon se forcat që na kërcënojnë vlerat, parimet dhe mënyrën tonë të të jetuarit në një sistem demokratik dhe shoqëri të lirive dhe të drejtave të njeriut, janë akoma aty, duke e sfiduar çdo ditë mjedisin e sigurisë sonë kolektive”, - deklaroi ministrja e Mbrojtjes gjatë ceremonisë ku merrni pjesë familjarë të Dëshmorit të Atdheut dhe kolegë të tij.

Komandanti i batalionit të Forcave Speciale, kolonel Ilirjan Dauti, në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni përkujtimore, u shpreh ndër të tjera se: “…ne e nderojmë me respekt, e kujtojmë me dëshpërim, por askush nuk mund ta kuptojë dhembjen dhe humbjen më shumë se familja e tij. U bënë 6 vjet nga dita kur nëna humbi birin, bashkëshortja udhëtarin e saj të jetës, fëmija prindin, vëllai vëllanë dhe kolegët shokun që do t’iu mungojë gjatë, megjithatë kujtimi i Fetiut do të mbetet i gjallë në mendjet dhe zemrat e

të gjithëve…” - tha ndër të tjera kolonel Dauti.

Ceremonia përkujtimore me rastin e 6-vjetorit të rënies në krye të detyrës së Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, u përmbyll me vendosjen e ku-rorave pranë bustit të tij, në nderim dhe respekt të sakrificës sublime të tij, në

shërbim të paqes dhe demokracisë.Kapiten Feti Vogli, humbi jetën 6

vite më parë në Afganistan, ku shërbeu si pjesë e kontingjentit paqeruajtës “Eagle 4” të batalionit të Forcave Spe-ciale. Ai është pjesëtari i parë i Forcave të Armatosura që humb jetën në një mision jashtë vendit.

6 vjet pa Dëshmorin e Atdheut kapiten Feti Vogli

Përkujtimore

“Dëshmori i Atdheut”, kapiten Feti Vogli, humbi jetën në misionin luftarak “Eagle 4”, në Kandahar, Afganistan

Portreti i Dëshmorit Feti Vogli në panteonin e martirëve të luftës në Afganistan

Gjashtë vjetori i rëniës në krye të detyrës të Dëshmorit të Atd-heut, Kapiten Feti Vogli është

përkujtuar në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në mjediset e komandës së “Mbështetjes së Luftës” në vendin ku ai luftoj dhe dha jetën në Afganistan.

Me iniciativën e Përfaqësuesit të Lartë Ushtarak Kombëtar Shqiptar në Afganistan Kolonel Altin Kurti, portreti i dëshmorit të atdheut Kapiten Feti Vo-gli, vendoset në panteonin përkujtimorë midis portreteve të dhjetra ushtarakëve të NATOs të rënë në krye të detyrës në Afganistan.

Ishin ftuar dhe merrnin pjesë në këtë ceremoni; Gjeneral Brigade Michael Fen-zel Drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, drejtues të lartë të komandës dhe shtabit të “RS” si dhe ushtarakë dhe civilë të tjerë kolegë të kontigjentit shqiptar në këtë komandë. Gjeneral Fenzel, në fjalën e rastit vlerësoj dhe çmoj kontributin e Ushtrisë Shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti të ushtarakëve shqiptarë të pran-ishëm në mision për tu përqëndruar më pas tek dëshmori Kapiten Feti Vogli.

Midis të tjerash Gjeneral Fenzel theksoj se: “Sot është një ditë tepër e

nënkolonel kaseM saliasikabul, afganistan

veçantë për të kujtuar një nga shokët e armëve i cili sakrifikoj jetën në emër të paqes në këtë vend Kapiten Feti Vogli. Pikërisht si sot gjashtë vite më parë ai dha jetën në shërbim të liris për popullin e Afganistanit. Vendosja e portretit të tij në panteonin e dhjetra martirëve të tjerë që kanë dhënë jetën në këtë mision i shton më tepër energjitë këtij gjeneratori i cili na frymëzon e na nxit për të punuar më me përkushtim në punën tonë. Ai vërtet iku në moshë të re por vepra dhe emri i mirë që la pas do të kujtohen nga ne dhe brezat e tjerë që do të vijnë”. Kolonel Kurti në

emër të SHSHP të FA dhe MM, falen-deroi në radhë të parë Gjeneral Fenzel, për përkrahjen dhe ndihmën që ai dha në vendosjen e portretit të Kapiten Voglit në këtë panteon. Ai falenderoj gjithashtu edhe të gjithë të pranishmit të cilët nderuan me praninë e tyre në ceremoni.

Me tej Kolonel Kurti midis të tjerash theksoj se: të gjithë ata që punuan me Kapiten Feti Voglin, e njohën si një njeri i cili shkëlqeu me pasionin e tij për punën dhe për këtë ai gëzoj respekt dhe besim nga të gjithë kolegët dhe bashkëluftëtarët e tij. Gjatë gjithë kohës së shërbimit të tij

atë e karakterizoj përkushtimi i lartë ndaj detyrës. Si e tillë, vendi ynë, Shqipëria, jo vetëm që i nderon e respekton heronjtë e vetë por gjen tek ata edhe forcën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, Shq-ipëria është e angazhuar për të kontribuar për paqen dhe do të vijojë të luftojë kundër terrorizmit global.

Më pas moderatori i ceremonisë, Nënkolonel Ken Smith (SHBA) lexoj me zë të lartë për të gjithë të pranishmit jetëshkrimin në portretin e kapiten Vo-glit. Pas kësaj të gjithë të pranishmit në ceremoni, me radhë, bënë homazh dhe u falën duke shfaqur respekt të thellë para portretit ta dëshmorit kapiten Vogli.

Për realizimin e kësaj ceremonie u angazhuan me përkushtim të veçantë të gjithë ushtarakët Shqiptar që aktualisht shërbejnë në komandën “Resolute Sup-port” në Kabul si; Kolonel Altin Kurti, Nënkolonel Kasem Saliasi, Major Alkion Dalanaj dhe Nënkolonel Edvis Spahi si dhe stafi i Institutit Gjerman të Gjeografisë me në krye Nënkolonel Thomas Hirsch.

Kapiten Vogli la pas veprën e tij që vështirë se do të mund të harrohet, ai është tashmë pjesë e memories jo vetëm kombëtare shqiptare por edhe në Afgani-stan. Ai tashmë do të kujtohet e nderohet edhe nga të gjithë ndërkombëtarët që do të shërbejnë në këtë komande.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 3zyrTAre

130 djem e vajza janë kandidatët më të rinj për oficerë në Forcat e Armato-

sura. Për 9 javë ata do të jenë pjesë e Stërvitjes Individuale Bazë, në Shkollën e Trupës në Bunavi (Vlorë). Në cer-emonë e përcjelljes së rekrutëve të rinj, zhvilluar ditën e hënë, më 19 shkurt 2018 paradite ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vlerësoi numrin në rritje të vajzave dhe të rinjve me arsim të lartë, të cilët kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur për të të qenë së shpejti pjesë e Forcave të Armatosura.

“Si ministre e Mbrojtjes do të doja ta përmirësoja akoma më shumë raportin gjinor në favor të vajzave. Sot vlerësoj prirjen e rritjes së këtij numri dhe kërkoj që kjo të kihet parasysh në vazhdimësi. Nga ana tjetër, fakti që për statusin e ushtarakëve të rinj aplikojnë dhe vajza dhe djem me arsim të lartë, na bën të gjithëve shpresplotë se niveli intelektual dhe ai i profesionistëve në ushtrinë tonë do të jetë gjithmone edhe më i garantuar. Për këto nevojitet padiskutim që testimet në çdo fazë të tyre të kryehen me shumë rregullsi, me shumë seriozitet, me disi-plinë dhe transparencë të lartë”, - tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, ajo siguroi të rinjtë dhe familjarët e tyre se do të gjenden pranë në rrugëtimin e bukur dhe plot sfida.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm do t’ju gjenden pranë për përmirësimin e vazhdueshëm të infstrukturës dhe bazës materiale për t’u interesuar për vështirësitë e shfaqur në praktikën e përditshme të punës suaj. Ju siguroj se bashkë me gjithë efektivin e

Përfundon faza e parë e rekrutimit për vitin 2018

U zhvillua ditën e hënë më 19 shkurt, në ambientet e Auditori-umit të Ministrisë së Mbrojtjes,

aktiviteti me rastin e përfundimit të fazës së parë të rekrutimeve për vitin 2018 dhe nisja e rekrutëve të rinj drejt Shkollës së Trupës në Bunavi, për ndjekjen e Stërvitjes Individuale Bazë. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm së Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneralbrigade Bajram Begaj, zëvendëskomandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, nënkolonel Aleksandër Sinaj, drejtorë drejtor-ish të Shtabit të Përgjithshëm së Forcave të Armatosura, prindër dhe familjarë të rekrutëve, etj.

Qendra e Personel Rekrutimit për rreth dy muaj ndoqi me mjaft përkushtim, seriozitet dhe profesionalizëm të gjitha procedurat e miratuara për rekrutimin. U zhvillua fushatë marketingu mbi promovimin e vlerave të FA, duke i njohur shtetasit dhe gjithë të interesuarit me kriteret dhe informacionin e nevojshëm për këtë qëllim. Në QPR u paraqitën 325 kandidatë dhe u regjistruan me dokumentacion të rregullt në bazë të kritereve nga të cilat 25 kandidate femra dhe 16 kandidatë me arsim të lartë. Bazuar në planin e rekrutimit dhe list-meritës, në Bunavi do të vijojnë Stër-vitjen Individuale Bazë 130 kandidatë. Fjalën e hapjes së kësaj ceremonie e mbajti zëvendëskomandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, nënkolonel Aleksandër Sinaj, i cili pasi falënderoi të gjithë të pranishmit në sallë, u shpreh: “Zhvillojmë këtë ceremoni me rastin e përfundimit me sukses të fazës së parë të rekrutimit për vitin 2018 dhe të dërgimit të rekrutëve të rinj në Qendrën Stërvitore, Bunavi, për të ndjekur Stërvitjen Individuale Bazë. Risi e këtij procesi ishte përfshirja në fushatën e marketingut e të gjitha seksioneve të hapura në çdo qark të vendit, gjë e cila pady-shim do të vijojë të përmirësohet dhe të japë efekte mjaft pozitive në të ardhmen. Testimet fizike, intelektuale dhe ato psikologjike u kryen me mjaft rregullsi, seriozitet, disiplinë e transparencë të lartë. Procedurat kanë vijuar më tej edhe me ekzaminimet shën-detësore si dhe pastërtinë e figurës së konkurrentëve, të cilat për një ushtarak janë domosdoshmëri. Falënderoj ata që kontribuuan

për ndjekjen e të gjitha procedurave përkatëse deri në përmbylljen e këtij procesi me sukses, personelin e QPR, në veçanti sektorin e rekrutimit dhe të marketingut si dhe gjithë personelin e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të përfshira në këtë proces. Po kështu, falënderoj lidershipin civil dhe ushtarak nga ku Qendra e Personel Rekrutimit ka gjetur gjithmonë mbështetjen e duhur”.

Një falënderim i veçantë shkoi për ministren e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, në emër të të gjithë personelit të Qendrës së Personel Rekrutimit për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesin e treguar ndaj kësaj qendre dhe në mënyrë të veçantë për procesin e rekrutimit të brezit të ri në radhët e FA. Më pas, nënkolonel Sinaj ju drejtua rekrutëve duke theksuar se puna e ushtarakut nuk është e lehtë dhe kërkon mund, djersë, sakrificë, vullnet e përkushtim, ndershmëri e besim. Vlen të theksohet fakti se Forcat e Armatosura sot kanë ndërtuar një sistem arsimor mjaft efikas për përgatitjen e personelit ushtarak dhe ecurinë në karrierë, me qëllim që çdo njeri që ka fatin të shërbejë brenda radhëve të saj të jetë plotësisht i aftë si në aspektin fizik, ashtu dhe në atë intelektual e profesional e të përmbushë me sukses detyrat që i ngarkohen.

“Prandaj, shpreh bindjen se të gjithë ju rekrutët e rinj që vishni për herë të parë uniformën ushtarake, do të jeni në gjendje të përballoni sfidat që ju presin në Bunavi. Ju tashmë shkoni atje të motivuar, me vetëbesim dhe mentalitetin e fituesit. Ju do të jeni brezi që e çoni më tej stafetën dhe emrin e mirë të FA. Ju do t’i shërbeni me devotshmëri Atdheut tuaj, ju do të ndihmoni bashkatdhetarët tuaj në çdo rast rreziku dhe emergjence të ndryshme civile, ju do ti shërbeni paqes kudo në botë duke nderuar dhe mbajtur lart flamurin më të bukur në botë, flamurin kuq e zi”, përfundoi fjalën e tij nënkolonel Aleksandër Sinaj.

Më pas, fjalën e mori ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, e cila i uroi udhë të mbarë kontingjentit më të ri të djemve dhe vajzave, të cilët me dëshirën dhe vullnetin e tyre nisën një rrugëtim dinjitoz, fisnik, por edhe të vështirë për të milituar në radhët e ushtrisë tonë, tanimë pjesë e respektuar e Aleancës më të madhe që ka parë deri më sot historia,

Aleanca e NATO-s. Ajo u shpreh se në kushtet e profesionalizmit gjith-një e në rritje dhe të angazhimit në përmbushje të detyrave të mbrojtjes së vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarakëve me një profil sa më cilësor është sfidë e përhershme dhe e qëndrueshme për FA dhe veçanërisht për Qendrën e Personel Rekrutimit.

Sikurse rezulton edhe nga numri i aplikantëve të paraqitur dhe ai i kandidatëve të përzgjedhur, raporti kësaj radhe ishte tre me një. “Si Ministre e Mbrojtjes, do të dëshiroja që ta përmirësonim akoma më shumë raportin gjinor në favor të femrave, por gjithsesi, vlerësoj prirjen e rritjes së këtij numri dhe kërkoj që kjo të kihet parasysh në vazhdimësi”.

Znj. Xhaçka theksoi se fakti që në radhët e ushtarakëve të rinj ap-likojnë edhe djem e vajza me arsim të lartë, tregon se niveli intelektual dhe ai i profesionalizmit në ushtri do të jetë gjithnjë edhe më i garantuar. Për këtë, nevojitet pa diskutim që testimet në çdo fazë të tyre të kryhen me shumë rregullsi, me shumë seriozitet, me disiplinë dhe transparencë të lartë.“Ne, si Ministri e Mbrojtjes dhe si Shtab i Përgjithshëm do t’ju gjendemi pranë për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe të bazës materiale për t’ju lehtësuar problematikat dhe vështirësitë e shfaqura në praktikën e përditshme të punës tuaj. Ju siguroj që bashkë me të gjithë efektivët e FA do të jemi krah jush për ti shkuar deri në fund me sukses detyrave tuaja, pjesë e kësaj rruge të bukur, por dhe plot vështirësi dhe kufizime që sapo kanë filluar. Të gjithë bashkë, po punojmë që në të ardhmen karriera juaj e sapo nisur, sikundër dhe kar-riera e të gjithë efektivëve në FA të vlerësohet dhe të promovohet në bazë të meritave dhe të performancës të treguar gjatë punës. Reforma që kemi nisur do t’ju krijojë mundësinë të gjithëve që të shprehni sa më mirë të jetë e mundur nivelin e përgatitjes profesionale në shërbim të Forcave tona të Armatosura, por dhe të rrisni nivelin profesional në përgjithësi të FA, për rrjedhojë edhe cilësinë e realizimit të detyrave të përbashkëta”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

Më tej, gjatë fjalës së saj, znj. Olta Xhaçka falënderoi familjarët e rekrutëve për mbështetjen që i japin fëmijëve dhe për besimin ndaj FA. “Ju siguroj se vëmendja e qeverisë, e imja personalisht dhe e FA do të jetë maksimale për edukimin, trajnimin dhe vlerësimin sipas meritave të bijve tuaj. Dua ta mbyll fjalën time me një vlerësim të veçantë për sakrificën e çdo efektivi të FA, por pa diskutim edhe familjarëve të tyre, shumë prej të cilëve edhe fëmijët i kane edukuar dashurinë për uniformën, duke i bërë pjesë të fushatave të rekrutimit të FA. Profe-sionalizmi dhe dashuria juaj për vendin tonë dhe për jetën e sigurinë e çdo qytetari është pa diskutim vlera më e madhe dhe më e shtrenjtë e familjes tonë të madhe në uniformë. Jam e sigurt që shembullin tuaj do ta ndjekin edhe këta të rinj që do të nisen drejt Shkollës së Trupës në Bunavi dhe do të shihemi së shpejti atje me dëshirën e madhe për të qenë pranë jush djem dhe vajza, krenari dhe energji e Forcës së Armatosur të Shqipërisë tonë të bukur. Suksese dhe dalshi faqebardhë. Ne do na keni gjithmonë pranë”, përfundoi ministrja e Mbrojtjes.

130 rekrutë të rinj nisen drejt Bunavisë

Qendra Stërvitore e FA-së

Nga 130 kandidatë, 10 kandidate janë femra dhe 10 kandidatë janë me arsim të lartë

Ministrja Xhaçka: Ju siguroj se vëmendja e qeverisë, e imja personalisht dhe e FA-së do të jetë maksimale për edukimin, trajnimin dhe vlerësimin sipas meritave të bijve tuaj

FA do të jemi krah jush për t’i shkuar deri në fund dhe me sukses detyrave tuaja, pjesë e kësaj saj rruge të bukur por me plot vështirësi, kufizime, që sapo keni hyrë. Të gjithë bashkë po

punojmë që karriera juaj e saponisur, sikundër edhe e gjithë efektivëve të FA, të vlerësohet dhe të promovohet, në bazë të meritave dhe performancës të treguara gjatë punës. Reforma që kemi

nisur do t’i krijojë mundësi të gjithëve që të shprehin sa më mirë nivelin e përgatitjes profesionale në shërbim të FA por dhe të rrisin nivelin profesional në përgjithësi të FA, për rrjedhojë

edhe cilësinë e realizmit të detyrave të përbashkëta”, - deklaroi Ministrja e Mbrojtjes.

