An early christian mosaic floor at the castle of Berat. A preliminary report

10
CANDAVIA 4 Skënder BUSHI, Era XHAFERAJ, Altin BEHARI MOZAIKU PALEOKRISTIAN NË KALANË E BERATIT. RAPORT PARAPRAK. Berati përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme historike të Shqipërisë. Gërmimet arkeologjike të realizuara në vitet ’70 përcaktuan vijimësinë e tij kulturore gjatë periudhave antike dhe mesjetare, ndonëse për shkak të shtrirjes së tyre në një territor të kufizuar nuk u përftuan të dhëna në lidhje me urbanistikën apo me monumente të veçanta 1 . Gërmimet janë ndërprerë prej disa dekadash, por qyteti prezantohet edhe njëherë në kërkimin shkencor nëpërmjet të dhënave të reja, të dala në mënyrë rastësore, gjatë punimeve që synonin përmirësimin e infrastrukturës urbane brenda kalasë 2 . Këto punime nxorën në pah gjurmët e një mozaiku, që ndodhej në zonën e rrethimit të tretë (Tab. I, 1) 3 , në thellësinë 1,80 m, ndërsa sipërfaqja e seksionit të zbuluar kishte përmasa 5,90 x 3,30 m (rreth 20 m 2 ). Të dhënat fillestare si pozita dominuese, orientimi Lindje – Perëndim dhe elementë të zbukurimit sugjeruan ekzistencën e një mozaiku paleokristian, pjesë e një kishe – bazilikë 4 . Zbulimi merr rëndësi të veçantë pasi përfaqëson të parën ndërtesë të shtruar me mozaik në ambientet e rrethimit të qytetit të Beratit dhe njëkohësisht i 1 Gërmimet arkeologjike janë kryer nën drejtimit e H. Spahiut për rreth katër vite. Shtrirja e tyre në një territor të kufizuar u kushtëzua nga veçantia që paraqet Berati si qendër, e cila vazhdon të banohet edhe në ditët e sotme. Për gërmimet dhe historinë e qytetit shih: SPAHIU: 1974, f. 483 – 489; 1976, f. 355 – 358; 1983, 119 – 135; 1990, 111 – 145. 2 Projekti “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe të Integruar të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike në Shkodër, Korçë, Elbasan dhe Berat” përfaqëson një sipërmarrje të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. 3 Për planin e përgjithshëm të kalasë shih: BAÇE 1972, Tab II. 4 Mozaiku u zbulua gjatë gërmimeve për depozitën e ujit, e cila do shërbente për furnizimin e hidrantëve. Veprimtaria e kompanisë private që ishte autorizuar për të kryer këto punime u këqyr nga specialistët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA) dhe të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK) Berat, midis muajve Nëntor 2011 deri në Gusht të vitit 2012. Përfaqësues të ASHA–s që asistuan punimet në terren ishin Vangjel Stamo, Skënder Bushi dhe Mariglen Meshini ndërsa nga ana e DRKK (Berat) mori pjesë Elton Xheka, i cili së bashku me Altin Beharin, ndihmuan në pastrimin e plotë të seksionit me mozaik.

Transcript of An early christian mosaic floor at the castle of Berat. A preliminary report

CANDAVIA 4

Skënder BUSHI, Era XHAFERAJ, Altin BEHARI

MOZAIKU PALEOKRISTIAN NË KALANË E BERATIT.RAPORT PARAPRAK.

