Faqja 1 nga 13
1 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE
Tiranë, Shkurt 2013
PËRMBAJTJA
Abstrakt ................................................................................................................................... 2
HYRJE ................................................................................................................................... 3
KAPITULLI I........................................................................................................................ 4
1. Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit ................................................ 4
1.1. Pakëz histori ......................................................................................................... 4
1.2. Shtetet anëtare ...................................................................................................... 5
KAPITULLI II ...................................................................................................................... 6
2. Asistenca kushtetuese .................................................................................................. 6
2.1. Kërkesat për opinion ............................................................................................ 6
2.2. Metoda e punës dhe zgjidhja e konflikteve ........................................................... 6
KAPITULLI III .................................................................................................................... 7
3. Zgjedhjet dhe referendumet ......................................................................................... 7
KAPITULLI IV ..................................................................................................................... 7
4. Bashkëpunimi me gjykatat kushtetuese ....................................................................... 7
4.1. Mendimet “amicus curiae” dhe mbështetja direkte ............................................. 8
4.2. Studime Ndërkombëtare, raportet dhe seminare .................................................. 9
KAPITULLI V ...................................................................................................................... 9
5. Komisioni i Venecias dhe Shqipëria ............................................................................ 9
KONKLUZION .................................................................................................................... 11
BIBLIOGRAFIA .................................................................................................................. 12
Faqja 2 nga 13
2 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
Abstrakt
Siç është njohur dhe përmendur si, origjina historike e Komisionit të Venecias lidhet
ngushtë me periudhën epokale që çoi në rënien e sistemit sovjetik 1989-1991. Në atë dështim
strukturor të papritur, për sistemin e organizatës ndërkombëtare u hap një hapësirë e paparë e
angazhimit i dizajnuar në shoqërimin e demokratizimit të Evropës komuniste, e cila impononte
axhendën e kontinentit të vjetër. Ishte e nevojshme mbushja e një zbrazëtie gjeo-institucionale, e
cila filloi me rënien e një sistemi socio-politik, që deri në një çast para fundit të saj, pretendonte
një fitore historike, të pashmangshme mbi demokracitë kapitaliste. (Dupré, 2003)
Për Komisionin e Venecias1 flitet shumë, por shumë pak e kanë idenë se çfarë është ai në
të vërtetë dhe çfarë roli ka luajtur në Shqipëri. Ai është krijuar në maj 1990, kur bota ishte duke
dalë nga Lufta e Ftohtë, ku Evropa e ndarë kërkonte unifikimin e përbashkët të rregullave
juridike. U krijua si një organ konsultativ i Këshillit të Evropës, me një rol të përcaktuar qartë në
adoptimin e Kushtetutave të vendeve të Evropës Lindore, sipas standarteve evropiane dhe për të
asistuar nga pikpamja juridike në tranzicionin e demokracisë, si një shkallë e reflektimit të
pavarur juridik, por të pranuar nga të gjithë. Me një rol thelbësor në parandalimin e konflikteve
dhe trajtimin e tyre, si një lloj “gjykate supreme”, që tregon një të vërtetë që mund ta pranojnë të
gjithë, por që nuk detyron askënd që ta zbatojnë. Në fillim, Komisioni i Venecias ishte një
marrëveshje mes 18 anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe në vazhdimësi me anëtarë nga 58
vende të tjera të të katër kontinenteve.
1 Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit të Këshillit të Evropës.