Në kushtet e profesionalizmit gjith-një e në rritje dhe angazhimit në përm-bushje të detyrave të mbrojtjes së vendit dhe në interes të Aleancës së Atlantikut të Veriut, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më cilësor është sfidë perma-nente për Forcat e Armatosura. Sipas statistikave të muajve të fundit, raporti mes numrit të aplikantëve që kanë shpe-hur dëshirë për të qenë pjesë e FA dhe atij të kandidatëve të përzgjedhur është gati 3 me 1. Të rinjtë që u nisën për në Buvani, 130 vetë, ku 10 kandidate janë femra dhe 10 kandidatë me arsim të lartërezultuan fitues të testit fizik, intelektual dhe psikologjik, për rekru-timet e reja për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura.

alba Musaraj

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 20184 iNTerviSTA

Gjeneral Vladimir Av-diaj, Shtypi Ushtarak ka ndjekur hap pas hapi an-gazhimin e Forcës Ajrore,

dhe jo vetëm, në emergjencën civile të kohëve të fundit, në operacionet humanitare, në stërvitjet brenda dhe jashtë vendit në rreshtimin në krah të partnerëve në NATO etj. Gjithashtu ne e kemi pasqyruar këtë angazhim të Forcës Ajrore, krahas veprimtarisë dinjitoze të Forcave tona të Armatosura. Nisur nga Direktiva e Mbrojtjes 2018, pyetja e parë që dua t’ju drejtoj është në lidhje me objektivat dhe synimet për vitin 2018. Cilat janë ato?

Forca Ajrore me kapacitetet e saj vazhdon të përmbushë misionin e saj kushtetues në mbrojtjen e sovranitetit të hapësirës ajrore, në bashkëpunim me NATO-n, mbështetjen e Forcave të Armatosura me transport ajror, përbal-limin e emergjencave civile dhe dhënien e ndihmës në mbështetjen e autoriteteve civile me transport mjekësor dhe në bështetje të Policisë së Shtetit.

Angazhimi i deritanishëm i aseteve të Forcës Ajrore në stërvitjet brenda dhe jashtë vendit, marrja pjesë në operacionet humanitare në ndihmë të komunitetit kanë mundësuar një prezan-tim dinjitoz të tyre dhe janë një bazë e fortë për përmbushjen me cilësi të paketës së Objektivave të Kapaciteteve për vitin 2018.

Viti 2018 është një vit sfidash dhe prioritetesh për Forcën Ajrore. Primare për vitin 2018 do të jetë rritja e niveleve cilësore operacionale, duke synuar shndërrimin e tyre në një forcë, të mirëmotivuar, të mirëstërvitur dhe të mirëpajisur, të aftë për të realizuar operacione/stërvitje të një spektri të gjerë “joint” dhe “combined”, fokusuar në Direktivën e Mbrojtjes-2018 dhe në moton: Mission First, e cila kërkon para se gjithash rritjen e nivelit të përgatitjes dhe gatishmërisë operacionale nga të gjithë repartet operacionale të Forcës Ajrore.

Me qëllim realizimin e prioriteteve dhe objektivave strategjikë, puna e strukturave të Forcës Ajrore do të përqëndrohet në përmbushjen e detyri-meve në kuadër të NATO-s, detyrimet kushtetuese, rritja e kapaciteteve ushtar-ake dhe profesionalizmit të tyre, si dhe rritja e kontributit tonë në komunitet. Gjithashtu rëndësi e veçantë do t’i kushtohet përmbushjes së objektivave strategjikë, të cilët synojnë rritjen graduale të kapaciteteve ushtarake, bazuar në standardet e NATO-s, duke realizuar kërkesat operacionale për të marrë pjesë në misonet e mbrojtjes kolektive dhe ato paqeruajtëse të drej-tuara nga Aleanca.

Gjatë vitit 2018, synojmë rritjen e kapaciteteve operacionale për vëzh-gimin, monitorimin në mënyrë të pan-dërprerë të hapësirës ajrore të Repub-likës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n, nëpërmjet realizimit të fazës së parë të projektit të modernizimit të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore, duke realizuar një kontroll të sigurtë të mjeteve tona ajrore kombëtare, rritjen e sigurisë së fluturimit, lidhjen me Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore dhe Ra-ketore të NATO-s, si dhe me sistemin e menaxhimit të trafikut ajror civil të vendit tonë.

Zoti Avdiaj, ju përmendët objek-tivat dhe e cilësuat vitin 2018 një vit sfidash dhe prioritetesh për Forcën

Ajrore dhe theksuat prioritet krye-sor kapacitetet ushtarake dhe profe-sionalizmin e tyre. Mund të na thoni diçka rreth helikopterëve COUGAR dhe përgatitjes së tyre, çfarë hapash jeni duke ndërmarë në lidhje me ta, për të marrë pjesë në operacione të drejtuara na NATO?

Përgatitja, kompletimi dhe çerti-fikimi nga strukturat e NATO-s i dy helikopterëve AS 532 AL “Cougar”, për të rritur kapacitetet operacionale dhe ndërveprueshmërinë, me qëllim pjesëmarrjen në misione dhe stërvitje të përbashkëta, si brenda dhe jashtë vendit (në kuadër të NATO/BE), ka filluar tashmë dhe vijon puna në praktikë për arritjen e kapaciteteve të nevojshme me qëllim pjesëmarrjen në stërvitje/operacione me NATO-n në fillim të vitit 2019. Si objektiv mbetet përmbushja e Kërkesave Operacionale për pajisjen e helikopterëve COUGAR dhe ekuipa-zheve fluturues me të gjithë elementët e domosdoshëm për të operuar në kushte ekstreme meteorologjike, natën dhe ditën. Realizimi i këtyre kërkesave do të bëjë rritjen e operacionalitetit të helikopterëve të Gjeneratës së IV, me qëllim pjesëmarrjen me dinjitet, në misionet jashtë vendit në kuadër të NATO-s dhe detyrimeve që kemi ne në këtë aleancë.

Zoti gjeneral, përgatitja dhe pjesëmarrja në stërvitjet ndërkom-bëtare, mbështetja e stërvitjeve të strukturave tona të FA, stërvitjet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrje të

strukturave të tjera civile dhe ush-tarake është gjithçkaqë përmbledh konceptin e stërvitjes ajrore. Si do të jetë ajo për këtë vit?

Stërvitja ajrore do të vijojë të jetë prioritet dhe si qëllim do të ketë ruajtjen dhe aftësimin e ekuipazheve fluturuese për kryerjen e operacioneve në kushte të pamjes së kufizuar dhe në kushte ek-streme të motit. Në fokus të stërvitjeve ajrore do të jetë përgatitja dhe pjesë-marrja në stërvitjet ndërkombëtare, mbështetja e stërvitjeve të strukturave të FARSH-s, si dhe organizimi i një stërvitje kërkim-shpëtimi me pjesëmar-rje jo vetëm të strukturave të Forcës Ajrore, por edhe të strukturave të tjera civile dhe ushtarake.

Koncepti i stërvitjes ajrore, si dhe i të gjithë elementëve të tjerë të saj, gjatë vitit 2018 do të fokusohet për të siguruar personel dhe mjete ajrore (helikopterë) të gatshme për tu dislokuar në një zonë operacioni të drejtuar nga NATO, me qëllim që t’i shërbejë trajnimit të ekui-pazheve fluturuese dhe elementëve të komandim-kontrollit gjatë pjesëmar-rjes në stërvitjet jashtë vendit tonë si “Saber Junction 18” dhe “Adriatic Strike 18”.

Ekuipazhet tona fluturuese trajno-hen me qëllim pjesëmarrjennë stërvitje të drejtuara nga strukturat eNATO-s dhe aleatët, si “Adriatic Strike 18”, “Saber Junction 18”, “Albanian Lion 18”, SAR etj, si dhe për të marrë pjesë nëmbështetje të operacioneve brenda vendit për përballimin e emergjencave civile në kushte specifike të motit në

ndihmë të autoriteteve lokale, stërvitje ajrore sipas versioneve të përdorimit të helikopterëve, SAR, MEDEVAC, Transport Trupash, VIP, ambulancë ajrore, apo edhe në mbështeje të Poli-cisë së Shtetit.

Risi për vitin 2018 është se ekuipa-zhet fluturuese do të trajnohen dhe af-tësohen për të kryer fluturime me pesha të varura Bampy Bucket (kovat që do të shërbejnë për fikjen e zjarreve).

Programi i stërvitjes ajrore ka filluar që në fillim të vitit dhe ai zhvil-lohet në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, ku synojmë të standardizojmë dhe konsolidojmë stërvitjen individuale dhe kolektive të ekuipazheve fluturuese. Në planet e arsimimit dhe stërvitjes për 2018 është

marrë parasysh edhe njohja, përditësimi dhe zbatimi i doktrinave nga të gjitha strukturat e Forcës Ajrore, intensifi-kimin e procesit të standardizimit të STANAG që mbështesin Objektivat e Kapaciteteve dhe prioritetet e Forcave të Armatosura.

Për vitin 2018 do të punojmë se-riozisht për mbajtjen në gatishmëri të mjeteve ajrore me qëllim pjesëmarrjen në operacione të ndryshme ajrore në përmbushje të detyrimeve tona për përballimin e Emergjencave Civile dhe ndihmën ndaj komunitetit.

Vëmendje do t’i kushtojmë edhe stërvitjes dhe kryerjes sëprogrameve të kalimit të pilotëve për të fluturuar nga një tip helikopteri në tjetrin, kjo për të rritur operacionalitetin dhe gatishmërinë e ekuipazheve fluturuese.

Tashmë Forca Ajrore, e ka krijuar eksperiencën e saj me pjesëmarrje në stërvitje shumëkombëshe krahas Forcave të NATO-s, kam parasysh këtu pjesëmarrjen në dy stërvitje ndërkombëtare vitin e kaluar. Do të jetë forca juaj këtë vit pjesëmarrëse në stërvitje të tilla shumëkombëshe?

Sigurisht. Siç u shpreha edhe më sipër, gjatë vitit 2018 Forca Ajrore do të marrë pjesë në dy stërvitje shumëkom-bëshe. Stërvitja e parë “Adriatic Strike 2018”do të zhvillohet në Slloveni dhe stërvitja e dytë “Suber Junction 2018” në Gjermani.

Eksperienca e fituar vitin e ka-luar nga pjesëmarrja në stërvitjet “Saber Junction 17” dhe “Combined Resolve-8”, të zhvilluara në Gjermani, si në procesin e planëzimit ashtu dhe në atë të ekzekutimit duhet të shërbejë në rritjen e mëtejshme të aftësive taktiko-operacionale dhe ndërvepruese për

Viti 2018 vit sfidash dhe prioritetesh

Intervistë me gjeneralbrigade Vladimir AVDIAJ, Komandant i Forcës Ajrore

Gjeneralbrigade Avdiaj:intervistoi: MiMoZa golikja

“Gjatë vitit 2018 Forca Ajrore do të marrë pjesë në dy

stërvitje shumëkom-bëshe. Stërvitja e

parë “Adriatic Strike 2018” do të zhvillo-het në Slloveni dhe

stërvitja e dytë “Suber Junction 2018” në

Gjermani”.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 5iNTerviSTA

realizimin e objektivit të Forcës Ajrore për marrjen pjesë me dy helikopterë, në operacione të drejtuar nga NATO, pas vitit 2019.

Stërvitjet e përbashkëta me struk-turat e tjera të Forcave të Armatosura, kanë treguan se strukturat tona ajrore bashkëveprojnë me profesionalizëm të lartë, duke zbatuar procedurat standarde të operimit, koordinimit, komunikimit, bashkëpunimit dhe ndërvepruesh-mërisë.

Procesi i modernizimit të Bazës Ajrore Farkë ka bërë që personeli të përballet me kërkesa të shumta në drejtim të zotërimit të njohurive e aftësive të domosdoshme për njohjen e përdorimin e procedurave standarde të operimit sipas STANAG-ëve të implementuar.

Pjesëmarrja e Forcës Ajrore në stërvitjet shumëkombëshe që për-mendëm më lart, do të shërbejë për aftësimin dhe shkëmbimin e experi-encës ndërmjet vendeve të Aleancës, rritjen profesionale të ekuipazheve tona fluturuese, përballimin e ngarkesës së stërvitjes në kushte pothuajse reale.

Këto stërvitje janë në funksion të përmbushjes së detyrimeve tona që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe kontribuojnë në rritjen e ndërve-prueshmërisë, zbatimit të procedurave standarde, përmirësimin e zhvillimit të kapaciteteve dhe aftësive opera-cionale në kryerjen e operacioneve luftarake në një mjedis të përbashkët dhe shumëkombësh.

Nisur edhe nga pjesëmarrja në dy stërvitjet e zhvilluara në Gjermani në vitin 2017, po punojmë për eleminimin e mangësive të hasura dhe po marrim masat e nevojshme për një pjesëmarrje sa më dinjitoze gjatë 2018.

Zoti gjeneral, vitet e fundit efek-tivët e Forcës Ajrore i kemi parë të japin shembuj të vërtetë heroizmi në emergjencat civile, po gjithashtu

kemi parë se po ndeshemi shpesh e më shpesh me pjesëmarrjen në op-eracionet SAR nga ana e efektivave të Forcës Ajrore. Ç’është ky shërbim dhe si realizohet nga ana juaj?

Rastet e Emergjencave Civile janë një ndër fenomenet e shpeshta që po has vendi ynë këto vitet e fundit. Nisur nga kjo, edhe gatishmëria dhe operacionaliteti në instancat përkatëse të këtij shërbimi janë rritur. Një hallkë e rëndësishme në gjithë zinxhirin e komandim-drejtimit dhe realizimit të këtyre misioneve është edhe Forca Ajrore. Kjo forcë me strukturat dhe repartet e saj është përpjekur me gjithë mundësitë për të realizuar në kohë dhe më së miri misionin e saj.

Pjesëmarrja në misione të tilla janë të shumta. Nisur nga këto fenomene, kushtet atmosferike por edhe terreni që ofron Shqipëria, Forca Ajrore di-sponon helikopterët modernë dhe shumë funksionalë COUGAR dhe EC-145, të cilët plotësojnë kapacitetet e nevojshme operacionale për pjesëmarrjen në opera-cione të tilla.

Menjëherë pas marrjes së urdhërit për një mision SAR specialistët e Forcës Ajrore analizojnë faktorët që ndikojnë në realizimin me sukses dhe pa premisa për ngjarje të jashtëzakonshme, siç janë: faktorët meteorologjikë, zona e kërkimit, tipologjia e misionit etj.

Operacionet e kërkim-shpëtimit SAR që nga fillimi i saj e deri në për-fundim karakterizohen nga një koor-dinim dhe bashkëveprim i situatës dhe veprimeve midis strukturave të Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), Qen-drës së Komandim Kontrollit të Forcës Ajrore (QKR), Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Bazës Ajrore Farkë.

Me qëllim përmirësimin e punës për pjesëmarrjen në operacionet SAR, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është ngitur dhe funksionon Qendra e Kërkim-Shpëtimit SAR, me

të cilën ne kemi kontakte dhe bash-këpunim të vazhdueshëm.

Ne kemi një eksperiencë të mirë nga pjesëmarrja e viteve të fundit në këto operacione, si dhe po punojmë pë realizimin e kërkesave operacionale për eleminimin e mangësive që mund të hasen gjatë zhvillimit tëoperacioneve SAR.

Me qëllim eliminimin e të mangë-

sive dhe diskutimin e problematikave të dala në misionet SAR, sugjeroj organizimine takimeve të përbashkëta me të gjitha strukturat e Forcave të Ar-matosura që angazhohen në operacionet të tilla. Me anë të këtyre takimeve apo

edhe stërvitjeve të përbashkëta synohet improvizimi i dhënies së ndihmës së shpejtë nga ajri sa më shpejt të jetë e mundur pranë QKR së Forcës Ajrore, pasi reagimi me helikopter mundëson dhënien e ndihmës së parë për njerëzit në rrezik shumë më shpejt se çdo lloj tjetër ndërhyrjeje.

Personeli, teknika ajrore, tekni-

ka tokësore dhe infrastruktura janë zemra dhe muskujt e Forcës Ajrore në mbështetje për përbal-limin e Emergjencave Civile. A kanë nevojë ato për zhvillim dhe për përmirësim?

Forca Ajrore është gjithmonë në pararojë të operacioneve të Emergjen-cave Civile. Siç u shpreha dhe më lart, për shkak të tipologjisë së operacionit, kushteve dhe terrenit që ofron vendi ynë, pjesëmarrja e helikopterëve të Forcës Ajrore në këto lloj operacionesh është vendimtare. Të shumta janë operacionet në rastet e përmbytjeve, zonave të blokuara nga dëbora, apo edhe në ndihmë të të plagosurve në rast aksidentësh, apo fatkeqësish natyrore. Tradita vazhdon, dhe ne sërish do të jemi aty.

Ekuipazhet tona fluturuese tashmë janë familjarizuar me operacione të tilla, por gjithmonë ka nevojë për përmirësime dhe rritje profesional-izmi. Këtë vit Forca Ajrore do të rrisë kapacitetet e saj operacionale, duke marrë pjesë edhe në operacionet e

fikjes së zjarreve. Kemi siguruar paisjet përkatëse për këtë qëllim dhe jemi në fazën e trajnimit të ekuipazheve ajrore për fluturime në operacione të shuarjes së zjarrit, apo fluturimet me pesha të varura dhe Bampy Bucket (kovat për fikjen e zjarreve).

Gjeneral Avdiaj, do të donim një përgjigje lidhur me blerjen dhe instal-imin e radarit të ri. Në çfarë faze jeni konkretisht tani me zbatimin e këtij projekti dhe si do të jetë operaciona-liteti juaj, në çfarë niveli?

Qendra e Kontroll Raportimit përbën strukturën bazë të integrimit në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore dhe Mbrojtjes Raketore të Aleances (NATINAMDS). Ajo është një struk-turë kyçe në përbërje të Forcës Ajrore, e cila operon pa ndërprerje gjatë 24 orëve, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në koordinimin, ekzekutimin dhe komandim kontrollin e operacioneve ajrore të Aleancës, re-alizimin e Policimit Ajror, shkëmbimin e pamjes ajrore dhe kordinimin e të gjitha aktiviteteve ajrore në operacio-net humanitare dhe në operacionet në Emergjencat Civile.

Prioritet për vitin 2018 është kalimi i kësaj qendre nga faza “testing mode” në operacionalitet të plotë “operational

mode”.Operacionaliteti është kërkesa kryesore e sistemit të vëzhgimit, pasi është treguesi kryesor i efektivitetit dhe realizimit tëmisionit të Forcave Ajrore “Për sigurimin e sovranitetit ajror të Republikës së Shqipërisë”.

Forca Ajrore do të modernizohet me një radar të gjeneratës së fundit, që prodhohet nga kompania prestigjoze “Lockheed Martin” në SHBA. Në kuadër të marrjes së radarit të ri Forca Ajrore ka hartuar një plan të detajuar dhe konkret pasi teknologjia e avancuar dhe operimi i këtij radari kërkojnë masa të mirë studiuara për përgatitjen e per-sonelit shfrytëzues, përgatitjen e terrenit për vendosjen e tij, si dhe gjithë masat e tjera për një operim të suksesshëm.

