Measurement of inclusive jet and dijet cross sections in proton-proton collisions at 7 TeV...

42
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” Fakulteti i Edukimit, Prizren Programi: Fillor Vështrim krahasues ndërmjet veprave “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” dhe “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë P U N I M S E M I N A R I 1

Transcript of Measurement of inclusive jet and dijet cross sections in proton-proton collisions at 7 TeV...

Universiteti i Prizrenit “Ukshin

Hoti”Fakulteti i Edukimit, Prizren

Programi: Fillor

Vështrim krahasues ndërmjet veprave

“Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë se

vdekur” dhe “Prilli i thyer” të Ismail

Kadaresë

P U N I M S E M I N A R I

1

Mentori

Kandidati

Prof.ass.dr. Shkelqim Millaku

xx yy

Prizren, 2013

Përmbajtja.........................................

...................................................

............2

Hyrja..............................................

...................................................

...............3

“Kështjellës” .....................................

...................................................

...........7

“Gjenerali i ushtrisë se

vdekur”............................................

.........................10

2

“Prilli i

thyer”.............................................

...................................................

15

Analiza e

personazheve.......................................

..........................................22

Vështrim krahasues ndërmjet romaneve të Ismail

Kadaresë........................23

Literatura ........................................

...................................................

...........26

Indeksi............................................

...........!!!!

3

Hyrje

Kadare ka bërë një kthesë nga mitet në realitet,

shkrimtari që bëri dhe zhvilloi histori nga

prehistoria, pa rënë në kundërthënie me vetveten

dhe gjykimet moderne. Ky është autor i shumë

veprave në poezi dhe prozë, leurat i shumë çmimeve

kombëtare dhe ndërkombëtare. Poezia dhe proza e

Kadaresë është krijim imagjinate i sfidave të mëdha

te popullit shqiptarë. Krijimtaria e tij është

përkthyer në mbi 30 gjuhë të ndryshme të Botës. Që

nga vitet e ‘60 shënoi kthesë të madhe me

krijimtarinë e tij, në letërsinë shqiptare. Kadare,

ka krijuar me tepër për mitet, legjendat, të

4

shkuarën por edhe për të ardhmen, më një fjalë apo

fjali, atij, autorit, nuk i ka shpëtuar asgjë që

është shqiptare dhe me interes për ta shkruar.

Koncepti i krijimtarisë se Kadaresë në fillim ishte

për të kaluarën e popullit shqiptarë, rezistencën

heroike të Skënderbeut, por edhe periudhën e asaj

kohe, pastaj kontrasti i krijimtarisë se tij është

përshkrimin i luftës Nacionalçlirimtare dhe me vonë

edhe krijimtarisë moderne dhe posmoderne. Kadareja,

ka dhënë një kontribut të madh në letërsinë moderne

shqiptare.

Ky vështrim, analizues, krahasues, kontraktues do

të jetë i fokusuar në tri romane e rëndësishme të

tij. I kemi veçuar këto tri romane, jo për ndonjë

qëllim të veçantë, apo për t’i mos i vlerësuar të

tjerat, sepse janë mjaft me interes edhe shumë

romane, vëllime me poezi apo tregime të tjera. I

kam veçuar, sepse gërsheton historinë e kaluar të

luftës se Skënderbeut (Kështjella); të luftës

Nacionalçlirimtare (Gjenerali i ushtrisë se

vdekur), dhe gërshetimi i rregullave të Kanunit në

dy veprat në fjalë, tani të paraqitura me

gjerësisht në romanin (Prilli i thyer). Romanet e

5

tij, janë udhërrëfyes për studentët, studiuesit

shqiptarë dhe të huaj, të cilët duan të mësojnë të

kaluarën dhe të tashmen të paraqitura përmes

simboleve, metaforave dhe figurave të tjera, ku

autori përshkruan në mënyrë objektive historinë e

popullit tonë.

Romani “Kështjella”, në boshtin e saj trajton

rrethimin e Krujës nga Perandoria Osmane. Në këtë

roman ngjarja, personazhet, koherenca e

veprimtarisë paraqitet në dy koncepte të mëdha. Në

njërën anë krenaria dhe rezistenca e vetëmbrojtjes

dhe në anën tjetër koncepti i planit uzurpues i

Perandorisë, e cila kishte hasur në pengesën dhe

rezistencën e parë të asaj kohe. Pra, çdo gjë duke

përfshirë personazhet, ngjarjet, mesazhet e dy

palëve janë të një versioni bardh dhe zi. Një model

i tillë e kemi edhe në romanin “Gjeneralin e

ushtrisë se vdekur”, mirëpo tani trajtimi i

konceptit dhe mesazhit të luftës është ndryshe dhe

ka qëllime të ndryshme. Në romani “Kështjella” nuk

e gjejmë botën e frikës se armikut dhe të pendimit

të veprimeve të tyre, siç është në romanin e

“Gjeneralit”, sepse shihet kur vijnë për t’i

6

mbledhur eshtrat se sa janë të penduar për veprimet

e tyre dhe çfarë natyre, njerëz (...) ata takojnë.

Pra, kemi një krahasim koherent të ndryshme dhe

gjithashtu edhe më koncepte të ndryshme funksional.

