Post on 02-Feb-2023
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
267
Strulik Stefanie, “ Deconstructing Proxy Women in a decade of Women’s
Empowerment through Local Government in India”, workshop report October 20-
21.2003, New Delhi Institute Of social Science
Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje 2007-2010,
Tiranë (2008)
Raporti Kombëtar Shqiptar për Gruan (1999)
Barazia Gjinore, Kusht për integrimin Evropian, (2005), botim i Qendrës “Aleanca
Gjinore Për Zhvillim”, Tiranë
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998), Tiranë
Ligji Nr.9970, dt. 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike
Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e
Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16 dhjetor 1966 dhe ka hyrë në
fuqi më 23 mars 1976
Konventa mbi të Drejtat Politike të Grave (Hyrë në fuqi në vitin 1954)
Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (Miratuar më
1980, hyrë në fuqi në 1981)
KONVENTA EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE KUSHTETUTA
SHQIPTARE
Edlira Osmani
LL.M. South East European Law and European Integration, Karl Franzens University,( Austria )
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
268
Abstrakt Ishte Kiri i Madh i Persisë ai që hartoi të famshmin “Cilindrin e Kirit” ku u përmendën për të parën herë të drejtat e njerut për tu ndjekur më pas nga “Magna Carta”, në Angli, në vitin 1212 si një kartë e madhe e lirive, me hartimin e së cilës, u sanksionuan në mënyrë të shkruar disa nga të drejtat dhe liritë e njeriut. Këto dokumenta antike do tu lënë vendin zhvillimeve moderne me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut (1948) si dhe me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në ndryshim nga Deklarata, Konventa nuk kufizohet në shpalljen e të drejtave të njeriut dhe parashikon një sistem të veçantë për garantimin e tyre. Në këtë shkrim do të fokusohem në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut duke qenë se përbën një etapë të re si në të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe në legjislacionin e brendshëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës që kanë aderuar në të. Duke qenë se Konventa zë një vënd të rëndësisë së veçantë si në të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe në legjislacionin e brendshëm të shteteve do të shkruaj mbi përqasjen që ka ajo me legjislacionin e vendit tonë kryesisht me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konventa Europiane përbën një burim të së drejtës për legjislacionin tonë dhe një dimension të ri të së drejtës ndërkombëtare. Meqë Konventa Europiane përbën një burim të rëndësishëm ligjor për praktikën gjyqësore europiane në vazhdim të punimit do të gjeni të trajtuar edhe raste të zbatimit në praktikën gjyqësore të dispozitave të Konventës. Duke pasur parasysh se Konventa ka një karakter detyrues, në fund të punimit do të njihemi me rëndësinë e saj dhe ndikimin që ka në legjislacionet e shteteve që e kanë bërë pjesë të kushtetutave të tyre. Fjalë kyçe: Të drejtat e njeriut, Konventë, Deklaratë, Gjykata Europiane e të Drejtave të
Njeriut, Protokoll.
1. Hyrja
Si pjesë e një trupi, mbi dhe njerëzit janë,
se brumn’ e krijimit të njëjtë e kanë...
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
269
(Saadi)
Janë po njerëzit që Shekspiri i ka emërtuar “kurora të qenieve të gjalla” ata që sapo
filluan të kuptonin se Zoti i kishte krijuar me arsye, filluan të kërkonin dhe të
luftonin për të drejtat e tyre. Sado primitive që ishin shoqëritë në rrjedhën e shekujve
përsëri njerëzit nuk rreshtën së kërkuari të drejtat e tyre që qëndronin në themel të
jetës së përbashkët. Filloi kështu organizimi i shoqërisë njerëzore dhe lindja e
rregullave të para primitive që me kohën do të përsoseshin derisa të arrinin në
format e konventave që janë sot.
Ishte Kiri i Madh i Persisë ai që hartoi të famshmin “Cilindrin e Kirit” ku u
përmendën për të parën herë të drejtat e njerut për tu ndjekur më pas nga “Magna
Carta”, në Angli, në vitin 1212 si një kartë e madhe e lirive, me hartimin e së cilës, u
sanksionuan në mënyrë të shkruar disa nga të drejtat dhe liritë e njeriut. Popujt
kishin qenë në luftë dhe do të vazhdonin të ishin edhe për shekujt në vazhdim, por
me hartimin e kartës treguan se njerëzit ishin me të vërtetë të prirur për të kërkuar të
drejtat e tyre.
Në rrjedhën e luftërave dhe të revolucioneve që u zhvilluan përgjatë historisë së
përgjakshme njerëzore lindi edhe Deklarata e Parë e të Drejtave të Njeriut si një ndër
çështjet kryesore të dala nga vorbulla e Revolucionit Francez. Deklarata ishte forma
më e përsosur në të cilën ishin përmendur ndonjëherë të drejtat e njeriut deri në atë
kohë. Revolucioni nuk solli progres vetëm në sistemet qeverisëse por edhe në atë që
njerëzit e kanë më të shtrenjtë, lirinë dhe të drejtat e tyre.
Ashtu siç përfundojnë shpesh shumë gjëra në botën tonë të çuditshme edhe
entuziazmi i të drtejtave themelore të ardhura me deklaratat e revolucionit duket se
u zvenit shpejt dhe vëndin për një kohë të gjatë ia zunë luftërat dhe shkeljet në masë
të të drejtave të njeriut. Pa dashur të përmend periudhën e errët të mesjetës ku të
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
270
flasësh për të drejtat e njeriut nuk do të ishte me vend sepse eklipsoheshin nga
mbretërit “diell” dhe autoriteti i një personi të vetëm nuk lejonte lulëzimin e të
drejtave të të tjerëve.
Një frymë shprese për mbarë botën dhe për Europën në veçanti, lindi në periudhën e
Rilndjes. Ishte kjo peridhë ku idetë e Platonit të Aristotelit dhe të klasikëve të tjerë të
mëdhenj u çpluhurosën nga velloja e harresës dhe filluan të lëvronin gjërësisht
mendjet më të ndritura të kohës. Filluan që në Europë të lindnin ide utilitariste dhe
të mendohej më tepër për komunitetin dhe të drejtat në përgjithësi. Filozofët e së
drejtës nuk hartuan vetëm teori por ndikuan edhe në forcimin e shtetit të së drejtës.