Berati përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme historike të Shqipërisë. Gërmimetarkeologjike të realizuara në vitet ’70 përcaktuan vijimësinë e tij kulturore gjatë periudhaveantike dhe mesjetare, ndonëse për shkak të shtrirjes së tyre në një territor të kufizuar nuku përftuan të dhëna në lidhje me urbanistikën apo me monumente të veçanta1. Gërmimetjanë ndërprerë prej disa dekadash, por qyteti prezantohet edhe njëherë në kërkiminshkencor nëpërmjet të dhënave të reja, të dala në mënyrë rastësore, gjatë punimeve qësynonin përmirësimin e infrastrukturës urbane brenda kalasë2. Këto punime nxorën nëpah gjurmët e një mozaiku, që ndodhej në zonën e rrethimit të tretë (Tab. I, 1)3, nëthellësinë 1,80 m, ndërsa sipërfaqja e seksionit të zbuluar kishte përmasa 5,90 x 3,30 m(rreth 20 m2). Të dhënat fillestare si pozita dominuese, orientimi Lindje – Perëndim dheelementë të zbukurimit sugjeruan ekzistencën e një mozaiku paleokristian, pjesë e njëkishe – bazilikë4. Zbulimi merr rëndësi të veçantë pasi përfaqëson të parën ndërtesë tështruar me mozaik në ambientet e rrethimit të qytetit të Beratit dhe njëkohësisht i

1 Gërmimet arkeologjike janë kryer nën drejtimit e H. Spahiut për rreth katër vite. Shtrirja e tyre nënjë territor të kufizuar u kushtëzua nga veçantia që paraqet Berati si qendër, e cila vazhdon tëbanohet edhe në ditët e sotme. Për gërmimet dhe historinë e qytetit shih: SPAHIU: 1974, f. 483 –489; 1976, f. 355 – 358; 1983, 119 – 135; 1990, 111 – 145.2 Projekti “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe të Integruar të Trashëgimisë Kulturoredhe Historike në Shkodër, Korçë, Elbasan dhe Berat” përfaqëson një sipërmarrje të financuarnga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.3 Për planin e përgjithshëm të kalasë shih: BAÇE 1972, Tab II.4 Mozaiku u zbulua gjatë gërmimeve për depozitën e ujit, e cila do shërbente për furnizimin ehidrantëve. Veprimtaria e kompanisë private që ishte autorizuar për të kryer këto punime u këqyrnga specialistët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA) dhe të Drejtorisë Rajonale të KulturësKombëtare (DRKK) Berat, midis muajve Nëntor 2011 deri në Gusht të vitit 2012. Përfaqësues tëASHA–s që asistuan punimet në terren ishin Vangjel Stamo, Skënder Bushi dhe Mariglen Meshinindërsa nga ana e DRKK (Berat) mori pjesë Elton Xheka, i cili së bashku me Altin Beharin, ndihmuannë pastrimin e plotë të seksionit me mozaik.

124

CANDAVIA 4

bashkëngjitet grupit të monumenteve religjioze të tjera të shtruara me mozaik të periudhëspaleokristiane në vendin tonë5.

Përshkrimi i paneleveKubikët janë vendosur mbi shtresën e sipërme të shtratit me ngjyrim rozë të përftuar nga

