Post on 09-Apr-2023
Impakti i programit “Mësim me bashkëmoshatarët” dhe ndikimi ifamiljarëve në arsimin e fëmijëve rom me performancë të ulët.
Ndikimi i gjendjes psikologjike tek performanca e fëmijëve Rom nëprogramin “Mësim me bashkëmoshatarët".
Vetëvlerësimi i gjendjes shëndetësore, dhe i marrëdhënies mepunonjësit e shëndetit, të banorëve të komunitetit Rom, në shtëpitë
sociale në zonat e segreguara të Lanabregasit dhe Shkozës.
Ndikimi i teknologjisë në zbutjen e analfabetizmit tek fëmijët Rom.
Besjana Laze, Msc.
Erisa Aliaj, Msc.
Ram Hadroj, Msc.
Ram Hadroj, Msc.
Ndikimet në arsimin efëmijëve Rom
Një përmbledhje punimesh kërkimore. Kërkuesit e rinj, kërkime analizë tëndikimeve në performancën akademike të fëmijëve rom.
Me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA Tiranë.
Vish këpucët e mia
Ndikimet në arsimin
e fëmijëve Rom
Një përmbledhje punimesh kërkimore
Programi i mentorimit “Roma Education Matter”
Zbatuar nga organizata “ Vish këpucët e mia”.
Me mbështetjen finaciare të Programit të Granteve të Vogla
të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA Tiranë.
1
Titulli: Përmbledhje punimesh kërkimore
Editor: Ram HADROJ
Dizenjimi grafik: Florian Karimani
Kopertina: Xhemal Kodragjini
Redaktor: Agim Xhelili
Botimi: Tiranë, Gusht 2019
© Organizata : “Vish këpucët e mia”
Adresa: Rruga: “Tahir Kadare”
Vila nr 7
Tiranë
Tel: +355692106968
Email: vishkepucetemia@gmail.com
Shtëpia botuese:
2
1- Analiza e qasjes arsimore me programet special për fëmijët me performacë të ulët.
Roli i familjes dhe i programeve special për fëmijët Rom.
Besjana Laze Msc. Sociologji
(Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë)
2- Ndikimi i gjëndjes psikologjike tek performance e fëmijëve Rom në programin
“Mësim me bashkëmoshatarët.
Erisa Aliaj Msc Psikologji Shkollore
(Fakulteti i Shkencave Sociale Tiranë)
3- Vetëvlerësim i gjëndjes shëndetësore, dhe i marëdhënies me institucionet
shëndetësore, të banorëve të komunitetit Rom në shtëpitë sociale në zonat e
segreguara të Lanabregasit dhe Shkozës.
Ram Hadroj BS.Sociologji (Studiues Rom)
(Andrews University Michigan USA)
(Msc.Candidate Fakulteti i Shkencave Sociale Tiranë)
4- Ndikimi i tekonolgjia në zbutjen e analfabetizmit tek fëmijët Rom.
Ram Hadroj BS.Sociologji (Studiues Rom)
(Andrews University Michigan USA)
(Msc.Candidate Fakulteti i Shkencave Sociale Tiranë)
Pe rmbajtja:
3
Përse duhen krijuar politika të reja për rritjen e nivelit të performancës përkrah
numrit të fëmijëve rom në arsim.
Programi “Roma Education Matter” është një nismë e modeleve pozitive rome dhe egjiptiane
të organizatës “Vish këpucët e mia”, për të identifikuar në praktikë problemet kryesore të
performancës së ulët tek fëmijët rom dhe egjiptian. Ofrimi i një metode të re mësimdhënie e
quajtur “Mësim me bashkëmoshatarët” (Cross Peer Tutoring) solli bashkë 18 modele
pozitive rome dhe jo rome të gjimnazeve të Tiranës të cilët patën nën mbikqyrje dhe
udhëheqje 18 fëmijë rom dhe egjiptian të klasë së parë dhe të dytë.
Qëllimi i këtij programi nuk ishte vetëm ofrimi i mësimeve suplementare, bazuar në
identifikimin dhe më pas adresimin e menjëhershëm të problemeve akademike të fëmijëve
rom dhe egjiptian, ky program pati si qëllim gjithashtu identifikimin e ndikimeve në
performancën e fëmijëve Rom, në mënyrë që të listojmë disa më kryesorët të cilat kanë
nevojë për rishikim, analizë dhe ndoshta ndërtim të politikave të reja nga institucionet
përkatëse për të rritur jo vetëm pjesëmarrjen e fëmijëve rom në institucionet e edukimit, por
për të ndikuar dhe në nivelin e performancës së tyre.
Në këtë botim, 3 kërkuesit e rinj sjellin katër studime, produkt i programit 9 mujor “Roma
Education Matter”. Tre studjuesit e rinj kanë parë çështjen e arsimit, dhe ndikimet e
ndryshme në performancën akademike të fëmijëve Rom në pikat më kryesore, në mënyrë që
pas ndërhyrjes nga institucionet përkatëse me anë të politikave të reja, niveli i performancës
së fëmijëve rom dhe egjiptian, të jetë prioritet i tyre, për auditoret e shkollave 9-vjeçare të
Tiranës, dhe vecanërisht në shkollat e lagjeve të segreguara Rome.
Suksese kërkuesve të rinj, nw punën e tyre.
Ram Hadroj
Drejtor ekzekutiv
“Vish këpucët e mia”
4
Ndikimi i familjarëve në arsimim dhe impakti i programit “Mësim me bashkëmoshatarët” tek fëmijët romë me performancë të ulët.
Besjana Lazja, Msc.
besjanalazja@gmail.com
5
Abstract
The impact of parents and “Cross Peer Tutoring” program, in the education of Roma
children with low performance.
This study analyzes the influence of parents, and the learning method: “Cross Peer Tutoring" in the
education of Roma and Egyptian communities in Tirana. The method used for the study is qualitative.
As an insturment are used: interviews with parents and mentors, the daily diaries of mentors during
the implementation of the program "Cross Peer Tuotring”. performance tests, working folders with
didactic materials, used by 18 children participants during the program. The study took into
consideration, interviews with 18 mentors, and analyzed the work of 18 Roma and Egyptian children,
who were tutored and mentored according to their academic needs for a period of eight months.
Parental interviews of participant children werhe aslo taken into consideration. This study highlighted
the role of parents in the education of children, and indicators such financial and social impact the
poor performance. of some Roma and Egyptian children. This study identifies and impact on the
academic growth in the children's performance, in the presence Roma and non Roma of positive role
models, during the implementation of the education program, called Cross Peer Tutoring. The study
was conducted for a period of 8 months, and was carried out in the service of identifying the
appropriate methods to improve the performance of Roma and Egyptian children to first grade in
Tirana.
6
Abstrakti
Ky studim analizon ndikimin e prindërve dhe të metodës “Mësim me bashkëmoshatarët“ në arsimimin
e fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian në Tiranë. Metoda e përdorur për mbledhjen e të dhënave
të këtij studimi është ajo cilësore, ku si instrument u përdorën: intervista me prindërit dhe mentorët,
analiza e ditareve nga programi “Mësim me bashkëmoshatarët“, testet e identifikimit të performancës,
dosjet e punës me materialet didaktike të ofruara gjatë programit. Në studim u morën në shqyrtim
intervistat me 18 mentorët dhe u analizua puna e 18 fëmijëve romë dhe egjiptianë, të cilët u
mentoruan nga ana akademike me një program të veçantë sipas nevojave të tyre akademike për një
periudhë 8-mujore si dhe intervistat e prindërve të fëmijëve pjesëmarrës në program. Ky studim nxori
në pah rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve dhe indikatorët paragjykues, ekonomikë dhe socialë,
që ndikojnë në performancën e ulët të disa fëmijëve romë dhe egjiptianë. Ky studim identifikon dhe
impaktin në rritjen e nivelit të performancës së fëmijëve, në praninë e modeleve pozitive rome dhe
jorome në implementimin e programit të quajtur “Mësim me bashkëmoshatarët” (Cross Peer
Tutoring). Studimi u realizua për një periudhë 8-mujore, dhe u krye në shërbim të identifikimit të
metodave të përshtatshme për përmirësimin e performancës për fëmijët romë dhe egjiptianë të klasave
të para në Tiranë.
7
1. Metodologjia
Metoda kërkimore e përdorur në këtë studim është metoda cilësore. Kjo metodë u pa si më e
përshtatshme për të analizuar përvojën e prindërve, të nënave dhe baballarëve të komunitetit rom në
edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre.
Mbledhja e të dhënave nëpërmjet metodës cilësore në këtë studim, mundësoi eksplorimin e përvojave,
opinioneve dhe ndjenjave të pjesëmarrësve në funksion të kuptimit të dinamikës së ndikimit të
prindërve romë në ecurinë e arsimimit të fëmijëve të tyre. Përdorimi i metodës cilësore ka ndihmuar
në krijimin e një perspektive teorike, e cila ka drejtuar pyetjet kërkimore të studimit, për të adresuar
situatën aktuale të fëmijëve të komunitetit rom në lidhje me vijueshmërinë, pritshmëritë e prindërve,
situatën e arsimit parashkollor si një hallkë shumë e rëndësishme në vazhdimësinë e arsimimit të
fëmijës. Metoda cilësore ka avantazhe të tilla, si: fleksibilitet, marrja e informacionit të thelluar,
origjinaliteti i përgjigjeve, domethënia e sjelljeve joverbale etj. Këto avantazhe u morën në
konsideratë në studimin e situatës së arsimimit të komunitetit rom dhe rolit që luajnë prindërit në këtë
perspektivë. Si instrument për mbledhjen e të dhënave u përdor intervista gjysmë e strukturuar, si dhe
analiza e ditareve të punës 8-mujore të mentorëve për të identifikuar performancën e tyre, nga një
program specifik dhe një model pozitiv.
8
2. Literatura
2.1 Komuniteti rom në Evropë
Komuniteti rom, që nga mbërritja e tij në “kontinentin e vjetër”, në shekullin e katërmbëdhjetë, është
margjinalizuar dhe diskriminuar rregullisht. Sipas Henry Kamm (1993), kjo gjendje u përkeqësua pas
rënies së bashkiizmit, kur u shfaq një rritje e ndjenjave nacionaliste dhe ndryshoi mënyrën se si grupi
etnik u perceptua nga qeveritë dhe publiku. Transformimet etnike dhe shoqërore, që filluan të ndodhin
gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas rënies së bashkiizmit, kontribuan në gjendjen e tanishme ekonomike të
romëve. Cilësia e jetës së komunitetit rom filloi të përkeqësohet: shumica e romëve humbën vendin e
punës, strehimin dhe programet sociale në të cilat ata vareshin. Kjo çoi në një rritje të qëndrimeve dhe
politikave diskriminuese dhe raciste. Si rezultat, romët filluan të emigrojnë në Evropën Perëndimore,
veçanërisht pas integrimit të shumë vendeve qendrore dhe lindore evropiane në Bashkimin Evropian.
Për fat të keq, Evropa Perëndimore "i mirëpriti" ata me të njëjtat qëndrime antirome dhe mediat
spekuluan për pasojat e emigracionit rom nga Lindja në Perëndim (Pool & Adamson, 2008). Trauma e
lënë në kujtesën kolektive të romëve etnikë është një nga arsyet pse shumë prej tyre nuk e pranojnë
zyrtarisht përkatësinë e tyre etnike. Kjo na ndihmon të shpjegojmë pse identitetet etnike dhe kulturore,
si dhe kohezioni i komuniteteve rome janë zvogëluar. Faktorë të tjerë përfshijnë: politikat e asimilimit
(që synojnë uniformitetin social-kulturor dhe ekonomik), efektet kulturore dhe ekonomike të
globalizimit dhe politikat në lidhje me pranimin në Bashkimin Evropian (demokratizimin),
vështirësitë ekonomike (recesioni), diskriminimin ndaj klasave të ulëta dhe mungesën e qasjes në
arsim dhe politikat sociale (Rada, 2011). Fenomeni i braktisjes së shkollës është ende mbizotërues, një
sugjerim do të ishte t'u ofroje fëmijëve (duke filluar me moshat parashkollore) pagesa arsimore,
ushqim falas dhe tekstet shkollore. Këto shërbejnë si stimulues për pjesëmarrjen e shkollës,
veçanërisht pasi integrimi i fëmijëve në fazat më të hershme të shkollës përcakton vazhdimësinë në
fazat e arsimit të lartë dhe gjithashtu kontribuon në zhvillimin afatgjatë të shoqërisë (Preoteasa, 2003).
Komuniteti rom vuan nga diskriminimi masiv në të gjithë Evropën. Romëve u janë mohuar të drejtat e
tyre për strehim, punësim, kujdes shëndetësor dhe arsimim dhe po përballen me dëbimet me forcë,
sulmet raciste dhe keqtrajtimin e policisë. Ata kryesisht jetojnë në kufijtë e shoqërisë në lagjet e varfra
ose kampet e paligjshme dhe konsiderohet të jetë grupi më i pafavorizuar etnik brenda Evropës
(Amnesty International, 2009). Rumania është një rast studimi ideal, sepse është vendi evropian me
pjesën më të madhe të popullsisë rome - 10 për qind, ose rreth 2.2 milionë njerëz. Në Rumani, 75 % e
romëve jetojnë në varfëri dhe përballen me diskriminimin brenda shoqërisë dhe nga zyrtarët publikë
(Amnesty International, 2010). Ndërsa jetojnë mes shoqërive të ndryshme kulturore, është e qartë se
"romët kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm në ruajtjen e mënyrës së tyre të jetesës, duke iu
përshtatur kushteve të tyre të ndryshuara në mënyrë që të mbeten të njëjta" (Henriques, 2012, fq 318).
9
Kjo tregon se shumë romë nuk duan të përfshihen në shoqërinë e zakonshme dhe nuk e shohin veten
si qytetarët e tjerë të Evropës. Ata e shohin veten si njerëz që ndajnë gjuhë dhe trashëgimi kulturore të
përbashkët, edhe pse jo të zakonshëm, edhe territorin (Henriques, 2012).
2.2 Procesi i integrimit të komunitetit rom.
Përveç politikave dhe programeve institucionale, ekziston një nevojë e rreptë për të ndryshuar
mentalitetin e zakonshëm dhe për të promovuar një shoqëri evropiane që është më tolerante ndaj
diversitetit të saj. Një nga faktorët kryesorë që kontribuon në pranimin e një vendi si një shtet anëtar i
Bashkimit Evropian, është shkalla e integrimit të pakicave etnike, në mënyrë implicite ajo e pakicës
etnike rome (Preoteasa, 2003). Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve vlerëson se në Evropë ka
rreth 8 milionë romë, nga të cilët 80 për qind jetojnë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Megjithatë,
numri i saktë i popullsisë nuk është i njohur plotësisht në asnjë nga këto vende. Numrat zyrtarë që
rezultojnë nga të dhënat e regjistrimit kombëtar janë në kundërshtim me të dhënat nga organizatat e
tjera, veçanërisht organizatat joqeveritare që mbrojnë implementimin e të drejtave të romëve dhe
grupeve etnike përkatëse. Për shkak të paragjykimit racial të qeverive, ka dallime të konsiderueshme
në numër me qeveritë që synojnë të nënvlerësojnë madhësinë e popullsisë rome (Preoteasa, 2003).
Përkundër kësaj sfide të rëndësishme, një studim ndërkombëtar i vitit 2001, i iniciuar nga UNDP
argumentoi se koncepti i integrimit është një alternativë e preferuar për qëllimin e asimilimit.
Integrimi shoqëror, në krahasim me asimilimin, nënkupton ruajtjen e kulturës etnike (si gjuha,
zakonet dhe tradita) duke përmirësuar gjendjen ekonomike nëpërmjet politikave që adresojnë arsimim
dhe trajnim profesional. Studimi arriti në përfundimin se situata rome është e ngjashme në të gjitha
vendet evropiane, pavarësisht dallimeve ekonomike midis tyre. Prandaj, në mënyrë që vendet të
fitojnë anëtarësimin e plotë brenda Bashkimit Evropian, ato janë të detyruara të sigurojnë bashkësinë
etnike rome se do të jetë e integruar produktivisht. Kjo do të thotë që romëve duhet t'u jepet mundësia
për arsimim, mundësi punësimi dhe pjesëmarrje politike brenda shoqërisë në të cilën jetojnë
(Preoteasa, 2003). Me qëllim të avancimit dhe krijimit të politikave të përshtatshme të integrimit
shoqëror, është e rëndësishme të kuptohet historia dhe kultura e romëve. Pjesa më e madhe e historisë
së tyre nuk është e shkruar, gjë që e bën pothuajse të padukshme dhe shpjegon pse shumica e romëve,
krahasuar me shumicën e evropianëve, kanë pak ose aspak vetëdije historike (Racz, 2011).
2.3 Përhapja e arsimimit të romëve në Evropë
Edukimi me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirës është njëlloj thelbësor për zhvillimin e plotë të fëmijës
dhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Arsimi pajis fëmijët dhe të rinjtë me aftësitë e nevojshme
për të hyrë në tregun e punës, si dhe për të kontribuar në kohezionin e përgjithshëm social. Kjo është
arsyeja pse e drejta për arsim është e ruajtur në konventat ndërkombëtare dhe dokumentet e BE-së.
Shtetet e BE-së e shohin si shumë vendimtare kryerjen e arsimit të detyrueshëm ndër të gjithë fëmijët,
10
pa dallime racore, etnike etj, dhe për këtë arsye janë të angazhuara të sigurojnë që të gjithë fëmijët të
kenë qasje të barabartë dhe të papenguar në kryerjen e shkollimit. (Europian Union Agency for
fundamental rights: Roma survey- Data in focus, Education: the situation of Roma in 11 EU Members
State, 2004:8).
Në Evropë jetojnë pjesa më e madhe e komunitetit rom që janë edhe grupet më të margjinalizuara të
shoqërisë. Margjinalizimi i vazhdueshëm i romëve dëmton potencialet e Evropës si një bashkësi
shtetesh ku mbizotëron toleranca, paqja dhe mundësitë e barabarta për të gjithë banorët e saj. Nisur
nga kjo situatë, Evropa është angazhuar maksimalisht për të parashtruar çështjet në zgjidhjen e
situatës së romëve. Arsimimi është çelësi për përfshirjen e romëve si qytetarë të barabartë dhe aktivë.
Edhe pse ka pasur ndryshime thelbësore dhe pozitive, ato kanë qenë të ngadalshme. Pozita e romëve
në shoqëri po ndryshon, por ka ende shumë për të bërë. Në mbarë botën 72 milionë fëmijë të moshës
shkollore nuk shkojnë fare në shkollë dhe shumë nxënës të tjerë e braktisin shkollën pa e përmbushur
ciklin e tyre të edukimit elementar e më tej (Raporti mbi Zhvillimet Njerëzore, PNUD, 2002).
2.4 Komuniteti rom në Shqipëri ndër vite
Sipas Xhillari, L., & Cici, J. (2016), për shkak të diskriminimit social dhe ekonomik, ata u detyruan
të bënin një jetë të përhumbur për një kohë më të gjatë në krahasim me etnitë e tjera, duke mos pasur
mundësi të krijojnë një administratë shtetërore, e cila do të mund të kujdesej për dokumentimin e
historisë së romëve. Të dhënat empirike tregojnë se papunësia, të ardhurat e ulëta dhe varfëria janë
shtyllat kryesore të procesit të migrimit. Pothuajse gjysma e popullsisë rome është e papunë dhe është
një papunësi afatgjatë. Progresi ekonomik i vendit, edhe pse hera-herës i paqëndrueshëm dhe
kapriçoz, duket se nuk e ka prekur pothuajse aspak pjesën dërrmuese të komunitetit rom. Përfshirja e
komunitetit rom në shoqërinë shqiptare përballet me sfida të shumta, të cilat lidhen njëherazi me fazën
e zhvillimit shoqëror, por edhe me paaftësinë e institucioneve publike për të vepruar në mënyrë
sistematike në funksion të politikave, strategjive dhe planeve që kanë për synim përmirësimin e
situatës së këtij komuniteti. Qeveria shqiptare, në kuadër të Dekadës Rome (2005-2015), ka hartuar
dhe miratuar një plan veprimi kombëtar, i cili synon përparimin e gjendjes së komunitetit rom në
fusha kyçe, si: arsimi, shëndetësia, punësimi, strehimi dhe mbrojtja shoqërore. Gjithsesi, raportime të
shumta konfirmojnë vazhdimisht situatën e pandryshuar në të cilën gjendet komuniteti rom që jeton
në Shqipëri. Gjatë periudhës socialiste (1945-1990), romët përjetuan përmirësime të dukshme në
strehim, arsim, përkujdesje shëndetësore dhe shërbime sociale. Ashtu si shqiptarët, ata gëzonin
punësimin e plotë, ndonëse një pjesë e tyre punonin si punëtorë të pakualifikuar (Fonseca, 1995). Në
fshatra, romët punonin në bujqësi dhe blegtori, kurse nëpër qytete punonin në ndërtim, në shërbimet
publike dhe artizanat (Taho, 2002). Përveç kësaj, shumë romë e vazhduan tregtinë e tyre të vogël edhe
pasi veprimtaritë ekonomike private u bënë të dënueshme me ligj, sidomos pas kushtetutës së vitit
1976 (De soto et al., 2005). Ndër këto veprimtari ishin blerja dhe shitja e kuajve, prodhimet e
11
artizanatit dhe prodhime të tjera që bliheshin në qytete dhe shiteshin në fshatra ose anasjellas, duke
luajtur kështu rolin e ndërmjetësit midis zonave qytetëse dhe atyre fshatare (Courthiade dhe Duka,
1990). Pjesëmarrja në këto veprimtari informale u jepte atyre të ardhura shtesë dhe, në njëfarë
mënyre, i privilegjonte ata në krahasim me grupet e tjera. Përgjatë viteve „60 romët në Shqipëri u
vendosën në vendbanime të përhershme si pasojë e politikave integruese. Garantimi i punësimit të
përhershëm si dhe përmirësimi i kushteve të jetesës u pasqyruan në rritjen e nivelit të edukimit të tyre.
Si rrjedhojë, përgjatë periudhës socialiste mesatarisht romët ndoqën 6.6 vite shkollë (CESS, 2011).
Shqiptarët, nga ana e tyre, i kanë identifikuar romët si grupe të varfra dhe kjo karakteristikë shpesh ka
zbehur diferencat midis tyre. Mann, më 1933 shkruante se romët jetojnë si komunitete në lagje të
varfra dhe të veçuar nga shqiptarët. Që nga viti 1999 Shqipëria ka filluar përpjekjet për të mbrojtur të
drejtat e pakicave kombëtare dhe për të mbështetur integrimin dhe zhvillimin e tyre në vend, përmes
mjeteve të ndryshme, si Anëtarësimi në Planin Kombëtar të Veprimit për Dekadën e Romëve (2005-
2015). Si qytetarë, romët mbrohen me legjislacionin gjithëpërfshirës që ndalon diskriminimin, por
edhe banorët e përkohshëm përfitojnë nga garancitë e caktuara për të hyrë në arsim, kujdes
shëndetësor ose shërbime të ndryshme sociale.
2.5 Sfidat kryesore në arsimimim e fëmijëve romë në Shqipëri
Historikisht, në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera të Evropës, romët kanë pasur nivel shumë të
ulët arsimor. Traditat nomade dhe mënyra e veçantë e jetesës, varfëria dhe diskriminimi janë disa nga
faktorët kryesorë që shpjegojnë këtë gjendje. Në vitet „30 të shekullit të kaluar, duke përshkruar
nomadizmin e romëve, Hasluck vërente se ata nganjëherë “vendoseshin në një qytet për disa muaj”,
por pastaj i riktheheshin përsëri “jetës së çadrës” (Hasluck M, 1938). Në këto kushte, arsimimi i
fëmijëve ishte diçka e vështirë. Niveli arsimor i romëve u përmirësua dukshëm gjatë periudhës së
regjimit socialist si pasojë e masave që u morën për t‟i integruar ata në shoqëri. Vendosja e romëve në
vendbanime të qëndrueshme gjatë viteve „60, punësimi i plotë dhe i garantuar, strehimi dhe
përmirësimi i standardeve të jetesës u pasqyruan edhe në rritjen e nivelit arsimor të tyre. Të dhënat
empirike tregojnë se niveli i analfabetizmit për individët romë që kanë sot moshën 35-45 vjeç,
domethënë që u futën në institucionet arsimore gjatë viteve 1973-1983, u ul në 30,6 %. Kurse vitet
mesatare të shkollimit, për ata që vazhduan shkollën, ishin 6,6 vjet. 25,1 për qind e romëve të kësaj
grup-moshe kanë arsim fillor, 33,5 % - arsimin 8-vjeçar, 3,5 % - të mesëm dhe 0,3 % - të lartë
(Gedeshi I. Jorgoni E., Mapping Roma Children Albania, CESS, Tirana, november 2011). Gjatë
tranzicionit postsocialist, niveli arsimor i romëve, ashtu si në vendet e tjera të Evropës Lindore e
Qendrore, u përkeqësua (Ringold D., Orenstein A. M., Wilkens E., Roma in an Expanding Europe:
Breaking the Poverty Cycle, A World Bank Study, Washington D.C., 2003). Papunësia e lartë dhe
varfëria, diskriminimi dhe përjashtimi social u pasqyruan në uljen e nivelit arsimor. Popullsia
karakterizohet nga analfabetizmi (40.3 %), arsimi fllor i përfunduar (25,9 %) dhe i papërfunduar (14,9
12
%), ndërsa shumë pak kanë përfunduar arsimin 8-vjeçar (16,1 %) dhe të mesëm (2,1 %). Vitet
mesatare të shkollimit janë 5.6 vite për meshkujt dhe 5.3 për femrat (Llogaritja është bërë vetëm për
ata që kanë frekuentuar (ose frekuentojnë) shkollën sipas raportit të Bankës Botërore, 2005). Ndërkaq,
një krahasim me popullsinë mazhoritare tregon se hendeku është shumë i madh. Në mungesë të
arsimit, popullsia e ka të vështirë të integrohet në tregun e punës dhe aftësia e saj, në krahasim me
popullsinë mazhoritare, do të vijë duke u ulur. Ndërkaq, gjatë 2-3 viteve të ardhshme, rreth 350-400
fëmijë në vit do të mbushin moshën për të hyrë në sistemin shkollor. Pavarësisht se ka një përmirësim
të nivelit arsimor të romëve gjatë viteve 2000, në krahasim me dekadën e parë të tranzicionit,
analfabetizmi vazhdon të mbetet shumë i lartë . Në disa rrethe të Shqipërisë, si: Shkodër, Peshkopi,
Kukës, Milot, etj., niveli i analfabetizmit për grup-moshën 7 deri 18 vjeç ndoshta është përkeqësuar në
krahasim me fillimin e viteve 2000.
