UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI“
FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA: PARASHKOLLOR
TEMA: Ndikimi i muzikës tek fëmijët
PUNIM DIPLOME
Mentori/ja: Kandidati/ja:
Prof.Asoc .Msc.Mimoza Kurshumlia Djellza Imeraj
Gjakovë, Nëntor 2018
Ky punim diplome u mbrojt më ____________________ para Komisionit vlerësues në përbërje:
1. __________________________ Kryetar
2. __________________________ Antarë
3. __________________________ Antarë
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën: _____
Nënshkrimet e antarëve të Komisionit vlerësues:
1. ____________________________ Kryetar
2. ____________________________ Antarë
3. ____________________________ Antarë
Përmbajtja
Mirënjohje ..................................................................................................................................................... 4
Abstrati .......................................................................................................................................................... 5
Hyrja ............................................................................................................................................................. 6
Historiku i zhvillimit të artit muzikor ........................................................................................................... 8
Ndikimi i muzikës tek fetusi në shtatëzani ................................................................................................... 9
Ndikimi i muzikës në fëmijërin e hershme 0-5 vjeç ................................................................................... 11
Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor tek fëmijët e moshës shkollore 6-11 vjeç ............................... 14
Ndikimi i muzikës tek fëmijët autik ............................................................................................................ 17
Hulumtime shkencore rreth ndikimit të muzikës tek fëmijët ...................................................................... 18
Muzika dhe adoleshenca ............................................................................................................................. 20
Sygjerime dhe rekomandime për prindërit lidhur me ndikimin e muzikës tek fëmijët ............................... 22
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE ......................................................................................................... 24
Rezymeja .................................................................................................................................................... 26
Literarura; ................................................................................................................................................... 27
Referencatnga interneti ose burime nga interneti........................................................................................ 28
4
Mirënjohje
Në përfundim të këtij punimi akademik dëshiroj të shpreh mirënjohjen e veçantë dhe të falënderoj
të gjithë ata që me mbështetjen e tyre bënë të mundur që unë të realizoja këtë studim, që po
paraqitet sot para jush për mbrojtje në nivelin bachelor. Sidomos, një falenderim të veçantë për
profesoreshën Prof.Asco.Msc. Mimoza Kurshumlia, e cila është edhe mentorja e këtij punimi, për
të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet e dhëna, që nga nisja e deri tek përfundimi i këtij punimi të
diplomës. Pa ndihmën e tyre, ky botim nuk do të ishte kaq i plotë në përmbajtjen dhe paraqitjen e
tij.
Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë stafin e Departamentit të Edukimit, për punën e pa
lodhur dhe njohuritë që kanë transmetuar tek unë duke bërë të mundur rritjen e kapaciteteve,
thellimin dhe përmirësimin e njohurive. Ndihma e tyre, edhe pse jo e drejtpërdrejtë, në këtë punim
ndjehet në çdo rresht të tij.
Falënderoj gjithashtu familjen time për mbështetjen morale dhe financiare që më mundësuan
studimet.
5
Abstrati
Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e
lashta muzika i ka bërë njerëzit të shprehen, të inspirohen dhe të ndikohen përmes formave të
ndryshme të saj.
Në këtë punim fillimisht, do të ndalem tek shpjegimi i nocionit ”muzikë” historiku i muzikës që
nga Greqia antike dhe zhvillimi i saj.
Duke qenë se ky punim titullohet “Ndikimi i muzikës tek fëmijët" do të mundohem, që përmes
studimeve të shumta të sjell ndikimin që ka muzika tek fetusi-gjatë shtatëzanisë së nënës.
Pastaj, do të vazhdoj me ndikimin e muzikës në fazat e hershme të fëmijërisë, duke filluar prej
lindjes së foshnjës, pra që nga ninullat deri në moshën 5 vjeçare, kur fëmijët tanimë fillojnë të
shijojnë të kënduarit.
Duke qenë se muzika është pjesë e pa ndarë e shkollimit tonë, që nga shkollimi parafillor deri në
përfundim të shkollimit të mesëm të ulët, do mundohem të tregoj qëllimet dhe objektivat edukimit
muzikor tek fëmijët e moshës shkollore. Në kuadër të kësaj do të tregoj edhe ndikimin e muzikës
tek fëmijët autik.
Për temën në fjalë, janë bërë shumë hulumtime nga shkenca të ndryshme si; neuroshkenca,
pedagogjia, psikologjia etj. Andaj do mundohem që të sjell disa hulumtime shkencore që
dëshmojnë impaktin e muzikës tek fëmijët. Në pjesën e fundit do të fokusohem në përgaditjet që
bëhen për një orë të edukatës muzikore në klasat parafillore, si dhe disa sygjerime dhe
rekomandime për prindërit rreth edukimit muzikor për fëmijët e tyre.
Fjalët kyçe: Muzika, fëmijët, edukimi, instrumentet muzikore, lloji i muzikës etj.
6
Hyrja
Muzika ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e jetës njerëzore, e shpirtit njerëzor, me ritmin e saj,
me melodinë dhe harmoninë krijonë emocione nga më të ndryshme te njeriu. Ajo zgjon ndjenja
gëzimi, hareje, por krijon edhe emocione të ndryshme. Ajo mund të jetë edhe e dhimbshme,
melankolike, sidomos në disa vepra që kanë për qëllim krijimin e këtyre ndjenjave siç janë marshet
e përmortshme. Por, duhet cekur se krijuesit dhe analizuesit nuk mbështeten vetëm në anën
emotive, por edhe në mendje e në intelekt. Kombinimi i anës emocionale me atë intelektuale-
racionale është i natyrshëm dhe i nevojshëm.