përzierja llaçit gëlqeror me pluhur tulle6. Analizat përkatëse në monumente të tjera kanëevidentuar se dhënia e këtij ngjyrimi nuk ishte e rastësishme por siguronte ruajtjen e ndjenjëssë njëtrajtshmërisë në ato vende ku bashkimi i kubikëve nuk ishte mjaft i dendur7. Dekori imozaikut është konceptuar si një tërësi motivesh gjeometrike drejtkëndore dhe rrethore (Tab.II), të realizuara nëpërmjet kombinimit të kubikëve me ngjyrë të bardhë, gri dhe të kuqe tulle.Këto motive janë gërshetuar harmonishëm dhe organizuar sipas parimeve simetrike në disapanele drejtkëndore të përmasave 0,95 x 0,87 m dhe 0,90 x 0,70 m, prej të cilave në nivelinaktual të gërmimit dallojmë pesë. Shembujt rrethorë përfaqësohen nga motivi i luspave tëmbivendosura trengjyrëshe, të cilat kanë të integruar një luspë të plotë më të vogël dhe irrathëve tangjentë dhe të mbivendosur, të cilët formojnë breza me kuadrate konkavë tangjentengjyrë gri dhe të kuqe tulle që alternohen. Gërsheti i thjeshtë dysh (i formuar nga ndërthurja edy fashave dyngjyrëshe - ngjyrë gri dhe e kuqe tulle dhe ngjyrë gri dhe e bardhë), ështëpërdorur si kornizë për panelet. Ndarja vertikale e paneleve realizohet me brezin e formuarprej tetëkëndëshave të rregullt, të cilët priten me njëri tjetrin duke formuar në qendër një katrordhe anash katër gjashtëkëndësha. Brezi ka gjerësi 0,45 m ndërsa është përdorur si zbukurimmbushës motivi i kurrizit të peshkut, i realizuar me kombinimet e nuancave gri me të kuqe tulledhe gri me të bardhë. Fasha e valëzuar me zemrën e integruar ka gjerësi rreth 0,25 m dheështë përdorur për të ndarë panelet e mbishkrimeve në qendër të dyshemesë nga panelet etjera. Këto të fundit janë vendosur paralelisht me njëra tjetrën dhe janë shkruar në greqisht, nënëntë rreshta të barabartë me shkronja kapitale ngjyrë gri të përmasave 0,10 x 0,10 m mbisfond të bardhë. Për shkak të dëmtimit që ka pësuar mozaiku, shumë prej elementëve të tijvijnë në gjendje të fragmentuar, duke përfshirë edhe mbishkrimet, përmbajtja e të cilëve ështëpjesërisht e lexueshme (Tab. I, 2 dhe 3)8.

5 Qendra më e rëndësishme ku janë zbuluar dysheme me mozaik të periudhës paleokristianeështë Bylisi. Shih: MUÇAJ – RAYNAUD 2001, f. 383 – 398; MUÇAJ 1986, f. 321 – 327; PO AI 1987, 167– 201; qendra të tjera janë Durrës, Arapaj, Lin, Antigone, Onhezëm, Butrint, Mesaplik dheElbasan. Përkatësisht për secilin shih: NALLBANI 1974, 111 – 116; REYNIS - JANDOT 1983, 225 –228; HIDRI 1983, 133 – 139; ANAMALI 1975, f. 329 - 342; FOERSTER ETJ. 2004, f. 173 – 188; MEKSI

1983, 51 – 56; MITCHELL etj. 2005, f. 107 – 130; BUDINA 1977 – 1978, 225 – 228; KOMATA 1984, f. 184– 197; CEROVA etj. 2011, f. 115; KOSTA etj., 129 – 139; MEKSI etj. f. 184 – 190. Për tipat arkitekturorëshih: MEKSI 2004, f. 24 – 25; 27 – 28; 29 – 33 dhe 36 – 37; ndërsa për konsiderata të përgjithshmembi mozaikun në Shqipëri shih: DHAMO 1986, 311 – 317; PO AJO 2003, 127 – 136.6 I njëjti konstatim vërehet edhe në mozaikë të tjerë si Arapaj, kapela e amfiteatrit (Durrës), Antigone;Shih: HIDRI 1983, f. 235; NALLBANI 1974, f. 112; BUDINA 1977 – 1978, f. 227.7 PANSELINOU 1999, f. 51.8 Paneli i mbishkrimit në anën jugore ka përmasa 0,95 x 0,87 m: [........] / [......

Skënder BUSHI, Era XHAFERAJ, Altin BEHARI

CANDAVIA 4

125Influencat dhe datimiMotivet zbukuruese të mozaikut të Beratit janë të zakonshëm edhe në mozaikë të

