Arti Shkembori i "Shpelles ne Buze" ne Merkurth (Mirdite): Refelktime mbi Inkuadrimin Kronologjike

18

Transcript of Arti Shkembori i "Shpelles ne Buze" ne Merkurth (Mirdite): Refelktime mbi Inkuadrimin Kronologjike

CANDAVIA 4

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

ARTI SHKËMBOR I “SHPELLËS NË BUZË” NË MËRKURTH(MIRDITË): REFLEKTIME MBI INKUADRIMIN KRONOLOGJIK 1

Kërkimeve në fushën e artit shkëmbor në Shqipëri, krahas një katalogimi themeltartë kryer rishtazi nga M. Korkuti2, dhe të pasuruar dhe nga një numër gjetjesh të tjera3,i shtohet një vendgjetje e re e panjohur më parë nga rrethet e arkeologëve. Të dhënatparaprake të botuara nga një ekspedite speleologjike e kryer në territorin e Oroshitgjatë vitit 19934 identifikonin pranin e artit në këtë zonë. Në këtë kuadër, nisur nga njënismë vetjake u vizitua kjo vendgjetje, e cila nga vendasit njihet si Shpella në Buzë,pranë fshatit Mërkurth në krahinën e Mirditës. Evidentimi i mungesës të një analize tëdetajuar dhe vlerësimeve të qarta rreth datimit të kësaj vendgjetje, krijoji shtysën kryesorepër të paraqitur në këtë artikull rezultatet e studimit tonë.

Shpella në Buzë gjendet në krahun e djathtë të përroit Zalli i Mërkurthit, në shpatin ethepisur të Malit të Shenjtit, në lartësinë 1290 m mbi nivelin e detit ose rreth 300 m mbifshatin Mërkurth (Mirditë). Masivi gëlqeror i këtij mali i përket formacioneve gjeologjiketë Kretakut të poshtëm5. Hyrja është e orientuar nga jugu dhe ka formën e një goje tëhapur e cila zhvillohet menjëherë në një sallë të madhe (fig. 1). Dyshemeja e këtij ambienti

1 Me anë të këtij shënimi do të donim të shprehnim mirënjohje të veçantë për Prof. Perikli Qirjazii cili na vuri në dijeni për praninë e artit shkëmbor në Shpellën në Buzë, Zamir Marika përndihmën e pakursyer në logjistikë, banorët e fshatit Mërkurth pa të cilët lokalizimi do ishte edhemë i vështirë si dhe MA. Jamarbër Buzo, Prof. Adem Bunguri dhe Prof. Skënder Muçaj përleximin dhe sugjerimet e vlefshme para botimit të këtij artikulli.2 KORKUTI 2008.3 MARIKA 2007, f. 91–96; LERA 2007, f. 37–42; RAPPORT 2009, f. 17,; LERA et al. 2011, f. 108–109;LERA et al. 2013, f. 126.4 TOGNINI et al. 1995, f. 47–76. Kjo ekspeditë e drejtuar nga “Grupi i shpellave të Milanos C.A.I.-S.E.M.” (gruppo grotte milano C.A.I.-S.E.M.), pas një pune për gjurmimin e fenomeneve karstikenëntokësore në këtë zonë, ra gjithashtu në gjurmë të aktivitet njerëzor i shprehur me anë të artitshkëmbor në Shpellën në Buzë.5 XHOMO et al. 2002.

268

CANDAVIA 4

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

6 TOGNINI et al. 1995, f. 49–50, 69–70.

pëson një ulje graduale nga hyrja në drejtim të brendësisë. Nga qendra e sallës drejtparetit të saj të djathtë zgjatet një mur i thatë me lartësi rreth 50 cm. Arti shkëmbor iaplikuar në një masiv smërçi zhvillohet në dy panele të cilat ndodhen pas murit, rreth 15m largësi nga hyrja6, të cilat i kemi emëruar paneli I dhe ai më thellë paneli II.

Faqja e murit ku mbështetet paneli I nuk është në kënd të drejtë me dyshemenë eshpellës. Ai përbëhet nga nëntë figura të cilat ndjekin një aks vertikal në një sipërfaqeprej rreth 0.47 m² (fig. 2), me gjatësi 109 cm dhe gjerësi 43 cm. Nga vëzhgimet tona uvërejt se figurat janë realizuar me thellim duke përdorur instrumente të ndryshme.Nisur nga teknikat e aplikuara në të ndeshen tre grupe : A, Ba dhe Bb.

Grupi i parë ose A është realizuar me anë të rrahjes me një instrument i cili ështëgjysmësferik të paktën në skajin e aplikimit të goditjes. Kjo teknikë është aplikuar vetëmnë rastin e figurës nr. 1, në aplikimin e elementit të pikave tek figura nr. 5 e cila do tëdiskutohet më poshtë si dhe mund të jetë aplikuar në një bosht i cili nuk është i qartë.

Figura nr. 1, paraqitje antropomorfe. Ajo ndodhet në pjesën më të poshtme të panelit,ndërsa realizimi i saj me anë të teknikës A, e cila nuk ndërhyn në thellësi tëkonsiderueshme të sipërfaqes e bën disi të vështirë dallimin e saj. Përmasat: gjatësia14cm, gjerësi 11.5 cm, ndërsa thellësia e aplikimit 0.4 cm dhe gjerësia e linjës 1.8 cm.Figura përbëhet nga një bosht kryesor në drejtim pothuajse vertikal, pak të anuar majtasnë drejtim të skajit të sipërm. Një gjysmëhark me skajet të orientuar lart ravijëzongjymtyrët e sipërm. Ai e pret trupin në dy të tretat e lartësisë së tij duke krijuar në këtë

Fig. 1. Planimetria e Shpellës në Buzë.

CANDAVIA 4

269Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” në Mërkurth (Mirditë) ...

mënyrë mundësi përfytyrimi të paraqitjes së kokës. Për t’u vënë re është se skajet egjymtyrëve të sipërm nuk e kalojnë nivelin e kokës.

Grupi i dytë përfaqësohet nga teknika Ba e cila konsiston në incizimi të thellë derinë 1.2 cm dhe me prerje në formë V-je. Me anë të saj janë formësuar katër figura,përkatësisht nr. 2-4 ndërsa 5 me anë të kombinimit të dy teknikave, Ba dhe A.

Figura nr. 2, paraqitje në formë kryqi. Ajo ndodhet në pjesën më të poshtme tëfigurave të tjera të këtij grupi por më lart se figura nr. 1, dhe e zhvendosur djathtas nëkrahasim me këtë fundit. Përmasat e saj janë: gjatësi 15 cm, gjerësi 11 cm, thellësiincizimi 1 cm, dhe gjerësi e linjës 1.5 cm. Ajo përbëhet nga dy boshte të cilët presin

Fig. 2. Rilevim i panelit I dhe evidentimi i figurave përbërëse të tij.