2.6 Rëndësia e familjes në komunitetin rom
Në jetën e romëve gjithçka sillet rrotull familjes. Ajo është njësia bazë e strukturës sociale që përbën
grupet e familjes, është njësia ekonomike në të cilën bëhet puna dhe në gjendje solidariteti që lidhet
me punën, si dhe është njësia edukative që siguron faktin që shoqëria riprodhon veten dhe jep siguri e
mbrojtje për individin (Jean –Pierre Liegeois “Romët në Evropë”, (Strasburg, 2007, fq. 77) Në
përgjithësi, njësia e familjes është familja e zgjeruar që përbëhet nga disa çifte dhe fëmijët e tyre, si
dhe disa breza. Nga njëra anë, nëse familja bëhet shumë e madhe, funksioni i saj i identifkimit
shoqëror dhe si mjedis për sigurimin e individit me qëndrime të qarta, dëmtohen. Edhe lidhjet midis
individëve mund të dobësohen në këtë pikë. Brenda familjes ata kanë përgjegjësinë, autoritetin dhe
kompetencën e vendimmarrjes. Burrat janë shpesh larg shtëpisë për të kërkuar punësim apo për të
diskutuar me miqtë për të bërë marrëveshje biznesi. Familja fillon të ekzistojë me lindjen e fëmijës së
parë (Jean–Pierre Liegeois “Romët në Evropë”, 2007, fq. 79 ). Kjo do të ndiqet nga lindje të tjera,
shpesh shumë të tjera. Rritja e një fëmije është veprimtari që përfshin të gjithë familjen. Familjet
jetojnë së bashku midis tre apo katër brezash. Ata formojnë një grup dhe nuk ka ndarje midis brezave
të fëmijëve apo brezave të të rriturve. Fëmijët mësojnë shpesh të qenit në famije dhe shpejt avancojnë
duke kapur menjëherë marrëdhëniet shoqërore. Ata janë të aftë të veprojnë tërësisht me iniciativën e
tyre. Ata respektojnë dhe respektohen nga të rriturit. Sjellja e fëmijëve kanalizohet drejt zhvillimit të
autonomisë së tyre. Familja në të cilën rriten, është e një rëndësie parësore dhe merr përparësi të
aleancave të mëvonshme, që lidhen me martesat dhe nga shoqëritë jashtë saj.
13
3 Gjetjet dhe analiza
3.1 Infrastruktura lokale dhe edukimi i fëmijëve romë
Mungesa e infrastrukturës lokale shpeshherë është paraqitur si një problem në ecurinë e zhvillimit të
arsimit në Shqipëri. Në shumë zona të vendit mungesa e godinave shkollore, apo ekzistenca e
godinave jashtë standardeve të pranueshme, kanë penguar në qasjen e një standardi normal ndaj
arsimit. Të dhënat tregojnë se për komunitetin rom, infrastruktura lokale është favorizuese për
arsimimin e fëmijëve. Pyetjes nëse ka kopsht apo shkollë pranë zonës së banimit, të gjithë prindërit e
intervistuar iu përgjigjën pozitivisht dhe madje, disa prej prindërve arritën të bëjnë dallimin e
kushteve më të mira në institucionet e arsimit parashkollor, nga ato shkollore. A.D. tha: “Kur e kisha
vajzën në kopsht ishte shumë mirë, se nuk kishte ftohtë dhe i kishin të gjitha gjërat për të bërë
mësimin, ndërsa tani në shkollë më vjen vajza me duart e ngrira nga shkolla dhe mësuesja çdo javë
kërkon të blejmë mjete për shkollën”.
Institucionet arsimore me infrastrukturë të pranueshme në arsimin parashkollor ofrojnë shërbime që
luajnë një rol pozitiv, pasi rritin numrin e fëmijëve romë të arsimuar. Pati nga ata prindër gjatë
intervistave, që u shprehën se nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë gjatë dimrit, pasi klasat janë të ftohta.
Nga intervistat e realizuara me prindërit arrihet në përfundimin se, thuajse të gjithë, fëmijët i kanë
regjistruar në kopsht dhe shkollë, përjashtim bëjnë rastet kur familja ka qenë në emigracion dhe është
kthyer së fundmi në Shqipëri. Të pyetur nëse kanë hasur vështirësi gjatë regjistrimit në kopsht, një
pjesë e tyre u shprehën se nuk kanë pasur probleme me këtë proces, megjithatë të dhënat nxjerrin në
pah se ka edhe raste kur prindërit janë ndeshur me vështirësi për t‟i regjistruar fëmijët në kopsht. Një
nënë 30-vjeçare u shpreh: “Po, i kam regjistruar fëmijët në kopsht, por me vështirësi. Edukatoret më
thoshin që ke ardhur shumë vonë. Më nxirrnin probleme me dokumentacionin. I kam regjistruar
fëmijët me ndihmën e shoqatave.”
Një tjetër prind shprehet se, për shkak të mbingarkesës në kopsht, ka hasur vështirësi, por ka gjetur
zgjidhje në një moment të dytë. Del shumë qartë nga intervistat këmbëngulja e prindërve për t‟i
regjistruar fëmijët në kopsht, pavarësisht pengesave burokratike.
Gjetjet tregojnë që infrastruktura lokale nuk shfaqet si pengesë për arsimimin e fëmijëve të
komunitetit rom dhe egjiptian. Një nga problemet e shfaqura për regjistrimet në kopsht është
shpërndarja e informacionit. Zakonisht regjistrimet e fëmijëve në kopshte dhe në sistemin
parashkollor fillojnë në muajin maj (përgatitja e dokumenteve), por prindërit i fillojnë procedurat në
shtator, për arsye të mungesës së informacionit. Disa nga prindërit pohuan se “ne kemi pyetur, por ata
na thonë gjithmonë të shkojmë në shtator”.
14
3.2 Paragjykimet, pengesë për arsimin
Paragjykimi dhe stigmatizimi i komunitetit rom dhe egjiptian është një nga shkaqet thelbësore që çon
në përjashtimin e tyre shoqëror. Romët shihen si një kërcënim për qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e
shoqërisë. Shpesh ata portretizohen si qytetarë të dorës së dytë, të cilëve nuk mund t‟u besosh. (
Qosja. G., 122). Rrjedhimisht, psikozat paragjykuese kanë pasur ndikimin e tyre negativ edhe në
arsimimin e komunitetit rom dhe egjiptian. Këto paragjykime dhe strereotipizime kanë penguar
ndjekjen e një cikli arsimor normal për fëmijët e këtyre komuniteteve. Këto paragjykime e kanë
zanafillën që në regjistrimin në kopsht e vazhdojnë më tej. Të pyetur nëse fëmijët e tyre janë ndier të
paragjykuar gjatë procesit mësimor në kopsht, një pjesë e prindërve shprehen se e kanë pasur një
trysni të tillë paragjykimesh. Prindërit shprehen se edukatoret i etiketonin fëmijët si “të pistë” dhe nuk
i trajtonin në të njëjtën mënyrë, në disa raste edhe refuzonin regjistrimin e tyre. Ndër të tjera, një nënë
thotë: “Po, jam ndjerë e paragjykuar. Gjatë regjistrimit na kanë thënë që fëmijët nuk janë të pastër”.
Një tjetër nënë shprehet: "Edukatorja nuk e mëson vajzën time, ajo e lë në një tavolinë veçmas dhe
gjithmonë i bërtet, vajza thotë se nuk bëhet pjesë e lojërave që fëmijët bëjnë në kopsht”.
Një tjetër nënë, e cila është e angazhuar si aktiviste për të drejtat e komunitetit rom, u shpreh:
“Paragjykime ka. Unë punoj vetë në terren për këtë çështje dhe komuniteti rom e egjiptian, sidomos ai
rom, hasin pengesa me natyrë paragjykuese”. Një tjetër prind ka shqetësim paragjykimin e gjetur në
shkollë, sipas tij. Ndër të tjera, F.Sh thotë: ”Vajza më shfaq shqetësime që fëmijët e tjerë e ngacmojnë,
i marrin fletoret, ia grisin, i marrin lapsat. Probleme kam edhe me mësuesen e vajzës. Ajo e ul vajzën
në bankë të fundit, ndonjëherë e lë vetëm në bankë. Mendoj se është paragjykim nga ana e saj. Ajo e
neglizhon vajzën time, nuk kam bashkëpunim me mësuesen, pasi ajo refuzon dhe të flasë me mua si
prind”.
Gjatë intervistave u vu re se të gjithë prindërit janë arsimdashës dhe japin maksimumin për të
arsimuar fëmijët e tyre. Vetëm një nga 15 prindërit e intervistuar tha që nuk kishte probleme me
regjistrimin e fëmijës në kopsht dhe në shkollë. Ndërsa prindërit e tjerë, të gjithë kanë kaluar një
situatë të vështirë për të regjistruar fëmijët dhe vetëm këmbëngulja e tyre dhe insistimi ka siguruar që
fëmija të vazhdojë arsimin. Të dhënat gjithashtu tregojnë se vazhdimi i shkollës për fëmijët e këtyre
dy komuniteteve është një sfidë e madhe, të cilën prindërit duhet ta përballojnë jo vetëm një herë, por
si një rrugë e gjatë. Një prej nënave, në intervistën e saj tha: “Çdo ditë dëgjoj historitë e djalit se çfarë
i bën mësuesja në shkollë, kam shkuar dhe i kam thënë dhe ajo më keq sillet me fëmijën, kam frikë të
flas më, sepse ajo e ngel në klasë. Është shumë e vështirë t’i mbajmë fëmijët në shkollë se ata nuk i
duan fëmijët tanë.”
Të dhënat tregojnë se paragjykimi mbetet një faktor dominues në pengimin dhe shkurajimin e
fëmijëve romë dhe egjiptianë për t‟u shkolluar. Eshtë për t‟u theksuar fakti që paragjykimi në këto
15
raste është kompleks, sepse nuk përfshihet vetëm ngjyra e lëkurës, por edhe faktorë të tjerë, që lidhen
me gjendjen social-ekonomike të fëmijëve që vijnë nga ky komunitet.
3.3 Roli gjinor në dendurinë e paragjykimeve
Të dhënat nxorën në dukje një qasje gjinore në natyrën e paragjykimeve në institucionet arsimore. Të
pyetur nëse fëmijët shprehin ankesa për ngacmime nga bashkëmoshatarët e tyre, dy prindër shprehen
se fëmijët e tyre (vajza) ankohen për marrëdhëniet me fëmijët e tjerë. Ngacmimet janë të karakterit
emocional dhe fizik. Ngacmime të karakterit fizik kanë të bëjnë me marrjen e mjeteve shkollore si
libra, fletore, lapsa dhe shpërdorimin e tyre me dhunë. Ngacmime me karakter emocional vërehen tek
fjalori që fëmijët e mazhorancës përdorin. Një nënë thotë: “Goca më thotë që e ngacmojnë fëmijët e
tjerë, ata përdorin terma të tipit “ ju keni morra”, “vini erë të keqe”. Këto shqetësime janë vërejtur
nga fëmijë vajza, ndërkohë që janë të paktë djemtë që kanë shqetësime të tilla gjatë procesit mësimor.
A.P .tha: ” Djali nuk është ankuar ndonjëherë që e ngacmojnë në kopsht, mund të ketë zënka të
momentit, se fëmijë janë, por jo që të bëhet problem”. Të dhënat gjithashtu tregojnë se vajzat janë më
të ndjeshme ndaj këtyre reagimeve, prandaj dhe fenomeni i braktisjes ndodh më shpesh tek vajzat se
sa tek djemtë. E.L tha: “Vajza ka ardhur disa herë duke qarë në shtëpi dhe thotë që nuk do të shkoj
më në shkollë. Kur e bëj gati, ajo qan se nuk do të shkojë në shkollë, ka frikë mësuesen dhe ka frikë
shokët e klasës”. Ndërsa e kundërta ndodh me djemtë, ata duan të shkojnë në shkollë, pasi aty kanë
krijuar një shoqëri të ngushtë dhe kjo i tërheq për të qëndruar të lidhur me institucionet arsimore. Një
pjesë e mirë e prindërve gjatë intervistave përmendën faktin se fëmija ka shumë shokë në shkollë, dhe
vetëm kjo e tërheq për të shkuar, pasi mësuesja nuk është se e mëson.
3.4 Këndvështrimi i prindërve për rolin e arsimimit.
Prindërit romë kanë një këndvështrim pozitiv për arsimimin e fëmijëve të tyre, ata e shohin arsimin si
burim i së ardhmes së fëmijës dhe, madje, janë ata që “luftojnë” për vazhdimësinë e arsimimit të
fëmijëve. Në rastet kur shkolla ka qenë një dështim për fëmijët, të dhënat sjellin arsye ekonomike më
së shumti dhe në asnjë rast braktisja apo dështimi nuk ka dalë si shkak i vullnetit apo i
këndvështrimeve negative nga prindërit për arsimin. Në disa raste arsyeja e rrezikut të neglizhimit apo
braktisjes është edhe fenomeni i paragjykimit dhe diskriminimit, për të cilët familjarët romë nuk kanë
“zë” për ta adresuar dhe gjejnë si rrugëzgjidhje ndalimin e arsimimit. Një nga prindërit e fëmijëve
pjesëmarrës në programin “Mësim me bashkëmoshatarët” thotë: “Unë dua ta çoj fëmijën në shkollë,
po atje mësuesja nuk e do, ajo e lë në fund ta bankave, fletoren nuk ia kontrollon asnjëherë dhe vetëm
i bërtet djalit. Nuk kam forcë që ta mbaj djalin 8 vjet me diskriminim, më mirë ta fus në punë kur të
rritet”... Të dhënat tregojnë se arsimi ka një rëndësi të madhe për prindërit romë të fëmijëve
pjesëmarrës në program. Ata e shohin shkollën si burim të adhurash, e konceptojnë atë si arsyetim i
një jete më të mirë, dhe në disa raste edhe si parandalim i paragjykimeve raciste me të cilat prindërit
16
përballen çdo ditë. Arsimi profesional është shumë i rëndësishëm për prindërit romë, pasi ai më së
miri garanton një punë dhe të ardhura për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Hallkat e mëposhtme
tregojnë detajet e konceptimit të arsimit nga prindërit romë dhe egjiptianë:
3.4.1 Arsimimi si profesion dhe burim të ardhurash
Të gjithë prindërit e intervistuar u shprehën që shkolla është shumë e rëndësishme për të ardhmen e
fëmijëve të tyre. Pjesa dërrmuese e tyre, kur flasin për rëndësinë e shkollës, përdorin si pikë referimi
veten e tyre dhe pasojat social-ekonomike që ka sjellë mosarsimimi. Nisur nga ky këndvështim,
prindërit shprehen që arsimimi i fëmijëve të tyre është i rëndësishëm, si fillim që të kenë një zanat,
dhe më pas listojnë të gjitha elementet e “një jete të mirë”, siç janë të kenë një shtëpi, të kenë një
punë, të blejnë një makinë, etj. Zotërimi i një zanati krijon më shumë mundësi për të ardhmen e tyre.
Të dhënat tregojnë se preceptimi i zanatit për prindërit e fëmijëve është arsyetim për parandalimin e
punëve të rëndomta dhe rritja e shanseve për punësim. Kushtet jo të favorshme ekonomike me të cilat
përballet komuniteti rom dhe egjiptian bëjnë që prindërit të besojnë se shkolla do të jetë një mundësi
për të ardhura ekonomike më të favorshme. Por në këtë studim ata e shohin shkollën si burim i një
zanati, dhe jo në stadin akademik, vetëm njëri nga prindërit ka përmendur gjatë intervistës arsimin e
lartë, si një nga dëshirat e prindërve për fëmijën e tyre. “Unë dua që djali të vazhdojë shkollën e lartë
dhe të bëhet doktor, nuk dua të ketë një shkollë që e lë djalin pa punë. Ne kemi disa kushërinj që kanë
bërë shkollën e lartë dhe janë pa punë.” Zanati është parë nga prindërit romë si burimi i të ardhurave,
për të cilat është i sigurt, arsimi për prindërit romë jo gjithmonë të sjell një të mirë, pra duhet të jesh i
kujdesshëm në atë çfarë zgjedh dhe studion, pasi jo çdo lloj arsimimi të sjell një punësim, dhe rrit e
siguron të ardhura ekonomike të mjaftueshme. Në analizën e të dhënave vërehet një qasje pragmatiste
e prindërve në lidhje me arsimimin e fëmijëve të tyre. Ata janë të gjithë të mendimit se shkollimi
është shumë i rëndësishëm, por e lidhin me nevojat e tyre praktike dhe jo me një të ardhme akademike
apo rritje profesionale. Ata janë më shumë të prirur t‟i orientojnë fëmijët e tyre drejt arsimit
profesional, sepse për ta ka shumë rëndësi zotërimi i zanatit, për më shumë treg pune. Një nënë thotë:
”Arsimimi i fëmijëve të mi është shumë i rëndësishëm që të mos rriten si ne me kanaçe dhe bidona,
por të shkollohen dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë.” Një tjetër prind shprehet: ”Eshtë e
rëndësishme shkolla, si fillim që të ketë një zanat, pasja e një zanati të siguron një rrogë të mirë”...
3.4.2 Shkolla si zgjidhje problemesh shoqërore
Në asnjë nga pjesëmarrësit në intervistë arsimi nuk është parë në kontekstin negativ. Pavarësisht
paragjykimeve që ekzistojnë për komunitetin rom dhe lidhjen e tyre me arsimin, të dhënat tregojnë se
prindërit e komunitetit rom dhe egjiptian e konceptojnë arsimin si “shpëtimtar” dhe indikator i një jete
më të mirë. Përveçse një element kryesor i zgjidhjes së problemeve ekonomike, arsimi është
identifikuar nga të dhënat e intervistave dhe si një zgjidhje e problemeve shoqërore, që familjarët
hasin në shoqërinë shqiptare. Diskriminimi është përmendur si një arsye kryesore e performancës në
arsim, por edhe e ndërprerjes së arsimit për disa nga anëtarët e familjarëve të intervistuar. Të qenit i
17
arsimuar, është parë në aspektin social si një “urë lidhëse” me pjesën tjetër të shoqërisë, atë jorome,
dhe si një indikator kryesor për zgjidhjen e problemeve sociale. Një nga prindërit e intervistuar thotë:
“ Ne nuk i dimë ligjet dhe nuk i njohim të drejtat tona, ndërsa ai djali i organizatës që është me
shkollë, na ndihmon për zgjidhjen e tyre, sepse ai di të flasë, pasi ka shkollë.” Arsimi si një
rrugëzgjidhje e komunikimit diskriminues vihet re edhe në intervista të tjera, ku fenomeni “shkollë”
konceptohet si i vetmi element që mund të sjellë zgjidhjen e problemeve, marrëdhënie të mira me
komunitetin dhe institucionet dhe, mbi të gjitha, lehtësimin e marrjes së shërbimeve të ofruara nga
institucionet shtetërore. Një prind thotë: ”Ne hasim pengesa kur shkojmë të kërkojmë punë, por kur
vijnë këta të shoqatës, na marrin në punë, se ata janë me shkollë”. Të pyetur se si i adresojnë sfidat e
diskriminimit në instuticionet shtetërore, prindërit sjellin faktin që për të komunikuar me drejtuesit e
institucioneve ata marrin pjesëtarë të arsimuar nga organizatat rome a egjiptiane dhe vetëm në këtë
lloj mënyre, mund të krijohet lidhje me institucionet ose të zgjidhen problemet e krijuara, prandaj
arsimi për prindërit është e vetmja rrugëzgjidhje e problemeve sociale, dhe prindërit e konceptojnë
limitimin e problemeve në të ardhmen për fëmijët e tyre, vetëm duke arsimuar fëmijët që të jenë të
aftë të komunikojnë dhe të zgjidhin problemet e shfaqura. Një pjesë e mirë e të intervistuarve marrin
si shembull suksesin akademik, i cili u lë atyre të kuptojnë se vetëm shkolla “mund të hapë çdo rrugë
drejt suksesit”. Vullnetarët dhe punonjësit e organizatës, të cilët janë romë dhe egjiptianë të arsimuar,
për prindërit kanë qenë modele frymëzuese dhe kanë ndikuar në perceptimin e tyre për arsimin. Të
dhënat tregojnë se ekspozimi i modeleve pozitive rome dhe egjiptiane për prindërit ka ndikuar në
konceptimin e arsimit për prindërit dhe vlerat që ai ka për fëmijët romë dhe egjiptianë.
3.4.3 Ndikimi i gjendjes ekonomike në arsimimin e fëmijëve.
Në të gjitha intervistat tema kryesore e bisedave ka qenë gjendja ekonomike si një çështje kryesore
dhe barrierë për arsimimin e fëmijëve romë. Prandaj u pa e arsyeshme të identifikohet situata aktuale
e gjendjes ekonomike tek këto familje. Të dhënat tregojnë se 90% e pjesëmarrësve kanë një gjendje
familjare që nuk plotëson dot të ardhurat për paketën ushqimore, të caktuar nga organet përkatëse si
minimumi i jetesës për çdo familje. Në mjaft studime bashkëkohore mbështetet teoria se edukimi dhe
varfëria janë të lidhura pashmangshmërisht e në përpjestim të zhdrejtë me njëra- tjetrën, duke e vënë
theksin tek edukimi, i cili është mekanizmi më efektiv për të luftuar varfërinë. Në rrethana të tilla,
pjesa dërrmuese e familjeve rome dhe egjiptiane në fokus kryesor kanë sigurimin e mjeteve më jetike
të jetesës dhe shpenzimet ekonomike për arsim shkojnë në plan të dytë. Kjo nuk i pengon prindërit të
mos jenë vizionarë për shkollimin e fëmijëve të tyre. Ata e duan arsimimin e fëmijëve të tyre më
shumë se çdo gjë tjetër, por të dhënat tregojnë se situata ekonomike ka një ndikim të madh në
arsimimin dhe performancën e fëmijëve në shkollë. Duke marrë parasysh gjendjen e tyre, prindërve u
duhet të bëjnë punë të rëndomta për të përfituar minimumin e jetesës, dhe kjo u jep atyre pak kohë në
dispozicion për të ndihmuar fëmijët në shkollë. E.S thotë: ”Ne dalim në mëngjes herët për në punë
dhe vijmë në darkë, vajza e madhe gatuan dhe pastron shtëpinë, atë e kemi hequr nga shkolla, se nuk
18
ia dalim dot me të gjitha, unë jam rrugëve gjithë ditën, nuk e ndihmoj dot djalin me detyrat e shtëpisë,
por shoqata na ka ndihmuar shumë me mësuesin që na sjell në shtëpi”. Të pyetur se sa mbështetës do
të jenë prindërit për vazhdimin e shkollës së mesme apo universitetin, të gjithë prindërit shprehen se
nuk do jenë pengesë për fëmijët e tyre, e vetmja pengesë është gjendja ekonomike. Ata janë shumë
skeptikë për të ardhmen akademike të fëmijëve të tyre. Një pjesë e prindërve të intervistuar ishin të
papunë dhe e siguronin jetesën me mbledhjen e materialeve të riciklueshme. Në këto kushte
ekonomike e vetmja gjë që prindërit mendojnë është sigurimi i ushqimit dhe i mjeteve të jetesës. Një
prind shprehet: “Dëshira ime është që vajza të vazhdojë të mesmen, pse jo edhe të lartën, pengesa e
vetme mund të jetë gjendja ekonomike, nuk e di sa do të jem në gjendje ta ndihmoj ekonomikisht.“ Një
tjetër prind shprehet: “Nuk kemi lekë për shkollën e lartë, mezi nxjerrim jetesën, nuk e di a do ta
vazhdojë të mesmen.” Edhe një prind dëshiron shumë që fëmijët t‟i shkollojë, por mungojnë të
ardhurat ekonomike: “Do të jem mbështetje për të dy fëmijët për të vazhduar më tej. Pengesë është
vetëm ana ekonomike, nuk e di nëse do të kemi mundësi ekonomike t’i çojmë në shkollë të mesme”.
Arsimimi i dobët i popullatës rome është një realitet i zymtë, i lidhur ngushtë me kushtet e dobëta
ekonomike, papunësinë, diskriminimin, përjashtimin social dhe pamundësinë ekonomike që prindërit
romë kanë në lidhje me arsimimin e fëmijëve të tyre. Shumica e politikave të mundshme arsimore
aktuale, edhe kur janë të krijuara me qëllim që të përfshijnë romët apo grupe të tjera të cenueshme,
nuk kanë qenë shumë efektive në arritjen e këtij qëllimi.
19
4 Analizë e ndikimit të programit “Mësim me bashkëmoshatarët”
4.1 Rezultatet konkrete nga programi “Cross peer tutoring” Të dhënat për analizë janë marrë nga implementimi i projektit “Roma Education Matter”, në të cilin u
përfshinë 18 fëmijë romë dhe egjiptianë, si përfitues të shërbimeve të mentorimit akademik nga 18
modele pozitive rome, egjiptiane dhe jorome, të cilët implementuan metodën e mësimdhënies “Mësim
me bashkëmoshatarët (Cross Peer Tutoring) për një periudhë 8-mujore. Kjo metodë bashkon një
nxënës model pozitiv më i madh në moshë, që ndihmon një nxënës me probleme në performancë, më
të vogël në moshë, sipas një programi për të përmirësuar problemet akademike, kryesisht aftësitë në të
shkruar dhe lexuar, njohuritë bazë të arsimit fillor. Në program u përfshinë fëmijët e klasës së parë
dhe të dytë, me probleme në performancë. Të gjithë fëmijët kishin vështirësi në artikulim dhe
zotëronin një fjalor të varfër. Po ashtu, nuk emërtonin dot objektet e treguara dhe nuk ritregonin dot
pjesën e lexuar në tekst. Nuk ishin në gjendje të lidhnin kuptimin e fjalëve apo fjalive të shkurtra, nuk
njihnin as alfabetin, nuk arrinin të dallonin dot shkronjat e dorës apo të shtypit dhe nuk ishin në
gjendje të shkruanin. Nuk arrinin të dallonin dot emrat, shumësin, njëjësin dhe gjininë tyre. Mungesa
të rëndësishme u vërejtën edhe në njohuritë e matematikës. Disa prej fëmijëve mund të numëronin
nga 1 deri në10, por nuk ishin në gjendje të lexonin numrat e dhënë. Nuk identifikonin dot numrat e
mëdhenj nga ata të vegjël dhe nuk dinin tabelën e shumëzimit. Një pjesë e mirë e fëmijëve nuk ishte
regjistruar në arsimin parashkollor dhe ata që ishin regjistruar, kishin një performancë të dobët, dhe
nuk kishin frekuentuar plotësisht atë. Fëmijët kishin mungesa të bazës materiale shkollore, si: fletore,
lapsa, stilolapsa etj. Po ashtu, të gjithëve u mungonte mbështetja në familje për ndihmë akademike.