Romani i tretë, që do ta krahasojmë në këtë studim

është ai i njëjtit autor “Prilli i thyer”. Ky roman

në koncept të thellë të studimit na krijon mundësin

për të thënë se tri romanet në fjalë përshkruajnë

identitetin, virtytet, traditën, rezistencën e

popullit shqiptarë. Dhënia dhe mbajtja apo mos

mbajtja e “besës”, roli dhe funksioni i Lekë

Dukagjinit dhe librit të tij, mundësuan frymëzim

historik për ta shkruan një roman mjaft interesant

dhe realist, modern me titull “Prilli i thyer”. Në

krahasim me dy veprat e para, ku luftërat

zhvillohen në vetëmbrojtje nga shqiptaret dhe

qëllim uzurpimi nga të huajt, ky i fundit është

pasojë historike e Perandorisë Osmane, synimit të

robërimit të tokave shqiptare qoftë nga italianet

apo gjermanet etj. Andaj, autori me të drejtë e

quan “Prilli i thyer” sepse thyhet besa e dhënë

shqiptare dhe fillon një jetë tjetër në truallin e

shqipfolësve. Dikur besuan në Bibelë me vonë në

7

K’urha dhe në një periudhe pas Rilindjes kombëtare

në librin e “Kanunit”, ku ky i fundit ndërmjet

muajt mars dhe prill, dhe më saktësisht në prill

shkelet, për t’i thënë se nuk është duke u

respektuar koncepti i besëdhënies nga tradita

shqiptare. Tri romanet në fjalë, duke i krahasuar

ndërmjet vete, pasqyrojnë dhe pasurojnë letërsinë

dhe historinë shqiptare.

Këto romane trajtojnë temat me interes për të

kaluarën dhe rezistencën e popullit shqiptarë.

Në vazhdim paraqesim jetëshkrimin thelbësor të

autorit, shkrimtarit dhe studiuesit mjaft të

zellshëm në fjalë.

Ismail Kadare (1936) ka lindur në qytetin e

Gjirokastrës. Fëmijërinë, ia kaloi në vendlindje

dhe kjo padyshim që la gjurmë të thella në gjithë

jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e

kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu

studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të

Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në

Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë.

Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës

politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit

8

Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita",

pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së

fundi punonte në profesion të lirë. I. Kadare, ka

qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i

mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të

vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit

diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen

në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me

Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga

personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare,

ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që

i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që

bëri histori prej prehistorisë, pa rënë në

kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai

arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkryer dhe për

kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në

udhëkryq, vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një

shpresë apo një ogur i bardhë për atë.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi

e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare,

kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë,

anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe

Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.

9

Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer në mbi 30

gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të

përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

Ky studim do të paraqet një vështrim krahasues

ndërmjet tri veprave të rëndësishme të tij. Analiza

krahasuese do të shikohet nga ndërtimi dhe

struktura e veprave, koha e botimeve, qëllimet dhe

mesazhet e atyre.

Ky studim do të ofron mendim analizues dhe vështrim

krahasues të romaneve “Kështjella”, “Gjenerali i

ushtrisë se vdekur” dhe “Prilli i thyer”.

10

“Kështjella”

Në rastin e 500 vjetorit të vdekjes se Skënderbeut,

autori ka vendosur ta boton një roman të tillë, i

cili ia ka kushtuar heroit tonë kombëtar. Ky roman

dhe romani “Ura me tri harqe”, në një farë mënyre

janë vazhdim i njëri-tjetrit. “Ura me tri harqe”

bënë pjesë në një cikël romanesh dhe novelash, për

të cilat mund të thuhet se Kadare i ka shkruar me

një qëllim të qartë për të krijuar imazhin e një

Shqipërie tjetër, nga ajo që është parë në atë

kohë.

Romani “Kështjella”, e krijuar dhe e botuar nga

autori I. Kadare, ka për qëllim të qartë ta kthej

një ngjarje shumë të madhe historike në konceptim e

trajtimit të modelit të romanit. Pra, deri në atë

kohë kjo nuk ishte bërë apo krijuar nga ndonjë

studiues apo krijues. Kujtojmë Marin Barletin që ka

botuar “Historinë e Skënderbeu” dhe Naim Frashëri

gjithashtu, por ky i fundit një histori në vargje.

11

Mirëpo, askush me përpara nuk kishte krijuar ndonjë

roman me një tematike të tillë. Andaj, duke u

bazuar në ta kaluarën, ai ka imagjinuar se si ka

qenë jeta dhe koha e periudhës se Skënderbeut dhe

mbrojtja e shqiptarëve nga Perandoria Osmane.

Autori ka rrëfyer një ngjarje historike më një

rëndësi të veçantë si për historinë, gjuhë,

kulturën, zakonet etj, të popullit shqiptarë.

Mirëpo, ky roman na informon me disa tipare të

rëndësishme pas pesë shekujve se kush e robëroi

Shqipërinë dhe kush e mbrojti atë.

Në këtë roman kemi dy lloj personazhesh, të cilët

gërshetohen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ose me

mirë të themi personazhet të cilët kanë punuar për

të mirën e popullit apo të kundërtën.

Siç dihet deri me tani kemi pasur një trajtim të

historisë në një koncept tjetër, nga paraqitja e

saj, mirëpo tani përmes romanit, koncepteve dhe

simboleve të ndryshme, ne kemi një histori të tërë

e dëshmuar dhe e argumentuar fuqishëm.

Duke u rikthyer dhe plotësuar nocionin e

personazheve bardh dhe zi, mund të themi se ata, të

cilët, janë quajtur të bardh, janë kryesisht që

12

kanë menduar për të mirën e vendit dhe mbrojtjen e

tij. Kurs, me ngjyrë të zezë janë quajtur ata

personazh të cilët kanë qenë turq dhe bashkëpunëtor

shqiptarë që kanë punuar më ata. Gërshetimi i

personazheve ndërton dhe ngritë vlerën e lartë të

një romani të kësaj natyre dhe njëherazi përshkruan

historinë. Andaj, dy lloj personazhe të tilla

shpesh herë kanë ngritur tensione në zhvillimin e

romanit, mirëpo i është dhënë një fasadë e

shkëlqyeshme dhe reale në një roman të tillë.