270

CANDAVIA 4

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

njëri tjetrin në mënyrë të baraslarguar dhe me kënd të drejtë. Boshti kryesor është iorientuar pothuajse vertikalisht me një anim te lehtë të skajit të sipërm në drejtiminmajtas, dhe është më i gjatë se ai horizontal.

Figura nr. 3, paraqitje antropomorfe. Ajo ndodhet më lart se dy figurat pararendësepor e zhvendosur më majtas. Përmasat janë: gjatësia 17.5 cm, gjerësia 15 cm, thellësiincizimi 0.8 cm, dhe gjerësi të linjave 3 cm. Ajo formohet nga tre vija, ku boshti kryesorparaqet trupin dhe kokën, ndërsa ato paralele paraqesin të katër gjymtyrët. Boshtikryesor është i orientuar pothuajse vertikalisht, dhe i anuar lehtë në drejtimin djathtasnë skajin e sipërm. Dy vijat paralele e presin atë në kënd të drejtë . Vija e poshtme epret boshtin fare pranë skajit të tij të poshtëm, duke lënë një zgjatim të shkurtër poshtësaj. Në krahun e saj të majtë ajo është më e shkurtër se vija e mësipërme. Kjo e fundite pret boshtin në dy të tretat e lartësisë duke lënë një zgjatim të vogël i cili bënë tëmundur përfytyrimin e kokës. Për tu shënuar këtu është dhe një zgjatim i shkurtër nëskajin e saj të djathtë i cili zhvillohet në drejtim poshtë, paralel me boshtin kryesor.

Figura nr. 4, paraqitje antropomorfe. Ndodhet më lart se figurat pararendëse por skajii saj i poshtëm fillon në gjysmën e lartësisë së figurës nr. 3, menjëherë në të djathtë të saj.Përmasat janë: gjatësia 23.5 cm, gjerësia 16 cm, thellësi incizimi 1.2 cm, dhe gjerësi tëlinjave 2.5 cm. Ajo përbëhet nga një bosht i orientuar vertikalisht, dhe një linjë transversaleqë kufizon skajin e sipërm duke krijuar formën e shkronjës T. Një gjysmëhark me skajete orientuara lart e pret boshtin kryesor në dy të tretat e lartësisë dhe takohet me skajet eT-së. Zgjatimet e gjysmë harkut vazhdojnë mbi nivelin e T-së dhe një herë sa distancamidis prerjes së harkut me boshtin kryesor dhe linjës transversale.

Figura nr. 5, paraqitje antropomorfe. Ajo ndodhet në pjesën qendrore më të lartë tëpanelit dhe është figura më komplekse për sa i përket paraqitjes por dhe aplikimit tëkombinuar të dy teknikave Ba dhe A. Përbëhet nga një numër elementësh të tillë si: a)një bosht qendror i orientuar vertikalisht i realizuar me një incizimin më të thellë dhe mëtë gjerë në krahasim me elementët e tjerë, b) dy linja paralele të cilat presin boshtin nëkënd të drejtë, dhe nga të cilat ajo më e poshtme është më e shkurtër në të dyja krahët.Linja e sipërme e pret boshtin pak më poshtë se dy të tretat e lartësisë duke krijuarmundësinë e përfytyrimit të theksuar të kokës, kurse ajo e poshtme e pret në më pak senjë të tretën e lartësisë duke lënë poshtë një zgjatim. Gjithashtu linja e sipërme në skajine djathtë ka një gjurmë të zbehtë zgjatimi vertikal, të drejtuar poshtë në kënd të drejtë, kuthuajse prek ekstremin e linjës së mëposhtme, c) një gjysmëhark me skajet të drejtuaraposhtë është i pozicionuar pak mbi kokë, dhe d) pesë pika të realizuara me anë të teknikësA. Njëra ndodhet mbi hark dhe dy të tjera në krah të skajeve të tij, kurse dy të fundit nëtë dy krahët e skajit të poshtëm të boshtit qendror por në të njëjtën baraslargësi si ato tëskajeve të harkut. Përmasat për pjesët e incizuara me teknikën Ba janë: gjatësia 35 cm,gjerësia 25 cm, thellësi incizimi 1.2 cm, dhe gjerësi të linjave 4.5 cm. Përmasat për pikate aplikuara me teknikën A janë: diametri 5 cm, thellësi e aplikimit 0.5 cm.

CANDAVIA 4

271Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” në Mërkurth (Mirditë) ...

Grupi i fundit përfaqësohet me anë të teknikës Bb e cila është realizuar me incizim mëtë cekët dhe me gjerësi më të ngushtë të linjave sesa ato me teknikën Ba, si dhe me prerjenë formë U-je. Ajo është aplikuar në një grup figurash abstrakte dhe vijash të shkurta nr. 6-8. Ato ndodhen në pjesën e poshtme të panelit në të dy krahët e figurës nr. 2.

Figura nr. 6, paraqitje abstrakte. Ndodhet në të majtë të figurës nr. 2 dhe përbëhetnga një numër vijash të drejta të shkëputura të cilat nuk formojnë ndonjë figurë tëpërcaktuar. Përmasat e hapësirës së aplikimit janë: gjatësia 16 cm, gjerësia 6.5 cm,gjerësia e linjës 2 mm.

Figura nr. 7, paraqitje abstrakte komplekse. Ndodhet në të djathtë të figurës nr. 2,mbi figurën nr. 8 dhe është formësuar nga elementë me bazë trekëndësha, kënde,harqe, kryqe, rrathë dhe vija të drejta. Përmasat: gjatësia 12cm, gjerësia 9.5 cm, gjerësiae linjës 2 mm.

Figura nr. 8, paraqitje abstrakte komplekse. Ndodhet në të djathtë të figurës nr. 2 porposhtë figurës nr. 7 dhe është formësuar nga elementë me bazë trekëndësha, kënde,kryqe dhe vija të drejta. Përmasat: gjatësia 11cm, gjerësia 7 cm, gjerësia e linjës 2 mm.

Figura nr. 9, iniciale të vona. Kjo figurë nuk evidentohet nga ekspedita speleologjike evitit 1993. Për më tepër gjendja e freskët e sipërfaqes së incizuar është gjithashtu treguespër një kohë të vonë të aplikimit të saj. Këto incizime të vendosura midis figurës nr. 4 dhe5 paraqesin shkronjat e mëdha të shtypit LBL, të cilat nuk do të jenë objekt i ndonjëpërshkrimi më të hollësishëm për arsye të mospërputhjes me objektin e këtij artikulli.