Pas punës së realizuar me mentorët e organizatës “Vish këpucët e mia”, gjendja akademike e fëmijëve
u përmirësua dukshëm. Të dhënat për analizë u morën nga pyetësorët e bërë nga mentorët si dhe nga
shënimet ditore në ditaret e mbajtura nga secili mentor. Analiza e të dhënave tregon se pati një rritje
akademike në aftësitë e shkrimit, leximit dhe të veprimeve matematikore. Analiza e ditarëve
gjithashtu tregon se performanca ka pasur një rritje në artikulimin e fjalëve dhe ndërtimin e fjalive,
identifikimin e shkronajve të alfabetit dhe ndarjen e tyre sipas programit mësimor (shkronja, rrokje,
fjalë dhe ndërtim fjalish) Një tjetër aftësi, e cila ka pasur një përmrësim, nga analiza e ditarëve dhe
pyetësorët e mentorëve del emërtimi i objekteve dhe figurave. Përveç problemeve akademike të
adresuara nga bisedat me fëmijët dhe intervistat me prindërit, doli në pah se programi i mentorimit,
pati një ndikim në rritjen e interesit për arsimin nga vetë fëmijët romë, prezantimi i modeleve pozitive
të komunitetit ka ndikuar në perceptimin e arsimit si “diçka e mundshme dhe e nevojshme”, tek të
gjithë fëmijët përfitues të programit vihet re një rritje e interesit për arsimin dhe kryesisht për detyrat e
shtëpisë.
20
4.2 Mungesa e ndihmës akademike nga familjarët. Nga analiza e intervistave doli në pah mungesa e ndihmës akademike nga pjesëtarët e familjes, për
fëmijët që vijojnë shkollën, për dy arsye: së pari, ishte mungesa e njohurive të duhura nga prindërit
dhe familjarët. Një pjesë e mirë e familjarëve pranojnë faktin se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për
të ndihmuar fëmijët në detyrat e shtëpisë, pasi ata vetë nuk kanë arsimin e duhur, ose në disa raste nuk
kanë fare arsim për të ofruar një ndihmë të tillë. A.SH. tha: “Unë nuk di të shkruaj e të lexoj për vete,
nuk kam si ta ndihmoj vajzën, burri është gjithë ditën në punë dhe vjen i lodhur, po edhe ai me këto
librat e reja nuk i kupton.” Një tjetër arsye e mungesës së ndihmës akademike nga familjarët për
fëmijët romë ka qenë dhe punësimi joformal i prindërve. Disa prej prindërve kryejnë punë të
rëndomta, të cilat nuk kanë një orar të caktuar, dhe në kohën e studimit të fëmijëve asnjëri nga
prindërit nuk është prezent për të ofruar ndihmën e kërkuar. Dy prindër të intervistuar thanë:
“Pasditeve ne dalim për të mbledhur kanaçe dhe në atë kohë lëmë djalin duke mësuar, se pasdite
është puna jonë, kur kthehemi nga puna e gjejmë djalin në gjumë dhe nuk e dimë nëse i ka bërë apo jo
detyrat”. Përpos arsyetimit të tyre për pamundësinë e ofrimit të ndihmës akademike fëmijëve, pyetja e
shtruar prindërve nxori gjithashtu në pah se programi i ofruar nga organizata ka qenë një ndihmë e
madhe për prindërit dhe, në disa raste, është interpretuar si “kurse private”, të cilat u kanë ardhur në
ndihmë, sepse çdo ndihmë e ofruar për fëmijët e tyre, prindërit e kanë interpretuar si “private” dhe të
kushtueshme. Njëri nga prindërit e fëmijëve tha: “Ne nuk kemi lekë për të paguar kurset e fëmijëve,
shyqyr që ka paguar organizata, sepse ndryshe nuk e ndihmojmë dot vajzën.”
4.3 Ndikimi i programit “Mësim me bashkëmoshatarët” (PCT1 )për fëmijët me
performancë të ulët (Materialet didaktike) Programi i ofruar për fëmijët me performancë të ulët u ndërtua nga specialistja për edukim, sipas
nevojave të fëmijëve, u ndoqën të gjitha vështirësitë hap pas hapi dhe për secilën prej tyre u përgatitën
materiale didaktike të veçanta. Pas përdorimit të këtyre materialeve u mbatjën shënime në rezultatet e
marra nga fëmija për përformancën e tyre. Në 60 problematikat e përballura, u ndërtuan 180 ushtrime
dhe 60 materiale të ndryshme didaktike, kjo bëri që 100% e fëmijëve, pas përdorimit të materialeve të
përdorura, të merrnin rezultat maksimal në detyrat e shtëpisë, si dhe të plotësonin me pikët maksimale
ushtrimet e përgatitura, kjo nga analiza e fletoreve dhe e ditarëve që mentorët mbajtën pas çdo ore
mentorimi/tutorimi akademik. Një ndikim të madh në rritjen e performancës kanë pasur dhe mjetet
didaktike, vihet re në ushtrimet e ofruara për të mënjanuar vështirësitë e fëmijëve që, në rastet kur
janë përdorur materialet didaktike të veçanta, rezultati ka qenë më i lartë, në disa raste, kur janë
përdorur vetëm shpjegimet e ushtrimeve nga mentorët, rezultatet kanë qenë mesatare.
Nga analiza e intervistave të prindërve, të pyetur nëse fëmija ka rezultat më të mirë në shkollë pas
përfshirjes në programin tonë, pjesa më e madhe e prindërve janë shumë të kënaqur, rezultatet kanë
1 Peer Croos Tutoring
21
ardhur nga mbledhjet me prindër në shkollat e tyre. Një nënë thotë:”Po, ka shumë rezultat. Jam
shumë e kënaqur. Edhe mësuesja e djalit na e ka thënë në takimet me prindër që ecuria e tij është
përmirësuar dukshëm. Faleminderit juve!”
Një tjetër prind thotë: “Po, ka dalë mirë djali, ai shkruan vetë tani, mësuesja më ka thënë që djali ka
marrë nota të mira dhe i bën shumë mirë detyrat në klasë.”
4.4 Përfshirja në program- mënyrë socializimi dhe edukimi etik.
Fëmijët e përfshirë në programin “Mësim me bashkëmoshatarët” kalonin 5 orë në javë tutorim
akademik dhe 2 orë mentorim. Mentorimi konsistonte në kohën e këshillimit akademik për fëmijët, në
mënyrë që të rrisin interesinë e tyre ndaj edukimit si dhe të ndihmojnë gjendjen emocionale të
fëmijëve sipas nevojave. Të dhënat tregojnë se mentorimi ka qenë orari më i preferuar i fëmijëve dhe
në të gjitha ditaret e lexuara doli në pah se fëmijët e kanë parë si një mënyrë të re socializimi, në të
cilën kanë përfituar një etikë të re në qëndrimet e tyre. Në ditarin e tij një mentor shkruan: ”Sot fëmija
tha se u gëzua shumë, pasi më në fund ai ka gjetur profesionin e tij të preferuar, fëmija ka filluar të
bëjë detyrat vetë dhe kërkon që kohën e detyrave ta shpenzojë me mentorin në këshillimin që ne
bëjmë”. Edhe prindërit e pyetur për përfitimet që fëmija i tyre ka marrë nga ky program, përmendin se
fëmijët kanë ndryshuar në tri drejtime: në etikën e tyre, “djali i bën detyrat vetë tani”, “në orën katër
djali ulet në tavolinë dhe bën çantën gati, sepse vjen mësuesi”; në sjelljen e tyre të përditshme dhe
perceptimin e tyre për arsimin. Një prind në intervistë tha: “Vajza ime tani kërkon që të shkojë në
shkollë të lartë dhe thotë që nuk do ta ndalojë kurrë shkollën. Ajo në fillim me zor shkonte në shkollë,
nuk e kishte qejf fare”. Disa prindër të tjerë e kanë parë procesin e mentorimit si një përfitim edhe nga
ana emocionale, pasi tashmë fëmijët, me sjelljet e tyre, u kanë lënë të kuptojnë prindërve se gjendja e
tyre emocionale është shumë më e mirë sesa më përpara. “Vajza nuk e kishte qejf shkollën, ajo qante,
tani ndihet shumë mirë kur vjen nga mësimi me mësuesen e kursit. Ajo nuk qan më kur shkon në
shkollë.” Së treti, një përfitim të cilin e kanë nxjerrë të dhënat e marra nga ditaret dhe nga intervistat
me prindërit, është edhe modelimi pozitiv i nevojshëm për anëtarët e komunitetit rom.
4.5 Modelet pozitive – ndikimi në performancën akademike të fëmijëve.
Modelet pozitive në rolin e mentorit janë zgjedhur në bazë të arritjeve të tyre akademike dhe kanë
kaluar një periudhë 9-mujore trajnimi për procesin e mentorimit akademik dhe mësimdhënies mes
bashkëmoshatarëve. Këto modele, përveç ndikimit në rritjen e performancës akademike, kanë punuar
për të ndryshuar dhe perceptimet rreth arsimimit për fëmijët romë, pjesëmarrës në këtë program. Të
dhënat tregojnë se ndikimi i mentorimit ka qenë rregullator në perceptimin e arsimit jo vetëm tek
fëmijët romë, por edhe tek prindërit e tyre. Një pjesë e mirë e prindërve, gjatë intervistave, kërkojnë
që fëmijët e tyre të bëhen me shkollë si mentori, dhe i marrin gjithmonë ata si shembuj. Mentorimi ka
qenë efektiv në ndryshimin e perceptimit të arsimimit, disa prindër mendonin se fëmijët romë nuk
22
mund të vazhdojnë arsimin e lartë për shkak të diskriminimit, por prezantimi me modelet pozitive,
vetë puna e tyre, ndihmesa që ata u japin fëmijëve romë, i ka bërë prindërit të kuptojnë benefitet e
arsimimit. Njëri nga prindërit në intervistë tha : “Unë nuk e dija që ka djem në gjimnaz, nuk e kam
menduar që ne romët mund të shkojmë në gjimnaz, kam menduar se është i vështirë, por kur shoh
mentorin që punon me fëmijën tim, dua që edhe djali të bëhet një ditë mësues si ai”.
23
5 Përfundime
Ky studim nxori në pah se, sipas perceptimit të prindërve, infrastruktura lokale nuk është shfaqur si
pengesë në arsimimin e fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian. Kur përdorim termin
“infrastruktura lokale”, në fokus është mungesa ose jo e kopshteve apo shkollave pranë zonave të
banuara, të cilat mund të jenë pengesë në frekuentimin e tyre nga fëmijë të komunitetit. Studimi nxjerr
në pah që pengesë e arsimimit të fëmijëve në lidhje me infrastrukturën arsimore, janë dy elemente: ka
një diferencë në pajisjen e infrastrukturës së kopshteve me atë të shkollave. Kopshtet plotësojnë
kushtet për të zhvilluar mësim normal për fëmijët, por në këto raste del si pengesë regjistrimi i
fëmijëve për dy arsye: e para është mungesa e informacionit. Anëtarët e komunitetit rom nuk
informohen për kohën e regjistrimit në kopsht të fëmijëve, dhe shpesh për shkak të pamjes fizike, ata
kanë probleme të mëdha në regjistrim.Si rrugëzgjidhje për këtë problem kanë qenë modelet pozitive të
organizatave të ndryshme, që kanë dhënë ndihmën e tyre për përgatitjen e dokumentacionit dhe
regjistrimin e fëmijëve në shkolla. Në lidhje me paragjykimet dhe diskriminimet që has komuniteti
rom dhe egjiptian në integrimin social-ekonomik në tërësi dhe atë të edukimit në veçanti, prindërit e
intervistuar janë të shqetësuar. Ata shprehen se ndihen të paragjykuar gjatë regjistrimit të fëmijëve të
tyre në kopsht. Prindërit shprehen se edukatorët i etiketojnë si “të pistë” dhe shfaqin pengesa për t‟i
regjistruar në kopsht. Nga intervistat e zbardhura në studim vihet re që paragjykimi mbetet një faktor
dominues në pengimin dhe shkurajimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë për t‟u arsimuar. Eshtë për t‟u
nënvizuar përpjekja e vazhdueshme e prindërve për t‟i regjistruar fëmijët e tyre në institucionet
shkollore, pavarësisht pengesave dhe paragjykimeve. E kundërta ndodh me infrastrukturën e
shkollave, të cilat identifikohen si të papërshtashme për të zhvilluar mësimin në standarde normale,
për arsye të mungesës së ngrohjes në dimër, dhe materialeve mësimore, për të cilat u kërkohet
fëmijëve që të paguajnë dhe kjo përbën një pengesë për prindërit. Përsa i përket regjistrimit në
shkolla, nuk ka qenë një sfidë për prindërit romë, vetëm se përgatitja e dokumentacionit gjithmonë
duhet bërë nga pjesëtarët e organizatave, për arsye të nivelit të ulët arsimor të prindërve, të cilët nuk
kanë aftësi për të marrë dokumentet e kërkuara për regjistrim. Nuk ka asnjë rast dështimi në
regjistrimin e fëmijëve në shkolla, por ka shumë raste të regjistrimit dhe pranimit në sistemin
parashkollor. Trajtimi i fëmijëve në sistemin parashkollor është shumë paragjykues, gjë që çon në
ndalimin e frekuentimit të rregullt nga disa fëmijë romë, e si rezultat në klasën e parë fëmijët romë
kanë diferencë të madhe akademike në njohuritë e tyre. Prandaj është parë e nevojshme ndërhyrja me
programin “Mësim me bashkëmoshatarët, i cili, sipas të dhënave, ka përmirësuar aftësitë në të shkruar
e në të lexuar për fëmijët pjesëmarrës në 100% të rasteve. Ky program është ndërtuar në bazë të
mangësive akademike të fëmijëve, i shqoëruar gjithashtu me sesionet e mentorimit, të cilat kanë
ndikuar në perceptimin e fëmijëve për arsimimin, në etikën dhe sjelljen e tyre akademike. Fëmijët tani
ndajnë orën e mësimeve vetë, përgatisin çantën dhe bëjnë detyrat e shtëpisë. Studimi nxjerr në pah
gjithashtu se ka pasur një rritje të ndjeshme në rezultatet e fëmijëve me përdorimin e metodës së
24
mësimdhënies “Mësim me bashkëmoshatarët”, identifikimi i mangësive/dobësive dhe adresimi i tyre
ka qenë burimi i suksesit. Gjithashtu, prindërit kanë një qasje disi pragmatike për rolin e arsimit.
Shkollimin e shohin si zanat dhe burim të ardhurash për familjen. Duke ecur sipas këtij
këndvështrimi, prindërit janë më shumë të prirur t‟i orientojnë fëmijët e tyre drejt arsimit profesional.
Gjendja ekonomike e familjes paraqitet si e vetmja pengesë për vazhdimin e shkollimit të fëmijëve të
komunitetit rom dhe egjiptian, ndërkohë që ndikimi në perceptimin e arsimimit të fëmijëve në nivelet
më të larta ka ardhur si burim i prezantimit të modeleve pozitive rome dhe egjiptiane. Ato kanë
ndihmuar prindërit dhe fëmijët për të kuptuar, jo vetëm rëndësinë e arsimit, por u kanë krijuar atyre
mendësinë se arsimi i lartë është burimi i ndryshimit të mënyrës së jetesës së fëmijëve të tyre në të
ardhmen.
25
REKOMANDIME
1- Të përgatitet, të përshtatet dhe të ofrohet shpërndarja e informacionit për regjistrimin e
fëmijëve në kopshte, sipas ligjeve në fuqi, si dhe të krijohet sistemi i mediatorëve mes
institucioneve të arsimit dhe komunitetit në fushën e arsimit, në periudhat e regjistrimit në
kopshte dhe shkolla, për të siguruar ndalimin e notave raciste nga punonjësit e institucioneve
arsimore në procesin e regjistrimit.
2- Të trajnohen punonjësit në edukim, mësuesit dhe edukatorët në tematikat e gjithëpërfshirjes
në klasat e tyre si dhe të përdoren modelet pozitive rome dhe egjiptiane si mësues/edukator
mbështetës në kopshte dhe shkolla.
3- Të krijohen lehtësi financiare për fëmijët e kopshteve, si dhe të lehtësohet lista e
dokumentacionit për përfitimin e shërbimeve falas nga komuniteti rom. Të krijohen bursa të
veçanta për fëmijët romë dhe egjiptianë me probleme financiare, nga Ministria e Arsimit, të
mundësohet punësimi i prindërve romë në institucionet e arsimit, sipas përvojës së tyre.
4- Të ndërtohen programe të veçanta jashtëshkollore, duke përdorur modelet pozitive rome dhe
egjiptiane për përmirësimin e performancës së fëmijëve romë dhe egjiptianë. Të zbatohen
programe të veçanta passhkollore, me qasjen një me një (Mësim me bashkëmoshatarët)
brenda mjediseve të shkollës, pasi në klasat kolektive fëmijët romë përjetojnë diskriminimin
dhe segregimin brenda klasave.
26
Bibliografia:
De soto H Ilir Gedeshi . (2002). Dimention of Romany Poverty in Albania. Tirana: Roma rights.
Dewey, J. (2003). Shkolla dhe shoqeria . Tiranë: Plejad.
Fonseca, I. (1995). Among the Gypsies. Washington : The New Yorker .
HAsluck, M. (1938). The gypsies of Albania. 17 (2) 49-61: Gypsie Lore Society.
Helen Avery Itena Hoxhallari. (2017 ). From policy to practice: Roma education in Albania and
sweeden. Tirana: The Urban Review .
Hermine De Soto Peter Gordon Ilir Gedeshi Zamira Sinoimeri. (2002). PvertyinAlbania. A qualitative
Assesment. Washington D.C: World bank .
Hermine De Soto, Beddies S, Ilir Gedeshi . (2005). Romaand Egyptians in Albania: From Social
exclusion to social inclusion. Washington D.C: The world bank .
Kalkowski, P. (2018). Peer and cross-age tutoring. Social Improvement Reserach Theories.
Liegeois, J. P. (2007). Roma in Europe . Tirana: Council of Europe.
Najabat Ali, Muhammad Anwer, Jaffar Abbas. (2015 ). Impact of peer tutoring on leraning of
students. Shanghai: Journal for Studies in Management and Planning.
PNUD. (2002). Raporti mbi zhvillimin njerëzor. Tiranë: UNDP.
PNUD. (2006). Ne rrezik: Prekshmëria shoqërore e romëve në Shqipëri . Tiranë: UNDP.
PNUD. (2006). Prekshmëria shoqërore e romëve. Tiranë: UNDP.
27
Ndikimi i gjendjes emocionale të fëmijëve në performancën e tyre akademike .
Erisa Aliaj, Msc.
Erisaaliajvl@yahoo.com
28
Abstract:
The effect of emotional state of Roma children in their accademical performance.
This research paper looks at the impact of Roma emotional state on their academic
achievements. The study was carried out within the framework of the “Roma Education
Matter” project, in which 18 role models of Roma and non-Roma mentored 18 Roma
children of the first and second grades. The method used for the research is a qualitative
method and mixed with an experiment. Eighteen Roma children were asked to paint three
objects, the globe, the hearts and the pie, using their favorite colors. For the purpose of
analyzing the data the "Hamlet Map" was used. The colors used to color the objects are
used to identify the emotion state of children. The research found the emotional state
makes a great impact on the academic achievement of Roma children. Roma children
experience 90% of negative emotions and 10% of their emotions are positive. Among other
impacts for the academic performance it is the broken relationship with parents and the
segregation of Roma children in the classroom.
29
Abstrakt:
Ky studim trajton ndikimin e gjëndjes emocionale të fëmijëve Rom në arritjete tyre akademike.
Studimi u realizua në kuadër të projektit “Roma Education Matter” në të cilin 18 modelet pozitive
Rome dhe jo Rome, mentoruan 18 fëmijë rom të klasës së parë dhe të dytë. Për të gjeneruar të dhënat
u përdor një metoda cilësore dhe një eksperiment. 18 fëmijët u vunë për të ngjyrosur tre objekte, botën
zemrën dhe një picë, si dhe iu kërkua të vizatonin një shtëpi. Për të analizuar të dhënat e përftuara u
përdor “Harta Hamlet” ngjyrat e së cilës përkthyen gjëndjen emocionle të fëmiëjve. Kërkimi nxori në
pah se ka një ndikim të madh në arritjet akademike të fëmijëve Rom nën ndikimin e emocioneve të
tyre, fëmijët Rom përjetojnë 90% të emocioneve negative dhe vetëm 10% e emocioneve të tyre janë
pozitive. Një ndër ndikimet e tjera të performancës akademiek është gjëndja emocionale që i sjell
këtyre fëmijëve marrëdhënia me prindërit dhe socializimi inegzistent në institucionet arsimore.
30
1. Metodologjia
Ky studim ishte pjesë e projektit “Roma Education Matter”, në të cilin ishin përfitues 18 fëmijë të
komunitetit rom dhe egjiptian të klasës së parë dhe të dytë. Në këtë studim morën pjesë 18 fëmijë nga
komuniteti rom dhe egjiptian, të moshës 7-9 vjeç, dhe 18 familjarët e tyre. Metoda e përdorur për të
përftuar gjetjet e studimit ishte një përzierje e metodës cilësore me instrument pyetësorin dhe bashkë
me të u krye dhe një eksperiment për të identifikuar llojet e emocioneve me anë të pikturës. U morën
në shqyrtim gjithashtu dhe ditarët e mentorëve për periudhën e mentorimit dhe tutorimit akademik 8-
mujor, si dhe u mbajtën dy teste performance, në fillim testi i identifikimit të nivelit të fëmijës dhe në
fund të programit testi i arritjeve përfundimtare. U analizua me kujdes edhe perforamnca në dosjet
individuale të punës me fëmijën, gjatë procesit të mentorimit duke përdorur metodën “Mësim me
bashkëmoshatarët”. Për të përkthyer ngjyrat e pikturave në emocione u morën në shqyrtim “Hamlet
Chart Pie”, e cila për secilën ngjyrë kishte një emocion përkatës; pyetësorët dhe pyetësori i
performancës nga mentorët. Tetëmbëdhjetë fëmijët romë dhe egjiptianë janë mentoruar duke përdorur
metodën e mësimdhënies “Mësim me bashëmoshatarët”, sipas së cilës, një model pozitiv ndihmon tre
herë në javë një fëmijë me probleme në performancë. Të gjithë fëmijët iu nënshtruan fillimisht testit
emocional me anë të pikturës. Testi u realizua në Qendrën Rinore të Tiranës. Fëmijët shoqëroheshin
nga mentori i tyre dhe secili prej tyre ishte ulur në tavolinë individuale, një mentor 1 metër distancë
nga 1 fëmijë, kjo me qëllim, pengimin e tjetërsimit të rezultatit. Mentorët u trajnuan para fillimit të
testit për të vepruar sipas një rregulloreje të përcaktuar, sipas së cilës, mentori nuk ndihmonte fëmijën,
por vetëm e udhëzonte atë në çdo veprim. Fëmijëve iu dhanë dy-tre fletë, dy prej tyre patën të printuar
objektin e botës dhe një zemër, atyre iu kërkua të ngjyrosnin zemrën me ngjyrën e tyre të preferuar
dhe u lanë të lirë për të ngjyrosur objektin e globit, me kërkesën “ngjyrosni botën tuaj”. Në pjesën e
tretë fëmijëve iu kërkua të vizatonin shtëpinë e tyre dhe më pas ta ngjyrosnin atë. Fëmijët dhe
prindërit gjithashtu plotësuan dy pyetësorë: një për fëmijën, i cili u plotësua me ndihmën e mentorit,
dhe një pyetësor për prindërit, të cilët u plotësuan nga vetë prindërit pa praninë e mentorëve.
31
2. Literatura
2.1 Rëndësia e njohjes së gjendjes emocionale tek fëmijët.
Sipas dy teoricienëve francezë, Evi Crotti dhe Alberto Magni, vizatimi te fëmijët nuk duhet të shihet
vetëm si një mënyrë argëtimi apo loje. Vizatimi, sipas tyre, mund të shihet si dera për të hyrë në botën
e fëmijës, për të zbuluar ndjesitë e tij dhe për të vlerësuar çështje, të cilat mund të kenë nevojë për
ndërhyrje emergjente te fëmija. Mbi këtë teori, ata botuan dhe librin e tyre “Gjuha sekrete e
fëmijëve”, më 3 dhjetor 1998. Sipas tyre, disa nga emocionet që fëmija ende mund të mos ketë
mësuar t‟i evidentojë, shumë lehtë ai i shpreh në vizatim. Një profesionist mund të kuptojë themelin e
të gjithë situatës, por prindërit mund të dallojnë situatën emergjente te fëmija i tyre përmes vizatimit,
të cilën, më pas, duhet ta referojë te profesionistët e zhvillimit të fëmijëve. (Arbana Zhapaj, 2010, p
220, p. 220-220)
2.2 Rëndësia e vizatimit në procesin e njohjes së fëmijës.
Përparimi i vizatimeve që fëmijët bëjnë gjatë një periudhe kohore mund të tregojë rritje të ndjeshme
dhe zhvillim, si dhe të përcaktojë aftësitë akademike dhe aftësitë që janë karakteristike për nivelin e
tyre zhvillimor (Viktor Lowenfeld, 1987, p. 204-269) nga përpjekjet e para të fëmijës në një vizatim,
të përbërë nga shenja dhe rreshta të rastësishme, në vizionin e tyre të parë përfaqësues, kur fëmijët po
bëjnë përpjekje për të komunikuar me botën përreth tyre dhe për të krijuar kuptimin përmes imazheve
që krijojnë. Teknikat e vizatimit ofrojnë një mënyrë relativisht të lehtë për të mbledhur informacion
social nga dhe për fëmijët. (Gillian King, 1995, p. 2-4) Përdorimi i vizatimeve për qëllime vlerësimi
është një mjet i fuqishëm, pasi shumica e fëmijëve kanë tendencë të gëzojnë vizatimin pa treguar
asnjë shenjë tensioni. Ndërsa shumë fëmijë nuk pëlqejnë t'u përgjigjen pyetjeve, testet e vizatimit
mund të përfundojnë shpejt, lehtë dhe në mënyrë të kënaqshme (D. Lewis, 1983, p. 30-47). Vizatimet
shmangin barrierat gjuhësore dhe mundësojnë krahasimin midis grupeve të gjuhëve dhe aftësive të
ndryshme. (Crook, 1995, p. 10-11) argumenton se “është e njohur gjerësisht se përmbajtja e
vizatimeve të fëmijëve mund të ofrojë informacion për ndjenjat dhe mendimet e tyre rreth botës”.
Vizatimet e fëmijëve ofrojnë një "dritare" në mendimet dhe ndjenjat e tyre, kryesisht për shkak se ato
pasqyrojnë një imazh të mendjes së tyre. (Thomas, 1990, p. 41-84) Ndërsa vizatimi është një lloj
shprehjeje individuale, ai gjithashtu mund të jetë një mjet komunikimi. Vizatimi tenton t'i tregojë më
shumë gjëra lexuesit sesa gjuha kyesisht në mjedisin e kulturës arsimore. (Kitahara, 2006, p. 10-13)
Studimi i vizatimeve të fëmijëve daton nga fundi i shekullit të 19-të. (Thomas, 1990, p. 41-84)
32
2.3 Marrëdhënia prind-fëmijë, rëndësia dhe ndikimet e saj.
Çdo marrëdhënie brenda familjarëve, kryesisht marrëdhënia prind-fëmijë, ndërtohet mbi
marrëdhënien ekskluzive, intime dhe unike, me varësi të plotë te ato struktura sociale, kulturore,
ekonomike që rrethojnë familjen (Baze, 2016, p. 2-3) Mirëpo, disa situata në familje, në marrëdhënien
prind-fëmijë, varen veç faktorëve të tjerë, edhe nga stili i prindërimit që prindi përdor. Ndikimi më i
madh është ndikimi kulturor, që do të thotë se zhvillimi, të mësuarit dhe stilet e prindërimit kanë
varësi në kontekstin social-kulturor. (Videon, 2005, p. 55-78) Ajo që duhet shpjeguar më tej, me
ndikim shumë të madh në marrëdhënien prind-fëmijë, është koha produktive e shpenzuar me fëmijën.