Ky roman ka një rëndësi të veçantë për letërsinë

shqiptare sepse ka trajtuar përmes formës artistike

një histori të robërisë pesë shekullore.

Romani është quajtur “Kështjellë” sepse ishte

rrethuar nga gjitha anët dhe kishte qenë komplet e

izoluar nga Perandoria Osmane. Një personazh me

emër Tusin Pashai e kam dëshmuar vetën për të parë

se sa janë rrezistent shqiptarët dhe si dinë të

mbrohen në ato rrethana të vështira izoluese.

“Kështjella” si roman është botuar më 1970 në

Tiranë. Kjo vepër pasqyron rrethimin e një

kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me

13

Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert

Ollgun Pasha. Romani fillon me vendosjen e trupave

osmane përreth kështjellës. Hapësira, shndërrohet

në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të

tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që t’i

bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë

kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës

kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta

arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në

rezistencë të madhe të kështjellarëve. Që në sulmin

e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë

përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke.

Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e

pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e

njerëzve të ditur si oficerë, ushtarakë, astrologë,

mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as

operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për

djegien e fshatrave, as hapja e gërmojnë që në

Kështjellë të hyhej nga poshtë. Pikërisht kur

gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e

rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë

njerëz dhe projektues që kishin punuar për hapjen e

saj. Nuk u ndihmonte madje as gjuajtja me topin

14

shkatërrues, i cili në vend se të godas kështjellën

godet turmën e jeniçerëve. Pastaj, lloj e lloj

përpjekjesh kishin ndodhur si: për t’i helmuar

përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes

kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata

të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë për

përpjekjet e turqve dhe rezistencën e shqiptarëve.

Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke, e

cila del e humbur në krye me të zhgënjyerin Tursun

Pashai, i cili e vret vetë duke e helmuar, sepse ai

e ka ditur se në një mënyrë apo tjetër ai do të

vdes. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe

ushtarët tërhiqen.

Hiperbolizimi i gjerave në roman bën që në kohën

modern t’i shtrojmë pyetje se a kanë ndodhur ashtu

apo ndoshta autori ka dashur të gjënë moral për ta

imagjinuar historinë e shekullit XV dhe për ta

krijuar një roman real.

Duke përfunduar analizën e romani “Kështjella”, i

cili është me tematikë historike dhe pasqyron

rrethimin e Kështjellës së Krujës nga ushtria

15

osmane, dhe pa dyshim paraqet rezistencën e

kështjellarëve.

“Gjenerali i ushtrisë se vdekur”

Romani “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” deri në

versionin e fundit është ripunuar disa herë. Me

parë është krijuar një tregim dhe është botuar në

vitin 1961. Mirëpo, që nga ai vit, apo më saktë që

nga viti 1963 ky roman është botuar e ribotuar disa

herë në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera.

Lidhur me procesin krijues të kësaj vepre Kadare

shkruan: “Të Gjenerali jam përpjekur të jap

ndjenjën e zbrazëtisë, të humbjes, të anonimatit

nëpërmjet kapitujve pa numër, të listave të

paplotësuara, ankthit të identifikimit ... Bërthama

e tij e parë është tregimi për hapjen e shtëpisë

publike të ushtarëve në Gjirokastër, një nga

tregimet më trazuese të femërisë sime”1. Ky roman i1 Isak Shema, Proza e Ismail Kadaresë, Seminari XX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2002, f.285

16

kushtohet një misioni të një shtabi ushtarak të

gjallë, i cili dëshironte të ia bënte nderimet e

fundit ushtarake, një armate të tërë ushtarësh, dhe

një gjenerali të mbuluar me dhe. Në këtë roman janë

parë apo vërtetuar disa objektiva kryesore si çmimi

i vdekjes, taksat e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi,

dosja e zezë etj., janë nocione themelore të

shkrimtarit dhe të romanit “Gjenerali i ushtrisë se

vdekur”.

Kjo vepër, autorin e indetifikoi ndërkombëtarisht

sepse është përkthyer në disa gjuhë të ndryshme.

Kjo vepër trajton raportin ndërmjet të gjallit

(jetës) dhe vdekjes.

Romani përshkruan fundin e turpshëm të një lufte,

pra të Luftës se Dytë Botërore.

Subjekti i romanit i dedikohet kryesisht Luftës se

Dytë Botërore, mirëpo tani nuk vijnë për të

luftuar, vrarë, uzurpuar trojet shqiptare, por

vijnë për të marrë eshtrat e ushtarëve të tyre, të

cilët janë vrarë në trojet shqiptare.

Personazhet kryesore janë: Gjenerali, Prifti, plaka

Nicë etj.

17

Në romani shihen mendime të thella metaforike si të

rasti i priftit, i cili e ka ditur gjuhë shqipe,

por nuk ka folur asnjë herë. Andaj, ky ishte mjaft

i rrezikshëm sepse populli ynë në atë kohë, akoma

shkollimin e tyre nuk e kishin të lartë dhe atë nuk

e dinin se gjatë bisedave të tyre ky prift i

kuptonte në tërësi. Mirëpo, gjenerali i gjallë

kishte ardhur për të marrur eshtrat e kolonelit Z

(Zampa).

Ardhja e tyre ishte dy dekada më vonë, mirëpo ishte

një ardhje me një motivacion tjetër në krahasim më

atë që kishin ardhur për të luftuar, pra erdhën në

Shqipëri për t’i mbledhur eshtrat e ushtarëve dhe

kolonelit të tyre. Në fillim ata kishim mbledhur

shënime për të ditur se ku do të shkonin, andaj ata

i siguruan ato dhe u nisëm për në Shqipëri. Më të

hyrë në kufi ata i ka kapluar frika se e dinin se

çfarë kishte ndodhur këtu, pastaj filluar t’i

gjenin eshtrat e ushtarëve të tyre, këtë më se miri

e ka ilustruar gjenerali në monografinë e tij si:

“Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish,

vetëm se ata kanë në vend të uniformës nga një

thes najloni, thes të kaltër me dy vija të bardha

18

dhe një shirit të zi, prodhim special “olimpias’’,

të cilët thasët vendosen në një arkiv të vogël. Në

roman nënkuptohet se në fillim ishte një kompani e

gjetur, më vonë një batalion, divizion etj.

