S. Xhyheri, S. Muçaj, Një monedhë e Jubës I të Numidisë dhe Tropaeum-i për Ciceronin e Ri (A...

11
CANDAVIA 4 Suela XHYHERI, Skënder MUÇAJ NJË MONEDHË E JUBËS I TË NUMIDISË NË BYLIS DHE TROPAEUM-I PËR CICERONIN E RI Në gërmimet e bëra në vitin 2012 në Bylis, në monumentin e Terencianit, krahas gjetjeve të tjera arkeologjike, vëmendjen tonë e tërhoqi një monedhë e rrallë e periudhës antike 1 . Monedha prej argjendi i përkiste mbretërisë së Numidisë dhe ishte prerë nga mbreti i fundit i saj 2 , Juba I, që mbretëroi nga viti 60-46 p. Kr 3 . Monedha është denar argjendi e Jubës I, prerë në Utika, Numidi: - Bylis, Mon. Terenc. K. 17, 9174 (Inv. Prov. 6342) Faqe: Bust i mbretit Juba I dj., me diademë, flokë të dendur me kaçurrela të rregullt, mjekër me majë dhe veshje zyrtare me mburojë dhe pala, skeptër në shpatull. Legjenda REX. IVBA.(Fig. 1a). Shpinë: Tempull oktastil, legjendë neo-punike në të dy anët e tempullit. Legjenda: e djathta është stampuar e plotë, kurse e majta pjesërisht: Hmmlkt Ywb’Y (Yubai hammamleket) (Fig. 1b). Aksi 270 0 ; P. 3,62 gr; D. 17,2 mm-17,4 mm. 1 Mbi rrënojat e një banese helenistike janë ndërtuar, në periudha të ndryshme (shek. I-VI m. Kr.), shumë të tilla, nga të cilat më e ruajtura dhe më luksozja i përkiste familjes së Terencianit (ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. I m. Kr. dhe braktisur rreth viteve 150-170 m. Kr.), prandaj dhe u emërua në mënyrë konvencionale “Monumenti i Terencianit”. Gjatë ndërtimit të kësaj banese, një pjesë e shtresëzimeve më të hershme kanë ngelur të pa prekura dhe në to bën pjesë dhe konteksti 9174, në kuadratin 17, ku u gjet dhe kjo monedhë. Për më shumë për Monumentin e Terencianit shih: Rap. AIA, 2007-2012; CEKA, MUÇAJ 2011, f. 111. 2 Pas këtij viti mbretëria e Numidisë u bë pjesë e Perandorisë Romake (Provinca Afrika Nova) dhe i biri i tij Juba II i shërbeu Oktavianit. Oktaviani për besnikërinë që tregoi, në vitin 30 p. Kr., e rivendosi Jubën II në fronin e mbretërisë së të atit dhe, mbas pesë vjetësh e lëvizi për në Mauritani, ku mbretëroi për 50 vjet. 3 Mbreti Juba I gjatë mbretërimit të tij ka prerë katër tipa monedhash prej argjendi: koka e mbretit me tempull; koka e Fitores me kalë; koka e Mbretit me kalë; koka e Afrikës me luan dhe tre tipa prej bronzi: koka e Amonit me elefant; koka e Amonit me tempull; koka e Numidisë me luan. SNG, f. 532-533.

Transcript of S. Xhyheri, S. Muçaj, Një monedhë e Jubës I të Numidisë dhe Tropaeum-i për Ciceronin e Ri (A...

CANDAVIA 4

Suela XHYHERI, Skënder MUÇAJ

NJË MONEDHË E JUBËS I TË NUMIDISË NË BYLIS DHETROPAEUM-I PËR CICERONIN E RI

Në gërmimet e bëra në vitin 2012 në Bylis, në monumentin e Terencianit, krahas gjetjevetë tjera arkeologjike, vëmendjen tonë e tërhoqi një monedhë e rrallë e periudhës antike1.Monedha prej argjendi i përkiste mbretërisë së Numidisë dhe ishte prerë nga mbreti i funditi saj2, Juba I, që mbretëroi nga viti 60-46 p. Kr3.

Monedha është denar argjendi e Jubës I, prerë në Utika, Numidi:- Bylis, Mon. Terenc. K. 17, 9174 (Inv. Prov. 6342)Faqe: Bust i mbretit Juba I dj., me diademë, flokë të dendur me kaçurrela të rregullt,

mjekër me majë dhe veshje zyrtare me mburojë dhe pala, skeptër në shpatull. LegjendaREX. IVBA.(Fig. 1a).