Faqja 3 nga 13
3 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
HYRJE
Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës2, i ka ofruar asistencë Shqipërisë në procesin e
miratimit të Kushtetutës së vitit 1998, megjithatë, vëreu se Kushtetuta ishte në përputhje me
standardet e Këshillit të Evropës në lidhje me demokracianë, të drejtat e njeriut dhe Shtetin e së
Drejtës. Edhe ligji zgjedhor i miratuar më 2008, u konsiderua nga Komisioni i Venecias dhe
OSBE si një hap i rëndësishëm edhe pse ajo shprehte nevojën për disa ndryshime të caktuara në
sigurimin e pajtueshmërisë së plotë me standardet ndërkombëtare.3 Në nëntor të 2010-ës, sipas
Komisionit Evropian mbi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian u vendos si kusht
për fillimin e negociatave për anëtarësim, niveli i nevojshëm i pajtueshmërisë me kriteret e
Kopenhagenit, të nevojshme për sigurimin e demokracisë dhe të Shtetit të së Drejtës. Në këtë
drejtim, u paraqitën si objektiva prioritare, funksionimi normal i Kuvendit mbi bazën e një
dialogu të vazhdueshëm dhe konstruktiv ndërmjet të gjitha partive politike, ndryshimi i normave
zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-së dhe garantimi i zgjedhjeve sipas
standardeve ndërkombëtare.
2 Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit të Këshillit të Evropës, i njohur si "Komisioni i Venecias",
është një institucion këshillimor i Këshillit për çështjet kushtetuese, i përbërë nga ekspertë të emëruar nga Shtetet
Anëtare për katër vjet, e themeluar me qëllim ofrimin e ndihmës kushtetuese për Shtetet që e kërkojnë. Që nga viti
2002, pjesëmarrja në Komision është gjithashtu e hapur për shtetet jo-anëtare të Këshillit të Evropës (si Kili, Peru,
Brazil, Marok, Tunizi, Algjeri, Izrael, Korea e Jugut).
3 Në veçanti, kishte nevojë për ndërhyrje, ndër të tjera, në kërkesat për mbledhjen e firmave për paraqitjen e listave
nga partitë që nuk ishin të pranishëm në parlament; mbi kërkesa të paqarta për kandidatët femra; mbi disiplinën në
qasje me median dhe financimet elektorale të cilat mund të disavantazhonin partitë që nuk ishin të pranishëm në
Parlament.
Faqja 4 nga 13
4 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
KAPITULLI I
1. Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit
1.1. Pakëz histori
Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur më mirë si Komisioni i
Venecias, është organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese. I themeluar më 1990, komisioni
ka luajtur një rol kryesor në miratimin e kushtetutave që janë konform standardeve të
trashëgimisë kushtetuese të Evropës. Fillimisht e konceptua si një mjet për rregullime
kushtetuese emergjente dhe më vonë u shndërruar në një konsulencë ligjore të pavarur i njohur
ndërkombëtarisht. Ai kontribuon në përhapjen e trashëgimisë Evropiane kushtetuese, bazuar në
vlerat ligjore themelore të kontinentit, ndërsa vazhdojnë të sigurojnë ndihmë kushtetuese për ato
shtete të cilët kërkojnë ndihmën e tij. Ai gjithashtu luan një rol unik dhe të rëndësishëm në
menaxhimin e krizës dhe parandalimeve konfliktuale nëpërmjet ndërtimit të kushtetutës dhe
këshillimit. (Council Of Europe, 2013)
Komisioni i Venecias është i përbërë “nga ekspertë të pavarur që kanë arritur famën
nëpërmjet eksperiencës së tyre në institucionet demokratike ose nëpërmjet kontributit të tyre në
zgjerimin e ligjit dhe shkencës politike”.4 Ata
5 janë akademikë të lartë, veçanërisht në fushat e
së drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare, gjyqtarë të gjykatave të larta dhe kushtetuese apo
anëtarë të parlamenteve kombëtare. Duke vepruar mbi Komisionin në kapacitetin e tyre
individual, anëtarët emërohen për katër vjet nga vendet pjesëmarrëse. Komisioni në shkurt të
2002, si një marrëveshje e pjesshme me 18 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, bëri një
marrëveshje të zgjeruar, duke lejuar që shtete jo evropiane të bëheshin anëtare të plota. Ai
mblidhet katër herë në vit, pikërisht në muajt Mars, Qershor, Tetor dhe Dhjetor në qytetin Italian,
Venecia, nga ku merr dhe emrin.6
4 Neni 2 i Statutit të rishikuar.
5 Anëtarët e Komisionit të Venecias
6 Për më tepër shih:
http://www.rpcoe.esteri.it/RPCOE/Menu/Accordi+Parziali/Commissione_europea_democrazia_attraverso_diritto/,
parë më 8/2/2013.
