Harta Politike ne Kosove: Zgjedhjet Lokale 2013

52
1 Zgjedhjet lokale 2013

Transcript of Harta Politike ne Kosove: Zgjedhjet Lokale 2013

1

Zgjedhjet lokale 2013

2

Impresum

Titulli: Zgjedhjet lokale në Kosovë - Raport i hartuar në kuadër të projektit “Ti je shefi, ti

vendos”

Botuesit:

Rinia dhe Studentat Shqiptar në Norvegji

JEF Kosova

Civita

Konrad Adenauer Stiftung

Hartuar nga grupi punues i projektit, i përbërë nga: Arton Baftiu, Artan Zeka, Ardita Osmanaj,

Arbër Ademi, Flamur Mavraj, Granit Tërnava, Gentiana Petrova, Jeta Jusufi, Marigona Salihu,

Milot Rexhepi, Nuhi Peci, Shermine Aliti, Vesa Demiri.

Autorë të analizës kushtuar zgjedhjeve: Bekim Baliqi dhe Adem Beha.

Rishikimi gjuhësor: Jeta Jusufi

Dizajni: Flamur Mavraj

Shtypi: Art Graphics, Prishtinë

Raporti në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, mund të shkarkohet online në adresën:

www.tivendos.com

3

Përmbajtja

Parathënie ............................................................................................................................................... 6

1. Ideja dhe zhvillimi i projektit “Ti je shefi, ti vendos” ............................................................................. 8

1.1 Pse shefat? .................................................................................................................................... 9

2. Informimi përmes shefave ................................................................................................................. 10

2.1 Publikimi i doracakut ................................................................................................................... 10

2.2 Rrjetet sociale .............................................................................................................................. 10

2.3 Paraqitja në media dhe kampanja vetëdijësuese .......................................................................... 11

2.4 Pjesëmarrja në aktivitete jashtë projektit ..................................................................................... 11

2.4.1 BarCamp Prizren ................................................................................................................... 12

2.4.2 Street Action: Derisa ata heshtin, le të dëgjohemi ne! ........................................................... 12

2.4.3 Informimi i komuniteteve jo shqiptare .................................................................................. 13

3. Rinia dhe politika në Kosovë .............................................................................................................. 14

3.1 Kush janë të anketuarit? .............................................................................................................. 14

3.2 Gjendja e përgjithshme në Kosovë sipas të rinjëve ....................................................................... 14

3.3 Rinia dhe zgjedhjet ...................................................................................................................... 16

3.4 Raporti Rini - Parti politike ........................................................................................................... 17

4. Programet e partive politike për rininë dhe kërkesat e të rinjëve ....................................................... 18

4.1 Problemet dhe alternativat .......................................................................................................... 19

4.1.1 Problemet dhe alternativat në Gjakovë ................................................................................. 19

4.1.2 Problemet dhe alternativat në Ferizaj.................................................................................... 20

4.1.3 Problemet dhe alternativat në Pejë ....................................................................................... 21

4.1.4 Problemet dhe alternativat në Prizren ................................................................................... 23

4

4.1.5 Problemet dhe alternativat në Mitrovicë ............................................................................... 24

4.1.6 Problemet dhe alternativat në Prishtinë ................................................................................ 25

4.1.7 Problemet dhe alternativat në Gjilan ..................................................................................... 26

5. Këndi i zgjedhjeve .............................................................................................................................. 28

5.1 Zgjedhjet lokale në Kosovë, test i kaluar i demokracisë ................................................................ 28

5.2 Zgjedhjet lokale sipas organizatave ndërkombëtare ..................................................................... 33

5.3 Raundi i Dytë ............................................................................................................................... 34

5.4 Procesi zgjedhor sipas mediave lokale .......................................................................................... 34

5.5 Mediat visuale ............................................................................................................................. 35

5.6 Mediat e shkruara ........................................................................................................................ 36

5.7 Procesi zgjedhor sipas mediave të huaja ...................................................................................... 36

6. Harta Politike në Kosovë: Zgjedhjet Lokale 2013 ............................................................................... 39

6.1 Hyrje ............................................................................................................................................ 39

6.2 Sistemi partiak dhe zgjedhor në Kosovë ....................................................................................... 40

6.3 Zgjedhjet lokale në Kosovë ........................................................................................................... 41

6.4 Zgjedhjet lokale 2013 ................................................................................................................... 42

6.5 Rezultatet .................................................................................................................................... 44

6.6 Bastionet? ................................................................................................................................... 44

6.7 Monitorimi dhe problemet .......................................................................................................... 46

6.7.1 Monitorimi ............................................................................................................................ 46

6.7.2 Problemet ............................................................................................................................. 46

6.7.3 Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës ........................................................................................ 47

6.8 Konkluzion dhe Rekomandime ..................................................................................................... 49

Rekomandime ............................................................................................................................... 50

7. Falenderim ........................................................................................................................................ 51

5

Shkurtesat AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë

AKR - Aleanca Kosovare e Re

BBC - British Broadcasting Corporation

BE - Bashkimi Europian

DW - Deutsche Welle

ENEMO - Organizata e Rrjetit Europian për Monitorimin e Zgjedhjeve

EUEOM - Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Bashkimit Europian

Eulex - Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë

GIS - Iniciativa Qytetare Serbe

ISS - Instituti për studime të sigurisë European Union

JEF - Federalistët e Rinj Europianë

KAS - Konrad Adenauer Stiftung

KFOR - Kosovo Force

KKV - Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë

KKZ - Komisionet Komunale Zgjedhore

KQZ - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KTV – Kohavision TV

LB - Lëvisja Bashkohu

LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës

LNU - Këshilli Rinor Norvegjez

MVZ - Misionin për Vëzhgimin e Zgjedhjeve

NATO - North Atlantic Treaty Organization

OSBE - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

PDK - Partia Demokratike Kosovë

PF - Partia e Fortë

PIPS - Instituti i Prishtinës për Studime Politike,

PSD - Partia Socialdemokrate e Kosovës

RTK - Radio Televizioni i Kosovës

RTV21 - Radio Televizioni 21

SLS - Partia e Pavarur Liberale

UNMIK - Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

VV - Lëvizja Vetëvendosje

6

Parathënie

Kosova është shteti më i ri i Europës. Si çdo shtet i ri ajo përballet me sfida të mëdha

ekonomike, sociale dhe politike të cilat monitorohen dhe analizohen nga bashkësia

ndërkombëtare. Janë po këto politika të cilat e cilësojnë atë dhe i japin strukturave

institucionale një identitet që do të rrënjoset në politikbërjen e saj të ardhshme. Këto politika

bazohen në një model demokracie të konsoliduar dhe janë të formuluara në bazë të modeleve

të vendeve më të zhvilluara europiane. Që një shtet demokratik të funksionoj në mënyrë

normale dhe pa probleme duhet domosdoshmërishtë të respektoj dhe të mirëorganizoj

mekanizmat themelore të po kësaj demokracie.

Në mesin e këtyre mekanizmave është edhe e drejta për të votuar. Duke u bazuar në këtë

mënyrë të menduari, rrjedhimisht të lind ideja dhe dëshira për të kontribuar në zhvillimin dhe

fuqizimin e po këtyre mekanizmave. Kontributi mund të jetë në shumë mënyra, ku një nga

mënyrat më efikase është krijimi, financimi dhe menaxhimi i projekteve të ndryshme nga

organizata joqeveritare.

Duke pasur mundësinë, dëshirën dhe motivimin organizata ”Rinia dhe Studentat Shqiptar në

Norvegji” me qendër në Oslo pati idenë të niste një projekt i cili do të kontribuonte në forcimin

dhe demokratizimin e institucioneve shtetërore të shtetit të Kosovës. Ajo zgjodhi të

kontribuonte në formulimin e një projekti i cili do të përmirësonte sistemin elektoral në Kosovë.

Gjithashtu ky projekt do të kishte sukses edhe më të madhë në qoftë se do të fokusohej në një

fushë të caktuar të sistemit elektoral. Pasi u analizuan dhe diskutuan të gjitha sfidat, u

konstatua se problemi më i madh i sistemit elektorial në Kosovë është pjesmarrja e ulët e

popullsisë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, e veçanërisht pjesëmarrja shumë e ulët e të

rinjve në zgjedhje.

Në nëntorë të vitit 2012 është ofruar një mundësi nga organizata ombrellë ”Këshilli Rinor

Norvegjez (LNU)” për të aplikuar në financimin e një projekti pilot. Duke e parë këtë mundësi,

organizata ”Rinia dhe Studentët Shqipëtar në Norvegji” morri iniciativën të organizojë një

workshop dy ditor në Prishtinë, për të shtjelluar ide të ndryshme me aktivistë të rinjë lokal.

Workshop-i u mbajt gjatë muajit Janar, ku edhe u konkretizua ideja finale për të filluar me

projektin ”Vetëdijësimi i rinisë për procesin zgjedhor”. Ideja u implementua në partneritet me

7

organizatën JEF Kosova, Institutin Civita dhe fondacionin Gjerman Konrad Adenauer Stiftung me

zyrë në Prishtinë. Gjithashtu u përkrah edhe nga institucione tjera me rëndësi, si ambasada

Norvegjeze në Prishtinë, misioni i OSBE-së në Kosovë, dhe nga një rrjet i madh të rinjësh nga

organizata të ndryshme të cilët po ashtu ndihmuan në zhvillimin e të gjitha fazave të projektit.

Projekti zyrtarisht ka filluar nga data 1 Mars 2013 dhe është realizuar në disa faza të ndryshme,

ku njëra prej tyre është edhe faza e publikimit të këtij raporti final. Në vazhdimësi mund të

informoheni më hollësisht mbi aktivitetet e fazave të ndryshme të projektit, gjithashtu një

këndvështrim i zgjedhjeve lokale 2013, si dhe një analizë e shkurtër e hartuar nga Z. Bekim

Baliqi (PhD) dhe Z. Adem Beha (PhD cand), nga Departamenti Shkencave Politike në

Universitetin e Prishtinës.

8

1. Ideja dhe zhvillimi i projektit “Ti je

shefi, ti vendos”

Duke parë një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve të Kosovës, e në veçanti të rinisë në proceset

vendimarrëse, ne si partnerë të këtij projekti vendosëm që së bashku të zhvillojmë një projekt i

cili do të kishte për qëllim informimin e të rinjvë për sistemin zgjedhor, procesin e votimit, por

gjithashtu edhe të motivojmë pjesëmarrjen e tyre sa më të madhe në këtë proces.

Hapi i parë i ndërmarrë ishte zhvillimi i

një workshop-i dy ditore e cila u mbajt

në Prishtinë me 21-22 Janar 2013, ku i

ftuam organizata të ndryshme dhe

përfaqësues të institucioneve të cilët

kanë përkrahur këtë ide që nga fillimi.

Një përkrahje e madhe u dha nga

ambasada Norvegjeze dhe fondacioni

gjerman Konrad Adenauer Stiftung, të

cilët kontribuan edhe në mënyrë

financiare për zhvillim sa më të mirë të

projektit, por gjithashtu edhe dhanë

përkrahjen e tyre morale gjatë të

gjitha fazave të projektit. Për të shprehur përkrahjen e tyre, të pranishëm ishin ambasadori

Norvegjez në Kosovë, Z. Jan Braathu, dhe përfaqësuesja e Fondacionit gjerman KAS Znj. Anja

Czymeck, por gjithashtu edhe përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovë, të cilët edhe ishin

organizatorë të zgjedhjeve në Kosovë në vitet e kaluara dhe si të tillë ofruan informacione dhe

këshilla të dobishme për projektin ”Ti je shefi, ti vendos”.

Për të pasur një ide sa më të çartë se sa është i nevojshëm një projekt i tillë, fillimisht janë bërë

disa anketime në rrugët e kryeqytetit nga vetë inicuesit e idesë, ku përmes përgjigjeve të të

anketuarve u munduam të kuptojmë interesimin e tyre për pjesëmarrje në zgjedhje, e më pas

edhe të shtjellojmë idenë e projektit në mënyrë më të detajuar.

9

Edhe pse nuk ishte fare e çartë, data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë gjatë kohës kur

ne finalizuam idenë e këtij projekti, ne ishim të fokusuar në zhvillimin e kësaj ideje, në mënyrë

që të jemi të përgaditur për fillimin e aktiviteteve tona me kohë. Për këtë arsye edhe

implementimin e projektit e kemi ndarë në disa faza.

1.1 Pse shefat? Faza e parë e projektit ishte fillimisht përcaktimi i stafit permanent të projektit, dhe analizimi

më i detajuar i të gjitha ideve të ndara mes grupit punues të projektit, rreth sloganit i cili do të

ishte si emër identifikues që do të përdornim gjatë të gjitha aktiviteteve të projektit. Në këtë

mënyrë u përcaktua edhe slogani ”Ti je shefi, ti vendos”.

Në Kosovë është krijuar një rutinë ku të gjithë flasin rreth shefave tjerë, dhe gjithmonë duke

harruar rolin dhe fuqinë që kanë secili si qytetarë të këtij vendi. Për këtë arsye ne kemi

vendosur që emri i projektit tonë të jetë ”Ti je shefi, ti vendos”, përmes të cilit ne i drejtohemi

qytetarëve që të bëhen shefa të votës së tyre, dhe të vendosin vetë përmes votës se kush do të

punoj për interesat dhe të mirën e tyre.

10

2. Informimi përmes shefave

2.1 Publikimi i doracakut Meqenëse gjëja më e rëndësishme sipas nesh ishte informimi i qytetarëve për sistemin

zgjedhor dhe procesin e votimit, ndër hapat e parë që kemi bërë në kuadër të projektit është

hartimi i një doracaku me përmbledhje të informatave rreth zgjedhjeve në Kosovë, dhe

shembuj nga vende të ndryshme se si mund të ketë ndikim vota e secilit në procesin dhe

rezultatet zgjedhore.

Ky doracak është publikuar në muajin

Maj në Prishtinë, ku të ftuar ishin si

panelistë përfaqësues të organizatave

partnere të projektit, e gjithashtu edhe

misioni i OSBE-së dhe zëvendës

ambasadori norvegjez në Kosovë, të

cilët përveçse ndanë këto informata

me të pranishmit edhe patën

mundësinë që të debatojnë për fazat e

mëtejme të projektit, dhe cilat janë

shqetësimet më të mëdha të rinisë në

Kosovë, lidhur me procesin zgjedhor.

Në këtë publikim të këtij doracaku

është bërë edhe identifikimi i disa problemeve që janë hasur më parë në procesin zgjedhor në

vitet e kaluara, probleme të cilat janë marrë parasysh edhe në hartimin e anketave dhe fazat

tjera të projektit të zhvilluara më vonë.

2.2 Rrjetet sociale Kohëve të fundit kemi hasur në një mënyrë tjetër informimi, të përdorur edhe nga vetë

politikanët, institucionet e ndryshme e deri tek qytetarët e zakonshëm. Kjo mënyrë informimi

është informimi përmes rrjeteve sociale, mënyrë e cila është përdorur edhe në kuadër të

projektit ”Ti je shefi, ti vendos” për të pasur një komunikim sa më të lehtë me të rinjë të

komunave të ndryshme, të cilët kanë qenë edhe target grup i projektit. Duke përdorur faqen

tonë në facebook (http://www.facebook.com/tijeshefi.tivendos), faqen tonë në twitter

(http://www.twitter.com/Tivendos) dhe po ashtu edhe adresën tonë në instagram

11

(http://www.instagram.com/tijeshefitivendos), ne i kemi informuar të rinjtë e komunave në të

cilat zhvilloheshin aktivitete, për vendin, kohën dhe temat të cilat do të diskutohen, e gjithashtu

i kemi përdorur edhe për t’i informuar edhe për çështje të cilat kishin të bëjnë direkt me

zgjedhjet, siç janë rezultatet zgjedhore, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe informata

tjera, të cilat vinin si rezultat i punës së grupit të angazhuar edhe gjatë ditës së zjedhjeve nëpër

qendra të ndryshme dhe përmes monitorimit të mediave.

2.3 Paraqitja në media dhe kampanja

vetëdijësuese Një mënyrë tjetër efektive për informimin e qytetarëve ishte paraqitja në mediat vendore

(televizione dhe radio) përmes të cilave kemi informuar qytetarët për aktivitet e projektit, por

mbi të gjitha për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje. Përveç paraqitjes së përfaqësuesve të

projektit në mediat vendore, një hap më i rëndësishëm i gjithë projektit ishte krijimi i

kampanjës vetëdijësuese ku në bashkëpunim me kompaninë PINKMOON kemi realizuar dy

video kampanja përmes të cilave kishim për qëllim që të ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në

zgjedhje e po ashtu edhe t’ia bëjmë me dije se cilat do të jenë përfitimet e tyre nëse marrin

pjesë në këtë proces.