Shpinë: Tempull oktastil, legjendë neo-punike në të dy anët e tempullit.Legjenda: e djathta është stampuar e plotë, kurse e majta pjesërisht:

Hmmlkt Ywb’Y (Yubai hammamleket) (Fig. 1b).Aksi 2700; P. 3,62 gr; D. 17,2 mm-17,4 mm.

1 Mbi rrënojat e një banese helenistike janë ndërtuar, në periudha të ndryshme (shek. I-VI m. Kr.),shumë të tilla, nga të cilat më e ruajtura dhe më luksozja i përkiste familjes së Terencianit (ndërtuar nëgjysmën e dytë të shek. I m. Kr. dhe braktisur rreth viteve 150-170 m. Kr.), prandaj dhe u emërua nëmënyrë konvencionale “Monumenti i Terencianit”. Gjatë ndërtimit të kësaj banese, një pjesë eshtresëzimeve më të hershme kanë ngelur të pa prekura dhe në to bën pjesë dhe konteksti 9174, nëkuadratin 17, ku u gjet dhe kjo monedhë. Për më shumë për Monumentin e Terencianit shih: Rap.AIA, 2007-2012; CEKA, MUÇAJ 2011, f. 111.2 Pas këtij viti mbretëria e Numidisë u bë pjesë e Perandorisë Romake (Provinca Afrika Nova)dhe i biri i tij Juba II i shërbeu Oktavianit. Oktaviani për besnikërinë që tregoi, në vitin 30 p. Kr.,e rivendosi Jubën II në fronin e mbretërisë së të atit dhe, mbas pesë vjetësh e lëvizi për nëMauritani, ku mbretëroi për 50 vjet.3 Mbreti Juba I gjatë mbretërimit të tij ka prerë katër tipa monedhash prej argjendi: koka e mbretit metempull; koka e Fitores me kalë; koka e Mbretit me kalë; koka e Afrikës me luan dhe tre tipa prej bronzi:koka e Amonit me elefant; koka e Amonit me tempull; koka e Numidisë me luan. SNG, f. 532-533.

84

CANDAVIA 4

Stili i tempullit është një përzierje e detajeve arkitektonike greke, romake dhekartagjenase, kurse çatia e sheshtë është e stilit punik4.

Monedha ruhet shumë mirë dhe ndryshe nga dy variantet e botuar nga Müller5, kjoe gjetur në Bylis ka në faqe portretin e Jubës të variantit të parë (më i moshuar)

(Fig. 2a), kurse në shpinë tempullin e variantit të dytë (më i detajuar) (Fig. 2b). Monedhae Bylisit duhet t’i përkasë fundit të prerjeve të variantit të parë, kur kjo matricë më pake konsumuar ka qenë akoma në përdorim, kurse matrica tjetër e konsumuar ështëpërgatitur rishtas me tempullin më të detajuar.

Kjo monedhë e rrallë, e gjetur larg territorit të prerjes dhe përdorimit të saj shtronpyetjen kush dhe kur e solli atë deri në qytetin e Bylisit? Për t’i dhënë përgjigje kësaj

Fig. 1 a, b. Denar argjendi i Jubës I (60 – 46 p. Kr.).

4 SEAR 1978-1979, 6607; MAZARD 1955-1958, f. 84; SNG, f. 523-524.5 MÜLLER 1862, f. 42, fig. 50.6 Plutarch., Vitae Parallelae, Brutus, XXX.

Fig. 2. Varianti i parë (a) dhe i dytë (b) i prerjeve të monedhës së Jubës I.

pyetje mund të na vijnë në ndihmë disa të dhëna që na kanë përcjellë autorët antikë përmbretërinë e Numidisë dhe marrëdhëniet e saj me Romën, Luftën Civile, si dhe njëmonument kushtuar Ciceronit të Ri, i ngritur ndoshta me rastin e fitores së tij kundërGai Antonit që “u përpoq të ripushtonte disa vende të forta rreth Bylisit”6.

Suela XHYHERI, Skënder MUÇAJ

a b

ab

CANDAVIA 4

85

Mbreti Juba I i Numidisë gjatë luftërave civile romake ishte aleat me Pompeun dheky qëndrim i tij qe i paracaktuar qysh herët për shkak se Pompeu dhe Cezari kishinndjekur politika të ndryshme, i pari pro babait të tij (mbreti Hiempsal 88-60 p. Kr.),kurse i dyti jo vetëm kundër të atit por dhe ndaj vetë Jubës I7.