Faqja 5 nga 13
5 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
1.2. Shtetet anëtare7
Të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë anëtarë të Komisionit të Venecias; për
më tepër, u përfshinë e shtete të tjera jo anëtare të Këshillit të Europës, që nga viti 2004 që fillon
me përfshirjen e Kyrgyzstanit, e deri më 13/03/2012 të Kazakistanit. Vendi ynë ka aderuar në
Komisionin Europian për Demokraci nëpërmjet ligjit, më 14 tetor të 1996. Komisioni në tërësi,
aktualisht ka 58 anëtarë me të drejta të plota. (Council Of Europe, 2013)
Që nga dhjetori i 2009, kryetar i Komisionit është italiani Gianni Buquicchio, dhe dy
ndihmësit e tij janë norvegjezi Jan Erik Helgesen dhe Thomas Markert. Me ta, anëtarë të
Komisionit janë profesorë universitarë të të drejtës kushtetuese, të të drejtës ndërkombëtare,
anëtarë të gjykatave të larta të vendeve të ndryshme apo të gjykatave kushtetuese si dhe
parlamentarë. Fusha e veprimit të tyre është demokracia, të drejtat njerëzore dhe ruajtja e
promovimi i të drejtës, që përfshijnë dhe tre pikat e parimet që kushtëzojnë veprimtarinë e
Komisionit. Komisioni asiston vende të veçanta me këshilla, të cilat nuk janë të detyrueshme për
t’u ndjekur dhe vihet në lëvizje me kërkesë të vetë vendeve që e kërkojnë një gjë të tillë. Afron
këshillë, por nuk imponon ndjekjen e saj. Përpara se të shpallin vendimmarrjen e tyre, projekti
miratohet nga seanca plenare e komisionit. Në praktikën e punës së Komisionit, palët që
kërkojnë këshillë prej tij, ndodh që thirren për të dhënë shpjegime për qëndrimet pro dhe kundër,
madje kanë të drejtën për të diskutuar dhe në seancë plenare. Për vënien në në lëvizje të
Komisionit, nevojitet një kërkesë e të gjitha palëve të përfshira në mosmarrëveshje.8 Komisioni
Evropian dhe OSBE/ODIHR marrin pjesë në sesionet plenare të Komisionit.
Puna e Komisionit të Venecias, ka si synim të mbështesë tre parimet e trashëgimisë
kushtetuese Evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor – guri themelor i
Këshillit të Evropës. Sipas rastit, Komisioni punon në katër zonat kryesore:
- Asistenca kushtetuese;
- Zgjedhjet dhe referendumet;
- Bashkëpunimi më gjykatat kushtetuese;
- Studimet ndërkombëtare, raportet dhe seminaret. (Buquicchio & Garrone, 1998)
7 Për të parë të gjithë listën e shteteve anëtare të Komisionit të Venecias dhe datën e aderimit, shih:
http://conventions.coe.int/Treaty/Commun/ListeTableauAP.asp?AP=9&CM=&DF=07/09/2010&CL=ENG
8 Në rastin e Shqipërisë dhe zgjedhjeve të saj, ato janë PD dhe PS. E ka këtë mundësi edhe Presidenti i Republikës, i
cili sipas kushtetutës është në rolin e Kreut të shtetit.
Faqja 6 nga 13
6 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
KAPITULLI II
2. Asistenca kushtetuese
2.1. Kërkesat për opinion
Detyra kryesore e Komisionit të Venecias është të japë këshilla ligjore për vendet anëtare
në lidhje me ligjet që janë të rëndësishme për funksionimin demokratik të institucioneve. Në
përgjithësi, kërkesa për një opinion bëhet nga vetë shteti, Komiteti i Ministrave, Asambleja
Parlamentare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Sekretari i
Përgjithshëm, ose ndonjë organizatë ndërkombëtare.
