Post on 13-May-2023
1
Kapitulli i dhjetë
Nga kaosi i shkencave moderne në plaçkitjen dhe
robërimin e popujve
Copyright: all rights reserved, Revolucion për demokraci gjithëpëfshirëse dhe
Fronetike, Dudaj 2013.
Ylli Përmeti
Abstrakt: në modernitet shkenca politike është keqkuptuar dhe
keqthemeluar dhe bashkë me të dhe shkenca juridike. Për të njëjtën arsye
qëllimi i këtij studimi është të tregojë se me çfarë shqetësohet politika dhe
përse disa mendimtarë dominantë modernë e kanë keqkuptuar atë. Teza që
paraqes këtu është se megjithëse ekonomia nuk konsiderohet shkencë, sepse
fundi i ekonomisë është prodhimi, pavarësisht se prodhimi mund të
gjenerohet ose nga përvoja ose nga shkenca ose nga të dyja, shkenca
politike dhe juridike minohet nga ekonomia ose pushteti ekonomik, dhe në
vend që t’i shërbejnë vetes - i shërbejnë pushtetit ekonomik. Për të njëjtën
arsye si fillim do të shqyrtojmë shkencën politike në veçanti dhe shkencat
në përgjithësi, dhe në vazhdim, kontradiktat e të “Majtës” globaliste dhe
shkollave ekonomike moderne: klasike, keinsiane dhe austriake -dhe
ndikimin e tyre në rolin e Shtetit modern. Në pjesën e dytë do të trajtojmë
konsesusin social-demokrat, mekanizmat e tij dhe kalimin në globalizmin
neoliberal; në të tretën do të shohim se përse “ekonomistët” e akademive
perëndimore mbështesin kuadrin institucional të globalizmit neoliberal.
Në të katërtën do të shohim kaosin e institucioneve, shkencave dhe
akademive moderne; në të pestën do të shohim se si dhe përse mjerohen
pupujt nga kuadri prezent institucional: ari do të jetë në fokus. Dhe në
pjesën e gjashtë do të ravijëzohet një “Program Politik” për lëvizjet
politike që luftojnë për çlirim social e kombëtar.
‘Nëse pasuria dhe liria janë elementë të nevojshëm, drejtësia dhe parimet etike
janë njëlloj; sepse pa cilësitë e para shteti nuk mund të ekzistojë, pa cilësitë e
dyta, jo mirë’.
—Aristoteli
2
1. Shkenca politike dhe pushteti politik: përse është
keqkuptuar në modernitet?
Shkenca politike synon në disa të mira dhe se çfarë është më e larta nga të gjitha të
mirat arrihet me veprim...fundi i shkencës politike është fundi më i mirë, dhe shkenca
politike shpenzon pjesën më të madhe të përpjekjeve të saj për të bërë qytetarët të
njëfarë karakteri, d.m.th të mirë dhe të aftë për veprime fisnike’.
—Aristoteli
Koncepti i ‘politikës’ në modernitet është keqkuptuar dhe keqlexuar nga të dyja palët
kundërshtare: nga shkollarët e kapitalizmit dhe ‘demokracisë’ parlamentare, duke
ndjekur teorinë e Monteskiesë1 dhe teorinë e Weber (shteti si monopol i “dhunës së
ligjshme”), dhe nga shkollarët e komunizmit, duke ndjekur teorinë e Marksit. Marksi
përkundër teorisë së Monteskisë, e cila mbështet një administratë publike të ndarë në
tre shtylla kryesore (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori), dhe të ndarë nga polity,
argumenton se ‘pushteti politik, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është dhuna e
organizuar e një klase për të shtypur një klasë tjetër’.2 Kjo qasje nuk ndryshon shumë
nga qasja e Weber. Arsyeja se përse Marksi e kupton politikën si ‘dhunë të organizuar’
është se kjo qasje përputhet me qasjen e tij përgjithshme të historisë: qasjen klasore. Nuk
do të ishte e çuditshme që komunistët e shekullit të kaluar të adoptojnë qasjen e
Marksist dhe ushtruan, në shkallë të ndryshme, vërtetë dhunë të organizuar mbi
borgjezinë e kohës përgjatë socializmit. Efekti kryesor që kishte kjo ‘dhunë’ ishte se
bashkë me drutë e thata (shkaktarët) u dogjën edhe shumë dru të njoma (të pafajshëm).
Weber, në anën tjetër, është kontradiktor kryesisht lidhur me edukimin e qytetarëve në
një shtet modern: sepse njerëzit e mirë-edukuar nuk kanë nevojë për dhunë e
rrjedhimisht as edhe për shtet të llojit që njohim kur dihet se përqendrimi i pushtetit
bëhet i pashmangshëm. Ky i fundit, me rradhë, krijon kushtet për dhunë të organizuar.
Nevoja e dhunës lind vetëm kur shteti dështon të edukojë njerëzit – nga ku buron dhe
pyetja- se përse shteti modern ka dështuar të edukojë njerëzit? Siç kam treguar në vend
tjetër,3 shteti modern —në të dyja format e tij— në mënyrën se si i procedon lëvizjet
sociale, është i papërputhshëm me natyrën njerëzore.
Kështu, siç do të shohim këtu, ‘pushteti politik’, jo vetëm që nuk është ‘dhunë’,
por është njëherësh shkak dhe teleologji, d.m.th shkencë ose urtësi teorike e cila
shqetësohet me fundin e veprimeve sociale. Sepse në veprime shkaku përfundimtar
1 Shih Drejt demokracisë virtuoze. 2 Manifesti i Partisë Komuniste, Dhjetor 1847-Janar 1848, Karl Marks & Fridrih Engels. 3 Nga keqedukim në arsim demokratik.
3
është principi i parë.4 Dhe ndryshe nga teoria e Monteskiesë, profesionalizmi politik
dhe demokracia në Demokracinë Klasike të Athinës shiheshin si kontradiktore.5 Sipas
këtij këndvështrimi, demokracia dhe ushtrimi i politikës si profesion është e
papërputhshme me demokracinë klasike. Në kuadrin vendim-marrës të demokracisë
klasike politika nuk shihet vetëm si këndvështrime, siç përpiqen t’a paraqesin
demagogët e ‘demokracive’ parlamentare, por është një ‘logjikë ensebliste e cila
themelon institucione dhe institucionalizon veten e saj vetëm duke institucionalizuar
[njëherësh] argumentin (fjalën) dhe artin (teknikën)’.6
Në fjalë të tjera, politika ose logjika ensembliste synon kryesisht zhvillimin e
veprimeve racionale sociale dhe zhvillimin e ngjarjeve dhe jo vetëm shpalosjen e
këndvështrimeve. Në këtë kuptim, politika nënkupton art (prodhim) në respekt të
lëvizjes sociale dhe jo vetëm argumente. Sepse fjala është simbolikë që lidhet me
veprimin, jo lëvizje në vetë-vete. Dhe sepse lëvizjet sociale shqetësohen kryesisht me
kursimin e energjisë fizike, teknologjike dhe të Natyrës. Logjika ensembliste duhet të
gjenerojë rrugën “më racionale të mundshme” për të shkuar në një objektiv të caktuar
në nivel shoqëror. Objektivi përcaktohet nga koha dhe kërkesat që imponon autoriteti i
një populli. Ndaj, politika ensebliste vendos në rend “natyrën” e njeriut, d.m.th
procedimin mendor të individit - që është procesi i kalimit nga teoria në praktikë.
‘Shkencat politike’ në modernitet rendin në fjalë e kanë përmbysur. D.m.th., në
modernitet politika është profesionalizëm dhe njohuria teorike nuk bashkëvepron me
njohurinë praktike - që hamendësisht e zotëron një popull. Në fjalë të tjera, procesi
kognitiv (njohës) i një shoqërie përmbyset nga ex-ante (mendim-veprim) në ex-post
(veprim-vendim). Siç citon Aristoteli:
Urtësia politike dhe urtësia praktike janë po e njëjta gjendje e mendjes, por esenca e tyre
nuk është njëlloj. Sa i përket urtësisë që shqetësohet me qytetin, urtësia praktike e cila
luan rol mbikëqyrës është urtësi ligjore, ndërsa ajo e cila lidhet te kjo si veçori e
përgjithësimit të tyre njihet me emrin e përgjithshëm ‘urtësi politike’: kjo e fundit ka
lidhje me veprimin dhe kundrimin.7 (Theksi u shtua)
Nëse urtësia politike shqetësohet me veprimin dhe kundrimin, ‘urtësia filozofike është
njohuri shkencore që bashkërendon me arsyetimin intuitiv për gjërat që janë më të
larta nga natyra’.8 Kjo nënkupton se politika varet nga urtësia filozofike dhe njerëzit që
e zotërojnë atë dhe se me çfarë shqetësohet kjo është evidente: me njohurinë teorike dhe
me konceptet e përgjithshme që përfshijnë ‘fundin’ e veprimeve, meqëse njohuria e
4 Aristotle, N. M. Ethics, f, 65. 5 T. Fotopulos, Towards an Inclusive Democracy, f, 208. 6 The Imaginary Institution of Society, Cornelius Castoriadis, p, 175. 7 Aristotle, N.M.Ethics, f, 53. 8 Aristotle, N.M.Ethics, f, 53.
4
përgjithshme arrihet nga e veçanta dhe urtësia filozofike, ndryshe nga mjekësia, dhe
prodhon shëndet nga shëndeti; ajo qëndron mbi pjesët tona më të larta. Por urtësia
praktike shqetësohet absolutisht me faktin e veçantë. Siç citon, sërish, Aristoteli:
Urtësia praktike nuk është njohuri shkencore [episteme]; sepse ajo shqetësohet absolutisht
me faktin e veçantë, meqënse puna që duhet të bëhet është e kësaj natyre. Ajo është e
kundërta e arsyes intuitive; sepse arsyeja intuitive është e premisës së kufizuar, për të
cilën asnjë arsye nuk mund të jepet, ndërsa urtësia praktike shqetësohet absolutisht me të
veçantën, e cila nuk është objekt i njohurisë shkencore, por i perceptimit - jo i perceptimit
të cilësive tipike për një shqisë, por një perceptim i përafërt me të, me të cilin ne
perceptojmë se figura e veçantë përpara nesh është një trekëndësh; sepse në atë drejtim,
sikurse në atë të premisave të mëdha, atje do të jetë një kufizim. Por kjo është më shumë
perceptim sesa urtësi praktike, megjithëse ajo është një lloj tjetër perceptimi se cilësitë e
veçanta të çdo shqise.9
Urtësia praktike nuk qëndron mbi urtësinë filozofike, d.m.th mbi pjesët më të larta
njerëzore, jo më shumë se arti i mjekësisë që shqetësohet me shëndetin; sepse ajo nuk e
përdor atë, por e përgatit për ardhjen e saj në ekzistencë; ajo shpall urdhra, për të mirën
e saj, por jo për veten e saj. Për më shumë, për të mbajtur supremacinë e saj, do të ishte
si të thoshim se arti i politikës sundon zotët sepse ai shpall urdhra rreth të gjithë
çështjeve të shtetit.10 Urtësia praktike, në fjalë të tjera, shqetësohet me shëndetin e
prodhimeve dhe njeriut në një kontekst; urtësia mjekësore, me shëndetin tërësor të
njeriut; urtësia politike me shëndetin e një populli; dhe urtësia filozofike, me shëndetin
e Natyrës. Sërish, urtësia politike përfshin njohurinë shkencore dhe empirike të një
populli, dhe si e tillë, zotëruesit e saj supozohet se përdorin arsytimin intiutiv. Por
objektivi i saj është fundor: sepse ajo, përmes kundrimit demokratik, parapërcakton,
veprimet sociale.
Është e qartë se natyra e urtësisë ndryshon: sepse njeriu me urtësi praktike,
synon prodhimin; njeriu me urtësi teorike, shkaqet; dhe të dyja bashkë, shëndetin.
Sërish, praktika ka një logjikë që logjika nuk e di; dhe logjika (teoria) ka një praktikë
që praktika nuk e di. Për të njëjtën arsye një shoqëri duhet të përgatisë kushtet për
kundrim politik ensemblist, d.m.th tema ose problematika me të cilën përballet një
shoqëri duhet të shkojë paraprakisht në botën mendore të qytetarëve. Për shembull,
përmes massmedias, me qëllim që populli të kundrojë rreth temës. Kjo nënkupton
parapërgatitjen e qëndrimit të dikujt në ansembël/vendim-marrje. Ky proces është i
domosdoshëm me qëllim që shoqëria të racionalizojë veprimet dhe brendësojë interesat
humane. Apatia e shoqërisë, për të marrë pjesë në vendim-marrje, mund të nxitet me
9 Aristotle, N.M. Ethics, f, 54. 10 Po aty, f, 57.
5
ndonjë shpërblim. Qëllimi është të krijohet ne mendjet e qytetarëve realiteti dhe të rritet
shkalla e përgjegjësisë horizontalisht. Kjo e fundit nuk mund të rritet nëse nuk
kuptohen pasojat e vendim-marrjes. ‘Kuptimi’ në vetë-vete i bënë njerëzit më
përgjegjës. Këtë praktikë ndoqi edhe Perikliu kur në Kuvendin e Eklisisë vendosi rrogë
gjykate - për detyra gjykimi, rrogë asambleje - për pjesëmarrje në Eklisi, dhe rrogë për
përfaqësues, ushtarë etj. Kjo rrogë nuk duhet të ngatërrohet me “rrogat” moderne: ato
kishin për qëllim të nxisnin pjesëmarrjen në vendim-marrje dhe jo të varnin individin
nga rrogat. Sepse Perikliu e kuptonte mjaft mirë rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në
politikë të të gjithë qytetarëve. Kjo nënkupton se ekonomia varej nga individi, jo nga
instrumenti (parája!). Sepse veprimi qytetar fillonte nga teoria, ndërthurej me njohurinë
praktike dhe përvojën dhe procedonte në lëvizje sociale. Sepse vendimi varet nga fakte
dhe perceptime të ndryshme.
Përfundimi të gjitha këtyre është se ndryshe nga urtësia juridike e cila
shqetësohet kryesisht më të kaluarën dhe urtësia praktike me prodhimin, urtësia
(shkenca) politike shqetësohet kryesisht me të ardhmen: ajo kundron rreth procesit,
përdorimin e virtyteve ekzistues dhe përfundimit të veprimeve sociale, në sektorët e
ekonomisë dhe marrëdhëniet e përgjithshme sociale. Sërish, urtësia politike pasurohet
në demokraci politike; varfërohet në “demokraci” parlamentare dhe mjerohet në
oligarki dhe monarki. Pasurohet sepse ushtrimi i pushtetit krijon një realitet të ri në
mendjen e pjesmarrësve përmes aktualitetit (të qenit prezent) ku barazndahen të gjitha
format e pushtetit, ballafaqon virtytet e një komuniteti (populli) dhe ngërthen në
zemrën e saj interesin e përgjithshëm, procesin paraveprues dhe mishëron komponentët
e një vendim-marrje.11 Ajo është, në fjalë të tjera, ndërgjegjje politike ensebliste e
trupëzuar, racionalizuar dhe e aftë për t’u çliruar në sektorët e ekonomisë dhe veprimet
e përgjithshme sociale. Në këtë kuptim, shkenca politike procedon përmes kundrimit,
mishërimit të komponetëve të një vendimmarrje (ontologjia vendimarrëse) dhe njohja
paraprake e fundit të veprimeve sociale (teleologji). Nëse ky proces përmbyset, siç është
përmbysur në modernitet, çdo dhimbje që shkaktohet në një shoqëri, është pasojë jo
shkak, sepse shkaku përfundimtar është njohuria e zotëruar: sepse nëse një shoqëri nuk
njeh se përse, si dhe ku përfundon puna që bën, ajo do të gabojë dhe do të dështojë. Edhe
një herë: shkenca politike është fundore (teleologjike) sepse fundore është natyra e
njeriut. Dhe nëse kjo është natyra e shkencës politike - cila është lidhja e shkencës
politike me të “Majtën” globaliste, ekonominë moderne dhe ekonominë në vetë-vete?
2. Mjerimi i të “Majtës” globaliste, konsesusi social-demokrat
dhe globalizmi neoliberal
11 Shih për më shumë, Miti i progresit dhe themelet e njohurisë.
6
Hipokrizia e të “Majtës” globaliste (me protagonistë, në nivel teorik, Zizek në kampin e
“komunistëve” dhe Chomsky, në kampin e “anarkistëve”, dhe në nivel praktikë, partitë
e tipit “Syriza”/Greqi dhe “Podemos”/Spanjë) duhet treguar më shumë se çdo hipokrizi
tjetër: sepse ajo, jo vetëm që nuk është “marksiste”, nëse me “marksizëm” kuptojmë
qasjen klasore, por nuk është as “keinsianiste”. Sepse ajo, përgjatë krizës shumë-
dimensionale në Perëndim, dhe veçanërisht përgjatë krizës greke, përsërit dhe
pretendon përdorimin e vetëm një mekanizmi sistemik të Keinsit: politikat
intervencioniste ose përmbysjen e politikave të kursimit, të cilat, i mbështesin qoftë
“ekonomistët” ortodoksë (Krugman, Stiglitz etj.) qoftë oligarkët botëror (Soros etj.).12
Arsyeja: sepse mekanizmat e tjerë lidhen me politikat proteksioniste të periudhës
statiste. Politikat proteksioniste, me rradhë, nënkuptojnë kontroll të burimeve
ekonomike, tregut, kapitalit dhe punës nga vetë shoqëria. Si të tilla, ato nuk përputhen
me Rendin e Ri Botëror (RRB) të Globalizmit Neoliberal (G/N): sepse rendi në fjalë
nënkupton të kundërtën: çlirimin dhe liberalizmin e burimeve, tregjeve, kapitalit dhe
punës! Por nëse “ekonomistët” ortodoksë dhe oligarkët botëror kanë çdo arsye të
mbështesin politikat intervencioniste, sepse, siç kam treguar në vend tjetër,13 përqindja
më e madhe e shumave që injektohen në sistemin bankar shkon te korporatat dhe
bankat, ose te vetë oligarkët botëror, se sa në ekonominë reale...e “Majta” globaliste cilin
interes mbron?!
Kështu, le të shohim si fillim se sa “keinsianistë” janë të “majtët”. Keinsi i
përpunoi idetë e tij në periudhën kur depresioni dhe hiper-inflacioni kishin marrë
përmasa të hatáshme në Amerikë. Duke vërejtur se “vendimet e sektorit publik çojnë në
in-efiçencë dhe se një qeveri duhet të ndërhyjë me veprime politike përmes bankës
qendrore”, Keinsi nuk solli ndonjë ide të re, sepse politikat “intervencioniste” ishin
zhvilluar përgjatë shekullit 19-të. Adam Smith-i, babai i ekonomisë ortodokse dhe
kapitalizmit në përgjithësi, sugjeronte të njëjtën ndërhyrje. Kontributi i Keinsit,
sidoqoftë, ishte në institucionalizmin e këtij principi, d.m.th të ndërhyrjeve qeveritare
në tregun bankar nëse ky i fundit pësonte lëkundje. Teoria e Përgjithshme e Keinsit u
publikua në vitin 1936-të, shtatë vjet pas kërcitjes së Wall Street-it. Ajo u adoptua nga
konsensusi social-demokrat dhe zgjati thuajse 30 vjet. Konsensusi u gërrye për arsye të
inflacionit, një mungesë të rritjes ekonomike dhe deficiteve publike, dhe kryesisht për
shkak të presioneve të korporatave mbi qeveritë për më shumë fitime dhe offshore
investime, që u zëvendësua me një strategji të krijimit të debiteve private e cila filloi me
Thatcher-in në Britani, dhe vazhdoi me Laburistët, dhe me Reagan-in në Amerikë.
