ZHDUKJA E SHQIPTARËVE: ‘Elaborati’, projekti shovinist i nobelistit serb Ivo Andriq

8
Viti IV - Nr:47 E diel, 16 nëntor 2014 JA ÇFARË SHKRUANTE NË 1939, ANDRIQ SI FUNKSIONAR I LARTË I MINISTRISË SË JASHTME SERBE Shënimet që hedhin dritë mbi veprimtarinë si anëtar dhe përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkombëtar e Përcaktimit të Kujve të Shqipërisë të Andre Ordion. Mbi librin “Kujtime 2” të prof. Aleks Budës, një vëllim ku gjejmë faqe ditarësh, mbajtur për ngjarje të rëndësishme shkencore dhe historike, letra të ndërsjella me kolegë të huaj, ku ndjehet jo vetëm komunikimi miqësor, por dhe konsiderata e lartë për të... L ibri “Kujtime 2” i prof. Aleks Budës vjen në dorë të lexuesve dhjetë vjet pas botimit të vëllimit të parë, hartuar nga dr. Tatjana Hax- himihali. Ky interval i gjatë kohor që i ndan këto vëllime dëshmon për punën e madhe e të vështirë me të cilën është përballur autorja , për seriozitetin dhe barrën e rëndë të përgjegjësisë që ajo ka marrë përsipër, duke na dhënë një vepër me vlera të shquara dokumentare dhe emocionale për një nga korifenjtë e shkencës dhe kulturës shqiptare të shek. XX. Në qoftë së vël- limi i parë përfshin e zbulon gjysmën e parë të jetës e të veprës së tij, libri i sotëm Kujtime 2 përmbledh dhe pa- raqet gjysmën tjetër të biograsë së tij, kohën më të rëndësishme, etapën e pjekurisë intelektuale, staturën më të lartë që arriti personaliteti i prof. Aleks Budës për afro pesëdhjetë vjet. Është fjala për vitet e pas luftës, në një periudhë përmbysjesh dhe trans- formimesh madhore, të një kohe kur shoqëria shqiptare ndoqi rrugën e saj të zhvillimit dhe në rrethana social- historike të veçanta. Vëllimi i dytë është pasqyrë e kësaj epoke të historisë shqiptare, dhënë përmes kujtimeve jo vetëm të një dëshmitari objektiv, por dhe të një protagonisti që me aftësitë e spikatura intelektuale.... Aleks Buda, një jetë në shërbim të shkencës faqe 20 PROF. NASHO JORGAQI PROF. DR. KALIOPI NASKA vijon në faqen 18-20 ZHDUKJA E SHQIPTARËVE Andre Ordion, pesë etoret ku rrëfehen të fshehtat rreth kujve të Shqipërisë faqe 16-17 E ditimi kritik sipas me- todave bashkëkohore i burimeve dokumentare duke u mbështetur në origjinal e jo në bot- imin e botimit ose në përkthimin e përkthimit është një çështje delikate, serioze dhe mjaft me përgjegjësi. Duke pasur një botim të transilteruar e nga ai edhe të paktën një përkthim, edituesi i burimit arkivor iu shmanget qëllimshëm përsëritjeve por, edhe lëshimeve e gabimeve të mëparshme duke ruajtur au- toritetin e botuesit të parë dhe të përkthyesit të parë, njëkohësisht duke sjellur një editim të ri, me saktësime, plotësime e korrigjime të domosdoshme. Burimi arkivor që kemi në dorë ka njohur dy botime në origjinal sllavisht (B. Krizman, 1977, Za- greb dhe te revista “Sveske” 1988 Beograd, ky botimi i dytë është mbështetur te botimi i parë e nuk ka autorë. Redaktor i revistës “Sveske” më 1988 ishte Slobodan Zubanoviq (L. Radoviq, 2008). Për këtë dorëshkrim është shkruar e debatuar edhe nga autorë sh- qiptar në shqip e sllavisht. Është përkthyer në shqip në mënyrë fragmetare a të plotë që nga viti 1981, J. Grvalla, (Zvicër), më 1990 në revistën Fjala, (Prishtinë), në vitin 2003 H. Islami, (V. Shita) dhe 2005 R. Qosja (V. Shita). Debatet për këtë dokument arkivor që njihet me titull: “Elabo- rati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939” titull ky i vënë nga botuesi i parë B. Krizman, që në origjinal nuk ka titull, janë jashtëzakonisht të shumta si nga shqiptarët (J. Grvalla, E. Mekuli, H. Islami, R. Qosja..., etj) ashtu edhe nga kroatët (B. Krizman, I. Jeliq, A. Stipçeviq, B. Horvat, etj), malazezët (V. Kaleziq), bosh- njak (Bećir Macić), etj., ndërsa u mbrojt nga pothuajse të gjithë autorët serbë. Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se dispojmë tërë po- lemikën e zhvilluar në mes të kryeredaktorit të revistës kroate: Časopis za suvremene povijest” I. Jelić... ‘Elaborati’, projekti shovinist i nobelistit serb Ivo Andriq DR. MUSA AHMETI Ivo Andriq Harta e Ivo Andriqit sipas Elaboratit te vitti 1939 Aleks Buda

Transcript of ZHDUKJA E SHQIPTARËVE: ‘Elaborati’, projekti shovinist i nobelistit serb Ivo Andriq

Viti IV - Nr:47 E diel, 16 nëntor 2014

JA ÇFARË SHKRUANTE NË 1939, ANDRIQ SI FUNKSIONAR I LARTË I MINISTRISË SË JASHTME SERBE

Shënimet që hedhin dritë mbi veprimtarinë si anëtar dhe përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkombëtar e Përcaktimit të Kufi jve të Shqipërisë të Andre Ordion.

Mbi librin “Kujtime 2” të prof. Aleks Budës, një vëllim ku gjejmë faqe ditarësh, mbajtur për ngjarje

të rëndësishme shkencore dhe historike, letra të ndërsjella me

kolegë të huaj, ku ndjehet jo vetëm komunikimi miqësor, por dhe

konsiderata e lartë për të...

Libri “Kujtime 2” i prof. Aleks Budës vjen në dorë të lexuesve dhjetë vjet pas botimit të vëllimit

të parë, hartuar nga dr. Tatjana Hax-himihali. Ky interval i gjatë kohor që i ndan këto vëllime dëshmon për punën e madhe e të vështirë me të cilën është përballur autorja , për seriozitetin dhe barrën e rëndë të përgjegjësisë që ajo ka marrë përsipër, duke na dhënë një vepër me vlera të shquara dokumentare dhe emocionale për një nga korifenjtë e shkencës dhe kulturës shqiptare të shek. XX. Në qoftë së vël-limi i parë përfshin e zbulon gjysmën

e parë të jetës e të veprës së tij, libri i sotëm Kujtime 2 përmbledh dhe pa-raqet gjysmën tjetër të biografi së së tij, kohën më të rëndësishme, etapën e pjekurisë intelektuale, staturën më të lartë që arriti personaliteti i prof. Aleks Budës për afro pesëdhjetë vjet. Është fjala për vitet e pas luftës, në një periudhë përmbysjesh dhe trans-formimesh madhore, të një kohe kur shoqëria shqiptare ndoqi rrugën e saj të zhvillimit dhe në rrethana social-historike të veçanta. Vëllimi i dytë është pasqyrë e kësaj epoke të historisë shqiptare, dhënë përmes kujtimeve jo vetëm të një dëshmitari objektiv, por dhe të një protagonisti që me aftësitë e spikatura intelektuale....

Aleks Buda, një jetë në shërbim

të shkencës

faqe 20

PROF. NASHO JORGAQI

PROF. DR. KALIOPI NASKA

vijon në faqen 18-20

ZHDUKJA E SHQIPTARËVE

Andre Ordion, pesë fl etoret ku rrëfehen të fshehtat rreth kufi jve të Shqipërisë

faqe 16-17

Editimi kritik sipas me-todave bashkëkohore i burimeve dokumentare duke u mbështetur në origjinal e jo në bot-

imin e botimit ose në përkthimin e përkthimit është një çështje delikate, serioze dhe mjaft me përgjegjësi. Duke pasur një botim të transilteruar e nga ai edhe të paktën një përkthim, edituesi i burimit arkivor iu shmanget qëllimshëm përsëritjeve por, edhe lëshimeve e gabimeve të mëparshme duke ruajtur au-toritetin e botuesit të parë dhe të përkthyesit të parë, njëkohësisht duke sjellur një editim të ri, me saktësime, plotësime e korrigjime të domosdoshme.

Burimi arkivor që kemi në dorë ka njohur dy botime në origjinal sllavisht (B. Krizman, 1977, Za-greb dhe te revista “Sveske” 1988 Beograd, ky botimi i dytë është mbështetur te botimi i parë e nuk ka autorë. Redaktor i revistës “Sveske” më 1988 ishte Slobodan

Zubanoviq (L. Radoviq, 2008). Për këtë dorëshkrim është shkruar e debatuar edhe nga autorë sh-qiptar në shqip e sllavisht. Është përkthyer në shqip në mënyrë fragmetare a të plotë që nga viti 1981, J. Grvalla, (Zvicër), më 1990 në revistën Fjala, (Prishtinë), në vitin 2003 H. Islami, (V. Shita) dhe 2005 R. Qosja (V. Shita).

Debatet për këtë dokument arkivor që njihet me titull: “Elabo-rati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939” titull ky i vënë nga botuesi i parë B. Krizman, që në origjinal nuk ka titull, janë jashtëzakonisht të shumta si nga shqiptarët (J. Grvalla, E. Mekuli, H. Islami, R. Qosja..., etj) ashtu edhe nga kroatët (B. Krizman, I. Jeliq, A. Stipçeviq, B. Horvat, etj), malazezët (V. Kaleziq), bosh-njak (Bećir Macić), etj., ndërsa u mbrojt nga pothuajse të gjithë autorët serbë.

Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se dispojmë tërë po-lemikën e zhvilluar në mes të kryeredaktorit të revistës kroate: “Časopis za suvremene povijest” I. Jelić...

‘Elaborati’, projekti shovinist i nobelistit serb Ivo AndriqDR. MUSA AHMETI

Ivo Andriq

Harta e Ivo Andriqit sipas Elaboratit te vitti 1939

Aleks Buda

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 16 nëntor 2014

16 SH.com

SHËNIME HISTORIKE

Shënimet që hedhin dritë mbi veprimtarinë si anëtar dhe përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkombëtar e Përcaktimit të Kufi jve të Shqipërisë të Andre Ordion

PROF. DR. KALIOPI NASKA

ORDIONPesë fl etoret ku rrëfehen të fshehtat rreth kufi jve të Shqipërisë

ANDRE

Libri “Një ofi cer francez në Ballkan 1917-1925„ Vëllimi I, Shqipëria dhe Maqedonia, shkrime të kolo-nelit Andre Ordioni, përgatitur nga nipi i tij Domenique Daguy

des Deserts, botuar nga Shtëpia botuese “Pa-pirus“, i sjell lexuesit të gjerë dorëshkrimet e tij. Ato ndriçojnë aspekte të veprimtarisë së Kolonelit në caktimit e kujfi jve politikë të shtetit shqiptar kryesisht në Shën Naum dhe në Vermosh, duke dhënë qëndrime për një etapë të veçantë të historisë së marrëd-hënieve ndërkombëtare të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha dhe Francën në veçanti, për Shqipërinë dhe fqinjët e saj ish-Jugosllavinë, e cila u krijua si Mbretëria e sërbëve, kroatëve dhe sllovenëve në mbarim të kon-fl iktit botëror, më 1 dhjetor të vitit 1918, Greqinë dhe Maqedoninë.

Jean Andre Ordioni u lind në Korte të ishullit të Korsikës, ishte një ushtarak me kulturë të gjerë klasike dhe ushtarake, njohës i disa gjuhëve të huaja, i italishtes dhe latinishtes, Komandant i Legjionit të Nderit dhe mbajtës i Kryqit të Luftës të viteve 1914-1918. Kolonel Ordioni mori dhe komandën e Korçës me 11 nëntor 1917, luftoi kundër trupave austriake deri në gusht të 1918, dhe nga ky vit e deri në janar të 1919 ushtroi funksionet e administratorit të Korçës dhe Pogradecit dhe të komunave shqiptare që ishin nën pushtimin francez. Nga prilli i vitit 1923 e deri më gusht të 1926 kreu detyrën e antarit të komisionit të kufi jve në Shqipëri.

Në dorëshkrimet e botuara përshkruhen ngjarje në aspektin politik, ushtarak dhe diplomatik të periudhës së Luftës së Parë Botërore e më pas. Publikimi i tyre, faktet dhe përshkrimet që sjellin, krijojnë një vazh-dimësi të njohurive historike për studiuesit, historianët, dhe studentët. Vlera e tyre rritet më shumë pasi ato kanë lidhje me një pjesë të historisë sonë kombëtare, ngjarje të cilat Kolonel Ordioni i jetoi dhe veproi në zgjidhjen e tyre në mbështetje të çështjes sonë, por dhe në shërbim dhe mbrojtje të politikave të qeverisë së tij për të cilat ishte ngarkuar të vepronte në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit gjatë Luftës së Parë Botërore.

Paraqitja e tyre është bërë në mënyrë problemore nga përgatitësi, i cili ka ruajtur në brendësi dhe renditjen kronologjike, duke e nxjerrë më mirë në pah çështjen shqiptare

në raport me faktorin ndërkombëtar dhe atë të brendshëm. Përkthimi nga gjuha frënge prej përkthyesve Tomi Nakuçi, Luan Rama e Lorena Dedja dhe publikimi në gjuhën shqipe, sipas botimit në origjinal “Un of-fi cier français dans les Balkans, 1917-1925“ sjell për lexuesin shqiptar, dëshminë më të mirë të të bërit prezent të çështjes shqiptare përmes punës së një ushtaraku të lartë të Francës, duke ju dhënë mundësinë studi-uesve dhe publikut të ndjekin veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe Maqedoni.

Botimi i dorëshkrimeve vjen pas një për-punimi të thellë shkencor të bërë nga nipi i Kolonelit, Dominique Danguy des Deserts, i cili vjen nga bota akademike franceze. Ai është kujdesur që ta paraqesë studimin në shkrimin, stilin dhe tipografi në e frëngjishtes së Kolonelit Ordionit, në kohën e tij, duke ruajtur me kujdes përdorimin në shqip të emrave të përdorura në dorëshkrimet, si për qytetet, fshatrat, njerëzit dhe institucionet e kohës. Mjaft i spikatur është fjalori i termave historikë, politikë dhe ushtarakë të përdorura nga një ushtarak me kulturë klasike dhe perëndimore.

Hedhja në treg e këtij libri nga Shtëpia botuese “Papirus„ patjetër që do të tërheqë lexuesin për tu njohur nga afër. Në këtë

shkrim prezantues do të jepen disa mendime, që na i sjellin dorëshkrimet, ballafaqimi i mendimeve dhe interpretimeve të ndry-shme. Ato kanë vlerë aktuale në diskutimet politike e gjeopolitike të trajtimit të çështjes së kufi rit në veri, në jug dhe juglindje, të administrimit të Krahinës Autonome të Korçës, të veprimtarisë së tij ushtarake si komandant i regjimentit nr. 372 të këm-bësorisë së Armatës së Lindjes në juglindje të Shqipërisë, ku ushtroi jo vetëm detyrën e komandantit, por edhe të administratorit të kufi jve shqiptarë të kësaj zone. Shënimet dëshmojnë përgatitjen e lartë ushtarake në veprimet operacionale të një ushtrie të mirë organizuar siç ishte ajo franceze që vepronte në Lindje. Nëpërmjet tyre, çdo qytetar mund të kuptojë rolin që ka luajtur Kolonel Ordioni si në dobi të ushtrisë franceze për misionin që i ishte ngarkuar nga shteti i tij në kuadër të luftës, por edhe të ndihmesës së madhe që ai dha në mbështetje të çështjes së pa-varësisë së Shqipërisë dhe në caktimin e kufi jve. Lexuesi do të këtë kureshtjen për tu njohur me veprimtarinë dhe mendimet e tij, të sjella me aq mjeshtëri nga përgatitësi, i cili ka bërë një punë të lavdërueshme dhe me shënimet sqaruese që e shoqërojnë librin, dhe dokumentacionin e pasur në foto dhe harta të bëra nga vet koloneli.

Botimi shpalos një strukturë të mirë studiuar dhe të mbështetur në kronologji. Përmbledhin të gjitha shënimet e Kolonelit të ndara në pjesë të veçanta. Përmbajtja dhe titullimet përkatëse të futin menjëherë në tematikën e shkrimeve të botuara. Vëllimi është konceptuar dhe ndarë në 5 kapituj. Në kapitullin e parë të njeh me fi gurën se kush është Andre Ordioni dhe raporti i tij me Shqipërinë. Për të vazhduar me kapitullin e dytë që i kushtohet letrave të tij dërguar nga Shqipëria, gruas Mari dhe fëmijëve Renee, Pierre e Monique, letra të shkruara nga nën-tori i vitit 1917 e deri në tetorin e vitit 1925, kur ai largohet përfundimisht nga vendi. Përgatitësi i ka sjellë këto shkrime

LIBRI

Andre Ordion

Pamje e Korçës dhe malit Gramoz

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 16 nëntor 2014

Libri “Një ofi cer francez në Ballkan 1917-1925 sjell për lex-uesin shqiptar, dëshminë më të mirë të të bërit prezent të

çështjes shqiptare përmes punës së një ushtaraku të lartë të Francës, duke ju dhënë mundësinë studiuesve dhe publikut të

ndjekin veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe Maqedoni...

pa censurë duke dhënë vlerësimet e kolonelit në kohën kur ai jetoi, luftoi dhe veproi.

Mjaft interesante janë të 64 letrat e botuara, të cilat përveç shkrimit për çështjet familjare që lidhen me ngjarje private të tij, janë mjaft të pasura me informacion dhe fak-te historike, të cilat Koloneli i përjetoi gjatë shërbimit të tij në Shqipëri dhe Maqedoni. Letrat janë të shkruara me shume kujdes me një gjuhë të pasur dhe me elegancë. Të pasura me analiza, ku çdo njëra prej tyre jep mesazhe dhe fakte për gjithë vitet që veproi në Shqipëri nga veriu në jug. Të habit përshkrimi i hollë-sishëm i qyteteve, që fl et për njohurit e mëdha të marra për historinë e tyre, administrimin, zakonet dhe pozicionet gjeografi ke. Në letrën e 29 nëntorit 1917 e përshkruan Korçën si një qytet modern dhe me kulturë. “Në të gjitha cepat e rrugëve lexoj emrat e përsonazheve të vendit dhe të huaj që kanë bërë dicka për Shqipërinë“ duke fi lluar nga mbretërit Kon-standin e Aleksandër e deri ke Viktor Hygo, Pasteur e Descoins.

Mjaft mbresëlënëse është letra e datës 18 tetor 1925 dërguar nga Saranda bashkëshortes së tij, ku ai i shpreh emocionet që përjetoi me largimin nga Shqipëria në përfundim të mis-ionit të tij për rreth 5 vjet. I spikatuar është dhe titulli “Lamtumirë Shqipëri“ i zgjedhur nga Dominique Danguy des Deserts.