Muzika edhe sot përpos të rriturve edhe tek fëmijët e moshave të ndryshme, ka një rëndësi të
veçantë, duke përfshirë të gjitha sferat e jetës. Muzika, ka qenë, është dhe do të jetë, me qëllime
dhe objektiva të qarta tek të gjitha moshat, në formimin dhe zhvillimin e shpirtit të njeriut. Njeriu,
është qenie humane, ku si e tillë përbëhet nga 4 (katër) pjesë përbërse: trupi, mendja, zemra dhe
shpirti. Pra, muzika me objektivat dhe qëllimet e saj, ndikon indirekt në zhvillimin e personalitetit.
Që në kohët e lashta u është kënduar fëmijëve, sidomos foshnjave gjatë vënjes në gjumë me këngë
që njihen si ninulla. Kjo është bërë duke parë efektin relaksues tek ato. Në studime të kohëve të
fundit vetëm sa konfirmohet ndikimi i muzikës tek fëmijët si në aspektin emocional po ashtu edhe
në atë kognitiv. Ndikimi në aspektin emocional tregon relaksimin e foshnjës nga tinguj të
ndryshëm, disponimin pozitiv dhe shprehjen artistike. Ndërsa ndikimi në aspektin kognitiv, rritjen
e aftësive të përqendrimit, rrit aftësit logjike etj. Mirëpo, gjithmonë duke pasur parasysh llojin dhe
volumin e muzikës.
Duhet theksuar edhe rolin që ka muzika në aftësinë e të folurit tek fëmijët, shumica e fëmijëve
fillojnë të flasin duke dëgjuar këngë të thjeshta ritmike dhe me fjalë që përsëriten.
7
8
Historiku i zhvillimit të artit muzikor
Muzika është njëra ndër artet e bukura, që për mjet shprehjeje ka tingullin. Vet fjala ose nocioni
“muzikë” është me origjinë nga Greqia, që dikur kishte kuptim më të gjërë se ka kjo fjalë sot.
Prejardhja e kësaj fjale greke vjen nga emri i muzave, përkatësisht i nëntë vajzave të Zeusit. Ato
sipas mitologjisë antike greke ishin mbrojtëset e veprimtarive shpirtërore d.m.th. të arteve. Muzika,
dy mijë e pesëqind vjetë më parë nuk ishte e pavarur, por ishte ngushtë e lidhur sidomos me
poezinë dhe me artet skenike, siç ishin; tragjeditë e Eskilit, të Sofoklit e të Euripidit, e të
veprimtarive të tjera letrare.
Muzika si art, që për shprehje përdor me lartësi dhe kohëzgjatje të fiksuar, e që interpretohen nga
zëri i njeriut dhe i veglave muzikore, filloj për herë të parë të përdoret në mesjetë dhe pikërisht në
kohën kur në veprimtaritë shpirtërore sundonte krishtërimi në Evropën e civilizuar.
Në shekullin XX me emrin “muzikë” përfshihen jo vetëm tingujt me vetitë e caktuara, por edhe
zhurma, bubullima, bërtitja etj. Pra fjalë, fenomene të ndryshme akustike, të gjitha ato që i kap
veshi i njeriut. Nga kjo që u tha më sipër vetëkuptohet se termi ‘’muzikë’’ nuk është përdorur
gjithmonë në të njëjtin kuptim, siq kuptohet tradicionalisht muzika.
Muzika, sipas përmajtjes, karakterit dhe natyrës së saj, mund të jetë muzikë popullore, artistike
ose serioze-klasike, dhe muzikë argëtuese ose zbavitëse. (Berisha.E., 1996)
9
Ndikimi i muzikës tek fetusi në shtatëzani
Muzika duhet të dëgjohet që në muajt e parë të shtatëzanisë, sepse përveçse e ndihmon nënën e
ardhshme të qetësohet, ndikon edhe në krijimin e një dialogu-direkt midis saj dhe fëmijës që ajo
ka në bark. Notat muzikore mendohet se kanë një efekt shumë pozitiv në zhvillimin e fetusit dhe
të porsalindurit, gjithmonë duke qenë të kujdesshëm për llojin e muzikës që e përzgjedhim. Në
këtë rast muzika, kur nëna është shtatëzënë preferohet të ndëgjoj muzikë relaksuese, dhe volumi
të jetë i përshtatshëm për nënën dhe fetusin.
Në Sllovakinë orientale, konkretisht në Kosice Saka (spital) u instalua një program
eksperimentues. Në repartin e fëmijëve të porsalindur, fëmijëve ju vendosën kufje me anën e së
cilave ata kishin mundësi të dëgjonin melodi shumë të lehta muzikore. Sipas mjekëve kjo do t’i
ndihmonte ata të kapërcenin stresin e lindjes, duke favorizuar aftësitë e tyre së të mësuarit dhe
komunikimit. Muzika që ju vendos ishte e zhanreve të ndryshme, edhe pse dominonte ajo klasike.