‘Efektet’ e praktikave të bankave në shoqëri, d.m.th intervencionet monetare ishin
efektive në kuadrin e periudhës statiste, sepse kostua e investimeve ishte e vogël. Kjo
është arsyeja që mekanizmat e statizmit u braktisën dhe kuadri i ri solli mekanizma dhe
12 Lexo qendrimet e tyre më analitikisht në Demokraci apo Barbarizëm? 13 Bota perëndimore lëvizë drejt ekofashizmit të organizuar.
7
politika jokonvencionale.14 Por atje janë edhe disa politika të tjera keinsiane që
mbizotëruan përgjatë konsesusit social-demokrat. Siç analizon Takis Fotopoulos:
Përgjatë liberalizmit klasik, roli ekonomik i shtetit përcaktohet nga principi bazë liberal i laissez
fair. D.m.th. Shteti, që bazohet në perceptimin liberal të lirisë, redukton ndërhyrjen në procesin
ekonomik. Vetë dinamikat e lira të tregut, sipas klasikëve të liberalizmit, mund të sigurojnë
dobinë maksimale sociale, mjafton që çdo prodhues, konsumtator etj., të synojë maksimizimin e
përfitimeve të tij. Kështu, roli makroekonomik i Shtetit përgjatë gjithë kësaj periudhe kufizohet
kryesisht te mbledhja, përmes taksave dhe doganave, të të ardhurave të nevojshme që
mbulojnë investimet për garantimin e drejtësisë publike, sigurisë etj. Buxheti, si në çdo
kullandrisje, ishte kryesisht i balancuar, ndërsa përballja e nevojave të mbijetesës së të papunëve,
që krijojnë krizat periodike të sistemit, gjithashtu dhe të nevojave bazike të shëndetit, edukimit
etj., lihen në dinamikat e tregut dhe filantropinë. Megjithëatë, qoftë edhe në këtë stad, Shteti nuk
ndaloi të ndërhyjë në nivelin mikro-ekonomik për të mbështetur kapitalin kombëtar, (kontrollin
bankar në financimin e investimeve private, proteksionizëm doganor etj.) por edhe të marrë disa
masa, nën trysninë e sindikatave që ishin në ngritje. Përgjatë krizës së madhe kapitaliste, që filloi
me kërcitjen e vitit 1929, Shteti filloi të ndërhyjë fuqishëm në përcaktimin e nivelit të aktivitetit
ekonomik me synim zvogëlimin e papunësisë (Gjermania Naziste, Suedia, SHBA). Megjithëkëtë,
kthesa sistemike e rolit Shtetëror që duket pas luftës, ishte rezultat i suksesit të planit ekonomik
përgjatë periudhës së luftës por, kryesisht, si pasojë e vetë luftës anti-fashiste dhe të
shtresave popullore radikale me të cilën përballet gjithë thurima politike Perëndimore
nga e majta. Ende, shtrirja e pasluftës së socializmit “ekzistent” që shpallte shfuqizimin e
papunësisë gjithashu dhe mbulimin e plotë të nevojave bazë të shëndetit, edukimit, sigurisë,
imponoi mbi Perëndimin prezantimin dhe shtrirjen e Shtetit të asistencës sociale, gjithashtu dhe
angazhimet e punësimit të plotë. Kështu, në nivel ekonomik, lufta e ftohtë përmbante dhe një
dimension të rëndësishëm social.
Periudha e konsesusit neoliberal
Konsesusi socila-demokrat që lindi pas luftës kishte lidhje, rrjedhimisht, me një ndryshim të gjatë
kohor strukturor që kishte ndikime të rëndësishme në të gjithë nivelet: ekonomik, social, politik
por edhe kulturor, ideologjik, moral etj. Ky konsesus shprehësh qoftë në nivel politik, ku parti
konservatore trashëgonin partitë social-demokratike pa ndërruar —në principet kryesore— rolin
ekonomik të shtetit (konsesus politik), qoftë në nivel social, ku marrëveshja e qartë ose e heshtur e
kapitalit dhe e punës së organizuar mbulonte përmbajtjen e konsesusit (konsesus social).
Megjithëkëtë, sa i përket konsesusit social duhet të dallojmë midis konsesusit të ngushtë dhe të
gjerë. Konsesusi i ngushtë ka lidhje me elitën kapitaliste dhe punëtore (d.m.th. udhëheqjen
sindikaliste) ndërsa konsesusi i gjerë kalon kufijtë e udhëheqjes së sindikalistëve dhe mbulon atë
që është quajtur “shumica e heshtur”. Ky dallim është i nevojshëm për të kuptuar rëndësinë e
konflikteve sociale që karakterizojnë konsesusin social-demokrat.
14 Por aty.
8
Në nivel ekonomik, konsesusi social-demokrat themelohësh në shoqërinë moderne
industriale, e cila, në apogjenë e saj të pasluftës, karakterizohësh nga prodhimi masiv, njësitë e
mëdha prodhuese, organizimin burokrat dhe konsumin masiv. Roli i Shtetit në procesin e
akumulimit intensiv, i cili përshpejtohësh kryesisht përmes shtrirjes së tregut të brendshëm, ishte
kritik dhe realizohësh sa direkt, (kryesisht përmes Ndërmarrjeve Publike dhe investimeve), aq edhe
indirekt (Shtet i asistencës sociale, politikë ekonomiko-financiare). Gjithashtu, fakti që niveli i
ndërkombëtarizimit të ekonomisë ishte i ulët përgjatë kësaj periudhe, ky rol i rëndësishëm
shtetëror nuk ishte vetëm i dëshirueshëm por edhe i mundshëm, meqënse “niveli e lirisë” së
shtetit në ushtrimin e politikës ekonomike kombëtare ishte më i madh se sot. Kështu, në nivelin e
bumit të investimeve të pasluftës që vazhdonte dhe ishte i mundshëm, mbulimi i lehtë i deficiteve
publike që krijonte roli i mësipërm i Shtetit, pa krijimin e problemeve të rinjë në procesin e
akumulimit.
Në nivelin social, konsesusi social-demokrat ishte angazhuar me kushte sigurie relative të
punësimit, besimit në një të ardhme të zhvillimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit të shtetit të
asistencës, gjithashtu dhe shtrirjen e punës së tregut (me futjen masive të grave në prodhim në të
cilin çoi bumi i pasluftës). Gërshetimi i faktorëve të mësipërm dhe fakti se në apogjenë e shoqërisë
industriale klasa punëtore, që ishte numerikisht mjaft e fuqishme, kishte çuar në krijimin e një
lëvizje punëtore që shfaqësh përmes influencës që ushtronin sindikatat burokratike, por edhe
organizatat jozyrtare punëtore, në lidhje me rolin ekonomik të Shtetit. Gjithashtu, kjo situatë
kishte çuar në zhvillimin e lëvizjeve të fuqishme analoge çlirimtare midis grave, studentëve, të
rinjtë etj. Një krizë e institucioneve sociale ishte në zhvillim, nga shtresa të mëdha, të familjes
patriarkale, të shkollës dhe Universitetit autokrat, të organizimit hierarkik të fabrikave ose zyrave,
gjithashtu dhe të sindikatave analoge ose partive.
Konsesusi social mbështetësh në marrveshjen e qartë ose jo të kapitalit dhe sindikatave,
gjithashtu dhe organizimeve partiake që i përfqaqësonin politikisht, për ri-prodhimin e
“ekonomisë së përzjerë”, d.m.th. të sistemit ekonomik që shprehte konsesusin social-demokrat.
Kështu, përmbajtja e konsesusit social konkretizohet nga ana e Shtetit përmes angazhimit të
sigurimit të niveleve të lartë të punësimit dhe një “rroge sociale”, me këmbim, nga ana e
sindikatave marrjen e detyrimeve për përmbajtjen e pretendimeve punëtore, në nivele rritës të
rrogave reale (rritje rrogash—minus përqindjen e inflacionit), njëlloj me zhvillimin e shpejtë të
prodhimit. Përmes, rrjedhimisht, politikës rentiere që luan rol të rëndësishëm përgjatë kohës së
konsesusit socialdemokrat, bëhen përjekje, nga njëra anë, të mbahen fitimet në nivele të lartë, dhe
nga ana tjetër, të kontrollohet inflacioni.
Në nivel politik, bartësi kryesor politik i konsesusit socialdemokrat ishin partitë
socialdemokrate me mbështetjen e sindikatave punëtore dhe tolerancën e Kapitalit dhe
përfaqësuesve politik të tij. E majta tradicionale përbënte, qartë ose heshtur, të njëjtin konsesus,
ndërsa lëvizjet dhe organizatat që vendosnin qëllime të papërputhshëm me këtë kuadër gjenin
zgjidhje te veprimet jashtëparlamentare, “kulturën aletrnative” të shumëllojshme, ose
“partizanizmin e qytetit”, në një përpjekje të mjerueshme —qoftë edhe, nga natyra e saj,
kontradiktore— për të funksionuar si katalitë në procesin e ndryshimit radikal social.
Së fundmi, në nivelin teorik, konsesusi social-demokrat shprehësh me fitoren krenare të
tendencës reformiste social-demokrate brenda shkencës ekonomike ortodokse, të Keinsianizmit, në
dëm të tendencës konservatore neo-klasike. Kështu, kontrolli makro-ekonomik i tregut nga Shteti
9
për arritjen e synimeve për punësim të plotë, për zhvillimin maksimal të mundshëm dhe, në një
farë niveli, të shpërndarjes së të ardhurave përbënte ortodoksinë, sa në teorinë ekonomike aq edhe
në politikën ekonomike.
Në përmbledhje, konsesusi social-demokrat përcaktohet nga kufijë konkret lokal dhe
kronologjikë. Ai përfaqëson fazën e ekonomisë kapitaliste zhvillimore që shënon, kronologjikisht,
apogjenë e shoqërisë industriale. Zhvillimi i qendrave kapitaliste, (në të cilat —dhe vetëm në to—
mbizotëron ky konsesus) mbështetet më shumë në tregun e brendshëm sesa në tregun
ndërkombëtar, megjithëse në të gjithë periudhën e kohës intesifikohet vazhdimit shkalla e
ndërkombëtarizimit të ekonomisë. Shteti luan rol vendimtar në procesin e zhvillimit të tregut të
brendshëm meqënse ekonomia e përzjerë siguron shtrirjen e vazhdueshme të kërkesës ndërsa
konsesusi social shmang (përmes politikës rentiere) pasojat inflacionare të zhvillimit. Por, kur, në
fazën e mëpastajme, të fazës së shoqërisë post-industriale ndërkombëtare, interesat e kapitalit dhe
sindikatave pushojnë së pajtuari dhe rëndësia e një ortaku (të sindikatave) nënvlerësohet, atëherë
konsesusi social-demokrat rrënohet.15
Në këtë mënyrë bota perëndimore lëvizi gradualisht nga konsesusi social-demokrat në
konsesusin neoliberal. Edhe një herë, ajo kaloi nga kapitalizmi i shekullit 19-të, në të
cilin bankat luanin rol vendimtar në zhvillimin ekonomik të popujve, por në kuadër të
shtetit modern, bankat kombëtare në bashkëpunim të ngushtë me elitën politike
përcaktonin veprimtarinë tërësore të ekonomisë. Ndërmarrjet, rrjedhimisht, merrnin
hua nga bankat shtetërore dhe private. Në kuadër të G/N, është përmbysur ky princip:
bankat private, ngaqë janë globalizuar, huazojnë kryesisht qeveritë e shteteve. Sepse
bankat qendrore të shteteve janë përqendruar kryesisht tek inflacioni dhe furnizimi i
sistemit bankar privat me deviza. Ndryshimi, rrjedhimisht, me kohën e Adam Smith, i
cili mbështeste politikat e bankave të kohës, veçanërisht konkurrencën midis bankave,
dhe pavarësisht kontradiktave të tij, për shembull, se konkurrenca krijon edhe kartele
bankare, të cilët Smithi nuk i “nuhati”,16 është i madh: në atë kohë, siç tregon
Fotopoulos, duke ndjekur Karl Polanin, Petr Kropotkin etj., tregu nuk kishte karakter
shtetëror por të brendshëm/komunitar dhe ndër-komunitar.17 Që nga koha e Adam
Smith deri në fillim të shekullit 21 - të gjitha ekonomitë kryesore administroheshin në
bazë të standartit të arit dhe argjendit.18 Në G/N, ndërsa tregu ka karakter global,
meqënse korporatat dhe bankat janë globalizuar, sistemi monetar dhe financiar
administrohet përmes bankave qendrore shtetërore dhe bankave private dhe,
instrumenteve financiare që kanë gjeneruar (bonde etj.). Kjo nënkupton se bankat
private, njëlloj si ndërmarrjet e tjera private, nuk operojnë në nivel komunitar dhe
15 Η ΝΕΟΦΙΛΕΛΕΥΘΕΡΗ ΣΥΝΑΙΝΕΣΗ ΚΑΙ Η ΚΡΙΣΗ ΤΗΣ ΟΙΚΟΝΟΜΙΑΣ ΑΝΑΠΤΥΞΗΣ (1993), ΚΕΦΑΛΑIΟ 3: ΑΠΟ ΤΗ
ΣΟΣIΑΛΔΗΜΟΚΡΑΤIΚΗ ΣΤΗ ΝΕΟΦIΛΕΛΕΥΘΕΡΗ ΣΥΝΑIΝΕΣΗ, ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ. 16 Adam Smith’s Rupport for Money and Banking regulation: a case of inconsistency? Mathieu Carlson, Valume 29, 1999. History of
economic thought society of Australia. 17 Towards an inclusive democracy, Takis Fotopoulos, 1997, Kapitulli i parë. 18 Money upside down – A paradigm shift in economics and monetary theory? Heral Haas, University Bremen, 2003.
10
shtetëror por ndërkombëtar: sepse ato burojnë nga shtetet por varen nga kërkesa në
nivel ndërkombëtar.
Por atje qendron edhe një ndryshim tjetër, më i rëndësishëm se karakteri i tregut
dhe sistemit financiar: se ekonomia ishte pjesë integrale e praktive të komuniteteve: e
brendësuar. Si e tillë, ajo nuk varësh drejtpërdrejt nga bankat dhe politikat monetare.
Ekonomitë komunitare i shkatërroi shteti modern me veprime të qëllimshme politike.
Ishin grosistët —bashkë me çifligarët (pronarët e tokave)— që luajtën rol vendimtar në
shkatërrimin e ekonomive komunitare me krijimin paralel të shtetit modern dhe
mekanizmave të tij. Bankat thjesht shoqëruan këtë proces. Kumunitetet luftuan
fuqishëm për t’u mbrojtuar nga ekspansioni i grosistëve dhe çifligarëve - me politika
proteksioniste. Por ata u mundën. Në fillimin e shekullit e 20-të, ku një treg vetë-
rregullues kishte marrë formë dhe tregu ishte disi globalizuar, dhe për shak të lindjes së
nën-paradigmës socialiste në Lindje, dhe veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, lindi
konsesusi social-demokrat në Perëndim, i cili, adoptoi, midis të tjerash, politika
proteksioniste. Këto të fundit u braktisën gradualisht pas vitit 1970-të. Për të njëjtën
arsye qeveritë përdorin politikat e shpëtimit “nga jashtë” ose “nga brenda”, në varësi të
kushteve dhe veçorive.19 Nuk është e rastit që social-demokratët dhe konservatorët
filluan të propagandonin “shtetin e asistencës sociale” në fund të shekullit 19-të. Por ata
e realizuan atë vetëm përgjatë konsesusit social-demokrat kur, për herë të parë, u
realizuan edhe shtatë shërbime të tjera publike (universale) nga tre që ishin në kohën e
Adam Smith (mbrojtja, sistemi i drejtësisë dhe prodhimi i devizës): rrjeti i ujit, edukimit,
shëndetit, postës, mirëqenies, transportit dhe energjisë. Këto rrjete u administruan nga
të dyja partitë pavarësisht mospërputhjeve në politika. Principi themelor i këtij
angazhimi qendronte se ato ishin universale, në kuptimin se shoqëria përcaktonte se
gjithë anëtarët e saj —të pasur, të varfër dhe midis— duhet të kishin akses tek ato, që
nënkupton se më të pasurit do të paguanin më shumë, dhe që nënkupton më tej se
qeveria përfshihësh deri diku për t’i administruar ato.20
Në modernitetin neoliberal, qeveritë vërtetë i mbështesin bankat private, përmes
“monetizimit” apo/ose “sasisë lehtësuese/easing quantity” apo/ose “ristrukturimit”, një
politikë që mund të quhet “intervencioniste”, por kostua e investimeve, siç kam treguar
shkaqet në vend tjetër,21 është e lartë. Për shembull, në sajë të rrënimit të ekonomisë
amerikane dhe reçesionit, pesë vitet e fundit (2007-2012), Banka Qendrore Amerikane
(FED) u detyrua të ndërhyjë dy herë brenda një viti (2010) dhe një herë në vitin 2012 në
bankat e nivelit të dytë. Nuk do të ishte e çuditshme që “strumbullarët” e PD-së në
Shqipëri të sugjeronin të njëjtën praktikë.22 Dhe nuk do të ishte e çuditshme që
Krugman, nobelsit në ekonominë ortodokse, të mbështesë politikën e Klinton dhe të
19 Shih, për më shumë, Sekreti i financës së globalizmit neoliberal dhe koncepti i ri i shpëtimit të bankave. 20 Who will protect, provide, shelter, build? James Meek, The Guardian, 27 April 2015. 21 Ekonomia ekstroverte kapitulloi Greqinë: Shqipëria drejt të njëjtës greminë. 22 Sipas ligjëratës së “këshilltarëve” (Sherefedin Shehu etj.) të S. Berishës në Kuvendin e Shqipërisë.
11
kundërshtojë me forcë të Bush-it, duke e quajtur ‘shkatërrimtare për ekonominë
amerikane’: sepse, sipas tij, ‘një kontroll më i fortë i Madicare plus një rritje të moderuar
të taksave do t’a çonte [Amerikën]...jashtë krizës financiare’!23 Përqendrimi i bankave
qendrore tek inflacioni është një tjetër pasojë e G/N. Siç citon Banka Qendrore Angleze:
nëse inflacioni shkon më poshtë se 2%, banka ul përqindjen e bankës më qëllim që të
nxisë shpenzimet dhe inflacionin.24 Ishin, edhe një herë, grosistët dhe çifligarët që
shkatërruan ekonomitë komunitare dhe krijuan shtetin modern dhe ideologjinë e rritjes
ekonomike. Janë sërish grosistët, tashmë të konvertuar në ‘korporatistë’, dhe bankat, që
shkatërrojnë ekonomitë e kombeve dhe ekosistemin. Pushteti, rrjedhimisht, kaloi dora-
dorës nga grosistët dhe çifligarët e Mesjetës, dhe veçanërisht, të fund-shekullit 19-të, te
korporatistët dhe bankat ndërkombëtare të cilët, bashkë me elitën politike
mbikombëtare, administrojnë RRB të G/N.