Nga ky zbulim, mund të nënkuptohen tri gjera

madhështore dhe historike si:

1.Koncepti i Luftës se Dytë Botërore,

2.Rezistenca,

3.Mesazhi.

Në pikën e parë dihet fakti se edhe Shqipëria

kishte fatin që të përfshihet në Luftën e Dytë

Botërore, luftë e cila nuk kursej asgjë. Shqipëria

ishte robëruar nga gjermanet, italianet etj.,

mirëpo një lutë e cila pësuan shumë në gjitha

parimet jetësore.

Në pikën e dytë, sa kemi informacione nga ky roman,

se shqiptarët kanë bërë rezistence dhe marrëveshje

të ndryshme me aleatët e tyre. Rezistenca dëshmohet

me ardhjen e gjeneralit bashkë me priftin, kësaj

radhe jo për të luftuar por për t’i mbledhur

eshtrat e tyre, të ushtarëve dhe kolonelit të tij.

Pra, nënkuptohet rezistenca nga humbja e

kundërshtarit.

19

Ky roman ka një mesazh porosie nga shkrimtari

Ismail Kadare, i cili thotë: Çdo armik kush do

qoftë, që e sulmon Shqipërinë, herët apo vonë, do

të detyrohet për t’i marrë eshtrat e ushtarëve, të

futur në najlon, sepse toka shqiptare dhe populli

shqiptar, nuk do ta durojnë robërinë okupuese. Se

në këtë vend të shqipeve do të ndërtohet foletë e

shqiptarëve, të cilët për shumë vjet dhe shumë

shekuj luftuan më armik pas armiku, të cilët ia

kishin mësyer foleve shqiptare, por si shpërblim

gjithmonë kanë marrë eshtrat e ushtarëve të tyre të

vrarë”. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një

roman mjaft interesant të autorit Ismail Kadare.

Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i

cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur

eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të

pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e

gjeneralit është kërkimi, dhe gjetja e eshtrave të

një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat

të vogël shqiptarë. Rrethanat e zhdukjes të

kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë

mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u

gjetën. Gjenerali hedh ato eshtra ne humnere dhe

20

nga ai moment prish raportet me priftin. Si

përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e

tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë

eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një

të panjohuri. Kjo do të thotë se me këtë veprim e

tradhton historinë e vetë dhe ligjet e luftës.

Ky roman është botuar në disa gjuhë si: Anglisht 

“The General of the Dead Army”, Boshnjakisht :

General mrtve vojsk, Bjellorusisht : Генэрал

мёртвай арміі, Frëngjisht : Le général de l’armée

morte, Gjermanisht : Der General der toten Armee

(„Gjenerali i ushtrisë së vdekur“). Fischer,

Frankfurt/M. 2006, ISBN 3-596-17353-1, Italisht :

Il generale dell'armata morta, Polonisht : Generał

martwej armii.

Vepra për herë të parë në bullgarisht doli më

(1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968),

kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e

kritikës së realizmit socialist, madje në

bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë

motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi

apo versioni i tij kryesor.

21

Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert

për librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,

romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse

greqishtja është e katërta midis gjuhëve të botës,

konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe

gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër

tituj prej tij. Por gjuhët dhe letërsitë ballkanike

nuk kishin as mundësinë dhe as besueshmërinë e

mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të

tyre.

Në këtë endje prove “Gjenerali i ushtrisë së

vdekur”, sikurse dhe romanet e tjerë më vonë,

kërkonte hapësirat e veta të mëdha për të cilat

ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i

tij ishte i ngushtë për atë. Shqipëria zyrtare, që

i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellat me

krejt Perëndimin, vetëm me Francën kishte lejuar

një lloj marrëdhënieje.

Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht,

sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1968) e ka

lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë,

22

në qendrën botërore të provës dhe të miratimit të

vlerave të mëdha letrare.

Fuqimisht mund të thuhet se, i kanë bërë nder të

fuqishme me anë të përkthimit të romanit në fjalë,

dhe njëherazi, i kanë bërë nder i gjithë kombit

tonë duke e afirmuar kulturën, virtytet, shkencën

dhe historinë e popullit shqiptarë.

23

“Prilli i thyer”

“…Kjo gjakëmarrje shënon një epokë ku shteti nuk i detyronte ligjet e

veta…e rridhte nga një kod shumë i përpiktë, që nuk linte asgjë në

hije…në zonën e kanunit e drejta e vetëgjykimit nuk ekziston ...”2

Në romanin ”Prilli i thyer”, Kadare e trajton temën

për hakmarrje në një personazh që duhet të marri

gjakun dhe në një anë tjetër martesa e një çifti.

Me fillim tek romani kuptojmë një lloj vdekjeje në

një mënyrë të paralajmëruar.

Ky libër apo roman, ka për temë besën, gjakmarrjen

dhe kanunin, i cili zhvillohet në pjesën veriore të

Shqipërisë dhe përshkruan traditat shqiptare.

Personazhi kryesor është Gjorgu, i cili detyrohet

të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i

2 Nga parathënia e romanit, Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri,Tiranë, 2003.

24

pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku

ai jetonte.