tjerë në territorin tonë, si Bylis (Ballsh), në bazilikën e Tepes (Elbasan), baptisterin eButrintit (Sarandë), trikonkën e Antigonesë (Gjirokastër) dhe në Arapaj (Durrës), tëdatuar midis shek. V – VI m. Kr. Kështu përmendim luspat e mbivendosura, rrathëttangjentë, tetëkëndëshat, fashën e valëzuar që ka të integruar motivin e zemrës dhegërshetin e thjeshtë, i cili përsëritet më shpesh pasi përdoret si kornizë kufizuese9.Gjithashtu, edhe monumente të tjerë brenda rajonit shfaqin disa tipare të përbashkëtadekorative, siç është rasti i kishës paleokristiane në Stobi (Maqedoni)10, por edhe mëlarg, në rajone si Afrika e Veriut dhe Italia e Jugut11. Analogjitë e mësipërme dheveçanërisht përdorimi i tetëkëndëshave, dekor mjaft i përhapur në perandori gjatë shek.IV dhe V m. Kr.12, teknika e njëjtë dhe kombinimi i kufizuar i ngjyrave, sugjerojnë semozaiku mund të përfaqësojë një ndërtim të shek. V m. Kr. Kjo kronologji mbështetetedhe në stilin linear të kompozimeve gjeometrike, i sheshtë dhe pa perspektivë,

.......]. Paneli i mbishkrimit në anën veriore kapërmasa 0,90 x 0,70 m: [........]. Përllogaritja e shkronjave që nuk janë ruajtur është mbështetur në përmasatdhe vëzhgimet në terren.9 Motivi i luspave të mbivendosura ndeshet edhe në një panel në bazilikën E të Bylisit, ambientii naosit; narteksin e bazilikës C; në hyrjen e nefit qendror dhe narteksin e bazilikës D. Dekori metetëkëndëshat që kanë të integruar një katror vërehet në sanktuarin e bazilikës A; ndërsa gërshetii thjeshtë është më i përhapuri në bazilikat e qytetit si dekor kufizues. Motivi i rrathëve tangjentëdhe i luspave të mbivendosura ndeshet edhe në mozaikun që mbulon sallën qendrore në bazilikëne Tepes. Motivi i fashës së valëzuar që ka të integruar një zemër vërehet në sallën rrethore tëbaptisterit të Butrintit dhe si motiv kufizues në trikonkën e Antigonesë. Motivi i luspave tëmbivendosura është identifikuar edhe në kishën e Shën Mëhillit në Arapaj; Për krahasimet meBylisin shih: MUÇAJ – RAYNAUD 2001, për motivin e oktogonëve f. 392, fig. 7; për motivin eluspave të mbivendosura dhe gërshetit të thjeshtë dysh f. 386, fig. 2 a dhe d; f. 388, fig. 4 a dhef. 395, fig. 10; por edhe CEKA – MUÇAJ 2004, f. 61 – 77; Për motivin e rrathëve tangjentë shih:KOSTA etj. 1990, fig. 8 dhe 10. Për motivin e fashës së valëzuar me zemër dhe ngjashmëritë meButrintin shih: MEKSI 1983, f. 57, Tab. I; NALLBANI 1979, f. 58, fig. 1; BUDINA 1977 – 1978, f. 232,Tab. III; për motivin e luspave dhe ngjashmëritë me kishën e Arapaj shih: HIDRI 1983, f. 236.10 Motivi i rrathëve tangjentë, i tetëkëndëshave, i luspave të mbivendosura dhe i fashës valëzueseqë ka të integruar zemrën ndeshet edhe në nefin qendror të kishës paleokristiane të Stobit, fazae parë. Motivi i tetëkëndëshave është mjaft i përhapur në perandori gjatë shek. IV dhe V, iaplikuar në shumë variacione. Për krahasimet me Stobin shih: KOLARIK 1987, f. 295 – 306, fig. 1– 3; WISEMAN 1978, f. 395 – 407, fig. 12.11 I referohemi kryesisht motivit të luspave të mbivendosura, i cili është argumentuar se i karrënjët e veta në Afrikën e Veriut dhe është mjaft i përhapur në rajonin El Djem, të paktën që nëshek. III m. Kr. ndoshta edhe më herët, por më vonë është zbuluar edhe në Kartagjenë dhe nëPiazza Armerina në Itali. WILSON 1982, f. 414, fig. 1. Gërshetat e thjeshtë dysh zakonisht indeshim në punime të prodhuara ose të influencuara në Itali. Ato kthehen në motive të zakonshmekufizuese. Shih: FRANTZ, 1934, f. 51.12 KOLARIK 1987, f. 305.

