-0

60
- 0 - UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEGA:ADMINISTRIM FINANCIAR Punoi: Udhëheqësja e Mikrotezës: Erion Merkuri Phd:Manjola Xhaferri

Transcript of -0

- 0 -

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

DEGA:ADMINISTRIM FINANCIAR

Punoi: Udhëheqësja e Mikrotezës:

Erion Merkuri Phd:Manjola Xhaferri

- 1 -

Abstrakt

Kur flasim për mikrofinancë i referohemi shërbimeve financiare të vogla (në shkallë te vogël) – kryesisht

kredive dhe kursimeve të cilat u sigurohen fermerëve, sipërmarrjeve të vogla apo mikro, ku prodhohen,

riciklohen, riparohen apo shiten mallra; atyre që sigurojnë shërbime; atyre që punojnë për paga apo

komisione; atyre që fitojnë të ardhura nga qeraja e një sasie të vogël toke, automjetesh, apo makineri dhe

paisje; dhe individëve e grupeve të tjera në nivele lokale në zonat rurale dhe urbane të vendeve në zhvillim.

Shërbimet e kursimit i krijojnë mundësi kursyesit të ruajë tepricë likuiditeti për përdorim të ardhshëm dhe

të sigurojë rentabilitetin e investimeve të tyre. Shërbimet e kredisë krijojnë mundësi për përdorimin e të

ardhurave të parashikuara për investim aktual apo konsum.

Mikrofinanca ka evoluar si një metodë zhvillimi ekonomik e paracaktuar për të përfituar individët me të

ardhura të uleta. Termi i referohet sigurimit të shërbimeve financiare të klientëve me të ardhura të uleta,

duke përfshirë të vetë-punësuarit.

Në realitetin e sotem ekonomik shqiptar mikrofinanca përbën një faktor të rëndësishëm i cili duhet të

merret në konsideratë dhe si i tillë është analizuar në të gjithë elementët e saj në këtë punim.

Abstract

When we talk about microfinance we refer to small financial services (small degree) – mostly loans and the

savings which are provided to farmers, small or micro enterprises, that produce, recycling, repaired or

selling goods; them that provide services, them that works for wages or commissions, them that improve

revenues from the rent of a small quantity of land, automobiles, or machines and equipments; and to

individs and other groups at local levels in rural and urban areas of developing countries.

Saving services give opportunity to savers to save a balance of liquidity for future use and to provide the

rentability of their investments. Services of the credit create the opportunity to use the provided revenues

for actual investment or consumption.

Microfinance has evolved as a method of economic development, destined to benefit persons with small

revenues. The term is referred to the prioviding of financial services to clients with small revenues

including self-employment.

In the nowadays Albanian economic reality microfinance is an important factor which should be taken into

consideration and as such is analyzed throughout the elements of its in this paper.

- 2 -

Fjalët kyce

Mikrofinance, institucione Financiare,zhvillim.

Mirënjohje

Për zhvillimin dhe realizimin e këtij punimi i cili merret me zhvillimin e mikrofinancës,

kam pasur bashkpunin dhe mbështetje nga individë dhe institucione te ndryshme.

Së pari nje falenderim shkon për familjen time, e cila me ka mbështetur me cdo mjet

,kane qënë ata që në cdo moment me kanë dhënë motive, shtyse por dhe besim per rrugën

e nisur.

Së dyti nje falenderim i vecantë shkon per udhëheqësen e temes Phd. Manjola Xhaferri, e

cila me këshillat,orientimet, si dhe me ndihmesën e pafund bënë të mundur realizimin e

temës.

Së treti nje falenderim shkon dhe për personin qe bëri të mundur korrektimin gjuhesor

Fatmir Merkuri i cili me ka dhënë një ndihmese në realizimin e temës.

Së fundi nje falenderim shkon per Universitetin “aleksandër Moisiu” i cili më ka dhënë

mundësinë për të marre dije, si dhe më dha mundësine e realizimit të kësaj teme,

gjithashtu një falenderim shkon dhe për stafin akademik, dhe petagogët me të cilet kam

bashkpunuar gjatë këtyre viteve.

- 3 -

Përmbajtja:

Hyrja .........................................................................................................................f.5

I. Kapitulli i parë....................................................... Konsiderata të përgjithshme për

mikrofinancën...........................................................................................................f.9

1.1. Një përshkrim i shkurtër për historinë e zhvillimin e mikrofinancës.

1.2. Përmasat e Industrisë së Mikrofinancës

1.3. Kuptimi i Mikrofinancës

II.Kapitulli i Dytë…………………………..Mikrofinanca dhe Sistemi Bankar...f.19

2.1. OFRUESIT E SHËRBIMEVE TË NDËRMJETËSIMIT FINANCIAR

2.2 Ndikimi i ofruesve mikrofinanciarë privatë ne ofruesit e tjerë

2.3. Roli i donatorëve në zhvillimin e mikrofinancës

III. Kapitulli i Tretë.........................................Strategjitë dhe politikat e zhvillimit të

bankave per mikrofinancën......................................................................................f.29

3.1. Strategjitë multilaterale të zhvillimit të bankave për mikrofinancën

3.2. Politikat e sektorit financiar dhe detyrimet ligjore

- 4 -

IV. Kapitulli i Katërt..........................................Rëndesia dhe llojet e institucioneve

mikrofinanciare.............................................................................................................f.32

4.1. RËNDËSIA E INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARË 4.2. Llojet e institucioneve mikrofinanciarë

4.3.1. Institucionet financiarë formalë

4.4. Ndërtimi i kapacitetit institucional.

V. Kapitulli i Pestë..........................................Konkluzione dhe Rekomandime........f.46

VI. Referencat................................................................................................................f.59

- 5 -

Shkurtesat e përdorura

GDP Produkti i brëndshëm bruto

OJF Organizata jofitimprurese

SME Ndërrmarrje të mesme dhe të vogla

EMN Europian mikrofinancë Network

Hyrje

Mikrofinanca i ka fillesat e saj ne fillim të viteve 80-te, në këto vite qeveritë dhe

donatorët ndërkombëtar mendonin dhe besonin se të varfrit, fermerët, kerkonin kredi me

interesa të ulta si një mënyrë për të rritur prodhimin, për të plotësuar nevojat jetike

familjare, nga ana tjetër qeverite e shikonin si nje katalizator dhe faktor për të rritur

produktivitetin ne ekonomi. Që nga viti 1980 mikrofinanca si fushe (shkencë) është rritur

në mënyrë të vazhdueshme.

Donatorët private, qeverite kanë mbështetur dhe mbështesin në mënyre aktive dhe

inkurajojnë veprimtaritë e mikrofinancës si një themel për një shtrirje sa më të gjerë, por

dhe një qëndrueshmërie financiare. Në përgjithesi, shërbimet e mikrofinancës mund të

ndihmojnë njerëzit me të ardhura të ulta të reduktojnë rrezikun, të përmirësojnë

manaxhimin, të rrisin produktivitetin, të kenë rentabilitet më të lartë të investimeve, të

rrisin të ardhurat dhe të përmiresojnë cilësinë e jetës së tyre dhe të vartësve të tyre.

Shërbimet financiare zakonisht përfshijnë kursimet, kredinë dhe në disa raste sherbime

pagesash dhe sigurimesh. Përveç ndërmjetësimit financiar, shumë institucione

mikrofinanciare sigurojnë shërbime të ndërmjetme shoqërore si formime grupesh,

zhvillim të vetëbesimit dhe trajnim midis anëtareve të një grupi në aftësitë menaxhuese

dhe financim në shkrim e këndim.

- 6 -

Përmbledhje ekzekutive

Kapitulli i parë

Mikrofinanca i referohet shërbimeve financiare të vogla kryesisht kredive për fermerët si

dhe individëve që drejtojnë ndërrmarrje të vogla. Termi mikrofinancë i referohet

sigurimit të shërbimeve financiare të klientëve me të ardhura të ulta, duke përfshire dhe të

vetëpunësuarit. Institucionet mikrofinanciare tregtare mund të sigurojnë shtrirje në një

segment domethënës të familjeve të varfera të vendit të tyre. Kjo tashmë ka ndodhur në

disa shtete në të tjerat është në hapa tëndryshme progresi.

Kapitulli i dytë

Politikat social-ekonomike të qeverisë,i gjithë mjedisi ekonomik i një vendi, niveli i

zhvillimit të sektorit financiar,ndikojnë ne organizatat qeveritare mikrofinanciare në

shpërndarjen e sherbimeve financiare tek të varfërit.

Kuptimi i sistemit financiar të një vendi u krijon mundësi siguruesve të mikrofinances të

identifikojnë zonat në të cilat shërbimet ose produktet për grupe të caktuara klientësh janë

të pamjaftueshme, ose nuk ekzistojnë.

Sistemet financiare përgjithësisht mund të ndahen në sektorë formale, gjysëmformalë dhe

informalë. Dallimi midis sektorit formal dhe informal parimisht bazohet në atë se kur

ekziston një infrastrukturë legale që siguron burime për qiradhënësit dhe mbrojtje për

depozituesit.

Kapitulli i tretë

Të ndërtosh sisteme financiare kombëtare që u shërbejnë segmenteve më tëvarfëra të

shoqerisë kerkohen tre komponentë thelbesorë: një shtrirje kombetare, shërbime

financiare të infrastrukturës bazuar në komunitet, lidhje midis infrastrukturës popullore të

ekonomisë informale dhe të infrastrukturës formale të tregjeve financiare dhe një mjedis

- 7 -

autoritar favorizues që krijon mundësi për rritjen e institucioneve mikrofinanciare dhe

mikroorganizatat. Një nga çështjet më të rëndësishme në mikrofinancë sot është

mbikqyrja dhe rregullat për institucionet mikrofinanciare. Siç është përmendur, shumë

organizata informale dhe gjysmeformale që sigurojnë sherbime financiare për

mikroorganizmat nuk veprojnë sipas rregullave qeveritare që aplikohen për bankat dhe

institucionet e tjera financiare formale.

Shume institucione mikrofinanciare jane mjaft të ndryshme nga bankat tregtare në

strukturat institucionale. Për më tepër manaxhimi i një portofoli mikrokredie ndryshon

shumë nga manaxhimi i një portofoli tradicional bankar.

Kapitulli i katërt

Një institucion mikrofinanciar është një bashkim asetesh humane, financiare, dhe të tjera

të kombinuara për të kryer veprimtari të tilla si dhënia e kredive dhe marrja e depozitave.

Një rëndësi të madhe ka që institucionet mikrofinanciare të jenë institucione të

qëndrueshme dhe mbështetëse ose të paktën të jetë e qartë rruga për t’u bërë të tillë, për

shkak se njerezit që i përkasin grupit objektiv kanë nevojë për ofertë të besueshme të

sherbimeve financiare dhe një institucion tek i cili ata mund të besojnë depozitat e tyre.

Shumë institucione mikrofinanciarë me perjashtim të disa bankave tregtare punojnë me

një ose disa agjensi zhvillimi ose partnere. Keto agjensi zhvillimi mund te jene OJF

nderkombëtare, qeveri ose donatorë që sigurojnë asistence teknike, fonde dhe trajnim për

vetë institucionet mikrofinanciarë sesa për klientët e institucioneve mikrofinanciare

Qëllimi dhe Objekitvat

Me anë të ketij punimi do mundohem të hedh sadopak dritë mbi principet e sistemit

mikrofinanciar, shtyllat në të cilat është ngritur ky sistem, dinamikat e proceseve të tij,

shpejtësinë e progersit të tij, rolin në zhvillimet ekonomiko-sociale të shoqërisë.

- 8 -

Duke parë problematikat dhe shumëdimensionalitetin që karakterizon këtë temë, dhe për

shkak të një studimi të shkurtër dhe modest, në këtë punim do të trajtojmë problematikën

e formimit, zhvillimit dhe ardhjes deri në ditet e sotme.

Financat në shoqëri kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm për zhvillimin dhe

përparimin e shoqërisë njerëzore. Ato kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet

ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike në mbarë rruzullin tokësor. Roli i

mikrofinances rreth viteve 80-te dhe vecanërisht në kohën që ne sot jetojmë, ka një

evidentim dhe ngritje të ndjeshme dhe dalëngadalë me kalimin e kohës po zë një

përqindje të madhe në jeten social- ekonomike. Objektivat e këtij punimi po i parashtroj

si më poshtë:

Pse mikrofinanca është e rëndësishme në ditet e sotme?

Pse mikrofinanca po rritet?

Cilat jane rreziqet e mikrofinancës

Cfarë roli po luan mikrofinanca në shoqeri

Sa të rëndësishme janë institucionet financiare

Pse po rritet roli i mikrofinancës, por dhe i institucioneve financiare

Hipotezat

Mikrofinanca një nga shtyllat kryesore për zhvillimet ekonomike përgjate shekullit të 21.

Mikrofinanca bazë e ndryshimit për fushën social-ekonomike të shoqërive.

Metodologjia

Për realizimin e kesaj teme më është dashur shfletimi i një serë punimeve shkencore, si

libra, revista. Një forme tjetër kërkimi që kam aplikuar për zhvillimin dhe realizim sa më

te plote te temes janë dhe kerkimi në internet.përvec këtyre kam përdorur dhe metodën e

hulumtimit, analizës por dhe të krahasimit, për ta sjelle sa më të plotë këtëpunim.

- 9 -

I.kapitulli i Parë:

Konsiderata të pergjithshme për mikrofiancën

1.1. Një përshkrim i shkurtër për historikun e zhvillimit e mikrofinancës

Mikrofinanca i referohet shërbimeve financiare të vogla (në shkallë të vogël) – kryesisht

kredive dhe kursimeve të cilat u sigurohen fermerevë, atyre që drejtojnë sipermarrje të

vogla apo mikro, ku prodhohen, riciklohen, riparohen apo shiten mallra; atyre që

sigurojnë shërbime; atyre që punojnë për paga apo komisione; atyre që fitojnë të ardhura

nga qeraja e një sasie të vogël toke, automjetesh, apo makineri dhe paisje; dhe individeve

e grupeve të tjera në nivele lokale të vëndeve në zhvillim në zonat rurale dhe urbane.

Shërbimet e kursimit i krijojnë mundësi kursyesit të ruajë tepricë likuiditeti për përdorim

të ardhshëm dhe të sigurojë rentabilitetin e investimeve të tyre. Shërbimet e kredisë

krijojnë mundësi për përdorimin e të ardhurave të parashikuara për investim aktual apo

konsum. Në përgjithësi, sherbimet e mikrofinancës mund të ndihmojnë njerezit me të

ardhura të ulta të reduktojne rrezikun, të përmirësojnë manaxhimin, të rrisin

produktivitetin, të kenë rentabilitet më të lartë të investimeve, të rrisin të ardhurat dhe të

përmiresojnë cilesinë e jetes së tyre dhe të vartësve të tyre.

Shërbime të tilla rrallë kanë akses në sektorin financiar formal. Kredia është gjerësisht e

përdorshme nga huadhënësit tregtar jo zyrtar, por në menyrë tipike siç do te shohim më

poshtë, me kosto shume të lartë për huamarrësit - veçanërisht huamarresit e varfër.