Të porsalindurve ju vendosën kufjet me 5 seanca, dhe secila zgjaste 20 minuta.
Përse duhet të habitemi?
Në fund nuk ka asgjë për t’u habitur. Ne i flasim fëmijës qysh nga lindja, edhe pse ai ende nuk
është në gjendje të kuptojë atë çfarë i themi. Në këtë mënyrë ne e mësojmë në mënyrë graduale
dhe instiktive gjuhën verbale. Pra, nuk mund të kosniderohet e çuditshme të bëhet e njëjta gjë edhe
me muzikën, e cila është një mënyrë komunikimi edhe më direkte.
Sipas mjekëve që ndërmorrën këtë eksperiment, dëgjimi i muzikës që në moshë aq të vogël
ndihmon për të edukuar trurin të pranojë tingujt harmonikë, të cilat do t’i shërbejnë në mënyrë
instiktive për të rritur mirëqënien e tij. (https://www.pernenat.al/muzika-per-shtatezanine-dhe-te-
porsalindurin/, n.d.)
10
Shumë shkencëtarë të vërtetë, besojnë se ndikimi i muzikës në lindjen e një fëmije, të dobishme
dhe ajo ka një efekt pozitiv edhe para lindjes.
Ne e dimë se 14 javë të shtatzënisë, fëmija dëgjon tingujt e muzikës nga jashtë, dhe ne kishim
trupin e një gruaje, përveç kësaj, fëmija mëson zërin mirë të babait të tij, dhe gjuha e tij si qetësues
i butë.
Pas lindjes fëmija tanimë e njeh zërin e nënës, sidomos kur gruaja, nëna shtatzënë këndon apo
ndëgjon muzikë klasike. Pas lindjes së kësaj muzike dhe si vibrimet qe të shëndosha që ndikojnë
fëmija i vetëm pozitiv, dhe kjo jo vetëm për të pushuar, por do të zhvillohet intelektualisht dhe
muzikë klasike do të japin përparësi jetës. (http://moe-al.drugster.in.ua/pediatri-dhe-kshilla-pr-
prindrit/29366-ndikimi-i-muziks-n-zhvillimin-e-fmijs.html, n.d.)
11
Ndikimi i muzikës në fëmijërin e hershme 0-5 vjeç
Që në lashtësi, nënat ju kanë kënduar fëmijëve të tyre këngë djepi apo siç njihen ndryshe-ninulla.
Këngët e djepit, ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në
përgjithësi janë këngë të shkurtëra, me te cilat nëna vë në gjumë fëmijën. Këto këngë, me gjithë se
i gjejmë si variante mjaft të përhapura, shpesh janë improvizime që nëna i bën aty për aty si muzika
rep, xhaz, tallava etj.
Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët: “nani-nani djalin ose vajzën” ose “nina-nana”, në disa
këngë djepi, sidomos në ato të jugut, gjejmë dhe fjalë te pashpjegueshme ose emra njerëzish të
cilët dallohen për ndonjë karakteristikë të veçantë për këtë ose atë gjë. Ninullat janë monologë
intimë poetikë, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët që janë te lidhura me urtësinë,
dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë etj.
Mjetet artistike, figurat letrare që përdoren zakonisht janë krahasimi dhe personifikimi. Ninullat
janë më tepër lirike. Nëna e krahason vajzën me gonxhen e trëndafilit, me lulen e shegës, me
mollën kurse djalin me pëllumbin, yllin. Shumë i bukur është personifikimi i gjumit të cilin nëna
e paraqet si pëllumb që vjen dhe e merr fëmijën në krahët e tij.
(https://sq.wikipedia.org/wiki/Ninulla, n.d.)
Foshnjat njohin melodinë e një kënge para se t’i kuptojnë fjalët. Ata shpesh e përcjellin muzikën
me mimika ose lëvizje trupore. Muzika me zë të ulët në ambient mund të jetë qetësuese për
fëmijën, sidomos në kohën e gjumit. Niveli i lartë i zërit të muzikës mund të nxisë te fëmijët të
folurit me zë të lartë dhe kjo mund të jetë njëri nga ndikimet negative të muzikës. Në këtë fazë të
zhvillimit të fëmijës duhet t’i këndohen këngë të shkurta, të thjeshta me zë të butë, preferohet që
tu këndohet fëmijëve gjatë të ushqyerit, larjes ose aktiviteteve tjera.
12
Fëmijëve të moshës 1-4 vjeç u pëlqen të vallëzojnë me muzikë, sidomos me atë ritmike. Në këtë
fazë të zhvillimit fëmijët ndëgjojnë këngë të shkurtëra me pak fjalë dhe që përsëriten, çka inkurajon
tek ata të mësuarit e shqiptimit të fjalëve dhe memorizimin të tyre. Shpesh ata këndojnë këngë pa
kuptim dhe i përcjellin me lëvizje të ndryshme, si me duartrokitje apo lëvizje tjera të trupit ose me
zhurmën e objekteve të ndryshme.