Mozaiku paleokristian në kalanë e Beratit. Raport paraprak.

126

CANDAVIA 4

karakteristikë e mozaikëve të periudhës paleokristiane të Mesdheut dhe veçanërisht tëBallkanit13. Në fakt, shek. V është karakterizuar nga aktiviteti intensiv ndërtimor në tëgjithë territorin e perandorisë, siç dëshmojnë datimet e përafërta të mozaikëve tëstudiuar. Gjatë kësaj periudhe Berati identifikohet në burimet e shkruara nën emrinPulheriopolis, qytet i Pulherias, motra energjike e Teodosit II (408 - 450), ndaj dheështë argumentuar se duhet të ketë gëzuar vëmendje të veçantë perandorake, e cilaështë reflektuar në sipërmarrjen e gjerë ndërtimore, e dëshmuar sot vetëm nga disaelementë arkitektonik të shek. V të ripërdorur në kishat e mëvonshme14. Ndonëse nëfazën aktuale të studimit dhe të gërmimit nuk mund të hamendësojmë për raporte tëdrejtpërdrejta midis skulpturës dekorative dhe mozaikut tonë, të marra së bashku atojanë shprehëse e periudhës së lulëzimit që ka përjetuar qyteti në Antikitetin e Vonë15.Depozitimi i shtresës së djegies mbi mozaik sugjeron ndërprerjen e mundshme të këtijzhvillimi dhe si rrjedhojë edhe shkatërrimin potencial të bazilikës. Kjo dukuri ështëprovuar tashmë nga gërmimet arkeologjike në sitet e tjera të vendit, si Antigone16,Bylis17, shkatërrimi i të cilave është lidhur me ngjarjet e dhunshme me të cilat u përballrajoni gjatë inkursioneve sllave të shek. VI18, të cilat të shoqëruara me tkurrjendemografike të shkaktuar nga sëmundja dhe shkaqet natyrore19, çuan në shkretimin eshumë qyteteve, ndërmjet tyre dhe Pulheriopolis20. Pavarësisht këtyre të dhënave, nëkushtet e zbulimit rastësor të mozaikut dhe mungesës së gërmimit të rregullt dhe tëartefakteve ndihmëse që lidhen drejtpërdrejt me kishën, si skulpturë arkitektonike,monedha, material qeramike, etj., nuk mund të hamendësojmë për përmasat eshkatërrimit dhe pasojat e tij. Vazhdimësia e gërmimeve arkeologjike do çonte në zbulimine plotë të monumentit dhe do përcaktonte plotësisht planin e tij, do zgjeronte gamën etë dhënave në lidhje me datimin dhe do të kontribuonte në zhvillimin e njohurive tonambi evolucionin e artit paleokristian në vendin tonë.

13 KAKAVAS 1998, f. 52.14 Për skulpturën arkitektonike dhe datimet përkatëse shih: KOCH 1990, f. 113 – 116.15 Ky mendim formulohet edhe nga G. Koch, në botimin e elementëve të ripërdorur arkitektonik,i cili pretendon se këto elementë i përkasin ndërtimeve të zhdukura të Antikitetit të Vonë dheperiudhës së hershme bizantine. Të gjithë këto të dhëna bashkë me kodikun e purpurt tëBeratit, sipas tij, flasin për shkëlqimin e qytetit gjatë kësaj periudhe. KOCH 1990, f. 116.16 CEKA 2009, f. 47.17 MUÇAJ 1987, f. 192.18 Shih: MUÇAJ 1987, f. 192; PO AI 1998, f. 183.19 LAIOU – MORRISON 2007, f. 38 – 41.20 MUÇAJ 2010, f. 332 – 333.