Për tu shënuar në këtë panel është dhe gjurma e zbehtë e një boshti vertikal pothuajparalel dhe në të djathtë të figurës nr. 4. Nëse kjo gjurmë nuk është ndonjë trajtë erastësishme natyrore do të mund të kategorizohej si e ngjashme për sa si përket formësdhe teknikës së realizimit me figurën nr. 1. Pjesa e gjymtyrëve të sipërm nëse kaekzistuar i është mbivendosur figura nr. 4, e cila do të duhej të jetë realizuar relativishtmë vonë. Përmasat: gjatësia 18.5 cm, gjerësi e linjës 3 cm.

Paneli II (fig. 3) me sipërfaqe 0.25 m2, gjatësi 38 cm dhe gjerësi 20 cm nuk ështëevidentuar nga ekspedita speleologjike e vitit 1993. Ai është i orientuar në kënd 45° medyshemenë e shpellës dhe figura më e poshtme e tij ndodhet në lartësinë 58 cm nga dyshemejaaktuale e shpellës. Përbëhet vetëm nga dy figura të realizuara vetëm me teknikën A.

Figura nr. 1, paraqitje antropomorfe. Ndodhet në pjesën më të poshtme të panelit.Përbëhet nga një bosht i orientuar pothuajse vertikalisht me një anim të lehtë majtas nëdrejtim të skajit të sipërm si dhe nga një gjysmëhark jo i plotë me skaje të orientuaralart. Ky i fundit e pret boshtin vertikal fare pak më poshtë se dy të tretat e lartësisë.Krahu i tij i djathtë duket të jetë i plotë, ndërsa ai i majtë nuk është shumë i qartë mbasekjo për arsye të aplikimit të teknikës A e cila nuk depërton thellë në sipërfaqen epanelit. Nisur nga ajo pjesë që ruhet më mirë, gjysmëharku nuk duket të zgjatohet mbiskajin e sipërm të boshtit vertikal. Përmasat: gjatësia 21 cm, gjerësia 15.5 cm, thellësiae aplikimit 0.4 cm, dhe gjerësi të linjave 2 cm.

272

CANDAVIA 4

Figura nr. 2, paraqitje abstrakte. Ndodhet në pjesën më të lartë të panelit dhe paraqetdy forma gjeometrike këndore, të cilat nisur nga fakti se janë vendosura shumë pranënjëra tjetrës si dhe brenda një hapësire kryesisht boshe do të trajtohen së bashku.Këndet janë të vendosura thuajse paralelisht njëri me tjetrin, por të orientuar në drejtimetë kundërta. Ai në krahun a majtë e ka kulmin lart dhe ndjek një aks vertikal, ndërsa ainë të djathtë ndjek një aks lehtas oblik, me kulm poshtë paksa i zhvendosur majtas ngaaksi qendror. Përmasat e këndit të majtë janë: gjatësia 10 cm, gjerësia 9.5 cm, thellësiae aplikimit 0.4 cm, dhe gjerësi të linjave 2 cm. Përmasat e këndit të djathtë janë:gjatësia 11 cm, gjerësia 5 cm, thellësi e aplikimit 0.4 cm, dhe gjerësi të linjave 2 cm.

Në dallim me rastet e tjera të artit shkëmbor në Shqipëri, prania unike e këtyre panelevetë identifikuara deri më sot në brendi të një shpelle në territorin e Shqipërisë, dukej tëkrijonte premisa specifike për studimin e mëtejshëm të tij. Fillimisht dukej të ishte i mundurpër herë të parë në vendin tonë përdorimi i metodave bashkëkohore të datimit absolut tëtilla si datimi me serinë e Uraniumit ose më konkretisht me anë të Uranium/Torium7. Nërastin konkret të dyja panelet janë të pastruara qëllimisht nga disa shtresa të sipërme tëkalcitit duke hequr apo sheshuar ose modifikuar sipërfaqen para aplikimit të skenave tëartit. Kjo krijon pamundësi për përcaktimin e një terminus post quem, i cili në rastinkonkret si rrjedhojë e pastrimit të sipërfaqes do të ishte shumë më i vjetër dhe shumë larg

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

7 PIKE et al. 2012, f. 1409–1413; HELLSTROM 2012, f. 1387–1388. Kjo metodë synon datiminabsolut të shtresave të kalcitit ose të smërçit, siç njihet në gjuhën e përditshme, nën ose tëmbivendosura paraqitjes artistike. Kështu, duke bërë të mundur datimin e këtyre shtresavekrijohej një kuadër kohor terminus ante quem me anë datimit të shtresës mbivendosur paraqitjesartistike, dhe një terminus post quem me datimin e shtresës nën të.

Fig. 3. Rilevim i panelit II.

CANDAVIA 4

273

nga ai real. Gjithashtu, për fat të keq mbi aplikimet artistike nuk u gjetën shtresa kalcitimë të reja në mënyrë që të paktën të përcaktohej një kufi i sipërm kohor për datimin ekëtij rasti. Datimi i këtyre aplikacioneve artistike do krijonte një bazë më të sigurt krahasiminë lidhje me një numër aplikimesh artistike të botuara më herët. Këto të fundit janëdatuar aty ku ka qene e mundur në mënyrë relative nëpërmjet gjetjeve sipërfaqësore nëafërsi apo gjetjeve arkeologjike nga territori përreth, çka e bën datimin të ketë kufinjkronologjik shumë të gjerë, madje me një shkallë të lartë mundësie gabimi. Me gjithëproblematikën që mbart kjo metodë datimi relativ, në sipërfaqen e shpellës nuk u identifikuangjetje sipërfaqësore të cilat mund të ndihmonin sado pak në këtë drejtim, ndërsa muri ithatë nuk paraqet ndonjë karakteristikë të veçantë për datim.

Për këtë arsye e vetmja mënyrë datimi e mundshme janë krahasimet me rasteanaloge apo të përafërta, duke synuar në veçanti ato raste ku kronologjia është epërcaktueshme apo konsiderohet tashmë e konsoliduar. Pas vëzhgimit të hollësishëmtë përshkruar më lart bazuar kryesisht tek paneli I dhe duke mos përshirë këtu incizimetbashkëkohore, kompozimi duket të ndahet të paktën në dy faza kryesore për sa i përketkoherencës së paraqitjeve por dhe kronologjisë. Faza e parë por dhe më e vjetër përbëhetnga figurat nr. 1, 3, 4 dhe 5, kurse e dyta nga figurat nr. 2 dhe ato 6-8.