Fëmijët e moshës 4-5 vjeç e shijojnë të kënduarit, ata ndjenjë kënaqësi nga zhurma e zërit të tyre,
që jo domosdoshmërisht duhet të jetë e kënduar e mirëfilltë. Atyre u pëlqen këngë ku përfshihen
numrat, germëzimi ose pjesë nga ndonjë tregim. Fëmijët në këtë moshë fillojnë të shprehin
preferencat për lloje të ndryshme të muzikës. Një grup psikiatrësh në Universitetin e Vermontit
thotë se ushtrimi muzikor mund t’i ndihmojnë pozitivisht fëmijët të përqendrojnë vëmendjen,
kontrollojnë emocionet dhe të zvogëlojë ankthin e tyre.
Shkencëtarët analizuan skanimet e trurit të 232 fëmijëve të moshës 6-18 vjeç, dhe zbuluan se për
të krijuar tërësinë e mjedisit të fëmijëve - prindërit, mësuesit, miqtë, kafshët shtëpiake, aktivitetet
jashtëshkollore, ndihmojnë për shëndetin e tyre psikologjik, ndërsa muzika është një komponent
kritik, sepse ajo ndikon zonat motorike dhe të sjelljes në tru, si për shembull, kujtesën e veprimeve,
vëmendjen, organizimin dhe planifikimin për të ardhmen.
Nga muzika ndikohen edhe zonat e trurit që luajnë rol kritik në kontrollin frenues, dhe në aspekte
të përpunimit të emocioneve. Gjetjet forcojnë hipotezën se një violinë mund të ndihmojë betejën
e fëmijëve me çrregullime psikologjike më mirë se një shishe me pilula. Një qasje e tillë mund të
jetë e vështirë për t’u përmbushur tre të katërtat e nxënësve të shkollave të mesme amerikane, rrallë
ose kurrë nuk kanë marrë mësime jashtëshkollore në muzikë apo arte. Statistika të tilla, kur merren
në kontekstin e rezultateve të këtij studimi, nënvizojnë rëndësinë jetike të ushtrimeve muzikore
për të rinjtë, duke filluar në fëmijëri (Petijohn, 1996).
13
14
Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor tek fëmijët e
moshës shkollore 6-11 vjeç
Qëllimi i edukimit dhe arsimit të përgjithshëm parashkollor është sigurimi i kushteve për zhvillim
fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve duke iu mundësuar në këtë mënyrë që
zhvillimi i tyre i mëtejmë të jetë më i sukseshëm dhe më i plotë. Nga qëllimi gjithëpërfshirës dhe
unik i edukimit parashkollor buron edhe qëllimi i edukimit muzikor i shprehur në mënyrë konqize,
do të thotë; nxitja e fëmijëve për ta përjetuar artin muzikor dhe për t’u shprehur në mënyrë të lirë
me mjetet shprehëse muzikore, varësisht nga mundësitë e tyre. Qëllimi në të vërtet është mjaft
kompleks, sepse zhvillimi i aftësive muzikore është një proces i gjatë i transformimit kuantitativ
dhe kualitativ i dispozitave muzikore të trashëguara. Prandaj, edukimi muzikor ka një varg
objektivash të qarta edukative:
• Para së gjithash veprimtaria muzikore duhet të sjellë gëzim dhe disponim të mirë, si
dhe të nxisë emocione pozitive;
• Nëpërmjet procedurave edukativo-arsimore (aktiviteteve të ndryshme teorike dhe
praktike muzikore) përkatëse me moshën të iniciohet interesimi për muzikë,
përkatësisht për dëgjim të muzikës;
• Të përkrahet dhe kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve, pra
të nxiten mundësit krijuese të tyre;
• Të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëpërmjet ndjenjës ritmike, melodike e
të memories muzikore;
• Të kultovohet dhe të zhvillohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim
dhe muzikim individual dhe të përbashkët.
15
Realizimi i objektivave edukativo-muzikore gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë përjetuese dhe
përceptuese të fëmijëve të kësaj moshe (Spahiu, 2008).
Ndërsa sa i përket edukimit muzikor në shkolla fillore dhe të mesme të ulët qëllimi kryesor është
që nxënësit të bëhen muzikëdashës dhe njohës të artit muzikor, të bëhen pjesëmarrës aktiv në jetën
muzikore të mjedisit shkollor dhe më gjërë. Me fjalë të tjera nxënësit me fjalë tjera nxënësit duhet
të aftësohen për të përjetuar muzikën dhe për tu shprehur nëpërmjet saj.
Për ta realizuar këtë qëllim kaq të gjërë, mësimi i edukimit dhe arsimimit muzikor duhet të kryej
një varg objektivash:
• Duke edukuar dhe arsimuar, mësimdhënja e edukimit muzikor duhet të zhvilloj dashurinë
e nxënësve ndaj muzikës. Sidomos duhet t’i aftësoj për përjetim dhe shprehje muzikore,
gjë që do të ndikoj në formimin e ndjenjave estetike, patriotike dhe sociale të tyre.
• Një ndër komponentët më të rëndësishëm të edukimit muzikor pa dyshim është zhvillimi i
veshit muzikor të nxënësve duke nënkuptuar para së gjithash zhvillimin e ndjenjës ritmike
dhe melodike;
• Nëpërmjet këngëve dhe ushtrimeve të ndryshme melodike nxënësit ballafaqohen me
cilësinë më të lartë të tonit, reprodukimi i saktë i lartësive tonale është një ndër
karakteristikat e veshit të zhvilluar muzikor, drejt të cilit synon edukimi muzikor;
• Gjatë zhvillimit të veshit muzikor do të mundësohet shkrim-leximi elementar muzikor.