2.2. Metoda e punës dhe zgjidhja e konflikteve
Metoda e punës miratuar nga Komisioni, kur jep një opinion është që të caktojë një grup
pune raportuesish,9 të cilët këshillojnë autoritetet kombëtare në përgatitjen e ligjit përkatës. Pas
diskutimeve me autoritetet kombëtare dhe palët e interesuara në vend, grupi i punës përgatit një
draft opinion nëse teksti legjislativ i plotëson standardet demokratike në fushën e tij dhe se si ai
mund të përmirësohet në bazë të përvojës së përbashkët. Opinion-drafti diskutohet dhe miratohet
nga Komisioni i Venecias gjatë një sesioni plenar, në praninë e përfaqësuesve të atij vendi. Pas
miratimit, opinioni bëhet publik dhe i dërgohet organit kërkues.
Edhe pse mendimet e këtij Komisioni përgjithësisht pasqyrohen në legjislacionin e
miratuar, Komisioni i Venecias nuk jep mendime detyruese për shtetet anëtare, por adopton një
qasje bazuar në dialog. Për këtë arsye, grupi i punës, si rregull, viziton vendin përkatës dhe
takohet me aktorë të ndryshëm politikë të përfshirë në këtë çështje.10
Një marrëveshje politike zgjidhjen e konfliktit duhet të mbështetet nga një tekst ligjor të
qëndrueshëm. Për këtë arsye, Komisioni i Venecias i kushton vëmendje të veçantë për vendet të
cilat janë duke kaluar nëpër ose kanë kaluar nëpër konflikte etno-politike.
Në këtë kontekst, me kërkesë të Bashkimit Europian, Komisioni i Venecias ka luajtur një
rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe interpretimin e ligjit kushtetues të Bosnjë dhe Herzegovinë,
“Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, Serbia dhe Mali i Zi, si dhe atë të krahinës së
9 Kryesisht nga radhët e anëtarëve të saj
10 Komisioni i Venecias nuk jep opinione detyruese
Faqja 7 nga 13
7 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
Kosovës. Ajo gjithashtu ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet mbi statusin e
Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në Gjeorgji.
KAPITULLI III
3. Zgjedhjet dhe referendumet
Që nga krijimi i tij, Komisioni i Venecias ka qenë aktiv në fushën zgjedhore, në veçanti
përmes dhënies të mendimeve për legjislacionin zgjedhor. Komisioni ka marrë pjesë edhe në
hartimin e teksteve legjislative në fushën zgjedhore: shembulli më tipik është ai i Shqipërisë, ku
Komisioni mori pjesë në hartimin e legjislacionit zgjedhor në vitin 1997, 2000 dhe në vitin 2003,
në kuadër të komisionit dypartiak.11
Mendimet që lidhen me legjislacionin zgjedhor janë hartuar bashkërisht nga këto dy
organizata.Ndër shtetet që kanë bashkëpunuar rregullisht me Komisionin në fushën zgjedhore
mund të citojmë vende të tilla si Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Ukraina.