Fakti se koha produktive nuk është koha fizike pranë fëmijës, por koha që shpenzohet për komunikim
rreth interesave të tyre, nevojave, dëshirave. Mungesa e komunikimit vjen jo vetëm si pasojë e
mungesës së kohës produktive të kaluar me fëmijën, por edhe për shkak të marrëdhënies që prindërit
kanë krijuar me fëmijët e tyre, ku peshë të madhe ka dhe ndryshimi i stilit të jetesës në mënyrë
globale. (Martinez-Lucena, 2019, p. 137-154) Marrëdhëniet e mira ose jo mes fëmijës dhe familjes
janë të rëndësishme jo vetëm për të mundësuar rritjen e një fëmije të shëndetshëm emocionalisht, por
edhe për të shënjuar nisjen e socializimit të fëmijës me persona të tjerë, të afërt ose jo të familjes.
Koncepti se fëmija socializohet fillimisht në familje, është natyrshëm një fenomen global (Baze,
2016, p. 2-3).
2.4 Dhuna, perceptimi i prindërve dhe ndikimi tek fëmijët
Çdo lloj dhune ka pasoja në zhvillimin emocional të fëmijës. (Da, 1988, p. 40-47) Abuzimi fizik
konfirmon edhe një herë dobësine e moshës fëmijërore, frikën e fëmijës për mbrojtjen e tij dhe
realitetin e pavarësisë së tij. Disa fëmijë, në momentin që dikush afrohet për t‟i përkëdhelur, reagojnë
me veprime vetëmbrojtëse, si psh, kryqëzimi i duarve para fytyrës. Ky veprim është një dëshmi se
kemi të bëjmë me një prind dhunues dhe një fëmijë të dhunuar. Ne shumë raste prindërit, pasi i
bërtasin fëmijës, nuk mund t‟i kontrrollojnë më emocionet e tyre dhe, në vend që të mundohen të
kuptojnë fëmijën dhe t‟i shpjegojnë sjelljet e tyre, përdorin forcën fizike. Këtë sjellje shpesh e
justifikojnë me vendosjen e disiplinës prindërore. (Wasik BH, 1994, p. 271-283) Meqenëse abuzimi
emocional godet psikikën e fëmijës dhe konceptin e fëmijës për vetveten, viktima e sheh veten si të
pavlerë për dashuri dhe afeksion nga familja. Fëmijët që në mënyrë të vazhdueshme ndihen të
turpëruar, të poshtëruar, të terrorizuar ose të papranuar nga familja, vuajnë po aq ose edhe më tepër,
sesa ç‟mund të vuanin nga abuzimi fizik. (Rivzi, 2014, p. 256-260) Problematika në këtë aspekt
qëndron në faktin që prindërit nuk e konsiderojnë dhunë psikologjike këtë mënyrë ndëshkimi, por si
një formë shumë normale të të ndëshkuarit. (Wasik BH, 1994, p. 271-283)
33
2.5 Gjendja emocionale:
Një fëmijë që privohet nga ushqimi emocional bazë që në fëmijëri, ndonëse nga ana fizike mund të
jetë i shëndetshëm dhe familja kujdeset për të, ka shumë mundësi që të mos përparojë asnjëherë në
jetë dhe sigurisht kjo mund të jetë shkak i pasojave të rënda shëndetësore për fëmijën. (Kulluri, 2005,
p. 22-24)) Privimi emocional i fëmijëve që në moshë të vogël mund të bëjë që ata, kur rriten, të jenë
të ankthshëm dhe të pasigurt, me vështirësi në zhvillimin e tyre ose me vetëvlerësim të ulët. Në
zhvillimin e hershëm fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjashtë emocionet bazë: i zemëruar, i mërzitur,
i frikësuar, i dashuruar dhe i suprizuar, dhe në zhvillimin emocional ndodh një tranzicion në aftësitë e
fëmijëve për të identifikuar dhe përcaktuar emocionet e veta dhe ato të të tjerëve. Puna e hershme në
zhvillimin emocional nga (Harter, 1983, p. 275-385) sugjeroi një progres, nga aftësia për të evidentuar
një emocion të vetëm, në aftësinë për të evidentuar shumë emocione njëkohësisht, të cilat mund të
jenë njësoj ose të ndryshme në valencë.
2.6 Vetëbesimi dhe marrëdhëniet me të tjerë.
Fëmijëria e mesme u jep fëmijëve mundësinë për të zhvilluar kompetenca, interesa dhe një ndjenjë të
shëndoshë besimi se ata mund të zotërojnë dhe të kontrollojnë botën e tyre. (Jacquelynne, 1999, p. 30-
44) Vitet midis 6 dhe 14, të fëmijërisë së mesme dhe adoleshencës së hershme, janë një kohë e
përparimeve të rëndësishme zhvillimore që përcaktojnë ndjenjën e identitetit të fëmijëve. Gjatë këtyre
viteve, fëmijët bëjnë përparim drejt rritjes duke u bërë kompetentë, të pavarur, të vetëdijshëm dhe të
përfshirë në botë përtej familjeve të tyre. Gjatë fëmijërisë së mesme, fëmijët zhvillojnë një ndjenjë të
vetëvlerësimit dhe individualitetit, duke e krahasuar veten me bashkëmoshatarët e tyre. (Nicholls,
1979, p. 94-99) Ata mund të zhvillojnë një orientim drejt arritjes që do të shenjojë reagimet e tyre
ndaj shkollës dhe sfidat e tjera për shumë vite. Në fëmijëri, ndryshimet e trazuara fizike dhe shoqërore
që shoqërojnë pubertetin, dëshira për autonomi dhe distancë nga familja, dhe kalimi nga koha e
shpenzuar në shtëpi në kohë të shpenzuar më tepër në shkollë, mund të shkaktojnë probleme për
fëmijët. (Jacquelynne, 1999, p. 30-34) Kur fëmijët ose adoleshentët janë në mjedise (në shkollë, në
shtëpi ose në programe të komunitetit) që nuk përputhen me nevojat e tyre dhe pavarësinë në zhvillim,
ata mund të humbasin besimin në vetvete dhe të kalojnë në modele të sjelljes negative siç është
braktisja e shkollës. Zhvillmi i fëmijës nga mosha 6-14 vjeç, ndër të tjera, ka si nevoja të shfaqura dhe
marrëdhënien sociale me bashkëmoshatarët dhe familjarët. Çdo periudhë është e shënuar nga
ndryshimet themelore biologjike dhe njohëse, si dhe ndryshimet në mjedisin shoqëror ku zhvillohet
jeta e përditshme e fëmijëve. (Karaj, 2005, p. 40-46) Duke ushtruar autonominë e tyre në rritje, në
shkollë dhe programet e organizuara, fëmijët mësojnë rreth botës jashtë familjes, përputhen me
pritshmëritë e të tjerëve, krahasojnë performancën e tyre me atë të bashkëmoshatarëve të tyre dhe
34
zhvillojnë mënyra të zakonshme për t'iu përgjigjur sfidave dhe për të kapur të gjitha mundësitë.
Përmes këtyre viteve, ata krijojnë një identitet personal, një vetëkoncept dhe një orientim drejt arritjes
që do të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e suksesit të tyre në shkollë, në punë dhe në jetë.
(Jacquelynne, 1999, p. 30-44) Përfshirja në shkollimin formal dhe aktivitetet e organizuara që fillon
gjatë këtyre viteve, u paraqet fëmijëve rolet e reja shoqërore, në të cilat ata fitojnë statusin shoqëror
me kompetencën dhe performancën e tyre. (Kulluri, 2005, p. 22-24) Fëmijët që nuk i zotërojnë
aftësitë e kërkuara në këto mjedise të reja, ka të ngjarë të zhvillojë atë që Erikson e quajti "ndjenjën e
inferioritetit", e cila mund të çojë në pasoja afatgjata intelektuale, emocionale dhe ndërpersonale.
2.7 Arritjet akademike dhe situata psiko-sociale
Performanca akademike nënkupton të nxënët dhe arritjet në shkollë, kolegje dhe universitete për të
marrë rezultate sa më të kënaqshme. Arritja akademike është bërë një tregues kryesor i së ardhmes së
fëmijës. Meqenëse bota po bëhet gjithnjë e më konkurruese, cilësia e performancës akademike bëhet
faktori kryesor për ndikim në të ardhmen e fëmijës. (Moahmmad, 2013, p. 19-22) Performanca e një
nxënësi të shkollës fillore vlerësohet në mënyrë sistematike kundrejt standardeve të paracaktuara të
përsosmërisë, progresit dhe stilit të pranueshëm. Në këtë mënyrë, fëmijët fitojnë statusin në shkollë në
varësi të performancës së tyre akademike. Ata gjithashtu, në ambientet e shkollës, përjetojnë
dështimin dhe zhgënjimin, veçanërisht nëse ata janë më pak të aftë se bashkëmoshatarët e tyre.
(Jacquelynne, 1999, p. 30-44) Ndër rrethanat që ndikojnë në performancën akademike të fëmijëve
mund të përmendim: personalitetin e fëmijës, kapacitetin intelektual të tij, mënyrën se si është rritur
fëmija, si dhe vullnetin e fëmijës ose dëshirën për të përmbushur detyrat dhe për të shkëlqyer. Këta
cilësohen si faktorët e brendshëm ndikues në performancën akademike të fëmijëve. Sa i përket
faktorëve të jashtëm, mund të përmendim gjendjen social-ekonomike, aftësitë e mësuesit dhe
infrastrukturën e sistemit shkollor ose të shkollës që fëmija frekuenton. (Moahmmad, 2013, p. 19-22)
Në mënyrë më të përgjithshme mbi faktorët ndikues në performancën akademike të fëmijëve ka
shkruar sociologia Meeri Kim. Ajo pohon se faktorët kryesorë që përcaktojnë performancën
akademike të fëmijës ndahen në katër ndikues: Niveli i maturimit, personaliteti dhe gjendja
emocionale, lloji i prindërimit, dhe lloji i mësimdhënies. (Menheere, 2010, p. 21-26)
2.8 Vlerësimi i elementeve të vizatimit
Kur një fëmijë zhgarravit apo vizaton, dërgon për ne një pafundësi mesazhesh, të cilat nuk kuptohen
në përmbajtjen e vizatimit, por edhe në modalitetin e ekzekutimit. Në këtë aspekt, ne duhet të
tregohemi të vëmendshëm për të parë se si fëmija e mban lapsin, presioni që ushtron, hapësirën që zë
në fletë, si dhe llojin e zhgarravinave që është duke vizatuar në letër. (Arbana Zhapaj, 2010 p 220, p.
220-230) Pikërisht mbi këto komponentë duhet të bazohet analiza jonë për të nxjerrë apo për të
35
interpretuar emocionalitetin e fëmijës, ndjesitë e tij dhe evidentimin e ndjenjave, të cilat ai nuk ka
mësuar t‟i shprehë në mënyrë verbale. Këtu bazohet kryesisht vlerësimi për fëmijët, pasi kjo është një
metodë që ndërthur botën e tyre të lojës me reagimin e së pavullnetshmes. Më poshtë do të shohim
elementet që duhen parë me kujdes gjatë momenteve që fëmija është duke pikturuar. Ka disa mënyra
të ndryshme, të cilat dërgojnë mesazhe nga fëmija tek prindërit apo kujdestarit, përsa i përket gjendjes
emocionale të fëmijës. (Evi Crotti, 1998, p. 30-80)
2.9 Vizatimi i shtëpisë nga fëmijët:
Natyrisht, shtëpia është një nga elementet më të zakonshme në vizatimet e fëmijëve.
Por çfarë duhet të vëmë re kur fëmija ka vizatuar një shtëpi, vendndodhjen e shtëpisë në sipërfaqen e
fletës së vizatimit? Ngjyrat e përdorura dhe masën e përdorur, llojin e çatisë, duke përfshirë përmasën
dhe formën e saj, dera dhe dritarja, gjërat që e rrethojnë, siç është kopshti me pjesët përbërëse të tij.
(Wimmer, 2012, p. 26-28)
Vizatimet e shtëpive mund të tregojnë përmbysje emocionale për shkak të arsyeve të mëposhtme, ndër
të tjera:
1. Fëmija mund të përdorë vizatimet për të treguar emocionalisht një zhvendosje të kohëve të fundit.
2. Fëmija mund të punojë nëpërmjet vizatimit çështje që lidhen me marrëdhëniet familjare.
3. Fëmija mund të punojë nëpërmjet vizatimiit çështje që lidhen me marrëdhëniet e tij dhe mjedisin
social.
2.10 Zgjedhja e ngjyrave në vizatim
Zgjedhja e ngjyrave është një tjeter proces gjatë vizatimit të fëmijëve që nuk duhet shmangur. Kjo
sigurisht mund të lidhet dhe me faktin se fëmija e ka një ose disa ngjyra të preferuara, por në disa
raste, zgjedhja e ngjyrës mund të jetë një mesazh i qartë për ne. "Së pari, zgjedhja e ngjyrës mund të
përcaktohet si preferencë personale. Pasi fëmijët e kanë zotëruar krijimin e formave themelore dhe ky
proces nuk kërkon më shumë përpjekje të vazhdueshme, fëmijët fillojnë të kënaqen me përdorimin e
ngjyrave të ndryshme për të zbukuruar vizatimet e tyre. Për shembull, njerëzit mund të vizatojnë me
ngjyra të guximshme dhe të kundërta që mbajnë interesin tonë dhe japin kënaqësi të sinqertë estetike.
(Golomb, 1992) Nëse fëmija vazhdon të përdorë të njëjtën ngjyrë në kontekste të ndryshme, përpiquni
të krijoni ngjyra të tjera në dispozicion.
Përtej ngjyrave, duhet të shikoni stilin e përgjithshëm. Nëse fëmija përdor ngjyrën e zezë dhe aplikon
një presion kaq të fortë, saqë shpon përmes faqes, një vizatim i zi do të sugjeronte blloqe emocionale,
shqetësime të brendshme dhe frikë nga kritikat. (Golomb, 1992)
Kur një fëmije i pëlqen një ngjyrë të caktuar, ai do të priret ta përdorë atë në shumicën e vizatimeve të
tij. Në këtë rast, ne mund të nxjerrim kuptime shtesë nga mënyra sesi ai përdor ngjyrën e tij të
preferuar, si në shembujt e mëposhtëm. Një studim i mirënjohur (nga Alschuler / Hatteick, 1947-
1974) u përpoq të lidhë pikturat e njëqind e pesëdhjetë fëmijëve me disa nga karakteristikat e tyre të
36
sjelljes. Në një raport me dy vëllime, mbështetja iu dha supozimit se në piktura, fëmijët shprehin
përvojat dhe përshtatjet e tyre emocionale. Ata fëmijë që vazhdimisht pikturonin me ngjyra të ngrohta
shfaqnin sjellje të lirë emocionale në marrëdhënie të ngrohta dhe të dashur; fëmijët që preferonin
ngjyrën blu, prireshin të ishin më të kontrolluar në sjelljen e tyre; dhe fëmijët që përdorën të zezën
prireshin si një grup për të treguar një mungesë të sjelljes emocionale.
2.11 Impakti i emocioneve në performancën akademike
Kërkime të ndryshme kanë treguar se në përgjithësi, duket që shqetësimet interferojnë me
performancën në test të studentëve ankthiozë, pasi u ndërpret vëmendjen nga detyrat që janë duke
bërë. Kërkimet tregojnë gjithashtu se frustrimi dhe ankthi gjithashtu lidhet me performancat
problematike në detyrat e shtëpisë. Studentët që kanë raportuar emocione negative gjatë detyrave
akademike, kanë performancë të ulët. (F.Arsenio, 2002) Studentët me gjendje emocionale të mirë,
kanë mesatare më të lartë, arritje më të larta dhe performancë akademike më të mirë. Studentët me
gjendje emocionale negative e konsiderojnë veten gjithashtu më pak të përgatitur nga ana akademike.
(F.Arsenio, 2002) Emocionet janë elementet kryesore të identitetit të studentëve, ato janë të
rëndësishme për këdo përtej funksionit të performancës akademike, prandaj, për shumë arsye,
mësuesit duhet t‟u kushtojnë vëmendje emocioneve të fëmijëve. (Pekrun, 2014) Në një eksperiment të
kryer me fëmijë të moshave 7-14 vjeç, në testimin e njohurive, disa fëmijë, të cilët gjatë provimit
përjetuan emocionin e inatosjes dhe shqetësim, patën rezultate negative në performancën e tyre
akademike. (Jenifer Amsterlaw Kristin H.Lagattuta, 2009)
37
3. Gjetjet
3.1 Ndikimi i marrëdhënies prind-fëmijë në performancën akademike të fëmijëve.
Për këtë analizë u morën në shqyrtim: objektet e globit dhe të zemrës të ngjyrosur nga fëmijët,
pyetësorët e prindërve dhe të fëmijëve, ditaret e përdorura nga mentorët në periudhën 8-mujore të
mentorimit me fëmijët romë të programit me përdorim të metodës “Cross Peer Tutoring”. Për të
interpretuar ngjyrat në emocionet përkatëse u mor në shqyrtim “Hamlet Pie Chart” sipas të cilës:
Jeshile Motivimi, pozitiv për të ardhmen.
E kuqe Inatosur
Kafe Neveri
Gri Trishtimi
Portokalli Habi
E verdhë Gëzim
Blu Besim
E zezë Frikë
3.1.1 Pikturat: “Ngjyros Botën tënde”
Në aktivitetin e mbledhjes së të dhënave, të quajtur “Ngjyrat e pikturës sime”, fëmijëve iu dha një
pikturë bardhezi me një glob e iu kërkua të ngjyrosnin botën e tyre ashtu siç e kishin menduar ata:
- 36% e fëmijëve pjesëmarrës kanë ngjyrosur botën e tyre me ngjyrë gri, e cila sipas hartës përkthyese
“Hamlet”, për emocionet e fëmijëve tregonte trishtimin e fëmijëve;
- 28% e fëmijëve e kanë ngjyrosur botën e tyre me ngjyrë të zezë dhe të blu, në të cilat dominonte e
zeza dhe sipas përkthimit të hartës “Hamlet” simbolizonte emocionin e frikës që këta fëmijë kanë në
vetvete;
- 10% e fëmijëve e kanë ngjyrosur botën e tyre me ngjyrë jeshile, e cila simbolizonte shpresën dhe
sigurinë për të ardhmen;
- 9% e fëmijëve e kanë ngjyrosur botën e tyre me ngjyrë kafe, e cila simbolizonte, sipas hartës së
interpretimit të ngjyrave “Hamlet”, neveri;
- 17% e fëmijëve e kanë ngjyrosur hartën me ngjyrën portokalli, e cila simbolizonte emocionin e
habisë tek fëmijët.
38
3.1.2 Piktura “Shtëpia ime”
Në të njëjtin aktivitet iu dha fëmijëve një fletë bosh dhe iu kërkua të pikturonin dhe ngjyrosnin një
shtëpi. Të dhënat treguan se 70% e fëmijëve ndërtuan çatinë e shtëpisë të vogël ose në forma jo të
përshtatshme, e cila, sipas studiuesve psikologë, tregon marrëdhënien e paqëndrueshme me drejtuesin
e shtëpisë, në këtë rast babanë. 8 nga 18 fëmijët pjesëmarrës e kanë ngjyrosur çatinë e shtëpisë me
ngjyrë të zezë, e cila simbolizon marrëdhënien inekzistente me babanë e tyre. Ndërsa nga 18 fëmijët
pjesëmarrës, 17 prej tyre ka ndërtuar dritare të vogla, të cilat tregojnë qartë marrëdhënien e prishur të
fëmijëve me botën e jashtme dhe kjo, sipas analizës së pyetësorëve, për shkak të stereotipeve dhe
diskriminimit të fëmijëve romë dhe egjiptianë. Vetëm një prej 18 fëmijëve ka ndërtuar shtëpinë me të
gjitha pjesët përbërëse dhe e ka ngjyrosur atë duke përdorur të gjitha ngjyrat e mundshme. 14 prej
fëmijëve pjesëmarrës kanë ndërtuar objekte jashtë shtëpisë siç janë, bari, lule, pemë, shkallët dhe në
dy raste dielli. Këto objekte tregojnë mungesën e një marrëdhënieje të fëmijëve pjesëmarrës me
anëtarët e tjerë të komunitetit.
3.1.3 Pyetësorët e prindërve
Sipas analizës së pyetësorëve, doli në pah se prindërit kalojnë 2-4 orë me fëmijët në javë, dhe kjo nuk
është kohë cilësore me fëmijët, por kohë në prani të prindërve. Vetëm një prej prindërve pjesëmarrës
kalonte 5-10 orë cilësore me fëmijët në të cilën bisedonin për detyrat e shtëpisë, profesionin e
ardhshëm, madje dhe shikonin filmat bashkë dhe i komentonin ata duke treguar përmbajtjen. Nga 18
prindërit pjesëmarrës në anketë, rezultoi se në 90% të rasteve, prindërit i shoqërojnë fëmijët në shkollë
dhe i marrin ata nga shkolla. Pyetjes se cila është lënda e preferuar e fëmijëve, e pyetur për prindërit,
90% e prindërve i kanë dhënë përgjigje të gabuar, ata nuk janë të aftë të identifikojnë preferencat e
fëmijëve. Pyetësorët gjithashtu tregojnë se fëmijët nuk janë të hapur me prindërit e tyre, ata nuk i
tregojnë të gjitha aktivitetet që zhvillohen në shkollë, ndërsa prindërit në pyetëosrët e tyre thonë se
fëmijët u tregojnë çdo gjë. Këshillimi i fëmijëve nga prindërit në 60% të rasteve ka shenja të dhunës
psikologjike, prindërit “u flasin ose u bërtasin fëmijëve”, dhe në 40 % të rasteve ky këshillim ka
veprime fizike. Prindërit përdorin “një shuplakë”, “i gjuaj nga pas”, “i tërheq veshin”. 80% e
prindërve kanë arritur të identifikojnë emocionet e fëmijëve, duke i treguar ato me anë të veprimeve
që fëmijët bëjnë, në rastet e përjetimit të tyre. 36% e prindërve pjesëmarrës mendojnë se fëmijët e tyre
janë të lumtur dhe e kuptojnë atë me anë të veprimeve që fëmijët bëjnë në shtëpi. Ndërsa 64% e
prindërve mendojnë se fëmijët nuk janë të lumtur dhe ua atashojnë mungesën e lumturisë së fëmijëve
shkaqeve ekonomike, në disa raste edhe mungesës së ushqimit apo mungesës ekonomike për të
argëtuar fëmijët e tyre.
39
3.1.4 Pyetësorët e fëmijëve
Në përfundim të aktivitetit “Ngjyrat e pikturës sime” fëmijët me ndihmën e mentorëve plotësuan një
pyetësor me 6 pyetje. Sipas të dhënave të pyetësorëve, fëmijët e kanë të vështirë të identifikojnë
“kohën me prindërit e tyre”. Ata mendojnë se të jetuarit në një shtëpi, është kohë me prindërit e tyre.
Vetëm dy prej fëmijëve pjesëmarrës janë përgjigjur: “Unë bëj detyrat me babin dhe shoh filma, nga të
cilët njohim historinë dhe mësojmë gjëra të reja”. Sipas të dhënave të pyetësorëve, fëmijët kanë
preferenca të ndryshme në ato çfarë kanë identifikuar prindërit e tyre. Prindërit priren të zgjedhin si
lëndë të preferuar të fëmijëve atë ku ata bëjnë më mirë, por ndodh e kundërta. 80% e fëmijëve
pjesëmarrës kanë lëndë të preferuar matematikën, por performojnë më mirë në lëndën e abetares, e
cila është përcaktuar nga prindërit si lëndë e preferuar. Të dhënat tregojnë se 84% e fëmijëve nuk u
tregojnë prindërve të gjitha ndodhitë e tyre në shkollë. Pyetësorët e fëmijëve kanë treguar gjithashtu
se prindërit ushtrojnë dhunë psikologjike, pasi në rastet që ata bëjnë gabime, 64% e fëmijëve kanë
pohuar se prindërit si formë kritike kanë: “më bërtet”, “më mallkon”. Ndërsa 37% e fëmijëve kanë
pohuar se prindërit i godasin dhe ushtrojnë dhunë fizike: “më godet”, “më lë pa ngrënë”.
3.1.4 Ditarët e mentorëve
Nga analiza e ditarëve të fëmijëve rezultoi se 18 fëmijët kanë kaluar afërsisht 60 orë mentorimi dhe
afërsisht 190 orë tutorimi akademik, në një periudhë 8-mujore. Sipas ditarit të fëmijëve, 95% e
fëmijëve kanë pasur një rritje në performancën akademike në lëndën e Abetares dhe 92% e
pjesëmarrësve kanë pasur një rritje në perforamncën akademike të lëndës së Matematikës. Në secilën
prej ditëve të mentorimit fëmijët duhet të shënonin dhe gjendjen emocionale të fëmijëve, në të cilën
në 39% të rasteve ka qenë i uritur; 21% i frikësuar, ndërkohë që në 18% të rasteve ka qenë i gëzuar
dhe 22% i habitur. Në ditarët e mentorëve gjithashtu kanë dalë edhe disa emocione të tjera të
paparashikuara: 1- mallëngjim, pasi fëmijët kërkojnë prindërit e tyre që nuk i kanë parë prej disa
ditësh ose i kanë në emigrim. 2- Turpi, fëmijët shpesh nuk përgjigjen në klasë për detyrat e shtëpisë,
pasi kanë turp nga shokët e klasës. “Unë nuk përgjigjem kur më pyet mësuesja, sepse shokët e klasës
qeshin me mua”. 3- Uria: në të gjitha ditaret e fëmijëve, të cilët kanë pasur një performancë nën
mesataren, në momentin e parë të testimit, në fillim të programit kanë kërkuar për të ngrënë ose kanë
treguar shenja urie sic janë: zbehja në fytyre, lodhja, mospërqendrimi etj, në gati 120 sesione
mentorimi.