Arsimimi teorik i nxënësve do të arrihet po ashtu nëpërmjet formave tjera të të punës
edukative muzikore;
• Këndimi i drejtë dhe i bukur është detyrë e vazhdueshme e procesit mësimor;
16
• Format e ndryshme të punës edukative muzikore ndikojnë në zhvillimin e kujtesës
muzikore. Ky komponent i muzikalitetit duhet kultivuar me kujdes të madh, sepse pa të
nuk është e mundur përcjellja e mendimeve më të gjata muzikore. Sidomos format e
ndryshme të diktimit ndihmojnë në ngritjen e kujtesës muzikore;
• Dëgjimi i muzikës do ti sjellë nxënësit lidhje direkte me krijimtarinë muzikore, posaqërisht
duke u kujdesur të arrihet përjetimi emocional i veprave të dëgjuara.;
Nëpërmjet edukimit muzikor do të njihen me mjedisin më të afërt dhe më të gjerë muzikor. Kjo
nënkupton njohjen e tyre me institucionet e ndryshme muzikore që nga shkolla fillore për shkollim
muzikor deri te shtëpitë operistike, orkestrat simfonike, koret etj. Po ashtu duhet njohur edhe
profesionet e ndryshme muzikore. Duke ua shpjeguar institucionet dhe profesionet muzikore,
nxënësit do të kenë qëndrim më të drejtë ndaj kësaj veprimtarie artistike. Kështu do të ngjallet dhe
vullneti i atyre më të interesuarve që të zhvillojnë talentin e tyre duke ndjekur shkollat profesional
muzikore.
17
Ndikimi i muzikës tek fëmijët autik
Terapia muzikore e shoqëron fëmijën autik kudo ku (Oberegelsbacher, 2003) instrumentet bëhen
mjet për të komunikuar dhe tingujt marrin formën dhe ngjyrën e ndjenjave. Ritmi bëhet obsesiv
për fëmijën pa një lloj sigurie dhe pa dyshim, kontrolli është një shprehje e rezistencës së fëmijës.
Megjithatë, prezantuesi i udhëhequr nga arsyet e forta, zbaton një metodë në përgjithësi të
rekomanduar: si një element i fuqisë që ofron kanale të tjera komunikimi që janë paraqitur me
mjete të reja. Muziko-terapia është një psikoterapi që përdor muzikën me instrumente. Muzika e
zhvilluar përpunon dhe analizon një pengesë ose një marrëdhënie mes terapistit të muzikës dhe
pacientit (ose grupi i durueshëm) me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rehabilitimin e
fëmijës dhe përfshirjen në jetën sociale (Greenspan & Lews, 2002). Kjo lejon personin që ushtron
terapi muzike të zhytet në një proces reflektimi, aplikimi të vazhdueshëm dhe planifikimitë
terapisë muzikore.
Fjala terapi tek fëmijët dhe adoleshentët.
18
Hulumtime shkencore rreth ndikimit të muzikës tek fëmijët
“Efekti Moxart” ka të bëjë me një teori të caktuar shkencore që ka për protagonist kompozitorin e
famshëm Volfgang Amadeus Moxart. Në vitin 1991 koncepti i efektit Moxart u prezantua nga
studiuesi francez Dr. Alfred A. Tomatis, otolaringolog, në librin e tij “Pse Moxarti?”, ku
pretendonte se dëgjimi për një kohë të gjatë i muzikës së kompozitorit austriak, qe në gjendje të
ndihmonte në rikthimin e dëgjimit, dhe madje edhe për të shëruar dhe zhvilluar trurin e njeriut.
Megjithatë teoria fitoi famë të veçantë në vitin 1993, kur fizikantët Gordon Shou dhe Frensis Roshe
publikuan një studim të plotë mbi efektet e muzikës së Moxartit në revistën shkencore “Nature”:
një grup studentësh, pasi dëgjuan për 10 minuta një sonatë të mjeshtrit vjenez, dëshmuan një
përmirësim të aftësive të arsyetimit hapësinoro-kohor.
Studimi pati një ndikim të madh edhe në media, dhe në vitin 1997 një profesor muzike nga Teksasi
i SHBA-së, botoi një libër që u bë bestseller, i titulluar pikërisht “Efekti Moxart”.
Kjo teori e diskutueshme ka magjepsur prej vitesh imagjinatën kolektive, por shumica e
shkencëtarëve dhe profesionistëve të fushës besojnë se bëhet fjalë për një mit, dhe se ky efekt i
veçantë nuk është për shkak të muzikës unike të Moxartit, por një karakteristikë e përbashkët të të
gjitha melodive: dëgjimi i muzikës (qoftë klasike apo nga këngëtari i preferuar) ndihmon në
prodhimin e dopaminës, një substancë që kontribon në zhvillimin e një rendimenti më të madh në
nivelin konjitiv.
19
Janë bërë disa studime rreth ndikimit të muzikës në zhvillimin e fëmijës, këto studime janë ndarë
në dy linja të ndryshme, një pjesë e tyre hulumton impaktin që ka muzika në përgjithësi në
zhvillimin e fëmijës dhe pjesa tjetër studion ndikimin e llojeve të ndryshme të muzikës tek fëmjët.