Gjakmarrja, besa e miku janë ato elemente që

ngritin në piedestalet më të larta të jetës, gjatë

kësaj jete sa të vrazhdë aq edhe të lavdishme.

Gjatë shtjellimit të ngjarjes autori ofron në

mënyrë shumë direkte jetën në veriun e Shqipërisë,

familjen, hakmarrjen, shtëpinë që sipas të cilit i

takon mikut, nderin dhe mbi të gjitha koloritin që

ia jep jetës Kanuni i Lekë Dukagjinit. Meqenëse, ne

kemi të bëjmë me një kanun të ngjeshur, të

pasuruar, romani ilustron nenet më të shquara

zakonore të këtij kanuni “të tmerrshëm”. Ngjarja e

këtij romani zhvillohet në një periudhë tridhjetë

ditore, “17 mars -17 prill” aq sa është jeta e

personazhit kryesor Gjorg Berishës që vrau Zef

Kryeqyqen3 për gjak,dhe derisa e vranë përshkruhen

rregulla të jetës shqiptare. Kjo periudhë kohore e

shënonte edhe udhëtimin e Besian Vorpsit me të

shoqen Dianën4.

3 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 154 Nga parathënia e romanit,Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003.

25

Pamjet e zymta veriore të jetës me Kanunin e Lekë

Dukagjinit nën bukurinë vrastare sjellin heshtjen

dhe ftohtësinë e një dashurie që ndoshta Diana se

ndiente kurrë. Përballë këtyre qëndronte Binak

Alia5 me ndihmësit e tij gjeometrin që s`hynë në

punë sepse kufiri atje, nuk është tokësor –është

kufi shpirti e nderi, vendoset nga gjaku dhe burri.

Dyshimet e Gjorgut, nëse duhet apo jo të vijojë për

të marrë gjakun e të vëllait ishin pjesa më

“turpshme”e të menduarit për një banor të rrafshit.

Dilema e Gjorgut nisë me trokitjen e bujtësit, asaj

nate që kishte nisur më pas atë qe nuk ndalej? Dhe

më pas me dëshirën për jetën vjen pyetja: A mund të

ndodhte ndryshe? Po ai e di, nëse ishte martuar do

e kishte flakur tutje që në javën e parë fishekun e

pajës … Por, nuk mundet assesi të mendojë mungesën

e trokitjes së portës, që nis gjakun në shtëpinë e

tij. Nuk mundem ta ndërtoj jetën pa gjak. S`ke

ç`mendon më i tha vetes .Veç bëje atë që duhet

bërë6. Fjala që i dha zjarr të qëllonte vrasësin e

të vëllait dhe ta përgjysmonte jetën, një jetë që5 Nga parathënia e romanit,Imsail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003.6 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 11

26

nuk i përkiste më të zakonshmes. “Eani ai është një

i vdekur që merr frymë” “një i vdekur me disa orë

leje”.

Udhëtimi i tij është drejt një rruge ku shenjat

herë shihen e herë zhduken në të dy anët e rrugës.

Sikur të mos mjaftonte vrasja e Zef Kryeqyqes,

Gjorgu u detyrua edhe të merrte pjesë në varrim e

në drekën e mortit, gjë që ia kujtonte drekën e

mortit të tij. Jo, më shumë se përfundimi i besës

njëzet e katër orësh, Gjorgu mori lajmin edhe për

tridhjetë ditë jetë, nga gjysmë mars dhe deri në

gjysmë prill. Gjorgu është i detyruar të rrugëtojë

drejt rrugës së Oroshit për të paguar taksën e

gjakut. Në derën ku është nisur Gjorgu nuk ka

nevojë për trokitje.”Ti duhet të nxitosh për të

paguar tagrin e vdekjes, por ata nuk nxitojnë për

të marrë atë. Në atë shtëpi hyn njeri që i ngjan të

parit”7.

Pagimi i gjakut të vrasësit apo gjakut tënd? Kjo

dilemë nuk është thjesht tronditëse, por edhe

mahnitëse për përgjigjet që duhet t`i jap ai që ka

7 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 54

27

shkrepur pushkën për të mos lënë më të tundet nga

era këmisha me njolla gjaku e të vëllait.

Gjorgu udhëtonte shpejt, por jo me të njëjtin

drejtim me atë që ishte nisur. Pas nisjes ai nuk di

të ndajë më se cila jetë do t`i pëlqente. Ndërsa

rrugës “ai vet se dinte se ç`po i ndodhte”. Në një

moment që ka nisur të hakmerrej për të vëllain ka

nisur një koncept tjetër i mos mbajtjes se besës,

pasi që dihet “fundi i rrugës” për çdo udhëtarë të

gjakut. Ai ndihej krejtësisht i lodhur dhe herë

ishte gati të besonte se ishte mbrëmja ajo që

vononte të binte, duke e larguar kështu kullën,

herë i dukej se përkundrazi,ishte largësia e kullës

që mbante mbrëmjen pezull në erë, pa lënë të

rrezohej mbi re…8 Pas një mjegulle të largët

shihte ndoshta arritjen, me habinë më të madhe hyn

brenda dhe iu bashkua të tjerëve që ishin në kullë.

Të zotët e gjakut bënë një tentativë për pajtimin e

gjaqeve mes fisit të Berishajve dhe Kryeqyqeve,

mirëpo ai çast nuk erdhi kurrë, sepse një plak u bë

shkak që të prishej gjithçka. Dhe kjo ndodhi kur

pas drekës, ndërsa njerëzit sipas zakonit hynin në8 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 51

28

çdo dhomë të kullës dhe përplasnin këmbët për të

treguar se hija e gjakut do të dëbohej nga çdo kënd

i shtëpisë ,xhaxhai plak i Gjorgut thirri befas:

Jo. Atëherë ndërmjetësuesit që ndodheshin atje, si

të zotët e gjakut, bënë një shenjë me dorë :

“Atëherë gjaku vazhdon”9 thanë ata (…).