Bankat në përgjithesi pretendojnë se sigurimi i kredive të vogla dhe sherbimet e

depozitave janë pa perfitim. Kostoja e shpërndarjes së sherbimeve financiare të vogla në

nivel lokal është shume e lartë për institucionet e pasubvencionuara ku tregu financiar

jozyrtar kënaq kërkesën.

OJF-të dhe institucionet e tjera financiare jobankare, janë drejtuar në zhvillimin e

metodologjive të duhura të kredisë për huamarresit me të ardhura të uleta, por këto

- 10 -

institucione me përjashtime të pakta, mund të operojnë vetëm në një shkallë shumë të

vogël.

Njerëzit e varfër kerkojnë mikrofinancën në mënyrë të kufizuar. Zakonisht ata nuk janë

në gjëndje të bindin rreth besueshmerisë së tyre apo rreth kërkesave të tyre për sherbime

kursimesh dhe kredish, kjo është një arsye pse nuk sigurohen shërbime, ata që kanë

mundesi nuk e kuptojnë kërkesën; ata që kuptojnë kërkesën nuk kanë mundësi.

Ka dallime midis vëndeve dhe rajoneve për mundesinë e sigurimit të shërbimeve të

mikrofinancës dhe në nivelin e plotesimit të kerkesës për keto shërbime. Ka gjithashtu

dallime në kërkese midis bizneseve të vogla, sipërmarrjeve mikro, fermerëve, punëtoreve,

punetoret me të ardhura të ulëta e të tjerë. E përbashkët pothuaj për të gjitha pjesët e botës

në zhvillim, është një mungesë e institucioneve tregtare mikrofinanciare – e cila kufizon

mundesitë dhe ul sigurinë financiare të njerëzve të varfër në të gjithë botën.

Por kjo strukturë po ndryshon. Revolucioni mikrofinanciar po shfaqet në shumë vende të

botës. Ky term, në shkallë të gjerë i referohet financimeve fitimprurese të shërbimeve të

mikrofinancës – kursimeve të vogla dhe kredive - tek njerëzit e varfër ekonomikisht

aktive nga institucione financiare të qëndrueshme. Keto shërbime sigurohen nga

institucione aktive në nivel lokal – pranë shtepive dhe vendeve të punës së klienteve – në

zonat rurale dhe urbane.

Shërbimet financiare të shpërndara në nivel lokal u referohen njerëzve që jetojnë në fshat

dhe vëndbanimeve të tjera rurale dhe për njerëzit që jetojnë në lagje me të ardhura të

uleta në zonat urbane apo gjysëmurbane.

“Shkallë e gjerë”, do të thotë mbulim i miliona klienteve nga institucione të shumta; ose

për vendet e vogla apo për vendet me të ardhura të mesme dhe të larta me kërkesë të ulet,

shtrirje e një pjese domethënëse e tregut te mikrofinancës. “Përfitueshmeri” do të thotë

mbulim i të gjitha shpenzimeve dhe rreziqeve pa subvencion dhe kthim i një fitimi tek

institucioni.

- 11 -

Institucionet mikrofinanciare tregtare mund të sigurojnë shtrirje në një segment

domethënës të familjeve të varfëra të vendit të tyre. Kjo tashmë ka ndodhur në disa shtete

në të tjerat është në hapa të ndryshme progresi.

Ky punim do të trajtojë revolucionin mikrofinanciar, principet mbi të cilat ai është

bazuar, dinamikat e proceseve të tij, shpejtësinë e progresit të tij dhe rolin e tij në

zhvillimet ekonomike dhe sociale.

Mikrofinanca i ka fillimet në vitin 1980 si një përgjigje për dyshimet dhe kërkimet rreth

shpërndarjes shtetërore të kredisë së subvencionuar për fermerët e varfër. Në vitin 1970,

agjensitë qeveritare ishin metoda kryesore e sigurimit të kredisë për ata që nuk kishin

mundësi për të marrë kredi njerëz që ishin të detyruar të paguanin norma interesi fajdesh.

Qeveritë dhe donatorët ndërkombëtar mendonin se të varfrit kërkonin kredi të lira dhe e

panë këtë si mënyrë për të rritur prodhimin bujqesor duke mbështetur pronarët e vegjël të

tokave. Perveç sigurimit të kredisë bujqësore të subvencionuar, kreditorët krijuan unione

krediti të frymezuar nga modeli Raiffeisen i zhvilluar në Gjermani në vitin 1864. Fokusi

i këtyre institucioneve kooperuese financiare ishte kryesisht mobilizimi i kursimeve në

zonat fshatare në përpjekje për “t’u mësuar fermerëve të vegjël se si të kursenin”.

Në fillim të viteve 1990, modeli i kredisë së standardizuar, i mbështetur nga shume

donator ishte objekt kritikash të vazhdueshme, sepse shumica e programeve gjeneronin

humbje të mëdha huash dhe kërkonin rikapitalizim të vazhdueshëm për të vazhduar

funksionimin. U vu re që duheshin zgjidhje gjithnjë e më tepër në bazë tregu për të bërë

mikrofinancën si një pjese përbërese të sistemit të përgjithshem financiar. U zhvendos

vemendja nga disbursimi i shpejtë i kredive të subvencionuara për popullsinë e synuar,

tek krijimi i institucioneve lokale, të qëndrueshme, për t’u shërbyer tëvarfërve.

Në të njejtën kohe, OJF-të lokale filluan të kërkonin një qëndrim mëafatgjatë sesa

gjenerimi i paqëndrueshëm i të ardhurave për zhvillimin e komunitetit. Në Azi, Dr.

Mohammed Yunus nga Bangladeshi, e hapi rrugën me një skeme huadhenese pilot për

njerëzit pa toke e cila më pas çoi në krijimin e Grameen Bank, e cila u shërben tani më

shumë se 2,4 milionë klientëve (94 përqind prej tyre femra) dhe është model për shumë

- 12 -

vende. Në Amerikën Latine, ACCION International mbështeti zhvillimin e huadhënies

për grupe solidariteti për shitësit urbane dhe fondacioni Carvajal zhvilloi një sistem të

suksesshëm të dhenies së kredisë dhe trajnimit për individet mikro-sipërmarres.

Gjithashtu ndryshime ndodhen në sektorin formal financiar. Banka Ryakat Indonesia, një

bankë fshatare shtetërore u largua nga dhënia e kredisë së subvencionuar dhe ndërmori

një qëndrim me institucional duke vepruar me parimet e tregut. Banka Rakyat Indonesia

zhvilloi një grup inisiativash nxitëse për huamarrësit e saj (fermerë të vegjël) dhe

personelin, duke shpërblyer ripagesën e huase në kohe dhe duke u mbështetur në

mobilizimin vullnetar të depozitave si një burim fondesh.

Që nga viti 1980, fusha e mikrofinancës është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

Donatorët mbeshtesin në mënyrë aktive dhe inkurajojnë veprimtaritë e mikrofinancës,

duke u fokusuar tek institucionet mikrofinanciare, qe angazhohen për një shtrirje dhe

qëndrueshmeri financiare. Ndërsa vitet 2000 dhe shumica e viteve 90 u karakterizua nga

një pakete e integruar e kredisë dhe trajnimit e cila kerkonte subvencionime, sot vihet

theksi vetëm në sigurimin e shërbimeve financiare. Kohet e fundit, OJF-te e

mikrofinancës kanë filluar të transformohen në institucione financiare që njohin nevojën

për të siguruar shërbime kursimesh për klientët dhe të kenë akses tek burimet e financimit

të tregut, në vënd që të mbështeten thjesht tek fondet e donatorëve.

Kjo njohje e nevojës për të arritur qëndrueshmëri financiare, ka tërhequr vëmendjen për

drejtimtin aktual të “sistemeve financiare” drejt mikrofinancës. Ky qendrim

karakterizohet nga besimet e meposhtme:

Kredia e subvencionuar e demton zhvillimin;

Njerëzit e varfër mund të paguajnë norma interesi aq të larta sa të mbulojnë kostot

e transaksionit dhe pasojat e tregjeve joperfekte të informacionit në të cilin

operojnë huadhënësit;

Synimi i qëndrueshmërisë (rikuperimi i kostos dhe si pasojë edhe fitimit) është

çelësi jo vetëm i permanencës në huadhënie, por edhe për ta bërë institucionin e

huadhenies më të fokusuar dhe efiçent;

- 13 -

Për shkak se madhësia e huasë për njerëzit e varfër është e vogël, institucionet

mikrofinanciare duhet të arrijë një shkallë të mjaftueshme që të jetë e

përballueshme, e qëndrushme;

Matja e rritjes së ndërmarrjes, si dhe ndikimi në varfëri, nuk mund të përcaktohen

lehtësisht apo saktësisht;

Shtrirja apo norma e ripagesës mund të jenë përfaqesues për impaktin.

Një nga supozimet kryesore në pikëpamjen e mësiperme është se shumë njerëz të varfër

duan në mënyrë aktive kredi produktive dhe se ata mund ta thithin dhe ta perdorin atë.

Por, ndërsa, fusha e mikrofinancës ka përparuar, studimet kanë arritur në përfundimin se

në shumë situata njerëzit e varfër duan mjete kursimi të sigurta dhe hua konsumi po aq sa

deshirojnë kredi produktive, dhe në disa raste në vend të kredisë produktive, institucionet

mikrofinanciare po sigurojnë shërbime vullnetare kursimi dhe lloje të tjera huash.

1.2. Përmasat e Industrisë së Mikrofinancës

Gjatë viteve 1995 dhe 1996, Bankingu i Qëndrueshem me Projektin për të Varfërit

organizoi një anketim për të mundesuar inventarin boteror për institucionet

mikrofinanciare. Lista përfshiu gati 1000 institucione që siguronin shërbime

mikrofinanciare dhe të pakten 1000 klientë që kishin qënë në veprim me një minimum

prej tre vjetësh. Nga ky iventar, më shume se 200 institucione iu pergjigjën një pyetësori

prej dy faqesh që mbulonte karakteristikat bazë institucionale.

Sipas rezultateve te anketës, deri në shtator të vitit 1995, ishin dhenë rreth 7 miliardë

dollarë tepricë kredie (outstanding loans) për më shumë se 13 milione individe dhe grupe.

Gjithashtu, më shumëse 19 miliardë dollarë amerikanë ishin mobilizuar nëllogaritë aktive

të depozitave.

Përfundimet e përgjithshme të anketimit ishin:

Bankat tregtare dhe të kursimeve ishin përgjegjëse për pjesën më të madhe të

gjëndjes së kredive dhe të depozitave.

- 14 -

Unionet e kreditit përfaqesonin 11 përqind të numrit total të huave në model dhe

13 përqind të gjëndjes së huave në qarkullim.

OJF-të përbënin më shumë se gjysmën e modelit, por ata përbënin vetëm 9

përqind të numrit të përgjithshëm të huave në qarkullim dhe 4 përqind të gjëndjes

së kredive.

Burimet e fondeve për të financuar portofolet e huave ndryshonin sipas llojit të

institucionit. OJF-të në një pjese të madhe të kredidhënies së tyre mbështeten tek

fondet nga donatorët. Bakat, bankat e kursimeve, dhe unionet e kreditit i mbushin

portofolët e tyre të huasë me klientë dhe depozita anëtare dhe hua tregtare.

OJF-të ofruan masën më të vogël të huave dhe relativisht me shumë shërbime

shoqërore sesa bankat, bankat e kursimeve ose unionet e kreditit.

Unionet e kreditit dhe bankat janë prijëse në shërbimet me llogari të vogla

depozitë për një numer të madh klientësh.

Studimi gjithashtu konstatoi se kapacitetet bazë të llogarive dhe raportimi ndryshonte

shumë në bazë të institucioneve, duke treguar në shumë raste paaftësi për të raportuar të

dhëna të besueshme për koston dhe detyrimet e prapambetura. Kjo mangësi, kryesisht e

parë tek OJF-të, tregoi nevojën për të vënë një theks më të madh në monitorimin

financiar dhe raportimin duke përdorur praktika të standardizuara.

Në përgjithësi, kushtet e favorshme makroekonomikë, manaxhimi në rritje, mobilizimi i

depozitës dhe kontrolli i kostos, të kombinuara, janë disa nga faktoret kryesorë që

kontribuojnë në suksesin dhe qëndrueshmërinë e shumë institucioneve mikrofinanciarë

1.3. KUPTIMI I MIKROFINANCËS

Mikrofinanca ka evoluar si një metodë zhvillimi ekonomik e paracaktuar për të përfituar

burrat dhe gratë me të ardhura të uleta. Termi i referohet sigurimit të shërbimeve

financiare të klienteve me të ardhura të ulëta, duke përfshirë ëvetë-punësuarit.

- 15 -

Shërbimet financiare zakonisht përfshijnë kursimet, kredinë dhe në disa raste sigurim

sherbime pagesash dhe sigurimesh. Perveç ndermjetësimit financiar, shumë institucione

mikrofinanciare sigurojnë shërbime të ndërmjetme shoqërore si formime grupesh,

zhvillim të vetëbesimit dhe trajnim midis anëtareve të një grupi në aftësitë menaxhuese

dhe financim në shkrim e këndim.

Kështu shpesh përcaktimi i mikrofinancës përfshin ndërmjetësimin financiar dhe

shoqëror. Mikrofinanca nuk është thjesht bankë, ajo është një mjet zhvillimi.

Veprimtaritë e mikrofinances shpesh përfshijnë:

• Kredi të vogla, tipike për kapital punues.

• Vlerësim joformal të huamarrësve dhe investimeve.

• Kolateral zëvëndesues si garanci grupi apo kursime të detyrueshme.

• Akses në kreditë e përsëritura dhe më të mëdha bazuar në performancën e

shlyerjeve.

• Efektshmëri disbursimi dhe monitorimi kredish.

• Produkte kursimesh të sigurta

Megjithëse disa institucione mikrofinanciarë sigurojnë shërbime zhvillimi sipërmarrjesh

si aftesi trajnimi dhe marketingu dhe shërbime sociale si trajnim në shkrim e kendim dhe

kujdes për shëndetin, këto nuk përfshihen zakonisht në përkufizimin e mikrofinancës.

Institucionet mikrofinanciare mund të jenë organizata joqeveritare (OJF), shoqëri

kursimesh dhe kredish, unione kredish, banka qeveritare, banka tregëtare, ose institucione

financiare jobankare. Klientët e mikrofinancës janë të vetë-punesuarit, sipermarrës me të

ardhura të ulëta në zonat urbane dhe rurale. Klientët zakonisht janë tregtarë, shitës rruge,

fermerë të vegjël, sigurues shërbimesh (permanentë, shoferë karrocash të vogla), zejtar

dhe prodhues të vegjël si farketar dhe rrobaqepes. Zakonisht veprimtaritë e tyre sigurojnë

- 16 -

burim të qendrueshëm të ardhurash (zakonisht nga më shumë se një veprimtari).

Megjithëse ata janë të varfër, ata nuk konsiderohen të jenë “më të varfërit e të varfërve”.