Shkolla ekonomike austriake dhe cikli kapitalist
Shkolla austriake nuk është afër Austrisë së sotme por është aty ku filloi teoria e saj
ekonomike. Ithtarët e kësaj shkolle argumentojnë, ndryshe nga shkolla keinsiane, për
një rol shumë të limituar të qeverisë dhe intervencion shumë më të vogël nga qeveria,
sidomos në fushën e prodhimit të paráve. Sipas teorisë austriake të biznesit, kur Banka
Qendrore tenton të kontrollojë ekonominë, ajo është inefiçente dhe krijon cikle krediti të
paqëndrueshëm dhe periudha bumi dhe shpërthimi. Kur bankat qendrore artificialisht
“stimulojnë” ekonominë me interes të ulët artificial, ajo krijon flluska që formojnë
inflacion dhe reçesion. Dhe ishin këta shkollarë që parashikuan fryrjen e kredive
subprime në 2006.25 Kjo shkollë i ka fillesat e saj në Austri dhe u themelua në vitin 1871
nga principet ekonomike të Carl Menger (Karl Menger). Në librin e tij Merger-i
argumentonte se analiza ekonomike është e zbatueshme universalisht dhe njësia e
pranueshme për analizën ekonomike është njeriu dhe zgjedhjet e tij. Këto zgjedhje
përcaktohen nga preferencat subjektive të individit dhe liria e veprimit mbi të cilën
vendimet janë marrë. Logjika e zgjedhjes është blloku ndërtues themeltar për zhvillimin
e një teorie ekonomike me vlerë universale. Kjo shkollë argumenton se shkencat
ekonomike janë të paafta që të gjenerojnë një teori universale dhe hulumtimet
shkencore duhet të fokusohen në detaje dhe ekzaminime shkencore!26 Përgjatë shekullit
të kaluar kjo shkollë lëvizi në Londër dhe autorë të tjerë u munduan të themelojnë
principet bazë të saj, ku spikatën mendimet e Ludwig Von Mises.
Nuk do të ishte e çuditshme që kjo teori të zhvillohësh në nivel social, nga
“sociologët”, dhe të marrë formën e një “shkence” të quajtur ‘bihevioralizëm’. Por 23 Redo That Voodoo, PAUL KRUGMAN, N. Y. Times, July 15, 2010. 24 Quantitative easing explained, Putting more money into the economy to boost spending, Bank of England, faqja 2. 25 Austrians, Keynesians, And Price Target For Mining Stocks, Goldeagle. 26 Austrian School of Economics, Peter J. Boettke.
12
megjithëse ajo analizon praksin (praxis, nga gr, do të thotë veprim) dhe sjelljen si
komponent bazë për analizat ekonomike, autorët shpërnjohin faktin se përse ekonomia
të varet nga veprimi i një individi dhe jo mbi veprimet e një bashkësie njerëzish? Në
fjalë të tjera, prakseologjia misesiane kufizohet mbi një individ dhe analizon sjelljen e tij
brenda marrëdhënieve pushtetore që ka krijuar shteti. Kjo është arsyeja që principet e
kësaj shkolle adoptohen nga qeveritë. Sepse kjo shkollë i konsideron marrëdhëniet
pushtetore - të statizmit dhe globalizmit neoliberal, si të përjetshme! Sidoqoftë, ajo
influencon disa qeveri në praktikat e saj, sidomos qeverinë gjermane, e cila duke qenë
në një pozicion epror në krahasim me vendet e periferisë dhe gjysmë-periferisë,
përpiqet të ndjekë një politikë deflacioniste për periferitë e eurozonës, pavarësisht
presioneve që ushtrojnë shkollarët e politikave anti-kursimtare (Krugman, Zizek etj.).
Por, ndërsa politika monetare mund të nxisë përkohësisht ‘rritje’ ekonomike, në disa
seksione të ekonomisë, kryesisht në ndërtim, deflacioni bëhet i pashmangshëm për sa
kohë që në BE-Eurozonë konkurrenca mes anëtarëve luan rol vendimtar. Dhe është kjo
e fundit që shpërnjihet nga shkollarët dhe partitë (Syriza etj.) anti-kursimtare. Për të
njëtën arsye principet (ose politikat) e shkollës austriake, njëlloj si principet keinsiane,
nuk kanë asnjë efekt në kohët që jetojmë ose kanë efekt të pjesshëm dhe të njëanshëm,
d.m.th në favor të status quo-së së elitave kapitaliste, sepse globalizmi neoliberal, në
sajë të katër lirive dhe pabarazive pushtetore, ciklet tregtare i përshpejton në:
Rritje e kapitalit ose përfitimit pa racionalizim të ekonomisë si të tërë, që në
sajë të ‘konkurrencës’ çon në;
Stanjacion dhe kapitullim, që karakterizon periudhën në të cilën një
ndërmarrje apo biznes nuk mund të rrisë përfitimet që, si pasojë e
konkurrencës, ose kapitullon ose transferon operimin e saj në vende që
sigurojnë punëtorë me mëditje të ulët, me qëllim që të rrisë përfitimet. Këtë
fazë studiuesit e bllokut komunist e quajnë fazë “imperialiste”! Por kjo fazë
s’është asgjë tjetër veçse një fazë që kërcënon ekzistencën e një biznesi –
meqënse dinamika e tregut, “vdis ose zhvillohu” është themeluar. Sepse G/N
ka themeluar Elitën Mbikombëtare (G7) dhe kuadrin institucional të tij.
Imperializmi, rrjedhimisht, nuk ka asnjë lidhje me antagonizmat e fillim-
shekullit 20-të. Imperializmi, nëse mund t’a quajmë kështu, shprehet me
politika ekonomike të koordinuara nga të cilat vendet kryesore përfitojnë në
shkallë të ndryshme në kurriz të vendeve të vegjël. Në vend të
antagonizmave në RRB të G/N kemi përshtatje me politikat e hegjemonisë
amerikane dhe një farë ndërvarësie mes anëtarëve.
13
Këto dy faza, të cilat janë përpunuar më shumë në vend tjetër,27 duhet të shmangen nga
shoqëritë; ndaj është e domosdoshme që një shoqëri, që të mos dështojë, duhet të
distancohet nga kjo praktikë. Kjo është arsyeja bazë që sot vendet e integruar në tregun
ndërkombëtar të marketingut, jo vetëm që kanë humbur pavarësinë ekonomike dhe
politike, por kanë humbur dhe paqen dhe qëndrueshmërinë sociale. Kështu, Statizmi,
d.m.th. intervencioni Shtetëror Keinsian akuzohet, siç argumenton T. Fotopoulos, se
ndikoi vendimtarisht në krizën ekonomike për këto arsye. Së pari, në kuadër të
ndërkombëtarizimit intensive të ekonomisë kapitaliste, ndërhyrja kombëtare nuk bëhet
vetëm e paefektshme në nivel makro-ekonomik por ka edhe ndikime negative në
konkurrencë, për arsye të rritjes së kostos se prodhimit që krijon mirëmbajtja e shtetit të
asistencës. Rënia ekonomike e fortifikatës socialdemokrate Suedeze është një shembull
përfaqësimi. Së dyti, sepse regjimi i punësimit thuajse të plotë, që ishte suksesi bazë i
Keinsianizmit, kishte forcuar tej mase forcën e punës së organizuar, me rezultat
rishpërndajen e prodhimit shoqëror në favor të saj dhe njëherësh ushtrimin e
presioneve të njëjtë mbi fitimet Europiane, veçanërisht, të kapitalit ku kjo ndërhyrje
ishte më i fuqishme.28 Ky kuadër, bashkë me vlerat e tjera ideologjike (progresit linear,
ideologjisë së rritjes ekonomike etj.), bëri të mundur shfaqjen e globalizmit neoliberal, si
fillim në Perëndim, duke u asistuar me intitucionet ndërkombëtare që ishin themeluar
përgjatë të njëjtës periudhë (FMN etj.), dhe me rënien e socializmit në Lindje, mori
karakter botëror, dhe sot, që nga viti 1999, me deklaratën e Tony Blair, kjo
nënparadigmë, ka marrë përmasa gjigande dhe quhet “Rend i Ri Botëror”. Në themel të
tij, siç do të shohim në pjesën tjetër, qëndron liberalizmi klasik.
3. Mjerimi intelektual i “ekonomistëve” ortodoksë
Shkaqet e krizës ekonomike: borxhet, ideologjia e rritjes ekonomike apo
kapitalizmi?
Ndërsa kriza shumë dimensionale (politike, sociale etj.) thellohet, thuajse në të gjithë
vendet e integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut, paralelisht me të, në
hapësirën e “ekonomistëve” ortodoksë,29 zhvillohet një debat mjaft i nxehtë rreth
27 Shih Miti i progresit dhe themelet e njohurisë. 28 ΑΠΟ ΤΗ ΣΟΣIΑΛΔΗΜΟΚΡΑΤIΚΗ ΣΤΗ ΝΕΟΦIΛΕΛΕΥΘΕΡΗ ΣΥΝΑIΝΕΣΗ, ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ. 29 Me termin ‘ortodoks’ këtu nënkuptoj të gjitha ato qasje që promovohen nga massmedia, sponsorizohen nga korporatat, përbëjnë
debate publike, dhe, gjithashtu, programe studimore. Karakteristika kryesore e këtyre qasjeve është se ato e konsiderojnë kuadrin
prezent kapitalist, dhe neoliberal, si të mirëqënë, dhe mundohen, me instrumente ‘politike’, të përmirësojnë ose zvogëlojnë krizat
socio-ekologjike. Qasjet ekonomike ortodokse mbi zhvillimin mund të klasifikohen përgjithësisht si ‘neo-klasike’ dhe
‘strukturaliste’. Qasjet e ashtuquajtura strukturaliste mbi zhvillimin adoptojnë statizmin Keinsian, ndërsa qasjet neoklasike
theksojnë rolin e tregjeve të lirë. Kështu, neoliberalizmi, dominohet më shumë nga neo-klasikët, d.m.th. nga revolucioni margjinalist
që çoi në konvertimin ekonomisë politike klasike në ‘shkencë’ ekonomike. Ky konvertim thekson lëvizjen nga problemi i rritjes
ekonomike dhe zhvillimit te problemi statik i shpërndarjes së burimeve nën kushtet e efiçencës. Botëkuptimi i këtij përpunimi është
se të gjithë grupet fitojnë në procesin e rritjes (një proces që nënkupton sipas tyre harmoninë), zhvillimi ndodh përmes hapave të
14
shkaqeve të vërtetë të krizës. Debatin e udhëheq teza e Carmen Reinhart dhe Kenneth
Rogoff, dy profesorë të universitetit të Harvard-it. Sipas të cilëve, ‘shkaku i krizës është
ngadalësimi i mprehtë i rritjes ekonomike - i cili është pasojë e borxhit publik të lartë të
një vendi’.30 Në fjalë të tjera, borxhi publik i lartë (mbi 90%), sipas tyre, është shkaku,
ndërsa ngadalësimi i rritjes ekonomike ose depresioni është pasoja, me pasojë të
mëtejshme, thellimin e krizës, d.m.th. ngadalësimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike.
Kjo tezë, kundërshtohet pjesërisht nga Martin Wolf, komentatori i Financial Times dhe
kanakari i elitës mbikombëtare, ku konsideron borxhin neto publik të Anglisë të vitit
1816, i cili ishte 240 për qind përkundrejt PBB-së.31 Ai ishte trashëgim fiskal i 125 viteve
luftë kundër Francës, që përbën, sipas tij, rast përjashtues – sepse ky borxh çoi në
revolucionin industrial dhe rritje ekonomike! Ai analizon më tej, me ndihmën e një libri
të ri, të Mark Blyth, të Universitetit Brown, i cili konsideron paralajmërimet e
ekonomistëve të mëdhenj të shekullit 18-të, siç është David Hume dhe Adam Smith,
kundrejt debitit publik të madh anglez: kështu, ‘midis 1815 dhe 1855 interesi i borxhit
publik llogaritësh thuajse sa gjysma e gjithë shpenzimeve publike angleze. Pavarsisht
kësaj barre Anglia rriti prodhimin dhe në fillimet e vitit 1860, borxhi kishte rënë poshtë
90 për qind të PBB-së. Dhe sipas Angus Maddison, historianit ekonomik, përqindja
rritëse vjetore e ekonomisë32 nga 1820 deri në fillimet e vitit 1860 ishte 2 për qind. Rritja
e PBB-së për person ishte 1.2 për qind. Me standartet e sotme kjo situatë ndoshta nuk
mund të tingëllojë shumë mirë. Por kjo ndodhi, pavarsisht barrës së debitit kolosal në
një vend me një kapacitet të kufizuar të rritjes së taksave. Për më shumë, debiti nuk
ishte mbledhur për synime prodhuese. Ai ishte përdorur për të financuar veprimtaritë
më shkatërruese të vendit: për luftën’. Shumë thjesht, konkludon Wolf, ‘atje s’ka asnjë
ligj të hekurt se rritja ekonomike duhet të rrënohet nëse borxhi tejkalon 90 për qind të
PBB-së’. Pasi ekzaminon edhe disa qasje të tjera, Wolf konkludon se ‘borxhi në rritje i
Britanisë është rezultat i rritjes së ngadaltë ose, më sakt, i rritjes së ulët – [që çoi në]
një krizë gjigande financiare’!
Kështu, sipas (Reinhart/Rogoff) të Universitetit të Harvardit, kriza është rezultat i
borxhit të lartë, dhe tjetra, e Martin Wolf, që është një “ekonomist” udhëheqës i shtypit
botëror, sipas të cilit kriza është rezultat i rritjes së ngadaltë. Në fjalë të tjera, nëse
qeveritë nuk kishin marr borxhe mbi 90%, kriza nuk do të kishte shpërthyer, sipas
harvardianëve; dhe, nëse rritja ekonomike ishte më e madhe, sipas Wolf, kriza do të
ishte zbutur! Për të parët shkaku gjëndet te borxhet e lartë; për Martin Wolf, shkaku
është rritja e vogël ekonomike. Këtë tezë Wolf e mbron dhe e zhvillon në një artikull të
vegjël, pothuajse të vazhdueshëm (këndvështrimi i gradualizmit), vendimet individuale racionale sigurojnë një proces social
racional (spikatja e individualizmit), dhe laissez-faire. 30 Growth in a Time of Debt, Carmen M. Reinhart, Kenneth S. Rogoff, Working Paper, The National Bureau of Economic Research,
January 2010. 31 Austerity loses an article of faith, Martin Wolf, FT, April 23, 2013. 32 Compound annual growth rate (CAGR) /përqindja rritëse vjetore e ekonomisë (PRRVE), është një numër imagjinar që përshkruan
përqindjen në të cilën një investim do të ishte rritur nëse ai rritësh në një përqindje të qëndrueshme.
15
mëvonshëm,33 pasi ekzaminon borxhin e Spanjës dhe Britanisë dhe, veçoritë e kësaj të
fundit. Sipas FMN-së, për vitin 2017, borxhi do të jetë thuajse identik (95% dhe 93%
respektivisht) ndërkohë që fitimi (yield) mbi bondet 10 vjeçare britanike është 2 për
qind, jo më lartë se Gjermania; ndërsa fitimi mbi bondet 10 vjeçar spanjoll është poshtë
5 për qind. Kjo situatë, sipas tij, ndodh sepse Britania gëzon autonomi monetare, ndërsa
Spanja dhe vendet e tjerë të unionit, që janë në krizë, jo. Gjithashtu, bondet e Spanjës
janë subjekt të rrezikut katastrofik që i kanoset eurozonës, pavarësisht premtimit të
Bankës Qëndrore Europiane për të ndërhyrë përmes programit të saj të transaksionit të
hapur monetar (outright monetary transactions). Aftësia dhe dëshira e Bankës Angleze
për të parandaluar kapitullim të plotë është më e besueshme se sa e një banke qëndrore
të pavarur, supranacionale. Banka Angleze, si blerëse e mjetit të fundit (last resort),
gjithashtu premton likuiditet tregëtar. Duke qenë në zonën monetare, siç është Britania
me stërlinën, ajo ofron më shumë përfitime. Njëri është se ajo është vetë streha për
njerëzit të cilët kanë nevojë për të mbajtur asete në valutën vendore. Streha në eurozonë,
sidoqoftë, është Gjermania. Në kohë paniku, parátë kanë për prirje që të ikin atje nga
vende anëtarë më të dobët, duke shkaktuar kriza fiskale dhe financiare. Së dyti, nëse
njerëzit dëshirojnë të mbajnë më pak detyrime të denominuara në stërlina, përqindja e
shkëmbimit siguron një mekanizëm për përshtatje. Për Spanjën, sidoqoftë, përshtatja
arrihet përmes fitimit që ushtrohet përmes bondeve qeveritare (yield). Ajo çfarë është e
qartë është se duke u bërë pjesë e një unioni monetar nënvlerësohet afësia e një qeverie
për të drejtuar debitin publik. Kjo ka efekte përhapës mbi banka dhe kështu në
furnizimin me kredit. Britania gjithashtu ka probleme, por ata janë më pak të rëndë dhe
më shumë të prekshëm në politikë.
Por, pavarësisht zhvlerësimit të stërlinës —rreth 20 për qind, që nga viti 2007,
ekonomia britanike vazhdon të tkurret dhe deficiti të rritet: në vitin 2007 Birtania kishte
një deficit mbi llogarinë rrjedhëse prej 2.3 për qind të PBB-së, përkundër 10 përqind në
Spanjë, 10.1 përqind në Portugali dhe 14.6 për qind në Greqi. Por, në vitin 2012, deficiti i
Birtanisë parashikohet të jetë rreth 3.5 për qind të PBB-së, përkundër 1.1 për qind në
Spanjë, 1.5 për qind në Portugali dhe 2.9 për qind në Greqi. Në kohën kur eksportet e
Veriut Europian (Gjermani, Francë, Britani), krahasuar me vendet Jugut Europian, janë
rritur. Pas një periudhe të gjatë kur pjesëmarrja në importet e mallrave të anëtarëve të
vendeve të Grupit Shtatë (G7) ishte në rënie, pjesëmarrja e Britanisë është stabilizuar që
nga ajo kohë. Një arsye e pjesshme, argumenton Wolf, ‘është se rënia e saj në rritjen e
prodhimit ka zhvendosur pjesërisht zhvlerësimin’ [e stërlinës]. Ndërkohë, pjesëmarrja e
Birtanisë në importet e shërbimeve të G7, i cili u rrit përpara krizës, u stabilizua dhe
pastaj ra. Një aspekt udhëheqës për këtë rezultat të varfër është rënia e ekporteve të
shërbimeve financiare. Kështu kriza financiare ka goditur Britaninë përmes eksporteve.
33 What a floating currency gives and what it does not, Martin Wolf, FT, April 25, 2013.
16
Ajo u mbështet mbi një sektor që prodhonte një shërbim për të cilin bota ka nevojë më
pak.
