Samos Amphorae (LRA 8) in Albania (4th – 7th centuries)

23

Transcript of Samos Amphorae (LRA 8) in Albania (4th – 7th centuries)

CANDAVIA5

QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

INSTITUTI I ARKEOLOGJISË

TIRANË

MATERIALE TË KONfERENcËS ShKENcORE 30 JANAR 2015

CANDAVIA 5

Bordi editorial

Adresa

Luan PËRzhITA, Skender MUcAJ, Ilir GJIPALI, Gëzim hOxhA, Bashkim LAhI

Shpresa GJONGEcAJ

Nevila MOLLA

Altin SKËNDERAJ

Gjergji ISLAMI, Ana PEKMEzI

ISSN 2073-4115

Botime Albanologjike 2014

Redaktimi në anglisht

Kordinator

Grafika

CANDAVIA 5Botim i Institutit të Arkeologjisë (Qendra e Studimeve Albanologjike)

E-mail: [email protected].

PËRMBAJTJA

07

17

49

69

29

15

27

67

89

46

1. Edlira ANDONI, Ergys hASA

Kërkime përnjohese dhe gërmime kontrolli në qendrat prehistorike:

Mollaj (Mallakastër), Karkavec dhe Qukës (Librazhd) .................................................

Surveys and test excavations in the prehistoric sites: Mollaj (Mallakastër),

Karkavec and Qukës (Librazhd) .................................................................................................

2. Irena BUzI

Disa tipare të formës dhe subjektit në skulpturën e Apolonit Pitik .............................

Some features of the form and the subject of the sculpture of Pythian Apollo .................................

4. Klodian VELO

Kandila të grupit “firmalampen” ose me kanal nga Apolonia ...................................

A group of “ Firmalampen”: or grooved lamps from Apollonia ..................................................

5. Lavdosh JAUPAJ

Një varr helenistik në Gjerbës (Mallakastër)......................................................................

Une tombe hellénistique de Gjerbes (Mallakaster) ......................................................................

3. Blerina TOcI

Të dhëna rreth datimin te frizit jonik nga kodra 104 në Apoloni ...............................

The ionic frieze from the hill 104 in Apollonia: Considerations on the iconography

and its dating ............................................................................................................................

Instituti i Arkeologjisë, Sheshi " Nënë Tereza", Tiranë, Shqipëri (Albania)

CANDAVIA 5

4 5

109141

7. Skënder BUShI

Amforat e Samosit (LRA 8) në Shqipëri (Shek. IV – VII m. Kr) .............................

Samos Amphorae (LRA 8) in Albania (4th – 7th centuries)........................................................

143

155

177

197

215

227

247

153

174

195

212

224

244

256

8. Majlinda LIÇI

Disa karakteristika përgjithësuese të fortifikimeve antike të vona dhe mesjetare

në luginat e mesme dhe të poshtme të Osumit dhe Devollit .........................................

Some general characteristics of the late antique and medieval fortifications in the middle

and lower valleys of Osum and Devoll.........................................................................................

9. Reshat GEGA

Të dhëna të reja mbi arkitekturën e manastirit të Shën Kollit, Mesapotam .............

The Monastery of St. Nicholas at Mesapotam in Delvina District............................................

10. Era xhAfERAJ

Karakteristikat e pikturës monumentale në Shqipëri (shek. xIII – xIV) ................

Some characteristics of monumental painting in Albania (13th – 14th century).............................

11. Suela xhYhERI

Disa kisha një nefshe të tipit kryq të brendashkruar me kupolë mbi

katër mbështetje të lira në Shqipëri. ................................................................................

Domed, cross-in-squarechurchesin Albania: some examples ........................................................

12. Ilir PARANGONI

Disa të dhëna të reja mbi fortesën trekëndore pranë Kanalit të Vivarit, Butrint .....

Recent data on the Triangular Fortress by the Vivari Channel, Butrint ......................................

13. Irklid RISTANI

Banesa mesjetare shqiptare, shembulli i Kamenicës .....................................................

L’architettura della casa medievale albanese, caso di studio di Kamenica ....................................

14. Dorina xhERAJ

Legjislacioni për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

në gjysmën e parë të shekullit xx ...................................................................................

The legislation of the first half of the 20th century on the preservation and protection of

cultural heritage in Albania. ......................................................................................................

91103

6. Melsi LABI

Vështrim për periudhën paleokristiane në luginën e Drinos (Gjirokastër) .................

Early Christian monuments in the Drino Valley ..........................................................................

CANDAVIA 5

108 109

skënder BUsHi

AMFORAT E SAMOSIT (LRA 8) NË SHQIPËRI (SHEK. IV – VII M. KR)

Gjatë dhjetëvjeçarëve

të fundit, studimi i amforave të

antikitetit të vonë të zbuluara në

territorin tonë ka shënuar progres të

vazhdueshëm duke sjellë të dhëna

jo vetëm për shpërndarjen dhe tipat

por edhe për vend origjinën e tyre1.

Në studimet e ndërmarra ka pasur

edhe analiza të veçuara për disa

tipa amforash ku mund të theksohet

amfora lokale “globulare epirote”2,

Benghazi LRA 73 dhe amfora LRA

104. Në grupin e madh të amforave

të antikitetit të vonë, një vend të

rëndësishëm ka zënë edhe studimi

i amforës LRA 8, e cila është

1 Lako 1981, f. 93 – 154; Hidri 1991, f. 203 – 229; Tartari 1982, f. 241 – 279; Lako 1984, f. 154 – 205;

Hoti 1987, f. 247 – 263; Spahiu 1990; Komata 1991; Cerova 1992, f. 245 – 255; Hoxha 1992, f. 209 –

243; Hoxha 2003; Hoti etj., 2004, f. 139 – 172; Reynolds 2004, f. 224 – 269; Shkodra 2005, f. 205 – 208;

Cerova 2005, f. 174 – 204; Bonifay, Cerova 2008, f. 37 – 43; Shkodra 2009, f. 311 – 324; Shkodra 2011.2 Bonifay, Cerova 2002, f. 679 – 682; Bonifay, Cerova 2005, f. 537 – 546.3 Bonifay etj., 2010, f. 151 – 159.4 Shkodra 2009, f. 311 – 324.

CANDAVIA 5

110 111

identifikuar nga gërmimet e ndërmarra në Lezhë5, Onhezëm6, Bazilikën e Arapajt7, Butrint8,

Monumentin e 40 Shenjtorëve, Durrës9 Mlik10, mozaikun e Tiranës11 dhe Sherishtë (Kodra e

Beshos, rrethi i Vlorës)12.

5 Kjo amforë konsiderohet si gjetje e zakonshme nga gërmimet e realizuara në qytetin e poshtëm në Lezhë.

Botimi i të dhënave nga ky sit do të plotësojë më tej kuadrin e zhvillimit dhe të shtrirjes së kësaj tipologjie në

Shqipëri. Falënderoj autorin e gërmimeve në qytetin e Lezhës, G. Hoxha, për informacionin e dhënë në lidhje

me praninë e kësaj amfore në këtë qytet.6 Amforat në Onhezëm janë marrë në shqyrtimi nga autori i gërmimeve, Shih: Lako 1984, f. 198, Tab. IV,

8-9 dhe rimarrë më pas edhe nga Cerova, Shih, Cerova 1992, 1 – 2, f. 246 – 245. Së fundmi, të gjitha amforat

e antikitetit të vonë të dala nga gërmimet e kryera në Onhezëm, janë marrë në shqyrtim nga një grup autorësh:

Muçaj, Lako, Bushi, Xhyheri, Amfora të antikitetit të vonë nga qyteti i Onhezëm – Ankiazmit (Sarandë),

(në proces botimi). Amfora LRA 8 është e pranishme ne kontekstet e shek. V – VII. Në kontekstet e gjysmës

së dytë të shek. V ajo është gjetur së bashku me terra sigillatën qipriote LRC 8, LRC 2-10, LRC 2 A/B; ndërsa

në kontekstet e shek. VI ajo shoqërohet nga sigillata afrikane ARS 105, ARS 89B. Në kontekstet e shek. VII

ajo gjendet njëkohësisht me sigillatën ARS 91D dhe ARS 105, për sigillatën shih, shih: Muçaj etj. 2011, f.

41 – 103. 7 Hidri 1991, f. 203 – 229. 8 Në Butrint amforat e Samosit janë gjetur në gërmimet e kryera për zbulimin e pallatit të Trikonkës. Nga

amforat mesdhetare lindore këtu mbizotërojnë tipat LRA 1 dhe LRA 2, ndërsa amfora e Samosit, prezentë në

kontekstet e shek. VI, është e pranishme në modulin e madh dhe të vogël të saj. Shih: Reynolds 2004, f. 224

– 269. 9 Nga Durrësi, amforat e shek. VI janë zbuluar në forumin bizantin. Amforat e zbuluara i përkasin kategorisë

së samos Cistern type, LRA 1 dhe LRA 2. Pjesë e repertorit të amforave lindore janë edhe amforat nga Gaza tip

LRA 4, si dhe ato Siriano – Palestineze të tipit Bage Shape. Për më tepër shiko: Hoti etj., 2004, f. 139 – 172.

Në grup tjetër amforash nga Durrësi vijnë edhe nga Muzeu i këtij qytetit, të cilat janë publikuar nga F. Tartari.

Ai ka publikuar vetëm një amforë të tipit LRA 8, të cilës i mungon barku dhe fundi. Për nga struktura e baltës

kjo amforë është e ngjashme me tipin LRA 3, Shih: Tartari 1982, f. 264, Fig. 26. 10 Hoti 1987, 1, f. 256, Tab. VI. 6. 11 Gërmimet e realizuara nën drejtimin e S. Muçaj, aty ku sot ndodhet ‘‘Mozaiku i Tiranës’’, kanë zbuluar një

punishte vere të periudhës romake e cila braktiset në fillim të shek. V. Struktura nuk është gërmuar në të gjithë

sipërfaqen e saj pasi pjesa me e madhe është e mbuluar nga ndërtimet moderne si rrugët dhe pallatet. Deri tani

janë gërmuar plotësisht dy vaskat e fermentimit të mushtit. Gërmimet e realizuara gjatë kësaj fushate, krahas

amforës së LRA 8, kanë nxjerrë edhe dy fragment amfore afrikane të tipit spatheion 1 - Bonifay 31 (inv. 38 dhe

inv. 35/36/99, Tir. Mozaiku, S2 – 001/002) të datuar në çerekun e parë – deri në gjysmën e parë të shek. V, Shih;

Bonifay 2004, f. 125, fig. 67.6, prandaj mendojmë se e të njëjtës periudhe është edhe amfora e Samosit. 12 Fragmenti është zbuluar gjatë vëzhgimeve arkeologjike të fundit të realizuara nga Agjencia Shërbimit

Arkeologjik në rrethin e Vlorës gjatë vitit 2015.