Për sa i përket fazës së parë, është për tu vënë re prania e dy teknikave, A ose meanë të rrahjes dhe Ba me anë të incizimit të thellë në formë V-je. Të dyja këto teknikaduket të jenë të njëkohshme apo të përafërta kronologjikisht për arsye të paraqitjes sëformave të përafërta antropomorfe të tilla si krahët e përthyera lart tek figura nr. 1 dhe4, por dhe përdorimi i kombinuar i të dyja teknikave tek figura nr. 5. Por dhe mbivendosjae mundshme e figurës nr. 4 mbi një gjurmë të zbehtë, e cila mund të jetë realizuar meanë të teknikës A, mund të jetë tregues për të njëjtën ide. Një këndvështrim alternativdo të mund të konsideronte aplikimin e pikave tek figura nr. 5 si të shtuara më vonë,veprim i cili mund të ndodhte vetëm pas krijimit të kompozimit të elementëve qendrorëtë figurës. Për më tepër, prania e veçuar e figurës nr. 1 mund të jetë sugjeruese për tënjëjtën ide. Sidoqoftë, ngjashmëria e formave të paraqitura me anë të dy teknikaveështë tregues për të paktën, afërsi kohore në aplikimin e tyre. Gjithashtu, ngjasimi itheksuar midis figurës nr. 1 të panelit I dhe figurës nr. 1 tek paneli II e bën këtë tëfundit ti përkasë në tërësinë e tij fazës së parë. Por në anën tjetër, paraqitja e gjymtyrëvetë poshtëm në figurat nr. 3 dhe 5 të panelit I me anë të linjave të drejta në kënd të drejtëme boshtin kryesor, zgjatimi i boshtit vertikal poshtë gjymtyrëve të poshtëm, si dhepërthyerja poshtë e skajit të djathtë të gjymtyrëve të sipërm krijojnë elementë dalluesbrenda këtij grupi. Për më tepër, tek figura nr. 5, përdorimi i pikave dhe gjysmëharkutmbi kokë si elemente unik të dallueshëm, por dhe pozicionit të saj në pjesën më të lartëdhe qendrore të panelit, e bëjnë atë më komplekse dhe e veçojnë si unike nga të tjerat.Pra pavarësisht elementeve të përbashkët në formësimin e grupit, dallimet midis tyrejanë evidente. I njëjti fenomen mund të vihet re edhe në rastin e artit shkëmbor të

Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” në Mërkurth (Mirditë) ...

274

CANDAVIA 4

Lepencës8 ku edhe pse duket se figurat antropomorfe janë të njëkohshme, paraqitjet etyre kategorizohen në disa grupe. Në fakt, edhe pse mënyra e aplikimit me anë tëpikturimit është e ndryshme nga ato të përdorura në Mërkurth, në krahasim me tëgjitha vendgjetjet e tjera të evidentuara nga Korkuti9 rasti i Lepenicës paraqet paralelinmë të afërt për sa i përket elementeve të përdorura për paraqitjen e figurave. Kështu,përdorimi i pikave tek pjesa më e madhe e figurave të Lepenicës, por sidomos paraqitjae gjymtyrëve të sipërm të përthyer poshtë por jo të mbyllur, dhe të kombinuar gjithmonëme një zgjatim të poshtëm i cili duhet të paraqesë dhe theksoj organin mashkullor,krijojnë një lidhje sado të largët krahasuese midis këtyre dy rasteve. Sidoqoftë, mund tëvihen re dhe një numër ndryshimesh në Mërkurth, siç janë për shembull shfaqja ekrahëve të përthyer sipër, apo dhe në rastet kur krahu përthyhet poshtë ai nuk orientohetdrejt trupit sikurse në Lepenicë, por vertikalisht poshtë. Të marrë së bashku këtaelementë sugjerojnë ndryshime kronologjike midis Mërkurthit dhe Lepenicës.

Rasti i Lepenicës është datuar nga Korkuti sensu lato si krijim i neolitit të vonë dheeneolitit, duke u bazuar kryesisht tek të dhënat e përgjithshme arkeologjike të zonës siçjanë gjetjet e Velçës10. Por prania e figurave 10 dhe 12 në Lepenicë11 shërben si një fósil

director për arsye të analogjive të drejtpërdrejta me format e figurinave të epokës sëbronzit nga tuma nr. 10 e Apollonisë12, nga tuma nr. 6 e Shtojit (duke veçuar këtu sidomosdekorimet e figurinës nr. 100)13, si dhe të shtresës IIIc nga vendbanimi i Maliqit14. Njërast pothuajse identik me Lepenicën i cili shërben për krahasim edhe për Mërkurthinështë ai i Grota di Kala dei Xhenovesi (Grotta di Cala dei Genovesi) në ishullin e Levanzos(Levanzo), në Sicili. Në këtë të fundit format e figurinave të tipit violinë të epokës sëbronzit janë identike me ato të artit shkëmbor, ku nuk paraqiten vetëm me anë të konturitsi në rastin e Lepenicës, por të mbushura në mënyrë të plotë. Për më tepër, këto paraqitjeashtu si dhe në Lepenicë shoqërohen me figura antropomorfe me gjymtyrë të përthyerposhtë15, ç’ka e bën inkuadrimin e Lepenicës në epokën e bronzit edhe më të sigurt.Duke ju kthyer rastit të Lepencës, figurinat e tumës nr. 6 të Shtojit janë datuar përgjithësishtsi të bronzit të hershëm, dhe po ashtu rasti i figurinës nga varri nr. 74 i tumës 10 tëApollonisë i cili për arsye stratigrafike datohet relativisht më vonë se varri qendror nr. 60,por përsëri në bronzin e hershëm16. Varri qendror është datuar në mënyrë absolute me

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

8 KORKUTI 2008, f. 25.9 KORKUTI 2008.10 Ibid., f. 28.11 Ibid., f. 21.12 BEJKO, ALIU 2010, f. 681–682.13 KOKA 1990, f. 43–44 tab. VIII; KOKA 2012, f. 126, 136, tab. XXXI.14 PRENDI 1977-1978, f. 9, tab. IV.15 BUCCELLATO et al. 2012, f. 119–125.16 AMORE 2010, f. 240.

CANDAVIA 4

275Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” në Mërkurth (Mirditë) ...

17 DAMIATA et al. 2007-2008, f. 148–155; DAMIATA , SOUTHON 2010, f. 331–332.18 LERA et al. 2007-2008, f. 41–45.19 TOGNINI et al. 1995, f. 70.20 FOSSATI 2010, f. 127–140; HAYS-GILPIN 2012, f. 206.21 FOSSATI 1991, f. 11–71; FOSSATI 2007, f. 148–149; FOSSATI 2010; BIETTI-SESTIERI 2008, f. 7; DEMARINIS, FOSSATI 2012, f. 27–28.22 PRENDI 1974, f. 106–107.

C14 me anë të dy datimeve: a) në dhëmb (AT60A, 43405) por problematik për sa i përketkolagjenit dhe kurbës së kalibrimit dhe b) në kockë (AB60A, 43406), i cili është më isigurt dhe jep datën e kalibruar 2528 ± 53 BC17. Për sa i përket datimit të figurinës sëMaliqit IIIc ajo mund të përcaktohet në mënyrë më të sigurt nëpërmjet krahasimit medatat absolute të bronzit të mesëm të Sovjanit, të cilat variojnë nga rreth 2200-shek. XVIp. Kr.18. Si rrjedhojë, mendojmë që në gjendjen aktuale të kërkimeve piktura e Lepenicësduhet të datohet rreth së njëjtës hapësirë kohore me datimin e figurinave, pra nga mesi imijëvjeçarit të tretë deri shekullit të XVI p. Kr.