Kampanja është përcjellur në televizionet nacionale dhe private, përmes rrjeteve sociale dhe

kanalit tonë Ti je shefi ti vendos në Youtube, e poashtu është transmetuar edhe në 11 komuna

të ndryshme përmes ekraneve të mëdha, në disa vende të ndryshme brenda secilit qytet, dhe

të gjitha videot janë paraqitur si në fazën e fushatës elektorale gjatë muajit Nëntor për

zgjedhjet e 3 nëntorit, e gjithashtu edhe në fushatën elektorale për balotazh.

2.4 Pjesëmarrja në aktivitete jashtë projektit Përveç pikave të përcaktuara në projekt për informimin e

qytetarëve për procesin zgjedhor, shtrirja e informimit

është bërë edhe përmes aktiviteteve të cilat ishin të

organizuara nga institutcione të ndryshme, dhe ku target

grupet ishin të ndryhme.

Do t’i cekim dy prej aktiviteteve ku kishim dy target grupe

krejtësisht të kundërta me njëra tjetrën. Aktiviteti i parë i

pjesëmarrjes sonë ishte në “Panairin e organizatave

të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të

Demokracisë”. Ky panair ishte i organizuar në oborrin e

parlamentit të Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe deputet të shumtë, qytetarë, përfaqësues

12

të shoqërisë civile e gjithashtu edhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të

ndryshme ndërkombëtare. Ne përmes këtij aktiviteti shfrytëzuam rastin të bisedojmë me të

gjithë përfaqësuesit e grupeve të lartëpërmendura, dhe në këtë mënyrë ishim edhe më shumë

të fokusuar tek politikanët, të cilëve iu drejtuam me idenë e projektit, por në veçanti me

sloganin tonë, duke hapur një temë diskutimi se sa vërtetë janë zgjedhjet demokratike në

vendin tonë, dhe sa mendojnë politikanët që ata janë të zgjedhur përmes votës së lirë të

qytetarit.

2.4.1 BarCamp Prizren

Ishte aktiviteti i radhës në të cilin kemi ndarë informacione rreth zgjedhjeve. Njëkohësisht kemi

ndarë edhe rezultatet e disa anketimeve të kryera më herët përmes të cilave kemi bërë një

matje të daljes së rinisë në zgjedhjet e kaluara dhe interesimin e tyre për pjesëmarrje në

aktivitete politike. Ndryshe nga debatet e organizuara nga ne, në këtë aktivitet kemi hasur edhe

në mendime të disa aktivistëve të rinjë të cilët kishin mendim negativ sa i përket pjesëmarrjes

në zgjedhje, si pasojë e dëshpërimit nga zgjedhjet e kaluara dhe keqqeverisja aktuale, siç e

cilësonin ata. Megjithatë me ndryshimet që mund të ndodhnin në disa komuna, ashtu edhe siç

ka ndodhur në zgjedhjet e balotazhit në disa prej komunave më të rëndësishme, këta të rinj

janë shprehur se do të mund të ndryshoj edhe më shumë mendimi i tyre në aspekt më pozitiv.

2.4.2 Street Action: Derisa ata heshtin, le të dëgjohemi ne!

Aktiviteti tjetër informues është bërë në

rrugët e qytetit të Prishtinës, aktivitet i cili

u organizua nga të rinjtë e organizatave

partnere në Kosovë së bashku me Rininë

Shqiptare nga norvegjia të cilët kishin

ardhur enkas për këtë aktivitet dhe për

procesin zgjedhor në Kosovë. Në këtë

aktivitet janë ndarë informacione të

ndryshme rreth zgjedhjeve për kalimtarët

e rastit, e gjithashtu edhe ju kemi bërë

thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë

në zgjedhje, dhe të votojnë në mënyrë të

drejtë.

Aktiviteti është orgnizuar qëllimisht në ditën e heshtjes parazgjedhore, dhe derisa partitë

politike heshtnin, ne vendosëm që të dëgjohet zëri i qytetarëve, të cilët i prisnim në mënyrë

modeste me çaj, kafe dhe ëmbëlsira për ata që ishin të shoqëruar me fëmijët e tyre, dhe

13

bisedonim për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, pa marrë parasysh se për kë duan të

votojnë, por duke pasur parasysh vetëm vlerën dhe ndikimin që do ta ketë vota e tyre.

Megjithëse edhe gjatë këtij aktiviteti hasnim edhe në disa qytetarë të cilët ishin lodhur tashmë

nga fushata një mujore e partive politike, të cilët pajtoheshin të gjithë se nuk është e

nevojshme një fushatë aq e gjatë, gjithsesi informimi dhe bashkëbisedimi me afro 2,000

qytetarë brenda një dite, ishte i frytshëm, e në veçanti me prindër të rinj, të cilët kërkonin sa

më shumë informacione dhe shprehnin gatishmërinë për pjesmarrje në procesin zgjedhor, duke

besuar në ndikimin përmes votës së tyre në krijimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët e

tyre.

2.4.3 Informimi i komuniteteve jo shqiptare Për të pasur zgjedhje sa më demokratike, vazhdimisht është përfolur edhe roli i komuniteteve

joshqiptare si pjesëmarrës me të drejtë të plotë në procesin zgjedhor. Fokusi më i madh i të

gjitha organizatave dhe institucioneve ka qenë i drejtuar tek komuniteti serb, duke qenë se për

herë të parë kanë vendosur që të marrin pjesë në zgjedhjet e mbajtura nga instituticionet

vendore. Duke e konsideruar si një target grup të rëndësishëm edhe për projektin tonë, të

gjitha materialet e prodhuara në kuadër të këtij projekti, janë përkthyer dhe janë përgaditur

edhe komunitetet tjera e në veçanti për komunitetin serb.

”Vota jote, Ti vendos” është tema e debatit të organizuar në 4

sesione të realizuara kryesisht në regjionin e Gjilanit, ku edhe

është i fokusuar më shumë komuniteti serb. Këto debate janë

financuar enkas nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer

Stiftung, si një nga partnerët e projektit ”Ti je shefi, ti vendos”.

Duke qenë se këto aktivitete janë organizuar me qëllim për

vetëdijësimin kryesisht të të rinjëve për procesin zgjedhor, një

pjesë e konsiderueshme e debateve iu kushtua rëndësisë së

rinisë si pjesë e procesit zgjedhor. Ndërsa në fund janë ndarë

edhe doracakët me informata rreth zgjedhjeve, të publikuara në

fazën e parë të projektit. Këta doracakë janë ndarë për

komunitetin rom, e gjithashtu edhe për përfaqësuesit e

organizatave rinore nga komuniteti serb, të cilët ishin të

pranishëm në njërin nga debatet.

14

3. Rinia dhe politika në Kosovë Për të kuptuar më mirë raportin e të rinjëve me politikën dhe për të qenë më të informuar

rreth problemeve të përditshmërisë së rinisë në Kosovë dhe përceptimeve të tyre për politikën

dhe procesin zgjedhor, ne kemi realizuar edhe anketime.

3.1 Kush janë të anketuarit? Anketimet janë bërë në 7 komunat më të

mëdha të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren,

Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë) ku gjithësej

kemi anketuar 750 të rinjë të këtyre qyteteve,

kryesisht të moshave 18 deri 30 vjeçare. Duke

pasur parasysh se gjatë gjithë aktiviteteve të

projektit, kemi qenë të fokusuar më shumë në

punën me grupmosha sa më të reja, ose

votuesit të cilët kryesisht do të ishin votues

për herë të parë në zgjedhjet lokale 2013,

edhe target grupi i të anketuarve ka qenë më i

dominuar nga këto grupmosha, ku 44 % e tyre

i përkasin moshës 18 deri 22 vjeçare.

Ku 58 % e të anketuarve i përkasin gjinisë mashkullore, ndërsa 2 % e shifrës totale të të

anketuarve janë deklaruar që nuk kanë përfunduar as një vitë shkollim fillor, gjë që edhe pse

është një shifër e vogël, vazhdon të mbetet si fakt shqetësues i analfabetizmit të rinisë,

shkaktuar nga faktor të ndryshëm.

Ndërsa 40.4 % e të anketuarve janë deklaruar si të papunë. Një përqindje e tyre për shkak të

moshës së re për të punuar, ndërsa një përqindje tjetër deklarohen se kanë mbetur pa punë

edhe përkundër interesimit të tyre për të punuar.

3.2 Gjendja e përgjithshme në Kosovë sipas të

rinjëve Duke debatuar me të rinj në aktivitete tona të ndryshme, vazhdimisht kemi hasur në mendime

të cilat ndërlidhen çdo herë me punën e institucioneve tona, dhe me gjendjen aktuale të

15

përgjithshme në Kosovë. Për këtë arsye kemi dashur që të marrim edhe më shumë mendime

nga të rinj të ndryshëm, duke iu shtruar disa pyetje se si do të vlerësonin të gjitha këto çështje

këta të rinj.

Në pyetjen se si e vlerësojnë situatën e përgjithshme momentale në Kosovë, në krahasim me

muaj më parë, shumica e të rinjve janë përgjigjur se kjo situatë ka mbetur e njëjtë, ndërsa një

përqindje prej 20,5 % mendojnë se është përmirësuar, dhe në anën tjetër një grup prej 31.6 % i

cili shprehet se situata është përkeqësuar.

Një mendim i njëjtë është ndarë edhe gjatë pyetjes për vlerësimin e punës së Qeverisë së

vendit, dhe po ashtu edhe institucioneve komunale. Sipas të rinjëve të anketuar, 33.2 % e tyre

janë deri diku të kënaqur me punën e qeverisë, 29.5 % e tyre janë të pakënaqur, ndërsa në

përqindje shumë të vogla shprehen se janë shumë të kënaqur, ose skajshmërisht të pa kënaqur

me punën e tyre. Ndërsa sa i përket komunave, po ashtu shprehet një mendim pothuajse i

barabartë mes atyre të kënaqur dhe të pakënaqur, mirëpo për dallim nga niveli qendror i

institucioneve, në nivel lokal përqindja e atyre që vlerësojnë pozitivisht është më e lartë, ku mbi

44 % e tyre e vlersojnë si pozitive punën në institucionet komunale.

Me pakënaqësinë e punës së institucioneve vendore, të rinjtë e këtyre komunave, i ndërlidhin

edhe problemet me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre.

Listat e problemeve të tyre ishin të gjata, mirëpo ato që paraprinin si probleme më madhore

ishin Papunësia me 28,7 %, Arsimi 28,5 %, Korrupcioni 27,1 % duke u pasuar gjithashtu edhe me

probleme tjera, siç është shëndetësia, problemet në universitet, mungesa e stabilitetit politik

në vend, vetitë e këqija tek të rinjtë, siç është droga, alkoli dhe probleme tjera.

20.5

46

31.6

1.9

Është përmirësuar

Ka mbetur e njejtë

Është keqësuar

Ref / Pa përgjigje

Si e vlerësoni situatën e përgjithshme momentale në Kosovë, në krahasim me disa

muaj më herët?

16

3.3 Rinia dhe zgjedhjet Pjesa tjetër ku jemi fokusuar më shumë është që të marrim më shumë informata se sa janë të

rinjët aktivë në procesin zgjedhor, dhe cili është mendimi i tyre rreth partive dhe politikës në

përgjithësi.

Nga 750 të anketuar në përgjithësi, 60.9 % janë deklaruar se kanë votuar në zgjedhjet e kaluara,

ndërsa 37.9 % e tyre nuk kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor. Ndër arsyet për mosdaljen e tyre

në votime ishte se disa prej tyre nuk e kishin ende moshën e lejuar për të votuar, përderisa një

përqindje tjetër është shprehur se e kanë humbur besimin në parti politike. Të anketuarit të

cilët janë përgjigjur se kanë votuar edhe në zgjedhjet e kaluara, ne i kemi pyetur rreth mënyrës

se si kanë vendosur se për cilën parti të votojnë.

Rreth 34.4 % vendimin për të votuar partinë e caktuar e kanë marrë bazuar në besimin që kanë

ndaj asaj partie, mirëpo janë dhënë edhe një mori arsyesh, si p.sh

Popullariteti i partisë në atë regjion,

Vendimi është marrë bashkarisht si familje të votohet për atë parti,

Për shkak të interesit personal,

Për shkak të ofertës më të mirë,

Të afërmit apo shoqëria që gjenden në atë parti,

S’kam për kë tjetër të votoj dhe arsyeja tjetër që është dhënë është se kanë votuar

thjeshtë

Për të rritur përqindjen e votuesve.

Sigurisht për të fituar përsëri votën e votuesve, partitë politike duhet të bëjnë shumë gjëra, dhe

disa ndër to janë, të kenë plan programe të qarta, të përmbushin premtimet e bëra në zgjedhjet

60,9 %

37,9 %

1,2 %

A keni votuar në zgjedhjet e kaluara?

Po Jo Ref/Pa përgjigje

17

e kaluara etj. Të paktën kështu janë shprehur rinia e 7 komunave më të mëdha të Kosovës, të

cilët thonë se në momentin që do të vendosin për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, ata do të

bazohen në planprogramet e partive politike (33,2 %), përmbushja e premtimeve nga zgjedhjet

e kaluara (29.5 %). Gjithashtu vlerësohet edhe lideri i partisë (13.1 %), lista e kandidatëve të

shpallur për ato zgjedhje nga partia (6,5 %), kualitetet e personave të kyçur në parti (7,7 %),

mirëpo ka edhe nga ata të cilët partinë dhe vlerat e saj i gjykojnë bazuar në madhësinë e partisë

se sa njerëz i ka të kyçur, shtrirjen e saj etj.

3.4 Raporti Rini - Parti politike Shumë çështje konsiderohen si

të politizuara në Kosovë, e në

shumë raste shihet edhe vetë

rinia të jetë e ndërlidhur me

aktivitete të ndryshme politike,

e madje edhe gjykimet e tyre të

bazuara në besime politike. Për

këtë arsye jemi orientuar edhe

në disa pyetje të cilat do të na

jepnin një pasqyrë pak më të

qartë se cili është raporti i tyre

ndaj politikës dhe anasjelltas.

Këta të rinj janë më shumë të shqetësuar rreth faktit se partitë politike nuk i konsiderojnë

shumë si prioritet. Të paktën kështu mendojnë mbi 50 % e të anketuarve, ndërsa vetëm një

përqindje shumë e vogël, pohon se rinia janë prioritet i partive politike.

Po ashtu të njëjtit mendojnë se rinia nuk është e përfaqësuar sa duhet në parti politike në

Kosovë, ku vetëm 6.7 % e tyre kanë mendim të kundërt. Duke parë situatën aktuale në Kosovë,

rinia mendojnë se patjetër duhet të futen në strukturat e partive politike në mënyrë që të kenë

sukses në profesion dhe çdo gjë tjetër.

Mirëpo të njëjtit para se të mendojnë qasjen e tyre në ndonjë parti politike, 84,9 % e tyre janë

të mendimit se partitë politike duhet të kenë programe më të qarta për rininë, 69,2 % e tyre

mendojnë se duhet të kërkohet më shumë llogaridhënie nga partitë politike. Shumica e të

rinjëve në këto komuna kërkojnë nga partitë politike që t’i përmbushin premtimet e tyre në

mënyrë që t’i motivojnë për të votuar edhe herë tjera. Këtë mendim e ndajnë 82 % e tyre edhe

varësisht nga komuna, 63 % deri 90 % e tyre kërkojnë që rinia të marrin pjesë sa më shumë në

zgjedhje, dhe të bëhen pjesë e vendimeve të cilat kanë rëndësi për jetën e tyre dhe vendin ku

jetojnë.

50,8 %

27,7 %

8 % 10 % 3,5 %

Pajtohem plotësisht

Pjesërisht pajtohem

Pjesërisht nuk

pajtohem

Aspak nuk pajtohem

Ref/Pa pergjigje

Rinia nuk është prioritet i partive politike në Kosovë

18

4. Programet e partive politike për

rininë dhe kërkesat e të rinjëve

Pas përfundimit të anketimeve në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës, kemi nxjerrur statistikat e

të gjitha këtyre komunave, dhe në secilën jemi kthyer në një round të dytë, ku kemi organizuar

debate.