Amfora LRA 8 bën pjesë në repertorin e amforave mesdhetare – lindore, prodhime

karakteristike të pellgut mesdhetar në Antikitetin e Vonë. Qysh me përcaktimin fillestar të saj,

kur mori emërtimin konvencional Agora M273 (Dressel 32), në kontekstet e shek. IV në Agoranë

e Athinës, gërmime të drejtuara nga H. Robinson13, njohuritë dhe studimet rreth formës kanë

shënuar progres të vazhdueshëm dhe krahas modulit standard u identifikua dhe nën moduli i tij,

që dallon për shkak të përmasave më të vogla14. Kontribut të veçantë në funksion të përcaktimit

të tipareve karakteristike të formës dhe baltës së saj15 si dhe shtrirjen në kohë dhe në hapësirë të

dy moduleve16 përbëjnë publikimet e P. Arthur17 dhe D. Pieri18, të cilët sugjerojnë përkatësisht

termat, samos Cistern type dhe LRA 8.

Në gërmimet e kryera në vendin tonë janë përftuar një numër i konsiderueshëm

fragmentesh të këtij ekzemplari dhe në përmbledhje të të dhënave që vijnë nga qendrat e

mësipërme rezulton se amfora LRA 8, identifikohet në Shqipëri në dy modulet e saj, modulin

standard dhe modulin e vogël. Në Butrint kemi prezencën e modulit standard, datuar kryesisht

deri në fillim të gjysmës së dytë të shek. VI19 (Fig. 1, nr. 3); në Durrës amfora përfaqësohet nga

dy modulet të zbuluara në kontekstet e shek. VI20 (Fig. 1, nr. 1; Fig. 2, nr. 6), dhe vazhdojnë

në disa raste deri në shek. VII21; ndërsa amfora pothuajse e plotë e zbuluar në Arapaj, i përket

nën modulit të LRA 822 (Fig. 2, nr. 4, 5). Një numër i konsiderueshëm fragmentesh vijnë nga

gërmimet sistematike të kryera në qytetin e Lezhës kryesisht në kontekstet e shek. VI23 dhe së

fundmi një fragment në Sherishtë, që i përket modulit të vogël të datuar në shek. VI.

13 Robinson 1959, f. 109, M273. 14 Pieri 2005, f. 133. 15 Tiparet kryesore janë qafa cilindrike, vegjët me prerje vezore, fund formë thumbi dhe trup të rrethuar

me hulli horizontale dhe të sheshta. Balta e saj karakterizohet nga prezenca e shumtë e mikës, ndërsa ngjyra

ndryshon nga bezhë e qartë në të kuqe të thellë, duke shfaqur ngjyrë të kuqe të errët. 16 Moduli i standard i saj i quajtur Agora M273 është datuar në shek. IV, ndërsa në Mesdheun perëndimor

ajo duket se nuk e tejkalon shek. V dhe fillimin e shek. VI. Për më tepër shiko: Pieri 2005, f. 132 – 137. 17 Arthur 1990, f. 282 – 285. 18 Pieri 2005, f. 132 – 137. 19 Kjo amforë është prezentë në përmasa të mëdha dhe të vogla në kontekste e shek. VI: Reynolds 2004,

f. 232 – 234, Fig. 13.336b-d. 20 Shkodra 2003, 79 – 82, Tab. 11. nr. 2- 4, 6, 7, 9, Tab. 16, nr. 1,2, 4, 5, 8, Tab. 20, nr. 2, 3, Tab. 19, nr. 3,

4; Shkodra 2005, f. 215 – 216, Tab. VII; Tartari 1982, f. 264, fig. 26. 21 Shkodra 2003, f. 80, Tab. 11. 4. Ky modul datohet nga Pieri edhe në shek. VII: Pieri 2005, fig. 91,

f. 135. 22 Hidri 1991, f. 219, Tab. I. 14. 23 Amforat e dala nga qyteti i Lezhës nga gërmimet sistematike të realizuara nga G. Hoxha, janë në proces

botimi, i cili do të na japi një informacion më të plotë në lidhje me modulet, kohën dhe fabrikat e saj.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

112 113skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

Nisur nga numri tepër i madh i fragmenteve të

LRA 8 dhe shumëllojshmëria e fabrikave të hasura deri

tani në territorin e Shqipërisë, në kontrast me praninë

modeste në mjaft site mesdhetare24, amfora tërhoqi

vëmendje për ta analizuar në mënyrë të veçantë. Në

këtë studim merren në shqyrtim veçanërisht amforat

e zbuluara në Monumentin e 40 Shenjtorëve25, ku

LRA 8 identifikohet si një gjetje e rëndomtë në të

gjitha ambientet e tij. Po ashtu edhe ato të zbuluara në

depozitat materiale të qytetit të Onhezmit, ku statistikat

e deritanishme të amforave me origjinë nga Mesdheu

Lindor, e rendisin në vendin e tretë (rreth 42 fragmente

formash), pas tipave LRA 1 dhe LRA 2, të cilat janë

dominues26.

Në monumentin e 40 Shenjtorëve gërmimet e

kryera në nivelin e sipërm të tij, në ambientet e naosit,

portikët anësorë, mjediset e termës, baptisterit dhe

sternave, si dhe në hapësirat e jashtme në jug dhe lindje

të monumentit, kanë zbuluar rreth 13479 fragmente

qeramike dhe 9 enë të plota, nga të cilat 13001 (96,45%)

u përkasin amforave me origjinë nga Mesdheu Lindor

dhe Afrika e Veriut, ndërsa pjesa tjetër kategorive të

tjera të qeramikës.

Tipi LRA 8 i grupit mesdhetar –

lindor, përbën formën më të përfaqësuar, me rreth 274

fragmente (36 %), dhe më pas vijnë kategoritë e LRA

1 (31 %) dhe LRA 2 (16 %). Depozitimi i tyre në të

njëjtin kontekst me materialin numizmatik, sugjeron

24 Remolà Vallverdú 2013, f. 313.25 Qeramika i përket dy periudhave të ndryshme, e para është depozituar në fazën e shkatërrimit të monumentit

nga gotët të udhëhequr nga Totila në vitin 551 m. Kr., monedhat e të cilit janë gjetur me shumicë në monument,

kurse e dyta në fundin e shek. VI dhe fillimin e shek. VII kur monumenti është ripërdorur nga fiset e ardhur. Kjo

qeramikë i përket qeramikës së ashtuquajtur sllave e cila përfaqësohet kryesisht nga enët e gatimit.26 Amforat lindore zënë kategorinë më të madhe krahasuar me amforat afrikane gjatë shek. VI. Lidhur me

rezultatet e studimit, është në proces artikulli: Muçaj, LakO, Bushi, Xhyheri, Amfora të antikitetit të vonë

nga qyteti i Onhezëm – Ankiazmit (Sarandë).

një datim kryesisht në gjysmën e parë të shek. VI. Edhe në këtë rast vërejmë prezencën e dy

moduleve, ku mbizotëron moduli standard krahas atij të vogël.

Për sa i përket Onhezmit, situata paraqitet thuajse e njëjtë, me zbulimin e dy moduleve

në shtresat e shek. VI (Fig. 1, nr. 2), ndërsa disa fragmente, për shkak të pranisë në të njëjtin

kontekst me to të terra sigillata afrikane tip ARS 91D, ARS 99C dhe sigillata qipriote,

propozojnë një kronologji më të vonë rreth gjysmës së parë të shek. VII27.

Fabrikat Shumëllojshmëria e fabrikave, që është një nga karakteristikat më dalluese të këtij

tipi, ka çuar në hipotezën e shtrirjes së kufijve të prodhimit të saj nga ishulli i Samosit deri në

brigjet perëndimore të Turqisë, siç është formuluar nga Pieri28. Ngjyrat gri, kafe deri në të kuqe

që shfaqin baltat e saj, sugjerojnë se amfora mund të jetë prodhuar në shumë qendra apo të jetë

nga zona të ndryshme prodhimi29. Në këtë kontekst, sasia dhe shumëllojshmëria e fabrikave

të identifikuara në Shqipëri dhe veçanërisht në Monumentin e 40 Shenjtorëve, përbëjnë një të

dhënë mbështetëse ndaj pretendimeve të mësipërme. Materiali i monumentit prezanton gjashtë

lloje të ndryshme fabrikash, të cilat renditen si më poshtë:

Fabrika e samos Cystern Type (Fabrika 1), karakterizohet nga ngjyra e kuqe (Munsell

2.5YR 4/8 ose 5/6), sipërfaqja e ashpër, me mikë të shumtë të artë në formën e flokut. Në

bërthamë ka përmbajtje kuarci, kalciti, grimca gruri ngjyrë vishnje ose kafe të errët, ngjyrë

gri, si dhe grimca të zeza të imta, që shpesh shkojnë deri në 1 mm. (inv. 4704, 4720, 4672,

4674/4755, 4677/4681/4754, 4740, 4748, 4820, 4934, 5047, 5135, 5132)30. Kjo fabrikë duket

së është e pranishme edhe në Butrint31.

Një grup tjetër i amforave të Samosit (Fabrika 2), ka përgjithësisht sipërfaqe të ashpër

dhe me mikë të artë por pak të dukshme, në ndryshimi nga fabrika 1. Zakonisht ky grup shfaq

ngjyrë të kuqe (Munsell 2.5YR 5/6) ose të kuqe të hapur (Munsell 2.5YR 6/6). Bërthama,

si edhe sipërfaqja, shfaq mikë jo shumë të dukshme. Gjithashtu ajo ka përzierës të ndryshëm si

27 Fragment fundi nr. inv. 54 është gjetur i shoqëruar në kontekst me terra sigillata afrikane tip ARS 91D dhe

sigillatën qipriote tip LRC të datuar kryesisht në shek. VII. Gjithashtu një tjetër fragment fundi me inv. 304, i

datur në gjysmën e dytë të shek. VI – gjysmën e parë të shek. VII është gjetur shoqëruar me sigillatën afrikane

ARS 99C (560/80- 620) dhe ARS 105 (580 – mesi shek. VII).28 Pieri 2005, f. 136.29 Arthur 1990, f. 282.30 Numrat e inventarëve për të gjithë fragmentet e vizatuara pasqyrohen në tabela e ilustrimeve.31 Reynolds 2004, f. 223, FAB. 5B.