Skënder BUSHI, Era XHAFERAJ, Altin BEHARI

CANDAVIA 4

127Bibliografia

ANAMALI 1975: S. ANAMALI, Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit (Pogradec),Iliria, III, 1974, f. 329 – 342.

BALMELLE etj. 1985: C. BALMELLE, R. PRUDHOMME etj., Le décor géométrique de lamosaïque romaine, I. Répertoire graphique et descripti f descompositions linéaires et isotropes, Paris, Picard, 1985.

BAÇE 1971: A. BAÇE, Qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet, 2, 1971, f. 43 – 62.BUDINA etj. 1969: DH. BUDINA, B.Korkuti, Mozaiku i zbuluar në rrugën “1 Maj” të

Sarandës. (La mosaique decouvertes dans la rue “I er Mai” de Saranda),Buletin Arkeologjik, 1969, f. 81-87.

BUDINA 1977 – 1978: DH. BUDINA, Mozaiku i trikonkës paleokristiane të Antigonesë,Iliria, VII – VIII, 1977 – 1978, f. 225 – 235.

CEKA – MUÇAJ 2004: N. CEKA, S. MUÇAJ, Bylisi, Tiranë, 2006, 120 f.CEKA 2009: N. CEKA, Antigoneia qyteti i dashurisë së parë, Tiranë 2009, 84 f.CEROVA etj. 2011, Y. CEROVA, E. HOBDARI, A. ISLAMI, Bazilika paleokristiane extra –

muros në Scampis (Elbasan); Rezultatet e gërmimeve 2007-2009,Candavia, 3, 2011, f. 105 – 135.

DHAMO 1986: DH. DHAMO, Konsiderata mbi zhvillimin e mozaikut paleokristian në Shqipëri,Iliria, 1, 1986, f. 311 – 319.

DHAMO 2003: DH. DHAMO, Aspekte të artit paleokristian në Shqipëri, 2000 vjet art dhekulturë kishtare në Shqipëri, Tiranë, 2003, f. 127 – 136.

FOERSTER etj. 2004: G. FOERSTER, K. LAKO, E. NALLBANI, E. NETZER, Sinagoga e Sarandës(Anchiasmos) në Antikitetin e Vonë, Candavia, 1, 2004, 173 –189.

FRANTZ 1934: M. A. FRANTZ, Byzantine Illuminated Ornament: A study in chronology,The Art Bulletin, Vol. 16, 1, 1934, f. 42 – 101.

HIDRI 1983: S. HIDRI, Rezultate gërmimesh në bazilikën e Arapaj (1980 - 1982), Iliria,1, 1983, f. 233 – 240.

KAKAVAS 1998: J. KAKAVAS, Palaiochristianiko psifidhoto dapedo sti thesi tou KastroNestoriou tou nomou Kastorias (An early christian mosaic floor in the castleof Nestorion in the region of Kastoria), DChAE, 1998, f. 47 – 54.

KOCH 1990: G. KOCH, Disa dëshmi të periudhës së hershme bizantine në Berat,Monumentet, 1990, 2, f. 113-120.

KOLARIK 1987: R. E. KOLARIK, Mosaics of the Early Church at Stobi, DOP, Vol. 41,1987, 295 – 306.