…Mëngjesi i shtatëmbëdhjetë prillit e zuri Gjorgun

në Udhën e Madhe, që të qonte për në Brezftoht10.

Besa e tij përfundoi bashkë me shpresën se do ta

takonte karrocën e zezë, nuk do të shfaqej as këtë

mëngjes të fundit të jetës se tij të lirë, ndoshta

edhe i fundit në jetë. Ndërkaq karroca brenda të

cilës ishin Vorpsët11, mori rrugën drejt kthimit

prej këtij muaji jetë dhe vdekje në të njëjtën

kohë. Të ngujohesh në kullën e vdekjes për të

kërkuar jetën – sfida e asaj që na është e mundur,

e asaj që vlen, e asaj që na bën të ndihemi të

gjallë më shumë sesa me frymë. Ishte dinakëria e

malësorit tradhtarë që i dha shpresë orëve të

pritura për në ngujim. Pikërisht në këtë kohë kur

Gjorgu braktisi rrugën e besës dhe kalonte Udhën e9 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 4610 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 18711 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 190

29

Flamurëve dëgjoi një britmë: Gjorg të fala Zef Krye

(…)12, arriti ta shihte atë kaun e zi që s`po

shitej,e s`po shitej dot dhe njohu vdekjen si në

shtatëmbëdhjetë mars, udha e Brezftohtit (…).13

“Miku besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit

të tragjedisë antike dhe të futesh në mekanizmin e

tyre është të shikosh mundësin e tragjedisë”.14

Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në

krahinën e “Mirditës”15, një rafshnalt e izoluar nga

pjesa tjetër e vendit, pa rrugë të denja për këtë

emër, dhe bastian katolik tradicionalist. Këtu në

këtë atelie të tragjedisë shkrimtari ka përqendruar

karakteristikat e kanunit të shumë krahinave të

veriut të lindjes, të marra nga përshtypjet e

mbledhura gjatë qëndrimit të tij në veri në fund të

viteve të ’70 –ta.

Romani ilustron nenet me të shquara zakonore të

këtij kanuni të tmerrshëm. Gjaku që ai merrë nuk

është më blu por ai i popullit të thjeshtë.

Gjakmarrja është e demokratizuar. Kjo gjakmarrje

12 Ismail Kadare, Prilli i thyer, Onufri, Tiranë, 2003, f. 19713 Ismail Kadare, Prilli i thyer,Onufri Tiranë,2003, f. 19814 Ismail Kadare, “Prilli i thyer” , Tiranë, 2003, f. 515 Ismail Kadare ,“Prilli i thyer” , Tiranë, 2003, f. 5

30

shënon një epokë ku shteti nuk i detyronte ligjet e

veta, ku drejtësia ishte ende çështje e secilit dhe

rridhte nga një kod shumë i përpiktë, që nuk linte

asgjë në hije.

“Prilli i thyer” është një leksion nderi dhe

dinjiteti edhe pse kanuni është absurd dhe i

gjakshëm. Romani tregon pa vështirësi absurditetin

e kanunit. “Gjorgu”16 është ilustrimi i kësaj të

vërtete. Ai detyrohet të hakmerret për shkak se

këtë e kërkon kodi i pashkruar që është përdorur me

shekuj në vendin ku ai jeton.

Familja e “Berishajve”17 ishin në gjak me familjen

e “Kryeqyqëve”18.Gjorgu nga familja e Berishajve

kishte për detyrë ta marrë gjakun e të vëllaut

“Mihalit”19.

“Të mos harroj t’i flas përpara se ti shtie,

thoshte ai. Kjo ishte e para gjë kryesore. Të mos

harroj t’ia kthej trupin mbarë dhe t’ia mbështet

armën te kryet”20, pra ky ishte njëri nga nenet e

shquara te kanunit. “Shqiptari e merr gjakun veç me

16 Ismail Kadare, “Prilli i thyer” , Tiranë, 2003, f. 1117 Ismail Kadare, “Prilli i thyer” , Tiranë, 2003, f. 1318 Ismail Kadare, “Prilli i thyer” , Tiranë, 2003, f. 1119 Ismail Kadare, “Prilli i thyer” , Tiranë, 2003, f. 1020 Ismail Kadare, “Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 27

31

pushkë, e ndryshe s’guxon. Thikën, gurin, konopin,

e gjithçka tjetër që s’nxjerr zjarr e s’bën zhurmë

që larg kanuni nuk i njeh”21, ky ishte thelbi i

kodit. Në atë vend pra bota ishte e ndarë në dy

pjesë në atë që kishte për të dhënë ose për ta

marrë gjak dhe në tjetrën, që ndodhej jashtë

përgjakjes. Pas gjakmarrjes duhet të shlyhej “Tagri

i mortit” ku gjoksit duhet të shkojnë në kullën e

Oroshit për të dhënë taksën e gjakut.

“Miku besa dhe gjaku janë si nyjat e tragjedisë

antike dhe të hyjsh në mekanizmin e tyre do të

thotë të pranosh mundësin e tragjedisë”. Miku në

këto vende konsiderohej hyjni. “Miku i cili troket

në një derë dhe që pranohet nga i zoti i shtëpisë

konsiderohet hyjni dhe mund të bëjë çdo gjë edhe të

vrasë një njeri faji do ti kaloj zotit të

shtëpisë”22.