40
3.1.5 Testet e performancës
Në fillim të programit u realizua një test performance për çdo fëmijë për të identifikuar aftësitë në të
shkruar, lexuar dhe aftësi matematikore. Edhe në fund të programit të tutorimit akademik u krye një
test performance, nga i cili u identifikuan rezultatet si më poshtë vijojnë:
Përgjigjet e testit fillestar dhe përfundimtar
Abetare Abetare Matematika Matematika
Nëntor 2018 Qershor 2019 Nëntor 2018 Qershor 2019
Nx.1 10% 89% 9% 92%
Nx.2 5% 94% 7% 91%
Nx.3 0% 81% 0% 86%
Nx.4 4% 90% 5% 88%
Nx.5 12% 96 10% 80%
Nx.6 9% 95% 11% 85%
Nx.7 6% 90% 7% 90%
Nx.8 11% 100% 15% 87%
Nx.9 0% 80% 0% 911
Nx.10 7% 88% 10% 100%
Nx.11 9% 83% 13% 94%
Nx.12 10% 85 6% 91%
Nx.13 10% 100% 18% 100%
Nx.14 0% 80% 0% 100%
Nx.15 18% 100% 14% 93%
Nx.16 3% 85% 5% 89%
Nx.17 4% 87% 8% 91%
Nx.18 0% 84% 0% 79%
41
4 Analiza e gjetjeve:
4.1 Ndikimet në gjendjen emocionale të fëmijëve dhe pasojat në performancën
akademike.
Stili i prindërimit ka një efekt të madh në marrëdhënien prind-fëmijë. Një nga fëmijët i trembej
figurës së babait, ky stil prindërimi autoritar, i cili, në sytë e fëmijës, është përkthyer si imazhi i
ashpër i babait të saj, ndikon në anën emocionale të fëmijës, që ai të jetë i ndrojtur, i frikësuar dhe
ndoshta i mallëngjyer, pasi ndjen nevojën për të kaluar kohë cilësore me prindin e tij. Identifikimin e
një marrëdhënieje inekzistente mes prindërve dhe fëmijëve e përforcojnë dhe pikturat e tyre të
shtëpisë: një pjesë e mirë e fëmijëve e pikturojnë çatinë me ngjyrë të zezë, dhe më shumë se 70% e
fëmijëve e kanë përdorur ngjyrën e zezë në ngjyrosjen e objektit “zemër”, kjo ngjyrë prezanton
ndjenjën e frikës tek fëmijët. Jo domosdoshmërisht frika lidhet vetëm me stilin e prindërimit, pasi si
stili autoritar dhe ai liberal (demokratik), i prindërimit ka një varësi të lartë ndaj faktorëve të tjerë më
madhorë. Pyetësorët tregojnë se fëmijët kalojnë shumë pak kohë me prindërit e tyre, dhe në disa raste
prindërit kanë identifikuar si “kohë e kaluar me fëmijët” procesin e të pasurit fëmijën në ambientet e
shtëpisë, vetëm. Koha e shpenzuar nuk është produktive, por ka vetëm prezencën e prindërve në
familje, nuk ka asnjë shenjë përkujdesjeje gjatë kësaj kohe, e cila mund të ndihmonte në ndryshimin e
emocioneve të fëmijëve dhe, si rrjedhojë, dhe në performancën akademike. Nëse prindërit nuk
munden të ndihmojnë fëmijët në detyrat e shtëpisë, ata duhet të kalojnë kohë produktive në të
biseduarit, të bërit aktivitete së bashku, pasi kjo i sjell fëmijës një tjetër gjendje emocionale, dhe si
rrjedhojë, rrit besimin tek fëmijët, dhe nuk e lë atë të dyshojë në rrethin shoqëror. Përgjigjet e
pyetësorëve dhe analiza e performancës tregojnë se fëmijët që kalojnë pak kohë me prindërit e tyre,
përjetojnë më shumë emocionin e frikës dhe nuk kanë një performancë të kënaqshme akademike. E
kundërta ndodhi me dy fëmijët pjesëmarrës, të cilët deklaruan se kanë kaluar kohë me prindërit e tyre
në bisedë, në shëtitje dhe në të bërit e detyrave të shtëpisë, dhe duke parë e komentuar filmat për
fëmijë, këta patën një rezultat mbimesatar në arritjet e tyre akademike.
Marrëdhëniet e mira ose jo, mes fëmijës dhe familjes, janë të rëndësishme jo vetëm për të mundësuar
rritjen e një fëmije të shëndetshëm emocionalisht, por edhe për të shënjuar nisjen e socializimit të
fëmijës me persona të tjerë, të afërt ose jo të familjes. Gjatë testit të pikturave, në të cilën fëmijëve iu
dha një glob për të ngjyrosur me kërkesën, “ngjyrosni botën tuaj”, doli në pah se ngjyrat e përdorura
më shumë nga fëmijët ishin: kafe, gri dhe jeshile, e cila tregon se fëmijët e shohin vendin që i rrethon
me shumë trishtim dhe me frikë, megjithatë kanë dhe emocionin e optimizmit, treguar kjo nga pjesët e
ngjyrosura me ngjyrën jeshile.
Një nga fëmijët që iu nënshtrua pyetësorit, ka një marrëdhënie inekzistente me nënën e saj dhe si
rrjedhojë kujdeset gjyshja për të. Fëmija shfaq mungesë konsiderate për autoritetin e personit që ka
42
përballë, nuk tregon emocionet në mënyrë të përshtatshme dhe nuk krijon marrëdhënie me të tjerë, për
shkak të pasigurisë që përjeton. Kjo pasiguri lidhet drejtpërdrejt me kapërcimin e fazës së atashimit
nënë-fëmijë. Analizuam performancën e këtij fëmije që në fillim të vitit akademik dhe deri në fundin
e projektit, në të cilin janë ofruar dhe sesionet e mentorimit 2 orë në javë. Në procesin e mentorimit,
që konsistonte në kohë cilësore të kaluar mes fëmijës dhe mentorit, u vu re ndikimi që patën
emocionet pozitive tek fëmija, siç ishte performanca e kënaqshme akademike, gjendja emocionale
pozitive e vetë fëmijës dhe angazhimi akademik i vetë fëmijës. Në përshkrimin e ditarit të mentorit
përkatës, në 5 javët e fundit cilësohej fakti se fëmija i bën vetë detyrat e shtëpisë dhe ka mësuar
aftësinë e të shkruarit, lexuarit, numërimin nga 1-100, mbledhjen dhe zbritjen deri në 20, ndërkohë që
në fillim të projektit fëmija pati vështirësi në mbajtjen e stilolapsit dhe nuk shkruante dot asnjë prej
shkronjave të alfabetit apo numrave matematikorë. Koncepti se fëmija socializohet fillimisht në
familje është natyrshëm një fenomen global. (Psychology, 2016)
4.2 Dhuna fizike dhe psikologjike
Dhuna fizike lë pasojat e saj të dukshme, ndërsa dhuna psikologjike lë pasoja të padukshme, por që
shkaktojnë dëme të dyfishta për fëmijët: jo vetëm i dëmtojnë ata emocionalisht duke rritur frikën,
ankthin apo dhe pasigurinë e tyre, por ndikojnë dhe në performancën akademike të tyre. (Lagattuta
2009). Studimi identifikoi se 64% e fëmijëve pjesëmarrës përjetonin dhunën psikologjike dhe 37% e
tyre përjetojnë dhunë psikologjike e dhunën fizike. Goditja me shuplakë shpesh konsiderohet si një
veprim që i shërben disiplinimit të fëmijës, por që në fakt është një formë e abuzimit të fëmijës,
pavarësisht nëse lë shenja apo jo. Pyetësorët e prindërve dhe të fëmijëve treguan se 60% e prindërve
kanë pranuar faktin se i disiplinojnë fëmijët e tyre duke përdorur të ashtuquajturën “një shuplakë”.
Përdorimi i forcës fizike, si dënim, ndikon negativisht në zhvillimin emocional të fëmijëve dhe
vështirëson identifikimin e sjelljeve pozitive tek fëmijët. Abuzimi fizik konfirmon edhe një herë
dobësinë e moshës fëmijërore, frikën e fëmijës për mbrojtjen e tij dhe realitetin e pavarësisë së tij. Një
nga fëmijët, gjatë kohës që po i nënshtroheshin testimit emocional, reagon me veprim vetëmbrojtës
(kryqëzimi i duarve para fytyrës), në momentin që babai i tij i zgjat dorën për të kapur dorën e tij,
ndërsa do të largoheshin. Sipas analizës së ditarëve të mbajtur nga mentorët, u mor gjithashtu në
shqyrtim edhe testi tremujor i fëmijëve, i cili u analizua 2 ditë pas zhvillimit të klasës emocionale
“ngjyrat e pikturës sime”, nga e cila rezultoi se fëmijët, të cilët kishin përjetuar dhunë psikologjike
dhe fizike, (javën e fundit përpara se të merrnin pjesë në testin “Ngjyrat e pikturës time”) kishin një
performancë të ulët në testin tremujor. 5 nga fëmijët që kishin përjetuar dhunë fizike morën nën 60%
në testin mujor, ndërsa 7 fëmijët që kishin përjetuar dhunë psikologjike morën nën 70% në testin
mujor, ndërkohë që 6 fëmijët e tjerë, të cilët nuk kishin deklaruar as në pyetësorët e tyre e as në
intervistat me prindërit se është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, (javën e fundit përpara se të
merrnin pjesë në testin “Ngjyrat e pikturës sime”) morën 100% në testin mujor, zhvilluar për të parë
43
ndikimin e dhunës tek fëmijët. Një fëmijë që privohet nga ushqimi emocional bazë që në fëmijëri,
ndonëse nga ana fizike mund të jetë i shëndetshëm dhe familja kujdeset për të, ka shumë mundësi që
të mos përparojë asnjëherë në jetë dhe sigurisht kjo mund të sjellë pasoja të tjera shumë të rënda për
shëndetin. (Kulluri, et al 2017) Deprimimi emocional i fëmijëve që në moshë të vogël mund të bëjë që
fëmijët, kur të rriten, të jenë të ankthshëm dhe të pasigurt, me vështirësi në zhvillimin e tyre ose me
vetëvlerësim të ulët, arsye këto që ndikojnë negativisht në performancën akademike të fëmijëve.
4.3 Emocionet negative dhe efekti në performancën akademike
Emocionet janë elementet kryesore të identitetit të studentëve, ato janë të rëndësishme për këdo përtej
funksionit të performancës akademike, për shumë arsye mësuesit duhet t‟u kushtojnë vëmendje
emocioneve të fëmijëve. (Pekrun 2014) Pikturat e fëmijëve identifikuan gjashtë lloje të gjendjes
emocionale të fëmijëve: i zemëruar, i mërzitur, i inatosur, i frikësuar dhe i habitur, i dashuruar. Por
emcoionet që fëmijët romë përjetojnë më së shumti janë: i zemëruar, i mërzitur, i frikësuar, i
dashuruar, emocionet më të përjetuara janë ato negative, mes tyre gjendet një emocion pozitiv, i
dashuruar, i cili është identifikuar nga vetëm 10 fëmijë pjesëmarrës në kërkim. Në përgjithësi,
shqetësimet interferojnë me performancën në test të studentëve ankthiozë, si dhe i ndërpret vëmendjen
nga detyrat që janë duke bërë. Kërkimet tregojnë se frustrimi dhe ankthi gjithashtu lidhet me
performancat problematike në detyrat e shtëpisë. Studentët që kanë raportuar emocione negative gjatë
detyrave akademike, kanë performancë të ulët. (Gumora, Arsenio 2002)
Pyetësorët e fëmijëve nxorën në pah disa lloje emocionesh që nuk ishin parashikuar në identifikimin e
ngjyrave sipas hartës “Hamlet” të identifikimit të ngjyrave. Pyetjes “Shkruani emocionet që keni
përjetuar javën e shkuar” ndër të tjera, fëmijët i përgjigjen: F1 - “Mua më mori uria në orën e mësimit
dhe i thashë mësueses se më dhemb koka”; F2 - “Babi im është gjithë ditën në punë, unë e takoj
babin vetëm në mëngjes”; F3 - “Nuk e di përse mësuesja gjithmonë më ndërron shokët e bankës, unë
u surprizova kur mësuesja më uli në bankë me Anën që është afër shtëpisë sime”; F4 - “Mësuesja më
pyeti për ushtrimin e matematikës dhe unë nuk fola, se kur flas unë, klasa qesh”. Katër emocionet e
identifikuara nga vetë fëmijët janë: uria, habia, mallëngjimi, turpi. Studentët me gjendje emocionale të
mirë, kanë mesatare më të lartë, arritje më të larta dhe performancë akademike më të mirë. Studentët
me gjendje emocionale negative e konsiderojnë veten gjithashtu më pak akademikisht të përgatitur.
(Gumora Arsenio 2002) Të gjitha elementet argumentuese të performancës së ulët për fëmijët janë
identifikuar nga vetë fëmijët. Nga këto të dhëna ne mundëm të nxjerrim këto emocione të përjetuara
nga fëmijët, një pjesë e mirë e fëmijëve e kanë pranuar faktin se shkojnë në shkollë pa ngrënë,
gjithashtu vetë prindërit thonë se i merr malli për fëmijët, por edhe fëmijët e kanë shprehur mungesën
e prindërve gjatë ditës, disa prej tyre shprehen se nuk kalojnë kohë me prindërit e tyre. Ndërkohë që
44
disa prej fëmijëve, edhe pse kanë qenë pjesë e mentorimeve, të cilat i kanë ndihmuar ata për të
performuar mirë në anën akademike, ata përsëri nuk përgjigjen në klasë dhe heshtin kur mësuesja u
kërkon diçka.
Nga 18 fëmijët e marrë në vlerësim, 4 prej tyre dëshmojnë se përjetojnë ndjesinë e turpit. Kjo ndjesi
përkufizohet si tendenca për t‟u ndjerë keq për tiparet e vetes (Dearing, Stueewig &Tangney, 2005),
meqë ajo perceptohet nga vetë personi si jo e përshtatshme. Për shkak të këtij perceptimi personi
krijon dhe ruan atribuime të brendshme, globale, të qëndrueshme dhe të pakontrollueshme, çka sjell
disa pasoja: së pari, të qenit inferior, i dukshëm në sytë e të tjerëve, ndonëse me dëshirën për t‟iu
fshehur ekspozimit publik si dhe dhimbje për shkak të papërshtatshmërisë dhe mospranimit social.
Nga vetë mënyra se si e ka interpretuar këtë lloj emocioni, pra hezitimi për t‟u përgjigjur, sjell si
pasojë dy rezultate: mospjesëmarrjen në mësim, e cila dërgon në etiketimin e fëmijës si “të dobët” dhe
të qenit asocial dhe larg nga shoqëria që e rrethon. Kërkimet kanë treguar se studentët, të cilët kanë
qëllime prosociale dhe përgjegjësi sociale ose dhe marrëdhënie pozitive me të rriturit (prindërit dhe
mësuesit), ata performojnë më mirë në kontekstin akademik. (Birch&Ladd, 1997, Pianta, 1999)
4.4 Vetëbesimi dhe marrëdhëniet me të tjerët dhe efekti në performancën akademike.
Karakteristika e problemeve shoqërore dhe vetëbesimi i ulët tek fëmijët, është gjithmonë prezent tek
fëmijët kur frekuentojnë ambiente të reja apo eksplorojnë diçka të pahasur më parë. Kjo ndjesi, si dhe
ndërtimi i marrëdhënieve me të tjerët, i ka rrënjët gjithmonë të ngulura në familje. Marrëdhënia e
fëmijës me prindërit do të përcaktojë si do të jenë marrëdhëniet e tjera në jetë, si dhe vetëbesimi.
Kërkimi na tregon se fëmijët kanë një marrëdhënie inekzistente me prindërit e tyre, prandaj si
rrjedhojë e kanë të vështirë për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë me shoqërinë që i rrethon. Në 10
prej pikturave të shtëpisë fëmijët kanë ndërtuar një çati të shtrembër ose të vogël, e cila e pasqyron
marrëdhënien jo të fortë me babanë, muret e shtëpisë të shtrembëra ose në dispropocion, e cila
pasqyron marrëdhënien problematike me nënën, në të njëtat piktura. Fëmijëve u është kërkuar të
vizatojnë dhe ngjyrosin shtëpinë, ata kanë vendosur rreth saj objekte siç janë: rruga, lulet, pemët,
gardhi, dielli, në dy raste kanë vendosur dhe dallëndyshet apo zogj të ndryshëm, që tregon nevojën e
tyre për të ndërtuar një marrëdhënie sociale me pesonat që i rrethojnë, sepse është inekzistente.
Winnicott thotë se marrëdhënia prind-fëmijë, nuk duhet të jetë tejet e mirë, e as inekzistente, por
thjesht e fortë. Nga studimi i ditareve dhe testeve të perfomrancës u vu re se fëmijët me probleme në
marrëdhënie me prindërit e tyre kanë një performancë të ulët akademike duke marrë në testin fillestar
0%-10% nga 100% të gjithë testit, ndërsa fëmijët me një marrëdhënie të mirë me prindërit kanë një
përqindje më të lartë mbi 10% të rezultatit nga 100%. Një prind që është shumë i mirë nuk do të jetë
nxitës për fuqizimin e fëmijës. Disa prej fëmijëve gjatë pikturimit të shtëpisë, kanë përdorur vizoren,
45
mesazh që transmeton pasigurinë e tyre në veprime dhe një vetëbesim të një shkalle të ulët. Më tej,
vetëbesimi është një karakterisikë që kalon nga brezi në brez tek individët e të njëjtit seks, pasi
prindërit janë modelet e para me të cilat fëmija identifikon veten. (Dolta,2016) Kështu, nëse mamaja
apo babai kanë vetëbesim të ulët apo të lartë, kjo do të kalojë dhe në brezin tjetër.
46
5 Përfundime:
Si përfundim, një ndër shkaqet kryesore të performancës së ulët të fëmijëve romë është marrëdhënia
prind-fëmijë dhe mungesa e socializimit për shkak të diskriminimit që fëmijët përjetojnë në ambjentet
e edukimit. Këto marrëdhënie i sjell fëmijës emocionet e ndryshme negative, të cilat ndikojnë në
performancën e tyre. Analiza e të dhënave tregon se fëmijët kanë një marrëdhënie inekzistente me
prindërit e tyre dhe sidomos me babanë. Emocionet që fëmijët romë përjetojnë më së shumti janë:
Trishtimi, frika dhe habia. Punimi nxori në pah që ndër të tjera fëmijët përjetojnë dhe emocionet e
mallëngjimit, urisë dhe turpit, të cilat përveçse ndikojnë në performancën akademike të fëmijëve,
kanë një ndikim dhe në socializimin e tyre me anëtarët e tjerë të shoqërisë. Fëmijët romë dhe
egjiptianë përjetojnë dhunën fizike dhe psikologjike nga prindërit e tyre, të cilën prindërit e
identifikojnë si një sjellje normale. Të dhënat e këtij studimi tregojnë se fëmijët që kanë përjetuar
dhunë psikologjike dhe fizike, kanë rezultate më të ulëta në performancën e tyre. Gjendja emocionale
e fëmijëve është një nga arsyet e performacës së tyre akademike, për të cilën prindërit duhet të
kujdesen më së shumti.
47
6 Rekomandime:
1- Të krijohen programe të përbashkëta për të inicuar marrëdhënie cilësore prind-fëmijë.
2- Të bëhet identifikimi i gjendjes emocionale të fëmijëve në mënyrë të rregullt dhe të
identifikohen sfidat e ngritura nga ndikimi i kësaj gjendjeje.
3- Të sigurohen takime të rregullta mes psikologut, prindërve dhe fëmjëve, jo vetëm atëherë kur
shfaqen nevojat emergjente.
4- Të krijohen mjedise socializimi mes fëmijëve romë dhe jo romë brenda ambjenteve të
shkollës.
5- Të ofrohen programet e mentorimit për fëmijët romë dhe egjiptianë, duke përdorur modelet
pozitive rome dhe jo-rome të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjendjes emocionale të
fëmijëve.
48
Bibliografia:
- Alberto Magni, E. C. (1998). Le Langage Secret Des Enfants. France: Jouvence.
- Arbana Zhapaj, X. Z. (2010 p 220). Pedagogjia e specializuar. Tiranë: Shtypshkronja “Kristal”.
- Baze, A. (2016, Prill 07). Marrëdhenia prind-fëmijë në kontekste të ndryshme kulturore. Psikologjia, p.
2-3.
- Crook, C. K. (1995). Knowledge and appearance. Cambridge: Cambridge University Press.
- D. Lewis, J. G. (1983). Your Childs Drawings.. Their Hidden Meaning. London: Hutchinson.
- Da, W. (1988). Early intervetion for parentsat risk of child abuse and neglect. Journal of
Consulting and Clinical Psychology, 40-47.
- Evi Crotti, A. M. (1998). Le langage secret des enfants. France: Jouvence.
- F.Arsenio, G. G. (2002). Emotionality, emotion regulation, and school performance in middle school
children. USA: Pergamon.
- Gillian King, S. K. (1995). Family-Centred Caregiving And Well Being Of Parents of Children With
Disabilities. Jurrnal of pediatric psychology, 2-4.
- Golomb. (1992). The origins and determinants of young childrens drawings. Californi: University of
California Press.
- Harter, S. (1983). Devolpmental prespectives on the self-system. New York: John Wiley.
- Jacquelynne, E. (1999). The devolpment of children ages 6to 14 (Vol. 9). New Jork: David and Lucile
Packard Foundation.
- Jenifer Amsterlaw Kristin H.Lagattuta. (2009). Young children reasoning about the eect of emotional
and psycholgical states on academic performance. Washington: University of Washington .-
- Karaj, T. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës (Vol. 2). Tirane: Progres.
- Kitahara, R. a. (2006). Research on childrens drawings. Journal of disability and medico-pedagogy, 14,
10-13.
- Kulluri, E. H. (2005). Child abuse in the Albanian family. Tirane: CRCA .
- Lewis, C. Russell, C. (1993). Effects of content, naming and instructions on childrens drawings.
Journal of Experimental, 56, 291-302.
- Martinez-Lucena, A. G. (2019, April ). Parents relationshpip quality and childrens externalizing
problems. Child and Adolescent Soocial Work Journal, 36, 137-154.
- Menheere, A. (2010). A review study about the effect of parental involvement on childrens school
education with a focus on the position of illiterate parents. Journal of the European Teacher Education
Network, 21-26.
- Moahmmad, A. (2013). A study of the academic Achievement of children belongign to working and
non-working mothers. International Journal of Education and Allied Sciences, 5, 19-22.
49
- Nicholls, J. (1979). Devolpment of perception of own attainment and causal attributions for suçes and
failure in reading . Journal of Educational Psychology , 94-99
- Pekrun, R. (2014). Emotions and learning. Switserland: International Academy of Education.
- Rivzi, S. F. (2014, Mar-Apr). Parental Psychological abuse toward children and Mental Health
Problems in adolescence. Pakistan Journal of Medicinal Science , 256-260.
- Thomas, G. V. (1990). An introdution to the psychology of childrens drawings. London: Hrvester
Wheatsheaf
- Videon, T. M. (2005, January). Parent-child relations and childrens psychological Well-begins. Journal
of family issues, 26, 55-78
- Viktor Lowenfeld, W. L. (1987). Creative and mental growth. EU: Macmilan.
- Wasik BH, R. R. (1994). Child abuse and neglect. Journal Child and adolescent social work , 271-283.
- Wimmer, M. (2012). The complete Guide to Childrens Drawings . EU: Create Space Independent
Publishing Platform.
50
Ndikimi i tekonologjisë në zbutjen e analfabetizmit tek fëmijët rom .
Ram Hadroj, Msc
rami100perqindjezus@yahoo.com
51
Abstract
The impact of technology in mitigating illiteracy of Roma Children.
(Experimental classes with illiterate Roma children)
This study identifies the impact of technology on mitigating illiteracy of Roma children in segregated
areas of social housing. The method used for this study is Quazi Experiment, which included 12
illiterate Roma children aged 12-14, who dropped out of school. To find out the effect of technology
on the mitigation of the illiteracy were built two experimental classes: in the first one 6 children were
taught using traditional teaching methods. In the second experimental class 6 children were taught
using electronic teaching method. Teachers were asked to teach the children 6 letters in a 4-hour
period for 6 days and associated words. At the end of each day, children were tested and the number
of words learn per day were recorded. Interviews were condudted with family members also, to
identify their economical background and the reason of school drop outs. The data showed the impact
of each method of teaching used for Roma children, related to their gender and economical status, of
the family related. Technology could be used to improve the illeteracy for Roma children of
segregated areas in Tirana.
52
1 Abstrakti
Ky studim identifikon ndikimin e teknologjisë në zbutjen e analfabetizmit tek fëmijët romë, në zonat e
segreguara me shtëpi sociale. Metoda e kryer për studim është Quazi Eksperiment, në të cilin u
përfshinë 12 fëmijë romë të moshave 12-14 që kanë braktisur shkollën dhe janë analfabetë. Për të parë
efektin e teknologjisë në zbutjen e analfabetizmit u ndërtuan dy klasa eksprimentale, në njërën prej
tyre u vendosën 6 fëmijë me metodën tradicionale të mësimdhënies, dhe në klasën e dytë
eksperimentale u vendosën 6 fëmijë në metodën me mjete elektronike të mësimdhënies. Mësuesve iu
kërkua t‟u mësonin fëmijëve 6 shkronja në një periudhë 4-orëshe për 6 ditë. Në fund të çdo dite u
mbajtën shënime të testimit, se sa fjalë ka mësuar secili fëmijë. U realizuan dhe intervista me
familjarët për të identifikuar gjendjen ekonomike dhe arsyen e braktisjes së shkollës. Të dhënat
tregojnë impaktin që pati secila metodë tek fëmijët romë, lidhur me gjininë dhe statusin e tyre
ekonomik të familjeve përkatëse. Teknologjia mund të përdoret për të zbutur analfabetizmin e
fëmijëve romë në lagjet e segreguara të Tiranës.
53
2 Literatura
2.1 Cfarë është tekonologjia.
Teknologjia është njohuria e përdorur për të krijuar pajisje, veprime dhe procese të ndryshme
elektronike. Fjala “teknologji” është e gjerë dhe kuptohet në mënyra të ndryshme, secili e kupton
teknologjinë në mënyrën e tij. Ne e përdorim tekonologjinë për të performuar disa nga detyrimet tonat
në punë, shkollë dhe jetën e përditshme. Teknologjia është gjithashtu një aplikim i shkencës për të
zgjidhur një problem. Teknologjia dhe shkenca janë dy lëndë të ndryshme që punojnë krah për krah
për të arritur detyra dhe zgjidhur probleme të veçanta. Teknologjia aplikohet gati në gjithçka ne bëjmë
sot, në prodhimin e materialeve të ndryshme, në komunikim, në transport, në procesin e të mësuarit,
për të siguruar të dhënat apo dhe si një si matëse e shumë gjërave dhe aspekteve. (Ramey, December
2013) Mësuesi përdor multimediat për të ndryshuar përmbajtjen e materialit. Multimedia i mundëson
mësuesit ta prezantojë mësimin në mënyrë më të kuptueshme, duke përdorur elemente të ndryshme
mediale. Këto elemente mediale mund të shndërrohen në forma digjitale, të ndryshohen dhe të
rregullohen për prezantimin final. (V.S. Damotharan V.Rengaraja,, 2006 f.8)
2.2 Anët pozitive të përdorimit të teknologjisë:
Ka shumë avantazhe në përdorimin e teknologjisë. Me telefonat celularë ne bisedojmë me miqtë dhe
të afërmit që jetojnë larg nesh. Me ndihmën e internetit, ne jo vetëm komunikojmë në kohë rekord,
por dhe mësojmë gjëra të reja. Me anë të mjeteve teknologjike ne jemi të aftë të arrijmë në vendet të
ndryshme në kohë të shkurtër. Mediat sociale, që janë rezultat i teknologjisë, na lidhin dhe na sjellin
pranë me miqtë e vjetër. Me teknologjinë e përdorur në bujqësi ne mund të sigurojmë ushqime të
ndryshme në një cilësi të lartë. Teknologjia gjithashtu ka efektin e saj pozitiv në fushën e edukimit.
