Mentor Tahiri - Promovimi i Shtetësisë së Republikës së Kosovës me anë të Sportit si mjet i...

25
PROMOVIMI I SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME ANË TË SPORTIT SI MJET I DIPLOMACISË KULTURORE Mentor Tahiri Prishtinë Mars, 2014

Transcript of Mentor Tahiri - Promovimi i Shtetësisë së Republikës së Kosovës me anë të Sportit si mjet i...

PROMOVIMI I SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME ANË TË SPORTIT SI MJET I

DIPLOMACISË KULTURORE

Mentor Tahiri

Prishtinë

Mars, 2014

2

Përmbajtja

Hyrje ..................................................................................................................................... 3

Sporti si pjesë përbërëse e marrëdhënieve ndërkombëtare .................................................... 4

Tradita sportive në Kosovë dhe elementet e segregacionit etnik ............................................ 7

Anëtarësimi i deritanishëm në Federatat sportive ................................................................ 11

Mangësitë e prezantimit institucional të sportit ................................................................... 16

Sporti si faktorë i pajtimit .................................................................................................... 17

Rezyme ............................................................................................................................... 20

Bibliografia .......................................................................................................................... 23

Tabela sqaruese

Tabela: Federatat kosovare të sportit të anëtarësuara në federatat respektive ndërkombëtare .......... 14

3

Hyrje

Diplomacia kulturore përqendrohet në shkëmbimet kulturore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë

ndërmjet popujve dhe shteteve. Sporti është padyshim pjesë e kësaj diplomacie, duke

lehtësuar dialogun pavarësisht kundërshtive që shtetet mund të shfaqin mes tyre, përfshirë

edhe armiqësitë e armatosura.

Sporti dhe sportistë në Kosovës ka kaluar rrethana të jo zakonshme si pasojë e situatës

politike dhe pa dyshim këto mund të kenë ndikim sot. Edhe sot në kushte të lirisë, problem të

vërtetë paraqet izolimi. Imponohet që vetë institucionet shtetërore të ndikojnë drejt

zhbllokimit të sportit. Me këtë sporti kosovar do të mund të jepte kontributin e tij drejt

promovimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht, trajtimi i sportit me specifikat e tij si një nga ambasadorët kulturorë, imponon

shtjellimin e disa çështjeve.

Qëllimet e këtij studimi është dhënia e përgjigjeve në çështjet si vijon:

1. Cili ka qenë apo edhe vazhdon të mbetet ndikimi që rrethanat politike, si dhe në

veçanti marrëdhëniet ndërkombëtare kanë pasur ndaj sportit dhe anasjelltas ?

2. Cilat janë të veçantat e përzierjes së politikës në sport gjatë të kaluarës në Kosovë dhe

sa ndikojnë ato sot ?

3. Deri ku është arritur me ndërkombëtarizimin e sportit kosovar ?

4. Cila është mbështetja institucionale në këtë drejtim ?

5. A kanë bërë autoritet e larta shtetërore veprimet e duhura politike për t’i mundësuar

sportit kosovar që vërtetë të luaj rolin e ambasadorit ?

Duhet potencuar se vetëm për të plotësuar rrafshin gjeografik të këtij hulumtimi, por mbi të

gjitha me qëllim që vetë hulumtimi të jetë më autoritativ, janë trajtuar burime të ndryshme

ndërkombëtare, aty ku ka qenë e nevojshme edhe kërkimi në prezantimet zyrtare mediale të

4

federatave respektive në rang botërorë. Këtu duhet spikatur disa dallime me media vendore,

të cilat sigurisht të ndikuar shpesh nga euforia, gjatë mbulimit të një lajmi i cili ka për temë

ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, me apo pa dashje lënë anash disa detaje, shembull

gjatë anëtarësimit të ndonjë federate me të drejta jo të plota.

Zhvillimi i mediave dhe përsosmëria e aspekteve teknologjike, i kanë dhënë sportit elemente

të rëndësishme, kur specialist të fushave të ndryshme, përfshirë edhe ata të marketingut,

shohin rastin e tyre. Tani më organizimi i një takimi të rëndësishëm sportiv, nuk është vetëm

ngjarje që kërkon aftësi menaxhuese sportive, por çdo herë e më tepër kërkohen njohuri

inter-disciplinare dhe angazhim shumëdimensional.

Sporti si pjesë përbërëse e marrëdhënieve ndërkombëtare

Që nga koha e grekëve të lashtë, sporti është parë si një instrument i diplomacisë. Shtetet

binin dakord për një armëpushim ushtarak midis tyre. Në të vërtetë, gjatë kohës së mbajtjes

së lojërave olimpike ishin të ndaluar edhe dënimet me vdekje. Në planin politik, këto ditë

armëpushimi shërbenin edhe për përfundimin e shumë armiqësive dhe krijimin e aleancave

ndërshtetërore. Sportistët dhe shtetet që përfaqësoheshin nga ana e tyre, në rast se korrnin

sukses fitonin famë dhe status të respektueshëm. Sporti mundësonte që kundërshtari të

mundet pa humbur jetë njeriu.

Nuk ka dyshim, se në raportet ndërmjet shteteve dhe garën që shtetet bëjnë për prestigj mes

tyre, sporti edhe sot përbën një nga komponentët e fuqishëm. Një garë e tillë s’do mend se

është shumë më pak e rrezikshme se cilado tjetër, sportistët nuk janë luftëtarë në beteja ku

njerëzit humbin jetën, andaj në të kaluarën, përfshirë edhe kohërat moderne, shtetet jo pak

herë kanë financuar apo kanë sforcuar propagandën në lidhje me sportin, jo rrallë herë në

mënyrë jo proporcionale. Një gjendje e tillë mbetet, sot ndryshojnë ndoshta më shumë qasjet

në këtë drejtim.