Instalimi i radarit të ri do të sigurojë mbulimin ajror tëterritorit të vendit tonë, si dhe do të ofrojë një pamje tësituatës ajrore në kohë reale.Ndërtimi i një sistemi modern të vëzhgimit ajror krijon mundësi për të arritur kërkesat operacionale të kontrollit të hapësirës ajrore për realizimin e Policimit Ajror, si dhe për zbulimin e objekteve ajrore edhe në lartësi më të ulëta.

“Ekuipazhet tona fluturuese trajnohen me qëllim pjesëmarrjen në stërvitje të drejtuara nga strukturat e NATO-s dhe aleatët, si “Adriatic Strike 18”, “Saber Junction 18”, “Albanian Lion 18”, SAR etj, si dhe për të marrë pjesë në mbështetje të operacioneve brenda vendit për përballimin e emergjencave civile në kushte specifike të motit në ndihmë të autoriteteve lokale, stërvitje ajrore sipas versioneve të përdorimit të helikopterëve, SAR, MEDEVAC, Transport Trupash, VIP, ambu-lancë ajrore, apo edhe në mbështeje të Policisë së Shtetit”.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 20186 zyrTAre

Më datën 15 shkurt 2018 në mjediset e auditoriumit “Gjeneral Enrico Tellini” të Garnizonit “Skënderbej” u

zhvillua sesioni shkencor me temë “Ndë-rhyrja e NATO-s në Kosovë dhe pavarësia e saj”, organizuar nga akademistët e Kursit të Lartë të Oficerit nën kujdesin e Depar-tamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore të Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në sesionin shkencor morrën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Zëvendësministri i Mbrojtjes i Forcës së Sigurisë së Kosovës zoti Burim Ramadani, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneralleitënant Rrahman Rama, Zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Koman-danti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Bajram Begaj, Komandantët e Forcave, drejtorë drejtorie në SHP, Zëvendëskomandanti /Zëvendësrektori i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Edmond Braneshi, ushtarakë të shtabit të KDS, QDK, kurset institucionalë të Akademisë së Forcave të Armatosura, etj.

Fjalën e hapjes në sesionin shkencor e mbajti Shefi i Depar-tamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore Kolonel Prof. Asoc. Dr. Agim Sula.

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës zoti Burim Ramadani, theksoi se viti 2018 është viti i Skënderbeut, viti i 20 vjetorit të rënies së heroit Adem Jashari si dhe i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Uroj që sesioni shkencor të shkojë mbarë dhe jemi krenar për mbështetjen e dhënë nga shteti Shqiptar si dhe nga vendet e tjera të NATO-s e BE. Bashkëpunimi ynë është i hapur dhe njëkohësisht shëmbull i bashkëpunimit në rajon drejt rrugës për në NATO dhe në Bashkimin Europian”.

Në përshëndetjen e tij në këtë sesion shkencor, koman-danti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj, pasi falënderoi të gjithë të pran-ishmit u shpreh se: “Sot mbushen 10 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Deri në këtë ditë u desh një luftë e gjatë, gati shekullore, që ajo, në tokën e vet, të dhënë nga zoti, të shijonte lirinë si dikur, mote më parë… U deshën 10 vite për të ardhur në 17 shkurt 2008… Kosova sot është një realitet evropian dhe ndërkombëtar, ka në themel të vet orientimin properëndimor, orientimin drejt ekonomisë së tregut, demokratizimin e vendit, barazinë e qytetarëve, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimin e vlerave më të mira të minoriteteve, stabilizimin në rajon dhe ndërkombëtar dhe mbi të gjitha është një shtet modern që bazohet në vlerat më të mira perëndimore…”, - u shpreh ndër të tjera gjeneral brigade Begaj.

Një përshëndetje e veçantë në këtë aktivitet u adresua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i cili duke shprehur kënaqësinë e tij, theksoi se ky sesion është një evokim që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 10 - vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, gjeneral brigade Kollçaku, falënderoi kontributin e dhënë nga FSK në emergjencat civile, ku sot inaugurohet dhe një nga urat në Korçë, ku FSK ka dhënë kontributin e saj.

Më pas, aktiviteti ka vazhduar me referate nga studentë kosovarë dhe shqiptarë të Kursit të Lartë të oficerit, në Akademinë e Forcave të Armatosura shqiptare.

Nënkolonel Bekim Fejzullahu, mbajti kumtesën “Rruga e Kosovës drejt pavarësisë dhe konsolidimit të saj si shtet demokratik dhe funksional”. Nënkolonel Shpëtim Gjepali

mbajti kumtesën “Krimet e luftës nga forcat ushtarake e policorejugosllave në Kosovë”. Nënkolonel Dritan Mer-dani mbajti kumtesën “Argumentet ligjore pro ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”. Nënkolonel Lavdim Çota mbajti kumtesën “Argumentet ligjorë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”.Nënkolonel Bedri Qoli mba-jti kumtesën “Raporti i Komisionit Ndërkombëtar për Kosovën”.

Përfundimet e punimeve të Sesionit Shkencor “Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe pavarësia

e saj” u mbajtën nga Zëvendëskomandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Prof. Asoc. Dr. Edmond Braneshi, i cili vlerësoi punën e bërë nga akademistët e Kursit të Lartë të Oficerit në veçanti akademistët e ardhur nga Kosova dhe Departamenti i Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore. Ky Departament, theksoi ai - krahas mësimdhë-nies ka gjetur hapësirat e nevojshme për punë kërkimore, për ti bërë pjesë të eventeve kombëtare dhe njëkohësisht për të shpalosur vlerat e tyre të brendshme. Është mirë që në këtë kuadër, edhe temat kursore të bëhen prezent në këtë auditor, gjë që do të rrisë përgjegjësinë për një punë me cilësi më të lartë kërkimore e shkencore. Në përfundim të fjalës Kolonel Braneshi i uroj të pranishmit për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Merita Alimuçaj

“Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe pavarësia e saj”

10 vjetori i Pavarësisë dhe 19 vjetori i ndërhyrjes së NAto-s

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër

urimi, nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku. Në letër, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë, shprehet. ,,Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më lejoni që në emrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të sinqerta e të përzemërta.

Ky përvjetor, shënon një datë jubilare jo vetëm për popullin e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Në këto dhjetë vite, jo vetëm janë hedhur themelet e forta të shtetit të Kosovës, por hapat e bëra për konsolidimin dhe integrimin e këtij shteti në strukturat Euro-Atlantike janë të konsiderueshme”.

Më tej, gjenerali Bardhyl Kollçaku, shkruan: ,,Pjesë e rëndë-sishme dhe vitale e shtetit të Kosovës është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila me shërbimin e saj ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka arritur të krijojë besimin dhe krenari brenda vendit, ndërkohë që gëzon mbështetje ndërkombëtare gjithnjë e në rritje”.

Në fund, shefi i Shtabit të FA të Republikës së Shqipërisë, gjenerali Kollçaku shkruan: “Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vlerësojnë jashtëzakonisht shumë rolin dhe kon-tributin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në drejtim të forcimit të stabilitetit në rajon. FARSH do të vijojnë mbështetjen për FSK transformimin dhe integrimin sa më të shpejtë në struktu-rat Euro-Atlantike të sigurisë, si dhe të forcojë bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme ushtarake”.

Gjeneral kollçaku: FSk rol konstruktiv në stabilitetin rajonalGJeneRAL KoLLçAKu uRon GJeneRALIn RRAHmAn RAmA

Sesion shkencor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 19-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë

Në mjediset e Qendrës Stërvitore (QS) të Komandës Mbështetëse u zhvillua

të hënën, më 19 shkurt, ceremonia e fil-limit të kursit KAO në specialitet Furnizim, Transport-Mirëmbajtje, Armatim-Municion dhe Xhenio. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Gasper Lala, komandanti i QS kolonel Besnik Sylaj, si dhe komandantët e strukturave vartëse të KM.Në fjalën e hapjes komandanti i QS kolonel Sylaj, pasi falën-deroi komandantin e KM dhe komandantet e strukturave vartëse të KM për pjesëmar-rjen në këtë ceremoni u shpreh: “Sot kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj në këtë cer-emoni, një fillim të mbarë të Kursit të Avan-cuar të Oficerit. Ky kurs institucional synon formimin profesional të oficerëve të Forcave të Armatosura me qëllim dhënien e njohu-rive tekniko - profesionale, organizative, metodike dhe aftësimin në rol të drejtuesit të ardhshëm të nënreparteve në FA. Në këtë kuadër, dëshiroj të inkurajoj edhe personelin mësimdhënës të Qendrës Stërvitore, që të

angazhohen dhe përkushtohen për të mundë-suar arritjen e rezultateve dhe realizimin e objektivave, nëpërmjet mësimeve teorike në klasa dhe stërvitjeve praktike në terren dhe në reparte sipas specialiteteve.”

Komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Gaspër Lala në fjalën e tij përshën-detëse uroi të gjithë kursantët e KAO për fillimin e këtij kursi kaq të rëndësishëm. Jam i bindur që me fillimin e këtij kursi ju do të aftësoheni profesionalisht në rol të drejtuesit

të ardhshëm të nënreparteve në FA. Kursi qe ne hapim sot në QS është mjaft domethënës sepse arrin të përmbushë filozofinë tonë të arsimimit dhe stërvitjes, i cili synon rritjen e shkallës së profesionalizmit të ushtarakëve, që shërbejnë në strukturën e Komandës Mbështetëse dhe ato që shërbejnë në struktu-rat e tjera të FA, - u shpreh kolonel Lala. Në këtë kurs marrin pjesë rreth 43 kursantë nga të gjitha strukturat e FA. Ky kurs përfundon më datë 11 maj 2018.

KuRSI I AVANCuAR I OfICERIT

Komanda Mbështetëse: 43 kursantë nga strukturat e FA-së

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 7zyrTAre

Fillon Kursi i Avancuar i Oficerit të Forcës Ajrore (KAO)

Qendra Stërvitore e Forcës Ajrore

Në Qendrën Stërvitore të Forcës Ajrore, filloi të hën më 19 shkurt 2018, Kursi i Avancuar i Oficerit të

Forcës Ajrore (KAO). Për këtë qëllim, në ambientet e Garnizonit të Kuçovës, u zhvillua edhe ceremonia e fillimit të këtij kursi. Në fjalën e hapjes shefi i Qendrës Stërvitore të Forcës Ajrore, nënkolonel Adrian Kuli theksoi se: “Fillojmë sot Kursin e Avancuar të Oficerit (KAO) të Forcës Ajrore, një kurs ky institucional që shërben si kusht për marrjen e gradës së “kapitenit”. Një falënderim i veçantë shkon për komandantin e Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj dhe për bash-këpunimin me Bazën Ajrore Kuçovë, të cilat bënë të mundur sigurimin e gjithë infrastrukturës së duhur për krijimin e kushteve normale për jetesë, trajnim dhe stërvitje të personelit kursant të ar-dhur nga repartet e ndryshme të Forcës Ajrore si dhe nga forcat e tjera.”

Në përfundim duke iu uruar suksese nënkolonel Kuli kërkoi nga kursantët: disiplinë, angazhim se-rioz, mobilizim dhe përkushtim gjatë gjithë periudhës së kursit, me qëllim asimilimin dhe përvetësimin e plotë të programit mësimor dhe stërvitor të

këtij kursi si dhe arritjen e rezultateve sa më të larta në përfundim të tij. Kursi i Avancuar i Oficerit të Forcës Ajrore

(KAO), zhvillohet në 12 javë mësimore dhe në total përfshin 360 orë mësi-more. Kurrikulumi i këtij kursi synon

përgatitjen e kursantëve me njohuri të plota teorike dhe shprehitë praktike për: konceptet bazë të udhëheqjes ushtar-

ushtarakja Luiza Gega fiton medalje ari në Stamboll

30 vjeçarja Luiza Gega, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërise, ka dalë e parë në garën ballkanike të 3000

m, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë duke i ka shtuar vetes edhe një tjetër medalje. Garat e atletikës u zhvilluan më 17 shkurt 2018. Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera. Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.Luiza Gega, sportin e atletikës e ka nisur që në moshën 14 vjeçare dhe ka ndjekur shkollën e mesme “Mjeshtëria Sportive” në Du-rrës e më pas “Universitetin e Sporteve” në Tiranë.Por ecuria positive e atletëve tanë në Stamboll nuk është mbyd-hur me kaq. Shkodrani Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m kërcim.Vend ky që i ka dhënë titullin Kampion i Ballkanit. Ndërkohë Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar atletët shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë të Ballkanit gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyl-lura javën që kaloi në Stamboll të Turqisë. Në një postim në faqen e saj, ambada e SHBA-së në Tiranë, shprehet se: “Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë”. “Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së larti”, shprehet ambasada SHBA-së në Tiranë, duke postuar dhe foton e dy sportistëve.

SHPALLeT KAmPIone e BALLKAnIT

Mijëra banorë të fshatrave të njësisë administrative Pojan në bashkinë e Maliqit dhe në atë të Pustecit, do ta kenë më të lehtë lëvizjen e

tyre drejt aksit nacional Korçë-Bilisht-Kapshticë.Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfunduan me 15 shkurt, ndërtimin e një ure tip “Mabey-Johnson” mbi lumin Devoll pranë fshatit Zëmblak.

Ndërtimi i kësaj ure vjen pas ndihmës së ofruar nga qeveria e Re-publikës së Kosovës për rehabilitimin e dëmeve në infrastrukturë, të shkaktuara nga përmbytjet e muajit dhjetor të vitit të shkuar, kur edhe ura ekzistuese doli jashtë funksionit si pasojë e prurjeve.

Në përfundimin e punimeve të kësaj ure ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri i FSK Burim Ramadani, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i FSK gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe shumë banorë të zonës.

Ministrja e Mbrojtjes falënderoi ndihmën dhe kontributin e ofruar nga FSK për ndërtimin e kësaj ure si dhe vuri në dukje rëndësinë që kjo urë ka, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe më tej. “Dua ta nis me një vlerësim të jashtëzakonshëm për FSK, por edhe për qeverinë e Kosovës që në fakt na u përgjigj që në minutat e para të emergjencës së dhjetorit dhe është krah nesh sot në përballimin e pasojave të asaj emergjence. Ky kontribut, sot këtu, për hir të së vërtetës, nuk është aspak i vogël. Është një urë 54m, e konsiderueshme edhe në ndërtimin teknik të saj edhe në funksionin teknik të saj, por edhe si kontribut i qeverisë së Kosovës dhe i FSK për këtë zonë, që përmes ndërtimit të kësaj ure keni lehtësuar komunikimin e 32 mijë banorëve me qendrat shëndetësore, me shkollat, me lëvizjen e lirë edhe komunikimin me akset kryesore rrugore që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për jetën dhe për përditshmërinë e kujtdo. 32 mijë banorë, të cilëve u kemi ardhur në ndihmë, nuk janë pak.”- u shpreh ministrja, e cila evokoi vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës për transformimin e FSK, si dhe u shpreh e lumtur që 10 - vje-tori i Pavarësisë së Kosovës i gjen FA shqiptare dhe FSK bashkë, duke i ardhur në ndihmë komunitetit.

“Unë kam një falënderim nga zemra për ju dhe, jo thjesht për faktin që jeni vëllai i mirë, që na gjendeni në ditë të mira dhe të vështira dhe kjo është reciproke, por edhe për faktin që jeni tanimë një partner i besueshëm jo vetëm për ne, por edhe për gjithë rajonin dhe ne jemi krah jush dhe do ju mbështesim hap pas hapi, së pari në transformimin e FSK në një Forcë të Armatosur dhe pastaj në rrugën e natyrshme drejt integrimit eu-roatlantik të Kosovës. Edhe njëherë jam shumë i lumtur që ky 10 - vjetor i Pavarësisë Kosovës na gjen bashkë duke ndërtuar ura me frymën më të mirë të bashkëpunimit dhe duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve tanë. Faleminderit qytetarëve, jo vetëm të Zëmblakut por të gjithë zonës këtu të bashkisë së Pustecit dhe të fshatrave rrotull. Ta gëzojnë këtë urë. Dua t’i them ju lumshin duart të gjithë efektivëve ushtarakë të FSK që morën pjesë në ndërtimin e urës dhe shpresoj shumë që nga ky moment kjo të mos njihet më si ura e Zëmblakut por si ura e Kosovës me kontributin e ushtarakëve të FSK.”

Nga ana e tij, zëvendësministri i FSK Burim Ramadani vlerësoi bash-këpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha fushat. “Ne prej Kosovës e kemi për krenari me marrë ndihmën e

Shqipërisë, po ashtu edhe për të ofruar ndihmën për Shqipërinë dhe për gjithë të tjerët në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë sonë dhe bashkëpunimit që është shembull jo vetëm në këtë fushë por në të gjithë fushat. Sigurisht shpresojmë që gjendje emergjente të ketë sa më rrallë dhe sa më pak dhe uroj që bashkëpunimi të vazhdojë sa më shumë.”