„Pas pak do ti hipi anijes për të ardhur përsëri në Perëndim, duke i thënë dhe një herë lamtumirë Shqipërisë -shkruan Koloneli Ordioni- Vallë do të jetë hera e fundit?...Sido që të jëtë do doja t’i dërgoja lamtumira të tjera Shqipërisë, sikur të mos kthehesha më. Mbi të gjitha , këto janë urimet e mia më të mira e më të sinqerta, që dua të dërgoj edhe pse jo përmes telegrafi t. Duke lënë këtë tokë të shqiptarëve, u uroj atyre paqe e begati. Duke luftuar për pavarësinë e saj më 1918, duke kontribuar në përcaktimin e kufi jve dhe për pasojë në krijimin e një shteti të lirë e të pavarur, unë do të interesohesha gjithnjë për fatin e saj : do të duartrokas sukseset e saj dhe do të vuaj për hallet e saj“ . Ai përciell mesazhe që i burojnë nga zemra dhe dëshira për përparimin e këtij kombi duke shprehur besimin dhe dëshirën e fundit të tij: „Se kur njërëzit e drejtë, të ndërgjegjëshëm e të nder-shëm do të marrin në dorë fatet e Shqipërisë, vendi i shqiptarëve do të bëhet një vend i kërkuar për natyrën e tij tërheqëse, vendet e virgjëra... dhe mikëpritjen e madhe“.

Në pjesën e tretë „Rrëfi me lufte dhe pas lufte“ publikohen shkrime të detajuara mbi betejat e drejtuara në pozicionin e koman-dantit të grupimit të Maliqit, nga nëntori i 1917 deri në gusht të 1918, ku më pas veproi dhe në krahinën e Korçës. si administra-tor i saj në vitet 1917-1918. Gjatë kohës së shërbimit iu përkushtua futjes së një kulture përendimore, dhe dashurinë e shprehur për këtë vënd dhe shqiptarët e refl ektoi deri në fund të misionit , duke u bërë shprehës dhe mbrojtës i interesave të shqiptarëve brenda kuadrit që e lejonte dhe misioni i tij shtetëror në detyrë. Njohja e këtyre dorëshkrimeve shërbejnë si nxitje për rininë që të ruajë dhe të mësojë nga kjo trashëgimi në dobi të histor-

isë sonë kombëtare, e cila do të ndihmojë në promovimin e një edukimi qytetar dhe do të bëjë, që çdo brez të kuptojë dhe të lehtësojë kuptimin historik të eksperiencave ndërkom-bëtare, të cilët me idetë dhe vlerat që sjellin pasurojnë me informacion dhe të dhëna, historinë kombëtare që ne trashëgojmë.

Një vend të veçantë në dorëshkrimet zënë ngjarjet e sjella nga zona e pushtimit francez në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore, ato japin veprime të reparteve të ushtrisë franceze të Armatës së Lindjes, të cilat më 1916 pushtuan Korçën dhe më 1917 Pogra-decin. Para ardhjes së forcave franceze qyteti i Korçës ishte në duart e ushtrisë greke që nga 1914, pushtim që kishte rri-tur shumë pa-kanaqësinë e popullsisë, sjell momente his -torike të saj, si mitingu i 10 dhjetorit 1916 ku komanda franceze nënshkroi me për-faqësuesit e këtij qyteti një protokoll ku Korça së bashku me Kolonjën Gorën dhe Oparin do të formonin një krahinë autonome të adminis-truar prej shqiptarëve dhe nën mbrojtjen e autoriteteve ushta-rake franceze. Kolo-neli Descoins koman-dant i forcave ushta- rake franceze të Korçës, dhe zevendësimit të tij më pas nga Kolonel Ordioni. Problemeve të admin-istrimit të Korçës i kushton një vëmëndje të madhe dhe jep dhe opinione lidhur me prefektin e Korçës Themistokli Gërmenji dhe dënimit të tij. Protokolli me komandën franceze përbën aktin e vetëm politik të nënshkruar gjatë luftës së parë botërore mbi baza pariteti midis shqiptarëve dhe forcave

të huaja, ajo shënoi një faqe në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe francezëve. Por ky bashkëveprim nuk vazhdoi gjatë se më 16 shkurt 1917 francezët e vunë këtë krahinë nën administrimin e tyre duke abroguar protokollin e dhjetorit të vitit 1916 dhe e mbajtën atë deri në maj të vitit 1920.

Në pjesën e katërt „Kufi jtë e Shqipërisë“ që është nga më të rëndësishmet për nga informacioni që sjellin shënimet e tij, janë botuar të transkriptuara shkrimet e tij të lëna në pesë fl etore shkolle dhe hedhin dritë për vprimtarinë si anëtar dhe përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkom-

bëtar e Përcaktimit të Ku-fi jve të Shqipërisë. Synimi i mbajtjes së ktyre shëni-meve siç është shprehur ai ishte: „ me qëllim që ti shërbejë të vërtetës, dhe të ketë lirinë e të shpre-hurit të atij mendimi, që s‘mundi ta thotë në doku-mentet zyrtare të kohës“.

Këtë ide e zbulon më së miri letra që i dërgon gruas së tij Mari më 12 tetor 1925 nga Shën Naumi “Ka ardhur koha të them - nënvi-zon Koloneli Ordioni - se ç’mendoj për këtë , për vlerën e mana-stirit dhe arësyet e vërteta, që të pak-tën unë i mendoj si të vërteta dhe për çka jugosllavët janë

dhënë aq shumë pas këtij institucioni të famshëm fetar. Arësyeja që do të tregoj dhe që nuk e kam shkruar në asnjë raport zyrtar, apo jo zyrtar është se unë nuk kam prova ta argumentoj këtë, pra s’mund ta pohoj. Për mua nuk është asnjë çështje fetare, as etnike e strategjike, që i detyron jugosllavët të këmbëngulin për ta patur atë në territorin e tyre, por mbi të gjitha dhe para së gjithash është një arësye ekonomike dhe vetëm kjo. Dhe kështu ata bëjnë përpiekje serioze për

ta patur gjithë liqenin duke dashur të futin në të edhe Pogradecin me Mëmëlishtin dhe Hudënishtin...jugosllavët më shumë kërko-jnë të marrin këto burime „ Me një studim të vëmëndshëm të tyre mund të kuptohen qëndrimet e ndryshme të anëtareve të komi-sioinit të caktimit të kufi jve, shërbimeve të tij në caktimin e kufi rit në Vermosh në Shën Naum, në procesin e evakuimit të 14 fshatrave që i kalonin Shqipërisë etj. Përmes tyre kupton dhe politikat e ndjekura nga Fu-qitë nënshkruese, të shprehura në veprimet e tyre në komision, ku vendimet e ndërmarra në momente të caktuara janë bërë shprehëse të planeve dhe politikave të tyre sipas sferës së infl uencës, pas Luftës së Parë Botërore, në kohën kur çështja shqiptare vazhdonte të ishte një kartë në dorë të Fuqive të Mëdha.

Publikut të gjerë i jepet shansi që përmes këtyre shkrimeve të marr informacion të ri nga një veprimtar kariere që veproi në vitet e Luftës dhe më pas, duke dhënë mundësinë për të riparë mjaft ngjarje në një kënd vësh-trim të ri, me ngjarje të përshkruara dhe jetuara në vendin e ngjarjes. Njohja e tyre përmes letrave të dërguara familjarëve nga Kolonel Ordioni, apo raporteve dhe ditarëve të mbajtura prej tij me shumë hollësi mbi ngjarje delikate hedhin mendime me vlere studimi dhe rishikimi për konceptimin dhe kundërshtimin e palës jugosllave në çështjen e Shën Naumit, duke dhënë argumente të reja se nuk qe aspekti fetar kryesor për kalimin e këtij manastiri në dorë të tyre, po qenë interesat ekonomike që e bënin të domozdoshëm kalimin e tij, po ashtu dhe analizat e sjella nga pala shqiptare për këtë çështje, apo dhe qëndrimet për caktimin e kufi rit në Vermosh etj.

Pjesën e fundit të librit përgatitësi e ka emërtuar “Çështja Shqiptare“, ku publikohet një dorëshkrim i referatit të Kolonelit Or-dioni të mbajtuar në Shoqërinë e Shkencave në Yonne. Referati risjell dhe përshkruan aspekte të gjeografi së dhe të historisë së Shqipërisë. Në të ai paraqitet njohës mjaft i mirë i historisë së ilirëve, të periudhës së Bizantit, asaj Osmane e deri në prag të Luftës së Parë Botërore e më pas. Duke qenë ushta-rak me karrierë të lartë shquhet njëherazi dhe si dipomat dhe kjo duket në infl uencën e vendimarrjeve të tij. Dorëshkrimet sjellin informacion dhe përshkrime të pafundëme për Ballkanin dhe ballkanasit, për tiparet dhe ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri e Maqe-doni, që për nga përshkrimet dhe analizat që japin , e risin mjaft pasurimin e historisë të vendeve ballkanike të kësaj periudhe. Sillen të dhëna për Luftrat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore, që trajtojnë qendrime të Ant-antës dhe aleatëve të saj, në këndvështrimin e syrit të një „ushtaraku diplomat“ siç e ka cilësuar me të drejtë përgatitësi i këtij vëllimi.

Botimi i tij me prurjet që sjell, i shërben historisë , kulturës njërëzore, organizimit dhe funksionimit të rregjimenteve të një ushtrie perëndimore siç qe ajo e Francës dhe i hap horizont studiuesve e historianëve. Në dorëshkrimet e tij gjejmë mjaft mendime të dhëna mbi realitete historike shqiptare gjatë dhe në përfundim të Luftës së Parë Botërore, të cilat mëshirojnë dhe interesat e shtetit francez, që ai dhe përfaqësonte, duke sjellë përmes tyre fakte të reja historike për ngjarje të nxehta të zhvillimeve politike në vend. Ato ngjallin interes dhe hapin dritare në përshkrimin e mjaft ngjarjeve historike.