Ishin shtetet më të zhvilluara të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara përtej Atlantikut që
ndërmorën të parët iniciativën për hartimin e dekleratave për të drejtat dhe liritë
themelore të njeriut. Por njerëzit të quajtur me të drejtë qenie egoiste i anashkaluan
shpesh rregullat e vendosura, aq sa shkuan edhe në luftëra të tjera të përgjakshme
ku nuk respektuan aspak dinjitetin e njeriut.
Kështu filluan dy luftërat më të përgjakshme të historisë së njerëzimit, Lufta e Parë
dhe e Dytë Botërore. Cënimi i të drejtave të njeriut në këto dy luftëra është i
papërshkrueshëm aq sa në luftën e dytë nuk mund të ketë fjalë përcaktuese për
masakrat apo kampet e përqëndrimit, ku qëniet njerëzore e kishin humbur
‘emërtimin’ e tyre. Por në atë mjedis aspak human filluan të merrnin jetë sa e sa ide
për realizimin e organizmave ndërkombëtare dhe hartimin e sanksionimin e të
drejtave të njeriut nëpër deklarata, pakte e konventa.
Lindi kështu “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut” (1948). Kjo deklaratë ishte
guri themeltar mbi të cilin u vendos dhe u ngrit struktura e të drejtave të njeriut. Të
dy instrumentat, Deklarata dhe Konvanta bëjnë me dijeni se dinjiteti i individit
konceptohet dhe realizohet nëpërmjet respektimit të të drejtave të tij dhe lirive
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
271
themelore. Në ndryshim nga Deklarata, Konventa nuk kufizohet në shpalljen e të
drejtave të njeriut dhe parashikon një sistem të veçantë për garantimin e tyre.
Në këtë shkrim do të fokusohem në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut
duke qenë se përbën një etapë të re si në të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe në
legjislacionin e brendshëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës që kanë aderuar
në të. Duke qenë se Konventa zë një vënd të rëndësisë së veçantë si në të drejtën
ndërkombëtare ashtu edhe në legjislacionin e brendshëm të shteteve do të shkruaj
mbi përqasjen që ka ajo me legjislacionin e vendit tonë kryesisht me Kushtetutën e
Republikës së Shqipërisë. Konventa Europiane përbën një burim të së drejtës për
legjislacionin tonë dhe një dimension të ri të së drejtës ndërkombëtare.
Duke qenë se e mendoj të rëndësishëm edhe trajtimin e historikut të shkurtër të
lindjes së Konventës dhe të përmbajtjes së saj do të trajtoj në vijim të punimit arsyet
dhe hapat që çuan në realizimin e Konventës që përbën një ndër instrumentët më të
rëndësishëm të së drejtës Europiane. Meqë Konventa Europiane përbën një burim të
rëndësishëm ligjor për praktikën gjyqësore europiane, në vazhdim të punimit do të
gjeni të trajtuar edhe raste të zbatimit në praktikën gjyqësore të dispozitave të
Konventës.
Duke pasur parasysh se Konventa ka një karakter detyrues, në fund të punimit do të
njihemi me rëndësinë e saj dhe ndikimin që ka në legjislacionet e shteteve që e kanë
bërë pjesë të kushtetutave të tyre.
2. Historiku dhe struktura e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
272
Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut u nënshkrua më 4 Nëntor 1950 dhe hyri
në fuqi më 3 Shtator 1953. Konventa përbëhet nga disa seksione që janë amenduar
më së fundi në njëmbëdhjetë protokolle. 306
Në seksionin e parë të Konventës, në preambul thirret dhe Deklarata Universale e të
Drejtave të Njeriut si hapi i parë i krjimit të një instrumenti ndërkombëtar për të
drejtat e njeriut. Menjëherë pas preambulës vjen Artikulli 1, që paraqet standarte të
larta për implementimin e Konventës si të tërë.
Duke vazhduar me Seksionin e parë themi se në të përmblidhen të drejtat dhe liritë
themelore që duhet të garantohen nga shtetet. Seksioni i dytë përmban vetëm
Artikullin 19 dhe bën fjalë për Komisionin Europian dhe Gjykatën e të Drejtave të
Njeriut. Seksioni III me Artikujt 20-37 dhe Seksioni IV me Artikujt 38-56 përshkruan
detyrat e Komisionit dhe të Gjykatës.
Duke shqyrtuar Konventën na krijohet përshtypja se ajo mund të jetë embrioni i një
Kushtetute Europiane që ka ardhur duke u përsosur vazhdimiht dhe duke zënë një
vend të rëndësishëm edhe në të drejtën e brendshme të shteteve që e kanë bërë pjesë
të legjislacioneve të tyre. Konventa është hapa përpara Deklaratës Universale të te
Drejtave të Njeriut, por gjithësesi janë dy dokumenta që kanë rëndësi të
pazëvëndësueshme përsa i përket garantimit të të drejtave të njeriut që janë
thelbësore për sigurimin e një jetse sa më të mirë dhe në harmoni. Mendoj se e mira e
Konventës qëndron në faktin se ajo është një instrument që përsoset vazhdimisht
dhe kjo ka bërë që Konventa të ndikojë në ndryshimin e sferës së të drejtës
ndërkombëtare. Sot të drejtat e njeriut nuk janë më vetëm një çështje e së drejtës së
brendshme të një shteti por kur parashtrohen parregullsi bëhen pjesë e së drejtës
306 Donna Gomiem, David Harris, Leo Zwaak, Law and Practice of the European Convention on Human Rights and the European Social Charte (Strasbourg: Council of Europe, 1996) 17.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
273
ndërkombëtare. Kjo përveç së tjerash tregon se Konventa nuk ka një karakter
thjeshtë deklerativ por ka forcë të ‘ndërhyjë’ në çështjet e brendshme të shteteve kur
vërehen shkelje të të drejtave të njeriut. Për sigurimin e të drejtave të njeriut kanë
egzistuar për një kohë të gjatë dy organizma mbrojtës, Komisioni Europian i të
Drejtave të Njeriut dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Të dy organet
shqyrtonin zgjedhjen e konflikteve e ankesave në dy raste: ato që paraqiteshin nga
një shtet kundrejt një shteti tjetër dhe ato që paraqiteshin nga indvidi kundrejt shtetit
të vet, për shkelje të normave të Konventës. Sot roli i Këshillit ka rënë dhe Gjykata
luan rolin kryesor në zgjidhjen e konflikteve për shkeljen e Konventës. Pra Gjykata e
Strazburgut del si instancë mbi shtetet, duke i dhënë një trajtë konkrete Konventës
Europiane si një dimension i ri i së drejtës ndërkombëtare.307
Konventa është shoqëruar nga një numër protokollesh, të cilët zbërthejnë më tej dhe
pasurojnë disa nga dispozitat kryesore. Mendoj se disa Protokolle kanë një rëndësi
më të veçantë për vetë faktin se kanë sjellë ndryshime thelbësore në legjislacionin
ndërkombëtar dhe atë të brendshëm. Protokolli nr.1 u miratua në Paris më 1952,
ende para hyrjes në fuqi të vetë Konventës. Ai përmban garancitë: të drejtën për
arsim, respektimin e pasurisë, detyrimin e shtetit të së drejtës për t’u siguruar
mundësi prindërve t’u japin fëmijëve mësim dhe edukim në përputhje me bindjet e
tyre fetare dhe filozofike. Protokolli nr. 4, në të cilin bëjnë pjesë ndalimi i privimit
nga liria, për shkak të mospërmbushjes së një detyrimi kontraktual, e drejta e
zgjedhjes së lirë të vendbanimit, ndalimi i dëbimit të qytetarëve dhe dëbimit masiv
të të huajve. Ky protokoll hyri në fuqi më 1968
308
307 Arben Puto, Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutën Shqiptare (Tiranë: Albin, 2002)
. Me një rëndësi të veçantë mendoj
se është, Protokolli Nr. 6 mbi dënimin me vdekje. Sot një numër i konsiderueshëm
shtetesh e kanë nënshkruar këtë protokoll.