5

Konkurrueshmëria e shteteve me anë të sportit u shpërfaq sidomos gjatë periudhës së luftës

së ftohtë, kur bipolariteti amerikano-rus nuk kufizohej vetëm brenda dy superfuqive, por ne

garë përfshiheshin edhe shtetet tjera varësisht nga animi i tyre politik dhe rreshtimi ideologjik

përkrah njërës apo fuqisë tjetër. Këto rivalitete kishin edhe shtrirjen e tyre regjionale si në

rastin mes dy Gjermanive të atëhershme, apo në përkrahjen shtetërore që Kuba i ofronte

sportistëve në saj. Gjermania lindore e cila kishte një kompleks të vazhdueshëm të identitetit

për shkak të Republikës Federale të Gjermanisë, duke pas atëbotë rreth 17 milion banorë po

arrinte që në lojërat olimpike në vitin 1976 dhe 1988 të fitonte më shumë medalje se vetë

SHBA-të (Riordan & Kruger, 1999, f. 59). Në këtë drejtim përkrahja shtetërore kishte të

studiuara mirë finesat e saj. Në rastin ën, regjimi tentonte që duke forcuar sportin e boksit, të

tregojë epërsinë psike-fizike të individit të botës komuniste karshi individit që përfaqësonte

pjesën tjetër të botës. Në përgjithësi, në botën ‘’perëndimore’’, komplekset e tilla ishin

dukshëm më të vogla dhe më pak të shpërfaqura, por në botën komuniste në përgjithësi, dhe

në disa raste më specifike në veçanti (Bashkimi Sovjetik, Korea Veriore, Kina), në lidhje me

çështjet sportive vendosej në instancat më të larta shtetërore. Kjo ka vënë përgjegjësi të

veçantë dhe ngarkesë stresuese psikologjike për sportistët nga shtetet komuniste, ngase ata

janë trajtuar dhe shfrytëzuar si një makinë për inkurajimin e ndjenjave politike dhe krenarisë.

(Riordan & Kruger, 1999, f. 56)

Sot, elemente të këtij konkurrimi politik me anë të sportit ka sigurisht më pak, por edhe më

tutje sporti vazhdon të trajtohet si mjet politik. Këtu nuk duhet asnjëherë ngatërruar qëllimin

e sinqertë të sportistëve, andaj studimi i trajtuar këtu, ka në konsiderim vetëm aspektet e

promovimit shtetëror me anë të sportit, ngase sporti këtë e mundëson. Mbajtja e rregullt e

garave në sporte të ndryshme, shtrirja gjeografike, apo edhe gjithë përfshirja kaq e madhe në

përgjithësi e masave, i imponojnë sportit detyra të mëdha drejt promovimit dhe

popullaritetit, si në rastin e marketingut të pranishëm drejtpërsëdrejti në fushat sportive,

uniformat sportive (veshjet-mbathjet), mediat të cilat përcjellin evenimentet sportive. Kjo

mund edhe të konsiderohet si dobi por edhe si dëm kolateral i shkaktuar nga sporti dhe

anasjelltas sportit, ngase komercializimi humb shumë nga qëllimi origjinal. Por sidoqoftë një

6

ngjarje e madhe sportive sot, nuk mund të paramendohet pa praninë e mediave. Kjo

njëkohësisht i bën ngjarjet sportive njëjtë të pranishme dhe në kohë reale në pjesë të

ndryshme të globit. Vlerësohet që gjatë LO të zhvilluara në Barcelonë me 1992, kanë qenë të

pranishme mbi 13 mijë gazetarë që është gjithsesi një numër i cili kalon në përmasa të

shumëfishta vetë numrin e sportistëve pjesëmarrës. Këto LO cilësohen si sukses i efikasitetit

organizativ (Tomlinson & Young, 2006, p. 10).

Ka raste të numërta kur sporti është përdorur për qëllime skajshmërisht negative, shembull

konkret janë Lojërat Olimpike të organizuara në Berlin para luftës së dytë botërore me 1936,

kur regjimi nazist jo vetëm që promovonte ideologjinë e tij, por përpiqej të inkorporojë

brenda sportit edhe elemente raciste, respektivisht teorinë e supremacisë racore ariane. Nuk

ka dyshim, qe ishin dhe mbesin vetë sportistët që më garimin e tyre të përmbysin teori dhe

pretendime të tilla, në Berlin këtë e bëri atleti amerikan Jesse Owens, i cili i tregoi qysh

atëherë publikut gjerman por edhe më gjerë atij botëror se përkatësia një race apo tjetrës

nuk ka asnjë relacion me sportin dhe frymën garuese sportive. Pavarësisht kësaj, jo vetëm

Berlini 1936, por edhe shumë evenimente të mëvonshme si Lojërat Olimpike në Munih apo

edhe më vonë ato në Moskë, flasin qartë për sportin si një segment të marrëdhënieve

ndërkombëtare dhe sidomos për sportin si një nga elementet më të rëndësishme të

diplomacisë kulturore si mjet i politikës së jashtme të shumë shteteve në botë. Shembulli i

Munihut kur ndërhyhet me armë në kampin olimpik dhe vriten sportistë, flet gjithashtu mbi

ndjeshmërinë e sportit për tu keqpërdorur për qëllime tjera (Riordan & Kruger, 1999, f. 20).

Luftërat e fundit në truallin evropian gjithashtu flasin për keqpërdorimin e sportit, në rastin e

Serbisë, një nga organizatat e tifozërisë së klubit beogradas “Crvena Zvezda” ka shërbyer si

kamuflim për mobilizimin dhe regrutimin e forcave paramilitare serbe të cilat më pas kanë

kryer masakra dhe janë dëshmuar si forca shtytëse gjenocidale në Kroaci dhe Bosnje (Foer,

2008, f. 13).

Në rastin e Republikës së Kosovës, izolimi i sportit që po bëhet si mjet i presionit nga Serbia,

vulos edhe më tej implikimet politike. Serbia sa herë që i vije rasti në federata të ndryshme

sportive në rang botëror apo evropian, bllokon anëtarësimin e federatave kosovare të

7

sporteve, e vetëdijshme nga niveli politik se sporti luan rol të rëndësishëm në promovimin e

shtetësisë të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, gjenden jo pak individë me ndikim të madh

institucional që me naivitetin e tyre apo edhe si pasoje tendenciozitetit të tyre politik, e

ndihmojnë Serbinë në qëllimet e saj karshi sportit kosovar, shembull kreu aktual i UEFA-s,

Michell Platini, i cili i mohon Kosovës anëtarësinë përkundër faktit që pikërisht në asoacionin

e futbollit evropian, ka jo pak raste të anëtarësimit madje edhe nga federata të futbollit që

nuk përfaqësojnë shtete dhe ku për të qenë shtet as që pretendohet (Ishujt Faroe, Gjibraltari,

përfaqësueset britanike). UEFA në këtë drejtim ka bërë lëshime tradicionale, por se qëllimi i

tanishëm në lidhje me pranimin e Kosovës është i ngurtë dhe jo fleksibil. Nuk duhet harruar

që të arriturat e vogla të deritanishme të Kosovës në drejtim të zhbllokimit të futbollit, janë

rezultat i kuptueshmërisë së krerëve të FIFA-s, të cilët përkundër vullnetit për të ndihmuar, së

paku këtë e kanë shprehur deklarativisht, për çështje procedurale nuk mund të anashkalojnë

anëtarësimin e nevojshëm në UEFA si parakusht për anëtarësimin në shtëpinë botërore të

futbollit.