Komisioni ka qenë aktiv edhe në një numër të shteteve të tjera, për shembull në kantonet
zvicerane, në Kroaci, në Moldavi, në Rumani dhe në “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Komisioni i Venecias punon edhe për çështje që lidhen me referendumet siç ishte rasti në
Mal të Zi. Që nga viti 2002 roli i Komisionit në çështjet zgjedhore ka qenë riafirmuar përmes
krijimit të Këshillit për Zgjedhje Demokratike. Për më tepër, aktivitetet e saj përfshijnë seminare,
seminare trajnimi dhe misione ndihmëse, në mënyrë që të japin ligjet zgjedhore, stabilitet të
caktuar dhe për të çuar më tej ndërtimin e një trashëgimie evropiane zgjedhore. Komisioni i
Venecias dhe Këshilli i Zgjedhjeve Demokratike ka zhvilluar me tej parimet zgjedhore evropiane
edhe me hartimin e Kodit “Të Praktikave Të Mira Në Çështjet Zgjedhore”. (Praktikat më të mira
të monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Dhjetor 2007)
KAPITULLI IV
4. Bashkëpunimi me gjykatat kushtetuese
Për të garantuar sundimin e ligjit, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndihmosh shtetet të
miratojnë kushtetuta demokratike. Ekziston gjithashtu një nevojë për t’i ndihmuar ata në
sigurimin e implementimit të tyre. Kjo është arsyeja pse drejtësia kushtetuese është gjithashtu një
11
Komisioni bashkëpunon ngushtë me Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR).
Faqja 8 nga 13
8 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
nga fushat kryesore të veprimtarisë së Komisionit, e cila ka zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me
aktorët kryesorë në këtë fushë, si Gjykatat Kushtetuese dhe gjykatat tjera.12
Si fillim, në vitin
1991, Komisioni ngriti Qendrën për Drejtësi Kushtetuese, detyra kryesore e të cilës është që të
mbledh dhe shpërndaj precedentin kushtetues. Për këtë qëllim, Komisioni ka krijuar një rrjet
oficeresh ndërlidhjes me gjykatat. Tri herë në vit, ata kontribuojnë në Buletinin për
jurisprudencën kushtetuese.
Aktivitetet e Komisionit në këtë fushë janë të mbikëqyrur nga Këshilli i Përbashkët mbi
Drejtësisë Kushtetuese. Kjo është e përbërë nga anëtarë të Komisionit dhe ndërlidhës të emëruar
nga gjykatat pjesëmarrëse në mbi 50 vende,13
nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut,
Gjykata e Drejtësisë e Komunitetit Evropian dhe Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të
Njeriut.
Që nga viti 1993, aktivitetet kushtetuese e Komisionit të drejtësisë kanë përfshirë edhe
botimin e Buletinit të jurisprudencës Kushtetuese, e cila përmban një përmbledhje në frëngjisht
dhe anglisht nga vendimet më të rëndësishme të marra nga mbi 60 gjykatat pjesëmarrëse. Në
përgjigje të kërkesave nga një numër i Gjykatave Kushtetuese, Komisioni organizon një sërë
aktivitetesh me këto organe. Që nga viti 1996, konferenca dhe seminare janë mbajtur në Armeni,
Azerbajxhan, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Kirgistani, Letonia,
Lituania, Moldavia, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Afrika e Jugut dhe në Ukrainë Ata kanë
mbuluar jo vetëm çështjet praktike, të tilla si menaxhimin e rasteve ose buxheti i gjykatave dhe
marrëdhëniet e tyre me publikun, por edhe tema që kanë të bëjnë me parimet themelore
demokratike, të tilla si ndarjes së pushteteve apo pavarësinë e gjyqësorit.
4.1. Mendimet “amicus curiae” dhe mbështetja direkte
Me kërkesë të një Gjykate Kushtetuese apo një gjykate me juridiksion të njëjtë, Komisioni
mund të japë mendime “amicus curiae”.14
Këto janë mendime jo mbi kushtetutshmërinë e aktit
në fjalë, por në lidhje me të drejtën kushtetuese krahasuese dhe ndërkombëtare.
12
Me juridiksion ekuivalent si këshillat kushtetuese apo gjykata supreme.