Megjithëse Wolf thotë disa të vërteta —jo detyrishmisht të papërgënjeshtrueshme,
ai s’thotë shkaqet përfundimtarë, se përse Britania, pavarsisht pozicionit të saj —
ishullor dhe jashtë unionit monetar, është në krizë ekonomike, përtej krizave të tjera. Së
pari, ekonomia Britanike, është globalizuar dhe elita britanike është promotore e
globalizmit neoliberal dhe, angazhimet politike (punësim të plotë etj.) të periudhës
social-demokrate janë braktisur —në fjalë të tjera, sistemi nuk ka mundësi të ruajë
‘kërkesë’ konstante në treg— një nga tre principet kryesore keinsiane që sundonte në
periudhën statiste; së dyti, politika Britanike ka adoptuar politikat e privatizimeve të
sektorëve publik dhe sot ajo gjëndet në fazën përfundimtare, meqënse rezistenca
popullore është minimale; së treti, ekonomia e saj mbështetet kryesisht në shërbime dhe
prodhime financiare sesa në prodhime konkrete (makro)ekonomike që do të synonin
mbulimin e nevojave të të gjithë qytetarëve; së katërti, si pasojë e globalizmit neoliberal,
korporatat britanike zhvendosen dhe investojnë në vende të tjerë me kosto dhe paga më
të ulëta, me pasojë, rëndimin e politikës fiskale britanike; së pesti, korporatat që
operojnë në Britani —që jo detyrimisht janë me origjinë britanike, nuk paguajnë taksa,
ose paguajnë sa për të ulur tensionet sociale; dhe së fundmi, brenda këtij kuadri, çdo
qeveri do të dështonte në politikën e saj fiskale. Dhe nëse ajo shoqërohësh me borxhet
që merr në tregun ndërkombëtar të marketingut, siç bëjnë, thellimi i krizës bëhet i
pashmagnshëm.34 Në këtë kuadër qëndrojnë dhe operojnë thuajse të gjithë vendet
perëndimore —ose, të gjithë ato vende që janë integruar në globalizmin neoliberal -që
në vitet ’80, kryesisht, Amerika, Britania, Gjermania dhe Franca. Kjo situatë justifikohet
nga elitat kapitaliste, sepse në afatgjatë, ato shpresojnë se do të kenë blerë vendet
pasivë, d.m.th. ato vende që integrohen në globalizmin kapitalist në mijëvjeçarin e tretë,
kryesisht vendet e Jugut Europian, Azisë etj. Kështu, shkaku i krizës nuk janë borxhet e
larta, siç pretendon Rogoff dhe Reinhart, apo rritja e ngadaltë, siç argumenton Wolf, por
është kuadri institucional, d.m.th. globalizmi neoliberal dhe ‘demokracia’ përfaqësuese,
që shkakton krizë shumë-dimensionale në nivel shtetëror. Qartësisht, profesorët e
“ekonomikut” modern ose kuptojnë shumë pak ose bëjnë sikur s’kuptojnë. Në një
kundërpërgjigje ndaj kritikave të tyre, Rogoff dhe Reinhart, në Financial Times,35
sugjerojnë qeveritë perëndimore masa të destinuara që të dështojnë të cilat mund të
përmblidhen në pesë pika kryesore:
Duke marr borxhe [një qeveri] për të financuar infrastrukturën prodhuese krijon
rritje të mundshme afat-gjatë, duke ulur përfundimisht më poshtë përqindjet e
borxheve;
34 Shih për më shumë, Bota perëndimore lëvizë drejt ekofashizmit të organizuar. 35 Austerity is not the only answer to a debt problem, Kenneth Rogoff and Carmen Reinhart, FT, May 1, 2013.
17
Qeveritë duhet të përgatiten që të zhvlerësojnë (write-down) borxhet e aseteve
etj., sesa të vazhdojnë t’i amortizojnë ato. Ky princip zbatohet te borxhi më i
vjetër (senior debt) te institucionet financiare insolvente (të paaftë për të
paguar), te borxhi i eurozonës periferike dhe te borxhi hipotekar në SHBA. Për
Europën, në veçanti, çdo fazë përfundimtare e arsyetueshme do të kërkojë një
transfertë nga Gjermania drejt periferisë. Sa më shpejt të bëhet kjo transfertë e
nënkuptueshme, aq më shpejt Europa do të jetë e aftë për të gjetur rrugën e saj
drejt një rruge të qëndrueshme rritëse;
Atje janë vegla të tjera gjithashtu. I ashtuquajturi “represion financiar”, një
formë jo-transparente takse (kryesisht mbi depozitorët),36 mund të përdoret te
një institucion afër jush. Në formën e tij më të thjesht, qeveritë mbushin me
borxhe fondet vendore të pensioneve, ndërmarrjet e siguracioneve dhe bankat.
Europa është tashmë atje – dhe ka qenë atje më parë, shumë herë;
Një herë në 75 vjet krize është koha kur bankat qendrore duhet të shpenzojnë ca
kredibilitet për të marrë anën e borxhit publik dhe privat, dhe të përshpejtojnë
procesin e uljes së çmimit real të banesave dhe pasurive të paluajtshme;
Reforma strukturale [ose shitja e pasurive publike] duhet të jetë gjithnjë pjesë e
përzierjes. Në SHBA, për shembull, plani i komisionit bipartizan i Simpson-
Bowles bart disa ide premtuese për të thjeshtëzuar kodet e taksave!
Në fjalë të tjera, Rogoff dhe Reinhart, sugjerojnë qeveritë, pasi shpërnjohin kuadrin
institucional dhe pushtetin ekonomik që kanë përqëndruar korporatat dhe elitat,
katastrofën ekologjike37 dhe krizën e naftës38 -që i kanoset globit, që të qëndrojnë në
kuadrin e globalizmit neoliberal dhe kështu, të shijojnë oligarkët vreshtin e zhgardhuar!
Në vija të përgjithmshe, shumica e “ekonomistëve” ortodoksë i qëndrojnë mendimit se
vetëm rritja ekonomike mund të sjellë qëndrueshmëri në një vend, pavarësisht
pabarazisë së theksuar të pushtetit të zotëruar midis elitave dhe popupjve! Për më
shumë, dy “ekonomistë” ortodoksë, për Universitetin Leeds, Dan O’Neill dhe Rob Dietz,
publikojnë një libër, me titull: “E mira ka një kufi: Ndërtimi i një Ekonomie të Qëndrueshme
në një Botë me Burime të Kufizuara”, propozojnë “ekonominë e mjaftueshme”/ “the
economy of enough”,39 për të dalë nga kriza. Kjo qasje është ekologjiste, d.m.th. një
qasje “dezhvillimi” ose “degrowth”, që nuk bazohet në ideologjinë e rritjes ekonomike
të modernitetit e cila ka filluar të lulëzojë në hapësirën akademike dhe mediatike që në
vitet ’80. Nuk do të ishte e çuditshme që George Soros, mbështetësi i kauzave
“progresive liberale”, d.m.th. kapitalizmit, përmes të cilit pasurohet, dhe një ndër më të
36 Këtu autori nënkupton konceptin “bail-in”, përkundër konceptit “bail-out”, që është adoptuar së fundmi nga elita mbikombëtare.
Shih për më shumë, “Sekreti” i financës globale dhe koncepti i ri i shpëtimit të bankave. 37 Shih për më shumë Kriza/katastrofa ekologjike: shkaktarët, therorët dhe pasojat. Kapitulli i parë. 38 Shih Megaprojektet dhe energjia teknologjike, Kapitulli i njëmbëdhjetë. 39 The economics of enough, Dan O'Neill, The Guardian, 1 May 2013.
18
pasurit e botës, lidhur me krizën e eurozonës, të sugjerojë së fundmi elitën politike
gjermane, se ajo duhet...ose të emetojë eurobonde ose të dalë nga euro,40 mbi arsyen ‘se
gjëndja e tanishme brenda eurozonës është e papërshtatshme: euro do të funksionojë,
sipas tij, vetëm nëse barra e borxheve kombëtare financohet nga eurobonde dhe sistemi
bankar rregullohet nga institucione që krijojnë një fushë niveli loje brenda eurozonës’.
Se çfarë nënkupton Soros me këtë propozim është adoptimi i politikës monetare së
SHBA-së, Britanisë, dhe Japonisë, d.m.th. emetim eurobondesh që do të garantohen nga
Gjermania ose Banka Qëndrore Europiane, një praktikë që do të bënte të mundur
zhvlerësimin e euros dhe rritjen e eksporteve të eurozonës. Në fakt, ky sugjerim
përputhet me propozimin e Presidentit të Komisionit Europian, Manuel Barroso etj.
Por, siç kam treguar në vend tjetër,41 kjo është një praktikë që synon ruajtjen e pushtetit
të elitave kapitaliste sesa mbarëvajtjen e popujve dhe të ekosistemit.
Nuk do të ishte e çuditshme që nga mjerimi i të “Majtës” globaliste dhe
ekonomistëve ortodoksë të dëshmojmë një mjerim tjetër: mjerimin e Komitetit të
çmimeve “Nobel” në ekonomi. Për vitin 2015-të, për shembull, Komiteti vlerësoi se
Angus Deaton meriton çmimin në “shkencat” ekonomike, sepse, sipas Komitetit, ai ka
kontribuar në ndriçmin e lidhjes midis konsumit dhe të ardhurave, se si ndryshimet e
politikës publike ndikojnë të pasurit dhe të varfërit dhe, kryesisht, se si sjellja publike
ndryshon, nëse qeveria ngre përqindjen e TVSH-së në ushqim. Siç citon Komiteti:
Për të hartuar një politikë ekonomike që nxit mirëqenie dhe redukton varfërinë, ne duhet si fillim
të kuptojmë zgjedhjet individuale në konsum. Më shumë se kushdo tjetër, Angus Deaton ka
ndihmuar në këtë kuptim duke lidhur zgjedhje e hollësishme të individëve dhe shpenzimet
agregate, studimi i tij ka ndihmuar fushat e mikroekonomive, makroekonomive, dhe ekonominë
zhvillimore.42
Jo vetëm që kjo qasje shoqëron qasjen e përgjithshme të “bihevioralistëve” të shekullit të
kaluar (“Arthur Bentley” etj.) dhe si e tillë është pa bazë shkencore, sepse e lidh sjelljen
e njeriut vetëm me taksat, dhe jo me dinamikën tërësore të shoqërisë dhe sistemin, por
ndërsa e konsideron ekonominë ortodokse “shkencë” – Komiteti shpërnjeh faktin e
dhimshëm se çmimet nobel që ka dhënë kaq vite për kontributin e “ekonomistëve”
ortodoksë tregojnë të kundërtën: se kontributet kanë dështuar. Siç citon një autor:
Dikush mund të konsiderojë vetëm fatin e Menaxhimit të Kapitalit Afat-Gjatë, një fond
gardhonjës i ngritur, midis të tjerësh, nga ekonomistët Myron Scholes dhe Robert Merton
në vitin 1994. Me punën e tyre mbi derivativët, Scholes dhe Merton dukeshin të kishin
goditur mbi një formulë e cila prodhonte një strategji tregëtare fitimprurëse të sigurtë. Në
40 Eurobonds or euro-exit: the choice is Germany's, George Soros, The Guardian, 30 April 2013. 41 Shih Demokraci apo barabarizëm? ose Blloqet ekonomik dhe pavarësia e kombeve. 42 Nobel prize in economic science, Nobelprize.org, 12 October 2015.
19
vitin 1997-të ata u vleresuan me çmim Nobel. Një vit më pas, Menaxhimi i Kapitalit
Afat-Gjatë humbi 4.6 miliard dollarë në më pak se katër muaj; si rezultat, një shpëtim
nga jashtë u nevojit për të frenuar kërcënimin e sistemit botëror financiar!43
Do të ishte marrëzi, rrjedhimisht, të ndiqnim logjikën e të “Majtës” globaliste,
ekonomistëve ortodoksë dhe Komiteteve...të cilët përbëjnë thjesht mekanizma, të një
lloji tjetër, “akademik”, të ekonomisë kapitaliste botërore.
4. Mekanizmi i zhvlerësimit monetar: rasti i Shqipërisë
Kalimi i pushtetit politik në Bruksel dhe pushtetit ekonomik në Bundenstag, përbën
preludin - jo vetëm të humbjes së pavarësisë, por edhe të humbjes tërësore të
demokracisë: ai vendos gur-themelin e kontrollit të politikës vendore dhe politikës
ekonomike (monetare dhe fiskale) nga korporatat, bankat dhe institucionet
mbikombëtare, në njërën anë, dhe rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë, mirëqënies së
popujve dhe ekosistemit. Kjo gjëndje reflektohet qartë edhe me zhvlerësimin e fundit të
lekut kundrejt valutave kryesore të huaja. Dhe zhvlerësimi i tij nuk shkaktohet sepse ai
ndjek me përpikmëri euro-n, siç argumentojnë “ekspertët” e Bankës Kombëtare.44 Por
sepse Shqipëria më shumë importon se sa eksporton dhe “SHA-të” në Shqipëri
tregëtojnë në euro. Sipas një vlerësimi 50 SHA-të me kapitalin më të lartë aksionar,
zotërojnë në total 2.23 miliardë Euro, duke përbërë rreth 77.2% të totalit të kapitalit që
kanë të gjitha 847 SHA-të aktive që operojnë Shqipëri.45 Vendi ynë që nga koha e
themelimit të Bankës Kombëtare në 16 shkurt 1922, kur monedha jonë u quajt Lekë,46
gjendet në fundin e ciklit të tij të zhvlerësimit. Sipas ligjit të vitit 1922, frangat e arit do
të përbënin instrumentin e tregut dhe, në mënyrë arbitrare, elita e kohës vendosi që 20
franga ari të barazoheshin me 100 lekë.
Në fjalë të tjera, Bankat Kombëtare nuk kanë krijuar ende - dhe as mund të
krijojnë një raport racional për kursin e shkëmbimit monetar. Ndaj kursi i shkëmbimeve
vendoset në bazë të parimit: monedha e shtetit më të fuqishëm ekonomikisht dhe
politikisht vendos për konvertimin e të dytës. Për shembull, në vitin 2011 Amerika i
imponoi Kinës të zhvlerësonte monedhën e saj! Zhvlerësimi i kartëmonedhës kineze,
sjell rritje të çmimeve të produkteve të importuara, por edhe reduktimin analog të
çmimeve të prodhimeve që eksportohen. Ndryshe nga kjo fazë, ekonomia suedeze, për
shembull, pas një krize makroekonomike në vitet 1991-1993, me një deficit fiskal 11% të
PPB-së dhe debit qeveritar të konsoliduar 41% (1990) dhe 73% (1996), ekonomia e saj u
rrit kryesisht për arsye të një zhvlerësimi të përqindjes reale të këmbimit. Në vitin
43 Don’t let the Nobel prize fool you, Joris Luyendijk, The Guardian, 11 October 2015. 44 Leku në tatëpjetë, zhvleresim historik kundrejt dollarit, Top Channel, 12/03/2015. 45 50 shoqëritë më të mëdha në vend, Gazeta start, Opendata, 29.12.2015. 46 Ndërhyrja e Kapitalit të Huaj në Shqipëri dhe Qëndrimi i Qarqeve Demokratike, Veniamin Toçi, Tiranë 1974, f, 72.
20
1991-1993, njësia relative e kostos se punës ra me 20%. Kjo ishte kryesisht për arsye të
zhvlerësimit të përqindjes nominale të këmbimit,47 në njërën anë, por edhe për arsye të rritjes
së kërkesës në nivel botëror, në anën tjetër. Siç citojnë dy profesorë ortodoksë në
Financial Times:
Në tetor të vitit 1969-të, qeveria e Willy Brandt-it në Gjermani ç’rakordoi D-Mark nga lidhja me
dollarin brenda një dite, duke vënë në qarkullim një përqindje këmbimi për një periudhë të
shkurtër dhe më vonë e ri-vendosi atë në një përqindje prej 9 % më ulët (d.m.th një D-Mak të
vlerësuar). Britanikët treguan se si mos ta bëjnë atë në vitin 1990 kur ndjeheshin me deficite të
stërmëdha, ata sollën pound-in në rrjetën e barazisë në një përqindje që ishte shumë më e lartë.
Pas një kohe të shkurtër të dallgëve intensive spekulimesh, pound-it iu desh të tërhiqej nga
programi. Argjentina e cila u detyrua që të heqë dorë nga barazia 1:1 me dollarin amerikan në
2002, përjetoi një rrjedhë furtunë të peso-s në tregun e kartëmonedhave. Për rreth 18 muaj pas
lëkundjeve dhe zhvlerësimeve të rënda, ajo gjeti një barazi të re në fqinjësinë e saj të tre peso-ve
për 1 dollar.48
Kjo nënkupton se kur një vend gëzon pavarësi monetare d.m.th kartë-monedhë
sovrane, dhe kur nuk varet nga eksportet dhe nëse vuan nga deficitet, mund ta përdorë
këtë politikë. Racionalja që ekziston pas kësaj politike është se kur ulet përqindja e
shkëmbimit valutor ajo do të ndihmojë prodhuesit vendor në dy rrugë: së pari, do t’i
bëjë importet më të shtrenjtë, duke i çuar konsumatorët të heqin qafe mallrat e huaja për
prodhimet që prodhohen në vend; dhe së dyti, do të bëjë më të lirë çmimin relativ të
eksporteve, duke i ndihmuar ndërmarrjet të gjejnë klientë jashtë vendit.49 Shqipëria,
aktualisht, është thuajse në të njëjtën situatë me Suedinë e viteve 1991-93. Nëse ajo
kërkon shlyerjen e borxheve, uljen e kostos së punës, rritjen ekonomike - jo vetëm në
sasi, por edhe në cilësi, duhet që mekanizmin e zhvlerësimit, jo vetëm që ta ruajë në
sovranitetin e saj dhe mos t’a delegojë në kuintat e Brukselit dhe Buntestagut, por edhe
ta përdorë duke e shoqëruar me një Projekt të plotë politiko-filozofik. Por kur një
ekonomi varet nga eksportet, si Gjermania dhe Kina, asaj nuk i intereson zhvlerësimi i
kartëmonedhës sa ç’do t’i interesonte një ekonomie që varet nga importet, si Shqipëria.
Për më shumë, nëse Gjermania varet nga eksportet, ajo dëmton direkt periferitë
duke bllokuar zhvillimin e strukturave ekonomike. Kjo është arsyeja që vlera e euros
është rritur që nga koha e prezantimit të tij: sepse ai shoqëron dinamikën e ekonomisë
Gjermane. Në anën tjetër, vlera e dollarit dekadën e fundit ishte në rënie sepse Amerika
varet më shumë nga importet se Gjermania dhe ka ndjekur një politikë monetare
zhvlerësuese. Këtë dukuri e shohim edhe në Japoni dhe Britani: ato kanë zhvlerësuar
dekadën e fundit devizat përkatëse më shumë se 25%, por asnjëra s’ka realizuar
47 What can Europe learn from Sweden? Four lessons for fiscal discipline, Vox, Lars Calmfors, 12 March 2012. (Theksi në origjinal dhe
u shtua) 48 Our opt-in opt-out solution for the euro, Hans Werner and Friedrich Sell, FT, 31 Jul 2012. 49 Rich economies question faith in power of lower exchange rates, FT, March 9, 2015.
21
objektivin e saj. Për arsye se kërkesa ra në nivel botëror, qoftë në Europë, për Britaninë,
qoftë në Azi, për Japoninë. Por edhe për një arsye tjetër: sepse korporatat mbikombëtare
nuk i ulin çmimet për t’iu përshtatur zhvlerësimit të devizës. Përkundrazi, ato rrisin
çmimet sesa volumet e tyre.50
Kështu, përtej arbitraritetit të shkëmbimeve monetare, rol vendimtar për një
kartëmonedhë luan ekonomia: nëse ajo është eksportuese dhe hegjemoniste
(Gjermania), ajo do të ketë një devizë të fortë; nëse ajo është importuese dhe
hegjemoniste (Amerika), ajo do të ketë një kartë-monedhë të dobët. Por “dollari”,
ndryshe nga “euro”, dominon tregun botëror. Për arsye se Banka Qendore Amerikane
tashmë është kthyer në Bankën Qendrore të tregut botëror më shumë se kurrë më parë.
Për shembull, ndryshe nga periudha para vitit 2010, kreditimi në dollar në tregun e
bondeve, jo në sektorin bankar, është rritur. Ky treg, siç tregojnë vrojtimet,51 është nxitur
nga politika monetare e Fed-it, sepse ajo ka reduktuar premiumin e afatit mbi borxhet e
qeverive. Kjo ka shkrepur një kërkim për interesa në tregjet e kreditit botëror, duke
krijuar një burim të gatshëm për financim për borxhin korporativ për vendet në
zhvillim: totali i kreditimit me dollarë në sektorin jofinanciar është rritur nga $6 trilion
në $9 trilion në pesë vitet e fundit. Rreth 80 për qind e këtij përbëhet nga huadhënia e
dollarit jashtë SHBA-së, dhe nuk kufizohet në ekonomitë tradicionale të
“dollarizuara”...Dollari, siç përfundon vrojtimi, ‘është kthyer nyja e llogarisë në tregjet
kredituese të huaj i cili është sa gjysma e PPB-së së SHBA-së. Të gjithë tregjet e mëdhenj
në zhvillim janë ngërthyer shumë thellë, duke përfshirë Kinën, Brazilin and Indinë.