Tradita sportive në Kosovë dhe elementet e segregacionit

etnik

Në raport me pjesë tjera të Evropës, për shkak të rrethanave trazuese të cilat kanë

mbretëruar, në Kosovë por edhe në përgjithësi në territoret e banuara me shqiptarë, sporti ka

një traditë relativisht të re. Gjithsesi, aktivitete sportive ka pasur, këtë lirshëm mund ta themi

nëse kemi parasysh një mori të gjerë të spektrit të lojërave tradicionale etnike shqiptare, por

këtu bëhet fjalë për disiplinat sportive në kuptimin e sotëm, të evoluuara në formën gati

universale të sotme dhe të standardizuara rang ndërkombëtarë.

Historikisht mbetet e shkruar se klubi i parë futbollistik në Kosovë është ai i Prishtinës i

themeluar në vitin 1922, njëkohësisht edhe klubi i parë sportiv në përgjithësi në Kosovë. Klubi

është themeluar me emrin “Gajreti”. Por rrethanat politike gjatë kohës së mbretërisë

8

jugosllave kanë imponuar aspektet segregative etnike dhe është diskutabile vetë aktiviteti i

këtij klubi apo pjesëmarrja në të. Mendohet se diku në këto vite është themeluar edhe një

klub futbollistik në Gjakovë, kurse dihet se KF Trepça është formuar në vitin 1932. Në vitet

tridhjeta janë formuar klube gjithashtu në Pejë dhe Prizren. Sigurisht, Kosova e atyre viteve

nuk është rast i vetëm i segregacionit sportiv (Sorek, 2007, f. 4).

Për herë të parë klubet kosovare kanë luajtur në një sistem garash kampionati në vitin 1942,

kur Kosova ishte politikisht brenda kufijve të Shqipërisë së administruar nga Italianët. Në këtë

vit, ishte i organizuar Kampionati Futbollistik Shqiptarë i përbërë nga njëmbëdhjetë klube të

ndara në grupet veri, qendër dhe jug. Klubet kosovare garonin në grupin verior i cili përbëhej

nga klubet futbollistike Prishtina, Peja, Prizreni dhe Shkodra. Rrethanat ushtarake kanë

pamundësuar vazhdimin e kampionatit në vitet vijuese, kurse riinkorporimi i serishëm i

Kosovës brenda Serbisë, respektivisht Jugosllavisë, vendosi shqiptarët edhe një herë në plan

të dytë.

Në Jugosllavinë socialiste sipas rregullit klubet kishin emra gati ekskluzivisht në gjuhën serbe

dhe me frazeologjinë tipike komuniste të kohës. KF Prishtina për një kohë emërohet në KF

“Jedinstvo”, KF Peja në KF “Buducnost”, KF Prizreni në KF “Metohija”, dhe shumë raste të

tjera sipas të njëjtës metodologji, kurse në ndërkohë në Kosovë kishin filluar të zhvillohen

edhe sporte tjera, por jo kushdo mund të merrej me aktivitet fizik në një periudhë të gjatë

gati rreth 20 vite pas luftës së dytë botërore, kur pushteti i cili po qeverise në Kosovë kishte

imponuar forma të segregacionit të aplikueshme madje edhe në aktivitetet e klubeve

sportive.

Sikur edhe në shumë aspekte tjera të jetës shoqërore, filtrime të natyrave të ndryshme kishte

edhe në sport. Dëshmia e mëposhtme autentike e Muhamet Tahirit (babai im), më vonë

futbollist i KF Besëlidhja, flet qartë mbi ndikimet politike dhe aspektet e mungesës së

tolerancës për shkak të përkatësisë etnike dhe gjuhësore:

9

“Ishte një nga gjeneratat e para të grupëmoshave të vogla që po pranoheshin për tu

stërvitur në kuadër të KF Prishtina. Nuk mjaftonte të kaloje testin e shkathtësive në

futboll dhe të gjendjes fizike. Dija pak nga gjuha serbokroate por ishte mjaftueshëm

për të komunikuar, megjithatë nuk dija të flisja gjuhën turke, kjo zgjoi neveri tek ata që

vendosnin se cili fëmijë të pranohet dhe cili jo, mua nuk më pranuan dhe asnjë shok

timin. Në klubin e fillimit të viteve të gjashtëdhjeta, pranoheshin vetëm ata fëmijë

shqiptarë të cilët në shtëpi flisnin gjuhë turke”

Më pas liberalizimi i pjesshëm i rrethanave që ndodhi deri diku në Kosovë, i mundësoi sportit

kosovarë të hyj në një fazë më të suksesshme. Klubi Futbollistik “Trepça” nga Mitrovica do të

depërtojë në rangun më të lartë të kampionatit të atëhershëm federativ në vitin në 1976, gjë

qe KF “Prishtina” do ta përsëritë disa vite më vonë. Suksese të tilla do të arrihen edhe në

sporte të tjera, si në hendboll me KB “Universiteti” nga Prishtina në konkurrencën e femrave,

apo edhe në hendboll me klubin nga Ferizaj në konkurrencën e meshkujve.

Gjithsesi, sporti kosovar ka qenë më i suksesshmi në sportet luftarake, veçanërisht në boks

dhe në mundje. Klubi i Boksit “Prishtina” dominoi në skenën federative gjatë viteve të

tetëdhjeta, dhe ishin vetëm aranzhimet politike ato të cilat ndërprenë dominimin e plotë të

boksierëve kosovarë. “Prishtina” ishte gjashtë herë kampion i Jugosllavisë nën drejtimin e

trajnerit Lah Nimani. Sukses të ngjashëm arriti edhe klubi i mundjes nën drejtimin e Mentaz

Allajbegut. Sportistët nga këto disiplina shkëlqenin edhe në garat individuale duke sjell

medalje nga lojërat olimpike, lojërat mediterane dhe sidomos vlen të përmendet shkëlqimi i

boksierëve në Kampionatin Ballkanik të Boksit i cili u organizua në Prishtinë.

Viti 1990 dhe ngjarjet politike të asaj kohe ndërprenë një fazë të shkëlqyeshme të sportit

kosovarë. Sportistët u privuan nga e drejta për të përdorur objektet dhe fushat sportive, e jo

pak herë kishte edhe aplikim të dënimeve me burg për shkak të organizimit të sportit. Gjatë

gjithë viteve të nëntëdhjeta e deri në fillimin e luftës së armatosur për çlirimin e vendit, në

shumë sporte u mbajt ritmi i kontinuiteti duke organizuar gara në formë kampionatesh edhe

pse në kushte ekstremisht të vështira. Sportistët detyroheshin që të zhvillojnë aktivitetet e

10

tyre në fusha të improvizuara dhe vetëm në raste të rralla lejohej shfrytëzimi i terreneve të

destinuar për sport.