13 Duke përfshirë edhe shtete jashtë Europës.
14 Amicus curiae është një term juridik që i përkthyer fjalë për fjalë, do të thotë "miku i gjykatës". Me këtët shprehje
i referohet kujtdo që nuk është palë në një çështje, ofron vullnetarisht informacon gjykatës të një aspekti ligjor apo
pjesëve të tjera të rasteve, për të ndihmuar gjykatën në vendim. Informacioni mund të përmblidhen në një opinion
Faqja 9 nga 13
9 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
Një fushë tjetër e veprimtarisë në sferën e drejtësisë kushtetuese është mbështetja e dhënë
nga Komisioni për Gjykatat Kushtetuese dhe ekuivalentet e tyre, kur këto janë të nënshtruar në
presionet e autoriteteve të tjera të shtetit.
4.2. Studime Ndërkombëtare, raportet dhe seminare
Aktivitetet ndërkombëtare të Komisionit mundësojnë që ai të kryejë detyrat kryesore të
përcaktuara në statutin e saj, të cilat janë për të përmirësuar funksionimin e institucioneve
demokratike, njohja e sistemeve ligjore dhe të kuptuarit e kulturës juridike të vendeve të
ndryshme Ndërsa shumica e punës së Komisionit është mbi vende specifike, Komisioni
gjithashtu përgatit, përmes iniciativës së vet dhe me kërkesë të organeve të tilla jashtë tij
,studime dhe raporte që trajtojnë tema të interesit të përgjithshëm Studime krahasuese mbi tema
të bëjë me funksionimin e demokracisë ofrojnë përmbledhje fillestare e ligjit në vende të
ndryshme. Një qasje e tillë krahasuese pastaj bën të mundur që të identifikojë vlerat kushtetuese
që janë të përbashkëta në të gjithë Evropën, dhe ku është e nevojshme fushat e dobësitë . Faza e
tretë është ajo e harmonizimit, në të cilën, në bazë të rekomandimeve të Komisionit, parimet në
fjalë janë inkorporuar në ligjin e atyre vendeve ku ato ende nuk janë adoptuar..
KAPITULLI V
5. Komisioni i Venecias dhe Shqipëria
Ka një histori të gjatë bashkëpunimi të shtetit shqiptar me Komisionin e Venecias. Ato
nisin që në vitin e largët 1991, dhe janë përqëndruar kryesisht në disa pika, në asistencën për
shkrimin e dy projektkushtetutave, asaj që u rrëzua me referendum në nëntor 1994 dhe asaj që u
miratua katër vjet më pas, janë përfshirë në sistemin e zgjedhjeve dhe kanë këshilluar se dënimi
me vdekje, i pezulluar në Shqipëri që në vitin 1995, ishte në mospërputhje me kushtetutën. Po
kështu, edhe në probleme që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në vend.
Për projektin e kushtetutës së vitit 1994, Komisioni nxorri një sërë problematikash, që
nisnim që me krijimin e partive me bazë religjioze apo etnike e deri tek drejtimi i bashkësive
fetare vetëm nga qytetarë shqiptarë. Probleme të tjera të atij drafti të rrëzuar, ishin ato që kishin
të bënin me kompetencat presidenciale që konsideroheshin të zgjeruara, me mënyrën e emërimit
ligjor në formën e memorialit ose në formën e një eseje mbi një temë që ka të bëjë me çështjen.Vendimi mbi
pranueshmërinë e informacionit është në diskrecionin e gjykatës.
Faqja 10 nga 13
10 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
të kryeministrit, raportin mes legjislativit dhe presidentit të republikës, çështje të sistemit
gjyqësor, emërimi e karriera e gjykatësve dhe raporti i tyre me politikën, dhe sidomos, për rastet
në të cilat ndërhyhej në reduktimin e të drejtave të njeriut. Megjithatë, edhe në këtë rast, këshilla
e Komisionit të Venecias, u dha mbas përfundimit të referendumit ku qytetarëve nuk e pranuan
projektin e Berishës.