Studjuesit Pick, Gross, Heinrichs, and Love arritën në përfundim se fëmijët e moshës parashkollore
mund ta dallonin tingullin e instrumentit nga i cili interpretohej ose të paktën mund ta dallonin
familjen e instrumentit. Fëmijët e moshës 3-4 vjeçare ishin në gjendje të dallonin vetëm familjen
e instrumenteve muzikore por jo edhe instrumentin specifik. Ndërsa foshnjat e moshës 7-9 muajsh
e ndiqnin më shumë muzikën kur ajo luhej me instrumente se sa kur e njëjta muzikë ndëgjohej e
inçizuar. Ky studim na bënë të kuptjmë se sa më herët që fëmijët ekspozohen tingujve të muzikës
drejtpërdrejt nga instrumentet aq më lehtë e kanë ta bëjnë ndërlidhjen në mes të tingujve dhe
instrumentit, njëkohësisht e zhvillon aspektin kognitiv-logjikë (Pick, 1994). Studime klinike kanë
treguar se dëgjimi i muzikës qysh herët në fëmijëri është një instrument efikas i rritjes, përderisa
favorizon aktivizimin e sistemit lëvizës dhe atë intelektual.
Është i dobishëm edhe nga pikëpamja e zhvillimit emotiv: favorizon përfshirjen, pjesëmarrjen dhe
socializmin. I bën mirë trurit: sepse stimulon kujtesën, kontribuon në uljen e nivelit të stresit dhe
përmirëson humorin. Një grup shkencëtarësh nga Mc Gill University nga Montreal ka shqyrtuar
400 studime të cilat vënë në lidhje muzikën dhe shëndetin.
Në krye të projektit, Daniel J. Levitin, muzikanti i parë rok dhe producent muzikor, ekspert i vërtetë
i këtij sektori: si neuroshkencëtar, përveçse ka udhëhequr grupin e kërkimit, ka shkruar edhe libra
të shumtë që vënë në evidencë lidhjen mes muzikës dhe shëndetit.
20
Ai më i njohuri është “Bëhu nga muzika” nëpërmjet të cilit ka treguar se muzika stimulon një
numër të pjesëve superiore të trurit dhe çdo aktivitet tjetër.
Një studim i Universitetit të Tajvanit thotë se dëgjimi i një kënge përpara zhvillimit të një provimi
përmirëson performancën. Mjafton vetëm një këngë: tri-katër minuta maksimumi dhe një melodi
prekëse do të mund t’ju përmirësojnë kujtesën. Dhe ky nuk është efekti i vetëm i të dëgjuarit
muzikë. Ja se pse të dëgjuarit muzikë, bashkë me familjen, duhet ta ktheni në një zakon (Southgate,
2009).
Muzika dhe adoleshenca
Ekziston një aspekt negativ shumë më serioz lidhur me fuqinë e muzikës dhe të teksteve të
këngëve. Në Journal of Youth and Adolescence tregohet se përmes fjalëve të këngëve që përsëriten
pa pushim, autorët e këngëve i mësojnë adoleshentët që të shpërfillin mendimet e të tjerëve dhe të
«bëhen cuba». Sipas një burimi tjetër, mesazhet që përcillen me anë të «teksteve të muzikës rep
që nxitin kundërshtimin ... , (e që janë) me përshkrime më të gjalla se homologet e tyre heavy
metal», mund të depërtojnë në formimin emocional të dëgjuesit dhe të çojnë si rezultat në sjellje
antishoqërore.
A mund të shmangen reagimet negative, nëse një person thjesht dëgjon muzikën dhe nuk i kushton
vëmendje tekstit? Duhet pranuar në të vërtetë se në pjesën më të madhe, fjalët në muzikën heavy
metal dhe rep zor se dëgjohen. Në fakt, ato shpesh bëhen thuajse të pakuptueshme nga volumi
jashtëzakonisht i lartë i muzikës. Gjithsesi, të kuptueshme apo jo, mesazhi është prapëseprapë atje,
në ritmin pulsues dhe në muzikën që përsëritet!
21
Si kështu? E po, disa prej titujve të këngëve mjaftojnë për të krijuar një parafytyrim. Për më tepër,
shpesh mesazhi është vetë lloji i muzikës. Çfarë mesazhi po transmetohet? Një revistë për të rinjtë
thotë: «Duket se është një imazh i pushtetit, i fuqisë dhe i fitores seksuale.»
Një tjetër thotë: «Temat kryesore ... janë rebelimi ekstrem, dhuna, abuzimi me drogën dhe alkoolin,
shthurja seksuale, zvetënimi dhe satanizmi.»
Disa të rinjë thonë që ndonëse kjo gjë mund të jetë e vërtetë, ajo nuk ndikon te ta negativisht. Ata
arsyetojnë se kjo muzikë është e dobishme, sepse i ndihmon të ‘gjejnë vetveten’. A është
kështu? Journal of Youth and Adolescence vëren: «Zemërimi, temat që nxitin kundërshtimin dhe
pushteti, te të cilat disa djem gjejnë vetveten në muzikën heavy metal, mund të jenë veçanërisht të
mirëpritura në fund të ditës prej atyre djemve që kanë rezultate të dobëta në shkollë, pasi kanë
dëgjuar t’u thuhet gjithë ditën se nuk janë në nivelin e duhur.» Pastaj aty shtohet: «Ironia ose ajo
që të çudit është fakti se përpjekja e adoleshentëve për të gjetur një vetvete më të sigurt dhe
autentike përfshin përdorimin e një mjeti publik të përbashkët. Në vend që të kërkojnë përvoja
vërtet unike në vetminë e tyre, adoleshentët u drejtohen modeleve të gatshme, të siguruara nga një
industri tregtare.» Me fjalë të tjera, dikush tjetër po u thotë këtyre të rinjve çfarë të mendojnë dhe
si të ndihen.