KOMATA 1984: D. KOMATA, Bazilika paleokristiane e Mesaplikut, Iliria, 1, 1984, f. 183 – 198.KOSTA etj. 1990: S. KOSTA, U. ÇIKOPANO, Mozaiku i bazilikës paleokristiane në Tepe të

Elbasanit. Vlerat dhe restaurimi, Monumentet, 1990, 1, f. 129-138.LAIOU etj. 2007: A. LAIOU, C. MORRISON, The Byzantine Economy, New York, 2007, 272 f.MEKSI etj. 1971: A. MEKSI, N Ceka, Bazilika paelokristiane në Tepe, Elbasan, Buletin

Arkeologjik, 1971, f. 184 – 190.MEKSI 1983: A. MEKSI, Bazilika e madhe dhe baptisteri i Butrintit, Monumentet, 1,

1983, f. 47 – 75.MEKSI 2004: A. MEKSI, Arkitektura e kishave të Shqipërisë (Shekujt VII - XV), Tiranë,

2004.MITCHELL etj. 2005: J. MITCHELL, O. GILKES, DH. ÇONDI, A new christian basilica at

Mozaiku paleokristian në kalanë e Beratit. Raport paraprak.

128

CANDAVIA 4

Butrint (Një bazilikë paleokristiane e sapozbuluar në Butrint), Candavia,2, 2005, f. 107 – 131.

MUÇAJ 1986: S. MUÇAJ, Dy monumente të antikitetit të vonë në Bylis, Iliria, 1, 1986, f.321 – 327.

MUÇAJ 1987: S. MUÇAJ, Bazilika A e Bylisit, Iliria, 1, 1987, f. 167 – 202.MUÇAJ 1998: S. MUÇAJ, Ilirët e Jugut në shekujt IV – VII të e. sonë në vështrimin e

arkeologjisë shqiptare, Iliria, 1 – 2, 1998, f. 173 – 186.MUÇAJ etj. 2001: S. MUÇAJ, M. – P. RAYNAUD, Les mosaiques proto – bizantines des

eglises de Byllis. Un atelier., Actes du IX Colloque International sur laMosaique, Rome, 2001, f. 383 – 398.

MUÇAJ 2010: S. MUÇAJ, Një panoramë e shkurtër arkeologjike në territoret e Shqipërisënga shek. IV deri në gjysmën e parë të shek. VII, In Memorian AleksBuda, Tiranë, 2010, f. 314 – 336.

NALLBANI 1974: H. NALLBANI, Mozaiku i kishës së amfiteatrit në Durrës, Monumentet,7 -8, 1974, f. 111 – 118.

NALLBANI 1979: H. NALLBANI, Mozaiku i baptisterit të Butrintit ndërtim i njëkohshëm,Monumentet, 18, 1979, f. 57 – 64.

PANSELINOU 1999: N. PANSELINOU, Vyzantini zografiki. H vyzantini koinonia kai oieikones tis., Athina, 1999.

REYNIS – JANDOT 1983: J. REYNIS – JANDOT, Mozaiku mural në kapelën e amfiteatrit tëDurrësit, Iliria, 1, 1983, f. 225 – 228.

SPAHIU 1974: H. SPAHIU, Gërmimet Arkeologjike të vitit 1973 në Kalanë e Beratit, Iliria,III, 1974, f. 483 – 489.

SPAHIU 1976: H. SPAHIU, Rezultatet e gërmimeve të vitit 1974 në Kalanë e Beratit,Iliria, VI, 1976, f. 355 – 358.

SPAHIU 1983: H. SPAHIU, Muret rrethuese të kështjellës së Beratit, Iliria, I, 1983, f. 119– 135.

SPAHIU 1990: H. SPAHIU, Qyteti iliro – arbëror i Beratit, Tiranë, 1990.WILSON 1982: R. J. A. WILSON, Roman Mosaics in Sicily: The African Connection,

American Journal of Archaeology, Vol. 86, No. 3, 1982, f. 413 – 428.WISEMAN 1978: J. WISEMAN, Stobi in Yugoslavian Macedonia: Archaeological Excavations

and Research, 1977-78, Journal of Field Archaeology, Vol. 5, No. 4,1978, f. 391 – 429.

Skënder BUSHI, Era XHAFERAJ, Altin BEHARI

CANDAVIA 4

129

AN EARLY CHRISTIAN MOSAIC FLOOR AT THE CASTLE OF BERAT.A PRELIMINARY REPORT.