Gjatë Luftës Civile, si aleat i Pompeut, Juba I duhet të ketë qenë aktiv jo vetëm nëAfrikën e Veriut, ku ai u ndesh me legjionet e Cezarit në vitin 49 p. Kr., por dhe nëterritoret e bregut lindor të Adriatikut, ku u përqendruan luftimet midis dy palëve nëfundin e vitit 49 dhe gjysmën e parë të vitit 48 p. Kr8.

Monedha e gjetur në Bylis tregon në një farë mënyre dhe për këtë marrëdhënie tëre, ku krahas ndihmës ekonomike nuk mund të mos përfillet dhe ajo ushtarake. GjatëLuftës Civile, qyteti i Bylisit, ashtu si dhe qytetet e tjera të Orikut, Apolonisë, Dyrrahut,Amanties, Parthës, duket se kaloi herë nën Pompeun dhe herë nën Cezarin9. Plutarkushkruan se Gai Antoni u përpoq të shtinte në dorë disa vende të mbrojtura rreth Bylisit,por pa folur për vetë qytetin. Ai u mund në betejën e udhëhequr nga Ciceroni i Ri10, tëcilin Bruti e kishte angazhuar edhe herë të tjera me shumë sukses11. Me gjithë të

7 Aleanca e Jubës me Pompeun dhe mëria e tij me Cezarin i ka fillimet që me mbretin Hiempsal, të atine Jubës, që u hoq nga froni me ndihmën e ushtrisë romake dhe u rivendos kur Pompeu zbarkoi nëAfrikë. Cezari, më vonë përfaqësoi ata që e shkarkuan të atin e Jubës si dhe u ndesh drejtpërdrejt nësallën e gjyqit me Jubën duke e kapur edhe për mjekre. Duke ditur që Juba do të ishte aleat i Pompeut,në vitin 49 p. Kr., Cezari dërgoi kundër tij në Afrikën e Veriut dy legjione të cilët u shkatërruan, porfitorja zgjati vetëm 3 vjet. Në vitin 46 p. Kr., Cezari zbarkoi vetë në Afrikën e Veriut, ku shkatërroipjesën e mbetur të ushtrisë së Pompeut dhe atë Jubës I (Caes. B. civ, Libri II; (pseudo) Çezari,Commentarii de bello civili, Libri II, 2; Suet. Jul.; App. B. Civ., Libri I, 80; Paterc., Libri II, 54).8 App. B. Civ., Libri I, 80; Paterc., Libri II, 54.9 Sipas Cezarit, apoloniatët, pas dorëzimit të Orikut, dërguan delegatë te Cezari dhe e pranuan nëqytet (Caes. B. civ. III, 11, 4) Shembullin e këtyre e ndoqën edhe bulinët, amantët dhe qytetet etjera që ishin afër, si dhe gjithë Epiri, të cilët dërguan delegatë tek Cezari dhe i premtuan se do tëbënin si të urdhëronte (Caes. B. civ. III, 12, 3-4). Nga ana tjetër Plutarku shkruan se Gai Antoniduke marshuar drejt Apolonisë u bëri thirrje të gjithë ushtarëve që ishin afër qytetit tëbashkoheshin me të, por ata ishin bashkuar të gjithë me Brutin. Duke dyshuar se edhe banorëte qytetit ishin në anën e Brutit, ai e la qytetin dhe shkoi në Buthrot, duke humbur përgjatërrugës tri kohorta si pasojë e sulmeve të Brutit. Më pas ai bëri edhe një tentativë për të shtënënë dorë disa vende të mbrojtura rreth Bylisit, të cilin Bruti i kishte pushtuar më parë (Plutarch.,Brutus, XXX).10 Ciceroni shpresonte që i biri të bëhej filozof si dhe vetë ai, por Markusi nga ana e tij shpresontetë ndërmerrte një karrierë ushtarake (HASKELL 1964, f. 103-104). Në vitin 49 p. Kr. ai u bashkua meushtrinë e Pompeut dhe pas humbjes së tij në betejën e Farsalës në vitin 48 p. Kr., ai u fal ngaCezari. Pas vrasjes së të atit, Markusi u bashkua me ushtrinë e Liberatores, por më vonë u fal ngaAugusti duke e ndihmuar të bënte edhe karrierë. Në fillim ai u bë augur; në vitin 30 p. Kr. konsull,ndërsa më vonë u bë prokonsull i Sirisë dhe i provincës së Azisë. Varri i tij, identifikuar ngambishkrimi: “M(arco) Tullio M(arci) f(ilio) ex d(ecreto) d(ecurionum)” është zbuluar në vitin 1889pranë portës Stabia të Pompeit (MAU 1890, f. 277-284).11 Plutarch., Vitae Parallelae, Brutus, XXX.