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pasi përgëzoi ushtarët për ngritjen e urës, shtoi se kjo është një dëshmi e mirë, dhe njëherësh kënaqësi për neve, që kemi pasur mundësi me kapacitetet që kemi, t’iu dalim në ndihmë qytetarëve dhe këtij komuniteti që t’iu mundësohet lëvizje e lehtësuar. Gjeneral Rama falënderoi Shtetin Shq-iptar për përkrahjen dhe ndihmat e mëparshme dhe shtoi se ,,kjo ndihmë nuk krahasohet me përkrahjen që e kemi pasur nga Shteti Shqiptar, në kohërat më të vështira”. Në fund gjeneral Rama tha: ,Ne si Forcë jemi shumë profesionale dhe kjo urë si dhe të tjerat janë dëshmia më e mirë për ketë. Ne sadopak, ndihmën e juaj në kohërat më të vështira që e kemi pasur; nga ana e Shtetit Shqiptar dhe nga Forcat e Armatosura, po mundohemi sot ta kthejmë me shpresë që nuk do keni nevojë me për të tilla emergjenca. Por sido që të jetë, ne jemi në një botë reale dhe mund të kemi nevojë për njeri- tjetrin, prandaj me kapacitetet tona do të jemi të gatshëm në çdo kohë dhe në çdo moment t’ju përkrahim”Veç banorëve të fshatrave të njësisë administrative Pojan dhe bashkisë së Pustecit, që kalojnë përditë mbi këtë urë, ndërtimi i kësaj vepre u shërben gjithashtu edhe shumë banorëve të bashkive të Korçës dhe Devollit. Gjithashtu, kjo urë lehtëson edhe lëvizjen e turistëve që duan të vizitojnë liqenet e Prespës.Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile,Mabey Johnson” në fshatin Zëmblak të prefekturës së Korçës, më 3 shkurt dhe përfundoi ngritjen e saj në një afat rekord. Ura në fshatin Zëmblak mbi lumin Devoll është e gjatë 54 metër dhe ka një peshëmbajtje deri në 40 ton. Kjo bën të mundur lëvizjen e mijëra banorëve të fshatrave Zvezdë, Pojan, Mezhgoran si dhe bën të mundur lidhjen e bashkisë Pustec me minoritet maqedonas. Gjithashtu, kjo urë lehtëson edhe lëvizjen e turistëve që duan të vizitojnë liqenet e Prespës.Për ndërtimin e kësaj ure u angazhuan rreth 27 forca të FSK, 6 forca xheniere të togës së urave të bxh dhe 12 mjete të cilët brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore bënë të mundur përfundimin e kësaj ure.

fORCAT E ARMATOSuRA-fORCA E SIguRISë Së KOSOVëS

Ura tip “Mabey-Johnson” në Zemblak për 32 mijë banorë

ake të lidershipit taktik; thellimin e njohurive në fushën e artit taktik dhe menaxhimin e stërvitjes; përgatitjen e tyre si lider i ardhshëm në drejtimin e strukturave të ulta në Forcën Ajrore; dhënien e njohurive të reja tekniko - profesionale, organizative e meto-dike në rol të komandantit të këtyre strukturave; thellimin e njohurive për artin taktik, mbi vendin dhe rolin e nënrepartit në përbërje të repartit në operacionet e ndryshme luftar-ake, paqeruajtëse e humanitare. Ky kurs zhvillon aftësitë organizuese, drejtuese dhe analizuese nëpërmjet zhvillimit praktik dhe metodik të mësimeve; përgatit pjesëmarrësit për drejtimin e nënrepartit në gjithë aktivitetin e tij; jep njohuritë më të domosdoshme në zgjidhjen e detyrave operacionale të repartit.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 20188 hiSTOri

organizimi dhe ndarja e forcaveSkënderbeu i kushtoi shumë vë-

mendje edhe ndarjes së forcave. Ai mbajti nën komandën e tij rreth 8.000 kalorës dhe këmbësorë, grupimi i Moi-siut kishte 2.000 vetë (1.000 kalorës dhe 1.000 këmbësorë), grupimi i tretë, ishte vetëm me kalorës, rreth 1.000 dhe komandohej nga Gjok Balsha, nipi i Skënderbeut. Për rojet, boriza-nët dhe brirëtarët mbetet të kenë qenë rreth 1.000 vetë, këmbësorë. Sipas Barletit, grupimet e ushtrisë shqiptare u përqëndruan në drejtimet ku dhe goditën kampin osman. Grupimi krye-sor, i Skënderbeut u vendos afër rojeve armike të vendosura në rrëzë të malit Tumenishtëza; grupimi i dytë,i Moisiut ka bërë një rrugë të gjatë nga zona e Kurbinit për të dalë në lumin Dro. Ky grupim e goditi armikun nga jugu në drejtim të Mamurrasit dhe grupimi i tretë ka lëvizur përpara grupimit të Skënderbeut, duke marrë krahët dhe i goditi forcat osmane të shpërndara në fushë.

Skënderbeu rëndësi i kushtoi përcak-timit të vendit dhe mënyrës së përdorimit të borizanëve dhe britarëve. Këto mjete u përdorën për qëllime mashtrimi dhe në të tilla përmasa për herë të parë, mbasi mendohej, siç shkruante Barleti, që me zhurmën e tyre, osmanët të vdisnin nga frika, duke kujtuar se po sulmoheshin nga gjithë fuqitë e Epirit, së bashku me ato të Dalmacisë. Me këtëndarje forcash Skënderbeu i dha një goditje të fuqishme dhe shpartalloi repartin e Hamzait. Ven-dimi i Skënderbeut që t’i përqendronte forcat kryesore në qendër, në Tumen-ishtëzë, pikërisht në drejtimin ku ishte Hamzai, tregon se ai e kishte përcaktuar mirë vendin ku duhej goditur kampi armik, nga shpartallimi i të cilit varej asgjësimi i gjithë ushtrisë kundërshtare. Terreni ndikoi për ndarjen e forcave shq-iptare. U mbajt parasysh synimi që gjatë veprimeve luftarake forcat të pësonin sa më pak humbje. Skënderbeu, po i ndante radhët dhe forcat e veta, shkruan Barleti, me qëllim që të mos pësonin ndonjë dëm e të mos shterronin.

Grupimi kryesor, i udhëhequr nga Skënderbeu, zbriti në Tumenishtëza pa u diktuar. Në kohën e caktuar, goditi forcat armike në pjesën qendrore të kampit. Pasi i asgjësoi, shkoi në ndi-hmë të forcave të grupimit të Moisiut, duke e vënë armikun midis dy zjar-reve. Me shpartallimin përfundimtar të armiku, një pjesë e forcave të këtij grupimi e ndiqi atë dhe, në bashkëve-prim me pritat e popullin, e asgjësoi kundërshtarin gjatë ikjes. Drejtimi i mësymjes sipas terrenit së këtij

ushtriaE prEmtE, 2 Shkurt 20188

grupimi ishte Tumenishtëza-Gjonëm-Kulla e Ali Dervishit.

Grupimi i dytë, ndihmues, i ko-manduar nga Moisi Golemi, kishte për detyrë të godiste kampin e vetë Isa bej Evranozit, me qëllim që ky të pengohej dhe të mos lejohej të shkonte në ndihmë të forcave të Hamza Kastriotit. Grupimi e filloi mësymjen më vonë, për shkak të largësisë së vendit ku ndodhej dhe me qëllim që armiku të çoroditej më shumë. Pasi osmanëve ju tërhoq vëmendja, në drejtimin ku godiste Skënderbeu, grupimi i Moisiut e pati më lehtë të shkaktonte dëme e pështjellime të madh në këtë pjesë të kampit. Drejtimi i mësymjes së tij ishte: lumi Dro-Mamurras-Kulla e Ali Dervishit, duke e vënë kampin armik midis dy zjarreve, në bash-këveprim me grupimin kryesor.

Grupimi i tretë, ndihmues, i komanduar nga Gjok Stres Balsha, kishte si detyrë të asgjësonte forcat e veçuara dhe të shpërndara armike në veri të kampit; të godiste në drejtimin Mali i Bardhë-Shullaz-fusha e Laçit në jug të lumit Mat. Grupi i përbërë vetëm prej kalorësish, në situatën e krijuar, mundi të mbulonte largësi të mëdha, të shtonte çoroditjen dhe pështjellimin në radhët e kundër-shtarit dhe, së fundi, të ngushtonte darën e rrethimit të kampit nga ana e veriut.

Grupi i rojeve të pritave, i për-bërë nga këmbësorë, kishte detyrë të rrethonte kampin nga të gjitha anët, të vendoste prita në vendkalimet, qafat, luginat. Detyra e tij ishte që me burijet dhe brirët të shkaktonte zhurmë sa më të madhe dhe, kur ushtria armike e shpartalluar të fillonte tërheqjen, të as-gjësonte, në bashkëveprim me popullin, grumbujt e ushtarëve të shpërndarë.

Veprime luftarake të luftës psikologjikeAfrimi i forcave shqiptare dhe

hapja e tyre në vija të përshtatshme për mësymje u bë pa u zbuluar nga armiku. Rojet armike u vranë në gjumë e sipër,

të tjerët atje ku s’e prisnin, përveç njërit. Ishte pikërisht ai çast i përshtat-shëm, që Skënderbeu e përgatiti për një kohë të gjatë dhe arriti ta gabonte armikun dhe ta sulmonte andej nga nuk e priste. Skënderbeu në krye të grupimit kryesor, kur e pa se u zbulua, urdhëroi këmbësorinë të shpejtonte hapin që të kompensohej koha e humbur, për shkak të alarmit që dha roja, pra t’u hiqej armiqve çdo mundësi për organizim. Këmbësoria shqiptare ishte e pajisur një pjesë me dyfekë dhe pjesa tjetër me harqe. Larghedhja e këtyre armëve në atë periudhë arrinte nga 75-100 m. Pra ushtria shqiptare nuk e kishte ar-ritur këtë largësi kur u dha ky urdhër. Skënderbeu mund të hynte në luftë edhe vetëm me kalorësit, por krahas asaj që do të përgjysmohej forca e grupimit, kalorësit do të mbeteshin të pambuluar nga zjarri i këmbësorisë, dyfekët dhe shigjetat.

Në çastin që grupimi kryesor u hodh mbi kampin armik, britma u lëshuan nga të gjithë, sipas fjalës që kishin bërë, dhe një buçitje doli nga borijet, me qëllim që edhe armikut... t’i kallnin tmerrin. Në këtë rast kemi të bëjmë me luftën psikologjike, e cila ishte studiuar mirë dhe ndikoi shumë në arritjen e fitores.Britmat, borijet dhe brirët shër-byen edhe për dy qëllime të tjera. E para, t’u jepej sinjali pritave në gryka, qafa e male, që të fillonin zhurmën me mjete të njëllojta, që osmanët të besonin se ishin rrethuar nga të gjithë anët prej një ushtrie të madhe dhe e dyta, të shërbenin si sinjal për futjen në luftim edhe të dy grupimeve të tjera.

Goditja e befasishme e SkënderbeutSulmin e parë të Skënderbeut, siç

njofton Barleti, e priti Hamzai, i cili i ndodhur në mbledhjen e këshillit vrapoi fluturimthi për te të vetët dhe po përpiqej t’i nxiste të gjithë për të rrëm-byer armët dhe për të patur kurajo të madhe për fitore. Ndërkohë Isa bej Evranozi nuk luajti nga vendi, derisa u radhit ushtria. Koha që ai humbi për

të mbledhur forcat dhe për t’i radhitur ato në tri radhë, i mjaftoi Skënderbeut për të asgjësuar një pjesë të armiqve dhe për t’i detyruar të tjerët të merrnin arratinë. Kjo i dha mundësi Moisiut të afrohej e të ndiqte me vëmendje veprimet e Isa bej Evranozit. Hamza Kastrioti pësoi dëme të mëdha nga goditja e befasishme e Skënderbeut, shpejt e zbuloi mashtrimin e të ungjit dhe u përpoq të mblidhte forcat e shpartalluara, t’i bindte se kjo ishte vetëm zhurmë e mashtrim dhe t’i hidhte në sulm kundër Skënderbeut.

Megjithëse mendimi i Hamzait ishte i saktë nga ana taktike, ai nuk mundi ta realizonte atë për shkak të dy faktorëve që u përgatitën dhe u shfrytëzuan me mjeshtëri nga Skën-derbeu. Përpjekja e Isa bej Evranozit për t’i shkuar në ndihmë Hamzait, u pengua nga goditja që dha në drejtim të lumit Dro grupimi tjetër shqiptar i komanduar nga Moisi Golemi. Isa bej Evranozi nuk mundi ta zbulonte tërësisht planin e Skënderbeut, madje ai nuk arriti të zbulojë as grupimin e Moisiut, i cili ishte i gatshëm të sul-monte në drejtim të tij, sapo të zbriste nga Kulla e Ali Dervishit. Skënderbeu kishte parashikuar drejt jo vetëm që Isa bej Evranozi do të bënte përpjekje për t’i shkuar në ndihmë Hamzait, por edhe kohën kur do të mund t’i niste forcat për ndihmë. Nga detyra që iu vu grupimit të Moisiut del e qartë se sulmi duhej të bëhej pasi të godiste grupimi i Skënderbeut dha ta mbante komandantin osman të mbërthyer rreth çadrave të tij.

Përpjekjet që bëri Hamza Kas-trioti për të pritur sulmin e parë të goditjes të forcave shqiptare, si dhe për t’i dhënë mundësi Isa Evranozit të organizonte ushtrinë e të ndryshonte rrjedhën e betejës dështuan përfun-dimisht. Pjesa e armiqve që ishin shpërndarë në fushë dhe që u goditën nga grupimi i Gjok Stres Balshës, u asgjësuan ose vrapuan drejt kampit, ku pjesa më e madhe u zunë rob ose morën arratinë nga frika.

Roli i moisi GolemitMoisi Golemi në krye të kalorësisë

kishte mbërthyer forcat e Isa Evra-nozit. Ai në fillim ishte shkëputur nga këmbësoria e vet, që komandohej nga Tanushi dhe Pejk Emanueli. Mundet që në çastin kur komandanti osman bëri përpjekje për t’i shkuar në ndihmë Hamzait, Moisiu të ketë qenë më larg sesa duhej, ose Pasha t’i ketë kryer veprimet më shpejt sesa i kishin lloga-ritur shqiptarët. Moisiu, për t’i prerë rrugën me çdo kusht, hyri në luftim vetëm me kalorësit. Por, shpjegon Barleti, dibrani s’e lejoi kalorësinë që t’i lëshonte shumë frenat, gjersa të vinin në radhët e para Tanushi dhe Emanueli, të cilët u prinin turmës së këmbësorëve dhe dyfektarëve. Ky veprim i Moisiut ishte i arsyeshëm, sepse ai nuk mund ta vazhdonte plotësimin e detyrës pa këmbësorinë, e cila e pajisur me shumicë me mjete goditëse në largësi, dyfekë, harqe, i shkaktonte shumë dëme kundërshtarit dhe mbronte kalorësit. Kur këmbësoria mbërriti në vijën e parë, ajo i zbrazi dyfekët dhe shigjetat kundër kampit të Isa bej Evranozit. Pas kësaj u lejua vrulli i plotë i kalorësisë, sepse u fuqi-zua forca goditëse e vijës së parë. Me këtë veprim filloi etapa e plotësimit të detyrës përfundimisht.

Ky veprim i Moisi Golemit e detyroi Isa beun të kthehej përsëri në kamp, pa pasur mundësi t’i shkonte në ndihmë Hamza Kastriotit. Me gjithë përpjekjet, Moisiu nuk ia arriti qëllimit që ta asgjë-sonte përfundimisht Isa beun. Prandaj Skënderbeu, pas arratisë së Hamzait dhe urdhëroi kapjen e tij rob, në krye të 1.000 këmbësorëve dhe të pak kalorësve, sepse pjesa tjetër po vazh-donte asgjësimin e armiqve që iknin, vrapoi në ndihmë të Moisiut. Ndihma e menjëhershme e Skënderbeut, si dhe përdorimi përsëri i dyfekëve nga këmbësoria e Moisiut, e dërrmuan fuqinë e kampit të Isa beut. Vetë Isai ua kishte mbathur këmbëve bashkë me të tjerët, ndonëse një pjesë e oficerëve kryesorë që e shoqëronin ranë rob në duart e shqiptarëve.

Me shpartallimin përfundimtar të kampit dhe pas arratisjes së koman-dantit osman filloi ndjekja, asgjësimi dhe kapja rob e ushtarëve. Vetë Skën-derbeu, në krye të një pjese forcash, e ndoqi këmba-këmbës Isa bej Evra-nozin. Rojet shqiptare të vendosura në male, prita, borizanë, brirëtarë, popull, vranë ose kapën rob një pjesë të mirë të forcave armike, që kishin marrë arratinë të tmerruar e të shpartalluar. Kështu përfundoi një nga betejat më madhështore që ka zhvilluar populli shqiptar dhe ushtria e tij nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Beteja zgjati rreth 6 orë. Barleti thotë se ajo filloi kur dielli sapo kishte lënë mesin e qiellit dhe përfundoi kur bashkë me armikun që ishte shpartalluar, iku dhe vetë dita.

Prof. asoc. dr. bernard Zotaj

Organizimi i betejave në Vajkal

550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 9FOrcAT e ArMATOSurA

Sipas njoftimit zyrtar të Ko-mandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura të datës 20 shkurt 2018, Toga EOD e

FARSH në misionin e Prezencës së Përparuar të Përforcuar në Letoni (NATO eFP BG), vijon misionin duke u stërvitur me gjithë nënrepartet e grup-batalionit eFP në Letoni.

Gjatë kësaj faze, kjo togë është nënreparti përgjegjës për trajnimin e nënreparteve të tjera për asgjësimin e municioneve të paplasura (UXO), si dhe në luftën ndaj pajisjeve eksplozive të improvizuara (C-IED). Ky trajnim demonstrues u zhvillua në kuadër të stërvitjes Claymore Prime, sipas së cilit gjithë grup-batalioni është duke u stër-vitur që me fillimin e këtij misioni.

Në kuadër të integrimit të nën-reparteve të manovrës në grup-batalion, në lidhje me luftën ndaj pajisjeve eksplozive të improvizuara, person-eli i togës EOD po trajnon të gjithë nënrepartet e manovrës së grup-bata-lionit si kompaninë polake të tankeve “Scorpions”, kompaninë italiane të mekanizuar “Ardita”, kompaninë e mekanizuar kanadeze “India” (LAV 6.0 Coy), kompaninë e mekanizuar spanjolle “Leon”, baterinë kanadeze si dhe togën sllovene të kimisë (CBRN).

Kjo është faza e fundit e trajnimit përpara se grup-batalioni të dalë në fushim për certifikim. Komandanti i kontigjentit, major Eduart Kaloshi shprehet se i gjithë efektivi i togës ka qenë i përgatitur dhe i motivuar për të realizuar me sukses këtë stërvitje. “Tek efektivi shikoj një ndjenjë të fortë besimi dhe sigurie që ata kanë në vetvete. Të gjithë janë të angazhuar për

Para disa ditësh, u nda nga jeta ish-nënoficeri i Forcës Detare, një nga motoristët më të vjetër të bazës Detare Kepi i Palit, zoti Përparim Myftari. Me këtë

rast përcjell ngushëllimet e mija familjes, të afërmëve dhe fëmijëve, pasi e kam pasur koleg, shok dhe mik.

…E sjell në mendje Papin veshur me kominoshet e punës në bordin e Gjuajtësit Detar. E fillonte punën çdo mëngjes duke kontrolluar motorët e gjuajtësit, parametrat e tyre, një merak që e shoqëronte gjatë gjithë kohës. Më pas dilte në bordin e anijes për të kontrolluar pajisjet dhe aparaturat e tjera ndihmëse, pastërtinë e anijes në përgjithësi, ndërsa i kthente përshëndetjen shokëve dhe kolegëve për nisjen e një dite të re. E shihja gjithmonë me çelsat e mekanikut në dorë, i papërtuar, buzëgas, kërkues ndaj vetes, se linte difektin pa riparuar në kohën e duhur. Madje shpesh dhe komandanti i anijes nuk e merte vesh nëse motorat e anijes kishin difekt,apo jo. Sepse ata ndizeshin çakmak në çdo kohë.Kjo,sepse atje ishte kryemotor-ist Përparimi, nënoficer me sedër dhe profesionist i zoti për motorat e çdo parametri. Karriera e tij si nënoficer është tipike dhe e veçantë,se si mund të bëhesh një motorist i zoti në anije, një shembull për tëgjithë ata që duan tifuten rrugës së vështirë të detarit. Njëkarierë e krahësueshme me atë të çdo oficeri që ka shërbyer në Flotën Luftarake Detare.