Qëllimi i këtyre debateve ishte që të prezentojmë të dhënat e dalura nga anketimet me të rinjët

e këtyre komunave, e njëkohësisht të diskutojmë së bashku për realitetin e gjendjes së

paraqitur përmes anketimeve. Gjithashtu të ftuar në secilën komunë kemi pasur pesë partitë

më të mëdha në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, nga të cilët kemi kërkuar që të

dërgojnë përfaqësuesit e forumeve rinore të cilët do të duhej të shpalosnin planprogramet e

partive të tyre kushtuar rinisë. Në anën tjetër ishin prezentë edhe të rinj tjerë, qytetarë të

interesuar dhe organizata rinore të cilët shpalosnin edhe probleme tjera, që në disa raste nuk

ishin përmendur fare gjatë anketimit.

19

4.1 Problemet dhe alternativat

4.1.1 Problemet dhe alternativat në Gjakovë Bazuar në rezultatet e dalura nga anketimet në qytetin e Gjakovës, 75 % e të rinjëve pajtohen

se duhet të kërkohet më shumë llogaridhënie nga partitë politike, dhe 89 % e tyre kërkojnë që

të ketë programe më të qarta për rininë të propozuara nga partitë politike. Gjithashtu sa i

përket problemeve të cekura në këtë komunë, janë të ngjashme me të komunave tjera, por

ndryshe nga të tjerat, problemin e arsimit e kanë të rënditur si problem primar, papunësinë dhe

korrupsionin. Për t’i diskutuar këto probleme, përfaqësuesit e forumeve rinore të partive

politike, fillimisht shpalosen disa nga pjesët e programeve të tyre dhe përparësitë që do t’i

jepen rinisë nga partia që përfaqësojnë.

Z. Besfort Smolica, kryetar i forumit rinor të AKR-së theksoi se AKR ka si synim përfshirjen sa më

të madhe të rinisë në parti, dhe se fokusohet në përmirësimin e problemeve të tyre, siç janë

problemet me papunësinë, arsimin, sportin dhe kulturën. Ndërsa kryetari i forumit rinor të AAK-

së, Z. Kushtrim Brahimaj, është shprehur se fokusi i partisë së tyre është në rritjen e kualitetit

në arsim, edukimin e të rinjëve, ngritjen e kulturës përmes aktiviteteve të ndryshme,

organizatave të ndryshme joqeveritare, dhe gjithashtu një ndër pikat më të rëndësishme sipas

z. Brahimaj është edhe sporti dhe zhvillimi i tij përmes ndihmave të ndryshme financiare.

E vetmja përfaqësuese femër në këtë debat, Znjsh. Genta Domi, kryetare e forumit rinor të LDK-

së, fillimisht theksoi disa nga problemet me të cilat përballen të rinjtë e Gjakovës, siç janë

normat e larta të papunësisë, diferencat gjinore, e gjithashtu edhe problem shqetësues është

edhe largimi i të rinjëve nga Gjakova, ku në 1200 të rinj, 1000 prej tyre largohen vazhdimisht

për punë ose arsim në qytete ose vende tjera. Poashtu problem shqetësues është edhe

vlerësimi i kësaj komune si e dyta në tërë territorin e Kosovës për dukurinë negative të

narkomanisë dhe sigurisht që partia dhe të gjithë të tjerët në komunën e Gjakovës, sipas znjsh.

Domi, duhet të merren me zvogëlimin dhe zhdukjen e këtyre problemeve.

Ndryshe nga partitë e lartëpërmendura, përfaqësuesi i forumit rinor të PDK-së është bazuar në

disa pika për të arritur të aktivizoj sa më shumë rininë e kësaj komune, dhe kjo do të bëhej

përmes përkrahjes së OJQ-ve rinore, hapjes së shkollave profesionale, promovimin e artistëve

të rinj, organizimin e festivaleve, e gjithashtu një ndër pikat kyqe ishte edhe testmi i

maturantëve për profilizimin e tyre, dhe vetëdijësimin e rinisë kundër dukurive negative.

Derisa të gjitha partitë tjera deklaronin se kanë programe të veçanta për rininë, përfaqësuesi i

lëvizjes Vetëvendosje, Z. Demokrat Zhubi, deklaroi se në partinë e tyre nuk ka dallim apo ndarje

të çështjeve që e preokupojnë rininë nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ai theksoi idenë e ndërtimit

të një qendre multifunksionale dhe në fshatra si propozim ndërtimin e objekteve socio-

20

kulturore, e gjithashtu pikë tjetër në të cilën ishin të fokusuar më shumë është edhe ndarja e

bursave për studentë.

Pas shpalosjes së programeve të partive politike për rininë e Gjakovës, të pranishmit i diskutuan

së bashku të gjitha këto probleme, mirëpo pyetja më e shpeshtë ishte: ”Nëse do të ketë

zgjedhje të drejta këtë vit, dhe nëse do të përmirësohet imazhi i komunës së Gjakovës në këtë

aspekt?”.

4.1.2 Problemet dhe alternativat në Ferizaj

Të rinjtë e komunës së Ferizajit përballen gjithashtu me probleme të shumta. Bazuar në

anketimet e bëra e më pas edhe në debatimin me të rinjtë e këtij qyteti, ata vlerësonin se

situata është përkeqësuar edhe më shumë krahasuar me muajt paraprak, dhe problemet më të

mëdha janë problemi me arsimin, korrupsionin, shëndetësinë dhe papunësin.

Këto probleme u bashkëbiseduan me rininë e kësaj komune, të cilët ne jemi fokusuar më së

shumti tek gjenerata sa më të reja, përfshirë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë. Për

zgjidhjen e këtyre problemeve janë hartuar programe të ndryshme nga partitë konkurente, të

cilat edhe këtë herë ishin të pranishme.

Znjsh. Miranda Xhoki, nga forumi rinor i LDK-së shpalosi pikat në të cilat LDK do të fokusohej, në

veçanti në komunën e Ferizajit, pika të cilat përfshinin janë punësimi, arsimi, kultura, sporti,

edukimin e të rinjëve kundër dukurive negative, kujdesi ndaj të rinjëve me aftësi të kufizuara që

shumë pak ishte përmendur në komuna tjera, dhe nga bashkë-partiak dhe konkurentë të saj.

Përmes këtyre pikave, është llogaritur hapja e mbi 3000 vendeve të reja të punës, kuadro

profesionale në arsim, fokusim më të madh në

sundimin e ligjit, themelimin e një Universiteti

Publik në komunën e Ferizajit, e gjithashtu edhe

rritjen e numrit të bursave, ku planifikohej sipas

këtij programi që të ndahen deri në 500 bursa

për studentë.

Duke parë se problemi që i shqetëson më së

shumti rininë e kësaj komune, edhe

përfaqësuesja nga lëvizja Vetëvendosje, znjsh.

Mirjeta Hamdiu theksoi se një ndër pikat

kryesore në të cilën do të fokusohet VV është

punësimi, i cili do të mundësohet përmes hapjes

së kompanive dhe bizneseve. Gjithashtu edhe

21

problemi me arsimin cilësor është trajtuar nga znjsh. Hamdiu, e cila thotë se arsimi cilësor varet

nga punësimi i kuadrove profesionale dhe apartiake. Në plan programet e VV ishte edhe ofrimi i

trajnimeve për rininë e Ferizajit.

Alternativa për zgjedhjen e problemeve të rinisë në komunën e Ferizajit, u prezentua edhe nga

Z. Blerim Makolli, kryetar i forumit rinor të

AKR-së. Programi për rininë i hartuar nga

partia AKR ishte më shumë i fokusuar në

hapësirën e rininsë të bazuar në programin

ekonomik me rimëkëmbjen e aseteve

shtetërore, në veçanti fabrikave.

Ndryshe nga programet tjera të shpalosura

në komunën e Ferizajit, përfaqësuesi i

forumit rinor të AAK-së z. Alberton Sahiti,

theksoi se AAK në programin e tyre e kanë

menduar që ta bëjnë financimin e

programeve për rininë, ndërtimin e

qendrave rinore në të gjithë fshatrat dhe në

qytet, të dhurohen karta studentore që cilat do mundësojnë lirime në 50% të të gjitha

shpenzimeve administrative, por gjithashtu në program ishin edhe ligat sportive në shkolla,

përkujdesi që bursat të ndahen në bazë të meritave dhe që vendimarrja dhe pjesëmarrje e të

rinjëve të rritet edhe më shumë.

Programi i shpalosur nga Z. Elbasan Osmani, përfaqësues i forumit rinor të PDK-së në Ferizaj,

kishte fokusin në avancimin e të rinjëve në poste të rëndësishme, ndërsa nga rinia e komunës

së Ferizajit, u kërkua që të gjitha partitë të fokusohen edhe më shumë për evidentimin dhe

ndalimin e dukurive negative, të ofrohet më shumë siguri në shkolla, e cila edhe aktualisht

është bërë problem shumë i madh i shoqërisë sonë, dhe si një ndër hapat e parë për të

zgjedhur probleme të tilla, është sygjeruar nga vetë të rinjët që të punësohen psikolog në të

gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

4.1.3 Problemet dhe alternativat në Pejë

Rinia e qytetit të Pejës kanë kërkuar që të jenë më të përfaqësuar në parti politike, dhe të kenë

një vëmendje më të madhe ndaj problemeve me të cilat përballen në përditshmëri.

Përgjigje ndaj kërkesave të këtyre të rinjëve janë muduar t’i japin përfaqësuesit e forumeve

rinore të partive politike, të cilët shpalosnin programet e tyre.

22

Edhe pse VV shprehen vazhdimisht se nuk bëjnë dallime moshe dhe gjinore në programin e

tyre, përfaqësuesja e tyre Znjsh. Gresa Domniku shprehet se programet e tyre i kanë të bazuara

në tri parime: shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social për zhvillim. VV në këtë

komunë ishin të fokusuar që të ofrojnë aktivitete rinore edhe në fshatra, të ndikojnë në arsim

më cilësor pasi që arsimi lidhet me zhvillimin ekonomik. Ofrimi i trajnimeve të ndryshme dhe

puna sezonale, po ashtu ishin disa prej pikave të programit të kësaj partie për rininë. Ndërsa sa i

përket sigurisë në shkolla, VV kërkon që pagesat për siguri dhe çështje tjera të kryhen nga vetë

komuna dhe jo nga nxënësit.

Forumi rinor i partisë në pushtet në atë kohë, Z. Drin Veselaj nga AAK, fillimisht përmendi

sukseset e arritura në bashkëpunim me grupe të ndryshme rinore, të arritura përmes

projekteve të ndryshme, aktiviteteve kulturore dhe artistike, hapjen e universitetit si dhe

mundësi punësimi përmes ideve inovative, ai theksoi se të njëjta programe do të vazhdonin

edhe më tutje. Për hartimin e planprogramit për të rinjtë e kësaj komune, AAK ka biseduar

personalisht me të rinjtë, ku përmes kësaj mënyre kanë arritur të identifikojnë problemet dhe

të fokusohen më shumë në to, siç është zhvillimi ekonomik, gjenerimi i vendeve të reja të punës

me anë të granteve dhe donacioneve etj.

23

Forumi rinor i LDK-së shpalosën planprogramin e tyre përmes përfaqësuesit Z. Valon Krasniqi.

Programi i tyre është i fokusuar më shumë në arsimin, në trajtimin e kësaj fushe në mënyrë që

të krijoj kushte më të mira për studentë dhe të motivohen të rinjtë të jetojnë në qytetin e tyre.

Përveç arsimit, forumi rinor i PDK-së, ndryshe nga të tjerët në këtë komunë ka prioritet edhe

sportin dhe kulturën. Z. Dardan Lajqi u shpreh se një ndër pikat që janë fokusuar është edhe

sporti, për këtë arsye do të donin që t’i kthejnë stazat e moticiklizmit që kanë qenë edhe më

parë në qytetin e Pejës, të krijohen fusha sportive-rekreative edhe në fshatra, zgjerimin e

bibliotekës në qytet, aktivitete për të rinjët me aftësi të kufizuara, përkrahjen e fermerëve të

rinj përmes granteve, parandalimin e dukurive negative etj.

Të rinjtë prezentë ishin të shqetësuar se këto planprograme politike zakonisht shpalosen gjatë

fushatave por më pas nuk bëhet asgjë, mirëpo të rinjtë duhet të jenë të zëshëm dhe të reagojnë

ndaj cilësdo parti që nuk përmbush premtimet bazuar në planprogramet e shpalosura para tyre.

4.1.4 Problemet dhe alternativat në Prizren

Për dallim nga komnat tjera, në komunën e Prizrenit të pranishme ishin vetëm forumet rinore të LDK-së

dhe PDK-së të cilët ishin edhe dy partitë që shkuan në balotazh në zgjedhjet e fundit. Mosprania e

forumeve rinore tjera u bë si pasojë e angazhimeve tjera të këtyre forumeve.

Në debatin e realizuar në Prizren pjesmarrës ishin të rinj nga shkollat e mesme, disa prej të

cilëve janë votues për herë të parë, dhe kërkesat e tyre ishin më të larta se në komunat tjera, e

në veçanti sa i përket fushës së arsimit dhe sigurisë në shkolla.

Në shqetësimet e të rinjëve për sigurinë në shkolla, përfaqësuesit e forumit rinor të PDK-së

njoftuan se nxënësit në shkollat e komunës së Prizrenit paguajnë një shifër prej 4 euro e cila

shkon si pagesë për sigurinë, mirëpo një gjë e tillë u kundërshtua nga nxënësit të cilët kërkonin

që siguria të paguhet nga vetë komuna dhe jo nga nxënësit, e gjithashtu kërkonin zgjidhje edhe

për problemin e mbipopullimit në shkollat e tyre, e cila edhe zvogëlon efikasitetin në arsim.

Duke pasur parasysh moshën e re të pjesmarrësve, edhe pyetjet e tyre ishin shumë direkte dhe

pa bisht, kështu shumë herë duke i vënë përballë shumë sfidave edhe përfaqësuesit e forumeve

rinore të dy partive prezente. Mirëpo të dyja partitë theksuan se në planprogramet e tyre kanë

futur në rend të parë arsimin, zhvillimin e aktiviteteve rinore, rregullimin e shkollave apo

ndërtim të shkollave të reja dhe bashkëpunim më të madh me OJQ rinore.

Rinia e Prizrenit bënë apel që këto premtime të mbahen, por gjithashtu kërkuan nga cilado parti

që të jetë në pushtet të kujdeset gjithashtu edhe për fëmijët e dëshmorëve ose invalidëve të

luftës, dhe t’i lirojnë ata nga pagesa të ndryshme, apo edhe të krijohen fonde të veçanta për

këtë kategori, pasi që sipas të rinjëve të Prizrenit, një gjë e tillë nuk është bërë ende.

24

4.1.5 Problemet dhe alternativat në Mitrovicë

Gjatë debatit në Mitrovicë u tha se 70 % e të

rinjëve nuk janë të informuar që ka ligje të cilat

garantojnë të drejtat e të rinjëve për pjesëmarrjen

në aktivitete rinore, vullnetarizmit dhe për këtë

arsye fillimisht është e domosdoshme të ofrohen

debate informuese për të rinjtë.

Në planprogramin e prezentuar nga forumi rinor i

AAK-së në komunën e Mitrovicët i jepet më shumë

hapësirë rinisë, dhe eventualisht tri drejtori në

pushtet lokal duhet të qeverisen nga rinia.

Sipas planprogramit të forumit rinor të AKR-së,

fokusimi më i madh do të jetë në arsim, zhdukjen e nepotizmit, ofrimi i më shumë bursave, e

gjithashtu edhe të formojnë klube të të rinjëve, të ndihmojnë në specializimin e rinisë në fusha

të ndryshme, organizim të debateve dhe takime me të rinjtë në mënyrë që të dëgjojnë fjalën e

të rinjëve dhe përmes tyre të gjejnë edhe zgjedhjen e problemeve. Planprogrami i kësaj partie

duhet të përcillet edhe me më shumë kujdes tani nga të rinjtë e këtij qyteti dhe të shohin se

cilat do të jenë rezultatet, meqenëse edhe është partia fituese e kësaj komune.

Sigurisht, për të pasur një funksionim sa më të mirë duhet të ketë edhe bashkëpunim mes

partive, dhe një ndërlidhje të planprogrameve.

Të rinjtë e forumit të LDK-së planprogramin e tyre e kanë fokusuar në krijimin e një konvente

për të rinjtë, për përmbushjen e kërkesave të tyre, sidmos në fushën e arsimit, dhe jo vetëm

për bursa por gjithashtu edhe fokusimi në gjininë femërore për të cilat do të duhet të ketë

kosto zero për studime të larta. Ky planprogram i kushton një pjesë të veçantë të vëmendjes

edhe zhvillimit të sportit brenda komunës së Mitrovicës.