Le të vërejmë koncertet rok. Çfarë efekti kanë ato mbi turmat që marrin pjesë? Libri Music and
the Mind përgjigjet: «Nuk ka asnjë dyshim se duke u dhënë zjarr emocioneve të turmës dhe duke
bërë që këto emocione të arrijnë kulmin së bashku, në vend që veç e veç, muzika mund të ndikojë
fuqishëm në humbjen e gjykimit të shëndoshë, në dorëzimin e verbër ndaj ndjenjave të çastit, gjë
që është një karakteristikë kaq e rrezikshme e sjelljes së turmave.» Disa nga skenat e dhënies së
pakontrolluar pas impulseve të momentit në koncertet rok provojnë vërtetësinë e këtij pohimi.
22
Kështu, për të shmangur ‘’ndotjen” e mendjes dhe të zemrës, duhet të jemi shumë seleksionues
në zgjedhjen e muzikës (https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722, n.d.). P.sh.muzika që
ndëgjojnë adoleshentën nuk duhet të ketë tekste eksplicite apo me përmbajtje të dhunshme, apo
me elemente të forta melankolie.
Sygjerime dhe rekomandime për prindërit lidhur me
ndikimin e muzikës tek fëmijët
Ekspozojeni foshnjën tuaj ndaj një selektimi të ndryshëm muzikor në stile të ndryshme gjithmonë
duhet të kemi kujdes në përshtatje të llojit të muzikës dhe volumit të saj. Nëse ju luani një
instrument, praktikojeni kur foshnja është aty afër, por mbajeni volumin mesatar, muzika e lartë
mund të dëmtojë dëgjimin e foshnjës.
Duke kënduar me fëmijën tuaj. Ndërsa fëmijët rriten, ata e shijojnë të kënduarin së bashku. Të
vendosurit e muzikës, ndihmon trurin të mësojë më shpejt dhe të mbajë mend më gjatë. Ja pse ne
i kujtojmë tekstet e këngëve që i kemi kënduar kur ishim fëmijë edhe nëse nuk i kemi dëgjuar prej
vitesh.
Duke filluar mësimet e muzikës herët. Nëse doni që fëmija juaj të mësojë një instrument, nuk
duhet të prisni deri në shkollën fillore për të filluar mësimet. Truri i zhvilluar i fëmijëve është i
pajisuar për të mësuar muzikën. Shumë prej katër apo pesë vjeçarëve kënaqen duke krijuar muzikë
dhe mund të mësojnë bazat e disa instrumentëve. Fillimi i mësimit të muzikës në moshë të hershme
i ndihmon fëmijët të ndërtojnë një dashuri për muzikën që zgjat gjithë jetën.
23
Duke inkurajuar shkollën e fëmijës suaj të mësojë muzikë. Të kënduarit ndihmon në
stimulimin e trurit, të paktën shkurtimisht. Me kohën, edukimi muzikor si pjesë e shkollës mund
t’i ndihmojë të ndërtojnë aftësi si koordinimi dhe kreativiteti. Mësimi i muzikës e ndihmon fëmijën
tuaj të bëhet një person i kompletuar (Jhoanna, 2011).
24
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE
Mësimdhënësi/ja Djellza Imeraj
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fusha kurrikulare: Artet Lënda:Ed.muzikore Shkalla e kurrikules:1/ Klasa: Parafillore
Tema (nga-plani dy mujor):
Instrumentet muzikore
Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dy
mujor):
- Dallon ngjyrën tingëllore të disa prej instrumenteve
kryesore muzikore (popullore dhe klasike) përmes
dëgjimit të veprave muzikore të përshtatshme pë
moshën e tyre.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):
1.3, 3.1, 4.1, 4.2,
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): I.4, I,5, III.2,
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Tipi i orës : Zhvillim
Njësia mësimore:
Instrumentet muzikore popullore dhe klasike Nr.10
Fjalët kyçe: Qiftelia,tupani,defi,piano,violinaetj.
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
-Identifikon instrumentet e ndryshme muzikore.
-Njeh instrumentet kryesore muzikore popullore dhe klasike.
Kriteret e suksesit:
-Dallon instrumentet muzikore popullore dhe klasike
-Njeh dhe dallon tingujt e instrumenteve muzikore popullore dhe klasike
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
Libri i punës,instrumentet e ndryshme muzikore: Qiftelia, tupani, defi, piano, violina etj.
25
Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore:
Gjuhë shqipe; vjersha-“Violina”
Ed.figurative; ngjyrat.