Botimi i këtij vëllimi memorial me dorëshkrimet e Kolonel Ordioni të tran-skiptuara me mjeshtëri sjellin mesazh për brezat dhe ka rëndësi se tregon momente të rëndësishme historike që ka kaluar ky kolo-nel gjatë shërbimit në Shqipëri. Ka rëndësi se kuptohet se si është përshkruar historia e këtij kombi, parë dhe pasqyruar nga një veprimtar karriere siç qe Koloneli francez Ordioni. Të gjitha dorëshkrimet e tij, ruajnë në vetvete copëza nga historia e këtij vendi të ndërthurur me veprime historike, ushtarake, diplomatike dhe politike të veprimtarëve të shteve të Fuqive të Mëdha të kohës, ku në vendimarrjet e tyre ndërthurrej dhe historia e këtij vendi të vogël ballkanik.

Pedagoge në “Albanian University„ Tiranë

64 letrat e ofi cerit francez që zbulojnë

Shqipërinë e 1917-1925

LIBRI

Kolonel Ordioni dhe Komisioni i caktimit të kufi jve të Shqipërisë , në të djathtë të tij nën-koloneli anglez Giles, pas tij, gjenerali Italian Telli

Urdhëri i Skënderbeut dhënë kolonelit Ordionit më 1928

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 16 nëntor 2014

18 SH.com

DOKUMENTET SERBE

ARKIV

‘ELABORATI’ Plani shovinist inobelistit Andriq përasimilimin e shqiptarëveNjë ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asmilimin e shqiptarëve si dhe për përvetësimin e territoreve të tyre etnike dhe ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe zhbërjen e shtetit të tyre të cunguar...

vijon nga faqja 15

....B. Krizmanit dhe R. Čolakoviqit, V. Kaleziqit, E. Koshit, I. Tartaljes, R. Cvjetiqaninit e cila ruhet në dorëshkrim në Beograd në: “Centar za dokumentaciju Zadužbine Ive Andrića, nr. 1156-1164, f. 243-261”. Këto dokumente pasi të përkthehen shpresojmë ti botojmë, sepse mendojmë se përmbajnë qëndrime shumë intersante rreth “Elaboratit” të Andriqit, duke hedhur dritë në disa aspekte pak ose fare të panjohura nga veprimatria e I. Andriqit. Kur është fjala te debatet me këtë rast dëshirojmë të sjellim në vëmendje të lexuesve dhe studiuesve polemikën shumë origjinale të poetit të madh shqiptar Esat Mekulit, i cili permes një poezie të botuar fi llimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, nr. 4, f. 390, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugoslave në Zagreb (sot HAZU), më 1980, viti XIX, libri XL, nr. 9, f. 364, shpreh kundërshtimin e tij ndaj nobelisit Ivo Andriq në këtë formë:

AVET TAMEB. Krizman: Elaborat dr Ive Andrićao Albaniji iz 1939. godine(Časopis za suvremenu povjest, Zagreb 1977)Reč po reč, stranice i stranice.Misao što je besmisao mami...Zar sanjar onaj, sužanj iz tamniceda tamniči druge, otvara put tami?(Kako verovati danas u vedrinerečima tvojim sloge i širine?!)Stojim zapanjen. Žao mi je, žao...Zar si se tako, slobodar, predao!(1978) /Dëshiroj të falëmnderoj prof. dr. Sabine Florance

Fabijanec, nga Akademia e Shkencave Kroate për dërgimin e poezisë së E. Mekulit në kroatisht/.SI KE MUNDUR?

Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939,i cili u publikua tashë vonë,të shkruar nga I. A.Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –faqe dhune, robërie e smire?...Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,fjalët e tua farmak?Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!Syve si t’u besoj?... Ti, që nderimin e pate hak, vallë,lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!(1978) /Dëshiroj të falëmnderoj prof. dr. Begzad Baliun nga

Universiteti i Prishtinës që më dërgoi poezinë e E. Mekulit të botuar shqi/.

Ne kemi sjellë të dy variantet e poezisë së E. Mekulit, sepse ato dallojnë nga njëra tjetra. Ne kemi bërë përkthimin e vari-antit koratisht, por duke ditur se vetë autori ka botuar në shqip këtë poezi, ne nuk po e botojmë atë kësaj radhe. Ndryshimet që vërehen sigurisht që E. Mekuli i kishte parasysh, veçanërisht ai këto i bën për lexuesin e gjuhës “serbokrate” të kohës kur u botua poezia. Një tjetër reagim interesant është edhe ai që Ivo Andriq dhe veprat e tij të hiqen nga literatura (L. Radoviq, 2008) dhe librat e letërsisë shkollore në Kosovë (D. Kostiq, 2010). Një kërkesë e tillë u bë edhe nga dr. Ibrahim Rugova në vitin 1988 (V. Lalić, 2008; A. Paliq, 2013).

PËRSHKRIMI FIZIK I DOKUMENTITDokumenti i Ivo Andriqit sot ruhet në: “Arhiv Serbije, [Jugo-

slavije, m.a.] fondi i: Milan Stojadinoviqit, kutia 37, f. 1-13” dhe është i daktiloshkruar në dy kopje, e para me ngjyrë blu ndërsa e dyta me ngjyrë të zezë. Është daktiloshkruar me grafema çiri-like. Është i paginuar në fund në mes te faqeve me numra 1-13, dhe kopja e parë me laps plumbi me të njëjtit numra, ndërsa kopja e dytë është e papaginuar me laps plumbi. Faqja e parë ka përmbajten e dokumentit, ku janë të shënuar dhjetë kapituj me numra romak. Në fund të faqes së parë, djathas, poshtë është shkruar me stilograf me ngjyrë blu nga kryeminsitri dhe minsitri i punëve të jashtme i Serbisë së asaj kohe, Milan M. Stojadinoviq: “Referat i z. Ivo Andriq, 30 janar 1939”.

Dokumenti nuk ka titull autorial. Data e krijimit të tij, merret ajo që ka shënuar Stojadinoviqi me dorë në faqen e parë, po ne jemi të mendimit se dokumenti është hartuar të paktën disa ditë më herët (gjithashtu nuk jemi dakord se ky dokument u hartua me 1 janar të vitti 1939, sicc mund të haset në ndonjë shkrim të autorëve shqiptarë). Fletët e dokumentit kanë di-mensione: 28.8cm x 20,6cm. Nuk kanë shenja filigranes. Dokumenti nuk ka shënime të tjera. Dokumenti lexohet lehtë. Është në gjendje shumë të mirë. Ruhet në një kuti kartoni së bashku me disa dokumente të tjera me përmbajtje të ngjashme, për të cilat do shkruajmë një herë tjetër. Dokumenti është i ndarë në dhjetë kapituj dhe ka edhe katërmbëdhjetë nënkapituj, të parët të shkruar me grafema kapitale ndërsa të dytët me grafema normale.

Çfarë është “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939”?Një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e

asmimilin e shqiptarëve si dhe për përvetësimin e territorreve të tyre etnike dhe ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe zhbërjen e shtetit të tyre të cunguar, është edhe ai i nobelistit jugosllav, Ivo Andriqit. Ky projekt ka përmbatje raciste (A. Stipçeviq, 1992), dhe mbështet gjenocidin mbi shqiptarët (S. Çekiq, 2009), është

punuar me përkushtim, (S. Keçmezi-Basha, 2014) vetëdije të plotë, qëllime të qarta dhe ide largëpamëse, nga Ivo Andriqi në janar të vitit 1939, për kryeminsitrin dhe minsitrin e punëve të jashtme të Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene,(MSKS) Milan M. Stojadinoviqin (M. M. Stojadinović, Ni rat ni pakt. 1963), i cili ka shënuar me dorën e tij në të djathtë, poshtë të faqes së parë të dokumentin datën 30 janar të vititi 1939 dhe emrin e autorit, Ivo Andriq. Këtë “Elaborat” Andriqi e shkroi kur ishte me funksion ndihmës ministër i punëve të jashtme (A. Stipçeviq, 1992) në MSKS (D. Kostiq, 2010), që në fakt ishte persnoni me përgjejgjësi më të madhe në ministrinë e punëve të jashtme të MSKS, pasi M. Stojadinoviq ishte kryeminsitër, I. Andriqi kryente punët e ministrit të punëve të jashtme (R. Paviq, 2001). Më 25 mars të vitit 1941 në Vienë, Ivo Andriqi fi rmos paktin “Trepalësh“ për bashkimin e MSKS me shtetet fashishte (L. Radoviq, 2008).

Leximi i kujdesshëm i tekstit të “Elaboratit” hedh dritë mbi disa ngjarje dhe personalitete historike shqiptare, psh. siç është

“Republikën e Mirditës” si krijesë e ideuar, fi nacuar dhe mbeshtetur nga serbët, (B. Horvat, 1988) etj, por edhe mbi pretendimet serbe për të pasur një baraspesh në rajon ndaj pretendimeve greke e italiane. Ne kemi bërë një përkthim ad literam të tërë “Elaboratit” duke ruajtur besnikërisht terminologjinë profesionale diplomatike, ju-

ridike, gjeopolitke, politike, ekonomike dhe topnoniminë. Në ato vende ku në origjinal mungonte kuptimi i fjalës në fjali, ne në kllapa kemi vënë fjalën që mungon ose atë që duhej të ishte. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndërhyrje në tekst sikurse është bërë në botimet sllavish ose në përkthimet shqip.***

“ELABORATI I IVO ANDRIQIT PËR SHQIPËRINË I VITIT 1939”(Përkthimi ad literam)

I. LUFTA BALLKANIKE DHE SHQIPËRIADalja e ushtrisë serbe në AdriatikSipas aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për Aleancën në

mes të Bullgarisë dhe Serbisë, të datës 26 shkurt të vitit 1912, Serbisë i njihej e drejta në territoret e deriatëhershme

Ngjarje dhe personaliteteLeximi i kujdesshëm i tekstit të “Elaboratit” hedh dritë mbi disa ngjarje dhe personalitete historike shqiptare, psh. siç është “Republikën e Mirditës” si krijesë e ideuar, fi nacuar dhe mbeshtetur nga serbët, (B. Horvat, 1988) etj, por edhe mbi pretendimet serbe për të pasur një baraspesh në rajon ndaj pretendimeve greke e italiane

DR. MUSA AHMETI

Harta e Ivo Andriqit sipas Elaboratit te vitti 1939

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 16 nëntor 2014

ARKIV

vijon në faqen 20

www.shqiptarja.cq p jE diE diE dE dE dE diE dEE dE dE didE diE ddddE didE diE diE diE diE diddE ddiddE diEE dE diE ddiddE diE dE dE dE el,eleeel,el,eeeel,eeelel,el,ll,eeeeeeel,el,el,elel,llel,,,el,,,el,el,,,,,,,,,, 16 n16 n616 n16 16 n66166 n16 n616 n161111616 n6616 n6 n6 n6 n66 nnnn11166 nnëntor 2014

turke në Veri dhe në Perëndim të malit të Sharrit. Lidhur me këtë dispozitë, duke

synuar ti siguronin vendit të tyre dalje në det, trupat serbe më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe gradualisht pushtuan tërë Shqipërinë Veriore, deri në Tiranë e në Durrës. Në “Times” të Londrës më 25 nëntor [të vitit 1912, m.a.] u botua deklarata e Pashiqit që Serbia kërkon Durrësin me pjesën më të madhe të hinterlandit.