11

Anëtarësimi i deritanishëm në Federatat sportive

Si shumë sfera të tjera të jetës, sot sporti në Kosovë është i goditur rëndë si pasojë e njohjes

së pjesshme të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Shtuar këtu edhe vitet e 90-ta, kur sporti

kosovar ndonëse vazhdoi kontinuitetin në kushte shumë të vështira, pësoi dëm të madh

ngase veç tjerash qysh atëherë përjetoi një izolim të plotë nga skena ndërkombëtare, pasojat

bëhen edhe më afatgjata. Në rastin e jo pak gjeneratave sportive, fatkeqësisht këto vite të

stërzgjatura ishin fatale sa i përket promovimit të talentit të tyre.

Sporti në Kosovë në aspektet e brendshme, pa përfshirë këtu dëmet në aspektin e prezantimit

të jashtëm, ka pësuar kryesisht në dy drejtime:

1. Në aspektin e resurseve njerëzore;

2. Stagnimin infrastrukturor.

Të dyja këto dëme sot janë mjaft të dallueshme, sidomos në sportet më pak të popullarizuara

në Kosovë apo edhe sportet, organizimi i të cilave është më i komplikuar si pasojë e

mungesave financiare. Por, mbi të gjitha si i tillë, për shkak të izolimit, sporti kosovar ka qenë i

privuar të realizojë një nga detyrat e tij substanciale në rrafshin ndërkombëtarë, detyrën që të

luan rolin e ambasadorit. Jo rrallë herë dhe në shumë evenimente sportive mund ta dëgjojmë

frazën ‘’sporti, ambasadori më i mirë’’, sportit kosovar këtë detyrë ia pamundësuan kushtet

politike nëpër të cilat kaloi vendi ynë.

Rrjedhimisht me këtë, duke shpresuar gjithsesi në trendë pozitivë në të ardhmen, megjithatë

duhet pranuar se sporti si mjet i diplomacisë kulturore në politikën e jashtme, është

pamundësuar të luaj rolin e tij në promovimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, gjë qe

aktivisht po e bëjnë sportistë anembanë përfshirë edhe vendet e afërta të regjionit.

Natyra e këtij studimi gjithsesi nuk mund të lë anash dhe as të harrojë rastet e veçanta kur

sportistët nga vendi ynë me sukseset e tyre kanë bërë që flamuri shtetëror i Republikës së

Kosovës të valëvitet si dhe hymni shtetëror të intonohet në evenimente të rëndësishme

sportive, siç bëri xhudisteja Majlinda Kelmendi në kampionatin botëror në Xhudo. Çastet kur

12

ajo pranoi medaljen duke përfaqësuar Kosovën, janë transmetuar nga mediume të shumta

botërore dhe atë ditë Kosova është përmendur në gjuhë të ndryshme botërore në një

kontekst jashtëzakonisht pozitiv.

Në anën tjetër një kategori jo e vogël e sportistëve rrugën për të depërtuar në skenën

ndërkombëtare e gjetën përmes natyralizimit në shtetësi tjera, respektivisht duke

përfaqësuar kombëtare tjera dhe jo atdheun e tyre, raste të tilla të talenteve me origjinë nga

Kosova hasim kudo në Evropë dhe atë sidomos në futboll dhe artet sportive luftarake.

Kosovarët në përgjithësi i gëzohen suksesit të tyre, kurse talentët sportiv të shkapërderdhur

anembanë botës, jo rrallë përpiqen të promovojnë atdheun e tyre me anë sloganeve dhe

prezantimit të simboleve shtetërore.

Asgjë nuk mund të prezantojë atdheun në cilëndo sferë të diplomacisë kulturore si një

skuadër e tërë e uniformuar njëjtë me anë të ngjyrave shtetërorë e cila zhvillon ndeshjen nën

emrin e Republikës së Kosovës dhe flamurin e saj. Në praktikë kjo mundësohet nga

anëtarësimi në federata respektive ndërkombëtare që shtjellohet në një kapitull të veçantë

këtu.

Në Republikën e Kosovës sot ekziston një organizëm i quajtur “Komiteti Olimpik i Kosovës’’ i

pranuar ndërkombëtarisht. Sikur që presupozohet të gjitha federatat sportive do të duhej të

ishin të koordinuara nga ky organizëm. Fakti se KOK nuk është i pranuar në autoritetin

përkatës botërorë, në masë të madh e ka vë nën hije vetë funksionimin e tij aktual, ngase disa

federata sportive falë rrethanave por edhe përkushtimeve individuale shpesh përcaktuese

kanë siguruar anëtarësinë në organizime botërore, ndonëse numri i tyre është ende shumë i

vogël.

Përkundër faktit se me çlirimin e Kosovës u krijuan deri diku rrethana të përshtatshme për një

zhvillim normal të sportit, por në esencë vetë sporti kosovarë vazhdon të vuajë pasojat

aktuale nga mospranimi në federatat përkatëse sportive në rang evropian dhe botërorë.

Izolimi nga garat ndërkombëtare vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha dhe vjen si pasojë e

13

veprimeve të drejtpërdrejta politike si pasojë e kundërshtimit nga Federatat sportive serbe

apo edhe federata tjera të cilat i dalin në ndihmë. Kjo në asnjë mënyrë nuk ka shkaktuar mos

respektimin e rregullave përkatëse të sporteve, të cilat federatat kosovare i respektojnë me

përpikëri të plotë. Pavarësisht që në shumicën e sporteve, federatat nuk kanë koordinime me

federatat ndërkombëtare, respektohen edhe rregullat që kanë të bëjnë me transferin e

lojtarëve pa qenë pjesë e një sistemi më të gjerë.

Gjithsesi, kohëve të fundit dhe sidomos pas shpalljes së pavarësisë, vërehet një shtendosje

nga ana e federatave ndërkombëtare në raport me Republikën e Kosovës andaj si rezultat

konkret i kësaj tani më kemi disa federata sportive kosovare të cilat kanë arritur të jenë pjesë

e mekanizmave ndërkombëtare.

Është interesante se madje edhe para vetë shpalljes së pavarësisë Republikës së Kosovës nga

ana e përfaqësuesve të popullit, Federata e Pingpongut dhe Federata e Hendbollit (kjo e

fundit pjesërisht) kanë arritur të çajnë bllokadën e imponuar nga faktori ndërkombëtarë dhe

kanë gjetur modalitete për të qenë pjesë e organizimeve ndërkombëtare, madje Federata e

Pingpongut është anëtarësuar pa kushte dhe me status të plotë të barabartë sikur të gjitha

përfaqësueset tjera dhe atë pesë vite para se vendi të deklarojë pavarësinë. Sukses i ri, por i

mbetur nën hije për shkak të modaliteteve që FIFA i lejoi përfaqësues kosovare në futboll,

është edhe lejimi që Federata Evropiane e Hendbolli i mundësoi përfaqësues kosovare në

hendboll për lejimin e ndeshjeve miqësore.