307 Marek Antoni, Rreth Konventës Europiane (Tiranë: Botimet Morava, 2003) 21. 308 ibid 22.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
274
Në bazë të Protokollit nr.7 shtetet garantojnë një minimum të garancive juridike, që
u përkasin të huajve gjatë procesit të dëbimit të tyre. Sigurohet e drejta e ankimimit
në çështjet panale, të drejtën e dëmshpërblimit në rast të dëbimit të padrejtë, ndalimi
i dënimit dy herë për të njëjtën vepër penale, si dhe parashikon barazinë e të drejtave
juridiko-civile në marrdhëniet që lindin nga martesa. Protokolli nr. 12 përforcon
mbrojtjen nga diskriminimi. Një hap përpara Protokollit nr. 6 është Protokolli nr. 13 i
datës 3 maj 2002 që e i referohet heqjes së dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat.309
Një pjesë e të drejtave dhe detyrimeve mund të kufizohen. Absolut është vetëm
ndalimi i torturës, i trajtmit çnjerëzor, ndalimi i dëbimit masiv të të huajve apo i
dënimit dy herë për të njëjtën vepër penale. Kufizimi mund të ndodhë në raste të
jashtzakonshme dhe vetëm në kufijtë e caktuar nga Konventa. Duke kthyer
vështrimin në të shkuarën dhe duke parë se të drejtat e njeriut kanë bërë një rrugë të
vështirë për të ardhur deri në stadin e sotëm bindemi se rëndësia e Konventës është
thelbësore ashtu siç janë thelbësore edhe vetë të drejtat e njeriut!
3.Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta Shqiptare
Libri i A. Puto, “Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me
Kushtetutën e Shqipërisë”, na shpalos qartazi se si qëndrojnë këto dy mekanizma në
legjislacoinin tonë.
Duke shqyrtuar Nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vëmë re një
hierarki në ndarjen e ndikimeve. Ky nen sanksionon se Konventa dhe jo vetëm, por
të gjitha Marrveshjet Ndërkombëtare të ratufikuara nga shteti shqiptar qëndrojnë
mbi Kushtetutën, mbi ligjin e brendshëm. Pra ne nuk mund t’u shmangemi
detyrimeve që rrjedhin nga Konventa duke sjellë si argument të drejtën tonë të
brendshme.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
275
Po t’i referohemi nenit 122 të Kushtetutës sonë përsëri do të kuptonim rëndësinë që
u jepet marrveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara. Paragrafi i parë i këtij neni thotë:
“Çdo marrveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik
pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të
drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon
nxjerrjen e një ligji...”. Ndërsa paragrafi 2 thotë: “ Një marrveshje ndërkombëtare e
ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.”
Pra po të gjykojmë rastin e Konventës që nga viti 1995 kur u ratifikua, themi se ka
pasur përparësi mbi ligjet tona që kanë rënë në kundërshtim me të dhe ka zënë një
vend të dorës së parë në legjislacionin shqiptar.
Sidoqoftë egzistojnë disa veçori që përbëjnë dallimin e Konventës Europiane me të
drejtën e brendshme. Konventa është e lidhur me disa probleme të veçanta. Sipas A.
Putos themi se, së pari Konventa ka për qëllim të mbrojë individin nga veprime të
padrejta të autoriteteve të shtetit të vet.310
310 Arben Puto, Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutwn Shqiptare (Tiranë: Albin, 2002)11.
Së dyti, Konventa ndërhyn në rendin e
brendshëm ligjor, duke kërkuar, për shembull, adoptimin e një ligji të domsodoshëm
në një shoqëri demokratike për plotësimin e një të drejte që garantohet nga
Konventa. Së treti ka krijuar organet e saj, veçanërisht Gjykatën, për të mbikqyrur
plotësimin e dispozitave të saj nga autoritetet kombëtare. Ajo parashikon po ashtu
peticionet individuale drejtuar gjykatës, duke rrëzuar kështu barrierën e zakonshme
që ekziston midis një personi të veçantë dhe së drejtës ndërkombëtare. Vendimet që
merren në bazë të Konventës nga organet e saj shpesh u kërkojnë shteteve palë të
bëjnë ndryshime përkatëse në të drejtën e tyre të brendshme, në mënyrë që ato të
përputhen me dispozitat e Konventës.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
276
Në shumë raste krijohet një paqartësi nëse e drejta e brendshme është në përputhje
me Konventën. Nëse Gjykata Ndërkombëtare arrin në një përfundim të tillë do ta
quante shtetin përkatës, shkelës të parimeve të Konventës. Megjithatë Gjykata nuk
mund ta deklarojë ligjin e shtetit përkatës si të pavlefshëm ose të pazbatueshëm. Në
parim, një Gjykatë Ndërkombëtare nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, por e detyron
shtetin përkatës që ta ndryshojë ligjin. Në rast se mungon një dispozitë ligjore në një
shtet dhe kjo çon në shkelje të Konventës atëherë në bazë të neneve 8 deri 11, këto
kufizime duhet të përcaktohen me ligj. Për këtë rast në Kushtetutën tonë ka një nën
të veçantë. Neni 17, duke iu referuar edhe Konventës thotë se: “ këto kufizime nuk
mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të drejtve dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë
kufizimet e parashikuara në konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.”