CANDAVIA 5

114 115

grimca të imta me ngjyrë të ndryshme të verdhë, të bardhë, kafe dhe më rrallë të zezë, grimca

të shumta kuarci, të cilat në disa raste arrijnë deri në 1 mm (inv. 5064), si dhe kuarc. Këtu

mungojnë grimcat e zeza me përmasa të mëdha. (inv. 4693/4699, 4751, 4778, 4979, 5045,

5064, 5068, 5059, 5134).

Fabrika e tretë karakterizohet përgjithësisht nga ngjyra e kuqe (Munsell 5YR 5/6 ose

5/8), sipërfaqja e ashpër me mikë të rrallë. Në bërthamë ka përmbajtje kuarci, kalciti, grimca

guri, ngjyrë kafe të errët, të zeza dhe më rrallë ngjyrë gri dhe të verdhë. Tipari më karakteristik i

këtij grupi është prania e grimcave të shumta të bardha, të dendura, të cilat dominojnë tërësisht

bërthamën. (inv. 4675/4724, 4710, 4725/4743, 4782, 4783, 5050, 5115, 5138).

Në fabrikën e katërt identifikohen tipare të baltës, të cilat janë të ngjashme me amforën LRA 3.

Sipërfaqja është e lëmuar, me ngjyrë të kuqe (Munsell 10R 5/8), me grimca të shumta mike të

artë. Në bërthamë ka grimca të imta të shumta të bardha, të verdha, ngjyrë uthulle si dhe klacit.

Kjo fabrikë duket së është evidentuar edhe në Butrint32. (inv. 4398).

Grupi tjetër i baltës së vërejtur i përngjet amforës LRA 2 (Fabrika 5). Kategoria e këtij

grupi ka përgjithësisht sipërfaqe të lëmuar, me mikë të rrallë të artë. Bërthama përmban grimca

kuarci që shkojnë deri në 1 mm, grimca të verdha dhe mikë. Ngjyra e saj është e ndryshueshme,

pasi në sipërfaqe ajo shfaqet e kuqe e hapur (Munsell 2.5YR 6/6), ndërsa në bërthamë është

gri e gjelbër (Munsell GLEY 1 5/1). (inv. 5096).

Një grup tjetër amforash shfaq sipërfaqe të ashpër (Fabrika 6), me mikë të artë të

dukshme në të, ndonjëherë shfaqet edhe me grimca të shumta të bardha (kuarc?). Kjo fabrikë

ka ngjyrë të ndryshueshme nga njeri ekzemplar tek tjetri, nga kafe e hapur (Munsell 7.5YR

6/4), e kuqe e zbehtë (Munsell 2.5YR 6/2), dhe e kuqërremtë në gri (Munsell 2.5YR 6/1).

Bërthama ka përmbajtje grimcash ranore ngjyrë gri dhe uthull që ndonjëherë shkojnë me

madhësi deri në 1 mm, dhe si karakteristikë ka kuarcin shumë të dukshëm. Ajo përmban edhe

grimca të imta zeza, kafe, dhe të verdha ranore. Disa ekzemplarë shfaqin edhe gjurmë boje të

kuqe në sipërfaqe (inv. 5037). (inv. 5037, 5049, 5055/5066, 5120).

Për sa i përket amforave LRA 8 zbuluar në Onhezëm, identifikojmë pesë lloje baltash.

Pjesa më e madhe i përket Samosit klasik (Fabrika 1) me sipërfaqe të ashpër dhe ngjyrë të

kuqe (Munsell 2.5YR 5/6). Disa nga këto amfora kanë ngjyrë të ndryshme nga sipërfaqja

në bërthamë, nga e kuqe e çelur (Munsell 2.5YR 6/6) në të zezë (2.5Y/1), për arsye se këto

amfora janë djegur. Kjo fabrikë shfaq mikë të artë, grimca të mëdha të zeza deri në 1 mm,

grimca të bardha dhe të verdha deri në 1 mm, grimca kafe, kuarc me thërrmija të mëdha dhe

10 cm0

336b

336c

336e 3. Butrint (Reynolds 2004, Fig. 13.336)

1. Muzeu Arkeologjik, Durrës(Tartari 1982, Tab. VI, nr. 11)

2. Sarandë(Lako 1984, Tab. IV, 8)

Fig. 1, Amfora LRA 8 në Shqipëri (Moduli standard dhe nën moduli).32 Reynolds 2004, f. 223 – 224, FAB. 5D.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

116 117

10 cm0

6. Durrës(Shkodra 2005, Tab. VII)

VII, 9

VII, 4

VII, 6

VII, 8

7

4. Arapaj (Durrës)(Hidri 1991, 1-2, Tab. I, nr. 7)

5. Arapaj (Durrës)(Hidri 1991, 1-2, Tab. I, nr. 14)

14

Fig. 2, Amfora LRA 8 në Shqipëri (Moduli standard dhe nënmoduli).

pak mikë të artë. Disa prej fragmenteve shfaqin edhe gjurmë rrëshire (fragmenti me numër inv.

49)33. (inv. 6, 13, 49, 54, 284, 421).

Grupi tjetër i amforave (Fabrika 2) paraqitet me sipërfaqe të lëmuar dhe ngjyrë të

kuqe (Munsell 2.5YR 4/8). Ato kanë strukturë balte identike me amforën LRA 3 (inv. 18,

398, 626, 4013). Përgjithësish kjo fabrikë ka baltë të përzier me shumë mikë të artë, lehtësisht

të dallueshme si në bërthamë ashtu edhe në sipërfaqe, me thërrmija të imta të bardha, të zeza

dhe kafe. Një nga variantet e të njëjtit grup me sipërfaqe ngjyrë kafe të çelur në të kuqërremtë

(Munsell 2.5YR 4/4), paraqet fabrikë të ngjashme me LRA 3. Në bërthamë ato përmbajnë

mikë të imët të artë, thërrmija kafe dhe kuarc (inv. 304). Bazuar në këto tipare është sugjeruar

si origjinë e mundshme e tyre lugina e Meandros, në Turqinë perëndimore34.

33 Kjo kategori është e njëjtë me fabrikën 1 të amforave të Samosit nga monumenti i 40 Shenjtorëve.34 Arthur 1990, f. 283.

Një fragment i vetëm amfore (Fabrika 3, variant i Samosit?, e ngjashme për nga

morfologjia e buzës me tipin Agora M334?) me sipërfaqe të lëmuar, ngjyrë të kuqe të çelur

(Munsell 2.5YR 6/8), ka baltë me shumë mikë të artë dhe grimca ranore të verdha në sipërfaqe.

Në bërthamë ka përmbajtje grimcash të shumta ranore të bardha, dhe pak kuarc. (inv. 56).

Një grup tjetër amforash (Fabrika 4), që shfaqin ngjashmëri për nga balta me amforën LRA 335,

kanë sipërfaqe të lëmuar me ngjyrë të kuqe (Munsell 2,5YR 5/6) dhe mikë të shumtë të artë në

sipërfaqe. Në bërthamë kanë grimca të shumta ranore të bardha, të zeza, pak kuarc dhe grimca

kafe. (inv. 11, 131, 493).

Grupi i fundit (Fabrika 5)36, karakterizohet nga sipërfaqja e lëmuar me ngjyrë të kuqe

të çelur (Munsell 2.5YR 7/6) dhe mungesa e mikës. Bërthama përmban grimca të bardha dhe

më pak të verdha, të cilat janë të dukshme sidomos në sipërfaqen e brendshme të amforës. (inv.

5, 55, 113). Kjo amforë shfaqet tepër heterogjene për sa i përket fabrikave si në Butrint37 ashtu

edhe në Durrës 38.

Analizat petrografike kanë përcaktuar funksionin e amforës si enë transporti për

verën39. Kjo mbështetet edhe në një ekzemplar të zbuluar në Onhezëm në kontekstet e shek.

VI, e cila ruan gjurmë të rrëshirës (?), e përdorur për izolimin e enës40. Një tjetër element që

lidhet me këtë amforë janë të ashtuquajturat tituli picti (mbishkrime), treguese në përgjithësi

e kapacitetit të saj mbajtës e shprehur në sektari41. Pavarësisht këtyre të dhënave, deshifrimi

dhe përmbajtja e mbishkrimeve nuk mund të përcaktohet pasi shembujt e ruajtur në pellgun

mesdhetar janë të palexueshëm42. Ndonëse tituli picti evidentohen në një numër relativisht të

konsiderueshëm paretesh në monumentin e 40 Shenjtorëve, gjendja e fragmentarizuar e tyre

nuk lejon hamendësimin rreth përmbajtjes, siç vërehet në tipin LRA 143. Megjithatë, prej tyre

konstatojmë se teknikat e realizimit të mbishkrimeve në trupin e amforës ishin dy: me incizim

dhe pikturimi me bojë. Ato janë më të përhapura në modulin Agora M273 (shek. IV – V) dhe

35 E njëjtë po me fabrikën 4 të 40 Shenjtorëve.36 Për nga forma është e ngjashme me amforën e Kretës.37 Reynolds 2004, f. 232 – 234, Fig. 13.336b-d.38 Janë identifikuar 3 fabrika të ndryshme: Shkodra 2003, f. 46.39 Pieri 2005, f. 136.40 Fragmenti; Sr. 1983, Kulla 6, inv. 626, buzë qafë: Lako 1984, Tab. 18. 7.41 Mbishkrimet janë më të përhapura në modulin Agora M273 dhe më rrallë në modulin LRA 8: Pieri 2005,

f. 136; Remolà Vallverdú 2013, f. 310 – 312. 42 Shembuj të amforës LRA 8 me tutuli picti janë gjetur edhe në Itali por edhe këto të palexueshme: Arthur

1990, f. 283. 43 Diamanti 2010, f. 5, fig. 2.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

118 119

inv. 11

inv. 626inv. 26

inv. 4674/4755

inv. 4725/4743

inv. 4820

inv. 4675,4724

inv. 4740

inv. 4672

inv. 5068

inv. 4677/4681/4754

inv. 4934

inv. 5049

10 cm0

1

23

4

6

8

10

12

5

7

9

11

13

Amfora LRA 8 (Moduli standard).

