Monument of 40 Martyrs - 2012

15
QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE INSTITUTI I ARKEOLOGJISË TIRANË TIRANË 2015 Nr. XXXVII 2013 R E V I S T e A R K E O L O G J I K E Me rastin e 65 vjetorit të Arkeologjisë Shqiptare

Transcript of Monument of 40 Martyrs - 2012

QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKEINSTITUTI I ARKEOLOGJISË

TIRANË

TIRANË 2015

Nr. XXXVII 2013

R E V I S T e A R K E O L O G J I K E

Me rastin e 65 vjetorit të Arkeologjisë Shqiptare

Redaksia

Luan PËRZHITA (Kryeredaktor)

Gëzim HOXHA (Sekretar i redaksisë)

Shpresa GJONGECAJ

Ilir GJIPALI

Saimir SHPUZA

Nevila MOLLA

Gjergji ISLAMI

Ana PEKMEZI

ISBN 1727-2548

Copyright © Instituti i Arkeologjisë, 2015

Redaktor për gjuhën angleze

Paraqitja grafike

R E V I S T e A R K E O L O G J I K E

PASQYRA E LËNDËS

contentS

Materiale nga Kongresi i Studimeve Arkeologjike Shqiptare

Dy fjalë për lexuesit ............................................................................................................

A few words to the reader .............................................................................................................

13

27

37

55

67

0911

1. L. PËRZHITA Kërkimet arkeologjike në mijëvjeçarin e ri ...................................................................

2. G. HOxHA Revista “ILIRIA” - Pasqyrë e mendimit arkeologjik shqiptar ...................................

3. S. E. ALLEN, I. GJIPALI Zbulime të reja për Neolitin e hershëm në Shqipëri: Projekt arkeologjik për Neolitin në Shqipërinë jugore. (SANAP), 2006-2013 .........................................

4. C. OBERWEILER, G. TOUCHAIS, P. LERA Kërkimet shqiptaro-franceze në zonën e Korçës : Të dhëna të reja rreth kronologjisë absolute të Prehistorisë në Shqipëri ..........................................

5. P. CABANES, F. DRINI Bilanci i kërkimeve në fushën e epigrafisë greke në Shqipëri .................................

4

796. O. PICARD Ilirët, kolonitë greke, monedhat dhe lufta .................................................................

99

143

117

185

207

204

224

227

241

171179

7. G. KOCH Sarkofagë të periudhës perandorake romake në Shqipëri. Disa konsiderime të përgjithshme dhe gjetje të reja .........................................................

9. L. BUCHET Të dhëna antropologjike mbi evolucionin e popullimeve në Shqipërinë e veriut nga fundi i Antikitetit deri në fillim të epokës otomane ...........................

8. N. CEKA Koha dhe vendi i formimit të arbërve në mesjetë .....................................................

11. E. SHEHI, M. L. GALATY Gjashtë pjesë kallëpe kupash me zbukurime në reliev nga Durrësi ..................... Summary .........................................................................................................................

12. S. MUÇAJ, S. xHYHERI, S. BUSHI Një varr i periudhës romake nga Baldushku (Tiranë) .............................................

A Roman tomb in the village of Baldushk (tirana) ......................................................

13. E. METALLA Enë me pikturim nga kontekste funerale dhe urbane në territorin e Shqipërisë (shek. VII-xIV) .............................................................................................................. La céramique peinte provenant des contextes funéraires et urbains en Albanie ( VII-XIV siècle ) ..............................................................................................................

10. A. DHIMA Diskutim .......................................................................................................................... Review ...............................................................................................................................

Artikuj

5

275

281

291

303

315

321

331

16. I. GJIPALI, R. RUKA, D. WHITE, E. HASA, F. ANGJELLARI Shpella e Pëllumbasit (Tiranë) ......................................................................................

17. I. GJIPALI, J. RICHTER, R. RUKA, T. HAUCK Kërkimet për Paleolitin e Mezolitin në Shqipëri – 2012 ..........................................