Për sa i përket Mërkurthit siç dhe theksuam më sipër, pavarësisht ngjashmërive meLepenicën, elementet që e veçojnë atë duket ta datojnë në një periudhë të ndryshmenga ajo. Në fakt i vetmi vlerësim që është dhënë deri më sot nga botimi njoftues iekspeditës speleologjike e përcakton rastin e Mërkurthit si përgjithësisht të bronzit tëvonë dhe të krahasueshëm me figurat e Monte Bego në ekstremin veriperëndimor tëItalisë19, por pa u mbështetur në ndonjë krahasim konkret. Një datim i tillë do i jepte njëkuptim kronologjik ndryshimeve tipologjike midis Lepenicës dhe Mërkurthit, por nëgjithë kërkimet krahasuese të ndërmarra nga ne në lidhje me paraqitjet e Monte Begosnuk rezultoi të kishte të përbashkëta domethënëse me rastin e Mërkurthit. Analogji mëtë drejtpërdrejta për sa i përket formës së figurave vijnë nga Valkamonika (Valcamonica),në Italinë e Veriut ku figurat me krahë të përthyer lart siç është rasti figurës nr. 1 dhe4 tek paneli I dhe figurës nr. 1 tek paneli II janë të datuara në epokën e bronzit edhe nëatë të hekurit. Së dyti, paraqitja dhe theksimi i organit mashkullor tek figurat antropomorfetë Valkamonikës është një fenomen i zakonshëm gjatë epokës së bronzit dhe të hekurit20.Ndërsa dy elementët e parë krahasues lënë hapësirë të gjerë për datim, elementi i tretëmë domethënës është gjysmëharku mbi zgjatimin e kokës tek figura nr. 5 paneli I. NëValkamonika ky element është interpretuar si helmetë me kreshtë. Në ndryshim ngatrupi i paraqitur në pamje ballore, ajo prezantohet në profilin anësor tek figura shumëmë komplekse ushtarake të paraqitura bashkë me armë dhe mburojë. Përdorimi i këtijelementi ose helmetës datohet në artin shkëmbor të këtij rajoni gjatë bronzit final (shek.XII-X p. Kr.) dhe epokës së hekurit deri në shek. I m. Kr.21. Duhet pasur parasysh sekjo shtrirje kohore e përdorimit të helmetës në Valkamonika përputhet në Shqipëri meperiudhën nga fundi i epokës së bronzit dhe mbulon gjithë periudhën e hekurit në krahinatveriore të vendit tonë22 duke përshirë dhe një pjesë të antikitetit. Nëse për përcaktimin

276

CANDAVIA 4

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

23 PRENDI 1977-1978, f. 8, 10–12, 17–20.24 CASTLEDEN 2005, f. 122.25 PRENDI 1974, f. 107, 112–113.26 CEKA 1985, f. 129.27 KORKUTI 2008, f. 46–77.28 ZEQO 1987, f. 158, 166–167, tab. IV.

e kufirit të sipërm kohor për rastin e figurës nr. 5 dhe rrjedhimisht të të gjithë fazësmund të konsiderojmë fundin e përdorimit të këtij elementi në Valkamonika, për kufirine poshtëm do të duhet të mbështetemi në kontekstin vendas të përdorimit të pajimeveushtarake. Kështu, prania e armëve si pjesë e takëmit mortor si pasojë e tensioneveshoqërore daton që në bronzin e mesëm por me një shfaqje të shtuar në atë të vonëpërgjithësisht në Ballkan dhe Shqipëri23. Për sa i përket helmetave, ato të tipit medhëmbë derri të egër hasen që gjatë bronzit të vonë në Greqinë Mikenase24 por tëpadëshmuara deri tani në Shqipëri. Për më tepër përdorimi i kreshtës si element izakonshëm në helmeta siç është edhe rasti në Mërkurth daton përgjithësisht më vonë.Në fakt një intensifikim i përdorimit të tumave të veriut, të cilat përmbajnë varre tëpasura me takëme funerare luftarake është i dukshëm që nga shekulli i VIII p. Kr. Kjomund të lidhet me një rol të spikatur të parisë ushtarake i shprehur me anë të armëvembrojtëse si parzmore dhe kallçinj25, një fenomen ky i njohur edhe më gjerë në Ballkan.Megjithatë, identifikimi më hershëm i helmetave me kreshtë nga një kontekst arkeologjiki datuar mirë në Shqipëri i përket mesit të shek. të V p. Kr. Ky ekzemplar helmete Ilireështë zbuluar në tumën e Perlatit26 në Mirditë, në të njëjtin territor me Mërkurthin.Rasti në fjalë edhe pse në një afërsi të dukshme me Mërkurthin nuk mund të përdoretnë mënyrë të drejtpërdrejtë për datimin e artin shkëmbor, por si një sugjerim përhapësirën kohore të mundshme në të cilën mund të datohen këto paraqitje.

Për sa i përket fazës të dytë të figurave krahasimet më të përafërta duket të jenëme grupin e vendgjetjeve të Reçit, Bovillës, Rubikut, Xibrit27 dhe Gramatës28. Epërbashkët për të gjithë këtë grup, është përdorimi i theksuar i kryqeve, i rrathëve menumër të ndryshëm rrezesh si dhe më rrallë i figurave abstrakte. Figura nr. 2 në Mërkurthe cila është në formë kryqi përbën trajtën kryesore të krahasueshme me tiparet e këtijgrupi. Për tu përmendur është përgatitja e saj me anë të teknikës Ba e cila është njënga dy teknikat përfaqësuese të fazës I. Kështu duke u nisur më shumë nga mënyra eaplikimit të incizimit sesa forma e figurës ajo do të mund të kategorizohej në fazën mëtë hershme. Në anën tjetër ajo është në qendër të një kompozimi, i cili përbehet ngafigura (nr. 6-8) të ngjashme me tiparet e lartpërmendura të grupit. Këto të fundit mundtë jenë krijuar vetëm pas formësimit të kryqit, ç’ka e bënë atë të konsiderohet si tëpaktën i përdorur gjatë fazës së dytë si figurë qendrore e kompozimit dhe kësaj pjese tëpërkufizuar mirë të panelit I. Për rrjedhojë figura nr 2 do të konsiderohet si e fazës II.

CANDAVIA 4

277Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” në Mërkurth (Mirditë) ...