Po kush ishte Përparim Myftari. Përparimi lindi më datë 02.01.1955, në Qerrret të Durrësit.Kureshtar dhe i dashuruar që në fëmijëri mbas hekurave e pjesëve mekanike, prindërit ja plotësuan dëshirën për t’u marrë me to.Kështu nga viti 1970 deri më 1974, ai kreushkollën e mesme mekanike, Shkozet.Gjatë kohës që kreu shërbimin ushtarak si motorist,uniforma e bukur e marinarit i zgjoi ëndrrën për tu bërë marinar.Pastaj shumica e çunave durrsakë ëndërronin për tu bërë marinarë, tës hijonin dallgët e Jonit, Adriatikut e mëgjerë. Kështu dhe Papit, ju plotësua kjo dëshirë.

Më 15 korrik 1981, ai filloi punësi nënoficer në Bazën e Kepit të Palit, Rep.Usht.9515, {BUD-i}, Durrës. Fillimisht si motorist në Gjuajtësin e vogël Detar, ku në sajë tën johurive tekniko-profesionale, shpejt filloi detyrën e K/motoristit në

këtë anije.Dihet që K/motorist është një ngapikat kyçe të anijes, kështu që çdo komandant anije ndjehej i lehtësuar kur e emëronin në Gjuajtësin Detar nr.631. Këtë po më thoshte dhe Kapiten Palush Kumaraku, ish-Komandant i këtij Gjuajtësi, ditën që mori vesh lajmin e kobshëm. Ishim të sigurt në çdo lundrim, kur shihja në sallën e motorrave Përparimin, më thotë ai. Mbasi shërbeu disa vite në Gjuajtës, Përparimi shërbeu dhe në Minaheqsen e vogël, po me detyrën e kryemotoristit.Një punë që kërkon te aftësi tekniko-profesionale, durim dhe gjakftohtësi, cilësi këto që karakterizonin Përparimin në çdo detyrë apo post luftarak që i ngarkohej. Plot 13 vjet shërbeu Papi si K/motorist anije, nuk janë pak, një punë me përgjegjsi e tension, të cilën Papi e përballoi me sukses. Nuk është e lehtë të mbash në gatishmëri motorat e këtyre anijeve, kur dihet se dhe vështirësitë për pjesë këmbimi erdhën duke u shtuar.

Mbas një ndërprerje dy vjeçare, Papi i rikthehet sërish detyrës së detarit në bazën e Kepit të Palit, në mars 2005, ku kreu detyra të ndryshme, që nga shef i stacionit elektrik, në bazën e Kepit të Palit, një detyrë me përgjegjsi të lartë teknike. Dihet që furnizimi me energji elektrike ka qenë problem në atë kohë në Kepin e Palit. Dukej se detyrat e vështira ose e kërkonin ose e gjenin Përpa-rimin… Rimorkiatori i bazës kishte vite që nuk kishte lëvizur për difekt në motora. K/motorist Përparimin e hantemeraku. S’mund ta lemë në atë gjendje, i thoshte Komandantit të bazës. Po si? E bëj unë, vetëm më ndihmoni, ja kthente motorist i vjetër. Bashkë me tre marinarët ju fut punës. Do e bëj se s’bën më thoshte,sa here

kaloja në molin e rimorkiatorit. Takoheshim pothuajse cdo ditë, më tregonte punët që kishte bërë dhe çfarë i kishte ngelur.Shihja këmbënguljen dhe egon prej profesionisti të vjetër.Nuk pajtohej me të keqen, kërkues ndaj vetes, partizan i aftësive dhe vlerave tek çdo detar me uniformë. Bëri të pamundurën, gjente pjesë dhe tek shokët e miqtë në Durrës.Kështu në krye të tremuajve, Papi me ekuipazhin vuri në gatishmëri motorat e RM dhe e bëri gati përlundrim.Ai priste çdo ditë hapjen e kanalit.Gjë e cila nuk u realizua,sa kohë ai ishte në punë. Përshkak të reformave doli në reserve në gusht 2006.Natyrisht nuk e priti mirë, sepse ai ishte një profesionist i vjetër. Gjithsesi jeta s’mbaron këtu më thoshte. E kush se merte në punëmotoristin e vjetër. Punoisi motorist në anije të ndryshme private nga viti 2006 e deri sot.Nuk mund të rinte, kishte fëmijët në shkollë.Përvoja shumëvjecare e bënte ta ndjente veten të aftëpër ti shërbyer motorave të anijeve tregëtare të çdo tipi. Por, kjo punë e vazhdueshme me sforcarje,tregoi se, ashtu siç rreh motori, rreh dhe zemra.

Duket se ky njeri që i shërbeu gjithë jetës motorave të anijeve të ndryshme luftarake dhe tregëtare, nuk u kujdes sa duhet për zemrën e tij, e cila e la në lundrimin e fundit me anijen tregëtare Nevila, në brigjet e Tunizisë. Atje në sallën e motorave që ai i donte dhe sakrifikoi aq shumë e la zemra motoristin Përparim, duke dëgjuar rahjet e motorit për lundrimin e radhës. U pikëlluan të gjithë detarët të vjetër dhe të rinj, të gjithë ata që e kanë njohur ose kanë punuar me të, nuk e besonin një lajm të tillë.Por ja që ndodh. Përparim Myftari, motorist ivjetër, na la para kohe, duke sjellë dhimbje dhe lotë tek shokët e miqtë. Përparimi do ngelet në memorien tonë jo vetëm si nënoficer, motorist dhe detari mire i Forcës Detare, por dhe një bashkëshort, familjar e prindër i mirë. Ashtu siç ishte kërkues ndaj vetes për shtimin e aftësive profesionale, po ashtu ishte dhe kërkues ndaj fëmijëve për ti edukuar e arësimuar ata sa më mirë. Bashkëshortja Sabrija ndjehet krenare për njeriun me të cilin kaloi 30 vjet të jetës, djali Eraldo dhe vajza Adriana, janë krenarë për punën dhe veprën e tij. Ata do ja shpërblejnë babes së tyre këtë sakrificë. Lamtumirë shoku dhe kolegu ynë, Përparim Myftari! Qoftë i lehtë dheu ku prehesh përjetësisht! Ngushëllime familjes, bash-këshortes dhe fëmijëve… Me këtë rast një falenderim shkon për kompaninë detare ku punoi i ndjeri, të cilët u kujdesën për çdo gjë që trupi i tij të vijë në kohë nëDurrës.

Misione ndërkombëtare

Stërvitje me nënrepartet e grup-batalionit e FP në Letoni Toga EOD e FARSH në misionin e Prezencës së Përparuar

të Përforcuar në Letoni (NATO eFP BG)

Lundrimi i fundit i kryemotoristit Përparim Myftari

realizimin me sukses të kësaj stërvitje. Ata ndihen si një trup i vetëm ku secili ka rolin dhe përgjegjësit sipas funksionit organik për ta bërë këtë trup të jetë solid dhe i pandashëm”, - u shpreh major Kaloshi. Gjithashtu për realizimin e kësaj detyre është dashur një përgatitje profesionale, është kryer rikonjicioni

në terren, koordinimi me nënrepartet e tjera deri në provën paraprake.Procedurat operacionale të zbatuara, eksperienca dhe pajisjet moderne bënë që ekipi EOD i FARSH në këtë trajnim të bënte një paraqitje të shkëlqyer, e cila u vlerësua maksimalisht nga të gjithë pjesëmarrësit.

37 VJET Në zEMëR Të ANIJEVE

nga shefqet kërcelli

uSHTRIA TuRKe:

5 automjete për Flotiljen Detare të Pashalimanit

Në Flotiljen Detare të Pashalimanit, u zhvillua më 9 shkurt, ceremonia e marrjes në dorëzim të 5 automjeteve për transport mallrash dhe

trupash, dhuratë e Ushtrisë Turke. Në ceremoninë e marrjes në dorëzim të këtyre automjeteve morën pjesë Komandanti i Forcës Detare, gjen-eralmajor Ylber Dogjani, zv/atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tonë, kapiten Adem Turksoi, Komandanti i Njësisë Logjistike turke në Bazën e Pashalimanit, kapiten i rangut të I-të Ertan Engerek, drejtues të Flotiljes Detare Pashaliman, kuadro dhe detarë të Flotiljes, etj. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani, i cili mbasi falënderoi ushtarakët turq për dhurimin e 5 automjeteve, evidentoi bashkëpunimin shumë vjecar midis flotës turke dhe asaj shqiptare, e cila ka qenë kryesisht në fushën e arësimimit ushtarak, në dhurimin e ndihmave logjistike dhe infrastrukturore, vizitat e anijeve turke në portet tona, vizitat e delegacioneve të niveleve të ndryshme dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në kuadër të NATO-s. Nga ana e tij, kapiten i rangut të II-të Erton Engerek, shprehu falënderim për pritjen e organizuar nga pala shqiptare dhe bashkëpunimin e deritanishëm midis dy flotave, duke theksuar vijimësinë e këtij bashkëpunimi në fusha me interes reciprok, si dhe gatishmërinë e palës turke për të ndihmuar Forcën Detare shqiptare. Mjetet e dhuruara nga pala turke do jenë në për-dorim të Flotiljes Detare Pashaliman.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 201810 NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mori pjesë në sesionin e 54-t të Konferencës e Sigurisë në Mynih më 16 -17

shkurt 2018. Konferenca e Sigurisë në Mynih është një nga takimet më të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë në botë, ku marin pjesë dhjetra krerë shtetesh, qeveritarë dhe ministra, për të zhvilluar diskutime informale, të hapura dhe konstruktive për çështjet më aktuale të sigurisë. Konferenca e këtij viti u fokusua në rolin në rritje të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, konf-liktet në Lindjen e Mesme dhe sigurinë bërthamore.

Konferenca u zhvillua menjëherë pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, (14-15 shkurt), ku aleatët morën vendime për mod-ernizimin e Strukturës së Komandës së NATO-s, planifikuan një mision trajnimi në Irak, shqyrtuan përparimin në ndarjen e barrës, lëvizjen ushtar-ake dhe bashkëpunimin NATO-BE. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një sërë takimesh dyp-alëshe, në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, diskutoi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Aleanca. Si në “një platformë të rëndësishme për dialog”, gjatë dy ditëve të konferencës, ai u takua me udhëheqës globalë, si me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, gjeneralin H.R. McMaster, me të cilin diskutoi çështjet e sigurisë me të cilat ballafaqohet Aleanca, si dhe ndarjen e barrës dhe përgatitjet për samitin e NATO-s në korrik. Samiti dhe shkëmbimi i barrës midis aleatëve ishin edhe në axhendën e takimit midis Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryemi-nistrit holandez Mark Rutte. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi kryeministrin Rutte për kontributet e Holandës në operacionet e NATO-s.

Stoltenberg u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ku diskutuan marrëd-hëniet e gjata të NATO-së dhe OKB-së. Në takim me kryeministrin Haider al-Abadi të Irakut, Sekretari i Përgjith-shëm e përgëzoi atë për përparimin e madh kundër ISIS dhe e përditësoi për vendimin e NATO-s mbi nisjen e plani-fikimit për një mision trajnimi në Irak, duke u bazuar në përpjekjet aktuale të trajnimit të Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm u takua me kancelarin federal austriak Sebastian Kurz për të diskutuar partneritetin e NATO-s me Austrinë. Kurse në bisedi-met me Presidentin Petro Poroshenko të Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm përsëriti mbështetjen e fortë të NATO-s për sovranitetin dhe integritetin territo-rial të Ukrainës. Stoltenberg theksoi se Aleanca do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën dhe do të punojë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Si pjesë e dialogut të rregullt të NATO-s me Rusinë, Sekretari i Përgjithshëm u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Ata disku-tuan situatën në Ukrainë dhe nevojën për të zbatuar marrëveshjet e Minskut, si dhe transparencën dhe reduktimin e rrezikut në Evropë. Ata ranë dakord të shqyrtonin mundësinë e një takimi tjetër të Këshillit NATO-Rusi.Stoltenberg gjithashtu mbajti një fjalim në sesionin e hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih, dhe mbajti edhe një fjalim kryesor në një takim të organizuar nga Bundesverband der Deutschen Industrie (BDI). Ai gjithashtu diskutoi marrëdhëniet transatlantike, përshtatjen

e NATO-s dhe përparimin në ndarjen e barrës me një Delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Bota mund të jetë bërë më e rrezikshme, por konflikti nuk është i pashmangshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg e cilësoiKonferencën e Sig-urisë në Mynih, si “një platformë shumë e rëndësishme për dialog”, veçanërisht “në kohë tensionesh të mëdha dhe me shumë sfida”. Edhe pse konferenca në raportin e saj“na paralajmëron të gjithëve se po ecim drejt pragut të një konflikti të rëndësishëm”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dha një me-sazh për të gjithë, “mesazhi im kryesor sot është, se është përgjegjësia jonë e përbashkët që të na mundësojë që të lar-gohemi nga ai prag dhe të parandalojmë konfliktet”. Në fjalimin e tij të hapjës të sesionit të konferencës ai trajtoi “tri çështje, të cilat janë kyçe nëse duam të arrijmë pikërisht këtë”. Pra “partner-iteti transatlantik, përpjekjet e BE-së në mbrojtje dhe sfidat bërthamore”, janë ato që Stoltenberg përshkroi në fjalimin e tij.

Partneriteti transatlantik. “Para selisë së re të NATO-s, ekzistojnë dy memoriale. Njëri është një pjesë e Murit të Berlinit dhe tjetri një shtyllë e shtrembëruar nga rrënojat e Kullave Binjake në Nju Jork dhe së bashku ato simbolizojnë përkushtimin e fortë të çelikut të NATO-s për mbrojtjen tonë kolektive dhe solidaritetin tonë në luftën kundër terrorizmit. Por mbi të gjitha, ato simbolizojnë lidhjen e pathyeshme që bashkon kontinentet e Amerikës së Veriut dhe Evropës”. Gjatë Luftës së Ftohtë, NATO e frenoi me sukses Bash-kimin Sovjetik, “ Kur përfundoi Lufta e Ftohtë, ne zgjodhëm një dorë miqësie me ish-kundërshtarët dhe i mirëpritëm në familjen euroatlantike. NATO ndi-hmoi në përfundimin e dy luftërave në Ballkan dhe ne jemi në Afganistan për të siguruar që kurrë më të mos bëhet një strehë e sigurt për terroristët ndërkom-bëtarë”. Pa fuqinë e qëndrueshme të partneritetit transatlantik, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. “Por paradoksi është se, gjatë gjithë historisë sonë, njerëzit kanë vënë në pikëpyetje partneritetin transatlantik, nga kriza e Suezit deri në Luftën e Irakut, nga rruga e Amerikës në Azi, në mungesë të përkrahjes për nenin 5 dhe ndarjen e padrejtë të barrës. E gjithë kjo ka nxitur një përshtypje të dobësimit të lidhjes transatlantike”. Por “realiteti është se lidhja është provuar të jetë elastike, sepse si Evropa ashtu edhe Amerika e Veriut përfitojnë nga lidhja. Ajo që sho-

him tani është që amerikanët e Veriut të kthehen në Evropë, ashtu si evropianët po rritin kontributet e tyre për sigurinë tonë të përbashkët. Jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, SHBA ulën praninë ushtarake në Evropë dhe në vjeshtën e vitit 2013, rezerva e fundit ameri-kane e betejës u largua nga Evropa. “Tani amerikanët janë kthyer me një brigadë të re të blinduar dhe këtë javë, Uashingtoni nxori një plan për rritje të mëtejshme të konsiderueshme në praninë e SHBA në Europë. Miliarda për pajisje, furnizime të paracaktuara, trajnim dhe infrastrukturë”. Ndërkohë që edhe trupat kanadeze janë gjithashtu në Evropë “për herë të parë në një brez”, duke udhëhequr një grupbeteje shumëkombëshe në Letoni.

“Por partneriteti transatlantik nuk është rrugë me një drejtim. Aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë qëndruar me Amerikën në luftën kundër ter-rorizmit për pjesën më të mirë të dy dekadave: në Afganistan, në Irak dhe në Siri. Aleatët evropianë po ndajnë gjithashtu barrën financiare të sigurisë sonë. Për vite, shpenzimet e mbrojtjes nga Aleatët Evropianë dhe Kanadaja ishin në rënie”. Por në vitin 2014, përballja me një mjedis të ndryshuar të sigurisë, bëri që “të gjithë aleatët u angazhuan për ta ndryshuar këtë prirje. Ne kemi premtuar se do të ndalojmë shkurtimet dhe shkurtimet janë ndalur. Ne premtuam se do të fillojmë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, në të gjithë Evropën dhe Kanadanë dhe këto janë rritur për tre vjet rresht, për herë të parë në shumë vite. Ne premtuam të shkojmë drejt shpenzimit të 2% të PBB-së në mbrojtje brenda një dekade dhe ne po lëvizim. Mos harroni se në vitin 2014, vetëm tre aleatë përmbushën udhërrëfyesin prej 2%. Këtë vit ne presim tetë aleatë dhe deri në vitin 2024, presim të paktën 15. Të gjithë Aleatët e NATO-s kanë paraqitur plane për të rritur shpenzimet në terma realë. Ky është përparim i madh dhe është një fillim shumë i mirë. Por ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe punë të vështirë përpara. Mesazhi i thjeshtë është se Aleanca transatlantike mbetet aleanca më e fuqishme, më efektive dhe më e besueshme që bota ka parë ndonjëherë. Sepse, në kohë nevoje, jemi të gjithë të përgatitur për të bërë atë që është e nevojshme për sigurinë tonë të përbashkët”.

Përpjekjet e BE-së për mbrojtjen, ishte një nga temat kryesore të diskutuara gjatë Konferencës të Sigurisë në Mynih, si “një mundësi për të forcuar më tej shtyllën evropiane brenda NATO-s” dhe për të kontribuar në ndarjen më të

mirë të barrës. “Por me mundësi vjen rreziku. Rreziku i dobësimit të lidhjes transatlantike, rreziku i dyfishimit të asaj që NATO tashmë po bën dhe rreziku i diskriminimit ndaj vendeve jo anëtarë të Aleancës së NATO-s”. Prandaj këto rreziqe duhet të shmangen tha Stoltenberg. “Realiteti është që BE nuk mund ta mbrojë Evropën vetë. Vetë krerët evropianë e kanë nënvizuar këtë pikë shumë herë. Vendet e NATO-s jashtë BE-së luajnë një rol themelor në mbrojtjen e Evropës. Pas Brexit, 80% e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s do të vijnë nga aleatë jo anëtarë të BE-së”.