18. PH. LENHARDT, F. QUANTIN, S. SHPUZA, S. VERGER Gërmimet në portikun e madh dhe në agoranë e qytetit të sipërm Apoloni 2012 ....................................................................................................................

19. A. SKËNDERAJ, J.-L. LAMBOLEY Apoloni 2012 - Sektori G ...............................................................................................

20. B. LAHI, M. FIEDLER Teatri i Apollonisë 2012 ..................................................................................................

21. S. DE MARIA, S. GJONGECAJ Rezultatet e gërmimeve në Finiq - 2012 ......................................................................

22. D. CONDI, D. HERNANDEZ Forumi romak Butrint 2012 ..........................................................................................

245

263

259

272

14. E.xHAFERAJ, E. NESTURI, Z. MARIKA Afresket e shek. xIV të piktorit Aleks në kishën e Shën Mërisë në Gollomboç (Prespë) ......................................................................................................... the 14th century frescoes by artist named Alex in the chapel of St Mary, Gollomboç (Prespa) ...........................................................................................................

15. Suela xHYHERI, Skënder BUSHI, Mike GALATY Një furrë për prodhimin e glazurës në Bylis ............................................................... A glaze production kiln at Byllis (Albania) ........................................................................

Gërmime arkeologjike të vitit 2012

6

345

353

359

379

387

409

431

435

437

427

23. S. SHPUZA, J.P. DESCOEUDRES, V. BERETI ORIK 2012- Gërmime në tarracën jugore, murin fortifikues dhe nekropolin e qytetit ... ..........................................................................................

24. S. SHPUZA, P. DYCZEK SHKODËR 2012- Gërmimet arkeologjike në qytetin e sipërm dhe të poshtëm ................................................................................................................

25. S. MUÇAJ, P. CHEVALIER, S. xHYHERI, S. BUSHI BYLIS 2012 ....................................................................................................................

26. S. MUÇAJ, K. LAKO, S.BUSHI, S. xHYHERI Monumenti i 40 Shenjtorëve - 2012 .............................................................................

27. E. NALLBANI

28. E. HOBDARI, Y. CEROVA Bazilika paleokristiane extra-muros e Scampis (Elbasan) - 2012 ............................

30. L. PËRZHITA Gërmime arkelogjike - Grazhdan- 2012 - Porta Jugore .........................................

31. G. HOxHA, L. PËRZHITA Kishat e Zadrimës dhe Sardanjës në dioqezën e Sapës ..........................................

32. S. xHYHERI, SK.MUÇAJ, E. HALILAJ, L. SHEREMETAJ Kërkime arkeologjike në zonën e Vlorës - 2012 .......................................................

29. B. SHKODRA-RRUGIA Me kontributin e: A.BoJDAnI, n.FeRRo, J. XHIBo

Kulla trekendore ne Dyrrachium - 2012 ..................................................................

Me bashkëpunimin e: L. BUcHet, cH. MAtHeVot, e. MetALLA, Gj. GJURAJ,

S. VAtteonI, M. JULIen, c. LeHneBAcH, B. BReGU, H. SoKoLI, U. totA, e.

HASA, e. BItRI, D. MARGJonI.

Koman (Dalmace) - 2012 ...............................................................................................