Katër vjet më pas, Komisioni i Venecias pati një rol të rëndësishëm në draftimin e
kushtetutës. Këshillat e tyre u kërkuan nga ish-Presidenti Rexhep Meidani dhe kishin të bënin
kryesisht me organizimin e pushtetit gjyqësor, KLD-në, rotacionin e gjykatësve të lartë dhe
administratën publike. Komisioni i Venecias, konsiderohet se ishte vendimtar edhe në zgjedhjen
e sistemit të legjislativit në vend, në dilemën, një apo dy dhoma të organizimit të tij.15
Komisioni i Venecias është përfshirë në historitë shqiptare të zgjedhjeve për herë të parë në
vitin 1997, kur vendi kishte hyrë në anarki dhe organizimi i zgjedhjeve ngjante si mision i
pamundur. Ka kontribut në rishikimin e ligjit elektoral të kohës, sidomos në pjesën që kishte të
bënte me zgjedhjet e parakohshme dhe mënyrën sesi mund të zgjidhen krizat. Po kështu ka qenë
përfshirë në të njëjtën histori dhe në vitet 2000-2003, me asistencë juridike në komisionet
bipartizane që ndërtonin aso kohe Kodin Zgjedhor. Nuk është vënë në lëvizje në prill të vitit
2008 kur u bënë ndryshimet e pjesshme kushtetutese dhe as në dhjetor të të njëjtin vit, kur
mbaroi së shkruari Kodi i ri Zgjedhor.
Në vitin 2011, mund të jetë momenti i të vërtetës për të vërtetën që ky Komision mund të
sjellë në Tiranë në mes të sherri të krijuar në numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë
e gabuara. Gjithmonë vetëm në rast se zoti Berisha, do të pranonte atë çfarë kërkon Edi Rama,
pranon të zgjedhë Komisionin e Venecias dhe jo Tom Ndrecën që 25 vjet më parë, bënte
rapsodin në vatrën e kulturës së një qyteti të vogël të veriut të vendit. Sepse nuk bëhet më fjalë
për të përcaktuar emrin e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës, në lojë është vetë fati i
përkohshëm të demokracisë shqiptare.
Në Shqipëri, nga viti 2005 deri më sot, janë bërë disa përpjekje, për të arritur në një
konsensus midis partive parlamentare, me qëllim kufizimin e imunitetit. Mosfinalizimi i tyre
duket se lidhet me dy aspekte: së pari, më aspektin politik, ndërtuar mbi një klimë mosbesimi
dhe nga një polarizim i klasës politike. Së dyti, me aspektin juridiko-kushtetues, pasi duket qartë
që, kufizimi i imunitetit të deputetëve kërkon ndryshimin e Kushtetutës. Meqenëse Kushtetuta,
15
Për më tepër shih: http://www.parlament.al/web/Historiku_5995_1.php parë më 9/2/2013.
Faqja 11 nga 13
11 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
ka bërë rezervë konstitucionale procedurën e dhënies së autorizimit nga Kuvendi dhe nuk e
referon përmes ligjit ose akteve të tjera ligjore, e bëri të pamundur, që kufizimi i imunitetit të
kryhej me ligj, apo me ndonjë vendim të Kuvendit. Kështu, përpjekja për të kufizuar dhe hequr
imunitetin, përmes një vendimi konsensual të Kuvendit (projekt i vitit 2005), nuk u pranua nga
opozita, e cila e konsideroi atë një vendim antikushtetues, me arsyetimin se kërkonte të
ndryshonte dispozitat përkatëse të Kushtetutës. (Omari & Anastasi, 2010)
Një përpjekje e dytë u bë në vitin 2007, që gjithashtu, mbeti e parealizuar. Një grup
deputetësh nga i gjithë spektri politik, paraqitën në Kuvend projektligjin “Për kufizimin e
imunitetit të deputetëve dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale”, i cili do të miratohej si
një ligj organik i Kuvendit, që kërkonte një shumicë të cilësuar (3/5). Kjo nismë ishte bazuar në
opinionin e Komisionit të Venecias,16
në të cilin, midis të tjerave, Komisioni kishte theksuar se:
“...nëse Kuvendi do të miratonte dispozita të përgjithshme mbi kufizimin e imunitetit
parlamentar, ato duhet të merrnin shumicën e cilësuar të parashikuar në Nenin 81,
pika 2, të Kushtetutës, që ka të bëjë me organizimin dhe funksionimin e
institucioneve që parashikohen nga Kushtetuta. Kjo nuk shmang problemin lidhur
me nevojën e marrjes së një vendimi individual për çdo rast që mund të paraqitet.