Tregu është mjaft i madh dhe mund të shkaktojë gjëma në vetë ekonominë e SHBA-së,
nëse ndodh një aksident...nëse dollari vazhdon të rritet, barra e këtij borxhi korporativ, i
krahasuar me devizat e vendeve në zhvillim, do të rritet paralel. Në këto kushte, një
rritje në përqindjet e SHBA-së dhe dollarit do të mund të shtrëngonte kushtet monetare
botërore, më shumë në vendet në zhvillim, më shumë se sa janë pritshmëritë e
Fed...administratorët e kapitalit në tregun botëror të bondit mund të shesin nën çmim
borxhin e vendeve në zhvillim shumë shpejt ndërsa përqindjet e interesit fillojnë të
rriten, duke detyruar disa korporata të vendeve në zhvillim për të blerë dollarë për të
rivlerësuar maturimin e borxhit. Kjo mund të shtyjë dollarin më lartë, duke i shtrënguar
kushtet monetare edhe më shumë. Dhe kjo do të reduktojë investimin e kapitalit në
vendet në zhvillim, duke rritur rrezikun e reçesionit dhe duke nxitur administratorët e
bondeve të shesin nën çmim më shumë kredit të vendeve në zhvillim në treg’.
Sa i përket ‘lekut’ tonë ai është zhvlerësuar njëlloj si dollari pavarësisht se ai u
përdor për më shumë se katër dekada nga një tjetër nënpradigmë: socializmi. Por nëse
dollarin vazhdojnë ta blejnë investitorët duke ruajtur disi vlerën e tij, lekun nuk e blen
50 Po aty. 51 The Fed’s global responsibilities, FT, Feb 22, 2014.
22
njeri. Gjendemi, në fjalë të tjera, në fund të një cikli monetar i cili e detyron Shqipërinë
ose të shkojë drejt konvertimit tonë monetar dhe ekonomik në eurozonë ose të
zhvlerësojë kartëmonedhën ekzistuese dhe me këtë të ulë rrogat dhe çmimet, koston e
prodhimit dhe të ngrejë investimet. Nëse përdoret varianti i parë atëherë do të ketë më
shumë shfrytëzim mbi punëtorët; nëse përdoret i dyti dhe shoqërohet më një paketë
masash plotësuese për ruajtjen e punëtorëve, shoqërisë dhe ekosistemit, ai tejkalon
krizën. Dhe nëse integrohemi në Bashkimin Europian dhe Monetar, meqë klasa jonë
politike deliron me të, vendet e periferive do të jenë më keq, d.m.th do të kenë një euro
të “fortë” në nivel ndërkombëtar, sepse do të ushtrohet politika e “detyrimit”,
“demagogjisë” dhe “frikës” -kundrejt tregjeve rajonale, por do të kenë një ekonomi më
të dobët, sepse ajo do të mbështetet në politikë inflacioniste në bërthamë (për bankat),
por deflacioniste për periferitë (qeveritë), dhe rajoni do të shërbejë thjesht si ‘rezervat’ i
metropoleve. Edhe sikur kursi europian (Gjerman) të ndryshojë, nga një politikë
deflacioniste në një politikë inflacioniste për qeveritë, vendet periferike dhe gjysmë-
periferike do të përkeqësohen. Sepse ‘liria’ e kapitalit luan rol vendimtar në
qëndrueshmërinë ekonomike të një vendi. Siç citonte -që në dekadën e parë të formimit
të eurozonës- Toporwski:
Sistemi Monetar Europian (SME), ishte një sistem i përhershëm anti-inflacionist dhe i
papunësisë masive, që nga momenti që shumë nga anëtarët e këtij sistemi detyroheshin të
zbatonin politikë anti-inflacioniste, reduktim të të ardhurave për të shtrënguar deficitin e pagave
të tyre, të cilat i krijonte bllokada e rëndësishme e tyre nga konkurrenca e Gjermanisë. Kështu,
nëse brenda kuadrit të Bashkimit Ekonomik Monetar (BEM) dhe të Eurozonës, qeveritë europiane
transformohen në diçka të njëjtë me organet e Pushteteve Lokale, ato do të funksionojnë thjesht si
“krahu anti-inflacionist” i Bankës Qendrore Europiane, me synim mbajtjen e të ardhurave dhe të
shpenzimeve nën kontroll, me qëllim që Banka Qendrore Europiane të ketë mundësi të ruajë një
monedhë të “fortë” europiane.52
Kështu, politika zhvlerësuese, nuk do të ketë ndonjë efekt serioz, nëse ajo nuk
shoqërohet me një zhvillim tërësor të ekonomisë së një vendi. Venezuela dhe Rusia,
përbëjnë rast ilustrimi: e para, vendosi kontrollin e kapitalit në vitin 2003, me qëllim që
të mbante poshtë inflacionin. Por, ngaqë ajo nuk zhvilloi tërësinë e ekonomisë, dhe u
përqedrua kryesisht te nafta, më rënien e çmimit të saj, ajo jo vetëm që zhvlerësoi
devizën vendase, por po shet petrodollarët në tre çmime të ndryshme; e dyta, nuk e
kontrollon kapitalin, por për të ruajtur vlerën e rublës, ajo po vepron thuajse njëlloj: po
shet dollarët e mbledhur përgjatë kohës kur nafta ishte në ngritje.
52 Toporowski, The Observer, 27/9/1992. T. Fotopoulos, Ελλάδα ως Προτεκτοράτο της Υπερεθνικής Ελίτ, (Γόρδιος, Νοεμ. 2011), ff,
141-142.
23
Mund të konkludojmë se politika zhvlerësuese është në interes të vendeve që më shumë
importojnë sesa eksportojnë. Por, kur një devizë është më e dobët se devizat e tjera,
qytetarët e një vendi kursejnë në një devizë më të fortë. Në tregun ndërkombëtar të
marketingut, kjo bëhet edhe më e domosdoshme, veçanërisht për korporatat
mbikombëtare: ato duhet të ruajnë devizën më të fortë në kasafortën e tyre — me qëllim
që të fitojnë më shumë në shkëmbimet tregëtare. Nëse, për shembull, dollari,
zhvlerësohet, për arsyet që u cituan më lartë, korporatat do t’a braktisin atë — dhe kur
korporatat braktisin përdorimin e dollarit, dobësohet edhe hegjemonia amerikane. Siç
kam treguar në vend tjetër,53 dollari e ka ruajtur vlerën e tij, sepse katër dekadat e fundit
ai shumëfishonte veten përmes petrodollarëve, me ndihmën e Sauditëve, në njërën anë,
dhe institucioneve ndërkombëtare —FMN-së dhe BB—, në anën tjetër. Përgjatë kësaj
periudhe Fed ka ndjekur një politikë lehtësuese. Por, më rënien e çmimit të naftës, të
cilin e orkestroi Uashingtoni, me qëllim që të gjunjëzonte kryesisht Rusinë, dollari nuk
mund të ruajë të njëjtën vlerë. Për të njëjtën arsye, Fed po shqyrton ngritjen e interesave
të dollarit. Me këtë ajo synon të ruajë vlerën e dollarit. Dhe ajo mund t’a ruajë atë për ca
kohë. Por jo për gjithnjë. Shkurt, Shqipëria me klasën politike që ka krijuar, “ekspertët”
e mjerimit dhe orientimin e saj për t’u integruar në Rendin e Ri Botëror të Globalizmit
Neoliberal, nuk mund t’a përdorë këtë mekanizëm. Ky mekanizëm mund të përdoret
vetëm nëse ne synojmë integrimin e çdo komuniteti në vendim-marrje dhe përdorim të
gjithë mekanizmat e sistemit (inflacion të kontrolluar etj.).
5. Kaosi i institucioneve moderne, shkencave dhe akademive
Përgjatë reçesionit të fundit në Amerikë, kanali televiziv CNN, vendosi në qendër të
vëmendjes së publikut amerikan dy këndvështrime të dy ekonomistëve amerikanë:
Krugman-it54 vs. Ferguson.55 Ferguson-i argumenton se qeveria amerikane, në
katastrofën që gjendet, duhet të shkurtojë shpenzimet dhe deficitin ose të gjejë rrugë të
tjera. Ferguson, njëlloj si ekonomistë të tjerë, parashikon kapitullim të shpejtë të shumë
shteteve europiane, duke radhitur disa prej tyre: Greqia, Spanja, Britania e Madhe dhe
Japonia janë kandidatët e parë që do të gjunjëzohen, thotë ai. Kështu, që mos rrënohet
Amerika Amerika, Ferguson-i i propozon qeverisë Amerikane një rrugë mjaft të
thjeshtë: reformë e cila do të thjeshtëzonte kodin taksal ndërkohë që qeveria amerikane
do të pezullonte ndihmën financiare që u jep disa grupeve të veçanta tregtare dhe
financiare.
Nobelisti Krugman, në anën tjetër, mbështet idenë e reduktimit të buxhetit nga
qeveria amerikane, e cila duhet të shpenzojë më shumë, nëpërmjet një plani të ri
53 Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e popujve. 54 Videoja e nobelistit Krugman gjendet në këtë link: http://www.youtube.com/watch?v=7-pndXGafUg&feature=related 55 Ndërsa e ekonomistit Ferguson, gjendet në këtë link: http://www.youtube.com/watch?v=03CB8pVJkI8
24
stimulant. Këtë propozim Krugman-i e justifikon nën arsyen se sasia e parë e miratuar
nga Kongresi Amerikan për të ndihmuar politikën Obama nuk ishte e mjaftueshme, dhe
Amerikës i duhet një sasi më madhe stimuluese për të dalë ose për të shmangur
“depresionin”. Por, pavarësisht se Fed injektoi edhe dy sasi të tjera të mëdha në treg,
sërish ekonomia amerikane gjendet në reçesion! Ndërsa akuzon “tamánë” e
kapitalizmit amerikan dhe jo sistemin dhe orientimin amerikan - Krugman kritikon, të
paktën, bankën qendrore amerikane kur argumenton se veprimet e saj janë të ngathta
dhe se:
Politika monetare konvencionale, të cilën Federal Reserve/Banka Qendore drejton me interesa të
ulëta afat-shkurtër, duke blerë bonde afat-shkurtër të qeverisë amerikane ka arritur limitin e vet:
përqindjet afat-shkurtra janë tashmë afër zeros dhe nuk mund të shkojnë më poshtë. (Investitorët
nuk do të blejnë bonde që prodhojnë interes negativ që nga momenti që ata mund të mbledhin
pará cash në vend të tyre). Por mesazhi i z. Bernanke, presidentit të Bankës Qendrore në vitin
2002, ishte se janë gjëra të tjera që Banka Qendrore mund të bëjë. Ajo mund të blejë debite afat-
gjatë nga qeveria amerikane. Ajo mund të blejë debite nga sektori privat. Ajo mund të lëvizë
parashikimin e saj duke deklaruar se ajo do të mbajë të ulëta përqindjet afat-shkurtra për një kohë
të gjatë. Ajo mund rrisë objektivin e inflacionit të saj, për të ndihmuar që të bindë sektorin privat
se hua-marrja është një ide e mirë dhe mbledhja e parásë është gabim!56
Ndërsa lëngëzimi i sistemit bankar është pezulluar nga Fed dhe Krugman vazhdon t’i
bierë në një vrimë (vazhdimin e politikës lehtësuese!), një komentator amerikan, Chris
Hedges, na tregon se si...është realizuar “grushti i shtetit” në Amerikë:
Të gjithë institucionet amerikane kanë shkatërruar vetveten, sepse janë shitur te interesat e
korporatave; luftërat janë rezultat e propagandës masive; akti ligjor i kryengritjes dhe i
spiunimit vrau çdo lloj përpjekje për të kundërshtuar luftërat; qeveritë amerikane
zbatojnë teknikat e Frojdit për të manipuluar emocionet e masës; dhe duke bërë kështu,
ata themeluan luftën; ritrajtimin e shoqërisë. Klasa liberale bashkëpunon me krimin e
elitës liberale; Reagan-i filloi të rrafshojë dhe de-rregullojë sistemin; premtimet e
NAFTA-ës të gjitha kanë dështuar. Partia Demokratike është një parodi që atëherë kur Klinton
ishte politikan. Kisha e krishterë nuk tha asgjë për luftërat dhe të gjithë ato shkatërrime
që ka shkaktuar shoqëria amerikane mbi vende të tjera. Organizatat e punës janë kthyer në
organizata të vogla. Universitetet janë kapur nga korporatat dhe didaktojnë manipulim
dhe lakmi; përvëlesë korpokrate në kulturë duke argëtuar dhe mësuar sjellje eksesive... është
realizuar Coup d’ Etat në lëvizje të ngadaltë dhe veimar-izimi e klasës punëtore në SHBA.
800 vetë në ditë hidhen në rrugë dhe pritjet e situatës janë: pamundësi e elitës korpokrate që
t’i përgjigjet presionit dhe përshpejtimit të zemërimit popullor...57
56 The Feckless Fed, PAUL KRUGMAN, N.Y. Times, July 11, 2010. 57 http://www.truthdig.com/report/category/hedges/.
25
Për më shumë, elita amerikane për të çorientuar opinionin publik, edhe më shumë,
promovon tezën Naomi Klein, sipas së cilës, gjithçka që ndodh rreth nesh është një
“komplot” nga njerëz tinëzarë!58 Konservatorët në Britaninë e Madhe, në anën tjetër,
mundohen të zbusin tregun duke “premtuar” kredi për shoqëritë e vogla dhe të mesme.
Por ky premtim është njëherësh iluziv dhe mashtrues: sepse qeveria britanike kërkon
blerjen bondeve të shoqërive me qëllim që të shkurtojnë koston e kredive për firmat dhe
të nxisë furnizimin me kredit.59 Nuk do të ishte e çuditshme që praktikën që kritikon
Krugman më lart, “strumbullarët” e qeverisë Berisha u munduan t’a zbatonin në
Shqipëri.60 Në të vërtetë, për shkak të politikave lehtësuese në Amerikë e Britani, të cilat
Krugman i mbështet fuqishëm, tregjet financiare shtatë vitet e fundit janë fryrë tej mase
dhe janë në procesin e shkaktimit të një katastrofe tjetër, financiare, përtej katastrofës që
u shkaktua në vitin 2007. Për shembull, në ditën kur sasia lehtësuese u lançua në
Britani, 9 Mars 2009, bursa e Londrës, “FTSE 100”, qendronte në 3542 pikë. Kulimi i saj i
fundit në 25 Prill të vitit 2015 ishte 7103 pikë, një rritje prej 100.5%. Atje është një lidhje e
njëjtë me tre raundet e sasive lehtësuese në SHBA dhe efektit mbi bursën Amerikane,
“S&P 500”, e cila u rrit më shumë 200% përgjatë të njëjtës periudhë.61 Tani që Fed dhe
Banka e Anglisë janë në prag të braktisjes politikës përkatëse, ndalon dhe fryrja e
bursave përkatëse: për pasojë, një krisje tjetër, me e madhe se e vitit 2007-të, është
përpara. Mund të themi, pa hezitim, se Krugman dhe Ferguson janë shumë të pjesshëm
në kritikën dhe rrjedhimisht, në propozimet e tyre. Ata përqendrohen në aspekte
teknike dhe nuk konsiderojnë dinamikën tërësore të “demokracisë” përfaqësuese dhe
tregut të marketingut, përqendrimin e pushtetit, dhe ndryshimet strukturore që kanë
ndodhur katër dekadat e fundit. Për mos të përmendur mungesën e filozofisë.
Përçartja e përhershme e...shqiptarëve
Me rënien e bllokut socialist popujt, falë përshtypjes (ose mitit) që kishin krijuar, dolën
rrugëve dhe kërkuan demokracinë dhe lirinë e Perëndimit. Përshtypjen se Perëndimi
gëzonte liri dhe demokraci, në të vërtetë, e krijuan partitë e para opozitare të Lindjes
dhe heshtja paralele e partive komuniste të kohës. Paraqitja e një bote më të begatë dhe
heshtja e partive komuniste, bëri që përshtypja të kthehësh, shumë shpejt, në bindje. Që
nga ajo kohë, politikanët profesionistë, u premtojnë popujve të Lindjes europiane
integrimin në BE. Si pasojë, në vendet e Lindjes është krijuar një rrugë pakrye. Por
ndryshe nga popupujt, politikanët profesionistë i janë përshtatur mjaft mirë kuadrit të ri
institucional: sepse ata, ndërsa shijojnë rroga të majme - zhysin popujt në borxhe dhe
58 The Shock Doctrine, Naomi Klein. 59 George Osborne promises credit lifeline for UK firms, Patrick Wintour and Jill Treanor, The Guardian, 3 October 2011. 60 Sipas këshillave që u debatuan në Kuvendin “Popullor” të Sherefedin Shehut, javën e parë të Qershorit 2012. 61 China stock market panic shows what happens when stimulants wear off, Larry Elliot, The Guardain, 24 August 2015.
26
ekosistemin në krizë edhe më të thellë. Kjo udhë pakrye ka krijuar kushtet, gjithashtu,
për ‘pafuqi’ institucionale në anën e politikanëve tanë profesionistë.
Pafuqia politike e shqiptarëve ka çuar Kosovën të pushtohet nga Turqia
ekonomikisht,62 dhe rrjedhimisht, politikisht dhe kulturalisht, dhe Shqipërinë nga
Turqia, Greqia dhe Italia. Nga ky pushtim, nuk mungojnë amerikanët, “çliruesit” tanë:
Klark dhe Ollbrait, për shembull, pasi lanë bashkë me anëtarët e tjerë të E/M situatën të
degradonte në ish-Jugosllavi,63 dhe “çliruan” Kosovën nga Serbët, kërkojnë ta
“pushtojnë” vetë — në emër të “biznesit”!64 Dy janë shkaqet kryesore lidhur me këtë
pafuqi institucionale: (1) sepse vendet lindore shkatërruan ekonomitë socialiste dhe
krijuan kushtet paralele për varësi ekonomike (për importe) dhe financiare (për
investime) nga perëndimi; dhe sepse (2) kuadrin e ri institucional që ka krijuar
Perëndimi – nuk e kuptojnë, as politikanët e as popujt. Sepse nuk e kuptojnë as
studiuesit. Marksistët, për shembull, nuk e kuptojnë, për dy arsye kryesore: (1) sepse
nëse pranojnë kuadrin e ri institucional duhet të braktisin qasjen marksiste dhe (2) sepse
shumica është kooptuar nga elitat kapitaliste dhe është transformuar në të “Majtë”
globaliste.