The infrastructural works inside the surrounding walls of the city of Berat revealed traces ofa mosaic floor. The partial archaeological excavation of the area has determined the significanceof this discovery. The dominant position, its east – west orientation suggests that the mosaicis part of a religious building. Technically the mosaic is set in approximately the same way thatwe know from the previously excavated examples: a layer of coarse cement or plaster as afoundation, and above that one of finer quality in which the tesselae are pressed. The discoveredsection reveals that the composition is based mainly on geometric ornaments (superposedscales; intersecting circles which form quatrefoils and staggered poised concave squares;octagons, etc.) organized in several parallel panels. In the center of the floor are placed theinscription panels which are written in majuscule Greek with gray pebbles on a white groundbut their fragmentary preservation does not allow the deciphering of their content.

The determination of a precise chronology for the mosaic is difficult because there are nodirect archaeological evidence which comprise dating criteria (i. e. coins, architectural sculpture,ceramics, etc.) and because the excavations should be extended throughout the entire building.Moreover, the ornamental patterns introduced by the discovered section, like the guillocheand that of the superposed scales, are particularly common in North Africa, at least to thebeginning of the 3d century AD and probably earlier, and from there are widespread in southernItaly. As a natural corollary, these motifs are much expanded in time and space. Despite thesedifficulties, there is a notable parallelism between some of the ornamental patterns of themosaic of Berat with the mosaics of the basilicas of Bylis, Tepe, baptistery of Butrint, Antigoneand the basilica of Arapaj dated between the first half of the 5th century AD and the beginningof the 6th century AD. Also our mosaic can be compared to some others in the region, like theearly church of Stobi (Macedonia). Since the very characteristics that distinguish these mosaicsare probably to be explained by local workmanship, a direct connection between them seemsunlikely however. But, as they compare closely in ornamental features, in materials and therestrained using of colors, they cannot be far removed in date. So, both the building and themosaic floor of Berat can be placed somewhere roughly between the end of 4th century AD and

130

CANDAVIA 4

the middle of the 5th century AD. This general chronology is supported by the linearity of themosaic’s geometric designs and the lack of perspective, characteristic features of early Christianmosaic floors. Moreover, the dominant position of the building and its east – west orientationsuggests that it had a religious character. In fact, this period is marked by an intense constructionand artistic activity throughout the territory of the Byzantine Empire and Berat was not anexception. During this time the city is presented in the documentary sources with the namePulcheriopolis, city of Pulcheria, sister of the emperor Theodos II (408 - 450) and is thought tohave enjoyed a special imperial attention reflected in the numerous buildings, the existence ofwhich is testified only by several architectonic elements from this period reused in later buildings.Although we may not assume that these materials have a direct connection with our structure,they bear evidences of a particular development of the city during this period, of which a littlehas left. We also suppose that the mosaic and the basilica represent one of the lost monumentsof this period. The thin layer deposited immediately above the mosaic pavement reveals tracesof burns and destruction showing that has followed an interruption. This archaeological situationappears similar to other sites like Bylis and Antigonea and is interpreted with the consequencesderived from the successive Slavic invasions, occurred in the middle of the 6th century. In thisstage of the excavation we are not able to consider the level of destruction and the consequencesof the Slavic raids in Pulcheriopolis, but from the actual data we may judge that it led to theabandonment of the building. Further archaeological excavations will determine the extent ofthe building and will provide further arguments about its chronology and its plan.

Skënder BUSHI, Era XHAFERAJ, Altin BEHARI

CANDAVIA 4

131Mozaiku paleokristian në kalanë e Beratit. Raport paraprak.

TAB. I

I. 1. Planimetria e Kalasë së Beratit me vendndodhjen e mozaikut; I. 2. Mbishkrimi në anënveriore; I. 3. Mbishkrimi në anën jugore.

32

132

CANDAVIA 4

TAB. II

Skënder BUSHI, Era XHAFERAJ, Altin BEHARI