Kjo çështje duhet të vendoset nga autoritetet shqiptare kompetente.”
(OSCE/ODIHR, Venice Commission, 2006)
Gjithashtu, ky projekt ishte mbështetur në Rezolutën (97)24, “Për njëzet parimet
udhëheqëse të luftës kundër korrupsionit” e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.222
Parimi i gjashtë udhëheqës i parashikuar nga kjo rezolutë, ishte pikërisht ai “i kufizimit të
imunitetit nga hetimi, ndjekja penale apo gjykimi i krimeve të korrupsionit në shkallën e
nevojshme në një shoqëri demokratike”.
KONKLUZION
Në konkluzion nuk do të shtoja apo përmbledhja gjë tjetër veçse të përmendja rezolutën e
Parlamentit Evropian të 8 korrikut të 2010, ku mirëpreti përmirësimet në kuadrin ligjor dhe
administrativ të procesit zgjedhor, dhe vuri në dukje vlerësimin e përgjithshëm pozitiv të
16
Marrë nga: http://www.venice.coe.int/docs/2206/CDL-AD(2006)005-e.asp, Opinion nr. 361/2005, datë
20/03/2006.
Faqja 12 nga 13
12 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
Komisionit të Venecias në Opinionin e tij të përbashkët për Kodin Zgjedhor të Republikës së
Shqipërisë. Vëreu që, sipas vlerësimit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet parlamentare të qershorit
2009, ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare, por që nuk mundi të arrinte qëllimin e
forcimit të besimit në procesin zgjedhor. Në vazhdim, tërhoqi vëmendjen për nevojën e zbatimit
plotësisht të rekomandimeve të bëra në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet
parlamentare të vitit 2009, dhe ftoi si shumicën dhe opozitën, të mblidheshin në Parlament dhe të
fillonin menjëherë punën për zbatimin e plotë të këtyre rekomandimeve. Mirëpriti, faktin që
Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e ligjit të lustracionit dhe që ligje të tilla duhen rishikuar.
Kërkoi një konsultim dhe konsensus më të gjerë, sidomos me Komisionin e Venecias, në rastet e
elaborimit të një projekt-ligji të ri si dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së
institucioneve kushtetuese. (OSCE/ODIHR, 2011)
Pra, në rastet e një hendeku ligjor, është mirë që më përpara të bëhen konsultime të tilla me
Komisionin e Venecias, por më e rëndësishmja është që pa konsensus politik nuk mund të ketë
bashkëpunim dhe integrim në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Komisioni i Venecia
është aty për të ndihmuar në situata të tilla dhe nuk duhet hezituar në kërkimin e ndihmës së një
institucioni të tillë.
BIBLIOGRAFIA
Buquicchio, G., & Garrone, P. (1998). L’harmonisation du droit constitutionnel
européen. Uniform Law Studies.
Praktikat më të mira të monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri. (Dhjetor 2007). Shoqata
Për Kulturë Demokratike.
Dupré, C. (2003). Importing the law in post-comunist transitions. Hart Publishing.
Omari, L., & Anastasi, A. (2010). E drejta Kushtetuese. Tiranë. Shtëpia Botuese ABC.
Website
Literaturë e formatit elektronik të marrë nga website-et e mëposhtme:
- http://en.wikipedia.org
- http://www.coe.al
Faqja 13 nga 13
13 KOMISIONI I VENECIAS DHE ROLI I TIJ NË SHQIPËRI NDËR VITE – Emiliano Aliu
- http://www.venice.coe.int
Top Related