Post on 12-Mar-2023
Yll Mikullovci, student
Mr. sc. Shqipe Nixha
Phdc.Mr.Art. Teuta Jashari Kajtazi, IDArch
Arkitektura Bashkëkohore
Tadao ANDO
Shprehje e Minimalizmit apo jo ?!
1. Hyrje
Duke qenë se diskutimi i kësaj eseje është
nëse Tadao Ando është minimalist apo
jo?!; Hulumtimet e mia fillestare ishin në
njohjen e filleve të minimalismit,
karakterisikat dhe domethënjen
arkitektonike të këtij stili. Termi
"minimalisem" ka pas një prirje nga fillimi
i shek. XIX, dhe gradualisht u bë një lëvizje
e rëndësishme si kundër përgjigje e
projektimit të mbi-dekoruar të periudhës
së mëparshme. Arkitektura minimaliste, u
bë e famshme në fund të viteve 1980 në
Londër dhe Nju Jork, ku arkitektë dhe
dizajnerët e modës filluan të punojnë së
bashku në dekorimin e dyqaneve, për të
arritur thjeshtësi, duke përdorur elemente
të bardha, ndriçim të ftohtë, dhe hapësira
të mëdha me sa më pak mobile. Ndikimi i
arkitekturës minimaliste vërehet në
siluetën e vendbanimeve, duke zbuluar
cilësinë thelbësore të ndërtesave të cilat
reflektojnë thjeshtësi në raportin e
arkitekturës me jetën. Si rrymë e re në
arkitetkurën bashkëkohore u frymëzua
shumë nga e projektimet tradicionale
japoneze dhe konceptin e filozofisë Zen.
Pikërisht në këtë pikë ndërlidhet shumë
mirë ndikimi Tadao Andos dhe shfaqja e tij
në kohën e duhur në arkitekturë, duke
sjell në këtë rrymë një sens më të thellë
koncpetual që tejkalon shprehjen vizuele
arkitektonike për të depërtuar në
ndikimin spiritual që kanë objektet në
shfrytëzuesit e tyre. Në deklarimet e tij,
Ando shprehë se ai e sheh arkitekturën si
pjesë të natyrës, dhe ajo duhet të jetoj e
inkorporuar brenda saj duke i shërbyer në
të njejtën kohë dinamikës së jetës së
sotme urbane. Prandaj qëllimi i
arkitekturës së Tadoa Andos është i
mbështetur në filozofinë e tij për krijimin
e një ndërveprimi të njeriut me natyrën,
dhe kthimi i këtij raporti natyral për tu
pasururar shpirtërisht në kaosin urban.
Frymëzimin për projektimin e objekteve
të tilla Ando e gjen qysh në rrënjët e
hershme të arkitekturës tradicionale
japoneze; mirëpo, ajo sofistikohet më
tutje, duke përdor forma të pastra
gjeometrike të shprehura me materiale
ndërtimore të përpunara me një
teknologji të avancuar të kohës.
Edhe pse projektet e tij ndonjëherë
keqkuptohen nga masa, dhe konsiderohen
të zbrazta e pa jetë brenda tyre, ai i’u jep
atyre objekteve një sens që i shtrinë
horizontet e veta përtej mureve deri në
kozmos, duke u munduar ta sjell përmes
dritës, ajrit e ujit, pasurimin e shpirtit
njerëzor me thesaret që na ofron natyra.
2. Çka është Minimalismi?
“Thjeshtësia është forma përfundimtare e
sofistikimit”
– Leonardo Da Vinci
Si një lëvizje e veçantë në art,
minimalismi identifikohet me zhvillimet e
para, pas Luftës së Dytë Botërore (1960 –
1970). Ky art, rrjedh nga reduktimi i
aspekteve të Modernizmit dhe është
interpretuar shpesh si një kundër reagim
ndaj Ekspresionizmit Abstrakt, si dhe një
urë lidhëse drejt praktikave të artit
Postminimal.
Termi ‘minimalisem’ përveç që
përdoret në art, skulpturë dhe muzikë, ai
gjithashtu përdoret edhe për të
përshkruar një prirje në dizajn dhe
arkitekturë ku subjekti është reduktuar
deri në elementet e tij të nevojshme.