Partia në atë kohë në pushtet përmes përfaqësuesit të tyre nga forumi rinor, fillimisht treguan

për investimet e bëra deri në vitin e fundit nga partia e tyre, dhe më pas shpalosën edhe

planprogramin, që përfshinte investimin në shkolla të reja, shkollën e mjekësisë, shkolla e

arteve, qerdhe të fëmijëve, institutin e shëndetit publik, por gjithashtu edhe fokusimi në fushën

e sportit dhe kulturës, siç është renovimi i stadiumit olimpik, palestra sportive, muzeu i qytetit

etj.

Ndërsa ata që ishin më të zëshmit janë forumi i të Pavarurve të Mitrovicës, të cilët thanë se

rinia e Mitrovicës ka nevoj për plane konkrete dhe të realizueshme. Për këtë arsye edhe

25

planprogrami i tyre është i orientuar më shumë në përfshirjen e rinisë në programe konkrete,

profesionalizimin e studentëve në mënyrë që pas studimeve të arrijnë të zënë vendet e punës

vetëm në bazë të meritave.

4.1.6 Problemet dhe alternativat në Prishtinë

Planprogramet e partive politike u shpalosen

edhe në Prishtinë, duke i disktuar së bashku

edhe problemet tjera të cilat i preokupojnë

rininë e komunës së Prishtinës.

Znj. Jehona Shyti, përfaqësuese e Forumit

Rinor të PDK-së theksoi se planprogrami i

PDK-së ka të bëjë me ofrimin e pozitave të

rëndësishme të rinisë në vendimmarrje.

Edhe më parë janë organizuar trajnime të

ndryshme për rininë, janë ndarë grante të

ndryshme për projekte, dhe është treguar

një interesim i madh në angazhimin në

ngritjen e kapaciteteve të Këshillit Qendror

të Veprimit Rinor dhe Lokal.

Planprogrami i AAK-së është prezentuar nga kryetari i forumit rinor, Z. Musa Preteni. Në këtë

planprogram por edhe në përgjithësi në parti rinia dhe në veçanti gjinia femërore zënë një vend

shumë të rëndësishëm, të cilët angazhohen që planprogrami i tyre të jetë i fokusuar në

zhvillimin ekonomik, arsim më cilësor, dhe në këtë mënyrë do të bëhet përpjekje që përmes

këtyre zhvillimeve të ndalohen largimet legale apo ilegale e të rinjëve të vendit.

Para se të hartonin planprogramin e tyre, LDK fillimisht ka marrë për bazë disa statistika dhe

fakte të cilat i kanë orientuar edhe drejt problemeve dhe formave se si mund të zgjidhen ato

probleme. Duke pasur parasysh se 882.000 banorë janë rini, dhe në bazë të disa statistikave siç

tha Z.Armend Ibrahimi kryetar i forumit rinor të LDK-së, 70 % e këtyre të rinjëve janë të papunë,

dhe kjo gjë i ka shtyrë që planprogramin e tyre ta fokusojnë më shumë në zhvillimin e arsimit,

zhvillimin e ndërmarrësisë, sportit, dhe rritjen e pjesëmarrjes së rinisë në vendimarrje.

Z. Nol Nushi kryetar i forumit rinor të VV, nuk beson se mund të zhvillohet ndërrmarësia

përmes ideve inovative por përmes zhvillimit të prodhimit dhe subvencionit të sektorit të

bujqësisë. Ndërsa disa prej pikave më të rëndësishme në të cilat janë të përfshira në

planprogramin e lëvizjes VV, janë: sistemi arsimor unik, zhvillimi i arsimit profesional me profile

të freskëta , kurse arsimi i lartë duhet të stimulohet duke larguar koston për të gjithë ata të cilët

26

duan të shkojnë në universitetin publik. Gjithashtu rëndësi të veçantë kërkohet edhe në

shëndetësinë.

Ndryshe nga të lartëpërmenduruti, Z. Sami Boroci kryetar i forumit rinor të AKR-së thotë se rinia

në partinë e tyre ka hapësirë të madhe, dhe disa prej tyre janë edhe në krye të drejtorive,

asambleve dhe institucioneve të caktuara, dhe do të vazhdojnë të kenë gjithmonë hapësira të

veçanta për rininë, por duke mos provuar asnjëherë që t’i përdorin për spektakle mediale.

Pika tjera të rëndësishme për rininë e Prishtinës ishin edhe privatizimi që është bërë problem

në nivel qendror dhe problem i cili prek edhe interesat e rinisë, duke humbur një numër të

madh të vendeve të punës përmes procesit të dobët të privatizimit.

4.1.7 Problemet dhe alternativat në Gjilan

Të rinjtë e komunës së Gjilanit të cilët poashtu ishin nxënës dhe student, kanë bërë të ditur që

nuk janë sa duhet të informuar rreth organizatave rinore në komunën e tyre, dhe për disa prej

tyre ishte hera e parë që merrnin pjesë në një debat. Ata shfrytëzuan rastin të tregojnë

shqetësimet e tyre për zhvillimin e sportit në këtë komunë e cila nuk iu ofron sa duhet

përkrahje, e gjithashtu edhe për ndërtimin e gjimnazit të ri, dhe kushtet që iu ofron atyre si

nxënës.

27

Në këtë mënyrë të rinjët e kësaj komune, kërkuan nga përfaqësuest e forumeve rinore të

drejtojnë më shumë planprogramet e tyre bazuar në interesat e rinisë dhe të ofrojnë zgjidhje

konkrete për këto problem.

Me një pjesë të madhe të rinisë pajtohet edhe përfaqësuesi i forumit rinor të LDK-së, Z. Lulzim

Mustafa, sipas të cilit duke pasur parasysh se rinia përbën 51 % të popullsisë, ata duhet të jenë

edhe më shumë të përfshirë si në parti ashtu edhe në vendimarrje, dhe të jenë sa më të

bashkuar për interesat e tyre. Dhe duke u bazuar në shqetësimet e paraqitura nga këta të rinj,

planprogrami i kësaj partie është drejtuar në zhvillimin e arsimit, shëndetësisë dhe

ndërmarrësisë për komunën e Gjilanit në veçanti. Njëra ndër alternativat e LDK-së është ofrimi i

një departamenti vetëm për rininë të sapodiplomuar, të cilët gradualisht do të fitojnë përvojë

në mësimdhënie dhe të zëvëndësojnë profesorët e moshuar. Kjo pike pritet të shihet në vijim se

sa do të realizohet, tani pas ardhjes së kësaj partie në pushtet.

Znjsh. Arbenita Gagica nga forumi rinor i AKR-së, pajtohet me përparësit që duhet të ketë rinia

në komunën e Gjilanit, por gjithashtu shprehet se rinia janë vetë ata të cilët duhet të ngrisin

zërin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje edhe nga partite politike dhe nga institucionet.

Ndërsa Z. Alban Hyseni, përfaqësues i VV, deklaroi se përfaqësuesit e të rinjëve duhet të jenë

vet në një moshë të re dhe të jenë pjesë e partive, kurse organizatat rinore të jenë të pavarura

nga pushteti. Pastaj një fakt tjetër shqetësues edhe për vetë VV, ai konsideron se është fusha

sportive, parqet e ndryshme dhe palestrat sportive në komunën e Gjilani janë duke u përdorur

për qëllime të narkotikëve dhe duhanit, dhe duhet të merren masa sa më shpejt për ndryshimin

e kësaj situate. Sipas Z. Hyseni duhet të mbahen kampanja vetëdijësuese për këto fenomene,

dhe gjithashtu duhet të mbyllen edhe kafiteritë dhe bastoret në afërsi të shkollave sa më parë.

Të gjitha këto probleme të rinisë do të mund të përmirësohen jo vetëm përmes

planprogrameve të paraqitura nga partitë politike në komunat të cilat janë organizuar

aktivitetet tona, por ato më së miri do të ndryshohen, atëherë kur vetë të rinjtë do të fillojnë të

vetëdijësohen për rolin e tyre në vendimarrje dhe të bëhen monitorues të punës së personave

të cilët i kanë zgjedhur përmes votës së tyre.

28

5. Këndi i zgjedhjeve Pas përfundimit të aktiviteteve në kuadër të projektit, kemi vazhduar edhe më tutje të

përcjellim fushatën elektorale dhe poashtu edhe procesin zgjedhor në tërësi, duke dashur që të

informohemi edhe më shumë dhe që më pas këto informacione t’i ndajmë edhe me të rinjët

tjerë të vendit. Në këtë mënyrë kemi bërë një përmbledhje të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor

dhe rezultateve, një përmbledhje të përshtypjeve dhe vlerësimeve nga institucione dhe

organizata ndërkombëtare, dhe paraqitjen e procesit zgjedhor, bazuar në raportimet mediale.

5.1 Zgjedhjet lokale në Kosovë, test i kaluar i

demokracisë

Zgjedhjet ne Kosovë janë te organizuara çdo 4 vjet për pushtetin lokal dhe kryetarët e

komunave, dhe në raste te jashtëzakonshme. Sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, kryetari i

komunës zgjidhet në bazë të sistemit mazhoritar, dhe në rast se nuk arrin të marrë mbi 50 % të

votave, shkohet në balotazh me kandidatin qe është renditur i dyti. Në dallim prej zgjedhjes së

kryetarit të Komunës, anëtarët e asamblesë lokale zgjidhen në bazë të sistemit proporcional.

Presidenti i Republikës së Kosovës i thërrët çdo katër vjet zgjedhjet lokale, ndërsa vendimi

shpallet në Gazetën Zyrtare. Në Kosovë çdo komunë gjatë zgjedhjeve lokale është një zonë e

vetme zgjedhore.

Sipas ligjit për zgjedhjet lokale një kandidat zgjidhet Kryetar/i/Komunës nëse ai/ajo merr më

shumë se 50 % plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë

komunë. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 % plus një të votave të hedhura

totale, një raund i dytë i zgjedhjeve organizohet në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar

shumicën e votave. Një raund i dytë i zgjedhjeve zhvillohet katër javë pas raundit të parë të

zgjedhjeve për kryetar komunë. Kandidati i cili merr shumicën e votave në raundin e dytë

zgjidhet si kryetar komune.

Në rastin e Kuvendeve të Komunave sistemi i alokimit të ulëseve është bazuar në metodën

D'hondt të përfaqësimit proporcional, sipas të cilit në Kosovë numri i përgjithshëm i votave të

vlefshme të fituara nga secili subjekt politik në një komunë do pjestohet me 1, 3, 5, 7, 9, 11, 13,

15, e kështu me radhë deri sa numri i pjestuesve korrespondon me numrin e përgjithshëm të

29

vendeve që do të shpërndahen për Kuvendin e Komunës.1 Koeficientët që rezultojnë nga vargu i

ndarjeve është rregulluar në rend zbritës, që do të thotë se vendi i parë i takon subjektit shkon

me koeficientin më të madh, vendi i dytë subjektit me koeficientin e radhës më të madh, etj,

derisa të gjitha vendet e Kuvendit Komunal përkatës janë alokuar.

Ligji parasheh që në Kosovë të paktën 30 % të vendeve në të gjitha kuvendet komunale duhet

të ndahen për kandidate femra për të mbajtur një kuotë gjinore në kuvende, ndërsa në qoftë se

kjo kuotë nuk arrihet direkt nga votimi, kandidati i fundit i zgjedhur i njërës gjini do të

zëvendësohet nga kandidati i radhës i kualifikuar të gjinisë tjetër në listën e rirenditur derisa

numri i përgjithshëm i vendeve të ndara për gjininë pakicë të jetë së paku 30 %.

Pas një palë zgjedhjesh të kontestuara për saktësinë e tyre dhe me shumë dyshime për

mashtrime, Kosova kishte një test shumë të rëndësishëm për të organizuar zgjedhje të rregullta

dhe të lira e që janë standard i kërkuar për demokraci dhe që do të ishte elementi kyq për

vazhdimin e rrugës së integrimit Evropian të Kosovës.2 Arritja e marëveshjes së prillit në Bruksel

mes kryeministrit të Kosovës Z. Hashim Thaqit dhe atij serb Z. Ivica Dacicit kishte sjellur edhe

një situatë të re dhe sfiduese për Kosovën, atë në të cilën strukturat paralele në vend të

futeshin në sistemin e Kosovës dhe për herë të parë të merrnin pjesë në zgjedhjet e organizuara

nga Kosova.3

Duket që presioni i madh vendor dhe ndërkombëtar për standardin e kërkuar për zgjedhjet

kishte ndikimin e vet tek institucionet dhe partitë politike të cilat siguruan përmes

institucioneve shtetërore dhe vullnetit politik një palë zgjedhje të cilat u përshëndetën nga të

gjithë dhe të cilat ishin brenda standardeve të kërkuara ndërkombëtare.4

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46.31 %5 e që llogaritet e kënaqshme krahasuar me pjesëmarrjen

nga zgjedhjet e kaluara. Fushata zgjedhore ishte kryesisht e qetë dhe pa shumë incidente të

cilat do t’i prishnin imazhin këtyre zgjedhjeve, edhe pse u shënuan disa raste të presionit mbi

punonjësit publik për pjesëmarrje në aktivitete parazgjedhore.6

1 Ligji për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Gjendet në:

http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L040_al.pdf 2 Ndërkombëtarët Kërkojnë Zgjedhje pa Manipulime, artikulli mund të gjendet në http://gazetajnk.com/?cid=1,1070,6908 , shikuar së fundmi më 21.01.2014. 3 Pjesëmarrja e serbëve të veriut në zgjedhje-historike për Kosovën, artikulli mund tw gjendet nw http://www.kosova.info/lajme/pjesemarrja-e-serbeve-te-veriut-ne-zgjedhje-historike-per-kosoven/ , shikuar së fundmi më 21.01.2014. 4 ENEMO: Elections of international standards, artikulli mund tw gjendet nw

http://www.kosovapress.com/en/nacional/enemo-elections-of-international-standards-6876/ , shikuar së fundmi më 21.01.2014. 5 Zgjedhjet lokale në Kosovë, Statistika të përgjithshme, http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/1%20-%20MAssembly%20-%20General%20Statistics_irtsmvxufd.pdf , shikuar së fundmi më 21.01.2014. 6 MISIONI I BASHKIMIT EVROPIAN PËR VËZHGIMIN E ZGJEDHJEVE (BE MVZ) : DEKLARATË PRELIMINARE.

30

Duke marrë parasysh kushtet e veçanta në katër komunat veriore, përgatitjet administrative

për zgjedhjet komunale kanë qenë të ndryshme në tërë Kosovën. Në shumicën e komunave,

përgaditjet teknike duket se kanë shkuar pa ndonjë pengesë të madhe. Megjithatë, përfshirja e

popullsisë serbe në veri dhe e serbëve të zhvendosur ngriti shumë çështje komplekse dhe

politikisht të ndjeshme që duhej të trajtoheshin nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në kuadër të

rolit të tij lehtësues. Zgjedhjet u administruan nga një administratë zgjedhore në tri nivele e cila

kryesisht përbëhej nga përfaqësuesit e partive më të mëdha politike. Derisa KQZ është organ i

përhershëm, 38 KKZ-të dhe rreth 2,400 KKV-të ishin emëruar vetëm për këto zgjedhje.

Kryesuesja e KQZ-së ishte zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Dhjetë

anëtarët e KQZ-së ishin caktuar nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare në Kuvendin e

Kosovës, katër nga të cilët përfaqësonin komunitetet pakicë. Përkundër pretendimeve se KQZ

është shumë e politizuar, anëtarët e KQZ-së dukej se punonin në mënyrë kolegiale gjatë

periudhës së veprimtarisë së BE MVZ-së. Përgatitjet për zgjedhje ishin të centralizuara dhe

vëzhguesit raportuan se disa KKZ kishin kritikuar nivelin e mbështetjes që kishin marrë nga

Sekretariati i KQZ-së. KKZ-të kishin praktika të ndryshme të punës. Disa mbanin takime të

shpeshta formale ndërsa të tjerët takoheshin joformalisht dhe nuk mbanin procesverbale.

Përveç atyre në komunat veriore, KKZ-të ishin funksionale dhe gëzonin besimin e palëve

kryesore të interesit në këto zgjedhje.7

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë në shumicën e komunave të Kosovës përveç asaj të Mitrovicës

Veriore, në të cilën kriminelë të maskuar sulmuan me forcë disa vendvotime duke detyruar

zyrtarët e angazhuar në këto qendra që të largohen nga ato dhe duke lënë mbrapa materialin

zgjedhor.8 Ky veprim kriminal u dënua nga të gjithë akterët ndërkombëtar dhe vendor ndërsa

zgjedhjet në këto vendvotime u përsëritën në një datë tjetër para asaj të 1 dhjetorit.