Huadhënësit, pengmbajtësit dhe shoqatat qarkulluese të kursim kredive janë sigurues

mikrofinanciar joformal dhe burime të rëndësishme të ndërmjetësive financiarë por ato

nuk diskutohen në detaje në ketë punim. Me shumë ato fokusohen në institucionet

mikrofinanciare formale.

PSE PO RRITET MIKROFINANCA?

Mikrofinanca po rritet sepse ajo ofron:

1. “Pasurim” për te varfërit. Veprimtaritë e mikrofinances mund të perballojnë

gjenerimin e të ardhurave për sipërmarrjet e drejtuara nga familjet me të ardhura

të uleta.

2. Vetëqëndrueshmëri financiare. Veprimtaritë e mikrofinances mund të

ndihmojnë për të ndërtuar institucione financiare të pavarura, të lira financiarisht,

shpesh institucione manaxhuese lokale.

3. Mundësia për të ndërtuar mbi sisteme tradicionale. Nganjëherë veprimtaritë e

mikrofinances imitojnë sistemet tradicionale (si shoqatat e kursim kredive). Ato

sigurojnë të njejtat shërbime në të njëjtat mënyra, por me fleksibilitet më të madh

me një çmim më të përballueshëm për sipermarrjet mikro dhe mbi baza me të

qëndrueshme. Kjo mund t’i bëjë më tërheqëse shërbimet e mikrofinances për një

numer të madh klientesh me të ardhura të uleta.

4. Ndihmë për të forcuar dhe shtrirë sistemet financiare formale ekzistuese.

Veprimtaritë mikrofinanciare mund të forcojnë institucionet financiare formale

ekzistuese si: shoqatat e kursim kredive, rrjetet e unioneve të kredisë bankave

tregtare dhe madje institucionet financiare të drejtuara nga shteti duke i shtrirë

tregjet e tyre për kursimet dhe kredi – dhe potencialisht përfitimet e tyre.

- 17 -

5. Rritje të historive të suksesshme. Ka një numer rrites të historive të

dokumentuara mirë, histori të suksesshme rinovuese në skenë aq të ndryshme sa

Bangladeshi rural, Bolivia urbane dhe Mali rural. Kjo është plotesisht në kontrast

me rekordet e institucioneve financiare të specializuara të drejtuara nga shteti, të

cilat kanë marrë sasi të medha fondesh gjatë ketyre dekadave të fundit por kanë

deshtuar përsa i perket qëndrueshmërisë financiare dhe shtrirjes tek të varfërit.

6. Mundesi të produkteve financiare më të mira si rezultat i eksperimentimit

dhe risisë. Risitë të cilat kanë treguar më shumë premtime janë duke zgjidhur

problemin e mungesës së kolateralit duke përdorur metodat e bazuara në grup dhe

në karakter; janë duke zgjidhur problemet e disiplinës së shlyerjeve nëpërmjet

frekuencës së lartë të mbledhjes së shlyerjes, përdorimit të presionit social dhe

premtimit të kredive të përsëritura me të larta; janë duke zgjidhur problemet e

kostove operacionale duke i zvogeluar disa nga keto shpenzime në nivel grupi dhe

duke rritur shtrirjen; plani i nxitjeve të personelit për të arritur shtrirje me të gjere

dhe shlyerje më të lartë kredie dhe sigurimi i shërbimeve të kursimit që plotesojnë

nevojat e kursyesve të vegjël.

CILAT JANË RREZIQET E MIKROFINANCËS?

Veprimtaritë financiare të bazuara në praktikat më të mira luajnë një rol përcaktues në

sigurimin e sherbimeve financiare për të varfërit nepërmjet institucioneve të

qëndrueshme:

• Disa institucione synojnë një pjese të popullsisë që nuk ka akses për mundësi

biznesi për shkak të mungesës se tregjeve, inputeve dhe kerkesës. Kredia

produktive nuk gjen përdorim për këta njerëz pa inpute të tjera.

• Shumë institucione mikrofinanciare asnjëherë nuk e arrijnë as shkallen minimale

as efikasitetin e nevojshëm për të mbuluar shpenzimet.

- 18 -

• Shumë institucione mikrofinanciarë përballojnë struktura politike jombështetëse

dhe sfida shkurajimi fizik, social dhe ekonomik.

• Disa institucione mikrofinanciare deshtojnë të manaxhojnë fondet e tyre në

menyrë të saktë për të plotesuar nevojat për cash në të ardhmen dhe si rezultat

ato përballen me një problem likuiditeti.

• Të tjerat nuk zhvillojnë as sistemet e manaxhimit financiar as aftesitë e kerkuara

për të drejtuar një operacion të suksesshëm.

• Përsëritja e modeleve të suksesshme ka provuar në kohe vështirësi, në sajë të

ndryshimeve në kontekstet sociale dhe mungesës së adoptimit lokal.

Së fundi, shumë nga dilemat dhe problemet e hasura në mikrofinancë kanë të bëjnë me

atë se sa e qartë është organizata rreth qellimeve të saj kryesore. A siguron një institucion

mikrofinanciar financime për të lehtësuar pengesat e rënda të varferisë? Po për të

inkurajuar rritjen ekonomike? Po për të ndihmuar gratë e varfera të zhvillojnë besimin

dhe te fuqizohen brenda familjeve të tyre?

Qellimet në një mënyrë janë çështje zgjidhjesh; një organizatë mund të zgjedhi një apo

më shumë qellime-duke siguruar përbërësit e saj, strukturën qeverisëse dhe financimin, të

gjitha janë në linje me këto qëllime.

Vlerësimi i kërkesës për mikrofinance

Revolucioni mikrofinanciar kuptohet më së miri në kontekstin e popullsisë dhe niveleve

të të ardhurave të vendeve në zhvillim dhe të vleresimit të mosplotesimit të kërkesës

globale për sherbimet financiare tregtare të sektorit formal.

Sipas Raportit Vjetor te Zhvillimit 1999/2000 të Bankës Botërore: “Hyrja në shekullin e

21’’, në vitin 1998 rreth 1.2 miliard njerëz 24 përqind e popullsisë të ekonomive në

zhvillim dhe tranzicion jetonin me më pak sesa 1 USD në ditë. Në vitin 1999, 4.5 miliard

njerëz ose 75 përqind e popullsisë së botës jetonin me të ardhura ekonomike të uleta dhe

me pak se te mesme. Nga keto, 2.4 miliard ishin me të ardhura ekonomike të ulëta me

- 19 -

PBB (Produkti kombetar bruto) vjetor mesatar per fryme 410 USD, ndërkohë që 2.1

miliard jetonin me të ardhura ekonomike më pak se të uleta me GNP vjetor mesatar për

frymë 1.200 USD (Raporti Zhvillimit Boteror 2000/2001 i Bankes Boterore: Attacking

Poverty).

II.Kapitulli i Dytë

MIKROFINANCA DHE SISTEMI BANKAR

I gjithë mjedisi ekonomik dhe politik i një vëndi tregon se si është mbeshtetur

mikrofinanaca. Politikat social-ekonomike të qeverisë, niveli i zhvillimit të sektorit

financiar, ndikojnë në organizatat qeveritare mikrofinanciare në shpërndarjen e

shërbimeve financiare tek të varfërit. Këta faktorë dhe efektet e tyre në mikrofinance

kanë të bëjë me një konteks të caktuar. Ky proces kërkon sqarimin e pyetjeve të

meposhtme:

Kush janë ofruesit e sherbimeve financiare?

Ç’fare produktesh dhe shërbimesh ofrojnë ata?

Ç’fare roli luajnë qeveria dhe donatoret në sigurimin e shërbimeve financiare tek

të varfërit?

Si e tregojnë politikat ekzistuese të sektorit financiar parashikimin e shërbimeve

financiare, duke perfshirë politikat e shkallës së interesit, mandatet qeveritare për

ndarjen e kreditit sektorial dhe politikat zbatuese ligjore?

Ç’fare formash rregullimi të sektorit financiar ekzistojnë dhe a janë institucionet

mikrofinanciare subjekte të këtyre rregullimeve?

Ç’fare politikash sociale dhe ekonomike tregojnë parashikimin e sherbimeve

financiare dhe aftesinë e operimit te mikrondërmjetësit?

- 20 -

Siç mund të shikohet në figurën 1.1 faktorët kontekstualë tregojnë si furnizuesit e

ndërmjetësimit financiar arrijnë klientet e tyre.

FURNIZUESIT E

NDERMJETESIMIT

FINANCIAR

FAKTORET

KONTEKSTUAL

KLIENTET

Sektorë formalë institucionalë.

Sektorët semiformalë

institucionalë.

Sektorët informalë

institucionalë.

1. Politikat e sektorit

financiar dhe mjedisi ligjor.

Mandatet qeveritare

Zbatimi i kontratave

financiare.

Shkalla e interesit

2. Rregullimet e sektorit

financiar dhe supervizionet .

3. Politikat ekonomike dhe

sociale,stabiliteti ekonomik.

Nivelet e varferisë.

Politikat e shtetit.

Gratë

Mikrondermjetësit

Fermerët e vegjël

Ata që nuk kanë tokë

dhe ata që kanë pak

Personat e rivendosur

Personat indigjenë

Personat me të ardhura

të uleta

Fig 1.1 Të kuptuarit e kontekstit vendor

Këtu përdoret një përafrim makroekenomik për të vendosur mikrofinancën në kontekste

të përgjithëshme të një vendi që tregon se sa të qartë janë politikat e makro-niveleve dhe

rregullimet, për zhvillimin e mikrofinances dhe mikrondermarrjeve. Profesionistët dhe

donatorët kanë nevojë të shqyrtojnë sistemet financiare që të lokalizojnë nevojat dhe

mundesitë për sigurimin e sherbimeve mikrofinanciare. Analizimi i kontekstit vendor

- 21 -

zbulon se kur ndryshimet në politikat ose në strukturat ligjore të krijojnë mundësi që, të

ngrihen me shumë tregje efiçente.

2.1. OFRUESIT E SHËRBIMEVE TË NDËRMJETËSIMIT FINANCIAR

Hapi i parë në kuptimin e kontekstit në të cilin një sigurues mikrofinanciar operon është

të përcaktojë kush përbën sistemin financiar.

“Sistemi financiar përfshin të gjitha të ardhurat dhe oportunitetet financiare dhe

institucionet financiare, që sigurojnë të ardhura dhe oportunitete financiare, po aq mirë sa

edhe normat e vlefshme dhe menyrat e të sjellurit të lidhura me keto institucione dhe me

veprimet e tyre. Tregjet financiare janë tregjet-kerkese-ofertë për shërbimet e siguruara

nga institucionet financiare për sektorët jofinanciare të ekonomisë.” (Krahnen & Schmidt

1994,3)

Për të analizuar sistemin financiar të një vendi është e nevojshme që të shikojmë si

kërkesën ashtu edhe ofertën e shërbimeve financiare.

a) Oferta e shërbimeve financiare.

Kuptimi i sistemit financiar të një vendi u krijon mundësi siguruesëve tëmikrofinances të

identifikojë zonat në të cilat shërbimet ose produktet për grupe të caktuara klientesh janë

të pamjaftueshme, ose nuk ekzistojnë. Gjithashtu, mund të identifikojë boshlleqe

institucionale si dhe potencialin për partnership ndërmjet llojeve të ndryshme

institucionale që të arrijë koston për shërbim të varferve në mënyrë efektive.

Ndërmjetësit qe sigurojnë sherbime financiare variojnë nga institucionet ekstremisht

formale në huadhenesit informale. Të kuptosh përmasën, rritjen, numrin, qeverisjen dhe

supervizionin e ketyre institucioneve është një pjesë e rëndësishme e të maturit se si

punojnë sistemet financiare. Ndërmjetesimi financiar varion me sigurimin e sherbimeve

dhe produkteve dhe në disa nivele, varet në llojin e institucionit që siguron shërbimet. Jo

të gjitha tregjet kanë të drejtën për tu shërbyer me të njejtat shërbime dhe produkte.

- 22 -

Sistemet financiare përgjithësisht mund të ndahen në sektorë formalë, gjysëmformalë dhe

informalë. Dallimi midis sektorit formal dhe informal parimisht bazohet në atë se kur

ekziston një infrastrukturë legale që siguron burime për qiradhënësit dhe mbrojtje për

depozituesit.

Figura 1.2 tregon rangun e gjerë të sigurueseve publike dhe private që mund të gjenden

në çdo grup. Vija ndarese nuk është absolute dhe strukturat variojnë. Për shëmbull,

unionet e kreditit mund të jenë në sektorin formal në një vend dhe nësektorin informal në

një tjetër vend.

SEKTORI FORMAL SEKTORI

GJYSMEFORMAL

SEKTORI INFORMAL

Banka qëndrore

Bankat tregtare

Bankat e kursimit

Bankat rurale

Bankat postare

Bankat popullore

Bankat e zhvillimit

Shteterore

Private

Institucione të tjera

Institucione te tjera

jobankare

Kompanitë kreditore dhe të

investimeve

Kompanitë fleksibile

Unionet e kredisë

Bankat popullore

Fondet e ruajtura të

punetorëve

Bankat e komunitetit rural

Projektet e zhvillimit

Grupet vet-ndihmuese dhe

Klubet e kursimit

OJF-te

Shoqatat e investimeve

Shoqatat e investimeve dhe

të kredive

Firmat financiare informale

Bankieret vendas

Kompanit e financiare

Kompanite investuese

Grupe vetndihmuese të

paregjistruara

- 23 -

Kompanite financiare

Institucionet huadhënëse

Institucionet kontraktuese të

sigurimeve.

Fondet e pensionit

Kompanitë e sigurimit

Tregjet

Bursat

Bonds

Huadhënësit individuale

Tregtare

Jobankare

Jotregtare

(shokët, komshinjtë,

kushurinjtë)

Tregtarët dhe shitesit e

ndryshëm

OJF-të

Figura 1.2. Ofruesit e shërbimeve të ndërmjetësimit financiare

Institucionet financiare formale licensohen nga qeveria dhe janë subjekte të rregullave

dhe supervizioneve bankare. Ato përfshijnë firma sigurimi, banka private dhe publike dhe

kompani financiare. Kur keto institucione i sherbejne bizneseve dhe fermereve te vegjel,

eshte e mundeshme qe ata te levizin ne sektoret mikrofinanciar.

Ne sektorin formal, institucionet private zakonisht fokusohen ne zonat urbane, nderkohe

qe shume institucione publike sigurojne sherbime si ne zonat rurale ashtu edhe ato

urbane. Huate nga sektoret e institucioneve private shpesh ne pjesen me te madhe jane

individuale dhe zakonisht i perkasin sektorit industrial modern. Sektoret formale te

institucioneve private zakonisht grumbullojne nga publiku sasite me te medha te

depozitave.