Dizajni minimalist, është ndikuar shumë
nga dizajnet tradicionale japoneze dhe
arkitektura e tyre.
Në këtë stil vepruan shumë artist të
mëdhenjë të kohës, prandaj kjo formë e
artit u zhvillua individualisht dhe mori
forma të ndryshme të trajtimit. "Më pak
është më shumë", është një moto e
adoptuar nga Ludwig Mies van der Rohe,
për të përshkruar taktikën e tij estetike.
Ndërkohë që Buckminster Fuller, si
inxhinier i referohet thënjes " Të bësh më
shumë me më pak", kështu, ai shpreh
shqetësimet e tij të orientuara drejt
teknologjisë dhe inxhinierisë në vend të
estetikës.
- Strukturat arkitektonike - projektohen
relativisht të thjeshta dhe elegante.
Ndërkohë, ndriçimi realizohet duke
përdorur forma themelore gjeometrike,
duke përdorur vetëm një formë të vetme
ose një numër të vogël të formave, duke
përdorur kombinime me shije të ngjyrave
jo të bezdisshme dhe të ndritshme,
(zakonisht me tekstura me bazë dhe
ngjyra natyrore).
Ndonjëherë, duke përdorur
bukurinë e modeleve natyrore, siç janë
tekstura e gurit dhe ajo e drurit, së bashku
me metal dhe beton, fitohet një
arkitekturë e thjeshtuar por prestigjioze
dhe në të njejtën kohë punohet edhe
dizajni i brendshëm. Këto objekte,
zakonisht zbukurohen në stil “space”1
(llambat, orendit, shkallët, etj) e cila
1 Shembuj: http://www.morespacemagazine.com/2013/12/16/20-years-x-20-design-icons/
korrespondon me formën e arkitekturës
minimaliste.
Minimalismi dhe zhvillimi shkencor, mund
t’i ketë kontribuar arkitekturës futuristike
dhe dekoreve moderne në shtëpi, gjatë
fundit të shekullit XX. Arkitektura
moderne minimaliste, çoi në shtëpi, një
stil me kuzhinë dhe qëndrim ditor të
hapur, duke hequr muret e brendshme të
panevojshme. Konceptet dhe elementet e
krijimit minimalist, janë hudhja e çdo gjëje
poshtë, duke e vënë në shprehje cilësinë
thelbësore dhe për të arritur thjeshtësi.
Ideja në minimalisem nuk është që
dizajnet të jenë krejtësisht pa zbukurime,
por që të gjitha pjesët, detaje dhe
mobilieri të reduktohen deri në një fazë,
ku çdo gjë që hiqet apo shtohet do ta
prishte dizajnin.
Arkitektët minimalist, përqëndrohen në
lidhjen e përsosur, të ndriçimit elegant
dhe shqyrtimit të kujdesshëm të
hapësirave boshe, gjatë dizajnimit
arkitektonik. Dizajnet më tërheqëse të
shtëpive, në realitet nuk janë minimaliste,
sepse ato ndërtohen nga materiale të
shtrejta dhe janë me dimensione të
mëdha.
Konsideratat ndaj dizajnimit do të
ishin fare të lehta sikur do të mirrej
parasysh vetëm forma, detajet e
materialit, hapësira dhe vendi. Por,
arkitektët minimalist i tejkalojnë cilësitë
fizike të ndërtesës duke bërë shumë më
tepër; Ata shikojnë thellë në dimensionin
shpirtëror dhe të padukshëm, duke i
kushtuar vëmendje detajeve, njerëzve,
hapësirës, natyrës dhe materialeve. Ky
analizim, zbulon cilësinë abstrakte të
diçkaje që është e padukshme, dhe
kërkimi për këto elemente siç janë drita
natyrore, qielli, toka dhe ajri i japin
minimalismit shpirt. Përveç kësaj,
minimalistët hapin dialogun me mjedisin
rrethues, duke vendosur materialet më
thelbësore për ndërtimin për të krijuar
marrëdhëniet midis objekteve dhe
vendeve.