Ne poashtu i vlerësojmë këto zgjedhje si të drejta, fer dhe demokratike me disa vërejtje të vogla

por që nuk kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Ky raport është shtesë i

handbook-ut të përgaditur më parë për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Më poshtë

gjeni rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale të nxjerra nga

komisioni qendror i zgjedhjeve (http://www.kqz-ks.org/sq/zgjedhjet-komunale-2013)

Një hap pozitiv përpara për demokracinë në Kosovë: http://www.eueom.eu/files/pressreleases/other/preliminary-statement-in-kosovo-05112013_sq.pdf 7 Ibid.

8 Sulmohet një qendër e votimit në veri, 40 ndërkombëtarë ikin, artikulli mund tw gjendet nw http://koha.net/?page=1,13,164338 , shikuar së fundmi më 21.01.2014.

31

KOMUNA

KRYETAR I ZGJEDHUR

PARTIA POLITIKE

Deçan Rasim Selmanaj AAK

Gjakovë Mimoza Kusari-Lila AKR

Gllogovc Nexhat Demaku PDK

Gjilan Lutfi Haziri LDK

Dragash Salim Januzi PDK

Istog Haki Rugova LDK

Kaçanik Besim Ilazi PDK

Klinë Sokol Bashota PDK

Fushë-Kosovë Burim Berisha LDK

Kamenicë Begzad Sinani PDK

Mitrovicë e Jugut Agim Bahtiri AKR

Leposaviç Dragan Jablanovic G.I. SRBSKA

Lipjan Imri Ahmeti LDK

Novobërdë Svetislav Ivanovic G.I. SRBSKA

Obiliq Xhafer Gashi AAK

Rahovec Idriz Vehapi PDK

Pejë Gazmend Muhaxheri LDK

Podujevë Agim Veliu LDK

Prishtinë Shpend Ahmeti Lëvizja Vetëvendosje

Prizren Ramadan Muja PDK

Skenderaj Sami Lushtaku PDK

Shtime Naim Ismajli PDK

Shtërpcë Bratislav Nikolic SLS

Suharekë Sali Asllanaj LDK

Ferizaj Muharrem Svarqa LDK

Viti Sokol Haliti LDK

Vushtrri Bajram Mulaku PDK

Zubin Potok Stevan Vulovic G.I. SRBSKA

Zvečan Vucina Jankovic G.I. SRBSKA

Malishevë Ragip Begaj IQM

Junik Agron Kuçi AAK

Mamushe Arif Butuç KTAP

Hani i Elezit Rufki Suma Kandidat i pavarur

Gracanica Branimir Stojanovic G.I. SRBSKA

Ranilluk Gradimir Mikic G.I. SRBSKA

Partesh Nenad Cvetkovic G.I. SRBSKA

Kllokot Srecko Spasic G.I. SRBSKA

Mitrovica e Veriut Krstimir Pantic G.I. SRBSKA

32

KOMUNA

Numri i asambleistëve

ne komunë

PDK

LDK

AAK

VV

AKR

GIS

SLS

Të tjera

Deçan 27 3 9 13 2

Gjakovë 35 6 4 9 2 9 5

Gllogovc 31 20 1 1 1 1 7

Gjilan 35 8 11 4 4 2 6

Dragash 27 8 7 2 1 9

Istog 27 12 4 6 1 1 1 2

Kaçanik 27 11 4 5 3 1 3

Klinë 27 9 5 5 1 1 1 5

Fushë-Kosovë

27 6 12 1 3 1 1 3

Kamenicë 27 7 8 4 1 4 3

Mitrovicë e Jugut

35 14 8 2 3 5 3

Leposaviç 19 8 2 9

Lipjan 31 10 9 5 2 1 4

Novobërdë 15 1 4 3 1 6

Obiliq 21 4 5 4 1 1 6

Rahovec 31 11 7 8 2 1 2

Pejë 35 6 10 10 2 1 1 5

Podujevë 35 12 15 3 3 1 1

Prishtinë 51 8 18 4 10 4 1 6

Prizren 41 10 9 3 3 1 15

Skenderaj 31 26 1 1 1 1 1

Shtime 21 10 5 2 2 2

Shtërpcë 15 2 1 1 6 5

Suharekë 31 8 10 10 2 1

Ferizaj 41 14 13 5 4 2 3

Viti 27 6 9 5 5 1 1

Vushtrri 35 12 7 6 3 2 1 2

Zubin Potok 15 1 2 11 1

Zvečan 15 1 1 8 5

Malishevë 31 8 8 1 2 1 11

Junik 15 2 5 6 2 14

Mamushe 1

Hani i Elezit 15 5 3 4 3

Gracanica 19 9 3 7

Ranilluk 15 6 3 6

Partesh 15 3 6 6

Kllokot 15 2 1 1 4 5 2

Mitrovica e Veriut

19 3 1 1 6 1 7

33

5.2 Zgjedhjet lokale sipas organizatave

ndërkombëtare Njëra ndër shtyllat fundamentale të demokracisë padyshim janë zgjedhjet e lira. Ky proces ju

mundëson qytetarëve të vendosin se kush do t’i përfaqësoj dhe çfarë politikash dëshirojnë të

implementohen në të ardhmen.

Sidoqoftë, sa i përket zgjedhjeve të 3 nëntorit, për Republikën e Kosovës ky proces përveç që ka

rëndësi në konsolidimin e demokracisë ka edhe një dimension tjetër. Në këto zgjedhje për herë

të parë është i përfshirë i tërë territori i Kosovës përfishirë këtu edhe Mitrovicën e Veriut,

Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun.

Duke e ditur që inkuadrimi i këtyre komunave të Mitrovicës së Veriut ka ardhur si pasojë e

marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbis në dialogun e Brukselit, është pritur një vëmendje

më e madhe e faktorit ndërkombëtar për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Gjatë këtij procesi të zgjedhjeve zyrtarisht si vëzhgues të jashtëm kanë qenë Misioni i Vëzhgimit

të Zgjedhjeve në Bashkimit Evropian (EUEOM)9 dhe Organizata e Rrjetit Evropian për

Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO)10.

Sigurisht që ka pasur prezencë edhe të institucioneve, organizatave dhe mediave

ndërkombëtare por të cilat nuk kanë pasur ndonjë raport të veçant në lidhje me këto zgjedhje.

Bazuar në raportin e Misionin të BE-së, në raundin e parë zgjedhjet kanë qenë në nivelin e

duhur duke përjashtuar incidentin në Mitrovicën e Veriut. Në të gjeturat e këtij raporti vërehen

sfidat me kandidimin e grave për kryetare të komunës dhe në organet zgjedhore. Ndërkaq si

sfida teknike janë identifikuar, procesi i rexhistrimit të votimit jashtë vendit dhe prezenca e

personave të vdekur në listat zgjedhore.11

Në raportin e ENEMO-s gjithashtu këto zgjedhje janë karakterizuar si zgjedhje që i plotësojnë

standardet demokratike. Sigurisht përjashtim bën pjesa veriore e Kosovës ku ka pasur

parregullsi, tensione, frikësim të votuesve dhe krejtë kjo përmbyllet me ndërprerjen e procesit

në të gjitha vendovotimet në veri të Mitrovicës. Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve në pjesën tjetër,

9 European Union Election Observer Mission 10 European Network of Elections Mission Organization 11 Misioni i Bashkimit Evropian Per Vezhgimin e Zgjedhjeve (BE MVZ), KUMTESË PËR SHTYP: EUEOM/2013/07 ,Deklaratë Preliminare e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve , Prishtine, 5 Nentor 2013

34

vërehet se përfaqësimi i barabart dhe promovimi i gruas ka dështuar, pastaj sfidë e

vazhdueshme vazhdon të mbetet votimi familjar, dhe votimi jashtë vendit.12

5.3 Raundi i Dytë Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, sigurisht që ka qenë më e leht

monitorimi duke qenë se zgjedhjet për asamble kishin përfunduar me 3 nëntor dhe në disa

komuna kishte përnfunduar edhe procesi i zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Sidoqoftë bazuar në raportin e ENEMO-s, procesi zgjedhor i balotazhit ka shkuar në mënyrë

korrekte megjithëse ka pasur probleme të cilat duhen të evitohen në të ardhmen. Si sfida

kryesore ishin keqpërdorimi i burimeve shtetërore, votimi familjar, blerja e votës dhe dhuna në

disa vendvotime.13 Edhe raporti i Misionit te BE-së e vlerëson si proces të qetë me përjashtim të

pjesës veriore ku ka pasur tensione.14

Sa i përket aspektit të sigurisë, misioni paqëruajtës në Kosovë, KFOR-i vlerëson se institucionet

relevante kanë kryer punën me sukses, dhe se zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe pa incidente.15

Bazuar në këto të dhëna, misionet vëzhguese e kanë dhënë një notë pozitive për organizimin e

zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre. Sigurisht sfidë politike mbetet pjesa e veriut, ndërsa

organizimi i zgjedhjeve ka qenë i mundur vetëm përmes ndihmës së OSBE-s. Ndërkaq sfidat

tjera në nivel të Kosovës, vërehen të jenë: blerja e votës, promovimi dhe avancimi i gruas,

votimi familjar dhe votimi jashtë vendit.

5.4 Procesi zgjedhor sipas mediave lokale Në përgjithësi, mediat u ofruan subjekteve politike mënyra të ndryshme për t’i përcjellë

mesazhet e tyre te elektorati, dhe u ofruan votuesve informata të shumta për të ju mundësuar

atyre të bëjnë zgjedhje të informuar. Gjatë periudhës së fushatës u respektua liria e shprehjes e

cila garantohet me Kushtetutë.

Fushata kishte paraqitje mjaft të madhe në mediat nacionale, duke përfshirë edhe një numër

shumë të madh të spoteve me pagesë dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të tubimeve,

mbulimin e gjerë në lajme dhe debatet e shumta që zhvilloheshin për komunat e ndryshme.

Mediat visuale, ato të shkruara dhe në veçanti gazetat online, i kushtuan vëmendje të posaçme

12 Misioni ndërkombëtar i ENEMO-së për vëzhgimin e zgjedhjev Zgjedhjet lokale në Kosovë 2013, Deklarata e gjetjeve dhe

përfundimeve paraprake, 5 Nentor 2013 __________________________________________________________________

13 Misioni ndërkombëtar i ENEMO-së për vëzhgimin e zgjedhjeve Zgjedhjet lokale në Kosovë 2013 – Raundi i dytë i zgjedhjeve locale, 3 Nentor 2013 14 Misioni i Bashkimit Evropian Per Vezhgimin e Zgjedhjeve (BE MVZ), Deklarate Preleminare, Prishtine, 3 Dhjetor 2013 15 KFOR in support of the Electoral process in Kosovo, http://www.aco.nato.int, 2 Dhjetor 2013

35

fushatës në Prishtinë. Megjithatë edhe komunat tjera u mbuluan rregullisht nga mediat,

paraqitja në lajme në masë të madhe varej nga prania e udhëheqësve të partive, e jo nga

aktivitetet e kandidatëve komunal apo nga temat lokale.

5.5 Mediat visuale Shumica e mediave të monitoruara i kishin mbuluar më së shumti subjektet më aktive politike.

PDK ishte mbuluar më së shumti në shumicën e mediave në gjuhën shqipe. Në emisionet e veta

të lajmeve. Televizioni Publik RTK 1, demonstroi një preferencë të dukshme në paraqitjen e

PDK-së, posaçërisht udhëheqësit të saj, Kryeministrit Z. Hashim Thaçit16. Televizioni privat TV21

u ofroi shikuesve të vet një portretizim të balancuar të garuesve, ndërsa në disa media të tjera,

si në televizionin nacional KTV dhe në gazetën Koha Ditore, mbulimi i PDK-së ishte me ton më

kritik. Të dy kanalet transmetuan edhe programe dhe debate analitike shumë cilësore. Ndërsa

Klan Kosova ishte e pranishme në shumicën e komunave duke raportuar drejtpërdrejtë ashtu

edhe si televizionet tjera pra RTK, RTV21 dhe KTV. Por në momentin e rezultateve preliminare

që fillimisht shpalljen e bëri Demokracia në Veprim, Klan Kosova nuk e përcillte përditësimin për

komunën e Gjakovës. Për të cilin veprim kryetarja e zgjedhur në Gjakovë, në emisionin e

udhëhequr nga kryesuesi i këtij televizioni u kritikua për mos shpërndajrn e lajmit në kohë nga

televizioni në fjalë.17

Ndërsa në dy kanalet televizive private në gjuhën serbe të cilat u monitoruan, TV Most shfaqi

një anim në favor të Iniciativës Qytetare Serbe. Kanali televiziv publik në gjuhën serbe RTK 2

pati një mbulim të balancuar, përfshirë edhe në debate të garuesve që përfaqësonin votuesit

serbë, malazezë dhe boshnjakë.18

Kandidatët për Kryetar të Komunës së Prishtinës Z. Visar Arifaj (PF), Z. Agim Ceku (PDK), Z.

Shpend Ahmeti (VV), Z. Besnik Tahiri (AAK), Z. Korab Sejdiu (AKR), Z. Valon Murati (LB), Znj.

Kaqusha Jashari (PSD), Z. Salih Salihu, u përballën për herë të fundit në garën për kryeqytet. Aty

mungonte Kandidati i LDK-së Z. Isa Mustafa që nuk është shfaqur para qytetarëve të Prishtinës

pasi siç është thënë atij "nuk i pëlqen formati i debateve". Të gjithë kandidatët kanë kritikuar

mungesën e Kryetarit aktual të Prishtinës Z. Isa Mustafa në debat ndërkohë që janë shfaqur

kritik edhe për mënyrën se si kandidati i LDK-së ka udhëhequr me kryeqytetin.19

16

Po aty. 17 Emisioni i rregullt “Opinion” ne televizionin KLAN 18

http://www.eueom.eu/kosovo2013 19

Nga gazeta Express më 01 nëntor, 2013

36

5.6 Mediat e shkruara Gazetat e përditshme të Kosovës ishin shumë aktive gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale me 3

nëntor 2013. Rëndësi të veçantë i kushtonin aktiviteteve të kandidatëve nëpër secilën komunë

dhe poashtu ishin në vëmëndjen e gazetarëve edhe liderët e partive politike. Mos të harrojmë

të theksojmë premtimet e kandidatëve potencial që ishin shumë atraktive.

Gazeta e përditshme si: “Koha Ditore”, “Kosova sot”, “Express”, “Zëri” e të tjera, mund të

fillonim ditën duke u përditësuar me ngjarjet e fushatës elektorale në tërë Kosovën. Padyshim

që gara për komunën e Prishtinës ishte më e fortë dhe përcillej me interesim të madh nga

qytetarët e tërë Kosovës. Në ditën e zgjedhjeve me datë 3 nëntor, parregullësi e theksuar ishte

Mitrovica veriore, ku disa ekstremistë serbë reaguan agresivisht.

Më pas janë rimbajtur zgjedhjet më 12 janar 2014, në këtë komunë. Edhe pse zgjedhjet shkuan

mirë dhe u zgjodh kryetari Kristmir Pantiq, i cili parashihet të udhëheqë komunën e Mitrovicës

së veriut për një mandat, ai ka dështuar ta bëjë betimin dhe në këtë komunë do të përsëriten

zgjedhjet për kryetarin e komunës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës

dhe legjislacioni përkatës në fuqi.20

5.7 Procesi zgjedhor sipas mediave të huaja Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës u cilësua demokratik dhe i drejtë ashtu sipas

komunikatave të zyrtarëve të lartë shtetëror njëkohësisht dhe sipas mediave tona lokale dhe

ato ndërkombëtare.

Zgjedhjet e 3 nëntorit për kryetar të komunave dhe këshilltar për asamble komunale u zhvilluan

pa ndonjë incident shqetësues përveç incidentit në Mitrovicën e Veriut ku pati vetëm dëme

materiale. Sipas KQZ-së 45-75 % të popullsisë dolën në votime ku nga 1 milion e 779 mijë

votues të regjistruar, të drejtën e votës e shfrytëzuan 814,718 votues. Në këtë numër nuk

përfshihet numri i votuesve të veriut, komunikat e dhënë për media nga Valdete Daka kryetare

e KQZ-së pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Mbikqyrja e zgjedhjeve është bërë si nga autoritetet e vendit dhe gjithashtu nga Misioni i

Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve OSBE i cili e ka vlerësuar si pozitiv procesin

zgjedhor të 3 nëntorit, përkundër sulmeve në tri qendra të votimit në Mitrovicën e Veriut. Ky

20 Paragrafi 57.2, neni 57 i Ligjit për Qeverisje Lokale përcakton se kryetari që dështon të japë betimin brenda një

(1) muaji nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve e humbet mandatin.