Sektoret rurale te institucioneve publike shpesh sigurojne hua bujqesore me qellim

zhvillimin e sektoreve rural. Burimet financiare perfshijne kapitalin e huaj dhe ate

qeveritar dhe depozitime si burim dytesor. Procesi i transaksioneve kerkon plane të

- 24 -

hollësishme dhe procedura burokratike qe çojne ne nje transaksion me kosto te ulët duke

forcuar prirjen drejt huave relativisht te medha.

Institucionet gjysemformale nuk sinkronizohen nga autoritetet bankare por zakonisht

licensohen dhe mbikqyren nga agjensi te tjera qeveritare. Shembuj jane unionet e kreditit

dhe bankat kooperative, te cilat shpesh mbikqyren nga nje byro për llogari te ketyre

kompanive ndihmese. Keto institucione financiare, te cilat ndryshojne shume ne madhesi,

zakonisht u sherbejne klienteve te nivelit te mesem te lidhur nga nje profesion ose

pozicion gjeografik.

Institucionet gjysmeformale sigurojne produkte dhe sherbime qe jane diku ndermjet atyre

te ofruar nga institucionet e sektoreve formale dhe joformale. Forma e kredive dhe

produkteve te tyre shpesh permban karakteristika te ruajtura nga te dy sektoret. Ne shume

vende institucionet gjysmeformale shpesh marrin honorare ose mbeshtetje qeveritare

nepermjet mbeshtetjes teknike ose financiare per operacionet e tyre.

Ndermjetesit financiare informale veprojne jashte struktures se rregullave dhe mbikqyrjes

qeveritare. Ato perfshijne kreditore lokale, grupet vetendihmues dhe OJF-te, si dhe te

ardhurat e ruajtura nga antaret e familjes te cilet kontribuojne ne mikrondërmarrje.

Shpesh ato nuk veprojne sipas standardeve të bilanceve dhe nuk riprodhohen ne

statistikat zyrtare ne brendesi dhe ne permasa te sektoreve financiar kombetar. Te dish se

ku, dhe si keto burime financiare veprojne, ndihmon ne percaktimin se çfare sherbimesh

kerkohen.

Keto institucione perqendrohen ne sektorin informal, ne huate dhe depozitat per firmat e

vogla dhe familjet. Shpesh huate jepen pa ndonje garanci formale mbi baza te

familjaritetit me huamarresin. Autorizimet sociale ne nje familje, fshat ose komunitet

fetar zevendesohen per detyrimet ligjore. Sasia totale e marre hua, ashtu si dhe numuri

dhe dendësitë e vendosura, pershtaten me cash-flow e pritshem te huamarresit.

Ne vartesi te faktoreve historike dhe zhvillimin ekonomik te nje vendi, kombinime te

ndryshme te ketyre ofruesve jane prezent ne sektoret financiare te vendeve ne zhvillim.

- 25 -

Kerkimet e shumta tregojne se sektori financiar eshte kompleks dhe se ka rrjedhje te

konsiderueshme te fondeve ndermjet vijueseve.

b) Ofruesit ekzistues te sherbimeve te mikrofinances

Ofruesit e sherbimeve te mikrofinances hasen si ne sektorin publik ashtu edhe ate privat.

Te identifikosh boshlleqet e tregut kur ofron ose te konsiderosh ofrimin e sherbimeve

financiare per mikroorganizatat, eshte e rendesishme te percaktosh kush jane ofruesit

ekzistues dhe se sa mire po plotesohen nevojat e tregut. Donatoret mund te percaktojne

kush eshte aktiv ne mikrofinance dhe kush mund te kerkoje mbeshtetje ose ndihme

financiare. Ne zona ku nuk ka veprimtari mikrofinanciare, ekspertet mund te percaktojne

kush jane konkurrentet e tyre dhe efektet qe ato kane ne treg (siç jane zhvillimi i dijenive,

rritja e kerkeses, mbi OJF-të, OJF-ja ose shformimi i tregut)

.

2.2. Ndikimi i ofruesve mikrofinanciare private ne ofruesit e tjere

Sektoret private te institucioneve mikrofinanciare shpesh jane grupe indigjene ose OJF-e

qe drejtohen nga lidera lokale ne komunitetet e tyre. Zakonisht ato mbeshteten nga

donatore nderkombetare dhe OJF nderkombetare, qe sigurojne asistence teknike ose

fonde, veçanërisht ne fazat e fillimit. Disa institucione mikrofinanciare private ende

mbahen nga perqindjet se interesit ose ofrojne sherbime financiare, te tjere kryejne

operacione vete-sufiçente dhe varen gjithne e me pak nga fondet e jashtme te donatoreve.

Disa nga ato kane filluar te krijojnë mundësi per fonde nepermjet bankave tregtare dhe

tregjeve financiare nderkombetare. Ndermjetesit financiare bankare dhe jobankare mund

te sigurojne sherbime financiare per mikrosektore.

Sektoret private te institucioneve mikrofinanciare qe kane operuar ose jane duke operuar

ne qytete ose rajone, ndikojnë ne suksesin e sigurueseve te rinj, duke krijuar pritshmerine

e klienteve (ose te te mirave). Per shembull ne Bangladesh Banka Grameen eshte shume

e njohur per popullaritetin ne fshat saqe sigurues te tjere mikrofinanciare normalisht

pranuan modelin huadhenes te Grameen dhe kur Grameen Bank ndryshoi perqindjet e

interesit apo shtoi nje produkt te ri, klientet e institucioneve mikrofinanciare te tjera

- 26 -

kerkuan te njejten gje. Organizatat mikrofinanciare duhet te jene te vemendeshme ndaj

sherbimeve qe ofrohen nga institucionet e tjera mikrofinanciare dhe nga efektet qe ato

mund te kene ne nje shperndarje efektive te sherbimeve financiare (shiko figurën 1.3.).

Epërsitë Mangësitë

Metodologjia e forte e bazuar ne Kapacitet institucional i kufizuar per

eksperiencen permiresimin e programeve

Personel i besueshem dhe i trajnuar Nivel i ulet i aftesive teknike,

Aftesia per te arritur shoqerite veçanërisht ne sistemet financiare dhe

popullore te informimit

Pak ose aspak korrupsion Pamundshmeri e burimeve

Metoda joburokratike dhe te hapura sufiçente per te zgjeruar programet

Motivim per permiresimin e Menyra veprimi te izoluara

programeve dhe deshire per vet- Marrdhenie ose njohuri te pakta rreth

sufiçence. alternativave qeveritare ne sektoret formale

Vizion i kufizuar qe mban programe te

vogla

Figura 1.3 Institucionet private ne zhvillimin e mikroorganizatave

2.3. ROLI I DONATOREVE NE ZHVILLIMIN E MIKROFINANCES. Ne vitet e fundit interesat e donatoreve ne mikrofinance jane rritur gradualisht.

Virtualisht te gjithe donatoret duke perfshire ato lokale, bilaterale dhe donatoret

qeveritare multilaterale dhe OJF te lokale dhe nderkombetare, ne nje fare menyre

mbeshtesin veprimtaritë mikrofinanciare, duke ofruar nje ose disa nga sherbimet e

meposhteme:

- 27 -

• Grante per rritjen e kapaciteteve institucionale,

• Grante per te mbuluar defiçitin,

• Grante per kapitalin e huazuar apo aksionet,

• Linja krediti,

• Garanci per fonde tregtare,

• Asistence teknike,

• Lejushmeri huaje ne fondet e marre hua.

Afrimi qe donatoret kane me mikrofinancen dhe kerkesat qe ato vendosin per

institucionet mikrofinanciare per te pranuar fonde mund te ndikojne shume ne zhvillimin

e sektorit mikrofinanciar, sepse donatoret jane themeluesit e pare te veprimtarive

mikrofinanciare (qysh kur shume institucione mikrofinanciare nuk mbledhin investime

dhe nuk jane ende financiarisht praktike per te pranuar fonde tregtare). Shume donatore

jane larguar nga huadhenia financiare dhe jane perqendruar ne kapacitetin strukturor dhe

ne masat e kapitalit te huazuar. Gjithsesi, ka nje shumellojshmeri te ofruesve te

sherbimeve te mikrofinances dhe nje shumellojshmeri te metodave te perdorura nga

donatoret. Ne fakt shume institucione mikrofinanciare punojne me me shume se nje

donator, duke zhvilluar shpesh produkte te veçante qe te mbledhe çdo kerkese te

donatoreve.

Nderkohe eshte e vertete se donatoret duhet te menjanojne dublimet dhe veçanërisht te

mos jene ne kontradikte me mbeshtetjet e njeri tjetrit, eshte e veshtire te garantosh qe

donatoret koordinojne mbeshtetjet e tyre dhe krijojne strategji te qendrueshme perfekte

bazuar ne segmentimin e tregut dhe te epërsive relative. Veçanërisht per aresye se

mikrofinanca eshte perceptuar nga disa si nje kure apo zgjidhje per lehtesimin e varferise,

donatoret mund te deshirojne te marrin persiper te njejtat lloje veprimtarish, veçanërisht

t’i japin hua me te varferit te te varferve. Ne te njejten kohe zonat ne te cilat donatoret

mund te kene me te vertete epërsi, siç jane kapaciteti strukturor dhe i politikave te

- 28 -

dialogut, kane shume nevoje per burime. Ne te vertete nje rrezik per interesat e

donatoreve ne mikrofinance eshte nje OJF per huadhenien e fondeve, perballe kapacitetit

institucional te kufizuar per te marre keto fonde.

Disa donatore siç jane organizatat multilaterale mund te zbulojne epërsitë e tyre relative

qe jane nen influencimin e reformave politike dhe te mbeshtesin perpjekjet e organizatave

financiare ne perforcimin e organizatave manaxheriale dhe te krijojne politika qe

udheheqin drejt nje makroekonomie dhe nje sektori financiar te qendrueshem. Donatoret

mund te jene aktive per te drejtuar qeverite drejt iniciativave te ndryshme lehtesuese te

varferise, qe shtojne zhvillimin e mikroorganizatave siç jane zhvillimi i infrastruktures

dhe programet e transferimit te tokave.

Si per donatoret ashtu edhe per profesionistet eshte e nevojshme qe te dine se çfarë po

bejne donatoret e tjere. Profesionistet kane nevoje te dine se cilet donatore mbeshtesin nje

afrim koherent me te tyren keshtu qe dhenia e financimit nuk do te thote te ndryshosh

filozofine e organizates se tyre. Donatoret kane nevoje te menjanojne dublimin ose te

punojne kunder veprimtarive te njeri tjetrit. Donatoret duhet te koordinojne perpjekjet e

tyre qe te krijojne nje strategji te qendrueshme kundrejt mikrofinances bazuar ne

segmentimin e tregut dhe ne epërsitë relative te seciles. Nje mungese koordinimi shume

shpejt mund te destabilizoje perpjekjet e sigurueseve te mire mikrofinanciare, siç eshte

evidentuar nga shume raste ku donatoret (dhe qeverite) kane deformuar te gjithe tregun

mikrofinanciar duke ndihmuar perqindjet e interesit dhe si rezultat duke e bere te veshtire

qe siguruesit e tjere mikrofinanciare te konkurrojnë.

Donatoret, gjithashtu, mund te sigurojne nje burim te shkelqyeshem mesimi per ofruesit e

mikrofinances. Shume donatore kane punuar me institucione specifike, ne zona te

veçanta dhe me perafersi te njejta. Ndarja e ketyre eksperiencave me profesionistet dhe

me donatore te tjere eshte shume e vlefshme. Ne shume vende, donatoret dhe

profesionistet kane vendosur sisteme informale per te ndare eksperiencat e tyre, politikat

influencuese dhe te vendosin standarde industriale.

- 29 -

III. Kapitulli i Trete

STRATEGJITË DHE POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË BANKAVE PËR

MIKROFINANCËN

3.1. Strategjite multilaterale te zhvillimit te bankave per mikrofinancen

Te ndertosh sisteme financiare kombetare qe u sherbejne segmenteve me te varfera te

shoqerise kerkohen tre komponente thelbesore: nje shtrirje kombetare, sherbime

financiare te infrastruktures bazuar ne komunitet, lidhje midis infrastruktures popullore te

ekonomise informale dhe te infrastruktures formale te tregjeve financiare dhe nje mjedis

autoritar favorizues qe krijon mundësi per rritjen e institucioneve mikrofinanciare dhe

mikroorganizatat. Strategjia e zhvillimit te bankave multilaterale duhet te jete ne

kompromis me tre elemente:

Kapacitetin strukturor,

Lidhje formale financiare te tregjeve,

Reforme ne politika.

Strategjia ka nevoje te zbatohet ne te gjitha nivelet e vendit te dhene, ne nivelet e

komunitetit, ndermjetesit financiare dhe enteve rregullatore qeveritare.

Bankat multilaterale duhet te zhvillojne kapacitetin e tyre te brendeshem qe te vene ne

praktike strategji duke krijuar projekte efektive dhe procese te pranueshme, duke u

koordinuar me donatoret e tjere, trajnuar personelin e tyre ne programet mikrofinanciare,

duke u siguruar atyre nje mbeshtetje te nevojshme teknike dhe duke financuar

instrumentet qe vene ne praktike programe mikrofinanciare te suksesshme. Bankat e

zhvillimit multilateral duhet te jene te kujdesshme rreth permbytjes se sektorit me burime

financiare deri sa te krijohet nje kapacitet institucional i pershtatshem qe i thith ato.

Donatoret nderkombetare duke perfshire dhe bankat e zhvillimit multilateral, duhet te

perqendrohen ne nderhyrjet e meposhteme:

- 30 -

• Zgjerimin e kapacitetit institucional. Kerkesa per mikrofinance po gjeneron nje

tejkalim te financimeve te donatoreve per sektorin. Institucionet mikrofinanciare kane

nevoje per fonde te shumta qe te ndertojne kapacitetin e tyre perpara se ato mund te

mbajne vëllime te medha financimi. Ato kerkojne asistence teknike qe te bejne

evoluimin nga projektet fillestare ne institucione financiarisht te vazhdueshem. Disa

kane nevoje per me shume asistence ne evoluimin e nje ndermjetesi financiar formal.

• Vetruajtjen e fondeve. Institucionet mikrofinanciare ekzistuese po ulin limitet e tyre

qe te zgjerojne sherbimet. Institucionet mikrofinanciare kane nevoje per motivim nga

donatoret qe te mbajne standarde te larta te kujdesit financiar ne kohen kur ato

zgjerojne sherbimet e tyre.

• Mbajtjen e fokusimit tek te varferit. Institucionet mikrofinanciare gjithashtu perballen

me presionet e donatoreve per vazhdimesi te shpejte financiare. Kjo ka bere qe disa te

abandonojne me te varferit e te varferve. Donatoret duhet te sigurojne motivim per

institucionet mikrofinanciare te shkojne kunder presionit te rritjes se portofolit te tyre

dhe te mbajne vemendjen tek te varferit, duke perfshire dhe shume te varferit,

nderkohe qe mundohen per nivele te larte te qendrueshmerise financiare.

• Perkrahjen e standardeve te performances se sektoreve. Bazuar ne numrin e madh te

hyresve te rinj institucionalë, institucionet mikrofinanciare dhe donatoret duhet te

punojne se bashku te perkrahin standarde performance te qendrueshme.