Studentët e kohës moderne, jo vetëm kanë kompjuterë për të bërë detyrat e tyre, por ata përdorin
internetin për kërkime, ndërsa mësuesit përdorin teknologjinë për të ngritur nivelin e mësimdhënies
dhe materialeve që përdorin. Në fushën e mjekësisë teknologjia ka arritur të krijojë pajisjet e duhura
për të zgjatur dhe në disa raste dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve me anë të ndërhyrjeve të ndryshme
me rrezet lazer apo duke përdorur mjete të ndryshme të teknologjisë, pa lënë mënjanë përdorimin e
mjeteve teknologjike për krijimin e medikamenteve apo analizave të ndryshme. Gjithashtu, një tjetër
anë pozitive e teknologjisë janë dhe lojërat edukative. Në klasat fillore, mësuesit përdorin kompjuterët
për të praktikuar lojërat edukative me fëmijët në shkollë. Në vend që të mësojnë të marrin njohuri
duke përdorur tabelën (të bardhë apo të zezë) fëmijët sot mund të mësojnë numërimin, gërmëzimin
apo shumë procese të tjera gjuhësore dhe matematikore, më lehtë me anë të mjeteve të teknologjisë.
Sepse shumë shkolla kanë të paktën një kompjuter në klasë dhe mësuesit e kanë kompjuterin si pjesë
54
të domosdoshme të punës së tyre në mësimdhënie. Në shumë shtete të botës teknologjia ka siguruar
dhe “Edukimin në Distancë”, apo dhe shumë trajnime të tjera, të cilat mund të ndiqen me anë të “web
seminareve” apo të ashtuquajtura seminaret online. ( Rafael A. Calvo Dorian Peters, November 2014)
2.3 Anët negative të përdorimit të teknologjisë janë:
Izolimi është listuar si një nga pasojat negative që njerëzit pësojnë gjatë përdorimit të mjeteve të
teknologjisë, pasi ky përdorim bën që njerëzit të pakësojnë kontaktin fizik mes tyre, si dhe të rrisin
mungesën e aftësive shoqërore. Njerëzit humbasin aftësinë për të lexuar gjuhën e trupit, e cila bën që
ata të kuptojnë një pjesë të mirë të bisedës. Sa më shumë fëmijët të rrinë pas lojërave elektronike e
rrjeteve sociale, aq më pak lëvizje kryejnë dhe aq më shumë rritet obeziteti tek disa persona.
Teknologjia krijon “recetën” perfekte të depresionit, me mungesën e kontaktit të njerëzve dhe
mungesën e ushtrimeve fizike. Personat që përdorin shumë mjetet elektronike gjithashtu kanë
probleme me habitualin e gjumit, pasi të përdorurit e dritës së telefonit ose kompjuterit shkakton
pagjumësinë dhe gjumë jo të rehatshëm. Përdorimi i teknologjisë gjithashtu ka filluar të zhdukë
njerëzit nga jeta reale që shpesh në të vërtetë është e gënjeshtërt, njerëz që rregullohen në fotoshop,
materiale që ne blejmë të punuara me programe të ndryshme për të ndikuar në shitjen e tyre.
Problemet shëndetësore që sjellin mjetet elektronike janë problemi me sytë dhe problemi me
përqendrimin, duke përdorur mjetet elektronike për një kohë të gjatë, sytë dëmtohen dhe disa
sëmundje të syve të shkaktuara nga mjetet elektronike kanë shumë pak mundësi shërimi. Teknologjia
është si një monedhë, i ka të dyja anët, atë pozitive dhe atë negative. Megjithatë, njerëzit janë ata që
vendosim se çfarë, si dhe kur e përdorim teknologjinë. (Heffernan, 2010)
2.4 Përdorimi i pajisjeve teknologjike si “vegël” edukative.
Përdorimi i teknologjisë si një vegël edukative ka impakt në mënyrën se si mësuesit ndihmojnë
fëmijët në procesin e të mësuarit. Teknologjia dhe mediet sociale mund të ndihmojnë fëmijët për të
fituar njohuri, për të aksesuar materiale edukative, por ka gjasa që në disa raste këto materiale të mos
adresojnë përdoruesit e teknologjisë në informacion të tepruar dhe në humbje kohe. Teknologjia lejon
këdo për të botuar informacione të ndryshme, të cilat për fëmijët në të shumtën e rasteve janë
keqinterpretuar nga ata vetë, pasi nuk kanë dikë për t‟u shpjeguar realitetin, siç është rasti i shpjegimit
të materialeve nga mësuesit në shkolla. (Loop, 2017)
Teknologjia nuk është një metodë e lehtë për të mësuar fëmijët, por i jep mundësinë dhe mësuesit, për
të përvetësuar mënyra të ndryshme të mësimdhënies apo të të mësuarit. Teknologjia i jep mundësinë
lexuesit për të parë anë të ndryshme “të medaljes” dhe sjell një varietet mënyrash, të cilat mund të
përshtaten si për mësuesin edhe për nxënësin, u jep mundësi të përmirësojnë aftësinë e të mësuarit
formal dhe informal, por në mënyra të ndryshme. Metoda e mësimdhënies në mënyrën tradicionale
është vetëm një, ndërsa nëse zgjedhim tekonologjinë, mësuesit kanë një përfitim, për të sjellë metoda
55
të ndryshme mësimdhënieje, dhe fëmijët, të cilët në disa raste mërziten me një metodë
mësimdhënieje, prezantohen me variante të ndryshme. Mjafton të kuptohet nga të dyja palët se
tekonologjia nuk është një mjet për të “konsumuar median” dhe atë çfarë ajo servir, por për të
ndërtuar, dizenjuar dhe zbuluar gjërat e reja në fushat e interesit, në rastin tonë në fushën e edukimit.
Aksesi me mjetet e tekonologjisë mund të rrisë rezultatet e fëmijës, por kjo nuk është mënyra më e
mirë për arsimin cilësor. (Education, 2017)
2.5 Arsyet e arritjes së suksesshme për modelet pozitive rome dhe egjiptiane.
Në një kërkim të bërë me studentë ekselentë të komunitetit rom për të parë arsyet e suksesit akademik,
doli në pah se të rinjtë e komunitetit rom janë më shumë persona që mësojnë në mënyrë autodidakte.
Për shkak të diskriminimit, një pjesë e mirë e mësuesve shqiptarë refuzojnë ose anashkalojnë
përkujdesjen në klasa të këtyre fëmijëve, dhe si arsye fëmijët ndalojnë marrëdhënien me shkollën.
Nga 28 nxënës me rezultate të mira dhe të suksesshëm romë dhe egjiptianë, të testuar në një
eksperiment, u vu re se asnjëri prej tyre nuk ishte ndihmuar nga mësuesit për të arritur rezultatet
akademike. Arsyet e suksesit akademik janë nxitja nga një i afërm i tyre dhe motivimi për një jetë më
të mirë. Megjithatë, duke marrë parasysh se numri i pjesëtarëve të komunitetit rom është i vogël në
auditoret e universiteteve shqiptare, duhen gjetur mënyra të veçanta që anëtarët e këtyre komuniteteve
të punojnë në mënyra autodidakte që mund të funksionojnë dhe sjellin rezultat. (Hadroj, 2010) Arsyet
e suksesit akademike të fëmijëve romë, të listuara në raportin e programeve të veçanta për fëmijët
romë janë: besimi dhe aftësia e fëmijëve për të besuar në sukses. Krijimi i pritshmërive të larta nga
fëmijët, përdorimi i kurrikulave zyrtare, implementimi klasave të zhvilluara me aftësitë linguistike të
duhura, e mbështetur nga trajnime, supervizorë dhe mësues, vendosja e kordinatorëve romë në klasat
përkatëse, si dhe sjellja e kulturës dhe gjuhës rome në klasa dhe lidhja e gjërave shtëpiake më
shkollën, japin sukses për fëmijët romë, në Bullgari dhe Çeki. (E.Lee, 2001 )
56
3 Metodologjia:
Ky punim kërkimor bazohet tek qasja metodologjike cilësore, duke përdorur quazi eksperiment,
emërtuar në këtë punim si klasa eksperimentale. Për këtë kërkim pjesëmarrësit janë marrë rastësisht
nga 59 fëmijë romë analfabetë nga komuniteti rom në Tiranë, kryesisht në zonat e segreguara të
Tiranës, Lanabregas dhe Shkozë. Pjesëmarrësit në klasat eksperimentale janë të moshës 12-14 vjeç,
kanë frekuentuar 1-2 vjet institucionet arsimore, por që nuk kanë aftësi për të shkruar dhe lexuar.
Në këtë punim kërkimor morën pjesë 12 fëmijë romë të moshës 12-14 vjeç, të cilët janë analfabetë. U
mbajtën dy klasa eksperimentale, fëmijët u vendosën përballë dy metodave të mësimit, asaj
tradicionale me një mësues të ciklit të ulët në klasë, i cili mëson shkronjat e alfabetit dhe 36 fjalët e
komunikimit me libra, fletore, tabelë të zezë dhe shkumës. Së dyti, u vendosën fëmijët në një klasë
eksperimentale tjetër me një mësues të shkollës fillore, i cili mëson 36 shkronjat e alfabetit dhe 36
fjalët kryesore për të komunikuar, duke përdorur mjetet elektronike, si: kompjuter, I-pad, dhe
smartphone. Të dy klasat eksperimentale u zhvilluan brenda periudhës kohore dyjavore. Një javë për
secilin klasë eksperimentale. U mbajtën shënime për numrin e fjalëve dhe të shkronjave të mësuara
nga çdo fëmijë dhe për të arritur në përfundime u bë një krahasim mes rezultateve të dhëna nga
fëmijët në të dyja klasat eksperimentale. Sa fjalë mund të shkruajë një fëmijë në secilin klasë, pasi ka
kaluar 4 orë mësimore (klasat kishin 50 minuta secila) për të mësuar 6 shkronja. Do të mbahen
shënime për secilin eksperiment dhe do të shikohen ndryshimet që japin mjetet elektronike në të
mësuarit e fëmijëve romë analfabetë. Eksperimenti u krye në ambientet e organizatës “Vish këpucët e
mia” në Tiranë. Për të qartësuar disa elemente të gjetjeve me anë të klasave eksperimentale, u bënë
dhe intervista me prindërit e fëmijëve dhe disa vëzhgime të drejtpërdrejta në terren për të identifikuar
gjendjen ekonomike të tyre. Si kampion është marrë një kampion joprobabilitar dhe i volitshëm. Në
kampionin e volitshëm joprobabilitar pjesëmarrësit zgjidhen nga një qendër komuniteti, dhe në rastin
e kërkimit tonë, fëmijët janë zgjedhur në komunitetin rom të Lanabregasit dhe Shkozës, ku nga numri
i fëmijëve analfabetë të identifikuar nga aktivistët e organizatës në zonën që është 59, janë marrë 12
fëmijë analfabetë. Fëmijët ishin në moshën 12-14 vjeç dhe u zgjodhën në mënyrë rastësore nga një
vizitë në terren e aktivistëve të organizatës “Vish këpucët e mia”.
3.1 Klasa eksperimentale e parë:
Gjashtë fëmijë romë të moshës 12-14 vjeç u vendosën në një dhomë, të kthyer në klasë, me një
mësuese të ciklit të ulët, së cilës i është kërkuar t‟u mësojë fëmijëve për një periudhë gjashtëditore
alfabetin e gjuhës shqipe dhe 36 fjalë kryesore. Mësuesja zgjedh programin e saj më të mirë dhe në
klasë ka vetëm lapsa, stilolapsa fletore dhe disa mjete të vjetra didaktike, siç janë karta me shkronjat e
alfabetit dhe me figura të ndryshme për të mësuar shkronjat e alfabetit dhe fjalët përkatëse. (Shiko
listën e fjalëve në shtojcën 1) Çdo ditë mësuesja duhet t‟u mësojë fëmijëve 6 shkronja nga alfabeti dhe
57
6 fjalët përkatëse, në të shkruar dhe në të lexuar. Fëmijët do të qëndrojnë në klasë 4 orë (një orë është
50 minuta) Fjalët e mësuara duhet të jenë fjalë bazuar në abetaren apo kurrikulën arsimore për klasat e
para. Duhet ndjekur një renditje alfabetike në procesin e të mësuarit të shkronjave. Në fund të çdo dite
fëmijët u testuan për të parë rezultatin e tyre: iu dha çdo fëmije një fletore me vija dhe u bë diktim me
6 shkronjat e mësuara, u mbajtën shënime shkronjat e përvetësuar në mënyrë të saktë për fëmijët. U
analizuan fletët përkatëse dhe u numëruan sa herë e ka përsëritur në mënyrë të saktë secilën prej
shkronajve çdo fëmijë. Për fëmijët u ofrua dreka falas dhe disa rroba si shpërblim për pjesëmarrjen,
kjo sposorizuar nga vullnetarët e organizatës “Vish këpucët e mia”. Fëmijët e këtij grupi kanë një
numër përkatës nga 1-6 (për të ruatjur anonimitetin e tyre, si pjesë e etikës së kërkimeve)
3.2 Klasa eksperimentale e dytë:
Gjashtë fëmijë të moshës 12-14 vjeç vendosen në një klasë tjetër, ku gjendet një kompjuter laptop, 4
kompjuterë desk-top dhe dy telefona androidë. U mbajt një pajisje elektronike tepër në rast dëmtimi të
njërës nga të përdorurat. Gjithashtu, një mësuese e ciklit të ulët ka krijuar një program mësimor në
power point për të shpjeguar dhe për të mësuar 36 fjalë, të cilat janë pjesë e fjalorit të marrë nga
abetarja e klasës së parë. Mësuesja ka në dispozicion 6 ditë, në secilën ditë fëmijët do të qëndrojnë në
klasë 4 orë (një orë është 45 minuta) dhe mësuesja duhet t‟u mësojë atyre 6 shkronja në secilën ditë,
në të shkruar dhe lexuar. Në fund të çdo dite mësuesja vendos në power point 30 fjalë dhe u kërkon
fëmijëve të identifikojnë gjashtë shkronjat e mësuara dhe t‟i shkruajnë ato në kompjuter, tablet apo
telefon. Mbahen shënime sa shkronja ka identifikuar saktë gjithësej fëmija, në një periudhë kohore
prej 30 sekondash.
58
3.3 Rezultatet e eksperimentit
Rezultatet e fjalëve të mësuara nga eksperimenti një dhe dy.
Mësimi i shkronajve me metodën tradicionale: Mësuesja shkruan fjalën dhe fëmijët duhet ta kopjojnë në fletën e tyre me vija: Fëmijëve iu la 1
minut kohë për të përsëritur në të shkruar secilën shkronjë, sipas shkronjave të mësuara çdo ditë. (Tabela 1)
Mësimi i shkronjave me mjetet elektronike: Në fund të çdo dite fëmijëve iu prezantuan 20 fjalë një slide dhe iu kërkua të shkruanin në një dokument të gjitha
shkronjat e mësuara atë ditë për një afat kohor 30 sekonda, shkronjat duheshin pësëritur. Gjej shkronjën e mësuar në fjalët e dhëna dhe shkruaje atë në
pajisjen elektronike.(Tabela 2)
Nxënësi a B c ç d dh e f g h i j k l ll m n nj O p q r s sh t th u v x xh y z zh
1 M 6 6 7 7 6 7 6 7 7 6 6 7 8 7 6 7 6 7 6 5 6 7 6 5 6 7 6 5 6 7 6 5 6
2 M 1 1 2 1 3 1 1 1 2 2 3 2 3 2 3 3 2 2 2 2 2 3 3 2 3 3 2 3 3 2 3 2 3
3 F 8 7 7 7 8 8 7 8 7 9 7 7 8 8 9 8 7 7 7 7 6 7 7 4 4 7 8 7 8 5 8 7 6
4 M 4 3 3 3 2 4 5 5 5 5 6 6 6 6 7 6 6 5 5 4 4 5 4 4 5 4 5 5 5 6 6 6 3
5 M 5 5 5 5 5 5 5 5 6 5 6 3 4 5 6 5 6 5 5 5 5 5 6 6 6 6 6 5 6 6 6 6 6
6 F 9 9 8 9 9 8 9 9 9 9 8 8 8 8 8 9 9 8 9 9 9 9 9 8 9 8 8 9 9 8 9 9 8
Nxënësi a b c ç d dh e f g h i j k l ll m n Nj o p q r s sh t th u v x xh y z zh
7 F 14 13 16 13 14 15 16 16 16 17 17 18 13 10 9 15 12 12 16 10 9 11 14 17 14 16 15 16 18 14 17 19 15
8 M 11 12 12 12 11 10 9 9 9 7 9 7 9 9 8 9 8 8 8 15 15 13 15 17 18 11 13 14 14 15 13 14 19
9 M 16 14 12 11 11 13 14 18 11 15 20 14 15 16 13 14 9 16 15 18 3 15 11 16 4 9 9 18 14 15 16 16 18
10 F 22 14 17 15 19 11 19 21 20 20 21 14 17 15 14 11 19 19 14 16 19 21 11 20 21 24 24 11 14 15 15 11 19
11 F 15 18 22 21 19 16 19 21 23 20 16 18 19 19 21 22 16 18 18 14 16 18 15 17 18 15 19 10 22 21 20 21 21
12 M 13 13 11 14 16 18 19 11 13 16 19 11 14 13 16 11 17 14 18 19 11 14 18 11 11 8 8 9 12 11 9 12 15
59
3.4 Të dhënat demografike:
Gjinia Numri i pjesëmarrësve
Meshkuj 7
Femra 5
Statusi ekonomik Numri i pjesëmarrësve
Të varfër 3
Mesatar 3
Të pasur 6
Lidhja me elektronikën Numri i pjesëmarrësve
Kanë mjete elektronike 9
Nuk kanë mjete elektronike 3
Arsimi i prindërve Numri i pjesëmarrësve
Të paarsimuar 3
Pak të arsimuar 3
Të arsimuar 6
Aksesi në mediet sociale Numri i pjesëmarrësve
Përdorin rrjetet sociale 0
Nuk përdorin rrjetet sociale 12
Shkaqet e mosarsimimit Numri i pjesëmarrësve
Ekonomike 6
Sociale 2
Të tjera 4
60
3.5 Përllogaritjet dhe gjetjet përfundimtare:
Nxënësit që kaluan eksperimentin në mësim pa mjete elektronike
Nr
Nx.
Statusi ekonomik Mesatarja e fjalëve të
shkruara.
Gjinia Kanë mjete
elektronike
Arsimi i
prindërve
Shkaqet e
Mos arsimimit
1 I pasur 6 F Nuk ka I arsimuar Sociale
2 I varfër 2 M Nuk ka I arsimuar Ekonomike
3 I pasur 7 F Ka I arsimuar Sociale
4 I varfër 4 M Nuk ka I arsimuar Ekonomike
5 I pasur 5 M Ka I arsimuar Ekonomike
6 Normal 16 F Ka I paarsimuar Sociale
Nxënësit që kaluan eksperimentin në mësim me mjete elektronike
Nr Nx. Statusi ekonomik Mesatarja e fjalëve të
shkruara.
Gjinia Kanë mjete
elektronike
Arsimi i
prindërve
Shkaqet e
mosarsimimit
7 I varfër 14 F Ka I paarsimuar Sociale
8 I pasur 11 M Ka I arsimuar Të tjera
9 I pasur 13 M Ka I arsimuar Të tjera
10 Normal 16 M Ka I paarsimuar Sociale
11 Normal 17 F Ka I arsimuar Sociale
12 I pasur 13 M Ka I arsimuar Të tjera
61
4 Analiza e gjetjet:
4.1 Gjinia:
Të dhënat tregojnë se vajzat rome kanë propabilitet më të madh (se djemtë) për të dhënë rezultate më të
larta në të dyja format e mësimdhënies: tradicionale, elektronike. Duke qëndruar në të njëjtën linjë të
gjinisë, të dhënat tregojnë se vajzat rome, që vijnë nga familje me gjendje të mirë ekonomike, japin
rezultate më të mira në mënyrën tradicionale të të mësuarit. Ndërsa djemtë japin rezultatet më të larta,
nëse vijnë nga familje me gjendje ekonomike normale, në rastin kur janë në klasat me pajisje elektronike.
4.2 Ekzistenca e pajisjeve elektronike:
75% e fëmijëve pjesëmarrës në klasat eksperimentale kishin mjete elektronike në shtëpi, (telefon) por
listoheshin në grupin e fëmijëve analfabetë. Rezultatet e eksperimentit tregojnë se fëmijët romë që nuk
kanë mjete elektronike në shtëpi, japin rezultate më të larta, në formën tradicionale të mësimdhënies. Nga
intervistat rezultoi se fëmijët nuk lejohen të prekin pajisjet elektronike, me idenë se ato janë të dëmshme
për sytë dhe se prindërit i kanë blerë shumë shtrenjtë vetëm për “punë” ose për të komunikuar me të
afërmit jashtë shtetit. Int.1 tha:
“Burri nuk i lë fëmijët të prekin telefonin, atë na e solli vajza nga Gjermania dhe ka bërë shumë lekë. Kur
luan me lojëra çunit i dhembin sytë, prandaj dhe burri nuk ia lë më telefonin”.
4.3 Ndikimi i arsimit të prindërve tek performanca akademike e fëmijëve:
Fëmijët me prindër të paarsimuar kanë rezultate të larta në të dyja metodat e mësimdhënies, tradicionale
dhe elektronike. Fëmijët që kanë prindër të arsimuar, kanë rezultate të ulëta në metodën tradicionale dhe
kanë dalë me rezultate të mira në metodën me mësimdhënie me pajisje elektronike. Prindërit kanë dhe
ndikim psikologjik tek fëmijët e tyre në lidhje me dëshirën për t‟u arsimuar. Të gjithë prindërit kanë
treguar interes për arsimimin e fëmijëve të tyre. Njëri nga prindërit tha: Int.8: “Unë në fillim e dërgova
çunin në shkollë, po mësuesja e linte në fund të bankave dhe e kishte goditur dy herë dhe burri e nuk e la
më të shkonte në shkollë. Sikur të mësojë të lexojë dhe të shkruajë, unë jam shumë e kënaqur. Unë e kam
mbaruar shkollën 8-vjeçare, po nuk di ta mësoj djalin më shumë”.
62
4.4 Mediet sociale :
Asnjë nga pjesëmarrësit në klasat eksperimentale nuk përdorte mediet sociale (rrjetet të tilla si facebook
apo instagram) Gjatë intervistave doli në pah se fëmijët e të dy klasave eksperimentale, (tradicionale dhe
elektronike) nuk e përdorin medien sociale për arsye se nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë, por nga
intervistat doli në pah se ata disa herë përdorin lojërat elektronike në telefon.
Int.4: “Djali e prishi telefonin një herë se luante me lojëra, tani nuk ia jap më telefonin, se unë e kam për
të marrë vajzën në telefon, që është në Gjermani”. Ndërkohë që gjatë kohës së zhvillimit të klasave
eksperiementale, të 6 fëmijët që morën pjesë në eksperimentin e organizuar me mjetet elektronike,
punuan në një llogari në rrjetin social facebook, dhe në dy ditët e fundit të klasës eksperimentale, ata
kishin përmirësim të dukshëm në aftësinë e të shkruarit.
4.5 Problemet ekonomike:
Personat me probleme ekonomike performonin dobët me mënyrën e të mësuarit tradicional. Ata nuk
përqendroheshin gjatë orës së mësimit dhe shpeshherë refuzonin të shkruanin. Ndërsa në eksperimentin me
përdorimin e mjeteve elektronike, fëmijët me probleme ekonomike përqendroheshin dhe kishin rezultate më të larta
se sa fëmijët me gjendje të mirë ekonomike. Një ndër arsyet e mospërqendrimit gjatë mësimit apo gjatë testimit ishte
edhe kequshqyerja, të 6 fëmijët me gjendje jo të mirë ekonomike (ata me gjendje të varfër dhe mesatare), kërkuan
për të ngrënë gjatë zhvillimit të klasave eksperimentale. Edhe në intervista me nënat e tyre, doli në pah se fëmijët
nuk ushqeheshin në mënyrën e duhur. Int 3: “Ne nuk kemi bukë të hamë, si ta çoja unë djalin në shkollë, ai fle
gjumë pa hëngër, se burri punon me kazanët dhe, nëse nuk ka sjellë lekë për të blerë bukë, ne nuk kemi”.
63
5 Diskutimi i gjetjeve:
Ky studim nxori në pah se fëmijët romë japin rezultate të larta në përdorimin e mjeteve elektronike, si
metodë mësimdhënieje. Gjetjet treguan se prindërit dhe fëmijët romë janë arsimdashës, por pengesa
kryesore e ndalimit të studimeve është niveli i ulët ekonomik. Fëmijët romë nuk kanë probleme në të
nxënit, dhe ky nuk është fenomeni kryesor i analfabetizmit të tyre. Fëmijët e përfshirë në klasat
eksperimentale të këtij studimi, arritën një sukses të lartë në klasat eksperimentale elektronike, në të cilat
u përdorën mjetet elektronike si metodë e mësimdhënies. Në shkollat ndërkombëtare, për klasat e
suksesshme mësuesit e suksesshëm përdorin mjetet elektronike, në procesin e mësimdhënies. (Rafael A.
Calvo Dorian Peters, November 2014).
Ky studim gjeti gjitashtu se vajzat rome kanë një interes më të lartë për arsimin dhe gjithashtu kanë
performancë më të lartë në klasat esperimentale të elektronikës. Studimi gjithashtu nxori në pah se një
pjesë e mirë e fëmijëve janë të kequshqyer dhe në shumë raste ndjekin klasat dhe pa ngrënë, e cila çon në
mospërqendrimin e tyre gjatë orës së mësimit. Në të njëtën kohë doli në pah se fëmijët që vijnë nga
familje me gjendje ekonomike të dobët ose mesatare, kanë rezultate më të larta në klasat eksperimentale
të elektronikës sesa ato tradicionale, pasi në këto klasa, ashtu siç kanë treguar dhe kërkimet, janë më të
përgatitura dhe e shpjegojnë mësimin në mënyrë më të kuptueshme për fëmijët. (V.S. Damotharan
V.Rengaraja,, 2006 f.8) Prandaj, nëse mësuesit kanë variante të metodologjisë së mësimdhënies dhe
përdorin mjetet bashkëkohore, ua bëjnë shpjegimin fëmijëve më të lehtë dhe më të kuptueshëm.