KRIJIMI I SHQIPËRISË AUTONOMEMegjithatë Konferenca e Ambasadorëve

në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912 mori vendim për krijimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo Konferencë, më 20 mars të vitit 1913 vendosi që Shkodra ti dorëzohej Shqipërisë. Mali i Zi refuzoi ta pranonte vendimin e fuqive të mëdha; për këtë e mbështeti Serbia, e cila dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e Mëdha vendosën (më 21 mars [të vitit 1913, m.a.]) të bënin demonstrimin detar, nga i cili u përmbajt vetëm Rusia. Kryqëzorët austro-hungarezë, anglezë, francezë, gjermanë dhe italianë, të grumbulluar afër Tivarit, i detyruan trupat serbe të tërhiqeshin nga pozicionet afër Shkodrës.

BLLOKADA E BREGDETIT MALAZESFuqitë e Mëdha shpallën më 10 prill

[të vitit 1913, m.a.] bllokadën e brigjeve të Malit të Zi, por qeveria malazeze vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill [të vitit 1913, m.a.]. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshonte pe dhe, më 4 maj, [të vitit 1913, m.a.] me një telegram që i dërgon sër Eduard Greit (sir Edëard Gray), e dorëzon fatin e Shkodrës në duar të Fuqive të Mëdha. Pushtimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit të vitit 1913 deri në fi llim të Luftës Botërore.

II. NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI NDËRMJET SERBISË E GREQISË

Edhe pse nën presionin e Fuqive të Mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të

tërhiqet nga Adriatiku dhe Shqipëria Veriore, Serbia nuk pushon së humburi shpresën. Në deklaratën e cila ishte shtesë e fshehtë e Marrëveshjes së aleancës në mes Greqisë e Serbisë nga 19 maj i vitit 1913, u ndanë sferat e interesit në mes të Greqisë e Serbisë, në Shqipërinë e porsaformuar autonome. Territori që shtrihet në veri të grykës së lumit të Semanit në det, pastaj drejt rrjedhës së këtij lumi deri te Gryka e Devollit, pastaj përgjatë Devollit deri te Mali i Kamjes - bënte pjesë në sferën e ndikimit serb. Pjesa jugore e Shqipërisë, nga kjo vijë, bënte pjesë në sferën e ndikimit grek. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet do të merreshin vesh për qëndrimin që do të mbanin. Këto janë kërkesat maksimale që në një dokument të shkruar i kemi parashturar ndaj Shqipërisë.

III. PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIAPakti i Londrës është lidhur më 26 prill të vitit 1915 në

mes: Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë kishte dispozitat vijuese ndaj Shqipërisë: Në vërejtjen e nenit 5 është thënë: “Katër fuqitë aleate do të ndajnë tokat e poshtëshënuara të Adriatikut Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi: [...]. Në Adriatikun e poshtëm (në viset që ju interesojnë Serbisë e Malit të Zi) tërë bregdetin, nga Kepi Planca deri te Lumi Drin, me portet e rëndësishme të Splitit, Dubrovnikut, Kotorrit, Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit [...]. Porti i Durrësit do ti ndahet shtetit të pavarur mysliman, Shqipërisë”. Në nenin 6 thuhet: “Italia do ta marrë në zotërim të plotë Vlorën, ishullin Sazan, e pos kësaj edhe një territor mjaft të gjërë i domosdoshëm për mbrojten e tyre, domethënë pjesën ndërmjet lumit të Vjosës në veri e në lindje, kurse në jug deri në Himarë”. Në nenin 7 thuhet: “Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ti kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë e Greqisë”.

“Italia do të fi tonte të drejtën ti udhëhiqte punët e jashtme të Shqipërisë”. Që në vitin 1915 Fuqitë e Mëdha, pra miratojnë parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranojnë që në Shqipëri të kenë interesat e tyre Italia, Serbia e Greqia. Ndërsa këtyre dy vendeve ballkanike ju njihet e drejta në korrigjimin e kufi jve, Italisë i dorëzohet Vlora si dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

IV. SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQESPikëpamjet e fuqive të mëdhaNë Konferencën e Paqes fuqitë aleate (Franca, Britania e

Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), propozuan më parë për Shqipërinë, në Veri e Lindje, ata kufi nj të cilët ishin përcaktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; i njihnin sovranitetin e plotë Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin e nevo-jshëm dhe i jepnin Italisë mandatin për administrim të lirë të shtetit shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve (Memo-

randumi nga 9 dhjetori i vitit 1919).

PIKËPAMJA JONË(Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e

pavarur. Argumentet për korrigjimin e kufi jve dhe për marrjen e Shkodrës e të Shqipërisë Veriore). Në përgjigjen tonë nga 8 janari i vitit 1920 ne e hodhëm poshtë propozimin, që Italisë ti jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovi-nës. “Kjo zgjidhje, thuhet në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufi j ofensivë kundër shtetit tonë, i cili do të privohej nga mjetet për t’u mbrojtur. Kjo do të thoshte në njëfarë dore përparësi ofensive, kurse në anën tjetër vartësi e përsosur strategjike”. Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në shikim [drejtim, m.a.] të fi seve Kelmendi e Kastrati), që i përcaktoj Konferenca e Londrës nga viti 1913. Përveç këtij korrigjimi, delegacioni ynë kishte deklaruar se zgjidhja më e mirë është, nëse Shqipëria bëhet shtet i pavarur në kufi jtë e vitit 1913, dhe me administrim autonom. Në rast se kjo zgjidhje nuk do të pranohej, ose nëse pjesa Jugore e Shqipërisë do t’u jipej shteteve të tjera, delegacioni ynë kishte kërkuar për ne pjesën Veriore të Shqipërisë deri në Drin. “Shteti ynë ka të drejta të lashta në këto treva, thuhet në memorandumin tonë. Shkodra është kryeqyteti i dikurshëm i sundimtarëve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, i cili i ka kushtuar Serbisë disa mijëra ushtarë të saj, kurse Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për ti kënaqur dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe dhe malazeze zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Aus-tria duke e mobilizuar ushtrinë, kërcënoi me luftë. Shkodra mund ti takonte Malit të Zi, po të pranonte ky i fundit tia lëshonte Llovqenin Austrisë, ose të ishte neutral. Por Mali i Zi refuzoi tia lëshonte Austrisë këtë pozicion të rëndësishëm strategjik”. “Lugina e Drinit me Shkodrën përbëjnë një tërsi gjeografi ke dhe ekonomike me Malin e Zi dhe trevat kufi tare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe për Malin e Zi, Lugina e Drinit është e vetmja rrugë natyrore direkte dhe më e shkurtër për në Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër Luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ja ka njohur Serbisë të drejtën e daljes në det”.

“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, i cili i hap udhë natyrore tregtisë së Malit të Zi në det. Që nga Marrëveshja e Berlinit, Mali i Zi gëzonte të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë së turqve, tokat më të mira të Malit të Zi edhe më tutje janë të përmbytura nga uji i Liqenit të Shkodrës. Për këtë shkak shtetin tonë e intereson në masën më të madhe rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit në Bunë, por edhe për shkak se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri në 20.000 hektarë të tokës më pjellore dhe po aq hektarë do të bonifi koheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi”.

PIKËPAMJET ITALIANE(Sipas Memorandumit të 10 janarit 1920)Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta ad-

ministrojë shtetin e pavarur shqiptar. Kufi jtë shqiptarë në Veri e në Lindje do të jenë ata që janë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufi ri Jugor do të jetë objekt shqyrtimi. Qytet i Vlorës do ti jepet Italisë nën sovranitet të plotë, bashkë me hinterlandin e nevojshëm për mbrojtjen e saj dhe zhvillimin ekonomik. Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria e Veriut ti bashkohen Jugosllavisë

Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaori më sa vijon: “pra sipas kësaj shteti i S. H. S. [Serbëve Kroatëve e Sllovenëve, m.a.] do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi ti ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin”. Niti kishte pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta fi tonte mandatin mbi Shqipërinë.

PËRGJIGJJA JONË E FUNDIT KONFERENCËS SË PAQES Në përgjigjen tonë të fundit Konferencës së Paqes (më 14

janar të vitit 1920), ne edhe më tutje kemi qëndruar në pikëpam-jen, se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrimi i Shqipërisë në kufi jtë e caktuar më 1913 ti besohej qeverisë autonome lokale,

pa kompetenca të cilësdo fuqi të huaj. Nëse kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, delegacioni ynë do të kërkoj pjesën e Shqipërisë Veriore (duke bashkëngjitur një hartë me kufi rin e shënuar), për të cilën ishte premtuar regjim autonom.