Në arkitekturën minimaliste,
elementet e projektimit përcjellin
mesazhin e thjeshtësisë. Format
themelore gjeometrike, elementet pa
dekorime, materiale të thjeshta dhe
përsëritja e strukturave të njejta japin një
ndjenjë të rendit dhe cilësisë esenciale.
Lëvizja e dritës natyrore që arrin të
depërtoj në ndërtesa, zbulon hapësira të
thjeshta dhe të pastra. Në fund të
shekullit të 19- të, arti dhe veprat
artizanale filluan të jenë të popullarizuara
në Britani, njerëzit vlerësuan
minimalismin, në lidhje me karakteristikat
e thella filozofike dhe rëndësinë e
materialeve natyrore që aplikohen.
Arkitektët minimalist me përulësi
'dëgjojnë dhe kuptojnë', duke kërkuar
thelbin dhe thjeshtësinë, prej nga duhet
rizbuluar cilësitë e materialeve të thjeshta
dhe të zakonshme.
3. Ndikimet e Traditës Japoneze
Ideja e thjeshtësisë shfaqet në shumë
kultura, sidomos në kulturën tradicionale
japoneze të filozofisë Zen. Japonezët i
kanë përdorur elementet estetike dhe
projektuese të filozofisë ‘Zen’2, në
përputhje me ndërtesat e tyre. Kjo ide e
arkitekturës ka depërtuar edhe në
shoqërinë perëndimore, sidomos në
Amerikë që nga mesi i shekullit të 18-të.
Për më tepër, kjo ka filluar frymëzimin e
arkitekturës minimaliste qysh në shekullin
XIX deri më sot.
Konceptet e modestisë të filozofisë
Zen, shprehin idetë e çlirimit dhe
mundohen ta qartësojnë qëllimin e të
2 Teoria Zen: koncepte filozofike me parime te caktuara organizative te stilit te jeteses - http://zenhabits.net/28/
jetuarit. Thjeshtësia nuk është vetëm
vlerë estetike, qëllimi i ‘thjeshtësisë’ është
edhe: orinetimi drejt natyrës dhe nxjerrja
në pah e cilësive të brendshme të
materialev ndërtimore.
Parimi Japonez estetik “MA” i
minimalizmit i referohet hapësirave të
zbrazëta dhe të hapura. Ky koncept
eliminon të gjitha muret e brendshme të
panevojshme dhe e hap atë ndaj
hapësirës së jashtme. Frank Lloyd Wright
është ndikuar nga disa elemente të
projektimit japonez, një nga elementet që
ai e përdorë në projektet e tij është dera
rrëshqitëse japoneze që mundëson
sjelljen dhe bashkëveprimin e hapësirës së
jashtme me atë të brendshme. Organizimi
i hapësirës së zbrazët është një tjetër
princip i kësaj filozofie, që ka për qëllim të
Formë tradicionale e shprehjes arkitektonike në Japoni
reduktoj çdo gjë deri në elementet më
thelbësore.
Teoria estetike japoneze “Wabi-sabi”,
vlerëson cilësinë e objekteve të thjeshta
dhe të qarta. Sipas kësaj teorie, duhet të
çmohet mungesa e elementeve të
panevojshme, sepse kjo ofron qetësi në
jetë dhe në të njejtën kohë, vije në
shprehje origjinaliteti i elementeve dhe
materialeve. Për shembull, arti i florës
japoneze, i njohur si ‘Ikebana’ nënkupton
që lulja duhet ta shpreh vetëvehten.
Zakonisht njerëzit i këputin degët, gjethet
dhe barishtet nga bimët duke mbetur
vetëm pjesa esenciale e lules. Ky veprim,
bartë idenë e nxjerrjes së cliësisë dhe
karakterit origjinal të natyrës.
Teoria “MA” përveç që manifestohet në
arkitekturën japoneze të objekteve të
banimit, dizajnimin e kopshteve dhe
organizimin e luleve; ajo i tejkalon këta
kufij, duke gjetur aplikim në të gjitha
aspektet e përdishmërisë japoneze, deri
në mënyrën e organizimit të obligimeve
dhe detyrave ditore.