Tabela në vijim e cila është kryesisht produkt i hulumtimit në faqet zyrtare të federatave

sportive në rang botëror dhe evropian, flet për Federatat Sportive të pranuara në Federatat

përkatëse, si dhe mund të shihet qartë statusi i tyre aktual. Këtu përfshihen vetëm sportet e

pranuara olimpike sipas standardeve të Komitetit Olimpik Botërorë.

14

Sporti Viti i

pranimit Statusi (Burimi i cituar)

1 Pingpong 2003 Anëtarësi e plotë (The New York Times, 2008)

2

Hendboll* (lejohen miqësoret për përfaqësuesen kombëtare, si dhe garat evropiane për klubet)

2004 Anëtarësi e asociuar (European Hanball Federation, 2014)

3 Mundje 2008 Anëtarësi e asociuar (FILA, 2014)

4 Softball 2008 Anëtarësi e plotë (International Softball Federation, 2013)

5 Peshëngritje 2008 Anëtarësi e plotë (International Weightlifting Federation, 2008)

6 Shigjetari 2011 Anëtarësi e plotë (World Archery, 2014)

7 Skijim* 2011 Anëtarësi e plotë (MKRS, 2011)

8 Minigolf 2012 Anëtarësi e plotë (World Minigolf Sport Federation)

9 Lundrim 2012 Anëtarësi e plotë (International Sailing Federation, 2012)

10 Xhudo 2012 Anëtarësi e plotë (International Judo Federation, 2012)

11 Kurling 2012 Anëtarësi provizore (World Curling Federation, 2012)

12 Boks 2012 Anëtarësi provizore (Associated Press, 2012)

13 Pentatlon 2013 Anëtarësi e plotë (Union International de Pentathlon, 2014)

14 Taekvondo 2013 Anëtarësi e plotë (World Taekwondo Federation, 2014)

15 Tenis (garuesit individualë)

2014 Anëtarësi provizore (Independent Balkan News Agency, 2014)

Tabela 1: Federatat kosovare të sportit të anëtarësuara në federatat respektive ndërkombëtare

Dy sportet më të popullarizuara në Kosovë, Futbolli dhe Basketbolli arrijnë të depërtojnë në

skenën ndërkombëtare sidomos kohëve të fundit, por edhe aspekti financiar përbën një

komponentë patjetër të nevojshme. Ndeshja miqësorë ndërkombëtare nën organizimin e

FIFA-s e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërmjet Përfaqësueses së

Kosovës dhe asaj të Haitit, tregoi se sikur të lejohej përfaqësuesja kosovare të merr pjesë në

gara kualifikuese për kampionate (evropiane apo botërore) ajo do të jetë një kundërshtarë i

denjë. Kjo mund të argumentohet lirshëm nëse analizohet rangimi i përfaqësueses së Haitit

15

në shkallë botërore në pozicionin e 79-të. Aspekti më i rëndësishëm ishte vetë organizimi i

ndeshjes, gjë qe u përcoll edhe nga zyrtari përgjegjës nga FIFA.

Në basketbolli duket se klubet nga Prishtina dhe Peja me pjesëmarrjen e tyre në ligën

ballkanike gjithashtu përveç që po tregojnë kualitetin e duhur, kanë gjetur modalitete për

promovimin e sportit, në këtë rast të basketbollit në skenën ndërkombëtare, gjë që edhe

mund të shërbejë si mjet për të bindur zyrtarët e FIBA për të lejuar anëtarësimin e plotë të

Federatës së Basketbollit të Kosovës. Vetë basketbolli kosovar vlen si një nga sportet më të

kompletuara në aspektin infrastrukturorë dhe ky fakt e bën zhvillimin e tij relativisht konstant,

ndonëse edhe gjatë viteve të fundit ka pasur raste të shuarjes së klubeve si pasojë e

problemeve financiare dhe organizimit jo të duhur menaxherial. Konkurrueshmëria e klubeve

basketbollistike dhe rivaliteti i rrënjosur afekton në masë të madhe edhe prurjen e lojtarëve

ndërkombëtare të cilët angazhohen në klubet kosovare.

Nuk duhet neglizhuar faktin se disa federata sportive janë pjesë e organizmave

ndërkombëtare. Por shumë nga sportet në Kosovë që kanë qasje në rang botëror apo

evropian, jo vetëm që nuk kanë ndonjë popullaritet në vend, por është diskutabile nëse disa

vërtetë ekzistojnë në kuptimin praktik të asaj çfarë nënkupton organizimi kampionat i sportit,

shembull softballi, lundrimi apo kurlingu. Duke parë rëndësinë e promovimit përmes sportit,

nevojitet një ndihmë serioze institucionale që këto sporte të zhvillohen dhe si të tilla të

mundësojnë promovimin e shtetësisë. Kjo duhet aplikuar pavarësisht shpresës se edhe

sportet tjera së shpejti mund t’i kenë të hapura dyert e ndërkombëtarizimit. Në variantin më

minimal të punës drejt forcimit të këtyre sporteve tani ndërkombëtarisht të pranuara, rreth

kësaj çështjeje duhet të dizajnohet një strategji së paku afatshkurte nëse jo më shumë,

gjithnjë e sponsorizuar nga shteti. Zhgënjyese në këtë drejtim është shembulli i Pingpongut, i

cili sot është gati në margjinat e popullaritetit në Kosovë, ndërkaq Federata e Pingpongut

është anëtar i plotë i organizmit botërorë qysh nga viti 2003.

16

Mangësitë e prezantimit institucional të sportit

Një nga departamentet të cilat funksionojnë brenda MKRS-së, është edhe Departamenti i

Sportit. Në vetë ligjin për sportin të miratuar në vitin 2008 nga Kuvendi i Kosovës, në nenin 20

të ligjit thuhet se një nga synimet dhe qëllimet është njohja dhe kultivimi i përvojave më të

mira bashkëkohore, që synojnë ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës dhe integrimin e tij

në sportin evropian e botëror (Ligji i Sportit, 2008). Sigurisht qe MKRS duke qenë si organi më

i lartë i qeverisë kompetentë për sportin, ka sfidat dhe kufizimet e saj drejt ofrimit të

mbështetjes së duhur. Gjatë vitit 2011 për sportin janë ndarë 5 milion euro, kurse në vitin

2012 ky buxhet është rritur në 9.5 milion euro (AlbanianSport.net, 2012).