7

459

33. A. ANASTASI Harta arkeologjike nënujore e bregdetit Shqiptar ......................................................

379

S. MUÇAJ, K. LAKo, S.BUSHI, S. xHYHERI

MONUMENTI I 40 SHENJTORËVE - 2012

Fushata e gërmimeve e vitit 2012 në kishën e 40 Shenjtorëve u zhvillua ndërmjet datave 8 – 27 gusht dhe u punua në tre sektorë të ndryshëm: jashtë murit perëndimore të monumentit (A44); në jug (A, K. 5/4); në mjediset e Baptisterit (A45, A46/1, A46/2)1 (Tab. I). Mjediset A45, A46/1, A46/2, kthina të ndryshme të baptisterit, ndodhen brenda godinës që ka qenë në përdorim të ushtrisë që nga vitet ’30 të shek. XX deri në vitin 1997 dhe tani në pronësi të DRKK. Në mjedisin A46, pasi u hoq dyshemeja prej betoni dhe shtrati i saj prej kalldrëmi u pa se ishin dy mjedise (A46/1, A46/2) të ndarë nga një mur sipas aksit veri-jug (Tab. IV, 1). Në pjesën veriore (A46/1) u zbulua shtresa e tjegullave të çatisë. Shtresa poshtë tjegullave ishte prej dheu ngjyrë kafe përzier me qeramikë; kandila dhe monedha (mesi i shek. VI m. Kr.), si dhe disa gozhdë hekuri. Mjedisi A46/2 ishte mbushur me gurë deri në 1 m thellësi për të niveluar shtratin e dyshemenë së godinës së ushtrisë. Poshtë shtresës së gurëve u gjetën vetëm disa fragmente enësh me glazurë, gozhdë, të shek XIX-XX. Edhe në mjedisin e A45, së pari u hoq dyshemeja e betonit si dhe mbushja me gurë të mëdhenj gëlqeror të hedhur në të thatë për të ngritur nivelin e dyshemesë dhe më pas tjegulla (Tab. IV, 6). Pasi u hoqën gurët u zbulua dyshemeja e shtruar me rrasa të mëdha guri gëlqeror (Tab. II, III, 3). Ky ambient kishte një bankinë në anën veriore, të dëmtuar nga ndërtimi i godinës. Në qoshen veri-perëndimor të ambientit kishte një strukturë drejtkëndore të ndërtuar me pllaka guri të lidhura me baltë dhe të shtruara me tulla, të cilat ishin të djegura. U vu re që kjo strukturë ishte mbështetur direkt mbi dyshemenë me pllaka guri, kurse në veri i mbështetësh një vaske pagëzimi. Muri i godinës së ushtrisë na ka penguar për të përcaktuar jo vetëm funksionin por dhe kohën e ndërtimit të kësaj strukture, si dhe lidhjen e saj me vaskën e pagëzimit. Dyshemeja me rrasa guri ka qenë pjesë e mjediseve të baptisterit. Në pjesën veriperëndimore të kësaj dyshemeje ruhet një vaske e cekët, kufizuar me tulla dhe rrasa guri (Tab. II).

1 Në gërmime morën pjesë dhe I. Ristani, arkitekt dhe G. Resuli, studente UT

ILIRIA XXXVII

380

Tab I. Manastiri i 40 Shenjtorëve, planimetria me ambientet e germuara

S. mUçAj, K. LAKo, S.BUSHI, S. xHYHeRI

381

Ky mjedis, pjesë e kompleksit të baptisterit, komunikonte në të katër faqet e tij me anë të kalimeve të gjera; në jug me vaskën e madhe të baptisterit, në lindje me sternën dhe A46/2, në perëndim dhe veri po ashtu me kthina të tjera, me gjerësi përkatësisht 1,80 m, 1,50 m 1,30 m, 1,50 m (Tab. II). Në përfundim të gërmimit të kompleksit të baptisterit u vërejt se ishte i pajisur me një numër të madh kthinash të ndryshme, shumica të pajisura me bankina.Nga gërmimet e bëra jashtë galerisë perëndimore (Tab. III, 3) u zbulua dhe muri mbajtës jugor i shkallares (Tab. III, 1) si dhe struktura e përshkallëzuar e murit të galerisë në qoshen jugperëndimore (Tab. III, 2). Gjatë gërmimit u vërejt se vrimat midis thepave të shkëmbit natyror ishin të mbushura me materiale të ndryshme arkeologjike: kandila