Personazhet tjera në këtë vepër janë Besian

Vorpsi dhe gruaja e tij Diana Vorpsi të cilët nga

Tirana vijnë në Rafsh në pjesën veriore të

Shqipërisë për muaj të mjaltit arsyeja kryesore e

21 Ismail Kadare, “Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 3022 Ismail Kadare, “Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 84

32

udhëtimit ishte që bashkëshortja e tij të njihej

për së afërmi me jetën në atë vend, me kanunin dhe

zbatimin e tij etj. Diana bie në magjepsjen e

gjakësit, është magjepsja e mallkimit. Madje edhe

Besian Vorpsi që ka ardhur në Rafsh me një shikim

krejtësisht intelektual e fjalëmadh për

gjakmarrjen, i duhet të lërë një taksë: i

porsamartuar, ai do të shohë shkëputjen e gruas së

vet ditë pasdite.

Autori e quan këtë roman “Prilli i thyer” për

arsye se Gjorgu pasi mori gjakun e vëllaut më

shtatëmbëdhjetë mars ai e fitoi besën tridhjetë

ditshe pra nga shtatëmbëdhjetë marsi deri më

shtatëmbëdhjetë prill jeta e tij nuk ishte në

rrezik. “Shtatëmbëdhjetë mars, murmuriti ai me

vete. Njëzet e një marsi. Njëzet e tetë marsi.

Katër prill. Njëmbëdhjetë prill. Shtatëmbëdhjetë

prill. Tetëmbëdhjetë...prill mort. E kështu me

radhë: prill mort, prill mort dhe maj asnjëherë.

Askurrë maj”23. I shënjuar për të vdekur, Gjorgu

mban një rrip të zi në krah. Ai përfaqëson tashmë

botën e përtejme, gjithnjë e pranishme në një23 Ismail Kadare , “Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 22

33

mënyrë a në një tjetër në veprën e Kadaresë, sepse

kjo botë ka një pushtet të magjishëm mbi të

gjallët.

Nuk u fal gjaku, përkundrazi besa u dha vetëm

tridhjetë ditësh. Na paraqitet një përfundim i keq

sepse Gjorgu një djalë i ri e ka jetën në ankth.

Nuk mundet të kënaqet, të shohë, të martohet të

punojë. U dashurua por mbeti kjo dashuri imagjinatë

në kokën e tij.

Udhëtoi për tu çmallur, për ta shijuar lirinë ato

pak ditë por kot, u vra, u shkëput nga jeta. Prilli

është muaji i tragjedisë, u quajt prillmort, mori

jetën e Gjorgut.

Na paraqiten disa personazhe negative ku numrin

e vrasjeve e kthenin si lotari fati, mendjen vetëm

për para.

“Prilli i thyer” është pasqyrim real i kodeksit

ligjor që i ka mbijetuar dekadave të njëpasnjëshme,

pasqyrim i një jete të vrazhdë, ku ky kodeks tërheq

me vete edhe “më të pafajshmit e popullit”.

Gjakmarrja, besa dhe miku janë ato elemente që

ngritën në piedestalet më të larta të jetës, gjatë

shtjellimit të kësaj episode jete, sa të vrazhdë

34

dhe aq të lavdishme. Gjatë shtjellimit të ngjarjes

autori ofron në mënyrë shumë direkte jetën në

veriun e Shqipërisë, familjen, hakmarrjen, shtëpinë

që sipas tij i takon mikut, nderin dhe mbi të

gjitha koloritetin që i jep jetës Kanuni i Lekë

Dukagjinit. Dimrat që e karakterizojnë të madhin

Ismail Kadare në “Prillin e thyer”, ashtu si edhe

në romanet e tjera të tij, të fusin akullin në

palcë, të rrëmbejnë, të ngrijnë, pastaj shpalosin

retë dhe të ofrojnë diellin...kjo është e

mahnitshme! Ky roman është bëre edhe film në Brazil

me titullin “Abril Despedaçado”(2001), ose në

anglisht “Behind the sun”.

Analiza e personazheve

35

“Gjorgu”24 personazhi kryesor nga familja e

Berishajve kishte për detyrë ta marrë gjakun e të

vëllaut të tij, Mihalit. “Kanuni ishte më i

fuqishëm seç dukej” thuhet. Gjorgu ishte ilustrimi

i kësaj të vërtete.

“Besian Vorpsi dhe gruaja e tij Diana Vorpsi”25 nga

Tirana, vendosën që për muaj të mjaltit të shkojnë

në Rafsh që të njihen për së afërmi me Kanunin dhe

ligjet e tij.

“Binak Aliu”26, figurë e shquar e Shqipërisë së

Veriut.

“Zef Kryeqyqa”27 personazhi të cilin Gjorgu kishte

për detyrë ta vriste që t’ia marrë gjakun e të

vëllait.

“Mëhëlli”28 vëllai i Gjorgut. Gjakun e tij kishte

për detyrë Gjorgu ta marrë duke e vrarë Zefin nga

familja e Kryeqyqëve.

24 Ismail Kadare, “Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 525 Ismail Kadare, “Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 1126 Ismail Kadare , “Prilli i thyer”, Tiranë , 2003, f. 727 Ismail Kadare, “ Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 628 Ismail Kdare, “Prilli i thyer”, Tiranë, 2003, f. 23

36

Vështrim krahasues ndërmjet romaneve të

Ismail Kadaresë

Paraqitja e analizave përshkruese dhe tani

krahasuese të tri romaneve në fjalë, lehtëson

rrugë si përfundim, për të krahasuar raportet,

mesazhet, trillimet, metaforat ndërmjet tyre.

Andaj, për të arritur një njohje të mirë në nivel

zotërues të këtij zhanri letrar, pra në romanet e

Kadaresë dhe pikërisht në romanet në fjalë ,

kërkohet krahasimi i krijimtarisë se tij, të

veprave në fjalë.