Dhimbshëm, komentatorët dhe “ekspertët” në Shqipëri këtë udhë pa krye nuk e
kuptojnë dhe përçarten në mënyrë të përhershme. Mjafton të përmendim disa prej tyre:
Mustafa Nano,65 për shembull, duke shpërnjohur rolin e FMN-së —që është, zhytja e
popujve në borxhe dhe mjerim,66 kritikon qeverinë Berisha, duke mbështetur
parashikimet e komisarëve të FMN-së! Andrea Stefani, në anën tjetër, vepron njëlloj,
por me një ndryshim: ai mbron “urtësinë” e Monteskisë —ndarjen e tre pushteteve—
dhe përbuz urtësinë e “turmave”. Dhe Andrea ka të drejtë sepse në Perëndim
homologët e tij, falë botëkuptimit të botës moderne, bëjnë njëlloj. Dhe pikërisht këtu
qendron kontradikta kryesore e botës moderne në përgjithësi dhe e “Stefanëve” në
veçanti: se populli është i aftë të delegojë pushtetin por jo t’a ushtrojë atë. Madje,
opinionistët e borgjezisë, pa ndroje, delegimin e pushtetit e konsiderojnë ushtrim
pushteti! Nuk e kuptojnë këta demagogë se kur popullit i kërkohet delegimi i pushtetit
duke votuar përfaqësues që propozohen dhe përzgjidhen “nga lartë” - atij i krijohet
paralelisht “besimi imagjinar” se përfaqësuesit e rinj janë më të mirë se pararendësit
dhe nuk përdor as shqyrtimin as kundrimin: sepse vendim-marrja nënkupton shqyrtim
dhe kundrim. Si i tillë, populli kur delegon pushtetin kthehet në besimtar imagjinar
njëlloj si besimtarët fetarë. Ndërsa kur e ushtron - bëhet “besimtar shkencor”: sepse
shqyrtimi dhe kundrimi përdor mendjen ndërsa imagjinata, megjithëse pjesë e
përbashkët e mendjes si shqisat, ajo varet ose nga koncepti ose nga perceptimi shqisor.
62 Invazioni diplomatik dhe ekonomik i Turqisë në Ballkan, Shqip, 2012-03-06. 63 Shih Kriza Shumë-Dimensionale. 64 Albright dhe Clark janë të interesuar për biznes në Kosovë, Bota Sot, 15 Gusht 2012. 65 Paralajmërimi i FMS-së nuk është Shaka, Mustafa Nano, Shqip, 12 Korrik, 2010. 66 FMN dhe Banka Botërore: organe të globalizmit neoliberal.
27
Konceptet e shqyrtimit dhe kundrimit në besim imagjinar nuk përdoren. Si e tillë,
imagjinata përdor vetëm perceptimin shqisor. Njëlloj përshtaten me ekspertizën e
institucioneve ndërkombëtare “ekspertët” periferikë. Ardian Civici, për shembull, i
konsideron “urdhëresa” fetare këshillat e FMN-së!67
Ndërsa këto janë disa përçartje atje zhvillohen tre përçartje të tjera, lidhur me
kultet fetare: përçartet dhe përçartë qeveria kur prish dhe rindërton kulte pa përgatitur
kushtet objektive për një popull, d.m.th. duke organizuar mbledhje popullore me pran-
banorët e kulteve të cilët të vetë-vendosin për ndërtimin e çdo kulti; përçartet dhe
përçartë elita fetare me ndërtimin e kulteve kur dihet se asnjë vegimtar dhe Zot nuk
thotë gjëkundi se besimtari duhet të shoqërohet me kulte - meqënse çdo besimtar mund
të besojë e falet pa kulte, sepse besimi fetar është çështje absolutisht e brendshme dhe
personale; përçartet dhe përçartë besimtari “shqiptar” kur mbron fanatikisht një kult të
ndërtuar nga pararendësit e tij pavarësisht se shtetet fqinje shfrytëzojnë besimet fetare
përmes të cilëve i paraqesin shqiptarët me prejardhje nga origjina e feve dhe pavarësisht
se të njëjtët shtete kanë përgjysmuar dhe gjymtuar Shqipërinë!
Në dijeni të plotë të kësaj përçartje, ne s’kemi rrugë tjetër veçse t’i
edukojmë...sepse kur besimtari edukohet dhe kupton se ai shfrytëzohet nga elitat fetare,
dhe për më shumë, nga të huajt, dhe se ai mund të besojë edhe pa kulte, dhe
veçanërsisht në arsyetim shkencor, përmes ushtrimit të pushtetit, ose do të shkelmojë
vetë kultet ose do të organizojë çdo popull për të vetë-vendosur për çdo kult e çështje
tjetër social-ekonomike. Sepse po s’provoi njeriu kënaqësinë e mendjes - nuk mund të
braktisë kënaqësinë e shqisave. Mund të thuhet se në vija të përgjithshme komentatorët
dhe “ekspertët” shqiptarë kundërshtojnë ose kritikojnë politikat e qeverive tona duke u
përqendruar në aspekte të veçanta sistemike dhe jo në tërësinë e sistemit dhe duke
përdorur argumentet e institucioneve dhe komentatorëve ndërkombëtarë (Krugman
etj.) dhe ndonjë citat të ndonjë socialisti apo demokrati të shquar. Arsyeja: sepse nuk
kanë njohuri sistemike dhe mendim shkencor.
Europa: në kaosin e bankave
Fitimet marramendëse të fondeve gardhonjëse tregojnë qartë se cilët lëvizin fijet e tregut
financiar global. Goldman Sachs, për shembull, një kompani globale investitore dhe një
ndër më të mëdhatë në botë, përfitoi nga bonot e saj më shumë se 3,5 bilionë dollarë
brenda tre muajsh.68 Për pasojë, nuk do të ishte e çuditshme që drejtorët e bankave
investitore të përfshihen në ekstravagancën e fondeve: Boss Sir Fred Goodwin, ish-
Mbretëror i Bankës së Skocisë, u vetë-pensionua me £703,000 pound në vit ose më
shumë se 1 miliardë lekë dhe pas pak ditësh filloi –paralelisht— punë në një
67 Dhjetë "urdhëresat" e FMN-së, ADRIAN CIVICI, Panorama, 03, 07, 2010. 68 For all the frothing, nothing has been done about banks, The Times, 20. 04. 2010.
28
shumëkombëshe ku tregtohen produktet e agrikulturës.69 Por kjo s’do të thotë se
administratorët e bankave nuk janë në krizë. Sipas një raporti, midis 40 dhe 60 % e
bonus-eve duhet të shtyhet në tre deri katër vjet dhe gjysma e parapaguar e bonusit
duhet të paguhet në aksione ose në sigurime të tjera të lidhura në performancën e
bankës.70 Për më shumë, sipas një studimi,71 investimet e Bankave Ndërkombëtare në
Europën Qendrore, që erdhën si pasojë e Iniciativës së Vjenës në 2008, e cila synonte
koordinimin dhe këmbimit të informacionit midis bankash, për të kompensuar
dështimet e bankave vendore, tregojnë qartë se kanë dështuar gjithashtu. Siç citon i
njëjti raport: në vende ku bankat kishin një pozicion udhëheqës, ato zakonisht
vazhduan të ishin burime krediti stabël; në anën tjetër, degë të bankave ndërkombëtare,
që tani janë me probleme në vendin e origjinës, kanë reduktuar hua-dhënien më herët
dhe më shpejt përgjatë krizës kur i krahason me bankat lokale.72 Në të vërtetë sektori
Nga 10 bankat më të mëdha botërore vetëm dy —“Goldman Sachs” dhe “Morgan
Stanley”— vazhdojnë të gjenerojnë shumën më të madhe të fitimeve nga investimet e
operacioneve bankare, krahasuar me gjashtë para krizës fianciare.73 Peisazhi i ri tregon
një tërheqje dramatike të titanëve të bankave europiane pasi ata pësuan humbje
katastrofike në kizë dhe më pas u përballën me presione rregulluese për t’u tërhequr
nga veprimaritë e rrezikshme. Në anën tjetër, “fleksibiliteti” i punës, cili është një ndër
kërkesat bazë të globalizmit neoliberal, ndikon në pabarazinë e rrogave midis
punëtorëve, sipas një studimi tjetër.74 Sepse kur një korporatë çon filialin e saj në një
vend në zhvillim (Shqipëria p.sh.), dhe bashkë me të çon edhe rrogat e punëtorëve, të
cilat janë shumë më të larta se rrogat e vendasve, për pasojë, ajo krijon pabarazi të
mëtejshme dhe tensioneve sociale. Filialet, për më shumë, përqendrohen në qytetet e
mëdha dhe kontribuojnë në rritjen e fuqisë blerëse në disa zona.
Përse oligarkët botëror zvarrisin kapitullimin e një shteti?
Edhe nëse një vend kapitullon “de facto” oligarkia botërore është e aftë të zgjasë
kapitullimin “de jure”. Gjatë kapitullimit “de facto” ajo përpiqet të sigurojë fitimet e
oligarkëve botëror. Në Greqi, për shembull, përdori të “drejtën” franceze: sepse Greqia
pasi firmosi në 8 Maj 2010 memorandumin e shlyerjes së borxheve kundrejt
investitorëve - pranoi ndërhyrjen e gjykatësve dhe të “drejtën” franceze, me origjinë nga
vendet hua-dhënëse, nëse Greqia nuk paguan borxhet. Në fjalë të tjera, nëse ajo nuk
paguan asnjë këst nga borxhet që Greqia detyrohet kundrejt Gjermanisë, Francës, Italisë
69 Politicians outraged as Sir Fred starts new job, Press Association. 70 EU agrees tough new bonus guideline, The Guardian, June 30 2010. 71 The Vienna Initiative and financial stability in emerging Europe, Vox, 4 April 2012. 72 Po aty. 73 Investment banking: Titans retreat, FT, August 25, 2015. 74 Services offshoring increases wage inequality, Vox, 24 December 2011.
29
dhe vendeve të tjerë, atëherë çdo vend ka të drejtë t’i nxjerrë në ankand pasuritë e
Greqisë! Gjithashtu, nuk është jashtë mundësive që qeveria greke t’u japë kredi-
dhënësve vende arkeologjike dhe ishuj me të drejtë shfrytëzimi shumë-vjeçar!75 Qeveritë
dhe kreditorët e modernitetit neoliberal ndërmarrin, gjoja në emër të “keqardhjes” edhe
“qethje” borxhesh. Kjo ndodhi në Greqi kur G20-ta lançoi strategjinë financiare të
Uashingtonit në javën e fundit të shtatorit të vitit 2011-të, me qëllim përballimin e
efektit domino që mund të shkaktonte kapitullimi i Greqisë: pasi ngriti mjaftueshëm
murin e “rezistencës”, d.m.th pesëfishoi sasinë e shumës së rezervave (në 1.7 trilionë)
dhe i depozitoi ato në institucionin e Lehtësimit të Stabilitetit Financiar Europian
(LSFE/European Financial Stability Facility), FMN-ja dhe udhëheqësit e Unionit,
shpallën “qethjen” e borxhit grek: nga €350 miliard u qethën më shumë se 50%.76 Por,
cilat janë dobitë e mundshme për popullin grek dhe për kreditorët? Takis Fotopoulos,
hedh dritë mbi këtë pyetje:
Dobitë e mundshme të tyre janë sa afatshkurtër, aq dhe afatgjatë dhe janë të shumëfishta në dëme.
Në kohë afatshkurtër, na detyrojnë të shesim në çmimet e sotme skandaloze (për arsye të krizës) të
gjithë pasurinë tonë publike, që do të thotë se vetëm nga fitimet që do nxjerrin nëse marrin pjesë
në këtë vjedhje, do të mbulojnë shumë herë humbjet nga “qethja”. Në kohë afatgjatë, pavarësisht
qethjes, nuk do të ndalojmë të kemi nevojë për borxhe të tjera nga të njëjtët kamatárë në të
ardhmen, nëse vazhdojmë të qëndrojmë në BE dhe në Unionin Monetar - struktura që na çuan në
zhbërjen e strukturës prodhuese, e cila është shkaku i vërtetë i krizës së sotme.77
Në zbutjen e krizës nuk ndihmojnë as “akademikët”. Martin Wolf, për shembull,
komenton rrënimin ekonomik të radhës në Britani dhe rreth botës, kundërshton
ekonomitë klasike (ku toka, punëtorët dhe kapitali ishin faktorët përcaktues të
zhvillimit të saj) dhe ato neo-klasike (ku standardi i prodhimit bazohet në dy faktorë:
kapital dhe punëtor, dhe toka që është burimi kryesor i të mirave materiale iu bashkua
këtyre dy dinamikave më vonë), nën justifikimin se ato përfitojnë nga toka dhe kapitali,
por ai harron ose bën sikur harron, edhe një herë, G/N. Për të njëjtën arsye ai propozon,
midis të tjerash, një model ekonomik i cili të inkorporojë burimet natyrale në zhvillimin
e tij.78 Një ekonomist tjetër dhe ekolog e kundërshton argumentin e Wolf-it, dhe ai shton
se nuk është toka dhe, si rrjedhojë, burimet natyrale që mungon nga ekonomia e sotme,
por është mungesa e vlerësimit të fuqisë prodhuese të njeriut dhe se bota ka mungesë
toke dhe burime natyrale të kufizuara, dhe gjithnjë dhe më shumë toka dhe burimet e
saj po braktisen!79
75 Οι δυο κόσμοι στη σημερινή Ελλάδα, ΤΑΚΗ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ, Eleftherotipia, 12 Shtator 2010. 76 EU given six weeks to protect itself against 'inevitable Greek default, The Guardian, 24 September 2011. 77 Υπάρχει διέξοδος από την κρίση των ελίτ! ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ, Ελευθεροτυπία, 24 Σεπτέμβρη 2011. 78 Why were resources expunged from neo-classical economics? Martin Wolf, FT, July 12, 2010, 79 An economics blind to human ingenuity, Daniel Ben-Ami, The Guardian, 16 July 2010.
30
Presidentët modernë si anti-demokratikë
Bota moderne jo vetëm që shtrembëroi kryekëput praktikat e demokracisë dhe
komuniteteve por përmbysi kuptimin e një presidenti. Etimologjikisht fjala “president”
buron nga latinishtja: prae (përpara) + sedere (se të ulesh) dhe nënkupton ceremoninë e
një individi që emërohet në ofiqin më të lartë të një shteti. Ky titull në kohën romake i
atribuohet një njeriu që ‘drejton’ një debat publik sesa një njeriu që drejton një popull.
Në rastin parë nënkupton një individ që ka pushtet shumë të përkohshëm: nga disa
minuta deri në disa orë - në varësi të çështjes. Në rastin e dytë – të përhershëm,
meqënse mandati i tij buron nga pushteti i borgjezisë së një shteti dhe për disa vjet dhe
jo nga populli. Nuk do të ishte e çuditshme që ish-presidenti ynë i qendrës së djathtë,
Bamir Topi, të lëvdojë demokracinë e spektaktatorëve!80 Ish-presidenti është bindur se
vendi ynë duhet të integrohet në pushtetin e Elitës Mbikombëtare dhe të des-
integrohet nga pushteti i popullit! Për këtë “integrim” luftoi stoikisht përgjatë
mandatit të tij pesë-vjeçar. Vetëm se harroi t’i përcillte popullit shqiptar dobitë e
integrimit në fjalë. Kjo është arsyeja që Bamir Topi u thurte lavde komisionerëve
europianë në një intervistë për median vendore: ai fliste në emër të popullit shqiptar
duke argumentuar se ‘teknokratët’ vendorë duhet të punojnë për të plotësuar ‘dëshirat’
e popullit shqiptar, sikur të kishte matur aparati i shtetit dhe presidenca e tij, impulsin
dhe dëshirat e popullit shqiptar!
Ndoshta presidenti “ynë” jeton imazhin e viteve të para të rënies së diktaturës kur
populli shqiptar u turr rrugëve duke kërkuar ‘demokraci’ dhe ‘liri’ - të cilat i kërkonte
në Perëndim, meqënse aty ishte praktikuar social-demokracia dhe ishte krijuar
përshtypja se demokracia dhe liria ishin themeluar bashkë me mirëqenien e popullit.
Por ajo kishte dështuar që në vitet ’70-të dhe elitat komuniste të bllokut socialist (dhe
popujt përkatës) s’kishin kuptuar asgjë. Tashmë kohët kanë ndryshuar dhe një pjesë e
madhe e popullit tonë ka jetuar dhe jeton në vendet perëndimore dhe, jo vetëm që e ka
kuptuar mungesën e lirisë dhe demokracisë atje por tashmë ai është përfshirë në
depresionin e Evropës. Për më shumë, ish-presidenti harroi të na ndriçonte se çfarë
nënkupton me ‘qendrën e djathtë’, d.m.th se çfarë përfaqëson ajo, ku synon të dalë dhe
si do të arrijë atje ku synon. Pavarësisht faktit se gazetarët e oligarkisë vendore
vlerësuan elokuencën e tij dhe jo përmbajtjen dhe kontradiktat, ai harroi të
argumentonte dhe dëftonte dobitë e vendit tonë nëse integrohet në BE. As mbajti
ndonjë qëndrim lidhur me debatet e fundit që zhvillohen në parlamentin europian nga
euro-skeptikët dhe social-demokratët Britanikë, të cilët, pasi karakterizojnë epokën në të
cilën jetojmë si një erë e re revolucionare - që ka përfshirë gjithë Europën perëndimore,
pyesin se si do ta zëvendësojë metoda e komunitetit...“demokracinë” shtetërore - dhe se
80 Këtu nënkuptoj intervistën e Presidentit Bamir Topi, Top Story, Top Channel (2012).
31
si demokracia është e rrethuar,81 duke vënë në dyshim modelin e presidentit të
komisionit europian Barosso, i cili u zgjodh nga elita mbikombëtare dhe jo nga popujt
europianë. Massmedia dhe presidenti ynë heshti, siç heshti massmedia perëndimore, të
cilën e kritikuan edhe kinezët, lidhur me protestat që shpërthyen në “Wall Street”
kundër establishmentit amerikan.82 Nuk do të e çuditshme që protestuesit t’i kenë
humbur shpresat tek elita amerikane dhe të kërkojnë ‘demokracinë direkte’ si të vetmen
shpresë për të shpëtuar nga kriza shumë-dimensionale.83
Zhytja e botës perëndimore në borxhe
Bashkim ekonomik më të ngushtë për politikën fiskale europiane të njëjtësuar dhe të
drejtuar nga qendra,84 duke krijuar një thesar të përbashkët për eurozonën me rezidencë
në Butenstag, Gjermani, dhe krijimin e një agjencie të “fuqishme” për monitorimin e
bankave të shteteve të cilat duhet të shtetëzohen, propozon spekulatori Soros.85 Sepse,
sipas tij, ato duhet të ndalohen nga de-ingranimi86 në treg, i cili, sipas tij, është shkaku
kryesor i krizës, një qasje që konsiderohet nga Stiglitz -Nobel në Ekonomi - se është një
pretendim si të jetosh në një botë fantazie.87 Eurobondi i cili presupozohet të lëshohet
me garancinë e të gjithë anëtarëve të eurozonës dhe mekanizmi i daljes së disiplinuar
(“orderly exit”) janë propozime që nuk i zgjidhin problemet madhore me të cilët
përballet Europa. As mund të zgjidhet kriza me ri-kapitalizimin e bankave të mëdha
europiane përmes fondit LSFE - që mbështetet nga FMN, Barroso, Merkel, Oli Ren, etj.88
Sepse ri-kapitalizim do të thotë frymëmarrje për bankat dhe asfiksi për popujt dhe
qeveritë, sepse ato bartin interes dhe interesi është mbledhës...Siç citon një studim i BIS
(Banka e Pagesave Ndërkombëtare): ‘fakti është se borxhet e bashkërenduar në klubin
e pasur janë rritur nga 165% të PBB-së tridhjetë vjet më parë në 310% sot, duke u
udhëhequr nga Japonia me 456% dhe Portugalia me 363%’!89
6. Grabitja e arit dhe robërimi i popujve: drejt një ‘coup’
global?