Midis Konventës dhe të drejtës së brendshme ka një lidhje të veçantë e cila shprehet:
në drejtim të zbatimit të normave, në drejtim të shterrimit të mjeteve të brendshme,
të interpretimit të normave, të efekteve të zbatimit të Konventës në të drejtën e
brendshme, të mënyrave të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane në të drjtën
e brendshme. Konventa përbën një rend të ri juridik, epror në fushën e të drejtave të
njeriut, përderisa shtetet i nënshtrohen juridiksionit të Gjykatës Europiane në këtë
sferë.311
Duke dashur të shqyrtoj disa nga nenet e Konvetës në lidhje me Kushtetutën po e
filloj nga Neni 2 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut që ka këtë
përmbajtje:
E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Vdekja nuk mund t’i shkaktohet me qëllim
askujt me përjashtim të rastit të zbatimit të një vendimi kapital të dhënë nga një gjykatë kur
krimi ndëshkohet nga ligji me këtë dënim.
311 ibid 18.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
277
Vdekja nuk quhet e shkaktuar në kundërshtim me këtë nen në rast kur ajo është pasojë e
përdorimit të forcës kur një gjë e tillë bëhet absolutisht e domosdoshme:
a) për të siguruar mbrojtjen e çdo personi kundër dhunës së paligjshme;
b) për të kryer një arrestim të rregullt ose për të penguar arratisjen e një personi të
burgosur;
c) për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një rebelim ose kryengritje.
Në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta e jetës trajtohet me një fjali të vetme në Nenin
21, “Jeta e personit mbrohet me ligj”.
Kushtetuta jonë është konçize përsa i përket formulimit të këtij neni mbase duke u
nisur edhe nga fakti se në lidhje me nenin e Konventës në kohën kur u miratua
Kushtetuta jonë kishte dalë Protokolli Nr. 6 për ndalimin e dënimit me vdekje. Vetë
kuptimi i nenit të Kushtetutës është se vrasja është e paligjshme, pra e ndalon
dënimin me vdekje duke u bërë pjesë e Konventës dhe e Protokollit nr.6 të saj.
Tashmë neni 2 i Konventës nuk mund të merret më vete. Ka një numër Protokollesh
që i bashkangjiten, siç është edhe Protokolli nr. 6, mbi heqien e dënimit me vdekje
rreth të cilit ka pasur mjaft diskutime derisa u pranua. Protokolli nr. 6 në nenin 1 të
tij është kategorik dhe bën me dijeni se: “ Dënimi me vdekje hiqet. Askush nuk mund të
ndëshkohet me një dënim të tillë, as të ekzekutohet.” Bëhet një përjashtim në kohë lufte
me nenin 2 ku citohet se: “Një shtet mund të parashikojë në legjislacionin e tij dënimin me
vdekje për veprime të kryera në kohë lufte ose rreziku shumë të afërt të luftës”.
Duke pranuar konventën gjykata Kushtetuese e Shqipërisë më 10 dhjetor 1999 e
shpalli dënimin me vdekje në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, edhe pse në
tekstin e saj nuk ka ndonjë dispozitë që të shprehet drejtpërdrejt për këtë çështje.312
312 ibid 25.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
278
Menjëherë pas kësaj Kuvendi e ratifikoi Protokollin nr. 6 dhe bëri ndrtshimet
përkatëse në Kodin Penal.
Po të vazhdojmë me nenin 3 të konventës do të lexonim se: “ Askush nuk mund t’i
nënshtrohet torturës as dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese.”
Ndërsa po të lexojmë nenin 25 të Kushtetutës sonë do të ndeshim pothuajse të
njëjtin formulim: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor,
çnjerëzor ose poshtërues.”
Pa dashur të kaloj në problemet që hasen në Shqipëri për zbatimin e nenit 3 them se
rëndësi ka tabloja e përgjithshme që paraqitet me parametra pozitivë. Konventa e
mbështetur edhe nga legjislacioni i brendshëm mendoj së është një gartanci për për
zbatimin sa më të plotë të dispozitave përkatëse.
Në vazhdim vjen neni 5 i Konventës: e Drejta për liri dhe Siguri, “ Çdo person ka të
drejtë për liri dhe siguri...” në Kushtetutën e shqipërisë ky nen pothuajse ripërsëritet në
nenin 27 që vijon: “ Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveç se në rastet e parashikuara me
ligj…”
Duke e lidhur nenin 5 të Konventës me nenin 6 të saj që thotë se: “ Çdo person ka të
drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga
një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar ligjërisht…” vëmë re se neni 27 i
Kushtetutës do të lidhej me nenin 28. Në bazë të këtyre neneve Gjykata është bazuar
për zgjidhjen e shumë çështjeve që kanë pasur të bëjnë me të drejtën për një process
të rregullt ligjor.
Në Konventën Europiane zë një vend të rëndësishëm edhe neni 9, “Liria e mendimit,
ndërgjegjes dhe fesë” që i përgjigjet neni 24 i Kushtetutës sonë.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
279
Në Kushtetutën e Shqipërisë vihen re dy ndryshime në lidhje me përmbajtjen e
nenit.313
Themi se nuk përmendet “liria e mendimit” sikurse është përmendur në Konventë.
Mund të supozohet se është e njëjtë me lirinë e ndërgjegjes por nuk është krejt e
njëjta gjë.
Ndryshimi i dytë është edhe paragrafi 3 i nenit të Kushtetutës së Shqipërisë ku
shprehet se : “ të drejtën për të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj”.
Mbase kjo vjen për faktin se Shqipëria nuk është një vend homogjen përsa i përket
fesë dhe është quajtur me vend të shtohet paragrafi 3. Në Kushtetutën tonë në nenin
10 kemi këtë përmbajtje: “Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare…”
Një nen i rëndësishm është neni 1 i protokollit nr.1, E Drejta e Pronës.
Në paragrafin 1 të të cilit cilësohet se: “ Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë për
respektimin e pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, veçse për arsye të
dobisë publike dhe në kushtet e parshikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së
drejtës ndërkombëtare.” Ky është edhe neni i vetëm që përmban një të drejtë
ekonimike, të drejtën e pronës dhe që në Kushtetutën e Shqipërisë sanksionohet në
nenin 41, i cili i referohet në këtë rast Kodit Civil.