• Ndertimin e nje kendi pune te teknikave mikrofinanciare dhe qendrave te trajnimit.

Ndoshta problemi me kritik per te zgjeruar nje sektor te mikrofinances sot eshte

pamjaftueshmeria e njohurive te teknicieneve mikrofinanciare per te ndihmuar

institucionet qe te zhvillojne sistemet e tyre te manaxhimit. Donatoret mund te

ndihmojne ta lehtesojne kete duke mbeshtetur trajnimin dhe qendrat e asistences

teknike.

• Perkrahjen e lidhjeve te vazhdueshme me kapitalin tregtar. Bankat e zhvillimit

multilateral duhet te sigurojne fonde te shumta qe te inkurajojne institucionet

- 31 -

mikrofinanciare te levizin me shpejtesi drejt burimeve tregtare te finances, te

menjanojne qenien te varur prej fondeve te donatoreve.

• Thjeshtesia e nje mjedisi me rregulla te lejueshme. Institucionet mikrofinanciare dhe

klientet e tyre perballen me nje zgjedhje dekurajuese te rregullave detyruese te cilat

bankat e zhvillimit multilateral mund te adresojne ne reformat e politikave te punes se

tyre. Institucionet mikrofinanciare jane me pak te disponuara te pershtaten me

politikat mbeshtetese te punes, sepse ato kane nevoje si per eksperience ashtu dhe per

burime. Donatoret duhet te inkurajojne qeverite te pershtasin keto agjensi

implementimi ne dialogjet e politikave.

Burimi: Yanovitch & Macray 1996

3.2. Politikat e sektorit financiar dhe detyrimet ligjore

Pasi kemi percaktuar kush eshte aktiv dhe si duken sistemet financiare ne mikrofinance,

eshte e nevojshme te shqyrtojmë politikat e sektoreve financiare dhe mjedisin ligjor ne

mikrofinance. Sektori i politikave financiare perfshin:

• Politikat e perqindjeve te interesit

• Mandatet qeveritare te ndarjes se kreditit

• Detyrimet ligjore te pergjegjesive kontraktuale dhe aftesine per te vendosur burime te

garantuara.

Duke dhene kosto strukturore te mikrofinances, perqindjet e kufizuara te interesit

zakonisht destabilizojne aftesine e nje institucioni te operoje ne menyre efiçente dhe

konkurruese (Rock & Otero 1997, 23). Zakonisht, limitet nuk realizojne qellimet e tyre

politike publike te mbrojtjes se sektoreve me te dobet te popullsise. Si alternative ato

drejtojne poshte huadhenesit informale keshtu qe huamarresit e varfer nuk kane mundesi

te perfitojne nga sherbimet financiare me kosto te ulet. Nderkohe qe ka nje arsye per t’u

pergjigjur pershtatshmerise se limiteve te perqindjes se interesit ne çdo forme,

- 32 -

institucionet financiare qe mund te demonstrojne sherbime per te varferit me nje kosto te

arsyeshme duhet te marrin imunitet ne vendet ku ligjet me kamate jane ne zbatim.

\

IV.Kapitulli I Katert

RENDESIA E INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE

4.1. Rendesia e institucioneve mikrofinanciare.

Nje institucion eshte nje bashkim asetesh humane, financiare, dhe te tjera te kombinuara

per te kryer veprimtari te tilla si dhenia e kredive dhe marrja e depozitave. Nje veprimtari

e dikurshme si nje “projekt” nuk eshte nje institucion. Keshtu, per nga natyra e tij nje

institucion ka nje funksion dhe vazhdimesi te caktuar. Sidoqofte, kur dikush sheh ofrues

specifike te ndermjetesimit financiar tek burra dhe gra me te ardhura te ulta ne nje vend te

caktuar, dikush mund te shoh lehtesisht dallimet ne shkallen ne te cilen ata vertet jane

institucione, qe do te thote, shkalla ne te cilen ata kane nje funksion te mire percaktuar

dhe jane krijuar dhe drejtohen per te kryer funksionet e tyre mbi baza te perhereshme. Me

qarte, vazhdimesia eshte e rendesishme. Burra dhe gra te varfër kane nevoje per akses te

vazhdueshem dhe te besueshem per lehtesi kursimesh dhe kredish dhe vetem institucione

te qendrueshme mund te sigurojne vazhdimesi.

Nje institucion i mire ka tre atribute:

• Siguron sherbime per grupin objektiv perkates.

o Sherbimet e duhura perfshijne ofrimin e kredive qe kombinojne kerkesat

e klientit. Kjo i referohet madhesise se kredise, maturimit, kerkesave te

kolateralit, dhe procedurave që plikohen ne dhenien e kredive dhe

sigurimit te shlyerjeve. Nje institucion mikrofinanciar i mire duhet te kete

ose te jete i gatshem te pershtase nje teknologji te duhur kredie e cila do te

- 33 -

lejoje sherbime cilesore per t’u projektuar dhe shperndare keshtu qe ato

jane terheqese dhe me akses per grupin objektiv (target).

Qellimi i sherbimeve duhet te jete ne perputhje me situaten e klienteles.

Ne disa raste, mund nevojitet ofrimi i kredive te nje tipi specifik; ne te

tjera situata, mund te jete e nevojshme ofrimi i nje grupi tipesh te

ndryshme kredish ose mund te jete me e rendesishme te ofroje depozita

dhe lehtesira ne transferte pagesash ose nje kombinim te te gjitha ketyre

sherbimeve.

o Çmimet qe klientet duhet te paguajne per sherbimet e institucionit nuk

jane pergjithesisht çështje te nje rendesise kryesore. Sidoqofte, kosto te

ulta transaksioni per klientet, nje nivel i larte depozitash likuiditeti dhe

gatishmeri e shpejte e kredive jane tipare shume te rendesishme per t’u

siguruar per grupin objektiv – te orientuar te institucionit.

• Veprimtaritë dhe sherbimet e ofruara nuk jane vetem te kerkuara por gjithashtu

kane disa impakte pozitive te identifikueshme mbi jeten e klienteve.

• Eshte i fuqishem, i shendetshem financiarisht dhe i qendrueshem.

Nje rendesi te madhe ka qe institucionet mikrofinanciare te jenë institucione te

qendrueshme dhe mbeshtetese ose te pakten te jete e qarte rruga per t’u bere te tille, per

shkak se njerezit qe u perkasin grupit objektiv kane nevoje per oferte te besueshme te

sherbimeve financiare dhe nje institucion tek i cili ata mund te besojne depozitat e tyre.

Qendrueshmeria ka pike se pari nje dimension financiar.

Nje institucion eshte i qendrueshem kur ekzistenca dhe funksionimi i tij nuk kercenohet

nga mungesa e fondeve per te bere pagesat e nevojshme; duhet te jete i afte per te paguar

ne çdo moment dhe gjithashtu ne te ardhen e parashikuar. Veç kesaj, nje institucion

mbeshtetes duhet te jete ne gjendje te mbajë ose shtrije shkallen e operacioneve te tij.

Kjo eshte e rendesishme per dy arsye:

- 34 -

Se pari, vetem nje institucion i rritur mund ti permbushe kerkesat qe shfaq

klientela e tij.

Se dyti, shume institucione financiare te zhvilluara qe kujdesen per kliente te

varfer jane kaq te vogla sa kostot operative te veprimeve te tyre jane teper te

larta.Rritja eshte nje mjet efiçent per te reduktuar kostot.

Ekspertet nganjehere kerkojne qe nje institucion mikrofinanciar nuk duhet te varet nga

mbeshtetjet e jashtme, por duhet te jete i pavarur financiarisht. Kjo kerkon qe te ardhurat

nga veprimet e tij te jene te mjaftueshme per te mbuluar te gjitha kostot duke perfshire

humbjet e kredise, koston e mundesise se kapitalit dhe inflacionin, koston e pershtatur te

borxhit. Kjo, eshte nje kerkese qe çdo institucion duhet te permbushe, si çdo biznes

tregtar. Sidoqofte, ne shume raste, pyetja nuk eshte nese nje institucion mikrofinanciar

vetembahet financiarisht, pasi shume prej tyre nuk jane, por ne çfarë shkalle kostot e tyre

i kalojne te ardhurat dhe sa shpejt varesia e tyre mbi mbeshtetjen e jashtme ulet me

kalimin e kohes. Nje institucion mikrofinanciar duhet te jete ne gjendje te beje progres te

dukshem perkundrejt vetembajtjes financiare.

Jo te gjitha aspektet e qendrueshmerise mund te shprehen ne shifra. Nje aspekt i tille

eshte qendrueshmeria organizative. Nje institucion mikrofinanciar i shendetshm mund te

kete nje strukture organizative dhe pronesie qe e ndihmon te siguroje qendrueshmerine e

tij ne sensin financiar dhe ne lidhje me grupin objektiv. Nje institucion mikrofinanciar

nuk mund te quhet i qendrueshem nese ai largohet nga grupi origjinal objektiv i klienteve

te varfer menjehere sapo fillon te rritet dhe te behet me efiçent dhe profesional. Kjo

perpjekje eshte i mire meqe njerezit e varfer nuk jane grupi objektiv me fitimprures apo

me te lehtet per tu marre me to. Për rrjedhoje, me kryesorja eshte që nje institucion

mikrofinanciar ka nje strukture qeverisje dhe pronesie, nje ndarje te roleve midis

manaxhimit dhe bordit te drejtoreve ose bordit mbikqyres.

4.2. RENDESIA E INSTITUCIONEVE PARTNERE Shume institucione mikrofinanciare me perjashtim te disa bankave tregtare punojne me

nje ose disa agjensi zhvillimi ose partnere. Keto agjensi zhvillimi mund te jene OJF

nderkombetare, qeveri ose donatore qe sigurojne asistence teknike, fonde dhe trajnim per

- 35 -

vete institucionet mikrofinanciare sesa per klientet e institucioneve mikrofinanciare.

(nderkohe qe disa institucione partnere mund te sigurojne ne fakt sherbim të

drejtpërdrejtë per klientet e nje institucioni mikrofinanciar). (Figura 1.4)

ZONA KRYESORE KARAKTERISTIKAT

Vizioni • Nje mision qe percakton tregun objektiv dhe

sherbimet e ofruara dhe qe mbeshtetet nga manaxhimi

dhe personeli.

• Nje angazhim i forte i manaxhimit per te ushtruar

mikrofinancen si nje treg potencial fitimprures (persa i

perket njerezve dhe fondeve).

• Nje plan biznesi qe tregon si te arrihen objektivat

strategjike specifike nga 3-5 vjet.

Sherbimet financiare

dhe metoda e

shperndarjes

• Sherbime te thjeshta financiare te pershtatura ne

kontekstin lokal dhe me kerkesa te larta nga klientet te

pershkruara ne mision.

• Decentralizim i zgjedhjes se klientit dhe shperndarjes

se sherbimit financiar.

Struktura organizative

dhe burimet njerezore • Përshkrimi i saktë i detyrave, trajnim i duhur dhe

rishikime te rregullta performance.

• Nje plan biznesi qe tregon qarte prioritetet e trajnimit

dhe shperndarjen e duhur te fondeve te buxhetit per

trajnim te brendshem ose jashte (ose te dyja).

• Shperblim per personelin bazuar ne performance dhe

manaxhim.

Administrata dhe • Perpunim kredie dhe veprimtari te tjera bazuar ne

- 36 -

financa praktikat e standardizuara dhe manualet operacionale

dhe te kuptuara gjeresisht nga personeli.

• Sisteme kontabiliteti qe prodhojne informacione te

sakta, ne kohe, dhe transparente si inpute per MIS.

• Audite te brendshme dhe te jashtme te kryera ne

intervale te rregullta.

• Projektime financiare dhe buxheti te bera rregullisht

dhe realisht.

MIS • Sisteme qe sigurojne informacione te sakta dhe ne

kohe mbi treguesit kryesorë qe kane te bejne me

operacionet dhe perdoren rregullisht nga personeli dhe

manaxhimi ne monitorimin dhe drejtimin e

operacioneve.

Realizueshmeria

institucionale • Rregjistrim ligjor dhe ne perputhje me kerkesat e

mbikqyrjes.

• Te drejta dhe pergjegjesi te percaktuara qarte per

pronaret, bordin e drejtoreve dhe manaxhimin.

Shtrirja dhe

qendrueshmeria

financiare

• Arritje e nje shkalle domethënëse duke perfshire

nje numer te madh te klienteve të pashërbyer (psh.

te varferit dhe grate).

• Mbulim i kostove operacionale dhe financiare

duke ecur drejt qendrueshmerise se plote (siç

tregohet ne pasqyrat financiare te audituara dhe

projektimet financiare).

- 37 -

Figura 1.4. Katrakteristikat kryesore te nje institucioni te forte mikrofinanciar

Profesionistet dhe donatoret duhet ta marrin ne konsiderate rendesine e partneritetit, sepse

nevoja per te forcuar institucionet lokale dhe per te ndertuar kapacitetin e tyre, eshte

thelbesore per plotesimin e kerkeses ne rritje te klienteve me te ardhura te ulta.

Partneriteti krijohet kur:

“organizatat kerkojne te forcohen dhe mbeshteten ndërsjelltas. Partneriteti eshte nje

proçes i dhenies force (fuqi, pushtet) i cili mbeshtetet mbi besimin dhe konfidencen,

solidaritetin e vizionit dhe menyres dhe ai njeh kontribut dhe barazi të ndërsjelltë.

Partneret kane role vleresuese (admiruese), te cilat krijohen nepermjet negociatave dhe

mund te ndryshojne nderkohe qe partneriteti rritet dhe rrethanat ndryshojne”.

Institucionet lokale mund te sjellin ne partneritet epërsinë e njohjes me shume rreth

rrethanave lokale: grupin ose klientelen e synuar, situaten e tyre dhe kerkesen per

sherbime financiare, tregun financiar lokal dhe ligjet dhe zakonet lokale. Per me teper,

ka konsiderata etike dhe politike qe e bejne te keshillueshme per nje institucion te huaj te

kete partnere lokale. Se fundi, nje partner lokal nevojitet kur krijohet nje institucion dhe

partneri i huaj po planifikon te largohet nga institucionet mikrofinanciare dhe ta lere ate

ne duart e speciaslistëve lokalë. Deshtimi i mijera projekteve financiare zhvillimi, ne te

shkuaren, tregon se eshte e nevojshme te kemi jo vetem nje institucion baze por

gjithashtu partnere lokale te forte nese do te krijohet nje institucion i perhershem me

impakt per grate dhe burrat me te ardhura te ulta.

Agjensite partnere te huaja japin fonde, asistence teknike dhe trajnim per partneret.

Shpesh agjensite partnere te huaja jane te njohura me “praktikat me te mira” te

mikrofinances dhe kane ne dispozicion te tyre informacione dhe burime per te cilat

partneret lokale nuk mund te kene akses.