Një monedhë e Jubës I të Numidisë në Bylis ...

86

CANDAVIA 4

12 Rreth Bylisit dhe Apolonisë gjatë periudhës helenistike kanë qenë qytetet e Klosit, Gurëzezës,Dimalit si dhe qytezat e Margëlliçit, Kalivaçit, Rabies, Belishovës dhe ndoshta një fortifikim ivogël në Cfir. Nga gërmimet e bëra është parë se qytetet e Klosit, Gurëzezës dhe Margëlliçi janëshkatërruar dhe braktisur gjatë Luftës III iliro-romake, kurse për të tjerët mungojnë të dhënat(CEKA 1984, f. 77-78). Më shumë të ngjarë ka që edhe këto të fundit të kenë pësuar të njëjtin fatsi të tjerët. Gjatë Luftës Civile sistemi i vjetër fortifikues i këtyre qendrave të braktisura duhet tëketë shërbyer si vend fushimi i reparteve të forcave ndërluftuese.13 Një shtresë e tillë djegie, që i përket po kësaj periudhe, është identifikuar edhe jashtë krahutlindor të Stoas së Madhe, gjë që tregon se të paktën një pjesë e qytetit është prekur nga zjarri.14 Ndërtimin e trofeve (tropaeum) romakët e morën nga tradita greke, por në ndryshim nga këtatë fundit, të cilët i ndërtonin në fushën e betejës, tropaeum-i nuk do të ngrihej më në fushëbetejë,por do të paraqitej dukshëm në qytetin e Romës, si një mënyrë për të përforcuar karrierën e tyrepolitike.15 Autorët e kanë përshkruar me imtësi këtë objekt dhe kanë shkruar se guri duhet të jetë dekori një varri monumental dhe se mbishkrimi është me shkronja të shek. I-II m. Kr. (PRASHNIKER,SCHOBER 1919, kol. 68). Në oborrin e shtëpisë ka pasur shumë objekte arkeologjike, që në pjesënmë të madhe kanë ardhur nga Apolonia, por nuk kanë munguar edhe ato të ardhura nga Bylisi(PRASHNIKER, SCHOBER 1919, kol. 66).16 Në Bylis janë gjetur pjesë të shkëputura të një tropaeum-i, që nisur nga armatimi maqedonas(përkrenare dhe mburojë) dhe mbishkrimi me damiurgët është datuar në fillimin e shek. II p. Kr., merastin e ndonjë fitoreje të bërë gjatë luftërave romake-maqedonase, kur bylinët kanë qenë përkrahromakëve kundër maqedonëve (CEKA 1984, f. 77-78).

dhënat e autorëve antikë nuk mund të marrim një përgjigje më të detajuar se çfarë kandodhur në Bylis dhe qendrat e tjera që Plutarku i cilëson thjesht si të mbrojtura12.

Shtresa 9174, në të cilën u gjet monedha e Jubës I, është një depozitim i trashë hiri embetje karboni, përzier me material tjetër arkeologjik, gjë që tregon qartë se shkatërrimi kaardhur nga një djegie e fuqishme13. Shkatërrimi i një pjesë të qytetit, mbështetur në ngjarjethistorike që na përcjellë Plutarku dhe në materialin arkeologjik, na bënë të mendojmë qëduhet të ketë ndodhur gjatë viteve 49-48 p. Kr. Ka më shumë të ngjarë që kjo djegie tëlidhet me betejën kundër Gai Antonit që zhvilloi dhe fitoi Ciceroni i Ri.

Kësaj ngjarje duhet t’i përkasë një trofe (tropaeum)14 kushtuar qytetarit romakMark Tul Markut, që ka qenë e ekspozuar në oborrin e shtëpisë së Karehman BejVrionit (Fier) dhe publikuar nga Prashniker, Shober15 dhe tani gjendet në fondet eInstitutit të Arkeologjisë (nr. inv. 26), por pa qenë identifikuar vendgjetja e tij.