Mirëpo nëse mbesim në diksutimin për
ndikimin e arkitekturës japoneze në
arkitekturën bashkëkohore mbarë
botërore, shembulli më i mirë për
shpërndajen dhe aplikimin e këtyre
teorive, pa dyshim që mbetet Tadao
Ando, i cili e përcjell frymën tradicionale
japoneze dhe perceptimin e tij ndaj
natyrës në veprat e veta. Konceptet e tij
të projektimit janë: materialet bazë,
gjeometria e pastër dhe natyra. Ai
zakonisht, përdor beton ose dru natyral
dhe forma bazike strukturore për të
arritur mprehtësi dhe dritë në hapësirë. Ai
gjithashtu krijon një bashkëpunim në mes
të lokacionit dhe natyrës për të krijuar
rend dhe harmoni në horizont. Veprat e
Andos dhe mënyra e përdorimit të
parimeve estetike japoneze kanë ndikim
të madh në arkitekturën e Japonisë.
Pas Andos, u njohën edhe ushtrues të
tjerë të principeve filozofike japoneze, siç
janë: britaniku John Pawson, ai u njoh për
projektin e tij të enterierit të butikut
‘Calvin Klein’, qëllimi i të cilit ishte
zhveshja nga zbukurimet duke i jep dritë,
shpirtë dhe rend; ndërsa spanjolli Alberto
Campo Baeza, krijoi një projekt ‘Gasper
House’ për një klient kërkesa e të cilit
ishte ‘ të ndihej i pavarur’, ai përdori
dysheme të gurit të cilat depërtonin nga
jasht brenda dhe mure të bardha për
efekte të ndriçimit dhe thjeshtësisë.
4. Tadao Ando – Shprehje e
Minimalizmit apo jo ?!.
“Më pëlqen rrënojat sepse ajo që
mbetet nuk është dizajn i përgjithshëm,
por qartësia e mendimit, struktura e
zhveshur, fryma e sendit”
Edhe pse Ando e hapi firmën e tij
arkitekturës në vitin 1969, ai u bë i njohur
gjerësisht në vitin 1976 me përfundimin e
një shtëpi të vogël urbane në Osaka, të
quajtur Azuma House. Qëllimi për krijimin
e frymës së dizajneve të tij, ishte për t'u
kthyer në jetë stili japonez tradicional i
"kontaktit me dritë, ajër, shi, dhe
elemente të tjera natyrore"; brenda
kufijve të një hapësire të vogël fizike.
Shtëpia, në thelb, rivendos një model
tradicional duke përdorur një fjalor
modern. Në vitin 1979, Ando mori
çmimin e lartë të institutit arkitektonik të
Japonisë për Azuma House.
“Një mishërim i estetikës
tradicionale japoneze, e ngritur si bukuri e
natyrshme e mjedisit e zhveshur nga
zbukurimet, si manifestim i pastërtisë dhe
identitetit kulturor japonez". Të tillë e
përshkruan arkitekturen e Tadao Andos,
Catherine Slessor në magazinen e saj
arkitektonike: “The Review”3.
Ando e konsideronte që shtëpia
Azuma të jetë "pika e origjinës" për punën
3 Catherine Slessor - Achitectural Review (vol.210 no.1256 October. 2001)
e tij të mëvonshme. Ideja e tij në
Shtëpinë e Azuma ishte "të lidhë artin e
ndërtimit me artin e jetesës", ky koncept
u bë qëllimi i tij në dizajnim. Shtëpia
Azuma, prezanton mënyrën e jetesës të
një banori të zënë me jetën urbane, i cili
nuk ka mundësi të përjetoj mjaftushëm
natyrën; Prandaj, të gjitha projektet e
mëvonshme të arkitektit, tentojnë të
mbushin këtë boshllëk.
Elementet kryesore të punës së tij
janë muret, të lehta, me kontraste të
habitshme arkitektonike. Ai i’u
bashkëngjet mureve te betonit, modelet
gjeometrike të trasha për të krijuar një
ndjenjë të fuqishme, ashtuqë, të ofroj një
zonë private për individin kundër kaosit të
forcave urbane. Ai përdor xhamin dhe
lojërat e dritës dhe erës brenda
strukturave të tij, për të sjellë aspektet e
natyrës brenda arkitekturës. Projektet e tij
kryesisht karakterizohen me arkitekturë të
pastër, sterile, pa zbukurime në fasada e
me linja të qarta në gabarit.