E Drejta për arsimim dhe të drejtat prindërore, të sanksionuara në nenin 2 të
Protokollit nr. 1 që i bashkangjitet Konventës Europiane gjejnë vend në nenin 57 të
Kushtetutës sonë. “ Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsim. Shteti, në ushtrimin e
funksioneve që merr përsipër në fushën e edukimit dhe arsimit, respekton të drejtën e
perindërve për të siguruar këtë edukim dhe arsimim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe
filologjike.” ( Neni 2, Protokolli nr. 1)
313 ibid 56.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
280
Përsa i përket të Drejtave Zgjedhore them se janë pjesë e Konventës dhe
sanksionohen në Protokollin nr. 1. Në Kushtetutën e Shqipërisë kjo çështje ka gjetur
vend në Kreun III mbi të drejtat dhe liritë politike.
Mendoj se një çështje e rëndëshishme për tu përmrndur në rastin e shqyrtimit të
Konventës është “diskriminimi”. Kjo çështje trajtuar në nein 14 të Konventës ku
shprehet: “ Gëzimi i të drejtave dhe lirive të njohura në këtë Konventë duhet të sigurohet pa
asnjë dallim të bazuar në arsye të tilla si gjinia, raca, ngjyra, feja, opinionet politike ose çdo
opinion tjetër, origina kombëtare ose shoqërore, përkatësia, përkatësia ndaj një minoriteti
kombëtar, pasuria, lindja ose çdo rrethanë tjetër.”
Këtij neni i përgjigjet neni 18 i Kushtetutës së Shqipërisë si vijon: “ Të gjithë njerëzit
janë të barabartë përpara ligjit...”
Përsa i përket çështjes së minoriteteve them se në Konventë nuk egziston një
përkufizim i nocionit minoritet por në nenin 3 merret përkufizimi klasik dhe thuhet:
“ Çdo person që i përket një minoriteti kombëtar do të ketë të drejtë të zgjedhë lirisht
në se dëshiron që të trajtohet si i tillë ose jo, dhe nuk do të ketë asnjë disavantazh nga
kjo zgjidhje apo nga ushtrimi i të drejtave që lidhen me këtë zgjedhje.”.... Në
Kushtetutën e Shqipërisë nenet e Konventës mbi minoritetet (neni 3, 4) dhe neni 73
mbi genocidin gjejnë zbatim përkatësisht në nenin 18 të Kushtetutës dhe në nenet
përkatëse të Kodit Penal. Sidoqoftë çështjet e minoriteteve përbëjnë një problem që
shtron nevojë për zgjidhje dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri e Ballkan por edhe
më gjerë.
Konventa ka një rëndësi të madhe në të drejtën e brendshmë për faktin se siguron
një garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një ndër hartuesit kryesorë të
Konventës, P. H. Teitgen ka thënë se të gjithë njerëzit pavarësisht nga origjina dhe
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
281
natyra, kanë disa të drejta individuale të paprekshme, vlera që nuk i nënshtrohen
Pushtetit, por ngrihen mbi të. Shteti modern ngrihet mbi të drejtën dhe jo mbi
dhunën.314
4. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktika gjyqësore
Konventa Europiane në ndryshim nga të gjithë mekanizmat e tjerë nuk ka të bëjë
vetëm me elementin deklarativ por ka edhe mekanizma që kontrollijnë zbatimin e
saj. Një ndër mekanizmat më të rëndësishëm është Gjykata Europiane e të Drejtave
të Njeriut. Për një kohë të gjatë Gjykata ka bashkëjetuar me Komisionin e të Drejatve
të Njeriut. Vetë Gjykata është krijuar 8 vjet pas Komisionit. Në bazë të Protokollit nr.
11 që nga viti 1998, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka zënë një vend të
rëndësishëm në ruajtjen e zbatimit të Konventës. Juridiksioni i Gjykatës përbëhet nga
disa nene. Ai shtrihet mbi të gjitha çësshtjet që kanë të bëjnë me Konventën
Europiane, si çështjet shtet me shtet edhe ankimet individuale. Në nenin 35 të
Konventës në paragrafin 1 të tij lexojmë: “Gjykata nuk mund të vihet në lëvizje përveçse
kur janë shterruar mjetet e brendshme ligjore, ashtu siç kuptohen sipas parimeve të së drejtës
ndërkombëtare përgjithësisht të pranuara dhe brenda një afati prej gjashtë muajsh nga data e
vendimit të brendshëm përfundimtar”.
Mbështetur në librin “Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut”, me autor Ledi Bianku,
po shpalos disa nga çështjet e gjykuara nga kjo gjykatë që kanë të bëjnë me shtetin
shqiptar.315
314 ibid 9.
315 Ledi Bianku, Jurisprudenca e Gjykatës së Strazburgut.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
282
Vendimi i parë i marrë nga Gjykata ndaj Shqipërisë ka të bëjë me çështjen Qufaj Co.
sh.p.k. kundër Shqipërisë (kërkesa nr. 54268/00) e datës 2 tetor 2003 dhe 18 nëntor
2004.
Kjo shoqëri kërkuese është krijuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë të 20
korrikut 1992, me objekt investimin në aktivitetin e ndërtimit.
Kundrejt kësaj shoqërie bashkia Tiranë, me anë të vendimit nr. 165 të 9 qershorit
1992 i shiti shoqërisë kërkuese një truall prej 15,788 m2 në një zonë të banuar të
Tiranës. Me vendim nr. 174 të 15 qershorit 1992 Bashkia i dha shoqërisë kërkuese një
leje projektimi për ndërtimin e 500 apartamenteve. Përpara se të fillonte projekti
duhej dhënë gjithashtu një leje ndërtimi por Bashkia nuk arriti ta miratonte për një
kohë të gjatë, duke penguar fillimin e punimeve të ndërtimit. Pasi Bashkia refuzoi të
jepte leje ndërtimi, shoqëria kërkuese nisi procesin gjyqësor në Gjykatën e Rrethit
Tiranë duke kërkuar një kompensim prej 60,000,000 lek për humbjet që kishte
pësuar. Pretendimi i saj u hodh poshtë me vendimin nr. 4064 të 23 qershorit 1995.