Ed.fizike; lëvizje, vallëzim
Matematikë; format
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS
MËSIMORE
Përshkrimi i metodologjisë:
Pasi ju demonstrojmë nxënësve instrumentet muzikore, pastaj egzekutojmë tinguj nga secili
prej instrumenteve dhe lejojmë që secili nxënës t’i prek dhe të ekzekuton disa tinguj.
Ju spjegojmë nxënësve dallimin në mes instrumenteve popullore dhe klasike.
Pastaj bashkë me nxënësit vallëzojmë me tinguj të instrumenteve të ndryshme.
Vlerësim i nxënësve
Vëzhgim i vazhdueshëm.
Detyrat dhe puna e pavarur; përsërisim cilat janë instrumentet popullore dhe klasike.
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
Nxënësit ishin kurreshtarë posa i vërejten instrumentet muzikore, pasi për ta ishin risi disa nga
instrumentet. Filluam duke bashkëbiseduar për disa nga instrumentet që tanimë ata i dinin
pastaj u spjeguam edhe instrumentet që ata nuk i dinin. Diskutuam për tingujt e tyre, formen
dhe ndarjen popullore dhe klasike. Atmosfera gjatë orës ishte e mrekullueshme pasi nxënësit
kënduan dhe vallëzuan me instrumente të ndryshme. Në fund të gjithë njihnin emërtimet e
instrumenteve të ndryshme dhe bënin dallimin në mes instrumenteve popullore dhe klasike.
26
Rezymeja
Që nga fillimi i studimeve për edukatore, dhe gjatë punës praktike drejtpërdrejtë me fëmijë,
gjithmonë më ka intriguar ndikimi që ka muzika qoftë nga aspekti emocional apo kognitiv tek
fëmijët. Duke marrë parasysh gjuhën univerzale të muzikës dhe influencën e saj në disponimin e
njerëzve në përgjithësi dhe fëmijëve në veçanti jam munduar që në këtë temë të përmbledh
materiale që nga historia e muzikës, evoluimi i saj, ndikimi i saj në faza të ndryshme të fëmijërisë,
duke filluar që nga shtatëzania d.m.th që nga fetusi, fazën pas lindjes, foshnjëria, fëmijërinë e
hershme, moshën shkollore, adoleshencën, duke mos harruar edhe parimin e gjithëpërfshirjes në
arsim, jam munduar të fokusohem tek ndikimi i muzikës tek fëmijët me nevoja të veçanta, sidomos
tek fëmijët me autizëm.
Duke qenë se për impaktin e muzikës tek fëmijët janë bërë dhe bëhen hulumtime të ndryshme
shkencore, atëherë jam munduar të paraqes edhe rezultate të ndryshme shkencore në mënyrë që të
kem fakte shkencore kompatibile me temën.
Duke analizuar ndërlidhjen e muzikës me aspektin emocional dhe kognitiv në fund të këtij punimi
jam munduar që t’ju drejtohem prindërve, kujdestarëve dhe kujtdo që ka kontakt të drejtpërdrejt
në baza ditore fëmijët që t’i inkurajojnë fëmijët të mirren sa më shumë me muzikë, mirëpo
njëkohësisht duke bërë përzgjedhjen adekuate të saj.
Muzika është shkencë, muzika është matematikë, muzika është gjuhë e huaj, muzika është
histori, muzika është edukatë fizike, muzika është pak nga gjithçka, por mbi të gjitha është
ART.
27
Literarura;
Berisha.E. (1996). Arti muzikor 10. Prishtinë: Libri shkollor.
Greenspan, S., & Leës, D. (2002). Respecting Autism.
Jhoanna, S. (2011). Music and your baby,.
Oberegelsbacher, D. R. (2003). Autism and music.
Petijohn, T. (1996). Psikologjia një hyrje konçize. Tirane: Albas.
Pick, A. G. (1994). Development of perception of the unity of musical eventsCognitive
Development, . Masachusets: M.A.
S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.
S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.
Southgate, D. &. (2009). The impact of music on childhood and adolescent achievement. . New
York: Dew.
Spahiu, S. (2008). Metodika e mësimit të muzikës. Prishtinë: Libri shkollor.
28
Referencatnga interneti ose burime nga interneti
(n.d.). Retrieved from https://ëëë.pernenat.al/muzika-per-shtatezanine-dhe-te-porsalindurin/.
(n.d.). Retrieved from http://moe-al.drugster.in.ua/pediatri-dhe-kshilla-pr-prindrit/29366-ndikimi-i-
muziks-n-zhvillimin-e-fmijs.html.
(n.d.). Retrieved from https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Ninulla.
(n.d.). Retrieved from https://ëol.jë.org/sq/ëol/d/r41/lp-al/101999722.
(n.d.).
Berisha.E. (1996). Arti muzikor 10. Prishtinë: Libri shkollor.
Greenspan, S., & Leës, D. (2002). Respecting Autism.
Jhoanna, S. (2011). Music and your baby,.
Oberegelsbacher, D. R. (2003). Autism and music.
Petijohn, T. (1996). Psikologjia një hyrje konçize. Tirane: Albas.
Pick, A. G. (1994). Development of perception of the unity of musical eventsCognitive Development, .
Masachusets: M.A.
S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.
S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.
Southgate, D. &. (2009). The impact of music on childhood and adolescent achievement. . Neë York: Deë.
Spahiu, S. (2008). Metodika e mësimit të muzikës. Prishtinë: Libri shkollor.
Top Related