Apolonia dhe Bylisi janë dy qytetet e vetëm që vazhdonin si të tillë dhe pa tjetër atakanë qenë pjesë e planeve të secilës palë ndërluftuese (Cezarit dhe Pompeut) për t’upasur nën kontroll, prandaj dhe nderimi që i është bërë Mark Tul Markut mund të lidhetme këta qytete. Pra për vendin ku ka qenë ngritur tropaeum-i duhet të kërkohet nëradhë të parë, midis Apolonisë dhe Bylisit. Nisur nga e dhëna Plutarkut, më i favorizuarndër dy qytetet, duket se është Bylisi nga i cili na kanë ardhur edhe disa pjesë të njëtropaeum-i më të hershëm16.

Suela XHYHERI, Skënder MUÇAJ

CANDAVIA 4

87

Mbishkrimi i shkruar me alfabetin grek është marrë në shqyrtim nga shumë autorëqë e kanë datuar në shekujt I-II m. Kr17. Autorët, për datimin e mbishkrimit, janëmbështetur vetëm në karakterin e shkronjave pa analizuar skulpturën dhe po ashtu,nuk kanë parë tek ky mbishkrim mundësinë për ta identifikuar qytetarin romak medjalin e Ciceronit.

Ky monument (tropaeum) është i pa plotë dhe ruhet vetëm një pjesë e tij (nr. inv.26) (Tab. I, 1-3).

Përmasat: lartësia 0,455 m, gjerësia maks. 0,535 m dhe trashësia maks. 0,29 m.Punuar në gurë gëlqeror të bardhë, të fortë, kompakt dhe me kristale tepër të imta.Syprina gjysmë rrethore, e rrafshët, vrimë e kanal plumbi për lidhje me një pjesë

tjetër që ka qenë mbivendosur.Baza e rrafshët, gdhendur me daltë me dhëmbë, ka një gropëzim, ndoshta nga

përdorimi i mëparshëm i këtij blloku.Shpina e rrafshët, me dy bordura anësore dhe punuar trashë.Pjesa e përparme, punuar me lëmim, është e stilizuar si një bust, veshur me tri

mburoja të plota dhe dy gjysmë mburoja. Në pjesën e përparme është gdhendur njëmburojë e rrumbullakët, që mbulohet pjesërisht në pjesët anësore nga mburoja ovale(Tab. I, 1b). Këto të fundit mbulojnë paksa dhe gjysmë mburojat e tjera rrethore. Nëmburojën e rrumbullakët është gdhendur mbishkrimi në pesë rreshta, me lartësi tëshkronjave 0,04 m.

Mar̀ko~Tuvllio~Mavrkou

uiJov~JRwmai~̀

Pjesa e ruajtur e tropaeum-it ka qenë e mbështetur vetëm në pjesën e prapme,kurse në tri anët e tjera ajo ka qenë e ekspozuar për t’u parë. Ajo duhet të ketë qenëvendosur mbi një bazament dhe po ashtu ka pasur edhe një pjesë tjetër të mbivendosur(Tab. I, 3).

Mburoja vezake (scutum) u bë pjesë e armatimit të ushtrisë romake18, me formën esaj konvekse apo të sheshtë, e para për legjionarët romak dhe tjetra për jo qytetarëtromak19. Versioni romak i scutum-it vezak ishte i pajisur me një brinjë vertikale (spina)

17 RHIKAKIS 1910, f. 18; PRASHNIKER, SCHOBER 1919, kol. 68 (SEG II 386); SEG XXIII 487; CABANES

1997, f. 59.18 FÈUGERE 1993, f. 76.19 GOLDSWORTHY 1996, f. 209-210.

Një monedhë e Jubës I të Numidisë në Bylis ...