81 Utube, A new democratic revolution is sweeping northern Europe - Nigel Farage. 82 China’s delight as Wall Street Revolution, David Pilling, FT, 4 Tetor 2011. 83 FIRST ‘OFFICIAL’ STATEMENT FROM THE OCCUPY WALL STREET MOVEMENT.
http://www.dangerousminds.net/comments/first_official_statement_from_the_occupy_wall_street_movement/ 84 How to stop a second Great Depression, George Soros, FT, 29 September 2011. 85 Three steps to resolving the eurozone crisis, George Soros, FT, August 14, 2011. 86 ‘Deingranim’ është përdorur si përkthim i zhargonit dhe termit teknik financiar anglez ‘deleveraging’ në kuptimin që një shoqëri
përpiqet të reduktoj ingranimin e saj në treg nga frika se mos kapitullon. 87 To Cure the Economy, Joseph E. Stiglitz, Project Syndicate, 2011-10-03. 88 IMF urges swift action on Europe banks, FT, 06 October 2011. 89 Is the US Monetary System on the Verge of Collapse? Gold-Eagle, 20 September 2011.
32
Ndërsa bota perëndimore është duke mbyllur vitin e shtatë të krizës financiare që
shpërtheu në vitin 2008-të, si fillim në sektorin e banesave (subprime), një krizë, që u
pasua nga kriza buxhetore e qeverive. Ndërsa kriza e banesave lidhet me ekspozimin e
madh të bankave zhvillimore - kriza buxhetore lidhet me praktikat kundër-produktive
që kanë adoptuar qeveritë, kryesisht vendet e bllokut ekonomik të eurozonës dhe
NAFTA-s. Thuajse të gjithë vendet perëndimore, përfshi këtu edhe Amerikën, janë
futur në fazën e deflacionit të përgjithshëm: në Eurozonë quhen “austerity policies”
ndërsa në Amerikë “fiscal cliff”. Në thelb janë e njëjta gjë: ato imponojnë tkurrjen e
tregut dhe investimeve me qëllim që qeveritë të shlyejnë borxhet që kanë marrë nga
investitorët dhe institucionet ndërkombëtare përgjatë fazës inflacioniste. Si pasojë e
këtyre politikave, tregu i metaleve të çmuar, siç është ari dhe argjendi, është tronditur.
Kur tronditet tregu i metaleve të çmuar thuhet se tregjet botëror janë në fazën e ‘tregut
të arushës’ dhe fillojnë të kapitullojnë qeveritë.90 Por cila është lidhja e arit me tregun
kur dihet se devizat kombëtare nuk mbulohen me ar dhe sa mundësi ka bota e mijë-
vjeçarit të tretë të pësojë një grabitje të përgjithshme të popujve?
Paul Krugman, nobelist në ekonomi, argumenton lidhur me rënien e çmimit të arit
se ‘politizimi mund të influencojë investimet gjithashtu dhe votimet’ dhe si i tillë, rënia
e çmimit të arit është pasojë e “politizimit politik” në Amerikë!91 Paul Craig, ish-
ndihmësi i thesarit amerikan, argumenton se ‘Federal Reserve ka orkestruar
shkatërrimin e arit’.92 Ai argumenton se ‘shtëpitë ndërmjetësuese u thanë fondeve
gardhonjëse (“hedge funds”) dhe investitorëve institucionalë se ata duhet të shkarkojnë
ar dhe të dalin nga sektori pára kohe’.93 Sepse, sipas tij, Federal Reserve kërkon të
mbivlerësojë dollarin, meqënse gjëndet duke injektuar në treg sasi të mëdha lehtësuese
(QE3+) prej pesë vjetësh, me qëllim që të nxisë, sipas saj, investimet! Në një studim
tjetër,94 Craig dhe Kranzler, tregojnë se si ari po shkon nga Nju Jorku dhe Londra - në
Azi, dhe rrugët përmes të cilave Fed manipulon tregun me arin dhe dollarin. Por, përtej
faktit që Fed ka zhvlerësuar dollarin dhe ka bërë importet më të shtrenjta dhe eksportet
më të lira, një politikë, e cila, ndërsa ndihmon korporatat në eksporte, dëmton direkt
qytetarët amerikan, gjithashtu dhe qeverinë amerikane, sepse sa më e dobët të jetë një
devizë aq më shumë qytetarët do të blejnë metale të çmuar, si rrugë për të shpëtuar disi
kursimet e tyre nga ndonjë gjëmë qeveritare, ç’na mëson hitoria?
Jeff Clark, për “Casey Research”, pasi ekzaminon shtypin e dekadës ’70-‘80,
argumenton se ‘nga 30 Dhjetori i vitit 1974 deri në 25 Gusht të vitit 1976, ari ra
47%...Konteksti i atij viti ishte se FMN-ja kishte tre ankande të mëdhenj ari nga Korriku
deri në Shtator, duke shkarkuar shumë ar në treg. Qoftë SHBA qoftë BS shisnin ar në
90 Shih për më shumë, Miti i progresit dhe themelet e njohurisë, pjesa e parë. 91 Lust for Gold, PAUL KRUGMAN, New York Times, April 11, 2013. 92 Fed Orchestrated Smash In Gold: “Stocks of Physical Gold are Declining”, Global Research, April 14, 2013. 93 Po aty. 94 Naked Gold Shorts: The Inside Story of Gold Price Manipulation, Dr. Paul Craig Roberts and David Kranzler, Global Research,
January 18, 2014.
33
atë kohë. Nuk ishte sekret se SHBA ishte duke hequr arin nga sistemi monetar;
konvertimi direkt i dollarit në ar kishte mbaruar në 15 Gusht të vitit 1971’.95 Sipas këtij
konteksti, autori sugjeron klientët e tij se ari do të ngrihet më shumë se 6, 227 dollarë
për onz, në kohën kur ari është 1, 410 dollarë për onz (15 prill 2013), deri në Nëntor të
vitit 2016, prandaj dikush duhet të blejë ar!96 Por, sipas një raporti të fundit97 kërkesa ka
luajtur rol vendimtar në çmimin e arit. Kina, për shembull, e cila tejkaloi Indinë vitin e
kaluar (2013) si konsumatori më i madh i arit, pas rënies prej 28% të çmimin të tij – rënia
më e madhe që nga viti 1981 – shkrepi një furi blerjesh mes konsumatorëve me pakicë.
Përmblethtas, atje janë tre qasje kryesore: qasja e Krugman sipas së cilës rënia e
çmimit të arit është pasojë e politizimit amerikan; qasja e Craig sipas së cilës gjithçka
është orkestuar nga Fed; dhe qasja e Clark që nuk ndryshon shumë nga qasja e Craig.
Ky i fundit bazohet kryesisht në politikën monetare (zhvlerëuese) që ndjek Fed. Dhe
është e vërtetë se sa më shumë dollarë të injektohen në sistemin bankar aq më shumë
zhvlerësohet kartë-monedha ekzistuese dhe aq më shumë vlerësohet ari. Por qeveria e
Obamës, që në fillim të vitit 2013-të, është duke materilizuar politika deflacioniste, me
qëllim që të ulë borxhin kundrejt investitorëve. Kështu, pretendimi se dollari do të
zhvlerësohet dhe ari do të rritet, nuk qëndron. Duhet theksuar këtu edhe një herë se ari
dhe argjëndi nuk janë pjesë e sistemit monetar në globalizmin neoliberal —ose, e thënë
ndryshe, ata nuk mbulojnë sasinë e devizave të ekonomive përkatëse. Ari, ndryshe nga
nafta, nuk e përcakton ekonominë e një vendi; ai thjesht e shoqëron atë.
Ndryshe nga qasjet e mësipërme, dhe ndryshe edhe nga qasja marksiste —që
është, qasja e mbiprodhimit dhe imizeracionit (immiseration/mizerjes së punëtorëve),
qasja ime është sistemike në kuptimin që çmimi i arit është pasojë e kuadrit institucional
— dhe jo shkak i rrënimit të ekonomive përkatëse. Sepse është ndarja e pushtetit politik
nga polity në kuadër të shtetit modern dhe politika ekonomiko-financiare e G/N që
shkakton inflacione (të pakontrolluar) dhe, pas zhytjes së qeverive në borxhe,
deflacione. Për shkak të kuadrit institucional - fuqia blerëse lëvizë nga klasa e mesme
drejt klasës së lartë. Kur pasurohet klasa e lartë dhe numëri i tyre në nivel botëror
shtohet, siç është shtuar dy dekadat e fundit, kryesisht në Azi, nuk do të ishte e
çuditshme që ato të shtojnë konsumin mbi metalet e çmuar dhe të nxisin rritjen e
çmimit. Për shembull, një milioner indian, pasi krijoi pasuri si spekulator pronash, u bë
bankier, dhe ndërsa veshi gruan me ar, bleu një këmishë ari në vlerën e 250 mijë dollarë,
prej 3.3 kg, dhe është gati të blejë, këpucë ari, celular ari dhe kush e di se çfarë.98
Ndërsa qeveritë e zhytura në borxhe përballen me investitorët e huaj, ato shesin,
jo vetëm punëtorët (krahun e punës) dhe pasuritë publike në çmim të lirë, por edhe
95 Gold Is Over - Just Like in 1976, Jeff Clark, Casey Research. 96 Jeff Clark, Casey Research, March 4, 2013. 97 Gold loses its shine as Chinese curb jewellery purchases, FT, August 14, 2014.
98 Why spend $250,000 on a gold shirt? BBC, 14 April 2013.
34
arin, që mbledhin në kohën e bumit. Numëri i përgjithshëm i qeverive luan rol
vendimtar: sa më shumë qeveri të jenë gati për kapitullim aq më shumë ar do të shitet
dhe çmimi i arit të bier; sepse shitjet do të jenë të nxitura dhe rrjedhimisht nën çmim. Në
anën tjetër prodhimi i përgjithshëm i arit në shkallë botërore nuk ka rënë dhe 75% e
tregut dhe minierave botërore kontrollohet nga ndërmarrje private kanadeze. Nëse
aplikojmë teorinë e prodhimit dhe ofertës në treg, çmimi duhet të bier. Por pavarësisht
se prodhimi ka qenë në rritje çmimi i arit –përgjatë gjysmës së parë të vitit 2015- është
rritur. Kjo nënkupton se çmimin e ka rritur kërkesa. Dhe ‘kërkesa’ në këtë rast është më
e lartë se prodhimi. Përgjatë rënies së përgjithshme të çmimit të naftës dhe metaleve
(argjendit, aluminit etj.) ari u rrit në çmim dhe konsumatorët kryesorë janë
perëndimorët dhe jo azia (kryesisht India dhe Kina)99 pavarësisht se Kina tashmë ka më
shumë butikë se SHBA.100 Katër vitet e fundit kërkesa e përgjithshme botërore për ar ka
rënë. India dhe Kina përllogariten të kenë konsumuar 54 për qind të kërkesës botërore
në vitin 2014, nga 33 për qind në vitin 2005. Në Europë, për shkak të krizës, u rritë
kërkesa kryesisht për lingota dhe monedha. Si rezultat, monopolisti i tregut europian
(“Degussa”) shijoi fitime të mëdha për një kohë shumë të shkurtër.101 Qeveritë, me
probleme të vogla ekonomike, që shtojnë rezervat e arit, janë pak. Rusia, për shembull,
po i shton ato.102 Vende në krizë të thellë socio-ekonomike, siç është Shqipëria, jo vetëm
që arin që mblodhi përgjatë socializmit e shiti në bankat e Zvicrës (10 ton) pas rënies së
socializmit në këmbim të bukës, por me orientimin e saj, politiko-ekonomik, ajo s’ka
asnjë shpresë për shtuar rezervat.
Skematikisht, prodhimi i arit kontrollohet nga perëndimi (dhe veçanërisht nga
ndërmarrjet private) ndërsa kërkesa nga qeveritë. Fakti që qeveritë kanë krijuar tre
klasa kryesore dhe klasa e mesme është në tkurrje dhe klasa e lartë vazhdon të shijojë
fitime marramendëse, veçanërisht në perëndim, çmimi i arit do të vazhdojë të rritet,
por, ngadalë. Ai mund të rritet shpejt nëse investitorët braktisin bashkarisht
kartëmonedhat dhe blejnë ar - dhe ngadal, kur qeveritë rrisin kërkesën dhe fuqinë
blerëse te klasa e mesme. Për shembull, sipas një studimi,103 ndërsa oligarkët e botës
neoliberale pasurohen më shumë, në Lindjen e Mesme dhe Azi, numri i tyre rritet
gjithashtu, duke rritur edhe koston e jetës luksoze (makina, bizhuteri etj.) së
homologëve në Perëndim. Dhe ndërsa rritet kostua e jetës luksoze - shpenzimet në
çmimin e investimeve të “pasionit” u rritën 14%, një kategori që përfshin makinën
Aston Martin, një orë ari Patek Philippe — me çmim fillestar nga rreth 20,000 euro —
dhe xhingla të tjera nga porositjet e bizhuterive Boodles. Ushqimet dhe pijet në
restorantet e shtrenjtë të Londrës (Ivy dhe Le Caprice), “pâté de foie gras”, për
99 Explainer: Why commodities have crashed, FT, August 24, 2015. 100 Global gold demand hits four-year low, FT, February 12, 2015. 101 Po aty. 102 Central Banks in Russia to Kazakhstan Boost Gold Reserves, Bloomberg, Jul 26, 2014. 103 Super-rich feel the squeeze as luxury goods get dearer, The Guardian, 25 June 2013.
35
shembull, u rritën gjithashtu 5.3%. Por fakti që kuadri institucional ka krijuar oligarkinë
botërore, është i njëjti kuadri që mundëson mbledhjen e arit në pak duar. Kjo bëhet
veçanërisht e mundur kur qeveritë e zhytura në borxhe shesin arin e bledhur përgjatë
periudhës inflacioniste...kur ndërsa qeveritë shesin - oligarkët botëror blejnë.
Ky skenar është shumë i mundur nëse marrim në konsideratë parametrat
sistemikë të cituar në vend tjetër:104 së pari, universalizimi i tregjeve të epshëm
(fleksibël) për mallrat, punën dhe kapitalin ka përparuar më shumë se kurrë në Histori;
së dyti, shteti liberal në formën e ‘demokracisë’ përfaqësuese sot është universalizuar
pas thuajse rënies totale në shumë pjesë të botës përgjatë formës statiste të modernitetit;
së treti, sistemi i balancës së pushtetit, pas rënies së statizmit Sovjet, i cili nënvlerësonte
institucionet e modernitetit, është ri-themeluar; dhe, së fundmi, sistemi ndërkombëtar
monetar po lëviz sërish, pas një lançimi të suksesshëm të Euro-s, drejt themelimit të një
lloj barazie midis tre kartëmonedhave kryesore ndërkombëtare (Euro, dollari i SHBA-së
dhe jen-i), dhe, në fund, në një lloj versioni ndërkombëtar monetar të sistemit të
Standardit të Arit - në fjalë të tjera, në një sistem global monetar (dhe mundësisht një
kartë-monedhë të vetme) në një hapësirë të re të ndërlidhur e cila do të bashkojë pjesët e
pasura të botës.
Ne mund t’a kuptojmë këtë proces më mirë nëse konsiderojmë kushtet që u
krijuan përgjatë mbretërisë së Zogut në Shqipëri: së fillim, Banka Kombëtare shkoi në
duart e teknokratëve Italianë, pas tre vjetëve që nga koha e themelimit të saj, me
marrëveshje paraprake me Mbretin Zog, në këmbim të huasë “SVEA”; së dyti, pasi
Italia studioi Shqipërinë për rezervat e mëdha të arit dhe argjendit,105 banka qendrore
ushtroi politikë deflacioniste, me rezultat — brenda një periudhe katërmbëdhjetë
vjeçare (1925-39) mblodhi arin e popullit shqiptar, një pjesë të mirë të të cilit e morën
oligarkët italianë dhe pjesën tjetër e mori me vete Mbreti Zog...në emër të
“patriotizmit”!106 Politikat deflacioniste bëhen të pashmangshme për sa kohë që
konkurrenca midis dy vendeve me zhvillim të pabarabartë, krijon kushtet për
dominimin e më të fortit mbi më të dobëtin, veçanërisht kur konkurrencën e ndihmon
politika monetare. Për shembull, dihet se me shtënien në dorë të bankës sonë qendrore
italianët favorizonin me hua (shpesh pa interes) ndërmarrjet italiane. Unioni europian
gjëndet pikërisht në këto kushte: ka anëtarë ekstremisht të pabarabartë në konkurrencë,
ka monopolizuar devizën gjithashtu dhe në një shkallë të lartë sektorin privat bankar
104 Ndarja e shoqërisë nga Polity, marketizimi i ekonomisë dhe liberalizimi i tregjeve: bazat themelore të shtetit modern dhe
modernitetit neoliberal. 105 P.sh., Francezi J. Godart, pas një vizite në Shqipëri në vitin 1921, shkroi se në duart e shqiptarëve është një sasi ari e argjendi e
tesarizuar që vlerësohej në 100 milionë fr. ari, pa përmendur stolitë e grave etj. Shih për shumë, Veniamin Toçi, Ndërhyrja e Kapitalit
të Huaj në Shqipëri dhe Qëndrimi i Qarqeve demokratike, 1921-1925, Akademia e Shkencave e R. P. SH. Instituti i Historisë, f, 74. 106 Gjatë kësaj periudhe autoritet udhëheqëse të Bankës Kombëtare e mbajtën qarkullimin monetar nën nivelin e nevojave të vendit,
provokuan artificialisht dhe me ndërgjegje “urinë” kronike të monedhës. Në këtë mënyrë, u krijua një shpërpjesëtim i thellë
ndërmjet masës së monedhës të hedhur në qarkullim dhe nevojave reale për monedha që kishte tregu i vendit. Duke zbatuar
politikën e “përmbajtjes” së emisionit të monedhës, autoritetet drejtuese grabitën arin dhe argjendin nga duart e pronarëve shqiptarë dhe bënë rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare të Shqipërisë në dobi të imperializmit italian. Po aty, f, 175.
36
(“Deutche Bank”) dhe është në pozicionin e kredidhënësit për anëtarët periferikë.
Politika e kursimeve, rrjedhimisht, është rezultat i kësaj pabarazie dhe zhvendosjeje
kredidhënëse: nga shteti drejt periferife te anëtarët e unionit drejt shteteve, të cilët, në
kuadër të unionit, kthehen në periferi. Në Portugali, për shembull, ‘eksporti i arit u rrit
më shumë se pesëfish në 519.4 milionë euro vitin e fundit [2011] nga 102.1 milionë
euro në vitin 2009.107 Kjo politikë nuk ka shkaktuar vetëm ‘eksport’ të arit por, për
shkak të papunësisë, shumë familje shesin bizhuteritë për të mbijetuar, me pasojë të
mëtejshme, dyqanet e arit me pakicë të mbyllen masivisht. Nuk mungojnë as piramidat.
Në Poloni, për shembull, rreth 7,000 polakë investuan në një firmë ari (“Aber Gold”) që
u konsiderua piramidë nga zyrtarët (“Ponzi scheme”). Mund të konkludojmë se:
Prodhimi i arit kontrollohet nga perëndimi dhe ar do të prodhohet përsa kohë që
do të ketë kërkesë nga klasa e lartë rreth botës, por kërkesa do të bierë në nivelin
e shtresave të mesme dhe, ka dhe do të ketë shitje masive të rezervave të
qeverive që janë zhytur në borxhe. Kjo situatë shton ofertën në treg dhe uljen e
çmimeve. Dhe nëse në treg shtohen edhe shitjet masive nga fondet gardhonjëse
dhe institucionet investitore, siç u citua më lartë, çmimi do të bierë edhe më
shumë. Qeveritë e zhytura në borxhe, fondet gardhonjëse dhe institucionet
investitore, duhet të jenë në qendër të vëmendjes nga tregëtarët e vegjël.
Kjo dinamikë nënkupton se tregëtarët e vegjël të arit duhet të blejnë në çmime të
ulët.