Zgjedhja e partnerit nenkupton bashkepunim e cila eshte e mundshme nese ka nje qellim

te perbashket, respekt të ndërsjelltë, sinqeritet dhe nje gatishmeri nga te dy partneret per

te kontribuar ne arritjen e qellimit te perbashket. Keshtu, nuk ka pergjigje standarde per

pyetjen “Çfarë e ben nje institucion te mire lokal apo nderkombetar partner? Kjo varet se

- 38 -

cila eshte organizata tjeter, cilat jane idete dhe objektivat e saj, ne çfarë mund te

kontrubuoje ajo dhe menyra ne te cilen ajo eshte e gatshme te veproje si partnere.

4.3. Llojet e institucioneve mikrofinanciare

Institucionet formale percaktohen institucionet qe jane subjekt jo vetem i ligjeve dhe

rregulloreve te pergjitheshme por gjithashtu i rregulloreve dhe mbikqyrjes specifike

bankare.

Institucionet gjysem formale jane ato institucione te cilat jane formale ne kuptimin e

rregjistrimit si entitete subjekt i te gjitha ligjeve te pergjitheshme perkatese, duke

perfshire ligjin tregtar, por jane informale meqenese, me pak perjashtime, nuk jane nen

rregulloren dhe mbikqyrjen bankare.

Siguruesit informal (ne pergjithesi nuk referohen si institucione) jane ato per te cilat nuk

aplikohet asnje ligj specifik bankar apo ligj i pergjithshem tregtar dhe keto veprime jane

kaq informale saqe debatet qe krijohen nga kontakti me ta shpesh nuk mund te zgjidhen

pa kerkese per ndihme nga sistemi ligjor. (Figura 1.5.)

Institucionet Formale

• Bankat e zhvillimit publik

• Bankat e zhvillimit privat

• Bankat e kursimit dhe bankat e kursimeve postare

• Bankat tregtare

• Ndermjetesimet financiare jobankare

Institucionet gjyseminstitucione mikrofinanciarenanciare

• Unionet e kredise

- 39 -

• Kompani shumeqellimeshe

• OJF

• Grupe vete-perkrahese

Siguruesit joformale

• Huadhenes

• Tregtare, pronare, e te tille

• (shume) grupe vete-mbeshtetese

• Shoqatash kredish (grupe pune, grupe vete-mbeshtetese shumeqellimshe)

• Familje dhe miq

Figura 1.5. Tipet e Institucioneve Financiare

4.3.1. Institucionet financiare formale

a) Bankat e Zhvillimit Publik.

Bankat e zhvillimit jane ose te themi deri vone kane qene nje tip i veçante i bankave

shteterore, te centralizuara. Pjesa me e madhe e tyre krijohen me mbeshtetjen e plote

financiare nga organizata te huaja nderkombetare. Ato u krijuan per te siguruar sherbime

financiare ne sektore strategjike si bujqesia ose industria. Pjesa me e madhe jane produkte

te metodave dominuese tradicionale te cilat kane theks me te madh mbi disbursimet me

perqindje interesi me te ulet sesa mbi cilesine e huadhenies.

Klientet e tyre tradicionale jane bizneset e medha. Ne vitet 1990 disa banka zhvillimi

filluan te ofronin sherbimet e tyre per fermeret e vegjel dhe bizneset e vogla. Per shkak se

ata filluan ta benin kete me te njejten teknologji kreditimi dhe strukture organizative te

cilen e kishin perdorur me pare, suksesi i tyre ishte teper modest.

- 40 -

Bankat e zhvillimit rural dhe bankat e zhvillimit te specializuara ne biznesin e vogel te

cilat i shpetuan mbylljes gjate vales se fundit te reformave te sektorit financiar te cilat

perfshine shume vende kane disa tipare terheqese: te gjitha prej tyre kane nje rrjet te gjere

degesh; jane mbledhes aktive depozitash; dhe shpesh ato jane te vetmet institucione te

medha ne zonat rurale qe ofrojne te pakten nje minimum sherbimesh financiare per

klientet (Figura 1.6.).

Bankat e zhvillimit mund te kreditojne ose drejtpërdrejt ose nepermjet ndermjetesve siç

tregohen ne keto shembuj.

Kreditimi i drejtpërdrejtë. Banka per Agrikulture dhe Kooperativat Bujqesore (BAAC)

ne Tailande eshte nje banke zhvillimi shteterore e krijuar ne vitin 1966 per te siguruar

asistence financiare per fermeret dhe veprimtari lidhur me bujqesine. Qe nga reformat

financiare te vitit 1989 perpjekjet e bankes u drejtuan kryesisht ne nivelin e te ardhurave

mesatare dhe te ulta. Se pari, ajo krediton kryesisht nepermjet kooperativave bujqesore

por problemet e shlyerjes e çuan banken te fillonte kreditimin të drejtpërdrejtë tek

fermeret.

Kreditimi nepermjet ndermjetesimit. Eksperienca e Banque Nationale de Development

Agricole (BNDA), nje banke shteterore ne Mali eshte teper e ndryshme. Kjo banke e

ndaloi kreditimin e drejtpërdrejtë tek klientet ne zonat rurale ne fillim te viteve 1990 per

shkak te perqindjes se ulet te shlyerjeve. Kreditimi i kooperativave ne fshat dhe grupeve

te fermereve dha rezultate me te mira. Ne vitet me vone, kjo banke filloi kreditimin per

institucione mikrofinanciare ne tre rajone te vendit. Keto institucione me pas kredituan

klientet e tyre. Kjo lidhje ka qene jashtezakonisht e suksesshme, me perqindje te larta

shlyerjesh dhe kosto shume te ulet per banken. Banka tashme deshiron te perfshihet

drejtpërdrejt ne krijimin e bankave vete-manaxhuese te fshatit ne zona te tjera te vendit.

Nese roli i saj i vetem motivues eshte te kanalizoje me teper fonde ne ekonomine rurale,

kjo mund te provoje se eshte nje strategji e rrezikshme. Ne te vertete, suksesi ne keto

fshatra ne Mali bazohet ne pronesine e vete fshatareve dhe ky sens pronesie mund te

dobesohet nese banka kombetare nderhyn fuqishem.

- 41 -

Figura 1.6. Bankat e zhvillimit

Bankat zhvilluese mund te konsiderohen partnere te mire per agjensite e huaja te

zhvillimit jo ne sensin tradicional te sigurimit te fondeve, por ne permiresimin dhe

ridizenjimin e struktures se tyre organizative, manaxhimin financiar, dhe menyres ne te

cilen ato dizenjojne dhe sigurojne sherbimet e tyre per klientet. Pyetjet kryesore per t’u

bere perpara se te ndermerret nje partneritet i tille jane nese ka sinqeritet per te ndryshuar

dhe gadishmeri per te ndaluar (hequr dore) fuqite e plota qe metoda tradicionale perfshin

dhe nese nje organizate e huaj ka mjaft burime per te mbeshtetur nje ndryshim te tille

nese eshte deshiruar jo vetem nga njerezit ne banke por dhe nga politikanet perkates ne

vend.

b) Bankat private te zhvillimit

Bankat private te zhvillimit jane nje kategori e veçante e bankave qe ekzistojne ne disa

vende ne zhvillim. Qellimi i tyre eshte zhvillimi i gjere ekonomik drejtuar per te

plotesuar hapesirat e kapitalit ne sektorin e prodhimit te cilat konsiderohen teper te

rrezikshme nga standardet tregtare. Ato shpesh kane kerkesa me te ulta kapitali sesa

bankat tregtare dhe gezojne disa perjashtime, ne forme te thyerjes se taksave ose kerkesa

te reduktuara rezerve.

c) Bankat e Kursimit dhe Bankat Postare te Kursimit.

Statusi ligjor dhe pronesia e bankave te kursimit varion, ato nuk zoterohen nga qeveria

qendrore e vendit te tyre dhe ato shpesh kane nje perzierje te pronareve publike dhe

private. Disa, si ato ne Peru, u krijuan dhe zoteroheshin nga bashkite; te tjera si bankat

rurale ne Ghana, jane thjesht banka te vogla lokale qe zoterohen nga njerezit lokale.

Siç e tregon dhe emri, bankat e kursimit kane per qellim te theksojne mobilizimin e

kursimeve me shume se bankat e tjera. Forca e tyre kryesore eshte se ato jane te

decentralizuara, me rrenje ne komunitetin lokal dhe te interesuara per ti sherbyer

bizneseve te vogla lokale.

- 42 -

Ne shume vende ka banka kursimesh postare te modeluara mbi strukturat e detyruara nga

ish fuqite koloniale. Nje banke tipike kursimesh postare operon nepermjet sporteleve te

postave dhe si rrjedhoje ka nje rrjet shume te madh kanalesh/hapjesh; ajo nuk ofron kredi

por vetem merr depozita dhe siguron sherbime te transfertave te parave. Depozitat shtese

investohen normalisht ne obligacione shteterore ose thjesht transferohen ne thesar.

Shume banka kursimesh postare jane pjese e administrates postare te vendeve te tyre.

Me pak perjashtime, bankat postare te kursimeve jane te varfera nga ana financiare dhe

operacionale. Situata e tyre financiare eshte e varfer, sepse, ato duhet ti kalojne depozitat

neto ne thesar, te cilat shpesh nuk duan te njohin borxhet ndaj bankave te kursimeve

postare. Dobesite e tyre organizative vijne nga fakti se ato manaxhohen nga sherbimi

postar, qe nuk ka interes ne suksesin e tyre. Bankat e kursimeve mund te jene partnere

tërheqëse per lloje te ndryshme veprimtarish mikrofinance. Pikat e tyre te forta jane se

ato jane te decentralizuara, i kane rrenjet ne komunitetin lokal dhe jane te interesuara t’i

sherbejne bizneseve te vogla lokale. Disa banka kursimesh si ato ne Peru, jane midis

institucioneve financiare me te suksesshme te orientuara nga grupi, nderkohe qe te tjeret

mund te jene partnere te mire per veprimtari te cilat kane si qellim ristrukturimin e

sistemit bankar te kursimeve.

ç) Bankat Tregtare

Bankat tregtare jane institucione financiare formale te cilat fokusohen ne kredidhenie afat

shkurter dhe afat gjate per bizneset e krijuara. Nje banke tipike tregtare ka pak

eksperience ne sigurimin e sherbimeve financiare per sipermarresit e vegjël dhe fermeret

e vegjel; sidoqofte disa banka tregtare kohet e fundit kane pare se mund te jete me

perfitim te bejne biznes me keta kliente.

Ato gjithashtu e kuptojne se mund te jete e nevojshme te sigurojne sherbime ne menyra

qe ndryshojne nga metoda tradicionale tregtare.

Jane 12 parime baze me te cilat bankat duhet te kene perputhje nese ato vendosin te

fokusojne pjese te operacioneve te tyre me klientet me te ardhura te ulta:

• Te sigurojne administrimin e duhur

- 43 -

• Te percaktojne objektivat dhe strategjite e institucionit

• Te mesojne nga konkurrenca ne sektorin informal

• Te gjejne çfarë sherbimesh duan klientet

• Te krijojne menyra te duhura te shperndarjes

• Kane kosto transaksioni

• Te mbulojne shpenzimet me perqindje interesi te duhura pozitive mbi

kredidhenien

• Te pershtasin kushtet dhe termat e kredise per klientelen e synuar

• Te monitorojne dhe mbajne cilesine e aseteve

• Te menaxhojne dhe diversifikojne rrezikun

• Te mobilizojne burimet e kursimeve ne treg

• Te motivojne personelin dhe te investojne ne ta (me informacion dhe shperblime)

Disa banka zgjedhin te zhvillojne nje numer sherbimesh per sipermarresit e vegjël dhe

fshataret rurale dhe me pas t’u sherbejne atyre direkt nepermjet komunitetit. Dega

bankare eshte metoda me tradicionale me sportelistet e bankes qe sigurojne sherbime ne

nje sherbim bankar. Nje rrjet i decentralizuar i degeve eshte i nevojshmem i cili duhet te

perfshije dege shume te vogla me asete fikse minimale, qe ndodhen ne fshatra qendrore

ku ato mund ti sherbejne klienteve te varfer ne zonat rurale aty rrotull ose ne ato urbane.

Kjo eshte metoda me e ngjashme per bankat por eshte e kushtueshme. Banka te tjera

mund te mbeshteten ne ndermjetesit te cilet veprojne si shites me shumice sesa si shites

me pakice.

“Ekonomizimi/racionalizimi” eshte termi teknik i perdorur per te pershkruar projektin, i

cili ka per qellim te prezantoje metoda te reja ne nje banke tregtare qe deri tani nuk eshte

perpjekur te siguroje sherbime per klientelen me te varfer. Ekonomizimi eshte per

- 44 -

shembull, fokusi ne ate çfarë Banka e Zhvillimit Nder Amerikan po praktikon ne

programet e saj “mikro globale” ne Ameriken Latine. Nje tjeter shembull, eshte Fondi i

Biznesit te Vogel Rus – Russia Small Business Fund, i krijuar nga Banka Europiane per

Rindertim dhe Zhvillim. Ne te dyja rastet, bankat tregtare jane zgjedhur dhe analizuar me

kujdes dhe pas nje vleresimi pozitiv mund te marrin fonde dhe asistence teknike per te

krijuar departamente per kreditim mikro dhe te vogel.

4.4. Ndertimi i kapacitetit institucional.

Pavarësisht nga tipi i institucionit dhe menyrave te manaxhimit te rritjes, te gjitha

institucionet mikrofinanciare kane nevoje te shqyrtojne periodikisht kapacitetin e tyre

institucional dhe te shohin ku mund te bejne permiresime. Per institucione me te

formalizuara, kjo mund te kerkojne nje orientim me te madh mbi nevojat e klienteve,

nepermjet zhvillimit te produktit te permiresuar dhe manaxhimit te burimeve

njerezore. Per OJF-te, kjo perfshin pershtatjen e nje procesi biznes plani formal,

manaxhimin financiar, produktivitet te permiresuar dhe burime te reja fondesh.

Meqenese qellimi eshte permiresimi i kapacitetit institucional te institucioneve

mikrofinanciare, eshte e dobishme te theksojme shkurtimisht çështje te kapacitetit

institucional, qe shume institucione mikrofinanciare perballen dhe te identifikojme ku

jane adresuar keto çështje:

Biznes plani. Nje institucion mikrofinanciar, ka nevoje te jete ne gjendje te

“materializoje” vizionin e tij strategjik ne nje grup planesh veprimi, bazuar ne

tregun e detajuar dhe analizat organizative, projektimet financiare dhe analizat e

perfitueshmerise.

Zhvillimi i produktit. Nje institucion mikrofinanciar, duhet te jete ne gjendje te

diversifikoje pertej produkteve te tij origjinale te kredise ne zona te tjera si

kursime te cilat mund te sigurojne sherbime te deshiruara per klientet dhe te

akomodojne rritjen e tyre. Nje institucion mikrofinanciar duhet te jete ne gjendje

t’i vendose çmimin e produkteve te tij mbi baze te kostove operacionale dhe

- 45 -

financiare dhe kerkeses ne treg. Kjo kerkon shqyrtim te vazhdueshem dhe te

panderprere per te siguruar çmimet e duhura.