Ajo që mund ta bëjë me lehtësi MKRS dhe që nuk ka të bëja me ngarkesa financuara, në

realitet ka të bëjë me aspekte teknike ku vjen në shprehje përpikmëria dhe kreativiteti, janë

aktivitete të karakterit të propagandës pozitive drejt promovimit të sportit. Gjatë një

vështrimi të bërë ueb sajtit zyrtarë të MKRS, vërehen mangësi serioze edhe e gjerave më

praktike dhe lehtësisht të prezentueshme. Nuk duhet harruar se ueb sajti është dritarja

kryesore e MKRS-së dhe në veçanti e Departamentit të Sportit. Nuk ka ripërtëritje të të

dhënave, shumë prej tyre janë rifreskuar herën e fundit në vitin 2010 (raportet), ndërkaq disa

pjesë të sajtit janë krejtësisht boshe për nga përmbajtja si në rastin e faqes së dedikuar për

publikime.

Sa i përket përmbajtjes së sajtit në gjuhën angleze, situata është edhe më kaotike dhe

vështirë se lënë përshtypjen e një institucioni ku bota e jashtme mund të krijojë kontaktin e

parë me sportin kosovar. Faqet tek të cilat dërgojnë vegëzat janë gjithashtu pa përmbajtje

(shembull pjesa Presentation dhe The Staff), kurse disa segmente nuk janë fare të përkthyera

nga gjuha shqipe si në rastin e faqes që supozohet t’i dedikohet vegëzave për Federatat

Sportive. Faqja e Federatave Sportive gjithashtu ka mangësi thelbësore dhe përmban vetëm

një vegëz, dhe atë për Federatën e Karatesë së Kosovës.

17

Kuptohet, kritikat e dhëna në lidhje me prezantimin zyrtar dhe kryesor medial të MKRS-së,

nuk duhet patjetër të nënkuptohen edhe si reflektim real i aktiviteteve dhe mbështetjes qe

MKRS dhe Departamenti i Sportit ofrojnë. Por niveli i prezantimit në Internet si i tillë çfarë

është tani, do të ishte më i dobishëm të mos ishte fare aktiv. Ueb Sajti pa përmbajtje dhe në

gjendjen çfarë është deri tani (21 Mars 2014), nuk mund të krijoj imazh të mirë e as të bindë

dikë mbi gjendjen reale të organizimit të sportit në Kosovë, i cili në praktikat në terren në

shumë aspekte jo që nuk qëndron prapa shumë përvojave krahasuese në regjion, por madje

edhe është përpara.

Sporti si faktorë i pajtimit

Kur RP e Kinës ndeshej veç tjerash edhe me bllokadën e ndërkombëtarizimit të sportit, si

pasojë e mosnjohjes së shtetësisë së saj, ajo u përqendrua në zhvillimin e atyre sporteve ku

kishte mundësi të tregohej meqenëse ishte e anëtarësuar në disa federata sportive botërore,

edhe pse ishin numerikisht shumë pak. Një nga këto federata ishte ajo e pingpongut. Pikërisht

këtu, shteti sponsorizoi dhe inkurajoi zhvillimin e sportistëve duke e cilësuar pingpongun si

një investim strategjik pasi që mundësonte promovim të shtetësisë. Pingpongu ia arriti

qëllimit në masën 100%, ai relaksoi së pari raportet ndërmjet sportistëve kinez dhe

amerikanë, më pas bëri që të takohen dy presidentë për ti hapur rrugën pranimit të qeverisë

në Pekin, si autoritet legjitim kinez. Praktikisht RP të Kinës për herë të parë iu mundësua

ulësja në OKB.

Sporti sikur edhe shumë segmente tjera të diplomacisë kulturore ishin shndërruar në arenë

të konfrontimit gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë kur kishte vullnet të mjaftueshëm të

qeverive, sporti kontribuonte pozitivisht në marrëdhëniet politike duke i dhënë kahje

krejtësisht ndryshe raporteve politike. “Pingpong Diplomacia” është pa dyshim rasti më i

shquar në këtë drejtim Ndeshjet e pingpongut mes dy përfaqësuesve të cilat u zhvilluan në

Japoni dhe më pas edhe turneu i përfaqësuese kineze në dhjetëra qytete amerikane, i bënë

18

të pavlera tabutë politike dhe keqkuptimet që amerikanët dhe kinezët i kishin në raportet e

tyre.

Në përgjithësi në frymën e cila buron nga rasti i “Pingpong diplomacisë” edhe UNECSO si një

nga organizatat kryesore në kuadër të OKB do të nisë “Kartën Ndërkombëtare të Edukimit

Fizik dhe Sportit” ne vitin 1978 duke bërë thirrje që me anë të garave sportive të

përmirësohen dhe siç thuhet të “pasurohen” marrëdhëniet mes kombeve. Më vonë me

1992, Komisioni Evropian do të veprojë ngjashëm duke publikuar “Kartën Evropiane të

Sporteve’’ e cila në njëfarë mënyrë ka koinciduar edhe me përfundimit e luftës së ftohtë

(Mabillard & Jadi, 2001, f. 5). Duke u nisur nga premisat fillimisht të sanksionuara përmes

deklaratave, respektivisht vendime të ngjashme, por edhe pjesërisht nga mosgatishmëria për

tu përballur me pasojat e dënimeve të shqiptuara nga Federatat, në vitet e fundit është gati

e pamundur të identifikohen raste kur takime sportive ndërshtetërore bojkotohen për shkak

të arsyeve politike. Në këtë aspekt, sporti ka korrur fitore dhe ka ngadhënjyer kundrejt

politikës. Një rast mjaft i freskët në këtë drejtim është edhe takimi mes përfaqësuesve në

futboll të Armenisë dhe Turqisë, takim ky i zhvilluar në Jerevan në vitin 2008, ku në tribunat

e stadiumit janë ulur së bashku presidenti turk dhe ai armen.

Duke qenë organizatorë të ngjarjeve të rëndësishme sportive, shtetet përfitojnë ndjeshëm.

Një rast i tillë i përfitimit përtej të mirave materiale-financiare është padyshim organizimi i

Lojërave Olimpike në Pekin me 2008 ku konsiderohet se autoritetet kineze kanë pasur sukses

të madh drejt përmirësimit të imazhit të një Kine më ndryshe kundrejt një imazhi i cili e

paraqiste Kinën si një vend krejtësisht diktatorial. Më LO të vitit 2008 bota pati rastin të njoh

zhvillimin e shpejtë të shoqërisë kineze (Mabillard & Jadi, 2001, f. 8).