Megjithatë, tha Stoltenberg kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por edhe me gjeografinë pasi “Është e vështirë të imagjinohet siguria evropiane pa përfshirjen e ngushtë të Norvegjisë në Veri, Turqinë në Jug dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar në Perëndim”. Por nëse veprimet e BE-së plotësojnë NATO-n dhe “nuk shihen si një alternativë, atëherë shoh një potencial të madh për përmirësimin e sigurisë evropiane. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim më i ngushtë NATO-BE është jetik. NATO dhe BE janë partnerë natyrorë, kemi të njëjtat vlera, sfida të njëjta, të njëjtët njerëz”, pasi më shumë se 90% e njerëzve që jetojnë në vendet e BE-së jetojnë në një vend të NATO-s. “Jam krenar që, gjatë dy viteve të fundit, kemi bërë përparim të paparë në bash-këpunimin NATO-BE. Sot punojmë krah për krah në Egjeun dhe Mesdheun, në Afganistan dhe Irak, në Gjeorgji, Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, dhe në ushtrime, kërcënime kibernetike dhe hibride. Mbrojtja e BE-së mund të forcojë NATO-n dhe ta mbajë Evropën të sigurt, nëse ato janë ankoruar brenda partneritetit transatlantik”.

Rishfaqja e sfidave bërthamore. “Unë i përkas një brezi politik për të cilin debatet mbi forcat bërthamore në Evropë në vitet 1970 dhe 1980 e përcaktuan kuptimin tonë për çështjet e sigurisë. Vendosja e raketave SS20, Pershing dhe të lundrimit ishte një shqetësim i madh për publikun dhe poli-tikanët. Në vitin 1987, Traktati i INF i ndaloi të gjitha këto armë. Që atëherë, ajo ka qenë një shtyllë për sigurinë ev-ropiane”, tha Stoltenberg. Por “SHBA-të kanë përcaktuar se Rusia është në kundërshtim me Traktatin e INF-it, duke zhvilluar dhe testuar fluturimin e një rakete të re të lundrimit me bazë të mesme të ndërmjetme. Ne duhet të mbrojmë Traktatin e INF dhe ne i bëjmë thirrje Rusisë që të adresojë shqetësimet e të gjithë Aleatëve të NATO-s, në një mënyrë të konsiderueshme, transpar-

ente dhe të verifikueshme. Ne shohim se Rusia po modernizon aftësitë e saj bërthamore, zhvillimin e sistemeve të reja bërthamore dhe rritjen e rolit të armëve bërthamore në strategjinë e saj ushtarake. Kjo është një shkak për shqetësim të vërtetë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Gjithashtu në të njëjtën kohë, “Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike, të cilat përbëjnë një kërcënim për të gjithë ne. Të gjithë aleatët tani janë brenda rrezes së raketave të Koresë së Veriut. Pyongyang është më afër Mynihut sesa Uashington DC dhe për këtë arsye ne duhet të ushtrojmë presion maksimal ndaj Koresë së Veriut për të braktisur programin e saj bërthamor, me mjete politike dhe diplomatike dhe, jo më pak, nëpërmjet sanksioneve ekonomike efektive”. Nga ana tjetër “Rusia dhe Kina kanë një përgjegjësi të veçantë, si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si fqinjë të Koresë së Veriut. Irani gjithashtu posedon një shqetësim për përhapjen. Kjo është arsyeja pse aleatët e NATO-s i kushtojnë rëndësi të madhe marrëveshjes bërthamore të Iranit, por për të qenë efektive ajo duhet të zbatohet siç duhet. Të gjitha këto zhvillime na detyrojnë t’i kush-tojmë më shumë vëmendje kërcënimeve bërthamore”.

Duke qartësuar pozicionin e NATO-s ai tha se “qëllimi i NATO-s është për një botë pa armë bërthamore, por për aq kohë sa ato ekzistojnë, NATO do të mbetet një aleancë bërthamore. Një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Ver-iut kanë armë bërthamore, por NATO nuk e bën, nuk është një botë më e sigurtë. Kjo është arsyeja pse garancia përfundimtare e sigurisë së NATO-s është forcat bërthamore strategjike të aleatëve, veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara. Ne duhet të mbajmë një parandalues bërthamor të sigurt, mbrojtës dhe efektiv. Në të njëjtën kohë, aleatët mbeten të përkushtuar për zvogëlimin e numrit të armëve bërthamore, në një mënyrë të balancuar dhe të verifikueshme”, ndërsa theksoi se NATO gjatë rrugëtimit të saj ka “një rekord të fortë” për këtë duke pasur parasysh numërin që kishte gjatë Luftës së Ftohtë, “aleatët e NATO-s kanë reduktuar arsenalin bërthamor në Evropë me 90%. Në Shqyrtimin e fundit të Stabilitetit të Armëëve Bërthamore, SHBA rikonfirmuan angazhimin e saj ndaj nukleareve, kontrollin e armëve bërthamore dhe Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, ndërkohë që SHBA gjithashtu ka përsëritur rolin e saj udhëheqës global në reduktimin e numrit të armëve bërthamore. “Vetëm javën e kaluar, Uashingtoni dhe Moska njoftuan se kufijtë e Traktatit të ri të START u kufizuan, duke kufizuar Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në vitin 1550 për të vendosur forcën e luftës, secila me nga 12.000 në vitin 1994, kur hyri në fuqi Traktati i parë START. Kjo tregon rëndësinë e marrëveshjeve të tilla historike. Kjo tregon se kontrolli i armëve mund të funksionojë dhe kjo tregon se rreziku i konfliktit mund të zvogëlohet efektivisht”. E ndërsa “bota jonë mund të jetë bërë më e rrezikshme, por konflikti nuk është i pashmangshëm” tha Stoltenberg, “për të ruajtur paqen, ne kemi nevojë për forcën ushtarake të Aleancës së NATO-s, të kombinuar me guximin politik për të kërkuar dialog, për të zhdukur, për të zvogëluar tensionet dhe për të gjetur zgjidhje paqësore për dallimet tona. Atëherë ne largohemi nga pragu i konfliktit”.

Msc. MiMoZa golikja

Konferenca e Sigurisë në Mynih, 16-17 shkurt 2018

Platformë e rëndësishme për dialog

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 11NATO

Eshtë kënaqësi dhe privilegj i madh për të qenë këtu dhe për të adresuar një grup të tillë të shquar udhëheqësish të indus-

trisë gjermane. E them këtë si ministër i industrisë dhe energjisë në Norvegji gjatë viteve 1990, por dhe kam mësuar duke punuar me ju në kompani të ndryshme gjermane, veçanërisht në sektorin e en-ergjisë, sektorin e teknologjisë, por edhe në sektorët e tjerë të industrisë gjermane sa në të vërtetë unë respektoj atë që po bëni çdo ditë. Cilësia, konkurrenca, zgjuarsia dhe aftësia për të përtërirë është një tipar dallues i industrisë dhe tregtisë gjermane, prandaj është një nder të jem e të flas para një grupi udhëheqësish të industrisë gjermane.

Së dyti, dua të filloj t’ju tregoj të gjithë juve që jeni të rëndësishëm për NATO-n për sigurinë tonë të përbashkët për mbrojtjen tonë kolektive, sepse me përpjekjet tuaja krijoni pasuri, pasuri ekonomike, prosperitet, platformë ekono-mike e cila është kaq e rëndësishme për kohezionin social të shoqërive tona, për mirëqenien e shoqërive dhe për këtë arsye edhe për stabilitetin që është jashtëzakon-isht i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë. Pra, edhe pse ndoshta nuk mendoni për atë që çdo ditë, ajo që bëni ju është e rëndësishme për sigurinë tonë. Gjithashtu sepse ju siguroni themelin ekonomik dhe ju siguroni teknologjinë e cila është kaq e rëndësishme për ne.

Ne ju taksojmë kështu që ju mund të paguani për mbrojtjen tonë dhe ju falënderojmë për të gjitha taksat që po paguani. Ne po kërkojmë më shumë, jo, jo, nuk është për mua që ta vendos, por ne duam që shtetet të paguajnë më shumë për mbrojtjen! Eshtë për qeveritë kombëtare si e vendosin ata për të marrë këto para.

Por realiteti është se rritja ekonomike që krijoni është e rëndësishme për sig-urinë pjesërisht sepse krijon stabilitet dhe pjesërisht sepse krijon bazën ekonomike për financimin e forcave tona të arma-tosura. Kjo shkon dhe gjithashtu edhe në anën tjetër, që do të thotë se ajo që NATO bën është e rëndësishme për ju, sepse stabiliteti, paqja dhe siguria janë parakusht për zhvillimin ekonomik. Pa paqe, pa siguri ne nuk jemi në gjendje të kemi industri dinamike në rritje. Pra, kjo është një lloj marrëdhënieje ku ne varemi nga njëri-tjetri; ekonomitë e forta janë të rëndësishme për paqen, por edhe mbrojtja e fortë është e rëndësishme për ekonomitë e forta. Pra, vetëm duke e kuptuar se fakti është një fillim i mirë në çdo marrëdhënie midis NATO-s, Forcave të Armatosura dhe industrive siç po përfaqësoni. Unë e di se ju përfaqësoni industri të ndryshme dhe kompani të ndryshme, por të gjithë ju kontribuoni për pasurinë dhe zhvillimin ekonomik të Gjermanisë dhe për rrjedhojë edhe të Evropës.

NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme në histori dhe ka dy arsye pse NATO është aleanca më e suksesshme në histori: njëra është uniteti ynë; dhe tjetra është se ne kemi qenë në gjendje t’i për-shtatemi ndryshimit.Për 40 vjet NATO bëri vetëm një gjë në një mënyrë, por që kjo ishte një gjë e madhe dhe e rëndësishme. Ne shpërndamë pengesa të besueshme në Evropë, ne e penguam Bashkimin Sovjetik dhe ju gjermanët e dini më mirë se të gjithë ne, sepse gjermanët u ndanë dhe linja mes Lindjes dhe Perëndimit, Pakti i Varshavës, dhe NATO, shkoi direkt përmes Gjermanisë. Kjo ndoshi prej 1949 deri më 1989, 40 vjet, një de-tyrë, pengesë e Rusisë, ose Bashkimit Sovjetik. Pastaj përfundoi Lufta e Ftohtë, ra Muri i Berlinit dhe Pakti i Varshavës u shpërbë dhe njerëzit filluan të pyesin, dhe unë mendoj se ishte një pyetje e drejtë për të bwrw: a duam më NATO, sepse qëllimi krye-sor i NATO-s, Bashkimi Sovjetik, nuk ekzistonte më dhe pastaj disa njerëz formuluan idenë që NATO duhet të

Paqja dhe siguria-parakusht për zhvillimin ekonomik

Fjalimi kryesor i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Federatën e Industrisë Gjermane, mbajtur në Mynih, më 16 shkurt 2018

zgjidhte midis ose të dilte jashtë zonës, që do të thotë të dilje nga territori i NATO-s ose dalja nga biznesi dhe ju dini gjithçka rreth asaj se sa e keqe është të dalësh jashtë biznesit. Kështu që vendosëm të qëndronim në biznes, por të përshtatim atë që po bëjmë.

Kështu që ne shkuam përtej kufijve tanë, ne ndihmuam t’i japim fund dy luftërave etnike në Ballkan, Bosnjë Hercegovinë, Serbi. Ne ndihmuam të luftonim terrorizmin në Afganistan, piraterinë jashtë Brigjeve të Afrikës dhe bëmë atë që e quajmë menaxhimin e krizave përtej kufijve të NATO-s jashtë territorit të NATO-s në Evropë dhe natyrisht ne gjithashtu lehtësuam zgjerimin e NATO-s, por përkrahëm edhe zgjerimin e Bashkimit Evro-pian. Për 25 vjet ne nuk kemi bërë menaxhimin e krizave përtej kufijve tanë, larg. Më pas 2014, katër vjet më parë, kishim një vit të ri të rëndë-sishëm në historinë e NATO-s dhe ky ishte aneksimi, aneksimi i paligjshëm i Krimesë, destabilizimi i Rusisë në Ukrainën Lindore, Donbass dhe fakti që ne pamë dhunën e terrorizmit të ISIL, që po vinte aq shumë më afër në kufijtë tanë, duke qenë në gjendje që gjatë disa muajve të kontrollonin pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe të mernin Raqqën, Mosulin dhe kërcënimin ndaj Bagdadit. Ata kontrolluan një territor aq të madh sa Britania e Madhe dhe pothuajse tetë mil-ionë njerëz.Pra, NATO duhet të ndryshojë përsëri dhe gjëja që kemi bërë që kur u bëra Sekretar i Përgjithshëm në vitin 2014 ka qenë të zbatojmë përshtatjen më të madhe të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.Është e njëjtë si ju, kur tregjet po ndryshojnë, ju duhet të ndryshoni atë që bëni. Industritë që nuk përshtaten, janë të falimentuara. Nëse NATO nuk përshtatet ne do të humbasim rëndësinë, ne nuk do të jemi më të rëndësishëm.

Shtylla e parë:ne po forcojmë mbrojtjen tonë kolektive në evropëNë një mënyrë, NATO po vjen në

shtëpi, por nuk mund ta ndalojmë me-naxhimin e krizës kështu që ne duhet të bëjmë të dyja mbrojtjen kolektive në Evropë, në të njëjtën kohë me menax-himin e krizave përtej kufijve tanë. Por ne po kthehemi në shtëpi dhe po forcojmë mbrojtjen tonë kolektive në Evropë, ne po zbatojmë përforcimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Me Forca të Armatosura të Gatish-mërisë më të Lartë, ne kemi trefishuar madhësinë e asaj që ne e quajmë Forca e Reagimit të NATO-s. Kemi krijuar një Task Forcë të Përbashkët shumë të gatshme të lartë, një brigadë që mund të lëvizë brenda disa ditësh. Gjermania do të udhëheqë atë brigadë vitin e ardhshëm dhe ne kemi vendosur për herë të parë në trupat e NATO-s, historike të luftës, në pjesën lindore të Aleancës, katër grupe luftimi në pjesën lindore të Aleancës në Poloni, Lituani, Letonia dhe Estoni dhe Gjermania po udhëheq një nga grupet luftarake, atë që kemi në Lituani.Ne po forcojmë mbrojtjen tonë kolektive, por në të njëjtën kohë po përpiqemi për një marrëdhënie më të mirë me Rusinë, sepse nuk duam Luftën e Ftohtë, nuk duam një garë të re të armëve. Rusia është fqinji ynë, Rusia është atje për të qëndruar dhe ne duhet të përpiqemi të parandalojmë një Luftë të Ftohtë të re.Pra, kjo është shtylla e parë e adaptimit tonë, është mbrojtja dhe dialogu siç po zbatojmë tani.

Shtylla e dytë:Po shtojmë përpjekjet për të luftuar terrorizmin Shtylla tjetër e adaptimit tonë është

se ne po i shtojmë përpjekjet tona për të

luftuar terrorizmin. Terrorizmi është një kërcënim i vazhdueshëm, është atje çdo ditë në çdo vend aleat të NATO-s. Ne duhet të luftojmë terrorizmin në mënyra të ndryshme. Bëhet fjalë për policinë, inteligjencën civile, kontrollet kufitare, adresimin e rajoneve në vendet tona ku janë rekrutuar shumë nga këta ekstrem-istë. Kjo ka të bëjë me shkollat, punëtorët socialë, shumë mjete të ndryshme, nuk është për NATO-n që të bëjë gjithçka, por ne gjithashtu kemi nevojë për mjete ushtarake në luftën kundër terrorizmit.

Ajo që po bëjmë tani është se ne po ndryshojmë mënyrën se si NATO po lufton terrorizmin, sepse në vend që të dërgojmë një numër të madh trupash luftarake në operacione të mëdha luftar-ake ne po zhvendosemi gradualisht nga operacionet luftarake për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar, sepse mendoj se ajo që kemi mësuar nga Afganistani, nga Iraku, nga Libia, nga vende të tjera, shumë të ndryshme, por të paktën kemi një lloj mësimi të zakonshëm të përbash-kët, është se në planin afatgjatë është shumë më mirë nëse ne jemi në gjendje të trajnojmë forcat lokale për stabilizimin e vendeve të tyre. Ne gjithmonë do të dukemi si të huaj dhe ne jemi të huaj, ne mund të portretizohemi si banorë, ne kemi një ngjyrë të ndryshme të lëkurës sonë dhe shumë shpesh një fe tjetër.

Pra, ideja është se ne mund të bëjmë më pak luftime më shumë trajnime dhe prandaj në vitin 2015 ne përfunduam op-eracionin luftarak në Afganistan, tani janë Forcat Afgane të Sigurisë Kombëtare që janë në vijën e frontit. Kur shohim sulme terroriste në Kabul, nuk janë ushtarë gjermanë, norvegjeze apo britanikë që dalin dhe e sprapsin atë sulm, por janw vetë afganët qw janë trajnuar nga ne, ata e bëjnë këtë.Nuk është e lehtë, por të paktën është më mirë dhe më e qëndrueshme sesa luftimi i luftërave në vende të tjera, i ndi-hmojmë ata të stabilizojnë vendet e tyre. Kjo është ajo që ne bëjmë në Afganistan, kjo është ajo që ne tani jemi gjithnjë e më shumë të fokusuar në Irak. NATO sapo ka vendosur dje (15 shkurt 2018), të fillojë planifikimin e trajnimit tonë të misionit të NATO-s, jo të misionit luftarak, por tra-jnimin e misionit në Irak, për të siguruar që kur lufta të mbarojë, luftimet mbarojnë në Irak, nuk duhet të shohim përsëri atë që pamë pas 2011 kur SHBA u largua nga Afganistani dhe më pas erdhi ISIL. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, ne duhet t’u mundësojmë irakianëve të sta-bilizojnë vendin e tyre kështu që ne duhet të stërvitemi, të ndërtojmë kapacitetet, të ndërtojmë institucione mbrojtëse, t’i ndihmojmë ata të rindërtojnë kapacitetin lokal. Ne punojmë me Jordaninë, me Tunizinë, me vende të tjera.Pra, kjo është përshtatja e madhe e NATO-s, është se ne po i shtojmë përpjekjet tona për të luftuar terrorizmin, por jo përmes operacioneve luftarake, por më shumë me trajnime, ndihmojmë dhe këshillojmë misionet për të mundësuar qeverisjen vendore, forcat lokale, të stabilizojnë vendin e tyre.