Përveç rastit të Gramatës, vendgjetjet e sipërpërmendura të këtij grupi janë datuarnë epokat prehistorike duke dhënë dy argumente kryesore: a) ngjashmëria e figurësabstrakte B6 në Rubik me rastin e figurave abstrakte të Lepenicës29 dhe b) gjetja efragmenteve të epokës së bronzit në afërsi të artit shkëmbor të Reçit30. Por nëseshikohen me kujdes këto dy argumente do të vëmë re edhe mundësi të tjera shpjegimi.

Për sa i përket argumentit të parë, është e vërtetë se mund të konstatohen ngjashmërinë trajtat e përgjithshme midis figurës B6 në Rubik dhe figurave 20-21 në Lepenicë.Në rastin e Rubikut figura konsiston në një trajte rrethore, hapësira brenda së cilësndahet nga dy boshte kryesorë në formë kryqi në katër hapësira. Secila nga këtohapësira ndahet më tej në mënyrë çrregullt në dy nënndarje ku shumica e tyre është epikëzuar në mes. Ndërsa në rastin e Lepenicës, mungon ndarja kryesore me kryq,nënndarjet janë më të rregullta dhe shumë prej tyre kanë disa pika të brendashkruara.Gjithashtu, ndarjet dhe format e konturit të jashtëm të figurave gjeometrike abstraktenr. 22-25 në Lepenicë31 janë drejtkëndore dhe të vendosura përgjithësisht me rregullgjeometrik, në rreshta duke krijuar simetri dyanësore, ç’ka mungon në Rubik. Për mëtepër, jo vetëm kryqet dhe rrathët me kryqe të brendashkruar si elementë kryesor iparaqitjeve të Rubikut nuk janë të pranishëm në Lepenicë, por dhe trajtat e figuravenjerëzore janë shumë të ndryshme. Për një rishikim të datimit të lartpërmendur tëRubikut nisur nga trajtat e figurave mund të konsiderohen disa alternativa të tjera. Nëfakt Shuteriqi në interpretimin e parë të këtij rasti e konsideroi kryqin dhe harkun sielementët bazë të këtij kompozimi, të cilët simbolizojnë sipas tij fenë dhe luftën midis dykishave duke e datuar atë në shekujt X-XIII m. Kr32. Në këtë kuadër ne kemi konstatuarngjashmëri pothuajse të plotë midis kryqit të figurës nr. 5 dhe kryqeve të ikonografisësë perandorëve nga Basili i I deri tek Romani i II33, ose nga mesi i shekullit IX deri nëmesin e shekullit X m. Kr. Pra, nëse pikturat e Rubikut janë të së njëjtës fazë, kryqiduhet vërtet të përfaqësojë një element të fortë datimi për kompozimin në tërësi. Nukmund të lihet këtu pa përmendur edhe rasti i Gramatës ku figurat e vizatuara nukdatohen kurrsesi para periudhës së antikitetit. Dhe në këtë vendgjetje ka një numërkryqesh por edhe rrota me rreze të brendashkruara, të cilët janë të ngjashme megrupin e vendgjetjeve të sipërpërmendura34. Ndërsa nëse merren në konsideratëanalogjitë nga Valkamonika ky grup duhet të datohet në fazën Postkamuniane(Postcamunnian). Gjatë kësaj faze, e cila përmbledh përgjithësisht periudhat romake,mesjetare dhe deri në shekujt e fundit, konstatohet hyrja e figurave të reja me temë të

29 KORKUTI 2008, f. 53.30 Ibid., 61.31 Ibid., 21.32 SHUTERIQI 1979, f. 65–75.33 SABATIER, COHEN 1930, tab. XLV–XLVII.34 ZEQO 1987, f. 158, 166–167, tab. IV.

278

CANDAVIA 4

krishterë siç janë dhe kryqet35. Datimi relativisht i vonë në krahasim me rastetprehistorike i këtyre elementeve të përfaqësuara në këtë grup vendgjetjesh i bën ato tëkrahasueshëm me elemente të tilla si kryqe apo rrotat me numër të ndryshëm rrezesh,të cilët shfaqen zakonshëm si incizime në kullat e shekujve të fundit në luginën maloretë Shalës36.

Për sa i përket argumentit të dytë është për t’u nënvizuar se menjëherë pranë artitshkëmbor të Reçit siç dëshmohet nga Bunguri37 ndodhet një vendbanim i gjerë me gjurmëfortifikimi të antikitetit ose antikitetit të vonë. Për datimin e Reçit prania e këtij vendbanimido të mund të ishte të paktën po aq e vlefshme sa gjetja e fragmenteve të qeramikës sëbronzit të mesëm dhe të vonë. Për më tepër skenat e artit shkëmbor në rastin të Rubikutjanë vendosur “pikërisht në një faqe disi të pjerrët të shkëmbit, mbi të cilin është ndërtuar”kalaja mesjetare e Xhudhejve38, e cila nëse do të përdorej si argument tradicional përdatim ashtu sikurse zbulimet arkeologjike të Velçës për Lepenicën dhe gjetjet pranë Reçit,do ta përcaktonte atë kronologjikisht me siguri në periudhën mesjetare.

Në përfundim, paraqitjet e artit shkëmbor të Mërkurthit ndahen në dy faza kryesore,I dhe II. Faza I paraqet një gërshetim të elementëve rudimentar të trashëguar nga epokae Bronzit si dhe shfaqjen e atyre të rinj të epokës së hekurit. Këta elementë janë tëgërshetuar nëpërmjet dy ndikimeve të mundshme, respektivisht nga jugu dhe veriu. Kjofazë identifikohet si e mëvonshme se rasti i Lepenicës (mesi i mijëvjeçarit të tretë p. Kr.deri në shek. XVI p. Kr.) dhe e krahasueshme përgjithësisht me bronzin final dhe hekurine Valkamonikës deri në shek. I m. Kr. Bazuar në kontekstin e përgjithshëm social tëepokës së hekurit në veriun e Shqipërisë, ajo do të mund të datohet sipas një kronologjiemë të ngushtë pas shek. VIII p. Kr. Është pikërisht në këtë interval kohor kur shfaqendhe kanë kulmin e përdorimit helmetat me kreshtë të tipit ilir. Mbi të gjitha identifikimi imundshëm i një figure mashkullore me atribute ushtarake, ndoshta të një prijësi ilir gjatëhekurit të zhvilluar është i një rëndësie të veçantë. Ai mund të përbëj imazhin më të vjetërtë kësaj natyre të njohur deri më tani në territorin e Shqipërisë. Faza II është ekrahasueshme me grupin e rasteve të Rubikut, Xibrit, Reçit, Bovillës dhe Gramatës, tëcilat datohen nga periudhat pas antike deri në shekujt e fundit. Një veçori tjetër e kësajvendgjetje është prania e saj brenda një shpelle si dhe lartësia e madh mbidetare, ç’ka ebën këtë rast unik për këtë territor. Edhe pse dinamikat e shfrytëzimit të lartësive të tillanuk janë ende shumë të qarta në territorin e Shqipërisë, kërkime të mëtejshme arkeologjikenë këtë vendgjetje do të mund të jepnin të dhëna të reja interesante rreth njerëzve që ikrijuan këto imazhe si dhe do të përcaktonin më mirë kronologjinë e këtij rasti.