Limitimet e këtij kërkimi janë: afati kohor, do të ishte e arsyeshme nëse eksperimenti do të bëhej në një
periudhë më të gjatë kohore, dhe në të të përfshihej një numër më i madh fëmijësh. Limitim tjetër është
literatura akademike mbi analfabetizmin e fëmijëve romë: nuk është botuar nga kërkues/sociologë
profesionistë dhe me qëllime identifikimi të problematikave, por me qëllime përmbushjen e kritereve të
disa projekteve. Përdorimi i paktë i mjeteve elektronike ka qenë një tjetër limitim, duhet të ishin pajisur të
gjithë fëmijët me të njëjtën pajisje elektronike, kompjuter ose telefon. (fëmijët të mund të përdornin të
dyja, ose të paktën të kishin mundësi zgjedhjeje).
Një tjetër limitim ishte gjetja e studentëve, të cilët u morën në vetëm dy lagje të segreguara rome. Nëse
fëmijët do të ishin marrë nga komunitete të tjera, rezultatet mund të mos gjeneralizojnë tek një popullatë
tjetër fëmijësh, tek ata që jetojnë në lagje me një diversitet etnik dhe klasa sociale të përziera.
64
Sugjerohet të implementohen metoda specifike duke përfshirë përdorimin e pajisjeve elektronike, për
zbutjen e analfabetizmit dhe edukimin e fëmijëve romë. Shkollat shtetërore dhe institucionet e arsimit
duhet të përfshijnë përdorimin e mjeteve elektronike, të paktën në procesin e mësidhënies, në mënyrë që
mësuesit të implementojnë shpjegimin e mësimit me mjetet elektronike. Duke marrë parasysh se gjendja
ekonomike familjare ndikon në analfabetizmin e fëmijëve romë, atëhere duhet të merren parasysh
programet e punësimit për prindërit, si dhe sigurimi i mirushqyerjes së fëmijëve romë, pasi kequshqyerja
ndikon në përqendrimin në klasë, gjatë orës së mësimit.
65
6 Pe rfundime:
Klasat tradicionale nuk janë zgjedhja më e mirë për të zbutur analfabetizmin tek fëmijët romë. Metoda më
e përshtashme për të zbutur analfabetizmin tek fëmijët romë është ndërtimi i klasave me përdorimin e
mjeteve elektronike. Kërkimi gjithashtu identifikoi se përdorimi i mjeteve elektronike për procesin e
mësimdhënies nga vetë mësuesit, ndikon në performancën e fëmijëve pjesëmarrës në klasë. Ky studim
nxori në pah se gjendja ekonomike familjare ndikon në nivelin e arsimit të fëmijëve romë. Në lagjet e
segreguara të Tiranës fëmijët nga kequshqyerja nuk përqendrohen në orët e mësimit, një pjesë e mirë e
fëmijëve nuk vazhdojnë arsimin, për arsye se nuk kanë mundësi ekonomike për të siguruar mjetet e
nevojshme si dhe performanca e tyre e ulët i bën ata të ndihen inferiorë në klasat gjithëpërfshirëse në
shkollat shtetërore. Në klasat me pajisje elektronike fëmijët kanë rezultate më të larta dhe përqendrim më
të lartë gjatë procesit të mësimdhënies. Edhe pse disa prej fëmijëve posedojnë mjete elektronike, më së
shumti telefon, ata nuk mund t‟i përdorin për shkak të analfabetizmit. Ndërtimi i programeve
ekstrakurrikulare për fëmijët analfabetë romë dhe egjiptianë do të zbuste në mënyrë efektive
analfabetizmin tek këta fëmijë.
66
Rekomandime:
1- Ndërtimi i programeve të posaëme për fëmijët rom dhe egjiptian analfabet, në ambjentet e
shkollës duke përdorur mjetet elektronike.
2- Paisja dhe trajnimi i mësuesve në përdorimin e mjeteve elektronike, në kuadër të zhvillimit të
orëve të mësimit, dhe pregatitjes së programeve mësimore.
3- Paisja e shkollave, klasave me mjete elektronike, dhe programe të posaçme mësimore të cilat
rrisin interesin e fëmijëve rom dhe jo rom për orët e mësimit.
4- Ndërtimi i programeve të bursave për nxënësit e familjeve në nevojë, në mënyrë që gjëndja
ekonomike të mos bëhet pengesë e vazhdimit të studimeve të tyre.
5- Përfshirja e mësuesve të elektronikës ne ciklin fillor, me programe të veçanta ekstrakurrikulare
për fëmijët analfabet Rom dhe jo Rom.
6- Ndërtimi i strategjive të posacme dhe efektive për përfshirjen e fëmijëve analfabet në sistemin e
edukimit sipas nevojave lokale.
7- Ndërtimi i disa strategjive që ofron bashkëpunimin e frytshëm të institucioneve kombëtare dhe
lokale, organizatave jo qeveritare, organizatave ndërkombëtare, për të siguruar mbështetje
financiare, teknike, dhe politikave të ndrysme efektive në kuadër të integrimit në fushën e
edukimit për fëmijët Rom dhe egjiptian
67
Bibliografia:
1- Janna Anderson Lee Rainie. (February 2012). Main findings: Teens, technology, and human
potential in 2020. Washington : Pew Reserch Center .
2- Rafael A. Calvo Dorian Peters. (November 2014). Positive Computing . University of Maryland:
Mit Press.
3- Bauer, S. C. (January 2016). Playing to learn: the trouble with electronic toys. CNN, 1.
4- Education, U. D. (2017). Reimagining the role of technology in education. National Educationl
Technology, 11,20.
5- E.Lee, S. R. (2001 ). School suçess from Roma children. New york: Open Society Institute.
6- Hadroj, R. (2010). Gjitheperfshirja ne arsim . Tirane: Soros Albania.
7- Heffernan, V. (2010). Technology can have positive and negative impact on social interactions.
Human Kinetics.
8- Loop, E. (2017). Exposing negative effects of technology on kids . Leaf Group.
9- Ramey, K. (December 2013). What is technology - Meaning of technology and it's use. Use of
technology .
10- V.S. Damotharan dhe V. Rengarajan, “Inovative Methods of Teaching”, One Print, Dhaka, 2006,
f.
68
Shtojca 1:
Lista e fjalëve të përdorura në secilin eksperiment:
Nr Shkronja
Eksperimenti 1
Fjala
Eksperimenti 1
Shkronja
Eksperimenti 2
Fjala
Eksperimenti 2
1 A Aktor M Mami
2 B Batanije P Pranvera
3 C Cirk R Raketa
4 Ç Çelës V Vera
5 D Dardha Sh Shtëpia
6 Dh Dhëmbi G Gazeta
7 E Errësira Z Zjarri
8 Ë Ëmbëlsira T Treni
9 F Filxhani A Aktor
10 G Gazeta Q Qeni
11 Gj Gjyshja S Sardele
12 H Hëna U Ura
13 I Iriqi Dh Dhëmbi
14 J Jaka Zh Zhytje
15 K Kitara Nj Njoftim
16 L Lulja Y Ylli
17 Ll Llamba B Batanije
18 M Mami I Iriqi
19 N Natë Xh Xhaketa
20 Nj Njoftim K Kitara
21 O Oborri E Errësira
22 P Pranvera Th Thesari
23 Q Qeni C Cirk
24 R Raketa O Oborri
25 Rr Rruga Ë Ëmbëlsira
26 S Sardele X Xixëllonja
27 Sh Shtëpia F Filxhani
28 T Treni Ç Çelës
29 Th Thesari H Hëna
30 U Ura Gj Gjyshja
31 V Vera N Natë
32 Y Ylli Ll Llamba
33 X Xixëllonja D Dardha
34 Xh Xhaketa Rr Rruga
35 Z Zjarri J Jaka
36 Zh Zhytje L Lulja
69
Vete vlere simi i gjendjes she ndete sore dhe i marre dhe nies me institucionet she ndete sore, pe r banore t e komunitetit Rom, ne shte pite sociale ne zonat e segreguara te Lanabregasit dhe Shkoze s.
Ram Hadroj, Msc.
rami100perqindjezus@yahoo.com
(Mblodhën të dhënat në komunitet mentorët e rinj të Tiranës: Banu Mullisi , Dallendyshe Koldashi , Denaldo Ymeri,
Dorentina Peqini, Enes Peqini, Florian Karimani, Enriko Lufta , Kaludio Snoli, Satedin Hysa, Varvara Ndreu , Xhuana
Jonuzi , Xhemal Kodragjini.)
70
Abstract
Self evaluation of health condition, and the relationship with health
instituitions, of Roma community living in the social housing of two
segreagated areas: Lanabregas and Shkoza.
In many studies regarding the health condition of the Roma community in Albania, their way of living
agrues their health condition. For nearly three years, Lanabregas and Shkoza communities live in social
homes built by the Municipality of Tirana. This study is a self-assessment of the health status of Roma
community members in segregated areas with social housing: Lanabregas and Shkoza. The methodology
used for the research is a mixture of quantitative and qualitative. The main instrument ti gather the data is
the survey and conversational interviews. 50 Roma families of two segregated area were surveyed by 12
positive Roma and non Roma role models, involved in a program called “Roma Education Matter”. The
conversational interviews were conducted by the leaders of the organization "Wal in my shoes". The
study evaluates the knowledge that member of Roma community in the social housing of two segregated
areas have, such as the number of illness, their relationship with health professionals. The study shows
also the awareness of the children health condition of thease two areas, and the danger of lucking docotor
care. The study also identifies community needs for medication (medicie), and their reasoning for not
processing the medicine in the pharmacies.
71
Abstrakti:
Në shumë studime të kryera për gjendjen shëndetësore të komunitetit Rom në Tiranë është gjetur si
arsyetim i gjendjes së tyre shëndetësore mënyra e jetesës së tyre. Që prej gati tre vitesh, komuniteti i
Lanabregasit dhe Shkozës jetojnë në shtëpi sociale të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës. Ky studim është
një vetëvlerësim i gjendjes shëndetësore të anëtarëve të komunitetit Rom në zonat e segreguara, me shtëpi
sociale të Tiranës: Lanabregas dhe Shkozë. Metodologjia e përdorur është një përzierje e metodologjisë
sasiore dhe cilësore, me instrument anketën dhe intervistën. U morën në studim 50 familje Rome. Anketat
u realizuan në komunitet nga 12 modele pozitive Rome dhe jo Rome të përfshirë në projektin “Roma
Education Matter”, ndërsa intervistat u kryen nga drejtuesit e organizatës “Vish këpucët e mia”. Studimi
nxjerr në pah numrin e sëmundjeve të identifikuara të familjarëve dhe fëmijëve Rom në këto dy zona.
Marrëdhënien e tyre me punonjësit e mjekësisë dhe arsyetimin e numrit të paktët të vizitave të anëtarëve
të këtyre dy komuniteteve në institucionet e mjekësisë, si për të rriturit dhe për fëmijët. Studimi
identifikon gjithashtu edhe shumën që i nevojitet një familje për medikamente farmaceutike dhe
arsyetimin e mos-procesimit të tyre. Ky studim sugjeron disa hapa që duhen marrë për përkujdesjen e
institucioneve të mjekësisë apo programeve që minsitritë e linjës duhet të ndërtojnë pranë këtyre dy
zonave.
72
1 Metodologjia:
Metodologjia e përdorur për të identifikuar vetëvlerësimin e gjendjes shëndetësore të anëtarëve të
komunitetit Rom, në lagjet e segreguara, me shtëpi sociale, është bazuar në teknikat kërkimore sasiore
dhe cilësore të cilat kanë si përbërës:
-Studimin e literaturës
-Anketimin në komunitet
-Intervista gjysëm të hapura me banorët e komunitetit rom në lagjet e segreguara të Tiranës, me shtëpi
sociale. (Lanabregas dhe Shkozë)
Anketa pati 18 pyetje, të cilat u plotësuan nga të rinjtë gjimnazistë Rom dhe jo Rom modele pozitive të
përfshira në projektin “Roma Education Matter”. Familjet Rome të intervistuara u përzgjodhën, në dy
zonat e segreguara, me shtëpi sociale, në qytetin e Tiranës. Në këtë anketë, janë intervistuar vetëm
familjet e deklaruara si Rom. Gjatë procesit të anketimit, u përfshinë për të plotësuar anketën vetëm 50
kryefamiljarë Rom.
Të rinjtë intervistues plotësuan gjithsej 50 pyetësorë nga 50 kryefamiljarë të familjeve Rome. Anketimi u
organizua në ditën e dielë paradite, për të patur mundësi që të takoheshin kryefamiljarët. Plotësimi i një
pyetësori zgjaste 10-12 minuta, përfshirë dhe pyetjet e intervistës gjysmë të strukturuar. Disa prej
kryefamiljarëve nuk pranuan të plotësonin anketën, me pretendimin se “ju vini nga organizata dhe
organizatat na hanë lekët tona”. Të dhënat e mbledhura u përpunuan në programin SPSS, u kontrolluan
dhe u përpunuan nga një ekspert i shkencave sociale, sociolog me origjinë Rome.
73
2 Literatura
2.1 Strehimi si burim i gjendjes shëndetësore të komunitetit Rom
Sipas një studimi të bërë nga UNDP për vlerësimin e nevojave të komunitetit Rom dhe Egjiptian në
Shqipëri realizuar në 2012, rezultoi se ka mungesë statistikash dhe analizash në lidhje me gjendjen
shëndetësore të Romëve në Shqipëri. Ky studim nxori në pah, se sipas një vetëvlerësimi të gjendjes
shëndetësore të Romëve në Shqipëri, tregoi se 17% e Romëve në Shqipëri, vlerësuan se nuk gëzojnë
shëndet të mirë. 11% e Romëve kanë vuajtur nga sëmundje të rënda dhe 15% e tyre vuajnë nga
sëmundje kronike. Sëmundjet më të përhapura janë ato kardiovaskulare të shoqëruara me reumatizëm,
diabet dhe probleme neurologjike. Ndërkohë që po i njëjti studim nxjerr si një ndër shkaqet kryesore të
problemeve shëndetësore kushtet e vështira të jetesës dhe specifikon faktin se 25% e familjeve rome
banojnë në kasolle, çadra apo kapanone. (UNDP, 2012) Në Profilin Social-Demografik dhe Ekonomik,
bazuar në censusin e 2011 dhe botuar nga INSTAT dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,
thekson faktin, se vendbanimet rome dhe kushtet e pasigurta, janë arsyeja kryesore e gjendjes
shëndetësore të Romëve në Shqipëri që gjithmonë i tejkalonte shifrat më problematike, në krahasim me
popullsinë jo-rome. Gjendja shëndetësore është përcaktuar si një element kryesor i shkaktuar nga gjendja
social-ekonomike, si dhe aksesi në kujdesin shëndetësor që kanë banorët e komunitetit Rom në Shqipëri, i
cili presupozohet të jetë i kufizuar për arsye të mungesës së kartelave të shëndetit, identifikuar ky si një
shkak për vizitat e pakta tek mjeku i familjes. (INSTAT, Prill 2015),
2.2 Shërbimet shëndetësore: Raporti shëndetësor kombëtar thekson faktin se diferencat e padrejta dhe të shmangshme të shëndetit dhe
shërbimeve shëndetësore ëshë shumë i ndjeshëm. Megjithatë pranohet fakti se nuk ka shumë të dhëna mbi
gjendjen shëndetësore të kategorive të ndryshme të popullatës. Parametrat kryesorë për të vlerësuar
pabarazitë në shëndet dhe shërbimet shëndetësore në Shqipëri, përfshijnë indikatorët demografikë dhe
social-ekonomikë si gjinia, vendbanimi (urban kundrejt rural) niveli i arsimit dhe të ardhurat ekonomike.
((ISHP, Raport shëndetësor kombëtar, 2014 fq. 155). Sipas studimit të gjendjes shëndetësore të
popullatës shqiptare 2014, del në pah se prevalencë e vizitave mjeksore është më e lartë në zonat urbane
se në ato rurale, gjthashtu është më e lartë tek personat me gjendje financiare të lartë se tek ato me gjendje
financiare të ulët. Si rrjedhojë niveli i vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri ishte më i lartë për të varfërit.
((ISHP, Raport shëndetësor kombëtar, 2014 fq. 157).
74
2.3 Komunikimi pacientit me doktorët Objektivi kryesor i vizitave të doktorit është përmirësimi i shëndetit të pacientit dhe kujdesi mjekësor. Në
një kërkim shkencor me doktorët rezultoi se 75% e doktorëve pranuan se kishin një komunikim të
kënaqshëm me pacientët, ndërkohë që vetëm 21% e pacientëve deklaruan se ishin të kënaqur në
komunikim me doktorët e tyre. Kërkimet kanë treguar se pacientët gjithmonë kërkojnë komunikim më të
mirë me doktorët. (Jennifer Fong Ha Nancy Longnecker, 2010) Vizitat e pacientëve tek doktorët nuk kanë
një numër të caktuar “herësh” që ata duhet të kryehen, gjatë një muaji apo gjatë një viti. Këshillohet nga
doktorët që çdo person duhet të ketë të paktën një vizitë kontrolli në gjashtë muaj (Mallia, 2013) (atëherë
kur ne nuk kemi probleme shëndetësore të identifikuara, por vetëm kontrollojmë gjendjen tonë
shëndetësore) për të identifikuar nëse diçka nuk shkon mirë me shëndetin tonë dhe ka nevojë për këshilla
apo ndërhyrje. Studimet tregojnë se:
Mesatarja e vizitave tek doktori është katër herë në vit.
Bebet duhe të bëjnë mesatarisht 9 vizita në vit tek doktori.
Fëmijët 5-15 vjec duhet të shkojnë të paktën 2 herë në vit tek doktori.
Gratë shtatzëna duhet të bëjnë vizita tek doktori çdo katër javë dhe ndoshta dhe vizita javore sipas
nevojave dhe këshillave të doktorit.
Personat me tension të lartë duhet të bëjnë vizita te doktori katër herë në vit për të kontrolluar
efikasitetin e medikamenteve që ata përdorin.
Personat me sëmundje serioze siç është kanceri, duhet të kenë vizita më të shpeshta te doktori,
sidomos nëse janë duke bërë kimioterapi.
Marrëdhënia pacient-profesionist është një lloj marrëveshje mes pacientit dhe profesionisit mjekësor i cili
identifikon trajtimet e ndryshme të sëmundjeve të pacientit. Kjo marrëdhënie ka si bazë besimin, deri
diku është si marrëdhënia mes klientit dhe avokatit apo si marrëdhënia mes drejtuesit dhe anëtarëve të
institucionit fetar. Doktori i beson pacientit ose klientit në dhënien e të gjithë informacionit që mund ka
lidhje me gjendjen e tij shëndetësore dhe tek vërtetësia e tij. Dhe në këmbim, pacienti ose klienti i beson
profesionistin e mjekësisë të ofrojë standarde të larta të aftësive profesionle, për të ofruar shërbimin
cilësor më shumë se sa të përfitojë nga vulnerabiliteti i klientit. (Enciklopedia.com) Njerëzit e kulturave
të ndryshme janë bërë shkak i prishjes së marrëdhënies mes klientit dhe profesionistëve mjekësor. Në
Amerikë, grupe etnike të ndryshme kanë krijuar konflikte me doktorët e tyre, për arsye kulturore, si p.sh.:
mënyra e të shprehurit të dhimbjeve të një sëmundjeje të caktuar apo edhe problemi me ç‟veshjen përpara
75
një doktori të seksit të kundërt ose kërkimi me anë të pyetjeve rreth diagnozës apo trajtimit me
medikamente. (Albert, 2001)
Sasia dhe cilësia e shërbimeve të ofruara të kujdesit shëndetësor, si dhe ndarja e përcaktuar e punës midis
institucioneve të ndryshme ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e shërbimeve që marrin qytetarët. (Çomo,
2007).
2.4 Faktorët e rrezikut shëndetësor: Tre faktorët që janë identifikuar si shkak i rrezikut shëndetësorë janë: dieta ushqqimore, hipertensioni
arterial dhe duhanpirja. Megjithatë ka pasur një rritje në barrën e sëmundshmërisë që vjen nga mënyra e
jetesës në Shqipëri e cila përbën me tepër se 70% të barrës totale të sëmundshmërisë në Shqipëri. (ISHP
2014) Gjithashtu sëmundja ishemike e zemrës dhe sëmundja e diabetit si dhe dietat jo të shëndetshme,
kanë ndikuar në rritjen e nivelit të vdekshmërisë (Një faktor tjetër i rrezikut shëndetësor janë dhe sistemi
shëndetësor: numri i mjekëve është i kufizuar dhe ka shpërndarje të pabarabartë, spitalet kanë pak
shtretër, por ka një rritje të pajisjeve tekonologjike shëndetësore, ku për të identifikuar sëmundjet e
ndryshme janë futur paisjet si: tomografia, radioterapia dhe mamografia. (ISHP 2014) Në vitin 2008-
2009, niveli i vdekshmërisë nën pesë vjeç ishte shumë më i lartë në zonat rurale krahasuar me zonat
urbane të Shqipërisë (28 kundrejt 13 vdekjeve për 1,000 lindje të gjalla), e sidomos ndër të varfërit
krahasuar me të pasurit (34 kundrejt 13 vdekje, për 1,000 lindje të gjalla) (Studimi demografik dhe
shëndetësor i Shqipërisë 2010). Sëmundjet kryesore si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, si dhe
sëmundja pulmonare obstruktive kronike, do të jetë në rritje nëse nuk merren masa për të krijuar sistem
shëndetësor efiçient, të aksesueshëm për të gjithë popullsinë, të përballueshëm. Nëse duam ndryshimin e
shifrave të personave me këto sëmundje ndryshimi duhet të fillojë që në fëmijërinë e hershme dhe
ushqyerjen e duhur të foshnjave të sapolindura, madje dhe për gratë shtatzëna në fazat e para të
shtatzanisë. (ISHP, Raport shëndetësor kombëtar , 2014 fq. XII) Dieta shqiptare ka qenë e pasur me fruta
dhe perime, por dy dekadat e fundit kjo dietë po zëvendësohet me ushqime të përpunuara të cilat janë të
pasura me kripë, sheqer dhe yndyrna të ngopura, të cilat sjellin probleme shëndetësore. (ISHP, Raport
shëndetësor kombëtar , 2014 fq. 4). Sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri kanë pasur një rritje tek
shqiptarët nga 50%-60% në vitet 1990 -2010 ku të dhënat tregojnë se tek meshkujt kjo sëmundje pati një
numër më të lartë pacientësh se tek femrat. (ISHP, Raport shëndetësor kombëtar , 2014 fq. 52-55) Në të
njëjtën kohë edhe sëmundja e diabetit ka pasur një rritje të numrave të personave që e kanë këtë
sëmundje, tek meshkujt ka pasur një rritje prej 96% dhe tek femrat 85% (ISHP.fq61).
76
2.5 Ndikimi i mbështetjes sociale në gjendjen shëndetësore të anëtarëve të një
komuniteti: Për mbrojtjen gjatë stresit është identifikuar si një faktor shumë i rëndësishëm mbështetja sociale, nëse
mbështetja sociale ka një nivel të ulët atëherë personat që përjetojnë këtë situatë kanë si pasojë një gjendje
shëndetësore të keqe me sëmundje të tilla siç janë ato somatike dhe depresioni. (ISHP, 2015, fq 105)
Njerëzit që janë më pak të socializuar kanë një shkallë vdekshmërie më të lartë. Studimet
epidemiologjike kanë treguar që individët me nivel të ulët mbështetje shoqërore kanë probleme
kardiovaskulare më të larta. Mbështetja sociale është së pari një instrument për të promovuar sjelljet
shëndetësore siç janë ushtrimet, të ngrënit, përdorimi i narkoktikëve, si dhe përkujdesja me medikamente
mjekësore sipas nevojave. Prandaj mbështetja shoqërore mund të ndihmojë për të ndaluar influencat e
dëmshme të sjella nga stresi, të aktivitetit kardiovaskular. Kamarcck et al.(1990) ka testuar hipotezën dhe
ka gjetur se prezenca e një shoku lidhej me tensionin e ulët deri në problemet e stresit apo aritminë
mendore. Efekti i mbështetjes sociale mbi shëndetin është më i dukshëm tek moshat e mëdha, pasi aty
është influenca e mbështetjes sociale të munguar të mbledhur ndër vite. Mbështetja sociale ndikon në
presionin e gjakut ose ndryshe tensionin e një individi. (Uchino, August 2006)
2.6 Marrëdhënia doktor - prind - fëmijë: Në shumë vende të botës, ka një tendencë që doktorët pediatër bazohen tek prindërit si një burim
informacioni për shëndetin e fëmijëve. Por kërkime të ndryshme kanë vërtetuar se vetë fëmija mund të
sigurojë informacionin i cili ndihmon shumë në vendimmarrje në lidhje me gjendjen shëndetësore të
fëmijëve. Ka dy lloje marrëdhëniesh të doktorit me fëmijën: a) marrëdhënia me mbështetjen prindërore b)
marrëdhënia pa mbështetjen prindërore. Tek marrëdhenia me mbështetjen prindërore, doktori pediatër,
përfshinë dhe fëmijën në identifikimin e problemit shëndetësor, duke e përfshirë atë në
diskutimin/identifikimit të diagonzës dhe trajtimit. Në këtë rast prindërit, mbështesin verbalisht dhe jo
verbalisht, duke inkurajuar fëmijën për të marrë një rol aktiv në ndërhyrjen mjekësore. B) Marrëdhënia
pa mbështetjen prindërore përfshin pirindërit të cilët në bashkëpunim me doktorin pediatër, nuk i
kushtojnë vëmendje përfshirjes së fëmijëve në ndërhyrjen, trajtimin mjekësor të tij, por fëmija është më
shumë në rolin pasiv të një “shikuesi”. Në këtë rast doktori bashkëpunon me prindin për të krijuar,
përcaktimin e problemit shëndetësor të fëmijës, duke i bërë atij pyetjet e kërkura dhe duke diskutuar me
prindin diagnozën dhe trajtimin mjekësor. Duke përfshirë fëmijën në vendimarrjen mjekësore, jo vetëm e
bëjnë më të lehtë identifikimin e saktë të adresimit të problemeve shëndetësore, por do të ndihmojnë
fëmijën për të zhvilluar gradualisht, sensin e përgjegjshmërisë për kujdesin shëndetësor personal dhe ai
bëhet nga një anëtar kompetent në ndërveprimet mjekësore. (Kiek Tates, 2002)
77
2.7 Teoria e funksionalizmit në fushën e shëndetësisë
Funksionalistët fokusohen në idenë se si individët e shëndoshë mund të kontribojnë më së miri në shoqëri.