Gjykata e Apelit Tiranë e prishi vendimin e shkallës së parë dhe e urdhëroi Bashkinë
t’i paguante shoqërisë shumën e kërkuar( vendimi nr. 1197 i 23 shkurtit 1996). Në
mungesë të një ankimi në Gjykatën e Lartë nga ana e Bashkisë, vendimi i Gjykatës së
Apelit u bë përfundimtar dhe i ekzekutueshëm. Më 16 korrik 1996 Kryetar i Gjykatës
së Lartë në një dokument që i dërgonte Bashkisë, sqaronte se me hyrjen në fuqi të
Kodit të Procedurës Civile ai nuk kishte më të drejtë të vinte në rishikim vendimet e
Gjykatave më të ulëta.
Më 16 korrik 1997 shoqëria në fjalë i kërkoi Gjykatës së Rrethit Tiranë që të nxirrte
një urdhër për egzekutimin e shumës së akorduar si kompensim. Më 25 qershor 1998
Gjykata e Rrethit Tiranë e refuzoi kërkesën e Bashkisë për rishikimin e vendimit nr.
5492 të 20 dhjetorit 1994 duke e gjetur si të pabazuar në ligj dhe në fakte. Më 23
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
283
korrik 1997, në një dokument nr. 704/gj të 23 korrikut 1997, Zyra e Përmbarimit
njoftoi Bashkinë se ajo duhet të ekzekutonte vendimin e Gjykatës së Apelit duke i
paguar shoqërisë kërkuese 60,000,000 lek. Bashkia në mënyrë të përsëritur refuzoi të
paguante shumën e caktuar. Në këto kushte Zyra e përmbarimit i kërkoi
Departamentit të Buxhetit dhe Tatimeve në Ministrinë e Financave që të respektonte
vendimin duke parashikuar fondet përkatëse (neni 589, paragrafi 2, i kodit të
Procedurës Civile.)
Me aktet nr. 2018/3 të 19 shtatorit 1997, 2018/5 të 7 nëntorit 1997 dhe 4670 të 22
shtatorit 1999, Ministria e financave i hodhi poshtë kërkesat e Zyrës së Përmabrimit
duke pretenduar se Neni 589 i Kodit të Procedurës civile nuk gjente zbatim dhe se
nuk kishte mundësi të gjendeshin fonde në bazë të ligjit për buxhetin e shtetit. Ajo
shtoi se Bashkia duhet të kontaktonte me “Degën e thesarit të rethit Tiranë”, për të
specifikuar fondin nga i cili duhet të paguhet borxhi si dhe duhet të shkojë ky fond.
Duke qenë se vendimi nuk u ekzekutua shoqëria e çoi çështjen në Gjykatën
Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e refuzoi çështjen duke thënë se ishte jasht
juridiksionit të saj.
Në Strazburg shoqëria kërkuese u ankua për shkelje të të drejtave të parashikuara
nga nenet 6 § 1dhe 13 dhe 14 të Konventës, shkelje që vinte si pasojë e refuzimit të
autoriteteve për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë të datës 23
Shkurt 1996.
Vendimet e Gjykatës ( 2 tetor 2003 dhe 18 nëntor 2004)
1. Në lidhje me pretendimet paraprake përsa i përket nenit 6 § 1 të Konventës,
qeveria ngre dy pretendime në lidhje me kritere të nenit 35 § 1:
-për mos shterim të mjeteve të brendshme
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
284
Me këtë do të kuptojmë se shoqëria në fjalë nuk e ka çuar çështjen në të gjitha
instancat e brendshme si te Institucioni i Avokatit të Popullit. Shoqëria ka vënë në
dyshim efektivitetin e dy rrugëve ligjore të ofruara nga qeveria. Nga ana tjetër
shoqëria bëri të ditur se institucioni i Avokatit të Popullit nuk mund të sigurojë një
mjet ligjor efektiv sipas kuptimit të konventës.
Në lidhje me mospasjen e cilësisë të të dëmtuarit nga shoqëria kërkuese:
Shoqëria kërkuese “Qufaj Co. sh.p.k.” është regjistruar si shoqëri tregatareme datën
2 Korrik 1992 në bazë të një vendimi të Gjykatës së Faktit Tiranë. Në zbatim të Ligjit
të Shoqërive tregtare nr. 7638 të vitit 1992 dhe Regjistrit Tregtar dhe Ligjit të
Regjistrimit të Shoqërive nr. 7667 të vitit 1993, shoqëritë tregtare duhet që të ri-
regjistrohen brenda 6 muajve duke nisur nga data 1 Janar 1993 ose në të kundërt
regjistrimi do të jetë i pavlefshëm.
Në këtë rast sipas dokumentave të Zyrës së Regjistrimit shoqëria Qufaj Co. sh.p.k.
nuk është regjistruar. Rrjedhimisht përderisa shoqëria e vjetër pushoi së ekzistuari
në 1993, atëherë Shoqëria nuk mund të quhet “e dëmtuar” sipas nenit 34 § 3 të
Konventës.
Kërkuesi e kundërshtoi këtë argument duke shtuar se Gjykata er Apelit Tiranë e ka
kundrështuar këtë pretendim. Për më tepër, legjislacioni që i referohen autoritetet
qeveritare është i zbatueshëm për ato shoqëri që nuk kanë mundur të plotësojnë
formalitetet e regjistrimit dhe shoqërisë kërkuese. Si pasojë regjistrimi i saj nuk ka
skaduar ashtu siç pretendojnë autoritetet. Për më tepëër, procesi i regjistrimit ishte
pasojë e ri-organizimit të kompanisë që ka ardhur si pasojë e një ndryshimi me
karakter financiar.
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
285
Ndërsa Gjykata arrin në përfundimin se kërkuesui ishte i “dëmtuar” sipas nenit 34 të
Konventës për arsyen se faktet materiale kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të ligjit
për ri-organizimin e shoqërive.
2. në lidhje me nenin 6 § 1
Autoritetet theksuan se vendimi nuk ishte zbatuar për faktin se kishte pasur
mungesë të fondeve dhe buxheti i shtetit ishte i pamjaftueshëm.
3. Në lidhje me Nenin 1
Gjykata konsideroi se neni 6 § 1 i Konventës merr përparësi si “lex specialis” për
çështjet e mos-zbatimit të vendimeve, pra ishte i panevojshëm ekzaminimi i çështjes
sipas nenit 13.