TAB. I më rrallë në modulin LRA 8 (V – VI) ku në rastin tonë, përfaqësohet në monumentin e 40

Shenjtorëve (Tab. IV).

KataLoGu i amForave Lra 8 :Ky katalog është renditur bazuar në morfologjinë e buzës dhe të fundeve të amforës.

1. Sr. 1983, Kulla 6, inv. 626, buzë qafë (Tab. I, 1).

Fab. 2. Qafë cilindrike e gufuar, me kanelyra nga brenda, buzë vezake e dalë nga jashtë.

Sipërfaqe e jo e ashpër, deltinë përzier me shumë mikë të imët të artë, me thërrmija kafe si

dhe kuarc. Fabrika është identike me LRA 3. Ngjyra ndryshon nga bërthama në sipërfaqe. Nga

brenda ka gjurmë rrëshire (?).

Ngjyra Munsell∗: sipërfaqja 2.5YR 4/4 (kafe e çelur në të kuqërremtë), bërthama 2.5 YR 5/8 (e

kuqe).

Diam. i buzës: 12cm.

Bonifay, Leffy 2002, f. 60, fig. 11.95 (Agora M273, shek. IV – ½ e I e shek. V); Pieri 2005,

f. 292, pl. 51.2 (shek. VI – VII); Remolà Vallverdú 2013, f. 313, fig. 3.2 (Agora M273, shek.

V).

Datimi: shek. V.

2. Sr. 1983, Sek. A, K. 2, inv. 11, buzë, qafë dhe rrënjë vegje (Tab. I, 2).

Fab. 4. Qafë cilindrike me shumë kanelyra nga brenda, vegje me prerje vezake. Sipërfaqja e

ashpër, deltinë përzier me shumë mikë të imët të artë, shumë thërrmija të bardha të imëta dhe

pak kafe.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 5YR 6/8 (e kuqe e hapur).

Diam. i buzës: 13cm.

Bass, Doorninck 1971, f. 34, pl. 2, fig. 8 (½ e shek. IV – fillimi i shek. V); Pieri 2005, f. 291,

pl. 51.1 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. V – VI.

3. Tir. 2003, Mozaiku, S II – 001, inv. 26, buzë, grykë dhe rrënjë vegje (Tab. I, 3).

Grykë amfore me buzën e dalë nga jashtë, me valëzime të lehta në sipërfaqen e brendshme të

saj. Sipërfaqe jo shumë e ashpër, balta ka përmbajtje të shumtë mike.

Ngjyra Munsell: bërthama ka ngjyrë të kuqe e zbehtë (2.5YR 6/2), sipërfaqja 5YR 6/6 (okër e

kuqe).

Diam. i buzës: 13 cm.

Datimi: gjysma e parë e shek. V.

* Munsell soil Color Charts, New York, 1998.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

120 121

inv. 5inv. 6

inv. 113 inv. 55

inv. 4693/4699

inv. 5037

inv. 4979

inv. 5120

inv. 5134

inv. 5138

inv. 5055/5066

inv. 5135

inv. 4783

inv. 5047

inv. 5064

inv. 4398

inv. 13

10 cm0

1415

17

19

20

16

18

21

24

26

2829 30

25

27

22

23

Amfora LRA 8 (Moduli standard dhe nën moduli).

TAB. II 4. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4820, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 4).

Fab. 1. Qafë cilindrike, me buzë të kthyer nga jashtë, vegje me prerje eliptike. Sipërfaqe e

ashpër, me mikë të shumtë të artë në bërthamë dhe sipërfaqe. Në bërthamë ka përmbajtje kuarci,

grimca guri ngjyrë kafe të errët, grimca të verdha dhe të zeza të imta.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 4/8 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

5. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4740, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 5).

Fab. 1. Qafë cilindrike, me buzë në formë sferike të kthyer nga jashtë, vegje me prerje eliptike.

Sipërfaqe e ashpër, me mikë të artë të shumtë të dukshme në bërthamë dhe sipërfaqe. Në

bërthamë ka grimca ranore të verdha, të zeza si dhe kuarc.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 11.2 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

6. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4725/4743, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 6).

Fab. 3. Qafë cilindrike, me buzë pak të dalë nga jashtë, vegje me prerje eliptike. Sipërfaqe e

ashpër, me grimca të shumta të bardha, mikë të rrallë të artë në bërthamë dhe sipërfaqe. Në

bërthamë ka përmbajtje kuarci, kalciti, grimca guri ngjyrë kafe të errët dhe të zeza, grimca

ranore të verdha dhe gri.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 9.6 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

7. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4674/4755, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 7).

Fab. 1. Qafë cilindrike, me buzë në formë sferike të kthyer pak nga jashtë, vegje me prerje

eliptike me nervurë në mes. Sipërfaqe e ashpër me grimca të shumta ranore, me mikë të shumta

të artë e dukshme në bërthamë dhe sipërfaqe. Në bërthamë ka përmbajtje kuarci, kalciti, grimca

ranore ngjyrë të zezë, të verdha dhe gri.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 11 cm.

Degrassi et al., 2007, f. 505, fig. 1. 1; Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë

të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

122 123

inv. 49

inv. 493

inv. 284

inv. 18

inv. 56

inv. 304

inv. 421

inv. 131

inv. 54

inv. 398inv. 4013

inv. 4710

inv. 4782

inv. 5132

inv. 4751

inv. 5096

inv. 4778

inv. 4720

inv. 5050

inv. 4704

inv. 5115

inv. 4748

inv. 5045

inv. 5059

10 cm0

34

38

43 45 47

49 50

48

46

51 52 53 54

44

39 40 41 42

35 36 37

32

31

33

Amfora LRA 8, variante (31-33), moduli standard (34-44), nën moduli (49-54).

TAB. III 8. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4677/4681/4754, buzë, qafë dhe vegje

(Tab. I, 8).

Fab. 1. Qafë cilindrike, me buzë të kthyer nga jashtë në formë trekëndore, vegje me prerje

eliptike me nervurë në mes. Sipërfaqe e ashpër me mikë të shumtë të artë që duket edhe në

bërthamë. Në bërthamë ka përmbajtje kuarci, grimca guri ngjyrë kafe të errët, grimca të verdha

dhe të zeza.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Pieri 2005, f. 292, pl. 52.2 ? (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

9. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4934, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 9).

Qafë cilindrike, me buzë të kthyer nga jashtë, vegje me prerje eliptike me nervurë të theksuar

në mes. Fab. 1. Sipërfaqe e ashpër, me shumë mikë. Në bërthamë ka grimca të shumta ranore të

mëdha të zeza, të verdha dhe gri deri në 1 mm, kuarc dhe mikë të artë.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Reynolds 2004, f. 231, fig. 13.336b (shek. VI); Pieri 2007, f. 11, fig. 14. 11 (gjysma e shek.

VI); Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.d (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

10. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4675/4724, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 10).

Fab. 3. Qafë cilindrike, me buzë pak të dalë nga jashtë, vegje me prerje eliptike. Sipërfaqe e

ashpër dhe me mikë të rrallë të artë. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta të bardha dhe

grimca të verdha, ndërsa grimcat e zeza janë më të rralla.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/8 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Pieri 2005, f. 291, pl. 51.1 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

11. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5068, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 11).

Fab. 2. Qafë cilindrike, me buzë pak të dalë nga jashtë në formë sferike, vegje me prerje eliptike.

Sipërfaqe e ashpër dhe me mikë. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta të verdha ranore, gri

kuarci dhe të bardha, ndërsa mika është më pak e dukshme.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10.6 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

124 125

10 cm0

Amfora LRA 8, parete me mbishkrime.

inv. 2618inv. 3031/4185

inv. 6004

inv. 6183

inv. 6272

inv. 6276

inv. 6280

inv. 6281

TAB. IV 12. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5049, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 12).

Fab. 6. Qafë cilindrike, me buzë të kthyer nga jashtë në formë trekëndore. Me deltinë në

sipërfaqe dhe mikë të artë të dukshme. Bërthama ka grimca ranore ngjyrë gri dhe kuarc të

shumtë të dukshëm, nuk mungojnë edhe grimcat e zeza.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 7.5YR 6/4 (kafe e hapur).

Diam. i buzës: 10,6 cm.

Pieri 2005, f. 292, pl. 52.1 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

13. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4672, buzë, qafë dhe vegje (Tab. I, 13).

Fab. 1. Qafë cilindrike, me buzë pak të dalë nga jashtë, vegje me prerje eliptike. Sipërfaqe e

ashpër, me mikë të shumtë të artë dhe kuarc. Në bërthamë ka përmbajtje kuarci, mikë të shumtë

të artë, grimca ranore ngjyrë të zezë dhe grimca të verdha.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 9.4 cm.

Reynolds 2004, f. 234, fig. 13.336c (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI); Reynolds 2010, f.

97, fig. 6.g (ndryshon vegja, fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

14. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4693/4699, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 14).

Fab. 2. Qafë cilindrike e rrethuar me hulli horizontale jashtë edhe brenda, me buzë pak të fryrë

nga jashtë, vegje me prerje eliptike. Sipërfaqe e ashpër, me mikë të shumtë të artë dhe kalcit. Në

bërthamë ka grimca të shumta të kuarci dhe kalciti, si dhe grimca te rralla guri ngjyrë të verdha.

Mika e artë është më pak e dukshme.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 4/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Reynolds 2004, f. 234, fig. 13.336c (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI); Reynolds 2010, f.

97, fig. 6.g (ndryshon vegja, fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

15. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4979, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 15).

Fab. 2. Qafë cilindrike, me buzë në formë sferike, vegje me prerje eliptike me nervurë në mes.

Sipërfaqe e ashpër me mikë të shumtë të artë. Në bërthamë ka grimca të shumta të verdha

ranore, grimca e kuarci të rralla dhe grimca te rralla guri ngjyrë uthulle, ndërsa mika është më

pak e dukshme.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

126 127

Reynolds 2004, f. 234, fig. 13.336c (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI); Reynolds 2010, f.