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

35 FOSSATI 2007, f. 140, 153.36 TAFILICA 2013, f. 149–162.37 BUNGURI 2010, f. 216.38 SHUTERIQI 1979, f. 67.

CANDAVIA 4

279

BibliografiAMORE 2010: Amore, Maria Grazia. The Complex of Tumuli 9, 10 and 11 in the

Necropolis of Apollonia (Albania). Vol. I. BAR International Series2059. Oxford: Archaeopress, 2010.

BEJKO, ALIU 2010: Bejko, Lorenc, and Skënder Aliu. “Small Finds Catalogue.” In TheComplex of Tumuli 9, 10 and 11 in the Necropolis of Apollonia(Albania), edited by Maria Grazia Amore, II:616–692. British ArchaeologicalReports, International Series 2059. Oxford: Archaeopress, 2010.

BIETTI-SESTIERI 2008: Anna Maria Bietti-Sestieri. “L’età Del Bronzo Finale Nella PenisolaItaliana.” Padusa 44 (2008): 7–54.

BUCCELLATO et al. 2012: Buccellato, Cecilia Albana, Emiliano Tufano, and SebastianoTusa. “Una Nuova Lettura Delle Pitture Della Grotta Di Cala Dei Genovesia Levanzo (Trapani).” Preistoria Alpina 46, no. II (2012): 119–125.

BUNGURI 2010: Bunguri, Adem. Prehistoria e Dibrës. Tiranë: Qendra e StudimeveAlbanologjike, Instituti i Arkeologjisë, Tiranë, 2010.

CASTLEDEN 2005: Castleden, Rodney. Mycenaeans. London; New York: Routledge, 2005.CEKA 1985: Ceka, Neritan. “Kultura protoqytetare ilire” XV, no. 1 (1985): 111–150.DAMIATA , SOUTHON 2010: Damiata, Brian N., and John Southon. “Results of AMS Dating

and Stable-Isotope Analyses of Skeletal Remains: Tumuli 9 and 10,Apollonia (Albania).” In The Complex of Tumuli 9, 10 and 11 in theNecropolis of Apollnia (Albania), edited by Maria Grazia Amore, I:330–335. British Archaeological Reports, International Series 2059. Oxford:Archaeopress, 2010.

DAMIATA et al. 2007-2008: Damiata, Brian, John K. Papadopoulos, Maria Grazia Amore,Sarah P. Morris, Lorenc Bejko, John M. Marston, and John Southon. “Tëdhëna mbi kronologjinë absolute të arkeologjisë shqiptare: Datimeradiokarboni AMS nga Apollonia dhe Lofkëndi.” Iliria XXXIII (2007 -2008): 135–185.

DE MARINIS, FOSSATI 2012: De Marinis, Raffaele Carlo, and Angelo Fossati. “A chepunto è lo studio dell’arte rupestre della Valcamonica.” Preistoria Alpina46, no. II (2012): 17–43.

FOSSATI 1991: Fossati, Angelo. “L’età Del Ferro Nelle Incisioni Rupestri DellaValcamonica.” In Immagini Di Una Aristocrazia Dell’età Del FerroNell’arte Rupestre Camuna:/ : Contributi in Occasione Della Mostra,Castello Sforzesco, Aprile 1991-Marzo 1992, Milano, edited by RinaLa Guardia, 11–71. Milano: Comune di Milano, Settore cultura e spettacolo,raccolte archeologiche e numismatiche, 1991.

FOSSATI 2010: Fossati, Angelo Eugenio. “La scansione cronologica delle figureantropomorfe nell’arte rupestre della Valtellina.” Notiziario dell’IstitutoArcheologico Valtellinese 8 (2010): 127–140.

FOSSATI 2007: “The Rock Art Tradition of Valcamonica-Valtellina, Northern Italy: AWorld Heritage View.” In Landscape Enquiries: The Proceedings ofthe Clifton Antiquarian Club, edited by George Nash, George Abby,Donovan Hawley, John Swann, and Laurie Waite, 8:139–155. Clifton,Bristol: Clifton Antiquarian Club, 2007.

Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” në Mërkurth (Mirditë) ...

280

CANDAVIA 4

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

HAYS-GILPIN 2012: Hays-Gilpin, Kelley. “Engendering Rock Art.” In A Companion toRock Art, edited by Jo McDonald and Peter Veth, 197–213. John Wiley& Sons, Ltd, 2012.

HELLSTROM 2012: Hellstrom, John. “Absolute Dating of Cave Art.” Science 336, no.6087 (June 15, 2012): 1387–1388.

KOKA 2012: Koka, Aristotel. Kultura ilire e tumave te Shtojit - Shkoder. Tirane:Botart, 2012.

KOKA 1990: Koka, Aristotel “Tuma Nr. 6 e varrezës së Shtojit.” Iliria XX/1 (1990): 27–73.KORKUTI 2008: Korkuti, Muzafer. Arti shkëmbor në Shqipëri / Rock art in Albania.

Tiranë: Instituti i Arkeologjisë, 2008.LERA 2007: Lera, Petrika. “Zbulohet një pikturë shkëmbore në ishullin e Maligradit në

liqenin e Prespës së Madhe” Tempulli, no. 12 (2007): 37–42.LERA et al. 2011: Lera, Petrika, Stavros Oikonomidis, Aris Papayiannis, and Akis Tsonos,

“H Ellinoalbanikhv A rcaiologikhv A postolhv Sth N hsid a M aligradSti M egavlh P revspa: Diaceivrish P olitismikhv~ K ai P eribavllonto~Sth DutikhvM egavlh P revspa”, në: Q evmata Dasologiva~ K ai Diaceivrish~P eribavllonto~ K ai F usikwvn P ovrw n 3o~ T ovmo~: P olitikev~P rostasiva~ Tou P eribavllonto~, edited by S. A. Tambakis and E.Manolas. Orestiada: Democriteian University of Thrace, 2011.

LERA et al. 2013. “The Greek-Albanian Archaeological Project on Maligrad: Shapingthe Cultural Heritage in the Tri-National Zone of the Great Prespa Lake.”Conservation and Management of Archaeological Sites 15, no. 1(February 2013): 121–134.

LERA et al. 2007-2008: Lera, Petrika, Gilles Touchais, and Cécile Oberweiler. “Ndihmesae gërmimeve të Sovjanit për kronologjinë absolute të prehistorisëshqiptare.” Iliria XXXIII (2008 2007): 39–50.

MARIKA 2007: Marika, Zamir. “Vizatime në shkëmbin e Maligradit.” Monumentet, 2007,91–96.