37

komision ka identifikuar parregullsi gjatë fushatës si përhapja e frikës dhe presion kundër

aktivistëve politikë dhe votuesve, si praninë e të vdekurve në listat e votimit, përfaqësimin e

ulët të grave në organet zgjedhore dhe kandidim për kryetarë komunash, si dhe vështirësitë në

procesin e votimit jashtë Kosovës.21

Procesin zgjedhor përveç që përcollën mediat lokale e kanë përcjell dhe ato ndërkombëtare si

BBC dhe DW, që të dyja këto portale të lajmeve janë përqendruar në incidentin i cili ndodhi në

Mitrovicën e Veriut ku portal i lajmeve DW-ës theksonte se Ulrike Lunacek raportoi para

parlamentit Evropian se zgjedhjet lokale shkuna më mirë se ato të vitit 2010, dhe ishin

demokratike në tërë vendin përjashtuar vetëm Mitorvicën e Veriut.22

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve pasi që shumë komuna shkuan në balotazh përfshirë këtu

edhe Mitrovica e Veriut përsëri focus i mediave ndërkombëtare dhe atyre lokale komunat me

shumic serbe, DW në një komunikatë të lëshuar theksonte se policia e Kosovës është në gjendje

gatishmërie së bashku me policët ndërkombëtar të NATO-s dhe KFOR-it dhe sipas Roberto

Gualtieri kryesusi i misionit të BE-se mbikqyrjes së zgjedhjeve e quajti dhunën në komunat

serbe si krim ndaj të drejtave të njeriut.23

Instituti për studime të sigurisë European Union (EUISS) në një shkrim me titullin ‘’Kosovo’s

local elections and the way ahead’’ thekson se zgjedhjet e mbajtura dhe të përfunduara janë

një hap i madh drejt zgjidhjes së një çështje shumë të rënd në Ballkan. Që pas shpalljes së

pavarsisë së Republikes së Kosovës 2008, serbet e veriut të Kosovës me dhënien e dritës së

gjelbërt nga qeveria Serbe dolën në zgjedhje, dhe dalja në zgjedhje përmbushi pikat e

marrëveshjes së 19 Prillit edhe pse ende ka probleme ky është një hap drejt integrimit të

Serbisë dhe Kosovës në BE.24

Raundi i dytë i zgjedhjeve filloi në mëngjesin e hershëm të 1 Dhjetorit 2013 për kryetar të

komunave dhe tash për dallim pa aksidente në komunat me shumicë serbe gjer në përfundimin

e procesit zjgdhor, mediat ndërkombëtare i përcollën me interes të shtuar.

Komunikata e lëshuar nga Ban Ki Moon e cila u pulblikua ne UN Daily News shkruan kështu:

dhjetor – “Duke përshëndetur përfundimin paqësor të zgjedhjeve lokale në Kosovë , Sekretari i

përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon – thekson se “sjellja paqësore në raundin e dytë të

zgjedhjeve lokale në Kosovë më 1 dhjetor nënkupton që Serbia dhe Kosova janë drejt rrugës për

normalizimin e marrëdhënive shtetërore mes tyre dhe është i inkurajuar nga raportet fillestare

pozitive si ato lokale dhe ndërkombëtare të vëzhguesve si dhe Misionit të Administratës së

Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK".

21

http://gazetajnk.com/?cid=1,1018,6946 22 http://www.dw.de/one-more-try-for-kosovo-elections/a-17231027 23

http://www.dw.de/one-more-try-for-kosovo-elections/a-17231027 24

http://www.iss.europa.eu/publications/detail/article/kosovos-local-elections-and-the-way-ahead/

38

Zotëri Ban Ki Moon theksoi se “sondazhet e suksesshme në tërë Kosovën, përbën një moment

historik për të dyja shtetet, procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe

Prishtinës në Kosovë dhe rritjen e funksionalitetit të institucioneve demokratike”.

Ai u kërkon palëve që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e

lehtësuar nga BE-ja , me qëllim të implementimit të të gjitha dispozitat e marrëveshjes e 19

prillit, duke përfshirë krijimin e Shoqatave/të Komunitetit të Komunave Serbe në Kosovë dhe

integrimin e strukturave të policisë dhe gjyqësorit në veri të Kosovës.

Zotëri Moon, gjithashtu nënvizoi rëndësinë e dialogut për të vazhduar për konsolidimin e paqes

dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.25

Dhe sipas një shkrimi nga portali i lajmeve gjermane në atë rubrikë theksohet se Kosova kaloi

testin e parë që nga arritja e marrëveshjes në Bruksel duke shkruar se: “Jo vetëm Serbia dhe

Kosova gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë janë testuar, por edhe politika e jashtme e Bashkimit

Evropian. Duket se të trija kanë dështuar në testin e 3 nëntorit, 2013 kur zgjedhjet e para u

ndërpren nga dhuna dhe bojkotime, por kaloi të njëjtën provë vetëm disa javë më vonë, kur

zgjedhjet janë përsëritur. Zgjedhjet ishin të suksesshme, atmosfera përgjithësisht e qetë dhe

pjesëmarrja e votuesve pothuajse u dyfishua krahasuar me zgjedhjet e 3 nëntorit. Në çdo rast,

implikimet e këtij testi të parë të suksesshëm për stabilitetin rajonal dhe për marrëdhëniet

midis dy grupeve etnike në Kosovë janë ende shumë herët për tu gjykuar. Megjithatë, pikat e

dobëta të procesit duhet të theksohen para se të jetë tepër vonë. Atmosfera e zgjedhjeve

lokale të mbajtura më 3 nëntor tregoi se Kosova është ende në një gjendje "para - politike" dhe

se popullsia e saj është ende e ndarë, kryesisht në nivel etnik”.

Ndërsa Zyrtarët nga Beogradi theksojnë se zgjedhjet janë themelore për të bërë të mundur

Serbët të marrin pjesë dhe të kenë ndikim në politikën e Kosovës, Por që të tri palët si Serbia,

Kosova dhe BE-ja, dështuan në këtë test, për shkak se kjo nuk është vetëm politika e jashtme e

BE-së që është në gjyq, por edhe evolucioni politik i Serbisë dhe Kosovës. Se historia na ka

mësuar që rezultatet afatshkurtra të mos i rrisim dhe të mos nënvlerësojnë rreziqet e duke u

fokusuar në interesa të ngushta politike dhe flirtin e Ballkanit me bashkësinë ndërkombëtare.

Ne tashmë e kishim një mundësi për të parë pasojat e gabimeve të tilla gjatë luftrave ballkanike

në vitet e nëntëdhjeta, të cilat nuk janë penguar as nga ndërkombëtarët e as nga faktorë të

brendshëm politik, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të parandaluar që ato të mos

ndodhin në të ardhmen.26

25

http://www.un.org/news/dh/pdf/english/2013/02122013.pdf 26

https://www.securityconference.de/en/news/article/kosovo-passed-its-first-test-since-the-brussels-agreement/

39

6. Harta Politike në Kosovë:

Zgjedhjet Lokale 2013 (Analizë e shkurtër nga: Bekim Baliqi, PhD dhe Adem Beha, PhDCand., nga Departamenti i

Shkencave Politike, Universiteti i Prishtinës)

6.1 Hyrje Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka përmbyll një kapitull të gjatë të shpërbërjes së ish-

Jugosllavisë, të karakterizuar nga luftërat brutale dhe me krijimin e shteteve të reja. Në anën

tjetër, Kosova, si shteti më i ri në Evropë, ka kaluar nëpër disa procese transformuese që prej

përfundimit të luftës e deri më sot, për të ndërtuar strukturat dhe institucionet demokratike

shtetërore. Kështu tranzicioni nga një sistem ish-komunist në atë demokratik dhe shumë-

partiak, nga një vatër lufte në një vend paqësor, ka bërë që zhvillimet politike të jenë mjaft

dinamike dhe me sfida të shumta. Kosova tani është në fazën e konsolidimit të demokratizmit

të strukturave shtetërore dhe forcimit të shoqërisë civile.

E nëse nisemi prej premisës që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë tipar themelor i

demokracisë, atëherë mund të theksohet që vendi, me përjashtime të caktuara, në masë te

konsiderueshme ka kaluar këtë sprovë të rëndësishme. Kështu në Kosovë që nga zgjedhjet e

para të vitit 2000, ka pasur disa palë zgjedhje lokale dhe parlamentare të zhvilluara në mënyrë

të rregullt. Gjatë kësaj periudhe skena politike kosovare ka pësuar ndryshime të shumta si në

nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

Nga disa palë zgjedhje të mbajtura në Kosovë që nga paslufta e deri më tani, zgjedhjet e fundit

mund të konsiderohen në shumë aspekte si më të veçanta. Së pari, u mbajtën për herë të parë

zgjedhje demokratike në tërë territorin e vendit ku morri pjesë edhe komuniteti serb i veriut, që

akoma refuzon institucionet dhe shtetësinë e Kosovës. Pastaj cilësohen si zgjedhjet më të

rregullta dhe korrekte deri më tani, ku gjitha partitë politike nuk patën ankesa dhe i pranuan,

sikurse edhe njëkohësisht dhe në mënyrë paradoksale i proklamuan si fitues të zgjedhjeve.

Veçori tjetër është krijimi i një numri mjaft të lartë të iniciativave qytetare që garuan në

komuna të ndryshme dhe arritën rezultate të konsiderueshme. Dhe së fundi këto zgjedhje

rezultuan me ndryshime të pushteteve lokale po thuajse në gjithë vendin, dhe u thyen klishetë

politike për gjoja bastione të partive.

40

Kjo analizë synon të i ekzaminoj skenën e partive politike në vend dhe zhvillimin e tyre duke u

bazuar dhe analizuar nga zgjedhjet e fundit lokale në Kosove si dhe ndikimin e mundshëm të

rezultateve të saj në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe në politikën e vendit në përgjithësi.

6.2 Sistemi partiak dhe zgjedhor në Kosovë Në shtetet demokratike përfaqësimi politik është detyra thelbësore dhe më e rëndësishme e

subjekteve dhe partive politike. Studime të shumta në shkenca politike, kanë dëshmuar lidhjen

në mes të rregullave zgjedhore dhe sistemit partiak.27 Kjo marrëdhënie është gjithashtu e

rëndësishme për shkak se numri i partive dhe forca e tyre është tregues i rëndësishëm i

konstelacionit dhe shpërndarjes së pushtetit në një sistem politik.

Sipas tipologjisë të Sartorit28 mbi sistemet partiake, sistemi partiak i Kosovës do të mund të

klasifikohet si pluralizëm i moderuar, ku të gjitha partitë janë reciprokisht të hapura për

koalicione për shkak se janë pak të polarizuara dhe kanë mospërputhje të vogla ideologjike.

Këtu bëjnë përjashtim partitë politike serbe nga veriu i vendit të cilat deri më tani nuk kanë

bashkëpunuar me partitë politike tjera që janë në kuadër të institucionet shtetërore të Kosovës.

Për këtë arsye, partitë politike në Kosovë kanë tendencë dhe preferencë për një konkurrencë

më të ashpër në nivel qendror dhe janë më bashkëpunuese në nivele lokale, e që njihet edhe si

“konkurrenca centripetale.” Në fakt, për të formuar qeverinë qendrorë (por zakonisht edhe atë

lokale) të gjitha partitë kosovare varen nga koalicionet me subjektet tjera, sepse asnjë parti deri

më tani nuk ka qenë në gjendje të marrë shumicën absolute të votave dhe rrjedhimisht të

formoj qeverinë si parti e vetme. Kurse edhe në nivelin lokal, koalicionet janë të zakonshme,

sidomos nëse shkohet në balotazh.

Karakteristik e sistemit partiak të Kosovës është se programet partiake e zgjedhore rezultojnë

të dallojnë më shumë në renditjen e temave dhe në retorikë sesa në të vërtetë në përmbajtjen

e tyre.29 Orientimi ideologjik i partive politike kosovare por edhe qëndrimet rreth politikave

publike duhet të shihen në kontekstin e lindjes së tyre brenda rrethanave dhe specifikave

historike të Kosovës. Partitë politike në Kosovë janë formuar më shumë si lëvizje popullore me

kauzë kombëtare, të cilat nuk kanë përfaqësuar shtresa të caktuara shoqërore dhe interesin e

tyre brenda një sistemi politik. Por më shumë si grupe te lidhura rreth liderit të partisë dhe

fillimisht në baza regjionale, me objektiv kryesor shtet-formimin, pa ndonjë agjendë qeverisje

dhe platforme të mirëfilltë elektorale.

27 Shih Erik S. Herron, Elections and Democracy after Communism? Palgrave Macmillan, Basingstoke 2009 28 Shih Giovanni Sartori, Parties and party systems. A framework for analysis. Cambridge University Press,

Cambridge 1976. 29 Shih Kosovar Stability Initiative:,A Power Primer: A Handbook to Politics, Peoples and Parties in Kosovo.

Prishtina December 2011, ose Kosova Democratic Institute (KDI), Reflections of Electoral Party Programs in the

National Assembly Proceedings. Prishtina, January 2009.

41

Kosova ka një sistem shumë-partiak dhe një model zgjedhjesh të sistemit të përfaqësimit

proporcional, nga të cilat dalin përfaqësuesit politikë për një mandat katërvjeçar. Kushtetuta e

Republikës së Kosovës, Neni 45, i përcakton parimet themelore të zgjedhjeve, të drejtës së

votës dhe të pjesëmarrës në zgjedhje. Zgjedhjet në nivel lokal zhvillohen çdo katër vjet për të

përzgjedhur asamblistët për këshillin komunal me sistem proporcional si dhe kryetarin e

komunës, i cili duhet të fitoj sipas parimit mazhoritar mbi 50 % te votave, në të kundërtën

shkohet në raundin e dytë ose balotazh mes dy kandidatëve me më së shumti vota.

Deri në zgjedhjet e vitit 2007, përgjegjës për përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e procesit

zgjedhor ishte Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila gradualisht i

kaloj këto detyra tek institucionet vendore. Që nga kjo kohë zgjedhjet organizohen dhe

mbikëqyren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si një organ i pavarur dhe i përhershëm,

që udhëheq të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin zgjedhor dhe që shpall e certifikon

rezultatet e zgjedhjeve.30 Gjithashtu qe nga atëherë u vendos qe të votohet me lista të hapura,

që d.m.th partitë vendosin përbërjen dhe renditjen e kandidatëve të tyre të propozuar për

asamblistë komunal, prej të cilëve së paku 30 % duhet të jenë femra. Sistemi zgjedhor në

Kosovë, ka pësuar disa ndryshime të kohëpaskohshme. Përpjekjet që të shtohen numri i zonave

zgjedhore atëbotë patën dështuar, ndërsa zgjedhja e kryetarëve të komunave, i cili më parë

zgjidhej nga Kuvendi Komunal, është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Reforma e sistemit

zgjedhor ka kohë që është duke u përgatitur për harmonizim ligjor, saktësisht që nga prilli i

2011, mirëpo ende nuk është arrit një konsensus i gjithmbarshëm i subjekteve politike si për

çështjen e zonave zgjedhore ashtu edhe për aspekte tjera që ka të bëj me përfaqësimin e

minoriteteve, dhe kështu nuk është marrë ende vendimi politik për procedim dhe miratim të

saj.

6.3 Zgjedhjet lokale në Kosovë Duke u bazuar në procesin e decentralizimit si dhe kornizën ligjore mbi pushtetin lokal, del që

Komunat në Kosovë gëzojnë kompetenca mjaft të gjera politike e juridike dhe së këndejmi edhe

zgjedhjet komunale janë të rëndësisë së veçantë si për qytetarët ashtu edhe për subjektet

politike të cilët garojnë në këto zgjedhje.31

Deri më tani janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje lokale. Për herë të parë Kosova mbajti zgjedhjet

për pushtetin lokal më 28 Tetor të vitit 2000. Fillimisht kishte debat mes UNMIK-ut dhe

politikanëve të Kosovës, të cilit insistonin që së pari të mbahen zgjedhjet nacionale apo edhe

paralel me ato lokale.32 Por, misioni ndërkombëtar vendosi që së pari të mbahen zgjedhjet

30 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008, Neni 139. 31 Ligji për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-072. 32

Rregullorja UNMIK-ut 2000/ 39 për zgjedhjet Komunale në Kosovë.