97, fig. 6.g (ndryshon vegja, fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

16. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5135, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 16).

Fab. 1. Qafë cilindrike, me buzë të dalë nga jashtë në formë sferike. Sipërfaqe e ashpër, me mikë

të artë e dukshme në bërthamë dhe sipërfaqe. Në bërthamë ka grimca guri të zeza dhe të verdha

dhe kuarc. Nuk mungojnë edhe grimcat ranore të verdha dhe gri.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 4/8 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Reynolds 2004, f. 234, fig. 13.336c (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI); Reynolds 2010, f.

97, fig. 6.g (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

17. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5037, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 17).

Fab. 6. Qafë cilindrike, me buzë pothuajse të drejtë, vegje me prerje eliptike me nervurë në mes.

Sipërfaqja e ashpër me gjurmë boje të kuqe. Bërthama ka grimca të shumta kuarci, grimca të

imta ngjyrë kafe dhe grimca ranore të verdha.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 6/2 (e kuqe e zbehtë).

Diam. i buzës: 10 cm.

Datimi: shek. VI.

18. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5138, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 18).

Fab. 3. Qafë cilindrike, me buzë të drejtë, vegje me prerje eliptike me nervurë të theksuar në

mes. Sipërfaqe e ashpër me mikë të artë. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta të bardha

dhe grimca të zeza por që janë të rralla. Gjithashtu ajo përmban mikë të artë por është më pak e

dukshme. Nuk mungon edhe kuarci.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 11 cm.

Reynolds 2004, f. 233, fig. 13.194 (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

19. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5047, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 19).

Fab. 1. Qafë cilindrike, me buzë pak të fryrë nga jashtë, vegje me prerje eliptike me nervurë në

mes. Sipërfaqe e ashpër, me mikë të artë dhe kalcit të dukshëm në bërthamë dhe sipërfaqe. Në

bërthamë ka grimca ranore të zeza, të verdha, kuarc dhe pak mikë.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 6/6 (e kuqe e hapur).

Diam. i buzës: 11 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

20. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5055/5066, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 20).

Fab. 6. Qafë cilindrike, me buzë pak të dalë nga jashtë, vegje me prerje eliptike. Sipërfaqja e

ashpër, me grimca të shumta imta të bardha (gëlqerore?), grimca guri ranor deri ne 1 mm ngjyrë

uthulle, si dhe grimca të verdha.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 6/1 (e kuqërremtë në gri).

Diam. i buzës: 11 cm.

Reynolds 2004, f. 234, fig. 13.336b (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI); Reynolds 2010, f.

97, fig. 6.d ( fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

21. 40 Shenjtorët 2006, A 6/2-168, inv. 5120, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 21).

Fab. 6. Qafë cilindrike, me buzë të dalë nga jashtë në formë sferike. Sipërfaqja e ashpër, në

bërthamë përmban grimca të shumta imta të bardha (gëlqerore?), grimca të zeza dhe kafe,

shumë pak mikë të artë. Ngjyra ndryshon nga sipërfaqja në bërthamë.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja 2.5YR 3/3 (ngjyrë e kuqërremtë e errët), bërthama 2.5YR 7/1 (e

kuqe e hapur në gri).

Diam. i buzës: 9.6 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

22. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5064, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 22).

Fab. 2. Qafë cilindrike, me buzë të dalë nga jashtë në formë trekëndëshi. Sipërfaqe e ashpër

ranore dhe me mikë të artë. Në bërthamë ka grimca të imta të verdha, grimca kuarci që shkojnë

deri në 1 mm dhe mikë të artë të rrallë.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/4 (e kuqërremtë).

Diam. i buzës: 10.6 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

23. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4398, buzë dhe qafë (Tab. II, 23).

Fab. 4. Qafë cilindrike, me buzë të dalë nga jashtë në formë sferike. Sipërfaqe e lëmuar me

grimca të shumta mike të artë. Në bërthamë ka grimca të imta të shumta të bardha dhe ngjyrë

uthulle. Struktura e baltës është e ngjashme me atë të amforës LRA 3, por nuk është e tillë.

Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 10R 5/8 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10.8 cm.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

128 129

Reynolds 2004, f. 233, fig. 13.199 (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI); Reynolds 2010, f.

97, fig. 6.b (v. 525 – 550).

Datimi: shek. VI.

24. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4783, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 24).

Qafë cilindrike, me buzë të dalë nga jashtë në formë sferike.

Fab. 3. Sipërfaqe e ashpër, me mikë të artë të dukshme. Në bërthamë ka grimca të shumta të

imta të bardha, pak mikë të artë dhe grimca kafe të rralla.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

25. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5134, buzë, qafë dhe vegje (Tab. II, 25).

Fab. 2. Qafë cilindrike, me buzë të dalë nga jashtë e rrumbullakosur. Sipërfaqe e ashpër, me

mikë të artë dhe grimca kalciti. Në bërthamë ka grimca të imta të bardha dhe të verdha, kuarci,

dhe grimca gri.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 10 cm.

Arthur 1989, f. 83, fig. 4 (shek. VII); Reynolds 2010, f. 97, fig. 6.h (fillimi i gjysmës së dytë

të shek. VI).

Datimi: shek. VI.

26. Sr. 2002, Baz. Amb. C, (Shkallarja), inv. 5, buzë dhe vegje (Tab. II, 26).

Fab. 5?. Qafë cilindrike, me buzë të kthyer nga brenda në formë strehe, vegje me prerje eliptike.

Në bërthamë ka grimca te verdha shtufore, kuarc (ka dhe thërrmija deri 1 mm) dhe pak mike.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 5YR 6/6 (e verdhë në të kuqërremtë).

Diam. i brendshëm i buzës: 10.5 cm.

Pieri 2005, f. 292, pl. 52.2? (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

27. Sr. 2002, Baz. Amb. C, (Shkallarja), inv. 6, buzë dhe vegje (Tab. II, 27).

Fab. 1?. Qafë cilindrike, me buzë të kthyer nga brenda në formë strehe, vegje me prerje eliptike,

ndërsa qafa ka hulli horizontale jo të mprehta. Balta ka përmbajtje kuarci, grimca të bardha,

grimca gri dhe pak mike.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 5YR 6/6 (e verdhë në të kuqërremtë).

Diam. i brendshëm i buzës: 12 cm.

Pieri 2005, f. 292, pl. 52.2?(shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

28. Sr. 2002, Baz. Amb. C, (Shkallarja), inv. 13, buzë dhe vegje (Tab. II, 28).

Fab. 1. Qafë cilindrike, vegje eliptike me një hulli të cekët në mes. Sipërfaqja e ashpër, deltinë

e përzier me pak grimca kafe, mikë të shumtë të artë dhe shumë thërrmija të imëta të bardha.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 5YR 6/6 (e verdhë në të kuqërremtë).

Diam. i buzës: 11 cm.

Pieri 2005, f. 290, pl. 50.3 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

29. Sr. 1983, Kulla 3, inv. 113, buzë, qafë dhe vegjë (Tab. II, 29).

Fab. 5. Samos variant?. Qafë e shkurtër cilindrike. Sipërfaqja e lëmuar, lyer nga jashtë me një

shtresë të hollë ajke balte me ngjyrë të gjelbër të çelët në të verdhë. Në bërthamë ka baltë përzier

me shumë thërrmija të imëta të shumta gëlqerori të bardha, pak gri dhe kafe.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 6/8 (e kuqe e hapur).

Diam. i buzës: 8 cm.

Arthur 1989, f. 83, fig. 4 (shek. VII); Shkodra 2005, f. 216, Tab. VII.3 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

30. Sr. 2002, Baz. Amb. C, (Shkallarja), inv. 55, buzë, qafë dhe vegjë (Tab. II, 30).

Fab. 5. Samos variant?. Qafë cilindrike, buzë e rrumbullakosur, vegjë vezake. Sipërfaqja e

lëmuar, me gavërza dhe e millshme. Ajo nuk ka mikë ndërsa në bërthamë ka përmbajtje të

shumtë grimcash të bardha dhe pak të verdha, të cilat janë të dukshme sidomos në sipërfaqen e

brendshme të amforës.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 7/6 (e kuqe e hapur).

Diam. i buzës: 8 cm.

Pieri 2005, f. 294, pl. 54.5 (shek. VI – VII); Shkodra 2005, f. 216, Tab. VII.2 (shek. VI – VII);

Shkodra-Rrugia 2011, f. 148 - 149, Tab. XXXIV.318 (Agora M273, shek. VI).

Datimi: shek. VII.

31. Sr. 1983, Sek. A, K. 1/4, inv. 18, buzë qafë (Tab. III. 31).

Fab. 2. Samos variant?. Qafë cilindrike me kanelyra nga jashtë dhe nga brenda, paret i trashë.

Buzë e rrumbullakuar nga sipër, nga jashtë unazore, konkave në mes si LRA 1, nga brenda e

profiluar për vendosjen e kapakut. Vegjë në formë eliptike, të gjerë dhe me një hulli në mes.

Sipërfaqja e ashpër lyer nga jashtë me një shtresë të hollë ajke balte me ngjyrë të errët. Deltinë

përzier me shumë mikë të imët të artë mjaft e dukshme në bërthamë dhe në sipërfaqe. Ka shumë

pak thërrmija kafe, të bardha dhe kuarc. Fabrika është identike me amforën LRA 3.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i buzës: 12 cm.

reynolds 2010, f. 95, fig 6.a (shek. V).

Datimi: shek. V.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

130 131

32. Sr. 1983, Sek. A K. 1/9, inv. 284, buzë, qafë dhe vegje (Tab. III. 32).

Fab. 1?. Qafë trungkonike i përmbysur, buzë e thjeshtë e rrumbullakosur nga sipër, vegjë me

prerje të vogël dhe rrethore. Sipërfaqja e ashpër me hulli qe rrethojnë grykën (nga brenda

të cekta, nga jashtë në formën e dhëmbëve të sharrës). Deltinë përzier me pak mikë, shumë

thërrmija kuarci të mëdha, me pak thërrmija të bardha, gri dhe kafe. Sipërfaqja është e ashpër.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 6/6 (e kuqe e hapur), bërthama 5YR 6/1 (gri).