88

CANDAVIA 4

20 Ky lloj i mburojës është përshkruar nga Polibi (VI, 23) dhe është e përfaqësuar në monumentetë ndryshme (Altari i Domitius Ahenobarbus, i cili ndodhte në Muzeun e Luvrit, një basorelievqë paraqet rojen pretoriane (51-52 m. Kr.), edhe ky në Luvër (nr. inv. LL 398). Megjithatë shembullimë i mirë vjen nga Kasr-el-Hari në Egjipt, i cili ndodhet tani në Yale Art Museum (GOLDSWORTHY

1996, f. 210). Edhe pse kjo nuk mund të ketë një datë të saktë është e mundshme që forma ështëpërdorur gjatë gjithë periudhës Republikane (FÈUGERE 1993, f. 76).21 FÈUGERE 1993, f. 76 (Shih për më shumë edhe autorët e mëposhtëm: JAMES 2004;MCDOWALL 1994; NABBEFELD 2008; ROBINSON 1975).22 FÈUGERE 1993, f. 76.23 SESTIERI 1942, f. 8-9 (shek. IV m. Kr.). Relievi prej guri gëlqeror, i gjetur në Durrës (i ekspozuarnë Muzeun Arkeologjik të Durrësit), është një tropaeum dhe paraqet Fitoren me krahë dukeshkruar mbi mburojë, e rrethuar nga spolia si: mburoja, armatura e armë etj. Sipas Sestierit kyreliev është i njëjtë në paraqitje me skulpturën prej bronzi të quajtur Fitorja me Krahë (nr. inv.369), datuar në shek. I p. Kr., i cili edhe sot ndodhet në Muzeun e qytetit të Breshës “SantaGiulia”.24 Fakti që fitorja e Crassus-it u anashkalua, megjithëse atij iu dha një marshim prej fitimtari nëqytetin e Romës, ka shumë të bëjë me situatën politike të krijuar aty në atë kohë, e përafërt mehipjen në fron të Perandorit Oktavian, gjë që do të thotë se “spolia opima” u hoq në tentativëpër të konsoliduar figurën e Augustit përpara senatit romak (SYME, 1939, f. 308; SYME, 1989,f. 273-274; MCPHERSON 2009-10, f. 21).

prej druri, e fiksuar me thumba metalik20. Ndër shembujt më të njohur të scutum-itvezak janë ato që paraqiten në altarin e Domitius Ahenobarbit në Romë, në monumentine Emilius Paulus në Delfi, kurse shembulli më i mirë është ai i gjetur në Kasr el-Haritnë Egjipt21. Gradualisht në fillim të periudhës perandorake scutum-i evoluoi në tipa meforma drejtkëndore (ose nën-drejtkëndore), i cili vazhdoi të përdorej deri në shek. IIIm. Kr22. Edhe nga Bylisi vjen një reliev me një mburojë ovale i gjetur në KompleksinPeshkopal (Tab. I, 4). Krahas tyre ka dhe shembuj të tjerë të paraqitura në tropaeumtë ndryshëm23.

Mburojat, ashtu si dhe armët e tjera, paraqesin në mënyrë simbolike fitore në fushën ebetejës dhe nisur nga kjo tropaeum mund t’i kushtohesh një ushtaraku të lartë që ka luajturnjë rol të rëndësishëm edhe për banorët ku ka qenë ngritur ky monument.

Të dhënat e dala nga mbishkrimi dhe simbolika e paraqitur në këtë tropaeum najapin mundësi që të propozojmë se ky i është kushtuar Mark Tul Markut (djali i Ciceronit)dhe është ndërtuar gjatë vitit 48 p. Kr. dhe si datë e fundit mund të pranohet dita e 9gushtit të vitit 48 p. Kr., kur Pompeu u mund në betejën e Farsalës.

Ndërtimi i tropaeum-it apo edhe spolia opima-s për gjeneralët romak duket se nukpraktikohet më pas vitit 29 p. Kr. kur iu mohua në heshtje nga Senati dhënia e spoliaopima Marcus Licinius Crassus, i cili kishte mundur një udhëheqës armik në një dyluftimnë vitin 29 p. Kr. në Maqedoni24.

Në përfundim duke e trajtuar këtë pjesë të këtij monumenti si një tropaeum dhe josi një stelë varri na jepet mundësia të pranojmë si terminus post quem për ndërtimin etij, vitin 29 p. Kr.

Suela XHYHERI, Skënder MUÇAJ

CANDAVIA 4

89

Shtresa e djegur në monumentin e Terencianit, monedha e Jubës I dhe tropaeumkushtuar Mark Tul Markut janë të lidhura me ngjarjet e ndodhura në qytetin e Bylisit nëvitin 48 p. Kr.