Manaxhimi i Sistemeve te Informacionit (MIS). Nderkohe qe institucioni

mikrofinanciar rritet, nje nga kufizimet e tij me te medha eshte MIS. Eshte e

detyrueshme qe nje institucion mikrofinanciar duhet te kete nje sistem te sakte

informacioni per manaxhimin e burimeve njerezore dhe ato financiare. Per

shembull, krijimi i nje sistemi nxites efektiv, varet mbi ekzistencen e nje sistemi

te mire manaxhimi informacioni, i cili i lejon manaxhimit te marre tregues te

ndryshem performance, te cilat ai deshiron t’i shperbleje.

Manaxhimi financiar. Permiresimet ne kontabilitet dhe buxhetim shpesh kerkohen

te monitorojne cilesine e portofolit te kredise, subvencioneve te donatorit dhe

vëllimin rrites te operacioneve. Kerkohen aftesi shtese si:

o Pershtatja e pasqyrave financiare per subvencionet dhe inflacionin

o Manaxhimi i portofolit ne rrezik, duke perfshire klasifikimet e duhura

rreziku, provigjionimi humbjet e kredive dhe write off.

o Manaxhimi i performances, duke perfshire realizueshmerine e perfitimit

dhe ate financiare.

o Manaxhimi i likuiditetit dhe rrezikut, e cila fokusohet ne portofole te

administruara efektivisht bazuar ne kredite afat shkurtra.

o Manaxhim te aseteve dhe detyrimeve, duke perfshire pershtatje te duhura

te periudhave te amortizimit ne lidhje me portofolin e kredise dhe

manaxhimin e aseteve dhe proceset e buxhetimit te kapitalit qe jane te

ndjeshme ndaj inflacionit.

Efiçensa dhe pasurimi i produktivitetit. Institucionet mikrofinanciare, duhet te jene ne

gjendje te operojne ne menyre te tille, qe kombinojne me mire standardizimin,

decentralizimin dhe sistemet nxitese per te arritur rezultatin maksimal me koston me te

vogel. Ato gjithashtu, duhet te zhvillojne sisteme per rekrutimin dhe zgjedhjen e

- 46 -

personelit, kompensime, trajnime dhe motivime per te mbeshtetur angazhimin dhe

pergjegjesine e personelit.

V.Kapitulli i Peste

Konkluzione dhe Rekomandime

« Revolucioni » mikrofinanciar kuptohet më së miri në kontekstin e popullsisë dhe

niveleve të të ardhurave të vëndeve në zhvillim dhe të vleresimit të mosplotesimit të

kerkesës globale për shërbimet financiare tregtare të sektorit formal.

Kështu shpesh përcaktimi i mikrofinancës përfshin ndërmjetësimin financiar dhe

shoqëror. Mikrofinanca nuk është thjeshtë banke, ajo është një “mjet zhvillimi”.

Mikrofinanca po rritet për disa arsye:

1. Premtimi për të pasuruar të varferit.

2. Premtimi i vetëqëndrueshmërisë financiare.

3. Mundesia për t’u ndertuar mbi sisteme tradicionale.

4. Ndihmesa e mikrofinancës për të forcuar dhe shtrire sistemet financiare formale

ekzistuese.

5. Numri rritës i historive të suksesshme.

Institucionet mikrofinanciare mund përshtaten që ato të kenë fonde të mjaftueshme për të

vazhduar operimin për një periudhë të gjatë. Keto fonde mund të veprojnë vetëm

nëpërmjet operacioneve të hyrjeve ose nëpërmjet kombinimit të dhenies dhe duke operuar

mbi hyrjet.

Ndërsa mikrofinanca po zhvillohet njëkohesisht po themelohen principe të qarta

që“orientojnë” dhënien e huasë.

Dilemat dhe problemet e hasura në mikrofinancë kanë të bëjnë me atë se sa e qartë është

organizata rreth qëllimeve të saj kryesore. A siguron njeë institucion mikrofinanciar,

mikrofinance për të lehtesuar pengesat e rënda të varferisë? Apo për të inkurajuar rritjen

- 47 -

ekonomike? Apo për të ndihmuar grate e varfera te zhvillojne besimin dhe të fuqizohen

brenda familjeve të tyre?

Për të analizuar sistemin financiar të një vëndi është e nevojshme që të shikojmë si

ofertën ashtu dhe kerkesën e sherbimeve financiare.

Sektori i politikave konsideruese financiare përfshin:

• Politikat e përqindjeve të interesit

• Mandatet qeveritare të ndarjes së kreditit

• Detyrimet ligjore të përgjegjësive kontraktuale dhe aftësinë për të vendosur burime të

garantuara.

Në shumë vende, mandatet qeveritare po krijojnë dritare speciale për sektorët financiare

të institucioneve formale te cilat sigurojne një perqindje të konsiderueshme të portofolit

të tyre ose një vëllim të konsiderueshem të aseteve të tyre për segmentet me të varfera ose

informale te shoqerisë.

Në disa vënde në zhvillim struktura ligjore është e paqartë ose nuk perputhet me

detyrimet efektive te kontratave financiare.

Një nga çështjet me të rendesishme në mikrofinance sot është supervizioni dhe rregullimi

ligjor per institucionet mikrofinanciare.

Institucionet mikrofinanciare duhet të rregullohen me ligje të vecanta kur mobilizojnë

depozita nga publiku.

Institucione të ndryshme mund të përfshihen në sigurimin e sherbimeve të kerkuara nga

kliente me të ardhura të ulta.

Institucioni kryesor që siguron shërbime financiare është institucioni mikrofinanciar, i cili

ka strukturen e tij institucionale dhe kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur kerkesat

e klienteve të tij.

- 48 -

Nje institucion eshte i qendrueshem kur ekzistenca dhe funksionimi i tij nuk kercenohen

nga mungesa e fondeve per te bere pagesat te nevojshme dhe duhet te jete i afte per te

paguar ne çdo moment dhe gjithashtu ne te ardhen e parashikuar.

Per shkak se njerezit qe i perkasin grupit te synuar, kane nevoje per oferte te besueshme

te sherbimeve financiare dhe nje institucion tek i cili ata mund te besojne depozitat e tyre,

ka nje rendesi te madhe qe institucionet mikrofinanciare te jenë institucione te

qendrueshme dhe mbeshtetese ose te pakten te jete e qarte perspektiva dhe statusi i

ardheshem ligjor.

Institucionet “formale” percaktohen si ato institucione qe jane subjekt jo vetem te ligjeve

dhe rregulloreve te pergjitheshme por gjithashtu i rregulloreve dhe mbikqyrjes bankare

specifike.

Institucionet “gjysem formale” jane ato institucione te cilat jane formale ne kuptimin e

rregjistrimit si entitete subjekt i te gjitha ligjeve perkatese te pergjitheshme, duke

perfshire ligjin tregtar, por jane informale meqenese, me pak perjashtime, nuk jane nen

rregulloren dhe mbikqyrjen bankare.

“Siguruesit Informal” (ne pergjithesi nuk referohen si institucione) jane ato per te cilat

nuk aplikohet asnje ligj specifik bankar apo ligj i pergjithshem tregtar, dhe keto veprime

jane kaq informale saqe debatet qe krijohen nga kontakti me ta shpesh nuk mund te

zgjidhen pa kerkese per ndihme nga sistemi ligjor.

Tipet me te pergjitheshme te institucioneve financiare gjysem formale jane

organizata/kompani financiare dhe OJF-te financiare. OJF-te jane tipi institucional me i

zakonshem i institucioneve mikrofinanciare.

Sidoqofte, ekspertiza e biznesit dhe stabiliteti jane vendimtare nese institucioni deshiron

te kete nje efekt pozitiv te perhershem mbi grupin e synuar.

Vetem nese institucioni mikrofinanciare eshte i licensuar dhe i afte te sherbeje depozita

ose ka qendrueshmeri financiare dhe keshtu eshte i afte te siguroje burime financiare

tregtare, aferia me burime donatoresh eshte shpesh e kushtezuar.

- 49 -

Ne varesi te objektivave te institucioneve mikrofinanciare dhe kushteve konkredte te

vendit ne te cilin punohet, nje OJF ose kooperative mund te jete struktura institucionale

me e pershtatshme, duke siguruar se institucioni mikrofinanciare do te vazhdoje te rritet

dhe te plotesoje kushtet e tregut te synuar.

Disa institucione mikrofinanciare, veçanërisht ato qe kane partnere OJF nderkombetare,

mund te kerkojne te krijojne nje institucion qendror si mjet per te manaxhuar rritjen dhe

per te gjetur fonde shtese. Nje institucion qendror eshte nje institucion i regjistruar

ligjerisht “shites-shumice” i cili siguron sherbime financiare, manaxhuese, ose te tjera per

institucionet mikrofinanciare “shites-pakice”. Keto institucione qendrore jane te

ngjashme me institucionet qendrore per kooperativat financiare.

Kohet e fundit fusha e mikrofinances eshte perqendruar ne transformimin e OJF-ve

financiare ne institucione financiare formale (NBFI ose Banka te specializuara). Kjo

metode perfshin transferimin e veprimeve te OJF-se ose kooperativave ne nje ndermjetes

te sapokrijuar financiar, nderkohe qe institucioni origjinal ose eshte shuar ose vazhdon te

ekzistoje perkrah ndermjetesit te ri.

Kostot fillestare per t’u transformuar ne nje institucion financiar formal jane shpesh teper

te larta, ato perfshijne mundesine e realizimit dhe punen parapergatitore, kerkesat per

kapital fillestar, si dhe ndryshimet ne manaxhim dhe sistemet qe duhet te zbatohen.

Institucionet mikrofinanciare veçanërisht ato te krijuara si OJF financiare shpesh

formohen nga nje “vizionar”. Keta “vizionare” nuk jane te interesuar ne fitime por kane

nje objektiv social per te permiresuar jeten e anetareve me te ardhura te ulta ne

komunitetin e tyre.

Qeverisja i referohet nje sistemi kontrolli dhe balancash nderkohe qe per te mbikqyrur

manaxhimin e institucione mikrofinanciare krijohet nje Bord Drejtues.

Jane pronaret-themeluesit e institucioneve mikrofinanciare qe zgjedhin organin drejtues

te institucionit te parashikuara sipas kuadrit ligjor respektiv.

- 50 -

Institucionet mikrofinanciare ne pjesen me te madhe i financojnë veprimtaritë e tyre me

donatore ose fonde qeveritare nepermjet granteve ose kredive tregtare ose “te buta”.

Pavarësisht nga tipi i institucionit dhe menyrave te manaxhimit te rritjes, te gjitha

institucionet mikrofinanciare kane nevoje te shqyrtojne periodikisht kapacitetin e tyre

Institucional dhe te shohin ku mund te bejne permiresime.

Institucionet mikrofinanciare duhet te jene të kujdesshme kur vleresojne kapacitetin e

borxhit te nje tregu potencial te synuar, sepse te percaktosh kapacitetin e borxhit te

klientit eshte nje pjese e rendesishme e identifikimit te nje tregu te synuar dhe dizenjimit

te produkteve dhe sherbimeve te pershtateshme per kete treg. Ne pjesen me te madhe,

huamarresit nuk u ofrohen hua deri ne maksimumin e aftesise paguse te tyre.

Ekonomistet i referohen kesaj si “ndarje e kreditit te brendeshem”. Ne qofte se

huamarresit tentojne te mbushin plotesisht kapacitetin e tyre te borxhit, ata rrezikojne qe

te mos jene ne gjendje te manaxhojne borxhin.

Tregu duhet te jete ne gjendje t’i pergjigjet nevojave te ekonomise ne pergjithesi dhe

zhvillimit te sipermarrjes private ne veçanti. Masat publike prioritare duhet te jene:

• Reduktim i kostove te ndermjetese financiare.

• Forcim i metejshem i sistemit mbikqyres dhe rregullator.

• Permiresimi i sherbimeve bankare, si sistemet e pagesave nderbankare, krijimin e

zyres se informacionit te kredise dhe nje sistem sigurimi depozitash.

Pas shqyrtimit te mbeshtetjes se sherbimeve mikrofinanciare, politikat e sektorit financiar

dhe mjedisi ligjor dhe çështjet rregulluese dhe mbikeqyrese, zona finale per te shqyrtuar

ne kontekstin vendor eshte mjedisi i politikave sociale dhe ekonomike.

Destabiliteti ndikon ne rrrezikun e te gjitha tregjeve dhe si pasoje ne zgjedhjet e bera

nga pronaret e biznesit dhe institucionet financiare. Ne pergjithesi, stabiliteti i tregjeve

financiare i ben organizatat qe ofrojne sherbime mikrofinanciare te jene me shume

praktike ne ofrimin e sherbimeve te tyre..

Institucionet mikrofinanciare mund dhe operojne ne vende me shkalle te larte inflacioni.

- 51 -

Nje burim i mundeshem i uljes se kostos se hiperinflacionit eshte te indeksoje kontraten

e huase ne nje monedhe te forte siç eshte dollari amerikan ose ne nje te ngjashme. Rruge

tjeter eshte mbajtja e fondeve dhe aseteve ne dollare amerikane, perdorimi i borxhit me

shume se aksionet e zakonshme (në qoftë se eshte e mundur) dhe te sigurojne hua afat-

shkurtra te cilat krijojnë mundësi që rregullimet periodike te shkalles se interesit.

Ekonomite ne tranzicion dhe ne situatat e trazirave apo konflikteve politike, ku sistemet

ekzistuese te rrjeteve sociale jane destabilizuara dhe kane nevoje te ristabilizohen,

krijojne shqetesime shtese per institucionet mikrofinanciare

Niveli i zhvillimit të biznesit është një nga faktorët e tjerë që merren për bazë në

momentin që një institucion mikrofinanciare synon të identifikojë bizneset e vogla ndaj të

cilave do të ofrohen shërbime financiare.

Ndërkohë që niveli i zhvillimit të bizneseve është mjaft i rëndësishëm në zgjedhjen e

tregjeve të synuara, sektoret kryesore në të cilin zhvillohen veprimtarite jane gjithashtu

mjaft i rëndësishme.

Analiza e ndikimit të ndërhyrjes së mikrofinancës është e rëndësishme veçanarisht nëse

ndërhyrjet kanë për qëllim të ulin varfërinë dhe te ndikojne ne rritjen e mireqenies dhe

punesimin e shtresave ne nevoje.

Politik-bërësit dhe akademikët janë të interesuar vetëm për efektet e ndërhyrjes së

mikrofinancës. (punesim; rritje e aktivitetve te biznesit; ndikim ne uljen e varferise).

Në mënyrë të përgjithshme ndikimet e mikrofinancës mund të ndahen në tri kategori

kryesore:

- Ndikimi ekonomik.

- Socialpolitik dhe kulturor.

- Personal.

- 52 -

Një shkollë tjetër mendimi sugjeron se analiza e ndikimit duhet të merret me atë se

përpjekjet duhet të bëhen për të vlerësuar, analizuar dhe matur ndikimin të drejtpërdrejtë

të mikrofinancës.