Diam. i buzës: 10 cm.

Pieri 2005, f. 132 – 137, pl. 51.1 (shek. VI – VII); Reynolds 2010, f. 97, fig. 6. i (fillimi i

gjysmës së dytë të shek. VI).

Datimi: shek. VI – VII.

33. Sr. 1983, Sek.A, K. 1/4, inv. 56, buzë qafë (Tab. III. 33).

Fab. 3. Qafë cilindrike me kanelyra nga jashtë dhe nga brenda. Buzë në formë golfi, nga brenda

e profiluar për vendosjen e kapakut. Në sipërfaqe shfaq baltë me shumë mikë të artë dhe grimca

ranore të verdha. Në bërthamë ka përmbajtje grimcash të shumta ranore të bardha, dhe pak

kuarc.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2,5YR 6/8 (e kuqe e çelur).

Diam. i buzës: 11 cm.

Bonifay 1986, f. 282, fig. 7.28 (shek. IV); Bonifay, Pieri 1995, f. 114, fig. 11, 74 (shek. V);

Pieri 2005, f. 291, pl. 51.2 (shek. VI – VII); Shkodra 2005, f. 216, Tab. VII, 5 (shek. VI);

Macias Solé et al., 2008, f. 289, fig. 6. AA M273 (shek. VI); Reynolds 2010, f. 97, fig. 6. a

(gjysma e shek. V).

Datimi: shek. V – VI.

34. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4751, fund (Tab. III. 34).

Fab. 2. Fund trungkonik që përfundon me një unazë. Sipërfaqe e ashpër, me mikë të artë edhe

grimca kalciti. Ngjyra ndryshon nga bërthama në sipërfaqe. Në bërthamë ka grimca të shumta

të imta të bardha dhe të verdha, kuarc, dhe grimca të zeza.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja 2.5YR 6/6 (e kuqe e hapur), bërthama 2.5YR 5/8 (e kuqe).

Diam. i fundit: 2.8 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

35. 40 Shenjtorët 2006, A 6/2-168 inv. 5115, fund (Tab. III. 35).

Fab. 3. Fund trungkonik që përfundon me një unazë. Sipërfaqe e ashpër, me mikë të artë të

dukshme, grimca të shumta kalciti dhe rëre. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta të bardha,

grimca të zeza dhe verdha, ndërsa mika e artë është më pak e dukshme.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3.4 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

36. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5045, fund (Tab. III. 36).

Fab. 2. Fund trungkonik që përfundon me një unazë. Sipërfaqe e ashpër me mikë të artë të

dukshme. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta ranore të verdha, kuarc dhe mikë të pakët,

si dhe grimca guri me madhësi deri në 1mm.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/8 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3.4 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

37. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4720, fund (Tab. III. 37).

Fab. 1. Fund trungkonik që përfundon me një unazë. Sipërfaqe e ashpër me mikë të artë. Në

bërthamë ka përmbajtje mike të artë, kuarc, grimca ranore ngjyrë kafe të errët, grimca të verdha

dhe të zeza.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 4/8 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3.2 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

38. Sr. 2002, Baz. Amb. C, (Shkallarja), inv. 49, fund (Tab. III. 38).

Fund konik që përfundon me një kësulë sferike.

Fab. 1. Samos i ashpër me mikë të artë, grimca të mëdha të zeza deri dhe të bardha deri në 1 mm,

grimca kafe dhe pak mikë të artë. Disa nga këto amfora shfaqin gjurmë djegie.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/4 ( e kuqërremtë në kafe).

Diam. i fundit: 2.9 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

39. Sr. 2002, Baz. Amb. C, (Shkallarja), D. 3/2, inv. 54, fund (Tab. III. 39).

Fab. 1. Fund konik që përfundon me një kësulë sferike. Sipërfaqe e ashpër me baltë të përzier

me shumë mikë të imët të artë. Në bërthamë ka shumë thërrmija të verdha deri në 1 mm, grimca

të zeza dhe mikë të artë të rrallë.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3.2 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VII.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

132 133

40. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5050, fund (Tab. III. 40).

Fab. 3. Fund trungkonik që përfundon me një unazë. Sipërfaqe e lëmuar me mikë të artë të

dukshme. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta të bardha si dhe mikë të artë pak të dukshme.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 2.4 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

41. Sr. 1983, Kulla 6, inv. 493, fund (Tab. III. 41).

Fab. 4. Fund konik. Sipërfaqja e lëmuar me grimca të shumta të imta mike të artë. Në bërthamë

përmban grimca të shumta ranore të bardha, pak kafe dhe pak kuarc. Duket e ngjashme me

amforën LRA 3.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2,5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 2.2 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

42. Sr. 1981, Kulla ana VL, inv. 421, fund (Tab. III. 42).

Fab. 1. Fund konik. Sipërfaqe e ashpër ngjyrë e kuqe me pak mikë të artë, ndërsa bërthama e

zezë. Bërthama është e përzier me mikë të imët, kuarc, grimca gri deri në 1 mm.

Ngjyra Munsell: bërthama 2.5Y/1 (e zezë) dhe sipërfaqja 2.5YR 6/6 (e kuqe e çelur).

Diam. i fundit: 3.4 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – fillimi i shek. VII.

43. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4778, fund (Tab. III. 43).

Fab. 2. Fund konik. Fabrikë e cila ndryshon ngjyrën. Sipërfaqja është pak e ashpër dhe me

mikë të dukshme të artë. Bërthama ka grimca kuarci të shumta me madhësi deri në 1 mm, nuk

mungojnë edhe grimcat ngjyrë kafe dhe gri, por që janë më të rrallë.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja 2.5 YR 7/6 (kuqe të hapur), bërthama 2.5 YR 7/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.4 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

44. Sr. 1983, Sek. A, K. 5/4, inv. 304, fund (Tab. III. 44).

Fab. 2. Fund konik i dëmtuar, me një kanelyrë oblike dhe me mbetje të karbonizuara. Deltinë e

përzier me shumë mikë të imët të artë, kuarc të rrallë, ndërsa sipërfaqja është e lëmuar. Fabrika

është thuajse identike me amforën LRA 3.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 4/8 (e kuqe).Diam. i fundit: 3 cm.

Pieri 2005, f. 289, pl. 49.2 (shek. VI - VII); Costantini 2011, f. 421, fig. 15.10 (kanë të

përbashkët kanelyrat oblike, shek. VI – VII).

Datimi: shek. fundi i VI – mesi i shek. VII.

45. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5096, fund (Tab. III. 45).

Fab. 5. Fund i lartë në formë trungkonik me kanelyra helikoidale. Sipërfaqja e lëmuar me mikë

të rrallë të artë. Në bërthamë ka grimca të imta kuarci, të verdha dhe mikë.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5 YR 5/8 (e kuqe).

Diam. i fundit: 2.2 cm.

Arthur 1989, f. 83, fig. 4 (shek. VII); Pieri 2005, f. 132 – 137, pl. 53.5 (shek. VI – VII);

Modrijan 2010, f. 688, fig. 3.12 (gjysma e dytë e shek. VI – gjysma e parë e shek. VII).

Datimi: shek. VI.

46. Sr. 1981, ana VL, inv. 131, fund (Tab. III. 46).

Fab. 4. Fund i lartë në formë trungkonik. Sipërfaqja e lëmuar me grimca të shumta mike të artë,

në bërthamë përmban grimca të shumta ranore të bardha si dhe grimca të zeza të rralla. Duket

e ngjashme me amforën LRA 3.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 4/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 2 cm.

Arthur 1989, f. 83, fig. 4 (shek. VII); Pieri 2005, f. 293, pl. 53.5 (shek. VI – VII); Modrijan

2010, f. 688, fig. 3.12 (gjysma e dytë e shek. VI – gjysma e parë e shek. VII).

Datimi: shek. fundi i shek. VI – mesi i shek. VII.

47. Sr. 2002, Baz. Amb. C, (Shkallarja), D 2/2, inv. 4013 (Tab. III. 47).

Fab. 2. Fund trungkonik që përfundon me një unazë. Sipërfaqe e lëmuar dhe me shumë mikë të

artë. Bërthama përmban shumë mikë dhe pak thërrmija gri. Fabrikë e është identike me amforën

LRA 3.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 2.8 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.8 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

48. Sr. 1983, Sek.A, K. 6/6, inv. 398, fund (Tab. III. 48).

Fab. 2. Fund trungkonik që përfundon me një unazë. Sipërfaqe e lëmuar, deltinë përzier me

shumë mikë të imët të artë. Ka shumë pak thërrmija të zeza. Fabrika e identike me LRA 3.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 4/8 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3 cm.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

134 135

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.7 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI – VII.

49. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4782, fund (Tab. III. 49).

Fab. 3. Fund trungkonik që përfundon me një unazë, i ulët. Sipërfaqe e ashpër me mikë të artë

dhe me grimca kalciti. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta të bardha, grimca të rralla të

zeza dhe të verdha si dhe mikë të artë pak të dukshme.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja dhe bërthama 2.5YR 5/4 (e kuqërremtë).

Diam. i fundit: 3.2 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.2 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

50. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4748, fund (Tab. III. 50).

Fab. 1. Fund trungkonik që përfundon me një unazë, i ulët. Sipërfaqe e ashpër me grimca të

shumta mike dhe rëre. Në bërthamë ka mikë të shumtë të artë, grimca të shumta ranore të

verdha, kuarc, kalcit, grimca guri ngjyrë kafe të errët dhe të zeza.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.8 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

51. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4704, fund (Tab. III. 51).

Fab. 1. Fund trungkonik që përfundon me një unazë, i ulët. Sipërfaqe e ashpër me shumë mikë.

Në bërthamë ka grimca të shumta ranore të mëdha të zeza deri në 2 mm, të verdha dhe gri që

ndryshojnë në madhësi nga 1 – 2 mm, kuarc, mikë të artë dhe grimca të verdha.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/8 (e kuqe).

Diam. i fundit: 4.2 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.6 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

52. 40 Shenjtorët 2006, A 6/2-168, inv. 5132, fund (Tab. III. 52).

Fab. 1. Fund trungkonik që përfundon me një unazë, i ulët. Sipërfaqe e ashpër me shumë mikë.