4. Në lidhje me Nenin 14 të Konventës të interpretuar së bashku me Nenin 6 § 1
Së fundi shoqëria theksoi se autoritetet shqiptare kanë shkelur nenin 14, dhe nenin 6
§ 1
Të Konventës, dhe shkoi aq larg sa mendoi se pamundësia për të zbatuar vendimin e
Gjykatës së Apelit Bazohet në opinionet politike të antarëve të saj.
5. Në lidhje me Nenin 41 të Konventës
Gjykata i akordoi shoqërisë kërkuese 60 000 000 lekë (shumën e vendosur nga
Gjykata e Apelit Tiranë) 70 000 euro shpërblim për dëmin material dhe jomaterial të
pësuar si dhe 2000 Euro për shpenzimet gjyqësore.
Gjykata ishte unanime në konstatimin e shkeljeve nga Republika e Shqipërisë në këtë
çështje. Edhe në këtë rast Gjykata ka zbatuar parimin e të drejtës ndërkombëtare ex
in iure jus non oritur, duke e vënë gjithmonë në një pozitë të vështirë shtetin përballë
organeve ndërkombëtare kur duhet të mos njohë qëndrime të mbajtura prej
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
286
organeve të vetë atij shteti. Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, Gjykata
Kushtetuese por edhe organet e tjera gjyqësore në Shqipëri duhet të mbajnë parasysh
obiter dicita-n themelore të Gjykatës së Strazburgut në pargrafin 38 të këtij vendimi
sipas të cilit “ekzekutimi i një vendimi gjyqësor të dhënë nga cilado gjykatë duhet
konsideruar si pjesë përbërëse e ‘procesit të drejtë’ për qëllimt e nenit 6. Autoriteteve
shtetërore nuk iu lejohet që të justifikohen me mungesën e fondeve për
mosrespektimin e një detyrimi që rrjedh nga një vendim gjyqësor. Sidoqoftë, në
rrethana të veçanta mund të justifikohet ndonjë vonesë në ekzekutimin e një
vendimi.Por kjo vonesë nuk mund të jetë e tillë sa të cënojë vetë thelbin e së drejtës
të mbrojtur nga neni 6 § 1.316
Një tjetër rast i marrë në shqyrtim në librin e Ledi Biankut, Jurisprudenca e Gjykatës
së Strasburgut, është edhe rasti Balliu kundër Shqipërisë (kërkesa nr. 74727/01), 16
qershor 2005.
Çështja në fjalë ka të bëjë me kërkuesin Taulant Balliu, i lindur në vitin 1971 dhe
aktualisht po vuan dënimin me burgim në Burgun e Peqinit në Shqipëri. Ai ishte
akuzuar si pjestar dhe një nga drejtuesut e Bandës së Kateshit gjatë trazirave të vitit
1997. Më 1999 kërkuesi u akuzua përpara Gjykatës së rrethit Durrës me pesë akuza
për vrasje, me dy akuza për vrasje të mbetura në tentaivë, për armëmbajtje të
paligjshme dhe për pjesmarrje në bandë të armatosur.
Në procesin ndaj tij ai u përfaqësua nga avokat Leli në fillim dhe pas 10 dhjetorit
1999 nuk kishte avokat. Kërkuesi pretendoi se i kishte kërkuar Gjykatës t’i caktonte
një avokat por kjo kërkesë nuk ishte marrë parasysh.
Nga ana tjetër Qeveria Shqiptare pretendonte se i kishte caktuar një avokate por që
nuk ishte pranuar nga kërkuesi për faktin se nuk ishte zgjedhur prej tij. Gjithashtu 316 Ledi Bianku, Jurisprudenca e Gjykatws së Strazburgut ( 364)
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
287
qeveria pretendonte se Gjykata e rrethit Durrës i kishte dërguar një letër Ministrisë
në lidhje me sjelljen e një avokati të kërkuar por që ndaj tij nuk u mor asnjë masë.
Më 15 shkurt Gjykata e rrethit Durrës e shpalli kërkuesin fajtor dhe e dënoi me
burgim të përjetshëm.
Kërkuesei e dërgoi çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit, për një process të
parregullt gjyqësor që nuk i ishte siguruar mbrojtja me një avokat. Në Apel kërkuesi
u mbrojt nga i njëjti avokat që kishte pasur në seancat e para i zgjedhur prej tij.
Në vendimin e 19 prillit 2000 Gjykata e Apelit e Durrësit rishikoi disa nga fajësimet e
kërkuesit por kjo nuk e ndryshoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Më 19 maj 2000 kërkuesi po me anë të të njëjtit avokat iu drejtua Gjykatës së Lartë,
para të cilës pretendoi shkelje të të drejtave të tij kushtetuese nga dy gjykatat më të
ulta, pikërisht për shkak të mos përfaqësimit me avokat. Edhe Gjykata e Lartë la po
të njëjtin vendim në fuqi.
Balliu iu drejtua Gjykatës kushtetuese në bazë të nenit 131 (f) të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë. Kërkesa u hodh poshtë de plano nga ana e Gjykatës duke e
konsideruar kërkesën jasht juridiksionit të saj.
Kërkuesi u ankua përpara Gjykatë së Strazburgut me pretendimin se nga gjykata
shqiptare atij i ishin shkelur të drejtat e parashikuara nga neni 6 § 1 dhe 3 (c) dhe (d)
të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kurse qeveria pretendonte se
kërkuesi kishte pasur mundësi të mbrohej me avokat në përputhje me kërkesat e
nenit 6.
Në lidhje me pretendimet, qeveria Shqiptare përdori argumentin se Gjykata
Kushtetuese shqiptare nuk përbën mjet efektiv që duhet shteruar për qëllimet e nenit
35 të Konventës dhe se kërkesa ishte bërë më shumë se 6 muaj pas vendimit të
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
288
Gjykatës së Lartë. Duke hedhur poshtë këtë vendim, më 30 shtator 2004, Gjykata e
konsideroi të pranueshme kërkesën.
-Në lidhje me nenin 6 § 1 dhe 3 (c)
Kërkuesi pretendon se avokati i zgjedhur prej tij nuk kishte pasur mundësi që ta
mbronte atë para gjykatës së rrethit Durrës. Ndërsa qeveria pretendonte se kishte
shtyrë disa herë seancat që ti krijonte mundësi avokatit të paraqitej, dhe fakt ishte
edhe përfaqësimi i kërkuesit në Gjykatën e Apelit dhe të Lartë nga i njëjti avokat.