PIKËPAMJA E TË NDJERIT PASHIQKur dukej e sigurt se aleatët do ti lejonin Italisë të përforcohej

në Shqipërinë e Mesme, kryetari i delegacionit tonë, Pashiqi, në fund të vitit 1919 njoftoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur koha, që të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi në Shqipëri nuk mund ta kthejmë gjendjen çfarë ka qenë para evakuimit të ushtrisë sonë dhe të shtetit të parë të Esad Pashës, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së Italisë nga ana e fuqive; pasi Fuqitë duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe s’do të ketë Shqipëri çfarë ne kemi mbrojtur, aleatët do tia japin Italisë Vlorën me hinterlandin dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë - në këto rrethana, ne duhet të kërkojmë kufi j të tjerë më të mirë ndaj territoreve shqiptare, të cilat

do të bien nën protektoratin italian”. “Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufi ri përgjatë Drinit të Zi deri në grykëderdhejn e Drinit të Bardhë e nga aty Drinit të Madh (duhet të jetë të Bardhë, në origjinal është të Drinit të Madh, m.a) deri në det”. “Maksimumin duhet ta kërkojmë, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak territore. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: Lumi i Matit

deri në burimin e tij, e nga aty drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufi jtë tonë me protektoratin italian”.

V. USHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËS DHE TËRHEQJA PËRFUNDIMTARE

PAS MOSSUKSESIT TE VLORAPas përfundimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak

ndërmjet aleatëve, trupat italiane pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën Veriore, të cilën ne, na e kishte njohur Pakti i Londrës. Vetëm Shkodra ishte nën pushtimin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane. ....

Shkodra“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, i cili i hap udhë natyrore tregtisë së Malit të Zi në det. Që nga Marrëveshja e Berlinit, Mali i Zi gëzonte të drejtën e lun-drimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë së turqve, tokat më të mira të Malit të Zi edhe më tutje janë të përmbytura nga uji i Liqenit të Shkodrës

Faqja e parë botimit të Elaboratit të Ivo Andriqit nga B. Krizman më 1977 në Zagreb

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 16 nëntor 2014

20 SH.com ARKIV

Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, i cili i ka kushtuar Serbisë disa mijëra ushtarë të saj, kurse Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për ti kënaqur dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe dhe malazeze zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore.

Shkodra është kryeqyteti i dikurshëm i sundimtarëve serbë

DOKUMENTET SERBE

.....Për shkak të qëndrimit armiqësor që Italia kishte asokohe ndaj shtetit SKS, ne këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë e kemi konsideruar si rrezikun më të madh për ekzistencën tonë. Ne territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë inicuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërinë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke e bërë për vete me para, fi snikët (parinë, m.a.) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit”. Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, të cilën e përkrahnim edhe ne, i detyroi italianët që në fi llim të vitit 1920, ti tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të përqëndroheshim vetëm rreth Vlorës, prej nga poashtu në qershor të të të njëjtit vit do të detyrohen të tërhiqen, duke lidhur një marrëveshje me qeverinë e Tiranës për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit. Deri te evakuimi nga Shqipërisa erdhi për shkak të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se në atë kohë Italia ishte shumë e dobët politikisht dhe ushtarakisht. Edhe sot ka shqiptarë të cilët mendojnë se mund ti përzënë italianët nga Shqipëria kur të dëshirojnë. Ky vetëbesim është fatal për ata, sepse nuk e shohin që Italia e sotme fashiste nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeveritë parlamentare të Nitit, të Gjolitit e të Faktës.

VI. SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVEPas evakuimit të trupave italiane nga Shqipëria, gjendja

në terren ishte pastruar (qetësuar, m.a.), Konferenca e Amba-sadorëve, mundi që në nëntor të vitit 1921 të mirrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe me mandatin mbi Shqipërinë, Fuqitë e Mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj të posaçëm për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj. Para Konferencës së Ambasa-dorëve, edhe një herë provuam, por pa sukses, që të realizonim korrigjimin e kufi rit në drejtim të Shkodrës dhe të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike, kurse për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të trafi kut. Eksperti francez në Kon-ferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar, që nuk e ka miratuar, në atë kohë, propozimin e Francës për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit kishte refuzuar”. Që mos të lejonim italijanët në Vlorë, ne u detyruam të hiqnim dorë nga Shkodra dhe kufi rit deri në Dri.Meqenëse ne gjithmonë e kemi përfaqësuar idenë e pandashmërisë së territorit shqiptar, ashtu siç ishte caktuar ajo në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se ne, kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve do të na kënaqte. Kjo megjithatë, nuk është e rastit. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë, po rëndoheshin edhe më tutje, edhe përkundrë shpalljes së Shqipërisë si shtet ti pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.

REPUBLIKA E MIRDITËS Derisa Konferenca e Ambasadorëve po zgjidhte çështjen e ku-

fi jve të Shqipërisë dhe organizimin e pavarësisë, ne, në gjysmën e vitit 1921 nënshkuram me të parët (fi snikët,bajraktarët, m.a.) e Mirditës marrëveshjen e bashkëpunimit. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të S.K.S. dhe interesat të cilit në botën e jashtme do ti përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi

këtë lëvizje, kurse ne qemë akuzuar dhe dënuar para Lidhjes së Kombeve.

VII. PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIAPakti i Romës i janarit të vitit 1924, me frymën e tij, ua im-

ponoi edhe Romës edhe Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë rreth ngjarjeve në Shqipëri. Kjo, megjithatë nuk pengoi qeverinë italiane që të ndihmonte Fan Nolin, në qershor të vitit 1924, që të organizonte kryengritjen kundër Ahmet Zogut, dhe as qeverinë tonë, që në dhjetor të të njëjtit vit ti mundësoj Ahmet Zogut që nga territori ynë të futet në Shqipëri dhe të merrte pushtetin. As Roma, as Beogradi nuk mund t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të shqiptarëve, të cilët kërkonin ndihmë për të ruajtur ose për të ardhur në pushtet dhe premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë ndërronin orientimin.

VIII. PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AII ndjeri Pashiq duke i udhëzuar përfaqësuesit tonë për punë

në Shqipëri, ju thoshte: ne dëshirojmë Shqipëri të pavarur, por edhe Shqipëri të dobët dhe të trazuar (jostabile, m.a.). Koha dëshmoi se kjo nuk ishte e mundur të mbahej (realizohej, m.a.). Shqipëria e dobët dhe e trazuar ishte e detyruar të kërkonte

ndihmë dhe mbrojtje atje ku mund të gjente. Regjimi i cili ishte i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, ndërsa ai të cilin ne dëshironim ta rrëzonim, kërkonte mbrojtje nga Italia. Shqipëria e dobët dhe e trazuar (jostabile, m.a.), në vitin 1926 i kërkoi mbrojtje dhe ndihmë Italisë. Ahmet Zogu mori së pari garanci për regjimin e tij, dhe pastaj pranoi në vitin 1927 në lidhjen e një Alenace Ushtarake për 20 vjeçare, përfi toi qindra e qindra miliona lireta për punime botore, ekonomikisht dhe fi naciarisht e vuri Shqipërinë në zgjedhën italiane, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, kështu, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit kishim luftuar në Konferencën e Paqes. Ajo që viteve të fundit më së shumti na rrezikonte prej Shqipërie, ishte organizimi ushtarak fortifi kimet ushtarake dhe aksionet irredentiste. Gjithandej e vërenimin rrezikun nga aksionet italiane dhe atë “kufi rin ofensiv”, kundër të cilit patëm luftuar para aleatëve në Paris, kur patëm propozuar që Italisë ti jepej mandati në Shqipëri. Në këtë vend është me interes të theksohet, që vetëm ne kishim protestuar dhe kishim luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë vend tjetër i Ballkanit në kërë drejtim nuk na përkrahu. Dy fu-qitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çëmbërleni, në takimin me Musolinin në Livorno në vitin 1926, dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Ti-ranë vazhdimisht i jepnin këshilla mbretit Zog që të mos futej në konfl ikt me italianët.

IX. PAKTI I MIQËSISË ITALO-JUGOSLLAVE I 27 MARSIT TË VITIT 1937Italia e Jugoslavija duke ndjekur politikë miqësie njëra ndaj

tjetrës, mund të merren vesh për Shqipërinë në këtë formë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë, kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet prej nesh; ne këtë interes duhet ta kup-tojmë dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është të mos jetë e rrezikuar në kufi rin në drejtim të Serbisë Jugore, as nga Kosova (e populluar me shqiptarë), as nga Shkodra dhe Mali i Zi. Për këtë, pa dyshim është llogaritur, kur në protokol-lin e fshehtë së bashku me Paktin e Miqësisë është parashikuar që të ndërpritet fortifi kimi i mëtejmë në zonat e Librazhdit e të Milotit. Për sa i përket aksionit ekonomiko-fi nanciar në Shqipëri, ne për këtë nuk kemi, dhe nuk dëshirojomë të investojmë mjete të veçanta. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vëre-jtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufi jtë e obligimit tjetër të fshehtë, të cilin para dy vjetësh e kanë marrë ndaj nesh që në pikëpamje politike, ekonomike dhe fi nanciare nuk do të kërkojnë kurrfarë përfi timesh të posaçme, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë do ta komprometonin pavarësinë e shtetit shqiptar. Në këtë mënyrë Pakti i Miqësisë i datës 25 mars 1937 krijoi një “modus vivendi” tolerant ndërmjet nesh dhe Italisë në territorin shqiptar, për të cilin vite më parë kemi pasur aq shumë konfl ikte e dyshime (mosmarrëveshje,

FatalitetEdhe sot ka shqiptarë të cilët mendojnë se mund ti përzënë italianët nga Shqipëria kur të dëshirojnë. Ky vetëbesim është fatal për ata, sepse nuk e shohin që Ita-lia e sotme fashiste nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeveritë parlamentare të Nitit, të Gjolitit e të Faktës.

vijon nga faqja 17

Faksimile e dokumentit origjinal ku është nënshkrim i Ivo Andriqit (nënshkimi i

parë) për bashkim me shtetet fashishte në Luftën e Dytë Botërore

Ivo Andriq

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 16 nëntor 2014

LIBRI I RI

BIBLIOTEKËm.a). Është çështje tjetër, që ky qetësim, në Shqipëri, a do të mund të përballoj disa situata të rënda dhe të komplikuara në Detin Mesdhe ose në Ballkan.

X. RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS QUO-sëPavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është

shkatërruar Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithnjë është gjithnjë një koncept realtiv. Duke pasur parasysh rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është më e zvogëluar. Për Shqipërinë, sot nuk mund të thuhet që politika e brendshme dhe e jashtem është e pavarur nga Italija. E megjithatë, ajo në bashkësinë ndërkombëtare konsiderohet si shtet i pavarur. E drejta ndërkombëtare, bregdetin shqiptar e njeh si të pavarur e jo si italian, përkatësisht e konsideron se është nën suverenitetin e një shteti Ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka një pjesë të sovranitetit të territorit të Zarës, por ky nuk i ofron mundësi të zgjerohet më tutje. Në Shqipëri, Italia ka ndikim, por nuk ka lirinë e ak-sionit sikur në territorin e saj. Shqiptarët megjithatë e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështërsi dhe e ngadalësojnë.

“BALLKANI - POPUJVE TË BALLKANIT” Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani -

popujve të Ballkanit”. Ky parim është përdorur në kohën e tij në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe kundër Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili e futi Italinë në Dalmaci dhe në Sh-qipëri. Në zbatimin e këtij parimi ne gjithmonë kemi shikuar garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim ndërmjet popujve të Ballkani dhe për zhvillim normal të popujve ballkanas. Prania e një Fuqie të Madhe në Ballkan, janë dyer të hapura të intrigave e pushtimeve.

ZGJERIMI I ITALISË A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese

e sovrane e Shqipërisë Jugore dhe të Mesme, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne këtë nuk e kemi besuar para 20 vjetësh, kur Fuqitë e Mëdha ia ofruan Italisë Vlorën me hin-

terlandin. Ne këtë e kemi edhe më të vështirë ta besojmë sot, kur Italia tregon aq shumë dinamizëm e guxim në politikën e saj të jashtme.

NJË PRECEDENT I RREZIKSHËM Marrja e një pjese të territorit të Ballkanit nga një Fuqi e

Madhe joballkanike pa kurrfarë baze etnike, për tërë popujt e Ballkanit, pra edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Të tjera Fuqi të Mëdha nga drejtime të tjera mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i veçantë i Italisë në Shqipëri për ne është i rrezikshëm, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin për herë të parë ju njoh Italisë, Shqipëria Jugore, po kësaj Italie i ishte njohur edhe Dalmacia Veriore. Precedenti për gjallërimin e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit hap dyert edhe për gjallërimin e dispozitave të tjera.

NDARJA E SHQIPËRISË Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet t ë kemi

parasysh që me çdo kusht duhet të shikojmë që ti shmangemi konfl iktit të hapur ose të fshehtë me Italinë. Gjithashtu duhet ta shmangim pushtimin e tërë Shqipërisë nga Italia, ngase kjo do të na rrezikonte në vendet më të ndieshme (nevralgjike, m.a.) si në Bokë të Kotorrit e në Kosovë. Duke pasur parasysh gjithë ç’thamë më lart, për ne ndarja e Shqipërisë mund të vinte në konsideratë vetëm si një e keqe e domosdoshme, të cilën nuk mund ta eviotjmë dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjer-rim përfi time të atilla aq sa është e mundur, d.m.th. prej dy të këqijave ta zgjedhim më të voglën.

KOMPENSIMET TONAKëto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para

20 vjetësh, kur është shtruar çështja e ndarjes së Shqipërisë. Maksimumi që e kemi kërkuar asokohe ishte kufi ri që do të shkonte përgjatë lumit të Matit dhe Drinit të Zi dhe i cili do të na jepte garanci strategjike të Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu do të duhej të siguronim luginat e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, duke përfshirë edhe Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë si dhe ato në mes të Prespës e Korçës. Marrja e Shkodrës me këtë rast do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekono-mike. Kjo do të na mundësonte që të bënim punime të mëdha hidroteknike dhe të përfi tonim tokë pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore në kuadër të Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të trafi kut të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun. Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare të Kosovës, e cila në situatën e re lehtësisht do të asimilohej. Ne eventualisht do të fi tonim 2-300.000 shqipatrë, por këta shumica janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi do të bëhej gjithashtu në rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksionesh të forta (organizuara, m.a.), për pengimin e tij.

Libri “Kujtime 2” i prof. Aleks Budës vjen në dorë të lexuesve dhjetë vjet pas bot-imit të vëllimit të parë, hartuar nga dr. Tatjana Haxhimihali. Ky interval i gjatë kohor që i ndan këto vëllime dëshmon për

punën e madhe e të vështirë me të cilën është për-ballur autorja , për seriozitetin dhe barrën e rëndë të përgjegjësisë që ajo ka marrë përsipër, duke na dhënë një vepër me vlera të shquara dokumentare dhe emocionale për një nga korifenjtë e shkencës dhe kulturës shqiptare të shek. XX. Në qoftë së vëllimi i parë përfshin e zbulon gjysmën e parë të jetës e të veprës së tij, libri i sotëm Kujtime 2 përmbledh dhe paraqet gjysmën tjetër të biografi së së tij, kohën më të rëndësishme, etapën e pjekurisë intelektuale, staturën më të lartë që arriti personaliteti i prof. Aleks Budës për afro pesëdhjetë vjet. Është fjala për vitet e pas luftës, në një periudhë përmbysjesh dhe transformimesh madhore, të një kohe kur shoqëria shqiptare ndoqi rrugën e saj të zhvillimit dhe në rrethana social-historike të veçanta. Vëllimi i dytë është pasqyrë e kësaj epoke të historisë shqiptare, dhënë përmes kujtimeve jo vetëm të një dëshmitari objektiv, por dhe të një protagonisti që me aftësitë e spikatura intelektuale dha kontribute të dorës së parë për ndërtimin dhe progresin e shkencës dhe kulturës shqiptare të kohëve moderne.

Prof. Aleks Buda sa qe gjallë, siç dëshmojnë të afërmit dhe miqtë, nuk i vuri vetes asnjëherë për detyrë të shkruante kujtimet. Kush e njohu nga afër

natyrën dhe thjeshtësinë e tij të admirueshme, do ta besojë dhe kuptojë fare mirë këtë qëndrim të tij. Një qëndrim i tillë nuk vinte vetëm nga angazhimet e shumta shkencore dhe të punës drejtuese, por, me sa duket, ai në këtë rast i përmbahej devizës së lashtë latine “Për veten heshtet”. E megjithatë, kjo s’do të thotë se evokimi i kujtimeve nuk kish të bënte me të. Ai ishte natyrë tepër e komunikueshme dhe i lidhur me njerëzit. Ndaj në biseda dhe rrethana të ndryshme, prof Aleksi do të tregonte për veten, për ngjarje, për rrethana e situata që lidheshin....

......me jetën dhe punën e tij, siç do të evokonte mendime e gjykime për miqtë e njerëzit që kish njohur, apo mbresa dhe kujtime nga udhëtimet e tij në vende të huaja. Pjesë e kujtimeve të tij janë dhe mendimet, opinionet, arsyetimet që shfaqte në raste të ndryshme për probleme të shkencës e kulturës, apo për çështje të realitetit të kohës që jetonte. Nga ana tjetër, në arkivin e vet do të gjenden dhe shënime a të dhëna që hedhin dritë për përditshmërinë e tij në etapa të ndryshme të jetës. Madje dhe kur shëndeti ju rëndua dhe u mbërthye në shtrat, kur vetiu mo-sha iu kthye në strehë kujtimesh, ai do t’i kthehej të kaluarës dhe dashur padashur do të rrëfehej në çaste qetësimi dhe kthjellimi. Do të ishin këto inkursione nostalgjike nëpër kohët e shkuara, buisje kujtimesh që bartnin ngjarje, mendime, personazhe, situata, emocione plot vlera humane.

ALEKS BUDANJË JETË NË

SHËRBIM TË SHKENCËSMbi librin “Kujtime 2” të prof. Aleks Budës, një

vëllim ku gjejmë faqe ditarësh, mbajtur për ngjarje të rëndësishme shkencore dhe historike, letra të ndërsjella

me kolegë të huaj, ku ndjehet jo vetëm komunikimi miqësor, por dhe konsiderata e lartë për të...

PROF. NASHO JORGAQI

vijon në faqen 22

Aleks Buda

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 16 nëntor 2014

22 SH.com BIBLIOTEKË

Në kujtimet e tij zënë vend të merituar

miqësia dhe takimet me shkencëtarë me famë

botërore si Fr. Babinger, Georgi Llukaç, G.

Ferrari, me profesorë, rektorë universitetesh, akademikë nga Vjena dhe Berlini, Parisi dhe

Roma, Pekini dhe Athina, Moska dhe Sofja...

Miqtë

Aleks Buda, jeta në fl etë ditaresh dhe letërkëmbime

LIBRI I RI

vijon nga faqja 21

Dhe është një rast fatlum, që e bija, Tat-jana, duke iu gjendur pranë nëpër vite e aq më tepër në kohën e lëngimit, do t’i vlerësonte dhe shfrytëzonte këto rrethana për të vjelur dhe mbledhur kujtimet e tij, për të saktësuar dhe thelluar të dhëna të ndryshme, për të hedhur në letër mendime e gjykime nga his-toriani dhe eruditi, nga intelekti i thellë dhe shpirti i tij i pasur e i hollë artistik.