42

komunale, me idenë e cila synon zhvillimin e demokracisë gradualisht.33 Pjesëmarrja e votuesve

ishte mjaft e lartë respektivisht 79 % dhe, meqë ishin zgjedhjet të para pas luftës dhe procesi

zgjedhor relativisht i qetë, u konsideruan si zgjedhje të suksesshme. Mirëpo, mungesa e

dokumenteve identifikuese të votuesve, të listës zgjedhore të mirëfilltë, fletëvotime të

komplikuara si dhe incidente gjatë fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor, lënë vend për

dyshime në rregullshmërinë e plotë të tyre. Zgjedhjet u organizuan në 30 zona elektorale dhe

pati 13.976 vëzhgues. Nga 27 komuna te certifikuara LDK arriti fitore në 21-sosh duke marrë

504 ulëse (58 % ne total). PDK-ja 267 ulëse (27.3 % ne total), dhe AAK-ja 71 ulëse ne Kuvendet

Komunale.34 Zgjedhjet lokale të radhës u mbajtën me 26 Tetor 2002, pjesëmarrja ne votime

ishte 54 % dhe u votua me lista te mbyllura për dallim nga ato të parat që janë mbajtur me lista

te hapura ku u votua vetëm për subjektin politik. U zgjodhën 920 këshilltarë komunal.35

Për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme të bisedimeve për çështjen e statusit të Kosovës,

zgjedhjet lokale të parashikuara për 2006 u shtynë një vit më vonë me 17 Nëntor 2007 duke u

mbajtur paralelisht me ato të përgjithshme. Për herë të parë në këto zgjedhje u vendos pragu

elektorale 5 %, si dhe për herë të parë u aplikua sistemi proporcional me lista te hapura, me te

drejte vote për dhjete kandidat brenda listës votuese dhe me zgjedhje te drejtpërdrejta për

kryetar komune. Këto zgjedhje sollën edhe ndryshime të skenës politike, ku në krahasim prej

zgjedhjeve të mëparshme kësaj radhe PDK fitoi në 17 Komuna, LDK në 7 kurse AAK në 3 postin

e kryetarit. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 39.4 % për kuvende komunale dhe 39.5 % për

kryetar komunash.

Zgjedhjet lokale pas shpalljes se pavarësisë, janë mbajtur me 15 nëntor 2009 për 36 komuna e

vendit. Këto zgjedhje u karakterizuan me parregullsi të ndryshme, në veçanti kur merret

parasysh numri i ankesave dhe parashtresave lidhur me to. Prandaj pati edhe rivotime në

komunën e Prizrenit, Lipjanit e më vonë edhe në atë të Gjilanit. Procesi zgjedhor mbaroj në

fund të marsit 2010. Rezultatet e dala nga këto zgjedhje nuk sollën edhe ndryshime të

theksuara në hartën politike të Kosovës. Për te cilën gjë, nuk mund të thuhet edhe për zgjedhjet

e fundit lokale, së cilës do të i kushtohet më shumë vëmendje këtu.

6.4 Zgjedhjet lokale 2013 Gjeografia politike e pushtetit në Kosovë ka pësuar ndryshime drastike me zgjedhjet lokale

2013. Për shkak të pjekurisë politike, mbarëvajtjes së zgjedhjeve, kulturës demokratike, nëse do

të kishte një çmim për qytetar të vitit 2013, ai nuk do të ishte për ndonjë kryetar komune në

33 Elections in Kosovo, Moving Forward?, 2000, Shih

http://www.crisisgroup.org/en/regions/europe/balkans/kosovo/097-elections-in-kosovo-moving-toward-democracy.aspx (qasur 18 janar 2014). 34 Komisioni Qendror Zgjedhor, në: http://www.kqz-ks.org/sq/zgjedhjet-komunale-2000 (qasur 18 janar 2014). 35

Komisioni Qendror Zgjedhor, nw http://www.kqz-ks.org/sq/zgjedhjet-komunale-2002 (qasur 18 janar.2014).

43

Kosovë, por për ‘votuesin e zakonshëm’. Të ashtuquajturat bastionet politike pas këtyre

zgjedhjeve, siç duket janë në zhbërje e sipër. Asnjë subjekt politik nuk është më i sigurt se do të

mund të fitoj komunat ku ka qeverisur me një performancë të dobët e keqqeverisje. Zgjedhjet

lokale 2013 kanë shënuar një pjekuri politike jo vetëm në raport me ndëshkimin e subjekteve

politike dhe kryetarëve të komunave që kanë treguar performancë të dobët, por para së

gjithash për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve dhe transferimit të pushtetit. Sidomos kur

kihet parasysh, që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010 ishin shoqëruar me një pafundësi

manipulimesh, sa që një ambasador i akredituar në Prishtinë, i kishte cilësuar këto zgjedhje si

‘zgjedhje me vjedhje industriale’.

Si pasojë e marrëveshjes së parë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë së

19 prillit 2013, Prishtina dhe Beogradi ishin pajtuar që zgjedhjet lokale të mbaheshin edhe në

veri të Kosovës. Pika 12 e Marrëveshjes së 19 prillit precizon se Kosova do të organizon zgjedhje

në komunat veriore të Kosovës me lehtësimin e OSBE-së.36 Presidentja e Kosovës znj. Atifete

Jahjaga kishte shpallur zgjedhjet lokale me 3 nëntor 2013. Në zgjedhjet lokale 2009 në Kosovë,

sikurse edhe në të gjitha zgjedhjet e mëhershme, katër komunat veriore serbe, Mitrovica e

Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të organizuara në

Kosovë.37

Në zgjedhjet lokale 2013 numri i votuesve të regjistruar me të drejtë votimi ka qenë 1.792.913,

kurse kanë votuar 746.729 votues, kurse 70.782 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. 103

subjekte politike, respektivisht 33 parti politike, 52 iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur

dhe dy koalicione janë certifikuar nga KQZ-ja. Zgjedhjet për balotazh u zhvilluan në 25 komuna.

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte 46.31 %. 38

36 Tekstin e plotë të Marrëveshjes së 19 prillit, të ratifikuar me ‘Ligji Nr. 04/L-199 Për Ratifikimin e Marrëveshjes së

Parë Ndërkombëtare të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Shih

http://gazetazyrtare.rks-

gov.net/Documents/Ligji%20per%20ratifikimin%20e%20marrveshjes%20per%20normalizimin%20(shqip).pdf

(qasur 20 janar 2014) 37 Edona Peci, ‘Kosovo Sets Date For Local Elections’. BIRN, 3 July 2013. Shih

http://www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-sets-date-for-local-elections (qasur 21 janar 2014). Po ashtu, Toby

Vogel, ‘Kosovo and Serbia reach deal on local elections’. European Voice, 08 tetor 2013. Shih

http://www.europeanvoice.com/article/2013/october/kosovo-serbia-reach-deal-on-local-elections/78354.aspx (qasur

21 janar 2014), si dhe ‘Sërish të mërkurën në Bruksel për zgjedhjet në Kosovë’. Kohanet, 28 tetor 2013. Shih

http://www.koha.net/index2.php?page=1,13,163541 (qasur 21 janar 2014).

38 ‘Zgjedhjet Lokale 2013’, KQZ. Shih http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/1%20-%20MAssembly%20-

%20General%20Statistics_irtsmvxufd.pdf (qasur 22 janar 2014).

44

6.5 Rezultatet Nga të dhënat agregate të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në nivel

komunash, Partia Demokratike Kosovë ka fituar për kryetar në 10 komuna, Lidhja Demokratike

e Kosovës 9 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3 komuna, Aleanca Kosovare e Re 2

komuna, Lëvizja Vetëvendosje 1 komunë dhe Partia e Pavarur Liberale (SLS), Iniciativa Qytetare

për Malishevën 1 komunë, kandidati i pavarur Refki Suma 1 komunë kurse Iniciativa Qytetare

“Sprska” në 8, duke mos llogaritur Mitrovicën e veriut e cila do të shkoj ne rizgjedhje me 23

shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave finale të KQZ-së, PDK-ja prinë me ulëse në nivel komunash

me 258 ulëse dhe 202.419 vota, LDK-ja me 224 ulëse me 191.362 vota, AAK-ja me 104 ulëse

dhe 104.792 vota, Lëvizja Vetëvendosje me 69 ulëse dhe 60.966 vota, Aleanca Kosova e Re me

41 ulëse dhe 36.893 vota, Lista serbe me 64 ulëse dhe 21.761 vota, dhe SLS me 26 vende dhe

8.284 vota. Pos pjesëmarrjes së serbëve në pjesën veriore të Kosovës, zgjedhjet lokale 2013

ishin karakterizuar edhe me një diversifikim më të theksuar të skenës politike, duke mundësuar

kështu edhe pjesëmarrjen e iniciativave qytetare. Ne Malishevë, Iniciativa Qytetare për

Malishevën kishte fituar 11 ulëse në Malishevë me 8.284 vota. Në Drenas, Iniciativa Qytetare

për Drenasin kishte fituar 5 ulëse me 3236 vota.39

6.6 Bastionet? Harta politike e Kosovës ka pësuar ndryshime rrënjësore me zgjedhjet lokale 2013. Tri partitë e

mëdha, PDK, LDK dhe AAK, që me një komoditet të theksuar kishin qeverisur në komunat që

konsideroheshin ‘bastione’ politike të tyre, kanë pësuar përmbysje të rezultateve në balotazh

dhe së këndejmi rotacion politik. Gara në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj,

Malishevë ka treguar një kulturë politike të votuesit, për faktin se qytetarët kanë arritur të

ndëshkojnë punën e dobët të kryetarëve të Komunave si dhe të partive politike që i kanë

kandiduar ata përsëri.

Rasti më domethënës është i kryeqytetit, ku LDK-ja ka qeverisur me Prishtinës qysh prej

zgjedhjeve të para lokale. Në Prishtinë, PDK-ja si rivali më i madh kishte humbur në mënyrë

lineare të gjitha zgjedhjet lokale. Në zgjedhjet lokale 2013, gara u elektrizua kur në garë u futën

një elitë e re politike, pjesa dërrmuese e së cilës ishin të ri dhe shkolluar jashtë vendit, përfshirë

Shpend Ahmetin nga VV, Besnik Tahirin nga AAK-ja, Valon Muratin nga LB-ja, Korab Sejdiun nga

AKR-ja, Visar Arifin nga PF-ja, Agim Çeku nga PDK-ja, kundrejt Isa Mustafës nga LDK-ja. Isa

39 Shih të dhënat e KQZ-së ‘Rezultatet Përfundimtare nga QNR: Zgjedhjet për Kuvendin Komunal 2013’. Shih

http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/2%20-%20MAssembly%20-

Results%20for%20Parties%20by%20Municipality%20-%20excluded%20Zvecan_jfkzetbxic.pdf (qasur 23 janar 2014). Poashtu, ‘Rezultatet për Kryetar Komune 2013 sipas komunave’, shih http://www.kqz-

ks.org/Uploads/Documents/Rezultatet%20per%20KK%20-%20Pergjitshme%20sipas%20komunave_syhgvgscej.pdf

(qasur 24 janar 2014).

45

Mustafa ka humbur në balotazh nga Shpend Ahmeti, i cili doli me një program zgjedhor me

prioritet për ujin e pijshëm, çerdhet për fëmijë, trafikun urban, planifikimin urban etj. LDK-ja ka

humbur Prishtinën që kishte qeverisur me mbi një dekadë, dhe që konsiderohej ‘bastion’ i LDK-

së por mban numri më të madh të ulëseve si dhe kryesuesin e Kuvendit komunal.

Në Gjakovë, gara ishte zhvilluar mes Mimoza Kusarit-Lilës nga AKR-ja dhe Palë Lekës nga AAK-ja.

Gjakova e konsideruar si ‘bastion’ i AAK-së ishte fituar nga Mimoza Kusari-Lila e AKR-së, e

vetmja kryetare komune femër momentalisht në Kosovë. Në anën tjetër, një komunë tjetër

‘bastion’ në rajonin e Dukagjinit, Peja, e cila ishte qeverisur nga Ali Berisha i AAK-së kishte

humbur nga kandidati Gazmend Muhaxhiri i LDK-së. Komuna e Rahovecit e cila ishte qeverisur

nga Smajl Latifi i AAK-së kishte kaluar në qeverisjen e Idriz Vehapit nga PDK-ja. Komuna e

Lipjanit e cila ishte qeverisuar nga Shukri Buja i PDK-së kishte kaluar në qeverisje të Imri

Ahmetit të LDK-së. Komuna e Mitrovicës së Jugut e cila ishte qeverisur nga Avni Kastrati i PDK-

së kishte kaluar në qeverisjen e Agim Bahtirit të AKR-së. Komuna e Gjilanit e cila ishte

qeverisuar nga Qemajl Mustafa i PDK-së kishte kaluar në duatë e Lutfi Hazirit të LDK-së. Në

anën tjetër, SLS, një parti serbe, e cila kishte qeverisur në komunat jugore serbe të Kosovës,

kishte pësuar humbje kundrejt Listës ‘Srbska’ në Graçanicë, nga Branimir Stojanoviq, Parteshë

nga Dragan Nikoliq, Kllokot nga Sreçko Spasiq.

Diversifikimi i skenës politike dhe rritja e përfaqësueshmërisë dhe llogaridhënies ka qenë

brenga kryesore e sistemit zgjedhor në Kosovë. Ndarja e Kosovës në më shumë se një zonë

zgjedhore apo ruajtja e një zone zgjedhur ishte përcjellë me disa argumente. Një institut kishte

argumentuar se ndarja e Kosovës në më shumë se një zonë zgjedhore përforcon ‘bastionet’ dhe

krahinorizmat e partive politike. Sipas PIPS ndarja e Kosovës – si një vend i vogël – në shumë

zona zgjedhore do të rriste ‘krahinorizmin dhe hendekun në mes të rajoneve’. Marrë për bazë

nivelin e konsolidimit të partive politike në Kosovë, PIPS argumenton se ndarja e Kosovës në

shumë zona do të përforconte partitë politike në zonat ku tradicionalisht janë dominante, dhe

do të pamundësonte depërtimin e partive të tjera në këto zona. Siç thotë PIPS: ‘Mbase LDK-ja

do t’i mbyllte zyrat në rajonin e Skenderajit e Drenasit. Do të përqendrohej në Llap. PDK-ja do ta

zhvendoste nga radari zgjedhor Rrafshin e Dukagjinit, kurse ngjashëm do të vepronin edhe

partitë e tjera politike’.40 Për këtë arsye PIPS rekomandon se Kosova mund të mbetet vetëm një

zonë zgjedhore. Megjithatë, duket se zgjedhjet lokale 2013 na nxjerrin mësime edhe për

reformën zgjedhore për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen më 2014. Dhe ndarja e

Kosovës në shumë zona zgjedhore në zgjedhjet nacionale të vitit 2014 është më se e

domosdoshme

Mësimi që mund të nxirret nga zgjedhjet lokale 2013 është se të ashtuquajturat ‘bastione’ të

partive politike kanë filluar të oscilojnë nga një parti në tjetër, dhe asnjë parti, subjekt, kandidat 40

PIPS, ‘Reforma Zgjedhore: Demokracia tek listat dhe zonat?’, Janar 2012, Prishtinë, f.5.

46

apo iniciativë nuk e ka të garantuar se do të mund të fitonte pa pasur një plan konkret

programor të besueshëm dhe të zbatueshëm.

6.7 Monitorimi dhe problemet

6.7.1 Monitorimi Monitoruesit e BE-së, respektivisht ENEMO, së bashku me rrjetin e organizatave të shoqërisë

civile në Kosovë, ‘Demokracia në Veprim’, Ombudspersoni i Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të

Shtetit, kanë qenë të përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve lokale 2013 në Kosovë. Poashtu,

një numër kontaktues 500-088 ishte vënë në dispozicion për të evidentuar të gjitha

parregullësitë që lidhen me procesin zgjedhor. Në zgjedhjet lokale 2013, institucionet në

Kosovë kishin marrë masa shtesë për të ruajtur integritetin e votës, marrë për bazë

manipulimet masive që kishin ndodhur në zgjedhjet nacionale 2010.

‘Demokracia në Veprim’, një ombrellë e 70 organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, kishte

ndërtuar një platformë për të monitoruar zgjedhjet lokale 2013 në tërë territorin e Kosovës.