Shtylla e tretë: ne duhet të rrisim investimet në mbrojtje

Këto dy përshtatje të mëdha kërkojnë fonde, prandaj shtylla e tretë është se ne duhet të rrisim investimet në mbrojtje. Unë kam qenë, siç e dini, një politikan për shumë vite dhe e di se politikanët pref-erojnë të shpenzojnë para për shëndetin, arsimin, infrastrukturën, ndonjëherë edhe

për shkurtimet e taksave dhe e kuptoj atë dhe kjo ishte një mënyrë shumë e natyr-shme kur Lufta e Ftohtë i dha fund Paktit të Varshavës. Gjermania, Norvegjia, Ho-landa, Belgjika, Danimarka, të gjithë ne donim të merrnim një divident paqe. Unë nuk e di numrin e saktë për Gjermaninë, por e di se niveli normal i shpenzimeve të mbrojtjes në Europë ishte 3 ose më shumë se 3% e PBB-së në mbrojtje. Nor-vegjia kaloi më shumë se 3% të PBB-së në mbrojtje gjatë Luftës së Ftohtë dhe natyrisht kur mbaroi Lufta e Ftohtë ne vlerësuam me të vërtetë mundësinë për të marrë ato para dhe për t’i shpenzuar ato në diçka tjetër dhe nëse ju premtoni të mos i tregoni askujt, unë kam qenë vetë përgjegjës në Norvegji, sepse isha një ministër i financave duke shkurtuar shpenzimet e mbrojtjes.

Por që të zvogëlohen shpenzimet e mbrojtjes kur tensionet po bien, kjo në një mënyrë është e kuptueshme. Por kështu duhet të jeni në gjendje të rritni shpenzimet e mbrojtjes kur tensionet po rriten dhe tani tensionet po rriten dhe për këtë arsye ne duhet të rritemi përsëri. Pra, po, në një mënyrë ishte e drejtë të pritej në vitet ‘90 dhe në të vërtetë disa vjet pas kësaj, por tani duhet të kthehemi dhe të fillojmë përsëri rritjen dhe pikërisht atë që NATO vendosi përsëri në vitin 2014. Ne e bëmë atë që e quajmë betimin e Uellsit, ne vendosëm të ndalim shkurtimet, të rritet gradualisht dhe të shkojmë drejt shpenz-imit të 2% të PBB-së në mbrojtje dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë. Në të gjithë Evropën dhe Kanadanë shpenzimet e mbrojtjes tani janë rritur për tre vjet rresht për herë të parë në shumë vite.

Në vitin 2014, kur morëm një ven-dim, ishin tre vende që shpenzuan 2% të PBB-së ose më shumë në mbrojtje, tani janë tetë dhe ne presim që në vitin 2024 të jetë 15. Prandaj them që kemi bërë një fillim të mirë. Nuk po them se ne jemi aty ku duhet të jemi, por po them se ne kemi filluar të lëvizim në drejtimin e duhur dhe Gjermania ka filluar gjithashtu. E përshëndes këtë, sepse kjo ka rëndësi për Gjermaninë, sepse është aq e madhe.

Unë mendoj se ne duhet të kuptojmë se PBB-ja e Shteteve të Bashkuara është në fakt aq e madhe ose në të vërtetë pak më e vogël se PBB-ja e aleatëve evropianë të NATO-s. Të ardhurat që ata kanë janë përafërsisht të mëdha si ato tona, por ata shpenzojnë më shumë se dy herë më shumë në mbrojtje dhe ata huazojnë para për të financuar praninë ushtarake amerikane në Evropë dhe mendoj se në afat të gjatë është e vështirë t’i shpjegosh taksapaguesve amerikanë se ata duhet të financojnë praninë ushtarake në Evropë, sepse evropianët nuk po shpenzojnë. Kështu që ne kemi nevojë për ndarjen më të drejtë të barrës dhe për këtë arsye ne jemi të fokusuar në këtë.

NATO është një aleancë e 29 demokracive me pikëpamje të ndryshme, liderë të ndryshëm politik me mendime të ndryshme për shumë gjëra, por forca e NATO-s është që pavarësisht nga ato dallime, kemi qenë gjithmonë në gjendje të pajtohemi rreth detyrës kryesore. Ne qëndrojmë së bashku, ne mbrojmë njëri-tjetrin, një për të gjithw dhe të gjithë për një dhe për sa kohë që ne bëjmë këtë që të ruajmë paqen, ne jemi në gjendje për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë, afër një miliardë qytetarë, jetojnë në siguri. Kjo është ajo që po bëjmë tani dhe Gjer-mania po luan një rol kyç në përshtatjen e Aleancës.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 201812 KOSOvA

Pas 19 vjet çlirim dhe 10 viteve të shpallje së pavarësisë, si dhe rekomandimeve të dala nga RSSSK, qytetarët dhe in-stitucionet presin përfundimin e procesit të transformimit të FSK-së në FAK. Ky proces do të bëhet përmes ndryshi-meve kushtetuese dhe në koordinim me partnerët strat-egjik, proces i cili do të jetë shumë transparent.

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjeneralle-jtënant Rrahman Rama,

me 18.02.2018 pritën Asistentin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve zotin Robert S. Karem me bashkëpu-nëtorë. Me këtë rast ministri Berisha e falënderoi SHBA për ndihmën e gjithanshme për FSK-në si me an-gazhim të personelit po ashtu edhe për bashkëpunimin shumë intensiv dhe të gjithanshëm. Ky bashkëpunim kulmon sidomos me bashkëpunimin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ministri Berisha foli edhe për standardin e lartë që ka FSK, për-gatitjen profesionale si dhe angazhimet e shumta për të kryer me përkushtim detyrat në bazë të misionit aktual.

Pas 19 vjet çlirim dhe 10 viteve të shpallje së pavarësisë, si dhe rekoman-dimeve të dala nga RSSSK, qytetarët dhe institucionet presin përfundimin e procesit të transformimit të FSK-së në FAK. Ky proces do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe në koordinim me partnerët strategjik, proces i cili do të jetë shumë trans-parent. FAK nuk paraqet rrezik për askënd sepse është forcë e gjithë qytetarëve dhe do të kontribuon në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ministri foli për objektivat e ardhshëm; për ngritjen e pjesëmarrjes së komuniteteve dhe rritjes së përfaqësimit gjinorë; strat-egjinë e integrimit të komuniteteve jo shumicë; planin e integritet si ministri, shkallën e integritetit si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Komandanti i FSK-së gjener-allejtënant Rrahman Rama nga ana tij theksoi se FSK është forcë pro-fesionale, me koncept perëndimor dhe e mbështetur në koncepte dhe doktrinën amerikane. Mbi arritjet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar sidomos me shtet që janë nënshkruar

marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe. Ai theksoi përfaqësimin e mirë në përqindje të komuniteteve pakicë; kryerjen me sukses të detyrave që dalin nga misioni aktual. Ndërsa përgatit-jet për transformim janë kryer në të gjitha drejtimet, janë bërë planifikimet e afatizuara dhe përgatitjet e duhura. Mysafiri nga SHBA-të zoti Robert S. Karim shprehi kënaqësinë për pritjen

dhe rastin e veçantë që ndodhet në vizitë në 10 vjetorin e festimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai foli po ashtu për interesimin e madh që SHBA-të po i kushtojnë zhvillimeve në fushën e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë. Me këtë rast ai vlerësoi lartë përkushtimin që procesi i transformimit të FSK-së të jetë transpar-ent dhe mbi baza kushtetuese dhe me hapa të koordinuar me SHBA-të.

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Curtis M. Scapar-roti, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar letër urimi komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Gjenerali amerikan Curtis Scaparroti, në urimin e tij, shkruan: ,,I nderuari gjeneral Rama,Në emër të ushtarëve, detarëve, piloteve, marinsave dhe rojeve bregdetarë të komandës së SHBA-ve për Evropë, urime për ju dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e ditës kombëtare të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.Në letër, më tej, gjenerali Scaparroti, shkruan:,,Pasi kombi juaj feston këtë përvjetor të rëndësishëm 10 vjeçar, dëshiroj të falënderoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në botë.

Partnershipi dhe bashkëpunimi i EUCOM-it (Komanda e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë) me Kosovën është për të luftuar kërcënimet në rritje për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ju lutem të siguroheni për res-pektin tim dhe respektin më të lartë për sakrificat e bëra nga burrat dhe gratë që shër-bejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.Në fund, gjenerali Scaparroti, vlerëson arritjet e FSK-së, dhe miqësinë mes SHBA-ve dhe Kosovës, si një pasuri për të ardh-men: ,,Unë veçanërisht i vlerësoj arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa vazhdon modernizimin e saj dhe zhvillimin institucional. Miqësia e respektuar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është një pasuri për të ardhmen dhe pres që ky bashkëpunim i vazhdueshëm të na sjellë më afër. Ju lutem pranoni urimet më të mira për paqe dhe mirëqenie për Kosovën në vitet që do vijnë”.

Respekt për burrat dhe gratë që shërbejnë në fSK

Gjenerali Curtis M. Scaparroti uron gjenerallejtënant Rrahman Rama

Transformimi i fSK-së në koordinim me SHBA

Asistenti i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes në Prishtinë

Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve zoti Robert S. Karem është takuar me Ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama

Në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 18 shkurt 2018 në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, u mbajt manifestimi qendror, ku parakaluan edhe kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.Në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në tribunë ishin prezentë edhe ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, koman-danti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Timothy Orr dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë dhe oficerë madhor të FSK-së.

Manifestimi filloi me intonimin e Himnit shtetëror të Kosovës nga Orkestra frymore e FSK-së.Më pas, komandanti i FSK-së, gjen-erallejtënant Rrrahman Rama, raportoi para presidentit Thaçi, për gatishmërinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës për parakalim.

Në fjalën e tij, presidenti i Republikës së

Kosovës, njëherësh edhe komandant suprem i FSK-së, Hashim Thaçi tha, se: ,,bërja e këtij shteti dhe çlirimi i Kosovës i ka bashkuar breza të tërë të cilët flijuan gjithçka për të bërë realitet shtetin sovran dhe demokratik, e cila para 10 viteve pikërisht, më 17 shkurt, që ishte dhe do të mbetet ngjarja më e rëndësishme e popullit tonë. Herën e fundit kur kishim një parakalim të FSK-së, ishte para katër viteve. FSK-ja i kishte kryer të gjitha përgatitjet për t’u transformuar në Forcë të Armatosur të Kosovës, fatkeqësisht ne si politikë e Kosovës, nuk ishim në gjendje që t’i përcjellim si duhet në hapa Forcat e Arma-

tosura të Kosovës, por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosovë.

Si president i Kosovës jam i vendosur që shte-tin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij, dhe atë sa më shpejt që është e mundur” tha ai.Presidenti Thaçi, më tej shtoi se “FSK dhe Policia e Kos-ovës të cilat janë më të mirat në rajon, janë edhe fuqia e shtetit dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, prandaj momenti i shumëpritur i zyrtarizmit të ushtrisë tonë është duke trokitur në derën e hapur.Partnerët tanë strat-egjitë dhe NATO janë duke e përkrahur plotësisht këtë proces të ushtrisë së Kosovës, sepse ajo do të

I pranishëm gjenerali Timothy Orr, komandanti i gardës Kombëtare të Ajovës

FSK-ja parakalon në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

jetë vetëm një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha më tej presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pas fjalës së presidentit Hashim Thaçit, parakaluan kuadratet e FSK-së: Trupa Frymore, Njësia Ceremoniale, dhe shtatë kuadratet e FSK-së, dhe pesë kuadrate të Policisë së Kosovës.Në manifestim ishin të pranishëm udhëheqësit shtetëror të Kosovës, si dhe dhjetëra delegacione shtetërore, burrështetas, presidentë, kryemin-istra, ministra, mysafirë të shumtë nga trupa-diplomatike, KFOR-it, si dhe mijëra qytetarë të Kosovës dhe trojeve etnike.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 13MAQedONiA

Në drekën e organizuar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, Shekerinska së bashku me kolegët nga rajoni, ministrat e mbrojtjes të Sllovenisë Andreja Ka-tiq, Kroacisë Damir Krstiçeviq dhe Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO për stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit.

Nënkryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në ditën e dytë të Konferencës

së Sigurisë së Mynihut ka mbajtur disa takime me figura të njohura nga fusha e mbrojtjes dhe politikës. Në drekën e organizuar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, Shekerinska së bashku me kolegët nga rajoni, ministrat e mbrojtjes të Sllovenisë Andreja Katiq, Kroacisë Damir Krstiçeviq dhe Malit të Zi, Pre-drag Boshkoviq, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO për stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit.

Shekerinska gjithashtu u takua me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rose Gottemoeller për të diskutuar situatën aktuale në Maqedoni përpara samitit të NATO-s në korrik. Gottemoeller theksoi mbështetjen e Re-publikës së Maqedonisë në procesin e anëtarësimit në NATO dhe përshëndeti rritjen prej 20% të forcave të ARM-së në misionin “Mbështetje e Vendosur”. Gottemoeller shprehu kënaqësi me an-gazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për reformat dhe përshëndeti hapat e Maqedonisë në fushën e mar-rëdhënieve të mira fqinjësore.

Ministrja e Mbrojtjes u takua gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov. Në takim, ministrja Shekerinska dhe homologu i saj bullgar theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërshtetërore dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e proceseve të reformave të zbatuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Karakaçanov përshëndeti

Shekerinska me Gottmoeller dhe Karakaçanov, mbështetje

në rrugën drejt NATO-s

koNFereNcA e myNihut

përpjekjet e Maqedonisë dhe theksoi mbështetjen e Republikës së Bullgarisë për të përshpejtuar rrugën e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik. Ministrja Shekerinska, në pjesën përfundimtare të

Konferencës, është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë Raimundas Karoblis dhe Wolfgang Ischinger, nikoqir dhe kryesues i Konferencës së 54-të të Sigurisë së Mynihut.

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska më 16 shkurt në

Mynih morri pjesë në panelin me temë: “Kërcënimet e reja inicojnë lidership të ri: Vërtetim i agjendës globale të sigurisë nga perspektiva e grave”, i organizuar nga forumi global i gruas-lidere politike. Paneli u organizua në vigjilje të Konferencë së Sigurisë në Mynih e cila fillon sot.

Paneli u përqëndrua në çështje që lidhen me politikat e sigurisë, kërcënimet e reja, kohezionin social në debatet e sigurisë dhe në atë se cilat janë prioritetet kryesore të politikave të sigurisë dhe se si gratë politikane mund të japin një perspektivë të re në menaxhimin e kërcënimeve.

Duke folur për masat e sigurisë dhe kërcënimet e reja, Shekerinska tha se kërcënimet e sotme nuk është e thënë të jenë në uniformë, por

ato manifestohen përmes cënimit të parimeve dhe vlerave kryesore. Ajo shtoi se qeveria e re po bën gjithçka në fuqinë e saj për të rikthyer Maqedoninë në rrugën drejt vlerave demokratike, lirive dhe prosperitetit. Folëse në panel, përveç ministres Shekerinska ishin Baronesha Catherine Ashton, ish nënpresident i Komisionit Evropian dhe ish Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të

Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Jennifer Morgan, drejtori ekzekutiv i Greenpeace International, Patricia Flor, Drejtori i Përgjithshëm i Rendit Ndërkombëtar, Kombeve të Bashkura dhe kontrollit të armëve në zyrën federale gjermane për punë të jashtme, dhe Julie Lynn Teigland, me-naxher rajonal i “Ernst & Young” për Gjermani, Zvicër dhe Austri.

RADMILLA SHEKERINSKA Në MyNIH

Kërcënimet e reja iniciojnë lidership të ri

Shekerinska-Harxhit Saxhan

Kanada: mbështetje për integrimin e maqedonisë në nATo

Gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Sigurisë në Munih, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Shekerinska u takua më 16 shkurt me ministrin kanadez të Mbrojtjes Kombëtare, Harxhit Saxhan, i cili dha mbështetje të plotë për integrimin e Maqedonisë në NATO, si dhe për politikat e reformave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Saxhan shprehu mirënjohjen për kontributin e Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionin paqeruajtës “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan.

Ministrja Shekerinska pati një takim edhe me ministrin malazez të Mbrojtjes Predrag Boshkoviq, i cili theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes, si

dhe mbështetjen e fortë malazeze për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Ndërkohë në të njëjtën ditë Radmilla Shekerinska dhe ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov u takuan me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Han.

Ministrja Shekerinska theksoi se Maqedonia është fuqishëm e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe Aleancën e NATO-s. Shekerinska theksoi se Plani 3-6-9 po realizohet në një ritëm të shpejtë dhe se Maqedonia dhe Qeveria kanë treguar se kanë një qasje të re në politikën ndaj fqinjëve.

Në takim, Komisioneri Han përshëndeti përpjekjet për reforma të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe shprehu gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të vazhduar mbështetjen për Republikën e Maqedonisë në zbatimin e reformave të planifikuara.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 201814 SPeciALe

Rëndësia e fuqisë luftarake në misionAnalizat që bëhen gjatë planëzimit

dhe kryerjes së operacioneve luftarake tregojnë për rëndësinë e fuqisë luftarake në mision. Kombinimi i manovrës, fuqisë së zjarrit, të mbrojtjes dhe të lidershipit është masë e efektive që përf-shin numrin, armën, disiplinën, nivelin e stërvitjes, mjeshtrinë taktike, aftësinë luftarake, moralin, vendosmërinë, pa-jisjet dhe mjetet mbështetese. Koman-dantët i kombinojnë elementet e fuqisë lufarake për të plotësuar në mënyrë konstante ndryshimin e kërkesave dhe për të shkatërruar kundërshtarin. Ko-mandanti integron dhe aplikon efektet e këtyre elementeve me mbështetjen me shërbime të luftimit kundër kundërsh-tarit. Qëllimi i tyre është të kombinojnë në mënyrë të atillë këto elemente që ti përdorin në pikën vendimtare, qendrën e rëndesës në kryerjen e misionit me sa me pak kosto.

Elementet e tjerë të fuqisë kom-bëtare sigurisht që janë të rënde-sishëm dhe mund të kontribuojnë për mbështetjen dhe çuarjen përpara të interesave kombetare; megjithate, për aq kohë sa shtetet vazhdojnë të jenë në gjendjen e anarkisë, fuqia ushtarake do të vazhdojë të luaj një rol vendimtar në politikën ndërkombëtare. Me të drejtë Kenneth Waltz, theksonte se në politikë thuhet që forca do të jetë mjeti i fundit. Në politikën ndërkombëtare, forca shërben jo vetëm si mjet i fundit, por në të vërtetë si forcë e parë dhe e qëndrueshme.