Gjykata e Strazburgut u fokusua në faktin për të shqyrtuar nëse qeveria Shqiptare
mund të konsiderohet përgjegjëse për mangësitë në mbrojtjen ligjore të kërkuesit
dhe për për pasojë edhe për shkeljen e të drejtave të tij në bazë të Konventës.
Gjykata konstatoi se kërkuesi nuk kishte pranuar as të mbrohej vetë e as ndonjë
avokat tjetër të caktuar apo qoftë të zgjedhur prej tij. Gjithashtu u bë e ditur se
kërkuesi nuk e kishte njoftuar Gjykatën e rrethit Durrës për mospasjen e avokatit
megjithëse kjo e fundit kishte shtyrë disa herë seancat për këtë problem.
Në prani të këtyre konstatimeve gjykata arriti në përfundimin se detyrimi për të
siguruar mbrojtjen me avokat të kërkuesit ishte respektusr nga autoritetet shtetërore
dhe në kushtet kur duhej të respektohej edhe detyrimi ligjor për një process “brenda
një afati të arsyeshëm” sipas nenit 6 § 3 (c) të Konventës.
-Në lidhje me nenin 6 § 3 (d), kërkuesi pretendonte se nuk kishte pasur mundësi të
merrte në pyetje dëshmitarët, qoftë ata të akuzës qoftë ata në favor të tij. Sipas
kërkuesit pamundësia e tij për t’u mbrojtur me avokat në shkallë të parë kishte
kompromentuar ushtrimin e kësaj të drejte edhe në Apel.
Gjykata vlerësoi se si kërkuesi ashtu edhe avokati i tij kishin pasur mundësi që të
merrnin në pyetje dëshmitarët, qoftë ata të akuzës qoftë ata të në favor të tij, por
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
289
kishin preferuar të mos e bënin një gjë të tillë- i pari duke qëndruar në heshtje,
ndërsa i dyti duke mos u paraqitur në mënyrë të përsëritur. Gjykata arriti në
përfundimin se nuk ka pasur shkelje të nenit 6 § 3 (d).
Sipas L. Biankut komenti në lidhje me thelbin e çështjes mund të përqëndrohet
kryesisht në një aspekt. Parimi i përgjithshëm i së drejtës Ndërkombëtare por edhe i
common laë. Parim ky që në të drjtën ndërkombëtare njihet me termin ex injuria jus
non oritur kurse në të drejtën angleze me termin, estoppel, nënkupton që një subjekt-
në rastin tonë një individ-nuk mund të pretendojë që t’i lindin të drejta nga
qëndrimet e tij të paligjshme ose nga mos ushtrimi i këtyre të drejtave në instanca të
mëparshme. Në këto kushte, përderisa kërkuesi në këtë çështje nuk kishte bërë
përpjekje që të kishte një process të rregullt përpara juridiksioneve shqiptare, qoftë
për mangësi të tij, qoftë të avokatit, nuk mund të pretendonte se i lindnin të drejta në
dëm të shtetit shqiptar.
Përfundimi
Që nga koha e Kirit të Madh, arritëm në instrumentin më të rëndësishëm të të
drejtave të njeriut sot, Konventës Europianë për të Drejtat e Njeriut. I veshëm
Konventës një rëndësi të veçantë duke e konsideruar si mekanizëm rregullator të
drejtësisë në Botë. Një mekanizëm që u arrit të hartohej pas Luftës së Dytë Botërore
dhe vazhdon të përsoset vazhdimisht. Konventa sot përbën një vlerë të përbashkët të
demokracive Europiane. Por këtyre vlerave të përbashkëta që janë në thelbin e çdo
demokracie duhet t’u përshtaten sistemet politike, shtetet dhe të zbatohen një sërë
rregullash e kriteresh të vendosura nga Konventa. Vetëm duke e zbatuar me
përpikmëri atë, mund të themi se kemi të bëjmë me shtete të së drejtës dhe shtete
demokratike. Në këtë mënyrë me të drejtë mund t’i veshim Konventës statusin e një
sipërmarrje origjinale që qëndron mbi shtetet për të siguruar mbrojtjen e të drejtave
IYRCL 2012
First International Young Researchers Conference on Law: “Human Rights in 21st Century”
18-19 May 2012, Bedër University, Tirana, Albania
Page
290
dhe lirive të njeriut që janë të qenësishme për egzistencën e të gjithëve ne. Për të
realizuar një egzistencë në paqe, harmoni ashtu siç e meriton raca njerëzore.
Mendoj se që nga viti 1953 duhet të jemi ndjerë qenie më fatlume dhe më të sigurtë
për ruajtjen e vlerave tona më thelbësore. Me hyrjen në fuqi të Konventës u garantua
mbrojtja e së Drejtës së Jetës, heqia e dënimit me vdekje, ndalimi i torturës,
diskriminimit, skllavërisë, punës së detyruar e shumë e shumë të drejta të tjera të
rëndësishme dhe thelbësore që në të shkuarën as që mendohej se do t’i gëzonin
ndonjëherë qëniet njerëzore. Garantimi i këtyre të drejtave tashmë bëhet nga Gjykata
Europiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo Gjykatë mbështet efikasitetin e Konventës dhe
siguron individët për mundësi ankimi kur vënë re parregullsi dhe shkelje të të
drejtave të tyre nga shtetet përkatës.
Sot Konventa është bërë pjesë e Kushtetutave të vendeve europiane ashtu siç është
bërë pjesë e Kushtetutës së vendit tonë. Mendoj se një fakt i tillë është i rëndësishëm,
sepse jo vetëm tregon se shteti pranon të quhet shtet demokratik dhe i së drejtës, por
u siguron shtetasve me të vërtetë mundësinë për të qenë pjesë e një shteti që pranon
të drejtat dhe liritë e njeriut si gjënë më të rëndësishme të egzistencës së tij. Duke u
bërë pjesë e Kushtetutës apo shpesh edhe duke qëndruar mbi legjislacionin e shtetit,
Konventës mbase në njëfarë mënyre i krijohet mundësia për t’u cilësuar si
“Kushtetutë” e përbashkët e Europës. Si Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut
ashtu edhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut kanë treguar se ne jemi
qenie që e duam organizimin, dhe se në natyën tonë egziston rregulli dhe dëshira
për të ecur përpara.
“All human beings are born free and equal in dignity and rights. They are endoved with
reason and conscience and should act towards one another in a spirit of brotherhood”.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut ( art. 1)