Mbi 7 mijë monitorues ishin angazhuar në këtë rrjet.41 Në anën tjetër, Zyra e Kryeprokurorit të

Shtetit ishte organizuar në shtatë prokurori të vendit për të mirëmbajtur procesin zgjedhor dhe

kishte pranuar 21 lëndë. Në anën tjetër, në Panelin e Ankesave dhe Parashtresave janë

proceduar 158 ankesa. ‘Numrin më të madh të ankesave e ka parashtruar Lëvizja Vetëvendosje

- LVV me gjithsejtë 58 ankesa. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK me 44 ankesa,

Partia Demokratike e Kosovës - PDK me 28 ankesa, Partia e Ashkalive për Integrim - PAI, me 10

ankesa etj. Totali i gjobave te shqiptuara nga PZAP-i ndaj subjekteve politike është: 121,900

euro: PDK - 62,250 Euro; AAK - 21.500 Euro; LDK - 20.700 Euro; AKR - 11.050 Euro; PD - 1.000

Euro; GIS - 900 Euro; BD - 850 Euro; LVV – 800 Euro’.42

6.7.2 Problemet Disa probleme, pos atyre që janë proceduar si ankesa dhe parashtresa, janë evidentuar në

zgjedhjet lokale 2013. Në vijim kemi listuar disa prej tyre:

Përfaqësimi jo i barabartë në Këshillat Komunale të Votimit mes femrave dhe

meshkujve. Sipas Demokracisë në Veprim ‘Në trupat menaxhues zgjedhor gruaja është e

përfshirë vetëm simbolikisht. Këtë e ka dëshmuar lista e publikuar nga KQZ me

kryesuesit e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) të përzgjedhur nga KQZ-ja, dhe

41 Refki Reshitaj, ‘Mbi 7 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 3 nëntorit. Zëri, 20 korrik 2013’. Shih

http://zeri.info/artikulli/10122/mbi-7-mije-vezhgues-per-zgjedhjet-e-3-nentorit (24 janar 2014). 42 ‘Thirrje për zgjedhje me standarde demokratike’. Indeksonline, 1 nëntor 2013. Shih

http://www.telegrafi.com/lajme/thirrje-per-zgjedhje-me-standarde-demokratike-2-37504.html (qasur 25 janar 2014).

47

anëtarët e emëruar nga subjektet politike në KKZ. Përqindja në bazë gjinore qëndron

90% me 10 % në favor të gjinisë mashkullore’.43

Pjesëmarrja e ulët e femrave në tubime zgjedhore. Sipas Demokracisë në Veprim, nga

405 tubime elektorale të monitoruara, pjesëmarrja e femrave ka qenë më pak se 5

përqind.

Përdorimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore. Sipas Demokracisë në Veprim, nga 110

tubime elektorale, pjesëmarrja e fëmijëve ka qenë në nivelin 5 deri në 20 përqind.

Listat votuese vazhdojnë të jenë të papërditësuara. Ende ka persona të vdekur që

figurojnë në listat votuese.

Votimet familjare.

Fotografimi i votës.

Prezenca e pa-autorizuar e personave në qendrat e votimit.

Ekspozimi i armëve nga gardianët e politikanëve.

6.7.3 Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, serbët lokal në pjesën veriore të

Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale të organizuara nga Kosova me 3 nëntor 2013.

Opozita në Serbi (Partia Demokratike e Serbisë) ka bërë thirrje serbëve lokal që të bojkotojnë

edhe këto zgjedhje, me arsyetimin se pjesëmarrja në zgjedhje e ‘legjitimon të ashtuquajturin

shtetin e Kosovës’.44 Në anën tjetër, kryeministri serb, Ivica Daciq iu kishte bërë thirrje serbëve

verior që të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që të mbrohen interesat kombëtare serbe. Në

mënyrë që të mbrohen këto interesa kombëtare, Daciq kishte bërë thirrje serbëve që të jenë

unik dhe të votojnë Iniciativën Qytetare Srpska dhe Kërstimir Pantiq, iniciativa e vetme politike

që kishte përkrahjen e drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë. Kandidatët tjerë për kryetar të

Mitrovicës së Veriut, si Adriana Hoxhiq, ish koordinatore e Zyrës Koordinuese të Qeverisë së

Kosovës në Veri, dhe Oliver Ivanoviq, nuk ishin përkrahur nga Qeveria e Serbisë. 45

Lidershipi në Kosovë, përfshirë Presidentin dhe Kryeministrin, mbajtjen e zgjedhjeve në veri të

Kosovës e kanë konsideruar garancion për integritetin territorial të Kosovës.46 Sfida më e

madhe në zgjedhjet e 3 nëntorit nuk ishte vetëm pjesëmarrja e serbëve, por deri në çfarë mase

serbët do të merrnin pjesë në këto zgjedhje, në mënyrë që lidershipi dhe institucionet që do të

43 ‘DnV prezantoi raporti javor nga monitorimi i fushatës zgjedhore’. Shih http://www.kosova.info/lajme/dnv-

prezantoi-raportin-javor-nga-monitorimi-i-fushates-zgjedhore/ (qasur 24 janar 2014). 44 ‘DSS calls on Serbs toboycott local elections in Kosovo’. Tanjug., 30 gusht 2013. Shih

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2013&mm=08&dd=30&nav_id=87509 (qasur me 24 janar 2014).

Poashtu, ‘Kosovo Serbs, officials discuss elections’, Tanjug, 19 korrik 2013. Shih

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2013&mm=07&dd=19&nav_id=86998 (qasur me 24 janar 2014). 45 ‘DS: Zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë, historik’. Kohanet, 30 tetor 2013. Shih http://www.koha.net/?page=1,13,163821 (qasur me 24 janar 2014). 46 Edona Peci, ‘Kosovo Sets Date for Local Elections’. BIRN, Prishtina, 3 korrik 2013. Shih

http://www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-sets-date-for-local-elections (qasur 24 janar 2014).

48

dilnin nga këto zgjedhje do të kishin legjitimitetin e plotë dhe do të ishin garant për zbatimin e

Marrëveshjes së 19 prillit, veçanërisht në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të

Kosovës.

Zgjedhjet në tri komunat veriore të Kosovës ishin organizuar me 3 nëntor 2013.47 Në pjesën

veriore të Mitrovicës një grupë huliganësh kishin kërcënuar të gjitha qytetarët serbë që donin

të votonin, zyrtarët në qendrat e votimit, dhe në fund kishin hyrë në qendra të votimit dhe

kishin shkatërruar materialin zgjedhor, duke përdhosur integritetin e votimit. OSBE-ja ishte

detyruar që të mbyllte 27 prej 33 qendrave në veri të Kosovës, edhe pse mbi 80 përqind e

votuesëve nuk kishin ushtruar të drejtën e tyre të votës. Sipas mediave në Serbi, sulmi ishte

organizuar nga organizata nacionaliste e krahut të djathtë ekstrem ‘Obraz’, ku kjo e fundit e

kishte të ndaluar veprimtarinë e saj edhe në Serbi. Megjithatë kishte indicie se sulmi ishte

organizuar në bashkëpunim me organizata kriminale dhe kontrabandues që nuk janë të

interesuar për sundimin e ligjit në pjesën veriore të Kosovës. Bashkimi Evropian ka dënuar

incidentet e dhunës në veri të Kosovës.48

Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë në përgjithësi ishin organizuar në një frymë fer dhe

demokratike. Pjesëmarrja e serbëve në pjesën jugore të Kosovës ishte një sukses evident, dhe

baza legjitimizuese për krijimin e institucioneve të daluara nga zgjedhjet nuk mungonte.

Pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e organizuara në veri të Kosovës nënkuptonte se

zgjedhjet duhet të përsëriten, për shkak se pa një pjesëmarrje solide dhe pa një lidership politik

të fortë, mundësia që marrëveshja e 19 prillit të zbatohet pa rezistencë të madhe, do të ishte e

vogël.

Nga dështimi për organizimin e zgjedhjeve fer e demoraktike në veriun e Kosovës, mund të

nxirreshin katër mësime. Mësimi i parë ishte se nuk ka zgjedhje pa zgjidhje. Serbia nuk ishte e

interesuar që të ofronte hapësirë për organizimin e zgjedhjeve fer, demokratike e konkurrenece

me vetë faktin se ajo hapur përkrahte vetëm Iniciativën Qytetare Serbe, dhe kështu dy

elemente bazë të një procesi zgjedhor demokratik – konkurrueshmëria dhe kontestueshmëria –

mungonin totalisht në zgjedhjet e 3 nëntorit. Mësimi i dytë ishte se nuk ka zgjedhje pa siguri.

Sulmi i grupeve kriminale serbe ndaj vendvotimeve në veri të Kovovës dëshmon mungesë

koordinimi mes mekanizmave të sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu KFOR dhe EULEX. Mësimi i

tretë, marrë për bazë frikën e qytetarëve serb se ku dhe për çka po votonin, nxjerrë nevojën për

mësimin tjetër se nuk ka normalizim pa qartësi politike. Mësimi i fundit, por jo i fundit për nga

47 Filip Ejdus, Leon Malazogu and Milan Nic. ‘Municipal Elections in Northern Kosovo: Towards a New

Balance?’. Tetor 2013. Shih http://d4d-ks.org/punimet/municipal-elections-northernkosovo-

towards-new-balance-2/?lang=en (qasur me 22 janar 2014). 48 Dan Bilefsky, ‘Violence Mars Election in Kosovo. New York Times, 4 nwntor 2013. Shih

http://www.nytimes.com/2013/11/05/world/europe/violence-mars-election-in-kosovo.html?_r=1& (qasur 22 janar

2014).

49

rëndësia është se nuk ka marrëveshje neutrale mes Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse BE-ja ka

nënvizuar karakterin neutral të marrëveshjës së 19 prillit ndaj statusit të Kosovës, zgjedhjet e 3

nëntorit të veri të Kosovës provuan se asnjë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit nuk

është dhe nuk mund të jetë neutrale kundrejt statusit të Kosovës. (Mos)pjesëmarrja e serbëve

në zgjedhjet në very të Kosovës tregon faktin se pa përkrahje nga ‘poshtë’ dhe pa pjesëmarrje

të serbëve të veriut në jetën politike të veriut, marrëveshja e 19 prillit nuk mund të realizohet.

Kjo nënkupton se qasja ndaj veriut duhet të ndryshohet radikalisht. Politikat lideriste të BE-së,

Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e problemit të veriut përmes një grupi të vogël të

liderëve politik, pa përfshirje, informim dhe konsultim me qytetarë të zakonshëm nuk mund të

prodhojnë sukses të qëndrueshëm afatgjatë.

Në zgjedhjet e përsëritura me 17 nëntor, zgjedhjet ishin mbajtura në veri të Kosovë, por këtë

herë EULEX së bashku me OSBE, kishin një plan operacional se si do të siguroheshin

vendvotimet. Nga zgjedhjet e mbajtura në Mitrovicë të Veriut, Leposoviq, Zubin Potok dhe

Zvecan, Incitativa Qytetare Serbe kishte dal fituese. Pos marrjes së pushtetit në 4 komunat

veriore të Kosovës, Iniciativa Qytetare Serbe kishte fituar edhe 5 komuna në jug të Kosovës,

përshirë Gracanicë, Raniullugë, Partesh, Shterpce dhe Noveberde. Nga rezultati i ripësëritur i

zgjedhjeve lokale në Kosovë, Iniciativa Qytetare Serbe kishte fituar 9 komuna, duke e

defaktorizuar totalisht Partinë Liberale Serbe në Kosovë, e cila ishte përkrahur nga Qeveria e

Kosovës qysh nga zgjedhjet lokale të vitit 2008. Brenga kryesore e shoqërisë civile dhe partive

opozitare në Kosovë ishte se tani mundësia që edhe legalisht të sabotohet dhe mos-

funksionalizohet shteti i Kosovës ishte e madhe. Megjithatë, nëse gjera shihen në perspektivë,

mundësia që Lista Qytetare Serbe të dominojë politikën serbe në Kosovë si zëri i vetëm

përfaqësues mbetet e vogël, për faktin se spektri i problemeve serbe në Kosovë mbetet i madh,

dhe mundësia që Lista Qytetetare Serbe si e vetme t’i zgjidh këto probleme mbetet e vogël.

Ekzistojnë pritshmëri reale se skena politike serbe do të demokratizohet tutje dhe diversifikohet

në zgjedhjet e ardhme lokale që priten të mbahen 2017.

6.8 Konkluzion dhe Rekomandime Në zgjedhjet lokale 2013 qytetarët kanë vlerësuar në rend të parë profilin e kandidatëve dhe

performancën e partive në pushtet, përtej bastioneve politike dhe përtej përkatësisë partiake.

Diskrepanca e numrit të votave për ulëse në kuvendet komunale dhe për kandidat për kryetar

komune e vë në pah më së miri këtë argument. Nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohen

qytetarët në përditshmëri, kanë përcaktuar sjelljet e votuesve në këto zgjedhje. Kandidatët me

alternativa më bindëse kanë fituar besimin e votuesve. Gjithashtu, këto zgjedhje kanë

demonstruar se për të u mbajtur zgjedhje të rregullta dhe korrekte mjafton vetëm vullneti

politik i partive politike dhe përkushtimi i organeve të rendit e drejtësisë, pasi që votuesit

dëshmuan kulturë të lartë demokratike.

50

Rekomandime

Për Komisionet Komunale Zgjedhore Përditësoj dhe pastroj listat e votuesve. Ende ka persona të vdekur që figurojnë në listat

votuese.

Përfaqësoj në mënyrë të barabartë meshkujt dhe femrat në Këshillat Komunale të Votimit dhe

Komisionet Komunale Zgjedhore. Momentalisht, përqindja në bazë gjinore qëndron 90 % me

10% në favor të gjinisë mashkullore, ku gruaja në trupat menaxhues zgjedhor është vetëm

simbolikisht e përfaqësuar.

Parandaloj dhe ndëshkoj votimet grupore dhe familjare, fotografimit të votës, dhe prezencës së

pa-autorizuar të personave afër dhe brenda qendrave të vendvotimeve, fenomene këto të

ndaluara me Ligjin për zgjedhje lokale.

Ndaloj ekspozimin e armëve nga gardianët e politikanëve në qendrat e vendvotimit.

Për partitë politike Demokratizojnë dhe reformojnë strukturat e brendshme partiake. Rikandidimi i disa

kandidatëve të të gjitha partive politike, pa përkrahje politike, me të kaluar korruptive, pa

programe politike, me sjellje arrogante ndaj qytetarëve, ka dëmtuar vetë këto parti politike.

Rrisin transparencën financiare të kampanjave të tyre zgjedhore. Partitë politike mbesin

organizatat më jo transparente në Kosovë.

Rrisin pjesmëmarrjen e femrave të tubime zgjedhore. Pjesëmarrja e ulët e femrave në tubime

elektorale tregon mungesë balanci gjinor dhe pamundësi që edhe femrat t’i drejtohen

elektoratit të tyre.

Ndalojnë përdorimin e fëmijëve në fushata zgedhore. Prezenca e fëmijëve në fushata zgjedhore

cenon të drejtat e fëmijëve në Kosovë, dhe është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit Vazhdoj që edhe në zgjedhjet e ardhme lokale të organizohet në shtatë prokurori të vendit për

të mirëmbajtur procesin zgjedhor. Ky organizim ka parandaluar dhunimin masivë të integritetit

të zgjedhjeve në Kosovë

Për shoqërinë civile dhe mediat: Rjeti i organizatave ‘Demokracia në Veprim’ duhet të vazhdoj monitorimin e zgjedhjeve dhe

përforcoj bashkëpunimin e tyre me mediat lokale në Kosovë, në mënyrë që të bëhen

transparente të gjitha parregullsitë zgjedhore në Kosovë

Mediat elektronike, të shtypura dhe vizuale të ndajnë kohën e duhur për të gjitha partitë,

iniciativat dhe kandidatët e partive politike, duke respektuar edhe përkatësinë etnike të

kandidatëve.

51

7. Falenderim

Falenderojmë financuesit LNU të Norvegjisë për përkrahjen e projektit ‘Ti je shefi, ti vendos’

dhe bashkëfinancuesit e aktiviteteve tona - ambasadën Norvegjeze në Prishtinë dhe

Fondacionin Gjerman Konrad Adenauer, me zyrë në Prishtinë.

Gjithashtu falenderojmë edhe aktivistët tanë nga organizata “Rinia dhe Studentat Shqiptar në

Norvegji”, “JEF Kosova” dhe të rinj tjerë nga komuna e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjakovës,

Mitrovicës, Gjilanit dhe Ferizajit të cilët ndihmuan në implementimin e projektit.

52