Materiali kryesor që aplikon Ando,
është betoni. Në traditën e zdrukthtarisë
japoneze, ai përdor forma druri të
dizajnuara pikërisht për pikpamjen e tij, të
lustruara imtësisht e të lëmuara, për të
arritur në brendi një ndjesi "të qetë (butë)
si mëndafshi".
Ando kombinon betonin me sipërfaqet e
mëdha të qelqit dhe kornizat e çelikut; Ai
shpesh i vendos këto elemente në
kontrast me elemente natyrale prej gurit
natyral dhe ujit të rrjedhshëm.
Tadao Ando ka ndërtuar një numër të
konsiderueshëm të faltoreve gjatë viteve
1980 dhe 1990. Një ndër projektet më të
famshëm të tij është Kisha e Dritës.
Karakteristika kyçe në këtë objekt është
drita përmes së cilës arkitekti ka arritur të
krijoj ndjesi të një qetësie shpirtërore dhe
njëherti ndjenjën e frikës ndaj forcave të
panjohura hyjnore. Vizitorët në këtë kishë,
qasen përmes një shtegu të ngushtë midis
dy masave konkrete, të cilat ndërhyjnë në
njëra tjetrën në një kënd prej 180o, duke
krijuar mundësi për të hyrë brenda.
Karakteri i shenjtë i kësaj kishe, ndezet në
mënyrë dramatike nga sipërfaqet e
rrafshta me mure masive të betonit; Ku
përmes apsidës, në mur vije në shprehje
një prerje në formën e një kryqi, përmes
së cilës depërtojnë në mënyrë
madhështore rrezet e diellit, në brendi të
kishës së errët.
Në një nga diskutimet e tij në lidhje me
projektet dhe arkitekturën, për sa i përket
objekteve religjioze dhe stileve të
ndërtimit, ai shprehë se këto objekte nuk i
konsideron të ndikuara nga arkitektura
japoneze, mirëpo i trajton ato në bazë të
stilit të tij, duke thënë se objektet sakrale
nuk përcaktohen nga traditat e vendit,
por i atribuohen Zotit.
"Vlera e arkitekturës nuk duhet të
rezultoj nga metoda stilistike apo
konceptet abstrakte që kanë qëllim bërjen
arkitekturës, por duhet të vije duke
menduar në rend të parë për banorët e
saj. “ - Koji Taki
Këtu vlen të ndërlidhemi edhe me
kishën e tij mbi ujë, e cila tregon
rëndësinë e ujit në veprat e tij. Në këtë
kishëz, të pozicionuar në mesin e kodrave
të pyllëzuara, vizitorët e fillimisht futen në
një dhomë në trajtë kubi, prej ku zbresin
përmes shkallëve të errëtatë lakuara në
shenjtërore.
Kishëza ka një hapje dramatike ndaj liqeni,
përballë saj ndodhet një kryq që jep
përshtypjen që po rritet për shkak të
reflektimit nga sipërfaqja e liqenit.
Pra, tek këto dy projekte (Kishëza e Dritës
dhe ajo e Liqenit), Ando përdor një
kontrast dramatik të korridoreve të errëta
me një hapje krejt të papritur ndaj dritës
dhe natyrës, që asocon në arkitekturën e
Frank Lloyd Wright, që karakterizohej në
përdorimin e hyrjeve të kompresuara në
hapësirat më të mëdha dhe ‘të lehta’.
“I quajtur "arkitekti më i madh i
gjallë në botë", Japonezi Tadao Ando
është arkitekti i vetëm të që ka fituar
katër çmimet më prestigjioze të disiplinës
së: Pritzker, Carlsberg, Praemium
Imperiale dhe të Kiotos. Kombinimi i
ndikimeve të traditës japoneze me cilësitë
më të mira të modernizmit, ka bërë që
Ando të zhvilloj një estetikë arkitektonike
krejtësisht të veçantë duke bërë që
përdorimi i betonit, drurit, ujit, dritës,
hapësirës dhe natyrës të aplikohet në një
mënyrë që kurrë nuk është parë më herët
në arkitekturë.”