PIKE et al. 2012: Pike, A. W. G., D. L. Hoffmann, M. García-Diez, P. B. Pettitt, J.Alcolea, R. De Balbín, C. González-Sainz, et al. “U-Series Dating ofPaleolithic Art in 11 Caves in Spain.” Science 336, no. 6087 (June 15,2012): 1409–1413.

PRENDI 1977-1978: Prendi, Frano. “Epoka e Bronzit në Shqipëri” VII–VIII (1978 1977):5–58.

PRENDI 1974: Frano Prendi “Vështrim mbi kulturën e periudhës së parë të Hekurit nëShqipëri.” Iliria III (1974): 103–151.

RAPPORT 2009: Rapport de Fouille de La Campagne 2009: Mission archéologiquefranco-albanaise du Bassin de Korçë (Albanie). Paris/Athènes/Tirana:Université de Paris I – École française d’Athènes – Institut archéologiquede Tirana, 2009. http://www.sovjan-archeologie.net/content/rapports/Sov09_rapp.complet.pdf.

SABATIER, COHEN 1930: Sabatier, Justin, and Henry Cohen. Description geìneìrale desmonnaies byzantines frappeìes sous les empereurs d’Orient depuisArcadius jusqu’aÌ la prise de Constantinople par Mahomet II . Vol.II. Leipzig: Buchhandlung Gustav Fock G.M.B.H., 1930.

CANDAVIA 4

281Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” në Mërkurth (Mirditë) ...

SHUTERIQI 1979: Shuteriqi, Dhimitër S. “Mbi disa vizatime rupestre mesjetare pranëRubigut dhe mbi disa motive skulpturore popullore në Mirditë.”Monumentet 18 (1979): 65–75.

TAFILICA 2013: Tafilica, Zamir. “The Sacred Landscape of Shala.” In Light and Shadow:Isolation and Interaction in the Shala Valley of Northern Albania,edited by Michael L Galaty, Ols Lafe, Wayne E Lee, and Zamir Tafilica,149–162. Monumenta Archaeologica 28. Los Angeles: The Cotsen Instituteof Archaeology Press, 2013.

TOGNINI et al. 1995: Tognini, P., M. Inglese, and A. Buzio. “Albania 1993: OroshiExpedition.” Il Grotesco, no. 52 (1995): 47–76.

XHOMO et al. 2002: Xhomo, Abedin, A. Kodra, Ll. Dimo, Z. Xhafa, Sh. Nazaj,V. Nakuçi,  D. Yzeiraj,  et  al.  “Harta  gjeologjike  e  Shqipërisë.”  Tirana:Shërbimi gjeologjik shqiptar, 2002.

ZEQO 1987: Zeqo, Moikom. “Rezultate të kërkimeve arkeologjike në Karaburun e nëRrëzën e Kanalit.” Monumentet, no. 2 (1987): 153–176.

282

CANDAVIA 4

Rudenc RUKA, Michael L. GALATY, Elio HOBDARI

ROCK ART OF “SHPELLA NË BUZË” AT MËRKURTHI (MIRDITA):REFLECTIONS ON THE CHRONOLOGICAL FRAMING

Despite the considerable work undertaken recently by Korkuti toward the cataloging of

rock art in Albania, a number of new finds have come to light. One such example is from the

Shpella në Buzë (the Buzë Cave), located at 1290 m a.s.l. in the village of Mërkurth, region of

Mirdita. The presence of rock art within the cave had been noted by a speleological expedition

in the area of Orosh in 1993. However, the art had never been documented and studied in detail.

We therefore visited the cave during the summer of 2013 and here publish the results.

Two panels were recorded ca. 15 m into the cave, which have been numbered I and II, with

the first being closer to the entrance. There are nine figures present in the first panel and two in

the second. They were shaped with three different techniques: A, Ba and Bb. Technique A

employed pecking and was used in both panels: panel I, figure no. 1, an anthropomorphic

design; the dots in panel II, figure no. 5; possibly in the faint trace of a vertical line in panel I;

two angles in panel II; and panel II, figure no. 2, another anthropomorphic designs. Technique

Ba consists of V-shaped incisions up to 1.2 cm deep and was applied to figures 2-4 and 5.

Except for figure no. 2, which presents a cross, the rest represent anthropomorphic designs.

Finally, technique Bb consists of shallow U-shaped incisions and was applied to figures 6-8,

located on both sides of the cross (no. 2). They present abstract geometric shapes that are

comprised of straight lines, arches, crosses, angles, triangles, and circles.

Based on the coherence of the compositions as well as their relative chronology, the figures

have been categorized into two main phases. Phase I, which is also the oldest, includes figures

1 and 3-5 in panel I and figures 1 and 2 in panel II. Phase II includes figures 2 and 6-8 in panel

I. Based on comparison, the early phase, Phase 1, seems to be later than the rock art of Lepenica

in southern Albania and Grotta di Cala dei Genovesi in the island of Levanzo, Sicily. Figures 10

and 12 in Lepenica are similar to Early and Middle Bronze Age violin-type figurines found in the

archaeological record in Albania. The figurines found so far are dated between ca. 2500 and

1600 BC. Therefore the case of Mërkurth should be dated after this chronological time span.

Furthermore, the presence of an arch over the head of the masculine figure no. 5 in panel I has

been interpreted as a crested helmet at Valcamonica. Such helmets are dated in the chronology

CANDAVIA 4

283

of Valcamonica from the final Bronze Age through the 1st century AD. Such an analogy provides

a chronological frame also for Mërkurth. But in the local archaeological context of northern

Albania an enhanced presence of defensive armor is observed from 8th century onwards, while

the oldest crested helmet that has been securely dated in the same region as Mërkurth has been

dated to the mid 5th century BC. Regarding the second phase, its elements compare well with

Rubik, Reç, Xibër, Bovilla, and Gramata. This group is dated generally to the Middle Ages

through recent centuries, as compared to the decorations incised into the tower houses of the

Shala Valley.

In conclusion, phase I presents an interweaving of rudimentary elements inherited from the

Bronze Age with new elements of the Iron Age. These elements derive from two possible

sources corresponding to the south and north Adriatic. This phase is dated according to a long

chronology running from the end of the Bronze Age through the antique period in Albania, and

according to a short one in the evolved phase of the Iron Age after the 8th century BC. Above

all, the identification of a masculine figure with military attributes, possibly a leader, during the

Iron Age is of great importance. Such image from Buzë Cave seems to be the oldest discovered

so far in the territory of Albania. As for phase II, it dates to the post-antique period, most

probably to the Middle Ages and later. Even though the dynamics of prehistoric highland use

are still not well understood in Albania, further archaeological research at the site would shed

new light on the people who created the rock art.

Rock art of “Shpella në Buzë” at Mërkurthi (Mirdita) ...