Në bërthamë ka grimca të shumta ranore të mëdha të zeza, kuarc me madhësi deri në 1 mm,

grimca të verdha dhe gri.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 3/6 (e kuqe e errët).

Diam. i fundit: 3.4 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.6 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

53. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 4710, fund (Tab. III. 53).

Fab. 3. Fund trungkonik që përfundon me një unazë, i ulët. Sipërfaqe e ashpër me mikë të

shumtë të artë si dhe grimca kalciti të rralla. Ngjyra ndryshon nga bërthama në sipërfaqe. Në

bërthamë ka grimca të shumta të imta të bardha ndërsa grimcat e zeza janë më të rralla. Mika e

artë është më pak e dukshme.

Ngjyra Munsell: sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe), bërthama 2.5YR 5/4 (e kuqërremtë).

Diam. i fundit: 3.2 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.8 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

54. 40 Shenjtorët 2006, A 6/1-168, inv. 5059, fund (Tab. III. 54).

Fab. 2. Fund trungkonik që përfundon me një unazë, i ulët. Sipërfaqe e ashpër me mikë të artë

dhe kalcit. Në bërthamë ka grimca të shumta të imta të verdha, të bardha, kuarc, ndërsa mika e

artë është e rrallë.

Ngjyra Munsell: bërthama dhe sipërfaqja 2.5YR 5/6 (e kuqe).

Diam. i fundit: 3.2 cm.

Pieri 2005, f. 293, pl. 53.8 (shek. VI – VII).

Datimi: shek. VI.

Përfundime

Duke u nisur nga karakteristikat e baltës dhe veçoritë morfologjike, mendojmë që pjesa

më e madhe e LRA 8 të prezantuara në territorin tonë i përkasin prodhimeve të Samosit, pra vend

origjinës së tyre. Pjesa tjetër, me baltë identike me amforën LRA 3, sugjeron për një origjinë

të mundshme nga lugina e Meandros, në Turqinë perëndimore. Një grup tjetër mund të jenë

prodhime të të njëjtave atelie që ka fabrikuar amforën LRA 2, pasi edhe karakteristikat që ajo

shfaq janë pothuajse të njëjta me të. Deri më sot, me gjithë numrin e madh të ekzemplarëve të

zbuluar kryesisht në zonën e Sarandës, nuk kemi mundur të dallojmë praninë e ndonjë prodhimi

lokal të kësaj amfore.

Përgjithësisht amforat e zbuluara i përkasin modulit standard, i cili është dominues,

ndërsa nën moduli i saj është më pak i përhapur.

Në qytet e tjera të vendit tonë, përveç monumentit të 40 Shenjtorëve, sasia e zbuluar

është thuajse në raporte të njëjta me pikat e tjera të Mesdheut, ku ajo është identifikuar. Fakti

që Monumenti i 40 Shenjtorëve ka funksionuar si një qendër e rëndësishme e pelegrinazhit45,

mund të shpjegojë praninë e një numri të madh amforash të tipave të ndryshme, ku sasia më e

madhe i përket LRA 8. Vera e ardhur nga Samosi, ishull i njohur për prodhimin e verës cilësore

që nga shek. I p. Kr. deri më sot46, duhet të jetë konsumuar nga pelegrinët. Në se fillimisht në to

45 Muçaj 2014, f. 5 - 18 46 Arthur 1990, f. 284.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

136 137

është transportuar verë nga vendet e ndryshme të origjinës, më pas mund të kenë shërbyer edhe

për ujin e pijshëm për banorët e qytetit të strehuar aty gjatë sulmeve gote të vitit 551 m. Kr, vit

pas të cilit monumenti u braktis47.

Ndërsa në Sarandë, një pjesë e fragmenteve të amforave të Samosit, shkon përtej

shek. VI, duke arritur deri në gjysmën e parë të shek. VII, ku ajo është gjetur në kontekst me

qeramikën sigillata ARS 99 (560/80 – 620), ARS 105 (580 – mesi i shek. VII) apo sigillatën

LRC të datuar kryesisht në shek. VII48. Këto amfora, krahas enëve terra sigillata, përbëjnë një

tjetër të dhënë materiale shtesë i cili e shtyn braktisjen përfundimtare të qytetit të Onhezmit pas

gjysmës së dytë të shek. VII.

47 Muçaj 2014, f. 14.48 Muçaj etj., 2001, 41 – 103.

Arthur 1989,

P. Arthur, Aspects of Byzantine economy: an evaluation of amphora evidence from Italy, Bulletin

de Correspondance Hellénique, suppl. 18,1989, f. 79 – 93.

Arthur 1990,

P. Arthur, Anfore dall'alto Adriatico e il problema del samos Cistern Type, Aquileia nostra 61,

1990, f. 282 – 296.

Bass, Doorninck 1971,

F. Bass, F. V. Doorninck, A Fourth-Century Shipwreck at Yassi Ada, American Journal of

Archaeology, vol. 75, 1971, f. 27 – 37.

Bonifay 1986,

M. Bonifay, Observations sur les amphores tardives à Marseille d'après les fouilles de la Bourse

(1980-1984), Revue Archéologique de narbonnaise, 19, 1986, f. 269 – 305.

Bonifay 2004,

M. Bonifay, Etudes sur la céramique romaine tardive d’Afrique, BAR international series 1301,

Oxford 2004.

Bonifay etj., 2010,

M. Bonifay, Y. Capelli, S. Muçaj, Amphores tardives de tradition punique: observations sur le

type Benghazi LRA 7, oleum non perdidit » : Festschrift für stefanie Martin-Kilcher zu ihrem 65.

Geburtstag, Antiqua 47, 2010, f. 151 – 159.

Bonifay, Cerova 2002,

M. Bonifay, Y. Cerova, Byllis: Le matériel céramique, Bulletin de Correspondance Hellénique

126, 2002, f. 679 – 682.

Bonifay, Cerova 2005,

M. Bonifay, Y. Cerova, Amphores Epirotes a corps globulaire du VIe s. decouvertes a Byllis

(Albanie), LRCW, Late Roman Coarse Wares, Cooking Wares and Amphorae in the. Mediterranean:

Archaeology and Archaeometry. BAR international series 1340, 2005, f. 537 – 546.

Bonifay, Cerova 2008,

M. Bonifay, Y. Cerova, importations de céramiques africaines à Byllis (Albanie), Congressus

vicesimus quintus rei cretariae romanae fautorum dyrrhachii habitus MMVI: [des 25.

RCRF-Kongress als 40. Band der Acta. Der Kongress in Durrës-Albanien], Rei Cretariae Romanae

Fautorum acta, 2008, f. 37 – 43.

Bonifay, Leffy 2002,

M. Bonifay, R. Leffy, Les céramiques du remplissage de la citerne du Sarapéion à Alexandrie,

Études Alexandrines 6, Alexandrina 2, 2002, f. 39 – 84.

Bibliografi

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

138 139

Bonifay, Pieri 1995,

M. Bonifay, D. Pieri, Amphores du Ve au VIIe s. à Marseille: nouvelles données sur la typologie et

le contenu, Journal of Roman Archaeology 8, 1995, f. 94 – 120.

Cerova 1992,

Y. Cerova, Kontribut i ri mbi amforat e kështjellës së Onhezmit, iliria, 1995, 1 – 2, f. 245 – 255.

Cerova 2005,

Y. Cerova, Qeramikë nga Castrum Scampis (Shek. II – fillimi i shek.VII), Candavia, 2, 2005,

174 – 204.

Costantini 2011,

A. Constantini, Le anfore, Archeologia in Piazza dei Miracoli. Gli scavi 2003-2009, 2011,

f. 393 – 430.

Degrassi et al., 2007,

V. Degrassi, D. Gaddi, L. Mandruzzato, Amphorae and coarse ware from late roman-early

medieval layers of the recent excavations in Tergeste/Trieste (Italy), LRCW 2. Late Roman Coarse

Wares, Cooking Wares and Amphorae in the Mediterranean: Archaeology and Archaeometry, BAR

series, 1662 (ii), 2007, Vol. 2, f. 503 – 510.

Diamanti 2010,

Ch. Diamanti, Stamped Late Roman/proto-Byzantine amphoras from Halasarna of Kos, Rei

Cretariae Romane Favtorvm ACTA 41, 2010, f. 1 – 8.

Hidri 1991,

S. Hidri, Materiale arkeologjike nga bazilika e Arapajt, iliria, 1991, 1 – 2, f. 203 – 229.

Hoti 1987,

A. Hoti, Ndihmesë për hartën arkeologjike të rrethit të Durrësit, iliria, 1987, 1, f. 247 – 263.

Hoti etj., 2004,

A. Hoti, E. Metalla, E. Shehi, Gërmime arkeologjike; Durrës 2001 – 2003, Candavia, 1, 2004, f.

139 – 172.

Hoxha 1992,

G. Hoxha, Amfora antike të vona nga qyteti Shkodrës (Shek. V-fillimi i shek. VII), iliria, 1992,

1 – 2, f. 209 – 243.

Hoxha 2003,

G. Hoxha, Scodra dhe Praevalis në antikitetin e vonë, Shkodër, 2003.

Komata 1991,

D. Komata, Qyteti Iliro-Arbëror i Kaninës, Tiranë, 1991.

Lako 1981,

K. Lako, Rezultatet e gërmimeve arkeologjike në Butrint në vitet 1975-76, iliria, 1981, 1,

f. 93 – 154.

Lako 1984,

K. Lako, Kështjella e Onhezmit, iliria, 1984, 2, f. 154 – 205.

Lako 1986,

K. Lako, Dinamika e zhvillimit të Onhezmit (shek. IV p. e. sonë – shek. IV të e sonë), iliria, 1986,

1, f. 273 – 281.

Lako 1991,

K. Lako, Bazilika paleokristiane e Onhezmit, iliria, 1991, 1-2, f. 123 – 186.

Lako 1993,

K. Lako, Të dhëna për disa banesa dhe sterna të shek. II-IV të e. sonë të zbuluara në qytetin e

Sarandës (Onhezm - Ankiazëm), iliria, 1993, 1 – 2, f. 241 – 257.