Shkëmbimi i ideve përmes evenimenteve të mëdha sportive si Olimpiadat apo Kupa e Botës

në futboll nxit mirëkuptimin e ndërsjellë. Viteve të fundit shohim se sporti ka detyruar shumë

vende në aktivitete të përbashkëta organizative, shembuj konkret janë kampionatet

evropiane të futbollit të organizuara nga shtete fqinje, Belgjika dhe Holanda në vitin 2000,

Zvicra dhe Austria në vitin 2008, Ukraina dhe Polonia me 2012. Fakti që shtetet bashkohen në

19

organizimin e ngjarjeve kaq të mëdha, flet edhe për rëndësinë që ato shohin tek sporti në

drejtim të promovimit të vendit të tyre. Promovimi në këtë rast nuk do të thotë të sjellë

vetëm benifite politike por gjithashtu sjell edhe benifite të karakterit ekonomik dhe social.

Shembujt më lartë flasin qartë mbi ndikimet që sporti dhe organizimet sportive kanë në

jetën e një shoqërie dhe një vendi. Sporti si faktor i pajtimit, përfshirë këtu edhe pajtimit

politik me shteteve jo rrallë ka rolin kyç në procese ku konteksti i sferave tjera është shumë

më i gjerë. Ashtu duhet kuptuar edhe në vendet të cilat dalin nga periudha të gjata të

rrethanave të rënduara politike apo edhe luftërave.

Lë për të dëshiruar shumë, mosprania e deritanishme e sportit në bisedimet e zhvilluar në

Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Serbisë. Në parim,

Serbia është detyruar që politikisht të pranojë se nuk do të bllokojë në asnjë mënyrë

integrimin evropian të Kosovës. Megjithatë kjo në praktikë demantohet, sa herë që vjen në

shprehje sporti, gjegjësisht aplikimi i ndonjë federate sportive të Kosovës për tu bërë anëtare

e federatave evropiane, që në shumë raste është parakushti bazë për tu anëtarësuar në rang

botëror siç është shembulli me kriteret e FIFA-s.

Ndërkombëtarizimi i sportit kosovarë, është një çështje kryekëput politike, kurse dëmet e

bllokadës karshi ngjarjeve ndërkombëtare sportive godasin shumë aspekte të jetës në

Kosovë, kurse vetë diplomacisë kosovare ia paralizojnë degën më të rëndësishme të

diplomacisë kulturore. Këtë komoditet, pra mungesën e sportit si mjet të diplomacisë

kulturore, nuk mund t’ia lejojnë vetës as shtetet e fuqishme të botës, të cilat nuk kanë

probleme në promovimin e vlerave të tyre. Dëshmi për këtë janë investimet e shumta

financiare që shtetet bëjnë për të fituar të drejtën e organizimit të ngjarjeve të caktuara

sportive.

20

Rezyme

Analistët e zhvillimeve sportive, jo shumë vite më parë, vështirë se mund të kishin imagjinuar

se konkurrenca sportive ndërmjet shteteve do të ketë ndikim kaq të madh në opinionin publik

jo vetëm të interesuar për ngjarjet sportive, apo edhe vështirë se kishin mundur të

parashikojnë se sporti do të jetë një instrument kaq i fuqishëm i politikës ndërkombëtare.

Sporti dhe sportistët, tani janë veç tjerash aktorë në jetën sociale, kulturore, në politikë dhe

ekonomi, pra jo më vetëm në sport. Pozitive në këtë drejtim, megjithatë është fakti se po bie

dukuria e trysnisë politike siç është përshkruar në kapitujt e mëparshëm sa i përket

interferimit politik që qeveritë ushtronin karshi individit.

Në rastin e sportit në Kosovë, s’do mend si gati në të gjitha sferat tjera të jetës, regjimi serb ka

përdorur aktivisht aparatin represiv për të penguar zhvillimin dhe sidomos gjatë viteve 1990-

1999 edhe vetë kontinuitetin e organizimeve sportive pasi qe ato shiheshin si institucionalizim

i aspiratave të shqiptarëve në Kosovë. Faktet provojnë qartë se edhe para vitit 1990,

sportistët shqiptarë të Kosovës, ishin viktima të sistemit segregativ, gjë e cila thellësisht qysh

atëherë ka penguar promovimin e Kosovës. Përmes kësaj synohej arritja e qëllimeve politike

që synon pengimin e promovimit të idividëve dhe shoqërisë. Ngulfatja e sportit shihej edhe si

ngulfatje e organizimit të përgjithshëm shoqëror të një populli, andaj edhe kur situata ka

qenë politikisht më e relaksuar, nuk kanë munguar elementet e segregacionit.

Por sot, kur Republika e Kosovës është e lirë, megjithatë vijmë ne përfundim se sporti kosovar

me kaq pak prani në sportin ndërkombëtar, është i pamundësuar të ushtrojë si duhet

funksionin e “ambasadorit” më të mirë. Disa Federata sportive kosovare edhe atëherë kur

janë pjesë e mekanizmave ndërkombëtare, çalojnë në zhvillimin e organizimeve të mirëfillta

dhe për jo pak sporte është vërtetë diskutabile nëse kanë organizim në përmasat e

nevojshme minimale.

Bazuar në përmasat që sporti si organizim tani ka, nevojitet mbështetje financiare e

institucioneve përkatëse dhe sidomos e MKRS-së. Megjithatë jo rrallë dhe përtej aspektit

21

financiarë, ka disa veprime të vogla sa i përket peshës së menaxhimit por që në foton e

përgjithshme me anë të cilës na vështron komuniteti ndërkombëtarë, luajnë rol të madh, një

shembull i tillë është prezantimi zyrtar përmes internetit. Ueb faqja e MKRS-së në gjuhën

angleze, e cila do të duhej të ishte dritarja e sportit kosovar karshi botës, është jo funksionale

dhe i mungojnë edhe elementet më bazike, gjithnjë duke u referuar deri në datën 21 Mars

2014.

Për shkak të specifikave politike që ka Republika e Kosovës drejtë promovimit të shtetësisë,

tema për ndërkombëtarizimin e sportit kosovarë, imponon një trajtimi të duhur në bisedimet

ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen nën ndërmjetësimin

ndërkombëtarë, në mënyrë që Serbia të detyrohet institucionalisht si dhe Federatat e saja

sportive, që të mos bllokojnë anëtarësimin e federatave sportive kosovare.

Republika e Kosovës, në përgjithësi nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur sportit. Aspektet e

ndarjes buxhetore për sportin mund edhe të mos tregojnë angazhimin e vërtetë, ngase ato

vijnë si pasojë e kufizimeve buxhetorë që vendi ynë ka në përgjithësi, por megjithatë dallohet

se trajtimi i sportit, respektivisht të zhbllokimit të tij, nuk ka zënë vendin e duhur gjatë

procesit dhe vendimeve politike.