BibliografiaAppiani Alexandrini, Historia Romana, Bella civilia, Libri I, kap. 80.C. Juli Caesaris, Belli Civilis, Libri II.(Pseudo) C. Juli Caesaris, Commentarii de bello civili, Libri II, 2.C. Suetoni Tranquilli, De vita caesarum, Divus Julius, Libri I.C. Vellei Paterculi, Historiae Romanae, Libri II, 54.CABANES 1997: Corpus des inscriptions grecques d’Illyrie meridionale et d’Epire

I. 2, në drejtimin e P. Cabanes, 1997.Rap. AIA, 2007-2012: S. Muçaj, P. Chevalier, Raportet e gërmimeve në qytetin e

Bylisit në vitet 2007-2012, Arkivi i Institutit të Arkeologjisë, Tiranë.CEKA 1984: N. Ceka, Koinoni i bylinëve, Iliria, 1984, 2 (XIV), f. 61-89.CEKA, MUÇAJ 2011: N. Ceka, S. Muçaj, Mbishkrime antike të pabotuara nga Bylisi,

Elbasani, Tirana, Tetova dhe Gostivari, Iliria, 2009-2010, XXXIV, Tiranë2011, f. 111-129.

FÈUGERE 1993: M. Fèugere, Les armes des Romains, Paris, 1993.GOLDSWORTHY 1996: A. K. Goldsworthy, The Roman Army at War: 100 BC-AD 200,

Oxford, 1996.HASKELL 1964: H. J. Haskell, This was Cicero, 1964.JAMES 2004: S. James, Excavations at Dura-Europos 1928-1937. Final Report

VII. The Arms and Armour and Other Military Equipment, London:British Museum Press, 2004.

MAU 1890: A. Mau, Scavi fuori porta Stabiana, Römische Mitteilungen, 5, 1890, f.111-141.

MAZARD 1955-1958: J. Mazard, Corpus Nummorum Numidiae Mauretaniaeque, Paris,1955-1958.

MCDOWALL 1994: S. McDowall, Late Roman Infantryman AD 236-565, OspreyPublishing, 1994.

MCPHERSON 2009-10: C. McPherson, Fact and Fiction: Crassus, Augustus and theSpolia Opima, Hirundo, the McGill Journal of Classical Studies, Vol.8 (2009-10), f. 21-34.

MÜLLER 1862: L. Müller, Numismatique de l’ancienne Afrique, 1862, vol. III.NABBEFELD 2008: A. Nabbefeld, Roman Shields. Studies on archaeological finds

and iconographic evidence from the end of Republic to the late Empire,Cologne, 2008.

PRASHNIKER, SCHOBER 1919: C. Prashniker, A. Schober, Archeologische Forschungenin Albanien und Montenegro, Akademie der Wissenschaften in Wien,Schriften der Balkankommission, antiqurische Abtelung, Heft VIII,Wien, 1919.

RHIKAKIS 1910: E. Rhikakis, Beravtinou. JIstorikh;, ajrcaiologikh; kai; laografikh;pragmateiva, Athènes, 1910, f. 5-23.

Një monedhë e Jubës I të Numidisë në Bylis ...

90

CANDAVIA 4

ROBINSON 1975: H. R. Robinson, The Armour of Imperial Rome, London: Arms andArmour Press, 1975.

RPC: Roman Provincial Coinage, 3 Vols in 5 parts, London and Paris, 1992-2006.SEAR 1978-1979: D. Sear, Greek Coins and Their Values, 2 Vols., London, 1978-79,

Vol. II.SEG: Supplementum Epigraphicum Graecum.SESTIERI 1942: P. C. Sestieri, Një vizitë në Muzeun e Tiranës, “Drini”. Revistë mujore e

Turizmit Shqiptar, viti III, nr. 7, DISTAPTUR, Tiranë 1942, f. 7-15.SNG: Sylloge Nummorum Graecorum, Danish National Museum, Copenhagen, 5

Vols., 1942-1979.SYME 1939: R. Syme, The Roman Revolution, Oxford, 1939.SYME 1989: R. Syme, The Augustan Aristocracy, Oxford University Press, 1989.

Suela XHYHERI, Skënder MUÇAJ

CANDAVIA 4

91

A COIN JUBA I OF NUMIDIA FROM BYLLIS AND THE TROPAEUMOF CICERO THE YOUNGER

During the excavations of 2012 in the monument of Terentianus was found a silver coin ofthe Numidian Kingdom (202-46 BC). This coin was issued by its last king, Juba I, who reignedfrom 60-46 BC.