Kadare në romanin “Kështjella” krijon mundësinë për

lexuesin për ta njohur të kaluarën e popullit

shqiptarë, por tani përmes një zhanri poetik, të

37

romanit. Në krahasim me romanin e dytë

“Gjeneralit...”, i cili përshkruan Luftën e Dytë

Botërore dhe pësimet e armikut apo pendimet e tyre,

në romanin “Kështjella” kjo nuk reflekton

drejtpërdrejt njësoi edhe pse, edhe në “Kështjellë”

shihen pësimet dhe pendimet pse kanë ardhur për ta

uzurpuar dhe rrethuar fortesën e mbrojtur nga

Skënderbeu. Të dy këto romane, gërshetojnë në vete

traditën e popullit shqiptarë dhe virtytet e tyre.

Mirëpo, romani “Prilli i thyer” paraqet gjendjen

ndërmjet vetë shqiptarëve në krahasim me dy romanet

e para ku krahasohen personazhet vetëmbrojtës –

pozitiv dhe atyre uzurpues, pendues dhe negativ.

Edhe në romanin “Prilli i thyer”, kemi dy lloj

personazhesh, të cilët ndërtojnë një ngjarje që

përfundon tragjike. Ajo ngjarje ka fillimin e

thyerjes se besës shqiptare. Fjala “besë” dhe

dhënia e saj shihet në tri romanet në fjalë.

Mirëpo, respektimi i saj që nga datimi i popullit

tonë ishte, por edhe fillimi i mos respektimit të

traditës shqiptare ka lindur në romanin “Prilli i

thyer”, për ta dëshmuar në një formë lirinë e të

38

shprehurit dhe mos respektim të disa gjerave

tradicionale.

Në romanin e “Gjenerali i ushtrisë se vdekur”,

autori ka ndërtuar një roman me disa personazhe

realist, të cilët janë të një kohe kur shumë gjera

ishin të freskëta dhe të pranueshme objektivisht

dhe historikisht. Ky roman në krahasim me romanin e

“Kështjellës”, i cili trajton një temë krejt

tjetër në krahasim më atë të ardhjes se një

gjeneralit për t’i mbledhur eshtrat e ushtarëve dhe

të kolonelit të tij. Në romanin “Kështjella” kemi

një ndërtim dhe strukturë tjetër. Në dy romanet

shihet krenaria e autorit për rezistencën e

popullit shqiptarë. Mirëpo, nuk mungon as pesimizmi

dhe vuajtjet e shprehura nga dy palët. Në romanin

“Kështjella” kemi paralelisht vuajtjet e popullit

shqiptarë, të cilët qenë të rrethuar nga gjitha

anët dhe vetë mbrojtja e shqiptarëve në një kohë

kur Perandoria Osmane qe shumë e fuqishme që të mos

themi ndër më e fortat.

Kurse, në romanin e “Gjeneralit ...” shihet

realizimi metaforik i autorit, duke përshkruar

39

luftën Nacionalçlirimtare dhe krenarin e popullit

shqiptarë.

Në dy romanët mund të shikohet në këndvështrimin

pozitiv, ngjyrë të bardh dhe atë të kundërtat,

gjithashtu edhe në romanin “Prilli i thyer”, mund

të shikohet kjo tematikë. Në konceptin e ngjyrës se

bardh kemi një roman që i kushtohet 500 vjetorit të

heroit tonë të parë Skënderbeut, dhe shkathtësisë

se tij për të rezistuar në mbrojtje kështjellarë të

vendit tonë shqiptarë. Kurse, nga ana e

“Gjeneralit” shikohet ngjyra e bardh e një romani

të tillë, sepse edhe këtu kemi një mbrojtje nga

populli, por në krahasim nga “Kështjella” që ka një

personazh si Skënderbeun, këtu tani kemi një

Shqipëri me të organizuar dhe sigurisht e pavarur.

Konceptet e kundërta në dy romanët shikohen kur një

armik turk, gjerman, italian etj., kanë synuar ta

robërojnë Shqipërinë dhe ta kenë nën kontrollin e

tyre, mirëpo në dy romanët mund të shihet edhe

dobësitë e shqiptarëve të cilët kanë bashkëpunuar

me krahun e kundërt, në vend që të jenë pjesë të

bashkëpunimeve me shqiptarët.

40

Ndërtimi i dy romaneve për kohën, qenë romane

mjaftë më interes për letërsinë shqiptare, sepse po

pasqyron diçka që deri me tani nuk ishte paraqitur

në një formë të shkruam. Ramani ka një ndërtim

stilistik mjaft interesant dhe argumenton një

histori të thellë nga “Kështjella” një imagjinatë

pesë shekullore, dhe nga romani i “Gjeneralit” një

periudhë me të shkurtër. Të dy romanët janë mjaft

më interes për letërsinë dhe historinë e kombit

shqiptar. Gjithashtu, edhe romani “Prilli i thyer”

gërsheton elemente artistike, të cilat pasqyrojnë

të kaluarën dhe në një formë edhe të ardhmen e

popullit shqiptarë. Këto romane dhe shumë

krijimtari të tjera të autorit, Kadare, kanë

ndihmuar opinionin e gjerë shqiptarë dhe të huaj

për të ditur apo njohur të kaluarën e popullit

tonë, tani më përmes zhanrit letrar. Rëndësia e

veçantë i takon edhe një pjesës tjetër, informimi i

lexuesit të huaj për të vërtetat e popullit

shqiptarë.

Kadare, pa dyshim është akademi krijuese në vete.

41

Literatura

1.Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë se vdekur,

Tiranë, 1968

2.Ismail Kadare, Kështjella, Tiranë, 1970

3.Ismail Kadare, Prilli i thyer, Tiranë, 2003

4.Seminari XX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë

dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2002, f. 285

5.Ornela Domi, Kadare në Psikologji, Tiranë, 2009

42