Angazhimet e prijësve institucional kosovarë rreth sportit, duhet të përqendrohen në

rëndësinë që ai ka në provominin e shtetësisë por edhe të vetë Republikës së Kosovës si

identitet politik. Për të imponuar tek faktorët ndërkombëtarë zhbllokimin e sportit në Kosovë

dhe për të krijuar kushte të pjesëmarrjes pa kufizime në arenën ndërkombëtare, buxheti nuk

është primarë, primarë është dhe do të mbetet vullneti politik dhe vendosmëria për të

prezantuar temën mbi sportin kosovar tek faktorët relevant vendimmarrës politik.

Mbështetur në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet patjetër dhe pa kushte të

trajtojë sportin si një prioritet i cili duhet të jetë një nga pikat e bisedimeve që po mbahen me

Serbinë nën patronatin ndërkombëtarë, deri tani më sa së paku dihet publikisht, kjo nuk ka

ndodhur. Aq më tepër, kur Serbia është obliguar të mos pengojë Kosovën në integrimet

22

evropiane. Në frymën e këtij obligimi, pala kosovare duhet ngritur nivelin e çështjes dhe të

sensibilizojë edhe para faktorëve ndërkombëtarë se çështja e integrimeve nuk guxon të

trajtohet selektivisht, dhe nga ajo të përjashtohen disa sfera të jetës, në këtë rast sporti. Më

tutje vetë koncepti “integrime evropiane” në kontekstin e sportit, krijon kushtet e plota për

anëtarësim në shumicën e federatave sportive në rang botërorë, të cilat kanë si parakusht

anëtarësimin në kuadër të federatave kontinentale si me rastin e FIFA-s.

Fare në fund, në lidhje me një nga qëllimet e parashtruara rreth veprimeve të autoriteteve

më të larta shtetërore, mund të konkludohet se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për

të punuar më shumë në drejtim të “zhbllokimit” të sportit, në mënyrë që në aspektin e

burimeve njerëzore të parandalohet degradimi dhe mos zhvillimi i duhur i gjeneratave të tëra

sportive, burim ky i cili gjithashtu fatkeqësisht po shpërndahet nëpër kombëtare tjera, por

edhe që të kompletohet vetë diplomacia kosovare me kontributet të cilat mund ti ofrojë

sporti si degë e diplomacisë kulturore.

23

Bibliografia

Appel, R., Irony, A., Schmerz, S., & Ziv, A. (2008). Cultural Diplomacy: An Important but

neglected tool in promoting Israel's public image. The Interdisciplinary Center Herzliya.

Bainvel, S. (200). Sport and Politics: A study of the relationshop between International Politics

and Football. Linkopings: Linkopings Universitet.

Foer, F. (2008). How Soccer Explains the World. Harper Collins ebooks.

Gilbert, K., & Bennett, W. (2012). Sport, Peace & Development. Champaign, Illinois: Common

Ground.

Gruda, Z. (2009). E drejta nderkombetare publike. Shkup: Furkan ISM.

Riordan, J., & Kruger, A. (1999). The International Politics of Sport in the Twentieth Century.

London: E & FN Spon.

Sorek, T. (2007). Arab Soccer in a Jewish State. Cambridge: Cambridge University Press.

Tomlinson, A., & Young, C. (2006). Culture, Politics and Spectacle in the Global Sports Events.

State University Press of New York Press.

Burime elektronike

AlbanianSport.net. (2012). Kosovë / Buxheti 2013, më shumë para & investime për sportin.

Gjetur në http://albaniansport.net/?fq=brenda&m=shfaqart&aid=8574

Kuvendi i Kosovës. (2008). Ligji i Sportit. Prishtinë: Gazeta Zyrtare e Institucioneve të

Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë. Gjetur Mars 01, 2008, nga

http://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Ligji_Nr._203-24_per_Sportin.pdf

Mabillard, V., & Jadi, D. (2001). Sports as Cultural Diplomacy: How Sport Can Make a

Difference in Intercultural Relations. ICD. Gjetur në

http://www.culturaldiplomacy.org/culturaldiplomacynews/index.php?en_cd-outlook-

24

Burime elektronike të përdorura në tabelë (fq.12)

Associated Press. (2012, 6 10). Kosovo joins world amateur boxing body. Gjetur në ESPN:

http://sports.espn.go.com/espn/wire?section=boxing&id=8146627

European Hanball Federation. (2014, 1 25). EHF grants Kosovo right to conduct friendly national

team matches. Gjetur në

http://www.eurohandball.com/article/018490/EHF+grants+Kosovo+right+to+conduct+f

riendly+national+team+matches

FILA. (2014). Affiliated Federations. Retrieved from http://www.fila-

official.com/index.php?option=com_annuaire_fila&act=liste2&Itemid=100161&lang=en

Independent Balkan News Agency. (2014, 2 22). Kosovo’s Tennis Federation is expected to be

accepted by European Federation. Gjetur në http://www.balkaneu.com/kosovos-tennis-

federation-expected-accepted-european-federation/

International Judo Federation. (2012, 4 20). The Kosovo Judo Federation was accepted as full

member of the International Judo Federation. Gjetur në

http://www.intjudo.eu/News/cikk2180

International Sailing Federation. (2012, 5 8). Kosovo Become Latest ISAF Member National

Authority. Gjetur në http://www.sailing.org/27404.php

International Softball Federation. (2013). Federations with Softball in their Schools. Gjetur në

http://www.isfsoftball.org/english/development/federations_softball_schools.html

International Weightlifting Federation. (2008, 6 16). IWF affiliates new members. Gjetur në

http://www.iwf.net/?s=kosovo

MKRS. (2011, 11 10). Anëtarësimi i Federatës Skitare të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare

Skitare, një lajm shumë i rëndësishëm për sportin e Kosovës. Gjetur në

http://www.mkrs-ks.org/?page=1,6,127

Union International de Pentathlon. (2014). Gjetur në Pentathlon National Federations:

http://www.pentathlon.org/national-federations/

The New York Times. (2008, 2 25). Pingpong diplomacy, part 2: Team Kosovo in China. Gjetur në

http://www.nytimes.com/2008/02/25/sports/25iht-tabletennis24.10372248.html?_r=0

25

World Archery. (2014). 152 Member Associations. Gjetur në

http://www.worldarchery.org/HOME/Organisation/Member-Associations

World Curling Federation. (2012, 10 19). Annual General Assembly of World Curling Federation.

Gjetur në http://www.worldcurling.org/annual-general-assembly-of-world-curling-

federation

World Minigolf Sport Federation. (a.d.). WMF Members. Gjetur në

http://www.minigolfsport.com/members.html

World Taekwondo Federation. (2014). Kosovo. Gjetur në

http://worldtaekwondofederation.net/europe/item/981-kosovo-taekwondo-federation