Type: Ancient AfricaRegion: Mauretanian KingdomIssuer: Juba IDate Ruled: 60-46 BCMetal: SilverDenomination: DenariusStruck/Cast: struckDate Struck: B.C. 60-46Diameter: 17,2 mm-17,4 mmWeight: 3.620 gObverse Legend: REX . IVBAObverse Description: Diademed, draped bust of King Juba right, with pointed beard and

hair in formal curls, scepter at shoulderReverse Legend: HMMLKT YWB’YReverse Description: Octastyle temple (neo-Punic legend)Axe: 2700

Mint: UticaSear GCV, Vol II, 6607This coin, even in worn condition is quite rare. The temple shown is a national shrine temple

in Juba I’s capital city. It was probably dedicated to Baal, a Punic deity. The temple is a blend ofGreek, Roman and Carthaginian architectural detail. The flat roof is tipical of the Punic style.

This coin, found far from its cutting and its use territory, which raises the question of whoand when brought it to Byllis ?

The answer to this question may come with the help of some information that we have from

92

CANDAVIA 4

the ancient authors about the Numidian Kingdom, its relations with Rome, the Civil War, andfrom a monument dedicated to Cicero the Younger on the occasion of his victory against GaiusAntonius.

Juba I, king of Numidia, who sided with the followers of Pompey and the Roman Senate intheir war against Julius Caesar in North Africa, but he must have been active, also in the easterncoast of the Adriatic Sea.

During the Civil War, the city of Byllis, as well as other cities: Oricos, Apollonia, Dyrrachium,Amantia, Partha, it seems that they changed parties from Pompey to Caesar. Plutarch writesthat Gaius Antonius tried to occupy some fortified places around Byllis, but was defeated inbattle by Cicero the Younger.

The data provided by Plutarch adds a layer of burning, in which was found Juba I’s coin.Such a layer, belonging to the same period has been identified in other monuments of the citytoo; that shows that at least a part of the city was affected by the fire.

The destruction, based on historical events and archaeological material, sugests that musthave occurred during the period 49-48 BC. It is more likely that this event is related to the battleheld and won by Cicero the Younger against Gaius Antonius.

Related to this event must also belong a trophy (tropaeum) dedicated to the Roman citizenMarcus Tullius Marcus, which was earlier exposed in the Karehman Bey Vrioni’s (Fier) backyard.Today the sculpture is in the storerooms of the Institute of Archaeology (reg no. 26), butwithout an identificantion for its place of provenience.

Apolonia and Byllis are the only two cities which have a continuity. They surely have beenpart of the plans of each of the warring parties, and therefore the monument erected in honor ofMarcus Tullius Marcus, can be related to these two cities. According to Plutarch, in the ParallelLives, the most favored of these two, seems Byllis, in which have also been found some partsof an earlier tropaeum.

The inscription written in the Greek alphabet is taken into examination by many authors,who have dated it in the I-II century AD. On dating the inscription they have relied only on thecharacters of letters without taking into consideration the type of the sculpture. They alsohaven’t seen in the inscription the opportunity to identify the Roman citizen mentioned withCicero’s son. Today such a monument (tropaeum) is incomplete and preserved only partially.

It is similar to a torso, wearing three full shields and two half shields. In the front section isengraved a round shield, with an inscription, partially covered on the sides by the oval shields.

The oval shield (scutum) became part of the Roman army weaponry, or in its convex or flatform and gradually in the early imperial period scutum evolved into rectangular shape types.

The data that has been emerged from the inscription and the symbolism portrayed in thistropaeum enable us to propose that this monument was dedicated to Marcus Tullius Marcus(Cicero’s son) and was built during 48 BC, as a terminus ante quem could be accepted the 9th ofAugust 48 BC, when Pompey was defeated at the Battle of Pharsalus.

In conclusion, the layer of burning at Terentianus monument, Juba I coin and the tropaeumdedicated to Marcus Tullius Marcus are related to events occurring at Byllis in 48 BC.

Suela XHYHERI, Skënder MUÇAJ

CANDAVIA 4

93

I. 1. Pamje ballore e tropaeum-it, kushtuar Mark Tul Markut; I. 2. Pamje anësore e tropaeum-it, kushtuar Mark Tul Markut; I. 3. Skicë e tropaeum-it, kushtuar Mark Tul Markut; I. 4.Reliev me një mburojë ovale i gjetur në Kompleksin Peshkopal, Bylis.

TAB. I

Një monedhë e Jubës I të Numidisë në Bylis ...

1

3

2

4