Vështruar në tërësinë e vet kujtimet e Aleks Budës, sidomos këto të vëllimit të dytë, vijnë te lexuesit falë jo vetëm përkushtimit të admirueshëm të autores, ndjekjes hap pas hapi të jetës së të jatit, të lidhjes shpirtërore me të, por ç’është më e rëndësishme, të ndërgjegjësimit të saj të lartë për t’u trans-metuar lexuesve kujtimet e mirëfillta të Aleks Budës, duke i vjelë ato te burimet, duke ruajtur veçoritë e rrëfi mit të tij, të logjikës së tij, deri dhe të gjuhës. Kjo vjelje, e bërë me kritere serioze, bile herë-herë skrupuloze dhe e plotësuar me të dhëna dytësore vetjake, duke harmonizuar kriterin kronologjik me atë tematik, do ta konturonin dhe përftonin ciklin e kujtimeve të Aleks Budës. E gjithë lënda e pasur, sado e shpërndarë në burime të ndryshme, jepet përmes një lidhjeje të brendshme që konverton rreth një boshti, që është boshti i jetës dhe i veprës së tij. Në saj të kësaj pune serioze dhe profesionale të Tatjana Haxhimihalit kemi në dorë kujtimet e Aleks Budës, të cilat mbajnë au-torësinë e tij të padis-kutueshme.

S i ç e t h a m ë d h e më lartë, vël-limi “Kujtime 2” përfshin jetën dhe veprimtarinë shkencore-kultu-rore të prof. Aleks Budës në gjysmën e dytë të shek. XX, nga viti 1945 deri në vitin 1989, pra përmbi 40 vjet. Është kryesisht koha kur në Shqipëri u vendos pushteti i dalë nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirim-tare, pjesëtar aktiv i së cilës qe dhe vetë Aleks Buda. S’ka dyshim se ai, pavarësisht nga prejardhja klasore dhe studimet e kryera jashtë, do të ishte për-faqësues i inteligjencës së re, që e përqafoi ideologjinë dhe e mbështeti shtetin socialist. Në vitet që erdhën prof. Aleksi, falë aftësive dhe mer-itave të çmuara, do të ngarkohet dhe nderohet me detyra të rëndësishme në fushën e kulturës e sidomos shkencës. Kujtimet e vëllimit të dytë do të ndjekin rrugën e detyrave që ai do të kryejë nëpër vite. Do ta nisë punën si drejtor i Bibliotekës Kombëtare, për të kaluar në Institutin e shkencave, si një nga themeluesit e tij dhe drejtuesi i sektorit të historisë e sociologjisë, e më vonë me ngritjen e Institutit të historisë e gjuhësisë, ku hodhi themelet e mediavis-tikës shqiptare dhe kontribuoi në mëkëm-

bjen e arkeologjisë, të historisë së lashtë, të bizantologjisë, të historisë së re etj. Me hapjen e Universitetit shtetëror të Tiranës, ai u vu në krye të Katedrës së historisë së Shqipërisë, dha leksione të kësaj fushe dhe punoi për përgatitjen e historianëve të rinj. Ndërkaq, krahas punës mësimore, vijoi me sukses veprimtarinë shkencore, që u kurorë-zua me hartimin e Historisë së Shqipërisë, ideuar dhe drejtuar prej tij. Falë arritjeve të shquara, emri i Aleks Budës do të radhitej në mes shkencëtarëve më me emër të vendit dhe jo rastësisht ai u zgjodh në vitin 1972 Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Duke u vënë në krye të këtij institucioni të lartë, nis një etapë e re jo vetëm në veprim-tarinë e tij shkencore, por përgjithësisht në shkencën shqiptare, që ka gjetur pasqyrim të gjerë në kujtimet e vëllimit të dytë. Ai i drejtoi dhe orientoi studimet historike, dhe jo vetëm ato, në problemet themelore duke ndërmarrë aksione shkencore në nivel kom-bëtar e ndërkombëtar, nga çështja e gjenezës së popullit shqiptar te studimet ilire, nga shteti i Arbrit te epopeja e Skënderbeut, nga Rilindja kombëtare te historia moderne shqiptare. Në të gjitha këto ndërmarrje dhe arritje do të ishte i pranishëm jo vetëm mendimi i tij krijues e sintetizues, por dhe prania fi zike. Një personalitet me rrezatim të gjerë historik e kulturor, me ide e mendime të thella dhe origjinale, që do ta shtynin përpara shkencën shqiptare dhe do të linin gjurmë te bashkëpunëtorët dhe brezat e rinj të studiuesve. Në këto vite Shqipëria do të bëhej qendra e studimeve albanologjike dhe roli i Aleks Budës për këtë arritje historike do të ishte nga më parësorët.

Me të drejtë hartuesja e kujtimeve të Aleks Budës fokusin e tyre kryesor në vëllimin e dytë e ka përqendruar në radhë të parë te veprimtaria e tij jashtë kufi jve dhe bashkëpun-imin me albanologët e huaj. S’ka dyshim se Aleks Buda, siç e dëshmojnë dhe kujtimet, do të ishte për vite me radhë amba-sador i shkencës shqiptare në shkencën botërore. Arkivi i tij i pasur, korrespondenca e gjithanshme me per-sonalitete dhe autoritete shkencore, udhëtimet dhe takimet, pjesë-marrja aktive nëpër kongrese dhe kon-ferenca shkencore, bashkëpunimi me shtypin e huaj të specializuar, intervistat pro-fesionale janë d i s a n g a treguesit më domethënës

të veprimtarisë së gjithanshme të shkencë-

tarit tonë.Në kujtimet e tij zënë vend të merituar

miqësia dhe takimet me shkencëtarë me famë botërore si Fr. Babinger, Georgi Llukaç, G. Ferrari, me profesorë, rektorë universitetesh, akademikë nga Vjena dhe Berlini, Parisi dhe Roma, Pekini dhe Athina, Moska dhe

Sofja, ku jepte e merrte si i barabartë mes të barabartëve, me kulturën e gjerë e solide, me kompetencën shkencore, me njohjen e thellë të gjuhëve të huaja deri dhe me komunikimin latinisht, me modestinë dhe përzemërsinë aq njerëzore që e karakterizonte. Referatet dhe kumtesat e tij nëpër kongreset e tubimet ndërkombëtare priteshin me interes të madh, siç ndiqeshin me vëmendje debatet e tij plot kurajë dhe profesionalizëm. Kështu kanë mbetur të paharruara në analet e Kongreseve të Studimeve të Europës Juglindore AIESEE-së mendimet dhe gjykimet që ai përcillte përmes fjalës së tij cilësore dhe elokuente.

Në kujtimet e prof. Aleks Budës gje-jmë faqe ditarësh, mbajtur për ngjarje të rëndësishme shkencore dhe historike, letra të ndërsjella me kolegë të huaj, sidomos gjermanë, ku ndjehet jo vetëm komunikimi miqësor, por dhe konsiderata e lartë për të. Apo takimet dhe miqësia me kancelarin e Bavarisë Fr. Shtraus, që ngërthejnë kujtime nga më interesantet.

Hartuesja e kujtimeve i zbulon herë pas here lexuesit botën shpirtërore të profesor Aleksit: patriotizmin dhe shpirtin demokrat, inteligjencën dhe thellësinë e mendimit, etjen e pashuar për dituri, shpirtin kërkues, dashurinë dhe respektin për njerëzit, sinqer-itetin dhe thjeshtësinë, ndjeshmërinë dhe maturinë, të gjitha këto e të tjera i gjejmë të konkretizuara në mozaikun e kujtimeve. E vërteta hedh dritë dhe në ndonjë rast intim, siç është miqësia e thellë e prof. Aleksit me studiuesen ruse Irini Sinkjeviç.

Por miqësia është pjesë e pandarë e plot vlera në jetën e profesorit me një varg shokësh e kolegësh me emër, siç janë Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, Selman Riza, Krist Maloki, Demir Cera etj., të cilët ai i kujton me dashuri dhe nostalgji të thellë.

Në kujtimet e prof, Aleksit nuk kish si të mos zinte vend Kosova, historia dhe kultura e saj. Nga udhëtimet që do të bënte atje, ai do të kthehej me mbresa të thella e plot emocione. Sa herë që fl iste për Kosovën i shkëlqenin sytë dhe i ligjëronte fjala. Ai e vështronte me optimizëm të ardhmen e saj, pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë e rrethanave historike.

Një njeri me zemër të madhe si prof. Aleksi nuk do ta ndante jetën dhe studimet nga familja, nga gruaja, shoqja e tij besnike Vasilika, nga e bija Tatjana dhe i biri Lirosi apo nga fëmijët e tyre, ndaj ata janë të pran-ishëm edhe në faqet e kujtimeve.

Sigurisht, nuk ka qenë e lehtë të rroken dhe të përshkruhen kujtimet e shpërndara në jetën dhe veprimtarinë shumë planëshe të prof. Aleksit. Por këtë detyrë sa shpirtërore dhe shoqërore, këtë thirrje që vinte nga historia e shkencës shqiptare, Tatjan Haxhimihali e ka kryer me sukses të plotë, duke sjellë kështu një kontribut shumë të çmuar jo vetëm si një borxh moral ndaj të jatit, por dhe si një kërkesë e publikut shqiptar për të njohur nga afër një nga etërit e shkencës dhe kulturës sonë kombëtare.

Me këtë rast nuk mund të mos përshëndesim dhe përgëzojmë edhe Akademinë e Shkencave që bëri të mundur botimin e këtij libri, një vepër me vlera jo vetëm për bibliotekën e çdo lexuesi, por dhe si një kontribut për historinë e shkencës shqiptare.