Mundësia e “keqpërdorimit” të parave të marra nga kredia është evidente.

Ne disa vende jane krijuar rregullore te veçanta per funksionimin sa me normal te

institucioneve financiare jo-bankare.

Institucionet mikrofinanciare me te qendrueshme ne mikrofinance rralle angazhohen ne

mobilizimin e kursimeve.

Mobilizimi i kursimeve nuk eshte kurdohere i lehte dhe i deshiruar nga institucionet

mikrofinanciare: veshtiresite administrative dhe kostoja qe shoqeron mobilizimin e

kursimeve veçanerisht ne sasi te vogla mund te jene te jo-efektive. Institucionet mund te

kene veshtiresi te pershtaten me rregullat strikte te aplikuara nga institucionet qe marrin

depozita

Siguracioni eshte nje produkt qe do te pelqehej te ofrohej ne menyre te gjere ne te

ardhmen ne institucionet mikrofinanciare, sepse eshte rritur kerkesa midis klienteve te

tyre per kredi, per sigurimin e shendetit ne rastin e vdekjes apo humbjes se aseteve.

Katrat e kreditit ofrojne avantaze te dyanshme per klientet dhe institucionet

mikrofinanciare.

Institucionet mikrofinanciare mund te ofrojne sherbime te ngjashme me sherbimet e

depozitave ose te ndara kundrejt nje pagese. Në qoftë se sherbimet e pagesave jane te

lidhura me sherbimet e depozitave, institucionet mikrofinanciare mund te paguajne

artificialisht nje perqindje ineresi te ulet kundrejt llogarive te depozitave per te mbuluar

koston e ketyre sherbimeve.

Per te ofruar sherbimet e pagesave institucionet mikrofinanciare duhet te kene nje rrjet te

gjere lidhjesh me nje ose shume banka, gje e cila nuk eshte e lehte te arrihet.

- 53 -

Ndermjetesit social pergatisin grupet ne nevoje ose individet qe te futen ne marredhenie

te qendrueshme biznesi me institucionet mikrofinanciare ne funksion et plotesimit et

nevojave te tyre me sherbime te vecanta.

Institucionet mikrofinanciare shpesh sigurojne disa tipe sherbimesh per zhvillimin e

ndermarrjeve.

Institucionet mikrofinanciare mund te sigurojne sherbime sociale vete ose ne kooperim

me institucione te tjera ose me komunitetin. Ne kete menyre ata jane te afte te sigurojne

avantazh ne kontaktimin me klientet gjate shperndarjes dhe ripagimit te pagesave te

huase.

Bankat Rurale jane shoqeri kursimi dhe krediti komunitare, te krijuar per te siguruar

kryerjen e sherbimeve financiare ne zonat rurale, te ndertojne grupe qe te ndihmojne

veten dhe te jene nga komuniteti.

Rritja e manaxhimit. Institucionet mikrofinanciare qe zgjerohen ne tregje te reja shpesh

perballen me konkurrence te ulet. Keto institucione mund te kene rritje te madhe ne vitet

e para te operimit. Rregulluesit duhet te monitorojne nga afer institucionet

mikrofinanciare qe kalojne shume projektimet e paraqitura ne sipas objektit te licences.

Produkte dhe sherbime te reja. Megjithese kjo industri ka bere nje perparim te dukshem

ne dizenjimin e sherbimeve dhe produkteve te duhura financiare, fusha mbetet relativisht

e re dhe e patestuar. Eshte e veshtire te llogarisesh kur nje produkt i ri, ose sherbim, eshte

nje devijim i paplanifikuar nga nje model ekzistues ose nje perparim ne sherbimet e reja

per tregun. Sherbimet dhe produktet e reja duhet te testohen mire perpara se te zbatohen

ne nje shkalle te gjere. Mund te jete me vend te kufizosh numrin e produkteve apo

sherbimeve te reja qe jane lancuar me pare dhe nuk jane shfaqur si te sukseseshme.

Sistemi i manaxhimit te informacionit te nje institucioni perfshijnë te gjitha sistemet e

perdorura per te gjeneruar informacion dhe qe i udhezojne drejtuesit ne vendimet dhe

veprimet e tyre. Sistemi i manaxhimit te informacionit mund te shihet si nje harte e

aktviteteve qe kryhen nga institucionet mikrofinanciare. Ai mbikeqyr veprimet e

- 54 -

institucionit dhe siguron raporte qe reflektojne informacion qe drejtuesit i konsiderojne si

me te rendesishmit per t’u ndjeku

Sistemi i manaxhimit te informacionit mbikqyr veprimet e institucionit dhe siguron

raporte qe reflektojne informacion qe drejtuesit i konsiderojne si me te rendesishmit per

t’u ndjekur.

Sistemet e miredizenjuara te informacionit mund te realizojne :

Te permiresojne punen e personelit ne terren, duke bere me mire mbikqyrjen e portofolit

te tyre dhe duke siguruar sherbime me te mira per nje numer klientesh ne rritje.

Lejon supervizoret te monitorojne me mire fushat e tyre te pergjegjesise, duke percaktuar

fushat me prioritet te cilat kerkojne me shume vemendje.

Ndihmon drejtuesit te drejtojne me mire punen e nje organizate te tere dhe marrjen e

vendimeve strategjike dhe operacionale te mire-informuara duke mbikqyrur rregullisht

situaten e institucionit, nepermjet nje sere raportesh dhe treguessh te mire-zgjedhura.

Sistemet e Manaxhimit te Informacionit te institucioneve mikrofinanciare ne pergjithesesi

drejtohen ne tre fusha kryesore:

Nje sistem financiar, me librin e madh te llogarive ne berthame te tij.

Nje sistem mbikqyrjeje kredie dhe kursimesh, i cili merr informacion dhe siguron

raporte rreth performances se çdo huaje te disbursuar, shpesh me nje sistem

kursimesh qe mbikeqyr te gjitha transaksionet ne lidhje me kursimet e klientit.

Nje sistem i skicuar per te mbledhur te dhena ne lidhje me influencen mbi

klientet.

Drejtimi efektiv financiar kerkon analize periodike te performances financiare. Treguesit

e performances mbledhin dhe perserisin te dhenat financiare per te dhene informacion te

nevojshem rreth performances fianciare te nje institucioni mikrofinanciar.

- 55 -

Rekomandime

Mikrofinanca në realitetin e sotem ekonomik shqiptar përbën një faktor të rëndësishëm i

cili duhet të merret në konsideratë dhe si i tillë duhet anlizuar në të gjithë elementët e saj.

Mendoj se një trajtim i hollesisshëm i mikrofinances me të gjithë elementët e saj teknik

duke përfshirë si analiza teorike, raste praktike, vlerësim të realiteteve të mikrofinancës

në shumë vende është një ndihmë e konsiderueshme që duhet vlerësuar.

Trajtimi i realizuar nepermjet ketij punimi është një trajtim teoriko-praktik i cili jep një

informacion të vlefshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për t’u njohur me

mikrofinancen në kauder të sistemit financiar të një vendi.

Tashmë është mjaft evident fakti se keto institucione kanë një peshë të konsiderueshme

ne tërësinë e sektorit financiar Shqiptar.

• Impaktet sociale të mikrofinancës persa i takon punezenies të atyre shtresave të

popullsisë që janë të “neglizhuara” nga sistemi bankar është në nivele të larta, gjë

e cila e bën mikrofinancen një element që duhet marrë në considerate në hartimin

e politikave afat-shkurtra dhe afat-mesme të qeverisë. Në një vend ku papunesia

varion 13-15% të fuqisë aktive për punë është mjaft e rëndësishme të nënvizohet

qartë se keto institucione janë një instrument tepër efikas për të mundësuar

vetëpunësimin e të papuneve dhe pikerisht të asaj kategorie që nuk “përfillet” nga

Bankat.

• Ndonese nuk ka një studim të mirëfilltë sipas të dhenave të disa viteve më parë

cdo mikrokredi krijon 1.5-1.8 vende të reja pune. Ky koeficient mund të jetë i

diskutueshëm pasi ai varion në zona të ndryshme, sipas aktivitetit që kreditohet

dhe në varësi të aftësive menaxheriale të atij që kreditohet, por gjithesesi ai mbart

brenda tij një mesazh shumë të qartë. Mikrofinanca krijon mundësi vetëpunësimi

dhe më tej.

• Në një ekonomi ku rreth 75% e GDP vjen nga bizneset mikro dhe të vogla roli i

mikrofinances ka tendencë të rritet në të ardhmen parë kjo paralelisht me një

shtrirje më të madhe të sistemit bankar.

- 56 -

• Nëse analizojmë realitetin e sotem të shtrirjes e sektorit Bankar verehet se shumë

qartë se harta e Shqiperisë është pothuajse plotesisht e mbuluar nga Institucione të

Mikrofinancës që veprojnë në Zona rurale apo Urbane, ndersa Bankat ngurojnë të

hyjne në ato tregje që nuk garantojnë mundësi të ofrimit të një larmie shërbimesh

apo cilësohen prej tyre si tregje me potenciale të kufizuara. Kjo nuk është e

vecante vetëm për Shqiperinë por duhet thenë se është ne realitet global për të

gjitha vendet në Zhvillim apo vendet e Evropës Lindore.

Pra Mikrofinanca e ploteson më së miri gjeografinë e sherbimit të kreditimit të

klientëve. Për më tej mund të thuhet se ka rreth 55,000 biznese të vogla të

regjistruara. Duke gjukuar mbi faktin se niveli i informalitetit të bizneseve

(moslicencimit të tyre) është i lartë ka ende shumë potencial kreditimi.

• Ekonomia shqiptare do të jetë e mbështetur edhe për shumë kohe në shërbime dhe

në tregti që në një pjesë të konsiderueshme të saj do të realizohet nga biznese të

vogla kryesisht biznese familjare. Mikrofinanca dhe institucionet që e

përfaqësojnë atë në shqiperi, duke marrë në konsideratë fleksibilitetin e sherbimit

përsa I takon shpejtësisë së ofrimit të kredisë dhe procedurave mund të përafrohen

me shumë drejt kësaj kategorie klientësh.

• Institucionet e mikrofinancës në Shqipëri po i permiresojnë vit pas viti treguesit e

vetëmbajtjes (vëtëmbajtje financiare dhe operacionele). Vetëm Fondacioni

“BESA” ka treguesin e vetëmbajtjes financiare rreth 163%. Kjo gjë përbën

thelbin e faktit që keto Institucione kanë “perspektivë” të sigurt në të ardhmen.

Pra ato nuk do të jenë të varura “pafundesisht” nga programe apo donacione.

• Institucionet e mikrofinances në Shqipëri po kalojnë në procese të transformimit

ligjor dhe mbase në një të ardhme të afert në Banka të specializuara në

mikrofinance. Me një status ligjor që afron drejt bankave; me një treg të maturuar;

nivel të lartë të klientelës besnike keto Institucione do të jenë plotësisht të hapura

për të mundesuar rritjen e likujditetit të tyre duke u hapur ndaj investitoreve dhe

aksionereve të mundeshëm.

- 57 -

• Vërehet se këto institucione mikrofianciare në kuader të konsolidimit dhe

maturimit të aktivitetit të tyre në mënyrë të vazhdueshme po realizojnë një

diversifikim të aktivitetit të tyre në keto drejtime kryesore:

o Diversifikim gjeografik – shtrirje të aktivitetit të tyre në degë dhe zyra të

reja, duke berë të mundur në ketë menyrë një mbulim më të plotë të

zonave të ndryshme dhe një “përqasje” më të mirë drejt grupeve të

synuara.

o Diversifikim të produkteve - duke realizuar “lancimin” në treg të

produkteve të reja duke zgjeruar në këtë mënyrë bazën e klientelës jo

vetëm në “target grupin” kryesor por edhe me grupe të tjera. Rasti i

“kredive për rininë” “kredive për OJF” si produkte të reja të Fondacionit

“BESA” ; “kredive për SME” të PSHM etj janë rastet më të qarta të këtij

diversifikimi.

• Mikrofinanca në tërësinë e saj deri para pak vitesh është vlesuar si një structure

financiare me shfaqje kryesisht në vendet në zhvillim dhe në vendet e Evropës

Lindore dhe ato të ish Bashkimit Sovjetik. Për vetë karakteristiakt e saj mund të

argumentohet se mikrofinanca është me aktive atje ku sistemi finaciar bakar është

më pak i zhvilluar për të plotësuar në këtë mënyrë këtë “gap” të nevojave për

kredi. Eksperienca e këtyre pesë viteve të fundit po tregon se mikrofinanca po

ravijëzohet si strukture financiare edhe në vëndet e Evropes Perendimore. Disa

shpjegime se përse mikrofinanca në disa vende të Evropës Perëndimore po

kristalizohet si realitet në sektorin financiar janë:

o Në kaudrin e rritjes progresive të llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe

produkteve të reja, Bankat po synojnë profilizimin e tyre duke e parë

orientimin në mikrokredi si jo-eficent dhe të papërshtatëshme për

aktivitetin e tyre.

o Në vëndet e Evropës Perëndimore ka mjaft programe zhvillimi të

suportuara financiarisht nga qeveritë e tyre të cilat synojnë kreditimin e

mikrobizneseve. Keto programe janë profilizuar mirë në ketë pjesë të

tregut dhe gradualisht po synojnë të realizojnë vetë-mbajtjen financiare

- 58 -

duke synuar njëkohësisht edhe strukturime ligjore të përshtatëshme. Pra

ato po shfaqen si realitete në sektorin financiar të vendeve të BE. Për më

tepër këto institucione kanë krijuar tashmë edhe network-un e tyre EMN

- (European Mikrofinance Network ku Fondacioni “BESA” ka statusin e

vëzhguesit).Në stadin aktual ku ndodhen këto institucione mendoj se

dhënia e incentivave nga qeveria do të ishte një mbështetje që më shumë

për këto institucione që i shërben klientelës dhe zhvillimit social-

ekonomik të vëndit.

Në këtë kuadër përjashtimi nga Tatim-fitimi në paketen fiskale 2005 ishte përgjigjia

pozitive që qeveria shqiptare i dha sektorit mikrofinanciar shqiptar.

- 59 -

VI.Referencat

1. Bundo. Sh,”Financë” Tiranë 2007

2. Murrja. A, Bedini. B, Borakaj. D,”Financat lokale dhe qeverisja”

Durrës 2011

3. Hadëri.S, Milova. O,”Leksione dhe ushtrime të financës publike”

Tiranë 2009

4. Guxholli.S, Karapici.V, “Revista shqiptare social ekonomike”potenciali

për zhvillimin e buqesisë dhe vlerësimi i situatës social-ekonomike dhe

mjedisore, Tiranë 2011, f ,55

5. Agalliu.A, “Revista shqiptare social ekonomike”,sistemi bankar dhe

mbikqyrja e tij, Tiranë 2011, f,129

6. http://www.eu-sme.al/

7. http://www.bankofalbania.org/

8. http://www.osce.org

9. http://www.fondibesa.com

10. http://www.ascunion.org.al/

11. http://www.forumivirtual.com