(Julius, August 2014, p7) Në teorinë e tij të funksinalizmit Parsons thotë që personi i sëmurë ka një rol
specific si me të drejtat dhe përgjegjësitë. Sipas tij, një person nuk zgjedh të bëhet i sëmurë, prandaj nuk
mund të gjykohet si përgjegjës për gjendjen e tij shëndetësore. Personi i sëmurë duhet përjashthuar nga
jeta shoqërore dhe rolet e daj, deri në rikuperimin e tij/saj dhe kjo legjitimohet vetëm nga një doktor, i cili
vërteton se sëmundja/gjendja shëndetësore është shqetësuese. E vetmja pëgjegjësi që ka personi i sëmurë
është që të mund të zbatojë të gjithë “rregullat” apo këshillat për të përmirësuar gjëndjen e tij
shëndetësore, sepse nëse sëmundja zgjat në kohë, atëhere ai stimagtizohet. Sipas Parsonsit përderisa
personat e sëmurë janë të paaftë për të përmbushur rolin e tyre në shoqëri atëhere, ata e dobësojnë
shoqërinë. (Julius, August 2014, p3,4). Sipas kritikave të sociologjisë, kapitalizmi dhe etja e përfitimit,
adreson komodifikimin e shëndetit, sjell ndryshimin e një fenomeni që nuk është menduar si komoditet,
në diçka që mund të blehet dhe shitet në treg. Në këtë kontekst, koorporatat, kompanitë private të
sigurimit, kompanitë farmaceutike dhe investitorët janë të aftë të influencojnë mbi mënyrën se si sistemi i
përkujdesjes ndaj shëndetit drejtohet dhe financohet, për cilat sëmundje bëhen kërkime shëndetësore,
hedhjen në treg të medikamenteve më të lira, cilësia/forma e përkujdesjes shëndetësore të ofruar, shtetëror
apo privat, madje dhe se si të kuptohet fiziologjia e trupit njerëzor. Së bashku me ndryshimet
shëndetësore negative të krijuara nga pabarazia ndaj klasave , ka shumë “Health disparities” të krijuara
nga racizmi, seksizmi, diskriminimi ndaj tyre dhe heteroseksizmi. Nëse shëndeti bëhet një komoditet, të
varfërit kanë më shumë gjasa të përjetojnë sëmundje të shkaktuara nga dieta të varfëra, si dhe të jetojnë e
të punojnë në ambiente 77jo të shëndetshme dhe kanë më pak mundësi të sfidojnë sistemin. (Little, 2012)
78
3 Gjetjet :
3.1 Mosha Në procesin e plotësimit të pyetësorëve morën pjesë 50 kryefamiljarë, 28% e të cilëve ishin të moshës 16-
21 vjeç, 19% ishin të moshës 22-30 vjeç, vetëm 17% e pjesëmarrësve ishin në moshën 31-40 vjeç.
Ndërsa të anketuarit me moshën 40-50 vjeç përbëjnë 14.9% të pjesëmarrësve dhe mbi moshën 50 vjeç
janë identifikuar në anketim 21.3%, e pjesëmarrësve.
3.2 Gjinia:
Nga 50 familjet pejsëmarrëse në kërkim, 82% i përkisnin gjinisë femërore dhe 18% ishin të gjinisë
mashkullore. Të gjithë pjesëmarrësit ishin kryefamiljarë të martuar/të divorcuar dhe me fëmijë. Edhe pse
mosha e tyre nuk kishte mbushur afatin ligjor për një martesë, intervista u krye si e rregullt nën statusin e
kryefamiljarit.
16-21vjeç
22-30vjeç
31-40vjeç
40-50vjeç
Mbi 50vjeç
Series1 28% 19% 17% 15% 21%
0%
10%
20%
30%
Mosha
79
3.3 Statusi
Pjesëmarrësit në kërkim duhet të kishin statusin e kryefamiljarit, nga të cilët 90% e tyre ishin familjar dhe
të martuar, ndërsa 10% e pjesëmarrësve ishin kryefamiljarë të divorcuar dhe beqar në statusin e gjendjes
civile.
3.4 Identifikimi i problemeve shëndetësore nga anëtarët e komunitetit Rom:
Për të identifikuar nëse kryefamiljarët kanë ose jo njohuritë për problemet e tyre shëndetësore, u bë një
pyetje e mbyllur: “A keni probleme me shëndetin?”, pyetje të cilës 78% e pjesëmarrësve ju përgjigjën
“Po” dhe vetëm 22 % e pjesëmarrësve u përgjigjën “Jo”.
Femra Meshkuj
Series1 82% 18%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
Gjinia
Të martuar Beqar
Series1 90% 10%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
Statusi
80
3.5 Listoni tre problemet më kryesore të shëndetit tuaj?
Të pyetur se cilat janë problemet më kryesore të shëndetit në familjen e tyre, qytetarët rom të zonave të
segreguara kanë listuar, problemet e mëposhtme sipas të cilave në katër vendet e para janë: 1-Sëmundjet
viroze të stinës, (ku përfshihen: kolla, temperatura, gripi, dhimbja e kokës, alergjitë). 2- Probleme me
luhatjen e tensionit të gjakut. 3- Sëmundja e kolitit 4- Sëmundja e Astmës. Ndërsa janë përmendur 20
lloje sëmundjesh që prekin familjarët në shtëpitë sociale të lagjeve të segreguara Rome në Lanabregas dhe
Shkozë.
3.6 Takimet me punonjësit e mjekësisë.
Të pyetur sa herë keni shkuar te doktori i familjes vitin e shkuar, kryefamiljarët e familjeve rome në lagjet
e segreguara të Shkozës dhe Lanabregasit u përgjigjën: 39 % e tyre nuk kanë shkuar asnjëherë te doktori i
familjes. Ndërkohë që 47% e kryefamiljarëve kanë treguar se kanë shkuar vetëm një herë te doktori i
Po Jo
Series1 78% 22%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
A keni probleme me shëndetin
0
2
4
6
8
10
Ale
rgji
An
emi
Azm
a
Bar
ku
Dh
imb
je t
rup
i
Do
ra
Her
nie
dis
kale
Ke
mb
a
Ko
ckat
Ko
liti
Me
lqia
Sin
ozi
ti
Sto
mak
u
Stre
si
Syte
Ten
sio
ni
Ve
she
t
Ve
shka
t
Vir
oza
sti
ne
Zem
ra
81
familjes në periudhën kohore 1 vjecare. Vetëm 4.3 % e kryefamiljarëve që morën pjesë në kërkim
pranuan se kanë plotësuar normativën e vizitës tek doktori, pra, kanë vizituar doktorin 4 herë gjatë vitit që
shkoj.
3.7 Nevoja e medikamenteve farmaceutike? (Përfshirë dhe familjarët)
Një pjesë e mirë e kryefamiljarëve kanë vizituar doktorin një herë në vit dhe kanë identifikuar
medikamentet e tyre, ndër të cilët 68.2% kanë nevojë për të blerë medikamente dhe vetëm 31.8 % nuk e
dinë nëse kanë nevojë ose kanë pohuar që nuk kanë nevojë për të blerë medikamente mjekësore.
0Herw
1Herw
2Herw
3Herw
4Herw
Series1 39.10% 47.80% 4.30% 4.30% 4.30%
0.00%
20.00%
40.00%
60.00%
Axi
s Ti
tle
Sa herë keni shkuar tek doktori i familjes suaj?
Po Jo
Series1 68.20% 31.80%
0.00%
20.00%
40.00%
60.00%
80.00%
Axi
s Ti
tle
A ju nevojitet te blini i laqe per gjendjen shwndetwsore qw keni?
82
3.8 Blerja e medikamenteve farmaceutike?
Të pyetur për konsumimin dhe blerjen e medikamenteve mjekësore, nga 50 familjet pjesëmarrëse
pranuan se 58.2% e tyre u duhet të blejnë ilaçe të paktën një herë në muaj. Ndërkohë që në vend të dytë
ishin 11% familjet që u përgjigjën se u duhet të blejnë ilaçe dy herë në muaj. Disa prej pjesëmarrësve
pohuan se u duhej të blinin ilaçe më shumë se tre herë në muaj. Këta familjarë kishin tre persona në shtëpi
të sëmurë dhe për secilin u nevojiteshin ilaçe të veçanta.
3.9 Shpenzimet mujore për medikamentet farmaceutike
Të pyetur se sa kushton fatura e medikamenteve mjekësore për të gjithë anëtarët e familjes, 50% e
kryefamiljarëve pjesëmarrës zgjodhën opsionin “Nuk e di”. Ndërkohë që 12% e tyre thanë se fatura
kushton 2000 lekë të reja dhe 10% e familjeve pjesëmarrëse thanë se fatura e medikamenteve kushton
3000 lekë të reja, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë kanë një faturë medikamentesh nga 600 lekë të vjetra deri
në 7000 lekë të reja.
Nuk edi
60Lek
1200Lek
1400Lek
2000Lek
2500Lek
3000Lek
3500Lek
4000Lek
5000Lek
6000Lek
7000Lek
Series1 50% 2% 2% 2% 12% 2% 10% 2% 2% 12% 2% 2%
0%
20%
40%
60%
Sa kushtojë ilaçet e familjes tuaj nw muaj?
83
3.10 Nevojat financiare për medikamentet farmaceutike.
Nga 50 kryefamiljarët pjesëmarrës në kërkim, të pyetur se kush e paguan faturën e medikamenteve
mjekësore, 21.6% e tyre nuk i blinin ilaçet e rekomanduara nga doktori pasi nuk kishin mundësi
financiare, ndërsa 21.6% ua paguante shoqata faturën e medikamenteve. Ndërsa 56.8% e tyre i paguante
vetë faturën e ilaçeve. Në disa intervista u vu re se shumica e personave që i blinin vetë medikamentet,
thonë “ Ne marrim ilaçet e lira” se ka dhe të shtrenjta. P1 tha: ”Unë i blej medikamentet më kryesore pasi
nuk kam mundësi ti blej të gjitha.”
3.11 Identifikimi i fëmijëve në familjet Rome.
Të pyetur për numrin e fëmijëve në familje, të dhënat tregojnë se në vend të parë ishin familjet me dy
fëmijë: 26% e pjesëmarrësve. Në vend të dytë ishin familjet me 3 fëmijë: 18% e pjesëmarrësve. Në vend
të tretë ishin familjet me 5 fëmijë: 10% e familjeve pjesëmarrëse. Ndërkohë që 14% e pjesëmarrësve u
përgjigjën që nuk kanë asnjë fëmijë, por nga analiza e pyetësorëve rezultoi se 2 prej familjarëve deklaruan
se ishin në pritje të një fëmije.
Vetë Shoqata Nuk I blej Rimbursim
Series1
Series2 56.80% 21.60% 21.60% 0%
Kush i paguan ilacet e juaja?
84
3.12 Gjëndja shëndetësore e fëmijëve.
Të pyetur për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre, 16 prej të anketuarve, thanë se nuk i kanë dërguar
ndonjëherë fëmijët tek doktori. Prej 34 pjesëmarrësve2 , vetëm 17.8% prej tyre pranuan se fëmijët nuk
kishin asnjë lloj sëmundje. Nga anektimi reultoi se 21% e pjesëmarrësve identifikojnë shpejt kalimin e
problemeve shëndetësore të stinës. Gjiathashtu të dhënat tregojnë se 14.7% e pjesëmarrësve (5
kryefamiljarë), thanë se kanë fëmijë me probleme mendore. Sëmundjet të cilët prekin fëmijët e
komunitetit më së shumti dhe identifikohen nga familjarët janë: diabeti, ftohja, mushkëritë, stomaku, sytë,
tuberkulozi, veshkat. Janë listuar gjithsej 14 lloje sëmundjesh të identifikuara nga prindërit tek fëmijët e
tyre.
2 kësaj pyetje iu përgjigjen vetëm 34 kryefamiljarë
0Fëmijë
1Fëmijë
2Fëmijë
3Fëmijë
4Fëmijë
5Fëmijë
6Fëmijë
7Fëmijë
8Fëmijë
9Fëmijë
10Fëmijë
11Fëmijë
12Fëmijë
13Fëmijë
14Fëmijë
15Fëmijë
Series1 14 6% 26 18 6% 10 6%0%4%2%4%0%2%0%0%2%
0%5%
10%15%20%25%30%
Numri i fëmijëve për familje
Pasem…
Azma
Dora
Diabet
Ftohje
Dhimb…
Mush…
Probl…
Stom…
Syte
Pr.Deg…
Veshk…
Viroze…
Series1 17 5. 2. 2. 5. 2. 5. 14 2. 8. 2. 2. 2. 21
0.00%5.00%
10.00%15.00%20.00%25.00%
Probleme shëndetësore të fëmijëve
85
3.13 Vizitat e fëmijëve tek mjeku pediatër.
Pyetjes se sa herë fëmijët kryejnë vizita tek doktori i familjes në një vit, 50% e pjesëmarrësve kanë
zgjedhur opsionin “asnjëherë” në pyetësorë ose e kanë lënë bosh atë duke treguar se nuk i dërgojnë
fëmijët tek doktori. Vetëm 16% e pjesëmarrësve i dërgon fëmijët tek doktori, vizitat kryhen vetëm kur
fëmijët janë të sëmurë dhe asnjëherë për kontroll të përgjithshëm. Normativën e vizitave te doktori, 4 herë
në muaj, për fëmijët e plotësojnë vetëm 4% e pjesëmarrësve në anketim.
3.14 Vizitat e mjekut në familjet Rome.
Pyetjes, nëse doktori i familjes bën vizita në shtëpi, 96% e kryefamiljarëve Rom i janë përgjigjur
negativisht. 32 kryefamiljarë thanë se asnjëherë nuk ka bërë doktori i familjes vizita në shtëpi. 16 prej
pjesëmarrësve në anketim e lanë bosh pyetjen pa u përgjigjur dhe vetëm 2 kryefamijarë thanë se doktori i
familjes kishte bërë vizita në shtëpinë e tyre dhe këto raste kanë qenë vetëm kur organizatat e ndryshme
kanë sjellë doktorët në lagje për të vizituar fëmijët e sëmurë.
0herë
1herë
2herë
3herë
4herë
Kurjanësëmurë
Kurkammundësi
Shumë
herë
Series1 50% 14% 4% 8% 4% 16% 2% 2%
0%10%20%30%40%50%60%
Vizitat e fëmijëve tek doktori
Asnjëherë 1 herë
Series1 96% 4%
0%20%40%60%80%
100%120%
Sa herë bë doktori vizita në shtëpi
86
4 Përfundime:
Të dhënat e anketimit tregojnë se mes komunitetit Rom 28% e kryefamiljarëve janë të moshës 16-21 vjeç,
të rinjtë e kësaj moshe jetojnë në familje të zgjeruar, nën drejtimin e prindërve të tyre,por janë të martuar
dhe kanë fëmijë, një pjesë e mirë e tyre nuk i kanë regjistruar martesat e tyre, por sipas intervistave një
pjesë i kanë regjistruar për të përfituar nga asistenca sociale e papunësisë. Nga anektimi doli qartë se
82% e femrave Rome, kryefamiljare gëzojnë 1-3 probleme shëndetësore, ndërsa vetëm 18% e meshkujve
Rom gëzojnë 1-3 probleme shëndetësore të identifikuara. Në lagjet e segreguara Rome, vazhdon të ruhet
kultura e familjeve të zgjeruara, pasi 90% e pjesëmarrësve, janë të martuar, kanë fëmijë dhe jetojnë me
familjarët e tjerë. Edhe pse në kushte jo të përshtatshme fizike, sipas të cilës një familje me 8-12
persona jetonte në një ambient, shtëpi sociale me hapësirë 50-70m2. Nga anketat e plotësuara nga
kryefamiljarët 78% e familjeve Rome, në lagjet e segreguara me shtëpi sociale, kanë identifiuar
problemet e tyre shëndetësore, emërtimin e tyre dhe madje, intervistat tregojnë se ata dinë të emërtojnë
dhe medikamentet mjekësore që përdoren për kurimin e sëmundjeve. Sipas vizitave gjithashtu doli në pah
se marrëdhënia me mjekun është në stadin e saj “fillestar” që do të thotë, qytetarët Rom, bëjnë një vizitë
vetëm atëherë kur kanë probleme të mëdha shëndetësore, identifikojnë problemet shëndetësore, marrin
vetëm një pjesë të medikamenteve sa për të pushuar dhimbjet dhe më pas nuk frekuentojnë më doktorin,
pasi siç thonë ata “Doktoresha vetëm të jep ilaçe”, një kryefamiljare, tha se unë desha të bëja analiza dhe
të shkoja te një doktor i zemrës, por doktoresha më dha një listë me ilaçe që kushtonin 100 mijë lekë dhe
unë nuk i mora se pata frikë, tani nuk shkoj më tek doktoresha, se e di se do më japë vetëm ilaçe”.
Pesëdhjetë kryefamiljarët e intervistuar, qytetarë Rom, të familjeve të segreguara në shtëpitë sociale,
listuan 20 sëmundje të identifikuara me emra, nga kjo listë sëmundjet e stinës, janë të parat, të cilat prekin
anëtarët e komunitetit. Sëmundjet e stinës sipas të dhënave përshijnë: kollë, temperaturë, grip, dhimbje
koke, alergji të ndryshme. Sëmundjet e stinës prekin gati 90% të pjesëtarëve të komunitetit rregullisht.
Ndërkohë që në vend të dytë ishin problemet me luhatjen e tensionit të gjakut, ndër të cilat përmendej më
së shumti tensioni i lartë dhe sëmundjet kardiovaskulare të zemrës. Në vend të tretë është sëmundja e
kolitit, ndërsa në vend të katërt është sëmundja e astmës. Shoqërizimi i anëtarëve të një komuniteti ka
ndikim të madh në stresin e tyre dhe në sëmundjet kardiovaskulare. Të vendosurit në lagjet e segreguara
Rome, sidomos ajo në të ashtuquajturën “Lanabregas” ku, për të arritur stacionin e autobuzit publik duhet
të ecësh 12 minuta në këmbë, për të arritur ambulancën gati 20 minuta në këmbë dhe stereotipet me
produkte racizmi siç janë mosshërbimet e marra në dyqanet e ndryshme apo moslejimi i të ulurit në prona
private siç janë bare, restorante, shkakton stres tek qytetarët rom dhe është ndikim i sëmundjeve të tyre.
87
Nga të gjitha sëmundjet e identifikuara, në familjet e shtëpive sociale në lagjet e segregura të
Lanabregasit dhe Shkozës, 68% e tyre kanë nevojë të kurohen me medikamente. Kryefamiljarët Rom
kanë identifikuar sëmundjen dhe medikamentin e tyre, gjë e cila tregon se ekziston një lidhje me qendrat
mjekësore të qytetarëve Rom. Në interivstat e bëra një pjesë e mirë e të intervistuarve pohojnë faktin që
doktori i familjes i cili ka identifikuar sëmundjen e tyre nuk është specialist dhe ilaçet janë lëshuar nga
doktori i familjes, gjë e cila i bën deri diku skeptik pjesëtarët e komunitetit. “Përse nuk duhet të më marrin
mua gjakun?”. Nga një tjetër intervistë, A.D babai i 5 fëmijëve tha: “në qendrën spitalore kur kalon
korridoreve sheh dhoma që kanë aparate, por ne nuk na çojnë të shërojmë sëmundjet me aparate. Tani ka
ardhur koha që sëmundjen ta gjen aparati dhe jo doktoresha. Doktoresha është personi që lëshon ilaçet
sepse ajo e di që ne nuk do shkojmë më, prandaj na jep ilaçe të shtrenjta.Recetat me medikamente të
shtrenjta sipas kryefamiljarëve të intervistuar bëhen pengesë për komunitetin që të mos bëjnë vizita te
doktori, me frikën se ata do t‟i japin përsëri ilaçe të shtrenjta, të cilat ata nuk kanë mundësi t‟i blejnë.
Një pjesë e mirë e anëtarëve të komunitetit Rom blejnë ilaçet e përshkruara nga doktori, por ata blejnë
ilaçe të ngjashme që mund të qetësojnë dhimbjet, por jo të kurojnë sëmundjen. Pjesa kryesore e anëtarëve
pohon se një herë në muaj i duhet të shkojnë në farmaci për të blerë ilaçe për një pjesëtarë të familjes, pa
lënë menjanë faktin se ka familje që kanë 12 anëtarë gjithsej.
Çmimi i ilaçeve varion nga 60 - 7000 lekë të reja për person. Ndërkohë që sipas intervistave ka familjarë
që u duhen më shumë se 7000 lekë, për disa pjesëtarë të familjes. E.G. Thotë: “Unë kam vjehrrën dhe
vjehrrin, janë pleq dhe të dy duan ilaçe edhe ai i vogli që është me azmë, do një pompë në muaj dhe ne që
nuk punojmë nuk e marrim pa lek, se nuk kemi sigurime. Na duhen 20000 lekë ilaçe në muaj.
Rrugëzgjidhja e vetme për të qetësuar dhimbjet është cilësia e ilaçeve e cila në disa raste, ilaçet e
prodhuara në Shqipëri që kanë dhe një cilësi tjetër, kushtojnë më pak, por ajo nuk e kuron sëmundjen
vetëm qetëson dhimbjen për pak kohë, në shumicën e rasteve.
Vizitat e fëmijëve te mjeku, lë për të dëshiruar në lagjet e segreguara Rome. Nga 50 familjarë të
intervistuar, 16 prej tyre kanë pohuar se nuk i kanë dërguar ndonjëherë fëmijët te doktori, edhe pse ata
janë të sëmurë, me temperaturë, me kollë, me dhimbje barku, me probleme në frymëmarrje. Megjithatë,
gati 18% e pjesëmarrësve pohuan faktin se fëmijët nuk kanë asnjë lloj sëmundje. Në dy lagje dhe vetëm
në 50 familje, ekzistojnë 5 raste të fëmijëve me probleme mendore, të cilat nuk janë duke marrë asnjë lloj
trajtimi dhe sipas intervistave, prindërit detyrohen të mos punojnë pasi fëmijët janë hiperaktiv dhe nuk
mund të lihen vetëm në shtëpi. “Një herë e lashë djalin vetëm sa shkova për të ndehur rrobat dhe kur hyra
në kuzhinë, kishte thyer pjatat e kuzhinës dhe po lunate me copat e tyre” . Janë identifikuar gjithsej 14
88
lloje sëmundjesh që kanë fëmijët e 50 kryefamiljarëve Rom, në lagjet e segreguara të banesave sociale.
Sëmundjet më të identifikuara nga prindërit për fëmijët janë: virozat e stinës në vend të parë, diabeti,
ftohja, mushkëritë të cilët prindërit i justifikojnë si shkak i lagështirës që fusin shtëpitë e reja dhe
problemeve me të ngrohtin. “Gjatë dimrit e lë djalin në jorgan se nuk kemi me çfarë të ngrohemi, ai në
dimër është gjithmonë i ftohur dhe unë vetëm shurupin ia blej pasi ajo ia qetëson kollën”. Ekzistojnë edhe
disa sëmundje të tjera të cilët fëmijët Rom në lagjet e segreguara me shtëpi sociale mbartin, të tilla si:
probleme me stomakun, me sytë, dy raste me tuberkulozin dhe veshkat gjithashtu, por që vetëm një pjesë
e vogël e tyre marrin mjekimet e duhura.
Është e këshilluar nga specialistët e mjekësisë që një i rritur duhet të bëjë takim me doktorin të paktën 4 herë në vit,
qoftë edhe vizita konsulte, (për rastet kur identifikohet një sëmundje), ndërsa këshillohet që një fëmijë me probleme
shëndetësore të identifikuara të ketë deri në 9 konsulta në vit me doktorin. Në lagjet e segreguara Rome, me shtëpi
sociale të Lanabregasit dhe Shkozës, 50% e fëmijëve Rom nuk kanë asnjë konsultë me doktorin, por kanë probleme
me shëndetin, siç janë virozat e stinës apo sëmundjet e sjella nga kushte jo të përshtashme të ambientit ku jetojnë.
Ndërtesat sociale në të cilat jetojnë familjet rome, kanë lagështirë gjatë dimrit dhe janë shumë të ftohta gjithashtu, e
cila shkakton sëmundje të ndryshme për fëmijët dhe të rriturit.
89
5 Rekomandime:
- Të ndërtohen programe të veçanta për informimin e qytetarëve Rom në lagjet e
segreguara me shtëpi sociale, për të shpjeguar pasojat e sëmundjeve sipas listës së
identifikuar nga studimi.
- Të ndërtohen mediatorët e komunitetit, me të rinjtë rom dhe jo-rom për të krijuar ura
lidhëse mes komunitetit dhe doktorit të familjes, që të rriten vizitat e fëmijëve sipas
nevojave të tyre shëndetësore.
- Të praktikohen mënyrat e rimbursimit të medikamenteve mjekësore për familjet në
nevojë dhe me të ardhura të pakwta financiare. Të ndërtohen programe të veçanta për
sigurimin e medikamenteve sipas nevojave shëndetësore.
- Të krijohet lidhja me zyrat e punës për të siguruar punësimin e prindërve Rom, për të
rritur të ardhurat financiare në familje, të cilat do të sigurojnë blerjen e medikamenteve
për familjarët.
- Të bëhet prezantimi i gjendjes shëndetësore të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe me
probleme mendore tek organizatat që ofrojnë shërbimet e tyre falas për trajtimin e këtyre
fëmijëve.
90
Bibliografia:
Albert, T. (2001). Take Care ëith Patient Email- Policies . USA: American Medical Neës .
Ariel Çomo Edlira Haxhiymeri Juli Shllaku Livia Nano. (2007). Zbatimi i strategjisëkombëtare te personave
me aftësi të kufizuar. Tirana: USAID.
Enciklopedia.com. (n.d.). https://ëëë.encyclopedia.com/medicine/encyclopedias-almanacs-transcripts-
and-maps/professional-patient-relationship.
INSTAT MMSR UNDP UN. (Prill 2015). Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në censusin e viti
2011. Tiranë: INSTAT .
ISHP. (2014 fq 10). Raport shëndetësor kombëtar . Tiranë: Adel Co.
ISHP. (2015, fq87). Manual i indikatorëve shëndetësorë për Shqipërinë. Tiranë: Instituti i shëndetit publik
& UNICEF.
Julius, A. A. (August 2014). The Doctor Patient Relationship: Shift in Balance of Poëer. Academia Edu,
3,4.
Kiek Tates, Ed Elbers, Ludëien Meeuëessen, Jzien bensing. . (2002). Doctor-parent-child relationship: a
"pas de trois". ELSEVIER, 4-15.
Little, Ë. (2012). Introduction to Sociology . British Columbia: OpenStax College.
Mallia, P. (2013). The Nature of the Doctor-Patient Relationship. SpringerBriefs in Ethics, vol 2.
Sëitzerland: Springer, Dordrecht.
Uchino, B. N. (August 2006). Social support and health: A revieë of physiological process potentially
underlying links to disease outcomes. Journal of Behavioural Medicine, Vol 29, No.4, , 377-384.
UNDP, United Nation Albania. (2012). Studim për vlerësimin e nevojave te komuniteteve Rome dhe
Egjiptiane ne Shqiperi. Tirane: UND