- Philip Jodidio
Magjepsja e Andos me ujë mund të shihet
edhe në veprat e tij të tjera, dy prej tyre
janë edhe Muzeu Nariwa dhe Muzeu i
Artit Modern i Fort Worth; Këto projekte
reflektojnë qartë pikpamjet e Andos,
ndjesinë e tranparencës, pastërsisë dhe
dritës, të cilat ngërthehen ngusht me
njëra-tjetrën dhe reflektojnë një
arkitekturë minimaliste por njëherit të
pasur shpirtërisht.
Muzeu i Artit Modern është pozicionuar
në reliev si trup apo pjesë përbërse e ujit,
kati përdhes është i mveshur me xham
prej nivelit të ujit, duke dhënë
përshtypjen që ndërtesa është në të
vërtetë në rritje nga uji në lindje
primordiale.
“Uji jo vetëm që siguron një
mundësi për ballafaqim dhe bashkëdyzim
me natyrën, por edhe krijon shtigje”, një
tjetër temë kjo, e zakonshme në punën
Andos. Në Muzeun e fëmijëve, Ando
projektuar tarraca ujëvarë të thella
përmes së cilave vizitorët ecin.
Ando e përcakton arkitekturën si
"kutinë që provokon"; Ai thotë, " Unë nuk
besoj se arkitektura duhet të flas shumë.
Ajo duhet të qëndrojnë e heshtur dhe t’i
le erën dhe natyrën nën maskën e diellit
të flasin".
Sot në përditshmërinë tonë, arkitektura
minimaliste jo rrallë konsiderohet si një
stil që përmban në vete shumë sterilitet
dhe modesti. Ajo kritikohet për zhveshjen
dhe zbërthimin e elementeve deri në
strukturën origjinale apo thelbësore të
tyre. Kjo dukuri vije në shprehje në çdo
pjesë të projektimit arkitektonik, duke
filluar nga funksioni i objektit, arkitektura,
materialet e aplikuara, hapësirat e
kthinave e deri te dritaret, dyert e orendit.
Edhe pse si stil arkitektonik, minimalismi
ka filluar si rezultat financiar nga
shkatërrimet e LDB, ai është sofistikuar
dhe ka marrë një sens më të gjërë
arkitektonik se vetëm ai vizuel.
Arkitektura minimaliste mbështetët në
idenë e shtendosjes dhe çlirimit nga
ndrydhja elementeve të panevojshme.
Pra, thjeshtësia nuk është vetëm vlerë
estetike e arkitekturës, qëllimi i
‘thjeshtësisë’ është edhe: orinetimi i
njeriut drejt natyrës dhe hapja e
raporteve natyrore të cilat janë venitur.
Prandaj arkitektura bashkohore, ka për
qëllim të luaj rolin e saj në krijimin
vendeve arkitektonike që mundësojnë më
shumë përjetimin e natyrës. Kështu, uji,
era, drita, shiu dhe elemente të tjera
natyrore, ndërlidhen me arkitekturën, dhe
ajo mundëson që njerëzit dhe natyra të
përballën me njëra-tjetrën. Të gjitha
karakteristikat e arkitekturës minimaliste,
përkojnë me veprat dhe parimet e Tadao
Andos, prandaj ai me të drejtë mund të
konsiderohet arkitekt minimalist, madje
edhe model i arkitekturës minimaliste për
frymëzim të arkitektëve të rinjë.
5. Përmbyllje
6.Biblografia
-29/11/2013:
http://archrecord.construction.com/people/interviews/archives/0205Ando.asp
-22/11/2013:
http://www.bredemeyer.com/pdf_files/MinimalistArchitecture.PDF
-18/11/2013:
http://www.generativeart.com/on/cic/papersGA2007/14.pdf
-04/11/2013:
http://www.dwell.com/books/article/review-tadao-ando
-23/10/2013:
http://www.foundationsakc.com/people/legends/tadao-ando
-17/10/2013:
http://interiordesign.lovetoknow.com/Minimalist_Architecture
-13/10/2013:
http://www.dezeen.com/2013/10/02/centro-roberto-garza-sada-de-arte-
arquitectura-y-diseno-by-tadao-ando/