Politika ndërkombëtare është në vetvete përpjekja që bëhet nga shtetet kombe për fuqi. Fuqia, në arenën ndërkombëtare, përdoret për mbrojtjen e interesave kombëtare me anë të ndi-kimit mbi partnerët apo konkurrentët potencial. Instrumenti më i rëndësishëm i fuqisë që mund të zotërojë një shtet-komb është fuqia ushtarake. Hans Morgenthau theksonte se veçanërisht në politikën ndërkombëtare, fuqia ushtarake qoftë si kërcënim i drejtpër-drejtë apo si mundësi përdorimi është faktori më i rëndësishëm material që kontribuon në fuqinë politike të një vendi.

Përcaktimi i fuqisë luftarakeFuqia luftarake nënkupton forcën

shkatërruese ose çarëse që një njësi ose formacion ushtarak mund të aplikojë kundër kundërshtarit në një kohë të caktuar. Është aftësi e komandatit për të luftuar në operacione të ndryshme, është aftësi për të realizuar misionin. Përcaktimi i fuqisë luftarake është një çështje e rëndësishme që merret në konsideratë në planëzimin që bëjnë shtabet ushtarake dhe komandantët. Siç theksohet në të gjitha dokumentat dhe nga përvoja në operacionet e shumë ushtrive të tjera është bile shpesh kritike për suksesin e operacionit analizimi i saktë i elementeve të fuqisë luftarake, qoftë i armikut qoftë i forcave tona.

Operacionet konvencionale të kohëve të fundit në Kosovë, Afganistan dhe Irak vetëm e konfirmojnë në mënyrë më të qartë këtë mbizotërim të tyre. Siç

është vënë në dukje kohet e fundit nga Robert Art, fuqia ushtarake, aq sa është e rëndësishme për funksionimin e sistemit ndërkombëtar, aq është edhe një instrument shumë i kushtueshëm dhe i rrezikshëm i qeverisjes, që nuk duhet të ushtrohet asnjëherë pa një mënçuri dhe efektshmëri të madhe.

Përdorimi korrekt i fuqisë ushtarake nuk jep sigurinë që shteti do të mbrojë të gjitha interesat e tij, por përdorimi jo korrekt do të vendosë një barrë të rëndë në instrumentet e tjerë të fuqisë kom-bëtare dhe mund t’a bëjë të pamundur për një shtet përmbushjen e objektivave të tij. Vendimet, nëse duhet përdorur fuqia ushtarake dhe si duhet përdorur ajo, mund të jenë kështu më të rëndë-sishmit që mund të marrë një shtet.

Fuqia luftarake në doktrinat e sotmePërvoja e të gjithë luftërave, ka

treguar se suksesi është arritur nga ajo palë, që ka ditur ose ka shfrytëzuar atë kohë që ka pasur, apo ka krijuar fuqinë luftarake superior mbi kundërshtarin në vendin dhe në kohën e duhur. Me fuqi luftarake duhet të kuptojmë aftësinë për të luftuar. Shkatërrimi i forcave të armikut është një nga qëllimet, që mund të ndeshet në luftë. Sot mund të ketë raste që nëpërmjet “kërcënimit të përdorimit të forcës” të arrihen ato synime politike, që mund të arriheshin nëpërmjet operacioneve ushtarake.

Në luftë, operacion, luftim kemi një mjet të vetëm, ndeshjen. Ajo është në fund të fundit e vetmja shfaqje, e vetmja veprimtari e efektshme, pasi asgjësimi i armikut, që është qëllimi i tij, bëhet gjatë ndeshjes dhe nëpërmjet saj. Po nuk u ndeshe, po nuk u ballafaqove me armikun, nuk mund të arrish asnjë synim apo qëllim. Të gjitha kombinimet që mund të bëhen në përdorimin e forcave, të armëve dhe zjarrit, nuk mund të mos përmbajnë edhe rrezikun, që po me këto kombinime që mund të bëjë, si kundërpërgjigje kundërshtarit, të bëje të paefektshme kombinimet tona. Do të ishte e gabuar që pa një analizë të

thellë të kushteve e faktorëve të të dyja palëve, të hidhesh në mësymje apo të kalosh në mbrojtje në mënyrë të verbër. Pra të hidhesh në mënyrë të verbër ne vend të asgjësosh kundërshtarin armik, do të vësh para asgjësimit forcat tona, ose dhe po të fitosh, fitorja do të jetë me humbje shumë të mëdha.

Efikasiteti më i lartë i takon jo mjetit (forca të gjalla, armë, etj) por qëllimit. Kjo ka qenë dhe mbetet gjithmonë dukuria kryesore në çdo operacion (luftim). Fitoret “si e Pirros”, asnjëherë nuk janë të leverdishme, dhe kjo është kryesore. Prandaj gjithmonë theksohet që plotësimi i detyrës së operacionit, plotësimi i misionit, të bëhet në kohën më të shkurtër, me humbje më të pakta dhe shpenzime më të vogla.

Shpesh herë gje jmë shpre-hjet “përqendrimi i forcave dhe i mjeteve”, “përqendrimi i fuqisë luftarake”,“përqendrimi i përpjekjeve”. Dua të theksoj, që sido qofshin ato, thelbi i kuptimit dhe përmbajtjes së

tyre, në fund të fundit është dhe ka të bëjë me “fuqinë luftarake”. Fuqia luftarake duhet të përqëndrohet në vendin e përzgjedhur me synim arritjen e rezultateve vendimtare. Suksesi ush-tarak në betejë do të kushtëzohet nga përqëndrimi i fuqisë luftarake superiore në vendin dhe kohën vendimtare.

Dihet që çdo njësi (repart) hyn në luftë (operacion, luftim) me një përbërje të caktuar në njerëz dhe armatim. Gjithashtu për plotësimin e misionit atyre mund t’u jepen në vartësi apo të mbështeten dhe me njësi apo repartet tjera. Por në çdo rast, për t’i diktuar armikut vullnetin e vet dhe për të plotësuar detyrën, njerëzit (efektivat) përdorin armët dhe fuqinë e tyre zjarrit. Pikërisht fuqia e njësisë (repartit) matet nëpërmjet asgjësimit (kopjes rob) të kundërshtarit dhe plotësimit të misionit të ngarkuar. Pra në fund të fundit fuqia luftarake përcakton fatin e një beteje apo luftimi. Ajo, siç e theksuam më lart, është aftësia për të luftuar. Në

luftë, ka thënë Klauzeviçi se gjithçka është shumë e thjeshtë, por gjëja më e thjeshtë nuk është e lehtë.

Duke pasur parasysh shprehjen e Klauzeviçit, arrijmë në një përfundim që duhet mbajtur në konsideratë; që fuqia nuk është një shprehje aritme-tike. Çdo llogaritje thjesht mbi bazën e manualeve, nuk është e drejtë dhe nuk duhet bërë. Rastet e shumta të historisë së luftërave dhe operacioneve, kur forca numerikisht më të vogla, më pak të armatosura, kanë arritur të fitojnë e dëshmon më së miri këtë.

Po kështu duhet të evidentojmë se jo të gjithë ato elemente, në momente apo faza të përgatitjes, zhvillimit e përfun-dimit të operacionit, kanë vlerë të njëjtë. Vlera e tyre del në pah në momente të caktuara dhe shpesh ndërrojnë rolet me njëra tjetrën. Në një moment merr vlera më të mëdha nisma, në një tjetër befa-sia, në një tjetër manovra etj. Përvoja ka treguar, që rritja numerike, mbi atë që është e nevojshme për plotësimin e detyrës, jo vetëm që nuk ekonomizon forcat, por sjell ndonjë ndryshim cilësor në operacion. Përkundrazi ajo mund të çojë trupat në pasivitet.

Një karakteristikë e fuqisë luftarake është relativiteti i saj. Me këtë duhet të kuptojmë se ajo në ecurinë e op-eracionit mund të ndryshojë. Prandaj krijimi i epërsisë për shembull në të gjitha aspektet në fillim të operacionit, duhet mbajtur gjatë gjithë ecurisë së tij, nëpërmjet përdorimit të rezervave (skalioneve të dyta) në kohën e vendin e duhur, nëpërmjet shfrytëzimit të ter-renit, manovrës, shpejtësisë, thyerjes së kundërsulmeve te armikut, nëpërmjet prishjes së planeve të tij etj.

Sipas AJP-01(D), në përcaktimin e fuqisë luftarake ka pak rëndësi sa të avancuara janë platformat, armatimet apo sensorët e njësive aleate, nëse njerëzit që i drejtojnë ato janë të pamo-tivuar, janë të patrajnuar apo u mungon lidershipi i duhur. Nga ana tjetër, komponentët nuk janë të pavarur nga njëri-tjetri, secili prej tyre integrohet me të tjerët.

Fuqia luftarake sipas Klauseviçit dhe pasqyrimi

në doktrinat e NATO-s

nënkolonel hyqmet hoXhaakademist në kursin e lartë

të Oficerit në AFA

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 2018 15rePOrTAzh

Në Tiranë, në kuadrin e 91 vjetorit të lindjes me propozim të degës së Tiranës të Shoqatës “Kal-

larati”, Shoqata “Labëria” “Nderi i Kombit”, i dha Nedin Gjonit, Diplomën “Mirënjohje e Labërisë” me këtë motivacion: “Për pjesëmarrje aktive në luftën nacionalçlirimtare, kontribut të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e atdheut duke kryer detyra të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe pas daljes në pen-sion për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore duke kontribuar në Orga-nizatën e Veteranëve të Luftës Nacio-nalçlirimtare, Shoqatën “Labëria”dhe Shoqatën e vendlindjes “Kallarati”.

Ne ceremoninë e dorëzimit të diplomës merrnin pjese te afërm, miq e shokë të familjes, bashkëfsha-tarë kallaratas te degës së Shoqatës “Kallarati”në Tiranë, përfaqësues të shoqatës “Labëria”, kryetari i sho-qatës “Kallarati” me qendër në Vlorë zoti Kastriot Karabollaj.Aktivitetin e hapi kryetari i degës së Shoqatës “Kallarati” në Tiranë, Prof.dr. Rami Memushaj, i cili foli për jetën e Ne-dinit si partizan, kuadër ushtarak dhe si veprimtar shoqëror gjatë kohës ne pension.

Diploma Nedinit në emër të shoqatës “Labëria”, iu dorëzua nga kryetari degës “Labëria” për Tira-nën, zoti Bernard Zotaj, cili u ndal ne mënyrë të veçantë ne kontributin e vëllezërve Gjoni qe bene histori dhe ne veçanti ne kontributin e xha Nedinit.

Nedini duke marrë diplomën falën-deroi drejtuesit e shoqatës “Labëria” dhe “Kallarati” për vlerësimin e bërë dhe premtoi se edhe në këtë moshë sa të ketë frymë do të jetë në krah të çështjes mbarëkombëtare dhe në veçanti ndaj Labërisë, bir i së cilës është.

Gjithashtu dega e shoqatës “Kal-larati” e Tiranës, kishte përgatitur një dokumentar në formë biografie të Nedinit, realizuar nga studio “De-rada” nga gazetari i Radio Tiranës, Demir Gjergji dhe me tekst të Besnik Gjonbratit.

Një surprizë e veçantë për Ne-dinin dhe te pranishmit, qe ngjalli mjaft emocione dhe qe u vlerësua jashtëzakonisht, ishte urimi dhe “Cer-tifikata e Mirënjohjes”, dhënë nga Shefi Shtabit te Përgjithshëm te FA, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku me motivacionin: “Për pjesëmarrje aktive në luftën nacionalçlirimtare, për kryerje me përkushtim e devotsh-mëri të detyrave gjatë gjithë karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura, për kontributin në krijimin, zhvil-limin dhe modernizimin e armës së mbrojtjes kundërajrore për ruajtjen dhe paprekshmërinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, si dhe për përcjelljen te brezi i ri të vlerave më të mira patriotike e atdhetare”.

Nedini u ndie mjaft i e emocionuar dhe i vlerësuar për këtë certifikatë dhe falënderoi pa mase SHSHPFA për kujdesin qe tregon ndaj veteranëve dhe ish ushtarakeve ne pension.Për të pranishmit, familja e Nedinit dha

NediN GjONi dhe “Certifikata e Mirënjohjes” Ish-oficerit Nedin Gjoni i jepet “Certifikata e Mirënjohjes”, nga Shefi

Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku

besnik gjonbratajalbert Z. Zholi

një drekë e cila kaloi në një atmosferë mjaft miqësore e shoqërore.

Tre vëllezërit Gjoni nga Kallarati që luftuan për Atdheun

Kallarati është një ndër fshatrat e Labërisë. Ai është një nga pesë fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm, që bashkë me Bolenën, shënon kufirin veriperëndimor të Kurveleshit me krahinën e Mesaplikut. Nga ana ad-ministrative, Kallarati sot është pjesë e Bashkisë së Himarës.

Për herë të parë emri i fshatit Kal-larat përmendet në defterin osman të vitit 1432. Fillimisht, fshati ka qenë i vendosur në Kunjovë në kufi me Bolenën dhe Kuçin. Më vonë, rreth viteve 1660 për shkak të rënies së sëmundjes të kolerës u shpërngul rrëzë malit të Bogonicës, në vendin e quajtur Pelingri.

Por edhe aty, pasi u dogj nga grekët në vitin 1914, banorët u detyru-an ta braktisën përsëri atë, nga i cili sot ruhen vetëm rrënojat e shtëpive dhe toponimi “Fshati i Djegur” dhe të vendoseshin pranë fushave, në të dy krahët e lumit Shushica nga Morreza në Qafën e Ubavit, përgjatë rrugës automobilistike Vlorë–Kuç.

Historia shumëvjeçare e Kallaratit nuk mund të shkëputet nga ajo e Kurveleshit në veçanti, Labërisë dhe Shqipërisë në përgjithësi. Kallaratasit në shekuj janë shquar për qëndresën ndaj pushtuesve të huaj. Jo më kot rapsodët popullorë në kohëra të ndryshme do të thurnin vargjet:Kallarat, Kuç e Bolenë/në lumë e zunë dyfeknë/Kallarati fshat i paktë/trima burrat/ trime gratë.

Për këtë, veç të tjerash, dësh-mojnë pjesëmarrja e kallaratasve

në kryengritjet në shekujt e parë të pushtimit turk, kryengritjet e Kurve-leshit në vitet 1831-1839 e sidomos ajo e vitit 1847, kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit në vitin 1908,

kryengritja e përgjithshme për fitoren e pavarësisë kombëtare në vitin 1912.Në vargun e tyre vlen të përmendet pjesëmarrja në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920 e deri tek epopeja e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-

1944, në të cilat populli i Kallaratit tregoi vlerat e larta të atdhedashurisë, heroizmit masiv për liri, pavarësi e demokraci, duke i dhënë këtij vendi 26 dëshmorë, midis tyre edhe heroin

e Popullit Mumin Selami.Pjesë e kontributit, që kallaratasit

dhanë në luftën për liri e çlirim kom-bëtar, janë edhe tre vëllezërit Gjoni me një histori sa prekëse, aq edhe mbresëlë-nëse e krenare.Le të mësojmë diçka më tepër për jetën, sakrificat dhe heroizmat

e tyre ndër vite.Është ndër rastet e rralla, ku

familja inkuadrohet e tëra në luftë. Tre vëllezërit Gjoni nga Kallarati i Vlorës, Xhemali më i madhi, Tarja e Nedini më i vogli u përfshinë dhe morën pjesë me armë në dorë në luftën nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ata vinin nga një familje e njohur për tradita të atdhedashurisë, patriotike dhe luftarake. Gjyshi i tyre Beluli dhe babai Çelua, ishin pjesë-marrës në çetën e Kallaratit, në luftën e 1914-ës kundër andardëve grekë dhe në atë të Vlorës në vitin 1920, kundër ushtrisë pushtuese italiane.

Të tre vëllezërit, qysh në moshë fare të vogël, mbetën jetim, pasi të dy prindërit u ndanë para kohe nga jeta. Për pak kohë për ta u kujdesën gjy-shja dhe xhaxhai, por edhe ata vdiqën.Kështu që të tre jetimet mbetën fare pa mbështetje. Në këto kushte i mori në kujdestari daja i tyre në fshatin Kuç, ku qëndruan derisa shkuan në luftë.Ata në moshë fare të re u përballën me vështirësitë e shumta të jetës, varfërinë, skamjen pa kufi, shfrytëzimin e përgjithshëm që ishte në ato vite. Të qenurit jetim ua shtonte edhe më tepër këto vuajtje.Të tre jetimët, krahas punës e vështirësive për të mbijetuar, duke u marrë me punë të rënda në bujqësi e blegtori, u edukuan dhe brumosën me cilësitë më të mira të familjes, fshatit e zonës, me bëmat e heronjve e trimave në breza, dhe në veçanti e mbi të gjitha me frymën e urrejtjes ndaj pushtuesve të vendit.Të edukuar dhe brumosur nga këto tradita, jo vetëm të familjes, por edhe të vendlindjes Kallaratit e më vonë të Kuçit, ku u rritën dhe krejt zonës së Labërisë, ata përqafuan që në fillim lëvizjen nacionalçlirimtare.

Në ceremoninë e dorëzimit të diplomës

merrnin pjesë të afërm, miq e shokë të familjes, bashkëfshatarë kallara-

tas të degës së Shoqatës “Kallarati”në Tiranë,

përfaqësues të shoqatës “Labëria”, kryetari i

shoqatës “Kallarati” me qendër në vlorë zoti

Kastriot Karabollaj.

ushtriaE prEmtE, 23 Shkurt 201816

Adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Kapiten FeTi VOGLi në “Hollin e Trimërisë” në Kabul

Në 6-vjetorin e rënies në krye të detyrës, dëshmori i atdheut kapiten Feti Vogli u nderua edhe në vendin ku ai dha jetën, në

Afganistan.Fotografia dhe vepra sublime e kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s të rënë në krye të detyrës në Afgansitan.Në nder-imin e kapiten Feti Voglit, morën pjesë jo vetëm ushtarakët shqiptarë që shërbe-jnë në strukturat e NATO-s në Kabul, por edhe ushtarakë të vendeve alate, të cilët gjithashtu nderuan kapitenin e Forcave të Armatosura shqiptare. Holl i i Trimërisë (Hall of Valor) është një ambient, në muret e të cil it janë varur fotografi të të gjithë ushtarakëve të rënë në krye të detyrës në Afganistan. Fotografia e ushtarakëve të rënë shoqërohet me një sqarim rreth de-tyrave që të rënët mbanin. Në 6-vjetorin e rënies së kapiten Feti Voglit, u zhvil lua një ceremoni përkujtimore edhe në mjediset e batalionit të Forcave speciale në Zall-Herr, ku mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vendosi një kurorë me lule pranë bustit të dëshmorit të atdheut.