Tab II. 1, Ambienti A 45 i gërmuar në vitin 2012

balte (Tab. V-VI), llamba qelqi për llambadar (Tab. VII, 3), lidhëse plumbi për fiksimin e llambave (Tab. VII, 4), xhama dritaresh (Tab. VII, 1-2), monedha, disa fragmente elementesh arkitektonike (Tab. IV, 2-4), dhe pak tjegulla që kanë të bërë me gisht figurën e një kryqi të brendashkruar në një rreth ose elips (Tab. IV, 7) . Numri i madh i kandilave prej balte e qelqi, përveç përdorimit në mjediset e ndryshme, duhet të lidhen edhe me procesionin e pelegrinëve, vargu i të cilëve përshkonte rrugën nga qyteti tek kjo qendër e madhe pelegrinazhi, duke mbajtur në dorë ndriçues të ndryshëm. Depozitimi i materialeve arkeologjike në boshllëqet e shkëmbinjve tregon gjithashtu se terreni ku është ndërtuar monumenti ka qenë plotësisht shkëmbor me thepa të mprehtë siç ruhet edhe sot në jug të monumentit. Gërmimet jashtë portikut jugor u bënë për zbulimin e rrugës që fillimisht komunikonte me ansamblin nëntokësor (A5/K. 4) dhe kishte qenë në formë e një tuneli, ashtu si dhe ajo e krahut lindor. Në një fazë të dytë, dera që komunikonte me ansamblin

monUmenTI I 40 SHenjToRËve - 2012

382

Tab III. 1, Shkallët e dëmtuara; III. 2, Faqja perëndimore; III. 3, Ambienti A 45;

III. 4, Gërmimi në jugperëndim të monumentit A4

Tab III.

S. mUçAj, K. LAKo, S.BUSHI, S. xHYHeRI

383

IV. 1-2, Pamje nga gërmimi; IV. 3, Fragment kolone ; IV. 4, Fragment kapiteli; IV. 5, Fragment

tavoline me mbishkrim; IV. 6, Fragment tjegulle; IV. 7, Fragment tjegulle me kryq

Tab IV.

monUmenTI I 40 SHenjToRËve - 2012

384

V. 1-12, Kandila nga Monumenti i 40 Shenjtorëve

Tab V.

S. mUçAj, K. LAKo, S.BUSHI, S. xHYHeRI

385

VI. 1-13, Kandila nga Monumenti i 40 Shenjtorëve

Tab VI.

monUmenTI I 40 SHenjToRËve - 2012

386

VII. 1-2, Pjesë xhami dritaresh; VII. 3, Llamba qelqi; VII.

4, Fiksuese plumbi për llambat

Tab VII. nëntokësor ishte mbyllur duke nxjerrë jashtë funksionit jo vetëm tunelin por dhe mjedisin rrethor në krah të tij që simbolizonte liqenin ku u sakrifikuan 40 Martirët. Dyshemeja e kësaj ish rrugice ishte shtruar me rrasa guri, me të njëjtën teknikë si dhe mjediset nëntokësore. Materiali arkeologjik i zbuluar në A5/K. 4 përbëhesh nga qeramika: amfora të prodhimeve lindore, afrikane dhe italike, të njëjta me ato të gjetura edhe në mjediset e tjera, pak pjesë kandilash, që së bashku si kohë i takojnë shek. VI m. Kr. Në A44 u zbulua një pjesë tavoline rrethore prej mermeri ku në disk ruhet një pjesë e shtagave të kryqit dhe gjysma e djathtë e mbishkrimit në katër rreshta dhe po ashtu në buzë është një mbishkrim tjetër ku ruhet emri AΛVPIW (Tab. IV, 5). Një copë nga një këmbë tavoline mermeri dhe e një kolone prej guri gëlqeror si dhe një fragment kapiteli i zbukuruar me gjethe akanthi (Tab. IV, 2-4).

Ndër kandilat e shumtë, por të fragmentuar, pjesën më të madhe e përbëjnë kandilat e Efesit dhe të tjerë që vijnë nga Afrika e Veriut, Greqia Lindore, etj. Ato janë të tipave të ndryshëm: Bailey Q 3114, Bailey Q 3158, Bailey Q 3171, Bailey Q 3136, Bailey Q 3339, Bailey Q 3355 MLA, tipi Atlante VI, Atlante VIII C2a-b, Atlante X C, 2, 3, 5; D3 A, B; polikandila, etj.