Lako 2001,

K. Lako, Enë balte nga qyteti i Onhezm-Ankiazmit (Saranda), iliria, 1 – 2, 2001 – 2002, f. 284 – 314.

Lako 2014,

K. Lako, S. Muçaj, S. Bushi, S. Xhyheri, Anchiasmos (Onchesmos) in the 5th -7th centuries:

city, pilgrimage, centre and port, Proceedings of the inTERnATionAL ConGREss oF ALBAniAn

ARCHAEoLoGiCAL sTUdiEs, 65th Anniversary of Albanian Archaeology (21-22 november,

Tirana 2013), Centre for Albanian Studies (Institute of Archaeology), Tirana, 2013, f. 613 – 624.

Macias Solé et al., 2008,

J. Macias Solé, J. J. Menchon Bes, A. Muñoz Melgar, Contextos ceramicos derivados de la

transformacion cristiana de la Acropolis de Tarragona (s. V / VI d.C.), sFECAG, Actes du Congrès

de L'Escala-Empúries, 2008, f. 287 – 293.

Modrijan 2010,

Z. Modrijan, The last phases of the settlement at Tonovcov Grad (Slovenia), the ceramic evidence,

LRCW3 Late Roman Coarse Wares, Cooking Wares and Amphorae in the Mediterranean Archaeology

and archaeometry. BAR international series 2185 (ii), 2010, Vol. 2, f. 687 – 694.

Muçaj 2014,

S. muçaj, Vendet e shenjta të pelegrinazhit në Shqipëri, Candavia, 4, 2014, f. 5 – 18.

Muçaj etj. 2011,

S. muçaj, K. Lako, S. Bushi, S. Xhyheri, Sigilata nga qyteti i Onhezëm-Ankiazmit (Sarandë),

Candavia, 3, 2011, f. 41 – 103.

Pieri 2005,

D. Pieri, Le commerce du vin oriental à l'époque byzantine (Ve-VIIe siècles): Le témoignage des

amphores en Gaule, Beyrouth 2005.

Pieri 2007,

D. Pieri, Les centres de production d’amphores en Mediterranée Orientale durant l’antiquité tardive:

quelques remarques, LRCW 2. Late Roman Coarse Wares, Cooking Wares and Amphorae in the

Mediterranean: Archaeology and Archaeometry, BAR series, 1662 (ii), 2007, Vol. 2, f. 611 – 625.

Remolà Vallverdú 2013,

J. A. Remolà Vallverdú, Ánforas orientales tardías en Tarraco (siglos V-VII), El oriente griego en

la Península ibérica: epigrafía e historia, 2013, f. 307 – 330.

skënder BUsHi Amforat e samosit (LRA 8) në shqipëri (shek. iV – Vii m. Kr)

CANDAVIA 5

140 141

Reynolds 2004,

P. Reynolds, The Roman pottere from the Trionch Palace, në R. HODGES, W. BOWDEN AND K.

LAKO, Byzantine Butrint: Excavations and surveys 1994 – 99, Oxford 2004, f. 224 – 269.

Reynolds 2010,

P. Reynolds, Trade networks of the east, 3rd to 7th centuries: the view from Beirut (Lebanon) and

Butrint (Albania) (fine wares, amphorae and kitchen wares), LRCW3 Late Roman Coarse Wares,

Cooking Wares and Amphorae in the Mediterranean Archaeology and archaeometry. BAR

international series 2185 (i), 2010, Vol. 1, f. 89 – 114.

Robinson 1959,

H. S. Robinson, Pottery of the Roman Period: Chronology, Athenian Agora, Vol. V, 1959.

Shkodra 2003,

B. Shkodra, Pottery and trade in the Late Roman Durrës (Durrachium), University of East Anglia

(Master Thesis), 2003.

Shkodra, 2005,

B. Shkodra, Kontekste me qeramikë të shek. VI nga Macellum - Forum, Durrës, Candavia, 2,

2005, f. 205 – 238.

Shkodra 2009,

B. Shkodra, Një tip amfore i periudhës antike të vonë nga Durrësi, iliria, 2009, XXXIII

(2007-2008), f. 311 – 324.

Shkodra-Rrugia 2011,

B. Shkodra – Rugia, Enët prej balte të antikitetit të vonë në Durrës (Shek. IV - VII), tezë doktorate,

Tiranë 2011.

Spahiu 1990,

H. Spahiu, Qyteti Iliro - Arbëror i Beratit, Tiranë, 1990.

Tartari 1982,

F. Tartari, Amforat e muzeut arkeologjik të Durrësit. Përpjekje për një katalog të tyre, iliria, 1982,

2, f. 241 – 279.

summary: samos Amphorae (LRA 8) in albania (4th – 7th centuries)

sUMMARY

SAMOS AMPHORAE (LRA 8) IN ALBANIA (4th – 7th CENTURIES)

The study of LR8 amphora in Albania has progressed remarkably. Place of origin,

production, content, dating, main characteristics and distribution are now better understood

thanks to intensive excavation programmes and respective resulting studies carried out by

archaeologists at a number of sites: Lissos, onchesmos, Arapaj basilica, Butrint, Durrës, Mlik,

and the mosaic site in Tirana. This paper aims to analyse the assemblages that derive from these

sites, and includes the unpublished material on the amphora recovered by the excavation of the

Monastery of Forty Martyrs, as well as on the amphora resulting from rescue excavation in one

of the streets outside the fortification wall of the ancient city of onchesmos.

At the Monastery of Forty Martyrs a large quantity of LR8 amphorae were recovered

and reported to be mostly imports from of the eastern Mediterranean. Meanwhile, based on the

available evidence, in the case of onchesmos this group of amphorae represents the third major

group after LR1 and LR2 amphorae. The preliminary examination of these assemblages reveals

the presence of the standard module of LR8 amphora and of its sub–module. Those from the

Monastery of Forty Martyrs date to the first half of the 6th century and are accompanied by 6th

century numismatic evidence, mostly of Baduila (Totila). At onchesmos their deposition in

the same contexts with African sigillata and Cypriot sigillata suggests a date span from the 6th

century to the first half of the 7th century AD. Generally, the standard module is more distributed

than the sub – module. What is striking about the specimens recovered from both sites is the

great diversity of fabrics; six different fabrics are identified among the material assembled from

the Monastery of Forty Martyrs and five other fabrics in the assemblage from onchesmos. The

preliminary data obtained through the analysis of the fabrics and the morphological features

lead to the hypothesis that the majority of the samples found in the territory of Albania originate

from Samos. The remaining samples, which fabric resembles that of LR3 amphorae, are thought

skënder BUsHi

CANDAVIA 5

142 143

to originate from Meandros Valley in western Turkey; another group may be the product of the

same workshop that produced LR2 amphora as suggested by the close similarity of their fabrics.

The large quantity of LR8 amphorae recovered from the Monastery of Forty Martyrs supports

the hypothesis that the site functioned as a pilgrimage centre. The wine transported by the LR8

amphora came from the island of Samos, well known for its wine production since the 1st century

BC until the present, and served to the monastery for pilgrimage purposes and consumption.

This hypothesis explains the large quantity of LR8 amphora at the Monastery of Forty Martyrs,

especially those examples that originated from the island of Samos, while at onchesmos and

other cities it present the same quantitative relations as in the other Mediterranean centres where

it has been detected. After the primary use as vessels for the transporting of wine, the amphorae

are believed to have served as water containers for the population of the city that is known to

have taken shelter at the monastery from the gothic invasions until the final abandonment of the

monument in 551 AD. Regarding the data on examples found in the city of Onchesmos, their

deposition in the same context with sigillata ARS 99 (560/80 – 620), ARS 105 (580 – middle

of 7th century AD) and sigillata LRC dated mainly to the 7th century AD, suggests that the final

abandonment of the city occurred after the second half of the 7th century AD.

The inscriptions that appear on the amphorae found at the Monastery of Forty

Martyrs, commonly known as tituli picti, are extremely difficult to decipher due to their highly

fragmentary preservation. However, it can be noted that they appear more frequently in the

Agora M273 module and less so in the case of the LR8 amphorae.

Majlinda LiÇi

DISA KARAKTERISTIKA PËRGJITHËSUESE TË FORTIFIKIMEVE ANTIKE TË VONA DHE MESJETARE NË LUGINAT E MESME DHE TË

POSHTME TË OSUMIT DHE DEVOLLIT

Pellgu ndërmjet luginave të mesme dhe të poshtme të lumenjve Osum dhe Devoll

paraqet një sistem të gjerë fortifikimesh të periudhës antike të vonë dhe të mesjetës, duke u

kthyer në një objekt me rëndësi në fushën arkeologjike. Me gjithë punën e bërë deri tani nga

studiuesit dhe botimet e here pas hershme, ku shpesh here këto fortifikime janë trajtuar të

veçuara, është parë si domosdoshmëri ndërmarrja e hulumtimeve dhe kërkimeve të reja për

plotësimin e mëtejshëm të hartës gjeografike dhe trajtimin tërësor të shtrirjes së këtij sistemi

fortifikimesh.

Këto fortifikime, të cilat shtrihen në tre zona: të Beratit, të Skraparit dhe të Gramshit,

mund t’i shohim të grupuara në dy grupe: Grupi i parë i përbërë nga fortifikime që fillimet e

tyre i kanë në periudhën antike, por që e vazhduan jetën e tyre dhe vijuan të kryenin funksionin

mbrojtës dhe kontrollues edhe në antikitetin e vonë si fortifikimi i Peshtanit (Tab. I,6) , i Tomorit,

i Gradishtës së Gradecit ose i njohur si Gradeci i Tomoricës1, i Prishtës. Rindërtimi i mureve

në periudhën e antikitetit të vonë dhe ripërdorimi i tyre tregon se këto fortifikime e ka ruajtur

rëndësinë2.

Në grupin e dytë hyjnë fortifikime të reja të krijuara gjatë periudhës së antikitetit të vonë

dhe të mesjetës, por gjithmonë pranë fortifikimeve antike ilire, të cilat e kishin humbur rëndësinë

e tyre si fortifikimi i Mbjeshovës, i ngritur pranë qytetit antik të Dimalit dhe fortifikimit të

Mbolanit, fortifikimi i Mëndrakës (Fig. 1), i ngritur në afërsi të fortifikimit antik të Balibardhës,

1 AQSH, Fondi Lef Nosi, Dosja Nr.41, Shënime të Lef Nosit mbi sende arkeologjike, pare, armë të vjetra

etj , f. 22 SPAHIU, 1977-1978, f. 347.