Dhe për sa kohë që eurozona do të ndjekë politikën aktuale, për aq kohë vendet e
periferive dhe gjysmë-periferive do të varfërohen më shumë -me pasojë mbledhjen edhe
të gramit të fundit të arit. Ky është, në pak fjalë, ‘puçi global’, që i kanoset njerëzimit
dhe sidomos popujve të periferive të Europës. Atje është, sidoqoftë, një dimension tjetër
që duhet marrë në konsideratë lidhur me arin dhe dollarin, ose kartë-monedhat
mbështetëse, siç është Jeni Japonez dhe Renminbi Kinez. Kina zotëron sasi të madhe
dollarësh, si pasojë e eksporteve masive që ka kryer dekadën e fundit, dhe, meqënse ajo
duhet t’i pakësojë ata —pjesërisht sepse dollari do të dobësohet për shkak të politikës
monetare (QE) që ka ndjekur Fed pesë vitet e fundit, dhe pjesërish sepse sasia e madhe
e dollarit krijon probleme për një ekonomi, sidomos kur nuk dihet se çfarë mund të
ndodhë me një ekonomi të huaj...ajo mund t’i përdor dollarët për blerjen e arit
amerikan, dhe në kohë reale, në njërën anë të shtojë rezervat e saj, dhe në tjetrën, të
pakësojë rezervat amerikane. Dhe kjo situtatë bëhet e pashmangshme, meqënse amerika
nuk mund të blejë ar – sepse nëse ajo ble ar, ajo do të nën-vlerësojë dollarin, dhe dollari,
siç dihet, është kartëmonedha rezervë botërore, mbi të cilën mbështeten gjithë
kartëmonedhat e tjera. Sidoqoftë, kjo lëvizje varet nga Kina. Fakt është se Kina dhe
107 Eurozone crisis live: China warns on trade as Merkel visits Canada, The Guardian, 16 Aug 2012.
37
Amerika gjënden përballë njëra-tjetrës dhe gjëndja aktuale ekonomike favorizon Kinën.
Por Kina është e varur nga kartelet e arit, të cilat gjenden në Perëndim, ose nga bankat
që shesin lingotë ari, të cilat njihen ndryshe si “Shoqëria Tregëtare e Lingotës së
Londrës/London Bullion Market Association” (LBMA).108 Kështuqë, nëse Kina synon të
blejë arin amerikan me dollarë amerikan, Perëndimi mund të “ngrijë” menjëherë
prodhimin dhe çmimi të shkojë në stratosferë. Një përpjekje për t’iu shmangur
monopolit të arit perëndimor po bëhet nga Rusia në bashëpunim me Kinën.109 Në afat-
mesmë ata do të synojnë të kontrollojnë burimet e prodhimit në Euroazi...
6. Nevoja për krijimin e Fronteve Popullore për çlirim social e
kombëtar
Vendet kryesore perëndimore, dhe veçanërisht vendet europiane, kanë braktisur tre
angazhimet kryesore të konsesusit social-demokrat: 1) punësim të plotë; 2) inflacionin e
kontrolluar (‘inflacioni i kontrolluar’ këtu kuptohet në lidhje me rrjetin e bankave
demokratike dhe sektorët publik të ekonomisë dhe jo përmes ngritjes dhe/ose uljes së
përqindjes së huave nga banka qendrore), intervencionet monetare dhe ruajtjen e
kërkesës në treg; dhe (3) politikat proteksioniste. Por ndryshe nga vendet e BE-
Eurozonës, politikanët profesionistë në Amerikë vazhdojnë të angazhohen për punësim
të plotë: përmes politikave monetare. Por braktisja e politikës monetare që ka ndjekur
Amerika shtatë vitet e fundit do t’a çojë, gradualisht, në papunësinë që karakterizon
Europën në përgjithësi dhe periferitë e saj në veçanti. Dhe me institucionet
ndërkombëtare, rolin hegjemonik të Amerikës dhe pushtetin ekonomik që është krijuar
dhe përqendruar tre dakadat e fundit, është shumë e vështirë që ky proces të ndryshojë.
Frenimi i këtij procesi, rrjedhimisht, i cili në Rendin e Ri Botëror të Globalizmit
Neoliberal, intesifikohet, imponon organizimin politik të shoqërisë dhe veçanërisht i
shtresave të ulëta të saj (punëtorët me mëditje, të skajuarit etj.) dhe popujve që
ndikohen më shumë nga katastrofa ekologjike, në një Front të vetëm. Krijimi i Fronteve,
me rradhë, nënkupton se veprimtarët politikë edukohen dhe mobilizohen si një trup i
vetëm. Edukimi, me rradhë, imponon adoptimin e një program-projekti, kuptimin e
objektivit të tij përfundimtar dhe rrugët përmes të cilave kalon objektivi në fjalë. Fakti
që synohet krijimi i Fronteve popullore nënkupton se armiqtë e Fronteve do të jenë
elitat aktuale. Ky proces nënkupton më tej se Frontet do të organizohen “nga poshtë”.
Dhe ngaqë elitat aktuale do të pengojnë çdo përpjekje për organizimin e Fonteve “nga
poshtë”, njëlloj ‘objektivizimi’ politik imponohet. Me ‘objektivizim politik’ këtu
kuptohet propagandimi i qëllimit final të Fonteve. Propagandimi, me rradhë,
108 Në “London Bullion Market Association” (LBMA) janë lojtarë të rëndësishëm si, Barclays Bank, Credit Suisse, Deutsche Bank,
Goldman Sachs, HSBC, JP Morgan Chase, Merrill Lynch International Bank, Mitsui, Societe Generale, Bank of Nova Scotia,
ScotiaMocatta, UBS. 109 Shih Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavaresia e popujve, pjesa e parë.
38
nënkupton se do të shfrytëzohet massmedia aktuale, pavarësisht çensurës, dhe do të
synohet hyrja në parlament ku do të propagandohen jo vetëm studimet tona por edhe
qëllimet tona përfundimtare. Qëllim është të edukohen edhe elitat kapitaliste. Ngritja e
Fronteve dhe synimi për të hyrë në parlament, duke shfrytëzuar zgjedhjet borgjeze -
katër-vjeçare, nënkupton se ndryshimi sistemik kërkohet njëherësh “nga poshtë” dhe
“nga lartë”. Qëllimi do të jetë krijimi i një qeverie për të kaluar nga rendi social-
ekonomik aktual në një rend disi të qendrueshëm ku do të përdoren gjithë angazhimet e
konsesusit social-demokrat. Realizimi i këtij objektivi nënkupton se paralelisht janë
krijuar kushtet subjektive për një objektiv të mëtejshëm: për vetë-vendosjen e popullit, i
cili do të jetë i lirë të zgjedhë, ose demokraci gjithëpëfshirëse ku pushteti nuk delegohet
por ushtrohet për të gjitha çështjet kryesore që prekin një popull, ose demokraci
gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese, ku populli sërish e ushtron pushtetin por e delegon
atë për një kohë të shkurtër: jo më shumë se një vit.
Objektivi i menjëhershëm dhe afat-shkurtër
Së pari, Qeveria e “Frontit Popullor” që të balancojë buxhetin duhet të kontrollojë në
mënyrë të PËRHERSHME dhe RIGOROZE hyrjen dhe daljen e kapitalit, mallrave dhe
shërbimeve (kontrolle doganore, kontrolle shkëmbimesh, etj.), me qëllim që të thuret
pavarësia ekonomike e vendit. Së dyti, duhet të bëjë një rivlerësim të situatës së
burimeve reale të periferive. Për shembull, sa është papunësia reale, çfarë është lënë
djerrë dhe si mund të shfrytëzohen ndryshe burimet etj. Dhe meqënse këtu propozohet
një inflacion i KONTROLLUAR për zhvillimin e strukturave ekonomike rajonale, ky
proces mund të fillojë nga bankat rajonale që duhet të kenë karakter shoqëror në
bashkëpunim të plotë dhe gjithëpërfshirës me popullin e një rajoni. Së treti, politika
fiskale duhet të zbatojë rigorozisht, jo thjesht në princip, por në praktikë, taksimin
progresiv. Pasi Qeveria e ‘Frontit Popullor’ të ketë rivlerësuar situatën, ajo duhet të
zbatojë “taksën progresive” mbi të ardhurat. Jo, sigurisht, siç bën sot PS-ja, por me
kontroll paralel të kapitalit dhe mallrave, sepse praktika e ‘kasave’ pa prodhim dhe
rend ekonomik është e destinuar të dështojë, për arsye se evazioni fiskal nuk mund të
kontrollohet në sistemin prezent, sidomos te shtresat e larta, një fakt që pranohet
përfundimisht edhe nga ekonomistë ‘ortodoksë’, të cilët, pa u çuditur, propozojnë mása
shumë të pjesshme, siç janë taksat mbi të pasurit vetëm një herë (one-off capital
levies)!110 Për të njëjtën arsye taksa duhet të bazohet mbi disa specifika rajonale. Për
shembull, dendësia e popullsisë, metrat katrorë të aktivitetit, qarkullimi i mjeteve
automobilistike etj., duhet të jenë parametra ose merren në konsideratë për taksat mbi
mallin e tregtuar dhe jo taksë e njëjtë gjithandej, siç bën PS-ja sot. Formalizimi i
prodhimit bujqësor, në anën tjetër, të cilin e ka ndërmarrë qeveria “Rama”, me të
110 Capital levies for debt redemption, Vox, 15 August 2012.
39
ashtuquajturin “NIPT”, është gjithashtu një përpjekje e dështuar: sepse prodhimi do të
vazhdojë të jetë primitiv (joshkencor) dhe me kosto të lartë.111
Nëse konkretizohet rendi i vendim-marrjes dhe ekonomisë, siç është ravijëzuar në
vend tjetër,112 qytetarët kanë shumë mundësi të paguajnë për herë dhe më pak taksa.
Roli i Shtetit, siç jam munduar të tregoj në vend tjetër,113 duhet të jetë i kufizuar në disa
shtylla. Qëllimi është fuqizimi i rolit të qytetarit në vendim-marrje dhe dobësimi
gradual i rolit të shtetit (ose i qeverisë), në njërën anë, dhe ‘themelimi i ekonomive të
pavarura, në anën tjetër: sepse ekonomia e pavarur përbën parakushtin e nevojshëm
me qëllim që të mundësohet zhvillimi i betejës për një shoqëri të re. As Demokracia
Gjithëpërfshirëse, as ekonomia socialiste (social-shtetërore ose liberale) nuk janë të
mundura sot në një vend i cili nuk ka ri-marrë pavarësinë e tij ekonomike dhe
pavarësinë e tij nga ekonomia e marketingut kapitaliste të ndërkombëtarizuar’.114
Objektivi afat-mesmë: ekonomia e pavarur
Ekonomia e PAVARUR këtu nuk nënkuptohet në kuptimin që i japin komunistët,
d.m.th përmes ‘teorisë’ Marksiste-Leniniste dhe planit shtetëror, por përmes një
ekonomie që do të mbështetet kryesisht te burimet vendore dhe mbulimin e
nevojave bazë njerëzore dhe vetëm në raste të veçanta te burimet e huaja, përmes
‘Demokracisë në Veprim’. Hapësira jonë gjeografike e mundëson këtë objektiv,
sidomos nëse koordinojmë programin me forca politike në Dardani dhe vende të tjerë
rreth Shqipërisë. Bujqësia dhe blegtoria duhet të shfrytëzohen kryesisht në respekt të
mjedisit, zhvillimit dhe koordinimit të nën-sektorëve që lidhen me këta dy sektorë.
Shfrytëzimi i blegtorisë dhe bujqësisë me bazë bashkitë dhe shkencën do të ishte një
fillim i mbarë. Qëllimi nuk duhet të jetë rritja e prodhimit në dëm të Natyrës - por
mbulimi i nevojave bazë njerëzore. Kjo nënkupton se vendi duhet të mbështetet në dy
shtylla kryesore ekonomike:
në vlerësimin, zhvillimin dhe koordinimin e strukturave prodhuese të vendit;
dhe
dhe në krijimi i një modeli ndërlidhës konsumator të brendshëm që me planin
shtetëror të “socializmit” dështoi, kryesisht sepse ideologjia impononte
111 Shih për më shumë, Ekonomia ekstroverte kapitulloi Greqinë: Shqipëria drejt të njëjtës greminë. 112 Drejt Demokracisë Virtuoze 113 Po aty, nën seksionin: Në Vend të Epilogut: Drejt Demokracisë Gjithëpërfshirëse. 114 Këtu citoj Takis Fotopoulos për arsye bashkërendimi të lëvizjeve, në respekt të plotë të vlerësimeve dhe sugjerimeve me vend të tij.
Titulli i propozimit është i njëjtë sepse esenca e propozimit është e njëjtë. Ndryshimi, sidoqoftë, është se çdo vend ka specifikat e tij
dhe programi që propozon Fotopoulos lidhet më shumë me situatën greke: Η επιτακτική ανάγκη, για ένα Λαϊκό Μέτωπο
Κοινωνικής και Εθνικής Απελευθέρωσης, ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ (Ομιλία στο Εργατικό Κέντρο Χαλκίδας, 25/7/2012). Ky
propozim mund t’u shërbejë aktivistëve edhe për detaje të tjera.
40
‘eksporte’ më shumë sesa mbulimin e nevojave,115 dhe ndryshe nga modeli
konsumator prezent, ku nënkalasa është hedhur në rrugë.
Objektivi i diplomacisë
Meqënse shumë tremben nga kërcënimet e kapitalit të huaj, sidomos nga kuadri
institucional i modernitetit (FMN, BB, etj.), se një vend izolohet nëse kundërshton këto
politika, duke gjykuar nga blloku ekonomik Lindor, i cili, në fakt, nënkuptonte një farë
mbyllje, sepse e fillonte ndërtimin e shoqërisë nga ‘teoria’, e cila imponon një farë
mbyllje, sepse ndryshe nuk realizohet, dhe jo nga ndonjë objektiv të qartë social dhe
ekologjik, ata mund të “sfidohen” lehtë: thjesht duke përsëritur dëshirën themelore të
çdo populli: lirinë për t’u vetë-organizuar jashtë kuadrit të G/N, me bazë Deklaratën e
Vjenës,116 pavarësisht se kjo deklaratë bie në kundërshti me një përcaktim të
mëvonshëm të vetë Kombeve të Bashkuara!117 Ata mund të sfidohen, gjithashtu, duke
përdorur përfundimet që ka nxjerrë vetë FMN-ja për ekonomitë e dobëta.118 Por
kryesisht, ata mund të sfidohen, nëse një qeveri gëzon mbështetje të gjerë popullore.
Ndryshe nga diplomacia aktuale, e cila operon pas kuintave dhe imponohet mbi
politikanët profesionistë, siç impohet diplomacia amerikane, diplomacia duhet të jetë e
hapur dhe jo e mbyllur. Sepse ajo supozohet se i shërben popujve dhe jo elitave.
Objektivi afat-gjatë: pavarësi e plotë dhe ndërkombëtarizim
Objektivi kryesor, pasi të jetë kontrolluar kapitali, mallrat dhe paralelisht janë ri-
aktivizuar sektorët ekonomik të brendshëm dhe të ardhurat e Qeverisë së Frontit
Popullor tregojnë qëndrueshmëri, mund të fillojë ç’angazhimi ynë nga institucionet e
G/N (që në Shqipëri shprehet me “ndërkombëtarët” dhe institucionet e BE-së).
Paralelisht me këtë proces qeveria duhet të krijojë kushtet për zhvillimin e qytetarëve
politikisht autonomë, përmes gjithëpërfshirjes së popullit në vendim-marrje, një
proces që nënkupton krijimin e kushteve për autonomi rajonale dhe një
Ndërkombëtarizim të ri të Demokracive Gjithëpërfshirëse, bazuar në solidaritet dhe 115 Shih për më shumë, Përtej Statizmit dhe Globalizmit Neoliberal. 116 World Conference on Human Rights, Vienna Declaration and Programme of Action (25 June 1993) UN Doc A/CONF.157/23 (12 July
1993), para 8, ‘democracy is based on the freely expressed will of the people to determine their own political, economic, social
and cultural systems and their full participation in all aspects of their lives’. 117 UNGA Res 59/201 (20 December 2004) UN Doc A/RES/59/201, para 1, (adopted by 172 votes to none, with 15 abstentions);
UNCHR Res 2005/32 (19 April 2005) UN Doc E/CN.4/2005/L.10/Add.11, para 1, (adopted by 46 votes to none, with 7 abstentions).
‘…the essential elements of democracy include respect for human rights and fundamental freedoms, inter alia, freedom of
association and peaceful assembly and of expression and opinion, and the right to take part in the conduct of public affairs,
directly or through freely chosen representatives, to vote and to be elected at genuine periodic free elections by universal and
equal suffrage and by secret ballot guaranteeing the free expression of the will of the people, as well as a pluralistic system of
political parties and organizations, respect for the rule of law, the separation of powers, the independence of the judiciary,
transparency and accountability in public administration, and free, independent and pluralistic media’. 118 Shpërthimi i krizës sistemike në Rajon dhe Shqipëri.
41
ndihmë të ndërsjellë. Vetëm përmes këtij procesi kufijtë shtetëror do të kenë rol
dytësor dhe “bashkimi” i popujve do të jetë realizuar dhe “natyra e shtetit” do të
mishërohet në natyrën e Natyrës.119
Përse çlirim social dhe kombëtar?
Sepse as “socializmi” ekzistues, as kapitalizmi prezent në formën e tij neoliberale nuk i
çliron popujt nga dhuna sistemike që është themeluar dy shekujt e fundit; të parët
dështuan dhimbshëm dhe të dytët kanë dështuar, në të gjithë nivelet, pavarësisht
propagandës së organizuar për t’a mbuluar atë. ‘Konotacionet historike me vizitat
analoge të fuqive pushtuese dhe qeveritë tradhtare, krijohen pa nxitim në ndërgjegjen
popullore sociale në bazë të kuptimit të “pushtimit” që ekziston, në kushte të tjera në
realitetin e sotëm grek, shqiptar dhe gjithë vendeve të periferive. Ndaj, është
vendimtare që populli të kuptojë se pushtimi i dikurshëm ushtarak që ishte pushtim i
jashtëm me armë, është se ai sot i ka dhënë vendin e tij pushtimit ekonomik i cili është
pushtim i brendshëm. Është pushtim i brendshëm duke ditur që kontratat me Trojkën
përcaktojnë institucionalisht ushtrimin e pushtetit ekonomik – dhe, rrjedhimisht,
pushtetin politik - nga fuqitë e mëdha ekonomike, që do të thotë shfuqizimin e të drejtës
së sovranitetit kombëtar në vendimet ekonomike/politike, qoftë edhe në bazë të
kushtetutës civile. Pikërisht për këtë regjim të pushtimit ekonomik ku gjenden vendet
në historinë e pasluftës, është shumë më i keqë nga regjimet ushtarake që kanë kaluar
vendet, të cilët nuk guxuan që të vendosnin masa të tilla të shitjes së pasurisë publike
dhe burimeve prodhuese. Pushtimi ekonomik është shumë më i keq nga pushtimi i
huaj, sepse e mbështesin të gjitha shtresat sociale. Prandaj, betéja sot nuk mund të jetë
thjesht për çlirim kombëtar, por betejë kryesisht për çlirim social, d.m.th një betejë qoftë
kundër elitave të huaja, qoftë edhe vendore, pa mbështetjen e të cilave nuk do të ishte
bërë e mundur katastrofa e sotme’.120
119 Këtu nënkuptoj ‘Natyrën e Shtetit’, siç është përpunuar në: ‘Drejt Demokracisë Virtuoze’. 120 Έξω από την ΕΕ ΤΩΡΑ μέσα από ένα Λαϊκό Μέτωπο Κοινωνικής και Εθνικής Απελευθέρωσης - Με αφορμή την επίσκεψη
Μέρκελ, Οκτώβρης, 09 2012.